You are on page 1of 3
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETERSISE Programi:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETERSISE Programi:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETERSISE

Programi:Bachelor

Drejtimi: Letërsi

Lënda: ETNOFOLKLOR (E)

Pedagogu:

Prof. dr. Adem JAKLLARI

Ngarkesa:

4 ETCS (15 javë: 2 leksione dhe 1 seminar në javë)

Lloji i lëndës:

e detyruar

Viti/semestri:

II/II

Përshkrimi : Lënda e Etnofoklorit është e ndërtuar mbi dy pjesë kryesore. Në të parën trajtohen aspekte të karakterit metodik dhe epistemologjik, si dhe teoriko doktrinar të shkencës së etnologjisë. Vend parësor në këtë pjesë zënë ligjëratat që lidhen me mendimin etnologjik në periudha të ndryshme të historisë njerëzore si dhe drejtimet e mëdha teorike : evolucionizmi dhe komparativizmi, morfologjizmi, teoritë animiste, funksionalizmi, strukturalizmi, dhe psikanalitika. Në këtë pjesë trajtohen edhe teoritë kryesore mbi mitologjinë dhe marrëdhëniet e mitologjisë me foklorin dhe letërsinë. Në pjesën e dytë trajtohen folkori shqiptar, duke u ndalur kryesisht në aspekte estetike dhe të receptimit. Ligjërata të veçanta mbahen për epikën tonë popullore, përrallën dhe baladën duke u ndalur kryesisht në poetikën e tyre; në strukturë, semiotikë dhe vargëzim.

Temat e leksioneve:

  • 1 : Etnologjia, objekti dhe metodologjia esaj. Lidhja e etnologjisë me shkencat e tjera; e përbashkëta dhe

e veçanta midis tyre;

  • 2 : Mendimi etnologjik shqiptar, përfaqësuesit dhe tiparet e tij;

  • 3 : Mendimi etnologjik në periudhën e antikitetit, përfaqësuesit dhe veprat e tyre;

  • 4 : Mendimi etnologjik në mesjetë, përfaqësuesit dhe konceptet kryesore të tyre;

  • 5 : Mendimi etnologjik gjatë Rilindjes europiane dhe në shek. VII VIII;

  • 6 : Shkollat dhe drejtimet kryesore në fushën e mendimit etnologjik;

    • a. Evolucionistët dhe komparativistet

    • b. Difuzionizmi

    • c. Teoritë animiste dhe simbolika mitologjike;

    • d. Fuksionalizmi;

    • e. Orientimi psikologjik dhe psikanalitik.

7 : Teoritë e ndryshme mbi mitologjinë; mitologjia dhe etnologjia, marrëdhëniet mes tyre. Konceptet themelore për mitet moderne;

  • 8 : Tregimi mitik dhe strukturat kryesore të tij; arketipi dhe funksioni i tij në krijimtarinë gojore;

  • 9 : Mitologjia shqiptare, fondi universal dhe ai vendas. Tipare të strukturës dhe poetikës së saj;

  • 10 : Tipare të simbolizmit dhe figurave të kultit tek ilirët; struktura e këtij simbolizmi, domethënia e tij

dhe origjinat e lashta. Gjurmë të simbolizmit të vjetër në folklorin shqiptar;

  • 11 :Kanuni i Lekë Dukagjinit si pjesë e etnokulturës shqiptare;

  • 12 : Folklori si pjesë e rëndësishme e krijimtarisë artistike popullore; tiparet kryesore të folklorit;

  • 13 : Marrëdhëniet e folklorit me letërsinë e kultivuar dhe mitologjinë, dallimet thelbësore mes tyre.

