PUNIM SEMINARIK

Tema:BRITANIA

E MADHE

Punoi: S.V

Janar,2011

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar,ose Britania është një vend ishullor i pavarur, i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua nga unioni politit i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik , pjesën veri-lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me Irlandën). Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani Atlantik, Deti i Veriut,Kanali Anglez dhe Deti Irlandez. Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në Londër, Kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II është kreu i shtetit . Territoret rojale të Ishullit të Kanalit dhe Ishullit të Njeriut , formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por formojnë një federatë me të .Mbretëria e Bashkuar katrëmbëdhjetë territore të jashtme, të gjithë të mbeturit e Perandorisë Britanike, te cilët në kulmin e saj formonin pothuajse çerekune botës, e bëjnë atë perandorinë më të madhe në Histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, Ndikimi Britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e vendeve si Kanadaja , Australia, Zelanda e Re,India, Afrika Jugore, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. HM Mbretëresha Elizabeta II mbetet kryetare e Vendeve të Komonwealthit. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me GDP dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi ekonomik. Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX,[7] por humbja ekonomike e dy luftërave

botërore dhe mohimi i perandorisë së saj gjysmën e dytë të shek.XX zvogëloi rolin e saj kryesues në qështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi nukleare , vendi i dytë në botë me shpenzime në sektorin e mbrojtjes. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8ës , NATO, Bashkimit Europian dhe Vendeve të Komonwealthit Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli i 9-të . Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontroll të monarkëve Anglez nga Statuti i Rhuddlanit më 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Anglinë nën dy "Ligjet e Uellsit" të vitit 1535 dhe 1542. Edhe pse Mbreti Skocez,James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu "union personal" mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vë në zbatim nga "Aktet e Unionit 1707". Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një union politik në formën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe.]Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801. Gjatë shekullit të ardhshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e ideave perëndimore të Demokracisë Parlamentare si dhe duke bërë kontribute të rëndësishme në Literaturë , Art dheShkencë. Revolucioni Industrail i drejtuar nga Britania e Madhe transformoi vendin. Gjatë kësaj periushe, ashtu si edhe Fuqitë e tjera botërore , Britania e Madhe u angazhua në eksplotime koloniale, përfshirë tregtimin e skllavëve, megjithëse miratimi i Aktit të tregtimit të skllavëve i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte tregtimin e skllavëve. Politika : Sistemi shtetrorë në Mbretërinë e Bashkuar Mbretëria e bashkuar është Monarki Kushtetuese ku kreu i shtetit është Mbretëresha Elizabeta II; Monarku i Britanisë shërben si kreu i shtetit i pesëmbëdhjetë vendeve të tjera të Komonwealthit, duke e vënë

Britaninë e Madhe në një bashkim personal me këto vende. Kurora Britaneze ha sovranitet mbi Ishullin e Njeriut si dhe qarqeve ndihmëssherife të Gjërzit dhe Gjyrnejzit . Bashkërisht, këto vende njihen si "Vendet e Kurorës", vende pronë të Monarkisë britaneze por jo edhe pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Ato nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Sidoqoftë, Parlamenti Britanez ka autoritet të nxjerr lighe për këto vende, kurse Qeveria Britaneze kujdeset për politikën e jashtme dhe mbrojtjen e tyre.

Parlamenti Britanik BM ka ketërmbëdhjetë territore të jashtme detare rreth botës, territoret e fundit të mbetura nga Perandoria Britanike. Këto territore nuk konsiderohen pjesë të Britanisë, por në shumicën e rasteve, popullata vendase ka nënshtetësi britanike dhe të drejtën për vendbanim në BM. Kjo ka qenë qështja qysh më 2002. BM ka një sistem parlamentar të qeverisjes që bazohet në tradita të forta demokratike: Sistemi Westminister është kopjuar rreth botës — trashëgimi ePerandorisë britanike. Kushtetuta e Britanisë drejton strukturën juridike të vendit e cila përbëhet thuajse plotësisht në burime të shkruara, përfshirë statutet, klasin e ligit, dhe traktatet internacionale. Për shkak se nuk ka diferencë teknike mes statuteve të zakonshme dhe ligjit të konsideruar "ligj kushtetues", Parlamenti Britanik mund të bëj "reforma kushtetuese" thjesht duke miratuar "Akte të Parlamentit", dhe kështu ka fuqi politike që të ndryshoj pothuajse çdo element të shkruar ose të pashkruar të kushtetutës. Sidoqoftë, asnjë parlament nuk mund të miratoj ligje që parlamenti i ardhshëm nuk mund të ndryshoj. Britania e Madhe është një nga tre vendet në botën e sotme që nuk ka kushtetutë të shkruar (dy vendet e tjera janëZelanda e Re dhe Izraeli. Posti i kryeministrit , kreut të ekzekutivit, i përket liderit aktual të partisë politike që mund të fitojë besimin e shumicës në parlament . Kryeministri the kabineti i tij emërtohen formalisht nga monarku për të formuar "Qeverinë e Madhërisë së saj". Sidoqoftë, Kryeministri zgjedh kabinetin, dhe me konventë, Mbretëresha respekton zgjedhjet e kryeministrit. Kabineti tradicionalish përzgjidhet nga

