You are on page 1of 2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I LETËRSISË

Programi: Bachelor

Drejtimi: Letërsi

Lënda: LETËRSI BOTËRORE E SHEK. XIX-1

Pedagogu: Prof. assoc. dr. Anila MULLAHI


Ngarkesa: 5 ETC (15 javë: 2 leksione dhe 1 seminar)
Lloji i lëndës: I detyrueshëm
Viti/Semestri: II/I

Përshkrimi: Lënda synon të përmbushë njohjen e procesit letrar, drejtimeve dhe zhvillimeve të
ndryshme artistike përgjatë gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë kryesisht një njohje të
peizazhit europian, por jo vetëm atij. Duke u orientuar kryesisht nga kritere të krijuara si kontuinitet i
traditave letrare, të cilat kanë përcaktuar specifikën e vetedijes letrare të epokave, të shkrimtarëve dhe të
lexuesve, realizohet një studim sipas rrymave kryesore letrare. Në këtë lëndë do të realizohet një studim i
hollësishëm i veprave të shkrimtarëve më përfaqsues të kësaj periudhe. Evolucioni letrar ndër vënde të
ndryshme, nëpërmjet shkrimtarëve më të mëdhenj që përfshihen në drejtime të caktuara letrare duke
nxjerr në pah ngjashmëritë dhe ndryshimet mes tyre. Studimi i specifika të rrëfimit dhe të ligjërimit
artistik në kryeveprat e letërsisë botërore është objektivi i kësaj lënde.
Nëpërmjet veprave dhe autorëve më të shquar botëror, në fushën e romanit, të poezisë dhe esesë, do të
nxirren në pah tiparet e përbashkëta e individuale të procesit krijues të shkrimtarëve. Në këtë lëndë do të
studjohet evolucionet e zhanreve letrare, si dhe shkrija e kufijve mes tyre në evolucionin letrar.

Temat e leksioneve:
1. Hyrje, Objekti i lëndës. Ardhja e romantizmit. Karakteristika të përgjithshme të romantizmit.
Zhvillimi i romantizmit në vënde të ndryshme, përfaqsuesit kryesorë.
2. Bajroni. “Udhëtimi i Çajld Harold”. Autori dhe heroi – dy përbërësit strukturorë komlementarë
në vepër. Filozofia shoqërore; veçori të kompozicionit, strofës dhe stilit.
3. Romani Historik. Karakteristika të romanit historik të Skotit.
4. Ardhja e romanit si zhanër bizotërues në letërsinë e shek. XIX. Kushtet që ndikuan në krijimin e
një numri të madh romanesh.
5. Hygoin –Veçori të krijmtarisë poetike: Proza – “Katedralja e Parisit” dhe “Të mjerët” tipare të
metodës krijuese romantike.
6. Haine – tipare estetike të lirikës intime të Hajnes vështruar në plan krahasues me lirikën e
“periudhës artistike” në letërsinë gjermane. Poema “Gjermania përrall dimri”.
7. Romantizmi Amerikan. Ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet romantizmit evropian dhe
amerikan.
8. Edgar Alen Po –pikëpamjet estetike : specifika të poezisë dhe të prozës së tij, mbështetja e
shkrimtarëve modernistë në krijmtarinë e Po-së.
9. Pushkini – Lirikat, poemat, dramaturgjia, proza. Romani në vargje “Eugjen Onjegini”
10. Realizmi – Karakteristika të përgjithshme. Zhvillimi i realizmit në vende të ndryshme, periudhat
e zhvillimit. Karakteristikat kryesore të periudhës së parë.
11. Stendali – “Manastiri i Parmës” Shkrirja e teknikave romantike dhe realiste në një vepër,
kompozicioni, personazhet, mjeshtëria e analizës psikologjike.
12. Balzaku – sistemi estetik realist, problematika egzistencialiste dhe shoqëror, “Xha Gorioi” dhe
“Iluzione të humbura”, bashkëmarrëdhëniet mes estetikës, etikës dhe artit. Personazhi dhe
mjedisi, evoluimi i llojit letrar.
13. Gogoli dhe “Shkolla natyrale”– “Frymë të vdekura” Roporti specifik i rrëfimtarit me lexuesin,
personazhet, funksjoni estetik i mjedisit material.
14. Dikensi –veçanti të metodës krijuese. “David Koperfild” personazhet, mprehtësia e vëzhgimit të
detajeve, origjinaliteti i humorit dikensian.
15. Thekeri – “ Panairi i kotësive”, ndryshimet e pozicioneve rrëfimtare në këtë vepër, personazhet,
shtreresimet stilistike, larmia e procedimeve satirike dhe humoristike.

Forma e kontrollit dhe vlerësimit


- Detyrim frekuentimi në: 70% të seminareve
- Angazhimi në seminare: 20% e notës
- Testi I: në javën e 6-të 10% e notës
- Testi II: në javën e 10-të 10% e notës
- Detyra e kursit: rreth 5 faqe format A4, TNR, 12, hapësira 1.5): 10% e notës
- Kontrolli përfundimtar: provim me shkrim 50% e notës
- Gjithsej: 100%

Literatura e detyrueshme për studentin:


1. Bajroni, “Çajld Harold”, Tiranë
2. Skoti, “Aivenhoi”, Tiranë
3. Hygoi, “Të mjerët”, “Antologji poetike”, Tiranë
4. Hajne, “Poezi”vëllim, “Gjermania”, Tiranë
5. Pushkini, “Eugjen Onjegin”, Tiranë
6. Stendali, “Manastiri i Parmës”, Tiranë
7. Balzaku, “Xha Gorio”, “Iluzione te humbura”, Tiranë
8. Gogoli, “Frymë të vdekura”, Tiranë
9. Dikensi, “David Koperfild”, Tiranë
10. Thekeri, “Panairi i kotësive”, Tiranë
Për çdo temë ofrohen për studentët leksione të parapërgatitura

Leteratura plotësuese:
1. Gami, N. “Historia e letërsisë së huaj shekulli XIX, Pjesa I”, Tiranë, SHBLU, 2007,
2. Hanold Bloom, “Si dhe përse të lexojmë”, Dudaj, Tiranë 2000

MIRATOI

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. assoc. dr. Lili Sula


Tiranë 2016