You are on page 1of 13

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

FAKULTETI JURIDIK
DREJTIMI: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
CIKLI : MASTER

Lënda: Marrëdhënjet politike ndërkombëtare

Tema: Globalizimi në marrëdhënjet politike ndërkombëtare

Kandidati: Venhar Haziri Mentori: Doc.Dr. Vladimir Lame

Tetovë, 2011.
Globalizmi në marrëdhënjet ndërkombëtare

Qwllimi i kwtij punimi seminarik wshtw qw tw mundohemi t’iu pwrgjigjemi disa


pyetjeve rreth efekteve qw ka dhe mund tw ketw globalizimi nw marrwdhwnjet
politike ndwrkombwtare siq janw:
1. Qfarë e karakterizon zhvillimin e politikës ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë?
2. çfarë përmban shprehja globalizim dhe paraqit format e ndryshme të globaizmit.
3. Cilat forma të globalizmit dallojmë zakonisht?
4. Ku përqëndrohet kritika që vjen prej kundërshtarëve të globalizmit?
5. Çkuptim kanë konceptet politikë e jashtme, ndërkombëtare, dhe sistem
ndërkombëtar?
6. Cila tendencë në bashkësinë ndërkombëtare na tregon se zotron anarkia dhe lufta për
pushtet?
7. Cila tendencë flet për rend dhe bashkëpunim?
8. Sqaro ndryshimet e rendesishme midis sistemit politik nderkombëtar dhe atij
kombëtar.
9. Diskuto thënien : “ të gjitha shtetet i shërbejnë bashkëpunoimit ndërkombëtar”.
10. Diskuto, a janë shtetet e Bashkuara shtet që do anarki dhe luftë për pushtet, apo shtet
që do bashkëpunim dhe rend.
11. Diskuto nëse bashkëpunimi ndërkombëtar dhe demokracia kombëtare janë në
kundërshtim me njëri-tjetrin.
12. Diskuto çfarë përmban shprehja globalizim dhe paraqit format e ndryshme të
globaizmit.

• Globalizmi është një rend i ri gjithëpërfshirës në marrëdhënjet ndërkombëtare dhe