anëtarët e partisë së kryeministrit. Fuqia ekzekutive ushtrhet nga Kryeministri dhe Kabineti, të cilët betohen në Këshillin konfidencial të Madhërisë së saj, dhe bëhen ministra të Kurorës. Gordon Brown MP, lider i Partisë Laburiste, ka qenë kryeministër qysh më 27 Qershor 2007 Ekonomia Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar

Krahasimi i Bruto Prodhimit Vendor të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1825 e gjer në viin 1975. Britania e Madhe njihet si fuqie madhe ekonomike botërore. Në zhvillimin e tillë ekonomik ka ndikuar pozita gjeografike në Oqeanin Atlantik, lidhshmëria e mirë me botën, shfaqja e parë e revolucionit industrial dhe baza relativisht e mirë në pasuritë nëntokësore. Këto përparësi janë manifestuar në zhvillimin e detarisë, të tregtisë dhe në zgjerimin e influencës së sajë në vise të ndryshme kolonial;er në botë, duke sjellë Britaninë e Madhe në pozitë ë favorshme ekonomike. Në përpjekjet për koloni arrin që të konkurrojë Spanjës, Portugalisë, Holandës dhe Francës, që kanë pasur po këto aspirata, dhe të sigurojë dominimin në det, duke ushtruar kështu ndikim në afro një të katërtën e botës. Në saje të botës koloniale, shfrytëzimit të tyre qindvjeçar fillon faza më e rëndësishme e zhvillimit të shtetit. Në intensifikimin e ekonomik pa dyshim rëndësi

të veçantë kanë pasur edhe zhvillimet e reja teknike që prodhimtarisë i kanë dhënë një dinamikë më të madhe. Procesi i industrializimit ka pasur mbështetje në pasuritë e drurit, qymyrit, mineralit të hekurit dhe lëndëve të para të sjella prej kolonive . Ecuria ekonomike, dinamika e tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm në shekullin e XIX Anglinë e afirmuan si “punishte të botës, duke ia mundësuar të jetë edhe faktor vendimtar në ekonominë dhe politikën botërore. Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar është nxjerrë prej xeheroreve të saj më tepër qymyr, mineral hekuri, zing, plumb dhe bakër, është prodhuar më tepër gizë, makina dhe tekstil se sa në të gjitha shtetet e botës. Në këtë fazë të zhvillimit ekonomia e Britanisë së Madhe i ofron aq shumë ekonomisë botërore , sa që në një mënyrë ka përcaktuar profilin e saj ekonomik.Llojllojshmëria e degëve industriale, bota e gjerë koloniale, fuqia e parë detare dhe të bankave të botës janë disa nga karakteristikat themelore të ekonomisë së këtij shteti në shekullin XIX, që mund të quhet edhe shekulli anglez. Britania e madhe për një kohë të gjatë ka qenë shtet i parë industrial në botë . Kapitali i grumbulluar ka mundësuar të investojë në ekonominë e shumë shteteve e që këto i kanë sjellë fitime shumë më të mëdha . ]Kultura: Kultura e Mbretërisë së Bashkuar Origjina e Britanisë së Madhe si Union Politik të përbërë nga ish-shtete të pavarura ka rezultuar në ruajtjen e kulturave të ndryshme në secilin nga shtetet e saj

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful