You are on page 1of 18

DROGA DHE PASOJAT

-
Safet Blakaj: Përdorimi i drogave në Kosovë ka tendencë për rritje
12/01/2015

Në një intervistë për Gazetën Lajm, Safet Blakaj, përfaqësues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike
“Labirinti”, ka treguar se përdorimi i drogave ka tendencë në rritje. Ai poshtu ka thënë se mosha mesatare
e përdoruesve të drogave është zvogëluar ku ka edhe raste ektreme që abuzojnë me drogë siç janë fëmijët
12 vjeç. Kurse drogat që po konsumohen më së shumti sipas tij janë , Marihuana, Kokaina, Heroina dhe
GHB.
Lajm: Sa është numri i përgjithshëm i personave që konsumojnë drogë?
Blakaj :Numri i përgjithëshëm i personave të varur që janë të regjistruar në databazën tonë që nga viti
2002 e deri me tani është 1013.
Lajm: Cilat kanë qenë statistikat e vitit 2014, a ka pas me tepër konsumues apo më pak?
Blakaj: Sa i përket qarkullimit të personave të varur nga drogat, në tri qendrat e Labirinit në Kosovë,
Prishtinë, Prizeren,Gjilan. Totali i përdoruesve për herë të parë që janë paraqitur në vitin 2014 ështe 84,
ndërsa personat që kanë frekuentuar qendrat e labirinit për shërbime të ndrryshme është 450. Numri i
përdoueseve ështe një tendecë në rritje.
Lajm: Cilat janë llojet e drogave që konsumohen më shumë?
Blakaj: Drogat që konsumohen më shumë në Kosovë janë, Marihuana, Kokaina dhe Heroina dhe GHB
Lajm: Cilat mosha e përdorin me shume drogën?
Blakaj: Mosha mesatare gjatë viteve të fundit është zvogëluar, kemi raste ekstreme kur personi me i ri që
ka filluar të abuzojë me drogë është 12 vjeç. Ndërsa sipas të dhënave tona mosha mesatare e përdoruesve
të droges është 16,7 vjeç.
Lajm: Sa është numri i personave që kërkojne ndihmë?
Blakaj: Numi i personave që kerkojne ndihmë brenda vitit, duke u bazuar në vitin që lamë pas shkon deri
në 450.
Lajm: Sa persona arrijnë ta evitojnë problemin e drogës me anë të trajtimeve që u bëhën?
Blakaj: Labirinti funksionon në bazë të dy sektoreve. Sektori i parandalimit, i cili merret me informimin
dhe edukimin e përdoruesve të drogës dhe opinionin e gjerë, për drogat dhe rreziqet që mund t`i sjell
abuzimi i tyre. Në kuadër të këtij sektori organizohen projekte të ndryshme edukative dhe informuese për
të rinjët. Dhe sektori i trajtimit që përbëhet nga stafi multi disiplinar dhe ofron këto shërbime: Psiko-
faramakoterapi, detoksifimim ambulantor, testime të shpejta për detektimin e drogës, psikoterapi i
ndividuale grupore dhe familjare. Këshillim për prindër dhe të interesuar të tjerë. Testim dhe këshillim
vullnetar për HIV, Hepatit B, Hepatic C. Gjithashtu ne ofrojme programin e terapise mbajtese me
Metadon. Sigurisht që është një numer i madh i personave që përfitojne nga shërbimet e lartëpërmendura.
Lajm: Ku gjendet Kosova në rajon sa i përket konsumuesve të drogës?
Blakaj: Sa i përket situatës së drogave në Kosovë krahasuar me shtetet në regjion, në perqindjen e
përdorueseve të drogave në popullaten e përgjitheshme është paska me e ulët në krahasim me shtetet e
tjera. Mirëpo tendenca për rritje është me e lartë se në shtetet e tjera.
Lajm: Cilat shtresa të shoqërisë e përdorin më shumë drogën?
Blakaj: Droga nuk zgjedh shtresa. Mirëpo shtresat me gjendje më të mirë ekonomike përdorin droga me
të shtrejta siç është kokaina. Mirëpo ka edhe droga të tjera që janë të qasëshme edhe për shtresat me
gjendje me të ulët ekonomike. /Gazeta LAJM/

-

Qendra “Labirinti”: Shpresa për shpëtim nga kthetrat e drogave (Foto)
Përdorimi i llojeve të drogave është fenomen që sot nuk po gjen zgjidhje përfundimtare në shoqëri.
Por, cila është arsyeja e përdorimit të saj? Sikur të dihej kjo “pse”, sigurisht se do të ishte më i

