You are on page 1of 19

REPORTAZH

Nga: Bashkim SALIASI

PELIGRINAZH NË MALIN E TOMORRIT

FTESA
Data shënoi 20.08.2019.

Një telefonat e mikut tim Fluturim Koxhaj më bëri me dije se në data 21.08.2019 do
shkojmë në Tomorr.

-Dakort, - ju pres me kënaqësi Fluturim, të nisemi së bashku pasi jam vënë në dieni
nga nipi i Ismail Beut, Tani, i cili më kish shkruar në Watsap, por unë nuk e kisha
parë. Tani pasi nuk mori përgjigje më telefonoi dhe më tregoj se diçka të kam shkruar
në watsap, por nuk e ke parë prandaj të telefonova.

-Je i mirëpritur në pelegrinazhin që do të bëjmë së bashku me Fluturin në Malin e


Tomorrit.

-Dakort Tani,- të falënderoj përzëmërsitshtë për ftesën.

Ja teksti që tani më shkruan në Watsap:

Tani Spaho

Përshëndetje i nderuar! A jeni mirë me shëndet? Angjelina, fëmijët dhe gjithë


dashamirësit. Po të bëj me dije se në data 21.08.2019 do shkojmë në shtëpinë time në
Nishovë. Pasdite nga ora 15 te lavazhi i Fluturit bëhet nisja.

Je i ftuar nderi dhe kemi shumë kënaqësi të kemi midis nesh, jo vetëm që jemi tanët,
por ju familjarisht gëzoni respekt nga i gjithë fshati Nishovë. Ju lutem gjeni
mundësinë të na nderoni me ardhjen tuaj. Me respekt të veçant Tani, ose nipi i Ismail
Beut!
Përshëndetje Tani!

-Ju jam shumë mirënjohës për mesazhin dhe pa tjetër që do respektoj ftesën. Në datën
21 ora 14 e 45 do të jem te lavazhi i Fluturit. Faleminderit dhe shumë respekte për të
gjithë ju.

Orët kaluan shpejtë dhe të nesërmen nga ora 12 po mendoja që të përgatitesha dhe të
isha korrekt në orarin e duhur te lavazhi i mikut tim Fluturim Koxhaj, por një telefonat
e beftë pasi më përshëndeti më bëri me dije se do vij të marr unë te shtëpija se është
shumë vapë.

E falënderova mikun tim Fluturin për kujdesin që tregonte ndaj meje dhe prita orën
tre pasdite.

PAK FJALË PËR MIQTË E MI, ISH NXËNËSIT E SHKOLLËS 8- VJEÇARE


“ILMI KOXHAJ” NISHOVË NË VITET 1980-1988

Në kujtesën time mbeti mbrëmja kur të gjithë shoqëria e fshatit Nishovë pasi punojnë
shumë, dinë edhe të argëtohen dhe të mbushin ditën me ndonjë gotë raki apo kafe në
lokalin e vëllait të Fluturit, Asimit.

Një mbrëmje e mrekullueshme më ish nxënësit e mi, nga fshati Nishovë. Respekte dhe mirënjohje nga unë dhe ish
drejtoresha juaj. Angjelina Bardhi Saliasi. Respekte

Të gjithë bashkë: Sokoli, Fluturimi, Asimi, Afrimi, Tani, Genti, e kushërinjt e tyre
mblidhen jo vetëm në raste festash, por pas pune edhe pse të lodhur secili në biznesin
e tij që e ka ngritur me mund e djersë dhe punojnë me orar të zgjatur e gjejnë kohën në
mbrëmje te lokali i Asimit, vëllait të Fluturit të pinë së bashku një kafe apo një gotë
raki. Të dy vëllezër punojnë së bashku, Fluturi punon biznesin e lavazhierit, kurse i
vëllai Asimi atë të menaxhimit të një klubi të vogël që u shërben klientëve që presin të
lahen makinat dhe çlodhen për pak minuta duke pirë një kafe apo një ujë të ftohtë.
Ndërsa vëllaji i tyre Afrimi, punon në një Exenjxh, në këmbimin e valutës.
Foto e realizuar më 7 maj në lokalin e ish nxënësit tim Asim Koxhaj. Në foto ish nxënësit e mi të viteve '80
NË fshatin Nishovë. Shkolla Ilmi Koxhaj, kooperativa Bargullas. Nga e (majta në të djathtë) Gentjan Çela,
Bashkim Saliasi, Asim Koxhaj dhe Fluturim Koxhaj.
I kam njohur nga afër familjet e tyre në Nishovë ku secila nga ato familje me punë të
ndershme, edhe pse në kushte të vështira ekonomike të viteve të fundit të pushtetit
popullor, i shkolluan dhe i edukuan këta fëmijë me ndjenjën e solidaritetit dhe të
mirëkuptimit, pse jo dhe të ndihmës së njëri-tjetrit dhe të bashkëfshatarve të tyre.

Fluturimi punon në lavazhin e tij nga mëngjesi deri në ora 8-9 të mbrëmjes. I ardhur
nga kurbeti në Greqi dhe më pas në Gjermani ku provoi të gjitha llojet e punëve, ai
erdhi dhe ngriti biznesin e tij.

-Kam 22 puntorë që i menaxhoj dhe nuk i paguaj pak, por me 60 mijë lekë të reja në
muaji, gati me 500 euro dhe, “po nuk iu qëndrove në këmbë të bëjnë gjëmën”, tregon
Fluturimi. Po ne mësues Baçi dimë edhe të punojmë, por edhe të argëtohemi dhe çdo
mbrëmje pas pune mblidhemi këtu.E pijmë ndonjë gotë ose një kafe dhe bisedojmë e
qajmë hallet tona se njerëz pa halle nuk ka.