krijon mundsi të shumta për të gjitha vendet dhe sidomos për shtetet në zhvillim.
• Në shtator te vitit 2000 burrështetas nga e gjithë bota u tubuan në Nju Jork të SHBA-
ve në hapjen e mbledhjes plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të
Bashkuara të Mileniumit të Ri. Në këtë mbledhje u dhanë shumë ide se si Kombet e
Bashkuara, permes bashkëpunimit ndërkombëtar do të krijojnë një botë më të mirë
për të gjithë popujt e botës.
• Në atë mbledhje miratuan deklaratën e mijëvjeqarit në të cilën proklamuan se me
vendosmëri do të rrespektonin rregullat ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe do të
forconin rolin e OKB-së. Me këtë deklaratë u zotuan për përgjysmimin e varfërisë,
uljen e vdekshmërisë së fëmijëve etj. Kjo ngjalli shpresat e shumë njerzëve të botës se
do të ishte një botë më e drejtë dhe më e bashkuar. Mirëpo, në realitet bashkësia
ndërkombëtare vazhdoi të ishte një arenë lufte dhe pasigurie ku gjithmonë më i forti e
bënë ligjin. Sa i përket të drejtave të njeriut pati një përparim sepse e drejta e një
shteti për sovranitet u zbeh dhe u pranua e drejta për të nderhyrë bashkësia
ndërkombëtare kur kryhet ndonjë padrejtësi në ndonjë vend. Megjithatë në praktikë
OKB nuk ishte në gjendje të ndërhynte në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme sepse
nga njëra anë fuqitë e mëdha nuk ishin të një mendje dhe nga ana tjetër mungonin
strategjitë për të zgjidhur konfliktet midis grupeve mbrenda një shteti apo ndërmjet
shteteve.
• Globalizimi si tiparë në mardhënjet ndërkombëtare filloi të diskutohej viteve të 90-ta
dhe kjo fjalë shpejt u fut në fjalorin e përgjithshëm politik duke treguar një lidhje
gjithnjë e më të ngushtë midis shteteve përmes tregtisë, në rritjen e investimeve,
shkëmbimeve të informacioneve, shkëmbimit kulturor, turizmit, mediave etj.
Dallojmë tri forma të globalizimit:
1.Globalizimi ekonomik i cili ka të bëjë me hapjen e kufijve nga shtetet për një
bashkëpunim dhe shkëmbim më të madhë të mallërave në mënyrë që tregtia dhe
investimet midis tyre të rriten e me këtë edhe mirëqenja e njerëzve në botë.
2.Globalizimi kulturorë ku mediat moderne dhe marketingu ndikojnë që njerëzit të
kenë mundësinë vazhdimisht të shohin të njëjtat programe televizive, të vishen me
rroba të së njejtës markë dhe të të njejtit kualitet, të dëgjojnë muzikë , të shikojnë të
njejtit filma dhe të jetojnë me idealet e njëjta në të gjithë botën.
3.Globalizimi politik dhe juridik ku shtetet lidhen gjithnjë e më shumë së bashku në
një bashkëpunim të detyruar politik por me dobira të gjithanshme. Gjithashtu një mori
marrëveshjesh ndërkombëtare dhe rregullash juridike apo traktate të ndryshme
kujdesen që si tregëtia e lirë edhe ajo tradicionale të kufizohen në një masë.
• Këto tri forma të globalizmit kanë të përbashkët rritjen e kontakteve jashtë kufijve
shtetëror dhe kjo formë e bashkëpunimit mendohet se shpie në humbjen graduale të
kuptimit të ekzistimit të kufijve në mënyren klasike pra diçka që ndoshta do ta
zvogëloj në të ardhmen edhe kuptimin e shtetit në kuadër të bashkësisë
ndërkombëtare.
• Edhe pse shumë shtete të botës u lidhen së bashku në një rrjet të maskuar hollë, shpejt
u bë e qartë për të gjithë se zhvillimi karakterizohej nga kthesa dhe shtrembërime si
psh.:
• Shumë ish shtete të varfëra, jo më pak në Azinë Juglindore, përjetuan për shumë
dhjetëvjeçarë një rritje ekonomike përrallore , mirëpo nga gjysma e viteve të ’90
shumë nga këto të ashtuquajtura vende të reja të industrializuara u goditën nga kriza
