You are on page 1of 117

ARQILE

V GJATA

UDHËTIME
POETIKE


PËRMBLEDHJE
ARTIKUJSH
Studime Letrare
4
Shtëpia Botuese
“ADA”
2019
Redaktor-Ilir Mborja
Korrektor- Ilir Mborja
Korektor teknik-...
Parathënia- -ENERTIN DHESKALI
Pasthënie- Pro.Dr.Fatmir Terziu
Numri i telefonit
030.6947544199
gjata.arqile2@gmail.com

Në përputhje të stilit të të shkruarit Unë udhëhiqem nga mendimi,


nga ndjenjat dhe imazhet, emocionet, në bashkësi me idet, përfytyrimeve,
të bukurës dhe të vlerave për një krijimtari studimore si vlerë e vetvetes
në jetën time krijuese!
Ky vëllim me studime letrare është i 4-ti që botohet!

FALENDERIM:….
1-Çdo Libër Është Një Fillim i Ri!

Përsëri mundohem, dëshiroj për diçka, që në pamje të parë është e


vështirë...
Tek ky libër janë fjalët që kam shkruar...
Fjala ka ndjenjë, frymë, mesazh dhe ide! Ato do t’më gjykojnë para
lexuesit.Të besosh dhe të duash atë që ke ndërtuar për një kohë të gjatë,
të lodhshme është vlerë e një pune në vazhdimsi i një studiuesi.
Duke ditur se libri është pjesë e vetëdijes individuale, nga ku autori
shprehet me mendime, ide, fantazi dhe përzgjedhja e punimeve
natyrshëm është e imja dhe gjithçka i dedikohet lexuesit për të vlerësuar
punën time studimore!

Me respekt autori!
Prill 2019-Athinë

Këto shënime do shkruhen tek palosja e kopertinës së parme!


2 - PAK FJALË PËRMBYLLËSE

Pas një udhëtimi të gjatë me poezinë, në dritësinë e këtyre artikujve,


që tregojnë se janë realitete të qensishme studimore, për një seri kumte
për autor të ndryshëm, që lëvrojnë poezinë, më vënë në sprovë dhe pres
vlerësimin e lexuesit!
Këto punime janë rajtvizime, mendime,të vërteta krijuese për të
prekur, për të sjell vlerat e disa poetëve pontecial, që kanë lënë gjurmë në
krijimtarinë e tyre poetike.
Njëkohësisht ky libër është dhe një përpjekje për të treguar ngjitjet
studimore.
Është e katërta sprovë, që më përfaqsonë me një pasion nga ankthi i
së nesërmes për të synuar kapacitete të reja…

Këto shënime do shkruhen te palosja e kopertinës së pasme…


Pasqyra e Lëndës:

-Falenderim.f,
-Parathënia.f,
-MULTI GJUHËSIA DHE MULTI KULTURA NË RETHANAT AKTUALE NË BALLKAN.f,.
-“Në festën erotike“, Aristotel Spiror,Shtëpia Botuese “alcaeus1,f,
- Jam ftuar të marr pjesë në “Pagëzimin e zogjve,“të shëtisë tek “Eliksiri i gurit”,f,
- UDHËTIM NËPËR “KULLAT” POETIKE TË POETIT ALI PODRIMJA.f,
-KODET ESTETIKE TË POETIT HIQMET MEÇAJ NË VËLLIMIN POETIK “Vdekja e
qirinjve”.f,
-DUKE UDHËTUAR BRENDA VETES PËR TË THËNË ATË QË DUA!,f,
-KONSINDERATA RRETH KULTURËS QYTETARE.f,
-RRETH POEZISË SË FATOS ARAPI.f,
-ULLINJVE QAN NJË VEJUSHË.f,
-POETI I DASHURUAR ME DETIN..f,.
- NËPËR RRUGËT E JETËS...Murat Aliaj.f,
-POEMA “VAJET E VOJSAVËS”,f,
- LEON LEKAJ
TROKITJE PREJ FLAKËS QË MBETI ZGJUE NË PRAG LAMTUMIRE. f,
- VDEKJA SI FENOMEN I PËRJETSHËM…f,
-Radije Hoxha-Dija-“GJENIU pleqnon ÇMENDINË time“,f,
- POETJA EGLANTINA KUME DHE LAJTMOTIVI I SAJ POETIK.f,
- Meditimet Poetike të Myslim Maska!f,
- ULLINJVE QAN NJË VEJUSHË DHE POEZIA MBETET E KTHJELLËT...f,
-POETI EDMOND KONICA “DIKU ATY”f,
-HIMRA NË KËNGË, f,
- VËSHTRIME RRETH IMAZHEVE DHE VEÇORIVE POETIKE QË E
KARAKTERIZOJNË VËLLIMIN POETIK “PLAGË QERAMIKE”2 TË POETIT VASIL
KLIRONOMI.f,
-Pasthënie,f,
-Botimet e Autorit.f,
PARATHËNIE

Vëllimi me shënime kritike letrare, "Udhëtime Poetike", është një tjetër


shenjë e rëndësishme, që poeti dhe studjuesi Arqile Gjata, lë në fushën e
kritikës letrare dhe albanologjisë.
Përpara se të më binte në dorë ky vëllim studimor, unë e njihja prej gati
dy dekadash autorin, pasi kisha lexuar prej tij disa libra të fushave të
ndryshme. Më kishin lënë shije të veçantë vëllimet poetike "Kur thinjet deti"
dhe "Jeta më vjen si poezi", ku më ra në sy pjekuria poetike, larmia e
temave dhe e motiveve, malli për vendlindjen, problematika sociale e
kohës, etj.
Më pëlqeu për thellësinë e mendimit libri me artikuj kritikë "Trokas
me ligjërime". Po kështu herë pas here, Arqileja më ka surprizuar me
krijime cilësore poetike apo me kritika e artikuj mbi letërsinë, të cilat i kam
hasur nëpër periodikë të ndryshëm, apo edhe në faqe të ndryshme letrare,
në rrjete sociale, etj.
Pikërisht kështu jam njohur edhe me disa prej artikujve që bëjnë pjesë
në këtë libër. "Udhëtime Poetike" është një vëllim ku bëjnë
pjesë shumë shkrime të ndryshme, nga të cilat, pesëmbëdhjetë prej tyre,
ose tre të katërtat e librit, janë kritika të mirëfillta letrare, refleksione mbi
vepra dhe autorë të ndryshëm bashkëkohorë shqiptarë. Bie në sy se një
pjesë e mirë e tyre janë autorë shqiptarë që jetojnë prej shumë vjetësh në
Greqi. Ndërsa pesë shkrimet e tjera janë ese si edhe një artikull mbi
gjendjen e gjuhës shqipe.
Vëllimi "Udhëtime Poetike" i Arqile Gjatës, hapet me një refleksion mbi
autorin Niko Kacalidha dhe dy librave të tij me poezi, të titulluar "Eliksiri i
gurit" dhe "Pagëzimi i zoqve". Kritiku e quan Kacalidhën, poet të ndjenjës
dhe të imagjinatës, duke u fokusuar në këtë reflesion kryesisht tek niveli
tematik dhe estetik i analizës së krijimeve poetike.
Refleksioni i dytë i vëllimit titullohet "Udhëtim nëpër kullat poetike të
poetit Ali Podrimja". Ky është një shkrim me karakter të fortë emocional, që
nxjerr në pah boshllëkun që la në poezinë shqiptare në tërësi dhe në atë
kosovare në veçanti, ikja e parakohshme e Ali Podrimës. Këtu bie në sy
gjithashtu, zbërthimi stilistik që kritiku tenton t'i bëjë krijimeve të poetit të
madh kosovar.
Një shkrimi tjetër kritik titullohet "Kodet estetike të poetit Hiqmet Meçaj,
në vëllimin poetik "Vdekja e qirinjve". Që në titullin e ketij refleksioni duket
qartë se objektivi i kritikut Arqile Gjata është niveli ideo-artistik dhe estetik i
qasjes. Ai shikon të bukurën, të veçantën, tërësinë e vlerave si në formë
dhe në përmbajtje, të krijimeve poetike të Hiqmet Meçajt.
Një tjetër shkrim që të têrheq vëmendjen është refleksioni "Duke
udhëtuar brenda vetes, për të thënë atë që dua". Ky shkrim i kushtohet
poetit minoritar Grigor Jovani, dhe vëllimit të tij poetik "Udhëtoj brenda
vetes". Në këtë shkrim fokusi bie mbi analizën tematike dhe figurative të
disa prej poezive, por edhe mbi aspektin përmbajtësor të librit në tërësi.
Një tjetër artikull kritik që bie në sy tek ky vëllim, është edhe ai me titull
"Rreth poezisë së Fatos Arapit. Arqile Gjata tenton të prekë dhe verë në
dukje, disa prej veçorive kryesore të poetikës së autorit të
mirënjohur vlonjat. Ai e cilëson poezinë e Fatos Arapit, si të thjeshtë e të
lidhur që në gjenezë me folklorin e Labërisë, e cila lexohet dhe ndjehet nga
gjithkush e në çdo stinë të jetës. Pak më tej, gjejmë shkrimin kushtuar
poetit çam Xhemil Lato, me titull "Ullinjve qan një vejushë dhe poezia
mbetet e kthjellët". Edhe këtu Arqileja përpiqet të zberthejë në mënyrë
lakonike disa prej elementëve kryesorë që dominojnë tek këto poezi, si në
aspektin metrik e formal, dhe në figuracion, apo në anën stilistike e
gjuhësore, etj.
Autor tjetër i kapur dhe analizuar nga kritiku Arqile Gjata në këtë vëllim,
është poeti Theodhori Baba. Në shkrimin kushtuar atij, me titull "Poeti i
dashuruar me detin", Gjata e quan atë poet me ndjenjë të hollë të zbukuruar
në kohë me marrëdhënie kuptimore të gjuhës së përdorur mirë, ku
dominojnë krahasimi dhe metafora.
Më tej, hasim një shkrim kritik të titulluar "Nëpër rrugët e jetës",
kushtuar poetit Murat Aliaj me poemën"U ndanë dy botë". Edhe këtu bie në
sy, stili konçiz dhe argumentues i kritikut Gjata, që përpiqet të qëmtojë me
intuitë, disa nga elementët me të rëndësishëm të stilit te poetit.
Ndërsa refleksioni tjetër kushtuar poetit fjerak me origjinë pukjane, Fran
Ukcama, përqëndrohet më tepër tek personazhet e poemës epike, "Vajet e
Vojsavës", tek pasuria gjuhësore e përdorur dhe tek mesazhet që na vijnë
që nga historia dhe legjendat. Gjuha, e në mënyrë të veçantë, pasuria e
leksikut të gegërishtes, e rrënjëve semantike dhe figuracionit që ndërtohen
prej tyre, është objektivi kryesor që haset tek refleksioni tjetër me titull
"Trokitje prej flakës që mbeti zgjue në prag lamtumire", kushtuar autorit
Leon Lekaj dhe vëllimit të tij poetik "Stinët e ëndërrueme të kthimit".
I veçantë është kritiku Arqile Gjata edhe në trajtimin e fenomeneve
letrare femërore, duke trajtuar brenda tyre, korpusin tematik, vëmendjen
psikologjike dhe sociale, por sidomos konceptet filozofike. Këto zbërthime
i hasim tek shkrimet kritike për poetet Radije Hoxha-Dija dhe Eglantina
Kume. Analitik dhe lakonik është kritiku Gjata edhe në shkrimet kritike
kushtuar poetëve Llambi Gjikuli dhe Vasil Klironomi, ku ai tenton të
zbërthejë shkurt sistemin figurativ, imazhet poetike dhe veçoritë origjinale
të stilit të këtyre poetëve
Ndërsa në esetë dhe shkrimet e tjera që bëjnë pjesë në këtë
përmbledhje kritike, duken qartë idetë dhe botëkuptimi i Arqile Gjatës,
mënyra se si ai e sheh shoqërinë moderne në tërësi, pesha që zë arsimi
dhe kultura në formimin e njëriut qytetar, rëndësia e traditës, etj. Por peshë
marrin në keto shkrime edhe psikologjia e njeriut, ndikimi i artit e i letërsisë
në brumosjen e shpirtit të çdo njeriu, e madje vihen në qëndër të
vëmendjes edhe raportet kohore dhe hapësinore, apo edhe ëndrrat, lulet,
etj.
Si përfundim mund të themi se në këtë përmbledhje me shkrime
kritike, gjejmë një tjetër zë cilësor, një tjetër penë kritike, i cili arrin të
përzgjedhë dhe analizojë me cilësi vepra dhe autorë shqiptarë. Arqile Gjata,
është studjues skrupuloz, i vëmendshëm, e me njohuri te mira, si nga
letërsia ashtu  edhe nga estetika, teoria e letërsisë dhe nga gjuhësia. Ai në
thelb mbetet konçiz dhe lakonik. Në këto shkrime kritike ai nuk është
shterues në analiza, por intuitiv dhe argumentues, për të prekur dhe vënë
në dukje elementët më të rëndësishëm dhe origjinale të çdo autori apo
vepre të përzgjedhur. Gjata tenton më tepër të merret me konceptet
estetike, por arrin me sukses të analizojë edhe nivelet e tjera, si nivelin
tematik, atë figurativ, nivelin gjuhësor, etj. Kjo vepër është kështu, një
prurje e re cilësore në fushën e kritikës letrare.

ENERTIN DHESKALI
(Qershor 2019)
MULTIGJUHËSIA DHE MULTIKULTURA NË
RETHANAT AKTUALE NË BALLKAN.
gjata.arqile2@gmail.com
Mbajtur më datën 20 shtator 2019 në Koferncën shkencore në Universitetin Evropian
Jug-Lindor në Tetovë – Maqedoni e Veriut.

Përmbledhje:
- Gjuha letrare shqipe është krijuar e përdorur gjatë shekujve nga një popullsi
që e ka shqipen gjuhë amtare.

…Qysh në lashtësi, në thellësinë e shekujve këtë jetësi e vlerëkulturore ajo e


ruajti e gjallëroi dhe në kohrat më të vështira të pushtimeve të huaja!
Kjo jetesë krijuese e kulturore u shfaq, u përhap dukshëm qysh në epokën e
Rilindjes Kombëtare, nga ku u krijuan, u shkruan vepra madhore të cilat i takojnë
letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Jemi pjesëtar të denjtë të një kombi me tradita të njëjta në shekuj dhe njëjtësi
të kulturës popullore, të zakoneve, riteve, të këngëve të djepit, të trimërisë, të
vajeve, që ruhen e trashëgohen brez pas brezi, që zbukurohen, zhvillohen, përhapen
nëpër trojet shqipfolse nëpërmjet gjuhës amtare…
“Të gjitha të folmet letrare të shqipes, të këtyre trojeve e gjejnë veten në
variantin më të përpunuar, më të lartë e më me prestigj në gjuhën letrare
kombëtare"..”Gjovalin Shkurtaj ”SI TË SHKRUAJMË SHQIP””. Botime TOENA, Tirane,2008,
f, 64.
Një nga ngjarjet më të mëdha të shekullit të XX-të { në vitin 1972} ishte dhe
Kongresi për Gjuhën Standarde të Shqipes ku morën pjesë delegatë nga të gjitha
trevat shqip folse.
-Të dyja këto kategori jetësore (Gjuha dhe Kultura) të domosdoshme, janë dy
shtyllat që e mbajnë, e mbrojnë kombin dhe shtetin nga ndikimet agresive të
ideologjive të ndryshme antikombëtare:
Në çdo stad zhvillimi ato plotësojnë dhe pasurojnë njera-tjetrën.
Kjo vartësi është në funksion të jetës politike, ekonomike dhe fetare.
Multigjuhësia është më e ndjeshme, më inteligjente, më solide, e ndërtuar
sipas parimeve të fonetikës, sintaksës, morfologjisë dhe dialekteve të shqipes.
Në kushtet e një globalizmi, multigjuhësia pëson ndrydhje, ngarkohet me
termonologji të ndryshme tekniko-shkencore, juridike e ekonomike.
Ndërsa multikultura pasurohet, përthith, ndikohet, merr dhe jep prej kulturave
të tjera bashkëkohore të fqinjëve, apo rymave moderne të kombeve të tjerë.
Dihet mirë se:
Në vendin tonë bashkëjetojnë pakica të tjera me gjuhë dhe kulturologji të tyre, si
grekë në zonën e Dropullit, apo shumë pak sllavë në veri, si dhe një pakicë
maqedonase në Perëndim, pranë liqenit të Prespës.
Brenda këtyre raporteve dhe ndikimeve multikulturore të huaja, kultura
qytetare dhe njeriu qytetar bëhen më funksionalë, më të pranueshëm dhe më të
ndërgjegjshëm për të ruajtur dhe kultivuar traditat, folklorin, vallet tradicionale
dhe këngët që këndohen sipas krahinave.
Fjalë kyçe: multigjuhë, multikulturë, gjuha shqipe, ballkanike, të folme, dialekte,
kultura greke, bashkëjetojnë, fonetikë, leksik, gjuha letrare.

MULTI LANGUAGE AND MULTI CULTURE IN CURRENT CALLS


IN THE BALKANS.
- Albanian Literary Language has been created and used along
centuries by a native Albanian that have albanian native language.

... From ancient times, in the depths of the centuries, this vitality
and cultural vitality it preserved and liven up in the most difficult
times of foreign conquests!
This creative and cultural lifestyle has emerged, and it has been
prominent since the times of the National Renaissance, from where it
was created, major works of Albanian literature and culture were
written.
We are a denizens of a nation with the same traditions in the
centuries and the identity of folk culture, customs, rituals, epic songs,
cradles, weddings, vaults that are preserved and inherited from
generation to generation that are adorned, developed, spread
through Albanian lands through native language ...
"All the literary speaks of Albanian, these lands find themselves in the
most elaborate, highest and most prestigious version of this (ectnolekti), in the
national literary language." Gjovalin Shkurtaj,
HOW TO WRITE ALBANIA ". Edited TOENA, Tirana, 2008, p 64
One of the greatest events of the twentieth century (in 1972) was
the Congress for the Standard Language of Albania, where delegates
from all the Albanian lands participated!
−Both of these essential categories (Language and Culture) are the
two pillars that hold, protect the nation and the state from the
aggressive influences of various anti-national ideologies:
At each stage of development they fill and enrich each other.
This subordinate is in function of political, economic and religious
life.
Multilingualism is more sensitive, more intelligent, more solid,
built according to the principles of phonetics, syntax, morphology
and dialects of Albanian.
In the conditions of a globalization Multilingualism suffers
splintering, is loaded with different technical-scientific, legal and
economic thermonology!
While Multiculture is enriched, absorbed, influenced, captured and
given by other contemporary cultures of neighbors, or the modern
rhythms of other nations.
Within these reports and foreign multicultural influences Civic
Culture and Citizenship become more functional, more acceptable,
and more conscientious to preserve and cultivate traditions, customs,
customs, folklore, traditional dances and songs that are sung by the
provinces!
Key words: Multilingual, Multicultural, Albanian, Balkan,
Dialects, Greek Culture, coexist, phonetics, lexical, literary language.

Hyrje:

-Gjuha shqipe shikohet dhe vlerësohet si simbol i indititetit etnik, i cili nuk mund të
lihet në harresë.
“ Që më 1933 B. Havranek përvijoi disa tufëza veçorish të përbashkëta dhe
vijimisht u shkruan artikuj dhe studime përkatëse,mbetet ende punë për të hartuar
një pamje të qartë të ballkanizmave fonetike “Aristotel Spiro ALBANOHELENICA, viti
2013, 413
Nga pikëpamja gjenealogjike dhe kronologjike gjuha shqipe ka sistemin e saj,
trajta dhe modele, që janë trashëguar nga periudha e hershme indoevropiane, janë
trajtuar më qartë sipas rregullave të funksionimit të saj, të krijuara në mënyrë të
pavarur dhe nën ndikimin e gjuhëve ballkanike, që e kanë çuar në konstituimin e
gjuhës moderne shqipe.
Në fushën e onomastikës çdo kulturë, që ka jetuar ka lënë gjurmët e saj, nga
koha pagane, orthodhokse, myslimane, katolike dhe bektashjane!
Nga Paganizmi kemi emra zogjsh, lulesh si; Shqiponjë, Dallandyshe, Lule, Flutur,
Bilbil, Kanarinë, Thëllëzë, etj.
Emra me prejardhje nga kultura Greke si, Dhionis, Kleopatra, Odise,
Theodhora, Akil, Eleni, Nikolla, Maria, Dhimitra, Foto, Telemak.
Emra nga ndikimi i kulturës osmane si; Ali, Novruz, Hysen, Barjam, Zeqir,
Kamber, Murat, Osman, Tahir, etj.
Kemi trashëguar mbiemra nga ndikimet e pushtuesve, ose fetare si: Hoxha,
Shehu, Dervishi, Kauri, Prifti, Papa, Hyseni.
…Të gjitha këto bashkë, që cituam më lart, kanë bashkëjetuar dhe përsëri
bashkëjetojnë mrekullisht në trojet tona shqipfolse!

1- Multikultura është mjedisi ku gërshetohen kultura të popujve e kombeve të


ndryshme.
“Të gjitha të folmet letrare të shqipes, të këtyre trojeve e gjejnë veten në
variantin më të përpunuar, më të lartë e më me prestigj të këtij ektnolekti, në
gjuhën letrare Kombëtare.”Gjovalin Shkurtaj, “SI TË SHKRUAJMË SHQIP””, Botime
TOENA, Tiranë 2008, f,64.
-Këto dy kategori jetësore{ Gjuha dhe Kultura} të domosdoshme, janë dy shtyllat
që e mbajnë, e mbrojnë Kombin dhe Shtetin nga ndikimet agressive të ideologjive
të ndryshme antikombëtare:
Në çdo stad zhvillimi ato plotsojnë dhe pasurojnë njera-tjetrën. Kjo vartësi
është në funksion të jetës politike, ekonomike dhe fetare.

3
- fonetike “Aristotel Spiro ALBANOHELENICA, viti 2013, 413
Multigjuhësia është më e ndjeshme, më inteligjente, më solide, e ndërtuar sipas
parimeve të fonetikës, sintaksës, morfologjisë dhe dialekteve të shqipes.
Në kushtet e një globalizmi multigjuhësija pëson ndrydhje, ngarkohet me
termonologji të ndryshme tekniko-shkencore, juridike e ekonomike.
Ndërsa multikultura pasurohet, përthith, ndikohet, merr dhe jep prej kulturave
të tjera bashkëkohore të fqinjëve, apo rrymave moderne të kombeve të tjerë.
Dihet mirë se:
Në vendin tonë bashkëjetojnë dhe pakica të tjera si, grekë në zonën e Dropullit,
Delvinës, apo shumë pak sllav në Veri, si dhe një pakicë maqedonase në Peerëndim,
pranë liqenit të Prespës!
Brenda këtyre raporteve dhe ndikimeve multikulturore të huaja, kultura
qytetare dhe njeriu qytetar bëhen më funksionalë, më të pranueshëm dhe më të
ndërgjegjëshëm për të ruajtur dhe kultivuar traditat, doket, folklorin, vallet
tradicionale dhe këngët që këndohen sipas krahinave.

2- Multigjuhësia dhe multikultura kanë përqasje dhe afri në shumë drejtime:

Popujt e gadishullit të Ballkanit dhe me gjerë, pë faktin se kanë qëndruar dhe


jetuar pranë si fqinjë nëpër shekuj gjatë gjithë historisë së tyre, duke levizur dhe
komunikuar midis tyre, duke marrë, përciellë dhe dhënë në marrëdhëniet e tyre të
përditshme janë miqësuar.
Në histori, në luftën e përbashkët kundër të njëjtëve armiq, nëpër të gjithë
perandoritë, kanë marrë dhe kanë dhënë në doke dhe zakone, në gjuhë dhe në
krijimtarinë gojore popullore, në përrallat, gojëdhënat, gjë e gjëzat, legjendat për
urat, kështjellat, kanë imituar dhe janë frymëzuar për të mirë eposet e njeri tjetrit
në mënyrë krijuese, kanë bërë martesa, lidhje familjare, bashkëpunime të
gjithanshme.
Kjo dallohet shumë midis shqipes dhe greqishtes në fjalor, në strukturë, për faktin
se të dy gjuhët janë të familjes indoevropiane.
Prirjet nga kontaktet me modele të tjera gjuhësore forcojnë me fjalë dhe
frazeologji të reja dhe hap rrugën për modernizimin gjuhësor.
“Kultura e gjuhës është kujdesi për të zhvilluar në gjuhën letrare, ato veti, që janë të
domosdoshme për funksionimin e saj të veçantë.“Norma Letrare Kombëtare dhe
Kultura e gjuhës”, vëllimi i parë, Tiranë 1973, f, 8.
E folmja çame përbën një pasuri në historinë dhe kulturën tonë kombëtare me
larminë e këngëve e poezive, me frymë poetiko-letrare si gurrë e pashtershme dhe një
objekt i vlefshëm studimi si pasuri leksikore, me të folmen çame dhe një pasuri
gjuhësore e patjetersueshme ku s’kanë munguar hulumtimet dhe studimet e ndryshme
etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e dialektologjisë.
Kjo e folme përcjell jo vetëm frymën, aromën e kulturës dhe traditave të
saj, por do shihet e lidhur ngushtë me mënyrën e të ndërtuarit të leksikut dhe
frazeologjisë që përkon me të folmen çame.
Ato vijnë të lidhura ngushtë me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve, e
fshatrave çame dhe zakonet e tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë e
autoktonisë dhe e zhvillimit të tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri zenë vend
prirjet drejtë zevendësimit të të folmes çame me standardet e shqipes së përgjithëshme
përkrah gjëgjësive të tyre dialektore.
“ Që në shek. XVIII, J.G. Herderi ka mbrojtur pikëpamjen sipas së
cilës kultura popullore vështrohet si pjesë e rëndësishme e kulturës
kombëtare.
Kultura Gjuhësore është e thjeshtë, por e ndjerë dhe e përzgjedhur bukur e
me forcë shprehëse, e cila na jep një tablo interesante e të vërtetë, të jetuar,
të bukur dhe të ndjerë shpirtërisht.”

3- Gjuha shqipe po tregon qëndrueshmëri dhe hapje ndaj ndryshimeve politike e


ekonomike për bashkekzistencën dhe vijimësinë e pashkëputshme të dy dialekteve
të saja, përmes vlerave të përbashkëta kulturore dhe gjuhësore, që shprehin këto dy
shtylla, tashmë të mbrojtura në Gjuhën standarde!
“Studimet etimologjike në fushë të shqipes të kryera në gjysmën e shekullit të 19-të,
në mënyrë të veçantë vepra prej 7-të vëlimesh e Eqerem Çabej, japin mundësi të vrehet
se midis shqipes dhe greqishtes ka afri të shumta gjuhësore.” Aristotel Spiro,
ALBANOHELLONICA – 6, viti 2018, f, 13.

4 - E folmja çame si pjesë e multigjuhësisë dhe multikulturës shqipe...

E folmja çame përbën një pasuri për gjuhën shqipe, po aq dhe në


historinë, kulturën tonë kombëtare si objekt i vlefshëm studimi, si pasuri leksikore
me të folmen çame dhe një pasuri gjuhësore e patjetërsueshme, ku s’kanë munguar
hulumtimet dhe studimet e ndryshme etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e
dialektologjisë.
Në këtë punim që po përgatis, ajo përcjell jo vetëm frymën dhe aromën e
kulturës dhe traditës çame, por shihet e lidhur ngushtë me mënyrën e të ndërtuarit
të leksikut dhe frazeologjisë, që përkon me të folmen çame.
Ato vijnë të lidhura ngushtë me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve
e fshatrave çame dhe zakonet e tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë
e autoktonisë dhe e zhvillimit të tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri, zenë vend
prirjet drejtë zëvendësimit të të folmes çame me standardet e shqipes së
përgjithëshme përkrah gjëgjësive të tyre dialektore, ku s’kanë munguar hulumtimet
dhe studimet e ndryshme etnolinguistike dhe përgjithësisht në fushën e
dialektologjisë.
Dukuria artistike e prurjes së kësaj pasurie e frazeologjisë popullore çame,
ka vlerën e një produkti të veçantë, kreativ e figurativ. Ato vijnë të lidhura ngushtë
me mjediset çame, ku spikatin bukuritë e vendeve e fshatrave çame dhe zakonet e
tyre, të cilat i ruajnë me fanatizëm edhe sot, si vlerë e autoktonisë dhe e zhvillimit të
tyre në kohë, pavarësisht se tek brezi i ri, zenë vend prirjet drejtë zevendësimit të të
folmes çame me standardet e shqipes së përgjithëshme përkrah gjëgjësive të tyre
dialektore.
Ky punim bën objekt, ka si vlerë të folmen çame si pjesë e multigjuhësisë
shqipe. Ato vijnë nga fushat konceptore të lidhura me mjediset dhe trevat çame.
Me natyrën e vendeve skajore jugore çame; me atdhedashurinë çame dhe
temën e patriotizmit; me kulturën e traditën e veshjeve e të mënyrës së jetesës; me
figurën e spikatur të vashëzës çame dhe dashurinë; me punët në bujqësi e blegtori;
me botën e kafshëve e të shpendëve; me emocionet që sjellin vlera semantike në
mardhëniet farefisnore, në dasmat e tyre, në problemet shoqërore, etj.
Pavarësisht evolimit të gjuhës sot, ku në zhvillimet leksikore, rol parësor në
ruajtjen e fjalëve të ndryshme, marrin edhe faktorë të tjerë si: rethana, çasti i
ligjërimit, situata, përdorimi për qëllime të ndryshme emotive, krenaria për
origjinën, humori etj.
Nuk mund të mos vlerësojmë edhe faktorë të tjerë, siç janë lidhjet me arsimin,
veprimtarinë prodhuese, veprimtarinë kulturore e shoqërore, etj.
Si dhe me faktorë të tjerë shoqërorë e natyrorë, po aq të rëndësishëm si
martesa, mosha, gjinia, ku gjuha dhe ligjërimi çam kanë pësuar lëvizje e ndryshime
ndër breza.
Ndryshimi gjuhësor nxitet e përcaktohet nga zhvillimi i kulturës, veprimtarisë
prodhuese, mjeteve të reja teknike, jetës politiko-shoqërore, përparimit e shkencës,
elektronikës etj. Nën trysninë e të cilit është edhe vetë gjuha
standarde...
Për sa kohë gjuha standarde do të jetojë së bashku me dialektet, me të
folmet, gjithmonë do të ekzistojë një lidhje bashkëveprimi midis tyre.

5- Multigjuhësia dhe multikultura janë në ecje, në kërkim të formave, modeleve me


nuanca kuptimore sidomos në fonetikë dhe leksik me ngjyrime të reja
bashkëkohore...

GJUHA SHQIPE S'KA KUFI SHTETËROR.


Në Kongresin e Drejtshkrimit 1972 Çabej guxoi me ba thirrje për
“një gjuhë të përbashkët, tej caqeve shtetërore”.
Kjo gjuhë, thoshte ai, “mbetet shprehja e një njësie nacionale dhe e një
shkalle të caktuar të kulturës së bashkësisë që e flet”. Prandaj në formulim
të çdo rregulle ai këshillonte të jetë e pranishme “vetëdija që është puna
për një drejtshkrim të caktuar jo për disa mijë veta, po për katër milionë
njerëz që e kanë shqipen gjuhë amtare” - aq shqiptarë ishim
asokohe në rajon.
Sa u mbajt parasysh kjo këshillë e Mjeshtrit, që i rrihte zemra shqip?
-fragment nga libri- GJUHA SHQIPE, Mehmet Elezi
Edhe vet poeti mysliman shqiptar prek]j Delvine Haxhe Shehreti, në krejt
poemën e vet përdor trajtat-arvanitis dhe arvanitia...vetëm kdheur do të emërtoj
krahinën e labërisë, pjesën malore të Himarës, përdor termat-Arvano-Arvanja
Alvanjaj. Arstotel Spiro, vëllimi i 2të=ALBANOHELENIKA, f,120
Këto struktura duhen përafruar me kujdes nga ndikimet e ideve të
studiuesve me tendenca politike antishqiptare e nihiliste, por dhe duke ruajtur
vlerat dhe ato morfologjike e fonetike të gjuhës shqipe!
Në këtë studim kemi parasysh sfidat me të cilat ballafaqohet shkenca e
Albanologjisë me dy fusha nga më të qënsishmet, më madhore, më të domosdoshme
për një komb, siç janë: multigjuhësia dhe multikultura në kushtet e sotme
ballkanike.
Sipas Prof.Aristotel Spiro:
“...Ekziston një traditë që trajton në përgjithësi -të marrëdhëniet midis gjuhëve, duke
marrë parasysh trajtat se...në zhvillimin e trajtave të përbashkëta, një rol të
rëndësishëm luajnë marrëdhëniet midis të folmeve a dialekteve gjuhësh të
ndryshme.” Aristotel Spiro - Revista ALBANOHELLENICA-6, viti 2018, f, 59.
Duhet thënë se;
-Një formë tipike e lidhjes shpirtërore me traditën dhe artistiken me fqinjët është
e pashmangshme për një letërsi të bukur dhe kulturës shqiptare.
-Shqipja është simbol i indititetit etnik, i cili kurrsesi nuk mud të mos
çmohet si simbol i këtij indititeti etnik.

“Në shekullin e 18-të J.G.Herderi ka mbrojtur pikëpamjen sipas së cilës kultura


popullore vështrohet si pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare!” - Ilir Mborja, nga
vëllimi me studime letrare “Të pikturosh fjalën, të pikturosh dritën” të autorit
A.Gjata, Shtëpia Botuese “ADA”, viti 2017, Tiranë, f, 25.
Vlerë dhe pasuri përbënë për multikuturën folklori i pashtershëm i saj në
krahina të ndryshme. Këto vlera janë pasqyruar më së miri nëpër festivalet e
shumta të organizuara nga grupet folklorike.
Duhet pranuar se:
-Gjuha e veprave krijuese e studiuesëve, shkrimtarëve dhe poetëve kanë interes
dhe vlera të veçanta për gjuhën dhe kulturologjinë. Gjuha e tyre është e pasur me
neologjizma nga gurra e pashtershme, fjalë të qëmtuara dialektore, krahinore dhe
fjalë të vjetra të lëna në harresë.
Këngët popullore paraqesin interes historik, si vlerë poetike, por dhe për
qëndrimin kritik ndaj realitetit, për brendinë e tyre filozofike e jetësore.
Kënga jonë popullore historike vijon të jetë vlerë e rëndësishme shpirtërore dhe
faktor kulturor aktiv i zhvillimit të kulturës artistike.

6- Rënia, mos përfillja e gjuhës amtare, përbën shqetësim sa patriotik, aq dhe


politik e shoqëror, nga shoqatat atdhetare në emigracion.
Sipas stadit të tanishëm që po jetojmë në emigracion (çështja e ruajtjes së
shqipes prej brezit të ri) është komplekse e natyrës dhe e formave sociolinguistike,
politike e ideologjike, sidomos kultivimi i bilinguizmit aktiv, për brezat që jetojnë
dhe do vijnë në të ardhmen në emigracion!
Them me bindje se në vazhdimësi, në shtetin fqinj shoqatat e shumta, sidomos ato
për mësimin e gjuhës shqipe, të organizuar nga mësues të nivelit të lartë bëjnë punë
të specializuar, me plot dëshirë dhe atdhetarizëm.
Janë me dhjetra e dhjetra shkolla të mësimdhënies në gjuhën shqipe, të
vetëdijshme për të përçuar gjuhën dhe kulturën e kombit tek fëmijët që kanë lindur
në Greqi.
Punë shembullore në emigracion bëjnë dhe shoqatat atdhetare dhe ato
kulturore për të mbajtur dhe përhapur traditat, kulturën, folklorin, doket, vallet, për
të përçuar tek fëmijët traditat, gjuhën, dashurinë dhe historinë e popullit tonë në shekuj.
Shembull tipik dhe me vlera madhore përbën për kulturën tonë kombëtare polifonia labe. Kjo
kulturologji është një thesar muzikor në botë, është pjesë e vlerave në UNESKO dhe mbrohet
prej saj.
Tashmë kjo muzikologji është bërë e dashur dhe për popullin grek. Kudo nëpër mjediset e
emigrantëve, në takimet folklorike, në festat tradicionale, në gëzime e dasma, jehon
kënga labe në të gjithë Greqinë.
7- Pjesë e multigjuhësisë dhe multikulturës shqipe është dhe e folmja arvanitase, që
dhe sot janë në trojet e të parëve të tyre…
Një e folur e vjetër, e ruajtur në kushtet e izolimit dhe e fjetur për shumë vjet
nga trungu arbëror, meriton përkujdesjen dhe detyrimin që ta sjellë në vëmendje të
lexuesit nëpërmjet kumtesës sime.
“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në Evropë, por mbi të
gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”!
Kjo thënie përbën boshtin e kësaj nënteme, ku arvanitasit përdornin gjuhën e
vet amtare në trajtën e folur por jo si gjuhën e shkrimit.
Sipas vlerësimeve të historianëve e filologëve të ndryshëm, arvanitasit pas
shekullit XV e deri në kohë të revolucionit grek të vitit 1821, përfaqësonin rreth 1/3
e popullsisë në vendbanimet e hershme dhe të ishullorëve të Greqisë, si në Hidra,
Poros, Specias, Andros, Salamina, e fshatrave të shumtë në zona të ndryshme të
Greqisë. Këtë tezë studimore do mundohem ta sjell me përqasjet, analizat nga një
literaturë e bollshme, si edhe shtjellime krahasuese të veçorive gjuhësore, si
sintaksore edhe morfologjike, nëpërmjet përballjes me gjuhën e folur të arvanitasve
në trevat ku dhe sot jetojnë si autoktonë në shekuj.
Gjuha arvanitase është e folur arkaike me tipare e veçori të toskërishtes
jugore dhe natyrshëm edhe me elementë të shumtë nga gjuha greke. Në ditët që
jetojmë kjo e folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”...Por kurrsesi nuk ekziston si
dialekt.

8- Në trashgimin ndërtimore të vendeve të Ballkanit të krijuara përgjatë


shekujve, vërejmë shumë tipare unitare në trashgimi të ndryshme ndërtimore, ku
bie në sy raporti se, njësi-ndryshueshmëri nuk është i qëndrueshëm, janë në gjini të
ndryshme si arkitekturë, në kohë të ndryshme historike, në varësi nga terreni
(fushor, kodrinor,apo malor).
Një veçori tjetër përbërse është:
Se familje, ose fise nguliten në një zonë, në një kodrinë, rrëzë një mali, ose
luginë. Këto vendbanime tregojnë mësëmiri karakterin e bashkësive për të ruajtur
gjenalogjinë, gjuhën, traditat dhe mirëqenien e tyre.
Në këto kushte çështja e përdorimit të dialektizmave dhe krahinorizmave,
përdorimi stilistik i tyre kanë vlerat e veta në rrethana ligjërimore.
Po kështu, është fisnikëri, vlerë pasurimi i gjuhës me fjalë që njihen pak, ose
aspak, në këtë rast nuk duhen futur fjalë që s’janë të shqipes...

1 - Gjovalin Shkurtaj - “SI TË SHKRUAJMË SHQIP”. Botime TOENA, Tiranë, 2008, f, 64.
2 - Aristotel Spiro, ALBANOHELLONICA 6, viti 2018,,f,13.
3 - Aristotel Spiro, Revista ALBANOHELLENICA 6, viti 2018, f, 59.
4 - Ilir Mborja, nga vëllimi me studime letrare,Të pikturosh fjalën, të pikturosh dritën, të
autorit A.Gjata, Shtëpia Botuese “ADA”, vit 2017, Tiranë, f, 25.
5 - Aristidh Kola, Sinan Gashi, “Zëri i arbërorëve në Greqi”, Prishtinë, 2010

“ N Ë FESTËN EROTIKE”
gjata.arqile2@gmail.com

Aristotel Spiro, Shtëpia Botuese “alcaeus”, viti 2001.

“URIMET MË TË MIRA
PËR ÇASTE TË BUKURA
E POETIKE NË JETË!” - Athinë, 7 shkurt 2002, nga Prof. Aristotel Spiro.

Përmbledhje.

Poezia lirike, sidomos ajo për dashurinë, si pjesë e rëndësishme e


komunikimit dhe si shprehje e botës së brendshme e poetit Aristotel Spiro drejt
lexuesit na qaset.
Poezitë e këtij vëllimi i prekim, i shijojmë si ndjesi shpirtërore nëpërmjet
mjeteve artistike të përdorura me elegancë dhe diskursi i fjalëve të përzgjedhura
përbëjnë vitalitetin dhe pjekurinë e poezisë së vëllimin poetik “në festën erotike”-
Aristotel Spiro, Shtëpia Botuese “alcaeus”, viti 2001, ISBN, 960-86780-3-X[11]
Tani që po e rilexoj poezinë e Prof. A.Spiros e ndjej veten si banor i poezisë së
tij.
Sipas meje, gjithë kënaqësia estetike, që më dhuron poeti ka natyrën e
përshkrimeve lirike.
Lirizmi duke qenë përbërës i rëndësishëm në poezi si kategori estetike japin,
përcjellin ngarkesa të veçanta ideoemocionale, nga ky realitet janë dhe lirikat e
poetit A.Spiro të cilat përshkohen me trajta shumë të ndjera, sidomos në dy poezitë
që do trajtojmë.

DASHURI E PATHËNË
Dashuri e pathënë,
më mban në jetë pranë jush
duke shpërfillur ngulmueshëm
barrierat e prezantimeve.
Dashuri e pathënë,
fjalë si ëndrra,
ndërthurur me dhimbje,
që mësojnë thjesht
botën më të vështirë
e më të thyeshme
në fytyrën e unit
të ty-së
dhe në trajtën e ne-së. (f, 7).
Teksti i poezive është mbizotrues si funksion poetiko-estetik si dhe përciell
mesazhe nga (un-i dhe ne-së), që parathotë poeti.
Për të kuptuar, për të ndjerë shtjellat poetike të autoit mjafton të kesh kërshëri
dhe vullnet shpirtëror për t’i lexuar!
Personazhi i poezisë, vet poeti me guxim sinqeritet rrëfehet dhe ka kurajon të
ndryshojë karakterin e tij, pasi dhe psherëtima ka ndjenjë.
Autori na thotë:
NË FESTËN EROTIKE
Sot rri heshtur para teje
duke përmbajtur lotët
në abysin e mendimeve,
me barrën e fajit
mbi supe,
që çdo ditë të dashurova
ndryshe;
vazhdimisht transformoja veten
duke ikur nga ai çast
i vetes time të parë.
Vij i ndryshuar
në festën tonë erotike
me dhelka dhe galope
dhe pshertima ka ndjenjë.
Bëhem dinak pa e dashur,
bëhem dikush tjetër pa e kuptuar,
dikush që s’e njeh
vetëm mua.
Çdo herë të tradhtoj padashur,
Gjersa gjithmonë tek ti njoh
vetëm ty. (f,8).
Poezitë që lexuam më lart janë prurje ku poeti pozon ndjenjat të pasura me
lëvizje kuptimore të ndryshme.
Janë mendime të thella, me rrjedhjet e fshehta, të bukurshkruara si:
(bëhem dinak pa dashur, bëhem dikush tjetër pa u kuptuar.)

Hyrje

Gjuha, stili, ngarkesat emocionale, pasuria e shprehjeve të autorit dëshmojnë


më së miri se ai është poet i formuar, jo thjesht si njohës shkencor i gjuhësisë dhe i
letërsisë, por dhe një poet i lindur i fjalës së shkruar poetike.
Lirikat si shenjtërim i shpirtit janë shumatore e dëshirave, shuhen me tretjen e
mendimeve dhe harohen me përpëlitjen e heshtjes…
Në shumë poezi të këtij vëllimi poetik përdoren fjalë kyçe, ku nga leximi i tyre
krijohen imazhe dhe lexuesi shijon bukurinë e poezisë.
Të tilla fjalë kyçe janë:
“dashuri e pathënë-Prapa hekurave-Në festën erotike-Përtej xhunglës së poezisë-
flakë në pasionin e detit-dëgjuam nyjtyme të çuditshme-etje”.
I pavdekshmi Dostojevski, krahas veprave të tij madhore shkruan se:
“Bukuria do ta shpëtojë Botën”.
Poezia mbetet një Diell që ngrohë shpirtin e njerzimit. Shndërrimet e
figurshme përgjatë vargjeve zgjerojnë aftësitë kuptimore të fjalës drejt
abstraktimit.
Në poezinë e këtij vëllimi që po trajtoj, brenda strukturave të vargëzimit autori
krijon modele, mënyra, mjete estetike të spikatura, që motivojnë figurat letrare.
Dhe pse Prof. A. Spiro e njeh shumë mirë metrikën në poezi, poeti nuk shkruan
me metrikë poezinë e tij. Një gjykim i tillë është i përligjur, pasi ky këndvështrim i
jep autorit, poetit më shumë hapësirë, mundësi dhe figuracion krijimeve poetike.
Sipas meje, kënaqësija estetike (të cilën e shijoj) që më dhuron poeti e ka vet një
natyrshmëri të tillë poezia.
Fjalë kyçe:
“Poezi, erotike, përsiatje, figuracioni,vegime, trajta, elitar,mesazhe, semantike.”.

Poeti si personalitet ka nivel etniko-kulturor të nivelit të lartë, ky realitet më bën të


udhëtoj nëpër hullit e vlerave të tij krijuese.
-Në poezinë “Në Festën Erotike“ vargjet flasin me heshtje të supozuar, ku ndihet
abstraksioni si përshembull:
“bëhem dikush tjetër pa e kuptuar,dikush që se njeh dhe as e njoh.“
Problemet etiko-sociale të përshkruara në poezitë e vëllimit poetik “Në festën
erotike” krijojnë rrugë mendimesh si përsiatje, që na i servir autori...

SKLLEVËR TË FATIT
Nuk jemi ne
ata që ekzistojnë,
prej ca qenie të ndryshme
të huazuara
prej vetes sonë të thjeshtë
të panjohur,
që gjendet poshtë nesh,
ndër zgafellet e fatit tonë
dhe na dhunon
nga çasti në çast
me apokalipsin
....për ne nuk ka mrekulli
Leksiku i kësaj poezije ndërtohet nga përbërsit kuptimorë, si fushë leksikore,
ushqen lexuesin me lëndë gjuhësore, që konteksohet me vargje të pjekura poetike.

A - Poeti Mjeshër i Vegimeve Poetike!


Në librin poetik që po trajtoj, fatmirësisht gjejmë, i gëzohemi vegimeve
poetike, që me aq mjeshtëri na i sjell si:
“kujtime të së ardhmes, ngjyrosur me ngjyrat e panjohura, me ndjenjë egoiste, i
dashuruar nga të gjithë dhe skema ngjanë me realen.”.
Këto vegime janë dritësi që projektojnë individualisht poetin, si thirrje
ngazëllyese, përthyer bukur nga përvoja e tij krijuese…
Siç dhe dihet vegimet e natyrës janë trajta të krijuara nga lindja e diellit në acar,
në pranverë, ose në perëndim të tij në kohë pranvere, në rastin tonë këto vegime
përafrohen me gëzim në ditë feste…

“Vegimet vijnë në ditë feste:


Sot unë kam festë.
E fitova sërish qetësinë.
Jetoj nga e para në paqe
Me veten time të rifituar.
Në lojën lëvizëse të çasteve.
Një ritual i papërsëritshëm,
Thirrje ngazëllyese,
jehona kohore e qenies sime,
padurimi për të qenë i pavdekshëm
dhe një ndjenë egoiste për pafajsi.”

B - Poeti vital, elitar në hapësirën kohore vjen këmbëngulës me thesarin e vet


poetik si produkt pjekurie.

Autori në hapësira kohore të caktuara përballet me dinjitet me artin e letërsisë.


Prof. A. Spiro dhe si studiues në fushat që ligjëronë ka si vlerë madhore trajtat
eprore si përkatësi studimore.
Shtysa për të analizuar poezinë e Prof. A. Spiros m’u ngjiz pasi rilexova librin
poetik “në festën erotike” nga ku ndjeva me shumë kënaqësi forcën e mendimit të tij
krijues, poetik.
Janë disa veçori që i përcaktojnë vlerat krijuese që zotron poeti ynë A. Spiro,
si: gjuha, stili, pasuria poetike e të shprehurit. Të gjitha këto bashkë dëshmojnë se
A.Spiro është artist i fjalës së shkruar.
-Shpirti intelektual krijues është individual.
Brenda kundrimit poetik ndihet ligjërimi artistik përtej kuptimit ku njihesh
dhe me mesazhet semantike që përciellin vargjet, fjalët, fantasia e tij…
Vargjet e tij janë qirinj të ndezur që nuk shuhen. Kujtesa e fjalës e
personalitetit të Pro. A. Spiros të rizgjojnë, janë qëmtuar si thërrmiat e arit…
Profesori, studiuesi Xhevat LLoshi pohon se:
“Funksioni i vaçantë i gjuhës në letërsinë artistike është funksioni estetik, gjuha jo
vetëm mishëron një përmbajtje, jo vetëm kumton një iformacion letrarë, por edhe
synon të ketë ndikim estetik.” - Valter Memisha, STUDIME PËR FJALËN SHQIPE,
botuar-botart, Tiranë, 2011, f,236.
POEZIA “PREMTIM” me 58 vargje është një nga ato prurjet për të cilat
shkrova më lart, si model, si trajtë eprore që përciell te lexuesi një këngë me pasion
të thellë krijues, të ngjyrosura me figuracione dhe tingëllima zanore fundore…

“...Dhe unë po prisja


atë çast
të lindjes së fjalës
për t’u çliruar
nga përgjegjësia e të pathënës,
të bij para teje
me këngën tënde
të dashur,
me të vërtetën në duar,
një foshmje të pafajshme,
që mbrojtje kërkonë.
Një këngë për ty,
një passion të thellë,
që u deshën vite
për ta ngritur,
të shoh trajtën tënde,
të pandryshueshmen,
si ato ditë
që rastësisht u takuam
dhe të indentifikova me gruan time.
TI erdhe bashk; me vështrimin tim,
Bashkë me veten tënde që e kisha përbrenda,
Ia dhe fytyrën vajzës së patrajtë,
që bartja me vete.”

C - Në altarin poetik të poezisë së A. Spiros, fenomeni: vdekja jasht vetes, është


vdekja që nuk hesht.

Ajo (vdekja) është më e çiltër shpirtërisht.


-Ndërron trajtë, ka më shumë dashuri-ndërron jetë vdekja ime, i vdekur
rrugëve endem...
Vdekja në poezinë e poetit nuk e ka tragjiken e zëshme që vjen e natyrshme,
tashmë, në këtë poezi ajo është metaforë, si “virusi” më i përhapur që të torturon
në pambarim.
Poetikisht këtë fenomen e gjejmë të pasqyruar (si metaforë) në disa poezi të këtij
vëllimi, si:
ÇDO HERË
Deri këtu ku kemi arritur
Kam vdekur shpesh here.
Tani ska më frikë nga vdekja.
Sa here që për ju më mer malli,
I vdekur rrugëve endem.
Harruar prej botës së panjohur,
që bërtetë papushim e ngulmueshëm
pranë prezencës time indiferente.
Por në se diku ju takoj,
në një kordinatë hapsire dhe vendi,
ndërron jetë vdekja ime.
Vargjet që po shkruaj më tej, shpëfaqin jetën e gjallë, dinamike të fjalës,
apo shenjimin e zanoreve të gjata (a,e,u,y,i,o) në çdo fjalë janë dhe tregues i prirjes
intelektuale, si mishërim i un-it të tij poetik.
Ja disa vargje nga poezia “PREMTIM”
...Dhe unë po prisja
atë çast
të lindjes së fjalës
për t’u çliruar
nga përgjegjësia e së pathënës,
të vij para teje
me këngën tënde
të dashur,
me të vërtetën në duar,
një foshnje të pafajshme
që mbrojtje kërkon.
Një këngë për ty,
një pasion i thellë,
që u deshën vite
për ta ngritur,
të shoh trajtën tënde,
të pandryshueshmen.

Disa përfundime:
-Profesor A. Spiro me krijimtarinë e tij poetike i ka lënë brezave, lexuesve të
poezisë shqipe virtytet dhe vlerat e një poeti elitar për kohën kur ai lëvroi me
dinjitet poezi.
-Poeti, në vetvete është një kalorës i poezisë që shikon përtej të pandryshueshmes
të botës së panjohur letrare.
-Autori i këtij vëllimi poetik ka punuar me përgjegjësi, me vullnet dhe
elegancë, “bëhet dikush tjetër”, që në thelb është vetvetja si krijues dhe natyrshëm
ka krijuar individualitetin e tij si poet elitar.
Po e përmbyll këtë kumtesë studimore me një mendim hipotetik:
Poeti A. Spiro nuk ka frikë më nga “vdekja” poetike.
Poeti e ka mposhtur në mënyrë sublime atë...

-Referenca nga literaturë e konsultuar.

-Arqile Gjata, Trokas me Ligjërime,Shtëpija Botuese “MILOSAO”, Sarandë, 2018.


-Gjovalin Shkurtaj, “SI TË SHKRUAJMË SHQIP”.
-Iskra Thoma,”Individualiteti dhe vepra letrare.”
-Rexhep Qosja,” Historia e Letërsisë Shqipe,” vëllimi: Një-Dy-Tre.
-Valter Memisha,” STUDIME PËR FJALËN SHQIPE”.
-Zeqir Kadriu, “MOZAIK GJUHËSOR”.

Jam ftuar të marr pjesë në “Pagëzimin e zogjve”,


të shëtis tek “Eliksiri i gurit“
gjata.arqile2@gmail.com

Përmbledhje:

Jam ftuar të marr pjesë në “Pagëzimin e zogjve”... të shëtis nëpër “Eliksiri i gurit” të
poetit Niko Kacalidha.
Janë dy vëllime poetike të Niko Kacalidhës “Mjeshtër i Madh”
Niko Kacalidha është poet “lirik i buruar”.
Shkrimtari, poeti ynë Niko Kacalidha është krjues në dy gjuhë, shqip dhe greqisht.
Në parathënien e librit poetik “Pagëzimi i zogjve” (është pjesë e Kolonës me
numrin 9) nga Shtëpia Botuese TOENA.
Shkrimtari Ismail Kadare thotë:
“Poezia e tij (Niko Kacalidhës) po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjesë në historinë
e re, asaj që i përket e ardhmja të gadishullit ballkanik”.
Poeti ynë fisnik i admiruar ua ka për nder zogjve...sepse:
“Mua më shpëtuan zogjtë se do të vdisja i virgjër në suecidin e hënës varur në
shpellën e Polifenit me litarin e jaseminit, në altaret dimëror të borës ndanë tempujve e
busteve të drurëve dhe pikëllimit kaq fisnik të borsit”, po aty, f, 10.
Në vëllimin poetik “Pagëzimi i zogjve” gjendemi në oazet e gravureve të
mrekullueshme poetike (45 gravura të punuara me fantazi, me ngjyra, si skulptura
në një galeri artore, aq dhe të çuditshme për mesazhet, si shtresime filozofike të
pikturuara me një gjuhë letrare të mbushur me shpirtëra, me bukurinë e
metaforave dhe ideime, si përshembull....f, 13, 17:
“Malet bronzore kruanin kurrizin në dëllinjat e reve dhe asparaguset e mjegullave.
Erdhi mbrëmja, erdhi agullimi dhe jargavani betohej në bebëzen e zogjve:” Për
kokën e zogjve”
“Përtej ishin detet me hieroglifet e gjinjve në shpellat e abatrosit.
Qarkullimi i ideve frymëzuese është realalitet në poezinë e Kacalidhës sepse,
“Shpirti është i fshehur
në shpirtin e guri e të drurit
në shpirtin e erës, e në shpirtin e zogjve.”, po aty.
Në këto tre vargjet e mësipërm, duke qenë se shpirti është ndjenjë, autori
ndërton metafora të shkëlqyra
Poeti Kacalidha me entusiazmin e vet, me ato që na thotë, i shfaq lexuesit
ndjenjat e veta intime, të këndshme dhe të përzgjedhura me fjalor shumë të pasur:
“Zogjtë panë në kumin e detit brumësinë e vajzave që putheshin në brigje.
Pulitën sytë e virgjërisë dhe nga rrënqethja çeli jasemini i gjirit
Kurdisen kodet dedokafonisë...
Nga sytë e kapluar të profecive lindin dashuritë e zogjve
Kori i zogjve nis kreshedon korale ndanë gurrave.”.
Edhe shpirti i zogjve është krijues...
Filluan të kaplojnë sytë dhe prej brumësisë së vajzave që putheshin... Zogjtë u
frymëzuan, filluan të cicërojnë si për festë.
Në poezinë “ Golgota e gjinjve” përqafohemi me ndjesi dashurie...
“Unë të njoh mirë bjondinë.
Ti nuk je Shen Mëri. Biondin, ti me profilin tënd.
biondinë, ti me bustin tënd mund të sfidoje
perndeshat e botës.
Floknaja jote, supeve rënë, është magnet me dy pole,
është perde e varur e virgjërisë tënde.
Dy gjinjtë e tu janë dy hëna të magjishme
ku luajnë dy limona prej erës së detit.”.

Me veçoritë, simbolet, me qasjet e tij poetike, autori na jep modele, koncepte


dhe tema të qëmtuara me fantazi.
Fjalë kyçe:
Poezi, frymë, pagëzim, emocione, vepra, guxim, meditim.

Hyrje:
Poezia që na ka dhuruar poeti, është një ligjërim, në rastin tonë ajo ka një
organizim shumë dimesional, ku dhe analiza e këtyre poezive nis nga vet teksti i
tyre dhe më pas shkojmë tek autori...
Dy vëllimet poetike të N.Kacalidhës duhen hapur me kujdes e me një
vëmendje të veçantë estetike.
Këto dy libra janë një vlerë, ku ndjesitë e shumta pikëtakohen nëpërmjet
figuracionit, si fjalë të ngjyrosura, që zgjaten si metafora.
Poeti komunikon me veten, me mendimet e tij, por më tepër se kaq...
Ai mediton me mendimet, me poezinë dhe në tërësi me gjithë elementët
estetikë....
Për mendimin tim, poezitë që kam lexuar janë ligjërime të veçanta, ku dhe
analiza e tyre përbëhet nga një rrafsh kuptimor dhe shumë planësh.
Autori ka prirje, guxim, fantazi për të thënë të pashprehurën... gjë e cila do
shumë vëmendje.
Një tjetër dukuri specifike e poetit është, se ai përdor një leksik, që i jep të
kuptojë dhe lexuesi, se autori ka shpjeguar më së miri mënyrën mendimtare ku
mbizotron ndjeshmëria nga ana intelektuale si individ.
Si përshembull:
“Perëndesha e urtisë
Golgota e gjinjve
Sinagoga e gurit
Heraldiket e erës
kapeni erën
Pashë së prapthi kokë poshtë drurët
ullinjtë të rrudhur në shenjtërinë e tyre
Në guvat e tyra gugasin pëllumbat e pikëllimit
Zogjtë flenë në amforën mitike përhumbur foleve
Hodhe një gurë gurrave dhe tremba virgjërinë.”.
Me dëshirë mora përsipër të përgatis një studim, apo hulumtim të mirëfilltë
për dy vëllimet poetike, dy veprat të Niko Kacalidhës. Këtë dëshirë e shoh të
arsyeshme, e çmoj dhe e shpjegoj të një rëndësie të veçantë, për disa vlera:
-Janë dy vepra poetike shumë të arrira poetikisht dhe profesionalisht, për të
cilat kanë shkruar emra të mëdhenj të letërsisë dhe kritikës shqiptare, si Ismail
Kadare, Sadik Bejko, etj.
-Botimet e autorit sjellin te lexuesi dije dhe hapësirë për studentët, ose
studjuesit.
-Këto dy përmbledhje poetike kanë elementë, që i shquajnë këto vepra si
tema dhe probleme, që mund t’i klasifikojmë si vepra madhore me përmasa të
ndjeshme për kohën dhe lexuesin...
- Po ashtu, autori është i prirur, i organizuar pë të krijuar raporte konceptuale
filozofike të motivuara.

Poezia e N.Kacalidha karakterizohet nga përdorimi i personifikimit..


Studiuesi Rexhep Qosja shkruan:
-“Roli i personifikimit në poezi është aspekt stilistik, aq sa është dhe
shpirtëzues...po aq është emocionalisht nxitës... intesiteti emocional nxitës ngre
temperaturën emocionale të vargut...”
“Intesiteti emocional i strukturës së vargut është një risi nga ku poeti mer
qëndrim aktiv, meditativ dhe filozofik.”.
Shkrimtari Ismail Kadare në parathënien e vëllimit poetik “Pagëzimi i
zogjve” na bën të ditur se:
“Poezia e tij, po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor ,bëjnë pjesë në historinë e re, asaj që i
përket e ardhmja, të gadishullit ballkanik.”.
Studjuesi Sadik Bejko në parathënien e tij ka shprehur në mënyrë shkencore
vlerat e kësaj vepre poetike “Eliksiri”:
“Niko Kacalidha i Leshnicës është në gjakun e nxehtë e të dallgëzuar të një
poezia mesdhetare, merr frymë me frymën e zjarrtë të ushtave e të shpatave të tij që,
duke u shprazuar përmbi dherat, gufojnë bimësi me ngjyrat dhe aromat më të bujshmet
e më të pashoqe, një poezi që merr frymë gjaku dhe mendimi me bulbat e rrënjët e
shtrënguara si grushte të qëndrushmërive e të durimeve që kurr nuk vdesin; një
aventurë e dalldi që fillon nga vdekësija te lavdia e diturive të mëdha e të përjetëshme;
Të jetosh,
të përtërihesh,
të lësh rrënjë e degë e fruta
në dritë të agullimës
e në dritë të dallgëve.
Vargjet e më sipërme janë një mateforë dhe figura të tjera që bëhen mbizotëruese
në këtë poezi, ashtu dhe ligjërimi tipologjik rrit intensitetin e melodive të vargjeve,
duke krijuar mozaik të bukur ngjyrash, tingëllimash dhe u jep vlerë imazheve...
Modele dhe konceptet e reja në poezinë e N. Kacalidhës.

Niko Kacalidha është poet i ndjenjës dhe imagjinatës. Poezia e tij ka struktura të
ndryshme ritmike në përshtatje me tematikën dhe motiveve që ai ndërton (shpreh).
Tingëllima si formë (element ) estetik gjendet, ndihet, përftohet ndër tema ku
poeti shpreh qëndrimin e tij vetjak duke u ngjizur me emocione të forta e të
shpeshta përgjatë leximit të poezisë nga lexuesit.
Në vëllimin poetik “Pagëzimi i zogjve” shpërfaqen mendime, ide si fantazi
fluturuese…
“Përball orakujt shikojnë Fjalë lakuriqe, nga veza ovale e zhvigjërimit, larg godet
stralli i rrufeve guackave të detit, zogjtë panë në kumin e detit brunësinë e vajzave që
putheshin në brigje.
Pulitën sytë e virgjërisë dhe nga rrënqethja çeli jasemini i gjirit...
Nga sytë e kapluar të profecive lindin dashurit e zogjve....
Burojnë petalet bliri supeve të qershive,
burojnë lulekambanave
Kryqëzuar në Golgotën e gurit
Zogjët u lagin buzët me pika vese
Ringjallet Jisusi nga kryqet e drurit.
Ringjallen mersinat dhe zogjtë.
Shen Maria e hënës dhe jargavanit.
Nga ta kap zogun e flijimit vetëtimave?...
Në altarin e drurit pupla blatuar mbirë buzëperndimit”.

***
Përmes ritmit të vargut poeti krijon struktura dhe figuracione, që shprehin
qëndrimin e tij ndaj përmbajtjes së lëndës poetike. Ritmi si një dekor ka muzikalitet
e ngjyrim, që u jep vargjeve vlera, shtresime emocionesh, të cilat ndikojnë tek
lexuesit dhe i ngelen në kujtesë.
Të tilla prurje poetike janë të shumta...gjejmë meditime “Pranë mirazheve”f,
116 “Gjiri i gruas gufon nga gudulisja”
Poezia “Sytë e tu”
Në këto poezi dhe shumë të tjera autori ka fantazi krijuese që të rrëmben e të çon
në malet e tij vigane. Të bashkëngjitura me ide stërgjyshore.
***
-Në figuracionin poetik të N.Kacalidhës rrjedhin ide, mendime dhe ndjenja në
forma të zhvilluara estetike. Këtu kemi parasysh një buqetë përbërsish ideoestetik
të motivuara individualisht, të shprehura nga intelekti dhe formimi ideo-estetik të
autorit.
“Përball orakujt, shikonë fjalë lakuriqe, nga veza ovale e zhvigjërimit, Larg
godet stralli I rrufeve guackave të detit.
Zogjtë pane kumin e detit,
brunësinë e vajzave që putheshin me brigjet
Në altarin e gurit pupla blatuar mbirë buzëperndimit,
Ato janë prurje si prozë poetike që të mrekullojnë.

