4. Shpërndarja e mandatateve
Në amendementet e paraqitura ne i japim peshë 100% elektoratit në
shpërndarjen e mandateve si për partitë ashtu edhe për kandidatët duke i
shpërndarë ato tea ta kandidatë që kanë më shumë vota parapëlqyese.
Në këtë mënyrë shpërndarja do të bëhet në këtë formë:
Si fillim përcaktohen mandatet që merr cdo parti sipas rezultateve të KQZ dhe
më pas shpallen kandidatë fitues ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota
parapëlqyese Brenda partisë që përfiton mandate, duke respektuar edhe
rregullin për përfaqësimin 30% gjinor. Në këtë formë, Partia Politike ka peshë
absolute në përcaktimin e kandidatëve, pra në formulimin e ofertës politike,
ndërsa elektorati ka peshë absolute në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në
Kuvend duke aplikuar drejt dhe pa asnjë shtrembërim ndryshimet e
Kushtetutës.