You are on page 1of 5

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE


Studimet master
Programi: Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment

Lënda: MATERIALET BASHKËKOHORE INXHINIERIKE

PUNIMI SEMINARI

Data e dorëzimit: . dhjetor . 2017

Mësimdhënësi Kandidati

Prof.dr. Hysni Osmani Nnnnnn Nnnnn


UNIVERSITETI PRSHTINËS “HASAN PRISHTINA”
Faqja 2
FFAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Lënda: MATERIALET BASHKËKOHORE INXHINIERIKE Detyra 1

Udhëzime të Përgjithshme për Përgatitjen e Punimit

Punimi do të përbëhet nga:

 Faqja titulluese
 Abstrakti
 Hyrja
 Përshkrimi i problemit (Metodologjia)
 Përfundimi
 Literatura

Këto seksione dhe përmbajtja e tyre do te sqarohen ne vazhdim.

FAQJA TITULLUESE. Faqja titulluese duhet të jetë faqe në vete dhe të përmbaj emrin e
universitetit, njësisë akademike dhe lëndës. Pastaj, një titull përshkrues të projektit të punuar,
emrat e autorëve dhe datën kur është dorëzuar. Faqja gjithashtu mund të përmbaj një ilustrim
që lidhet me punën e kryer në raport, por nëse e vendosni ilustrimin duhet të keni kujdes që
ilustrimi të mos e dëmtoj efektin që ju dëshironi ta krijoni përmes tij.

ABSTRAKTI. Është një përshkrim i shkurtër i tërë asaj që është paraqitur në raport, apo projekt.
Fillimisht duhet te përshkruhet rëndësia e problemit me të cilën jeni marr. Pastaj vazhdohet me
kontributin që të tjerët kanë dhënë në këtë fushë. Pastaj vazhdohet me punën që ju keni bërë
në këtë punim lidhur me këtë fushë. Pra duhet të përshkruhet në mënyrë specifike kontributi që
keni dhënë në këtë punim. Abstrakti duhet të mos jetë më i gjatë se 150 fjalë. Pra secila nga
pikat e përmendura më lart duhet të prezantohet me një ose dy fjali në mënyrë të qartë dhe
konkrete. Abstrakti nuk guxon të përmbaj asnjë përshkrim apo sqarim të gjërave që nuk janë në
projekt. Në abstrakt nuk duhet të ketë kryerreshta. Preferohet që abstrakti të shkruhet i fundit,
pa pas përfundimit.

HYRJA. Këtu duhet të prezantohet problemi me te cilin do të merreni në projekt duke filluar nga
zanafilla. Pra duke treguar një histori të problemit duke u orientuar në disa pika si p.sh.: kur
është paraqitur ky problem apo interesi për këtë fushë për herë të parë; a i ka parapri diçka
ardhjes tek ky problem/interes; cilat kanë qenë vështirësitë fillestare; si ka evoluar hulumtimi i
kësaj fushe me ecjen e kohës; sa ka evoluar kjo fushë me avancimin e teknologjisë, e kështu me
radhë. Përmendi personat që i kanë kontribuar zhvillimit të kësaj fushe. Mos harroni të
referoheni në literaturën tek e cila e keni marrë informacionin e prezantuar.

PËRSHKRIMI I PROBLEMIT (METODOLOGJIA). Varësisht nga projekti kjo pjesë ndryshon. Kjo
mund të konsiderohet si vazhdimësi e hyrjes, por këtu duhet të sqarohen gjërat në mënyrë më

Mësimdhënësi Kandidati Viti akademik

Prof.dr. Hysni Osmani Nnnnnn Nnnnn 2017/2018


UNIVERSITETI PRSHTINËS “HASAN PRISHTINA”
Faqja 3
FFAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Lënda: MATERIALET BASHKËKOHORE INXHINIERIKE Detyra 1

konkrete. Nëse është fjala për prezantimin e një produkti, apo disa produkteve të llojit të njëjtë
duhet të përshkruhen ato veç e veç; të bëhet krahasimi në mes tyre; të tregohen përparësitë
dhe të metat e tyre; mënyrën si përfitohen, e të dhëna të tjera të rëndësishme për tu prezantuar
në raport lidhur me produktin që është hulumtuar.
Studentët që punën e tyre e bazojnë në materiale të gjetura në internet apo literaturë, duke u
bazuar në pikat e përmendura më lart, duhet të prezantojnë informacione sa më të
kompletuara, pra më të detajuara mbi problemin me të cilin merren.
Këta student duhet të prezantojnë edhe mënyrat e përfitimit të atyre produkteve si dhe
shembuj të aplikimit të atyre produkteve.

Studentët që do të merret me një problem konkret duhet të përshkruaj punën e tyre dhe
mënyrën si iu kanë qasë problemit duke përmendur edhe përvojat e tjerëve në këtë problem
çoftë në literaturë apo personave konkret nga të cilët kanë marrë përvojën. Edhe këta duhet të
shfletojnë literaturë, por pjesën dërmuese mund ta bazojnë në përvojën konkrete të fituar gjatë
hulumtimit praktik.
Këta student duhet të prezantojnë rezultatet e tyre konkrete.

Titujt dhe nëntitujt tek pjesa Përshkrimi i problemit (Metodologjia) mund të rregullohen nga
studenti varësisht nga problemi që ata shtjellojnë dhe mënyra si ata mendoj se do të duhej të
organizohen materialet e prezantuara.

PËRFUNDIMI. Përfundimi apo konkluzioni është përmbyllja e punës në raport.

Për studentët që kanë një problem konkret praktik këtu duhet shkurtimisht të prezantohet ajo
që është synuar dhe ajo që është arritur. Gjithashtu duhet të vlerësohet se a është arritur ajo që
është synuar gjatë projektit.
Për studentët që puna e tyre bazohet vetëm në literaturë këtu duhet të prezantohen
shkurtimisht rezultatet që shkenca i ka arritur deri me tani në atë fushë.
As në përfundim nuk guxon të elaborohet, apo përshkruhet diçka që nuk është shtjelluar më
projekt.

LITERATURA. Kjo pjesë përmban listën e referencave që janë përdorur gjatë hartimit të
projektit. Literatura të radhitet me numra rendor dhe në vendin në tekst ku e citoni literaturën
të paraqitet vetëm numri rendor i literaturës.

Nëse literatura është libër/punim të shënohen autorët, pastaj emri i librit/punimit, botuesi, viti i
botimit. Nëse literatura është website, të shënohet website dhe data kur është marr ajo.

TE DHËNA TEKNIKE:

 Përdor madhësinë e shkronjave 11 për tekst dhe 12 për tituj. Mund të përdoret edhe 11
me bold, apo italic, apo të dyja për nëntituj.
 Figurat të zënë më pak se gjysmën e një faqe dhe të mos ketë zbrazësi të madhe mes
tekstit dhe pjesës së sipërme apo të poshtme të figurës.
 Figura të jetë në mes, të kenë përshkrim dhe numër rendor.
Mësimdhënësi Kandidati Viti akademik

Prof.dr. Hysni Osmani Nnnnnn Nnnnn 2017/2018


UNIVERSITETI PRSHTINËS “HASAN PRISHTINA”
Faqja 4
FFAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Lënda: MATERIALET BASHKËKOHORE INXHINIERIKE Detyra 1

http://sij.metalravne.com/steelselector/selector.html

http://www.steelnumber.com/

Mësimdhënësi Kandidati Viti akademik

Prof.dr. Hysni Osmani Nnnnnn Nnnnn 2017/2018


UNIVERSITETI PRSHTINËS “HASAN PRISHTINA”
Faqja 5
FFAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

Lënda: MATERIALET BASHKËKOHORE INXHINIERIKE Detyra 1

Mësimdhënësi Kandidati Viti akademik

Prof.dr. Hysni Osmani Nnnnnn Nnnnn 2017/2018