You are on page 1of 2

Gjuha Shqipe(Fishta)

Tema:Percillni ndjenjat,emocionet sipas mendimit tuaj qe poezia ngjall


ne ditet e sotme.Sa respektohet gj.shqipe.

Gjuha eshte gjeja me unike qe secili komb duhet te ruaje me


fanatizem.Eshte pikerisht ajo me ane te se ciles cdo komb dallohet nga
njeri-tjetri.Gjuha jone,gjuha e memes eshte jo vetem shenje dalluese e
kombit por dhe simbol i bashkimit te te gjithe shqipetareve.
Tregues i te qenit atdhetare ,eshte kjo gjuhe,gjuhe e perendise sic
thote dhe Fishta.
Sa luftra,e sa gjak eshte derdhu per te mbrojtur kete gjuhe hyjnore?
Me qellimin me fisnik e te vetem qe kjo gjuhe te mbijetonte nder
shekuj,e qe sot eshte thesari yne,gjeja me e vyer me te cilen ne
krenohemi.
Po sa vleresohet e respektohet ajo sot e kesaj dite?
A mbrohet me fanatizem si nje nder simbolet me te shenjta?
Veshtire te japesh nje pergjigje positive.Ne ditet e sotme njerezit e
kane me te lehte te flasin nje gjuhe tjeter sesa gjuhen e tyre.Une jam
e mendimit se nuk mund te jemi kurrsesi pjesetar te denje te nje
shoqerie nese nuk mbrojme identitetin e simbolet tona.Nuk mund te
jemi qytetare te botes nese nuk jemi ne rradhe te pare shqipetare.E
si mund te pretendojme te flasim nje gjuhe tjeter nese nuk flasim
sakte e bukur gjuhen tone..ate pjese te identitet tone me te vyer
kombetare?
Sic thote dhe Fishta:Pra mallku njai bir shqyptari,qe ket gjuhe te
perendis,trashegim si ia la I pari,trashegim sia len femijs.Pra nuk ka
mekat me te madh se mohimi e aq me teper te mos lesh nje shembull
pas,nje trashegimi kulturore,qe gjuha shqipe te vazhdoje nder
breza.Duhet te jete gjuha e memes ajo qe ti mesohet te vegjelve qe ne
vogeli,te rriten me ninullat e shprehjet e bukura shqipe,qe neser te
ndjehen krenar e te thone me plot gojen:” Po une jam Shqipetar”.Duke
ruajtur ne rradhe te pare simbolet,gjuhen,traditen,kulturen atehere ti do
te mund te jesh nje qytetar i denje i botes.
Dhe atij ju thafte goja,po goja qe e perbuze kete gjuhe hyjnore,qe
nvend thuej kur sasht nevoja flet e tveten len pas dore:Keto vargje
kane nje peshe shume te madhe emocionale dhe jane shume
domethenese.Me te vertete ndodh qe ne vend te fjaleve tona perdorim
shprehje e fjale te huaja,shpesh per tu dukur me te zgjuar por harrojne
qe keshtu vetem sa po varferojme shume e me shume gjuhen tone.Te
gjitheve na ndodh te pershendesim njeri-tjetrin ne gjuhe te huaj
ndoshta dhe per inerci apo sepse e kemi degjuar shpesh por prape
eshte mekat se humbet vlera e gjuhes sone.Nje gje me ben shume
pershtypje shume te huaj nuk pershendesin e huazojne fjale te tjera te
huaja por mbrojne me shume dashuri simbolet e gjuhen e tyre,ndersa e
kunderta ndodh me ne shqipetaret.Po pse ndodh nje gje e tille,pse nuk
mundemi ne te mbrojme ate cka paraardhesit tane kane mbrojtur me
shekuj,ate qe eshte posi:vala e bregut detit,gjama e rrfese
zhgjetare,ushetima e nje termeti?
Por nuk mund te pergjithesoj te gjithe shqipetaret ne nje grup,kane nga
ata qe jane mjaft atdhetare e qe mbrojne me krenari cdo simbol tradite e
kulture te tyre.Dhe eshte kjo pjese e shqipetareve qe do e ruajne
vazhdimesine e gjuhes sone te bekuar.
E.Koliqi shkruan: Gjuha pasqyron nje kombesi,ajo eshte pasqyra me e
qarte e nje kombesie dhe e kultures se saj.Shkalla e pasurise dhe
pastertise se gjuhes eshte tregues i nivelit te kesaj kulture.
Dhe me kete thenie dua te theksoj edhe njehere qe nje njeri qe harron te
flase gjuhen e tij,ka harruar qe eshte shqipetar,pjese e nje kombi dhe e
nje kulture…

Punoi:Uenda Aruci
Kl:4.2

You might also like