You are on page 1of 14

Universiteti Shteteror i Tetoves

Lënda:

TEMA: "Karakteristikat e përgjithshme të atmosferës dhe ndarja
vertikale e saj"

Punoi:Albana Uzairi Mentor:

1
Përmbajta
Hyrje ....................................................................................................................................................... 3
1. Karakteristikat e përgjithshme të atmosferës .................................................................................. 4
2. Përbërja kimike e atmosferës .......................................................................................................... 5
3. Ndarja vertikale e atmosferës .......................................................................................................... 7
3.1. Troposfera ............................................................................................................................. 10
3.2. Stratosfera ............................................................................................................................. 10
3.3. Termosfera ............................................................................................................................ 11
3.4. Ekzosfera............................................................................................................................... 12
Përfundimi............................................................................................................................................. 12
Literatura ............................................................................................................................................... 13

2
Hyrje

Temat te cilat shtjellohen ne kete punim janë me përmbajtje nga karakteristikat e
përgjithshme të atmosferës si pjesë përbërëse e tokës proceset e dukuritë në të dhe
efektet e tyre në sipërfaqen tokësore dhe si burim kryesor i energjisë dhe dritës për
proceset e atmosferës është dielli.

Poashtu atmosfera është përzierje mekanike e gazeve pa ngjyrë, pa shije dhe pa
erë.

Gjithashtu një ndarje kryesore e atmosferës është mjaftë e komplikuar dhe ende jo
mjaftë e njohur. Nuk ekziston kriter i njëjtë për ndarjen vertikale të atmosferës.

Ketu jane sqaruar te gjitha temat qe jane përmendur me poshte: troposfera,
stratosfera, termosfera dhe ekzosfera.

3
1. Karakteristikat e përgjithshme të atmosferës

Atmosfera është mbështjellje e gaztë e Tokës, njëri ndër katër mbështjelljet e
saja (litosfera, hidrosfera, atmosfera, dhe biosfera).

Në këtë kapitull bëhet fjalë për atmosferën si pjesë përbërëse e Tokës, proceset
e dukuritë në të dhe efektet e tyre në sipërfaqen tokësore. Në atmosferë ndodhin në
mënyrë të vazhdueshme një shumëllojshmëri procesesh fizike, kimike, biologjike
etj., të cilat ndryshojnë veçorit e shtresave të ulëta dhe të larta të sajë. Proceset që
ndodhin në atmosferë zhvillohen në bazë të ligjeve përkatëse dhe në bashkëveprim
me njëri-tjetrin duke pësuar, gjithashtu, veprimin e hapësirës kozmike dhe të
sipërfaqes së tokës.

Burim kryesor i energjisë dhe dritës për proceset e atmosferës është dielli.
Rrezatimi diellor përmes rrezeve kalon në forma të tjera të energjisë mbi bazën e të
cilave ndodhin disa reaksione kimike të atmosferës, këmbimi i ngrohtësisë dhe i
lagështisë, lëvizjet e ajrit, formimi i reve dhe reshjeve dhe një shumëllojshmëri
dukurish optike, elektrike, magnetike, akustike etj. Po ashtu, si rezultat i
bashkëveprimit të disa proceseve, atmosferike formohen edhe dukuri të tilla
atmosferike si shtrëngata, mjegulla, furtuna, ndriçimet polare etj.

Njohja e veçorive të atmosferës dhe e proceseve që ndodhin në të ka mjaftë
vlera praktike për transportin ajror, detar dhe automobilistik , për bujqësinë, për jetën
dhe aktivitetin e njeriut ,sidomos në fushën e ndërtimtarisë etj. Atmosfera është
transmetuese e mirë e vibracioneve, por përçuese e dobët e ngrohtësisë. Shpejtësia
e përhapjes së zërit në atmosferë është 333km/sek, ndërsa shpejtësia e dritës është
300000 km/s. Atmosfera është rregullator termik i Tokës. Ajo e mbron Tokën nga
nxehja e tepërt gjatë ditës dhe nga ftohja e tepërt gjatë natës.

Pos kësaj, në planetin tonë nuk do të kishte ujë, pra as jetë dhe kështu do të
ishte e ngjashme si me satelitin e saj, Hënën. Ekzistenca e atmosferës është kusht
shumë i rëndësishëm për jetën në Tokë. Avulli i ujit, oksigjeni dhe dyoksid karboni
mundësojnë proceset themelore të rëndësishme jetësore në sipërfaqen tokësore
(frymëmarrjen e njerëzve dhe të kafshëve, për djegie, asimilimin (fotosintezën) e
bimëve, të reshurat atmosferike, etj).

