You are on page 1of 3

1.

Metrika( Vargëzimi)
Dy mënyra të organizimit të tekstit letrar:
a. Organizimi në poezi -vjershë (varg)
b. Organizim në prozë (rreshta)
Mënyra e të shkruarit në vargje quhet VJERSHËRIM.
- METRIKA merret me studimin e rregullave të vjershërimit. Metrika studion sistemet
mbi të cilat ndërtohen llojet e ndryshme të vargjeve.
Theksimi i rrokjeve arrihet me anë të theksit, pra shqiptimit me zë më të fortë të një
zanoreje. Ky quhet THEKS TONIK ose LOGJIK.
- Elementet kryesore të vjershërimit janë:
a. RITMI
b. VARGU
c. RIMA
d. EUFONIA

1.1. RITMI
- Përsëritja e theksit sipas një numri të barabartë rrokjesh brenda një vargu quhet
THEKS RITMIK. I jep ritëm poezisë.
p.sh. Ni-na-na-dja-lë-në
qan-e-zgjon-më-ha-llë-në.

- Rrokjet e theksat organizohen në njësi më të vogla që quhen KËMBË. Këmba


përbëhet nga bashkimi i rrokjeve të gjata dhe të shkurtra.
Këmbët kryesore janë:
a. TROKAIK - këmbët e këtij vargu kanë nga dy rrokje dhe theksi bie në rrokjen e
parë.
b. JAMBIK - këmbët e këtij vargu kanë nga dy rrokje dhe theksi bie në rrokjen e
dytë.
c. AMFIBRAK – Vargu përbëhet nga disa këmbë me nga tri rrokje nga të cilat rrokja
e parë dhe ajo e tregë janë të patheksuara, kurse rrokja e dytë është e theksuar.
d. ANAPESTIK – Këmba përbëhet nga tri rrokje me theks në rrokjen e tretë.
e. HEKZAMETRI – Është varg i përbërë nga gjashtë këmbë. Përbëhet nga 13 deri 17
rrokje dhe midis dy grupeve të këmbëve ka një pushim të gjatë që quhet CEZURË
f. PENTAMETRI – Është vargë i përëbrë nga pesë këmbë. Kombinohet me
hekzametrin dhe japin DISTIKUN ELEGJIAK ( strofë dy vargëshe).

1.2. RIMA
Përputhja e tingujve në fund të dy a më shumë vargjeve duke u nisur nga theksi i
fundit ritmik quhet RIMË.
Vargjet që kanë rimë ndërmjet tyre quhen VARGJE TË RIMUARA.
Sipas vendit ka disa lloje rimash:
a. RIMË E PËRPUTHUR – kur vargjet me të njëjtën rimë vijnë njëri pas tjetrit 1,2
b. RIMË E KRYQËZUAR – kur me të njejtën rimë janë vargu i parë me të tregin dhe i
dyti me të katërtin 1,3 – 2,4
c. RIMË E PËRMBYLLUR – kur vargu i parë rimon me të katërtin dhe vargu i dytë
me të tretin. 1,4 – 2,3
d. RIMË E BRENDSHME – kur rimojnë fjalët brenda një vargu.

1.3. SISTEMET E SOTME TË VJERSHËRIMIT


- 3 sisteme:
a. SISTEMI SILABIK (RROKJËSOR) – përbëhet nga vargje me numër të barabartë
rrokjesh dhe theksash ritmikë.
b. SISTEMI TONIK (THEKSOR) – përbëhet nga vargje me një numër të caktuar
theksesh, pa marrë parasyshë numrin e rrokjeve.
c. SISTEMI SILABO-TONIK (RROKJE-THEKSOR) – vargu përbëhet nga një numër i
caktuar rrokjesh e theksesh, që bien në vende të caktuara. Theksi i detyrueshëm
është parafundor, kurse dy thekset tjera janë të lira në vendosje.

1.4. LLOJET E VARGUT DHE TRAJTAT RITMIKE


3 lloje vargjesh:
a. VARGJE TË MATURA
b. VARGJE TË LIRA
c. VARGJE TË THYERA

1.4.1. VARGJE TË MATURA


- Janë ato vargje që kanë ritëm të rregullt dhe numër rrokjesh të njëjtë. Nëse këto
vargje nuk kanë rimë atëherë quhen VARGJE TË BARDHA.
Sipas numrit të rrokjeve ndahen:
- VARGJE ME RROKJE ÇIFT
- VARGJE ME RROKJE TEK

1.4.2. VARGJE TË LIRA


- Janë të çliruar nga metri i njëjtë, ritmi i rregullt dhe rima. Intonacioni i tyre afrohet
me intonacionin e të folurit me ngarkesë emocionale.
- Në vargjet e lira gjejmë përdorime të shpeshta të njësive gjuhësore, si: përsëritjet,
enumeracionet, paralelizmat sintaksore etj.

1.4.3. VARGJET E THYERA


- Poeti e copëzon, shkallëzon vargun duke veçuar fjalën ose togfjalëshin që mbart
ngarkesën më të madhe kuptimore e emocionale. Mund të jetë varg i lirë ose varg i
matur.
1.5. STROFA DHE LLOJET E SAJ
- STROFA është një grup vargjesh të lidhura ndërmjet tyre me ritmin, rimën dhe
intonacionin e përbashkët, që mund të qëndrojnë edhe më vete.
- Numri i vargjeve është përcaktues për llojet e strofës.

STROFA DYSHE – përbëhet prej dy vargjesh që janë të lidhura me një mendim dhe
me rimë të puthur. Ka raste kur janë edhe pa rimë.
p.sh. mbrëmave kur uji mërmëron nga-dalë,
Vjen ti thotë trimi vashës nja dy fjalë.

STROFA TRESHE – përbëhet prej tri vargjeve të rimuara ose pa rimë. Gjithashtu,
quhet edhe TERCINË dhe përbëhet prej vargjeve njëmbëdhjetërrokëshe që lidhen
me rima të alternuara: vargu i parë rimon me të tretin, vargu i dytë me vargun e parë
të strofës së re.

STROFA KATËRSHE - përbëhet prej katër vargjeve të lidhura ndërmjet tyre me rimë
të puthur, të alternuar ose të kryqëzuar.
Ka disa lloje të strofave katërshe:
a. STROFA SAFIKE – tri vargjet e para janë njëmbëdhjetërrokësh, ndërsa i katërti
mund të jetë shtatërrokësh ose pesërrokësh.
b. STROFA ANAKREONTIKE – e përbërë prej katër ose gjashtë vargjesh.
c. TINGËLLIMA (SONETI) – e përbërë nga dy strofa katërshe dhe dy strofa treshe me
vargje njëmbëdhjetërrokësh. Më të njohura të këtij lloji janë SONETI PETRARKIAN
DHE SONETI ELIZABETION ose SHEKSPIRIAN.

RUBAITË- janë strofa të përhapura në poezinë epopujve të LINDJES me skemën


AABA. Kështu i ka përkthyer Fan Noli rubaitë e O. Khajamit.