-Ndihem shumë mirë miqtë e mi kur dëgjojë se punoni shumë, por edhe dini të
argëtoheni pas pune në shoqërinë tuaj pa u endur rrugëve apo lokaleve.

Fluturimi me vëllezërit e tij i rritur në një familje të madhe me shumë halle e mundime
pas viteve ‟90 provuan rrugët e kurbetit, duke kaluar nëpër male, lumenj e pyje të
frikshme për ato vite që kush e ka provuar di t`i sjellë në kujtesë të gjitha vuajtjet dhe
sakrificat që bënë në ato vite emigrimi për në Greqi, jo vetëm të rinjtë, por edhe
moshat e mëdha që ishin të aftë për punë, pjesë e të cilëve kam qenë edhe unë që i
kam provuar plagët e emigrimit.

Por Fluturimi dhe vëllezërit e tij nuk i harxhuan lekët kotë sikundër bënë shumë
moshatarë të tyre, por me ato kursime të mbledhura me gjak e djersë, aritën të ngrejnë
bizneset e tyre në të cilën punojnë orar e pa orar.
-Kam hapur puse që për 24 orë punojnë non stop, - tregon Fluturimi dhe jam i kënaqur
me punën që bëj pavarsishtë se me lavazh nuk bëhesh i pasur, por ushqehesh. Çdo
muaj i dorëzoj shtetit 17 milionë lekë, mësues Bashkimi dhe, më vjen keq që këtu te
ne nuk po shohë ndryshime, por çdo ditë rinia largohet, po ku shkojnë, se, kudo njësoj
është, veç me punë.

Duke qënë se i ka provuar mbi kurrizin e tij të gjitha vuajtjet dhe sakrificat për të fituar
ato para me mund e djersë, duke fjetur rrugëve të Greqisë dhe Gjermanisë, ai i trajton
puntorët si të barabartë midis tyre dhe me veten.

Ja di anën punës dhe jo vetëm që i paguan mirë, por dhe i respekton me kafe e gjëra të
tjera. Fluturi flet pak, por ato fjalë që i thotë janë mjaltë e sheqer.

Njeriu duhet të dij të punojë dhe të argëtohet, - thotë Fluturi, por nuk të kuptojnë, ja
tani i pashë në kamera puntorët e mi po lozin me zorrën e ujit, por unë e kam ndarë
mendjen, sot do shkoj në fshat dhe nuk kam për tu bërë zë. Po ja që kjo është gjendja...

UDHËTIMI PËR NË NISHOVË

-E ke ndarë mendjen, për të shkuar në Tomorr! - më pyeti ime shoqe.

-Sigurisht që e ndava mendjen pavarësisht, se kishim planifikuar të shkonim bashkë te


familje e Agimit, por ja që na e diktojnë kushtet të udhëtoj vetëm kësaj radhe dhe të
premtoj që në një rast tjetër do të shkojmë së bashku.

-Rrugë të mbarë! - më uroj ime shoqe dhe shumë të fala Agimit, Ollgës dhe gjithë të
tjerve, kë të takosh në Nishovë se, vërtetë kemi kaluar mirë dhe malli më dikton që të
shkoja edhe një herë ta shikoja atë ambjent ku punuam dhe jetuam tetë vjetë.

-Do shkojmë se s‟bënë në momentin e parë që të lirohemi, - i bëj premtim sime


shoqeje.

Nuk prita orën tre, por mora rrugën dhe kur u afrova te lokal “Molla” i bëra telefon
Fluturit.

- Nuk vonohem mësues Bashkimi, por më prit aty ku je se te shtëpia jam. Nuk
kaluan as pesë minuta dhe Fluturi së bashku me mikun e tij Bilbil Ibro qëndruan
makinën para këmbëve të mia.

Pas përshëndetjes me dy miqtë e mi, morëm rrugën për në Poliçan e më pas në fshatin
Nishovë te familja e Tanit, babain e të cilit e kam jo vetëm kushëri, sepse halla ime
Ferruzeja kishte për burrë gjyshin e Agimit, Shefit Benë (Spaho), por në Nishovë me
Agimin ishim edhe fqinjë dhe rrinim shpesh herë bashkë.

Agimi, ato vite, pasi u lirua nga ushtria dhe krijoj familjen e mori leje ndërtimi e
ndërtoi shtëpinë e tij afër pallatit në të cilën jetonim ne jabanxhinjtë, sikundër na
quanin vendasit.
Gimi ishte djalë punëtor. E caktuan si ndihmës furrxhi, por ai e mori shpejtë zanatin e
bukëpjeksit dhe falë ndihmës së furrxhiut me eksperiencë Nebi Çela. I jati Gimit
Ismail Beu, kështu kishte qejf ta thërrisnin, sepse ku ofiq ishte i trashëguar nga i jati
gjithë kohën që unë qëndrova në Nishovë, ishte çobanë me dhënë dhe një blektor
shembullor. Gjithë bashkëfshatarët e tij dhe banorët e zonës përreth që e njihnin i
thërrisnin: Ismail Bej.

Ismail Spaho, së bashku me Qerimen, lindën e rritën shumë fëmijë me shumë halle
dhe mundime, por zengjini mbetet zengjin. Marshalla, të gjithë djemtë e Ismail Beut
që u rritën në kushte të vështira, tani secili ka biznesin e vet dhe janë rregulluar për
bukuri...

Hera - herës Fluturi më pyeste nëse u lodha, por përgjigja ime ishte, jo.

-E si të lodhet njeriu në një makin luksoze X 5 dhe shumë komode, -i thashë Fluturit,
kur arritëm në qytetin e Poliçanit.

-E kam blerë 22 mijë euro dhe e mbaj në garazh, mësues Bashkimi, e përdor vetëm
kur dalë në ndonjë rast, nuk e përdor për ditë, por vetëm me raste si ky i sotmi.