Folklori si formacion artistik në kohët moderne. Teoritë bashkëkohore për rolin e tij në qytetërimin modern. Probleme që lidhen me evoluimin e folklorit në vendin tonë, në kushtet e reja që po përjeton

shoqëria shqiptare. 14 : Folkloristika si shkencë, marrëdhëniet e saj me disiplinat shkencore të përafërta; shkollat kryesore, përfaqësuesit dhe tiparet e tyre; 15 : Lindja dhe zhvillimi i folkloristikës shqiptare; periodizimi i saj

Forma e kontrollit dhe vlerësimit

  • - Detyrim frekuentimi në:70% të seminareve

  • - Angazhimi në seminare:

10% e notës

  • - Testi I: në javën e 6-të

10% e notës

  • - Testi II:në javën e 10-të

10% e notës

  • - Detyra e kursitose ese:rreth 5 faqe format A4, TNR, 12, hapësira 1.5):

20% e notës

  • - Kontrolli përfundimtar: provim me shkrim

50% e notës

  • - Gjithsej:

100%

Literatura e detyrueshme për studentin:

1.Gj. Zheji, Folklori shqiptar, botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar, Tiranë, 1997; botimi i dytë, Tiranë, 2005; 2.A. Jakllari, Ligjëratapër etnolgjinë dhe mitologjinë, Albas, Tiranë, 2015. Literatura plotësuese :

  • 1. Konferenca e parë e folkloristikës shqiptare, Tiranë 1972;

  • 2. Konferenca shkencore mbi epikën tonë legjendare, Tiranë, 1982;

  • 3. Claude Lévi Stauss, Tropikë të trishtë, Tiranë, 1997;

  • 4. Peter Burke, Kultura popullore në Evropë në fillimet e kohës së re, Tiranë, 1996;

  • 5. Aleksandër Stipçeviq, Simbolet e kultit te ilirët, Prishtinë, 1983;

  • 6. Claude Lévi Strauss, Anthropologie strukturale, Paris, 1994;

  • 7. Georges Dumézil, Mythes et dieux des Indo-Européens, Paris, 1992;

  • 8. Northrop Fraj, Anatomia e ktitikës, Prishtinë, 1990;

  • 9. Aleksandër Propp, Morfologjia e përrallës, Tiranë, 2004;

    • 10. A. Berisha, Çështje të letërsisë popullore, Prishtinë, 1982;

    • 11. I. Kadare, Autobiografia e popullit tonë në vargje, Tiranë, 1972;

    • 12. F. Arapi, Këngë të moçme shqiptare, Tiranë, 1986;

    • 13. Veis Sejko, Mbi elementet e përbashkëta të këngëve kreshnike shqiptaro-arbëreshe dhe epikës serbokroate, Tiranë, 2002;

    • 14. Rr. Berisha, Stili dhe figuracioni i poezisë popullore, Prishtinë, 1986;

    • 15. Jeronim De Rada, Mbi mendimin estetik, Tiranë, 2003;

    • 16. Gjergj Fishta, Estetikë dhe kritikë, Tiranë, 1999;

    • 17. E. Koliqi, L’epika popolare albanese, në “Shejzat”, Romë, 1954;

    • 18. S. Skëndi, Albabian and south Slavic oral poetry, 1954; e përkthyer shqip, Tiranë, 2006;

    • 19. S. Fetiu, Poetika e baladës shqiptare, Prishtinë, 1987;

    • 20. Gj. Zheji, Vargu i këngëve të kreshnikëve, Tiranë, 1987;

    • 21. A. Uçi, Mitologjia, folklori, letërsia, Tiranë, 1987;

    • 22. Shaban Sinani, Mitologji në eposin e kreshnikëve, Tiranë, 2001;

    • 23. Andromaqi Gjergji, Leksione mbi etnologjinë shqiptare, Tiranë, 2003;

  • 24. Mark Tirta, Mbi mitologjinë shqiptare, Tiranë, 2004;

  • 25. Visaret e Kombit, 2,4, 1937.

  • 26. Myzafere Mustafa, Përralla shqiptare; poetika dhe mitikja, Prishtinë, 2003;

  • 27. Anton Nik Berisha, Qasje poetikës së letërsisë gojore, Prishtinë, 1998;

  • 28. Ramazan Bogdani, Agron Xhangolli, Letërsia popullore shqiptare, Shkup, 1998;

29 .Shaban Sinani, Mitologji në eposin e kreshnikëve, Tiranë, 2001.

Tiranë, 2016

MIRATOI

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. as.dr. Lili SULA