You are on page 1of 2

4 Elementet e Tokes

UJI
Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë poashtu dhe nuk ka ngjyrë. Ai është i
domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç
e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë
mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është lëngu më i përhapur
në toke. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare,
por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke
përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i
pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit
quhet ujë i sigurt.Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe
sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.
Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe
një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidrogjen (H+) i lidhur me grupin
hidroksid (OH−). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në
temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë
me ajrin lidhet me dioksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i
mirë për shëndetin.
AJRI
Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferës së tokës që mbahet nga rëndesa e saj dhe
përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni, dhe dioksidi i
karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje natyrore ajri është i paerë
dhe i pashijshëm.Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullit ujor, një përqindje e tillë
varet nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturës dhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor.
Përqindja e dioksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme. Në veçanti veprimtaria e
njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, çpyllëzimet etj..) kanë shkaktuar një rritje të madhe të
kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit, që kaloi nga 280 ppm në vitin 1900 në 315 ppm në
vitin 1970 deri në 350ppm (0,035%) vitet e fundit.Ajri është po ashtu si uji i domosdoshëm për jetën
dhe qëniet tokësore.Ajri, përveç gazrave që përmendëm mësipër, përbëhet edhe prej grimcash, si hi
vullkani, pjalm lulesh, lagështirë etj. perbehet edhe nga shume perberes te tjere qe janë azodi,pika
te vogla uji etj.
ZJARRI
Zjarri është një dukuri e djegies e shoqëruar me nxehtësi të lartë, tym dhe dritë në
formë flakësh përcëlluese.
Flakët janë një trup gazrash që lëshojnë nxehtësi e dritë. Zjarret ndizen kur një lëndë djegëse i
nënshtrohet nxehtësisë ose formave të tjera të energjisë, si p.sh. një shkrepëse etj. dhe ushqehen
nga shkarkesa të energjisë termike (ngrohtë), deri sa të jetë mbaruar e gjithë lënda djegëse.
Zbulimi dhe përdorimi i zjarrit nga njeriu besohet të ketë ndodhur para 300.000 vjetësh, por ndoshta
mund të jetë përdorur para 790.000 vjetesh siç dëshmojne gjetjet e bëra në vitin 2004 në Gesher
Benot Jakov. Kontrollimi i zjarrit ishte një hap i rëndësishëm në lindjen e kulturës njerëzore
dhe Qyteterimi i qyteterimeve.
Djegja e brendshme është një reaksion kimik lëshimin e ngrohjes (ekzotermik) dhe dritë. Kjo mund
të bëhet vetëm nëse i kombinon tre faktorë: dy kimike (karburantit) dhe një burim i energjisë
(energjia e aktivizimit), atë që quhet trekëndësh zjarr.
Si rezultat i aktivizimit të energjisë (përfshirë ngrohje), e karburantit është dekompozuar , produkt i
këtij dekompozimi është një gaz që reagon me oksidant (zakonisht oksigjeni në ajër). Kështu, ne
mund të përmbledhim procesin formulën e mëposhtme: karburant + ngrohje + oksigjen = zjarr.
Toka jonë ka një ndërtim i brendshëm edhe pse ende nuk ka njohuri të plota për ndërtimin e
brendshëm të Tokës është pranuar ndarja e ndërtimit të brendshëm të saj në tri mbështjellje-
gjeosfera:

 Korja e Tokës ose Litosfera


 Mbështjellsi i bërthamës (ose mantia, manteli)
 Bërthama e Tokës.
Berthama ndodhet nën mantelin e ndahet midis tyre me te ashtuquajturen me siperfaqen e
Gutenbergut.Nga siperfaqa deri ne thellesi te Tokes densiteti,presioni,temperatura rriten. Nga
temperatura 4000-5000 grade me rritjen e thellesise presioni rritet 1 atmosfere për Çdo 1 m ne
qendër te Tokes = 3.6 milion
Litosfera (Korja e Tokës, greq. litos -shkëmb) paraqet mbështjellësin e jashtëm të ngurtë me trashësi
mesatare afro 70 km. Shprehja “kore” ka burimin nga hipoteza kozmogjene e disa mendimtarëve,
sipas të cilëve Toka është krijuar nga një materie e zjarrtë, me ftohjen e së cilës u formua shtresa e
ngurtë. Dallhen dy tipa të Korës së Tokës: tipi kontinental dhe oqeanik.
Korja kontinentale ndertohet nga tri sfera:

 sedimentare
 granite
 bazike.
Ndërsa ajo oqeanike ndertohet nga:

 sedimentare
 llavat jastekore
 dajkat paralele
 gabrot masive
Shtrihet ndërmjet korës se tokës e bërthamës , quhet ndryshe edhe "Mantia", që në greqisht do të
thotë veshje e jashtme. Prej litosferës e ndan shtresa "Moho", në të cilën rritet dendësia e materies,
temperatura dhe shtypja atmosferike.Mbeshtjellsi i berthames ose mantia është rreth 2919;km e
trashe dhe perbehet nga elementet silici dhe magnezi dhe e quajmë gjeosfera SIMA.
Në mbeshtjellsin e berthames gjendet nenshtresa e quajtur astenosfer qe esht labile dhe mendohet
se nga ketu e kanë prejardhjen termetet dhe vullkanet. Ai gjendet nen koren e tokes dhe është i
perbere kryesisht nga shkembinj te ngurte, shkembinj te shkrire ose magme.Shtrihet në brendësië
e Tokës, që fillon në thellësi 2900 km më një rreze 3500 km. Sypozohet se bërthama përbëhet nga
dy pjesë, nga bërthama e brendshme dhe bërthama e jashtme. Gjetja për temperaturen e Tokes
ne thellesi te saj gjendet me formulen (t-temperatura) (h-lartesia ne m) t=1:3 h+a