Hyrje në kërkim

Msc Adriatik Meta

etnografik. Njih obligimet etike që kanë kërkuesit në fushën e studimit dhe përshkruaj kodet dhe procedurat që ata ndjekin për tu siguruar që i zbatojnë ato. Arsyetimi i referohet procesit të përdorimit të mendimit logjik për të arritur në një konkluzion. vëzhgime. secili nga këto përafrime për të kuptuar ka kufizimet e veta kur përdoret i izoluar. 2 . Mills. miza që Aristoteli kishte kapur ndodhi që i mungonte një këmbë! Nëse e beson apo jo historinë. Hungary.R. Atëherë ai tregoi se mizat kishin pesë këmbë. fq. një ditë Aristoteli kapi një mizë dhe numëroi dhe rinumëroi me kujdes këmbët e mizës. 2. Listo dhe përshkruaj shkurtimisht hapat kryesore që përdoren në kryerjen e një studimi kërkimor. Megjithëse njerëzit zakonisht përdorin eksperiencën. eksperimental. 5. narrative. Arsyetimi deduktiv përfshin në thelb procesin e kundërt. Open Society Institute. Përshkruaj shkurtimisht karakteristikat kryesore të tipeve të mëposhtme të kërkimit shkencor: vëzhgimor. autoritetin. 4. kërkimin vlerësues.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 Objektivat mësimore 1. përmes arsyetimit. Askush nuk e vuri në dyshim fjalën e Aristotelit. Literatura 1. 3. fq. Një mënyrë tjetër për të njohur diçka është përmes mendimit. Pearson. arsyetimin induktiv. korelacional. The nature of science. Peter Airsian. Sipas historisë. Disa probleme të lidhura me eksperiencën dhe autoritetin si burim të dijes ilustrohen në një histori të treguar nga Aristoteli. arritja në një konkluzion specifik bazuar në parime të përgjithshme.htm Metoda shkencore Çfarë është dija? Dhe si arrijmë të “njohim” diçka? Eksperienca sigurisht është një nga mënyrat kryesore për të njohur dhe kuptuar botën. duke përfshirë kërkimin bazik. Educational Research: Competencies for Analysis and Applications. Identifiko dhe diferenco midis qëllimeve kërkimore. New Jersey. 2-63 3. Arsyetimi induktiv përfshin zhvillimin e përgjithsimeve bazur në vëzhgimin e një numri të kufizuar të ngjarjeve që kanë lidhje ose eksperiencës. kërkim zhvillimin dhe kërkimin në veprim. dhe rast studimor. Ne mund të arsyetojmë induktivisht ose deduktivisht. Lisa Quin. adresa http://www. L. Eoin Young.Gay. Për vite me radhë konkluzioni i tij u pranua pa kritikë. Geoffrey E. një-subjekt. kërkimin aplikativ. 2002. Fatkeqsisht. dhe arsyetimin deduktiv për të mësuar gjëra të reja dhe për të nxjerrë konkluzione të reja nga ajo dije. ose eksperienca (që do të thotë. 2009. Writing efektive public policy papers. 5-19 2.project2061.org/publications/sfaa/online/chap1. Përshkruaj diferencën midis kërkimit sasior dhe cilësor. përgjithsime). krahasimor-shkaksor.

