Në këndvështrimin e proceseve politike në botën arabe (në kontekstin historik dhe realitetin faktik

)
Bota në Lindjen e Mesme midis Islamit dhe demokracisë

Bahri M.Gashi

“Ai, i cili demokracinë e barazon me mosbesim, nuk e kupton as Islamin, as demokracinë” (Jusuf el Kardavi)[1] E fillova këtë analize me këte definicion të përkryer që jep për të kuptuar nivelin e lartë të realitetit që duhet pranuar ndërmjet Islamit dhe demokracisë dhe lidhshmërisë gjenetike të tyre. Nuk kam për qëllim të konsideroj demokracinë si alternativë të Islamit, por si parim Islam.[2] Është e vërtetë se nuk është mundur të krahasohet sistemi Islam që u krijua në fillim të shekVII me institucionet demokratike të Perëndimit të cilat u zhvilluan shumë shekuj më vonë. Në vijim po japim një shembull se si funksionon ligji në Islam dhe në demokraci për të bërë krahasimin, shpresoj se do të koptohet vet:” Njeriu i Perëndimit beson se shoqëria rregullohet vetëm me ndihmën e ligjeve. Qysh nga shteti i Platonit e nëpërmjet utopive të njohura për rregullimin ideal të shtetit, por realiteti tregon diçka tjetër. Psh: Vera, bigjozi, falli tre gjëra mjaftë të përdoruara në atë kohë në Lindje, janë eliminuar me një citat të vetëm Kur’anor, me shpjegimin; Se jan të ndaluara nga Zoti; Kurse Ligji për ndalimin e alkoolit në amerikë, i shpallur në emër të shkencës dhe i sendërtuar me fuqinë e njërës më të organizuara të botës, u deshtë të tërhiqej, pas përpjekjeve 13 vjeqare të përmbushura me dhunë dhe krime. A është ky shembulli çartë se shoqëria mund të përmirësohet vetëm me anën e Zotit?.[3] Po ta trajtojmë edhe një segment praktik në të drejtën Islame dhe të demokracisë, çështjen pothuajse më të përdisthsme dhe të përfolur e të ndishme; të “drejtat e Gruas” sipas statistikave të abuzimit me lirinë e saj: “ Sot një nga vajzat amerikane në moshën 15-19 vjeq aborton ose lind fëmij. Më tepër se 15% nga të gjitha amerikanet deri në moshën 19 vjeqare, së paku një herë kan qenë shtatëzana. Çdo e katërta femër amerikane dhunohet prej 2-6 sulmuesve dhunues, shumë nëna braktisen nga fëmijët e tyre , shumë të tjera maltretohen poashtu nga bashkëshorti dhe fëmijët e shumë të vërteta të tjera të çrregullimeve nënsistemin demokratik prendimor mund të shihen vetëm nëse për një minut qëndroni para cilës do një TV- je amerikane.[4] Vërtetë rrëqethëse?!. E drejta Islame i ka të garantuara femrat pikërisht për shkak të besimit prej këtyre sulmeve shtazarake duke ia dhënë femrës privilegjet morale, të drejtën e nënës, mësueses, edukatorës, madje edhe të udhëheqës ushtarke dhe politike. Shembulli i parë; Në betejën e “Deves” e zhvilluar në Basra më 656 hixhri, e udhëhoqi Ajshja gruaja e ve, e profetit Muammad as; dhe shembulli i dytë konsiston në kohën moderne të Islamit, ku bota myslimane me Benazir Buton 1988 dhe Begum Halide Zia 1991, ka pasur më së shumti femra në krye të shtetit se sa Gjermania, Franca, Anglia, dhe SHBA-të së bashku.[5] Në ditët e sotme hasim në shumë polemika rreth asaj se Islami përputhet me demokracinë apo jo. Kjo me siguri vjen nga ajo se disa grupe inteligjente myslimane, në fillim ishin të magjepsur nga Perëndimi, kurse sot janë të zhgënjyer nga morali dhe padrejtësia politike e Perëndimit, andaj edhe e mojonjë gjithçka Perëndimore duke e pëfshirë edhe demokracisë si koncept vlerash njerëzore. Kurse Perërndimorët Islamin e shikojnë si rrënues të “nocionit eurocentrik”, nocion ky i vlefshëm për ta.[6] Duke mos e konsideruar demokracisë si altarenativë të Islamit, atë e konsiderojmë si parim të Islamit, të cilin i dëruari profeti ynë dhe shokët etij e mësuan dhe zbatuan, ngase është e vërtetë se zbatimi praktik i këtij parimi cilësohet si pararendësim i Islamit të demokracisë.[7] Në këtë aspekt të ndërlidhejs së Islamit se sa demokratike në të vërtetë është, po japim një shembull vijues;Parimi themelor (demokratik) i tij është mospordotimi i dhunës gjatë zgjedhjes së

fesë dhe besimit, Njeriu sipas Islamit është fryt i zgjedhjes së vet.[8] “ “Në fe nuk ka dhunë”.[9] Përderisa “ Krishterimi dëshiron t’i fusë njerëzit në fe me forcë”. Islami këtë të drejtë dhe autorizim nuk ua jep as Pejgamberëve:[10] Citati tjetër argumentues mbi demokracinë në Islam dhe lirinë e zgjedhjes“ A ti do ti detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?”.[11]

