You are on page 1of 23

Standardet

2.0. STANDARDET

2.1. Kuptimi themelor

Standarde quhen rregullat e përpiluara të cilat i përfshijnë të gjitha të arriturat më të


reja të teknikës që përcaktojnë cilësinë e prodhimit, materialit,përmbajtjen, përmasat,
formën, masën, llojin, shenjat etj.
Me zhvillimin intensiv të prodhimtarisë së makinave, aparateve respektivisht
industrisë në përgjithësi, ndjehet nevoja për unifikimin dhe përvetësimin e disa rregullave
që do t`i zbatonin në tërësi të gjithë prodhuesit e me qëllim që të zhvillohet bashkëpunimi
më i mirë dhe më i saktë, si dhe funksionimi i pjesëve, e me këtë kursehet koha e punës,
fuqia punëtore dhe njëkohësisht lehtësohet dhe përmirësohet prodhimtaria dhe
eksploatimi.
Ekzistojnë:
o Standarde interne (SI), të cilët zbatohen dhe vlejnë në kuadër të një fabrike,
ndërmarrjeje ose në disa grupe të degëve ekonomike.
o Standarde kombëtare (SK), standardet e tipizuara të prodhimeve që zbatohen në
tërë shtetin.
o Standarde ndërkombëtare - (ISO) (International Organization for Standardization).
Përparësitë e standardeve janë:
- prodhimtaria serike, mekanizimi, automatizimi
- veprimtaria unike teknike
- cilësia më e mirë dhe çmimi i kostos së prodhimit më i ulët
- numri i kufizuar i vegleve
- specializimi i ndërmarrjeve
- ndrimi i pjesëve makinerike të dëmtuara dhe të konsumura
- kursimi i kohës së punimit dhe dërgimit të prodhimit
- mundësia e zëvendësimit të ndonjë pjese ose prodhimi të një prodhuesi me atë
pjesë ose prodhim të ndonjë prodhuesit tjetër edhe po që se ai është i ndonjë
shteti tjetër.

2.2. Shënimi i standardeve

Prodhimi ose punimi i kryer sipas standardeve të përmendur mban në vete edhe
shenjën. Shenja në përgjithësi të gjithë standardeve, shpeshherë paraqesin grupe ose
grupe të numrave me shkronja, të cilët në rastin konkret shënojnë karakteristikat
themelore të prodhimit respektivisht të punimit të kryer.
Shenja e standardeve kombëtare rëndom fillon me shkurtesën e emrit të shtetit.
Standardet kombëtare dhe ndërkombëre posedojnë simbolin përkatës, siç është dhë më
poshtë në tabelë:

Shteti Simboli themelor i standardit


ISO – Internatonal Organization for Standardization
Gjermania DIN – Deutsches Institut für Normung
Shqipëria STASH – Standardi Shtetëror i Shqipërisë
Kroacia HRN – Hrvatske Norme
Jugosllavia JUS – Jugoslavenski Standard

8
Standardet

2.3. Standardet për vizatime teknike

Standardet në vizatim teknik rregullojnë shkrimin teknik, formatet, simbolet grafike


të vizatimeve, palosjen e vizatimeve, përpjesën, llojet e vizatimeve, llojet e vijave, tabelat
dhe stampat.
Andaj, çdo vizatim teknik, i bërë konstruktivisht dhe i vizatuar drejtë, duhet të jetë i
bazuar në rregullat e standardeve momentale ISO (standardet ndërkombëtare).