kryerjen dhe interpretimin e studimeve kërkimore. Pavarsisht se sa variabla studion dikush ose sa gjatë dikush qëndron në një kontekst. është i kuizur nga evidenca në vëzhgimet origjinale. Këto hapa mund të aplikohen edhe në situata jo formale për të zgjidhur probleme të përditshme si psh të zgjedhësh një rrugë shumë efiçente nga shtëpia për në punë ose në shkollë. variabla dhe aspekte të tjerë të kontekstit do të mbeten të paegzaminuar. eksperienca. mbledhjen e të dhënave. analizën e të dhënave. nxjerrjen e konkluzioneve në lidhje me konfirmimin ose moskonfirmimin e hipotezës (që do të thotë. edhe nëse ne përdorim një test 3 . duke aplikuar metodën shkencore ne nuk mund të zgjidhim pyetjen. Së dyti. Historia tregon gjithashtu një problem potencial me arsyetimin induktiv: Përgjithsimin nga një kampion i vogël. formulimin e hipotezës. vlerat dhe etika personale. Kur ne mbështetemi ekskluzivisht në këto përafrime të zakonshme për të përftuar dije. “A duhet legalizuar eutenazia”? përgjigja për pyetje të tilla influencohen nga filozofia. si një mënyrë për të shpjeguar rezultatet e studimit kërkimor dhe pastaj mbledh të dhdëna për ti testuar këto parashikime). ose tipi më i mirë i kompjuterit që mund të blejmë. dija që ne marrim është e predispozuar për gabime dhe mund të jetë me vlerë të kufizuar për të kuptuar botën matanë përvojës sonë aktuale. instrumentat tona të matjes kanë gjithmonë një shkallë gabimi. Për shembull. është më efiçient dhe më i besueshëm se sa të mbështetesh thjesht në eksperiencë. dhe arsyetimi induktiv e deduktiv janë shumë efektive kur përdoren së bashku si pjesë integrale të metodës shkencore. Metoda shkencore është një proces i rregullt që përfshin një numër hapash. Megjithëse disa aplikime të metodës na çojnë në kuptime më të thella të kontekstit të kërkimit se sa të tjerët. Arsyetimi deduktiv gjithashtu. fenomeni ose ngjarjeje. Së pari. mund të çoj në gabime. autoriteti. Variablat që ne studjojmë janë shpesh zëvendësues (imitues) për sjelljen reale që ne kërkojmë të ekzaminojmë. Së treti. metoda shkencore nuk mund t’u japi përgjigje të gjitha pyetjeve. Megjithatë është e rëndësishme të vëmë në dukje disa kufizime të metodës.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 ajo ilustron kufizimet e besimit në eksperiencën personale dhe autoritetin si burim të dijes. Kufizimet e metodës shkencore Hapat në metodën shkencore e udhëheqin kërkuesin në planifikimin. koha më e përshtatshme për të shkuar në bankë. Megjithatë. njohjen dhe përcaktimin e problemit. Për shembull. autoritet. kërkuesi formon një hipotezë që është shpjegimi për shfaqjen e një sjelljeje të caktuar. veçanërish nga një që nuk është tipik. aplikimi i metodës shkencore nuk mund të kapi të gjithe botën e individëve dhe ambientit nën studim. asnjë aplikim dhe në fakt asnjë përafrim kërkimor nuk mund të sigurojë kuptimin e plotë të një vendi dhe banorëve të tij. arsyetimin induktiv ose deduktiv si burim dije. Aplikimi më formal i metodës shkencore është standard në kërkim.

nuk ka gjasa që të kemi një pamje adekuate se si vepron ai person. Të dhënat analizohen nga kërkuesi në një mënyrë që e lejon atë të testojë hipotezat ose ti përgjigjet pyetjes kërkimore. Qëllimi i kërkimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është në thelb i njëjtë si dhe qëllimi i çdo shkence: të përshkruaj. ka mundësi që ne të mbledhim informacion që na jep një pamje të besimeve të atij personi për vlerat e tij/saj. Në një masë të madhe. analiza e të dhënave përfshin sintezën verbale të të dhënave narrative.