SH.M.Q.

SH ’’Zef Lush Marku’’ - SHKUP

Detyra Projektuse nga Lënda e Filozofisë

TEMA :

(‘’Immanuel Kant’’)

MENTOR: PUNOI:

PËRMBAJTJA : 1) 2) 3) 4) 5) 6) 7) 8) 9) 10) 11) 12) 13) Kronologjia dhe përsonaliteti Veprimtaria e Kantit Deontologjia Kantiste Vetëvrasja sipas Kantit Liria sipas Kantit Vlerat njërzore sipas Kantit Kritika mbi Kantin Kritika e Gjykimit Periudha ‘’Parakritike’’ Periudha ‘’Kritike’’ Tri rregullat e Kantizmit Përfundimi Literatura e Shrytëzuar .

. Rëndësia e tij qëndron në ndihmesën që dha në metodologjinë e re të studimit të gnoseologjisë. . Shëndeti i Kantit përkeqësohej me shpejtësi. Ndërpret praktikisht përpilimin e një vepre (të nisur në vitin 1796) “Mbi kalimin nga parimet metafizike të shkencës së natyrës te fizika” . ligji moral në mua”.HYRJE Emanuel Kant. Vdes më 12 shkurt 1804 duke mërmëritur “ES iST GUT” (“kjo është e mira”). vepër kjo e cila duhej të paraqiste një rishikim dhe kulmin e mbarë filozofisë së tij trascedentale. Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e “Kritikës së arsyes praktike”: ”Qielli me yje mbi mua. Atëherë largohet edhe nga senati akademik. Duke kaluar nëpërmes teorisë së thelluar të Isak Njutonit ai u afrua me iluminizmin dhe i dha nisje një kërkim që e çoi atë gjer në tejkalimin e koncepteve dhe idealeve të tij. Vepra e tij Kritikë e arsyes së kulluar shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne. ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar. ai vuante nga një formë e “coma vigil” ose një pagjumësi e vazhduar dhe aftësitë e tij të koordinimit zvogëloheshin. themeluar mbi kriticizmin. Gnoseologjia e Kantit vë në pikëpyetje themelet e dijes për të pastruar ato fusha të vlefshme të ndërgjegjes.

Në rrinin e tij Kanti ishte një nxënës i mirë. perultesi vetjak. pasi mësoi hebraishten e ndryshoi atë në "Immanuel" që do të thotë: Zoti me ne. Ai e kaloi gjithë jetën e tij në qytetin e tij të lindjes. Rusi) si fëmija i katërt nga nëntë fëmijët (pesë prej tyre arritën moshën madhore). duke lënë pas një varg idesh dhe veprash të cilat vlerësohen edhe sot dita. Veprimtaria e Kantit Emanuel Kant ka lindur më 1724. qyteti më verior i Gjermanisë (sot Klaipeda. dhe një lexim të hollësishëm të Biblës. Lituani) dhe e ëma Anna Regina Porter (1697-1737) ishte e bija e një shale/pajisje kuajsh punuesi. dhe shumë të tjera nga të cilat një pjesë e mirë e tyre janë përkthyer edhe në shqip. ai do të parashtronte ide dhe hipoteza të shumta. Ai lindi në vitin 1724 në Kënigsberg. Veprimtaria e tij letrare përfshin një sërë veprash si “Grounding for the Metaphysics”. Ai ishte një filozof dhe shkencëtar nga Gjermania dhe mbahet si një nga përfaqësuesit më të shquar të filozofisë klasike gjermane. Për pasoj. “Groundwork of the Metaphysic of Moral”. ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar dhe të latinishtes rreth shkencave dhe matematikës. mbas këtij viti fillon edhe periudha e dytë e veprimtarisë së tij e cila emërohet si “Periudha Kritike”. e cila përkon me emërimin “Periudha Praktike” ka filluar që nga fillimet e punës së tij deri më 1770. Prusi (sot Kaliningrad. Kjo e fundit vazhdoi deri në fund të jetës së tij. Engelsi këto varg idesh dhe hipotezash i quajti si “idetë që i dhanë . Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë. Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht në dy periudha. “Kritika e arsyes Praktike” e botuar më 1788. Ai u rrit në një shtëpi pietiste. Ai do të vdiste më 1804. Gjatë periudhës “praktike”. aso kohe kryeqytet i Prusisë Lindore.Kronologjia dhe Përsonaliteti Immanuel Kanti u pagëzua me emrin "Emanuel" por më vonë. I ati Johann Georg Kant (1682-1746) ishte një zejtar gjerman nga Memeli. një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë. Periudha e parë. “Kritika e Arsyes së Kulluar” e botuar më 1781. megjithëse jo i shkëlqyer.

