TERRORIZMI ISLAMIK

173 :.

TERRORIZMI ISLAMIK
1. Kontekstet mbi ekzistencën e terrorizmit islamik A ekziston terrorizmi islamik? A janë të bazuara lëvizjet e ndryshme terroriste në ideologjinë fetare islamike? A është feja islame, një fe e dhunës dhe e terrorit? Këto dhe pyetje të ngjashme kishin filluar të parashtroheshin që nga koha kur grupi i studentëve militantë iranianë kishte sulmuar dhe 14 muaj e mbajti të pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran305. Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të ndryshme dhe varen kryesisht nga orientimi ideologjik i autorëve. Në këtë kontekst, politikanët dhe intelektualët e ndryshëm myslimanë e kanë parashtruar edhe idenë e një diskutimi të përbashkët lidhur me raportin e fesë islame me terrorizmin. Sipas tyre, konstatimi i njëanshëm i ekzistimit të terrorizmit islamik, ashtu si praktikohet nga disa ideologë perëndimorë, për botën islame është jo vetëm i papranuar, por edhe i tepruar, tendencioz dhe fyes. Nga ana tjetër, autorët e ndryshëm perëndimorë e sidomos ata izraelitë, me shkrimet dhe diskutimet e tyre të shumta, janë përpjekur ta „argumentojnë” lidhjen e terrorizmit me kulturën dhe fenë islame. Në këtë drejtim ata duke ofruar edhe shembuj të ndryshëm praktikë, kanë konstatuar se çdo politikë e bazuar në ideologjinë fetare islamike detyrimisht do të rezultojë me dhunë fizike dhe terror. Këtu nuk synoj të polemizoj me asnjërin nga këto qëndrime të polarizuara, por si përgjigje ndaj tyre ofroj një „shkrim të shenjtë”, të profetit më të madh islam të shekullit XX, Ajatollah Ruhollah Homeini. Ky shkrim i titulluar „Feja islame nuk është religjion për pacifistë”, ishte botuar në revistën “Kaschf al – Asrar” (Çelësi i Fshehtësirave) në vitin 1942 në Qom dhe ishte ribotuar më 1980 dhe më 1983 në Teheran306.
Me 04.11.1979 grupi i studentëve militantë islamikë e kishte sulmuar dhe pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran. Ishte rrëmbyer edhe personeli i punësuar në ambasadë. Të gjitha përpjekjet diplomatike për lirimin e këtij personeli kishin dështuar. Pas afër 14 muajsh, kur në ShBA vinte në pushtet presidenti Regan (i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar lirimin, në rast nevoje edhe me dhunë, të personelit diplomatik amerikan), qeveria iraniane „kishte ndërmjetësuar” me sukses në lirimin e këtij personeli të rrëmbyer diplomatik. 306 Feja Islame i njeh dy lloje luftërash. E para, është Xhihadi (përpjekja - lufta e shenjtë), e cila zhvillohet në kushte të caktuara për okupimin e shteteve të tjera, ndërsa e dyta, është lufta për ruajtjen e pavarësisë së shteteve islame dhe mbrojtja e tyre nga armiku. Zhvillimi i Xhihadit ose i luftës së shenjtë për okupimin e vendeve të tjera është i domosdoshëm dhe duhet të fillojë menjëherë pas themelimit të shtetit islamik. Në krye të këtij shteti duhet të jetë imami ose personi civil nën komandën e tij.... Pas themelimit të shtetit islamik, islami duhet t’i mobilizojë të gjithë burrat e aftë për luftë me qëllim të fillimit të okupimit të vendeve të tjera. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndikohet në pranimin dhe respektimin e fesë islame në tërë botën.
305

.: 174

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Si në shkencën, ashtu edhe në praktikën bashkëkohore kriminalistike mbretëron bindja se disa grupe dhe organizata terroriste janë të bazuara në ideologjinë fetare islamike dhe veprojnë në emër të dogmave fetare të saja. Kjo mund të argumentohet edhe me faktin se mekanizmat e tillë terroristë, jo vetëm themelimin, por edhe arsyetimin e veprave të tyre kriminale, e bëjnë kryesisht duke interpretuar mësimet e ndryshme të Kuranit. Me gjithë argumentet e ofruara, këto „bindje perëndimore”, refuzohen kategorikisht nga politikanët dhe shkencëtarët e botës islame. Në këtë kontekst, ata parashtrojnë edhe pyetjen: „Përse atëherë në botën perëndimore nuk përdoret nocioni „terrorizëm katolik“ kur është fjala për „Armatën Republikane Irlandeze“ ose për disa organizata të tjera terroriste, që veprojnë në Amerikën Latine, të cilat kanë anëtarësi të pastër katolike dhe vrasin ekskluzivisht qytetarë të përkatësive të tjera fetare?! Këtu përgjigjja është e qartë: jo vetëm Armata Republikane Irlandeze ose Shtegu i Ndriçuar në Peru, por asnjë organizatë tjetër terroriste, me anëtarësi të pastër katolike, nuk vepron në emër të katolicizmit! Ato janë organizata terroriste, të cilat veprojnë në bazë të ideologjive të ndryshme politike, e jo fetare të cilat e zbatojnë dhunën terroriste si mjet strategjik për arritjen e qëllimeve të caktuara politike ose nacionale! Në këtë drejtim qëllimi i Armatës Republikane Irlandeze, ishte ribashkimi i Irlandës, ndërsa ai i Shtegut të Ndriçuar, është ndërrimi i sistemit shtetëror kapitalist në Peru, në një sistem socialist. Me gjithë këto qëllime, organizatat e ndryshme terroriste islamike si, p.sh., Xhihadi Islamik (Përpjekja Islamike), Hezb - Allah (Partia e Allahut), HAMAS (Lëvizja e Kryengritjes Islamike), etj., i rekrutojnë anëtarët e tyre jo në emër të çështjes së tyre nacionale, por në emër të fesë islame. Udhëheqësit e këtyre organizatave terroriste janë kryesisht edhe udhëheqës fetarë, të cilët duke e akuzuar dhe fajësuar botën perëndimore për çdo gjë të keqe që ekziston në botën islame, e propagandojnë edhe qëllimin e tyre të fundit „përhapjen e fesë
Opinioni botëror duhet ta ketë të qartë se okupuesit islamikë nuk kanë asgjë të përbashkët me okupuesit e tjerë joislamikë. Këta të fundit, dëshirojnë ta okupojnë botën vetëm me qëllim të shkatërrimit të fesë islame, e cila realisht u shërben interesave të njerëzimit.... okupuesit joislamë, nëpërmjet pushtimit të botës dëshirojnë përhapjen e padrejtësive të liga, me qëllim të shfrytëzimit të lirë të epsheve të tyre jonormale seksuale. Ndërkaq, Islami dëshiron ta okupojë botën me një qëllim krejtësisht tjetër. Qëllim i Islamit është përhapja e vlerave të vërteta shpirtërore dhe krijimi i një drejtësie të tillë njerëzore, në të cilën do të përgatitet rruga për ardhjen e pushtetit të vërtetë të Allahut... Pra lufta e shenjtë ilamike është një luftë kundër të pafeve, është një luftë kundër perverzioneve seksuale, është një luftë kundër shfrytëzimit të njeriut dhe kundër shkeljes së të drejtave dhe vlerave morale të tij, etj. Opinioni botëror duhet ta dijë gjithashtu se të gjitha vendet, të cilat ende nuk janë okupuar nga islami, janë të zgjedhura për dritën e përjetshme, e cila do ta ndriçojë jetën e popujve të tyre me ligjet e Allahut.... Ata që nuk kanë kuptuar gjë nga Islami, thonë se feja islame predikon paqen. Mirëpo, ata janë frikacakë! Feja islame thotë: „Vritni të pafetë, ashtu si do t’ju kishin vrarë ata juve“. ...Feja islame thotë: „Çdo gjë që është e mirë ekziston vetëm përmes shpatës dhe hijes së saj. Njerëzit, vetëm me përdorimin e shpatës, mund t’i bësh të dëgjueshëm. Shpata është çelësi i xhehenetit, pa të cilën nuk mund të zhvillohet Xhihadi. Më gjerësisht: Amir Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Aus dem Englischen von Agnes Beck, München 1993, f. 329 - 331.

TERRORIZMI ISLAMIK

175 :.

islame në tërë botën, në rast nevoje edhe me luftë”! Si lëvizje, organizata ose grupe terroriste islamike nuk duhet kuptuar të gjitha lëvizjet, organizatat ose grupet terroriste me anëtarësi të pastër myslimane, por vetëm ato që janë të organizuara dhe që veprojnë në emër të „interpretimeve të ndryshme të mësimeve të Islamit”. Të gjithë këta subjekt terrorist islamikë, duhen dalluar qartë nga organizatat, grupet dhe lëvizjet e ndryshme militante që veprojnë edhe në vetë botën islame. Kriteri themelor për dallimin e tyre është qëllimi politik. Në bazë të këtij qëllimi mund të thuhet se Partia Komuniste e Kurdistanit, me gjithë faktin se ka një anëtarësi relativisht të pastër islame, nuk konsiderohet si organizatë islamike, por si lëvizje nacionale, e cila është e organizuar dhe vepron në bazë të ideologjisë komuniste me qëllim të çlirimit dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kurdistanit. I njëjti parim vlen edhe për Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Askush në botën perëndimore, madje as Izraeli zyrtar, asnjëherë deri tash nuk e ka trajtuar Organizatën për Çlirimin e Palestinës si organizatë islamike, jo nga fakti se shumë udhëheqës të saj, respektivisht shumë udhëheqës eminentë të organizatave dhe grupeve të ndryshme terroriste që veprojnë në kuadër të saj (si, p.sh., Dr. Georg Habash, kryetar i Frontit Popullor Palestinez, Gjeneral Dr.Vadi Hadad, kryetar i Komandos Direkte të Frontit Popullor Palestinez, Fuad Shemaili themelues i Shtatorit të Zi, etj.) ishin të krishterë, por nga fakti se qëllimi politik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, kishte të bënte me zgjidhjen e çështjes kombëtare arabe, përkatësisht asaj palestineze. 2. Rrënjët e terrorizmit islamik Me qëllim që të kuptohet më mirë rreziku që paraqet terrorizmi islamik për botën joislamike dhe rendin juridik ndërkombëtar, së pari duhen sqaruar rrënjët historike të urrejtjes ekstremiste islamike ndaj botës perëndimore. Shumë pak qytetarë të Evropës janë të informuar lidhur me ngjarjet vendimtare që kanë ndikuar në tensionimin e përhershëm të raporteve në mes botës islame dhe asaj perëndimore. Në vitin 630, profeti Muhamet përmes propagandimit të një besimi luftarak, kishte arritur t’i bashkonte fiset e ndryshme arabe në një popull, i cili me fjalën e Allahut do ta vendoste pushtetin e vet islamik në tërë botën. Në bazë të një propagande të tillë, profeti Muhamet dhe pasardhësit e tij, vetëm brenda një shekulli kishin arritur t’i bënin arabët e islamizuar sundues të një perandorie të madhe, e cila shtrihej në tërë territorin e Lindjes së Afërt, Persi, Indi, Afrikën Veriore dhe në

.: 176

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Azinë Jugore. Më vonë ishte pushtuar edhe Italia Jugore dhe Spanja, nga kishte filluar edhe marshimi nëpërmes Pirinejeve në drejtim të Francës. Sikur në vitin 732, afër Poitiers, e cila gjendet vetëm 200 kilometra larg Parisit, të mos kishte arritur Karl Martell t’i shpartallonte forcat arabe, tash me siguri që e tërë Evropa do të ishte një kontinent mysliman. Kjo ngjarje historike e harruar në Evropë, është pjesë elementare e kulturës myslimane, e cila asnjëherë deri tash nuk është shlyer nga kujtesa. Pas kësaj disfate, në kulturën ekstremiste islamike është evidentuar edhe viti 905 si vit i luftës për mbrojtjen e „tokave myslimane“, në mesin e të tjerave edhe Izraelit, Spanjës dhe Italisë Jugore (të pushtuara më parë), nga sulmet e forcave të krishtera. Në këtë kohë te rrezikut permanent dhe disfatave të shumta arabe, bota islamike kishte qenë në kërkim të gjetjes së një udhëheqësi të ri, të një Kalifi të aftë, i cili do të ishte në gjendje t’i korrigjonte gabimet historike ndaj botës islame dhe kësaj t’i jepte një forcë të re me të cilën do të riktheheshin tokat e humbura dhe do të pushtohej Evropa. Kështu, që nga ajo kohë e deri më tash, ideologjia radikale islamike në të gjitha periudhat e ngritjeve të shteteve të ndryshme myslimane, e kishte aktualizuar ëndrrën për pushtimin e Evropës. Në bazë të një ëndrre të tillë, në vitin 1638 në drejtim të Evropës kishin marshuar edhe forcat turke. Në kulturën ekstremiste të qarqeve të ndryshme islamike, kjo ngjarje është shënuar si depërtim i dytë i forcave myslimane në Evropë. Shkatërrimi i Perandorisë Osmane, që kishte filluar paralelisht me ngritjen e fuqive të ndryshme evropiane, për kulturën ekstremiste islamike ishte shumë i mundimshëm. Në vitin 1798, Napoleoni pa ndonjë vështirësi usharake kishte arritur pushtimin e tërë Egjiptit. Në vitin 1830, Algjeria ishte shndërruar në koloni të Francës, ndërsa Anglia i kishte vendosur nën kontroll të gjitha ujërat detare në Lindje të Afërt dhe bregdetin arab. Kështu, vetëm brenda disa dekadave, shtetet e krishtera, si Italia, Franca dhe Britania e Madhe, kishin arritur pushtimin dhe ndarjen e tërë rajonit të Gjirit Persik dhe Afrikës Veriore. Në këtë mënyrë ishin pushtuar dhe ndarë edhe shumë pjesë të Perandorisë Osmane. Të gjitha këto territore të okupuara arabe, përkatësisht myslimane, ishin vendosur nën administrimin e shteteve të ndryshme evropiane, me ndihmën e udhëheqësve të ndryshëm lokalë myslimanë, të cilët që nga ajo kohë kishin filluar të shpërblehen me tituj tradicionalë evropianë, si „mbretër“ ose „princa“. Këta udhëheqës të rinj myslimanë, falë statusit të tyre të privilegjuar shumë shpejt kishin arritur të pasurohen. Sidomos pas zbulimit të naftës, pasuria e tyre kishte arritur përmasa përrallore. Edhe më vonë, kur ishin krijuar mundësi të tjera të vendosjes, kjo klasë e pasur dhe sunduese myslimane, kishte vazhduar bashkëpunimin e vet me botën perëndimore.

TERRORIZMI ISLAMIK

177 :.

Në këtë mënyrë vazhdimisht ishin krijuar forma dhe mundësi të reja për vazhdimin e influencës së gjithanshme të botës perëndimore mbi atë islame.
Shtetet e banuara me popullsi myslimane

Burimi: Prof. Dr. Rainer Tetzlaff, Unser Bild vom Islam, Jacobs University Bremen, Bremen 2009, f.2.

Krahaso: Bundesamt für Verfasungsschutz, Islamismus, Entstehung und Erscheiungsformen, Köln 2006, f. 11: - Prej numrit të përgjithshëm të popullsisë myslimane (1.2 miliardë), Indonezia është shteti me numrin më të madh në botë, me 188 milionë banorë myslimanë. Pas saj vjen India me 142, Pakistani 141, Bangladeshi 120, Turqia 70, Irani 66, Nigeria 61, Egjipti 57, Algjeria 31, Etiopia 30, Maroku 29, Afganistani 28, Iraku 23, Sudani 23, Arabia Saudite 22 milionë banorë, etj. Shumica e besimtarëve myslimanë i takojnë ritit fetar Sunit, ndërsa Shiitët janë shumicë vetëm në Irak dhe Iran. - Numri më i madh i popullsisë myslimane në Evropë, është në Rusi, ku jetojnë rreth 19 milionë myslimanë. Ndërsa shteti me shumicën më të madhe të popullsisë myslimane në Evropë është Kosova me rreth 85 %, pastaj Shqipëria me rreth 65%, Bosnja dhe Hercegovina me 40% dhe Maqedonia me 25%.

.: 178

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
- Në Bashkimin Evropian jetojnë rreth 10 milionë myslimanë. Prej tyre në Francë jetojnë rreth pesë milionë, në Britani të Madhe rreth 1.6 milionë, në Gjermani rreth 3.2 milionë (kryesisht turq, 2.1 milion), etj .

Pas një të kaluare të tillë historike, në të cilën kishte humbje dhe fitore, e sidomos pas vendosjes së protektorateve evropiane mbi shtetet e ndryshme myslimane, në tërë botën myslimane ishin paraqitur dy rryma politike, të cilat propagandonin kundër gjendjes së mjerë dhe poshtëruese në të cilën ishte katandisur populli arab dhe përgjithësisht ai mysliman: - Rryma e parë e përfaqësonte idenë e nacionalizmit panarab dhe propagandonte bashkimin e të gjithë popujve arabë në një shtet të ri dhe modern. Kjo ide ishte propaganduar sidomos nga ish-kryetari i Egjiptit Naser dhe nga disa qarqe zyrtare siriane dhe irakiane. - Rryma e dytë ishte propaganduar nga Vëllazërimi Mysliman dhe disa organizata të tjera fundamentaliste islamike, të cilat e kishin refuzuar idenë panarabe madje edhe duke i akuzuar përfaqësuesit e saj si heretikë dhe në vend të saj kishin propaganduar mitin dhe ëndrrat e vjetra myslimane për bashkimin e të gjitha tokave të tyre në një shtet, i cili do të organizohet sipas parimeve fetare. Këto rryma politike në të gjitha shtetet myslimane kishin filluar të zhvillonin një propagandë të fuqishme kundër familjeve mbretërore arabe dhe shahut të Iranit, të cilat akuzoheshin për ligësi e tradhti kombëtare dhe fetare. Pastaj fajësoheshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e ndryshme evropiane për përçarjen e botës myslimane me qëllim të varfërimit, ndarjes politike, shkatërrimit kulturor dhe përgjithësisht poshtërimit të tyre. Me qëllim të mënjanimit të një gjendjeje të tillë, sipas rregullave të xhihadit (të propaganduara sidomos nga “Vëllazërimi Mysliman”, së pari duhet goditur armiku i afërt, në këtë rast familjet mbretërore arabe e pastaj katili i largët). Nga këto parime kudo në botën myslimane kishin filluar aksionet terroriste kundër pushteteve mbretërore, të cilat në disa raste si Egjipt, Irak, Siri, Libi dhe Iran kishin marrë përmasa të revolucioneve që kishin sjellë ndërrimin e pushteteve mbretërore properëndimore me regjime të ndryshme ushtarake dhe diktatoriale. 3. Nocionet e ndryshme fetare në kontekst të terrorizmit islamik Islami është një fe dhe besimtarët e tij quhen myslimanë. Fenë Islame, si komunitet konfeksional, mund ta përfaqësojnë vetëm përfaqësuesit e saj shpirtërorë, të cilët varësisht nga riti fetar quhen imamë (prijës të lutjeve), mulla (të diturit), shkencëtarët e fesë islame dhe shkencëtarët e drejtësisë islamike. Me

TERRORIZMI ISLAMIK

179 :.

nocionin „udhëheqës ose aktivist politik islamik” kuptohen përfaqësuesit e një lëvizjeje politike, e cila është e bazuar në parimet fetare islamike. Në të gjitha sistemet politike të karakterizuara me lëvizje të tilla fetare-politike, ndarja e fesë nga shteti është i padukshëm. Për dallim nga këto kuptime, islamizmi nuk është fe, por është ideologji politike, e cila bazohet kryesisht në interpretimet e ndryshme të parimeve fetare. Islamistët kërkojnë rregullimin e të gjitha sferave të jetës shoqërore sipas ligjeve fetare. Islamizmi, si ideologji politike, kuptohet edhe si lëvizje protestuese kundër qeverive dhe rregullimeve shtetërore të shteteve të ndryshme islamike, të cilat kudo sipas zhanrit të njëjtë propagandues, akuzohen si tirane ose tradhtare dhe fajësohen për problemet e shumta shoqërore. Në kuadër të lëvizjeve të tilla është paraqitur e ashtuquajtura ideologji fundamentaliste. Në bazë të kësaj ideologjie, feja islame dhe besimtarët e saj janë në rrezik dhe shpëtimi i tyre mund të arrihet vetëm nga zbatimi i drejtë i parimeve fundamentale islamike në jetën shoqërore. Në këtë kontekst, çështje kryesore paraqitet e ashtuquajtura Suna e Profetit (Legjenda e Muhamedit), në bazë të së cilës është e bazuar “E drejta Islame”. Pikërisht këtu paraqitet edhe problemi kryesor ngaqë Sheriati nuk është e drejtë e pandryshuar, por është një kod i normave të përmbledhura, të sistemuara dhe të interpretuara gjatë shekujve307. Për dallim nga këto kuptime, xhihadi kudo në botën islame e ka kuptimin e parimit etik të mobilizimit shpirtëror dhe të përpjekjeve për arritjen e një qëllimi të mirë dhe pozitiv. Në këtë kuptim, edhe përpjekja ime për përfundimin e këtij studimi mund të interpretohet si xhihad (mundim, përpjekje në rrugën e Zotit). Çdo person, i cili e praktikon xhihadin quhet muxhahid (luftëtar i zotit). Ndërsa personi i kundërt, quhet Qa´idin (ai që ikën nga puna dhe jeton si parazit në shtëpi). Sipas mësimeve të Islamit ekzistojnë dy lloje të xhihadit: xhihadi i vogël dhe xhihadi i madh. Në kuptimin e xhihadit të vogël bën pjesë edhe lufta e armatosur „në rast se besimtari lufton për lirinë e vet fetare”. Ndërsa, me fjalën xhihad i madh (djihad bi-n-nafs) kuptohet aspekti shpirtëror i njohjes dhe i zotërimit të vetvetes. Sipas bindjeve të shumicës myslimane, me fjalën xhihad, në radhë të parë, kuptohet njohja dhe zotërimi i vetvetes e pastaj zhvillimi i luftës për lirinë fetare. Me gjithë këto kuptime tradicionale, në vitet ‘70 të shekullit XX, studenti egjiptian, Sheik Umar Abd al-Rahman, në temën e tij të doktoraturës, të mbrojtur në universitetin autoritativ islamik Azhar, me 2000 faqe, e kishte argumentuar
307

Në të vërtetë kjo çështje është parashtruar që nga vdekja e profetit Muhamed. Në kontekstin e parashtruar rreth emërimit të Kalifit „pasardhësit” (të Muhamedit) dhe „zëvendësit” (të Allahut), ishin ndarë myslimanët në Shiit dhe Sunit. Shiitët mendonin se pozicioni i Kalifit iu takon atyre si të afërm, më të afërt me Muhamedin, ndërsa sunitët mendonin se Kalifi duhej zgjedhur nga rrethi i gjerë i fisit të Muhamedit.

.: 180

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

„kuptimin e vërtetë” të nocioneve islamike. Sipas tij nuk ekzistojnë dy lloje të xhihadeve dhe as që ka shpjeguar ndonjëherë profeti Muhamed kalimin nga xhihadi i vogël në të madhin. „Xhihad do të thotë vetëm marrja e shpatës në dorë me qëllim të detyrimit të pafeve (në këtë kuptim të krishterëve dhe izraelitëve), për pranimin e fesë së vërtetë ose për dorëzimin e pakusht të tyre”. Para vdekjes së vet, profeti Muhamed kishte urdhëruar: „largoni shërbëtorët e Zotit nga tokat arabe”308. Kjo kishte qenë mënyra më e suksesshme e përhapjes së fesë islame në botë.” Sipas interpretimeve radikale të urdhrit të fundit të profetit Muhamed, xhihadi islamik ka të bëjë ekskluzivisht me „luftën për përhapjen e fesë së vërtetë dhe nënshtrimit të pafeve”309. Nga një kuptim i tillë, është stilizuar edhe aspekti shpirtëror i „xhihadit” si bindje vullnetare dhe detyrim shpirtëror për vetëflijim në shërbim të Zotit. Në të vërtetë, në Suren 4 të Vers 33 të Kuranit thuhet „mos bëj vetëvrasje”! Mirëpo, terroristët islamikë e argumentojnë këtë me Vers 76, në të cilin thuhet „lufto në anën e Zotit edhe në qoftë se jeta juaj do të ndërrohet”. Në këtë kuptim edhe xhihadizmi është shpjeguar si luftë e armatosur kundër të gjitha forcave, të cilat e pengojnë krijimin e shtetit islamik. Në vende dhe struktura të ndryshme shoqërore me fjalën xhihadizëm kuptohen jo vetëm disponimet ose aktivitetet e ndryshme antiperëndimore, por edhe kundërshtimi i stilit perëndimor të jetës. 4. Karakteristikat themelore të terrorizmit islamik Terrorizmi islamik mund të dallohet nga të gjitha format e tjera të veprimit terrorist, kryesisht në bazë të tri elementeve specifike ideologjike: - Terrorizmi islamik kategorikisht i refuzon të gjitha ideologjitë e tjera bashkëkohore. Ai, si i tillë, veten e konsideron të pashembullt dhe krejtësisht të veçantë nga të tjerët, të cilit nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç arritjes së qëllimit të vet ose „vdekjes me shpatë në dorë”310. Qëllimi themelor i terrorizmit islamik është rilindja islamike, e cila duhet të sjellë jo vetëm lirimin e të gjitha territoreve myslimane nga ndikimet perëndimore, por edhe pushtimin e tërë rruzullit tokësor nga besimtarët e vërtetë të
Si shërbëtorë të Zotit ishin quajtur besimtarët katolikë. Deri para vdekjes së profetit Muhamed, në Mekë kishin jetuar rreth 60.000 katolikë. Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 32-46 309 „Ne do ta vazhdojmë rrugën e përhapjes së Islamit dhe në qoftë se dikush e pengon qëllimin tonë, atëherë do të ketë xhihad”, kishte shpjeguar Sheik Omar Abdel-Rahman gjatë një qëndrimi të tij në ShBA. Më gjerësisht: Mihael Pophly/ Khalid Durán; Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 42 310 „Bota e sotme është ashtu si e kanë krijuar të pafetë. Prandaj ne, si bij të Muhamedit, nuk na ka mbetur alernativë tjetër: ose ta pranojmë atë ashtu si është, e kjo do të thotë zhdukje e islamit, ose ta shkatërrojmë atë në mënyrë që ta krijojmë një botë të re, ashtu si e kërkon islami”. Cituar sipas: Ajatollah Baqer al - Sadr, Sarcheschmeh Qodrat dar Hokumat Eslami, Teheran 1980, f. 37.
308

TERRORIZMI ISLAMIK

181 :.

Muhamedit. Për realizimin e këtij qëllimi hyjnor, nuk duhet zgjedhur mjetet. Në të vërtetë, terrorizmi këtu e ka kuptimin e mjetit të përshtatshëm praktik, me të cilin vihet në lëvizje fundamentalizmi islamik si parakusht i rilindjes islamike, e cila do të ndikonte në krijimin e botës universale islame311. - Karakteristikë tjetër e terrorizmit islamik është prezantimi i tij si formë e luftës së shenjtë, e cila detyrimisht do të kurorëzohet me fitoren e plotë. Në këtë drejtim, nuk bëhet dallimi në mes aktivitetit terrorist dhe formave të tjera të zhvillimeve luftarake312. - Elementi i tretë karakteristik i terrorizmit islamik është krijimi i rregullave të detyrueshme të sjelljes islame. Sipas këtyre rregullave, detyrë e çdo besimtari, qoftë si individ ose komunitet islam, është vrasja e armiqve të Zotit “armiqtë tanë duhet të vriten, ndërsa të pafetë duhet ta zgjedhin vdekjen ose kthimin e tyre të detyrueshëm në fenë islame”313. 5. Taktika e sulmeve vetëvrasëse Nuk është i bazuar mendimi se sulmet vetëvrasëse janë produkt i ideologjisë së caktuar islamike ose vepra ekskluzive të autorëve islamikë. Në rrethana të caktuara të jetës shoqërore, në të gjitha komunitetet njerëzore, janë paraqitur persona të gatshëm për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse. Madje edhe në të kaluarën shqiptare kishte shumë raste heroike të vdekjeve martire si, p.sh., rasti i Maro Kontit, Nora Kelmendit, Marash Palit, Oso Kukës, etj. Sulmet vetëvrasëse janë vepra terroriste të kryera kundër personave ose të
Mustafa Chamran, njëri nga udhëheqësit islamikë në Liban kishte deklaruar: „me fjalën armik në terminologjinë islamike nuk kuptohen vetëm të pafetë (të krishterët dhe izraelitët), por edhe e tërë bota lindore dhe ajo perëndimore.... Pra të gjithë ata janë armiq.... Në këtë kuptim, edhe komunizmi është po aq armik sa edhe liberalizmi dhe demokracia. Yadnameh, Teheran 1985, f.8 - 9. Më gjerësisht: Amir Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Përkthyer nga anglishtja në gjermanisht nga Agnes Beck, München 1993, f. 32 - 33. 312 Husein Musavi, njëri nga udhëheqësit shpirtërorë të fundamentalizmit islamik në Liban, kishte deklaruar: „Ne nuk luftojmë me qëllim që të na njohë ose të na ofrojë diçka armiku, por luftojmë më qëllim që ta pastrojmë rrugën tonë nga ai. Ne nuk do të shkojmë rrugës së turpit dhe nuk do të kemi mëshirë ndaj armikut. Kjo do të thotë se nuk do të mjaftojë vetëm kapitullimi i pakusht i armikut, por zhdukja e përgjithshme e tij! (Me thënien „nuk do të shkojmë rrugës së turpit” ishte menduar për OÇP-në dhe shtetet e ndryshme arabe, të cilat kishin filluar bisedimet paqësore me Izraelin.Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Përkthyer nga anglishtja në gjermanisht nga Agnes Beck, München 1993, f. 32 - 33. 313 „Besimtari, që sheh se si shkelet dhe përbuzet Islami e nuk ndërmerr asgjë për shpëtimin e tij, do të shkojë në shtresën e shtatë të ferrit. Ai besimtar që e merr pushkën në dorë, shpatën, thikën ose sipas mundësisë së tij edhe gurin më të vogël me qëllim të shpëtimit të nderit të islamit dhe vrasjes së armiqve të tij, do të shkojë në parajsë. Shteti islamik duhet të përbëhet nga shumë besimtarë të tillë. Ai duhet të jetë shtet i luftëtarëve, të cilët do ta bartin dritën e besimit të vërtetë, derisa ky besim të shihet, të kuptohet dhe të pranohet në tërë botën. Më gjerësisht: Amir Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Nga anglishtja përkthyer në gjuhën gjermane nga Agnes Beck, München 1993, f. 32 - 33; Krahaso revistën javore „BAZAAR“; Komentari i Ajatollahut, München 30. März 1985.
311

.: 182

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

mirave të tyre materiale me vetëdijen dhe gatishmërinë e sulmuesit për të sakrifikuar jetën e vet. Në kuptimin bashkëkohor, taktika e sulmeve vetëvrasëse, për herë të parë ishte zbatuar në vitin 1944 nga shërbimi special i aviacionit japonez, Tokubetkögekitai, i njohur me emrin Tokkötai. Gjatë atij viti, kur kishte filluar marshimi i forcave amerikane në drejtim të Japonisë, Marina Perandorake Japoneze kishte marrë vendimin për themelimin e një shërbimi special luftarak, i cili sipas parimit „një aeroplan një anije”, do ta frenonte pushtimin e Japonisë nga forcat amerikane. Ky shërbim ishte emëruar Shimpü Tokkötai (Forcat Speciale Zot i Stuhisë). Mirëpo, gjatë deshifrimit të këtij emri, shërbimi i kundërzbulimit amerikan kishte gabuar duke e lexuar atë gabimisht dhe nga ana e kundërt si Kamikaz. Në të vërtetë, emri Shimpü Tokkötai sipas alfabetit japonez, shkruhet me shkronja të njëjta si fjala Kamikaz. Kështu, elita kryesore e forcave ajrore perandorake japoneze Shimpü Tokkötai, ishte popullarizuar në tërë botën me emrin e gabuar, Kamikaz314. Pas Luftës së Dytë Botërore, taktika e sulmeve vetëvrasëse për herë të parë kishte filluar të zbatohej nga Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, i udhëhequr nga palestinezi i krishterë, Dr. Georg Habash. Më 30.05.1972 tre anëtarë të Armatës së Kuqe Japoneze, në shenjë bashkëpunimi me FPÇP-në dhe solidariteti me popullin palestinez, me armë zjarri dhe granata dore kishin sulmuar personat e pranishëm në aeroportin izraelit, Lod. Gjatë këtij sulmi solidar vetëvrasës, kishin vdekur 28 persona dhe ishin plagosur 69 të tjerë. Pas këtij aksioni të parë vetëvrasës, taktikën e sulmeve vetëvrasëse kishte filluar ta përdorte edhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda Gjenerale, e udhëhequr nga Ahmad Dxhibril. Gjatë asaj kohe, personat që e kishin flijuar jetën e tyre gjatë sulmeve të ndryshme vetëvrasëse kundër Izraelit, ishin quajtur Fedayin. Gjatë viteve ’70, taktikën e sulmeve vetëvrasëse kishin filluar ta përdornin edhe Armata Republikane Irlandeze dhe Tigrat Tamilë të Sri-Lankës. Gjithashtu, edhe disa udhëheqës të Fraksionit të Armatës së Kuqe gjermane, e kishin zbatuar vetëvrasjen, si mjet të veprimit të tyre politik. Ndërkaq, gjatë dekadës pasuese, udhëheqësi fetar dhe shtetëror iranian, Homeini, në baza fetare kishte arritur të mobilizonte qindra mijëra vullnetarë, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, për marshime vetëvrasëse kundër pozicioneve ushtarake irakiane dhe fushave të minuara të saj. Në të njëjtat baza ideologjike dhe fetare ishte themeluar edhe organizata terroriste islamike Hezb-Allah, e cila në vitin 1983, kryesisht me sulme
314

Në të njëjtën kohë edhe Shtabi i Komandës së Përgjithshme Gjermane e kishte themeluar njësitin më pak të njohur ushtarak Vetëflijimi. Anëtarë të këtij njësiti special ishin kryesisht oficerët e aviacionit gjerman, të cilët përgatiteshin për të ndërmarrë aksione vetëvrasëse kundër pozicioneve të caktuara ushtarake të forcave aleate. http://www.uniprotokolle.de/Lexikon/Selbstmordattentat.html.

TERRORIZMI ISLAMIK

183 :.

vetëvrasëse, kishte arritur t’i dëbonte bazat ushtarake amerikane dhe ato franceze nga Libani. Më vonë nga presioni i sulmeve vetëvrasëse të pjesëtarëve të kësaj organizate, ishin detyruar edhe forcat izraelite që të tërhiqeshin nga (zona e sigurisë) jugu i Libanit. Prej vitit 1980 e deri në shkurt të vitin 2000, ishin evidentuar rreth 300 sulme vetëvrasëse të kryera në pjesë të ndryshme të Lindjes së Afërt, Azi, Amerikë Latine dhe në Evropë. Nga ky numër i përgjithshëm, 168 sulme të tilla ishin kryer nga Tigrat Çlirimtarë të Tamilit-Elam në Sri-Lankë dhe Indi, 52 nga organizata HezbAllah dhe disa grupe të tjera të vogla islamike në Liban, Kuvajt dhe Argjentinë (kundër interesave izraelite), 22 nga organizata HAMAS në Palestinë dhe Izrael, 15 nga PKK (Partia Punëtore e Kurdistanit) në Turqi, tetë nga organizata e Xhihadit Islamik Palestinez në Izrael, dy nga organizata Al Qa’ida në Afrikën Lindore, dy nga organizata e Xhihadit Islamik (Egjiptian) në Kroaci dhe Pakistan, një nga grupi Babar Khalsa International (BKI) në Indi, një nga organizata terroriste islamike egjiptiane Gamaat al-Islamia në Palestinë dhe një nga Grupi i Armatosur Islamik (GIA) në Algjeri315. Nga numri i përgjithshëm i sulmeve vetëvrasëse, 30 sulme të tilla nuk kishte qenë e mundur t’i përshkruhen ndonjë grupi ose organizate të caktuar terroriste. Në bazë të këtyre të dhënave, mund të konkludohet se sulmet vetëvrasëse nuk janë të bazuara në ideologjinë politike ose përkatësinë fetare të sulmuesit, por në natyrën dhe intensitetin e konflikteve politike. 5.1. Autorët e sulmeve vetëvrasëse Sipas vrojtimeve të shumta dhe rezultateve të studimeve të ndryshme ndërkombëtare, mosha mesatare e aktorëve potencialë për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse varion nga 12 deri në 20 vjeç. Në numrin absolut të rasteve, persona të tillë e kanë një të afërm të tyre të dënuar politik, të plagosur ose të vrarë nga armiku dhe personalisht nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e ndonjë aksion të armatosur. Pikërisht ky pasivitet politik i personave të emocionuar dhe sensibël, në rrethanat e caktuara shoqërore, ndikon lehtë në krijimin e ndjenjave të mosvlerës dhe turpit si dhe bindjes së fuqishme për mundësinë e pastrimit të vlerave të tilla negative vetëm nëpërmjet vetëflijimit për çështjen madhore. Nga ana tjetër edhe rrethanat objektive, si bindja e krijuar fetare, se vdekja martire shpërblehet me shkuarje të drejtpërdrejtë në parajsë - pa kaluar nëpërmes procedurës së rregullt hyjnore të marrjes në pyetje për mëkatet e bëra, e sidomos respekti i lartë ndaj martirëve dhe familjeve të tyre, ndikojnë në marrjen e vendimit për vdekje martire.
315

Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das Geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 121-123.

.: 184

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Në të vërtetë, glorifikimi i martirëve palestinezë po ndikon në vazhdimësinë e sulmeve vetëvrasëse. Në të gjitha komunitetet fetare, rrymat politike dhe shtresat shoqërore të popullit palestinez, martirët gëzojnë statusin e heronjve kombëtarë. Kështu, më 12.04.2002, për revistën arabe „Sayidati” kishte deklaruar edhe gruaja e kryetarit Arafat, Suha (një palestineze e krishterë, e cila jeton në Paris). Sipas saj, sulmet vetëvrasëse janë mjete dhe metoda legjitime të rezistencës kombëtare palestineze kundër okupatorit Izraelit316. Kështu, sipas analizave të shumta lokale, gjatë viteve ‘90, shumë pak të rinj palestinezë kishin qenë të gatshëm të vdesin për çështjen e tyre kombëtare, ndërsa tash kjo gatishmëri është shtuar në mbi 70%.317 Në marrjen e vendimit për kryerjen e aksioneve vetëvrasëse pa dyshim se ndikon edhe baza materiale. Sipas praktikës së organizatës islamike libaneze Hezb-Allah edhe ajo palestineze HAMAS, u kishte ofruar familjeve të martirëve palestinezë ndihma të rregullta materiale me vlerë 1000$ në muaj. Përveç kësaj ndihme të rregullt financiare, familjet e martirëve palestinezë marrin edhe ndihma të tjera të rregullta për ushqim, shkollim dhe veshmbathje. Ndërkaq, pas vitit 2000, kur kishte filluar intensifikimi i sulmeve vetëvrasëse palestineze, ish diktatori irakian, Sadam Husein, e kishte rritur kontributin e vet për familjet e martirëve palestinezë prej 10.000$ (ndihmë e menjëhershme) në 20.000$.318 Procedura sekrete për rekrutimin e kandidatëve për martirë fillon zakonisht në shkolla, xhami dhe në qendra të tjera rinore. Sipas praktikës palestineze, personi i autorizuar për hulumtimin e kandidatëve potencialë për martirë së pari e identifikon rrethin e personave të rinj që manifestojnë elemente të dukshme emocionale dhe rrjedhin nga familjet e personave të persekutuar. Pastaj me këta persona, në mënyrë të lirë, spontane, të rastësishme dhe të paobliguar, fillohen bisedimet individuale lidhur me çështjet e ndryshme politike, qëllimet e armikut dhe efektet e sulmeve vetëvrasëse. Gjatë zhvillimit të këtyre bisedave duhej analizuar me kujdes të gjitha reagimet e bashkëbiseduesit. Pas përfundimit të bisedave të para, personi, i cili tregon interesim për vazhdimin e kontakteve dhe bisedave të tilla, hyn në rrethin e ngushtë të kandidatëve potencialë për martirë. Tash në këtë fazë të procedurës rekrutuese, veprohet me shumë kujdes. Në qoftë se kandidati gjatë bisedave pasuese e lartëson vdekjen martire, ai parimisht duhet të këshillohet për t’u përmbajtur nga aksionet e tilla. Mirëpo, në qoftë se ai edhe pasi të jetë këshilluar vazhdon të këmbëngulë në vdekjen e vet martire, zgjidhet për misione
http://www.rrz.uni-hamburg.de/Ibahrine/saudi.htm. Islamic Palestine or Liberated Palestine? The Relationship between the Palestinian Authority and HAMAS, Reuven Paz, në librin: Peacewatch, 19. Juli 2001, Washington Institute for Near East Policy. 318 Naomi Bubis, NZZ am Sontag, Terrorismus; www. forum.hagalil.com.
316 317

TERRORIZMI ISLAMIK

185 :.

të tilla. Menjëherë pas kësaj zgjedhje fillon faza e përgatitjes së kandidatit për vdekje martire. Gjatë kësaj faze të shkurtër përgatitore ftohen në ndihmë edhe mësuesit e ndryshëm fetarë, të cilët me shpjegimet e tyre duhet ta stimulojnë edhe më tepër dhe ta çelikosin vendimin e marrë të kandidatit për kryerjen e një sulmi vetëvrasës319. Sipas praktikave të disa organizatave terroriste, para dërgimit të kandidatit në aksion vetëvrasës, zakonisht bëhet testimi përfundimtar i tij. Në të vërtetë, nëpërmjet kryerjes së një aksioni të lehtë kundër armikut, praktikisht argumentohet besnikëria dhe vendosmëria e kandidatit si dhe ushtrohet aftësia e tij për ruajtjen e gjakftohtësisë gjatë aksionit në rrethana të ndërlikuara. Në rast kalimi të suksesshëm të kësaj prove gjenerale, kandidati largohet nga rrethi i tij familjar dhe ditët e fundit të jetës së vet i kalon në shoqëri me disa persona të zgjedhur të tij. Në fund, bëhet ceremonia përcjellëse dhe zakonisht pas përfundimit të kësaj ceremonie kandidatit i shpjegohet mënyra e kryerjes së aksionit vetëvrasës320. Elementi kryesor, që ndikon në mosparaqitjen e shenjave të dukshme të frikës ose nervozitetit, gjatë kryerjes së aksioneve vetëvrasëse, është vendosmëria e kandidatit për vdekje martire. Kështu, sipas dëshmitarëve izraelitë, sulmuesit e ndryshëm palestinezë gjatë kryerjes së aksioneve të tyre vetëvrasëse, në numrin më të madh të rasteve kishin qenë të veshur me rroba tradicionale izraelite, me uniforma të ndryshme policore ose me ato të ushtarëve izraelitë. Në këtë mënyrë, atentatorët palestinezë, duke e fshehur identitetin e tyre me pamje të jashtme, sjellje, dhe shprehje izraelite, kishin arritur të depërtonin deri në vendet e dëshiruara dhe atje në mënyrë të papritur t’i kryenin sulmet e tyre vetëvrasëse. 5.2. Taktikat tjera të veprimit të terroristëve islamikë Terrorizmi islamik, publicitetin e vet e kishte arritur falë zbatimit karakteristik të sulmeve vetëvrasëse, rrëmbimit të aeroplanëve, montimit të autobombave dhe përdorimit të sasive të mëdha të mjeteve shpërthyese. Sidomos, zbatimi i taktikës së sulmeve vetëvrasëse, kishte shënuar kthesë radikale në publicitetin e terroristëve islamikë. Shumë të rinj myslimanë, djem dhe vajza, të dehur nga urrejtja
Das Märtyrertum im Islam, Ministria e Punëve të Brenshme e Nordrhein-Westfalen, Sherbimi i Mbrojtjës së Rëndit Kushtetuës, Düsseldorf, 2004, f.4. 320 Për dallim nga përgatitjet tjera luftarake, kandidatit për martir i shpjegohet mënyra e kryerjes së sulmit vetëvrasës vetëm disa orë para kryerjes së aktit. Më gjerësisht: http://www.praesidia.de/ Anbieter_von_ Personenschutz_P/Presse_und_Publikationen_zu_Te/presse_und_publikationen_zu_te.html, Selbstmordanschläge Kamikazeangriffe islamischer Terroristen. Autori PM ishte një zyrtar i lartë i policisë, i cili kishte specializuar „Terrorizmin dhe format e tjera të dhunën politike” në një universitet amerikan. Tani ai është i angazhuar në ndërmarrjen PRAESIDIA DEFENCE në München.
319

.: 186

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

kundër armikut dhe bindjet e krijuara fetare, se vendi i tyre në parajsë mund të fitohet vetëm në rast vetëflijimi për çështjen fetare, e kishin pranuar kryerjen e sulmeve të ndryshme vetëvrasëse. Në këtë mënyrë, kishin filluar sulmet terroriste kundër objektivave të ndryshme perëndimore në Lindje të Afërt, ishin sulmuar vlerat më të çmuara njerëzore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po sulmohet çdo ndjenjë e sigurisë së shtetit izraelit. Në vitin 1983, grupe të ndryshme terroriste islamike kishin filluar zbatimin e taktikës së rrëmbimit të aeroplanëve. Një vit më vonë, grupi terrorist, i prezantuar si Xhihadi Islamik, kishte rrëmbyer një aeroplan francez, i cili fluturonte nga Frankfurti për në Paris. Aeroplani i rrëmbyer ishte detyruar ta ndërronte kursin e fluturimit dhe të ulej në Teheran. Si kusht për lirimin e udhëtarëve të rrëmbyer, terroristët kishin kërkuar lirimin nga burgu të ekstremistëve islamikë, që ishin përpjekur ta vrisnin ish-kryeministrin iranian, Shapour Bakhtiarit si dhe të gjithë të burgosurit e tjerë politikë iranianë nga burgjet franceze. Mirëpo, autoritetet franceze, ndonëse kishin pësuar dy viktima në aeroplan, nuk kishin pranuar ndonjë dialog me rrëmbyesit ose ndonjë zgjidhje kompromisi të rastit. Kështu, kjo ngjarje, sipas versionit zyrtar iranian kishte përfunduar, me largimin „vullnetar” të rrëmbyesve nga aeroplani dhe dorëzimin e tyre. Me gjithë kërkesat e përsëritura, autoritetet iraniane nuk kanë njoftuar asgjë lidhur me konsekuencat eventuale ligjore dhe identitetin personal të rrëmbyesve. Në dhjetor të vitit 1984, një grup tjetër terrorist, i prezantuar gjithashtu si Xhihadi Islamik, kishte rrëmbyer në Teheran një aeroplan kuvajtian dhe si kusht për lirimin e tij kishte kërkuar lirimin e 17 anëtarëve të grupit terrorist Al-Dawa, të burgosur në Kuvajt. Në shenjë vendosmërie për realizimin e qëllimit të tyre, rrëmbyesit menjëherë i kishin vrarë dy ekonomistë amerikanë, që ndodheshin në mesin e udhëtarëve në aeroplan. Mirëpo, me gjithë këto viktima dhe kërcënime të përsëritura, autoritetet kuvajtiane kategorikisht i kishin refuzuar kërkesat e terroristëve. Pas gjashtë ditësh, policia iraniane kishte deklaruar se ishte liruar aeroplani i rrëmbyer kuvajtian. Sipas vrojtuesve të ndryshëm, aksioni i publikuar policor iranian për lirimin e aeroplanit, kishte qenë vetëm manovrim taktik për fshehjen e realitetit se ky grup kishte vepruar me kërkesë të qarqeve të caktuara zyrtare iraniane. Më 14.06.1985, një aeroplani i TWA-së me 150 udhëtarë, i cili fluturonte nga Athina për në Paris, gjatë fluturimit mbi Romë, ishte rrëmbyer nga dy anëtarë të organizatës Hesb-Allah. Në të vërtetë, ky rrëmbim e paraqet aksionin më dramatik të shënuar në historinë e rrëmbimit të aeroplanëve. Së pari, aeroplani ishte detyruar të fluturonte për Bejrut. Pas një kohe të qëndrimit në Bejrut, aeroplani ishte detyruar të fluturonte në drejtim të Algjerit. Pastaj nga Algjeri aeroplani ishte

TERRORIZMI ISLAMIK

187 :.

