You are on page 1of 9

1. Q’eshte sociologjia?

2. Cili eshte dallimi kryesor ne mes sociologjise dhe shkencave te


tjera shoqerore?
3. Si e quajten Sen Simoni dhe Ogyst Konti sociologjine ne fillim?
4. Cilat jane veprat e Ogys Kontit?
5. Cilat jane 3 fazat teorike te O.Kontit neper te cilat kalon zhvillimi
mendor?
6. Cilat jane veprat e Emyl Dyrkeimit?
7. Cilat jane veprat e Maks Veberit??
8. Qka e dallon njeriun nga qeniet e tjera natyrore?
9. Cilat jane elementet e procesit te punes?
10. Qfare jane Fenomenet natyrore?
11. Qka kuptojme me termin individium?
12. Qka kuptojme me gregarizem?
13. Q’eshte konformizmi?
14. Q’eshte admirimi?
15. Q’eshte socializmi?
16. Qka quhet grup shoqeror?
17. Si ndahen grupet shoqerore?
18. Q’eshte grupi primar?
19. Q’eshte grupi sekondar?
20. Qeshte ne grup dhe jashte grupit?
21. Kush ben pjese ne familjen monogame?
22. Q’eshte familje monogamike patriarkale?
23. Q’eshte familje monogamike konjugale?
24. Cilat jane grupet themelore etike?
25. Qka jane pakicat kombetare?
26. Qka quajme institucion?
27. Q’eshte politika?
28. Cilat jane karakteristikat e shtetit?
29. Cilat jane funksionet themelore te shtetit?
30. Kur eshte nje shtet autokratik?
31. Q’eshte totalitarizmi?
32. Q’eshte demokracia?
33. Qka kuptojme me sttratifikim shoqeror?
34. Qjane antagonizmi dhe lufterat?
35. Cilat jane dy kriteret te cilat e dallojne njeriun sipas Veberit?
36. Q’eshte prestigji shoqeror?
37. Q’eshte fuqia shoqerore?
38. Cila teori shoqerore e sheh shoqerine si nje teresi
funksionesh te lidhura mes tyre?
39. Qka quajme konflikt shoqerore?
40. Qeshte procesi I akomodimit?
41. Cilat jane format e studimit?
42. Si e ndante Konti sociologjine?
43. Qeshte inovacioni?
44. Problem I kujt eshte adaptimi I individeve me maredhenie te
reja?
45. Cila discipline merret me studimin e shoqerise?
46. Qeshte kultura?
47. Qka quajme akulturim?
48. Qka eshte subkultura?
49. Qka eshte asimilimi?
50. Qka eshte akomodimi?
51. Q’eshte animizmi?
52. Q’eshte totetizmi?
53. Q’jane mitet?
54. Cilat jane fete kryesore monoteiste?
55. Pse kete religjione quhen te proklamuara?
56. Qfare dallon te fenomeni moral?
57. Q’eshte e drejta?
58. Qka quajme shtet ligjore?
59. Qka quajme ideologji?
60. Q’eshte opinioni publik?

Pergjigjje.
1. Sociologjia eshte shkence shoqerore e pergjithshme e cila
shoqerine e studion si teresi te fenomeneve
shoqerore,lidhjen,funksionimin,ndryshimin dhe zhvillimin e
tyre.
2. Dallimi eshte se sociologjia eshte shkence e pergjithshme
shoqerore kurse shkencat e tjera shoqerore ne raport me
socilogjine jane me te veqanta
3. Sen Simoni dhe Ogyst Konti ne fillim sociologjine e quajten
fizike sociale.
4. Veprat e O.Kontit jane “Kursi I Filozofise Pozitive”
“Sistemi I Politikes Pozitive”
5. 3 fazat teorike ne te cilat kalon zhvillimi mendor sipas O.Kontit
jane: faza teologjike (efektive) faza metafizike (abstrakte) faza
positive( shkencore)
6. Vepra e Emyl Dyrkeimit jane : “Ndarja e punes shoqerore”
“Rregullat e metodes sociologjike” “Vetevrasja” “Format
elementare te jetes fetare”
7. Veprat e Maks Veberit jane : “Ekonomia dhe Shoqeria” “Etike
protestante dhe fryma e kapitalizmit”
8. Njeriu eshte qenie e veqante dhe vetedija eshte karakteristika
specifike qe e dallon,shquan,qmon dhe klasifikon njeriun nga
qeniet e tjera natyrore.
9. Elementet e procesit te punes jane : puna ose veprimtaria
qellimore e njeriut, objekti I punes , veglat e punes.
10. Fenomenet shoqerore jane nderlidhja e sjelljeve verpimeve
dhe qendrimeve te individit.
11. Termi individiuum ne kuptimin specific te kesaj fjale do te
thote me shume. Vetem ai qe per interesat dhe synimet e tij
dallohet nga te tjeret dhe ve si kritet vetruajtjen e vet dhe
zhvillimin e vet ateher aj behet individiuum.
12. Synimi I individit ti takoje grupit me te madh shoqeror quhet
gregarizem apo I ashtuquajturi motivi gregar.
13. Konformizmi eshte nje tipar tjeter I sjelljes se njeriut qe I
pershtatet kesaj pikepamje.
14. Admirimi eshte nje shprehje e shpirtit me ane te se ciles ne
jo vetem qe vlersojm njo object por edhe I nenshtrohemi me
nje doze te frikes.
15. Socializimi eshte procesi I perfshirjes se anetareve te rinj ne
grup duke I mesuar ata per shoqerine.
16. Grupi I cili perbehet nga 2 e teper veta qe kane raport
shoqeror te perbashket quhet grup shoqeror.
17. Grupet shoqerore ndahen ne :Primare, sekondare pastaj ne
grup dhe jashte grupit.
18. Grupi primar eshte grup qe shenon nje grup te vogel
njerezish qe karakterizohen nga intimiteti dhe lidhja dhe
bashkimi I drejteperdrejte ne mes anetareve si p.sh anetare e
nje familje.
19. Grupi sekondare shenon nje grup formal ku ka me pak
intimitet dhe mirekuptim te dyanshem p.sh partite politike.
20. Ne grup eshte ajo kategori shoqerore e cila ndjen se I perket
si p.sh veteranet,te burgosurit.Jashte grupit jane ajo kategori
shoqerore qe ndjen se nuk I perket si p.sh politikanet,
biznismenet.
21. Burri dhe gruaja eventualisht edhe femijet e tyre bejne pjese
ne familjen monogamike.
22. Familje monogamike patriarkale karakterizohet me poziten
dominuese te burrit ne familje.
23. Familja monogamike konjugale eshte familje monogamike
qe karakterizohet me poziten relativisht te barabarte te gruas
me burrin.
24. Grupet themelore etike jane :Populli dhe Kombi.
25. Pakicat kombetare jane pjese e nje kombi te cilet nuk jetojn
ne shtetin ku jeton shumica e kombit te tyre por jetojne ne
shtete tjera.
26. Institucionet jane forma te rregulluara me ligj,menyre e
organizimit te maredhenieve shoqerore , nderveprimit te tyre
per te rregulluar jeten shoqerore.
27. Politika eshte pikerisht fusha qe k ate beje me qeshtjet e
pergjithshme te shoqerise, fusha ne te cilen merren vendime
mbi qeshtjet qe kan te bejne me tere shoqerine.
28. Karakteristikat e shtetit jane:Ndarja teritoriale e popullsise,
Lindja e pushteti publik-e individeve ose grupeve te cilet
merren vetem me pune shoqerore, Krijimi I forcave te
armatosura si policia,ushtria.
29. Funksionet themlore te shtetit jane:Krijimi I nje sigurie dhe
stabiliteti shoqeror,Funksioni integrativ, I krijimit ten je rendi,
ten je sistemi te sjelljes dhe maredhenieve shoqerore te
paracaktuara me ligj pa te cilat sdo te mund te egzistonte
shoqeria.
30. Nje shtet eshte autokratik kur sundohet nga nje njeri ose
nga nje grup I vogel njerezish rreth tij .
31. Totalitarizmi eshte forme e tille e mendimit me te cilen
shteti udheheqet nga nje parti politike zakonisht me nje
dictator ne krye dhe qe do te sundoje ne te gjitha sferat e jetes.
32. Me demokraci kuptojme formen e shteti qe karakterizohet
nga jeta e lire politike, me mundesi te gjera te pjesemarrjes ne
pushtet,te shprehjes se vullnetit politik, te ndikimit ne proceset
e te vendosurit , e liri e barazi qytetare politike.
33. Me stratifikim shoqeror kuptojme vetem ato diferencime
shoqerore te cilat sjellin krijimin e grupeve prej te cilave disa
me te larta e te tjerat me te uleta.
34. Antagonizmi dhe lufterat jane forma kryesore te
maredhenieve klasore.
35. Perveq anes ekonomike njeriu dallohet edhe ne baze te dy
kritereve te rendesishme e ato jane:Perstigji shoqeror dhe
fuqia shoqerore.
36. Prestigji shoqeror eshte nderi respekti qe ia bejm dikujt
,autoriteti qe ata gezojn ne baze te aftesive kulturore te tyre
dhe karakteristikave individuale njerezore.
37. Fuqia shoqerore eshte nje kriter tjeter I diferencimit
shoqeror.Njerezit dallohen nga fuqia shoqerore nga mundesia
e ndikimit ne rrjedhat dhe maredheniet shoqerore ne proceset
e vendosjes rreth qeshtjeve shoqerore.
38. Funksionalizmi eshte ajo teori qe shoqerine e sheh si teresi
funksionesh te lidhura mes vete.
39. Konfliktet shoqerore jane nje gare,rivalitet,konfrontim I
ashpersuar I grupeve te ndryshme.
40. Procesi ku pjesetare te grupeve te ndryshme theksojne
ngjajshmerite dhe shtojne bashkepunimin duke I konsideruar
dallimet e dores se dyte dhe te trete quhet process I
akomodimit.
41. Format e sundimit jane:Ontokracia,Oligarkia,Demokracia.
42. O.Konti sociologjine e ndante ne statike dhe dinamike
sociale.
43. Inovacione perben bazen dhe karakteristiken themelore te
ndryshimit shoqeror.
44. Adaptimi I individeve me maredhenie te reja ne periudha
tranzitore te tilla eshte problem I psikologjise sociale.
45. Me studimin e popullsise merret nje discipline special e
quajtur demografi.
46. Kultura eshte nje kocept I gjere qe shpesh identifikohet me
shoqerine. Kultura e perbejne sende te shumta material,
produkte te dores njerezore.
47. Akulturim quhet procesi I nderveprimit , interaksionit te
kulturave.
48. Subkultura eshte nje culture mbrenda nje kulture me te
gjere.
49. Asimilimi eshte nderrimi I nje kulture me tjetren,zevendsim I
kultures me kulturen dominante.
50. Fenomen akomodimi kemi kur dy e me shume grupe
kulturore jane ne gjendje te injorojne diferencat ne mes tyre
dhe te theksojne interesat dhe elementet ne kulturat e tyre.
51. Animizmi eshte nje bindje se qdo gje ne natyre e ka
shpirtin,frymen e vet dhe te gjitha fenomenet jane rezultat I
veprimit te shpirtrave te padukshem.
52. Totetizmi ishte besimi per prejardhjen e grupeve shoqerore
nga gjallesat e shenjta dhe bindjen se ekzistojne lidhje te
veqanta te grupit me kafshen e shenjte totemin.
53. Mitet jane rrefime per jeten dhe veprimet e qenieve te
mbinatyrshme per maredheniet e tyre dhe qendrimin e ketyre
forcave ndaj njerezve dhe grupeve ose klaneve te ndryshme.
54. Fete kryesore monoteiste jane : Feja
qifute,budizmi,krishterizmi dhe islami.
55. Pasi qe e verteta kumtohet nga Zoti keto religjione quhen te
proklamuara.
56. Te fenomeni moral dallojme normen morale ,gjykimin dhe
sanksionimin moral.
57. E drejta seshte tjeter veq se nje system I rregullave I
normave qe nxjerr shteti dhe percaktohen prej tij .
58. Shteti qe vepron sipas ligjeve te tij, jo arbitrarisht quhet
shtet ligjor
59. Ideologjia eshte nje system I ideve bindjeve dhe koncepteve
qe I sherben realizimit te interesave te grupeve shoqerore te
caktuara.
60. Fjala opinion shpreh mendimin bindjen qe mund ta kete
shoqeria ose ndonje grup shoqerore per qeshtje shoqerore te
ndryshme.