sh. “Përveç të dhënave personale. I kemi edhe grupet vetëndihmëse. “Deri tash nuk kemi asnjë rast të identifikuar me HIV. së pari duhet të trajtohet kjo e pastaj trajtimi për drogat. si prej psikologjisë. duke shtuar se qasja më e lehtë ndaj drogave ka dëshmuar se ndikon në rritjen me shpejtësi të numrit të përdoruesve. thekson se nëse analizohen ranglistat e arsyeve – të hulumtimeve të ndryshme – ato shpeshherë dalin kundërthënëse. kjo qendër ofron edhe shërbime tjera. Mblidhen këtu dy herë në javë. Por. që është paraqitur në këtë qendër. regjistrimi përfshin të dhënat tjera të historikut të përdorimit të drogës ose problematikat e përdorimit të tij. Ne ua ofrojmë shiringat e pastër. Blakaj mundohet të sqarojë se pse këta individë bëhen përdorues të drogës. sepse përfshin të gjithë ata që kohë pas kohe e përdorin drogën – kushtimisht nga ato më të “lehtat”. Prandaj. “Përmendet kureshtja. tek “Labirinti” regjistrohen vetëm “problematikët”. Vetëm një pjesë e provojnë drogën. Asnjë prej tyre nuk kthehet pa ndonjë shërbim. Në fakt. Në sektorin e parë përgatisim projektet për parandalim. Varësisht nëse kemi donator. Kjo qendër i ka dy sektorë: sektorin e parandalimit dhe sektorin e trajtimit. Hepatiti B dhe Hepatiti C – që ndërlidhen me përdoruesit intravenoz të drogave. “Nëse dikush nuk mundet ose nuk dëshiron ta braktisë drogën (që janë numër i madh). Në fazën e trajtimit bëhet vlerësimi i përgjithshëm. nuk është e përcaktuar. Në fazën e dytë bëhet marrja e të dhënave. sepse gjithçka varet nga vet personi. edhe personat përgjegjës do të mund ta parandalonin atë më lehtë atë. Në mënyrë që këto sëmundje të parandalohen. . Udhëheqës i qendrës është defektologu Safet Blakaj. Tek “Labirinti” ato janë treguar të suksesshme. ndërsa me Hepatitin C janë të infektuar rreth 27 për qind e klientëve tanë. sipas Blakajt. tha ai. ka thënë Blakaj. kriminologjisë e shumë gjëra të tjera”. por edhe t’i pranojnë brenda vetes ato rreziqe”. të çdo gjëje. sigurisht që ata nuk duhet të lihen në rrugë. ne edhe i zbatojmë ato projekte. Në raste të skizofrenisë p. Ata që janë të varur dhe që kanë probleme jo vetëm personale. Ndërsa. klienti e din më mirë se çfarë i duhet atij. prandaj në bashkëpunim me të dhe familjarët e bëjmë vlerësimin se në cilin modalitet të programit duhet të bashkëpunojmë e të vazhdojmë me përcjelljen e situatës”. Telegrafi vizitoi qendrën rehabilituese “Labirinti” në Prishtinë. por edhe me rrethin. “Labirinti” kryen disa shërbime tjera. sepse kureshtje kemi të gjithë. është 1224 deri më sot. pra funksionojmë njëjtë si institucionet tjera shëndetësore publike”. Konkretisht. sociologjisë. Problematika e drogës ngërthen shumë aspekte. LEXO PO ASHTU: Rrëfim tronditës: Jeta në humnerën e heroinës! “‘Labirinti’ në total i ka 27 të punësuar. që nënkupton mundësitë tona për trajtimin e personit. mjekësisë. Ata gjithashtu kanë mundësi që t’i bëjnë testimet anonime. si identifikimi i sëmundjeve ngjitëse – HIV-AIDS. Marrim informacione të zgjeruara dhe të gjitha i fusim në një databazë e cila gjeneron raporte – statistikore dhe raporte dinamike. Prej tyre 18 janë të rregullt. Relativisht qëndrojmë mirë sa i përket infeksioneve në regjion”. “Janë mundësi për ta pranuar veten e për t’u integruar në shoqëri”. Numri i përgjithshëm i përdoruesve. Personalisht nuk e përkrah këtë ide. Kjo qendër merret me parandalimin dhe trajtimin e personave të cilët janë përdorues të drogës. quhen përdorues problematikë të drogave. e prej atyre që e provojnë një pjesë e vogël vazhdon ta konsumojë. Pjesën e trajtimit e kryejmë me shërbime direkte. Terapitë grupore. Ne jo vetëm që ju ndihmojnë të kenë njohuri për rreziqet nga drogat. E. janë hap i vogël i procesit dhe integrimit në shoqëri. në fazën e tretë bëhet vlerësimi se për çfarë lloj tretmani ka nevojë personi.lehtë shtjellimi i kësaj problematike. Kohëzgjatja e trajtimit dhe shërimit të personave. termi “përdorues i drogës” është shumë më i gjerë. që njihen si “zvogëlimi i dëmit”. bashkë me mbikëqyrës e me psikologun.

(nga Peja. Kishte rënë humnerën e heroinës. që po ashtu ka të bëjë me një kulturë specifike. grupore dhe individuale. /Telegrafi/ - Rrëfim tronditës: Jeta në humnerën e heroinës! Errësirë. nuk dihet se me çka mund të zëvendësohet. . emër i njohur për redaksinë). Grami i kokainës nga 80 euro ka rënë në 60 euro. Qendra financohet në bazë të projekteve me donacione nga jashtë. Ishte një 17-vjeçar i varfër. Mosha ekstreme më e re e përdorimit është 12-vjeçare. Ndërsa.B. Ndërsa marihuana ka lidhje me Rapin”. e kjo ndërlidhej me muzikën Rave. kishte ikur në mërgim e nuk ishte kthyer më kurrë. “Në vitin 2004-2006 ka qenë shumë e përhapur ekstazia. kjo qendër i jep edukim edhe prindërve: psikoterapi familjare. vendimin nuk e marr vetëm unë si psikologe. “Kemi qenë gjashtë anëtarë të familjes. jo duke u bazuar në të dhënat statistikore. por pendimi e riktheu në jetë. Ishte viti 1989 kur tek A. Unë isha tre muajsh kur ai shkoi në Gjermani. Mosha mesatare e përdoruesve është 27-vjeçare. Funksionojmë si ekip multidisiplinor d. por në bazë të raporteve dinamike. punon me personat që vijnë për shërim e që janë përdorues të marihuanës. Babai i tij. Sipas Blakajt. për ta ndihmuar familjen. “Kokainën e përdorin shtresat e larta. testet e drogave etj.”. mirëpo edhe institucionet vendore kanë një bashkëpunim të ngushtë me qendrën “Labirinti”. Mirëpo. Pastaj vijnë Prizreni e Gjilani. “Mundohemi t’i presim sa më mirë e pa paragjykime. Por. nuk është e përcaktuar kohëzgjatja e shërimit total të tyre. vuajtje. çmimi i heroinës është rritur në 20 euro për gram. Lidhshmërinë e përdorimit të drogave vite Blakaj e shpjegoi edhe me muzikën. Ai veçohej nga dy vëllezërit dhe nga e vetmja motër që kishin. Ishte në një labirint ku nuk e gjen fundin e daljes e as fillimin e saj. Gentiana Kuçi. për Telegrafin. sepse kemi edhe psikiatrin. si për nga mësimet. Viti 2008- 2009 ka qenë viti ku është shtuar përdorimi i LSD-së. Gjakova para katër viteve ka qenë e orientuar në drogën më të rrezikshme – heroinën. teksa përdorimi i marihuanës po shtohet. thotë A. Përdorimi i saj është shtuar shumë në katër vitet e fundit”. Ishte nxënësi më i mirë në vitin e tretë të shkollës së mesme. ashtu edhe nga edukata dhe sjellja shembullore që i kishte dhe nëna. gjoja për ta ndihmuar familjen. Regjioni i Mitrovicës është problematik.B. Blakaj po ashtu thekson se dallojnë llojet e drogave nga shtresat të cilat i përdorin. Kemi qasjen psikologjike me seanca të psikoterapisë. vinin rreth e rrotull “hienat” për ta futur në vorbullën e tyre. sepse babai na braktisi kur ishim të vegjël. Prishtina ka më së shumti përdorues të drogave në Kosovë. varësisht se sa i madh është problemi. E.“Në bazë të shkencës së deontologjisë. Marihuanën e provojnë të gjitha shtresat. nuk u kthye më kurrë. Mbetëm pesë. ata që vendosin ta lënë përgjithmonë përdorimin e drogës shkojnë deri në katër për qind. Nëna na rriti me faqe të bardhë dhe me plot mundime”.th. Psikologia e kësaj qendre. Të gjithë e respektonin dhe e donin. Ndërsa. mjekun. e klithje nga të gjitha anët kishte përjetuar. ndërsa ata të cilët e lënë dhe i rikthehen pas një viti është janë afro 19 për qind”. Sipas saj. e djali më i mirë i shtëpisë.m.

e pastaj u bë rob i saj. Ata ishin edhe përdorues të drogave. Kishin zinxhirë të arit.Por. por që po e fusnin dalëngadalë në Ferr. më të pjekur se unë. vetura të reja e të shtrenjta. Kur u nisa nëna ma la edhe këtë amanet: ‘Mos të kesh lakmi. Si çdo i ri që ka ëndrrat e veta. shpejtë jeta e tij ndryshoi. me zinxhirë të arit dhe me sjellje të gangsterit. Duke e ditur që ishte i varfër. sepse u mashtrua shumë lehtë nga disa persona që vinin e shkonin nëpër Evropë. me vetura të shtrenjta e luksoze. Do t’ju ndihmoj’. edhe unë i kisha ato të miat. por lajmërohu shpesh’. ata i kërkuan që të shkonte me ta në Evropë – për të punuar ndershmërisht e për ta ndihmuar kështu familjen! “Rrinin nëpër Evropë pesë deri në gjashtë muaj. rezistoi për tri vite këtë tundim. Ai u bë hajdut. e kur ktheheshin rrinin nga dy apo tri javë. Me dhembje tha: ‘Shko. argat i personave që ia premtuan Parajsën. A. fatkeqësia hyri në jetën e tij. Në mbrëmje i thash nënës: ‘Po shkoj. më thanë se do të ma gjejnë një punë që ta ndihmoja familjen. . Pranova. xhelozi dhe urrejtje ndaj askujt’”! Në Perëndim për të gjithçka ishte më bukur se në Kosovë. tregonin se çfarë jete luksi bëhet nëpër Evropë. Ata ishin 15 vite më të vjetër se unë. Ne të rinjtë e lagjes i dëgjonim me vëmendje. Duke e ditur gjendjen time të vështirë ekonomike. Më kanë premtuar punë. Por. Nëna nuk donte të largohesha nga shtëpia.B.

Përnjëherë më erdhën të vjellat. Rezistova. sepse atë e priste edhe një tjetër “detyrë”. Disi u çlirova. Durova. Ai i kishte shpenzuar paratë në drogë e kumar. Veturat që i vidhnim i çonim në Rusi ose Hungari. ‘Fola me gruan. por prapë më bindi duke thënë: ‘Hajt se nuk vdes’. Mendoja që do të pëlcisja. Kundërshtova. Më tha të shkoja drejt në veturë e ta prisja aty. Kur hyra. Pastaj erdhi tymi i dytë. E vodha një ‘Audi 80’”. Tha se kishte probleme në Kosovë. Por. por pas dy a tri minutave erdha në vete. Dynjaja u bë rrafsh. Më dukej se dynjaja është e imja”. I thash se mundemi bashkërisht ne miqtë ta ndihmojmë. por ai kërkoi t’ia vidhja një veturë pranë vendit ku u parkuam. në guacë kishte përgatitur katër vija me heroinë: dy për mua e dy për veten. më tha. derisa njëri nuk u ngrit e më tha: ‘Hajt more burrë. i treti e kështu me radhë. Më thirri duke ma bërë me dorë. Për një moment njerëzit më vinin përqark. e pastaj e thitha një tym. ky ishte vetëm fillimi i këtij iluzioni që e fuste në robëri. kishte mbetur pa pare’. Një natë më thoshin që të pija një cigare. veç ti po del i veçantë’. “Ai që ma dha i pari drogën shkoi në WC.“Shoqëria po të fuste aty ku s’duhet. E thitha pluhurin. .

Banoja me një vajzë të huaj. “Shkova në kafe. më shikonte duke qeshur. dola”. Edhe pse sërish kundërshtova. Ndaj. U ula në karrige. flet për momentin kur shkoi në shtëpi dhe për reagimet e tij të para të një njeriu të droguar. Shoqja u ulë afër meje e u mbështet për koke në gjoksin tim. u nisa drejt banesës. rashë pre e tij. Nuk isha në qejf dhe nuk doja të më shikonte shoqja ashtu. Më ke kënaqur. Ai që ma dha drogën e për të cilin e vodha veturën. lidhje kjo të cilën nuk gjente forcë ta ndërpriste. Isha shumë i disponuar. U zgjova në orën katër pasdite me krizat e drogës. Nuk dinte gjë për drogën. Shkuam në WC bashkë. “Pasi e ‘rehatova’ shokun. . por nuk ndjehesha rehat. Kurrë më i disponuar se sot nuk ke qenë’. Nisa të flisja. Aty ishin ulur shokët e mi të droguar. Më kishte kapur droga e nuk ndalesha derisa u bë dritë. U shtriva në shtrat. E hapi qesen dhe më ofroi pak heroinë. Ajo më tha: ‘Edhe një javë do të dëgjoja. Droga më kthjelli”. Kështu nisi “lidhja” e tij me heroinën.Me zërin e tij të dridhur e të penduar. U ktheva nga Dashi – siç e thërrisja – dhe i thash: ‘Të lash pa gjumë’.

njeriu s’del kurrë nga ajo”. blinte drogë. jo vetëm që u bë hajdut e narkoman. ndoshta do ta kisha përkrahjen dhe mbështetjen e tyre për ta lënë. kjo nuk ndodhi. Me ato pak pare që i siguronte.B. sidomos nënës që më kishte vdekur. Por. pas 17 viteve kthehet detyrimisht në Kosovë. ose nuk e kanë përmendur. . Sepse. Në vendin e tij të lindjes. vendosa të ikja. A. me zemër të hapur e me dashuri. Familja nuk e dinte këtë. nëpër shtëpi të vjetra e të braktisura”. e nuk mund ta lija. në Pejë. Pastaj erdhi në Prishtinë. siç thotë ai. Situata u acarua.Kështu. Pasi u fut në burg për punët e paligjshme që i bëri. “kur hyn në të. Nga “miqtë” e blinte drogën. por edhe klient i atyre që e futën në këtë udhë. “Vëllezërit e motra më pritën mirë.B. Rrija ku mundesha. ka qëndruar për dy muaj. Sikur të flisnin. me vite të tëra. A. U kisha munguar. Isha përdorues i drogës.