Së fundi shpresoj të kuptojmë drejtë nocionin mbi Islamin dhe demokracinë, elementet përbërëse të koncepteve bashkëkohore të së cilës garantojnë paqen mes Lindjes dhe Perëndimit si botëkuptime të ndërvarësisë konkuruese, krahasuese, gjithëpërfshirëse në mes të Islamit dhe demokracisë.

Nocioni “Paqe” dhe Xhihad” në Islam Kuptimi, në fakt interpretimi i domethënies në kuptimin etimologjik dhe terminologjik të nocionit “ Paqe” dhe “Xhihad” në Islam është krejtësisht i natyrshëm, por jo edhe i lehtë për ta kuptuar, analizuar dhe përfundimisht për ta zbatuar sipas parimeve Islame. Fillimisht duhet të kuptojmë Nocionin “Paqe”, nga rrjedh ai, si trajtohet, si duhet kuptuar etj. Emri Islam “ Paqe” nuk u paraqit si në rastin e feve të tjera, nga ata që e shapllin si fe të tyre. Islami “ Paqe” tregon vet esencën e sistemit fetar që njihet me atë emër. Domethënia e saj primare është të “bësh paqe, dhe ideja e”paqes”është ideja sunduese në Islam. Sipas Kur’anit të shenjët, mysliman është ai që ka bërë paqe me Zotin dhe njeriun.[12] Natyrisht duke qenë në “paqe të përkryer”, “ai gëzon paqe të mendjës dhe kënaqësi shpirtërore të plotë” thuhet në Kur’an (16:106) “Paqe” gjithashtu është përshëndetja e myslimanëve për njëri tjetrin, poashtu “paqe” do të jet edhe përshëndetja e atyre në parajsë; citohet: “dhe përshëndetja e atyre atje lartë do të jet Paqe” (10:10) Veç të tjerave, në parajsën që paraqet islami anjë fjalë tjetër nuk do të dëgjohet veç “ Paqe, Paqe”, siç thuhet në Kur’an: “ Ata atje lart nuk do të dëgjojnë asnjë bisedë të kotë apo mëkatare, por vetëm thënien “ Paqe! Paqe!”( 56:25.26), dhe objektivi final drejt të cilës pikësynon Islami është “ Banesa e Paqes” siç thuhet në kaptinën 10:25; citoj “ Dhe Zoti fton në banesën e Paqes”. Paqja është pra , esenca e Islamit, sepse ajo është rrënja nga del fryti që jep, kështu që Islami mbi të gjitha të tjerat është feja e Paqes.[13] Në fakt, në Islam tërësia e veprimeve, bindjeve dhe vet Islami është “ Paqe”, madje një nga emrat e Zotit është “ Paqe”, tutje analogji e njëjtë me këtë, në çdo namaz – ritual fetar fillon dhe përfundon me lutje për “paqe” , e edhe përshëndetja univerzale e islamit është “Pqae”, e jo “mirmëngjes ose mirdita”, pra “ Paqa çoftë mbi ju”[14] Me fjalë përmbyllëse, pa dyshim mund të themi se: Islami fe e paqes, urdhëron për paqe dhe qëndron largë çdo fantazimi, racizmi dhe padrejtësie në emër të nacionalizmit.[15] Në përfundim Islami në mënyrë të kuptueshme, promovon përgjegjësinë etike në sjelljen njerëzore drejt idealit të paqes,[16] tolerancës, mirëkuptimit, drejtësisë, besimit, karakterit, mëshirës, durimit, lirisë etj; janë vetëm disa atribute që nënkuptojnë qartazi paqen e përhershme në konceptin Islam. Sikurse nocioni “Paqe” edhe nocioni “Xhihad” në Islam janë jetik për tu kuptuar drejtë, pasi që në kohën moderne “Xhihadi” si term dhe koncept është keqkuptuar, keqinterpretuar dhe keqvepruar në emër të tij. Në kuptimin e sinonimit të termit “Xhihad” në Islam, duhet një qasje më globale me njohuri më të holla, [17] inteligjente. Islami më qëllim nuk e pranon fjalën “ Luftë” (harb) dhe fjalët tjera që kan të njëjtin kuptim me luftën, andaj përdor fjalën “Xhihad” që është diçka tjetër nga sinonimi i luftës. Me xhihad nënkuptohet, është sinonim për “ përpjekje” ( mundim), “arritje” , “angazhim” etj, si diçka më e fuqishme dhe më e gjerë në konotacionin terminogjik. Kuptimi më i afërt korrekt i fjalës xhihad në gjithë shqipe dhe angleze mund të shprehet si “ Të bëhet çmos në përpjekjën e Kauzës”[18]

Sot në botën në të cilën po jetojmë në emër të Islamit duhet theksuar se fanatikët fetarë si Osama bin ladeni nuk duhet ngatërruar me islamin “Xhihadin” në tërësi. Pjestarët e Al-kaides, emër me të cilin u bënë të njohur pasuesit esaj, u premtohej hyrja e menjëhershme në parajsë, si dhe shtatëdhjetë e dy virgjëresha secilit si shpërblim për martirizimin e tyre. Nga ana tjetër shumica e myslimanëve janë njerëz të zakonshëm që thjesht duan të ndjekin jetën e tyre të përditshme. [19] Terrorizmi në emër të “Xhihadit” dhe vrasja e civilëve të pafajshëm, janë aktet më të papranuara që u ndoshin njerëzimit sot dhe në të kaluarën, e në veçanti aktorët e sulmeve në emër të “Xhihadit” po e keqpërdorin Islamin si fe të paqes dhe tolerancës. Tani të shohim se sulmet vetëvrasëse a janë pjesë e “Xihadit” a jo:? Fatkeqësisht shumë mysliman i kan marrë sulmet vetëvrasëse si akte virtuoze të cilat meritojnë shpërblim. Profeti ynë ka thënë: “ Ai që e tepron me ekstremizëm do të shkatërrohet”, pastaj “ Ai që e vret vetën e tij me çkado qoftë Allahu do ta dënoj me zjarrin e xhehenemit”[20] Argumentet profetike të Islamit të ofruara, shpjegojnë dhe qartësojnë drejtë nocionin e “Xhihadit” në emër të së cilit myslimanët injorant – jo inteligjent që kan harruar kuptimin e jetës, të paqes, të xhihadit të vërtetë në të kuptuarit e drejtë në Islam, po na paraqesin fotografi globale që nuk i takojnë natyrës së Islamit as në të kaluarën e as në të ardhmen e tij.

Dialogu ndërmjet Islamit dhe Perëndimit Jemi të vetëdijshëm se myslimanët e kohës së sotme kan mbetur të hutuar midis traditës dhe modernizimit, janë duke përjetuar konfuzion mendor në sferën e zgjidhjes midis dy këtyre fenomeneve.[21] Ajo që mund të ndodhë shumë lehtë, është që konflikt ndërmjet Islamit dhe perëndimit, të ngritet edhe në shkallë globale. Kësaj edhe më tepër i ndihmon fakti që vendet myslimane janë ndër vendet më kundërshtare të globalizimit, dukuri kjo e cila vazhdon në rritje epokale. Arsyeja kryesore që myslimanët dhe në veçanti arbët kundërshtojnë globalizmin, është se për ta globalizmi identifikohet me amerikanizmin.[22] Është e qartë që arroganca e perëndimit dhe qasja e tyre intervencioniste ndaj botës myslimane, si dhe reakcioni militant dhe radikal i islamistëve, shpeshherë shkaktojnë dhunë.[23] Perëndimi nukdijeni të plota mbi Islamin dhe ka dështuar që të njeh Islamin Plotësisht, gjithashtu edhe shumica e myslimanëve kan qëndrimet e tyre negative ndaj Perëndimit. Për myslimanët shoqëria Perëntimore është shoqëri e cila zhytet në krizë shpirtëroe dhe sipas tyre shkenca dhe teknologjia nuk sjell mirëqenie. Prandaj marrëdhëniet e mirëfillta ndërmjet Islamit dhe Perëndimit iu duhet dialogu urgjent dhe nuk duhet ta shohin si pjesë të ndarë, as politikisht e as ideologjik raportet e komunikimit.[24] Për ta filluar një dialog të dëshiruar sa më parë duhet plotësuar disa kushte themelore:

1. 2. 3. 4.

