You are on page 1of 4

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I LETËRSISË

PROGRAMI I LËNDËS

TITULLI I LËNDËS

LETËRSIA MODERNE SHQIPE II

Pedagogu: Prof. Dr. Persida ASLLANI


Ngarkesa: 30/15
Lloji i lëndës: E detyrueshme
Programi i studimit : Bachelor
Semestri : II

PERSHKRIM :

Kursi i Letërsisë Moderne shqipe II është një nga lëndët bazë të formimit historiko-letrar të
studentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Si e tillë, ajo është e përcaktuar si një lëndë e
detyrueshme në kurrikulën e diplomës bazë të nivelit të parë. Ajo zhvillohet në semestër të dytë
të vitit të dytë, dhe është moduli i II i kursit të përgjithshëm të Historisë së Letërsisë Moderne
Shqipe. Përgjatë këtij kursi trajtohen një pjesë e autorëve të rëndësishëm të modernitetit shqiptar
si Koliqi, Kuteli, Poradeci, Migjeni, Noli, Spasse, Asllani, Kokalari etj., të cilët shihen në kuadër
të zhvillimit të poetikave të modernitetit që sjelin në letrat shqipe të gjysmës së parë të shekullit
XX. Këto poetika krahasohen mes tyre por edhe me poetikat e autorëve dhe prirjeve letrare të
shqyrtuara kryesisht gjatë modulit I, si psh te Fishta, Mjedja, Konica, Lumo Skëndo, etj.
Gjithashtu, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe lindjes së vetëdijes letrare dhe shfaqjes së
mendimit dhe kritikës letrare shqiptare, prirjeve dhe dukurive letrare që i shoqërojnë.

Studenti, në fund të këtij kursi duhet të jetë aftësuar të shquajë veçoritë e poetikës së secilit autor
dhe të ketë krijuar kështu bazat e duhura për shqyrtimin e letërsisë bashkëkohore shqipe. Kjo
lëndë e formimit themelor të studentit synon përgatitjen e tij me profilin e historianit të letërsisë.
Ai aftësohet të ndjekë disa paradigma të zhvillimit të letërsisë shqipe: sipas gjinive letrare; sipas
temash e motivesh; sipas kronologjisë së autorëve e veprave etj. Studenti aftësohet që ta shohë
procesin letrar shqiptar së brendëshmi dhe në kontekst më të gjerë. Synim i lëndës është edhe
përgatitja e studentit për të analizuar së brendshmi e së thelli tekstet e kontekstet e letërsisë shqipe
të kësaj periudhe nga më të rëndësishmet e zhvillimit të saj.
LEKSIONET:

LEKS 1. Panoramë e poetikave letrare shqipe në fillimet e modernitetit shqiptar.

LEKS 2. Ernest Koliqi dhe poetikat letrare shqipe. Themelimi i prozës moderne shqipe –
Përmbledhja Hija e maleve dhe novela “Gjaku”.

LEKS.3 Pasqyrat e Narçizit dhe modernizmi i moderuar i Koliqit.

LEKS.4. Tiparet e rrëfimit në prozën moderne të Mitrush Kutelit.

LEKS.5. Rrëfimi etik në prozat kuteliane: “Vjeshta e Xheladin beut”, “Si e gjeti Ago
Jakupi rrugën e Zotit”, “E madhe gjëma e mëkatit”.

LEKS. 6. Fan Noli dhe « Politikja » në Art.

LEKS.7. Sterjo Spasse dhe themelimi i romanit modern shqiptar;


Romani “Pse!?” dhe vetëvrasja si ligjërim në krizë.

LEKS.8. Vepra e Migjenit dhe thyerja përfundimtare e modelit heroik;


“Vargjet e lira” dhe “Novelat e qytetit të Veriut”.

LEKS.9. Dialogimi estetiko-etik në skicat dhe prozat poetike të Migjenit.

LEKS.10. Personazhi në krizë i prozës moderne shqipe.

LEKS. 11. Poetika moderniste e veprës poetike të Lazgush Poradecit.

LEKS.12. Debati kritik i epokës dhe interpretimet sot mbi poetikën e L. Poradecit.

LEKS 13. Musine Kokalari dhe zëri femëror narrativ në letrat moderne shqipe.

LEKS.14. Zhvillimi i mendimit dhe debatit kritik në shtypin e kohës

LEKS.15. Apogjeu i revistave kulturore : Albania, Hylli i Dritës, Illyria, Përpjekja


shqiptare, Revista Letrare, Kritika, Bota e re, Fryma, etj. Shkëlqimi i fundit i
letërsisë së shkruar në liri.

FORMA E KONTROLLIT DHE VLERËSIMIT

FREKUENTIMI: 70% pranisë në seminare e domosdoshme.

15 % e notës përfundimtare nga prania dhe angazhimi gjatë kursit apo seminareve

KONTROLLI I VAZHDUESHËM:

Testi 1 i pjesshëm në javën e 6-të (10% e notës përfundimtare)


Testi 2 i pjesshëm në javën e 9-të (15% e notës përfundimtare)

25 % e notës përfundimtare.

DETYRA E KURSIT:

Detyrë kursi ose konspekt i një teksti apo autori ose ese nga 3- 5 faqe format A4, Times Neë Roman,
madhësia e shkrimit 12, hapësira mes rreshtave 1.5)

20 % e notës përfundimtare

KONTROLLI PËRFUNDIMTAR:

Një test përfundimtar në javën e 16-të të kursit pas kryerjes së 15 javëve të një semestri

40 % e notës përfundimtare

LITERATURA:

TEKSTI MËSIMOR:

Sabri Hamiti: Letërsia moderne shqipe

AUTORË NË PROGRAM:

Ernest Koliqi: Hija e maleve, Tregtar flamujsh, Pasqyrat e Narçisit

Mitrush Kuteli: Poemi kosovar, proza 1 dhe 2; E madhe është gjëma e mëkatit

Sterio Spasse: Pse?!

Lazgush Poradeci: Vepra

Fan Noli: Album; Introduktat

Migjeni: Vargje të lira, Novelat e qyteti të veriut

Musine Kokalari: Sa u tund jeta...!

Ali Asllani: Vepra

LITERATURA PLOTËSUESE:

Sabri Hamiti : Lazgushi 100 vjeçar

Ibrahim Rugova: Kahe dhe premisa të kritikës let. Shqiptare

Aurel Plasari : Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve; don kishoti zbret përsëri

Dhurata Shehri : Koliqi mes malit dhe detit

Laura Smaqi : Zbulimi i vetvetes n’pasqyre t’letravet


Kujtim Shala : Kujtesa e tekstit

Krist Maloki : Orjental apo oksidental

Luan Topçiu : Tekstualizëm dhe stil

Arshi Pipa: Për Migjenin

Mitrush Kuteli: Shënime letrare

Eldon Gjikaj: Cikli filizofik te Lazgush Poradeci

Blerina Suta: Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe

Ali Xhiku: Letërsia shqipe si polifoni

MIRATOI

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. as.dr. Lili SULA


Tiranë, 2016