2.4. Shkrimi teknik

Të dhënat në vizatime teknike si dhe tekste që i bashkangjiten dokumentacionit


teknik të lëmive të ndryshme teknike detyrimisht duhet të shkruhen me shkrim teknik
standard sipas standardit ndërkombëtar ISO 3098 / 1.
Shkrimi teknik përfshinë: shkronjat e alfabetit latin dhe qirilik, alfabetin grek, numrat,
shenjat e operacioneve llogaritëse, shenjat e interpunkcionit dhe shenja tjera.
Me standard janë të rregulluara karakteristikat themelore të shkrimit teknik: lloji
(tipi), forma, lartësia dhe trashësia e shkronjave si duhet të shkruhen me dorë të lirë,
shabllone ose me kompjuter. Gjithashtu në standardin ndërkombëtar ((SO) shkrimi teknik
klasifikohet dhe shumë përdoren këto dy lloje:
Shkrimi i drejtë dhe
Shkrimi i pjerrët
Shkrimi teknik i pjerrë shkruhet dhe mbyll kënd ndaj horizontales 75 0.
Qëllimi kryesor i shkrimit teknik realizohet me aplikimin e konditave të precizitetit,
uniformitetit, shpejtësisë dhe pamjes së bukur.
Përparësi e konsideruar e shkrimit të shkruar me kompjuter është e shumëfisht, por
në vizatim teknik qëndron në mospërdorimin e veglave, që për kohë të shkurtër arrihet
zgjidhje precize dhe optimale.
Vlerat e shkrimit teknik të drejtë konform standardit ISO 3098 / 1 janë dhë në
tabelën 2.1.

Tabela 2.1

Lartësia nominale 14/14 2.5 3.5 5 7 10 14 20 mm


Trashësia e vijës 1/14 0.18 0.25 0.35 0.5 0.7 1 1.4 mm

9
Standardet

Pamja e shkronjave të shkrimit teknik të drejtë me lartësi nominale h=20mm


(ISO 3098/1, DIN 17, Tipi A).

14/14
4/14

2/14 1/14

22/14
10/14

11/14
4/14

Shkronjat dhe numrat me trashësi normale

Shembujt në vijim përshkruajnë rregullën dhe mënyrën e vizatimit të shkronjave dhe


numrave të shkrimit teknik me trashësi normale. Vizatimi i rrjetës dhe inicialeve është
ushtrim i mirë i përdorimit të veglave për vizatim. Gjithashtu është edhe hapi i parë i
përvetësimit të shkathësive nga vizatimi teknik. Në bazë të shembujve, me pak mund
vizatohet tërë alfabeti i shkronjave. Pas përfundimit të suksesshëm të vizatimit të inicialeve
nxënësit mund t`i krahasojnë punimet e tyre, kështu që nxënësit më lehtë do ta kuptojnë
vizatimin e shkronjave dhe numrave.
Lartësia = 7/7; gjerësia = (5 / 7) x lartësia ( ISO 3098/1 dhe DIN 16, Tipi B)

10
Standardet

Vizatimi i shkronjave të mëdha teknike me trashësi normale

11
Standardet

Vizatimi i shkronjave të vogla me trashësi normale

12
Standardet

Vizatimi i numrave teknik me trashësi normale

13
Standardet

2.5. Formatet

Të gjitha vizatimet teknike që vizatohen në letër me përmasa të caktuara, quhen


formate.
Para se t`ia fillojmë vizatimit teknik, duhet të dimë se cilat detale të aparateve,
mekanizmave apo makinave do të vizatohen në to. Me aplikimin e formateve kursejmë
letrën e vizatimit njëherësh prodhuesit i bëhet e mundshme të prodhojë letër me përmasa
standarde.
Përdorimi i formateve ka rëndësi edhe për lidhjen dhe ruajtjen e vizatimeve teknike.
Formatet e shprazëta ose formulare të shtypura për vizatime teknike janë të caktuar
me standarde. Me standardin e tillë përkatës të origjinaleve dhe kopjeve të tyre caktohet
radhitja, forma dhe madhësia e shenjave grafiko – teknike edhe ato janë:
- pozita e tabelës
- tehi (cepi) dhe korniza
- shenjat për qendërvendosje (centrim)
- shenjat për orientim
- shkalla referente metrike
- sistemi i rrjetës referente
- shenjat e prerjes.
Në vazhdim janë treguar formatet e vizatimeve teknike ISO 5457 dhe në fig. 2.1.
përmasat e formateve nga raporti i brinjëve dhe në fig. 2.2. formatet prej A0 gjerë A6.

Formatet e vizatimeve teknike ISO 5457

Pozita normale e
tabelës
(Këndi i djathtë
poshtë i vizatimit)

Fig 2.1. Përmasat e formateve nga Fig.2.2. Formatet prej A0 gjerë A6


raporti i brinjëve

14
Standardet

Formatet Përmasat në Formatet e Përmasat në


normale [mm] vazhduara [mm]

A0 841 x 1189 A3 x 4 420 x 891


A1 594x 841 A3 x 3 420 x 1189
A2 420 x 594 A4 x 3 297 x 630
A3 297 x 420 A4 x 4 297 x 841
A4 210 x 297 A4 x 5 297 x 1051

Formatet e vazhduar
Përmasat në [mm]
të veçantë
A0 x 2 1189 x 1682
A0 x 3 1189 x 2523
A1 x 3 841 x 1783
A1 x 4 841 x 2378
A2 x 3 594 x 1261
A2 x 4 594 x 1682
A2 x 5 594 x 2102
A3 x 5 420 x 1486
A3 x 6 420 x 1783
A3 x 7 420 x 2080
A4 x 6 297 x 1261
A4 x 7 297 x 1471
A4 x 8 297 x 1682
A4x9 297 x 1892

Korniza e vizatimit [mm]


Formati
Normale Më e vogël
A0 A1 20 10
A2 A3 A4 10 7

Që tehet e formateve mos dëmtohen gjatë vizatimit, shfrytëzohet letra e paprerë,


madhësia e së cilës është më e madhe se sa letra e formatit, e pasi që kryhet vizatimi
prehet letra sipas dimensioneve të formatit. Pasi praktikohet që vizatimet të palosen dhe
vendosen në dokumentacionin teknik, atëherë formati sipas rregullit kufizohet, ndërsa për
lexim sa më të lehtë në këndin e djathtë të poshtëm të çdo formati jepet tabela. Shkronjat,
numrat dhe simbolet shkruhen në atë mënyrë që të lexohen, duke shikuar vizatimin nga
poshtë – lartë dhe nga ana e djathtë në të majtë, (fig. 2.3.).
Rëndom preferohet përdorimi i formateve prioritare, mirëpo për vizatimin e pjesëve
te të cilat raporti i gjatësisë dhe gjerësisë është shumë i madh, lejohet përdorimi i
formateve standarde të vazhduara (fig. 2.4.), ndë në (fig.2.5.) është treguar pozita e
formatit A4 dhe A3.

15
Standardet

Korniza e vizatimit
Formati i vizatimit të gatshëm
20 10
A4 A3 A3
Tabela

Fig.2.4.
Formati i paprerë
Fig. 2.3.

Fig. 2.5. Pozita e formatit A4 dhe A3

2.6. Simbolet grafike të vizatimeve

1. Korniza e vizatimit për formate standarde (fig.2.3.).


2. Pozita e tabelës dhe legjendës (fig. 2.3.).
3. Simbolet për centrim (qendërvendosje) (fig. 2.6.).
4. Simbolet për orientim (fig. 2.7)
5. Shkalla metrike referente (fig. 2.8.).
6. Rrjeta referente (fig. 2.9.).
7. Sistemi i rrjetës referente (fig. 2.10.).
8. Simbolet për prerje të formateve (fig. 2.11.).

Fig.2.6. Fig.2.7.

16
Standardet

Fig.2.8.

Fig.2.9.

Fig.2.10. Fig.2.11.

17
Standardet
2.7. Palosja e formateve

Palosja e vizatimeve teknike bëhet për ruajtjen e tyre në arkivin e dokumentacionit


teknik ose për bartje dhe transportim kërkon kujdes të veçantë.
Kopjet e vizatimeve teknike që janë punuar në formate më të mëdha se A4 palosen
në formatin A4, në mënyrë që të mund të palohen në fashikull. Gjatë palosjes së
vizatimeve fusha në të cilën gjendet tabela patjetër duhet të jetë sipër, përkatësisht të jetë
e dukshme.
Në mënyrë të ngjajshme palosen
edhe vizatimet teknike të formateve tjera
dhe të formateve të shtuara që fitohen duke
i ngjitur ndërmjet vete formatet e vogla.
Vizatimet e punuara në letër të
tejdukshme dhe origjinali nuk palosen. a b
Palosja mund të bëhet e jashtme (fig.
2.12. a.) dhe e brendshme (fig.2.12.b).
Palosja e vizatimeve mund të jetë:
o Për vendosje në fashikull
me mekanizëm (fig.2.13.), dhe
o Për vendosje në fashikull
pa mekanizëm (fig.2.14.). Fig.2.12.a,b
. a).Palosja e jashtme,
b) Palosja e brendshme
Në formatet numrat tregojnë radhitjen e palosjes (fig.2.13, 2.14.). Kopjet e palosura
të vendosura në fashikull janë dhënë sipas standardit DIN 824

Fig.2.13. Vendosja në fashikull me mekanizëm

18
Standardet

Fig.2.14. Vendosja në fashikull pa mekanizëm


2.8. Përpjesa
Përpjesa është raporti i madhësive të njëjta në vizatim dhe në pjesën që vizatohet.
Pra, raporti i trupit të vizatuar dhe përmasave natyrore të trupit quhet përpjesë e
vizatimit.
Përpjesa është shprehje numerike e cila tregon madhësinë e trupit në vizatim dhe
përmasat natyrore të trupit të vizatuar. Përpjesa zgjedhet dhe caktohet para se t`ia fillojmë
vizatimit, ndërsa varet nga përmasat e trupit si dhe nga përmasat dhe përbërja e vizatimit.
Në qoftëse trupi i cili duhet të vizatohet është me madhësi të atillë që mund të
vizatohet pa u zvogëluar ose pa u zmadhuar, ndërsa vizatimi të jetë mjaftë i qartë dhe i
dukshëm, atëherë trupi i tillë vizatohet në përpjesë 1:1. Domethënë se trupi me përpjesë
1:1 do të vizatohet në përmasa natyrore, kjo do të thotë se gjatësia 1 mm në vizatim
paraqet gjatësinë 1 mm të trupit në natyrë.
Në qoftëse dëshirojmë të vizatojmë ndonjë trup të madh, p.sh. një shtëpi , urrë,
automjet, aeroplan anije tj., përmasat e të cilave janë ma të mëdha, atëherë është e
kuptueshme se vizatimi i trupave të tillë nuk mund të vendoset në madhësi natyrore, por
duhet të zvogëlohet me ndonjë përpjesë përkatëse.
Për ta vizatuar ndonjë trup shumë të vogël, p. sh. akrepat e orës, gjëpërën, bukën e
lapsit teknik etj., të cilët në vizatim mezi do të shiheshin, atëherë trupat e këtillë patjetër
duhet të zmadhohen në përpjesë përkatëse standarde.
Në tabelën 2.2.. është treguar përpjesa standarde sipas ISO 5455.
Përpjesa i përket vetëm figurës së pjesës së vizatuar, ndërsa përmasat (vlera
kuotuese) duhet të shkruhet sipas madhësisë natyrore si më poshtë:
Përpjesa 2:1 do të thotë: 2 mm në vizatim i përgjigjet 1 mm në madhësi natyrore.
Përpjesa 1:5 do të thotë: 1 mm në vizatim i përgjigjet 5 mm në madhësi natyrore.

19
Standardet

Tabela 2.2.

Lloji Përpjesa

2:1 5:1 10 ; 1
Përpjesa për zmadhim
20 : 1 50 : 1 100 : 1

Përpjesa natyrore 1:1

1:2 1:5 1 : 10
Përpjesa për zvogëlim 1 : 20 1 : 50 1 : 100
1 : 200 1 : 500 1 : 1 000
1 : 2 000 1 : 5 000 1 : 10 000

Përpjesa në vizatim shënohet kështu:


Përpjesa 1 : 2
P1:2
1:2

Ushtrimi 1.

Të vizatohet rrethi i dhënë me rreze r=20 mm në përpjesë përkatëse, natyrore


P 1:1, në përpjesë të zvogëluar P 1:2 dhe në përpjesë të zmadhuar P 2:1, (fig. 2.15.).
Zgjidhja:
P 2:1

P 1:1

P 1:2
r
r

Fig. 2.15. Rrethi i vizatuar në përpjesë

20
Standardet

Ushtrimi 2.

Në fig. 2.16. është vizatuar pjesa me përmasa të dhëna me përpjesë:


Natyrore P 1:1 , Të zmadhuar P 2:1 , Të zvogëluar P 1:2.
Zgjidhja:

8 P 1:1 8 P 2:1

12 30
22

12 30

22
P 1:2
8

12 30
22

Fig. 2.16.

Ushtrime:

Figurat e dhëna të vizatohen në përpjesë:


P 1:1, P 2:1 (detyra 1)
P 1:5, (detyra 2.)
P 1:1, P 2:1, P 1:2 (detyra 3)

1. 2.
15

250

350

30

100
3.
300
20

20
R
40

20

300

60

21
Standardet

2.9. Llojet e vizatimeve

Vizatimet teknike dokumente themelore për punimin, kontrollimin montimin e


tërësisë së aparatit, makinës dhe pajisjeve në ndërtimin e makinave, si dhe në mirëmbajtje
të stabilimenteve industriale, në veçanti gjatë ndrimit të pjesëve të konsumuara dhe
riparimin e makinave.
Në vizatimin teknik të makinerisë dallohen disa lloje vizatimesh që ndahen:
o Sipas mënyrës së paraqitjes së pjesëve makinerike,
o Sipas destinimit dhe përmbajtjes,
o Sipas përdorimit,
o Sipas mënyrës së arkivimit,
o Sipas destinimeve tjera dhe
o Sipas mënyrës së punimit.

Sipas mënyrës së paraqitjes së pjesëve makinerike


- vizatimi këndëdrejtë (ortogonal)
- vizatimi aksonometrik
- vizatimi i përmbajtjes
- vizatimi i tërësisë (përmbledhës)
- vizatimi i pjesëve të veçanta
- vizatimi i projektit
- vizatimi për oferta
- vizatimi i puntorisë (vizatimi i punës)
- vizatimi i montimit

Sipas destinimit dhe përmbajtjes


Vizatimi i konstruktimit:
- vizatimi i punës
- vizatimi i montimit
- vizatimi i instalimit
Vizatimet teknologjike:
- vizatimi i përpunimit
- vizatimi i kontrollimit
Vizatimet komerciale:
- vizatimi për oferta
- vizatimi për porositje
- vizatimi i dorëzimit
- vizatimi për lejim
- vizatimi i kontrollimit dhe pranimit
- vizatimi i paketimit
Vizatimet e projektit dhe projekt – investimit:
- vizatimi i projektit
- vizatimi i projekt - investimit

22
Standardet

Sipas përdorimit
Vendi përdorimit të vizatimit:
- biro konstruktive
- biro teknologjike
- biro të kontrollimit
- biro të konstruktimit të velave dhe pajisjeve
- repartet e prodhimit
- depo të lëndës së parë dhe prodhimeve të gatshme
- shërbimi i furnizimit
- shërbimi i transportit
- shërbimi i shitje
- shërbimet dhe birot tjera

Sipas mënyrës së arkivimit


- origjinali akivohet

Sipas destinimeve tjera


- vizatimi skematik
- vizatimi i patentit
- vizatimi i themelor (bazave)
- vizatimi i diagrameve, nomogrameve
- vizatimi i planit të situatës

Sipas mënyrës së punimit


- vizatimi origjinal
- kopja e vizatimit
- skica e vizatimit.

2.10. Llojet dhe aplikimi vijave

Llojet e vijave

Gjatë paraqitjes së pjesëve në vizatime shfrytëzohen vetëm vijat. Vijat nga të cilat
përbëhet një vizatim kanë formë dhe domethënie të caktuar. Poashtu, çdo lloj i vijës,
përveç formës së caktuar, duhet të ketë edhe trashësinë e caktuar.
Sipas standardit ISO 128, DIN 15 T1 dhe T2 janë janë të definuara 10 lloje të
vijave, të cilat mund të përdoren në vizatimin teknik në makineri e ato janë të shënuara me
simbolet; A, B, C, D, E, F, G, H, J, K. Mënyra e vizatimit të vijave dhe përdorimi është
dhënë në tabelën 2.3. Trashësia dhe grupet e vijave janë të paraqitura në tabelën 2.4.

23
Standardet

Tabela 2.3. Llojet, emërtimi dhe përdorimi i vijave

Shenja dhe pamja


Emri i vijës Përdorimi
e llojit të vijës

A1 Për konturë të dukshme


E trashë e plotë A2 Për brinjë të dukshme
A3 Për kulme dhe mbarim të filetos

B1 Për kalime të rrumbullakuara


B2 Për kuota dhe vija ndihmëse të
kuotave
B3 Për vija treguese
E hollë e plotë
B4 Vijëzim
B5 Konturë të prerjeve të rrotulluara
B6 Akset e shkurtë të simetrisë
B7 Fundi i filetos

E hollë e plotë e C1 Vijat e thyera të shikimeve të


Pjesërishme dhe të shkurtuara
tërhequr me dorë të dhe prerjeve
lirë
D1 Për vizatim me makinë
E hollë e plotë
(e drejtë zik – zak

E ndërprerë e trashë E1 Për konturë të padukshme


E2 Brinjët e padukshme

E ndërprerë e hollë F1 Për konturë të padukshme


F2 Brinjët e padukshme

G1 Vija për akse të simetrisë


E hollë vizë - pikë –vizë G2 Simetralja
G3 Lëvizja (trajektore)

E hollë vizë - pikë –vizë


e gjerë në vendin e H1 Shënimi i rrafshit prerës
ndryshimit të kahjes

J1 Paraqitja e konturave dhe


E trashë vizë – pikë-vizë Sipërfaqeve në të cilët vendosen
kërkesa të posaçme

K1 Konturat e pjesëve fqinjë


K2 Pozita e fundit alternative e
pjesëve të lëvizshme
E hollë vizë-dy pika-vizë
K3 Qendrat e rëndimit
K4 Konturat fillestare para formimit
K5 Pjesët para rrafshit prerës

24
Standardet

Tabela 2.4. Llojet, grupet dhe gjerësia e vijave

Grupi, gjerësia e vijave (d) [mm]


Llojet e vijave
0.25 0.35 0.5 0.7 1.0 1.4 2.0

A E (H) J 0.25 0.35 0.5 0.7 1.0 1.4 2.0

B C D F G (H) K 0.13 0.18 0.25 0.35 0.5 0.7 1.0

Teksti dhe simbolet grafike 0.18 0.25 0.35 0.5 0.7 1.0 1.4

Secilit grupë përkatës të vijave i takojnë dy gjerësi të vijave (e trashë dhe e hollë)

Shigjeta

Shigjeta është element i kuotimit dhe ka funksionin e përcaktimit të kufirit. Sikurse


vijat edhe shigjetat kanë përmasa standarde.
Meqenëse në kohën e fundit vizatimet dhe shigjeta bëhet me ndihmën e kompjuterit
atëherë ato merren të gatshme siç është varianti.1.
Nëse shigjeta bëhet me dorë, rekomandohet që ajo mos të mbushet shih varianti.2.

Varianti 1. d – diametri i vijës [mm]

d
Varianti 2.
2d

3- 4

25
Standardet

Aplikimi i vijave

Në figurat 2.17. dhe 2.18.a,b,c,d,e është dhënë aplikimi praktikë i vijave në


vizatime.

Fig.2.17.

Fig.2.18 a,b,c,d,e

26
Standardet

2.11. Tabelat (stampat)

Tabela është vend i kufizuar në vizatim në të cilën shënohen të dhënat e


prejardhjes dhe përdorimit të pjesës. Tabela përbëhet prej pjesës themelore, dhe sipas
nevojës, i shtohen fushë për të dhënat që shtohen. Forma themelore e tabelës është
treguar në (fig. 2.19, 2.20.). Disa ndërmarrje, reparte ose fabrika tabelën e përshtatin
nevojave të veta.
Legjenda është regjistër i të gjithë pjesëve, respektivisht përmbledhës (tërësi) ,
pjesët dhe materiali i nevojshëm për kompletim ose përpunimi i një njësie të paraqitur në
vizatim ose me pjesën tjetër të dokumentacionit teknik i cili shërben si bazë për punimin
(ndërtimin) e legjendës (fig. 2.21.).
Legjenda mund të jetë në vizatim ose e veçantë. Po që se është legjenda në
vizatim (fig. 2.22, 2.23.), mund t`i shtohet tabelës, në është dokument i veçuar, atëherë
shënohet me shenjën e njëjtë sikur vizatimi thelor. Formati i legjendës së veçantë nga
vizatimi është A4.
Legjenda në në vizatim plotësohet prej poshtë nga lartë, ndërsa legjenda e veçantë
plotësohet prej lartë poshtë. Gjatë kalimit të kohës nëse paraqitet nevoja për ndryshime në
vizatim, ato futen nëtabelën e ndryshimeve e cila vizatohet ndamas prej tabelës themelore
(fig. 2.24.).

Fig.2.19. Tabela themelore

Fig.2.20. Tabela themelore

Fig.2.21. Legjenda

27
Standardet

Fig.2.22. Tabela e ndryshimeve

Fig.2.23. Tabela dhe legjenda

Fig.2.24. Tabela dhe legjenda

28
Standardet

2.12. Shënimi pozicional

Shënimi pozicional i pjesëve të tërësisë bëhet me numra pozicional të cilët


detyrimisht shkruhen sipas rendit dhe kahjes së caktuar jashtë konturës së pjesëve të
vizatuara.
Pozicioni i pjesës së vizatuar makinerike është i definuar me numrin pozicional dhe
vijën treguese (vijë e hollë e plotë) e cila shpeshherë përfundon me pikë në pjesën
përkatëse (fig. 2.25. a.).
Vijat treguese na udhëzojnë në pjesën makinerike, të cilin pozicion e shënon,
numri pozicional në vizatimin teknik në makineri.

2.12.1. Vijat treguese

Vija treguese na udhëzon në pjesën (fig.2.25.a.), në konturë (fig.2.25.b.), në


përmasën e pjesës makinerike (fig.2.25.c.).
Vija treguese mund të përfundojë:
o Me pikë – nëse përfundon në kornizë të konturës të ndonjë pjese makinerike
(fig.2.25.a.)
o Me majë të shigjetës – nëse përfundon shigjeta në konturë të pjesës së vizatuar
(fig.2.25.b.)
o Pa majë të shigjetës ose pa pikë – nëse përfundon në vijën e kuotimit
(fig.2.25.c).

c)
a) b)

Fig.2.25 . Përfundimi i vijave treguese


2.13. Numrat pozicional

Numrat pozicional shëjnë pozicionin e pjesëve të nëntërësive, tërësive, grupit


makinerik ose në pjesët e vizatimeve përbërëse të makinave, aparateve dhe pajisjeve.
Numrat pozicional vendosen pranë, mbi ose nën pjesët e vizatuara edhe atë në
projeksion ku është pjesa më kjartë e paraqitur.
Numrat pozicional duhet të jenë dy herë më të mëdhej se numrat e kuotimit, por
nuk mund të jenë më të vogël 5 mm, ndërsa detyrimisht shkruhen jashtë konturave të
pjesëve të vizatuara (fig. 2.26.).
Numrat pozicional duhet të vendosen me rend përkatës logjikë, dhë të pasqyruar
drejtë në vizatim (fig.2.26.).
Vijat treguese i lidhin numrat tregues me pjesën që tregon. Vijat treguese duhet të
jenë të drejta dhe ashtë të vizatuara që sipas mundësisë të mos i ndërpriten me vijat
kuotuese dhe vijat ndihmëse të kuotimit, ashtu që mos krijojnë konfuzion (fig.2.26.).
Numri pozicional shkruhet mbi vijën e trashë për shkakë të qartësisë (fig.2.26.).
Nën vijë pranë numrave pozicional të pjesëve të standardizuara mund të shkruhen
e standardeve përkatës.

29
Standardet

Në vizatimet përmbledhës të tërësive dhe makinave, mund disa pjesë dhe


nëntërësit të shënohen me numrat e vizatimeve të pjesëve të tilla respektivisht nëntërësive
për rastet kur mungon legjenda.
Numrat pozicional mund të shkruhen sipas renditjes teknologjike të montimit
(fig.2.26.), ose sipas numrit të shenjave të pjesëve (1, 2, 3, etj.) (fig.2.27.).

Fig.2.26. Fig.2.27.

Legjenda plotësohet me pozicionet si në shembujt e treguar mëposhtë për figurat


fig.2.26., fig.2.27.

1 Dado 4
1 Pjesa e sipërme e pllakës 3
1 Pjesa e poshtme e pllakës 2
1 Buloni 1
Normimi
Copë Emërtimi i pjesës Poz. Materiali Përmasa Pesha Nr. i vizatimit

1 Nështresa 5
1 Buloni 4
1 Dado 3
1 Pjesa e sipërme e pllakës 2
1 Pjesa e poshtme e pllakës 1
Normimi
Copë Emërtimi i pjesës Poz. Materiali Përmasa Pesha
Nr. i vizatimit

30

You might also like