Perëndimi duhet të mënjanoj arrogancën në pretendimet se civilizimi perëndimor duhet jetë civilizimi universal. Perëndimi duhet të zvogëloj arrogancën politike, ekonomike, dhe ushtarak, të respektoj pavarësinë dhe autonominë e popujve. Perëndimi duhet të inicioj hulumtim dhe studim të mirëfilltë mbi Islamin, sepse qytetarët perëndimor duhet ta kuptojnë të vërtetën mbi Islamin; dhe Muslimanët në të njëjtën kohë duhet të hapin veten dhe shoqëritë e tyre dhe të bëjnë dialog me civilizimet tjera. Për më tepër Islami duhet të rizhvilloj një civilizim shkencor, si ai që ka ekzistuar deri në shek XV-të.

Me këtë rast Islami duhet ti përshtatet urgjencës së përhapjes së vlerave humanitare dhe përhapjës së paqes globale dhe të eliminoj sa më parë nga skena grupet militante ekstremiste.[25] Dialogu dhe mirëkuptimi duhet të vijë, jo për tu kundërshtuar, por për tu dialoguar mbi problemet themelore që kanë katandisur botën e të dyja poleve, si i tillë ky dialog është imperativ kohorë. Sa kohë që nuk do të ketë dialog, do të ketë luftë, dhe përsa kohë do të bisedohet ndërmjet të konfliktuarve, lufta do të jetë jashtë mesit tonë.

Islami vetëdije “pa” Kohezion Në analizën vijuese do të vërejmë dhe do të mund të konstatojmë se myslimanët e tanishëm mund të thuhet se janë pa kohezion, për shkak të të përgjumurit të tyre shekullor, përshak të të harruarit të rolit të tyre që dikur kishin si prijatarë në të gjitha shkencat shoqërore etj. Andaj edhe pse myslimanët janë në një kohë pa kohezion të vazhduar, Islami në vetëvehte ka ruajtur gjithnjë në raport me vetëdijen dhe kohezionin islam vlerat e miliona myslimanëve në botë. Megjithatë, lëvizja nga vetëdija islame drejtë kohezionit islamik ngërthen dy paradokse; Së pari, Islami është i përqarë ndërmjet disa qendrash pushteti në konsekuencë midis tyre, ndërsa secila prej tyre përpiqet të identifikohet si mysliman me një “um-met”që të arrij të mbështes kohezionin islamik nën udhjeqjen e vet[26] Domethënë se ndarjet dhe përqarjet në mes të myslimanëve në fraksione të ndryshme pothuajse kanë krijuar shkputjen e kohezionit Islamik. Dhe së dyti, nocioni i “ um-metit”[27] nënkupton si i pa ligjshëm konceptin shteti - komb, por megjithatë um-meti mund të bashkohet vetëm nëpërmjet veprimeve të njërit të më shumë shteteve bërthamë, të forta që aktualisht mungojnë.[28] Në faktë ky nocion nënkupton ringjalljen e kalifatit që për myslimanët ishte kuptuar si një sistem i të jetuarit, të menduarit nën udhëheqjen e një sundimtari mysliman. Mungesa e një shteti bërthamë Islamik ka qenë shkaku kryesor për konfliktet e përhapuar të brendshme dhe të jashtme, e që kan kushtëzuar kohezionin Islam. Vetëdija pa kohezion është nga burimet e dobësisë së Islamit dhe një burim kërcënimi kundrejt qytetërimeve të tjera?. A ka gjasa që kjo gjendje të vazhdoj.[29] Sot kur Lindja e Mesme ka filluar të shthuret nga koncepti totalitar i pushtetit të sundimit jo demokratik, duket kjo vetëdije pa kohezion ka ndryshuar, apo është në një udhkryqë në mes të gërshetimit Islam dhe Perendimit tradicionalisht jo human me vendet e Lindjes së Mesme.

Dimenzioni fetar dhe politik në mes Islamit dhe Perëndimit Në rastin e Islamit duhet parë, mes tjerash, se çështja e raportit mes fesë dhe politikës nuk është identik, sikurse raporti i kishës dhe religjionit. Nëse këtij dallimi nuk i kushtohet kujdes, mund të arrihen disa konfuzione si në planin teorik ashtu edhe në atë praktik.[30] Në kuadër të dimensionit fetar dhe politik, filozofia perëndimore në tërësi mohon ekzistimin e zgjedhjes me anë të shpalljes dhe Urtësisë së Zotit. Njeriun perëndimor e kanë mësuar se privatisht mund të jetë i krishterë, kurse si njeri publik, afarist dhe politikan mund të jetë edhe makiavelist.[31] Në fakt Perëndimi ishte plotësisht i vetëdijshëm se esenca e luftës me botën Islame është lufta kundër fesë dhe kulturës. Në realitet Perëndimi me mjete të ndryshme arriti në rrafshin politik dhe ekonomik ashtu që pavarësimi politike dhe ekonomik në “ botën e tretë” është fiktiv. Në ndërkohë ndeshja e qytetërimeve kulturore dhe feve ka mbetur si konflikt real që akoma zhvillohet.[32] Megjithatë konceptet në relacionin fetar dhe politik në mes të Islamit dhe Perëndimit janë të dallueshme dhe pothuajse në një rivalitet të skajshëm. Përderisa perëndimi politikën e ka të bazuar mbi parime demokratike të funksionimit, kurse Islami politikën e bazon tek baza e origjinës, rrespketivisht mbi parimet fetare – sheriatit. Në këto rrethana krejtësisht të ndryshme, pa dyshim se kërkohet një komunikim i drejtpërdrejtë i harmonizimit, rrespketivisht i dakordimit për shumë çështje fetare e politike mes Islamit dhe Perëndimit. Pa dyshim, rreth lidhjes së ngusht të fesë dhe politikës duhet të shkruhet më shumë. Poashtu, mes vet myslimanëve duhet të ekzistoj një vullnet i fortë për një dialog tolerant, dhe të tregohet gaditshmëri për të ndihmuar njëri tjetrin në tejkalimin e hendeqeve të cilët qëllimisht na i kan hapur, e të cilat ne nga pa dija i kemi pranuar.[33] Megjithate, si përmbyllje të kësaj mund të konkludojmë se kemi nevojë për politikologji të ridefinuar e cila do ti merr parasysh edhe elementet e fesë, identitetit dhe kulturës, sepse ka kaluar

koha e konceptimit makiavelist të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kur esenca e politikës ka qenë “ aksiomi” qëllimi i arsyetimit të mjetit. Sipas politikologjisë bashkëkohore kufijtë gjeopolitik janë përcaktues sipas kufijve qytetërues, kulturor dhe fetar dhe nuk akceptohet vetëm vija fiktive e hartës së botës.[34]

Këndvështrime të reja Amerikane për botën Islame (Shtatëzënia e një mashtrimi) Sipas një politike të re amerikane ka ardhur koha për ti realizuar profetësitë e vjetra të krishtera duke filluar me shkatërrimin e botës Islame dhe kështu do të filloj mileniumi i ri krishter në të cilin çifutët do të bëhen të krishter.[35] Robert Alison në librin e tij “Perëndimi i hënës së re” thotë: “Pasqyrën për monstrumin” islam amerikanët e trashëguan prej Euorpës krishtere. Ata për islamin patën pasqyrë si fe e cila lindi nga padrejtësia, fe e cila përkrah shtypjen fetare dhe politike, fe e cila përkrahë stagnimin ekonomik. Amerikanëve nuk u interesonte vërtetësia e këtij përshkrimi, ata e pranuan sepse ishte në pajtim me politikën e tyre. Në një vend tjetër ai shton” Amerikanët në shumë raste e krahasonin vetën me botën Islame për ta treguar superioritetin amerikan në aspektin e lirisë, forcës dhe prosperitetit njerëzor.[36] Sipas S.P. Huntingtonit; Rritja e antiperëndimorizmit mysliman ka ecur paralel me zgjimin e shkëlqimit të Perëndimit për “ Kërcnimin Islamik” të cilin e përbën sidomos ekstremizmi Islamik. Islami sipas tij vështrohet si burim i përhapjes së armëve bërthamore, terrorizmit madje edhe në Europë, me emigrantët e padëshiruar.[37] Në ndërkohë në aspektin e këndvështrimeve të reja amerikane për botën Islame, është me rëndësi të theksohet edhe ndihmës ministri i jashtëm amerikan për çështjet e lindjes së mesme Edward De Georgian, i cili hapur thotë: ShBA të si superfuqi e vetme e cila kërkon ideologji konkurruese që e kundërshton, kan për obligim të marrin rolin udhëheqës në kryqëzatat bashkëkohore kundër Islamit. Të njëjtat fjalë i përdori edhe George W Bush në fillim të kampanjës së re amerikane kundër botës Islame e cila filloni me Afganistanin për të vazhduar tani me Irakun.[38] Këto ishin qëndrimet amerikane para sulmit të 11/09 gjë e cila vërteton egzistimin e tyre në formë të qendrimeve dhe idejave të qartë. Amerikanët pritnin vetëm kohën e përshtatshme për t’i nxjerrur në arenën e ndodhive bashkëkohore. Ndodhitë e 11/09 ishin shansë që nuk duhet humbur. Mbi këto qëndrime amerikane më gjërësisht mundeni ta konsulltoni librin: “America and political islam, clash of cultures or clash of interests” (Amerika dhe islami politik, përplasje e qytetrimeve apo interesave) të autorit Fevaz Georges.[39] Është me rëndësi që ti përcjellim qëndrimet amerekane të formuluara si “politika e ShBA-ve” pas daljës në shesh të Bin Ladenit. Këtë më së mirë e kanë prezantuar dy mendimtar Fokoyama dhe Huntington. Me datë 25/12/2001 gazeta “The New York Times” publikoi shkrimin e Fokoyamës të rrezikshëm në të cilin ai thotë: “Lufta që zhvillohet tani nuk është luftë kundër terorizmit e as luftë kundër Islamit si fe dhe qytetrim. Kjo luftë është luftë kundër “fashizmit” Islam, besim radikal jo tolerant i cili kundërshton përparimin”. Në vijim ai thotë: ”me lehtësi ideologjinë vehabiste mundemi ta klasifikojmë si “fashizëm” Islam. Në një libër mësimor për klasën e dhjetë qëndron: “muslimani duhet të solidarizohet me muslimanin dhe ti konsideron si armiq mosbesimtarët”. Siç thuhet më tutje: “Rreziku i cili i kërcënohet Amerikës nuk është një grup i ekstremistëve sepse ideologjia e ekstremistëve është rrezik më i madh se komunizmi”, si dhe “Lufta kryesore nuk është vetëm me teroristët, në duhet të luftojmë me fundamentalistët musliman numri i cilëve sipas Daniel Pipes-it nuk është me i madh se 10%-15% prej popullatës në botën islame”. Prapavijën ideologjike e kësaj lufte S.P Huntingtoni e sheh edhe në solidarizimin e madh me Amerikën pas sulmeve të 11/09 duke thënë: “Shtetet e perëndimit në njëzërisht u solidarizuan me Amerikën duke shprehur inkuadrimin e tyre në luftë kundër terorizmit. Kanada, Britania e madhe, Australia, Franca dhe Gjermania përsëritnin: “Gjithë jemi Amerika” ose “Gjithë jemi New York-u”. Në këtë kontekst Stanley Fays në gazetën “The Herald Tribune” shkroi: “Realiteti i luftës fshihet në dilemën që shtrohet para shteteve islame: a do ta marrin modelin e Turqisë, model i suksesshëm i shtetit modern, laik dhe demokratik ose do të ndjekin modelin e Saudisë e cila është ndërtuar mbi parimet e vehabizmit që në mënyrë fanatike u pëmbahet shtyllave të fesë Islame që i kthen në prapambeturi”. [40] Në strategjinë e re ndaj botës Islame Amerika synon realizimin e disa synimeve të rrezikshme dhe pikërisht këtu fillon shtatëzënia e një mashtrimi:

1. Zhdukja e Islamit sunnij i cili ndjek metodën e selefit duke e quajtur vehabizëm dhe promovimin e Islamit amerikan i cili nuk njeh asgjë prej besimit Islam posaqërisht solidaritetin ndaj besimtarëve (el vela) dhe kundërshtimi i mosbesimtarëve (el bera), nuk e njeh xhihadin, urdhërimin në të mira dhe ndalimi i të këqijave. Në këtë “islam” nuk ka vend për solidaritet mes muslimanëve në kohën e rreziqeve. Është Islam i adaptuar sipas mësimeve krishtere. 2. Ndryshimi i librave mësimore për i Islamin. Qeveria amerikane i ka dërguar letër Saudisë, Pakistanit, Jemenit dhe shumë më parë Egjiptit që t’i ndryshojnë planprogramët ashtu që të zvoglohet rreziku nga shfaqja e Bin Ladenit të ri apo Talibanët e rinj. 3. Regrutimi i prijesve të “iluminuar” që do ta përhapin Islamin amerikan duke i stipenduar dhe duke organizuar seminare ku do të mësohet mënyra e re për komentim të Islamit sipas amerikanëve. Islami i cili mbi çdo gjë (edhe mbi besimin) vlerëson jetën (me qëllim t’i parandalojnë aksionet vetëvrasëse kundër okupatorëve çifut) dhe promovon bashkëjetësën me popujve (me kusht muslimanët të janë të shtypurit). 4. “Modernizimi” i mënyrës së prezantimin të Islamit në pajtim me komentet amerikane për hixhabin, xhihadin, respektin ndaj kryetarëve duke i kërkuar gjërat e përbashkëta mes Islamit dhe krishterizmit. Sponzorimi i sufizmit dhe lëvizjeve të devijuara që pretendojnë se bëjnë pjesë brenda Islamit. 5. Shkatërimi i shoqërisë islame duke e “globalizuar” gruan nëpërmes organizatave të shumta që “mbrojnë” të drejtat e saj dhe nëpërmes konferencave të shumta. Promovimi i njollosjes morale të gruas duke e shfrytëzuar si mjet për kënaqjen e epsheve të shfrenuara duke ia lejuar udhëtimin jashtë pa mahrem. Në këtë luftë sulmohet edhe edukimi Islam i fëmijëve duke e cilësuar Islamin si cenim i të drejtave të fëmiut. Këto janë synimet e perendimit i cili shfrytëzon çdo mjet në realizimin e synimeve. Shkatërohen sisteme, ndahen shtete, nuk u lejohet përdorimi i pasurisë (naftëS) duke u akuzuar si ekstremist dhe terrorist. Për lindjën e mesme pas luftës kundër Irakut Powelli flet “si Lindje e Mesme e re”[41] Rekomandime për botën Prëndimore dhe Islamike [42] Sot bota perëndimore është e shqetësuar për organizatat që përdorin terrorin nën maskën e Islamit dhe ky shqetësim nuk është krejt i pavend. Është e qartë se ata që kryejnë veprimet e terrorit dhe mbështetësit e tyre duhet të gjykohen sipas kritereve të drejtësisë. Sidoqoftë, një çështje më e rëndësishme t'u trajtuar, janë strategjitë afatgjata që duhet të ndiqen për të zbuluar zgjidhje të qëndrueshme të këtyre problemeve. Vlerësimet e mësipërme nxjerrin në pah se terrori nuk ka vend në Islam dhe se është një krim kundër njerëzimit. Ato, më tej, tregojnë natyrën kontradiktore të konceptit "terror islamik". Kjo na siguron neve një pikë përparësie të rëndësishme: Kohët që po vijnë kërkojnë nga të gjithë kombet që të tregojnë kujdes, ndjeshmëri e urtësi. Skenari i zhveshur që shpaloset me "përplasjen e qytetërimeve", është në të keqen e mbarë botës dhe prej tij nuk përfiton askush. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë mundësitë që ka për të mësuar të jetojë në paqe, duke shkëmbyer e mësuar nga njëri-tjetri, duke studiuar historinë e njëri-tjetrit, duke njohur veçantitë e njëri-tjetrit në fe, art, letërsi, filozofi, shkencë, teknologji e kulturë dhe kjo do të pasurojë jetët e të gjithëve. Veprimtaritë që i shërbejnë njohjes me Islamin e vërtetë duhet të përhapen. Zgjidhja e luftës ndaj grupimeve radikale në vendet islame nuk duhet të përbëjë një "sekularizim të detyruar". Përkundrazi, një politikë e tillë do të nxiste reagim te masat e njerëzve. Zgjidhja është përhapja e Islamit të vërtetë dhe shfaqja e shembullit të muslimanit që përqafon vlerat kuranore si të drejtat njerëzore, demokracia, liria, morali i lartë, shkenca, spiritualiteti, estetika dhe që i ofron lumturi e bekim njerëzimit. Muslimanët duhet të shpjegojnë dhe jetojnë me vlerat morale të urdhëruara në Kuran dhe në shembullin e Muhamedit, të Dërguarit të Zotit. Muslimanët kanë përgjegjësinë ta "rrëmbejnë" Islamin nga duart e atyre që e zbatojnë keq atë (gjë që çon në keqkuptime rreth Islamit) dhe ta vendosin në duart e atyre që jetojnë me mësimet e virtytshmërisë islame dhe sipas shembullit të Muhamedit, të Dërguarit të Zotit. Burimi i terrorizmit është injoranca dhe fanatizmi dhe zgjidhja për terrorizmin është arsimimi. Qarqeve që ndjejnë simpati për terrorin duhet t'u bëhet e qartë se terrori është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe se ai shërben vetëm për të dëmtuar Islamin, muslimanët dhe mbarë njerëzimin. Mgjithatë duhet të përgatiten zgjidhje kulturore afatgjata për të luftuar terrorizmin që i

ka rrënjët në ideologjitë komuniste, fashiste dhe raciste. Sot në vendet anembanë botës, sistemi i arsimimit është i ndikuar nga Darvinizmi. Siç sqaruam më lart, Darvinizmi është një ideologji e rrezikshme që e sheh njeriun si kafshë që u zhvillua në sajë të luftës për mbijetesë. Kjo përbën një bazë të përbashkët për të gjitha format e terrorizmit. Në këto kushte, krahas masave juridike dhe formave të tjera që do të përdoren për të luftuar terrorizmin, ekziston edhe nevoja për një fushatë të fuqishme arsimimi në të gjithë botën. Në rrjedhën e historisë, disa njerëz injorantë (si për shembull, kryqtarët) nuk kanë arritur ta kuptojnë këtë fakt dhe kanë shkaktuar konflikte ndërmjet dy feve. Për të parandaluar përsëritjen e këtij skenari, i cili propagandohet me moton si "përplasja e qytetërimeve" apo "Lufta e Shenjtë kundër Perëndimit", të krishterët dhe muslimanët e vërtetë duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Fusnotat; [1] Dr. Jusuf el-Kardavi u lind me 09.09.1926 në fshatin Safet Turab, Mehale el Kubra, Republika Arabe e Egjiptit, në një fshat me traditë të lashtë dhe rëndësi të madhe në Islam, pasiqë aty vdiq Abdullah bin el Harith bin Xhez-i el Zubejdij, sahabiju i fundit i cili vdiq dhe u varros në Egjipt. Për më tepër rreth jetës dhe veprës shkencore të Jusuf el Kardavit shih:http://www.horizonti.com/leksikoni/figura_2002_07_24_4222.php [2] Demokracia dhe Islami , Posted by Ecconomict at 10:18 AM / www.alb_drejtësia.com [3] Shih; po aty [4] Po aty [5] Po aty [6] Islami dhe demokracia, www.fri.orh.mk/ public/ index. php [7] Po aty [8] Ali Bullaç” Koncepte dhe sisteme bashkëkohore” Kreu 5. 5.1 Islami si fe faqe 264 [9] Kur’ani famëlarë, Suertul Bekare, citati 256 [10] Ali Bullaç” Koncepte dhe sisteme bashkëkohore” Kreu 5. 5.1 Islami si fe, po aty faqe 264 [11] Kur’ani famëlarë, Suertu Junus, citati 99 [12] The Lahorc Ahmadiyya Movement, presenting. Islam as peaceful, tolerant, rational, inspiring Islami Feja e Njerëzimit. www.muslim.org [13] Po aty [14] Ardit Kraja, përktheu “ Roli i fesë në promovimin e Paqes” www.forumi.kurandhesunet.net [15] Dituria Islame, tema Nocioni Paqe nën hijen e Kur’anit”faqe 22 [16] Ardit Kraja, përktheu “ Roli i fesë në promovimin e Paqes” www.forumi.kurandhesunet.net [17] Kuptimi i Xhihadit në Islam – www.dardania.de [18] Po aty [19] John G. Stoessinger, “ Pëse kombet shkojnë në luftë” kapitulli, 9-të ” Luftrat e reja për shekullin e ri”; Amerika dhe bota e Islamit” faqe 304

[20] Po sulmet vetëvrasëse, www.albanian.bismikallahuma.org [21] Ali Bullaç “ Historia shoqëria dhe tradita” Pjesa IV – II e “ Muslimanët, historia dhe tradita e tyre” , faqe 303 [22] “Dialogu ndërmjet Islami dhe Perëndimit” www.shqipmedia.com [23] Po aty [24] Po aty [25]Po aty [26] S.P.Huntington “ Islami Vetëdiej pa Kohezion, faqe 282 [27] Fjala “ Um-met” dmth; e ka kuptimin , i referohet konceptit “ Popullit të përgjithshëm mysliman” [28] S.P.Huntington “ Islami Vetëdije pa Kohezion, faqe 283 [29] Po aty, faqe 284 [30] Islami si besim dhe Islami si Politikë” www.forumi.kurandhesunet.net [31] Po aty [32] “Dimensioni fetar në marrëdhëniet mes Islamit dhe Perëndimit”. www.albislam.com [33] Islami si besim dhe Islami si Politikë” www.forumi.kurandhesunet.net [34] “Dimensioni fetar në marrëdhëniet mes Islamit dhe Perëndimit”. www.albislam.com [35] “Vështrime të reja Amerikane për botën Ismale” Kemal Es-Seid, shipëroi, Talha Kurtishi, Po Aty [36] Po aty [37] S.P.Huntington, kreu 9, Shteti bërthamë dhe konfliktet në vijën e shkëputjes; Islami dhe Perëndimi, faqe 349 [38] “Vështrime të reja Amerikane për botën Ismale” Kemal Es-Seid, shipëroi, Talha Kurtishi, www.albislam.com [39] Shih; po aty [40] Po aty [41]Po aty “Vështrime të reja Amerikane për botën Ismale” Kemal Es-Seid, shipëroi, Talha Kurtishi, www.albislam.com [42] Tema: Përfundim; Rekomandime për botën perëndimore dhe për muslimanët, http://www.harunyahya.com/albanian/liber/terrorizmin/terrorizmin08.php

( Autori ështe duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL në shkencat politike)

FUND !

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful