You are on page 1of 7

Reflektim për ditën e parë të seminarit

 Në fillim të trajnimit u njohëm me kolegët të cilët vinin nga shkollat e


ndryshme. Më pas trajneret na njoftuan me agjendën e ditës së parë që
ishte:

Mirëseardhje në trajnim

Hyrje në trajnim – njoftimi me qëllimin dhe programin e trajnimit

Njoftimi i pjesëmarrësve

Plani i trajnimit të mësimdhënësve

Hyrje në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulat bërthamë

Arritshmëria e qëllimeve të arsimit parauniversitar

Parimet e arsimit parauniversitar si referenca të organizimit të punës


edukativo - arsimore .

Poashtu diskutuam për temat kurrikulare dhe cfarë ndryshime do të na


sjellë kurrikula e re. Punuam aktivitete në grupe ku arritëm që të mësojmë
më shumë rrethë arritshmëris dhe parimeve të arsimit parauniversitar.
Reflektim për ditën e dytë të seminarit

 Në ditën e dytë të trajnimit u njohëm më shumë rreth Koncepteve


kryesore dhe funksionit të rezultatit të nxënies, mësuam se si zhvillohen
kompetencat pra kuptuam se RNK bëhen përmes fushave kurrikulare
përkatësisht lëndës mësimore. Mësuam se RNK i shënojm me numra
romak.
Kompetencat kryesore ishin gjithsejt 6 kompetenca:
1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit – Komunikues
efektiv
2. Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ
3. Kompetenca e të mësuarit – Nxënës i suksesshëm
4. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribues
produktiv
5. Kompetenca personale – Individ i shëndoshë
6. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm.
Në këtë ditë mësuam edhe për konceptet e kompetencave që ishin:
1. Njohuria
2. Aftësia
3. Zotësia
4. Shkathtësia
5. Qëndrimi
6. Vlera

Përveç kompetencave u njohëm edhe me RNL dhe RNF.


Mësuam se Rezultatet e të nxënit të lëndë (RNL) shenohen me numra
rendor, kuptuam se lëndët mësimore në klasën përgaditore dhe arsimin
fillor në KK dhe KB 1 janë përcaktuar në lëndë mësimore.
Reflektim për ditën e tretë të seminarit

Në ditën e tretë të trajnimit u njohëm me aspektet metodologjike dhe praktike të


planifikimit dhe të zbatimit të kurrikulës së re, përkatësisht instrumentet e
planifikimit pra mësuam Planin vjetor dhe Planin dymujor.

Nga trajneret kuptuam se planifikimi vjetor bëhet duke u bazuar në Kurrikulën


Bërthamë 1, në programet mësimore/lëndore për secilën lëndë në tri periudha
brenda një viti mësimor.

Në grupe punuam planin vjetor duke i përmbledhur kërkesat e shkallës


kurrikulare, bëmë identifikimin e kompetencave dhe rezultatet e të nxënit të
fushës kurrikulare nga të cilat përcaktohen përmbajtjet mësimore që do të jenë
në shërbim të arritjes së këtyre rezultateve.

Poashtu në këtë ditë mësuam edhe për planifikimin dymujor i cili përmbante
këto elemente:

 Rezultatet e të nxënit për kompetenca


 Rezultatet e të nxënit për fusha
 Temat mësimore
 Rezultatet e të nxënit të lëndës për tema
 Njësitë mësimore
 Kohën mësimore (orët mësimore)
 Metodologjinë e mësimdhënies
 Ndërlidhjen me lëndët tjera
 Burimet
Mësuam se planifikimi dymujor është vazhdimësi e planit vjetor të procesit
mësimor, plani dymujor ka për qëllim zbërthimin e temave mësimore nga plani
vjetor në njësi mësimore.
Reflektim për ditën e katërt të seminarit

Në fillim u njoftuam me agjendën e ditës që kishim.


Punuam në grupe edhe njëherë planifikimin dymujor që kishim punuar në ditën
e tretë në mënyrë që të kemi më të lehtë ta hartojmë atë.
Pas prezentimeve trajneret na njoftuan rrethë temave që do i shtjellojmë.
Këtë ditë mësuam se s’i të hartojmë një plan javor dhe një plan të ores
mësimore, u njohëm me aspektet e përqendrimit të metodologjisë mësimore pra
(Ndërlidhja e RNK – RNF- RNL – Rezultatet e ores dhe kriteret e suksesit).
Kuptuam se plani javor na mundëson përcaktimin e njësive mësimore të cilat
realizohen gjatë javës për secilen lëndë mësimore. Që të punojmë planifikimin
javor njësitë mësimore i marrim nga planifikimi dymujor.
Tjetër mësuam se plani i ores mësimore ka për qëllim që të gjitha planifikimet e
procesit mësimor t’i bëjë të zbatueshme në punën e drejtpërdrejt me nxënës.
Në planifikimin e ores mësimore mësimdhënësi identifikon:
 Rezultatin e të nxënit të lëndës për temë (që merret nga plani dymujor).
 Njësinë mësimore të cilën do e realizojë (njësia merret nga planifikimi
dymojor, përkatësisht plani javor).
 Rezultatet e të nxënit të synuara për shkallë – kompetenca ( të cilat i kemi
përcaktuar në planin dymujor të temës mësimore).
 Rezultatet e të nxënit të synuara nga fusha kurrikulare (që merret nga
plani dymujor).
 Kriteret e suksesit, të cilat duhet të caktohen në bashkëpunim me nxënësit
në fillim të ores mësimore.

Duhet cekur se rezultatet e kompetencave të fushave kurrikulare dhe të


lëndëve mësimore duhet të shënohen me numra rendor të njejtë siç janë në
planifikimin dymujor që kemi punuar.
Reflektim për ditën e pestë të seminarit

Në ditën e pestë të trajnimit u njohëm më shumë për:

 Metodologjinë e mësimdhënies në funksion të zbatimit të KKK – KB


 Mësimdhënien dhe nxënien të bazuar në kompetenca
 Mësimdhënien dhe nxënien e integruar
 Mësimdhënien e të nxënit të diferencuar
 Materialet mësimore, përzgjedhja dhe përgatitja e tyre
Në këtë ditë kuptuam se: Mësimdhënia në funksion të arritjes së
kompetencave kërkon organizimin e mësimdhënies dhe nxënies me
metoda dhe teknika të cilat integrojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet
dhe vlerat. Kjo mësimdhënie ka për bazë rezultatet e të nxënit të
kompetencave.
Mësimdhënia dhe të nxënit e integruar – ndërlidh përmbajtjet e veçanta
të lëndëve mësimore me qëllim të arritjes së rezultateve në të nxënit e
fushave mësimore dhe zhvillimin e kompetencave kryesore për shkallë
kurrikulare.
Mësimdhënia dhe të nxënit e diferencuar – mundëson përfilljen e
dallimeve ekzistuese ndërmjet nxënësve në klasë përkitazi me
përmbajtjen që do të mësojnë, ecurinë didaktik – metodike të të nxënit si
dhe matjet dhe materialet çfarë duan dhe mund të shfrytëzojnë gjatë
mësimit.
Kuptuam se përmes mësimit të diferencuar mundësohet përshtatja e
kohës dhe e shpejtësisë së të nxënit dhe të të mësuarit me veçoritë
individuale të secilit nxënës.
Diferencimi në mësimdhënie do të thotë të marrësh më të mirën nga çdo
nxënës, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të tregojnë çka dine, kuptojnë
dhe çfarë mund të bëjnë.
Reflektim për ditën e gjashtë të seminarit

Në ditën e fundit të trajnimit u njohëm me Vlerësimin e nxënësve.

Në këtë ditë mësuam se vlerësimi i nxënësve në klasën përgaditore dhe arsimin


fillor ndryshon vetëm në përshkrimin e notes për dy shkallët e Kurrikulës. Në
shkallën e pare vlerësimi i nxënësve bëhet me notë përshkruese, ndërsa
vlerësimi në shkallën e dytë kurrikulare bëhet me note numerike, nga1 deri 5.

Në shkallën e pare nota përshkruese ka këto vlera:

 Niveli I “Arritje minimale” – do të thotë që nxënësi ka arritur minimumin


e rezultateve të të nxënit të planifikuar.
 Niveli II “Arritje mesatare” – konsiderohet kur nxënësi ka përmbushur
arritjen e rezultateve të të nxënit të planifikuar.
 Niveli III “Arritje e kënaqshme” – konsiderohet kur nxënësi ka
përmbushur një pjesë të mire të rezultateve të të nxënit të planifikuar.
 Niveli IV “Arritje e plotë” - do të konsiderohet kur nxënësi përmbush
plotësisht rezultatet e të nxënit të planifikuar.
Nga kjo pjesë kuptova se gjatë formimit të notës përfundimtare
përshkruese, rezultatet e arritura të nxënësve duhet të krahasohen me
rezultatet e të nxënit të programeve mësimore.
Përshkrimi i notës duhet të jetë:
 I thjeshtë dhe i kuptueshëm;
 I qartë dhe logjistik i renditur;
 I shkurtë dhe përmbajtësor;
 Me vlerë kualitative dhe objective;
 Të ketë orientim optimist pozitiv;
 Teknikisht të jetë mirë, i rregulluar dhe i lexueshëm.