Ridizajnimi i sigurisë për Presidentin

Bahri M.Gashi / 23.03.2011 Pas bërjës publike në parlamentin shqiptarë drejtuar kombit, Intuita inovatore ndaj kënvështrimit të tij në dimensionet e një platforme për rrugën që duhet ndjekur drejt unifikimit kombëtarë të bashkimit sipas “modelit ekonomik”. Një ridimensionim i ri gjeopolitik dhe gjeostrategjik në mes aspektit të brendshëm kombëtarë, pozicionit rajonal dhe interesave europerendimore, Presidentit Pacolli i nevojitet rritja e nivelit të sigurisë në nivelin më të lartë të shkallës së sigurisë së tij presonale. Ky vizion i shfaqur prej tij arrinë të tejkaloj çdo President të deritanishëm dhe lider politik në trojet tona shqiptare që prej pas luftës së fundit në Kosovë. Andaj sikur që ideja e tij gjeopolitike në përmasat gjeoekonomike për unifikimin e kombit sipas parimit të “bashkimit ekonomik” për mes “modelit ekonomik” apsolutisht e arsyeshme dhe e domosdoshme për ne ndonëse ka tendencë rrezikshmërie de nevojën e shtimit të sigurisë së lartë për Presidentit duhet bërë më shumë. Nëse në të kaluarën e tij të artë të arritjeve ekonomike, mund të ketë patur sfidat e konkurencës serioze por pa munduar ta thyejnë asnjëherë në rrugën e tij. Tani në idenë e tij për kombin duhet kujdes shumë më i shtuar, të llojit të veqant nga armiqët e përhershëm të kombit shqiptarë të cilët me çdo kusht do të mundohet për ta penguar idenë e bashkimit të kombit. Siguria për Presidentin mbetet sfidë serioze e organeve të sigurisë, të personelit të tij të brendshëm, të partnerëve që duhet ta mbështesin dhe vënë në lëvizje fillimin e zbatimit në teren të vizioni të tij mbarëkombëtarë.

Koncepti për siguri të përhershme, jo vetëm që duhet të jetë prezenca statike e uniformuar dhe civile në gjithçka që ka Presidenti, por edhe në ofrimin e sigurisë së informacionit të nevojshme për të arritë potencialisht nivelin më të lartë të sigurisë. Dy nga këshilltarët kryesor të tij për siguri të Presidentit, njëri me përvojë shumë vjeqare, kryesisht në fushën ushtarake dhe tjetri një kuadër i ri me arsimim adekuat ndërkombëtar në fushën e sigurisë nuk duhet të mbeten zgjidhje e vetme për dizajnimin e sigurisë për Presidentin pas publikimit të vizionit për bashkimin ekonomik të kombit. Përmasat e sigurisë duhet të zgjerohen dhe në këtë këndvështrim dhe Presidentit duhet sugjeruar për krijimin e njësisë përkatëse për siguri të lartë brenda presidencës e cila do të kishte personel përveq mbrojtjës së afërt të Policisë, pjesa tjetër e personelit do ti referohej monitorimit të aspekteve të ofrimit të sigurisë së lartë që do të nënkuptonte çështjet e informacionit dhe të ndërlidhjës së informacioneve të klasifikuara me agjencinë përkatëse për inteligjencë. Kjo formë pa dhënë detaje të tjera për saktësisht mënyrën organike të sistemimit dhe funksionimit të sigrisë për Presidentin e Kosovës për shkak të specifikave të platforms së prezantuar për kombin do ti ofronin sigurinë e duhur dhe komoditetin e nevojshëm të sigurisë për implementimine e vizionit politik kombëtar sipas “modelit ekonomik” të bashkimit. Siguria për Presidentin e përmasave kombëtare duhet të adresohet siaps niveleve të konceptimit të çasjeve informacionit, përkatësisht siguria inteligjente të e lartë që ju referohej diciplinave

COMINT dhe TOSINT për të bërë një sinkronizim burimesh të informacionit mbi planifikimet e mundshme që mund të shfaqin “ hijenat e zeza” rrezikshmëri të lartë për jetën e Presidentit. Çështja e analizës së këtyre informacioneve në funksion të sigurisë të lartë për Presidentin nuk duhet lënë rastit dhe vetëm sigurisë rutinore.

Plani për sigurinë kombëtare të Presidentit përveq që duhet të inkorporohet në institucionet përkatëse të sektorit të sigurisë në Kosovë, ai i sofistikuar duhet modifikuar varësisht nga nevoja për shtimin e aktiviteteve mbi sigurinë për Presidentin. Presidenti e ka shprehur për herë të parë në historinë moderne të shiptarëve këtë platformë të “modelit ekonomik” të integrimit brenda kombëtarë andaj edhe siguria e lartë për këtë njeri duhet të jet e përmasave të sigurisë kombëtare të nivelit më të lartë të mundshmëm të sigurisë së institucionit të tij, familjës, pronës e në veqanti jetës së tij personale. Presidentit i atribohet nevoja për siguri të lartë dhe për faktit se është Presidenti i parë më i pasur i vendirt, rajonit dhe më gjerë.Poashtu ky nivel i sigurisë i duhet ngase është Preisdenti i parë më human që prej kohësh i mveshur me petkun humanitarë. Të gjitha këto atribute personale që i gëzon Presidenti i Kosovës dhe që ne duhet të mburremi me të arriturat e tij gjeniale nuk i gëzohet ata mizorët të cilët çdo ditë e netë mendojnë e planifikojnë kurthe se si ta pengojnë dhe ndalin rrugën e tij kombëtare tani të bërë publike. Andaj shpresoj se këto pak fjalë të kësaj analize konceptuale mbi ridizajnimin e sigurinë së lartë për Presidentin të arrijnë të gjejnë vendin e duhur dhe sa më parë të inkorporohen për të mirën e përbashkët të kombit për zbatimin e sigurisë së lartë dhe të përhershme të Presidentit të Republikës së Kosovës z.Pacolli.

(Autori është duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL, në Shkencat Politike)