ekonomike të fuqishme.
• Gjatë viteve të ’90 u duk qartë se Afrika kishte mbetur vazhdimisht jashtë pjesëve të
rëndësishme të globalizimit në rritje. Me një ekonomi në dështim të plotë dhe
teknologji të vjetruar ku diktatura dhe korrupsioni vazhdojnë të jetojnë, përhapja e
AIDS-it ka pasoja tragjike njerëzore dhe shoqërore.
Globalizimi i viteve të ’90 i mobilizoi të gjitha forcat kundërshtare në gjithë botën.
• U rritë kritika kundër shpërrnguljes së prodhimit të shumë ndërmarrjeve të mëdha nga
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa në Azi, ku , sipas mendimit të kritikuesve ,
shfrytëzohej krahu i lirë i punës, ku si pasoj, në vendet e pasura mbeteshin mijëra
njerëz të papunë.
• Lëvizje për mbrojtjen e mjedisit dhe shkencëtarët vunë në dukje se rritja e
globalizimit të tregëtisë dhe konsumit shpie në një ngarkesë të konsiderueshme të
mjedisit. Paneli i klimës i OKB-së paralajmëronte ngritjen e temperaturës me pasoja
dramatike globale, si rrjedhojë e shkarkimit të dioksidit të karbonit dhe gazrave të
tjera që janë të lidhura me industrinë dhe automobilat dhe qw njwkohwsisht ndikonte
nw zhdokjen e ozonit nw atmosferw.
• Si vendet e pasura ashtu edhe të varfërat, gjatë viteve tw ’90-ta, pohuan se globalizimi
ishte vërtet një amerikanizim i mbuluar. Globalizimi mbi të gjitha, u përshtatej
nevojave ekonomike e politike të Shteteve të Bashkuara dhe u vu në dukje se ishin
vlerat kulturore amerikane që u përhapën në të gjithë botën nëpërmjet serive
televizive dhe fushatave të reklamës. Në shumë shtete u zhvilluan kultura fetare
kundërshtare që u distancuan nga dominimi politik, ekonomik, kulturor dhe ushtarak
në rritje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Islamizmi një kopje konzervatore dhe
shpesh ekstremiste e islamit, zuri rrënjë në shumë vende e sidomos nw ato arabe dhe
me qeveri diktatoriale.
• Shohim se nga globalizimi kemi dy anë: njëra që karakterizohet nga luftëra,
kundërshtime dhe mungesa të kontrollit dhe tjetra, karakterizohet nga bashkëpunimi
dhe rregulli. Mirëpo, në çfarë drejtimi shkon zhvillimi, cili wshtw ndikimi i SHBA-ve
nw kwtw aspekt dhe cili wshtw kuptimi i vwrtetw i globalizimit
• A janë SHBA-të ndihmesë në vendosjen e rendit dhe bashkëpunimit?
Situata gjatë Luftës së Ftohtë nga shumë anë ishte e rregullt. Bota ishte ndarë në sfera
ndikimi amerikan dhe sovjetik. Kjo situatw dhe ky sistem Bipolar nw marrwdhwnjet
ndwrkombwtare mbante ballancin dhe tw dy superfuqitw e atwhershme SHBA dhe
BRSS vazhdimisht ishin tw kujdesshme qw tw mos konfrontoheshin drejtwpwrdrejtw
edhe pse bwnin gara tw pakontrolluara si nw armatim ashtu edhe nw shtrirjen e
ndikimit sa mw tw madhw nw vendet e treta. Mirëpo ky rregull mbahej nën
kërcënimin e vazhdueshëm të luftës dhe shfarosjes atomike, me të ashtuquajturën
balancë terrori. Me rënien e murit të Berlinit, në vitin 1989 dhe mbarimin zyrtar të
Luftës së Ftohtë, një vit më vonë, kaluam nga një botë bipolare, relativisht e
qëndrueshme, në një situatë multipolare, ku grupe të ndryshme qëndrojnë kundër
njëri-tjetrit : fise, kombe, grupe etnike etj.
Pasi qw BRSS ishte katandisur ekonomikisht dhe filloi tw shpartallohej, kishte rwnw
edhe ndikimi i saj tek shtetet tjera e sidomos tek ato anwtare tw paktit tw Varshavws,
dhe njwkohwsisht edhe aleanca ushtarake e Paktit tw Varshavws e dominuar nga ish-
BRSS ishte shpartalluar dhe bota kishte kaluar nw sistemin Unipolar tw
marrwdhwnjeve ndwrkombwtare tw dominuar nga njw superfuqi e vetme SHBA.
M V
• SHBA-ja mbetet sot e vetmja superfuqi dhe thuhet se kjo tregon një botë unipolare.
Ky vend ka interesa të gjithë botën dhe ka gjithashtu mjete që të zbatojë vullnetin e
tij.
• A jep globalizmi paqe dhe stabilitet?
• Globalizmi politik, ekonomik dhe kulturoro i lidh shtetet e botës së bashku, ku
ndjeshmëria, ndikimi dhe vartësia e ndërsjellë rriten. Për më tepër , kemi probleme që
lidhen me sigurinë dhe mjedisin, që gjithashtu i sjellin shtetet gjithnjë e më afër një
‘fati të përbashkët”. Në cilën gradë ndihmon kjo gjë për rendin? Globalizmi bënë që
politikanët të flasin gjithnjë e më pak, ndërkohë që kompanitë shumëkombëshe rrisin
fuqinë e tyre . shumë njerëz mendojnë se arsyeja që ka gjithnjë e më pak luftëra midis
shteteve është se shumë shtete të botës janë të lidhura ngushtë së bashku , jo më pak
në fusha të ekonomisë. Nga ana tjetër shumë njerëz janë janë të preokupuar me faktin
se globalizmi krijon reaksione të kundërta. Organizata të ndryshme politike flasin për
padrejtësitë që bëhen në tregtinë ndërkombëtare dhe shumë udhëheqës politik dhe
fetar e shikojnë jo më pak globalizmin kulturor dhe ekonomik si një shprehje që
kultura dhe ekonomia amerikane kanë ”pushtuar” gjithë botën. Disa e shikojnë
ekstremizmin islam si psh Al Qaida-n dhe Hamas-in si një shprehje kundërshtimi për
të mos u përpirë nga një mënyrë jetese dhe ekonomike përëndimore, jofetare dhe
materialiste.
• Në gjithë botën janë krijuar organizata që kanë si qëllim të luftojnë globalizimin
ekonomik. A do të përfundoj globalizimi gradualisht në kundërshtime dhe tensione në
rritje, që në fund do të çojë në antiglobalizëm, ku kontrolli dhe kufijtë do të bëhen
përsëri të rëndësishëm? Apo do të shkojmë drejtë një shoqërie , ku kultura e të rinjëve
kudo do të ketë gjithnjë e më tepër tipare të njëjta, ku interesat dhe vlerat gjithnjë e
më shumë do të bëhen të njëjta dhe ku shtetet nuk do të luajnë ndonjë rol thelbësor?
• Thamë se globalizmi ka quar në atë që shtetet dhe kufijtë e shteteve e humbasin
kuptimin. Disa mendojnë se me këtë ne shkojmë drejtë një vëllazërimi gradual midis
popujve në botë. Pyetja që ne shtrojmë këtu është : a shkon bota drejt një bashkësie
botërore apo shtetet në një të ardhme të afërt do të vazhdojnë të jenë njësi bazë në
politikën ndërkombëtare? Ideja mbi një bashkësi botërore nënvizon një bashkësi
globale, “ mjë fshat global”, me marrëdhënje kulturore , ekonomike, sociale politike
dhe fetare të përbashkëta. Në këtë vështrim bota vazhdon të jetë e organizuar në
mënyrë anarkike. Për këtë , individi do të vazhdojë të kërkojë siguri brenda kufijve të
shteteve dhe shtetet do të kujdesen që të ruajnë kufijtë, për të zvogëluar pasigurinë.
• Mundësitë e shumta ndikuese të kompanive shumëkombëshe dhe organizatave
joshtetërore, tregojnë se shtetet nuk janë aktorët e vetëm në arenën ndërkombëtare.
Shtetet kanë probleme dhe sfida për të kapërcyer dhe vendimet në shkallë kombëtare
shpesh merren nën presionin ndërkombëtar të shumë aktorëve. Shtetet kanë gjithnjë e
më pak kontroll mbi veten e tyre. Mirëpo me gjithë ndryshimet e mëdha që kanë bërë
që aktorët e tjerë të kenë gjithnjë e më shumë ndikim dhjetëvjeqarin e fundit, shumica
e shkencëtarëve të politikës ndërkombëtare janë të mendimit se shtetet vazhdojnë të
jenë aktorët më të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare.
shtetet vazhdojnë të jenë aktorët më të rëndësishëm në sistemin ndërkombëtar, por
kuptimi i tyre ndoshta është dobësuar.

Nga Enri Hide*

Egzistojne shume arsye per tju kundervene ideve aktuale neoliberale


ne te cilat bazohet
zhvillimi ekonomik, politik dhe social i shoqerive te sotme ne stadin e
globalizimit.
Arsyeja kryesore eshte qe te gjitha format me te cilat shfaqet
globalizimi shoqerohen nga
nje tendence, ne dukje e papermbajtshme, per te transformuar
gjithcka – cdo veprimtari
njerezore dhe cdo marrdhenie midis individeve – ne mall me nje vlere
te caktuar ekonomike.
Por te gjitha keto arsye s’jane aspak homogjene dhe koesive midis
tyre. Nese pluraliteti i
tyre perben pasuri, heterogjeniteti midis tyre perben nje pengese ne
krijimin dhe gjetjen e
zgjidhjeve te pranueshme, me baze dhe me jetegjatesi.
Pra nevojitet qe gjithsecili prej nesh te pyese veten: Cila eshte ajo gje,
brenda ne kontestimin
qe i behet procesit te globalizmit, qe nxjerr njekohesisht ne pah dhe
nje utopizem relativ per
nje bote sic do te donim te ishte, sic do te ishte e drejte te ishte… Dhe,
nga ana tjeter, cilat do
te ishin kushtet paraprake ne baze te te cilave mund te perqendrohej
dhe te fitohej mbeshtetja
e pjeses me te madhe te njerezimit, te cilat mund te arkitektonin –
esencialisht dhe jo vetem
duke dale neper protesta masive rruge – konfiguracionin e nje bote
tjeter, e nje bote ndryshe.
Ajo qe e ben teper te veshtire pershkrimin e nje “Globalizmi ndryshe”
eshte fakti qe ai proces
presupozon nje sere masash specifike, si ne nivel lokal ashtu dhe ne
nivel global, masa te cilat
jane teper te komplikuara si nga ana e perpunimit teorik te tyre, ashtu
dhe nga ana e realizimit
praktik. Paralelisht globalizmi, i cili sic e dime lindi nga nje nevoje e
neoliberalizmit fiktiv per nje
shtrirje globale te tregjeve, karakterizohet nga thjeshtesia e mesazhit
qe percon: “shnderroni te
gjithe marrdheniet njerezore ne marrdhenie ekonomiko-tregtare dhe
cdo gje do te shkoje me se
miri nepermjet funksionimit te lirshem te ekonomise se tregut”. Nje
teori kjo, te cilen duket se e
kane perqafuar fuqishem disa prej demokracive me te perparuara
perendimore, me qeverite e
tyre neoliberale.
Procedurat e Globalizmit, sic verejne dhe disa prej studiuesve me ne
ze, kryesisht te shkolles
franceze dhe gjermane te marrdhenieve nderkombetare, kane arritur
ne piken e moskthimit
mbrapa (The point of no return – Alen Kafe, Toni Negri, Zaki Laidi, etj).
Sistemi politik, i cili u
lind dhe u rrit ne gjirin e kesaj idelogjie te globalizimit ekonomik pa
vlera te shtuara sociale dhe
pa ndjesira per shumellojshmerine e qyteterimeve, traditave, etj, ka
pervetesuar nje fuqi gjithnje
ne rritje. Ne te njejten kohe do te perbente nje gabim esencial ti
jepnim Globalizimit ngjyrat e nje
Globalizimi Politik dhe kjo per arsyen e thjeshte qe, pas renies se
Bllokut Lindor dhe kristalizimit
ne arenen ndekombetare te nje Superfuqi te vetme, perballemi me nje
supremaci llogjike te
menyres perendimore te organizmit shoqeror, ekonomik dhe politik. Ne
kete kuptim, dhe duke
patur parasysh qe humnera e zhvilllimit dhe prosperitetit midis
vendeve te zhvilluara dhe atyre
qe jane ne zhvillim eshte rritur disa here me teper se c’ishte ne
dhjetevjecaret 1970 – ’80, duhet
te pranojme qe ne vend te Globalizimit te vlerave, te qyteterimit
humanist paqedashes, jemi duke
u perballur me Globalizimin e ekonomise se tregut mentaliteti i te cilit
eshte ai qe krijon de facto
mbizoterimin e neokolonializmit ne formen e kontrollit te plote
ekonomik te te zhvilluarve ndaj
vendeve te Botes se Trete.
Kryesorja eshte gjetja e menyrave efektive te reagimit te organizuar te
shteteve qe ndodhen ne
nje pozicion teper delikat persa i perket zhvillimit te tyre ekonomik,
proceseve demokratike e
sociale te institucioneve tyre nga njera ane dhe te shoqerise se tyre
nga ana tjeter, ne menyre qe
tu pergjigjen sfides se zhvillimit ne agim te shekullit te 21te, duke
pasur parasysh sferitetin e
procesit te zhvillimit te nje shoqerie, i cili s’mund dhe s’duhet te
bazohet vetem ne persiatjen e
rritjes ekonomike, qe perben vete njerin prej parametrave te zhvillimit.

Instucionalizimi i veprimtarise se vendeve ne zhvillim e siper ne


kuadrin e nje Globalizimi
vertet global (ne kuptimin e perfshirjes se gjithe parametrave sociale
ne kete proces) nepermjet
organizmave nderkombetare globale (sic eshte Organizata Boterore e
Tregtise, OKB-ja dhe
organizmat qe rrjedhin prej saj), nepermjet modernizmit te
procedurave te prodhimit dhe
te industrializmit, nepermjet persuatjes te perfitimit te masave ligjore
ne kuader te se
Drejtes Nderkombetare me lehtesime te tregtise se vendeve te
pazhvilluara, jane vetem disa
prej rrugeve nepermjet te cilave duhet te kaloje procesi i Globalizmit,
qe te mund te quhet i
drejte dhe i barabarte ne kuptimin e mundesive qe duhet ti jepen te
gjitha shteteve per
nje zhvillim real dhe te gjithanshem te tyre.

* Autori ka mbaruar studimet universitare ne degen e Marrdhenieve


Nderkombetare
dhe te Organizmave Nderkombetare dhe vazhdon studimet mbasuniversitare
per MASTER ne
Universitetin Pandeio te Athines ne fushen e “Marrdhenieve te BE-se me
Vendet neZhvillim”.

http://www.balkanweb.com/forumi/index.php?topic=1507.0
Identifikuar
·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi
io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·

Globalizmi dhe Antiglobalizmi

Nga Enri Hide*

Egzistojne shume arsye per tju kundervene ideve aktuale neoliberale ne te cilat
bazohet zhvillimi ekonomik, politik dhe social i shoqerive te sotme ne stadin e
globalizimit.
Arsyeja kryesore eshte qe te gjitha format me te cilat shfaqet globalizimi shoqerohen
nga nje tendence, ne dukje e papermbajtshme, per te transformuar gjithcka – cdo
veprimtari njerezore dhe cdo marrdhenie midis individeve – ne mall me nje vlere te
caktuar ekonomike. Por te gjitha keto arsye s’jane aspak homogjene dhe koesive
midis tyre. Nese pluraliteti i tyre perben pasuri, heterogjeniteti midis tyre perben nje
pengese ne krijimin dhe gjetjen e zgjidhjeve te pranueshme, me baze dhe me
jetegjatesi.
Pra nevojitet qe gjithsecili prej nesh te pyese veten: Cila eshte ajo gje, brenda ne
kontestimin qe i behet procesit te globalizmit, qe nxjerr njekohesisht ne pah dhe nje
utopizem relativ per nje bote sic do te donim te ishte, sic do te ishte e drejte te
ishte… Dhe, nga ana tjeter, cilat do te ishin kushtet paraprake ne baze te te cilave
mund te perqendrohej dhe te fitohej mbeshtetja e pjeses me te madhe te njerezimit,
te cilat mund te arkitektonin – esencialisht dhe jo vetem duke dale neper protesta
masive rruge – konfiguracionin e nje bote tjeter, e nje bote ndryshe.
Ajo qe e ben teper te veshtire pershkrimin e nje “Globalizmi ndryshe” eshte fakti qe
ai proces presupozon nje sere masash specifike, si ne nivel lokal ashtu dhe ne nivel
global, masa te cilat jane teper te komplikuara si nga ana e perpunimit teorik te tyre,
ashtu dhe nga ana e realizimit praktik.
Paralelisht globalizmi, i cili sic e dime lindi nga nje nevoje e neoliberalizmit fiktiv per
nje shtrirje globale te tregjeve, karakterizohet nga thjeshtesia e mesazhit qe percon:
“shnderroni te gjithe marrdheniet njerezore ne marrdhenie ekonomiko-tregtare dhe
cdo gje do te shkoje me se miri nepermjet funksionimit te lirshem te ekonomise se
tregut”. Nje teori kjo, te cilen duket se e kane perqafuar fuqishem disa prej
demokracive me te perparuara perendimore, me qeverite e tyre neoliberale.
Procedurat e Globalizmit, sic verejne dhe disa prej studiuesve me ne ze, kryesisht te
shkolles franceze dhe gjermane te marrdhenieve nderkombetare, kane arritur ne
piken e moskthimit mbrapa (The point of no return – Alen Kafe, Toni Negri, Zaki
Laidi, etj). Sistemi politik, i cili u lind dhe u rrit ne gjirin e kesaj idelogjie te
globalizimit ekonomik pa vlera te shtuara sociale dhe pa ndjesira per
shumellojshmerine e qyteterimeve, traditave, etj, ka pervetesuar nje fuqi gjithnje ne
rritje. Ne te njejten kohe do te perbente nje gabim esencial ti jepnim Globalizimit
ngjyrat e nje Globalizimi Politik dhe kjo per arsyen e thjeshte qe, pas renies se
Bllokut Lindor dhe kristalizimit ne arenen ndekombetare te nje Superfuqi te vetme,
perballemi me nje supremaci llogjike te menyres perendimore te organizmit
shoqeror, ekonomik dhe politik. Ne kete kuptim, dhe duke patur parasysh qe
humnera e zhvilllimit dhe prosperitetit midis vendeve te zhvilluara dhe atyre qe jane
ne zhvillim eshte rritur disa here me teper se c’ishte ne dhjetevjecaret 1970 – ’80,
duhet te pranojme qe ne vend te Globalizimit te vlerave, te qyteterimit humanist
paqedashes, jemi duke u perballur me Globalizimin e ekonomise se tregut mentaliteti
i te cilit eshte ai qe krijon de facto mbizoterimin e neokolonializmit ne formen e
kontrollit te plote ekonomik te te zhvilluarve ndaj vendeve te Botes se Trete.
Kryesorja eshte gjetja e menyrave efektive te reagimit te organizuar te shteteve qe
ndodhen ne nje pozicion teper delikat persa i perket zhvillimit te tyre ekonomik,
proceseve demokratike e sociale te institucioneve tyre nga njera ane dhe te shoqerise
se tyre nga ana tjeter, ne menyre qe tu pergjigjen sfides se zhvillimit ne agim te
shekullit te 21te, duke pasur parasysh sferitetin e procesit te zhvillimit te nje
shoqerie, i cili s’mund dhe s’duhet te bazohet vetem ne persiatjen e rritjes
ekonomike, qe perben vete njerin prej parametrave te zhvillimit.
Instucionalizimi i veprimtarise se vendeve ne zhvillim e siper ne kuadrin e nje
Globalizimi vertet global (ne kuptimin e perfshirjes se gjithe parametrave sociale ne
kete proces) nepermjet organizmave nderkombetare globale (sic eshte Organizata
Boterore e Tregtise, OKB-ja dhe organizmat qe rrjedhin prej saj), nepermjet
modernizmit te procedurave te prodhimit dhe te industrializmit, nepermjet persuatjes
te perfitimit te masave ligjore ne kuader te se Drejtes Nderkombetare me lehtesime
te tregtise se vendeve te pazhvilluara, jane vetem disa prej rrugeve nepermjet te
cilave duhet te kaloje procesi i Globalizmit, qe te mund te quhet i drejte dhe i
barabarte ne kuptimin e mundesive qe duhet ti jepen te gjitha shteteve per nje
zhvillim real dhe te gjithanshem te tyre.

* Autori ka mbaruar studimet universitare ne degen e Marrdhenieve Nderkombetare


dhe te Organizmave Nderkombetare dhe vazhdon studimet mbasuniversitare per
MASTER ne Universitetin Pandeio te Athines ne fushen e “Marrdhenieve te BE-se me
Vendet neZhvillim”.
__________________
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |


__________________

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !


__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
Globalizimi nuk eshte i mire, por nuk eshte as i keq. Te gjithe ata qe vendosin veten
ne llogoret Pro apo Kunder globalizimit, i shohin zhvillimet vetem ne kontekstin e
interesave personale apo kombetare, jo ne interesin global.

Eshte e vertete qe interesat ekonomike fitojne nje prioritet mbi interesat principore
dhe cdo vlere shoqerore barazohet me nje vlere financiare. A eshte kjo e keqe? Para
se ti jap pergjigje kesaj pyetje, dua tua vendos efektet e globalizimit ne nje
kendveshtrim qe shikon me larg dhe me thelle:

"Ne bote nuk do te kete ndonjehere paqe per aq kohe sa ka uri" - ka thene Simon
Perez, ish-kryeministri dhe ministri i jashte izraelit. A i interesojne vlerat dhe
principet nje njeriu te uritur ne Kine, Indi, apo Afrike? I gjithe debati qe ne ne
Perendim bejme mbi kete problem eshte i ngritur mbi kendveshtrimet dhe interesat
tona, por a i kemi marre parasysh edhe urine e krijuar nga varferia dhe mbipopullimi
ne keto pjese te globit? Sigurisht qe jo.

Nje nga prej ekefteve teper pozitive te globalizimit ka qene zgjerimi i tregjeve lokale
ne nje treg te perbashket boteror. Kjo ka bere qe korporatat e medha perendimore
te levizin biznesin e tyre ne vende si India dhe Kina qe ofrojne punetore ne mase dhe
kosto shume te ulet pune krahasuar me koston ne vendet e tyre. Kjo shikohet si nje
kercenim nga punetoret amerikane apo gjermane, apo britanike qe humbin vendet e
tyre te punes, por ne te njejten kohe eshte nje avantazh per te shuar urine dhe
krijuar nje shtrese te mesme edhe ne vendet me te populluara te botes si India dhe
Kina qe se bashku kane 1/2 te popullsise se botes.

A do te mund te shikonim kete lulezim maredheniesh me Kinen komunister, nese


nuk do te kishim politikat e globalizimit te ekonomise midis SHBA dhe Kines? A do te
mund te mbijetonte stabiliteti politik e shoqeror ne Kine, nese miliona kineze nuk do
ta gjenin veten ne pune e jo ne rruge pa asnje te ardhur? A do te mund te flisnim sot
per nje transformim te brendshem politik te Kines, ku edhe Kina hapet me boten dhe
perqafon lirite dhe te drejtat demokratike te shtetasve? A do te mundte konsumatori
amerikan te blinte ato mallra qe blen ne Walmart me ato cmime aq te uleta nese
keto mallra nuk do te prodhoheshin ne Kine?

E solla shembullin me Kinen per te provuar qe zhvillimi ekonomik i shpejte i saj, i ka


hapur udhen krijimit te nje shtrese te mesme dhe nje shtrese te pasur
biznesmenesh, qe jane investimi me i madh i bere per nje Kine demokratike neser.
Kuptohet qe nje vend si Kina nuk mund te ndryshoje ne nje dite apo ne nje dekade,
ndryshimi do te jete gradual dhe i ngadalshem pa cenuar stabilitetin politik dhe
shoqeror te vendit.

Globalizimi ka bere te mundur qe ekonomia amerikane te dyfishoje e trefishoje GDP


e vete pasi ajo i ka rritur mushkerite e saj me tregjet e reja te krijuara ne vende si
Kine, Indi, Filipine, Meksike. Kjo nuk do te thote qe prosperiteti amerikan ndahet nga
pjesa tjeter e botes, por ne te njejten kohe hapja e tregjeve te reja ne bote ka
krijuar zhvillimin e ketyre tregjeve dhe rritjen e mireqenies ne to.

Problemi i vetem i globalizimit, ajo qe i ben emer te keq atij, eshte ndryshimi i
shpejte dhe i pakontrolluar i ekonomive, tregjeve dhe mentaliteteve te njerezve. Nje
trasnformim i pakontrolluar do te thote nje renie drastike e mireqenies ne vendet e
industrializuara, dhe nje ngritje drastike ne vendet ne zhvillim. Ky sistem eshte ende
jo-perfekt dhe ka lene vend per shume abuzime, por nese keto abuzime adresohen
dhe korrigjohen, globalizimi mund te jete nje force e paimagjinueshme e nje
ndryshimi per mire ne jeten e njerezve ne bote. Jo te gjithe do te njohin
prosperitetin e amerikaneve, por shumica nuk do te jetojne me ne varferi e uri pa
nje fije shprese per me mire.

Albo
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=32631