You are on page 1of 4

Kolegji AAB - Prishtinë

Programi: Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve


Lënda: Metodologji edukimi Prof.ass. Arbërore Berisha - Bicaj
Viti i tretë - Ligjërata e njëmbëdhjetë

Parimet e punës edukative


Kuptimi i përgjithshëm
Parimet e punës edukative paraqesin specifikën e procesit edukativ dhe janë kërkesa të
domosdoshme në realizimin e procesit edukativ. Funksioni i parimeve ka të bëjë me orientimin e
kaheve dhe dimensionit të nevojshëm të organizimit dhe vlerësimit të punës edukative.

Parimet në procesin edukativ, paraqesin koordinatat e veprimit edukativ dhe si të tilla shprehin
kompleksitetin e vet në përparimin dhe mbështetjen e punës edukative.

Numri i parimeve është relativ, prandaj ndryshon nga autori në autorë nëpër publikime të
ndryshme.

Disa parime më aktuale dhe më të përmendura, janë:

 Parimi i individualizimit të punës edukative


 Parimi i optimizmit në punë
 Parimi i kongruencës (përputhshmërisë) së veprimeve edukative
 Parimi i bashkëveprimit të faktorëve edukativë
 Parimi i drejtimit të punës edukative – Lidhja e teorisë me praktikë

Parimi i individualizimit të punës edukative

Duke u nisur nga veçoritë individuale të fëmijëve dhe grupmoshave të ndryshme të tyre,
shpeshherë kushtëzohen edhe disa aspekte të individualizimit të punës edukative. Në këtë
kontekst, parimi i individualizimit të punës edukative, synon:

- afirmimin e individualitetit të fëmijës


- respektimin e natyrës që ekziston midis një fëmije dhe tjetrit në procesin e përbashkët
edukativo-arsimor.
Andaj, duke respektuar këtë parim, mbështetemi në faktin shkencor, që çdo individ ka reagimin
individual, tempin individual të zhvillimit, ka aftësitë dhe interesat individuale. Këto, pastaj
implikojnë përvetësimin e diturive, oganizimin e punës edukative, si dhe ndikimet edukative në
përputhje me veçoritë individuale të tyre.

Qëllimi i parimit të individualizimit, është organizimi i procesit edukativ, në përputhje me


karakteristikat dhe mundësitë individuale, duke mundësuar që fëmijët talentë të përparojnë më
shpejtë dhe të depërtojnë, përmes përkrahjes së prirjeve individuale. Gjithashtu, individualizimi i
veprimit edukativ ka edhe një qëllim – të zbutë dallimin midis nxënësve, pa e penguar
përparimin e shpejtuar të atyre që kanë interesim dhe ndihmon integrimin e individit në shoqëri
duke u përshtatur me kërkesat e grupeve shoqërore.

Parimi i optimizmit në punë

Përmes të mbështeturit të karakteristikave emotive dhe psikologjike të fëmijës, zhvillohet


optimizmi. Ky parim mundëson gërshetimin e të mundshmes dhe të pamundshmes.

Veçori e këtij parimi, është krijimi i bindjes te individi se zhvillimi varet nga vetangazhimi i tij,
do të thotë vetëdijësimi për veprimet e duhura në dobi dhe interes personal. Gjithashtu,
optimizmi të ngjallet përmes vetaktualizimit dhe vetëveprimit.

Përmes nxitjes së optimizmit në procesin edukativ, evitohen ndjenja e pesimizmit, e inferioritetit


dhe pasigurisë, dhe zhvillohet stabiliteti emocional dhe dëshira dhe guximi për punë.

Optimizmi edukativ përveq që krijon kushte dhe hapësirë për angazhimin e edukatorit në
formimin, zhvillimin dhe edukimin e individit, ai edhe ka karakter stimulativ.

Parimi i kongruencës (përputhshmërisë) së verpimeve edukative

Përputhshmëria dhe ndikimet e harmonizuara të faktorëve të ndryshëm edukativ mbi individin


janë mjaft të rëndësishëm por shpeshherë nuk ndodhin për shkak të raporteve, rolit, misionit etj.

Në aspektin edukativ, janë të domosdoshme përputhshmëritë e ndikimeve edukative të familjes


dhe shkollës, dhe ndikimet kongruente të nënës dhe babait në edukimin e fëmijës. Mirëpo, këta
dy faktorë edhe pse të rëndësishëm, shpesh nuk ndodh përputhshmëri e tyre. Në këtë rast,
edukatorët duhet të kenë pararsysh koherencën dhe sinkronizimin e faktorëve të ndryshëm
edukativ për të siguruar përputhshmëri relative.

Përputhshmëria duke qenë karakteristikë përcjellëse e veprimit edukativ, duhet të jetë e


zbatueshme në nivele të ndryshme të ambientit edukativ (në familje, në shkollë etj). Në këtë
mënyrë, për realizimin e punës edukative, dhe për arritjen e rezultateve të larta dhe cilësore në
edukimin e individit, duhet të respektohen shumë faktorë, por me rëndësi është përputhshmëria e
tyre në veprimet edukative.

Parimi i bashkëveprimit të faktorëve edukativ

Efikasiteti i punës edukative varet edhe nga bashkëveprimi i faktorëve të ndryshëm edukativ. Ky
bashkëveprim, mund të jetë dy llojesh: komplementar dhe subordinar. Të dyja këto mbështesin
njëra tjetrën, duke përfshirë komunikimin reciprok, mbështjetjen dhe rregullimin ligjor, masat e
ndryshme, iniciativën etj.

Parimi i bashkëveprimit, ka rëndësi praktike në realizimin e detyrave, qëllimeve dhe funksionit


të edukatës. Këtu luan rol edukatori në mënyrën se si përcakton problemet edukative, se si
ndërmerr veprimet e duhura edukative dhe si zbulon veprimet e shumë faktorëve me familjen,
me faktorët në shkollë, shërbimin pedagogjik, arsimtarët etj.

Bashkëveprimi që duhet të arrihet, ka të bëjë me harmonizimin e dijeve dhe faktorëve për


edukimin dhe formimin e individit, por është edhe kërkim i pandërprerë i dijeve të reja.

Kështu, edhe detyra e edukatores është njohja e faktorëve edukativ në njërën anë dhe njohja e
nxënësit nga ana tjetër, duke përforcuar dhe thelluar bashkëveprimin e faktorëve dhe problemet e
veçanta për secilin nxënës, drejt zhvillimit dhe formimit të drejtë të tyre.

Parimi i drejtimit të punës edukative

Qëllimi i këtij parimi qëndron në seleksionimin e kushteve për edukim dhe formim, organizimin
dhe planifikimin e veprimeve edukative, zgjedhjen e mjeteve dhe metodave aktuale dhe
harmonizimin e veprimeve, të mjeteve dhe të kushteve në të cilat jeton, zhvillohet dhe edukohet
individi.

Andaj, është e domosdoshme bashkëveprimi dhe bashkëpunimi i subjektëve edukativ në


sendërtimin e qëllimit të edukatës.

Ky parim, ka kuptim, përmes identifikimit të problemeve tek fëmijët nga edukatorja. Drejtimi i
veprimeve edukative të individit shtrohet si imperativ. Ky parim paraqet nevojën për përcjellje të
procesit të edukimit, duke shfrytëzuar të gjitha metoodat, rrugët, dhe mjetet që sigurojnë dhe
mundësojnë që edukimi të jetë efikas, efektiv dhe i suksesshëm.

Parimi i drejtimit të punës eduktive (realizimi i procesit edukativo-arsimor, zhvillimi i normave e


modeleve të punës edukative, të vlerësimit të situatave), mbështetet në përgjegjësi shkencore dhe
profesionale.
Lidhja e teorisë me praktikën – Zbatimi i njohurive teorike në praktikë përbën procesin e njohjes
dhe konsiderohet si detyrë me rëndësi në organizimin e punës mësimore. Uniteti i teorisë me
praktikën, paraqesin karakterin fundamental të organizimit bashkëkohor të procesit mësimor. Kjo
ndërvarësi e këtyre komponenteve mundëson verifikimin e njohurive të fituara gjatë procesit
mësimor, dhe përgatitjen e nxënësit për jetë dhe për punë. Me këtë rast, me plot të drejtë thuhet
që: “Praktika e përsosur nuk mund të ekzistojë pa teori të mirë dhe me bazë. Praktika pa teori
është anije pa drejtues“.

Nisur nga arsimi në të kaluarën, vërejmë se shkolla tradicionale ka qenë mjaft larg me praktikën.
Deri sa sot, praktika ka një rol të veçantë, duke u konsideruar si funksion pikënisës gnoselologjik
në mësim.

Nisur nga këto, dhe roli i praktikës në zhvillimin e procesit të njohjes, rruga e ecurisë dialektike
shtrohet nga njohja shqisore në njohjen mendore – abstrakte dhe në praktikë. Andaj, thuhet se
ecuria e njohjes nuk e përkufizon vetëm këtë rradhitje, meqë situatat e krijuara mund të ndikojnë
edhe në pikënisjen e zhvillimit të njohjes në ndonjë etapë tjetër gnoseologjike. Kështu, në
procesin e njohjes – materializimin dialektik nuk ekziston një kufi i pakapërcyeshëm ndërmjet të
vërtetës relative dhe të vërtetës absolute.

Procesi mësimimor dhe zhvillimi i njohurive ka të bëjë me përvetësimin e diturive, shkathtësive,


qëndrimeve dhe vlerave, për të zbatuar të njëjtat në praktikë dhe aftësia e përdorimit të tyre.

Në këtë kontekst, parimi i unifikimit të teorisë me praktikën, është faktorë me rëndësi në


zhvillimin e aftësive të shumfishta të nxënësve dhe të menduarit krijues të tyre.

Nga gjithë kjo më lart, shihet se parimet e punës edukative, shfaqen si kërkesa logjike mbi të
cilat mbështetet procesi edukativ. Zbatimi i këtyre parimeve në praktikë, është orientim esencial,
i cili kërkon art dhe shkathtësi.

Meqenëse, veprimi pedagogjik duhet të përmbushë synime të caktuara të organizuara dhe të


planifikuara, drejt formimit dhe zhvillimit të individit, edukatorja në punën e saj duhet të
mbështetet në parime, të cilat shtyejnë drejt të kuptuarit të natyrës së nxënësit, ligjshmëritë e
zhvillimit psikofizik, trajtimin konkret të dukurive edukative, drejt depërtimit në strukturat e
mendimeve, ndjenjave dhe veçorive të nxënësve!