You are on page 1of 121

TROKAS ME LIGJËRIME

Oponenca - Pr.Dr. Ermelinda Kashah


Recensa - Msc.Yllka Kënaçi,
Msc. Mirela Taçi
Parathënie - Pr. Dr. Bardhosh Gaçe
Pasthënie - Phd. Shpresa Gjergji
Redaktore - Phd. Shpresa Gjergji-Fundo
Korektor -Murat Aliaj
Kopertina - Irena Gjançi
Pasqyra

1-Dy fjalë për lexuesin.


2-Oponenca nga Profesorja E Universitetit “Eqerem Çabej” Gjirokastër
Pr.Dr.Ermelinda Kashah.
3- Recensa-Vlerësime për librin e fundit të shkrimtarit Arqile Gjata nga Msc.
Yllka Kënaçi
Msc. Mirela Taçi
4-Parathënie nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë.
Një vizion i ri në studimet tona letrare.
5-Ndikimet e Folklorit të Trevës së Labërisë në Poezinë e Ali Asllanit, Nexhat
Hakiut dhe Fatos Arapit
6.-Gjuha arvanitase e folur arkaike, apo “zhargon”?
7-Musine Kokalari poete dhe shkrimtare femër e viteve 1935–1945.
8-Vlera Artistike E Frazeologjisë Në Poezinë Çame.
9-Lida Lazaj "Magjistarja” e Fjalës së Bukur.
10- Rreth romanit “Shoku Hiç”, të shkrimtarit Novruz Abilekaj.
11- “Sa bukur është të jetosh...” Një shpërthim sa poetik aq edhe filozofik!
12-Gjuha, konteksti shoqëror dhe ndikimi i pashmangshëm i fesë tek vepra e
Rexhep Voka
13-“Dukuritë estetike tek “Jeshile”, vëllimi poetik i poetit Luan Xhuli
14-“Lisi i vetëm në fushë” në memorien time.
15-Elementët estetik dhe personazhet e poezisë së MURAT ISAKUT
16--Tragjikja dhe e shëmtuara në poezinë e disa poetëve në emigracion (Greqi)
17-Pasthënie nga Phd. Shpresa Gjergji.
DY FJALË PËR LEXUESIN...

Pas një udhëtimi të gjatë, sa të vështirë, aq dhe të bukur në


dritësinë e këtyre kumtesave të ligjëruara nëpër disa Universitete, ndjeva
se:
-Ishtë punë e lodhëshme të pasqyroje mendimet e pikturuara në këtë
libër... Sigurisht, është këmbëngulja, pasioni, vullneti dhe puna disa
vjeçare për këtë libër...për të arritur suksesin!
Të flasësh e analizosh tema dhe studime të paprekura më parë, në
mënyrë cilësore, me shumë modesti mund të them:
a-Se këto punime nuk janë përshtypje, opinjone, analiza, përfundime
rastësore, por të menduara dhe të ideuara paraprakisht.
b-Janë realitete të qensishme, studimore për një seri kumtesash për
autor dhe tematika të ndryshme. Me pak fjalë, konkluzionet e mia për këto
studime janë të tilla:
1-Ato të qasin më pranë të vërtetave shkencore, që përciellin vlera dhe
ndihmojnë këdo që do i lexoj dhe do i analizoj këto kumtesa, sepse nuk
janë thjesht supozime!
2-Këto janë studime të rëndësishme, ngacmuese dhe përçapje për të
ravijzuar mendime, përfundime të vërteta, janë disa këndvështrime dhe
pika në relievin e tërësisë studimore të këtij libri, për të njohur strukturat e
ndryshme të këtyre kumtesave si produkt i një pune serjoze dhe të
vullnetshme!
3- Njëkohësisht, ky libër është dhe një përpjekje për të treguar
ngjitjet, për të prekur dhe dëgjuar zërat e atyre autorëve që kam marr, të
kuvendoj me përkushtim me ta, në mënyrë të sinqertë dhe produktive për
t’u bërë të kuptushëm, jo vetëm për studjuesit profesionist, por dhe për
lexuesin elitar...
Mendoj se: -Libri është një sintezë e plleshme studimore, të cilat janë
prurje si afreske, apo si sprova origjinale të trajtuara sipas
këndvështrimeve të mija dhe u janë qasur problematikave të rëndësishme
me përkushtim dhe guxim…
Me këtë rast dua të falenderoj të gjithë Ata që kontribuan për realizimin e
këtij libri studimor, sidomos Redaktoren, Zonjën Shpresa Fundo-Gjergji!
Sa ja kam arritur qellimit tim, i takon lexuesit që ta gjykojnë.

Nga Autori-Arqile V Gjata Qershor 2018-Athinë, tel, 030-6947544199


Oponenca nga Profesorja E Universitetit “Eqerem Çabej”
Gjirokastër
Pr.Dr. Ermelinda Kashah

Edhe në librin e fundit që kam në dorë të shkrimtarit Arqile Gjata vë re


një shkallë të lartë të interpretimit shkencor të disa prej kumtesave të studiuara
prej tij.
Poezia e shkrimatrit Arqile Gjata nuk përshkruhet vetëm nga tonet
përshkruese, por edhe refleksive, plot figuracion, herë të buta e herë të brishta,
të veshura krejt me përditshmërinë e jetës.
Në kompleksitetin e enigmave të jetës, krijuesi shfaq një model ligjërimi të
depërtimit. Tipari i individualitetit krijues të tij, është se poeti duket se në çdo
kohë mbart peshën e dhembjes njerëzore që transmeton përmasën më të madhe
në rrafshin e kuptimësisë dhe dimensionit planetar, dhe e mpreh tehun e shpatës
kundrejt një qëndrimi të angazhuar ideo-emocional. Neutralitetin letrar dhe
modern shkrimtari e arrin me hipertekstualitetin, si proces esencial i së resë në
shumësinë e formave dhe ideve nacionale. Kujtojmë këtu, ndërthurjen që
shkrimtari ka bërë plot finesë midis elementeve të natyrës zemërgjerë te poezia
e poetëve Ali Asllani, Nexhat Haiku dhe Fatos Arapi, apo kumtesa kushtuar
figurës madhështore të Musine Kokalarit.
Të shqyrtosh në mënyrë kritike atë çka ishte kthyer në tabu, në pamje të
parë të ngjan si një terezi e pashoq, dhe thua se a luhet me ato themele të brishta
të letërsisë. Traumat dhe tingujt e një simfonie shkatërrimi shfaqën vetëdijen e
thellë për fatin e njeriut, për dekantimin e shpirtrave njerëzorë, sepse çështja e
madhe filozofike dhe shkencore ka zbritur në rrënjët e botës kulturore dhe
shqiptare.
E pra, tre tiparet kryesore që më pëlqejnë në kumtesën kushtuar kësaj
figure e që janë: Identiteti shoqëror, gjuhësor, por dhe elementi i poezisë, duket
se janë të ngulitura fort në vetëdijen e shkrimtarit që rrallë e kapin shkrimtarët
e tjerë. E them këtë, nisur nga fakti se, që të zbërthesh disa dukuri kryesore të
një vepre, do të thotë të njohësh ndikimin që ka njohur vepra në realitetin e saj
empirik. Ndërkohë shkrimtari njeh tipin ideal në një vepër që nuk është një
hipotezë që na ndihmon të kuptojmë realitetin, por na ndihmon të formulojmë
hipotezën me anën e elementëve që na jep apriori për të pasqyruar botën sociale
më plagët e asaj kohe, plagë që dhe sot mbeten të pashërueshme.Kur lexoj
kumtesën e shkrimtarit, kuptoj që ai njeh personazhin, njeh krijimet e Musinesë
se a janë gjysëm folklorë apo gjysëm letërsi dhe se sa është në gjendje letërsia e
saj për të patur një receptim nga publiku, dhe a komunikuan veprat me këtë të
fundit.
Për fat, e kam lexuar edhe unë romanin e shkrimtarit Novruz Abileka, të
titulluar:“Shoku Hic”,dhe e përgëzoj shkrimtarin për analizën e detajuar që i ka
bërë. Mbështes fuqishëm shumë prej mendimeve të tij për të cilat po rendis edhe
arsyet:
1. Në një roman, koncepti shërben për dy qëllime: për të hulumtuar
realitetin psikologjiko-shoqëror dhe për ta ilustruar atë.
2. Ka ditur të shqyrtojë raportin midis parimit të krijimtarisë dhe pushtetit
që luan mbitaksimi ideologjik te personi krijues.
3. Lënda romaneske konstituon një botë të thellë artistike, brenda të cilës
trajtohen shumë probleme. Kujtojmë këtu mendimin e shkrimtarit i cili
thotë se njeriu është qenia më e pafajshme në kosmos, duke shtruar
kështu një dilemë.

Në vijim të mendimeve çka thamë më lart, e vlerësoj punën e këtij


shkrimtari edhe për faktin që ka ditur të rroki një përvojë të madhe të
rrethanave të veprës, që sugjerojnë dhe dëshmojnë artistikisht, për shembull,
zbërthimin që ai i bën elementëve estetik në poezinë e Murat Isakut, duke nisur
që nga ndërthurja e dukurive estetike e deri në pasqyrimin realist të jetës, shija
artistike si trup i rëndësishëm i pasurisë shpirtërore, zbërthimin mbi artin dhe
kulturën artistike.
Vlen të theksohet se, shkrimtari është motivues në cdo aspekt të veçantë në
të trajtuarit e realitetit me vërtetësi të madhe artistike. Motivet e thella
sentimentale dhe jetësore janë shpirti i poetit, siç janë ai i jetës dhe i vdekjes.
Peisazhi është një veçanti e botës romaneske me një kolorit të gjallë dhe tipik
edhe brenda asaj që ne e quajmë “shëmtina e kohës”, të pasur brenda varfërisë
së jetës. Kjo është e thënë shumë bukur në kumtesën e titulluar: “Lisi i vetëm në
fushë”. Duket se forca motivuese është më e gjerë se vetë motivi.
Theksojmë, se koherenca absolute është dhe njohja tekstore e
individualitetit, ku kënaqësia estetike i siguron përjetësinë shkrimtarit duke
kapërcyer të gjitha provat dhe duke ndërvepruar me mjedisin, veten e
patjetërsueshë.
Në fushën e gjuhës, shkrimatri si roli i një stilisti diti të përkufizojë bordin
e fjalës dhe emblemën e letërsisë duke shkaktuar një kontekst të ri në fushën e
letrave, i takon rrëfimit dhe strukturës në funskion të depërtimit të pavetëdijes
së bashku më nëntekstin e pazakonshëm si një tërheqje mes lexuesit dhe
kritikut.Për shembull, analiza që shkrimtari i ka bërë vëllimit poetik të Rexhep
Shahut, duket sikur e ka lënë lexuesin në një mesazh të qartë si përqëndrimi i
shumëfishuar gjatë leximit, ose edhe te krijuesi Luan Xhuli, pra poezi drejt
filozofisë moderne.
Gjithçka për shkrimtarin Arqile Gjata është ekzistenciale dhe merr forma të
ndryshme, tek e cila ke besuar, ke ëndërruar, duke bërë që rrëfimtari në dukje
të jetë i papërfshirë në ngjarje, e që në të vërtetë ai s’është aspak
indiferent.Teknikat narrative, rrëfimet në linjat koherente të veprave që ka
lexuar shkrimtari,strukturimi i ideve që ai ka në kokë, japin dhe ide të qarta për
mua si studiuese e letërsisë. Kjo më jep dorë të besoj plotësisht në aftësitë e
shkrimtarit Arqile Gjata pasi nuk është një krijues që nuk ka një kriter të
qëndrueshëm, por ka një shprehje dhe nëpërmjet kësaj shprehje krijon një
parim krijues. Kjo s’ka asnjë të përbashkët me moshat e krijuesve dhe as me
kohën kur ata paraqiten në letërsi. E them këtë nisur nga fakti që, që nga vitet
gjashtëdhjetë e deri në vitet shtatëdhjetë hetohen konture të qarta të orientimeve
krijuese, duke bërë që të dominojë orientimi modern, privilegj ky që Arqileja e
ka, për mos thënë që e ka përkëdhelur fati në këtë pikë.

Si përfundim:
Letërsia e shkrimtarit ka një laborator të madh krijues, me të dhënat që
ofron, më bën të kuptoj se ka shumë mbretëri librash dhe pak princër letrarë, që
do të thotë se minusi me minusin formojnë plusin.
I uroj shkrimtarit në fjalë suksese dhe asnjëherë mos t’i shterojë pena e tij.
Faleminderit që oponencën e librit ma besoi mua, duke bërë kështu që të
vazhdojmë bashkëpunimin në ditët më pas, pse jo dhe të shkëmbejmë kritika me
njëri-tjetrin duke detajuar fort konturet e kohës, publikun jashtë kohe pranë
kontureve, apo dhe konstatimin e bashkëbiseduesit.

Së fundmi, i uroj poetit suksese në lëmin e krijimtarisë së tij.


Faleminderit!

Gjirokastër më 3.06.201
Prof. Dr. Ermelinda Kashah
Msc. Yllka Kënaçi
Msc. Mirela Taçi

Recensa

Vlerësime për librin e fundit të shkrimtarit Arqile Gjata


Vargut të shkrimtarëve shqiptarë të kohës sonë, në recensionet tona
të fundit, iu shtua dhe shkrimtari Arqile Gjata.Ky shpalim i botës
komplekse, i depërtimit të dëshirave, të ëndrrave, misioneve, të
labirintheve, dilemave e shpresave, mallit e mallkimit apo
shqetësimeve të subjektit lirik, na hedh në një horizont të pafund,
një pozicion sa soditës aq dhe refleksiv, duke na shfaqur vlerat e reja
dhe të rralla që bartin brenda fatin dramatik të shqiptarëve ndër
vite.
Në disa poezi që kam lexuar, kuptoj se poeti si çdo krijues tjetër,
dëshiron të komunikojë me lexuesin e tij, lexuesi të cilin ai e
frymëzon më shumë.
A mundet poetët të ruajnë integritetin e tyre!
Poeti me nerv dhe me shprehje të rrallë gjurmon fjalët duke i
dhënë një kuptim shumëdimensional dhe duke marrë në konsideratë
kohën si zhvillim i saj. Poezitë janë të ndërtuara me një ndjeshmëri
të lartë estetike, që duket sikur strukturohen në një zë lirik dhe
ruajnë lidhjet me origjinën e llojit të vet. Këtu shihen të projektuara
emocionet, ngacmimet e imagjinatës dhe kontrollet e ndjenjave.
Nëse shohim mënyrën e evolucionit të fjalive, të një shkallëzimi
emocional ngjitës, kuptojmë që natyra metafizike e përjetshme e
shpirtit njerëzor, jep dhe natyrën e poezisë së vet. Kujtojmë këtu, se
një fenomen të tillë e kemi hasur te “Vepra IV” e Lasgush Poradecit,
veçori që ishte pasqyruar në poezi që në fillesat e saj. Argumenti
shfaq dhe krijimin sublim poetik që ka në mendje autori, që do të
thotë se mendimi kritik i tillë përballet me intuitën e studiuesit.

Kjo, më bën të kuptoj, se lidhjet e letërsisë me hapësirën dhe kohën,


nuk janë ndërprerë edhe kur formalisht nuk janë përcaktuar, ose
kur qëllimisht janë anashkaluar. Arti letrar që krijon autori është
reflektim tek ne si lexues dhe jo shtrembërim i tij. E them këtë, sepse
dashuria, malli, krenaria për familjen dhe për vendlindjen, emigrimi
si detaj rrënqethës që i ka marrë jo pak vite autorit, të bën të shkosh
në një studim të vitit 90, kur ne bënim përpjekje për të shikuar
poezinë pa dogma, të argumentuar nga tematika dhe figuracioni pa
shtrirje horizontale por vertikale, ku gjithçka fillon nga thellësitë,
nga një pikë mistike që zgjeron sipërfaqen dhe futet pafundësisht në
shpirtin e poetit.
Paradoksi i figurave letrare ndërtohet në formën e pikëpyetjes
metafizike (autori), që nga lindja e ka dashur me zemër tokën e
vet,kurse tani është toka që e shkrin qenien e tij njerëzore.
Citoj zbërthimin që ai i bën poezisë: “Ti do të më dashurosh
patjetër”...

Ky avancim i dukshëm i komunikimit autorial me vetë fenomenin


“letërsi”, krijohet si botë e veçantë te poezia e ndërtuar në variantin
e shpërthimit të brendshëm, karshi vetë artit dhe një bote të
projektuar ideale: si për shembull te A.Asllani

Ndërtimi i një bote të re, i asaj bote që as nuk shitet e as nuk blihet,
është forma e qytetërimit e organizuar dhe superiore, është bota
perëndimore.E vlerësoj kredon e poetit sepse i drejtohet poetit të
kohës së vet, pra poetit bashkëkohor shqiptar. Padashur të zgjatem
në këtë çështje (sepse dihet se kush e rrit vlerën e një shkrimtari), me
bindje mund të them se, krijues të tillë që duken si skeptikë në punën
e vet, janë shkrimtarë që dalin nga sirtari dhe i servirin cilësinë
publikut. Ja, ky është poeti Arqile Gjata, që patosi i fuqishëm është
patosi për të gjithë emigranët, është patosi që mbart një kuptim, pasi
dihet se ne kemi dhe shkrimtarë që krijojnë në heshtje, por në një
moment ata kanë nevojë për ne.
Nëse do ti daktilografoja me kujdes shkrimet e tij, do të zbuloja edhe
disa pika kryesore:
1. Ajo që është kryesore dhe vendimtare, ndërtimin e domethënies
dhe vlerës së poezisë, mendimin që formëson pikën e origjinës dhe
linjës logjike të zhvillimit.
2. Formula sugjestive,koncepti retorik, mendimi i zbukuruar,
harmonia formale, meditimet e veta estetike nuk e rrudhin
përmbajtjen.
3. Këto meditime përcaktojnë një koncept të ri për poezinë dhe
zhdukin konceptin teorik, si prirje për të përkufizuar esencialen, atë
zbulesën aluduese të ritmit, për të zbuluar të vërtetën supreme.
4. Kjo e vërtetë përthith lexuesin duke dalë në pah një veçori e
poezisë që e ka trajtuar dhe poeti:ligjërimi esencialisht ndryshe (jo
vetëm prej shkallës poetike), por edhe prej asaj së zakonshmes, aq i
rrallë, aq i çmuar, aq i hollë për të shprehur ritmin, për tu afruar në
realitetin e përditshmërisë dhe të dhimshëm njëkohësisht.Në këtë
drejtim vlerësoj autorin për domethënien origjinale të ligjëratës në
vargje, duke ripërfshirë të treguarit e një tipi të treguesit të thjeshtë.
5. Vizioni, arti i shqyrtimit,arteria e përbashkët ideore dhe
gjuhësore, strukturon limfën shkrimore të vargjeve kuptimplota, që i
japin një ngjyresë të veçantë poezive, të vyera këto për lexuesin dhe
studiuesin gjithashtu.
Si misionar i fjalës dhe i shpirtit njerëzor, shkrimtari ushqen rrënjët
e veta në kulturën bashkëkohore shqiptare.
Edhe në fushën e prozës, shkrimet e tij zbulojnë filozofinë e kësaj
jete. Në të shumtën e rasteve kjo mishërohet nga jeta e atyre njerëzve
në momente të veçanta që zgjojnë në jetë një interes. Veprimi është i
përcaktuar mirë në kohë dhe në vend.Pavarësisht fakteve që ka në
epiqendër të romanit, autori na jep karakteret e personazheve të
plota.Madhështia e personazheve nuk përcaktohet nga tiparet fizike,
por nga përshkrimet me tipare të plota. Autorit nuk i ka munguar
ambienti, atmosfera, sfondi, madje ka gjetur elementet për t’i dhënë
fuqi rrëfimit dhe nota së resë.Thellimi më shumë në të renë e
realitetit, kapja dhe trajtimi me ndjenjën e kohës, më shtyn të
mendoj plotësish, se shkrimtari meriton vëmendje të plotë dhe të
veçantë. Jo të gjithë kanë art në të shkruar.
Prerjet tematike asnjëherë nuk më kanë dhënë dorë për të studiuar
një shkrimtar, një periudhë apo dukuri letrare, të paktën në një
letërsi relativisht si letërsia shqipe.Krijimtaria optimiste dhe
“faqekuqe” e autorit me shëndetin e saj social përjashton çdo temë
‘fytyzbehtë” të dhembjes. Hierarkia e letërsisë së tij funksion mbi
baza të forta dhe reale.Nuk është ndërmarrje e lehtë të rrokësh
madhështinë e një letërsie të përmasave të sotme.Kjo letërsi ka
universin me gjuhën specifike të tij.Me peisazhin dinamik dhe majat
e tij të palëvizshme, shkrimtari është pikë referimi,udhërrëfyes,stuhi
e njëzëshme, e ndez opinionin publik për temat kardinale të një
shoqërie. Atmosfera reale e transmetuar me gjuhën e fuqishme, më
shfaq tonalitetin e tingëllimit të pandalshëm në veshin tim edhe sot që
po shkruaj këtë recens.
Në interpretimet që shkrimtari iu bën disa shkrimeve të ndryshme,
duket se vendos në qendër të vëmendjes një autor bashkëkohës edhe
aty ku shumica e kritikave mbeten në nivelin recensional, apo ku nuk
i shpëtojnë lavdërimet entuziaste në kritikat e skajshme. Kështu,
manovron një lëndë të gjerë tekstore, kombinon disa metoda studimi
kur iu bën interpretimin veç e veç, si për shembull:tradicionalen,
sociologjike,duke bërë kështu që shkrimtari të depërtojë në shtyllat
bazë të asaj çka ai shkruan dhe në evolucionin krijues letrar.Në
kumtesën “Gjuha arvanitase, e folura arkaike”, duket sikur
shkrimtari ka folur qartazi, siç mund të flasësh qartazi për një
enciklopedi albanologjike.Terësia e të gjithave kumtesave që ka
trajtuar shkrimtari, përveç vlerave shkencore, përbën një kontribut
për theksimin e origjinalitetit, në një kohë kur pikërisht origjinaliteti
në pjesën më të madhe është mjegulluar.Një tipar i tillë vihet re edhe
në kumtesën e titulluar “ Ndikimet e folklorit të trevës së Labërisë në
Poezinë e Ali Asllanit, Nexhat hakiut, dhe Fatos Arapit”. Në këtë
kumtesë që përmendëm, gërshetohen njohuri ndërdisiplinore ku
hidhen teza dhe hipoteza, duke na bërë të kuptojmë jo vetëm zotësinë
e tij, por duke zbuluar vlera të reja në kumtesë.
Shtoj këtu, se përveç pikave të mësipërme të përmendura, shkrimtari
duket se lëviz nga grishja e udhëtimit që i ushqen kuriozitetin
intelektual, kur është në të vërtetë një intelektual i njohur si “uliksi”
që nuk zë vend në Itakë.
Pse e përmendim këtë? Kur lexojmë kumtesën e titulluar “Rreth
romanit shokut Hiç”, të shkrimtarit Novruz Abilekaj, vëmë re se
romani është thellësisht psikologjik, fizozofik dhe komunikimi
shpirtëror dhe intelektual i shkrimtarit është padyshim komunikimi
më i bukur, më pasionant , komunikim dashuror dhe pasionant.
Theksojmë këtu se romani është produkt tipik i prozës, që nxitet nga
ngjarje konkrete të ndodhura në një distancë të shkurtër kohore nga
akti i shkrimit. Të mos harrojmë se teksti mbetet brenda një letërsie
kritike dhe shkrimtari dehet nga trysnia e atyre emocioneve të
çasteve si një alterego filozofike. Kjo do të thotë se interpretimi që ky
shkrimtar i ka bërë kësaj kumtese është interpretim dinjitoz ku stilit
nuk i mungon natyrshmëria dhe regjistrat e tij janë aq të rrafshëta,
pa dinamikë dhe pa joshje.
Si përfundim, të para kumtesat veç e veç (siç dhe disa prej tyre i
veçuam), por edhe të para të gjitha së bahsku në terësi, na rezultojnë
në një lidhje organike njëra me tjetrën, specifikë kjo e shkrimtarit.
1. Kumtesat janë të projektuara në brendësinë personale të çdo
subjekti ideor.
2. Modernitetin ideor shkrimtari e ka paraqitur në një
udhërrëfyes të mençur që ndihmon për tu dhënë përgjigje
shumë pyetjeve që lindin brenda proceseve të ndërlikuara.
3. Shkrimtari ndalet,udhëton,niset dhe pasuron ngjarje të
jashtëzakonshme,hedh shënime dhe mendime, refleksione, i
merr ato pas shumë vitesh në pauzën pas një udhëtimi tjetër (
kujtojmë këtu interpretimin që shkrimtari i bën kumtesës me
titull “Lisi i vetëm në fushë në memorien time”,) është një
shkrim psiko-analitik që karakterizohet nga iniciativa e lirë,
individualizmi dhe egoizmi racional.
Punë të mbarë dhe suksese shkrimtarit!
E priftë e mbara në një rrugëtim letrar dhe kulturor!
Suksese! Gjirokastër më 23.06.2
Një Vizion i Ri Në Studimet Tona Letrare.
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
VLORË 2017

PARATHËNIE
Arqile Gjatën e kam njohur kohë më parë si poet, prozator dhe eseist, i
cili në botën e tij krijuese mbart Mesdheun e Vlorës në shpirtin krijues. Me këto
imazhe e vizione ai shtegtoi në udhët e emigracionit biblik në vendin fqinj, në
Greqi, për dekada të tëra, duke u bërë njëri ndër krijuesit më aktivë, për të vënë
në lëvizje botën mendore shqiptare në integrimin europian.
Në këto shpërfaqje të krijimtarisë së tij letrare e sidomos në vëllimet
poetike “Gratë e poetëve”, “Kur thinjet deti”, “Lumenjtë janë të vjetër”,”Mik
me Ajrin” si dhe përmbledhjen me tregime “Qyteti që kërkon muzikë” apo esetë
dhe studimet e tjera letrare që dëshmojnë qartë për fjalën e plot dritë të Arqile
Gjatës, i cili nëpër udhët e emigracionit kërkon të hyjë në shpirtin e njerëzve si
dhe në botën e tyre universale.
Krahas meditimit e përjetimit të kësaj bote njerëzore, shkrimtari ynë
emigrant i përcjell kohës dhe njerëzve tema e motive që bartin kuptime filozofike
për jetën, detaje e përgjithësime të cilat me ngarkesën e tyre emocionale lënë
gjurmë dhe krijojnë vizione të një dashurie tokësore e qiellore të njeriut
bashkëkohor me fatin e tij dramatik nëpër kohë.
Sigurisht, arti i tij poetik, i ushqyer nga rrënjët e veta në traditën dhe
kulturën bashkëkohore shqiptare, herë-herë flladitet edhe me letërsinë dhe
kulturën evropiane të cilën ai e bëri të vetën në këto shtegtime emigrimi. Brenda
artit të tij poetik lëviz një nerv estetik i përcaktuar qartë. Ai dëshiron të jetë
këngëtar i shpirtit njerëzor, por edhe misionar i magjisë së fjalës, për të zgjuar te
bashkëkohësit mesazhet e mëdha të dashurisë dhe të jetës.
Tashmë, me këtë pjekuri artistike dhe kulturore shkrimtari Arqile Gjata,
pas ligjërimeve të tij në disa universitete e konferenca shkencore, shpërfaq edhe
një veçori tjetër, atë të hulumtuesit dhe të studiuesit sqimatar, duke na dhënë një
varg kumtesh për procese letrare, autorë të mirënjohur dhe veprat e tyre letrare.
Në këtë hulli të kërkimit të tij letrar na vjen edhe studimi “Ndikimi i
folklorit të trevës së Labërisë në poezinë e Ali Asllanit, Nexhat Hakiut dhe Fatos
Arapit”. Tema të tilla paraqesin një interes të veçantë në letërsinë bashkëkohore
shqipe, pasi tradita jonë gojore përherë ka qenë një burim i madh frymëzimi ku
ka pirë muza e poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë në lartësimin e artit të tyre të
kultivuar.
Edhe pse të tre poetët vlonjatë janë nga një qytet, rrugët e përftimit të
artit poetik popullor në krijimtarinë e tyre poetike janë të ndryshme. Ali Asllani,
i lindur dhe i rritur në Labëri dhe në Vlorë, i ka më të drejtpërdrejta motivet,
detajet dhe figurat poetike të përthithura nga kënga labe, të cilën ai e quante
“një gur xhevahiri në artin shqiptar”. Po kështu edhe miku i tij i viteve ’40-’50,
poeti Nexhat Hakiu, në frymëzimin e vet poetik ka ngjizur mjaft detaje e trope,
të cilat flladiten në vargun e tij poetik, duke i dhënë atyre një muzikalitet dhe
botëpërjetim të fuqishëm. Në shënimet e tij letrare, ai e thotë: “Kërkoja që vargu
im poetik të gurgullonte si fyelli i Rrapo Qorrit në Vlorë, që zgjonte qytetin dhe
rrugicat e tij me melodinë e ëmbël”.
Ndryshe ndodh me poetin madh Fatos Arapi, i cili shfrytëzimin e poezisë
popullore të Vlorës dhe të Labërisë e ka më të përpunuar, duke marrë prej saj
konceptet dhe filozofimet që i shërbejnë për të shprehur më mirë botën
ekzistenciale të shqiptarit, por të atij shqiptari që jeton në brigjet e detit me një
frymë mesdhetare.
Studiuesi Arqile Gjata, duke e analizuar në thelbin e vet artistik dhe
estetik këtë përkim poetik te këta autorë, e kundron atë jo vetëm në botën
tematike dhe motivore, por edhe në përzgjedhjen e leksikut, mençurinë e
filozofisë popullore, frazeologjisë, por edhe të mesazheve të fuqishme që
përcjellin. Më së shumti, këto përkime të poezisë popullore te poetët vlonjatë
vihen re në lirikën e tyre të dashurisë, por edhe në ato poezi, ku shfaqet
grotesku, humori, satira e tyre, siç është rasti i poetit Ali Asllani në veprën e tij
monumentale “Hanko Halla”.
Në tërësi, studiuesi Arqile Gjata bëri mjaft përpjekje për të argumentuar
se edhe poetët vlonjatë Ali Asllani, Nexhat Hakiu e Fatos Arapi, ashtu si edhe
poetët e tjerë të letërsisë bashkëkohore shqipe: Lasgush Poradeci, Ismail Kadare,
Dritëro Agolli, Agim Shehu, Koçi Petriti etj. e shfrytëzuan poezinë popullore të
vendlindjes së tyre për të thurur artin e tyre poetik me një tingëllim të fuqishëm
kombëtar.
Një vëmendje të veçantë në studimet letrare të Arqile Gjotës zë edhe
studimi “Gjuha, konteksti shoqëror dhe ndikimi i pashmangshëm i fesë te vepra e
Rexhep Vokës”, në të cilën evokohet veprimtaria gjuhësore dhe atdhetare e
klerikut Rexhep Voka nga Tetova në fillim të shek. XX. Qëndresa e tij për
mbrojtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe, si dhe fryma e tij kombëtare në poezi e
publicistikë, mbartin idetë e mëdha të Rilindjes sonë Kombëtare, për t’i nxitur
shqiptarët drejt përparimit dhe qytetërimit, duke shkëputur vargonjtë e robërisë
së Perandorisë Otomane. Më tepër se një studim, ky artikull është homazh
nderimi për një figurë të tillë të çmuar kombëtare.
Krahas proceseve letrare nën sistemin totalitar, autori ka përzgjedhur
edhe një temë të veçantë: “Musine Kokalari – poete e shkrimtare femër e viteve
1935-1945”, e cila, ashtu si edhe individualitete të tjera krijuese të anatemuara e
dënuara me vëllimin e saj “Sa u tund jeta” përbën vlera të veçanta në sfondin e
letërsisë sonë shqipe. Musine Kokalari është analizuar nga studiuesi Arqile
Gjata në dimensionet e veta të poezisë dhe të prozës së saj, ka zbuluar frymën e
kohës dhe rolin e saj në emancipimin e shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, një
zë nga vlerat e artit të saj është edhe bota kulturore gjirokastrite me
frazeologjinë dhe mençurinë e pasur e të larmishme, si dhe ligjërimin poetik.
Duke u marrë me botën kulturore e letrare të poetëve e shkrimtarëve në
emigracion, kryesisht në Greqi, studiuesi Arqile Gjata na sjell përpara syve
veprat letrare të disa prej krijuesve më në zë si: Novruz Abilekaj,Llambi Gjikuli,
Irena I. Gjanci, Stefan Martiko, Myslym Maska, Grigor Jovani, Luan Xhuli,
Murat Aliaj etj., të cilët tashmë janë bërë përfaqësues të një atdheu poetik në
emigracion.
Trajtimi i temave të tilla si: “Lida Lazaj – magjistarja e fjalës së bukur”,
“Rreth romanit shoku Hiç” të shkrimtarit Novruz Alibekaj, “Vlera artistike e
frazeologjisë në poezinë çame”, “Lisi i vetëm në fushë – në memorien time” (R.
Shahu), “Gjuha arvanitase e folur arkaike apo zhargon”, “Dukuritë estetike te
“Jeshile”, vëllim poetik i poetit Luan Xhuli” apo “Tragjikja dhe e shëmtuara në
poezinë e poetëve në emigracion – Greqi”, dëshmojnë qartë për një pamje të re
në studimet tona letrare bashkëkohore, për ta bërë të pranishme këtë kulturë
dhe letërsi të munguar.
Në analizën e përgjithshme të poezisë dhe prozës së lëvruar nga poetët
dhe shkrimtarët emigrantë në Greqi, studiuesi Arqile Gjata na shpërfaq vlerat e
reja dhe të rralla të kësaj krijimtarie, e cila mbart në vetvete edhe një botë të
madhe kulturore shqiptare, si dhe fatin dramatik të shqiptarëve në kohët
moderne nëpër Europë.
Në kushtet që në atdheun amë, në Shqipëri, mendimi kritik e letrar është
zvetënuar në këto dekadat e fundit, studiuesi Arqile Gjata i bën një shërbim te
çmuar kulturës dhe letërsisë shqipe, duke i sjellë më pranë mendimin e tij mbi
autorë dhe vepra që bartin një botë të madhe shqiptare. Intuita letrare e
studiuesit Arqile Gjata edhe në këtë rrafsh të mendimit të tij kritik e letrare,
përbën një vlerë të re në krijimtarinë e tij, por edhe në studimet bashkëkohore
shqiptare.

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe


VLORË 2017
Ndikimet e Folklorit të Trevës së Labërisë në Poezinë
e Ali Asllanit, Nexhat Hakiut dhe Fatos Arapit1

Kumtesë e mbajtur në Universitetin e Evropës Juglindore, Katedra e Gjuhës,


Kulturës dhe Letërsisë Shqipe “Takimi i parë shkencor i Albanologëve të Rinj,
Tetovë 21-4-2017”
Ligjëruar nga Arqile V Gjata
gjata.arqile2@gmail.com

Abstrakt

Poezia lirike, si pjesë e rëndësishme e komunikimit dhe shprehje e botës


së brendshme të autorit drejt lexuesit; prekja e thellë e problematikave përmes
tematikave dhe figurativitetit të përdorur; gjuha në ligjërimin poetik dhe
diskursi i fjalës së përzgjedhur, përbëjnë boshtin e kësaj kumtese duke iu
referuar poezisë popullore labe, lirikave të dashurisë dhe atyre të natyrës tek
poetët Ali Asllani, Nexhat Hakiu dhe Fatos Arapi nën ndikimin e pashmangshëm
të folklorit të trevave të labërisë.
Koncepti filozofik i kuptimit, nëpërmjet një analize semantike të frazës,
ka vëndin e vet në funksion të gjuhës. Deduksioni shihet si një nga metodat
themelore për argumentimin dhe njohjen. Duke iu referuar të dy metodave për
arsyetime, si qasjes deduktive dhe induktive në arritjen e një analize të thellë e të
detajuar, metodologjia e përdorur përmes vëzhgimeve, si edhe nëpërmjet
krahasimit analitik, realizohet përmes ilustrimit të shembujve edhe në rrafshin e
poezisë lirike labe, edhe nëpërmjet ndikimit të saj tek poezia e këtyre autorëve;
elementët përqasës për të treguar ngjashmëritë në fushën e përzgjedhjes së
tematikës, të mjeteve shprehëse gjuhësore, përdorimit të leksikut me tipare
popullore krahinore, të figurave letrare dhe të metrikës së përdorur, sjellin një
tablo të poezisë së tyre, si një refren i përsëritur në stade të ndryshme kohore
dhe vlera të cilat poezia i mbart e i përcjell tek lexuesi i saj, si shprehje të botës
së brendshme të individit në marrëdhënie me botën që e rrethon atë.

Fjalët kyçe: poezi lirike, ndikime të labërishtes, përemri lidhor,frazë.

Hyrje

Gjuha e thjeshtë e poezive popullore, është gjuha me të cilën poetët shprehin


ndjenjat e tyre të fuqishme, si dhe u përgjigjen dëshirave e kërkesave shpirtërore të
tyre, pasi ata janë të dashuruar pas këngës popullore, janë të dashuruar me hallet,

1. Kumtesë e mbajtur në Universitetin e Evropës Juglindore, Katedra e Gjuhës,


Kulturës dhe Letërsisë Shqipe “Takimi i parë shkencor i Albanologëve të Rinj, Tetovë
21-4-2017”
brengat e gëzimet që një popull i thur në këngët e tij e që mbeten në kohë si relike me
vlerë, për ta identifikuar atë, në historinë e përjetshme të tij.
Që në shek. XVIII, J.G. Herderi ka mbrojtur pikëpamjen sipas së cilës kultura
popullore vështrohet si pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare.2

Si e tillë poezia popullore dhe veçanërisht ajo me prejardhje nga labërishtja,


me tematikë lirike, (lirikat e dashurisë dhe ato të natyrës), është një thesar i paçmuar
për letërsinë tonë. Ajo ka rëndesë dhe shtrirje të madhe në gjithë trevat e zonave të
Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës e Himarës dhe përfshin vatra burimore ku ka
shkëlqyer si poezia me ndikime folklorike me specifikat e veçantitë e zonave
përkatëse.
Studiuesi B. Gace thekson: “Përkimet midis poezisë së A. Asllanit, N.Hakiut
dhe F.Arapit dhe ndikimet e folklorit të labërishtes në krijimtarinë poetike të tyre kanë
tërhequr prej kohe vëmëndjen e studiuesve, të cilët nëpërmjet fjalës së tyre, shpirtit të
tyre në vargje, më bëjnë të jetoj brenda bukurisë së poezive të tyre, me vlera të
vaçanta në letërsinë Shqipe”! 3
Kështu përmendim: përkime të elementeve estetike; përkime në përdorimin e
shprehjeve e të njësive frazeologjike; përkime në përzgjedhjen e tematikave të
ndryshme; përkime në përbërësit gjuhësor e leksikor etj., të cilat ndikojnë jo vetëm në
vazhdimin e punës krijuese e artistike me vlerë poetike, por jo vetëm. Ato janë thesar
brenda thesarit gjuhë. Të tilla ndikime, ku në themel të tyre qëndron fjala popullore,
brezi i artë i gurrës popullore, kanë qënë të pranishme dhe të domosdoshme në
krijimtarinë krijuese të poetëve në çdo kohë. Them të domosdoshme sepse ajo është e
pranishme kudo në këto krijimtari.

Refleksione, mendime, ide e diskutime rreth studimeve mbi ndikimet e


folklorit të labërishtes në poezitë e A.Asllanit, N.Hakiut dhe F.Arapit më detyrojnë të
vazhdoj, të gjej dhe të analizoj ato tipare, veçanti, vlera dhe përkime të përbashkta, që
folklori dhe lirika popullore mishërojnë dihatjen e tyre në krijimtarinë e këtyre tre
poetëve!

Për të parë dhe ndjerë ndikimin e lirikës popullore, më parë duhet të


zbulojmë kohën, situatat, vendin dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm, qofshin këta
leksiko-semantikorë, morfo-gramatikorë,dhe periudhat kur dhe si këto poezi janë
shkruar. Analizat morfologjike, semantike e leksikore, si dhe krahasimet e një lënde të
bollshme, zënë vend për të dhënë argumentin se sa e fuqishme është poezia, sa vlerë
domethënëse shpreh dhe se si diskursi i saj ndikon mbi lexuesin.

Ashtu si Shkodra, Pogradeci, Elbasani, Gjirokastra etj., edhe Vlora ka


personalitetet e saj përfaqësuese në letërsinë shqipe, që i japin asaj dhe poezisë,
dimensionin e duhur. Këto përmasa, e vendosin letërsinë vlonjate dhe të trevave të saj
në përfaqësinë e letërsisë lirike me vlera kombëtare përkatëse dhe bëjnë epokë me
poezitë e A. Asllanit, N. Hakiut dhe F.Arapit. Natyrshmëria popullore, imagjinata si
ndjesi e botës së brendshme shpirtërore, poetika dhe entuziazmi, që e përshkojnë
poezinë me ritmin dhe leksikun e veçantë, me koloritin e tyre të gjallë nga gurra

2 Ilir Mborja, “Kur Karl Marksi shkruante për shqiptarët”, 2016, Antologji
universal “Zëri I popujve ne këngë”1778, fq. 79, J. G. Herderi.
3 Studime nga B. Gace, Konferenca Shkencore “Ali Asllani Princi i Lirikes
Shqiptare”, Shtëpia Botuese”Malika”,2005.
popullore, e bëjnë atë të gëzueshme dhe me dozë humori, madje me një finesë të tillë
që e veçojnë nga krijimtaritë e tjera. Prej këndej marr shtysë të them se poetët, pjesë e
kësaj kumtese, dhe që i analizoj si modele shume të vlerësueshme në krijimtarinë e
tyre poetike, janë mbështetur në kulturën dhe traditën popullore të trevave të Labërisë
si modele me të dhëna të veçanta për nga leksiku, semantika (përfshi këtu edhe
figurativitetin shprehës e domethënës), dhe përdorimit të formave të ndryshme
morfo-gramatikore, që i japin këtyre ngjyrimeve artistike, detaje dhe marrëdhënie të
lexueshme e të veçanta, si pjesë e evidentimit letraro-artistik dhe tejet popullor.

Ndikimet folklorike të trevës së labërisë në poezitë e A. Asllanit, N.Hakiut dhe


F.Arapit

Nëse lexojmë dhe prekim thellë ndër rrjeshta atë, që këta poetë kanë skalitur
me leksikun e tyre të përdorur me mjeshtëri, nuk është rastësi, që të tre, kanë një qasje
të hollë për gjuhën, duke i dhënë asaj elementët estetikë si: melodinë, tingëllimën e
lirikave të Labërisë dhe kanë për objekt frymëzimi pëllumbeshën, vashëzën
shqiptare,bukuroshen, lozonjaren, leshverdhën, engjëllushen e butë, miken më të mirë
në jetë, të cilën na e përshkojnë me lirizëm, elegancë dhe me ngjyrime të mëvetshme
nga njëri-tjetri.
Për shembull, në poezitë me bazë burimore nga folklori i Labërisë, ka perla
të tilla (si këto më poshtë), që natyrisht janë vargje të pa përsëritshme për vlerat e tyre
estetike dhe letrare.

"Bilbil thuamë dhe mua! 4


Ca nga ato këngët e tua,
Të këndoj krua më krua,
Të më vijë ajo që dua,
Leshraverdha gjer mbi thua."
"Mike, në të kam për mike?
Kur të vdes të bëhesh qiqe!
Të më qash brigje më brigje!
Dhe me lot moj dhe me ligje..."
Duke kërkuar kështu besnikëri të përjetshme nga e dashura edhe pas vdekjes, për
labin rëndësi ka vetëm morali i besës.
Vetëm në dasmat labe, gjen vargje të tilla, të dala nga goja e motrës së
dhëndrrit, që i drejtohet nuses të sapo mbërritur me kalë, duke e "qortuar" me:
"Pse s’u bëre Diell të ngrohje Dunjanë?5
Po u bëre Hënë më more vëllanë!.."

Përdorimi i antitezës “Diell-Hënë”, vjen is shprehje edhe e kontradites mes


kunatave, por edhe e mosmohimit të vlerave të bukurisë shqiptare, duke e quajtur
nusen e vëllait “hënë”. Këtu, madje nën petkun e simbolikes, diellin e gjejmë is flakë
e dritë, i domosdoshëm për “dynjanë”, dhe “hënën “ të personifikuar si vashëzën e
dashuruar, që me bukurinë e saj ndricon cdo “errësirë”…!
“Ku më ishe, o shpirt’ o xhan / të prita mbrëmë në stan … aman, aman, aman!” /“Ku
më ishe, moj qen’ e qenit / Të prita te guri i lëmit / Më griu era e shkëmbit!”6

4 http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html
5 http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html
6 http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html
“Moj nepërka gushë larike,7
kur të vdes të bëhesh qyqe,
të më qash brigje më brigje
jo me lot, por me ligje”.

“Moj e vogla si loti,


burrin tënd ta vraftë zoti,
me mua të rëntë shorti!”8

Në këtë kontekst edhe krijimet poetike të tre poetëve, duke i perballvënë me


ato të gurrës popullore të labërisë, kanë madhështinë e formës dhe përmbajtjes,
veçantinë e përzgjedhjes së gjuhës, e do të shpjegohen e qartësohen pasi të kemi
analizuar me argumente bindëse marrdhëniet dhe ndikimet e folklorit të labërishtes në
krijimtarinë e të tre poetëve, që përbëjnë një pasuri shumë të madhe për letërsinë
Shqipe.
Profesor Çabej thotë: “Melodia e këngës së vjetër labe është me burime
baritore, ajo të kujtonë melodinë e përfituar nga tingëllima e këmborëve dhe
zileve”9,dhe is e tillë ajo lidhet shumë mirë edhe me fjalën në gojën e bariut, bujkut,
mjelëses, vashëzës fshatare e të dashuruar, njeriut të thjeshtë që e përditëson atë.

“Kush të ka dërguar, hëna apo dielli? / Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qielli?10


Nëpër ato pate, madhëri e artë, / Ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?
Në je ndonjë engjëll, udhën ke lajthitur, /Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush ësht’ ai mall, / Që të ndez e derdh e utrin’ mbi zall?”

“Ja po piqet, mike, rrushi/ deg' e pjeshkës më një thyhet,/t'i ka zënë faqet pushi.11
Ti nga gazi, nga mërzia Pyet ç'është dashuria, Por ajo nuk ka fytyrë, Nuk ka tingull,
nuk ka ngjyrë! Ajo s'ndihet as me fjalë, Vjen e fshehur dhe ngadalë, Vjen një herë' e
prap s'e njeh Brenda zemrës ti s’e sheh”.

Poezia s’njeh kohë, ajo shkruhet në çdo stinë të jetës letrare! Kufijtë e saj
kohore janë forca e brendëshme e shpirtit. Për të vërtetuar këtë i referohemi vargjeve
të shkruara në kohë të ndryshme nga këta poetë, ku krijimtaria e tyre poetike dhe pse
në kohë të ndryshme, ndihet e lexohet qartë ndikimi i folklorit nga trevat labe.
Krijimtarinë e tyre e përshkon dhe e pasuron fjala e bukur e qëmtuar me sqimë si
pikëza drite nga folklori popullor, e ndjerë, e jetuar dhe e ligjëruar në vargje shpirti.
Këto ndikime i shohim më të theksuara para viteve 50-të.

Do t'i shtrydh të dy sytë 12

7 http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html
8 http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html
9 Studime nga B. Gace, Konferenca Shkencore “Ali Asllani Princi i Lirikës
Shqiptare”, Shtepia Botuese”Malika”,2005.
10 http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html
11 http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu
12 A.Asllani 1882-1966, Zemra Shqiptare, 2014, f.3-6.
“Un' jam un', saksi e vjetër! / Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër / Un' e
nisa e stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa / dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa /
Nëpër vapëz i dhash' hije, nëpër hije er' e shije / i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e
një magjie / gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije / ari i diellit me tallaze,
ari i hënës fije-fije / dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije…
Më së fundi i dhash' lotin, kryepajën time pajë / i dhash' lotët që pikonin ku i shkelte
këmbë e saj' / i dhash' vjershën time valë, dy herë valë tri her' zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr'/ këng' e marr' e mallit tim, që tani e
paskëtaj”.
(Bota e brendshme e autorit, dashuria për jetën dhe poezinë, përbënë atë që ne e
quajmë “muzë poetike” ku ndihet lirika e bukurshkruar vargjeve të A. Asllanit, që jo
më kot e kemi quajtur “Princi i lirikës shqiptare”. Ai e lidh bukurinë, dashurinë,
natyrën, jetën me ndjenjen e dashurisë dhe të urrejtjes, me shpirtin e tij, me poezinë të
cilën e “qan”, e “skalit”, i jep jetë, dhe e derdh atë në vargje duke na treguar
karakterin externalist të tij).

Pëshpëritje vjeshte 13

Ja po piqet, mike, rrushi deg' e pjeshkës më një thyhet,/ t'i ka zënë faqet pushi / edhe
gjiri po të fryhet ... / Eja, mike, bashk të bredhim/ Erdhi koha që t'i mbledhim:
Un’i zgjedh ti i këput / Ca në dorë e ca në futë. /Në se degët nuk arrin,/ Do të kap,
moj, mu në mes: / Të të ngre, moj, mi peqin / Me një zemër; me një shpresë.
Kokrrat fshehur nëpër fletë / Hajt i mbledhim më nuk rriten, / Eja, mike, se un' vetë /
Ti këpus kam frik' se vriten!

Margarite, moj14

“Shoqja ime, moj / me dy sy si nata të mëdhenj, të zinj / me bukurinë tonë të virgjër /


vdekjen po ushqejmë / se kjo toke ka ftohtë / mardhi /e ka ngrirë. / Dhe ne biem mbi
të, porsi bllaca zjarri, / Futemi nën dhe porsi rrënjë ëndrrash,/ Që të vijë pranvera, që
të vijë behari, / Toka përmbi ne e balta të shkrijë,/ ëndrrat te shpërthejnë, si shpërthen
bari. / Dashuria jonë / Me dy sy si nata çuditërisht të zesë, / Nga plumbat armike
prerë mes për mes / Dashuri e lindur,/ Dashuri e rritur
Nën qiejt e thyer të varfërisë shqiptare. / Dashuri tragjike / Për botën e madhe. /
Margarite, moj / Motra ime, moj, / Shoqja ime, moj.”

Këtu tematika ndërthuret me dashurinë për jetën, me dashurinë për lirinë, me


dashurinë per shoqen…dhe gjithcka për një jetë më të mirë, e lidhur me luftën dhe
përpjekjet e sakrificat për lirinë e atdheut. Figura e trimëreshës Margaritë, bukuria dhe
forca shprehëse nëpërmjet kësaj bukurie përfaqëson bukurinë e vajzave shqiptare që
luftuan dhe dhanë jetën në momentet më të bukura të jetsë, ia falën rininë Shqipërisë,
prandaj autori thotë “dashuri tragjike për botën e madhe”.
Duke shfletuar poezitë e të tre poetëve të sipërpërmendur, dallojmë mënyrën
e organizimit, leksiku shfaqet me ndikim të theksuar popullor, frazeologjia dhe vargu
vjen si një këngë plot ritëm dhe tregojnë më së miri se ata ishin njohës të thellë të
folklorit, nga ku merr shtysë ndikimi i poezisë popullore në poezitë e tyre lirike. Me
bukurinë e vargut, me mjetet artistke shprehëse, me strukturën e tyre të përsosur

13 N.Hakiu, ”Këngët e Zambares”,Tirane 2005, fq. 18.


14 Fatos Arapi, Vepra”Më jepni një emër”, Shtëpia Botuese Neraida, Tiranë 2014.
poetike, me pasurinë e mendimeve e me forcën e gjuhës së brendshme, na bëjnë të
shijojmë botën e tyre krijuese të ndërtuar me mjeshtëri!

Përgjatë leximit të drejtpërdrejt të vargut poetik të tyre, bie në sy përdorimi i


mbiemrave shumë të gjetur, (pash dy syt' e tu që nxinin të groposur, të brengosur;
fllad i ëmbël; saksi e vjetër; madhëri e artë; moj nepërka gushë larike, foljeve
kryesisht në lidhore, (të më qash; të ndez; të rëntë; t'i mbledhim; të ngre, etj.) lidhëzat
krahasuese, (moj e vogla si loti; ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?; ëndrrat të
shpërthejnë, si shpërthen bari; Me dy sy si nata, etj.), e vecanërisht përdorimit të
apostrofit apo trajtës së shkurtër,( erdh’ pranvera me t’jeshile; deg' e pjeshkës; zotris’
sate; t'i ka zënë faqet pushi; t'i mbledhim, etj.) dhe që vlen shumë për t’u theksuar
përdorimi i thirrmores “moj” p.sh. ku më ishe, moj qene e qenit; Margaritë, moj /
Motra ime, moj,/ Shoqja ime, moj; të të ngre, moj, mi peqin; do të kap, moj, mu në
mes, etj. si një dozë kompleksiteti për t’i dhënë më tepër pathos poezisë. Them
“kompleksitet” sepse përdorimi i tyre jo vetëm bën një lloj diferencimi, por na shtyn
më tej në atë që ne e quajmë folklor, taban popullor, gurra popullore etj, gjë që i jep
tonin dhe individualitetin poezisë se tyre dhe madje e bënë këtë poezi shumë
popullore e të pëlqyeshme, që pavarësisht viteve kur ajo është shkruar, sot i ka
rezistuar kohës dhe tingëllon tejet aktuale për vlerat njerëzore.
“Loja” e bukur poetike e këtyre poetëve luhet në trevat e toskërisë, ku fryma, stili,
fjala e përzgjedhur me ngjyrime të dallueshme, ka ndikime të forta nga tabani i
folklorit të labërishtes!

Poezia e Asllanit, Hakiut dhe Arapit dhe lidhjet që ajo mbart me elementët
morfologjike, e bënë më të plotë e të kuptueshëm diskursin e këtij ligjërimi poetik.
Përdorimet e përemrave lidhorë, pjesëzave, apostrofit, trajtës së shkurtër, i japin po aq
bukuri dhe tonalitet vargut, sa edhe përdorimet e foljeve në kohë e veta të ndryshme,
emrave, kallzuesve, mbiemrave e ndajfoljeve, në të cilat gjejnë terren të përshtatshëm
sepse këto lidhje vijnë natyrshëm në fjali, për të arritur atë mesazh fort të këndshëm e
gazmor në poezitë e të tre poetëve.

Përemrat lidhorë përbëjnë të veçatën tek këto poezi. Fenomeni i


POLISISIDENTIT, ose, siç quhet më thjeshtë, grumbullimi i lidhëzave dhe i
përemrave lidhor në një fjali, përbëjnë vlerë dhe ndikim të përbashkët në poezitë e A.
Asllanit, N.Hakiut dhe F.Arapit dhe i japin vargut ngopjen e duhur estetike. Ato
krijojnë efektin e ndryshimeve sasiore dhe cilësore në ligjërim.

Siç dihet, lidhëzat dhe përemrat lidhorë janë fjalë të pandryshueshme, që


shërbejnë për të lidhur fjalë, grupe fjalësh, ose fjali midis tyre. Një ndikim të tillë e
ritheksoj për faktin se, roli i përemrave lidhorë dhe lidhëzave në përgjithësi në këtë
krijimtari poetike, si një fenomen i përhershëm dhe i përdorur me mjeshtëri estetike
nga autorët, i jep poezisë më shumë dinamizëm, koloritin befasues, kontekste prekse
dhe mendim te thellë poezive, nuance ngjyruese, lojra fjalësh ledhatuese, sikur të jetë
kaq reale dhe e prekshme sa edhe vetë poetët nuk e kanë imagjinuar kur e kanë thurur
këtë lloj vargu me shpirtin e tyre poetik:

N.Hakiu15

15 N.Hakiu, ”Këngët e Zambares”,Tirane 2005, fq. 175.


”Vaj- medet, çobankë, vaj! / Qaj, çobankë e vogël, qaj / Se kasollja ty t’u doq / Se
manarja ty t’u poq,/ Qaj çobankë, që të qaj / Se kjo bota qënka vaj! / Moj e gjor’,
çobankë e gjorë,/ Mbete moj me krrab’ në dorë / T’iku syska me këmborë, / Vaj-
medet, çobankë, vaj!/ Qaj, çobankë e vogël, qaj / Se kjo bota qënka vaj! / Kú- kú- kú,
çobanë kú,/ Bú-bú stani seç t’u doq / Pú-pú nëna seç t’u poq, / Bú-bú-ú, çobankë, bú, /
Ku je ti, çobankë ku, / Mbete qyqe dhe kërcu! /….Há-há-há, çobankë, há / Qesh,
çobankë e vogël, qesh / Se ky trimi të pru desh,/ Qesh, çobankë, qesh, mos qaj, / bota
qënka gas e vaj / Poezia Qesh, çobank’, që të mos qaj!”.
Po t’i bashkojmë gjithë tingëllimat, muzikalitetin, virgjërinë e këtyre poezive
të shkruara në kohë e mjedise të ndryshme, lexuesi do të ndihet si në një mbrëmje
simfonike, ku fjala burimore bëhet “këngë e marrë’ “ “për botën tragjike”, “me një
zemër, me një shpresë”!

E, për të depërtuar qartazi tek efektet stilistike, kam përzgjedhur tri poezi me
të cilat dëshiroj të shpalos mendimet, idetë dhe ndjenjat e autorëve përmes unit lirik,
ku mbizotërojnë përfytyrimet dhe përjetimet artistike, si dhe të tregoj se kemi të
bëjmë me prurje vetiake, të cilat shprehen përmes simboleve dhe figurave të
ndryshme stilistike, që i japin poezisë stilin individualizues. Në poezitë e tyre diskursi
paraqitet në vetën e parë, ose dhe në vetën e dytë si më poshtë:

Një vështrim i arratisur 16

Një vështrim i arratisur


Nga qepallat e qëndisur
Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zezë të tu
Vjen më thotë ashtu-kështu
Më thot' jo edhe më ndez
Më thot' po edhe më vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!

Stili është tejet popullor me individualitete të spikatura. Gjuha është e


thjeshtë por e ndjerë, dhe e përzgjedhur bukur e me forcë shprehëse, e cila na jep një
tablo interesante e të vërtetë, të jetuar, të bukur, të ndjerë shpirtërisht. Ku autori të
veçantën kërkon ta përgjithësoj dhe të përgjithshmen ta kthejë në të veçantë. Rima
shpesh formohet nga mbiemra: i arratisur – e qëndisur; nga folje: ndez – vdes; zgjatet
– matet; nga emra: mërzia – dashuria, fytyrë – ngjyrë, etj., e vazhdon:

E un' mbetem duke lutur


Lutem yjeve të këputur.
Dhe un' lus e kërkoj ty,
Atë vetull, atë sy!
Se në syrin tënd të zi
N'ate sy të zi, mazi
Shenj' e buzës sime duket
Si një prush në re kur muget.

16 http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu
Ç' është dashuria?17
Ti nga gazi, nga mërzia
Pyet ç'është dashuria,
Por ajo nuk ka fytyrë,
Nuk ka tingull, nuk ka ngjyrë!
Ajo s'ndihet as me fjalë,
Vjen e fshehur dhe ngadalë,
Vjen një herë' e prap s'e njeh
Brenda zemrës ti s’e sheh!
Po t' ish lule, fshehur barit,
Do këputesh, do të thahesh,
Po t'ish perlë, fij’ e arit
Do rrëmbehesh, do të ndahesh;
Po t'ish zog, do të vajtonte
Brenda zemrës në kuvli,
Ta liroje, do këndonte
Larg nga ty, nga çdo njeri!
S'është lule për në fushë,
S' është perlë për në gushë,
S'është as zog për në kuvli:
Ajo zemrën ka shtëpi....
Ja se ç'është dashuria!
Ësht' a s'është nuk e di,
Por un' di se lumturia:
Nuk është vetëm dashuri!

Ti do të më dashurosh patjetër18

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.


shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,
Ti do të më dashurosh patjetër!

Në sytë e tu diej të vegjël


e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?
Ti do t'më dashurosh patjetër.

Kapërcej ty e kapërceva veten,


dhe përtej vetes kapërcej jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t'më dashurosh patjetër!

Këtu vihet re se ”Uni” lirik është i fuqishëm, i pazgjidhshëm, krenar, me


frymëzim dhe i dallueshëm midis tyre. Secili nga autoret ka mikrobotën e vet poetike!

17 http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu
18 Fatos Arapi, Vepra”Më jepni një emër”,Shtëpia Botuese Neraida, Tiranë 2014.
“Sa më shumë të hyhet në botën lirike të poetit (Ali Asllani), aq më tepër do të na
shpaloset dhe do të na zotërojë e veçanta, e papërsëritshmja e poezisë së tij”, thekson
Fatos Arapi (Në konferencën shkencore “Ali Asllani Princi i lirikës Shqiptare”).

Po kaq individualitet dhe tipare vetjake gjejmë në poezinë e N.Hakiut, apo


në mënyrën e kompozimit dhe të lëvrimit prej tij të poezisë, e cila vjen si prozë
poetike!
Ndikimi i folklorit në poezinë e F.Arapit shihet si më pranë poezisë moderne,
si një përkushtim, i trajtuar dhe i realizuar në mënyrën e vet, për nga struktura e
vargëzimit. Në kqyrjen e vargëzimit të poetëve A. Asllani, N. Hakiu dhe F. Arapit
ballafaqohemi me stilin e secilit.
Elementët stilistikë të këtyre poetëve, zgjerojnë marrëdhëniet e fjalëve dhe
përftohen më shumë ngjyrime sematike kuptimore. Është organizimi i tyre i të
shprehurit për të dhënë figuracionin domethënës; është organizimi i vargut, rimës, ku
figuracioni dhe natyrshmëria e të shprehurit marrin ngjyrimet poetike e i dallon nga
njëri-tjetri!
Në këtë rast autori (poeti), rrëfen duke u nisur nga ajo, çka zhvillohet në
mendjen e personazhit, (p.sh. të së dashurës), ku ndjenjat dhe mendimet i kaplojnë
dhe i forcojnë me madhështi gjithë tiparet e formave, ndodh ajo që e quajmë: “gjysma
më e mirë e vetes” të cilën e gjejmë të personalizuar me figura të përzgjedhura nga
bota ku jetojme si p.sh:

A.Asllani19

“...Vidi-vidi pëllumbeshë,
dëgjo zemrën virgjëreshë,
çdo gjë shkon e çdo gjë vete,
s'metet gjë, asgjë për vete...
Ato thashë e këto theme,
jan'të kota e të rreme,
e janë në ëndrra e përrallë,
e çdo ëndërr ësht' rrëmallë...
Po ajo që s'ka të sosur
gjer në diell të lemerisur,
mbetet yll në sy skalitur
janë kujtimet rreth flori,
rreth të shkretës dashuri.”

Nga poema “Hanko Halla”, Ali Asllani, botuar 1960

Për të parë më me kujdes tiparet dhe veçoritë e lirikës dhe poetikës së Ali
Asllanit, duhet të ndalesh seriozisht në lirikën e dashurisë, veçanërisht në poemën
“Hanko Halla”, ku vjershërimet e tij kanë muzikalitetin e valleve popullore. Ai ka një
përkujdesje brilante për ritmin, rimën dhe vargun “këngëtimin me gaz në buzë”, i jep
poezisë “atë ermim dhe shije të papërsëritëshme që të lë në buzë kripa e shkumës së
valëve…”

19 Poezi t ë zgjedhura, Toena, Tirane, 1999, fq.244-249.


Ali Asllani ka shkruar lirika dashurie, që dhe sot janë të freskëta, plot ngjyra
dhe ëmbëlsisht të ndjera, por ai përmëndet në radhë të parë për “Hanko Hallën” me
ritmin e gjallë njëmbëdhjetërrokësh e me fjalorin e pasur popullor të qëmtuar me
elegancë poetike.
“Hedhur si lastare, hedhur si billonja,
Zonjat mu si çupa, çupat mu si zonja;
Palët mu si valët, shkon e vjen një tjetër,
Duket thanë e kuqe edhe femr’e vjetër!
Dhe ajo që duket, ëngjëlleshë e butë,
në një shishe brenda dy shejtanër fut!
Llëra lakuriq, këmba lakuriq
Demek, sa për mua… edhe burri vdiq!”

Të tilla vargje i bëjnë më të dallueshme ngjyrimet kuptimore semantike, nga


ku vijmë në përfundime të tilla se fraza, shprehje të ndryshme, njësi frazeologjike
kombinojnë leksikun morfologjikisht e sintaksisht, në mënyrë estetike e artistike, për
të sjellë perla të vërteta me vlera të një letërsie lirike të mbështetur fort në vlerat
folklorike kombëtare të popullit tone, e vecanrisht në ato të trevave të Laberisë.

Madrigal20
Prapa drrasash, ther e kalbur, gojën pash të përgjëruar / Kur po çelte e zilepsur afshe
gazi mirësie, / U thëthiva i mahnitur se në buzn' e ngashëruar / M’u duk zemra / kur
më fale një përshtypje miqësie.
Në të çarat, nëpër vrymat t'asaj portës mykur tënde, / Pash dy syt' e tu që nxinin të
groposur, të brengosur. / Dhe me zi pash këmb't e zbathur që po shkelnin n'ato vende,
/ Ku, mes drrasash thyer e kalbur, po më fshihe e rreckosur...

Çast Buzë Jonit21

Dhe vargjet erdhën me ritme të kaltra


Nër degë të tyre figurat e gjelbra
Çelin - si gjethet nëpër portokalle.
Nën degëza vargjesh fëshfërijnë figurat,
Si mbrëmjes Jonit fletësat e ullinjve.
E mbusha gojën me erëra të Jonit,
Ndjej nëpër dhëmbë kokrizat e jodit,
Shoh se si thyhen mirazhet mes valësh,
Se si thërmohen përflakjet mes gurësh...
Dhe jam i tëri
grimca dritaresh e ngjyrash.

Në poezinë e A. Asllanit karakteristikë të veçantë përbënë dinamizmi gjithnjë


në rritje i fjalës dhe vargut.(si tek poezia-Vidi-vidi pëllumbeshë). Studiuesi Behar

20 N.Hakiu “PërpjekjaShqiptare” Mars 1937, fq. 22.


21 F.Arapi, Vepra, “Më jepni një emër”, Shtëpia botuese,Neroida, Tiranë 2014, fq,
42.
Gjoka shkruan: “Ali Asllani, për nga natyra e lirikës së tij, të përkujton hidhësinë e
vargut të GJ.Fishtës, aq dhe L.Poradecin për heretikën e brishtë” .22
Në krijimtarinë poetike të A.Asllanit ndeshemi shpesh me një leksik që mbart
ngjyrimin emocionues, që përftohen nga përdorimi i prapashtesave të larmishme, të
cilat pasurojnë fjalorin e tij poetik, krijojnë një tingëllimë e një prehje, që e sjell
vetëm poezia, p.sh:

“valëzë moj valëzë,/ Fletëzë moj fletëzë, / them ta them një fjalëzë, / un’ poet i
shkretëzë, /as ta them. E as ma thua / këndoj këngëzat e tua /e mu bë një halëzë! /
gjithë jetën e jetëzë!” 23

Tek poezia e N.Hakiu ka më shumë ngjyrime, lirizëm dhe më shumë


përshkrime. Poeti N.Hakiu dallohet për detajet e tij poetike, ku mbiemrat foljorë,
pjesëzat mohuese dhe antitezat përbëjnë një risi dhe kanë efekte estetike, (në prozën
poetike “Madrigal” dhe “Ç’ është dashuria?”). Ndërsa në poezinë e F.Arapit ndihet
forca e metaforës dhe figuracioni poetik me vargje të rregullta e të rimuara! (poezia
“Ti do më dashurosh patjetër, ose “Margaritë moj”). Në krijimtarinë poetike të tre
poetëve, vargjet e tyre janë “britma” dashurie! Aty gjejmë shumë elementë të
përbashkët ndikues. Një nga këto është pyetja retorike, e cila shpesh shfaqet si
element dhe veçori e lirikës!
Pyetjet retorike janë trope-t më shprehëse që përdoren me shumicë në dobi të
efekteve emocionalë. Ato s’kanë nevojë për përgjigje. Brenda pyetjes përgjigja
qëndron e fshehur dhe e kuptueshme: Si tju them moj motra...?; Apo sjell melhemin
zemrës së goditur?; Ej, ju vasha, doni zemër...?; Mos vallë turp ka dashuria që sodit
fshehtësinë, Apo druhe se je veshur me një zhele të arnosur?; Do të vish a s’do të
vish?, etj. Them se, këto efekte janë dhe të veçantat e poezive të këtyre autorëve.

A.Asllani24
“Si një zall të bardhë, si një zall të fortë
Me shami në krye anë e mbanë qëndisur
Dhe me flokë të gjatë prapa arratisur
Dhe me flokë të gjata deri mu në mes
Mu si natë janari sa të thellë të zes
Me shami të hollë balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri në qepalla kredhur
Me flori në gushë hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.”

Zemra ne Ankand 25
“Merrni zemër kush do zemër! / Ej, ju vasha, doni zemër / E kish marrë lozonjarja /
Nga kraharor' i një poeti! / E si mund ta mbante zemrën / Me tallazet e një deti /
Lundr' e thyer, pëlhur’-çjerrë, / Pa timon e kiç të shtrembër? / Po bërtet përsëri
kasneci / Se në dorë zemra i ngeci: / Ej ju vasha, doni zemër? / Kjo nuk shitet, as nuk
blihet, / Kini zemër, o ju vasha, / Se me zemër kjo shkëmbehet!”

22 Ali Asllani dhe përkujtesa e Bardhosh Gaçe, fq251.


23 Nxjerr nga: Vilam Bello Koferenca shkencore “A.Asllani Princi i lirikës
Shqiptare”fq 93.
24 Poezi t ë zgjedhura, Toena, Tirane, 1999, fq.244-249.
25 http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu
F.Arapi26
“Në sytë e tu diej të vegjël / e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër? / Ti do t'më dashurosh patjetër”
“Ti do vish, e dashur, si s’do vish? / Kur e di që unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja / si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt / e ti të vish…”

Elementë të natyrës dhe lirika e dashurisë tek poezia e poetëve Ali Asllanit,
Nexhat Hakiut e Fatos Arapit

Të paharruara kanë mbetur vargjet e poetit Arapi:27

”Hej, vend! / Plot diell e pa dritë / Pagan dhe fron për perënditë / Jetojmë nër male të
lartë / Ku qiellln me dorë mund të zëmë / Dhe prapë: / Në ç'humnera kemi rënë!”.
Ose
“Lamtumirë /koha që shkoj / jam një copëz pejsazhi nga vendi im.”
“I vogël, me pantallona të shkurtëra / me këmbë të zbathura e një këmishë humaje /
që e qepte vetë gjyshja.
“Ashtu darkë për darkë dilja në breg / Ndër gishtërinj të këmbës së ftohtë më rridhte
rëra / Unë prisja me orë të tëra/ gjersa përnjëherësh / tutje nëpër fushat e gjera të
natës ngriheshin kope të çuditshme, të panumërta / kuajsh të bardhë /… / të cilët
hingëllinin në fushën e gjërë të natës …dhe suleshin nëpër fortunë ... Dhe tani, kudo
që jam / ashtu fantastik e i madhërishëm, më ndjek pas deti”.
Elementet e natyrës i gjejmë kudo, ndër këto poezi. Si pjesë e jetës, si
elemente simbolike, ato paraqesin kontekste nga jeta njerëzore për të treguar
qëndresën, besnikërinë, zgjuarsinë, e mbi të gjitha të lidhura ngushtë me dashurinë
njerëzore, me vete jetën.
1. Dielli – personifikon madhështinë, dritën, vetë jetën etj.

2. Hëna – simbolike e vashëzës së dashuruar etj.

3. Shpendët (bilbili, pëllumbesha etj.), - simbolike e shpirtit të lirë etj.

4. “prush me re kur muget” (retë) – si shumësia e ndjenjave të ndryshme etj.

5. Brigje, krua, zall, gurët etj., - janë elemente folklorike ku shpalosen bukuritë e
vendit, e këtyre zonave, që “japin zemër”, jetë e shpresë poezisë së tyre.

6. Pemët, frutat, ullinjtë, pjergullat me rrush – simbol i bollëkut etj.

7. Deti, valët, qielli etj. – shpesh sjellin idenë e madhështisë, të luftës, të


shqetësimeve por edhe ledhatimet me përdorimin e prapashtesave zbukuruese
“valë-zë moj valë-zë” etj.

26 Fatos Arapi, Vepra”Më jepni një emër”,Shtëpia Botuese Neraida, Tiranë 2014 f,
16.
27 Fatos Arapi, Vepra”Më jepni një emër”,Shtëpia Botuese Neraida, Tiranë 2014, fq,
, 19, 42, 43.
8. Stinët – si ndryshime të botës shpirtërore të njeriut etj.

Këto vlera me përmasa të shëndetshme, të cilat kurrë nuk e humbasin


shkëlqimin e tyre estetik, për të cilat studiuesit Albert Abazaj thekson: “Nexhat
Hakiu mbahet mend si poet i ëmbël dhe njeri i ditur. Kur themi që Nexhat Hakiu është
tërësisht poeti i dashurisë, kuptojmë, që ai e zbërthente dashurinë me detaje shpirti si
një sistem zinxhir në klasifikimin hierarkik të kësaj ndjenje universale, që thur ylberin
më të bukur të botës njerëzore. Më të vjetërit në qytet kujtojnë lirikat e tij melodioze,
(idilet e madrigalet) që vijnë si vijim i këndshëm nga këndvështrimi i tij artistik e
shpirtëror por përsëri, Nexhat Hakiu është zë i veçantë, sepse është zëri i tij, origjinal,
me këngët e zambares si një simfoni pranvere.”
Në poezinë e këtyre tre poetëve, është e dukshme vëmendja ndaj përzgjedhjes
së leksikut. Ata kanë leksikun e tyre, që i dallon më së miri nga njëri-tjetri, ku në çdo
strofë e poezi, gjenë aty, njëherazi sasi emrash, mbiemrash, foljesh, përemrash,
lidhëzash, parafjalësh, ndajfoljesh etj., ku dënduria e përdorimit të këtyre elementëve
shfaqet si shprehje e individualizmit dhe e veçantisë. Domethënia, semantika,
kuptueshmëria dhe cka synon fraza përbëjnë hapsira dhe dimensione në krijimtarinë e
këtyre poetëve. Shprehjet e shumta ledhatuese, frazat e goditura dhe njësitë
frazeologjike (…dhe ajo qe duket ëngjëllushe e butë, në shishe brenda dy shejtanë fut;
në dorë zemra i ngeci; qeshi buza; prapa krahësh; dëgjo zemrën; mbete qyqe dhe
kërcu; bota qënka gas e vaj, etj.), i japin lezet poezisë dhe tipare folklori që i përkasin
trevave të Labërisë.
Pi e puth28
Ti përhera në shtëpi / dhe përhera puth e pi. /Pi e puth / si një zog i zën' në kurth
përpëlite nëpër odë, / mbush një godë e zbraz një godë / dhe me fletë për poezi.

Vitit të ri29
Prag më prag duke trokitur ndezë mallin dhe kujtimin / Sa i rëndë dhe me ngadalë! /
Falë shpresa më të reja duke zbutur zemërimin! / Zemërdjegurit me fjalë, / I freskove
zagushinë (kur për ty uroi çupa /. Kur të priti me të tok...) / Qeshi buza, zemra deshi
pranë mikes të ngre kupa, / Miqësia: shoqe-shok. E mallëngjyer prapa krahësh me ca
lemza u lëndua;

Ti do vish30

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?


Kur e di se unë ty të pres
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di që unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt
…………e ti të vish

28 Poezi te zgjedhura, Toena, Tirane, 1999, fq.244-249.


29 http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu
30 Fatos Arapi, Më jepni një emër, shtëpia botuese Neraida, 2014, fq. 16.
Si përfundim:
1. Gjërësia dhe moskufizimi me shprehje popullore e frazeologjike, një liri
poetike e lakmueshme tek këta poetë, ndërthuret qartazi nën këndvështrimin:
“frazelogji-gjuhë poetike-individualitet krijues”.
Për të shtjelluar pak a shumë elementët që i bashkohen frazeologjisë si gjuhë poetike
dhe individualitetit tek këta poetë, shtoj se:
1. Tipar dallues është zgjerimi dhe shtimi i vazhdueshëm i kuptimisë që ka çdo
fjalë e tij- (nënkupto vargun).
2. Ata i kanë dhënë parësi kushtit barazfuqi teorike të fjalës poetike.
3. Trekëndëshi i mësipërm është një pllajë ku lëviz trashgimia gjuhësore e
shoqërisë.
4. Frazeologjia e poetëve Asllani, Hakiu dhe Arapi është tejet e pasur dhe
origjinale.
5. Ata shfrytëzojnë frazeologjinë popullore të trevave ku kanë jetuar.
Frazeologjia gjuhësore është e përqasur si individualitet, si një “materie”
poetike e prekshme për gjatë leximit të poezive të tyre.
6. Po kështu dhe leksiku i përdorur prej tyre është në funksion të botës
shpirtërore e materiale të Labërisë.
7. Ato janë me vlera semantike dhe me ngjyresë krahinore, emocionale dhe
shpirtërore.
8. Frazeologjia e tyre shquhet për përmbajtje të gjerë, për figuracionin dhe për
ngjyrim të fortë emocionues.

1. Frazeologjizmat me prejardhje popullore në krijimtarinë poetike të të tre


këtyre poetëve përbëjnë një vlerë artistike e leksiko semantike në gjuhën
Shqipe, sidomos në poezi, ku dhe mundësia është më e kufizuar se në prozë.

2. Frazeologjitë e tyre i gjejmë më të shumtat foljore, madje edhe të motivuara


me krahasim dhe që përmbajnë lidhëzën krahasuese “si” dhe atë sasiore “sa”,
Pi e puth/si një zog i zën' në kurth; zonja mu si çupa, çupat mu si nuse; me
shami të hollë balle e faqe hedhur, sa t'i duket syri në qepalla kredhur.
Apo edhe njësi të tilla frazeologjike: T’i ka zënë faqet pushi (është rritur e
zbukuruar); qeshi buza (u gëzua); Merrni zemër kush do zemër ( të kenë kurajo);
ndezë mallin dhe kujtimin (rikujton të shkuarën), etj. frazeologji emërore ku spikatin:
yll në sy skalitur; zonja mu si çupa, çupat mu si zonja; brigje më brigje, etj.

1. Në thelb, krijimtaria e poetëve A.Asllani, N.Hakiu dhe F.Arapi ka


individualitetin e tyre, që nuk tjetërsohen me të tjerë pavarësisht ndikimeve
nga e njëjta treve burimore.

2. Ndikimet, nuk janë imitime, as kopjime, ato janë pjesëza që përthithen në


kohë nga krijues të ndryshëm. Janë ato vlera, që në kohë të caktuara kanë
rëndesën e tyre, që ndikojnë si hope cilësore poetike tek të tre poetët!
Bibliografia

Bardhosh Gaçe, Studjuesi dhe Pedagogu, (Botime “Maluka”Tiranë, 2015.


Koferenca Shkencore “Ali Asllani Princi i Lirikës Shqiptare”, Botime “Maluka”
Tiranë 2007.
Bardhosh Hysenaj “Historia e Labërisë” Tiranë 2011.
Novruz Abilekaj -Gjuha shqipe në familja, 2001.
http://www.gazetakritika.net/Forumi/letersi.php/?itemid=1579
Hiqmet Meçaj, Poezi nga Nexhat Hakiu, Gazeta Athina, Janar 2009, Athinë.
Albert Habazaj, Google–“Fatos Arapi një nga etërit e poezisë bashkëkohore
shqipe”,2015.
Fatos Arapi, Vepra”Më jepni një emër”,Shtëpia Botuese Neraida, Tiranë 2014.
Albert Habazaj,Google– Nexhat Hakiu “Manifestit të dashurisë” Tirana
Observer,2015.
Ilir Mborja, Revista “AlbPlanet”, Magjia e lirikave labe, 2014.
Kostallari, A., (1989). Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së
gjuhës sonë letrare, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe,
III. Tiranë, f. 41-76.
Memisha, V., ‘’Studime për fjalën shqipe’’, përmbledhje artikujsh, Tiranë 2011.
Memisha, V., (2006). Rreth shndërrimit të togfjalëshit të lirë në njësi frazeologjike.
Në, Studime filologjike. Nr. 3 - 4.
Gjoçaj, Z., Struktura leksiko-semantike e stilistike e frazeologjisë shqipe, Prishtinë,
2001.
Rrokaj , Sh., ‘’Filozofi e Gjuhës prej Antikitetit deri në kohën e sotme, Arbëria’’,
2010.
Thomai, J. Shqipja standarde dhe leksikografia shqiptare, Konferenca shkencore –
“Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë, 2003.
F.Arapi, Vepra, “Më jepni një emër”, Shtëpia botuese,Neroida, Tiranë 2014.
N.Hakiu “PërpjekjaShqiptare” Mars 1937.
A.Asllani, Poezi të zgjedhura, Botimet TOENA, 1999.
Tirahttp://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html
http://albplanet.blogspot.al/2014/10/magjia-e-lirikave-labe.html
http://www.gazetadita.al/ne-kujtim-te-poetit-lirik-nexhat-hakiu/
http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu
GJUHA ARVANITASE E FOLUR ARKAIKE, APO “ZHARGON”?

Abstrakt

Një e folur e vjetër, e ruajtur në kushtet e izolimit dhe e fjetur për shumë
vjet nga trungu arbëror, meriton përkujdesjen dhe detyrimin që ta sjellë në
vëmendje të lexuesit nëpërmjet kumtesës sime.
“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në Evropë, por
mbi të gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”!31
Kjo thënie përbën boshtin e kumtesës ku arvanitasit përdornin gjuhën e vet
amtare në trajtën e folur por jo si gjuhën e shkrimit.
Sipas vlerësimeve të historianëve e filologëve të ndryshëm, arvanitasit pas
shekullit të XV-të e deri në kohë të revolucionit grek të vitit 1821, përfaqësonin
rreth 1/3 e popullsisë në vendbanimet e hershme dhe të ishullorëve të Greqisë, si
në Hidra, Poros, Specias, Andros, Salamina, e fshatrave të shumtë në zona të
ndryshme të Greqisë. Këtë tezë studimore do mundohem ta sjell me përqasjet,
analizat nga një literaturë e bollshme, si edhe shtjellime krahasuese të veçorive
gjuhësore, si sintaksore edhe morfologjike, nëpërmjet përballjes me gjuhën e
folur të arvanitasve në trevat ku dhe sot jetojnë si autokton në shekuj.
Gjuha arvanitase është e folur arkaike me tipare e veçori të toskërishtes
jugore dhe natyrshëm edhe me elementë të shumtë nga gjuha greke. Në ditët që
jetojmë kjo e folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”...Por kurrsesi nuk
ekziston si dialekt!

Fjalë kyçe: E folura arvanitase, arkaike, zhargon, prejardhja, kumte gojore.

H yrje

Pas fitores dhe shkëlqimit të revolucionit 1821 emri i arvanitasve dëgjohet


për herë dhe më pak e kjo venitje erdhi si shkak i disa ndikimeve e transformimeve të
cilat do t’i shohim në një analizë me shumë konsideratë. Nga të dhënat gojore, (por
dhe sipas arkivave greke), numri i arvanitasve në vitin 1907, në Prefekturën e
Athinës me 50 fshatra, kishte 46.105 banorë. Popullsia e përgjithshme e tyre në të
gjithë shtetin Grek që i përket vitit 1879, arrinte në 176.120 banorë dhe në 1907 në
236.707 banorë.32
E folura e tyre dhe gjithçka e mbetur është shumë e rëndësishme, sepse është e
folura përgjatë jetës së një populli, apo komuniteti, ku lind e jeton një e vërtetë e
madhe. Jeta e tyre në mënyrë të padiskutueshme është e lidhur me gjuhën. Dhe nëse

31 Aristidh Kola, Sinan Gashi, “”Zëri i arbërorëve në Greqi”, Prishtinë, 2010,f,45.


32 http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005.
një e folur, (gjuha) nuk kultivohet, ka presione të jashtme e të brendshme, ka ndikime
të ndryshme të tilla, të cilat do t’i shqyrtojmë kujdesisht, edhe kur ajo bie në dobësi,
plogështi... e natyrshëm ligështohet, ajo humbet leksikun e saj, si rrjedhojë është e
padobishme në krahasim me një gjuhë madhore që shkruhet dhe flitet sipas normave
zyrtare të pushtetit në fuqi. Gjuha që nuk shkruhet dhe as kultivohet, dalëngadalë del
jashtë përdorimit si vlerë gjuhësore.
Ndikimet mbi gjuhën e arvanitasve, vlerë regresive në ruajtjen e saj...

Arvanitasit nuk e kanë të shkruar të folmen e tyre. Mungesa e të


shkruarit të një gjuhe, që mbijeton thjesht si e folur nuk të jep mundësi të shkruash
një periodizim të historisë së saj. Mënyra e të jetuarit e arvanitasve dhe strukturat
shoqërore e shtetërore, ku ata u bënë pjesë e saj, e kane transformuar gjithçka në kohë
dhe ka bërë të ndodhin realisht ndryshime veçanërisht me gjuhën e tyre. Por gjithsesi
në vazhdimësi e folura Arvanitase ka lënë vlera dhe thesare gjuhësore shumë të
dobishme për historiografinë e gjuhës së folur në shekuj të arvanitasve tanë.

Ndikimet mbi të kanë qenë të shumta:

1. - Presioni i gjuhës së folur brenda familjes, ku për shkak te martesave me


greke vëmë re dy anë të kundërta të mbarëvajtjes së gjuhës. Njëra që i përket
ndikimit në sensin negativ, ai i gjuhës greke e cila po behej pjesë e të folurës
edhe në familjet arvanitase. Jo vetëm kaq por edhe fëmijët e lindur nga këto
martesa kishin prirjen të flisnin greqisht. Ndërsa tjetra i përket rezistencës për
mbijetesën e gjuhës nga prindërit apo më të moshuarit në familje që kërkonin
me çdo kusht ta ruanin e ta flisnin gjuhën e tyre amtare brenda familjes.
2. Një ndikim i fortë relativisht ishte ai i shkollave greke ku fëmijët e arvanitasve
u shkolluan dhe rrjedhimisht edhe gjuha po tkurrej.
3. Ndikimi i institucioneve dhe e folmja zyrtare, përbënë për kohën e në vazhdim
një hallkë të rëndësishme të këtij zinxhiri.
4. Përditësia në jetën e zakonshme, rruga, fqinjët, shoqëria etj, përbën një ndikim
jo të vogël drejt mospërdorimit dhe harrimit të gjuhës së tyre.
5. Literatura që lexohej, gazetat e përditshme, shtypi dhe presioni i përditshëm i
tyre solli mosfoljen dhe konsumimin e gjuhës arvanitase.
6. Kisha dhe predikimet në gjuhën greke, një ndikim i konsiderueshëm sepse
vetë vendasit edhe arvanitasit ishin tejet besimtarë.
7. Politikat e ndryshme dhe shumë të ndjeshme, interesi që greqishtja të
mbizotëroje si gjuha e vjetër e folur dhe e shkruar solli edhe kjo përfitimet e
veta në dëm të gjuhës së folur të arvanitasve. “Me gjithë goditjet nga pedantët
e pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdon në qetësi ecurinë e saj
historike.”33
8. Deri më sot, nuk ka asnjë dokument apo dëshmi që arvanitasit të kenë bërë
përpjekje për të krijuar një alfabet për të shkruar të folmen e tyre, ashtu siç
bënë Voskopojarët në shekullin e 18-të, apo motrat Qirjazi në dhjetëvjeçarin e
parë të shekullit të 20-të me dy abetaret e tyre 1908-1909-të, apo si De Rada, i
cili organizoi dy kongrese për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895;
Ungër 1897), ku ndër të tjera zë fill krijimi i një fjalori shqip dhe përdorimi i
alfabetit të tij si një qëllim i përbashkët, që tregon se përpjekjet për ta ruajtur e

33 A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, Tiranë, 2002, shtëpia Botuese-55.f,550.


kultivuar gjuhën shqipe, atë që prindërit e tyre e përdornin dhe që pasardhësit
e tyre filluan gradualisht ta humbisnin disi e të largoheshin prej saj, duke e
gërshetuar hera herës me atë greke, tregon me së shumti një largim dhe një
firo a boshllëk, që sot ajo ndjehet e tkurrur dhe e pa kultivuar, por gjithsesi e
kënduar dhe e folur në mënyrën e tyre në kohë.

Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman
J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprën e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi
Shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve
modernë elementin e fuqishëm shqiptar.
Siç e thash dhe më lartë, arvanitasit në tërë historinë e vet dhe sot, nuk kanë
pasur dhe nuk kanë një alfabet në gjuhën shqipe me të cilin ta shkruajnë atë. Ata e
shprehin gjendjen shpirtërore, lirike dhe epike natyrshëm dhe me ndjenjë. Tek
arvanitasit është ruajtur karakteri i tyre autokton në ato troje ku janë dhe sot. Por jo
vetëm kaq... këngët e tyre këndohen si dikur dhe ruajnë sadopak, ende traditat
arbërore të këtij komuniteti. Sidomos fshatrat dhe familjet me rrënjë arvanitase kanë
të folmen e tyre, ku spikat fjala e kënduar në rastet e tyre të veçanta.

Dashurisë-4
Do pjenjë sajtën si e shkon vajza ditën
Vajza nat edit n’ argali Djali nuk e sheh me si me si
Jain vajza nat e dit për të drenjë sum prik
Do bënem gjarpr me pika ti shkone vajz ne sajta
Do bënem gjarpr i bardh ti shkoni vajz në mitar.34

Ja ç’thotë Elena Gjika:

“Tek ta i gjithë zhvillimi përmblidhet tek poezia, të folurit bukur, tek këngët që
transmetonin brez pas brezi lavditë e heronjve dhe tek fjala e bukur dhe ndikimin e
fuqisë së tyre në jetën e shumë shekujve”. Siç thotë dhe një proverb tosk;
”dhe malet mund të lëvizin me një fjalë të vetme”(Leondios Lëeondiu).35
Edhe në ceremoninë e marrjes së Çmimit “NOBEL” poeti Grek Odhisea Elitis u
shpreh:
“Nga arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë
për mbarë.”36
Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman
J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprën e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi
shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve
modernë elementin e fuqishëm shqiptar. Gjë që flet për karakterin dhe shpirtin
shqiptar që ka depertuar si një element pozitiv në gjakun grek dhe mbarvajtjen e një
marrdhenieje të mirë e paqësore.
Ka fshatra të tëra me arvanitas, si p.sh. Thiva, Poleponezi, Korinthia, Arkadia,
Spata, Atikia, Evia, ishujt Idra, Speces,Andro, Salamina etj.

34 Vangjel Llapi, ”Antologji e Poezisë Arvanitase”, Shtëpia Botuese “JETA-AIR”,f-22.


35 A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shtëpia botuese, 55,viti 2002, Tiranë,f,388.
36 Odhisea Elitis, “Fytyra e dytë”(bashkëbisedim i Odhisea Elitis me Andon Fostjerin dhe Thanas Niarhon),
Revista “STILI 97”,Letërsi-Art-Kulturë-Shkencë, Numër.53-54, Shkup 2011, f,211.
Atje ku arvanitasit janë të përqëndruar në numër të madh, gjuha arvanitase
vazhdon të flitet akoma edhe sot.
Duhet hulumtuar një dukuri… Ajo e tkurrjes së të folurit nga arvanitasit që nuk
e flasin gjuhën si më parë.
Ajo që duhet pranuar si apriori është se gjuha arvanitase, e folura e saj nuk
përbën një dialekt të mëvetshëm, si toskërishtja apo gegërishtja. Argumentoj se ajo
asnjëherë nuk ka qenë –DIALEKT, por një e folme!
Arvanitët nuk janë shqiptar të ardhur nga trojet shqiptare, ata janë autoktonë, jo
prej disa shekujsh, por prej mijëra vjetësh, të ngulur aty ku ndodhen edhe sot. Gjuha e
tyre është një e folme arkaike e shqipes.
Thënia e M. Lambertz se,” nga bashkëjetesa në vendin e ri është përftuar një
dialekt i ri, që nuk ishte i njëjtë me asnjë prej dialekteve të vendit të origjinës”37, do
të theksoja se nuk mund të pranohet, pasi në çdo kohë e folmja arvanitase nuk ka qenë
dialekt, por një e folme e pashkruar e tyre e ruajtur me fanatizëm deri më sot!

Nëpër këto kumte(si marrëdhënie e të folurit në vendbanimet e tyre) gjejmë


urtësinë popullore, ndjenjat e holla të bashkëjetesës së tyre, të vjershave dhe këngëve
arvanitase.Të gjitha bashkë na shërbejnë për të emërtuar, vlerësuar, për të gjykuar më
tej rreth vlerave dhe veçorive të tyre. Ndër të tjera gjejmë: “Kjo gluha
Arbërishte/Ishte gluhë trimërishte/E fliste karbakov Mauli/Boçari dhe gjithë Suli”38

* * *

“Një arvanitas i moshës mbi 40-të vjeç nuk përdor më shumë se 600 fjalë të
gjuhës, të folur arvanitase. Kjo sepse nuk bëhet fjalë për shkollë, apo ndonjë shkrim të
gjetur, të gjuhës së tyre. E folura arvanitase u pasurua në kohë vetëm duke huazuar
fjalë nga gjuha greke, ky fenomen ndodhi që në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek
kënga “Moj e bukura More”! Kjo ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e gjuhës
Arvanitas, gjuha e tyre erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është sot...”39
Ndërsa, tek brezi i ri, fatkeqësisht po humbet krenaria dhe dëshira e dikurshme.

“Në të vërtetë, po të studiojmë origjinën e heronjëve të kryengritjes së vitit


1821, do të shohim se shumica ishin Arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase, ashtu siç
e flisnin gjyshrit tonë.”40
Aristidh Kola: “Më parë në fshatin tim(Kaçkavel), kur isha i vogël, po mos
të dije Arvanitika(shqip) miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë, të injoronin.”41
Studiuesi dhe shkrimtari i madh Arvanitas Aristidh Kola ka aritur në një përfundim
rreth prejardhjes së Arvanitasve në Greqi. Ai thotë:
“– Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë principata e Gjin Bue Shpatës,
por ka pasur shumë valë të arvanitasve nga Arbëria, disa dyndje të mëdha në Greqi.
Me vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në Greqi shumë, shumë
arvanitas.”42

37 Kërkime Gjuhësore-3, Juliana Kume, Tiranë 2015, f, 20.


38 Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqisë”Prishtinë 2010,f,48.
39 Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, K&B,Tiranë, 2005,f, 32.
40 Kastriot Kaçupi, “Kanari heroi Çam i Revolucionit Grek”, Milosao,Sarandë, 2002,f,11.
41 Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”f,17.
42 Arben Llalla, libri “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar.”Shtëpia Botuese ARS-ZZ, Tetovë,viti 2007,
f,78.
Por, një përfundim i tillë është kundërshtuar nga shumë studiues të tjerë madje
edhe nga vet arvanitasit.(kjo është një hipotezë me të cilën nuk duhet abuzuar, por
duhet ende të hulumtohet nga historian dhe studiues.) A duhet marr në konsideratë
hipoteza, apo e vërteta, që Arvanitasit janë autoktonë në trojet e tyre dhe se nuk mund
të jetë e vërtetë se ata janë dyndur masivisht pas vdekjes së Skënderbeut, në shekullin
e 15-të?
Për këtë studiuesi Aristidh Kola shprehet se “Arvanitët janë hallka e hekurt,
që lidh lashtësinë me helenizmin e ri.”43
“...arvanitria e Greqisë vazhdonte në qetësi ecurinë e saj historike. Themi në qetësi,
sepse arvanitët si njerëz nuk ishin të qetë, por asnjëherë si një bashkësi e organizuar,
nuk ishin të zhurmshëm...Ata ishin në Greqi, ata e bënë kryengritjen dhe ata e
qeverisnin.”... Po aty
Studiuesi Greko Gjerman Niko Stilo në parathënien e veprës “FJALORI
GREQISHT-SHQIP I PANAJOT KUPITORIT” thotë:
Edhe pse në Greqi një pjesesë e madhe e popullatës janë arvanitas, për
origjinën e tyre, nga historianët kemi pranuar se janë METEKË(emigrantë) nga veriu
dhe konkretisht, në bazë të të dhënave historike, se kanë ardhur para disa shekujve
nga veriu, nga Shqipëria. Mhistorike, megjithëse, në këto referime historike, nuk
kemi asnjë informatë në se këto kolonë, LIOS, SHPATAS etje janë të parët apo
jetonin dhe më parë në vendet ku u vendosën Arvanitët; dhe përkundër, trashgimia
tradicionale arvanitase janë pjellë e kësaj toke, e me fjalë të tjera, janë autoktonë.44
Nga që historianët, të cilët pranojnë, vetëm informatat e shkruara, duan të na
bëjn dhe ne arvanitët të mos u besojmë të thënave të prindërve tanë dhe pa gjetur
arsyen përse mëma ime dhe tata im të më kenë thënë gënjeshtra për këtë temë., ndjej
nevojën t’u dalë për zot dhe të hedh poshtë këtë karakterizim fyes. Sepse...nga që
historianët pranojnë vetëm dokumente të shkruara, zgjodha monedhën e më poshtëme
të shekullit të parë p.e.r, që është gjetur diku afër në Shpata, ku rreth kukuvajkës, në
arvanitase shkruhet:
Historia përsëritet , “arvanitas do të thotë analfabet, i paqytetëruar, bujk, por dhe
“grek” do të thotë “arvanitas i qytetëruar”45
Edhe Pr.Dr.Begzad Baliu shkruan:
“Përgjithësisht ka dominuar ideja që arvanitasit në Greqi shkuan në shekkulin e 13-
15, ndërsa emrin –arnavud, osmanlinjët ta kenë marrë nga Grekët? E pamundur pra,
Shqiptarët dhe grekët janë fqinjë mijëra vjeçar dhe arvanitasit janë vetëm një enklavë
e një momenti historik të etnicitetit shqiptarë në Greqi prej mijëra vjetësh.” 46(21
Gusht 2017.Nga një bashkëbisedim me Pr. Dr.Begzad Baliu)

Α ΘΕ ΜΙΚ Ι ΩΝ Ε Υ ΡΥ ΚΛΕ ΠΑΡΑ.


Dhe në analfabetin shqip:
A THE MIK I ON E Y TY KLE PARA.
Ky tekst, në arvanitasen, që flitet edhe sot në Atikë, do të thotë:
A the mike e On-it të Riut ishte (ekzistoi) e para.47

43 Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”,Shtëpia Botuese, 55, tiranë 2002, f,550.


44 po aty
45 A.Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, Shtëpia Botuese, 55, Tiranë 2002, f,551.
46 Niko Stilo, “FJALORIGREQISHT-SHQIP, Panajot Kupitorit, Botimet KUMI, Tiranë 2011,f,21-22-
23
47 po aty
Pothuaj të njëjtin tekst dhe madje në dialektin atikas I shkrur:
ΙΕΡΑ ΠΥ ΖΗΝΟ ΦΙΛΟΣ,
E gjejmë dhe te monedha e më poshtëme, që do të thotë:”E shenjta Py mike e
Zinos.”Këtu të quajturin në arvanitase, On (Ων), e kemi me emrin ZINO
(ΖΗΝΟ),pra,në rastin më të rrallë, që gjatë lakimit, nuk bëhet Zeusi-Diosit, por Zinos.

Për dëshmi që emërtimi Α ΘΕ (A THE) dhe, me fjalë të tjera, Athinaja,


është sinonim i ΙΕΡΑ ΠΥ (IERA PY), zgjodha dhe mdomethënë se ishte bijë e
Oros, që mitologjia egjiptiane e karakterizon hy diellor dhe grekët e quajnë
Apollon.monedhën vijuese, gjithashtu athinase, ku kemi bashkë të dyja këto
emërtime, si dhe të dhënën se ΓΕΝΗΣΩΣΑΝ ΩΡΟΣ, domethënë se ishte bijë e
Oros, që mitologjia egjiptiane e
karakterizon hy diellor dhe grekët e quajnë Apollon.48

Mbi dukurinë që flet se, arvanitasit nuk kanë ardhur pas vdekjes së Skenderbeut
argumentoj si me poshtë:
Në fshatrat, nëpër familjet arvanitase, apo dhe në këngët e tyre nuk gjenë të
pasqyruar Emrin e Skenderbeut dhe epokën e tij legjendare!
Po kështu, kam shkuar në shumë familje arvanitase dhe nuk kam parë fotografi, apo
pikturë të Skenderbeut.
Arbëreshët e Italis e kan emrin dhe veprën e Skenderbeut të pandarë nga jeta e
tyre dhe në çdo familje portretin e Skenderbeut e kanë të shenjtë, kanë këngë, poezi
dhe prozë për Skenderbeun.
Dhe së fundmi kënga “E bukura More” që këndohet në shumë fshatra
arbëreshë të Italis nuk ka asgjë të përbashkët me arvanitasit e Greqisë. Kjo këngë
është ndër ato që lidhin arbëreshët e kontinentit me ata të Siqilisë, por nga forca dhe
dëshmimi i hershëm i ritualit që përfshin këngën, duket se foleja e saj ka qenë Siqilia,
dhe veçanërisht fshati ku ka kohë që arbërishtja ka vdekur, Palazzo Adriano. Kënga
shfaqet fillimisht si material poetik popullor i mbledhur në Siqili më 1736.

* * *

Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greqi, poeti Evangjelos Andreu me


origjinë arvanitase, në pritjen që i beri poetit Ali Podrimja, Prill 2011, Qendra
Kulturore Europiane, në fjalën e tij u shpreh se “zona e populluar me arvanitas
autoktone- PEANIA, që para më se 100 vjetëve quhej me emrin arvanite
“Lopsi”,(shiko dorëshkrimin).
Poeti arvanitas E.Andreu na lexoi gjithashtu dy vjersha nga këngët Arvanitas
që këndoheshin në Mesogjijo para dy shekujsh, dhe ndër të tjera shprehet se
“Arvanitët janë grekë shumë të lashtë me origjinë shqiptare. Natyrisht sot grekë, por
ruajmë më shumë traditën e stërgjyshërve”!

48 NIKO STYLO
ΤΟ ΕΛΛΗΝΟ-ΑΛΒΑΝΙΚΟ ΛΕΞΙΚΟ ΤΟΥ ΠΑΝΑΓΙΩΤΗ ΚΟΥΠΙΤΩΡΗ FJALORI GREQISHT-SHQIP, Panajot Kupitorit
f.21-23.
Disa tipare fonetike dhe sintaksore në vjershat dhe këngët arvanitase

Vajta në pazar

Pulëza bën ve të bardha


Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.

Vajta në pazar, bleva një delëzë


Delja tha qethmë mua
Pulëza bënë ve të bardha
Vajta në Pazar, bleva një pulëz.
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Vajta në Pazar, bleva një ushëzë
Usha tha ngalkomë mua
Guçëza tha therrmë mua
Deleja tha qethmë mua
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.

Me këto vargje të cilat vijnë si kumtime, të folura me gojë gjatë viteve të


hershme dhe këndoheshin, (fliteshin me një fjalor të mjaftueshëm), ose mbahen mend
që gjithë secili i përdorte gjatë bashkëbisedimeve) që para dy shekujve.
Madje aty vëmë re edhe fenomenin e njohur të lidhëses ftilluese ”që”, të cilën
e gjejmë kurdoherë në trajtën “çë” si bashkëtingëllore më e zëshme dhe ku do të
theksoja se “çë”-ja është- tradicionale e gjuhës së folur të arvanitasve në vite por edhe
e përdorur nga popullsia çame në të folmen çame gjithashtu!
Në të folurën arkaike të arvanitasve ky ndërrim i “qe” në “çë” gjendet edhe
në pozicionin nistor të vargut, apo të fjalisë: çë do bënem,Çë! Çibu’n’ e pi duhanë?,
Çë më hiri mua frikë.Çë na viën nga kosm’ i madh...
Ruhet mirë mbaresa arkaike e pjesores-më, në –uam.-Ndë njjë plaff, ndë një
të shtruam, me tim bir shumë të dëlpëkuame
Ndërimi i zanores së rrënjës në formimin e shumësit: peshq-pishq,i bardhë- të
berdhë, i glat-të glet, shat-shaetërinj.
Edhe përdorimi i pjesës lakonike shpreh gjithashtu elemente të të folmes së
tyre: (çë)dhe(pce)- çë këndon -çë ke një djalë, çë jeshe të ngrënet ulku, pce kujtia
bir jeshe, pce sgjëshurë.

Një gjitonje

Një gjiton këtë matanë


Ka një vajzë, një dardanë.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë, t’e hanë
Ami ata s’pjekënë
Po neve na djegënë.

Shkova ande nga mëhallaj


U derth buça e do më haj.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë t’e hanë.

Vargjet e mësipërme karakterizohen nga zanorja e hapur si tingëllimë(a-


ja)”matanë, dardanë, i dhanë, e hanë dhe me zanoren e pazëshme(ë) në rrokjen e
fundit pjekënë, djegënë .
Në vjershën e mësipërme gjejmë pjesoren e pashtjelluar si; le t’e pjekënë,
le t’e djegënë dhe përjashtimi i zanores të pazëshme “ë” e zvendësuar me zanoren
“e”, t’e hanë, t’e pjekën.

Kolokotronët me nam

Mi ljivadhët e Athinës,
Moj me spathja
Allakot’ ati suferindë,(tërbohej ati suferinë)
me birin, moj të Mesinës.
More hora mana shumë,(o vendi me mana shumë)
Pollje paljikarë me zuljmë,
Kollokotronëtë ljumë.49

Në këto vargje ndjejmë entusiazmin poetik, pse jo ta quaj dhe si fluturime


poetike edhe pse me një leksik shumë arkaik, atë e gjejmë me vlera poetike! Do të
doja edhe njëherë, të vlerësoja dashurinë për gjuhën e të parëve, e prejardhur dhe e
ruajtur “si sytë e ballit”, dhe se si kjo vjershe e në përgjithësi tek të gjitha prurjet në
këtë kumtesë, janë gjuhë e folur, jo e shkruar, por e dokumentuar në gjuhën shqipe,
në dialektin e toskërishtes, në vitet e mëvonshme. Po kështu duhet të pranojmë se
traditat, ritet, këngët, tekstet gojore të valleve shumëshekullore të arvanitasve sjellin
një jetësi të kulturës popullore që ruhen dhe janë trashëguar brez pas brezi tek ata.
Karakteristikë e poezisë “Kolokotronët me nam” është ruajtja e tipareve
arkaike. Pothuaj në të 7-të vargjet e saj, çdo lexues sado me njohuri të kufizuar e
asimilon lëndën e kësaj vjershe. Qasja e “j” perpara “i”, i jep vargut intonacionin
muzikor. Edhe figurshmëria sjell metafora me kuptim të veçante!

Idilike
Vrë ti, çë nuse nga mali,
Mos të tha gjë ime diali?
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të mantenir, si grua,
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të puth atje çë dua.50

Me fjalë karakteristike, të moçme, në rasën thirrore dhe dëshirore i shpreh


në mënyrë idilike dashurin vajzës arvanitase. “Vrë ti, çë nuse nga mali” një varg, një
shprehje e mrekullueshme poetike dhe pa shumë lajka djali i kërkon ta puth atje ku
duhet. Në këto vargje idilike vrehen dallime sintaksore si; përdorimin e përemrit
pronor para emrit(ime djali), ose përdorimin e pjesës krahasuese(si) në vend të
parafjalës(për)

* * *
Për efekte analitike, sjell këtu disa emra autorësh që mirëfilli na japin një
tabllo të qartë të të folurës, (si kumte), e ardhur nga thellësia e shekujve si autoktonë
të moçëm, apo edhe monologë të përdorura si të folur arvanitase arkaike.
Ndër vepra të autorëve që kanë shkruar për Arvanitasit, them se studiuesit e
shumtë janë dashuruar me gjuhën e arvanitasve, me pastërtinë dhe trajtat e saj të
bukura, ku do të shënjoja ata që e kanë qëmtuar dhe pasuruar fjalorin e të folurit të
arvanitasve si Boçari, Vangjel Lapi, A.Kola, Evangjelis Andreu.

49 MOTIVE ARBËRORE, Dhimitër L Gjoka, Gusht 2007,f,15.


50 F. 253,po aty.
Boçari: brëtek(bretk, bretkosë), derkem(dergjem),gërthelë(gafore),
shënetre(shëndre), menatë(mëngjes), marrësonem(marësirë),
hej(hije),fufufajkë(kukuvajkë)
Vangjel Lapi: fragment nga një këngë , “Këtë botë tan e kemi/kësaj botë djelmë
jemi/gjakun kemi derdhur/se kanë hjir i kemi djekur/derdhmë gjakun për
Greqinë/neve i dham atë lirinë/Arvanitas të këndojmë/gluhënë mos ta harojmë/golme
gol e betet jeta/bahet me keg e drejta.”
Aristidh Kola: lasios(lesh),mis(miu),arura(arë),qion(qen), ronio(roj), ethir(ethe),
alfiton(elbi), versi(vesa),theti(deti),kiro(korr), margos(marrë), tati(ati),nisos(nuse)
Evangjelis Andreu: ushëzë(mushkë), guçëza(pula), buça(qeni), ammi ata(por ata),
delezë(dele)

”Jorgji piek derën’e Dhimitrit:Dhimitër flae akoma?


Dimitri: Ti, Jorgji, jë?-ndëlë-më një çiçkë:pce sgjëshurë.
Jani:-Nani mbë një: prit! Arrura.(u ngrit Dhimitri e hapi derën)51

Gjithëçka më sipër, argumenton se e folura,(teksti i bisedimit gojor) arvanitase,


ishte një e folur arkaike në dëshmitë, legjendat, traditat,, pasi sot në shumë
vendbanime të tyre nuk i gjenë në këto trajta.
Por duhet thënë se “Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka
humbur. Tashmë, dihet: Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo
është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës. Në qoftë
se rritesh pranë gjyshit dhe gjyshes, ashtu siç u rrita unë, e mëson gjuhën arvanitase,
sepse tata dhe mëma janë në punë të shumtin e kohës.”52
Nga arkivat, nga historia e jetës se në epokën e pavarësisë së Greqisë më
1821... Duhet theksuar në ato kohë, gjendja politiko-shoqërore ishte një realitet dy
gjuhësor, (ishte epoka e lulëzimit dhe e forcës së gjuhës arvanite). Parlamenti
Kombëtar i Greqisë në Argolidë me mbretin OTTON më 1832 dhe gjatë një
dhjetëvjeçari bisedonte (pra komunikimi), në gjuhën shqipe, ndërsa shkresat
administative hartoheshin në greqisht. Veç kësaj mbreti i parë i Greqisë, gjermani
OTTO, që me ardhjen e tij në Greqi si fillo-helen i madh, iu fut studimit të gjuhës
greke me themel. Gjatë katër vjetëve e më shumë, me qëllim, siç thoshte ai, që të
mund të fliste me popullin e tij e t’i njihte drejtpërsëdrejti, vuri re se, populli i tij nuk
fliste greqisht, por shqip! U zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin dhe menjëherë e
la vazhdimin e mëtejshëm të mësimit të greqishtes. Këtë të vërtetë, pakë a shumë të
ngjajshme e gjejmë dhe në librin e Kastriot Kaçupi.53

* * *
Gjuha arvanitase ekziston si thesar i moçëm e i çmuar, të cilës duhet ti
drejtohemi, ta analizojmë dhe të ruhet me fanatizëm nga Arvanitasit që jetojnë në
trevat e tyre (tashmë në shtetin Grek), por dhe duhen të studiohen në çdo kohë(sepse
huluntimet nxjerin në dritë fakte të reja), kjo e folur, ky ligjërim i moçëm e vendos atë
në një gjuhën e folur arkaike me vlera historiografike për karakterin dhe veçorite e saj
shumë interesante dhe të pa krahasueshme me gjuhë të tjera!

51 Në veprën, Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinhodit”, K& B, Tiranë


2005 gjenë mbi 30 faqe libri me monologe dhe dialoge nga e folmja arkaike e të
folmes Arvanitase!,f(51-88).
52 Arben Llalla, “Aristidh Kola dhe shtypi Shqiptar”, shtëpia Botuese ARS-ZZ, viti 2007, 76.
53 Kastriot Kaçupi, “Kanari”, MILOSAO, Sarandë 2002,f,6.
Ka dhe studiues të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të
herëshme, që në kohët antike. Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta
historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqis,
që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Studiuesi greko-gjerman Niko Stilo na përcjell një dukuri, por që
përgjithësisht do ta etiketoja si një opinion i cili ende nuk mund të jetë një e vërtetë
shkencore:
“Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht,
nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur. Ndërmjet tyre,
gjeta dhe një, i cili ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në
Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodhrit”. Ky alfabet, që për mua
është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit
toskë, siç e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë
me emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl
Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von
Elbassan”.54

Arvanitasit, me gjuhën e vet amtare, me trajtën e tyre të të folurit janë një


thesar i kulturës popullore, që është trashëguar në shekuj deri më sot dhe si një e
folme gojore vjen e ruajtur që në kohët më të rënda. Pranoj se, me ardhjen e
emigrantëve Shqiptarë në Greqi pas viteve 90-të është nis një histori e re, një risi dhe
shtysë për ta rigjallëruar gjuhën e folur, që tashmë ngjanë me një “zhargon”!
Arvanitasin Jorgo Gjero, të cilin e kam njohur personalisht, thoshte shpesh:
“Tek e folura Arvanitase gjejmë botën që e rrethon tër këtë komunitet shumë të
lashtë. Gjejmë këngë, doke, rite e sende që kanë cilësi, tipare dhe shpirtin e një
popullsie që jetën e tyre e lidhën fortë me atë të grekëve dhe që e ruajtën ashtu si jeta
ua mundësoi...”
“ Klumisht, mialtë të të jetë/kur më more vargarët!/Se, kur sit’ u përëndova/U shumë
të kultova/Kur më hin ti, të kërcësh/Mua sitë më përvësh/gjithë ti të të vishtojnë/drita
e ime perëndon”55
Në këto vargje cilësitë, tiparet, ku më së shumti gjejmë të spikatura, krahasime,
metafora, metonimi e të tjera figura letrare, por dhe kuptime të figurshme të
fjalëve...shprehin edhe botën e popullsisë arvanitase.
Vargjet e qëmtuara nga libri i Ardian Klosi “Netët Pellazgjike e Karl
Reinholdit” të shkruar(transkiptuara) sipas të folurës arkaike të arvanitëve si
kundrime krijuese na japin një pasqyrë shumë interesante të leksikut që ende ruhen
në shumë vendbanime të Arvanitasve. Në këtë vepër gjejmë thesare, fjalë,
shprehje Arvanitase dhe asaj Arbëreshe! Vepra në fjalë është një prurje me rajvizime
dhe vlerësime që duhen studjuar dhe analizuar me shumë vëmendje!

“Kjo gluha Arbërishte/Ishte gluhë trimërishte /ishte gjuha e perendive/ E fliste


karbakov Mauli/Boçari edhe i gjithë Suli”.56
Në këto vargje ballafaqohemi me një “mit” si një diçka që e besojmë dhe e ndjejmë
ndryshe, mitin e një gjuhë të shenjtë, që është mbrojtur me trimëri dhe sakrifica!

54 Niko Stilo-Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të
vërtetën.
55 A.Klosi,”Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,K&B, Tiranë 2005,f, 241.
56 Sinan Gashi, Zëri i arbënorëve të Greqisë, Prishtinë, 2010,f,48.
Do t’i pres kacidhetë (flokët)

Do ta pres, ajde moj!


Do ta pres kacidhetë,
Do ta vërvit nga sqindetë.
Do ta pres kacidhet gljatë,
Po çë turpem nga i atë.
Kacaro beruka jote,(kaçurelat e bukura)
Çë më bënë të qa më ljote.
Moj kacidhe dhragolje,
Ah, të të keshë n’angalje(në kraharor)57

Në vargjet e mësipërme përfytyroj metamorfozën e kënaqësisë dhe lotët e


gëzimit të djalit arvanitas për vajzën e bukur që ai do! Jo vetëm kaq, fjalët e tekstit
janë shumë arkaike dhe lëvizja e theksit në rrokje të ndryshme i jep ritmin dhe
tingëllimën poezisë. Autori anonim i këngës, sigurisht ka qenë një merakli i fjalës së
bukur, i fjalës me shumë ndjenjë dhe dashuri, por dhe një krijues me fantazi, një
gojëtar “profesionist”.

I djeg dashuria
Mali sqinden sa e do./Djali arvanozen-o/Posi qiri digjen-o.58
Urtësia popullore, ndjenja e krijuesit(gojor) e gjejmë të mishëruar në këto
prurjet(“i djeg dashuria”,”desha të këndoja sonte”,”ja që erdha”,”Njera kërkon
pajë, tjetra shtëpi”.

Desha të këndoja sonte

Ami po doj, të mi po doj/,doj të këndonjë u sonde,/moj vajza, meta vajza,/vajzo nga


hatërja jote./Në oborr m’u bë një vgje,/Vjen një perister e flje.59
Përsëri në këto shembuj gjejmë imazhe poetike si reflektime gëzimi dhe lumturie e
vashës për të dashurin e saj (vjen një perister e flje), ose(djali arvanozen-o, posi qiri
digjen-o). “O”-ja në fund të vargut përcakton dhe kulmin e gëzimit dhe të dashurisë
së dy të rinjve...

Ja që erdha

Na ç’arrura, po psho,/Na ç’arrura, na çë vijn,/Hape derën të hinj,/Hape der, e


shkretënë,
Të vinj, të marr servetënë./Kalivjote me surme,/Eja hape, se dua ti vet’/Kalivjote
vure funde,/Edhe vet tunde tunde,/Kalivjote me surme,/Ti më puthe, po më le./Se të
putha, çë të mora?/Zemrën veç e dogja60
Vetë analiza në prurjet gojore fillon nga vet teksti dhe më pas tek vlerësimi
i mjeteve gjuhësore të tekstit në fjalë...vetëm kështu mund të ndriçojmë pjesë të
panjohura të së folmes Arvanitase. Për sa i përket leksikut të përdorur nga folësit
(gojëtarët, apo miqtë), si mendimtarë të rrëfimit, duhet të dimë në se në tërësinë e

57 Dhimitër L Gjoka,”Motive arbërore”,2007,f,23.


58F. 20 - f, 26,po aty
59 F. 21- f, 29,po aty
60 F. 22 - f, 30, po aty.
leksikut mbizotëron ndjeshmëria, intimiteti, muzikaliteti, sidomos tingëllima me
zanore të forta si: “Kalivjote me surme, tunde, tunde, , më puthe, çë të mora, veç e
dogja...? “
Në të gjitha këto prurje ndihen emocione dhe ndjeshmëria prej tyre vjen
natyrshëm. Si studiues dhe poet kjo ndjeshmëri përcillet me nota malli për historinë
dhe gjuhën të cilën ky popull e ruajti në mendje, në gji, në buzë e në shpirt.

Njera kërkon pajë - tjetra shtëpi

Njera kërkon kaliqe,


Njatra kërkon podhje,
I ndari un’ amani!?
I ndari, çë do bënem,
Çë s’kam para t’i ble.
I ziu unë!...
Ajo që kërkon kaliqe,
Të presë arradhën,
Ajo që do podhje
Do na bëj djalënë.61

Nuk mungon as humori, alegoria dhe ironia të cilat si figura letrare luajnë rolin
e një qëndrimi estetik dhe e mveshin këtë vjershë(tekst) me petkun e mençurisë
popullore dhe për më tepër sjellin momente jetike të kulturës dhe jetës arvanitase.

Erotike

Trëntafilë, flëttëtë-gjërë
Ëa të të puth një hërë.
More vasha pa mëmë!
Haide, vëmi ndë dhë t’ënë”62

Këngëtari anonim vashën na e përshkon si një trëndafil fletë gjerë,


domethënë, jo vetëm shumë e bukur, por e gjerë në mendime, në punë e në sjelljen e
saj. Aty, vajza arvanitase është bukuria dhe mençuria si një vajzë e përsosur, e bukur
edhe në shpirt!
(Letrat e Paterit-11 të Viështësë 1856).63

Zonja e ime
Nga mua Sotirëlia Kacuerelia ndë Ti, zonja Qiriakulë e Krieziut-Të falhem shumë e të
puth ndë buzë:-e më ndelën, të të them, pce sot do vë’më unazënë nusesë e dialit t’im,
e, ndë urdhëron, të vinjësh me vashëza, me ato buz-trantafiletë edhe me tuti diëlm,

61 F. 23 - f, 96, po aty.
62 Ardian Klosi,“Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,shtëpia BotueseK&B,2005, Tiranë,f,241.
63 “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,f,303.
ndë di or’, të më përgëzoni.- Mërr bashkë edhe nusenë e t’it kunat me diëlm të saj.-U
falhem mëta gjithëvet e u vë siprë ndë krie.”64
Nuk mund të themi se ky teksti i kësaj letre është thjesht një letër(shkrim i
transkiptuar)) i rëndomtë, por është një prozë letrare me figura dhe përshkrime të
holla sensuale, me kulturë dhe dashuri miqësore të sinqertë.

“mik gëzon-u! Shën Edreut 1856. Porje

Ashtu ishtë kjo jetë, pce kush çon miq të rri, harron të viëtritë; ishtë edhe
puareza ashtu: “si çë nëkë dukhenë, kurm çmë nëkë shkon prëshkon, shpëjt njeriu e
harron.”-Valte nd’ Athinë e çove tuti të miratë Ti, e nëve këtej lëngojmë e mbajmë
zëmërënë me dorë.E di, çë thotë një puarëzë Arbëresh’, iatro? Mal me mal në.-kë
prëzihenë, por njeriu me njerinë prçzihenë. U, i mnjëri, u viëtshë këtu i varfërë nga
miq, i dëshiruarë nga parehë, i shtitur nga të shërbieritë karavit, e ndë Perëndi
falhem, të zgjonjë zëmrënë ndonjë mikut dashurë, prë të këltojnë edhe mua. Çë
t’iatrë të thëmë më, -miku Panoa m’i tha tuti të lodhuratë t’ënde, çë për mua bërre:-e
të jësh mirë.-Po nani Të falhem, të më marrësh një mbrëlë atie çë të këtë pluhurë të
fortë, njrë kattrë dhramivet: pce këtu kanë të shtrënjta e s’janë edhe të mira; e m’a
dërgon,- o këto dit’, çë do marr dhu u pareh t’a dërgonj.65

Këto dy letra të (shkruara/të transkiptuara) tregojnë më së miri karakterin dhe


tiparet arkaike të së folmes arvanite. Me dhjetra letra dhe përralla, (“Prindi me tri
vashëza, edhe mbreti”, të cilat i gjejmë në veprën “Netët Pellazgjike të Karl
Reinholdit”66, sjellin me shumë vërtetësi vlera të të folurës arvanitase me një histori
që daton e folur para shumë shekujsh, dhe sot ka vlerën e një gjuhe të vjetër, shumë
arkaike...
Dihet se kujtesa e popullit mbart me vete gjyshërit edhe etërit, ëndrrat dhe
këngët, mishin dhe trupin, sendet dhe imazhet e tyre. Vetëm në këtë shesh të folmesh,
apo fushë, të parët, ata që folën dhe shprehën bukur të folmen e përditshme dhanë
kontributin e tyre dhe e pasuan këtë gjuhe e cila mbart sot vlera historike dhe
gjuhësore të patjetërsueshme.

Pak histori:

ZHDUKJA E GJUHËS, KULTURËS DHE ELEMENTIT ARVANITAS NË


GREQI

Me kalimin e kohëve, arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se


duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të
shtetit të ri grek. Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por
nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur
arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në
revistën “EKSKLUZIVE”, thotë:

64 Patëri, apo atë Vasili është autor i këtyre letrave, me prejashtim të së parës të
S.Kacurëlias dhe asaj të datës 25-10-1857 që i përket Panajot Kupëtorit(të dy nga
Hidra).Natyrisht që kanë humbur letrat e shkruara në shqip nga Reinholdi.f,303.
65 F. 27- po aty.
66 “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, f,177.
‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’. Sot burimet
historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara, ose mungojnë plotësisht në
drejtim të arvanitasve të Greqisë.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve
të Greqisë’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur
Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De
Rada i arvanitasve të Greqis. ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në krye Aristidhin
dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë
figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek. Lidhja do të botonte revistën
‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej
koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.
Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve,
muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë. Këngët arvanite i përkasin tekseve të
këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të
tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës
popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot
dhe këndohen shpesh nëpër dasma. Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është
interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë
të tjerët që të shkruhej! Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të
ruajtur gjuhën e tij arvanitase.. Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkruajti ‘’Historinë
e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. ..Kur
pastronin armët, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre. Në këngët
arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull
‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimi Mitko botuar në vitin 1878 në Aleksandri. Në vitin
1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine
Heutigen’’ ndër të tjera shkruan. ‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë
përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’. Shumë këngë
arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të
vërtet shqiptar. Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambicjes të studiuesit
arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e
mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase’’
dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të
Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy Cd, janë të vetmit që janë
prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.67

Eshtë sot e folura arvanitase një “zhargon”?

Sot, gjuha arvanite mund të quhet se ka arritur në përmasat e një zhargoni,


atë të ashtuquajtur: “ZHARGONI ARVANITI”!
Për ta përputhur idenë dhe mendimin tim se gjuha Arvanite sot ka natyrën e një
“zhargoni” dhe flitet nga dita në ditë më pak se shumë vite më parë, po sjell për
kumtesën disa vjersha të shkruar me alfabetin e shqipes(e transkiptuar):
“Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet. Bëmë këngë, këshilla t’urta që
mos të harrohet gjuha”68
“Panajoti Protopapas69

67 Shtojcë marr nga arkivat


68 Aristidh Kola, Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqisë”,f,9.
69 Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993,f,1052.
Jam në Angjellokastros.E jam tek një shtëpi, si ju e thoni juve? Jemi tek një
shtëpi.Këtu thuhemi shtëpia e Jorg Priftit, Jorgji Papanastasit.Kam vitra.
E ju ulet këtu.
“Ne jemi llerë këtu, këtu në këtë shtëpi jemi llerë. Thomë edhe tata ka vdekur këtu ja
nj’zet e pesë vitra. E kemi fotografi. Këtu apenandi, Llipon. Neve jemi nga ikojenia.
Thuhem Protopapas, Priftar ikojenia. Papja jim ish prift. Ja thojnë Papa Vasil
Protopapaj. Fenete se ish ndë një epohji. Pasandaj u bë prift papuj jim.Papas Nastasi
u bë prift edhe tridhjet vitra bëri prift. Edhe vdiq tri zet e gjashtë vitra.Llipon tata jim
ishte llerë nj’milë tetë qind edhe tetë dhjet e tet. Në dhjetë të flevarit çë kemi shkruarë
në një filladhë. Unë jam llerë një milë nëndë qindë dhe nj’zet e katër, në katër të
janar.”
E nani do t’i thuash në një këngë?
“Ne, një kenkë nga ato ç’dimë do te thomë nani.”
Angjelokastro-Shtëpia e Jorgo Priftis Papanastasit

Tre vapor u nisën e vanë70

Tre vapor u nisën e vanë?Nda Stamboll ndë vend e tanë/Më erdh burri nga kurbeti/E
mos një mbrëma nukë beti/Më erdh buri nga kurbeti.
Oj mos më shaj, moj mëmë/Se s’jam e nostigmë./Dronem e bëj parë.

Çka citova më lart tregon më së miri se, gjuha Arvanitase mbetet një e folme arkaike,
që tashmë ka marë natyrën e një “zhargoni” arkaik!

Një poezinë e poetit Llambi Gjikuli më dha krah të shkruaj një brengë që
poeti kishte për Arvanitasit.

ARVANITJA71

Atje kam u zotin tatë/Atje kam u mëmën time/Atje kam u tim vëlla/
O e bukura More./Ç’ish ajo ditë e ngrohtë maji/Ç’ish ajo ditë kur dielli ra/Cipe deti
hedhur shtati/Tehu vinte arvanitja./Ç’më shklqenë fytyrë e saj/Gjak i humbur në
stere/Është një pril a një maj/E së bukurës More./Ç’emër ke o vashë/Ç’sua mbytur
lotëve?/Ti je zjarri ku unë rashë/Si Serembja luleve...

Këto vargje të poetit Ll. Gjikuli i shkojnë për shtatë thënies së kronistit bizantin
Michael Attaleiates kur thoshte:
“Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as Roma as
katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë
vendin”.72

Për sa më sipër argumentova, vij në përfundime se:


1. Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë
akoma në Greqi.

70 Po aty f,1052.
71 Llambi Gjikuli,”PRESTIGE”, Revista informative-Social-Kulturore, Letrare
Artistike, Sportive, nr.11,Maj, 2002.
72 Aristidh Kola,”Gjuha e perëndive”, Plejad.
2. Gjuha, e folura Arvanitase i ka rrënjët në shekuj dhe nuk flitet nga bashkësi të
ardhur në kohë të caktuara, por nga autoktonë në këto troje mijëvjeçare.
3. Për sa kohë gjuha, e folmja Arvanitase nuk ka qenë shkruar dhe as nuk
shkruhet edhe sot, pranojmë se ajo nuk përbën dialekt më vete. Ajo ka vlera të
mëdha si gjuhë e folur arkaike, që sot ndodhet dhe jeton në shtratin e një
“zhargoni”!
4. Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. “Ajo është gjuhë e
zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës.”73
5. Është realitet, sot e folura arvanitase po rrudhet...e mbetur si një “zhargon”!
6. Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase pothuajse ka humbur.
7. Fal punës së madhe që bënë intelektualët arvanitas si Jorgo Maruga, Aristidh
Kola, Jorgo Miha, Jorgo Gjero, Vangjeli Lapi, Tasu Arvaniti, Alqi Gjika etj.,
arvanitas të cilët ishin grupuar në “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” dhe
revistën BESA ku ata botonin si dhe kalendarin e përvitshëm (deri nga fundi i
vitit 2005) ku botoheshin poezi, përralla, fjalë të urta, tregime, në gjuhën e tyre
amtare shqipe,(e transkiptuar), sot kemi të ruajtura dhe të transkriptuara vlera
jetësore të kulturës dhe traditës arvanitase.
8. Në tërë historinë e jetës arvanitase, gjithçka që është shkruar nga thesari i
këngëve, vjershave, apo dhe ndonjë dokument historik janë shkruar me
alfabetin grek, ose të transkriptuara, me shumë fjalë në greqisht. Një dokument
i till ëshë “NJË FJALIM PARAZGJEDHOR” i botuar në gjuhën shqipe(i
traskiptuar). Dokumenti historik i vitit 1860, është botuar në revistën “BESA”,
organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nga Petro Filipi-Angjeli, i cili në
vitin 1993 ishte Kryetar i Bashkisë së Kalivias të Atikisë, njëherësh dhe
hulumtues i gjuhës, i historisë dhe i folklorit arvanitas sjell materiale dhe
mundësi analizash histo-gjuhësore sot Arben Llalla, “BESA”, Athinë, nëntor
1993, fq. 139.

73Arben Lllala, “BESA”, Athinë, nëntor 1993, fq. 139.


Bibliografia dhe Literatura Konsultuese

Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”Shtëpia Botuese,55,


Tiranë,2002.
Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, Shtëpia Botuese A&B,
Tiranë,2005.
Akademia e Shenkecave, Tiranë, 1973,“Norma Letrare Kombëtare dhe Kultura e
Gjuhës”.
Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, Plejad .......vendos vitin e botimit
Antonio Bellusci Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993.
Arben Llalla, l“Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”….vendos vitin e botimit
Arben Llalla, “Gjurmë të Letërsisë së Vjetër të Shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”,
Shtëpia botuese “RINGA DESIDN”, Tetovë, 2006.
Dhimitër L Gjoka, “Motive Arbërore”,Sarandë, 2007.
Dhimitri Lithksou, Popullsia dhe fshatrat e shqiptarëve të Greqisë 1879 – 1907,
përshtatur në shqip nga Ilia Kol.
Gjovalin Shkurtaj, “Si të Shkruajmë Shqip”, Botime Toena, Tiranë 2008.
Kastriot Kaçupi, “Kanari Heroi Çam i Revolucionit Grek”.
Niko Stilo, “Fjalori Greqisht-Shqip i Panajot Kupitorit”,Botimet “KUMI”, Tiranë
20011, f,21-23.
Qenra e Studimeve Albanologjike,Instituti i gjuhësisëdhe Letërsisë-Kërkime
Gjuhësore-3,11, Tiranë, 2014.
“Revistë historiko-kulturorë” “Pegasi”-numër-2, Athinë, Dhjetor 2005
Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqis”Prishtinë, 2010.
Valter Memisha, “Studime për Fjalën Shqipe”, Shtëpia Botuese, “botart”, Tiranë,
2011.
Universiteti Evropian Jug-Lindor-Tetovë, Maqedoni-“Takimi i parë i Albanalogëve të
rinjë”, Universiteti Evropian JL, Tetovë, Prill 2017.
Universiteti Shtetror i Tiranës,Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë-“Studime mbi
Leksikun dhe mbi Formimin e Fjalëve në Gjuhën Shqipe”,Universiteti Shtetëror i
Tiranës, 1972.
Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë-Kërkime
Gjuhësore-3, Tiranë 2015.
Teuta Kamberi-Llalla, “Antologji e Poezisë Arvanitase”,email:
teutallalla@gmail.com, Traskriptimin e teksteve: Arben Llalla ,Botues: JETA-AIR .
http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-
1907-2005
MUSINE KOKALARI poete dhe shkrimtare femër e viteve 1935–
194574
Kumtesë në 100-të vjetorin e lindjes së Musine Kokalari, Universiteti “Eqerem
Çabej” Gjirokastër-12 Nëntor 2016
gjata.arqile2@gmail.com
Phd. Shpresa Gjergji Redaktore e këtij libri
shpresa.gjergji@unipavaresia.edu.al
Arqile V. Gjata
Emigrant në Athinë-Poet lirik
gjata.arqile2@gmail.com

Përmbledhje

Krijimtaria letrare e Musine Kokalarit mbetet e veçantë në sfondin e letërsisë


shqipe të viteve 35 -45 të shekullit XX. Analiza semantike e poezive si edhe ajo
gjuhësore e stilistike e vargut; përzgjedhja e shumë këngëve të dasmës në vëllimin
“Sa u tund jeta” , përbëjnë boshtin e kësaj kumtese.
Nën këndvështrimin se gjuha e përdorur ka elementë të shumtë folklorik, të
shprehur nëpërmjet një analize morfo-linguistike, e parë edhe si shprehje e një shpirti
delikat femëror, shihet e domosdoshme sa cilësore dhe sa afër standardit ajo është, në
lidhje me kushtet shoqërore ku vetë poetja ngre zërin, një revoltë tejet e ligjshme, dhe
e përparuar për kohën. Një revoltë që do të ishte në vazhdën e shkrimtarëve dhe
poetëve të tjerë të kohës për një jetë më të mirë. Thesari Musine me krijimet e saj
është pjesë e lirikës moderne të asaj kohe, veçoritë e saj gjuhësore janë të
vlerësueshme edhe sot.

Hyrje

Përzgjodha këtë emër për ta trajtuar si një studim të mëvetshëm, jo për vlerat
e saj të qëndresës, as si personalitete e politikës, por si e vetmja poete dhe shkrimtare
femër e viteve 35–45 të shek. XX në Shqipëri! “Ajo është quajtur dhe është
shkrimtarja e parë shqiptare me fytyrë të konsoliduar në letërsinë shqipe (si
femër)”.75
Musineja pati “si synim njohjen e plotë të kulturës së popullit shqiptar dhe
themelimin e ngritjen e godinës së Letërsisë Etnografike”.76 M. Kokalari mbaroi
shkëlqyeshëm Universitetin e Romës më 1941 dhe rrjedhimisht u ballafaqua me
sfidat që vinin nga përpjekjet e sistemit politik të kohës. Ajo i njihte shumë mirë
kërkesat e (gjeografisë gjuhësore) dhe në udhën e saj krijuese punoi për të regjistruar
dhe me sa ishte e mundur, të paraqiste në një vepër të veçantë, arsenalin e këngëve të
dasmës të krahinave të trevave të Gjirokastrës. Në vitin 1944 botoi në Mesagjeritë
shqiptare, librat “ Rreth vatrës” dhe “Sa u tund jeta”. Poezia e saj e parë është e vitit
1937 me titull “Kolla e vdekjes”:

74 Kumtesa e Musine Kokalari me rastin e 100-të vjetorit te lindjes së Musine Kokalari, ne Universiteti
“Eqerem Çabej” Gjirokastër-12 Nëntor 2016, dhe botuar ne Revista shkencore-Universiteti Eqerm
Çabej Gjirokastër.
75 Novruz Shehu, Musine Kokalari–Vepra–vëllimi i parë, f.42.
76 Novruz Shehu, M.Kokalari, Vepra vëllimi i parë, f, 43.
“Era frynë / frynë me tërbim.
Pika e shiut /Goditin xhamat e penxhereve. /Kurrizin e të xhveshurve
Të braktisurve që enden rrugës...”.77
“Errësira vjenë, mbulon natyrën, / vë në heshtje zogjtë ligjëronjës”.78

Poezitë e përzgjedhura në këtë studim janë:


“Kolla e vdekjes”, “Pas xhamave të dritares”, “Anës detit”, “Shi”, “Një Melodi”,
“Të Isha një Lule”, “ Ja...Unë” si dhe këngët e mbledhura, si pasuri kombëtare në
Etnografinë Shqiptare.
Musine kokalari dhe poezia e saj

Në se, do i hedhim një vështrim të krahasojmë midis autorëve të tjerë, që


shkruan poezi përgjatë viteve 30–40 natyrisht, që poetja dhe shkrimtarja Musine
Kokalari ka vlera të qenësishme letrare dhe studimore për kohën që ajo shkroi! Në
ditët e sotme, krijimtaria e poetes dhe shkrimtares M. Kokalari vjen si një realitet nga
një hapësirë kohe, që na tregon se, kushtëzimet shoqërore mbi poezinë dhe prozën
gjejnë adhurim, përkushtim dhe zbatim dhe tek individët–femra, siç është rasti i asaj.
Tek kjo Figurë e rëndësishme dallohet qartë jo vetëm ndikimi i familjes
dhe i mjedisit në të cilin ajo u formësua, u poq dhe shfaqi imazhin dhe personalitetin e
saj si femër ndaj kulturës, gjuhës dhe krijimtarisë letrare, por një rol të rëndësishëm ka
luajtur edukimi i saj letrar dhe shkencor në një nga universitetet e dëgjuara të asaj
kohe në Romë, që për kohën ishte e jashtëzakonshme. . .
Që të jesh, Figurë, duhet me domosdo të zotërosh dituri, të jesh i (e) mençur dhe
patriot dhe Musineja, këto vlera i kishte!
Dhe pse në ato vite, në përgjithësi, poetët shkruanin poezi natyrshëm, në stilin
klasik, me rimë, M.Kokalari shkruan në varg të lirë, pa rimë, ku ngërthehet në çdo
fund vargu tingëllima e zanoreve të zëshme, si:
“dëgjohet, afrohet, largohet, prej gazit, të këndojnë, ndëgjohet kudo, çastet e kaluara,
në dëfrime të shkuara, prapë vazhdojnë”. 79
Poezia “Të isha një Lule” përcakton më së miri “Unin” poetik, shumë të
veçantë për nga individualiteti që paraqet. Si nga ana gjuhësore poetike, e mbështetur
në gjuhën letrare të pastër e të pasur. poezia është shkruar me vargje të lira, ndikimet
mbi lexuesin, ngjyrat poetike, figurat artistike dhe mendimet e saj me vlera filozofike
japin një tablo të kohës e cila ka brenda vlera gjuhësore, (për nga leksiku i përdorur e
për nga semantika kuptimore), shpirtin e butë femëror por njëkohësisht revoltën qe
ziente përbrenda çdo shqiptari për jetën e vështirë dhe problematikat e kohës.

T’isha një lule...


T’ isha një lule–lule are, e vogël dhe me erë.
Të çelnja në pranverë
dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë t’ime.
T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.
Të qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të
rinjve.
Prej frike,

77Novruz Shehu, Musine Kokalari–Vepra–Vëllimi i parë, f.46.


78 Vepra po aty “Pas xhamave të dritares” ,f, 72.
79 “Një Melodi” M. Kokalari, Vepra, vëllimi i parë, f,99.
të larguar prej njerzisë do t’më këputnin,
do të dhurohesha te njëri–tjetri
për shënjë kujtimi.80

Në poezinë e mësipërme bie në sy efekti “dialektor”i përdorimit të zanores


"i",në vend të "y" që nuk i përshtatet fjalës letrare, por përbënë një detaj morfo-
gramatikor dhe dialektor.
“në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.”(përdorimi “i” në vend të zanores “y”, i
jep vargut ngjyrim krahinor, atë nga Gjirokastra ku ajo jeton).
Në kohën kur Musineja shkroi poezi (vitet 1937–38), ishte një vajzë e
emancipuar, me kulturë, që lexonte poezi dhe prozë në gjuhë të huaj. Poetja qysh në
ato vite shkruante me një gjuhë më të pastër, më të qëmtuar, se disa nga
bashkëkohësit e saj. Gjuha që përdor poetja M. Kokalari, ka kulturë gjuhësore; Ajo
është vetë Gjuha Shqipe e jugut. Jo vetëm kaq, por përdor fabulën poetike me shumë
profesionalizëm, jo thjesht si një gjetje. E ndërthur poezinë, duke i dhënë asaj
dinamizmin, ritmin dhe efektet e thyerjes së vargut. Si për shembull:

“Nëna ngadalë kërkon fytyrën,


hëna lëviz në qiell dhe rrezet bien mbi ata të dy
që janë në rrugë. Ajo e sheh, e sheh mirë,
për herën e fundit. Heshtazi afron buzët dhe i puth ata sy
që s’do hapen më,
me lotët e saj, vadit dhe pastron ato faqe
dhe me dorë i ndreq flokët”.81

Njësi frazeologjike të tipit: "ata sy që s'do hapen më" që ka kuptim figurativ


"ka vdekur", "s’kanë më jetë"; "e sheh për herë të fundit" që ka kuptimin "nuk e sheh
më" etj., i shoh të motivuara me metaforë dhe i japin vlera figurative, stilistike dhe
semantike poezive, në krijimin e domethënies së tyre nga ana kuptimore.
Tek: "dhomë e zhveshur" ka kuptimin "dhomë bosh"; 'kalon plasjet e mureve"
- kuptimi "depërton, kalon tejpërtej"; dhe "i lë shteg" – ka kuptimin "e lejon"
Tek "gjallëri gjysmake" - ka kuptimin "jo e mjaftueshme"; "çape të rënda" – ka
kuptimin "ecën rëndë" (është i lodhur, i sëmurë, i mërzitur etj.).
Ndjeshëm, ndihet përdorimi i frazeologjisë, e motivuar me figuracione në
funksion të idesë dhe kontekstit, sa që bëhesh të të dridhet trupi si purtekë nga
dhimbja e madhe që ndjen. Kjo poezi është vërtet një mrekulli poetike... “Nëna
ngadalë kërkon fytyrën”, mos vallë vërtet ajo fytyrë njomëzake e fëmijës ka humbur?
Po lotët e asaj nëne të drobitur, mos vallë po vadit, apo pastron faqkat e vogëlushit?!
Eh me dorën e saj, “ndreq flokët” që vogëlushit të mos i prishet bukuria, dhe ashtu,
siç është, i pajetë!

Identiteti shoqëror e gjuhësor në krijimtarinë e M. Kokalarit.

M. Kokalari u rrit dhe u edukua në një mjedis familjar të përparuar, të


shkolluar dhe vetë dinjiteti i saj vetjak është superior ndaj gjithë pjesës tjetër të
vajzave të asaj kohe.

80 M.Kokalari, Vepra e parë, f, 95-5.


81 M.Kokalari, "Në gji të nënëns"Kokalari, Vepra e parë, f, 78.
Sapo lexon krijimtarinë poetike të M. Kokalarit, bie në sy një ligjërim fonetik
dhe leksikor tipik i trevave të Labërisë së Gjirokastrës si dhe me pak kuriozitet
dallojmë dhe strukturën e gjuhës së saj, të atij mjedisi që përkon me stadin zhvillimor
të shoqërisë të asaj kohe.
Duhet dalluar dhe veçuar krijimtaria e saj poetike e mirëfilltë, shkruar me
kulturë gjuhësore, me kujdesin për të shkruar me gjuhë letrare, me veti ekspresive–
emocionale. Gjithë krijimtaria e saj poetike, e cila dallohet thelbësisht nga pjesa tjetër
e veprës së saj si mbledhëse e përkushtuar, e folklorit gojor të këngëve në dasmat e
trevave të Gjirokastrës dhe rrethinave të saj.
Duhet thënë se në veprën e poetes dhe shkrimtares Musine Kokalari
dallohet e ndjehet më se reale fryma e revoltës, e dhimbjes që brente jetën dhe
shoqërinë e asaj periudhe.Bukuria e gjuhës poetike të ndjerë, përdorimet e shumta të
shprehjeve nga gurra popullore i takojnë asaj treve ku dhe vetë autorja ka jetuar. Këto
prurje që gjejmë në të dy vëllimet e botuara nga Shtëpia Botuese “GEER”, 2009, të
përzgjedhura nga Novruz Shehu, këngë që tregojnë truallin e të folmes, ku janë
formësuar e folur dhe ku ato janë kënduar, vijnë në këtë studim me një analizë morfo-
linguistike, për të nxjerr në pah vlera gjuhësore dhe semantike-kuptimore.
Gjithë lënda e mbledhur që gjendet në librin “Sa u tund jeta”, përmban
shumë elemente dialektore. Kjo prurje këngësh dasme, tregon gjithashtu se si e kanë
hedhur shtatin e tyre në zhvillim, nga njëra këngë te tjetra, nga njëra periudhe në
tjetrën, mënyrën se si i këndohej brezave të ndryshëm, pjesëtarëve në dasmë,
(dasmorëve, nuses, dhëndrrit, vjehrrës, kunatës, familjes, fisit, etj.), mënyrës së të
jetuarit, shkallën e humorit. Elementët si; arkaizmat, apo karakteristikat e të folmes
dialektore dhe nivelin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të atyre trevave, janë të
pranishme ne atë vëllim.
Në krijimtarinë e M.Kokalarit, e cila: “...për të dhënë më mirë atmosferën sa
më të natyrshme, sa më afër jetës së popullit, zgjodhi dialektin e Gjirokastrës duke
ruajtur atë në disa shfaqje nga më tipiket.82 Në të gjitha poezitë e sajë dallohen
bindshëm situatat, ndodhitë, përjetimet, ndjenjat nga bota femërore.
Duke lexuar veprën letrare të kësaj poete, ndeshesh, ballafaqohesh me një
përcaktim tipik bardhë e zi! Është bota e kontrastit, e përballjes të së mirës me të
keqen, e dhimbjes dhe gëzimit, e revoltës dhe e heshtjes.

“Errësira vjen, mbulon natyrën, / vë në heshtje zogjtë ligjëronjës” .83

“Kështu ngadalë përsëri largohet / pa bërë zhurmë, si një fantazëm e zezë”.84

Në këtë poezi tronditëse, shpeshtohet ritmi i fortë i fjalës, i efekteve


emocionuese, rritet intensiteti i mendimeve nga njëra strofë në tjetrën:

“Bubullima buçet prej qiellit me forcë,


një kollë e thatë ngulçon.
në kraharorin e së mjerës.
.....
Përsëri kollë, por më e fortë.

82 Dalan Shapllo,vepra e M.Kokalari,“Duke kërkuar të vërtetën dhe


humanizmin”,Tiranë,1999, f. 118.
83 Poezia “Pas xhamave të dritares”,f. 72.
84 Poezia “Kolla e vdekjes” 12-Vepra e parë, 2009, f. 73.
Gruaja s’ka më fuqi,
rrëzohet për tokë dhe drejton sytë nga qielli.
Derdh lotë, lotë dëshpërimi dhe mëshirë...
asnjeriut s’i dhimbset.
............
Sytë pa shkëlqim mbyllen dhe drita çduket dal–nga–dalë.
Buzët rrinë pak të çelura me një nënëqeshje tallëse.
Merr frymë për herën e fundit.
Kolla nuk dëgjohet më,
ajo triumfoi”.85

Poezia e Kokalarit ka efekte të forta emocionale, ndjesi dhe përfytyrime që


shkojnë përtej të mundshmes. Sarkazma poetike e përdorur vjen si rezultat i revoltës
së brendshme të saj, gërshetuar me intelektin që e karakterizon atë. Po pse, drita ka
aftësi të “çduket dal–nga–dalë“? Ç’mund të mendojë dhe të përjetojë një lexues gjatë
leximit të këtyre vargjeve...?
Janë vargje poetike që të treten në shpirt! Zemra qanë dhe gjaku pulson nga
ngashërime! Të tilla ndjesi lexuesi i has në tërë krijimtarinë e saj.
Krahas Nolit e Migjenit, ajo është poetja e atdhedashurisë me shpirt revolte,
poetja e dhimbjes, që ngrihet mbi realitetin për të vajtuar me zë të dhimbshëm
gjendjen e mjerueshme të popullit të saj dhe në veçanti përshkruan dhe vendos në
qendër të poezive të saj, pozicionin e femrës shqiptare të vuajtur, të lodhur nga
injoranca dhe gjendja ekonomike dhe të shtypur nga interesa shoqërore të kohës.
Poezia “Vdekje” është tronditëse, shkruar me shpirt revolte, të pikëllon,
drithërohesh nga ai realitet i jetës së popullit. Poetja, vajza e asaj kohe, e njeh shumë
mirë botën ku jeton dhe ka për mision, jo vetëm të pasqyroj realitetin, por dhe ta
publikojë, ta ndërgjegjësojë shoqërinë ku ajo jeton.

...Dua bukë!”86
Ajo hesht, s’di ç’të bëjë; vetëm derdh lot.
Fëmija lebetitin, thërresin dhe ky zë oshëtin
në dhomën e çveshur prej çdo orendije
dhe si jehonë vajtimi dëgjohet ngadalë jashtë,
pasi kalon plasjet e mureve
dhe të çatisë,
të cilët i len shteg erës dhe shiut
në netët e ftohta të dimrit.

Lebetitja e fëmijës, si jehonë vajtimi, pasi “kalon plasaritjet e mureve dhe të


çatisë”, i “hap udhën” (i lë shteg) erës dhe shiut. Poetja jep një panoramë ngjyrash,
ravijëzim të profilit të gjendjes së mureve nëpërmjet figurave poetike plot magji e
fantazi! Por më shumë, poetja e ka shkruar këtë poezi me shpirtin e saj. Vajtimi i saj
jehonë përtej vargjeve:

Ja mjerimi!
Ja vdekja! Vdekja shpirtërore! Vdekja për së gjalli!”

85 M.Kokalari, Vepra e parë,Tiranë, 2009, f. 68–69.


86 M.Kokalari,Vepra, vëllimii parë, Shtëpia Botuese Geer, 2009 f, 75.
Tek kjo poezi “Elegjikja”, shikohet si pikë kulminante, ku efekti i përsëritjes
së kryefjalës “vdekja”, arrin kulmin e saj semantikor! Në këtë poezi, “Vdekje...” gjen
figura poetike të mahnitshme, groteske, të përjetuara artistikisht, ku metafora të
drithëron si një dhimbje e madhe.
Në tërë lëvizjen e jetës elementët vajtues shprehen; “...me fytyra të pa lara,
me gjallëri gjysmake, që largohen me çape të rënda”,vdekja shpirtërore, si vdekje
vuajtjesh, mjerimi, skamje dhe paditurie!

“dyert çelen prej njerëzve me fytyra të palara,


rendin të lozin me baltën e rrugës.
Kudo lëvizje;
një gjallëri gjysmake duket.
Vajtje–ardhje, hapje mbyllje dyerësh
dhe çape(hap) të rënda që largohen...”87

Poezia “Anës Detit” është e veshur me një lirizëm të hollë poetik dhe
përshkrim të qetë...” duke marrë me vete disa psherëtima.” Duket sikur ka një lloj
paralelizmi me “Anës lumenjve” të Nolit...por ka edhe individualitetet e Musines, të
cilat ajo nuk i ka të kopjuara. Ajo çfarë për mua është inkurajuese, është kapja dhe
shtrimi i problemeve kaq të mprehta për kohën, për të cilat ajo ngre zërin, madje
fort...dhe s’ka frikë.

“Këndshëm frynte era e detit ;


lehtas e ngadalëz përplaseshin dallgët
në shkëmbijt e gërryer shekuj përpara;
megjithatë heshtja mbretëronte.

Era pushon së fryri,


oshëtima e detit dëgjohet duke u larguar
dhe duke marrë me vete disa psherëtima,
barishtat e grabitura prej valëve
qëndrojnë në mes të detit
dhe dielli i fshehur prapa malit,
lëshonë rreze të argjenta
në sipërfaqen e qetë”.88

Në këto vargje poezia është e strukturuar qartë nga njësi semantike, ku


dallohet mënyra “e qetë” e një përshkrimi poetikë lakonik dhe me semantikë lirike.
Në këtë poezi, veçohet trajta zvogëluese e ndajfoljes “e ngadalëz”, që e përçon me
delikatesë përplasjen e dallgëve, ashtu si me buzëqeshje dhe butësi! Është
karakteristike e të folmes së saj, idiolektit të saj, individualitet, që spikat në këtë poezi
me ngjyra ledhatuese, për ta sjell fjalën përkëdhelisht të bukur.
Përfundimisht mund të themi se stilistika e poetes M.Kokalari ka formatin,
peshën dhe figuracionin e një poezie moderne e cila prodhon frazeologji, që kanë
ngjyrime, efekte dhe trajta ndërtimore të ndryshme. Pasi pamë, vëzhguam, lexuam
poezinë e poetes M.Kokalari, pranojmë se ajo shkruan një gjuhë të përafërt letrare për

87 Vepra po aty fq. 74.


88 Musine Kokalari, Vepra një, Shtëpia Botuese “Geeer” Tiranë, 2009, f, 82.
kohën kur poetja shkroi, të qëmtuar dhe me pak dialektizma dhe huazime, që
natyrshëm bëhen pjesë e fjalorit të atyre poezive.
Ndërsa, kur lexojmë skicat, tregimet dhe “Sa u tunt jeta” autorja tërësisht
përdor gjuhën, të folmen e krahinës së Gjirokastrës dhe këngët janë burimore, gojore
të mbledhura dhe të shkruara me merak nga ajo, ku fjalët dialektore të trevave të
Gjirokastrës janë të shumta, të cilat përmbushin tërësisht objektin e studimit.
Vlera folklo-etnografike e përzgjedhjeve ”këngë dasme” nga M. Kokalari dhe ndikimi
i tyre sot
Një vlerë për Musine Kokalarin përbën puna e saj e admirueshme në mbledhjen
e këngëve (folklorike) të dasmave dhe ngjarjeve në të folmen e bukur të Gjirokastrës.
Sipas autorit (Novruz Xh Shehu të përgatitjes së veprave të M.Kokalari), mësojmë se,
Musineja ”në moshën 10 vjeçe, nis të grumbullojë dhe të sistemojë këngë dhe tregime
të popullit.”89
Musineja në vitin 1937 boton vazhdimisht skica letrare në gazetën “Shtypi”
me pseudonimin “Muza” duke vendosur në qendër të tyre, femrën dhe problemet
sociale të kohës. Besoj se, nuk do jetë rastësi, as mani, por një këndvështrim, një qasje
rreth një dukurie shoqërore ku ashtu si Ali Asllani dhe M. Kokalari trajtojnë
poetikisht të njëjtën temë dhe të dy të ndikuar nga poetika e krijimtarisë popullore të
Labërisë.
Ajo që dua të theksoj dhe ta përcaktoj si një arritje dhe si pasuri të madhe
etnografike është fakti i pamohueshëm se, puna e M. Kokalarit, nuk është thjesht për
të përgatitur një vëllim, për të grumbulluar vargje, këngë nga trashëgimia gojore e
trevave të Gjirokastrës, por sepse ajo diti, gjeti me shumë mençuri dhe aftësi krijuese,
që të stilojë, të harmonizojë me fantazi në mënyrë të përkryer “JAVËN E DASMËS
GJIROKASTRITE”.
Ajo, çka e bënë shumë interesante këtë vepër etnografike është se, çdo ditë e
dasmës ka një shkak, një ritual–zakonor për t’u mbledhur, si në shtëpinë e vajzës
(nuses), ashtu dhe në shtëpinë e djalit (dhëndrit). Për shembull:

“Daltë nga gola t’ënde e vaftë në vesh të Perëndisë”, “U, u! Kur kështu?”, “Dita e
nishanit”, “Sa të vije...”, “Për së shpejti kemi dasmën”, Javën që vjen...”, “Dita e
vetullave”, “Nata e brumit”, Dita e kënasë...”, Natë e kënajt...”, “Nën’ e vajzë...”,
“Dit’ e nuses...”, “Nat’ e dhëndrrit...”. “Pala...(paja)”, “E pesta”...“Dasmë, sa u
tunt jeta”!

Musineja me pasion dhe me vullnet të çuditshëm, sigurisht dhe me shumë


vështirësi, ka mundur t’i lërë kohës, të nesërmes, trevave Gjirokastrite, këngë, që
kapin një hark kohor prej disa shekujsh, që këndoheshin në ato vatra familjare, si në
Gjirokastër, por dhe në fshatrat për rreth saj. Këto këngë, janë pasuri e gjithë popullit
të krahinës, ato nuk kanë autor me emër të përveçëm, janë këngë të botës shpirtërore
të brezave të mëparshëm, që jetuan në ato vendbanime (aty gjejmë jo më pak se 504
vjersha të tilla). Këto kanë ardhur nëpërmjet gojëtarëve, që me dashuri i kënduan këto
këngë nëpër dasma, brez pas brezi. Të gjitha këngët janë në vargje dhe e ruajnë
melodinë, ritmin, rimën, por më shumë karakterizohen nga ritmi dhe tingëllima. Në
ato këngë dallohet ironia e hollë dhe përcëlluese. Pothuajse, në të gjitha vargjet,
rrokjet fundore përfundojnë me zanoret; “a, e, i, u, o, y” dhe përdorimi i “ë” si një
element shumë i veçantë, karakteristike e gjuhës shqipe, në se e krahasojmë me gjuhët
e tjera, nuk e kanë këtë pasuri gjuhësore! “Moj nuse koqe(krahinore) lajthi, / Ato që

89 M.Kokalari, Vepra vëllimi një, f, 41.


thanë për ti(y-i) / T’u bëfçin(sh-ç) kurban e hi. / Gjithë bota fjalë thanë. / Xhiko nuse
moj sulltanë, / Ne të zumë e s’të lamë. / Xhiko nuse moj sulltanë.”90
“Filxhani larë me bojë, / Keshë(kam/kisha, kohë e shkuar) mall pa të kërkojë, / Nga
bukurija të doja; Vashë leshra mavrija(huazim nga “mavro”, ndikim nga greqishtja).
/ Moj të keshe ment’ e mija. / Ment’ e mija moj t’i keshe; (keshe –kishe, folja “kam”,
koha e shkuar, veta e dyte); Saraf në Stamboll do jeshe(jam, ishe, -kohë e shkuar) /
Treqind lira do ti keshe.”91
“Mike me shami më nj’anë, / Moj mike, / Mos mike se dogje fshanë(fshatin, krahinën,
/ Moj mike; /Ç’i bëra fshatit të shkretë. / Un’(bie zanorja-ë) e mjera? / Ra zjarri dhe
u–doq vetë, / Un’(trajtë e shkurtër e përemrit vetor, dialektore) e mjera”92 ;“Bram
bëri dyfeku, / Prapa atij bregu. / Dil moj nënë dil, / Dil të bëç( përdorimi i “ç” ne
vend te “sh”); sehir(huazim nga turqishtja)./Se ç’të pruri djali. / Nexhip kanakari
(huazim nga greqishtja), / Zogun e beharit / Thëllëzën e malit.” 93

“Në maj të malit-o /Trëndelina zarik-o, / Lulet e beharit-o, / Trëndelina zarik-o,


(veme re përdorimin e shpeshte të zanores “o”, për t’i dhënë vargut muzikalitet dhe
njëkohësisht zbulojmë edhe karaktere dialektore te jugut te Shqipërisë).
Eja o behar ku je, / Të dergjemi n’ atë qe. / N’ato bashte plot me mollë, / Ato mollë
ç’qen të ëmbla; ...vajza grikë–zëna. / Të mbul onin me mënga. / Me mëngat e
sqetullavet,
Të keqen e vetullavet. / Vetullat pse t’u nxinë, / Apo ke vënë mazinë? / Jo,jo, jo, për
Perëndinë, / Po kam vetë bukurinë.” 94

Frazeologjia në veprën e Musine Kokalari

Frazat apo shprehjet e përdorura me zgjuarsi e ndjenjë thellësisht delikate


femërore e të ndjera do t’i klasifikoja si konkrete dhe të figurshme. Do të parashtroja
dy anë të gjuhës së përdorur me kaq mjeshtëri duke lënë ambiguitete të cilat i japin
frazës jo vetëm figuracionin por edhe karakterin pragmatik, nëpërmjet asaj që
nënkuptohet, dhe që lexuesi e bënë vetë këtë ndarje të pashmangshme kuptimore...

90M.Kokalari, Vepra, vëllimi i dytë, f-3.


91 M.Kokalari, po aty, f, 34.
92 M.Kokalari, po aty, f, 78.
93 M.Kokalari, po aty, f, 15.
94 M.Kokalari, po aty, f, 17.
fig. Mbi klasifikimet e njësive frazeologjike95

a)Fraza shihet si togfjalësh i lirë, ku veprim konkret është i dukshëm si p.sh.


“... ja ke hipur kalit”; “në maj të malit-o”; “prapa atij bregu”; “eja o behar ku je”;
“...koqe(krahinore) lajthi”; “gjithë bota fjalë thanë” etj. të cilat i shohim edhe si
togfjalësha të lirë me kuptim e veprim konkret.
b)Fraza shihet si njësi frazeologjike, veprim i figurshëm ku fraza vishet me
metaforë, si p.sh.:
“Ti, ja ke hipur kalit, prandaja më flet kështu moj Aishe”; “të thom të mbaç golën”;
“ra në të zeza”; “moj mollë e kuqe”; “je bërë dillë..”; “gjithë bota fjalë thanë” etj.,
por shpesh këto lloj njësish frazeologjike gjejmë të motivuara edhe me hiperbole: “i
doli gazi mbi rroba”; “e mori zoti me gurë” etj., apo edhe me krahasim: “Si flori u
duk përmbi të gjitha shoqetë” etj., ku gjejme edhe te rimuara ku brenda kanë
krahasime me karakter folklorik: “moj si zez’ e gushë bardhë, moj si zez’ e kaço
prerë, siri jot një lir’ e verdhë ”; “moj nuse koqe(krahinore) lajthi etj.
Spikasin gjithashtu edhe elementë të tillë fonetike si shprehje e të folmes dialektore
si:
t"u bëfçin kurban; të më duaç derëzinj; (përdorimi i “ç” në vend “sh”), ose
“Zotrote je verdhur e je bërë dillë; vajza grikë–zëna; ato që thanë për ti etj.
(përdorimi i “i” ne vend te “y”), “kren sitë”,ose “Pala...(paja); “daltë nga gola
t’ënde...”; “ të thom të mbaç golën”; (përdorimi i “l” ne vend te “j”); “në ato
bashte-në ato baçe”; “të thom të mbaç golën” (përdorimi i “sh” në vend të “ç” ose
“ç” në vend të “sh”) etj.
Gjithashtu nëpër vargje zbulojmë vlera morfo gjuhësore si: “barishtat” për
“barishtet” (një formë dialektore e formimit të shumësit të emrave); “ngadalëz
përplaseshin dallgët”(pjesa fundore e ndajfoljes me nuancë zvogëluese); “të çelnja në
pranverë” në vend të çelesha (dialektore), etj.

95 Sh. Gjergji, “Mbi Relativizmin Gjuhësor, Frazeologji e Shqipes/Frazeologji e


Anglishtes”, doktorata 2016.
Të tilla njësish qoftë frazeologjike, qoftë togfjalësha të lirë, zbërthejnë më së
miri atë semantikë kuptimore, të cilën Musineja e vlerësoi me punën e saj
përzgjedhëse dhe sot ato qëndrojnë me shumë domethënie në arkivin e gjuhës poetike
shqipe me vlera popullore e gjuhësore.

Disa përfundime:

1-Krijimtaria letrare poetike e M. Kokalarit ka vlera gjuhësore leksiko


semantike, ku frazat me domethënien e tyre hyjnë në ligjërim bukurshkruar e
artistikisht, për të dhënë këto vlera së bashku me mesazhin e tyre në mënyrë të
ndryshme nga autore të tjerë dhe hera-herës me karakter dialektor, ku spikat dialekti i
trevës së Gjirokastrës, prejardhja dhe vendi ku ka jetuar edhe vetë autorja.
2-Shpesh brenda poezive të Musinesë është e pranishme dhimbja e gërshetuar me një
revoltë femërore, por që ka forcën e duhur dhe është shprehje e vazhdës së autorëve si
Noli, Migjeni etj., për të dalë nga kjo gjendje e vështirë e atyre viteve, në të cilën
krijimtaria e saj është shkruar, ku ata iu drejtuan vargjeve si mjeti kryesor shprehës.
3-Autorja përdor një gjuhë shqipe të shkruar bukur dhe shumë afër standardit të
gjuhës letrare, duke na prurë, brenda një kontrasti edhe mjerimin, por edhe “gazin” e
dashurinë për jetën.
4-Në përdorimin e dialektalizmave jugore spikatin përdorimi i zanores "i" në vend të
zanores "y", përdorimi i "ç" në vend të "sh" dhe anasjelltas, (bëfçin, duaç, mbaç etj),
përdorimi i “l” në vend të “j” , (siri, sitë, dillë etj.) përdorimi i shumësit në forma si :
barishtat etj., përdorim të foljeve kam, jam, tha, si forma të tilla: jeshe, keshe, thom
etj.
5-Vargu i Musinesë është i lirë, pa numër të caktuar rrokjesh dhe me strukturë të
ndryshueshme që i ngjason shumë poezisë moderne, pa rregulla, por që i përket
poezisë lirike moderne e shkruar ndër vitet 30-të të shek. XX
BIBLIOGRAFIA dhe literatura e konsultuar

Musine Kokalari, Vepra, vëllimi i parë, Shtëpia Botuese “Geer”, 2009, Tiranë.
Musine Kokalari, Vepra, vëllimi i dytë, Shtëpia Botuese “Geer”, 2009, Tiranë.
Ali Asllani, Vidi–vidi pëllumbeshë, poezi të gjedhura, Toena, Tiranë, 1999, f, 244–
249.
Ndreca, M., Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Prishtinë, 2000.
Jashari, A., Fjalor me shprehje të huazuara në Gjuhën Shqipe, Korçë, 2007.
Jashari, A., Material frazeologjik nga krahina e Devollit, SF,nr.4, 1975.
Kostallari, A., (1984). Gjuha letrare kombëtare dhe epoka jonë, Studime filologjike, 4.
Kostallari, A., (1989). Mbi disa drejtime të përsosjes së sistemit e të strukturës së
gjuhës sonë letrare, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe,
III. Tiranë, f. 41-76.
Memisha, V., (2006). Rreth shndërrimit të togfjalëshit të lirë në njësi frazeologjike.
Në, Studime filologjike. Nr. 3 - 4.
Memisha, V., ‘’Studime për fjalën shqipe’’, përmbledhje artikujsh, Tiranë 2011.
Nerlich, B., Semantic theories in Europe 1830- 1930, Philadelphia, 1992.
Sh. Gjergji, “Mbi Relativizmin Gjuhësor, Frazeologji e Shqipes/Frazeologji e
Anglishtes”, dokt. 2016.
Gjoçaj, Z., Struktura leksiko-semantike e stilistike e frazeologjisë shqipe, Prishtinë,
2001.
Shkurtaj Gj., Të shkruajmë Shqip, Toena, 2008.
Shkurtaj Gj., Kundrime Gjuhësore, Shtëpia Botuese “Pegi”, Tirane, 2006.
Vlera artistike e frazeologjisë në poezinë Çame96

Përmbledhje

Poezia çame përbënë një pasuri në historinë dhe kulturën tonë kombëtare me
larminë e këngëve e poezive, me frymë poetiko-letrare si gurrë e pashtershme dhe një
objekt i vlefshëm studimi si pasuri leksikore, me të folmen çame dhe një pasuri
gjuhësore e patjetërsueshme, ku s’kanë munguar hulumtimet dhe studimet e ndryshme
etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e dialektologjisë. Sot në punimin tonë ajo
përcjell jo vetëm frymën dhe aromën e kulturës dhe traditës çame, por shihet e lidhur
ngushtë me mënyrën e të ndërtuarit të leksikut dhe frazeologjisë, që përkon me të
folmen çame. Dukuria artistike e prurjes së kësaj pasurie e frazeologjisë popullore
çame, ka vlerën e një produkti të veçantë, kreativ e figurativ, e parë në fusha
konceptore përmes përdorimit të kësaj frazeologjie në këto poezi. Ato vijnë të lidhura
ngushtë me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve e fshatrave çame dhe
zakonet e tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë e autoktonisë dhe e
zhvillimit të tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri, zenë vend prirjet drejtë
zevendësimit të të folmes çame me standardet e shqipes së përgjithëshme përkrah
gjëgjësive të tyre dialektore.
Fjalë kyçe: e folmja çame, fusha konceptore, frazeologji, ngjyrime semantike
e emocionuese.

Hyrje

Ky punim bën objekt poezinë çame dhe veçanërisht, frazeologjinë e përdorur


si një pasuri leksikore me një domethënie semantikore të thellë, ku figurshmëria dhe
nënkuptimi i brendshëm, vijnë të studiuara në fusha konceptore të lidhura me
mjediset dhe trevat çame; me natyrën e vendeve skajore jugore çame; me
atdhedashurinë çame dhe temën e patriotizmit; me kulturën e traditën e veshjeve e të
mënyrës së jetesës; me figurën e spikatur të vashëzës çame dhe dashurinë si motiv i
poezisë lirike; me punët në bujqësi e blegtori; me botën e kafshëve e të shpendëve; me
emocionet që sjellin vlera semantike në mardhëniet farefisnore, në dasmat e tyre, në
problemet shoqërore etj., ku do të mundohemi të hedhim dritë në një vjelje të
frazeologjisë së përdorur në këto poezi, për të treguar vlera artistike si një pasuri
poetiko-letrare në leksikun e shqipes me një veçanti, atë të të folmes çame. “Krejt
lënda që na vjen nga Çamëria ka merituar dhe meriton të shqyrtohet e të studiohet
edhe më gjerë”97 – shprehet studiuesi Gj. Shkurtaj në kumtesërn e tij “Vlera
dialektologjike dhe etnolinguistike të së folmes së Çamërisë”.
Pavarësisht evolimit të gjuhës sot, ku sipas studjueses E. Troplini “në
zhvillimet leksikore, rol parësor në ruajtjen e fjalëve të ndryshme, marrin edhe faktorë
të tjerë si: rethana, çasti i ligjërimit, situata, përdorimi për qëllime të ndryshme
emotive, krenaria për origjinën, humori etj., nuk mund të mos vlerësojmë edhe faktorë
të tjerë, siç janë lidhjet me arsimin, veprimtarinë prodhuese, veprimtarinë kulturore e
shoqërore etj.,...si edhe me faktorë të tjerë shoqëror e natyror po aq të rëndësishëm si

96 Kumtes studimore ligjëruar në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, vendos vitin e kumtimit.
97Gj. Shkurtaj, Kundrime Gjuhesore, Tirane, 2006.
martesa, mosha, gjinia...”98ku gjuha dhe ligjërimi çam kanë pësuar lëvizje e
ndryshime ndër breza. “Ndryshimi gjuhësor nxitet e përcaktohet nga zhvillimi i
kulturës, veprimtarisë prodhuese, mjeteve të reja teknike, jetës politiko-shoqërore,
përparimit e shkencës, elektronikës etj., nën trysninë e të cilit është edhe vetë gjuha
standarde. Dhe për sa kohë gjuha standarde do të jetojë së bashku me dialektet,
gjithmonë do të ekzistojë një lidhje bashkëveprimi midis tyre.”99

Fushat konceptore të identifikuara përmes frazeologjisë që lidhen me mjedisin


çam në poezinë çame

“Gjuha dhe sjellja gjuhësore janë faktorë të fortë të shprehjes së identifikimit


dhe të kohezionit të një grupi shoqëror qoftë brenda, qoftë jashtë.100 Në vjeljen që i
kemi bërë frazeologjisë popullore në poezitë çame, si shprehje e identifikimit
shoqëror, si një grup me tipare të dallueshme brenda shqipes, pavarësisht
ndryshimeve e dallimeve leksikore, tregon marrdhëniet gjuhësore dhe të përbashkëtat
mendësore në përfshirjen e faktorit popull, në bashkëjetesën dhe mardhënien
shoqërore të vetë grupeve shoqërore apo dialekteve të një gjuhe.
Mjedisi çam lidhet drejtpërsëdrejti me vendet ku çamët kanë banuar si
Janinë, Paramithi, Filat, Kastri etj. Dhe dhimbja e dashuria për këto vende të begata,
nuk shuhet kurrë. Ata kanë mall për to dhe prandaj kënga e poezia është e lidhur
hershëm me këto troje aq të dëshiruara për ta. Në vargjet e mëposhtme, vëmë re
frazeologji të tilla si:
ulu mal (shprehje e papërkulshmërisë),“Ulu mal të shoh Kastrinë, /Të shoh bellat ku
rrinë”;101 shpesh frazeologjia popullore vjen edhe me modele disi të ndryshme në
formulim, por me kuptimin e njëjtë si: “ç’më panë sytë”, “O, ç’pe me sytë e tu, moj
Paramithi!; ose “deti u thinj” (njerëzit thinjen nga hallet, po deti?). Nga flakët e
tmerrit dhe deti u thinj”;102 ose “dallandyshe folmë, moj” (e lidhur kjo me
dallandyshen si lajmëtare e pranverës, por që në rastin tonë asaj i kërkohet të tregojë
për ndodhitë, të sjellë lajme); “të dëgjojë Perëndia” (sipas poetit çam, “Perëndia”
është ajo që do të vërë drejtësinë e munguar),“Dallandyshe që vjen larg, nga Filati ,
nga Janina , /folmë moj, vetëm një fjalë të dëgjojë Perëndia”;103 ose “kam çelë”
(kam lindur në këto vende), “Kam çelë nën hijet e vrara/ku flasin me gjuhën e
dhimbjes/aty, nën aromë të agrumeve/këndojnë ison e ndaluar, çamërisht”104Çamëri
më dogji malli”,105 vendet çame, Filati, Janina etj., agrumet e ullinjtë e tyre janë të

98 E. Troplini, doktoratura “E folmja e Çamerise dje dhe sot”,


http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/Edlira-doktoraure-
varianti-perfundimtar.pdf
99 E. Troplini, doktoratura “E folmja e çamerise dje dhe sot”,
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/Edlira-doktoraure-
varianti-perfundimtar.pdf
100 Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika shqiptare. 2003.
101 Xhemil Lato, “Fatthyerit në pritje”, novelë, Arbëria, Tiranë, f. 50 2010.
102 Marrë nga “ Zërat e brigjeve të mia, Shtëpia Botuese Lirsan Ekspres, Berat, fq, 30
, 2003.
103 Marrë nga “ Zërat e brigjeve të mia, Shtëpia Botues Lirsan Ekspres, Berat fq, 30 ,
2003.
104 Fatime Kulli, https://atunispoetry.com/.../vdekja-e-trendafilit-ne-ceremoni-
pikelli...
105 Rustem Geci http://www.rajonipress.com/shfleto-artikujt.php?id=28757
famshme... këto vende jo vetëm përmenden për bukuritë natyrore por edhe begatinë e
prodhimeve të tyre. /Heshti Gumenica, ullinjtë zgjoi Filati,/ Malit të Bozhurit iu
rregjua shtati,/ Gjyshër – Kostandinë u zgjuan nga varre”106- (u zgjua nga varre –
u ngrit nga varri) etj. ose kur lexon: “Nëm një vjeshtë, moj ,
të zgjoj dasmat çame..”107 Poetit çam i pëlqen që çdo vjeshtë të “zgjoj” dasmat. Ai
përzgjedh vjeshtën pasi është stina e bollëkut, është stina e dasmave.

Fushat konceptore të identifikuara përmes frazeologjisë që lidhen me temën


patriotike në poezinë çame

Kjo fushë konceptore lidhet me mjedisin luftarak dhe përpjekjeve të


vazhdueshme që në kohë të hershme të luftës për liri të çamëve kur ata u zhvendosën
nga trojet e tyre me forcë, madje dhe në mënyrë barbare e shfarosëse, kur popullsia
çame u detyrua të shpërngulej drejt Shqipërisë.
Bëmat, luftrat, dhimbjet e përjetuara të asaj kohe u reflektuan edhe në
poezinë e shkruar dhe gojore çame. “Çamëria nëna jonë e zbardhur”(hallet, luftrat,
mërgimi etj., kanë qenë pjesë e Çamërisë dhe ajo tashmë ndihet e “zbardhur”, e
plakur). Në poezinë “Mëshirë e pa mëshirshme” të Fatime Kullit gjejmë vargje të tilla
si: Lule-bardhat çelin nė pus tė harrimit/Ullinjtė kullojnė gjak, si klumushti i
gjirit.../Oh, mëshirë e pamėshirëshme!108 ose “Varre mermeri si sythe të bardhë
pikëllimi”. 109Metaforat, antiteza dhe krahasimi i mundësuar nga lidheza “si”, i japin
vargut dramaticitet dhe vetë poetja kërkon rrugëdalje... vëme re edhe një dukuri tipike
fonetike të të folmes së Çamërisë ku spikat karakteristika e ruajtjes së
bashkëtingelloreve gl/kl, ku gjejmë fjalë të tilla si: klumusht –qumësht, glisht – gisht,
glembi – gjembi, gluhe – gjuhe, klice - kyce, i shklier – i shqyer, i shkalre – i shkare,
klishe – kishe, i glate – i gjate, kloftë-qoftë, ose shprehje te tjera si: çish ke? - çfarë
ke ?, çish je? - qysh je/si je, të pastë nana – të ka nëna etj. Mund të themi se prej
kohësh kjo formë është asimiluar, ndërsa dialektin çam e ruan sot e kësaj dite të
konservuar në mënyrën më të mirë, sidomos nga brezi i më të moshuarve dhe ai i
mesëm disi.

Fushat konceptore të identifikuara përmes frazeologjisë që lidhen me ngjyrime


semantike dhe emocionuese si dhe me problemet shoqërore në poezinë çame

Kjo fushë konceptore lidhet ngushtë me botën shpirterore të poetit çam,


shprehja e ndjenjave, mendimeve sjell ndër vargjet çame atë botë të pasur shpirtërore
dhe shpalos intelektualizmin e poetit, ku poezia mbart mesazhe shumë domethënëse.

106 Xhemil Lato, Poezi të zgjedhura, “Ullinjve qan një vejushë”, Shtëpia Botuese,
Neraida, fq, 111, Tirane 2005.
107 Nga Poema “Zëri i vendlindjes”,Namik Selmani, libri “Zemra e zemrave të
mira”, Shtëpia Botuese Lirsan Ekspres, berat, 2003, f,30.
108 Fatime Kulli, https://atunispoetry.com/.../vdekja-e-trendafilit-ne-ceremoni-
pikelli...
109 Xh.Lato, Kufitarja e ushtarit gjumëtrazuar, novelë,Fier shtëpia Imeraj,f, 30-31.
Ishte bërë vetë ylberi/ah, ishin pika shiu/ngjyra ylberi,/apo më flet me lotët e tu?110
(flet me lotë – tregon dëshpërim); “ vdekja me nallane” (vdekjo po troket, është
pranë...).
Kultura dhe e folmja Çame… nëpër këngë, poezi e nëpër valle, në kostume
e nëpër përralla…si një botë e madhe ngjall emocion, të magjeps zemrat; të gjitha
këto bashkëjetojnë në harmoni e vënë në lëvizje të menduarin, të zbulojnë
konotacionin që ti kërkon: “Dallëndyshe bukuroshe..a mos vjen nga Shqipëria? Eni
vjen prej Çamërie, me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie” , “Çamëria nëna jonë e
zbardhur”. Fraza të tilla kuptimplote, ku brëndashkruhet një emocion apo një ngjyrim
semantik, vijnë nëpër këngë e poezi si me një lloj kodi të brendshëm.
Dëshirat, të lidhura me shpend si dallandyshja, sjellin lajm nga larg dhe “me gluhë
perëndie” duke nënkuptuar me “gjuhën e së vërtetës”...”milëra fjalë” ( shumë lajme)
ku spikat e folmja çame. Vemë re zëvendësimin e bashkëtingellores ‘j’ me ‘l’, si një
dukuri fonetike tek çamërishtja. Pjeseza “eni” si një tipar i të folmes çame, e përdorur
për të tërhequr vëmëndje, ndeshet shpesh edhe në poezi, madje e bën interesante dhe
si më të ledhatuar vargun. “Eni vjen prej Çamërie, të pastë nana?!”, Ai ia shton urët
zjarrit,/ndërsa ti rëmin shkëndijat.”,(“i shton urët zjarrit – i fryn zjarrit”); (rëmin
shkëndijat – ngacmon zjarrin, luan me zjarrin).
“ Në bedena malli Çamëria rron/ E nuk dua, jo, të më vijnë dhiolitë/ Se kam
zilet, dhentë, se kam zërin tim./ Se kam Osman Takën që më mban në zemër/ Se kam
fyell’n e Tanës që më fton në ëmër./Motra të një nëne, thinjur para kohe/ Që s’i
mblodhën dot pikëlat e lotëve. 111 etj. “...Për ditë grindem me perënditë,/kafshoja
veten,/thithja gjak gjarpri./Atdheun e mora me vete,/herë në tokë e herë në
qiell...”112 mes dilemash dhe problemesh që autori përshkruan gjejmë të tilla njësish
frazeologjike të spikatura e të shprehura në një farë mënyre, të tillë dhe domethënëse,
madje edhe veprimet e botës së kafshëve duket se u vishen njerëzve si tipare të
huazuara prej tyre.
Them kështu, se kafsha kafshon dhe tek “kafshoja veten” – (haja veten),e
gjithë kjo si një mospajtim me ç’ka i ndodh, me ç’ka përjeton…thithja gjak gjarpëri
(helmohesha), nënkupton vështirësi të mëdha etj., dhe poezia çame vazhdon: “Kam
çelë nën hijet e vrara/ku flasin me gjuhën e dhimbjes/aty, nën aromë të agrumeve
këndojnë ison e ndaluar, çamërisht./Në k’të stinë me sy të thinjur/numëroj petalet e
trëndafilave/që zvarriten pa frymë hijeve…/me peshën e padrejtësisë mbi shpinë.113
(me mban në zemër – më do shumë; thinjur para kohe – e thinjën hallet; s’i mbledh
dot pikëlat e lotit – e kam leshuar veten, s’pushoj dot së qarri; u zgjua nga varre – u
ngrit nga varri). Marr shkas nga disa fjalë që vijnë me të folmen çame në dialekt dhe
të veçanta si: pikëla – pika, u rregjua – u rregj, bedena – pjesa e sipërme e kalasë,
dhiolitë – violinat etj.

Fushat konceptore të identifikuara përmes frazeologjisë që lidhen me dashurinë


dhe figurën e vashëzës çame në poezinë çame

110 Xhemil Lato Marr nga poezia “Shkova një natë nëpër varre”, “Kufitarja e ushtarit
gjumëtrazuar”, Shtëpia Botuese “Imeraj”, Fier, fq. 32, 2015.
111 Xhemil Lato, Poezi të zgjedhura, “Ullinjve qan një vejushë”, Shtëpia Botuese, Neraida,
fq, 111, Tirane 2005.
112 Agim Desku, “Dua të pi verë Çamërie”, Shtëpia Botuese, Vllamasi, Tiranë, 2011.
113 Poezia “Vdekja e trëndafilit” nga -Fatime Kulli, https://atunispoetry.com/.../vdekja-e-
trendafilit-ne-ceremoni-pikelli...
Bukuria e vashëzës çame është bashkëudhëtare në vargjet e poezisë çame.
Ndjenja e dashurisë, si një ndjenjë e bukur dhe e dëshiruar, shprehet ëmbël dhe e
shoqëron e fiton vlera konotative, shenjuese dhe stilistikore duke ia shtuar vlerën jo
vetëm bukurisë së vargut, po me semantikën dhe leksikun e përdorur, sjell emocione
dhe nuanca të kulturës çame me aromë e ngjyrime të tilla si: “Nëm një vjeshtë, moj,/të
zgjoj dasmat çame /Ku bredhin mandilet,/vajzat kapedane”114sipas edhe studiuesve
të tjerë, përmend këtu E. Cabej115, si edhe në shqipe, çamërishtja ka huazimet e saj
në lidhje me gjuhët me të cilat ajo kishte kontakte dhe marrdhënie fqinjësie si p.sh.
përdorimi i fjalëve mandile – shami; karfos – mbërthej; dhaskal – mësues; dhiplo –
dopjo; feks – ndrit; gremis - rrëzohem etj. nga greqishtja, siç mund të gjejmë edhe nga
turqishtja duvak – vello; nur – hir etj.
Spikati gjithashtu kompozita si “moj vetullgremisur”(vetulla rëzuar, e
mërzitur).“Më ke zogëlarë me shkronjë”(më ke zogëzë të virgjër, si të pikturuar),
”Imëzot ç’më ike nga sit” (I dashur, më ike, më harrove), “Çish ke vajz’ mëmëza
ime/Çish ke vajz’ çu mareshe” (Çke vajzë që u gënjeve, u dashurove marrëzisht),
“Pse më shet o nanë/për një palë me xhufka? (për një pajë me të bukur)”. “Bellë,
në besofsh perëndin,/Ule nja di glisht shamin,/Se marrove djalërinë”116( marrove – e
morre në qafë djalërinë, e marrose djalërinë), ose “ Drenushja mbi
trëndelinë,/Gërsheti loste me gjinë,/Kur e mundi siri sinë,/Ndaluam e morëm
frimë.”117(loste me gjinë – dashurohej; mundi siri sinë – e zuri gjumi; morëm frimë
– u lehtesuam); verejmë edhe dukuri fonetike qe me mjetet e shqipes ajo
zevendesohet me “y” si p.sh. siri – syri; sinë – syne; frimë – frymë di - dy.
“...rash në dashuri (dashurohesh)/me një grua çame,/me çitjane./Dëgjo trimi im i
ri,/Sot që do më hedhëç dhri(me vë kurorë)/Më ke zogë në kuvli..”.118 të bie në sy
lidhja me traditën dhe kostumin tradicional të vashëzës çame (me çitjane; do më
hedhëç dhri).
Në vargjet: “Ku feks nuri i nuses në Shesh të Xhamisë, /Këmba e saj e bukur
kur merr drejt shtëpisë. …./Herë më shfaqesh nuse me duvak të blertë /Herë nënë e
dhembshur që këndon në djep, /Herë gjysh e gjyshe, pa bastun në duar, /Kur më
rrëfen ëmbël kohën e kaluar” “Diellin do ta marr, moj, për ty në duar/do ta fus në
gjoks./Të më ngrohë shpirtin kur të thotë: /“Kam ftohtë!”- gjejmë frazeologji me
kuptime semantikore, që lidhen me shprehjen e dashurisë mes dy të sapomartuarve,
ku spikat metafora dhe kuptimi i frazës merr të tjera përmasa duke i dhënë poezisë
vlera shenjuese frazeologjike të motivuara figurativisht.

Duke përfunduar këtë parashtrim mbi disa veçori artistike të


frazeologjisë në poezinë çame, do të theksojmë edhe njëherë pasurinë e madhe
gjuhësore që spikat në të folmen çame, si një burim frymëzimi për poetët dhe poezitë
e tyre ku ata derdhin shpirtin, dhimbjen, dashurinë, mallin dhe dëshirat e tyre për të
ruajtur që hershëm gjuhën, zakonet, traditën, kulturën çame.
Njësitë frazeologjike të përdorura dëndurisht në këto poezi, sjellin vlera
stilistikore dhe emocionuese, ku nëpërmjet tyre, poeti e bën komunikimin dhe sjelljen

114Namik Selmani Nga Poema “Zëri i vendlindjes”, f,30 nga libri, “ Zemrat e zemrave të
mira”, fq. 30, 2000.
115 E. Çabej, Studime Gjuhesore, fq. 98, Rilindja, Prishtine, 1976.
116 Xhemil Lato, “Fatthyerit në pritje”, novelë, Arbëria, Tiranë, fq. 13, 2010.
117 Xhemil Lato, “Kufitarja e ushtarit gjumëtrazuar”, shtëpia botuese “Imeraj”, Fier, fq. 25,
2015.
118 Xhemil Lato, Ullinjve qan një vejushë, Sh.Botuese Neraida, Tiranë, fq. 11, 2005.
e mesazhit më lehtësisht, gjë që e mundëson metafora dhe figurat e tjera stilistikore të
brëndashkruara semantikisht kuptimit e domethënies, dhe i japin vargut poetik
konotacionin e duhur.

Literatura e konsultuar

Aristidh P. Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, Shtëpia Botuese-55, Tiranë


2002.
Agim Desku, “Dua të pi verë Çamërie”, Shtëpia Botuese, Vllamasi, Tiranë, 2011.
Buletin i Institutit të Studimeve për Çamërinë, Nr.1 Shkurt 2013,
www.cameriainstitute.org
Eqerem Çabej, Studime Gjuhesore, Rilindja, Prishtine, 1976.
Dhimitër L. Gjoka, “Motive arbërore”, Gusht 2007.
Dhionis Qirinzidhi, “Paqyrat e Afërditës”, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2008.
Namik Selmani “ Zemrat e zemrave të mira”, 2000.
Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe, 2, Tiranë, 2016.
Valter Memishaj, “Studime për fjalën shqipe”, Tiranë, 2011.
Valter Memisha, Rreth shndërrimit të togfjalëshit të lirë në njësi frazeologjike në
gjuhën shqipe, SF, 3-4, 2006.
Xhemil Lato, “Fatthyerit në pritje”, novelë, Arbëria, Tiranë, 2010.
Xhemil Lato, “Kufitarja e ushtarit gjumënjëtrazuar”, shtëpia botuese “Imeraj”, Fier,
2015.
Xhemil Lato, Ullinjve qan një vejushë, Sh.Botuese Neraida, Tiranë, 2005.
Fatime Kulli, https://atunispoetry.com/.../vdekja-e-trendafilit-ne-ceremoni-pikelli...
Gjovalin Shkurtaj, Sociolinguistika shqiptare. 2003.
Gjovalin Shkurtaj, Kundrime Gjuhesore, Tirane, 2006.
EdliraTroplini, doktoratura “E folmja e camerise dje dhe sot”,
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/12/Edlira-doktoraure-
varianti-perfundimtar.pdf
Zenun Gjocaj, Struktura leksiko-semantike e stilistike e frazeologjisë shqipe,
Prishtinë, 2001.
Xhevat Lloshi, Shënimet stilistike në fjalorët e shqipes, në “Leksikografia shqipe -
trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2005.
Lida Lazaj"Magjistarja” e Fjalës së Bukur

Përmbledhje

Në hapësirën e informacioneve letrare artistike, që duam t’i pasqyrojmë


në kohën e sotme, na vjen bindshëm ideja se për përcaktimin e vlerave të një krijimi
poetik, duhet të mbështetemi në kritere të caktuara si; forma, dendësia stilistike,
figuracioni, kuptimi, konteksti dhe ambiguiteti i vargut etj. Ky punim ka në thelb
poezinë lirike të kohës moderne, të përfaqësuar nga poezia e poetes Lida Lazaj, për të
analizuar magjinë e fjalës se saj në vargje.
Sipas studiuesit V. Ziko “ Gjuha poetike sendërtohet në bazë të vargëzimit
metrik, gjë e cila ka shpënë edhe formën e saj aq të ngjeshur dhe lakonike me vargje e
strofa, në dallim nga proza, që kërkon faqe të tëra për t’u shprehur. Po të shprehemi
figurshëm, do të themi se poezia është parfumi i mbyllur në shishkë dhe proza, vera
në një but”.119
Si e tille poezia e saj është një sinteze mendimesh e ndjenjash të purpurta, të
cilat varen nga këndvështrimi i lexuesit që gjykon për to, nga situatat dhe dilemat kur
autorja i hedh këto vargje në letër, nga niveli kulturor i saj për të shprehur sa më
shumë botën e saj në lidhje me realitetin ku jeton, me muzën poetike se si kjo “magji”
vjen, dhe sa pragmatiste është në ato që shpreh brendashkruar poezisë së saj. Le ta
zbulojmë nëpërmjet një analize semantikore dhe gjuhësore, në mënyrë që të nxjerrim
në pah ato vlera, që poezia me leksikun e saj i mbart drejt lexuesit.

Hyrje

Impresioni dhe impakti që merr nga poezia, të çon drejt rrugësh të


pashkelura, që vetëm poezia, përzgjedhja e fjalës, thellësia e një mendimi të pjekur
artistikisht, përzgjedh objektin, që i paraprin formësimit të analizës, që dikush merr
përsipër të bëjë në një krijimtari poetike, e cila të lë mbresa që në leximin e parë.
Dostojevski, krahas veprave madhore, shkruante se “Bukuria do ta shpëtojë
botën” dhe një nga këto bukuri është poezia. Në këtë raport vlerash, unë po kërkoj të
hap një dritare, të hulumtoj lidhur me poezinë e zonjës L.Lazaj, e do të vë theksin jo
vetëm në vlerat poetike formale, por më së shumti tek brendia bindëse, tunduese,
magjiplotë për nga gjuha dhe leksiku i përdorur dhe veçantia që ajo sjell në këto
kohëra të reja moderne për artin tonë të poezisë.
“Poezia konfirmon humanizmin, duke zbuluar se individët në të gjithë botën
ndajnë të njëjtat pyetje e ndjesi. Poezia mbetet shtylla kryesore e traditës verbale ndër
shekuj, e cila mund të komunikojë vlerat më të thella të kulturave të ndryshme”120
Mbi këtë të vërtetë mbështetet përpjekja ime në hulumtimet rreth krijimtarisë
poetike të poetes Lazaj dhe do të perpiqem të jap një pasqyrim sa më të përafërt të
vlerave, veçorive dhe mesazheve, që përciell poezia e saj tek lexuesi. Mendoj, se për
poeten Lida Lazaj ke çfarë të shkruash. Prurjet e saj janë të admirueshme,
produkti “poezi” me vulën e saj sa vjen e bëhet më shumë interesante dhe meriton
vlerësime të padiskutueshme. Ajo dallohet dhe për paraqitjen e formave abstrakte të
menduarit dhe ideve tejet të çmuara për nga retorika që ato përmbajnë.

119 Vangjush Ziko, “Mbi gjuhën poetike e prespektiven e saj”, 2016.


http://www.tiranaobserver.al/mbi-gjuhen-poetike-e-perspektiven-e-saj/
120 Suadela Balliu, Kur zonjë shtëpie është poezia, 2016.
http://www.mapo.al/2016/03/dita-boterore-kur-zonje-shtepie-eshte-poezia/
“Historikisht, koncepti mbi gjuhën poetike dhe vetë poezinë ka evoluar. Poezia mund
të shkruhet edhe duke shmangur metrikën, me varg të lirë. Paraqitja grafike e poezisë,
leximi i saj individual, komunikimi i heshtur meditativ e zbehu anën tingullore dhe
vlerësoi, mbi të gjitha, figurshmërinë artistike, proces i cili i përcaktoi në mënyrë
selektive kufijtë midis gjuhës poetike dhe gjuhës së prozës, duke e zhvendosur në plan
të parë rolin e ritmit si mjetin bazë të vargëzimit poetik.121

Kultura gjuhësore dhe poezia e autores Lida Lazaj

“Kultura e gjuhës është kujdesi për të zhvilluar në gjuhën letrare, ato veti, që
janë të domosdoshme për funksionimin e saj të veçantë”.122
Nën dritën e një gjuhë vërtet të shkruar me kujdes sipas normave letrare, poetja vjen
me një produkt poetik të pasur leksikor dhe të shkruar bukurisht me gjuhë të
lexueshme plot “ledhe” dhe drite-hije, ku poezia hedh “nur”. Vargjet e saj janë të
zhdërvjellta, të ngjyrosura ndjeshëm me metafora. Mbroj mendimin se, në poezitë e
Lazaj, metafora është mjeti kryesor për krijimin e njësive frazeologjike, kjo sidomos
tek vëllimi “Syri i së Dielës”, por edhe në poezitë e shkruara më pas.

“Qielli shkund dimër, yje kristalë qerpiku i pishës llamburit” 123

“unë, për të mos vdekur prej urisë


ha libra dhe ndez qirinjtë.
Heronjtë sot, vdesin prej bubullimës.”
“Përkundruall
ecin një burrë dhe një grua.
Shkëndijuan vështrimet.
Pemët u përshkënditën si llampadarë.
Supet e burrit që mbanin mbi gjysmëshekulli jetë dhe hijeshi Apolloni
nisën të këndonin.
Shpina e gruas si Venerë nisi të qeshte.
Nuk u përshëndetën,
vetë heshtja foli.
Të dy dikur kishin kafshuar një mollë qershori.
Pakëz më tej marrokja e lagjes bëlbëliste
(thonë që dashuroi fort e u çmend)
e thithte cigaren me eks.”

...ajo ha libra, është e etur për dituri, heronjtë vdesin prej bubullimës, shumë rallë, ose
aksidentalisht, shkëndijuan vështrime, shkëmbyen të lumtur vështrimet dhe pemët u
përshkënditën, si llampadarë, pemët ndrisnin, shpina e gruas si Venerë nisi të qeshte
dhe supet e burrit mbanin 50 vjet jetë mbi to”, personifikime të mrekullueshëme...
Kultura e gjuhës është tashmë një prej degëve të mirënjohura të gjuhësisë, që
merret me studimin dhe përcaktimin e normës letrare në të gjitha rrafshet e sistemit të
gjuhës, me zbulimin e prirjeve të zhvillimit të gjuhës letrare për të ndikuar mbi të në

121 Vangjush Ziko, mbi gjuhen dhe prespektiven e saj, 2016.


http://www.tiranaobserver.al/mbi-gjuhen-poetike-e-perspektiven-e-saj/
122 Norma Letrare Kombëtare dhe Kultura e gjuhës, vëllimi i parë, Tiranë 1973, f, 8.
123 Nga poezia “Dimëroj me Miq”, Vëllimi poeik “Syri i së dielës”,f, 7.
pajtim me këto prirje, si dhe me rrugët për përvetësimin e zbatimin e normës
letrare.124 I tillë e i vlerësueshëm në sytë e lexuesit, përngjan edhe vargu i poezive të
Lazaj, i cili përcjell gjithë delikates një mori problemesh dhe trajton tematika nga më
të ndryshmet e mjaftë të pëlqyeshme që i përkasin vetë jetës.

“Mirësjellja gjuhësore ka ekzistuar në çdo vend dhe në çdo gjuhë, sepse ajo ka qenë
dhe mbetet shprehje e traditave kulturore dhe lidhet ngushtë me organizimin politik e
shoqëror, me zakonet dhe traditat e çdo vendi a kombi”.125 “Gjuha e një kombi, siç
dihet, është e lidhur ngushtë me karakterin e popullit ose të bashkësisë shoqërore
përkatëse, që është djepi i saj dhe madje, sado që mund të duket e diskutueshme,
ndoshta edhe disi e çuditshme, është e vërtetë se ashtu si gjuha zbulon dhe tregon
karakterin e një kombi, ashtu edhe cilësitë dhe virtytet e çdo populli duken nga
etnografia e të folurit të tij”.126
Frazat e përdorura kanë lezetin e “xixëllonjës”, ato ndrijnë dhe janë në
fluturim të pandërprerë... “Më duhet të kuptoj,/përse nuk dëboj si insekt të hutuar
xixëllonjën,/por e marr në pëllëmbë e puth në ballë si kryezonjë /dhe zemra ime pa u
menduar fare pas i shkon?”, vargje që të mrekullojnë me brishtësinë e tyre...
Siç dihet, frazeologjizmat e ëmbëltojnë dhe e thellojnë semantikën e fjalëve
e të shprehjeve. Ato janë njësi gjuhësore që shprehin diçka ndryshe nga leksiku i tyre.
Në poetikën e Lazaj gjejmë njësi të tilla si: nyjen e lotëve; i afrohem tokës; lot i
menduar; shkrep mali; vetmin e madhe etj., me domethënie të brendshme semantikore
e që i japin vargut një dimension të ri.
“Tema dhe simbolika e elementëve të natyrës, dielli, qielli, malet, shkëmbi,
hëna, yjet, uji, pylli, dheu, flladi, fusha, trëndafili, si edhe ato elementë shpirtëror,
kujtimet, dashuria për pranverën, dashuria për jetën, dhembshuria për nënën,
kenaqësia për muzikën, puthja është një element tjetër, madje shumë interesant: ‘’
Një puthje më pak, një hap më larg’’, janë në funksion të frymës lirike që e përshkon
gjithë veprën.
Bota e mat largësinë me dritë jete, këtu në vëllimin poetik, Lida, e mat jetën
me puthjen, si simbol i dashurisë. Aq natyrshëm vjen vjershërimi nëpërmejt
simbolikës, sa që kodi- gjuhë është i qartë, ekspresiv, personifikues, imazhe
mbreslënëse, ritëm, muzikalitet, pasuri e gjallë leksikore- semantike, gjurmët, që
brendia dhe konteksti, e sjellin poezinë si diapazon lirik të pashmangshëm nga
moderniteti i kohës, janë thellësisht të dukshmedhe shprehëse”. 127
Po ç’emër ka dashuria tek poezia e Lidës? Dashuria për të është pranvera që
vjen ‘’ si flladi me mantel lulesh qëndisur’’. “Poezia e dashurisë në pamje të parë
është si një përrallë e përjetshme. Është poezia një “instrument” për çlirimin e shpirtit
dhe shkarkimin e ndjenjave? Kjo mvaret nga ai që e përjeton dhe di ta lexoj
poezinë.128
Dashuria është gjithmonë pranë ëndrrave. Ajo noton neper vargje, shkruhet ne
shpirt dhe shpërthen me muzën poetike duke sjell botë...Në poezinë “ Më duhet një
ëndërr, më duhet një mit”, imazhi bashkëkohor poetik është reflektim i një emocioni,

124 Darina Minga, Gjuha Shqipe në Mjetet e Komunikimit Masiv, Doktoratura 2015.
125 Shih:Shkurtaj, Gj. Kultura e Gjuhës, SHBLU, Tiranë, 2006, f. 47.
126 Shih:Shkurtaj, Gj. Kundrime Gjuhësore, Pegi, Tiranë, 2006, f. 63.
127 Shpresa Gjergji, Një përsihatje poetike mbi vëllimin me poezi të autores Lida Lazaj ‘’SYRI I SË
DIELËS’’, botuar gazeta Telegraf, 31 dhjetor 2014.
128 Kadrije Meniqi “Gjithçka e bukur është vështirë të pasqyrohet ashtu si është në esencë”.
http://ww.dituria.se/index.php?option=com_content&view=article&id=1661:kadrije-meniqi-gjithcka-e-
bukur-eshte-veshtire-te-pasqyrohet-ashtu-si-eshte-ne-esence&catid=163:botime-te-reja&Itemid=68
ku figurativiteti dhe miti i dashurisë vihen në funksion të fjalës, ne funksion te
ligjërimit per te depërtuar ne shpirtin dhe mendjen e lexuesve. Kjo gjuhë është e
ngjeshur dhe dinamike, me mendime të forta, ku fantazia mbështetet dhe frymëzohet
në botën e pakohshme.
Akademiku Gjovalin Shkurtaj tregon qartë se “Titulli është kartëvizita e çdo
teksti dhe e pjesës përbërëse të tij, pra ndërtimi i tekstit nis qysh nga fillimi”129 Disa
nga titujt e poezive të Lazaj, na imponojnë të përfytyrojmë një seri skena të
çuditshme, plot fantazi, ngjyrime, muzikalitet dhe skenare idesh poetike! Të tillë janë:
Syri i së Dielës / Dimëroj me Miq / Për ty Shoku i Shortit. / E Diela Vdiq / Lajme prej
Pikës së Shiut / Në Emër të Shpirtit të Petales / Letër Gurëve, etj., ...është vetë titulli i
tyre që të ngacmon së tepërmi sapo i lexon poezitë e saj, dhe ajo çka është me e
gjetur, është ideja se çfarë ato shprehin në vetvete, çfarë domethënie kanë e çfarë
mesazhi përcjellin...
Pasi lexon poezinë “Moshohem” të poetes L. Lazaj, bindesh se, vargjet e saj
janë eliptike për faktin se ajo është e prirur për të hyrë në thelb të mendimit. Poetja
është në kërkim të vazhdueshëm, për të shpërthyer me ndjenjën e saj. Ajo transmeton
tek lexuesi ndjesi tingëllimash të një njeriu përpara të çuditshmes me frymëmarrjen e
dihatjen e saj poetike.

“ Tek njeri vesh oshëtin deti


ketrat e pyllit thyejnë lajthi tek tjetri.
Ditë pas dite i afrohem tokës
e lehtë jam, sa gjumin e bëj në petalen e lulemollës.
“Gjysma ime e papërsosur
as me imagjinatën më të çmendur
se imagjinoj jetën pa ty.
“...dhe shinat e trenit vegojnë në ëndrra
si shpata që zgjidh nyjen e lotëve në fyt.”

(Në këtë poezi...dhe “shinat e trenit” që simbolizojnë rrugët e jetës, “vegojnë në


ëndrra”. Duket se ka karakter pragmatist duke aluduar se jeta rrjedh vrullshëm . me
“shpatën që zgjidh nyjen e lotëve në fyt” duket si “nyja Gordiane...“ e zgjidhur nga
shpata e Aleksandrit të Madh.).
Mendimi në poezinë e Lazaj, ruan vertikalitetin (si vlerë estetike) në të
gjithë hapësirën e thurur të poezisë, si një tërësi vlerash, ku fjalësia leksikore e saj
është e qëmtuar me shumë kujdes. Vertikaliteti, guximi, çiltërsia e mendimit poetik
janë disa karakteristika, që autorët i frymëzon dhe përfytyrimi i tyre konsolidon
vetëdijen estetike. Vertikaliteti në poezitë e Lazaj, nënkupton pikëshikimin nga lart
dhe ajo e përdor atë për të sjell jetësoren, fjalën e gjallë plot vitalitet.
Ajo e ndërton mendimin, rrëfimin me ndjeshmëri, inteligjencë dhe elegancë.
Poetja ka aftësi natyrale si kultivuese e fantazisë për të pikturuar tablotë e saj poetike.
Poezia e madhe realizohet si një poezi kur gjuha e thjeshtë është e mbushur me
të gjitha kuptimet e mundshme! Aftësia për të shprehur qartë, me shkathtësi dhe pa
vështirësi gjithë spektrin e ngjyrave me domethënie të ndryshme kuptimore, e bën
poezinë të përveçme dhe me tipare estetike funksionale!
Figurat e ndryshme letrare, metaforat, krahasimet etj., janë pjesë e
strukturës së poezive. “Kur flasim për analizë stilistike, ajo mishërohet tek stili unik
se si poezia vjen nëpërmjet metaforave:

129 Gjovalin Shkurtaj, Kundime gjuhesore, Toena, Tiranë, 2008.


‘’... e uji rrëngjethet rrathë, rrathë...’’, ‘’qyteti pi kafe..., përtyp briosh e gazeta’’,
‘’pikën e lotit ma piu dielli ...”130

Në poezinë e saj fjala rrjedh natyrshëm, bota gjuhësore e pasur me leksikun


poetik “alla Lazaj”, dhe rrëfimi zakonisht në vetën e parë, duket se janë shprehje e
këtij “uni” të përveçëm që shpreh individualitetin e saj. Imazhet e poezisë së L. Lazajt
kanë aromë femre, janë thellësisht të sinqerta dhe të mbarsura edhe me surealitet të
dallueshëm. Ato janë të formuara nga shndërrimet e sendndërtimeve figurative të
shumta, si tipare veçuese të stilit të saj të krijuar, si mëvetësi individuale të
karakterizuara nga epitetet metaforike dhe gjykime tepër origjinale rreth mendimit të
saj poetik.

Letrat për ty

Çdo ditë të kam shkruar letër.


Ndonjëherë dhe dy
ndonjëherë edhe tri.
Ndonjëherë, si një kafshatë, që s'të mjafton i mbledh dhe thërrmijat,
krejt ditën e kam shpenzuar, duke shkruar letra për ty.
Por, s'ti kam dërguar!
Jo sepse pëllumbpostierit ia lagu krahët koha,
jo sepse druaj, se mos të shtoj mall e hall,
por se ti JE,
e s'dua të të zhbëj.
Sepse, çdo ditë,
dua të shkruaj letra për ty.(duhet diagrama....)?131
Ajo është e vetëdijshme, për misionin e saj ...poezia e saj ka një mision me shumë
rëndësi, atë të poetit, të derdh shpirtin në vargje e të ngrejë zemrat peshë me mesazhin
që përcjell tek lexuesi...

“Misioni im nuk ka mbaruar


(në çastin e daljes nga gjumi)
Rreze dielli lojcake luan mbi qelq
e lulja e akullit lëvaret si lot i menduar.
Ëndërra e natës në pemën e trurit lëkundet si frut i kalbur
e unë mëdyshem
nuk di "jam zemra e frutit në pemën e trurit, a ç'jam?"

Nuhas parfumin e flokut të Ninës,


ngrohem nga prekja e burrit
dhe zgjohem;
-jam grua.”
“Moshohem, njëtrajtësohem
kurmi im: shkrep mali, ku vetëtimat shkarkohen”.

130 Shpresa Gjergji, Një përsiatje poetike mbi vëllimin me poezi të autores Lida
Lazaj ‘’SYRI I SË DIELËS’’, botuar gazeta Telegra, dhjetor 2014.
131 Vepra po aty, fq. 37.
Shoh se ajo ka një ligjërim të veçantë, ku dhe mjete shprehëse të gjuhës bëhen
elementë estetikë duke dhënë kuptime semantike të figurshme ndryshe nga ajo
konkrete. Ajo luan me fjalën për të dhënë filozofinë e saj individuale në konceptimin
që i bënë fenomeneve: “ pemën e trurit” e personifikon me mendjen dhe nëpërmjet
krahasimit “si frut i kalbur”, kërkon të tregojë se s’ka vlerë...

“...bëje një çmenduri të vogël .


Sot është mëkat
të mos mëkatosh pak.”

Nëse i drejtohem poezisë “TRISHTIL” ka aq shumë ngjyrime, aq sa ndihesh se je


në kopshtin e “magjistares” së fjalës së bukur. Tërësisht, pandehmat e saj janë
kompozime për identifikimin e vlerave estetike, që nxirren në pah nga autorja.

Trishtil132
“...Të joshen,
të çmenden
të marrëzohen të gjitha gjethet
të bëhen zogj e të cicërojnë njësoj si ti.
Kështu të bindem
të zverdhen
të bien si gjethet
të gjitha pandehmat dhe dyshimet
që të mendojnë zog qeparisash
e cicërimën tënde; vajtim.
Këndo trishtil
I gjelbërthi zog i pyllit tim”.

Në këtë poezi autorja me shumë mjeshtëri, nuk e përdor lidhësen ftilluese


"që", dukuria e ambiguitetit është e qartë, edhe zog i natës, edhe me zë që “të çmend”
ku aludon se duhet edhe gjethet t’i ngjajnë atij “të bëhen zogj e të cicërojnë njësoj ...”,
mendimi vjen i thellë, por ka abstrakizëm; metafora vjen e fortë...
Poezia e saj vjen si një lumë i rrëmbyeshëm në çdo stinë plot imazhe e
metafora, ku lexuesi dhe mund të “humbasë” nëpër ligjërimin e saj plot ndjesi, që
rend pas një bote, që të zgjojë vëmendjen për fjalën e saj të përçuditshme...

“Pishëz e vogël zu brymë mbi qerpik / kupa e qiellit përmbys mbi male / nga vargjet
zbret bohemi Rreshpja / dhe ndajmë bashkë vetmin e madhe.”

Në vargjet e poetes nuk ka qetësi. Ajo është e qetë vetëm brenda vetes, kur e
shikon si portret, por në vargje është shpërthyese me frymëzimin e saj, si poete të
ngazëllen, të ngacmon me ngjyra e gjithfarë figura letrare, sidomos me semantikën e
kuptimit dhe ndërtimet frazeologjike të shëndetshme e të mirëorganizuara në tërë

132 TRISHTIL, emër zogu që këndon natën, simbol i mirësisë, i lirisë, i zërit të bukur.
Të tillë personazhe autorja i përdor me shumicë në poezitë e saj, tregon jo vetëm
dashurinë e simpatinë që për to, por edhe që t’i thotë lexuesit se fëmijëria e saj është e
mbushur me aromë visesh ku ajo i ka “takuar” dhe e ka ndjerë personalisht atë
bashkëbisedimin të brendshëm me të cilin ajo komunikon në poezi.
strukturën e saj poetike. Poezitë e saja janë të krijuara nga ndjenja e brendshme e
poetes. Vargjet e këtij vëllimi (“Syri i së dielës”) dhe të poezive të tjera të shkruara në
kohë) janë zëra prej “uji” të rrëmbyeshëm, ose copëza hëne, që të mbushin duart me
yje!” Çdo poezi e poetes L. Lazaj është një “trandafil që era e lehtë e përkund”, por
mëdyshet “të çelet, apo mos të çelet” pa pasur frymëzimin dhe mallin e saj!

Një zë prej uji, “Eja” më tha:


“Eja të fshihemi thellë në pyje
Një copëzë hënëzë do të dhuroj
Do ti mbush duart me yje!
Është atje një trëndafil,
që era lehtë e përkund.
Mëdyshet “të çelet a të mos çelet”
Ah,i mungon fryma që përkëdhelet...

Gjithashtu ajo e ndërton mendimin, rrëfimin me inteligjencë të veçantë.


Poetja, ka si pasion aftësinë kultivuese të fantazisë për të pikturuar tablotë e saj
poetike. Ka një fjalor shumë të pasur, ku filozofia e saj, sa hermetike, aq dhe intime
ka si veçori–enigmën për të pasqyruar “fytyra të dlira foshnjash”! Kjo lloj “enigme”
indentifikon “unin” e saj poetik e cila është mbartëse e një individualiteti, ku
mendimi, thellësia, konceptet, filozofia marrin jetë brenda poezisë së saj! Me anë të
ligjërimit të vet poetik, autorja shprehet qartë për realizimin e dëshirave të saja
krijuese dhe mesazheve të nënkuptuara.

Gjethërisht
Flladet e majit do ti grish për ti bindur gjethet,
që shëndrisin në diell: fytyra të dlira foshnjash,
të cilave klorofili nuk iu është pjekur
dhe se kanë marrë ende pamjen e
metaforave të ripërtypura,
të shndrrohen në kartmonedha
dhe me to të ndërtoj një tempul
............................
Në sëmundsha tëi bind,
vjeshtës, kur faqet e tyre i purpuron ikja,
lartësive ku erërat vdesin
e vallëzojnë shpirtr e loti i yjeve pikon trishtim,
do të iki me to.…ose thellësive,
ku kërcasin eshtrat e Artur Rembo.

Ky zbulim poetik, që gjejmë në këtë poezi, përbënë atë gjetje ku poetja,


ndërton në heshtje vetveten. Asaj i dhëmb shpirti dhe ka vendosur “të iki me to..ose
thellësive, ku kërcasin eshtrat e Artur Rembo”133(Të mbetet kudo e dëgjuar si ai)
Pak a shumë, në këtë poezi kemi një bisedë me veten, është një “simpatizante”
e veprës së saj. Ajo është një talente e lirë, që sjell shprehi, ndjenja e shije gjuhësore

133 Artur Rembo, (1854 – 1891) poeti "vizionar", kërkon të rinovojë poezinë dhe,
me zjarrin djaloshar, bëri një revolucion rrënjësor të të gjithë retorikës paraardhëse. Ai
gjendet në skajin më ekstrem të të gjitha rrymave letrare dhe poetike, skaj ku as
simbolistët dhe as surrealistët mundën ta ndiqnin.
të kohës sonë. Poetja ka filozofinë e saj në përzgjedhjen e vargut dhe në thellësinë e
mendimit të saj. Është një prurje me kulturë gjuhësore si risi individuale, por që flet e
bashkëbisedon me vetveten duke derdhur det ndjenjash. Ndjejmë se, poetja qan
ndryshe, jeton pa ngazëllime të tepërta, ajo ka dimensionet e saj krijuese. Studiusi F.
Terziu thekson: “Në mjaft poezi të saj pemtametri iambik në një formacion të
parimuar, të lirë dhe të bardhë, si një arsye kompletime ndihet sërish diktues dhe
didaktik njëkohësisht. Tek poezi të tilla si “ Këtu të pres”, “Dimëroj me miq” na jep
dhe një veçori tjetër të poezisë së saj, që është metafora kontrolluese. Ajo kështu
vepron në tërë enigmën e saj ideore dhe qaset si një emër poetik i ndjeshëm”.

Individualiteti krijues Në Poezinë... “Në goj` të erës” e Autores Lida Lazaj

L. Lazaj bënë pjesë tek poetët me frazeologji të begatë. Një gjë të tillë e
dëshmon poezia e saj e shkruar ndërvite. “Në goj’ të erës..” është bartëse e një realiteti
të saj krijues, në formë dhe në përmbajtje e palëvruar nga dikush tjetër...shprehje e
individualiteteve te saja, rrjedhojë e botëkuptimit te saj, pjesë e një procesi konkret
shoqërorë, në një stad të cakuar ekonomik, shoqërorë dhe politikë.

Poezia “Në goj’ të erës”është filozofi…me ngjyrime dhe të kundërta. Ajo


përngjan me një fushë luledelesh ku petalet e tyre sjellin gjithe aromë leksikun e
pasur, semantiken e tyre te spikatur, tematikn dhe kendveshtrimet e portes shume
poetikisht. iden dhe ... Prej ku më lindi një ide:

Në këndvështrimin tim, faktorët subjektivë që ndikojnë në këtë poezi si pjesë


e krijimtarisë poetike të saj , shpalosin lehtë si puhizë ndjenjat dhe fantazinë.
Për të shkruar poezi ndikojnë disa element, si intuita, frymëzimi, etika e punës
krijuese, por më e domosdoshmja, individualiteti krijues! Tërsia e të gjthë këtyre
elementeve i japin poezisë vlera të patjetërsueshme!
Për t’i dhënë seriozitetin e duhur analizës së kësaj poezie iu referova njerit
prej kolosëve të kritikës botrore... “Fojerbahu është i pari që u muar me shqyrtimin
serioz e të hollësishëm të faktorëve subjektiv që marrin pjesë në krijimtarinë krijuese,
ndjenjat, fantazia, frymëzimi..”134,
Me lëndën poetike të kësaj poezie mund të sfidosh imagjinatën, të prehesh
mbi shkallëzimin e saj poetik dhe për më tepër të ngërthen struktura e fjalëformimit
metaforik...
“ Veprta poetike, sado që ngelet në themelet e një përshkrimi ngjarjesh, ajo merr vlerë
dhe si intepretim i tyre, u jep atyre kuptimin që mund dhe duhet të ketë në një
këndvështrimin e një kulture dhe traditë të vetë shpirtit te poetes, me të cilit lidhet
kredoja e një epoke të tërë, e një qytetrimi të tërë.”135

Ideimi, tejpashmëria, dinamikën e vargut

Ideimi
Mendimi dhe mesazhi që autorja përciell tek lexuesi i jep vlere poezisë dhe
ndjehet se fjala ka peshën e mendimeve, forcën e emocionit, magjinë e së vërtetes si
karakteristikë autoriale, të harmonizuar brenda mendimit, formës gjuhesore, vargut

134 Iskra Thoma, “Individualitete dhe vepra letrare”, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë,1988, f,
13.
135 Iskra Tho,ma, “Individualitete dhe vepra letrare”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988,
f,11.
dhe figuracionit në raport me tingullin që përcjell ky varg dhe ritmin që mbart poezia.
Brenda këtij raporti, poetja ka mënyrën e vet të konceptimit, të strukturimit të
mendimeve dhe krijimit poetik sipas individualitetit te saj.
“Ja, tek jam/sikundër më donit e më mësuan/duke ju buzëqeshur/e duke urryer veten,
që s`bëhem dot britmë e ulurimë.”

Në goj` të erës
Ja, tek jam
sikundër më donit e më mësuat
duke ju buzëqeshur
e duke urryer veten,
që s`bëhem dot britmë e ulurimë.
Ja, tek jam
siç më mëkuat që në ngjizje
manual i plotë kodesh e rregullash
e denjë për bibël e kuran.

Teksa njëra faqe shpullohet


e gatitet për shpullën e radhës, tjetra
hesht e mbledh perla ,
dhe mendoj, se sa grimca rëre ka anëdetit
arsye kam
të bëhem britmë e ulërimë
e zërin ta çoj deri te yjet.
Ja tek jam,
njësoj sikur të mos isha
mbledhur si duna rëre britma e ulurima
e ulur në shesh të mendjes i shkruaj vjersha
dhe i lëshoj në gojë të erës,
si pema gjethet e zverdhura.
Të ashtuquajtur “tejpashmëri”, si koncept, si botëkuptim, si nënkuptim, si
përfytyrim, vjen si një realitet poetik i qensishëm, si “materializim” i idesë së saj...
dhe origjinalitetit të poezisë:
“e ulur në shesh të mendjes i shkruaj vjersha
dhe i lëshoj në gojë të erës,”
Do ta quaja sadopak “pragmatiste” duke iu referuar vargut të saj. Ajo
parashikon, ndjen një botë tjetër dhe di ta tejshohë atë në vargjet e saj, për të shprehur
pikërisht atë që e bën Lazajn interesante, të thellë, vlerësuese të shpirtit të saj poetik.

Dinamika e vargut përkon me forcën e fjalës dhe shprehjes që ajo skalit kaq
bukur. Këtu ballafaqohemi me mendësi të thella metaforike, tipike e figuracionit dhe
imagjinatës stilistike alla Lazaj ...gjithëkush lexon filozofinë e botës krijuese të saj!
Duket si krijesë e bindur, e ushqyer me kode e rregulla e gatshme të pranoj dhe
privime.
“Teksa njëra faqe shpullohet/ e gatitet për shpullën e radhës, tjetra/hesht e mbledh
perla”
“ Ja, tek jam/ siç më mëkuat që në ngjizje/manual i plotë kodesh e rregullash/e denjë
për bibël e kuran.”
Aristoteli shkruante:”Poezia është më filozofike e më serioze edhe se sa historia:
sepse poezia flet më shumë për të përgjithshmen, kurse historia më fort, për të
përveçmen.”136

Përfundime:

Magjia e fjalës së L. Lazaj është poezia, është muza e saj poetike që e


shtyn drejt ligjërimit poetik, e veçon nga autorë tjerë që shkruajnë poezi.
Poezia e saj është në kërkim të misterit brenda thjeshtësisë së vargut duke qenë tejet e
ndryshme nga të tjerët dhe shpesh individuale
Poezia e saj karakterizohet nga shumëkuptimshmëria e fjalës, që të
entuziazmon, të bën të jetosh në fantazi të çuditshme me karakter pragmatik e me
ambiguitete metaforike të gjetura.
Autorja sjell praninë e nocioneve të reja stilistike, ashtu si dhe e përmenda
më lartë, ajo dallohet për një fjalor shumë të pasur, vargu i saj është elegant, merr
përthyerje estetike, me efekte ngjyrshmërie të cilat i sjell me shumë kulturë gjuhësore
dhe delikatesë.
L. Lazaj nuk huazon kopje uniforme në vargëzimet e saj poetike, përkundrazi,
ndihet novatorizmi i shfaqur si një ligjërim femëror me një “un”poetik individualist,
veçanërisht në përdorimin e leksikut të saj të zgjedhur, të pasur, pa rënë në përsëritje!

136 , Aristoteli Poetika”, f, 43. Vendos vitin e botimit.


Biliografia dhe literatura e konsultuar:

Baliu B., Kërkime Albanologjike, Instituti Albshkenca, Prishtinë, 2010.


Çeliku, M.: Çështje të normës morfologjike në letërsinë artistike pas Çlirimit, “St.
fil.”, 3, 1969.
Çitaku, F.: Gjuha e RTK-së,”Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe
Kulturën Shqiptare” 19, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2001.
Dodi, A.: Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme shqipe, I, Tiranë, 1984.
Dodi, A.: Kultura e gjuhës dhe shqiptimi letrar, “Gjuha jonë” 1, 1981.
Domi, Kadare, O., Psikoanalizë,Shtëpia botuese Tringa Desing, Tetovë 2009.
Gjergji, Sh., Rreth Relativizmit Gjuhësor në Përqasjen Frazeologji e Anglishtes /
Frazeologji e Shqipes, doktoratura 2016.
Gjergji, Sh., Një përsihatje poetike mbi vëllimin me poezi të autores Lida Lazaj
‘’Syri i së Dielës’’, gazeta Telegraf, 31 dhjetor 2014.
Gjinari, J.: Dialektet, gjuha letrare dhe mësuesi, “Norma letrare kombëtare dhe
kultura e gjuhës”, Tiranë, 1973.
Ismajli, R.: Drejtshkrimet e shqipes, Prishtinë, 2005.
Kane Th., Kërkime Gjuhësore, vëllimii 3, f 551, 575.
Lazaj, L., Vëllimi poetik “Syri i së dielës”,Botime ADA, 2014.
Meniqi K., Gjithçka e bukur është vështirë të pasqyrohet ashtu si është në esencë,
2015.
Minga, D., Gjuha shqipe në mjetet e komunikimit masiv, Doktoratura 2015.
Suadela Balliu, Kur zonjë shtëpie është poezia, 2016.
http://www.mapo.al/2016/03/dita-boterore-kur-zonje-shtepie-eshte-poezia/
Shkurtaj, Gj. Kundrime Gjuhësore, Pegi, Tiranë, 2006.
Vangjush Ziko, “Mbi gjuhën poetike e prespektiven e saj”, 2016.
http://www.tiranaobserver.al/mbi-gjuhen-poetike-e-perspektiven-e-saj/
http://ww.dituria.se/index.php?option=com_content&view=article&id=1661:kadrije-
meniqi-gjithcka-e-bukur-eshte-veshtire-te-pasqyrohet-ashtu-si-eshte-ne-
esence&catid=163:botime-te-reja&Itemid=68



Rreth romanit “Shoku Hiç”, të shkrimtarit Novruz Abilekaj137

Hyrje

Po e nis bisedën me romanin e Novruz Abilekaj nga emërtesa, që ai e ka


pagëzuar!
Vetë titulli i zgjedhur nga autori i romanit “Shoku Hiç” të bënë përshtypje , lë
mbresat, të tërheq vëmëndjen, është një fjalë e “qëllimshme” që provokon për të
krijuar një realitet të veçantë tek lexuesi. Shkrimtari N. Abilekaj e ka përdorur këtë
emërtesë të titullit si një “kartëvizitë” ndjell-joshëse për të përqasur lexuesin duke e
vendosur veten në shkallën e një pragu ndjesish ku ai shprehet!
Mos u trëmbni! Shoku Hiç” është HALUÇINANT dhe mendoj se ky roman i
“frikëshëm”, ka për bazë (sipas autorit) një “hipotezë":
“Fjala, mendimi, dashuria dhe tërë bota si ngrehinë është sferike (SFERË).”
Përsëri sipas tij; “Njerëzit përpëliten rreth zeros dhe vdesin si hiç!”- (Një botë e
çuditëshme e Nokes).
Ajo që më nxiti, që ta thelloja mendimin rreth romani është një mendim i
filozofit Bergos, sipas së cilit: “Ajo që ndodh më parë përcakton atë që vjenë më pas.”
138
Novruz Abilekaj, përcjell tek lexuesi atë botë të gjallë të jetuar më parë, të
shkruar në prozë me konceptim dhe strukturë të veçantë.
Diçka tjetër, që më ka tërhequr vëmëndje për të shkruar e reflektuar mbi këtë roman
është fakti se, shkrimtari dallohet përsëshumti për një gjuhë të zhvilluar, të pasur me
leksikun dhe shprehjeve letrare.
Ky roman thellësisht psikologjik, filozofik, pse jo dhe didaktik është i
“frikëshëm” pasi trëmbesh të besosh ti, unë, ai, ajo se ne, qenkërkemi një “HIÇ”!
“Kjo shtresë e njerëzimit e cila s’është as në fisin e mbretërve e perandorëve, as në
racën e oborrtarëve e lakejve, as në brigadën e kurvave, as në turmën e fanatikëve,
lakmon Parin dhe respekton dytin e vet. Kështu nguroset në zonën e ngushtë rrethuese
pranë zeros. Pendimi e shoqëron këtë turmë në çdo lëvizje; majtas, djathtas, poshtë-
lart, para-prapa. Prandaj, në çdo rast që i duhet demagogut, dhelprës, ujkut, ka plot
lëndë njerëzore aty, pranë zeros.”
Këtu personazhet vetshpjegohen sipas emrave dhe sidomos mbiemrave të
tyre. Strukturat e tyre gjuhësore e artistike reflektohen dhe indentifikohen të
organizuara, nga ku krijohen raporte të shumëfishta motivuese, estetike e semantike
gjuhësore dhe letrare-si pëshëmbull: 1-Sipas një (kapistalli) unik. 2-Seicili është i
veçantë në llojin e tij.
Hulumtimi i tematikës të këtij romani është një punë, vepër sintezë e
zgjeruar e autorit për të mësuar rreth tabuve të jetës, të menduarit dhe të vepruarit.
Autori bënë pjesë tek ata të paktë prozatorë që qëndron në fushën e trajtimit dhe
zhvillimit të momenteve shumë të rëndësishme të jetës në kushte moderne, duke e
parë botën dhe filozofinë e saj në ndryshime të mëdha. Dhe jo vetëm kaq, por edhe në
lëvizje të pandërprerë!

137 Kumtesa, Rreth romanit Shoku “Hiç” botuar për herë të parë në Universiteteti
Ismail Qemali Vlore, Revista shkencore. Vendos vitin e botimit
138 Etjona Hoxha, Koferenca Shkencore, Petro Marko personalitet i shquar e
letërsisë moderne, 2010, f, 150.
Romani “SHOKU HIÇ”ka thellësisht individualitet të thekshëm, të
përveçëm, i papërsëritshëm dhe shumë kompleks...
Alibekaj na sjell një përvojë letrare shumë të ndryshme, mund të them me
plotë të drejtë, lexohet si ligjërim “akademik” me platformën dhe botën krijuese që
autori ka krijuar. Jo vetëm kaq, për të hyrë në botën enigmë të “Shokut Hiç”
natyrshëm duhet që audenca të njohë origjinalitetin e brendisë dhe shkrimtari
N.Abilekaj i parakupton konceptet e tija filozofike për të shprehur një brendi të re
nëpërmjet formave të reja.. disa rryma dhe filozofë si, Hegelin, Frojdin, Kafkën,
Engelsin, Kamyn. “Shoku Hiç” është një roman i veçantë, jo për këdo lexues!.
Natyrisht, lexuesi duhet të ketë parasysh dhe mendimet e tij estetike e
filozofike të shprehura më parë në botimin e kahershëm me poema “Vjen fjala tjetër”
në vitin 2002, të këtij autori.
Aty gjejmë qartësisht mendimet e tij.“Dy njerëz, qoftë dhe brenda një qenieje, nuk
mund të mendojnë njësoj. Në të kundërtën, botës do t’i mungonte një njeri ose, më së
paku, një melodi, një psherëtimë, një tingull…” 139
Në bashkëbisedim me autorin, unë e besoj kur më thotë: “... dëshira për të
gjetur një lexues, më sëmbon shumë, i dashur mik”. Ndërkaq në kontekst të idesë time
them se romani ka frymë dhe doza të fuqishme filozofike. Krijohet bindja se,
shkrimtari N. Abilekaj është përkrahës i idealizmit të Hegelit, i cili thekson “Kjo
paraqitje platoniane e botës së ideve si themel i botës, kjo vendosje e nocioneve dhe
parim i amshueshëm i çdo ekzistence - njëkohësisht është bindje filozofike e
pakufizuar”. 140
Nga ç’citova më lart, rrjedh mendimi se, në romanin SHOKU “HIÇ”,
është e pranishme ideja se sipas Frojdit, “qëllimi i teorive të personalitetit është “të
shpjegojë variabilitetin në personalitet (ndryshimet dhe ngjashmëritë midis
individëve)”.141
Në romanin SHOKU “HIÇ” nënkuptojmë: “Teoricieni i personalitetit paraqet
koncepte që japin faktorët, që ndikojnë në zhvillimin e personalitetit(në këtë rast
autori) dhe sjelljeve të përditshme të individëve, dhe na ndihmon të kuptojmë pse
secili nga ne është i veçantë.”142
Ai pyet retorikisht “...Se, cilat janë këto gjallesa brenda qenies së tij dhe a
është bashkëjetesa aq e rëndësishme që njeriu të vras vetveten?! Pse njeriu të humbas
nga vetja? Duket që ka një raport ekzistencial me atë që besohet dhe është për fitore
me atë që vret brenda vetes dhe atë bashkëjetuese si fitore me të tjerët.
Tek “I Huaji”, Albert Kamy na paraqet shkoqur mendimin e ekzistencës së
njeriut absurd, ku kuptimi i jetës është individuale dhe se jeta jetohet plotësisht me
aktin e përgjegjshmërisë, kështu heroi MERSON jeton duke i dhënë vetvetes lirinë e
veprimit absurd…143
Qartësisht po e ilustroj me pjesëza nga romani në fjalë!

139 N. Abilekaj, Vëllimi me poema “Vjen fjala tjetër”, shtëpia Botuese ALGAEUS,
2002, f, 8.
140 http://www.iep.utm.edu/hegelsoc/
141 Gazeta Metropolhttps://www.shqiperia.com/Frojdi-dhe-mendimi-i-nje-
gjeniu.1898/
142 Vepra po aty...
143 Bujar Plloshtani, “Traktati mbi arsyen e mendimit”, Shtëpia botuese “Pushkin”,
2009, f, 32.
"Kur dy njerëz janë fqinjë nuk i ndan asgjë e dukshme, përveç vijës që ka vënë
mendja e njeriut".144
Të gjitha këto mendësi, këto shtjellime filozofike mbi variabilitetin për
personalitetin i gjejmë sintetikisht në shumë trajtesa të pasqyruara në mënyrë shumë
analitike nga autori në tërë rrafshin e romanit Shoku “Hiç”.
Shkrimtari Abilekaj është një nga krijuesit e rrallë që ka shfrytëzuar
mundësitë, që përmes efekteve estetike të pasqyrojë një botë komplekse. Përmes
detajeve ka tipizuar ambientin ku zhvillohen ngjarjet dhe cilësitë e personazheve me
tërë botën e tyre të brendshme. Personazhet e tij (të romanit) janë nyje të
pazgjidhshme për lexuesin. Sepse ato janë komplekse, që duhen përjetësuar, të thella,
filozofike, herë - herë inekzistenciale, herë- herë jo reale dhe të pa kapshme nga
mjedisi shoqëror, etj. Autori mendon seriozisht: "...njeriu duhet të burgos dhe të vrasë
shumë gjallesa brenda vetes për të bashkëbiseduar me të tjerët." 145Është një thënie e
madhe, duhet analizuar.
-Se cilat janë këto gjallesa brenda qenies së tij dhe pse është kaq e rëndësishme
bashkëjetesa që njeriu të vras vetveten!? Pra të humbas nga vetja. Duket qartë se ai ka
një impakt ekzistencial me atë që humbet dhe atë që fiton dhe me atë vret brenda
vetes atë bashkëjetesë si fitore me të tjerët.
Thënia; "..njeriu duhet të burgos dhe të vras shumë gjallesa brenda vetes për
të bashkëbiseduar me të tjerët."146-është kushtrim, amanet, ngre zërin. Kjo është
motoja e jetës, e palimituar, e pafundme është bota e njeriut, e cila jepet dhe
pasqyrohet me shumë pjekuri estetike dhe letrare në tërë ngrehinën e këtij romanit.
Lexuesi është nën efektin e një leksiku shumë të pasur dhe me shumë
frazeologjizma, që Nokja i ka shumë përzemër. “Botëndreqësit kanë gjithnjë detyrën
e shfarosjes së botëprishësve”, shprehet autori ku sipas teorisë së të kundërtave,
progresivja, jeta zhvillimore, përsosja e ndërgjegjes së njeriut, forca e gjykimit për të
mposhtur regresiven, idetë shkatërrimtare, luftënxitësit etj., shërbejnë ne këtë bote si
filozofi e saj, si një udhërrëfyese per gjithsecilin ashtu siç mund ta kuptoj atë. ”Mos u
vrisni si njerëzit!” filozofon ndër të tjera autori duke pasur parasysh këtë botë mizore
që jetojmë sot...(sa e palimituar është bota e njeriut, mrekullisht, autori paralajmëron,
mos u vrisni vëlla me vëlla!).
- “Mund të përcillet me nderime një kaposh që mbretëroi mbi pulat e të
shkojë në hanxhar koka e një mbreti.”(Dhe në kohën e sotme, drejtojnë dhe udhëheqin
-”Po, demoni më kishte zënë prej fyti. Luftoja me vetveten”. (Brenda vetes së njeriut
ekziston e mira, e bukura, forca dhe idetë për të përballuar të keqen, shpirtin
demonian-simboli i së keqes.) "E quaja pabesi, djallëzi, poshtërsi lakminë që më
kishte pushtuar. Nuk tërhiqesha dot. Është dashamirës, ai di ta vërtisë fjalën, me fjalë
të tjera, peshku i madh e ha të voglin.)
"Blina ishte femër. Ishte femër tërheqëse, inteligjente, ta marrë dreqi."(Ai-autori di të
lexojë fytyrat, ai është dhe erotik, i pëlqen dashuria.)
-"Nuk tërhiqesha dot veçse, ju e keni parë e do ta shihni, që unë nuk kisha sulmuar e
nuk do të sulmoja kurrë."(Shpesh ai ndodhet në pozicione të vështira, nuk tërhiqet
dot...por nuk është agresive, është gjakftohtë, i përmbajtur dhe aspak hakmarrës.)
-"Asnjë e keqe e prekshme s’do ti vinte Blinës prej meje" (Autori ka një zemër të
madhe, nuk ka vese, as keqbërës nuk është.)
-" Hëna e saj ishte magjike, më tundonte."(Hëna, simboli i dashurisë...)

144 N.Abilekaj, romani Shoku "Hiç",f.29.


145 Vepra po aty.
146 Vepra po aty.
-"Në udhën e qumështit kacaviresha”.147 (Jeta njerëzore është e gjatë pambarimisht,
të gjithë kacaviren, kush do mund të dalë i suksesshëm, apo do ngelet përgjithmonë
në përpjekje për të jetuar.)
-“Doja udhën time të dijes dhe lakmoja shtigjet e fitimit që ndiqnin të tjerët. A i
nxinte këto e njëjta udhë?”(Autori është shumë i ndërgjegjshëm, diturohet...por në
jetën e përditshme, si shtysë për të jetuar gjen shtigje për të fituar diçka, kur të tjerët
pasurohen si lakmitar.)
- “Rrëmbime të shpirtit që shkaktohen nga prekja e mishrave.”
-"Unë qeshja dhe i hidhja një sy djallëzor fytyrës engjëllore të bashkëbiseduesit. --
-“Luanesha shtrydh njerëzisht viktimën mes këmbëve.”,
-“A jam unë keqbërës, Lica?"
- "Në se ndihmoj të ardhmen time kujt i bëj dëm?”.148
Sipas shkrimtarit N.Abilekaj, njeriu është qenia më e pafajshme në kozmos
dhe dilema, që shtjellon autori është se "Egërsia e njeriut iu dha e iu la si trashëgimi
nga paraardhësit, nga kafshët, domethënë edhe nga ti. A ka faj Ai në se, këtë pronë të
trashëguar, e vë në lëvizje, e zhvillon dhe e shton?!"
Në tërë hapësirën e romanit mbizotëron ideja se: njeriu, bota është e
pozicionuar përtej pafundësisë në kohë dhe largësi. Në Logjikën e tij, Hegeli me
analizën e nocionit qenie, tregoi njëkohësisht edhe domosdoshmërinë e mbizotërimit
të tij, duke zhvilluar tezën dialektike mbi kategoritë e kualitetit, të kuantitetit dhe të
masës, në mënyrë, që në shkencën mbi thelbin dhe në fund në shkencën mbi nocionin
të tregonte paqëndrueshmërinë e të gjitha parimeve dhe tezave te logjika.
Dhe shkrimtari ynë citon: “… njeriu ka të drejtë të kërkojë rregull
pandërprerë nga që s’ka ndërprerje uria e tij”.149 Ky fenomen që haset në romanin e
Nokes i përshtatet më së mirë teorisë së Frojdit.

Kam mendimin se autori (N.Abilekaj) e ka patur parasysh, e ka ditur mirë një


koncept, tashmë modern se; shkrimtari i bën dëm krijimtarisë letrare në se ai shkruan
njëlloj si një njeri i zakonshëm. Nokja na tregon se lexuesi duhet të mësohet vetë se si
të zbavitet me letërsinë. Po kështu; krijuesi (shkrimtari, poeti) duhet të ketë të qartë
një të vërtetë:
“Jo gjithçka shkruhet”. Duhet qartësi e besnikëri ndaj asaj që shkruan autori. Ai
ndërfutet me guxim e mjeshtëri në të "fshehtat", të cilat, jo thjesht i përshkruan, por
i shpalos mrekullisht si forma abstrakte e të menduarit.
– “Qiejt e këmbëve që dëshirojnë sandale”.
Dhe përsëri po sjell në vëmendje disa vargje nga poema” Haluçinante”, që thotë:
-Fundi-fundit, tek më do qejfi i kam të gjitha. / Ç’përgjegjësi kërkon nga unë?
/Kupton?/ Ti s’kupton asgjë ...
Kjo temë është e trajtuar ndjeshëm në romanin në fjalë dhe po e ilustroj, me
një pjesë nga letra e Hermen Kafkës, babait të Kafkës: “Në qoftë se në botë do të
ishim vetëm unë dhe ti, jam shumë i prirur të besoj se pastërtia e botës mbaron te ti
dhe, sipas këshillës tënde, fëlliqësia fillon me mua.”150
Kapitujt e veprës janë në vetvete tregime ose novela të cilat shkrimtari ka
dëshirë dhe vullnet, -“T’i kishim bërë stivë e t’i merrnim në krah malet pyjet,
përrenjtë, më të lehtë do ishim në udhëtimin tonë lakmitar, drejt jetës më të kamur!!”

147 Vepra po aty, fq. 83.


148 Vepra po aty…
149 Vepra po aty…
150 Vepra po aty... nga letra e Hermen Kafkës, babait të Kafkës.
Personazhet e romanit janë trajta dhe forma, emra, që autori ua di tërë udhën e jetës së
tyre. “Personazhet” e Nokes janë metale të çmuar si “botëndreqës”, ose si
“botëprishës”, (autori vendos emra të tillë që i përshtaten filozofisë e mendësisë së
tij), por më interesante dhe e ngritur në personazh pamor, emocionues dhe ngacmues
e me vlera dhe fort e dashur per te, autori me shumë sy dhe dashuri e ka trajtuar,
analizuar, portretizuar, idealizuar dhe stilisur si përçuese, dëgjuese e pikë ideimi e
referimi e këtij romani, por dhe si paradoks (në faqet e romanit gjen mjaft paradokse
të tilla). Aq i vërtetë është një fakt i tillë, sa që: “Lica ka përmjer identitetin dhe vlera
të tjera te njeriut”151
LICA...emri i qenit, mikesha e autorit, si një personazhe me raporte të
shumëfishta motivuese. Sepse ajo e dëgjon dhe e ndjek të zotin, ajo nuk flet por
aprovon! Ajo di shumë, është si një pus i vërtetë, por ajo nuk dëgjon...Ajo dëgjon dhe
e kupton shumë mirë të zotin, Shokun "Hiç". Ajo merr pjesë në të gjitha ndodhitë si
një dëshmitare e pashlyeshme në jetën e romanit....Pikërisht këtu e shoh si një
personazhe të shumëfishtë. Shumë do duam të ishim si ajo, dhe si e tillë ajo bëhet dhe
ngelet motivuese!
Novruz Abilekaj tashmë, me të dy veprat e tij në prozë ka hyrë në letërsi si
prozator i rrymës moderniste, jo thjeshtë si një dashamirës, por si një autor i
formësuar me idenë se letërsia duhet të çlirohet nga mitet, shkrimtarët nuk janë
udhëheqës.
Për ta përmbyllur këtë analizë letrare do i përcjell lexuesit një analizë të
filozofit, Kafkës. “Nuk ndihem mirë veçse në hiç, jam një hiç i vërtetë, jam ajo që më
mungon, dhe unë mungoj pikërisht në një botë ku të mbahem për të gjykuar.” Në
romanin Shoku Hiç autori ka një këndvështrim ndryshe të të shkruarit dhe të shtrirjes
së lëndës së romanit.
Në të gjithë hapësirën e romanit ndihet bukuria dhe stili i tij si shtresime të
ndryshme të ngjarjeve, por këto më shumë kanë karakter psikologjik, me qëndrime të
ngjeshura filozofike, me gjuhë letrare, ku fraza e tij lundron butësisht si në liqen, ose
mbi ujëvara të mrekullueshme malore!
Ky studim është një seri motivesh për përshkrimin e strukturës, veçorive dhe
ballafaqimi i njësive psiko-morale dhe qasjeve moderne të strukturës së librit të cilin e
shtjelluam në një këndvështrim të caktuar.

Disa përfundime:

Shkrimtari Abilekaj ka shtruar një udhë të re nga bota që ai krijon e sjell ide të
reja të cilat i ka përballuar me aftësi dhe profesionalizëm sipas ideve të tij mjaft
komplekse e pragmatike...pra romani ka karakter pragmatik. Është lexuesi që do e
gjykojë!
Abilekaj me këtë libër tejet analitik, studimor, didaktik dhe gjykues është i
pasur me koncepte filozofike që lidhen me jetën reale dhe sureale, me ekzistencën,
ose me mosekzistencën. Duke qene mjafte i thelle ne atë çka trajton ne këtë roman,
lexuesi duhet te jete me një intelekt disi ndryshe per ta kuptuar atë, sepse është shumë
kompleks.
Është një roman modern, i hapur në mendime dhe shumë i pasur në leksik.
Përbën një baze të fortë diskutimi për nga mesazhet dhe problematikat që përcjell.

151 Vepra po aty.


Personazhet e Abilekaj janë tepër kompleks dhe hermeticë, ku dallimi me ata
reale behet i vështire. Kjo e vendos romanin ne dritën e krijimtarisë moderne ku edhe
komunikimi do te ishte tejet filozofik e i koduar.
Është gjuha kodi i Abilekaj, lëvrimi i një leksiku te pasur dhe me trajta
pragmatike, ambiguitete dhe nënkuptime të cilat i japin veprës një karakter të veçante
ne llojin e vet.

Bibliografia dhe literatura e konsultuar:

Abilekaj, N. Vëllimi me poema “Vjen fjala tjetër”, shtëpia Botuese ALGAEUS, 2002,
Abilekaj, N., Shoku “Hiç”, Tiranë, Shtëpia Botuese UEGEN, 2016.
E. Hoxha, Koferenca Shkencore, Petro Marko personalitet i shquar e letërsisë
moderne, 2010.
Bujar Plloshtani “Traktati mbi arsyen e mendimit”, Shtëpia Botuese “Pushkin”,2009,
f, 32.
Begzad Baliu, Referenca Albanologjike, Instituti Albshkenca, Prishtinë, 2010.
http://www.forumishqiptar.com/threads/93147-Frojdi-dhe-mendimi-i-nj%C3%AB-
gjeniu
http://gazetadielli.com/frojdi-tribute-e-gjeniut/Gazeta
Metropolhttps://www.shqiperia.com/Frojdi-dhe-mendimi-i-nje-gjeniu.1898/
N. Mustaka, Shprehje popullore nga krahina e Korçës, Tiranë, 1989.
N. Pajaziti, Shqipja përballë fjalëve të huaja, në “Seminari Ndërkombëtar për gjuhën,
letërsinë dhe kulturën shqiptare”, 27/1, Prishtinë, 2008.
R. Ismajli, Gjuhë dhe etni, Prishtinë, 1991.
Sh. Rrokaj, Çështje të gjuhës shqipe, Tiranë, 2007.
T. Caushi, Gj. Shkurtaj, Kadareja dhe fjala shqipe, Tiranë, 2004.
Xh. Lloshi, Vëzhgime mbi homonimet në gjuhën shqipe, “Studime mbi leksikun...”,
1972, I.
Xh. Zymberaj, Norma gjuhësore dhe kontaktet e shqipes së sotme me gjuhët e tjera,
në “Seminari Ndërkombëtar për gjuhën..”, 29/1, Prishtinë, 2010.
Xh. Lloshi, Mbi disa rezultate kryesore në studimin e leksikut dhe të formimit të
fjalëve në gjuhën shqipe, “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve...”, 1972,
I.
V. Memisha, Studime për fjalën shqipe, 1, Tiranë, 2011.
V. Memisha, Studime për fjalën shqipe, 2, Tiranë, 2016.
Sa bukur është të jetosh... Një shpërthim sa poetik aq edhe
filozofik!152
Botuar në Revistën Letrare “ILLZ”, Prill 2017, Tiranë

Si pjesë e një grumbulli pemësh nga vatra ime krijuese, prirem me shumë
kënaqësi të lëkundem në mjediset e poezive, me pëshpëritje shpirti të gjej
mendimin... e brenda tij të zbuloj se “SA BUKUR ËSHTË TË JETOSH”.
Autori i vëllimit poetik “Përshpirtje”, poeti, përkthyesi, gjuhëtari dhe kritiku
Dr. RAMI SAAR nga Izraeli, vjen së fundmi me një buqetë magjiplotë poetike.
Zanafilla e këtij shkrimi nis në një ditë pranvere... pikërisht kur në mjediset tona
letrare, mbërrin një djalë i gjatë, me sy të pjekur dhe që askush nuk e njihte...
Dhe ishte Rami Saari, ai që më lumturoi kur e lexova!
***

“Në udhëtim gjithnjë ka bukuri”! Kjo bukuri poetike mbërriti para do kohe,
kur miku i R. Saarit, publicisti tashmë i njohur Ilir Mborja na e dhuroi librin e tij me
poezi, të titulluar “Përshpirtje”, botuar nga Shtëpia Botuese prestigjoze
“ONUFRI”,Tiranë 2017, shqipëruar prej greqishtes nga përkthyesit Bardhul Toda!

Është e vështirë të lexosh “Psherëtimën” e poezisë së këtij autori, t’i japësh


frymë, ta ndjesh aureolën e ngjyrave poetike e me to të pikturosh qenësinë, të zbulosh
të vërtetat, të ndash realen nga fantazia, të përfshihesh apo të bashkëbisedosh me të
për t’u ndjerë pjesë e ekzistencës dhe mos-ekzistencës. Ky vëllim poetik veç vlerave
poetike, sjell me poezinë kulturë dhe mirësjellje gjuhësore, gjë që i rrit vlerat poezisë
dhe flet me gjuhën e një kulture e tradite ndryshe. Mbart në vetvete të tilla shprehi dhe
nënkuptime që lidhen drejtpërsëdrejti apo tërthorazi me kulturën e popullit, të cilit
poeti i përket.
”Kultura e gjuhës është kujdesi për të zhvilluar në gjuhën letrare ato veti, që janë të
domosdoshme për funksionimin e saj të veçantë”,153 shprehet i nderuari Vangjush
Ziko.

Sot, në këtë kumtesë, po e nis bashkëbisedimin poetik nga larg...


Gjatë këtij kumtimi, më duhet të përzgjedh ato qasje, parime dhe forma
poetike që poeti Saari më ka befasuar me këtë vëllim poetik. Në këtë vëllim poetik del
i qartë identiteti i tij social, kulturor e gjuhësor. Çdo fjalë, çdo varg, çdo poezi, ka
forcën shprehëse dhe “Unin” e tij krijues, ku modernia dhe njëfarë “hermetizmi”, e
veshin poezinë, me një vel transparent poetik, sa të bukur aq edhe tërheqës për sytë e
lexuesit duke të joshur me lojën e fjalës e duke nxjerr në pah atë aftësi krijuese të
poetit e cila e rendit atë në krijimtarinë e poezisë izraelite.

I përmotshëm154

152 Botuar në Revistën Letrare “ILLZ”, Numri,7, Tiranë, 2017.

153 Vangjush Ziko, “Mbi gjuhën poetike e perspekivën e saj”, 2016


154 Poezi, fq 21.
“Mbi fytyrë, të freskëta/lulëzojnë barishtet./Në krahun e djathtë,/çelin
lulëkuqet./gjurin e majtë,/ma çukisin pulat./Të gjithë miqtë e mi thonë:/Sa bukur është
të jetosh”.

Vërtetë kemi një vepër arti poetik. Poeti ngrihet mbi sublimen, imazhet janë
sa të prekshme, aq dhe me mendime shtresore, triumfon e bukura... poeti ynë është
optimist, e do jetën, di të qeshë e të luaj me natyrën...në pak rreshta përmbledh
“fytyrën”, “krahun”, “gjurin” dhe i ndërthur me elemente të natyrës si “barishtet”,
“lulëkuqet”... me të cilat skalit poezinë dhe bënë të dashurohesh me peizazhin e
përfytyruar, pavarësisht metaforës se fuqishme, jetës dhe vdekjes. Madje edhe me
shpezë si “pulat”, dëshiron të tregojë se ato janë miqësore, prodhimtare, të qeta, etj.,
etj., duke përcjellë mesazhe të mira, mesazhe që njerëzit me të tilla shpezë jetojnë
dhe kanë përfitime. Aq më tepër jeta është e bukur me miq shumë... Shprehja
kuptimplote “Sa bukur është të jetosh” vjen si një sintezë e lidhjes së ngushtë e
natyrës me njeriun, me jetën dhe vdekjen, me ekzistencën dhe mosekzistencën, me
tokën dhe bimët, me botën materialiste e shpirtërore, ku ai di ta vlerësojë atë çfarë
ajo i servir.
Gjykimet, meditimet, shpirti poetik shkrihen midis tyre falë formës dhe
nivelit estetik të shprehjes dhe mendimit brenda vargut. Shpesh poeti është
pragmatist. Ai parashikon mirë dhe ka një fantazi gjithë finesë, sjell faktin se jeta,
vdekja, natyra, njerëzit janë në udhëtim të pandarë... dhe kësisoj e shohim tejet
filozofik, ku të lë përshtypjen se e di mirë gjithçka që ndodh, e di magjinë e fjalës dhe
shkruan thjesht për të qenë i thellë, sjell imazhe për të marr mesazhe, derdh ndër
vargje atë kulturë gjuhësore që poezia të vij e gjallë...di të ndezë shpresë dhe të jetë
njëkohësisht real e mjaftë fantazist.
Do të veçoja poezi si:
“Pëshpirtje”, “Portrete”, “Pa Titull”, “Dinasti”, “Los Declarados”,
”Dimitri”,”Tani Po Japin Fruta””Më Duhet Të Iki”,”I Përmotshëm”,”I
Burgosuri”,”Dhoma Të Sëmura”, “Fjalët E Fqinjes Sime”etj. të cilat ruajnë
“vertikalitetin”(si tërsi vlerash estetike) dhe leksiku është i qëmtuar me qytetarizëm
poetik dhe jo më kot po e quaj kështu, për nga vlerat moderne të të menduarit e të
shkruarit.
Poezitë e R.Saari janë të mirëorganizuara, nuk mungon kujdesi mbi disa
element të veçantë si guximi, çiltërsia e mendimeve, poeti është i hapur, forca e
përfytyrimeve, të shkruarit poezi për të është shpirti i tij i madh, mendimi filozofik i
nënkuptimeve për të arritur tek domethënia, metaforat e forta gjithë jetë...komunikimi
i arritur me lexuesin e tij.
Po të vesh re me kujdes, vargu i Saarit vjen si një “kreshendo”... në fillim i
qetë, “Mbi fytyrë, të freskëta/lulëzojnë barishtet”; vazhdon me një paralelizëm
natyror në ngritje(nga barishtet tek lulëkuqet) “Në krahun e djathtë,/çelin lulëkuqet”;
rritet mendimi kur e ndërthur me “Të gjithë miqtë”, madje rritet akoma kur vetë poeti
bashkëbisedon me ta “Të gjithë miqtë e mi thonë” dhe shpërthen me vargun sa
kuptimplotë aq edhe rënqethës.
“Sa bukur është të jetosh”...ka muzë, ka vrull e shpërthim, ka mendim, metaforë,
fantazi, filozofi, shprese e dritë, gjithë botën ka!

Një foto Me autorin e librit poetik “PËRSHPIRTJE” RAMI SAAR!Me poeten Klarita
Selmani, Pedagogu, poligloti dhe poeti Rami Saar,Poeti Grek Kristo Tumanidhis dhe
A.Gjata
“Imazhi Poetik” dhe “Jehona Filozofike”

Poeti Rami Saari përdor më së miri imazhet poetike si reflektime të


gëzimeve, apo hidhërimeve, si ndjesi që funksionojnë brenda qenies së poetit. Ato
natyrshëm, në tërësinë e tyre, i japin poetit jetë e shpresë. Ai i përjeton dhe me to
krijon fabulën, thur dramën, ngre peshë shpirtin e lexuesit dhe hipotezat apo
ambiguitetet i bën iluzione të vërteta e të dashura. Shpesh krijimet e Saarit janë aq të
ndiera sa që krijojnë përshtypjen se ai qëndron i përlotur brenda metaforës së tij.
Kuptimi filozofik ndërthuret me metaforën dhe fraza e përdorur ka dimensionin e një
përfytyrimi të brendshëm sa tragjik edhe komik. Kur thotë: “Qiparisat po rrjepin retë
“ , ka aq shumë për të diskutuar e analizuar, sa që ngarkesa emocionale të vë para
dilemash të tilla dhe vlerash filozofike, gjuhësore për nga trajtesa që i bën leksikut
sipas unit të tij të veçantë, me karakteristika dhe një kulturë të shprehuri unik në artin
e fjalës. Vete qiparisat kanë madhështinë e krenarinë e një peme kryelartë. Por
njëkohësisht janë domethënie e tragjikes si pjesë e shpirtrave që prehen në tokën e të
shumtëve. Te thuash “rrjepin retë”, një njësi frazeologjike kjo, shume e goditur ku
filozofia e saj aludon për një lidhje hyjnore mes tokës e qiellit, dhe pikërisht atij ”me
re”, ndihet vala shpërthyese e problematikave ku ambiguitetet e përdorura sjellin
nënkuptime të cilat trajtohen poetikisht në disa forma dhe këndvështrime, jo si
fenomene, por si trajtime monumentale, si art me elemente të tragjikes që spikasin në
poezinë e këtij poeti.
Në botën krijuese të këtyre poezive, këto vlera filo-tragjike, marrin
ngarkesat të forta emocionale dhe dhimbjet, nostalgjitë, kujtimet, përjetimet, ndodhitë
jetësore... etj., bëhen pjesë e retorikës për t’i dhënë poezisë dinjitet dhe vlerë
gjuhësore e filozofike.

Këto lloj prurjesh poetike të këtij vëllimi gjenden të shpeshtuara: “në malet e
nostalgjisë/dhe struken në folen jugore të trupit/...në një jetë ku hija jote e
dobët/shfaqet në sytë e hapur të natës.155
“Qiparisat po rrjepin retë në dritaret e sallonit që njohe,/dhe darkave
errësirën sjell, e përmbytjen e vjeshtës së droguar.”156
.“Po unë të takoj sërish pafundësisht,/i dashuruar dhe i copëtuar/larg nga vetja,/në
atdheun tim natë”157
Një tjetër vlerë e këtij vëllimi poetik përbënë raporti i ndërsjelltë i
elementeve, se si gjykimet dhe mendimet lidhen midis tyre, me atë që nënkuptojmë(si
lexues)! Poeti e ka dëshirën ti marri në krah drejt një “zogu që ndali veç për një të
vetëm çast,/ iku kaq shpejt sapo i hodha sytë.”158
F.Garsia Lorka zbulon magjinë e gjuhës poetike... Dhe studiuesi M,J.
Paljakov shprehet “Gjuha nuk është vetëm forma, por dhe përmbajtja e gjuhës
poetike.”
“Gishtrinj të bukura prodhohen në Indi, por ç’rëndësi ka?/Në udhëtim gjithnjë ka
bukuri.”159

155 Kthim, f. 19
156 F. 19.
157 F. 20.
158 F. 17.
159 F. 14.
-Gjithë vëllimi poetik, ka si mbulesë, si veshje që i rri mirë poezisë së Rami-
ut, fenomenin e ngjyrimeve. Gjithçka në poezinë e tij, shoqërohet më së miri nga një
kulturë gjuhësore për t’u patur zili...
-Frazeologjizmat e ëmbëltojnë dhe e thellojnë semantikën e fjalëve e të
shprehjeve në këtë vëllim poetik të Rami-ut.
-Por, do të shtojë se nuk mungon as ritmi. Borgesi shprehet: “ nuk mund të ketë vargje
pa muzikë, një vargu nuk mund t’i mungoj ritmi.”
-Në librin poetik që po trajtojmë, ritmi dhe muzikaliteti i vargut vjen natyrshëm
dhe trazohet me frazën…, është lexuesi ai që e prek.

“Mbi të çarat e shiut/gjendet gjithënjë i njëjti maçok i zi dhe i lagur/mbathur katër


palë pantofla të bardha/në kërkim të zogjve të paqenë,/apo të një copëze të palagur
qielli.”160“
“Duhet të iki, më thua,/dhe veshur ke pallton e zezë të natës./Pemët në oborrë janë
mbushur tër shi dhe vjeshtë,/të paktën këto duken nga drita e zezë e verandës.!161
“Në pritje të kësaj feste të madhe/qengji ende kujton se do bëhet kurban./Viktima pret
Perëndinë, ndërsa shiu pret me tokën,/të takohet.”162
“Trashgimtari i Sim-it do të endej gjithandej/nëpër botë,/pa emër, banor veçse i trupit
të tij.”163

“Rreth tyre vetëm perëndia e gjelbër, dhe heshtja/Zëra të papritur përshkojnë nga një
herë heshtjen:/jam një ari i burgosur në kaliben e pyllit,/ ku grumbulli i pemëve më
akuzon!/Kështu tha heshtja e thellë dhe dera u mbyll.”164
Është fat, bukuri të lexosh vargje me kaq ngjyrime, sa që,”mosha jonë
tjetërsohet me dashurinë”. “Ashtu si stërgjyshërit tanë,/.më rrënjë të përgjakura,/me
thonj të mbërthyer mbi mishin e botës,/përshkojmë lumenjtë të tmerrshëm,/ në
udhëtimin drejt brigjeve të Palestinës.”165
- “Të lozësh me kuadratet artistike të vargut...”166 Mesa duket, ky model estetik,
kërkon dhe njohës shumë të mirë të poezisë botërore dhe me siguri Profesori dhe
poligloti Rami Saari e ka këtë dhunti...

Dhoma të sëmura

“Aty brenda,larg prej qiellit dhe pranë me tokën,


Largogohesh nga toka dhe qiellit i afrohesh,
duke prekur lakuriqësinë e tjetrit dhe të vetes”167 “

Dhe vërtetë, këto “kuadrate”(jo gjeometrike),por një lojë poetike mes


vargjeve, ku filozofia dhe shumëkuptimia ndërrojnë role, por aspak kuptimin. Këto
lloj prurjesh poetike janë të prirura ta vënë lexuesin në meditime...

160 Poetesha”, f. 65.


161 “Më duhet të iki”, f. 55.
162
163 Dinasti”, f. 41.
164 Dhimitri”,f,47.
165 Vepra po aty.
166Vepra po aty.
167 Përshpirtje”, f.15.
Nga poezia emblemë e librit, “Përshpirtje” dhe në tërësi, është një lojë artistike me
vargun, me figuracione të shumta. Ja disa vargje:

“Qiparisat po rrjepin retë në dritaren e sallonit që njohe,


dhe darkave errësirën sjell, përmbytjen e vjeshtës së
dërguar.
Ngadalë, përballë nesh, ecin miqtë e zgjuar të qetësisë,
dhe ti me ne je, qoft dhe pas një muaji,
në vendin e largët dhe ndryshe nga i yni,”168

Jo vetëm si poet e studiues i fjalës por edhe si lexues duke u lëkundur në


mjediset e poezive të R.Saari unë ndjej një plotësi përfytyrimesh e bëhem pjesë e
kësaj jete që pikturojnë “miqtë e zgjuar të qetësisë” dhe njëkohësisht marr e përcjell
mesazhe ku zbuloj pa dyshim thellësinë filozofike...si pandehma e kompozime që
identifikojnë vlerat estetike të autorit..
Në këto rreth 60 poezi është shprehur qartë, me shkathtësi krijuese dhe kap
gjithë spektrin e ngjyrave me domethëniet kuptimore të tyre.

Athinë,Gusht 2017

168 F. 19
Gjuha, konteksti shoqëror dhe ndikimi i pashmangshëm i fesë tek
vepra e Rexhep Voka169

Ligjëruar në Universiteti Evropian Juglindor, Tetovë, 20 Nëntor 2017


Phd Shpresa Gjergji
shpresagjergji60@gmail.com
Arqile Gjata
gjata.arqile2@gmail.com

Përmbledhje

Studimi i shqipes, përveç interesit shkencor, është i lidhur ngushtë me


interesat tona kombëtare. Sot, me vlerësimet mbi veprën e Rexhep Vokës,
respektojmë vlerat e kombit tonë brenda Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, e parë
kjo ngushtë me gjuhën që ne flasim dhe vlerat e saj në shekuj. Kjo na drejton drejt
analizave e debateve dobiprurëse, ku impenjmi historik bazohet në fakte e prova të
shkruara, origjinale gjuhësore përmes fjalës së bukur shqipe në veprën e Prof. Rexhep
Vokës në vite.
Realiteti i shoqërisë shqiptare të kahershme, nëpër shekuj, në formë,
përmbajtje e në zhvillim, është një proces i pandërprerë dhe merr trajta e veçori me
personalitete të penës, të tilla si: Naim Frashëri, Çajupi, Fishta, Mjeda, Konica, Noli
etj ku krahas tyre spikat edhe Rexhep Voka me veprën e tij.
Përmes një analize mbi aspektin konjitiv; aspektin afektiv; aspektin aktiv mbi
konceptin e gjuhës së një kombi, do të sjellim vërtetësinë se gjuha e Vokës,
pavarësisht nënshtrimit ndaj presionit të a) fesë; b) gjuhës turke; c) nivelit kulturor; d)
nivelit ekonomik; e) interesave kombëtare etj të kohës, mbetet përgjithësisht, nga
njëra anë pasuri gjuhësore e çmuar dhe nga ana tjetër një përkufizim i kushteve
historike ku feja dhe periudha e pushtimit otoman përbëjnë relativisht një barierë
frenimi, ku gjuha pëson ndryshime të cilat i vërejmë edhe në veprën e Rexhep Vokës.
Por thelbi i identitetit shqiptar, nëpërmjet gjuhës shqipe të folur e të shkruar, e
vendos atë, ndër ata heronj që luftuan për të, e që jetën e shkrinë për të. Ata na lanë
pas vepra të rëndësishme gjuhësore, për t’i trashëguar dhe për t’i transmetuar këto
vlera ndër breza.

Fjalët kyçe: gjuha shqipe, ndikimi, feja, identiteti shqipëtar.

Hyrje

Rexhep Voka, një emër me vlera patriotike kombëtare dhe mbrojtës i flaktë
i gjuhës shqipe, i kulturës dhe kombit tonë, flet sot me mendimet dhe shkrimet që ai
na ka lenë. Me luftën për të ruajtur gjuhën e nënës, për ta kultivuar shqipen, ndjenja e
atdhetarisë, veprimtaria e tij kombëtare e me karakter përparimtar për kohën, e bën atë
pjesë të ndritur të Rilindjes Kombëtare. Faktet dhe dëshmitë e veprës së Vokës janë
burim vlerash jo vetëm patriotike dhe intelektuale, por edhe më gjerë. Ato vijnë si një
vlerë gjuhësore historike, të cilat e kanë parë dritën e analizës dhe debatit shkencor
edhe më parë.

169 Sh. Gjergji, A. Gjata,Ligjëruar në Universiteti Evropian Juglindor, Tetovë, 20 Nëntor 2015.
Do të ndalemi mbi disa karakteristika dhe elemente dalluese me ndikim
religjoz në shkrimet e patriotit intelektual Rexhep Vokës, si një vlerë origjinale ku
gjuha dhe formimi i tij intelektual, dy faktorë të rëndësishëm për kohën, janë pjesë e
historisë së kombit tonë dhe njëkohësisht shprehje e identitetit etnik shqiptar për vitet
që Voka dha kontributin e çmuar me veprën e tij.

Konteksti shoqëror dhe gjuha shqipe në veprën e Rexhep Vokës

Etapat e ndryshme të evolucionit gjuhësor në kohëra të ndryshme, sjellin sot,


në shkrimet që Voka na ka lënë, hapa drejt një procesi të gjatë e shoshitës për të
shprehur se kur gjuha gjallon, ajo rritet, përsoset, nuk humbet. Ferdinand de Saussure
e quante gjuhën prodhim shoqëror, duke konstatuar njëkohësisht edhe karakterin
shoqëror të saj.
Gjuha dhe shoqëria janë në zhvillim e në bashkëveprim komplementar.
Duke e vënë theksin se e folura – gjuha është themeli i një shoqërie, citoj këtu fjalët e
mençura të Rexhep Qoses: “Gjuha është biografi e popujve, sepse me gjuhën, më
mirë se në çdo dokument material ruhet historia e tyre intelektuale, sociale dhe
morale”.170
“Është e vërtetë – shprehet prof. Gjovalin Shkurtaj – se ashtu si gjuha zbulon dhe
tregon karakterin e një kombi, ashtu edhe karakteri i një populli duket nga gjuha e
tij”.171
Rexhep Voka ishte i shkolluar dhe njihet si një ndër intelektualet më të
mëdhenj të kohës. Ai ndoqi shkollën e mesme të Medresesë në Tetovë, ku ra në sy
inteligjenca dhe krenaria e tij kombëtare. Sipas Arben Llalla172, “Voka
kundërshtonte mësuesit e Medresesë kur binte fjala për identitetin kombëtarë”.
Sigurisht që Voka i shkolluar nëpër shkollat islame, nuk mund të shkëputej
lehtë nga ndikimet e dashurisë për kulturën e botës arabe. Kështu, ai hartoi alfabetin
me shkronja arabe për gjuhën shqipe. Hartimi i këtij alfabeti në një “Elifbanë”
(abetare), me shkronja arabe për gjuhën shqipe me disa kombinime për tinguj: c; e; ë;
ll; nj; o; rr; y; x , u kritikua shumë. Qartësisht kjo ishte shprehje e kontekstit shoqëror
dhe e botëkuptimit të tij të kohës. Abetaren që shtypi e hapte me thënien: “Popullit të
zgjuar shqiptar që fëmijët të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën e vet amnore, kështu
që të arrihet një përparim material e shpirtëror”,173 . Vëmë re se ai zor ta ndajë
materien nga shpirti dhe zëvendësimi e kombinimi me shkronja të arabishtes ishte një
gabim që ai vetë shumë shpejt do ta korrigjonte.
Por duhet të theksojmë pavarësisht ndikimit dhe trysnisë së formimit të tij
në shkollat ku ai studioi në këtë gjuhë, madje ai jepte mësim në Fakultetin Islam dhe
pavarësisht kontekstit shoqëror, ku qeverisë së atëhershme të xhonturqve i leverdiste
kjo gjë, abetarja ishte një kërkesë e përparuar e kohës. Shpirti dhe zemra e prof.
Vokës dëshironin përhapjen e dijes në vendlindje, në Shipkovicën e tij të Tetovës.
Voka besonte në politikën e xhonturqve të cilët u kishin premtuar shumë shqiptarëve
pasi të vinin në pushtet, por kur ata erdhën, iu vërsulën me egërsi kulturës dhe gjuhës
shqipe.174 Dukshëm e kuptojmë pozitivitetin dhe qëllimin e mirë që gjuha të

170 Shih: R. Qosja, Nocione te reja albanologjike, Prishtine, 1983, f. 146.


171 Shih: Kundrime Gjuhesore, Elemente Themelore te Etnografise se te Folurit ne Bibel, Tirane,
2006, f. 81.
172 Shih:Arben Llalla: Në kujtim të atdhetarit dhe mësuesit Rexhep Voka - Tetova (1847-1917), 2010.
173 Shih:Arben Llalla: Në kujtim të atdhetarit dhe mësuesit Rexhep Voka - Tetova (1847-1917), 2010.
174 Shih:Arben Llalla: Në kujtim të atdhetarit dhe mësuesit Rexhep Voka - Tetova (1847-1917), 2010.
kuptohej nga njerëzit të cilët arabishten e kishin mësuar në shkolla dhe e përdornin në
institucione.
Më 1895 kthehet nga Stambolli dhe angazhohet për përhapjen e gjuhës
shqipe. Edhe pse ai nuk kishte mësuar vetë në gjuhën shqipe, i këshillonte shqiptarët
të mësonin në gjuhën amtare. Por shumë shpejtë shumica e anëtarëve të shoqërisë dhe
vete Rexhep Voka do të kuptonin hilen e mbështetjes së qeverisë së Xhonturqve për
“Elifbanë” e gjuhës shqipe me shkronja arabe dhe do ta braktisnin idenë e alfabetit
arab. Ai dhe përkrahësit e tij mbështetën Kongresin e dytë të Manastirit, 1910 për
Alfabetin e Gjuhës Shqipe, i cili vendosi përfundimisht që gjuha shqipe të shkruhej
vetëm me shkronja latine. Ne misionin e tij prej atdhetari, Rexhep Voka, në shkrimet
e tij, në një artikull në “Shqypoja e Shqyperisë” të vitit 1910, shpreh gabimin e vet për
çështjen e alfabetit. Dhe kjo ishte një fitore e madhe për kohën që jetonin, punonin
dhe luftonin për përhapjen e diturisë. Por fitorja më e madhe ishte beteja që sapo
kishte nisur, që gjuha shqipe të bëhej gjuha e shkruar me një abetare me shkronja
latine.
“Fjalët as nuk shifen, as nuk preken, por në to asht drita e panjohun e syve qi
nënqeshin tue i fole, dridhja e buzëve të njoma e të rrudhuna qi i shqiptuene,
loti e gazi njiqind gjeneratave të sosuna. Ata sy e ato buzë u fikën e u ftofën, ai gaz u
shue e ajo lode u tha, por fjalët shqipe fluturojnë gjithënji gojë më gojë, gjatë
shekujve, e këndojnë papushue ndë gzime e qajnë pa pushime ndë mjerime të
pavdekshme pëjetshme”.175 Janë fjalë e E. Koliqit për pasurinë gjuhësore tek e
Bukura e gjuhës shqipe.
Shkrimet e tij do të shihnin dritën e botimit, nga viti 1906 e deri 1912, ku një
sërë librash si: “Mendime”, “Arnaudçe Mufassal Ilmihal”, “Kujtimet për Kongresin e
Dibrës, do të kishin vulën Rexhep Voka. Padyshim që kur gjuha është edhe e shkruar
jo vetëm ngelet dokument historik por do të shërbente si një komunikim më i mirë
mes shqiptarëve, dhe njëkohësisht detyrim për ta mbrojtur e lëvruar atë.

“Tani, ne që jemi popull shqiptarë, duke qenë në këtë vend me shumë,


me të fortë dhe më të vjetër, më të mençur dhe më ë kujdesshëm,
si dhe me shumë vepra të tjera e cilësi të mira dhe të lëvduara,
sot, mos me keq kemi mbetur, pa mësim e arsim, nga gjithë tjetri më të fundit jemi.
Nuk duan të na shohin dhe të na pranojnë se jemi gjallë,
as popujt që kemi këtu brenda as Evropa.”176

Ku jeni o krerët e Shqipërisë? E fikët veten dhe i koritët vorret e emrat e prindërve
tanë.
Ne pa këndim e pa mësim, kemi mbet si të egër në male e në errësirë.177

Është e qartë thirrja e tij për dituri. Ai kërkon arsimimin e njerëzve si një
detyrë themelore për t’i dalë zot vendit. Është dituria ajo që të hap sytë dhe në mënyrë
objektive Voka shpalos cilësitë dhe karakteristikat e shqiptarëve, “të shumtë, të vjetër
në kohë, të mençur, të zotë, të lëvduar etj., por dituria është ajo me e rëndësishmja që
koha kërkon. Prandaj ai thërret: “ku jeni o kreret e Shqiperise?”, duket si pika
kulminante ne kete shkrim. Është i ndërgjegjshëm për situatën dhe i mëshon fort
faktit: se “kemi mbetur si të egër në male e në errësirë”, madje edhe i trembet se kjo
botë e egër e mashtrimit dhe e gllabërimit nuk na pranon: “as popujt që kemi këtu

175 Shih: E. Koliqi, vepra 2, Konica, Prishtine, 2003, f. 297- 298.


176Pjesë nga libri “Mendime” të Rexhep Vokës të shkruar në gjuhën shqipe.
177 Pjesë nga libri “Mendime” të Rexhep Vokës të shkruar në gjuhën shqipe.
brenda, as Evropa”. Ai flet me zërin e shpirtit, me gjuhën e thjeshtë të popullit, është
i kuptueshëm dhe natyrshëm zbulojmë në shkrimet e tij”etnografinë e të folurit”.

Ndikimi i pashmangshëm i fesë tek vepra e Rexhep Vokës

Nëse do të ndaleshim në aspektin konjitiv do të theksonim vetëdijen e


individit për identitetin kombëtar, e cila vjen si produkt i procesit të edukimit
kombëtar. Pikërisht këtë shohim në veprën e Vokës. Përpjekje të shumta për tu
evidentuar shqiptar, me identitet gjuhën, zakonet, trashëgiminë kulturore, këngët dhe
shkrimet tona në gjuhën tonë të nënës. Por duam të theksojmë që këtë gjë e shohim jo
veçmas nga feja dhe ndikimi i saj, ashtu si edhe rilindasit e tjerë.
Din e dije
O burra! O bijë, mirë ta dini që feja e dija
janë dy fletë për njerëzinë nga Perëndia.
Me ato njeriu nëse do veten ta lartësojë
tërë jetën do të ëndërrojë.
Njerëzia e njerëzive me fe e me dije
fetari i dijshëm edhe te Zoti është i dashur,
edhe në sy të çdo kujt është i ndershëm.
Feja dhe dija të tëra të mirat i sjellin e gjithë të këqijat i përcjellin.
Njeriu fe e dije kur të ketë, atëherë ka gjallëri të vërtetë.
Një njeri që nuk ka fe e dije
sado që e sheh të gjallë, të vdekur dije.
I lutem Zotit në këtë jetë shqiptarë të pa fe mos të ketë.
Edhe kjo fjalë, është e zgjedhur, nga dijetarët e mentarët që i besuan të mbarë se:
Njerëzia e njerëzive me fe e me dije
bagëtia e bagëtive është me haje e me pije.
Një njeri që shikon vetëm të hajë e të pijë,
e nuk mundohet të fitojë virtyte të mira dhe të mësojë fe e dije
s’dallon dot prej bagëtive, përveç se me haje e pije.

Po të vëmë re që në kohë të hershme edhe tekstet para Buzukut, Formula e


Pagëzimit dhe Ungjilli i Pashkëve, janë tekste liturgjike, dhe Çabej shkruante se “në
përshtatje me gjithë gjendjen politike e kulturale të Shqipërisë në kohë të mesme do
të thomi se ajo është shkruar vetëm si gjuhe fetare”178 Feja dhe besimi ishin shumë
të forta dhe nëpërmjet tij Voka kërkon të ndërgjegjësoj. Këtë e shfrytëzoi më së miri
qeveria gjatë sundimit osman duke nënshtruar shqiptarët dhe duke mos lejuar shqipen
dhe arsimimin në gjuhën shqipe.”Për fat të keq, tradita e shkrimit të shqipes me
alfabetin latin, gjatë kohës së mesme, u këput për gjithë Shqipërinë gjatë sundimit
osman”179 shprehet në studimet e tij prof. Gjovalin Shkurtaj.

Ne aspektin afektiv: do të theksonim lidhjen e afërt emocionale me kombin, me


bashkatdhetarët, me vëllezërit e një gjaku. Marrëdhënien që krijohet mes tyre dhe
dashurinë për atdheun dhe fatet e tij.

Kemi mbet në errësirë


Kemi mbet në egërsirë e në errësirë

178 Shih: E. Cabej, Shqipja si gjuhe e shkruar, ne “Studime gjuhesore”, Prishtine, 1976, Vell.III, f. 99.
179 Shih:Gj. Shkurtaj, Kundrime Gjuhesore, “Sistemi Grafik i Kongresit te Manastirit dhe inventari
fenomatik I shqipes”, Tirane, 2006, f. 12.
shoqi shoqin jemi duke lëvyrë
Ah, thua nuk vjen një ditë
të dalim në qytetërim e në dritë
Miqësinë e vëllazërinë
nga mesi jonë e kishte ngritë
djallëzinë e armiqësinë na kishte pru.

Atdheun dhe popullin


me tërë rreziqet e kishte rrethuar
i pat dhënë zjarrin,
i shkonte flaka pik përpjetë
e askush gjë nuk mund të flet.

Voka e njeh mirë realitetin, e di mirë që sëbashku duhet të jenë të bashkuar,


vëllezër pa djallëzi e të papërçarë. Është në shpresë por edhe në hall kur drejtohet me
pyetjen retorike “Ah, thua nuk vjen një ditë të dalim në qytetërim e në dritë”? Është e
dukshme se përpjekjet e tij janë të shumta, kërkojnë të zgjojnë, por kushtet dhe
vështirësitë ekonomike të kohës, niveli kulturor i popullit i nënshtruar politikave
sunduese e përçarëse otomane, besimi fetar se perendia do ta sjell një ditë me dritë, e
bëjnë atë të plogët në vendimmarrje dhe mbetet që vetëm të konstatoj. Është shumë e
vështirë për kohën arsimimi në masë i popullsisë.
Në aspektin aktiv: do të veçonim ideologjinë kombëtare, e cila proklamon
rëndësinë e kombit pranë vlerave të tjera politike në rrugë për realizimin e misionit
kombëtar. Atë të bashkimit të kombit, pavarësisë kombëtare, çlirimit dhe të
prosperitetit ekonomik, social etj. Jo me kot autori ka nevojë për t’ju referuar së
kaluarës, kërkon ndergjegjësim ideo-shpirtëror. Dëshira e tij është t’u ngjajmë të
parëve e të mos koritemi, të mos nënshtrohemi. Për këtë u vë detyra bashkëkombësve
të tij, madje ngre zërin:

Mësime

Ku jeni o krerët e Shqipërisë?


E fikët veten dhe i koritët varret e emrat e prindërve tanë. Na pa këndim e pa mësim,
kemi mbetur si të egër në male e në errësirë. Veshë kemi por nuk ndijmë, sy kemi e
nuk shohim, mend kemi e gjë s’dijm. Sot bota është bërë tjetër, vetëm me pushkë e me
thikë nuk po fitohet. Lypet shkrim e lexim, fjalë e mendim.
Ah, ajo qeveri e mallkuar! Ajo ishte armike i njerëzisë.
Ajo kohë e shkretë ishte sepse çdo fjalë për mëmëdhenë trajtohej si tradhti
kundra qeverisë. Parësia kishte një faj të madh që nuk falet sa i përket shpëtimit
dhe gëzimit të popullit e atdheut. E kishin shpier popullin e pafajshëm e të ndershëm
në prag të greminës me pasuri e me fëmi. Buzë varrit të poshtuar e kishte shpënë,
ç’far ironie!? Me duar lidhur përpara shpatës së armikut kishin ra e s’kishim dert si
me qa.
Se sot erdhi koha me ia dhënë krye për krye dhe me pleqnu.
Se udha u çel për shpëtim të mëmëdheut, për gëzimin dhe përparimin e popullit të
varfër të punojmë, të mos rrijmë kot. Asnjë minutë të mos e humbim por të përpiqemi
seriozisht se Zoti me rahmet të vet na ka bërë një të mirë të madhe. Atë shpresë të
pastër e të madhe që e lypnim me mall të flaktë e me zemër të djegur, mushkëri të
përgjakur e faqe të përlotur, na e plotësoj.
Nëpërmjet kësaj retorike të goditur bënë thirrje të hapur. Gjuha është e fortë,
kumbon, i prek shqiptarët në sedër. Madje e gjen me faj dhe bën përgjegjëse qeverinë
turke të kohës, por zgjidhjen nuk e gjen tek pushka por tek pena dhe mësimi. Këto
janë kufizimet që prekin idetë e Vokës mbi zgjidhjet që mundëson nëpërmjet
shkrimeve të tij. Mbetet para dilemave pa zgjidhje, pa rrugëdalje, pavarësisht
përpjekjeve të shumta. Shpresën e gjen në Zot dhe vetëm aty mbetet… Më vonë Noli
do të thërriste shumë më fortë me Anës Lumenjve “… ngrihuni e bjeruni, katundarë e
punëtorë që nga Shkodra e gjer në Vlorë”
Është e kuptueshme dhe e qartë nga sa analizuam se vetë skamja, injoranca,
presionet nga qeveria turke dhe politikat e mbrapshta të vëndeve fqinje nuk i jepnin
forcë e zgjidhje përpjekjeve të Rexhep Vokës dhe përkrahësve e mbështetësve të tij.
Por theksojmë se për kohën lufta dhe përpjekjet ishin tejet të përparuar dhe Voka jo
vetëm si intelektual por si një atdhetar ai del trim dhe i flaktë madje, vlerat gjuhësore
në shkrimet e tij si edhe idetë përparimtare për arsim e vllazërim janë vlera të
pakundershtueshme për kulturë dhe dije. Vlera historike dhe atdhetarie, pavarësisht
dilemave e problemeve të kohës Rexhep Voka dhe fjala e tij e shkruar me bindje të
përparuara është një pasuri kombëtare në jetë të jetëve. Është shprehje e një
përpjekjeje kolosale për kohën e tij si Rilindas i Kombit Shqiptarë për ç’ka denjësisht
dha kontributin e tij të çmuar prof. Rexhep Voka.

Literaturë e konsultuar

A.Llalla: Në kujtim të atdhetarit dhe mësuesit Rexhep Voka - Tetova (1847-1917),


2010.
E. Çabej, Shqipja si gjuhë e shkruar, në “Studime gjuhësore”, Prishtinë, 1976,
Vëll.III, f. 99.
Gj. Shkurtaj, Kundrime Gjuhësore, “Sistemi Grafik i Kongresit të Manastirit dhe
inventari fenomatik i shqipes”, Tirane, 2006, f. 12.
E. Koliqi, vepra 2, Konica, Prishtinë, 2003, f. 297- 298.
J. Thomai, Shqipja standarde dhe leksikografia shqiptare, Konferenca shkencore –
“Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, Tiranë 2003.
R. Qosja, Nocione të reja albanologjike, Prishtinë, 1983, f. 146.
V. Memisha, ‘’Studime për fjalën shqipe’’, përmbledhje artikujsh, Tiranë 2011.
Sh. Rrokaj, ‘’Filozofi e Gjuhës prej Antikitetit deri në kohën e sotme, Arbëria’’, 2010.
Rexhep Voka – Tetova,Mendime, Myftiu i Manastirit Tetovë, 1991/1412.
http://kohaislame.com/hoxhe-rexhep-voka-personaliteti-i-shquar-shqipetar/
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_13521/Arben-Llalla:-N%C3%AB-kujtim-
t%C3%AB-atdhetarit-dhe-m%C3%ABsuesit-Rexhep-Voka-Tetova-(1847-1917).html

Dukuritë estetike tek “Jeshile”, vëllimi poetik i poetit Luan Xhuli


Hyrje

Me të bukurën në art, kuptojmë një vendosje të pakontestueshme të


harmonisë, të pjesëve përbërëse të saj dhe të masës,180dhe si e tille ajo sjell
medoemos ndjesi që nënkupton shijen dhe perceptimin e të bukurës. Ishte Alexander
Gottlieb Baumgartner, një filozof gjerman i shek. 18-të që i dha jetë mendimit estetik
(Meditationes,18th Century German Aesthetics) e që u pasua nga të tjerë si Leibniz,
1684 me "Meditimet mbi Njohjen, të Vërtetën dhe Idetë” apo Christian Wolff (1679-
1754) e të tjerë, të cilët kontribuan në konceptin dhe nocionin e fuqishëm të estetikës
së hershme pa e lenë pa përmendur Aristotelin, i cili i mbrojti artet nga akuzat e
Platonit, duke argumentuar se janë pikërisht artet, ose të paktën poezia, që japin të
vërteta universale në një formë të kapshme, ndryshe, për shembull, nga historia, e cila
merret vetëm me fakte të veçanta (Aristoteli, Poetika, kapitulli 9). Një ide që Wolff
mori nga Leibniz është ideja se kënaqësia është vetë perceptimi ndijor i përsosjes
ekzistuese në një objekt.181 Por në poezinë e Luan Xhulit kompleksiteti i një logjike
argumentuese, si një mendimi estetik ngritur në forma racionale, ndryshe nga të
tjerët...na çon drejt virtyteve dhe perceptimeve estetike, ku zbulojmë dhe analizojmë
per të nxjerr në pah vlerat estetike në këtë vellim poetik.
Vëllimi poetik “JESHILE”
Mendimet, ngjyrimet, vlera estetike, ku do të veçoja dinamizmin që e
përshkon këtë vëllim poetik, janë burim tiparesh estetike për të matur subjektivitetin
individual të autorit. Këtu tragjikja vjen si element estetik që mbart vitalitetin në
poezinë e Xhulit. Mendimet i tij krijuese, abstrakizmi i tyre ngjallin imagjinatën
poetike, si një zë, që fiksohet në mendjen e lexuesit. Duke shfletuar këtë vëllim poetik
të bie në sy se niveli i poezive rritet me rritjen e numrit të tyre. Shpesh poetët i
radhisin poezitë në faqet e para të librit që botojnë. E kundërta ndodh me “Jeshile”, ku
poezitë duke u rritur në numër, zbukurohen e marrin trajta dhe forma interesante ...
Dëshiroj të theksoj se poezitë më të mira të këtij vëllimi i gjejmë pas faqes 80-të dhe
se mbi 20-të poezi janë të një niveli të lavderueshem... ku dhe dendur spikatin vlera të
përdorimit metaforik në zgjedhjen e frazës si njësi frazeologjike të ngarkuar
shprehimisht me metaforë e cila është ajo që e sjell, mendimin me elegancë, të mirë
organizuar me vlerë esteto- filozofike duke e renditur poetin Luan Xhuli ndër krijuesit
e poezisë moderne, bashkëkohore.

Disa veçori estetike dalluese

Do të veçoja disa dallime karakteristike të cilat i japin jetë këtij vëllimi poetik:
Së pari, Ngjyrimet si veti individuale e poetit. Fuqia e fjalës së bukur, shprehjes dhe
mendimit të thellë filozofik, i jep forcë krijimtarisë poetike.
Së dyti, Kujtesa letrare dhe vizioni epistelogjik letrarë në poezinë e tij.
Se treti, tragjikja si kategori estetike dhe roli i metaforës që mbart vitalitetin e
brendshëm të shprehjes së fabulës.
Së katërti, Formati i tij poetik i cili përshkohet nga një filozofi krijuese moderne.
Së pesti, Ky vëllim poetik kristalizon tërësisht individualitetin krijues te poetit.

180 Estetika, e bukura dhe njeriu http://www.mapo.al/2016/02/estetika-e-bukura dhe-njeriu/1


181 https://plato.stanford.edu/entries/aesthetics-18th-german/
Ngjyrimet poetike si elemente njohëse

Ngjyrimet poetike janë elemente njohës dhe përbëjnë vlerë për tërë hapsirën
krijuese që poezia të tingëlloje fuqishem e të ndryshojë raportet mes lexuesit dhe
poetit... Poeti kërkon “të ngjyros ëndrrat”, dhe “ndryshkun e lotit të dikurshëm/e ruan
si shenjë të mos plaket.”182, “Nga përkëdhelja e dorës së nënës/kaçurela i kish
flokët”,183me të tilla elemente përkëdhel bukur vargun dhe e ndrit atë me ngjyrimet
që i mvesh fjalës dhe kuptimit të tërë vargut për të sjell filozofinë e mendimit të tij
estetik. Ngjyrimet dallohen dhe marrin vlera, kur ato ndërtohen edhe si metafora.
Poezia këtu flet me metaforë. Mendimet kanë peshën e çapitjes dhe hapat drejt
rrugëtimit poetik sjellin freskine e asaj bote që troket fort në krijimtarinë e poetit.
Kemi të bëjmë me një komunikim artistik që është në gjendje të ndërtojë ura
komunikimi midis kohëve të ndryshme dhe mundëson pika takimi si me të kaluarën
edhe me të tashmen. Poeti e shikon të kaluarën ndryshe, duke e gjallëruar kontekstin e
poezisë dhe lexuesi përjeton dinamikën në mënyrë të pandërprerë. Ai sjell forma të
stilit të tij krijues. “Në të njëjtin tren kisha njohur Oskar Uajld-in, Dritëroin,
Pazolinin, Leonin, Trebeshinën.../dhe shumë të tjerë, që as emrin/s’ma treguan gjatë
bisedës me shpirtin”184 Bazamenti mbi të cilën ngrihen fabulat ka firmën e të
veçantes së tij në lëvrimin e kësaj poezie.

Tragjikja si kategori estetike dhe roli i metaforës që mbart vitalitetin e


fabulës

Tragjikja në poezinë e vëllimit poetik “Jeshile” është dhimbja që ngjizet në


artin poetik. Janë si refleksione estetike, ose imazhe të gjalla të ndërtuara fuqishëm
me nënkuptimet që ato prezantojnë: “Mes faqeve të librit prehet një mushkonjë,/me
nekrologji pabesie./Mbajta zi për krimin,/duke shfletuar faqet e heshtjes”185
Ky tragjizëm poetik të vendos përball një “realiteti” tragjik, jo si vrasje me
gjak, as me vdekjen si fenomen i kobshëm...por si tragjedi e një “krimi” hipotetik në
aspektin sa filozofik, aq dhe poetik i cili shfaqet dhe në përmbajtje...”flijohem pa
kushte/në skalion të mbrojtjes” ; edhe në figuracionin që mbart vitalitetin e vargut e të
asaj çka shpreh: “Ah, prindër të mi/edhe të vdekur/s’pushuat së qari”.186
Është prurje e veçantë tragjikja në poezinë e Xhulit. Atë e gjejmë si
element të shtrirë edhe në kohë...tek poezia “Gjakpirës” gjejme elemente dramatik që
përbëjnë një veçanti dhe trajtesë që nuk i ngjan klasikes. Ka këndvështrime shumë
interesante, në formë dhe në përmbajtjen ideore shumëplaneshe...Mjafton poezia
“Gjarpëri”, dhe të provojë këtë lloj tragjizmi si kategori estetike, të skalitur, të
mbarështruar me shumë filozofi estetike ku spikat e bukura therese e fjalës “gjak”, se
si vjen me një kreshendo e ndertuar si jehonë edhe shembëlltyre e së “keqes” mbi atë
çka poeti lançon:
“Kam pirë gjakun tim,/ një jetë të tërë,/pa akuzuar asnjëherë gjakpiresin.../Prej
dhimbjes,/prerjes me thikën e ndryshkur,/ u bëra pre me emërues frike... Ai gjak/nuk

182Luan Xhuli, Vellimi poetik “Jeshile”, fq.12.


183 Luan Xhuli, Vellimi poetik “Jeshile”, fq.17.
184 Po aty, fq. 90.
185 Po aty, ...
186 Po aty…
qarkulloi në rrugët e zakonta,/as në zemër,/të përshëndeste dhomëzat e
mikpritjes.”187

Filozofia krijuese moderne në formatin krijues të poetit

Aristoteli thotë: “poezia është më filozofike se historia”. Kjo thënie e art e filozofit na
tregon se një vëllim poetik, pa filozofi, nuk mund të jetë mirëfilli një poetikë e mirë
dhe e vleresuar. Dhe pikërisht është lexuesi dhe kritiku që dinë ta vendosin atë në
vendin që i takon.
Libri poetik “Jeshile” përbën një shembull të vyer se si dhe sa autori
filozofon me poezinë e tij. Poeti në fjalë, prodhon komplekse figurash plot trokitje
filozofike. Imazhe meditativ, muzikalitet imagjinues, sjell situata të mrekullueshme
poetike në lëvizje, të gjalla midis reales dhe fantazisë të gatuara mjeshtërisht. Autori
ka një shtysë të thellë ndaj ides dhe frymëzimit. Nga ky binom rrjedh vrullshëm fraza
e lakuar, e stisur, e zgjuar, e ndërtuar si një studim mendimesh i thelluar në një shtrirje
lineare dhe natyrshëm vjen si: “Muri/jeton me të gjitha shqisat e
mia./Frymëmerr,/fotografon ecjen,/dëgjon,/hesht,/si para një ikone mëkati ” , me
domethenie e një filozofi gjuhësore ku qëndron brendashkruar e bukura e mesazhit si
një karakteristikë estetike poetike e vargut të këtij vellimi.
Aty gjejmë absurdin... por ky absurd është një realitet jetësor. Aq bukur sa
edhe absurde tingëllojnë vargjet: “...E varrosa,/duke lehur unë,/në vend të qarjes.”
Ky absurditet është vetë jeta dhe dhimbja brenda saj. Jeta për faktin se është një
mrekulli, shihet e lidhur ngushtë me dhimbjen, me lotët, por në poezi lotët janë
ngulçim, lehje si një shije që s’harrohet kollaj. Metaforat çmendurisht hyjnë në
mardhenie me qeniet njerëzore për të ardhur tek realja, tek çfarë është prezente në
shpirtin e poetit dhe vjen buçimtas në sytë e lexuesit: “Mëngjesi grindet si një
mashkull”/“U shtuan të çmendurit/Çmenditë rrethuar me drurë halorë/Janë në grevë
papunësie...”/”Të fliste mërzia”./”Niveli(i dëshpërimit) rritet gjeri tek gryka e
vetes”188
Poeti ynë të bind. Poezia e tij është filozofike. Shumë poezi si: “Në garë me
veten”, “Para se të vdiste”,”Bregu i ikjes”,”Dyshoj”,”Kam harruar të numëroj”,
”Gënjeshtër dashurie”, “U shtua kalendari” , “Ahmatova” etj. kanë baraspeshën e
mendimit filozofik të gdhendur mjeshtërisht nga ana gjuhësore e filozofike.

Vizioni epistemologjik letrar

Doja të cekja një dukuri, që ndoshta dhe nuk është trajtuar në krijimtarinë e shumë
krijueseve që shkruajnë poezi.
Kjo dukuri e quajtur vizioni epistemologjik letrar vjen si një largim nga ideologjitë
dhe ndikimet politike të ndryshme.
Ky term ka të bëj me të padukshmen, të natyrshmen të cilat janë në harmoni me
idetë dhe perceptimet e poetit, se sa dhe si ai i është larguar vizionit ideologjik dhe atij
politik.
“Vizioni epistologjik letrarë, bazohet në fuqinë e nevojës për të zbuluar, për të
kuptuar dhe për të interpretuar të vërtetën, faktet, të strukturat, marrëdhëniet dhe
vlerave letrare”189

187 Po aty…
188 Po aty…
189 Studia humanitare, 7-8, Instituti Alb-Shkenca,f,53.
Ky vizion epistemologjik letrar bazohet në parimet estetike të së vërtetës
universale shkencore ku autori e zbulon dhe e shfaq si formë dhe dukuri letrare
poetike.
Në poezitë “U shtua Kalendari”, ”Përpara detit”, ”Në qoftë se do më kërkojë njeri”,
“Ligj i pa shkruar”, “Do të bëhem vrasës”, shfaqin karaktere vizionesh dhe tipare
epistologjike letrare:
“...Një ditë,/në këtë karvan bubuzhelash./Udhëtim emigranti ecja ime, ku/si ngarkesë
supit mbetën të ikurit,/që nuk vdiqën dot.Në mes të karvanit zura vend dhe unë/i
përndjekuri i të vdekurve,/përfaqësues gjysmak i të gjallëve./Më lodhën këto
rrugë,/shtruar me asfaltin e ankthit,/të të qenit pa krahë./Më lodhën.../Do të bëhem
vrasës një ditë,/tradhëtar i kësaj varreze me të gjallë.”

Individualiteti krijues si frymë unike e poetit

Profili individual poetik i poetit Xhuli nëpërmjet vëllimit të tij poetik


“Jeshile” vjen plot simetri në përmasat e poezisë, sjell emocionin si tipar të
ndjeshmerisë, sjell nje poezi të ekuilibruar mirë pa anësime, harmonia e karaktereve
dhe bukuria e vargut vjen metaforikisht e pjekur, gjuha vjen pa deformime, e
kuptueshme dhe pavarësisht filozofisë shprehese, ajo është tejet e kristalizuar në
kuptimet që sjell në sytë e mendjet e lexuesit. Nocionet estetike janë
në harmoni me përmbajtjen. Poeti ka vetformuar statujën e tij krijuese dhe i gëzohet
frymës së tij krijuese po aq sa edhe dhimbjes, gëzimit, luftës dhe dilemave të botës së
tij shpirterore tejet të veçanta dhe unike të patjetërsueshme të tij. Se fundmi do të
parapëlqeja të citoja fjalët e poetit:

“Unë, që jam dashuria,/Unë, që jam vdekja...”!


Poeti në fjalë, është një krijues që reflekton sigurisht, modelin e tij krijues në poezi.
“Jeshile” prezanton me se miri botën e poetit dhe vjen në duart e lexuesit me shumë
vlera, kryesisht do të veçoja ato estetike dhe gjuhësore, të arrira dhe kuptimplote të
ilustruara dukshëm me poezitë dhe velin e tyre poetik.

Disa përfundime:
-
Luan Xhuli, është një krijues që reflekton plotësisht modelin e tij si poet.
- Një pasqyrim i kulturës së poetit, vjen me tepër si një reflektim krijues biografik
përmes krijimtarisë së tij.
-Përmes analizës kundrejt objektit të poezisë së këtij autori, dalin në pah disa
dukuri dhe elemente estetike në vëllimin poetik “Jeshile”, të cilat vijnë natyrshëm
nëpërmjet gjuhës së tij poetike.
-Vështruar nga një qëndrim personal objektiv, arrij në përfundime, (pa
përjashtur dhe mendimet ndryshe të lexuesëve) se: Gjithëçka kam shkruar mjaftojnë si
dëshmi për të thënë se në formatin e tij poetic, autori lëvron poezi të cilat përshkohen
nga një filozofi krijuese moderne.
Në këtë vëllim poeti L.Xhuli ka kristalizuar tërësisht individualitetin e tij
krijues duke na dhënë një profil të dukshëm unik.
Literaturë e konsultuar:

Luan Xhuli, “Jeshile”, Shtëpia Botuese, Milosao, Poezi, 2015.


Studia humanitare, 7-8, Instituti Alb-Shkenca, f,53.
Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe,botart, Tiranë 2011.
Gjovalin Shkurtaj,Si të shkruajmë shqip, Botime TOENA, Tiranë 2008.

Nëntor 2017


“Lisi i vetëm në fushë” në memorien time

“Lisi i vetëm në fushë” në memorien time190


Botuar në Revistën Letrare “Haemus” Bukuresht, tetor 2017

Më shumë se një opinion, ky shkrim është një përballje mes asaj që është
evidente dhe asaj që autori Rexhep Shahu kërkon të shprehë, nëpërmjet
sentimentalizmit të tij poetik dhe ligjërimit intensivisht të pikturuar me talent, ku
spikatin ngjyrime dhe mendime shpesh alegorike, thellësisht të brendshme e me
karakter pragmatik, që e bëjnë lexuesin të afërt e me shumë interes drejt vëllimin
poetik të tij, “Lisi i vetëm në fushë”.
Hulumtimi i këtij shkrimi, fillon qysh me titullin, që për mua është psiko-
analitik, ku autori ndodhet nën trysnin e një panoramë dhe përfytyrimesh të një
realiteti të padëshirueshëm, të cilin e jeton nën ngjyrat e errëta, shprehje e vështirësive
dhe problematikave të kohës. Të gjitha këto ndërlidhen midis vetes dhe botës sociale
dhe ekonomike, e ndërlikohen me jetën, në të cilën vetë autori jeton. Vetë “LISI”
është personazhi kryesor i vëllimit poetik, një personazh madhështor me integritet
poetik, edhe pse i “vetëm”, përbenë një “personazh simbol”, që shpreh shumë.
Në fushën e jetës mes dhimbjeve, halleve, dilemave, rrethuar nga ngjyrat e
errëta, ku “grija dhe e zeza” simbolizojnë fatalitetin e pamëshirshëm të kohës
moderne, ku ende dëgjon gjithçka që sheh dhe ato që kurrsesi s’duhen parë... dhe ku
“fati i autorit dhe fati i poezisë së tij, janë gjëra të ndryshme në jetë”. Vetë autori
shprehet dhimbshëm: “Ëndrrat e mija lindin, por nga ngricat ato s’rrojnë gjatë.”191
Një fatalitet i kohës, një fatalizëm, që aspak çuditshëm na shoqëron shpesh në
udhëkryqet tona...
Ndërtesa poetike e këtij vëllimit e gjen lartësimin me strukturën e
elementëve gjuhësorë dhe estetik, tek mjetet shprehëse artistike, të motivuara nga
figurshmëria dhe elemente gjuhësore morfologjike, duke brendashkruar metaforikisht
gjithë linjën e mendimit dhe të botëkuptimit të autorit, dhe shpalos bukur ato vlera
poetike, të cilat vetë autori i kërkon nëpërmjet fjalës dhe kontekstit të poezive të tij.
Gjithë filozofia e tij krijuese, është një spirale jete, dhimbjesh, të kundërtash,
groteske, një realitet shoqëror që duhet të ndryshoj...!

Më humbi vetja

Më humbi vetja, dheu i zi e përpiu/det’ i pangimë, ëndrra të pangime/në hijen time


vetja u mbyt./S’lash vend që e reh dielli pa e lyp/as hije e skuta të errëta të botës e të
vetes/pa hy s’lashë..../s’lash dyshim timin pa e pyetur për veten time/thërras sot pa zë
me piskamë në breg të detit.192

190 Në proces botimi në revistën letrare “ILLZ”, Tiranë.


191 Hera herës ndihet një lloj fataliteti që e bënë autorin më sentimental në raport me
shoqërinë ku ai është pjese e saj. E parë si koncept socolinguistik brenda konceptit
tradicional të një gjuhe sociale që e sheh gjuhën dhe shoqërinë nga këndvështrimi i
strukturave të ndërsjella si edhe nga pozitat etnolinguistike, që janë diskutuar e
studiuar që nga Humboldt-i, Sapir-Whorf-i që merr në analizë raportin midis
mendimit, shoqërisë e gjuhës... Filozofi e gjuhës, Sh. Rrokaj, Tiranë, 2010.
192Rexhep Shahu, Vëllimi poetik “Lisi i vetëm në fushë”, f,11.
Vetëm kaq pak vargje, do të mjaftonin të ballafaqoheshim me gjithë fillin
filozofik të poetikës së tij, në raport me realitetin e hidhur e dëshpërues, në udhën e
gjatë e të mundimshme, ku autori “lyp diell”...në hapësirë dhe në kohë, ku autori
zhbiron “as hije e skuta të errëta të botës e të vetes/pa hy s’lashë...”, ku revolta
shpërthen me zë të mbytur e thërmues“thërras sot pa zë me piskamë”... Një dukuri e
tillë e përshkon tërë poezinë e poetit Rexhep Shahu, por jo vetëm në atdheun e tij, por
edhe përtej vet-vetes...

Qielli dimëror

Qielli dimëror lotonte në Paris/Grija bëhej më gri....


Këtu gjithçka është gri/dhe ëndrra më bëhet e hirtë/Ti atje buzë detit të largët/Sheh
rërën që lahet...../Këtu qielli loton shi/Ti lahesh me diell në atë anë/Nata parisiene më
përpin/Në tingujt e bardhë.193

Përgjatë leximit tekstor të poezive në vëllimin poetik të R.Shahut përballemi


me të menduarin kritik të gjërave e ngjarjeve mes “lojës” së mrekullueshme artistike,
të vargëzimit me rimë të pamunguar dhe ritmin ledhatues të vargut, që nëpërmjet nje
kontrasti poetik “...atje buzë detit të largët/sheh rërën që lahet...../Këtu qielli loton
shi/, i jep atij elasticitetin estetik, me ngjyra dhe efekte, ku dallohet qartë...,
mbizotëron nocioni i ngjyrave të “errëta”, duke na i dyzuar dhe limosur me merak
mesazhet që poeti përcjell në tërë imazhin e tij poetik. Këtë dyzim e gjejmë thjeshtë
edhe duke përmendur: “Grija bëhej më gri...” kontrastet brenda metaforës duken se
flasin vete, mendimi rrjedh harmonikisht edhe mes ngjyrash: “gjithçka është gri.../ më
bëhet e hirtë.../ tingujt e bardhë...etj.”
Në poezinë “Nata ka ra”dhe në poezinë “Ky qiell”poetikisht pasqyrohet terri
grotesk, “gri-e zi”: “Nata ka ra/ e terri i saj n’dritare rri ulë/ngeshëm sheh/e më
teron sytë..../Po s’erdhe me djegë natën e zezë,/mos mungo nesër n’kortezhin tim/ me
hije njerëzish”.194
Siç e ceka edhe më lart, poeti të ngazëllen me ngjyrimet dhe efektet e
shumta që përdor në poezitë e tij. Ato janë interesante, të motivuara dhe ngërthehen
në vetvete. Bie në sy mënyra e të rrëfyerit të poezisë në raport mes kohës dhe
vdekjes, të shtjelluara këto poetikisht brenda botës së pasur shpirtërore e artistike të
autorit. Semantika e kontekstit të befason me atë ç’ka autori tregon...ai tregon bukur,
pa droje, është i hapur në mesazhin e tij kur kërkon një realitet ndryshe pa “natë që rri
ulur në dritare”; pa njerëz”hije”; pa natë “të zezë”, pavarësisht realitetit që e sheh
me këto ngjyra fatale, pavarësisht se nuk e mohon vdekjen kur përmend “kortezhin” e
tij.
“Thua nuk e djeg dot ti varrin/ku ma kanë mbyllë zërin/të mundem të flas dhe
njëherë,/veç të them të dua.”poezia “Ka do ditë”.195
Tematika e poezive të autorit ka një mori motivimesh, që rrjedhin nga
hapësira e këndvështrimit të tij si në gjetjen e fabulës, ashtu dhe në të “fshehtat”
erotike ku spikat bukurisht lirizmi i dashurisë deri në sublimitet..., këndvështrimet
janë të shumta, pasqyrimi i tyre vjen si rezultat i metaforave të përdorura me zgjuarsi
artistike kur ai përzgjedh fjalën e duhur: “ma kanë mbyllë zërin” etj., dhe si një

193 Po aty…f.19.
194 Po aty…f.41.
195 Po aty…f.52.
sprovë mes dashurisë (jetës) dhe vdekjes(varri) poezia vjen me dëshirën për ta jetuar
atë dashuri: “të mundem të flas dhe njëherë...” duke përcjellë aromë-jete, aromë-
drite, aromë-optimizmi për t’i treguar lexuesit se pas dhimbjes ka edhe dritë, ka edhe
shpresë, ka edhe jetë. Pra nuk ka vetëm fatalitet për të treguar dhimbjen, (ku tregohet
realist), por edhe shpresë në sytë e tij për të ardhmen, ai ndjehet edhe optimist...

Vargjet e mia

Vargjet e mia janë këngët tuaja të lumtura,/ëndrrat që s’i mban mend,/dhimbja ime e
ëmbël,/që s’pati fat ta ndjeni...196

Duke lexuar vëllimin poetik të autorit Rexhep Shahu spikatin jo vetëm


metaforat, por gjejmë së tepërmi edhe krahasime, antiteza, personifikime etj., të
ndërtuara e të përzgjedhura për nga leksiku i pasur e kuptimi i brendshëm i
figurshëm, që e bëjnë lexuesin të mendojë e reflektojë, duke e krahasuar atë çka lexon
me vetveten e tij. Metaforizmi i gjendur dendurisht në poezitë e këtij vëllimit poetik, e
vizaton mjedisin me efekte dhe detaje të veçanta për nga përdorimi “Vargjet e mia
janë këngët tuaja të lumtura”; “ti theva tjegullat e shtëpisë me gurë inati”; vdekja
mbledh plaçkat dhe niset për udhë” e tj.,, por më tepër ndihet shpirti, ai ka skalitur
vargjet që të jenë të ndjera dhe kaq prekëse. Gjendja shpirtërore e autorit të lë mbresa
përgjatë gjithë leximit të poezive, ajo është unike, e papërsëritshme.

“Vetëtimat dhe rrufet e zemëruara/egërsisht vizatojnë potretin tim në flakë.-E kam


marr prej dore veten/Pronarët e qiellit janë harbut.-E pikturon dot heshtjen
ti/heshtjen time që pikon pelinë.-Fol se ti theva dritaret e botës/ti theva tjegullat e
shtëpisë me gurë inati.-Hënën duhesh ta ndjekësh netëve/Të lexosh dritën e saj me
fëmijë në prehër,-Re shterpa/sillen kot mbi kokën time/shaluar mbi kuajt e mungesës,-
Dimri iku/vdekja mbledh plaçkat dhe niset për udhë.”

Një tipar gjuhësor dhe estetik përbën fakti se, në poezinë ritmike e me rimë
rreh më së miri edhe theksi i ngulitur nëpër vargje, gjë që i jep muzikalitetin e duhur
vargut. Të gjitha vargjet mbarojnë me nyje të forta...a,e,i, o,,y dhe ë, për shembull:
“për luftë/pa radhë/se ku/e çmendur/s’fitohet gjë/e zalle/pa zë. E përpiu/të pangime/
po e po/për veten time/...ta ndjekësh netëve etj.
Njësia frazelogjike si njësi sintagmatike e qëndrueshme dhe e leksikalizuar
me një semantikë të kuruar e me kontekst shpesh të nënkuptuar është çerdhe a vatër e
shumë kuptimeve si në gjerësi dhe në thellësi për lexues të ndryshëm dhe këto
ndërtime të fuqishme artistike në poezi sjellin një fryme të re, atë moderne të lidhur
ngushtë me lirizmin shpirtëror, të jetuar e të provuar si provë sublime jetësore...

Më Humbi Vetja197

Më humbi vetja
Më humbi vetja, dheu i zi e përpiu
det’ i pangimë, ëndrra të pangime
në hijen time vetja u mbyt.
S’lash vend që e rreh dielli pa e lyp

196 Po aty…f.78.
197 Po aty…f.11.
as hije e skuta të errëta të botës e të vetes
pa hy s’lash...
I kreha retë me gishta edhe ëndrrat po e po
yll pa pyetur s’lash në qiejt e pafund,
s’lash dyshim timin pa e pyetur për veten time
thërras sot pa zë me piskamë në breg të detit
thërras kot veten, brenda vetes thërras,
çfarë humbtë mos u getët kurrë, mërmërin deti a
thërret dikush zëngjirur brenda meje,
e unë s’e shoh kush thërret,
deti u step më keq se unë i shtangtë.

Poezi karakteristike me njësi frazeologjike të motivuara me metaforë me bazë


foljore dhe emërore: “Më humbi vetja; vetja u mbyt; dheu i zi e përpiu; s’lash vend që
e rreh dielli pa e lyp; I kreha retë; mërmërin deti; brenda vetes thërras e tj.”. Por mbi
të gjitha një e folur brilante për të sjellë artistikisht mesazhin, atë që një autor kërkon
ta adresojë tek lexuesi, si një komunikim mes asaj që ai e ka përbrenda dhe lexuesit që
di të bëjë diferencën e të vlerësojë me metrin e tij.
“Atë Lis e do qielli i kaltër, në hijen e atij Lisi shtyjnë jetën burra e gra prej hijesh e
kuaj të zi nisur për luftë, turfullojnë e rendin radhë e pa radhë. Në atë fushë më
humbi vetja, me hijen time vetja u mbyt.
Rrufeja ra, Lisi shkrumb u dogj, tre fole mbetën pa fole. Tash sa kohë shoh
veten e në Lis, mu në mes të fushës, gjysëm i plakur e gjysëm i kalbur, që shoh dhe
ato që nuk duhen parë.”

Si përmbyllje:

Autorit Rexhep Shahu, me vëllimin poetik të tij, “Lisi i vetëm në fushë”, sjell
tek lexuesi ynë një poezi me një stil shumë të përafruar me stilin e jetës së tij, me
botën shpirtërore dhe karakterin e tij krijues. Ai përcjell mrekullisht imazhe fantastike
mbi çka ai e përfytyron sot jetën . Ngjyrimet dhe figurativizmi i përdorur, prekim
dhimbshëm tërësinë e poezisë dhe e sjellin atë simbolikisht, të veçantë në llojin e vet.
Krahëgjerë është dhimbja e tij... lufton me të dhe perëndon vuajtja e tij në truallin ku
jeton. Poeti “përplaset në xhamin e dritares së jetës, (zëri i tij)është “këngë nate; zog;
flutur; lakuriq i trishtuar e tj.”, por nuk mposhtet...krahasimi i nënkuptuar me “Lisin”
e bënë atë, një poet që lufton t’i rezistojë kësaj dhimbjeje: “...Atë Lis e do qielli i
kaltër...”!
Elementët estetik dhe personazhet e poezisë së Murat Isakut198

Kutesë e ligjëruar në Universitetin Evropian Jug-Lindor-Tetovë.Fakulteti i


Gjuhëve dhe Komunikimit,Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Tetovë 2016

Me gjithë numrin në rritje të studimeve lidhur me problematikën e


krijimtarisë poetike të Profesor Murat Isaku, ndihet ende nevoja e plotësimit studimor
rreth vlerave krijuese të këtij autori në këto ditë, që edhe Elita e studiuesve ka
ndërmarrë dhe po zhvillon sot një Akademi Letrare për krijimtarinë letrare të tij.
Në këtë kontekst, nuk jam në rolin e studiuesit, kritikut, apo të një
personaliteti të letërsisë. Jam një krijues si shumë të tjerë dhe dëshiroj të matem me
një hulumtim modest për krijimtarinë poetike të Poetit Murat Isaku.
Më parë nuk e kisha njohur poetin dhe shkrimtarin Murat Isaku, as nuk
kisha lexuar gjë nga krijimtaria e tij poetike. Do të ishte një ftesë nga Profesor Kadri
Zeqiri që unë të gjurmoja, të grumbulloja e të analizoja lëndën krijuese nga thesari i tij
i çmuar. Kam lexuar me dhjetëra e dhjetëra poezi nga ky Poet që më pushtoi të
gjithin.

Hyrje

Qëllimi i këtij hulumtimi është të argumentoj mbi elementët estetikë në


poezinë e M.Isakut si dhe të tregoj mbi personazhet dhe veçantitë e tyre në lidhje me
rrëfenjën poetike si një vizion ndryshe, për ta sjellë botën nën këndvështrimin e tij
unik.
Është e natyrshme të kesh dëshirë dhe kureshtje të hedhësh mendime në
thellësinë e horizontit, me pikësynimin e mirë për të gjurmuar shtegtimin e një poeti si
Murat Isaku. Arti dhe letërsia janë “frymë”, janë materie e jetës. Asgjë nuk është e
vlerësuar përjetësisht. Po citoj: ”Veprat e gjenive janë vizion për të ndryshuar
botën.”199
Kushdo krijues (poet), i lindur në kohë të caktuara (në shekuj e vite),
mundohet të përqafojë, të gjejë, të modelojë (të jetë novator), të qëmtojë dhe të
rikonceptojë ndryshe krijimtarinë vetjake.
Me ndihmën, mundësinë dhe të drejtën që i jep në pafundësi “demokracia e
fjalëve”, për të ndërtuar, shtjelluar dhe përdorur të gjitha ato forma të mendimit
poetik, i japin vlera të qenësishme e të veçanta në raport me krijues të tjerë në poezi.
“Poeti, para së gjithash, është “i dëgjimit muzikor”. Nuk mund të ketë vargje pa
muzikë, një vargu nuk mund t’i mungojë ritmi...”200, thotë i madhi Jorge Luis Borges
në Parathënien e “Dorëshkrimi i Brodit”, prej nga na lind e drejta të gjykojmë gjithçka

198 Kumtesë Letrare Mbajtur në Universitetin Jug-Lindor, Tetovë, Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë
Shqipe në Koferencën e 9-Të Shkencore Ndërkombëtare, 2015.
199 Murat Isak lindi në Gajre të Tetovës më 1928, vdiq në moshën 77 vjeçare në
Tetovë në vitin 2005. Mësoi në Tetovë, Elbasan, Prishtinë, Prizren, maturën e mbaroi
në Normalen e Gjakovës, studimet e larta për gjuhën dhe letërsinë i mbaroi
në Beograd më 1953. Punoi si profesor i gjuhës shqipe në gimnazin e Tetovës dhe
mëtej u emërua zv. drejtor i kësajë shkolle. Duhet theksuar se u caktua redaktor i
TV Shkupit për emisionet e gjuhës shqipe nga edhe u pensionua.
200 Jorge Luis Borges në Parathënie te Dorëshkrimi i Brodit, faqe 20-21.
që thotë Borges, është rezultat i kombinimit, vendosjes së fjalëve në vargëzim, nga ku
ndihet muzikaliteti i vargut dhe ritmi, aq shumë i domosdoshëm në çdo krijim poetik.

Poeti M. Isaku, “Një sy që shikon larg”

Si rrjedhojë i mendimit tim hulumtues, po i drejtohem drejtpërdrejti


krijimtarisë jetësore të Poetit Murat Isaku. Krijimtaria e tij është jeta e një artisti të
zhytur në materien e realitetit, në kërkim të një jete tjetër. “I qetë, ai kërkon një copë
vend në trupin e vet”.201
Si krijues ai përdor shumë mirë gjuhën artistike dhe fjalën si përgjegjësi e
intelektit të tij dhe...“... e mbush dhomën me ëndrrat e vetmisë së vet/duke u derdhur
n’dritare si rrez’ e hënës mbi kep”...Po pse ky “Sy” vështron, vëzhgon larg? Mos
vallë nga që pasqyron fytyrën e jetës dhe të kohës? Apo nga që i tregon rrëfimet
poetike me ritëm të shpejt për t’u futur në sekretet e procesit krijues? Të gjitha këto
“pse” i gjejmë në poezinë e autorit, duke zgjuar kështu, ëndrrën e “metaforave” të tij!

“Gjithë natën nuk më fteken emrat e sendeve


gjumi s’më zë në asnjë krah
sikur brenda shpirtit tim
të lëshojnë rrënjë shkurret e egra”.202

Prurjet poetike të M. Isakut janë një pemë ku degëzimet vijnë natyrshëm e të


gjalla. Ato i ngjajnë një lisi të fortë me rrënjë të thella që ka madhështinë e
përsosmërinë e tij. Mendimet dhe ëndrrat shpesh si një lumë i rrëmbyeshëm,
përmbushin ethshëm fushën krijuese të poetikës. Ai është një sy, që shikon larg...!
Lumë frazash të figurshme metaforike, krahasime, personifikime, antiteza etj., është
gjuha me të cilën ky autor flet e bisedon me shpirtin e tij, në poezitë e tij me lexuesin
e tij...

“– njësoj si oxhaku me tym


hesht me pleqërinë në krahë
duke fshirë me dorë avullin në xham
e duke i pëshpëritur atij: ”lamtumirë, or mik”.203

Mjetet stilistike në poezitë e M.Isakut, këndojnë me cicërima zogjsh. Lënda


poetike e tij ka ngjyrim trëndafilash, tringëllimë zilkash, freski burimesh, heshtje nate
dhe vrapim agimesh, gjithçka për të qënë vërtetë si një “libër”, me hapësira pa limite
dhe vizion të pafund imagjinate dhe përfytyrimesh.
Po mundohem ta përshkruaj vrapin poetik të autorit me disa vargje të
qëmtuara, që të marra së bashku na japin anatominë dhe ADN e këtij poeti:

“se dua jetën që merr frymë me një fjalë…


- Tash kur po rigonte ky shi i rrafshët
dhe ripërvëlohej në buzët e tij
me fulltaka të pëlcitura si guaskat e detit,
me një gur në zemër

201 Vepra, po aty...


202 Vepra, po aty...
203 Vepra, po aty…
vetëm falje kërkonte pse s’mori një kokërr kripë
në sofrën tuaj.

-Si një dru stufe-pa biografi...


- si drunj shelgjesh në varg buzë përroit të gjatë.”
“Sikur e mbush dhomën me ëndrrat e vetmisë së vet
duke u derdhur n’dritare si rrez’ e hënës mbi kep.
Arratisur është nëpër shi ku frika n’palcë e vret
ndaj jetën e kërkon n’dritare ku rrufeja e shkrep.”204

Estetikisht, poeti Murat Isaku- “NJË LIBËR ne vetvete”

Isaku prezantohet me lexuesin shumë “fin” dhe i entuziazmuar me krijimet e


tij dinjitoze, ai gjendet, ekziston edhe atje ku nuk jam unë. Them me bindje se unë e
prek atë “krahë kënge”! Marr frymë dhe unë “pa zë” dhe e dua ta ruaj “zjarrin e
lashtë” si vetë M. Isaku!
Po citoj disa vargje, që i kam shumë për zemër:

“I kërkoj ata sy kudo – ashtu siç kanë qenë,


që pa zë mirrnin frymë – flitnin pa zë…”
“Sikur m’erdh n’çast se ma vodh zjarrin e
lashtë në ballë,
mbeta pa kohë lulesh ëndje, pa qumësht nëne në
barkun tim…
E pyeta – tash kur pleqëria po m’merr nëpër këmbë
si e marrë,
më thuaj vetëm ç’kujtim ruan jeta në gjuhën e vet!?”205

Në korrelacion, në bashkërendim të materializuar nga vargjet, dëshiroj të flas


me gjuhën e tyre poetike. Frazeologjia, si shprehje e ndryshimeve në përmbajtjen e
poezisë të poetit M. Isaku, ngjizet dhe shkon tek lexuesi si zbulim i angazhuar për
identifikimin e vlerave estetike.
Për konkretizim, po i drejtohem drejtpërsëdrejti disa poezive të tija, si
“Flutura në Dhomë”, “Oxhaku para Dritares”, “Qortimi i Vetes”, “Pjeshka e Rrugës
Sime” dhe “Plaku Afër Zotit” të cilat veçohen për faktin e rëndësishëm se aty
kulmojnë tekstet poetike, që sjellin këndvështrime të pafundme kuptimore, përgjatë
leximit dhe interpretimit në kohë të ndryshme nëpërmjet fjalës së stisur dhe
përfytyrimit që merr brenda vargut poetik. Është teksti poetik me të gjitha elementët
që e formojnë atë, me efekte, dritësi, mendim e fantazi... E thënë më thjeshtë,
mjeshtëria e një krijuesi duket, bie në sy, vlerësohet se si e përzgjedh fjalën e bukur në
raport me elementët e tjerë filologjikë.

Poeti M. ISAKU mjeshtër i fjalës së bukur Shqipe

E ftoj veten dhe të tjerë miq, për një vëmendje, për një vështrim më të thelluar
ndaj veprës poetike të M. Isakut. Aty, në çdo kohë do të ndjeni, do përqafoheni me

204 Shkëputur nga poezia e M. Isak.


205 Shkëputur nga poezia e M. Isak.
artin e fjalës së bukur, të mendimit estetik dhe do të prekeni nga ndjesi të shumta kur
e lexoni poezinë e tij. Një nga ato ndjesi jeton dhe pasqyrohet tek ”Trishtimi”. Në
poezinë “Plaku afër Zotit” vërehet se ai, e ka thyer monotoninë e formës dhe të ideve,
si diçka të natyrshme, “një materie” e tillë është vërtetë një risi në poezinë e tij.

“Mirëpo, unë kisha vdekur ditën e enjte në kafene


me një “ndjesë pastë” ndër buzë të bujarëve.
mandej kishte ardhur shiu i dytë.
Vetëm tash e di.”

Pikërisht kjo lloj krijimtarie poetike përbën pasurinë gjuhësore te tij. Përdorimi
i një gjuhe tejet të pasur e të lëmuar, si një proces i pandërprerë në mënyrën e të
shprehurit të ndjesive në tërë poezinë e tij vjen pa bujë, thjesht me shqipen e pasur si
morfologjikisht edhe semantikisht, sjell tek ne jete, gezim, halle, deshperim, dashuri,
paqe etj., duke e quajtur atë një poet të madh me botën e ndjenjës së poetikës së tij.
Sipas gjuhëtarit Lakoff (1971), “gjuha na përdor po aq sa ne e përdorim atë.
Ashtu si zgjedhjet tona të shprehjes, udhëhiqen nga mendimet që ne duam të
shprehim, në të njëjtën formë, ajo çka ne ndjejmë në botën reale, udhëheq mënyrën
sesi ne shprehemi rreth saj.”206 Kjo e vërtetë gjendet dukshëm në ligjërimin poetik të
M.Isakut:

“Dhe dridhem e dridhem pse jam kaq i marrë.


or njerëz,
pyetni në çeli lule pjeshka e lalë Sulës
t’u marrë erë luleve,
atëherë ndoshta bëj një sy gjumë.”207

“Personazhet” poetikë në poezitë e Murat Isakut


Poezia e Murat Isakut krijon hapësira të larmishme për të parathënë se si
“Personazhet” i vë në shërbim të vlerave të veçanta estetike dhe u krijon “Shtëpinë e
së bukurës”. Kur flitet për personazhet theksi vihet në kuptimin grek të etimologjisë,
tek roli. Meqë termi personazh është barazuar shpesh me pasqyrimin e njeriut dhe të
veprimeve të tij në vepër, shumë studiues propozojnë terma të tillë si veprues, aktorë
që kanë, sipas tyre, një shtrirje semantike më të gjerë, sepse lejojnë që krahas njeriut
të konsiderohen si personazhe sendet, idetë, qeniet mitologjike, krijesat fantastike dhe
ato fantazmagoriket. Më konkretisht, mbartës i veprimit në një vepër artistike mund të
jenë sende ose konvencione, simbole e ide!
“Në Kritikën letrare është pak a shumë e vështirë t’i përcaktosh në mënyrë ideale
vlerat e një poeti, për shkak të natyrës së saj të gjerë dhe të pranisë së subjektivizmit
në të.”
Ndokush dhe mund të më qortojë, për një zgjedhje të tillë estetike që kam
bërë, duke i vetëquajtur “personazhe” të poezisë së poetit Murat Isaku, disa trajta në
lëndën e vargëzimit për të pasqyruar fytyrën poetike të poezisë. Korrelacioni objektiv

206 “Gjuha nuk është një organizëm i pavarur nga njeriu dhe nga shoqëria, ajo është
vepër pak a shumë e ndërgjegjshme e vullnetit dhe e inteligjencës së njerëzve: çdo
shenjë, çdo frazë e realizuar në një kontekst shoqëror të caktuar, jep dëshmi për këtë
vepër të përbashkët dhe jep ndihmeseë në përsosjen e saj. Filozofi e gjuhës, Sh.
Rrokaj, Tiranë, 2010.
207 Vargje nga Murat Isak.
i poezisë, i ilustruar me shembuj të shumta nga krijimtaria poetike, është vërtet me
shumë interes, pasi konkretizohet me detaje të veçanta, që meritojnë vëmendje dhe një
analizë të hollësishme.
Nën dritën e psikanalizës, poezia e poetit Isaku, meriton vëmendje
bashkëkohore. Të tillë elementë janë ata, që konfigurojnë karakteret e “
Personazheve” brenda faktorit “KOHË”. Përgjatë udhës poetike të autorit ndeshemi
me shumë “personazhe”, të cilët janë të përveçëm, kanë ngjyrime dhe kontekstin e
tyre të papërsëritshëm. Këta “personazhe” janë mishërim i botës shpirtërore të
ngërthyer pazgjidhshmërisht me “realitetin”, me atë realitet jo fotografik dhe aspak
mediokër. Ato janë prej “qelqi-kristal”, plot ylber dritash nga e gjithë bota e stinëve.
Ato janë: “drunj shelgjesh”, “sy që flasin pa zë”, “dritarja e tij që hedh vështrimin
larg”, “fletët e bardha që kërkon t’i shikojë në ëndërr”, “njeriu pa biografi”, “ një
dru stufe”, “flutura në dhomë”, “qortimi i vetes”, “pjeshka e rrugës sime”, apo
“plaku afër Zotit”. Të gjithë të vërtetë, brenda shprehjes se vetvetes dhe imagjinues
si të tillë, brenda mendjes së autori. Ndërlidhja dhe domethënia e kohës me qeniet
njerëzore, përbën një qasje të veçantë, si “Personazhe” hipotetike në poezinë e Isakut.
Kjo referencë do patjetër një vëzhgim më të thellë estetik dhe analitik për ta sjellë
poezinë e këtij autori me një trajtesë dinjitoze të studiuar thellësisht. Po risjell në
kujtesë disa vargje, që përbëjnë shkak-pasojat e raporteve midis kohës dhe qenieve,
ato qe unë i quajta pa hezitim “personazhet e Isakut”:

“Ajo rrahu krahët me katër strofa si në poezi,


kuptova atë botë se të dytë kishim një fat nëpër shi…”
“Tash dritarja ime hedh vështrimin larg e larg…
Sheshi i qytetit është bërë më i madh
ku të rinjtë puthen e ndrydhen më këmbë…”208

Të gjithë këto “personazhe” bashkë dhe veç e veç përbëjnë një simfoni të artë
poetike. Ato materializohen në zogj, flutura, drunj, gjethe, dritare, shesh i bërë i madh,
ku lexuesi dhe poeti së bashku mundohen të pikturojnë tablonë e pafundme të jetës,
ku krijohen lidhjet Poet-Lexues, duke hapur mundësi novatore komunikimi, ku askush
nuk ka nevojë të trokasë në muret që fjala ngre...këto mure nuk ekzistojnë. Poezia e
M.Isakut di të komunikojë e të depërtojë...
Uni im, duke i personalizuar “personazhet” si lexues, e ndjen për detyrë të
ndalet, të përqendrohet tek çdo fjalë, togfjalësh dhe t’i japë përparësi çdo njësie
fonetike, fjalëve të figurshme dhe mendimeve shumë kuptimore, për t’i shijuar ato,
me plot ndjesi dhe emocione. Çdo “personazh” ka thelbin e vet nga ku përçohen
mesazhet e tyre të fuqishme, një lloj “thelbi” ky, që është veçse vetvetja. Dhe
natyrshëm, këto mesazhe përbejnë “thelbin” i krijimtarisë poetike të tij.
Gjithçka që shpreha më lart, nuk besoj se përbënë “përkthimin e heshtjes” së
veprës së këtij poeti, pasi vepra letrare e Poetit M. Iasku ka vite që ka një vend nderi
në poezinë Shqipe. Nga ç’ka mësova përgjatë udhëtimit tim për të hulumtuar nëpër
krijimtarinë poetike të këtij poeti, dua të them me bindje se “poezia e tij shpjegohet
me vetveten”... Fransis Ponge u tha shkrimtarëve të mëdhenj: “Unë ju njoh juve një
vend brenda vetes. Kaq. Më mjafton të mos jem tjetër, veç vetvetja”.209

208 Vargje nga Murat Isak.


209 Francis Ponge eseist dhe poet frances i periudhës ( 27 Mars 1899 – 6 Gusht
1988).
Vargje si këto që po citoj më poshtë janë vetvetja, jane realiteti i botes se
autorit. Ai nuk i ngjan krijuesve të tjerë dhe as i ndikuar nga ndonjë poet tjetër, ai vjen
“vetvetja”:

“Dritarja kullon – unë shfletoj një libër –


i qetë kur ajo kërkon një copë vend për trupin e vet.
Sikur m’erdh n’çast se ma vodh zjarrin e
lashtë në ballë,
mbeta pa kohë lulesh ëndje, pa qumësht nëne barkun tim…”210

Po e mbyll hulumtimin tim modest me një thënie të Prof. V. Memishaj


se,‘’metafora e abstraktimi kuptimor marrin përmasa të reja, gjuha shpërfaq
mundësitë e veta dhe intelektualizohet dhe kur burimi i njësive frazeologjike është i
drejtëpërdrejtë nga gurra popullore’’211 siç e shohim dendur në poezitë e Isakut.

Disa konsiderata si vlera poetike të autorit

Fraza poetike vjen e pjekur dhe e arrirë nëpërmjet vargut të rregullt ose të lirë.
Komunikimi është i thellë, i plotë, emocionues dhe i shëndetshëm poetikisht!
Interpretimi i vargut ka brenda figurshmërinë e në shumicën e tyre metaforën nga ku
varet konteksti i brendshëm dhe faktorët kohorë e kulturorë. Në poezinë e Isakut
ritmi dhe muzikaliteti i frazës vjen natyrshëm me forcën shprehëse të kuptimit apo të
nënkuptimit nga interpretimi që mund t’i bëhet.“Fantazia” poetike e këtij poeti tenton
të kap majat estetike. Të gjithë “ Personazhet” e poezive të Isakut pasqyrojnë natyrën
komplekse të marrëdhënieve të veprës letrare. Ato janë me shenja dalluese në ngjyrë
dhe në tingëllimë si edhe në trajtë e në peshë nga njëri-tjetri! Ato i bashkon vetëm fati
i tyre që u krijuan nga një dorë mjeshtërore.

Athinë, Tetor 20

210 Vargje nga Murat Isak.


211 V. Memisha, Studime për fjalën shqipe, Tiranë 2011.
Tragjikja dhe e shëmtuara në poezinë e disa poetëve në emigracion
(Greqi)

Përmbledhje

“Poetët mërgimtarë” shprehin me keqardhje të vërtetën e jetës dhe


mundimeve në vend të huaj. Vitet e emigracionit i kanë bërë ata të shkruajnë cfarë
ata kanë përjetuar aty ku tashmë jetojnë dhe punojnë për të siguruar jetesën. Por jo
vetëm kaq... Procesi krijues i këtyre poetëve ka të bëj me frymëzimin poetik që ata
përceptojnë nga jeta e përditëshme. Kështu që edhe lëndën poetike e marrin nga
realiteti i tyre jetësor.
Poetët nxisin imagjinatën krijuese për të shfaqur dhe treguar karakterin e tyre
vetjak. Në poezitë e tyre shpërthejnë trazime të brendshëme, një vlim poetik nga ku
përftohen buqeta nuancash ndjesore tragjike, apo edhe të shëmtuara që burojnë nga
kontraditat shoqërore dhe politike, që lindin në proceset e zhvillimeve shoqërore, si
një luftë qëllimesh dhe kontraditash, nga ku natyrshëm përballemi me tragjiken dhe të
shëmtuarën... në art.

Fjalë kyçe: poezi, tragjikja, e shëmtuara, kontradita, estetika, arti.

Siç dhe dihet, procesi krijues ka të bëj me frymëzimin poetik të çdo poeti.
Dhe në këtë studim lexohet gjuha e ardhur nga përvoja e gjuhës së gjallë të poetëve të
mbartur nga jeta në atdheun e tyre, e mbartur dhe e përshtatur me jetën në emigracion.
Po kështu, dallohet qartë përkatësia individuale për të pasqyruar në poezitë e
tyre tragjiken dhe të shëmtuarën si kategori estetike të cilat realizohen përmes
ngjyrave semantike, me kuptimin e konteksteve dhe koloritin vetjak me të cilët këta
poet veshin, trajtojnë, pasqyrojnë motivet e tragjikes dhe të shëmtuarës në poezitë e
tyre.
Tek këta poetë, marrja në konsideratë e trajtesave gjuhësore, leksikut,
figuracionit (krahasimit, antitezës apo metaforës prgjithësisht), apo temë –ideve të
konsideruara si jetike, tragjikja ngrihet shumë lartë estetikisht, pasi ka jo vetëm vlera
të thekshme poetike, por sepse ato janë shtysa, nxisin botën e tyre,por vecanërisht
kanë të bëjnë me vuajtje të mëdha, me kontrastet që jeta në emigrim u servir në
mënyrë të pamëshirshme, madje në përballje edhe me vetë vdekjen, si momenti më
tragjik i tyre.

Shpirti im212

Shpirti im s’ka më ngjyrë!/Në muret e tij hodhi hije ngrica,/ loti hirmosi,i dha ngjyrën
e hiritë./ngjanë me një hije të veshur me të zeza./S’ka më fuqi/të mbys psherëtimat,/të
ringjall ëndrrat./Nga vjeshta/mbeti varur kështjellave të dhimbjes,/ngatëruar me
shpirtra të vdekurish.

Do të bëhem vrasës213

212 Irena Ilo Gjançi, poezi, “Përtej Dritares”,Shtëpia Botuese ADA, 2017,f,2.
213 Luan Xhuli, poezi, “Jeshilja”, Shtëpia botuese Milisao, 2015, f. 54.
Udhëtim emigranti ecja ime,ku/si ngarkesë supit mbetën të ikurit,/që nuk
vdiqën dot./Në mes të karvanit zura vend dhe unë,/i përndjekuri i të
vdekurve,/përfaqësuesi gjysmak i të gjallëve./Më lodhën këto rrugë,/shtruar me
asfaltin e ankthit,/ të të qenit pa krahë./Më lodhën.../Do bëhem vrasës një
ditë,/tradhëtar i kësaj varreze me të gjallë.”
Këto poezi natyrshëm sjellin tipare të cilat dua ti veçoj. Ato gjejnë rezonancë
në botën shpirtërore të autorëve. Janë ato tipare që karakterizohen nga dhimbjet,
psherëtimat, sa që arrin kulmin e shpërthmeve kur autori therret: “Do bëhem vrasës
një ditë,/tradhëtar i kësaj varreze me të gjallë.”
Do të citoja këtu një nga poezitë e mija “Dhe dimri vdes”, ku ndryshe nga nga
cka thashë më sipër ka një tragjike të bukur. Ajo vdes nëpër peisazhe dhe një këngë
dashurije këndohet!
“...Keni parë se si dhe dimri vdes...?/Vdes nëpër peisazhe bore/ku jeta për rreth/pak e
nga pak, pa asnjë gurmë ftohtësije,/ përpjet maleve nëpër hije ngricash/që qajnë kur
del hëna/e një këngë dashurije fillon me zë të ulët.”214
Karakteri i tragjikes në poezi është një variabël...ai vjen me shpirtin poetik të
cdo poeti kur i këndon apo i vajton ai.

Por do t ndalesha në domosdoshmërinë për të pasqyruar në këtë studim,


krahas tragjikes edhe të shëmtuarën në poezinë e poetëve të emigracionit, si kategori
estetike.
Koha dhe vet estetika ka provuar se fenomene të shëmtuara të pasqyruara në
poezitë e shumë poetëve kanë qenë dhe janë burim vlerash dhe “kënaqësie”. Jo se
shëmtia është pjesa e gabuar e këtyre poetve, por se duke trajtuar realitetin e
shëmtuar, poezia vjen reale, e ndjerë dhe përgjithëson. Ajo bëhet shpirt i dhimbjeve
njerëzore dhe si e tillë vlerësohet si e natyrshme. Ka kuptimësinë dhe kërkon të
evidentohet si e pashmangshme.

Dhe e shëmtuara është e bukur215

Dhimbja ime jeton tek e shëmtuara...


Ka kaq shumë,
sa ato bëhen lule,
shëtisin nëpër rrugëtime.
Lulëzojnë të shëmtuarat,
ato janë e sotmja,
ngjajnë si ne,
nuk zbehen nga dashuria!

Në ëndërr216

Fushën e grurit tim hanin dy të vdekura


të veshura me bardhësin e qiellit,
të kthyera në forma varrezash, zëri i ngjikallës
poshtë ulësisë të tyre therrej nga kërcitja
e dhëmbëve.
Ngjyrën e jeshiltë mora, , të pikëlloja urinë,

214 Arqile Gjata, vëllimi poetik “MIK ME AJRIN”, Shtëpia Botuese ADA, Tiranë, viti 2017,f,9
215 A.Gjata, vëllimi poetik “Mik me ajrin”, Shtëpia Botuese ADA, Tiranë 2017
216 Gëzim Strora, poezi, “ËNDRRA PA QIELL”, Shtëpia Botuese MILOSAO,Sarandë, viti 2013 , 13
të kaloja shtegun nga kacavjerrej hëna
e zorrëve të vendosja brenda vetes
dy kostumet e bardha të vdekjes,

“Mendim dhe përsëri mendim, pa të dhe shprehjet e shkëlqyera nuk vlejnë për
asgjë!”-thotë Tomas Man.”217

Në kohën e vet Aristoteli pranonte se veprat artistike që i drejtohen të


shëmtuarës na kënaqin estetikisht, kur e pasqyrojnë atë me vërtetësi, na kënaqin me
forcën e pasqyrimit të realitetit. Dhe tek poetët tanë në emigracion bie në sy një
dukuri e tillë, mbushesh me kënaqësinë e realitetit, ka objektivizëm por të trajtuar me
forcën e shpirtit dhe të mendjes.

“Kohë për t’u shkëputur kemi sërish218

“.....Jemi vrarë të gjithë nga pak.


Oh me ç’shëmti jemi vrarë?
Pa lavdinë e luftës e flamujve
po zbresim të gjithë në varr.
...ka akoma vdekje të tjera
Kohë për të shpëtuar kemi sërish.”

Sipas poezisë së S.Martikos,“Kohë për tu shkëputur kemi”, një imagjinatë


tej të padukshmes, rreth tragjikes, paralajmëron ...ka akoma vdekje të tjera.

Kockat 219

S’u mjaftoi mishi,


As shpirti;
Më në fund deshën dhe kockat...
Si fantazëm që isha,
Bëra një reklamë:
“Këtu shiten kocka poeti”...
Menjëherë,
Vërshoi një lumë njerzish:
Bastard, imoral, matrapazë, tregëtarë.
Fatmirësisht,
Pak më parë se të mblidheshin,
Kockat e mia qenë bërë pëllumba
E kishin fluturuar...
Poezia “Kockat” e poetit Myslim Maska është modeli i një poezie ku
përsosmëria e shprehjes së shëmtuarës në poetik është kategori estetike. Vargjet
kanë trajta shumë trishtuese, metafora vjen e sintetizuar dhe karakteri ritmik ka
tonalitete të tilla befasuese. Zanore të theksuara, nga ku ndihet thellësia e trishtimit

217 Ese dhe shkrime të tjera”, Përgatitur nga Piro Misha, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, viti 1996,
f,3.
218 Stefan Martiko, vëllimi poetik Urë nëpër valë”,shtëpia botuese “Mokra”, viti 1999, f,10.
219“ Endem rrugëve të Athinës”Myslim Maska, “Ndoshta kjo është bota” , Shtëpia botuese “Milosao”,
Sarandë, viti 2014, f, 59.
poetik, përsëritje si jehonë, herë thirrje të mekura gjithë trishtim, herë therrëse të
mbushura me zemërim e herë të forta bucitëse që krkojnë shpagim.
Kur “vdekja” ogurzezë vjen edhe në poezi, aty gjejmë karakterin elegjiakean
me aq mjeshtëri dhe imagjinatë poetike sa që poetika duket se përshkohe nga një fill i
zi dhe tërë poezia qan e mban zi...aty tragjikja zhvillohet si një luftë qëllimesh, (në
këtë rast hipotetike).

Vdekja220

Nuk e di vdekja si do vij’


Si do zbresi në ato shkallë,
Po e di që ajo do hyj’
Unë i vdekur dhe i gjallë.
Do mbështetem tek një mur,
do të tretem po e di,
veçse kockat do më mbeten,
tutje nëpër vjershëri.
Do më zgjoj një lule shtogu,
Në një mal burim do jem,
Te një lis fole zogu
Te një breg do pres rrufen.

Kjo poezi e poetit Llambi Gjikuli, tragjikja ka vlerat e së bukurës si kategori


estetike. Këtu autori përmes imagjinatës shkruan:
“ndjej bukurinë e vdekjes, pasi atje/ Do më zgjoj një lule shtogu,Në një mal burim do
jem,
Te një lis fole zogu.”
Kritiku i madh i shekullit 18-të, Lesingu do të pohonte me forcë se arti mund
t’i drejtohet të shëmtuarës për të nxjerr në pah kontrastin e saj me të bukurën. Sipas
tij, madhështija e së bukurës nuk do të kuptohej po të mos krahasohej me të
shëmtuarën.

Ra një mort mbi det221

Kur iku Ai,


qanë gjethet e plepave,
gjatë bregut të Drinit.
Kur iku Ai,
u veshën për zi,
nuset e Shëngjinit.
Kur iku Ai,
heshtën pulëbardhat,
ra morti mbi det.
Zvogëlohet shpresa
për tu ndrequr Bota,
kur humb një poet.

220 “LOTI I MESNATËS“Llambi Gjikuli, Poezi, Botime TOENA, Tiranë, 2004, f. 14.
221 GRIGOR JOVANI,“VRESHTAT E DHIONISIT”, Botime MILOSAO, SARANDË,, Viti 2015, f. 267..
Efekti psikologjik lexohet qysh në vargjet e para të kësaj poezie. Ky efekt
është rezultat i një trishtimi të thekshëm të tragjikes në këtë poezi. Por sa poetikisht ai
ndërthurret me elemnte të natyrës dhe sa rrjedhshëm e vetiu shfaqet ndër vargjet e
poetit si të ishte vetë natyra.
Ky mort që ra, vajtohet me shumë dëshpërim. Poeti që “iku” mishëronte
ndërgjegjen e kohës, ku mbetet vetëdija e krijuesit, I cili e plotësonë mungesën e tij e
shprehet:
“Zvogëlohet shpresa për t’u ndrequr Bota,/kur humb një poet.” 222 Janë shumë
domethënëse këto vargje, mbartin shumë peshë dhe marrin vlera të shumëfishta.

Poeti223

Një dyzinë poetësh të vdekur


i gjeta bashkë në një antologji.
Vetëm ai që i kishte përgatitur,
u bënte me vjersha shoqëri.
E kuptova,
nuk është kaq vështirë:
Veç në shoqëri
kolegësh të vdekur/një poet ndihet mirë.

Këto dy poezi, shkrihen në nuanca të ndryshme dhe e rrisin trishtimin e


thekshëm të tragjikes. Trishtimi i thekshëm i tragjikes lexohet, preket, jehon në “një
dyzinë poetësh të vdekur”. Në këto poezi vepron shtysa e meta-figurës së
mrekullueshme që pasuron këto portrete poetësh të vdekur...
Profesori, studiuesi Ali Aliu në veprën e tij “KËRKIME”, Shkruan se “Seicili
nga këta poet, në mënyrë të vetë, autentike dhe origjinale sjell një aromë, një
sensibilitet dhe forcë ekseptuese poetike, figurative të vetën, të pa përsëritshme,
individuale.”224

Endem rrugëve të Athinës 225

Endem rrugëve të Athinës


Si fantazëm hije varri,
Her si ëngjëll kryengritës,
Herë me pamje prej të marri.
Herë i fyer, poshtëruar,
Me një det të nxrirë në shpirtë
herë demon i zemëruar
që trokas tek perëndit.

Burrat e 1821-it226

“...Me veshje luftrash


lidhen plagët e vendit.

222 -Po aty,f,26


223 Po aty, f, 229.
224 Ali Aliu, “Kërkime”, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë 1971,F, 84.
225 Myslim Maska, “Ndoshta kjo është bota”, Milosao. Sarandë, viti 2014, f. 9.
226 Vasil Klironomi,poezi “Plagë qeramike”,f,50.
Akoma sot pika gjaku

Jehojnë në praninë e kujtesës227

“Nuk dua të dukem” 228


Ah, prindrit e mi,
edhe të vdekur
s’pushuan së qari.

Shkoj dëshira në një dhomë refugjatësh229

Ç’ gjë e pistë! Më shikojnë katër muret,


Katër faqe të pingulta si eshtra të brejtura.
Organ i shikimit të tyre-ngjyra të shplara,
ndotur nga pështyma
e tharë e kohës dhe mizave.
.....Unë shikoj dëshira në vetmi
Në gjerdanin që s’e kam.

“Lotët e mjerimit”230

E shikoni si vajton mjerimi!


Me lot fëmije u mbyt ky shekull.
Nga lufta në luftra bashkë me vdekjenë
Të frymëzuar nga skamja, kërkojnë fitore.
.................................
Mbushur kufijtë nga trajtat e luftrave,
Zemra të plakura nga dimri
Nëpër barka, të uritur zbukurojnë vdekjen,”
Poeti dhe shkrimtari Michel Houellebecq, në essenë e tij “Të mbetesh gjallë”
shkruan se “Impulsi i parë poetik i përket fillimit të fillimeve, vuajtjes”, domethënë se
vetëm dhimbja (çdo lloj dhimbje shpirtërore) mund të jetë materie e poezisë së
vërtetë. (marr nga një publikim në rrjetet sociale nga Profesor Vangjush Ziko!)
Edhe ngjyrimet që fiksojnë portrete, apo mjedise, shpesh dhe fluturime poetike
gjithë imagjinatë, jo vetëm si mendime poetike, por dhe si vlera poetike krijuese, deri
në ato të padukshmet, “janë zemra të plakura nga dimri” që tregojnë qartë veçoritë e
gjithëseicilit krijues sipas tekstit e nëntekstit të shkruar apo të pashkruar.
Prof. Ali Aliu thekson se: “Ngarkesat e nuancave dhe intesiteteve të ndryshme
specifike, si vlera shpirtërore, emocionale...përherë e kanë vënë në lëvizje poezinë,
nën peshën e ngjyrave shpirtin e saj që është karakteristikë e një ambienti dhe e një
kohe të caktuar.”,231

227 Vasil Klironomi,poezi “Plagë qeramike”,f,50.


228 Luan Xhuli, poezi, MILOSAO, Sarandë, viti 2015,f,33.
229 Vasil Vasili, po aty.
230 A.Gjata, “MIK ME AJRIN”, shtëpia botuese ADA, viti 2017, f. 26.
231 po aty,f,228.
Poezia e poetëve në emigracion është një ligjërim më vete

Ajo ka një organizim, është një bashkësi nga ku përftohet, një fushë
kuptimore, dëgjuese dhe emocionuese në saj të elementëve e tingëllimave, që
përftohen nga zanore te forta të gjuhës shqipe. Konkretisht, çdo autor-poet përzgjedh
me mjeshtëri gjuhësore ato më të spikatura për të pasur një poezi tinglluese, me tinguj
zanorë të zëshëm, për të shprehur tragjiken dhe të shëmtuarën…sipas shpirtit krijues
dhe vuajtës të saj, ku nuk mungojnë mesazhet dhe emocionet që na jep ai tekst.

Motivi i tragjikes krijon imazhe përshpirtjesh të një funerali, apo


përkujtimoreje, ku përjetohet dhe ndihet dhimbshëm vajtimi i saj…

“Varrin ma bëni në një poemë,/në një fole zogu ma bëni,/ku rrezet e diellit vallzojnë.”
232

Varri i marinarit 233

…Thellë në oqean,/nën algat dhe guackat,/mbretëria e peshqëve/ka hapur një


varr/për marinarin,ëvarr me rërë dhe ujë të kripur./peshq me sy të
përlotur/shoqërojnë kortezhin nënujor/të marinarit./Delfin veshur në zi/këndojnë
këngë vajtimi/të riteve detare.”

Pra nga sa më lartë përmendëm, poezia me motive tragjike është një materje
e prekshme… Lexuesi e kthen atë në materje shpirtërore, në vaje…nga ku dëgjohen
gjithë dridhërimat e dhimbjeve, ku shkrihen nuanca të ndryshme dhe vuajnë më
shumë vetë ata që e shkruajnë me shpirt atë.

232 - LOTI I MESNATËS“Llambi Gjikuli, Poezi, Botime TOENA, Tiranë, 2004.


233 A,Gjata,vëllimi poetic “Mik me ajrin”,f 62.
Literaturë e konsultuar

Arqile Gjata, vëllimi poetik “Mik me ajrin”, Shtëpia Botuese Ada, Tiranë, 2017.
Gëzim Strora, vëllimi poetic “Ëndrra Pa Qiell”, Shtëpia Botuese,Milosao, Sarandë,
2013.
Grigor Jovani,“Vreshtat E Dhionisit”, Botimet Milosao, Sarandë,, Viti 2015.
Irena Gjançi, vëllimi poetik “Përtej Dritares”, Shtëpia Botuese Ada, Tiranë 2017.
Luan Xhuli, vëllimi poetic “Jeshile”, Shtëpia Botuese Milosao, Sarandë 2015.
Llambi Gjikuli, vëllimi poetic “ Loti I Mesnatës”, Botime Toena,Tiranë 2004.
Myslim Maska, vëllimi poetic “Ndoshta kjo është Bota”, Shtëpia Botuese Milosao,
Sarandë,2014.
Stefan Martiko, vëllimi poetic “Ura nëpër valë”, Shtëpia Botuese Mokra, Tiranë,
1999.
Murat Aliaj vëllimi poetic ”Zogu I Humnerës”, Shtëpia Botuese “Globi”, Tiranë,
2001.
Vasil Klironomi, vëllimi poetik “Plag Qeramike” poezi të zgjedhura, Shtëpia Botuese
MILOSAO,Sarandë, 2015.
Ali Aliu, “Kërkime”, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë 1990.
Alfred Uçi, “Mitologjia, Folklori , Letërsia”, Shtëpia Botuese Naim Frashëri,Tiranë,
1982.
Dritëro Agolli, “Jeta në Letërsi”, Artikuj dhe shënime,Shtëpia Botuese Naim Frashëri,
Tiranë, 1987.
Vendos autorin“Ese dhe shkrime të tjera kritike”, Shtëpia botuese Naim Frashëri,
Tiranë 1986.
Ledi Shamku-Shkreli “Shtatë vjet prolog”, Shtëpia Botuese “Çabej”, Tiranë, viti
2005.
Kërkime Gjuhësore(3), Qendra e Studimeve Albanologjike, Korrik-2014.
Zeqir Kadriu, Mozaik gjuhësor e letrar, Shtëpia Botuese ALBAS, Tiranë,vendos vitin
e botimit.
Pasthënie.

Gjuha është biografi e popujve - thotë R. Qosja, - sepse në gjuhë dhe me gjuhën ,
më mirë se në çdo dokument material, ruhet historia e tyre intelektuale, sociale,
morale.234
Jo më kot e nisa pasthënien time me këto fjalë të vyera e plot kuptim të një
njeriu me shpirt e mendje shumë të pasur, Prof, R. Qoses. Ligjërimi është një
fjalë shumë e gjerë...dhe ndërsa shfletoj “Trokas me Ligjërime”, ndjej peshën e
koloritit poetik që vrullshëm vjen e më motivon me një komunikim të hapur, pak
befasues do të thosha për autorin, nga që e njoh për nga vargu dhe poezia që
levron më shumë, por kjo “erë” ndryshe më pëlqen.

Kur flas për peshë, kam parasysh atmosferën e krijuar ndër kumtesash
tejet serioze, një punë me shpirt, e detajuar, me një tematikë mjaft të pasur dhe
me vlera historiko – gjuhësore, por jo vetm… Si shprehje e dominancës së
kulturës së një gjuhe të folur, të shkruar, të kënduar, të dokumentuar me
përjetimet dhe enigmat e vetë kohës që i përket, përshfaqet me një refleks
intelektualiteti përmes kontaktit me lexuesin.

Ndikimi i poezisë lirike të kolosëve vlonjatë prek thellë një botë sa


tradicionale e krahinore e lidhur ngushtë me folklorin e trevave të Labrisë, aq
edhe me specifika e përkime gjhësore me poezinë e poetëve Ali Asllani, Nexhat
Hakiu dhe Fatos Arapi. Është një kontribut i vlerësueshëm
dhe e admiroj Gjatën për këtë punë mjaft të bukur e me vlerë dhe do të
dëshiroja që ky material i shkruar zellshëm e me një analizë cilësore, të lexohej
dhe të vazhdohej më tej nga studiues të tjerë, madje edhe të rinj në këtë fushë,
pavarësisht shkrimeve e studimeve të bëra të kësaj natyre, do të theksoja pse jo
një antologji e mëvetme dhe më e gjerë për të gjithë ata që kanë dhënë
kontributin e tyre me artin e të shkruarit nga kjo krahinë plot vlera e tradita
kombëtare folklorike, historike e gjuhësore, për një sintetizim të kesaj kulture
folklorike nëpërmjet skalitjes së fjalës që hershëm e deri sot.

Në këtë kontekst një sintezë poetike antologjike vlonjate me “erë” Labrie,


do të sillte sëbashku gjithë argumentat e mundshëm të komunikimit gjuhësor
vlonjat. Perlat vlonjate të penës kanë sjellë bashkë me fjalën dashurinë dhe
mikpritjen, puhizën e valëve të detit, ison e këngëve labe, forcën e tonit tingullues
shprehës, përkdheljen e natyrës, ashpërsinë e maleve…I drejtohem lexuesit, a
nuk është bukur t’i shohim bashkë…?!

Bota materiale gjuhësore e Labrisë është e pasur, shpirti është një thesar i
paçmuar, folklori është mjedisi ku lindin pandërprerë fjalë, shprehje,
frazeologjizma, njësi frazeologjike, sintagma etj., ku shqipja brenda këtij “oazi”
mbart heroizmin dhe qëndresën, mitiken dhe realen, bukurinë e vashezës Labe
dhe forcën e dashurisë, magjinë e bukurisë labe, aty gdhendet historia.

234 R. Qosja, Panteoni i rralluar, Tiranë, 1988, f. 621.


Ndërsa do të prekja sadopak origjinalitetin me emrin “Musine”, ku së pari
do të falenderoja autorin për çka ka sjellë në këtë studim, këtë thesar të
paçmuar të Musines dhe le të ndezë edhe më tepër debatin e fjalës dhe kritikës
dhe të çmohet së tepëri në kontekstin historik-kulturor. Një vlerësim më tepër
në kontekstin e një femre përparimtare, mjeshtre e mesazheve të drejtpërdrejta,
tërësisht origjinale. Një pasuri gjuhësore me tipare të spikatura vetjake.
Vepra sendërton qëllimin për të përshkruar emocionalisht mjediset.235 Ky
pohim mishërohet në veprën e Musines të sjellë mjeshtërisht nga Gjata, ku
brenda gjuhës së Musines gjen Gjirokastrën, si një nga nëndialektet e dialektit
jugor me shprehi të ligjërimit letrar për vendin, njerëzit, punën etj.

Filozofia që e përshkon gjithë ligjërimin në këtë përmbledhje, është paksa


përkëdhelëse për gjithë sa thuhet për poetët e tjerë. Por mjaft bindëse dhe
argumentuese nën një kendvështrim dashamirës për të çmuar dhe evidentuar
aftësitë poetike të tyre. Ajo hedh dritë veçanërisht mbi gjuhën dhe lëvrimin e
poezisë lirike në emigracion, një tipar shumë i vlerë në ruajtjen dhe zhvillimin e
traditës dhe kulturës shqiptare edhe jashtë kufijve.

Sigurisht jo gjithçka që shkruhet është artistike, por gjithçka që shkruhet


me shpirt, me gjuhën tonë, me halle apo me dëshirë është vlerë gjuhësore, është
ruajtje e traditës, është zhvillim i leksikut, është vlerë semantikore, është kulturë
shqiptare e ruajtur ndër vitesh emigracioni me fanatizëm. Por kujdes nga
huazimet të cilat e ngacmojn gjuhën dhe pak nga pak si padashje e
transformojnë atë. Gjuha është pasqyra dhe shprti i një kombi! Identifikimi
kombëtar përmes gjuhës shqipe dhe fjalës së saj na rrit e na jep vlera
kombtarie.

Dhe për ta përmbyllur do të citoja nga Prof. Jani Thomai “…fjalët janë në
ligjërimin e shqipfolësve, janë realitete leksikore, semantike, stilistikore
fjalëformuese, zëvendësuese etj. Dhe të mos harrohet se mbushja e çerdhes është
nxitje dhe mundësi për formime të reja, pra aktivizon leksikun potencial, pa
menduar se ajo bëhet gjithnjë e patjetër, në mënyrë mekanike e të thjeshtëzuar,
por si proces i ndrlikuar, i lidhur me ligjet e gjuhës, me prejardhje semantike,
me nevojat e ligjrimit të gjallë etj.236

- Phd. Shpresa Gjergji-Fundo

235 V. Memisha, Studime per fjalen shqipe, botart, Tirane, 2011.


236 J. Thomai, Teksti dhe gjuha, f. 87-88.
Të përzgjedhura për Koperitinën

...arti i tij poetik, i ushqyer nga rrënjët e veta në traditën dhe kulturën
bashkëkohore shqiptare, herë-herë flladitet edhe me letërsinë dhe kulturën
evropiane të cilën ai e bëri të vetën në këto shtegtime emigrimi. Në kushtet që në
atdheun amë, në Shqipëri, mendimi kritik e letrar është zvetënuar në këto
dekadat e fundit, studiuesi Arqile Gjata i bën një shërbim te çmuar kulturës dhe
letërsisë shqipe, duke i sjellë më pranë mendimin e tij mbi autorë dhe vepra që
bartin një botë të madhe shqiptare.
Tashmë, me këtë pjekuri artistike dhe kulturore shkrimtari Arqile Gjata, pas
ligjërimeve të tij në disa universitete e konferenca shkencore, shpërfaq edhe një
veçori tjetër, atë të hulumtuesit dhe të studiuesit sqimatar, duke na dhënë një
varg kumtesh për procese letrare, autorë të mirënjohur dhe veprat e tyre letrare.
Trajtimi i temave të tilla ... dëshmojnë qartë për një pamje të re në studimet tona
letrare bashkëkohore, për ta bërë të pranishme këtë kulturë dhe letërsi të
munguar.
Në analizën e përgjithshme të poezisë dhe prozës së lëvruar nga poetët
dhe shkrimtarët emigrantë në Greqi, studiuesi Arqile Gjata na shpërfaq vlerat e
reja dhe të rralla të kësaj krijimtarie, e cila mbart në vetvete edhe një botë të
madhe kulturore shqiptare, si dhe fatin dramatik të shqiptarëve në kohët
moderne nëpër Europë.
Prof. dr. bardhosh Gace

Identiteti shoqëror, gjuhësor, por dhe elementi i poezisë, duket se janë të


ngulitura fort në vetëdijen e shkrimtarit që rrallë e kapin shkrimtarët e tjerë ...
shkrimtari është motivues në çdo aspekt të veçantë në të trajtuarit e realitetit me
vërtetësi të madhe artistike. Motivet e thella sentimentale dhe jetësore janë
shpirti i poetit, siç janë ai i jetës dhe i vdekjes. Gjithçka për shkrimtarin Arqile
Gjata është ekzistenciale dhe merr forma të ndryshme, tek e cila ke besuar, ke
ëndërruar, duke bërë që rrëfimtari në dukje të jetë i papërfshirë në ngjarje, e që
në të vërtetë ai s’është aspak indiferent.
Prof. Dr. Ermelinda Kashah

Filozofia që e përshkon gjithë ligjërimin në këtë përmbledhje, është paksa


përkëdhelëse për gjithë sa thuhet për poetët e tjerë. Por mjaft bindëse dhe
argumentuese nën një kendvështrim dashamirës për të çmuar dhe evidentuar
aftësitë poetike të tyre. Ajo hedh dritë veçanërisht mbi gjuhën dhe lëvrimin e
poezisë lirike në emigracion, një tipar shumë i vlerë në ruajtjen dhe zhvillimin e
traditës dhe kulturës shqiptare edhe jashtë kufijve.
Phd. Shpresa Gjergji

Brenda artit të tij poetik lëviz një nerv estetik i përcaktuar qartë. Ai
dëshiron të jetë këngëtar i shpirtit njerëzor, por edhe misionar i magjisë së fjalës,
për të zgjuar te bashkëkohësit mesazhet e mëdha të dashurisë dhe të jetës. (Prof.
Dr. Bardhosh Gace)
Gjuha arvanitase është e folur arkaike me tipare e veçori të toskërishtes jugore
dhe natyrshëm edhe me elementë të shumtë nga gjuha greke. Në ditët që jetojmë kjo e
folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”...Por kurrsesi nuk ekziston si dialekt! (Arqile
Gjata)