Ai gjithashtu u përpoq të jepte edhe një shpjegim shkencor rreth prejardhjes së qenieve njerëzore. Në këtë bashkësi futet edhe etika. ku fjala “deon” do të thotë detyrim ose detyrë. kundrejt idesë teologjike fetare. Sipas të drejtës natyrore morali është i lidhur ngushtë me ligjin dhe etika ndihmon njerëzit në konceptimin e të drejtës. Imperativi Kategorik është gjithashtu parim i formuluar nga Kanti. Kanti predikonte se sendet në vetvete nuk mund të njihen prej njerëzve sepse konceptimi jonë shqisor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këto të fundit (pra me sendet). Edhe në idenë Kantiste. por trajtimi që i bëhet në këtë doktrinë është ndryshe nga ai i doktrinës të së drejtës natyrale. Sipas këtyre mendimeve. sipas tij mund ta pasqyrojnë vetëm shkenca të tilla si matematika dhe shkencat e natyrës sepse këto shkenca mbështeten në format apriori të arsyes. morali shikohet si një vlerë madhore në shoqëri.idesë sundimin absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës. Deontologjia Kantiste Në aspektin etimologjik. Një tjetër arritje e tij e rëndësishme për tu përmendur. e cila ishte akoma ideja dominante në kohën e kur ai jetoi. Si një filozof idealist . se si ndikonte rrotullimi i tokës rreth vetes në formimin e fenomeneve si baticave dhe zbaticave. Kanti ka ndikuar shumë në filozofinë botërore. Ai ishte personi i cili hartoi për herë të parë prezumimin e pafajsisë për të gjithë njerëzit (e shprehur edhe në nenin 30 të kushtetutës së Repuplikës së Shqipërisë ku thuhet qartë se: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”). është studimi i tij. deontologjia është një fjalë me origjinë greke. Kjo e fundit është . duke i bërë ata në këtë mënyrë të respektojnë ligjin. në idetë pozitiviste dhe mahizmi. Filozofia e tij është shprehur në vazhdim nga neokantistët. Ai gjithashtu do të predikonte për ekzistencën e galaktikave të tjera përveç galaktikës tonë. se planetet janë të krijuar nga fuqia hyjnore (Zoti sipas doktrinës kristiane ose Allahu sipas doktrinës myslimane). Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezën se planetët formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri. për Emanuel Kantit (flitet për periudhën e mbas vitit 1770) fillon “Periudha Kritike” solli risi të reja dhe deri më 1781 ai kishte arritur të botonte dy vepra të rëndësishme duke u përfshirë në përpunimin e Idealizmit Transcendental. Doktrina Kantiste mund të ballafaqohet shumë bukur edhe me doktrina të tjera si ajo e të drejtës pozitiviste. Dijet teorike të sakta në limitin e të vërtetës (pra nënkupton se e vetmja ide e vërtetë).

” kjo le shume vend per interpretime. Ky përfundim del në pah duke u bazuar në rregullin e dytë të teorisë Kantiste. në këtë rast viktima ka të drejtë të ankohet. Megjithatë askush nuk mund të jap konsensusin e tij për vjedhjen sepse.Vepro vetëm sipas rregullave morale që ti mundesh. Thembra e Akilit e pozitivizmit në krahasim me Kantizmin. Duke dashur të ri-dalim në temë.Vepro në të atillë mënyrë që të trajtosh njëkohësisht veten tënde dhe njerëzit e tjerë jo vetëm si një qëllim të një përfundimi. që nuk mund të jenë as racionale dhe as moralisht të pranueshme. në se konsensusi do të ishte i pranishëm mes dy personave. nuk u mësojnë atyre të duan qenien njerëzore si njeri. vjedhësi vendoset përballë me rregullat e shumta dhe dënohet për këtë krim të kryer. njeriu bën edhe zgjidhje e zgjedhje. kur ai ose ajo (në këtë rast personat të cilët janë dëmtuar). është se pozitivistët.. Në të drejtën natyrore nuk shikojmë ndonjë trajtim të veçantë.Nuk është e moralshme të vjedhësh. Hajduti thjeshtë duhet të kërkonte leje dhe të merrte objektin.më e përgjithshme e krahasuar me Kantizmin. Sipas tij një veprim i kryer kundra një personi tjetër. vjedhja kurrë nuk mund të konsiderohet si një ligj universal. edhe pse ky i fundit mund të kishte qenë dakord të japë librin e tij me konsensus të plotë. është sa racionale.” Në se një hajdut ka vjedhur një libër nga një person i caktuar. pasi një veprim nuk ka asnjë pasojë.. A ka ndonjë pasojë në këtë mes? Padyshim qe jo! Në të drejtën pozitiviste. sipas të cilit thuhet se: “ . Sipas rregullit të parë të teorisë Kantiste do mund të shpreheshim se “ . Pra që kur se viktima nuk ka dhënë aprovimin e tij në aktin e vjedhjes. Një gjë të tillë njeriu . përbën një shkelje maksimale të “deon-it” (detyrës së përkryer). nuk do të konsiderohej më vjedhje. duke pozicionuar një sistem rregullash përpara individëve. Por si një qenie e arsyeshme dhe e lirë. Kanti diskutoi gjatë aktin e vjedhjes. nuk kanë dhënë konsensusin e tyre. shikojmë se si trajtohet akti i vjedhjes në këto doktrina.” Pohimi i lartë përmendur vjen sepse individi meriton të trajtohet moralisht për shkak të racionalitetit të zgjedhjes dhe zgjidhjes që ai jep. sepse ti je një qenie e arsyeshme dhe gjej lirinë tënde. por ai nuk e bëri. kur kjo e fundit konsiderohet si një rregull moral universale. “ . Vetëvrasja sipas Kantit Doktrina Kantiste. Në këtë mënyrë vjedhja është e dëmshme dhe bie ndesh me detyrën e përkryer. atëherë kalimi i një objekti nga një dorë në tjetrën. aq dhe humane duke eklipsuar krejtësisht idenë utilitariste me të cilët kantistët kanë pasur debate të shumta. por humb pikë në një çast shumë të rëndësishëm. Pra këtë mund ta bëjë vetëm Kantizmi.

Një person që bie në dëshpërim nga një sërë eventesh fatkeqësish. Kanti e trajtoi temën e vetëvrasjes në librin e tij Groundework of the Metaphysics of Morals. pra bie në kundërshtim me detyrën e përkryer të përfolur në deontologji. Liria sipas Kantit Njeriu duhet të jetë i lirë. ai akoma është në zotërim të arsyes së tij. vetëvrasja është një krim që nuk dënohet (në rast se viktima nuk është shtyrë nga ndonjë person tjetër).” Vlerat Njerëzore sipas Kantit . bëhet praktike. që në aspektin psikologjik është një konceptim kryesisht empirik dhe e koncepton tashmë lirinë si një pavarësi e mendjes tonë nga “shtrëngimi” apo nga “nevoja e lindur si pasojë e impulseve sensitive të trurit tonë. I parë nga këndvështrimi jonë.” gjithçka që është e mundur nëpërmjet lirisë. liria që ne konstatojmë përballë shtetit. Natyra e vetëvrasjes është anti-njerëzore dhe praktikimi i saj do të çonte në shuarjen e jetës. vetëvrasja nuk është aspak një rregull i përgjithshëm dhe as një rregull universal natyror. aq sa ai mund të pyesë veten në se heqja e të drejtës për të jetuar bie apo nuk bie ndesh me deon-in ose përmbushjen e detyrave të tij. i vjen shtirë nga jeta. liria e të qenit të lirë si shqiptar. Individi që vetëvritet mund të mendojë në vetvete se ky veprim mund të jetë një rregull universal.. Lira e konceptuar sot është shumë e ndryshme nga liria e kuptuar në lashtësi.e shpreh në aktin e vetëvrasjes.. pavarësisht se ky veprim është i kushtëzuar edhe nga gjendja e tij depresive. Në kodin penal të Republikës së Shqipërisë. nuk ka as fajtor as të dënuar. dhe në se arsyeja është e lirë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Pavarësisht nga kjo. e të tjerë. Por ligjet e kulluara praktike na janë dhënë nga arsyeja. Praktika nuk duhet keqkuptuar pasi ajo është e lidhur ngushtë me arsyen. e cila mund të na japë neve në jetën reale vetëm ligje pragmatike. Kanti e dallon lirinë midis idesë tradicionale të lirisë. Në Kritikën e Arsyes Praktike. dhe ka një Zot atëherë nuk na mbetet veç të citojmë: “ – Çfarë duhet të bëhet. Këto ligje pragmatike të veprimeve të lira. na jepen me anë të mijra sinapseve dhe neuroneve që veprojnë pa reshtur në trurin tonë dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Ky akt vjen në kundërshtim me të gjitha principet supreme të deonit.” Duke u liruar nga ky “shtrëngim” apo ky “ankth. dhe janë të pranuara në mënyrë apriori.

Ky pohim që gjithashtu zë vend edhe në ekonomiks. Ky i fundit e kritikoi Kantin se në se thënia e të vërtetës është universale. vlerave dhe konsideratave se për të drejtat individuale ka një përcaktim ndërmjet llogaritjeve aritmetike të dobisë agregate. X bën shumë gabim. u kundërshtua nga Kanti me citatin: “ – Çdo gjë ka çmimin dhe dinjitetin e saj.” ishte një përgjigje ndaj zviceranit. gëzon një dinjitet. Kanti del hapur kundra idesë utilitariste që predikon se ka një ndryshim ndërmjet preferencave.” A nuk dalim këtu te citati se njeriu meriton të trajtohet moralisht ?. Kanti u bë objekt i shumë kritikash. Critique of Practical Reason (e shkruar më 1788) dhe Metaphysics of Morals (e shkruar më 1797). atëherë ky i fundit mund të ishte kapur nga komshinjtë ndërkohë që perlustronte zonën ndërkohë që përpiqej të vriste viktimën. Në se X do ti thoshte Y të vërtetën. Kështu mbase Z nuk do të vdiste. Kanti ishte akoma gjallë dhe iu përgjigj kritikut të tij me një ese. por kështu dashje a padashur ai bëhet bashkë punëtorë me vrasësin. thjeshtë dhe pastër plotësonte detyrën e tij morale (pra deon-in e tij). Dhe pikërisht ajo gjë që nuk ka një zëvendësues. dikush shumë bukur duhet t’i tregojë një vrasësi se ku ndodhet viktima e tij. Për shembull në se X i tregon vrasësit Y një gënjeshtër. duke i thënë atij se viktima Z. atëherë (gjithmonë sipas kësaj teorie). Duke i thënë vrasësit të vërtetën. Një kritikë Kantit ja vuri në dukje filozofi zviceran Benjamin Konstant. Në anën tjetër çdo gjë që nuk ka çmim dhe që nuk ka një ekuivalente të saj të zëvendësueshme. nuk ndodhet në shtëpi. kur Z në të vërtetë ndodhet aty. Në veprën e tij të parë. personi është në rregull me veten e tij. Por sikur Z në të vërtetë kishte dalë nga shtëpia pak më parë dhe X nuk kishte mundësi ta dinte një gjë të tillë dhe gënjeshtra e tij e bardhë bëri që Y dhe Z të takoheshin me përfundimin e vrasjes së Z? Atëherë sipas . Për më tepër. Megjithatë mund të ndodhë edhe ndryshe. Megjithatë sipas Kantit. Çdo gjë që ka një çmim mund të zëvendësohet me diçka tjetër me të njëjtën vlerë. Ai e përkrahu idenë e kolegut të tij se personi që i thoshte të vërtetën një vrasësi. ka një vlerë madhore dhe dinjitet. Kritika mbi Kantin Gjatë jetës së tij dhe më pas. Eseja “On a Supposed Right to Tell Lies from Benevolent Motives.Kanti i pasqyroi këto mendime qartë në tre veprat e tij: Groundwork of the Metaphysic of Morals (e shkruar më 1785). kjo nuk përbënte dobësi në doktrinën e tij të deontologjisë sepse askush nuk mund ta dinte rrjedhën e ngjarjeve në vazhdim. të gënjesh një vrasës nuk është aspak racionale sepse vrasja në vetë-vete nuk bën pjesë në deon-in e një njeriu të logjikshëm.

ku gjithmonë popujt janë revoltuar në beteja të përgjakshme përballë padrejtësive. njeriu është i pafajshëm për aq kohë sa nuk është provuar e kundërta. Pra Kanti afirmon se duhet të ketë shpagim dhe se nuk mund të bëhen përjashtime duke insistuar në shprehjen “Nuk mund të gënjesh asnjëherë. është një deon që duhet të vlerësohet si baza e të gjitha detyrave të përshkruara në kontratën sociale. E vërteta është se nuk mund të parashikohen ngjarjet që rrjedhin nga një veprim (në këtë rast gënjeshtra).Kantit X është fajtori dhe duhet të gjykohen. Pra si X dhe Y. Një tjetër kritikë që i bëhet Kantit (deontologjisë dhe kantizmit). janë të pafajshëm për aq kohë sa vërtetohet faji i tyre. Shkrimi dhe idetë ishin armë të fuqishme për kohën dhe Kanti diti t’i përdorë ato.” Kjo shprehje nuk ndihmon askënd sepse jo të gjithë duan të gënjejnë për të ndihmuar të tjerët. janë përkrahësit e doktrinës utilitariste me përfaqësuesit e saj Jeremy Bentham dhe John Stuart Mill. Për më tepër Kanti u bë objekt kritikash edhe nga teoricienët sovjetik. duke bërë kështu të mundur dënimin e merituar. Për ta vërtetuar këtë mjafton t’i hedhim një sy historisë botërore. Kritika e Gjykimit I biri i një saraçi. Këta përfituan të sulmonin Imperativin Kategorik të Kantit. Nuk ka rëndësi se sa i rëndë është sanksioni për X ose Y. ndaj ky nuk mund të bëhet një rregull universal. Megjithatë doktrina deontologe e trajton me dinjitet njeriun dhe si do që të venë punët. Kjo sipas tyre është një ide raksionare. Por ky dënim duhet të jetë i drejtë sepse njeriu nuk mund ta durojë padrejtësinë. Pas vdekjes se . dhe ligjet e këtyre detyrave do të bëheshin të paqarta dhe të padobishme në se do të bëhej ndonjë përjashtim (qoftë edhe një herë). në se nuk është për të ndihmuar dikë. përderisa ata marrin një dënim. Për lexim të mëtejshëm shikoni Utilitarizmi. Pavarësisht nga këto kritika është e pamundur të kuptosh një kritikë të tillë sepse në të vërtetë Kanti ishte pjesë e atyre “letrarëve” që ishin kundra monarkisë në një kohë që borgjezia gjermane ishte më se e dobët në krahasim me lëvizjet revolucionare që ndodhën në Angli dhe Francë (Revolucioni Francez ishte ndër më të dhunshmit dhe shkas për fillimin e tij ishin pikërisht ideologët borgjezë). Immanuel Kant u lind me 22 Prill 1724 ne Konigsberg (Kaliningrad) ne East Prussia dhe vdiq po aty me 12 Shkurt 1804. Ata e quanin “porosinë morale” të Kantit (është fjala për shprehjen mos i bëj tjetrit atë që nuk dëshiron të të bëjnë ty) si shërbyese për të fshehur kontrastin e interesave të klasave. E gjithë kjo sipas Kantit vjen sepse besimi (në këtë rast thënia e të vërtetës).

te atit me 1846. Ndër veprat kryesore te kësaj periudhë mund te përmendim. Kushtet e vështira ekonomike i përmirësohen vetëm ne moshën 46 vjeçare. Ai njihet gjithashtu edhe si themeluesi i filozofisë kritike. Kant-i edhe pse jo ne mënyrë plotësisht te ndërgjegjshme gjendet ne pozitat e materializmit. ai është gjithashtu dhe autori i hipotezave te famshme mbi formimin e planetëve nga mjegullnajat (re grimcash dhe pluhuri). mbi ndikimin e baticave dhe zbaticave ne rrotullimin e tokës rreth vetes. post që e mban deri ne virin 1797. Me 1755. mbi prejardhjen natyrore te racave te sotme njerëzore. Nga pikëpamja filozofike. . . Kant-i parashtroi një varg idesh hipotezash mbi zhvillimin e natyrës te cilat i "dhanë rund sundimit absolut te mënyrës metafizike te mendimit ne shkencat e natyrës". duke zbuluar se është pikërisht përfaqësimi ai që i bën te mundur objektet e jo objektet ato që bëjnë te mundur përfaqësimin e duke e shpallur kështu mendjen njerëzore si je udhënisëse aktive te eksperiencës e jo si një pritëse pasive te perceptimeve. etj. Nisur nga ligjet e Kepler-it dhe Njuton-it dhe përllogaritjet e Lajbnic-it. pas viteve 1770 ai do te kalonte ne pozitat e idealizmit "kritik" apo transcendental. shihet se ne këtë periudhë. kthehet ne Konigsberg dhe pasi merr diplomën punon deri me 1770 si Privatdozent (profesor i paguar vetëm nga studentët). Vetën ne periudhën e dytë. Jeta e tij private zakonisht përshkruhet si e përmbyllur ne këtë kornizë: s'u largua për asnjë dite nga Kaliningradi (sot për nder te filozofit te madh thirret ndryshe edhe Kantgrad) dhe s'u martua kurrë. mbi ekzistencën e galaktikave te tjera jashtë galaktikës sonë. kur ai emërohet profesor i filozofisë ne katedrën e logjikës dhe metafizikës. Zakonisht aktiviteti shkencor dhe filozofik i Kant-it ndahet ne dy periudha: Periudha "parakritike" që shtrihet prej viteve 1747 1781. Periudha "parakritike" Ne këtë periudhë duke vazhduar traditat natyraliste shkencore te filozofisë matérialiste. pra viti i botimit te "Kritikës se arsyes se kulluar" dhe periudha "kritike" që shtrihet deri ne vitin 1794. sistemi ideor i Kant-it skicohet si një sistem i kritikës transcendentale që priret drejt agnosticizmit në teologji dhe mbështetjes se këndvështrimit te Kristianizmit si një fe jo-dogmatike. largohet nga universiteti dhe punon për plot 9 vjet rresht si tutor nëpër familje te ndryshme ne rrethinat e qytetit te lindjes. Pra. por megjithatë kontributi i tij me gjenial për filozofinë është "revolucioni kopernikan" që ai i kreu kësaj shkence. "Mendime mbi një vlerësim të drejtë te forcave jetësore" (1747).

Është për t'u theksuar se kjo vepër u shkrua prej autorit ne një moshë vërtet te thyer. pa u studiuar ne mënyrë paraprake format e njohjes dhe pa u përcaktuar shkalla e aftësisë njohëse te njeriut. duke i studiuar këto probleme nga pozita krejt formale dhe te shkëputura nga historia dhe përmbajtja e njohjes njerëzore. Periudha "kritike" Vepra e pare ku Kant-i u shfaq si një përfaqësues i kritikës transcendentale është njëkohësisht edhe vepra e tij me madhore "Kritika e arsyes se kulluar" e botuar se pari né vitin 1781 dhe e ribotuar me 1787 (botim ky te cilin Schopenhauer-i e trajtonte si me te plotë e me përfaqësues). . "Ç’duhet te bëjmë?" dhe "Për çfarë mund te shpresojmë?". ai ra ne pozitat e agnosticizmit. Kështu ne dy kritikat e "arsyes". Secilës prej këtyre pyetjeve i përgjigjen tre doktrinat e kritikave te tij. Për rrjedhim. Eksperienca e gjatë psikologjike e bazave dhe e te vërtetave metafizike e kryer përgjatë shumë viteve te mësimdhënies. Pra problemi i filozofisë. filozofia e tij ne thelb mund te quhet "kriticizëm". që u pasua nga dy kritika te tjera te famshme si "Kritika e arsyes praktike" (1788) dhe "Kritika e gjykimit" (1790). pasi përfaqëson një shqyrtim te njohjes dhe "transcendentale". se bashku me kontradiktat e hapura që ai zbuloi ne shkencat fizike apo ne përfundimet e Hume-it lidhur me analizën me analizën e parimeve te shkakësisë e "zgjuan me se fùndi Kant-in nga një gjumë i thellë dogmatik". 57 vjeç."Mbi format dhe parimet e botes se kuptueshme dhe te arritshme" (1770) dhe "Një shpjegim i ri mbi parimet e para te njohjes metafizike" (1775). pasi qëllimi i saj ne shqyrtimin e kësaj njohjeje është përcaktimi i formave apriori ose transcendentale. edhe pse përmendet shpesh se përgjigja e pyetjes se dytë dhe te tretë varet nga përgjigja e se pares: pra. Aq me tepër që ajo shërbeu si një porte që i hapi udhë një projekti te tërë gjigant filozofie. duke e drejtuar aktivitetin e tij kah një koncepti te ri filozofik. është t'u japë përgjigje këtyre tre pyetjeve" "Ç'mund te dimë?". detyra dhe fati ynë mund te përcaktohen vetëm pasi te jeté kryer një studim tërësor i njohjes njerëzore. Megjithatë. ndaj është e pashmangshme që secila pjesë e kësaj trilogjie te gjykohet e ndara nga te tjerat. shprehur sipas fjalëve te tij. ai u përpoq te provonte se është e pamundur te ndërtohet një sistem i dijeve filozofike (duke shprehur kështu nihilizmin e vet kundrejt te gjitha filozofîve te mëparshme).

apo një prirje për të keqen të cilën ai në një rast e ka quajtur edhe peccatum originarium. ofron një zëvendësues për doktrinën e mëkatit fillestarë. kur kjo e fundit konsiderohet si një rregull moral universal. Vepro në të atillë mënyrë që të trajtosh njëkohësisht veten tënde dhe njerëzit e tjerë jo vetëm si një qëllim të një përfundimi.Tri rregullat e Kantizmit të formuluara në lidhje me moralin janë: • • • 1. . Vepro vetëm sipas rregullave morale që ti mundesh. tek çdo njeri. është predispozicion për të kërkuar një . gjendet një ligësi morale. Një prirje. 3. për aq sa na lejohet të themi. nëpërmjet maksimës tënde. Kjo është doktrina e tij e ligësisë radikale në qenien njerëzore. Vepro ashtu si mendon. si një antarë ligjbërës në mbretërinë e fundme. sipas Kantit çdo kush duhet ta konsiderojnë veten edhe si antarë edhe si kryesues. sipas këndvështrimit të Kantit. 2.ku në Mbretërinë e Fundme. në filozofinë e tij të fesë. Përfundimi Kanti. Sipas tij.

Kanti i konsideronte prirjet e këtij lloji si diçka biologjike për shkak se ato i përkasin atij grupi njerëzish të cilët shihen si të përcaktuar nga ligjet e natyrës.sh. tek çdo qenie njerëzore gjendet një prirje e natyrshme drejt së ligës në kuptimin që.. Kanti na mëson se. atëherë edhe prija humane drejt të keqes nuk mund të konsiderohet në vetvete si një e ligë morale. moralisht e gabuar është çdo gjë që vjen si pasojë e veprimit të lirë njerëzorë. P.kënaqësi e cila. Kështu që. si dhe nuk është dhunti gjenetike që na është transmetuar nga riprodhimi seksual. Për shkak se ajo është produkt i lirisë noumenale ne konsiderohemi përgjegjës dhe fajtor për prurjen e saj në qenien tonë. do të lerë tek zotëruesi një prirje drejt saj. Prirja drejt së ligës mund të paraqitet si e lindur sepse. nëse të gjitha prirjet në qeniet njerëzore janë fizike. ajo duhet parë si e ekzistente para të gjitha veprimeve të liga dhe ngjashëm ekzistuese në kohë që në lindjen e njeriut. Sipas Kantit. Kjo prirje nuk na është trashëguar nga paraardhësit tanë të hershëm. Po ashtu ajo nuk është diçka që na është ngarkuar nga Perëndia. pasi të jetë përjetuar. Që të ekzistojë e keqja morale duhet që fillimisht të ekzistojnë. Literatura e shfrytëzuar : . nuk e dëshirojnë pijen nëse nuk e kanë provuar më parë. Sipas këndvështrimit të Kantit. çdo njeri përmes një akti noumenal të lirë ka sjellë mbi veten e tij prirjen moralisht të ligë për të bërë keq. gjithsesi ajo nuk duhet paraqitur thjesht në këtë formë. por mund të përshkruhet edhe si një gjendje e vetshkaktuar nga njerëzit mbi vetet e tyre. kështu që një prirje moralisht e ligë drejt së keqes duhet të jetë rezultat i ushtrimit të lirisë nga ana e njeriut. atëherë edhe prirjet natyrore duhen parë si moralisht neutrale. Meqenëse gjërat e vendosura nga ligjet fikse të natyrës nuk përfshihen nga sfera morale. por pasi ta kenë bërë këtë ata zhvillojnë një dëshirë për pijet alkoolike. njerëzit me një prirje të zhvilluar për një pije alkoolike. prirjet jo fizikisht të përcaktuara drejt së keqes. brenda njeriut. ndonëse prirja drejt së ligës mund të përshkruhet si e lindur tek njeriu. ngjashëm si tekstura e të gjitha veprimeve të liga moralisht në jetën njerëzore. për aq sa na lejohet të themi.

Literatura e përdorur: Emanuel Kant.527-530. Literatura e përdorur: Emanuel Kant. Literatura e përdorur: History of Philosophy Kelley L. Fq 30. Groundwork of the Metaphysic of Moral. Emanuel Kant. Referencat Fjalor i Filozofisë fq 158 – 160. Literatura Fjalor i Filozofisë fq Fq 145. Ph. . Tiranë.  2. Grounding for the Metaphysics.Web Word Dicionary. Botim i 1974. Ross.  5. Influential German idealist philosopher (1724-1804))  3. fq. Literatura e përdorur: WWD . Emanuel Kant.D. origjinali në anglisht)  4. Botim i 1974. Fq 53)  6. Tiranë. 1.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful