You are on page 1of 4

1.

Mbreti Lir

Subjekti I saj mbeshtet te nje gojedhene e kleriteve,“Mbreti Lir eshte nje


tragjedi me pese akte, ne qender te se ciles vendoset figura e mbretit Lir. Ne
hyrje te tragjedise Mbreti Lir, qe ndihet I plakur, ua ndan pasurine dhe
pushtetin dy vajzave te medha Reganes dhe Goneriles, pasi ato me fjalet e tyre
lajkatare e binden per dashurine e tyre. Ndersa vajzen e vogel e mallkon dhe e
le pa gje, per shkak se Kordelja nuk donte te shtirej si motrat e saj.
Pas ketij vendimi ngjarjet per mbretin Lir marrin nje kthese tjeter. Dy motrat me te
medha nuk e mbajne premtimin dhe e debojne te atin naten neper stuhi. I debuar,
mbreti kalon ne cmenduri dhe endet lart e poshte I shoqeruar nga Loloja I tij besnik.
Ate e ndihmon konti Kent, ndonse mbreti e deboi nga Anglia per shkak se mbrojti
Kordeljan. Kenti e coi Lirin te Kordelja, e cila kujdeset per te dhe e ndihmon ti kthehet
arsyeja.
Edhe konti I Glosteri, njelloj si Liri, e largon birin e ndershem, Edgarin, dhe beson te
djali bastard dhe komplotues, Edmundi. Ky behet aleat me Reganen dhe Gornelian. Per
te mbrojtur Angline kunder ushtrise franceze, te mobilizuar nga Kordelja. Edmundi ia
dorzon te atit Kornuollit, I cili I nxjerr syte Glosterit, pastaj burgos Kordeljan
dhe Lirin, por mundet ne beteje nga Edgari. Xheloze per vemendjen romantike
te Edmundit ndaj Reganes, Gornelia e helmon motren e saj dhe pastaj kryen
vetevrasje. Kordeljan e varin, ndersa Liri, I thyer ne zemer, vdes me trupin e saj
ne krahe.Personazhet:

Mbreti Lir - ka nje karakter te dyfishte e kontradiktor ku spikasin: despotizmi


mizor me humanizmin e thelle, mendja cinike me ate plot kureshtje, dyshimi me
pastertine shpirterore. Ai eshte nje karakter qe eshte formuar nen ndikimin e
raporteve te caktuara shoqerore. Edhe ne moshe te madhe, mbreti ka nje krenari
te tepruar, e vetem me dinakeri mund t’ia fitosh zemren. Kjo ka ndikuar keq e ne
edukimin e vajzave , dhe vete Shekspiri thote keshtu. Edhe ato jane impulsive e I
binden mbretit sa per sy e faqe, dhe kur u cenohet interesi bejne veprime ekstreme.
Mbreti Lir vetem kur mbetet jashte kupton te verteten. Ai peson nje goditje te
tmerrshme, saqe cmendet. Gjate zhvillimit te ngjarjeve ndryshon dhe mendimi I
lexuesit per mbretin. Ne fillim mbreti duket sikur I intereson me shume aparenca
se e verteta. Kordelja eshte vazja e tij e preferuar ne fillim, dhe ai ndoshta e di qe
ajo e do me shume, por nuk mund ta pranoje pergjigjen e saj indiferente. Me vone
ai meson nga gabimet e tij.

Kordelja – Karakteristikat e saj jane bukuria fizike e shpirterore, ndershmeria,


perkujdesja, dashuria etj. Ajo kontraston me karakteret e dy motrave. Ajo eshte
personifikimi I virtytit, dhe nga ana tjeter nje viktime e pafajshme e padrejtesive
te botes.

Edmundi – eshte antagonisti I tragjedi. MEgjithate karakteri I tij eshte kompleks,


pasi ai nuk vepron vetem per interesa te tipit dedhira per pushtet, ambicja per sa
me shume, por sepse nuk mund te lejoje qe shoqeria ta shohe si nje bastard, sic e
cilesoi dhe vete babi I tij. Ai eshte shume I ftohte, porsi dhe shoqeria ka trajtuar
ate, dhe vetem ne fund te tragjedise shfaq nje shenje dobesie, kur sheh qe Gonerili
dhe Regani kishin vdekur per te.

Regan dhe Gonerili- jane personazhe negative. Ne fillim ato duken te zgjuara, aq
te zgjuara sa t’ia hedhin babait te tyre. Me pas ato tregohen te pashpirta dhe
shume ambicioze, te pangopura. Nuk kane meshire as kur perzene babain e tyre
dhe as kur verbojne Glosterin. Ne fund ato duan te kenaqen me Edmundin, por e
keqja I kthehet mrapsht duke I vrare ato te dyja nga duart e njera tjetres.

Temat :

Drejtesia

Autoriteti kunder kaosit – Liri s’eshte vetem nje baba, por edhe nje mbret. Ai ia le
trashegim fronin e tij vajzave, por nga ana tjeter kjo qeverisje I sjell kaos Anglise.

Pajtimi – Edhe pse Liri e deboi Kordelia, ajo vazhdoi ta doje babain e saj dhe
madje ta mbroje ate. Edhe Liri I cili u tregua aq I ashper me te, u lidh me shume se
me cdo njeri tjeter.

Motivet :

Cmenduria - Nga vuajtet dhe tronditjet e medha, Liri cmendet dhe kjo cmenduri e
shoqeron tere tragjedine.Personazhit te tij tragjik I bashkangjitet dhe persnazhi
komik I Lolos. Nen pamjen e tij qesharake fshihet nje dituri e urtesi dhe nje zemer
e madhe. Ai misheron urtesine popullore dhe e sheh jeten me sy te mprehte dhe e di
te verteten.

Tradhetia – fillimisht mes femijeve dhe babait, dhe vellait me villain. Ne


marredhenien e Kordelias dhe te atit forcohet ideja qe zemra e tradhetise eshte
mospasja e nje gjykimi te drejte.

Simbolet

Shiu dhe shtrengata e madhe - simbol I krimit me te tmerrshem : uzurpimi I


pushtetit dhe mosmirenjohja ndaj prindit. Ky krim I dyfishte ka prishur gjithe
ekuilibrat natyrore mbi te cilet ngrihet jeta shoqerore dhe ajo individuale.
Gjendja shpirterore e mbretit te shperfillur jepet pikerisht me kete shtrangate. Ajo
mund te jete gjithashtu simbol I natyres qe I ben thirrje mbretit te shohe te vertetat,
simbolizon drejtesine hyjonore qe eshte e thyer nga veprimet e njerezve, por edhe
gjendjen ne te cilen Liri po le vendin e tij.

Verbimi - verbimi fizik I Glosterit eshte gjithashtu metaforik. Si ai si Liri kane te


dy femije te ndershem dhe te pandershem , dhe ata jane te verbuar per sa kohe nuk
shohin te verteten, por mbajne anen e te keqinjve. Ato jane te verbuar nga fjalet,
dhe nuk mund ta shohin te verteten .

Mesazhet :

Ajo percjell ide humaniste. Liri nis te ndieje dhimbje per te varfrit dhe urrerjte e
zemerim te thelle kunder krimineleve, hipokrizive dhe sistemit shoqeror. Fataliteti
I pashmangshem e heronjve lidhet me denimin e tyre per te ikur nga bota e se
keqes qe u solli aq shume vuajtje sa qene gjalle. Kjo tragjedi eshte kunder erresires
se despotizmit te kishte pushtuar Europen ne Rilindjk, dhe kjo shfaqet me
kundershtimin e hapur ndaj mbretit te Kordelias dhe Kentit. Ne fund ka shprese
dhe kjo jepet me fjalet “Ju miq te dashur, te dy tok sundoni, Dhe rregullojeni
shtetin e percare.”

1. Romeo dhe Zhulieta – Shekspiri, Analiza e Vepres!

Kjo veper i perket Periudhes se rinise te Shekspirit. Ajo eshte nje nga tragjedite me
popullore te Shekspirit.

Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet,


poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si
diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në “Romeo
dhe Zhulietën”. Për herë të parë në një tekst dramatik paraqiten personazhe
plotësisht të individualizuara dhe të gjalla, në zhvillim shpirtëror fizik. Kjo është
një dramë me një përmbajtje të theksuar lirike.
Skenat kur dialogojnë dy të dashuruaritjanë shprehje të fuqishme dashurie, me pasazhe të
mrekullueshme lirike, të cilat e bëjnë Romeon e Zhulietën të thuhet se është himni më i
madh kushtuar dashurisë rinore. Vdekjen e tyre në fund të tragjedisë është një
kambanë e zishme kundër botës së mykur mesjetare dhe alarm për mbrojtjen e
dashurisë, si forcë jetëdhënëse.

Subjekti i tragjedise “Romeo dhe Zhulieta”:

Ngjarja ndodh ne Verona dhe ka si sfond hasmerine mes dy familjeve te medha te


qytetit, Montageve dhe Kapuleteve. Ne nje ballo me maska,

organizuar nga Kapuletet, Romeoja do te bjere ne dashuri me shikim te pare me


vajzen e Kapuleteve, Zhulieten; edhe ajo do tia kthje dashurine po me ate pasion te
flakte. Shenjat paralajmeruese per ate qe do te ndodhe me vone dalin qe ne hyrje
te tragjedise. Qe nga dita kur te dy te rinjte kurorezohen ne fshehtesi e deri ne
fund, i ndjek fati i mbrapshte, qe nis me vdekjen e Tibaltit, vazhdon me fejesen e
padeshiruar te Zhulietes, Romeoja nuk arrin te marre vesh lajmin se Zhulieta ka
pire ilacin e gjumit dhe arrin prane varrit te saj pak kohe perpara se te arrije
frati, qe ti tregonte te verteten. Nderkaq, kur Zhulietes i del ilaci qe ka pire, sheh
prane trupit te saj Romeon e vdekur. Per te ejta ska me kuptim dhe pi helmin qe ka
mbetur nga Romeoja. Varrimi i tyre nga Kapuletet dhe Montaget shenon dhe
fundin e tragjedise. Zhvillimi i ngjarjeve:

Ne tragjedi ngjarjet zhvillohen me nje shpejtesi te habitshme. Dialogu dhe


monologu:

Karakteristikat e personazheve dalin gjate dialogve dhe monologve te tragjedise.


Gjuha e tyre eshte e pasur me ndertime poetike – gjuhesore te mrekullueshme

Tragjedia e pasionit:

Kryepersonazhet e Shekspirit perjetojne nje dashuri aq pasionante, sa ajo u


kundervihet disa normave te patolerueshme nga epoka:
morale ; dashuria perkunder vullnetit te prinderve konsiderohej imoralitet
shoqerore; dy familjet jane ne hasmeri me njera-tjetren
fetare ; martesa e fshehte dhe vetevrasja quheshin mekate te pafalshme

Mesazhi:

Njerezit e te gjitha koheve pas Shekspirit shohin dashurine e Romeos dhe te


Zhulietes ate dashuri qe do te kishin dashur te ishte e tyre, cka I mallengjen me
shume se cdo gje tjeter. Dashuria nepermjet Romeos dhe Zhulietes eshte bere nje
simbol me vlere universale.