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 me shumë opsione të ndërtuar me shumë precision për të vlerësuar vlerat e një personi. parashikojë ose kontrolloj fenomenet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Zgjedhja dhe përcaktimi i problemit. Pavarësisht vështirësisë dhe kompleksitetit në aplikimin e metodës shkencore në fushën e shkencave shoqërore. hapat e metodës shkencore janë të njëjta si ato që përdoren nga kërkuesit në një ambient të kontrolluar shumë lehtë: 1. shpjeguar. Analiza përfshin zakonisht aplikimin e një ose më shumë teknikave statistikore. Për studimet që përfshijnë sintezë verbale. Konkluzionet duhet të tregojnë nëse hipoteza kërkimore u mbështet apo jo. Nxjerrja e konkluzioneve. 3. kërkimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është aplikimi formal sistemtik i metodës shkencore në studimin e problemeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. ose kontrolluar fenomene interesi. si dhe nga kush janë mbledhur të dhënat). Megjithatë. konkluzionet janë më tepër tentative. bazohen në rezultatet e analizës së të dhënave. Një problem është një pyetje interesi e cila mund të testohet ose mund ti përgjigjemi nëpërmjet mbledhjes dhe analizës së të dhënave. shpjegoj. Me fjalë të tjera ata bëjnë një hamendësim inteligjent se si ti përgjigjen pyetjes. 4. gjenerojnë hipoteza për kërkim të mëtejshëm ose të dyja. parashikuar. Konkluzionet. Ekzekutimi i procedurës së kërkimit. 2. procedurat specifike diktohen nga pyetja kërkimore dhe variablat që përfshihen në studim. Aplikimi i metodës shkencore Kërkimi është aplikimi formal sistemtik i metodës shkencore në studimin e problemeve. e cila mund të jetë një reflektim më i mirë i vlerave reale të personit. kërkuesi natyrisht rishikon (studjon kërkimet e mëparshme të publikuara në të njëjtin subjekt dhe e përdor atë informacion për të hipotetizuar rreth rezultateve. Analiza e të dhënave. Për disa studime. këto studime natyrisht përfshijnë gjykime të reja për fenomenin në pyetje. PËRAFRIMET E NDRYSHME NË KËRKIM Kërkimi sasior Kërkimi sasior është mbledhja dhe analiza e të dhënave numerike për të përshkruar. Me identifikimin e pyetjes kërkimore. Procedurat kanë të bëjnë me të gjitha aktivitetet që përfshihen në mbledhjen e të dhënave që lidhen me problemin (psh. të cilat duhet të çojnë më përpara dijen tonë të përgjithshme për çështjen në shqyrtim. 4 .

Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 Megjithatë. Kërkimi cilësor Kërkimi cilësor është mbledhja. Si rezultat numri i pjesmarrësve tenton të jetë i vogël. konteksti nuk kontrollohet ose manipulohet nga kërkuesi. duke përdorur metodat e mbledhjes së të dhënave të shumta në një kohë të shkurtër si intervistat dhe vëzhgimet. Problemet dhe metodat e kërkimit cilësor synojnë të zhvillohen në kuptimin e kontekstit dhe pjesmarrësve të kërkimit në thellohësi. dhe ata mund të egzaminojnë një fenomen të caktuar pa një deklarim që i udhëheq ata për atë që mund të jetë ose të mos jetë e vërtetë për atë fenomen ose kontekst. Parimi kryesor i metodës sasiore të kërkimit është besimi filozofik se ne jetojmë në një botë relativisht stabël. kërkuesit e metodës cilësore jo domosdoshmërisht pranojnë pikëpamjen e një botë që është stabël. Në fillim të studimit. Megjithatë. dhe për shkak se grupe dhe njerëz të ndryshëm kanë shpesh prespektiva dhe kontekste të ndryshme. Ata gjithashtu mbajnë në kontroll faktorët kontekstual që mund të interferojnë me mbledhjen e të dhënave dhe identifikojnë një kampion të pjesmarrësve të një madhësie të mjaftueshme për të siguruar të dhëna statistikore të qarta. në kërkimin cilësor. asnjëri prej të cilëve nuk është domosdoshmërisht më i vlefshëm ose më i vërtetë se tjetri. dhe kërkuesi 5 . analiza dhe interpretimi it ë dhënave të plota narrative dhe vizuale (që do të thotë. jonumerike) për të kuptuar një fenomen të caktuar që na intereson. Ata argumentojnë që gjithë kuptimi është i vendosur në një perspektivë ose kontekst të caktuar. kërkuesit cilësor shpesh evitojnë të deklarojnë një hipotezë përpara se sa të mbledhin të dhënat. Përpjekja për të kuptuar perspektivën e pjesmarrësve kërkon që kërkuesi të përdori metodat cilësore për të ndërvepruar intestivisht dhe në mënyrë intime me pjesmarrësit gjatë studimit. Gjithashtu. nënkupton që bota dhe ligjet që drejtojnë atë janë në një farë mase të parashikushme dhe mund të kuptohen nga kërkimi dhe agzaminimi shkencor. përafrimi i kërkimit sasior do të thotë më shumë se sa thjesht përdorimi it ë dhënave numerike. pohimet për botën nuk mund të konsiderohen të kuptueshme nëse nuk mund të verifikohen përmes vëzhgimit direkt. Kjo pikëpamje e adoptuar nga sheknca natyrore. kuptojmë dhe përgjithsojmë. koherente dhe uniforme. Metodat cilësore të kërkimit bazohen në besime të ndryshme dhe dizenjohen për qëllime të ndryshme nga ato të metodës sasiore të kërkimit. Si rezultat. Në përspektivën sasiore. kërkuesit në përafrimin sasior deklarojnë hipotezën që do të testohet dhe specifikojnë procedurat e kërkimit që do të përdoren për të kryer studimin. Shumë kërkues sasior kanë shumë pak ndërveprim me pjesmarrësit që ata studjojnë sepse ata shpesh i mbledhin të dhënat duke përdorur instrumenta të tilla si laps dhe letër. kërkuesit sasior nuk futen në një ambient kërkimor pa patur një ide se çfarë synojnë të studjojnë. Për shembull. bota ka shumë kuptime të ndryshme. uniform dhe koherente që mund ta masim.

Për shkak se kërkuesit cilësor përpiqen të studjojnë gjërat në ambietin e tyre natyror. për pasojë bota ka shumë kuptime Tabela 1: Përmbledhje e karakteristikave të kërkimit sasior dhe cilësor 6 . mbledhja e të dhënave ndodh në një ambient natyror. Në studimet sasiore. Kërkimi sasior Tipi i mbledhjes së të dhënave Problem kërkimor Të dhëna numerike Kërkimi cilësor Të dhëna jo numerike narrative dhe vizuale Problemet dhe metodat kërkimore zhvillohen ndërkohë që thellohet kuptimi i subjektit Jo Vogël Bazohet në kategorizimin dhe organizimin e të dhënave në modele për të marrë një sintezë deskreptive e narrative Ndërveprim i madh Hipotezat dhe procedurat kërkimore të deklaruara përpara fillimit të studimit po Madhe Bazohet në procedurat statistikore Manipulimi i kontekstit Madhësia e kampionit Procedura kërkimore Ndërveprimi i pjesmarrësve Besimi ku bazohet Pak ndërveprim Ne jetojmë në një botë stabël dhe të parashikueshme që mund ta masim.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 cilësor analizon të dhënat induktivisht duke i kategorizuar dhe organizuar ato në modele që japin një sintezë diskreptive e narrative. analiza dhe shkrimi janë aktivitete të ndara nga njëri tjetri. Kërkimi cilësor ndryshon nga kërkimi sasior në dy mënyra të tjera: (1) Kërkimi sasior përfshin shpesh mbledhjen e njëkohshme e shumë të dhënave narrative dhe vizuale gjatë një periudhe të gjatë kohore. kërkimi cilësor shpesh quhet si kërkim natyror ose kërkim i orientuar në fushë. në kontrast. dhe aktiviteti i mbledhjes së të dhënave. kuptojmë dhe përgjithshojmë Kuptimi gjendet në një perspektivë ose kontekst të caktuar që është i ndryshëm për grupe dhe njerëz të ndryshëm. shpesh kërkimi kryhet në një ambient të kontrolluar nga kërkuesi. dhe (2) dhe sa më shumë të jetë e mundur.

Të dhënat e kërkimit me sondazh mblidhen kryesisht përmes pyetsorëve. intervistave dhe vëzhgimeve. dhe njihet si variabël i pavarur. Një tip i zakonshëm i kërkimit me sondazh përfshin vlerësimin e preferencave. Korrelacioni i referohet matjes sasiore të shkallës së korespondencës. ekziston një mardhënie midis dy apo më shumë variablave sasiore. Si minimum. Kërkimi krahasues shkakësor Kërkimi krahasues shkaksor përpiqet të përcaktojë shkakun ose arsyen. Në mënyrë të njëjtë. sepse ajo mund të marrë vlera të ndryshme për njerëz të ndryshëm ose për të njëjtin person në kohë të ndryshme.00. Përafrimet sasiore Përafrimet e kërkimit sasior aplikohen për të përshkruar gjëndjen aktuale. dy variabla që nuk kanë lidhje kanë një koefiçent korelacioni afër 0. Kërkimi korrelacional Kërkimi korrelacional përfshin mbledhjen e të dhënave për të përcaktuar nëse dhe në çfarë shkalle. shumë studime kërkimore ndjekin një strategji të gatshme. Dallimi më i madh që mund të bëjmë në klasifikimin e kërkimit nga metoda është dallimi midis kërkimit sasior e cilësor. Shkaku është një sjellje ose karakteristik që besohet se influencon një sjellje ose karakteristik tjetër. ai përfshin mbledhjen e të dhënave numerike për të testuar hipotezat ose për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth gjëndjes aktuale për subjektin në studim. Një variabël është një njësi që mund të marri vlera të ndryshme. sepse vendit mund t’i jepet një vlerë. Megjithëse ka një farë mbivendosje. Shkalla në të cilën lidhen dy variabla shprehet si koefiçent korrelacioni. praktikave.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 KLASIFIKIMI I KËRKIMIT NGA METODA E PËRDORUR Një metodë kërkimore përbën strategjinë e përgjithshme që ndiqet në mbledhjen dhe analizën e të dhënave.00 dhe +1. Çdo të thotë kjo? Çdo gjë që mund të ndryshojë mund të konsiderohet variabël. kërkimi korrrelacional kërkon infromacion për të paktën dy variabla të marra nga një grup i vetëm pjesmarrësish. për të investiguar mardhëniet dhe për të studjuar fenomenet shkak-pasojë. Për shembull: Mosha mund të konsiderohet variabël. Ndryshimi ose diferenca në sjellje ose karakteristikë që ndodh si rezultat (që është efekti) njihet si 7 . qëndrimeve. Kërkimi me sondazh Kërkimi me sondazh përcakton dhe raporton mënyrat se si janë gjërat. shqetsimeve ose interesave të një grupi njerëzish. vendi mund të konsiderohet një variabël. përfshijnë disa lloje ose metoda të dallueshme.00. Kërkimi sasior e cilësor nga ana tjetër. për diferencat ekzistuese në sjelljen ose gjëndjen e grupeve ose individëve. secila e dizenjuar për t’iu përgjigjur lloje të ndryshme të pyetjeve kërkimore. Një sondazh parazgjedhor është një shembull i kërkimit me sondazh. i cili është një numër midis -1.

fenomeni ose personi të caktuar? 8 . jo të hapura dhe personale. dhe më pas aplikojnë trajtime të ndryshme për grupet e zgjedhura.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 variabël i varur. Ata mund të zgjedhin pjesmarrësit për studim. dhe se si i perceptojën pjesmarrësit në këtë kontekst. Një anë e dobët e studimeve krahasuese shkaksor është se shkaku nën studim tashmë ka ndodhur dhe kërkuesi nuk ka kontroll mbi të. PËRAFRIMET CILËSORE Kërkimi cilësor kërkon të hetojë thellë në ambientin e kërkimit për të përftuar kuptime në thellësi për mënyrën se si janë gjërat. ose zbatueshmëri të përfundimeve për ambiente dhe kontekste të ndryshme nga ato në të cilat ato u morën. kërkuesit që kryejnë një studim eksperimental mund të kontrollojnë një variabël të pavarur. Në këto dizënjime. kërkuesit eksperimental ndonjëherë krahasojnë sjelljen e një personi të vetëm përpara trajtimit me sjelljen e shfaqur gjatë trajtimit. i ndajnë pjesmarrësit në dy ose më shumë grupeqë kanë karakteristika të ngjashme në fillim të kërkimit eksperimental. pse janë në atë mënyrë që janë. Kërkimi eksperimetal Në kërkimin eksperimental. dhe vëzhgohet efekti (pasoja) mbi një ose më shumë variabla të varur. ai ofron përgjithsueshmëri. se sa si individë. E thënë thjeshtë. Në ndryshim nga kërkuesit e kërkimit shkaksor krahasues. variablat e tjerë që kanë lidhje me të kontrollohen. Përafrimi Rasti kërkimor Pyetja kryesore Cilat janë karakteristikat e një entiteti. kërkuesit cilësor duhet të ndërmarrin kërkim të pandërprerë në thellësi dhe në kontekst që ti lejojë ata që më pas të zbulojnë kuptimet delikate. Si rezultat. Ata mund të studjojnë gjithashtu një numër njerëzish si një grup. kërkimi krahasues shkaksor synon të vendosi mardhënien shkak-pasojë midis grupeve. Për të arritur në një kuptim të detajuar që kërkojnë. madhësia e kampionit është një. të paktën njëri nga variablat e pavarur manipulohet. Kërkimi me eksperiment të vërtetë japin rezultate shumë të mira në krahasim me çdo përafrim të kërkimit sasior sepse ai jep një evidencë të qartë për lidhjen e variablave. Kërkimi me një subjekt të vetëm Në vend që të krahasojnë efektet e trajtimeve të ndryshme (ose trajtim përkundër jo trajtim) në dy ose më shumë grupe njerëzish. Dizenjimet eksperimentale me një subjekt të vetëm janë ato që përdoren për të studjuar ndryshimin e sjelljes që një individ ose grup shfaq si rezultat i një lloj intervenimi ose trajtimi.

ose etnografia. karakteristikat dhe kultura e shoqërive të ndryshme? Si i kuptojnë njerëzit aktivitetet e tyre të përditshme me qëllim që të sillen në një mënyrë sociale të pranueshme? Si është një teori që rrjedh induktivisht rreth një fenomeni bazohet në të dhëna në një ambient të caktuar? Cila është eksperienca e një aktiviteti ose koncepti nga perspektiva e këtyre pjesmarrësve të caktuar? Si i ndërtojnë kuptimet dhe i ndajnë perspektivat njerëzit duke ndërvepruar me njëri tjetrin? Si i mbledh sistematikisht dhe vlerëson të dhënat dikush për të kuptuar dhe interpretuar ngjarjet e shkuara? Etologjia Etnometodologjia Teoria graund Fenomenologjia Ndërveprimi simbolik Kërkimi historik Tabela 2: Përafrimet kryesore të kërkimit cilësor Kërkimi narrative Kërkimi narrative është studimi se si e përjetojnë njerëz të ndryshëm botën rreth tyre. është studimi i modeleve dhe perspektivave kulturore të pjesmarrësve në ambientet e tyre natyrore. Kërkim etnografik Kërkimi etnografik. të njohur si narrative. Një mënyrë tjetër për të menduar për kërkimin narrative është se narracioni është historia e fenomenit që po investigohet. rreth eksperiencës së individit dhe kuptimeve që individi i atribuon përvojës.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 Etnografia Cilat janë modelet dhe perspektivat kulturore të këtij grupi në kontekstin e tij natyror? Si krahasohen me njëra tjetrën origjinat. Më pas kërkuesi dhe pjesmarrësi ndërtojnë një raport të shkruar. dhe narracioni është metoda e investigimit e përdorur nga kërkuesi. Etnografia fokusohet në një ambient ose ambiente të veçanta që i sigurojnë kërkuesit një kontekst në të cilin të studjoj si ambientin dhe pjesmarrësit që e popullojnë atë. Kërkuesi natyrshëm fokusohet në një person të vetëm dhe mbledh të dhëna nëpërmjet mbledhjes së historive për jetën e personit. ai përfshin një metodologji që i lejon njerëzit të tregojnë historitë e “historive të tyre të jetuara”. Një ambient etnografik mund të përcaktohet si çdo gjë nga një 9 .

nga rruga e udhëtimit të një grupi nomadik (shtegëtues) deri tek zyra e drejtorit të një shkolle fillore. kryesisht duan të aplikojnë dhe adoptojnë dijen për të adresuar një çështje specifike praktike. Kërkimi bazik dhe i aplikuar Disa kërkues fokusohen në përdorimin e kërkimit për të avancuar dijen e përgjithshme. përshkrues. në krahun tjetër. pse mardhëniet sociale janë ashtu siç janë. Kërkuesit nuk fokusohen në zbulimin e një të vërtete universal të përgjithsueshme. Kur klasifikimi ka si kriter qëllimin.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 ambient boiling deri tek lagja. Ai mund të jetë eksplorues. parime dhe teori të reja. ose shpjegues. çfarë i bënë gjërat që të ndodhin. Rasti studimor i referohet mbledhjes dhe prezantimit të një informacioni të detajuar për një pjesmarrës ose grup të vogël. Kërkimi bazik Kërkimi bazik avancon dijen themelore rreth botës. KLASIFIKIMI I KËRKIMIT NGA QËLLIMI Dizenjimet kërkimore gjithashtu mund të klasifikohen nga shkalla e aplikueshmërisë së kërkimit në praktikë ose ambientin ku kryhet. megjithatë kërkimi shpjegues është më i zakonshmi. Kërkimi bazik është burimi i shumicës së ideve të reja shkencore dhe mënyrave të mendimit rreth botës. Kompjuterat e sotëm mund të mos ekzistonin pa këkrimin e pastër në matematikë të kryer më shumë se një shekull më parë. Ai fokusohet në hedhjen poshtë ose mbështetjen e teorive që shpjegojnë se si operon bota. as edhe nuk shohin për mardhënie shkak-pasojë. 10 . Pjesmarrësit vëzhgohen ndërsa ata marrin pjesë në mënyrë të natyrshme në aktivitetet që ndodhin brenda ambientit. Ata duan ti përgjigjen një çështje të politikave ose zgjidhin një problem të mprehte social. të cilat mund të mos përdoren menjëherë: sidoqoftë janë bazat e progresit modern dhe zhvillimit në fusha të ndryshme. Kërkimi bazik gjeneron ide. përkundrazi theksi vihet në eksplorim dhe përshkrim. dhe pse ndryshon shoqëria. që shpesh përfshin raportet e vetë subjekteve. Kërkimi rast studimor Kërkimi rast studimor është një përafrim kërkimor cilësor që kryen studim në një njësi studimi ose në një system të kufizuar. Rasti studimor shikon tek një individ ose grup i vogë. gjithë studimet kërkimore bien në një ose dy kategori: kërkim bazë dhe kërkim i aplikuar. ndërsa të tjerët e përdorin kërkimin për të zgjidhur problemet specifike. duke nxjerrë konkluzione vetëm për atë pjesmarrës ose grup dhe vetëm në atë kontekst specifik. Ata që kërkojnë të kuptojnë natyrën themelore të realitetit social përfshihen në kërkimin bazik (i quajtur gjithashtu kërkim akademik ose kërkim i pastër ose kërkim themelor). Kërkuesit në kërkimin aplikativ.

Kërkimi aplikativ gjithashtu mund të sjelli dije të re. Kërkimi vlerësues është procesi sistematik i mbledhjes dhe analizës së të dhënave rreth cilësisë. bëjnë diçka për ta 11 . meritës ose vlerës së programeve. Kërkimi aplikativ kryhet kur duhet të merren vendime për një problem specifik të jetës reale. Kërkimi aplikativ Kërkuesit aplikativ përpiqen të zgjidhin probleme specifike ose ndihmojnë prakticienët të përmbushin një detyrë. produkteve ose praktikave. Një ide e re ose dije themelore nuk gjenerohet vetëm nga këkrimi bazik. Kërkimi i aplikuar është zakonisht një kërkim përshkrues dhe përparsia e tij përdorimi praktik. efektivitetit. Kërkimi vlerësues Në fundin e drejtzës së kërkimit aplikativ gjendet kërkimi vlerësues. kërkim bazik është kryesori për ushqimin dhe zgjerimin e dijes.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 për të cilën nuk dihej ndonjë aplikim praktik në atë kohë. kërkimi vlerësues fokusohet kryesisht në marrjen e vendimeve – vendime për ato programe. kërkimi emancipues. Kërkimi bazë Kërkimi aplikuar Kërkimi vlerësues Zhvillon teori Zgjidh probleme praktike Metodat sasiore dhe cilësore Monitoron progresin Merr vendime Figura 1: Klasifikimi kërkimit nga qëllimi Kërkimi në veprim Kërkimi në veprim njihet me shumë emra të tjerë si kërkimi pjesmarrës. kërkimi në veprim është “të mësosh duke vepruar” – një grup njerëzish identifikojnë një problem. produkte dhe praktika. Megjithatë. Teoria është më pak e rëndësishme për ta se sa kërkimi për të zgjidhur një problem specifik për një ambient të kufizuar. një formë praktike shumë e përdorshme e kërkimit. mësimi në veprim dhe kërkimi në veprimin kontekstual. Ndryshe nga format e tjerat të kërkimit që kërkojnë për dije të re. kërkimi bashkëpunues. E thënë thjesht. Kërkimi aplikativ mund të nëndahet në kërkim vlerësues dhe kërkim zhvillim (R&D).

Përmbushja e këtij qëllimi të dyfishtë kërkon bashkëpunim aktiv të kërkuesit dhe klientit dhe në këtë mënyrë ai thekson rëndësinë e mësimit së bashku si një aspekt kryesor i procesit kërkimor. Standarti strikt është parimi i anonimitetit i cili esencialisht nënkupton që pjesmarrësi do të mbetet anonim gjatë gjithë studimit – biles edhe për vetë kërkuesin. Pra e thënë qartë.synon të kontribojë si në problemet praktike të njerëzve në një situatë immediate problematike dhe për të avancuar në të njëjtën kohë qëllimet e shkencës sociale. Një definicion më konçiz i kërkimit në veprim është: “Kërkimi në veprim…. the të gjithë kërkuesit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për konsideracionet etike që lidhen me studimet e tyre. Në thelb kjo nënkupton që pjesmarrësit e mundshëm në kërkim duhet të njihen ligjërisht me procedurat dhe reziqet që përfshihen në kërkim dhe duhet të japin pëlqimin e tyre për të marrë pjesë. Kështuqë. Dëmtimi mund të përcaktohet si fizike ashtu edhe psikologjike. veçanërisht në situata ku pjesmarrësit duhet të maten disa herë (studimet para-pas). Kjo çon në atë që kërkuesit duhet të merren me çështjet etike për të drejtën e shërbimit të personit. Standartet etike kërkojnë gjithashtu që kërkuesi të mos i fusi pjesmarrësit në situate ku ata mund të jenë në rrezik dëmtimi si rezultat i pjeswmarrjes së tyre.ata sigurohen që informacioni i dhënë nuk do t’i jepet askujt që nuk është i lidhur me kërkimin. 12 . por disa herë është e vështirë për tu përmbushur. Ka një numër frazash kryesore që përshkruajnë sistemin e mbrojtjes etike që institucionet bashkëkohere të kërkimit social dhe mjeksore kanë krijuar për t’u përpjekur që të mbrojnë sa më mirë të drejtat e pjesmarrësve në kërkim. shohin sa të sukseshme ishin përpjekjet e tyre dhe nëse nuk janë të kënaqur e provojën përsëri. Pothuajse gjithë kërkimi u garanton pjesmarrësve konfidencialitet . Parimi i pjesmarrjes vullnetare kërkon që njerëzit të mos detyrohen për të marr pjesë në kërkim. standarti i anonimitetit është një garanci e privacisë. Praktika e mirë kërkimore kërkon përdorimin e grupeve të kontrollit që nuk trajtohen – një grup që nuk merr trajtim ose program në studim. ka një angazhim të dyfishtë në kërkimin në veprim për të studjuar një sistem për ta ndryshuar atë në atë që të gjithë e konsiderojnë si një drejtim të dëshiruar. E lidhur ngushtë me nocionin e pjesmarrjes vullnetare është kërkesa e pranimit të pëlqimit.” Etika e kërkimit Çështjet etike luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha studimet kërkimore.Hyrje në kërkim 12 Shkurt 2011 zgjidhur. Ka dy standarte që aplikohen me qëllim për të mbrojtur privacin e pjesmarrësve në kërkim.