kthyer përsëri në Bejrut. Këtu ishte hedhur trupi i pajetë i ushtarit të vrarë amerikan, Robert Stethem dhe aeroplani ishte kthyer përsëri në Algjer. Pas këtij rasti kishte pasuar kërkesa ultimative e ShBA, drejtuar kryetarit sirian, Asad. Me qëllim të mënjanimit të një konflikti të padëshiruar me ShBA, presidenti sirian, Asad kishte kërkuar nga organizata Hesb-Allah lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të aeroplanit dhe udhëtarëve të rrëmbyer. Në të kundërtën, autoritetet siriane kishin kërcënuar se do ta dëbonin organizatën Hesb-Allah nga Lugina Beka në Jug të Libanit, e cila edhe tash kontrollohet nga forcat siriane. Në këtë mënyrë, pas 17 ditësh kishte përfunduar odiseja e këtij aeroplani të rrëmbyer amerikan. Në janar të vitit 1987, Mohammed Ali Hammedei gjatë një udhëtimi të tij ilegal në Gjermani, ishte identifikuar si njëri nga rrëmbyesit e këtij aeroplani dhe për veprën e kryer ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Taktika e rrëmbimit të aeroplanëve, me qëllim të detyrimit të ShBA-së për të liruar nga burgu njërin prej sulmuesve të parë të World Trade Center, ideologun islamik, Sheik Umar Abd al-Rahman, ishte zbatuar edhe më 15.08.1993. Mirëpo, vetëm disa orë pas rrëmbimit të aeroplanit holandez, Boeing 737, shërbimi special gjerman GSG9, pa shkaktuar asnjë viktimë, kishte arritur të lironte aeroplanin dhe udhëtarët e rrëmbyer. Më 24.12.1999, aktorët islamikë kishin rrëmbyer edhe një airbus indian. Mirëpo, kësaj radhe qeveria indiane, me qëllim të shpëtimit të jetës së 155 udhëtarëve të rrëmbyer, e kishte plotësuar njërën nga disa kërkesat e parashtruara të rrëmbyesve, duke i liruar nga burgu tre të burgosur politikë. Përveç rasteve të lartpërmendura, në historinë e rrëmbimit të aeroplanëve nga autorët islamikë janë evidentuar edhe rrëmbimet e shtatorit të vitit 2001, kur katër aeroplanët e rrëmbyer amerikanë ishin shfrytëzuar si torpeda vetëvrasëse kundër vlerave më vitale të ShBA-së. Gjatë këtyre sulmeve kishin vdekur mbi 3000 persona. Në të vërtetë, taktika e përdorimit të sasive të mëdha të mjeteve shpërthyese gjatë kryerjes së sulmeve vetëvrasëse ishte përdorur edhe shumë kohë më parë nga aktorët islamikë. Kështu, në vitin 1983, gjatë një sulmi vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Bejrut, ishte përdorur makina e mbushur me rreth 1000 kilogramë eksplozivë. Në tetor të të njëjtit vit, gjatë sulmit kundër komandës ushtarake amerikane në Bejrut, ishte përdorur kamioni i mbushur me rreth gjashtë tonelata eksplozivë. Ndërkaq, dy muaj më vonë, gjatë një sulmi tjetër vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Kuvajt, ishte përdorur makina e mbushur me rreth 2000 kilogramë eksplozivë. Gjithashtu, edhe në mars të vitit 1993, gjatë një sulmi vetëvrasës në Bombei, nga pasojat e shpërthimit të një sasie të madhe eksplozivi, kishin vdekur rreth 300 dhe ishin plagosur mbi 1200 persona. Në gusht të vitit 1998, gjatë dy sulmeve vetëvrasëse kundër ambasadave

.: 188

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

amerikane në Kenia dhe Tanzani, kishin vdekur 257 persona dhe ishin plagosur mbi 5000 të tjerë. 6. Shfaqja e terrorizmit bashkëkohor islamik Gjatë viteve ‘60 në Irak, paralelisht me rilindjen e filluar fetare, ishte shfaqur lëvizja e parë terroriste islamike. Në qytetin e shenjtë shiit Naxhaf, ishte shfaqur një lëvizje islamike shiite e quajtur Al-Dawa (Zëri i Islamit), e cila ishte udhëhequr nga Ajatollah Sayyid Mohammed Baqir al-Sadr. Pas vitit 1980, kur me urdhër të Sadam Huseinit ishte likuiduar udhëheqësi i kësaj organizate al-Sadr, praktikisht kishte pushuar edhe aktivitetit politik i lëvizjes islamike “Zëri i Islamit”. Në të njëjtën kohë, kur në Irak ishte shfaqur organizata Al-Dawa, edhe në qytetin e shenjtë iranian, Ghom doli në skenë një lëvizje tjetër islamike e udhëhequr nga mësuesi i atëhershëm i qendrës teologjike dhe udhëheqësi i mëvonshëm i Revolucionit Islamik, Homeini. Reformat e filluara politike në Iran, të cilat e kishin paraparë barazimin e të drejtave të gruas me ato të burrit si dhe ato që kishin paraparë barazimin e të drejtave të shtetasve iranianë jomuhamedanë me ata myslimanë, ishin trajtuar nga Homeini si „sulme kundër Kuranit dhe fesë Islame”. Në këto baza ideologjike, të propaganduara kryesisht nga Homeini, ishte mobilizuar një pjesë e madhe e të rinjve revolucionarë iranianë, për t’i kundërshtuar me dhunë reformat e filluara. Pas konflikteve të përgjakshme të vitit 1962, që kishte përfunduar me rreth 200 (kryesisht) studentë teologë të vrarë dhe pas dy burgosjeve të mëparshme të Homeinit, në vitin 1964 ishte marrë vendimi për dëbimin e tij nga Irani. Pas qëndrimit të shkurtër në Turqi, Homeini ishte vendosur në qytetin shiit irakian, Naxhaf, nga ku i kishte vazhduar sulmet e veta kundër pushtetit të shahut në Iran. Në të vërtetë, këtu kishte filluar ngritja e shpejtë e lëvizjes politike të udhëhequr nga Homeini, e cila i kishte influencuar edhe minoritetet e ndryshme shiite të Lindjes së Afërt, e sidomos ata të Libanit. Nën ndikimin e ideve të Homeinit, gjatë viteve ’70 në Liban ishte paraqitur organizata militante islamike shiite Al-Amal, e cila udhëhiqej nga themeluesi i saj, imami, Musa Sadr. Në fillim të themelimit të saj, organizata Al-Amal ishte quajtur Harakat al Mahrumim (Lëvizja e të Mjerëve). Zgjedhja e këtij emri nuk ishte krejtësisht e rastësishme, kur merret parasysh fakti se popullsia shiite në Liban dhe në shtetet e tjera arabe, jetonte në varfëri shpërpjesëtimore ekonomike. Gjithashtu edhe në aspektin politik, popullsia shiite ishte komunitet i papërfillur. Udhëheqësi i kësaj organizate, Musa Sadr ishte zhdukur në vitin 1978 gjatë një misioni të tij

TERRORIZMI ISLAMIK

189 :.

politik në Libi. Pas ardhjes së Nabib Berrit në krye të organizatës islamike AlAmal, popullsia shiite kishte krijuar një forcë ekonomike dhe pozicion të ri politik në Liban. Ky kishte arritur mobilizimin e numrit më të madh të intelektualëve shiitë, duke iu ofruar atyre pozicione udhëheqëse në organizatë. Këta intelektualë të diplomuar kryesisht në qendra të ndryshme islame shiite në Iran dhe Irak, kishin kontribuar sidomos në drejtim të studimit të efekteve eventuale të sulmeve vetëvrasëse321. Në vitin 1982, nga organizata islamike Al-Amal ishin ndarë fraksionet radikale, të prezantuara si Al Jihad al Islami dhe Hezb-Allah. Me gjithë këto ndarje, organizata Al Amal kishte vazhduar të mbetet subjekt i fuqishëm politik në Liban dhe si i tillë të gëzonte përkrahjen e Iranit dhe Sirisë zyrtare322. Pas pavarësimit të vet, grupi Hezb-Allah ishte masivizuar aq shpejt sa brenda një kohe të shkurtër ishte shndërruar në organizatën më të fuqishme terroriste në Liban. Publiciteti i kësaj organizate, kishte filluar të rritej sidomos pas marsit të vitit 1983, kur ishin sulmuar bazat ushtarake amerikane dhe ato franceze në Bejrut si dhe ishte goditur ndërtesa e Komandës Ushtarake Izraelite në Tyre. Disa muaj më vonë, organizata HezbAllah, kishte sulmuar edhe disa objektiva perëndimore në Kuvajt323. Vetëm pas këtyre sulmeve vetëvrasëse, ishte arritur zbulimi i identitetit të udhëheqësve kryesorë të organizatës Hezb-Allah, Hussein Mussawi dhe Sheik Fadlallah. Gjithashtu ishte njoftuar edhe mbi ekzistencën e një komande qendrore, të vendosur në Baalbek dhe Zabdani. Pastaj shërbimet sekrete izraelite i kishin zbuluar edhe dy qendra për rekrutim dhe stërvitje terroriste në Ras al Ain dhe Janta si dhe i kishin sqaruar raportet reale që ekzistonin në mes organizatave terroriste shiite në Liban, Al-Amal, Al Jihad al Islami dhe asaj Hezb-Allah. Sigurimi i këtyre informacioneve kishte rëndësi të veçantë nga fakti se organizata Hezb-Allah që nga themelimi i saj, kishte manifestuar profesionalitet të rrallë në organizimin dhe veprimin e saj konspirativ. 7. Irani dhe terrorizmi islamik Irani është qendër e ritit shiit të fesë Islame dhe si e tillë gjithmonë ka luftuar kundër mbizotërimit fetar të ritit rival, sunit. Shiitët besojnë se dhëndri i Muhametit, Aliu, ishte kalifi i parë i vërtetë dhe në këtë mënyrë i mohojnë tre kalifët e tjerë, të cilët konsiderohen nga ortodokset myslimanë sunitë si trashëgimKrahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 294. Në sigurimin e këtyre përkrahjeve, rol të rëndësishëm kishte luajtur edhe ambasadori iranian në Siri, Ali Akhbar Mohtashami. Më gjerësisht shih: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 665-677. 323 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 673.
321 322

.: 190

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

tarë të vërtetë të Muhametit324. Për botën e krishterë, dallimi që ekziston në mes të këtyre dy sekteve fetare myslimane është i pakuptueshëm dhe i parëndësishëm. Në të njëjtën masë, për botën myslimane është i pakuptueshëm dhe i parëndësishëm edhe dallimi që ekziston në mes të ritit protestant dhe atij katolik. Ashtu sikurse në botën e krishterë, që kishte tensione dhe luftëra fetare, edhe në botën myslimane ishin zhvilluar shumë luftëra në mes pjesëtarëve fanatikë të sektit shiit dhe atij sunit. Dallimi në mes ritit fetar shiit dhe atij sunit, në njëfarë mënyre kishte qenë edhe shkak i luftës së fundit irako-iraniane, gjatë së cilës Homeini si shiit, vazhdimisht e kishte akuzuar sunitin Sadam Huseinin si heretik. Shiitët besojnë se janë të diskriminuar nga shumica sunite, e cila mbizotëron në vende të ndryshme të Lindjes së Afërt. Pas ardhjes në pushtet të Homeinit në Iran, shiitët besonin se kishte ardhur koha e tyre për t’u hakmarrë ndaj padrejtësive të bëra historike. Kështu në Iran kishte filluar një luftë e egër kundër sunitëve dhe kundër çdo grupi tjetër heretik, të ndarë nga feja e vërtetë islame. Në të njëjtën masë ishin luftuar edhe ndikimet kulturore të botës perëndimore në Iran. Zhvillimi i suksesshëm i këtyre luftërave kishte qenë i mundur vetëm falë inkorporimit të dogmës së caktuar fetare islame me dhunën politike dhe nacionalizmin iranian325. Në baza të tilla ideologjike, në fillim të vitit 1979, në tërë territorin e Lindjes së Afërt ishin organizuar protesta masive shiite. Në mars të vitit 1982 në Teheran ishin ftuar 380 misionarë dhe udhëheqës të grupeve të ndryshme revolucionare shiite nga të gjitha shtetet arabe dhe nga Evropa. Gjatë kësaj konference, ishte kërkuar nga qeveria islamike në Iran që të angazhohet fuqishëm „për përhapjen e mësimeve të vërteta të Islamit edhe te tradhtarët e Islamit dhe te popujt e pafe”. Me qëllim të mënjanimit të pengesave eventuale, të cilat do të paraqiteshin gjatë realizimit të këtij projekti, ishte kërkuar leja për hapjen e llogoreve të ndryshme për stërvitje luftarake. Pastaj ishte themeluar edhe e ashtuquajtura Konto e Luftës, në të cilën ishin deponuar 100 milionë dollarë. Këto mjete financiare u ishin dedikuar grupeve të ndryshme revolucionare islamike ndërkombëtare. Ndërkaq, si burimi i përhershëm i këtij fondi ishte paraparë vlera e 50 milionë dollarëve, nga të cilat mund të financoheshin vetëm aktivitetet e posaçme luftarake326. Nga këto mjete financiare kishin përfituar grupet e reja terroriste në Liban, ishin financuar disa sulme brutale terroriste në Kuvajt, ishte financuar përhapja e lëvizjeve fundamentaliste islamike në Azinë Juglindore si dhe ishte financuar kryerja e disa aksioneve terroriste në Evropë. Në shfrytëzimin e këtyre mjeteve ishin
Kalif do të thot „trashigimtarë i profetit Muhamed dhe përfaqësues i zotit në tokë. Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 674. 326 James Adams, Geld und Gewalt, Wer finanziert den internationalen Terror, Frankfurt/Main 1990, f. 99 - 108.
324 325

TERRORIZMI ISLAMIK

191 :.

favorizuar sidomos projektet që kishin paraparë krijimin e një rrjeti global të bashkësive islame, të cilat duhet të udhëhiqeshin nga mësuesit fetarë, të cilët do ta mbanin edhe përgjegjësinë e rekrutimit të assasinëve të viteve të ardhshme. Qarqet zyrtare iraniane e përkrahën dhe stimuluan fanatizmin islamik. Orientimi zyrtar iranian ishte bazuar në doktrinën mesjetare të sektit fetar, të themeluar në vitin 1094 nga Hassan Ibn al-Sabbah: nga kështjella e vet në Alamut (një bjeshkë në Persi), al-Sabbah i kishte dërguar luftëtarët e vet në aksione të ndryshme luftarake. Mirëpo, gjithmonë para marshimit të tyre, ata kishin shijuar „parajsën qiellore” në tokë, duke marrë sasi të konsiderueshme të drogës. Në këtë mënyrë ata ishin bindur se vendi i tyre në rast vdekjeje është i garantuar në parajsë. Nga emri i drogës së konsumuar hashish rrjedh edhe emri assassin327. Trashëgimtarët e sektit të al-Sabbah, respektivisht një komando assassine e Homeinit në vitin 1980, ishte përpjekur që ta vriste kryeministrin e fundit të shahut iranian, Shapour Bakhtiar, i cili jetonte i strehuar në Paris. Katër vjet më vonë ishin likuiduar në Paris tre anëtarë të qeverisë së Bakhtiarit dhe ishin plagosur 18 persona të tjerë. Në vitin 1984, në një zyrë të Madridit, e cila ishte shfrytëzuar bashkërisht nga British Airways dhe TWA, kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e një personi. Në qershor të vitit 1985 në të njëjtën kohë kishin shpërthyer disa bomba të kurdisura në aeroportin e Frankfurtit. Një sulm i ngjashëm ishte kryer edhe në Romë, ndërsa në Londër ishte zbuluar me kohë eksplozivi i vendosur para Ambasadës Irakiane. Në vitin 1985 në Romë ishte bur327

Sabbah ishte udhëheqës i grupit „Muslim Ismaili“, i cili menjëherë pas paraqitjes së vet në shekullin XI në Iran, ishte ndarë nga sekti shiit. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, ku kishte jetuar Sabbah, kishte qenë i zgjuar dhe i arsimuar. Ai kishte udhëtuar nëpër vendet e ndryshme të Lindjes së Afërt dhe kudo e kishte predikuar Kuranin sipas versionit të vet. Në moshën e vet 40 vjeçare, përafërsisht gjatë vitit 1090, Sabbah e kishte ndërtuar një kështjellë në një rrafshnaltë afër Alamutit, e cila shtrihet në veri të Iranit. Lidhur me personalitetin e tij ishte krijuar edhe legjenda e „plakut nga bjeshka”. Sabbah ishte përpjekur që ta bindte popullin për pranimin e filozofisë së tij fetare. Mirëpo, kur oratoria e tij nuk kishte sukses ai e kishte praktikuar dhunën. Sabbah kishte rekrutuar një numër të madh të luftëtarëve, të cilët besonin verbërisht në predikimet fetare të udhëheqësit të tyre. Me qëllim të sigurimit të lojalitetit të ushtarëve të vet, Sabbah kishte mbjell një kopsht të madh me lule, në të cilin kishte ujë, pemë të llojllojshme, peshq dhe ujëvare. Gjithmonë pas dhënies së hashishit, Sabbahu i kishte ftuar luftëtarët në kopshtin e vet, ku servoheshin ushqime të mira dhe vajza të bukura. Në këtë mënyrë ata praktikisht e kishin shijuar parajsën e predikuar fetare dhe gjithmonë pas shijimit dyditor të kësaj mrekullie qiellore të krijuar në tokë, ithtarët e tij ishin kthyer përsëri në kasollat e tyre. Një ditë më vonë ata duhej të paraqiteshin te prijësi i tyre, Sabbah, i cili kishte shpjeguar se Allahu i kishte zgjedhur pikërisht ata për shijimin e versionit të parajsës qiellore në mënyrë që të mos frikësohen nga vdekja gjatë kryerjes së misionit të tyre të rrezikshën. Kështu, në rast vdekjeje ata ishin bindur se vendi i tyre ishte i garantuar në parajsë. Metodat e indoktrinimit të Sabbahut kishin qenë aq të suksesshme sa që në vitin 1124 (viti i vdekjes së tij), perandoria e Sabbahut ishte shtrirë nga Gjiri Persik e deri në Detin Mesdhe. Taktika e dhënies së hashishit e kishte shtuar pa masë trimërinë e luftëtarëve të quajtur në bazë të hashishit të konsumuar, assassin. Këta luftëtarë ishin të njohur për dhunën e tyre në popull. Gjatë atyre kohërave askush në Lindje të Afërt nuk ishte i sigurt nga thikat e assassinëve. Askush nuk guxonte të udhëtonte në rajon, pa përcjellje të madhe ushtarake. Sabbahu i kishte quajtur luftëtarët e vet si fedai ose fedayeen (avanturier) ose si thonë palestinezët „njerëz të viktimave“. Më gjerësisht: James Adams, Geld und Gewalt, Wer finanziert den internationalen Terror? Nga anglishtja përkthyer në gjuhën gjermane nga Nikolaus Gatter, Frankfurt/Main 1990, f. 99 - 108.

.: 192

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

gosur një grup i terroristëve islamikë, i cili kishte planifikuar sulmin kundër Ambasadës Amerikane në Romë, etj. Përgjegjësinë për kryerjen e disa aksioneve të tilla terroriste e kishte marrë organizata Al-Dawa, e cila sipas dëshmive të deponuara, dirigjohej nga Shërbimi Informativ dhe i Sigurimit Kombëtar Iranian (SAVAK). Gjithashtu ishin argumentuar lidhjet e caktuara në mes Hezb-Allahut dhe të „Xhihadit Islamik” me qarqet e caktuara zyrtare iraniane328.

328

Krahaso: Netanyahu Benjamin, Der neue Terror, Nga anglishtja përkthyer në gjuhën gjermane nga Klaus Binder und Jemery Gaines, C. Bertelsmann, München 1995, f. 96 - 102.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

193 :.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
1. Afwaj al-muqawama al-lubananiya (Al - Amal) Njësitet e Rezistencës Libaneze (Shpresa)

Amal është shkurtesë e emrit Afwaj al-muqawama allubananiya (Njësitet e Rezistencës Libaneze), që në gjuhën arabe ka kuptimin e shpresës. Organizata islamike shiite AlAmal, ishte themeluar në vitin 1975 nga imam Musa Sadr dhe deri në vitin 1978 kjo organizatë kishte vepruar me emrin Harakat al Mahrumim (Lëvizja e të nënshtruarve)329. Pas vitit 1978, kur ishte themeluar krahu ushtarak, kishte vepruar me emrin Al-Amal, Afwaj al-muqawama al-lubananiya (Njësitet e Rezistencës Libaneze). Themeluesi dhe udhëheqësi i parë i organizatës Al-Amal, imam Musa Sadr, ishte zhdukur në vitin 1978 gjatë një vizite zyrtare në Libi. Dyshohet se kjo zhdukje ishte bërë me urdhër personal të kolonel Gadafit330. Që nga viti 1980 udhëheqës politik i organizatës islamike Al-Amal ishte emëruar avokati Nabih Berri. Një vit më vonë, ai ishte emëruar edhe komandant i krahut ushtarak, i cili kishte rreth 8000 luftëtarë. Në fillim të viteve ‘80, lëvizja islamike shiite Al-Amal, kishte fituar popullaritet të lartë politik. Mirëpo, pas vitit 1982, nga kjo organizatë ishin shkëputur grupet radikale të njohura me emrin al Jihad al Islami dhe Hezb-Allah. Kjo ndarje kishte ndikuar në zbehjen e popullaritetit dhe autoritetit të fituar politik. Në të vërtetë, si kjo ndarje, ashtu edhe rënia e autoritetit politik të organizatës Al-Amal, ishte shkaktuar nga fakti se kjo organizatë gjatë luftës civile në Liban kishte luftuar, si në anën palestineze, ashtu edhe kundër tyre331. Madje, në fillim
Shiitët dhe Sunitët janë dy sekte Islame. 90% e besimtarëve myslimanë janë sunitë. Shiitët janë shumicë vetëm në Iran dhe Irak. Dhe kudo tjetër në botë, janë pakicë. Më gjerësisht: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 359 330 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 294. 331 Lufta e dytë civile në Liban kishte filluar me 13 prill të vitit 1973, kur ishin masakruar 25 palestinezë, të cilët udhëtonin nëpërmes një vendbanimi të krishterë. Në shenjë hakmarrjeje OÇP-ja, në të gjitha pjesët e Libanit i kishte sulmuar vendbanimet e krishtera. Kështu kishte filluar edhe polarizimi i konfesioneve fetare në Bejrut, i cili brenda disa muajve e kishte kapluar tërë Libanin. Një polarizim i tillë kishte ndikuar edhe në ndarjen e ushtrisë libaneze në formacione të krishtera dhe në ato myslimane. Pasojat e kësaj lufte civile kishin qenë katastrofale: 176.000 persona të vrarë dhe pastrimi fetar i vendbanimeve të tëra. Më gjerësisht: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f.360
329

.: 194

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

të asaj lufte e deri në kohën e invadimit të forcave izraelite në Libanin Jugor, organizata Al-Amal kishte vijuar një politikë neutrale edhe ndaj Izraelit. Lëvizja islamike shiite “Al-Amal” kishte pranuar ndihma të rregullta politike, financiare dhe ushtarake si nga Irani, ashtu edhe nga Siria332. Mirëpo, pavarësisht nga ndihmat e pranuara, lëvizja Al-Amal e kishte ruajtur autonominë e vet. Qëllimi politik i kësaj organizate ishte mënjanimi i të gjitha diskriminimeve politike, ekonomike, kulturore, fetare etj., ndaj popullsisë shiite, që jeton në Liban333. Që nga viti 1989, organizata politike Al-Amal është e përfaqësuar në parlamentin libanez. Në të njëjtin vit edhe udhëheqja politike e kësaj organizate, kishte kaluar në Bejrut. Ndërsa në shtator të vitit 1991, sipas Marrëveshjes së Paqes, 2800 pjesëtarë të forcave të armatosura të Al-Amal, integrohen në ushtrinë libaneze. Raporti në mes organizatës Al-Amal dhe organizatave të tjera islamike në Liban, përfshirë këtu edhe organizatën konkurrente Hezb-Allah, ishte ambivalent. Në këtë drejtim janë evidentuar konflikte dhe diferenca të fuqishme politike, por edhe unitete në qëndrime dhe veprime, kur ishte fjala për luftimin e armikut të përbashkët - Izraelin. Organizata Al-Amal e mbështet praninë e forcave siriane në Liban. Pas vrasjes së ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri, që kishte ndodhur me 14.02.2005, Al-Amal e kishte kundërshtuar tërheqjen e forcave siriane nga Libani. Që nga viti 1990, Al-Amal ka qenë vazhdimisht e përfaqësuar në parlamentin dhe qeverinë libaneze. Kryetari i kësaj organizate Nabih Berri, ishte zgjedhur kryetar i parlamentit libanez në vitin 1992, 1996, 2000, 2005 dhe 2009. Aktualisht, Al-Amal ka 13 përfaqësues (nga 128 vende) në parlamentin libanez. 2. Hezb - Allah (Partia e Allahut)

Në vitit 1982, pas pushtimit të papenguar të forcave izraelite në Liban, nga organizata shiite Al-Amal, ishin ndarë grupet radikale islamike, të njohura me emrat Al Jihad al
332 333

O´Ballance, Edgar, Islamic fundamentalist terrorism, 1979-96. The Iranian connection, Basingstoke 1997, f. 15. Në prag të Luftës së Dytë Botërore, si reagim ndaj ndikimit islamik në Liban, që si shtet arab tradicionalisht ishte udhëhequr nga të krishterët, ishte paraqitur falanga e krishterë. Kjo falangë, e njohur edhe me emrin “Formacioni i krishterë” ishte e përbërë nga disa mijëra ushtarë të armatosur dhe të financuar mirë, të cilët i përkrahte Izraeli. Kjo përkrahje kishte të bënte me interesin politik të Izraelit për posedimin e një dore të zgjatur në vendin ku më së shumti ishte e përqendruar OÇP-ja. Kështu, gjatë dy luftërave qytetare në Liban, falangistët kishin luftuar kundër formacioneve të OÇP-së dhe gjithmonë e kishin përshëndetur ndërhyrjen ushtarake izraelite në Liban. Kryetari i Libanit, Amin Gemayel, kishte qenë njëri nga udhëheqësit e falangistëve të krishterë. Krahaso: Die Unruche der Welt, Libanon, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 349- 381.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

195 :.

Islami dhe Hezb-Allah334. Gjatë asaj kohe, qeveria islamike e Iranit, e brengosur për fatin e bashkëfetarëve të vet, kishte dërguar disa „roje revolucionare”, në jug të Libanit me qëllim të ofrimit të ndihmës profesionale në mbrojtjen dhe organizimin politik të besimtarëve shiitë në Liban. Duke përfituar edhe nga një ndihmë e tillë, grupi radikal Hezb-Allah, brenda një kohe të shkurtër kishte arritur të shndërrohet në lëvizjen më të fuqishme politike në Liban. Organi më i lartë i organizatës Hezb-Allah, është Këshilli “Majlis alShura”, që përbëhet nga tetë anëtarë. Ky këshill i konstituuar për herë të parë në vitin 1986, përgjigjet para udhëheqësit fetar, Sheik Muhamad Husein Fadlallah. Anëtarët e „Majlis al-Shura”, zgjidhen çdo dy vjet nga përfaqësuesit autoritativë të popullit shiit në Liban. Në kompetenca të këtij këshilli janë të gjitha çështjet politike, ushtarake, fetare, ekonomike, kulturore, etj. Organ ekzekutiv i këtij këshilli është „Sekretari i Përgjithshëm”, i cili zgjidhet në mënyrë të pavarur nga “Majlis al-Shura”. Deri në vitin 1992, sekretar i këshillit të Hezb-Allah-ut ishte Sheik Abbas Al-Musawi. Pas vrasjes së tij nga një raketë izraelite, sekretar i ri i kësaj organizate ishte zgjedhur Sheik Hassan Nasrallah, ndërsa zëvendës i tij, Sheik Naim Kassem335. Në kuadër të komisionit ushtarak të “Majlis al-Shura”, fuksionon edhe i ashtuquajturi „Aparat i Përgjithshëm i Sigurimit Special”, i cili është i përbërë nga shërbime të ndryshme. Udhëheqës i shërbimit për përgatitjen e sulmeve terroriste ndërkombëtare ishte Imad Mughniya, ndërsa zëvendësi i tij quhej Abdul Hadi Hamadi336. Mughniya deri para invadimit izraelit në Liban kishte qenë oficer i Formacionit 17 të organizatës palestineze Al-Fatah337. Krahu ushtarak i Hezb-Allahut, Al Muqawama al Islamia (Kryengritja Islamike) krahas njësive të rregullta posedon edhe një njësit special, i cili është kompetent për përgatitjen e aksioneve vetëvrasëse. Bazat kryesore të Hezb-Allahut janë të vendosura në disa paralagje të Bejrutit Perëndimor dhe në Luginën Beka të Libanit Jugor, e cila kontrollohet nga forcat siriane. Kjo organizatë islamike gjatë kohës së luftës civile në Liban kishte përfaqësuar idenë e krijimit të një Republike Islamike Libaneze, e cila duhej të formohej sipas modelit iranian. Sipas HezbSheik Hassan Nasrallah
Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 294. Yoram Yoffee, Hezb-Allah on the Defensive, botuar në: Policy Watch, Washington, Institute for Near East Policy f. 755 6. Mai 2003. 336 Blanford, Nicholas: Hizbullah prepares to open up front along the Israeli border, në librin: Jane´s Intelligence Review, 14 (2002), Nr. 4, f. 26-28 (f. 28). 337 Mughniya i shfrytëzon kontaktet e veta me Iranin edhe për zhvillimin e kontrabandave të ndryshme me armë në Lindje të Afërt. Më gjerësisht: Schirra, Bruno: Krieger und ihre Gönner, në: Die Zeit 5.12.2002, f. 8.
334 335

.: 196

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Allahut, në republikën e dëshiruar islamike do të rregullohen të gjitha raportet ndërnjerëzore, sipas parimeve të Kuranit dhe ligjeve të Sheriatit. Gjatë luftës civile në Liban, qëllimi themelor i kësaj organizate kishte qenë pastrimi i elementëve joislamikë nga Libani, shkatërrimi i shtetit të Izraelit dhe dëmtimi i interesave amerikane në rajon338. Që nga viti 1983, organizata Hezb-Allah është përgjegjëse për kryerjen e disa sulmeve terroriste kundër interesave amerikane, franceze dhe atyre izraelite në Liban. Kjo organizatë, në vitin 1983, e kishte sulmuar Ambasadën Amerikane në Bejrut, duke shkaktuar 57 viktima. Më vonë kishte marrë edhe përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse kundër bazave ushtarake amerikane dhe atyre franceze në Bejrut, që kishin shkaktuar vdekjen e 241 ushtarëve amerikanë dhe 58 parashutistëve francezë. Organizata Hezb-Allah është përgjegjëse edhe për numrin më të madh të rrëmbimit të aeroplanëve dhe qytetarëve të huaj në Liban gjatë viteve të tetëdhjeta. Madje, një herë kjo organizatë kishte gabuar duke e rrëmbyer edhe një diplomat rus. Në realitet, diplomati i rrëmbyer rus ishte liruar menjëherë dhe që nga ajo kohë nuk ishte evidentuar ndonjë sulm tjetër i Hezb-Allahut kundër diplomatëve të huaj në Liban339. Në këtë mënyrë ishte vazhduar me sulmet terroriste kundër rendit juridik ndërkombëtar. Kështu, në vitin 1988, me ndihmën e HezbAllahut, mbi Lockeribe të Skocisë ishte rrëzuar një aeroplan amerikan me 258 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit. Në vitin 1992 dhe 1994 ishin sulmuar në Buenos Aires interesat e ndryshme izraelite. Në sulmin e parë kishin vdekur 29 persona, ndërsa gjatë sulmit të dytë ishin masakruar 96 qyteAmbasada Amerikane, Bejrut 18.04.1983 tarë340.
338

Bundesamt für Verfassungsschutz (Hg.): Extremistisch-islamische Bestrebungen in der Bundesrepublik Deutschland, Köln 1999, f. 30; Landesamt für Verfassungsschutz Niedersachsen: http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de 339 Pas këtij rasti, Shërbimi Sekret Rus, e kishte rrëmbyer një udhëheqës të lartë të Hezb-Allahut. Pasi që e kishte rrahur dhe kastruar, e kishte njoftuar atë lidhur me të gjitha informacionet në dispozicion që kishin të bënin me sekretet më të larta të Hezb-Allahut. Pastaj udhëheqësi i kastruar ishte kthyer përsëri në Luginën Beka me kërcënimin „në qoftë se diplomati rus nuk lirohet brenda 24 orëve, atëherë informacionet në dispozicion do t’u ofrohen forcave izraelite dhe të gjithë udhëheqësit e Hezb-Allahut do të kastrohen“. Më gjerësisht: Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 164. 340 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 295.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

197 :.

Gjatë 20 vjetëve të kaluara, organizata „Hezb-Allah“ është furnizuar rregullisht me armë nga Irani341. Sipas disa burimeve, vlera e përgjithshme e armatimit të sjellë nga Irani është mbi 100 milionë dollarë. Në këtë arsenal luftarak bën pjesë edhe artileria e përbërë prej 8000 deri në 10.000 raketave 122 milimetra të tipit Katjusha, si dhe disa raketa iraniane me rreze të shkurtra veprimi. Në armatimin e Hezb-Allahut janë të evidentuara edhe disa raketa antitanke ruse të tipit Fagot dhe ato amerikane të tipit TOW. Gjatë vitit 2000, forcat e Hezb-Allah-ut janë armatosur edhe me raketa kundërajrore të kalibrit 23 dhe 49 milimetra, me të cilat mund të goditen edhe avionët specialë izraelitë342. Ky armatim, të cilin e posedon organizata „Hezb-Allah“ është shumë më i begatshëm sesa armatimi i përgjithshëm luftarak, që kishte poseduar ndonjëherë Al-Qa´ida. Pa dyshim se nëpërmjet fuqizimit të organizatës Hezb-Allah, Irani ishte përpjekur t’i forconte pozitat e veta në rajon343. Sipas disa të dhënave, vlera e përgjithshme e ndihmave të ndryshme iraniane për organizatën „Hezb-Allah“ është rreth 100 milionë dollarë në vit344. Mirëpo, pavarësisht nga kjo begati ushtarake dhe nga prania e mijëra pjesëtarëve të motivuar me ideologji radikale islamike dhe të stërvitur nga oficerët e rregullt të ushtrisë iraniane, gjatë zhvillimeve të ndryshme politike të 20 vjetëve të kaluara në Liban, nuk ishte dëshmuar ndonjë nivel i lartë ushtarak i Hezb-Allahut. Për dallim nga aspekti i rregullt ushtarak, organizata Hezb-Allah kishte dëshmuar profesionalitet të lartë në zbatimin e formave dhe metodave të ndryshme të veprimit terrorist. Deri në vitin 2000 (kur ishte tërhequr Izraeli nga Jugu i Libanit) organizata terroriste „Hezb-Allah“ e kishte zbatuar me sukses taktikën e sulmeve vetëvrasëse, si formë të zhvillimit të luftës guerile. Gatishmëria për vetëflijim dhe sulmet befasuese kundër banorëve dhe bazave të ndryshme izraelite në Liban, e kishin shtuar pa masë autoritetin politik të Hezb-Allahut, madje edhe në komunitetet e tjera fetare. Pas përfundimit të luftës civile në Liban, kishte ndërruar edhe qëndrimi politik i organizatës Hezb-Allah. Gjatë viteve të para të pasluftës, nuk ishte zhvilluar një politikë e konfrontimit të hapur me shtetin libanez dhe ishte flakur kërkesa radikale për themelimin e një republike islamike sipas modelit iranian në Liban.
Sipas të dhënave amerikane, Irani gjatë dekadave të fundit e kishte furnizuar Hezb-Allahun me armë në vlerë të 100 milionë dollarëve. Më gjerësisht: Leader, Stefan; Wiencek, David: Drug money: the fuel for global terrorism, në: Jane´s Intelligence Review, 12 (2000), Nr. 2, f. 49-54 (f. 52). 342 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 163 343 Blanford, Nicholas: Waiting Game, në librin: Jane´s Defence Weekly, 30. Oktober 2002, f. 19. Blanford: Hezb-Allah prepares, f. 29. 344 Yves Dubitzky: Finanzierung des islamistischen Terrorismus, Forschungsarbeit, GRIN Verlag, München-Ravensburg 2008, f.35
341

.: 198

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Sipas këtyre qëndrimeve të moderuara politike, ishin ndërtuar disa qendra sociale, si ajo e Hezb-Allah Ableger Jihad al-Binaa (Lufta për Rindërtimin), të cilat u kishin ofruar ndihma humanitare edhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera fetare345. Që nga viti 1992, organizata “Hezb-Allah”, ishte integruar në jetën politike, dhe kishte marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Liban. Mirëpo ajo nuk ishte demilitarizuar dhe kishte vazhduar furnizimin e rregullt të saj me armë ruse, kineze dhe iraniane, të cilat ishin përdorur gjatë luftës së vitit 2006 në Liban. Forcat luftarake të Hezb-Allahut janë Baza ushtarake amerikane në Bejrut më 23.10.1983 të përqendruara kryesisht në Luginën Beka dhe në Bejrutin jugor. Sipas të dhënave libaneze, organizata Hezb-Allah posedon 300 deri në 400 ushtarë aktivë të komanduar nga një udhëheqës fetarë. Ndërsa sipas të dhënave perëndimore, organizata “Hezb-Allah” posedon 3500 deri në 5000 ushtarë aktivë dhe rreth 20.000 rezervistë, të cilët zakonisht rekrutohen nga udhëheqësit fetarë të „Hezb-Allahut“ të ardhur nga Irani346. Shërbimi Federal i Informimit Gjerman, duke i shfrytëzuar kontaktet e mira me Iranin, kishte ofruar shërbimin e vet duke ndërmjetësuar në lirimin, përkatësisht ndërrimin e ish-oficerit izraelit, Tennenbaum që ishte burgosur nga HezbAllahu, me qindra të burgosur politikë arabë, të cilët mbaheshin në burgjet izraelite. Pas bisedimeve të filluara në vitin 2002 në Berlin dhe të vazhduara në Liban, në vitin 2003 ishte arritur marrëveshja e dëshiruar.
Trendle, Giles: Hezb-Allah: Pragmatism and Popular Standing, në librin: Hollis, Rosemary; Shehadi, Nadim (Hg.): Lebanon on Hold. Implications for Middle East Peace, London 1996, f. 63-67 (f. 65). 341 Sipas të dhënave amerikane, Irani gjatë dekadave të fundit e kishte furnizuar Hezb-Allahun me armë në vlerë të 100 milionë dollarëve. Më gjerësisht: Leader, Stefan; Wiencek, David: Drug money: the fuel for global terrorism, në: Jane´s Intelligence Review, 12 (2000), Nr. 2, f. 49-54 (f. 52). 342 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 163 343 Blanford, Nicholas: Waiting Game, në librin: Jane´s Defence Weekly, 30. Oktober 2002, f. 19. Blanford: Hezb-Allah prepares, f. 29. 344 Yves Dubitzky: Finanzierung des islamistischen Terrorismus, Forschungsarbeit, GRIN Verlag, München-Ravensburg 2008, f.35 345 Trendle, Giles: Hezb-Allah: Pragmatism and Popular Standing, në librin: Hollis, Rosemary; Shehadi, Nadim (Hg.): Lebanon on Hold. Implications for Middle East Peace, London 1996, f. 63-67 (f. 65). 346 Erich Schmidt-Eenboom: BND: Der deutsche Geheimdienst im Nahen Osten: geheime Hintergründe und Fakten”, Herbig Verlag, München 2007, f. 210
345

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

199 :.

Sipas të dhënave të “Amnesty International“, më 12.07.2006, një grup i armatosur i organizatës Hezb-Allah kishte depërtuar me mjete të blinduara në territorin izraelit dhe kishte vrarë dy dhe rrëmbyer një ushtar izraelit347. Këtë incident të papritur kufitar, Izraeli e kishte kuptuar si sulm ushtarak dhe kishte reaguar me një operacion të gjerë luftarak kundër Libanit. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni të quajtur „Mbajtja e Premtimit“, ishin vrarë rreth 500 pjesëtarë të organizatës “Hezb-Allah”, 1191 banorë dhe ushtarë libanezë si dhe 120 ushtarë izraelitë. Ndërsa numri i personave të plagosur ishte mbi 5000. Gjatë zhvillimit të këtyre luftimeve ishin zhvendosur edhe rreth një milion banorë të Libanit. Ky sulm ushtarak ishte ndërprerë me 14.08.2006, sipas Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të KB348. Pas vrasjes së ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariris (më 14.02.2005), e posaçërisht pas Luftës së fundit në Liban, Përkatësia fetare e popullit libanez organizata “Hezb-Allah” ishte përpjekur për rritjen e ndikimit të vet në jetën politike të vendit. Kështu, kjo organizatë kishte mobilizuar edhe popullsisë shiite, për ushtrim të dhunës kundër Druzëve, që kishin organizuar protesta kundër dhunës politike në vend dhe kishin kërkuar largimin e forcave siriane nga Libani. Këto forma të ushtrimit të dhunës, kishin ndikuar në tensionimin afatgjatë të situatës politike në Liban, që kishte eskaluar më 07, 11 dhe 12 maj të vitit 2008, kur ishin zhvilluar konflikte të armatosura në mes popullsisë shiite, sunite dhe druze, në qytete të ndryshme të vendit349. Përkatësia fetare e popullit libanez. Sipas “marrëveshOrganizata “Hezb-Allah” është evi- jes kombëtare” të vitit 1943, ndarja e funksioneve shtetërore dhe punësimi në administratën publike dentuar në listën e organizatave dhe grubëhet sipas përkatësisë fetare të popullit libanez: peve terroriste të ShBA-së. Mirëpo disa www.muz-online.de/middleeast/libanon.htm shtete të Bashkimit Evropian këtë organizatë nuk e konsiderojnë më si terroriste, por si një subjekt radikal politik, të një shteti parlamentar, që përfaqësohet me 14 deputetë në parlamentin libanez350.
Amnesty International: AI: Hisbollah hat in Israel Kriegsverbrechen begangen, 14. September 2006 Yves Dubitzky: Finanzierung des islamistischen Terrorismus, München-Ravensburg 2008, f, 35 349 Erich Schmidt-Eenboom: BND: Der deutsche Geheimdienst im Nahen Osten: geheime Hintergründe und Fakten”, Herbig Verlag, München 2007, f. 214 350 UN-Liste der Individuen und Organisationen, welche den Taleban oder al-Qaida nahe stehen 29. Juli 2006
347 348

.: 200

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Padyshim se kjo organizatë e gëzon përkrahjen e një pjese të madhe të popullsisë shiite, që është një e treta e popullsisë së Libanit351. 2.1. Kronikë e raporteve ndërmjet organizatave Al-Amal dhe Hezb-Allah
1984 Shkurt, Bejrut: Formacionet luftarake të Al-Amalit kishin pushtuar Bejrutin Perëndimor, të banuar kryesisht me popullsi myslimane shiite. 1985 08.03, Bejrut: Para selisë së Komandës Qendrore të Hezb-Allahut në Bejrutin Perëndimor, ishte ndërmarrë një aksion vetëvrasës me qëllim të likuidimit të udhëheqësit shpirtëror të organizatës Hezb-Allah, Mohammed Hussein Faldallah. Nga pasojat e shpërthimit të autobombës ishin vrarë 80 persona dhe ishin plagosur mbi 200 të tjerë. Maj, Bejrut: Formacionet e armatosura të organizatës “Al-Amal” i kishin rrethuar bazat palestineze në Bejrut. Gjatë një sulmi në kampet palestineze Sabra dhe Shatila, ishin vrarë qindra persona kryesisht të paarmatosur. Ky rrethim i forcave palestineze kishte zgjatur tri vjet. 1986 Dhjetor, Liban: Formacionet luftarake të organizatës “Al-Amal” kishin filluar një ofensivë të fuqishme kundër bazave të ndryshme palestineze në Liban, të cilat ishin dëmtuar rëndë, por nuk ishin pushtuar. 1987 Shkurt, Bejrut: Forcat e armatosura siriane kishin sulmuar pozicionet e Hezb-Allahut në jug të Bejrutit. 01.06, Bejrut: Vritet kryeministri libanez, Rashid Karami. 1988 Janar, Liban: Formacionet e armatosura të organizatës Al-Amal, në shenjë përkrahjeje ndaj kryengritjes së filluar palestineze kundër Izraelit, kishin ndërprerë rrethimin e bazave palestineze në Liban. Prill, Jugu i Libanit: Në mes formacioneve të armatosura të organizatës Al-Amal dhe atyre të Hezb-Allahut, kishte filluar një luftë e armatosur. Një muaj më vonë, forcat izraelite i kishin sulmuar pozicionet e Hezb-Allahut në Jug të Libanit. Ndërkaq, në Jug të Bejrutit forcat e HezbAllahut, të përkrahura nga OÇP-ja, kishin shënuar fitore kundër formacioneve të organizatës AlAmal. Pas shpërthimit dramatik të kësaj lufte, kishin ndërhyrë edhe forcat siriane me qëllim të ndërprerjes së saj. Dhjetor, Liban: Përsëri kishte shpërthyer një konflikt i përgjithshëm në mes të organizatave kryesore fundamentaliste islamike shiite në Liban: Al Amal dhe asaj Hezb-Allah. 1989 16 Maj, Bejrut: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe ishte vrarë udhëheqësi fetar sunit në Liban, Sheik Hasan Khaled. 28.06, Jugu i Libanit: Një komando speciale izraelite, kishte rrëmbyer udhëheqësin e orga351

Amal Saad-Ghorayeb, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Amerikan në Bejrut, deklaron se të gjitha armët që mund të shkatërrohen dhe montohen përsëri, i dërgohen organizatës Hezb-Allah, përmes territorit sirian. Më gjërësisht Gilbert Achcar/Michel Warschawski: “Der 33 Tage-Krieg. Israels Krieg gegen Hisbollah im Libanon und seine Konsequenzen” Edition Nautilus, Hamburg 2007, f. 22.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

201 :.

nizatës Hezb-Allah për Jugun e Libanit, Sheik Abdul Karim Obaid. 24.10, Taif, Arabia Saudite: Delegatët e zgjedhur të parlamentit libanez, ishin takuar në qytetin Taif të Arabisë Saudite. Ky takim i organizuar nga Liga Arabe kishte për qëllim aprovimin e ndërrimit të Kushtetutës libaneze, e cila kishte paraparë reduktimin e pozicioneve udhëheqëse të komunitetit të krishterë në Liban. 05.11, Bejrut: Konstituohet parlamenti libanez dhe kryetari i shtetit zgjedhet i krishteri Rene Moawad. 24.11, Bejrut: Vritet kryetari i porsazgjedhur libanez, Rene Moawad. 22.12, Jugu i Libanit: Shpërthen konflikt i përmasave të gjera në mes të formacioneve të armatosura Al-Amal dhe atyre Hezb-Allah. Më 8 janar 1990 arrihet marrëveshja për ndërprerjen e armiqësive. Në këtë vit kishte përfunduar lufta civile 13 vjeçare në Liban. 2006 Dhjetorë 2006/Janar 2007: Al-Amal së bashku me Hezb-Allah, organizojnë demonstrata të përbashkëta kundër qeverisë libaneze. 2008 07.05, Liban: Në shumë qytete të Libanit shpërthejnë konflikte të armatosura në mes anëtarëve të organizatës Al-Amal dhe atyre Hezb-Allah. Gjatë këtyre konflikteve kishin humbur jetën rreth 50 persona.

2.2. Kronikë e sulmeve terroriste të organizatave Al Amal dhe Hezb-Allah
1983 10.04, Bejrut: Gjatë një sulmi vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Bejrut kishin vdekur 57 persona dhe ishin plagosur 120 të tjerë. 23.04, Bejrut: Përsëri bëhet sulm vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Bejrutin Perëndimor, dhe si pasojë vdesin 49 persona. 27.08, Vjenë: Rrëmbehet një aeroplan i kompanisë ajrore “Air France”, i cili fluturonte nga Vjena për në Teheran. Rrëmbyesit e paraqitur si „Luftëtarët për Çlirimin e Islamit” sipas versionit zyrtar „ishin burgosur“, në Teheran. 23.10, Bejrut: Gjatë dy sulmeve vetëvrasëse kundër bazave ushtarake amerikane dhe atyre franceze në Bejrut, kishin vdekur 241 marinsa amerikane dhe 58 parashutistë francezë. 12.12, Kuvajt: Gjatë sulmeve kundër Ambasadës Amerikane dhe asaj franceze në Kuvajt, ishin vrarë katër persona, ndërkaq ishin plagosur 60 të tjerë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtyre sulmeve e kishte marrë Al-Dawa. 1984 Mars, Bejrut: Njësitet speciale Hezb-Allah e kishin rrëmbyer reporterin amerikan të CNNit, Jeremy Levin, të cilin e kishin liruar pas 11 muajve. 20.09, Bejrut: Përsëri bëhet sulm vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Bejrut, dhe për pasojë pati 14 të vrarë dhe mbi 30 persona të plagosur. 1985 05.03, Bejrut: Gjatë një sulmi vetëvrasës kundër udhëheqësit shpirtëror të Hezb-Allahut, Mohammed Hussein Faldallah kishin vdekur 80 dhe ishin plagosur mbi 200 persona. Sulmi ishte kryer para ndërtesës së komandës qendrore të Hezb-Allahut. 11.06, Bejrut: Terroristët islamikë shiitë, të udhëhequr nga Fawaz Younis kishin rrëmbyer aeroplanin jordanez, i cili fluturonte nga Bejruti për në Kajro. Të gjithë personat e rrëmbyer ishin

.: 202

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

liruar. Më 13.09.1985, njëri nga rrëmbyesit Younis gjatë lundrimit të tij me një jaht luksoze në ujërat e Qipros, ishte rrëmbyer nga agjentët amerikanë dhe ishte dërguar në ShBA. 1992 16.02, Bejrut: Nga pasojat e një sulmi raketor izraelit, vritet Husein Musavi, udhëheqësi i organizatës Hezb-Allah në Liban. Gjatë këtij sulmi ishte vrarë edhe gruaja, djali dhe katër truprojat e tij. 17.10.1992, Berlin: Në një restorant të Berlinit vritet udhëheqësi i Partisë Demokratike Kurde (në Iran) Sadiq Sharafkindi dhe tre bashkëpunëtorët e tij. Autorët e veprës, anëtarë të HezbAllahut, kishin pranuar se kishin vepruar me kërkesë të Iranit. 1994 18. 06, Buenos Aires: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në Qendrën Kulturore të komunitetit çifut në Buenos Aires, kishin humbur jetën 85 persona dhe rreth 200 ishin plagosur. Pas hetimeve disavjeçare, autoritetet argjentinase e kishin akuzuar organizatën Hezb-Allah dhe komandantin e grupit “Quds” të Gardës Revolucionare të Iranit, Ahmad Vahidi, për planifikimin dhe kryerjen e këtij atentati. 1996 25.6, Dahran: Në një kompleks të banesave amerikane në Dahran të Arabisë Saudite, kishte shpërthyer një autocisternë e mbushur me eksploziv, që kishte shkaktuar vdekjen e 19 ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e 240 bashkatdhetarëve të tyre. Për kryerjen e këtij sulmi ishte fajësuar organizata Hezb-Allah. 2000 Maj, Liban: Tërheqjen e forcave izraelite nga jugu i Libanit, Hezb-Allah e kishte festuar si fitore të luftës së saj kundër Izraelit. 2005 14.02, Bejrut: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe, kishte humbur jetën ish-kryeministri dhe industrialisti Rafik Hariri. Kjo vrasje kishte ndikuar në tërheqjen e 14.000 forcave siriane nga Libani, të stacionuara para 30 vjetëve. 12.12, Bejrut: Nga shpërthimi i një bombe ishte vrarë Gebrane Tueni, deputet i parlamentit dhe kryeredaktor i gazetës “An-Nahar”. 2006 21.11, Bejrut: Nga shpërthimi i një autokolone kishte humbur jetën ministri i Industrisë, Amin Gemayel. 2007 13.02, Bejrut: Një dit para përvjetorit të vrasjes së kryeministrit Hariri, në një autobus të qytetit kishte shpërthyer një bombë që kishte shkaktuar vdekjen e tre personave. 13.06, Bejrut: Nga shpërthimi i një autobombe, kishte humbur jetën deputeti antisirian, Walid Eido dhe nëntë persona të tjerë. 19.06, Bejrut: Sërish atentat kundër një deputeti antisirian. Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe e kishin humbur jetën Antonie Ghanem dhe pesë shoqëruesit e tij. 12. 12, Bejrut: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në Bejrutin Lindor, të banuar kryesisht me popullsi të krishterë, kishte humbur jetën gjenerali libanez Francois al-Hadsch, që kishte komanduar gjatë muajve të verës një ofensivë ushtarake kundër njësitit “Fatah al-Islam“ që kishin qenë të barrikaduar në një kamp palestinez në veri të Libanit. 2008 08.05, Bejrut. Kryetari i organizatës Hezb-Allah gjatë një fjalimi të tij e kishte akuzuar

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

203 :.

qeverinë libaneze se po zhvillon luftë kundër popullsisë shiite. 2009 08.07, Bejrut: Nga shpërthimi i një autobombe, kishte humbur jetën hetuesi Wissam Eid, një oficer i Shërbimit Sekret të Libanit dhe katër persona të tjerë.

3. Harakat Al - Muquawama Al - Islamiya Lëvizja Kryengritëse Islamike (HAMAS)

HAMAS është shkurtesë e emrit Harakat al Muqawamah al – Islamiyah (Lëvizja e Kryengritjes Islamike), e cila në gjuhën arabe ( ) do të thotë entuziazëm, vrull, ndërsa në atë hebreje ( ) dhunë. Lëvizja Kryengritëse Islamike (HAMAS) ishte themeluar më 15.12.1987 nga udhëheqësi i qendrës islamike në Gazë, Imam Sheik Ahmad Ibrahim Jassin352. Ky imam i entuziazmuar nga ideologjia panislame e Vëllazërisë Myslimane, ishte përpjekur të formonte një forcë kryengritëse islamike, e cila do të ishte e aftë t’i çlironte të gjitha territoret e okupuara dhe ato të aneksuara palestineze me qëllim të krijimit të një shteti islamik palestinez, i cili do t’i përfshinte të gjitha trojet etnike dhe historike të tij353. Si troje palestineze, organizata HAMAS kupton tërë
352

Sheik Ahmad Ibrahim Jassin lindi në vitin 1936 në një fshat afër Askalonit, i cili gjendet në Bregun Negev. Nga pasojat e Luftës së Parë Arabo-Izraelite të zhvilluar në vitin 1948, familja e tij ishte detyruar të shpërngulej në Gazë. Gjatë studimeve teologjike në Universitetin al-Azhar të Kajros, Jassin ishte bërë anëtar i lëvizjes „Vëllazërimi Mysliman“. Pas fillimit të Intifadës palestineze të vitit 1987, Imam Jassin me ndihmën e disa anëtarëve të tjerë të Vëllazërimit Mysliman e kishte themeluar Lëvizjen e kryengritjes islamike, të regjistruar si organizatë humanitare me emrin Hamas (vrull, entuziazëm). Që nga themelimi i kësaj organizate, Imam Jassin ishte eksponuar me kërkesat e veta për likuidimin e kolaboracionistëve palestinezë dhe zhvillimin e kryengritjes së armatosur kundër Izraelit. Në vitin 1989, Jassin i hendikepuar që nga mosha e vet rinore (nga një fatëkeqësi sportive), ishte akuzuar për nxitje të vrasjes së disa kolaboracionistëve palestinezë dhe dy ushtarëve izraelitë. Në vitin 1991 një gjykatë izraelite e kishte dënuar Imam Jassin me burgim të përjetshën. Mirëpo, me ndërmjetësimin e mbretit të Jordanisë, Husein, në vitin 1997 ai ishte liruar nga burgu. Në të vërtetë, ky lirim ishte pjesë e marrëveshjes për ndërrimin e Immam Jassin me dy agjentë të Mosadit izraelit, që ishin burgosur në Jordani, pas përpjekjes për të vrarë udhëheqësin e lartë të Hamasit, Khaled Mishal. Pas lirimit të tij nga burgu, Jassin jo vetëm që nuk e kishte ndalur propagandën e vet kundërizraelite, por e kishte intensifikuar atë duke kërkuar vazhdimin e sulmeve vetëvrasëse kundër të gjitha objektivave izraelite. Nga shkaku i kërkesave të tilla publike, në vitin 2000 dhe 2001, pushteti automon palestinez i kishte shqiptuar Imam Jassinit masën preventive të paraburgimit shtëpiak. Mirëpo, nga presioni i fuqishëm popullor, këto masa të shqiptuara ishin pezulluar. Në shtator të vitit 2003, Shërbimi Sekret Izraelit ishte përpjekur ta vriste Sheik Ahmad Ibrahim Jassin (në të vërtetë ishte testuar reagimi popullor ndaj një vrasjeje të tillë eventuale). Kundër këtij atentati, që kishte shkaktuar vetëm plagosjen e lehtë të Jassinit, organizata Hamas ishte betuar për t’u hakmarrë. Mirëpo, në mëngjesin e datës 22.03.2004, pas lutjes së mëngjesit dhe daljes nga xhamia, nga një sulm i teledirigjuar raketor ishte goditur konvoi përcjellës i Sheik Ahmad Ibrahim Jassin, duke e shkaktuar vrasjen e Imamit dhe tetë truprojave të tij. 353 Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 392.

.: 204

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

territorin shtetëror izraelit dhe territoret palestineze të aneksuara nga Jordania354. Në drejtim të realizimit të kësaj ëndrre politike, organizata HAMAS bashkëpunon me disa organizata terroriste islamike në rajon, e sidomos me Al Qa’idën. Kështu, në një rast Bin Ladeni kishte deklaruar: „Përpjekjet palestineze nuk duhet të mbesin të vetmuara, por e tërë bota myslimane duhet ta ofrojë ndihmën e vet për të themeluar shtete islamike kudo në botë”355. Që nga themelimi i saj, organizata HAMAS kishte kundërshtuar procesin e filluar paqësor për zgjidhjen politike të problemit palestinez. Gjithashtu, ajo e kishte kundërshtuar edhe përpjekjen e OÇP-së për ruajtjen e monopolit të vet politik, si përfaqësuese e vetme dhe legjitime e popullit palestinez. Konfliktet Flamuri i Hamasit gjithnjë e më të acaruara politike në mes organizatës islamike HAMAS dhe asaj palestineze Al- Fatah, në vitin 1988 ishin shndërruar në përleshje të armatosura. Pas këtyre konflikteve të përgjakshme, organizata HAMAS ishte larguar nga OÇP-ja dhe që nga ajo kohë vepron në mënyrë të pavarur. Sheik Ahmad Ibrahim Jassin e kishte kundërshtuar edhe marrëveshjen e vitit 1993, e cila e kishte paraparë themelimin e autoriteteve autonome palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe Gazë. Mirëpo, nga ndikimi i presioneve të ndryshme nacionale dhe ndërkombëtare në qershor të vitit 2003 kjo organizatë e kishte aprovuar „Planin Paqësor për Lindjen e Afërt”, të hartuar nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe ShBA-ja356. Me qëllim të përgatitjes së rrethanave për ardhjen e saj në pushtet, organizata HAMAS që nga themelimi i saj, në territore të ndryshme palestineze kishte filluar ndërtimin e një infrastrukture të fuqishme shëndetësore, arsimore, kulturore dhe sociale, duke ndërtuar qindra shkolla, çerdhe të fëmijëve, spitale, xhami dhe ndërmarrje të vogla357. Pastaj ishte themeluar edhe një fond i fuqishëm humanitar, nga i cili kishin përfituar të gjitha familjet e rrezikuara e sidomos ato të martirëve palestinezë. Ky përkushtim i përgjithshëm social, e sidomos kujdesi i lartë ndaj familjeve të martirëve palestinezë, kishte Abd al-Aziz Rantisi ndikuar në shtimin e besimit dhe autoritetit politik të kësaj (1947-2004)
http://www.uni-protokolle.de/Lexikon/Hamas.html. Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 166. 356 http://de.wikipedia.org/wiki/HAMAS. 357 Analysen, How HAMAS became the Key to the Roadmap, Toni Karon, TIME Online edition, Juni 2003. 358 Raport vjetor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të ShBA-së, Patterns of Global Terrorism 2003 Report, http://globalsecurity.org/security/library/report/2004/pgt_2003/, i datës 29.04.2004.
354 355

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

205 :.

organizate. Kështu, në momentin aktual llogaritet se organizata HAMAS është subjekti më i fuqishëm politik opozitar palestinez, i cili e gëzon simpatinë e rreth 40 % të popullit që jeton në territoret autonome358. Të ardhurat buxhetore të organizatës HAMAS llogariten në 70 milionë dollarë, të realizuara nga kontributet e ndryshme vullnetare dhe ndihmat financiare nga Irani, Siria, Arabia Saudite dhe nga disa shtete të tjera arabe. Në vitin 1989, kjo organizatë kishte pranuar një ndihmë materiale nga Kuvajti në vlerë të 60 milionë dollarëve359. Gjatë Intifadës së vitit 1991, HAMAS kishte themeluar Shërbimin e Brendshëm Informativ dhe njësitin ushtarak “Brigadat e Izz-ad-Din al-Qassam”. Në kuadër të këtyre brigadave veprojnë edhe grupet islamike, si “Studentët Ayyash”, “Grupi i studentëve të inxhinier Jahya Ayyash”360, “Batalionet e Izz-adDin al-Qassam” dhe “Forcat e e Izz-ad-Din al-Qassam”361. Në dhjetor të vitit 1992, si reagim ndaj vrasjes së dy ushtarëve të vet, pushteti izraelit kishte deportuar në jug të Libanit 415 të burgosur politikë, në mesin e tyre edhe dy udhëheqës kryesorë të organizatës HAMAS, mjekun e fëmijëve, Abd al-Aziz al-Rantisi, dhe kirurgun, Mahmut al-Zahhar. Mirëpo, këta humanAktivistët e Hamasit në Gazë, Shkurt 2002 istë gjatë qëndrimit të tyre në Liban, kishin studiuar efektet e sulmeve vetëvrasëse të praktikuara nga organizata terroriste islamike Hezb-Allah dhe mundësitë e zbatimit të një taktike të tillë në rrethanat palestineze. Një vit më vonë, Rantisi kishte deklaruar: „Bota do të ndërrojë, por jo në të mirë të Izraelit”362. Kështu kishte filluar intensifikimi i sulmeve vetëvrasëse kundër interesave izraelite. Vetëm gjatë vitit 1996, nga sulmet e tilla vetëvrasëse, kishin vdekur 61
359

Publikim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, i datës 30.07.2003, www.mfa.gov.il/mfa/mfaarchive/ 2000_2009/2003/7/the+financial+sources+of+the+hamas+terror+organiza.htm. 360 Jahya Ayyash ishte ekspert për montimin e bombave dhe komandant i brigadave Qassam. Më 05.01.1996, pikërisht në moshën e tij 30 vjeçare ishte likuiduar nga Shërbimi Sekret Izraelit, që aktivizoi shpërthimin e dëgjueses së telefonit në një kabinë publike në çastin kur Ayyash ishte duke zhvilluar një bisedë telefonike. Në varrimin e trupit të copëtuar të komandant Ayyash kishin marrë pjesë mbi 100.000 palestinezë.361Të emëruara në shenjë ideali ndaj Sheik Izz-ad-Din al-Qassam, themeluesit të grupeve të para terroriste islamike „Djalëria Myslimane”. Ky grup palestinez ishte themeluar në vitin 1928, ndërsa Qassam ishte likuiduar nga forcat angleze në vitin 1935. 362 Islamic Palestine or Liberated Palestine? The Relationship between the Palestinian Authority and HAMAS, Reuven Paz, në librin: Peacewatch, 19. Juli 2001, Washington Institute for Near East Policy, Krahaso: Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 167.

.: 206

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

qytetarë izraelitë. Ndërsa, gjatë tërë Intifadës së parë palestineze (1987-1993), kishin vdekur rreth 200 dhe ishin plagosur mbi 1500 qytetarë izraelitë. Pas një serie të fuqishme të sulmeve vetëvrasëse, në vitin 1997, dy anëtarë të Shërbimit Sekret Izraelit, Mosad, nëpërmjet një gjilpëre milimetrike e kishin helmuar me substanca të panjohura përfaqësuesin e organizatës HAMAS në Jordani, Khalid Mishaal, i cili akuzohej për organizimin e këtyre sulmeve. Mirëpo për fat të tij, dy atentatorët izraelitë ishin identifikuar dhe burgosur nga policia jordaneze. Përderisa fjala ishte për një aksion spektakular, për të cilin nuk kishte zgjidhje mjekësia jordaneze, në interes të shpëtimit të jetës së këtij aktivisti islamik palestinez, kishte ndërhyrë personalisht mbreti i Jordanisë, Husein. Falë marrëveshjes së arritur me Izraelin, ishte dhënë medikamenti shërues për të helmuarin Khalid Mishaal dhe ishte liruar nga vuajtja e mëtejme e dënimit me burg, Sheik Ahmad Jassin. Nga ana tjetër, ishin liruar edhe dy oficerët operativë të Shërbimit Sekret Izraelit. Mirëpo, pas disa aktiviteteve të palejuara politike dhe pas pretendimeve të hapura territoriale ndaj Jordanisë, në vitin 1999, autoritetet e këtij shteti e kishin mbyllur përfaqësinë e organizatës HAMAS në Aman dhe i kishin burgosur udhëheqësit më të lartë të organizatës HAMAS, si Mishaal, Marzuq, Ghosheh, Izz al-Rashq, Sami Khatir dhe Nazzal. Madje disa prej tyre (Mishaal, Ghosheh, alRashq, Khatir) ndonëse kishin shtetësi jordaneze, ishin dëbuar nga Jordania363. Pas lirimit të Sheik Ahmad Jassin nga burgu, edhe zëvendësi i tij, al-Rantisi ishte përpjekur të kthehet në Palestinë. Mirëpo, ky përsëri ishte burgosur. Pas dy vjetësh qëndrimi në burg, al-Rantisi që nga shtatori i vitit 2000 (kur kishte filluar Intifada e dytë palestineze) kishte vepruar në liri si zëvendës, përkatësisht udhëheqës i mirëfilltë i organizatës HAMAS364. Ky, edhe pse nuk ishte teolog i arsimuar, gjithmonë i kishte arsyetuar dhe shpjeguar sulmet vetëvrasëse si „detyrë të rinisë myslimane dhe vullnet i Allahut për shkatërrimin e Izraelit”365. Kështu, ky intelektual islamik, duke e inkorporuar nacionalizmin palestinez me idetë emocionalizuese të fundamentalizmit islamik, kishte arritur mobilizimin e qindra simpatizuesve për kryerjen e aksioneve të ndryshme vetëvrasëse kundër Izraelit. Kështu që, nga viti 1994 e deri në fund të vitit 2003, nga atentatorët islamikë (edhe anëtarë të Xhihadit Islamik Palestinez), janë ndërmarrë rreth 80 sulme vetëvrasëse, të cilat e kanë shkaktuar vdekjen e 377 qytetarëve palestinezë.

www.terrorismanswers.org/groups/Hamas.html Abd al-Aziz al-Rantisi kishte qëndruar gjithsej 9 vite në burg. Dy vite edhe në burgun e administratës autonome palestineze. 365 http://www.uni-protokolle.de/Lexikon/Hamas.html
363 364

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

207 :.

Pas intensifikimit të sulmeve vetëvrasëse kundër popullsisë izraelite, më 06.09.2003, ShBA-të e kishin evidentuar Lëvizjen Kryengritëse Islamike HAMAS në listën e grupeve dhe organizatave terroriste ndërkombëtare. Disa ditë më vonë edhe Bashkimi Evropian dhe OKB-ja e kishin evidentuar këtë organizatë si terroriste. Autobusi izraelit pas sulmit vetëvrasës në Haifa me 02.12.2001 dhe në Jerusalem më 18.08.2003 Në shtator të vitit 2003, forcat izraelite ishin përpjekur ta vrisnin Sheik Ahmad Ibrahim Jassin. Pas kësaj plagosjeje të lehtë trupore, Imam Jassin dhe organizata e tij terroriste ishin betuar për t’u hakmarrë. Mirëpo, më 22 mars 2004, pas lutjes së mëngjesit dhe duke dalë nga xhamia, ishte vrarë Sheik Ahmad Ibrahim Jassin dhe tetë truprojat e tij. Dy ditë më vonë, komandant gjeneral i organizatës HAMAS ishte emëruar Abd al-Aziz al-Rantisi. Edhe përkundër jetës ilegale dhe aktivitetit konspirativ, më 17.04.2004, ishte identifikuar pozicioni i Abd al-Aziz al-Rantisit dhe me një sulm të telekomanduar raketor ishte shuar jeta e tij. Një ditë më vonë, udhëheqja e mbetur e organizatës HAMAS kishte vendosur ta mbante sekret emrin e udhëheqësit të ri të kësaj organizate366. Me këto vrasje, forcat izraelite dëshironin ta shkatërronin strukturën udhëheqëse të organizatës HAMAS. Besohet se Shërbimi Sekret Izraelit ka depërtuar deri në strukturat më të larta komanduese të kësaj organizate. Si udhëheqës potencial i organizatës HAMAS, është Khalid Mishaal, i lindur në vitin 1956 afër qytezës Ramallah, njëri nga themeluesit dhe kryetar i këshillit të përgjithshëm politik të Hamasit, që nga viti 1966. Në evidencën e udhëheqësve potencialë të kësaj organizate figurojnë edhe emrat e Mahmud al-Zahhar, Musa Abu Marzuq, Muhammad Nazzal dhe Imad al-Alami. Nga shtatori i vitit 2000 e deri në maj të vitit 2003, janë ndërmarrë 27 sulme vetëvrasëse kryesisht kundër popullsisë civile izraelite, që kanë shkaktuar vdekjen e rreth 200 personave367. Në vitin 2004, sipas Planit Paqësor për Lindje të Afërt, ishte arritur një armëpushim më mes autoriteteve autonome palestineze dhe Izraelit. Pas këtij armëpushimi, kishte ndodhur edhe një sulm vetëvrasës në Jerusalem. Mirëpo me
366 367

www.aljazeera.net/news/arabic/2004/4/4-18-20.htm http://www.mfa.gov.il/MFA/Terrorism-+Obstacle+to+Peace/Terror+Groups/Hamas+terror+attacks+22-Mar-2004.htm

.: 208

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

08.02.2005, ishte arritur përsëri një armëpushim dhe që nga ajo kohë HAMAS nuk kishte qëndruar prapa ndonjë sulmi terrorist, por e kishte kritikuar ashpër kryetarin palestinez për nënshkrimin e Marrëveshjes Paqësore me Izraelin. Në zgjedhjet e 25. 01. 2006, Al-Fatah e kishte humbur dominimin e vet në parlamentin palestinez. Pas kësaj fitore të Hamasit, në të gjitha territoret autonome palestineze, kishte filluar një konflikt i armatosur në mes fraksioneve të Al- Fatahut dhe Hamasit. Me qëllim të pengimit të këtyre konflikteve, në shtator të vitit 2006, ishte themeluar „Qeveria e Unitetit Nacional“, në krye të së cilës ishte emëruar zyrtari i lartë i organizatës HAMAS, Ismail Haniya. Pas nëntë muajve, për shkak të eskalimit të dhunës politike në Gazë, ishte shpërndarë kabineti qeveritar. Pas disa përleshjeve të armatosura, me 12.06.2007, njësitet e armatosura të HAMAS e kishin pushtuar edhe selinë e organizatës Fatah në Gazë dhe që nga ajo kohë territorit palestinez është ndarë në mes Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës dhe Al-Fatah që kontrollon Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Sipas burimeve palestineze, gjatë zhvillimit të këtyre konflikteve organizata Hamas i kishte përdorur edhe automjetet shëndetësore dhe ato të mjeteve informative për qëllime luftarake. Ndërsa sipas „Amnesty International“ gjatë këtyre luftimeve kishte ardhur deri te burgosjet e shpeshta arbitrare, vrasjet dhe torturimet e kundërshtarëve politikë.368 Sipas autoriteteve të ShBA-së, Hamas është një organizatë e korruptuar që përhap idetë e „Vëllazërisë Myslimane“. Pas fillimit të luftës kundër Irakut, autoritetet udhëheqëse të Hamas disa herë kishin bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botë për kryerjen e sulmeve terroriste kundër „agresorëve të krishterë dhe tiranë“369. Në verën e vitit 2008, me ndërmjetësimin e qeverisë egjiptiane ishte arritur ndërprerja gjashtëmujore e armiqësisë në mes fraksioneve të konfrontuara palestineze. Këtë marrëveshje kryetari i organizatës Hamas, Chalid Mashal, e kishte shpjeguar si „marrëveshje taktike“ në luftë kundër Izraelit. Gjatë vitit 2005, forcat e Hamasit kishin gjuajtur 190 raketa të tipit Kassam në drejtim të Izraelit. Një vit më vonë, territori izraelit ishte goditur me 1190 raketa Khalid Mishaal Kassam. Ndërsa në vitin 2007, vendbanimet e ndryshme izraelite ishin atakuar me 1115 raketa Kassam dhe 1435 predha tjera artilerike. Sulmet e tilla kishin vazhduar edhe në vitin 2008, duke gjuajtur 1500 raketa Kassam
368 369

Joseph Croitoru: Hamas. Der islamische Kampf um Palästina. Beck, München 2007, f. 49 Khaled Abu Toameh: Beloved Saddam, strike Tel Aviv,’ Palestinians chant in West Bank rallies, in: Jerusalem Post Online, 19. Januar 2003; Krahaso: Hamas to Muslims: Attack US targets, The Jerusalem Post, 8. November 2006

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

209 :.

Sulmet raketore të Hamasit kundër qyteteve izraelite dhe 1600 predha të ndryshme artilerie në drejtim të territorit izraelit. Si reagim ndaj këtyre sulmeve, më 27 dhjetor 2008, forcat izraelite kishin filluar operacionin “Cast Lead” kundër pozicioneve të Hamasit në Gazë. Ky operacionin ushtarak që kishte filluar me një bombardim intensiv të Rripit të Gazës dhe kishte përfunduar më 18 janar 2009, kishte shkaktuar 13 izraelitë dhe 1300 palestinezë të vrarë dhe rreth 20.000 shtëpi të dëmtuara370. Burimi: Cordesman, The Gaza War, A Strategic Analysis, CSIS, 2-2009, Washington, f. 14 Këto shkatërrime kishin nxitur reagimin e grupeve të ndryshme ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut që kishin akuzuar Hamasin dhe Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës dhe kishin bërë thirrje për ndalimin e furnizimit të tyre me armë371.

3.1. Kronikë e përmbledhur e sulmeve terroriste të Hamasit
1987 Dhjetor, Palestinë: Fillon Intifada e parë palestineze. 1989 Shkurt, Palestinë: Një komando e Hamasit kishte rrëmbyer dhe pas disa ditësh e kishte vrarë ushtarin izraelit, Avi Sasportas. Maj, Palestinë: Përsëri një komando e Hamasit e kishte rrëmbyer dhe vrarë një ushtar izraelit. 1990 Korrik, Tel-Aviv: Gjatë një sulmi terrorist në plazhin e Tel-Avivit, ishte vrarë turistja kanadeze, Marnie Kimelman. 14.12, Xhaffa: Një grup i armatosur i anëtarëve të Hamasit i kishte vrarë tre punëtorë izraelitë, të punësuar në një fabrikë të metaleve në Xhaffa.
370 371

Anthony H. Cordesman, The Gaza War, A Strategic Analysis, CSIS, 2-2009, Washingtn, f. 13 ”Scale of Gaza destruction emerges” BBC News, January 19, 2009.

.: 210

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

1991 Tetor, Izrael: Një komando e Hamasit kishte vrarë ushtarët izraelitë, Aaron Agmon Klijami dhe Shumel Michaeli. 1992 17.05, Bet Leheja: Disa atentatorë të Hamasit e kishin vrarë David Cohen, banor i fshatit Moshav Te´ashur. 24.05, Bat Jam: Një aktivist i organizatës Hamas, kishte therur me thikë vajzën izraelite 15 vjeçe, Helena Rapp nga Bat Jam. 27.05, Gush Katif: Një anëtar i organizatës Hamas, që kishte ardhur nga Dir el-Balah, kishte therur me thikë Rabinin e fshatit Darom të Gazës, Shimon Biran. 12.12, Jerusalem: Një komando e Hamasit e kishte rrëmbyer nënoficerin Nissim Toledano nga Lod dhe si kusht për lirimin e tij kishte kërkuar lirimin nga burgu të udhëheqësit të Hamas, Ahmed Jassin. Tri ditë më vonë ishte gjetur trupi i copëtuar i Toledanos. 1993 01.07, Jerusalem: Një aktivist i Hamasit kishte plagosur një djalë dhe kishte therur tri gra izraelite. 24.09, Basra: Në një plantacion të pemëve afër fshatit Basra, Brigadat Iz a-Din al Kassam, kishin vrarë Yigal Vaknin. 09.10, Vadi Kelt: Në shkretëtirën Vadi Kelt ishin gjetur trupat e vdekur të Dror Forer dhe Aran Bachar. Përgjegjësinë për vrasjen e tyre e kishte marrë organizata Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez. 21.10, Gaza: Dy aktivistë të maskuar të organizatës Hamas e kishin vrarë udhëheqësin lokal të OÇP-së Assad Saftawi (mik personal i Jassir Arafatit). 07.11, Hebron: Një aktivist i organizatës Hamas, kishte vrarë Efraim Ayubi, shofer personal i Rabin Chaim Druckman, nga Kfar Darom. 01.12, El Bireh: Gjatë pritjes së ndihmës së kërkuar teknike për riparimin e një defekti në veturë, në një rrugë afër El Bireh ishin vrarë Shalva Ozana dhe Yitzhak Weinstock. Përgjegjësinë për këto vrasje gjakmarrëse e kishin marrë Brigadat Iz a-Din al Kassam. Disa ditë më parë forcat izraelite e kishin vrarë udhëheqësin lokal të Hamasit, Imad Akel. 06.12, Hebron: Në afërsi të Hebronit, një komando e Hamasit e kishte vrarë Mordechai Lapid dhe djalin e tij. 18.12, Gazë: Në një pritë të befasishme vritet komandanti i Njësive Speciale Izraelite (Izraeli Defense Forces) Lojtnan Kolonel Meir Mintz. 22.12, Ramallah: Organizata Hamas kishte marrë përgjegjësinë për vrasjen e Eliahu Levin dhe Meir Mendelovitch. 1994 14.01, Erez: Në zonën industriale të Erezit, një aktivist i Hamasit e kishte therur me thikë Grigory Ivanovin. 19.02, Samaria: Gjatë vozitjes në autostradën Samaria, nga vetura e një aktivisti të Hamasit ishte vrarë shtetasi izraelit, Zipora Sasson. 06.04, Afula: Në qytetin Afula, afër një autobusi përplot me udhëtarë, kishte shpërthyer një autobombë. Nga pasojat e këtij shpërthimi të fuqishëm kishin vdekur nëntë udhëtarë dhe ishin plagosur 51 të tjerë. Sipas një komunikate të organizatës Hamas, ky sulm vetëvrasës kishte qenë reagim hakmarrës ndaj masakrës së 25.02.1994, kur një ekstremist izraelit kishte vrarë 29 besimtarë myslimanë gjatë lutjeve të tyre fetare në Xhaminë e Ibrahimit, në Hebron.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

211 :.

7.04, Ashdod: Gjatë pritjes së autobusit në Ashdod ishte vrarë Yishai Gadassi. Kalimtarët e rastit e kishin identifikuar dhe e kishin vrarë atentatorin. 13.04, Hadera: Sulm vetëvrasës në qytetin Hadera. Në një autobus lokal izraelit, ishte aktivizuar eksplozivi i fshehur në trupin e një aktivisti të organizatës Hamas: gjashtë persona të vrarë dhe 25 të plagosur. 20.04, Beit Hanina: Një atentator i Hamasit, i veshur me rroba fetare izraelite, kishte vrarë ushtarin izraelit, Shachar Simani. 14.08, Kissufim: Në një pusi afër Kissufim, ishte vrarë Ron Soval. 09.10, Jerusalem: Në Nahalat Shiva´a (lagje tregtare e Jerusalemit), dy anëtarë të Hamasit kishin hapur zjarr kundër kalimtarëve të rastit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 14 të tjerë. Njëri atentator vritet, ndërsa tjetri burgoset. 19.10, Tel-Aviv: Në autobusin e linjës rrugore Nr.5, kishte shpërthyer eksplozivi i fshehur në trupin e një martiri të organizatës Hamas: 22 udhëtarë të vrarë dhe 48 të plagosur. 25.12, Jerusalem: Në stacionin e autobusëve afër International Convention Centers të Jerusalemit, një aktivist i Hamasit kishte aktivizuar bombën e fshehur në trupin e tij, nga shpërthimi i së cilës ishin plagosur 13 persona. 1995 24.07, Tel-Aviv: Në autobusin lokal, i cili qarkullonte në drejtim të Ramat Gan, afër TelAvivit, ishte aktivizuar një bombë e fshehur në trupin e një aktivisti të Hamasit, nga e cila u vranë shtatë persona, kurse 12 të tjerë u plagosën. 21.08, Jerusalem: Në një autobus të mbushur plot me udhëtarë, i cili qarkullonte në zonën qendrore të Jerusalemit, kishte shpërthyer një bombë e fshehur gjithashtu në trupin e një aktivisti të Hamasit: pesë persona të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. 1996 Janar: Shërbimi Sekret Izraelit kishte likuiduar komandantin dhe ekspertin e mjeteve eksplozive të Hamasit, Yahya Ayyash. Në një telefon publik ishin montuar rreth 60 gramë eksploziv plastik dhe në çastin kur komandanti Ayyash kishte thirrur një numër të telefonit, kishte shpërthyer dëgjuesja, duke i copëtuar kokën. 25.02, Jerusalem, Ashkelon: Në qendër të Jerusalemit, në autobusin e linjës lokale Nr. 18, kishte shpërthyer një bombë e fshehur në trupin e një aktivisti të Hamasit: 23 persona të vrarë dhe 50 të plagosur. Në të njëjtën kohë, në stacionin e autobusëve në Aschkalon, një aktivist tjetër i Hamasit, i veshur me rroba fetare izraelite kishte aktivizuar një sasi të madhe eksplozivi të fshehur në trupin e tij: tre persona të vdekur dhe 31 të plagosur. 03.03, Jerusalem: Një aktivist i Hamasit e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij, duke shkaktuar vdekjen e 19 udhëtarëve të një autobusi lokal izraelit ( ndër të cilët tre ushtarë izraelitë, një turist nga Etiopia dhe gjashtë punëtorë nga Rumunia) dhe plagosjen e 10 të tjerëve. 04.03, Tel-Aviv: Në qendrën tregtare të Jerusalemit Dizengoff, një aktivist i Hamasit kishte aktivizuar eksplozivin në bagazhin e tij, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve. Pas këtij sulmi, organizata Hamas kishte treguar gatishmëri për të biseduar me Izraelin. 13.05, Beth El: Disa persona, të veshur me rroba tradicionale arabe, kishin hapur zjarr kundër një autobusi të studentëve izraelitë, duke shkaktuar vrasjen e David Boim dhe plagosjen e tre të tjerëve. Për kryerjen e këtij sulmi terrorist ishte akuzuar Hamasi. 1997 21.03, Tel-Aviv: Një aktivist i Hamasit kishte hyrë në kafenenë Apropos të mbushur plot

.: 212

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

me vizitorë dhe e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij: katër persona të vdekur, dhe mbi 50 të plagosur. 30.07, Jerusalem: Në tregun Mehani-Yehuda, i cili gjendet në perëndim të Jerusalemit, dy atentatorë palestinezë në të njëjtën kohë kishin bërë vetëvrasje, duke shkaktuar vdekjen edhe të 15 personave dhe plagosjen e rreth 160 të tjerëve. Për kryerjen e këtij sulmi ishte akuzuar Hamasi. 04.09, Jerusalem: Në një shëtitore të Jerusalemit, tre aktivistë të Hamasit, në të njëjtën kohë i kishin aktivizuar bombat e fshehura në trupat e tyre, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve. 1998 5.08, Yitzhar: Një komando e Hamasit i kishte vrarë dy banorë të qytezës Yitzhar, Harel Bin-Nun e Shlomo Leibman. 20.08, Tel Rumeiyda: Një aktivist i Hamasit kishte vrarë Rabinin Shlomo Raanan. Tetor, Izrael: Lirohet nga burgu themeluesi dhe udhëheqësi i Hamasit, Sheik Ahmad Ibrahim Jassin. 19.10, Beersheva: Gjatë kohës së zhvillimit të bisedimeve paqësore në mes palës izraelite dhe asaj palestineze në Wye Plantation, një aktivist i Hamasit kishte hedhur disa granata dore kundër disa banorëve të qytetit Beersheva, që kishin shkaktuar plagosjen e 65 personave. 29.10, Kfar Darom: Në vendbanimin izraelit, Kfar Darom, një aktivist i Hamasit kishte aktivizuar bombën e fshehur në trupin e tij në çastin kur afër tij ishte ndalur një autobus me nxënës izraelitë: një person i vrarë dhe tre të plagosur. 1999 10.08, Nahshon: Një aktivist i Hamasit, e kishte ngarë me shpejtësi të madhe veturën e tij, Fiat Uno në drejtim të udhëtarëve izraelitë, që pritnin autobusin në një stacion afër qytetit Nahshon. Vritet atentatori dhe plagosen gjashtë persona kryesisht ushtarakë. 05.09, Tiberias: Gabimisht ishte aktivizuar eksplozivi i fshehur në trupat e tre aktivistëve të Hamasit, duke shkaktuar vdekjen e tyre dhe plagosjen e katër personave të tjerë. 07.11, Netanjah: Një ditë para rifillimit të bisedimeve paqësore palestinezo-izraelite, në hyrje të një banke në Netanjah, kishin shpërthyer tri bomba, të cilat kishin shkaktuar plagosjen e 33 personave. 2001 04.03, Netanjah: Një aktivist i Hamasit, i cili udhëtonte me autobusin e mëngjesit, afër tregut të qytetit Netanjah, kishte aktivizuar bombën e fshehur në bagazhin e vet: tre persona të vrarë dhe 66 të plagosur. 22.04, Kfar Saba: Në lagjen Kfar Saba, e cila gjendet në veri të Tel-Avivit, një aktivist i Hamasit kishte hyrë në mesin e udhëtarëve, që pritnin autobusin e parë të mëngjesit dhe e kishte aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij. Nga pasojat e shpërthimit të fuqishëm kishte vdekur një mjek dhe ishin plagosur 39 persona. 18.05, Netanjah: Në hyrje të qendrës tregtare të qytetit Netanjah, një atentator vetëvrasës i Hamasit kishte aktivizuar eksplozivin plastik të fshehur në trupin e tij: gjashtë persona të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Pas këtij sulmi kishte pasuar një aksion hakmarrës i ushtrisë izraelite në Ramallah, Tulkarem dhe Nablus. 09.08, Jerusalem: Në kohën e drekës, një aktivist i Hamasit kishte hyrë në Picerinë “Sbarro”, e cila gjendet në rrugën Jaffa të Jerusalemit dhe e kishte aktivizuar eksplozivin plastik të fshehur në trupin e tij: 15 persona të vrarë e mbi 90 të plagosur. Vetëm disa ditë më parë ishte penguar një sulm vetëvrasës kundër vizitorëve të këtij lokali.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

213 :.

02.12, Haifa: Në qytetin bregdetar izraelit, Haifa, një aktivist i Hamasit kishte hyrë në një autobus izraelit dhe në çastin kur kishte paguar biletën e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij: 15 persona të vrarë dhe mbi 40 të plagosur. Në të njëjtën ditë, në qytetin e Gazës ishte vrarë një banor izraelit dhe ishin plagosur pesë të tjerë. 09.12, Haifa: Në një rrugë të frekuentuar të qytetit Haifa, një aktivist i Hamasit kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij: 26 persona të plagosur. 12.12, Emanuel: Në një rrugë afër qytezës Emanuel, e cila gjendet afër qytetit Nablus, një komando e Hamasit e kishte ndalur autobusin izraelit me 52 udhëtarë. Në çastin kur udhëtarët e paarmatosur kishin filluar të iknin në mënyrë të organizuar, ishte hapur zjarr në drejtim të tyre: 10 persona të vdekur dhe 31 të plagosur. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishin marrë edhe martirët “AlAksa”. Në të njëjtën ditë ishin kryer edhe dy sulme vetëvrasëse në Gazë, duke plagosur katër persona. Pas këtyre sulmeve, kishte filluar një ofensivë e madhe e forcave izraelite kundër pozicioneve palestineze në Gazë dhe Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. 2002 25.01, Tel-Aviv: Në stacionin e vjetër të autobusëve të Tel-Avivit, kishte shpërthyer eksplozivi i fshehur në trupin dhe motoçikletën e një atentatori të Hamasit, duke plagosur edhe 25 izraelitë. Në mbrëmje ishte likuiduar një udhëheqës lokal i Hamasit. 27.01, Jerusalem: Në qendër të Jerusalemit perëndimor, para picerisë “Sbarro”, një atentator vetëvrasës i Hamasit kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij, duke vrarë një person dhe duke plagosur 99 të tjerë. 06.02, Hamra: Dy anëtarë të Hamasit, duke shfrytëzuar errësirën, kishin sulmuar vendbanimin izraelit, Hamra, duke vrarë dy gra dhe një burrë izraelit. 07.03, Atzmona: Një terrorist i Hamasit kishte vrarë pesë nxënës 18 vjeç, të një klase të gjimnazit ushtarak të Atzmona në Gush Katif dhe kishte plagosur 23 të tjerë. 09.03, Jerusalem, Netanjah: Në kafenenë Moment, e cila gjendet afër rezidencës së kryeministrit izraelit, Sharon, kishte ndodhur një sulm i fuqishëm vetëvrasës. Krahas atentatorit palestinez, kishin vdekur edhe 11 qytetarë izraelitë dhe ishin plagosur 54 të tjerë. Në të njëjtën kohë, në një qendër tregtare të qytetit Matanja, dy atentatorë të Hamasit kishin hapur zjarr kundër kalimtarëve të rastit, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 40 të tjerë. 27.03, Netanjah: Gjatë një sulmi vetëvrasës në Hotel Parkun e qytetit Netanjah, kishin vdekur 30 persona dhe ishin plagosur 150 të tjerë. 28.03, Alon Moreh: Një komando terroriste e Hamasit kishte sulmuar vendbanimin izraelit, Alon Moreh, duke vrarë katër anëtarë të një familjeje izraelite dhe duke plagosur tre fqinjë të tyre. 31.03, Haifa: Në orën 14:45, në një restorant izraelit të mbushur plotë me mysafirë, kishte shpërthyer eksplozivi i fshehur në trupin e një anëtari të Hamasit, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 35 të tjerë. 10.04, Yagur Junction: Në një autobus, i cili qarkullonte nga qyteti Haifa në drejtim të Yagur Junction, kishte shpërthyer një bombë e fshehur në çantën e një atentatori vetëvrasës, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve. 27.04, Adora: Dy aktivistë të Hamasit, të veshur me rroba ushtarake izraelite, kishin hyrë në vendbanimin izraelit Adora, i cili gjendet afër qytetit Hebron dhe kishin vrarë katër banorë izraelitë dhe kishin plagosur shtatë të tjerë. 07.05, Rishon Le Zion: Në hallën sportive “Sheffield Club”, e cila gjendet në lagjen jugore të Tel-Avivit, Rishon Le Zion, gjatë një manifestimi sportiv ishte kryer një sulm vetëvrasës, i cili e

.: 214

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

kishte shkaktuar vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve. 19.05, Netanjah: Një aktivist i Hamasit, në një qendër tregtare të qytetit Netanjah, kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në çantën e tij, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 59 të tjerëve. 08.06, Karmei Tzur: Tre anëtarë të Hamasit i kishin vrarë katër shtetas izraelitë dhe i kishin plagosur pesë të tjerë. 18.06, Patt Intersection – Jerusalem: Sulm vetëvrasës në një autobus izraelit: 19 persona të vrarë dhe 52 të plagosur. 16.07, Emmanuel: Përsëri sulm vetëvrasës kundër udhëtarëve të një autobusi izraelit: nëntë persona të vrarë dhe 17 të plagosur. Korrik, Gazë: Nga një sulm i telekomanduar raketor (lëshuar nga një aeroplan luftarak F16) ishte vrarë njëri nga udhëheqësit e Hamasit, Sheuh Salah Shehada dhe 14 bashkëpunëtorë të tij. Pas kësaj vrasjeje, udhëheqësi i Hamasit, Sheik Ibrahim Jassin, ishte betuar për t’u hakmarrë. 31.07, Mount Scopus, Jerusalem: Në lokalet e ndryshme të universitetit izraelit kishin shpërthyer bomba të montuara, duke vrarë nëntë persona (kryesisht studentë) dhe duke plagosur 86 të tjerë. 04.08, Meron Junction: Në orën 08.45 në autobusin Nr. 361, i cili qarkullonte në relacionin Haifa-Meron, kishte shpërthyer eksplozivi i fshehur në trupin e një aktivisti të Hamasit, duke vrarë nëntë udhëtarë dhe duke plagosur 40 të tjerë. 19.09, Tel-Aviv: Përsëri sulm vetëvrasës kundër udhëtarëve të pafajshëm të një autobusi izraelit: gjashtë persona të vrarë dhe 59 të plagosur. 10.10, Bar Ilan Junction, Ramat Gan: Bilanci i një sulmi vetëvrasës kundër udhëtarëve të një autobusi në Bar Ilan Junction afër Ramat Gan, ishte: një person i vrarë dhe 16 të plagosur. 21.11, Jerusalem: Sulm vetëvrasës kundër udhëtarëve të një autobusi në Jerusalem: 11 persona të vrarë dhe mbi 50 të plagosur. 2003 05.03, Haifa: Një aktivist i Hamasit kishte aktivizuar bombën e fshehur në trupin e tij, duke vrarë 17 udhëtarë të një autobusi izraelit dhe duke plagosur 40 të tjerë. 07.03, Kirjat Arba: Dy aktivistë të Hamasit, të veshur me rroba fetare izraelite, kishin sulmuar banorët e tubuar të fshatit izraelit, Kirjat Arba, duke vrarë dy dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Nga forcat izraelite ishin likuiduar edhe atentatorët. 15.04, Karni crossing: Një atentator palestinez, i identifikuar si anëtar i Hamasit, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të qytetarëve izraelitë në Karni crossing, duke vrarë dy dhe duke plagosur shtatë të tjerë. Atentatori palestinez ishte likuiduar nga forcat policore izraelite. 16.05, Hebron: Nethanel Azouri, 33 vjeç, anëtar i organizatës Hamas, në orën 07.30, në një lagje të Hebronit me revolen e tij M-16, kishte vrarë një qytetar izraelit dhe kishte plagosur tre të tjerë. Edhe kësaj radhe, atentatori palestinez ishte likuiduar nga forcat policore izraelite. 17.05, Hebron: Aktivisti i Hamasit, studenti 21 vjeç, Fuad Qawasmeh, kishte vrarë veten dhe dy qytetarë izraelitë. 18.05, Jerusalem: Në orën gjashtë të mëngjesit, kishte shpërthyer një bombë e fshehur në trupin e një aktivisti të Hamasit, duke vrarë shtatë dhe duke plagosur 21 udhëtarë të një autobusi. 25.05, Netzarim, Gazë: Një palestinez kishte hedhur një granatë dore në një autobus izraelit. Nga shpërthimi i saj ishin plagosur nëntë udhëtarë. 11.06, Jerusalem: Abdel Madi Shabneh, 18 vjeç nga Hebroni, në një autobus izraelit, kishte aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij: 17 persona të vrarë dhe mbi 50 të plagosur.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

215 :.

12.08, Ariel: Një atentator vetëvrasës 18 vjeç, në çastin kur afër Arielit kishte kërkuar të zbriste nga autobusi, kishte aktivizuar një bombë, e cila e kishte shkaktuar vdekjen e dy udhëtarëve izraelitë dhe plagosjen e katër të tjerëve. 19.08, Jerusalem: Në orën 21, në një autobus lokal, i cili qarkullonte në drejtim të qendrës së Jerusalemit, kishte shpërthyer një bombë e Hamasit. Së bashku me atentatorin vetëvrasës, kishin vdekur edhe 24 qytetarë izraelitë dhe ishin plagosur 102 të tjerë. 08.09, Jerusalem: Në një kafene të Jerusalemit ishte kryer një sulm vetëvrasës: tetë persona të vrarë dhe 31 të plagosur. 2004 14.03, Ashdod: Nga shpërthimi i eksplozivit në portin izraelit Ashdod, kishin humbur jetën dhjetë persona dhe ishin plagosur 16 të tjerë. 21.03, Gazë: Nga një sulm i telekomanduar raketor ishte vrarë themeluesi dhe udhëheqësi i organizatës Hamas, Sheik Ibrahim Jassin. 17.04, Gazë: Vritet komandanti i porsazgjedhur i Hamasit, Abdel Aziz Rantisi së bashku me djalin dhe një truprojë të tij. 31.08, Beer-Sheba: Nga shpërthimet e bombave të fshehura në trupat e dy „udhëtarëve“ që udhëtonin me autobusin Nr. 6 dhe Nr. 12, në rrugët kryesore të qytetit Beer-Sheba dhe Rager Blvd kishin humbur jetën 16 persona dhe plagosur rreth 100. 07.12, Corssing Karni: Nga shpërthimi i një bombe në qytetin Corssing Karni të Gazës, ishte vrarë një person së bashku me qenin e tij dhe ishin plagosur katër ushtarë izraelitë. 2005 18.01, Katif: Nga shpërthimi i një bombe të fshehur në trupin e një atentatori, kishte humbur jetën një oficer izraelit dhe ishin plagosur tre të tjerë. 13.05, Karni: Disa minuta para mbylljes se vendkalimit kufitar në Karni, në anën palestineze të kufirit, ishte aktivizuar një mjet shpërthyes që kishte shkaktuar vdekjen e gjashtë izraelitëve dhe tre palestinezëve. 28.08, Beer-Sheba: Para hyrjes në stacionin e autobusëve, ishte aktivizuar mjeti shpërthyes që ishte fshehur në trupin e një palestinezi. Nga pasojat e këtij shpërthimi ishin plagosur rreth 50 persona. 2008 04.02, Dimona. Në qendrën tregtare në Dimona ishte kryer një aksion vetëvrasës që kishte shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 38 të tjerëve. Para aktivizimit të bombës së dytë, policia e kishte likuiduar atentatorin. 14.05, Askalonin: Nga shpërthimi i një rakete iraniane që ishte lansuar nga rripi i Gazës, ishin plagosur 14 persona. Autoritetet izraelite ishin kërcënuar me hakmarrje.

4. Xhihadi Islamik Palestinez Harakat al-Jihad al-Islami al-Filastini

Xhihadi Islamik Palestinez fillimisht ishte paraqitur si lëvizje e studentëve palestinezë, që studionin në Egjipt. Disa studentë palestinezë gjatë studimeve të

.: 216

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

tyre në Egjipt, kishin rënë në kontakt me ideologjinë dhe me aktivistë të organizatës radikale islamike, „Vëllazëria Myslimane“. Të entuziazmuar nga ideologjia e tillë dhe të inspiruar nga propaganda e fuqishme e aktivistëve të saj, në vitin 1979, një grup intelektualësh të rinj palestinezë, të udhëhequr nga Fathi al-Shiqaqi, Abd al-Aziz Auda dhe Bashir Musa, ishin kthyer në atdhe dhe kishin formuar Xhihadin Islamik Palestinez, sipas modelit të atij egjiptian, të themeluar në vitin 1970. Që në vitet e para të themelimit, Xhihadi Islamik Palestinez i kishte formuar bazat e veta në të gjitha territoret e okupuara palestineze. Mirëpo, masivizimi i shpejtë i këtij grupi terrorist ishte frenuar në vitin 1988, kur autoritetet izraelite kishin dëbuar në Liban disa udhëheqës të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, në mesin e tyre edhe Abd al-Aziz Auda dhe Bashir Musan. Pastaj në vitin 1995, ishte likuiduar në Maltë edhe komandanti i përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez, mjeku Fathi al-Shiqaqi (1951-1995). Në të njëjtin vit, komandant i ri i këtij grupi terrorist ishte emëruar 43 vjeçari, Dr. Ramadan Abdallah Shalah (i punësuar më parë në University of South Florida)372. Ndërsa, si udhëheqës të tjerë të Xhihadit Islamik Palestinez, ishin identifikuar: zëvendëskomandant Ziad Nehaleh (Komandant Shalah jeton në Damask), udhëheqës ideologjik Abd al-Aziz Auda, anëtar i shtabit komandues Abdallah al-Shami (i cili njëkohësisht është edhe komandant i grupit në Gazë), Bashir Musa (njëri nga themeluesit) dhe Basheer Nafi (anëtar i këshillit themelues, i punësuar më parë në institutet islame të Londrës dhe Virgjinias (ShBA)373. Sipas të dhënave izraelite, qendra e Xhihadit Islamik Palestinez është në qytetin Jenin, i cili shtrihet në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, ndërsa selia e tij është në Damask (atje jeton komandanti i përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez, Dr. Ramadan Abdallah Shalah). Përveç kësaj përfaqësie, Xhihadi Islamik Palestinez posedon edhe disa përfaqësi të veta në Bejrut, Teheran dhe Khartum374. Në fillim të Intifadës së parë palestineze (1987), Xhihadi Islamik kishte rreth 250 anëtarë. Mirëpo, gjatë viteve ‘90 ishte rritur masivisht numri i tyre. Mendohet se tani ky grup posedon mijëra simpatizues dhe disa qindra aktivistë të organizuar në grupe të vogla e të pavarura nga njëra-tjetra375. Fathi al-Shaqaqi Për dallim nga organizata HAMAS, Xhihadi Islamik (1951-1995)
Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 166 Qendra izraelite për studimin e terrorizmit, www.ict.org.il/inter_ter/orgdet.cfm?orgid=28 374 Ministria e Punëve të Jashme e Izraelit: www.mfa.gov.il/MFA/MFAArchive/1990_1999/1995/1/THE+ ISLAMIC+JIHAD+MOVEMENT+-+Jan-95.htm. 375 US-Terrorist Projects, www.cdi.org/terrorism/pij.cfm
372 373

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

217 :.

Palestinez nuk posedon infrastrukturë shoqërore. Kjo do të thotë se ky grup tërësisht është i varur nga ndihma e jashtme financiare, e cila pranohet kryesisht nga simpatizuesit e vet dhe Irani376. Vlerësohet se ky grup radikal islamik gëzon përkrahjen e 3-4% të popullit palestinez, që jeton në territoret e okupuara377. Sipas komunikatave të publikuara, rivaliteti politik i filluar me organizatën HAMAS është tejkaluar dhe raportet aktuale në mes këtyre dy subjekteve radikale politike, karakterizohen me bashkëpunim të gjithanshëm378. Xhihadi Islamik Palestinez bashkëpunon me organizatat terroriste egjiptiane Xhihadi Islamik dhe Jamaa al-Islamyya. Lidhur me bashkëpunimin eventual të xhihadistëve me autoritetet autonome palestineze, nuk ekzistojnë prova konkrete. Njësitet e armatosura të Xhihadit Islamik Palestinez janë Kompanitë e Jerusalemit, Batalioni Aqsa i Xhihadit Islamik (MunazzArmat al-Jihad al-Islami Kata’ib al-Aqsa), Tempulli i Xhihadit Islamik (al-Jihad al-Islami - Bait al-Maqdas) dhe Trupat e Xhihadit Islamik (Tanzim al-Jihad al-Islami).

Sipas të dhënave izraelite, i tërë potenciali njerëzor i Xhihadit Islamik Palestinez është i përqendruar në aktivitete terroriste, të cilat kishin filluar edhe para Intifadës së parë palestineze të vitit 1987. Në shënjestër të këtij grupi janë
www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2003/31638.htm www.jewishvirtuallibrary.org/jsource/Terrorism/PIJ.html 378 http://qudsway.com
376 377

.: 218

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

rivalët politikë palestinezë, kolaboracionistët, pjesëtarët e popullit izraelit, institucionet shtetërore dhe bazat ushtarake izraelite379. Që nga shfaqja e parë publike, në vitin 1984, e deri në fund të vitit 1999, Xhihadi Islamik Palestinez kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e 196 sulmeve të armatosura në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, në Gazë, në Liban dhe në Izrael380. Nga pasojat e këtyre sulmeve, kishin vdekur rreth 200 persona. Pas vitit 2000, numri i sulmeve terroriste kundër popullsisë civile izraelite, përgjithësisht ishte intensifikuar381. Gjatë kësaj periudhe ishte ndërmarrë edhe sulmi vetëvrasës i një vajze palestineze, (aktiviste e Xhihadit Islamik Palestinez), e cila më 04.10.2003, në një restorant të qytetit Haifa, kishte shkaktuar vdekjen e 21 shtetasve izraelitë dhe plagosjen e 50 të tjerëve. Që nga ajo kohë, Xhihadi Islamik Palestinez kishte vazhduar me rekrutimin intensiv të të rinjve palestinezë për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse. Kështu, vetëm gjatë sulmeve vetëvrasëse të vitit 2005 në qytete të ndryshme të Izraelit, kishin vdekur rreth 20 persona dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë. Me 19. 01.2006, në qendër te Tel Avivit një student 20 vjeçar kishte kryer edhe një aksion vetëvrasës që kishte shkaktuar plagosjen e 31 personave382. Pas këtyre sulmeve kishin filluar burgosjet dhe vrasjet serike të udhëheqësve të kësaj organizate, e cila edhe përkundër goditjeve të përjetuara, nuk e ka ndalur luftën e vet kundër Izraelit, por gjithnjë e ka përshtatur strategjinë e vet, rrethanave të reja. Kështu, Xhihadi Islamik Palestinez, në shkurt të vitit 2006, e kishte testuar raketën “Al-Quds”, e ngjashme me raketën e konstruktuar nga ekspertët e organizatës “Hamas”, “Qassam”. Gjatë vitit 2007, forcat e Xhihadit Islamik Palestinez, kishin lansuar dhjetëra raketa të tilla në drejtim të territorit izraelit. Mirëpo, pas fillimit të bisedimeve të vitit 2008, për zgjidhjen e problemit palestinez, vërehet rënia e intensitetit të sulmeve terroriste të kësaj organizate. Në realitet, pas 26.03.2009, kur ishin burgosur dy udhëheqës të Xhihadit Islamik, që kishin montuar bomba në disa lodra të importuara fëmijësh dhe ishin përpjekur që t’i shesin ato në qytete të ndryshme të Izraelit, ishin paraqitur edhe mendime lidhur me ndryshimin e taktikës së veprimit të Xhihadit Islamik. 4.1. Kronikë e sulmeve terroriste të Xhihadit Islamik Palestinez
1989 16.01, Londër: Në adresë të Ambasadës Izraelite në Londër, ishte dërguar një letër-bombë e nënshkruar nga Xhihadi Islamik Palestinez.
379

Terrorism Project, www.cdi.org/terrorism/pij.cfm www.qudsway.com 381 www. state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2003/31638.htm 382 Ministria e Punëve të Brenshme e NRW; www.im.nrw.de/sch/573.htm
380

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

219 :.

1990 04.02, Kajro: Në mes të qytetit Rafah dhe Kajro, gjatë një sulmi terrorist kundër një autobusi turistësh, kishin vdekur 11 persona (ndër të cilët nëntë shtetas izraelitë) dhe ishin plagosur 17 të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë Xhihadi Islamik Palestinez. 1991 28.10, Palestinë: Në një autobus të mbushur me imigrantë izraelitë ishte hapur zjarr: dy persona të vrarë dhe tre të plagosur. 1993 12.09, Sheikh Ajlun, Gazë: Një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, e kishte ngarë me shpejtësi të madhe makinën e tij të mbushur me eksploziv në drejtim të një autobusi ushtarak izraelit. Edhe pse makina ishte përplasur fuqishëm, nuk ishte aktivizuar eksplozivi dhe kishte vdekur vetëm atentatori. 04.10, Izrael: Në afërsi të një autobusi izraelit kishte shpërthyer një autobombë e Xhihadit Islamik Palestinez, duke shkaktuar plagosjen e 30 personave. 1994 09.02, Jerusalem: Gjatë rrugës për në shtëpi, ishte rrëmbyer dhe, në një pjesë tjetër të qytetit, ishte vrarë shoferi i një ndërmarrjeje izraelite, Ilian Sudri. 12.09, Nesarim: Një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, kishte mbushur biçikletën e tij me eksploziv dhe ishte nisur në drejtim të një grupi të ushtarëve izraelitë. Kur kishte arritur afër tyre, e kishte aktivizuar eksplozivin, duke shkaktuar vrasjen e katër personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve. 1995 22.01, Netanjah: Në një stacion autobusësh në Netanjah, dy aktivistë të Xhihadit Islamik Palestinez, kishin aktivizuar dy mekanizma shpërthyes, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur rreth 69 të tjerë. 09.04, Kfar: Në një autobus afër vendbanimit Kfar Darom në Gazë, dy aktivistë të Xhihadit Islamik, kishin aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupat e tyre, duke vrarë shtatë ushtarë izraelitë dhe një studente amerikane. 25.06, Neve Dekalim: Në çastin kur pranë makinës së një aktivisti të Xhihadit Islamik Palestinez, kishte kaluar një makinë ushtarake izraelite, kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili kishte shkaktuar vdekjen e atentatorit vetëvrasës dhe plagosjen e tre ushtarëve izraelitë. 1998 06.11, Jerusalem: Një makinë e mbushur me eksploziv ishte përplasur në murin e një dyqani të Mehani-Jehuda-Markt të Jerusalemit. Vdesin dy udhëtarët e makinës, aktivistë të Xhihadit Islamik Palestinez dhe plagosen 25 shtetas izraelitë. 2000 02.11, Jerusalem: Në një rrugë anësore të Mehani-Jehuda-Markt të Jerusalemit, kishte shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e dy kalimtarëve të rastit dhe plagosjen e 11 personave të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë Xhihadi Islamik Palestinez. 2001 01.06, Tel-Aviv: Para diskotekës „Pasha“ në Tel-Aviv, ishte kryer një sulm vetëvrasës. Atentatori kishte sjellë një mekanizëm shpërthyes të mbushur me copa të ndryshme të metaleve dhe në çastin kur të rinjtë izraelitë ishin tubuar në një vallëzim, e kishte aktivizuar atë duke shkaktuar vdekjen e 23 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.

.: 220

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

16.06, Binjamina: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në një autobus afër fshatit Binjamina të Netanjahut, kishte vdekur atentatori vetëvrasës, dy ushtarë izraelitë, si dhe ishin plagosur 11 persona të tjerë. 09.09, Naharia: Afër qytetit Xheriko ishte sulmuar me armë zjarri autobusi i një shkolle, duke vrarë dy mësues dhe duke plagosur tre të tjerë. Disa minuta më vonë, në stacionin hekurudhor të qytetit verior izraelit, Naharia, ishte kryer një sulm vetëvrasës, gjatë të cilit ishin vrarë tre persona dhe ishin plagosur 90 të tjerë. Në të njëjtën kohë, në një udhëkryq të qytetit Beit Lid ishte hedhur një bombë, e cila kishte plagosur tre këmbësorë. 28.10, Hadera: Dy aktivistë të Xhihadit Islamik Palestinez nga makina e tyre kishin hedhur granata dore dhe kishin zbrazur breshëri plumbash në drejtim të udhëtarëve të një rruge në Hadera, duke vrarë katër gra dhe duke plagosur 28 persona. Pas vrasjes së atentatorëve ishte konstatuar se ata kohë më parë e kishin vrarë edhe një banor izraelit në fshatin Kiriat Metzer. 04.11, Jerusalem: Në lagjen French Hill të Jerusalemit, një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez kishte zbrazur një karikator në drejtim të udhëtarëve të një autobusi. Me atë rast ishin vrarë tre persona dhe ishin plagosur rreth 50 të tjerë. 27.11, Afula: Dy aktivistë të Xhihadit Islamik Palestinez me armë automatike kishin sulmuar udhëtarët që prisnin në stacionin e autobusëve në Afula. Aty ishin vrarë dy persona dhe ishin plagosur 35 të tjerë. Atentatorët ishin likuiduar gjatë përpjekjeve të tyre për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. 29.11, Pardes Chana: Një atentator vetëvrasës, aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, në një autobus izraelit, i cili udhëtonte nga qyteti Afula në drejtim të Haderas, kishte aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij, e cila e kishte shkaktuar vrasjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. 01.12, Jerusalem: Në shëtitoren “Ben-Jehuda”, dy xhihadistë palestinezë në distancën prej 30 metrash, kishin aktivizuar një sasi të madhe eksplozivi të mbushur me copa të metaleve të ndryshme, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 170 të tjerëve. 2002 05.03, Afula: Në një pjesë të qytetit Afula, kishte shpërthyer një bombë e fshehur në trupin e një xhihadisti vetëvrasës, duke shkaktuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e 18 të tjerëve. 20.03, Umm el Fahem: Në një autobus izraelit, i cili qarkullonte në relacionin Tel-Aviv – Nazaret, një xhihadist kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e 30 të tjerëve. 12.04, Erez, Gazë: Një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez kishte zbrazur breshëri plumbash në drejtim të postës kufitare në Erez, ku çdo ditë kalojnë rreth 3000 palestinezë të punësuar në plantacionet e ndryshme izraelite. Pas likuidimit të atentatorit, ishin konstatuar dy persona të vrarë e shtatë të plagosur, prej të cilëve katër shtetas izraelitë dhe tre palestinezë. 05.06, Megiddo: Në orën 07.15, afër një autobusi izraelit kishte shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve. 04.11, Kvar Saba: Në qendrën tregtare të qytetit Kvar Saba, një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në çantë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 69 të tjerëve. 27.12, Otniel: Dy palestinezë të armatosur kishin sulmuar një shkollë izraelite në Otniel, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

221 :.

2003 04.10, Haifa: Në restorantin „Maksim”, një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, kishte aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij, duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur 60 të tjerë. 19.10, Liban: Në kampin e refugjatëve palestinezë, Ein el-Hilweh, gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të pjesëtarëve të Al-Fatahut dhe atyre të Grupit Islamik El Nur, ishin vrarë nëntë palestinezë dhe ishin plagosur 29 të tjerë. Pas kësaj ngjarjeje janë shënuar vetëm disa aktivitete simbolike të Xhihadit Islamik Palestinez. 2004 06.03, Erez: Gjatë një sulmi terrorist mbi vendkalimin kufitar Erez, në Gazën veriore janë vrarë dy policë palestinezë. 2005 05.01. Erez: Një terroriste kishte hyrë në vendkalimin kufitar në Erez dhe kishte aktivizuar një mjet shpërthyes duke plagosur disa policë. 12.01, Morag: Një civil izraelit ishte vrarë dhe tre ushtarë ishin plagosur kur një bombë kishte shpërthyer afër një makine ushtarake që udhëtonte afër një rruge pranë Morag në jug të Rripit të Gazës. 12.07, Netanjah: Pesë persona ishin vranë dhe rreth 90 ishin plagosur në Netanya, kur një person e kishte aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij. Atentatori ishte identifikuar si Ahmed Abu Khalil, 18 vjeç, nga fshati Atil i Bregut Perëndimor. 26.10, Hadera: Një person kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij, në tregun Hadera, duke vrarë shtatë dhe plagosur 54 persona. 05.12, Netanjah: Një person, kur ishte ndaluar nga policia, kishte aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve. 2006 19.01, Tel-Aviv: 31 persona ishin plagosur nga një sulm vetëvrasës në një restorant afër stacionit të vjetër autobusëve në Tel-Avivin qendror. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë “Batalioni Jerusalem” i Xhihadit Islamik Palestinez. 2007 29.01, Eilat: Tre punonjës të një furre në qytetin jugor Eilat kishin humbur jetën nga shpërthimi i një bombe të fshehur në trupin e një personi, që kishte blerë bukë. 2008 14.05, Askalonin: Një nënë 24 vjeçare dhe foshnja e saj kishin humbur jetën, kur një raketë e lansuar nga Rripi i Gazës kishte shpërthyer në qendrën tregtare në Askalonin qendror. Gjatë këtij sulmi raketor ishin plagosur edhe 90 persona.

5. Al - Qa´ida

“Al - Qa´ida” ishte themeluar në vitin 1988 në Afganistan. Sipas themeluesit të saj, Osama bin Laden, qëllimi i kësaj organizate, ishte ofrimi i ndihmave ndaj mijëra vullnetarëve të vendeve të ndryshme islamike, të cilët kishin ardhur në

.: 222

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Afganistan me qëllim të integrimit të tyre në luftë kundër forcave okupuese sovjetike383. Në evidencat e ndryshme ndërkombëtare, “Al-Qa´ida” është e regjistruar edhe me emrat “Al Qaeda”, “El Kaida”, “al Kaida”, “Qa´idat al-Jihad”, “The Base”, etj. Të gjitha këto emërtime ose shqiptime të ndryshme, e kanë kuptimin e njëjtë, i cili në gjuhën shqipe mund të përkthehet si bazë, themel ose mbështetje. Ky emërtim rrjedh nga thirrja publike e teologut Abdullah Azam, që ishte publikuar në prill të vitit 1988, për ndërtimin e një “baze solide” (al-Qaida alsulba) të përkrahjes së luftës në Afganistan, duke dërguar ndihma të ndryshme për luftëtarët Muxhahedin, kryesisht nga territori Pakistanez. Për këtë qëllim, në vitin 1989, “Al-Qa´ida” kishte blerë disa shtëpi, depo të mallrave dhe troje të përshtatshme për ndërtimin e qendrave të ndryshme terroriste në Afganistan, Pakistan, Sudan, Somali dhe Kenia384. Gjithashtu, në këto shtete ishin themeluar edhe disa ndërmarrje të reja ekonomike, të cilat, varësisht nga rrethanat politike, ishin shfrytëzuar për transaksione të ndryshme financiare dhe shitblerje të armëve385. Lidhur me numrin e anëtarëve të “AlQa´idas” ekzistojnë informacione të ndryshme. Sipas disa të dhënave, deri në fillim të vitit 2001, kjo organizatë kishte pasur rreth 2500 luftëtarë. Ndërkaq, sipas disa burimeve të tjera, “Al-Qa’ida” deri në fillim të ndërhyrjes ushtarake amerikane në Afganistan, kishte përafërsisht - 6000 deri në - 8000 anëtarë386. Sikurse me numrin e luftëtarëve, ashtu edhe me llojin dhe sasinë e armatimit të kësaj organizate, qarkullojnë informacione të ndryshme. Në këtë drejtim, numri më i madh i shërbimeve sekrete, Al-Zavahiri Ayman dhe Usama Bin Laden flet për përpjekjet e vazhdueshme të kësaj organizate për sigurimin e armatimit të caktuar nuklear, si dhe për testimin e llojeve të ndryshme të helmeve kimike dhe biologjike387.
Para vitit 1988, numri i vullnetarëve islamikë, të ardhur në Afganistan, ishte shumë i vogël. Pas paralajmërimit sovjetik për t’u tërhequr nga Afganistani, numri i tyre ishte rritur masivisht. Kështu, në fillim të vitit 1990, në të dy anët e kufirit afgano-pakistanez ishin regjistruar 20.000 vullnetarë, që kishin ardhur nga vende të ndryshme islamike. Krahaso Schweizer, Yoram/Shai, Shaul: The „Afghan Alumni” Terrorism, www.ict.org.il 384 Rolf Tophoven, Fundamentalistisch begründeter Terrorismus; Usama bin Ladin als neuer Typ des Terroristen, në: Kai Hirschman/Peter Gerhard (Hg), a.a.O., f. 122. 385 Emrat e ndërmarrjeve të themeluara nga Osama bin Ladeni ishin Wadi Al Aqiq, ndërmarrja ndërtimore Al Hijra, ndërmarrja bujqësore Al Themar Al Mubaraka dhe ndërmarrjet financiare Ladin International dhe Taba Investmentf. Më gjerësisht: Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 237 386 Anthony Davis, UF in crisis over Massoud, Jane´s Defence Weekly 19.09.2001, f. 33. 387 Jürgen Roth, Netwerke des Terrors, Hamburg 2001, f. 21.
383

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

223 :.

Sa i përket praktikës së zakonshme të shërbimeve sekrete amerikane dhe të atyre izraelite për infiltrimin e tyre në këtë organizatë, nuk ekzistojnë informacione konkrete. Në këtë drejtim është i njohur vetëm rasti i “L´Housaine Kherchtou”. Mirëpo, në saje të disa burgosjeve të udhëheqësve të lartë të “AlQa´idas”, si dhe „informacioneve shkencore”, të katër shërbimeve kryesore sekrete perëndimore,388 janë siguruar informacione të mjaftueshme lidhur me strukturën organizative, bashkëpunimin me grupet e tjera, qëllimin politik, strategjinë e veprimeve terroriste, numrin e anëtarëve të mundshëm aktivë, llojin dhe sasinë e armatimit, etj389. “Al-Qa´ida” udhëhiqet nga një këshill qendror panislamik, në krye të së cilit është Osama bin Laden. Në bazë të autorizimeve statutare, kryetari emëron anëtarët e këshillit qendror dhe udhëheqësit e shërbimeve të larta. Disa anëtarë të këtij këshilli janë, përkatësisht ishin: - Dr. Ayman Al-Zavahiri, 1951, shtetas egjiptian, mjek, kryetari i Xhihadit Islamik, zëvendëskryetar i Këshillit Qendror të “Al-Qa’idas”, këshilltar ideologjik i Osama bin Ladenit, i dënuar me vdekje nga një gjykatë egjiptiane (edhe për pjesëmarrje në komplotin për vrasjen e kryetarit egjiptian, Sadat); - Muhamad Atef, i njohur si Abu Hafiz (al-Masri), 1950, shtetas egjiptian, ish oficer i policisë egjiptiane, komandant i forcave të armatosura të Al-Qaidës, i vrarë më 14.11.2001 afër qytetit Xhalalabad (një vajzë e tij është e martuar me Muhammedin, djalin e Osama bin Ladenit); - Sheik Muhammed Khalid, 37 vjeç, shtetas i Kuvajtit, shef i shërbimit për organizimin e sulmeve terroriste ndërkombëtare, dyshohet se ishte ideologu kryesor i sulmit të 11.09.2001 kundër ShBA-së, anëtar i grupit të Shawqi Istambuli (vëllait të vrasësit të presidentit Sadat), nip i të dënuarit, Ramzi Yousefi,390 i burgosur më 01.03.2003, në Rawalpindi, në Pakistan; - Muhammad Ibrahim al-Makkawi, i njohur si Saif al-Adl, shtetas egjiptian, ish-kolonel i ushtrisë egjiptiane, shef i shërbimit të sigQë nga viti 1993, në katër shërbimet kryesore sekrete perëndimore janë punësuar mbi 1000 punëtorë shkencorë, me qëllim të analizimit të gjithanshëm të fenomenit Bin Laden dhe „Al-Qa’ida“. Detyrë kryesore e tyre është analizimi i hollësishëm i protokoleve të marrjeve të ndryshme në pyetje, deshifrimi i bisedave të përgjuara telefonike si dhe vlerësimi i informatave të siguruara nga aktivitetet e ndryshme operative. 389 Hans-Joachim Heuntze, Völkerrecht und Terrorizmus, në: Kai Hirschmann/Peter Gerhard (Botues), Terrorismus als welteites Phänomen, Berlin 2000, f. 218. 390 Ramzi Yousef ishte dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të kryerjes së sulmit terrorist kundër World Trade Center, në vitin 1993.
388

.: 224

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

urimit të “Al Qa’idas”, besohet se është emëruar udhëheqës i shërbimit të Atefit; - Zain al-Abdeddin Muhammad Hassan, i njohur si Abu Zabaydah 1971, palestinez nga Arabia Saudite, zëvendëskomandant i forcave të armatosura të “Al-Qa’idas”, i burgosur në mars të vitit 2002 nga një shërbim special ushtarak amerikan në Pakistan; - Sulejman Abu Gheith, shtetas i Kuvajtit, përfaqësues për shtyp i “AlQa’idas” (ish-absolvent i Universitetit të Kuvajtit); - Taufiq al-Atasch, i njohur me emrin “Challad”, shtetas saudit, shef i shërbimit të sigurimit personal të Osama bin Ladenit. (Challad e ka njërën këmbë të prerë nga një bombë amerikane); - Jassir el Dshasin, shtetas i Marokut, koordinator i “Al-Qa’idas” me grupet e tjera terroriste, i burgosur në vitin 2003; - Abu Subair al-Haili, shtetas saudit, koordinator i “Al-Qa’idas”, i burgosur në qershor të vitit 2002 në Marok; - Muhammad Odeh, 1965, palestinez, shtetas saudit, organizator i sulmeve terroriste në Nairobi dhe Dar es-Salam; - Hawsawi Mustafa Ahmed, ministër i financave të “Al-Qa’idas”, i burgosur në vitin 2003 në Pakistan, etj. Sipas disa burimeve, anëtarë të Këshillit Themelues të “Al-Qa’idas”, ishin edhe ideologu i rezistencës afgane, palestinezi, Abdallah Azzam dhe kryetari i verbër i organizatës islamike egjiptiane Gama´a Islamiya, sheiku, Omar Abdur Rahman391. Që nga viti 1991 e deri në vitin 1996, Këshilli Qendror i “Al-Qa’idas” ishte vendosur në Sudan. Në vitin 1996, nga presionet e fuqishme amerikane, Al-Qa’ida ishte detyruar të kthehej përsëri në bazat e veta të mëparshme në Afganistan. Pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Afganistan, “Al - Qa´ida” ishte shpartalluar dhe, sipas disa burimeve informative, një pjesë e saj përsëri është bashkuar dhe lëvizë në rajonet malore të Afganistanit, që shtrihen përgjatë kufirit verior të Pakistanit392. Besohet se Al-Qa’ida është e pranishme në rreth 60 shtete të ndryshme të botës, në mesin e të cilave edhe në ShBA, Francë, Itali, Spanjë, Gjermani,
Omar Abdul Rahman, gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Afganistan, ishte kujdesur për të ruajtur forcat vullnetare egjiptiane dhe për t’i kthyer ato sa më shpejt në atdhe me qëllim të fillimit të kryengritjes së armatosur kundër pushtetit të Mubarakut. Rahman është dënuar me burgim të përjetshëm në ShBA për arsye se ka marrë pjesë në sulmin e vitit 1993 kundër World Trade Center. Anëtarë të Al-Qa’idas janë edhe tre djemtë e sheikut Rahman. Njëri prej tyre ishte udhëheqës i kampit të njohur „Assadalah Abdul Rahman“ që bënte pjesë në Kompleksin terrorist të Daruntës afër Dzhalalabadit, të bombarduar nga forcat amerikane më 07.10.2001. Më gjerësisht: Anthony Davis, UF in crisis over Massoud, Jane´s Defence Weekly 19.09.2001, f.44. Krahaso edhe: http://www.ict.org.il/articles/articledet.cfm?articleid=388 392 U.S.Department of State, www.state.gov.; http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml (al-Qaida)
391

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

225 :.

Shqipëri, etj393. Në këto shtete AlQa’ida kishte depërtuar kryesisht përmes shoqatave të ndryshme humanitare, ndërmarrjeve ekonomike, refugjatëve politikë, studentëve dhe depërtimeve të formave të tjera. Aktivistët e Al-Qa’idas, të infiltruar në shtetet e ndryshme Manifesti kundër izraelitëve dhe të krishterëve demokratike, zakonisht zhvillojnë jetë normale, deri në çastin e marrjes së urdhrit të tyre për veprim të caktuar terrorist. Ndërkaq, në shtetet me popullsi myslimane, “Al-Qa’ida” kishte depërtuar kryesisht me ndihmën e shoqatave të ndryshme humanitare fetare dhe ish luftëtarëve të Afganistanit394. Me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit institucional me organizatat e tjera terroriste islamike, si dhe të bashkërendimit sa më të mirë të xhihadit të filluar islamik, më 23.02.1998 në qytetin afgan, Khost, ishte themeluar “Fronti Ndërkombëtar Islamik i Luftës Kundër Izraelitëve dhe Kryqëzatave”395. Në bazë të ideologjive të përbashkëta politike, në kuadër të këtij „fronti”, deri tash janë bashkuar: Xhihadi Islamik (Egjipt), Gama´a Islamiya (Egjipt), Grupi i Luftëtarëve Islamikë të Libisë, Armata Islame nga Adeni (Jemeni), Lashkar-e-Taiba dhe Jaishe-Muhamad (Kashmir), Lëvizja Islamike nga Uzbekistani, Grupi i Abu Sayyaf (Filipine dhe Malajzi) si dhe Grupi i Salafistëve dhe ai i Armatosur Islamik - GIA (Algjeri)396.

Sipas shërbimit sekret gjerman, pas intervenimit ushtarak amerikan në Afganistan, Al-Qa’ida ishte përpjekur të strehonte rreth 1000 anëtarë të saj në shtetet e ndryshme të Ballkanit. Në këtë drejtim, ajo e kishte siguruar edhe përkrahjen e Shërbimit Sekret Iranian, i cili u kishte ndihmuar anëtarëve të Al-Qa’idas kalimin nëpër territorin iranian me qëllim të shkuarjes së tyre në Libanin Jugor. Atje, ata furnizoheshin me dokumente të përshtatshme për udhëtim dhe me ndihmën e “Hesb Allahut” kishin filluar të strehohen nëpër vendet e ndryshme të Ballkanit. Në bazë të disa dëshmive të caktuara, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit e kishte akuzuar Bosnjën dhe Hercegovinën si „satelit iranian”. Më gjerësisht: Rolf Tophoven, Fundamentalistisch begründeter Terrorismus: Usama bin Ladin als neuer Typ des Terroristen, në Kai Hirschman/Peter Gerhard (botues) dhe të tjerët, f. 183-189. Krahaso edhe Fears That Hezb-Allah May Target Jews And Israelis Overseas, The Jerusalem Report, 29.7.2002, f. 7. 394 Sipas revistës ushtarake angleze „Jane´s International Defense Review”, pas tërheqjes së forcave sovjetike nga Afganistani, atje kishin mbetur 14.000 luftëtarë nga regjionet e ndryshme vullnetare islamike. Prej tyre 5000 kishin qenë shtetas sauditë, 3000 shtetas jemenë, 2800 algjerianë, 2000 egjiptianë, 400 tunizianë, 370 irakianë, 200 libianë dhe disa dhjetëra jordanezë. Pas përfundimit të luftës në Afganistan, vetëm një pjesë e vogël e këtyre vullnetarëve ishte kthyer në shtëpitë e tyre. Një pjesë tjetër kishte migruar në shtetet e ndryshme perëndimore. Ndërsa, gjatë 15 vjetëve të kaluara, një pjesë e madhe e këtyre luftëtarëve ishte paraqitur në frontet e ndryshme luftarake, si në Algjeri, Uzbekistan, Indi, Çeçeni, Bosnje, Irak, etj. Krahaso edhe: STRATFOR, Hot Spots in the War on Terror, 01.10.2001. 395 Ekstremistët islamikë e interpretojnë politikën ndërkombëtare të shteteve të ndryshme perëndimore si vazhdim i moderuar i kryqëzatave mesjetare kundër botës islame. 396 http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml, Terrorist Profiles, Al Qaida.
393

.: 226

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Udhëheqësi karizmatik i “Al-Qa’idas” dhe organizatat e bashkuara terroriste në „Frontin e Përbashkët Islamik kundër Izraelitëve dhe Kryqëzatave” mendojnë se është detyrë imperative e tyre lufta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, avangardës së saj Izraelit dhe qeverive joislamike të shteteve të ndryshme myslimane me qëllim të “themelimit të një kalifati panislamik që do të bashkonte të gjithë myslimanët”397. Sipas Abdullah Azam (njërit prej themeluesve të Al-Qa´idës), “kjo detyrë imperative nuk do të përmbushet vetëm me çlirimin e Afganistanit ngaqë xhihadi është detyrë e çdo myslimani dhe detyra e tyre do të përmbushet vetëm atëherë kur të sundojë Islami në të gjitha shtetet e mëparshme myslimane” Në mënyrë të ngjashme, kishte deklaruar edhe Osama bin Ladeni që në vitin e parë të themelimit të Al-Qa’idas: „Myslimanët, kudo në botë, vuajnë nga agresioni, padrejtësia dhe diskriminimi, të cilat i shkakton koalicioni antiislam i përbërë nga të krishterët, sionistët dhe pushtetet joislamike të shteteve të ndryshme myslimane”398. Me qëllim të mënjanimit të këtyre vuajtjeve, ai kishte thirrur botën islame që të bashkohej me xhihadin e filluar kundër armikut të përbashkët. Sipas tij „detyrë fetare e çdo myslimani është që të vrasë amerikanë - kudo që i takon ata... Të gjithë banorët e ShBA-së janë armiq, pavarësisht nga forma e integrimit të tyre në luftë kundër myslimanëve, si luftëtarë ose pagues të tatimit për shtetin amerikan”399. Në disa deklarata të veta, Osama bin Ladeni kishte shpjeguar: „Xhihadi i filluar islamik do të vazhdojë deri sa të çlirohet Xhamia e Al Aqsa dhe të tërhiqen ushtritë e krishtera nga të gjitha tokat e shenjta myslimane”400. Ndërkaq, nëpërmjet një deklarate të publikuar në vitin 1998 nga qendra televizive arabe Al Xhazira, Osama bin Laden e kishte vlerësuar sulmin e parë terrorist kundër World Trade Center, si shembull madhor, i cili duhet ndjekur nga çdo „besimtar i vërtetë i Allahut”401. Gjatë viteve 1992 dhe 1993, komandanti i forcave të armatosura të AlQa’idas Muhamad Atef, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij, Saif al Adel, kishin qëndruar disa herë në Somali me qëllim të përgatitjes së sulmeve terroriste kundër bazave ushtarake amerikane, që vepronin në Somali, në kuadër të misionit Restore Hope të Kombeve të Bashkuara. Më 03.10.1993, ishte goditur me raketë, një helikopter transportues ushtarak amerikan, i cili fluturonte mbi Mogadishu. Ndërkaq, një ditë më vonë ishte sulmuar edhe një patrullë ushtarake amerikane.
Lawrence Wright, Der Tod wird euch finde, DVA Sachbuch; Mynih 2007, f. 91-92 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 235. 399 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 237. 400 U.S.Department of State, Patterns of Global Terrorism; http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml. 401 Lidhur me sulmin e parë të vitit 1993 kundër World Trade Center (gjashtë persona të vrarë), ishte akuzuar dhe dënuar me burg të përjetshëm edhe kryetari i organizatës islamike egjiptiane, Gama´a-Islamya Sheiku Omar Abdul Rahman. Në shkurt të vitit 1995, në një qytet pakistanez ishte burgosur (dhe ekstraduar në ShBA) edhe atentatori kryesor i këtij sulmi terrorist, Ramzi Youssef.
397 398

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

227 :.

Gjatë këtyre sulmeve, të komanduara nga instruktorët e Al-Qa’idas, ishin vrarë 18 ushtarë dhe shtetas amerikanë.

Ambasadat Amerikane në Dar- es- Salam, Tanzani dhe në Najrobi, Kenia më 07.08.1998

Në vitin 1993, Al-Qa’ida kishte themeluar dy ndërmarrje ekonomike në Najrobi (Asma Ltd dhe Tanzanite King), të cilat ishin vizituar disa herë nga komandanti i forcave të saj të armatosura, Muhamad Atef dhe bashkëpunëtori i tij, Abu Ubaida el Banshiri. Gjatë fundit të vitit 1993, grupi terrorist i anëtarëve të AlQa’idas në Kenia, kishte vendosur të ndërmerrte sulme kundër një ambasade amerikane në rajon, në shenjë hakmarrjeje kundër misionit “Restore Hope” të Kombeve të Bashkuara në Somali. Në këtë drejtim ishte angazhuar shtetasi amerikan – ish-anëtari i formacionit Green Berets, Ali Mohammed (instruktor i mëvonshëm ushtarak i Al-Qa’idas), për skicimin, fotografimin dhe sigurimin e planit të ndërtesës së Ambasadës Amerikane në Najrobi (Kenia). Pesë vjet më vonë, respektivisht në qershor të vitit 1998, Fahid Muhammed Ali Msalam dhe Sheikh Ahmed Salim Swedan kishin blerë një automjet transportues të markës Toyota, të cilin e kishin mbushur me eksploziv, dhe më 07.08.1998 ua kishin dorëzuar shtetasve sauditë, Assam dhe Mohammad Rashed Daoud Al Owali me qëllim që të kryenin sulmin vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Najrobi. Shofer i autobombës ishte emëruar anëtari i thjeshtë i Al-Qa’idas, Assam, ndërsa Mohammad Rashed Daoud Al Owali, i cili ishte specializuar në taktikën e rrëmbimit të aeroplanëve dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese, ishte emëruar ndihmës i tij. Në çastin kur autobomba i ishte afruar ambasadës, Al Owali e kishte hedhur një bombë verbuese në drejtim të rojës dhe kishte kërcyer nga autobomba, ndërsa Assami kishte drejtuar me shpejtësi makinën deri në përplasjen e fuqishme të saj me ndërtesën e ambasadës. Në ato çaste kishte shpërthyer autobomba, që kishte shkaktuar vdekjen e 213 personave dhe plagosjen e rreth 4500 të tjerëve si dhe

.: 228

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

shkatërrimin e të gjitha objekteve në afërsi. Si duket planifikuesit e këtij aksioni nuk e kishin paraparë mundësinë e shpëtimit të ndonjërit prej ekzekutorëve të këtij aksioni terrorist dhe ishin larguar nga Najrobi. Disa orë më vonë, Mohammad Rashed Daoud Al Owali, kishte telefonuar në Jemen dhe nga bashkëbiseduesi kishte kërkuar të holla dhe një dokument udhëtimi me qëllim që të largohej sa më shpejt nga vendi i ngjarjes. Po ai numër telefoni në Jemen, ishte thirrur më vonë edhe nga telefoni ajror i Osama bin Ladenit. Lidhur me këtë sulm terrorist ishte burgosur Mohammad Sadeek Odeh, i cili më vonë i kishte identifikuar atentatorët kryesorë si anëtarë të Al-Qa’idas dhe të Xhihadit Islamik. Në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën metodë veprimi ishte kryer edhe një sulm tjetër terrorist kundër Ambasadës Amerikane në Dares-Salam (Tanzani). Edhe këtu, sikurse në Najrobi, Ahmed Khfaklan Ghailani dhe Sheik Ahmed Salim Swedan, kishin blerë një makinë që ishte përdorur si autobombë kundër Ambasadës Amerikane. Nga shpërthimi i autobombës në oborrin e ndërtesës së kësaj ambasade kishin vdekur 11 persona, në mesin e U.S.S. Cole, Aden, Jemen, 12.10. 2000 tyre edhe atentatori kryesor, Mustafa Muhammed Fadhil, ndërsa ndihmësi i tij, Khaflan Khamis Mohammed kishte marrë plagë të rënda trupore dhe ishte burgosur. Duke i komentuar këto sulme terroriste, Osama bin Ladeni për revistën amerikane „Time Magazine”, të datës 22.12.1998, kishte deklaruar: „Fronti Ndërkombëtar i Xhihadit Islamik kundër amerikanëve dhe izraelitëve, me ndihmën e Allahut e kishte kryer një mrekulli”. Ndërkaq, pyetjes, nëse i njihte personalisht atentatorët, ai i ishte përgjigjur: „Çdo mysliman, i cili e rrezikon jetën e vet për të mirën e Allahut, është burrë i vërtetë. Ata (atentatorët) e kanë liruar popullin tonë nga turpi dhe si të tillë e gëzojnë respektin tonë”. Me një fanatizëm të tillë, “Al-Qa´ida”, kishte vazhduar me sulmet e veta terroriste. Kështu, më 03.01.2000, anëtarët saj në Aden, kishin mbushur një barkë me eksploziv dhe me një shpejtësi të madhe kishin lundruar në drejtim të një anijeje luftarake amerikane. Mirëpo, në çastin kur ajo e kishte kaluar zonën e sigurisë, ishte fundosur. Dhjetë muaj më vonë, ishte përsëritur e njëjta taktikë: më 12.10.2000, luftanija amerikane U.S.S.Cole, kishte qëndruar në portin e hapur detar të Adenit për tu furnizuar me karburante. Befasisht njëra nga disa barkat e motorizuara, që lundronin në afërsi, „e kishte humbur orientimin” dhe ishte përpla-

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

229 :.

sur me anijen luftarake amerikane. Nga pasojat e shpërthimit të eksplozivit të ngarkuar në barkë, kishin vdekur 17 marinarë amerikanë dhe ishin plagosur 39 të tjerë. Pas këtij sulmi terrorist, dy nga atentatorët vetëvrasës ishin identifikuar si shtetas sauditë, ndërsa i treti kishte qenë shtetas i Jemenit. Që të tre këta kamikazë kishin shërbyer në kampet e “Al-Qa’idas“ në Afganistan. Madje, njëri prej tyre kishte marrë pjesë edhe në përgatitjen e sulmit kundër Ambasadës Amerikane në Najrobi. Ndërkaq, më 11 shtator të vitit 2001, në serinë e sulmeve kundër institucioneve më vitale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte kryer edhe sulmi më i fuqishëm dhe më i njohur terrorist në historinë njerëzore: në orën 08:45 minuta, aeroplani i rrëmbyer amerikan „Boeing 767” i kompanisë American Airlines me 92 udhëtarë, ishte përplasur për gradaçelën veriore të World Trade Center në NjuJork. 18 minuta më vonë, aeroplani tjetër „Boeing 767”, po ashtu i rrëmbyer, i kompanisë United Airlines me 65 udhëtarë, ishte përplasur për gradaçelën tjetër, atë jugore të World Trade Center. Një orë më vonë, aeroplani i tretë, gjithashtu i rrëmbyer amerikan „Boeing 757” i kompanisë „American Airlines“ me 58 udhëtarë ishte përplasur mbi kompleksin e ndërtesave të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane (Pentagon) në Uashington. Ndërsa, aeroplani i katërt, gjithashtu i tipit „Boeing 757” i rrëmbyer në Nju-Jork me 45 udhëtarë, i cili sipas disa parashikimeve duhej ta sulmonte Shtëpinë e Bardhë, ishte rrëzuar nga konflikti i udhëtarëve me rrëmbyesit, në një fushë afër Shanksville në Pensilvani. Këto sulme të kryera nga 19 terroristë402, kishin shkaktuar vdekjen ose zhdukjen e rreth 3000 personave dhe pasoja të ndryshme ndërkombëtare403. Edhe pas këtij sulmi, Al-Qa’ida e kishte vazhduar aktivitetin e vet terrorist. Më 11.04.2002, ajo e kishte sulmuar edhe një sinagogë izraelite në Tunizi. Nga shpërthimi i bombave të montuara në oborrin e sinagogës, kishin vdekur 19 persona (prej tyre 14 turistë gjermanë) dhe ishin plagosur 22 të tjerë. Al-Qa’ida është
Udhëheqës të këtij grupi terrorist kishin qenë shtetasi egjiptian, Muhammad Atta, shtetasi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Marwan al-Shehhi dhe shtetasi libanez, Zian Jarrah. Roli dhe pozicioni i Hani Hanjour në këtë aksion ende nuk është ndriçuar. Ndërkaq, 15 atentatorët e tjerë, të gjithë shtetas sauditë, gjatë kryerjes së këtij aksioni nuk kishin pasur ndonjë autorizim komandues. Ndërkaq, një anëtar i grupit nuk është identifikuar. Më gjerësisht shih: Steinberg, Guido: Usama bin Ladin und Saudi Arabien. Hintergründe der Terroranschläge des 11. September, në KAS-Auslandsinformationen, Nr.11/2001, f.18-23. 403 Kapiteni i aviacionit afgan Rasul Pervez (pseudonim), kishte shpjeguar se si i kishte stërvitur 14 kandidatë vetëvrasës në Afganistan. Ai dhe dy pilotë të tjerë të flotës afgane, “Ariana“, në vitin 1999 ishin urdhëruar të ushtronin një grup vullnetarësh islamikë se si drejtohen aeroplanët. Një vit më vonë kishin përfunduar stërvitjet përkatëse dhe që nga ajo kohë asnjëri nga instruktorët nuk i kishte takuar dhe as që kishte dëgjuar ndonjë gjë për ish-nxënësit e vet. Në të vërtetë „që në fillim ishim informuar se u ndalohej të interesoheshin për të mësuar çfarëdo qoftë për identitetin ose për të dhëna të tjera personale të këtyre kandidatëve. Ne vetëm e dinim se fjala ishte për fanatikë fetarë”. Sipas prezantimeve të tyre, ata kishin qenë arabë dhe pakistanezë, të cilët kishin siguruar pasaporta evropiane. Në stërvitjen e tyre kishte marrë pjesë edhe gjenerali i pensionuar pakistanez, Aslam Khan. Më gjerësisht, shih: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 55-56
402

.: 230

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

përgjegjëse edhe për atentatin e 08.10.2002 kundër një ushtari amerikan në Kuvajt dhe sulmin e fuqishëm terrorist, të datës 12.10.2002, kundër qendrës turistike Bali, nga pasojat e të cilit kishin vdekur 180 persona. Më 01.03.2003, në lagjen veriore, Rawalindi të Islamabadit, Njësiti Special i Policisë Federale Amerikane, FBI, kishte burgosur shefin e operacioneve terroriste ndërkombëtare të Al-Qa’idas dhe ideologun e sulmit të 11.09.2001, Khalid Sheikh Mohammad404. Burgosja e tij kishte ndihmuar të zbuloheshin dhe të burgoseshin edhe të 11 funksionarët e tjerë të lartë të Al-Qa’idas, në mesin e të cilëve edhe marokeni, Jassir el Dshasin, i cili ishte përgjegjës për komunikimin dhe bashkëpunimin e Al-Qa’idas me grupet e tjera terroriste. Khalid Sheikh Mohammad gjatë marrjes së tij në pyetje, kishte deklaruar se në nëntor të vitit 2002 në provincën malore Pakistaneze Belushistan, New York, World Trade Center 11.09.2001 ishte takuar me Osama bin Ladenin. Që nga ajo kohë e deri më tash, ky territor dhe disa të tjera janë nën observimin e përgjithshëm satelitor dhe veprimin operativ të njësiteve elite antiterroriste amerikano-britanike me qëllim të burgosjes ose likuidimit të fenomenit Osama bin Laden. Kështu që nga fillimi i luftës ndërkombëtare kundër Al-Qa’idas, në pjesë të ndryshme të botës, janë burgosur mbi 2700 aktivistë të saj dhe janë likuiduar rreth 2000 të tjerë, në mesin e të cilëve edhe 10 funksionarë të lartë. Sipas Institutit për Studime Strategjike të Londrës, Al-Qa’ida aktualisht posedon rreth 20 udhëheqës të ndryshëm dhe 18.000 terroristë të mundshëm. Ç’është e vërteta, me këtë shifër është kalkuluar në bazë të numrit të përgjithshëm të aktivistëve islamikë nga shtetet e ndryshme të botës, të cilët me ndërmjetësimin e Al-Qa’idas ishin ushtruar në kampet e ndryshme për stërvitje terroriste në Afganistan ose Pakistan. Me gjithë goditjet e pësuara, “Al-Qa’ida” vlerësohet si organizatë shumë e fuqishme transnacionale, e cila mund të jetojë me gjenerata. Në rrethanat e ndjekjeve të përhershme, ajo nuk synon organizimin e ndonjë rezistence të armatosur
404

Në kuadër të gotitjeve të pësuara, duhet parë edhe likuidimi i një formacioni të tërë të Al-Qa’idas, më 30.03.2003 në Sanaa të Jemenit, nga një njësit antiterrorist amerikan. Në mesin e të vrarëve ishte identifikuar edhe shefi i degës së kësaj organizate për Jemenin, Kaed Sinan el Harthi.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

231 :.

ose krijimin e bazave ushtarake. Aktualisht të gjitha përpjekjet e veta duket se “Al-Qa’ida” i ka orientuar në drejtim të kthimit të anëtarëve të vet, në shtetet e mëparshme të tyre, me qëllim të rekrutimit të anëtarëve të rinj, për përgatitjen e kryengritjeve të armatosura. Kështu disa anëtarë të “Al-Qa’idas”, ishin kthyer në Arabinë Saudite, Irak, Sudan, Kenia, Sulmi terrorist në Spanjë Madrid, 11.03.2004 Jordani, Turqi, etj., duke i formuar në këto shtete edhe grupet e veta terroriste. Ndërkaq, dy udhëheqësit kryesorë Osama bin Laden dhe Al-Zavahiri Ayman, përpiqen vetëm për strehimin e sigurt të tyre dhe daljen e kohëpaskohshme në internet me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të grupeve të tyre terroriste, të shpërndara nëpër vende të ndryshme të botës. Përveç veprave të kryera, janë interesante edhe disa përpjekje të dështuara terroriste të Al - Qa´idas, si ajo për vrasjen e Papës Gjon Palit të Dytë gjatë vizitës së tij në Manilë në vitin 1994. Plani për vrasjen e Hosni Mubarakut gjatë vizitës së tij në Adis-Abebë në vitin 1995 dhe ai për vrasjen e Bill Klintonit gjatë vizitës së tij të paralajmëruar në Filipine, gjithashtu në vitin 1995. Në kontekst të përpjekjeve të dështuara të “Al-Qa’idas”, duhen parë edhe disa përgatitje të sulmeve masive kundër pranisë së shtetasve të huaj në Jordani. Rasti më karakteristik ishte ai i muajit prill të vitit 2004, i cili kishte qenë i orientuar në drejtim të shkatërrimit të kryeqytetit dhe mënjanimit komplet të udhëheqjes shtetërore jordaneze. Pranë disa ndërtesave shtetërore dhe qendrave turistike në Aman ishin pozicionuar disa kamionë të mbushur me eksploziv dhe helme kimike. Mirëpo, në çastin e fundit kur pritej urdhri për veprim, Shërbimi Sekret Jordanez, i ndihmuar nga disa shërbime perëndimore, e kishte penguar katastrofën e planifikuar. Edhe ky sulm i dështuar terrorist, e sqaron qëllimin politik të Al-Qa’idas: mënjanimin e pushteteve joislamike të shteteve islame dhe dëbimin e elementeve të tjera fetare nga tokat myslimane. Në fund të muajit maj të vitit 2007, shtetasi egjiptian Mustafa Ahmad Abu al-Yazid, në një intervistë dhënë mediave „as-Sahab“ ishte prezantuar si udhëheqës i degës së „Al-Qai´dës“ në Afghanistan. Përmes kësaj interviste, Al-Yazid i kishte bërë apel të gjitha forcave myslimane për ofrimin e përkrahjes së tyre ndaj „Talebanëve“. Gjatë kësaj interviste ai kishte shpjeguar edhe kuptimin e xhihadit islamik që po zhvillohet në Afghanistan.

.: 232
5.1. Degët e Al-Qa´idës

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Al-Qa’ida në Irak. Në vitin 2004, jordanezi Ahmad Fadil Nazal al-Khalaila i njohur si “Abu Mus’ab al-Zarqawi”, e kishte themeluar grupin terrorist “Al-Qa´ida në Irak”. Në janar të vitit 2006, ai e kishte themeluar edhe “Këshillin e Muxhahedinëve në Irak” („Majlis Shura al-Mujahidin fil-Iraq“), që kishte për qëllim bashkimin e të gjitha forcave kryengritëse sunite në Irak. Gjatë vitit 2006, në kuadër të Al-Zarqawi këtij këshilli kishin vepruar “Al-Qa´ida në Irak” dhe shtatë grupe të tjera kryengritëse. Pas vrasjes së Al-Zarqawit më 07.07.2006 nga forcat ajrore amerikane, udhëheqës i grupit “Al-Qa´ida në Irak” ishte emëruar shtetasi egjiptian Ayyub alMasri, i njohur me nofkën “Abu Hamza al-Muhajir”. Sipas shembullit të paraardhësit të vet, edhe Ayyub al-Masri (Abu Hamza al-Muhajir), e kishte themeluar organizatën „Ndihmë al-Mutayyabin“, me qëllim të bashkimit të “Këshillit të Muxhahedinëve në Irak” dhe të gjitha grupeve të tjera xhihadiste, si dhe disa fiseve kryengritëse sunite në Irak, në luftë kundër shtetit të ri irakian dhe aleatëve të tij perëndimorë. Disa muaj pas themelimit të “Këshillit të Muxhahedinëve në Irak”, kryetari i tij Ayyub al-Masri (Abu Hamza al-Muhajir), në verën e vitit 2006, duke u prezantuar si “Emir i Irakut”, kishte shpallur organizatën e tij “Shteti Islamik i Irakut”. Gjatë prezantimeve të mëvonshme, Ayyub al-Masri kishte deklaruar se shtetin e tij islamik të Irakut, e ushtron edhe funksionin e “Ministrit të Luftës në Irak” dhe si i tillë është komandant i “Ushtrisë së Shtetit Islamik të Irakut” të quajtur „Al-Siddiq-Brigade“405. Ayyub al-Masri është i njohur për sulmet brutale kundër popullsisë civile në Irak. Sipas shumë vrojtimeve, pikërisht ky gabim strategjik, kishte ndikuar në rënien e shpejtë të besueshmërisë dhe përkrahjes së forcave të „Al-SiddiqBrigade“ nga populli dhe forcat e tjera kryengritëse irakiane dhe ato xhihadiste ndërkombëtare në Irak406. Si reagim ndaj dhunës terroriste që ushtronte “Ushtria e Shtetit Islamik të Irakut” kundër popullit irakian, në shtator të vitit 2007, në kuadër të “Këshillave Sahwa” ishin themeluar edhe dy grupe militante proqeveritare „Fronti për
405 406

Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2008, Der Verfassungsschutzbericht 2007, f. 188 - 189 Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2009, Der Verfassungsschutzbericht 2008, f. 213

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

233 :.

Ndryshim dhe Xhihad“ Sulmet terroriste vetëm në Irak dhe sulmet terroriste në pjesët tjera të botës dhe „Brigadat e Revolucionit të vitit 1920“. Që në ditët e para të themelimit të tyre, këto brigada proqeveritare u kishin shkaktuar humbje kapitale formacioneve të “Al-Qa´idës në Irak” dhe forcave të „AlSiddiq-Brigade“. Pas këtyre humbjeve, forcat e shtetit islamik të Burimi: National Counterterrorism Center, 2008 Report on Terrorism , Washington 2009 Irakut ishin tërhequr nga territoret Al-Anbar dhe Bagdat dhe kishin synuar vendosjen e tyre në krahinat e Mosulit, Ninives dhe të Diyalës. Pas këtyre luftimeve, në vitin 2007, për herë të parë (që nga fillimi i
Zhvillimi i dhunës politike në Irak nga viti 2004 deri në fund të vitit 2008

Burimi: infidelsarecool.com

.: 234

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

luftës), kishin shënuar rënie sulmet terroriste në Irak. Padyshim se suksesi i luftës kundër “Al-Qa´idës në Irak” dhe kundër forcave të „Al-Siddiq-Brigade“, ishte arritur edhe përmes krijimit të disa formacioneve të armatosura sunite, si “Anbar Awakening”, “Sahwa-Raete” dhe „Sons of Iraq“407. Në drejtim të çlirimit të Irakut dhe ndërtimit të një shteti islamik në Irak, “Al-Qa´ida në Irak” përpiqet për mobilizimin e të gjitha forcave “islamike” në botë, me qëllim të zhvillimit të një “xhihadi të përbashkët” në Irak408. Kjo dëshmohet edhe përmes gjetjes së të dhënave personale të qindra muxhahedinëve të ardhur gjatë viteve 2006 dhe 2007 nga pjesët e ndryshme të botës (dhe viset Ballkanike) në Irak. Në këtë drejtim, edhe Osama bin Laden me 29.12.2007 kishte apeluar për bashkimin e të gjitha forcave “muxhahedine” me “Shtetin Islamik të Irakut”409. Mirëpo, më datën 24.09.2008, “Emiri i Irakut” Ayyub al-Masri, me rastin e përvjetorit të dytë të “Al-Qa´idës në Irak”, kishte deklaruar se për “Shtetin Islamik të Irakut” më mirë është “vrasja e një renegati se vrasja e 100 të krishterëve”410. Sipas këtij qëllimi, gjatë viteve të fundit, janë kryer shumë më tepër sulme terroriste (kryesisht kundër popullsisë civile) në Irak, sesa në të gjitha pjesët e tjera të botës. Sipas shërbimeve të ndryshme informative, që nga fillimi i luftës e deri në mars të vitit 2009, në Irak janë vrarë 4577 ushtarë të koalicionit dhe rreth 100.000 shtetas irakianë. Al-Qa´ida në Jemen: Disa vjet para themelimit të „Al-Qa´idës në Irak“, ishte themeluar grupi terrorist „Al-Qa´ida në Jemen“. Në vitin 2002, ishte paraqitur edhe krahu ushtarak i këtij grupi terrorist me emrin „Jund al-Jemen Brigaden“ (JaJB). Sipas vlerësimit të ShBA-së, në vendlindjen e babait të Osama bin Ladenit “Al-Qa´ida kontakton me rreth 1000 persona”411. Pas sulmit terrorist më 12.10.2000, kundër luftanijes amerikane U.S.S.Cole, „Al-Qa´ida në Jemen“ ishte orientuar kryesisht kundër industrisë së naftës dhe institucioneve shtetërore në Jemen. Kështu më 30.05.2008, ishte sulmuar Rafineria e Naftës në Aden, ndërsa me 25.07.2008, ishte kryer një sulm vetëvrasës kundër një stacioni policor në Sayun, etj. Mirëpo, sulmi kundër Ambasadës Amerikane në Sanaa, i datës 17.09.2008, kishte dëshmuar se në shënjestër të këtij grupi terrorist janë edhe interesat perëndimore në Jemen. Pas këtij
„Sons of Iraq“ numëron rreth 70.000 persona të armatosura. Që nga fillimi i vitit 2008 pjesëtarët e „Sons of Iraq“, sipas përkatësisë së tyre fisnore, kishin filluar integrimin e tyre gradual në njësitet e rregullta policore, gardën kombëtare dhe ushtrinë irakiane. Nga nëntori i vitit 2008, pjesëtarët e këtij formacioni, nuk paguhen më nga forcat aleate, por i marrin pagat e tyre nga qeveria irakiane. Më gjerësisht: Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2009, Der Verfassungsschutzbericht 2008, f. 214. 408 Më gjërësisht: Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2008, Der Verfassungsschutzbericht 2007, f. 189 409 Po aty, f. 195 410 Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2009, Der Verfassungsschutzbericht 2008, f. 214 411 http://www.antimilitarismus-information.de/ausgaben/2002/2-02_4.pdf
407

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

235 :.

sulmi, në vjeshtën e vitit 2008, kishte pasuar një operacion i gjerë policor, që kishte rezultuar me burgosjen e disa personave të kërkuar. Që nga ajo kohë, aktiviteti i këtij grupi terrorist është në rënie e sipër. Al-Qa´ida në Siujdhesën Arabe: Në fillim të vitit 2003, në Arabinë Saudite ishte themeluar „Al-Qa´ida në Siujdhesën Arabe“412. Në shënjestër të këtij grupi terrorist janë shteti saudit, industria e naftës dhe interesat perëndimore në Arabinë Saudite. Kështu, në maj të vitit 2004, që qytetin Chobar ishte kryer një sulm i fuqishëm terrorist që kishte shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe ishin rrëmbyer në intervale të ndryshme kohore, rreth 250 shtetas të huaj. Në Arabinë Saudite, janë të punësuar rreth 250.000 shtetas amerikanë dhe anglezë kryesisht në industrinë e naftës saudite, të cilët trajtohen nga forcat ekstremiste si pushtues. Në janar të vitit 2006, ishte penguar shpërthimi i eksplozivit të vendosur në një rafineri të naftës në Siujdhesën Arabe. Gjatë këtij aksioni, ishin likuiduar dy terroristë që ishin nisur në drejtim të rafinerisë me makinat e tyre të mbushura me eksploziv. Pas disa veprimeve të ngjashme terroriste, në prill të vitit 2007, ishin burgosur 172 anëtar të grupit „Al-Qa´ida në Siujdhesën Arabe“, të cilët kishin planifikuar sulme të ndryshme terroriste kundër industrisë së naftës në Arabinë Saudite. Pas kësaj goditje, në shtator të vitit 2009 „Al-Qa´ida në Siujdhesën Arabe“, kishte tentuar përsëri kryerjen e një aksioni vetëvrasës kundër një ndërtese të industrisë së naftës saudite. Gjithashtu edhe kësaj here, forcat qeveritare kishin likuiduar dy femra të ngarkuara me eksploziv që kishin tentuar përmes sharmit të tyre, të hyjnë në ndërtesën e rafinerisë. Në fund duhet theksuar faktin se atdheu i Osama bin Ladenit, Arabia Saudite, është e njohur për potencialin e vet terrorist, ngaqë në sulmin e 11.09.2001, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishin marrë pjesë 15 shtetas të Arabisë Saudite, nga gjithsej 19 sulmuesit vetëvrasës. “Al-Qa´ida në Maghrebin Islamik”: Ky grup terrorist vepron në pjesë të ndryshme të Afrikës Veriore dhe Shkretëtirës së Saharës. Sipas vlerësimeve zyrtare, në vitin 2005, ky grup terrorist kishte rreth 800 anëtarë aktivë, ndërsa në vitin 2006, rreth 500 anëtarë. Sipas disa publikimeve, aktualisht ky grup terrorist posedon rreth 300 deri 400 anëtarë aktivë dhe vepron kryesisht në drejtim të rrëmbimit dha shantazhimit të shtetasve të huaj që vizitojnë shkretëtirat e Saharës413.
412 413

Guido Steinberg, Al-Qaida, Bundeszentrale für Politische Bildung, www.bpb.de/themen/OS150Q,1,0,Al Qaida.html. Dr. Arndt Freiherr Freytag von Loringhoven, Vizepräsident des Bundesnachrichtdienst, 7 Jahre nach 9/11 – wo stehen wir mit al-Qa’ida? Sicherheitskonferenz Bahn 2008, am 18. November 2008, f. 4. Krahaso: http://www.n-tv.de/politik/Suchenach-Attentaetern-in-Algier-article222268.html

.: 236
5.2. Kush është Osama bin Ladeni?

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Osama bin Laden, lindi në vitin 1955 në qytetin saudit Dshilda. Babai i tij, Muhamad bin Laden kishte prejardhje nga rrethina e Hadramaut të Jemenit dhe ishte njëri nga ndërmarrësit më të suksesshëm sauditë414. Ai kishte raporte miqësore edhe me familjen mbretërore dhe si i tillë kishte arritur ta fitonte besimin për projektimin dhe zgjerimin e kompleksit të Xhamisë në Mekë (qendrës Osama bin Ladini fetare të Islamit). Sidomos ky besim e kishte avancuar familjen “Bin Laden” në nivelin e familjeve më të respektuara saudite të kohës415. Në saje të autoritetit dhe pasurisë që kishte (rreth pesë miliardë dollarë), familja “Bin Laden” kishte arritur të vendoste raporte të ndryshme edhe me personalitete të tjera eminente botërore, në mesin e tyre edhe me familjen amerikane Bush: në Ndërmarrjen Amerikane të Armatimit “Carlyle Group”, kishin investuar babë e bir, pikërisht dy kryetarët e mëparshëm të ShBA-së - Xhorxh Bush. Në të njëjtën ndërmarrje amerikane, familja “Bin Laden”, kishte investuar dy milionë dollarë416. Në mes këtyre dy familjeve, gjatë viteve 1976 - 1988, ishte vendosur një raport edhe më konkret afarist: Ndërmarrja “Saudi Binladin Group”, e cila udhëhiqej nga Salem bin Laden, kishte investuar në formë të blerjes së aksioneve, në firmën e naftës Arbusto Energy, e cila ishte pronë e ish-kryetarit amerikan, Xhorxh Bush417. Emri Osama bin Laden, i shkruar në gjuhën arabe është i qartë. Mirëpo, ndryshon shqiptimi i tij në dialektet e ndryshme arabe. Kështu, edhe autorët e ndryshëm perëndimorë, duke u përpjekur që ta shkruajnë emrin e tij në mënyrë sa më autentike, duket se ishin bazuar së tepërmi në shqiptimet e ndryshme arabe. Në këtë mënyrë emrin “Bin Laden” në evidencat dhe literaturat e ndryshme e gjejmë të shkruar edhe si Ben Laden, Bin Laden, bin Laden, etj. Ndërkaq, emri Osama nga amerikanët shqiptohet lehtë si Yusama. Nga ky shqiptim është praktikuar edhe shkrimi i emrit të tij si Osama418. Sipas traditës arabe, Muhamad bin Laden ishte martuar me dhjetë gra, me të cilat kishte 57 fëmijë. Sipas po asaj tradite edhe djali i 17-të i tij, Osama (nëna e të cilit ishte një palestineze), ishte martuar në moshën 17 vjeçe (me një vajzë siriKrahaso: Roland Jacquard, Die Akte Usama bin Ladin, München 2001, f. 12-31 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 31. 416 Më gjerësisht shih: Daniel Golden (u.a.) Bin Laden Family could profit from a jump in Defense Spending, Wall Street Journal 27.09.2001. 417 Rick Wiles, Bush´s Former Oil Company Linked to Bin Laden Family, Amerikan Freedom,News 03.10.2001. 418 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 233-255.
414 415

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

237 :.

ane) dhe tash jeton në bashkësi martesore me katër gra. Djali i parë i Osamas, e kishte përtërirë emrin e gjyshit të vet dhe ishte pagëzuar Muhamad. Nga kjo pikëpamje, Osama bin Laden sipas zakonit arab quhet edhe Abu Muhamad (babai i Muhametit). Sipas këtyre rregullave, emri i plotë i Osama bin Ladenit është Abu Muhamad Osama bin Muhamad bin Laden. Osama bin Laden ishte rritur në një familje të pasur dhe autoritative arabe dhe si i tillë nuk kishte përjetuar ndonjë vështirësi ose brengë rinore. Madje, as në rrethin e tij shoqëror nuk ishte evidentuar ndonjë disponim i rëndësishëm antiperëndimor. Kjo argumentohet edhe me faktin se disa nga vëllezërit e tij kishin studiuar në ShBA. Madje, një vëlla i tij, i quajtur Tariq bin Laden, jeton ende dhe punon atje si drejtor i një fondacioni humanitar arab419. Që në moshën rinore, Osama bin Laden, në forma të ndryshme kishte filluar të punonte në ndërmarrjen ndërtimore të babait të tij. Gjatë asaj kohe ai kishte filluar të lexonte shkrime të shumta fetare, të cilat referonin për të kaluarën fetare të popujve të ndryshëm arabë. Pa dyshim që shkrimet e tilla kishin ndikuar në shtimin e dëshirës për përkushtim fetar. Nga ana tjetër, ishte vërejtur edhe një zbehje e aspiratave rinore për studime të larta universitare. Pavarësisht nga këto ndikime, më 1979 Osama bin Laden kishte arritur të diplomojë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Mbretëror „Abdel-al-Asis” në Xhedah420. Në të njëjtin vit ishte refuzuar kërkesa (dëshira e parashtruar) e tij për punësim në policinë saudite „Mutawwa”„me qëllim të detyrimit të popullit për t’u falur pesë herë në ditë dhe për të shkuar rregullisht në xhami”421. Në vitin 1980, pra një vit pas pushtimit sovjetik në Afganistan, Osama bin Laden kishte udhëtuar në qytetin verior pakistanez, Lahore, me qëllim të informimit lidhur me kryengritjen e filluar afgane dhe ofrimit të disa ndihmave422. Nikoqire e
Më gjerësisht shih: Daniel Golden (u.a.) Bin Laden Family could profit from a jump in Defense Spending, Wall Street Journal 27.09.2001. 420 Sipas disa të dhënave autobiografike ai kishte studiuar Fakultetin Ekonomik në Jiddah. Roland Jacquard, Die Akte Usama bin Ladin, München 2001, f. 77. 421 www.discoveri.com. Krahaso edhe: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 24-36. 422 Deri në maj të vitit 1985 kryengritja afgane zhvillohej nga shtatë organizata të pavarura politike sunite dhe tri shiite të bashkuara me ndërmjetësimin iranian. Pas këtij viti, sipas marrëveshjes së arritur në qytetin pakistanez, Peshavar, përfaqësuesit e Partisë së Allahut, të kryesuar nga Gulbuddin Hekmatiar, Partisë tjetër të Allahut të kryesuar nga Yunis Khalis, Bashkësisë Islame, Aleancës Islame për Çlirimin e Afganistanit, Frontit Kombëtar Islamik, Frontit Nacionalçlirimtar dhe Lëvizjes Revolucionare Islamike, kishin themeluar formacionin e përbashkët kryengritës të quajtur „Islami-Itehad-Afganistan Mudjaheddin“ (Bashkimin e Luftëtarëve Islamikë të Afganistanit). Në bazë të këtij formacioni të bashkuar kryengritës, luftëtarët e Afganistanit quheshin muxhahedinë. Qeveria Pakistaneze e udhëhequr nga gjenerali Zia ul-Haq, nuk i kishte përkrahur forcat kombëtare, por vetëm ato fetare afgane. Në këtë mënyrë, vetëm kryengritësit muxhahedinë kishin pranuar ndihmën ndërkombëtare, e cila kalonte kryesisht nëpër territorin pakistanez. Kjo kishte ndikuar edhe në krijimin e bindjes se lufta afgane ishte një luftë fetare, e cila zhvillohej në mes të komunistëve dhe islamistëve. Nga një bindje e tillë, kishin vepruar edhe ideologët islamikë në drejtim të krijimit të rrethanave për themelimin e një shteti islamik në Afganistan. Sidomos pas paralajmërimit sovjetik për tërheqje nga Afganistani, ishte paraqitur një vërshim masiv i vullnetarëve islamikë në Pakistan dhe Afganistan me qëllim të themelimit të një baze për veprim edhe në shtetet e tjera islame. Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Afganistan, Darmstadt 1990, f. 141-146
419

.: 238

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

tij kishte qenë Partia Islame e Pakistanit (Jama´ar-e Islami), e cila atëherë konsiderohej si degë e organizatës terroriste egjiptiane, Gama´a Islamya. Gjatë vizitave të mëvonshme, Osama bin Ladeni ishte njohur me palestinezin, Abdullah ´Azzam (njërin nga ideologët e organizatës islamike palestineze HAMAS), i cili gjatë asaj kohe ligjëronte në Universitetin Ndërkombëtar Islamik në Islamabad423. Nga ndjenjat e krijuara solidare dhe ndikimi autoritativ i profesorit, Osama bin Ladeni kishte vendosur që të integrohej në lëvizjen kryengritëse afgane. Gjatë kësaj lufte çlirimtare, ai kishte vepruar me emrin „Abu Abdullah” dhe së bashku me udhëheqësin e Xhihadit Islamik egjiptian, Aliman Az-Zawahiri kishin punuar në drejtim të formimit të „Brigadave Vullnetare Islamike”, financimi i të cilave ishte bërë kryesisht nga Arabia Saudite, ndërsa armatimi i tyre në vlerë prej tre miliardë dollarëve, ishte bërë në mënyrë të tërthortë nga Shërbimi Sekret Amerikan CIA - nëpërmjet Shërbimit Sekret Pakistanez, ISI. Nga ky realitet, shumë politologë bashkëkohorë, në mesin e tyre edhe kryetari egjiptian, Mubarak, më 14.09.2001, kishte deklaruar: „Sikurse brigadat vullnetare muxhahedine, ashtu edhe trashëgimtarja e tyre AlQa´ida dhe ideologu Osama bin Laden, nuk janë asgjë tjetër përveç produkte të veprimeve të caktuara politike amerikane”424. Në vitin 1968, kishte vdekur në mënyrë tragjike (nga rrëzimi i helikopterit) Muhamad bin Laden. Që nga ajo kohë, djali i tij Osama, 13 vjeç, kishte trashëguar rreth 80 milionë dollarë. Ndërkaq, pjesa e përgjithshme e pasurisë familjare, e cila i kishte takuar, ishte vlerësuar në rreth 300 milionë dollarë. Zotërimi i një pasurie të tillë, pa dyshim që i kishte mundësuar Osama bin Ladenit sponsorimin e grupeve të ndryshme terroriste (disa banka afrikane dhe arabe, sipas rregullave të tyre afariste nuk i kanë pezulluar depozitimet financiare dhe llogaritë e ndryshme rrjedhëse të Osama bin Ladenit, talebanëve dhe personave të tjerë të sanksionuar425). Në bazë të dëshmive në dispozicion , ministri egjiptian i Punëve të Brendshme, Gjeneral Habin Al-´Adli, në vitin 1999, kishte deklaruar: „Osama bin Ladeni është sponsoruesi kryesor i xhihadistëve në Nil”. Raporte të tilla të ngjashme zyrtare, kishin ofruar edhe shtetet e tjera me popullsi myslimane426.
Fighel, Yoni, Shekih Abdullah Azzam, Bin Laden´s Spiritual Mentor, zituar sipas www.ict.org.il. Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 32. 425 Probleme të një natyre tjetër ishin paraqitur edhe në Amerikë, Angli, Gjermani, Francë dhe Austri. Duke i krahasuar emrat e pronarëve të llogarive dhe deponimeve të ndryshme financiare me emrat e personave të evidentuar në listën e zezë (anëtarët e grupeve të ndryshme terroriste dhe të pushtetit Taleban), bankat e këtyre vendeve kishin hasur në vështirësi të papritura: në Gjermani ishin evidentuar rreth 100.000 afganë dhe tre milionë myslimanë, të cilët kishin emra të ngjashëm me emrat e regjistruar në listën e personave të sanksionuar, lëvizjet financiare të të cilëve duheshin kontrolluar, mbikëqyrur ose pezulluar. Shërbimi Sekret dhe policia austriake edhe para 11 shtatorit 2001, i kishte pezulluar disa depozitime financiare të personave ose shoqatave të ndryshme islamike, të cilat nuk kishin arritur që ta argumentonin prejardhjen e mjeteve të tyre financiare. 426 S.Tasríhátí, Rúzu i-Yúsuf, Nr.3686, 1.2., 1999, f.12. Cituar sipas Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 33.
423 424

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

239 :.

Në vitin 1984, në afërsi të qytetit Peshavar, i cili gjendet në afërsi të kufirit verior me Pakistanin, Abdullah ´Azzam (një palestinez nga Jordania), kishte hapur një zyrë të shërbimeve të përgjithshme për muxhahedinët arabë me emrin Maktabu l-khidamt. Ndërsa, dy vjet më vonë, në të njëjtin rajon kufitar me Pakistanin, Osama bin Laden, kishte ndërtuar një kamp për ushtrime luftarake të njohur me emrin „Masadda“ (Kështjella e Luanëve), në të cilin rekrutoheshin kryesisht vullnetarët islamikë të ardhur nga Egjipti, Algjeria, Arabia Saudite dhe Jemeni. Rreth këtij kampi luftarak dhe katër kampeve të tjera të themeluara më vonë, ishin ndërtuar pozicione të shumta mbrojtëse dhe strehimore sekrete të lidhura me kanale nëntokësore, të cilat kishin dalje të ndryshme në rrugë malore. Flota e makinave të rënda ndërtimore, e sjellë me helikopter ushtarak saudit, nuk ishte shfrytëzuar vetëm për interesa të formacioneve luftarake të Osama bin Ladenit. Ky, me shpenzimet e veta, kishte ndërtuar edhe disa rrugë malore, spitale publike dhe baza të ndryshme ushtarake për kryengritësit e tjerë afganë. Në vitin 1988, Osama bin Ladeni së bashku me mikun e tij, Abdullah ´Azzam, kishin themeluar organizatën terroriste të njohur me emrin “Al-Qa’ida”, me qëllim që t’u jepte përkrahje vullnetarëve të ardhur nga vende të ndryshme islamike në Afganistan, me qëllim të integrimit të tyre në luftë kundër forcave okupuese sovjetike. Mirëpo, një vit më vonë trupat sovjetike ishin tërhequr nga Afganistani dhe Osama bin Ladeni ishte kthyer në Arabinë Saudite me qëllim të vazhdimit të jetës dhe punës së vet në ndërmarrjen e përbashkët familjare. Vetëm disa ditë pas kthimit të tij në vendlindje, në qytetin afgan, Peshawar, ishte vrarë miku dhe zëvendësi i tij, Abdullah ´Azzam, i cili gjatë asaj kohe kishte filluar të akuzohej nga qarqe të ndryshme, për dezertimin e luftës palestineze në interes të asaj afgane. Gjatë fundit të vitit 1990 dhe fillimit të vitit 1991, në rajonet e ndryshme të Lindjes së Afërt ishin stacionuar forcat ushtarake të Aleancës Veriatlantike, me qëllim të çlirimit të Kuvajtit nga okupimi irakian. Në kuadër të këtij misioni ishin stacionuar edhe 5000 ushtarë amerikanë në qytetet saudite, Mekë dhe Medinë. Një stacionim i tillë i „të pafeve” në qytetet e shenjta myslimane, ishte gjykuar nga grupet e ndryshme islamike dhe nga Osama bin Ladeni „si provokim brutal ndaj vlerave morale të Islamit”. Pas disa eksponimeve të dhunshme politike dhe akuzave poshtëruese kundër mbretit Fahd, në vitin 1991 policia saudite kishte dhënë urdhrin për burgosjen e Osama bin Ladenit427. Me qëllim të shmangies nga
427 Edhe pse regjimi diktatorial i Sadam Huseinit gjithmonë i kishte luftuar grupet e ndryshme islamike, këto e kishin përkrahur Irakun në luftë kundër ShBA-ve. Duke e propaganduar sulmin amerikan kundër Irakut „si sulm kundër botës Islame” kudo në botë ishin organizuar aksione dhe protesta të ndryshme kundëramerikane. Steinberg, Guido: Usama bin Ladin und Saudi Arabien. Hintergründe der Terroranschläge des 11. September, në KAS-Auslandsinformationen, Nr.11/2001, f.4-24.

.: 240

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

përgjegjësia gjyqësore, ai ishte larguar nga Arabia Saudite dhe pas disa muajve të qëndrimit në Jemen, së bashku me Këshillin Qendror të Al-Qa’idas ishte vendosur në Sudan, ku kishte filluar një karrierë të vërtetë terroriste dhe financiare. Në të vërtetë, qysh para largimit të vet nga vendlindja, Osama bin Ladeni kishte deklaruar: „Të gjitha pozicionet ushtarake amerikane në Arabinë Saudite, Jemen dhe në pjesët e tjera afrikane do të jenë në shënjestër të sulmeve të Xhihadit Islamik”428. Në këtë kohë kishte ndodhur edhe ndërrimi i raporteve të forcave politike në Afganistan. Forcat ushtarake të Hekmatiarit (mikut të vjetër të Osama bin Ladenit), duke e humbur përkrahjen e Pakistanit, ishin shpartalluar në luftë kundër talebanëve (seminaristëve, nxënësve të fesë) dhe udhëheqësi i tyre ishte strehuar në Iran (Hekmatiar më vonë kishte kaluar në anën e Irakut)429. Pas kësaj ngjarjeje, formacionet ushtarake të Al-Qa’idas, gjithmonë kishin luftuar në anën e forcave talebane kundër Aleancës Veriore. Pas dëshmive dhe akuzave të shumta lidhur me pjesëmarrjen e Osama bin Ladenit në aktivitete të ndryshme terroriste, e sidomos pas eksponimeve agresive kundër mbretit Fahd, në vitin 1994 Osama bin Ladeni ishte përjashtuar nga shtetësia saudite. Në të njëjtin vit, ai ishte përjashtuar edhe nga bashkësia e vet familjare. Si reagim ndaj këtyre akteve ofenduese, më 13.11.1995 në kryeqytetin saudit, Riad, ishin vrarë pesë shtetas amerikanë. Nga presionet e fuqishme të ShBA-së, në vitin 1996, qeveria islamike në Khartum kishte marrë vendimin për largimin e Osama bin Ladenit nga territori sudanez. Pas këtij dëbimi, ai dhe shtabi komandues i Al-Qa’idas ishin kthyer përsëri në qytetin afgan, Xhalalabad. Disa javë më vonë, në qytetin saudit, Dahran, ishin vrarë 19 ushtarë amerikanë. Gjatë këtij viti, Al-Qa’ida kishte ndihmuar edhe forcat talebane në Afganistan (të cilat kishin rreth 25.000 luftëtarë), gjatë përpjekjeve për instalimin e pushtetit të tyre në pjesë të ndryshme të territorit afgan. Më 23.02.1998, Osama bin Laden, ishte emëruar kryetar i Frontit Ndërkombëtar të Luftës kundër Izraelitëve dhe Kryqëzatave430. Në kuadër të kësaj organizate panislamike, ishin bashkërenduar sulmet terroriste kundër ambasadave amerikane në Najrobi (Kenia) dhe Dar-es-Salam (Tanzani). Pas dëshmive të shumta lidhur me involvimin e Osama bin Ladenit në këto dhe në 16 sulme të tjera terroriste, ShBA-të kishin publikuar shpërblimin prej pesë milionë dollarëve „për atë
Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 67. Krahaso edhe Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 41-45. 429 Politika pakistaneze ndaj Afganistanit përcaktohej nga gjeneral Hamid Gul, i cili ishte edhe këshilltar i udhëheqësit të talebanëve, Mullah Omar. Pas sulmit amerikan kundër Afganistanit, gjeneral Gul së bashku me kolegun e tij, gjeneral Mirza Aslam Beg – ish-komandant i forcave pakistaneze, disa herë kishin organizuar protesta kundëramerikane në Pakistan. 430 U.S.Department of State, Patterns of Global Terrorism; http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml
428

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

241 :.

që kontribuon në drejtim të burgosjes ose likuidimit të tij”. Në të njëjtën kohë ishin raketuar bazat e Al-Qa’idas në Afganistan dhe Sudan si dhe ishte kërkuar nga qeveria afgane dorëzimi ose largimi i Osama bin Ladenit nga Afganistani. Këto kërkesa amerikane ishin refuzuar nga udhëheqësi i talebanëve, Mullah Mohamed Omar (i martuar me një vajzë të Osama bin Ladenit dhe dy gra të tjera), me arsyetimin se nuk ekzistojnë argumente bindëse për involvimin e Osama bin Ladenit në këto sulme terroriste. Më 10.09.2001, në mënyrë tejet profesionale ishte vrarë veterani i luftës afgane dhe njëri nga komandantët e Aleancës Veriore, Ahmad Shah Masoud: dy anëtarë të Al-Qa’idas, të maskuar si gazetarë dhe shtetas belgë, kishin arritur të marrin lejen për zhvillimin e një interviste me komandantin legjendar afgan, Masoud. Në çastin kur njëri nga „reporterët”, kishte marrë pozitën e dëshiruar për fotografim, kishte shpërthyer kamera. Sasia e vogël, por tejet eksplozive e materialit shpërthyes, i kishte copëtuar trupat e atentatorëve dhe i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse Ahmad Shah Masoud431. Një ditë më vonë ishte kryer sulmi më i fuqishëm terrorist kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lidhur me këtë sulm shkatërrues, Osama bin Ladeni kishte deklaruar: „Allahu e ka bekuar një grup të udhëheqësve myslimanë, kryesinë e Islamit, me qëllim të shkatërrimit të Amerikës”432. Pas këtij sulmi ishte parashtruar kërkesa ultimative ndaj qeverisë talebane për dorëzimin e Osama bin Ladenit. Mirëpo, www.taleban.com, në përgjigjen e vet të firmosur nga Mullah Omar, kishte shpjeguar se „Osama bin Ladeni është një trim i rrallë mysliman, i cili e kundërshton skllavërinë amerikano-sioniste”. Në vazhdim, shefi i shtetit afgan kishte kërkuar argumente për akuzat e parashtruara kundër Osama bin Ladenit dhe kishte njoftuar për gatishmërinë e qeverisë së tij për luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Mullah Omar e kishte theksuar „gatishmërinë e shtetit afgan për mbrojtjen e Osama bin Ladenit nga ndonjë sulm eventual terrorist ndërkombëtar”. Ndërkaq, lidhur me kërkesën amerikane për dorëzimin ose largimin e tij nga Afganistani, Omar kishte deklaruar: „Sheriati (Sharia) e ndalon dorëzimin e një myslimani te një Kafir (të pafe)”. Pas një muaji, pikërisht më 07.11.2001, kishte filluar sulmi ushtarak amerikan kundër Afganistanit. Që nga ajo kohë, Osama bin Ladeni lëviz në zonat malore të Afganistanit dhe Pakistanit, i ndjekur hap pas hapi nga njësitet speciale antiterroriste amerikane dhe britanike. Pas shumë goditjeve të pësuara, në korrik të
Ahmad Shah Masoud ishte komandanti legjendar afgan, kundër të cilit çdo vit fillonin ofensivat masive sovjetike. Falë veprimeve të suksesshme taktike luftarake të komandant Masoud, ishte formuar edhe miti i luftëtarëve afganë. Që nga viti 1977 komandant Masoud kishte filluar të luftonte edhe kundër forcave talebane. Më gjerësisht shih: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 67. 432 www.al-jazeera.com. Videofilmi i publikuar më 17.10.2001 nga Al Jazeera dhe nga qendrat e tjera botërore televizive.
431

.: 242

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

vitit 2002, Osama bin Laden ia kishte dorëzuar djalit të vet, Saad Osama bin Laden, udhëheqjen e organizatës Al-Qa’ida dhe duke u frikësuar se do të vritej, kishte shfaqur gatishmërinë e vet për vdekje si martir433. Më 13.03.2003, zëvendëskryetari i Partisë Islamike të Pakistanit (Awami-Tahrik) Murtaza Poya, kishte njoftuar se „Shërbimi Sekret Amerikan e kishte burgosur Osama bin Ladenin në Pakistan”. Ndërkaq që në vitin 2002, ishte publikuar edhe lajmi se Osama bin Ladeni kishte vdekur gjatë një sulmi raketor. Mirëpo paraqitjet audiovizuele të tij në vitin 2004, 2007 dhe 2009, i kishin përgënjeshtruar këto lajme. Lajmi më intesant këtë drejtim, ishte publikuar në shkurt të vitit 2004, kur mediat pakistaneze kishin njoftuar se Osama bin Laden ishte rrethuar në verilindje të Pakistanit së bashku me rreth 50 luftëtarët e tij. Në këtë drejtim, me 20.06.2005 edhe shefi i Shërbimit Informativ Amerikan, Porter Goss, kishte deklaruar se ai e di se ku ndodhet Osama bin Laden. Sipas tij, ky terrorist është nën mbrojtjen e një shteti aleat islamik i cili nuk pranon dorëzimin e tij për shkak të problemeve të brendshme politike. Në mënyrë të ngjashme kishte deklaruar edhe Garry Berntsen, zyrtar i lartë i CIA-s. Madje ky e kishte përshkruar edhe vendin e ndodhjes së Osama bin Ladenit. Me 13.06.2007, Senati i ShBA-së kishte miratuar vendimin për shpërblim, në vlerë prej 50 milionë dollarëve, për informacion që do të sillte burgosjen e Osama bin Ladenit.434 Ndaj këtij vendimi, Osama bin Laden ishte përgjigjur me thirrjen drejtuar popullit amerikan për kalim në fenë Islame435. Në dhjetor të vitit 2009, autoritetet e administratës së re amerikane kishin deklaruar se nuk posedojnë më ndonjë informacion lidhur me vendqëndrimin e Osama bin Ladenit. Sipas të dhënave të Shërbimit Sekret Gjerman, praktikisht Al-Qa’ida nuk mund të udhëhiqet nga Osama bin Ladeni ose zëvendësi i tij Al-Zavahiri Ayman, për shkak të ndjekjeve të tyre intensive policore. Në rrethana të tilla, Al-Qa’ida është shndërruar në një organizatë virtuale ku ata japin vetëm impulse për veprim terrorist436. Në mënyrë të ngjashme kishin konstatuar edhe shërbimet tjera perëndimore. Sipas tyre, Al-Qa’ida aktualisht funksionon vetëm si organizatë e imagjinuar, në emër të së cilës veprojnë disa grupe të pavarura terroriste, të cilat kanë vetëm ideologji të njëjta dhe si të tilla nuk janë të organizuara sipas ndonjë zinxhiri komandues”437.
Njoftim i publikuar në revistën „Asharq Al Awsat” më 30.07. 2002 dhe i verifikuar nga disa funksionarë të burgosur të Al-Qa’idas. 434 Der Spiegel: 50 Millionen Dollar für Bin Laden – tot oder lebendig 13. Juli 2007 http://www.spiegel.de /politik/ausland/0,1518,494365,00.html 435 Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2008, Der Verfassungsschutzbericht 2007, f. 194 436 Lawrence Wright, Der Tod wird euch finde, DVA Sachbuch; Mynich 2007, f. 92 437 Transcript of “Usamah Bin-Ladin, the Destruction of the Base”, Interview with Usamah Bin-Ladin, e dates 10.06.1999, web.archive.org/web/20021113111503/http://www.terrorism.com/terrorism/BinLadinTranscript.shtml
433

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
5.2. Sulmet terroriste që mund t’i përshkruhen Al-Qa’idas

243 :.

1993 26.02, Nju-Jork: Në orën 12:08, në garazhin nëntokësor të World Trade Center kishte shpërthyer një autobombë e mbushur me 540 kilogramë dinamit, e cila kishte shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e rreth 1000 të tjerëve. Gjithashtu, edhe dëmet materiale ishin vlerësuar në disa dhjetëra miliona dollarë. Pas hetimeve intensive, autoritetet amerikane kishin burgosur mbi 20 shtetas të ndryshëm arabë, të dyshimtë për kryerjen e këtij sulmi terrorist, në mesin e të cilëve edhe themeluesin e Al Gamaat al – Islamija, Sheik Umar Abd al-Rahman (grupi i të cilit i kishte kryer disa sulme terroriste kundër shtetasve të huaj në Egjipt). Gjatë procesit të parë gjyqësor, Rahmani ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërkaq, në vitin 1998 ishte burgosur në Pakistan dhe ekstraduar në ShBA edhe udhëheqësi i grupit atentator, Ramzi Ahmed Youssef, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm. 1995 13.11, Riad: Para ndërtesës së Gardës Kombëtare të Arabisë Saudite kishte shpërthyer një autobombë, e cila e kishte shkaktuar vdekjen e shtatë personave, ndër të cilët edhe të pesë shtetasve amerikanë. Në këtë ndërtesë kishin qenë të punësuar disa ekspertë ushtarakë amerikanë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishin marrë disa organizata terroriste, të cilat kishin publikuar edhe qëllimin e tyre: dëbimin e trupave amerikane nga tokat arabe. Pas hetimeve të zhvilluara ishte dyshuar me të drejtë në Osama bin Laden. Në prill të vitit 1996, autoritetet saudite kishin prezantuar publikisht gjashtë terroristë të burgosur, të cilët kishin pranuar se kishin vepruar në bazë të kërkesës së një organizate të huaj islamike. Dy muaj më vonë, ata ishin ekzekutuar me prerje të kokës. 1996 25.06, Daran/Arabia Saudite: Para ndërtesës së banimit të ushtarëve amerikanë në Daran, dy terroristë islamikë kishin sjellë një cisternë të mbushur me benzinë dhe e kishin ndezur. Nga flaka e madhe dhe rrokullisjet e cisternës, kishin vdekur 19 ushtarë amerikanë dhe ishin plagosur mbi 240 të tjerë. Shoferi vetëvrasës i cisternës kishte qenë një shtetas iranian. Pas hetimeve të zhvilluara, ishin burgosur 40 persona të dyshimtë, disa prej të cilëve kishin dëshmuar lidhjet në mes atentatorit dhe Osama bin Ladenit. Për kryerjen e këtij sulmi, kishte bashkëpunuar me organizatën Hezb-Allah. 1998 07.08, Kenia/Tanzani: Gjatë sulmeve terroriste kundër ambasadave amerikane në Najrobi (Kenia) dhe Dar-es-Salam (Tanzani), të kryera në të njëjtën kohë, kishin vdekur 258 persona dhe ishin plagosur rreth 5000 të tjerë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtyre sulmeve e kishte marrë grupi terrorist i inspiruar nga Osama bin Ladeni „Ushtria Islamike për Çlirimin e Tokave të Shenjta”. 13 ditë më vonë ishin bombarduar pozicionet e Al Qa’idas në Afganistan dhe Sudan. 2000 12.10, Aden: Dy atentatorë vetëvrasës kishin drejtuar një barkë të motorizuar dhe të mbushur me eksploziv në drejtim të fregatës amerikane USS Cole, e cila qëndronte e parkuar në limanin e Adenit në Jemen. Nga shpërthimi i fuqishëm, kishin vdekur 17 ushtarakë të ndryshëm amerikanë dhe ishin plagosur 39 të tjerë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë Armata e Muhametit. Sipas shërbimeve amerikane në këtë sulm kishte gisht vetë Osama bin Ladeni. 2001 11.09, Nju-Jork, Uashington: Në orën 08:45 një aeroplan i rrëmbyer amerikan Boeing 767 i linjës ajrore 011 me 92 udhëtarë ishte përplasur për gradaçilën veriore të World Trade Center. 18 minuta më vonë, një aeroplan tjetër i rrëmbyer amerikan, i linjës ajrore 175, me 65 udhëtarë ishte

.: 244

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

përplasur për gradaçelën jugore të World Trade Center. Në orën 09:43, aeroplani i tretë amerikan „Boeing 767”, me 58 udhëtarë, ishte rrëzuar mbi pjesën perëndimore të ndërtesës së Pentagonit (Ministria e Mbrojtjes) në Uashington. Ndërkaq, aeroplani i katërt, që ishte rrëmbyer në çastin e fluturimit nga Newark, ishte rrëzuar afër maleve në Pittsburgh, si pasojë e konfliktit të zhvilluar fizik në mes rrëmbyesve dhe udhëtarëve. Gjatë këtyre sulmeve terroriste kishin vdekur 2990 persona. 13.09, Paris: Pengohet plani për sulm terrorist kundër Ambasadës Amerikane në Paris. 2002 23.01, Karaçi: Një grup ekstremistësh islamikë kishin rrëmbyer gazetarin e revistës „Wall Street Journal“, shtetasin amerikan, Daniel Pearl dhe ishin kërcënuar ta vrasin atë në qoftë se nuk liroheshin menjëherë anëtarët e burgosur të Al Qa’idas në Guantanamo. Më 21 shkurt ishte publikuar lajmi mbi vrasjen e gazetarit dhe ishin paralajmëruar vrasje dhe rrëmbime të tjera. 17.03, Islamabad: Dy aktivistë të Al Qa’idas, kishin hedhur disa granata dore në masën e besimtarëve të tubuar në një kishë protestante në Islamabad, duke vrarë pesë persona, ndër të cilët edhe dy shtetas amerikanë, dhe duke plagosur 46 të tjerë. 11.04, Xhebra (Tunizi): Para ndërtesës se sinagogës Al-Ghriba në Xhebra, kishte shpërthyer një cisternë e mbushur me material të lëngët shpërthyes. Nga pasojat e këtij shpërthimi kishin vdekur 19 persona, ndër të cilët 14 shtetas gjermanë dhe ishin plagosur 20 të tjerë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij „operacioni” e kishte marrë Al Qa’ida. 08.05, Karaçi (Pakistan): Një komando terroriste e Al Qa’idas kishte hedhur disa bomba dore kundër një autobusi luksoz në Karaçi, duke vrarë 14 persona, ndër të cilët 10 inxhinierë francezë dhe duke plagosur rëndë disa persona të tjerë. 14.06, Karaçi: Para ndërtesës së Konsullatës Amerikane në Karaçi kishte shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 45 të tjerëve. 05.09, Kabul: Në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul kishte shpërthyer një autobombë, e cila e kishte shuar jetën e 26 personave. Disa minuta më vonë në qytetin tjetër afgan, Kandahar, kishte dështuar komploti për vrasjen e presidentit afgan, Hamid Karzai. 06.10, Jemen: Në limanin bregdetar, Mukalla të Jemenit, një barkë e motorizuar dhe e mbushur me eksploziv ishte përplasur për anijen franceze transportuese të naftës „Limbourg”. Nga shpërthimi i fuqishëm, kishte vdekur një marinar bullgar dhe ishin derdhur në det 90.000 barelë naftë të papërpunuar. 12.10, Bali (Indonezi): Dy shpërthime të fuqishme në Paddy’s Bar në Kuta dhe para diskotekës Sari Club në Bali, kishin shkaktuar vdekjen e 202 personave nga 21 shtete të botës, ndër të cilët 88 ishin identifikuar si shtetas të Australisë, 38 shtetas të Indonezisë, 22 shtetas të Britanisë së Madhe, shtatë shtetas amerikanë, gjashtë shtetas gjermanë, etj. Numri i të plagosurve ishte mbi 300 veta. Ky ishte sulmi më i fuqishëm terrorist në historinë e njerëzimit, pas 11.09.2001. Kryerja e këtij sulmi ishte bërë në bashkëveprim me grupin terrorist “Jemmaah Islamiyah”. 28.10. Aman (Jordani): Para shtëpisë së tij në Aman ishte vrarë një shtetas amerikan i angazhuar në projektin e zhvillimit ekonomik të Jordanisë. 28.11, Kenia: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe të fuqishme para hotelit bregdetar Paradise në Kikambala afër qytetit Mombasas, kishin vdekur 16 turistë izraelitë dhe ishin plagosur rreth 60 të tjerë. Në të njëjtën kohë, afër aeroportit të Mombasas, tre terroristë e kishin lëshuar nga xhipi i tyre një raketë ruse të tipit “SAM 7 Strela” në drejtim të aeroplanit Boeing 757 të ndërmarrjes izraelite “Arkia”, në të cilin ndodheshin 261 persona. Për fat, raketa e lëshuar nga një distancë aq e afërt, nuk e kishte goditur aeroplanin. 30.12, Dshibla (Jemen): Në spitalin amerikan të qytetit Dshibla, që gjendet në jug të

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

245 :.

Jemenit, një aktivist i Al Qa’idas, kishte vrarë drejtorin dhe dy mjeke të tjera amerikane, si dhe kishte plagosur një mjek tjetër, po ashtu amerikan. 2003 12.05, Riad: Vetëm disa orë para ardhjes së Kolin Pauellit, kishin ndodhur disa atentate vetëvrasëse në Riad. Në shënjestër të këtyre sulmeve kishin qenë lagjet e banuara me shtetas të huaj, si ajo Ghornata, Ashbilia dhe Janadria. Nga pasojat e këtyre sulmeve kishin vdekur 35 shtetas të huaj, ndër të cilët tetë shtetas amerikanë. Aty kishin vdekur edhe nëntë atentatorët, si dhe ishin plagosur mbi 200 persona. Edhe në selinë e ndërmarrjes së përbashkët amerikano-saudite “Syianco” ishte aktivizuar një mjet i fuqishëm shpërthyes, i cili kishte shkaktuar vetëm dëme materiale. 14.05, Jemen: Në ndërtesën e Gjykatës Penale në Jemen kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e katër personave. 16.05, Marok: Gjatë tubimit festiv të qindra-mijëra qytetarëve, të organizuar me rastin e lindjes së trashëgimtarit të mbretit Muhamed IV, në pjesë të ndryshme të qytetit ishin ndërmarrë pesë sulme vetëvrasëse. Vetëm në Qendrën Kulturore Spanjolle “Casa de Espana” kishin vdekur tre atentatorët vetëvrasës dhe 20 qytetarë të tjerë. Ndërkaq, gjatë sulmeve të tjera vetëvrasëse, si ato në hotelin luksoz “Safir”, në një restorant italian, në Qendrën Sociale të Bashkësisë Izraelite dhe në një varrezë izraelite, gjatë një ceremonie mortore, kishin vdekur edhe 23 persona dhe ishin plagosur mbi 100 të tjerë. 07.06, Afganistan: Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Peter Struck, sulmi vetëvrasës kundër një autobusi ushtarak gjerman, që udhëtonte nga kryeqyteti Kabul në drejtim të aeroportit, ishte kryer nga një komando e Al Qa’idas. Gjatë këtij sulmi terrorist kishin vdekur katër ushtarë gjermanë dhe ishin plagosur 29 të tjerë. 05.08, Xhakartë: Para hyrjes në hotelin amerikan “Marriott”, që ishte i njohur për takime të personaliteteve të ndryshme kombëtare indoneziane dhe atyre ndërkombëtare, kishte shpërthyer një automjet i mbushur me eksploziv. Ky sulm terrorist, që kishte qenë vazhdim i serisë së sulmeve të filluara në Bali, kishte shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e rreth 150 të tjerëve. Sipas rezultateve të hetimeve, kryerja e këtij sulmi ishte bërë në bashkëpunim me grupin terrorist “Jemmaah Islamiyah”. 08.11, Riad: Në orët e vona të natës së 08.11.2003, në kompleksin e ndërtesave “AlMuhayya”, në të cilin banojnë kryesisht shtetasit e huaj arabë, si egjiptianë, libanezë dhe sudanezë, kishte shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e rreth 120 të tjerëve. Sipas rezultateve të hetimeve, atentatori vetëvrasës kishte qenë aktivist i Al Qa’idas. 15.11, Stamboll: Gjatë dy sulmeve vetëvrasëse kundër dy sinagogave në Stamboll, kishin vdekur 57 persona. Autoritetet turke kishin arritur ta burgosnin udhëheqësin e grupit terrorist, i cili kishte deklaruar se i takon „njerëzve të Osama bin Ladenit”. Edhe pse përgjegjësinë për këtë sulm e morën dy grupe të tjera terroriste, autoritetet turke vlerësojnë se atë e kishte kryer nga Al Qa’ida. 2004 11.03, Madrid: Tri ditë para zgjedhjeve parlamentare në Spanjë, në katër trena të udhëtarëve, me të cilin udhëtonin punëtorët për në Madrid, kishin shpërthyer 10 bomba, të cilat kishin shkaktuar vdekjen e 191 personave dhe plagosjen e 1247 të tjerëve. Sipas të dhënave të policisë, çdonjëra nga bombat e shpërthyera kishte fuqi sa mund ta shkatërronte tërë stacionin e trenave të udhëtarëve në Madrid. Ishin zbuluar edhe tri bomba të pashpërthyera, të cilat kishin qenë të programuara të shpërthenin në çastin e arritjes së ekipeve shpëtimtare dhe policisë. Policia spanjolle, në bashkëpunim me shërbimet e ndryshme ndërkombëtare, ka arritur likuidimin ose burgosjen e

.: 246

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

atentatorëve kryesorë të këtij sulmi. 07.10, Taba: Në ora 21:50, një terroriste kishte sulmuar me një autobombë Hotelin “Hilton Taba”. Nga pasojat e shpërthimit kishin vdekur 34 persona në mesin e tyre edhe 12 izraelitë. 25 minuta më vonë, në kampin Moon Island Village në Ras Shitan, kishte shpërthyer edhe një autobombë që kishte shkaktuar vdekjen e tre personave. 2005 07.07, Londër: Në mëngjesin e 7 korrikut të vitit 2005, në tre trena të metrosë dhe në një autobus të Londrës, kishin shpërthyer katër bomba që kishin shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe plagosjen e rreth 70 të tjerëve. Bombat ishin sjellë me çanta dhe ishin aktivizuar nga atentatorët vetëvrasës. 23.07, Sharm El-Sheich: Në qytetin egjiptian Sharm El-Sheich dhe në vendbanimin e afërt Naama Bay kishin shpërthyer tri autobomba që kishin shkaktuar vdekjen e 88 personave, kryesisht turistë perëndimorë. Sipas të dhënave të ministrit egjiptian të Shëndetësisë, Mohammed Awad Tag Eddin, numri i të lënduarve ishte rreth 200. 19. 08, Irak - Izrael: „Brigadat e Abdallah Azzam“ dhe udhëheqësi i Al-Qa´idës në Irak, Abu Musa al-Sarkavi, përmes kësaj komunikate, e kishin marrë përgjegjësinë për sulmin raketor kundër një anije luftarake amerikane në Gjirin Akaba dhe kundër qytetit izraelit Eilat. 28.08, Filipine: Në jug të Filipineve ishte kryer një sulm terrorist kundër një anije të udhëtarëve që kishte shkaktuar plagosjen e rreth 30 personave. 09.11, Aman: Nga shpërthimi i disa bombave në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Jordanisë, kishin vdekur 67 persona dhe ishin plagosur rreth 300 të tjerë. Menjëherë pas këtij shpërthimi, në pjesë të ndryshme të Irakut, nga grupet e ndryshme shiite ishin organizuar demonstrata kundër shtetit jordanez me arsyetim se ky shtet arab i përkrah Komunikata e Abu Musa al-Sarkavit lidhur me sulmin grupet e ndryshme sunite në Irak. raketor të 19.08.2005 2007 27. 12, Islamabad: Atentat kundër udhëheqjes së opozitës Benazir Buto në Pakistan. Sipas kryetarit shumëvjeçar pakistanez, Pervez Musharraf, përgjegjësinë për vrasjen e Benazir Butos e mban Al – Qa´ida. 2008 10.07, Stamboll: Gjatë një sulmi terrorist kundër Konsullatës Amerikane në Stamboll, kishin vdekur tre terroristë dhe tre policë turq. Pas këtij sulmi, ishin burgosur edhe katër persona të dyshimtë për ofrimin e ndihmës, pjesëmarrje në planifikim ose kryerje të sulmit.

Nga pasojat e sulmeve terroriste, të kryera nga grupet e ndryshme të Al Qa´idës, deri tash kanë vdekur rreth 4200 persona438. Sipas Shërbimit Federal të Policisë Kriminale (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë, në kampet e ndryshme të Al-Qa´idës, deri tash kanë kryer kurse të ndryshme luftarake rreth 70.000 persona nga pjesët e ndryshme të botës.
438

Këtu nuk janë llogaritur viktimat e dhunës terroriste në Irak dhe Afganistan, por vetëm viktimat e shkaktuara nga sulmet terroriste ndërkombëtare.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

247 :.

Sulmet terroriste në emër të organizatës "Al-Qa´ida"

6. Vëllazërimi Mysliman Jami`yat al-ihwan al-muslimun

Vëllazërimi Mysliman është themeluar në vitin 1928 në qytetin Ismailia të Egjiptit nga një grup i vogël i aktivistëve të udhëhequr nga mësuesi i shkollës fillore, Hasan al-Bana. Në fillim të veprimtarisë së vet, ky grup aktivistësh islamikë ishte prezantuar si Bashkësi e Vëllezërve Myslimanë, ndërsa anëtarët e tij si Vëllezër në Shërbim të Islamit. Që nga ajo kohë e deri më tash, ideologjia e Vëllazërimit Mysliman kishte shërbyer si udhërrëfyese për themelimin e numrit më të madh të lëvizjeve terroriste islamike në tërë botën439. Udhëheqësi i kësaj organizate të strukturuar në mënyrë hierarkike, kishte kërkuar nga anëtarët e vet përfillje rigoroze të rregullave të përcaktuara organizative. Kjo harmoni funksionale kishte ndikuar në masivizimin e shpejtë të kësaj organizate. Kështu, vetëm brenda një kohe të shkurtër ishin themeluar strukturat e ndryshme organizative në të gjitha shtetet e botës të banuara me shumicë sunite myslimane. Kjo organizatë kudo në botën arabe kishte ndërtuar shkolla, xhami,
439

Krahaso: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 392.

.: 248

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

fabrika dhe spitale. Në vitin 1933 ishte themeluar edhe „Shërbimi i Grave të Vëllezërve Myslimanë” (al-akhawat al-muslimat), i cili deri në vitin 1939 kishte ndikuar në themelimin e mbi 500 degëve të kësaj organizate në Egjipt440. Gjatë mesit të viteve ‘40, numri i anëtarëve të kësaj organizate ishte shtuar afërsisht në rreth një milion441. Që nga themelimi i organizatës Vëllazërimi Mysliman, element përcjellës dhe karakteristik i saj kishte qenë Xhihadi Islamik (Lufta e Shenjtë Islamike), që duhej të zhvillohej kundër të gjitha fuqive koloniale në tërë botën myslimane442. Një xhihad i tillë është i simbolizuar edhe në emblemën e kësaj organizate: Kurani në mes të dy shpatave të kryqëzuara. Sipas themeluesit Hasan al- Bana „feja islame është një dogmë fetare në shërbim të Allahut, është atdhe dhe popull, është fe dhe shtet, është shpirt dhe vepër, është laps dhe shpatë. Nga ky realitet, Islami në mënyrë të amshuar duhet t’i përcaktojë rregullat e zhvillimit të jetës së të gjithë popujve të botës”443. Programi i Vëllazërimit Mysliman, që ishte publikuar në vitin 1936, në mënyrë të përgjithshme kishte përshkruar rregullat e detyrueshme të jetës politike, ekonomike, kulturore dhe përgjithësisht shoqërore myslimane444. Sipas këtij programi, në bazë të parimeve fetare, duhet arritur uniteti politik i tërë botës myslimane, duhet ndërruar sistemet aktuale politike me ato islamike, duhet ndaluar pluralizmi politik, sistemi i karmatave, marrja e provizioneve dhe të gjitha format e tjera të profiteve financiare me qëllim të krijimit të kushteve për ndarjen e kapitalit të përgjithshëm shoqëror, sipas nevojës sociale. Për këto arsye, duhet zbatuar ligji islamik i Sheriatit (Sharisë), censura kulturore dhe të bëhet sa më i theksuar prezantimi publik i vlerave morale të Islamit445. Në të vërtetë, ky program specifik duhet shikuar si në kontekst të përpjekjeve të botës myslimane për çlirim kolonial, ashtu edhe në konfrontimin gjithnjë e më agresiv në mes rregullave tradicionale të jetës myslimane dhe ndikimeve të përgjithshme kulturore perëndimore446. Pas vendimit të vitit 1947 të Kombeve të Bashkuara për ndarjen e Palestinës, “Vëllazërimi Mysliman” kishte mobilizuar rreth 700 anëtarë të vet nga Egjipti, Siria dhe Jordania në formacionet vullnetare të Ligës Arabe, që luftonin
440 441

www.uni-protokolle.de/Lexikon/Muslimbruderschaft.html www.verfassungsschutz.niedersachsen.de, > Home > Extremismus > Ausländerextremismus > Islamistische Organisationen > Muslimbruderschaft (MB). 442 www.de.wikipedia.org/wiki/Hasan_al-Bana, Nga Wikipedia, Enzyklopedie e lirë. 443 Krahaso: Stefan Krekeler, Webmaster der Seite www.libyen-news.de. Die Muslimbruderschaft in Ägypten. 444 Jürgen Endres, Militanter Islamismus in Algerien und Ägypten, http://www.uni-muenster.de/PeaCon/wuf/wf97/9730207m.htm 445 Guido Dr. Steinberg, Bashkëpunëtorë shkencorë në Institutin e Shkencave Islame të Universitetit të Berlinit, Muslimbruderschat, Shkurt 2004, f. 3. 446 www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C806292_N808071_L20_D0_I541.html

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

249 :.

kundër formacioneve izraelite (shteti i Izraelit ishte themeluar një vit më vonë, me 14.05.1948)447. Njëri nga rekrutët e parë palestinezë të kësaj ideologjie kishte qenë edhe Jaser Arafati - kryetar i mëvonshëm i Al - Fatahut dhe OÇP-së, si dhe zëvendësi i tij, ish komandanti i forcave të armatosura të OÇP-së, Khalid Wazir, i cili ishte vrarë nga një komando izraelite në vitin 1988. Me qëllim të realizimit të programit të vet politik, “Vëllazërimi Mysliman” kishte zbatuar metoda terroriste. Kështu, në vitin 1942 ishte themeluar shërbimi sekret i kësaj organizate, i njohur me emrin „al-gihaz as-sirri”. Një aktivist i këtij shërbimi, më 28.12.1948, e kishte vrarë kryeministrin egjiptian, Fahmi al-Nuqrashi Pasha. Në shenjë hakmarrjeje ndaj kësaj vrasjeje, më 12.02.1949, policia egjiptiane kishte vrarë udhëheqësin e “Vëllazërimit Mysliman”, Hasan al-Banna. Raportet në mes kësaj organizate dhe shtetit egjiptian ishin acaruar sidomos pas datës Hassan Abd al-Rahman 26.10.1954, kur ishte tentuar të vritej kryetari Naser. Pas al-Banna (1906-1949) këtij rasti, udhëheqja shtetërore egjiptiane kishte urdhëruar burgosjen masive të aktivistëve radikalë të “Vëllazërimit Mysliman”448. Në vitin 1966, me akuzën e përgatitjes së atentatit të dështuar kundër kryetarit të shtetit, ishte dënuar me vdekje dhe ishte ekzekutuar udhëheqësi i ri i kësaj organizate, Sayyid Qutb, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij449. Në këto rrethana kishte pasuar edhe dekreti i kryetarit Naser, me të cilin ishte ndaluar aktiviteti i organizatës „radikale dhe panislamike” Vëllazërimi Mysliman.450 Që nga kjo kohë udhëheqësit e mbijetuar të kësaj organizate kishin kaluar në emigracion, duke vazhduar propagandimin e ideve fundamentaliste islamike dhe atyre panislamike. Sikurse në Egjipt, ashtu edhe në shtetet e tjera arabe, aktiviteti i Vëllazërimit Mysliman kishte qenë më së paku parlamentar dhe paqësor. Kështu, vetëm në Siri, që nga viti 1960 e deri në vitin 1980 ishin regjistruar rreth 400 vrasje politike, të kryera nga aktivistë të ndryshëm të Vëllazërimit Mysliman451.
Guido Steinberg, Islamismus und islamistischer Terrorismus im Nahen und Mittleren Osten, Ursachen der Anschläge vom 11. September 2001, Sankt Augustin, Februar 2002, Redaktionelle Betreuung: Andreas Jacobs, Monika Grade ISBN 3933714-28-1, f.11. 448 Rashid, Ahmed: Taleban. Islam, Oil and the New Great Game in Central, Asia, London/New York: Tauris 2000, f. 88-90. 449 Qutb ishte një zyrtar egjiptian, i cili kishte jetuar edhe në ShBA. Ai ishte i bindur se bota perëndimore është armike e islamit dhe si e tillë është tërësisht dekadente. Sipas tij, të gjitha pozicionet e perëndimit së shpejti do t’i marrë islami, i cili do ta sundojë botën. Për realizimin e këtij qëllimi, së pari duhet shkatërruar Izraeli, si avangardë perëndimore. Më gjerësisht: Yehuda Bauer, Der dritte Totalitarizmus, Die Zeit, 32/2003, krahaso: http://www.zeit.de/archiv/1997/48/ agypten.txt.19971121.xml. 450 http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C806292_N808071_L20_D0_I541.html 451 Krahaso: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 392, Krahaso: Shinar, P./Ende, Werner: Salafiyya, në: Encyclopedia of Islam, 2 Edition, Bd. XIII, f. 900-909.
447

.: 250

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Financimi i aktiviteteve të kësaj organizate bëhet kryesisht nga kontributet vullnetare dhe pagesat mujore të anëtarësisë, të cilat, varësisht nga degët dhe shteti, sillen prej 3 deri në 5% të të ardhurave mujore të anëtarëve452. Në Egjipt, organizata e Vëllazërimit Mysliman udhëhiqet nga një këshill i përbërë nga 80 anëtarë, i cili posedon edhe organin e tij ekzekutiv, të përbërë nga 13 anëtarë453. Kryetari i shtatë me radhë i këshillit është Mohammed Mahdi Akef, i lindur në vitin 1928, ndërsa zëvendës i tij është Mohammed Hadeeb. Ky i fundit konsiderohet si përfaqësues i fraksionit liberal dhe i gjeneratave të reja në organizatë. Që nga viti 1976 “Vëllazërimi Mysliman” posedonte edhe gazetën ”Al Dawa”. Mirëpo, në vitin 1995 me një dekret të qeverisë egjiptiane ishte ndaluar publikimi i mëtejmë i kësaj gazete454. Vlerësohet se Vëllazërimi Mysliman posedon rreth dy milionë anëtarë të shpërndarë në rreth 70 shtete të botës. Disa nga degët e themeluara në shtetet e ndryshme veprojnë me emra të tjerë, si organizata islamike “Hamas” në Palestinë, “NIF” në Sudan, etj455. Në shumicën e këtyre shteteve nuk është i lejuar aktiviteti politik i kësaj lëvizjeje dhe aktivistët e saj zakonisht veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe konspirative. Mirëpo, pas ardhjes së kryetarit Sadat në pushtet, kishte filluar tolerimi gradual i aktiviteteve sociale, por jo edhe i atyre politike të kësaj organizate. Kështu, deri tash, kundër aktivistëve politikë të kësaj organizate kishin pasuar disa fushata masive të burgosjeve, si ato të viteve 1970, 1993, 1995 dhe 2004456. Me gjithë programin e njohur politik, që vijohet në Siri dhe Egjipt, kjo lëvizje politike në Jordani është besnike ndaj pushtetit mbretëror dhe ka 20 mandate në parlament457. Ndërsa në Egjipt, ideologët e ndryshëm të Vëllazërimit Mysliman, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2000 dhe 2005, ishin paraqitur si kandidat të pavarur” dhe kishin fituar 17, përkatësisht 88 mandate. Në vitin 1986, udhëheqës i “Vëllazërisë Myslimane” ishte zgjedhur Hamid Abu Nasr. Pas vdekjes së tij në vitin 1996, kryetar i kësaj organizate ishte zgjedhur Mustafa Mashhur. Gjatë viteve 2002-2004, Vëllazërimi Mysliman ishte udhëhequr nga Mamun al-Hudaibi Banna, ndërsa që nga viti 2004, kjo organizatë udhëhiqet nga Muhammad Mahdi Akif. Mendimi i shtresave intelektuale arabe, lidhur me këtë lëvizje është afërsisht i njëjtë me atë të profesorit të Universitetit të Damaskut, Sadik al-Azm: „Vëllazërimi Mysliman gjatë 50 vjetëve të kaluara në realitet nuk ka arritur asgjë.
Der Islam und die Moderne, http://www.eurozine.com/article/2000-07-11-kristianasen-de.html Kairo News der Konrad Adenauer Stiftung, www.kas.de/db_files/dokumente/7_dokument_dok_pdf_4185_1 454 Islamic Ekstremist, Al Da’wa, http://atheism.about.com/library/FAQs/islam/blfaq_islam_dawa.htm 455 http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C806292_N808071_L20_D0_I541.html 456 http://www.middle-east-online.com/english/egypt/?id=10012 457 http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C806292_N808071_L20_D0_I541.html
452 453

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

251 :.

Kjo lëvizje nuk e kishte, të paktën, një udhëheqës autoritativ. Zakonisht pas vdekjes së shefit të saj 85 vjeç, si udhëheqës i ri zgjidhet zëvendësi i tij 83 vjeç, e kështu me radhë. Kjo praktikë e udhëheqjes ka ndikuar që gjendja në lëvizje të jetë qesharake. Pavarësisht nga format e organizimit të Vëllazërimit Mysliman, planet strategjike të saj, nuk duhet nënçmuar. Sipas një dokumenti sekret të zbuluar në vitin 2001 në Zvicër dhe të një dokumenti tjetër gjithashtu sekret të zbuluar në vitin 2005 në ShBA, “anëtarët e kësaj organizate duhet të mbajnë sekret anëtarësim e tyre dhe gjithmonë të jenë të gatshëm për Xhihadin e Madh, që duhet filluar përmes minimit gradual, nga brenda të ShBA dhe botës tjetër perëndimore derisa edhe në ato shtete të ngadhënjejë Feja Islame”458. 7. Al-Gama’a al-Islamiyya Grupi Islamik

Pas vdekjes së kryetarit Nasser në vitin 1970, administrata e re shtetërore e udhëhequr nga kryetari Sadat, jo vetëm që e kishte ndërruar kursin e mëparshëm politik të „socializmit arab”, por kishte filluar edhe procesin e „ent-nasserizimit” të përgjithshëm të jetës shoqërore459. Me qëllim të balancimit të forcave politike dhe konsolidimit të pushtetit të ri shtetëror, respektivisht me qëllim të sigurimit të përkrahjes politike nga ana e forcave islamike, ishin liruar nga burgu një numër i madh i ekstremistëve islamikë, ishte toleruar aktiviteti i Vëllazërimit Mysliman dhe ishte përkrahur aktiviteti i organizatës së studentëve islamikë, e njohur me emrin Al-Gama’a al-Islamiyya (Grupi Islamik)460. Kjo organizatë e studentëve islamikë ishte themeluar në fillim të viteve ‘70 në universitetet e Kajros dhe Aleksandrisë, si reaksion ndaj ideologjive nasseriste dhe majtiste, të cilat dominonin në jetën intelektuale të Egjiptit461. Që nga viti 1972, udhëheqës i Al-Gama’a al-Islamiyya ishte konsideruar bashkëpunëtori i kryetarit Sadat, avokati Muhammad ‘Uthman Isma’il, i emëruar në vitin 1973 guvernator i Asyut. Sipas të dhënave zyrtare, deri në vitin 1975 në mënyrë institucionale dhe
Krahaso: “General Strategic goal for North America”, original with translated memorandum, dhe “Analyses of Muslim Brotherhood’s General Strategic Goals for North America Memorandum”, by Stephen Coughlin September 7, 2007; http://www.investigativeproject.org/documents/misc/20.pdf 459 Thomas Schmidinger: Islamischer Integralismus in Ägypten, http://home.pages.at/lobotnic/oekoli/content_ texte_islamintegralismusaegypten.html#_ftnref48 460 http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/gama_islamiya.html 461http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen/gamaa.htm
458

.: 252

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

me të gjitha mjetet ishte përkrahur lufta e Grupit Islamik (Al-Gama’a alIslamiyya), kundër ideologjive kundërislame, nasseriste dhe komuniste462. Qëllimi politik i Al-Gama’a al-Islamiyya, është themelimi i shtetit islamik sipas ideve të propaganduara në librin „Gurët e çmuar” të udhëheqësit të vrarë të Vëllazërimit Mysliman, Sayyid Qutb. Megjithëse në Kushtetutën e Egjiptit qëndron Preambula „rregullimi shtetëror është i bazuar në parimet e së drejtës islame”, më 18.04.1974, anëtarët e Hizb at-Tahrir al-Islamit, e kishin sulmuar Akademinë Ushtarake në Heliopolis afër Kajros me qëllim të rrëzimit nga pushteti të kryetarit Sadat dhe Umar Abd al-Rahman shpalljes së Republikës Islamike463. Pas këtij aksioni të parë dhe të befasishëm terrorist kishte filluar acarimi gradual i raporteve në mes Al-Gama’a al-Islamiyya dhe autoriteteve shtetërore. Ndërsa, pas ndërrimit të kursit politik dhe udhëtimit të befasishëm të kryetarit Sadat në Jerusalem (nëntor 1977), kishte filluar konflikti i hapur në mes të opozitës politike - tashmë të udhëhequr nga Al-Gama’a al-Islamiyya dhe autoriteteve shtetërore egjiptiane. Gjatë zhvillimit të këtyre konflikteve, në qendrat veriore të shtetit Minya dhe Karam Zohdi nga radhët e organizatës së studentëve Al-Gama’a al-Islamiyya ishte formuar një grup terrorist i udhëhequr nga Mustafa Shukri464. Që nga themelimi i këtij grupi, që kishte vazhduar të mbajë emrin Al-Gama’a al-Islamiyya, në kuadër të tij kishin vepruar edhe fraksionet relativisht të pavarura AlTakfir w-al-Hijra dhe Al Najun min al-Nar. Ndërsa, në vitin 1979, në saje të fuqisë oratorike të predikuesit të verbër, Sheik Umar Abd al-Rahman, ishte arritur bashkimi edhe me grupin e njohur terrorist Al-Xhihad. Në të vërtetë, bashkimi formal në mes këtyre grupeve ishte arritur nga udhëheqësi i Al Gamaat al - Islamia në Universitetin e Assiut, Mohamed Shawki El-Islambouli (vëllait të vrasësit të kryetarit Sadat)465. Në vitin 1980, udhëheqës i përbashkët i këtyre dy grupeve u zgjodh njëzëri Sheik Umar Abd al-Rahman. Më 03.09.1981, pra një muaj para vrasjes së kryetarit Sadat (06.10.1981), ishte ndaluar aktiviteti publik i Al-Gama’a al-Islamiyya466.
462 463

http://www.nzz.ch/dossiers/islamismus/islam_bergmann.html Thomas Schmidinger: Islamischer Integralismus in Ägypten http://home.pages.at/lobotnic/oekoli/content_ texte_islamintegralismusaegypten.html#_ftnref48 464 Qendra izraelite për studime antiterroriste, http://www.ict.org.il 465 Hisham Mubarak: http://www.cairotimes.com/content/issues/Islists/puzzle23.html. 466 Sheik Omar Abdel-Rahman ishte burgosur në vitin 1981 me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e kryetarit Sadat. Në vitin 1984, në mungesë të provave, ishte liruar nga burgu. Si shpërblim për kontributin e dhënë luftës në Afganistan, Sheik Umar Abd al-Rahman, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të CIA-s, kishte siguruar një vizë amerikane dhe jetonte legalisht në ShBA. Në vitin 1994, nga një gjykatë e ShBA-ve është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të involvimit në sulmin e parë të vitit 1993 kundër World Trade Center. Sipas disa burimeve, dy djemtë e Sheik Omar Abdel-Rahman janë zyrtarë të lartë të Al-Qa’idas. Krahaso: US-Ministerium: http://www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2000/2450.htm.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

253 :.

Njëri prej aksioneve më të rëndësishme, të kryera në mënyrë të përbashkët, kishte qenë vrasja e kryetarit Sadat në vitin 1981, që ishte akuzuar për tradhti ndaj fesë, popullit dhe ndaj shtetit të Egjiptit. Mirëpo, pas masakrës së Asyut, kur gjatë faljes në disa xhami ishin masakruar dhjetëra policë të thjeshtë, udhëheqja e grupit Al-Xhihad e kishte gjykuar këtë masakër të Al Gamaat al - Islamia si vepër joislame. Që nga ajo kohë, Vrasja e kryetarit egjiptian Sadat nga ushtarët e vet Al-Xhihad kishte filluar ta kontestonte aftësgjatë një parade ushtarake me 06.10.1981 inë udhëheqëse te Sheik Umar Abd alRahman. Nga shkaku i diferencave gjithnjë e më të theksuara ideologjike, në vitin 1984, grupi “Al-Xhihad” ishte larguar përfundimisht nga unioni terrorist467. Pas kësaj ndarjeje, udhëheqja e grupit gjithnjë e më të dobësuar islamik (Al-Gama’a alIslamiyya), kishte deklaruar se në shënjestër të aktivistëve të tyre do të jenë vetëm oficerët e lartë të policisë, turistët e huaj dhe minoriteti i krishterë, Kopt në Egjipt468. Organizata terroriste Al-Gama’a al-Islamiyya, udhëhiqet nga një këshill i përbërë nga gjashtë anëtarë. Udhëheqës i pakontestuar shpirtëror është Sheik Umar Abd al-Rahman. Ndërkaq, kryetar i këshillit që nga viti 1995, është Mustafa Hamza, i njohur me emrin Abu Hamza. Lidhur me vendqëndrimin e këtij personi, të dënuar tri herë me vdekje, nuk ka të dhëna konkrete. Pas vendimit të Al-Gama’a al-Islamiyya për bashkim me organizatën Al Qa’ida, dyshohet se ai ka kaluar në Afganistan. Sa i përket identitetit të anëtarëve të tjerë të këshillit udhëheqës, ekzistojnë informacione të ndryshme. Sipas disa burimeve ata janë: Rifa’i Ahmad Taha, 1950, udhëheqës i resorit ushtarak; Karam Zuhdi, anëtar i Këshillit Themelues; Rifa’i Taha Musa i fshehur në Afganistan; Osama Rushdi i strehuar në Holandë dhe Yasser el-Sirri, ish-drejtor i Qendrës Islamike në Londër, i dënuar me vdekje nga një gjykatë egjiptiane dhe i burgosur në Londër në vitin 2001469. Mirëpo, ekzistojnë edhe burime, të cilat dëshmojnë se anëtarë të Këshillit Komandues të AlGama’a al-Islamiyya janë, përkatësisht ishin: Rifa’i Ahmed Taha, Mustafa Hamza, Mohamed Shawki El-Islambouli, Osama Rushdi dhe Osman El-Samman470. Al-Gama’a al-Islamiyya është organizata më e fuqishme terroriste në Egjipt, e cila ka shtrirje edhe ndërkombëtare. Sipas disa burimeve, kjo organizatë
http://www.adl.org/terror/focus/12_focus.html http://www.nzz.ch/dossiers/islamismus/islam_bergmann.html 469 www.defence-net.de 470 http://web.archive.org/web/20020602234231/http://www.ahram.org.eg/weekly/1998/389/fr3.htm
467 468

.: 254

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

pranon ndihma të rregullta financiare nga Irani dhe ka disa qendra për stërvitje terroriste në Sudan471. Aktivistët e këtij grupi terrorist, dallojnë nga ekstremistët e tjerë islamikë, ngase mbajnë mustaqe të shkurtra dhe mjekra të gjata (Jallabiya)472. Më 02.09.1990, në një rrugë të qytetit të Kajros ishte vrarë përfaqësuesi për shtyp i Al-Gama’a alIslamiyya, Dr. ´Ala´ Mohy al-Din ´Ashour. Në shenjë hakmarrjeje, më 12.10.1990, një komando terroriste e kishte vrarë kryetarin e parlamentit të Egjiptit, Rif´at alMahgoub, dhe pesë truprojat e tij. Dy vjet më vonë, me vrasjen e shkrimtarit, Faraq Foda, organizata terroriste AlGama’a al-Islamiyya i kishte shpallur luftë Egjiptit. Pas valës së re të sulmeve terroriste kundër funksionarëve Mustafa Hamza shtetërorë, turistëve të huaj dhe kundër minoritetit të krishterë në Egjipt, ministri i Punëve të Brendshme, Zaki Bedr, kishte dhënë autorizime për vrasje në rrugë, burgosje masive dhe torturime në burgje të aktivistëve të Grupit Islamik. Deri në vitin 2000 ishin dhënë 75 dënime me vdekje kundër aktivistëve të ndryshëm të Al-Gama’a al-Islamiyya. Ndërsa „shërbimi për arsimimin e imamëve”, që ishte themeluar në kuadër të Ministrisë së Çështjeve Fetare, kishte vendosur mbikëqyrjen shtetërore ndaj rreth 40.000 objekteve të ndryshme private fetare dhe qindra imamëve të dyshimtë ua kishte ndaluar të drejtën për ushtrimin e detyrës473. Nga ana tjetër, edhe Al-Gama’a al-Islamiyya i kishte intensifikuar sulmet e veta terroriste. Kështu, më 15.07.1992, ishte sulmuar një autobus i turistëve në Luksor, ndërsa më 20.04.1993, ishin bërë përpjekje të vritej ministri egjiptian i Informacionit, Safwat al-Sharif. Një vit më vonë, ishte sulmuar një tren i udhëtarëve në Asyut, duke plagosur gjashtë turistë të huaj dhe pesë vendas. Më 04.03.1994, ishte raketuar një anije turistike në Nil. Më 14.10 1994, ishte vrarë fituesi i çmimit Nobël për letërsi, Nagib Machfuss. Më 26.06.1995, me ndihmën logjistike dhe financiare të Al Qa’idas, ishin bërë përpjekje të vritej kryetari Mubarak në AdisAbebë. Katër muaj më vonë ishte sulmuar një stacion i policisë në Rjekë, duke vrarë një person dhe duke plagosur 26 persona të tjerë. Po ashtu, një muaj më vonë, ishte sulmuar edhe Ambasada Egjiptiane në Islamabad, duke vrarë 17 diplomatë dhe duke plagosur 60 persona. Ndërkaq, në vitin 1997, në kompleksin e piramidave në Luksor ishin masakruar 68 turistë të huaj dhe ishin plagosur mbi 80 të tjerë.
http://www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2000/2450.htm Qendra Izraelite e Studimeve Kundërterroriste, http://www.ict.org.il 473 Thomas Schmidinger: Islamischer Integralismus in Ägypten, http://home.pages.at/lobotnic/oekoli/content_ texte_islamintegralismusaegypten.html#_ftnref48
471 472

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

255 :.

Me strategjinë e sulmeve terroriste kundër turistëve të huaj, ishte synuar shkatërrimi i burimit kryesor financiar të shtetit egjiptian, si parakusht për organizimin më të lehtë të kryengritjes popullore. Ndërsa, me sulmet e përhershme terroriste kundër minoritetit të krishterë, ishte shpresuar në shtimin gradual të fanatizmit fetar, si parakusht për mobilizimin verbal të forcave islamike në luftë kundër qeverisë joislamike të Mubarakut. Mirëpo, sulmet e tilla terroriste deri më tash, nuk kanë sjellë ndonjë sukses. Përkundrazi, autoriteti politik i Al-Gama’a al-Islamiyya, është në rënie e sipër. Kështu, nga qindra mijëra simpatizues, të cilët kjo organizatë i kishte gjatë viteve ‘80, tash mund t’i mobilizojë vetëm disa qindra të tillë474. Në verën e vitit 1997, Amud az-Zummur, në emër të disa udhëheqësve të burgosur dhe të dënuar me vdekje të Al-Gama’a al-Islamiyya, kishte bërë thirrje për t’i ndërprerë armiqësitë politike në Egjipt. Një vit më vonë, Grupi Islamik kishte njoftuar për bashkimin e tij me “Frontin e luftës botërore islamike kundër izraelitëve dhe forcave të krishtera”. Në vitin 1999, pas 1200 viktimave të shkaktuara, ishte shpallur ndërprerja e njëanshme e aksioneve luftarake në Egjipt me qëllim të përqendrimit të xhihadit kundër Izraelit dhe Amerikës475. Mirëpo, pas masakrimit të dhjetë policëve në Minja në qershor të vitit 2000, Umar Abd alRahman, në cilësinë e udhëheqësit shpirtëror të Al-Gama’a al-Islamiyya, nga qelia e tij në burgun Minnesota kishte deklaruar se „duhet vazhduar sulmet terroriste kundër turistëve të huaj ngaqë ata janë të pamoralshëm dhe sjellin sëmundje të ndryshme si SIDA në vend”476. Kjo deklaratë, së bashku me rrethanat e ndryshme politike në Egjipt, kishit ndikuar në fillimin e një vale të re të dhunës terroriste, e cila kishte vazhduar deri në fund të shekullit XX. Mirëpo pas burgosjeve masive të anëtarëve të Al-Gama’a al-Islamiyya dhe dënimeve të tyre drakonike, disa prej tyre kishin filluar të distancohen gradualisht nga dhuna politike. Në mesin e tyre kishte edhe të tillë që shkruanin për ish presidentin e vrarë egjiptian Sadat, si për dëshmorin më të lartë egjiptian. Këto “pendime” ishin kurorëzuar me apelin e vitit 2003 për ndërprerjen e gjakderdhjes në Egjipt, që kishte ndikuar drejtpërdrejt në lirimin e parakohshëm të rreth 1000 aktivistëve të kësaj organizate nga burgjet e ndryshme egjiptiane.477 Në vitin 2006 ishin liruar edhe rreth 1200 anëtarë tjerë të Al-Gama’a al-Islamiyya, në mesin e tyre edhe udhëheqësit e saj Karam Zuhdi dhe Najeh Ibrahim. Në ndryshimin kaq radikal të qëndrimeve politike të Al-Gama’a alIslamiyya kishin ndikuar masave adekuate të luftës kundër terrorizmit dhe reagimhttp://www.defence-net.de/info/index.php?al-gama Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 47; Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 49. 476 Qëndra Izraelite për Studime Antiterroriste, http://www.ict.org.il 477 http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/4901758.stm
474 475

.: 256

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

it negativ të popullit egjiptian ndaj dhunës terroriste kundër shtetit egjiptian dhe turistëve të huaj. Është interesant të theksohet fakti se pas lirimeve aq masive të anëtarëve të Al-Gama’a al-Islamiyya, vetëm dy persona pas lirimit të tyre nga burgu ishin angazhuar përsëri në skenën terroriste478. Shuarja graduale e dhunës terroriste në Egjipt, kishte ndikuar në reagimin e udhëheqësit të dytë të Al Qa´idës, Aiman al-Zavahiri, i cili në verën e vitit 2006, kishte deklaruar “Organizata Al-Gama’a al-Islamiyya dhe udhëheqësit e saj, si Muhammad al-Hukaima, Rifa’i Taha dhe Muhammad Shauqi Islambuli (vëllai i vogël i Chalid Islambuli, vrasësit të kryetarit Sadat), janë bashkuar me organizatën Al-Qa´ida. Pavarësisht nga vërtetësia e kësaj deklarate, “Al-Gama’a al-Islamiyya” që nga gushti i vitit 1998, nuk ka kryer ndonjë sulm shqetësues terrorist. Kjo nuk do të thotë se kjo organizatë është shuar tërësisht, nga fakti se gjatë disa muajve të fundit janë paraqitur disa grupe të tilla në Egjipt, Sudan, dhe Jemen, të cilat e gëzojnë përkrahen e Al-Qa´idës, Iranit dhe disa organizatave islamike joqeveritare në rajon. 7.1. Kronikë e sulmeve terroriste të Grupit Islamik
1990 Dhjetor, Kajro: Terroristët e “Al-Gama’a al-Islamiyya”, kishin vrarë shkrimtarin e njohur egjiptian, Faraq Foda. 1992 15.07, Luksor: Tre aktivistë të Grupit Islamik (Al-Gama’a al-Islamiyya), kishin sulmuar me armë zjarri një autobus turistik në Luksor, duke plagosur katër persona. 1993 04.02, Kajro: Aktivistët e “Al-Gama’a al-Islamiyya”, kishin hedhur një koktej molotovi në një autobus të Koresë Jugore, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. 26.02, Kajro: Në një kafene në qendër të qytetit ishte hedhur një bombë, nga shpërthimi i së cilës kishte vdekur një shtetas suedez, një shtetas turk dhe një shtetas egjiptian, si dhe ishin plagosur 18 shtetas amerikanë, francezë dhe kanadezë. 20.04, Kajro: Terroristët e Al-Gama’a al-Islamiyya ishin përpjekur ta vrisnin ministrin egjiptian të Informacionit, Safwat al-Sharif. Kundër automjetit dhe kolonës përcjellëse të ministrit ishte hapur zjarr. Nga disa shpërthime dhe goditje të predhave ishte plagosur ministri dhe një truprojë e tij. 08.06, Gizeh: Terroristët e Grupit Islamik, kishin aktivizuar një bombë të fshehur në rrugë, në momentin kur mbi të kishte kaluar një autobus turistik, që udhëtonte në drejtim të piramidave në Gizeh. Nga pasojat e shpërthimit të fuqishëm kishin vdekur dy shtetas egjiptianë dhe ishin plagosur 21 turistë të huaj.
478

http://www.cnn.com/2006/WORLD/meast/08/05/zawahiri.tape/index.html

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

257 :.

1994 19.02, Asyut: Aktivistët e “Al-Gama’a al-Islamiyya”, kishin zbrazur breshëri plumbash në drejtim të një treni të udhëtarëve afër Asyut, duke plagosur katër udhëtarë. 23.02, Asyut: Në një tren të udhëtarëve në Asyut kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte plagosur dy gjermanë, dy holandezë, dy shtetas të Zelandës së Re, dy australian dhe pesë shtetas të Egjiptit. 04.03, Sohag: Kundër udhëtarëve të një anijeje turistike, që lundronte në ujërat e Nilit, ishte hapur zjarr, duke plagosur vetëm një turist gjerman. 27.09, Hurghada: Një anëtar i “Al-Gama’a al-Islamiyya”, kishte zbrazur breshëri plumbash në drejtim të turistëve të ardhur në qytetin bregdetar Hurghada, duke shkaktuar vdekjen e dy shtetasve egjiptianë, të një shtetasi gjerman dhe duke plagosur dy turistë të tjerë. 14.10, Kajro: Një anëtar i Al-Gama’a al-Islamiyya kishte vrarë fituesin e çmimit Nobël për letërsi, Nagib Machfuss. 23.10, Luksor: Afër tempujve në Luksor ishte sulmuar me armë zjarri një autobus turistik, duke vrarë një shtetas britanik dhe duke plagosur dy turistë të tjerë. 1995 12.01, Kajro: Aktivistët e Al-Gama’a al-Islamiyya kishin sulmuar një tren të udhëtarëve, duke plagosur gjashtë persona, ndër të cilët edhe dy shtetas të Argjentinës. 26.06, Adis-Abebë: Në kryeqytetin e Etiopisë kishte dështuar atentati i përgatitur kundër kryetarit të Egjiptit, Hosni Mubarak. Gjatë një vizite zyrtare, duke udhëtuar nga aeroporti në drejtim të qytetit Adis-Abebë, ishte ndalur vetura e parë e ministrit të Punëve të Jashtme, Amr Mussa dhe nga të dy anët e rrugës ishte sulmuar vetura e blinduar e kryetarit Mubarak. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ishin vrarë disa persona, ndër të cilët edhe dy atentatorë. Më 01.07.1995, gjatë një sulmi të njësisë speciale në periferi të qytetit Adis-Abebë ishin likuiduar edhe tre atentatorë të tjerë. Sipas versionit zyrtar, ky atentat kishte qenë i përgatitur nga disa qarqe fundamentaliste islamike, të përkrahura nga Sudani. 20.10, Rjekë: Para ndërtesës së Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Rjekë, kishte shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e 29 të tjerëve. Pas këtij sulmi ishte publikuar një komunikatë e “Al-Gama’a al-Islamiyya”, me të cilën ishte kërkuar lirimi nga burgu i Tala´at Fuad Kassem. 08.11, Assuan: Në mes kryeqytetit Kajro dhe qytetit Assuan ishte sulmuar një tren udhëtarësh duke plagosur një holandez, një francez dhe një shtetas egjiptian. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë Al-Gama’a al-Islamiyya. 19.11, Islamabad: Një atentator vetëvrasës e kishte drejtuar makinën e tij të mbushur me eksploziv kundër ndërtesës së Ambasadës së Egjiptit. Nga përplasja e fuqishme ishte aktivizuar eksplozivi që kishte shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi, në mënyrë të përbashkët, e kishin marrë “Al-Gama’a alIslamiyya” dhe “Al-Jihad”. 1996 18.04, Kajro: Në shenjë hakmarrjeje kundër sulmeve izraelite në Liban, aktivistët e AlGama’a al-Islamiyya, kishin sulmuar një grup të turistëve të vendosur në një hotel afër Gizeh. Gjatë këtij sulmi ishin vrarë 18 turistë grekë dhe ishin plagosur 20 të tjerë. Sipas të dhënave izraelite, terroristët kishin gabuar. Në vend të grupit të turistëve izraelitë ishin sulmuar turistët grekë.

.: 258

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

1997 17.11, Luksor: Terroristët e Al-Gama’a al-Islamiyya me orë të tëra i kishin sulmuar turistët, që ndodheshin në kompleksin e tempujve në Luksor. Gjatë këtij sulmi kishin vdekur 68 persona të nacionaliteteve të ndryshme dhe ishin plagosur 80 të tjerë. Në mesin e të vrarëve ishin identifikuar 34 shtetas zviceranë, tetë shtetas japonezë, pesë shtetas gjermanë, katër shtetas britanikë, një shtetas francez, një shtetas i Kolumbisë dhe një shtetas bullgar. Disa ditë pas kryerjes së kësaj masakre, ishte publikuar një komunikatë e terroristëve me të cilën ishte kërkuar lirimi nga burgu i udhëheqësit shpirtëror të Al-Gama’a al-Islamiyya, Sheik Umar Abd al-Rahman.

8. Al - Jihad Al Islami Lufta e Shenjtë Islamike Gjatë viteve ‘70, nën ndikimin e ideve të udhëheqësit të likuiduar të Vëllazërimit Mysliman, Sayyid Qutb, në disa qendra urbane të Egjiptit ishin formuar shumë grupe radikale islamike. Njëri prej tyre kishte qenë edhe grupi i udhëhequr nga Abdessalam Farag, i cili e quante veten Xhihadi Islamik në kuptimin e Luftës së Shenjtë Islamike479. Sipas Farag „është detyrë e çdo myslimani që të luftojë kundër qeverisë egjiptiane, e cila duke i shkelur Xhihadi Islamik parimet e islamit, e sundon popullin e tij,… aq sa është obligative lutja e përditshme, dhënia e lëmoshës dhe agjërimi duhet të jetë e detyrueshme edhe lufta e armatosur kundër këtij regjimi”480. Me qëllim të fillimit të xhihadit të tillë islamik, që nga vitin 1979, Farag kishte filluar mobilizimin e disa oficerëve dhe intelektualëve të rinj, si Dr. Ayman Rabi´az-Zawahiri dhe majorit të Shërbimit të Spiunazhit, Amud azZumur481. Gjatë vitit 1980 dhe fillimit të vitit 1981, kur pushteti shtetëror ishte orientuar të luftonte grupin “Al-Gama’a al-Islamiyya”, grupi “Al-Xhihad Al Islami” kishte arritur të shndërrohej në forcën kryesore terroriste në Egjipt. Sipas disa të dhënave, gjatë atyre viteve, 64% e anëtarëve të këtij grupi, që kishte vepruar në koalicion me Al-Gama’a al-Islamiyya, kishin qenë intelektualë dhe studentë482.
Dallimi në mes të shqiptimit ose shkrimit të ndryshëm të të njëjtit emër, Al-Gihad, El-Gihad, Al Xhihad, El Jihad etj., ka të bëjë vetëm me shprehinë popullore egjiptiane për dallimin e „xhihadit” të tyre nga „xhihadët” e popujve të tjerë myslimanë. Më gjerësisht: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 45-46. 480 http://www.nzz.ch/dossiers/islamismus/islam_bergmann.html 481 http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/gama_islamiya.html 482 KEPEL, Gilles: Der Prophet und der Pharao, Das Beispiel Ägypten: Die Entwicklung des muslimischen Extremismus; München, Zürich 1995: f. 211.
479

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

259 :.