***
-Poezia e N.Kacalidhës ka tendencë tu prij formave poetike që janë gjithëmonë e më të
forta, si dhe hasen shpesh përsëritje brenda të njëjtit varg.
-Poezia“Gravura e zogjve“ të bënë, që bashkë me zogjtë të fluturosh me ëngjëjt
maleve të dorëshkrimeve, nëpër kumin e detit.
Në tempullin e vjeshtës, ku presin zogjtë nëpër dritare…
Zogjtë varur drurëve pikiadë.
Nëpër 45 pjesëzat poetike të librit “Eliksi i gurit” të gjithë llojet e zogjve
kuvendojnë me poetin.
*-Poeti Kacalidha karakterizohet nga individualiteti i thekshëm krijues. Një
magji e pastër poetike përcillet si forcë e tingujve...
Poeti fisnik i admiruar...do që të vdes i virgjër!
“do të vdisja i virgjër në suicidin e hënës varur në shpellën e Polifenit me litarin e
jaseminit në altarët dimëror të borës ndanë tempujve e busteve të drurëve dhe pikëllimit
kaq fisnik të borës.”
*- Kacalidha mbështetet në mënyrë korekte tek lirika, prandaj dhe analiza
duhet të nis nga vet teksti i prurjeve poetike e më pas për të shkuar te autori.
“Zogjtë që puthen buzë më buzë
mbi pragun gri të shtëpisë sime.
Janë zogj a gjethe apo shpirtrat
tanë që enden nëpër qiej.”.
Parë në aspektin stilistik, aq sa dhe shpirtëror në poezinë e N.Kacalidhës nga
poezia në poezi forcohet kënaqësia emocionale ndaj lexuesit, por sidomos
strukturat e shumta të vargëzimit të ngopin me panorama peisazhesh, që të
mahnisin.
“I pari në vesh ciklamini i tha gurit zanafillën e zogjve.
Për puplat e reve dhe flatrat e ëngjëjve në kaosin
e qiejve të imitimit të zgjve,
Dhe për gurin që krisi nga sqepitjet e zogjve
dhe shpërthyen burimet pagane dhe gurrat
e amarandusit.
Dhe për qerpikun tim që çeli nga
pickimi i zogjve.
Kur dilja nga balta e gjenezës me
një gjethe fiku në bolet e mia dhe me një degë ulliri
në dritaren e detit.
Ku je?- thashë sapo çela sytë dhe m’u shfaqën
Zogjtë.” - “pagëzimi i zogve”.
Ndjesitë, idetë e poezive të N.Kacalidhës janë “Ide stërgjyshore” aq të vjetra
në memorjen e tij krijuese...
Uni i tij krijues dhe si poet modern përcaktohet dhe nga frazeologjia me elementë
të surealizmit, duke depërtuar brenda botës fizike.
Poema e tij me shumë fantazi, enigma është e përkryer, siç është
“HERALDIKET E ERËS” me 45 strofa shumë varëgshe, përbën një vepër
poetike...estetike, që shumë rrallë mund ta gjeni diku tjetër...
“I pari veshi ciklamini i tha gurit zanafillën e zogjve.
Për puplat e reve dhe flatrat e ëngjëjve në kaosin
e qiejve të imitimit të zogjve
dhe shpërthyen burimet pagane dhe gurrat
e amardusit.Dhe qerpikun tim që çeli nga
pickimi i zogjve.Kur dilja nga balta e gjenezës....
Përtej ishin qiejt konikë me pelerinat e tyre varur
në pirustinë e yjeve.
Me foletë e zogjve në xhepat e tyre.
Dhe pëllumbi në direkun e Noes dhe dridhej
barka nga profecitë e gjethit.”

***
- Në veprën poetike të Kacalidhës imazhet janë reflektime gëzimesh, hidhërime,
apo kënaqsi të çastit dhe vë në funksion pjesëmarrjen e autorit si vet personazh.
Ato imazhe janë pika takimi erotike, që gjenden, zhvillohen rreth tematikës që
poeti trajton. Këto imazhe janë të ndritëshme rreth trupit të femrës, që ai e
përshtat aq ngazëlluese! Këtë fenomen e gjejmë si dëshirë afrodiziake në poezinë e
N.Kacalidhës.

“Golgota e gjinjve”

Unë e njoh mirë biondinën.Ti nuk je Shën Mëri.


Biondinë, ti me profilin tënd,
biondinë,ti me bustin tënd mund të sfidoje
perëndeshat e botës.
Floknaja jote, supeve rënë,është magnet me
dy pole,
është perde e varur e virgjërisë tënde.
Dy gjinjtë e tu janë dy hëna të magjishme
ku luajnë dy limona prej erës së detit.
...Ti, biondinë e bukur që me ecjen tënde bën
të dridhet mbrëmja
dhe je e tëra një medaljon bukurie.
ç’ma fute kryqin dhe Golgotën dhe më bëre
të dridhem mes përqafimit,
ç’më hape humnerën e Golgotës midisë gjinjve?”,” Eliksiri i gurit”.

Paradigma e dashurisë është uni pa kufi para qenies të dashur.


“Falë dashurisë ndjejmë që shpiri ka diçka mishtore” - thotë Miguel DeUnamudo. -
Luan Topçini: “Morfologjia e shpirtit” - “OMBRA GVB”, Tiranë, 2017.
***
Te Kacalidha gjejmë forma kuptimore të ngjeshura, dinamike që lindin nga
kontaktet, bashkëjetesa e poetit me botën shpirtërore të natyrës, të jetës, apo të
meditimeve individuale të autorit...
Autori është poet i natyrës dhe i mendimit me anë të nëntekstit...
“Trungjet e drurëve të rëna”
Trungjet e drurëve të rëna,
përdhe mbuluar me borë
shtrirë u përngjajnë kukullave.
“Femrat e paputhura”
Frikë nga femrat e paputhura
Kujdes prej femrave të paputhura,
mund të vijnë kafshime.

“Si qenka kështu pas puthjes“

Të gjitha gonxhet u këputën


për Shen Valentin.
Duke u parë sy ndër sy, u harruam
në kopshtije.
Ku binte pushi i butë i virgjërisë
së gjinjve.
Është një stinë e tëra sa të shkopsitet
gjiri.
Midis dy gjinjve borziloku i puthjes.
Midis dy gjinjve stalamiti i hënës.
Midisë dy gjinjve ari i kryqëzimit.
Dhe çel qerpiku i gjethërimit.
Dhe buza është shega e buzës.
Si qenkërka kështu pas puthje.

“PËRDITË KËTU LIND NJË TJETËR DET”

Përditë këtu lind një tjetër det duke menduar gjirin e mandarinave.
Dhe jugu foleve të nërrënxave duke pir ujë në petalet e aposperitit.
dhe frynë fjolla bore në farin e zbardhëllimeve detare.
Dhe pulëbardha duke larë sytë, u sulen të përgjumura
lulelimonave.
Dhe ndryshe frynë shpirti i detit në timpanin e hënës.
Dhe me një pëndë dallandysheje ngrysin agullimin
Duke bërë kryqin erërat.
Përditë këtu lind një tjetër det nga lëvozhgat e pulëbardhave
duke gjakosur guackat me yllthet e kryqta të këmbëve
të tyre.
Për ditë këtu lind një tjetër det.
Këtu s’ndryshuakan vetëm brigjet.
Poeti mban ndër duar vargje që ndërton nëpër brigje e shkëmbenjë, aty ai
mbiell pranverë...
Shpirti i tij krijues është urë lidhëse për poezinë... Siç është cituar më sipër dhe ky
shpirt përbën atë që thuhet DIKOTOMIA-TRUP-SHPIRT-ZEMËR...
***
Kacalidha në të dy vëllimet poetike është në kërkim të mistereve, të fantazisë,
një si magji e pastër e pasur e gjuhës ku gjendemi mes tingujve në mënyrë llogjike,
nga ku poeti është tërsishtë pranë personalitetit të tij krijues, duke shprehur të
gjitha figurshmëritë stilistike, idetë dhe forcën e tij të strukturave të ndryshme
poetike në të dy vëllimet, që po trajtojmë.
Në marrëdhëniet mes gjuhës shumë të pasur dhe mendimit në poezinë
N.Kacalidhës gjejmë një dinamikë, ku koncepti, meditimi është vlerë dhe në
aspektin filozofik janë të pranishme në poezinë
e tij.
Nga libri poetik “Eliksiri i gurit” po sjell poezinë:
“Metepsikozën duhet ta kenë shpikur poetët”,
M e siguri metepsikozën duhet ta kenë
shpikur poetët.
Thash të zbërtheja fjalën e gjethnajës
së dëndur qiellore.
Po s’mu dha e s’mu dha në krahët e mbrëmjes....
Thash të përgjoja në drurët e vjeshtës
Rrënqethjen e gjethit mes erës,
Po drurët m’u vodhën, s’më treguan/shpirtin,
...Thash të çaja gjoksin e erës netësh
dimërore që dilnin prej territ,
Po s’më lanë vetëtimat të vazhdoja
linçimin e erës.
Poeti e ka pasuruarë, gjallëruar vargun, poezinë e tij duke krijuar pika
individualiteti të veçanta, të palëvruara nga poet të tjerë.
“-Poezia e tij{Niko Kacalidha}po aq sa rrugëtimi i tij njerëzor, bëjnë pjesë në
historinë e re, asaj që i përket e ardhmja të gadishullit ballkanik.

Disa përfundime që rrjedhin nga analiza letrare që shtjellova si lëndë poetike nga
dy veprat e poetit Niko Kacalidha.
a-Poeti Niko Kacalidha ka prurë frymë, forma dhe përmbajtje të reja në
poezinë shqipe.
b-N.Kacalidha është poet modern, si individualitet i përveçëm, që nuk imiton
dhe as krijon si shumë poetë të tjerë.
c-Krijimtaria e N.Kacalidhës është një gjerdan ngjyrash dhe tematike të pa
lëvruar më parë.
d-Poeti ka karakterin e tij krijues dhe si personazh.
e-Deri më sot nuk gjejmë një të dytë poet që t’i përafrohet N.Kacalidhës.
f-Poeti N.Kacalidha bën pjesë në poetët elitarë.
Referenca nga Literaturë e konsultuar:

-Dy vëllimet poetike të poetit N.Kacalidha.


-Gjovalin Shkurtaj, “Si të shkruajmë SHQIP”,Shtëpia Botuese “TOENA”,Tiranë
2008.
-Rexhep Qosja, “Historia e letërsisë Shqipe”, vëllimi i parë dhe dytë, botime
“Toena”, Tiranë viti 2000.
-Arqile Gjata, “Trokas me ligjerime“, Shtëpia Botuese “Milosao”…Sarandë 2018.
-Valter Memisha “Studime për Fjalën Shqipe”, shtëpia botuese “botaart”, Tiranë
2011.
-“KËRKIME GJUHËSORE”,vëllimi i 3-të, Koferencë shkencore ndërkombëtare
mbajtur më 11 Korrik 2014.
Qendra e studimeve Albanologjike.
U DHËTIM NËPËR “KULLAT” POETIKE TË
POETIT ALI PODRIMJA
gjata.arqile2@gmail.com

Abstrakti:
Ti mos hesht o Miku ynë!..

Poeti Ali Podrimja ishte një Intelektual jo i zakonshëm për kohën kur ai jetoj dhe
shkroi! Podrimja me krijimtarinë dhe dijet e tija, veçmas atë të kulturës dhe
letërsisë krijoj dituri të rëndësishme politike për kohën.
Valenca e tij krijuese ishte një zhvillim për kulturologjinë shoqërore, në ato
vite kur autori shkroi me shumë kurajo vëllimin poetik.
“Zëri poetic” i Ali Podrimjes ka qenë një bubullimë e vërtetë në poezinë
shqipe bashkëkohore, si me lëndën sublime dhe tragjiko-heroike, që mbart, ashtu
dhe me ushtimën e madhe që sjell nga zgafellat më të thella të vetëdijes kombëtare.
Dhe si një bubullimë, që lajmëron motin e mirë në mes të acarit, zëri i tij jo
vetëm e ka parathënë, por dhe e ka përgatitur ditën e etnisë, ditën e madhe të
Kombit Shqiptarë.”
Sapo lexonë vëllimin poetik “LITARI I ANKTHIT” ndjenë, dëgjonë zërin, të
folurën e tij tingëlluese!
Autori tregon shpirtin e tij në ditë të zakonshme dhe të vështira ku poeti
përballet stoikisht me realitetin e atdheut të tij të atyre viteve.
A.Podrimja duke kaluar nëpër situata maramendëse politike dhe po aq
jetësore, të emocionon me mendimet e tija në tër strukturën e vëllimit poetik.
Në poezinë e poetit A.Podrimja bie në sy, dallohet fenomeni shtresor i
kuptimeve poetike.
Ai trupëzon figura të shumta, të cilat shfaqen me bukurinë e tyre magjike si
jetë mendore e kulturore me qëllime të arritura në tërsinë e strukturës të vëllimit
poetik që po trajtoj.

Fjalë kyçe: Poezia, figurat letrare, ndjeshmëria, meditativja,


impresione,materjali gjuhësor,shtresore.

Hyrje
Me Poetin A.Podrimja jam njohur në gusht të vitit 2007 në Vlorë. Ishte
kënaqësi dhe vlerë takimi me poetin Podrimja!
Prej tij kam si kujtim vëllimin poetik “LITARI I ANKTHIT” me poezi të
zgjedhura, botuar nga Shtëpia Botuese TOENA në vitin 2002.
Poetin e kishja përsëri pranë në vitin 2011 në takimin madhështor, që u
organizua nga një grup shokësh poet e shkrimtarë emigrantë{Iliaz Bobaj, Arqile
Gjata dhe Spiro Xhavara}.
Ali Podrimja, në tërsinë e veprës së tij poetike, si nën peshën e shtypjes dhe të
ndrydhjes të atyre viteve dhe në vitet e pavarësisë ishte në ball të fateve të Kosovës!
I njohur dhe me daltën e fjalës së rilindur, si një modernist në lëvrimin e poezisë
i ka dhënë vlera Atdheut të tij, i ka ngritur bust Kosovës dhe poezisë!
Për të kujtuar të ndjerin, viganin e poezisë dëshiroj të përaqitem me një studim
metemë:

DUKE UDHËTUAR NËPËR “KULLAT” POETIKE TË POETIT ALI PODRIMJA.

“KUR DO FLASËSH O ALI PODRIMJA?!”


-I dashur poet, shumë i dashur Ali Podrimja! Po pres, kur do flasësh? Na
mori malli...
Poeti nuk është kursyer për ato viset e bukura, janë vargje që vajtojnë. Fjalët
gjallojnë, lëvizin, manifestojnë në ngjitje vibruese nga ideja dhe përkushtimi i tij për
të përfshirë gjithçka.
Poezia e Podrimjes ka shumë veçori, që do t’i quaja realitete të reja; si
vëzhgime filozofike dhe meditative.
Këto refleksione janë shumë të rëndësishme për një vëllim poetik nga një poet
elitar.
“ Në shuplakë fiket ylli
na shikon në sy dhe përbihesh
shpinën pa na kthyer asnjëherë o Ali Podrimja
...E ti hesht o Ali Podrimja
beson ende në njeri!”
Poezia e tij, sot dhe përherë do tingëllojë si imazh nëpër vargmalet sipas
melodive të shpirtit të tij krijues.
1-Në librin poetik “LITARI I ANKTHIT”, marrëdhëniet e tija me botën, me
realitetin janë kode, pozicione sa meditative, aq dhe filozofike.
Mendoj se:
- Problemet dhe klasifikimet e llojeve të gjinive poetike janë zgjidhur me
kohë nga Teoria e Letërsisë për secilin nga ne është, jo vetëm një gjë e mirë, por
mendoj, se është edhe domosdoshmëri profesionale që ta njohim...dhe nëpërmjet
këtij vëllimi poetik të poetit Ali Podrimja.
Një Mace e zezë e ndjek atë në udhëtimin e tij...
Macja e zezë si një fat i “parathënë”, si një kod jetësor, si simbolizëm i pafat,
parathotë:
- “Nën sqetull të fatit dheunë marrin fëmijët
Mbi kokë zgjatet hija, sorrat korbat qiellit
kaçurelat e verdha kreh
me një grusht dhe në gji
nisesh larg, larg”
***
“unë kur qaj
jeta ime është pse
zot o djall/ç’po ndodh me mua”.
Magjia e krijimtarisë poetike e Podrimjes ndez shpirtin e lexuesit me lirikat e tij
mbuluar me vezullime mitike.
“Tek ty çdo gjë është e pathënë
kaq e thëna nëpër hënë
gurë që fishkëllon-ndriçon cektirave-thellësive.”...

Këto lloj kode i gjejmë mrekullisht në mënyra të ndryshme estetike te poezia


“Vdekjes ia luaj syrin”

“Më mirë që nuk jam ai në fotografi


Mall do e kisha moshën e Lasgushit
Dhe revolucionet botërore të njerëzve të mi
Do hidhesha prap nga Ura e Shenjtë
Të njëjtin gur që e kam dhe tani
Me të njëjtin emër i Ali Taljanit
Dhe e kisha aty mbrthyer në re
Kokëçarje do i sillja Gjakovës
...Qafës së diellit të më ndiqnin hijet
Pse e paskam zdeshur hënën gardhiqeve
E pse kaq problemë shkakton zjarri im
Me në valë deti do e lidhja libornën.”...
Kodet, që solla në kujtesë nga ky vëllim poetik janë forma të padukshme, as
të prekshme... Ato janë rrugëtare të personazheve të poetit...
Poeti i ka të theksuar notat elegjiake në këtë vëllim poetik.
Dhe më tej lexojmë:
“Asesi të mësoj Fshehtësinë”
Vë veshin në botën tënde të çuditshme
çaste epike
në Erën më tl rekozmetike
vë veshin kuisjen e bravave, ernave të vdekura dëgjoj
shirat e verdha,vërshimat
….pastaj nxjerr shpatën nga kllëfi i kohërave
Formën tënde të re
fitoj, shaloj at e shaloj shpatë
në lindje,në perndim
vida e vida
o At
vë veshin
por asesi të mësoj Fshehtësinë
Fshehtësinë asesi.

“Me një rrënjë guri”

Jetoj nga dita në ditë


Nuk më duhet asgjë më shumë
Dielli të nxejë mbi dheun tim
të mëdhirë
E lirisht të marr frymë
…Kur Zoti sheh ëndër të keqe
Mbi kokën time të pafjetur
Shëmbet qielli e megjithatë
nga dita në ditë jetoj
Në shtrëngatë me një rrënjë guri.

Faktori kohë kur autori shkroi këtë vëllim poetik, përafrohet me ndërgjegjen e
tij krijuese. Këtë faktor si dimesion filozofik e gjejmë tek zërat e personazheve
nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik siç janë:
-Vet Ali Podrimja, “Guri”, “Mbreti i vdekur”, “Dioklecia”, “Arbreshët dhe Deti”,”
Gruaja”,”Shoferët e vdekjes”, “Unë biri yt”, “Litari i Ankthit”, etj.
Çka trajtuam më lart vjen dhe është e ngjizur me emocionet e ”kullave“
poetike ku ai jetonte.

2-Autori e ka shumë të pasur përmbajtjen dhe tematikën... Shpesh është një


ujëvarë e pakalueshme...

Prurje të tilla janë të shumta në këtë vëllim poetik. Ato janë tema abstrakte,
të fuqishme me figura letrare të ndara në grupime, si: “Me PERËNDI TË FLAS”,
apo “REKUEMË për Pyllin e Prerë”,

” GJUHA E GOZHDUAR NË SHKËMB,” “ÇELSI NË PERLAT E TUA”,


“ATDHEU I MBËRTHYER NË ARKË”, “Hija e Tokës, .etj.

“DËFTORE”

Kush e di prej ka kish ardhur,


prej cilës kohë kish pikur i pa Njohuri
me një kokë në shpatë
e me në sy qorr
vorr...si mund të jetohet këtu kish pat pyetur
po si jo Madhëri K..in thënë Ata
po guri
unur kin shtuar ata
me brincë në duar
dhe guri sa çel e mëshel sytë ishin çarë nga një rrënjë e padukshme
shtatë dryna,shtatë net e shtatë ditë sin çelur as mbyllur e padukshme
shtatë dryna net e shtatë ditë sin çelur as mbyllur në kullë
po uji ka rrjedh uji
uji madhëri Kin qeshur,ata po uji rrit këtë guri mbi kokën mur
i ps Njohuri konak e më konak ish endur
me një kokë në shpatë
e me një sy qorr.

3- Poeti A. Podrimja përmbajtjen, tematikën dhe efektin e ndjeshhmërisë e ka


pazgjidhmërisht me MEDITIMIN.

Në poezinë e poetit A.Podrimja gjejmë, pështjellohemi me poezinë e pastër


filozofike.
Fjalët e mençura të autorit unë ia kuptoj si porosi kuptimplote.
Poeti ynë nuk e përdor "gjuhën e gatshme", por ai krijon gjuhën e vet dhe
ky fakt është realitet...
Podrimja di ta rikrijojë gjuhën poetike në përputhje me unin e vet krijues dhe
si mendimtar.
“PESHA JOTE MË TËRHEQ KA TOKA”
Çdo gjë është e përkryer te ty
dhe askujt s‘i falem
sa forcës sate
Kërkon Hapsirë vazhdimisht kërkon hapsirë
unë të lëshoj vend hapa ndërroj
pas çdo pushtimi tënd
...Pesha tënde më tërheq kah toka-drejtpeshimi
larg haleve-e-valëve-e-fjalëve
që kryet më kërkojnë...
te ty çdo gjë është e pathënë
kaq e thëna nëpër hënë
gur që fishkëllon-ndriçon cektirave-thellësive.

Ai, dorën shtrirë e ka lënë mbi lexuesin, po e mëkon me mendime


thellësisht të punuara artistikisht me vargje që rrjedhin në shtratin e kohës kur
Poeti i ka thënë!
“Ti i vdekur zaten ishe
përgjithmonë tash të shoh të vdekur
betni I pafund e I ftohtë hataja
makinat e ndryshëkta qentë e cofur
gjumë i gjithçkaje eklipsi a thua
në derën tënde s’arrita të trokas
të më japësh një pikë ujë s’arrite
as dritaren pakëz të ma hapësh”.
“Dumevenio”

4- Autori flet, shkruan, përciell fantazi mendimesh të një gjuhëtari


“magjik”, “me pika gjaku” për Adem Demaçin.
“KATRORI MAGJIK”
Tani gjendesh
brenda katrorit magjik
dhe kërkon Kosovën në hartën e vezullimeve
Jugu e Lindja Veriu e Perëndimi
katër kapakë të mbyllur
të një ëndrre
Tej grilave përciell fluturimin e dallandysheve
se besimi
drejtpeshimi i lirisë
Ciatje gjarpërinjsh
rreth gishtit të ngritur
nga Zoti
dhe pika e gjakut vizaton Diellin
Katrori magjik/është fatal
po qe se bie branda tij
Në cilën anë do të zgjohet Kosova.

5- Një tjetër karakteristikë e poezisë të këtij vëllimi poetik janë IMPAKTET dhe
IMPRESIONET.

Ai të çon drejt rrugëve të pashkelura me shtresime të ndryshme estetike.


Poeti thekson dëshirën e një subjekti lirik që t’i përafrohet realitetit jo vetëm
shpirtëror, por dhe fenomeneve imagjinare si përjetime dhe mendime të vet autorit,
duke u dhënë “KRIJESAVE” të tij vetëdijen dhe pasqyrimin e dramës shpirtërore
të vet poetit.
Në këtë vëllim poetik poeti është personazh aktiv, jo vetëm si autor, por
sidomos në arqitekturën e impakteve dhe impresioneve, që të mrekullojnë dhe te
lexuesi ai përciell shumë emocione, herë, herë dridhëruese! Si më poshtë…

“Do të shaloj atin, vdekjen”


Të ëndërova pas shumë e shumë vitesh
do të shaloj atin, do të shaloj vdekjen
deri te guacka jote e harruar në një det
koha është të pushtoj time ndet
koha është të pushtoj time rrënjë.-

6-Denduria e materialit gjuhësor dhe i figurave në përgjithësi lë të kuptosh se ajo


është gjuhë e figurshme.

Figurat janë një prej shtresave e pjesëve më të rëndësishme, karakterizuese


të stilistikës në krijimtarinë letrare të një vëllimi poetik tek çdo autor që lëvron
poezinë.
“Në qoftë se parimet të përdorimit të materialit gjuhësor dhe të ndërtimit të
figurave, në përgjithësi, janë të varura dhe prej gjinive të lëvrimit, madje dhe prej
llojeve letrare, është e kuptushme pse figurat përbëjnë një shtresë posaçërisht
karakteristike të vargut, si formë e gjuhës më të stisur, më figurative të formacionit
stilistik.
Në poezinë e Podrimjes tiparet e përbashkëta për ndërtimin e figurave në
poezinë e tij të papërsëritshme nuk i gjen tek autor të tjerë. Ato tregojnë
ndryshimet subjektive, që shprehin ndjesit dhe botën e tij krijuese.
Poezia e Podrimjes mbetet krejtësisht universale në kohë dhe efektet stilistike
janë vlera kuptimore të ndryshme në raport me autor të tjerë. Ai të detyron të jesh
korrekt në të shprehurit e mendimeve dhe për çdo përbërës kuptimor të saj.
Përmbajtja patriotike dhe ajo e dhimbjes janë sociale dhe përshkruese, por në
poezinë e Podrimjes gjejmë dhe tingëllimën si formë estetike të realizuara me
emocione të forta... Si në poezitë:
“Boçarët”, “Fajtor është shqiptari”, “Ode Anteu”, “Minjtë”, “Ura e Artës”.
“Boçarët” - Anton Belushit

S’e k’in I burre per vater


’I vashe s’e k’in per krua
Te gjithe in per mejdan.
Atike e Sul e More
brenda e jashte bedenave
Gjuh; pleqerisht arberishtja
Kiço Noti Marko vat
nëpër degë të ullishtave
Fustanella e britma late
Boçarët dhe Lleshi i Zi
Mbi shpata nxin Atika
Epirit mbijnë qeparisë
Nuk i zë asnjë kangjele
Asnjë vaj si nxjerr fushe
Të paktën e kin i nënë
Kokat ua mori i madhi lavd
Po hije u bëjnë fjalët shqipe
Të thellat të Epirit rrënjë
Boçarët fis kapedanësh.
“Fajtor është shqiptari”
Fajtor është shqiptari
që merr frymë
e ecën në dy këmbë
Unë që pi medikamente për qetsim
e tër
kohën gjuaj miza në Nevojtore
Fajtor është shqiptari që shkryen gruan e vet
e familjen time shqetëson
....Fajtor është shqiptari më shuëmë nuk ha
e nuk fus gjumë në sy
...shqiptari është fajtor
për gjithë rënjet e mia.
Poeti përballet në mënyrë stoike me realitetin jetësor dhe politik. Autori është
dhe tregues i shpirtit të tij krijues...

“MOLLA E KUQE”
Kur ra Toplica
në Kosovë u zgjova
Ndeza pishën
fytyrën t’ia shoh Nënës
Nga planeti i humbur ajoma hodhi i Mollë të kuqe
e më tha:Mos më harro
i qind vjet po i lë
E te koka ime
Molla kuqëlohet edhe më
Ç’popull jemi.

***
DISA PËRFUNDIME

a- Me krenari them se ky studim për veprën e poetit Ali Podrimja do mirëpritet


nga kolegët e tij dhe lexuesi.
Poezia e Podrimjes në thelb është poezi e pastër filozofike, por dhe në
aspektin ligjërimor e vlerësues është shumë i prekshëm në përmbajtjen e tematikës
dhe si i tillë vlerësimi i lexuesit duhet të jetë shumë i lartë.
b- Në të gjithë vëllimin poetik figuracioni është I pasur me shtresime meditative, ku
sistemi stilistik, ai gjuhësor dhe i periudhës historike dëshmon për një vepër me
vlera të shumta!
c- Ky vëllim poetik është dëshmi e pozicionit të imagjinatës, fantazisë dhe vetëdijes
krijuese të autorit në ato vite të vështira për popullin e tij.
d- Poeti është në një shumatore marrëdhëniesh emocionale, me ngjyrime shumë të
gjetura stilistikisht, që e bënë autorin të realizojë, të pikturojë, të sjell forma të reja
në mënyrë, që të shpalosë unin e tij si dhe të “vetmbaj përgjegësi”për realitetin
shoqëror dhe kulturor.

Athinë, janar 2019.

***
K ODET ESTETIKE TË POETIT HIQMET MEÇAJ NË
VËLLIMIN POETIK “VDEKJA E QIRINJVE”
gjata.arqile2@gmail.com

Abstrakti:
Poezia si pjesë e rëndësishme e komunikimit, si shprehje e botës shpirtërore
dhe e mendimit të autorit (të poetit të talentuar Hiqmet Meçaj) drejt lexuesit, ku
prekja e thelluar e problematikave përmes tematikave dhe konfiguracionit të
përdorur është e rëndësishme të trajtohen si vlera madhore në thesarin e letërsisë
shqipe.
Krijimtaria letrare e poetit H.Meçaj është dhe mbetet e veçantë në fondin e
letërsisë shqipe!
VËLLIMIN POETIK “VDEKJA E QIRINJVE”
Në këtë vëllim poetik përballemi me një gjuhë të përzgjedhur, semantikë e
mirëorganizuar, që ka vendin e vet në poezitë e këtij vëllimi.
Autori është përfaqësues i poezisë moderne dhe qysh në moshë të re ka
tërhequr vëmendje e lexuesit dhe kritikës...
Siç e ka përcaktuar koha, kritika dhe lexuesi H.Meçaj i përket rrymës letrare të
“Mikrobotizmi”-t.
Me bindje them se, poeti H.Meçaj është një nga ata krijues që përqafuan,
shkruan sipas shijeve dhe koncepteve moderne në poezi.
Çdo poet vital vjen këmbëngulës, me prurjet e tij poetike, si produkte pjekurie,
për t’u përballur natyrshëm me madhështinë e tij krijuese.
Poeti H.Meçaj me stilin e tij plot ravijëzime intelektuale krijon, pikturon
komplekse probleme dhe rrugë mendimesh të thella e çojnë magjinë e tij krijuese
përtej së zakonshmes, vargje që flasin në heshtje ku rëndesa e vargjeve që
filozofojnë në shtratin e tij krijues.
I thashë viteve të mia:
Heshtni! Lastarët e vetmisë
M’I mbuluan miqtë e mi memecë.
Ditët u mbushën me statuja. I godita me gisht,
tringëllinin njëlloj si muzgu.
Kudo ishte absurdi.
Autori përcjell tek lexuesi një botë poetike “të jetuar” në koshiencën krijuese të
vet dhe përcillet tek lexuesi si një “realitet” i qenësishëm, si një mit kulturor,
shkruar me stil prej mjeshtri të kohëve moderne.
Poeti përdor gjuhë me leksik të pasur, një botëvështrim të tij individual dhe nuk
del dot përtej vetes. Në poezinë e këtij vëllimi fjalët gjallërojnë kontekstin,
përthyhen si mendime, lëvizin sipas ideve të autorit.
Fjalë kyçe: Fytyra, heshtja, vdekja, maskat, kode, qirinjtë, vetvrasja, funerali.

Hyrje:
Në krijimtarinë poetike të poetit shumë të njohur në letërsinë shqipe H.
Meçaj shprehet, ndihet individualiteti i gjuhëkrijuesit, se si stolis dhe pikturon
nëpër kuptimin e fjalëve indentifikuese e të figurshme në poezinë e tij..
Poeti ka imagjinatë poetike tej realitetit, formës dhe ideve, që përshkohen
nga tragjizmi dhe individualiteti i thekshëm të pasqyruara përmes ngjyrimeve
semantike, me kuptimin e konteksteve të vargjeve dhe koloritin e përzgjedhur
vetjak.
Arti poetik i autorit është ushqyer qysh në rrënjë, në kohë të viteve të rinisë
së tij krijuese. H.Meçaj është misionar i fjalës magjike. Ai ecën krah poezisë
moderne për të zgjuar tek lexuesit interesin e një prurje ndryshe dhe me të tjera
koncepte krijuese…
-Nga leximi i poezive të këtij libri “VETVRASJA E QIRINJVE’ të
autorit, ndjen, prek, merr prej tij përfytyrime dhe ide të pa pikturuara nga të tjerë
poetë. Ndjesitë shpirtërore të tij ai i “vajton” në poezinë që po e trajtojmë.

***
1- Karakteri i tragjikes në këtë vëllim poetik është një variabël estetik, që
shpërfaqet, rrjedh natyrshëm nga mendimi dhe kujtesa e tij krijuese...
Rreth poezisë “Fytyra vdiq”
Vdekja është një kod i përjetësimit me plot mënxyra ku faktori (Heshtje) i
ngjan funeralit. Gjithë poezia është e “pushtuar” me shumë metafora dhe absurdi
jeton në çdo varg..
Kjo “mënxyrë” vuri maska,
që të dukeshin si statuja për të shoqëruar funeralin...
ku..ca krisje, tek tuk një vetmi e bukur përkëdhelet...
Tragjizmi poetik i këtyre poezive të vendos përkrah një “realiteti” tragjik që
variojn në aspektin sa poetik aq dhe filozofik.
Aristoteli thotë:
“Poezia është më filozofike se historia.”.
Kjo referencë e filozofit na tregon se një libër me poezi nuk mund të jetë libër
poetik në se aty nuk ka filozofi dhe për më shumë nuk ka vlerë në se mungon
trajtimi filozofik në prurjet e shumta të librave me poezi.
Në poezinë “Fytyra vdiq” ligjërimi vjen si shpërthim ndjenjash të shtresuara
si një shtrat dhe përmasat e heshtjes, një lloj si muzgu, kështu poeti gjurmon drejt
orientimit modern në forma të ndryshme ekzistenciale siç janë ai i jetës dhe
vdekjes...

FYTYRA VDIQ
Heshtja ishte e gjatë.
I ngjante funeralit,
kishte humbur shëmbëlltyra, ç’mbeti?
Ca krisje, tek tuk një vetmi e bukur.
Duart ,në pantallona të burgosura.
Fjala thellë, thellë u dogj.
Ndaj, kur fola u habita vet nga flakët,
që u vareshin në buzët e shkrumbosura…
Unë qeshja pas funeralit, krisja qeshte,
absurdi ishte tek unë, i rëndë, i tejdukshëm .
I thashë viteve të mia:
Heshtni! Lastarët e vetmisë
M’I mbuluan miqtë e mi memecë.
Ditët u mbushën me statuja. I godita me gisht,
tringëllinin njëlloj si muzgu.
Kudo ishte absurdi.
Në se mërzitesh, më tha veshi im,
vure një maskë, që t’I ngjash asaj.
Fytyra vdiq. Funeralin e ndiqnin pas statujat.

Në poezinë “Fytyra Vdiq”, që cittova më lart, zhvendosja e mendimit ndodh


si lëvizje e ngrirë, si veshja materiale e mendimit poetik është ndërtuar me
profesionalizëm nga autori.
Lexuesi ndjen një shkallëzim emocional ngjitës, nga ku kuptojmë natyrën
metafizike të shpirtit dhe nën trysnin e melankolisë si mit kulturor.
Te kjo poezi ka shumë ritëm të përndezur, tepër lirizëm dhe fuqi
mendimi. Imazhe dhe trajta poetike që këmbehen dhe nxjerin në pah një pasuri
stilistike, me përceptime sqimatare dhe kërkimtare në ndërtimin e strukturave të
vargëzimit.

2-Mendja e harrimit jeton në errësirë, grabitur nga dikush... që ia rëndojnë jetën


deri në flijim të “personazheve”...

Tek poezia “VETVRASJA E QIRINJVE” ndjejmë mjaft mirë karakterin


motivues në trajtimin e pavetëdijes tek e ashtuquajtura... “Vetvrasja e qirinjve”
Në këtë poezi gjejmë peisazhe romanteske me shumë kolorite dhe tipike
brenda asaj estetikë që ne e quajmë “Shëmtima e kohës”. (..Boll duruam skutat e
errta).

VETVRASJA E QIRINJVE
...Boll duruam skutat e errta,
Vetvrasjen shpallim botërisht.
Dhe i hodhën nëpër kosha me neveri,
nëpër plehra i zbrazën të gjitha.
Dikush tha:-i vrau errësira,
dikush tjetër,-drita...
Vargjet e mësipërme janë shenja indetifikuese, të përveçme, si vargje terri dhe
mistike, dikush aty përmes abstraksionit nxitën, i detyruan Qirinjtë të “vetëvriten”...

3 -MENDJA E HARRIMIT ËSHTË GRABITUR NGA DIKUSH, KA SHUMË


PJESË QË E RËNDOJNË JETËN, E TORTUROJNË.

Duke lexuar gjuhën e figurshme të poezive të H.Meçaj, si tek poezia


“HESHTJEN E GRABITUR S,KA KUSH E KTHEN” lexuesi bashkëbisedon me një
gjuhë abstrakte, e koncetruar me imazhe të ndjera. Poeti ndërton abstrakten për ta
veshur me bukurinë e pikturuar në lirikën moderne e filozofike për të sjellë
mesazhe në mënyrën e vet individuale...
Autori ndalet te lëvizja e brendshme kuptimore brenda koncepteve të tij
estetike.
Këto mënyra të pikturimit të fjalëve nga autori vijnë si mundësi nga
fantazija dhe mozaiku letrar që autori zotronë krijohet ideja se qirinjt nuk vdesin...
Si poet modern autori e përpunonë me elegancë gjuhën artistike dhe fjalën
si vetpërgjegjësi e intelektit të tij krijues e gjejmë(e shijojmë) me përkime të veçanta
të figurave, ngjizur me finesë e me detaje të përveçme në llojin e vet për të na sjellë
një të vërtetë...“Heshtjen e grabitur ska kush e kthen.”.
Poetin mund ta quajmë dhe “Profet” sepse ai i jep jetë dhe ndjenja
HESHTJES...si:
Le të vishet si të dojë.Të qeshë
a fytyrën në një pikë loti ta fusi,
të qjelltë, të qelqtë.
Kjo tërsi substanciale e ngjeshur e simbolikës së pa përsëritshme, janë vargje
me vlera estetike, që na entuziasmojnë jo vetëm si lexues, por dhe si studiues.

HESHTJEN E GRABITUR S'KA KUSH E KTHEN.

Le të vishet si të dojë.Të qeshë


a fytyrën në një pikë loti ta fusi,
të qjelltë, të qelqtë.
Heshtja
mban erë, ia thithi një grenzë,
Thanë ishte bletë-pastaj e grabiti.
Askush s’u kujtua.S,na duhet heshtja-thanë,
veshët e gjatë
të stërkënaqur kërcitën.
Ej, ti njeri, I ulur diku si në mosqënie,
Mos uluri ashtu.Heshtje s,ka më,Dikush e grabiti
As u përshëndetëm,
as na tha ku shkoi,
kur do kthehet vallë?
Unë po i përgatis një dhomë,
na ardhtë nga larg, do ta pres si mik,
në mos ardhtë,
nisem vet ta sjell,
hipur mbi shurdhëllinë e rrugës që s’fle.

Në poezinë “Heshjen e grabitur nuk ka kush e kthen”


shfaqen bukur idetë si rëndesa, përsiatje janë relative, si një dyzim i pandashëm
ndaj këto veçori të marra së bashku na bëjnë të qartë portretin krijues të poetit.
Këto shenja indetifikuese janë parapërgatitje në muzgun e qetuar, si vargje
terri dhe mistike i gjejmë si përfytyrime artistike të vet poetit...
Ai është ulur diku.
“Ej, ti njeri, i ulur diku si në mosqënie,
Mos uluri ashtu.Heshtje s'ka më, Dikush e grabiti…”
-Them se, ajo që shkruan poeti është e mençur, një e vërtetë estetike që dhe
shurdhërisë i jep jetë...
Në vëllimin poetik që po analizojmë, autori, poeti ka krijuar me inteligjencë
një mozaik të bukur në përzgjedhjen e temave si ato filozofike, erotike, tragjikes,
duke i dhënë parësi imazheve.
Një tjetër vlerë e poetit është se ai, jo vetëm ka kulturë estetike në të shkruar
poezi, por autori njeh shumë mirë ligjësinë e brendshme të saj, si tipologjitë,
prozoditë, intensitetin dhe melodikën e vargjeve; Si dhe absurdi i poetit (te
poezia “I PATRUPI ME NJOLLA” shkruan:

Absurdi im! Ai njeri mendoj unë po na grabit heshtjen


do mbetemi ndonjë ditë pa heshtje
vetëm zhurmë do ndjejmë
do na ulërij qielli, toka do bëj tam tam
dhe atëherë...dhe atëherë...
heshtjen e grabitur
s'ka kush e kthen.
Poeti me nerv dhe shprehje të rrallë e gjurmon fjalën duke i dhënë kuptim
shumë dimesional, kjo e marrë në konsideratë si kohë, apo si zhvillim i saj si për
shembull;
“...hipur mbi shurdhërinë e rrugës që s'fle” ose: “Në ardhtë nga larg ajo që nuk
iku
do ta marr prej dore të më tregojë udhën
e unë nuk do shkoj andej
si zëri,
që veshin e shurdhër, se do për qiell.”

“NË ARDHTË NGA LARG”


Efekti, elementi, paradoksi i figurave letrare ndërtohet në formën e
pikëçuditseve... metafizike, që e gjejmë shpesh...

E TEJDUKSHME, HESHTJE…
Më mirë ti përfytyrim vdis/
të lind prap e vërteta,
të lind prap e vërteta,
l ind prap ti mashtrim
i brishtë, i krisur.
...Atëhere të vërteta s'kish, por jetë kish. Vdis ti jetë
panë të vërteta, që egërsira të mos ketë.

Si përfundim, apo përmbyllje të termit, konceptit “HESHTJA” them:


-Heshtja nuk është lëndë, materje, ose diçka si përfytyrim…
Ajo është një “hapsirë bosh”, e qetë dhe shpesh herë e domosdoshme.
Heshtja si ndjesi, si perceptim ka brenda saj fshehtësinë dhe mirëkuptimin e
nënëkuptuar, si tolerancë…

Disa përfundime:
&- Karakteristikë dalluese e këtij vëllimi poetik është se aty gjejmë shumë kode
estetike…
&- Poeti H.Meçaj përbën një vlerë në letërsinë shqipe, vepra e tij krijuese është
modeli i poetit vizionar që shkruan shumë ndryshe nga të tjerë krijues të kohës...
&- H.Meçaj ka sjellë një vepër poetike shumë të pasur me vlera gjuhësore,
leksiko semantike me domethënien e tyre të bukurshkruara.
&- Autorii përdor një arkitekturë të çuditshme të mendimit të tij në poezi.
&- Poeti është vërtetësisht personalitet i poezisë moderne.
&- Vargu i poezive të tij në këtë vëllim poetik karakterizohet nga struktura
shumë të ndryshme moderne, me plot filozofi dhe elegancë poetike.
&-Autori përdor vargje me struktura të ndryshueshme dhe me një fjalor shumë
të pasur…

Dhjetor, 2018.
D UKE UDHËTUAR BRENDA VETES PËR TË
THËNË ATË QË DUA!

Përmbledhje.

Në vëllimin poetik “UDHËTOJ BRENDA VETES” të poetit Grigor Jovani


pasqyrohet fytyra e vërtetë poetike e poetit të mirënjohur.
Vargjet e këtij libri zgjaten me dukuri të veçanta dhe shpesh befasuese.
Dy janë personazhet që kanë kushtëzuar ecurinë poetike në vite të autorit: -
-Dashuria dhe Fjala...

“Por Zotat nuk e besuan...Ç’është jeta?


në fillim asgjëja,
pas asgjës fillimi,
pas fillimit fundi.
Udhëtoj Brenda vetes”

Apokalipsi që mund të kaloj nëpër vargjet e tij askush s’mundi t’ja shkuli dot
zemrën dhe pse autori ka frikë nga djallëzia, se mos i shuhen ngjyrat dhe melodia.
Me ndjenjat e tij aq të forta, me talentin e tij të lindur dhe punës krijuese, ai i
përulet me dashamirësi, me inteligjencë dhe fantazi poezisë së tij.

Një shtërg
mbi gjoks
të Shqipërisë,
pi sisë.

Ndjenjat krijuese janë të një niveli shumë të lartë estetik. Poeti na ka sjell
vargje, që jehojnë me plot filozofi, mesazhe dhe ngjyrime të cilat kanë aromën e
detit, të vendlindjes, të jetës dhe botëkuptimit të tij krijues… për të thënë ato që
dua… siç thotë vet poeti.
Poeti përdor një gjuhë simbolike, si gjuhë konceptuale ku vargjet e poezisë të
vëllimit poetik që cituam janë ndërtuar si lëndë substanciale, si prurje vetjake ku
ndjehen shtjellat dhe kërshërija individuale e ligjërimit të autorit përgjatë
udhëtimit të tij brenda vetes.
Duhesh të gjurmosh varg pas vargu se si ai krijon…
Vargjet e këtij libri zgjatetn e zgjaten dhe ato vargje përthithin vetveten dhe si
personazh.
Jo vetëm poetin si personazh, por dhe si materje estetike janë dhe dallgët,
kuajt, zjarri-materja e të vdekurve të lashtë.
Fjalë kyçe:
Udhëtoj, vetja, poezi, gjuha, në thelbin e mendimeve, fjala, imagjinata, ndjenjat,
përfytyrime.

Hyrje:

Nisur nga fakti që fjala materializon mendimin sjellim në kujtesë faktin që:
Faktorët psikologjikë, siç janë:
-Famtazia, intuita, imagjinata, apo përfytyrimet e autorit ndërthurin tërë
ngrehinën e këtij vëllimi poetik.
Ai ka aftësi e tij individuale, depërton me mjeshtëri, me zgjuarësi në thelbin e
mendimeve të tij poetike, të sendeve, ideve e përfytyrimeve.
Në këtë vëllim poetik “Udhëtoj brenda vetes” sistemi i figuracionit ka një forcë
krijuese shumë të fuqishme.
Poeti duhet vlerësuar si shembull për imagjinatën e tij estetike, se si ai depërton,
kapërcen dhe krijon fytyrën e tij të vërtetë poetike.
Materie
Të vësh veshin në barkun e një kali,
do dëgjosh britma.Sikur burojnë
nga toka e pagojë.
Të vësh sytë në zemrën e një zjarri,
të mbushësh dejet me shkëndija.Trupi
do të flakëroj.
Të çash në dimër dallgët e një deti,
të hapet shtegu në Rodon.Prej nga
mërgoj Arbëri jashtë.
Dallgët, kuajt,zjarri-
material e të vdekurve të lashtë.
Në këtë vëllim poetik për të cilin po flasim, prurjet poetike janë gjetje të
përsosura, të tërheqin vëmendjen detajet artistike, ato janë të freskta, të pa
përdorura nga dikush tjetër dhe sidomos i
japin poezisë mendime, ngjyrime, por më shumë figuracion metaforik…

LARTËSITË..

Kur do vi ajo kohë,


që do bëhem I famshëm
gjersa thoshte nëna ime,
nuk e diskutoj,
do të bëhem një ditë,
do t’I hyp Pegasit,
kalit tim të llahtarshëm.
për të bër një shtegtim në Olimp,
tek lartësitë./Po të bie që andej.
s’do pyes për famën,
as për qafën e thyer,
se sa për rastin e humbur
të gënjej Perënditë.

Poeti përdor gjuhë simbolike aq dhe konceptuale. Vargjet janë ndërtuar me


lëndë poetike që shprehin përmbajtje për seicilën fjalë, që autori përdor.
Deti e gdhin,
duke lexuar
libra të vjetra.
***
Poshtë diellit
vjersha ime
shtrirë.
Klithmë
Agonie
në shkretëtirë.

Duke gjurmuar se si poezia është ndërthurur poetikisht nga autori ndjen,


kupton mësëmiri se ai i drejtohet Mitologjisë dhe mënyrës dëshirore të foljeve…

Kur dëgjuam se do vijnë piratë,


ndërruam bravat dhe puthitëm mire
gjithëçka kishim, dyer e dritare.
Nuk na hynte dielli nëpër zemra.
Me të pare që piratët s’vinin.
morëm zemër.Lam të hynte diellin,
hapëm prap dyert dhe dritaret.
Erdhi ajo, ndërkohë, adoleshentja,
duke mbushur dhomat dhe oborret
me një këngë të ëmbël, të gëzuar.
Qe pranvera.Bota e tërë,shkujdesur,
luante me diellin nëpër duar.
Kur askush s’e priste,ata erdhën
Nga që s’kishim mbyllur asnjë portë.
hynë të qetë,ç’ bënë, bënë dhe ikën.
Era luante dyert dhe dritaret.

Kështu zgjaten dhe përsosen poezi me dukuri të veçanta dhe shpesh


befasuese. Jeta lind me ngjyra e në çdo varg të këtij libri ngopesh me melodi…
Në këtë vëllim teoria e imagjinatës muroset dhe apokalipsi që mund të kalojë
do shuhet nga rrezet e diellit, që mbartin vargjet e poezive…

Njëzetë shekuj me radhë


u ngop me vdekjen.
Për hir të dokeve prehistorikë
dilte shëtitje me hasmët e saj,në bjeshkët e veta.
Tani, kur me hasmët u nda përgjithmonë.
iu ngatërruan botët.
Megjithatë,
nga gjërat më të bukura
në fytyrën e saj,
ishin lotët.

Në vëllimin poetik që po analizojmë ndjejmë me kërshëri shtjellat e ligjërimit të tij


poetik.

Trupi yt
në pafundësinë e rërës.
Si një yll I ri/në Galaktikë.
Ia kam frikën/xhelozisë/ së erës.
Mos fryn dhe yllin
ma fik.

Vargjet e këtij vëllimi poetik janë përulje shpirtërore ndaj poezisë së tij. Nga
këto ndjenja lindin tinguj, si melodi, që jehojnë aq mrekullisht, herë me zërin e e tij
dhe herë mes personazheve.
Pena e G. Jovanit është frymëzim, ku ndihet mrekullisht aroma letrare, flaka
e shpirtit krijues…

Era u tërbua.Të rrëmbeu zërin, dogji pyjet.


Qetësi. Duartrokitje. Pastaj
sytë e tu.
kishin shpëtuar nga zjarri/ yjet.

***
T’indërroja vjershat e mia
me pisha.
Mase bëheshin një pyll I vogël,
të frymëmernim
oksigjen
këtë verë.
Të vlenin për diçka
një herë.

Përgjatë leximit të krejt vëllimit poetik “Udhëtoj brenda vetes”


dallon, prek realisht, se ato vargje janë vetëvetja e autorit. Poeti është i sinqert, nuk
dëshiron të jetë dikush që flet, apo udhëton jasht vetes së tij…
Ai “muroset” brenda vetes… si personazh.

Ditët e mia të pafundme,


më lejo ti rroj në paqen tënde,
Kaq e kaq Zota u munduan
të më linin jashtë
ngs këto vënde.
Ç’fat i mbrapshtë,imzot,
ç’fat i keq!
Unë i besoj të gjitha Zotat,
asnjë s’më beson,
për dreq.

**
Në kohë lufte,
në katojin tim
fshihej Zoti.
Të bënte ndonjë gjë
për veten e vetë,
s’qe i Zoti.
Të rrinte atje,
e hanin minjtë.
Të dilte jashtë,
e kryqëzonin të pafetë
ditën me diell.
La pas mallkimin
mbi botën tonë
dhe u fsheh në qiell.

-Çka e bën më interesant vëllimin poetik “Udhëtoj brenda vetes” është psikoanaliza
e ndjenjës karakterizuar nga një dinamizëm i admirueshëm…
Këtë fenomen e gjejmë shpesh dhe në trajta të ndryshme estetike. Vargjet e tij
formojnë ndjesi të fuqishme në mjedisin e tij krijues...

Ç’ju desh Zotit të bënte dallime


mes racës që krijoj në tokë?
Shpalli “të veçantë”nga gjithë të tjerët
Poetët
dhe vuri një bela mbi kokë.
Krijoj një Diell për gjithë Rruzullimin.
siç krijoj për çdo njeri Nënën.
” Për ne ç’krijove?“
-u ankuan poetet.
-Posaçërisht për ta krijoj Hënën.
***
Verërave,
kur shkoj në Prevezë,
nëpër rrugicat e ngushta më ndjek
hija e Kariotaqit.

Lënda poetike e këtyre vargjeve kumtohet si derivate e figurave letrare, ku


dhe shpirti i poetit bashkëbisedon me Migjenin…

Për diçka kërkon të më pyesë.


Për sytë melankolikë të Migjenit,
më duket….
Ngaqë s’i shpëton dhe ai
vetmisë. Së vetë,
ndërron mëndje në çast
dhe zhduket.

DISA PËRFUNDIME;

-Pa e tepruar shpreh mendimin tim se:


Poeti Grigor Jovani është një personalitet i poezisë.
Punën si krijues në poezi e ka filluar shumë shpejt. Ai është i plotëformuar me dije
estetike dhe kulturë gjuhësore.
-Grigor Jovani njihet si gazetar dhe publicist me vlera, ku për shumë vite ka
shkëlqyer në gazetari dhe publicistikë.
-Poeti ka një botë të madhe shpirtërore në krijimtarinë e tij si poet dhe si njeri
me karakter, dinjitet në punën e tij krijuese.
- Jo vetëm si poet, por dhe si botues i një reviste letrare shumë prestigjioze në
shqip “Pegaso”...
KONSINDERATA RRETH KULTURËS
QYTETARE
Arqil Gjata-gjata.arqile2@gmail.com
Teuta Sadiku-teutasadikou64@gmail.com

DETYRA QYTETARE ËSHTË TË KRIJOJË NJERIUN…

Abstrakt:

Këto konsiderata që duam të pasqyrojmë i quajmë veprimtari bashkëkohore


dhe probleme shoqërore.
-Duke e vlerësuar si një dukuri të madhe shoqërore dhe kulturore, duhet të
përqasim parakushtin e një mekanizmi si:
-Konstrukti, (tërsia kulturore) është produkt i jetës
individuale, intelektuale, i grupeve, shtresave dhe shoqërive njerëzore të krijuara
në periudha, epoka e sisteme të caktuara.
Ky Konstrukt Kulturor si ligjërim kërkon domosdoshmërisht:
-Të pranojmë e të nxisim vullnetin moral për një kulturë qytetare!
Sipas mendimit tonë, së pari duhet të artikulojmë idetë për të vijuar më tej:
- Vullneti moral për një kulturë qytetare është aftësia për t’u
ndeshur(paqësisht) me sjelljet,veprimet e jetës së përditshme si një qytetar…
-Të krijosh sot Njeriun Qytetar me këto kushte social-ekonomike dhe politike
në vëndin tonë është e vështirë, por jo e pamundur, për vetë faktin se kërkohet
përfshirja masive në diskutime, debate e reflektime demokratike.
-Për të krijuar Njeriun Qytetar, natyrisht duhet kohë, vullnet, arsimim dhe
përkushtim i madh shoqëror, juridik, kulturor dhe edukativ.
-Kultura Qytetare për të kryer funksionet e saj me plotshmëri i duhen jetë
brezash, zhvillim ekonomik, kulturor dhe shkencor si dhe dialog të hapur
ndërkulturor .
Fjalët kyçe: Qytetari, kulturë, shtresat qytetare, produkt, morali,etika.sjelljet,
njeriu.
Në çdo stad të jetës në një shtet demokratik qëndron si përparësi: -
--Detyra e kulturës qytetare të krijojë njeriun qytetar...
Ndër shekujsh populli shqiptar është një popull i zgjuar, i mësuar dhe vital.
Të gjitha këto janë një parësi subjektive për tu marr në konsideratë.
“Mehr Licht, pëshpëriste Gëtja për më shumë dritë mendime, më shumë dituri, më
shumë vërtetësi.”
Si rrjedhojë, në kulturën qytetare me ndjesitë dhe vlerat kuptojmë; sjelljet,
veprimet, të bukurën shoqërore, humanizmin, thjeshtësinë.
Njeriun qytetar e zbukurojnë urtësia, veprimet e drejta në interes të qytetarëve,
vyrtyti, fjala e ëmbël dhe e vërtetë.
Një nga foktorët dhe ndoshta më kryesori është njohja e gjuhës standarde e
gjuhës shqipi në të folur, në të shkruar saktë, pa huazime, sidomos në ambiente
takimesh, koferenca, apo intervistash, që për tu dukur përdorin fjalor të huaj, kur
gjuha shqipe i ka ato...
Është detyrë e Njeriut qytetar të propagandoj, të pasqyroj domosdoshmërin e
të folmes , të shkruarit me korrektesë gjuhën standarde të shqipes.

-Trekëkënshi Gjuhë-Mendim-Kulturë brenda të cilit lëviz trashëgimia gjuhësore e


shoqërisë.
Gjuha evolon, përsoset e gjitha në funksion të shoqërisë që i përket.
Asgjë nuk i jepet falas individit, vet individi, qytetari lexon, studion dhe pasuron
gjuhën e tij dhe në të shkruar, por dhe në ligjërime të ndryshme letrare!
Leksiku që përdor individi është tregues i lëvizshëm...
Nëpërmjet leksikut të pastër, brenda standardit të Gjuhës Shqipe individi duhet
të krijoj inditetin e tij social-kulturorë me ndihmën e gjuhës së shkruar dhe të
folmes.
Me shumë interes është trajtimi e problemit të ruajtjes dhe forcimit
të kulturës gjuhësore, pa të cilën varfërohet e humbet edhe qartësia e mendimeve, e
cila është e nevojshme për mbajtjen gjallë, me fanatizëm kulturën qytetare në tërësi.
Është fakt, janë mbushur qytetet dhe fshatrat me reklama në gjuhë të huaj, kur
fjalori i shqipes ato i ka më të kuptueshme, më melodike dhe më popullore!
Të gjitha këto që cituam më lart janë disa vlera për ti investuar në kulturën
qytetare. Vetëm kështu mund të jesh njohës i kulturës qytetarea në të cilin lëviz
shoqëria..
Krijimi i Njeriut Qytetar përveç në aspektin moral, shkencor ka kuptim,vlerë
dhe në atë estetik e etik, kulturor dhe human për kohën kur jetojmë!
Tërësia e gjithë këtyre elementeve mundet dhe duhet të krijojë Njeriun Qytetar...

Çfarë është etika?


Etika është tërësia e jashtme, që nga detajet më të vogla të sjelljes njerëzore e
deri tek kodet e zakoneve ku lexohet morali dhe kultura qytetare!
Nëpërmjet etikës individi transmeton
në shoqëri mungesën ose egzistencën e moralit, mungesën ose praninë e harmonisë
së brendshme.
Kur nuk ka harmoni e ekuilibër me vetveten, nuk mund të ketë etikë.
Ekuilibri mes gjuhës e vyrtyteve shpirtërore, kulturës, vlerave materiale, si
dhe rruga e metodat për përftimin e tyre përbëjnë moralin etik të Njeriut qytetar.

Russoi -"Krijo Qytetarinë dhe në pëllëmbë të dorës ke gjithçka”


Duke u nisur nga kjo aksiomë...pranohet se;
1-Detyra e kulturës qytetare është të krijoj njeriun qytetar dhe për faktin se e
tashmja është ajo që hedh themelet e ndërton të ardhmen.
2-Në çdo stad kohor Qytetaria dhe mendësia qytetare është ndjenja e
përkatësisë në një grup apo kulturë, ndërgjegjësimi dhe vetëdija e tyre, për të
drejtat dhe detyrat që u takojnë mes solidaritetit, epërsisë intelektuale dhe
shpirtit human. Janë këto të cilat rrisin shkallën e zhvillimit shoqëror çka
saksionon ligjërisht shtetin dhe civilizimin e tij.
Kur flasim për Qytetari nuk bëhet fjalë për domosdoshmërinë e vendbanimit
të individit apo të grupit shoqëror, në fshat apo në qytet, por bëhet fjalë për
domosdoshmërinë e civilizimit, të krijimit të kulturës etike qytetare.

Po çfarë është qytetaria, civilizimi?


Qytetaria është bashkësia e vyrtyteve dhe e vlerave shpirtërore, pse jo dhe
materiale, që karakterizon individët përballë shoqërisë që ata jetojnë jo në
periudhën e shkëlqimit të saj, por që kanë arritur të mbijetojnë pas katastrofave
dhe që lihen trashëgimi kulturore nga njëri brez në tjetrin.
Populli shqiptar në vitet e tranzicionit është kthyer në peng i kulturës së vet
qytetare, pa qenë koshient për të. Mendësia qytetare mund të egzistojë por civilizimi
i saj duhet të bëhet themel i organizimit politik dhe bazë e palëkundshme e
qëndrimeve dhe e sjelljeve morale.
Kultura qytetare ka të bëjë me mbrojtjen dhe promovimin e virtyteve,
vlerave më të larata qytetare. Mendësia qytetare egziston, por mund të jet dhe e
plogësht, pasive e tërhequr pas interesit vetjak. Mendësisë qytetare, në kushte të
caktuara, mund t’i mungoj qasja kritike ndaj sjelljes, veprimtarisë, apo fenomeneve
e dukurive negative, imorale qoftë të individit ashtu dhe institucioneve
administrative ligjore, ligjvënëse apo ligjzbatuese.

-Kultura qytetare është qasja kritike ndaj trashëgimisë kulturore e historike ,


politike e shoqërore , arsimore e edukative.

-Kultura qytetare jo vetëm trashëgohet nga familja, mjedisi e shoqëria por


edhe mësohet e kultivohet. Mund të takosh kulturën qytetare në fshatin më të
largët e të thellë të Shqipërisë ashtu siç mund të hasësh në mes të kryeqytetit jo
qytetarinë.

-Kultura qytetare konceptohet si veprimtari e gjallë krijuese e aktive e individit


brenda një shoqërie.
-Është kultura qytetare ajo që vë në lëvizje virtytet e vlerat njerëzore.
- Kultura qytetare është një bashkësi kulturash heterogjene, të kontestuara
dinamike e në evolim. Këto kultura qytetare të cilat ndërveprojnë “ termi
ndërkulturor” janë themele bazë të formimit shoqëror, politik ekonomik, shkencor
e arsimor.
-Kultura qytetare është niveli i lartë e cilësor i funksionimit të institucioneve
shtetërore, legjislative, juridike e arsimore.
Njeriu qytetar ka përbrenda vetës të drejtën të nderoj njerëzit e shquar,
heronjtë, të ndjejnë e të kenë respekt të veçant ndaj tyre! Ti bëjnë më të prekshëm,
sa më të pranishëm veprën që ata kanë lënë pas, të cilën e kanë merituar...
-Së fundmi kultura qytetare nuk mund të përkufizohet me disa fjalë por
mundemi e jemi në gjendje të themi përmes edukatës qytetare se çfarë nuk është
kulturë qytetare.
Kultura qytetare fillon nga Uni absolut i individit. Çdo individ duhet të njohë
dhe të kuptojë në mënyrë kritike veten, mendimet, besimet, ndjenjat dhe motivet
vetjake si dhe të kulturës qytetare ku ai bën pjesë.
Për tu përshtatur në jetën shoqërore individi duhet të pasurojë njohuritë e tij,
të kuptojë e të mbajë qëndrim kritik për botën përreth.
Në tërësinë e vlerave e vyrtyteve është e domosdoshme ndriçimi i vyrtyteve e
vlerave të individit si njeri në radhë të parë e e më pas si pjestar i kulturës qytetare
që do të vërë në lëvizje mekanizmin politik, ekonomik, juridik arsimor ,edukativ e
shkencor në të mirë të vetes, shoqërisë dhe vendit.

2- Vlerat dhe virtyti si lejtmotiv për Njeriun qytetar, si dhe


përshtatja e individit në shoqërinë njerëzore.

Vlerat janë të shumta, po rendisim disa që konsiderohen më kryesore nga përvoja


jetësore.
Vlerat që përcaktojnë kulturën qytetare janë:
-Dashuria universale ku përfshin dashuria për njeriun, për kafshët dhe
ambjentinku jetojmë.
-Respekti ndaj vetes dhe tjetrit
-Dinjiteti njerëzor
-Vlera e njohjes, të kuptuaritt dhe zbatimi i të drejtave të njeriut
-Vlera e diversitetit kulturor.
Asnjë kulturë qytetarie nuk është më e mirë se tjetra, por ato dallohen nga
njera tjetra nga rrugët e metodat që përdorin, nga aftësitë dhe qëndrimet për të
arritur qëllimet, interesat dhe objektivat.
Kultura qytetare matet me hapat e bëra nga individi, nga grupet shoqërore dhe
arritjet e tyre në përmirësimin cilësor të jetës dhe ndryshimeve rrënjësore në
konceptimin ,qëndrimin kritik ndaj vetes e botës.
Për të ndërtuar një qytet duhen arkitektë të ndershëm e punëtorë të zellshëm.
Për të sjellë qytetërimin duhen intelektualë të devotshëm e shpirtra të lirë,
inteligjent dhe të ditur!

3- Identiteti i individit vendoset nga fisnikëria e shpirtit, nga vlerat dhe etika
morale e tij.

Mos harrojmë se pasuria më e madhe e një populli është dinjiteti i tij çka
vendoset me qëndrimin, me sjelljen ndaj vlerave e vyrtyteve të kulturës qytetare..
Kultura qytetare është ajo që na orienton , drejton e jep zgjidhje për të jetuar
në paqe e në harmoni në një shoqëri ndërkulturore.
Pluralizmi në të gjitha format e tij është ndjenja e drejtësisë sociale dhe
toleranca demokratike.
Vyrtyti është i lidhur ngushtë me çka kemi trashëguar nga e kaluara, me
shkallën e njohjes së gjërave, dukurive pozitive dhe ideve për tu përshtatur në
shoqërinë njerëzore në kohë dhe hapsirë, të emancipuar, të shkolluar dhe të
mirëorganizuar politikisht dhe të ndërgjegjësuar.Për tu civilizuar një shoqëri, në
një epokë, çdo sistem ka nevojë për shembuj virtyti e më pas ky shembull virtyti të
bëhet model për ndjekjen dhe praktikimin e vlerave morale. Në pamundësi për të
arritur përsosmërinë e individit njeriu përgjatë përvojës jetësore ka krijuar të
dërguarit hyjnorë sipas përkatësive fetare.
Vyrtyti varet dhe nga shkalla e njohjes së jetës, edukimit(të të gjitha formave)
të individëve dhe shtresave të ndryshme shoqërore .
-Në se ke jetuar, ngjiti shkallët e kujtesës, që të takosh më të mirën, më
pozitiven më cilësoren e së kaluarës,të kristalizuar tashmë si traditë e trashëgimi
qytetare që vjen në ditët tona si:
Kulturë qytetarie, doket, ritet e ndryshme folklorike të trevave, si vallet, këngët
e djepit, të dasmave, të vajtimit dhe ato epike.
Kultura qytetare jo vetëm ruan në themelet e saj traditën, trashëgiminë por e
evoluon atë, e pasuron dhe kultivon për ta përcjellë nga një brez tek tjetri, nga një
epokë në tjetrën, nga një sistem shoqëror në tjetrin.
Është pikërisht kultura qytetare ajo që e bën më të lehtë, harmonike e të paqtë
përshtatjen e individit në shoqërinë njerëzore. Me përshtatje të individit nuk
kuptojmë nënshtrimin qorras të individit, bindjen e verbër, as të qenët i burgosur i
kulturës qytetare. Individi nuk është peng i shoqërisë njerëzore, ai ka personalitetin
e tij, dinjitetin ,mendimin, idetë e fjalën e tij në shërbim të më së mirës, të
dobishmes e pozitives në funksion të ideve dhe programeve politike, ekonomike,
kulturore, sociale e filozofike.
Tradita e trashëguar, idetë e reja, vullneti e devotshmëria gjendja e
shëndetshme politike ndikojnë shumë në formimin e Njeriut qytetar dhe kjo e
fundit ndikohet nga filozofia për jetën, formimi individual, gjendja ekonomike,
morali dhe arsimimi i brezave .

4- Roli i individit për tu përshtatur në shoqërinë njerëzore.

Individi i formuar me dije, kulturë e me etikën e punës, natyrshëm që


udhëhiqet nga parardhësit e tij familjar e shoqëror, ku ekzistenca e tij paraflet për
të sjellë kontribut pozitiv e racional në jetën qytetare, për faktin se këta individ të
shkolluar, apo universitarë, sipas logjikës, do mbajnë qëndrim objektiv, kurajues
dhe arsyetim llogjik në udhën e tyre të jetës.
Në shoqëritë e sotme moderne ,gjithshka po ndërtohet për të shkurtuar
distancat,kështu makinat aeroplanët e trenat edhe pse shkurtojnë distancat ,
individi nuk gjen kohën e lirë edhe pse moderniteti prodhoi idenë e kohës së lirë
dhe kohës së zënë.Edhe pse individi lufton për garantimin e një jete sa më luksoze ,
vetë historia njerëzore dëshmon edhe për individin apo grupe individësh të cilët të
edukuar me kulturën qytetare mundësojnë krijimin e institucioneve me vlerë
.Përmendim këtu ndërtimin e muzeut dhe biblotekës në qytetin e Elbasanit në
fillimet e shek.të XX ,Për muzeun e qytetit u vunë përgjegjës Lef Nosi dhe Filip
Papajani, kurse për bibliotekën e qytetit u vunë përgjegjës Ahmet Dakli e Shefqet
Daiu, intelektualë vendës.
Tek Njeriu Qytetar dhe në gjestet e vogla me kulturë dhe dije spikat
dimensioni i vërtetë i Njeriut Qytetar dhe etika e tij qytetare.

Qëllimi i Kulturës Qytetare është krijimi i INDIVIDITdhe shoqërisë qytetare .


Pyetja që lind në kohën e sotme moderne është:
--Duam një qytetari që prodhon e krijon vlera, apo një qytetari që konsumon vlera.
Nëse nuk vendoset një ekuilibër mes dijes,virtytit e etikës, kultura qytetare, pra
individi nuk do të prodhojë vlera e virtyte por do të konsumojë vlerat e virtytet
egzistuese. Një shoqëri me një qytetari vitrinë, formale, që ka humbur thelbin, ka
braktisur forcën shpirtërore nuk mund të prodhojë vlera , vetëm antivlera,si
,zilia,arroganca, urrejtja.
Është e rëndësishme të kqyrim dhe të njihemi më shumë dhe me mjediset
familjare ku lindën dh u edukuan individi, njeriu qytetar.
Individi apo edhe një grup individësh mund të bëhen misionarë dhe
ambasadorë të devotshëm atëhere kur mjedisi ku ka jetuar, është një mjedis i
edukuar dhe mëkuar me dashuri për dije dhe kulturë.
Një tjetër mekanizëm për të edukuar individin qytetar është qëndrimi kritik
ndaj atyre që nuk janë të arsyeshëm ndaj veprimeve dhe sjelljeve që mbajnë në
mjediset shoqërore dhe shtetërore.
Faktorë të tjerë që pengojnë, apo ngadalësojnë krijimin e individit qytetar janë
dhe gjendja e ulët dhe e varfër morale, ekonomike, arsimore, politike e shtresave
të shoqërisë për të pasur njeriun e devotshëm me kulturë qytetare.
Të gjitha këto së bashku mund dhe duhet të revolucionarizojnë punën për të
krijuar Njeriun Qytetar!
4-Pa një bashkim e bashkëpunim mes forcave shoqërore intelektuale e
kulturore nuk mund të arrihet, të krijohet shëmbëlltyra reale e Njeriut qytetar!
Përësëri dhe një herë shprehim forcën e qëndrueshme se, është Kultura
Qytetare ajo vlerë e domosdoshme për të krijuar Njeriun Qytetar...
Vetëm kështu, me parime bazë, edukim, kulturë, disiplinë, devotshmëri
kolektive, juridike dhe etikë mundet dhe duhet të krijohet Njeriu Qytetar!.

***
Deri tani është mbrojtur mendimi se, në vendin tonë për shumë arsye nuk ka
pasur dhe as nuk ka Klasë të Mesme Shoqërore e cila krijon e vendos kulturën
qytetare..
Vazhdimisht ka pasur, do të ketë, do ruhet e do zhvillohet shumë më tepër – Shtresa
Qytetare.
Në se do pranojmë se, ka pasur, apo do ketë Klasë të Mesme Shoqërore, kjo
bie poshtë, nuk ekziston për faktin e vetëm se, klasat janë bashkësi të mëdha që
përcaktohen nga raporti që kanë me mjetet e prodhimit që ato zotërojnë.
Në mendimin tonë, Shtresa Qytetare është ajo pjesë e shoqërisë(në çdo stad të
zhvillimit shoqëror) më e qëndrueshmja, që ka një prejardhje të largët qytetare (5-7
breza).
Shtresa e mesme shoqërore ka vënd nderi në çdo kohë të zhvillimit shoqëror
për arsye se kjo shtresë është burim i njerëzve të ditur, me kulturë qytetare, të
civilizuar, që përqafojnë pamëdyshje zhvillimet progresive shoqërore. Me pak fjalë
Shtresa
Qytetare, intelektuale është forca më inteligjente në një shoqëri të njohur
qysh në qytetërimet e lashtësisë.
Për egzistencën e Kulturës qytetare, që në lashtësi gjithnjë e më tepër po
zbardhen fakte e dokumente, po dalin në pah argumente e dëshmi .
Kështu profesor Shaban Sinani ka sjellë dëshmi të gjallë keleksionin e Kodikëve
e cila përbën një prej pasurive më të rëndësishme për kulturën e popullit shqiptar
të të gjitha kohrave dhe një pasuri me vlera botërore.
Po ti hedhim një vështrim kronikave të kohës,Shtresën Qytetare të Shkodrës
dhe fillasat e saj i gjejmë qysh herët se në shek.XIV.
Janë Statutet e Shkodrës ku prej tyre po citojmë dy nene:
-Neni 262<I huaji që vjen nga jashtë në qytetin tonë për të qëndruar,për të banuarsi
qytetar I tij , përjashtohet nga çdo detyrimpër një vit të tërë.Nëse padroni qoftë ky
latin,sllav apo çdo kombësi tjetër kërkon ta dëbojë , të huajin e mbron Komuna dhe
askush tjetër nuk mund ta përvetësojë atë si mjetin apo pronën e tij.Gjykatësi apo
kushdo tjetër që do ta bënte një gjë të tillë dënohet me gjobë prej50 hyperpeshë,që
ndahen në mënyrë të barabartë mes Kontit dhe Komunës//.
-Neni 264<Asnjë qytetari nuk i lejohet të kërkojë borxhe e një të huajie dhe
sikur të jetë pajisur me një dokument,për këtë qëllim.
Nëse konstatohet se ka vepruar ndryshe nga ky ligj ai detyrohet të paguajë
gjithë borxhin e borxhliu konsiderohet I çliruar nga borxhi në fjalë.
Po kështu është edhe Kodiku I Beratit,ai I Përmetit shek XIV,Kodiku I Vlorës shek
X,Kodiku I Gjirokastrës shek.XVI, Kodiku Beratinus I e Beratinus II në shek e
IX.Në këto Kodikë bie në sy, potenciali intelektual, demokratik e kulturor dhe kanë
vlera të rëndësishme në historinë e Kulturës e shkrimit të shenjtë.Në Kodikët pas
shekullit të XII e këtej ka të dhëna etnografike,rregulla të ndërtimit të jetës së
përbashkët, të dhënies së të drejtës ,të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës,
ndryshimi I drejtësisë në rastin e konvertimit të fesë Në shoqëritë e
hershme në këto qytete vihet re si tolerancë ashtu edhe barazia ligjore.Të gjithë
para ligjit ishin të barabartë,si I pasuri edhe I varfri, si i forti edhe i dobti.Në
kronikat islame të dokumentuara në rregjistrat e administrates ligjzbatuese, të asaj
periudhe vetë përfaqësuesi i drejtësisë tha se edhe sikur bija ime Fatimja të vidhte,
do ia prisja dorën. Ligji ishte i drejtë si me besimtarët ashtu dhe me jo besmitarët,
hebrenjtë dhe të krishterë,burrat dhe grate,fëmijët, të rinjtë dhe pleqtë,madje edhe
me kafshët dhe mjedisin që e rrethonte.
• Po kështu nga kronika të shek.XV një dekret dëshmon për tolerancën
fetare . Dekreti argumentohet në përputhje me parimin e lënies së
jomyslimanëve të ushtrojnë fenë e tyre, të gëzojnë statutin e të mbrojturit
nga shteti, të ushtrojnë çfarëdoqofshin, meshat, rite fetare në kishë.
• Statuti është një përmbledhje parimesh rregullash e normash sipas të cilave
ndërtohet e zhvillon verimtarinë një shoqëri ose rregullore qe drejton jetën e
një esnafi zanatçinj kanunorë.Nga kronikat e kohës përmendet edhe Statuti
i Tabakëve,në të cilin spikasin fillesat e krijimit të kultures qytetare .
Nga kronikat e kohës një urdhër dekreti i vitit 1550 lehtëson jomyslimanët e
Kalasë së Korçës të cilët për shërbimet që kryenin ishin të falur nga pagesa e
jashtëzakonshme dhe taksat e tjera. Po ashtu në arkivat e Shqipërisë ndodhen
dërëshkrime në gjuhën perse,arabe dhe osmane të cilat klasifikohen në fusha si
letërsi,gjuhësi,karakteri juridik, e shëndetësi. Vlen të përmendet se në këto
dorëshkrime jepen shpjegime fetare,janë tekstet e medreseve, libra e fjalorët
dygjuhësh si dhe fletoret e dervishëve nga ku shihen përpjekjet e intelektualëve apo
grupe intelektualësh për të krijuar kulturën qytetare. Janë dorëshkrimet me
karakter juridik në të cilat përmendet kodi i dënimeve, ndarjet e trashëgimnisë,
norma ligjore lokale, dënime apo falje jete.
Vlen të përmenden edhe përshkrimet e shumta të udhëtarëve nëpër Shqipërisi
në mesjetë ashtu edhe në periudhën osmane. Mes përshkrimeve të shumta po sjellim
atë të Evlija Çelebiu për qytetin e asaj kohe Bushatin, sot fshat i Shkodrës. Ja si e
përshkruan ai:
- Qyteti është mes një fushe të bukur, të gjelbër, pjellore anës brigjeve të lumit
Drin. Qyteti ka 800 shtëpi dykatëshe prej guri.
.Qyteti ka xhami, medrese, faltore, hamam, një han dhe 50 dyqane të shkëlqyera, të
gjitha bamirësi të familjes dhe fisit të Jusuf bej Zades.
Në Kronikat e shekullit të XVII e XVIII përmenden dhe vulat e esnafëve, të cilat
ishin dy lloje, zyrtare dhe personale.
Vula zyrtare përdorej për raste të jashtzakonshme psh për të vulosur kërkesat
drejtuar Portës së Lartë.
Vulat personale kishin madhësinë e monedhave të vogla në formë vezake ose
tetëkëndëshe, të cilat janë prej tunxhi, hekuri ose argjendi dhe janë të shkruara në
gjuhën osmane. Ato mbanin shpesh monogramë ose emrin, ose mbiemrin e plotë. Në
esnafet e tjera të Ballkanit vulat përmbanin simbolin e zejes.
RR ETH POEZISË SË FATOS ARAPIT
Për veprën poetike të poetit Fatos Arapi kam shkruar dhe më parë, por ajo u
trajtua në raport, në bashkëlidhje krahasuese me dy autorë të tjerë - Ali Asllani dhe
Nexhat Hakiu, që kishin si lajtmotiv
- Ndikimi i folklorit të trevës të labërisë në poezinë e tyre.
Në këtë punim do pasqyroj, do trajtoj vlerat dhe individualitetin e tij krijuese në
poezi!
Gjuha e thjeshtë e poezive të poetit tonë vlonjat, F.Arapi, është gjuha me
të cilën poetët shprehin ndjenjat e tyre të fuqishme si dhe u përgjigjen dëshirave e
kërkesave shpirtërore të autorit, pasi ata janë të dashuruar pas këngës popullore,
janë të afruar me hallet, brengat e gëzimet që një popull i thur në këngët e tij e që
mbeten në kohë për ta identifikuar atë në historinë e përjetshme të tij.
Poezia s’njeh kohë, ajo shkruhet në çdo stinë të jetës letrare! Kufijtë e saj
kohore janë forca e brendshme e shpirtit. Për të vërtetuar këtë i referohemi
vargjeve të shkruara në kohë të ndryshme nga poeti ynë Fatos Arapi, ku krijimtaria
e tij poetike dhe pse në kohë të ndryshme, ndihet e lexohet me pasion e qartë në çdo
stinë të jetës. me sqimë si pikëza drite nga folklori popullor, e ndjerë, e jetuar dhe e
ligjëruar në vargje shpirti.
Uni poetik( krijues ) i autorit është mbartës i një tradite si shkrimtar me
individualitetin e tij dhe ky individualitet përcaktohet nga këto raporte..
Bota e brendshme e autorit, dashuria për jetën dhe poezinë, përbënë atë që ne
e quajmë “muzë poetike” ku tingëllojnë lirikat e bukurshkruar e vargjeve në
poezinë “Margaritë, moj”:

Shoqja ime, moj


me dy sy si nata të mëdhenj, të zinj
me bukurinë tonë të virgjër
vdekjen po ushqejmë
se kjo toke ka ftohtë
mardhi
e ka ngrirë.
Dhe ne biem mbi të, porsi bllaca zjarri,
Futemi nën dhe porsi rrënjë ëndrrash,
Që të vijë pranvera, që të vijë behari,
Toka përmbi ne e balta të shkrijë,
ëndrrat te shpërthejnë, si shpërthen bari.
Dashuria jonë
Me dy sy si nata çuditërisht të zesë,
Nga plumbat armike prerë mes për mes
Dashuri e lindur,
Dashuri e rritur
Nën qiejt e thyer të varfërise shqiptare.
Dashuri tragjike
Për botën e madhe.
Margarite, moj
Motra ime, moj,
Shoqja ime, moj.

Këtu tematika ndërthuret me dashurinë për jetën, dashurinë për lirinë, për
shoqen…dhe gjithçka për një jetë më të mirë e lidhur me luftën dhe përpjekjet e
sakrificat për lirinë e atdheut.
Figura e trimëreshës Margaritë, bukuria dhe forca shprehëse nëpërmjet
kësaj dhuntie përfaqëson tiparet e vajzave shqiptare, që luftuan dhe dhanë jetën në
momentet më të bukura të jetsë, ia falën rininë Shqipërisë, prandaj autori thotë
“dashuri tragjike për botën e madhe”.
Duke shfletuar poezitë e poetit tonë F.Arapi, dallojmë mënyrën e
organizimit, leksiku shfaqet me ndikim të theksuar popullor, frazeologjia dhe vargu
vjen si një këngë plot ritëm dhe tregonë më së miri se ai është njohës i thellë i
folklorit, nga ku merr shtysë ndikimi i poezisë popullore në poezitë e tij lirike.
Eleganca e vargut, mjetet artistke shprehëse, me strukturën e tyre të përsosur
poetike, me pasurinë e mendimeve e me forcën e gjuhës së brendshme, na bëjnë të
shijojmë botën e tij krijuese të ndërtuar me mjeshtëri!
Përgjatë leximit të drejtpërdrejt të vargut poetik në krijimtarinë e F.Arapit,
bie në sy përdorimi i mbiemrave shumë të gjetur, foljeve kryesisht në lidhore,
Margaritë, moj
Motra ime,
moj, Shoqja ime,
moj; të të ngre, moj,
mi pëqinë
do të kap,
moj,
mu në mes, etj.
Këto vargje lirike, si një dozë kompleksiteti i japin më tepër pathos poezisë. ato
dhe sot tingëllojnë tejet aktuale për vlerat njerëzore.
Poezia e F.Arapit mbart elementët morfologjike, e bënë më të plotë e të
kuptueshëm diskursin e këtij ligjërimi poetik.

Përdorimet e përemrave lidhorë, pjesëzave, apostrofit, trajtës së shkurtër, i


japin po aq bukuri dhe tonalitet vargut, sa edhe përdorimet e foljeve në kohë e veta
të ndryshme, emrave, kallzuesve, mbiemrave e ndajfoljeve, në të cilat gjejnë terren
të përshtatshëm sepse këto lidhje vijnë natyrshëm në fjali, për të arritur atë mesazh
fort të këndshëm e gazmor në poezitë e poetit.
Përemrat lidhorë përbëjnë të veçatën tek poezitë e tij. Fenomeni i
polisisidentit, ose, siç quhet më thjeshtë, grumbullimi i lidhëzave dhe i përemrave
lidhor në një fjali, përbëjnë vlerë në poezinë e F.Arapit dhe i japin vargut ngopjen e
duhur estetike. Ato krijojnë efektin e ndryshimeve sasiore dhe cilësore në ligjërim.
Siç dihet, lidhëzat dhe përemrat lidhorë janë fjalë të pandryshueshme, që
shërbejnë për të lidhur fjalë, grupe fjalësh, ose fjali midis tyre.
Një ndikim të tillë e ritheksoj për faktin se;
Roli i përemrave lidhorë dhe lidhëzave në përgjithësi në këtë krijimtari poetike, si
një fenomen i përhershëm dhe i përdorur me mjeshtëri estetike nga autori, i jep
poezisë më shumë dinamizëm, koloritin befasues, kontekste prekse dhe mendim të
thellë poezive, nuancë ngjyruese etje!
Stili është tejet popullor me individualitete të spikatura. Gjuha është e
thjeshtë por e ndjerë, dhe e përzgjedhur bukur e me forcë shprehëse, e cila na jep
një tablo interesante e të vërtetë, të jetuar, të bukur, të ndjerë shpirterisht.
Rima shpesh formohet nga mbiemra: i arratisur – e qëndisur; nga folje: ndez –
vdes; zgjatet – matet; nga emra: mërzia – dashuria, fytyrë – ngjyrë, etj., e vazhdon:

Ti do të më dashurosh patjetër
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,
Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?
Ti do t'më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcej jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t'më dashurosh patjetër!

Këtu vihet re se “Uni” lirik është i fuqishëm, i pazgjidhshëm, krenar, me


frymëzim dhe i dallueshëm.
Ndikimi i folklorit në poezinë e F.Arapit shihet si më pranë poezisë
moderne, si një përkushtim, i trajtuar dhe i realizuar në mënyrën e vet, për nga
struktura e vargëzimit dhe tematikës.
Elementët stilistikë zgjerojnë marrëdhëniet e fjalëve dhe përftohen më
shumë ngjyrime semantike kuptimore. Është organizimi i tyre i të shprehurit për të
dhënë figuracionin domethënës; është organizimi i vargut, rimës, ku figuracioni dhe
natyrshmëria e të shprehurit marrin ngjyrimet poetike e i dallon nga njëri-tjetri!
Në këtë rast autori (poeti), rrëfen duke u nisur nga ajo, çka zhvillohet në
mendjen e personazhit, (p.sh. të së dashurës), ku ndjenjat dhe mendimet i kaplojnë
dhe i forcojnë me madhështi gjithë tiparet e formave, ndodh ajo që e quajmë:
“gjysma më e mirë e vetes” të cilën e gjejmë të personalizuar me figura të
përzgjedhura nga bota ku jetojmë.
Të tilla vargje si më poshtë i bëjnë më të dallueshme ngjyrimet kuptimore
semantike, nga ku vijmë në përfundime të tilla se fraza, shprehje të ndryshme, njësi
frazeologjike kombinojnë leksikun morfologjikisht e sintaksisht, në mënyrë estetike
e artistike, për të sjellë perla të vërteta me vlera të një letërsie lirike të mbështetur
fort në vlerat folklorike kombëtare të popullit tone, e vecanrisht në ato të trevës të
Laberisë.

Çast buzë joint

Dhe vargjet erdhën me ritme të kaltra


Nër degë të tyre figurat e gjelbra
Çelin - si gjethet nëpër portokalle.
Nën degëza vargjesh fëshfërijnë figurat,
Si mbrëmjes Jonit fletësat e ullinjve.
E mbusha gojën me erëra të Jonit,
Ndjej nëpër dhëmbë kokrizat e jodit,
Shoh se si thyhen mirazhet mes valësh,
Se si thërmohen përflakjet mes gurësh...
Dhe jam i tëri
grimca dritaresh e ngjyrash.

Në poezinë e F. Arapit ndihet forca e metaforës dhe figuracioni poetik me


vargje të rregullta e të rimuara! (poezia “Ti do më dashurosh patjetër”, ose
“Margaritë moj”.
Në krijimtarinë poetike të tre poetëve, vargjet e tyre janë “britma” dashurie! Aty
gjejmë shumë elementë të përbashkët ndikues. Një nga këto është pyetja retorike, e
cila shpesh shfaqet si element dhe veçori e lirikës!
Pyetjet retorike janë trope-t më shprehëse që përdoren me shumicë në dobi
të efekteve emocionalë. Ato s’kanë nevojë për përgjigje. Brenda pyetjes përgjigja
qëndron e fshehur dhe e kuptueshme:
F.Arapi
“Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?
Ti do t'më dashurosh patjetër”

“Ti do vish, e dashur, si s’do vish?


Kur e di që unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt
e ti të vish…”

Të paharruara kanë mbetur vargjet e poetit Arapi:

Hej, vend!
Plot diell e pa dritë
Pagan dhe fron për perënditë
Jetojmë nër male të lartë
Ku qiellln me dorë mund të zëmë
Dhe prapë:
Në ç'humnera kemi rënë?

Ose

“Lamtumirë
koha që shkoj
jam një copëz pejsazhi nga vendi im.”
“I vogël, me pantallona të shkurtëra
me këmbë të zbathura e një këmishë humaje
që e qepte vetë gjyshja.
“Ashtu darkë për darkë dilja në breg
Ndër gishtërinj të këmbës së ftohtë më rridhte rëra
Unë prisja me orë të tëra
gjersa përnjëherësh
tutje nëpër fushat e gjera të natës ngriheshin kope të çuditshme,
të panumërta
kuajsh të bardhë…
Të cilët hingëllinin në fushën e gjerë të natës …
dhe suleshin nëpër fortunë ...
Dhe tani, kudo që jam
ashtu fantastik e i madhërishëm, më ndjek pas deti”.

Elementet e natyrës i gjejmë kudo, ndër këto poezi, jo vetëm si pjesë e jetës,
por edhe si elemente simbolike, ato paraqesin kontekste nga jeta njerëzore për të
treguar qëndresën, besnikërinë, zgjuarsinë, e mbi të gjitha të lidhura ngushtë me
dashurinë njerëzore, me vete jetën, duke i dhënë rrëfenjës poetike, dramaticitetin
dhe realitetin e kohës.
Në poezinë e F.Arapit, është e dukshme vëmendja ndaj përzgjedhjes së
leksikut. Ai ka leksikun e tij që e dallon më së miri nga poetët e tjerë, ku në çdo
strofë e poezi, aty njëherazi gjenë përdorime morfologjikisht të zgjedhura emrash,
mbiemrash, foljesh, përemrash, lidhëzash, parafjalësh, ndajfoljesh etj., ku denduria
e përdorimit të tyre shfaqet si shprehje e individualizmit dhe e veçantisë.
Domethënia, semantika, kuptueshmëria dhe çka synon fraza përbëjnë
hapësira dhe dimensione në krijimtarinë e këtij poeti.

Ti Do Vish
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se unë ty të pres
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qëe unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt
…………e ti të vish

Si përfundim do të thosha se:


-Gjerësia dhe moskufizimi me shprehje popullore e frazeologjike, përbënë një
liri poetike të lakmueshme ku ndërthuret qartazi nën këndvështrimin: “frazelogji-
gjuhë poetike-individualitet krijues”.
Tipar dallues është zgjerimi dhe shtimi i vazhdueshëm i kuptimisë që ka çdo
fjalë e tij- (nënkupto vargun).
Poeti i ka dhënë parësi kushtit barazfuqi teorike të fjalës poetike.
Trekëndëshi i mësipërm është një pllajë ku lëviz trashëgimia gjuhësore e
shoqërisë.
Po kështu dhe leksiku i përdorur prej tij është në funksion të botës
shpirtërore e materiale të Labërisë.
Ato janë me vlera semantike, me ngjyresë krahinore, emocionale dhe
shpirtërore.
Frazeologjia e tij shquhet për përmbajtje të gjerë, për figuracionin dhe për
ngjyrim të fortë emocionues.
Në gjithë krijimtarinë krijuese në veprat e poetit tonë të madh F. Arapi frazelogjia
përbënë vlerë shumë të madhe në veprën e tij madhore poetike, që natyrisht ka
vend për tu studjuar më në thellësi!

27 SHTATOR 2017, VLORË.

***
POETI I DASHURUAR ME DETIN...
THODHORI BABA-SKELARI {duhet ripunuar}

Poetët janë krijesa njerzore të veçanta , janë shpresë dhe palëformues të


emocioneve, që shpërthejnë nga bukuria e shpirtit.
Ata duan ta stolisin me gjithfarë ngjyrash.
Poezia është vet poeti, ai krijon gjerdanin e shpirtit të tij poetikë.
Larmia e relievit të kuptimit së fjalëve e motivojnë përmbajtjen e poezisë të
ndërtuara bukur mes krahasimit dhe metaforës.
Ndjenja e hollë e zbukuruar në kohë me marrëdhënie kuptimore të gjuhës, që
autori përdor në poezinë e tij, si: “u plaka me ty, me dallgët e tua.”
“U linda me ty o det.
kur lotët
ende treteshin
në thellësitë e tua…u rrita me ty, i mohuar
që në lindje,
me lulet e bajames
që çelnin në kopshtin tim…
u plaka me ty, me dallgët e tua…
pa u tretur në ngjyrat e tua.
O det
jeta ime
e qytetit tim”
Poeti e do qytetin…
“E dua këtë qytet”
Mos më pyet
pse e dua këtë qytet,
që ka dallgë
dhe e mbulojnë retë.
Mos/më pyet
pse u dashurova,
me këtë qytet,
ku puthjet e kaltërsive
I errësojnë retë.
Dhe përsëri
e dua këtë qytet.

Në poezinë “QYTETIT TË DALLGËVE” poeti jeton me figurshmërinë frazeologjike


të detit, krijuara me metafora, me ligjërim të figurshëm, me plot ngjyrime dhe
fantazi.
Semantika e këtyre vargjeve janë në mënyrën dëshirore të lidhura me botën
shpirtërore, që shëtisin mëngjezeve bashkë me erërat detare si metafora, që
përkunden në djepin e valëve…
O fllad pranvere,
në valëzimin e dashurisë,
vetëm një çast
më merr në
krahët e tu,
më përkund
në djepin e valëve dhe më zgjo
kur agimi
të çel pranverat
e harruara.
Autori me fantazinë e tij krijuese, në rrafshin e shprehjes dhe përmbajtjes të
çonë shumë larg, në prehistorin detare, nga fëmijërija e tij e deri sat ë jetë jeta…

“UNË DHE VALËT”


Kohët mbulojnë
trishtime feniksësh
dhe lotët mallin
që kam për ty…
Çudi
si deti s’më ka harruar:
…Ishim fëmijë
kur u dashuruam,
unë valet,
ai shpirtin tim.

Th.Baba, poeti Skelar jeton dhe do jetoj gjatë me detin…aty do plaket, një
ndjesi e thellë, dhe vet jeta e poetit është e kushtëzuar nga pranija, nga
frymëmarrja poetike për detin…
U plaka me ty,
me dallgët e tua,
dhe ngela
I mohuar…pa u tretur
në ngjyrat e tua.
O det,jeta ime
e qytetit tim.
Vargjet e poetit Thodhori Baba për detin ku ai është lindur, rritur dhe jeton
ende pranë tij janë binjake, si shumatore metaforash.
Poetii fotografon me sy një gjendje estetike të mirëorganizuar nga imagjinata e
tij krijuese si poet i formuar me gjuhë konceptuale është dhe personazh i këtij
vëllimi poetik.
Çudi?
si deti s’më ka harruar:
…Ishim fëmijë
kur u dashuruam,
unë valet,
ai shpirtin…

NËPËR RRUGËT E JETËS...


Murat Aliaj-Përmbledhja poetike: "U ndanë dy botë" - Shtëpia Botuese PLANET - Fier,
viti 1999.

RRUGËT E JETËS

Një ditë për gjah i mora rrugët,


Mes një përroi të thatë, të shkretë.
Qielli përsipër nxinte plumb,
Vesa trokiste nëpër fletë.
Mërmërimë ujrash nëpër gurë,
E këngë zogjsh nëpër degë.
Motivi i vjetër nëpër buzë,
Si një lëndinë e mbetur shkretë.
Pas disa orësh udhëtim,
U ndala djersët për të fshirë
Poshtë një rrapi sytë më zunë
Një varr të vjetër në humbëtirë.
Një varr të tillë do ta desha,
Ku rrapi degët zgjat për hije.
Ndonjë gjahtar të ish i ndjeri,
Apo ndonjë strateg ushtrie?
Si çdo i gjallë e ka njeriu
Një vënd ku kockat i bën tok.
Veç jetë e shkuar vetëtimthi
Seç përpëlitet porsi zog.
U ula pranë si me një mik
E ç’nuk kalova nëpër mënd
Porse tek guri që kish tek koka,
Ai as emrin s’e kishte vënë.
Ç’jetë të çuditshëme do kish patur?
E vrulli pse ju kthe së prapi?
Një histori tashmë varrosur,
Nën fëshfërimat e një rrapi.
As datë lindje, as datë vdekje
Si të mos kishin rëndësi.
Në vënd të tyre ishte shkruar,
Për kalimtarët një porosi:
“O kalimtar që shkon pranë meje
Për vdekje shkon a për gëzim.
Ndal për një çast e hiq kapelen
E merr prej meje një bekim.
Se, siç je ti kam qënë dhe unë,
E siç jam unë do jesh dhe ti,
Se të përkohshëm jemi lart
Kurse këtu poshtë, përjetësi”.
Seç ndjeva thellë një shtrengim
I gjori, thashë i pikëlluar.
Ata që u tretën për të tjerët,
Edhe vetveten kanë harruar.
Dallgëzoi gjaku nëpër deje
E s’desha më me të të rri.
Desh i bërtita të më thoshte:
–Nga ç’rrugë o mik kalove ti?
Se rrugët s’mund të jenë njësoj,
Kur ngjitej majës së një mali.
Kështu dhe njerëzit janë të ndryshëm,
Shpesh humbin emrin për së gjalli.
Se, në kët botë,ç’do gjë ka emër
Si për kujtim dhe ndonjë datë.
Ai të gjitha i kishte humbur
Freskinë e rrapit s’e kish hak.
E një i humbur me ç’të drejtë
Ç’do kalimtari mësim i jep?
Me një të vdekur s’bën dot sherr
Ndaj mora rrugës së përpjetë...

Jo të gjithë dinë të shkruajnë poema…


Poema ka ligjet dhe forma të caktuara. Rrëfimi është në vetën e parë dhe ka
trajtën e një rrëfenjëze me plot emocione dhe përshkrime estetike të
bukurshkruara, ku fjalët pësojnë ndryshime kuptimore e semantike.
Kur ngjitej majës së një mali.
Kështu dhe njerëzit janë të ndryshëm,
Shpesh humbin emrin për së gjalli.
Se, në kët botë,ç’do gjë ka emër
Si për kujtim dhe ndonjë datë.
Ai të gjitha i kishte humbur
Freskinë e rrapit s’e kish hak.

Së pari : Poema ka përmbajtje dhe personazhe: Autori dhe i vdekuri.


Këta personazhe flasin, kanë ndjesi, dëshira dhe unin e tyre…
“Seç ndjeva thellë një shtrengim
I gjori, thashë i pikëlluar.
Ata që u tretën për të tjerët,
Edhe vetveten kanë harruar.”
Autori përdor gjuhë krijuese me leksik shumë të pasur. Ai kërkon, ndërthur
dhe përciell trajta të mendimeve të tij, që burojnë nga idetë dhe forma e tematikës,
që ai shtjellon në këtë poemë.
“Me një të vdekur s’bën dot sherr
Ndaj mora rrugës së përpjetë...”.

Te poema që autori ka shkruar përqaset e vërteta e fjalëve


(leksikut) që ai përdor është se, autori nuk del dot jashtë vetes…
Në këtë rast gjuha e poetit është cilësi, aty qëndron dhe vlera poetike e poemës.

O kalimtar që shkon pranë meje


Për vdekje shkon a për gëzim.
Ndal për një çast e hiq kapelen
E merr prej meje një bekim.
Se, siç je ti kam qënë dhe unë,
E siç jam unë do jesh dhe ti.

1-Karakteristikë është dhe forca e gjuhës së brendëshme poetike dhe realizimi i


komunikimit aktual me lexuesin.
Të thënat e vargjeve të kësaj poeme janë në numrin njëjës. Autori M. Aliaj
ndjek një pardoks sipas së cilës, ai (ivdekuri) ka shpirt dhe historinë e tij të jetës dhe
janë situata të ndjera poetikisht.
Të gjitha këto karakteristika tregojnë nivelin e lartë dhe eksperiencën e
autorit si krijues, që njeh mjaft mirë kategoritë estetike të lëvrimit të poezisë.

2-Në këtë poemë gjejmë fluturime imagjinare, deri tek të padukshme.


Ato kanë ngjyrimet dhe koloritin vetjak të të dy këtyre personazheve që ka
poema.

Kështu dhe njerëzit janë të ndryshëm,


Shpesh humbin emrin për së gjalli.
Se, në kët botë, ç’do gjë ka emër
Si për kujtim dhe ndonjë datë.
Ai të gjitha i kishte humbur
Freskinë e rrapit s’e kish hak.
E një i humbur me ç’të drejtë
Ç’do kalimtari mësim i jep?
Me një të vdekur s’bën dot sherr
Ndaj mora rrugës së përpjetë...
DISA PËRFUNDIME:

1- Reflekset epike gërshetohen me ato lirike nën tingujt zanorë nëpërmjet


vargjeve, ku shprehet dhe tragjikja.
2- Poezia është ndërtuar me përplasje idesh jetësore.
3- Në këtë poemë indetifikohet Uni krijues me veçori dhe karakteristika të
frymëzuara ku ndihen dridhërimat përgjatë rrugëve të poemës.
4- Përkatësia individuale përcaktohet, realizohet nëpërmjet kontekstit dhe
koloritit vetijak të autorit.
5- Ajo që mbizotron në këtë poemë është trishtimi i thekshëm, karakteri
poetik dhe thellësija e mendimit.
FRAN UKCAMA

POEMA “VAJET E VOJSAVËS” nga libri “Gjergj Kastrioti”, Fran


Ukcama, Shtëpija Botuese MUZGU.

Kjo poemë epike ka bukurinë e vet sepse, në thelb ekziston tragjizmi.


Kur lexon këtë poemë ndjenë pasqyrimin e shpirtit të Vojsavës, princeshës së
Skënderbeut.
Poema ka si personazh DIELLA SHTRUNGËZA, që i qëndroi pranë
princeshës.
Është poemë, ka përmbajtje dhe karakterizohet nga fenomeni afrodiziak
(dëshirë-kënaqësi) me të cilin poeti Ukcama e ka përshkruar aq mrekullisht.

Në Stelush takoj një zonjë,


Diell emrin e ka,
Gjashtëqind vjet këtu, po rron,
Si një arr që nuk është tha.
Diella Srungëza grua e sojme,
I qëndoi pranë princeshës,
Shtatin e gjatë, e hollë, e kojme,
Si një pishë në kryet t’kreshtës…
-Unë kam rrnojtur per t’i kallxue,
Brezave që vijnë e pyesin,
Tokën e kam shtrat të shtuem,
Si plaf t’dhintë, nalt kam qiellin.
A e shikon hanën mbi mal,
Sa e bukur, sa dritore,
Si kjo bukuri e rrallë.
Ka kanë Vojsava, princore.
E pa synin si ylli,
Sa filxhani, nën ato vetulla.
Vetullat si flat shqipe i kish,
Shtatin si çetinë e shkreta.
E mjerta u vyshk si bojlia,
Si bojlia që i bie rr’feja.

Poeti ndalet në refleksionet mendore, motivuese të ndjenjave dhe përshkrimeve


të pikturuara me gjuhë shumë të pasur leksikore.
Këto vargje janë cilësisht shprehje individuale e një poezie epike. Në këtë
poemë mënyra epike shkruhet me vargje ritmike, gërshetime figurash të shumta
estetike dhe fjalë të qëmtuara me elegancë.
Vlen për t’u përmendur se çdo varg është një realitet, nxitje e fuqishme, që
shpreh lidhjen midis jetës dhe botës e përmbledhur bukur shkruar nëpër vargjet e
poemës...
Kur vajton Diella Shtrungëza dhe zogjtë zgjohen nga gjumi, Aty pranë te
qershia...
Poeti përdor figuracion ndjenjash, tragjike, shpërthyese së asaj vajture:
Lotët iu kthyen në lumë…aq sa dhe muret nisen me u dridhë.
Aq sa pishtarët krejt u shkimën.
Fran Ukcama si poet i mirëformuar shkruan me magjinë e shpirtit të tij të
mbushur emocionalisht.
Kjo poemë që po e shfaqim si model krijues, është një sintezë, apo prurje si
afresk poetik, me figura letrare, që të mrekullojnë me kuptimin e tyre leksikor...

Pa një natë nji andërr të tmerrshme,


Territ të odës u shfaq hijs,
Imazhi, drague me flakë,
Shi erë bubullima, një llahtarë,
Gjergji me shpatë parzmore ngjeshur
Oh Gjergji gjallë, oh Gjergji gjallë!!
Gjergj,Gjergj,kranori peshë
E duhia hapi dritoret, e shkreta klithi,
shkuli flokët,
Lot nuk lëshoj,
syri ish terë.

Edhe zogjtë u zgjuan prej gjumi.

Një poemë e tillë përbën një sprovë origjinale, të guximshme me nuanca të


gegërishtes, si një thesar leksikor nga autori.
Gjuha e përdorur nga poeti kalon nga përdorimet e figuracionit të fjalës në
ngjizjen e kuptimeve të figurshme.

Poema ka në tërësinë e saj metaforizmin...

Mamica vesh si djalë


Kur u mgri,
U kthye në thanë.
Thanë e thame mbi gur,
E varrosëm nën muranë,
Qe aty ku rrjedh njajo gurrë,
Nuk është ujë që zbret prej qielli,
As prej toke,nuk shpërthen,
As prej bore, shkri prej dielli,
Janë buronja fillomë shpirti,
Lot nga syri i nanës,djeg,
Nanës, kurbinës, Vojsavës.
Mbeti Diella step te guri,
Hutue mbet se kurrë skish pa,
Si vikat si luan burri,
Godet gjoksin fort me grushta.
Mbi rrasë kupin lot të artë.
Masandej lëshon një ofshamë,
Aq sa malet desh u çanë.
Kershat prej shpati ranë rrëgallë.

Tërë këto figura dhe simbole autori i përdor si efekte poetike të bazuara në
këndvështrimin e tij krijues dhe nëpërmjet poetikës së vargjeve, natyrshëm shpreh
dhe ndjenjat e veta.
Autori Fran Ukcama është poet me vizion dhe ide poetike të ngarkuara
mjeshtërisht me emocione rrënqethse, të vajtueshme dhe tragjike...

Kur e kuptoj se qe vegim,


u plas në shtrat e ma s’ungrit,
I kthej orët në vajtim,
Aq sa muret nisen me dridhë.

Korba unë,
E zeza unë.
e mjera u’,
Ba kërcu,
Natë pa hanë,
Ditë pa diell,
Nanë pa djem,
Nanë pa djalë,
M’u err syni,M’u tha shpirti,
Për mua s’shëndrit dielli as hana…

Poeti F. Ukcama rrëfen si piktorët e antikitetit. Nëpërmjet një pyetje


retorike, me madhështi,me ngjyrime dhe emocione e ka qëndisur portretin femëror
të Vojsavës...

A e shikoni hanën mbi mal,


Sa e bukur, sa ndritore,
Si kjo bukuri e rrallë,
Ka kanë Vojsava, princore.
E pat synin si ylli,
si filxhani, nën ato vetulla.
Vetullat si flatë shqipe i kish,
shtatin si çetinë, e shkreta.

Mars 2019-Athinë
LEON LEKAJ
TROKITJE PREJ FLAKËS QË MBETI ZGJUE NË PRAG
LAMTUMIRE...
VËLLIMI POETIK “Stinët e andërrueme të kthimit”.

Poeti L. Lekaj krijon situata, të cilat dëshmojnë aftësinë e tij krijuese. Fantazia i
sjell episode, situata, aksione, ngjarje artistike, që përmbajnë ide brënda tyre...

Jam mësue me vdes shpesh, bota ime!


Si një çerdhe e zbrazun shehun n syrin e një zogu.
Dertin e duarve e kam të bymyem prej baticash të vjetra.
Zhytun n’ pigmente indiferentizmi dhe harresa fjalësh.
Dhe si një rekuiem pushtuen atmosferën.
I dashuruem me baraspeshën e sendeve.

Vëllimi poetik zë fill me një poezi simbolike, ku shprehet mjaft bukur


estetikisht fenomeni i IMAZH-it.
Në këto vargje autori mediton me veten e tij, për atë që ka përzemër.
Te poezia gjejmë dy personazhe...Vet Poeti dhe e Dashura e tij. Ata janë dy
krijesa imagjinare (por të besueshme) të një kohe të HARRUEME..

“IMAZH”
Kur të vij tek ti
më prit tek dera e harrueme
t’ shkarkoj yjet e lagësht
gjurmët e kuajve të erës
dhe rrugën e dritës
Aty do djegim membranën e pritjes,
cipën e hollë biruese gjithkah
prej zanit të hapun brenda vedit.
Në orët e pendueme
heshtjen do ta varim në muzgun e mbramjes
e do rrokemi me fjalët qe s’mbrritën kurrë
deri në lodhje,
kur tretet gjumi në ag.
Ne të dy kem’,
ma shumë se një han’ , e dashtun,
e, asht mkat me hup dritën
që çel rrugn’ e shpirtit.

Brenda kësaj poezije gjejmë një varg mbushur me jetë, prej zanit të hapun brenda
vedit, që ka një kuptimi të gjërë, ku prej fjalëve -“prej zanit”, ndjejmë shijojmë,
kuptojmë, shpirt, jetë, frymë.
...Kështu krijohet vizioni, dëshira e poetit për të pasur më se një Hënë.
“Ne të dy kem më shumë se një Hanë!”
Koha lëndore, vargjet e poezisë janë të mjaftueshme për rrokjen e
mendimeve, sidomos, detai, kodi i heshtjes, si një artikulim si heshtje ...
“heshtjen do ta varim në muzgun e mbramjes”

L. Lekaj ka aftësi të krijojë situatë, përsiatje, si:

PËRMBYSJE
U rrzuen lugjet e t’ përditëshme të mia,
Papritun, si shtjell tymi
që er’ e mugët zhgul

Mue s’më mbeti tjetër


veç me pa sa shpejt formohet vorbulla
në një mbasdite, me diell mbas shpine,
e me vrejtë vëmendshëm
se si hynë jeta nëpër brimë të çastit.

Këto vargje tregojnë se autori i njeh mirë korridoret, rrugicat nëpër të cilat
komunikon aq kthjellët me lexuesin e vet. Kjo tregon se L. Lekaj përbënë vlerë!
-Karakteristik e veçantë e autorit është, se ai përdor dialektin gjuhësor të
gegërishtes në tërë prurjen e tij poetike në këtë libër.

-Tjetër veçori e poezisë së autorit është përdorimi i zanoreve të forta në


poezinë e tij, të cilat bukur tingëllojnë ... “Prej flakës që mbeti zgjue”.
Dhe pse autori dëshiron të shkruaj në të folmen e gegërishtes, ai nuk i largohet
gjuhës standarte të shqipes.
Vlera estetike e këtij vëllimi poetik shikohet qart si një përmbajtje e gjerë, me
figuracione dhe ngjyrime të forta emocionuese ku preket mësëmiri afërsia dhe
ndikimi i poetikës gegërishte në tërësin e këtij vëllimi, që po analizojmë.
Mos kufizimi me shprehje të tabanit popullor dhe frazeologjisë është një liri,
hapsirë poetike e lakmueshme tek ky autor që lëvron dhe ndërthur qartë
këndvështrimin, frazeologji-gjuhë poetike dhe individualitet krijues.

-Përdorimi i shenjës së apostrofit, në rrëzimin e zanores së pazëshme-ë


-Ja disa vargje:
n’lugje, nji han’,e s’mujta kurr’, Shall i verdh’ asht’ rruga, te kandi i fjalve që
s’bzajnë...si n’nji flakërimë të lashtë…

-Poeti trajton një figurë tepër të rallë me plot kuptimi shpirtërore, e gjejmë te
poezia “PREJ FLAKËS QË MBETI ZGJUE”
Jam mësue me vdekë shpesh, bota ime
Mbi zjarrin akull, që digjte hanën e impulseve t’mia.
Mbi masakrën e tingujve që u shndërruan në lule gjaku.
Mbi vetë gjakun që s’dinte me gjet rrugën e zemrës...
Veç tash vdekja ka humbë kordinatata
dhe intimitetin bonjak
prej flakës që mbet zgjue.

- Vargu poetik i poezisë së poetit dallohet për përmbajtje të gjerë të brendshme,


për figuracionin dhe për ngjyrim të fortë të folmes shkodrane.

Kur të vi tek ti
më prit tek dera e harrueme,
prej zanit të hupun brenda vedit.
Me hup dritën. Me hapa të vranët, prej dashunish,
asaj mase të lëngshme, në shpërbamje, me zhgun faji,
e dashuruem, një limfë e thame, shkall’ të thyeme, kryposht, i bzajnjë trokun,mendimit
të mnershëm,
Mbramë ra shi i përmalluem, pemë të zhveshura, që shenjojnë vedin.

Lënda poetike e poetit L. Lekaj kumtohet përmes përdorimit të paskajores së


pastër të shqipes, si për shembull:
“Me hup dritën, Jam mësu me vdek, prej zanit të hupun”…

-Një tjetër tipar dallues është zgjerimi dhe shtimi i vazhdueshëm i kuptimisë që
ka çdo fjalë e tij në tërësinë e vëllimit poetik...
-U rrëzuan lugjet e t’ përditshmeve të mia...
Mbi vet gjakun s’ dinte me gjet rrugën e zemrës...kaq afër fjalëve thelbin ta
përmbajnë, te kandi që s’bëzajnë, por s’mundem me i thanë gja...

-Në poezitë e këtij libri shfaqet më së mirë organizimi i leksikut me ndikim nga
dialekti i gegërishtes. Në këtë rast nënkuptojmë se si ai e përzgjedh, e qëmton
leksikun nga dialekti i gegërishtes…
Duet të theksoj se:
-Tipar dallues i poetit Leon Lekaj është forca e gjuhës që ai përdor dhe shkruan...
Kjo bën të mundur realizimin e komunikimit me lexuesin.
Ai i drejtohet natës…
Poeti është aq i fuqishëm sa që dhe qiejt ndalen tek ai në një formë
simbolike, si ajo e dorës…

Kur nata zbret


qiejt ndalen tek unë
në formën e dorës.
Gjymtyrët e përlotura
mshejnë vetveten
të ndrojtura
dhe djersijnë ankthin e ditës
që s’kthehet ma kurrë.
-Ajo që është më e qensishme në këtë vëllim poetik të poetit Leon Lekaj është
se, ai përdor një morfologji të pasur.
Në një varg gjen-emër, mbiemër, folje, lidhëse dhe përemër…
Një dukuri e tillë e pasuron shumë kuptimin dhe stilin e tij letrarë.
Do rrokemi me fjalët që s’mbritën kurrë.
Mbi masakrën e tingujve që u shëndruan në lule.
Kaq afër fjalëve që thelbin ta përmbajnë.
veç duhen dy pale duar me i prit.
Prej kohësh kthimi më troket në ballë.
O sy i mëshehun mbas ofshamës sime.

Në vëllimin poetik që analizuam tretet mendimi se.


-Uni poetik krijues është bartës i aftësisë së autorit dhe individualitetit të tij
krijues. Shekspiri thotë: “Ku ka dëshirë për të bër diçka, gjendet edhe rruga...”

Një shembull i til është poezia VETVRASJA E XHEK LONDONIT:


Dikur,
ajo botë e pa denjë
i hapi krahët dhe për ty
si kompensim mospërfilljesh memece
të kohnave që shkuen.
Emri yt dërmoj muret e heshtjes,
Zhytun n pigmente indiferentizmi
Dhe harres fjalësh.
Askund funebër...
Veç zhgënjimi ekzekutonte
Rekuiemin e vet në praninë tonë.

Të gjitha këto dukuri dhe tipare në poezinë e autorit Leon Lekaj


përplotësojnë individualitetin e tij krijues si poet.
Mendoj se L. Lekaj i ka shkruar poezitë e veta në formë shkarkesash elektrike,
që jo vetëm ndriçojnë, por lënë dhe vlagë, kënaqësi për meditimet e tija poetike.
“Aty do djegim membranën e pritjes: Mbi masakrën e tingujve që u shëndruan në
lule-si hynë jeta në brimë të çastit - qiejt ndalen tek unë - Shall i verdh është rruga-
edhe syt e verbtë i shofin ngyrat. - që pikon imazhin tand të derdhun. - kur mendon
djepin tue u përkundë vetiu...”
Myslim Maska - “NDOSHTA KJO ËSHTË BOTA”
“Ndoshta kjo është bota” - poezi të zgjedhura, Shtëpija Botuese “MILOSAO”, viti 2014.

KORRIK 2019

-Poeti Myslim Maska mediton shumë mirë dhe qartë poetikisht. Të lexosh
poezinë e tij nuk është e lehtë, më e vështirë është të komentosh emocionet e poezive
të M.Maska. Çastet e leximit të poezive të Maskës ndihen dhe pasqyrohen në
buzëqeshjet e brishta, si përfytyrime të çuditshme që autori të dhuron...

“Të ngelura si perla,


Në enigmën absurd të Universit,
Nëse do të mgelemi?...”

Vargjet e poezisë së M. Maskës, siç do e shikojmë kanë frymë, ngrohtësi,


dhembshuri dhe janë shumë emocionale. Për të bërë diskutimin e krijimtarisë së
autorit, apo promovuese, ajo duhet të zhvillohet brenda kontekstit të poezive, që
janë në vëllimin poetik.

“Le ta shjellojnë të bukurit, të çmendurit!


Më falni, desha të them:
Poetët, filozofët, të mençurit.
Ne më mirë të mos e vrasim mendjen.
Të digjemi e të vezullojmë në zjarrin e dashurisë…
Ndoshta kjo është bota,
I dashuri im”

-Dikur djalosh në një antologji të talenteve të reja, tani poet mendimtar me një
poezi sintezë dhe si poet i një proze të bukur.

Shumë miq të poetit dhe shkrimtarit Myslim Maska kanë shkruar ndër
vite. Ata kanë folur gjatë për t’i dhënë përgjigje vlerësuese mendimeve estetike e
filozofike të poezive të tija sintezë dhe si poet i një proze shumë të bukur.
Në tubime letrare dhe shkrime studimore për krijimtarin letrare të Myslim
Maskës kanë shkruar shumë poetë, shkrimtarë e studiues, si: Foto Malo, Niko
Kacalidha, Thanas Boçi, Murat Aliaj, Marash Mëhilli, Stefan Martiko, Nase Jani,
Agim Basha e të tjerë...
Në ditë të bukura pranvere, vjeshte apo vere, shikimi i këtyre studjuesëve veç e
veç e kanë përflakur mendimin e tyre estetik me sprova të bazuara në krijimtarinë
letrare të M. Maskës karakterizuar si një poet i metaforave të ëndrrave, si poet
mendimtar me një poezi sintezë.
Në poezinë “E bukura nuk duket” ndihet shumë mirë metafora dhe absurdi, që
të dy sëbashku këta dy element e lartësojnë vlerën e poezisë së poetit Maska.
S’më kujtohet mirë se ç’vit ishte,
2005 apo 5002.Sidoqoftë,
Thelbi i çështjes qe
Milingona e plagosur për vdekje.
Nuk ndihet mirë
Kush e plagosi dhe pse!
Por dihet saktë

Dhjetë poetë apo tridhjetë, të prekur nga epidemia e
Metamorfozës;
(D.m.th.dhe ata kishin përmasat e milingonës)
Qenë mbledhur rrotull saj,
Ziheshin e grindeshin
Si ta shpëtonin…

Ç’është Jeta?…
Ku ta di!
Ata që mrekullira presin,
Le ta kuptojnë vetë
Pak minuta
Para se të vdesin.

Poezia është një mënyrë e veçantë e organizimit të ligjërimit, që na jep marrdhënjen


vetjake estetike të individit ndaj botës.
Kam mendimin se është mirë që analiza e poezive të nisë nga vet teksti të cilin
studiuesi merr për ta trajtuar. Poezia është ligjërim, ku mjetet gjuhësore janë thelbi
i një analize stilistike.
Vlerë ka dhe kultura e fjalës së krijuesit. Është e natyrshme. që kultura e të
menduarit, e të shkruarit përgjatë kohës, që poeti ndërton poezinë, natyrshëm dhe
përkatësia individuale realizohet përmes ngjyrimeve e kuptimive të tekstit të poezisë
në bashkëngjitje të koloritit me të cilën vishen motivet.
-Në përbërje të këtij vëllimi poetik është dhe poezia dinamike...
Në poezinë dinamike bëjnë pjesë në mënyrë solide imagjinata, fenomenet si,
ritmi, tingëllima dhe abstragimi, për të cilat autori është mjeshtër i këtyre krijimeve
poetike... Shembull tipik është poezia:

KUSH MA VODHI ZJARRIN


Ti më puth,po shpirti im ka vdekur.
Sa çuditem si qëndroj në këmbë.
Kush ma vodhi zjarrin që qe ndezur
Dhe më digjte si qielli me hënë?.
Gjumin e mëngjesit kush ma vodhi,
Vezullimin e ëndrrave si ar,
Naiven ëmbëlsi kush ma mori
Dhe e bëri të heshtur si një varr?...
Pse ma vodhi magjinë që ka shpirti?!
Pse ma vodhi zjarrin që do zemra
Dhe si leckë botës më vërviti,
Si dhe unë, për mua të qaj nëna!?
Di të puth,por s’ndjej as puthjen tënde
Dhe pse për ty jetën mund të fal.
Për një zog të vrarë qaj me dhimbje,
Po kush më vodhi, do ta quaj të marr...

M. Maska është poeti i emocioneve që shpërthejnë nga bukuria e shpirtit të


tij poetik. Ai di të stolisi me mjeshtëri me gjithë farë ngjyrash poezitë e veta. Maska
kërkon, përcjell mendimet e tij dhe s’del jashtë vetes.
Shpirti, gjuha e këtij poeti është cilësi, është vlerë.
Autori krijon me poezinë e tij një mozaik të bukur, si edhe merr pjesë në
përzgjedhjen e temave dhe i vesh ato me imazhe. Në poezitë e tij fjalët gjallërojnë
kontekstin, lëvizin, përthyen, manifestojnë ndjesi të holla idesh, me ngjyrime
filozofike si prurje estetike... Maska është poeti i së bukurës. Kjo bukuri estetike e
poetit gjendet kudo, tek heronjtë, në natyrë,në hapësirë, tek shpendët, në mendime,
e bukura në portrete e vajzave etj...

MARGARITA TUTULANI
Mu shfaqe përsëri këtë natë,
E brishtë, dritë agimi të artë.
.....Një karafil gjaku,
Në ballin tënd të bukur.

PRANVERË

Një vello bardhoshe hodhi molla.


Me tjetër ngjyrë, si rozë qershia veshi,
Dridhen si pëllëmba petalevoglat,
I drithërohen bukurisë së qiellit.

BILBIL, I LARË DRITË HËNE


Ti, bilbil, i larë dritë hëne.
Të kam thënë mos loz me vajza,
Se do dehesh sa do çmendesh,
S janë erë lulesh që çel dardha.

BUKUROSHJA E KOLONAQIT
Bukuroshja e Kolonaqit,
Kur më zbret nga shkallët,
Nëpër palat e fustanit
Egjeu shkumon dallgët.
GJË E BUKUR THANË...
Nga ç’mjegull dole ti?
Për gjëmën kur të thanë:
Se kjo botë e pistë
Po më ha të gjallë!...
...Po kur puqëm buzët,
Qeshi universi,
Gjë e bukur thashë,
Tani le të vdesim...

ISHTE E BUKUR ISABELA..


Ish e vogël Isabela,
E bukur pa fund...
Me lot yjesh qante era,
Sbënte dot më shumë.
Befas e rrëmben një djalë,
Shkrihen këmbë e duar.
Puthen, digjen,ndizen flakë
Duke fluturuar...

SA E BUKUR, SHUMË E BUKUR JETA...

Se ç ’janë disa kristale të brishtë e të fildishtë,


Të thyhen në duar po s’dite t’i prekësh,
Po sdite t’i puthësh,
E t’i përkëdhelësh.
Se ç’janë ca ëndrra-kuaj të azdisur
Që rendin brenda teje,
Që brofin brenda meje
Na shpupurisin
Rrezediellorë na bëjnë.

TË NGELEMI SI PERLAT
Jeta është e bukur, ku ka si jeta!
.......Të ngelemi si perla,
Në enigmën absurde të Universit,
Në se do do të ngelim?..

Poeti e pasqyron tragjizmin si një mal me dhimbje...


Maska dhe poetikisht e kupton dhimbjen njerëzore dhe fuqinë e saj në jetën
njerëzore! Vargjet poetike të poetit mbartin, përcjellin mendime, shpesh dhe
tronditëse, ku simbolika e tij sjell forma të reja krijuese.
RUBINI
Çdo shkreptimë që lëshon zemra
Më bëhet liqen dhimbjesh
…Ç’liqen që uturinë, buçet.
Më drithëron të tërin.
Thërras, buças, u çmenda krejt.
Askush s’ma dëgjon zërin.

SA NJË PUPËL ZOGU


Varrin ma bëni në një pemë,
Në një fole zogu ma bëni,
Ku rrezet e diellit vallëzojnë
Në pista gjethesh kur fryn erë.
Varrin ma bëni në ajër,
Në një fole zogu ma bëni.
Sa një pupël u katandisa
Nga dashuria për njerëzit.

Krijimtaria poetike e Maskës ka shumë tipare si:


Muzikalitetin, tingëllimën, ritmin, figuracionin, abstragimet dhe rimën brenda
së cilës çdo poezi është muza e tij, sipas strukturave që poeti i ka dëshiruar.
Vargjet e vëllimit me poezi të zgjedhura zgjaten me dukuri e melodi, që
përfshijnë vetveten dhe pikëtakohen ndjesitë poetike.
Do të doja ta përcaktoja poezinë e Maskës si një bisedë me vetveten, me
shpirtin e gjithësejcilit mbështjellë me shumë ngjyra.

NJË ZË TË GJALLËVE
Tek varri i një vajze
Është floku im kjo tufë bari,
M’i kreh era,
M’i lyen hëna,
M’i lan shqota.

Kemi mësuar se poezia është një mënyrë e veçantë e organizimit të ligjërimit, që


na jep marrëdhënien vetjake estetike të individit ndaj botës.
Në tërsi ritmi poetik, siç duket, i ka shkuar për shtat ritmit të mendimit poetik të
autorit, të shtruar dhe zbulimit të të fshehtave të krijimit të botës dhe të mendjes
njerëzore. Poetët janë ëndërrimtarë në krijimtarinë e tyre krijuese. Një i tillë është dhe
poeti M.Maska.
Poeti krijon universin e vet nëpërmjet procesit krijues. Ai zotëron vrullin krijues,
frymëzimin, që varet nga aftësia dhuntia dhe shkalla e talentit.
M.Maska hyn në brezinë e poetëve dhe shkrimtarëve që fjalën poetike e pajton, e vlerësonë
sipas principeve të tij krijuese... Nëpërmjet mendimit dhe ndjenjës së figurshme ato i
krijojnë lexuesit ndjesi dhe kënaqësi emocionale, kuptimore…
Poezia e Maskës ka si vlerë estetike figuracionin, epitetin, ngjyrimet e
ndryshme. Ky bashkëveprim i elementeve estetike realizohet nëpërmjet nivelit
artistik duke krijuar një bashkëveprim të ideve filozofike me mjetet artistike.

I KAM ZILI
I kam zili gjinkallat
Të dehura nga kënga,
Që vdesin
Me sytë drejt qiellit.

I kam zili manushaqet,


Kur thahen.U mbaron aroma,
Se e dhanë për njerzit.

I kam zili bilbilat,


Vdesin,
Kur u mbarohen meloditë.

I kam zili yjet,


Dhe pasi vdesin,
Na delegojnë dritë.f,27
Mos m’i shkelni, ju lutem!
Jam e re,/E bukur,/
Jam e gjallë …
-Poetët janë ëndërrimtarë në krijimtarinë e tyre krijuese. Një i tillë është dhe
poeti M.Maska. Poeti krijon universin e vet nëpërmjet procesit krijues.
M. Maska zotëron vrullin krijues, frymëzimin, që varet nga aftësia dhe dhuntia,
shkalla e talentit.
Nga që kam shumë vite që e lexoj krijimtarinë e tij krijuese, mendoj se M.
Maska hyn në brezin e poetëve dhe shkrimtarëve që fjalën poetike e pajton, e
vlerëson sipas principeve të tij krijuese...
Poeti ynë, Maska i frymëzuar me mendime dhe ndjenjës së figurshme i krijon
lexuesit kënaqësi emocionale, kuptimore…

Karakteri i tragjikes si pjesë e estetikës shpërfaqet, rrjedh natyrshëm nga


mendimi dhe kujtesa e realitetit...

“Është e bukur vdekja,ska dyshim”


“Keni shkuar ndonjëher/në varreza./Aty ku rilind vetja?..”

Vdekja është një kod i përjetësimit me plot mënxyra ku faktori (Heshtje) i


ngjan funeralit, gjithë poezia është e “pushtuar” me shumë metafora dhe absurdi
jeton në çdo varg… “Jeta është e bukur,ku ka si jeta!Vërtetë është e dhimbshme,
tragjike/Në enigmën absurde të Universit.”
Tragjizmi poetik i këtyre poezive të vendos përballë një realiteti tragjik që
varjon në aspektin sa poetik aq dhe filozofik, “nuk ka jetë pa gjak e dhimbje” thotë
poeti.
Endem rrugëve të Athinës.
Si fantazmë, hije varri,
Herë si engjëll kryengritës,
Here me pamje prej të marri….
Si bushtra me këlysh në gojë,
Shtrëngoj shpirtin tim ndërdhëmbë.
Them ta flak e të shpëtoj:
Më mirë lule, bar e shkëmb.
Aristoteli thotë: “Poezia është më filozofike se historia.” Kjo referencë e filozofit
na tregon se një libër poetik nuk mund të jetë libër poetik në se aty nuk ka filozofi
dhe për më shumë nuk ka vlerë në se mungon trajtimi filozofik në prurjet e shumta
të librave me poezi.
Poezia si pjesë e jetës krijuese s'ka të bëjë aspak me jetën e zakonshme të
përditëshme, por me dukuri të mistershme krijuese. Në poezinë e Maskës kemi
të bëjmë me tema filozofike.

LUTJE
Lermëni në dhimbjen time,
Le të bëhet si fati e ka thënë.
Asgjë nuk u bëka pa mundime,
As një arë,as vjershë e as këngë.
Ata që i bënë duke qeshur,
Sigurisht, nuk qenë racë profeti.
S’mund të bëhet vjersha pa u dridhur,
Pa të qarë shpirti për së thelli.
Ndaj të vuaj lermëni të qaj,
Le të bëhet si do Zoti vetë.
Mjaftë që gëzim unë njerëzve tu shpërndaj.
Kushedi, prandaj erdha në jetë...
.
JAM LUMË
...Jam lumë; e dehem pas detit,
Hënë e lajthitur pas yjeve.
Mal që vë kapelen e qiellit.
Bilbil që qaj me erën e pyjeve...

Autori prurjet poetike i arrin nëpërmjet figuracionit artistik, epiteteve të


ndryshme, midis krahasimit si edhe të fantazisë krijuese. Ky bashkëvepim midis
stuhisë së tërbuar dhe fatalitetit njerëzor realizohet nëpërmjet nivelit artistik duke
krijuar një bashkëveprim të ideve filozofike me mjetet artistike.
TRËNDAFILI
Sipër më djeg qielli me yjet prush,
Me peshkaqenë detet pa mbarim.
Rend si i marrosur nëpër fushë.
Edhe fushës më tmerrojnë gjarpërinjtë.
Jam hutuar!
Nuk di nga t’ja mbaj.
T’i qahem Olimpit?-S’do t’ia dij!
Ndoshta kjo është jeta, ndodh në Maj,
Breshëri torturon një trëndafil. ta shkulë
Ia ngrin gjethet, gonxhet, pa mëshirë.
Donë ta shkulë me rrënjë erë e fortë.
Trëndafili prapë si trëndafili.
Duke qarë, u shpërndan aromë...
U LLINJVE QAN NJË VEJUSHË DHE POEZIA MBETET E
KTHJELLËT...
XHEMIL LATO KA SHUMË LOT!
Nga lexini i vëllimit poetik Ullinjve “Qan një Vejushë “4
Poeti Xhemil Lato nuk bie në kurthin e dëshirave të tija..
Ai ka shumë lot. Te ky vëllim poetik gjithëçka qanë;
Qajnë pemët, era me sy të përlotur, eh sa shumë qajnë, aq sa dhe vdekja, putanat,
fëmija, gjithë personazhet e këtij vëllimi poetik vetëm qajnë…

“ Ullinj,
erëra,
rrëke që mbyten
e qajnë brinjku gjëmon kënga e babait
dhe e qara e nënësnjë natë,
në vdekjen e vëllait të vogël…5

Vargjet e këtij vëllimi poetik kanë shpjegimet e veta mitike dhe çdo fjalë e tyre
përkthehet si personazh. Këtu kemi parasysh se si lexuesi e lexonë poezinë e poetit
XH.Lato.
Pasi e kemi lexuar tërësisht këtë vëllim poetik ndjenë, kuptonë, je përballur me
aspektin e nëntekstit filozofik të poezisë, ku çdo fjalë është një materie estetike...
“ Përroi
ku gjëmon kënga e babait
dhe e qara e nënës{ një natë}
në vdekjen e vëllait të vogël…
Paskësaj
kudo përpara
Rozeta-
me dy bishtaleca,pis të zeza.“,6
Në tërsinë e tij poetike, që po analizojmë poeti ka mbishkrim tekstor të
pasur dhe ndjesija individuale e poetit gjëndet tek kapacitetet e tija estetike,
figuracioni,fantazija, metafora etje.
-“ ija” e imagjinatës në poezinë e këtij vëllimi muroset nëpër vargjet...

4
“ Ullinjve qan një vejushë”, Xhemil Lato, Shtëpija Botuese “NEROIDA“, Tiranë, viti 2005
5
”Ullinjve qan një vejushë“, Shtëpia Botuese NERAIDA, Tiranë, 2005,f,9
6
po aty,po aty,f, 9
Poeti ka krijuar një arqitetkturë dëshirash, si fantazi, të shkruara me shumë
dhimbje...
Si tek poezit –Nëna, Dhe varri mbeti pa lule, Osman Takës, Kosovë ’99. Tek ky varr
i vjeter, Më varrosni në këmbë,, Në varrezë të Panajas. etje
Gjithë enigmatika, misteret e këtyre poezive i gjejmë tek personazhet që janë
drithërues, kërshërues, ata të lëndojnë shpirtin deri në dhimbie dhe lot!
” Sadikja“ Në xhama
binin me grushta bubullimat
era qante
si një tufë me fëmijë…7
“ U plak babai im“ U plak babai,
në zemër ç’më pikon!.
Shkallët e merr me duar në brinjë,
rëndon më shumë mbi shkop,f,31

“ Shkova një natë nëpër varre“


Dhe një natë nëpër varre,
oh I vetëm isha unë!...
Bridhte vdekja me nallane,
gjithë të vdekurit flinin gjumë.f,32

-Analiza e formimit të vargjeve, sidomos atyre që janë abstrakte tregojnë më së


mirë zhvillimin dhe pasurinë leksikore të autorit...
“ime gjyshe
e varrosën cekët
se do e shkulnim shpejt,
për në Çamëri
dhe do t”shpërthente si zambakët në pranverë...f,658

Vet autori shfaqet veshur me shumë ngjyra dhe ndjesi shpirtërore...


”Më bëhet ndonjëherë
se më thërret e Para,
të më dehë
me aromën e fjalëve
të Pathëna.
….Ndihem
sikur mbjell të vdekur në ÇAMËRI
dhe varrtarët
e bletët e varreve
më shfaqen
me të bardha…“,9

7
f,39
8
Ky tragjizëm rend e rend dhe në “ Varrezat e Panajas“
.Ullinjve qan era,
një shufër burri
dhe një e puthur,
që s’u shua mirë.“f,146

-Autori me prejardhje nga Çamërija, kujtonë me dhimbije tragjizmin “ Nata e


Parathimisë“ ku u vranë 300 burra, gra e fëmijë nga ekstremistët grekë..

” Gurë varresh të rrëztuara,


si dele me shpatulla të shqyera,
që u dridhet buza
nga nata ujkore…
Tutje pllajave,
Ulërijnë
Ulërimat
nga dhimbja.
Nata e Parathimisë
mbi shpatullat e përgjakura
mban dyert e shkallmuara të shtëpive/
të Bilal Xhaferit. “10
Poeti në këtë vëllim poetik {si persanazh} është sa tragjik në vargjet e tij, aq dhe
lirik, ku furtuna e kujtimeve me biondikën që ka rënë në dashuri të mrekullon… Si në
poezinë “Lamtumirë, Poezi!“ shprehet me një lirizëm të ëmbël, në mënyrën urdhërore
ai vetkuvendon :

-Hajt,biondika ime,
përqafom e mos derdh lot.
se të desha si I çmendur
dhe nga dashuria jote
s’u çmenda dot!
…Hajt, përqafomë e mos e kthe kokën,
të më shohësh tek puth një tjetër.
Jam dhe varri që s’do çel lule
edhe në më ngrohshin me buzë
të bukurat e përrallave...
Bëhu trime moj biomdinkë,
përqafom[ e mos rrëzo lot.
Ndarja vërtetë është një çarje,
por vjen një ditë e tek ajo
futet e del një zog...

9
f,94
10
f,153
Dhe në syrin tonë do ti shpiem
ta bëjë fole,
kur të gjëmojë e të na dhëmbë
një furtunë e re...”11
Duke ligjëruarr tekstin e këtij vëllimi poetikë që po trajtojmë, natyrshëm
notojmë nëpër gjithë hapësirën dhe në aspektualitetin filozofik të kohës, hapësirës
dhe vendit.
Pasi e kemi lexuar vëllimin poetik, kuptojmë se përmbajtja është mjaft e ngjeshur
me ngjarje të ndryshme nga jeta.
Ky vëllim me poezi qëndronë si një pjesëzë e vetme në tematikë, në figuracion
dhe në kuptimin e tyre poetike...

“ NAZUA-IME GJYSHE“
E varrosëm cekët
se do e shkulnim shpejt,
për në Çamëri.
Por dimrat
çanë e shqyen brinjët e saj të lodhura
dhe nëpër folet e shirave
shpërthyen zambakët.f,65

Them me bindje, se ky vëllim poetik është tragjizëm në formë dhe në përmbajtje, aq


sa dhe vet lexuesi qesh e qanë, ecën rrugicave mjerane…
“ Më varrosni në këmbë“
Kurt të vdes,/më ulni në këmbë,
që të ndjej ujin e rrëkeve
ku vritet e qan
mbi shtratin me gurë…
Dorën t’i zgjat/një jetimi,
t’i jap lule në ditëlindje.
Zogjtë krahëthyer të ushqej/me krimba
nga trupi im…
Të ngihem nxituar
të mbyll dferën,
s’e mos ftohet
ndonjë I savarrosur.f,82

Ka hidhërim a pikëllim në poezinë e poetit Xh.Lato…për dy buzë që mbeten të ftohta.


Poeti ka një karakter individual si në formë dhe në përmbajtje të poezisë që ai
lëvronë.Poezia që poeti përciell tek ky vëllim poetikë nuk ka rimë, apo strofa të
regullta metrike.

11
f,162-163
Në tërsi vëllimi poetik karakterizohet nga ritmi, detajet dhe tingëllima. Janë
poezi meditative dhe çdo varg mbaron me zanore të forta që i japin poezisë atë
tingëllimën e bukur…
” Gruaja dhe era“
Gruaja
dhe era
të shkulin,
po u qëndrove keq.
Gruaja
natën
zbutet.
Era tërbohet.
Në mëngjes të dyja
janë të qeta.
Era-
dremitur përmbi degë,
gruaja-
dremitur te shalët e burrit,
që shkul nga muri
fytyra grash të tjera…12

“ Ullinjve qan një vejushë “


Burrat e fshatit
shkundin ullinjtë
natën/ngadalë
shtydhin gjinjtë…
Ajo merr një kokërr
I bien dy;
kur s’mbushet
një grusht ulli

12
f,96
V DEKJA SI FENOMEN I PËRJETSHËM…

Poeti Llambi Gjikuli me vëllimin e tij poetik “Loti i Mesnatës” nuk e di se si, se qysh
do i vij vdekja...

Nuk di vdekja si do më vij


Si do zbres në ato shkallë,
Unë i vdekur dhe i gjallë.
Do mbetem te një mur,
Do të tretem,po e di,
Veçse kockat do më mbeten,
Tutje nëpër vjershëri
Do më zgjoj një lule shtogu
Në një mal burim do jem,
Te një lis një fole zogu
Te një breg do pres rrufenë.
Autori LLambi Gjikuli nxit në mënyrën e tij imagjinatën krijuese për të
shfaqur dhe treguar karakterin e vet krijues,. Në poezinë e tij shpërthejnë trazime
shpirtërore të brendshëme të fuqishme nga ku përftohen nuanca tragjike, siç dhe do
e shikojmë në këtë vëllim poetik.

“SONTE MË KËRKON NË ERRËSIRË”


Të vdekur këtu më solli fati im
E prillit ishje ti moj lulja ime,
Në cohë mëngjesi mbushur me shkëlqime.

“Tregimi i plakut të vetmuar”


Do vdes në vetmi
I përgjumur para vrasjes së mesditës,
por më pare do përgatis dy fjalë,
Për ata që s’më deshën,
Të paktën të heqim shpatën e urrejtjes.

Tragjizmi poetik është dhimbje që ngjizet në poezinë e autorit, janë imazhe të


një realiteti tragjik, si një figuracion, që mbart vitalitetin e vargut të asaj çka
shpreh.
“Vdekjes lulet nuk ja fal”

Është hapur dheu,gropa e zezë


Të marr dritëzën time....
Mungesë e gjatë e zërit tënd
më bënë të vuaj në vetmi,
Në ç’hapsirë ti vetëm mbrëm,
Je dërguar nën dhe të zi?
Po natën vetëm si do flesh…
je dergjur nën dhe të zi.

Në këtë vëllim poetik gjejmë dhe absurdin hipotetik i cili është një realitet
jetësor…ato vargje tingëllojnë shumë bukur, ku ndjesit pikë takohen me atë çka
autori do të shpreh si te poezia…

“Përfytyrim i një historie”


Nëna vdiq në pragmbrëmje
nga rrotat e një makine,
Ishte duke shkuar në kishë
në natën e par të Jezusit.
Në rrugë një fjollë gjaku
u hap dritë-nate,
dikush ndezi një qiri/me flakën e shenjtë….
Hëna zbardhi, mes kopshtit
kulloste dëbora
gjethet e njoma, babai u çmend
ishte i zellshëm me muzikë.
Tre përfytyrime
qëndronin në syt’ e tij,
gruaja,
vajza,
gjaku.
Nga leximi i këtyre vargjeve kuptojmë, ndjejmë se jeta për njeriun është
përrallë dhe vdekja një ëndërr...
Ndoshta dhe e bukur...
Për vëllimin poetik për të cilin po shkruaj duhet hapur dhe lexuar me kujdes
disa herë, me vëmendje estetike, si një libër me vlera ku ndjesitë janë shpërthyese.
-Nga analiza e këtij vëllimi gjejmë të fotografuara fjali abstrakte, ku çdo fjalë është
një zgjatje e vet si metaforë...
Vargje nga poezia “Tregim i plakut të vetmuar”.
Dimrin e kalova në vetmi
Mu thanë legjendat,
Në fundin e rrugës/u befasova prej njollave,
Ishin rrethuar nga një tog gurësh...
Do vdes në vetmi
i përgjunjur para vrasjes së mesditës.
...se dhe qerpikët e e burrit,
Kanë nevojë të krihen.
Shpirti i poeti e di dhe pse një ditë do tretet...thotë:
-Do mbështetem te një mur,
Do tretem, po e di,
veçse kockat do më mbeten,
Tutje nëpër vjersh
Radije Hoxha - Dija
ARLEJA “GJENIU pleqnon ÇMENDINË time”, Shkup
2011, Shtëpia Botuese Asdreni.

“Në Shkup e Prishtinë i thonë Radije Hoxha e në gramatikë me pemë e figura:


Nimfë Blu. Kur buzëqeshin oqeanet dhe rëra…”
Poetet femra përherë gjejnë një folezë abstrakte, imagjinare, apo mistike, tek
të cilat mbështesin shpirtin e tyre të brishtë dhe falin kënaqësinë më të ndjerë...
Poeten që po ekspozoj më parathotë mendimin e Horald Blloom-it, që thotë:
“...ndër funksionet e leximit është përgatitja e vetes për ndryshim. Si dhe pse të
lexojmë, janë shumë, megjithatë janë të shumtë dhe kaq të çuditshme.” - Nga
revista “Mehr Licht!” - numër 37, viti 2010, Botim nga IDEART, f, 298.
Poezia e saj është një materie artistike, ku ajo sendëndërton një realitet
letrar, që buron sëbrëndëshmi nga bota e saj shpirtërore në përballëvënie
shpirtërore e na bën ta lexojmë botën e saj krijuese...

“IN MEMORIAM”
Në këtë qytet të vdekur
Ku më as engjëjt s’janë të ndershëm
Vargu im për incest
U dënua me burg të përjetshëm.

Jemi përball një tabloje ireale, të gjithë të dëshpëruar nga hiçi...


Autorja është mjeshtre e detajeve që krijojnë skena dhe ngjarje të habitshme.
Në këtë “qytet të vdekur” edhe “krimi i dashurisë” duhet gjykuar nga gjykatës që i
njohin mirë ligjet dhe nuk të burgosin pa dëshirën e dashurisë…
Poetja vjen këmbëngulse brenda thesarit të vetmisë si te poezia “NDARJA NË
LINDJE”

Ç’të marr me vete kur të shkoj?


M’a jep jetën shpirt
buzët, sytë
heshtjen tënde të marrë...
O Zot
po shkoj në Lindje për t’u ndarë…
Radija pëshpërin e me sinqeritet na sjell një leksikologji femërore. Ajo nuk
ndihet e vetmuar...
Janë vargje të formuara nga shndrimi i figurshëm i shkallëshkallshëm si proces
poetik i bukur sa sentimental, aq dhe me nëntekst të motivuar.
Ajo ka mbas vetit, dorë për dore poezinë “NË KOPËSHTIN TËND”
Ah, sa me qejf do të vija tek ty
Të ngjitem pak në degët e tua
Të këpus një mollë, një ftua,një qershi
Pa më parë e sharë asnjeri.
Si fantazëm tu përvidhem rojeve të natës
Nga vrimat e e dyerve të përgjuara
Si një e verbër që prek gjërat e ndaluara
Të digjem me gjëllën e shijshme të darkës.
Dhe s’druaj në se më kapin rojet e natës
Gjithë xhandarët, femrat e policia
Por kam frikë që frutat më dalin të thartë
E pas tyre më kap uria.

Poezia vetshprehet si sinfoni poetike, si muzikë veshur me petkun e fantazisë,


në qetësinë e natës e uritur “si një e verbër që prek gjërat e ndaluara...”, poezia e
autores është si një qëndisje mbi mëndafsh, si krijim poetik me trysni emocionale,
që vjen nga mjedisi i kopshtit, spërkatur me parfumin e fantazisë...
Dhe imazhet që lexuesi lexon përthyhen, marrin trajta veprimesh si
personazh, herë si fantazëm, herë si e verbër dhe vetvetja... Mollë, ftua e qershizat,
çuditërisht poetja si një vajzë... i ndruhet asaj të vërtete,- dashurisë…

Vargje që flasin me një heshtje të supozuar...

Paguaj Qira
Paguaj qira për lëmshin që më shtrëngon në gji
(s’di në i thënçin botë a vetm.)]
për lulet
që kur s’u ngopën dhe mbi kurizin tim
i kam zili.
Një ditë dhe ato do t’më përzënë në komshi.
Ah, Jezhi Lec
me atë pusullën tënde në derë të VC-së
Si t’a stimuloj lirinë në rast nevoje
Kur pesë fish më shtenjtë më del ngushëllimi?
Librat do ti shes

para hotelit Grand në Prishtinë

(si prostitutat)
Personazhe do t’ shpërndaj për raste sociale.
Paguaj
qira
për fotografinë për mort që ia fala vetes
për ditëlindje.
..........Për ty shpirti im i pashpirt
paguaj qira
për Zotin!..

Në poezinë që citova më lart vargjet flasin për një heshtje të supozuar nga
trishtimi i autores...
Janë vargje të qëmtuara nga shpirti dhe dalin nga gjoksi që nuk di në se ka
vetmi…
Bukuria e kësaj poezie qëndron tek një mendim materialist, se bota, jeta është
një e vërtetë, si do mundemi ta stimulojmë lirinë...
Por ajo që ka vlerë është fakti se:
Gjithë poezia është një përsiatje, se gjithçka shpërfaqet si ritme, thirrje,
kumbime të alternuara dhe na duket sikur i përtypim fjalët nga goja e tij kur thotë:
“për lulet
që kur s’u ngopën dhe mbi kurizin tim
i kam zili.”

Mesazhe poetike që ëndërrojnë personazhet...

Poezia PUTHE LIDIJEN

Puthen etno tingujt e Lidija Shtambukut


Sarah Brajtman qanë Henrikun e 8-të
Te burimi, me shamanët Aziza Mustafazadeh
ndes zjarrin e Hercegovinës
Eda Zari në sari
u mbanë iso zogjve.
Puthen poetët
në pentagramin e etno ekzibicionizmit
Esenini dhe vjersha e tij për nënën
[sidromi i Edipit dhe i Elektrës}
Puthen pak, thotë Bukovski,
në se jo mua, puthe Lidijen, puthe dik, dreq o
grua!
Puthen etno tingujt e kontinenteve
Fotografit e gjalla,
Shikimet virtuale të zogjve shtegtarë.
Puthen të gjitha kohrat dhe njerëzit
Ndërsa Bukovski na thotë në vesh:
-Puthmë pakë,
Në se jo mua, puthe Ledijen
dhe ajo është artiste e madhe!

Kjo poemë është një vepër e autores për botën që ka njohur, nga puthjet të
gjithë emocionohen, si një ligjëratë që nxjerr avull...
Formati i kësaj poezie është një shtrat që shkon duke u hapur si tekst poetik
brenda hapësirës kohore, si sistem figurativ që rrethrrotullohet te kujtesa e fjalës, si
puthen të gjithë kohrat dhe njerëzit.
Poetja ka ndërtuar vargje ku përvalonë ritmi dhe vargjet shëndrrohen në fjali
poetike, të cilat janë në lëvizje, të ngjajshëm me zogjtë shtegtarë.
R. Hoxha ka bërë përpjekje për një rajëvizim për të zbavitur jo vetëm lexuesin
por dhe fjalët janë melodi mes hapësirave poetike, deri në etno tingujt e
kontinenteve.

Simtomat e një poeteje të talentuar...

Poetja vjen me hap këmbëngulës si produkt pjekurie për t’u përflakur me


guxim, ka gjetur tematika të natyrshme të pikturuara si yje që dinë të flasin dhe
sëbashku me vetveten ndërtoi një vëllim poetik me simbole lirike nga Kopshti i
Edenit, siç thotë Gani Xhafolli në parathënien e librit.

TË PRET ZEMRA DHE MOLLA

Radije Hoxhën e kërkova dhe në Kopshtin


me simbole lirike të Edenit
dhe me pika shiu dhe në lule bore
Eva më tha:
“është e mbyllur në një lundër
e ruan një mollë Topëlice,
në dorën e majtë mban diellin,
në dorën tjetër një Libër dhe hënën,
nga njëherë pi kafen me vetmin
e lexon shiun melankolik në sintaksën e reve
dhe brymës.
Në Shkup e Prishtinë i thonë
Radije Hoxha
e në gramatikë me pemë dhe figura: Nimfë Blu.
Kur flet buzëqeshin oqeanet dhe rëra.”

Poetja shkruan se i duhet të shkruajë për t’u përballur me madhështinë e


artit, ku vargjet janë fije ari që duhen skalitur me mjeshtëri dhe përkushtim për të
arritur vlerat krijuese që ka ky vëllim me poezi.
Në mënyrë metaforike them:
Vargjet e poezive të poetes Radije Hoxha janë “fruta të pjekura” sipas stinëve
krijuese të saj.
Pra Poetja është ajo çka ka shkruar në tekstin e librit…
Nga ku poetja nuk është e vetmuar… Atë e rizgjojnë meloditë e vargjeve, ritmi
nuk e lejon të ecë me vrap… “Qerpikët e saj i duhen për pikturë dhe gishtat për
opera”…
Në vargjet e mëposhtme përshkruhen disa kuptimshmëri estetike, ndjesi,
fantazi, si kujtesë… Janë monologje ku poetja rrëfehet si një puhizë dhe psherëtin:
Shkove
Dhe gjaku në deje m’u mgri
Pse kur flas për dashurinë e shkuar,
Nuk nisem nga ti?
KRIMI I DASHURISË
Më la, apo të lashë
Sidoqoftë…
Eja ta gjykojmë këtë krim.
Kemi avukat të forte
Gjykatsi e njeh ligjin mire.
Nuk na burgos dot pa dëshirë.

Një mrekulli poetike e këtij vëllimi poetik është poezia që përbën qershizën në
tortë…
Vet titulli i poezisë është një kujtesë e dhimbëshme dhe tragjike, si dëshmi e
gjallë e një pikëllimi…
Në vargjet e kësaj poezie hiperbola të mahnit nga marazi… Ajo dashuri i përket
natyrës, pasi ka një aromë, një shije…

DASHURIA IME JETON NË “VARRET E REJA”

Ajo ende nuk e di që unë gatuaj për mrekulli


darkë me eliksir nga Lindja.............
kur dashuria ime në Varret e reja
pëcet nga marazi.
Dashuria ime jeton në “Varret e reja”
Vdes që t’i kthehet natyrës.

Gjithë kjo materie artistike sendndërton një realitet hipotetik ku shpërfaqet


dashuria reale me atë tronditëse, që të dyja dashuri të forta të çmendura, të lodhura
dhe të zjarrta.
Për të mësuar këtë realitet, lind dëshira, gjendet mënyra personazhi i kësaj
poezie t’i kthehet natyrës...
Sistemi figurativ është pjekuri e autores dhe e talentit të saj krijues.
Për sa shkrova nuk jam unë, sepse ajo që rishkruaj unë është mençuri dhe
dhunti e poetes që me sytë e saj ngjyrosi gjithë poezitë…
POETJA EGLANTINA KUME DHE LAJTMOTIVI I
SAJ POETIK

Mesazhet diellore
afrohen pa zhurmë
e gjethet e njomura
vezullojnë nga pikat
e ndritshme të shiut.
Era e dheut të lagur
Depërton në ajrin e qelqtë.
Gjelbërimi i zhubrosur
Rinis frymarrjen.
Një zog shkundet
Përmes halave të pishës.

Flladi me flokë të artë përkëdhelës depërton në ajrin e qelqtë.


Ajo pikturon peisazhe të freskëta, duke përdorur mesazhet diellore, me efekte të
fjalës dhe rinis frymarrjen...
për të poetizuar të tjera prurje si:

Shtëpia e Balzakut
Tek kjo shtëpi me dhoma rrëmujë,
me rrjeta marimangash, pa marimanga
brenda,
me një qen qimerënë, që s’diti të leh,
me trarët e betonit, që duan të tregojnë
moshën...
nuk banon shkrimtari Honore de Balzak
dhe personazhet e tij jetëgjatë, s’dihet
nga janë fshehur...
Është një zonjë franceze
këtu në Athinë ,
që zbret e ngjit shkallët,
te kjo shtëpi,
sot e...sa vjet
pas shekullit të xx...

E. Kume përdor gjuhë krijuese meditative e ngjajshme si në heshtje, apo një


materie ku janë fshehur personazhet e Balzakut, përzjerë me nostalgji për
shkrimtarin e madh H. de Balzak…
Reket mendimi se, poetja ngjan si një qytetare e vonuar që mban çelsat e
shtëpisë së H.Balzak.
Në muzgun e qetuar pikturuar me yje të përflakur...
Lajmotiv
Ku është dëshira e përflakur?!
Ku është pasioni vital
i së madhërishmes shpresë?!
Një lajtmotiv i ri troket
në det violinash të trishta
dhe shpresa e pafajshme
si një tingull i lotuar
me fëshfëritje ngjethëse
humbet në hapësirën indiferente...

Poetja është hije e rëndë, që dhe dëshirat i përflak, nga ku lajtmotivet


fëshfërijnë dhe humbasin në hapësirën indiferente dhe përsëri lajtmotivi troket dhe
kujtesa e fjalës poetike është ngjethëse.
Në këtë poezi lexuesi i natyrshëm prek fantazinë poetike si pasion vital me
tinguj, që ngjasojnë me heshtjen si qetësi, si fëshfëritje dëshirash poetike...
Poetja artin e vargëzimit e qëmton si thërmiat e arit, që përballet me lotin e
dhimbjes...

Mos ma qorto lotin

Mos ma qorto lotin,


është loti i dhimbjes,
loti i zhgënjimit,
loti i humbjes,
është loti i kujtimit...
Mos ma qorto lotin.
Ai zbriti i qetë,
i pastër,
as u turr,
as ulëriu...
Ai zbriti nga burimi
me ngjyrë ujëvare,
me erë njeriu.

Poezia me titull “O erë…” që do trajtoj më poshtë është një paraqitje krijuese e


udhëzuar nga talenti dhe koloriti i saj për të arritur të kap erërat kryeneçe të detit.
Në poezinë e E. Kume ndjej, po shijoj çastin, jetoj së bashku me autoren, për të
kuptuar thelbin e kuptimis së erës dhe ç’lidhje ka me breçkat dhe vajzat që pijnë
cigare...

O ERË…
O erë e çmendur gushti,
që përkund varkat peshkatare,
që breçkat ua nxjer tinës
vajzave,që në breg pijnë cigare…

O erë kryeneçe e detit,


që asgjë nuk përkëdhel
e flamujt mbi vela i tendos,
serbes përfshin e fërshëllen…

O erë fjalë shkundur,


që s’përfill erërat e tjera,
ma shkund mendimin e ngulur,
m’i flake në det ankesat e pavlera.

Në poezinë “O erë..” ndihen mësëmiri efektet e erërave detare aq kryeneçe sa


që dhe mendimet i fshijnë (një metaforë detare), por anijet janë nisur dhe janë
bashkudhëtare me erërat e çmendura të gushtit…
Bukuria e magjishme e erërave qëndron se ato nuk pranojnë ankesa, asgjë nuk
përkëdhelin, “por janë lozanjare-që breçkat ua nxjerin tines vajzave…”
Autorja ka individualitein e saj femror dhe është përpjekur për të krijuar
fuqinë e saj krijuese poetike.

Disa përfundime:

- Autorja Eglantina Kume është poete lirike shumë e ndjeshme me leksik shumë të
pasur, ku mbizotrojnë detaje që lënë zogjt detar, apo loti i zhgënjimit, loti i kujtimit,
apo i humbjes.
- Poetja sjell për lexuesin fruta të pjekura, (nënkupto poezi), vargje që
kundërmojnë origjinalitet dhe pjekuri estetike.
- Është jermi i saj, ajo di të heshtë sepse di të parakalojë e të shkruajë që mos t’i
ngjasojë tjetër kujt…
- Vëllimi i saj poetik është një LAJTMOTIV, një det me lirika me mesazhe
diellore..
***
POETI EDMOND KONICA “DIKU ATY”- Shtëpia
Botuese ADA, Tiranë, 2016.

“DIKU ATY”
“Dëgjohet një këngë dhe pranë saj një psherëtimë emigranti që po i ikën jeta larg
vendlindjes;
Diku aty po bie mbrëmja dhe brenda saj do gjeni poetin tonë: EDMOND
KONICA…” - (nga parathënia e poetit të mirënjohur Skënder Rusi).
“DIKU ATY” shëtit poeti me këngë në gojë, “DIKU ATY” ëndërron, rritet
udhëve të rinisë, “DIKU ATY” janë vend banimet krijuese të poetit…
Vargjet shpërfaqen si jetë e gjallë e fjalëve dhe tregues ndjenjash lirike.
Në këto vargje është interesant simetria kuptimore e tyre e shkallëzuar, ritmike
dhe në mënyrën thirrore të kryer... pse jo dhe urdhërore…
Në sistemin figurative poeti vjen me ndjenjat e tij këmbëngulëse…
Diku aty ka lënë një zemër…
Vargjet flasin, lëvizin me një heshtje të supozuar, por brenda vetes së tij.

DIKU ATY
Në se të mungoj,
më thirr!
Unë do të vij!
Për ty kam lënë
një vesh
diku aty.
Veç një herë
më thirr,
unë do të gjej!
Kam lënë
një sy!
Në se të mungoj,
më thirr
vet[m një herë
një emër!
Do vij!
Do mbështes kokën
mbi gji!
Diku aty
kam lënë një zemër.
Fjalët e kësaj poezie duan dëshirat e tyre premtuese si komunikim i
referencave të qëmtuara nga mendimi poetik dhe estetik i autorit.
Poeti ia del mbanë të përçojë bukur, saktë dhe me rregull mesazhet që ai përshfaq
në poezit e tij.
Në poezinë:
“Puthjet shiu dot si fik”
Ti fshiheshe mes pemësh,
mbi gjethe shkelje lehtë,
aroma jote mes degësh
më tregonte ku ishe,
mes reve herë pas here
vezullonte hënë e zbehtë,
me lojën tonë qeshte
sërish pas reve humbiste.
Befas diku u pengove
u trëmba kur dëgjova klithmë,
me të shpejt u afrova
dhe degët bëra tutje,
ah, dhimbja e gjurit
ti kish veshur sytë,
por ti nuk doje shumë
mbi plagë veç një puthje.
U puthëm gjatë aty,
mes degëve të qershive,
derisa pikat e para të shiut
na sollën në vete,
ti qeshe sërish,
sytë dhe buzën e fshive,
si hëna mes resh
rende dhe u fshehe.
Dihet se gjuha është mjet riprodhues i ideve të poetit...
Këto janë caqe dëshirash erotike, me mjete krahasuese... “si hëna mes resh,
vezullonte hënë e zbehtë”.
Vargjet e kësaj poezije janë mjete shprehëse për konceptimin e botës shpirtërore
të autorit, të ngjyrosura, ku mund të ndalemi në një përshkrim veprimesh dhe
dëshirash, si: “por ti nuk doje shumë,mbi plagë veç një puthje.”…
Në këtë poezi përballemi me të menduarit intim të poetit E. Konica...
“na sollën në vete,
ti qeshe sërish,
sytë dhe buzën e fshive.”

- Mund të them se, fjalët, vargjet e poetit Konica duan dëshirat e tyre t’i kenë
për strehë, fjalët, vargjet e poezisë janë qirinjë të ndezur të shpirtit të tij.
Si përfundim them se:
- Vargjet e poetit janë fruta të pjekura poetike, të arrira në një stinë pranverore.
- Kur lexon E.Konicën njihesh me mesazhet, si gjuhë të personazhit, si poet i
formuar.

**
H IMARA NË KËNGË...

Historia e popujve në shekuj ka ardhur nëpërmjet këngëve, vajeve, bejteve e rapsodive


të ndryshme. Ky është një fenomen i përgjithshëm në njohjen e historive të popujve.
HIMARA NË KËNGË!

KËNGËT tona popullore përgjatë historisë vijnë në jetë si faktor shpirtëror dhe si
prurje kulturore i ndërgjegjes artistike.
Ato karakterizohen nga fryma patriotike e autorëv, që i kanë shkruar dhe
kënduar ato këngë, të dalluara nga zhanret e tjera...
Gjatë shekujve të pushtimeve epika jonë popullore, siç do e shikojmë dhe në
këto këngë të trevës së Himarës, gjatë kësaj kohe u përftuan në folklorin tonë imazhe
poetike të pasqyruara mrekullishtë me këngë të ngjarjeve të epikës legjendare të
atyre viteve...
Neço Muko ''Himarioti''
Vajzë e valëve
pret atë që pret
dhe një dhimbje ndjen
gjithë bota venë e vinë
po ai pse s’vjen?
Të bukurit zogjë
dua tju pyes
rron apo nuk rron
ndonjë lajm a ndonjë letër
vallë pse s'dërgon?.
Këto këngë kanë mënyrën e tyre të krijimit si historiografi...
Veçori e këtyre këngëve është se, ato janë bashkëudhëtare të ngjarjeve historike, ku
ngjarjet dhe personazhet këndohen nga rapsod popullor.
Këngët kanë pamje dhe shprehje gjuhësore me ndjenja, të ngjeshura, me figura
letrare, si antiteza dhe metafora!

Rapsodi Popullor:

Pa vështro ç’thotë kalaja


e vjetër sa është dynjaja
këto gërxhe e këto maja
mposhtën ushtri të mëdhaja
S'u dha kurë Barbakaja 1)
bën kërrdinë skutaraja 2)
gjithë armiqëve u bën ballë
trima levend me pallë
qe s'lan armik të gjallë
si në Vishe e si në Balle3)

Ose kenga tjeter: Që në Igumenicë e lart


Himare i thone cdo fshat
gjithë trima levend
me pushkë e me penë
E rëndësishme është të thuhet, të shkruhet:
-Nuk ka ngjarje të shënuara në jetën e popullit tonë, që mos të ketë lënë gjurmë,
gjallëri dhe jehonë gjithëkund nga këto këngë të poetëve popullor, që i kanë qëmtuar
nga realiteti dhe me talentin e tyre kanë bër përzgjedhjen, ku figurat e personazheve
janë heronjë, shembuj tipik të trimërisë, si ngjarje shumë emocionuese dhe të
dhimbëshme!
Të gjitha këto këngë që po citoj janë vështrime historike!

s Si e pasqyron Rapsodi me këngë popullore-HIMARËN


Dëgjona Papë dhe na
se jemi vend Kala
o Papë i madh me fore
plotë me kisha e shenjtore
po na deshe na jep dorë
ti vëmë Turkut sinore
gjithë bashkë të luftojmë
për të shenjtin Kristonë,
ndihmona Papë, ndimona
se kemi vetë ikona
***
Ku je o Himara ime
gjithmon mbete trime
nuk dhe as një thërime
që në kohë të Kaonisë
çdo armik e ke vedhisë
si ata të latinisë
edhe të Ajo Sofisë
bashkë me të Bullgarisë,
të gjithë sa erdhën e vane,
ikën e morrën dynjanë,
këto gurë e këto anë
nuk i dheksin 1) ,nuk i mbajnë
dhe të vdekur kur janë
''nuk e pranojnë''
***
Në qishë të Mitropolisë
varur pllaka e lirisë
në bakër bukur ujdise
me formë të ormanllisë
këto grame parë e më parë
gjithë gjak janë larë
i kemi larë me gjak
në ç’do fis e në ç’do fshat
në ç’do sokake e derë
i kemi mbajt me nder
shembëlltire për të tjerë

Analiza e këtyre këngëve nis nga vet teksti, mesazhet që rapsodi e ka shkruar,
pasi të gjitha vargjet janë ligjërime, ku mjetet gjuhësore janë thelbi për të bërë një
analizë stilistike.
Është përkatësia individuale e çdo rapsodi, që ka ngjyrimet, kulturën e tij në
kuptimin e teksteve me të cilën pikzurohen shëmbëlltyrat e vargjeve, ku dhe
intonacioni i çdo rapsodi ka bukurinë, melodinë dhe intonacione ndryshe nga të
tjerët.
Në këto këngë vërshojnë rrëfenjza e shumë personazheve që mbartin këto këngë...
Në Llaman mu ne shpellë
Kiço Buci me të pjellë
e bashkë me mastor {1)të tjerë
çe kish bërë për atë det
bëj filluk e bëje lundret
''Ustallarë''
që i hidh brenda në det
bukurjare e të lehtë
që mbanin dyzetë vetë
e vagonin me të shpejtë
si zorqethte në street 1) në tokë

Bukur e pasqyron në shkrimet e tij poetike artisti dhe poeti i mirënjohur Odhise
Goro, për vitet e fundit, për zhgëllimet e pas vitit 1990.
Poeti, shpreh dhimbjen shpirtërore…që do ta ndjek përditë atje në emigrim,
këto vargje të drithërojnë…Janë në rasën thirrore…I drejtohet Atdheut-“Thirri
zogjtë në fole!”

Ika gurit i pragut tim


siç më sheh i dëshpruar
të shes krahët në mërgim
në mërgim për tu munduar
1)''Trupi''
Pastaj i drejtohet Atdheut:
-Thirri zogjtë në fole
mos i lë në retë e humbjes
një këtu e një atje
Shqipëri shqiponjë e dhembjes
mblidhi binjtë nga i ke
ndalu pak merrmë dhe mua
hidhëm tej në tokën time
atje lart ku kam shtëpinë
ku ka rrënjët kënga ime...
1-Mbledhur nga Thoma Kolagji( nga Vëllimi poetik “HIMARA NË KËNGË”
2-Vend brena kalas.
3-Vend jashte kalase , ne mbrojtje te saj.
4- Vende ne Veri te Himares.
VËSHTRIME RRETH IMAZHEVE DHE
VEÇORIVE POETIKE QË E KARAKTERIZOJNË
VËLLIMIN POETIK “PLAGË QERAMIKE” TË
POETIT VASIL KLIRONOMI

Për poezinë, ka një preceptim, një vështrim, apo dhe ide se:
-Rruga e poezisë është jo vetëm e çuditshme, por sepse:
“Plagët e saj piqen më së mirë në qeramikë.”
Kjo e “çuditshmja” është një realitet dhe këtu në mjediset letrare të Athinës.
Jeta poetike në Athinë është një vatër ku poezia ka kohë që është në krye të
vatrës. Në këtë vatër të ndezur poetike bën pjesë dhe poeti dy gjuhësh (greqisht-
shqip) Vasil Klironomi.
Vasil Klironomi ka aftësi që, me anë të personifikimit i qaset vazhdimisht
gjthësisë për ta njohur dhe për ta trajtuar nga një këndvështrim i ri, me prirje për
të përballuar me shumë sukses ndërlikimin e botës së letrave me dëshirën e fisme
për ta parë thellë në aspektin estetik, i cili ndryshon shumë në raport me sa e sa të
tjerë poezishkrues.
Poeti Vasil Klironomi, tashmë është i dallueshëm në fizionomi dhe në vlera
poetike. Ai, si një “hije e kripur” dhe rrënjëve të poezisë u jep frymëmarrje. Me
mjeshtëri di t’i kurdisë që të këndojnë “Kukullat e bukura” (ashtu vërtetë të gjalla
me zë artisti) dhe autori i ngjyros nëpër vargje, si një magjistar deti, vargjet i nxjerr
nga thellësia e kujtesës dhe “Erosi qeraste vajzat me ëmbëlsira të lugës”.

Nga një lexim dhe studim i vëmëndshëm veçoj mendimin se:


-Një sintaksë poetike e përkryer e mbulon poezinë e Klironomit, “Lakuriqësi e
vërtetë” e vargut në poezinë e autorit Klironomi, me Sfilida-n (zanë) ka dalë të veshë
Diellin me ngjyrat mesdhetare:

Lakuriqësi e Vërtetë
Kundërmonin jod orët e para të ditës
dhe një vajzë
që dielli për herë të parë e shihte lakuriq,
hyri në det
e bardhë dhe e bukur si Suedia.
Lash hijen time të kripur mbi rërë
dhe e kalova disa metra, mos vinin dallgët.
Ndërsa ajo derdhej në det si qumësht.
“Agoi,
pemët kthyen fytyrën drejt lindjes së Diellit
dhe në folenë e ndriçuar,
ra veza e parë e një mëllënje.” - (nga poezia “Në pyllin e forcuar”).

“Në detin e hapur,


anijet, i dorëzoheshin palëvizmshmërisë.
Në udhët e tyre kërkoja shenja,
Ishuj artificialë ndërtoja me dallgët
Dhe humbisja në pallatet e thellësisë.” (nga poezia “Autorefuzim”)
-Poeti dhe shkrimtari Michel Houellebecq, në essenë e tij “Të mbetesh gjallë”
shkruan:
“Impulsi i parë poetik i përket fillimit të fillimeve, vuajtjes”, domethënë se vetëm
dhimbja (çdo lloj dhimbje shpirtërore) mund të jetë materie e poezisë së vërtetë.
(marr nga një publikim në rrjetet sociale nga Profesor Vangjush Ziko.)…
Këtë sentencë të poetit Houellebecq e gjejmë në vazhdimësi në poezitë e autorit.
“Ishte një kohë (shkruan poeti), që dhe orët i ndiqnim me hijet e busteve”,
“lamë nëpër degë puthjet tona”e “thëllëzat arhonde
shoqërojnë të dashuruarit e ndrojtur.”...të gjitha këto “e shikonin kalimtarët
dhe dielli kalonte sipër tyre duke lexuar kujtimet.”
Dukshëm dhe me shumë art poetik e gjejmë të tretur këtë mendim poetik tek
poezia “KUJTIME”:
“Ishte atëhere kur binin gjethet dhe,/ç’kishte mbetur nëpër pemë/i hidhte në tokë një
dorë e padukshme.....Pasditeve. ç’priste syri në rrugë,
e vinin në stivë me dimrin....dashuria rrëmihte token
...Mbi supe u binin petale dhe mullinjtë viheshin në lëvizje.”
Një tjetër estet, Roman Jakobson nënvizon se përmbatja e kuptimit “poezi”
është e lëkundshme dhe e kushtëzuar nga faktori kohë; ndërsa “poetiken”- e
përcakton kështu:
“Poetikja është e pranishme, kur fjala ndihet si fjalë dhe jo vetëm si paraqitje e
objektit të emëruar prej saj ose si hedhje emocionesh, kur fjala me kompozimet, me
semantikën e saj, me formën e brendshme dhe të jashtme përfton gjithçka edhe vlerën
në vetvete –në vend që t’i qëndrojë në mënyrë indiferente realitetit”.
Po sjell në vëmëndje të lexuesit disa vargje nga poezitë e poetit Klironomi:

EVGJITI
Qëndron më këmbë me duart kryq.
-Ç’të mërzitesh!-Thotë.
I fut në xhepat gjithë vrima
Dhe kruan të poshtmet.
-Ç’të mërzitesh!
-pas pak,
vë llozin pas derës, bie në shtrat
dhe ndërsa përqafon evgjitkën,
një filozofi e shpuar
e sjell vërdallë një ëndrre me vrimë.
***

“Pemë do mbjell në faqen e parë të librit,


rrënjët të kenë vargje nga poezitë e mia.
Të ngjitem, të të përshëndes.
Degët e atdheut të tregoj
që shkonin aq shumë me ngjyrat e tua.
Fole me zogj të rinj,
që shkojnë me ngjyrat e njerëzve.” (nga poezia “Dy poezi për Spiro Llajon”).

Në thelbin e marrëdhënieve mes gjuhës, mendimit dhe dinamikës së fjalës,


shtrohet për shqyrtim koncepti “vlerë”, që veç konceptit filozofik, nga ku qëmtojmë
vlerat e vërteta estetike në një poezi. Ky fokusim na jep mundësi të njohim dhe
dukuritë kuptimore-sintaksore në poezinë e çdo krijuesi, në këtë rast të poetit V.
Klironomi.
Po e filloj këtë shpjegim, nga vetë titulli i vëllimit poetik “Plagë Qeramike” që,
nënkuptojmë:
- plagë të pjekura në qeramikë… Një metaforë e shkëlqyer, ku vlera estetike ka
rëndesë të veçantë. Në qeramikë piqen ato gjëra, nga më të mira e u serviren
mbretërve, princërve, njerzëve me pushtet, apo zonjave të mëdha.
Për anologji. Poezi të tilla (Plagë) piqen në qeramikë. Dhe vërtetë, në këtë vëllim
poetik ka poezi shumë të arrira poetikisht që të mrekullojnë dhe preken realisht
dukuritë kuptimore-sintaksore si vlera në poezinë e V.Klironomit, si:
Pupël e Bardhë mbi Sup

Nga një pëllumb ose nga një re.


Ajo më ndodhi, ndërsa po ecja,
fshati vinte më afër
dhe bëhej gjithnjë e më i madh përpara syve.
Viti i shtatëmbëdhjetë
dhe çezma ku pija i vogël
më dha thellësi në grushte,
si atëhere kur i jepja ujë gjyshit,
se nuk mund të gjunjëzohej.

NISMË

Mot i mugët!
Vjen herë-herë zhurma nga ana e detit,
dhe përplaset në përfytyrimin tim.
Dikur. Anije që kaluan këtej, heshtja i theu në mes.

Si veçori dalluese e autorit është se ai, nuk huazon kopje uniforme të të


shkruarit, por përzgjedh apo seleksionon ato që do të thotë e i kalon përmes një
filtri të ashtu quajtur – Imazhi bashkëkohor poetik me pikësynim të vërë në lëvizje
shpirtin e tij në tërë poezitë e librit.
Duke qënë se autori e ka formësuar këtë vëllim poetik nga përkëthimi i poezive
të tij nga greqishtja në shqip, rrjedh mendimi, ideja, se imazhet shfaqen si surealiste
dhe ndihet mjaft mirë një shpërthim i tij, ku shumëkush e quan një arritje estetike
në poezinë Klironomit.
Po sjell si provë, disa vargje nga poezia “I rrethuar prej lavdish”, të cilat flasin
me gjuhën e tyre bashkë-kohore, moderne:

“Po çfarë bëra? Një nismë.


Sa u duk çdo gjë nëndiellore,
i kopsita bluzën të dashurës sime.
I solla përpara gërshetat
që i arrinin gjer te thithat e gjinjëve.
I ngrita gëzimin në sipërfaqen e syve.
E dukshme e vërteta e një nisme.
Pastaj mora pëllëmbën,
futa gishtat e saj midis gishtave të mi
(dhe kish aq muzikë në rrëmba!)
Me një demostrim tingujsh në buzë, hodha hapin
e parë.
Atë bëra.”

Shpreh mendimin se veçori përbën dhe ideja që unë kam qëmtuar në poezinë e
autorit se:
1- Klironomi ka sjell një mendim e konceptim të ri, duke e emancipuar poezinë e
kohës nga rutina poetike dhe notat retorike të vargëzimit, në një strukturë poetike
moderne, ndryshe, individuale dhe me vlera estetike që i japin lexuesit ngarkesa
emocionale dhe ngadhnjim artistik.
2- Poeti ka kultivuar, na ka dhuruar vargje dhe poezi që të befasojnë me
arkitekturën dhe ngjyrimet mjeshtërore që, padyshim e tejkalojnë të bukurën. Poeti
është mbështetur tek fryma e poezisë popullore, jo thjesht si dukuri, por ka krijuar
një botë fantastike me poezi me ngjyra, me melodi e sintaksë poetike që shpesh janë
krijesa të papërsëritshme në poezi, duke iu larguar stilit narrativ, pa marrë
parasysh rregullat e vargëzimit klasik.
Mund të përmend vargje si ato tek poezia : “Lakuriqësi e vërtetë” - (poezi me
frymë lirike e fantazi poetike që të entusiazmon), kur “Dielli për herë të parë e shihte
lakuriq atë vajzë.”, apo tek poezia “Reportazh në Vargje” si dhe poezia me tingëllim
të veçantë-“Evgjiti”… Si dhe poezia tjetër “Përsëri” e qëndisur me shumë figura
letrare dhe me fjalor të pasur.
Nga shumë miq të autorit që e njohin mësëmiri gjuhën letrare Greke, ata
shprehim mendimin se, poezia e V. Klironomit, po ta lexosh në greqisht, ka vlera
shumë më të mëdha se të përkthyera prej tij në shqip. Kjo sepse, gjatë përkthimit
ndodh fenomeni i rrjedhjes estetike.
Në mirëkuptim dhe me autorin, të cilit shumë miqësisht ia thashë dhe në
diskutimin letrar, që iu bë vëllimit poetik “PLAGË QERAMIKE” nga miq të tij, dua
të shpreh një shqetësim, i cilin ndihet në disa poezi të këtij vëllimi -“PLAGË
QERAMIKE”.
Kam bindjen, se një fenomen i tillë vjen nga dy shkaqe:
Së pari, autori i ka sjellë këto poezi të përkthyera nga greqishtja, ku vetë autori i ka
shkruar në greqisht.
E dyta, sipas mendimit tim, ka mungesë në gjetjen e nuancave të fjalëve në
gjuhën shqipe, të cilat në pak raste e shpërfillin vlerën vargut poetik.
Tituj të till si: “Autorefuzim”, “Çast i volitshëm”, “Kam për të thënë dhe le të mos
më besojnë”, “Në pyllin që u forcua”, “Kontralta e Korfuzit” lënë një shije jo të
pranueshme për lexuesin.

25 janar 2016-Athinë
Pasthënie nga Prof.Dok.Fatmir Terziu rreth studimeve të mia letrare në
vite!

GJATA, OSE LEXIM-PËRGJIGJJA NDAJ HUMANIZMIT LIBERAL


Prof Dr Fatmir Terziu
Fjalët hyrëse të Arqile Gjatës në thuajse të gjitha esetë dhe shënimet e tij
diskursive, mes një ristrukturimi analitik dhe diskursi letra përshkruajnë
shkurtimisht apelin e fiksionit krijues që qëndron në potencialin e tij hulumtues,
marëdhëns mes leximit dhe krijimit, po aq dhe mes sprovave të shmta në këtë lëmi
aq të vështirë, po mjaft tërheqëse për autorin e këtij libri me ese të kësaj fushe.
Megjithëse tema është mjaft e gjerë, jo çdo aspekt i cekur më parë, apo në zhvillim e
sipër nga autori është po aq i përfaqësuar në tërësinë hulumtuese të hapësirës që në
jo pak raste i përket fushës akademike dhe shkencore. Një nga zonat më të shpeshta
të portretizuara në kuadër të kërkimit ku Gjata është përqëndruar është zona e
terenizuar mes krijimtarisë së sotme dhe asdaj në vazhdën e saj në fushën letrare.
Ky punim është unik në trajtimin e thellë të mbështetur në anekse të teorisë letrare
dhe të burimeve letrare, ku autori ka hulumtuar me shpirtin e tij të thellë kërkues.
Shkrimi i Gjatës fokusohet në atë që lexuesi po mëson se autori mes të gjitha gjasave
ka njohuri dhe dëshira njohurish për botën e kritikës letrare.
Arsyeja pse Arqile Gjata është i veçantë në mesin e kërkuesve të fiksionit
është se ai është ai që ka trajtuar shpirtërisht këtë lëmi ku rreket dhe pjesa e tij e
njohur për kritikën letrare. Fiksioni në hapësirën ku synon Gjata, qëllon të mund të
përshkruhet shumë si një thesar i pasur njohurish, të cilat autori i kap me shijen
akademike të qasjes me njohuri dhe me arsye të freskëta që kanë synim hapësirën e
ngjeshur me literaturë. Kritikat letrare nga marksizmi, strukturalizmi,
dekonstruktimi, teoria e lexim-përgjigjes ndaj humanizmit liberal; vepra letrare
nga kritika me emër; Teoria e prozodisë dhe narratologjisë, po aq dhe Dendësia
konceptuale janë jashtëzakonisht një hapësirë me një njohuri të pastër e të qartë, ku
ndjehet dhe qasja e denjë e letërsisë së sotme dhe njohurive teorike, të cilat duket se
nuk mund të frikësojnë autorin që ta pakësojë ritmin e kërkimit, leximit dhe për tej
që që ta ulë librin.
Për një diskutim të hollësishëm të kritikës realiste të Metodikës Akademike:
Një lexim postmodern i teorive adekuate, autori përdor mjaft referenca dhe
bibliografi. Mes leximit të dhjetëra eseve dhe ndalesave hulumtuese të autori
komenti mbi çështjen duket si në një intervistë me të cilën apriori nënkuptojmë të
nathotë publikisht:
Unë shkruaj për të komunikuar, por si shumica e letrarëve, unë nuk i shfaq të gjitha
mendimet e mia në banak. Librat janë të shkruara në një stil në mënyrë që ata të
kenë koherencë dhe kuptueshmëri në sipërfaqe. Unë nuk di të shkruaj pa lexuar
libra, që nuk dinë shumë për burimet letrare dhe ekziston një sasi e caktuar e
shpjegimit indirekt të analogjisë midis kritikëve modernë dhe anashkaluesve
tipologjik të romancës.
Mbretëria imagjinare nuk është një sfinks i botës së vogël, por është e
populluar me produktin karakteroligjik të letërsisë, me personazhet të cilët qasen
mbi temën dhe përmbajtjen, secili i armatosur (dhe i blinduar) nga një
tendenciozitet i pretenduar kryesor në teoritë letrare të viteve tetdhjetë, të
vendosura në lidhje me epërsinë e fjalëve akademike ku secili do të provonte
epërsinë e teorisë letrare që ata lexojnë dhe i përmbahen. Shkollat e ndryshme të
teorisë letrare dhe ajri konkurrues i bursës letrare të viteve ku sundon sot
krijimtaria janë të gjitha elementet e përvojës së dorës së parë të asaj që bashkon
këndin ku qëndron kritiku dhe pasuesi i letërsisë. Bota e Vogël në këtë pikë
mundësie dhe rëndësia e saj në botën krijuese ka vend dhe për Gjatën. Bazat e
Strukturalizmit, Teoria e Reagim-Reagimit, Humanizmi Liberal, Dekonstruktimi
ose Parimet Bazë të Formalizmit janë mënyra ku ndalet jo pak Gjata. Protagonistët
e tij të të marrë në konsideratë japin çdo mundësi, që ndalesa dhe shkrimi i tij të
jetë vetë ajo që ai e qas në një konferencë akademike si i ftuar, ose vetëm një bisedë
letrare për të shkuar në diskutime të gjata të bindjeve të arsyeshme teorike. Kjo
është, për shembull një tipologji e Gjatës, ku arsyetojmë dhe anatemojmë si mund të
lexojmë gjerësisht për falsitetin e strukturalizmit dhe shfaqjen e dekonstruksionit në
arsyen e hapjes teorike. Sa më shumë lidhen fjalët për fjalë, aq më shumë jepet
informacioni rreth formave të ndryshme teorike që kap Gjata, dhe po aq më shumë
informacioni rreth shkollave të ndryshme teorike na tejkalon tek vetë informacioni
që ato japin. Pyetja e herëpashershme e Gjatës rreth teorisë letrare është këtu për të
demonstruar diskutimet e teorive letrare gjithashtu dhe për të ridimensionuar
teoritë që kanë një rëndësi më të madhe në aspektin e dizajnit sesa ato të së ardhmes
së vetë kritikës letrare. Nga ky sprovim adekuat i Gjatës mësojmë se dhe ai është i
rrethuar nga më shumë libra dhe gradën e vetë leximit e ka një shtyllë nderi, duke u
fokusuar të qëndrojë mes leximit, me një arsye të besueshme për të përmbushur dhe
arritur ereksionin apo një mendim origjinal. Ngjashëm me burimet
ekzistuese, tërë arsyeja e kësaj ndalese të Gjatës flet për një stil dhe kërkueshmri të
ndjeshme në botën krijuese.
Botimet e Autorit
-“Kur trazohet jeta”, vëllim poetik, 2005.ISBN, 99927-956-4-6
-“Kurorë me ngjyra”, vëllim poetik, 2006, Shtëpia Botuese “Triptik”
-“Qyteti që kërkon muzikë”, vëllim me tregime, Shtëtëpia Botuese
“Triptik”, 2007
-“Gratë e Poetëve”, vëllim me poezi,Shtëpia Botuese “ADA”, Tiranë, 2009
-“Një ESE për Jetën”, Ese dhe mendime kritike, 2010, Shtëpia Botuese
“LULU”, SH.B.A.
-“Jeta më vjenë si poezi”, vëllim me poezi, Shtëpia Botuese “LULU’’ SH.B.A,
2010.
-“Kur Thinjet Deti’’, vëllim poetik me poezi të zgjedhura, Shtëpia Botuese
“ADA”, Tiranë, 2012.
-“Ti je Lulja më e Bukur e Jetës”, Bashkëautor, vëllimi me kujtime të
Lavdie Bisha, Shtëpia Botuese “Triptik” Vlorë, Nëntor 2011.
-“Lumenjtë janë të vjetër”, vëllimi poetik, Shtëpia Botuese “Vëllamasi”,
2014.
-“Nella note di primavera”, vëllimin poetik Italisht-Shqip, 2015, Shtëpija
Botuese “Triptik”.
“Një jetë me Shoqatën Atdhetare Vëllazërimi”, Historiku 2015, Shtëpija
Botuese.”YMERAJ“, Fier.
-“Mik me Ajrin”:, vëllim poetik, Shtëpia Butuese “ADA”, Tiranë, 2017.
-“Të Pikturosh Fjalën, të Pikturosh Dritën”. Mozaik Letrar, Shtëpia Botuese
“ADA”, Tiranë, 2017
-“Trokas me Ligjërime”, vëllim me studime, me 12 Kumtesa studimore
shumica të ligjëruara nëpër disa Universitete, Shtëpia Botuese
“MILOSAO” Sarandë, viti 2017
-Kam mar pjesë në 10-të Koferenca shkencore në disa universitete, si në
Universitetin “ Eqerem Çabej “,Gjirokastër, në “Universitetin Evropian Jug-
Lindor”, Tetovë Shkup dhe në Prishtinë.
-Jam pjesëmarrës në Koferencën e parë të Albanologëve të rinj organizuar
nga Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe-UEJL-Tetovë, 21 Pril, 2017
-Jam pjesë e Antologjisë “NORLD POETRY”-Yearbok 2014-263 Poets-100
Countries and Areas.
-Kam Botuar në shumë Revista letrare prestigjioze dhe Antologji poetike
si: Revista “Mehr Licht”, në Rumani në revistën “HAEMUS” që botohet nga
Akademikët Kopi e Ardian Kyçyku në Bukuresht-Rumani -Në Revistën
“ILLZZ”, në Tiranë, “OBELSK” në Antologjinë “Eaggle’s Voices”,
si dhe në Antologjinë “Vëzhgime në brendësi të prozës e poezisë
Shqiptare” nga F.Terziu “ISBN;978-99943-50-19-3, Tiranë 2009 dhe në
shumë antologjive të tjera…
-Në antologjinë “Qiejt e shpirtit”, Antologji poetike, Shtëpija botuese
“Bota Shqiptare-DEA”,viti 2007
-Janë pjesë e Antologjisë “EAGLE’S VOLCES-Anthology With poetry” nga
Prof.Dr.Fatmir Terziu, Tiranë 2010
-Në revistën “Ars Albanica “, Tetovë –Maqedonija e Veriut, në disa
numra.
- Të gjitha Kumtesat janë botuar respektivisht në Antologjit që kanë
botuar Universitetet.
-Për krijimtarinë time letrare dhe studimore kanë shkruar dhe mbajtur
Kumtesa studimore dhe analiza të shumta nga studiues, pedagog të
Universiteteve dhe shokë të tjerë poet e shkrimtarë.
-Jam anëtar i “Unioni Botëror I Poetëve-GOLD Class of Scho.o Party
Albani”
Fotografia do jet KOPERTINA E PASME

ARQILE V GJATA
AUTORI I 20-të KUMTESAVE STUDIMORE