mpg https://www. para nuk kisha. Por. Drogën kurrë me shiringë nuk e kam marrë. Të rinjtë në Prishtinë po. “Nuk i dua më dhunën e rrugët e liga.com/watch?v=GGflIlYui84 - HISTORIA E NJE VARTESI DROGE. Ai sot dëshiron të ndihmojë të tjerët që kanë të njëjtat halle si dikur. natyrisht se zgjidhja rrugët e paligjshme”. në një si proverb nga e cila viktimat si ai mund të nxjerrin mësim: për ta shpëtuar veten dhe të tjerët rreth tyre. ua them këtë: Vrasja nuk është marrje haku nëse je në gjak me dikën. Shkova aty. Flija nëpër bodrume të ndërtesave dhe shkruaja historinë time që një ditë ta botoj në formë të librit. Por. A.B.B. ta botojë në një libër. A. Përmes përvojës e kujtimeve të tij beson se mund të ndihmojë që Kosova të ketë njerëz e familje më të shëndetshme. ëndërron që ferrin nëpër të cilin kishte kaluar. sepse isha i vendosur ta lija heroinën”. thotë A. /Elfije Boletini/Telegrafi/ - PERDORIMI I DROGAVE NGA ADOLESHENTET https://www. sepse kështu ia vret tërë familjen”. e të rinj të fortë që do ta çmojnë jetën dhe sfidat që ajo sjell. për ta shpjeguar ferrin e drogës. një ditë u bë këmbëngulës që të kërkonte shpëtimin më shumë se drogën! “U shkatërrova.. Pastaj dëgjova për qendrën ‘Labirinti’. e unë kurrë nuk kisha besuar se Kosova vjen në këtë ditë. e jo vetëkënaqësinë jetëshkurtër që sjell dhembje të vazhdueshme për familjen e shoqërinë.com/watch?v=m511vRHmnIo - .“Një shoqe nga jashtë më çonte ndonjëherë para. Dozat rriteshin. Për t’i siguruar ato.B. U mësova edhe unë kështu.youtube. por t’ia bësh hasmit djalin narkoman.youtube. ato u shpenzuan.

derisa qendrat e rehabilitimit në Kosovë mungojnë. luftimit të krimit të organizuar. Sipas zyrtarëve që merren me problematikën e drogave. terapi mbajtëse zëvendësuese”. Trajtimi i përdoruesve të drogave. Këto janë shifra të verifikuar nga policia. është ai me metadon. ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017. Por qytetarët mendojnë se duhet të sensibilizohet më shumë çështja e substancave narkotike. Në organizatën ‘Labirint’ bëhet detoksi. por mund të jetë me pasoja shumë të mëdha. ka thënë se trendi i përdorimit të substancave narkotike është në rritje. Safet Blakaj. Besa Kastrati. por nuk ka programe rehabilituese apo përcjellje. por për rehabilitim Kosova është shumë e varfër. “Në Kosovë mundësitë për rehabilitim janë të vogla. “Tri vitet e fundit kemi shtim të numrit të atyre që vdesin. “Mendoj se droga po përdoret shumë prej të rinjve në Kosovë dhe mendoj se drogat e lehta janë ato që përdoren nga të rinjtë shumë. tri vjetët e fundit është rritur numri i personave që po vdesin si pasojë e përdorimit të substancave narkotike. së fundmi. derisa këtë vit 15 persona. viti i kaluar ka qenë mbi 16 persona të vdekur. thotë Blakaj. në kuadër të drogave. Sipas të dhënave të fundit Zyrës për Drogë dhe Krim të Kombeve të Bashkuara. autoritetet vendore synojnë të reduktojnë përdorimin e drogave dhe dëmet që sjell me vete kjo dukuri. mbetet shqetësues.Djali nga Peja. Unë kam njohuri për drogën. Sa i përket programit tjetër.com/watch?v=IK1bZNLgHOQ - Pa qendra rehabilitimi për narkomanët Fakti se në Kosovë shumë të rinj përdorin substance narkotike. por jo ndoshta sa duhet. përmes kësaj strategjie. terrorizmit dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror. Qeveria e Kosovës. shprehet Besa. dhe nuk ka qëndrim 24 orësh. Ndërkaq. sepse sipas tyre. transmeton Rel. rrëfen jetën e tij të trishtë nga varësia e drogës https://www. Mund të supozoj që ky numër është më i madh që kanë vdekur nga droga por që shënimet nuk ekzistojnë. udhëheqës i organizatës “Labirinti”. me qëndrim dy javor. ose pastrimi ditor. nga mos informimi i duhur. rreth 16. ndërsa heroina thuhet se u prin drogave të tjera kur bëhet fjalë për sasitë që përdoren.youtube. të rinjtë kureshtarë e provojnë atë. mund ta bëjnë rehabilitimin në klinikën psikiatrike. Sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë. Blakaj jep hollësi rreth numrit të personave që kanë vdekur si pasojë e përdorimit të substancave narkotike. Mendoj se institucionet duhet të bëjnë më shume për ta ndalur këtë fenomen në mënyrë që të rinjtë të kenë sa më shumë informata për pasojat që sjell droga”. jep mendimin e saj rreth përdorimit të substancave narkotike. . dhe kjo vazhdon për një kohë të caktuar.5 milionë njerëz në botë kanë përdorur të paktën një herë brenda vitit substanca narkotike.

shërbimet i marrin në klinikën e psikiatrisë në QKUK dhe spitalet rajonale. Përdorimi i marihuanës është shumë i rritur. si një prej narkotikëve më të dëmshëm. aso elementesh kimike që përdoren për pastrimet e gjëra të ndryshme. të ashtuquajturat ‘legal high” apo “lartësia legale”. ndodhin rastet e dhunimit nën ndikimin e kësaj droge. Një prej substancave që e përbën atë është edhe ajo. për arsye se i nxitë epshet seksuale. Bosnja dhe Kosova. si dhe për mirëmbajtje sanitare. Përveç riorganizimit të shëndetësisë. në dy vitet e fundit abuzuesit e narkotikëve përdorin edhe substancat narkotike si Amfetamina dhe Meta-amfetamina. Faik Hoti. megjithatë. ka shënuar rënie në Kosovë. sepse kjo nuk do të thotë se gjithmonë është ashtu. E zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se në strategjinë e shëndetit mendor është paraparë edhe krijimi i qendrave rehabilituese. do të krijojë mundësi ngritjen e financimit në shëndetësi dhe kushte për të punuar edhe në këtë drejtim”. si dhe pjesëmarrës në përpilimin e Strategjisë kombëtare kundër drogave. Në këtë drogë. Mirëpo. shpjegon se drogat e reja të dizajnuara janë kombinim i substancave të ndryshme kimike që përdoren në industri. është substanca GHB. duke folur për Radion Evropa e Lirë. e cila sipas tij është jashtëzakonisht e rrezikshme. shpjegon Blakaj. ndërkaq Turqia dhe Irani mbesin vendet ku janë konfiskuar sasitë më të mëdha të drogës. që është akronim i formulës kimike Gama Hidro Glabulin. për pastrimin e automjeteve. thekson Blakaj. Mali i Zi. si për shembull. sipas ekspertëve që merren me personat që abuzojnë narkotikë. /Telegrafi/ - Droga e “padukshme” në Kosovë Përderisa abuzimet me heroinën. “Personat që kanë probleme për shkak të abuzimit me droga. tashmë në vend janë duke u keqpërdorur drogat e reja të dizajnuara. po ashtu edhe heroinës. Ulja e trafikimit me drogë në të ashtuquajturën “Linjë të Ballkanit” mbetet sfida më e madhe për shtetet e rajonit si Shqipëria. në Prishtinë. e njohur si “speed” apo “shpejtësia”. Defektologu Safet Blakaj. Në strategjinë e shëndetit mendor është paraparë edhe krijimi i qendrave rehabilituese që mund të jenë objektiva të ardhshme pas fillimit të reformës së sistemit shëndetësor. thotë Blakaj. ka edhe zbardhues. drejtor i departamentit në Ministrinë e Shëndetësisë jep më shumë hollësi. madje nuk e di se ka qenë dikush i dhunuar”. e cila është e pranishme tash e dy vjet në qarkullim dhe ka përhapje të shpejtë. siç thonë ata.Trendi i rritjes së përdoruesve është gjithmonë në rritje dhe kjo është problematika që do të na paraqitet për dy tri vjet kur problemin do ta kemi shumë më të madh. Është tërësisht kimike. Çfarë është më e keqja. pastrues. drejtues i Qendrës mediko-psikoterapeutike “Labirint”. që shkakton varshmëri shumë shpejtë”. Sidoqoftë. themi kushtimisht. . Afganistani vazhdon të jetë shteti prodhues më i madh i drogës në botë. “GHB është një lloj droge e kombinuar. Këtu bëhet edhe detosikimi me metadon. Ai shton se përveç substancave të ashtuquajtura GHB. Një prej tyre. Kjo është një drogë që njihet edhe si droga e dhunimit.

“Problemi është që edhe në kontakt me ekipet e mjekëve që merren me ta. Sadriu. “Policia ka informata se si duken këto. thotë Sadriu. “Rreziqet e saj janë po ashtu që ne kurrë nuk e dimë saktë fortësinë e saj dhe shpejt ka kolapse të ndryshme e që ne nuk e kuptojmë se dikush ka rënë në ndonjë bar ose në ndonjë disko. realisht. “Lidhur me drogat GHB dhe Amfimetamina. sa i përket policisë dhe gjyqësisë. për ta vërtetuar një gjë të tillë. brenda një nate. por është pak më e dendur se uji. bazuar në punën tonë dhe në trajtimin e personave të varur nga droga ose me posedim të saj. Zëdhënësi i policisë. thotë për Radion Evropa e Lirë se njësitë policore kundër drogës. Kjo është dukja fizike e kësaj substance”. potencon Blakaj. nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë”. policia ka informacione për drogat e reja të dizajnuara. organeve të ndjekjes. . Mirëpo. Dikush e quan ‘të fiktë’ (alivanosje). thotë se megjithatë. sipas tij. "kjo është në formë të lëngshme. Por. janë tejet të mëdha. Safet Blakaj shpjegon dukjen fizike të GHB-së. të cilat janë identifikuar se keqpërdoren. kanë thënë se ‘nuk kemi pasur raste që kemi trajtuar persona të varur prej këtyre drogave’”. sipas defektologut Blakaj. për arsye se ajo shumë shpejt absorbohet dhe del prej organizmit. pohon Blakaj. trajnohen edhe për identifikimin e drogave të reja. nuk është se kemi pasur raste që kemi trajtuar persona që kanë qenë në posedim të këtyre drogave”.Në anën tjetër. ne si polici kemi informacione për ekzistencën e këtyre drogave. Blakaj në prononcimin për Radion Evropa e Lirë. por deri më tash. momentalisht. ne kemi informacione për këto lloj drogash. bën të ditur Sadriu. Është vështirë të argumentohet që dikush i ka dhënë dikujt drogë”. si dhe Meta-amfimetamina dhe drogat e reja. thekson se rastet kanë ndodhur dhe se rreziqet nga drogat e reja të dizajnuara. duke thënë se. që i ngjan shumë ujit. Edhe Blakaj vlerëson se për organet e rendit është mjaft i vështirë argumentimi i faktit të përdorimit të GHB-së tek abuzuesit e kësaj substance. edhe pavarësisht faktit se nuk ka pasur raste që ne kemi trajtuar persona që kanë qenë në varësi të këtyre substancave narkotike. ku ka pasur edhe rënie në komë nga përdorimi i kësaj droge”. Sadriu pranon se për policinë është problematik argumentimi i përdorimit të GHB-së pa konstatimin e ekspertëve shëndetësorë. është pa ngjyrë. nuk ka pasur raste që janë kapur persona që posedojnë apo konsumojnë droga të tilla. Mirëpo. thotë Sadriu. por këto raste janë që ndodhin. “Është tepër shumë e vështirë. është pak vështirë të identifikohen. Zëdhënësi i kësaj policie. do të thotë. Por. në Evropë aktualisht janë duke qarkulluar rreth 300 substanca të ngjashme. në pub-e të caktuara. mirëpo. Në një rast ka pasur disa intervenime nga ndihma e shpejtë. Ndryshe. për shkak të përbërjes së tyre. zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se janë në dijeni për rrezikshmërinë e këtyre drogave të reja. neuropsikiatrit. Brahim Sadriu.

Njohësit e kësaj çështjeje thonë se përpos substancave narkotike. përderisa nuk strukturohen për të krijuar substancë narkotike. Rreth pesë mijë nga ta konsiderohet se janë përdorues aktivë. flasin edhe profesionistë shëndetësorë. ekzistojnë probleme ligjore për parandalim. thotë Safet Blakaj. Ka fëmijë 13- vjeçarë që kërkojnë ndihmë mjekësore. janë ata që më së shpeshti kërkojnë ndihmë”. është shqetësues. ka vend për përmirësim. trajtohen edhe fëmijët 13-vjeçarë. mund të shkaktojë dëme të rënda në zhvillimin e tyre fizik. Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë. derisa flet për drogat që përdoren në Kosovë. Ky është një problem që na pret në një të ardhme të afërt. Por. veç e veç. veprave të ndryshme ilegale. Sipas tij. por fakti që adoleshentët vijnë. nuk janë në listën e substancave të ndaluara ligjërisht. thotë Blakaj. Sipas tyre në Klinikën Psikiatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Samire Gashi. Përndryshe ka edhe trajtim ditor. ajo që mbetet shqetësuese. thuhet se tashmë në Kosovë. në funksion të zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar. përdorimi problematik i kësaj droge”. thotë se fakti se fëmijët fillojnë të abuzojnë me substanca narkotike dhe më pas kërkojnë ndihmë në klinikën ku ajo punon. është se mosha e përdoruesve të substancave narkotike. e që mendoj që do të duhej të ishte shqetësim i gjithë shoqërisë. pikërisht nga varësia nga këto substanca. pra është mosha 12-vjeçare ajo që përdor drogën e tipit kanabis. ashtu sikurse edhe në Kosovë. e posaçërisht . mendor dhe moral. Blakaj thotë se dy vjetët e fundit ka rënë numri i përdoruesve të substancës narkotike heroinë. drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”. Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike. shefe e Repartit të varësisë në Klinikën e Psikiatrisë. Ndonëse sipas autoriteteve të rendit. Kushtet nuk janë shumë të mira. është mjaft shqetësues.Por. Frekuenca nuk është shumë e madhe. për t’ua mundësuar organeve të ndjekjes parandalimin e shitjes dhe keqpërdorimit të tyre. Këtë e ka verifikuar së voni edhe një hulumtim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. kryesisht të llojit marihuanë. pra. /rel/ - Shqetësuese: 12 vjeçarët përdorues të substancave narkotike në Kosovë Në Kosovë janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga të rinjtë. kanë filluar edhe rastet e para për trajtim nga kokaina. Për trajtimin nga substancat narkotike. thonë se kohëve të fundit vërehet rritje edhe e konsumimit të duhanit dhe alkoolit. çdo vit po bie. ‘’Mosha e përdoruesve ka rënë dukshëm. thotë Gashi. janë 12-vjeçaret ata që përdorin substancë narkotike. “Te ne bëhet detoksikimi. edhe rastet me mbidozë të përdorimit të substancave narkotike. për shkak se përbërësit e tyre. Sipas hulumtimeve. gjë që ai e cilëson si lajm të mirë. Gjithashtu. të cilat do të futen nën kontroll ligjor. e (përdoruesit) vijnë me vetëdëshirë. sipas autoriteteve që merren me këtë problematikë. Muajt e fundit. tashmë në Kosovë po përpilohet lista e këtyre substancave.

e që nuk ka qenë më herët në skemën e drogave në Kosovë. thekson ai. në adoleshencë ndikon edhe rrethi shumë. zyrtar për informim në Policinë e Kosovës. si Europoli. bën të ditur Hoxha. është njëra nga arsyet. krimit të organizuar. Policia e Kosovës ka trajtuar mbi 218 raste. Interpoli. dhe vështirë përballohen edhe në shtetet e BE-së. Këto lloje po keqpërdoren”. Në Policinë e Kosovës thonë gjithashtu se është e rëndësishme të potencohet se anëtarësimi i Policisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë. “Vetëm gjatë periudhës janar-prill 2016. me ato kompetenca ligjore që ka. thotë se në vazhdimësi kanë treguar gatishmëri për një bashkëpunim me shtetet e rajonit dhe më gjerë. problemet sociale. Adoleshenti ka nevojë të cilësohet për diçka. ku të përfshirë kanë qenë mbi 300 persona të dyshuar. Safet Blakaj tregon për futjen e substancave të reja narkotike në tregun e Kosovës. “Ndërkaq. kjo do të eliminonte çdo barrierë që ndikon në luftimin e këtyre dukurive të dëmshme./rel/ . ekonomike e që ndikojnë që individët fillojnë të përdorin droga”.realizimin e objektivave të saj në luftën kundër trafikimit me narkotikë. Psikologët shpjegojnë shkaqet që një individ e shtyn të përdorë narkotikë dhe cila është mosha më e shpeshtë që njerëzit fillojnë të abuzojnë me këto substanca. psikologe. është ndërmarrë një numër i operacioneve policore në nivel vendi. Drogat e reja janë ato që ne nuk i dimë. do të jepte rezultate edhe më të mira në funksion të luftimit të krimit të organizuar në përgjithësi dhe trafikimit me substanca narkotike në veçanti. problemet familjare dhe ikja nga realiteti. Ai tregon se si rezultat i operacioneve policore gjatë kësaj periudhe. në kuadër të luftimit të drogave. terrorizmit. gjë që është shqetësuese. Ndërkohë. pastaj edhe një sasi e kokainës”. janë shënuar edhe rezultate konkrete në arrestimin e personave të dyshuar dhe në shkatërrimin e grupeve të ndryshme kriminale. dhe në qoftë se për shoqërinë e tij kjo do të ishte interesante dhe pozitive. janë realizuar operacione të përbashkëta policore në nivel rajonal. organizatat joqeveritare konsiderojnë se qasja deri te shitësit e drogave nuk është shumë e vështirë. ka filluar të përdoret shumë nga të gjitha grupmoshat. janë arrestuar mbi 250 persona të dyshuar. mbi 10 gramë heroinë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi. e që janë problematikë më vete. dhe siç thotë ai. të cilat tejkalojnë kufijtë vendorë. Sipas tyre. Daut Hoxha. si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror. por personaliteti i individit dhe dëshira për të eksploruar. për Radion Evropa e Lirë rendit disa shkaqe që nxisin të rinjtë të përdorin drogë: “Arsyet që personat nxiten të përdorin lëndë narkotike janë të ndryshme. Pastaj. Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017. “Edhe droga ‘speed’. ndërsa gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar mbi 180 kilogramë marihuanë. ndikohen nga rrethi dhe fillojnë të abuzojnë”. Anduena Arrni.

ndonëse nuk ka statistika të sakta. flet për numrin e personave të arrestuar dhe sasinë e konfiskuar të drogës: “Në vitin 2014. Ndryshe. terrorizmit. kohëve të fundit në treg po hyjnë lloje të reja të drogave. Droga e tipit heroinë ka stagnuar. Janë konfiskuar dhe mbi 22 kilogramë kokainë”. madje edhe nga nxënës të shkollave. shton Blakaj. Marihuana i ka përfshirë gjitha shtresat. janë konfiskuar 637 kilogramë marihuanë dhe mbi 9 kilogramë heroinë. Por. dhe janë konfiskuar 22 kilogramë marihuanë. duke filluar nga moshat shkollore. si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror. ku mesatarja është 16 – 20 vjeç”. zyrtar për informim në Policinë e Kosovës. . përmes kësaj strategjie. Hoxha ka bërë të ditur për disa operacione të suksesshme të Policisë së Kosovës që kanë për qëllim shkatërrimin e rrjeteve për trafikimin e substancave narkotike. autoritetet vendore synojnë të reduktojnë përdorimin e drogave dhe dëmet që sjell me vete kjo dukuri. janë shënuar pak raste kohët e fundit. derisa të tjerë që abuzojnë me këto substanca janë rreth 20 mijë persona. Autoritetet e rendit kanë pohuar se janë duke luftuar trafikimin me narkotikë. “Droga e tipit marihuanë është shumë e përhapur te të rinjtë në Kosovë. që kanë një forcë materiale më të lartë. që kanë pasur problem me këtë lloj droge”. derisa janë arrestuar 693 persona. derisa kokaina ka shënuar rritje. pra është në një nivel që nuk shënon rritje. të cilat sipas zyrtarëve shëndetësorë. respektivisht njësitet antidrogë. ka realizuar operacione të suksesshme në mbarë vendin”. Po ashtu. Substanca narkotike e re në treg. thotë për Radion Evropa e Lirë. se marihuana është ajo që përdoret më së shumti në vend. janë me rrezikshmëri të lartë. Zakonisht kokaina në raportet tona dinamike është vërejtur që ka qasje te përdoruesit në Kosovë. thotë Blakaj. “Në vitin 2015. Në Kosovë. sidomos te shtresat më të larta. luftimit të krimit të organizuar. janë arrestuar 39 persona nga Policia e Kosovës. janë trajtuar nga autoritetet e rendit640 raste. në kuadër të drogave. “Policia e Kosovës. Sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë.- Marihuana po konsumohet edhe nëpër shkolla Sipas Kombeve të Bashkuara. Safet Blakaj. Qeveria e Kosovës ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017. në luftën e pa kompromis kundër dukurive negative. quhet GHB (Hydroxybutyric acid). krimit të organizuar dhe veçanërisht përpjekjeve për zbatimin e strategjive për luftimin e trafikimit me substanca narkotike. thuhet se rreth 5 mijë persona janë përdorues të rregullt të substancave narkotike. “Sa i përket llojit të dogës GHB . Gjithashtu janë konfiskuar edhe 1. Daut Hoxha. drejtues i Qendrës rehabilituese nga droga “Labirinthi”.3 kilogramë heroinë”. rreth 200 milionë njerëz në botë përdorin substanca narkotike.

Afganistani vazhdon të jetë shteti prodhues më i madh i drogës në botë. Drejtues të qendrës mediko-psikoterapeutike "Labyrinth" thonë se nuk ka rritje të përdorimit të kësaj droge. 12:22  Përditësuar 13:18 . Çmimi i këtyre drogave të reja është edhe më i lirë se sa marihuana. është arrestuar numër i madh personave të dyshuar. Ulja e trafikimit me drogë në të ashtuquajturën “Linjë të Ballkanit” mbetet sfida më e madhe për shtetet e rajonit. Rreth 1. Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se kanë informacione për llojet e reja të drogës që përdorën në Kosovës. si Shqipëria. Në Evropë tashmë ekzistojnë 300 lloje të drogave kimike e disa prej tyre përdorën edhe në Kosovë tash e dy vjet. Bosnja dhe Kosova. bën të ditur Hoxha./RTK/ - Gjashtë muaj terapi për të hequr dorë nga droga  Hydajete Bushaj  21 Prill 2015.com/marihuana-po-konsumohet-edhe-neper-shkolla/ - Në Kosovë po përdoren droga shumë të rrezikshme Në Kosovë kanë filluar të përdoren disa droga të reja kimike shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Për udhëheqësin e kësaj qendre Safet Blakaj shqetësuese është futja në treg e llojeve të reja të drogave kimike që krijohen nga substancat të cilat përdoren në industri si dhe materiale për mirëmbajtje sanitare. të cilat sipas Blakajt po përhapen shumë shpejt.200 persona në Kosovë janë përdorues të substancës narkotike të llojit heroinë. Përbërja e tyre variron nga substancat e përdorura në industri e deri te materialet për mirëmbajtje sanitare.telegrafi. Mali i Zi. që njihet si njëra nga drogat më të dëmshme. /REL/ http://www. Ndryshe. Këto lloje të drogave kimike janë substanca GHB e cila është akronim i formulës (Gama Hidor Galbulin) e që përmban elemente kimike siç janë zbardhuesit dhe pastruesit e ndryshëm të automjeteve. si dhe janë konfiskuar sasi të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike”.“Me këtë rast janë shkatërruar disa rrjete kriminale të përfshira në këto aktivitete ilegale. ndërkaq Turqia dhe Irani mbesin vendet ku janë konfiskuar sasitë më të mëdha të drogës. mirëpo deri më tani nuk kanë trajtuar asnjë rast.

Temat Kryesore  Përvoja e klinikës së rehabilitimit të përdoruesve të lëndëve narkotike në vendin fqinj. Këto persona duhet patjetër të rehabilitojnë aftësitë e . Gjatë kësaj kohe personi do të trajtohet me anë të vitaminave. Në fazën e pestë dhe të fundit personi duhet të përmirësohet përmirësohet nga ana etike. Megjithëse në kryeqytet ekzistojnë qendra rehabilitimi për përdoruesit e lëndëve narkotike. lahen në liqen. që ndiqen pranë qendrës ku ju punoni? Në fillim bëhet intervista e hyrjes me personin. Faza e katërt është edukimi. Në momentin që e kalon këtë hap. që në të shumtën e rasteve. volejboll. Faza e tretë është faza e ushtrimeve dhe komunikimi që e ndihmojnë personin ta kthejë vetëbesimin në komunikim me njerëzit e tjerë dhe e përgatisin që nëpërmjet komunikimit ta ketë më të lehtë me pengesat e trajtimit. Në këtë pjesë personi është në mbikëqyrje nga persona të specializuar. Maqedoni. Gjithashtu studentët do të jenë në mbikëqyrje gjatë 24 orëve. ku me anë të disa kritereve mund të shohim nëse personi mund t’i nënshtrohet programit. më saktë është jetësore për çdo person që është i varur nga droga. Z. abstinenca. Rrëfimi i Sidrit Troplinit. personit i bëhet një kontroll mjekësor. nënkuptojmë llojet dhe problematikat që shkakton tek përdoruesit e saj. punonjës prej 4 vitesh në këtë qendër. ku personi duhet t’i kalojë të ashtuquajturat “kriza”. tregon për procedurat që ndiqen në këtë qendër.Janë të shumta familjet shqiptare. merren me peshkim. Faza e dytë është detoksifikimi i trupit me anë të saunës dhe me sasi të mëdha vitaminash dhe mineralesh. efikasitetin e metodave të saj. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”. cilat janë procedurat e rehabilitimit. Lufta kundër lëndëve narkotike dhe varësisë ndaj tyre. Maqedoni. internet dhe një pjesë të kohës e kalojnë duke shikuar sport në televizion. Sidrit Troplini. Në kohën e lirë studentët shoqërohen me njeri-tjetrin. luajnë ping-pong. duke studiuar personin. i cili konfirmon nëse ky person është i shëndetshëm dhe i aftë për ta filluar programin. ku. Troplini. është e pamundur për një numër të madh të përdoruesve në vendin tonë. punonjës në qendër dhe historia e 100 personave që morën titullin drugfree Hydajete Bushaj Shpesh kur flasim për drogën. shikojnë filma. alkooli ose ilaçet psiko-farmaceutike. detajet në lidhje me organizimin dhe argëtimin e të rehabilituarve pranë kësaj qendre. Sa i domosdoshëm është ky rehabilitimi tek përdoruesit e lëndëve narkotike? Kuptohet që është me rëndësi shumë të madhe. gjejmë arsyet që e kanë shtyrë drejt përdorimit të drogës dhe gjithashtu studiojmë fushat e jetës në të cilat ka vështirësi. të cilat përballen shpesh me një problem të tillë. që quhen cal-mag ose calcium dhe magnesium. bëjnë shëtitje në malin ku ndodhemi. Një problem i tillë në 80 për qind të rasteve rezulton pozitiv në një klinikë rehabilitimi në vendin fqinj. masazheve dhe pijeve speciale. të cilët do e ndihmojnë në reduktimin e vështirësive fizike dhe mendore. Pas këtij raporti mjekësor nisin procedurat e fillimit të fazës së parë. ta kthejë integritetin e tij dhe të mësojë se si mund të mbrohet nga sulmet në mjedis dhe nga personat që nuk ja duan të mirën. rezulton i pazgjidhshëm. kjo nuk ka bërë që përdoruesit e drogave të ndryshme të shmangnin varësinë ndaj saj.

të cilat përdorin të njëjtën teknologji rehabilitimi dhe kanë më shumë se 40 vjet eksperiencë. Prej sa vitesh funksionon kjo qendër? Kjo qendër në Maqedoni. por përkundrazi i rrisin pasojat e dëmshme tek ai person dhe vetëm sa e ndryshojnë llojin e varësisë nga një lloj droge në një tjetër. kanë pasur që në fillim qëllim të qartë për të shpëtuar nga varësia që kishin krijuar nga drogat apo alkooli. Duhet të theksoj që këto 80 për qind e personave. në mënyrë që të mos i kthehet asnjëherë drogës dhe të jetë anëtar i dobishëm i shoqërisë. Si duhet të sillen njerëzit përreth me personat që trajtohen në qendra të tilla? . Duke marrë një mesatare. që vendoset mbas intervistës hyrëse dhe kontrollit mjekësor. ndërsa programi zgjat rreth 6 muaj në varësi të shenjave të përmirësimit që ka personi i cili i nënshtrohet programit.tyre. Rregullisht mbahen kontakte me këto persona dhe pjesëtarë të familjeve të tyre për ecurinë që studentët kanë pas këtij rehabilitimit. Këtu dua të theksoj që personi. Çmimet Sa mund të shkoj kostoja e shpenzimeve pranë kësaj qendër? Pagesa është një lloj donacioni. Është e vetmja qendër në Ballkan. Gjithashtu qendrat e tjera që mundohen ta zgjidhin këtë problem. Po numri i të rehabilituarve? Gjatë këtyre 11 viteve më shumë se 100 persona e kanë marrë titullin drugfree. me anë të mësuarit të shohë problemet me të cilat ai përballet dhe të gjejë zgjidhje për këto probleme. në mënyrë që të mund t’i kthehen përsëri jetës që kishin para se të fillonin me drogën ose gjëra të ngjashme. Sa efikase është ndjekja e kësaj terapie? Kjo terapi është një nga metodat më efikase. ky çmim mund të shkojë rreth 1500 euro në muaj. sepse është programi i vetëm që ka një metodë ekzakte sesi mund të ndihmohet një i varur ndaj lëndëve narkotike. Rëndësia e ekzistencës së qendrave rehabilituese Sidrit Troplini tregon mënyrën se si duhet të sillemi me personat e rehabilituar Sa e domosdoshme është ekzistenca e qendrave të tilla? Kuptohet që është shumë e rëndësishme për ato familje që e kanë këtë problem. i cili bëhet pjesë i programit. është i domosdoshëm. por mund të them që çmimi ndryshon në bazë të rasteve dhe gjendjes së personave. ekziston prej 11 vitesh. ndërsa në botë ekzistojnë më shumë se 100 të tilla. Po të flasim me përqindje rreth 80 për qind e personave që e mbarojnë këtë program nuk i janë kthyer më drogave ose alkoolit. Para këtij kontrolli nuk mund të caktohet sesa është donacioni.Unë punoj në këtë qendër prej 4 vitesh. Shërbimi që ofron Narconon. me bindje mund të them që është më efikasja në këtë fushë. Këtë gjë e tregojnë edhe rezultatet. që jo vetëm nuk e zgjidhin këtë problem. shumica e tyre përdor ilaçe si metadoni ose morfina.

Vetëm në Shkodër funksionon një qendër rehabilitimi. Mendoni se një qendër e tillë është e domosdoshme në Tiranë? Patjetër që po. të bëjnë plane si do funksionojnë në të ardhmen. Deri në momentin që do mundësohet kjo gjë. është shumë e rëndësishme që një qendër e tillë të hapet dhe në Tiranë. të mundohen që mos ta kthejnë të rehabilituarin në ndodhitë e së shkuarës ose t’ia përsërisin ato që i kanë ndodhur.Më e rëndësishmja nga të gjitha është që pas rehabilitimit personat që kanë kryer programin kurues. Me të rehabilituarit duhet të zhvillohet një komunikim i hapur dhe i kujdesshëm. tëtrajtohen si persona normal. Personat që i rrethojnë. këshilloj personalisht që të gjithë të interesuarit të vijnë dhe ta vizitojnë qendrën dhe të njihen me këtë teknologji që është shumë e ndryshme me atë që gjendet në Shkodër. personi bashkë me të afërmit e tij. Është e këshillueshme që para se të mbarojë me programin. - - .