Vrasja e kryetarit Sadat paraqet aksionin më spektakular terrorist në Egjipt. Më 3 shtator të vitit 1981, oficeri i Armatës së Egjiptit, Khalid al-Istambulli, i kishte bërë një vizitë familjes së vet. Fëmijët e njoftojnë për burgosjen brutale të vëllait të tij, Muhammadit, që ishte udhëheqës i Al-Gama’a al-Islamiyya në Universitetin e Assiut. Gjatë asaj kohe, me urdhër të presidentit Sadat ishin burgosur rreth 1500 ekstremistë islamikë në Egjipt. Nga zemërimi për burgosjen brutale të vëllait të tij dhe urrejtja ndaj presidentit Sadat, disa ditë para paradës ushtarake Khalid alIstambulli ishte bërë anëtar i Al-Xhihad Al Islami dhe e kishte njoftuar kryetarin Abdessalam Farag për planin e vrasjes së presidentit Sadat. Khalid ishte komandant i një njësiti tankist, që merrte pjesë në paradën ushtarake të organizuar me rastin e festës shtetërore më 06.10.1981. Në vend të tre ushtarëve të tij, ai kishte marrë tre shokë nga grupi Al-Xhihad Al Islami. Kur makina e tij i ishte afruar vendit, ku qëndronte presidenti Sadat dhe qeveria e tij, Khalid e kishte frenuar automjetin e blinduar dhe së bashku me tre shokët e tij kishte hedhur granata dore dhe kishte zbrazur breshëri plumbash kundër kryetarit, që ishte vrarë para kamerave televizive483. Pas kësaj vrasjeje, kishte pasuar një valë agresive e burgosjeve politike në Egjipt. Më 15.04.1982 ishte ekzekutuar dënimi me vdekje ndaj komandantit të grupit Abdessalam Farag, Khalid al-Istambullit dhe ndaj tre atentatorëve të tjerë484. Deri në vitin 1984 udhëheqës i grupit Al-Xhihad Al Islami ishte konsideruar profesori i verbër i Universitetit të Azhar, Sheik Umar Abd al-Rahman. Pas ndarjes së grupit Al-Xhihad Al Islami nga Al-Gama’a al-Islamiyya, udhëheqja kolektive e grupit Al-Xhihad Al Islami e kishte publikuar vendimin se një predikues i verbër, si Omar Adbel Rahman, mund të jetë udhëheqës shpirtëror, por jo edhe kryetar i një lëvizjeje revolucionare islamike485. Udhëheqës të tjerë të këtij grupi janë, përkatësisht ishin: - Amud az-Zumur, ish oficer i lartë, i burgosur në Egjipt; - Ahmad Salamah Mabruk, i dënuar me burgim të përjetshëm; - Adel Abd al-Bari, përfaqësues i grupit Al-Xhihad Al Islami në Britani të Madhe, i dënuar me vdekje në Egjipt, në vitin 1998 i burgosur dhe i ekstraduar në ShBA; - Adel Abd al-Quddus, i dënuar me vdekje në Egjipt lidhur me atentatin e vitit 1993 kundër kryeministrit Atif Sidqi, i strehuar politik në Austri; - Muhammad al-Islambuli, anëtar i Këshillit Konsultativ, i dënuar me vdekje në Egjipt, vëllai i Khaled al-Islambuli, vrasësit të kryetarit Sadat.
483 484

Po aty, f. 222. BERGMANN, Kristina: Das Nahziel ist der Sturz der Regierung Mubarak, Sayyed Qutb und die Terrorgruppen Jihad und Jamaa; në librin: NZZ-Fokus (Ein Schwerpunkt-Dossier der Neuen Zürcher Zeitung): Islamismus Nr. 4, Juni 1998: f. 32-33 485 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 46.

.: 260

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Në kuadër të grupit terrorist Al-Xhihad Al Islami vepron fraksioni Talaa´alFateh (Pararoja e Fitores), kryetar i të cilit është Ayman Rabi’ az-Zawahiri (bashkëpunëtor i Osama bin Ladenit), ndërsa sekretar i përgjithshëm është Ahmad Husayn Agiza, i njohur me emrin Abdallah Mansour. Udhëheqës të tjerë të këtij fraksioni janë Mohammed Mohammed Rabi’ az-Zawahiri, vëllai i Aymanit, i dënuar në Egjipt me vdekje; Mohammed Ibrahim Makkawi, i njohur me emrin Sayf al-Adl, deri në vitin 1987 gjeneral në armatën e Egjiptit, bashkëpunëtor i Aymanit në Afganistan; Tharwat Salah Shihatah, i dënuar dy herë me vdekje në Egjipt, bashkëpunëtor i Aymanit në Afganistan dhe Murgan Mustafa Salim, organizator i trajnimeve terroriste të aktivistëve të grupit Al-Xhihad Al Islami në Afganistan. Në vitin 1988, ky fraksion ishte bashkuar me organizatën Al Qa’ida486. Pas këtij bashkimi, kryetari i këtij fraksioni dhe njëkohësisht sekretar gjeneral i Al-Xhihad Al Islami, mjeku egjiptian Ayman Rabi´az-Zawahiri ishte avancuar në shkallën e bashkëpunëtorit më të ngushtë të Bin Ladenit. Përpos tij, në strukturat më të larta komanduese të Al Qa’idas ishin integruar edhe xhihadistët e tjerë egjiptianë, si Mohammed Rabi’ az-Zawahiri (vëllai i Aymanit) dhe komandanti i ardhshëm i forcave të armatosura të Al-Qa’idas, Muhamad Atef (ish oficer i policisë egjiptiane, i vrarë në shtator të vitit 2001 në Afganistan)487. Avancimi i Ayman Rabi´az-Zawahiri në organizatën Al Qa’ida, konsiderohej se ishte bërë në dëm të udhëheqësit të Al-Gama’a al-Islamiyya, Sheik Umar Abd al-Rahman488. Aktiviteti kryesor terrorist i grupit “Al-Xhihad Al Islami” është i përqendruar në Kajro dhe në provincën e Asyut. Në bazë të vlerësimeve zyrtare, degët e këtij grupi në Britani të Madhe dhe në ShBA, janë të shkatërruara. Sipas rezultateve të hetimeve, burim kryesor financiar i grupit Al-Xhihad Al Islami kanë qenë: Irani, Sudani dhe disa qarqe islamike joqeveritare në rajon489. Ky grup i shfrytëzon disa qendra për stërvitje terroriste në Sudan, Afganistan dhe Pakistan. Ndërsa, lidhur me numrin e anëtarëve të këtij grupi terrorist, nuk ka të dhëna zyrtare. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, grupi terrorist Al-Xhihad Al Islami posedon disa qindra aktivistë të shpërndarë në disa njësite të përbëra nga 15 deri në 30 terroristë490. Al-Xhihadi Al Islami është përgjegjës për vrasjen e qindra qytetarëve të pafajshëm. Për dallim nga Al-Gama’a al-Islamiyya që sulmonte qytetarë dhe zyrtarë të thjeshtë shtetërorë, ky grup terrorist ishte specializuar për vrasjen e përfaqëhttp://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/al_jihad.html Krahaso: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 47. Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f.47 488 Sheik Umar Abd al-Rahman, si shpërblim për kontributin e tij dhënë luftës në Afganistan, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të CIA-s, e kishte siguruar një vizë amerikane dhe jetonte legalisht në ShBA. Shih referimet e procesit gjyqësor. 489 U.S.Department of State: www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2000/index.cfm?docid=2450 490 http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml, Terrorist Profiles, Al Jihad (Egyptian Islamic Jihad)
486 487

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

261 :.

suesve të lartë të pushtetit shtetëror. Kështu, pas vrasjes së kryetarit Sadat, në gusht të vitit 1993 ishin bërë përpjekje të vritej edhe ministri i Punëve të Brendshme, Hassan al-Alfi. Ndërkaq, tre muaj më vonë ishte bërë një tentim vrasje kundër kryeministrit egjiptian, Dr. Atef Sedky dhe ishte bashkëpunuar në drejtim të përgatitjes së atentatit kundër presidentit Mubarak në Adis-Abebë491. Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 1981 e deri në vitin 1998 grupi terrorist Al-Xhihad Al Islami, mban përgjegjësinë për vrasjen e rreth 1300 qytetarëve egjiptianë. Përballë këtij rreziku permanent, që paraqiste grupi Al-Xhihad Al Islami, ishin ndërmarrë edhe masat e duhura për shkatërrimin e tij. Kështu që nga viti 1992 e deri në vitin 1997 nga gjykatat e ndryshme penale në Egjipt ishin shqiptuar 25 dënime me vdekje kundër aktivistëve të ndryshëm të Al-Xhihad Al Islami492. Mirëpo, me gjithë masat e tilla represive, nuk është arritur asgjësimi i infrastrukturës së këtij grupi terrorist, por është arritur frenimi i dhunës terroriste në Egjipt. Kështu që nga viti 1995, nuk është evidentuar ndonjë sulm i ri kundër funksionarëve të lartë shtetërorë në Egjipt493. Në vitin 1998 ishte planifikuar edhe një sulm kundër Ambasadës Amerikane në Tiranë, i cili ishte penguar me burgosjen e të dyshuarve në Shqipëri dhe kthimin e tyre për gjykim në Egjipt. 8.1. Kronikë e përmbledhur e sulmeve terroriste të Al-Xhihad Al Islami
1984 16.03, Bejrut: Një komando e “Al-Xhihad Al Islami” e kishte rrëmbyer dhe pastaj e kishte vrarë oficerin amerikan, William Buckley. 1993 18.08, Kajro: Një bombë e montuar në një motoçikletë kishte shpërthyer në çastin kur pranë saj kalonte vetura zyrtare e ministrit egjiptian të Policisë, Hassan al-Alfi. Nga pasojat e këtij shpërthimi kishin vdekur pesë persona dhe ishin plagosur 15 të tjerë. 25.11, Kajro: Afër kolonës së automjeteve të kryeministrit Atif Sedki kishte shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e një vajze dhe plagosjen e 18 personave të tjerë. Disa ditë më vonë, Al-Xhihad Al Islami e kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi. 1995 19.11, Islamabad: Një atentator vetëvrasës e kishte drejtuar makinën e tij të mbushur me eksploziv kundër ndërtesës së Ambasadës së Egjiptit në Islamabad. Nga përplasja e fuqishme ishte aktivizuar eksplozivi, që kishte shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishin marrë bashkërisht “Al-Gama’a al-Islamiyya” dhe “Al-Xhihad Al Islami”. 1996 17.11, Stamboll: Nga shpërthimi i zjarrit në Hotel “Tozbey” të Stambollit kishin vdekur 22
http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen/al-jihad.htm Middle East Times, 1997: http://metimes.com/cens/jihad.htm 493 http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/al_jihad.html
491 492

.: 262

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

persona dhe në forma të ndryshme ishin lënduar 40 të tjerë. Sipas versionit zyrtar, kjo fatkeqësi ishte shkaktuar nga një defekt teknik. Mirëpo më vonë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi, e kishte marrë “Al-Xhihad Al Islami”. 1997 18.09, Kajro: Dy vëllezër të deklaruar si aktivistë të Al-Xhihad Al Islami, kishin hedhur disa granata dore para një autobusi të turistëve gjermanë, duke vrarë 10 turistë gjermanë dhe duke plagosur 18 të tjerë. 1998 29.12, Abyan (Jemen): Anëtarët e Al-Xhihad al Islami, në jug të Jemenit kishin rrëmbyer 16 turistë të ardhur nga shtetet e ndryshme perëndimore dhe kishin kërkuar ndaljen e sulmeve ajrore amerikane kundër Irakut. Ky grup i kishte takuar fraksionit të Ayman Rabi´az-Zawahiri, që bashkëpunonte me Al Qa’idan.

9. Procesi gjyqësor kundër „të dëbuarve nga Shqipëria” Që nga viti 1992, Shqipëria duke shpresuar për ndihma ekonomike, ishte anëtarësuar në Organizatën e Konferencës Islamike (OIC). Ky orientim politik i Shqipërisë ishte shfrytëzuar nga qarqet e caktuara terroriste islamike për depërtimin e tyre të lehtë në Shqipëri. Kështu, në prill të vitit 1994, me ftesë të qarqeve të caktuara, kishte qënFlamuri i përbashkët i anëtarëve të druar në Tiranë edhe Osama bin Laden. Gjatë kësaj Organizatës së Konferencës Islamike vizite ai ishte takuar edhe me disa zyrtarë të lartë shtetërorë. Sipas të dhënave të shërbimeve të caktuara sekrete perëndimore, Osama bin Laden dhe disa qarqe të tjera terroriste islamike i kishin themeluar ose kishin qenë bashkëthemelues të disa projekteve “ekonomike” ose “humanitare” në Shqipëri, si: përfaqësisë së Bankës ArabeIslamike në Tiranë, degën e Organizatës Humanitare “Al-Haramen” etj., të cilat kishin vepruar në mënyrë konspirative në drejtim të nxitjes së aktiviteteve fundamentaliste islamike në Shqipëri494. Në vitin 1999, në kazermën ushtarake në Häkstep, e cila gjendet në afërsi të Kajros, ishte zhvilluar një proces gjyqësor kundër 107 personave të akuzuar për terrorizëm, shumica e të cilëve kishin qenë anëtarë të Al-Gama’a al-Islamiyya dhe Al-Xhihad Al Islami. Në mjetet e informimit publik, ky proces gjyqësor ishte prezantuar si „proces kundër të dëbuarve nga Shqipëria”. Në vitin 1988, autoritetet shqiptare, me kërkesë të ShBA-së, kishin burgosur dhe ekstraduar 14 shtetas egjiptianë të kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar. Numri tjetër i të burgosurve ishte
494

Që nga viti 1992, udhëheqja politike shqiptare e kishte anëtarësuar Shqipërinë në Organizatën e Konferencës Islamike (OIC).

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

263 :.

ekstraduar nga Azerbejxhani, Bullgaria, Ekuadori, Kanadaja, Pakistani, Afrika e Jugut, Uruguai, ShBA, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga disa shtete të tjera arabe, të cilat për shkaqe sigurie kishin kërkuar të mos u publikoheshin emrat. Në këtë proces gjyqësor ishte zhvilluar procedura edhe kundër pesë shtetasve egjiptianë, të burgosur në Angli, dhe kundër një tjetri të burgosur në Austri. Kundër 61 shtetasve të tjerë ishte zhvilluar procedura në mungesë, ngaqë qeveritë e Afganistanit dhe Jemenit nuk kishin pranuar ekstradimin e personave të kërkuar. Kryesisht, të gjithë këta të akuzuar kishte qëndruar më parë në vende të ndryshme të Ballkanit, si Shqipëri, Bosnje dhe Bullgari. Për dallim nga mediet publike, të cilat raportonin për „procesin kundër të dëbuarve nga Shqipëria”, gjykata e lartë penale e kishte emërtuar këtë „proces kundër arabëve të Ballkanit”. I akuzuari i parë në këtë proces, Ibrahim An-Nadjar, kishte deklaruar: „unë kam gisht në sulmin në Najrobi...; Ambasada Amerikane në Najrobi ishte shndërruar në qendër për spiunimin e aktiviteteve të lëvizjeve të ndryshme islame në rajon. Unë jam mysliman dhe si i tillë luftoj kundër izraelitëve. Qëndroj përkrah Osama bin Ladenit dhe mbështes çdo vepër të tij. Në luftë kundër Amerikës nuk duhet ta lëmë të vetmuar Zawahirin,… dhe i tërë populli mysliman duhet t’i bashkohet luftës së tij”495. Ashtu sikurse i akuzuari i parë, edhe të akuzuarit e tjerë e kishin fajësuar Shërbimin Sekret Amerikan CIA për çdo të keqe në botën islame. Shërbimet amerikane ishin akuzuar edhe për rrëmbimin dhe burgosjen e tyre, si dhe për pjesëmarrje të kundërligjshme në hetuesi. Madje edhe për dhunën e pësuar gjatë hetuesisë nga organet egjiptiane, ishin akuzuar amerikanët. Shteti amerikan ishte akuzuar edhe për likuidimin e një grupi të vullnetarëve të Al-Gama’a al-Islamiyya dhe Al-Xhihad Al Islami nga forcat serbe në Kosovë, ngaqë kishin ndikuar te kryengritësit shqiptarë të mos bashkëpunonin me vëllezërit e tyre myslimanë496. Edhe pse të gjitha fazat procedurale ishin zhvilluar nga organet e drejtësisë egjiptiane, urrejtja e të akuzuarve nuk ishte manifestuar kundër Egjiptit ose kundër ndonjë shteti tjetër mysliman, por kundër „satanit të madh”, duke brohoritur parulla „revolucion me Kuran kundër katilit amerikan”, „Klinton vrasës i mallkuar i popullit mysliman”, „revolucione islamike kundër kryqëzatave katolike” etj. Me propagandimin e parullave të tilla ishte tentuar shndërrimi i këtij procesi gjyqësor në mjet për propagandimin e ideve të ndryshme terroriste islamike497.
495 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 50. 496 Po aty, f. 40-55. 497 Muhammad Saláh, Al-ahkám fí qadíyati `l-`á`idún min albániya´, Al-Hayat, 19.04.1999, f.5. Krahaso: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, München 2001, f. 51.

.: 264

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Shtetet anëtare (e gjelbër e mbyllur) dhe shtetet vëzhguese të Konferencës Islamike. Kjo organizatë e 57 shteteve islamike, përfaqëson vetëm botën myslimane. Sipas deklaratës themeluese të 25.09.1969, Konferenca Islamike ka për qëllim çlirimin e Jerusalemit dhe të Xhamisë Al-Aqsa nga pushtimi izraelit. Selia e përkohshme e Konferencës Islamike „derisa të çlirohet Jerusalemi” është Dshidba e Arabisë Saudite.

Gjatë zhvillimit të këtij procesi gjyqësor ishte dëshmuar fakti se jo Shqipëria ose ndonjë vend tjetër i Ballkanit, por edhe Malajzia kishte shërbyer si qendër e aktiviteteve të grupeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare islamike. Në këtë proces edhe njëherë ishte shqiptuar dënimi me vdekje në mungesë kundër zëvendësit të Osama bin Ladenit, Al Zawahirit. Aktivistët e grupeve Al-Gama’a al-Islamiyya dhe Al-Xhihad Al Islami, të përkrahura nga Al Qa’ida dhe nga qarqet e tjera terroriste ndërkombëtare, duke zhvilluar formalisht aktivitete humanitare, ishin përpjekur të infiltroheshin në strukturat e ndryshme të popujve të Ballkanit me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe përgatitjes së konflikteve ndërfetare në rajon498. 10. Front Islamique du Salut (FIS) Al-Jabha al-islamiya li-l-Inqaz

Organizata terroriste algjeriane „Front Islamique du Salut” (Fronti i Shenjtë Islamik), ishte themeluar gjatë viteve ‘60 të shek. XX, si degë e Vëllazërimit Mysliman. Pas protes498

Po aty, f. 49-52.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

265 :.

tave masive (të organizuara edhe në Algjeri), kundër ekzekutimit të dënimit me vdekje ndaj themeluesit të Vëllazërimit Mysliman, Sayyid Qutb, që ishte bërë në Egjipt, në vitin 1966, qeveria algjeriane e kishte ndaluar aktivitetin politik të kësaj organizate islamike, që kishte vepruar me emrin „Al-Qiyam al-Islamiya”499. Në vitin 1989, nga disa grupe dhe fraksione të ndryshme islamike ishte riaktivizuar partia politike e njohur me emrin „Front Islamique du Salut” (FIS) “Fronti i Shenjtë Islamik”. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 1990, kjo parti kishte fituar pushtetin në 55% të komunave dhe në 32 bashkësi administrative (nga 48 që ishin gjithsej). Ndërsa, në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1991, kjo parti kishte fituar 47 % të votave. Pas kësaj fitoreje të bindshme politike, armata algjeriane i kishte anuluar zgjedhjet, e kishte shpërndarë parlamentin si dhe larguar kryetarin Chedl Benjedid nga pushteti500. Në këto rrethana luftarake kishte filluar edhe burgosja masive e aktivistëve të „Frontit të Shenjtë Islamik”. Gjatë këtij viti ishin dënuar me nga 12 vjet burg edhe udhëheqësit kryesorë të kësaj partie, Cheikh Abassi Madani dhe Ali Benhadj501. Gjatë kohës së veprimit të lirë politik, Front Islamique du Salut (FIS / Fronti i Shenjtë Islamik) kishte numëruar 500.000 deri në një milion anëtarë. Udhëheqës të kësaj organizate terroriste, përkatësisht partie politike ishin: - Abassi Madani, 1931, i dënuar politik në vitin 1954, profesor në Universitetin e Algjerit, sërish i dënuar me burg në vitin 1991 dhe i liruar në vitin 1997. - Ali Benhadj, predikues fetar, i burgosur nga viti 1991 deri në vitin 1999, dyshohet se mban lidhje me udhëheqjen e Grupit të Armatosur Islamik (GIA), dhe, - Abdelkader Hachani, inxhinier, i dënuar politik nga viti 1992 deri në vitin 1997, i vrarë më 22.11.1999502. Pas valës masive të burgosjeve të vitit 1992, një vit më vonë ishte themeluar krahu i armatosur i “Front Islamique du Salut”, i quajtur me emrin Armée Islamique du Salut (AIS) – Armata e Shenjtë Islamike, e cila udhëhiqej nga Madani Mezrag dhe Ahmed Benaicha. Në të vërtetë, ky formacion i armatosur ishte formuar nga Policia Islamike, të cilën e kishte themeluar Front Islamique du Salut (FIS) Fronti i Shenjtë Islamik që nga viti 1989. Në përbërje të këtyre formacioneve kishin qenë ish-vullnetarët e luftës afgane dhe mbeturinat e grupit terrorist Mouvement Islamique Armé(MIA) që kishte qenë aktive gjatë viteve të tetëd499

500

FIS, emëruar sipas evidencës franceze „Front Islamique du Salut”,www.algeria-watch.de/artikel/ini/ini2.htm www.fisalgeria.org. 501 http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen, Front Islamique du Salut (FIS) 502 Biografia: http://www.algeria-interface.com/new/article.php?article_id=432&lng=e

.: 266

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

hjeta dhe ishte amnistuar në vitin 1989503. Në vitin 1997, Armée Islamique du Salut (AIS) Armata e Shenjtë Islamike me një komunikatë publike ishte distancuar nga lufta e armatosur. Ndërkaq, më 11.01.2000, komandant Madani Mezragu kishte nënshkruar dekretin për shkatërrimin e kësaj armate504. Qëllimi politik i Front Islamique du Salut (FIS), ishte rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Bouteflika dhe themelimi i shtetit islamik të bazuar në parimet e së drejtës islamike. Për realizimin e këtij qëllimi, Front Islamique du Salut (FIS) “Fronti i Shenjtë Islamik” kishte ndërmarrë aksione terroriste kundër pjesëtarëve të ushtrisë dhe kundër pushtetit algjerian. Më vonë sulmet e “Armée Islamique du Salut” kishin qenë të drejtuara edhe kundër Grupeve të Armatosura Islamike (GIA)505. Sipas të dhënave të ndryshme, kjo organizatë ishte financuar nga burime të ndryshme kriminale dhe nga ndihmat e ndryshme vullnetare, të ardhura sidomos nga Arabia Saudite. “Groupe Islamique Armé” (Grupet e Armatosura Islamike), ishin themeluar në prill të vitit 1992 nga disa aktivistë militantë të Front Islamique du Salut ( të Frontit të Shenjtë Islamik). Qëllimi kryesor i themelimit të këtij grupi terrorist kishte qenë zbatimi i rregullave të Sharias (Sheriatit) në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe themelimi i shtetit islamik. Që nga viti 1994, Groupe Islamique Armé (GIA) vepron në mënyrë të pavarur. Sipas vlerësimeve, ky grup terrorist ka në dispozicion rreth 1500 anëtarë506. Themelues dhe udhëheqës i këtij grupi ishte Mansour Meliani, i likuiduar në vitin 1993. Që nga viti 1996 komandant i Grupeve të Armatosura Islamike ishte zgjedhur Antar Zouabri, i vrarë nga forcat policore më 09.02.2002 në Boufarik afër Algjerit507. GIA nuk i kishte sulmuar vetëm përfaqësuesit e ndryshëm Simboli i GIA shtetërorë algjerianë, por edhe objektivat e ndryshme ndërkombëtare dhe popullsinë e pafajshme algjeriane. Në këtë drejtim, ishin parapëlqyer sulmet kundër femrave të veshura me rroba antiislame dhe familjeve të tyre. Nga pretekste të tilla, në mbrëmjen e 27.12.1997, ishin masakruar mbi 400 banorë të një fshati në jug të kryeqytetit Algjer. Në dhjetor të vitit 1994, një komando terroriste e GIA, kishte rrëmbyer një aeroplan të “Air France”, të cilin ishte përpjekur ta drejtonte drejt Kullës së Aifelit. Dy vjet më vonë (dhjetor 1996) ishte
503 504

http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/fis.html. http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen, Front Islamique du Salut (FIS) 505 GIA, emëruar sipas evidencës franceze Groupe Islamique Armé, artikull në «Le Monde» 10.02.02: www.lemonde.fr/article/0,5987,3212—262200-,00.html 506 http://www.algeria-interface.com/index.htm 507 Publikim anonim: www.netspace.net.au/~rod/alg/dawa.htm

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

267 :.

montuar edhe një mjet shpërthyes në metronë e Parisit, nga shpërthimi i së cilës kishin vdekur katër qytetarë francezë. “Groupe Islamique Armé” (GIA), akuzohet edhe për vrasjen e rreth 100 shtetasve të huaj në Algjeri. Mirëpo kjo ushtri islamike, tmerret më të shumta ia kishte shkaktuar popullit të vet: mbi 100.000 viktima508. Në kuadër të Groupe Islamique Armé (GIA), deri tash janë evidentuar disa konfrontime dhe përçarje të brendshme, që kishin rezultuar me ndarje të fraksioneve të ndryshme si “Groupe salafiste pour la prédication et le combat“ (GSPC), të udhëhequr nga Hassan Hattab. Ky fraksion terrorist udhëhiqet kryesisht nga ishluftëtarët e Afganistanit dhe lufton me qëllim të realizimit të një revolucioni botëror islamik509. Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i aktivistëve radikalë të Groupe Islamique Armé (GIA) është burgosur ose likuiduar. Numri i përgjithshëm i forcave terroriste të këtij grupi, nuk është më i madh se disa qindra anëtarë. Pas goditjeve të pësuara gjatë viteve të fundit, Groupe Islamique Armé (GIA), nuk funksionon më si grup terrorist i organizuar në mënyrë hierarkike, por është ndarë në katër klane familjare, që veprojnë në veri të Algjerisë510. Dyshohet se ky grup terrorist ka gisht në rrëmbimin e dhjetëra turistëve gjermanë në vitin 2003, që ishin liruar pas pagimit të dhjetëra milionë dollarëve të kërkuar. Më 11.09.2006, “Groupe salafiste pour la prédication et le combat“ (GSPC), ishte bashkuar me “Al-Qa´idën“, me arsyetimin se Al-Qa´ida është organizata e vetme e cila ka mundësi për bashkimin e të gjithë “muxhahedinëve“ dhe reprezentimin e Umma (Bashkësisë së Besimtarëve Myslimanë). Pas këtij bashkimi, në janar të vitit 2007, “Salafiyist Group for Preaching and Combat“ ishte paraqitur më emrin „Al-Qa´ida në Maghrebin Mysliman“. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Algjerisë, numri i këtij grupi terrorist është gjithnjë në rënie. Kështu, në vitin 2005, „Al-Qa´ida në Maghrebin Mysliman“, kishte rreth 800 anëtarë, ndërsa në vitin 2006 rreth 500 anëtarë. Sipas vlerësimeve të reja numri i këtij grupi terrorist është 300 deri në 400 anëtarë. Shkaku kryesor i rënies së numrit të anëtarëve aktivë të këtij grupi terrorist është burgosja ose likuidimi i udhëheqësve të saj. Udhëheqës aktual i këtij grupi është Abdelmalek Droukdel i njohur si „Abdelwadoud“511.
Po aty, f. 24. Guido Steinberg, Islamismus und islamistischer Terrorismus im Nahen und Mittleren Osten, Ursachen der Anschläge vom 11. September 2001, Sankt Augustin, Februar 2002, Redaktionelle Betreuung: Andreas Jacobs, Monika Grade ISBN 3933714-28-1, f.14. 510 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 170. 511 Die Zeit: Terror in Algier, 11. Dezember 2007
508 509

.: 268

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Me 11. 04. 2007, „Al-Qa´ida në Maghrebin Mysliman“, kishte kryer një sulm terrorist kundër selisë së kryeministrit algjerian dhe komisariatit të Policisë në Algjer. Gjatë këtyre sulmeve vetëvrasëse kishin humbur jetën rreth 32 persona dhe ishin plagosur 222 të tjerë. Tetë muaj më vonë ishte kryer një sulm i ngjashëm edhe kundër ndërtesës së UNHCR, në të cilën kishin humbur jetën 26 persona. Sulmet e tilla terroriste kishin vazhduar edhe në vitin 2008. Kështu vetëm gjatë muajit gusht ishin ndërmarrë rreth 20 sulme të ndryshme terroriste që kishin shkaktuar vdekjen e rreth 120 personave512. 11. Mujahedeen-e Khalq (MEK) “Mujahedeen-e Khalq“ është grupi më i fuqishëm militant, i cili lufton kundër pushtetit islamik në Iran. Kjo organizatë e njohur edhe me emrin “Organizata e Muxhahedinëve Iranianë“513 udhëhiqet nga çifti bashkëshortor Massoud dhe Maryam Rajavi. Në vitin 1997, “Mujahedeen-e Khalq“ ishte evidentuar në Listën e Grupeve dhe Organizatave Terroriste Ndërkombëtare të hartuara nga ShBA. Në vitin 2002 edhe Mujahedeen-e Khalq Bashkësia Evropiane e kishte evidentuar emrin e kësaj organizate në listën e subjekteve terroriste ndërkombëtare, me arsyetim se kohëve të fundit, ky grupacion militant kishte filluar sulmet e pakontrolluara terroriste edhe kundër popullsinë civile iraniane514. “Mujahedeen-e Khalq“ ishte themeluar gjatë viteve ’60 të shek. XX në Iran nga një grup i intelektualëve të rinj me qëllim të kundërshtimit aktiv të politikës properëndimore, që udhëhiqej nga shahu i atëhershëm i Iranit, Mohamad Reza Pahlavi. Gjatë zhvillimeve revolucionare të viteve 1978/79 në Iran, Mujahedeen-e Khalq kishte marrë pjesë aktive në anën e forcave revolucionare islamike. Kjo organizatë kishte dhënë kontribut të çmuar në pushtimin e Ambasadës Amerikane në Teheran515. Mirëpo më vonë, pas konstituimit të pushtetit islamik në Iran, ideologjia e Mujahedeen-e Khalq e karakterizuar me elemente të përziera komuniste dhe islamike, nuk ishte pranuar nga udhëheqja islamike. Kështu, pas ndalimit të aktivitetit politik të kësaj organizate, udhëheqja e saj ishte detyruar të kërkonte strehim politik në Paris516.
Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2009, Der Verfassungsschutzbericht 2008, f. 211 Mudjahedin; luftëtar i Allahut 514 http://www.cdi.org/terrorism/mek.cfm 515 Në nëntor të vitit 1979, një grup i studentëve revolucionarë islamikë e kishte pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran dhe pas 444 ditëve, i kishin liruar 52 anëtarë të personelit të rrëmbyer diplomatik amerikan. Lirimi ishte arritur (në prag të ndërrimit të administratës Karter me atë të Reganit në ShBA), falë një marrëveshjeje të arritur me ndërmjetësimin e Algjerisë. Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 305. 516 http://www.weltpolitik.net
512 513

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

269 :.

Aktiviteti politik i Mujahedeen-e Khalq është i karakterizuar me zhvillimin e propagandës aktive kundër pushtetit islamik në Iran dhe kryerjen e sulmeve terroriste kundër përfaqësuesve të këtij pushteti. Mujahedeen-e Khalq (MEK), është përgjegjëse për vrasjen e qytetarëve të ndryshëm amerikanë të angazhuar gjatë viteve ’70 të shek. XX, në projekte të ndryshme ekonomike dhe ushtarake në Iran. Më 28.06.1981, MEK, kishte sulmuar selinë e Partisë Republikane Islamike në Teheran dhe zyrën e Ekzekutimet masive me vdekje në Iran independent.co.uk, 4.07.2009 kryeministrit iranian. Gjatë këtyre sulmeve ishin vrarë mbi 70 funksionarë të lartë shtetërorë dhe fetarë islamikë, ndër të cilët edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Ayatollah Mohamad Beheshti. Tre muaj më vonë, pra më 30.09.1981, ishte vrarë edhe kryetari i shtetit iranian, Mohammad-Ali Rajaei, i emëruar në bazë të detyrës zyrtare (ish-Kryeministër), pas strehimit të kryetarit iranian Bani-Sadr në Paris517. Disa ditë më vonë, Mujahedeen-e Khalq (MEK) kishte arritur ta vriste edhe kryeministrin e porsaemëruar iranian, Mohammad-Javad Bahnonar, shefin e policisë iraniane dhe prokurorin e përgjithshëm publik iranian. Gjatë këtyre trazirave politike, që kishin filluar paralelisht me instalimin e pushtetit të ri islamik në Iran, kishin vdekur mbi 10.000 qytetarë iranianë518. Gjatë luftës irako-iraniane të viteve 1980-1988, qeveria e Bagdadit e kishte financuar dhe furnizuar me armë Mujahedeen-e Khalq. Në vitin 1991, formacionet luftarake të MEK-ut, kishin marrë pjesë aktive në shuarjen e kryengritjeve kurde dhe të atyre shiite në Veri dhe në Jug të Irakut. Që nga ato vite e deri në vitin 2003, organizata Mujahedeen-e Khalq, kishte kryer disa detyra me interes të veçantë për
Kryetari i shtetit iranian Bani-Sadr kishte kërkuar strehim politik në Francë së bashku me udhëheqësin e Mujahedeen-e Khalq Massoud Rajavi. Në vitin 1986, nga presioni i fuqishëm i Iranit, autoritetet franceze e kishin dëbuar Rajavin nga Franca. Që nga ajo kohë ai ishte vendosur në Bagdad dhe nga atje i zhvillonte operacionet e ndryshme luftarake kundër Iranit. Më gjerësisht shih: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 307. 518 Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 304.
517

.: 270

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

sigurinë nacionale të Irakut. Kështu, në prill të vitit 1992, Mujahedeen-e Khalq kishte sulmuar 13 përfaqësi të ndryshme diplomatike iraniane të akredituara në shtete të ndryshme të botës. Gjatë këtyre sulmeve ishte dëshmuar aftësia operative e kësaj organizate terroriste për veprim terrorist në arenën ndërkombëtare519. Që nga përfundimi i Revolucionit Islamik, Mujahedeen-e Khalq kishte paraqitur rrezik serioz për sigurinë e udhëheqjes shtetërore dhe fetare të Iranit. Krahas sulmeve të ndryshme kundër pozicioneve ushtarake dhe policore iraniane në vitin 2000 ishte sulmuar edhe kompleksi i ndërtesave të udhëheqjes shtetërore iraniane në të cilën ndodhej zyra e udhëheKomandanti Massoud Rajavi, Teheran 1996 qësit të revolucionit islamik dhe kryetarit të shtetit, Mohammad Khatami. Gjatë këtij sulmi ishte vrarë shefi i shtabit gjeneral iranian, Ali Sayyad Shirazi. Mujahedeen-e Khalq posedon rreth 10.000 anëtarë të organizuar në formacionin luftarak, të njohur me emrin “Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit”. Deri në vitin 2003, kur ishte shkatërruar pushteti i Sadam Huseinit në Irak, Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit kishte poseduar edhe automjete të blinduara, tanksa dhe artileri të rëndë. Pas invadimit ushtarak amerikan në Irak, bazat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Iranit të stacionuara përgjatë tërë kufirit shtetëror me Iranin, ishin shkatërruar. Që nga viti 2003, kur është ndërprerë ndihma zyrtare e Irakut, Mujahedeen-e Khalq, financohet vetëm nga ndihmat e ndryshme vullnetare. Në korrik të vitit 2003 ishte ndërmarrë një operacion i përbashkët në mes forcave aleate dhe organeve franceze, që ishte kurorëzuar me identifikimin dhe burgosjen e mbi 160 udhëheqësve të lartë të Mujahedeen-e Khalq, në mesin e të cilëve edhe të komandantit, Maryam Rajavi. Mujahedeen-e Khalq është në listën e organizatave terroriste të ShBA-së. Ndërsa Bashkimi Evropian në janar të vitit 2009 e kishte hequr këtë organizatë nga lista e organizatave terroriste, që kishte figuruar prej vitit 2002. 12. Muxhahedinët arabë Pas okupimit gati dhjetëvjeçar, në vitin 1988, Bashkimi Sovjetik kishte filluar të përgatitej për t’u tërhequr ushtarakisht nga Afganistani. Duke justifikuar një vendim të tillë, kryetari Gorbaçov në një rast kishte deklaruar: „Vendimi për
519

Amirpur, Katajun: Iran: das Beispiel der Volksmojahedin. - Hamburg: Deutsches Orient-Institut, 2002, f. 15.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

271 :.

okupimin e Afganistanit, i aprovuar në vitin 1979, kishte qenë spontan dhe i gabuar..., ndoshta udhëheqësit e atëhershëm shtetërorë, të cilët nuk jetojnë më, e kishin marrë një vendim të tillë në gjendje të dehur“520. Më 27.12.1979, Babrak Karmal, gjatë një fjalimi të transmetuar nga një radio afgane, kishte kërkuar ndihmën vëllazërore sovjetike. Disa ditë më vonë kishte filluar marshimi i armatës sovjetike në drejtim të Afganistanit. Sipas sqarimeve zyrtare, ndërhyrja ushtarake e Bashkimit Sovjetik në Afganistan, ishte vetëm ofrim i ndihmës së kërkuar ndërkombëtare nga qeveria afgane521. Që në vitet e para të okupimit sovjetik, në Afganistan ishin formuar shtatë grupe kryesore të rezistencës: Hizb-i-Islami (Partia Islame), e udhëhequr nga Yunis Khalis; Hizb-i-Islami (Partia Islame), parti tjetër Islame, e udhëhequr nga Guldbuddin Hekmatyar; Jamiat Islami (Shoqëria Islame); Itehad-i-IslamBaray Azadi Afganistan (Aleanca Islamike për Çlirimin e Afganistanit); Islami Melli Mahaz (Fronti Kombëtar Islamik); Jabahai-yi-Nijat Melli (Fronti Çlirimtar Kombëtar) dhe Harakat-i-Inqelab-i-Islami (Lëvizja Revolucionare Islamike)522. Në maj të vitit 1985 ishte marrë vendimi për takimin e përfaqësuesve të këtyre grupeve në Peshawar me qëllim të themelimit të një formacioni të përbashkët kryengritës me emrin Islami-Itehad-Afganistan Mudjaheddin (Bashkimi i Luftëtarëve Islamë të Afganistanit), i njohur edhe me emrin “Uniteti”. Sipas marrëveshjes së arritur, komanda e këtij formacioni të përbashkët kryengritës duhej ndërruar sipas parimit të rotacionit çdo tre muaj. Paralelisht me fillimin e kryengritjes së armatosur në Afganistan, në disa shtete myslimane kishte filluar rekrutimi i vullnetarëve të ashtuquajtur Mu hid (shumës: Mu hidun ose – n). Fjala “muxhahid”, ka kuptimin e personit „i cili përpiqet ta mbrojë veten, duke zbatuar rregullat e Islamit ose duke përhapur Islamin”523. Në formimin e këtyre brigadave vullnetare islamike, kontribut të veçantë kishin dhënë disa shtete perëndimore. Kështu, administrata e Karterit (ShBA), kishte filluar t’i furnizonte me armë formacionet muxhahedine në Afganistan. Ndërkaq, pas ardhjes së Reganit në pushtet, ndihma e filluar ushtarake amerikane, destinuar kryengritësve afganë, ishte shumëfishuar. Sipas të dhënave të publikuara, ShBA-të u kishin ofruar lëvizjeve të ndryshme kryengritëse në Afganistan, ndihma të ndryshme ushtarake në vlerë prej tre miliardë dollarësh, ndërsa Arabia
Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 141. 521 http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C807141_N808086_L20_D0_I541.html 522 Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 139/44. 523 http://www.uni-protokolle.de/Lexikon/Mudjahedin.html
520

.: 272

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Saudite, Kina dhe shtetet e tjera të interesuara, u kishin ofruar ndihma në vlerë prej gjithsej një miliard dollarësh amerikanë524. Sipas të dhënave të shërbimeve të ndryshme informative, gjatë luftës dhjetëvjeçare në Afganistan, kishin ardhur rreth 35.000 muxhahedinë nga 40 shtete të ndryshme të botës. Para integrimit të tyre në luftë, ata kishin absolvuar kurse të ndryshme luftarake në ndonjërin nga kampet e shumta ushtarake në Pakistan dhe Afganistan. Kështu ishte formuar edhe një rrjet i tërë i raporteve në mes ekstremistëve të ndryshëm islamikë të vendeve të ndryshme të botës. Në këtë drejtim, kontribut të veçantë kishte dhënë posaçërisht Osama bin Ladeni525. Pas vitit 1989, kur kishte filluar tërheqja e forcave sovjetike nga Afganistani, struktura e krijuar e muxhahedinëve arabë kishte filluar të shpërndahej në tri drejtime kryesore. Një pjesë e tyre, afërsisht prej 5000 luftëtarësh, ishin integruar në organizatën terroriste Al Qa’ida, që ishte themeluar në vitin 1988. Pjesa tjetër ishte kthyer në atdheun e vet, duke filluar një jetë të re ose ishte integruar në grupet e ndryshme fetare ose nacionaliste terroriste. Ndërsa, kategoria e tretë vepron në nivele të paeksponuara lokale ose është angazhuar në aktivitete mafioze526. 13. Grupet terroriste islamike pakistaneze Njëri prej grupeve kryesore terroriste, që vepron në kufirin në mes Indisë dhe Pakistanit është Harakat ul-Mujahedeen (Grupi i Luftëtarëve të Lirisë Islamike). Ky grup terrorist lufton me qëllim të ndarjes së territorit të Kashmirit, të banuar kryesisht me popullsi myslimane, dhe bashkimit të tij me Pakistanin ose themelimin e shtetit të pavarur Islam të Kashmirit. Lidhur me këtë problem kompleks territorial, gjatë viteve 1947, 1965 dhe 1971, ishin zhvilluar luftëra të përgjakshme në mes të Indisë dhe Pakistanit. Që nga viti 1990 e deri më fund të vitit 2003, nga pasojat e aktiviteteve të ndryshme terroriste dhe luftarake të zhvilluara në këtë rajon, kanë humbur jetën rreth 35.000 persona. Pas 11.09.2001, administrata e Pakistanit e ka ndaluar aktivitetin publik të këtij grupi terrorist. Mirëpo, me gjithë këtë ndalesë të tillë, duket se është shtuar aktiviteti dhe prania ilegale e këtij grupi terrorist në rajon527.
524

Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 143/45. 525 Krahaso: www.miprox.de/USA_speziell/Die_Vereinigten_Staaten_und_der_Terrorismus_in_Nahost.html 526 www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/ master/C807141_N808086_L20_D0_I541.html - 30k 527 Harakat ul-Mujahedeen është emër i ri me të cilin vepron organizata Harakat ul-Ansar. Kjo organizatë ishte evidentuar në listën e grupeve dhe organizatave terroriste të ShBA-së dhe me qëllim të shmangies së sanksioneve të vendosura nga ajo si dhe konfrontimeve të padëshiruara me autoritetet e pushtetit pakistanez, në fund të viteve ‘90 të shek. XX., ishte marrë vendimi për veprim me emër të ri: “Harakat ul-Mujahedeen”. http://www.trend.infopartisan.net/trd1001/t241001.html

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

273 :.

Me gjithë faktin se qëllimi politik i Harakat ul-Mujahedeen është nacional (pavarësimi i Kashmirit nga shteti i Indisë), në shkurt të vitit 1998, udhëheqësi i këtij grupi, Fazlur Rahman Khalil, kishte nënshkruar bashkimin e Harakat ulMujahedeen me të ashtuquajturin “Front të Xhihadit Botëror Islamik kundër Izraelitëve dhe të Krishterëve”528. Aktualisht, Fazlur Rahman Khalil, është sekretari i përgjithshëm Harakat ul-Mujahedeen, ndërsa komandant, që nga muaji shkurt i vitit 2000 është emëruar Faruq529. Sulmet kryesore terroriste ndërkombëtare, të kryera nga ky grup, janë rrëmbimi i pesë turistëve nga Evropa në vitin 1995 dhe rrëmbimi i një aeroplani të kompanisë ajrore indiane në dhjetor të vitit 1999. Në shkurt të vitit 2000, nga Harakat ul-Mujahedeen, ishte ndarë formacioni i udhëhequr nga Masood Azhar me emrin Jaish-e-Mohammed, që do të thotë “Ushtria e Muhamedit”. Gjithashtu edhe ky grup terrorist e ka nënshkruar anëtarësimin e vet në Frontin e Xhihadit Botëror Islamik kundër Izraelitëve dhe të Krishterëve”. Sipas të dhënave amerikane, ky grup terrorist financohet kryesisht nga Osama bin Ladeni530. Përveç grupeve të lartshënuara, në Pakistan vepron edhe grupi terrorist, i njohur me emrin Lashkar-e-Tayyaba (Ushtria e të Pastërve). Në të vërtetë, ky grup posedon të gjitha elementet e një formacioni të armatosur ushtarak. Njëri prej qëllimeve kryesore të këtij grupi është bashkimi i territorit të Kashmirit me Pakistanin. Regrutimi i anëtarëve të Lashkar-e-Tayyaba, bëhet kryesisht në institutin misionar mysliman “Qendra për Vijimin e Rrugës së Drejtë Islamike”. Ndërsa, komandant i këtij grupi është profesori klerik, Hafiz Mohammed Saeed531. Viteve të fundit, në Pakistan, janë paraqitur edhe tri grupe të reja terroriste: Lashka-e-Jhangvi, i njohur për sulmet e veta kundër shtetasve amerikanë në rajon; Harkat al-Jihad al-Islami (Lëvizja e Xhihadit Islamik) dhe Hizb-al Mudjahedeen (Partia e Muxhahedinëve). Të gjitha këto grupe bashkëpunojnë në forma të ndryshme me rrjetin terrorist të Osama bin Ladenit dhe luftojnë me qëllim të bashkimit të Kashmirit me Pakistanin532. 14. Jemaah Islamiyah (JI) Bashkësia Islame Jemaah Islamiyah (Bashkësia Islame), është organizatë terroriste, e themeluar nga Abdullah Sungkar dhe Abu Bakar Bashir gjatë viteve ‘90 të shek.
Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 171. IAP-Analyse, Der Kaschmir-Konflikt, http://www.sipotec.net/IAP_Aktuell/IAP_07_2002/S_07_02_06.html 530 IAP-Analyse, Der Kaschmir-Konflikt http://www.sipotec.net/IAP_Aktuell/IAP_07_2002/S_07_02_06.html 531 Helmut Reifeld, Der Islam in Indien nach dem 11. September, www.kas.de/wf/doc/kas_251-544-1-30.pdf 532 IAP-Analyse, Der Kaschmir-Konflikt, http://www.sipotec.net/IAP_Aktuell/IAP_07_2002/S_07_02_06.html
528 529

.: 274

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

XX në Malajzi. Pas largimit nga pushteti të diktatorit indonezian, Suharto, në vitin 1998, Sungkar dhe Bashir së bashku me grupin e tyre politik ishin kthyer në atdhe. Një vit më vonë Sungkar kishte vdekur, ndërsa Abu Bakar Bashir, duke vepruar sipas ideologjisë radikale të lëvizjes islamike “Islam Darul” kishte themeluar Këshillin e Muxhahedinëve të Indonezisë. Në këtë organ konsultativ ishin inkuadruar personat dhe grupet e ndryshme radikale islamike, që luftonin për themelimin e një shteti islamik, i cili do t’i përfshinte territoret e Indonezisë, Malajzisë, Singaporit, pjesën jugore të Filipineve dhe Tajlandën Jugore533. Jemaah Islamiyah është përgjegjëse për kryerjen e disa sulmeve terroriste në Indonezi dhe në pjesë të tjera të Azisë Juglindore. Kështu, gjatë Krishtlindjeve të vitit 2000 Bashkësia Islame (Jemaah Islamiyah), kishte sulmuar mbi 30 kisha dhe objekte të tjera fetare katolike në 11 qytete të gjashtë provincave lokale në Indonezi. Në të njëjtën kohë, ishin kryer sulme të ngjashme terroriste edhe në disa pjesë jugore të Filipineve. Gjatë këtyre sulmeve terroriste kishin vdekur 19 persona dhe ishin plagosur 120 të tjerë534. Në dhjetor të vitit 2001, Shërbimi Sekret i Singaporit kishte zbuluar planin e përgatitur nga „qarqet e bashkuara ekstremiste islamike”, për kryerjen e sulmeve

533 534

U.S. Department of State, Patterns of Global Terrorism; www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2002/html/19991.htm Peter Symonds, Politische Wurzeln und Perspektiven von Jemaah Islamiyah, 14.01.2004, www.wsws.org/de/2004/jan2004/jem1-j14.shtml

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

275 :.

terroriste kundër përfaqësive diplomatike amerikane, izraelite, angleze dhe atyre australiane në Singapor. Sipas rezultateve më të reja të hetimeve, Jemaah Islamiyah është përgjegjëse edhe për kryerjen e sulmit terrorist të datës 12.10.2002, në qendrën turistike Bali, që kishte shkaktuar vdekjen e 202 personave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve535. Ky sulm kishte qenë rezultat i marrëveshjes së arritur në mes udhëheqësve të disa grupeve radikale islamike, për fillimin e aksioneve të përbashkëta terroriste kundër qendrave turistike në rajon. Jemaah Islamiyah akuzohet edhe për kryerjen e sulmit terrorist të datës 05.08.2003 në Xhakartë. Gjatë këtij sulmi të kryer para hotelit “J.W. Marriot” kishin vdekur 12 persona536. Pastaj Jemaah Islamiyah ishte akuzuar edhe për kryerjen e sulmit terrorist të vitit 2004 kundër Ambasadës Australiane në Xhakarta, për sulmin terrorist të vitit 2005 në Bali dhe për përfshirjen e drejtpërdrejtë ose indirekte në dhjetëra sulme terroriste në Filipine. Sipas vlerësimit të ekspertëve, Jemaah Islamiyah posedon rreth 5000 anëtarë të organizuar në grupe të vogla operative dhe të shpërndara nëpër vende të ndryshme të Azisë Juglindore. Ky grup financohet kryesisht nga Al-Qa’ida, ndihmat e ndryshme vullnetare dhe nga disa burime të dyshimta nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore537. Sipas rezultateve të hetimeve, Jemaah Islamiyah është në kontakt të përhershëm dhe bashkëpunon me Al-Qa’idan. Kështu, tre nga katër autorët, që kishin marrë pjesë në kryerjen e sulmeve terroriste në Bali, kishin dëshmuar për qëndrimet e tyre të gjata në kampet e ndryshme terroriste në Afganistan (Muhlias alias Ali Gufron që nga viti 1986; Ali Imron në vitin 1990 deri në vitin 1991 dhe Abdul Aziz alias Imam Samudra në vitin 1991) dhe kontaktet që kishin me strukturat komanduese të Jemaah Islamiyah538. Në prill të vitit 2007, hetuesit indonezianë kishin zbuluar krijimin e një skuadre për vrasjen e udhëheqësve të lartë shtetërorë, zyrtarëve të policisë, prokurorëve dhe gjykatësve të angazhuar për procedimin e veprave penale terroriste539. Në qershor të vitit 2007, autoritetet në Xhakartë kishin arrestuar udhëheqësin e krahut ushtarak të organizatës Jemaah Islamiyah, Ebu Duxhane dhe shtatë bashkëpunëtorët e tij, tre prej të cilëve ishin dënuar me vdekje për kryerjen edhe të sulmit terroriste në Bali (të vitit 2002), dhe në vitin 2008 ishin ekzekutuar.
Pas kryerjes së këtij sulmi terrorist, Jemaah Islamiyah ishte regjistruar në listën e Organizatave dhe Grupeve terroriste të ShBA-së. 536 U.S. Department of State, Patterns of Global Terrorism; www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2002/html/19991.htm 537 Po aty. 538 Peter Symonds, Politische Wurzeln und Perspektiven von Jemaah Islamiyah, 14.01.2004, www.wsws.org/de/2004/jan2004/jem1-j14.shtml 539 “JI forms new shoot-to-kill hit squad in Indonesia”. The Straits Times. 16 April 2007.
535

.: 276
15. Grupi Abu Sayyaf

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Në vitin 1986, prof. Abdul Rasul Abu Sayyaf kishte themeluar një brigadë muxhahedine në Afganistan. Pas përfundimit të luftës, një anëtar i kësaj brigade, i quajtur Abdurajak Abubakar Janjalani, ishte kthyer në atdhe, në qytetin Zamboanga të Filipineve, ku kishte themeluar një grup militant, Komandanti i Grupit Abu Sayaf, A.Janjalani të cilin e kishte quajtur sipas emrit (i dyti nga e majta) të ish-komandantit të tij “Abu Sayyaf”, që do të thotë Shpata e Zotit. Në vitin 1990, ky grup i ri terrorist ishte integruar në lëvizjen Moro National Liberation Front / Fronti Nacionalçlirimtar Moro/ (MNLF). Ndërsa një vit më vonë, pas paraqitjes së disa konflikteve të brendshme politike, grupi Abu Sayyaf ishte larguar nga organizata “Moro” dhe që nga ajo kohë vepron në mënyrë autonome540. Gjatë viteve 1993-1996 ishin zhvilluar bisedime në mes qeverisë Ramos të Filipineve dhe përfaqësuesve të Frontit Nacionalçlirimtar Moro, me qëllim të zgjidhjes paqësore të konflikteve nacionale. Gjatë kësaj kohe, grupi Abu Sayyaf në mënyrë intensive ishte përpjekur të sabotonte iniciativën e filluar paqësore dhe thellimin e konflikteve politike në Filipine. Me gjithë aktivitetin e tillë destruktiv, në vitin 1996 ishte arritur marrëveshja në mes qeverisë filipinase dhe përfaqësuesve të Frontit Nacionalçlirimtar Moro. Sipas kësaj marrëveshjeje, 7500 luftëtarët e mëparshëm të organizatës Moro ishin integruar në forcat ushtarake dhe ato policore të Filipines541. Grupi Abu Sayyaf nuk është ndonjë grup i vogël dhe i parëndësishëm terrorist, por është një organizatë e fuqishme militante, e cila posedon disa qendra për stërvitje terroriste në jug të Filipineve. Kështu grupi terrorist, i cili në vitin 1990 kishte pasur rreth 20 anëtarë, gjatë mesit të viteve ‘90 të shek. XX, kishte arritur të mobilizonte rreth 600 terroristë. Ndërkaq, gjatë viteve 2000/2001, grupi Abu Sayyaf numëronte mbi 2000 anëtarë542.
Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrorf. në: Zeitschrift “Wissenschaft & Frieden”, 3/2000, www.iwif.de/wf300-51.htm 541 http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen.html?/~farao/gruppen/sayyaf.htm 542 www.ict.org.il, International Terrorism/Terrorist Organizations/Abu Sayyaf Group. Okt. 2004
540

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

277 :.

Udhëheqësit kryesorë të grupit Abu Sayyaf kanë qenë: - Abdurajak Abubakar Janjalani, themelues dhe komandant i grupit, i vrarë me 18.12.1998 nga forcat policore filipinase; - Khadaffy Janjalani, vëllai i komandant Abdurajakut dhe ish-oficer në Policinë Nacionale të Filipineve. Pas vrasjes së Abdurajakut, komandant i përgjithshëm i grupit Abu Sayyaf ishte emëruar Khadaffy. Në vitin 2000 ishte njoftuar për „vendosjen e Khadaffy Janjalani nën mbikëqyrjen policore” në “Camp Crame” të Manilës. Nuk ka të dhëna lidhur me fatin e mëtejshëm të tij. - Edwin Angeles, agjent i forcave të sigurimit. Pas konvertimit të tij në fenë myslimane, ishte anëtarësuar në grupin “Abu Sayyaf”, ku brenda një kohe të shkurtër kishte arritur të depërtonte deri në strukturat më të larta komanduese. Pas paraqitjes së dyshimeve të caktuara, në vitin 1995, ishte përpjekur të largohej nga grupi Abu Sayyaf. Një muaj pas vrasjes së Abdurajak Abubakar Janjalanit ishte gjetur edhe trupi i vrarë i Edwin Angeles543. Aktualisht në strukturat komanduese të grupit Abu Sayyaf janë angazhuar Abdul Ashmad - shef i shërbimit të zbulimit, Galip Andang alias Komandant Roboti - përgjegjës për rrëmbimin e turistëve të huaj në vitin 2000 dhe komandantët e tjerë lokalë, si Mujib Agga Susukan, Said Suaib, Abu Pula Jumdail, etj544. Qëllimi politik i këtij grupi terrorist është zhdukja e simboleve të krishtera nga tokat e banuara me popullsi myslimane në Filipine, ndalimi i të drejtës së të tjerëve për peshkim në ujërat bregdetare të Basilan dhe Sulu si dhe angazhimi i përfaqësuesve fetarë myslimanë në bisedime për zgjidhjen politike të problemeve ndërfetare në Filipine. Në të vërtetë prapa këtyre qëllimeve të proklamuara politike, fshihet përpjekja e grupit të Abu Sayyafit për t’i pavarësuar territoret e banuara me popullsi myslimane me qëllim të themelimit të një shteti islam në Jug të Filipineve ose bashkimit të atij territori me një shtet të përbashkët mysliman, që do të themelohet në rajon545. Në vitin 1992, grupi Abu Sayyaf kishte rrëmbyer një turist të moshuar dhe nipin e tij pesë vjeç (Luis „Ton Ton” Biel). Dy vjet më vonë, në një ujdhesë filipinase ishte rrëmbyer një misionar katolik nga ShBA-ja. Pas këtyre rasteve, grupi Abu Sayyaf kishte filluar të rrëmbente masivisht shtetasit e huaj. Kështu në prill të vitit 2000, në ujdhesën Jolo ishte rrëmbyer grupi prej 21 turistëve, të cilët ishin
Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrors, http://www.iwif.de/wf300-51.htm Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrorf. në: Zeitschrift “Wissenschaft & Frieden”, 3/2000, www.iwif.de/wf300-51.htm 545 US-Außenministerium: Patterns of Global Terrorism, www.state.gov/documents/organization/31912.pdf
543 544

.: 278

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

liruar vetëm pas ndërmjetësimit të Libisë dhe pranimit të shumës së kërkuar të parave. Katër muaj më vonë, ishte kërkuar ndërrimi i shtetasit të rrëmbyer amerikan Jeffrey Schilling, me autorët e sulmit të parë terrorist kundër World Trade Center, Sheikun Umar Abd al-Rahman dhe Ramzi Yosef546. Ndërkaq, pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Afganistan, duket se ishin likuiduar të gjithë turistët e rrëmbyer më 27.05.2001 në ujdhesën Palawan. Përveç rrëmbimit të personave, grupi Abu Sayyaf kishte zbatuar edhe forma të tjera të veprimit terrorist. Kështu, në vitin 1995 ishin masakruar 50 banorë të fshatit Ipil në Mindanano të Filipineve. Pastaj gjatë Krishtlindjeve të vitin 1998, ishin hedhur disa granata dore kundër besimtarëve të një kishe katolike të qytetit Zamboanga. Ndërsa, më 05.03.2003 në aeroportin e qytetit Davao, ishin aktivizuar disa bomba të montuara, duke vrarë 21 dhe duke plagosur mbi 150 persona547. Pas kryerjes së shumë sulmeve terroriste dhe rrëmbimit të disa shtetasve të huaj, në mars të vitit 2000, me urdhër të kryetarit Estrada kishte filluar një operacion i gjerë luftarak kundër grupit Abu Sayyaf. Në mënyrë të ngjashme ishte reaguar edhe në nëntor të vitit 2002, kur ishin burgosur mbi 30 udhëheqës të Grupit Abu Sayyaf në mesin e të cilëve edhe rrëmbyesit e Jolos. Më 20.02.2003 njësiti operativ i Counter-Terrorist Force (CTF), kishte likuiduar shtatë udhëheqës të grupit Abu Sayyaf. Ndërkaq, më 04.07.2003, gjatë një sulmi policor në jug të Filipineve ishin vrarë edhe pesë terroristë të tjerë. Në të vërtetë, këto suksese të shërbimeve kundërterroriste filipinase ishin rezultat i bashkëpunimit me forcat amerikane. Që nga viti 1951 ekziston marrëveshja në mes Filipineve dhe ShBA-së për bashkëpunim të gjithanshëm në lëmin e sigurisë. Ndërkaq, pas intervenimit ushtarak amerikan në Afganistan, Filipinet u kishin ofruar ShBA-së dy baza ushtarake548. Grupi i Abu Sayyaf në të gjitha sferat e veprimit terrorist bashkëpunon me organizatën Al Qa’ida. Në jug të Filipineve deri në vitin 1995 kishte vepruar organizata humanitare International Islamic Relief Organisation, e udhëhequr nga dhëndri i Osama bin Ladenit, Mohamed Jamal Khalifa. Sipas dëshmive të publikuara, kjo organizatë e maskuar me petkun e aktivitetit humanitar, kishte financuar disa projekte terroriste në rajon, si grupin Abu Sayyaf dhe xhihadistët Laskar
Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrors, http://www.iwif.de/wf300-51.htm Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrorf. në: Zeitschrift “Wissenschaft & Frieden”, 3/2000, www.iwif.de/wf300-51.htm 545 US-Außenministerium: Patterns of Global Terrorism, www.state.gov/documents/organization/31912.pdf 546 Krahaso: U.S. Department of State, Patterns of Global Terrorism, http://www.state.gov; http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml, 547 US-Außenministerium: Patterns of Global Terrorism, (29.04.2004), www.state.gov/documents/organization/31912.pdf 548 Militärkooperation USA – Philippinen, Berliner Zeitung, 01.02.2002, http://www.berlinonline.de/berlinerzeitung/archiv/.bin/dump.fcgi/2002/0201/politik/0150/index.html
543 544

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

279 :.

të Indonezisë. Nga ana tjetër, kur në vitin 2000 ishte shkatërruar struktura materiale dhe ajo komanduese e Grupit të Abu Sayyaf, Osama bin Laden, i martuar edhe me një grua myslimane nga Filipinet, nga kapitali privat i kishte ofruar tre milionë dollarë për riorganizimin e këtij grupi terrorist549. Edhe sipas disa të dhënave ruse, numri më i madh i luftëtarëve të grupit Abu Sayyaf kishte qëndruar në njërin nga kampet për stërvitje terroriste në Afganistan550. Në shtator të vitit 2006, ishte vrarë komandanti i Grupit Abu Sayyaf, Khadaffy Janjalani, (vëllai i ish-komandantit Abdurajak Abubakar Janjalanit, që ishte vrarë në vitin 1995). Në shenjë hakmarrjeje, në prill të vitit 2007, Grupi i Abu Sayyaf u kishte prerë kokën shtatë banorëve të një fshati të krishterë në jug të Filipineve dhe i kishin detyruar fshatarët e tjerë për dorëzimin e kokave të prera në stacionet e afërta policore. Në qershor të vitit 2007, udhëheqës i ri i grupit terrorist Abu Sayyaf ishte caktuar Jaser Igasan. Në korrik të vitit 2009, një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve kishte deklaruar se qeveria po planifikon një ofensivë vendimtare kundër Grupit Abu Sayyaf me qëllim të likuidimit të saj dhe zgjidhjes së çështjes së varfërisë në Filipinet jugore, që është baza kryesore e lëvizjeve terroriste në Filipine. Kështu, në shtator të vitit 2009, ushtria filipinase i kishte pushtuar të gjitha bazat e Grupit Abu Sayyaf duke vrarë rreth 24 terroristë. Si reagim hakmarrës pjesëtarët e Grupit Abu Sayyaf, më 29.09.2009 kishin sulmuar një bazë ushtarake duke vrarë dy ushtarë. Pastaj, më 09.11.2009, ishte dorëzuar edhe koka e prerë e drejtorit të një shkolle fillore, që ishte rrëmbyer më 18.10.2009, në afërsi të fshatit Patikul në ishullin Jolo. 16. Ushtria Islamike nga Adeni Gjatë viteve ‘90 të shek. XX, ishin parashtruar disa kërkesa ultimative të firmosura me emrin Ushtria Islamike nga Adeni për suspendimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Irakut dhe tërheqjen e anijeve luftarake amerikane nga ujërat e Jemenit. Sa i përket sulmit të datës 12.10.2000 kundër anijes luftarake amerikane U.S.S. Cole në portin e Adenit, Shërbimi Sekret Amerikan mendon se ky sulm, që kishte shkaktuar vdekjen e 17 marinarëve amerikanë, nuk ishte kryer nga një grup i veçantë terrorist, por ishte rezultat i bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta në mes disa grupeve terroriste në rajon, të komanduara nga “Al Qa’ida”.
549 550

www.terrorismfiles.org/organisations/abu_sayyaf_group.html, Okt. 2004 www.time.com/time/asia/magazine/article/0,13673,501040830-686107,00.html.

.: 280

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Ushtria Islamike nga Adeni për herë të parë ishte paraqitur më 29.12.1998 në Abyan të Jemenit, kur ishin rrëmbyer 16 turistë të huaj. Disa ditë pas kryerjes së këtij aksioni brutal ishte thyer bindja se ky grup terrorist është njëri nga grupet më sekrete islamike në rajon. Policia jemenase i kishte zbuluar të gjitha çerdhet terroriste në vend dhe kishte ndërmarrë aksion të rrufeshëm për lirimin e turistëve të rrëmbyer. Gjatë këtij aksioni ishin likuiduar dy terroristë dhe ishin vrarë katër persona të rrëmbyer (tre shtetas britanikë dhe një australian). Pas këtij aksioni, relativisht të suksesshëm, policia jemenase kishte arritur të burgoste tërë kuadrin komandues të Ushtrisë Islamike nga Adeni, përfshirë këtu edhe komandantin Zein al-Abidine al-Midhar të njohur me emrin Abu Hassan. Një vit më vonë, Gjykata Penale e Jemenit kishte dhënë dënimin me vdekje kundër Abu Hassanit dhe dy „ushtarëve” të tij. Pas këtij rasti, në mars të vitit 1999, kishte pasuar edhe një urdhëresë e Ushtrisë Islamike nga Adeni, që ishte firmosur nga komandanti i saj Abu Hasan, për largimin e menjëhershëm të Ambasadës Amerikane dhe asaj britanike nga Jemeni. Mirëpo, policia jemenase kishte demantuar arsyet për shqetësim, duke sqaruar faktin se “Ushtria Islamike nga Adeni, edhe për një kohë të gjatë, do të jetë e detyruar që t’i reduktojë aksionet e veta vetëm duke shkruar letra dhe duke shpresuar në organizimin e ndonjë proteste antiamerikane ose edhe në kryerjen e ndonjë sulmi lokal terrorist”551. 17. Sulmet e grupeve të tjera terroriste islamike
1973 05.08, Athinë: Dy terroristë, të cilët i takonin grupit “Ahman Abd-Al Ghaffur”, kishin shtënë me armë në drejtim të udhëtarëve që pritnin para sportelit të TWA-së, në aeroportin e Athinës, duke vrarë tre persona. 1978 18.02, Larnaka: Terroristët islamikë kishin rrëmbyer një aeroplan egjiptian në aeroportin Larnaka të Qipros. Njësitë speciale qipriote kishin intervenuar, duke vrarë 15 shtetas egjiptianë. Pas këtij rasti Egjipti i kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Qipron. 1979 04.11, Teheran: Rreth 400 iranianë, shumica e të cilëve studentë, kishin pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran duke rrëmbyer 70 shtetas amerikanë dhe si kusht për lirimin e tyre ishte kërkuar dorëzimi i Shahut të Iranit, Reza Pahlewi, i cili mjekohej nga sëmundja e kancerit në një spital amerikan në Nju-Jork. Ky aksion ishte përkrahur edhe nga udhëheqësi fetar dhe njëkohësisht shtetëror, Ajatollah Homeini. Pas 444 ditëve, respektivisht pas fitores së kryetarit Regan dhe kërcënimit të tij për ndërhyrje ushtarake ishin liruar të gjitha pengjet amerikane.

551

www.opus.bsz-bw.de/hdms/volltexte/2004/423/pdf/jabe_2002.pdf

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

281 :.

21.11, Mekë: Rreth 250 ekstremistë shiitë e kishin pushtuar Qabën dhe Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë Meka, duke i rrëmbyer rreth 100 persona. Forcat speciale saudite e kishin rrethuar xhaminë dhe më 25.11., kishin sulmuar duke i eliminuar disa rrëmbyes dhe duke liruar një numër të personave të rrëmbyer. Pastaj ishin tërhequr. Më 04.12, forcat speciale saudite kishin sulmuar përsëri, duke i eliminuar të gjithë rrëmbyesit dhe liruar personat e rrëmbyer. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtyre aksioneve kishin vdekur 75 rrëmbyes, 60 pjesëtarë të forcave ushtarake dhe 26 besimtarë. Lidhur me identitetin e rrëmbyesve, pos spekulimeve të ndryshme, deri tash nuk është dhënë ndonjë informacion zyrtar. 1981 28.06, Teheran: Në kontekst të konfliktit në mes të ithtarëve të Banisadrit dhe kundërshtarëve të tij, në selinë e Partisë Republikane Islamike ishte vendosur një bombë që kishte shkaktuar vdekjen e mbi 70 udhëheqësve të lartë shtetërorë, ndër të cilët edhe vdekjen e kryetarit të Këshillit të Drejtësisë (gjyqtarit më të lartë) Ajatollah Beheschti, katër ministrave dhe gjashtë zëvendësministrave. 30.08, Teheran: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në lokalet e qeverisë iraniane ishte vrarë kryetari i shtetit, Mohammed Ali Rajai dhe ai i qeverisë, Mohammad Javad Bahonar. 1984 31.07, Paris: Një aeroplan i kompanisë “Air France” ishte rrëmbyer nga aktorët islamikë dhe ishte detyruar të fluturon në drejtim të Teheranit. Gjatë rrëmbimit ishin vrarë dy persona. 20.09, Bejrut: Para Ambasadës Amerikane në Bejrut, kishte shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 23 personave dhe plagosjen e ambasadorit dhe të shumë personave të tjerë. 04.12, Teheran: Katër rrëmbyes islamikë, kishin rrëmbyer një aeroplan kuvajtian, që ishte duke fluturuar në drejtim të Pakistanit duke e detyruar ta ndërronte kursin dhe të fluturonte për Teheran. Me të zbarkuar, rrëmbyesit kishin vrarë dy pasagjerë, e pastaj kishin kërkuar lirimin e disa ekstremistëve islamikë nga burgjet e Kuvajtit, që ishin dënuar një vit më parë. 1985 14.06, Bejrut: Një aeroplan i kompanisë ajrore amerikane TWA, me 150 udhëtarë, që fluturonte nga Athina për në Romë, ishte rrëmbyer nga dy terroristë islamikë libanezë. Gjatë rrëmbimit të aeroplanit ishte vrarë ushtari i marinës amerikane Robert Stethem. Pas 17 dite ishin liruar personat e rrëmbyer. 30.09, Bejrut: Në kryeqytetin libanez, anëtarët e “Xhihadit Islamik”, kishin vrarë një dhe kishin rrëmbyer katër pjesëtarë të Ambasadës Ruse. 24.11, La Valletta: Një aeroplan “Boeing 737” i kompanisë Egypt Air me 98 udhëtarë, që fluturonte nga Athina në Kairo ishte rrëmbyer nga tre terroristë të armatosur. Gjatë këtij aksioni, një pjesëtar i forcave policore egjiptiane kishte reaguar, duke e vrarë njërin nga rrëmbyesit. Pastaj kishte filluar shkëmbimi i zjarrit në aeroplan. Në këtë situatë kaotike aeroplani kishte zbarkuar në La Valetta të Maltës, ku kishte qëndruar pesë ditë. Në aeroplan gradualisht kishte filluar të acarohej situata dhe terroristët kishin filluar të likuidonin udhëtarët. Kështu një formacion policor egjiptian, që kishte ardhur në ndihmë ishte detyruar të intervenonte. Gjatë këtij aksioni ishin vrarë 57 persona. 1986 16-17.09, Paris: Gjatë një serie të sulmeve terroriste në Paris, kishin vdekur 13 persona dhe ishin plagosur 250 të tjerë. Qëllimi i këtyre sulmeve kishte qenë detyrimi i qeverisë franceze për lirimin nga burgu të disa terroristëve islamikë.

.: 282

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

1989 03.10, Bruksel: Në Bruksel ishte vrarë udhëheqësi i Bashkësisë Hebraike në Belgjikë, Joseph Wybran. Përgjegjësinë për kryerjen e kësaj vrasjeje e kishin marrë “Ushtarët e Drejtësisë Islamike”. 1990 27.09, Paris: Prej një makine në lëvizje ishin hedhur disa granata dore në drejtim të një restoranti në Paris, që kishin shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 15 të tjerëve. Në të njëjtën kohë, në Cafe l´Historil, ishte hedhur edhe një granatë dore, e cila nuk kishte shpërthyer. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë një grup i panjohur terroristësh islamikë. 05.11, Nju-Jork: Një arab me prejardhje nga Egjipti kishte vrarë udhëheqësin e lëvizjes izraelite Kach, Rabbi Meir Kahane. 1991 28.03, Jubial: Vriten tre ushtarë amerikanë në afërsi të Camp Three të qytetit saudit, Jubial. 19.04, Paris: Një udhëheqës i një grupi disident iranian, nga atentatorë të panjohur ishte vrarë në një apartament të Parisit. 27.07, Srinagar: Tetë turistë ndër të cilët shtatë izraelitë, ishin rrëmbyer nga grupi “Pasdaran-e-Inquillabi Islam”. Gjatë udhëtimit me një barkë, terroristët ishin sulmuar nga forcat izraelite. Gjatë përleshjes me rrëmbyesit ishin vrarë dy terroristë dhe një turist izraelit. 06.08, Paris: Ish kryeministri iranian, Shapur Bakhtiar, së bashku me një bashkëpunëtor të tij ishte vrarë në Paris. Pas kësaj vrasjeje kishte qëndruar Shërbimi Sekret Iranian. 03.07, Mailand: Përkthyesi italian i veprës së Salman Rushdi “Verset e Satanit” ishte vrarë nga një shtetas iranian. 12.07, Tokio: Përkthyesi japonez i veprës së Salman Rushdi “Verset e Satanit” ishte vrarë me thikë nga një atentator i panjohur në Tokio. 1992 29.06, Annaba: Kryetari i Këshillit të Shtetit Mohamed Boudiaf, ishte vrarë gjatë një ceremonie festive në qytetin Annaba, që shtrihet afër kufirit me Tunizinë. Atentatori kishte qenë i veshur me uniformë të pjesëtarëve të Shërbimit Special të Policisë Algjeriane. Sipas të dhënave të gazetës “La Nation”, atentatori kishte qenë pjesëtar i Frontit të Shenjtë Islamik. 04.08, Bon: Nga atentatorë të panjohur ishte vrarë në Bon një shkrimtar dhe disident politik iranian. 26.08, Algjer: Në afërsi të sportelit të Air France, në aeroportin e Algjerit “Houari Boumedienne” kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 128 të tjerëve. 17.09, Berlin: Në restorantin “Mykonos” të Berlinit, disa persona të armatosur kishin shtënë me armë në drejtim të një udhëheqësi të opozitës politike iraniane. Gjatë këtij sulmi ishin vrarë katër persona. Gjatë procedurës gjyqësore të zhvilluar në vitin 1996, në bazë të provave të siguruara, gjykata gjermane kishte konstatuar se sulmi ishte kryer me kërkesë të udhëheqjes së Sigurimit Shtetëror Iranian. Pas këtij rasti ishin pezulluar marrëdhëniet në mes Bashkësisë Evropiane dhe Iranit. 29.12, Aden: Nga shpërthimi i një bombe në “Hotel Gold Mihor” të qytetit Aden, kishte vdekur një shtetas austriak dhe gruaja e tij ishte plagosur. Gjatë asaj kohe, rreth 100 ushtarë amerikanë kishin qenë të angazhuar në Misionin-Somalia, disa prej të cilëve kishin qenë të vendosur në këtë hotel.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

283 :.

24.01, Ankara: Gazetari turk, Ugur Muncu, i njohur me shkrimet e tij antifundamentaliste ishte vrarë para shtëpisë së tij në Ankara. 25.01, Langley (Virginia): Shtetasi pakistanez, Mir Aimal Kansi, kishte shtënë me armë automatike kundër personave të punësuar në shërbimin e Policisë Federale Amerikane të qytetit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Atentatori ishte burgosur dhe ishte dënuar me vdekje në vitin 1997. 1993 12.03, Bombei: Nga shpërthimi i disa bombave të montuara në pjesë të ndryshme të qytetit, kishin vdekur mbi 300 persona, ndërsa ishin plagosur rreth 1200 të tjerë. Më 17.03, kishte shpërthyer një autobombë në Kalkutë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 66 personave. Të gjitha këto autobomba kishin shpërthyer para ndërtesave të shërbimeve të ndryshme publike indiane. Pas zhvillimit intensiv të hetimeve, ishte krijuar dyshimi i bazuar se autor të këtyre sulmeve kishin qenë dy myslimanë ekstremistë, të cilët kishin arritur të largohen nga India. 16.03, Romë: Dy terroristë islamikë kishin vrarë një disident politik iranian në Romë. 25.08, Kiursehir-Boztep: Katër terroristë të veshur me rroba të sigurimit e kishin rrëmbyer dhe pas disa ditëve e kishin vrarë disidentin iranian, Mohammad Khaderi. Më 04.09, në afërsi të Kiursehir-Boztep, ishte gjetur trupi i tij i vdekur. 11.10, Oslo: Botuesi norvegjez, William Nygaard, i cili në vitin 1989 kishte botuar veprën “Verset e Satanit”, ishte plagosur nga një atentator i panjohur. 24.10, Algjer: Para ndërtesës zyrtare ishin rrëmbyer tre diplomatë francezë. Polici, që kishte tentuar të ndërhynte, ishte vrarë. Pas disa ditëve, pa ndonjë kërkesë të parashtruar, ishin liruar diplomatët e rrëmbyer. 11.12, Kajro: Disidenti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Libisë, Mansour Kikhia, ishte rrëmbyer nga hoteli i tij në Kajro dhe zhdukur pa gjurmë. 1994 04.01, Corum: Në qytetin turk Corum, agjentët iranianë kishin vrarë një anëtar të Komitetit Qendror të Partisë Demokratike Kurde. 18.07, Buenos-Aires: Një autobombë kishte shkatërruar një ndërtesë izraelite në kryeqytetin e Argjentinës, duke shkaktuar edhe 95 persona të vrarë dhe mbi 200 të plagosur. 26.12, Marsejë: Një shërbim special i policisë franceze kishte sulmuar një aeroplan të rrëmbyer nga terroristë islamikë, duke i vrarë të gjithë rrëmbyesit dhe liruar 167 udhëtarët e mbijetuar. Para ndërhyrjes policore, rrëmbyesit kishin vrarë tre udhëtarë dhe kishin kërcënuar me shpërthimin e aeroplanit të minuar mbi Paris. Për këtë qëllim kishin vendosur 20 shufra dinamit në pjesë të ndryshme të aeroplanit. 1995 30.01, Algjer: Nga shpërthimi i një bombe në Algjer, kishin vdekur 42 persona dhe ishin plagosur 280 të tjerë. Ndër personat e vdekur kishte qenë edhe atentatori islamik. 24.02, Aman: Në kryeqytetin jordanez, një person i armatosur kishte vrarë një diplomat francez. 25.02, Karaçi: Në kryeqytetin pakistanez Karaçi, ishin sulmuar dy xhami dhe ishin vrarë 20 besimtarë shiitë. Pastaj shiitët i kishin sulmuar disa qendra fetare të sunitëve dhe kishte filluar një përleshje masive në rrugët e qytetit. 4.07, Kashmir (Indi/Pakistan): Në afërsi të Srinagar, nga terroristët islamikë, anëtarë të grupit “al Faran”, ishin rrëmbyer pesë turistë nga shtetet e ndryshme perëndimore. Menjëherë pas rrëmbimit, terroristët kishin parashtruar kërkesën ultimative për lirimin nga burgjet indiane të të

.: 284

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

gjithë ekstremistëve islamikë. Pas refuzimit të kësaj kërkese, dyshohet se ishin ekzekutuar të gjithë turistët. 11.07, Paris: Udhëheqësi islamik, Imam Abdelbaki Sahraoui, që kishte qenë bashkëthemelues i Frontit të Shenjtë Islamik, ishte vrarë në Paris. Më vonë, si atentatorë ishin identifikuar Karim Koussa dhe Khaled Kelkal, që ishte gjetur i vrarë pas atentatit. 25.07, Paris: Terroristët islamikë nga Algjeria kishin vendosur një bombë tre kilogramësh nën ulësen e një treni nëntokësor në Paris dhe në afërsi të stacionit Saint-Michel e kishin aktivizuar me telekomandë, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e qindra udhëtarëve të tjerë. 13.11, Riad: Para ndërtesës së Gardës Kombëtare Saudite, kishte shpërthyer një autobombë, që kishte shkaktuar vdekjen e shtatë personave, ndër të cilët edhe të pesë ushtarakëve amerikanë, që punonin si instruktorë në Gardën Kombëtare Saudite. Qëllimi i këtij sulmi kishte qenë dëbimi i forcave ushtarake amerikane nga vendi. Qeveria saudite i kishte prezantuar publikisht katër persona, që kishin pranuar se kishin vepruar me kërkesë të islamistëve të huaj. Në maj të vitit 1996, kundër tyre ishte ekzekutuar dënimi me prerje të kokës. 21.11, Delhi: Një shpërthim i fuqishëm kishte rrafshuar për tokë një restorant në “Connaught Place Shopping Gegend” të Delhit. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë grupi “Jammu” dhe “Kashmir Islamic Front”. 1996 11.02, Algjer: Nga shpërthimi i një bombe në kryeqytetin algjerian, kishin gjetur vdekjen 18 veta dhe ishin plagosur 52 të tjerë. Për kryerjen e këtij sulmi, qeveria kishte akuzuar qarqet e caktuara islamike algjeriane. 11.02, Manama: Në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, kishte shpërthyer një bombë, që kishte shkaktuar vdekjen e një anglezi dhe dy zyrtarëve shtetërorë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë “Islamic Front for the Liberation of Bahrain”. 28.05, Paris: Nga persona të panjohur, ishte vrarë në Paris ish-ministri i Arsimit të Iranit në qeverinë e Shahut. 08.07, Adis-Abebë: Dy shtetas të Somalisë kishin hapur zjarr kundër ministrit etiopian të Transportit, duke e vrarë atë, dy truprojat e tij dhe një kalimtar të rastit. 01.08, Oran: Para shtëpisë se kardinalit francez në Oran të Algjerisë, kishte shpërthyer një bombë, e cila e kishte shkaktuar vdekjen e kardinalit dhe shoferit të tij. Prapa këtij sulmi kishte qëndruar GIA. 03.12, Paris: Nga shpërthimi i një bombe në stacionin Port-Royal të metrosë së Parisit, kishin vdekur katër persona dhe ishin plagosur 91 të tjerë. Sipas rezultatit të hetimeve, kjo bombë 13 kilogramësh e mbushur me metale te ndryshme, ishte vendosur nga terroristët islamikë algjerianë. 1997 02.01, Londër: Në zyrat e Al Hayat në Uashington, Nju-Jork, Londër dhe Riad kishin arritur letra-bombë, të cilat ishin dorëzuar në një postë në Aleksandri. Gjatë hapjes së një letre, ishin plagosur dy punëtorë të sigurimit anglez në Londër. 20.02, Islamabad: Nga persona të panjohur ishte vrarë drejtori i qendrës iraniane në Islamabad dhe gjashtë punëtorë të tij. 12.11, Karaçi: Gjatë largimit të tyre nga hoteli Sheraton, nga atentatorë të panjohur ishin vrarë pesë zyrtarë të ndërmarrjes Union Texas Petroleum. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë “Islamic Revolutionary Council” dhe “Aimal Khufia Action Committee”.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

285 :.

10.01, Madras: Para ndërtesës së Konsullatës Amerikane në qytetit indian, Madras, kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar plagosjen e katër personave. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë “Islamic Defense Force”. 1998 01.02, Koimbatore: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe të lëvizjes islamike “AlUmma” (Indi) kishin vdekur 50 persona. 14.02, Koimbatore: Nga shpërthimi i disa bombave në qytetin indian, Koimbatore kishin vdekur 43 persona dhe ishin plagosur mbi 100 të tjerë. Pas këtij sulmi kishin qëndruar ekstremistë islamikë, që luftonin për ndarjen e Kashmirit nga India. 20.07, Tavildara: Nga një grup i armatosur islamik ishin vrarë katër zyrtarë të Kombeve të Bashkuara në Taxhikistan. 25.08, Kapstadt: Ekstremistët islamikë kishin hedhur një bombë në hyrje të restorantit amerikan Planet Hollywood. Nga shpërthimi i bombës kishin vdekur dy turistë dhe 28 të tjerë ishin plagosur. Ky aksion kishte qëllim hakmarrës kundër intervenimit ushtarak amerikan në Sudan dhe Afganistan. 31.08, Algjer: Në një shesh në qendër të Algjerit kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë një grup terrorist islamik nga Algjeria. 01.09, Algjer: Në qendër të Algjerisë kishte shpërthyer sërish një bombë, e cila kishte shkaktuar 25 viktima. 1999 19.03, Vladikavkas: Në një treg të qytetit Vladikavkas, kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 62 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë një organizatë e panjohur terroriste islamike. 21.10, Ankara: Në makinën e profesorit dhe intelektualit të njohur turk, Ahmet Taner Kislali, kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e tij. Përgjegjësinë për kryerjen e kësaj vrasje e kishte marrë “Islamic Great East Raiders Front”. 28.11, Kapstadt: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në një rrugë qendrore të qytetit Kapstadt ishin plagosur 46 persona. Kjo bombë kishte qenë e ngjashme me atë që kishte shpërthyer një vit më parë në restorantin “Planet Hollywood”. Pas këtij sulmi terrorist kishte qëndruar grupi islamik “People Against Gangsters and Drugs”. 24.12, Katmandu: Një Airbus i “Indian Airlines”, që fluturonte nga Katmandu për në Delhi, ishte rrëmbyer nga një grup i armatosur islamik dhe ishte detyruar të zbarkonte në një qytet indian, pastaj në një qytet pakistanez dhe së fundi në Kandahar të Emirateve të Bashkuara Arabe. 27 persona të rrëmbyer ishin liruar në Abu Dabi, ndërsa njëri ishte therur me thikë menjëherë pas zbritjes. Pas tetë ditësh të bisedimeve të mundimshme, qeveria indiane kishte liruar nga burgu Maulana Masoud Azhar, anëtar i “Islamic Harakat ul-Mujahedin” (HUM) dhe tre terroristë të tjerë. 2000 01.08, Xhakartë: Para ndërtesës së Ambasadës Filipinase në Xhakartë kishte shpërthyer një autobombë, që kishte shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 23 të tjerëve. Pas këtij sulmi terrorist kishte qëndruar një grup ekstremist islamik. 14.10, Bagdad: Rrëmbimi i aeroplanit “Boeing 777” i kompanisë “Saudia Arabian Airlines” me 111 udhëtarë kishte përfunduar pa pasoja. Pesë rrëmbyesit islamikë në shenjë proteste kundër pranisë ushtarake amerikane në rajon, e kishin rrëmbyer aeroplanin menjëherë

.: 286

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

pas fluturimit të tij nga qyteti saudit, Dshiddah. Pas zbarkimit të aeroplanit në Bagdad, rrëmbyesit i kishin liruar të gjithë personat e rrëmbyer dhe ishin dorëzuar. 17.11, Riad: Nga persona të panjohur ishte hedhur një mjet i fuqishëm shpërthyes në makinën e një çifti anglez, që kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme të burrit dhe plagosjen rëndë të gruas. 19.11, Aman: Zëvendëskonsulli izraelit në Jordani ishte vrarë nga persona të panjohur gjatë udhëtimit të tij për në vendin e punës. Përgjegjësinë për kryerjen e kësaj vrasjeje e kishte marrë “Lëvizja e Rezistencës Luftarake e Myslimanëve Jordanez”. 23.11, Riad: Në çastin kur makina e tre shtetasve anglezë kishte hyrë në rrugën „MbretiAbdul-Asis“, kundër tyre ishin hedhur granata dore. Nga shpërthimet e tyre ishin plagosur të gjithë udhëtarët e makinës. 05.12, Aman: Në kryeqytetin jordanez ishte plagosur me armë zjarri një diplomat izraelit në çastin kur ky ishte duke u larguar nga një dyqan. Atentatori dhe grupi i tij islamik kishin kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. 24.12, Xhakartë: Pas meshës së mesnatës së Krishtlindjeve, në shumë kisha katolike të Xhakartës kishin shpërthyer disa bomba, që kishin shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. 30.12, Manila: Në të njëjtën kohë dhe në pjesë të ndryshme të kryeqytetit filipinas si në një autobus lokal, para Ambasadës Amerikane, në një pompë të benzinës, në një bankë, në një ndërmarrje tregtare dhe në aeroport, kishin shpërthyer bomba të ndryshme, që kishin shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve. Sipas rezultatit të hetimeve, këto sulme ishin kryer nga një grup terroristësh, që vepronte në organizatën „Abu Sayyaf“. 2001 27.05, Palawan (Filipine): Në ujdhesën Palawan, disa terroristë islamikë të paraqitur si „Grupi Abu Sayyaf“,kishin rrëmbyer 23 persona, ndër të cilët edhe tre shtetas amerikanë. Më 11.06, një anëtar i grupit kishte deklaruar se turisti amerikan ,Guillermo Sobrero, ishte ekzekutuar. 28.10, Bahawalpur: Disa persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike, kishin sulmuar një kishë katolike në jug të Pakistanit, duke vrarë 16 besimtarë dhe duke plagosur pesë të tjerë. 2002 22.01, Kalkutë: Katër persona të armatosur kishin hapur zjarr kundër Shtëpisë së Kulturës Amerikane në Kalkutë, duke vrarë pesë roja indiane dhe duke plagosur 21 shtetas të tjerë indianë. Pas këtij sulmi kishte qëndruar grupi terrorist islamik “Harkat-ul-Jehat-Islami”. 23.01, Karachi: Gazetari amerikan, Daniel Pearl, që raportonte për Wall Street Journal, ishte rrëmbyer në Karaçi. Rrëmbyesit islamikë ishin kërcënuar me vrasjen e gazetarit në qoftë se nuk liroheshin menjëherë të gjithë anëtarët e Al-Qa´idas, që mbaheshin në burgun e Guantanamos. Më 21.02, qeveria amerikane kishte siguruar një video, ku ishte incizuar ekzekutimi i Pearlit. 30.01, Manila: Gjatë rrugës për në vullkanin Pinatubo, ekstremistët islamikë kishin vrarë një turist gjerman dhe një tjetër amerikan. 16.02, Jolo: Nga shpërthimi i një granate në një treg të ujdhesës jugore filipinase, Jolo, kishin vdekur katër persona dhe ishin plagosur 45 të tjerë. Sipas policisë lokale, atentator i mundshëm kishte qenë një anëtar i grupit Abu Sayyaf. 27.02, Godra: Në një tren të mbushur me udhëtarë hindusë, ekstremistët islamikë kishin

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

287 :.

hedhur mjete ndezëse, duke shkaktuar kështu vdekjen e 58 personave dhe plagosjen e mbi 500 të tjerëve. 17.03, Islamabad: Në një kishë protestante në Islamabad, gjatë meshës, ishin hedhur disa granata, që kishin shkaktuar vdekjen e pesë personave (ndër të cilët dhe dy shtetas amerikanë), dhe plagosjen e 46 të tjerëve. Në vendin e ngjarjes, atentatorët kishin lënë gjurmë, të cilat dëshmonin qartë identitetin e tyre islamik.

Sulmet e grupeve terroriste islamike 1998 - 2008

2003 Shkurt/Gusht, Algjeri: Në jug të Algjerisë ishin rrëmbyer 32 turistë evropianë që vizitonin Shkretëtirën e Saharës, prej të cilëve 16 kishin qenë shtetas gjermanë. Një numër prej 17 turistëve ishte liruar pas një operacioni ushtarak. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ishte vrarë një turist. Turistët e tjerë ishin liruar në gusht. 04. 03, Filipine: Në aeroportin ndërkombëtar të qytetit filipinas Davao, kishte shpërthyer një bombë e kurdisur që kishte shkaktuar vdekjen e 20 dhe plagosjen e 144 personave. 10.05, Filipine: Në tregun e ishullit Mindanao, kishte shpërthyer një bombë që kishte shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 25 të tjerëve. 12.05, Grozni/Moskë: Një kamionetë e ngarkuar me pesë tonelata eksploziv ishte përplasur për kompleksin e ndërtesave administrative të qytetit Snamenskoje të Çeçenisë, rreth 60 kilometra në verilindje të Groznit. Nga pasojat e shpërthimit aq të fuqishëm kishin vdekur 59 persona dhe ishin plagosur 200 të tjerë.

.: 288

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

12.05, Riad: Nga shpërthimet serike të bombave të kurdisura në ndërtesat e shtetasve të huaj, kishin vdekur 35 persona dhe ishin lënduar rreth 200 të tjerë. 14.05, Grozni: Një grua e “ve e veshur me të zeza”, kishte kryer një aksion vetëvrasës gjatë një feste myslimane në qytetin Ilaschan-Jurt, në lindje të Groznit, duke shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e rreth 150 të tjerëve. 16.05, Marok: Vetëvrasje simultante gjatë kremtimit të lindjes së mbretit Mohammed VI. Në pjesë të ndryshme të qytetit, kishin shpërthyer autobomba që kishin shkaktuar vdekjen e 43 personave dhe plagosjen e rreth 100 të tjerëve. 05.06, Grozni: Nga një aksion vetëvrasës i “një gruaje të ve e të veshura me të zeza” kishin vdekur 13 ushtarë të forcave ruse dhe ishin plagosur 18 të tjerë. 20.06, Grozni: Nga shpërthimi i një autobombe në kryeqytetin Çeçen, Grozni, kishin vdekur tetë persona dhe ishin plagosur 35 të tjerë. 04.07, Pakistan: Një besimtar sunit, kishte kryer një aksion vetëvrasës në një xhami shiite në Quetta duke zbrazur breshëri plumbash dhe hedhur granata në mesin e besimtarëve. Pas vrasjes së atentatorit ishin numëruar edhe 60 persona tjerë të vrarë dhe po aq të plagosur. 05.07, Moskë: Para ndërtesës ku mbahej një koncert i rok-muzikës, dy gra kishin kryer vetëvrasje duke aktivizuar bombat e fshehura në trupin e tyre. Nga pasojat e shpërthimeve kishin vdekur edhe 12 persona të tjerë dhe 48 plagosur. 07.07, Kabul: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe në Kabul, kishin vdekur katër ushtarë gjermanë dhe ishin plagosur 29 të tjerë. 01.08, Grozni: Nga pasojat e shpërthimit të një tonelate eksploziv, ishte shkatërruar tërësisht spitali i qytetit Mosdok, ku kishin vdekur 50 persona dhe ishin plagosur 80 të tjerë. 05.08, Indonezi: Nga shpërthimi i një autobombe në autoparkun e hotelit “Marriot”, kishin vdekur 12 persona dhe ishin lënduar 150 të tjerë. 19.08, Bagdad: Nga një shpërthim vetëvrasës në ndërtesën e OKB-së në Bagdad, kishin vdekur 23 persona. Ky sulm e kishte detyruar përfaqësuesin e OKB-së që të tërhiqet nga Iraku. 27.10. Irak: Nga seria e shpërthimeve në kryeqytetin irakian Bagdad, ishte shkatërruar edhe selia e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Gjatë këtyre shpërthimeve kishin vdekur 35 persona dhe ishin plagosur 230 të tjerë. 08.11, Riad: Nga pasojat e tri shpërthimeve në një kompleks të ndërtesave në Riad, kishin vdekur 17 persona dhe ishin plagosur rreth 120 të tjerë. 15.11, Stamboll: Para dy sinagogave në Stamboll, kishin shpërthyer dy autobomba që kishin shkaktuar 23 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur. 20.11, Stamboll: Para një banke dhe konsultës së Mbretërisë së Bashkuar në Stamboll, kishin shpërthyer dy autobomba duke shkaktuar 27 persona të vdekur dhe rreth 450 të plagosur. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë “Fronti për Lindjen e Madhe Islame”. 2004 29 dhe 31.05, Riad: Një grup terroristësh kishin sulmuar zyrat e kompanisë së naftës në Khobar të Arabisë Saudite dhe kishin marrë peng disa punëtorë të huaj, të punësuar kryesisht në industrinë e naftës. Gjatë rrëmbimit të këtyre punëtorëve kishin vdekur 22 persona, në mesin e tyre edhe një amerikan. 11/19. 06, Riad: Nga sulmet terroriste ishte vrarë shtetasi amerikan Paul Johnson. Disa ditë më vonë ishte vrarë edhe një shtetas tjetër amerikan dhe një kameraman i BBC-së. 06.12, Jeddah: Nga një sulm terrorist ishin vrarë pesë punonjës të Konsullatës Amerikane. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, nga forcat e sigurimit saudit ishin vrarë edhe katër terroristë.

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE

289 :.

2005 09.11, Aman, Jordan: Nga sulmet vetëvrasëse kundër tri hoteleve amerikane, Radisson, Grand Hyatt, dhe Days Inn, kishin vdekur 57 persona. 2006 13.09, Damask: Forcat siriane të sigurimit kishin penguar një sulm të përgatitur terrorist kundër Ambasadës Amerikane. 2007 12.01, Athinë: Një raketë anti-tank e kishte goditur objektin e Ambasadës së ShBA-ve duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 11.12, Algjeri: Nga pasojat e shpërthimit të dy autobombave pranë përfaqësisë së Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Kushtetuese, kishin vdekur rreth 60 persona, prej tyre 11 anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara. 2008 26.05, Irak: Në një aksion vetëvrasës kishin vdekur gjashtë ushtarë amerikanë dhe 18 të tjerë ishin plagosur. 24.06, Irak: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe të fshehur në trupin e një atentatori vetëvrasës, kishin vdekur 20 persona, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë amerikanë. 12.06, Afganistan: Katër ushtarakë amerikanë kanë humbur jetën kur afër makinës së tyre kishte shpërthyer një autobombë. 13.07, Afganistan: Nga pasojat e një sulmi terrorist kishin vdekur nëntë ushtarë amerikanë dhe 15 ushtarë të tjerë të forcave aleate. Sulmi kishte ndodhur në Krahinën Kunar e cila kufizohet me Pakistanin. 16.09, Jemen: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe dhe sulmit raketor kundër Ambasadës Amerikane në Jemen, kishin vdekur 16 persona. Pas disa dite ishin arrestuar 25 militantë islamikë të dyshuar për pjesëmarrje në planifikim ose kryerje të sulmit. 26.11, Indi: Nga shpërthimet e disa bombave të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit Mumbai, si, në dy hotele me pesë yje, në një spital, në një stacion treni, dhe në një kinema, kishin vdekur rreth 190 persona dhe ishin plagosur rreth 300 të tjerë. 2009 09.02, Irak: Një aksion vetëvrasës kishte shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve amerikanë dhe përkthyesit të tyre irakian. 10.04, Irak: Një atentator vetëvrasës kishte shkaktuar vdekjen e pesë ushtarëve amerikanë dhe dy policëve irakianë.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful