Nr. ____/2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008,
“KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
KUVENDI
I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISE
VENDOSI
Neni____
“Emrat në listën e Partisë paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik duke filluar nga
kandidati që i fillon emri me gërmën “A”.
Neni_______
“1. Për numërimin e votave në rang ZAZ-je, me vendim të KZAZ-së, 10 ditë para ditës së
votimit, caktohen Grupe Numërimi të votave. Në fillim numërohen votat e partive dhe/ose
koalicioneve e më pas votat parapëlqyese për secilin kandidat. Mbasi mbaron numërimi i
votave, Subjekti Zgjedhor i cili rezuton sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ se
përfiton mandat në ZAZ-në përkatëse, rezervon të drejtën për të shtuar 1 anëtar në Grupin e
Numërimit të votave parapëlqyese për kandidatët. Numri i grupeve të numërimit është dy për
cdo tavolinë numërimi, sipas pikës 2 të nenit 94 të këtij Kodi. Anëtarët e grupeve të
numërimit të votave duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e neneve 30 dhe 31 të këtij Kodi.
Propozimet për emërimin e anëtarëve duhet të dorëzohen në KZAZ të paktën 12 ditë para
datës së zgjedhjeve.
“2. Grupet e numërimit të votavë për Subjektet Zgjedhore përbëhen nga katër anëtarë, ku në
cdo rast një anëtar emërohet pas propozimit të partisë politike, së cilës i përket Kryetari i
KZAZ-së, një anëtar pas propozimit të partisë që i përket nënkryetari, ndërsa anëtari i tretë
propozohet nga partitë e shumicës qeverisëse dhe anëtari i katërt emërohet pas propozimit të
partive të opozitës që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të GNV-ve për ZAZ-të respektive,
sipas procedurës së parashikuar në nenin 96 të këtij kodi.
Grupet e numërimit të votave parapëlqyese për kandidatët përbëhen me nga një anëtar të
propozuar nga subjekti zgjedhor i cili rezulton përfitues mandati në ZAZ-në përkatëse.
Në vendimin për emërimin e Grupit të Numërimit të votave, KZAZ-ja cakton një nga anëtarët
si numërues të parë dhe një anëtar si sekretar. Në gjysmën e Grupeve të Numërimit të
Votavenumëruesi i parë propozohet nga partia më e madhe e shumicës dhe në gjysmën tjetër
nga partia më e madhe e opozitës. Sekretari i Grupit të Numërimit të Votave i përket partisë
politike të kundërt me Partinë që propozon numëruesin e parë. KQZ-ja me udhëzim
përcakton mënyrën e hedhjes së shortit.
Neni ___
Neni ___
“Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe në fletën votimit
shënon në vendin e përcaktuar nga fleta e votimit për subjektin zgjedhor dhe/ose kandidatin e
parapëlqyer të subjektit zgjedhor shenjën “x” ose “+” apo një shenjë tjetër që tregon qartë
zgjedhjen e bërë prej tij.”
Neni ___
“Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për
njërin nga subjektet zgjedhore dhe/ose vetëm për njerin nga kandidatët e tij. Kur është
votuar për më shumë se një kandidat të të njejtit subjekt zgjedhor, vota i llogaritet vetëm
subjektit zgjedhor.”
“e) është votuar për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër
zgjedhor;”
“6/1 Pas përfundimit të procedurave sipas pikës 6 të këtij neni bëhet numërimi, sipas
parashikimeve në pikat 1 dh 2 të nenit 95, i votave parapërlqyese për çdo kandidat të subjektit
zgjedhor.”
Neni ___
1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi,
KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fituese për secilin
subjekt.
5. Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo
zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret për çdo zonë zgjedhore më
vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.”
Neni ___
Neni ___
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pa botimit në Fletoren Zyrtare.