-Bravo, ia di kimetin dhe i ke lekë djersë pa nuk e shpërdoron mjetin.

-Ashtu është, - aprovon Fluturimi. Pasi parkuam makinën te lapidari i Poliçanit në


parking u ulëm në një kafen në qendër të qytetit Poliçan në pritje të Tanit, i cili kishte
ardhur një ditë më parë në Nishovë. Po hapja sytë të shikoja ndonjë nga kolegët me të
cilët kisha punuar në shkollat e Poliçanit dhe rastësishtë shikoj mësuesin Hysen Baze.

U nda nga miku tij dhe u takuam të përmalluar. Me Hysenin kemi punuar në shkollën
e Pronovikut dhe ruajmë kujtime shumë të mira. Kur u ktheva në tavolinë, Tani më
drejtoi shumë pyetje, nëse isha lodhur apo mërzitur...

Fluturim Koxhaj dhe Artan Spaho


-Jo Tani, - jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar sot nga ky udhëtim shumë i bukur
dhe me kushte komode, të cilat Fluturimi rezervoi që në nisje. Ju faleminderit shumë
miqtë e mi për ftesën dhe u jam shumë mirënjohës për respektin që tregoni ndaj meje.

-Përkundrazi, folën të dy me një gojë Fluturi dhe Tani, -ne të jemi shumë mirënjohës
mësues Bashkimi që pranove ftesën tonë.

Morëm rrugën për te parkingu dhe Fluturim më bëri me dije se tani do udhëtojmë me
makinën e Tanit, sepse makinën time do e parkoj këtu, jo se nuk ngjitet në Malin e
Tomorrit, por kjo e Tanit është “ arushë” dhe do udhëtojmë me këtë sot dhe nesë-r.
Nuk kam asnjë kundërshtim, aprovova unë.

Makinën e Tanit përsëri e drejtoi Fluturi. Më ra në sy që në takimin e parë se të gjithë


djemtë e Nishovës që banojnë e punojnë në Tiranë shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin
dhe ndihmjojnë njëri-tjetri.

Qyteti Poliçanit më ngacmoi kujtesën. Në rrugicat, të cilat i kisha përshkruar me mijra


herë dhe, për një moment, më shkuan sytë në lagjen Kalluç, në të cilën banova nga viti
1988 deri në vitin 1996.

Shpesh rrugën nga lagja Kaluçi deri në shkollën e Pronovikut e përshkonim në këmbë
së bashku me kolegët dhe fëmijët e mi. Autobuzat mungonin apo edhe qarkullonin jo
në orare fikse. Edhe kur u transferova në Poliçan, rrugën përsëri e bënim në këmbë,
por ishim të rinj dhe përballonim çdo sakrificë.

Ngado që shikoje ndryshime rrënjësore. Nuk ishte më ai bllok i fiqve apo vreshtave që
u ngritën me aq mund e djersë nga puntorët e fermës së atyre viteve. Keqardhje, por
edhe lumturi sepse në çdo kilometër të sheh syri lokale e vetëm lokale a thua se në atë
rrugë qarkullojnë miliona njerëz.

-Rruga për në Nishovë është e vështirë,- theu heshtjen Tani, tym e pluhr nga do, trafik
dhe makina të dala jashtë standardit për të qarkulluar nga të dyja drejtimet, si ato që
ngjiteshin lartë për në Nishovë, por edhe ato që zbrisnin për në Pronovik nga Mali
Tomorr.

-Sapo morëm maloren te lagja e Zaimllarve, veçse kur plasi një re e dendur tymi dhe
pluhri nga rruga që vërtet ishte jashtë standardit. Në të qarkullonin çdo ditë dhjetra
makina që transportonin pllakën e gurit nga mali Tomorrit që e sakatuan dhe e kthyen
në një ferr të vërtetë, por për të do shkruaj më poshtë.

-Makina e Tanit, një tip “Foristradë” i la pas gjithë makinat e tjera që ngjiteshin për në
malin e Tomorrit dhe për 15 minuta u gjendëm në fshatin Nishovë. Dukej si një ferr i
vërtetë po ta krahësosh me vitet ‟80-„90, kohë në të cilën mbajta lidhje me fshatin
Nishovë se, edhe pse u largova për në Poliçanë në vitin 1988, në një dhomë të
apartamentit kisha kyçur plaçkat e mia, të cilat nuk kisha se ku ti vendosja në dhomën
që rrija në lagjen Kalluç.
-Shtëpi të rrëzuara, por edhe shtëpi të ndërtuara pas viteve 2000, pasi banorëve, krahas
lekëve që grumbulluan nga emigracioni, u erdhi në ndihmë dhe mali i Tomorrit me
“floririn” që fshihte në barkun e tij.,

-E kush nuk ka dëgjuar për pllakën e bukur të malit të Tomorrit dhe deri në Australinë
e largët dhe në gjithë kontinentet e tjera, të cilët e morën dhe zbukuruan fasadat dhe
rrugët e shtëpive të tyre. Nga shfrytëzimi pa kriter Mali i shenjtë Tomorr, u sakatos,
por banorët vendas dhe ata të ardhur nga rrethinat përrreth, ishin të detyruar të punonin
për të siguruar bukën e gojës.

SHKOLLA “ILMI KOXHAJ” NË NISHOVË NË VITET ’80-90

Shkolla 8- vjeçare e bashkuar (e mesmja bujqësore) mbante emrin e dëshmorit Ilmi


Koxhaj, që dha jetën në lule të rinisë për çlirimin e vendit. Në vitet „80-„90 ishte një
nga shkollat më të mira të rrethit Skrapar në fshatra. Një shkollë me uji të pijshëm, me
një biblotekë të pasur, me klasa kabinete të ngritura me shumë mund e djersë nga
mësuesit dhe nxënësit që vazhduan punë dhe mësuan pranë kësaj shkolle në ato vite.

Emri i kësaj shkolle lidhet me historinë e zhvillimit të trevës së Bargullasit në ato vite
që ishte një nga kooperativat më të mira të rrethit Skarapar dhe pushteti i asaj kohe
krahas shkollës 8- vjeçare hapi dhe shkollën e mbrëmjes pa shkëputje nga puna të
profilit bujqësor, që vazhdoj për shumë vite e ku u arsimuan nxënësit, të cilët nuk
kishin mundësi të ndiqnin mësimet në shkolla të tjera të vendit.

Pranë kësaj shkolle vinin nxënës, djemë e vajza, që punonin gjatë gjithë ditës nga
mëngjesi në darkë nga fshati Nishovë, Bargullas, Novaj dhe nga Kapinova e Beratit
dhe ishin shumë të prokupuar për të patur rezultate të mira në mësime.

Një pjesë e këtyre nxënësve vazhduan shkollën e lartë dhe punuan në sektorë të
rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë. Sot disa prej tyre kanë bizneset e tyre falë
shkollimit pranë kësaj shkolle.

Si në revistë më kaloi në memorien time transferimi në vitin 1980 nga shkolla e


Therepelit në shkollën 8- vjeçare “Ilmi Koxhaj” Bargullas, pasi kështu e mbante
emrin kooperativa. Në datën 10 shtator të vitit ‟80 u vendosa me familje në pallatin e
ndërtuar për kuadrot bujtës në koperativën e Bargullasit, në katin e parë me dy dhoma
dhe një kuzhinë.

Në pallat banonim katër familje. Në katin e dytë Venetik Zaimi, kryetar i koperativës
dhe Shuaip Alushi, veteriner, kurse në katin e parë unë dhe Agron Bilbili, mësuesi i
matematikës.

Shkolla drejtohej nga z .Hysen Flamuri, një kuadër me eksperiencë dhe i përkushtuar
për të bërë më të mirën. Ato vit pranë kësaj shkolle punonin dhe shumë kuadro të tjerë
me eksperiencë pune dhe të apasionuar për profesionin e mësuesit si, Angjelina e
Bashkim Saliasi , Asqeri Koxhaj, Avni Kondi, Agron Bilbili, Skënder Ymeti, Enver
Qama, Agron Qama, Ferit Bajraktari, Bukurie Haxhillari etj.

Shkolla drejtohej nga Hysen Flamuri, i cili gëdhihej dhe ngrysej në shkollë. Së bashku
si një trup i vetëm nën drejtimin e tij shkolla “Ilmi Koxhaj” ndryshoj rrënjësishtë në
ato vite. Drejtor Hyseni kishte njohje me kuadrot drejtues të rrethit, të cilët e
ndihmonin pa asnjë lloj interesi, sikundër bënë edhe me ne pas transferimit të tij në
qytetin e Poliçanit

Ato ditë të vitit ‟80, krahas hapjes së shkollës, filloj puna edhe për rrethimin e
shkollës. Drejtor Hyseni kishte siguruar fondin për rrethimin e shkollës dhe brigada e
ndërtuesve që punonin murin e gurit kishte filluar punë. Çdo ditë së bashku me
nxënësit, ne mësuesit punonim një ose dy orë për grumbullimin dhe afrimin e bazës
materiale. Ishim të rinj dhe plotë energji.

Drejtor Hyseni vinte në mëngjes herët që në 7 e 30 dhe largohej kur errej dhe për ne të
tjerët as që bëhej fjalë që të neglixhonim. Së bashku mbollëm mbi 2000 fidanë ligustre
të siguruara nga fidanishtja e qytetit të Beratit dhe zbukuruam ambjentet e shkollës
duke krijuar një rrethim të gjelbër të saj.

Me zajet e grumbulluar nga nxënësit gjatë kohës që zhvillonim ekskursionin në


Bogovë, ndërtuam mozaikun në hyrje të shkollës. Ndërtuam bordurat dhe krijuam
lulishte me gjithfarë lulesh dhe tërndafilash. U vendosën dy porta. Porta kryesore ku
hynin nxënësit dhe mësuesit dhe një portë e vogël që qëndronte hapur gjatë ditës
sepse në krah të shkollës gjendej dyqani i fshatit ku fëmijët blinin dicka në pushimin e
madh.

Drejtor Hyseni e bëri realitet ëndrrën e tij dhe, me njohjet që kish me skulptorin
Qenam Zeneli, një pasdite vonë, e solli bustin e pioneres, në të cilën nxënësit e
mësuesit e atyre viteve, kanë shumë kujtime si këto që unë kam ruajtur për vite të tëra.
Në vitin shkollor 1982-1983 drejtor Hysen Flamuri u transferua në shkollën 70 -
Vjetori Pavarsisë në qytetin e Poliçanit dhe në vazhdim shkolla u drejtua nga
Angjelina Saliasi. Drejtoresh Angjelina, nuk u mjaftua vetëm me rregullimin e
ambjenteve të jashtëme, të cilat i mirëmbajti dhe tregonte kujdes jo vetëm për ato që
ishin ndërtuar, por mobilizoi kolegët e vet dhe në çdo klasë u ngritën kabinete si ai i
matematik-fizikës, letërsisë, kimisë dhe biologjisë, historisë dhe gjeografisë etj.

Mësuese biologjisë Angjelina Saliasi në kabinetin e biologjisë 1980-1981


U ngritën këndet sportive si: fusha e futbollit dhe lojrave me dorë, volejbollit,
basketbollit etj. Çdo gjë ishte e sistemuar dhe mirëmbajtur mirë. Shkolla rreshtohej
jashtë rrethimit dhe terreni mbahej mjaftë i pastër.

Dita e parë e hapjes së shkollës (Në qendër) drejtore shkollës A Saliasi,

Shefi Kuadrit, Demir Kondi, dhe Kryetari Këshillit Bashkuar Neshat Koxhaj

Në një cep të shkollës u ndërtuan banjat dhe magazina që u vinin fëmijve në ndihmë
që të mos dilnin jashtë territorit ku ishin banjat deri në ndërtimin e të rejave ku
mungonte uji për pastrim dhe higjena nuk ishte në standardet që kërkoheshin për
ruajtjen e shëndetit të fëmijve.

Dita e parë e hapjes së shkollës 987-1988; Majtas Enver Qama dhe Sulo Haxhillari;

Në qendër drejtore shkollës Angjelina Saliasi, Demir Kondi dhe Neshat Koxhaj
Mbi bazën e njohjes arrita që më në fund të bënim realitet sigurimin e bazës materiale
të furnizimit me ujë në ambjentet e brendshme të shkollës. Të gjithë mësuesit së
bashku me nxënësit kontribuan vullnetarisht për hapjen e kanalit ku puntorët e
mirëmbajtjesë së rrjetit ujësjellës shtrinë linjën dhe më në fund shkolla u pajis me ujë
të pijshëm 24 orë.

Bisedë me rastin e festës përkujtimore të ditës së Dëshmorve, në 5 maji 1987

Enver Qama, mësuesi gjuhë-letërsisë, haki Koxhaj, Kryetari veteranve të fshatit, drejtore shkollës Angjelina Saliasi

Por, pas viteve ‟90, u prish rrjeti, u shkulën tubat dhe burimin e zuri “kuçedra”.

Nga kontrolli i bërë në vitin 1988 nga ekipi Ministrisë së Arsimit që kryesohej nga z
Neritan Babamusta, shkolla jonë i la mbresa shumë të mira ekipit, si në ambjentet e
brendshme dhe ato të jashtme.

Sjellja e ujit në ambjentet e brendshme të shkollës dhe në banjat e ndërtuara


përmirësoi mjaftë kushtet e higjenës së shkollës në ato vite.

Ia vlenë në këtë shkrim të përgëzoj të gjithë nxënësit që vazhduan shkollën 8- vjeçare,


por edhe ata që vazhdonin shkollën bujqësore natën, i përshëndes së bashku me time
shoqe me një konsideratë të veçantë dhe sidomos nxënësin Nesim Dardha, i cili kishte
mbaruar shkollën e mesme për topografi, por nga ajo që nuk gjeti punë në zanatin e tij
u detyrua të kryente dhe shkollën e Mesme Bujqësore pa shkëputje nga puna dhe në
kohën që u ngrit kabineti kimisë punoj orar e pa orar pa asnjë shpërblim për ndërtimin
e tij dhe punët e tjera të mirëmbajtjes së shkollës.

Në sallën e mësuesve gjendej një biblotekë madhështore që, në gjirin e saj ruante
shumë thesare artistike, libra jashtëshkollorë, romane, novela, poezi, si dhe libra që
flisnin për përvojë të përparuar të kulturave bujqësore. Biblioteka krahas literaturës
bashkëkohore kishte dhe letërsi botërore dhe mjaftë vepra të tjera.
SHKOLLA SOT

Porsa zbrita nga nakina, sytë më shkuan te shkolla ku unë gdhihesha e ngrysesha në
ambjentet e saj në ato vite për arsye se e kisha shumë afër, as 500 m, por edhe pasioni
për t‟u shërbyer bimëve, për të bërë ndonjë punë në ambjentet e kabineteve apo edhe
mirëmbajtjen e ambjenteve të brendshme dhe kopshtit të shkollës, donin që tu
qendroje në kokë, si i thonë fjalës.

Pamja ishte shumë për të dëshiruar. Muret e shkollës ishin lyer me një bojë gjë që
tregonte se kjo është një institucion, por dritaret ishin pa dritare dhe veç me zgarat e
hekurit që kishim vendosur që në vitet ‟80, punuar nga nxënësit e shkollës bujqësore
pa shkëputje nga puna Sadik Ymeti dhe Baftjar Haxhillari.

-Të gjitha qershitë që u mbollën ato vite, janë prerë që në vitin 1990,- më tregon Agim
Spaho, kurse muret filluan ti prishin më vonë. Ujin e pijshëm e shkëputën që në vitet e
para të fillimit të lëvizjeve demokratike. I zhdukën ligustrat, sepse çuan dhitë për të
kullotur, u hoqën portat që vendosët ju dhe ja, siç e shikon, ka mbetur vetëm arra.

Ja reagimi që erdhi në facebook nga ish nxënësit dhe miqtë e mi pasi bëra postimin e
fotove dhe mbresat e çastit:

Bashkim Saliasi

Dje në orën 10:01 PD ·


Shkolla 9 - vjecare në Nishovë. Respekte për nxënësit dhe mësuesit që punuan në këtë
shkollë para viteve „90. Unë në këtë shkollë punova 8 vjet. Pranë kësaj shkolle gjendej
pallati ku linda e rrita fëmijët. Ishte një nga shkollat model të rrethit Skrapar. Më
bibliotekë të pasur. Më ambjente të këndshme dhe çlodhëse. Me kabinete që u ngritën
më shumë mund e sakrifica, me rrethim e gjelbërim të sistemuar bukur. Ka mbetur
vetëm arra dhe çdo ambjent është lënë në mëshirë të fatit. Më mund e sakrifica çuam
ujin e pijshëm në shkollë, por pas viteve '90 u prishën të gjitha. Ndjeva keqardhje. Kjo
është gjendja. Shpresoj se dikush do vëri dorën në zemër dhe të bëjnë shkollën më të
mirë se ajo që ishte dikur.
Margarita Shehu Malaj: Respekt për punën tuaj, brezit tonë mësimdhënës,
gjeneratës së nxenesve me të cilët patëm fatin të punojmë, rëndësisë, që i jepej
arsimimitë, shkollës dhe.... shumë respekt për shqetësimin, dhimbjen tuaj për gjendjen
e krijuar shoku i mirë, sedërtarë, Bashkim Saliasi! Çdo të mirë ju uroj ju e familjes
tuaj .
Zagoll Gjoni: I dashur shoku dhe miku im Bashkim Saliasi. Shqetësimin tuaj të
ligjshëm shoqëria jonë do e ndiej mbas disa viteve. Mirë që nuk e shtojnë, por pse i
prishin. Vetë njërëzit aty duhet ti ruajnë se u shërbejnë ayre.
Bashkim Saliasi: Faleminderit shoku im Zagoll që bashkohesh në mendim. Të uroj
shëndet dhe mbarësi në familjen tënde.
Kadri Tarelli: Keqardhje e zakonshme për ditë të zakonshme, ku edhe e keqja është
bërë e zakonshme!
Caush Kullafi: Profesor, shyqyr që ka mbetur ndërtesa dhe në shenjë kujtese për ju
arra!
Aurel Bardhi: Edhe arrën kanë për ta prerë, o Baçi ...
Perparim Hysi: Mallkim për të gjithë ata që rikthyen mesjetën! Vetëm prishën e
rrënuan.
Vullnet Qato: Respekt për gjithë mësuesit para viteve ‟90, në veçanti për Ty mësues
Bashkimi
Bashkim Saliasi: Faleminderit Vullnet Qato. Ju kujtojmë për herë bashkë me
Angjelinën. Jemi larguar me lot në sy nga ambjenti ku punuam dhe jetuam në vitet më
të bukura të rinisë. RESPEKTE për gjithë popullin e Nishovës, Novaj,Bargullas dhe
Kapinovës.
Shumë respekte për gjithë gjeneratat e nxënësve e kolegëve të mi me të cilët punuam
bashkë me bashkëshorten time që drejtoi atë shkollë për 7 vjet dhe së bashku si një
trup i vetëm më gjithë kolegët bëmë sa mundëm për atë shkollë, por kur e pashë në atë
gjëndje më theri në zemër.
Ishit ju që, së bashku me ne mësuesit që u mësonim dhe u edukonim për mirë
mblodhëm zaje në lumin Osum kur shkonim në ekskursion dhe i sollët në shkollën
tuaj të dashur.
Ishit ju që derdhët mund e djersë që shkolla "Ilmi Koxhaj" të ishte shkolla më e mirë
në rreth. Ju faleminderit shumë që më shkruani dhe më përshëndesni. Nuk do tu harroj
kurrë së bashku me time shoqe Angjelinën.
Respekte për të gjithë nxënësit e 8 -vjeçares dhe të shkollës së mesme pa shkëputje
nga puna. Ju uroj shëndet dhe fat në jetë.
Miranda Qato Lame: Është e vërtetë, dikur ka qënë model tani është kthyer në një
gërmadhë. Respekt për të gjithë mësuesit tanë para viteve ‟90.
Edlira Gorezi Demo: Kemi qenë brezi më i mirë mësues dhe nxënës. Respekt për të
gjithë me drejtoreshë Angjelinën në krye.

Dhimiter Kondi: Profesor njerëzit e bëjnë vendin e jo vendi njerëzit....


Dake Kondi : E presor Bashkimi ka pas lezet kur kemi qenë ne tani i paska rënë
bomba. Shumë keq qenka kthyer 2000 vjet mbrapa. Bravo Bargullasi!
Angjelina Bardhi Saliasi: Shkolla jonë është më e bukura në botë.....nuk i humbet
vlerat kurrë.
Valentina Qama Mullaj: Përshëndetje profesor Bashkimi! Kam shumë respekt për ty
dhe për pak të tjerë profesor ë, që na mbronit në çdo të drejtë që na takonte, kjo foto
më kujton dhe ata profesorë që nuk pranonin që ne të mos ti kishim të drejtat si gjithë
të tjerët. Ishin kohë shumë të vështira si për ne dhe për Ju, por njerëzit e mirë nuk i
harrojmë, edhe pse kjo shkollë është shkatërruar. Bëre mirë që na i kujtove ato kohëra
zoti profesor. Ju përshëndes familjarisht.

NË FAMILJEN E AGIM SPAHOS


Porsa del në vendin e quajtur “Bregu i Agushit” të shfaqet fshati Nishovë, në sy të bie
me një herë shtëpia e Agim Spahos, e ndërtuar pas viteve 2000. Një vilë tre katshe e
ndërtuar me projekt dhe gjithë parametrat e duhur.

Në oborrin e shtëpisë kishin dalë për të na pritur Agimi me bashkëshorten Ollgën, i


vëllai i vogël Fitimi, që punon dhe jeton në Greqi dhe më pas erdhi dhe vëllai tjetër
Lakja, e, të gjithë së bashku, pasi u freskuam te çezma në oborr, u ulëm në tavolinën
që shikoni në foto.

Agimi, Tani dhe Ollga 2019


Në tavolinë gjetëm Fatbardh Bajraktarin, bashkëfshatar të Agimit, që tani banon në
qytetin e Fierit dhe kishte shkuar për peligrinazh në Nishovë.
Pasi u bën ritet e mirëseardhjes Tani solli shishen e rakisë dhe gotat u mbushën me
raki qelibar. Në baçën bri nesh domatet prodhim bio kuqëlonin dhe Fluturi bashkë me
Tanin sollën një tepsi që së bashku me rakin shkonin për bukuri.
-Nuk duam gjë tjetër, bëri shaka Fluturi me Bilbil Ibron, -vetëm na sill pak kripë se
shije më të mirë se këto domatet që ke prodhuar, ia kalojnë edhe mishit.
Shakat pasuan njëra - tjetrën dhe Ollga përsëriti disa herë shprehjen;
-Pse o Bashkim, nuk ma solle Angjelinën!?
- Ime shoqe Angjelina shkonte shumë me Ollgën kur ne banonim në Nishovë. Bile dhe
vajzën e vetëm Nerënxën në lindje e ka pritur Angjelina se kur erdhi infermierja ajo
kish lindur.
-Do ta sjellë, -premtova, -por kësaj radhe kështu qëlloi, nuk kisha me kë ta lija
mbesën.

Në mbrëmje pasi u pre “kurbani” u ngjitëm lart në kuzhinë. Nuk u habita për
komoditetin e mrekullueshëm dhe arredimin me stil dhe gusto të një qytetari të
mirëfilltë sepse para katër vjetësh i bëra një vizitë Ismali Beut së bashku me djalin e
vogël Idin dhe i njihja ambjentet që ishin ndërtuar të kohës dhe me projekt e
konstruksion të rregullt sipas parametrave të arredimit të ambjenteve të brendshme,
pamja e cila fletë vetë dhe nuk ka nevojë për komente.
Në lagjen Çelo kishte ardhur edhe Genti Çela me të vëllanë Sokolin familjarisht me
prindërit e fëmijët, të cilët u ftuan nga Tani, por për arsye të pjekjes së mishit, Genti
me Sokolin nuk na vizituan atë mbrëmje.
Darka kaloi për bukuri me këngë e dolli deri në ora 1300.

RRUGËTIMI PËR NË KULMAK

Në mëngjes u ngritëm nga ora 6.00 dhe dolëm në ambjentet e shkollës. Më pas
vizitova ish kopshtin e shkollës, që Agimi e kish punuar aq bukur dhe zbukuruar me
pemë dhe taraca që mua më la mbresa të pashlyeshme.
-Po presim, -na tha Tani,- të hapet klubi i Mustafait të pimë kafe ekspres, por ai çohet
vonë.
Dhe, vërtetë, Muçua u çua nga ora 7 e 30. Musatafai nuk më njohu fillimisht, ashtu si
shumë të tjerë:i Faik Kozhaj, Tahir Çela..., por sa u thashë emrin më hodhën duart në
qafë dhe u takuam të përmalluar e gjithë respekt. U ulëm te lokali i Mustafa
Bajraktarit, ku shërbente djali i tij dhe pimë kafen e mëngjesit. Mustafaj më tregoi se
“shtëpinë e kam ndërtuar këtu te xhamia dhe ja siç e shikon kam ngritur edhe këtë
lokalin këtu bashkë me djalin”.
Gjej rasti t`i falënderoj të gjithë këta njerëz puntorë dhe dashamirës ndaj meje për vitet
që punova dhe jetova në këtë komunitet e ku kaluam momente gëzimi dhe hidhërimi
së bashku.
Rreth orës 8 u nisëm me Fluturin në drejtim të Malit Tomorr. Rruga ishte vërtetë
skandal. Në çdo km. makina të parkuara dhe të mbetura si në ngjitje për në Malin e
Tomorrit dhe e kundërta në zbritje për personat që kishin shkuar lart.

Tym dhe pluhr, por Fluturi dhe makina e Tanit ishin “zgalem” që çanin çdo furtunë
dhe rrugë me gropa.

Për 30 minuta arritëm te Teqeja në Kulmak. Kujtesa më ktheu prapa në kohë. Shikoja
malin e Tomorrit të sakatuar dhe të bërë si mos më keq. Në atë mal unë bashkë me
moshatarët e mi, kur ishim të vegjël mblidhjnim sherebel. Aty këndonte thëllëza dhe
rriteshin gjithfarë lloje bimësh medicinale, të cilat ishin zhdukur me rrënjë dhe nuk të
zinte syri asnjë lloj bime dëllënj të zezë apo gorrica të egra.

Nuk bëhej fjalë për shpendët, që fluturonin në kohën e verës pa pushim si kali i qyqes,
qyqja që këndonte në çdo orë të ditës etj.

Çdo mëngjes dhe mbrëmje era që frynte nga Mali Tomorr ferskonte ajrin e fshatit tim,
Dobrushës, që gjendet në perëndim të atij Mali të shenjtë...

Si një panoramë magjepëse para syve të mi u shfaq fshati im i lindjes, Dobrusha, Mali
Ramies, Bregu i Erës, Bregu i Veliut, Bregu i Shëmtirit etj. Një ndjenjë emocionale
më pushtoi shpirtin dhe gjatë gjithë rrugës deri sa dolëm në vendin e quajtur Bollë,
nuk fola fare.

Nga mendimet më shkundi fjala e Tanit:

-Ja gorrica e vetëme që ka mbetur këtu,- foli Tani para se të hynim në vendin e quajtur
Bolla, ku buron një uji i ftohtë akull, por i lënë në mëshirën e fatit.

Pasi parkuam makinën dhe bëmë ritet e duhura u ulëm të çlodheshim, por unë u habita
dhe, pyeta veten se si ka mundësi që një retbull ta blesh me 300 lekë të reja, kur ai në
Tiranë bënë gjysëm për gjysëm në çmim.

Rruga e keqe, çmimet e larta të bëjnë të mendohesh mirë për të marrë rrugën për
peligrinaxh në Malin e Tomorrit!?.

Nuk qëndruam shumë, por gjatë kohës që po shëtisnim në ambjentet e Teqes, takova
Hajri Nuhun, kryetarin e Shoqatës “Tomorri” të qytetit Durrës dhe më pas Nuri Çunin
e këngëtarin Dule Malindi të shoqëruar nga këngëtare Paroja.

Në kohën që po fluturonte helikopteri morëm rrugën për në Nishovë.


PËRSËRI TE SHTËPIA E AGIM SPAHOS

-Hajde,- foli Fluturi, -shkojmë te Teqeja jonë në Nishovë, se unë për vete nuk ngjitem
më lart vitin tjetër, por vetëm te shtëpia e Gimit. Atje është Teqeja jonë. Të gjithë
aprovuan mendimin e Fluturit dhe arsyet nuk kishin nevojë për koment. U duhet të
ndërtoni xhamin,- u them me shaka.

-Edhe atë do e bëjmë mësues Bashkimi, - folën të dy me një gojë Fluturi me Tanin.

-Po të keni mendimin e mirë, çdo gjë rregullohet, - aprovova unë.

Fluturi nuk shprehej gabim sepse Tani, i cili kishte shkuar në datat 19 dhe deri në
datën 25, na tregoi:

- Unë çdo ditë pres shokët dhe miqtë që vijnë për peligrinazh në Malin e Tomorrit nga
Tirana, Berati, Tepelena, Fieri etj, por për t`u çlodhur e fjetur, flemë këtu te shtëpia e
Agimit, në Nishovë dhe më pas shkojnë për peligrinazh në malin e Tomorrit.

-Kishte të drejtë Ismail Beu që, gjatë gjithë jetës së tij, nuk përgjigjej kur i thërrisnin
në emër, por vetëm kur i thërrisnin Ismail Bej, përgjigjej “Lepe”, - kujtova thëniet e
fshatarëve të tyre.Përsëri në hijen e ballkonit, por këtë radhë me birra dhe domate me
kripë, djathë, salcë kosi etj. para se të shtrohej dreka dhe të kullonte mishi i pjekur.

-Do t`i bëjmë një vizitë Ismail Beut, -propozoi Tani, -ju, si e kini mendimin do vini
apo të shkojmë ne? Të gjithë u ngritëm në këmbë dhe morëm rrugën për te pallati ku
unë kisha jetuar në vitet që tregova.

Ismail Beu kishte blerë hyrjen e Venetik Zaimit. Porsa hyje brenda çdo gjë ndrinte.
Apartamenti i arreduar me gjithë komoditetet e kohës dhe me uji brenda, pavarësisht
se ujin që morrëm ne në pallat kur banonim në ato vite e kishin prerë, por të gjithë si
vëllezër kishin marrë ujin e burimit që poshtë murit të shkollës me pompë.

Ismail Beu ishte rënduar nga sëmundja që e kishte vënë poshtë. Në fillim nuk na
njohu, por kur e takuam dhe i treguam se kush ishim, i shpëtuan lotë. U ngrit ndenjur
dhe na pyeti të gjithë se si i kishim pjestarët e familjes me emra.
Gjyshi, - tha Tani, -banon këtu në katin e dytë, ku ka banuar kryetari koperativës
Venetik Zaimit, kurse Lakja ka blerë hyrjen veterinerit Shuaip Alushit.Te hyrja jote
banon Tahir Çela, djali i Haxhi Çelës.

Gjyshi pasi na njohu mirë e mblodhi veten dhe me sjelljen në humor nga nipi tij Tani
ia mori këngës: “Moi Vlora me histori...”

U ndamë me Ismail Beun me keqardhje, sepse sëmundja kishte bërë të vetën.

-Nuk i mbetet gjë mangut,- shpjegoi e shoqja e Ismailit Beut,- Qerimeja, - ne, edhe pse
në moshë të madhe, hipëm në avion dhe vizituam djalin që banon dhe jeton në Kretë të
Greqisë. Moshën e ka se mbushi gati 100 vjeç.

Fitimi djali i vogël i Ismailit aprovoi se është e vërtetë që pleqtë i mora në Greqi dhe
qëndruan në banesën time për disa kohë...

U largova nga Nishova me përshtypje shumë të mirë për mikpritjen dhe respektin që
treguan miqtë e mi, por i zhgënjyer nga terreni që e kishin sakatuar dhe nuk e kishin
ruajtur atë që u ngrit dhe ndërtua për vite të tëra me mund e me djersë.

MBYLLJE

MBRESA DHE KUJTIME NGA PELIGRINAZHI NË MALIN E TOMORRIT

Në kujtesën time mbeti rruga e keqe që përshkonte Malin e Tomorrit, sakatimi i malit
dhe gjendja e mjeruar në të cilën ishte katandisur ai mal.

Shkolla në të cilën punova dhe derdha djerësë e katandisur në një gjendje si të pas
ndonjë lufte, jo të një periudhe që çdo qytet e fshat po ndryshon nga dita në ditë.

Ambjentet në Kulmak ku mungonte uji për të pastruar banjot. Nuk kishte një dhomë
zhveshje për grupet artistike që ftoheshin të argëtonin popullin që vinte për peligrinazh
nga shumë krahina të vendit dhe nga diaspora. Në sheshet ku zhvillohej peligrinazhi
nuk ishte mbjellë asnjë pemë. Çmimet e larta, a thua se njerëzit në Malin e Shenjtë
shkojnë për turizëm... Aty shkohet për t`u falur dhe për të falur atë taksë që ke
mundësi për mirësi.

Ambjentet për rreth Malit të Shenjtë, lënë shumë për të dëshiruar.

Mungonte uji i pijshëm, që nuk është shumë largë nga Teqeja dhe me pak investim i
vihet në dispozicion njerëzve që peligrinojnë në këto ambjente...

Uroj që vitin tjetër të ndryshojnë dhe të realizohen premtimet nga pushtetarët e lartë që
premtojnë....