You are on page 1of 3

“ AJO ”

Po cila ёshtё ‘ajo’ do tё thoni ju? Ajo ёshtё njё vajzё e thjeshtё katёrmbёdhjetё vjeҫare
si ҫdo vajzё e moshёs sё saj, e cila pёr herё tё parё po pёrvonte ndjenjat e magjishme
tё dashurisё. Epo normale! Gjithҫka nё rregull. E ҫ’tё keqe ka?
Tё njёjtёn gjё po mendonte edhe ajo teksa, kishte zbritur nga dritarja e dhomёs sё saj
nё katin e parё, kishte dalur nё rrugё edhe tani po drejtohej te cepi i pallatit ngjitur me
shtёpinё e saj.
Atё natё biente njё vesё e vogёl shiu, fryente njё puhzё e lehtё ere edhe gjithҫka ishte
nё errёsirё tё plotё, pasi dritat e oborrit tё pallatit ngjitur nuk ekzistonin fare sё
punuari. Patjetёr qё ora do ti kishte kaluar dymbёdhjetё tё mbrёmjes dhe pёr njё ҫast
vajza u tremb. Kёmbёt e saj, tё cilat mbroheshin vetёm nga njё palё papuҫesh tё
pambukta gjumi, e ndjenё menjёherё lagёshtinё e rrugёs sё lagur nga imtёsia e atij
shiu tё vazhdueshёm, ndёrsa trupi i saj i brishtё e ndjeu menjёherё freskinё e
zakonshme tё njё nate vere me shi. Pizhamet ishin tepёr tё holla, ndryshimi i klimёs
ishte gjithashtu i menjёhershёm, kёshtu qё vajza filloi tё dridhej pakёz nga tё ftohtёt.
Do tё thoni qё u tremb nga kjo?!
Ndoshta, mund tё jetё kjo njё arsye. Megjithatё, ishte shumё vonё, errёsirё po,
prindёrit mund ta diktonin qё kishte kishte dalё, e tё tjera e tё tjera si kёto.
Te cepi i pallatit tjetёr, ngjitur me shtёpinё e saj, mund tё shquaje njё dritё tё vobektё
elektrike, e vetmja kjo qё kishte mbetur pa u rrokur nga sabetё e kalamajave tё lagjes.
Mё shumё se ҫdo gjё tjetёr, vajzёn e frikёsonte pikёrisht ajo dritё edhe ai vendi i
zbehtё qё ndriҫohej fare pak prej saj. Dhe pse ishte tepёr e sigurt nё vetvete,
nganjёherё e frikёsonte fakti i tё menduarit se ҫfarё do e priste atje, nё atё cepe tё
heshtur tё pallatit ngjitur, nёn ato rreze aq tё zbehta tё njё drite e cila nga ҫasti nё ҫast
rrezikonte tё pushonte sё funksionuari, ose nga ҫasti nё ҫast mund tё mblidhte
energjitё e fundit, tё mposhte natёn e tё jepte maksimumin e ndriҫimit tё saj. Ah, sa
fort qё i rrihte zemra! Nёse nё kёto ҫaste do tё kishit vendosur dorёn mbi kraharorin
e saj tё brishtё, do tё ndjenit menjёherё dufin e madh qё zien pёrbrenda, do tё ndjenit
menjёherё rrahjet e shpeshta e tё forta tё njё zemre tё vogёl e cila, nga momenti nё
moment, mund tё shpёrthente sё bashku me emocionet e shumta tё ngurosura aty.
E lumtur ishte sa s’ka mё, por prapё se prapё ekzistonte tek ajo njё ngurim, njё ndjenjё
frike ndoshta e krijuar nga kushtet aktuale nё tё cilat ndodhej, megjithatё ajo kishte
shumё besim. Ajo ishte e bindur nё besnikёrinё e princit tё saj tё kaltёr.
Tashmё flokёt e saj tё zinj e tё gjatё deri tek supet ishin tё lagur aq sa, nga baluket e
ballit tё prera drejt, po pikonin bulёzat e para. Nё fillim drejt vetullave, qerpikёve e mё
pas, thuajse tё ishin lot, rrёshkisnin mbi faqet e buta e tё njoma tё vajzёs. Rrobёn e saj
tё gjumit gjithashtu e kishte zbutur shiu, megjithatё ajo nuk ndjente mё ftohtё.
Mendja i fluturonte nё lloj lloj mendimi, ndёrsa syte i mbante tё ngulitur me
pёrqёndrim tё madh drejt vendit tё cakuar.
Pёr njё ҫast iu duke sikur dalloi njё hije, njё portret njeriu tё gjatё e tё hijshёm, veҫse
e gjitha qe njё mirazh. Atje nuk kishte asgjё…
Nuk u trishtua dhe me besim tё plotё nё vetvete vazhdoi pёr mё tej. Mё nё fund
mbёrriti pikёrisht aty, nё vendin e caktuar, nёn atё dritё tё zbehtё sipёr tij dhe pa se
ishte vetёm. Asgjё s’ndodhej aty fatkeqёsisht. Notat e para tё trishtimit e tё frikёs
filluan ta pushtonin vajzёn…
Ajo po mendohej tё largohej ndёrsa, njё dritё e fuqishme e bёri vendin ditё, njё
zhurmё e madhe u dёgjua, dhe vajzёs sa si rё tё fikёt e s’u rrёzua.
Ishte vetёm njё vetёtimё…
Mirpo, sikur tё mos mjaftonte kjo, nё atё ҫast, fare papritur, dikush e pёrqafoi edhe
vajzen e pushtoi njё tmerr i vertetё. Vetёm se pёr pak sekonda, se mё pas ndjenja e
frikёs do tё zёvendёsohej me njё tjetёr ndjёnjё.
- Ti je? U dёgjua zёri i saj duke u dridhur akoma.
- Unё, e kush tjetёr, - foli qartё ai, - mё mё fund e mbajte fjalёn. Mendova se
s’do tё vije?!
- Si s’do tё dilja!? Foli mё nё fund e qetё ajo. – Ja ku jam. Veҫse, as vetё nuk e di
pёrse?
- Si pёrse, bukuroshe? Unё tё dua. Ti e di mirё…
Nё pritje tё njё pёrgjigje ai e pёrqafoi edhe mё shumё, ndёrsa ajo u struk edhe mё
pranё djalit, vuri kokёn nё krahёrorin e tij dhe sё bashku u mbёshtetёn mbas murit tё
pallatit, ndoshta pёr tu mbrojtur sa tё mundeshin nga ai shi i imёt.
Me kokёn e mbёshtetur mbi tё, ndjeu njё zemёr tё rrihte fort edhe e kuptoni se nuk
ishte vetёm e saja qё ziente nё kёto momente tё paripёrsёritshme. Ah, sa e donte dhe
aspak nuk ia kishte ёnda tё shkёputej prej tij. Kurrё mё parё nuk ishte ndjerё si nё kёto
ҫaste, kurrё mё parё nuk kishte provuar tё pushtohej nga kёto emocione kaq tё forta,
saqё tashmё nuk mund tё thoshte asgjё.
Heshtjen e theu sёrisht djali.
- Do tё mё thuash ndonjё fjalё?
- Po ti e di. Edhe unё tё d…
Ai nuk e la tё mbaronte tё tёrё fjalinё, por e shtrёngoi edhe mё pranё vetes edhe mori
guximin tё vendoste buzet e tij ato tё vajzёs, por vetёm pёr njё ҫast.
Ajo u duk qartё se u tremb, veҫse kёsaj radhe nga gёzimi, nga lumturia e madhe, aq sa
nuk mundte ti kontrollonte mё ndjenjat e saj. Kjo ishte puthja e parё!
Askush nuk mund ta vinte re, por bulzave tё shiut mbi faqet e saj tashmё i ishin
bashkuar edhe lotёt. Lot gёzimi tё cilёt i jepnin kuptim tё plotё kёsaj here tё parё,
edhe pse gjithmonё ka njё herё tё parё. Nuk mund tё duronte mё, ndoshta nuk mund
ta parballonte tё gjithёn kёtё kaq shpejt dhe u shkёput prej djalit.
- Mё fal, por duhet tё iki. Paҫim!
Kaq tha dhe u shkёput tёrёsish prёj tij.
- Kaq shpejt! Kur do takohemi?
- Nesёr. U dёgjua zёri i saj teksa po largohej tashmё.
Sёrisht drejtё sё njёjtёs rrugё tё lagur prej shiut, sёrisht drejt asaj errёsire tё plotё si
pasojё e mungesёs sё ndriҫimit, sёrisht drejt shtёpizёs sё saj, drejt dritёres sё hapur,
por kёsaj radhe me lot nё sy, me lot gёzimi.
Tanimё nuk e ndjente as ashiun, qё thuajse i kishte prekur tёrё trupin e brishtё e as
frikёn, qё kishte pasur ҫaste mё pёrpara. Veҫse diҫka tjetёr e ndjente fort, aq sa e
kishte pushtuar tёrё qenjen e saj njerёzore…
Djali e pa tё zhdukej nё errёsirё. Ajo iku. Sigurisht mё e lumtur se kurrё…

| Donald Bezhani – 02.08.2012 |

You might also like