You are on page 1of 3

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I LETERSISE

PROGRAMI I LËNDËS

TITULLI I LËNDËS
FILOZOFI

Pedagogu: Prof. Assoc. Dr. Eldon Gjikaj


Ngarkesa:
Lloji i lëndës:
Programi i studimit : Bachelor
Semestri : I

EKSTRAKT : Lënda do të trajtojë tema të karakterit historiko përshkrues të filozofisë.


Kjo histori do të përqëndrohet në emrat më përfaqësues të mendimit filozofik duke nisur që nga
antikiteti e deri në ditët e sotme. Do të trajtohen konceptet kryesore të filozofisë duke patur si
qëllim shpjegimin e fushës së studimit të saj, objektin e saj vështirë të përcaktueshëm duke patur
si qëllim përkufizimin e filozofisë si nje disiplinë që e ridimensionon vetëvetën në kohë,
njëkohësisht objektin dhe fushën e saj. Evoluimi i filozofisë në një vështrim diakronik do të
njëmendësohet përmes trajtmit të sistemeve kryesore filzofike të përfaqësuesve kryesore të kësaj
discipline. Vend parësor do të zerë edhe ndikimi i doktrinave të ve$anta filzofike në fushën e
letërsisë.

LEKSIONE
1. Fillimet e mendimit filozofik. Shkolla e Miletit: Talesi; shkolla Joniane dhe shkolla
Eleate: Herakliti; atomistët: Zenoni.
2. Formimi i të menduarit filozofik; Sokrati, sofistët, Platoni dhe Aristoteli.
3. Filozofia në Mesjetë. Shkrirja e filozofisë me teologjinë; Shën Agustini dhe Thoma
d’Akuini
4. Astrologjia, magjia dhe alkima; Kampanela, Bruno dhe Paraçelsi
5. Filozofia gjatë Rilindjes; Dekarti dhe dekartizimi, metafizika e Spinozës.
6. Empirizmi në Britani; Loku, Berkli dhe Hjumi.
7. Idealizmi transhendental i Kantit; përvoja dhe arsyeja.
8. Sistemi filozofik i Hegelit dhe hegelizimi; idealizmi absolut.
9. Idealizmi subjektiv i Shopenhauerit.
10. Pozitivizmi i Kontit
11. Filozofia marksiste e materializmit dialektik; Marksi dhe Engelsi.
12. Frojdizimi, hullitë e jetës psiqike; psikanalizë dhe shoqëria
13. Intuitivizmi i Bergsonit dhe i Kroçes
14. Mbinjeriu i Niçes
15. Filozofia ekzistencialiste: Jaspersi, Hajdegeri dhe Sartri

FORMA E KONTROLLIT DHE VLERËSIMIT


FREKUENTIMI:
15 % e notës përfundimtare nga prania dhe angazhimi gjatë kursit apo seminareve
KONTROLLI I VAZHDUESHËM:
Testi 1 i pjesshëm në javën e 6-të (10% e notës përfundimtare)
Testi 2 i pjesshëm në javën e 9-të (15% e notës përfundimtare)
25 % e notës përfundimtare.
DETYRA E KURSIT:
Detyrë kursi ose konspekt i një teksti apo autori ose ese nga 3- 5 faqe format A4, Times Neë Roman,
madhësia e shkrimit 12, hapësira mes rreshtave 1.5)
20 % e notës përfundimtare
KONTROLLI PËRFUNDIMTAR:
Një test përfundimtar në javën e 16-të të kursit pas kryerjes së 15 javëve të një semestri
40 % e notës përfundimtare

LITERATURA:
a. Bazë (B)
1. Filozofia, historia & problemet. Samuel Enoch Stumpf, Toena,
2. Një histori i filozofisë perëndimore, vëll. I, II, Bertran Rasëll, Tiranë 2005
3. Histori e shkurtër e filozofisë moderne, Roger Scruton, Besa 2000

b. Avancuar (A)
1. Storia della filosofia moderna e contemporanea, vol. I, II, N. Merker (a cura), (L’epoca
della borghesia; la società industriale moderna), Editori Riuniti, Roma 1997.
2. Breve storia della filosofia, A. Guzzo, Napoli, 1941
3. Filosofia (dizionario dei termini filosofici), Avallardi, Milano 1999

c. Fakultative (F)

1.Habia filozofike, Zhanë Hersh, Dituria, 1993


2. Traktati i dytë për qeverisjen, John Locke, IPLS & Dita 2000, Tiranë 2005
3. Shkrime politike, G. Hegel, ISP Dita 2000, Tiranë 2008

MIRATOI

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. as.dr. Lili SULA

Tiranë, 2016