Atmosfera i mbron organizmat dhe prej ndikimit të rrezeve vdekjeprurëse
ultravjollce të Diellit, të cilat duke kaluar nëpër atmosferë i absorbon ozoni. Sasia e
vogël e rrezeve ultravjollcë, të cilat arrin deri në sipërfaqen e Tokës, shkatërrojnë
shumë bakteri të dëmshme , me çka është i lidhur ndikimi pozitiv shëndetësor i
rrezeve të Diellit. Atmosfera na mbron nga bombardimi i numrit të madh të
meteorëve. Sikur të mos ishte atmosfera, në të cilën numër i madh i meteorëve
digjen, të gjithë meteorët do të binin në Tokë, ku në varësi prej madhësisë dhe
shpejtësisë do të kishte efektin e madh.

4
Me veprimin e atmosferës, pandërprerë ndërrohen format e sipërfaqes së
Tokës.

Relievi i Tokës është ndërruar me veprimin e erërave, të reshurave
atmosferike dhe të ujërave rrjedhëse. Format e brigjeve detare pandërprerë
ndërrohen me veprimin e valëve dhe të rrymave detare të shkaktuara nga erërat.

2. Përbërja kimike e atmosferës

Atmosfera është përzierje mekanike e gazeve pa ngjyrë, pa shije dhe pa erë.

Në shekullin XVIII janë zbuluar dy përbërësit kryesorë të atmosferës: azoti
dhe oksigjeni, e me këtë është vërtetuar se atmosfera nuk është gaz homogjen, por
përzierje mekanike e gazeve të atmosferës: argoni (Ar), heliumi (He), neoni (Ne),
ozoni (O3), kriptoni (Kr), ksenoni (Xe), radoni (Rn), hidrogjeni (H), etj. Disa gaze janë
me vëllim të përhershëm, ndërsa të tjerat janë me vëllim të ndryshueshëm. Me vëllim
ose sasi të njëjtë janë: azoti, oksigjeni, ksenoni, kriptoni, neoni, heliumi e tjerë.
Ndërsa në sasi të ndryshme janë dyoksidi i karbonit, ozoni ,radoni etj. Përbërja e
atmosferës ndryshon sipas lartësisë. Shtresa në afërsi të Tokës përbëhet kryesisht
nga:

azoti – N (78,08%) dhe oksigjeni – O (20,95%).

Bashkërisht këto dy gaze e përbëjnë 99,03% të vëllimit të përgjithshëm të
atmosferës së thatë. Me pakicë të pranishëm argoni – Ar(0,93%).

Dyoksidi i karbonit – CO2 (0,03%) dhe të ashtuquajturat gazet e rralla (kriptoni,
ksenoni, heliumi, hidrogjeni, ozoni, radoni, metani, neoni, etj.),e 0,01%.1

Rëndësia e gazeve për proceset në atmosferë dhe efektet e tyre në
sipërfaqen tokësore nuk varen nga pjesëmarrja vëllimore në përbërjen e atmosferës
Kështu p.sh. dyoksidi i karbonit (CO2), i cili merr pjesë me sasi të vogël në përbërje
të atmosferës, ka ndikim të madh në proceset atmosferike. Ai absorbon rrezet
valëgjatë dhe ka ndikim të madh në bilancin e rrezatimit, ndërsa azoti(N), i cili është
përbërësi kryesor i atmosferës, shumë pak ka ndikim në proceset atmosferike.
Pastaj, oksigjeni me pjesëmarrje të mesme në përbërjen e atmosferës, luan rol mjaft

1
Mustafi Meribe, Meteorologji, Dispensë, Tetovë, 2016

5
të madh në proceset atmosferike. Sikur në përbërjen e atmosferës të ekzistonte më
shumë oksigjen, djegia në natyrë do të ishte më e shpejtë. Në të kundërtën azoti e
zvogëlon veprimin e djegies. Azoti dhe dyoksidi i karbonit janë të rëndësishëm për
jetën e bimëve. Në lartësi të mëdha mbi 200 km, nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë
të Diellit, molekulat e gazeve shëndrohen në atome.

Në shtresat e poshtme të atmosferës ajri kurrë nuk është tërësisht i thatë dhe
i pastër.

Në të gjithmonë ekziston një sasi e vogël avullit të ujit, thërrmijat e pluhurit
dhe të hirit, grimcat e kripës, tufku i luleve dhe bakterit, të cilat qëndrojnë pezull në
atmosferë dhe quhen aerosole. Aerosolet kanë ndikim negativ në shëndetin e njeriut
dhe në rrethin gjeografik në përgjithësi. Shkalla e ndikimit negativ të aerosoleve
varet nga përbërja dhe sasia e pranisë së tyre dhe kushtet ekzistuese të motit.

Në shtresat e poshtme të atmosferës ekziston avulli i ujit që është prej 0,01
deri në 4.0%, varësisht nga kushtet e ndryshme, të cilat ndikojnë në sasinë e tij. Në
këto shtresa gjenden edhe thërrmijat e pluhurit. Erërat nga viset e thata të
shkretëtirave dhe të stepave i çojnë në lartësi të mëdha thërrmijat e vogla të pluhurit
dhe ato i bartin me mijëra kilometra larg. Kështu për shembull pluhuri nga Sahara
arrin deri në Itali, madje edhe në Evropën e Mesme. Pluhuri dhe hiri mund të jenë
edhe nga vullkanet edhe nga djegia e meteorëve.

Pluhuri ekziston në atmosferën e qyteteve të mëdha e veçanërisht në qendrat
industriale, si për shembull në Londër ekzistojnë rreth 120.000 grimca të pluhurit në
1 cm3 të ajrit, ndërsa në malet e Zvicrës ekzistojnë vetëm 550 grimca të pluhurit në 1
cm3 të ajrit. Në rajonet industriale tymtoret (oxhaqet)e fabrikave hedhin në
atmosferë sasi të mëdha të thërrmijave të vogla të blozës dhe të tymit.

Në atmosferë gjendet edhe një sasi e vogël e grimcave të kripës. Erërat mbi
dete dhe oqeane bartin bulëzat e vogla të ujit në lartësi të mëdha, ku uji avullohet,
kurse grimcat e kripës qëndrojnë pezull për një kohë relativisht të gjatë në
atmosferë.

6
3. Ndarja vertikale e atmosferës

Karakteristikat kryesore të atmosferës janë shtresimi i sajë vertikal dhe
lëvizshmëria e madhe e grimcave të ajrit në të. Ndarja vertikale e atmosferës është
mjaftë e komplikuar dhe ende jo mjaftë e njohur. Nuk ekziston kriter i njëjtë për
ndarjen vertikale të atmosferës.

Te autorët e ndryshëm ekzistojnë ndarje vertikale të ndryshme. Ndarja më e
zakonshme e atmosferës është bërë duke marrë parasysh temperaturën. Më vonë
në ndarjen e atmosferës është marrë parasysh edhe përbërja kimike e shtresave të
caktuara.

Kufirin e poshtëm të atmosferës e përbëjnë sipërfaqja e tokësore dhe e baseneve
ujore në Tokë. Në shtresat e poshtme të atmosferës ekzistojnë grimcat me
prejardhje jo-organike (grimcat e pluhurit, e hirit dhe të kripës) dhe organike (tallku i
luleve dhe bakterit).

Mirëpo, shumë vështirë caktohet kufiri i saj i epërm për shkak të zgjerimit të saj
ajo depërton në gjendje shumë të rrallë larg në hapësirën ndërplanetare. Atmosfera
është gjithnjë e më e rrallë sa më e madhe të jetë lartësia, prandaj kalimi prej
atmosferës në hapësirën ndërplanetare është gradual. Shkencëtarët arab në
shekullin XIX kanë konsideruar që trashësia e atmosferës është 70km. Nga mesi i
shekullit XIX është vërtetuar se meteorët fillojnë të ndriçojnë, përkatësisht të digjen
nën lartësi prej 200 km, çka do të thotë se në atë lartësi hyjnë në mbështjellësin e
ajrit të Tokës në atmosferë.

Duke studiuar dritat polare është vërtetuar se ajri i rralluar gjendet edhe në
lartësi prej rreth 1000 km. Pastaj është konsideruar që kufiri i epërm i atmosferës
shtrihet në lartësi prej 4000 deri 5000km. Mirëpo në bazë të shënimeve më të reja
që janë siguruar nga raketat dhe satelitët artificial, konsiderohet që shtresa më e
rrallë e atmosferës e ashtuquajtur “Korona e Tokës” shtrihet deri në 20 000km. Por,
megjithatë, kufiri i epërm i atmosferës nuk mundë të precizohet. Atmosfera ka
formën e njëjtë si edhe Toka, d.m.th në pole është e shtypur dhe në ekuator e
zgjeruar.

Atmosfera është më e dendur pranë sipërfaqes së Tokës, ku 1m3 ajër peshon 1
290gr. Për shkak të të rralluarit, pesha e ajrit zvogëlohet shpejt në përpjesëtim me

7
lartësinë. Në lartësi prej 20km 1m3 të ajrit është 90gr., ndërsa në lartësi prej 40 km
vetëm 4gr. 2

Pra masa themelore e ajrit është e koncentruar në shtresën e poshtme, më të
ulët të atmosferës. Deri ne 5 km të lartësisë gjendet ½ , ndërsa ne shtresën deri në
15km gjendet 9/10 të masës së përgjithshme të ajrit.

Sipas vetive fizike, përbërjes kimike dhe proceseve e dukurive të ndryshme,
atmosfera mund të ndahet në katër shtresa koncentrike: në troposferë, në
stratosferë, në jonosferë dhe në ekzosferë.

2
Mustafi Meribe, Meteorologji, Dispensë, Tetovë, 2016
8
Km EG ZO SFERA
1200
Termopauza
600
500
Satelitet Raketat N,O

TE R M O S F E R A
400
Shtresa F2
300 Shtresa F Drita
polare
Shtresa F1 N,O
200
_
Erërat
150 perendimore

N2O
Shtrea E

80 Mezopauza

MEZOSFERA
Raketa, Aeroplanë

_Rërat 03
lindore
ra N2,O3
a tu Meteorët
p er
Te m
50 Stratopauza

STRATO-
Stratostatët

SFERA
Radiosondat

10 Tropopauza
Sh

TROPO-

Himalajet Erërat
SFERA
ty

perendimore
p

Alpet
ja

Alpet Shqiptare

-75º -50º -25º 0º 25º 50º 75º 100º 125º 150º tºC
0 400 800 Shtypja ajrore Pmm Hg

Fig. 1-Paraqitja skematike e ndarjes vertikale të atmosferës

9
3.1. Troposfera

Troposfera është sfera më e ulët, më e dendur dhe më mirë e studiuar e
atmosferës. Lartësia e saj ndryshon sipas gjerësisë gjeografike. Kështu për
shembull në viset polare është 8deri 9km, në gjerësi të mesme gjeografike 10 deri
12 km, ndërsa në brezin e ekuatorit 15deri 18 km.

Kjo shtresë përmban 79% prej masës së përgjithshme të ajrit në atmosferë
(stratosfera rreth 20%, ndërsa jonosfera bashkë me ekzosferën vetëm 0,5%) dhe
gati tërë sasinë e avullit të ujit. Prandaj në troposferë formohen mjegullat, gati të
gjitha rretë dhe të reshurat atmosferike. Në të janë shumë intensive rrymat
horizontale (adventive), vertikale (konventive), të pjerrëta dhe turbulente të ajrit.
Rrymat vertikale janë më të forta dhe arrijnë deri në lartësi më të mëdha.
Temperatura e ajrit në këtë shtresë bije me rritjen e lartësisë mbidetare, d.m.th
mesatarisht 0,6gradë C në çdo 100 m, përkatësisht 6,0 grade C në 1000 m.

Prandaj, në kufirin e epërm të troposferës temperaturat e ajrit janë prej 50-60
grade nën zero, ndërsa në vise ekuatoriale, për shkak të lartësisë më të madhe
temperaturat e ajrit arrijnë madje në 85 grade celsius nën zero. Troposfera lëshon
lehtë rrezet e shkurta të diellit, ndërsa shume vështirë rrezet e gjata të ngrohta të
Tokës. Dyoksidi i karbonit shërben si rregullator i ngrohtë i shtresave përdhese, pa te
cilin temperatura mesatare vjetore e ajrit në Tokë kishte qenë më e ultë për 21 oC,
d.m.th. kishte qenë 70C nën zero.3

3.2. Stratosfera

S t r a t o s f e ra është shtresa e dytë e atmosferës e cila shtrihet mbi
troposferë deri në lartësinë prej 80 km. Në stratosferë nuk ka rryma ajrore vertikale
(konvektive), por vetëm rryma horizontale (adviktive). Për arsye të këtyre rrymave
ajrore, stratosfera quhet brezi advektiv. Ndërmjet troposferës dhe stratosferës
shtrihet një shtresë e hollë e ashtuquajtur tropopauzë. Trashësia e tropopauzës
është 1 deri 3 km. Edhe në stratosferë ekziston rrymimi horizontal dhe vertikal.
Derisa erërat vertikale janë mjaft të dobëta, ato horizontale janë mjaft të shprehura
dhe arrijnë shpejtësinë deri 300 km/h. Ajri në stratosferë është shumë i rrallë dhe i

3
Mustafi Meribe, Meteorologji, Dispensë, Tetovë, 2016
10
thatë. Vetëm ndonjëherë në lartësi prej 25-30 km gjenden reze sedefore të rralla,
kurse në lartësi prej 80 km reze të argjendta po ashtu të rralla, të cilat formohen nga
kristalet e vogla të akullit.

Në shtresat më të ulëta të stratosferës deri në 30 km temperaturat janë rreth
55oC nën zero. Por, në shtresën prej 30 deri 60 km, nën veprimin e rrezeve
ultravjollce të diellit bëhet zbërthimi i molekulave të oksigjenit dhe formimi i ozonit
(O3). Prandaj, në këtë sferë gjendet sasia e madhe e ozonit (O 3) dhe quhet o z o n o
s f e r ë, temperatura arrin deri në 80oC mbi zero. Temperaturat kaq të larta janë
rezultat i thithjes së rrezeve ultravjollcë nga ana e ozonit.

Thithja e rrezeve ultravjollcë nga ana e ozonit ka rëndësi të madhe për jetën
në Tokë. Sikur të depërtonte sasia e madhe e rrezeve ultravjollcë deri në sipërfaqen
e Tokës, atëherë nuk kishte për të pasur gjallesa në Tokë. Në shtresat e epërme
kufitare të stratosferës, ku nuk ekziston ozoni, temperaturat përsëri bien dhe janë
rreth 70 deri në 80 o C nën zero.

3.3. Termosfera

T e r m o s f e r a (jonosfera) përfshin shtresën e atmosferës ndërmjet 80 deri
1200 km në lartësi. Në këtë sferë ajri është mjaft i rrallë dhe përmban thërrmija të
azotit dhe të oksigjenit. Thërrmijat e azotit dhe të oksigjenit i absorbojnë rrezet valë
shkurtra të Diellit dhe jan të të jonizuara ose të elektrizuara. Rëndësia praktike e
termosferës është në atë se prej kësaj sfere kthehen radiovalët që mundësojnë
përdorimin e radios në Tokë.

Pa termosferë radiolidhjet do të ishin të mbushura vetëm ne largësi deri në
100km. Në termosferë bëhet të thyerit, dëbimi dhe absorbimi i valëve radioaktive.
Ajo dallohet me përçueshmëri të madhe të elektricitetit. Në këtë sferë formohet drita
polare. Ajo formohet me ndeshjen e elektroneve, që çojnë nga Dielli me thërrmija të
rralluara të ajrit. Temperaturat e ajrit në jonosferë rriten duke arritur lartësinë prej 600
deri 700oC, madje edhe 1000cC mbi zero. Për shkak të temperaturave të larta
jonosferën e quajmë edhe termosferë.

11
3.4. Ekzosfera
E k z o s f e r a është shtresa më e lartë e atmosferës dhe nuk ka kufij të
caktuar. Ajo shtrihet në lartësi prej 1200 deri 3000 km. Nga kjo sferë e atmosferës,
për shkak të forcës së dobët tërheqëse të Tokës, disa molekula dhe atome të
gazeve mund të lëshojnë atmosferën e Tokës dhe kalojnë në hapësirën
ndërplanetare. Prandaj, kjo sferë është shumë e rrallë dhe krahasohet me
vakuumin.4

4
Mustafi Meribe, Meteorologji, Dispensë, Tetovë, 2016
12
Përfundimi :

Në këtë punim është sqaruar per atmosferën si pjesë përbërëse e Tokës, proceset e
dukuritë në të dhe efektet e tyre në sipërfaqen tokësore,perberja kimike e
atmosferes, ndarja vertikale e atmosferes.

Poashtu sqarohet se: troposfera është sfera më e ulët, më e dendur dhe më mirë e
studiuar e atmosferës, s t r a t o s f e ra është shtresa e dytë e atmosferës e cila
shtrihet mbi troposferë deri në lartësinë prej 80 km, termosfera ku ajri është mjaft i
rrallë dhe përmban thërrmija të azotit dhe të oksigjenit dhe e k z o s f e r a është
shtresa më e lartë e atmosferës dhe nuk ka kufij të caktuar. Ajo shtrihet në lartësi
prej 1200 deri 3000 km.

13
LITERATURA:
Mustafi Meribe, Meteorologji, Dispensë, Tetovë, 2016

14