Këto dhe qindra pyetje të tjera që i lindin

* Çfarë duhet të dimë që para lindjes?

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

natyrshëm çdo prindi derisa çon fëmijën në * Si të përballojmë të qarat? shkollë, gjejnë për herë të parë përgjigje në këtë * Si t'ia bëjmë zgjimit natën? manual, që është shkruar pikërisht për ju, nga një grup autorësh të mirënjohur në fushën e fëmijërisë *Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë? së hershme. *Ç'mund të bëj kur fëmija sëmuret?

ARTI I RRITJES

Ky libër nuk e zëvendëson mjekun apo

*Cilat janë ushqimet e shëndetshme?

specialistin, por me të në shtëpi, nuk do të jeni më *Ç'të bëjmë kur fëmija ka frikë? vetëm në detyrën e vështirë dhe të bukur të prindit. * Vajza ime nuk më dëgjon. Si të sillem?
* A duhet të shohë djali im trevjeçar televizor? * Kur duhet çuar fëmija në kopsht? * Kur është ai gati për të shkuar në shkollë?

FËMIJËVE
Çdo gjë që duhet të dini nga shtatëzania deri në moshën 6-vjeçare

ISBN 99943-729-3-9

Ministria e Shëndetësisë

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE
Çdo gjë që duhet të dini nga shtatzania deri në moshën gjashtëvjeçare

Autorët:
Rubena Moisiu – Pjesa I, 1. Kujdesi para lindjes Eduard Tushe – Pjesa I, 2 -5 Donika Naqi – Pjesa II, Viti i parë Nedime Ceka – Pjesa III – IV, Viti i dytë dhe i tretë Linda Spahiu – Pjesa V-VII, Viti i katërt, i pestë dhe i gjashtë Nedime Ceka – Anekse Ndihmoi: Jonida Sinani Konsulente në përgatitjen e manualit Izela Tahsini Realizimi kompjuterik Vjollca Ruvina Ilustrimet Jozita Shkreli Irgin Sena © UNICEF DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË ISBN 99943-729-3-9 Botimi i këtij libri është mundësuar nga UNICEF me mbështetjen financiare të AGFUND - Programi i Vendeve Arabe për Organizatat e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara Tiranë, 2005 SHTËPIA BOTUESE & SHTYPSHKRONJA
PEGI

Rr.Elbasanit, Pallatet Fratari, Filipeu 2 Tel&Fax:374947.Mobil: 069 20 26 773 Email: pegi@icc-al.org Tiranë, ALBANIA

HYRJE
Sot Fëmijëria e hershme - ashtu siç përdoret aktualisht në shkallë ndërkombëtare - përcaktohet si periudha e jetës së fëmijës nga konceptimi deri në moshën 6-8 vjeçare. Kujdesi dhe zhvillimi në fëmijërinë e hershme përfshin të gjitha llojet e mbështetjes për të cilat ka nevojë një fëmijë i vogël për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar në jetë, pra shëndetin, ushqyerjen, zhvillimin psiko-emocional, krijimin e mundësive për arsimim dhe të mësuarin aktiv. Vitet e hershme të jetës janë kritike për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës dhe vendosin themelet për fitimin e aftësive që ndikojnë mbi sjelljen, të mësuarin dhe shëndetin e tyre. Ndërhyrjet e hershme për promovimin e zhvillimit të fëmijës gjatë kësaj periudhe kritike kanë përfitime afatgjata në gjithë jetën e fëmijëve tanë. Zhvillimi i hershëm i fëmijës nuk është sinonim vetëm i shëndetit të fëmijës. Ndërkohë që fëmijët luftojnë për mbijetesë, ata luftojnë që të zhvillohen nga pikëpamja mendore, shoqërore dhe emocionale. Pasi fëmija ka mbijetuar, shtrohet pyetja: cila është cilësia e jetës së tij dhe si mund të realizojë potencialin e vet? Shkenca sot në botë ka treguar se truri i foshnjës që në barkun e nënës dhe në 5 vitet e para të jetës ka një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe vendimtar. Edhe përpara se të flasin, foshnjet kuptojnë shumë. Prandaj eksperienca e hershme mund të ketë një ndikim të fuqishëm mbi mirëqenien, shëndetin, aftësitë dhe ndihmon që fëmijët të rriten të fortë fizikisht dhe emocionalisht. Të dashur prindër, edukatorë, kujdestarë të fëmijëve: ky manual ka për qëllim t`ju ndihmojë sadopak që t’u mësoni fëmijëve tuaj aftësitë e nevojshme për të pasur shëndet dhe sukses në të ardhmen. Duke shfletuar kapitujt e tij, ju do të kuptoni se duhet të ndryshojmë disa qëndrime, sjellje dhe veprimet tona për mirrëritjen e fëmijëve, për t’u dhënë atyre mundësinë për një shëndet dhe jetë më të mirë në të ardhmen. Mirëqenia dhe shëndeti i fëmijëve tanë është një nga detyrat dhe prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, por kjo çështje na prek të gjithëve dhe të gjithë duhet të jemi pjesë e zgjidhjeve.

Qëllimi ynë final do të jetë të sigurohemi se çdo fëmijë që po rritet në këtë vend ka mundësinë më të mirë për t’u bërë ai që dëshiron të bëhet. Çdo fëmijë duhet të ndihet i vlerësuar dhe duhet të ketë mundësi të zhvillojë potencialin e tij unik, fizik, emocional, intelektual, shpirtëror dhe krijues. Ja përse ne ftojmë prindërit, mësuesit, personelin shëndetësor, fëmijët, dhe gjithë shoqërinë shqiptare, të përfshihemi së bashku në mbrojtjen e shëndetit dhe zhvillimit të fëmijëve! Le të përpiqemi t’u ofrojmë fëmijëve tanë një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë, të investojmë në shëndetin dhe edukimin e tyre dhe të promovojmë familje të sigurta, sepse të gjithë këta komponentë janë të nevojshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe mund të arrihen duke punuar bashkërisht. Qeveria Shqiptare dhe partnerët e saj si UNICEF, kanë dhënë ndihmesën e tyre me programe dhe shërbime për të mbështetur efektivisht zhvillimin e fëmijërisë së hershme. Sfida jonë e ardhshme është t’i bëjmë këto shërbime me të prekshme e më të përdorshme nga fëmijët tanë. Dhe së fundi duam t’u rikujtojmë se: TE SIGUROJME zhvillimin e fëmijërisë së hershme është një angazhim afatgjatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse nëse ata do të rriten të shëndetshëm e do të jetojnë të lumtur, shoqëria jonë do të pasurohet edhe më shumë.

Leonard Solis Ministër i Shëndetësisë

Carrie Auer Përfaqësuese e UNICEF

PËRMBAJTJA
Pjesa I: Shtatzania dhe lindja, muaji i parë 1
1. Kujdesi para lindjes 2 Këshillimi para mbetjes shtatzënë 2 Qëllimet dhe parimet e një kontrolli dhe kujdesi para lindjes 3 Vizita e parë 3 Vlerat e historisë 4 Vizita fizike 7 Përcaktimi i moshës së shtatzanisë 9 Pse është e nevojshme vizita vaginale gjatë shtatzanisë? 11 Vizitat e zakonshme 11 Vizita e dytë para lindjes 12 Vizitat e radhës 14 Si duhet vlerësuar gjendja e bebit? 14 Vaksinimi 15 Problemet e vogla të shtatzanisë 16 Problemet e mëdha të shtatzanisë 19 Kujdesi i përgjithshëm për veten tuaj 20 Lehtësimi i depresionit gjatë shtatzanisë 24 Ushqyerja gjatë shtatzanisë 25 2. Çfarë duhet të dimë që para lindjes 28 Çfarë duhet të blejmë, ose të bëjmë gati 28 Përgatitja për lindje 32 Faza e dytë e lindjes 36 Depresioni pas lindjes – si ta përballojmë? 38 3. Lindja 40 Bebi lindi - po tani? 40 Pamja e të porsalindurit 44 4. Kthimi në shtëpi 49 Çfarë duhet të dish sapo ke shkelur në shtëpi 49 Pjesët e trupit të fëmijës dhe kujdesi për to 54 5. Muaji i parë 58 Rritja dhe zhvillimi 58

vi

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Rritja dhe pamja fizike 58 Të dalat jashtë 60 Reflekset 62 Vetëdija 63 Zhvillimi i hershëm i trurit 65 Të qarat dhe kolikat e barkut 68 E qeshura e parë 70 Lëvizjet 70 Shqisat 71 Temperamenti 72 Ushqyerja me gji 74 Të mirat e ushqyerjes me gji për fëmijën dhe nënën 74 Të mirat e qumështit të gjirit 76 Kur duhet të fillohet ushqyerja me gji 79 Si bëhet ushqyerja me gji? 80 Sa duhet të mbahet fëmija në gji? 83 Sa shpesh duhet ta vëmë fëmijën në gji? 84 Si të kuptojmë se qumështi i nënës është i mjaftueshëm 86 Ushqyerja me gji dhe ilaçet 89 Ushqyerja me gji dhe helmet e mjedisit 93 Ushqyerja me gji e binjakëve 94 Ushqyerja me gji e të lindurit para kohe 94 A është e domosdoshme të plotësohet qumështi i nënës? 96 Probleme dhe vështirësi në ushqyerjen me gji – arsye të nënës 99 Probleme dhe vështirësi në ushqyerjen me gji – arsye të fëmijës 113 Kur qumështi i nënës është vërtet i pamjaftueshëm 116 Kujdesi i nënës për veten në lidhje me ushqyerjen me gji 118 Disa këshilla për prindërit 120 Biberonat 120 Gjetja e një dadoje 121 Shëtitja 121 Të udhëtosh me bebin 122 Si të përgatitemi për pushimet e para me bebin 123 Familja me një anëtar të ri 125

PËRMBAJTJA

vii

Pjesa II: Viti i parë 129
0-4 muaj 130 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 130 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 131 Zhvillimi lëvizor 131 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 133 Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 134 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 134 Rutina e përditshme 135 Ushqyerja 135 • Dy pyetje të nënave në lidhje me ushqyerjen me gji 135 Tualeti, banja, veshja 137 Gjumi 137 • Si t’ia bëjmë zgjimit të përhershëm netëve? 137 Loja dhe aktiviteti social 139 • A janë të dëmshme lojrat e forta? 140 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 140 Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 140 Metoda praktike per lojën 141 Si bëhet masazhi i bebit 144 Stimulimi i bebit gjatë muajve të parë të jetës 145 Kini parasysh! 147 4-8 muaj 148 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 148 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 148 • Si mund ta kuptoj që fëmijës po i dalin dhëmbët? 149 • Zakoni i gishtit në gojë 151 Zhvillimi lëvizor 152 • A duhet përdorur rrethorja për të nxitur lëvizjet? 153 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 153 Të folurit dhe zhvillimi gjuhësor 154 • Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë 155 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social. 156 Rutina e përditshme 157

viii

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Ushqyerja 157 • Fillimi i ushqimeve të forta 157 • Si të fillohen ushqimet e forta 159 • Rëndësia e shqisave gjatë ushqyerjes 160 • Si të jepen ushqimet e para? 164 • Ushqimet e para që duhen filluar 165 • Disa këshilla të përgjithshme për përgatitjen e ushqimeve 167 • Shkaqet e mospranimit të ushqimeve të para 168 • Si të nxitet bebi që të hajë më shumë 168 • Pyetjet që bëjnë prindërit lidhur me ushqyerjen 169 • Ushqimet e gatshme 171 Tualeti, banja, veshja 172 Gjumi 173 Loja dhe aktiviteti social 173 • Fëmija im përplas kokën pas dërrasës së krevatit. Si t’ia bëj? 173 • Cilat lodra janë të sigurta? 175 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 175 • Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 175 Kini parasysh! 176 8-12 muaj 178 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 178 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 178 Zhvillimi lëvizor 179 • Përdorimi i dorës së majtë apo të djathë 180 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 180 Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 181 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 181 • Frikërat e para 181 Rutina e përditshme 183 Ushqyerja 183 • Çfarë duhet bërë tani gjatë ushqyerjes 184 • Cilat ushqime të japim 185 • Çfarë nuk duhet bërë gjatë ushqyerjes 185 • Largimi nga gjiri (zvjerdhja) 185 • Pirja e lëngjeve me gotë 187 • Si të mësohet të ushqehet bebi me lugë 188

PËRMBAJTJA

ix

Tualeti, banja, veshja 188 Gjumi 189 Loja dhe aktivitetet sociale 189 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 190 Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 190 Mbrojtja 191 Si të sillemi nëse fëmija ynë është “i vështirë”? 191 Fillimi i disiplinës 194 Viti i parë kalon shpejt dhe vjen Ditëlindja e parë 199 Kini parasysh! 200

Pjesa III: Viti i dytë 201
12-24 muaj 202 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 202 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 203 Zhvillimi lëvizor 203 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 205 Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 206 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 207 Rutina e përditshme 209 Ushqyerja 209 • Planifikimi i ushqimit të fëmijës 210 Tualeti, banja, veshja 212 Gjumi 212 Aktiviteti dhe loja sociale 213 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët (shih dhe vitin e tretë) 214 Aktivitetet që ndihmojnë fëmijën të mësojë 214 Përkëdheljet e tepërta që duhen mënjanuar 216 Kur fëmija është i turpshëm/i ndrojtur 217 “Jo”-të janë normale 219 Kontrolli mjekësor i fëmijës 24 muajsh 221 Kini parasysh! 222

x ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE Pjesa IV: Viti i Tretë 225 Mosha 24-36 muaj 226 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 226 Rritja dhe karakteristikat e rritjes 227 Zhvillimi lëvizor 228 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 229 Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 230 • Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë 231 • Librat që pëlqejnë fëmijët 234 Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 235 Rutina e përditshme 236 Ushqyerja 236 • Çfarë është ushqyerja e shëndetshme për një fëmijë të rritur 237 • Nxitja e zakoneve të shëndetshme për ushqyerjen 239 • Disa probleme të zakonshme gjatë ushqyerjes 244 • Ushqyerja zemër e shëndetshme 245 • Aktivitete që mund të kryhen së bashku me fëmijët e vegjël për të nxitur ushqyerjen e shëndetshme 247 Tualeti. banja. veshja 248 • Të mësuarit e kontrollit të jashtëqitjes dhe urinimit 248 Gjumi 250 • Çfarë mund të bëni nëse fëmija zgjohet natën? 251 Loja dhe aktiviteti social 251 • Fëmijët dhe lodrat 251 • Aktivitete loje për të mësuar 252 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 254 Fëmijët dhe përkatësia gjinore 254 • Si i kuptojnë fëmijët dallimet gjinore 255 • Kush ndikon mbi zhvillimin e dallimeve gjinore tek fëmijët 255 • Mos u shqetësoni aspak 257 • Këshilla për një zhvillim sa më të shëndetshëm të përkatësisë gjinore tek vajzat dhe djemtë 258 • Disa shembuj aktivitetesh që mund të kryeni për t’i ndihmuar fëmijët të jenë vetvetja 260 Fëmijët dhe muzika 261 • Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh 263 • Çfarë mund të bëni ju si prindër? 264 .

nervozizmit.PËRMBAJTJA xi Fëmijët dhe ngjyrat 265 • Aktivitete me fëmijët për të mësuar ngjyrat 265 Temperamenti i fëmijës 266 Disiplina e fëmijës 268 • Udhëzime për vetëkontrollin 268 • Udhëzime për komunikimin dhe marrëdhëniet prind-fëmijë 271 • Si duhet të jetë disiplina? 272 • Ç’është ndalimi i përkohshëm i fëmijës? 275 Krizat apo shpërthimet e zemërimit. kafshimi dhe goditjet 281 Si t’i mësojmë fëmijës zakone të mira në lidhje me shikimin e televizorit 283 Siguria e fëmijës në shtëpi dhe jashtë saj 286 • Siguria e shtëpisë 286 Siguria e fëmijëve jashtë shtëpisë 292 Çerdhja dhe përshtatja e fëmijës me të 295 • Karakteristikat që duhet të ketë një kujdestar i mirë 295 • Disa këshilla për të zgjedhur vendin ku do të lini fëmijën tuaj në kujdestari 296 • Si të kërkoni një kujdestare të përshtatshme 299 • Pyetje të shpeshta të prinderve lidhur me përshtatjen në çerdhe 299 Kontrolli mjekësor i fëmijës 3 vjeç 303 Kini parasysh! 305 Mosha parashkollore – Çfarë ndodh në këta tre vjet? 306 Pjesa V: Viti i katërt – Mosha e fjalës 311 3-4 vjeç 312 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 312 Zhvillimi lëvizor 312 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 315 Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 317 • Belbëzimi 319 Zhvillimi social 321 • Rolet gjinore 323 • Seksualiteti 324 . inatit dhe fëmijëria 277 Rrahjet.

xii ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE Zhvillimi emocional 324 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 328 Fëmijët në tavolinën e ngrënies 328 Edukimi i pastërtisë 329 Fëmijët dhe gjyshërit 332 Për prindërit dhe edukatorët 334 Vizita tek pediatri 336 Kini parasysh! 336 Pjesa VI: Viti i pestë Mosha e frikës 339 4-5 vjeç 340 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 342 Zhvillimi lëvizor 342 Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 344 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 346 Zhvillimi social 348 • Etika e fëmijës 4-5 vjeç 349 • Puna dhe loja 350 • Loja si mjet që të rrit 351 • Lodrat 353 Zhvillimi emocional 353 • Keqardhja. ankthi dhe dhimbja 354 • Seksualiteti 354 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 356 Ushqyerja 356 • Nëse mendoni se fëmija juaj ha pak…357 Gjumi 358 • Si të dalloni një ankth nate nga një terror nate 361 Rekomandime të përgjithshme për fëmijën e moshës 4-5 vjeç 362 Përgatitja për kopësht 363 Disiplina për katërvjeçarët 364 • Si t’ua bëjmë gënjeshtrave? 366 Për sigurinë e fëmijës tuaj 367 .

6 vjeç që shkon në kopsht 390 ANEKSE 393 I. Hap pas hapi 395 Regjistrimi i lindjes së fëmijës 395 Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve 396 • Karakteristikat e fëmijëve të vetëm 396 • Karakteristikat e të lindurit të parë 396 • Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit 397 • Efektet e radhës së lindjes 397 Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët 399 • Ndryshimet në jetën e fëmijës 399 • Mosha e fëmijës 400 • Gjinia e fëmijës 400 • Zbutja e efekteve negative të divorcit 400 • Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit 402 Humbja e një prindi 404 .PËRMBAJTJA xiii Kini parasysh! 369 Pjesa VII: Viti i gjashtë Mosha e mendimit 371 5-6 vjeç 372 Të veçantat e një pesëvjeçari 373 Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 375 Zhvillimi lëvizor 375 Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 376 Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 377 • Për të nxitur zhvillimin e intelektit tek fëmija 377 • Aftësitë e mendimit abstrakt 378 • Gara dhe konkurrenca 379 Zhvillimi social dhe emocional 380 • Fëmijët dhe familja 381 • Loja 383 Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 386 Për prindërit që vihen në siklet para të tjerëve kur fëmija “bën një gabim” 386 Rekomandime për fëmijën e moshës 5 .

disa këshilla 413 Televizori dhe prindërit 415 Spitali. Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve 430 Hyrje – Kujdesi për fëmijën e sëmurë 430 Sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë 437 Diarreja 438 Të vjellat e fëmijës 341 Kapsllëku 441 Infeksioni i zorrëve dhe stomakut 443 Dhimbjet e barkut 443 Përdredhja e zorrëve 445 Apendisiti 445 Si të dallojmë lloje të ndryshme dhimbjesh? 446 Sëmundjet ngjitëse të fëmijërisë 447 Fruthi 447 Shytat 449 Lija e dhenve 449 Rubeola 451 Kolla e mirë/kolla e keqe 451 Skarlatina 453 Hepatiti 453 Gripi 454 Të ftohtit e zakonshëm 455 .xiv ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE Nënat e punësuara 405 • Qendrat ditore dhe marrëdhëniet nënë-fëmijë 406 • Qendrat ditore dhe mosha e fëmijëve 406 Dhuna dhe fëmijët 406 • Prindër të dhunshëm 406 • Fëmijët e abuzuar 407 • Faktorë të dhunës ndaj fëmijës 408 • Çfarë të bëjmë kur të arrijmë kulmin e nervave 408 • Si të mbrojmë fëmijet nga të gjitha llojet e abuzimeve 409 Loja si terapi 412 Fëmijët me nevoja të veçanta . Duke u rritur 422 Kurbat e rritjes 422 Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve 423 III. prindërit dhe fëmijët 418 II.

PËRMBAJTJA xv Tabela e sëmundjeve 455 Sëmundjet e veshit 460 Veshët me dyllë 460 Infeksioni i veshit të jashtëm 461 Infeksioni i veshit të mesëm 461 Veshi ngjitës 462 Infeksionet e fytit 463 Dhimbja e fytit 463 Bajamet 463 Kolla dhe infeksionet e kraharorit 465 Kolla 465 Laringiti 465 Bronkitet dhe bronkiolitet 466 Pneumonia 467 Azma 468 Pickimet 469 Pickimet e gjarprit. akrepit. merimangës 470 Parazitët e zorrëve 471 Oksiuret 471 Askaridet 471 Anemia 472 Konvulsionet 473 Sëmundjet e hundës 474 Hundët e bllokuara apo që rrjedhin 474 Rrjedhja e gjakut nga hundët 474 Sinoziti 475 Sëmundjet e syve 475 Infeksioni i qerpikëve 475 Infeksioni i membranës që mbulon kokërdhokët e syrit (konjuktivit) 476 Byci 476 Sytë e vëngër/strabizmi 476 Sëmundjet e gojës 477 Dhimbjet e dhëmbëve 477 Plagët e hapura të gojës (ulçerat) 477 Gjëndrat 478 Gjëndrat limfatike 479 Gjëndrat e fryra 479 Lëkura 479 .

xvi ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE Lëkura e plasaritur 479 Enjtjet 480 Puçrrat/çibanët/forunkulat 480 Herpes simpleksi 481 Puçrrat e vapës (vaporet) 482 Ekzema foshnjore 482 Dermatitet 483 Irritimi i lëkurës nga nxehtësia 483 Alergjitë 484 Urtikaria 484 Alergjitë hundore akute 484 Alergjitë hundore kronike 484 Alergjia ndaj dritës (fotosensiteti) 485 Pickimi nga pleshti 485 Parazitët 486 Morrat 486 Zgjebja 486 Djegiet e lëkurës nga dielli 487 Infeksionet e rrugëve urinare 497 Sëmundjet e sistemit nervor 488 Meningjiti dhe encefaliti 488 Epilepsia (sëmundja e tokës) 489 IV. Ndihma e shpejtë 491 Urgjencat 492 Sjellja e fëmijës në vete 493 Gjendja e shokut 495 Bllokimi i frymëmarrjes 496 Shoku elektrik 498 Helmimi 498 Mbytja në ujë 499 Gjakrrjedhja 499 Djegiet 500 Dëmtimet në kokë 500 Tronditja e trurit 501 Dëmtimet e syrit 501 Fraktura dhe ndrydhja 502 Goditja nga dielli 502 Hipotermia 503 .

PËRMBAJTJA xvii Ndihma e shpejtë e përditshme 503 Kafshimet nga kafshët 504 Pickimet nga insektet 504 Flluskat 504 Të prerat dhe gërvishtjet 504 Trupat e huaj në vesh 505 Trupi i huaj në hundë 505 Ilaçet që duhet të mbani në shtëpi 505 V. Indeks 507 .

por sigurohuni që koka e tij të ketë mbështetjen e duhur 35 37 41 49 51 69 Sigurohuni të mos bllokoni hundën e vockël të bebit tuaj 40 81 82 82 137 Figura 9 Figura 10 Figura 11 Figura 12 137 153 Figura 13 Figura 14 164 Figura 15 164 Figura 16 164 . Përpiquni ta qetësoni me fjalë të ngrohta dhe mbajeni mirë Disa bebe mund të kapin objekte të vogla dhe ndoshta të rrezikshme. por mos harroni të mbroni rrobat tuaja Pozicioni i bebit mbështetur në prehër është i mirë për gromësitje dhe njëkohësisht shumë qetësues për fëmijë me dhimbje barku të vazhdueshme (kolika) Edhe një i posalindur mund të vendoset në pozicion për të gromësitur. Ndërpriteni thithjen ngadalë.xviii ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE PASQYRA E ILUSTRIMEVE Figura 1. mund të fërkoni kokën me një leckë të lagur Shumica e bebeve janë shumë hezitues. Figura 5 Figura 6 Figura 7 Figura 8 Pozicioni që mund të mbani gjatë paralindjes Fazat e lindjes Bebi ndihet shumë mirë në gjirin e nënës Mbani me kujdes kokën dhe qafën Si ta ndërrojmë panolinën Mbajeni bebin përmbys në krahun tuaj për të lehtësuar dhimbjet e barkut (kolikat) Përdorni gishtërinjtë për t’i krijuar bebit mundësi për frymëmarrje. madje edhe qajnë herët e para kur futen në banjë. Figura 3 Figura 4. ndaj tregohuni të vëmendshëm Një gromësitje kur fëmija mbështetet tek shpatulla jep rezultat për shumë fëmijë. Figura 2. duke vendosur gishtin tuaj tregues si në figurë Pozicioni si topi i regbisë është pozicioni më i përshtatshëm Ngrihet mbi parakrahë Shpesh herë. për të shpëlarë shampon.

vajzat dhe identiteti gjinor Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet Muzika ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm Shpërthimet e zemërimit dhe fëmija Karrige sigurie me fytyrë përpara Frymëmarrja artificiale për foshnjat Hapini rrugët e frymëmarrjes (njëlloj si tek foshnjat) Masazhi i zemrës tek foshnjat Goditje në shpinë. Goditje nga përpara Shoku elektrik 204 207 208 212 214 228 228 229 232 241 248 249 252 256 260 261 277 294 493 494 495 497 497 499 .PASQYRA E ILUSTRIMEVE xix Figura 17 Figura 18 Figura 19 Figura 20 Figura 21 Figura 22 Figura 23 Figura 24 Figura 25 Figura 26 Figura 27 Figura 28 Figura 29 Figura 30 Figura 31 Figura 32 Figura 33 Figura 34 Figura 35 Figura 36 Figura 37 Figura 38 Figura 39 Figura 40 Përpiqet të qëndrojë drejt me një këmbë Njeh veten në pasqyrë Luan vetëm zakonisht Ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet Eksploron gjithçka I pëlqen lundrimi Mban lapsin me tre gishta Mund t’u lexojë të tjerëve për t’u shpjeguar figurat Mësojini ngjyrat Uluni për të ngrënë së bashku vaktet e bukës Përfshijeni fëmijën në gatimin e ushqimeve Refuzon të përdorë uturakun Lodra që nxisin krijimtarinë dhe imagjinatën Djemtë. Goditjet në kraharor Goditje në shpinë.

MUAJI I PARË .1 Pjesa I SHTATZANIA DHE LINDJA.

Ky lloj këshillimi i jep përparësi gjithashtu shtatzanive të planifi- M kuara. Që ky fëmijë të jetë sa më i shëndetshëm. Shtatzania është një ngjarje fiziologjike. zbulon në kohë dhe bën të mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet për lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe në kohën e duhur. Kjo bën të mundur gjithashtu dërgimin tuaj në qendra më të specializuara. ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatë shtatzanisë. deri në fillimin e aktivitetit të lindjes. Në mënyrë të përmbledhur këshillimi para konceptimit përbëhet nga: • Identifikimi i rreziqeve të mundshme. . është pjesë e rëndësishme e kujdesit para lindjes. ju duhet të filloni të kujdeseni menjëherë për të dhe për veten tuaj. nëpërmjet historisë riprodhuese dhe mjekësore familjare. Kujdesi për një jetë të re fillon që tani. në rast se keni probleme. por në 5-20% të rasteve mund të ndërlikohet me procese patologjike. sikurse janë ato me diabet mellitus. Ai merr rëndësi të veçantë. Kujdesi para lindjes nënkupton këshillimin.2 1 Kujdesi para lindjes U rime! Ju keni vendosur të bëni një fëmijë. KËSHILLIMI PARA MBETJES SHTATZËNË barëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj. e natyrshme në jetën tuaj. të cilat rrezikojnë shëndetin tuaj apo të fëmijës. sepse zbulon në kohë rastet të cilat duhen trajtuar që herët. Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju ndihmon të ruani shëndetin gjatë shtatzanisë. prandaj këshillimi para se të mbeteni shtatzënë. Objekti i kujdesit para lindjes është që të sigurojë ju dhe çdo grua shtatzënë se shtatzania do të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe pa dëmtuar shëndetin e nënës. apo sëmundje të tjera metabolike apo të trashëguara. hipertension.

Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre. Këshillimi mbi ushqyerjen. ekspozimit ndaj ilaçeve. tuara dhe planit individual për çdo nënë të ardhshme. Vizita e parë para lindjes nënkupton takimin tuaj të parë me shërbimet dhe personelin shëndetësor. 4.KUJDESI PARA LINDJES 3 • • • • • • • gjendjes së ushqyerjes. sapo të mungojnë periodat (që ndryshe ju i quani: zakonet. VIZITA E PARË izita e parë duhet të kryhet sapo të dyshoni se jeni shtatzënë. helmeve dhe problemeve sociale. 3. për çdo grua që mendon të mbetet shtatzënë. Duhet të vlerësohet me kujdes mirëqenia e bebit. Gjatë shtatzanisë duhet të bëhen disa vizita dhe këto të realizohen nga një personel i kualifikuar. të cilët duhet t’ju shërbejnë gjatë shtatzanisë. Kryerja e analizave të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet edhe një edukim i vazhdueshëm shëndetësor për ju si nënë e ardhshme. sado i rrallë. mbipeshën apo nënpeshën. 2. Mos harroni se vizitat para lindjes janë shumë të rëndësishme dhe se kontrolli juaj dhe i bebit. Në çfarë moshe të shtatzanisë duhet të kryhet vizita e parë? Sa më herët që të jetë e mundur. lindjes dhe periudhës së lehonisë. Gjatë këtyre vizitave duhet të diagnostikohen problemet e mundshme dhe faktorët e rrezikut për ju dhe bebin. Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit. Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet hapave të mëposhtëm: 1. 5. cikli menstrual ose menstruacio- QËLLIMET DHE PARIMET E NJË KONTROLLI DHE KUJDESI PARA LINDJES V Q ëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatzanisë është të sigurojë shëndetin tuaj dhe të ruajë bebin të shëndoshë deri në lindje. Kontrolli para lindjes duhet t’i nënshtrohet rregullave të cak- . Diskutimi i gjendjes së imunizimit (vaksinimet që keni bërë deri tani). Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare. të cilat mund të jenë të nevojshme për gjendjen tuaj tani. eshtë gjithmonë më mirë se sa të mos vizitoheni fare.

grupi i gjakut dhe Rhezusi. 2. apo për alergjitë që mund të keni. Cilat janë qëllimet e vizitës së parë para lindjes? 1. Të bëhen analizat bazë laboratorike (gjendja e tanishme e numrit të rruazave të kuqe të gjakut. nëpërmjet analizës së urinës. 5. Ju duhet të regjistroheni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore (konsultore). • Nëse ka pasur më parë një shtatzani jashtë mitrës. 6. 2. kjo flet për mundësinë e anomalive të trashëguara të çiftit. Duhet të keni parasysh se llogaritja e moshës së shtatzanisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit. Historinë e plotë shëndetësore individuale. duhet të siguroheni që shtatzania e tanishme është brenda mitrës. 4. Përcaktimi i numrit total të shtatzanive (lindje. shme.4 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Të raportohen në maternitet gratë. si hemorragjia. MUAJI I PARË net). Pesha e bebeve të lindura më parë. aborte apo shtatzani jashtë mitrës). Të nxirret në pah një histori e hollësishme familjare dhe personale. mosha e shtatzanisë në lind- VLERAT E HISTORISË Një histori e plotë do të përmbajë: 1. Gjendjen social-ekonomike të familjes ku jetoni. si për shembull: • Nëse keni lindur më shumë se pesë fëmijë. Të bëhet një vizitë e hollësishme fizike e të gjitha sistemeve të organizmit. pastërtia vaginale etj. Të dhëna për ilaçet e mundshme që merrni.). Ky informacion mund të japë të dhëna të rëndësishme. sidomos kur i keni pasur të rregullta. 3. për të siguruar kujdesin dhe kontrollin për veten tuaj gjatë gjithë shtatzanisë. 3. Historinë shëndetësore familjare. 4. Historinë e shtatzanisë së tani- . Çdo të dhënë në lidhje me shtatzanitë e mëparshme. • Nëse keni bërë më shumë se tre aborte gjate tremujorit të parë të shtatzanisë. shtatzania e të cilave paraqet rrezik të lartë. 2. Çfarë është e rëndësishme të dihet për shtatzanitë e mëparshme? 1. gjendja e veshkave. Abortet e bëra gjatë tremujorit të dytë flasin për pamundësi të mbajtjes së shtatzanisë nga dëmtime të lindura apo të fituara të qafës së mitrës. 5. Të përcaktohet saktë mosha e shtatzanisë dhe dita e parashikuar për lindje. duhet të dërgoheni në spital për të lindur sepse në momentin e lindjes mund të paraqiten rreziqe.

gjë e cila mund të sugjerojë një diabet tuajin dhe vështirësi në lindje. Duhen bërë përpjekjet për të gjetur shkaqet e vdekjeve të shkuara. Nëse nuk gjenden shkaqe. 3. keto ju vendosin në një shkallë të lartë rreziku për lindjen e tanishme. • Nëse keni lindur fëmijë të tjerë para kohe. që të kërkohet shkaku. të gjenden faktorët të cilët mund të ndikojnë edhe në shtatzaninë e tanishme. nëse keni lindur më parë me operacion. Personeli shëndetësor duhet të dijë: • Nëse keni pasur lindje fëmijësh me peshë të vogël (hipotrofe). • Nëse ka pasur një apo më shumë vdekje të bebeve gjatë lindjes. kur keni bërë një ose më shumë herë lindje para kohe. • Duhet të sigurohemi për mbarëvajtjen e fazës së parë të aktivitetit të lindjes dhe të fazës së fundit të tij. • Nëse keni pasur tension të lartë gjatë shtatzanive të mëparshme. Për çfarë do të pyeteni në marrjen e anamnezës së shtatzanisë? • Pyetja e parë që do t’ju bëhet kur dyshoni se jeni shtatzënë dhe shkoni të kontrolloheni. apo kyretazh (pastrim i hapësirës së mitrës me kyretë) mbas lindjes.KUJDESI PARA LINDJES 5 jet e mëparshme. (sado të vogël në dukje) të dërgoheni në një qendër të specializuar. hemoragjitë e mundshme. jeni në rrezik të lartë për ta bërë përsëri. Problemet e mëparshme gjatë aktivitetit të lindjes si dhe tensioni i lartë në shtatzanitë e mëparshme. mënyra e lindjeve të mëparshme sipas radhës si dhe të gjitha vdekjet e bebeve para apo pas lindjes. që këtë herë të mos ndodhë. është se kur ka qenë dita e parë e periodave të fundit. sepse problemet në shtatzanitë e mëparshme kanë shumë mundësi të ripërsëriten edhe në shtatzaninë e tanishme. ju duhet të kontrolloheni më shpesh se numri i rekomanduar i vizitave dhe sapo te shfaqni një problem. • Nëse keni lindur bebe me peshë mbi 4 kg. duhet të gjendet shkaku përse është bërë dhe të vendoset për mënyrën e lindjes në fund të shtatzanisë së tanishme. I njëjti qëndrim mbahet edhe në rastet kur keni pasur hemoragji vaginale para se të lindnit. në mënyrë që të saktësohet mosha e shtatzanisë dhe të përcaktohet data e përafërt . Të gjitha këto duhet të dihen. rreziku i përsëritjes është i lartë. si dhe për mbarëvajtjen e periudhës placentare. për të marrë masat në kohën e duhur. Pra e thënë më qartë. • Mënyrën e lindjeve të mëparshme: nëse keni lindur me forceps apo me vacuum (lindje me aparat ku kërkohet ndërhyrja e mjekut) duhet të dërgoheni në një qendër të specializuar.

• Sëmundje reumatizmale apo sëmundje të tjera të zemrës. apo një tension i lartë mund të çojë deri në atë që në gjuhën mjekësore quhet preeklampsi apo eklampsi. Edhe alergjitë janë të rëndësishme sepse në rast se do të jepen ilaçe. Cilat janë operacionet e kryera më parë. • Tuberkuloz. të cilat duhet t’i tregohen patjetër mjekut? Operacionet e kryera në aparatin gjenital si: lindje të mëparshme me operacion. ndërhyrje të kryera në qafën e mitrës. deri mbas lindjes. prej sa vjetësh jeni e martuar dhe sa kohë ka që dëshironi një fëmijë. mjeku duhet të jetë i sigurt që ato nuk shkaktojnë alergji.6 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. . të cilat kërkojnë medoemos edhe asistencën e mjekut specialist të zemrës në çdo hap të shtatzanisë. fryrje të kyçeve të këmbëve ose duarve. • Epilepsi (sëmundje toke). • Kujdes i duhet kushtuar shenjave të vogla që mund të keni gjatë kësaj shtatzanie si: të përziera apo të vjella. heqja e mishit të huaj në mitër. gjithashtu. shenja të infeksionit urinar apo çfarëdolloj hemorragjie vaginale. • Sëmundje psikike. Përse është e rëndësishme historia e kaluar mjekësore? Disa gjendje shëndetësore mund të përkeqësohen gjatë shtatzanisë. por nuk keni arritur). disa ilaçe janë mjaft të dëmshme për bebin dhe mund të rrezikojnë edhe jetën e tij. Prandaj ju do të pyeteni nëse keni pasur ndonjëherë ndonjë nga problemet e mëposhtme: • Tension të lartë. riparimet e rrugëve të komunikimit urogjenital. • Do të pyeteni nëse shtatzania është e planifikuar dhe e dëshiruar apo jo dhe nëse keni pasur ndonjë periudhë infertiliteti (pra jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë. MUAJI I PARË e lindjes. • Astmë. mund të rëndoheni gjatë shtatzanisë. të cilat rrezikojnë jetën tuaj. • Diabet. gjë që do të thotë gjendje shumë e rrezikshme për jetën tuaj. dhimbje stomaku apo kapsllëk. Përse është e rëndësishme pyetja për ilaçet e marra apo alergjitë? Sepse nëpërmjet marrjes së ilaçeve të përdorura nga ju kuptohen sëmundjet që keni kaluar. nëse nuk kanë dalë në pah deri në atë moment. ndërhyrjet kirurgjikale në zemër. • Kërkohen probleme të ndryshme mjekësore që mund të keni pasur në fillim të shtatzanisë si: sëmundje me temperaturë të lartë. për shembull nëse keni sëmundje të zemrës. • Sëmundje të tjera të përgjithshme.

rritet mjaft rreziku i shtatzanisë për ju dhe fëmijën. rëndësi të madhe. duhet të referoheni tek mjeku specialist për ekzaminime të mëtejshme dhe e gjithë ndjekja e shtatzanisë duhet të bëhet nga ekipi. ju do të nxiteni të ushqeni me gji fëmijën tuaj. • Gjatë takimeve me personelin mjekësor. në krahasim me çfarëdolloj ushqimi tjetër artificial. Çfarë shihet në gjendrën tiroide? Nëse është e zmadhuar. do t’ju bëhen të ditura avantazhet e tij. si tregues i gjendjes së saj shëndetësore Vizitohen me kujdes sistemet dhe organet e mëposhtme: • Gjëndra tiroide • Gjoksi • Aparati i frymëmarrjes • Aparati i qarkullimit të gjakut dhe zemra • Organet që gjenden në bark • Organet e jashtme dhe të brendshme seksuale. • Sepse nëse ju kanë braktisur. të cilat kërkojnë pastaj kontrolle të mëtejshme. kequshqyerja rrit rrezikun për lindjen e një fëmijë të vogël në peshë dhe keqtrajtimi fizik shkakton lindje para kohe apo trauma të tjera obstetrikale.KUJDESI PARA LINDJES 7 Përse është e rëndësishme historia familjare? Në rastet kur keni familjarë me sëmundje si diabeti apo hipertensioni. Çfarë është e rëndësishme në vizitën e gjinjve? • Thumbat e gjinjve. VIZITA FIZIKE Ku përqendrohet vëmendja gjatë vizitës fizike? Pamja juaj e përgjithshme ka një . apo persona me prapambetje mendore. • Shihet nëse ka masa të forta në gji apo rrjedhje të tij. të cilat nëqoftëse janë të futur nga brenda duhet të përpunohen gjatë shtatzanisë për t’u përgatitur për ushqyerjen me gji të bebit. bebi mund të lindë i vogël për moshën e shtatzanisë dhe me keqformime. kur keni në familje lindje me dy ose më shumë fëmijë njëherësh (binjakë ose trinjakë). • Sepse gjendja e keqe ekonomike rrit rrezikun për tuberkuloz. keni nevojë për ndihmë të veçantë të organizmave përkatëse për veten dhe për bebin. Përse informacioni për gjendjen tuaj social-ekonomike është i rëndësishëm? • Sepse nëse pini duhan apo alkool. si shkëputja para kohe e placentës. i përbërë nga gjinekologu dhe endokrinologu. kur keni raste që kanë kaluar hemorragji të rëndë mbas lindjes.

. Nëse këto zhurma janë të pranishme. si dhe të mbrohet thithi nga dëmtimet apo çarjet që mund të ndodhin më pas. (kur ai është i futur brenda). Masazhi i gjirit realizohet duke e kapur gjirin me të dy duart. me qëllim diagnostikimin e zhurmave në zemër dhe në mushkëri. ju do të referoheni në qendra më të specializuara për këto probleme. vështirësi në frymëmarrje. Dëgjohen me stetoskop rrahjet e zemrës dhe mushkëritë. gjë e cila shton qarkullimin e gjakut në gji dhe ndihmon lëvizjen e qumështit në kanalet e tij. Kjo ndihmon që thithi të zmadhohet dhe të forcohet dhe të përgatitet kështu për ushqyerjen e ardhshme me gji. të cilat pengojnë më vonë ushqyerjen e bebit. • Prania e shenjave. Kjo përgatitje bëhet me anë të masazhimit të thumbave të gjirit dhe pastaj të gjithë gjirit. gjatë ushqyerjes me gji. cikatrierve (ndërhyrje kirurgjikale të mëparshme). Si vizitohet barku në vizitën e parë? Para kësaj vizite ju duhet të keni boshatisur fshikëzën e urinës. Ndërsa rrotullimi i thithit bëhet duke e kapur me delikatesë atë me gishtin e madh dhe tregues dhe duke e rrotulluar (një herë në drejtim të akrepave të orës dhe një herë në drejtim të kundërt me to). të jeni e shtrirë në kurriz dhe me jastëk nën kokë. Në të njëjtën kohë ndreqen disa anomali të thumbit të gjirit. MUAJI I PARË Si përgatitet gjiri për ushqyerjen me gji? Përgatitja e gjirit për ushqyerjen me gji të fëmijës duhet të fillojë gjatë muajit të fundit të shtatzanisë dhe jo më parë. anomali të shtyllës kurrizore. kurse pjesa tjetër e dorës (pëllëmba) mban pjesën e poshtme të tij. Kjo procedurë kryhet 10 deri në 15 herë për secilin gji. sepse ai nuk e kap dot gjirin. Duhet të matet tensioni arterial dhe pulsi. 3. 2. Në vazhdim të dy duart rrëshqasin ngadalë drejt thumbit të gjirit. duke e mbajtur gjithmonë thithin midis dy gishtave. • Forma dhe përmasat e mitrës.8 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Shenjat që kërkohen janë: • Shtresa të tepruara dhjami. sepse mund të fillojë aktiviteti i lindjes para kohe. Një procedurë e tillë bëhet 30 sekonda për secilin thith të gjirit. gishtat e mëdhenj qëndrojnë në pjesën e sipërme të gjirit. Zakonisht gjatë kësaj vizite ju zhvisheni nga mesi e sipër dhe personeli shëndetësor vrojton shenjat e mëposhtme: deformime të kafazit të kraharorit. Çfarë është e rëndësishme për t’u vizituar në aparatin e frymëmarrjes dhe në zemër? 1.

Për të përjashtuar këtë të fundit është mirë të merret një Pap-test që në vizitën e parë. • Matja e gjatësisë nga fundi i mitrës deri në mes të kockës pubike. të cilat kanë tendencë të rriten gjatë shtatzanisë dhe mund të shkaktojnë abort. 4. • Matja e përmasave të bebit me anë të ekografisë (që në gjuhën popullore quhet “eko”). PËRCAKTIMI I MOSHËS SË SHTATZANISË ër të përcaktuar sa më saktë moshën e shtatzanisë dhe datën e parashikuar të lindjes. apo nga fillimi i një procesi tumoral. 2. Nëqoftëse e mbani mend mirë P . Gjatë vizitës vaginale me dy duar (bimanuale). • Kontrollohet barku me dorë për përmasat dhe ndjeshmërinë e mëlçisë. shihet qartë madhësia e mitrës në raport me moshën e shtatzanisë si dhe përjashtohen masat e mundshme në vezore. Shenja të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. madhësinë dhe fortësinë e saj. Duhet pasur parasysh se ky veprim mund të bëhet vetëm kur paraqiteni për kontroll mbas javës së 13-të të shtatzanisë. Kur do të lindë fëmija? Një shtatzani normale zgjat 40 javë. Shihet nëse qafa e mitrës është e hapur apo jo. të cilat shpesh duken me sy të lirë. si dhe nëse ka masa të tjera të papërcaktuara mirë në hapësirën e barkut. nga prania e “plagëve” apo rrjedhjeve karakteristike. Mosha e shtatzanisë vlerësohet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit. shpretkës. lindje para kohe. duhet të përdoren të gjitha informacionet në dispozicion: • Dita e parë e periodave të fundit • Përmasat e mitrës gjatë vizitës nga barku dhe asaj vaginale. si miomat. Çfarë duhet parë në organet e jashtme dhe të brendshme seksuale? 1. veshkave. 40 javë janë dhjetë muaj hënorë ose nëntë muaj kalendarike. nga dita e parë e periodave të fundit. 3. atëhere kur kemi të bëjmë me cikle të rregullta menstruale dhe kjo ditë është e sigurt. Dëmtime të qafës së mitrës nga ndërhyrje të mëparshme.KUJDESI PARA LINDJES 9 • Keqformime të tjera të dukshme. Si vizitohet mitra gjatë vizitës së parë? Mitra preket nëpërmjet murit të barkut dhe kjo gje bëhet për të përcaktuar formën. Gjithashtu në këto momente shihet nëse mitra mund të ketë masa jo normale. apo dhimbje të forta të barkut. që do të thotë mbas muajit të tretë. • Rezultatet e vizitave ekografike.

Nëse dyshoni për diçka të tillë. Një mënyrë e shkurtër për ta llogaritur është: nga dita e parë e periodave të fundit zbriten tre muaj dhe shtohen mbi të 7 ditë. Nga java 13-të deri në javën e 24-t të shtatzanisë. Ajo që ndihmon më shumë. Por ka raste kur kjo madhësi është më e madhe se duhet të ishte për moshën e dhënë. muaji i pestë. Për shembull nëse periodat e fundit kanë qenë më 7 maj. dyshohet për prapambetje të rritjes së bebit. . Përveç kësaj dyshohet edhe për sasi të pakët të lëngut amniotik (ujrat që rrethojnë bebin). gjë e cila shoqërohet me dëmtime të mundshme të bebit. përmasat e mitrës janë të tilla që nuk dallohen nga barku. i cili është muaji i dytë. është ekografia. 3. • Sasi të shtuar të lëngut amniotik (ujrat që rrethojnë bebin). kështu që si për ju. Përse është i rëndësishëm vlerësimi i madhësisë së mitrës? Nëqoftëse rritja e mitrës nuk përputhet me rritjen e moshës së shtatzanisë. që do të thotë tre muajshe. Në këto raste dyshohet për: • Shtatzani me shumë fëmijë (dy ose më shumë). zbrit tre muaj. sidomos në rast paqartësie. vetëm me vizitën gjinekologjike te mjekut ose personelit shendetësor. • Diabet të nënës. shtohen 7 ditë dhe data e mundshme e lindjes rezulton 14 shkurt. bebi do të lindë normalisht pas 9 muajve e 7 ditëve nga dita e parë e periodave. mberrin në 7 shkurt. duke matur distancën nga kocka pubike deri në fundin e mitrës. që do të thotë muaji i gjashtë. Si mundet që madhësia e mitrës të ndihmojë në përcaktimin e moshës së shtatzanisë? 1.10 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku specialist.). në raport me moshën e shtatzanisë. Pas javës së 24-t të shtatzanisë mitra bëhet e dukshme edhe me sy të lirë. vdekje të bebit brenda në mitër. 2. MUAJI I PARË ditën e parë të periodave të fundit dhe keni pasur një cikël të rregullt. ashtu edhe për personelin mjekësor është më i lehtë përcaktimi i madhësinë së saj në raport me moshën e shtatzanisë. apo plasje para kohe të membranave. Deri në javën e 12-të. Sa u tha më sipër ka vlerë për rastet kur madhësia e mitrës është më e vogël se sa duhet të ishte. mitra preket mirë nga barku dhe përcaktohet me lehtësi madhësia e saj. sepse vihet në rrezik jeta ose e ardhmja e bebit. • Fëmijë me peshë të madhe (mbi 4 kg.

• vlerësuar rrugët e lindjes. para se të fillojë aktiviteti i lindjes. • Mundësisht për marrjen e Paptestit. • konfirmuar pamjaftueshmërinë e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzaninë deri në fund. Në kontrollin e parë vizita vaginale bëhet për: • Përcaktimin e diagnozës: shtatzani. VIZITAT E ZAKONSHME Kontrollet e zakonshme gjatë shtatzanisë janë: 1. glukozë dhe infeksion (mundësisht mbjellje e urinës) 3. • Vlerësimin e moshës së shtatzanisë. • përcaktuar rrezikun e lindjes para kohe. para se të stimulohet artificialisht aktiviteti i lindjes në fund të shtatzanisë. • Zbulimin e keqformimeve të aparatit gjenital të gruas. pasi ju është marrë leje dhe ju është thënë një arsye bindëse për të bërë vizitën. Për këtë arsye një vizitë vaginale mund të kryhet vetëm pasi ju jeni informuar me hollësi nga mjeku për llojin e vizitës. Në kontrollet e tjera para lindjes vizita vaginale kryhet për të: • përcaktuar gjendjen e rrezikut të abortit. Grupi i gjakut dhe faktori Rh . Jo të gjitha gratë shtatzëna e lejojnë me dëshirë këtë ekzaminim. para se të fillojë aktiviteti i lindjes. ka një arsye të mjaftueshme dhe se ai i di mirë rastet kur kjo vizitë dëmton shtatzaninë.KUJDESI PARA LINDJES 11 PSE ËSHTË E NEVOJSHME VIZITA VAGINALE GJATË SHTATZANISË? V izita vaginale e kryer me dorë nga mjeku gjinekolog. sidomos në fillim të saj. Përcaktimi i nivelit të hemoglobinës 2. • Vlerësimin e sekrecioneve vaginale. • Vizitën e saktë të qafës së mitrës. • vlerësuar pjesën paraqitëse të bebit. e cila mund të sjellë probleme me rritjen e shtatzanisë. është vizita më intime që bëhet gjatë shtatzanisë. Ju duhet ta dini që kur mjeku e kërkon këtë lloj vizite. • vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës. Vizita vaginale nuk këshillohet vetëm në rastet kur keni pasur hemorragji para lindjes në shtatzanitë e mëparshme dhe kur kanë plasur membranat dhe ka rrjedhje ujrash. Vlerësimi i shkallës së pastërtisë vaginale 4. Testet urinare për albuminë.

këto tre vizita janë të mjaftueshme. Kur një shtatzani zhvillohet normalisht. Cilat janë qëllimet e vizitës së dytë para lindjes? 1. sepse në këtë moshë janë formuar krejtësisht organet e tij. Vlerësimi i vizitave të zakon- Q . ndërsa në muajin e nëntë çdo javë. apo më shumë • vërtetuar zhvillimin normal të shtatzanisë Vizita e dytë duhet bërë gjatë tremujorit të dytë dhe sidomos në javën e 23-24-t të shtatzanisë për të: • vërtetuar ecjen normale të shtatzanisë • përjashtuar keqformimet e mundshme të fëmijës. Vizita e tretë duhet bërë gjatë tremujorit të tretë për të: • përcaktuar mënyrën e vendosjes së bebit (me kokë ose jo) • përcaktuar një peshë të përafërt të bebit • përcaktuar me saktësi vendosjen e placentës. dhe në varësi të gjendjes tuaj dhe të bebit. Në këtë pikë është me interes të sqarojmë që vizita ekografike është me rëndësi gjatë shtatzanisë. • përcaktuar vendosjen e placentës. Kur çdo gjë ecën normalisht. Vizita e parë duhet të bëhet gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë për të: • përcaktuar moshën e shtatzanisë • vërtetuar që shtatzania është brenda në mitër • vërtetuar praninë e një fëmije. MUAJI I PARË 5. në varësi të situatave të cilat mund të krijohen. Natyrisht në rastin e shfaqjes së problemeve nuk do të ruhet kjo shpeshtësi. Në çdo vizitë do të maten presioni i gjakut dhe pesha juaj. Një vizitë ekografike. për vizita të tjera dhe duhet të mbani mend që kjo është shumë e rëndësishme. VIZITA E DYTË PARA LINDJES ë në vizitën e parë ju do të ftoheni nga personeli mjekësor për t’u kthyer sërish në shërbimet e kujdesit të nënës dhe fëmijës. Testet serologjike për sifiliz 6. Vizita të tjera ekografike janë të nevojshme vetëm nëse mjeku specialist i sheh të domosdoshme. por nuk duhet tepruar. nëse ekziston mundësia. Shpeshtësia e këtyre vizitave do të varet nga gjendja juaj dhe e fëmijës. më tej çdo dy javë. Tre vizita ekografike janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për nëntë muaj. Pap-testi. edhe kur qafa e mitrës duket normale me sy të lirë 7.12 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. vizitat duhet të bëhen çdo muaj deri në muajin e 7-të.

në shtatzanitë e mëparshme • Lindje të shumta (mbi katër lindje) • Dy ose me shumë aborte të mëparshme spontane • Lindje të mëparshme para kohe • Lindje të mëparshme të fëmijëve të vegjël për moshën e shtatzanisë • Interval i shkurtër ndërmjet lindjeve (më pak se një vit) • Lindje të mëparshme të fëmijëve me peshë mbi 4000 gram • Lindje të mëparshme të fëmijëve me keqformime të lindura • Lindje të vështira të mëparshme (asfiksi e bebit në lindje) • Tension i lartë gjatë shtatzanive të mëparshme • Lindje të mëparshme me operacion apo forceps • Ngushtim i kockave të legenit. • Pamjaftueshmëri e qafës së mitrës. e vërtetuar gjatë shtatzanive të mëparshme • Fëmijë të lindur të vdekur apo që kanë vdekur menjëherë mbas lindjes. bëhet testi i imunizimit për të vendosur pastaj protokollin e ndjekjes së mëtejshme. 4. shme të bëra mbas vizitës së parë. sidomos në sferën gjenitale. Nëse niveli i hemoglobinës rezulton i ulur. apo të diagnostikuara gjatë vizitës së parë para lindjes • Nëse janë bërë ndërhyrje të mëparshme kirurgjikale. Cilat janë situatat për të cilat ju duhet të vizitoheni patjetër nga mjeku specialist? • Mosha juaj më e vogël se 17 vjeç apo më e madhe se 35 vjeç • Histori familjare për keqformime gjenetike apo të trashëguara • Shtesë në peshë mbi 13 kg gjatë shtatzanisë • Dobësia (në peshë) • Gjatësia nën 145 cm • Ekspozim ndaj lëndëve dëmtuese: radiacioni. 3. jepet ilaçi përkatës si dhe mjekohet infeksioni vaginal. Hartimi dhe zbatimi i protokolleve që do ndiqen për gratë me shtatzani me rrezik të lartë. Këshillimi për ushqyerjen. kur vërtetohet prania e tij me mbjellje. 5. duke marre masa për trajtimin e problemeve që mund të dalin.KUJDESI PARA LINDJES 13 2. Nëse Faktori Rh rezulton negativ. Vlerësimi i ecurisë së shtatzanisë. • Përdorimi i duhanit • Prania e vazhdueshme e faktorëve stresues dhe të problemeve psikologjike • Vështirësi për të mbetur shtatzënë • Keqformime të vërtetuara të mi- trës apo të qafës së mitrës • Prania e fibromiomave të ditura më parë. i lindur apo i fituar • Paraqitje jo normale të fëmijës në lindjet e mëparshme • Shtatzani të mëparshme me shumë fëmijë . infeksionet virale apo lëndë kimike. veshjen dhe mënyrën e jetesës.

sëmundje të veshkave. tension të lartë. ju filloni të ndjeni lëvizjet e fëmijës (në shtatzaninë e parë ndihen më vonë. e cila arrin deri në nivelin e kërthizës. diabet. të mushkërive. e cila flet për funksionimin e veshkave. pavarësisht nëse ndjeni . Vetëm mjeku mund të thotë me siguri se gjithçka po ecën normalisht. kurse në të tjerat më herët) dhe të prekni madhësinë e mitrës. epilepsi. Gjatë vizitave të radhës. Asnjë ilaç nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë pa rekomandimin e mjekut specialist gjinekolog. Në vizitat e tremujorit të tretë matet rregullisht (në çdo vizitë) presioni arterial. sëmundje malinje të mëlçisë. SI DUHET VLERËSUAR GJENDJA E BEBIT? ritja e bebit vlerësohet në çdo vizitë para lindjes. • Hemorragji vaginale gjatë shtatzanisë.14 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. të cilat duhet të respektohen nga ju. sepse kjo është periudha kur mund të shfaqen ndryshime të rrezikshme të tij dhe përcaktohet albumina në urinë. të cilat vështirësojnë gjendjen e përgjithshme • Ankesa gjate urinimit • Dhimbje barku të çfarëdo lloj natyre • Rrjedhje ujrash para se të fillojë aktiviteti i lindjes • Tejkalimi i dates se parashikuar për lindje (më shumë se një javë) • Pakësimi i lëvizjeve të bebit (më pak se 12 lëvizje në 24 orë). MUAJI I PARË • Gjendje depresive mbas lindjeve të mëparshme • Kur ka pasur sëmundje të diagnostikuara më parë të zemrës. pavarësisht nga ngjyra e errët apo e hapur (dyshohet për ndërprerje të shtatzanisë) • Të vjella të shpeshta. Këto të dhëna të thjeshta ju tregojnë se fëmija po zhvillohet normalisht. në varësi të numrit të lindjeve. Më lart kemi folur për shpeshtësinë e këtyre vizitave. aq sa mund të preket edhe nga ju vetë. • Probleme të abuzimit fizik në familje. sëmundje të gjakut. shqetësime apo jo. të tiroides. Deri në javën e 12-të vërehet vetëm rritja e mitrës deri mbi kockën pubike. ju dhe pjesëtarët e tjerë të familjes duhet të informoheni menjëherë dhe t’ju jepen mundësitë e zgjidhjes. Gjithashtu vlerësohet pesha juaj për shtesa të tepërta. përdorim droge apo alkooli. Gjithmonë ju mbetet ju të vendosni se çfarë duhet bërë më tej. Nga java e 18-të deri në javën e 22-të. nëse vërtetohet prania e një keqformimi të fëmijës. Në muajin R VIZITAT E RADHËS V izitat e radhës shpesh mund të jenë pa probleme.

Në rastet me komplikacione të rënda. Kur numri i rrahjeve është më pak se 120/ minutë. Ju duhet të keni parasysh që. ju do të këshilloheni të shënoni në një bllok çdo lëvizje të fëmijës. mundësisht çdo ditë në tre muajt e fundit të shtatzanisë. tërbimit. Në rast se janë më shumë. Ato mund të dëgjohen nëpërmjet një stetoskopi apo fetosoni. sepse varet edhe nga gjendja juaj emocionale. Mjaft rëndësi në këtë periudhë e deri në fund ka edhe numri i lëvizjeve të bebit dhe tonusi i tyre. duhet të jetë në vëmendje të veçantë të mjekut. si këmba apo dora nëpërmjet barkut. vaksina u bëhet grave të cilat udhëtojnë në zonat e rrezikut. Në rastet kur në të kaluarën tuaj ka pasur probleme obstetrikale. Imunoglobulinat këshillohen si parandalim pas ekspozimit ndaj rrezikut të hepatitit B. nga mjeku kërkohen vlerësime të tjera më të veçanta të gjendjes së bebit. Në praktikën e deritanishme mund të thuhet se vaksinimi me vaksina virale të gjalla nuk rekomandohet në disa raste gjatë shtatzanisë (si fruthi dhe shytat) dhe i kufizuar në raste të tjera si poliomieliti. kërkohet ndërhyrje e mjekut specialist gjinekolog. Sidoqoftë. Rrahjet e zemrës së fëmijës janë një parametër i rëndësishëm për vlerësimin e mirëqenies së tij. edhe gjatë shtatzanisë. të drejtoheni urgjentisht tek mjeku specialist gjinekolog. Vaksinat virale inaktive dhe ato bakteriale mund të përdoren njëlloj si nga pjesa tjetër e popullsisë. Normalisht ato janë 120-160 rrahje/minutë. sepse është një periudhë kur rrezikohet jeta e bebit. variçelës. i cili u bëhet vetëm grave të ekspozuara ndaj rrezikut. ose nëpërmjet një ekografie të zgjatur deri në 20-30 minuta. nëse nga dita e parashikuar për lindje ka kaluar më tepër se një javë (maksimumi i tolerancës është dy javë). po kështu edhe për ethet e verdha. për shkak të zhvillimeve të reja dhe të shpejta në këtë fushë. nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka problem për bebin. VAKSINIMI ekomandimet për vaksinimet e gruas shtatzënë janë të pjesshme dhe të paplota. tetanozit. Kur këto lëvizje janë mbi 12 për gjithë orët që jeni zgjuar dhe ato ndihen të forta e shoqërohen ndonjëhere edhe me deformime të barkut. Lëvizjet e fëmijës vërtetohen nga pyetjet që ju bëhen.KUJDESI PARA LINDJES 15 e shtatë mund edhe të preken pjesë të vogla të bebit. R . do të thotë që fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. rreth javes së 20-të të shtatzanisë e deri në fund të saj. kryesisht përreth kërthizës.

Në kundërshtim me atë që është thënë deri tani. Rritja e nivelit të progesteronit. Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. pasi ecja vë në lëvizje . Për këtë arsye këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës të qëndroni shtrirë ose ulur. Tanimë organizmi juaj vihet edhe në dispozicion të fëmijës. nuk rekomandohet kufizim i marrjes së lëngjeve dhe kripërave. dhe të mos përdorni veshje të shtrënguara. të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës. Është pasojë e kthimit të ushqimit nga stomaku në ezofag. Konstipacioni (kapsllëku). Me avancimin e shtatzanisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut. Është detyrë e personelit mjekësor që merret me kujdesin para lindjes. apo kur qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë.16 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzanisë. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët. MUAJI I PARË Vaksinimi ndaj tetanozit është i detyruar në mjaft vende të botës. Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. duke vështirësuar qarkullimin e tij. Urthi që shumë gra e perceptojnë si djegje ose dhimbje stomaku. Gjithashtu këshillohet që gjatë shtatzanisë të flini në krahun e majtë. Zakonisht bëhen dy doza imunizimi kundër tetanozit gjatë shtatzanisë. rritet edhe mitra dhe kësisoj shtyp enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut. nga shtypja që ushtron mitra gjatë ditës. muskulturën e zorrëve. Urthi. të kufizoni qendrimet për një kohë të gjatë në këmbë. të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut. ul lëvizshmërinë e zorrëve. duke filluar nga tremujori i dytë i saj. Me rritjen e moshës së shtatzanisë. Ai shfaqet në rreth 50% të grave shtatzëna dhe shtohet me rritjen e moshës së shtatzanisë. që t’ju sqarojë për këto ndryshime të pritshme të organizmit tuaj. vjen si pasojë e shtypjes së stomakut nga mitra shtatzënë. e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla. i cili është hormoni kryesor i shtatzanisë. Edemat (fryrjet) e gjymtyrëve. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë. Dhimbjet PROBLEMET E VOGLA TË SHTATZANISË G jatë shtatzanisë ndodhin shumë ndryshime. si edhe në vendin tonë. ato duhen marrë në sasinë e duhur. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzanisë. por me këmbët në nivelin e gjoksit për 15-20 minuta. kur edhe volumi i mitrës rritet. të cilat janë të lidhura me të. si për shembull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë.

Duhet të theksojmë se shtatzania favorizon shfaqjen e kolpiteve (infeksion i qafës së mitrës) mykotike. Ngërçet muskulare të këmbëve. salcat e ndryshme. dhe të mos përdorni ushqime pikante.KUJDESI PARA LINDJES 17 janë më të shpeshta gjate natës. Por ka raste të tjera kur të gjitha shenjat që përmendëm më sipër janë të pranishme. dhe në këto raste rekomandohet mbjellja e sekrecioneve dhe bëhet mjekimi sipas shkaktarit dhe antibiotikut që e lufton atë. që i plotësojnë nevojat tuaja ditore për kalcium. Shtatzania shoqërohet me ndryshime në qarkullimin e gjakut. nuk kanë erë të keqe dhe nuk shkaktojnë kruarje. favorizon ndryshimin në aciditetin vaginal dhe shtimin e sekrecioneve vaginale. Sekrecionet vaginale. Këshilla më e mirë në këtë rast është që të hani shpesh dhe sasi të vogla ushqimi. duhet të matet menjëherë presioni i gjakut. sepse ky lloj ushqimi i favorizon hemorroidet. gjë e cila ndonjëherë shkakton dhimbje koke. por të bardha. sepse uji ul aciditetin e stomakut. Në disa raste sekrecionet vaginale mund të jenë të shtuara. Sido që të jetë. të kufizoni qëndrimet e zgjatura në këmbë dhe ecjet e gjata. në rastin kur keni dhimbje koke. gjë e cila kërkon trajtim specifik. lëngun e domates dhe të mos pini duhan. këshillohet qëndrimi shtrirë. . Marrja e tabletave të kalciumit parandalon edhe prishjen e dhëmbëve gjatë shtatzanisë. të shtoni në dietë qumështin dhe të pini ujë gjatë ngrënies. kur jeni shtri-rë dhe gjatë ditës kur përkuleni përpara. Ju duhet të përdorni pomada antihemorroidale. Këshillohet gjithashtu të përdorni jastëk pak të lartë për të fjetur. Ju duhet të shtoni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë më shumë kalcium dhe fosfor dhe në pamundësi të merrni tableta kalciumi. trajtohet shkaku sipas rastit. Janë të shpeshta gjatë shtatzanisë. Nëse dhimbja e kokës ka origjinë tjetër si sinusiti (infeksion i një hapësirë të kockat e kokës. nga një në ditë. mund të merrni pa frikë një kokërr paracetamol. Dhimbjet e kokës. mbasi kjo mund të jetë shenja e parë e tensionit të lartë të shtatzanisë. Hemorroidet (majasëlli). Në rast se kjo përjashtohet. Për ju nuk këshillohen ushqime të thata dhe pikante dhe duhet të pakësoni lëngjet e agrumeve (portokalle/limona). Gjatë shtatzanisë niveli i lartë i hormoneve. që është tamam mbi kockën e hundës) etj. pa ngjyrë. Kur nuk ka shkak tjetër për dhimbjen e kokës. Vijnë si pasojë e mungesës së kalciumit dhe fosforit dhe si pasojë e shtypjes së nervave të fundit të kurrizit. Ndodhin si pasojë e vështirësisë së kthi-mit të gjakut. veçanërisht në krah të majtë.

. Këshillohet ndryshim i dietës. kufizimi i ushqimeve me shumë yndyrë. gjatë gjysmës së dytë të saj. Zakonisht zhduken mbas muajit të tretë të shtatzanisë. Urinimi i shpeshtë gjatë shtatzanisë mund të shfaqet që në fillim të saj dhe është një ankesë jo e rrallë e grave shtatzëna. Duhet të kujtojmë që ndonjëherë dhimbjet e shpinës fshehin një infeksion urinar apo një rrezik për abort. Fillojnë herët në mëngjes. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qendra e rëndesës se trupit. Ndonjëherë të vjellat janë aq të shpeshta saqë mund të dobësoheni tej mase dhe të humbni lëngje. i cili ndodh shpesh gjatë shtatzanisë. por mendohet se janë pasojë e mungesës së vitaminës B në gjak.18 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Megjithatë duhet pasur parasysh që urinimi i shpeshtë mund të jetë edhe shenjë e infeksionit urinar. Qëndrimet normale. duhet kërkuar për një sëmundje tjetër. Vjen si pasojë e dobësimit të muskulaturës së rrugëve urinare. pa sforcime. Nëqoftëse të vjellat do të vazhdojnë mbas muajit të tretë të shtatzanisë. përdorimi i bukës së thekur. gjë e cila ju detyron të kontraktoni muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. ushqyerje e shpeshtë dhe në sasi të pakta. i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Kur ato vazhdojnë. duhet t’i drejtoheni mjekut specialist gjinekolog. vijnë si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në mëlçi dhe tëmth. dhe në këtë rast duhet të drejtoheni tek mjeku specialist gjinekolog. si për shembull në stomak. të shtoni në dietën ditore kalcium dhe vitamina dhe të pakësoni marrjen e yndyrnave dhe dhjamrave. Kruarjet e lëkurës gjatë shtatzanisë. Të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzanisë nuk dihet mirë përse shkaktohen. dhe pasojë e shtypjes që bën mitra shtatzënë mbi fshikëzën urinare. MUAJI I PARË Dhimbjet e mesit janë të zakonshme gjatë shtatzanisë. në gjysmën e parë të shtatzanisë. kur stomaku është bosh. ndryshimeve hormonale apo ndryshimit të presionit të gjakut. Kur vërtetohet infeksioni urinar. që t’i çkontraktoni ato si dhe të kufizoni qëndrimet e gjata në këmbë. Ju duhet të përdorni kremra neutrale për të qetësuar kruarjen. por mund të shfaqen edhe në orë të tjera të ditës. Ju duhet të bëni ushtrime për muskujt e shpinës. Shtimi në peshë shkakton një tërheqje shtesë mbi kurrizin tuaj. pa shenja të tjera. apo fillimin e pre-eklampsisë (sëmundja e tensionit të lartë të shtatzanisë). Ndodhin më shpesh në shtatzaninë e parë (kjo nuk do të thotë që nuk shfaqen në shtatzanitë e tjera) dhe në tremujorin e parë të saj. prandaj nuk duhen nënvlerësuar. Ato zhduken menjëherë mbas lindjes.

ai duhet mjekuar menjëherë. që haset më shpesh te gratë shtatzëna. si pasojë e vështirësisë së kthimit të gjakut në zemër. mbasi pesha është një ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e variceve. PROBLEMET E MËDHA TË SHTATZANISË jatë shtatzanisë. Venat varikoze (varicet) janë zgjerim i venave. Ju duhet ta dini që këto probleme janë normale gjatë shtatzanisë dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Lodhja është pasojë e zmadhimit të mitrës me zhvillimin e shtatzanisë. Variçet mund të pakësohen nga përdorimi i “çorapeve” speciale (të rekomanduara nga mjeku specialist i enëve të gjakut) dhe nga gjimnastika. Nuk rekomandohet përdorimi i ilaçeve për gjumë. që nuk ju lejon të bëni gjumë të rehatshëm. rekomandohet të mos përdoren lëngje me shumicë para gjumit. apo trajtohen pa u shtruar në maternitet. Ju nuk duhet të qëndroni gjatë në këmbë dhe duhet të ruani peshën gjatë shtatzanisë. Për të shmangur urinimin e shpeshtë gjatë natës. Ju duhet të vazhdoni aktivitetin tuaj normal ditor dhe të përdorni disa jastëkë për të fjetur. Ju duhet të qëndroni shtrirë në krahun e majtë për të shmangur shtypjen dhe si pasojë uljen e tensionit. Lodhja dhe pagjumësia gjatë shtatzanisë janë të zakonshme për tremujorin e tretë të saj. krahas problemeve të vogla. Tensioni i ulët gjatë shtatzanisë është më i shpeshtë gjatë tremujorit të tretë të saj.KUJDESI PARA LINDJES 19 nëpërmjet analizave të urinës. Lëvizjet e shpeshta të fëmijës gjatë natës mund t’ju zgjojnë nga gjumi. Variçet prekin më shpesh këmbët dhe vulvën (pjesën e jashtme të organeve genitale). por një gotë çaj ose qumësht i nxehtë para gjumit bëjnë mjaft mirë. si pasojë e veprimit të progesteronit në qendrën e frymëmarrjes dhe në fund të shtatzanisë vjen si pasojë e zvogëlimit të hapësirës së kafazit të kraharorit. të cilat nuk kanë nevojë për trajtim. sepse është një ndër shkaqet kryesore të fillimit para kohe të aktivitetit të lindjes dhe plasjes para kohe të membranave. si pasojë e shtypjes që mitra i bën enëve të mëdha të gjakut në bark. të cilët ndihmojnë për të gjetur një pozicion më të rehatshëm. po kështu edhe urinimet e shpeshta dhe ankthi për lindjen janë faktorë të tjerë që ju prishin gjumin dhe ju shtojnë lodhjen. G . Vështirësia në frymëmarrje gjatë shtatzanisë fillon në tremujorin e parë. dhe të qëndroni me këmbët në nivelin e kokës. nga shtyrja lart e diafragmës prej mitrës shtatzënë.

sa për t’u njohur me to. Ushtrimet në klasa me punonjës të specializuar dhe ushtrimet aerobike janë gjerësisht të përdorshme dhe mjaft të dobishme gjatë shtatzanisë. të cilat mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të fëmijës. për shembull. tensioni i lartë gjatë shtatzanisë. ushtrimet fizike të moderuara janë të pranueshme gjatë shtatzanisë. Nëse jeni mësuar me ushtrimet aerobike para shtatzanisë. Pikërisht për këto arsye ato trajtohen në maternitet. Aktiviteti fizik rrit nevojën për oksigjen të nënës dhe rrit punën e zemrës. Këtu po përmendim vetëm disa nga problemet e mëdha të shtatzanisë. Punësimi që kërkon aktivitet të shprehur fizik dhe lodhje trupore. Mund të themi pa ngurrim se shumë probleme për ju dhe fëmijën gjatë shtatzanisë mund të vijnë si pasojë e një jete të ndenjur e pa lëvizje si. kërkon vlerësim të kujdesshëm nga mjeku i familjes dhe ai gjinekolog. për të vendosur vazhdimin e mëtejshëm. për pasojë ulet oksigjeni për bebin. mund të vazhdoni të punoni normalisht gjatë shtatzanisë. KUJDESI I PËRGJITHSHËM PËR VETEN TUAJ Ushtrimet Përgjithësisht duhet të themi se . duke ulur në të njëjtën kohë prurjen e oksigjenit në placentë. ju tashmë e dini që duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj. Sportet e rrezikshme dhe ushtrimet fizike të sforcuara duhet të shmangen. por ju duhet të pushoni të paktën për 1-2 orë pas tyre. Duhet pasur parasysh që çdo grua ka gjendje shtatzanie të ndryshme dhe tolerancë të ndryshme ndaj aktivitetit fizik. Komplikacionet madhore të shtatzanisë janë: • Hemorragjitë e hershme të shtatzanisë • Abortet me ndërlikimet e tyre • Shtatzanitë jashtë mitrës • Hemorragjitë e vonshme të shtatzanisë • Placenta previa (vendosja e placentës para qafës së mitrës) • Shkolitja para kohe e placentës • Dhimbjet e forta të barkut • Ethet me karakter të ndryshëm • Rreziku i lindjes para kohe • Anemitë e rënda • Pre-eklampsia dhe eklampsia (sëmundjet e tensionit të lartë të shtatzanisë) • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme. mund t’i vazhdoni ato edhe gjatë saj. Për çdo shqetësim apo pyetje që të keni. MUAJI I PARË ndodhin edhe probleme të mëdha. Punësimi Nëse keni një punë jo të lodhshme.20 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. me pak lëvizje.

Banjat Gjatë shtatzanisë banjat janë më se të rekomandueshme. Nuk këshillohen këpucë me taka të larta apo të ngushta. dhe t’ju sigurohen periudha të përshtatshme pushimi gjatë ditës. praktike dhe të rehatshme. është deri në 400 gram më e vogël se ajo e bebeve. Vetëm në tremujorin e tretë nuk rekomandohen banjat në vaskë me ujë shumë të ngrohtë. dhe rritja e masës së gjoksit. por sa më të lirshme. me numër më të madh se më parë dhe prej pambuku.KUJDESI PARA LINDJES 21 Aktualisht në Shqipëri. Udhëtimet Udhëtimi me tren. avion apo me makinë. Nëse keni pasur probleme dhe komplikacione gjatë shtatzanive të mëparshme. Është mirë që t’i shmangni punët e rënda. duhet të shmangni punët fizike. se sa gratë me punë të tjera. sepse mund të sjellin marrje mendsh dhe gjendje të fikëti. si pasojë e lëshimit të muskulaturës së lëmuar. Kujdes duhet në rastet e udhëtimeve me makinë. Ato duhet të jenë sa më të rehatshme. nënat e të cilave bëjnë punë normale. sepse pengohet qarkullimi i mirë i gjakut. gjithashtu. Natyrisht udhëtimet e gjata duhet të bëhen me leje të mjekut dhe mbasi të jenë marrë masat e duhura për çdo lloj problemi që mund të rezultojë gjatë udhëtimit. kërkon përdorimin e të brendshmeve të lirshme. studimet kanë treguar se pesha e bebeve të lindura nga nëna që bëjnë punë të rënda. Probleme të tretjes dhe të jashtëqitjes Gjatë shtatzanisë jashtëqitja fillon të çrregullohet. Gjithashtu. nëse keni punë me qendrim të gjatë në këmbë. për të mos e bërë ecjen të lodhshme. Veshjet këshillohen të jenë prej pambuku. Çdo gjë do varet edhe nga mosha e shtatzanisë në momentin e udhëtimit. Nga ana tjetër. kur rrugët nuk janë në gjendje të mirë. nuk ka efekte të dëmshme gjatë shtatzanisë. Kjo shpeshtësi është 20 herë më e lartë tek nënat që punojnë në fushë. shtypjes së mitrës mbi zorrën e trashë në fillim të shtatzanisë dhe nga pjesa e paraqitur në fund të saj. gjë e cila mund të sjellë në përfundim tragjik të shtatzanisë. apo nuk kanë punuar fare. nuk kemi të dhëna apo studime të sakta për punësimin e grave shtatzëna. i cili ndjek shtatzaninë. Përveç . por dihet që gratë në vendin tonë edhe gjatë shtatzanisë bëjnë punë të rënda fizike. më i dëmshëm mund të jetë largimi nga mjeku. Nuk duhen të përdoren veshje të shtrënguara. Veshja Gjatë shtatzanisë rekomandohen veshje të lehta. Në këto raste rekomandohet një shpejtesi mesatare dhe shmangia e sipërfaqeve të thyera (gropa etj). jeni në rrezik më të madh për lindje para kohe.

ky rrezik bëhet i dukshem. mungesa e të cilit mund të sjellë dëmtime të dhëmbëve. Nëse nuk keni pasur probleme të tilla gjatë shtatzanisë. ndërsa ndërhyrjet më të vështira të cilat kërkojnë . marrëdhëniet seksuale nuk janë të dëmshme. Marrëdhëniet seksuale Ka gjithmonë një dyshim në opinionet e popullit se marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë aborte apo lindje para kohe. Natyrisht nëse mbas një kontakti të tillë vërehen hemorragji vaginale apo dhimbje të forta të barkut. I vetmi problem mbetet gjetja e pozicionit të duhur. sepse shpesh mund të jenë të dëmshme. Kontaktet janë të ndaluara vetëm në rastet kur rreziku për abort apo lindje para kohe është i vërtetuar nga mjeku specialist gjinekolog. e cila çon material të lëngët me presion) llastiku. E vetmja gjë që dihet me siguri është që gjatë shatzanisë ju keni më shumë nevojë për kalcium. marrëdhëniet seksuale nuk janë të ndaluara. Sidoqoftë nuk duhet përdorur “poire” (pompë. Kujdesi për dhëmbët Mjaft protokolle të ndjekjes para lindjes përfshijnë edhe kontrollin rutinë të dhëmbëve. Koncepti se shtatzania e rëndon prishjen e dhëmbëve. mendimi se kontaktet seksuale gjatë shtatzanisë janë të dëmshme për ju apo fëmijën. dhe kur është e nevojshme me laksativë (ilaç kundër kapsllëkut) të lehtë. sidomos në muajt e fundit të shtatzanisë. kalimi i materialeve të forta fekale nëpër zorrën e trashë mund të shkaktojë çarje të dhimbshme të saj dhe të japë hemorragji nga zorra e trashë. Edhe në muajt e fundit të shtatzanisë. Megjithë studimet e shumta. të cilat tregojnë për një infeksion vaginal dhe të rekomanduara nga mjeku.22 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Shpëlarjet vaginale Shpëlarjet vaginale mendohet të përdoren vetëm kur janë të domosdoshme. duhet të zhduket një herë e përgjithmonë. ende nuk është i vërtetuar. dhe nuk duhet të futet kanjula (maja e kësaj pompe) më thellë se 6-7 cm brenda në vaginë. mund ta shmangni këtë gjendje me shtimin e lëngjeve. Procedurat normale me anestezi lokale mund të kryhen gjatë shtatzanisë pa problem. Ato përdoren kur ka sekrecione të shtuara vaginale. nuk është gjetur lidhje midis lindjes para kohe dhe shpeshtësisë së kontakteve seksuale. ushtrimeve jo të rënda fizike. MUAJI I PARË bezdisjes së shkaktuar nga kapsllëku. Në fakt. Pranohet gjerësisht nga të gjithë specialistët se për gra të shëndetshme dhe shtatzani pa rrezik. ndonjëherë edhe nga keqpërdorimi nga vetë gratë.

të quajtura absese. Etanoli ka rezultuar shumë i rrezikshëm. menjëherë sapo të ndaloni marrjen e alkoolit. nëse pini. por ky i fundit duhet të zgjidhet në bashkëpunim me gjinekologun. plasje para kohe të membranave. edhe rëndësia e tij gjithashtu. të cilët janë përbërësit kryesorë në përmbajtje të duhanit. si dhe prapa-mbetje të zhvillimit fizik të bebit. ju jeni më të rrezikuara të bëjnë aborte spontane. Në rastet e infeksioneve të rënda të dhëmbëve. Vuajtja kronike brenda barkut të nënës. por janë të kushtueshme për ekonominë e familjes. Alkooli Është e provuar që përdorimi i alkoolit gjatë shtatzanisë është mjaft i dëmshëm dhe këshillimi para lindjes konsiston në ndalimin e plotë të tij gjatë kësaj kohe. nënpesha. sidomos në tremujorin e parë të shtatzanisë. Duhani Nënat të cilat pijnë duhan gjatë shtatzanisë. Krahasuar me gratë të cilat nuk pijnë duhan. janë shkak për efektet negative tek bebi. sidomos për bebin dhe mirërritjen e tij. Ato nuk bëjnë dëm. Kujdesi për gjoksin dhe barkun Kujdesi për thithat e gjirit është trajtuar edhe më sipër. Këtu duhen parë edhe mundësitë e parandalimit të tyre. Monoksidi i karbonit dhe nikotina. Përbërësit e pijeve alkolike e kalojnë barrierën e placentës dhe shkojnë direkt në gjakun e e bebit. trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm. lindin fëmijë me peshë më të vogël se sa pjesa tjetër e popullatës. Droga Përdorimi kronik i drogave është mjaft i rrezikshëm gjatë shtatzanisë. sidoqoftë. madje shumë më tepër se kremrat apo vajrat nga më të kushtueshmet. Në përgjithësi përhapja e këtyre strieve përputhet me rritjen e mitrës dhe shtesën në peshë të nënës.KUJDESI PARA LINDJES 23 anestezi më të thellë. Tani po diskutohet gjithnjë e më shumë se rritja e konsumit të lëngjeve nga gruaja shtatzënë. hemorragji gjatë tremujorit të dytë apo të tretë të shtatzanisë. nuk është i provuar nga asnjë studim shkencor. luan një rol shumë të madh në parandalimin e strieve. vdekjet . Efektet që alkooli mund të japë tek bebi janë: • Prapambetje e zhvillimit të bebit në bark • Keqformime të fytyrës • Çrregullime të sistemit nervor qendror Për fat të mirë këto efekte pushojnë së vepruari. është mirë të shtyhen për tremujorin e dytë të saj. Ndërsa përdorimi i kremrave të ndryshëm për lyerjen e gjirit apo barkut për të parandaluar striet (të çarat e lëkurës).

pa marrë mendimin e specialistit (gjinekologut). Bëjini vetes këto pyetje: • Si ka qenë apo si është marrëdhënia juaj me nënën tuaj? • Si do të dëshironit të ishte nëna LEHTËSIMI I DEPRESIONIT GJATË SHTATZANISË S hihni më thellë brenda vetes. dhe një mënyrë shumë e mirë është që të mendoni se çfarë do të fitoni pas lindjes. sidomos për herë të parë te femra. për marrëdhëniet tuaja me të afërmit dhe për marrëdhëniet tuaja në çift (martesore). apo si grua. Për arritjen e këtij qëllimi kërkohet përdorimi i një metode. Qëllimi kryesor është përgatitja psikologjike për identitetin . shpesh vjen pas depresionit të shtatzanisë. janë disa nga komplikacionet serioze që shkakton përdorimi i drogave dhe janë të dokumentuara mirë. Rikujtoni e reflektoni për marrëdhënien tuaj me nënën. megjithëse deri tani nuk është vënë re ndonjë veprim i dëmshëm i saj ndaj bebit. çfarëdolloj ilaçi që përdoret tek ju. Shtatzania. trajtimi i depresionit pas lindjes i referohet dhimbjes së lindjes. i cili i paraprin ndryshimeve të rëndësishme që do të vijnë. Depresioni pas lindjes. e cila përfshin arsye të forta për të përballur depresionin gjatë shtatzanisë. Ilaçet Me përjashtime të rralla. por që mund të kapërcehet nga nëna. Bëjini vetes këto pyetje: • Sa e përgatitur jeni ju për t’u bërë nënë? • Si mendoni se do të jeni si nënë? • Si e mendoni një “nënë të mirë”? Mundohuni të kërkoni e të zbuloni në historinë tuaj familjare. shoqërohet me ndryshime fizike dhe ngarkesa psikologjike. e kalon placentën dhe për pasojë arrin tek bebi. si dhe nga të tjerët. çojnë në 50% mundësinë e infektimit të bebit nga virusi HIV (SIDA) apo hepatiti B. Të gjitha këto do të jenë pjesë e rëndësishme e përgatitjes suaj psikologjike për t’u bërë nënë. që duhen pasur parasysh nga vetë ju. shkëmbimet e shpeshta të shiringave. si nënë. do të bëheni nënë. Na duhet të theksojmë gjithashtu se midis grave që përdorin narkotike. Kafeina Nga të gjithë specialistët rekomandohet kufizimi i përdorimit të kafeinës gjatë shtatzanisë. MUAJI I PARË para lindjes. Prandaj ju nuk duhet të merrni asnjë lloj ilaçi.24 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. kur ajo e lidh atë ngushtësisht me marrëdhënien që do të krijojë ajo më vonë me fëmijën. Ndonjëherë.

gjatë shtatzanisë ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë (me përjashtim të rasteve kur vuani nga ndonjë sëmundje). Për arsye financiare. Bëjini vetes këto pyetje: • Për çfarë keni nevojë që të mund të jeni një prind i mirë për fëmijën tuaj? • Çfarë do të ishit të gatshëm të sakrifikonit për të pasur një fëmijë? gjitha lëndët ushqimore të domosdoshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush. Kjo mund t’ju ndihmojë t’i paraprini nevojave tuaja si nënë. Si rregull. duhet të këshilloheni me gjinekologun për ndryshimet e duhura. sepse sjellin keqformim të bebit.KUJDESI PARA LINDJES 25 juaj? • A jeni trajtuar ju nga nëna juaj ashtu sic do të kishit dëshiruar? • Cilat janë frikërat tuaja? Merrini seriozisht nevojat tuaja. Megjithatë. kur tragjedia bëhet e dukshme. apo t’i ktheni momentet e vakteve në fiksime me dietat. Nëse para shtatzanisë ju keni qenë nën dieta të veçanta apo vegjetariane. Ndalohet rreptësisht marrja e tabletave dobësuese gjatë shtatzanisë. duhet thënë se jo të gjithë e kanë mundësinë të sigurojnë një ushqim të pasur dhe të shumëllojshëm. sipas zakoneve të familjes shqiptare një gruaje shtatzënë në shtëpi i krijohen kushte të marrë kaloritë apo llojet e nevojshme. duke kërkuar nga të tjerët mbështetje apo ndihmë për kryerjen e punëve të shtëpisë apo për zgjidhjen e problemeve të tjera (që kanë të bëjnë me marrëdhëniet familjare) që dalin gjatë shtatzanisë. USHQYERJA GJATË SHTATZANISË P adija bën që “drama” e shëndetit gjatë shtatzanisë. Kujdesuni për veten tuaj. të zhvillohet me perde të mbyllura dhe vetëm në aktin e fundit. Një ushqyerje e rregullt nënkupton një ushqim të ekuilibruar. tabelat dhe kaloritë. Kjo nuk do të thotë që të “ushqeheni për dy”. aktor i së cilës është edhe ushqimi. Shtatzania nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në sjelljen e të ushqyerit dhe nuk duhet të detyrojë askënd të hajë diçka që nuk i pëlqen. të shumëllojshëm dhe që përmban të . do arrihet të kuptohen gabimet që janë bërë gjatë kohës së shtatzanisë. sepse krijesa në rritje harxhon një pjesë të konsiderueshme për nevojat e veta dhe për pasojë është i domosdoshëm plotësimi i rezervave të harxhuara. Megjithatë duhet thënë se disa ushqime përdoren më shumë se të tjerat.

mundësisht pa sheqer (200 kal) • Vaj për gatim dhe për sallatë (200 kal). Në tre muajt e parë ju duhet të përdorni në ditë: • 100 gr mish (300 kal) • 100 gr bukë (270 kal) • 100 gr makarona (340 kal) • 200 gr perime (160 kal) • 200 gr fruta të freskëta (180 kal) • 50 gr djathë (200 kal) • • • • Një gotë kos (100 kal) Një gotë qumësht (130 kal) 50 gr sheqer (180 kal) 30 gr marmalatë ose reçel. (Shihni tabelën në faqen tjetër) . në tremujorin e parë ju duhen 2300 kalori. E thënë më thjeshtë. në çfarëdo faze të zhvillimit që të ndodhet. fibrat ushqimore. MUAJI I PARË Nëse ju gjatë jetës normale keni nevojë të merrni 2150 kalori për një ditë. Përbërësit bazë të një diete ushqimore të mirë janë proteinat. yndyrnat. Secili nga këto produkte është i domosdoshëm për jetën dhe shëndetin e çdo njeriu. gjatë shtatzanisë kjo rritet në + 150 kalori në tremujorin e parë dhe në + 300 për pjesën e mbetur të shtatzanisë. kripërat minerale dhe uji. sheqernat. dhe në muajt e tjerë rreth 2450 kalori.26 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. vitaminat.

dhe vitaminat e kompleksit B. kajsi. qengj. Kujdes: Konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e organeve të brendshme të kafshëve për arsye sigurie. disa lloje vitaminash (veçanërisht A dhe D) Grupi i pestë (frutat dhe perimet) Agrumet dhe të gjitha llojet e frutave dhe të perimeve të freskëta. stafidhe etj. drithërat për mëngjesin (për shembull Cornflakes). patatet. • Të gjitha llojet e frutave të freskëta ose të ngrira si mollë. banane. Grupi i katërt Vaji. Këtu hyjnë: Buka. mish i grirë qoftesh. mish pule dhe peshk. për shembull karrota. dardhë. gjiza. janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vitaminë C) dhe kripëra minerale. vitaminë D. si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës. portokalle. sallatë jeshile. bizele. Grupi i dytë (qumështi dhe bulmetrat) Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. presh. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi. janë produkte ushqimore që përmbajnë calcium. dhjami dhe margarina. pjepër etj. spinaq. duke përfshirë edhe peshkun në konservë. thjerëza. peshku dhe të tjera) • Të gjitha llojet e mishit për shembull lope. jane produkte ushqimore që përmbajnë sheqerna. i cili është i vetmi prodhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve (gjitarëve) dhe njeriut. I tille është qumështi. lakër etj. proteina të cilësisë së mesme. Për shembull: • Të gjitha llojet e perimeve të freskëta. . kosi.KUJDESI PARA LINDJES 27 Grupet e prodhimeve ushqimore Grupi i parë (mishi. speca. proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të grupit B. • Të gjitha llojet e perimeve që përdoren për sallatë si domate. vitamina të grupit B. makaronat. drithërat dhe patatet) Orizi dhe grupi i produkteve ushqimore me origjinë nga drithërat. sheqerna. veçanërisht acide yndyrore. • Të gjitha llojet e lëngjeve pa sheqer. kastravec. hekur. Grupi i tretë (buka. gjalpi. të ngrira ose të konservuara. janë produkte që përmbajne yndyrna. Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë. të frutave (lëng frutash 100% i pastër). mëlçi.orizi. • Të gjitha llojet e frutave të thara si fiq. • Të gjitha llojet e bathëve të thara si për shembull fasule.

Pastaj bëni gati vendin ku do të rrijë dhe jetojë fëmija. Pikërisht në këtë periudhë të jetës. por bashkëvepron dhe e “ndjen” se çfarë ndodh përreth (dëgjon zërat. ndjen dhimbje dhe ka ndjenjën e ekuilibrit). thirreni në emër (nëse se i keni vënë një emër): mos t’ju duket e çuditshme.) Para së gjithash. Mos u ndikoni nga ato që lexoni dhe shihni në çdo lloj reviste dhe reklame. korja e trurit është zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme për të njohur zërin e nënës së vet: ai nuk është më pasiv. zhurmat.28 2 Çfarë duhet të dimë që para lindjes? F ëmija mund të dëgjojë duke filluar nga java e 28-të e shtatzanisë (ose muaji i 7-të). Atëherë flitini fëmijës. në këtë mënyrë e nxisni inteligjencën e bebit tuaj. ÇFARË DUHET TË BLEJMË. gjërat që vërtet ju nevojiten janë shumë pak. duhet që gradualisht të grumbulloni sendet e dobishme dhe të shmangni mbledhjen e sendeve të padobishme dhe të panevojshme. lexoni dhe mësoni përmendësh faqet e librit që flasin për ushqyerjen me gji. Mund të përdoret sapo ka lindur fëmija dhe . OSE TË BËJMË GATI Tryeza e ndërrimit të fëmijës (mundet dhe ta merrni hua tek ndo- një shoqe që ka lindur më parë) Karroca me të cilën do të filloni shëtitjet me bebin tuaj. Xhepi i kangurit. Së fundi. (Një kuriozitet: shija e ushqimit që nëna ha gjatë kësaj periudhe do të jetë dhe shija e preferuar e fëmijës më vonë. tingujt.

bëni llogaritjet e mëposhtme: Mblidhni gjatësinë e të 2 prindërve në cm dhe pastaj pjesëtojeni me 2: (gjatësia e babait + gjatësia e nënës) : 2 = gjatësia mesatare e prindërve.5 cm Nëse fëmija që do të lindë është femër.5 cm është i dobishëm. përsa kohë ia lejojnë përmasat. por mbi të gjitha përforcon lidhjen fizike të fëmijës me prindin. Ajo është e përshtatshme sepse zakonisht fëmija ndihet më i . Ndenjësja (kolltuku) e fëmijës kur shëtitet me makinë: mund të përdoret deri në moshën 4 vjeçare. sepse do të shërbejë derisa fëmija të vejë 4-5 vjeç. Krevati i fëmijës duhet të jetë të paktën 110 cm.5 cm. në varësi të seksit të fëmijës. atëherë: Gjatësia e përafërt e tij = gjatësia mesatare e prindërve + 6. Kjo karrike mund të shërbejë edhe për të shëtitur fëmijën ose për ta lënë të flejë aty. Ka disa modele që mund të shërbejnë për mbajtjen e fëmijëve të lindur parakohe. Jo vetëm është i rehatshëm dhe thjeshton lëvizjet e të rriturit.5 cm. kur fëmija rri mbrapa në makinë dhe deri në moshën 10 vjeçare.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 29 A doni ta dini sa i gjatë do të bëhet? Atëherë. Anët e krevatit duhet të respektojnë një distancë jo më të madhe se 11 cm (kaq është diametri i kokës tek i porsalinduri). sepse përndryshe rrezikohet që koka e fëmijës të ngecë midis ndarjeve të anëve të krevatit. Mund të përdoret qysh në shëtitjen e parë që bën bebi. Për shembull fëmija që do të lindë është mashkull. E vetmja gjë duhet mbajtur parasysh është se duhet të zgjidhet në përpjesëtim me peshën e fëmijës. kurse gjatësia maksimale apo minimale do të jetë: Gjatësia maksimale e vajzës = gjatësia e përafërt e saj + 5. Gjatësisë mesatare të prindërve i shtohen ose i hiqen disa cm. Më e sigurt është të mbahet fëmija mbrapa.5 cm Gjatësia minimale e djalit = gjatësia e përafërt e tij – 5.5 cm Gjatësia minimale e vajzës = gjatësia e përafërt e saj – 5. femër apo mashkull. gjatësia e tij mund të lëkundet dhe djali në këtë rast mund të jetë më i shkurtër ose më i gjatë nga ky parashikim: Gjatësia maksimale e djalit = gjatësia e përafërt e tij + 5. kur fëmija mbahet para. atëherë: Gjatësia e përafërt e saj = gjatësia mesatare e prindërve – 6. Megjithatë.

pra lejon një kontroll me anë të zërit. Lidhur me madhësinë e rrobave. që nëna dhe fëmija të mos ndahen nga njeri-tjetri. Është mirë që të merren trup (bluzë dhe tuta bashkë) dhe që mbërthehen e zbërthehen kollaj (fëmijës nuk i pëlqen veshja dhe zhveshja – atij i pëlqen më shumë të rrijë lakuriq). sepse supozohet dhe në fakt kështu duhet. nëna duhet të shkojë së bashku me fëmijën e vet). Rrobat e fëmijës është mirë të jenë prej pambuku dhe jo prej leshi. Ai lejon që të dëgjohen të qarat e fëmijës kur ai është në dhomë vetëm. në vend që të mësojë të ecë. mund të kushtëzojë mjedisin. Për këtë arsye sa herë që fëmija qan. domethënë kur qan merret vesh se çfarë kërkon. Është një mjet i dobishëm por jo i domosdoshëm. fëmija duhet të kuptojë se nëqoftëse ai do. gjatësia mesatare në lindje është rreth 50 cm dhe rrethi i kokës afërsisht 35 cm.30 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Në fakt. në fillim të jetës së bebit. të fëmijës që rri në dhomën e vet. Panolinat (pampersat . Ai nuk e di që kur qan dhe dera është e mbyllur. në këtë rast ai ndihmohet në zhvillimin psikologjik.3 kg. Themi për interfonin që nuk është një mjet i domosdoshëm. si do të shohim edhe më tej.pelenat me një përdorim) duhet të blihen në njëfarë sasie për t`i pasur gjithmonë gati. por edhe në të cilin harxhimi i energjive dhe i oksigjenit është më i ulëti. mëson të drejtojë rrethoren. Por përveçse fëmija sigurohet. kur fëmija ndihet i sigurt dhe ka fituar besim tek bota që e rrethon. domethënë përkulet me bark për- . Interfoni. nëna e vet nuk vjen se nuk e dëgjoi: kështu tek ai mund të krijohet bindja se nuk arrin të kuptohet. kini parasysh se pesha mesatare e një fëmije është rreth 3. sepse fëmijët e vegjël nuk djersijnë dhe nuk e kontrollojnë dot vetvetiu temperaturën trupore (nxehen kollaj nga veshja e trashë). pse duhet të lihet fëmija vetëm në dhomë? Fëmija i porsalindur e ndjen shumë mungesën e kontaktit të ngushtë fizik dhe do të rrijë gjithmonë ngjitur me trupin e nënës (edhe në banjë. Ky është një pozicion në të cilin ai jo vetëm qetësohet. mund të fillojë vetëm pas muajit të gjashtë. Rrobat. Kur ka mundësi. sepse nëqoftëse fëmija e përdor. Nuk është e këshi llueshme. Ato nuk duhet të jenë tepër të trasha. MUAJI I PARË qetë kur mbahet në pozicionin me duar dhe këmbë të mbledhura (si ka ndenjur në bark të nënës). i duhet përgjigjur sipas nevojave dhe nuk duhet të lihet që të qajë. Çfarë nuk duhet të blejmë? Rrethorja. Të mësuarit e fëmijës të flejë vetë dhe në dhomën e vet.

nëse vërtet keni arsye të forta për të ushqyer artificialisht fëmijën dhe e keni biseduar gjithçka me mjekun tuaj pediatër. prandaj ju vjen për mbarë ta keni afër. përsëri nuk është e nevojshme që të bleni sterilizuesin. të formave dhe përmasave të ndryshme. interesohuni qysh më parë. Sterilizuesin e biberonave dhe kompletin për ushqyerjen artificiale. zgjidhni një kënd të shtëpisë që ju pëlqen më shumë. ju duhet të mbani teshat që ju nevojiten për ndërrimin e fëmijës. ose poltronë të rehatshme. këpuckat etj. sepse fëmijën duhet ta peshoni të zhveshur. Biberonat. Ky vend duhet të jetë larg telefonit dhe televizorit. Nuk është e thënë që patjetër ta bleni. Së pari qëllimi juaj kryesor dhe i vetëm duhet të jetë ushqyerja me gji. Gjithsesi. kapuçi prej pambuku. dhe çdo gjë që mund t`ju duhet për ushqyerjen artificiale. sepse mund edhe ta sajoni. Vendi ku do t`i jepni gji fëmijës. bluzat. . qoftë për nënën. mjetet e tualetit dhe të pastrimit të fëmijës. Por për të krijuar një atmosferë më të këndshme. Me kohë fëmija nuk e harron këtë mënyrë lëvizjeje dhe kur rritet. Biberon i rremë. Normalisht do t`ju duhen 2-3 çarçafë për vete dhe të paktën 2 çarçafë të vegjël për fëmijën tuaj. Kini parasysh që afër kësaj tavoline ose në sirtarët që vetë tryeza e gatshme mund të ketë. Ndonjëherë mund të merren në spital edhe çarçafë të vjetër. veçanërisht kur keni merak për pastërtinë. gjejini një vend aty afër. që në radhë të parë ju të rehatoheni (pra zgjidhni një kolltuk. për çastin kur do të dilni nga materniteti. Çfarë të bëjmë gati në shtëpi? Këndi i ndërrimit të fëmijës. qoftë dhe për fëmijën. Fëmijën mund ta vini në gji ku të doni. mund t’i sterilizoni në çfarëdo lloj kusie.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 31 para dhe ecën me majat e gishtave. për ta rregulluar në pjesën e shtëpisë që e keni përzgjedhur për të ushqyer fëmijën). Përgatitni një cep të shtëpisë për të vendosur tryezën e ndërrimit të fëmijës. Gjithashtu do t’ju nevojitet një veshje. Sidoqoftë. Zakonisht në të gjitha maternitetet lejohen tashmë rrobat personale. Sidoqoftë në treg ka të gatshme. shishet. Ka maternitete që nuk lejojnë veshjet personale. Nuk është i domosdoshëm. Çfarë të marrim me vete në maternitet? Duhet përgatitur një çantë me gjëra që duhet për të veshur fëmijën që sapo ka lindur: panolina. Është shumë e rëndësishme kur ushqeni me gji. Nëse keni gjetur ose blerë një peshore për peshimin e fëmijës. vazhdon të ecë me majat e gishtave. çorapet. që të mos ju shqetësojnë.

por me orë. ose lino me pendë (të patës) me material sintetik me lesh Të gomuara me lesh. Ky moment nuk matet me sekonda. ose cope të trashë (duhet të lahen shpesh) çfarëdolloj materiali. të cilën e keni pritur me padurim. por me sipërfaqe të lëmuara dhe lart nga toka. në mënyrë që dyshemeja të mund të lahet pa vështirësi modelet që mbështeten në tokë. anësoret jo më shumë se 11 cm i përkundshëm jo më shumë se 2 cm i lartë dhe me material sintetik hipoalergjik (kundër alergjive) i lartë. sepse krijon lagështirë dhe myk pllaka qeramike. ose perde najloni ose pambuku (duhet të lahen shpesh) jo perde damasku. nga 6 deri . vendosni grila plastike. fotografi të gëzueshme dhe shumëngjyrëshe letër muresh. MUAJI I PARË Si duhet të jetë dhoma e fëmijës? Muret PO JO Dyshemeja PO JO Perdet PO vendosni postera. po qe se nuk bëni dot pa to. është kurorëzimi i gjithë kujdesit të treguar për nëntë muaj me radhë dhe është momenti kur ju do të shihni fëmijën tuaj. duhet të lahen shpesh) më mirë pa to. me lesh pambuku. mermeri. linoleumi dhe dërrasë moket dhe tapet (po të vendosen. apo pendë JO Mobiljet PO JO Krevati Jastëku PO JO PO JO Çarçafët dhe kuvertat Batanijet Dysheku PO JO PO JO PO JO PËRGATITJA PËR LINDJE L indja përbën kulmin e periudhës së shtatzanisë.32 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. ose me kashtë apo xunkth 110 cm i gjatë.

Nëse ju jeni të përgatitura. gratë shtatzëna. gjë që mund të ndodhë në rastet kur mungon higjena vetjake. pa pasur nevojë të shtroheni ne spital. pa ndjerë kurrfarë dhimbje. Kontraksionet mund të fillojnë si një forcim i barkut. i domosdoshëm për rritjen normale të bebit. Një grua mund të qëndrojë edhe 24 orë. dhe pa ndonjë rrezik. Në momentin që afrohet aktiviteti i lindjes. Nëse kalojnë këto 24 orë dhe nuk fillojne kontraksionet. pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të jetë ditën ose natën. Plasja e ujrave Fëmija juaj rrethohet nga një cipë brenda mitrës. por tregon se për 24 ose 48 orë do fillojë aktiviteti i vërtetë i lindjes dhe quhet “tapa mukoide”. i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në . këto orë nuk do t’i përjetoni me shumë ankth. por ato që presin të bëhen nëna për herë të parë janë të shqetësuara nëse do të dinë t’i njohin shenjat e para të aktivitetit të lindjes në kohën e duhur. të perzier edhe me copëza gjaku t’u dalë nga vagina. ndiejnë shpesh nevojën të shkojnë në tualet. me ujra të plasura. dhe ndodh të bëjnë gjumë të çrregullt. Nëse këto lëvizje numërohen më pak se 12 për kohën që u përmend më sipër. nëse përdor peceta sterile. duhet të drejtoheni menjëherë në spital dhe të kërkoni ndihmë të kualifikuar. Është shumë e rëndësishme që nëna në këtë fazë të numërojë lëvizjet e bebit të saj gjatë kohës që ajo është zgjuar.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 33 në 12 orë. por sidoqoftë duhet të vihet në dijeni mjeku (kjo shprehje ka vend kur bëhet fjalë për fundin e shtatzanisë). pa pasur kontraksione. Si ta kuptoni se akti i lindjes po afron? Përvoja e çdo gruaje është e ndryshme. për t`ju dhënë idenë e mirë që këto nuk përjetohen vetëm me dhimbje. e cila përmban ujë. I vetmi rrezik është mundësia e infeksionit nga poshtë-lart. urinojnë shpesh dhe në sasi të pakët. Ky nuk është moment për t’u alarmuar. Përveç kësaj tape. kjo përbën shenjë alarmi dhe ju duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut apo mamisë që keni më pranë. madje mund të jetë në gjumë. Kontraksionet Do t’i quajmë kontraksione dhe jo dhimbje. ky xhep ujrash çahet dhe gruaja ka rrjedhje uji nga organet seksuale. Kjo nuk ka përse t’ju trembë. Shenjat që tregojnë se lindja është pranë Gratë shtatzëna shpesh herë tremben kur dallojnë një si “tapë” të trashë. në ditët e fundit para lindjes kanë një ndjenjë rëndimi në fund të barkut. por gjithmonë kur ka mundësi të kontaktoni me një personel shendetësor. Pra mund të pritet deri në 24 orë.

nëse ndjeni nevojën për të urinuar është mirë të shkoni në tualet. se boshatisja e fshikëzës së urinës ndihmon daljen e bebit (ose nuk e pengon atë). sepse e kalon dominancën e trurit në tjetër qendër.34 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Në fillim të kontraksionit filloni të merrni frymë thellë. në këmbë. ndjenja se trupi juaj është përfshirë në një proces që ju nuk e kontrolloni dot vetë. Me kalimin e kohës kontraksionet afrohen me njëra tjetrën. Kjo lloj frymëmarrjeje ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit. Edhe frymëmarrja e bërë në mënyrën si u përshkrua me sipër. Në fillim të kontraksioneve mund të qëndroni ulur “në bisht”. të kenë ndjenjën e të vjellit dhe humor të . mund t`ju bëjë të ndjeni frikë dhe pasiguri. Sado mirë të jeni përgatitur për lindjen. dhe në të njëjtën kohë i jep më shumë oksigjen bebit. muskujt e barkut forcohen më shumë. gjë që ndodh shumë gradualisht (norma është 1cm hapje në orë) dhe janë të pavullnetshme. Në këto momente partneri apo një njeri i afërt i familjes mund t‘ju japë një ndihmë të mrekullueshme duke ju fërkuar mesin. është i favorshëm. ju ndihmon në kalimin më lehtë të kontraksionit dhe sidomos nëse edhe partneri bën të njëjtën frymëmarrje me ju. Këto kontraksione bëjnë të mundur hapjen e qafës së mitrës. ose të njëjtën gjë mund ta bëni me hundë. kjo bën mirë për të shtyrë poshtë kokën e bebit. i cili në momentin e kontraksionit ka më shumë nevojë për të se në çdo moment tjeter. ulur në karrike. MUAJI I PARË fund të tij. apo edhe me shtrëngime të mesit. Ju mund ta matni vetë kohëzgjatjen e tyre dhe sa është intervali ndërmjet tyre. Pozicioni që mund të mbani Jeni të lira të zgjidhni pozicionin në të cilin e ndjeni veten më komode dhe ndjeni më pak dhimbje. zgjasin më shumë deri në 60 sekonda (maksimumi). Mënyra e frymëmarrjes gjithashtu mund t‘ju ndihmojë mjaft. Mund të qëndroni të mbështetur te partneri dhe ai t`ju fërkojë mesin apo shpatu llat. Pra çdo pozicion që ju bën të ndiheni mirë. Ky është momenti kur prania e partnerit ju ndihmon mjaft dhe ju bën të ndiheni më mirë. Ndërkohë nëse lëvizni në këmbë gjatë intervalit. rrallë. ka të njëjtin efekt. Gjatë kësaj faze gratë mund të jenë më të shqetësuara. apo shtrirë anash. dhe perceptohen më të dhimbshme nga gruaja. Ato perceptohen mjaft të durueshme nga gruaja dhe kanë karakteristikë që mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta. Mundeni edhe të vendosni gjunjët në krevat dhe kokën në një pirg jastëqesh. nëse kjo gjë ju lehtëson. duke marrë frymë me gojë dhe duke e nxjerrë po me gojë. Në fazën kur kontraksionet bëhen më të afërta (deri çdo një minutë).

duke bërë anime të legenit herë pas here. ose ulur (në një karrige lëkundëse ose në krahët e burrit tuaj) Studimet tregojnë se pozicionet vertikale mund të zvogëlojnë periudhën e dhimbjeve të lindjes nëpërmjet zgjerimit dhe zbritjes së fëmijës . ecur. Pozicioni i shtrirë me kurrizin poshtë jo vetëm ngadalëson procesin e dhimbjeve të lindjes. por mund të ushtrojë shtypje në enët kryesore të gjakut. duke u mbështetur me kurriz në krahët e ndihmësit tuaj. duke krijuar mundësi për ndonjë rrjedhje gjaku në fetus. Pozicioni që mund të mbani gjatë paralindjes. Në qoftë se ndiheni mirë në pozicionin shtrirë. Figura 1. Përpiquni të uleni pothuaj tërësisht në pozicion vertikal.megjthëse kjo varion nga njëra grua në tjetrën. kthehuni majtas e djathtas. .ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 35 Qëndrimi në këmbë këshillohet në procesin e fillimit të dhimbjeve të lindjes. Flisni me mjekun paraprakisht mbi mundësinë e qëndrimit të paktën pjesërisht në pozicionin vertikal gjatë lindjes: në këmbë.

ose ajo që quhet hapje e plotë. vetëm për të ndihmuar daljen e saj. Nëse në këtë moment ndjeni nevojën për të shtyrë poshtë. t´ju duket më e lehtë. mos e bëni pa marrë mendimin e mjekut. pjesa më e gjerë e bebit. Po u bë më parë se duhet. c.36 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. në mënyrë që ai të ndiejë afërsinë e nënës deri në lëkurë. Gjatë kësaj kohe ju humbisni një sasi gjaku. MUAJI I PARË keq. Pjesa tjetër e lindjes do të vazhdojë qetësisht. sepse ajo ka një ndjenjë të fortë të të shtyrit poshtë. Po të gjeni pozicionin e duhur dhe me ndihmën e partnerit. Gruaja këtë fazë e ka më të lehtë edhe pse kontraksionet janë çdo 1 minutë dhe zgjasin 60 sekonda. Është ai që do të vendosë kur është momenti që duhet shtyrë. E gjithë periudha është 30 minuta deri në një orë (tek gratë të cilat lindin për herë të parë). a. duke përdorur muskulaturën e barkut. d. b. E përsëris që prania e partnerit e lehtëson gjendjen dhe duhet të dini që kjo fazë zgjat 30 minuta ose pak më shumë. Më pas. Por lindja nuk quhet e përfunduar derisa nuk ka dalë ende placenta. ku gëzimi përzihet edhe me lotët. gjë e cila shumë gra i lehtëson. këtë herë pa dhimbje. aktiviteti i lindjes mund të zgjasë më shumë. mbasi mjeku sigurohet që placenta ka dalë e plotë. lindja mund të konsiderohet e kryer dhe ju mund t’i gëzoheni tërësisht fëmjës suaj. por ende nuk është hapur. qafa e mitrës është holluar. Nga ana tjetër kjo është një fazë kur gruaja e ndjen veten të nevojshme sepse duhet edhe ndihma e saj e vullnetshme gjatë çdo kontraksioni për të shtyrë poshtë. qafa e mitrës është hapur plotësisht dhe koka e bebit ka filluar të shtyjë në kanalin e lindjes (vaginën). Koka. Pozicioni që mund të merrni është ai që ju krijon mundësinë të shtyni më mirë. duke e vënë menjëherë në gji. FAZA E DYTË E LINDJES K jo fazë fillon kur hapja e qafës të mitrës ka arritur 10 cm. e cila del disa minuta (deri në 30) mbas lindjes. anash apo ndenjur. e cila vlerësohet nga personeli mjekësor deri kur do të quhet normale. Duket maja e kokës. ka dalë jashtë. çdo gjë do . Në këtë moment provoni një ndjenjë çlirimi fizik dhe psikologjik të veçantë. Për të realizuar daljen e placentës do t´ju duhet të shtyni përsëri. Momenti i shumëpritur tani është shumë pranë dhe ju shpejt do të keni mundësinë të shihni fëmijën tuaj dhe ta mbani në gji. i cili mund të jetë në kurriz.

3. Figura 2. bebi zakonisht kthehet dhe ndërron pozicion gjatë dhimbjeve të lindjes. 2.ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES 37 1. Pjesa tjetër e trupit del shpejt dhe pa shumë dhimbje. Qafa e mitrës është hapur plotësisht dhe koka e fëmijës ka filluar të shtypë kanalin e lindjes (vaginën). 4. Koka. .Qafa e mitrës është holluar deri diku por nuk ka filluar të hapet. Për të lejuar diametrin më të ngushtë të kokës së fëmijës të kalojë përmes legenit të nënës. Fazat e lindjes. pjesa më e gjerë e bebit ka dalë jashtë.

Nëna mund të ndihet e shqetësuar apo fajtore dhe mund të shprehë shqetësime të pazakonta për veten dhe për fëmijën. mjekut tuaj apo infermieres që keni nevojë për ndihmë. Edhe vetë këta faktorë mund të shkaktojnë depresion. Një numër shumë i vogël nënash kanë nevojë për një trajtim më intensiv në spital. nëna mund të jetë e çorganizuar dhe ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe për fëmijën. Përfundimisht. ndjenjat e ankthit. mos u druani t’i tregoni familjes dhe miqve. Gratë të cilat kanë pasur probleme të mëparshme psikologjike. por pagjumësia. përmes një trajtimi mjekësor. Çrregullimi shoqërohet me gjendje jo të mira humori dhe shpesh shoqërohet me lëvizje të tij (humorit). Mbështetje praktike: • Nëse ndjeni që nuk mund ta përballoni “problemin”. psikoterapi dhe mjekim. . që nuk krijojnë varësi për një periu-dhë prej një jave deri në një muaj. Çfarë e shkakton depresionin pas lindjes? Shkaqet e depresionit pas lindjes nuk janë fort të qarta. janë më të rrezikuara.38 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. humbja e oreksit. Më fort këtë goditje psikologjike e përjetojnë më tepër gratë të cilat kanë një shtatzani të paplanifikuar. vetëm gjysma e grave ndiejnë nevojën e ndihmës mjekësore. Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes? Shenjat janë të ndryshme. Këto ndryshime të shpeshta dhe të zgjatura të humorit nuk duhet të ngatërrohen me eksperiencën e mrekullueshme të nxjerrjes në jetë të një foshnjeje. Për shqetësime më të zgjatura kërkohet këshillim psikologjik. Mjekimi zakonisht jepet me tableta kundër depresionit. ato me mbështetje të ulët sociale. ataket e panikut (gjendje ankthi shumë e fuqishme) dhe aktiviteti i tepërt ose i pakët janë shumë të zakonshme. apo që vijnë nga familje me një prind etj. Cilat janë mënyrat e mundshme të trajtimit për depresionin pas lindjes? Shenjat e lehta mund të mund të zhduken brenda një periudhe një javore. por duket se gratë janë më të ndjeshme psikologjikisht ndaj problemeve për gjatë javës dhe muajit të parë pas lindjes. ndërsa shtatzania dhe lindja veprojnë si faktorë stresues shtesë. Meqenëse është një çrregullim i zakonshëm. MUAJI I PARË DEPRESIONI PAS LINDJES SI TA PËRBALLOJMË? D epresioni pas lindjes prek rreth 10% të grave për pothuajse një jave pas lindjes.

ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES

39

• Të merrni një kujdestare apo një të afërm për pak orë në ditë, që të mund t’ju ndihmojë. • Përpiquni të mos shqetësoheni për punët e shtëpisë dhe të mos shpenzoni shumë kohë për to. • Kërkojini bashkëshortit/partnerit tuaj, familjes apo miqve që t’ju japin ndihmë. Shëndeti dhe mirëqenia juaj janë shume të rëndësishme. • Duhet të përpiqeni të hani në mënyrë të balancuar, pak dhe shpesh, të pini shumë lëngje, sidomos nëse keni probleme me frymëmarrjen. Nëse është përjetuar depresion pas lindjes së parë, a mund të ndodhë që të përsëritet? Nëse keni kaluar një depresion pas lindjes së parë, mundësia për ta përjetuar atë përsëri është 1 në 5

raste (sipas disa studimeve). Duke qenë e informuar dhe kur e di se çfarë mund të ndihmojë për një trajtim të mirë, është më e thjeshtë të identifikosh dhe ta zgjidhësh problemin. Shtatzania, lindja e fëmijës dhe paslindja përbëjnë një periudhë ndryshimesh të mëdha psikologjike dhe fizike te gratë. Gjatë gjithë kësaj kohe ato e kanë të nevojshme të bëjnë kujdes për veten por edhe të mbështeten nga të tjerët për të përballuar ndryshimet fizike, si dhe ato emocionale që shkaktohen nga shtatzania, lindja dhe paslindja, të cilat përbëjnë një ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre. Suksesi i mbështetjes së të tjerëve gjatë gjithë këtyre fazave varet nga kujdesi fizik dhe emocional i vazhdueshëm i gruas për veten.

40

3 Lindja

BEBI LINDI - PO TANI?

S

apo fëmija lind, ai duhet të fshihet me një pelenë të ngrohtë, derisa të pihen krejtësisht ujrat dhe gjaku. Ndërkaq është prerë kordoni i kërthizës, pastaj fëmija

mbulohet me një pelenë tjetër të ngrohtë dhe vendoset mbi bark të nënës. Sipas rastit, mundet që fëmija të vendoset mbi një tavolinë ngrohëse të posaçme dhe pasi janë kry-

Çdo pozicion është i rehatshëm

Figura 3. Sigurohuni që të mos bllokoni hundën e vockël të bebit tuaj.

LINDJA

41

Bebi dhe gjiri - një dyshe perfekte për ushqyerje
Gjendra e qumështit

Areola

Gjuha

Sigurohuni që gjatë ushqyerjes bebi të ketë në gojë të gjithë aureolën (pjesa rrotull thithit) dhe jo vetëm thithin e gjirit. Vetëm në këtë mënyrë qumështi mund të thithet mirë dhe pa dhimbje.

Figura 4. Bebi ndihet shumë mirë në gjirin e nënës. er veprimet e mësipërme, i jepet nënës. Ndonjëherë mundet që të pastrohen me anë të thithjes lëngjet e gojës dhe të hundës të fëmijës. Fëmija kërkon menjëherë nënën. Pak minuta pas lindjes, fëmija fillon të hapë gojën, sikur kërkon diçka dhe hap sytë. Njëkohësisht fillon të drejtohet për nga nëna dhe vepron kështu sepse instiktivisht kërkon nënën e vet. Kjo do të thotë që fëmija ndihet më mirë kur është afër nënës. Për këtë arsye, kërkojini personelit që t`jua sjellë fëmijën pranë, sapo ka lindur. Kjo është një mënyrë për ta filluar jetën ashtu si duhet! Fëmija duhet të mbrohet nga të ftohtit. Që nga momenti që ka lindur dhe në vazhdim, fëmija duhet të mbrohet nga të ftohtit. Në fakt, duke qenë ende i paformuar, i porsalinduri mund të humbasë shpejt temperaturën trupore. Temperatura e ulët trupore, në se nuk trajtohet, bëhet shkak jo vetëm për sëmundjeje, por edhe për dëmtimin e fëmijës. Për këtë arsye është

42

PJESA I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

thelbësore ruajtja e një temperature normale trupore. Temperatura trupore mund të ruhet: (1) duke e mbajtur ngrohtë fëmijën (kontakt të drejtëpërdrejtë lëkurë me lëkurë të nënës me fëmijën, temperaturë të përshtatshme të mjedisit, veshje të ngrohta, inkubator, ngrohës etj.). (2) duke e ushqyer, domethënë duke e vënë sa më herët që të jetë e mundur në gji, (3) duke shmangur rrymat e ajrit (hapjet dhe mbylljet e shpeshta të dyerve dhe dritareve). Kujdesuni që bebi të mos të fusë në gojë vetëm thithin, por dhe një pjesë të të zezës së gjirit (aureolës). Kërthiza. Një nga veprimet që bëhen në sallë të lindjes, është prerja e kordonit dhe kujdesi për të. Kërthiza pritet rreth 3 cm larg nga lëkura dhe pastrohet me alkol 70°. Kërthiza duhet të mbahet e thatë. Pikat në sy. Pasi ka kaluar rreth 1 orë nga lindja, fëmijës i hidhen në sy pika të eritromicinës (kolir 1-2%), ose të tretësirës ujore të betadinës (2.5%). Mund të përdoret edhe pomada e teranit ose koliri i nitratit të argjentit. Pikat në sy janë një veprim që duhet të kryhet domosdoshmërisht pas lindjes së një fëmije, për të parandaluar infeksionin e syve. Temperatura e përshtatshme e mjedisit. Menjëherë pas lindjes,

duhet të ruhet një temperaturë e mjedisit rreth 24° C, kurse në shtëpi është e mjaftueshme një temperaturë rreth 20° C. Fëmija me nënën nuk duhet të ndahet. Kur nuk ka ndonjë arsye të fortë, gjithmonë kërkoni ta keni fëmijën pranë. Ja se cilat janë përparësitë kryesore të këtij veprimi: • Nëna shijon (sheh dhe prek) frutet e mundit të saj. • Krijohet menjëherë një lidhje midis nënës dhe fëmijës. • Nëna ngroh me trupin e vet edhe atë të fëmijës. • Duke e vendosur në gji, nxit prodhimin e qumështit të vet. • Fëmija ndihet mirë sepse dëgjon një zë që e njeh (fëmija dëgjon zërin e nënës qysh nga java e 28-të e shtatzanisë), paçka se pak më ndryshe. Në orët e para pas lindjes, megjithëse fëmija duket pak si i përgjumur, në fakt është mjaft i vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth tij. Ky raport me mjedisin është shumë i rëndësishëm, sepse krijon dhe bazat e para të marrëdhënieve në vijim me nënën dhe babain e vet. Fëmija i porsalindur i kushton shumë më tepër vëmendje fytyrës njerëzore, ajo e tërheq më shumë. Mos mendoni se fëmija i vogël nuk sheh, nuk dëgjon, ose nuk ndjen. Ai është në gjendje të shijojë dhe të ndiejë dhimbje, aq sa pakujdesia jonë në këtë drejtim mund të ndikojë jo mirë në rritjen

LINDJA

43

e tij dhe mënyrën sesi do ta përballojë stresin në të ardhmen. Por mos u fusni në siklet nga kjo: nuk është nevoja të sforcoheni apo të bëni ndonjë gjë të veçantë: shumë thjesht merreni fëmijën në krahë, përkëdheleni dhe mos lejoni të tjerët të kujdesen për të, kur keni mundësi. Edhe kur nuk mundeni, asnjëherë larg syve tuaj (jo për dyshim, por sepse me siguri, fëmija juaj, ndihet më mirë vetëm pranë jush). A ka nevojë i porsalinduri për të atin? Kur një fëmijë lind, vëmendja e të gjithëve është e përqëndruar tek ai dhe nëna. Zakonisht babai ndihet i lënë pas dore ose i përjashtuar. Aq sa është e rëndësishme lidhja nënë-fëmijë, po aq është edhe lidhja me babain. Shumë shpejt pas lindjes edhe babai duhet të sigurojë kontaktin fizik me fëmijën, domethënë kontaktin lëkurë me lëkurë. Në këtë mënyrë fëmija do të njohë erën e trupit të të atit

dhe pas disa javësh kjo erë do t’i ndjellë një gjendje qetësie dhe sigurie. Babai gjithashtu duhet t’i flasë fëmijës, në mënyrë që ai të njohë dhe të dallojë zërin e tij. Në fakt, kur ai i ka folur fëmijës që në bark të nënës, fëmija është në gjendje t’ia njohë zërin menjëherë pas lindjes. Babai duhet të përfshihet edhe në kujdesin e përditshëm të fëmijës; ai duhet ta mbajë atë në krahë, ta ndërrojë dhe të marrë pjesë në bërjen e banjës. Nëse fëmija ushqehet me gji, ai mund ta ushqejë me qumësht gjiri të shtrydhur, të futur në një shishe të pastruar me kujdes. Vlerësimi me pikë sipas Apgar-it. Apgar-i, është një tregues, në bazë të disa “pikëve” që i jepen fëmijës tuaj në lindje. Kjo u përcaktohet të gjithë fëmijëve në minutën e parë dhe të pestë pas lindjes. Pikësohen disa shenja të rëndësishme si frymëmarrjet, rrahjet e zemrës etj. (shih tabelën).

44

PJESA I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Pikët që merr fëmija janë nga 0 deri në 10; pak a shumë si puna e notave të shkollës. Sa më e lartë nota, aq më e mirë është gjendja e fëmijës në lindje.

kokës mund të bëhet me një metër të thjeshtë rrobaqepësi. Përmasat normale të rrethit të kokës lëkunden midis 32 – 38 cm për fëmijën e lindur në kohë të vet, por kjo varet nga pesha trupore dhe përmasat e tjera trupore, si rrethi i barkut etj. Fontanela. Në majë të kokës fëmija ka një të zonë të pambuluar nga kockat e kafkës, që quhet fontanela e përparshme. Fontanela e përparshme ka formën e një rombi dhe është me një madhësi rreth 2x2 cm. Në pjesën e pasme të kokës mund të gjendet edhe fontanela e pasme, por madhësia e saj zakonisht është tepër e vogël. Cefalhematoma. Disa orë pas lindjes, në disa raste, në pjesën paraqitëse të kokës formohet një gungë (fryrje), ndonjëherë me përmasa të konsiderueshme, shkaktuar nga dalja e gjakut jashtë enëve, që mund të jenë çarë gjatë procesit të lindjes. Gjaku i derdhur në këtë rast, nuk derdhet jashtë, siç ndodh rëndom kur për shembull presim gishtin, por grumbullohet midis kockës së kafkës dhe indeve që veshin kafkën. Duke qenë se gjaku derdhet gradualisht, për disa orë, edhe masa fillon e bëhet e dukshme pas disa orësh. Më pas gjaku pushon së rrjedhuri, por masa përthithet shumë më ngadalë. Për t`u përthithur duhet të kalojnë nga disa ditë, në disa javë. Kjo gjë ndodh vetvetiu, prandaj dhe nuk ka arsye të frikësohemi dhe të

PAMJA E TË PORSALINDURIT

T

huhet se të porsalindurit janë të gjithë njëlloj. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo bindje krijohet për faktin sepse ata kanë disa tipare të përbashkëta dhe krejt të ndryshme nga një fëmijë më i madh. Pesha mesatare e fëmijëve është rreth 3300 g, por meshkujt peshojnë diçka më shumë se femrat. Normalisht, një fëmijë që lind në kohë të vet dhe mbi 2500 g dhe afërsisht nën 4000 g, konsiderohet i lindur me një peshë normale. Gjatësia mesatare e një fëmije të lindur në kohë të vet, është mesatarisht rreth 50 cm. Kjo gjatësi lëkundet nga 46 – 55 cm, qoftë për femrat dhe qoftë për meshkujt. Koka është e madhe. Nëse e vështrojmë me vëmendje të porsalindurin, bie në sy që koka duket më e madhe në raport me trupin. Në lindje, gjatësia e kokës është sa ¼ e trupit, kurse tek i rrituri ajo është sa 1/8. Rrethi i kokës. Matja e rrethit të

LINDJA

45

alarmohemi, edhe pse përmasat e cefalhematomës janë ndonjëherë të konsiderueshme. Nuk këshillohet kurrsesi që të ndërhyhet për ta zbrazur cefalhematomën, sepse kështu rrezikohet jeta e bebit nga infeksionet dhe ndërlikime të tjera, ndonjëherë vdekjeprurëse. Faqet përmbajnë shumë ind dhjamor që i jep rrumbullakësi fytyrës së të porsalindurit. Goja • Gjuha: mbush pothuaj të gjithë gojën dhe duket më e madhe; mos u shqetësoni, sepse është normale të jetë kështu. • Frenulumi i gjuhës: kjo është një ”lidhëse” që lidh gjuhën me qiellzën. Shpesh herë duket më e shkurtër. Shumë mjekë këshillojnë prerjen e kësaj “lidhëseje”. Nuk duhet prerë, sepse mund të shkaktojë probleme me të folurin. • Pështyma: ende nuk prodhohet. Fytyra është e rrumbullakët dhe nofulla e poshtme është e vogël. Qafa është e shkurtër, si në raport me kokën, ashtu edhe me trungun. Gjoksi është më i rrumbullakët se tek të rriturit. Perimetri i gjoksit lëviz midis 31 -35 cm. Meqenëse nga fundi i shtatzanisë, në gjakun e frutit mbërrijnë të njëjtat hormone, përgjegjëse për prodhimin e qumështit tek nëna, ndodh që

gjinjtë e të porsalindurit të jenë të fryra. Kjo dukuri është më e shpeshtë tek femrat, por ndodh edhe tek meshkujt. Qëllon që nga gjinjtë edhe të rrjedhë një lëng që të kujton qumështin. Sidoqoftë, gjinjtë nuk duhet të shtrydhen dhe as të ndërhyhet, sepse mund të infektohen. Janë të panevojshme dhe kompresat e ndryshme, aq më tepër ato me alkol, sepse mund “ta dehin” bebin. Barku del mbi gjoksin dhe është i madh. Organet seksuale (vagina) tek femra janë zakonisht mishtore dhe mund të paraqesin një lloj lëngu të bardhë, ndonjëherë të ngjyrosur në rozë, që të kujtojnë menstruacionet (quhen menstruacionet e rreme). Janë një dukuri krejt normale dhe ashtu si dhe fryrja e gjinjve shkaktohet prej kalimit të hormoneve të nënës edhe tek fëmija. Tek meshkujt, lafsha është e madhe dhe nuk lejon që gjatë tërheqjes të duket koka e organit seksual të mashkullit. Mund të vërehen ereksione (forcim i penisit) herë pas here dhe kjo është diçka normale. • Madhësia e penisit (organit seksual mashkullor) në lindje është rreth 2 – 4 cm. • Testikujt (kokrrat) duhet të kenë zbritur dhe duken në qesen skrotale. Në ndonjë rast ato nuk duken. Për këtë rast është

46

PJESA I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

mirë të komunikoni me mjekun tuaj. Duhet thënë se madhësia e penisit ose e testikujve në lindje, nuk ka lidhje me të ardhmen si mashkull të fëmijës. Krahët dhe këmbët fëmija i mban të mbledhura. Pozicioni që mban fëmija, të kujton atë që mban në bark të nënës, ose atë që të rriturit mbajnë kur kanë dhimbje. Lëkura • Verniksi është një lëndë e bardhë që vesh fëmijën kur lind. Në bark të nënës fëmija rri në një mjedis ujor (noton në lëngun amnial). Qëndrimi për një kohë të gjatë në një mjedis ujor shoqërohet me rrudhjen dhe rrjepjen e fëmijës. Pikërisht verniksi, shërben si mburojë dhe nuk lejon që fëmija të rrudhet dhe të ripet gjatë kohës që është në bark të nënës. Pas lindjes, nuk këshillohet që të largohet verniksi, të paktën për 24 orët e para pas lindjes, sepse ai mbron ndaj mikrobeve dhe shërben si mbrojtës i lëkurës dhe organizmit të bebit ndaj infeksioneve. Verniksi duhet të pastrohet vetëm kur lëngu amnial ka qenë i ndotur me mekonium (jashtëqitjet e fëmijës), ose me shumë gjak. • Rreth ditës së dytë të jetës, në lëkurën e të porsalindurit mund •

të shfaqen disa puçrra të vogla të kuqe, që e skuqin të gjithë lëkurën. Kjo është eritema toksike. Nuk ka ndonjë rëndësi dhe është diçka normale. Nuk ka pse të frikësohemi, sepse nuk është vërtet një infeksion i lëkurës. Një rrjepje e lehtë e lëkurës është normale tek i porsalinduri në ditët e para të jetës. Ndryshimet e ngjyrës ndodhin shpesh tek i porsalinduri. Lëkura normalisht është rozë, por mundet edhe të duket e zbehtë. Në duart dhe këmbët jo rrallë ngjyra është si vjollcë. Njolla me ngjyrë blu të zbehtë, ose gri. Quhen edhe “njollat mongoloide”, pasi gjenden shumë më shpesh në racën aziatike. (Nuk kanë të bëjnë fare me Sindromën Down.) Mund të jenë pak a shumë të shtrira dhe të mëdha. Normalisht i gjejmë në kërbishte dhe në të pasmet e bebit. Në shumicën e rasteve ato zhduken vetvetiu, deri në moshën 2 vjeçare. Shpesh në lëkurën e të porsalindurit shfaqen disa pika të bardha sa një majë gjilpëre, që duken si perla të vogla. Zhduken vetvetiu. Në hundë, në ballë, në faqe dhe në buzën e sipërme shfaqen disa pika me ngjyrë të bardhë-të verdhë, që ikin e vijnë. Këto quhen ndryshe dhe “njollat e qumështit”. Nuk ka pse

LINDJA

47

të shqetësohemi. Janë vetëm gjendra dhjamore më të fryra. Zhduken vetvetiu brenda disa javëve. • Njolla me ngjyrë të kuqe, rozë apo portokalli: janë disa njolla që shfaqen në fytyrë (ballë, qepalla), ose në qafë. Për shkak të ngjyrës quhen edhe “njollat e salmonit”, pasi ngjajnë me lëkurën e peshkut me të njëjtin emër. Nuk përbëjnë problem, sepse me kohë zhduken. Sidoqoftë, këshillohuni me mjekun tuaj. Të dalat jashtë: • Mekoniumi. Të dalat jashtë për herë të parë të fëmijës, quhen me emrin mekonium: janë me ngjyrë jeshile të errët, viskoze, pa erë. Normalisht zorra e fëmijës duhet të zbrazet në 24 orët e para pas lindjes. • Feçet kalimtare. Me fillimin e ushqyerjes, ngjyra jeshile e errët e të dalave jashtë fillon të bëhet jeshile e çelët. Këto janë të dalat jashtë të periudhës kalimtare. Fillojnë që nga dita e 3-të e jetës dhe ndonjëherë deri në ditën e 7-të. Më tej, të dalat jashtë ndryshojnë dhe do të shoqërojnë fëmijën përsa kohë ushqehet me qumësht. Verdhëza ndodh shumë shpesh tek i porsalinduri (në 50% të të porsalindurve). Përndryshe quhet edhe ikteri fiziologjik, domethënë

normal i fëmijës. Arsyet e saj janë krejt të ndryshme nga ato të të rriturit. Tek fëmija më i madh dhe tek i rrituri, shfaqja e verdhëzës do të thotë sëmundje, kurse tek i porsalinduri nuk është gjithmonë kështu. Tek i porsalinduri, organet ende nuk kanë arritur pjekurinë e tyre të plotë, prandaj dhe nuk funksionojnë me maksimumin e tyre. Në lindje, për shkak të disa cilësive të rruazave të kuqe, ato shkatërrohen me shumicë. Nga shkatërrimi i tyre, prodhohet një lëndë që quhet bilirubinë. Bilirubina e prodhuar në këtë mënyrë nuk arrin të përpunohet tërësisht nga mëlçia e bebit. Grumbullimi i bilirubinës shoqërohet me shfaqjen e verdhëzës tek i porsalinduri. • Ikteri fiziologjik shfaqet nga dita e 2 – 3-të e jetës dhe asnjëherë para orës së 36-të të jetës; për-ndryshe shkaku është një sëmundje. • Verdhëza fiziologjike zhduket nga dita e 3 – 8-të e jetës, ndryshe shkaku është një sëmundje. • Bilirubina që gjejmë me shumicë në këtë rast, është ajo indirekte. Nëse bilirubina kalon disa kufij të caktuar, ajo mund të bëhet e dëmshme për organizmin. Ikteri trajtohet me sukses me anë të një mjekimi që quhet fototerapi (është një llambë speciale që lëshon një dritë vjollcë dhe që e kthen bilirubinën në një produkt të padëmshëm). Në rast se fototerapia është e pasuk-

48

PJESA I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

sesshme, atëherë mund të kryhet një procedurë që quhet (eksanguino-transfuzion) shkëmbim i gjakut. Kini parasysh: • një verdhëz shumë e fortë • ndryshimi i sjelljes tek një fëmi-

jë që ka verdhëz si përgjumësi, apo ngacmueshmëri e theksuar, humbja e oreksit, dobësimi i të qarit, të dalat jashtë pa ngjyrë etj • një verdhëz që zgjat mbi 2 javë edhe kur nuk është shumë e theksuar, janë arsye të forta për ta drejtuar fëmijën tek mjeku.

me pretekstin e përvojës. Fëmija nuk ka një kontroll të mirë të kokës. Mbani me kujdes kokën dhe qafën . të vendosen midis jush dhe fëmijës suaj. por ka frikë se mos nuk i bën ashtu si duhet. Shpesh herë janë këta persona që i ndërrojnë panolinën fëmijës. sepse këshillat do t’i merrni nga mjeku. në maternitet por edhe në shtëpi lehona është e rrethuar ose nga personeli mjekësor ose nga njerëzit e afërt të vet. Udhëhiquni gjithmonë nga mirëkuptimi. gjyshet e gjyshërit. sidomos. Është mirë që të gjitha këto veprime ju të mësoni t’i bëni vetë dhe ende pa dalë nga materniteti. mbani gjithmonë në mend se jeni ju prindërit që merrni përgjegjësitë për rritjen e fëmijës suaj. që e pastrojnë apo i rrijnë afër kur ajo e ushqen. Zakonisht.4 Kthimi në shtëpi 49 anë disa veprime që një nënë mund t’i dijë vetvetiu (i ka mësuar që e vogël. J ÇFARË DUHET TË DISH SAPO KE SHKELUR NË SHTËPI Si ta mbajmë në krahë Sa herë që e merrni në krahë një fëmijë. por mos lejoni asnjë. duke parë nënën e vet. hallat dhe tezet. Lëvizjet e menjëhershme dhe të vrullshme të kokës mund të shoqërohen me dëmtimin e fëmi- Figura 5. Atëherë kur do t`ju duhet të merrni një vendim. apo nëna të tjera dhe duke u kujdesur për më të vegj-lit). është shumë e rëndësishme që t’i mbahet koka e fiksuar.

50 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. MUAJI I PARË .

Fëmija vërtet nuk duhet të mbahet i veçuar nga bota. Ajri Ajri i dhomës duhet të pastrohet 3-4 herë në ditë. akuariume dhe në mënyrë të veçantë nuk duhet të pihet duhan në dhomat e bebit. Sapo bebi të jetë në sipërfaqen e duhur të pampersit. duhet t’i kaloni njërën dorë nën qafë. Gjatë dimrit. nëse është pis apo jo (i porsalinduri del jashtë zakonisht pas çdo ushqyerjeje) • Fëmija duhet të ndërrohet sa herë që del jashtë. mjedisi i dhomës duhet të lëngështohet. Si ta ndërrojmë panolinën. . Si ta pastrojmë fëmijën • Fëmija duhet të ndërrohet krejtësisht të paktën një herë në ditë dhe duhet t’i ndërrohet panolina shpesh (i porsalinduri urinon gati çdo ½ ore pas ditës së 2-3-të të jetës). thjesht kaloni pjesën e përparme të pampersit mes këmbëve të bebit dhe lidheni. por edhe nuk mund të rrijë në një mjedis që ka shumë zhurmë e rrëmujë të madhe. Figura 6. prandaj dritaret duhet të hapen të paktën 1 orë në ditë. për sa kohë ju nuk i vendosni të ndenjurat e bebit mbi sipërfaqet ngjitëse. • Panolina duhet të kontrollohet para dhe pas ushqyerjes. Prandaj sa herë që e merrni në krahë fëmijën. Nuk këshillohet të mbahen në shtëpi lule për zbukurim. • Fëmija duhet të lahet me ujë Pampersat janë të shpejta dhe të rehatshme për ndërrimin e fëmijëve. Për këtë mund të përdoren disa avullues të posaçëm elektrikë. duke u siguruar që ngjitëset të jenë puthitur mirë.KTHIMI NË SHTËPI 51 jës. kjo mund të realizohet edhe me mjete më të thjeshta. në mënyrë që ta mbani të mbështetur mirë kokën në duart tuaja. si për shembull peshqirë të lagur që vendosen mbi kalorifer.

Mos harroni të lyeni edhe kokën me vaj dhe t’i krihni me furçë flokët e kokën (përmirësohet qarkullimi i gjakut në kafkën e kokës). në fillim duhet të lahen organet seksuale. Tek femrat kini kujdes gjatë pastrimit të fëmijës: gjithmonë lajeni fëmijën nga përparaprapa. • Nëse për 3 ditë skuqjet nuk shërohen. palat e kofshëve). Këto lëndë dobësojnë cilësitë mbrojtëse të lëkurës duke shkaktuar skuqje. Duhet të pastrohen me kujdes palat e trupit (rrëza e sqetullës. atëherë duhet të drejtoheni tek mjeku i fëmijës suaj. Nuk janë të këshillueshme letrat pastruese të lagura deri në fund të muajit të parë. Banjat e fëmijës këshillohen të bëhen me një sapun neutral (me ph neutral. ose gjatë shëtitjeve të fëmijës. Fëmija duhet të ndërrohet dhe lahet shpesh. Problem është se si të sillemi gjatë natës. Ato pengojnë ajrosjen normale të lëkurës dhe bëhen shkak për infeksione të lëkurës. Fëmija mund të lahet edhe pa rënë kërthiza. Çfarë të bëjmë? • Në fillim përdorim pomadën me vitaminë A dhe E. Te djemtë vetëm pastrojeni penisin e fëmijës. pa qenë nevoja ta tërhiqni atë. por në këtë rast duhet të tregohet kujdes që ajo të thahet dhe të bëhet gjithmonë me alkol. Në këtë rast mundet që fëmija të mbahet me panolinën e gatshme. për shembull me sapun të Marseilles ose Johnson) dhe shpëlarja e fundit e fëmijës këshillohet të bëhet me ujë në të cilin kemi hedhur pak uthull (një lugë gjelle për 1 litër ujë). • Edhe teshat e fëmijës duhet të lahen me sapun neutral dhe shpëlarja duhet të bëhet duke shtuar pak uthull. Pas larjes është e këshillueshme të lyhet fëmija me vaj bebesh ose krem të lëngët. fëmija duhet të ndërrohet me pelena të pambukta. sepse nuk thithen nga lëkura. . Skuqjet në zonën e panolinës Panolina përvec pjesëve të pambukta ka dhe përmbajtje plastike. si dhe sa herë që fëmija skuqet. Sidoqoftë. sepse mund të infektohen më lehtë.52 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. edhe atëherë kur zona e skuqur është e pakët. Kjo bëhet për të shmangur ndotjen me mikrobe dhe infeksionet e rrugëve urinare dhe vaginës. kur edhe mundësitë për ta ndërruar fëmijën janë më të pakta. Mos përdorni pudër ose krem të fortë. pastaj anusi (vendi nga del jashtëqitja). MUAJI I PARË • • • • të rrjedhshëm dhe të bollshëm.

kështu do të keni mundësi ta hiqni njerën kur ndjeni se bëhet vapë. Si duhet të jetë bluza që prek trupin (në lëkurë) e bebit? Teshat që bien në kontakt me lëkurën e bebit duhet të jenë prej pambuku ose përzierje me fije sintetike kundër alergjive. Mbani në mendje që fëmija nuk djersin si i rrituri. sepse shkakton skuqje të lëkurës së fëmijës të vogël. Ndërkaq përsërisni nga e para përkujdesjet e përshkruara më sipër. duhet të shmangen pjesët e qytetit që kanë shumë . sepse po ashtu mund të shkaktojnë skuqje të lëkurës në vendin e kontaktit. sepse prirja është gjithmonë që fëmija të vishet më shumë se sa duhet. Edhe në këtë rast duhet të luftohet me shumë paragjykime. visheni me dy të lehta. Sidoqoftë duhet të kalojnë disa ditë nga lindja. Edhe teshat që janë nga brenda pambuk dhe nga jashtë lesh. Kur dilni shëtitje. • Kini parasysh: fëmijët duhet të vishen aq trashë sa jeni veshur ju vetë. • Në vend që ta vishni me një rrobë të trashë. Si ta veshim? Fëmija ndihet keq po qe se vishet më shumë apo më pak se sa duhet. ashtu edhe për fëmijën. • Kujdes! Duhet që të ndiqni këtë rregull në mënyrë shumë të rreptë. sepse fëmijës i duhet njëfarë kohe për t`u përshtatur me kushtet dhe ndryshimet e mjedisit jashtë barkut të nënës. Kur mund të fillohen shëtitjet? Me fëmijën mund të dilet menjëherë. Leshi nuk duhet të jetë asnjëherë në kontakt me mishin. nuk janë të këshillueshme. Shëtitjet janë të dobishme si për nënën. Kjo do të thotë që fëmijët nuk duhet të vishen trashë. Nga ana tjetër leshi ka vetinë të shkaktojë alergji. Pra kini parasysh se në dimër nuk duhet të vishen shumë trashë dhe në verë është e mjaftueshme panolina dhe një paliçetë pambuku. për këtë arsye ai nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën e tij trupore me anë të djersës. të ndenjurat e fëmijës të skuqen përsëri. Nuk ka ndonjë gjë për t`u çuditur dhe as për t’u shqetësuar.KTHIMI NË SHTËPI 53 Çfarë nuk duhet të bëjmë? • Të përdorim panolinat plastike për sa kohë fëmija është i skuqur • Të përdorim ilaçe vetëm sipas mendimit tonë ose sipas këshillave të farmacistit • Të përdorim një pomadë që përmban kortizon • Të përdorim niseshte mbi plagë • Të përdorim vaj ulliri ose çfarëdolloj pomade tjetër të pakëshilluar nga mjeku Mund të qëllojë që pas një shërimi të përkohshëm.

ku ditët me diell janë të shumta gjatë vitit. Janë të padobishme kufizimet në orare. të rrallë apo të dendur. duhet të kihet parasysh që të mbahet gjithmonë koka e fëmijës. tek të cilët flokët kanë “moshë” të ndryshme dhe prandaj dhe rënia e tyre ndodh në kohë të ndryshme. PJESËT E TRUPIT TË FËMIJËS DHE KUJDESI PËR TO Flokët. Jo vetëm është i rehatshëm dhe lehtëson lëvizjet e të rriturit. ose me . Për të lëvizur lehtësisht së bashku. do të bien në të njëjtën kohë. normalisht nuk kanë nevojë për shtesa vitaminash. Edhe marrja e vitaminës D është shumë e diskutueshme për këta fëmijë. Sytë. Ilaçet dhe vitaminat Fëmijët e lindur në kohë të vet dhe që ushqehen me gji. veçanërisht në vendin tonë. Mund të përdoret qysh nga dita e parë e jetës. MUAJI I PARË lëvizje. kini parasysh se duhet të pastrohen me pak pambuk që e kemi zier për rreth 5 minuta në ujë (duhet të pritet derisa të ftohet). (Një vitaminë që mungon është vitamina K. Këta flokë fillojnë të bien nga muaji i 2 – 3-të i jetës. Ndryshe duhet të sillemi kur fëmija ka lindur para kohe.54 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Përdorimi i tij është i dobishëm. edhe kur rrugët nuk janë shumë të mira. në mënyrë të veçantë ato me lëvizje makinash ose me ndotje të lartë të atmosferës. Çfarë ilaçesh të mbajmë në shtëpi? • Tretësirë fiziologjike për hundët • Pomada A+E • Paracetamol Asnjëherë mos përdorni ilaçe pa pyetur më parë mjekun tuaj. Nëse sytë e bebit janë të zëna me sklepa me ngjyrë të verdhë.) Kur përdoren pomadat (për shembull pomada me Vitaminë A + E). duke filluar nga pjesa e pasme e kokës. prandaj dhe bien në të njëjtën ditë. Sa herë që fëmija shëtitet me marsup. E vetmja gjë që duhet mbajtur parasysh është se duhet të përkojë me peshën e fëmijës. të pranishëm apo jo në lindje. por mbi të gjitha forcon lidhjen e nënës me fëmijën. që përgjithësisht janë zakone popullore. por në këtë rast gjithmonë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. duhet të lyejmë vetëm pjesët e skuqura dhe jo të gjithë trupin. sepse pengojnë “frymëmarrjen” dhe funksione të tjera të lëkurës. tek i porsalinduri flokët kanë të njëjtën moshë. Në ndryshim me fëmijën pas vitit të parë të jetës ose me të rriturin. ju ndihmon xhepi i kangurit (marsupi).

. Hunda. sekrecionet e të cilit shpjegojnë bllokimin me sklepa të syrit (ky kanal është më i ngushtë tek i porsalinduri dhe fëmija gjatë 6 muajve të parë të jetës). Në këtë mënyrë zbrazet kanali që lidh syrin me hundën. • Pikat e qumështit shqiten kollaj nga goja. • Pikat e mpiksura të qumështit nuk kanë nevojë për mjekim. kurse myku i gojës jo. Shpesh në gojë formohen disa pika të bardha. • Teshtin. Mos përdorni kurrë pomada ose lëngje që jua ka këshilluar farmacisti. Nëse në birat e hundës ka edhe pak sekrecione. Është gabim që në këtë rast të përpiqemi të lirojmë hundët ose ta veshim më shumë fëmijën. kurse në myk ajo është e skuqur. është e lidhur me vogëlsinë e gojës dhe të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes së bebit. Gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj. të cilat veshin mukozën e gojës mishin e dhëmbëve dhe gjuhën. Gjithësesi mos u përpiqni t`i lironi hundët duke përdorur shkopinj apo ndonjë gjë tjetër për t`i pastruar. Këto rrethana nuk duhet t`ju shqetësojnë. I porsalinduri mund të paraqesë këto probleme në hundë: • Bën zhurmë kur merr frymë. ose të Nystatinës 4 herë në ditë nën gjuhë. po ashtu në gjuhë (një tabletë e shtypur e nystatinës ndahet në 4 pjesë). masazhoni butësisht me mollëzat e dorës. veçanërisht para se fëmija të ushqehet. Myku i gojës. këndin e syrit. Teshtimat janë pa rëndësi dhe nuk do të thonë se fëmija është ftohur. • Duhet të bëjmë një dallim midis mykut të gojës dhe pikave të mpiksura të qumështit. Hunda duhet të lirohet. ”zhurma” gjatë frymëmarrjes theksohet edhe më shumë. apo të nxehim mjedisin ku rri fëmija. sepse mund të krijojnë probleme jo vetëm me syrin.KTHIMI NË SHTËPI 55 ujë të zier (rreth 35 minuta) dhe të vakët. kurse në rast të mykut duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. ose pak pluhur nystatine. • Mukoza përreth pikave të mpiksura të qumështit është normale. Gjatë kohës që pastroni syrin. • I bllokohet hunda dhe ka sekrecione (qurre). por edhe me të gjithë organizmin. Kjo zhurmë që dëgjohet kur fëmija merr frymë. përkundrazi duhet të nxiten sepse në këtë mënyrë “hapen mushkëritë”. Bari hidhet nën gjuhë me qëllim që veprimin ta ushtrojë në gojë dhe jo të gëlltitet. • Mjekimi i mykut është shumë thjeshtë: një pikë të shurupit të Daktarinës. Duhet të flisni me mjekun tuaj atëherë kur hunda është shumë e zënë me sekrecione.

Kërthiza • Pastrimi i kërthizës duhet të bëhet disa herë në ditë. frymëmarrja lirohet. E rëndësishme është që hundët e fëmijës të jenë gjithmonë të lira para ushqyerjes së fëmijës. • Merr frymë keq. Shpeshtësia e frymëmarrjeve matet duke vendosur dorën mbi gjoks të fëmijës dhe numërohen për një minutë uljet dhe ngritjet e kafazit të kraharorit. Është shumë e rëndësishme të mos shtrydhen. të cilën e kemi zhytur në alkool 70º. me anë të një shiringe të mbushur me tretësirë fiziologjike. bën një frymëmarrje të thellë dhe i kalon sekrecionet më poshtë (i gëlltit). MUAJI I PARË Hunda mund të pastrohet pa futur gjë në birat e hundës. duke i thithur sekrecionet me anë të një pompe të posaçme (tregtohet e gatshme). ashtu siç veprojmë zakonisht ne të rriturit. Në përgjithësi fëmijët ruajnë humorin dhe gjallërinë e zakonshme në pjesën më të madhe të ditës. Ndërkaq fëmija që nuk di të marrë frymë me gojë. për shkak të rrezikut të infeksionit të gjirit. është mbyllja ritmike e birave të hundës. maja e hundës mund të mbahet me gisht pak e ngritur. . Mund të mos jetë problem: fëmija merr frymë keq. Hunda mund të pastrohet mekanikisht. • Përpara se të fillojmë pastrimin. Pikërisht këto janë frymëmarrjet e fëmijës. duhet të drejtoheni urgjentisht tek mjeku.5 ml të tretësirës. të cilat pastaj gëlltiten nga fëmija. Kështu shtyhen në gojë qurret. Sapo hundët pastrohen.56 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. nëpërmjet kapjes me gishta të hundës. kur merr frymë. Lavazhi i hundës: mund të pastrohen hundët duke bërë një lavazh të hundës. Mund të jetë vërtet problem: Nëse frymëmarrjet e fëmijës janë më të shpeshta se zakonisht dhe vërehen tërheqje të brinjëve kur merr frymë. fëmija vendoset në shpinë. Asnjë shqetësim. shtyhen në hundë 0. Nëse fëmija është më pak se 1 muajsh dhe frymëmarrjet e matura në këtë mënyrë janë mbi 50 në minutë. Për këtë qëllim. hiqet garza e mëparshme dhe përdorim një garzë tjetër të pastër. Gjinjtë mund të vazhdojnë të jenë të fryrë për arsyet e përshkruara edhe më lart. por hundët janë të zëna nga sekrecionet. Një mënyrë tjetër për të pastruar hundën e bebit. do të thotë se ato janë të shpeshta dhe fëmija duhet të dërgohet shpejt tek mjeku. Ndërkaq vërehet se sa të shpeshta i ka frymëmarrjet fëmija ose nëse tërheq brinjët apo jo. me kokën të përkulur nga prapa.

Organet seksuale. normalisht. Nëse nuk bie deri nga dita e 14-të e jetës. Përgjithësisht shkurtohet rreth vitit të 3-të të jetës. këshillohuni me mjekun tuaj. merrni kontakt menjëherë me mjekun tuaj. . ose garza që mbulon kërthizën njolloset me ngjyrë të kuqe ose të verdhë. Vajzat mund të vazhdojnë të kenë sekrecione të bardha ose dhe të ngjyrosura rozë. • Nuk duhet të përdoret pambuk në asnjë mënyrë. Shumë e rëndësishme! • Nëse lëkura përreth kërthizës bëhet e kuqe. por të lëvizë lart e poshtë. • Cungu i kërthizës duhet të bjerë nga dita e 6 – 7-të e jetës.KTHIMI NË SHTËPI 57 • Pastrojmë cungun e kërthizës dhe lëkurën përreth. që të kujtojnë menstruacionet (menstruacionet e rreme). me garzën me alkol 70º • Me një garzë tjetër të thatë e të pastër mbulojmë cungun e kërthizës. Tek djemtë mundet që njëri prej testikujve të mos jetë në qesen skrotale. Nuk përbën problem. Po ashtu. lafsha është e madhe dhe e ngushtë.

fle. qan dhe mbush panolinat. veçse ha. Por përpara se të eksplorojmë aftësitë e tij.25 cm. sepse ajo tregon rritjen e trurit. rreth 400 g dhe janë pak më të gjatë rreth 1. kështu afërsisht mbas dhjetë ditësh do të kenë peshën e lindjes. pesha përfshinte dhe tepricat e lëngjeve. të cilat humbin në ditët e para. Ju tashmë e kuptoni që ju dëgjon kur i flisni. Pediatri juaj do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë rritjes së kokës. le të shohim ndryshimet që do të ndodhin në paraqitjen e tij fizike gjatë muajit të parë. sidomos kur fut duart në gojë.5 deri 4 cm gjatë muajit të parë. Gradualisht do fillojë të lëvizë trupin e tij më lehtësisht. RRITJA DHE PAMJA FIZIKE K ur fëmija juaj lindi. I porsalinduri në kohë shton afërsisht 20-30 gram në ditë dhe për një muaj peshon afërsisht 4 kilogram. Shumë bebe rriten shumë shpejt mbasi rimarrin peshën e lindjes. sidomos gjatë shpërthimeve të rritjes që ndodhin rreth ditës së 7-10-të dhe përsëri midis tre dhe gjashtë javëve. Ai rritet 2. pastaj e rimarrin në pesë ditë. Djemtë peshojnë pak më shumë se vajzat. . Në fund të muajit të parë ai do të jetë shumë më i gjallë dhe komunikues. Shumë bebe humbin një të dhjetën e peshës. ju shikon kur i flisni dhe lëviz trupin për t’u përgjigjur ose për të tërhequr vëmendjen.58 5 Muaji i parë Rritja dhe zhvillimi N ë fillim duket sikur fëmija nuk bën gjë tjetër.

Është ende i paaftë për të pasur një kontroll të mirë të qafës dhe kokës. kjo është arsyeja që fëmijëve u këndohen ninullat (tinguj ritmikë e monotonë). këmbët nga brenda. koka e djemve është më e madhe: diferenca është më pak se 1 cm. Një problem tjetër janë “aknet e bebit’’ Këto janë si puçrra të vogla që dalin në fytyrë. zhurma e çelësave etj. koka dhe goja kthehen nga ana që e prekim. Perimetri i kafkës së një të porsalinduri është afërsisht 35 cm dhe pas një muaji arrin në 37. do të fillojë të drejtohet. Nëqoftëse bebi juaj ka lindur me rrugë vaginale. Çdo deformim i kokës do të ikë mbas një ose dy javëve. Parapëlqen fytyrën e njerëzve. Ende është i paaftë të kërkojë ose të ndjekë aktivisht me sy dhe për një kohë të gjatë objektet.75 cm.MUAJI I PARË 59 Kafka do të rritet shumë gjatë katër muajve të parë. Mendohet se ato shkaktohen nga stimulimi i gjëndrrave yndyrore nga hormonet Raporti me mjedisin • • • • Të ushqyerit është mjeti kryesor i komunikimit me mjedisin. i mësuar gjatë nëntë muajve të rrijë mbledhur në barkun e nënës. e cila bie në njërën ose tjetrën anë kur mbahet në krahë (në pozicion vertikal. Njollat e kuqe rreth syve do të ikin mbas tri javëve. arrin ta fiksojë me sy dhe ta ndjekë me sy deri diku. Djemtë janë pak më të mëdhenj se vajzat. Reagon ndaj zhurmave si për shembull përplasja e derës. në këmbë). tingulli i ziles. Dëgjon kryesisht tingujt ritmikë që përsëriten dhe jo ata të veçuarit. I dëgjon tingujt që zgjasin mbi 4 – 5 sekonda. por nëse para syve shfaqet një send i ndritshëm. Gjatë javëve të para trupi i të porsalindurit. zakonisht në javën e 4-5 të jetës. • • • • • . Ai fillon të shtrijë këmbët dhe duart dhe shpesh harkon kurrizin. Po t’i preken buzët ose t’i futet gishti në gojë. Nëqoftëse do të vazhdojnë më gjatë duhen konsultuar me pediatrin. Po të preket në këndin e buzëve me gishtin e dorës (ose çfarëdolloj mjeti tjetër). kafka duket e deformuar mbas lindjes por shpejt do të marrë formën normale. por këto janë raste shumë të rralla. Këto janë normale deri në muajin e 5-6-të dhe zakonisht korrigjohen gradualisht. Këmbët dhe duart mund të vazhdojnë të rrotullohen. më shumë se kurrë gjatë jetës. fillon të thithë.

Në këto kushte duhet patur kujdes nga ilaçet e përdorura për larjen e rrobave dhe të mbeturinave të qumështit në fytyrë. dalat jashtë do të jenë: • Më të ujshme si krem (ngjisin në panolinë) • Me ngjyrë të verdhë si ngjyrë floriri (shoku dhe kolegu im T. çfarë të bëjmë? • Të mos japim ilaçe “pastrues” (laksativë) me kokën tonë. por nëse ne do të lëviznim duart dhe këmbët. Nëse fëmija ushqehet me gji. të . Lëkura e fëmijës tuaj ndryshon ngjyrën nga rozë në blu. ose tjetër gjë. • Gjatë banjës. TË DALAT JASHTË T ë dalat jashtë të të porsalindurit në javën e dytë të jetës kanë karakteristika të ndryshme nga ato të fëmijës më të madh. gati si gri ose ngjyrë kafe. mbi një cilindër sfungjeri me diametër rreth 10 – 15 cm.B. fëmija lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë i mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku. i quante “floriri i babit”). të thata dhe më të formuara (nuk ngjisin në panolinë) • Ngjyra është e verdhë e çelët. • Janë me erë të keqe që ndihet menjëherë. Ndonjëherë mund të dalë jashtë 1 herë në ditë. domethënë edhe 6 – 7 herë në ditë. Sa herë duhet të dalë jashtë? Normalisht gjatë kësaj periudhe del jashtë pas çdo të pirë. qoftë lidhur me ngjyrën e qoftë me erën. do të shihnim se ato shpejt bëhen rozë përsëri. të dalat jashtë do të jenë: • Më të forta. Kjo ndodh se enët e gjakut në këto zona janë më të ndjeshme nga ndryshimet e temperaturës të ftohtit. përdorni një picetë të pastër të butë nën kokë dhe pastrojani një herë në ditë fytyrën butësisht me sapun të butë. për të hequr mbetjet e qumështit ose të ilaçit. MUAJI I PARË e nënës që kalojnë nga placenta gjatë shtatzanisë.60 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. duke bërë që të duken më të zbehta apo blu. ose 1 herë në 2 – 3 ditë. Nga ana tjetër të dalat jashtë ndryshojnë dhe në varësi të llojit të ushqyerjes së fëmijës: me gji apo artificiale. fortësinë etj. termometër. Nëse bebi juaj ka akne. • Nëse fëmija nuk del jashtë. Duart dhe këmbët mund të kenë një ngjyrë më blu se pjesët e tjera të trupit. • Fëmija vendoset disa herë gjatë ditës në bark. Pra tek duart dhe këmbët që janë të zbuluara kalon më pak gjak. Nëse ushqehet me qumësht artificial. • Nuk duhet të ngacmohet anusi i fëmijës me majdanoz. • Mund të jenë me mukus • Vijnë era thartirë.

këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj. që e kthejnë të dalët jashtë të fëmijës në diçka aq të rëndësishme. . nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Nëse të dalat jashtë janë jeshile Edhe në këtë rast nuk duhet të shqetësohemi. sepse karakteristikat e kësaj ushqyerjeje sigurojnë jo vetëm një funksionim të përkryer të zorrëve. sepse nuk i ngjyrosin në jeshile të dalat jashtë. sa që pushon së qeni një dukuri normale. apo në fundin e zorrës). Më shumë është një problem psikologjik i prindëve. në kontakt me oksigjenin e ajrit (për shembull në panolina. Mund të përdorni mikroklizmat. Janë pika të kazeinës. një lloj proteine që gjendet relativisht me shumicë në qumësht. Pra të dalat jashtë tregojnë se ato kanë qëndruar pak më gjatë se sa duhet në mjedis. sepse është një dukuri krejt normale. Edhe në këtë rast. prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë. nëse një nga prindërit ka vuajtur nga kapsllëku. Ekziston rreziku që fëmija të mësohet aq shumë me mjekimin.MUAJI I PARË 61 Në të dalat jashtë vërehen pika të bardha Kjo nuk përbën aspak problem. Kjo ndodhi është shumë e shpeshtë. • Fëmija që ushqehet me qumësht artificial: kapsllëku është i rrallë. saqë mund të dalë jashtë vetëm pasi merr laksativin. mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin. Nëna mund të hajë sa të dojë perime. karakteristikat e të dalave jashtë dhe lloj-lloj hollësirash të kota. Të dalat jashtë bëhen jeshile. sep-se bilirubina e pranishme në të. se sa një dukuri e mirëfilltë e trashëguar. të paktën nëse nuk jua ka këshilluar mjeku. Pra të dalat jashtë nuk kushtëzohen nga ushqime të caktuara që merr nëna. veçanërisht kur fëmija është me ver dhëz. në mjedis oksidohet dhe kthehet në biliverdinë (një lëndë që ka ngjyrë jeshile). mos jepni laksativë. edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj. edhe fëmija e vuan një gjë të tillë. Mund të ndodhë kur prishen JO PO Në rast kapsllëku. • Fëmija që ushqehet me gji: nuk e njeh kapsllëkun. Është teprimi lidhur me shpeshtësinë. Po kur feçet janë të forta (kapsllëku)? Në përgjithësi. por edhe përshtatshmëri absolute. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat.

Gjatë një ekografie të bërë gjatë shtatzanisë mund të shihni bebin tuaj të thithë gishtin. Kështu megjithëse ky është një veprim refleksor. Fëmija fillon të përdorë këto lëvizje për të qetësuar veten. në të cilën gjuha lëviz nga areola te thithi. Mbas lindjes. Në disa raste reflekset kthehen në sjellje të vullnetshme. ai automatikisht fillon të thithë. MUAJI I PARË raportet e masës së qumështit artificial me ujin. ai e thith pa u menduar (refleksi i thithjes). Mbas tre javësh ai vetëm kthen kokën dhe lëviz gojën në pozicionin e thithjes. duke i futur gishtin në gojë ose duke i dhënë biberonin e rremë. Kur ju qëllon të shihni se si përpiqet fëmija të thithë çarçafin apo grushtin e vet. jo të gjitha bebet thithin mirë në fillim. nëse i prekni faqen apo buzën. që ofron oksigjen. Me kohë kjo aftësi përsoset. Kjo ndodh në dy faza: në fillim ai vendos buzët rreth areolës dhe thithin ndërmjet gjuhës dhe qiellzës. Refleksi më i dukshëm është ai i frymëmarrjes. deri sa takon thithin dhe e kap. ose qumështi i përdorur nuk është i përshtatur për moshën dhe peshën e fëmijës. edhe pa u prerë ende kordoni i kërthizës. nëse një thith (ose diçka e ngjashme) takon gojën e bebit. Ndërkaq rrotullimi i kokës. ose kur përdoret si tretës lëngu i orizit. Thithja është një refleks që para lindjes. që i lejon të kthejë kokën në drejtim të dorës. Për shëmbull bebi juaj ka lindur me refleksin e ‘’rrotullimit’’. disa prej të cilave do t’i ngelen për muaj të tërë. Të porsalindurit marrin frymë për herë të parë. Në fillim ai kthen kokën nga një anë në anën tjetër. Kur i bie drita mbyll sytë. I gjithë ky proces ndihmohet nga thithja që siguron gjiri në gojën e bebit. sepse reflekset i thonë të bëjë kështu. duhet ta ndihmoni në këto përpjekje për tu qetësuar. Kjo e ndihmon të gjejë thithin për të pirë. Pastaj fillon faza e dytë. Ai ka lindur me shumë përgjigje të tilla fizike jo të qëllimshme ndaj një ngacmimi të caktuar. Koordinimi i këtyre lëvizjeve ritmike thithëse me frymëmarrjen dhe gëlltitjen është disi i vështirë për një të porsalindur. ekzistojnë dhe pesë të tjera zako- . ndërsa të tjera largohen mbas disa javësh.62 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Përveç tre reflekseve të mësipërme. thithja dhe futja e gishtit në gojë bëhen më pak reflektive dhe më shumë të qëllimshme. REFLEKSET S humica e aktivitetit të bebit tuaj në javët e para është refleksive. Kur ju fusni gishtin tuaj në gojën e bebit.

Gjendja e parë është gjumi i thellë: fëmija qëndron i shtrirë dhe nuk përgjigjet ndaj ngacmimeve të ndryshme. saqë ju mund të organizoni ditën së bashku me fëmijën tuaj. nëse përplasni një rrake-take pranë veshit të tij. Aq shumë qartësohen këto momente të fëmijës. Në gjendjen e dytë ose S . zako nisht foshnja ngre të dy krahët mbi gjoks. VETËDIJA a më shumë që ju e njihni fëmijën tuaj. Natyrisht ai nuk mund ta mbajë peshën e trupit të vet si ne të rriturit. Ky refleks zhduket nga muaji i dytë i jetës. të cilat alternohen me njëra-tjetrën disa herë gjatë ditës. Një tjetjër refleks është ai Babinski. duke parë se në cilën pjesë të ditës fëmija shpreh humorin e vet pozitiv. Tani përcaktohen gjashtë gjendje të vetëdijes. dhe mund të qajë duke hapur sytë fort. ose negativ. ose tepër i vëmendshëm dhe kureshtar. ai hap gishtat e këmbëve. por rishfaqet si një sjellje e qëllimshme nga fundi i vitit të parë të jetës. Kur ju ngacmoni shputën e këmbës së fëmijës. ose i lodhur dhe i irrituar. krahët dhe këmbët e tij hapen anash. i vogli nuk përgjigjet dhe vetëm mund të bëjë ndonjë lëvizje të vogël. Refleksi i të notuarit kuptohet kur e mbani beben horizontalisht barkas. Refleksi i kapjes provokohet sa herë që ju prekni pëllëmbën e fëmijës. sikur po mbahet diku. kur këmbët vendosen në një sipërfaqe të sheshtë. gishtat e tij mblidhen sikur të donte të kapej fort. Kur dikush e tremb. Në këtë rast sapo e prekni pëllëmbën. Nje prej tyre është refleksi i Moros. Por gjithmonë duhet të keni parasysh se gjendjet e vetëdijes së fëmijës ndryshojnë shumë papritur dhe pothuajse në mënyrë dramatike. Një talent tjetër që shfaq fëmija në ditët e para të jetës së vet është ecja ‘’automatike’’. Këto pesë reflekse nuk luajnë ndonjë rol tek bebi. por i mbajtur nga krahët ai këmben këmbët sikur do të ecë. Ky refleks arrin kulmin e shprehjes së vet në fund të muajit të parë të jetës dhe fillon të dobësohet në fund të muajit të dytë të jetës. Dy prej këtyre gjendjeve të vetëdijes përcaktohen si gjendje gjumi. kurse katër të tjerat si gjendje zgjuar. por janë të dobishme si shenja të funksionimit normal të trurit dhe trupit.MUAJI I PARË 63 nisht në bebet normale të lindura në kohë. Për shembull. aq më shumë do të kuptoni se ai ka momente që është shumë i gjallë dhe i lëvizur.

por qan vazhdimisht dhe është i trazuar. fëmija ndihet i lumtur dhe nuk karakterizohet nga lëvizjet Të qenit zgjuar. Kur fëmija nuk është i qetë. themi se fëmija është në stadin e pestë të vetëdijes. themi se fëmija është në gjendjen e gjashtë të vetëdijes. ai më së shumti qetësohet. fëmija kalon nga njëra fazë e gjumit në tjetrën. Ai perëndon sytë.64 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. E njëjta gjë që e ngazëllente atë pak momente më parë kur ishte në gjendjen e katërt-pestë të Gjendjet e vetëdijes të fëmijës tuaj Gjendja Stadi 1 Stadi 2 Emërtimi Gjumë i thellë Gjumë i lehtë Çfarë bën i vogli Qëndron shtrirë dhe palëvizur Lëviz gjatë gjumit dhe është i ndjeshëm. ndonjëherë klith dhe lëvizjet janë të shumta dhe të çrregullta Stadi 3 Stadi 4 Stadi 5 Stadi 6 . Ai zgjohet i lumtur me sy të hapur dhe kureshtarë. i qetë Sytë janë të hapur. nuk duhet insistuar që të komunikohet me të. Ky është gjumi që quhet me lëvizje të shpejta të syve dhe mund të vëreni se si sytë hapen e mbyllen me shpejtësi. ta ngushëlloni. por pa lëvizshmëri të theksuar (stadi i katërt). shtriqet. Nëse kësaj gjendjeje i shtohet edhe lëvizshmëria. Nëse do të tundim një rrake-take kur fëmija është në gjendjen e katërt ose të pestë të vetëdijes. hap gojën. fëmija mund të zgjohet. është i vëmendshëm dhe kthen kokën andej nga vjen tingulli i rrake-takes. Kur fëmija është duke qarë. MUAJI I PARË të gjumit aktiv. nëse tentojmë të njëjtën zhurmë. Në këtë rast atij nuk i interesojnë ngacmimet e reja që i ofrohen. ai kalon në gjendjen e tretë të vetëdijes. të qarët Qan. Kur fëmija fillon të zgjohet ose fillon t`i vijë gjumë. Në momentin që zgjohet ai shfaq një nga tre stadet e mbetura. veçanërisht ndaj zhur mave Përgjumja Sytë kapsalliten dhe fëmija nuk është as në gjumë dhe as zgjuar Të qenit zgjuar. Ajo që ai kërkon në këtë rast është ta qetësoni. aktiv Fëmija lëviz aktivisht Nervozizmi. Ky është momenti që fëmija është shumë i vëmendshëm dhe interesuar ndaj jush dhe mjedisit përreth. Këto dy faza të gjumit këmbehen me njëratjetrën dhe brenda rreth një ore.

për ta qetësuar fillimisht nevojitet që ta përkundësh dhe ta mbash në krahë. të siguroni mirërritjen shoqërore. edhe sitemi i tij nervor përsoset. Vitet e para lenë gjurmë të përjetshme. që t`i tregojë udhën • Të njohë dhe provojë në ekuilibër të plotë liritë dhe kufizimet e tij. atë kur është në stadin e gjashtë të vetëdijes. Së fundi. Sidoqoftë ai përsëri do të kërkojë të ushqehet me të njëjtën shpeshtësi. si atë të ushqyerjes. kënduar apo duke luajtur me një rrake-take. fizike e të nxisni aftësitë njohëse të tij. ai trishtohet. Ndërkaq që fëmija rritet. Sipas këtyre studimeve. ju e qortoni. Por studimet e tashme kanë treguar se edhe mjedisi ka një ndikim po aq të rëndësishëm sa edhe trashëgimia gjenetike. syçelët dhe më i interesuar ndaj gjërave të reja që do t`i ofroni. Çfarë do të thotë kjo për prindin? Kjo do të thotë se ju mund të ndikoni në zhvillimin e përshtatshëm të fëmijës tuaj. truri i fëmijës rritet dhe zhvillohet më shumë se në çdo moment tjetër të jetës. muajt dhe vitet e para kanë ndikim shumë të madh në zhvillimin e trurit. Kur fëmija bëhet më i madh. nëqoftëse mamaja është një artiste. ju jeni të vetëdijshëm se veprimet tuaja ndikojnë mbi fëmijën. e nervozon dhe e mërzit. që e duan dhe e vlerësojnë • Të ndihet i sigurtë • Të njohë mjedisin ku jeton • Ka nevojë për dikë që ta drejtojë. për t`u zhvilluar dhe për të shprehur tërë aftësitë që ka trashëguar. të hutohet dhe të pushojë së qari edhe duke i folur. atëhere edhe fëmija ka të njëjtat prirje si dhe nëna e kështu ka mundësi më të madhe për t`u bërë edhe ai ar tist. lojës. fëmija ka nevojë për disa elementë thelbësorë: • Të ndihet se është i veçantë. Gradualisht ai vendos oraret e tij ditore. Kjo ju ndihmon që të rregulloni edhe ju oraret tuaja në varësi të këtij ritmi gjithmonë e më të qartë të të voglit. Për vite me radhë besohej se truri i fëmijës është një përsëritje e asaj çfarë ka trashëguar nga prindërit. Pikërisht . ju e lavdëroni. ai mund të qetësohet. pushimit. shkencëtarët kanë provuar se përvojat e fëmijës në ditët.MUAJI I PARË 65 vetëdijes. por nga fundi i muajit do të rrijë më gjatë zgjuar. Kur fëmija është në gjendjen e gjashtë të vetëdijes. Ju jeni qendra e botës së fëmijës tuaj. Për shembull. ai gëzon. Studimet tregojnë se në 3 vitet e para të jetës. në këtë periudhë krijohen modelet e para të të menduarit dhe të përgjigjeve të vetëdijshme. Duhet të dijë se ZHVILLIMI I HERSHËM I TRURIT S i prind. Ju qeshni dhe ai jua kthen.

por në fakt truri i të voglit është dy herë më shumë aktiv se sa truri i një të rrituri. mjedis familjar të ngrohtë dhe të përgjegjshëm. Komunikimi me fytyrën e prindit ose të afërmve të tjerë që kujdesen për të. dhe si do të rritet fizikisht. Për shembull. • Identifikimi i hershëm i çrregullimeve të zhvillimit. Por jo vetëm kaq. Kjo periudhë përcaktohet nga ata si periudhë kritike. Për shembull. që i krijon atij mundësinë për të mësuar dhe që zhvillon interesat dhe personalitetin e fëmijës. Shumë sëmundje dhe probleme të zhvillimit mund të trajtohen me sukses nëqoftëse zbulohen herët.66 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. kuptohet se ju krijoni mundësi për një zhvillim normal të trurit të tij. Fatmirësisht përbërësit e një mjedisi të mirë përfshijnë disa gjëra kryesore. Le të shohim shkurt disa prej elementëve që ndikojnë mbi shëndetin e fëmijës dhe se si kontribuon secili prej tyre në zhvillimin e trurit të fëmijës: • Të folurit. libra të bukur për t`u treguar e lexuar. edhe ata . çiltërsinë dhe përfshirje në bisedat familjare. Pyetja e natyrshme që lind në këtë rast është: si është ky mjedis i përshtatshëm? Mjedis i përshtatshëm është ai që në qendër të vet ka fëmijën. që shumë prindër dëshirojnë të sigurojnë për fëmijët e tyre: ushqim të përshtatshëm. • Duhet të qëndrojë në mjedise të larmishme ku bisedohet. Studiuesit mendojnë se gjithçka duhet të përqëndrohet në 3 vitet e para të jetës. Gjatë kësaj periudhe truri i fëmijës ka aftësi maksimale për të nxënë. e të përgjigjurit dhe e të zgjidhurit të problemeve. dëgjohet muzikë. këmbëngulje në vlerat pozitive të jetës. Shpesh ne mendojmë se fëmija nuk kupton dhe se gjithçka zhvillohet shumë thjesht. MUAJI I PARË çfarë i lejohet dhe çfarë jo. ndihmon shumë në zhvillimin e të folurit. muzikë për të nxitur veprimtarinë e trurit. dhe lirinë e mjaftueshme për të eksploruar dhe mësuar nga gjërat që e rrethojnë. si do të kontrollojë emocionet e tij. Duke krijuar një mjedis të përshtatshëm. po ashtu edhe të lexuarit e librave fëmijës. kohë të mjaftueshme për gaz dhe hare. si do të bashkëveprojë me të tjerët. Çfarë kuptimi ka kjo për ju si prind? Kjo do të thotë se ju vetë dhe mjedisi që do të krijoni përreth fëmijës tuaj do të ndikojë në mënyrën se si ai do të mendojë. luhet etj. për të mësuar. lexohet. Pikërisht në këtë periudhë vendosen bazat e të menduarit. keni vënë re se sa e lehtë është për një fëmijë që të kapë fjalë nga një gjuhë e huaj dhe sa e vështirë është e njëjta gjë për një të rritur.

mund të përfitojnë jashtë mase nëse referohen dhe ndiqen ashtu si duhet nga struktura të specializuara për këtë qëllim (p. dëgjoni muzikën që ju pëlqen. Kjo na bën të kuptojmë rolin e rëndësishëm që ka prindi dhe mjedisi shoqëror dhe familjar në zhvillimin e trurit të fëmijës. luani së bashku. zhvillon të mësuarin. duhanin etj. Kjo e bën fëmijën të ndjehet mirë. vizatoni.MUAJI I PARË 67 fëmijë që kanë një cen ose dëmtim të trurit. Të zhvillojë ndjenjën e sigurisë dhe të respektit për veten dhe të tjerët. Bashkëveproni sa të jetë e mundur më shumë. Filloni të kujdeseni për shtatzaninë sa më herët. Kjo është një mënyrë për të formuar thesarin e fjalëve të fëmijës në të ardhmen. përkrahin dhe respektojnë njëri tjetrin. prandaj dhe kuj- desi për shtatzaninë ndihmon për zhvillimin e shëndetshëm të trurit të fëmijës.sh Qendra Kombëtare e Zhvillimit Mendor). lexojini. Zhvillimi i trurit fillon që në bark të nënës. Rritja e fëmijës në një mjedis familjar ku njerëzit duhen. Mos ngurroni të shprehni dhe shkëmbeni përvojat dhe brengat me ta. • Mjedis rrethues nxitës. Si mund të ndërtojmë një mjedis pozitiv apo të përshtatshëm në shtëpi dhe në komunitet? Kujdes të përshtatshëm para lindjes. gjëra që kanë një ndikim shumë të madh në jetën e fëmijës. Bëni vizita të rregullta gjatë shtatzanisë dhe ndiqni këshillat e mjekut. që i bën të paaftë nga ana mendore ose fizike. Këto ju lejojnë t`i kushtoni më shumë kohë fëmijës tuaj dhe të njihni më mirë mendimet dhe interesat e të voglit. Gjithmonë e më tepër po zbulohen fakte se sa shumë ndikon mjedisi në zhvillimin e fëmijës. Bazohuni në synime dhe rregu- . Të jetuarit në një mjedis të sigurt dhe që gjen zgjidhje për probleme të ndryshme. Të rritësh një fëmijë është e vështirë. tregojini. Dhurojini fëmijës shumë dashuri dhe vëmendje. Kështu ju keni hedhur disa hapa në kontributin për shëndetin e ardhshëm të fëmijës tuaj. e miqve të familjes dhe pediatrit tuaj. Flitini. nxit respektin dhe besimin ndaj vetes. kjo e bën fëmijën të ndihet i rëndësishëm dhe i veçantë. Mos e izoloni fëmijën tuaj. Njëkohësisht. • Harmonia familjare. Kujdesuni për ushqyerjen dhe shmangni pijet alkoolike. Shpesh nevojitet mbështetja e të afërmve. Kështu sjelljet dhe përgjigjet tuaja si prind kundrejt fëmijës kanë ndikim kritik në formimin e ardhshëm të fëmijës.

Nëse nuk arrini ta pushoni edhe kështu. por përpiquni të veproni si më poshtë : • Kur fëmija qan. Këto do të pakësohen ndërsa fëmija rritet dhe zakonisht pushojnë . Këto periudha mund të duken si tortura të vërteta sidomos nëse keni dhe fëmijë tjetër problematik apo punë për të bërë. Fatkeqësisht nuk ka ndonjë shpjegim pse ndodhin kolikat. Stomaku i tyre mund të jetë i zmadhuar nga gazrat. Një gjë e tillë e ndihmon të voglin të mësohet me këto rregulla dhe të mos të ndihet keq nga zbatimi i tyre. dhe pastaj pakësohen në 1-2 orë në ditë për tre muaj. kjo mund të shkaktohet nga kolika (dhimbje barku). t`i flisni. ta përkundni. A ka fëmija juaj një orar të caktuar çdo ditë që nuk arrini ta qetësoni? Kjo është e zakonshme. • • • • TË QARAT DHE KOLIKAT E BARKUT ai ka nevojë për ju. Përpiquni ta merrni në krahë (mos e lini kurrë të qajë). Ato zgjasin 3 orë në ditë për 6 javë. por fatmirësisht nuk zgjasin shumë. MUAJI I PARË lla të qëndrueshme. t`i këndoni. Krizat e të qarit zgjasin rreth një orë dhe kryesisht natën. Kini kujdes që dhe pjesëtarët e tjerë të familjes apo kujdestarët e mundshëm të fëmijës të zbatojnë të njëjtat rregulla që ju keni menduar për edukimin e fëmijës tuaj. do të thotë se Nëse qarja nuk pushon. por forcohet dhe vazhdon ditën ose natën. përpiquni të jeni sa më e qetë dhe e kontrolluar kur luani dhe përkëdhelni fëmijën tuaj. Ata qajnë pa pushim.pikërisht atëhere kur ju ndiheni të lodhur nga problemet e ditës. Shpesh kjo do të thotë se fëmija është shumë i ndjeshëm ndaj ngacmimeve. Asnjëherë mos tregoni ankth kur fëmija qan. Rreth 1\5 e fëmijëve bëjnë kolika. ta përkëdhelni. shkakton turbullim tek i vogli. vazhdoni ta përkëdhelni. Moszbatimi i njëzëshëm i rregullave dhe mosrespektimi i pikësynimeve prindërore nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Mos u shpejtoni të thoni që nuk i mjafton qumështi.68 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA.00 mbasdite dhe mesnatës . Nëse fëmija qetësohet mbas disa orësh dhe pjesën tjetër të ditës është i qetë. nuk ka arsye të alarmoheni. sidomos ndërmjet orës 18. zakonisht ndërmjet javës së dytë dhe të katërt. Nëse përsëri nuk arrini ta pushoni. shpesh klithin duke shtrirë dhe lëvizur këmbët e tyre dhe duke lëshuar gazra. Ai jo gjithmonë qan sepse është i uritur. bëjini një shëtitje me makinë. përpiquni t`i jepni ujë mine-ral pa gaz dhe nëse e refuzon.

Kolika mund të jetë sinjal i një problemi mjekësor. në bebet e ushqyera me gji kolika tregon ndjeshmëri ndaj ushqimeve qe ha nëna. për të përjashtuar ndonjë problem mjekësor për të qarat.MUAJI I PARË 69 mbas muajit të tretë. lakra apo produkte te tjera që mund të irritojnë. edhe nëse vazhdon të ketë siklet. • Lëvizni me beben në krah. • Tundeni në mënyrë ritmike dhe ndizni ndonjë gjë që shkakton zhurmë ritmike. • Mbajeni bebin përmbys mbi gjurin ose krahun tuaj dhe fërko- Duhet të kemi kujdes! Shkundja e bebit është një formë serioze e abuzimit ndaj fëmijëve. Kon- Figura 7. Mund të jetë më keq po të provoni të ndërhyni. kolika duhet të largohet mbas një dy ditësh nga ndryshimi i dietës. Përpara pa dyshim duhet të këshilloheni me pediatrin tuaj. do t’i japë më shumë siguri. Nëse ushqehet me qumësht artificial. por fëmijët e tjerë qetësohen me të. Nëse sikletin e sjell ndjeshmëria nga qumështi. apo dhe vdekjen. provoni një formulë pa qumësht lope. hudhra. Fëmijët e ushqyer me gji shpesh nuk e pranojnë. • Mund të përdorni një biberon.zakonisht ndodh si përgjigje e qarjes pa pushim të bebit . Ndoshta ju mund të mendoni se duhet bërë ndonjë gjë për t’i pushuar. Mjafton që zhurma të jetë ritmike dhe ta vërë në gjumë. por në të vërtetë s’mund të bëni gjë vetëm të prisni. Akti i shkundjes së fortë të bebit . Shpesh. Rrallë ajo shkaktohet nga ndjeshmëria ndaj proteinës së qumështit artificial. kafeinë. mos përdorni produkte të qumështit. Pastaj pyeteni atë se cila nga gjërat e mëposhtme është më e vlefshme: • Nëse ushqehet me gji.mund të shkaktojë dëmtime fizike dhe mendore. Mbajeni bebin përmbys mbi krahun tuaj për të lehtësuar dhimbjet e barkut (kolikat) takti me trupin do ta qetësojë. si hernia ose sëmundje të tjera. .

Kjo fillon gjatë gjumit për arsye që nuk janë të njohura. • Mbështilleni me pelena që të ndjehet ngrohtë dhe i sigurt • Kur ju ndjeheni të tensionuar apo të nevrikosur. Presioni mbi barkun e tij mund të ndihmojë për të qetësuar dhimbjen. Këto buzëqeshje të para dashurie do t’ju lidhin akoma më tepër me njëri-tjetrin dhe ju shpejt do të zbuloni se vetëm duke e parë. Pavarësisht sa të nevrikosur jeni.70 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. sistemi nervor i bebit zhvillohet dhe kontrolli i muskujve përmirësohet. Kur e vendosni barkas. qoftë dhe për një apo dy orë. Nga fundi i muajit të parë. Lëvizjet e duarve dhe këmbëve do te bëhen më të buta dhe do të duket sikur është duke i dhënë biçikletës. Kjo mund të jetë e rrezikshme të shkaktojë verbim. Në se këto lëvizje janë shumë të theksuara dhe shqetësuese. të paqëllimshme. Duke i njohur dhe duke iu përgjigjur sinjaleve të fëmijës tuaj edhe në këtë moshë. I shtrirë bar- E QESHURA E PARË N N jë nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij muaji është e qeshura e parë dhe gugatja. madje dhe vdekje. t’ju shohë. e dini tashmë se kur do të qeshë. Gradualisht ju do të njihni zakonet e njëri-tjetrit. dëmtime të trurit. Atij mund t’i dridhen mjekra dhe duart. . ju i thoni atij se mendimet dhe ndjenjat e tij janë të rëndësishme dhe ai mund të ndikojë në botën që e rrethon. Këto mesazhe janë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe vetëvlerësimin e tij. Çdo zhurmë e fortë shkakton dridhje dhe mund të bëhet shkak për të qara. LËVIZJET ë një dy javët e para lëvizjet e bebit janë të çrregullta. pasi do t’ju ndihmojë të qetësoheni. mos e shkundni bebin tuaj. kështu loja juaj do të kthehet në një vallëzim në të cilin ju këmbeni rolet e drejtimit. të lëshojë zëra. por kënaqësia më e madhe vjen nga fundi i muajit. do të bëjë lëvizje zvarritëse me këmbë. ju duhet ta shtrëngoni në krahë ose ta mbështillni. Muskujt e qafës do të zhvillohen me shpejtësi. lini dikë tjetër të merret me bebin dhe dilni nga shtëpia. Është shumë bukur të shohësh të porsalindurin të buzëqeshë në gjumë. madje mund të shtyjë me duar. MUAJI I PARË jini butësisht kurrizin. kur ai fillon të përgjigjet me buzëqeshje në momentet që është aktiv. Ky mund të jetë një sinjal që fëmija ndihet i përgjumur ose po i përgjigjet një impulsi të brendshëm. duke i dhënë mundësi të kontrollojë më mirë lëvizjet nga fundi i muajit.

secili nga sytë shikon për hesap të vet. por shpejt do të ndjekë edhe objekte të vogla dhe lëvizje të shpejta. që zhduket gradualisht. si e gjelbër dhe bojëqielli. sa herë që do t’ia kapë syri. për të pa- kësuar sasinë e dritës që hyn në sytë e tij. Me zhvillimin e retinës ai përmirëson aftësinë të njohë dhe të shohë objektet. prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm kur e mbani në krahë. të kaltër ose blu. Nëse ju do t’i tregoni tre lodra të njëjta . por asnjeri nuk e di pse. Gradualisht shikimi i tij fiton aftësinë të fokusohet në një pikë në qendër të fushës së tij të shikimit. Po kur sytë i shkojnë ”shtrembër”? Në këtë moment të jetës. që nuk do të jetë ngjyra përfundimtare dhe që do të ndryshojë me kohë. bebi mund të ngrejë dhe të kthejë kokën në anën tjetër. një të verdhë dhe një të kuqe. Bebja e syrit paraqet një ngjyrë gri. Atij i pëlqen të shikojë objekte deri në 20-38 cm larg. gjatë kësaj periudhe do t’i vështrojë gjatë duart. Kjo ngjyrosje përcaktohet prej tejdukshmërisë së indeve që përbëjnë syrin. Në të njëjtën kohë ai fillon të ndjekë objektet në lëvizje. Në fakt.një blu. Ngjyra e syve nuk është ende ajo që fëmija do të ketë përfundimisht. dhe bebet e syrit ishin të zvogëluara. nuk është në gjendje t’i bashkërendojë lëvizjet e syve. Në fillim ai ndjek lëvizjet e ngadalta të objekteve të mëdha brenda fushës së vet të shikimit. ai me siguri do të vështrojë më gjatë të kuqen. duke e bërë ta pranojë më mirë lojën me dritën dhe me hijen. t’i afrojë te goja dhe t’i afrojë në fushën e tij të shikimit. Fëmija nuk ka strabizëm (nuk është me sy të shtrembër) dhe kjo dukuri e përkohshme do të zhduket me kohë me zhvilli- . ndërsa nga fundi i muajit të parë do të fillojë të fokusojë gjërat deri në 90 cm. Fëmija. Në lindje fëmija juaj ishte shumë i ndjeshëm ndaj dritës.MUAJI I PARË 71 kas. ka një nuancë blu. Është ngjyra e kuqe apo shkëlqimi i ngjyrës që tërheq fëmijët e porsalindur? Ne dimë se shikimi i ngjyrave nuk formohet para katër muajve. Gjatë javëve të para lëvizjet e gishtave janë të kufizuara. Kur lindi ai kishte pamje periferike (shikonte anash). por bebi mund t’i përkulë. Por nuk do të jetë në gjëndje të mbajë kokën mirë deri në fund të muajit të tretë. E bardha e syve. Mbas dy javëve të para bebet e tij fillojnë të zmadhohen. ndryshe nga i rrituri. SHQISAT Shikimi Në muajin e parë shikimi i bebit tuaj do të pësojë ndryshime të mëdha. Në këtë moshë ai nuk mund të bëjë dallimin midis ngjyrave të ngjashme.

kur duhet të ushqehet dhe e mbron nga substancat që mund ta dëmtojnë. ai kthen kokën në drejtimin e zërit dhe shpesh lëviz duart dhe këmbët. MUAJI I PARË min e aftësisë së të parit. bebi juaj është shumë i veçantë në shije dhe nuhatje. ato fillojnë të shikojnë më me vëmendje. ai do të qetësohet dhe do të bëhet më i gjallë. por do të shtyjë rrobat e ashpra. por do të rrudhë hundët me erën e alkoolit apo të uthullës. Nëqoftëse ju do të ndryshoni një muzikë të qetë. por nuk e përfill gjirin e nënave të tjera. po edhe njeh disa melodi. vështron çdo P ërfytyroni dy bebe. vaniljes. duke ju vështruar me vëmendje. Nëqoftëse ju e vendosni në një mjedis me zhurmë. A qan me lot? Fëmija mund të qajë pa lotuar. Nga fundi i javës së parë ai njeh erën e nënës së tij dhe kthen kokën nga gjiri i saj. Fëmija juaj jo vetëm dëgjon mirë. duket sikur bebet i njohin. Bebi juaj është i ndjeshëm ndaj prekjes dhe mënyrës se si e mbani. të dyja nga e njëjta familje dhe të dyja vaj- . kur ekspozohen ndaj dritave të forta ). bananes dhe sheqerit. e kënaqur. Disa nëna që i lexojnë përralla bebit të tyre në fund të shtatzanisë. Lexoni me zë të lartë një histori që fëmijët e pëlqejnë për disa ditë rresht. A ju duket se ai e njeh? Nuhatja dhe palpimi Ashtu siç ka preferenca për disa figura dhe tinguj. ai ose nuk do t’i përgjigjet më ngacmimeve dhe do të rrijë urtë. pastaj prisni disa ditë dhe pastaj lexojeni atë përsëri. Ai ndihet mirë në rroba të buta pambuku apo mëndafshi. Fëmija juaj do të jetë i ndjeshëm ndaj nivelit të zhurmave. kanë vënë re se kur i tregojnë këto përralla mbasi fëmija është rritur. Kjo tregon qartë se shumë përpara se të kuptojë fjalët që i thoni. si zëri i femrave. Nëse ju do ta ngrini me ashpërsi. sidomos zërat e lartë. Ky sistem radari e ndihmon atë të orientohet drejt. ai do të fillojë të kthejë kokën dhe të kërkojë burimin e muzikës. TEMPERAMENTI za: Vajza e parë është e qetë. luan me veten e vet. (Bebet shumë të ndjeshme qajnë.72 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Fërkojeni butësisht me dorën tuaj dhe ai do të relaksohet dhe qetësohet. ai do të fillojë të qajë. Ai do të bëjë një frymëmarrje të thellë për të nuhatur aromën e qumështit. ose do të fillojë të qajë dhe të grindet. Nëse ju do ta kapni atë butësisht dhe do ta përkundni e shtrëngoni në krahët tuaj. ai kupton humorin dhe ndjenjat tuaja nga mënyra se si e prekni. Dëgjimi Gjatë muajit të parë bebit juaj do t’i tërheqin vëmendjen zërat njerëzorë. Kur ju i flisni.

Në fillim ata janë të përgjumur dhe nuk duken shumë aktivë. Zbulimi i këtyre sjelljeve është një nga gjërat më të bukura. ha me nxitim duke gëlltitur ajër me shumicë. edhe nëse kanë lindur në kohë.. Shumë nga këto sjellje janë të lindura. zhurmave dhe prekjes për disa muaj dhe loja me to mund të jetë shumë e fortë dhe t’i ngacmojë. Asnjëra s’është më e mirë se tjetra. mund të jenë po ashtu më pak reagues se të porsalindurit e tjerë. si për shembull. Kur kjo ndodh. Ajo lëviz duart dhe këmbët vazhdimisht kur është zgjuar dhe në gjumë. Sa më të vëmendshëm të jeni ndaj këtyre shenjave. Ata mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj dritës. Shfaqja e tyre mund të jetë e vonuar. aq më shumë mësoni t’i përgjigjeni në mënyrë të përshtatshme personalitetit të saj dhe aq më e qetë dhe më e parashikueshme do të jetë jeta juaj në muajt e ardhshëm. Bebet që janë nën peshë në lindje. kur kemi një bebe të re në shtëpi. Po e njëjta gjë ndodh me këshillat e librave. Të dyja këto bebe janë normale dhe të shëndetshme. kështu që ka nevojë të bëjë më shumë gromësima. rreth mirërritjes së fëmijës. të lindurit para kohe nuk i shfaqin nevojat si uria. ndërmjet dy të pirave të gjirit. por ngelen të irritueshëm dhe të ndjeshëm ndaj ngacmimeve.MUAJI I PARË 73 gjë që ndodh rreth saj. por temperamentet e tyre janë të ndryshme dhe të dyja duhet të trajtohen ndryshe që nga lindja. lodhja etj. Me kalimin e kohës reagimet e fillimit do të largohen dhe tiparet e lindura të fëmijës do të bëhen më të dukshme. por rrallë kërkon vëmendje. Sa më shumë të mbrohen nga nxitja e tepërt dhe sa më tepër rehati t’u sigurohet gjatë kësaj periudhe. irritojë apo hutojë. hanë me ngut. Mbas disa javësh ata duken sikur zgjohen. aq qartë sa fëmijët e tjerë. kushërinjve. derisa bebi të jetë aktiv dhe pastaj të vazhdojë. E lënë me vetveten. Ky irritim mund të zgjasë deri sa ai të rritet dhe të piqet. prindi duhet të ndalojë dhe të presë. Ndërsa të porsalindurit flenë rreth 14 orë në ditë. ajo fle 10 orë dhe zgjohet sa herë ka ndonjë aktivitet afër saj. Nëse ju kishit disa ide rreth reagimit të tij. Ajo duket sikur do të bëjë çdo gjë me nxitim. shokëve. Që nga fillimi temperamenti i bebes tuaj do të ndikojë në sjelljen tuaj ndaj tij. E vërteta është se kjo nuk është rruga e drejtë dhe . aq më shpejt do të kalojë kjo situatë. artikujve. mbas lindjes duhet t’i rivlerësoni duke parë në se përshtaten apo jo me fëmijën tuaj. Ashtu si këto bebe. Vajza e dytë është gjithmonë në lëvizje. edhe fëmija juaj shfaq një temperament të vetin që në javët e para të jetës. ajo fle për periudha të gjata dhe ha jo shpesh.

Për një moment. vetëm që fëmija të ndihet i ngopur dhe i ushqyer. Dhe kjo jo vetëm kur fëmija është i sapolindur. qoftë me mënyrën e re të jetesës. por gjatë gjithë kohës që ushqehet me të. Ushqyerja është ndoshta momenti më kryesor i kësaj përshtatjeje. Pikërisht. se sa për anë të tjera të kujdesit për të porsalindurin. besimeve tuaja dhe kushteve specifike të familjes suaj. Nënat shpesh e vlerësojnë suksesin e tyre me zotësinë e tyre në ushqyerjen e fëmijës. TË MIRAT E USHQYERJES ME GJI PËR FËMIJËN DHE NËNËN Të mirat e kulloshtrës Në ditët e para pas lindjes. aq sa shpesh herë bëjnë përpjekje nga më “të çmendurat” për t`i siguruar me çdo kusht ushqyerjen fëmijës së tyre: i japin qumësht artificial. që . Ato mund të ndihen keq. qoftë me mjedisin e ri ku ai do të jetojë. ujë me sheqer etj. Natyra e ka krijuar atë në një mënyrë të tillë që në çdo moment e bën përshtatjen e fëmijës me mjedisin e ri tepër të butë e të padëmshme. Dhe me të vërtetë. MUAJI I PARË nuk funksionon për çdo fëmijë. i bën M ato të zgjedhin rrugë “të gabuara” dhe jo të dobishme për fëmijën e tyre. Ju duhet të krijoni rregullat tuaja sipas fëmijës tuaj qe ka një personalitet të caktuar. ato harrojnë se natyra i ka pajisur me aftësinë për të ushqyer një fëmijë me mënyrën më të mrekullueshme që mund të ekzistojë në botë: me Qumështin e Gjirit. gjiri prodhon një lloj qumështi. Gjëja kryesore është se ju duhet t’i përshtateni individualitetit të tij. në qoftë se fëmija nuk ushqehet me lehtësi qysh në fillim. nënat bëjnë më shumë pyetje lidhur me ushqyerjen e fëmijës. Kjo do ta bëjë atë ta ndjejë veten të dashur dhe të vlerësuar dhe do ta ndihmojë të krijojë raporte të drejta me të tjerët në të ardhmen. të porsalindurit i duhet të përshtatet. Ushqyerja me gji enjëherë sapo del nga barku i nënës. ky ankth i nënës.74 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA.

është tepër e përshtatshme për të porsalindurin. Në sajë të këtyre vetive.5-të të jetës ndodh “ardhja” e qumështit. Me lindjen. Por derdhja e kulloshtrës dhe mosdhënia e saj fëmijës. Në sajë të përmbajtjes së vet. ai ka të pranishme në gjakun e vet një sasi trupëzash mbrojtëse. Ky është qumështi i përkohshëm. të cilat i ka marrë që para lindjes nga nëna. i cili ka një pamje si krem.MUAJI I PARË 75 quhet kulloshtër. është një nga gabimet e trashëguara të kulturës sonë popullore. Ky është një antioksidues i fuqishëm dhe që i jepet fëmijës në një fazë tepër të brishtë të jetës së tij. qumështi përsëri ndryshon dhe merr vetitë që i ruan pastaj gjatë gjithë kohës që qumështi prodhohet nga gjiri i nënës. ajo shërben si një “çadër” që e mbron fëmijën nga “breshëri” i egër i mjedisit të jashtëm. Kulloshtra zëvendësohet nga një qumësht tjetër. Shpesh kulloshtra është e papëlqyeshme për nënën. Kulloshtra është një qumësht tepër i veçantë që prodhohet vetëm në 5 ditët e para të jetës. Në këtë mënyrë. Funksionet e saj të mëdha janë dy: të ushqejë në mënyrë të përshtatshme fëmijën dhe ta mbrojë atë si duhet nga mikrobet. në qoftë se fëmija është i lindur parakohe. Dhe dihet nga të gjithë se sa rrezikon i linduri parakohe. . sepse rreth ditës së 12-të të jetës. Funksioni mbrojtës Kulloshtra ka veti të shkëlqyera për të mbrojtur ndaj mikrobeve të ndryshme (viruset dhe bakteret) dhe shumë më të theksuara se qumështi i prodhuar më vonë nga gjiri i nënës. rënia në peshë e të porsalindurit në ditët e para të jetës është e butë dhe rimarrja e peshës së lindjes më e shpejtë. Rreth ditës së 4 . nga ky ballafaqim me këtë “botë të egër”. Kulloshtra është një lëng i trashë me ngjyrë të verdhë. Funksioni ushqyes Njëkohësisht. kulloshtra është ushqimi ideal i ditëve të para. bakteret). ndoshta se ajo e përfytyron qumështin me ngjyrë të bardhë. kulloshtra në sajë të përmbajtjes së veçantë me shumë proteina dhe kripëra minerale dhe pak sheqerna dhe yndyrna. ndërkaq që fuqitë mbrojtëse të tij janë ende të pazhvilluara. Quhet i përkohshëm. Ky veprim mbrojtës i kulloshtrës shumëfishohet. fëmijës i duhet të përballet me shumë armiq (viruset. Vetitë e tij janë ndërmjet kulloshtrës dhe qumështit të nënës. sepse në përmbajtjen e tij gjendet me shumicë një lëndë që quhet betakaroten. me anë të placentës. Pas lindjes. Por ndihmesa e vërtetë i vjen nga qumështi.

Mbron nga sëmundjet alergjike dhe degjenerative. MUAJI I PARË Pas ditës së 12 -të jetës. Asnjë fëmijë nuk bëhet alergjik. Secili nga këto lloje qumështi ka karakteristika të veçanta dhe pra të ndryshme (specifike). Megjithatë. në varësi të llojit të gjitarit. TË MIRAT E QUMËSHTIT TË GJIRIT Një fëmijë që ushqehet me gji ecën me “hapa gjigande”. Qumështi i nënës: Eshtë i përshtatshëm nga pikëpamja ushqyese. Në të gjithë botën njihen rreth 4000 lloje gjitarësh. nëna duhet të tregohet e kujdesshme ndaj disa ushqimeve. sepse është specifik për njeriun. gjë që nuk ndodh. të cilat kalojnë në qumësht dhe kështu bëhen përgjegjëse për alergjitë. të cilët kanë si veti të prodhojnë qumësht për të ushqyer të vegjlit e tyre. për shkak të përmbajtjes më të lartë në sheqerna dhe yndyrna. Realizon një zhvillim cilësor. qumështi i gjirit merr tashmë karakteristikat përfundimtare dhe është mjaft i pasur në lëndë energjitike. duke vonuar shfaqjen e tyre tek fëmijët e prirur për arsye të trashëgimisë. prej qumështit të nënës së vet. nëqoftëse fëmija ushqehet me qumësht artificial. të cilat i jepen fëmijës gjatë muajit të parë të jetës dhe që i sigurojnë atij një koefiçent inteligjence më të lartë se fëmijët e ushqyer me qumësht artificial në moshën 7-8 vjeç. domethënë një rritje harmonike dhe një zhvillim psikik e intelektual më të mirin të mundshëm. Studimet e Lucas kanë vërtetuar se në qumështin e nënës gjenden disa yndyrna të çmueshme (LC PUFA). edhe pse fëmija është QUMËSHTI i NËNËS: Siguri për fëmijën • • • • • • • • • Kënaq nevojat ushqimore dhe psikike Realizon një zhvillim cilësor Mbron nga sëmundjet alergjike dhe degjenerative Mbron nga infeksionet… edhe pas ndërprerjes së gjirit Parandalon dhjamosjen Nxit rritjen në zorrë të mikrobeve jo të dëmshëm për organizmin Siguron një sasi të mjaftueshme të hekurit Ndihmon lidhjen nënë-fëmijë E ke të gatshëm sa herë që ke nevojë për të .76 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Domethënë për çdo këlysh nevojitet qumështi i nënës së vet.

MUAJI I PARË 77 me gji. e zbut atë. nukleotidet. • Cilësive kundër infeksionit. organizmi i njeriut i përgjigjet me një inflamacion. . Kjo është një ndihmë e çmuar po të llogarisim se sa i shpeshtë është ky infeksion. Qumështi i nënës është i pajisur me një sistem mbrojtës. • Cilësive të rritjes së imunitetit. arrat etj. Të tilla ushqime janë veza. por edhe atyre të brendshëm. ka treguar se të vegjlit mund të mbrohen nga infeksionet e mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes përreth 7 vjet. citokinat) ushtrojnë një veprim nxitës mbi sistemin imunitar. Të mbron nga infeksionet. Një studim i kohëve të fundit (1998) i kryer nga Wilson. mund të bëhet edhe i rrezikshëm. të cilët nuk janë të pakët. Në qumështin e nënës gjendet në sasi të konsiderueshme kolesteroli. Parandalon dhjamosjen në moshë të rritur. Cilësitë imunomoduluese të qumështit të nënës janë përgjegjëse për shpeshtësinë më të pakët në moshë të rritur të sëmundjeve të rënda imunitare. Mendohet se kolesteroli është i nevojshëm për të kënaqur kërkesat e larta të trurit të fëmijës për këtë lëndë (truri përbëhet kryesisht prej yndyrnave). ndërkaq që diskutohet e diskutohet në botën shkencore mbi dobinë apo jo të vaksinës kundër këtij mikrobi. peshku. Normalisht. qumështi. që i lejon fëmijës të mbrohet nga infeksione të ndryshme. por kjo është vërtetuar tashmë nga studime shkencore shumë serioze. pasi është ndërprerë ushqyerja me gji. Disa faktorë të pranishëm në qumështin e nënës (laktoferrina. Qumështi i nënës. falë disa lëndëve që përmban. sa herë që kemi një infeksion. nëse janë ushqyer për 15 javë rresht pa ndërprerje vetëm me gji. në sajë të: • Cilësive kundër inflamacionit. i cili po qe se është i theksuar. trupëzave mbrojtës (IgA sekretore) lizosimat dhe laktoferrina. Për shembull qumështi i nënës e mbron fëmijën nga infeksionet e veshit përreth 3 vjet pas ndërprerjes së gjirit. Por ky fakt i fundit është ende më i bukur! Mund të të mbrojë për 10 vjet ndaj infeksioneve të shkaktuara prej Hemophilus influenzae. Mund të duket shumë e çu- ditshme çfarë po themi. Në këtë mënyrë qumështi i nënës është në gjendje të mbrojë jo vetëm prej “armiqve” të jashtëm. inflamatore dhe tumorale. është “nën kontroll të rreptë”. por agresiviteti i mikrobeve të përmbajtura në të. të cilat sigurohen nga prania në qumështin e nënës të rruazave të bardha. Duhet të kujtojmë se qumështi i nënës nuk është steril.

Të mirat e ushqyerjes me gji për nënën. Kjo nuk është e vërtetë. kurse në 3-mujorin e dytë kjo sasi përgjysmohet. pra. Megjithëse në qumështin e nënës gjendet pak hekur. jo vetëm që plotëson nevojat ushqimore që ka fëmija.78 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. E shprehur me shifra. Fëmija duke thithur gjirin. por duke i dhënë gji bebit. E vërteta është se gjatë shtatzanisë. Eshtë ushqim i gatshëm në çdo kohë. Përmbajtja në qumështin e nënës të disa lëndëve . Hekuri është një nga mineralet më të nevojshëm për fëmijën në muajt e parë të jetës. Sipas besimit popullor. Dhënia e gjirit fëmijës dhe mbajtja e një regjimi ushqimor të përshtatshëm e ndihmon lehonën që gradualisht të arrijë në peshën që ka pasur para se të mbetej shtatzanë. ky dhjamë fillon të shkrihet. Parandalon aneminë nga mungesa e hekurit në 6 muajt e parë të jetës. masa dhjamore shtohet 4 – 5kg. dmth hekuri i përmbajtur në qumështin e nënës thithet nga organizmi i bebit në masën 30-50%. ose artificial në masën 10-20%. e përgatit organizmin e të rriturit që të mos dëmtohet nga ushqimi me shumë yndyrna. Ushqyerja me gji. studimet e kohëve të fundit tregojnë se marrja me “shumicë” e kolesterolit nxit organizmin e njeriut që të mos rrezikohet në vitet vijuese nga marrja me tepricë e kësaj lënde. Një lidhje e tillë është mjaft e rëndësishme për zhvillimin e përshtatshëm nga pikëpamja psikike. të prekurit. Fëmija “e njeh me erë nënën e vet” dhe në prani të saj ndihet i mbrojtur.5 mg hekur në 1 litër qumësht. Prania në zorrë e një mikrobi të quajtur bacterium bifidum është me vlerë shumë të madhe për organizmin e fëmijës. por edhe përforcon zhvillimin e shqisave të tij si shijen. nuhatjen etj. ai është i mjaftueshëm për të mbrojtur bebin nga rreziku i anemisë. kurse ai i qumështit të lopës. ushqyerja me gji është përgjegjëse për shtimin në peshë të gruas pas lindjes. jo vetëm që shton sasinë e qumështit që prodhon nëna. do të thotë: gjatë 3-mujorit të parë në qumështin e nënës përmbahet 0. në temperaturë të përshtatshme dhe falas. MUAJI I PARË Nga ana tjetër. emocionale dhe e ndjenjave në të ardhmen. por edhe përmirëson cilësinë e qumështit. Ndihmon për rritjen në zorrë të mikrobeve të padëmshme për organizmin. Njëkohësisht është në gjendje të krijojë atë lidhje gati hyjnore që ekziston midis fëmijës dhe nënës. Eshtë njëlloj sikur të kishim ruajtur pak “monedha floriri” në një qyp. i qetë dhe i lumtur. Ndryshimi me qumështin e lopës është se hekuri i përmbajtur në qumështin e nënës thithet më mirë.

sepse janë tkurrje të dobishme të mitrës. ai ngjitet vetë drejt gjirit të nënës dhe e kap spontanisht atë. nxit tkurrjet e mitrës. të shmangë shumë probleme të mundshme të shëndetit etj. fëmija çmësohet njëherë e përgjithmonë të kapë gjirin. por edhe ndihmohet fëmija të fillojë jashtëqitjen. Nëqoftëse fëmija vendoset rreth 6 orë pas lindjes mbi barkun e nënës. Nga njëra anë. sepse shumë sjellje të mëvonshme të fëmijës në drejtim të zakoneve të të ushqyerit përcaktohen pikërisht nga kjo vendosje për herë të parë e fëmijës në gji. Ne një gjë të tillë e kemi mësuar nga bota e kafshëve. pikërisht nga përmbajtja në gji e lëndëve që përmendëm më sipër. Në këtë mënyrë. KUR DUHET TË FILLOHET USHQYERJA ME GJI U shqyerja me gji duhet të fillohet sa më herët që të jetë e mundur: sapo që kushtet e fëmijës dhe të nënës e lejojnë një gjë të tillë. Dhe nga ana tjetër. ai jo vetëm që e ka shumë të vështirë kapjen e gjirit. nëqoftëse zogun që ndërton fole (dallëndyshen) sapo lind e vendosim 2 minu- . duke ndihmuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e mitrës dhe uljen e barkut. Jo vetëm kaq. Kjo do të thotë se i porsalinduri duhet të vendoset në gji qysh në sallë të lindjes. dhënia e qumështit artificial mund të nxisë sëmundjet alergjike tek fëmija edhe pse dhënia e këtij qumështi është e përkohshme. ai nuk afrohet vetë tek gjiri i nënës. por është ose i plogësht ose grindet shumë dhe vuan që të mësojë këtë zakon të lindur dhe shumë të rëndësishëm. Një përvojë shumë interesante nga Anglia tregon se kur fëmija ven- doset menjëherë pas lindjes mbi barkun e nënës. nënat ankohen për dhimbje barku gjatë vendosjes në gji të fëmijës. Sot shkencëtarët mendojnë se një sjellje e caktuar bëhet e përjetshme në varësi të asaj që përvoja e parë ka qenë e drejtë apo e gabuar.MUAJI I PARË 79 të caktuara. Nga ana tjetër. çdo nënë është shumë e rëndësishme ta dijë. jo vetëm nxitet ardhja e qumështit tek nëna. se deri në ardhjen e qumështit nuk duhet t’i japë fëmijës së vet qumësht artificial. Ato nuk duhet të brengosen për këto dhimbje. Dhe kur vendoset pas 24 orëve. ose ujë me sheqer dhe nuk duhet të përdorë kurrë biberonin. ose të paktën brenda 6 orëve të para pas lindjes. Ka me qindra studime në këtë drejtim. por duhet të ndihmohet që të kapë gjirin e nënës. Shpesh herë. Një gjë e tillë mund të bëhet e rrezikshme për disa arsye. Për shembull. të marrë energjitë e nevojshme.

qumështi i thithur nga fëmija me thithjet e para ka përmbajtje të ndryshme me atë të SI BËHET USHQYERJA ME GJI? Kujdesi për gjirin Para se fëmija të vihet në gji. • Mirë është që gjinjtë të mbahen zbuluar (kur është e mundur). në mënyrë që qumështi të rrjedhë pa vështirësi. siç kemi përmendur edhe më parë. . Do të mjaftonte të rrinte gjysmë minute me dallëndyshet pas lindjes dhe pastaj ta lije gjithë jetën me korbin. me qëllim që të mos çorientohet bebi. qoftë për aromë të mirë. që përpiqet të njohë nënën e vet edhe me anë të erës. në varësi të thithjeve të fëmijës. Gjinjtë nuk duhet të thahen duke i fërkuar me pecetë ose me peshqir. Prandaj kujdes. por ndodh edhe me nënën. Nuk duhet të përdoren pomada ose lëndë të tjera. qumështi i gjirit ndryshon përmbajtjen e tij. • Nuk duhet të përdoret acidi borik si dezinfektant. • Gjinjtë duhet të lahen të paktën një herë në ditë. MUAJI I PARË ta me një zog që nuk di të ndërtojë fole (korbin) dhe pastaj e lemë të rrijë për të gjithë jetën me dallëndyshet e tjera. Duhet vepruar kështu. Kjo lloj përvoje nuk ndodh vetëm me bebin. sepse kështu mund të ndodhë edhe me njeriun. të bëhet një masazh i shkurtër i gjirit : kapet njeri prej gjinjve me të dy duart dhe me lëvizje të lehta rrethore bëhet masazhi i tij. Qëllimi është që të zbuten gjinjtë. gjinjtë thahen ngadalë e me kujdes me një pecetë të thatë. Në vazhdim. prandaj duhet të mbulohen shpesh me garza të thata. Pastaj pastrohen gjinjtë vetëm me ujë të vakët. Masazhi i gjirit Eshtë mirë që përpara se fëmija të vendoset në gji. Eshtë mirë që ai të vendoset një vakt në njërin gji dhe vaktin tjetër në gjirin tjetër. • Larja e gjinjve nuk duhet të bëhet me sapun. duhet të lahen duart me shumë kujdes me ujë dhe sapun. në mënyrë që të shmangen fërkimet me teshat dhe dëmtimet e mundshme. ky zogth kurrë nuk mëson të ndërtojë fole si simotrat e veta. Parapëlqehet të lahen gjinjtë pas të pirit. • Gjinjtë duhet të mbahen të thatë. sepse mund të thajë lëkurën. që të mos ta harronte kurrë se si ndërtohet foleja. Eshtë mirë që thithat të zhyten në ujë të vakët. sepse është helmues për fëmijën.80 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. sepse krijohet mundësia që të zbrazet plotësisht gjiri dhe në të njëjtën kohë. A ka ndonjë rregull në dhënien e gjirit? Nuk këshillohet vendosja e fëmijës në të dy gjinjtë gjatë një vakti. qoftë për parandalim të çarjeve të gjirit. Domethënë.

MUAJI I PARË 81 Figura 8. Ky ankth shtohet edhe më shumë sepse fëmija qëllon që s`e kap me lehtësi gjirin në momentin që ky i jepet. Fëmija mund të ushqehet duke qëndruar shtrirë ose ulur. e pastaj vendoseni në gji. Kini parasysh: gjithmonë keni “kohë”. Përdorni gishtërinjtë për t’i krijuar bebit mundësi për frymëmarrje. pozicioni i papërshtatshëm krijon probleme në ushqyerjen e fëmijës tuaj. Në këtë rast fëmija ushqehet në një pozicion gjysmë shtrirë. Fëmija nuk duhet vendosur asnjëherë në gji. rehatohuni vetë. kurse këmbët vendosen në një stol. Kjo gjë e bën shpesh nënën të ankthshme dhe ngutet që ta verë menjëherë në gji. nëqoftëse nëna nuk ndihet e qetë. që të lëshohen muskujt e barkut dhe që nëna të mos përkulet gjatë ushqyerjes së fëmijës. atëherë duhet që shpina juaj të jetë e mbështetur mirë. Sidoqoftë. marrë me thithjet e fundit. duke e ledhatuar). mos mendoni se i ka kaluar koha e ushqyerjes. Pozicioni Nuk mund të themi se ka një pozicion ideal për të vendosur fëmijën në gji. me qëllim që të shmangen tkurrjet e muskujve të kurrizit. Edhe pse fëmija qan. Njëra . ne rrezikojmë që fëmija të mos marrë të gjitha lëndët për të cilat ai ka nevojë. duke i kënduar. Duke e vënë në mënyrë të çrregullt fëmijën në të dy gjinjtë. Rregulli kryesor është që vetë ju të zini një pozicion sa më të rehatshëm. rehatojeni fëmijën tuaj (duke e përkundur. Ndërpriteni thithjen ngadalë duke vendosur gishtin tuaj tregues si në figurë. Nëqoftëse juve ju pëlqen më mirë të rrini ulur.

Nëqoftëse nëna e bën zakon të ushqejë fëmijën vetëm në një pozicion.82 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Një pozicion i tillë është i rehatshëm dhe gjatë natës. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se edhe fëmija ka preferencat e veta. duke qëndruar shtrirë. pozicionet për dhënien gji të fëmijës duhet të ndryshohen edhe nga një vakt në tjetrin. kurse njëra dorë e nënës i mban kokën. Fëmija vendoset mbi një jastëk. ose me peshë të vogël në lindje) dhe kur nëna ka dhimbje barku (në rast lindjeje me operacion). i tillë që të favorizojë rrjedhjen më të mirë të qumështit. kur nëna ka gjinj shumë të mëdhenj. qumështi në gjendrën e gjirit shpërndahet pak a shumë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë gjirin. Më sipër ne përmendëm se nuk ka një pozicion ideal për ushqyerjen me gji. ose kanë dhimbje për shkak të plagës nga lindja (epiziotomia) ose operacionit. Pozicioni “si topi i regbisë” është pozicioni më i përshtatshëm dorë e nënës mban kokën. i mbështetur në shpinë me një jastëk. kurse dora tjetër trupin. Disa grave u pëlqen t`i ushqejnë fëmijët e tyre. kur fëmija ka vështirësi në kapjen e gjirit (siç ndodh me fëmijtë e lindur parakohe. Në fakt. atëherë kur kemi fryrje e forcim të gjinjve. fëmija mbahet shtrirë. sidomos kur ndihen të lodhura. MUAJI I PARË Figura 9. Një mënyrë tjetër e ushqyerjes së fëmijës ulur realizohet duke e mbajtur fëmijën ashtu siç mbahet “topi i regbisë”. Pozicioni si “topi i regbisë” është i pëlqyeshëm për ushqyerjen e binjakëve. atëherë mund të . sidomos në javët e para pas lindjes. Kështu. Në këtë rast.

Kjo e ndihmon atë që të nxjerrë gazrat. sepse një gjë e tillë mund të pengojë rrjedhjen e qumështit. Në këtë mënyrë. kurse gishti i madh i dorës vendoset mbi thith. Për shembull. nga shpejtësia e zbrazjes së gjirit. duke i ofruar fëmijës jo vetëm thithin. nga F . nëqoftëse nëna e ushqen fëmijën në pozicionin ulur. Gjatë vendosjes së fëmijës në gji. është mjaft e ndryshme. Pasi nëna ka zgjedhur pozicionin e vet. Kjo do të thotë se stomaku i tij është mbushur. të zbrazë vetëm një pjesë të gjirit dhe jo të gjithë atë. atëherë është e rëndësishme që me njërën dorë të mbajë kokën e fëmijës. Bebi erdhipo tani?). të çahet dhe më tej të pezmatohet. është e nevojshme që dhe fëmija të vendoset në një pozicion të përshtatshëm. SA DUHET TË MBAHET FËMIJA NË GJI? ëmija kap gjirin dhe fillon të thithë. Me dorën tjetër. Nuk këshillohet kapja e thithit ndërmjet gishtit tregues dhe të mesit. Nuk duhet të shqetësoheni. Koha nga fillimi i thithjes së një fëmije dhe asaj që qumështi rrjedh mjaftueshëm. për t`i dhënë gji fëmijës. në vend që ta nxisë atë. Ajo varet nga disa faktorë si fuqia thithëse e fëmijës. dora e lirë mban gjirin. Por përsa kohë duhet ta mbajë gjirin fëmija? A ka ndonjë rregull për një gjë të tillë? Të themi të vërtetën. ajo ndihmon fëmijën që të kapë gjirin. është vështirë që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Veprime të tilla të thjeshta ndihmojnë fëmijën që të kapë gjirin edhe atëherë kur gjiri i nënës është shumë i madh. të dhembë.MUAJI I PARË 83 ndodhë që fëmija duke thithur. për disa minuta. ushtrohet shtypje mbi pjesë të ndryshme të thithit. nëqoftëse fëmija vjell pak (një gojë pas pirjes). …dhe së fundi lemza e gogësimat… Pas çdo vakti fëmija duhet të mbahet në pozicion vertikal. në pjesën e pazbrazur të gjirit qumështi grumbullohet dhe kështu gjiri fillon të fryhet. ose e zë lemza. në fillim nëna dhe fëmija nuk “njihen” ashtu si duhet dhe kjo gjë mund të krijojë “vështirësi” edhe për veprimet më të thjeshta. të hapë gojën dhe pastaj ta kapë atë. Një gjë e tillë nuk duhet të kuptohet si “një rregull i ri për çdo ditë të re”. Duke ndryshuar pozicionin e fëmijës nga një vakt në tjetrin. Gishti i madh lëviz lirshëm mbi gji dhe ndihmon fëmijën që të luajë me thithin. Kjo ndihmon zbrazjen e gjirit dhe parandalon problemet që mund të ndodhin me gjirin në ditët e para pas lindjes. por si një “teknikë” që krijon kushte për një ushqyerje të suksesshme me gji. Edhe pse thithja e gjirit tek fëmija është një refleks i lindur. por edhe të zezën e gjirit (Shih edhe 3.

pra është një moment kënaqësie. fillon dalëngadalë dhe sa më shumë kohë shkon pa iu plotësuar kërkesa.84 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. K . Atëherë. Por. do të zgjohet më parë se sa zakonisht. Në këtë mënyrë. SA SHPESH DUHET TA VEMË FËMIJËN NË GJI? jo është një nga pyetjet kryesore në listën e pyetjeve që nëna i bën mjekut për fëmijën që qan. Mos u merakosni nëse vërtet është përgjumur pa mbushur barkun. Eshtë e vetmja gjë për të cilën “fëmija nuk të fal”. Nuk duhet të harrojmë se thithja për fëmijën nuk është vetëm një moment ngopjeje. tek një fëmijë që ka qenë në gjumë ose krejtësisht në qetësi. Ndërsa e qara nga dhimbjet. shumicës së nënave. në vaktin tjetër. por është edhe një moment i rëndësishëm psikologjik. të qarët nga uria. ato gjithmonë e vënë në gji fëmijën (nuk bëjnë ndonjë gabim). tashmë ne jemi në gjendje ta kuptojmë se pse disa fëmijë kënaqen duke e mbajtur gjirin vetëm 10 minuta e disa të tjerë duke e mbajtur gjirin 20 minuta. Në fund të fundit. sepse “nuk është realizuar koha e domosdoshme” për t’u ushqyer. për shembull nga dhimbjet e barkut fillon krejt papritur. por një fëmijë i uritur nuk është e thënë që gjithmonë të qajë. Kur fëmija qan. duhet të jetë e qartë se marrja e sasive të nevojshme ushqimore nuk varet nga minutat që fëmija mban gjirin (Mos harroni! Në 4 –5 min. Zakonisht. nëna mësohet të dallojë të qarën nga uria ose për shkaqe të tjera. në ditët e para pas lindjes është më e gjatë dhe bëhet më e shkurtër me ardhjen e qumështit. Sidoqoftë. fëmija është në gjendje të thithë rreth 50% të qumështit dhe brenda 4 minutave të zbrazë pothuaj të gjithë gjirin (80 – 90%). e qara ju duket si shenjë urie. prandaj vështirë se mund të themi se sa duhet të zgjasë një vakt ideal. Dhe sigurisht. jo gjithmonë do të thotë se ai ka uri. në 2 minutat e para. MUAJI I PARË probleme të mundshme të gjirit (për shembull fryrja dhe fortësia e gjirit) etj. Me kohë. ose më shumë. Kjo nuk do të thotë “ta mbarojmë shpejt e shpejt këtë punë”. Ndryshimi i kësaj nevoje psikologjike të fëmijës është tepër i madh. sidomos në fillim. Për këtë arsye. e qara e fëmijës bëhet më me inat. zbrazet 80 – 90% e gjirit). gati-gati i papërcaktuar. në minutat e para rrjedh më shumë qumësht dhe pastaj rrjedhja e tij ngadalësohet. nuk ia vlen të zgjohet fëmija që përgjumet në krahë të nënës duke thithur gjirin. Thithja për fëmijën përfaqëson një kontakt njerëzor me ngrohtësinë e nënës. Vërtet që e qara në shumicën e rasteve do të thotë që fëmija është i uritur.

Ka fëmijë të tjerë të cilët nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë në të pirë. Disa fëmijë të tjerë janë gjumashë dhe po nuk i zgjove. si për t’i thënë se ka ardhur koha e ushqimit. Mund të zbatohet për të vegjlit që ushqehen me qumësht artificial. drejton duart nga goja. do të thotë uri. sidomos në ditët e para të . nuk duhet pritur që ai të qajë. Kujdes! Jo çdo e qarë. Sidoqoftë ka mjaft fëmijë të cilët vazhdojnë të pinë me orare të afërta (çdo 2 – 3 orë) dhe të tjerë me orare më të largëta (çdo 3 – 4 orë). por pa sukses dhe e lëshojnë në mënyrë të përsëritur gjirin. shtrëngon duart grusht. Ka fëmijë të cilët janë nervozë. Kjo nuk do të thotë gjë dhe nuk ka pse që nëna të shqetësohet. Në shumicën e rasteve. Në ditët e para pas lindjes fëmija priret ta kërkojë më shpesh gjirin. Këto janë disa sinjale që fëmija ia jep çdo nëne. Të tillë fëmijë. Shpesh herë kur fëmijën e merr uria. disa kohë më parë se të fillojë të qajë. ai i rrallon këto kërkesa dhe pak nga pak vendos një ritëm që vërtitet midis 2 – 4 orëve. duke respektuar dëshirën e tij. Kjo është mënyra më e mirë për të ushqyer një fëmijë me gji. ata as që kujtohen për të pirë. Atëherë çdo nënë duhet t`i mësojë ato (dhe në fakt ajo i mëson ato në përvojën e vet). është mirë që të nxiten nga pak dhe duke i zgjuar ëmbëlsisht. duke qarë dhe u shqetësuar. Me orar: Parashikon ushqyerjen e fëmijës me orare të ngurta (çdo 3 orë). Atë ushqim që fëmija nuk e merr në një vakt. Pastaj ka fëmijë të cilët pijnë njëherë dhe pastaj flenë për 5 – 6 orë rresht. për ta vendosur në gji një fëmijë. Pastaj. këta fëmijë duhet të qetësohen më parë se të vihen në gji e me kalimin e kohës ata mësohen të jenë më të qetë kur fillojnë të thithin. e merr shumë mirë në vaktin tjetër. përkundrazi i vogëlthi i saj vetëm se ndihet i kënaqur dhe ka arritur ekuilibrin e vet. të vendosen me njëfarë rregulli në gji. Më tej. Çdo nënë duhet ta mësojë se një gjumë i zgjatur dhe vakte të shpeshta mund të jenë të zakonshme tek fëmija: fëmija mund të dojë të pijë 3 herë brenda 3 orëve dhe pastaj të flejë për 6 orë rresht.MUAJI I PARË 85 Sa shpesh duhet të pijë fëmija im? Sipas dëshirës: Fëmija vendoset në gji sa herë që ai e kërkon gjirin. Kështu. fëmija nuk ka lindur me një orë në qafë që të kujtohet se duhet të pijë çdo 3 orë. thithin. ai fillon të jetë më i shqetësuar.

Pijnë me qetësi. ajo është një mënyrë vlerësimi tepër e pasaktë. gjatë të pirit. Mund të dojë të çlodhet. Por përfytyroni një të rritur : mund ta hajë gjellën e vet për 5 minuta. Në fakt. sepse ai qan. ankthi dhe frika nuk largohen tek disa nëna: “re të zeza duken përsëri në horizont”. duke e peshuar atë para dhe pas pirjes. sepse “qumështi nuk më vjen “. Nënës mund t`i duket se fëmija nuk ngopet. Shpesh. thith gjatë dhe e kërkon gjirin shpesh. është nëse ka gji aq sa duhet. Një vlerësim i tillë përdoret gjerësisht nga shumë punonjës të shëndetësisë. tra përçmohet dhe vonesa në ardhjen e qumështit përjetohet si një pritje e kotë. Nga ana tjetër. ata “ e harrojnë sjelljen e keqe” që pothuaj e çmend nënën. kullosh- . zemërohen shumë. i besohet më tepër “kapriçove” të një peshoreje. por kur qumështi bëhet më i bollshëm. pijnë shumë mirë. Atëherë. ose vlerësimin e “sasisë së qumështit që merr fëmija”. janë ata që dinë “të shijojnë”. por në të vërtetë është thjesht një shpërdorim. Dhe pastaj. nuk nguten fare dhe nëse i ngacmon për të pirë më shpejt. sepse duket si një mënyrë logjike dhe e besueshme. Dhe nuk ka asgjë për t`u çuditur. nëqoftëse nëna pëson “krizë”. mund të ndodhë që fëmija të plotësojë dhe nevoja të tjera përveç ushqyerjes. Për më tepër. të dalë jashtë dhe natyrisht nuk mund t`i bëjë të gjitha gjërat njëherësh. MUAJI I PARË jetës. krijohen disa rrethana që krijojnë njëfarë mosbesimi tek nëna dhe prandaj është e drejtë që asaj t`i shpjegohen disa gjëra për të kuptuar se gjithçka shkon ashtu si duhet. ose të rrijë 1 orë në tavolinë. do të ishte shumë e gabuar. Edhe fëmija. pushojnë pak e pastaj rifillojnë. ta nxitësh për të pirë në këto momente. Por edhe kur qumështi vjen. prandaj edhe duhet të respektohet. veçanërisht në ditët e para pas lindjes. që “ të siguron”. nuk ka se si të sillet ndryshe. meqenëse përgjigja për një ushqyerje të përshtatshme dhe në sasinë e duhur është pesha e fëmijës. Këta fëmijë po t`i lesh në qejfin e vet. Në të kundërtën nga çfarë besohet për të. menjëherë pas lindjes. Dhe së fundi të ashtuquajturit “përtacë” : këta fëmijë nuk thithin pa ndërprerje. t`i bëjmë fëmijës “Peshën e dyfishtë!”.86 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA.Ata mund ta mbajnë gjirin edhe 1 orë rresht. I shkon shumë për shtat atyre punonjësve të shënde- SI TË KUPTOJMË SE QUMËSHTI I NËNËS ËSHTË I MJAFTUESHËM N jë nga shqetësimet që brengos shumë nëna. Gëzon një famë të madhe tek nënat.

Sa shton në peshë një fëmijë? Në tremujorin 1 25 – 30g/në ditë Me qumësht artificial të vegjlit janë më ”buçko”: Në tremujorin 2 25 – 30g/në ditë . ngaqë siguron sasi qumështi të përcaktuara në mënyrë rigoroze.MUAJI I PARË 87 tësisë. As shtrydhja e qumështit nuk përfaqëson një mënyrë të mirë për të zgjidhur çështjen nëse mjafton apo jo qumështi: • për arsye fiziologjike: qumështi që fëmija thith nga gjiri. siç e kemi thënë shpesh gjatë librit. qoftë me pompë). në bazë të së cilës mjeku është në gjendje të vlerësojë rritjen e përshtatshme apo jo të fëmijës. Por si mund të pretendohet se fëmija nuk ka marrë sasitë e duhura të qumështit.. nuk është sasia e qumështit të marrë gjatë një vakti. nuk është kurrë i njëllojtë me qumështin e shtrydhur (qoftë me dorë. si e pazonja që të ushqejë me gji fëmijën e vet. por se si shton në peshë ky fëmijë për një periudhë të caktuar kohe. nuk ka rëndësi të përcaktojmë se sa merr fëmija në çdo vakt. Më në fund. ndërtohet kurba e rritjes. Nëpërmjet peshimeve të rregullta mujore në këshillimoren e fëmijës. të cilët nuk janë për ushqyerjen me gji. përkundrazi e kundërshton atë.. Vlerësimi është më i thjeshtë. sepse nënkupton ushqyerjen artificiale. ashtu si dhe pesha e dyfishtë. Me pak fjalë. Ka mjaft mënyra të tjera për të zgjidhur këtë problem. nga një peshim i thjeshtë? Peshorja e pasaktë. Mjafton që nëna të mësojë të përdorë “Grafikët e rritjes». Peshimi i dyfishtë mund të përdoret (keqpërdoret) shumë kollaj. nuk mundet të jenë vendimtare për të përcaktuar mirëqenien e një fëmije. pesha e dyfishtë nuk i shërben në asnjë mënyrë ushqyerjes me gji. fëmija juaj pi vetëm 30g. por kënaqësia që shpreh bebi pas çdo ushqyerjeje. edhe pse e keni mbajtur 1 orë në gji!”. si mund ta marrim vesh që fëmija ushqehet sa duhet? Në të vërtetë. Thelbi i problemit. për të shkatërruar përfundimisht shpresën e një nëne që dëshëron të ushqejë me gji fëmijën e vet: “Zonjë. shtojnë ankthin e nënës. • për arsye psikologjike: shtrydhja. fëmija që lëviz gjatë peshimit etj.

i bie të marrë: 600 : 6 = 100ml/në vakt Nëqoftëse pi 8 herë në ditë. sasia për çdo vakt llogaritet në bazë të ditës së jetës: heqim 1 dhe shumëzojmë me 10.p. në ditë. Shembull: I porsalinduri është në ditën e katërt të jetës. Fëmija bie në pe- shë në 7 ditët e para pas lindjes dhe nga dita e dhjetë fillon të shtojë normalisht në peshë. kurse në tremujorin e dytë ai shton rreth 20 – 25g. Në të gjithë tremujorin e parë të jetës.1 = 3 X 10 = 30ml/në vakt . atëherë: 4 . i bie të marrë: 600 : 8 = 75ml/në vakt Në 10 ditët e para të jetës. Nuk është asgjë. besojmë se është e qartë se kufizimet e peshores nga njëra anë dhe burimet e pashtershme që jep Racioni ditor me qumësht nëne Pesha e fëmijës (në kg) X 150 = sasia ditore e qumështit (në ml) për gjithë ditën Nevoja ditore për kalori llogaritet 110/kcal/kg. që mund të shmanget. fëmija shton mesatarisht rreth 25 – 30g në ditë. MUAJI I PARË Por sa duhet të shtojë? Ditët e para pas lindjes i sjellin nënës dhe familjarëve të tjerë një gëzim të papërshkrueshëm. dhe lotët ndonjëherë mezi pushojnë. poqese arrihet të shpjegohet dhe interpretohet drejt: Fëmija më ka rënë 200.88 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Por njëkohësisht edhe ndonjë mërzi të vogël. ai duhet të marrë në ditë: 150 X 4 = 600 ml qumësht Nëqoftëse pi 6 herë në ditë. 300 g. Racioni ditor: një gllënjkë./në ditë Shembull: Një fëmijë është 1 muajsh dhe peshon 4 kg. ndodh me të gjithë fëmijët. Atëherë. Kjo është rënia fiziologjike e peshës. apo një fuçi Nga çfarë kemi thënë deri tani.

. të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Atëherë.mund të thonë disa nëna. USHQYERJA ME GJI DHE ILAÇET shtë e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën. • Antitiroidienët • Disa antihistaminikë (Benadryl). Pra. bostani Një defekt pothuajse instinktiv i të gjitha nënave është krahasimi i peshës së fëmijës së tyre me atë të fëmijëve të tjerë. por jo shëndet. për prindërit më të pangushëllueshëm masa do të ishte si në skemën e mësipërme. • të kalojnë në qumësht dhe të japin veprime të dëmshme ose helmuese për bebin. vetëtimthi dhe jo shkencor! Sapo merr vesh se çfarë moshe ka “tjetri”. sepse është shtim i masës së trupit. dhjamrave dhe insulinës. Këta të fundit shtojnë në peshë më tepër se sa fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri. studiuesit kanë treguar se rritja më e mirë në peshë për fëmijën që ushqehet artificialisht është vetëm shtim në peshë. Jo. kanë një shtim në peshë të ndryshëm nga ai i fëmijëve që ushqehen me qumësht artificial. • të ndryshojnë përbërjen e qumështit. Paskëtaj. Është mjaft e rëndësishme të saktësojmë se fëmijët që ushqehen me gji. nëse “tjetri” i duket më “bullafiq”. shumë nëna “e mërzisin” pediatrin me sikur-et e tyre (sikur t’i japim ca vitamina. Kjo mosbarazi priret të sheshohet nga fundi i vitit të parë të jetës. aq shumë të dëmshme për shëndetin e fëmijës tuaj. para mjekut shtrohet një pyetje që. duket se peshon më pak.MUAJI I PARË 89 Mamakat dhe . të themi të vërtetën shpesh herë na vë në një pozitë të vështirë. rreth 150 – 200g/në javë.. Kjo është një gjë e mrekullueshme! . Por qëndrimi i saj kthehet në ankth. duhet të na bindin se sasitë e qumështit që merr një fëmijë duhet të interpretohen me pak zhdërvjelltësi (pa ankthe). Sidoqoftë. nëna qetësohet nëse “rivali” i peshuar “me sy” sikur të ishte “shalqi”. E . Krahasim i pashprehur. Kjo sepse ilaçet mund: • të pengojnë ose të nxisin prodhimin e qumështit. e dashur nënë! Ky është thjesht një iluzion. sikur t’i japim një ilaç…) gjiri i nënës nga ana tjetër. Prej kohësh.

ose supozohet se mund të dëmtojnë fëmijën që ushqehet me gji. • Të merret ilaçi në atë pjesë të ditës që është më pak i kalueshëm tek fëmija: për shembull nëna e merr ilaçin pasi i ka dhënë për të pirë fëmijës. tëmthi) dhe jo me anë të qumështit. Në përputhje me dijet tona dhe në varësi të dëmit që ato mund të shkaktojnë në organizmin e fëmijës. pra sa më larg kohës së vaktit tjetër.90 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. ose/dhe në kohën që fëmija flen më gjatë. ose dihet që nuk e dëmtojnë fëmijën. • Ilaçe që mund të jepen pa frikë. sa herë që i këshillohet dhënia e një ilaçi nënës që ushqen me gji fëmijën e vet. • Ilaçe për të cilat nuk jemi të sigurt për dëmin që mund të shkaktojnë. morfina. . ilaçet që ulin oreksin Lëndët që përdoren në Radiologji Ilaçet kundër tumoreve Bromocriptina (Parlodel) Ciprofloxacina Atëherë. atëherë duhet të parashikohet edhe ndërprerja e ushqyerjes me gji përkohësisht dhe/ose përfundimisht. Kështu ilaçi jashtëqitet me rrugë të tjera (djersa. urina. sepse nuk kalojnë në qumësht. amfetaminat. kokaina. • Të jepet ai ilaç për të cilin jemi të sigurt: për shembull të parapëlqehet Paracetamoli para Aspirinës. • Nëqoftëse dhënia e ilaçit është e domosdoshme për nënën. MUAJI I PARË Ilaçe të cilat nuk duhet të merren gjatë ushqyerjes me gji • • • • • • • • • • Amiodaroni cordarone Indometacina Ergotamina Litiumi Antidepresivët frenues të MAO Drogat: heroina. ilaçet ndahen në 3 kategori : • Ilaçe për të cilat është vërtetuar. duhet të merren parasysh këto gjëra: • A është vërtet e domosdoshme dhënia e ilaçit? Do të ishte i dobishëm këshillimi i mjekut të gruas me atë të fëmijës. ose të kontrollohet sasia e ilaçit në gjakun e fëmijës (kur është e mundur). prandaj duhen dhënë me shumë kujdes (më mirë të shmangen).

Antituberkularët. sene. Hekuri: dhënia në venë e hekurit Ilaçe që duhet të përdoren me kujdes gjatë ushqyerjes me gji • • • • • • • • • • • • • • • • • • Pilulat Aspirina në doza të larta Laksativët me bazë cascara sagrada. e përdorur kundër dhimbjeve. etj Antiepileptikët: barbituratet (Luminali). Sulfamidët (Baktrina). Prometazinë etj) Cinarizina . Laksativët: janë disa ilaçe që përdoren mjaft shpesh nga lehonat për të luftuar kapsllëkun. është helmuese për të voglin. Nitrofurantoina. si kumbullat dhe bukën e zezë. Një pjesë e këtyre ilaçeve mund të thithen nga fëmija dhe të shkaktojnë tek ai dhimbje barku dhe bark. Depakina etj Eufilina. Meqenëse mund të shkaktojë bark e të vjella. si dhe çrregullime të qarkullimit të gjakut tek fëmija. Kloramfenikoli. vaj recini etj Qetësuesit e SNQ: qetësuesit e mëdhenj dhe të vegjël (Valiumi). ose temperaturës së lartë (1 – 2 g. Por. Ranitidinaetj) Desferali Vermoksi Deksametazoni. Teofilina Vitamina D Ateneloli Flagyli. Negrami. ilaçet kundër psikozave.MUAJI I PARË 91 Një koment i shkurtër mbi disa ilaçe me përdorim të zakonshëm tek lehonat Aspirina: zakonisht. ose të përdorni laksativët natyralë. Eritromicina. Betametazoni Disa antihistaminikë (Ataraks. ose 2 – 4 kokrra në ditë). Ergotamina: bën pjesë në shumë ilaçe që përdoren për dhimbjen e kokës. nuk ndikon mbi fëmijën. është mirë të këshilloheni me një mjek. Augmentina Antikoagulantët (Sintrom) Diuretikët (Lasiks) Antiulcerozët (Tagamet. prania e këtij bari në gjakun e fëmijës konsiderohet me rrezik. nëqoftëse merret në doza më të larta. Sa herë që lind nevoja e përdorimit të një ilaçi të tillë.

ndoshta duhet të vihet në gjumë me Ilaçe të sigurta gjatë ushqyerjes me gji • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • Aspirina me dozë të ulët. Cefalosporinat.92 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Marrja në këtë rast e Heparinës është krejtësisht pa problem për të voglin. Aldometi Kodeina Adrenalina Atropina Insulina Hormonet e tiroides (në doza të vogla) Propiltiouracili (antitiroidien) Mini-pilulat kontraceptive Sulfati i Bariumit Penicilina. një grua të bëjë Flebit. duhet të shmanget gjatë kohës që nëna ushqen me gji fëmijën e vet. Dihidralazinat. Tetraciklinat Zovirax-i Hekuri Acidi folik Karbamazepina (Tegretoli) . Antibiotikët: shumica e antibiotikëve janë të pajtueshëm me ushqyerjen me gji. përdorimi i hekurit është shumë i rëndësishëm. Ciprofloksacina. Aminoglukozidët etj. sidomos Penicilina. Amoksicilina. Kanamicina. vaji i parafinës. një antibiotik që po përdoret shumë këto kohët e fundit. Pavarësisht këtij fakti. Enalaprili. Kalciparina Digoksina Betabllokuesit (Propranolol) Captoprili. Adalati. Antitrombotikët: ndodh shpesh që pas lindjes. Ampicilina. prandaj edhe duhet të merret parasysh. Atëherë. etj). por mund të ndodhë që nëna t`i nënshtrohet një operacioni. Aminoglukozidet (Gentamicina. Hekuri mund të jetë përgjegjës për dhimbjet e barkut tek fëmija që ushqehet me gji. vazelina Heparina. Anestetikët: qëllon rrallë. MUAJI I PARË është pothuaj e rëndomtë në gratë pas lindjes. Paracetamoli Fenilbutazoni Klorokina Kripërat e arit Prednizoni Laksativët me laktulozë. Cefalosporinat.

të cilat shpërbëhen shumë ngadalë ose aspak. edhe ajri. Në fund të këtij komenti do të dëshironim që të mbetej një mesazh: Ushqyerja me gji. USHQYERJA ME GJI DHE HELMET E MJEDISIT P rej disa vitesh po diskutohet në opinionin publik se edhe qumështi i nënës është i ndotqur. Po të mendojmë se qumështi i lopës. DDT Insekticidët. ku të tilla lëndë mund të mos i gjejmë? Edhe toka. antiparazitarët. Nga ana tjetër. Në një rast të tillë duhet të shtyhet vënia në gji e fëmijës. industria e ilaçeve • Halotani Mjekësia • Hekzaklorbenzenet.MUAJI I PARË 93 narkozë. bojrat e mureve (kundër mykut) • Bromuri Prodhimet e benzinës. . derisa bari të jetë eleminuar nga organizmi i gruas. • Ngjyruesit Bojërat e shkrimit. a ka ndonjë vend. Më e njohura ndër këto lëndë është DDT. Por. Qumështi i nënës nuk i humbet cilësitë e veta. edhe ushqimi që hamë çdo ditë mendohet se janë të ndotura nga këto helme. pesticidet. Koha. Janë të njohura përparësitë e qumështit të nënës. Për këtë arsye na duket e tepruar bërja e analizës së qumështit për të vërtetuar cilësitë e këtij qumështi. Këto lëndë helmuese arrijnë të depozitohen në dhjamin e njeriut. edhe pse këto lëndë janë të pranishme. nga i cili edhe prodhohet qumështi artificial është disa herë më i ndotur. gjatë kohës që duhet të merren edhe ilaçet. gazi që shkarkojnë makinat • Metilmërkuri Zinxhirët ushqimorë (peshku). e cila i nxjerr pastaj edhe me qumështin e gjirit. bateritë. bojrat e anijeve. nuk duhet të ndërpritet automatikisht (dhe pa sy kritik). edhe njëherë do të kishim një arsye më shumë për të mos i besuar analizave të qumështit të gjirit. nuk janë dokumentuar deri më sot veprime që lidhen me përmbajtjen në natyrë të këtyre lëndëve. tashmë ka ndryshuar. Arsyet për këtë mbështeten në faktin se në mjedis janë të pranishme disa lëndë të prodhuara nga njeriu. vajrat lubrifikuese etj. po ashtu edhe në atë të lehonës. edhe deti. qeramikat. kur çdo ilaç duhej të ndalohej. Helmi • Plumbi Burimi i mundshëm Fonderitë.

atëherë dhe prodhimi i qumështit është dyfish. ndërkaq që tjetrin e qetëson me biberon. por edhe në këtë rast merr rol të veçantë pozicioni i vendosjes në gji të fëmijëve. ose ngaqë shpesh herë nuk di se çfarë të bëjë (është e hutuar). do të ishte masa më e mirë parandaluese për të mos dëmtuar fëmijën. por thithin dyfish. sidomos kur ajo punon në ndërmarrje që prodhojnë bojra. Sidoqoftë. Atëherë kur fëmijët janë dy. Por nëqoftëse nëna arrin që t`i ushqejë njëkohësisht binjakët. Në fillim nëna përpiqet t`i ushqejë ata veç e veç. USHQYERJA ME GJI E TË LINDURIT PARA KOHE “Nëna kangur” Qumështi që prodhon një nënë Problemi kryesor në këtë rast. ose sepse i duket e vështirë që t`i ushqejë ata së bashku. Vërtet fëmijët janë dy. kështu që stimulimi që i bëhet gjirit është dyfish. në fund të fundit.94 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Por kjo nuk përcaktohet vetëm nga vullneti i nënës. Nëna parapëlqen të ushqejë njërin. atë-herë problemi kohë bëhet më pak i rëndësishëm. Lënia e punës në këto raste. atëherë është e kuptueshme që problemi i ushqyerjes me gji merr përmasa të mëdha. ose sepse dëshiron që të ketë një kontakt të veçantë me secilin prej tyre. sidomos tek një nënë e re dhe pa përvojë. shpesh asaj i duhet të merret me ushqyerjen e fëmijëve edhe 10-12 orë në ditë. secili prej tyre është individ i veçantë. Në fakt shumica e nënave e konsiderojnë një ndërmarrje akrobatike të ushqyerin e njëkohshëm të të dy binjakëve. varet edhe nga dëshira e momenti i secilit nga binjakët : oraret e binjakëve mund të jenë të ndryshme. Nuk ka arsye që të brengosemi. është koha që i kushton nëna ush- . Një nënë që ushqen me gji binjakët mund të prodhojë edhe 2 litra qumësht në ditë: sasi kjo më se e mjaftueshme! qyerjes së fëmijëve. nuk është e pamundur që binjakët të ushqehen njëkohësisht. Ushqyerja e një fëmije vetëm dhe krijon kaq vështirësi. USHQYERJA ME GJI E BINJAKËVE P o të mendojmë se rreth 1/100 shtatzani janë binjake. lëndë kimike etj (shih tabelën e mëposhtme). ose e përkund në pritje për ta vënë në gji. diluentë. MUAJI I PARË Më konkrete dhe më alarmante se çfarë thamë më sipër është ekspozimi i fëmijës ndaj helmeve të pranishme në mjedisin e punës së nënës. sepse siç kemi thënë edhe më parë. nëna të shumtën e herëve mendon se nuk është e zonja që të ketë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer njëkohësisht të dy fëmijët.

megjithëse u nevojitet mjaft qumështi i nënës. ka përbërje të ndryshme nga qumështi i nënës që e ka lindur fëmijën në kohë të vet. Të lindurit pas javës së 34-t të shtatzanisë. është ende i sapolindur (në ditët e para të jetës) etj. Dhe në fakt. ndërkaq që e tresin dhe e thithin mirë qumështin e nënës. Por shumë nga këta punonjës nuk janë të bindur se është vërtet e mundur ushqyerja me gji tek fëmijët tetanikë. Nuk është e thënë që të përdorim qumësht artificial. nëqoftëse fëmija pastaj ka ndonjë problem. sepse mund të shfrytëzohet qumështi i nënës i shtrydhur. • Fëmijët e lindur parakohe. Vëzhgimet e bëra nga disa . por edhe fëmijët e lindur në një moshë barre më të vogël janë në gjendje të thithin dhe të ushqehen prej gjirit të nënës. Nëna. janë shpesh të aftë të marrin gjirin dhe të ushqehen nëpërmjet tij. mbështetja dhe nxitja nga ana e punonjësve të maternitetit të kësaj gjëje do të ishte thelbësore për suksesin e ushqyerjes me gji. Nga ana tjetër. • Fëmijët e lindur parakohe. se sa fëmija i lindur në kohë të vet: • Fëmijët e lindur parakohe janë shumë më të prekshëm prej infeksioneve dhe qumështi i nënës i pasur me trupa mbrojtëse i ndihmon ata të mbrohen më mirë prej mikrobeve të mjedisit. duke zvogëluar ndjenjën e pafuqisë dhe të përjashtimit në kujdesin e fëmijës. ky qumësht është më i pasur me proteina dhe kripëra minerale (i linduri para kohe ka më shumë nevojë për këto lëndë).MUAJI I PARË 95 e cila e ka lindur fëmijën para kohe. në ditët e para pas lindjes së një fëmije të parakohshëm. kur i linduri para kohe duhet të ushqehet me këto mënyra. nuk e asimilojnë mirë qumështin artificial. Të gjitha këto vështirësi shumohen. ushqyerja e fëmijës realizohet ose me një tub që vendoset në stomakun e bebit. Jo vetëm tetanikët. mund të mos kenë të zhvilluar aq sa duhet thithjen e gëlltitjen (sidomos kur kanë lindur më parë se sa java e 34-t e shtatzanisë) dhe kanë vështirësi në kapjen e gjirit. Nga ana tjetër. është vërtet e çorientuar. Ky qumësht i përgjigjet kërkesave ushqimore që ka vetë fëmija i lindur para kohe. ose me biberon. derisa fëmija të jetë në gjendje të thithë vetë nga gjiri i nënës. për të nxitur prodhimin e qumështit më tej. Për këto arsye shpesh herë. fëmija i lindur para kohe ka shumë më tepër nevojë për qumështin e nënës. dhënia e qumështit të vet fëmijës është një motiv i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë. por është vërtet po aq e rëndësishme që ajo të fillojë të shtrydhë gjirin. që pa frikë do ta quanim gëzim të jetës.

Njëkohësisht është zbuluar këto kohët e fundit dhe ndikimi që ka kjo vitaminë në mineralizimin e kockës. kur. si. e bëjnë atë një sistem biologjik ideal. të cilat janë në gjendje të përshtasin zhvillimin mendor. Por kjo vitaminë. . sasia e kësaj vitamine është shumë e pakët. Shtimi i vitaminës B12 bëhet i nevojshëm atëherë kur gruaja është vegjetariane (ha vetëm ushqime bimore). Në qumështin e lopës dhe gjithashtu në qumështin e gjirit. por edhe të mbahen më ngrohtë e të kenë më pak probleme me frymëmarrjen e tyre. sa dhe në cilat raste. Në fakt. Vitaminës K gjendet me shumicë vetëm në perimet me gjethe jeshile dhe në mëlçinë e kafshëve. nuk arrin të japë veprimin e dëshiruar. • Vitamina B12 përmbahet me shumicë në ushqimet me origjinë shtazore. ai është në gjendje të furnizojë me lëndë ushqyese të shumëllojshme edhe lëndë të tjera biologjikisht aktive. kanë treguar se mbajtja e fëmijës me peshë të vogël në gjinjtë e nënës (të ashtuquajturat “Nëna kangur”). dhe ia kalon fëmijës së vet me anë të gjirit. qumështi i nënës është ushqimi Kur gjiri nuk ia del dot… • Dhënia e vitaminës B6 është e domosdoshme për të gjithë fëmijët. të programuar nga natyra për ruajtjen e gjinisë njerëzore dhe jo vetëm për të kënaqur nevojat ushqimore të fëmijës. A ËSHTË E DOMOSDOSHME TË PLOTËSOHET QUMËSHTI I NËNËS? më i përshtatshëm për fëmijën. në disa vende të botës. • Vitamina K luan rol thelbësor në prodhimin e disa faktorëve shumë të rëndësishëm të mpiksjes së gjakut. Një grua e cila respekton një dietë të ekuilibruar e ka në sasi të mjaftueshme këtë vit. Sasia e vitaminës B6 varet nga mënyra e ushqyerjes së nënës. imunologjik dhe metabolik të fëmijës në rritje.96 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. të cilët ushqehen vetëm me gji. ndihmon edhe fëmijë shumë të vegjël (me peshë 1000g). MUAJI I PARË studiues. Mund të japim N ë muajt e parë të jetës. Atëherë problemi shtrohet nëse është e nevojshme t`i shtojmë ndonjë lëndë të veçantë qumështit të nënës dhe nëqoftëse po. jo vetëm të ushqehen mirë. Ndërkaq është shumë e dobishme dhënia e kësaj vitamine në tremujorin e 2-të të jetës. kohë kjo në të cilën qumështi i nënës jep shumë më pak vitamina. Lëndët përbërëse të këtij qumështi. edhe pse shtohet në dietë.

edhe në mungesë të ushqyerjes. Tek të gjithë gjitarët. problemi nuk është zgjidhur ende për vitaminën D dhe Fluorin. ka shumë diskutime e polemika ndërmjet shkencëtarëve. Kjo vitaminë sigurohet nga mikrobet e pranishme në zorrët e gjitarëve dhe veçanërisht prej mikrobit të quajtur E.MUAJI I PARË 97 një përgjigje paraprake e të shpejtë. se disa lëndë ushqimore duhet të shtohen në qumështin e nënës qysh në ditët e para të jetës. Pothuajse që të gjithë studjuesit pranojnë njëzëri se vitamina B6. K dhe aftësi të pamjaftueshme për të mpiksur gjakun (arsyet janë ende të paqarta). i cili ushqehet vetëm me gji. priren të bëjnë gjakderdhje në ditët e para mbas lindjes dhe rreth javës së 3-të të jetës. nuk janë në gjendje të prodhojnë sa duhet vitaminë K. I porsalinduri. në zorrën e vet ka mikrobe (bifidobakteret) të cilët janë të ndryshëm nga ato të të rriturit dhe që jo vetëm nuk janë në gjendje të prodhojnë vitaminë K. por pengojnë mikrobet e tjerë që e bëjnë një gjë të tillë. Kurse. që është në gjendje ta prodhojë këtë vitaminë. Fëmijët që preken nga kjo sëmundje. I porsalinduri. kurse për fëmijët e lindur në kohë të vet. Për këtë arsye është e domosdoshme që të gjithë fëmijëve të porsalindur t`u jepet vitaminë K sipas kësaj skeme: . duke pasur mungesë të vit. Edhe qumështi i nënës ka thembrën e vet të Akilit. • Qumështi i nënës prodhohet në sasi të pakta në javën e parë të jetës. Shtesat ushqimore për fëmijët e lindur në kohë Që nga lindja e deri 4-6 muajsh Plotësimi i qumështit të nënës për fëmijët e lindur në kohë mbetet ende sot një problem i pazgjidhur dhe shumë i diskutueshëm. veçanërisht për fëmijët e lindur para kohe. sasia e vitaminës K është në sasi të mjaftueshme për të siguruar një mpiksje normale të gjakut. • Mikrobet që popullojnë zorrën e të porsalindurit në ditët e para të jetës. priret të zhvillojë një sëmundje shumë të rrezikshme që quhet Sëmundja Hemorragjike e të Porsalindurit (SHP). coli. Ka disa arsye që SHP prek kryesisht fëmijët e ushqyer me gji: • Qumështi i nënës përmban pak vitaminë K. Prania e sasive të mjaftueshme të vitaminës K është thelbësore në javën e parë të jetës së fëmijës. B12 dhe vitamina K i duhet dhënë të gjithë fëmijëve pa përjashtim.

Ajo D grumbullohet në organizëm dhe në vënd që të bëjë mirë. Kjo vitaminë merret nga njeriu me anë të ushqimit. ose 1mg në muskul. MUAJI I PARË Të gjithë të porsalindurve: U jepet vitaminë K 2mg. nga goja. kthehet në helmuese për fëmijën. Fëmijëve që ushqehen me gji: U përsëritet e njëjta dozë e vitaminës K në ditën e 10-të të jetës. i cili mbron dhëmbët nga prishja (Kariesi). Kështu. që vitamina D e depozituar në organizëm të kryejë rolin e vet. mund të jepet Vitamina D : “o sole mio!” Një vëmendje të veçantë kërkon edhe problemi i dhënies së vitaminës D. përsa kohë fëmija ushqehet me gji. veçanërisht kur nëna ka krijuar një rezervë të mjaftueshme të kësaj vitamine gjatë shtatzanisë. gjendet në sasi të pakta në qumështin e gjirit. por dhënia e tij nga goja nuk duket se është me dobi. Dhe si mundet një fëmijë të mësohet të mbajë në gojë pikat e Fluorit?! Pasi dhëmbët dalin. Dihet botërisht se Fluori është një mineral. veçanërisht të fëmijëve dhe shtatzënave (gjë kjo e padobishme). plotësimi me vitaminën D . por e kryen funksionin e vet (bëhet efektive) vetëm kur njeriu ekspozohet në rrezet e diellit. Fluori Prishja e dhëmbëve = 1 – 0 Edhe problemi i shtesave të Fluorit për fëmijët e ushqyer me gji diskutohet mjaft nga studjuesit e ndryshëm. Fluori në varësi të ushqyerjes së nënës.98 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Duhet treguar shumë kujdes për ato raste kur mjeku. duhet të rezervohet për ata fëmijë. menjëherë pas lindjes. ose nëna e jep lirisht dhe pa kontroll vitaminën D. Për më tepër. Në të vërtetë. është i domosdoshëm rrezatimi ultravjollcë i spektrit të dritës. Për këtë arsye vite me radhë janë planifikuar fushata të fluorizimit masiv. Vitamina D përmbahet në sasi të mjaftueshme në qumështin e nënës. Më saktë. Mundet që të vazhdohet dhënia e së njëjtës dozë vitaminë K çdo javë. Mjafton që fëmija të ekspozohet drejpërdrejt nën rrezet e diellit (kofshët dhe llërët) për 2 orë në javë dhe Rakitizmi (dobësia e kockave) shmanget. ose për fëmijët e atyre nënave që janë kequshqyer gjatë shtatzanisë. Fluori mund të ushtrojë veprimin e vet kur mbahet në gojë dhe jo kur gëlltitet. të cilët nuk ekspozohen në diell për arsye të ndryshme. Studimet kanë treguar se Fluori me siguri parandalon Kariesin e dhëmbëve.

pothuaj nuk njihen në kohën e sotme. Duhet të themi se kufiri i sigurisë midis veprimit bamirës dhe atij të dëmshëm është shumë i vogël. rezultatet e peshimit të dyfishtë. ose me qumësht lope dhe më pak se 0. sasia e pakët e kulloshtrës dhe e qumështit të periudhës së tranzicionit. interpretohen nga nëna si provë që qumështi i saj nuk është në gjendje të kënaqë kërkesat e fëmijës së vet. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për përshtypje të gabuara.3 mg/litër për fëmijët që ushqehen me qumësht artificial). PROBLEME DHE VËSHTIRËSI NË USHQYERJEN ME GJI – ARSYE TË NËNËS S humë rrethana të nënës ose të të porsalindurit që më parë konsideroheshin si pengesë për të ushqyer me gji një fëmijë. Rënia në peshë e ditëve të para. Në sajë të një pune më të mirë parandaluese. por duke shmangur veprimet e dëmshme. ashtu dhe të përhershëm. është që të arrihet një mbrojtje e dhëmbëve. mund të zgjidhen dhe të mënjanohen.MUAJI I PARË 99 Kur Fluori të bën dëm Qëllimi i dhënies së Fluorit. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për shtesat me fluor në vendet ku uji i pijshëm është i pasuruar me fluor. sepse mund të shkaktohet një marrje me tepri e tij. të tilla rrethana . gëzimi i lindjes kthehet në shqetësim. sidomos sepse shumica e nënave mendojnë se nuk kanë gji aq sa duhet. Shpesh herë. Në këtë periudhë. Dhënia me tepri e fluorit shkakton demineralizim të sipërfaqes që ndodhet nën smaltin e dhëmbëve dhe kjo sëmundje prek si dhëmbët e përkohshëm. Dhe fjala më e përshtatshme në vënd të fjalës “pengesë” është “vështirësi në ushqyerjen me gji”. Ankthi i nënës Ditët e para janë më të vështirat për një nënë. shumë rrethana e paragjykime të kota e mashtrojnë nënën dhe e shtyjnë të kërkojë qumështin artificial si zgjidhje për fëmijën e vet. sepse qumështi i nënës është i një cilësie shumë të përshtatshme për këtë periudhë të të porsalindurit. fluor në formën e ujit mineral të pasuruar me fluor (ujë mineral me mbi 1 mg/litër fluor për fëmijët që ushqehen me gji. të mbështetur nga një informacion i saktë. të qarat e fëmijës ose nervozizmi i tij.

Në përgjigje të stimulit të fëmijës (thithja) nëna reagon në mënyra të ndryshme. Ky qumësht është i depozituar në “çisternat” e gjirit dhe që të dalë prej tyre dhe ta marrë fëmija. Fëmija që merr ushqim të përzier. në organizmin e gruas rritet prodhimi i një lënde që quhet Prolaktinë. të paktën në fillim. mund të përpiqet gjatë. qumështi mund të gjendet brenda gjirit. që shumë gra. Të gjitha këto janë të kuptueshme. por në dëm të shëndetit të fëmijës. gjëndra e gjirit përgatitet pak nga pak për të hyrë në veprim pas lindjes. mungesa e këtij stimuli (thithja e fëmijës) shoqërohet me prodhim gjithmonë e më të pakët të qumështit. kurse fëmija nervozohet sepse nuk arrin të qetësojë urinë. mos shuarja e urisë dhe ankthi i nënës shtohet më . edhe pse fare të palidhura me ushqyerjen. Në përgjigje të thithjeve që bën fëmija. Gjatë shtatzanisë. Që qumështi të rrjedhë prej gjirit. nëna gjithmonë i interpreton si defekt të gjirit të vet. MUAJI I PARË Dhe sa herë që dalin probleme me fëmijën. pavarësisht se fëmija nuk është vendosur në gji. Qumështi. pamundësia për të ofruar qumësht nuk përputhet me pamundësinë për të prodhuar qumësht. sipas rrethanave të mjedisit ose të vetë asaj. Kjo lëndë nxit prodhimin e qumështit. nëna tkurr muskujt e gjirit dhe qumështi rrjedh prej gjirit. Prodhimi dhe nxjerrja e qumështit janë dy dukuri të ndryshme. e përjetojnë një provë të tillë si dështim apo sukses. Kjo është e vërtetë. që një nënë t`ia dalë mbanë me ushqyerjen e një fëmije. T`i japësh gji fëmijës tënd do të thotë të jesh e aftë t`i përgjigjesh një kërkese të drejpërdrejtë dhe thelbësore : ushqimit. Dhe fillimi i ushqyerjes artificiale “është rrugdalja” që propozojnë shumë prej nënave dhe mjekëve. por pa rezultat. mjafton që nëna të përfytyrojë sikur po i jep gji fëmijës dhe qumështi të rrjedhë. duhet ndërhyrja e nënës. por mund të mos dalë (të mos rrjedhë) sepse nëna është e tensionuar. thith gjithmonë e më pak nga gjiri. duhet të tkurren muskujt e gjirit. Pra prodhimi i qumësh- tit është një proces i ndryshëm nga nxjerrja e tij.100 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Në shumicën e rasteve. ankth dhe është e lodhur. Kështu. i cili nuk derdhet. mbetet në “çisterna” dhe gjiri fillon e fryhet më shumë se sa mbajnë këto “çisterna”. janë ndoshta shkaqet kryesore që shumë nëna vrapojnë drejt qumështit artificial. Por nuk mjafton vetëm dëshira. Një grua e cila provon stres. Me lindjen. Kështu ndodh. Ushqyerja me gji vë si të thuash në provë të qenit nënë. Kjo mungesë besimi në vete dhe ankthi që vijon. Atëherë nëna fillon të ndiejë dhimbje gjiri.

e siguron dhe e rehaton fëmijën. ia pastron fytyrën. Atëherë del në skenë kunata që ka përvojën e fëmijve të vet. që me siguri e ul ankthin dhe si e tillë shton qumështin. e përkëdhel. ndërsa të tjerët rreth e qark janë si të dehur prej gëzimit. është vjehrra që ka rritur “3 fëmijë”. të afërmit. lindja është një ndodhi natyrale dhe e çuditshme. të gjithë së bashku. që për ne do të thotë se edhe atëherë gratë kanë pasur të njëjtat vështirësi. në vënd që të qetësojnë e sigurojnë. jo njëri të thotë se duhet të bëhet kështu dhe tjetri ashtu. nga ana tjetër. e cila përbëhet ose nga një numër i vogël personash: çifti dhe fëmijët e mundshëm të këtij çifti. por edhe me të tjerë si vjehrra. përbën një faktor sigurie. Por edhe atëherë kur janë të ndjeshëm ndaj problemit. duhet të krijojnë një mjedis që nxit. Ajo e merr menjëherë pas lindjes në krah vogëlushin e vet. në shoqëritë e qytetëruara ekziston besimi se “birra është e mirë” për qumështin. Në fakt të gjithë këta persona të dashur janë shumë të rëndësishëm dhe lehona e re ka shumë nevojë për ta. të cilët është e pamundur të mos gëzohen. prindët. Vendosja në gji e fëmijës sa herë që ai ndodhet pranë. ku secili ndihet një protagonist kryesor dhe më i rëndësishmi. sepse shpesh herë është i pamotivuar emocionalisht dhe ndonjëherë i duket se gjëra të tilla janë jashtë rolit të tyre si “kompetentë”. është nëna që “krenohej gjithë lagjja për kujdesin e saj ndaj fëmijëve” etj. Disa zbulime arkeologjike kanë gjetur disa nuska. mjedisi që rrethon lehonën. të mos marrin pjesë dhe të mos pretendojnë rol në ngjarje të tilla të familjes. Përgjithësisht besohet se marrja e lëngjeve shton qumështin dhe që edhe sikur të mos jetë krejtësisht kështu. Lindja në spital Një nënë që lind në shtëpi. sidomos në ditët e para pas lindjes nuk duhet të shprehet i përçarë. i flet ëmbëlsisht. duke bllokuar çdo lloj ndikimi negativ dhe duke ndihmuar prindërit e rinj të fitojnë besim në rolin e tyre. Edhe sot. por kujdes: mundet që ata me “superkompetencën” e tyre të shqetësojnë. Kështu. etj. provon emocione shumë më të këndshme se sa një nënë që lind në spital. është një sjell- . birra është një pije alkolike. të cilave u visheshin cilësi që shtonin prodhimin e qumështit.MUAJI I PARË 101 shumë dhe përfundimi është dështimi i ushqyerjes me gji. Sot njeriu jeton në një familje. Në këtë rast nëna nuk ka më gji të mjaftueshëm. Personeli shëndetësor është e pamundur të japë krejtësisht atë siguri dhe rehati që nëna kërkon në momente të tilla.

krijohen shumë faktorë e rrethana të cilat shtojnë ankthin e nënës dhe kufizojnë mundësitë e fëmijës për të pirë (shih tabelën). • Personel mjekësor jo gjithmonë i sjellshëm. larg të dashurve të vet dhe me njerëz fare të pa njohur ose të saponjohur. Në fakt. Përdorimi i anestezisë së përgjithshme në lindjen me operacion. sepse i është ndaluar të ushqehet gjatë aktivitetit të lindjes. • Ndalim i rreptë i vizitave në mjediset e lindjes për familjarët. • Mungesa e intimitetit dhe e mbështetjes psikologjike. mjafton të ndodhet në një mjedis të ngrohtë dhe intim dhe nuk është e domosdoshme që dikush tjetër t`ia japë këtë mundësi. shpesh japin informacion të kundërt me njëri-tjetrin. b) Praktika të spitalit që shtojnë ankthin tek nëna • Nënë e papërgatitur dhe e painformuar. gruaja kalon orë të pafundme me dhimbjet e lindjes dhe vetë lindjen. ose të familjarëve. • Nënë e lodhur. Ndarja e fëmijës nga nëna për rehati të personelit. Rregulla të spitalit që vonojnë/pengojnë ushqyerjen me gji a) Praktika të spitalit që ndikojnë mbi prodhimin/nxjerrjen e qumështit • • • • • Vënie me vonesë në gji e të porsalindurit. • Shumë persona që marrin pjesë në kujdes. • Lëvizje të panevojshme të shtatzënës nga një mjedis i spitalit në një tjetër. në një moment që duhej të ishte protagoniste. pothuajse në mënyrë të pashmangshme e prish këtë raport spontan ndërmjet nënës dhe fëmijës dhe përgjithësisht e pengon nxitjen e ushqyerjes me gji. ose e kundërta ecejake të shumta të personelit. Spitali. Kështu gjatë kohës që ajo është e shtruar në spital. Vendosja e orareve fikse për ushqyerjen e fëmijës. Dhënia e glukozës ose qumështit artificial deri në ardhjen e qumështit. në një mjedis që shpesh e huton. pajisjesh që punojnë vazhdimisht dhe që e bëjnë pasive. • Mbajtja e shtatzënës në pozicion të palëvizshëm gjatë gjithë kohës që zgjat aktiviteti i lindjes. Një pafundësi kontrollesh mjekësore. MUAJI I PARË je spontane e çdo nëne. siç ndodh rëndom në spital. hyrje daljesh të personelit.102 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. .

nuk ke qumësht?”. që i shkojnë për shtat vetëm mamive dhe infermiereve. i cili në vetvete zotëron aftësi për të rregulluar ritmin e të ushqyerit. do t`i pëlqente më shumë të pushonte dhe të kishte nge që t`i përkushtohej më shumë vogëlushit të vet. spitali nuk është në gjendje t`i përgjigjet kësaj nevoje që ka nëna dhe fëmija për të qëndruar bashkë dhe për të nxitur ushqyerjen e natyrshme. që shpesh të duket sikur je para hetuesit : “E ke vënë në gji?”. vërtet “pa teprime”. Qetësia ndihmon në ardhjen e qumështit. Nëna duhet të rrijë gjatë gjithë kohës me fëmijën e vet. kanë përvijuar 10 hapa ose rregulla që duhet të zbatohen në një spital që “i do fëmijët” (shihni tabelën e mëposhtme). të cilin duhet të mësohet ta njohë. fillojnë edhe japin këshilla ose bëjnë një lumë pyetjesh. por bashkëbisedimi me të dhe shpjegimet që i bëhen asaj. “Përse nuk ke ende qumësht. lidhur me këtë fazë të fiziologjisë së saj dhe asaj të të porsalindurit. “Si. nëna fillon të kujdeset. Rregullat e ngurta e çrregullojnë prodhimin dhe nxjerrjen e qumështit dhe nuk përputhen me nevojën për ushqim të fëmijës.MUAJI I PARË 103 Shtrimi në spital i një shtatzëne duhet të jetë sa më pak traumatik. në të njëjtën dhomë dhe sa të dëshirojë. Duke e pasur afër fëmijën.. “A është ngopur?” etj. pa mbarim. të gjejnë se me cilin ngjan. Mjedisi në të cilin duhet të rrijë nëna duhet të mos jetë i bezdisshëm për të. etj. Fatkeqësisht. unë kisha në këtë vakt?”. Por nuk mjafton që në një spital të shpallen këto rregulla. ta njohë. OBSH dhe UNICEF. të gjithë duan ta prekin fëmijën. me qëllim që të ndryshohen disa rregulla në spitale dhe të tejkalohen disa pengesa kulturore dhe organizative që vonojnë dhe/ose pengojnë ushqyerjen me gji. që është ushqyerja me gji. ndikojnë së tepërmi në vendimet që ajo merr. Disa prej tyre. Vërtet që nëna mund të jetë e papërgatitur për një gjë të tillë (qëndrimi i nënës me fëmijën në një dhomë quhet Rooming-in) dhe të shprehet kundër mbajtjes së fëmijës afër. duhet vetë nënat dhe familjarët e tyre të kërkojnë një ndryshim të tillë në spital. të ndihet më e sigurt në përkujdesje. ta vërë spontanisht në gji. Ndoshta do të ishte mirë ta linin pak të qetë të shkretën nënë : shpesh e lodhur nga lindja. Vizitorët në spital Para dhe pas lindjes përjetohet një procesion vërtet i këndshëm të afërmish dhe miqsh në maternitet. Të gjithë duan të jenë të parët që të urojnë nënën dhe familjen për lajmin e gëzuar. Fëmija e ka në dispozicion gjirin sa herë që e kërkon dhe nuk i duhet të përshtatet me rregullat e ngurta. Por të themi .

nga njëra anë dhe vizitat e familjarëve nga ana tjetër nuk lejojnë mundësi për shplodhje. në mënyrë që në vaktin tjetër sasia e mjekimit . ajo nuk është krejtësisht pa rreziqe. por na duket e drejtë. Shumë “detyrime” dhe pak kohë për veten e vet. Kujdes i duhet kushtuar dhënies së qetësuesve. por jo më tej. është shumë e lodhur ose e përgjumur (nga narkoza) që të vërë në gji fëmijën menjëherë pas lindjes. qetësi dhe përkushtim ndaj të porsalindurit dhe ushqyerjen me gji të tij. por e shkreta ende është pa përvojë. Lindja me operacion Është lindja që përfundon me anë të operacionit. Të tilla ilaçe mund të ushtrojnë njëfarë veprimi në lindje. nëqoftëse nuk ka qenë e përgatitur për një lindje të tillë. Nga ana tjetër shpesh duhet të ballafaqohemi me problemin e pranisë së ilaçeve të përdorura për narkozë në qumështin e nënës. prandaj ata duhet të zgjidhen të tillë që të kenë një kohë të shkurtër eleminimi dhe i duhen dhënë nënës pasi është vendosur në gji fëmija. si për nënën ashtu dhe për fëmijën. Pastaj vijnë vizitat nga mamia dhe mjeku gjinekolog (shko atje. nëse ndihmohet nga personeli mjekësor. Mos harroni se zakoni i popullit tonë është që lehonës nuk i jepet dora dhe nuk takohet me vizitorët për 40 ditë! Diçka e tepruar.104 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Nëna që e lind fëmijën me operacion. hajde këtu). por mungesa e ndihmës dhe nënvlerësimi për një veprim të tillë nga ana e personelit. MUAJI I PARË të vërtetën. në maternitet mundësia që gruaja të shplodhet është fare e pakët. të cilët kalojnë në qumësht. Mënyra e punës në spital. Studimet e bëra kanë treguar se shumë nga operacionet që bëhen për lindjen. vizita e pediatrit. Për këtë arsye duhet të shmanget kur mundet. ose të paktën brenda 2 orëve pas lindjes. E përmendim lindjen me ope- racion. Por. Sidoqoftë duke qenë se është një ndërhyrje kirurgjikale. nuk kanë qenë të nevojshme. duhet të kemi të qartë se nuk është operacioni në vetvete që bëhet pengesë për të vendosur fëmijën në gji. për të shpëtuar jetën e gruas dhe/ose të fëmijës (në gjuhën mjekësore quhet Sekcio cezarea). Në shumicën e rasteve ajo është në gjendje ta vendosë fëmijën në gji rreth 6 –12 orë pas lindjes. ajo e përjeton operacionin si një traumë psikologjike (ndjenja e fajit që nuk qe e zonja ta lindte natyrshëm fëmijën). e kështu me radhë. Qysh në mëngjes duhet të bëjë tualetin. kohë tjetër duhet të shpenzojë për të rehatuar fëmijën e vet. Për më tepër. por mezi ecën për shkak të plagës. sepse mënyra e lindjes ndikon shumë në ushqyerjen e fëmijës.

Shpesh një formë e tillë nuk pranohet prej popullatës. Për fëmijën. që shprehen me disa vështirësi. ndonjëherë edhe gjatë natës dhe në përgjithësi fëmija është i grindur. madhësia e gjinjve nuk ka asnjë rëndësi. Por kthimi në shtëpi mund të shoqërohet edhe me një sërë rrethanash psikologjike. se nëna mund ta vendosë në gji fëmijën e vet sapo del nga barku. Pasi del nga spitali. por kjo nuk është e saktë. Dalja nga spitali Kthimi në shtëpi. Në rastet kur vërtetë qumështi i nënës është i pamjaftueshëm.MUAJI I PARË 105 në qumësht të jetë sa më e pakët. kthimi në shtëpi kërkon nga fëmija një përshtatje të re dhe një ritëm të ndryshëm jete nga ai i spitalit. Eshtë e vërtetë që sasia e qumështit mund të mos jetë ende ajo që duhet. kthimi në shtëpi përfaqëson një ndryshim të dytë të rëndësishëm në pak ditë. telefoni i mjekut nuk pushon së tingëlluari nga pyetjet e shumta që nëna bën. moskujdesi i duhur dhe trajtimi i parregullt i fryrjes ose të çarave të gjirit etj. përdorimi i hershëm i biberonit. dhënia para kohe e qumështit artificial. Jo për të gjithë fëmijët. merr fund të qenit nën trysninë e rregullave të spitalit dhe për nënën fillon një jetë e re së bashku me fëmijën. por edhe mjekëve jo gjithmonë u përshtatet kjo lloj anestezie. Shpesh në popull e lidhin me madhësinë e gjinjve. kujdesi i pakët për thithin e gjirit. sidomos në javët e para të jetës. Mendimi se nuk të mjafton gjiri dhe fillimi i ushqyerjes artificiale në këto momente është diçkae e gabuar dhe e shpejtuar. Qumështi me pakicë . Të qarët e fëmijës nuk duhet të interpretohet nga nëna detyrimisht si e qarë urie. atëherë duhet të këshilloheni me mjekun e . Dhe me të vërtetë. Një rrethanë e tillë është shumë e rrallë tek njeriu dhe në fakt e gjejmë vetëm në 1% të grave. por për disa prej tyre ky ndryshim i dytë shoqërohet me të qarë të shpeshtë. të papërshtatshme dhe arbitrare: dhënia e ujit me sheqer. Pas stresit të lindjes. është për gruan fundi i “medikalizimit”. rënia e prodhimit të qumështit është e lidhur me vendime të shpejtuara. por është po aq e vërtetë se vendosja e shpeshtë në gji e fëmijës e ndreq këtë rrethanë. kur është fjala për llojin e anestezisë në lindje. Në shumicën e rasteve.Hypogalaktia Fjalë për fjalë do të thotë prodhim i mangët i qumështit. Një problem tjetër me të cilin ballafaqohemi. është kryerja e operacionit me anestezi spinale (me mpirje). Në fakt është mirë të përdoret sa herë që është e mundur. si të nënës dhe të fëmijës.

Por që thithja të jetë e efektshme.106 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Përkundrazi. aq më e suksesshme është një nënë në ushqyerjen me gji. Pastaj. Nëna që ka një thith të futur brenda ose të sheshtë duhet të rrijë e qetë. nuk është e thënë që fëmija nuk është në gjendje të thithë. Ndonjëherë tjetër është thjesht “loja” që bën fëmija me thithin në përpjekjet e tij për t`u ushqyer. Këto janë gjërat që nxisin gjirin. defektet e thithit si për shembull gjiri i sheshtë ose i futur nga brenda. nëqoftëse e vendosim fëmijën në gji. pozicioni i rehatshëm i saj dhe i të porsalindurit kur ai vendoset në gji. Një ngacmim i tillë mund të reali-zohet me anë të kapjes së të zezës së gjirit ndërmjet gishtit të madh dhe atij tregues dhe në shumicën e rasteve thithi kërcen. mund të krijojnë ndonjë problem në fillim. duhet që thithi të ketë një madhësi dhe formë të përshtatshme. pra edhe nuk duhet të alarmohemi para kohe për “defektin e thithit” pa lindur gruaja. prodhimin e qumështit dhe nxjerrjen e tij. Në fund të fundit. Është themelore që nëna të ndihmohet qysh sapo lind. Thithjet e fëmijës nxisin prodhimin dhe daljen e qumështit. domethënë. pasi fëmija e provon dhe nuk mund të thithë dot. Nëna duhet të mësohet se më e rëndësishme se sa kapja e gjirit. shumë nëna anko- . përpara se të mendojmë se kemi një defekt të thithit. Atëherë. duhet të provojmë a është funksionues një thith. Mjafton një ngacmim i thithit pas lindjes dhe problemi në shumicën e rasteve zgjidhet. sepse me afrimin e lindjes thithi e ndryshon formën e vet. Atëherë. Nuk duhet ngutur dhe bërë një vlerësim. që i lejon të porsalindurit ta kapë mirë atë. sepse kjo gjë nuk përbën pengesë për ushqyerjen me gji. MUAJI I PARË fëmijës. sepse edhe një gji i vogël është në gjendje të të prodhojë aq qumësht sa ka nevojë fëmija. sepse nëna ka një thith defektoz. të mësojë teknikën më të përshtatshme për të vendosur në gji fëmijën. Thithi i dhimbshëm Rreth ditës së 2-3-të pas lindjes dhe ndonjëherë gjatë gjithë 2 javëve të para. është loja e fëmijës me të zezën e gjirit. Në këtë rast duhet të theksojmë se nuk ka rëndësi forma dhe madhësia e gjirit. Defektet e thithit Sa më mirë që të thithë gjirin një fëmijë. a është në gjendje ai të thithë apo jo. duhet që fëmija të ketë mundësi ta kapë mirë thithin. i cili mund dhe duhet të vendosë nëse është e nevojshme apo jo ushqyerja plotësuese. Por njëkohësisht duhet thënë se ky problem nuk është i pakapërcyeshëm dhe mund të tejkalohet pa vështirësi. që nxit thithin për të kërcyer. ne mund të themi që një thith është defektoz.

me anë të të cilit zhbllokohen kanalet e rrjedhjes së qumështit: Me anë të duarve realizohet një shtrydhje e gjinjve. Eshtë e kuptueshme se “dhimbja” nuk është e mirëseardhur tek një grua që sapo ka lindur dhe që jo rrallë duhet të marrë veten prej lodhjes që i ka shkaktuar lindja. atëherë duhet të zbrazet gjiri me anë të pompës së gjirit. sepse mund të shoqërohet me një pakësim të qumështit. Ndërhyrjet e këshillueshme për fryrjen e gjirit • Përdorimi i kompresave të ngrohta. që lehtëson zhbllokimin e kanaleve të rrjedhjes së qumështit Nxitja e refleksit të rrjedhjes së qumështit në gjirin e fryrë: Vendoset fëmija në gjirin e shëndoshë. kurajo. nuk duhet pasur frikë për të bërë dush. Prandaj. Fryrja e gjinjve Shfaqet zakonisht rreth ditës së 3 – 4-t të jetës. është e bezdisshme dhe e pranishme pothuaj tek të gjitha gratë që e marrin në gji fëmijën dhe nëna thotë se “më shpon gjiri”. Kur zgjidhet kjo mënyrë e zbrazjes së gjirit. atëherë kur qumështi vjen papritur dhe me shumicë. në formën e fërkimeve në shpinën e gruas. Dushi me ujë të vakët. shtohet pak presioni me duar dhe në këtë mënyrë qumështi del prej thithit. Një person i dytë kryen një masazh. duhet të konsiderohet një dukuri normale që zhduket me ardhjen e qumështit. • • • • . Në ato raste kur edhe kjo gjë rezulton jo e mjaftueshme. Kur nuk ka arsye të tjera (për shembull çarje të thithit). por kjo është mënyra më e mirë për të kapërcyer problemin. padyshim që një nënë të cilës i dhëmb gjiri e ka të tmerrshme të vendosë fëmijën në gji. në mënyrë reflektore fillon të kullojë dhe gjiri i fryrë. kjo ndihmon në zhbllokimin e gjirit të fryrë. sepse vërtetë mund të japin një ndjenjë lehtësimi në fillim. Thithjet e shpeshta të fëmijës edhe gjatë natës. nëna mbështjell gjirin me të dy duart dhe duke ushtruar një shtypje të lehtë. atëherë është mirë që nëna ta zbrazë vetë atë. Kur gishtat janë afër thithit. Për më tepër e ngarkon emocionalisht nënën. Vënia më e shpeshtë në gji e fëmijës.MUAJI I PARË 107 hen për dhimbje të gjirit sa herë që përgatiten të marrin fëmijën në gji. por krijojnë vështirësi në zbrazjen më vonë të gjirit. Masazhi i gjirit. kompresat e ftohta nuk duhet të përdoren. Kjo dhimbje zgjat pak minuta. sepse nuk është e vërtetë që pengon mbylljen e plagëve. janë në gjendje të zbrazin gjirin dhe ta shfryjnë atë. mos kini frikë! Nëqoftëse vënia e shpeshtë në gji e fëmijës nuk arrin të çfryjë gjirin e enjtur dhe të dhimbshëm. i afron pëllëmbët në drejtim të thithit.

Një dukuri e tillë është e lidhur me zbrazjen e papërshtatshme të gjirit dhe vështirë të ndodhë kur fëmija thith mirë dhe vihet shpesh në gji. Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme të tregohet kujdesi i duhur (shihni tabelën e mëposhtme).Veçimi i nënës me fëmijën mund të ndodhë thjesht sepse nëna dhe fëmija në maternitet nuk rrijnë bashkë. Kur gjinjtë janë me të çara. • fëmija mbahet pak në gji për shkak të dhimbjeve të gjirit. Në pritje që fëmija të mësojë të thithë kur gjinjtë e nënës janë të sheshtë ose të futur nga brenda. nëse i porsalinduri nuk thith shumë fort.108 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. MUAJI I PARË Gjiri i gruas është i fortë në prekje dhe tepër i dhimbshëm. Sidoqoftë. fryrja e gjinjve ndodh në të gjitha ato raste kur nëna dhe fëmija veçohen nga njëri tjetri. Fryrja e gjinjve është një problem jo vetëm sepse shkakton mjaft dhimbje. një vendim i tillë është i përshpejtuar. fryrja e gjinjve shfaqet atëherë kur: • nëna prodhon shumë qumësht (më tepër se sa mund të pijë fëmija dhe siç është rasti në ditët e para të jetës). Në mjaft raste. ose shpesh. kur nëna është në punë dhe detyrohet të tejkalojë vaktet e fëmijës. ose • nëna i vendos orare të rrepta ushqyerjes së bebit. ose për shkaqe të sëmundjes së fëmijës (lindje para kohe etj) i porsalinduri vendoset në një repart të veçantë. Për të parandaluar fryrjen e gjinjve dhe mpiksjen e qumështit. Siç përmendëm edhe më lart. të dhimbshëm ose kanë ndonjë problem tjetër. Kur fëmija tejkalon ndonjë vakt. sepse është në gjumë ose sepse ndihet i ngopur. por nëqoftëse gjiri nuk zbrazet shpesh e mirë. Kur duhet të shtrydhim gjirin: • • • • • • • • Kur shfaqet fryrja e gjinjve. Kur fëmija nuk pozicionohet si duhet në gji Kur fëmija nuk kordinon mirë thithjet me gëlltitjet Kur fëmija është i sëmurë ose me peshë të vogël dhe jo në gjëndje të thithë. Por siç kemi thënë edhe për rrethana të tjera. • fëmija nuk vendoset mirë në gji (pra nuk e zbraz mirë gjirin). . një rrethanë e tillë kushtëzon ndonjëherë ndërprerjen e ushqyerjes me gji. mund të përfundojë në çarjen e thithave dhe infeksionin e gjëndrës së qumështit (mastit). • vonohet vënia në gji e fëmijës.

ose duke përdorur një “xhel” që përmban një ilaç kundër mykut. . atëherë ai mund të përdoret brenda 24 orëve. Myku i thithit Duhet t`i kushtohet vëmendje edhe një dëmtimi tjetër të thithit. Nëqoftëse qumështin e shtrydhur e mbajmë në temperaturën e mjedisit. (b) të shmanget rënia e prodhimit të qumështit dhe (c) të parandalohet fryrja e gjinjve. Mund të përdorim dhe pluhur Nystatine. Mjekimi është shumë i thjeshtë. të cilin e hedhim në gojën e fëmijës pak para se ta ushqejmë. Si duhet të ruhet qumështi i shtrydhur i nënës * Qumështi i shtrydhur mblidhet në një enë qelqi të sterilizuar që më përpara. Por më e rëndësishme është që nëna të mos ta mbajë të lagësht gjirin. e vërteton këtë sëmundje. Për fëmijën bëhet pastrimi i gojës me anë të një garze. por duhet të trajtohen njëkohësisht si nëna dhe fëmija. por ta thajë!). nëqoftëse e ruajmë në frigorifer në 2 . • Ruhet në frigorifer në 2 . Në këtë rast mund të kemi një infeksion prej mykut. nëqoftëse ai ruhet ashtu siç duhet. atëherë ai pas 6 orësh ngarkohet me mikrobe dhe nuk mund të përdoret. të cilën e kemi zhytur në ujë me sodë buke me një përqëndrim 5 %. me qëllim që: (a) të mund të përdoret ky qumësht për fëmijën e vet. nënës duhet t`i shtrydhet gjiri. nëqoftëse mendoni se duhet ta përdorni brenda 24 orëve. mpiksjen e tij në këto kanale dhe frenim të prodhimit të mëtejshëm të qumështit. me disa dhimbje djegëse që shpërndahen në të gjithë gjirin.4 gradë C. Kurse nëna duhet të mjekojë gjirin me një pomadë që përmban një mjekim kundër mykut.4 gradë C. Në të gjitha këto raste. por ta thajë atë (siç kemi thënë më sipër. Zbrazja e rregullt e gjinjve shoqërohet me prodhimin ritmik të qumështit edhe atëherë kur fëmija nuk pi në mënyrë të rregullt. jo ta fshijë dhe ta fërkojë gjirin. • Duhet të shmanget ruajtja në temperaturën e mjedisit (rritet ngarkesa me mikrobe).MUAJI I PARË 109 ose kur nëna ka një problem dhe është ende e pafuqishme për të marrë në gji fëmijën. Të gjitha nënat duhet ta kenë të qartë se moszbrazja e gjinjve shoqërohet me mbetjen e qumështit në kanalet e qumështit të gjirit. Prania në thith e disa pikave të bardha që shfaqen gjithashtu edhe në gojën e fëmijës. gjatë të cilit gjiri merr një ngjyrë si të peshkut koran dhe dhëmb fort. të paktën çdo 3 orë. Nga ana tjetër ky qumësht i shtrydhur mund të përdoret për nevojat e fëmijës.

nuk është siç thuhet mbajtja gjatë në gji e fëmijës. Midis shkaqeve të përmendura më sipër. Janë plagë shumë të dhimbshme që krijohen në gji dhe shfaqen që nga dita e 2 – 3-të pas lindjes. por edhe të zezën e gjirit. MUAJI I PARË Çarjet e gjirit Quhen ndryshe dhe ragadet e gjirit. mbajeni thithin midis pëllëmbës dhe gishtit të madh dhe jo midis gishtit tregues dhe atij të unazës. veçanërisht kur gjinjtë janë të fryrë. • Sa herë që i jepni gji fëmijës duhet të jeni e qetë. siç thithim bojën me letër thithëse”. por edhe të zezën e gjirit. mos ia largoni thithin me forcë nga goja. Duke qenë se janë shumë të dhimbshme. (Sutjenat duhet të zgjidhen të paktën 2 numra më të mëdha). por vetëm duke “e pirë ujin. Formimi i çarjeve të gjirit kushtëzohet nga shumë faktorë: • vendosja jo e përshtatshme e fëmijës në gji. pa ankthe dhe në pozicionin më të rehatshëm për ju vetë. edhe carjet e gjirit mund të bëhen pengesë për të vazhduar ushqyerjen me gji. por vendosja e gabuar në gji e fëmijës. Arsyeja e shfaqjes së të çarave të gjirit. vendosja jo e rregullt e fëmijës në gji është më kryesorja. • sforcimi i fëmijës për të zbrazur gjirin. Fëmija kur thith gjirin (e kemi përmendur dhe më parë) nuk duhet të pushtojë vetëm thithin. por ngacmojini këndin e . Vlen të përsërisim edhe një herë disa përkujdesje. Zotërimi i një teknike të mirë në vendosjen në gji të fëmijës: • Përpara se vogëlushi të fillojë të pijë. • Kur gjiri është i dhimbshëm dhe i fryrë. Tharja e kujdesshme e gjinjve: tharja e gjinjve nuk duhet të bëhet duke i fërkuar ata me peshqir apo ndonjë cohë tjetër të fortë. • Kur doni që të ndërprisni thithjen e gjirit nga fëmija. gjiri duhet të lahet me ujë të vakët të bollshëm dhe pa përdorur sapun. sigurohuni që ai e ka kapur mirë thithin (jo vetëm thithin. në mënyrë që të thahet në ajër. jepini në fillim gjirin e shëndoshë dhe pastaj atë të dhimbshëm. kur sutjenat me të cilat mbahen gjinjtë janë të vogla dhe më tepër i shtrëngojnë gjinjtë se sa i mbajnë etj.110 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. • Kur ushqeni me gji fëmijën. për më tepër është mirë që ta lemë thithin për pak kohë të zhveshur. • kapja keq e thithit nga ana e fëmijës. me anë të të cilave mund të shmanget formimi i çarjeve të gjirit : Pastërtia e kujdesshme: përpara se fëmija të vendoset në gji. Sapuni mund ta thajë lëkurën dhe të shkaktojë mikrotrauma të thithit.

Në rastet vërtet të rënda mund të këshillohet ndërprerja për pak kohë e gjirit dhe zbrazja e tij me anë të shtrydhjes. i dhëmb dhe është Vitamina E meriton të dekorohet Pomadat në përgjithësi nuk përmbajnë ujë. • Vitamina E.3-të pas lindjes. gjiri i skuqet. mund të përdoret edhe në rast të çarjeve të gjirit.). papritur si “rrebeshi në kohë të mirë” shfaqet temperatura e lartë. për më tepër dihet se ato mund ta irritojnë gjirin. Nuk është vërtetuar se përdorimi i pomadave dhe ndonjë lënde tjetër mund të ndikojë në shërimin e çarjeve të gjirit. por gjithmonë kini parasysh që coha nuk duhet të jetë e fortë. është një vaj mineral me origjinë nga vajguri. i cili mund të ndotet më lehtë nga mikrobet. lërjani këtë vendim mjekut të fëmijës tuaj. Masazhi i thithit: • Ky masazh duhet të jetë shumë i butë. kështu ai liron thithin dhe kap gishtin. gruaja ndihet keq. të jep siguri të madhe. fustani. nuk duhet të bëhet me një cohë të fortë dhe më mirë është që të bëhet me mollëzat e gishtave. ose rrobat e veshura (këmisha. • Mund të jetë i favorshëm përdorimi i ndonjë lënde zbutëse. në këtë mënyrë do të arrihet që të forcohet thithi. ose dhe përdorimi i thithit artificial (për përdorimin e thithit artificial asnjëherë mos merrni një vendim të shpejtuar. Rreth javës së 2 . e quajtur ndryshe dhe “dhjami i deles” është vërtetë kështu. prandaj dhe mbart me vete një rrezik të madh për alergji.MUAJI I PARË 111 buzës me gishtin tuaj të vogël Fëmija bën përpjekje të kapë gishtin tuaj. i fryhet. që para përfundimit të shtatzanisë dhe në radhë të parë i ndonjë lënde vajore që përmban vitaminën E. atëherë kur qumështi ka ardhur mirë. kur është në përqëndrim 100%. pizhamat etj. që ushqejnë me gji fëmijën e tyre. • Lanolina. sepse përndryshe e gërvisht gjirin.). . fërkimi që shkak-tojnë sutjenat. Mastiti Me këtë emër njihet infeksioni (pezmatimi) i gjëndrës së gjirit. Midis pomadave. Nga ana tjetër. më të përdorshmet janë: • Vazelina. Kjo ndihmon në forcimin para lindjes të thithit. Kjo sëmundje prek rreth 5% të grave. Përjashtim bëjnë vetëm ato raste kur kemi myk të gjirit. mund të jetë i dobishëm në këtë drejtim.

ose duke shtrydhur gjirin) • Dhënia e ilaçeve: kundër dhimbjeve (Paracetamol) dhe antibiotikë Trajtimi i duhur e shëron në mënyrë të shkëlqyer dhe shpejt mastitin dhe atëherë nuk kemi asnjë pengesë në vazhdimin e ushqyerjes me gji. Është e vërtetë që rrallojnë të vjellat. Në të vërtetë. Një shtatzani e re Kjo është një rrethanë që e gjejmë shpesh në vendin tonë. MUAJI I PARË i nxehtë. Mbi këtë bazë. Zakonisht ndodh tek ato lehona të cilat kanë pasur fryrje të gjinjve dhe arsyet janë të shumta: vendosje jo e mirë e fëmijës në gji. nuk ka ndonjë arsye që të ndërmerret një hap i tillë. Dhënia e ilaçeve të caktuara. Trajtimi i të vjellave • • Fëmija vendoset shtrirë në një anë me kokën të ngritur në një kënd 30 gradë. Jepen ushqime kundër të vjellave: trashet relativisht ushqimi. që edhe infektojnë gjirin. nuk është e papajtueshme me ushqyerjen me gji të fëmijës. për më tepër nuk duhet të bëhet një ndërprerje e vrullshme e mënyrës me të cilën po ushqehet fëmija. thithjet jo të shpeshta dhe jo të fuqishme të fëmijës. veshja e rrobave të ngushta që shtrëngojnë gjirin etj. edhe pse shoqërohet ndonjëherë me rënie të sasisë dhe ndryshim të shijes së qumështit të gjirit. përgjithësisht mendësia popullore. Kur ndodh që një grua e cila ushqen me gji fëmijën e vet. Trajtimi përfshin: • Regjim shtrati • Kompresa të ngrohta dhe të njoma • Zbrazja e rregullt e gjirit (duke vënë shpesh fëmijën në gji. • . por edhe ajo e shumë mjekëve ndalon vazhdimin e ushqyerjes me gji. por bartin rrezikun që ato të jenë më të zgjatura. mbetet shtatzënë. shumohen mikrobet (kryesisht stafilokoku i artë). sidomos në popullatën fshatare. Në këtë rast të fundit do të duhej të ndërpritej ushqyerja me gji dhe zgjidhja e problemit do të përfundonte me një ndërhyrje kirurgjikale. Për më tepër përdorimi i gjirit të prekur (vendosja e rregullt dhe e shpeshtë e fëmijës në gjirin e sëmurë) do të shkurtonte kohë- zgjatjen e sëmundjes dhe do të shmangte formimin e qeseve të qelbit në gji. në raport me këmbët. Rishfaqja e zakoneve Rishfaqja e zakoneve.112 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA.

u vështirësohet frymëmarrja. nuk duhet të nënvlerësohet.MUAJI I PARË 113 Ndër të tjera ju kujtojmë se gjatë ushqyerjes me gji. Sidoqoftë. Kur ndodh një gjë e tillë. vendimi për ndërprerjen e mundshme të ushqyerjes me gji në një rast të tillë. Eshtë një dukuri e zakonshme që e gjejmë pothuajse në 40% të fëmijëve që ushqehen me gji. gabuara (“e kam qumështin të trashë”). Shpesh herë. Tkurrjet e mitrës prej këtij hormoni nuk i bëjnë gjë fëmijës së sapongjizur. e cila shoqërohet edhe me shenja të tjera si të qarë të papajtueshme. Sidoqoftë. Qurret Të porsalindurit e kanë të vështirë që të marrin frymë me gojë. prandaj dhe nuk ka nevojë që të trajtohet me ilaçe. Eshtë një dukuri normale dhe që nis të qetësohet rreth muajit të 8-të të jetës. duhet të bëhet gjithmonë pas një këshillimi me gjinekologun. në përgjithësi bëhet fjalë për sasi të pakta ushqimore (një gojë). bronkospazëm. përderisa fëmija ushqehet dhe rritet mirë. Duhet të shqetësohemi vërtet për këto të vjella kur ato janë të konsiderueshme dhe shoqërohen me një rritje të pamjaftueshme në peshë. qan dhe bile refuzon ushqyerjen. Ndodh sepse ende nuk kanë arritur pjekurinë disa mekanizma që rregullojnë lëvizshmërinë e zorrëve dhe pikërisht në nivel të stomakut me ezofagun. Eshtë një gjë për të cilën nuk ka nevojë të shqetësohemi. kur të vjellat janë larg ushqimit (midis vakteve) dhe me sasi të konsiderueshme. Ky hormon ka veçorinë që të ulë barkun tek gruaja lehonë dhe të rikthejë mitrën e gruas në përmasat që kishte para shtatzanisë. PROBLEME DHE VËSHTIRËSI NË USHQYERJEN ME GJI – ARSYE TË FËMIJËS egjithëse nënat ankohen se fëmija vjell të gjithë ushqimin. prandaj kur u bllokohet hunda. Eshtë një dukuri që mund të konsiderohet normale deri në muajin e 8-të të jetës. madje dhe ndërprerje të zgjatura dhe të rrezikshme të frymëmarrjes. është mirë që përpara çdo ushqyerje të pastrohen tapat e qurreve. Atëherë. fëmija nervozohet. sepse prodhohet një hormon që quhet oksitocinë. ngjall alarm të padobishëm dhe interpretime të Trajtimi i të vjellave fill pas ushqimit Asgjë. Në këtë rast kemi të bëjmë me një sëmundje që quhet Refluksi gastro-ezofageal. mitra tkurret. sidomos kur ushqehen. Fëmija vjell zakonisht tepricat. kur shoqërohet me lemzën ose gromësimat. Kjo mund të bëhet shumë M .

• Barku është i fryrë dhe i tendosur • Fëmija ka shumë gazra. Së pari duhet të bëhet një dallim midis të qarave normale të fëmijës dhe atyre që janë të tepruara. Shpesh këshillohet dhe po aq shpesh përdoret tretësira fiziologjike. Dhimbjet e barkut nuk janë vetëm të qara të pakuptimta dhe të forta. por edhe një gjendje shqetësi- Dhimbjet e barkut Rregulli i 3-shit (Wessel) • Shfaqet: pas ditës së 3-të të jetës dhe gjatë 3 javëve të para të jetës. sepse fëmija gjatë këtyre të qarave të forta. • Zgjat: të paktën 3 orë në ditë dhe 3 ditë në javë. mbledh këmbët dhe lëshon gazra (shih dhe tek f. mund të pengojnë edhe më tej frymëmarrjen prej hundës. • Fëmija mbledh këmbët • Çrregullohet gjumi.68. për të liruar hundët. Dhimbjet e barkut Sa herë që një fëmijë më pak se 3 muajsh qan. • Fëmija është shumë nervoz (ai nuk bën rehat). ose duke e nxitur fëmijën që të teshtijë (për shembull duke e drejtuar fëmijën në drejtim të një burimi drite. ose një rrezeje dielli). në formë krizash. duhet që të bëhet një vlerësim i hollësishëm nga ana e mjekut. por kërkon një teknikë të veçantë. që vështirë se mund ta realizojë një nënë. . lëngu i kripur i than qurret. Hedhja thjesht e pikave të tretësirës fiziologjike në hundë mund të krijojë bezdi tek fëmija. “Të qarat dhe kolikat”). (Edhe ndonjë përjashtim e vërteton sidoqoftë rregullin !) Shenjat • Të qara në formë krizash. ose ndryshe uji i kripur. Kjo është një mënyrë e mirë. tek një fëmijë që ushqehet mirë. të paqetësueshme dhe pa ndonjë shkak të dukshëm. dhe me të drejtë. MUAJI I PARË mirë me anë të pastrimit mekanik të hundës me anë të një pambuku. • Krizat janë më të shpeshta në orët e mbrëmjes. • Zhduket: pas muajit të 3-të të jetës.114 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. të paqetësueshme. të cilat ka shumë mundësi të jenë të lidhura me atë që në popull quhen dhimbjet e barkut. ato kthehen në kore dhe përveç që e bëjnë frymëmarrjen e fëmijës si me fërshëllimë (gjë që i alarmon mjaft nënat).

ose të ndryshohet marka e qumështit. • Karakteri i nënës: e ankthshme. duket sikur i nënshtrohen një rregulli. edhe atëherë kur ai ushqehet me qumësht artificial. Këtë rrethanë e gjejmë në gati 10 -30% të fëmijëve të vegjël.fëmijë. • Intoleranca ndaj Laktozës (shumë e rrallë).fëmijë dhe/ose familje . Duhet të tregojmë kujdes në një gjë: E qara e vazhdueshme e fëmijës nuk shkaktohet nga ushqyerja e papërshtatshme me gji dhe nëna duhet të vazhdojë ta ushqejë fëmijën e vet me gji. syrit të keq dhe nuskave – si t’i qetësojmë dhimbjet e barkut? Mjetet “popullore”. Shkaqet pse ndodhin këto dhimbje të barkut janë të ndryshme dhe të shumta. Çuditërisht këto “kriza”. gazra të shumta dhe çrregullim të gjumit. zakonisht në 3 javët e para pas lindjes. Një vizitë e kujdesshme e mje- kut duhet të përjashtojë sëmundje të stomakut dhe zorrëve. qoftë me qumësht artificial.MUAJI I PARË 115 Shkaqet e dhimbjeve të barkut tek fëmija i vogël Shkaqe fizike • Alergjia nga qumështi i lopës (10%). zgjasin të paktën 3 orë në ditë. që e tepron në kujdesin për fëmijën. (65%). • Prania me tepri i një hormoni që shton lëvizshmërinë e zorrëve. grindje etj. dhe pastaj duhet menduar për ndonjë çrregullim tjetër: marrëdhënie jo e drejtë nënë . Dhimbjet janë më të shpeshta në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. ndjeshmëri e lartë ndaj dhimbjes etj. alergjitë etj. fëmijë më i ndjeshëm se zakonisht ndaj ngacmimeve të mjedisit. Shkaqe psikologjike • Karakteri i fëmijës : temperamenti. • Refluksi gastro – ezofageal (5%). që ka të bëjë me numrin 3: shfaqen pas ditës së 3-të të jetës. Përtej hudhrës. • Lëvizshmëri e rritur e zorrëve. Problemi i mësipërm duhet të përballohet në dy drejtime: shmangia e ankthit të nënës si dhe gjetja edhe shërimi i një shkaku të mundshëm të dhimbjeve të barkut. me anë të të cilave njerëzit përpiqen të pushoj- . mi me fryrje të barkut. • Mjedisi familjar i papërshtatshëm: stres. qoftë kur ushqehen me gji. nuk duhet që të shtohet sasia e qumështit që i jepet fëmijës. 3 ditë në javë dhe zhduken pas 3 muajsh (rregulli i 3-shit i Wessel).

etj. të kënduarit nga njeriu “i mirë”. • Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet rregullimit të dietës. veza dhe peshku. Në raste të tilla rritja e fëmijës nuk është në përputhje me normën. por asnjëra nuk garanton shërimin prej dhimbjeve të barkut. në rastet kur dhimbjet e barkut nuk janë të lidhura me faktorët e përmendur më lart. • Nëqoftëse bebi ushqehet me gji. nxitja e gromësimave tek fëmija dhe sidomos një shëtitje me karrocë. ose me makinë përjashta (“është një ilaç që nuk të gabon”). nuskat etj. qoftë gjërat e tjera që i sugjerohen për këtë qëllim. Duhet të themi se ndoshta ia vlen që nëna t`i provojë të gjitha gjërat që i thotë mendja. T . Por rregullimi i dietës duhet të bëhet me shumë kujdes. Pikërisht ky është momenti që mjeku i fëmijës (asnjëherë vetë nëna) të vendosë për plotësimin e qumështit të nënës edhe me një qumësht tjetër (qumësht artificial).. Por nëqoftëse dhimbjet e barkut nuk qetësohen brenda 3 . vuajnë më vonë nga çrregullime që në bazë të tyre kanë alergjinë. KUR QUMËSHTI I NËNËS ËSHTË VËRTET I PAMJAFTUESHËM hamë më sipër se janë të rralla rastet. janë nga më të ndryshmet : fërkimi i barkut. Kjo lloj ushqyerje quhet ushqyerje e përzier (qumësht nëne + qumësht artificial). Ndërprerja e dhimbjeve të barkut pas një ushqimi të tillë vërteton alergjinë nga qumështi i lopës.4 ditëve. përkundja e parreshtur e fëmijës. është e kotë që të vazhdohet me këtë regjim të kufizuar. vendosja në bark e të voglit e deri tek zakone popullore që kanë të bëjnë pak me shkencën si yshtja kundër syrit të keq. do të ishte me vend që nëna të shmangte nga dieta ushqi- me me veçori alergjinizuese si qumështi. Në fakt është vërtetuar se fëmijët të cilët shprehin dhimbje të barkut. • Nëqoftëse fëmija ushqehet me qumësht artificial. qoftë mjekimet e ndryshme popullore. sepse më së fundi edhe shpjegon pse-në e dhimbjeve të barkut. • Do të ishte e këshillueshme që të provohet një ninullë. MUAJI I PARË në dhimbjet e barkut. xhirot e pafundme në mes të natës në të gjithë shtëpinë.116 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. në të cilat rezulton se qumështi i nënës është i pamjaftueshëm (Hypogalaktia). atëherë duhet që të këshillohet qumësht me përmbajtje jo alergjinizuese. lesh deleje i ngrohtë ose përherë në bark.

Ilaçet kundër tuberkulozit kalojnë në sasi të kufizuar në qumësht. në të tilla raste duhet të shtrydhet gjiri dhe fëmijës t`i jepet qumësht i shtrydhur.MUAJI I PARË 117 Ushqyerja e përzier mund të realizohet: • ose duke i dhënë qumështin artificial fëmijës. studimet kanë treguar se përdorimi i hershëm i biberonit (veçanërisht para se fëmija të vihet për herë të parë në gji) është përgjegjës për dështimin e ushqyerjes me gji. sepse dihet që me qumështin e gjirit. fëmijës mund t’i ngjitet më lehtë sëmundja në fjalë të nënës. Veprimi në këtë mënyrë është i parapëlqyeshëm për disa arsye. Sidoqoftë . Sëmundje të lehta të nënës. Edhe tuberkulozi në vetvete nuk përbën pengesë për ushqyerjen me gji. Ushqyerja e përzier mund të jetë: Plotësuese: Qumështi artificial jepet pasi është vendosur fëmija më parë në gji. Kujtojmë gjithashtu se thithja e gjirit bëhet ndryshe nga thithja e biberonit. që ndodhin jo rrallë. Alternuese: Një vakt gji dhe një vakt qumësht artificial. nuk përbëjnë motiv për të ndërprerë ushqyerjen me gji. qoftë për arsye të fëmijës. Para së gjithash shmanget përzierja e të dy llojeve të ndryshme të qumështit (qumështit artificial me qumështin e nënës). prandaj edhe në këtë drejtim nuk përbëjnë një problem. Përkundrazi. qoftë për arsye të nënës. por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ushqehet me qumësht nëne. Midis shkaqeve të ndryshme të ndërprerjes së ushqyerjes me gji dhe këshillimit për të filluar ushqyerjen artificiale. ashtu edhe në tretshmëri. “Një motorr edhe me naftë edhe me benzinë. një grip i lehtë. Mos harroni se ka raste në të cilat vërtet fëmija e ka të pamundur të kapë gjirin. diarreja etj. • ose duke e vendosur fëmijën një vakt në gji dhe vaktin tjetër i japim qumështin artificial. sepse dihet që sëmundja përcillet nëpërmjet frymëmarrjes dhe jo me qumështin e nënës. si për shembull një bronkit. fëmija merr dhe trupëzat mbrojtës. pasi e kemi vendosur njëherë në gji. nëse nuk i jepet qumësht gjiri. nuk na jep maksimumin e vet!” Nga ana tjetër ka rëndësi edhe më të madhe shmangia e “takimeve” të shpeshta me biberonin. Në këtë mënyrë shmangen vendimet e padobishme dhe të shpejtuara. së pari duhet të bëhet një dallim i qartë midis pengesave të përkohshme dhe të përhershme për ushqyerjen me gji. Përveç kësaj. sepse mund ta çorientojnë fëmijën. të cilët kanë veçori të ndryshme si në shije.

Sigurisht që çdo lloj kontracepsioni duhet filluar vetëm dhe vetëm me rekomandimin e mjekut specialist. Natyra e ka “programuar” një gjë të tillë në mënyrë të përkryer.118 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. apo merrni një kujdestare. siguria nuk është absolute. të dërrmuara nga pagjumësia. Kjo do t’ju ndihmojë t’ju ngrihet humori. aq më mirë është! Ajo mund të hajë djathë dhe të pijë qumësht sipas . Për një kohë të shkurtër gjithçka do të kthehet si më parë. e ul prodhimin e tij. Kjo pilulë mundet të japë një fluks të rremë gjaku (menstruacionesh) tek nëna. një shoqe. Kujdes duhet të tregohet kur përdoret pilula me përmbajtje estroprogestative dhe si nëna. KUJDESI I NËNËS PËR VETEN NË LIDHJE ME USHQYERJEN ME GJI M os u shqetësoni nëse barku juaj është i madh dhe këmbët të fryra. Më e mirë nga gjithçka.duhet të tregohet kujdes dhe problemi duhet parë nga mjeku në shumë anë. Kërkoni ndihmë nga bashkëshorti ose familjarë të tjerë. ashtu dhe fëmija duhet të vëzhgohen për shenja të mundshme. Ushqyerja me gji dhe kontracepsioni Ushqyerja natyrale ndihmon nënën që të mos mbetet shtatzënë gjatë kohës që vë në gji bebin e vet. asnjëherë vetë. Kjo pilulë më tepër se sa ndryshon përmbajtjen e qumështit. MUAJI I PARË . për të cilën nuk duhet shqetësuar. që ka në përmbajtjen e vet progestativë. mund të përdorë mënyra të ndryshme kontraceptive. Janë të gabuara zakonet popullore që i ndalojnë nënës ushqime të caktuara. do të ishte përdorimi i asaj që quhet minipilulë. Edhe kur ushqen me gji fëmijën e vet nëna mundet: • të hajë pothuaj gjithçka që i pëlqen • mund të bëjë plazh dhe të marrë rreze me llambë ultravjollcë (të nxihet në solar) • të lyejë dhe të trajtojë flokët. por edhe duhet të hajë pak më shumë gjatë gjithë kohës që ushqen me gji fëmijën e vet. Edhe pse jeni të lodhura. qoftë dhe një herë në javë dhe këtë kohë kushtojani vetëm vetes suaj. prandaj dhe nuk i duhet besuar në mënyrë të verbër. Sa më e larmishme dieta. Sidoqoftë. Kur një grua dëshëron me ngulm të mbrohet nga një shtatzani e re. që fëmija i vogël të sigurojë nevojat e veta. Ushqyerja e nënës Nëna që e ushqen fëmijën e vet jo vetëm mund të hajë çfarë i pëlqen. përpiquni të gjeni kohë për t’u kujdesur për paraqitjen tuaj.

probleme dhe turbullim. prandaj është e padrejtë këshilla e shumë okulistëve për të mos lejuar nënën t`i japë gji fëmijës së vet. përndryshe mund të krijohen mungesa në ndonjë lëndë ushqimore të rëndësishme tek fëmija. duhet të çlodhet sa më shumë që të jetë e mundur Edhe pse “rrëmuja” që shkakton bebi është e madhe. Gjatë periudhës që ushqen me gji. prandaj edhe duhet të hajë kur i hahet. Nëse mungon diçka. thuhet se duhet të shmangen. por në fakt edhe po të mos merren. nëna nuk duhet të bëjë dieta dobësuese: qumështi i nënës prodhohet duke konsumuar energjitë ushqimore të saj. Disa prej ushqimeve që mund të shkaktojnë alergji si peshku. Ndërkaq. sepse mund të kalojnë në qumësht dhe të japin diarre tek fëmija Nëna që ushqen me gji. Ky është thjesht një besim jo i vërtetë: a keni parë ndonjëherë që qumështi të ketë ngjyrë jeshile?! Përkundrazi. se ka një problem me sytë. arrat e lajthitë etj. nuk arrijnë të parandalojnë alergjinë tek bebi. gruaja që sapo ka lindur duhet të hajë me shumicë fruta dhe perime. kjo i takon nënës (prandaj dieta e saj duhet të jetë e bollshme dhe e shumëllojshme). nuk shkakton gjë tjetër vecse ankth. veza. Për më tepër qumështi i nënës e ndryshon përmbajtjen e vet edhe nga një vakt në tjetrin. por një ndodhi reale. duhet të marrë bukë të zezë dhe duhet të pijë shumë lëngje. ajo duhet të gjejë momentet për t’u çlodhur vetë. Por nga ana tjetër nuk është aspak e vërtetë se ushqyerja me gji e keqëson shikimin. . Po kur nëna është kaps? I duhet të hajë fruta dhe perime të ziera ose të gjalla. Nga të gjithë pranohet se në qumështin e gjirit nuk mungon asgjë dhe nuk ka asgjë që të mund të bëjë dëm. Nuk duhet të marrë ilaçe nxitës të zorrëve (laksativë). për t`iu përgjigjur kërkesave të fëmijës Miopia e …okulistit Rënia e shikimit gjatë shtatzanisë nuk është thjesht një bestytni popullore. Nuk ka pse t’i bëhen analizat qumështit të gjirit Është tashmë një gjë e harruar dhe e padobishme.. nuk është e vërtetë se marrja e perimeve nga nëna shoqërohet me të dala jashtë me ngjyrë jeshile tek fëmija.MUAJI I PARË 119 dëshirës. me qëllim që të luftohet kapsllëku.

Problemi në këtë rast është se ai shpesh mund të bjerë . Bebet që thithin gishtat e tyre janë më rehat. Pra ofrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose mbas vaktit. Disa bebe e duan biberonin kur duan të flenë. sepse sistemi i tij imunitar është akoma duke u pjekur. Nëqoftëse ju i ofroni biberonin kur është i uritur. Mbas kësaj moshe rreziku që ai të marrë një infeksion në këtë mënyrë është shumë i vogbiberoninatë me sapun dhe ta shplani me ujë të pastër. ai e gjen dhe e fut prapë në gojë. Kur rritet dhe arrin të koordinojë lëvizjet. Paqëtuesi është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur. pasi shpesh ato bien në tokë apo P rindërit kanë mendime të ndryshme mbi biberonat për nga forma. që bebi të mos rrezikohet nga infeksionet. bleni më shumë se një. Ka dy masa biberonash. ai mund të qajë që ju t’ia fusni në gojë. por jo për të zëvendësuar vaktet. se paqëtuesi mund ta dëmtojë. disa nuk pranojnë idenë të qetësojnë bebin me një objekt dhe të tjerë mendojnë në mënyrë të gabuar. Kur të bleni biberonin. Kini parasysh se paqëtuesi përdoret për të ndihmuar bebin jo për rehatin tuaj. atëhere kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur. sepse duart e tyre janë gjithmonë aty dhe të gatshme.120 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. të mund të zjehet. të durojë temperatura të larta. Mbasi të gjeni cilin preferon bebi juaj. Nëse bebi juaj do që të thithë edhe mbasi është ngopur. Paqëtuesit nuk shkaktojnë ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. Deri sa të bëhet 6 muajsh duhet të vlohet disa herë në në ditë. por kur është i vogël. prandaj lëreni bebin të vendosë vetë nëse e do apo kur e do atë. ai do të nevrikoset. atëherë paqëtuesi do ta zgjidhë këtë problem. MUAJI I PARË Disa këshilla për prindërit BIBERONAT (PAQËTUESIT) dhe bebi të zgjohet. Ju mund të gjeni forma të ndryshme të tyre në treg. të lahet në lavastovilje (makinën larëse të enëve). duhet të kini parasysh që të jetë i pandashëm (disa modele ndahen në dy pjesë). njëri për gjashtë muajt e parë dhe tjetri për fëmijët mbi këtë moshë.

sepse deri në fund të vitit të parë ai akoma nuk është pjekur për të kontrolluar temperaturën e brendshme dhe për ta rregulluar atë. bebi duhet të veshë një rrobë më shumë se ju. Megjithatë. zgjidhja më e mirë është ndonjë i afërm ose shoqe. Këtë rol duhet ta luajnë rrobat. vendosni se për çfarë lloj ndihme keni nevojë duke i bërë vetes këto pyetje: • Doni dikë që t’ju mbajë bebin apo të bëjë punët e shtëpisë. duke e mbajtur ngrohtë. visheni lehtë. ju duhet ta mbroni nga ekspozimi direkt apo i reflektuar i djellit (nga uji. të gatuajë apo të gjitha së bashku? • Në çfarë orësh e doni këtë ndihmë? A . Kërkoni ndihmë nga ato që me të vërtetë ju ndihmojnë. • Doni dikë që të shëtisë fëmijët e tjerë. asnjëherë mos e zgjidhni këtë problem duke ia varur bebit në qafë. kjo gjë është e zgjidhur. prandaj nxirreni bebin për shetitje kur koha është e mirë. Kini kujdes ta vishni sipas kohës. Para se të thërrisni dikë. kur ekspozohet në të ngrohtë apo në të ftohtë. të pranojë dhe të kuptojë kërkesat tuaja. Mos harroni se qëllimi juaj është të ulni stresin në shtëpi. Zakonisht. t’i marrë e t’i çojë në shkollë. sepse mund ta mbysë. GJETJA E NJË DADOJE SHËTITJA jri i freskët dhe ndryshimi i mjedisit janë të dobishme jo vetëm për bebin tuaj. rëra etj. që në muajin e parë. Sidomos gjatë gjashtë muajve të para. kur është ftohtë dhe duke e ndihmuar te ajroset. Nëse jo dhe nëse financat e familjes nuk ju lejojnë të punësoni dikë.MUAJI I PARË 121 nuk i gjeni atëherë kur ju duhen më shumë. sepse mund ta copëtojë dhe ta gëlltisë. Gjithashtu mos përdorni biberonë të prodhuar vetë. Lëkura e bebit tuaj është shumë e ndjeshme ndaj diellit. Në e duhet ta nxirrni në diell. për të mbroj- S humë nëna kanë nevojë për ndihmë kur vijnë me bebin në shtëpi mbas lindjes. Është e këshillueshme që këto probleme të zgjidhen që përpara dhe mos të lihen për mbas lindjes. jo ta shtoni atë. por dhe për ju. Ju duhet ta përzgjidhni me kujdes ndihmën që kërkoni.) sa më shumë të jetë e mundur. me rroba me ngjyra të çelëta dhe me kapele. kur është vapë. shami apo çadër. Nëse babai mund të marrë pushim nga puna për rreth dy javë. të bëjë pazarin etj? Kur të vendosni se çfarë doni. zgjidhni personin dhe sigurohuni që personi që zgjodhët.

Për të kuptuar në se është ngrohtë. Ju duhet të rregulloni oraret sipas kërkesave të tij. Udhëtimet e gjata që shoqërohen me ndryshime të zonave kohore. bebi do të fillojë të rregullojë oraret e veta sipas orës së vendit. TË UDHËTOSH ME BEBIN dhëtimi me beben tuaj në mu-ajt e parë është gjëja më e kollajshme që ju do të bëni ndonjëherë. bebi juaj do të udhëtojë pa u ankuar. vetëm sa pengon ndryshimin e temperaturës se trupit (e burgos atë). Kontrolloni temperaturën e sipërfaqes së këtyre objekteve. por i vogli nuk të fal nëse i vjen për të ngrënë apo fjetur. Nëse këmbët. zhvisheni. prandaj do t’i duhen disa ditë të mësohet me orarin e ri. Shtimi i rrobave apo shtresave para se të ngrihet temperatura. Nëse ju do të plotësoni këto nevoja bazë. por nëse duhet të dilni duhet ta vishni mirë me xhakoventë/xhup dhe kapuç të ngrohtë për të mbuluar kokën dhe veshët. mbajtëse të ndryshme ) për një kohë të gjatë në diell. Duart dhe këmbët janë pak më të ftohta se temperatura e gjoksit. para se të vendosni bebin. në mënyrë që të ngrohet nga trupi juaj deri sa t’i normalizohet temperatura e trupit. pra përdorni metodat e tjera. sapunin me të cilin lahet zakonisht. futeni në një mjedis të ngrohtë. këmbët dhe gjoksi. para se te shtoni rrobat apo mbulesat.122 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. Nëse ju do të rrini më shumë se tre ditë. Pjesët e tyre metalike apo plastike mund të nxehen shumë dhe ta djegin bebin. Gjatë peridhës së nxehtë duhet të kini kujdes: Mos i lini sendet e bebit (karrigja e makinës. Për të rriturit është më e kollajshme të ndryshojnë oraret. MUAJI I PARË tur kokën dhe fytyrën nga dielli. Vazhdoni të ruani oraret e vjetra. duart dhe gjoksi janë të ftohta. panolina të pastra dhe një vend të butë për t’u shtrirë dhe për t’u ulur. Suksesi qëndron në ruajtjen e zakoneve dhe orareve sa më shumë që të jetë e mundur. kontrollohen duart. Bebi do të përshtatet më kollaj nëse merrni me vete disa gjëra të njohura për të: një batanije me të cilën i pëlqen të flejë. jepini diçka të ngrohtë dhe shtrëngojeni në gjoks. mund të çregullojnë oraret me të cilat është mësuar bebi juaj. E vetmja gjë për të cilën duhet të kujdeseni është rehati i bebit. peshqirin. Kremrat mbrojtës ndaj diellit nuk rekomandohen në këtë moshë. që nënkupton stomakun plot. U . Në kohë të ftohtë dhe të keqe mbajeni bebin sa të jetë e mundur brenda.

merrni me vete më tepër qumësht nga sa ju nevojitet.) • Pigmentim i vonë që fillon rreth dy ditë pas ekspozimit në diell • Plakje e lëkurës • Favorizim i disa tumoreve të lëkurës prej qëndrimit të zgja- SI TË PËRGATITEMI PËR PUSHIMET E PARA ME BEBIN und t’i programoni pushimet tuaja sipas qejfit.. shishet. Ai mund të udhëtojë me makinë. Veprimet që ka dielli mbi lëkurën e njeriut. Cilat janë veprimet e diellit në lëkurën e njeriut? Dihet që në rrezet e diellit përmbahen rrezet e quajtura ultravjollcë dhe infra të kuqe. Kjo e bën më të lehtë të gjeni diçka që kërkoni. Kujdesuni ta mbani qumështin në mjedis të përshtatshëm. Ato mund të jenë veprime afatshkurtra dhe afatgjata. pozitive dhe negative: Veprimet pozitive: • Ngrohja e lëkurës në sajë të rrezatimit infra të kuq • Veprimi kundër rakitizmit për shkak të prodhimit të vitaminës D nga rrezet ultravjollcë • Veprim antidepresiv Veprimet negative • Eritema diellore Veprimet afatgjata • Përmirësim i disa sëmundjeve të lëkurës (dermatiti atopik – rrjebulla. Për pushimet në bregdet Nuk është e vërtetë që fëmija nuk duhet të çohet në plazh për pushime. pecetat fshirëse. sigurohuni që e keni lidhur mirë bebin në karrigen e makinës (për bebe). të merrni një çantë të veçantë më gjërat e bebit.. Vendi më i përshtatshëm është sedilja e mbrapme. bile krijon M . Mbajeni këtë çantë gjithmonë me vete. psoriaza. Nëse fëmija juaj ushqehet me qumësht artificial. Jepini ushqimin e zakonshëm. edhe pse i vogël. por të gjithë të vegjlit janë delikatë dhe nevojitet të mbrohen nga dielli. janë të lidhura me këto rreze. sepse mund të ndodhë që të zgjatet udhëtimi. Gjithashtu ju duhet një çantë e madhe për lojrat. fëmija nuk përbën pengesë për pushimet. Kur udhëtoni me makinë. kremrat. shumë më pak probleme se sa kur rritet. dhe pakëson mundësinë që të harroni ndonjë gjë. pasi kjo nuk është koha për të provuar formula të reja. Është mirë që kur të përgatisni valixhen. vitiligobythë pule. mund të shkojë në bregdet ose malësi.MUAJI I PARË 123 lojrat që pëlqen gjatë banjës. panolinat.

por gradualisht me rritjen e fëmijës. Kush veçanërisht duhet të mbrohet nga dielli? • Të gjithë fëmijët e vegjël me aftësi të pakët për mbrojtje natyrale nga dielli (fëmijët me albinizëm ose kserodermë pigmentoze) • Të gjithë fëmijët me një sëmundje të lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi në diell (fotodermatit) • Fëmijët që marrin disa ilaçe (fotosensibilizuese) që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj ekspozimit në diell • Fëmijët me sëmundje që e rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit diellor Përse duhet të mbrohen fëmijët nga rrezatimi diellor? Sasia e melaninës së prodhuar në fillimet e jetës është shumë e pakët. por të shëtitet me karrocë me strehën mbrojtëse dhe duke alternuar herë hije dhe herë diell. Në fakt. • Është pa kuptim që të rrish në qytet kur vapa është në kulm. • Nxiteni fëmijën të pijë shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet e organizmit që avullojnë nga vapa. rreziku për tumor të lëkurës në pjesën më të madhe përcaktohet nga mënyra se si një individ është mbrojtur nga rrezet ultravjollcë në vitet e para të jetës. Disa rregulla që duhet të kemi parasysh: • Nuk është e domosdoshme të shkoni në bregdet. në qershor.00 – 16.00. • Duhet të shmanget ekspozimi në diell nga ora 10. MUAJI I PARË tur nën rrezet ultravjollcë A dhe B. Studimet epidemiologjike kanë treguar se ekspozimi i zgjatur në fëmijëri (<15 vjeç) ndaj rrezatimit diellor. ndërsa kujdesi ndaj rrezatimit ultravjollcë në vitet e mëvonshme duket se ndikon më pak në shfaqjen e tumoreve të lëkurës. edhe prodhimi i saj rritet. është mirë që të mos përdoret xhepi (kanguri). • Mbajeni përjashta me një kapele me strehë dhe gjithmonë të veshur me një bluzë të hollë pambuku dhe të bollshme. • Shmangeni përdorimin e produkteve të lëkurës që nxisin nxirjen e lëkurës • Mos e konsideroni çadrën e diellit ose futjen në det si një . kur edhe përqëndrimi i rrezatimit ultravjollcë është më i larti. • Shmangini qëndrimet e zgjatura të drejtëpërdrejta në diell – asnjëherë mos lejoni që fëmija të flejë nën diell • Sa herë që e nxirrni për shëtitje fëmijën. ose të shkosh në bregdet kur klima është ende e ftohtë.124 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA. shoqërohet me rrezik më të madh për tumore të lëkurës. ose shtator. janë po ashtu të përshtatshëm edhe korriku e gushti.

• Kujdes me kremrat kur fëmija është më pak se 6 muajsh.sh prometazina. këshillohet që të shmangen pikat turistike mbi 2000 m. pa krijuar ndonjë problem të veçantë. Mund të duhen javë para se trupi juaj të normalizohet (sidomos mbas epiziotomisë – prerjes dhe qepjes vaginale. mund të ndjeheni jo normale. Në se këto shqetësime vazhdojnë më tepër se disa javë.) • Koha e ekspozimit në diell shtohet gradualisht (deri në 1015 min. Pushimet në mal Fëmija mund të çohet për pushime edhe në mal. disa prodhime kozmetike etj. ose mund ta fusin në gojë kremin. Edhe baballarët nganjëherë ndjehen të mërzitur dhe të çuditshëm mbas ardhjes së një bebi të ri në shtëpi. Gjithashtu mund të keni dhe ndryshime të humorit.MUAJI I PARË 125 mbrojtës të mirë • Mos përdorni ilaçe ose kremra që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit (p. Në përgjithësi. Edhe ekskursionet janë po ashtu të parrezikshme për fëmijën. si rezultat i ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin tuaj. • Mbrojtja e fëmijës nga rrezatimi diellor është thelbësore për parandalimin e tumoreve të lëkurës në moshë të rritur • Këshillohuni me mjekun tuaj për çdo shfaqje të papritur. Këto emocione mund të shtohen nga lodhja që vjen nga pagjumësia. Nëse ju provoni të ashtuquajturën ‘’paslindjen blu’’ ose depresionin e paslindjes. shmangni vetizolimin në javët e para. kështu nuk do të mbilodheni. është se ju akoma nuk e keni marrë veten nga stresi i shtatzanisë e i lindjes. Për të ruajtur veten nga dominimi i simptomave blu në jetën tuaj dhe mbi gëzimin e bebit. ose depresion të lehtë në javët e para. të turpëroheni apo të mendoni se jeni nënë e keqe. ose në rast se fëmija juaj ka një problem që shoqërohet me ndjeshmëri të lëkurës ndaj rrezatimit diellor. kërkoni ndih- . si rregull. apo operacionit). apo bëhen më të rënda. Mund të keni shpërthime të qari pa ndonjë arsye të veçantë. FAMILJA ME NJË ANËTAR TË RI Një mesazh i veçantë për nënat Një nga arsyet që muaji i parë është shumë i vështirë. Ata mund të fërkojnë sytë. Mundohuni të pushoni kur bebi pushon. edhe nga aroma etj.) • Përdorni një produkt me mbrojtje maksimale • Përdoreni lëndën mbrojtëse disa herë gjatë ditës (afërsisht çdo 2 orë dhe pas çdo larjeje në det) • Zgjidhni një produkt të pranueshëm nga fëmija edhe nga ana kozmetike.. Kujtohuni që kjo është normale mbas lindjes.

Nëse shqetësoheni nga telefonatat. Me nënën loja është më e qetë dhe më e butë. Në këtë kohë disa baballarë e ndjejnë veten të mënjanuar nga vëmendja dhe afeksioni i nënës për fëmijën. Për këto arsye. Por ata mund të jenë edhe të lodhshëm për ju dhe të dëmshëm për bebin. nevojave të fëmijëve të tjerë. Kërkojini vizitorëve të lajmërojnë përpara se të vijnë dhe të bëjnë vizita të shkurtra. hiqni zilen e telefonit dhe vendosni sekretarinë telefonike. si pasojë e lodhjes fizike dhe stresit emocional. Me ardhjen e bebit është e vështirë të merresh njëkohësisht dhe me punët e shtëpisë. duke e ekspozuar ndaj infeksioneve. Është pothuaj e pa mundur të gjejnë kohë dhe aq më pak energji për njëri tjetrin. punëve të shtëpisë dhe punës. Problemi vështirësohet akoma më shumë. për të rindërtuar jetën tuaj seksuale dhe sociale. jo vetëm për bebin. duke gëzuar së bashku me ju për ardhjen e bebit. Kërkoni ndihmë nëse keni mundësi. Ndërkohë. Bebet me baballarët qeshin dhe lëvizin këmbët dhe duart edhe më shumë se me nënën. Ky konflikt si dhe ndjenja e xhelozisë që mund të nisë në këtë kohë. do të fillojë një përleshje midis tyre. nëse jo bëni më të domosdoshmet. është shumë e rëndësishme që babai të harxhojë ca kohë duke luajtur dhe mbajtur bebin. Një mesazh i veçantë për baballarët Kjo periudhë është shumë stresuese për çiftin. Kjo do ta lidhë më shumë emocionalisht me bebin. Vizitorët mund të ndihmojnë për të kaluar momentet blu. Shpejt jeta do të hyjë në rutinën e vet të zakonshme. prandaj në kujdesin për të duhet të . shumica e grave nuk janë të interesuara në aktivitetin seksual për njëfarë kohe mbas lindjes. Ndërmjet kërkesave pa fund të bebit. Për bebin të dyja këto janë të rëndësishme. që do t’ju japë dhe një herë pak kohë për vete. psikoterapisti apo psikologu. nëse bashkëshortët nuk ndihmojnë njëri tjetrin. Tani përqëndrohuni vetëm tek bebi. është e përkohshme. sepse marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara për disa javë nga mjeku. mos lejoni njeri jo të familjes ta mbajë apo t’i afrohet. Prandaj pakësoni numrin e vizitorëve gjatë javëve të para. sidomos kur fëmija është me gji. dhe nëse bebi juaj shqetësohet nga njerëzit. MUAJI I PARË mën e një specialisti. bëni përpjekje të kaloni pak kohë vetëm ju të dy. por edhe po të ishin të lejuara. Dhe mos harroni se të puthurat dhe përkëdheljet janë të nevojshme edhe për njëri-tjetrin.126 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA.

Është në dorë të prindërve të sigurojnë fëmijën se e duan dhe vlerësojnë shumë dhe ta ndihmojnë të kuptojë situatën e re të krijuar në familje. Caktoni një kohë për ta kaluar vetëm. ose thjesht për drekë. në një film. ata mund të bëhen xhelozë nga intimiteti që ju keni me bebin gjatë ushqyerjes. Këtu janë disa sugjerime si të ndihmojmë fëmijët më të mëdhenj dhe t’i përfshijmë në jetën e bebit në javët e para: • Nëse është e mundur merrini fëmijët të vizitojnë nënën dhe bebin në maternitet. Gjatë kësaj kohe mund të krijohet mundësia të flisni dhe për problemin e xhelozisë. por edhe kur nëna kthehet në shtëpi. • Kur të ktheheni në shtëpi me be• • • • bin. kur ushqyerja me gji është e shpeshtë. Tregojini se ju mund ta ndani këtë intimitet duke treguar përralla.MUAJI I PARË 127 përfshihen të dy prindërit. Ai mund të jetë mërzitur që në momentin që nëna shkon në spital. me secilin nga fëmijët. sillini një dhuratë fëmijës tjetër për të festuar së bashku. . Vëllezërit dhe motrat Me ardhjen e bebit. sepse është hera e parë që ndahet për kohë të gjatë prej saj. Kërkojini gjyshërve dhe të afërmve t’i marrin në shëtitje në kopshtin zoologjik. histori. fëmija tjetër e ndjen veten të braktisur. Sidomos në muajt e parë. duke lexuar libra dhe duke bërë biseda. Kjo mund t’i ndihmojë në çastet kur ndihen të braktisur. Për më tepër tani të gjithë merren me bebin dhe i kushtojnë gjithë vëmendjen që dikur i kushtohej atij. Kur të bëni fotografi bëni disa vetëm me fëmijët e rritur si dhe nxirrni fëmijët bashkë me bebin. Kjo do t’i ndihmojë ta pranojnë më lehtë situatën. fëmija nuk arrin të kuptojë se ajo është e lodhur dhe s’ka fuqi të luajë me të.

128 .

0 .4 MUAJ Pjesa II VITI I PARË .

përpunimit dhe dhënies kuptim të informacionit që merret nga bota e jashtme) janë të lidhur ngushtë me njëri. Gjithsesi është e rëndësishme të theksojmë edhe një herë se zhvillimi mendor. Ndërkohë që e qara mbetet rruga kryesore e komunikimit dhe e tërheqjes së vëmendjes së të rriturit. Duke kuptuar se rreth tij ndodhen dhe njerëz të tjerë. ku përdor aftësi të reja për të njohur botën. Rritja ecën me hapa të shpejtë. Periudhat e gjata të qëendrimit zgjuar ndikojnë në zhvillimin personal dhe social të fëmijës. analizimit. Reagimi ndaj njerëzve të tjerë fillon të shfaqet në momentin që bebi praktikon dhe kënaqet duke përdorur sytë e tij për të eksploruar mjedisin.tjetrin dhe është e pamundur t’i ndash gjatë këtyre muajve.130 1 0 . për të marrë informacion për një mjedis ende të ri dhe të panjohur. format e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës fillojnë të bëhen më të rregullta. fillojnë të shfaqen gradualisht aftësi komunikimi më komplekse.4 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit G jatë këtyre muajve të hershëm çuditë e foshnjërisë vazhdojnë të shpalosen. . Bebi fillon të gjejë një kënaqësi të madhe në imitimin e tingujve të të folurit dhe gjesteve të të tjerëve. bebi gradualisht krijon një ndjenjë besimi dhe lidhet emocionalisht me prindërit dhe kujdestarët. zhvillimi i lëvizjeve dhe zhvillimi i perceptimit (perceptim = procesi i marrjes. Ai mëson vazhdimisht gjatë gjithë orëve që rri zgjuar. temperatura. Sistemet e trupit jane të stabilizuara më mirë.

54 cm në muaj (matja bëhet me fëmijën shtrirë në shpinë. Rritjet janë një tregues i rëndësishëm i vazhdimësisë së rritjes së trurit • Vazhdon të marrë frymë duke përdorur muskujt e barkut. • Fontanela anteriore (hapje e • • • • • • • kockave të kafkës në pjesën e sipërme të kokës tek bebet dhe fëmijët deri 2 vjeç.4 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 131 RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Gjatësia mesatare është 50.50 C.70-37.3 kg: pesha e femrave është disi më e vogël se e meshkujve. • Pesha mesatare është 3.868. Perimetri i kokës rritet afërsisht 1. Duart dhe këmbët janë të së njëjtës gjatësi. madhësi dhe formë: të mbledhura lehtë dhe të shtrira.6-7. Shputa duket e sheshtë. nga maja e kokës deri në fund të thembrës. gjatë procesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet afërsisht në 2 vjeç Fytyra mbetet e ndjeshme dhe irritohet lehtë. Sytë fillojnë të lëvizin të dy njëkohësisht. Në këtë periudhë të zhvillimit. • Fontanela posteriore (hapje e kockave të kafkës në pjesën e pasme të kokës tek bebet.6 cm për muaj deri në 4 muaj. apo është duke bërë diçka. • Perimetri i kokës dhe i gjoksit janë afërsisht të njëjtë. sjelljet lëvizore refleksive fillojne të ndryshojnë: • Reflekset e kërkimit dhe thithjes janë të zhvilluara më mirë • Muskujt e qafës fillojnë të aktivizohen në mënyrë të vullnetshme për të mbajtur gradualisht kokën. më pas rritet 1. • Refleksi i përtypjes dhe lëvizjet e gjuhës ende nuk janë formuar mirë: bebi ende nuk është në gjendje të kalojë ushqimin në pjesën e pasme të gojës • Refleksi i kapjes fillon të integrohet gradualisht • Refleksi Landau shfaqet afërsisht në mes të kësaj periudhe: . gjatë procesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet në muajin e dytë. pa hark. ZHVILLIMI LËVIZOR Reflekset jane aktivitete automatike të pavullnetshme. • Temperatura normale e trupit lëviz nga 35.0 . • Shtimi në peshë është afërsisht 110-220 gram në javë. Bebi fillon të shohë ngjyrat. Këmbët mund të duken shumë pak të harkuara. gjunjët shtrirë drejt dhe shputa në kënd 900. Qan me lot.9 cm në muaj deri në dy muaj. • Ritmi i frymëmarrjes është afërsisht 30-40 frymëmarrje në minutë: ritmi rritet dukshëm kur bebi qan.6 cm: rritet afërsisht 2.

rrok duart. Zhvillimi i aftësive lëvizore varet nga ushqyerja e bebit. Në fillim bebi kthehet nga përmbys në shpinë. Ngrihet mbi parakrahë • Në fillim të kësaj periudhe. Jo të gjithë. Duart janë thuajse gjatë gjithë kohës të hapura ose gjysmë të hapura. Më vonë.132 PJESA II VITI I PARË • • • • • • • • nëse fëmijën e mbajmë në pozicionin barkas mbi dorën tonë. ai përgjigjet duke ngritur kokën drejt lart dhe duke shtrirë plotësisht këmbët. lëkund krahët. kur është në pozicionin barkas. duke i mbështetur pak kokën. Toni dhe zhvillimi i muskujve janë të njëjtë. duke kthyer fillimisht kokën nga njëra anë dhe trupi ndjek këtë lëvizje duke u rrotulluar. koka varet mbrapa dhe trungu është shumë i harkuar. Ngre kokën dhe gjithë trupin mbështetur mbi parakrahë. i pëlqen të rrijë ulur në një ndenjëse fëmijësh ose ta mbajnë në prehër. duke mbajtur kokën drejt e po ashtu edhe me shpinën pothuaj drejt. Afër fundit të kësaj periudhe. Për ta ndihmuar bebin tuaj. kërkon të kapë lodra dhe sende të ndryshme. nga mirëqenia e tij. Fuqia e muskujve dhe kontrolli përmirësohen: lëvizjet gradualisht fillojnë të bëhen më të buta dhe më të qëllimshme. ndryshoni pozicionin e tij shpesh herë gjatë . kanë mundësi të pakta të mësojnë se si punon trupi i tyre. nëse vendoset ulur. kur është shtrirë në shpinë mund të ngrejë pak kokën nga dysheku në vijë të drejtë me trupin. Kap lodrat duke përdorur të gjithë dorën. Bebet e lidhur në pelena. mund të ulet. por nuk ka forcë për t’i mbajtur ato. në krevat ose në ndenjëse. Pjesët e sipërme të trupit janë më aktive: sjell duart përpara fytyrës. në djep. si për femrat dhe për meshkujt. por një pjesë e mirë e fëmijëve tre muajsh mund të ngrenë kokën lart në një kënd 900. shëndeti i mirë dhe mundësitë që i jepen për të lëvizur vetë. bebi rrotullohet në mënyrë të vullnetshme nga përmbys në shpinë dhe pastaj anash. Në fund të kësaj periudhe bebi kthen kokën nga njëra anë te tjetra. Figura 10. Rreth muajit të katërt shumë bebe mund të ulen me mbështetje.

• Ndjek një objekt horizontalisht dhe vertikalisht. ngjyrën dhe formën e sendeve në një mjedis të njohur . • Shikon në drejtim të burimit të tingullit (e gjen se nga vjen zhurma. ose një lodër që fshihet nën një mbulesë. ulur. ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Fikson një objekt që lëviz në një distancë 30. pra nuk e njeh. emërtoni pjesët e trupit. stimulimi i shqisave dhe i lëvizjeve të imëta dhe të qëllimshme do të ndihmojnë bebin në zhvillimin intelektual. • Sheh me radhë herë një send. për të nxitur sa më shumë aktivitetet fizike. • Fokusohet në sende të vogla dhe i kërkon ato: zakonisht ndjek lëvizjet e duarve të veta. • Lidh tingujt dhe ritmin me lëvizjet duke lëvizur gjatë kohës së muzikës. • Imiton gjeste. si: mirupafshim. Edhe në shtëpi vendoseni bebin pranë dritares. në qoftë se ndien edhe zërin. në kurriz. tren etj. biberoni i duket si diçka tjetër. • Tregon se njeh deri diku madhësinë. Mund . Nxitja. përmbys.0 . Për të tani diçka që “është jashtë vështrimit. shpjegoni çdo gjë që shikoni. në të majtë ose në të djathtë. • Nuk kërkon një send që bie. ose mbajeni afër kur lani rrobat apo gatuani. Vërini emra lodrave. pastaj sheh prapë sendin.për shembull. herë duart e veta.5 cm larg: ndjek pak objektet që lëvizin vertikalisht dhe horizontalisht në një kënd 180 gradë. sendeve dhe njerëzve që ai shikon. prekjen apo erën e prindit. autobus. duartroket. duke kalëruar mbi këmbët tuaja. me njëfarë saktësie. Gjatë udhëtimit qëndroni afër dritares.4 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 133 ditës. Lexoni vjersha dhe përralla. dyqanin. • Mund të dallojë figurën e prindit nga të huajt. Flisni me bebin që në fillim. kishën. këngës ose bisedës. Udhëtoni me makinë. zëri). por që janë zhdukur nga shikimi. Nxisni aktivitetet fizike duke e ulur bebin. duke i treguar ilustrimet. njeh biberonin e vet. • Fillon të afrojë sende në buzë. muzeumin. tingulli. Prezantojeni bebin me shumë objekte. Ndihmojeni të rrotullohet duke vendosur një lodër anash dhe kur shikoni se ai kthehet pak. ndihmojeni për t’u rrotulluar dhe arritur lodrën. përpiqet të arrijë e të kapë objektet • Vazhdon të shikojë në drejtim të sendeve që lëvizin. • U gjuan sendeve që janë afër tij. duke bërë sikur po fluturon me krahët hapur. • Shikon duart me vëmendje. por kur shishja është e përmbysur. është jashtë mendjes”. • Lëviz sytë nga një send tek tjetri.

mund të ndjekë dhe të përpiqet të mbajë vazhdimësinë e komunikimit. Entuziazmohet në lojë. e gudulisim ose kërcejmë. Shpenzon më pak kohë duke qarë. • Belbëzon ose gugat kur dikush i flet apo i buzëqesh. uh: gjithashtu imiton tingujt e vet dhe pasthirrmat e prodhuara nga të tjerët. • Gugat duke përdorur tinguj si ah. Pushon së qari kur i afrohen prindërit ose kujdestarja. si babain ose biberonin: reagon duke përplasur duart dhe duke lëshuar tinguj. Reagon ndryshe ndaj ndryshimeve të zërave të të rriturve: për shembull. Mund të përqendrohet te vetja duke luajtur me gishtat. një shpërblim i rëndësishëm. Gugat. • Qesh me zë të lartë. kur ne i buzëqeshim.134 PJESA II VITI I PARË ta vendosni gjithashtu përballë një pasqyre ose në mes të tapetit. Kënaqet kur e mbajnë hopa dhe kur e përkëdhelin. për shembull: bebi kthehet ose largohet nga një person ose situatë. të zemëruar. mos e sforconi bebin ose veten për të arritur diçka. të përfundojë. frikërat) ndaj tingujve. më shumë sesa kur e ushqejnë dhe kur e vënë në gjumë. • • ZHVILLIMI I GJUHËS DHE I TË FOLURIT • Fillimisht bebi reagon (ndalon qarjet. dhe të shmangë • ndërveprimet. zbavituni. • Kordinon zërin me shikimin dhe me lëvizjet e trupit në komunikimin ballë për ballë me prindërit dhe kujdestarët. duart dhe këmbët. Njeh dhe kërkon fytyra dhe sende të njohur. mund të ketë frikë nëqoftëse zërat janë të lartë. Ju luani lojën. ndaj zërit. zhurmës së ziles e më vonë do të kërkojë për burimin e tingullit. duke kthyer kokën dhe lëvizur sytë. lëshon klithma kur zgjohet. të mësuarit vjen si shpërblim. Buzëqesh në përgjigje të një fytyre ose zëri të njohur: të qeshurat gjatë gjumit mendohet se janë mekanike. si kur bën banjë dhe kur i ndërrojnë panolinat. ose të panjohur. shumë i gëzuar. të mbajë. Çfarëdo që të bëni. . eh. • • • • • • • ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Mund të imitojë. Kënaqet me zakonet familjare.

ngaqë thith me shumë dëshirë dhe ngut. • Fillon të shqetësohet përpara kohës së ushqimit: nuk qan gjithmonë për të sinjalizuar nevojën për të ngrënë. lagështimin e ajrit. Mos i përdorni ato ushqime që shkaktojnë këtë sjellje të fëmijës. Pirja e qumështit ushtron presion në mishrat e fryra të dhëmbëve. Megjithëse fëmijët fillojnë të luftojnë me daljen e dhëmbëve rreth moshës 5-6 muaj. mund të “mbytet”. duke e bërë thithjen të dhimbshme. . • Shfaq nervozizëm. Fëmijët të cilët mezi marrin frymë për shkak të hundëve të zëna. hudhra. salca shumë pikante. Mbase bebi po proteston ndaj shijes pikante apo shumë të fortë të qumështit. lakër. Përdorni avullin. Dy pyetje të nënave në lidhje me ushqyerjen me gji Bebi po pinte shumë mirë gji dhe papritur ai nuk pranon të pijë për rreth 8 orë. Zakonisht ky shkak është: Dieta e nënës. nuk mund të pinë dhe të marrin frymë në të njëjtën kohë me anë të gojës. Është e kuptueshme që ata do të zgjedhin të marrin frymë. • I nevojitet vetëm një ndihmë e vogël për të kapur gjoksin me gojë: fillon të ndihmojë veten . Keni ngrënë ushqim të pasur me qepë. • Nuk është akoma gati për të ngrënë ushqim të fortë. por jo patjetër kjo ka të bëjë me qumështin. ka të tjerë që e fillojnë shumë më herët dhe rrallë që në moshën 2 muajsh.0 . menjëherë sapo kalon dhimbja. • Thith me shumë vrull. nëqoftëse vazhdojmë t’i japim akoma ushqim kur ai është i ngopur. Mospranimi i përkohshëm i gjirit nuk është i pazakontë dhe pothuajse gjithmonë ka një shkak të veçantë.4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 135 Rutina e përditshme USHQYERJA • Merr 5 deri në 8 vakte në ditë. Dalja e dhëmbëve. thithës për hundën. Ka ndonjë gjë që nuk shkon me qumështin tim? Patjetër që ka diçka që nuk shkon.duke përdorur duart e tij për të gjetur thithin e gjirit. Fëmijët fillojnë të pijnë prapë me oreks. ose pyetni mjekun për pika në hundë. Ftohja.

që ai të gjejë diçka në përgjigje të përpjekjeve të tij. Stresi. tensioni i nënës. Sigurohu që infeksioni nuk ka kaluar në thithat e gjirit. ushqyerja është e dhimbshme. Dalja e ngadalshme e qumështit të gjirit. Megjithëse ju mund të përpiqeni të rrisni prodhimin e qumështit në gjirin tjetër me anë të pompave. ndaj nëna duhet të kujdeset për veten dhe të bëjë kontrolle mjekësore të herëpashershme. ajo ia komunikon këtë edhe fëmijës. Bebi im nuk do të ushqehet në gjirin e majtë dhe ai më është zvogëluar shumë në krahasim me tjetrin. Ndryshim hormonal te nëna. duke e irrituar. Bebi thjesht mund të jetë i ngopur për 1 ose 2 vakte. Një shtatzani e re ose ardhja e menstruacioneve (periodave) mund të shkaktojë ndryshimin e shijes së qumështit dhe bebi mund të mos ta pranojë atë. Disa fëmijë preferojnë një gji në krahasim me tjetrin. dhe bebi mund ta lërë gjirin para se të dalë qumështi. Për ta kapërcyer këtë problem. Njëri gji mund të prodhojë më shumë qumësht. ndonjëherë edhe kjo mund të mos japë rezultat. Rrallëherë bebi e kundërshton njërin gji për shkak të ndonjë sëmundjeje që po zhvillohet në atë gji. Dhimbja e veshit përhapet në nofulla dhe rëndohet kur bebi thith gjirin. . Nëqoftëse nëna është e shqetësuar dhe e stresuar. ose ka nëna që preferojnë të mbajnë bebin në anën e majtë. në shumicën e rasteve mospranimi është i përkohshëm. Tek disa nëna duhet rreth 5 minuta thithje deri sa të fillojë të rrjedhë qumështi. Kjo vjen ngaqë ai ndihet më rehat dhe më i sigurt në krahun më të fortë të nënës. Nëse bebi ka myk në gojë. ose të filloni ushqyerjen gjithmonë te ky gji. kontaktoni mjekun. Fatmirësisht. që dorën e djathtë ta kenë të lirë për të bërë diçka tjetër. nëse nëna e vendos bebin më shpesh në atë gji për shkak të ndonjë dhimbjeje pas operacionit. shtrydhni pak qumësht para se të merrni bebin në gji. Gjinjtë fillojnë të barazohen kur bebi shkëputet nga gjiri dhe kjo mund të korrigjohet me anë të reçipetave.136 PJESA II VITI I PARË Dhimbja e veshit. të lexojnë ndonjë libër etj. si të flasin në telefon. ose në ndonjë vend tjetër të trupit. Qetësohuni. Ndonjëherë nuk gjendet ndonjë shpjegim për mospranimin e fëmijës. apo edhe prej vendit ku ndodhet televizori në dhomë. Nëqoftëse ai vazhdon dhe shoqë-rohet me probleme të tjera sëmundjesh. Myku i gojës.

Ai po përpiqet të merret me veten përpara se të flejë: “flet”. BANJA. Mos e pengoni bebin ta thithë gishtin. VESHJA • Zakonisht bebi gëzon kur lahet: përplas këmbët. Prishja e gjumit të bën agresiv. prindërit mund të rropaten keq nga nervat. për të shpëlarë shampon mund të fërkoni kokën me një leckë të lagur. ”Kur do të pushojë më në fund së qari ky fëmijë!” Dhe së fundi Figura 11. Përpiquni ta qetësoni me fjalë të ngrohta dhe mbaje mirë. • Fillon të vendosë një kohë të rregullt për jashtëqitjen. qesh. GJUMI • Bebi shpesh bie të flejë herët në darkë pas ushqimit të mbrëmjes. edhe kur ato zgjasin vetëm disa javë. • Në këtë periudhë mund të fillojë thithja e gishtit ose gishtave. Kur një fëmijë zgjohet natën. luan me duar. një deri disa herë dhe qan për javë dhe muaj të tërë. madje edhe qajnë herët e para kur futen në banjë. Shumica e bebeve janë shumë hezitues. • Ka një ose dy jashtëqitje në ditë: ndonjëherë ndodh që del 1 herë në dy ditë. Shpesh herë. Si t’ia bëjmë zgjimit të përsëritur netëve? Zgjimet natën mund të kthehen në një barrë të rëndë për prindërit. kjo e ndihmon të flejë. Figura 12. Mesatarja e gjumit në ditë është 14 deri në 17 orë: zakonisht zgjohen 2 deri në 3 herë gjatë periudhës së ditës. .0 . Tani mund të fillojë të flejë gjatë gjithë natës: shumë bebe nuk flenë më shumë se 6 orë rresht edhe për disa muaj. gjuan dhe duhet mbajtur me kujdes.4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 137 TUALETI.

tjetri bën sikur sapo u zgjua dhe i lutet partnerit që të çohet ai këtë herë. që të arrijnë të flenë sa më gjatë që të dy. Si rrjedhim zhvillohet shpesh një sjellje “zemërbardhësie apo fisnikërie”: kur prindërit zgjohen nga të qarët. do ta vdes fare!” Jo pak prindër të stërlodhur mbushen natën me ndjenja inati. dëgjimi i muzikes ose dalja shëtitje për disa minuta. mund të ndodhë fare lehtë që të dy të zgjo-hen çdo natë nga të qaret e fëmijës. që i habisin dhe ata vetë dhe i trembin thellësisht. në shumicën e rasteve barra kryesore i bie nënës. Kur bebi ka pirë. Për ta kthyer gjumin më shpejt përsëri ndihmojnë ushtrime shlodhjeje. sesi do t’u duhet të punojnë të lodhur gjatë gjithë ditës dhe kjo gjë ua prish edhe më shumë humorin. Një pjesë e nënave e zëvendësojnë qetësinë e prishur natën gjatë ditës. por ata vetë janë sy hapur dhe mundohen duke u sforcuar që ta gjejnë gjumin përsëri. Nëse së fundi njëri prej tyre dorëzohet dhe çohet prej krevatit. pirja e një gote qumësht. Ata mendojnë ditën e nesërme. nuk mund të flenë më. Disa prej prindërve i ndajnë netët në mënyrë të tillë. të lexuarit derisa të kapiten sytë. Pra ia vlen që ta vrasësh mendjen se si ta kalosh më mirë këtë provim të vështirë. Edhe kur babai zgjohet natën. për të mos shkuar në punë tepër i rraskapitur. Prindërit duhet të mendojnë me detaje se si mund ta organizojnë “shërbimin e natës”. apo nga një specialist (mjek. Ata mundohen të numërojnë sa të lodhen. por gjumi nuk vjen. Paraprakisht duhet thënë më e rëndësishmja: Prindërit duhet të bien në ujdi midis tyre. psikoterapist. me shpresë se partneri do ta pranojë kërkesën dhe do ta lërë atë të flejë më tej. Më keq se zgjimi natën është për disa prindër fakti që po u zgjuan një herë. po aq e shtrenjtë sa gjumi i vrarë. Kjo sjellje“sakrifikuese” është e padurueshme për një kohë të gjatë dhe para së gjithash është e lodhshme dhe çon në ndjenja të pakëndshme. . që njëri prej të dyve një herë në dy netë të flejë pa e prishur gjumin. Bebi i tyre fle përsëri i qetë. por që nuk i shprehin pothuajse kurrë ndonjëherë dhe aq më pak as nuk i vënë në jetë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë. të mos mendojnë asgjë. Në disa familje (kur nëna ende s’ka dalë në punë) babai merr përsipër çdo natë të tretë ose netët në fund të javës.138 PJESA II VITI I PARË thonë: ”Po nuk më la tani të fle. çdonjëri prej tyre bën sikur po fle më tej dhe shpreson që të zgjohet tjetri. Ka raste kur një këshillë e mirë nga një mik. punonjës social. lavdi Zotit për këtë ! Ka raste kur “shërbimet e natës” i bezdisin në atë masë saqë në këtë periudhë janë të bindur se nuk do të bëjnë fëmijë të tjerë. psikolog) është me të vërtetë e shtrenjtë.

Shumë fqinjë. Ato bllokojnë aktivitetin e trurit të tij. Ndjenjat e fajit dhe të pazotësisë mund të bëjnë që prindërit t’ju shmangen takimeve me komshinj në shkallë. sesa tek izolimi i pamjaftueshëm në ndërtimet e banesave. por që nuk këshillohet të zbatohen: T’i lemë fëmijët të qajnë? Bebet zgjohen në muajt e parë të jetës dhe ata janë të varur nga dhënia e ushqimit: prandaj është torturuese dhe e pakuptimtë t’i lësh bebet të qajnë. kur prindërit i lënë ata të qajnë. Por në shumicën e rasteve nuk është kaq keq puna. T’u japim fëmijëve ilaçe? Ilaçet e gjumit dhe të qetësimit nuk e përkrahin në asnjë mënyrë zhvillimin e gjumit. prishja e qetësisë së komshinjve. zgjohen më shpesh natën sesa fëmijët që ushqehen me biberon. Kjo ndodh pasi fëmijët që ushqehen me gji për çdo vakt ushqimi. Kur bebi qan. Në përfytyrimet e prindërve komshinjtë bëhen dëshmitarë të dështimit të tyre: sepse sipas tyre. kanë mirëkuptim për mundimin e prindërve. Si pasojë ata janë të varur gjithnjë e më tepër dhe për një kohë më të gjatë nga marrja e ushqimit gjatë natës. Së fundi disa vërejtje për këshilla që bëhen shpesh nga miqtë dhe farefisi. i jep për të pirë dhe e vë përsëri në krevatin e tij. duke pasur parasysh përvojën e tyre. është një siklet më shumë. Nuk ekziston asnjë e dhënë që thotë se fëmijët nisin të flenë më shpejt pa u zgjuar. T’u japim fëmijëve para gjumit qumësht formule ose muhalebi? Studime të ndryshme kanë treguar se ushqimi me biberon i pasuruar nuk çon drejt një gjumi të plotë. Për shumë prindër. Ata nuk e shohin aq problemin tek prindërit. nëna e merr atë në gji pa u çuar vetë. zakonisht marrin më pak qumësht dhe gjatë ditës pinë më pak. por jo për fëmijët e tyre. por të shpejtë.4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 139 nëna mund ta vendosë atë për të fjetur në largësi të tillë që mund ta arrijë. vetëm fëmijët e prindërve të pazotë zgjohen natën dhe prishin qetësinë e njerëzve të tjerë. gjë që shpesh nuk është aspak e vertetë. Ilaçet mund të jenë në ndonjë rast me dobi për prindërit. fëmijët e të cilëve zgjohen natën.0 . LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL • Kohën kur është zgjuar e kalon . Është e vërtetë se fëmijët që ushqehen me gji. Në këtë mënyrë nëna e gjen gjumin përsëri më shpejt. fëmijët e të cilëve zgjohen natën. përkundrazi ato pengojnë gjumin dhe dëmtojnë vëmendjen e fëmijës kur është zgjuar.

i shoqëruar nga duart tuaja dhe atij i pëlqen shumë kjo. Derisa bebet nuk i kuptojnë fjalët. nxjerr tinguj me entuziazëm. ata nuk kuptojnë nëse i lexoni revista. gazeta. receta apo e-mail. bashkon duart bashkë. • Fillon të bëhet “llafazan”. Por mund të ndodhin dy lloj dëmtimesh: • Shkëputje e retinës që mund të çojë në verbëri. A janë të dëmshme lojërat e forta? Shpesh prindërve dhe më shumë babait i pëlqejnë lojrat e forta. por mund të ndodhin edhe gjatë lojës. Këshilla për prindërit dhe kujdestarët AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË • Imitoni zërat që nxjerr bebi dhe mimikën. të trurit. kthen kokën nga njëra anë te tjetra. të ashpra . • Duket i kënaqur kur zgjohet dhe është vetëm në dhomë. . kap sende. Prandaj mos luani lojra të tilla. Është toni i zërit tuaj dhe fjalët që gëzojnë bebin.140 PJESA II VITI I PARË me aktivitete fizike: gjuan. deri edhe në vdekje. pasthirrma. duke i thënë “ti po qesh shumë bukur”. Duke parë shkëlqimin e gëzuar të syve të fëmijës. Megjithatë bebi mund të fluturojë në ajër. ndërkohë që ai rrotullohet në ajër.prindi e hedh bebin dhe e pret në lartësi. puthje. Qeshni edhe ju nëse foshnja fillon të buzëqeshë. është e vështirë të mendosh se e gjithë kjo mund të përfundojë në tragjedi. shikim i pakënaqur). Këto dëmtime ndodhin më shumë kur bebi tundet në inat e sipër. hapje të gojës. (murmuritje. të cilat shkaktojnë lëvizje të forta e të shpejta të kokës së fëmijës. mund të qajë kur “biseda” përfundon. por kjo për një kohë të shkurtër. • Pëlqen që t’i këndojnë dhe t’i flasin. • Dëmtim të qafës ende të pastabilizuar të fëmijës. • Këndojini këngë dhe lexojini bebit revista apo libra.

Ai nuhat erën e qumështit. Fushat për të cilat duhet të përkujdesemi dhe t’i nxisim. aparati i hollë i nuhatjes së fëmijës ka shumë punë për të bërë. përveç rasteve kur ajo është e dëmshme. Në mjediset e shtëpisë. që të fillojë të njohë mjedisin. por sot ne e dimë se bebi fillon të mësojë me anë të shikimit. bëjeni këtë jo sipas qejfit tuaj. janë: Shqisa e shijes. Kur përgatisni dhomën apo vendin ku do të rrijë dhe flejë bebi. për shembull “biçikleta”. kurs apo pa lexuar shumë libra për rritjen e fëmijëve. parfumin e mamit. duke prekur dhe emërtuar tiparet e fytyrës: “buzët e bebit. por çdo skuadër prind-fëmijë mund të jetë e suksesshme. Ai duke parë dallon sendet nga njerëzit. • Prekni duart e bebit me një lodër të vogël (lodra pellushi): nxiteni bebin të kapë lodrën. • Ngjitini bebit në krevatin e vet një pasqyrë (me kusht që të jetë e sigurt.KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 141 • Luani lojëra të thjeshta si “gjeje një lodër” (mbulo fytyrën me një rrobë dhe thuaji “gjeje kush është”). helmuese ose shumë e vogël dhe ai mund ta kapërdijë. buzët e babit. Shqisa e nuhatjes. dhe të kuptojë çdo ditë e më shumë botën që e rrethon. fillon të njohë gjuhën trupore. • Ngadalë shtrëngoni duart e fëmijës dhe mblidhini ato. përsëriteni nëse bebi tregon interes. Përmbahuni dhe mos ia ndaloni këtë fëmijës. • Ecni nëpër dhomë me bebin. sytë e mamit. Mblidhjani dhe këmbët. jepini mundësi atij të nuhatë aroma të ndryshme. jo qelqi). sendet e ndryshme dhe njerëzit e ndryshëm. lëvizjani këmbët sikur bebi po i jep biçikletës. Më parë mendonim se i porsalinduri nuk shikonte. Shumë shpejt bebi do të fillojë të futë gjithçka në gojë. por duke zgjedhur lodra që stimulojnë shikimin METODA PRAKTIKE PËR LOJËN D isa prindër duket sikur janë të lindur për të luajtur me fëmijët e tyre edhe pa bërë ndonjë . ndërkohë që jeni duke kënduar një këngë: pastaj filloni një aktivitet. pulën që po piqet. • Bjerini një zileje afër bebit: kjo do ta ndihmojë të gjejë se ku është vendosur burimi i tingullit. Nëse bebi nuk është tepër i ndjeshëm ndaj aromave. Shikimi. disa fëmijë duket sikur janë shumë të përgjegjshëm dhe të etur për të mësuar. sytë e bebit”. në mënyrë që të mund të shikojë dhe t’i flasë vetes së vet . duke prekur sendet dhe duke i vënë një emër. Qëndroni me bebin përballë pasqyrës.

emocionet dhe ndjenjat dhe për gjithçka tjetër në botë. këndoni ninulla. Dëgjimi. Tingujt e shtëpisë. tregojini përralla. Shumë shpejt bebi fillon të shikojë përtej hundës së vet dhe fillon të interesohet për botën. Prandaj ju dhe të afërmit e tjerë duhet të shpenzoni kohë duke qëndruar shumë afër bebit. Sendet që stimulojnë shikimin janë: Rrotullueset. Fëmijët janë të lumtur kur shikojnë fytyrat e njerëzve. bardhë e zi. Njerëzit. që varen 25 cm mbi krevatin e fëmijës. tregojini gjthçka. Vizatimet duhet të jenë të qarta dhe të përcaktuara mirë. por mos flisni pa pushim. Fëmijët kalojnë shumë kohë duke vështruar sendet. Ky është lloji i zhurmës më ngacmuese për bebin prandaj flisni. Kur dilni jashtë. Shpesh fëmijët preferojnë të djathtën. . fishkëllimën e erës. Zgjidhni kontraste të forta si bardhë e zi. Ngjyrat e ndezura dhe me kontraste preferohen më shumë se ato të zbehtat. ngjyra të forta dhe që shkëlqejnë. Sende të lëvizshme. Sendet e palëvizshme. megjithëse disa prej tyre mund të jenë të frikshme më vonë për të. rrezikun. Zgjidhni pasqyra metalike dhe jo prej xhami dhe vendosini pranë krevatit të fëmijës. fëshfërimën e letrës etj. Tregojini fëmijës piktura të thjeshta të njerëzve. Më të pëlqyeshmet janë format gjeometrike ose fytyra të thjeshta.. duke u vendosur në një anë të krevatit. të cilat kalojnë në fushën e shikimit të fëmijës dhe e nxisin atë të ndjekë sendin me sy. Fëmijët i duan pasqyrat. zhurmën e ujit që rrjedh. sidomos ato të cilat bebi i dëgjon shpesh. Me anë të dëgjimit bebi mëson gjuhën.. se do ta mërzisni dhe ai do të humbasë përqëndrimin. Gjithashtu mund t’i tregoni fotografitë e njerëzve të afërm. Luani duke iu përgjigjur fëmijës me tingujt e tij. shtëpitë etj. pa shumë detaje. duke i thënë se kush është secili nga ata. pemët njerëzit. se ai mund të ngatërrohet dhe hutohet kur shikon shumë gjëra në të njëjtën kohë. Shumë bebe ndjejnë një melodi të lehtë. Stimulimi dëgjimor mund të vijë prej çdo burimi: Zëri njerëzor. duke i vënë emra atyre. Librat. zhurmën e fshesës me korent. ritmin. kafshëve ose lodrave. por mos e mbingarkoni vendin kur rri bebi.142 PJESA II VITI I PARË e fëmijës. imitoni kafshë. Pasqyrat. Bota. pra duke e imituar. fishkëllimën e ibrikut.

Ata e duan ndryshimin mes përkëdheljeve të mamit dhe të babit. Këto lodra stimulojnë si shikimin. Prekja është një nga mjetet më të rëndësishme të fëmijës për të njohur dhe kuptuar botën. (mundësitë janë të panumërta) dhe vëzhgojeni që të kuptoni se çfarë provon dhe çfarë i pëlqen . që ai të mësojë se si janë ato dhe më vonë nxiteni t’i provojë vetë. ose t’ia lidhni rraken në dorë. Lodrat muzikore.4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 143 Lodrat që bëjnë zhurma. Kaseta me këngë për fëmijë. Bebet të cilat nuk preken e nuk ledhatohen nuk zhvillohen normalisht. tavolinë. duket se shtojnë më shumë në peshë dhe zhvillohen më mirë se ata që nuk bëjnë. e përqafojnë. si rraket etj. por mund ta tundni ju. Shumica e fëmijëve duan të përkëdhelen dhe të puthen. t’i frysh lehtë te gishtat e duarve dhe të këmbëve. Vendosini ato afër fëmijës. Mësoni se si e pëlqen bebi përkujdesjen. e ushqejnë. kupton që arushi është i butë. por sigurohuni që të mos jenë nga ato që thyhen ose ndahen në pjesë të vogla. Zbuloni se çfarë përkëdheljesh pëlqen bebi dhe çfarë jo. Ju mund t’i siguroni eksperienca të ndryshme fëmijës: Një dorë e dashur. t’ia vini në dorë dhe t’i tundni dorën. që furça është e ashpër dhe se ata që përkujdesen për të e duan dhe këtë ia shprehin kur e ndërrojne. kadife. Bebet. e lajnë. për shembull pellush. mbi trikon e mamit etj. Foshnjëria është periudhe ideale për të dëgjuar muzikë klasike. tapet. por më shpesh fëmijët preferojnë këngët ritmike dhe popullore. Prekja. të shpejtë apo të ngadaltë. Ju nuk duhet të prisni derisa bebi ta tundë vetë rraken. Kutitë muzikore. Materialet. Lëreni bebin përmbys mbi çarçaf. të butë apo të vendosur. dysheme.0 . për shembull një lepur që lëviz dhe këndon kur bebi tërheq një fije spangoje. Masazhi. Me anë të prekjes bebi njeh butësinë e mamit. Koordinimi mes të parit dhe të dëgjuarit zhvillohet kur bebi kthen kokën në drejtim të zhurmës. batanije. Fërkoni lëkurën e fëmijës me materiale të ndryshme. të cilave u bëhet masazh. ashtu dhe lëvizjet e imëta (për shembull të gishtave të dorës). Fëmijët i pëlqejnë shumë kutitë muzikore. Nuk është e qartë nëse këtu ndikon masazhi apo përkujdesja më e madhe. ashpërsinë e faqes së babit.

Bebi duhet të vendoset në një sipërfaqe të butë. Kjo është forca që ju duhet të ushtroni edhe kur fërkoni bebin tuaj. deri poshtë në shpatulla. Filloni ta përkëdhelni përreth pjesës së Z gjidhni një moment kur ju dhe bebi juaj jeni të çlodhur dhe të qetë. shpatulla. pjesën e tëmthave dhe bazën e kokës • Qepallat. mund të mbani pranë disa jastëkë. Nofullat: • Qafa nga përpara (kujtoni se kjo bëhet me butësi): godisni lehtë dhe masazhoni pjesën e përparme të qafës me lëvizje të ngadalta. Fërkoni ngadalë nga koka deri tek gishtat e këmbës. pa e frenuar veten.144 PJESA II VITI I PARË SI BËHET MASAZHI I BEBIT doni ju. krahë. Në zona të vogla përdorni majat e gishtave. mbuloni zonat e trupit të bebit që nuk do t’i masazhoni. ndërsa në zona më të mëdha përdorni pëllëmbën e dorës. vetullat dhe qerpikët • Hundën • Faqet • Zonën përreth gojës • Veshët dhe zonën përreth. stomak dhe gjymtyrë. në drejtim të kraharorit të tij. gjoks. Kujtoni gjithmonë se prekja juaj duhet të jetë e butë dhe me dashuri dhe mos bëni lëvizje mekanike. Mos e detyroni bebin të mbajë një pozicion që . Kjo ngacmon të gjitha shqisat e bebit dhe vendos një komunikim më të thellë shikimi dhe prekjeje. Teknika Sa forcë do të ushtroni? Mbyllini sytë dhe shtypni kapakët e syve. kokë. që ato të jenë të buta dhe të ngrohta. Për këtë. Nëse foshnja dëshiron të ndërrojë pozicion. më vonë mund ta ktheni përsëri në këtë zonë. Sigurohuni që dhoma të jetë e ngrohtë (temperatura deri 22 gradë) dhe zhvisheni plotësisht bebin. sa për të kaluar radhën. shikojeni me dashuri. Shpatullat dhe krahët: • Formoni një unazë me gishtat tuaj dhe gishtin e madh përreth krahut të bebit. Rekomandohet të bëhet gjysmë ore pasi bebi është zgjuar. Përkëdheleni bebin nga qafa në shpatulla. Nëse koha është e ftohtë ose me lagështirë. Me lëvizje të ngadalta dhe të buta ju do të punoni në fytyrë. Gjatë kohës që masazhoni bebin. • Vendosni lehtësisht të dyja duart mbi shpatullat e tij. lëreni ta bëjë këtë. Flisni me bebin tuaj lirisht. që te ndihet rehat dhe i sigurt. pa asnjë shqetësim. Fillimisht lyeni duart me pak krem ose me vaj ulliri. Përshkrimi hap pas hapi Koka: • Prekni ballin.

më vonë e përshpejtojnë ritmin e zhvillimit. Me lëvizje të buta dhe të ngadalta përfundoni masazhin. duke filluar që poshtë kafazit të kraharorit. • Përkëdheleni barkun duke lëvizur duart në drejtim të akrepave të orës. Filloni duke ushtruar një presion të lehtë në secilin gisht të këmbës. • Përkulni lehtë kofshët dhe gjunjët. sepse fëmijët zhvillohen me ritme të ndryshme. Filloni me lëvizje të mëdha dhe të ngadalta që përfshijnë kokën. ata që fillimisht kanë zhvillim të ngadalshëm. por vendosni pëllëmbët e duarve mbi të. Mos masazhoni shtyllën kurrizore. jo mekanike. Thembrat dhe gishtat e këmbëve: • Masazhi i këmbëve është shumë qetësues. Kujdes kur arrini tek bërryli. Kofshët: • Përkëdhelni çdo kofshë me të gjithë pëllëmbën e dorës. qafën dhe këmbët. sepse ai është shumë i ndjeshëm. vendosni duart në fillim të këmbëve dhe filloni të përkëdhelni me butësi. • Në kyçin e dores ju mund të bëni lëvizje të lehta rrotulluese të tij. duke e masazhuar me majat e gishtave me lëvizje rrethore. ato duhen bërë me emocion. filloni përsëri. • Përkëdhelini në qetësi të gjithë gishtat. Në fakt ata nuk duhet të shqetësohen. • Kaloni duart tuaja në shpatulla dhe shpinë.0 . drejt në krah. më tej në të gjithë këmbën dhe përsëri kthehuni tek gishtat.4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 145 parakrahut dhe më tej zbrisni poshtë. Aplikoni lëvizje rrethore tek thembrat. duke e shtypur lehtësisht në pjesën e sipërme të ijeve. Për të mbyllur masazhin. që foshnja të ndjejë ngrohtësinë e tyre. Kurrizi: • Ktheni bebin përmbys. STIMULIMI I BEBIT GJATË MUAJVE TË PARË TË JETËS ë shoqërinë tonë prindërit shumë herët fillojnë të shqetësohen nëse fëmijët e tyre mund të konkurojnë me moshatarët. duke i shtyrë me butësi në drejtim të trupit. gjithnjë në të njëjtin drejtim. Ndonjëherë masazhi i këmbëve mund të ndihmojë të pakësohen dhimbjet në stomak. Kujdes kur i bëni të gjitha këto lëvizje. N . Kur të arrini tek gishtat. nga këmbët lart. duke filluar edhe një herë nga koka deri tek gishtat e këmbëve. ndërsa zbrisni poshtë në drejtim të gishtave të këmbës. Barku: • Masazhoni stomakun në një mënyrë rrethore (zona e organeve seksuale nuk duhet prekur).

Nëse ju jeni i pakënaqur me punën e tij. rrugës në makinë etj. Edhe lodrat më të mira e më të shtrenjta në botë nuk kanë asnjë vlerë. Për të parë nëse kjo punë e bërë është në rrugën e duhur. Bëjini të qartë fëmijës se ju nuk jeni udhëheqësja. nëse ju nuk përfshiheni në lojë me bebin. mos e detyroni të luajë me makinën.146 PJESA II VITI I PARË Gjithashtu të gjithë prindërit edhe me intuitë. duke e larë. Nëqoftëse injoroni shenjat e tij për të përfunduar lojën dhe e detyroni të vazhdojë. lexoni këshillat e mëposhtme: Krijimi i një mjedisi të mirë Dashuri për bebin. Udhëheqja. Megjthëse fëmijët e kanë të nevojshme ta dinë se ata do të ndihmohen kur të kenë nevojë. Kushtojini vëmendje fëmijës tuaj dhe do të mësoni më shumë se çdo të lexonit në ndonjë libër. qetësohuni dhe kënaquni. belbëzuar. kjo e dëmton shumë vetëvlerësimin e fëmijës. apo të mërzitur e të fjetur. Vëmendja juaj e vazhdueshme mund të dëmtojë aftësinë e fëmijës për të luajtur dhe mësuar në mënyrë të pavarur dhe më vonë një fëmijë jo i pavarur do ta bëjë shumë të vështirë kthimin e vëmendjes tuaj te diçka tjetër. Lërini fëmijës hapësirë. kur jeni duke e ndërruar. Vëmendja ndaj fëmijës është jetësore. Njihni bebin. . Mësoni se çfarë e bën bebin tuaj të lumtur apo të hidhëruar. Këto këmbime stimuluese të rastësishme e ndihmojnë bebin të shkëlqejë. por lëreni për ca kohë atë vetëm me lodrat dhe shkëputuni prej tij. Lidhuni dhe komunikoni me bebin. por vëmendja e tepruar mund të jetë mbytëse. Shfrytëzoni çdo mundësi për të folur me të. Lidhja e ngushtë me prindërit ose kujdestarët është shumë e rëndësishme për një zhvillim normal. bëjnë një punë të gjithanshme për stimulimin e fëmijës së tyre. për të kënduar. As ju dhe as bebi nuk do të fitoni ndonjë gjë me shqetësimin tuaj për rezultatet e fëmijës. Asgjë nuk e ndihmon më shumë bebin për t’u rritur dhe lulëzuar sesa dashuria. duhet të mësojnë si ta kërkojnë këtë ndihmë. kjo gjë e mërzit shumë bebin dhe ai e humbet interesin. Në vend që të mendoni sesa i aftë është bebi. të gjallëruar e të interesuar. Të mësuarit dhe zhvillimi nuk nxiten me forcë. Luani me bebin tuaj. Lëreni të marrë herë pas here komandën dhe në këtë mënyrë të forcojë vlerësimin për veten. Nëqoftëse ai do të luajë me telefonin. Gjithashtu lëreni bebin të vendosë për përfundimin e lojës. Lëreni mënjanë stresin dhe kënaquni.

duartrokitur etj. . Kini parasysh!! Takoni një mjek ose një specialist të fushës së zhvillimit të fëmijës. Periudha më e mirë për të stimuluar zhvillimin e fëmijës. • Nuk qesh në përgjigje të buzëqeshjes së të tjerëve (qeshja sociale është një nga guret themeltarë të zhvillimit). • Nuk sjell të dyja duart bashkë në afërsi të mesit të gjoksit. Kjo gjë ju qetëson ju dhe i jep bebit mesazhin: Ti je i mrekullueshëm! nëqoftëse në moshën 4 muajshe bebi: • Nuk vazhdon të tregojë një rritje në peshë. përgjumje. gjumë të lehtë.0 . është kur bebi është në gjendjen e zgjimit aktiv. • Nuk fillon të ngrejë kokën dhe pjesën e sipërme të trupit kur e shtrijmë përmbys. tregojini vlerësimin tuaj duke e përqafuar. i zgjuar aktiv. duke qarë. • Ndjek një send në lëvizje me sytë e fokusuar bashkë. • Nuk kërkon të kapë sende ose nuk reagon gëzueshëm ndaj personave të njohur. gjatësi. i zgjuar i qetë. dhe perimetrin e kokës. Bebi mund të ndodhet në 6 gjendje gjatë ditës: gjumë të thellë.4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 147 Koha e duhur. Gjthashtu kini parasysh se bebet kanë një periudhë të shkurtër vëmendjeje. Lavdërojeni bebin. • Nuk kthen kokën për të parë se nga vijnë tingujt. Kur bebi arrin rezultate.

148 2 4 . Ata gjithë kohës përpiqen të përdorin sende të ndryshme.8 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit G jatë moshës 4-8 muaj fëmijët zhvillojnë një sërë aftësish për të përdorur trupin e tyre. Ata hyjnë në marrëdhënie sociale dhe u përgjigjen të gjithë atyre që u drejtohen me fjalë.3 cm në muaj. • Dhëmbët. Ata kalojnë lehtë nga aktivitetet e filluara prej atyre vetë. “flasin” duke lëshuar bashkëtingëllore dhe tinguj të ndryshëm. në aktivitete sociale të propozuara nga të tjerët. fillojnë të shfaqen dhe janë të mprehtë.8-73. mesatarja e gjatësisë është 69. si të sipërmit ashtu edhe të poshtmit.47 cm në muaj.95 cm në muaj deri në 6-7 muaj. • Dyfishon peshën e lindjes. • Perimetri i kokës rritet afërsisht 0. • Perimetri i kokës dhe i gjoksit janë pothuajse të barabartë. t’i fusin në gojë. me shprehje fytyre a gjeste. Perimetri i kokës duhet të vazhdojë të rritet dhe kjo tregon një ecuri të shëndetshme të rritjes së trurit.7 cm.2 kg peshë në muaj. në varësi të aktivitetit. pastaj 0. Mishi i dhëmbëve mund të bëhet . RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Zgjatet afërsisht 1. • Frymëmarrja me bark lëviz 2550 frymëmarrje në minutë. Ritmi dhe shpeshtësia ndryshon nga fëmija në fëmijë. • Shton 2.

kafshimit dhe futjes në gojë të sendeve. Pak kollë. sepse i duket si një lojë me zërin. përtypjes. por shpesh dalja e dhëmbëve shoqërohet me teperaturë. Bebi duket i uritur. Daljet jashtë më të holla mund të shkaktohen nga sasia më e madhe e pështymës që prodhohet dhe gëlltitet. çdo fëmijë e përjeton në mënyrën e vet. ashtu si një i sëmurë me dhimbje të vazhdueshme. Bebi vazhdon të kollitet me qëllim edhe më vonë. Mospranimi i ushqimit. gishtin e ndonjë të panjohuri. Por nëse bebi del hollë për më shumë se dy herë. për të tjerë është një histori që zgjat vetëm për një natë. që nga dora e vet. Temperatura (370-380 C) Mjekët s’e pranojnë. si rezultat i përskuqjes në vendin e daljes të dhëmbit. Shumë rrallë mund të fillojë më herët ose më vonë. gjirin që e ushqen. i shoqëruar nga rritja e sasisë së pështymës. Kjo gjë përsëritet gjithë kohën dhe bebi gjithë kohën do të ushqehet. por më pas nuk pranon. ai shkëputet nga gjiri apo shishja. Shenjat më të zakonshme të daljes së dhëmbëve janë: Skuqja e fytyrës dhe e mjekrës ngaqë lëkura laget nga jargët. Mos u shqetësoni nëse bebi nuk ka ndonjë shenjë tjetër ftohjeje apo alergjie. fshijeni shpesh bebin që lëkura të mbetet e thatë dhe vini një peshqir ose napë në gjoks gjatë gjumit. lyejeni me krem lëkure. dhe për disa të tjerë në moshën 12 muajsh. Dhimbja. Ka bebe që kanë mjaft dhimbje dhe të tjerë që nuk paraqesin asnjë lloj dhimbjeje. Kjo e streson shumë atë. Kafshimi. Irritimi. por sa fillon të thithë dhimbja dhe sikleti shtohet. sepse kjo lehtëson dhimbjen dhe presionin që ushtron dhëmbi në mishrat e dhëmbëve. Nëse në ndonjë vend shfaqet lëkurë e tharë. për disa në moshën 2-3 muajsh. të cilat i donte aq shumë më parë. Si mund ta kuptoj që fëmijës po i dalin dhëmbët? Kur fillon dalja e dhëmbëve. Konsultohuni me pediatrin nëse temperatura vazhdon për më shumë se 3 ditë. Jashtëqitja e ujshme. Bebi kafshon çdo gjë që i zë dora. duhet të konsultoheni me mjekun pediatër. Për disa ky është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Pështyma e tepërt shkakton kollë. Dalja e dhëmbëve zakonisht fillon rreth moshës 7 muaj. Për të parandaluar këtë.KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 149 i kuq dhe i bymyer. Dhimbja e vazhdueshme bën që bebi të ndryshojë dhe të irritohet. .

Higjena e gojës duhet të fillojë tek bebet që me daljen e dhëmbit të parë. Duan të pijnë lëngje të ftohta. Me plasjen e dhëmbit mund të shkaktohet pak gjakrrjedhje në gojë. Për daljen e dhëmbëve të bebit është folur nëpër shekuj. Duan të hanë gjëra të ftohta. Edhe një provë e vetme mund të bëjë që bebit t’i pëlqejë dhe të mësohet me to.150 PJESA II VITI I PARË Çrregullimet e gjumit. ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë. lodra plastike etj. pastaj dhëmbët anash tyre. Mos përdorni pije alkoolike. Edhe thjesht një fërkim i mishrave me to e lehtëson dhimbjen. Zakonisht dalja e dhëmballëve çan një enë gjaku në mish. kruarje të mishrave e diarre. mund të përdorni Paracetamol. pastaj ata të mesit lart. se janë një helm i rrezikshëm për bebin. Këshillohen kompresa të ftohta për të ulur sikletin dhe thithjen e hematomës. Mjekimi i vetëm që qetëson dhimbjet e daljes së dhëmbëve është Paracetamoli (Tempra. Dhëmbët e foshnjërisë janë shumë të rëndësishëm për dhëmbët e përhershëm të fëmijës. Goja e fëmijës përmban miliona baktere. Shpesh dhimbja e dhëmbëve shpërndahet në veshë dhe mollëza dhe bebi tërheq veshët ose fërkon mollëzat herë pas here. i cili është përgjegjës për fillimin . Kur asgjë nuk e ul dhimbjen. nëse e vëmë mbi zonën e acaruar për pak minuta. Duan të përtypen gjithë kohën për të pakësuar dhimbjen duke ushtruar presion mbi mishrat e dhëmbëve. Tylenol. Feverall). dijetari i madh Hipokrat shprehej se dalja e dhëmbëve tek fëmijët shoqërohet me temperaturë. Gjithashtu edhe një fetë molle e ftohtë e mbështjellë me një napë mund të ketë efekt qetësues. akull të futur në një napë. kur bebi ka rreth 8 dhëmbë në gojë. sidomos kur del dhëmbi i syrit. Fryrja e mishrave të dhëmbëve. Tërheqin veshët ose fërkojnë mollëzat. Që në shekullin e 14-të. Shpesh nga dhimbja e dhëmbëve fëmijës i trazohet edhe gjumi. por kjo është krejt normale. që i merakos prindërit për shkak të ngjyrës së saj të mavijosur në gojë. Nga fundi i vitit të parë të jetës. kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur. Dhëmbi i parë i del bebit rreth muajve 5-7-të dhe e ndihmon atë të përtypë dhe të flasë. Mund të jepen banane të ngrira. Dhëmbët e parë që dalin janë dy dhëmbët e mesit poshtë. fillimisht poshtë dhe pastaj prapë lart. duke përfshirë edhe streptokokun.

zakonisht mbasi fëmijët të kenë fituar një kontroll të mirë të kokës dhe qafës. Për këtë arsye vizita e parë e fëmijës tek dentisti duhet të bëhet në moshën 12 muajsh. Kur një prind fut në gojën e vet lugën me të cilën ai ushqen bebin. Që në barkun e nënës foshnjet thithin gishtin e madh të dorës dhe ky zakon vazhdon edhe më pas. jo në biberon dhe që lëngu i frutave të pihet gjatë ditës dhe jo para se bebi të vihet në gjumë. Në studimet e fundit rekomandohet që qumështi i gjirit të jetë ushqimi i vetëm për fëmijët deri në 6 muaj. Ushqimet e forta mund t’i fillohen fëmijës rreth moshës 6-8 muajsh. fut gishtin në gojë. por dhe kequshqyerja dhe shtati i shkurtër janë të lidhura me përdorimin e tepërt të lëngjeve të frutave. Dieta e ushqyerjes ka gjithashtu një rëndësi shumë të madhe për dhëmbët e fëmijës. Nëse Lloji i dhëmbit Periudha e daljes së dhëmbit Të poshtmit Të sipërmit 5-7 muaj 7-10 muaj 16-20 muaj 10-16 muaj 20-30 muaj Prerësit e mesit Prerësit anësorë Të qenit Dhëmballët e para Dhëmballët e dyta 6-8 muaj 8-11 muaj 16-20 muaj 10-16 muaj 20-30 muaj . sidomos kur edhe vetë prindi ka dhëmbë të prishur.4 . Në këtë fazë mund të fillohet me miell orizi dhe më vonë me fruta e perime të shtrydhura. Zakoni i gishtit në gojë Mbijetesa e fëmijës varet nga aftësitë e tij për të thithur dhe jo vetëm kaq.8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 151 e krimbjes së dhëmbëve. Në përgjithësi fëmijët heqin dorë vetë nga ky zakon rreth moshës 4 vjeç. Jo vetëm prishja e dhëmbëve. kur bebi për të qetësuar veten (kur është i lodhur apo i mërzitur). Pirja e lëngjeve të frutave për një kohë të gjatë ka të ngjarë të shkaktoje krimbje. Rekomandohet që fëmijëve t’u jepet lëngu i frutave në filxhan. rreziku shtohet. Fëmijët nuk duhet të lejohen që të përdorin për një kohë të gjatë filxhanë me thithje. Mbipërdorimi mund të shkaktojë gjithashtu diarre dhe dhimbje barku. por me anë të gojës bebi njeh botën e jashtme.

ndiqni këshillat e mëposhtme: • Në vend që t’i bërtisni fëmijës kur fut gishtin në gojë. • Nëse fëmija e ka zakon që të mbajë gishtin në gojë natën. • Për ditët që fëmija nuk e fut gishtin në gojë. shpërblejeni atë me diçka që i pëlqen. a t’i tregoni një përrallë më tepër etj. ZHVILLIMI LËVIZOR • S • • • • • jelljet refleksive janë duke ndryshuar: Refleksi Glabelar është pjekur mirë (kur fëmija goditet në mes të dy vetullave. Shkalla e dëmtimit varet nga frekuenca. probleme të gjumit. të shkojë tek lodrat. Nëse fëmija juaj mban gishtin në gojë pas moshës 4 vjeç. Frenimi me dhunë i këtij zakoni mund të shoqërohet me probleme në të mësuar. Një fasho rreth gishtit mund ta ndihmojë. Përdor gishtat dhe gishtin tregues për të kapur sendet. që përfshin lëvizjet e gjuhës kundër pjesës së sipërme të gojës). Refleksi i thithjes bëhet i vullnetshëm. fëmija ka nevojë për diçka që ta kujtojë se nuk është mirë të fusë gishtin në gojë. deri në kohën kur fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm. apo për të bërë gjithçka që mund të mbajë duart e tij në aktivitet. .152 PJESA II VITI I PARË zakoni i thithjes së gishtit vazhdon përtej kësaj moshe. i cili i lejon fëmijës të lëvizë ushqime të forta nga fillimi i gojës për mbrapa. t’i bleni një libër. apo fillim të zakoneve të reja. urinim në shtrat. në periudha të mëvonshme. kohëzgjatja e mbajtjes në gojë të gishtit si dhe pozicioni në të cilin gishti mbahet në gojë. • Nxisni fëmijën që të përdorë të dyja duart për të ngjyrosur. intensiteti. për shembull një film me video. Ky zakon mund të ndikojë gjithashtu edhe në marrëdhënien midis nofullës së sipërme dhe asaj të poshtme si dhe në defekte të shqiptimit. për të plotësuar lojëra formuese. me qëllim që të gëlltitet. I arrin sendet me të dyja krahët. atëhere jepini një lodër në dorë që të heqë meqenëse meqezakonin. ai hap krahët si masë mbrojtëse). ekziston rreziku që të shkaktohen deformime të qiellzës dhe deformime të dhëmbëve. Shfaqet refleksi i gëlltitjes (një formë më e zhvilluar e gëlltitjes. Refleksi i parashutës shfaqet në fund të kësaj periudhe (kur e kap për mesi bebin e shtrirë përmbys dhe bën sikur e lëshon në tokë. lavdërojeni atë kur nuk e mban gishtin në gojë. • Ndonjëherë. si pasojë ai pulit sytë).

4 . Figura 13. fut gjithçka në gojë. por ende nuk mund të zvarritet apo të ecë këmbadoras. Transferon sendet nga një dorë në tjetrën. prandaj në periudhën kur bebi fillon të qëndrojë ulur lirisht. tund dhe peshon sende. sepse ecja me rrethore kërkon aftësi të ndryshme lëvizore nga ecja vetë. Mban vetë shishen. por në përgjithësi nuk lëviz përpara. Por meqenëse nga një stu- ZHVILLIMI NJOHËS DHE AI I PERCEPTIMIT • Gjen se nga vijnë zërat e njohur dhe kthen kokën në drejtim të tyre. . ata duan të përdorin rrethoret. e mban kokën të ngritur. Mund të fillojë të tërhiqet prapa në mënyrë të rastësishme kur e shtrin përmbys. aftësi këto shumë të nevojshme për të ecur i pavarur. Rrethorja nuk e mëson se si të mbajë ekuilibrin ose se si rrëzohet. Vë vetveten në një pozicion rrëshqitës duke u ngritur mbi krahë dhe mbledh gjunjët poshtë trupit. lëkundet para dhe prapa. Kjo sjellje mund të përdoret për të provuar dëgjimin e fëmijës. Disa bebe mund të kapin objekte të vogla dhe ndoshta të rrezikshme. ndaj tregohuni të vëmendshëm dim amerikan është vënë re se rreth 24000 aksidente në vit ndodhin si pasojë e përdorimit të rrethoreve. Ngre kokën kur e vë në shpinë Rrotullohet nga përpara-prapa dhe nga prapa-përpara. në kapjen e sendeve përdor gjithë dorën. kërcen në vend. I pëlqen ta mbajnë më këmbë e veçanërisht në prehërin e dikujt. atëhere ato është mirë të mos përdoren.8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 153 • • • • • • • • • më vonë i arrin me një dorë ose me tjetrën. shpinën të drejtuar dhe krahët përpara për mbështetje. Ulet vetë pa mbështetje. Rrethorja nuk e ndihmon bebin të ecë më shpejt. shumë shpejt do të fillojë të zvarritet edhe përpara. Mban. A duhet përdorur rrethorja për të nxitur lëvizjet? Prindërit dhe fëmijët janë shumë të stresuar në situata të tilla.

ndoshta mund ta injorojë lodrën e dytë ose e kalon atë në një dorë. z. • Mban dhe eksploron sendet në shumë mënyra: duke i parë. • Është i paaftë për t’u marrë më tepër sesa një lodër në të njëjtën kohë. • Vazhdon të fusë gjithçka në gojë. • I përgjigjet emrit të vet. • Reagon në mënyrë të ndryshme ndaj zhurmave të tilla si fshesa me korent. • Shpreh emocione të tilla si gëzimi. përplas lugën mbi tavolinë. TË FOLURIT DHE ZHVILLIMI GJUHËSOR • I përgjigjet në mënyrë të duhur emrit të tij ose kërkesave të thjeshta si: ha. • Imiton. përplasja e gjuhës etj. edhe kur ato nuk shihen. • Belbëzon duke përsëritur disa rrokje me radhë. . mund të qajë ose të shikojë nga prindërit për t’u siguruar. • Vendos një lidhje të plotë me mamanë ose me kujdestaren. • ”I flet” lodrave. në mënyrë që të merret me lodrën e re. si për shembull: përplasja e buzëve. th. kolla. • Përdor duart. s. kënaqësia dhe inati duke nxjerrë tinguj të ndryshëm. • I përgjigjet variacioneve të toneve të zërit të të tjerëve. si rrake dhe kuba. • Imiton disa tinguj jo të folur. bën mirupafshim me dorë etj. pra tashmë bebi kupton lartësinë. duke prekur të gjithë sipërfaqen. përshëndet me kokë. • Merr sende të përmbysura (me fjalë të tjera ai e njeh një gotë. • Shfaq frikë nga të rrëzuarit nga vende të larta si shkallët etj. për shembull. • Kërkon lodra ose ushqime që janë tërësisht të fshehura nën rroba. ba-ba-ba. gojën dhe sytë në koordinim për të eksploruar trupin e tij dhe mjedisin që e rrethon. • Përplas sendet me njëri-tjetrin në mënyrë të kuptimtë. nuk ikën përgjithmonë. por kthehet prapë. fillon të kuptojë që sendet vazhdojnë të ekzistojnë. ose bëj paçim me dorë. i përplas dhe i tund. si inatit dhe mërzisë. zilja e telefonit ose lehja e qenit. ndërkohë që kupton se objektet vazhdojnë të ekzistojnë.154 PJESA II VITI I PARË • I fokuson sytë në sende të vogla dhe i kërkon ato. • I prodhon të gjitha zanoret dhe disa bashkëtingëllore si: r. Pra mami kur ikën në mëngjes. edhe kur ajo është pozicionuar në një mënyrë të ndryshme). • Bën aktivitete me lodra të vogla. edhe kur ato nuk shihen. duke i rrotulluar ato nga të gjitha anët.

Përkundrazi për bebin kjo është shumë e bukur dhe diçka prej së cilës ai mëson shumë. Nëse bebi bisedon me ju duke thënë ba-baba. fjalët për të marrin një tjetër rëndësi. Kur e ushqeni. Megjithëse bebi ende nuk flet. Përemrat janë akoma një kategori fjalësh që e ngatërrojnë bebin. apo disa herë në ditë të njëjtën këngë. thjesht dhe të shqiptoni mirë fjalët. Bëni shumë pyetje të tilla si: “ Ku është qeni?” dhe shumë shpejt bebi do t’ju habisë duke vënë gishtin mbi figurën e duhur. Për shembull “tani do të ndërrojmë panolinën” . Ndërsa bisedoni me bebin. apo da-da-da. Ju mund ta ndihmoni bebin t’i zhvillojë të dyja duke vepruar si më poshtë: Flisni ngadalë. ai mund të ketë gati një përgjigje ndaj asaj që ju i keni thënë apo kërkuar. të folurit e shpejtë do ta vështirësojë punën e tij. po kështu rritet edhe kënaqësia që provoni ju të dy. por rima e thjeshtë e librave me vjersha apo figurat e bukura mund të tërheqin vëmendjen e tij. nëse filloni të imitoni njëri-tjetrin. këtu është lëngu” etj. që t’i lini kohë fëmijës të kuptojë atë që i thatë. përpiquni që të flisni ngadalë. Theksoni imitimin. Mos harroni të bëni një pushim. . Kur bebi përpiqet që të kuptojë një gjuhë të ngatërruar. Ndërtoni një repertor me këngë dhe rimë. atëhere ju pasojeni atë me një ba-ba–ba të thellë. Është koha kur ai mund të dëgjojë edhe këngë për fëmijë nga kasetat e magnetofonit. Tani që numri i tingujve që lëshon bebi është rritur. Përdorni librat. ju duhet të thoni: “Unë po hedh lëngun në filxhan” dhe shtoni duke treguar filxhanin “Lëngu. vendosni theksin tek fjalët që janë më kuptimplota në fjali. Përqendrohuni tek fjala. Kujdesuni që të komentoni përemrat. duke thënë ” Ky është libri i mamit” dhe ” kjo është kukulla e Anës”. Prisni për një përgjigje.8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 155 Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë Tani që bebi është në fazën e zhvillimit të tij gjuhësor. ndaj kushtojini rëndësi atyre. fjala “panolinë” është ajo që duhet theksuar më shumë.4 . Me kohë ju mund të shtoni edhe tinguj të tjerë si ga-ga-ga . Kjo do të përbëjë bazën e të mësuarit të gjuhës: të kuptuarin (i cili zhvillohet më parë) dhe të folurin (më i vonshëm në zhvillim). Ndoshta ju mund t’ju duket budallallëk që të përsërisni çdo ditë. Bebi nuk është akoma gati për të dëgjuar historira. Që t’i jepni fëmijës mundësinë që të kuptojë sa më shumë.

156 PJESA II VITI I PARË edhe pse kjo mund të jetë vetëm një britmë gëzimi. i ndarë nga të tjerët. Nga 6 muaj e lart fillon të tregojë preferenca për kujdestarin kryesor. mamin. Qesh me zë të lartë. por mos e mërzisni bebin dhe veten tuaj. nëse i plotësohen nevojat fizike dhe emocionale. buzëqesh. • Fillon ta shohë veten si person.m. Është ende miqësor në drejtim të të huajve në fillim të kësaj periudhe. shfaq frikë ndaj të huajve (d. edhe aktivitetet. • Mund të tregojë ndryshimet ndërmjet të njohurve dhe të • • panjohurve dhe i përgjigjet ndryshe secilit prej tyre. • Bëhet më i lirshëm dhe miqësor. “jepja mamit kukullën”. e tregon dëshirën për ta marrë hopa duke ngritur duart lart. veprimet dhe tingujt. në mënyrë të vazhdueshme ndjek edhe njerëzit. Mërzitet nëse i marrin lodrën apo një send tjetër.th. I përgjigjet saktë shprehjeve të fytyrës. gugat. tregon shenja frike kur afrohet një person jo i familjes). I pëlqen ta mbajnë në krahë dhe ta përkëdhelin. Mbase jo që herën e parë do të japë një përgjigje të saktë. • • • • ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Kënaqet duke vëzhguar mjedisin. Përkundrazi ndihmojeni atë të kuptojë atë që i keni thënë dhe që ta kryejë veprimin që i keni kërkuar. Jini “urdhërues”. Imiton shprehjet e fytyrës. fjalët ose të dyja bashkë. Tërheq vëmendjen duke përdorur lëvizjet e trupit. . më vonë s’ka dëshirë të afrohet ose të rrijë me të huajt. pakënaqësisë. Vendos një marrëdhënie besimi me prindërit dhe kujdestarët. “bëj pacim”. dadon ose gjyshen etj. kur ju i thoni që do të ulet tek karroca e tij për të luajtur. buzëqeshjeve. Është e rëndësishme për bebin që të fillojë të mësojë komanda të thjeshta si: “puthe gjyshen”.

Deri në moshën gjashtë muaj nevojat e tij për t’u ushqyer mund të plotësohen me anë të qumështit të gjirit ose atij artificial. për të plotësuar nevojat e tij gjithnjë e në rritje për lëndë ushqyese. dhe perime. Një mikeshë që vjen për vizitë thotë se që kur i ka filluar ushqim vajzës së saj tre muajshe. Ai do t`ju tregojë më mirë se të gjithë të tjerët se kur të filloni ushqimet e ngurta. ndërsa është duke u ushqyer. Kjo periudhë quhet . • Është i aftë të presë gjysmë ore ose më shumë pasi është zgjuar. bebi do t’i nxjerrë jashtë). • Tregon interes në aktivitetin e të ushqyerit. infermierja e këshi-llimores ju thotë se duhet të prisni deri kur bebi juaj të mbushë 6 muaj. Rreth fundit të muajit të 6-të foshnja juaj është gati për të provuar ushqime të ndryshme nga qumështi i gjirit apo ai artificial. Kështu nëna apo vjehrra ju thonë “Unë ty ta kam filluar ushqimin shtesë me lëng karrote që 1 muajshe dhe shiko sa e shëndetshme je!”. Kë duhet të dëgjoni? Nënën. vetëm bebin tuaj.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 157 Rutina e përditshme USHQYERJA • I rregullon oraret e të ngrënit sipas orarit të familjes. doktorin. dhe ju tregojnë se çfarë thonë shkenca e sotme për këtë. shpesh më shumë ngatërrojnë se sa sqarojnë. Por mbas kësaj moshe. mikeshën? Jo.4 . që i ha të vendosura në pjesën e fundit të gjuhës (nëse ju i vendosni në majë të gjuhës. Pediatri. zakonisht ushqehet 3-4 herë në ditë dhe merr 170 – 230 gram në çdo vakt. • Fillon të pranojë sasi të vogla ushqimesh të forta të tilla si miell orizi/gruri etj. kërkon të kapë gotën ose lugën. ajo është më e qetë dhe fle më mirë natën. bebi juaj duhet të fillojë të marrë edhe ushqime të tjera shtesë. veçanë-risht nëna rreth kohës se kur duhet të fillojë ushqimin shtesë. për të ngrënë vaktin e parë. Fillimi i ushqimeve të forta Në kohët e sotme mesazhet të cilat marrin prindërit. “Djalit tim i kam filluar muhalebinë dhe paluzen me niseshte që tre muajsh” etj.

Fillimi shumë i hershëm i ushqimeve të forta përpara kësaj moshe nuk besohet se shkakton ndonjë dëm të madh fizik tek bebi. apo për t’i kapërdirë ato nga fillimi i gojës deri në fund të saj. stomaku nuk do të arrijë të përballojë punën e tepërt dhe shtohet mundësia për alergji ndaj ushqimeve të huaja. kur është mësuar shumë gjatë me ushqyerje me gji ose me qumësht artificial. Bebi. mund të keni vështirësi. • Para moshës 6 muajshe bebet nuk kanë nevojë për të eksperimentuar ushqime me shije të ndryshme nga ajo e qumështit • Sistemi i tretjes së ushqimit tek foshnja ende nuk është arritur plotësisht. Pra me shtimin e ushqimeve të tjera përveç qumështit. Gjithashtu bebi do të fillojë të bjerë në peshë. Disa arsye të tjera janë: • Zhvillimi i muskujve dhe nervave të bebit ende nuk është i përshtatshëm. Rreth moshës 6 muajshe ju do të filloni të vëreni tek foshnja juaj disa shenja që tregojnë se është gati për fillimin e shtesave ushqi- . Ai nuk mban dot një pozicion të përshtatshëm për të gëlltitur ushqimet e ngurta. por studimet mjekësore tregojnë se sistemi i tretjes së fëmijës deri në njëfarë moshe është i pazhvilluar dhe jo i gatshëm për të filluar këtë ushqyerje të re. dhe mund të jetë e vështirë t’i ndryshohet shija. nuk plotësohen dot vetëm nga qumështi i gjirit. edhe në moshën 1 vjeç bebi mund të mos pëlqejë asgjë tjetër përveç qumështit të gjirit apo të formulave. si dhe vëllimi i sto- makut është shumë i vogël dhe stomaku është më i ndjeshëm ndaj lëndëve të huaja ushqimore që futen në trup me ushqimet e reja. Po kështu. Përshtatja e bebit me shijen e ushqimeve të reja nuk është shumë e lehtë dhe nëse ne nuk e fillojmë këtë punë në kohën e duhur dhe me ngadalë. mund të dëmtojë sjelljen dhe zakonet e të ushqyerit të bebit kur të rritet. në një moshë më të vonë të fëmijërisë. edhe nëse do të prisni shumë gjatë (deri mbas muajit të apo më vonë) për t’i filluar bebit ushqimet e forta. nuk i pranon ato. Nëse një foshnjë e cila nuk është gati për t’i filluar këto ushqime të reja. Kjo mund të shkaktojë atë që quhet kequshqyerje e fëmijës. megjithëse nuk është fizikisht i dëmshëm. mërzitja dhe lodhja nga të dyja palët mund të ndikojnë mbi neverinë dhe mungesën e dëshirës për t’u ushqyer. Nevojat e tij ushqimore tashmë të rritura. mund të mos përshtatet me mënyrën e copëtimit dhe bluarjes së ushqimit në gojën e vet.158 PJESA II VITI I PARË periudha e fillimit të ushqimeve të forta. Gjithashtu fillimi i parakohshëm i ushqyerjes së fortë.

kur bebi e derdh të gjithë ushqimin në rrobat e reja!! Sfida që po filloni ju tani me bebin tuaj. ashtu edhe lodhshme. Kur bebi juaj është gati. çdo ditë që kaloni me bebin është sa e bukur. bebi duket përsëri i uritur. Ja edhe një moment tjetër i bukur në jetën tuaj si familje erdhi. • Refleksi i flakjes me gjuhë është zhdukur. buzëqesh e lëshon tinguj për të tërhequr vëmendjen. që ushqimi të hahet me shije dhe pa luftë. ky refleks ende është i pranishëm dhe bebi nuk është gati për t’u ushqyer me lugë. ngrihet dhe zgjatet drejt ushqimit. • Edhe pse ju i jepni rregullisht gji sipas dëshirës. përballë është bebi. Më të shpeshtat që mund të ndeshen janë: • Kur shikon se nëna dhe babai po hanë diçka.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 159 more. Si të fillohen ushqimet e forta Që nga dita e parë e lindjes. mund të filloni ushqimet e forta ngadalë dhe gradualisht. Kjo është me shumë rëndësi. të përzier me qumështin e gjirit ose atë artificial. sepse fillimi i hershëm i ushqimeve të huaja mund të shoqërohet me një rrezik për alergjitë ushqimore. Prindërit në këtë periudhë shpesh janë shumë të shqetësuar për fi- . Nëna merr një lugë nga tasi me pure molle dhe e afron në gojën e bebit. po kaq rëndësi ka dhe krijimi i një atmosfere të qetë e të këndshme. • Është i interesuar dhe dëshiron të provojë shije të reja. më shumë se një çështje e lidhur me një ushqyerje të mirë është e rëndësishme për hedhjen e themeleve për sjellje dhe zakone të shëndetshme lidhur me ushqimin. Nëse bebi e nxjerr jashtë ushqimin me gjuhë dhe vazhdon ta bëjë këtë pasi jeni përpjekur disa herë. Babai qëndron gati me aparatin fotografik. Sa rëndësi ka që bebi juaj të marrë gjithë sasinë e ushqimit që ka nevojë. • I kanë dalë një apo dy dhëmbë dhe ka dëshirë të kafshojë gjëra të forta. goja e bebit hapet dhe ja ky është momenti për të shkrepur aparatin. Po kështu është edhe me ushqyerjen e bebit tuaj. veshur me rroba të bukura që qëndron ulur në karriken e vet të re. Këtë refleks mund ta provoni kështu: vendosni në gojën e bebit një majë luge (apo lyeni gishtin tuaj) me muhalebi me miell orizi të përgatitur shumë hollë. ia kap copën e bukës ose pirunin nga dora. • Ka qejf të fusë gjëra në gojë. • Bebi arrin të nxjerrë buzën e poshtme përpara dhe kështu mund të marrë ushqimin me lugë. t’i ndjejë dhe t’i shijojë ato.4 .

. keni më shumë mundësi që të arrini sukses me ushqyerjen. Gjithashtu sigurohuni që keni lugën e përshtatshme për të. Ai përsëri po rritet dhe zhvillohet me një shpejtësi të pabesueshme. do të ishte një betejë e vështirë për ju dhe për të. Përpara se të filloni të fusni lugën me ushqimin e ri në gojën e bebit. Kini kujdes që gjatë kohës që bebi qendron në karrike të lidhet dhe të sigurohet mirë. mund t’i hidhni pak nga ky ushqim në tavolinen e tij. mundësisht plastike. por edhe për disa muaj ushqimi më i rëndësishëm për bebin tuaj ende vjen nga qumështi i gjirit ose ai artificial. ose në vendin ku është ulur dhe lëreni ta marrë. ky nuk do të jetë i panjohur për të. ta shikojë atë. por sistemi i tij mbrojtës ende nuk është i pjekur. Nëse do ta lejoni bebin që ta drejtojë lojën e të ushqyerit.160 PJESA II VITI I PARË llimin e ushqimeve të forta. kështu mos nxitoni t’i filloni sa më shpejt të gjitha ushqimet e ngurta. pra të jenë të përshtatshme për traktin e tretjes së bebit dhe të kenë shije të pëlqyeshme për to. Të shikosh bebin tënd që po merr lugën e parë të paluzes me fruta është një çast shumë i këndshëm për prindin. Lëreni bebin të qendrojë ulur pranë tavolinës me këtë karrike. për një sërë arsyesh. Ushqimet më të mira që rekomandohen në këtë stad janë ato të freskëta dhe të përgatitura nga ju në shtëpi. Sot pediatrët këshillojnë që foshnja të ushqehet në një karrike të lartë të përshtatshme për të. Rëndësia e shqisave gjatë ushqyerjes Zhvillimi i shijes Shija e fëmijës pëson një zhvillim të thellë gjatë fillimit të ushqimeve të forta dhe deri kur mësohet të hajë dhe të pëlqejë apo të mos pëlqejë shijet e të rriturve. me bisht jo shumë të gjatë sepse është më e përshtatshme për mishrat e dhëmbëve të bebit. ose në një vend të përshtatshëm për të. kur familja juaj është duke u ushqyer. Ushqimet që këshillohet të përdoren në këtë periudhe duhet të: • plotësojnë nevojat e ushqimore të fëmijës • mënjanojnë reaksionet alergjike • tolerohen mirë nga bebi. duke e siguruar mirë. Në këtë mënyrë kur ju do t’i afroni lugën me ushqimin që doni t’i jepni. Karrigia duhet të ketë patjetër rrip për ta lidhur. Fillimisht ju mund ta ushqeni duke e mbajtur në krah dhe më tej ta ulni në karrike. Mbajtja e bebit në krah ose në prehër gjatë kohës që ju po mundoheni t’i fusni në gojë një lugë me një ushqim të ri. ta përziejë. ta shtypë me gishta.

5. Pranoni se koha e ushqyerjes është e lodhshme dhe e rrëmujshme. Kjo është pjesë e mësimit. përmbajtje dhe shpeshtësi në jashtëqitjen e bebit tuaj. mund të kapë gjëra të vogla dhe është shumë e interesuar kur ju keni një pjatë përpara dhe po hani diçka. Sigurohuni që bebi juaj është gati për të filluar ushqime të reja përveç qumështit të gjirit apo të formulave. hundë që kullojnë. Filloni vetëm një ushqim të ri në çdo javë. Gjatë kohës që ju i shtoni ushqyerjes së bebit ushqimet e ngurta. (ose në raste të veçanta të paktën deri në fund të muajit të katërt) përpara se të fillohen ushqimet e tjera. Për të mbajtur një prodhim të përshtatshëm qumështi. Shumë prej ushqimeve që ju do t’i jepni bebit tuaj do të përfundojnë në dysheme dhe në rrobat e tij e tuajat. grindje. Pediatrët rekomandojnë që të pritet deri kur bebi juaj është 6 muajsh. Gradualisht. . Shikoni për reaksione të rënda dhe nëse këto ndodhin. Jepini bebit tuaj sasi shumë të pakta ushqimi në fillim (rreth gjysëm luge çaji).4 . Ju dhe bebi juaj keni shumë kohë për të eksploruar gjithë botën e re të kënaqësisë së kuzhinës. Prisni një ndryshim në feçet e bebit. luajnë një rol të madh në ushqimet që do të zgjidhni për t’i dhënë dhe kohën kur duhet t`ia filloni. Koha më e mirë për t’i dhënë ushqimet e reja është paraditja. 7. në se ju po ushqeni me gji dhe për t’i dhënë bebit ushqimin më të rëndësishëm për të gjatë vitit të parë të jetës. 4. prandaj vishuni si duhet. Kjo e bën më të lehtë vëzhgimin e ndonjë shenje që mund të japë bebi juaj për ndonjë reaksion alergjik. si skuqje e lëkurës me puçrra të vogla. Veproni me ngadalë. Në fillim ushqejeni me qumësht gjiri ose artificial. Është normale që feçet ndryshojnë ngjyrë. ushqejeni bebin me qumësht gjiri ose artificial. Nuk ka asnjë metodë përparimi të ushqimeve më të mirë se ta lësh bebin ta provojë vetë. rriteni sasinë deri në një çerek filxhani nga ky ushqim në një vakt. Në këtë moshë ajo fillon të qëndrojë ulur mirë. 2. pa mbështetje. 6. 3. duhet t’ia tregoni mjekut që ndjek bebin. Ajo që bebi juaj pëlqen dhe nuk pëlqen dhe historia e familjes për shenja alergjie/azme. do të shikoni një ndryshim në ngjyrë. pastaj filloni ushqimet e forta.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 161 Dhjetë rregulla që duhet t’i dini 1. Çdo foshnje është e ndryshme. përpara se t’i jepni ushqimet e ngurta. Ka shumë rëndësi të shikoni bebin tuaj për shenja gatishmërie dhe pastaj të vendosni një kohë për të filluar ushqimet e ngurta.

Kjo është një “lojë” e natyrës për ta çuar bebin drejt ushqimit të tij të vetëm dhe më të shëndetshëm. Bëjeni ngrënien një ngjarje sociale. Nëse bebi juaj nuk pëlqen një ushqim ose nuk ka uri. Duhet të mësojë shije të reja? Po. qumështit të gjirit. Mospëlqimi i të hidhurës dhe të thartës Po kështu i lindur është edhe mospëlqimi i fëmijëve të vegjël ndaj ushqimeve shumë të tharta apo të hidhura. por pa e sforcuar! Të mësuarit e fëmijës me shijet e reja është rezultat i një procesi shumë të vështirë njohjeje. Sforcimet apo detyrimet janë të kota dhe në disa raste ndikojnë keq. Edhe shqisat e tjera marrin pjesë aktivisht në formimin e shijes. që duhet të zhvillohet në mënyrë shumë graduale. Kurrë mos e përdorni ushqimin si një mjet për ta lavdëruar apo dënuar bebin. Shija për të ëmblën është e vetmja shije e lindur Në lindje të porsalindurit pëlqejnë vetëm shijen e ëmbël. Bebet zakonisht e duan këtë ndërveprim. Nxitja e bebeve që të luajnë me ushqimin gjatë kohës së ngrënies. Po kështu ka të ngjarë që ju të shihni edhe copëza të patretura ushqimi në feçet e bebit tuaj. Lejojeni bebin të ulet me familjen në kohën e ngrënies. Të shikuarit Ngjyrat kanë rëndësi në pëlqimin e ushqimeve nga bebi.Veçanërisht të vegjlit duket se tërhiqen më shumë . se sa një sasi të madhe në tre vakte. 10. Kështu ai mund të fillojë të pëlqejë anën sociale për të ndarë ushqyerjen me familjen. Ndiqni reagimin e bebit tuaj.162 PJESA II VITI I PARË në varësi nga ushqimi që ha bebi. përqafime dhe vëmendje. Jepini atij shumë përkëdheli. Mbani mend se bebet kanë stomak të vogël. që është e ngjashme me atë të qumështit të nënës. është një mënyrë shumë e mirë për ta bërë më zbavitëse zbulimin e shijeve të reja. 8. Edhe këtu natyra i ka pajisur bebet me “antena” të veçanta për t’u mbrojtur nga ushqime që mund të jenë të dëmshme për to dhe që shpesh kane këtë shije. 9. Shija për të kripurën formohet gradualisht Shija për të kripurën formohet gjatë kohës së mësimit të fëmijës me ushqimet e forta. prandaj jepini më mirë sasi të pakta dhe më shpesh gjatë ditës. Ka shumë rëndësi që koha e ngrënies të jetë e këndshme dhe e gëzueshme. mos e detyroni me forcë ta hajë (nuk dëmtohet po të kthehet prapë tek gjiri dhe mos të marrë asnjë ushqim të fortë për pak ditë).

Të dëgjuarit Mund të luani me zhurmën që bën ushqimi. është më mirë të mos bëni shenja. . por nga ana tjetër prindi shtrembëron fytyrën. Kështu mund të luani me menynë që përgatisni. Temperatura Duhet të kontrollohet që ushqimi mos të jetë as shumë i nxehtë. duhet të jepet një ushqim i shumëllojshëm. karrota etj). Këshillohet ta lini të eksperimentojë në liri. ose një mollë apo banane e përtypur etj. ose mishit të saponxjerrë nga furra. sepse vetëm kështu mund të lerë një kujtim të mirë tek ai. Të prekurit “Prekja” e ushqimeve është një nga lojërat më entuziasmuese për bebin. Për këtë i duhet kushtuar vëmendje disa faktorëve: Qetësia Një shije e re nuk duhet ngarkuar me ankth. Edhe nëse i jepni një ushqim që vetë nuk e pëlqeni. menjëherë do të kapet nga bebi si ushqim i keq. Nuhatja Mbas 12 muajve bebi është plotësisht në gjendje të nuhasë ushqimet. sepse ka më shumë mundësi të pëlqehet.4 . as shumë i ftohtë. Kështu bebi do të zbulojë ndoshta se lëkura e pjeshkës është me push dhe ta krahasojë me lëkurën e mandarinës. (për shembull supë me domate.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 163 nga ngjyrat e gjalla dhe nga kontrastet e forta. sepse kjo është baza për një dietë të shëndetshme. Mund ta lejojmë të luajë me lëkurën e një mandarine. Shembulli Një ushqim që fëmijës i thuhet se është i mirë. Zakonisht ushqimi duhet të jetë i vakët. buka e thekur e copëtuar. t’i marrë erë tortës. sepse kështu bebit do t’i mbetet një kujtim i keq. Më mirë të propozohet me qetësi. duke e bërë atë me shumë ngjyra. Disa gjëra që duhen pasur kujdes Një shije e re që mund të pasurojë dietën e bebit duhet dhënë me kujdes. perime me ngjyra. Llojshmëria Edhe nëse keni gjetur një lloj ushqimi që i pëlqen fëmijës.

por vetëm njohja me to. por mos harroni të mbroni rrobat tuaja. ose e përgjumur dhe nuk do t’i pëlqejë ta fillojë me një ushqim të huaj.164 PJESA II VITI I PARË Si të jepen ushqimet e para? Vaktet e para që do të jepni me ushqimet e forta nuk janë vakte të plota. Qumështi i gjirit apo ai i formulave vazhdon t’i japë pjesën më të madhe të ushqyerjes për të cilën ka nevojë. ju vetëm po i tregoni bebit tuaj se ka edhe ushqime të tjera përveç qumështit. por sigurohuni që koka e tij të ketë mbështetjen e duhur. Në mëngjes bebi mund të jetë shumë e uritur. mund të shkaktohen probleme Figura 15. Pozicioni i bebit mbështetur në prehër është i mirë për gromësitje dhe njëkohësisht është shumë qetësues për fëmijë me dhimbje barku të vazhdueshme (kolika). . Një gromësitje kur fëmija mbështetet tek shpatulla jep rezultat për shumë fëmijë. Edhe një i porsalindur mund të vendoset në pozicion ulur për të gromësitur. Koha më e mirë kur fillohet ushqimi i ri është vakti i mesditës. Figura 16. Figura 14. me tretjen e bebit dhe të krijohet kështu një natë e shqetësuar për të gjithë familjen. Fillimisht duhet të mbani mend se në javët e para që filloni ushqimet e reja. duke i dhënë një ushqim të ndryshëm nga ai i gjirit. Po ashtu në vaktin e mbrëmjes.

mos ia jepni me zor ushqimin. Arsyet mund të jenë disa: provoni ushqimin se mos nuk është gatuar si duhet dhe ka me të vërtetë shije të keqe. Futeni lugën midis buzëve të bebit. duke pasur pranë tasin me ushqimin e ri. Arsyeja është se nuk . Mbas përsëritjes se disa herëve. mundet që ushqimi nuk i pëlqen për momentin. ushqyerjet e para siç thamë. mund të vjellë. ndoshta shijet e bebit kanë ndryshuar. Më mirë prisni një javë ose dy sa të vazhdoni të humbni kohë. Gjeni një zgjidhje tjetër dhe qetësohuni. Duke e mbajtur gjithnjë bebin në gjunjët tuaj. forca dhe të grindeni me bebin. Vërini grykashkën dhe filloni t’i jepni gjysmën e qumështit të gjirit (jepini vetëm njërin gji) apo të qumështit artificial. ndihmojeni të gromësijë dhe më tej vazhdoni me ushqimin e përgatitur nga ju. Kur të ketë ngrënë rreth një lugë me ushqimin e ri. janë vetëm njohja me ushqimin. Ju si prindër mund të përfitoni nga ky çast i bukur dhe ta fotografoni bebin tuaj. Mos e shtyni lugën me forcë në gojë. bebi do të hajë më shumë se ç’do të nxjerrë nga ky ushqim. Ka raste që bebi mund të mos ta pranojë një ushqim të cilin më parë e ka pëlqyer. në mënyrë që ta thithë. prandaj jini të duruar dhe nxiteni duke i folur. ndoshta ende nuk është zhvilluar dhe përgatitur për këtë. pastroni gojën dhe mjekrën dhe vazhdoni t’i jepni qumështin e gjirit apo të formulës. Disa herë bebi mund ta mbajë ushqimin vetëm në gojë dhe ta nxjerrë atë të gjithë jashtë. Në rast se ushqimi vazhdon të rrëshqasë jashtë gojës së bebit. kur është i mbuluar me ushqimin në fytyrë dhe në trup. Nëse luga e bezdis.4 . Në fillim shija e re dhe përbërja e ushqimit që ndryshon nga ajo e qumështit mund ta habisin. kini durim. Ushqimet e para që duhen filluar Nëse të gjithë pediatrët pranojnë se qumështi i gjirit është ushqimi i parë i përsosur për bebin tuaj. sepse nëse bebi ndien ushqim që prek pjesën e mbrapme të gjuhës. Cilado qoftë arsyeja. Mund të ndodhë që bebi shumë shpejt të zbulojë se kjo gjë e re i pëlqen. fusni majën e gishtit tek ushqimi i përgatitur dhe lëreni që bebi ta thithë. Nëse përsëri vazhdon të protestojë. apo ai është i ngopur. merrni pak ushqim me një lugë plastike. nuk ka një mendim të përbashkët se cili është ushqimi i fortë që duhet të fillohet i pari.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 165 Uluni në një vend që ta ndjeni veten rehat. atëherë provoni me një ushqim tjetër dhe një herë tjeter.

• Kujdes! Filloni ushqimet e reja një nga një dhe jepni vetëm një lloj të ri ushqimi për 3-4 ditë ose për një javë të tërë. sepse përmban gluten. Këshillohuni me mjekun e bebit tuaj se çfarë do t’i jepni fëmijës në fillim. që mund t’i përdorni vetë: • Rekomandohet që ushqimi i parë të jetë një muhalebi e hollë me miell orizi. që mund të shtojë më shumë reaksionet alergjike tek bebi. janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe me një shije që nuk është e ëmbël. këshillohen ato me ngjyrë të verdhë. kur bebi i pranon më kollaj shijet e reja. Do të ishte një zgjedhje më e zgjuar për ju që t’i fillonit ato para frutave. Më poshtë keni disa rekomandime. krahasuar me muhalebinë. pra të hajë të paktën një herë në ditë një vakt nga kjo muhalebi. pa kokrriza në të. karrotat janë zakonisht më të pëlqyeshmet (si dhe më të ushqyeshmet) se për shembull bizelet jeshile. lëreni të vaket. Gjatë ushqyerjeve të para ai duhet të gatuhet shumë i hollë. perimet. Patatet. Gjithashtu është një burim i mirë hekuri dhe ka më pak mundësi që të japë alergji. që t’i ngjajë qumështit që pi bebi. patatet.166 PJESA II VITI I PARË ka ndonjë fakt bindës shkencor që tregon se ka një ushqim të fortë që është i përsosur për të qenë i pari. mund të fillohen ushqime të tjera. e përzier me qumështin e gjirit ose të formulave. lakrat rekomandohet të fillohen nga muaji i 11-12-të. • Perimet janë teorikisht një ushqim i mirë i parë. Ky është një ushqim i lehtë për t’u tretur nga bebi. Kur bebi e pranon këtë ushqim. ose muhalebinë me miellra. Si fillim për perimet. Perimet e futura herët në ushqimin e bebit tuaj. më tej mund shtohen ato jeshile. pasi ta gatuani ushqimin. i lehtë për t’u gëlltitur. Mielli i grurit këshillohet që mos të fillohet deri në moshën 6-7 muajsh. Por pikërisht kjo shije bën që ato të jenë më pak të pëlqyeshme për bebin. Mbasi janë filluar perimet e verdha. Kini kujdes mos t’i jepni fëmijës ushqime të nxehta. karrotat. mund të parandalojnë që ajo të bëhet e varur nga shija e ëmbël. të cilat mund të shtypen dhe . Fruta dhe perimet që mund të përdoren si fillim janë: mollët. mund të filloni ta trashni pak nga pak. bananet. Spinaqi. Bebet rriten mirë edhe kur fillojnë me frutat. Sigurohuni që ky ushqim të jetë i lëngshëm. • Frutat kanë një shije të ëmbël dhe e nxisin bebin të hajë më shumë. Vonesa në fillimin e ushqimeve të reja është një mënyrë për të shmangur alergjitë ndaj ushqimeve. dardhat. • Kur bebi juaj të jetë mësuar me drithërat (miellin e orizit).

Lëngu i tepërt çon në rritje jo të mirë tek fëmijët (dhe ne fëmijët më të rritur rrezikon të sjellë dhjamosje) • Gjatë kohës që ushqeni bebin tuaj duhet të jeni sa më e qetë. • Lëreni oreksin e fëmijës që të përcaktojë sa do të hajë. për shembull pure me patate dhe karrota. sepse kjo është me rëndësi për zhvillimin e tij. bebi pëlqen të hajë vetë me dorë. skuqje të lëkurës dhe fytyrës. sepse ekziston rreziku i mbytjes. Fëmijës do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me këtë mënyrë të re ushqyerje. Lerini kohë fëmijës të mësohet me shijen e re. • Lëngjet e frutave nuk duhen dhënë me shishe. • Ndërmjet vakteve lëngu më i mirë që mund t’i jepni është uji i zier dhe i ftohur. Gjatë kësaj kohe vëzhgoni bebin për shenja alergjie. prisni tre-katër ditë deri sa të filloni purenë me perime. Bebi ka shijet e veta.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 167 bëhen si pure.4 . prandaj zgjidhni një kohë kur ju nuk jeni shumë e zënë dhe nuk keni nxitim për të filluar ushqyerjen me lugë. asnjë• • • • • • herë mos e detyroni të mbarojë me forcë racionin. i holluar me ujë dhe i dhënë me filxhan. Sot rekomandimet nga mjaft pediatër janë që ushqyerja me gji mund të vazhdojë deri në moshën dy vjeç. Asnjëherë mos e lini vetëm bebin kur provon ushqimet me dorë dhe kur ushqehet. • Lëngjeve të frutave të përgatitura në shtëpi nuk ka nevojë t’u shtohet sheqer dhe mund të jepen ndërmjet vakteve të ushqyerjes. diarre. ato mund të përzihen ato me njëra-tjetrën. Mbani mend se megjithëse ju do të kërkoni që bebi juaj të mësohet me të gjitha llojet e ushqimeve. Lëreni ta bëjë këtë. Sheqeri dhe lëngjet e ëmbla duhet të përdoren me kujdes . Disa këshilla të përgjithshme për përgatitjen e ushqimeve • Qumështi i gjirit duhet vazhduar rregullisht deri në moshën një vjeç. do të ketë disa lloj ushqimesh që nuk do t’i pëlqejnë. Psh nëse keni filluar muhalebinë me miell orizi e qumësht gjiri. ashtu si gjithë familja juaj. Në moshën 6-8 muaj mund të fillohet pak lëng frutash. Mbasi bebi të jetë mësuar dhe të pranojë mirë dy ose më shumë lloje ushqimesh të reja. Çdo ushqim i ri duhet filluar gradualisht dhe vetëm një nga një. Mbas moshës 7 muajshe. Bebet nuk duhet të marrin më shumë se 80-120 gram lëng frutash në ditë. të vjella. me gjithë mundimin tuaj për ta mësuar me to. muhalebi me miell orizi dhe mollë të shtypur. nëse nëna dhe bebi e dëshirojnë këtë.

që i ka djegur. Ushqimet që i keni nxjerrë nga frigoriferi dhe i keni ngrohur. Ushqimit të fëmijës. kanceret. aq më pak ushqehet. Asnjëherë mos hidhni ushqim të fortë në shishen me biberon. perimet dhe enët. gjithnjë lani duart. në vende të freskëta. pamjen e ushqimit të ri. Kohën e ushqyerjes bëjeni të qetë dhe të lumtur . Mbani mend se vështirësitë e ushqyerjes në këtë stad lidhen me mospranimin e ushqimit në vitet që do të pasojnë. • Ka etje dhe do të pijë diçka para se të hajë. asnjëherë mos i fusni përsëri në frigorifer. i ndotur. Si të nxitet bebi që të hajë më shumë Nëse bebi është i shëndetshëm: • Kushtojini më shumë vëmendje kur bebi kërkon të ushqehet dhe më pak kur ai nuk pranon ushqimin. Shkaqet e mospranimit të ushqimeve të para • Bebi nuk pëlqen shijen dhe . • Ushqimi është shumë i nxehtë apo i kujton një ushqim të mëparshëm të nxehtë. të rrumbullakta dhe të buta nuk rekomandohen në këtë moshë. lugët e pirunjtë që do të përdorni. Ai mund të hajë pak në fillim. të forta. të mbuluara.168 PJESA II VITI I PARË • • • • • dhe nuk duhet të jepen ndërmjet vakteve të ushqyerjes. dhjamosjen që mund të shfaqen kur bebi juaj të ketë arritur moshën e rritur. sepse ato mund të kapërdihen dhe të shkaktojnë mbytjen e fëmijës. • Ushqimi i jepet në një pjatë apo filxhan që nuk i pëlqen. Kur përgatisini ushqimet. në frigorifer. veçanërisht nëse është i pasigurt apo i mërzitur. • Nuk e lejojmë të “ushqehet vetë”. frutat. të vogla. kur bebi është duke dremitur. si dhe në kohën e gjumit. Asnjë-herë mos hidhni përsëri një ushqim që keni përdorur tek ena që ka ushqimin e freskët. • Fëmijës ushqimi i jepet me detyrim. deri në fund të vitit të parë mos i shtoni kripë. • Mos e nxitoni bebin.sa më shumë stres. apo është koha kur po i del një dhëmb. Një fëmijë mund të përpiqet të tërheqë vëmendjen duke mos pranuar ushqimin. Ushqimet ruhen në enë të pastra. Ushqimet që ngjisin. • Nuk është rehat. është i lagur. Kini parasysh se një ushqyerje e shëndetshme që në këtë moshë është mënyra më e mirë për të parandaluar disa sëmundje të zemrës. të luajë për njëfarë kohe dhe pastaj të dojë përsëri të hajë.

ndoshta mund t’i pëlqejë të gjalla. ndoshta çdo 2 orë. Mbani mend se bebi juaj ka ditë që do të hajë me rrëmbim dhe ka ditë që nuk do të fusë ushqim në gojë. filloni me 1-2 lugë kafeje. • Ushqejeni në kohën që ha edhe pjesa tjetër e familjes. Nëse perimet e ziera nuk i pëlqen. sepse pastaj nuk do t’i pëlqejnë të dy. Nëse bebi nuk e pranon ushqimin. Nëse bebi është i sëmurë: • Pastrojeni dhe rehatojeni (për shembull pastrojini gojën. • Jepini llojshmëri ushqimesh dhe përzjejini.4 . • Jepini lëngje më shumë. duket se nuk i pëlqejnë? Jo. megjithëse unë mundohem. ha më pak). • Ushqejeni bebin në një pozicion të favorshëm dhe në vendin që ai pëlqen. ose hundën) përpara. mbulojeni dhe jepjani më vonë. Ushqejeni më shpesh.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 169 • Vendoseni ushqimin e fëmijës në një pjatë të veçantë. A duhet t’i jap vajzës sime edhe ato ushqime që. që të siguroheni për sasinë që po ha. • Jepini vakte me sasi të pakët. Kështu bebi nuk ka mundësi të marrë vetëm atë që pëlqen. shtojini përsëri. Një fëmijë ndonjëherë mund të mos pëlqejë një lloj ushqimi. Nëse shton normalisht në peshë dhe gjatësi. Jepini llojshmëri ushqimi dhe mos e detyroni të hajë atë që nuk do. duke përdorur ushqime që mund të gëlltiten lehtë dhe bebi i pëlqen. • Mos e detyroni bebin të ushqehet me zor. • Jepini ushqime që bebi mund t’i kapë vetë. Një këshillë mund të jetë kjo: Nga mosha 6 muajshe filloni duke i hedhur jo më shumë se 4 lugë në një tas dhe nëse i ha të gjitha. mos e përzieni me një tjetër që i pëlqen. veçanërisht nëse bebi ka diarre ose temperaturë. • Mos i jepni ushqim që është me shumë erëza. apo shumë i kripur. por mos e mbushni stomakun e fëmijës me lëngje. mos u preokuponi se nuk ha si duhet. largojeni. nëse një ushqim nuk i pëlqen. përpara një vakti. • Sigurohuni që bebi nuk ka etje (një fëmijë që ka etje. Pyetjet që bëjnë prindërit lidhur me ushqyerjen Sa ushqim duhet t’i jap për të ngrënë? Lëreni që vetë bebi të vendosë se sa do të hajë në çdo vakt. • Ushqejeni bebin kur është i uritur dhe jo i lodhur. Mundohuni të ndryshoni dhe të përgatisni lloje të ndryshme ushqimesh. Përsa i përket ushqimit të ëmbël (frutave). Respektoni shijet e saj. .

apo qumështi i gjirit? Nëse ju i filloni bebit tuaj drithërat dhe nuk jeni e sigurt se ai do t’i pranojë. në dietën e tij nuk ka vetëm qumësht. Një foshnje e gatshme dhe që ka nevojë për ushqimet e ngurta. mund t’i jepni në fillim drithërat e më tej gjirin. Kjo do të vazhdojë të ndryshojë me rritjen e tij dhe me rritjen e llojshmërisë së ushqimeve që ha. sigurohuni që bebi juaj të marrë shumë lëngje. Në fillim dhënia e muhalebisë është vetëm për praktikë. Filloni duke i shtuar një ushqim me bazë drithi (miell orizi.170 PJESA II VITI I PARË Kapsllëku: A është normal kur fillohen ushqimet e ngurta? Ndërkohë që bebi rritet. i holluar me pak ujë mund të ndihmojë në raste të vështira. Për të ndihmuar që dalja jashtë të jetë sa më e lehtë dhe e shpeshtë. Ju duhet të përparoni ngadalë. sepse mund të mbytet. Si të fillohen drithërat? A duhet dhënë në fillim muhalebia. (për shembull ora 10. Kur ta keni kuptuar se është gati. Përgatiteni muhalebinë me të njëjtën temperaturë që ka qumështi i gjirit. ai do të sforcohet më shumë për të dalë jashtë. Bëjeni shumë të hollë. gruri) në kohën e mesit të mëngjesit. Vëreni në majën e lugës së bebit dhe vendoseni lugën midis buzëve duke e lejuar që “ta thithë” ushqimin nga luga. Djali juaj nuk ka nevojë të hajë shumë. Detyra më e rëndësishme është të mësohet me ushqimet e ngurta dhe më vonë do të marrë lëndët ushqyese që ato kanë. Kur bebi fillon të marrë ushqimet e ngurta. kështu që jashtëqitjet e tij nuk do të jenë më të verdha e nuk do të dalin më aq lehtë sa kur e ushqenit me qumësht gjiri. A ka nevojë t’i shtoj apo pakësoj një vakt ushqimi në ditë djalit.00). do të ishte më e mira ta ushqenit në fillim me gji e pastaj t’i jepnit muhalebinë. Prandaj nuk duhet të shqetësoheni kur vëreni se jashtëqitjet janë të forta dhe të thata. Më mirë t`ju tregojë ai se kur është gati.00-11. që t’i plotësojë nevojat e tij ushqimore. Në këtë kohë të ditës bebi nuk ka shanse që të jetë i uritur. që ju doni ta mësoni me ushqimet e tavolinës. Është shumë normale që bebet të dalin jashtë një herë në çdo dy-tre ditë. i pranon ato më mirë nëse është e uritur dhe stomaku i saj nuk është i mbushur me qumështin e gjirit. Në javët e para mos e fusni të gjithë lugën e mbushur në gojën e tij. Tani bebi juaj është në procesin e përshtatjes ndaj një mënyre të re për jashtëqitjen. duke e lejuar bebin ta përcaktojë . si dhe fruta e perime. Lëngu i kumbullave të zeza. kur po e ushqeni me gji. Kjo është e vërtetë sido- mos për një fëmijë më të rritur. ka pushuar mirë dhe mund të jetë gati për të provuar diçka të re. meqë fillova muhalebinë? Jo.

4 . Zakonisht rekomandohet që t’i filloni bebit dy vakte në ditë me një lloj drithi.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 171 vetë se sa do të hajë. si një burim i mirë vitaminash A dhe C. peshku. prisni 2-3 ditë dhe përpiquni përsëri. me një ambalazh shumë të bukur. fasulet etj ). janë ushqimet e fundit që duhen shtuar. Ato duhet të marrin qumësht në sasinë normale për moshën. Kalimi drejt ushqimeve të ngurta është një punë shumë graduale. Industria e ushqimeve për fëmijë sot është mjaft e zhvilluar. tani pure patatesh. Çfarë plani duhet të ndjek për t’i shtuar ushqime të reja fëmijës tim? Deri në moshën 6 muajshe bebi varet krejtësisht nga qumështi i gjirit për të plotësuar nevojat e veta ushqimore dhe nuk ka nevojë për asnjë ushqim shtesë. Si ndikon pesha e lindjes mbi modelet e ushqyerjes së bebit? A ndikon pesha e fëmijës mbi sasinë e ushqimit që mund të pranojë në një vakt? A ka kjo pasoja për zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës? Pesha e lindjes së një foshnje nuk do të prekë sasinë e ushqimit që merr. Nuk ka lidhje midis ngrënies së sasisë më të madhe dhe më të pakët dhe zhvillimit në përgjithësi. përpara se t’i filloni ushqime të tjera të reja dhe të vazhdoni duke i dhënë fruta dhe perime në të dy vaktet. Do të ketë ditë që bebi juaj mund të mos t’i pranojë ushqimet e ngurta dhe të dojë vetëm qumështin e gjirit apo të formulave dhe ditë të tjera kur do t’i pëlqejnë shumë këto ushqime dhe nuk do të dojë qumështin. kur ai merr sasinë e duhur të qumështit. (që duhet të themi se nuk janë shumë . bebet do të arrijnë peshën që duhet të kishin pasur në lindje. Ai mund të mos jetë gati. Nëse shikoni se përpjekjet tuaja kundërshtohen. me figura tërheqëse të foshnjeve të lumtura dhe që thonë se ky produkt i ka të gjitha ato që i nevojiten bebit.në fillim miell orizi në formë muhalebie. së bashku me qumështin. Mbas lindjes me peshë të ulët. Megjithatë një fëmijë që ushqehet më pak. Ushqimet e gatshme Sot në tregun për fëmijë mund të gjesh mjaft prodhime të gatshme. Këto produkte janë produktet e homogjenizuara. Kam filluar në moshën 5 muajshe ushqimet e ngurta. një ushqim të ri në javë. Ushqimet me proteina (për shem- bull mishi. Çdo lloj ushqimi që mund t’i fillohet përpara kësaj moshe është vetëm për praktikë e për t’u mësuar me të. Ndoshta nga mosha 7 muajshe ju mund t’i jepni në drekë vetëm fruta dhe perime. zakonisht do të jetë më i vogël në peshë se një fëmijë që ha më shumë.

Po kështu ato janë të pasura me vitamina. veçanërisht kur ju ndodheni jashtë shtëpisë dhe nxitoni. Bebet femra zakonisht rrinë më gjatë të thata. të hapura etj. Tashmë gjenden mjaft lloje ushqimesh për çdo grupmoshë. në krahasim me bebet meshkuj. kopsat dhe tantellat e rrobave. Kur të bleni në treg ushqime të tilla. si dhe janë të pastra higjienikisht. • Lëviz duart vazhdimisht. asgjë nga ato që ai mund të arrijë me duart e tij nuk është e sigurt që nuk do të derdhet. . Ka mundësi që nëse bebi është mësuar me ushqimet e përgatitura nga ju në shtëpi (të cilat gjithmonë janë më të mira se ato të homogjenizuara). të miratuar nga Parlamenti Shqiptar. të mos ta pëlqejë shijen e këtyre të fundit. Sot me ligjin për Ushqimin. perimet dhe frutat e gatshme.172 PJESA II VITI I PARË të lira) me përmbajtje të ndryshme. ndiqni me kujdes udhëzimet e përgatitjes dhe kontrolloni shishet apo paketat që mos të jenë të dëmtuara. ose nuk do të hidhet në dysheme. apo vazo të vogla qelqi. TUALETI. të përshtatura për dhëmbët e fëmijës. luan me lidhëset. Lexoni me kujdes etiketën dhe përmbajtjen. kur ju filloni ushqyerjen e ngurtë. VESHJA • I pëlqen të jetë i çlirët nga rrobat. Mos u trembni. Ato lehtësojnë muajt e parë. Lexoni disa nga këto rekomandime dhe më tej vendosni ju vetë: Këto lloj ushqimesh të cilat zakonisht shiten në pako. djathi. sipas sasisë që kërkon të hajë bebi. si mishi. janë të pëlqyeshme për prindërit. • I heq vetë çorapet. për të zgjedhur ushqimin e përshtatshëm për moshën e fëmijës tuaj dhe për fazën e ushqyerjes në të cilën ai ndodhet. Kini parasysh se asnjera prej këtyre mrekullive nuk është më e mirë se ato që keni përgatitur në shtëpi. nuk do të futet në gojë. dhe përmbajtja e vetëm një lloj ushqimi i bën më pak alergjike. që nuk janë të nevojshme dhe dëmtojnë organizmin e fëmijës tuaj. Sigurisht jo gjithçka që shitet si ushqim i mirë për bebin. për të cilat bebi ka nevojë. është vërtet i mirë për të. duhet që të gjitha etiketat e këtyre ushqimeve të jenë të shkruara në gjuhën shqipe. gjatë kohës së banjës. si dhe për të mësuar nëse përmban sheqerna. BANJA. sepse janë të gatshme për t’u përdorur. minerale dhe proteina. • Zakonisht ka një jashtëqitje në ditë. • Llokoçit fuqishëm të dyja duart dhe disa herë dhe këmbët. të ndara në racione. Kanë përmbajtjen e përsosur për bebin. • Urinon shpesh dhe shumë si sasi.

kryesisht ato që i krijojnë vetë fëmijët. dhe ndoshta janë një mënyrë për të LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL • I pëlqen të rrijë shtrirë në shpinë. rrotullimi. mund të përpiqen në këtë mënyrë të përballojnë dhimbjen .në secilin rast përplasja do të vazhdojë për aq kohë sa do të vazhdojë kjo situatë (për shembull deri sa të kalojë dhimbja dhe të dalë dhëmbi). gugit. shqelmon. të përkundet ose ta kolovisin me delikatesë.4 . • Shikon duart e veta me interes dhe kënaqësi. ndërsa ai duket se nuk ndjen dhimbje fare në fakt duket i lumtur. • Nuk zgjohet natën për të ngrënë.8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 173 GJUMI • Zgjohet rreth orës 6-8 të mëngjesit. • Bën dallime midis njerëzve: gjallërohet me ata që janë të njohur. të gjitha këto janë të zakonshme gjatë kësaj moshe) është një lëvizje ritmike. këto aktivitete duket se ndihmojnë në fjetje. sesa një zbavitje e thjeshte. belbëzon dhe nxjerr tinguj njeri pas tjetrit. • Fle 11-13 orë gjatë natës. • I flet i lumtur vetëvetes. Si t’ja bëj? Ndonjëherë bebi fillon të përplasë kokën në mur ose në anën e krevatit të tij. zakonisht fle herët mbas vaktit të darkës. Fëmija im përplas kokën pas dërrasës së krevatit. • Bën 2 ose 3 dremitje gjatë ditës (gjithsesi kjo ndryshon shumë nga bebja në bebe). Ose fëmijët që u dalin dhëmbët. kthehet nga barkas në shpinë. Për ata që përplasin kokën gjatë kohës së gjumit ose kur zgjohen në mes të natës. Përplasja e kokës (si lëkundja e kokës. i fut gjërat në gojë. dhe lëvizjet ritmike. • I pëlqen të luajë me gjëra të buta. janë tepër tërheqëse për ta. Mendohet se këta fëmijë përpiqen më tepër të riprodhojnë ndjesinë e të lëkundurit nga mami dhe babi. frikësohet ose nuk i përfill të tjerët që nuk i njeh. i përplas lodrat dhe lëshon tinguj në një interval kohe të shkurtër njëri pas tjetrit. kap këmbët dhe i fut ato në gojë. • I pëlqejnë aktivitetet ritmike. . shtrin këmbët e drejtuara për lart. përveçse kur kjo gjë bebit i bëhet zakon. Është shumë e dhimbshme që prindi ta shikojë këtë. i kafshon ose përtypet me to. Shumë fëmijë rrotullojnë dhe lëkundin kokën kur dëgjojnë muzikë gjatë orëve që janë zgjuar dhe kjo duket më tepër një aktivitet.

nuk mund të themi se këto sjellje janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës. vëmendje. • Lejojeni fëmijën tuaj të kryejë më tepër lojra aktive gjatë ditës. • Gjithmonë krijoni çaste të qeta përpara gjumit. përkedhelje. mos e vini në krevat derisa ta ketë zënë gjumi. Ky zakon mund të zgjasë pak javë ose muaj. lojra të qeta. shtyjeni atë në ujë. mbushini anët e krevatit. Vendoseni krevatin sa më larg nga muret apo mobiljet dhe nëqoftëse është e mundur. dhe lëkundeni atë gjatë ditës dhe gjatë kohës së gjumit. por këshillat e mëposhtme mund ta bëjnë më të lehtë për ju dhe fëmijën tuaj të jetoni me këto zakone dhe gradualisht t’i lini ato: • Jepini më tepër dashuri fëmijës suaj.174 PJESA II VITI I PARË relaksuar tensionet e krijuara gjatë ditës. nuk bëjnë gjë tjetër veçse e keqësojnë më tepër problemin. Si djemtë dhe vajzat shfaqin sjellje si lëkundja ose rrotullimi. duke e vendosur krevatin në mes të një qilimi dhe duke hequr rrotat. që krevati të mos lëvizë përgjatë dyshemesë. ulni rrezikun e përplasjes me mobiljet dhe muret (të cilat mund të dëmtojnë vërtet bebin). ndërsa përplasja e kokës është më tepër e shfaqur tek djemtë. si: lëkunduni në një karrige bashkë me bebin ose në një karrige vetëm. por shumë fëmijë e braktisin atë në moshën 3 vjeç pa ndërhyrjen e prindërve. • Nëqoftëse bebi juaj e përplas kokën shumicën e herëve në krevat. Por nëqoftëse këto aktivitete zënë një pjesë të mirë të kohës së fëmijës suaj. Nëqoftëse bebi juaj nuk e përplas kokën në raste zemërimi dhe nuk dëmton veten në mënyrë të vazhdueshme (një shenjë e rastësishme e bërë në trup nuk është për t’u shqetësuar). Ju nuk mund ta detyroni bebin të lerë një nga këto zakone përpara se të jetë gati. është duke u zhvilluar ngadalë. Megjithëse mund të jetë e vështirë për t’u besuar. për ta . përplasja zakonisht nuk fillon përpara moshës 9 muaj. duhet të drejtoheni tek pediatri për problemin e tij. përkëdhelje dhe ndoshta një lëkundje të lehtë. nëqoftëse ai duket se shfaq edhe sjellje të tjera të pazakonta. • Shtojini aktivitetet ritmike për bebin tuaj gjatë ditës. nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. ose një vit apo më shumë. luani me lodra që luhen me duar dhe që lëshojnë muzikë. • Nëqoftëse fëmija juaj e përplas kokën në krevat. Sjellja ndonjëherë bëhet me acaruese nga stresi që mund të krijohet në jetën e fëmijës. ose një lugë dhe një pjatë. Lëkundja zakonisht fillon andej nga mosha 6 muaj. jepini atij një instrument lodër. nga e cila të mund të lëshojë tinguj. Qortimet apo ngacmimet. ose duket jo i lumtur shumicën e kohës.

Madhësia. • Ngjyra të sigurta. Sigurohuni që • • • • • bojrat e ngjyrat janë të padëmshme dhe jo helmuese. • Ju mund të përpiqeni ta mbroni kokën e fëmijës suaj duke vendosur mburoja në krevat dhe duke shtruar një qilim në dysheme . për shkak të rrezikut të mbytjes. mund ta dëmtojnë bebin. meqenëse. Lodrat që thyhen ose ndahen në pjesë lehtësisht. Tingujt. prandaj kërkoni lodra që kanë tinguj të butë. Këshilla për prindërit dhe kujdestarët AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË • Gradualisht përpunoni një aktivitet të hershëm. Tingujt e lartë si zhurma e pushkëve. Lodrat e vogla që mund të futen në gojë dhe të kapërdihen. • Përdorni emrin e bebes gjatë gjithë llojeve të aktiviteteve. janë të rrezikshme. Kur zgjidhni lodrat e bebit.por ka shumë mundësi që ai të mos kënaqet me goditjet në jastëk dhe të kalojë në një sipërfaqe më të fortë. Pastrimi.4 . “Sytë e Anës janë të hapura”. Cilat lodra janë të sigurta? Kjo është pyetja më e nevojshme. Asnjë spango të lidhur. janë lodrat ato që shkaktojnë rreth 100 000 dëmtime në vit. duhet marrë parasysh: • Qëndrueshmëria. sipas një studimi amerikan. Fillimisht ato tërheqin . makinave mund ta dëmtojnë dëgjimin e fëmijës. shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e trupit.8 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 175 bërë më të butë përplasjen. vërini emra pjesëve të trupit dhe këndojini bebes gjatë ditës. se fëmijët i fusin gjithmonë në gojë. në mënyrë që të njohë emrin e vet: ” Ana po buzëqesh”. • Varni lodra tek koka e krevatit të bebit. Lodrat me rripa të gjatë nuk duhet të lihen pranë fëmijës. imitoni tingujt e bebit. Lodrat që nuk mund të lahen bëhen fole mikrobesh dhe përbëjnë një problem. Lodrat ndërtuese të vogla me buzë të mprehta janë të dëmshme. që bebi t’i tundë duke lëvizur duart. • Jepini lodra dhe sende të tjera të shtëpisë që bëjnë zhurmë.

nuk gugat dhe nuk qesh me zë të lartë. • Nuk buzëqesh. fletë të holla alumini për t’i zhubravitur) që bebi të ketë diçka për të zbuluar. Thoni emrin e bebit. Tregojini bebit si të përshëndesë “paçim” dhe si të puthë me dorë. Kushtojini shumë kohë larjes së fëmijës. dora) ose lojra të tjera të thjeshta. Lëreni bebin të dëgjojë muzikë në radio apo kaseta manjetofoni. • Jepini bebes një varietet kupash të vogla plastike dhe kuti (kuti bosh margarine. Kini parasysh!! Konsultohuni me një punonjës shëndeti ose me një specialist për fëmijërinë e hershme nëse kur bebi është 8 muajsh: • Nuk vazhdon të tregojë rritje në peshë. Mësojini bebit lojra të thjeshta dhe gjeste. kështu që bebi do të fillojë të dallojë veten nga tjerët. t’i rrotullojë. Kërceni duke e mbajtur atë në krahë dhe ndyshoni ritmin e lëvizjeve tuaja sipas muzikës. Jepini fëmijës gjithmonë sende të reja që ai t’i prekë e manipulojë. që e ndihmojnë bebin të mësojë të ruajë radhën e bisedës apo të veprimit. Luani lojën “Ku është bebi” (ku është hunda. me push). kuti qumështi). sytë. • Jepini bebes lodra të thjeshta që janë me ngjyra të theksuara dhe që kanë butona që bebi mund t’i shtypë si telefon lodër. • Lugët e drunjta mund të përdoren për të trazuar dhe përzier. shishe bosh shampoje. t’i mbajë në dorë dhe t’i mbushë ato me kuba. i vini gishtin vetes dhe thoni “mama” ose “baba”.176 PJESA II VITI I PARË • • • • • • • vetëm vështrimin e tij dhe më vonë nxisin koordinimin sydorë të fëmijës. po kështu edhe materiale të ndryshme (letër për ta grisur. të forta. I vini gishtin sendeve në çdo faqe dhe thoni emrin e tyre. lodra me muzikë etj. • Nuk mban rraken në dorë dhe nuk e tund atë. Lodrat që janë të mbyllura me kapak gjithashtu e tërheqin bebin në këtë moshë. pasi ky është një aktivitet që e ndihmon bebin të mësojë shumë gjëra në të gjitha fushat e zhvillimit. të ashpra. . Përdorni shumë copa (të buta. gjatësi dhe masën e kokës (rritja shumë e ngadaltë dhe shumë e shpejtë janë të dyja shkaqe për t’u shqetësuar) • Nuk eksploron duart dhe sendet që i vihen në dorë. bebeve ju pëlqen të dëgjojnë të njëjtën histori gjithmonë e gjithmonë. Lexojini vazhdimisht bebit. Mbajeni bebin përpara pasqyrës për të vështruar fytyrën e tij dhe veprimet. Bebes i pëlqen t’i sodisë.

8 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 177 • Nuk kërkon për sendet e fshehura. • Nuk rri ulur vetë. . • Nuk kërkon dhe nuk shfaq interes për të kapur lodra. • Nuk kap sendet e vogla me gishtin e madh dhe atë tregues • Nuk duket i interesuar në tinguj të rinj dhe të pazakontë. • Nuk fillon të hajë ushqime të forta.4 .

• Pesha rritet afërsisht 0. Në këtë moshë fëmijët janë shumë të shoqërueshëm. • Temperatura e trupit ngrihet . • Ritmi i frymëmarrjes ndryshon sipas aktivitetit që kryen fëmija nga 20-45 frymëmarrje për minutë. Ata e gjejnë mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes si dhe për të fituar miratim dhe duartrokitje nga familjarët dhe miqtë.6 kg.12 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit idis moshës 8 muaj dhe 1 vjeç fëmija po organizohet për dy ngjarje madhore të zhvillimit: ecjen dhe të folurit. mesatarisht 1.5 kg në muaj.178 3 8 . Fëmija arrin afërsisht 1 herë e gjysëm gjatësinë e tij të lindjes deri në ditëlindjen e tij të parë. Pesha mesatare e fëmijës është 9. Këta gurë themelore zakonisht fillojnë të vendosen rreth kohës së ditëlindjes së parë.3 cm. ose gjithçka që ka në dorë. Pesha e lindjes afërsisht trefishohet kur ai bëhet 1 vjeç. M RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Rritja në gjatësi është më e vogël sesa gjatë muajve të mëparshëm. Fëmijës i është rritur aftësia për të manipuluar sende të vogla dhe harxhon mjaft kohë duke marrë ose duke lëshuar lodrat. Aftësia për të imituar përmirësohet dhe i shërben dy qëllimeve: zgjeron marrëdhëniet sociale dhe ndihmon fëmijët të mësojnë shumë aftësi e sjellje të reja.

Krahët dhe duart janë më të zhvilluara sesa këmbët dhe shputat e këmbëve (sepse tek fëmija më parë zhvillohen gjymtyrët pranë kokës. as në periudhën kur ai fillon të ecë. Vazhdon të përdorë muskujt e barkut për frymëmarrje. • Manipulon sendet. Për të parë nëse gjatësia e këpucës është në rregull. shikoni largësinë e gishtit të madh të fëmijës nga skaji i këpucës. pickoni copën në pjesën e sipërme dhe nëse mund ta bëni këtë.12 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 179 • • • • • • 35. Fontanela fillon të mbyllet. edhe këpucët që përdoren tani nuk duhet të jenë për këtë qëllim. • Fut lodrat brenda njëra tjetrës (për shembull kuti me madhësi . Mos i vishni fëmijës këpucë me thembër të fortë. aktiviteti dhe veshja ende ndikojnë në ndryshimin e temperaturës. Shpërthejnë afërsisht 4 dhëmbë të poshtëm. 4 të sipërm dhe 2 dhëmballë të poshtme. Perimetri i kokës dhe i gjoksit mbeten të barabarta. Moti.5 C. • Mund të shohë dhe të tregojë sendet deri në një distancë 3060 cm larg. ZHVILLIMI LËVIZOR • Zgjat një dorë për të kapur apo për të afruar një send ose një lodër. sesa ato larg saj). shualli duhet të jetë i butë dhe nëpërmjet tij të mund të prekësh shputën e këmbës së fëmijës. Shpesh prindërit nuk dinë nëse duhet të përdorin këpucë gjatë muajve të parë të jetës. i çon ato nga një dorë në tjetrën. Rekomandohet se çorapet ose papuçet janë më të mirat për bebin tuaj. • Eksploron sende të reja duke i shtyrë ato me një gisht. kushtet e mjedisit/dhomës ku po rri fëmija. • Përdor me paramendim kapjen pincetë për të kapur sende apo lodra të vogla. prej lëkure ose cope dhe jo plastike. atëherë madhësia e këpucës është në rregull dhe ka edhe hapësirë që lejon rritjen e këmbës. Këmbët mund të vazhdojnë të jenë të dhjamosura (me rrathë) dhe shputat duken sikur janë dystaban. Ato duhet të jenë të lehta. Kur kjo largësi është sa gishti juaj.7-37.8 . në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit. gjerësia është e mjaftueshme. por nuk ka asgjë të keqe që t’i vishni këpucë. duart paraqiten më të mëdha. • Të dy sytë bashkëveprojnë më mirë me njëri tjetrin. Për të kontrolluar gjerësinë e këpucës. Meqë këmbët e tij nuk janë gati për të ecur. sepse harku i këmbës nuk është zhvilluar akoma.

180 PJESA II VITI I PARË të ndryshme). • I lëshon sendet ose lodrat duke i hedhur. nuk mundet që ta vendosë një send në një vend të caktuar pa vështirësi dhe me vetëdije. • Zgjat duart edhe për të arritur lodra të cilat janë larg. Përdorimi i dorës së majtë apo të djathtë Ne jetojmë në një botë që i trajton minoritetet në mënyrë jo të barabartë: mëngjarashët. dhe jo atë që juve ju pëlqen të përdorë. Disa duket se preferojnë njërën dorë në fillim dhe më pas e braktisin. thika dhe mbulesa e tavolinës janë të përcaktuara për dorën e djathtë dhe dora e majtë është dora “e gabuar”. duke u përpjekur me zor ta bëjnë të përdorë dorën e djathtë. • I përgjigjet testit të të dëgjuarit.5 m larg. sendet dhe aktivitetet në mjedisin rrethues. • Ka një ekuilibër të mirë kur ulet. një minoritet prej 10%. • Fillon t’i japë vetë trupit për t’u ngritur në pozicion drejtqëndrimi në këmbë • Fillon të qëndrojë vetë në këmbë. do të çojë në shfaqjen e belbëzimit apo dhe të disa çrregullimeve të tjera në të mësuar. Shumë fëmijë përdorin të dyja duart njëlloj në fillim: disa tregojnë preferencë për njërën dorë ose tjetrën brenda pak muajsh. Dyert. • Ndjek udhëzime të thjeshta. Është e rëndësishme ta lejosh fëmijën të përdorë dorën që është më e rehatshme për të. por duke qenë se e humb shpejt interesin. madje dikush mund të fillojë edhe të ecë vetë. por që ai i sheh me sy. • Ecën duke e mbajtur pas dore një i rritur. të mbështetet tek mobiljet për t’u mbajtur. • Dallon dhe tregon sendet në distancë deri 3-4. hipën dhe zbret kështu nëpër shkallë. lëviz rreth pengesave me hapa anësore. mund të jetë e vështirë ta testosh. Shumë prindër mezi presin ta largojnë fëmijën nga ky status minoriteti. Tashmë nuk rekomandohet aspak përpjekja për të ndryshuar këtë aftësi natyrore të përdorimit të duarve. • Vazhdon ende të fusë çdo gjë në gojë. ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Vëzhgon njerëzit. • Zvarritet me duar dhe gjunjë. nuk bëjnë përjashtim. • Lëshon një lodër nga dora kur . të tjerë jo më përpara se të festojnë ditëlindjen e tyre të parë. gërshërët. mund të mbajë një pozicion pa u rrëzuar. Specialistët mendojnë se ky presion prindëror për të ndryshuar atë që është e lindur tek fëmija.

përdor furçën për të krehur flokët. • Tregon që di të përdorë mirë sendet e përdorimit të përditshëm. përplasjet e buzëve. trokëllimën e patkonjve të kalit. vë një varëse në qafë. i pëlqen ta mbajnë afër dhe që familjarët ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT • Belbëzon për t’u futur në marrëdhënie sociale me të tjerët. kthen kokën në drejtim të zërit. kur i kërkohet kjo gjë. i përplas ato me tryezën etj. • Nëse dikush e thërret me emër. • Imiton tingujt që ka mësuar deri tani. kollën. shpesh shfaq rezistencë për t’u ndarë nga të afërmit e vet (frika e ndarjes). • Belbëzon duke u përpjekur të ndjekë ritmin e fjalëve në një fjali. nëse ai ia kërkon këtë me fjalë dhe e shoqëron kërkesën e tij edhe me gjeste. kthen faqen e librit. Për shembull një filxhan i kthyer përmbys.8 . • Tregon që ka kuptuar funksionin e sendeve. nxjerr tinguj. fut lugën në gojë. • Tund kokën për të thënë ”po” ose ”jo”. • Do që prindërit të jenë gjithmonë para syve të tij . • Kupton që nëse një send kthehet përmbys. nëse fëmija është duke luajtur me një lodër dhe dikush ia merr dhe ia fsheh pjesërisht poshtë një cope. • Nga fundi i kësaj periudhe. • Thotë da-da dhe ma-ma. • Tund dorën për të thënë “mirupafshim” apo edhe duartroket. ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Shfaq frikë ndaj të panjohurve dhe fshihet pas prindërve kur një i panjohur i flet (frika nga të huajt). • Është shumë social. . • Imiton aktivitete. duke përdorur tonalitete të ndryshme të zërit. • I lëshon lodrat qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur dhe shikon në drejtim të sendit të rënë. ai mbetet përsëri i njëjti. përqafon kukullën • Tregon që ka kuptuar diçka në lidhje me konceptin e hapësirës. fëmija fillon ta kërkojë. dëgjon dhe bërtet përsëri. për shembull zhurmën e makinës. fut kuba në gotë dhe i nxjerr kur dikush ia kërkon këtë. • I pëlqen rima dhe muzika. mbetet përsëri një filxhan. për shembull përpiqet të pijë nga gota.12 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 181 dikush i jep diçka tjetër. për shembull përplas dy kuba bashkë. gugat. • I zgjat lodrën apo një send një të rrituri. mund edhe të bërtasë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. dhe kërcen me muzikë.

Fillon të kundërshtojë kërkesat e të rriturve duke gjuajtur me shqelm. që të fillojë të kuptojë rreziqet që ndodhen përreth tij. duke e quajtur atë budalla ose duke qeshur me të. nuk do t’ju ndihmojë. Ka një numër . Kur ishte më i vogël fëmija nuk kishte frikë nga zhurmat e forta (derisa papritur filloi të ketë frikë). kthen kokën dhe i buzëqesh personit që i flet. vetëm do të dëmtojë besimin e tij në vete dhe aftësinë e tij për ta përballuar atë. tingulli i një sirene. mund t’i shfaqin këto frikëra më herët. të madh gjërash në jetën e përditshme të fëmijës. Iu zgjat lodrat të tjerëve.ai ka nevojë. I pëlqejnë eksperiencat e reja dhe kërkon që të zbulojë sende të reja. duke qarë apo duke u kapur pas këmbëve të të rriturve. Duke i pranuar frikërat Frikërat e para Në këtë periudhë fillojnë të shfaqen frikërat. duke bërtitur apo duke u shtrirë në dysheme. ngritja në ajër. që ai e kupton më shumë botën. Herët a vonë këta fëmijë do t’i lënë këto frikëra mbrapa. Megjithëse frika e tij mund t’ju duket pa kuptim. Shpesh krijon lidhje të ngushtë me një lodër ose me batanijen e vet. Të gjithë fëmijët shfaqin frikëra në njëfarë mënyre. lehja e një qeni. Deri atëherë. Fëmijët të cilët jetojnë në një mjedis aktiv. kryesisht kur ka fëmijë të rritur. kupton fjalën ”JO”. si: fshesa me korent. (ndonëse ju mund të mos e keni vënë re) që mund të shkaktojnë frikëra tek ai. Pranojini. Mos u tallni me fëmijën.182 PJESA II VITI I PARË • • • • • • • • ta përfshijnë në të gjitha aktivitetet ditore. dhe pse prindërit mund të mos t’i vënë re ato. rritet mundësia (kryesisht nëqoftëse ju keni bërë herë pas here “obobo”). Sapo dëgjon emrin e vet. sepse ai nuk e kishte menduar mundësinë që mund të jenë të rrezikshme. Merrini frikërat e tij seriozisht . ajo ka shumë kuptim për fëmijën. Tani. Përsërit disa herë veprimet që tërheqin vëmendjen e të tjerëve Zbaton udhëzime e kërkesa të thjeshta. ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mësohet me to në këto mënyra: Mos e detyroni. zhurma e ujit nëpër tuba. Tregon dëshirën që të rriturit ta marrin në krahë duke zgjatur krahët në drejtim të tyre. Të tallesh me frikën e fëmijës. Vendosja e fëmijës shumë afër me fshesën me korent. vetëm do të shtojë frikën e tij. atëherë kur ai mendon se është i sigurt. Ai ka nevojë për kohë që t’i dalë përpara zhurmës. një bluzë mbi kokë.

kështu do të ndërtoni besimin dhe aftësitë e tij. duart e fëmijës duan të futen kudo. Atëhere tregojini se si ndizet makina. që të parandalojnë përmbysjen e gotës apo pjatës. si: lëng frutash e biskota etj • Fillon të mos pranojë biberonin (nëse kjo gjë nuk ka ndodhur që më parë) • Ka oreks të mirë • I pëlqen të pijë me gotë. nëqoftëse ai nuk mërzitet. plus mesditën dhe zemrën (mbasditen). ju e ndihmoni të mos të ketë më frikë. Ndërkohë që ai rehatohet duke luajtur me të kur ajo është e fikur. përpiquni që ta mbani fëmijën me njërën dorë. merreni shpejt në krahë dhe jepini një përqafim të fortë. Ai mund ta bëjë këtë gjë vetëm duke u njohur me gjërat që ka frikë. Nëqoftëse ai ulërin kur ndizni fshesën me korent. prandaj shpesh prindërit i japin nga një lodër në secilën dorë. dhe duke e e shprehur këtë kur frikërat e tij janë përpara jush (për shembull fshesa me korent. ta shohë dhe ta fusë prapë në gojë • Zhvillon disa pëlqime dhe mospëlqime për ushqimet • Është vazhdimisht aktiv. ju do ta ndihmoni të qetësohet dhe t’i përballojë ato. ndërkohë që mbani fshesën me tjetrën. aq sa mund të mos të kete frikë. Duke pranuar frikërat e tij. e mban vete gotën. Ju mund të shtoni mishin apo ush- . Rutina e përditshme USHQYERJA • Ha tre vakte në ditë. madje përkul kokën mbrapa për të pirë dhe pikën e fundit • Fillon të hajë me gishta. sepse mund t’i ngulisni mendimin se fshesa është vërtet diçka për t’u pasur frikë. Por mos e teproni.ai do të jetë aq i gëzuar nga loja me fshesën. tenxherja me presion. i lëvizshëm. Sigurojeni dhe jepini mbështetje. gurgullima e ujit në banjë). të ngrohtë dhe të sigurt.12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 183 e fëmijës suaj si të vërteta. mund të nxjerrë ushqimin nga goja.8 . Lëreni atë ta prekë ose dhe të luajë me fshesën me korent (kur ajo është e fikur dhe jo në prizë) . duke mësuar çfarë bëjnë dhe si përdoren ato dhe duke fituar njëfarë kontrolli mbi to.

Dhënia e ndonjë tuli buke. prandaj jepini përsëri edhe disa lugë ushqim. apo me përmasa të rrezikshme. si për shembull mandarinë. ushqime me bërthamë. duke e çuar në gojë dhe thithur. Nga mosha 8-10 muajsh bebi juaj mund të hajë 2-3 vakte ushqim në ditë. . Nëse ai po kënaqet. Çfarë duhet bërë tani gjatë ushqyerjes? Ai është shumë i hutuar dhe i kënaqur që ka futur duart në tas dhe mund të fusë ushqimin që an- dej në gojë. saqë mund të mos t’i interesojë më që ju vazhdoni t’i jepni ushqim me lugë. Nga mosha 8-9 muaj. lëreni të mësojë të ushqehet vetë. ose nuk arrin t’i fusë të gjitha copat në gojë. Edhe dalja e dhëmbëve në këtë moshë e ndihmon. makarone. sepse mund të mbytet. biskote të butë. qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Por çdo fëmijë vepron sipas mënyrës së vet. duhet të keni kujdes: • Mos e lini kurrë vetëm kur ai ha. mund të qajë dhe të sikletoset. Nëse është përsëri i uritur. disa ecin përpara. Të ndiejë se po ia del vetë është shumë e rëndësishme për të. ndihmon që ajo të njihet me ushqimin me anën e gishtave. • Mos i jepni ushqime shumë të “rrëshqitshme”. shumë fëmijë janë shumë të kënaqur me ushqimet e njëjta me ato që ha familja në tryezë. me një gotë të vogël plastike. që ta mbajë vetë në dorë. Është mirë t’i jepni edhe ushqime të ngurta a ndonjë biskotë. në mjekër e kudo. apo e një copë molle. një fëmijë zakonisht është në gjendje të “kontrollojë” një copëz ushqimi. shumë të forta (për shembull karrota të gjalla). kjo që po kaloni së bashku me bebin tuaj është një fazë e rëndësishme e rritjes. Jepini pra ujë. • Mos u mërzisni nëse shtëpia bëhet pis me thërrime apo lëngje. Kur fëmija është duke ngrënë vetë. Ju duhet të respektoni zhvillimin natyral të bebit tuaj. Ai e di se kur është i ngopur. Në moshën njëvjeçare. Së fundmi mbani mend se ushqimet e ngurta mund ta bëjnë bebin që të ketë etje. ndërsa disa të tjerë duan gjirin apo shishen për një kohë më të gjatë.184 PJESA II VITI I PARË qime të tjera me bazë proteinash diku nga muaji i 8-10-të. feta të mëdha molle që mund të copëtohen. • Mos i jepni kokrra rrushi. sepse nuk arrin ta kapë ushqimin aq shpejt sa do. ulur në tryezë dhe ju të vazhdoni ta ushqeni me gji apo me qumësht artificial. pasi mund të mbytet. sa më shumë të jetë e mundur.

8 . më mirë pak të vjetëruar. lëreni ta bëjë • Mos e detyroni të zbrazë pjatën. së bashku me ushqimet e tjera që merr fëmija. nëse do të të përziejë frutat me mishin. sepse shkëputja nga zakonet e mëparshme mund të jetë më e vështirë. që për të është një burim sigurie dhe mirëqenieje. Çfarë nuk duhet bërë gjatë ushqyerjes • Mos e humbisni durimin • Mos e pengoni të fusë duart tek ushqimi që po i jepni • Mos i lejoni të bëjë çdo gjë: nëse hedh qëllimisht ushqimin tek karrikja që është ulur. Ajo që për disa fëmijë mund të jetë e lehtë dhe e natyrshme (ushqyerja me ushqime të forta me lugë). Tashmë shkenca ka vërtetuar se ushqyerja edhe vetëm për pak javë me gji e bebit është shumë e mirë. sepse bebi përfiton në këtë kohë mbrojtjen kundër sëmundjeve. Kur vendosni për të hequr bebin nga gjiri. ai do ta thithë sa ta bëjë si qull • Një copë djath kaçkavall • Një karrotë të zier • Një biskotë që shitet në treg për fëmijë • Patate të zier. rekomandimet për shkëputjen nga gjiri duhen përdorur me kujdes. Fëmija nuk duhet të detyrohet me zor. pjeshkë të butë të qëruar. Por edhe përtej kësaj kohe deri në moshën 1-2 vjeç qumështi i gjirit. fëmijët dinë të rregullohen vetë shumë mirë. . takti. mbetet një ushqim me vlerë për të. Kjo ndjehet veçanërisht kur fëmija është ushqyer në gji. si dhe këshillat mjekësore që mund të keni dëgjuar: Faktet. por edhe një moment me rëndësi të zhvillimit psiqik dhe shqisor.12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 185 Cilat ushqime të japim • Një copë buke. thuajini një “jo” të fortë • Mos i vendosni një rradhë për ushqimet që do të hajë. Në këto raste. Fëmija mund ta shohë ushqimin e ri si diçka që e çon në shkëputjen nga nëna e tij. për disa të tjerë mund të jetë një problem i pakalueshem. duhet të keni parasysh shumë faktorë personalë. durimi dhe dashuria e nënës mund ta ndihmojnë fëmijën të kalojë këtë fazë tranzicioni. sepse çdo fëmijë reagon ndryshe. Por bebet rriten më mirë me më pak sëmundje dhe alergji kur ushqehen deri në 6 muaj me gji. Vetëm mirëkuptimi. vështirësitë që kalohen në përdorimin e lugës mund të lidhen me mospranimin e bebit për t’u shkëputur nga nëna. Largimi nga gjiri (zvjerdhja) Ndërprerja e qumështit nuk përbën vetëm një moment kyç në zhvillimin ushqimor të fëmijës. Prandaj.

nuk janë momente të përshtatshme për ta ndërprerë gjirin. Në moshën 5 muajsh mosinteresi për të pirë gjirin mund të jetë vetëm një shenjë se bebi ka rritur interesin e saj për mjedisin. apo gjithçka që në jetën e bebit mund të shkaktojë stres. shkolla etj) në jetën e tyre. udhëtimet. sigurohuni se mos ky problem mund të zgjidhet më thjesht. Mosha e bebit tuaj: në përgjithësi . në nëntë muajsh e më shumë kjo shpesh kupton rritje të pjekurisë dhe pavarësisë. Ndjenjat e bebit tuaj. Por kujdes se mos i keqkuptoni sinjalet e bebit. Ushqimet e tjera që merr bebi juaj. Koha më e mirë për t’ia hequr gjirin bebit është kur në shtëpi gjithçka është e qetë. Kur kjo ndodh. Situata juaj.186 PJESA II VITI I PARË Ndjenjat tuaja. në shtatë muajsh kjo mund të tregojë një shtim të interesit për aktivitet fizik. Situata e bebit tuaj. i grindur. Në çdo moshë kjo mund të lidhet me sëmundjen apo daljen e dhëmbëve. gotën etj ai mund të mos pëlqejë më të pijë nga gjiri i nënës. duke e bërë ushqyerjen me gji problem për të dy. ndjenjat e tyre negative transmetohen lehtësisht tek bebet e tyre. Shëndeti i bebit tuaj. Dëshironi të keni më shumë liri. qumështi juaj mund të mos jetë më i nevojshëm dhe duhet filluar ushqimi tjetër. Por përpara se të hiqni bebin nga gjiri. për shembull të ushqeheni më mirë dhe të pushoni më gjatë vetë. që e kapërcen interesin për t’u ushqyer. Nëpërmjet reagimeve të tyre (grinden. Edhe ato nëna që pëlqejnë të ushqejnë me gji. e mbajnë vetëm pak kohë në gojë) ato tregojnë se janë gati për të kaluar në një mënyrë tjetër ushqimi. Sëmundja. Në këto raste heqja e gjirit mund të jetë një zgjidhje. Nëse ndjenjat tuaja lidhur me ushqyerjen me gji kanë ndryshuar. Nëse bebi juaj ka mësuar të përdorë lugën. nuk ju intereson gjiri. Juve ose vazhdon t’ju pëlqejë ta ushqeni me gji bebin tuaj. shpesh e shikojnë ushqyerjen me gji si një pengesë për shumë gjëra që ato mund të bëjnë (puna. pa fuqi. dalja e dhëmbëve. antenat e bebit tuaj do ta kapin dhe ai do ta largojë vetë. Në përgjithësi. Shëndeti juaj. Ju jeni shumë e lodhur. Ndonjëherë prodhimi i qumështit pakësohet kur rritet bebi. Nëse bebi juaj po shton pak në peshë. ose u mërzitët duke nxjerrë dhe futur gjinjtë tuaj ditë dhe natë. pushimet verore. është i përgjumur. bebi fillon të largohet vetë nga gjiri mbas moshës 1218 muajsh. Disa bebe e lënë vetë gjirin.

për shembull ju filloni të shkoni në punë dhe e lini atë me një kujdestare të re. Për ta ndihmuar të . duke e bërë të lehtë largimin nga gjiri. Kini parasysh se kurdoherë që të ndodhë koha e largimit nga gjiri është një kohë e përzier me emocione të ndryshme për shumë gra. se kanë humbur lidhjet aq të forta me bebet e tyre dhe bebi nuk varet më aq shumë nga ato.. Po kështu edhe për nënën: gjinjtë fryhen. si dhe të mësohet të ushqehet me filxhan apo gotë.12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 187 bebet mbas moshës 12-18 muaj janë më pak të interesuara për ushqyerjen me gji dhe kanë më pak nevojë për të thithur. sepse këto ushqime mund t’i jepen edhe nga babai. duke zgjatur rreth 3-4 javë deri në ndërprerjen e plotë të gjirit.8 . be- bet e të cilëve deri në muajin e gjashtë janë ushqyer vetëm me gji. Në rast se në jetën e bebit ka ndryshime. Por njëkohësisht ato janë të hidhëruara. Hapat kryesore për largimin nga gjiri mund të jenë si më poshtë: • Të mësohet bebi që të marrë një lloj tjetër qumështi formulë. Nuk është e mirë për nënën dhe bebin që një ditë papritur ajo mos t’i japë me gji bebit të saj. Pirja e lëngjeve me gotë Bebi edhe pirjen me gotë do ta mësojë pak nga pak. fizikisht dhe emocionalisht. Nga muaji i 9-të bebi shpesh është në gjendje të mësojë të pijë nga gota apo filxhani. Këtu mund të ndihmojnë edhe baballarët. • Më tej bëhet largimi nga gjiri. rreth muajit të gjashtë. se fëmijëve do t’u mungojë gjiri vetëm për një kohë të shkurtër dhe nënat mund të ruajnë kujtimet e bukura apo t’i përdorin kur të rrisin fëmijën tjetër. por shkëputja nga thithi i nënës apo ushqyerja me biberon nuk pëlqehet shumë. Prandaj duhet të veprohet gradualisht. Ato preferojnë të jenë më të pavarura dhe kapin më pak gjirin. lope etj. bllokohen. tani fillon një kohë e rëndësishme për të marrë pjesë në ushqyerjen e bebit. Për baballarët. Për këtë arsye largimi nga gjiri bëhet gradualisht. Po kjo kalon shpejt. duhet të prisni disa ditë deri një javë që bebi të përshtatet me këtë ndryshim dhe më tej të filloni largimin nga gjiri. Kjo duhet të mësohet përpara se ju të ndërprisni gjirin. Kjo është traumatike për bebin. apo po ndryshoni banesë. pa e detyruar bebin duke ia paraqitur gotën ose filxhanin si lodra apo si një lojë të re për bebin. rrjedhin. siç kemi thënë më sipër. Ato janë të lehtësuara se nuk do të jenë kaq të lidhura me nevojat e bebit të tyre dhe krenare se kanë arritur një hap me rëndësi në rrugën e rritjes së bebit. skuqen etj.

TUALETI. Si të mësohet të ushqehet bebi me lugë Luga Faza delikate e fillimit të ushqimeve të huaja përputhet me një shkëputje psikologjike nga figura e nënës dhe me hapat e para të fëmijës drejt pavarësisë. • Veproni shumë ngadalë. Disa këshilla për të bërë që bebi të pranojë këtë mjet të ri “ushqimi” sa më mirë. • Lejoni që vogëlushi ta përdorë lugën (duke e kontrolluar) edhe si një lodër. • Përdorni gjithnjë të njëjtën lugë. që të mund të mësohet me të. mundet të jenë: • Përdorni një lugë plastike me anë të buta. ujë) në një filxhan. sapunin dhe lodrat e ujit. veçanërisht herët e para. Mos u gënjeni edhe nëse mëson të mbajë lugën. veprime që marrin një vlerë shumë më rëndësi në zhvillimin e emocional të fëmijës. të paktën në fillim. luan me sfungjerin. • I pëlqen të heqë vetë kapelen. • Mos u tërhiqni kur keni kundërshtime në fillim. duke i dhënë bebit të provojë pak ushqime të reja të lëngshme. por përpara 12 muajve kjo gjë do të jetë e vështirë. • Mos i jepni ushqime fëmijës me biberon.188 PJESA II VITI I PARË mësohet mund të veproni kështu: • Provoni t’i hidhni qumështin apo lëngje të tjera që bebi i pëlqen (lëngje frutash. Si të miqësohemi me sendin e ri Të porsalindurve nuk i pëlqen luga. . këpucët dhe çorapet. • Mos e detyroni fëmijën. ose gotë plastike dhe kini shumë durim sepse shtëpia juaj mund të përmbytet nga lëngjet që do të derdhë bebi. • Kufizoni përdorimin e biberonit. kjo mund të jetë një metodë e lehtë dhe e shpejtë për ju. Por kjo është edhe koha kur bebi bën eksperimente të reja dhe mundohet të imitojë nënën dhe babain.VESHJA • I pëlqen banja. • I pëlqen ta lësh ujin t’i rrjedhë nga sfungjeri. • Lëreni ta përdorë gotën si lodër. Kalimi nga gjiri i nënës apo nga thithi që e qetësonte drejt një mjeti të huaj ka ndikime psikologjike që nuk duhen nënvlerësuar. Ai do të mundohet të mësohet me to. BANJA. pasi ju do të vazhdoni ta ushqeni edhe për disa kohë. por jo edukuese dhe e shëndetshme për bebin. • Mundohuni që bebi të ketë filxhanin e tij dhe të mësohet ta njohë. Për këtë “thithja” fillon të zëvendësohet me “të pirët” dhe të “ngrënët”.

8 - 12 MUAJ

RUTINA E PËRDITSHME

189

• Bëhet nervoz kur panolina është i lagur, saqë ndonjëherë e heq vetë. • Bashkëpunon paksa kur e veshin; ndihmon prindërit duke futur krahun në mëngë apo shtrin këmbët për të veshur pantallo-nat. • Ka një ose dy jashtëqitje në ditë. • Zakonisht nuk laget kur dremit për një kohë të shkurtër.

gurta. • Bën një sy gjumë mbasditeve.

LOJA DHE AKTIVITETET SOCIALE
• I pëlqejnë aktivitetet e mëdha lëvizore, përpiqet të rrijë në këmbë, kacavirret, disa bebe edhe mund të ecin. • I pëlqen të verë gjëra në kokë, koshin, vazon e luleve, gotën; kjo i duket tepër gazmore dhe pret që njerëzit ta vënë re dhe të qeshin me të. • I pëlqen të fshihet pas karrikes dhe të luajë “ku është bebi?” • I hedh gjërat në dysheme dhe pret që t’ia japin prapë. • Tregon interes në hapjen e mbylljen e dyerve dhe të dollapeve. • I jep një send një të rrituri kur ai ja kërkon dhe pret që i rrituri t’ia rikthejë menjëherë. • Përgjigjet “jo-jo” duke ndaluar e pritur reagimin e të rriturit. Nga ana tjetër fëmija tregon aftësi sociale, duke qeshur e buzëqeshur.

GJUMI
• Nuk kundërshton për të shkuar në shtrat, mund të mos e zerë gjumi menjëherë, por luan ose vjen vërdallë krevatit, pastaj e zë gjumi mbi mbulesat e krevatit. • Fle deri në orën 6-8 në mëngjes. • Luan vetëm dhe i qetë, 15-30 minuta mbasi është zgjuar dhe më pas fillon të bëjë zhurmë për të lajmëruar që është zgjuar. • Luan me gjallëri në krevat kur është zgjuar; anët e krevatit duhet të jenë të larta dhe të si-

190

PJESA II

VITI I PARË

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët
AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË
• Përpunoni lojërat dhe aktivitetet e përmendura në fazat e mëparshme (0-4, dhe 4-8 muaj); gjithmonë përkrahni fëmijën kur ai jep një përgjigje të re ose shpik një mënyrë të re për të luajtur një lojë të vjetër (nxisni krijimtarinë). • Siguroni një mjedis të sigurt për fëmijën pranë prindërve apo kujdestareve, ku ai të ketë mundësi të mësojë të ulet, të zvarritet dhe të eksplorojë. • Lexojini dhe tregojini histori rreth gjithçkaje që ndodh në jetën e tij, gjithashtu lexojini revista me figura, duke e lejuar bebin që të kthejë faqet e librit • Nxiteni që të çojë një aktivitet deri në fund, duke theksuar gjithnjë fjalët kryesore, për shembull “ja ku është sapuni”, “merre gotën” etj. • Jepini bebit udhëzime të thjeshta si “kapi flokët e mamit”, ”kapi flokët e bebit”. Lini një kohë të përshtatshme për përgjigjen; nëse bebi duket i interesuar, por nuk përgjigjet, tregojani ju përgjigjen. Pranoni lojrat e reja që fëmija shpik, si për shembull kur hedh gjërat nga një karrige e lartë ose kur përpiqet të dalë nga krevati; është mënyra e bebit për të mësuar më shumë rreth gjërave; shkakun dhe pasojën, rëndësinë dhe durimin e të rriturve. Jepini atij kuti që ta mbushë apo ta zbrazë me lodra, duke e ndihmuar kështu të mësojë konceptin e përmbajtjes së enës dhe njëkohësisht edhe koncepte në lidhje me hapësirën. Jepini bebit lodra me rrota, që t’i shtyjë dhe t’i tërheqë. Luani me sende të thjeshta plastike në govatën ku lani fëmijën dhe mësojini atij që disa sende lundrojnë mbi ujë, apo mbushni dhe zbrazni bashkë një enë me ujë ndërsa laheni. Bëni flluska sapuni, që bebi t’i shohë dhe t’i prekë. Përdorni solucione pa lëndë helmuese. Lëreni fëmijën të dëgjojë lloje të ndryshme muzike (klasike, të lehtë, popullore etj). Mbajeni bebin në krahë dhe kërceni me

• •

8 - 12 MUAJ

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

191

të. Jepini një rrake, që bebi ta tundë sipas ritmit të muzikës. • Qëndroni së bashku me bebin përpara pasqyrës dhe bëni fytyra të ndryshme.Thoni “buzëqesh” dhe buzëqeshni, ”i mërzitur” dhe bëni një fytyrë të mërzitur dhe nxiteni bebin që të imitojë shprehjen e fytyrës tuaj. • Siguroni letra dhe lapsa pa lëndë helmuese dhe nxiteni bebin të bëjë shkarravina, të grisë ose të zhubravisë letrën. • Jepini shumë lodra dhe sende që nxisin zvarritjen dhe ecjen, si makina dhe kamionë me rrota, shishe plastike etj.

jashtë do të konsumojnë një sasi pluhuri apo rëre- nuk është i dëmshëm: megjithëse ju mund të sëmureni duke parë fëmijën tuaj duke ngrënë pluhur, ai jo. Prandaj mos u bëni kaq të ndjeshëm dhe duke u siguruar në fillim që nuk ka xhama të thyer apo gjëra të tjera, lejojeni sportistin tuaj të vogël të bëjë një zvarritje të kujdesshme përreth dyshemesë. Nëqoftëse rrugës prek diçka shumë të pisët, pastrojani duart me letër dhe lëreni përsëri në rrugën e tij. Jo të gjithë fëmijët kanë dëshirë të bëhen pis: disa preferojnë më tepër të jenë spektatorë se sa lojtarë. Këpucët e buta janë më të përshtatshmet, sepse do t’i mbrojnë këmbët e tij, gjatë kohës që ajo është duke u zvarritur. Në bar në kohë të nxehtë, është mirë me këmbët zbathur. Nëqoftëse ju ndiheni mirë kur fëmija juaj është i pastër dhe i freskët kur del jashtë, merrni me vete në një çantë veshje për të luajtur, visheni fëmijën me rroba loje dhe më pas ndërrojeni përsëri dhe pastrojeni.

MBROJTJA

Ç

lirohuni shqetësimet dhe lëreni fëmijën tuaj në tokë, le të bëhet pis. Fëmijët të cilët detyrohen të qëndrojnë të tërhequr dhe të shikojnë nga larg, kur në të vërtetë duan të përleshen, kanë shumë mundësi të qëndrojnë të pastër, por jo të kënaqur. Fëmijët mund të pastrohen dhe aty ku po luajnë. Pisllëqet më të dukshme mund të largohen duke përdorur letrat e lagura të fëmijëve, ndërkohë që ai vazhdon të jetë duke luajtur në dysheme ose në kopësht, dhe pjesën tjetër do të mund t’ia hiqni më vonë, duke i bërë banjën. Edhe pluhuri që përfundon në gojën e tij – fëmijët që kalojnë një sasi kohe

SI TË SILLEMI NËSE FËMIJA YNË ËSHTË “I VËSHTIRË”?
Hiperaktiviteti Duke vëzhguar ritmin me të cilin ecin disa fëmijë, është e lehtë të kuptosh pse disa nëna që kanë

192

PJESA II

VITI I PARË

fëmijë njëvjeçar, shqetësohen që fëmija i tyre është hiperaktiv. Tani mund të themi se shumica prej tyre nuk kanë pse të shqetësohen. Ajo që duket si një nivel jonormal aktiviteti për një nënë, në fakt është normale. Pas muajsh të tërë përpjekjesh, lëvizshmëria për të cilën fëmija juaj ka luftuar aq shumë, tani është arritur. Nuk është për t’u shqetësuar nëqoftëse fëmija juaj vrapon, zvarritet apo ngjitet dhe zbret, sa herë që i krijohet mundësia. Hiperaktiviteti i vërtetë (që njihet si “çrregullim i përqendrimit të vëmendjes me hiperaktivitet-ADHD”) është 10 herë më i shfaqur tek djemtë sesa tek vajzat dhe karakterizohet nga një aktivitet i tepruar që është i papërshtatshëm dhe joproduktiv, nga një vëmendje e shkurtër, dhe nga impulsiviteti. Ashtu si çdo prind është në dijeni, këto cilësi janë të zakonshme tek fëmijët: vetëm kur ato janë të ekzagjeruara në pikën që mund të ndërhyjnë në funksionimin e tij, mund të jenë shenja të hiperaktivitetit. Nëqoftëse sjelljet hiperaktive shqetësuese vazhdojnë dhe koha e përqëndrimit të fëmijës nuk rritet, duhet të flisni me mjekun: ekzistojnë disa mënyra për të kontrolluar kur kemi të bëjmë me hiperaktivitet, që mund të na ndihmojnë. Duke ditur që ADHD është e lidhur me vonesën mendore, ose çrre-

gullimet emocionale, këto probleme duhet të përcaktohen përpara se të fillojë trajtimi. Ndërkohë ju duhet të siguroheni që fëmija juaj merr sasinë e nevojshme të gjumit – një fëmijë i lodhur vjen vërdallë nëpër shtëpi gjithë kohën. Përfshijeni atë në aktivitete të qeta (si të lexuarit e një libri, lojrat formuese etj), por kini parasysh kohën e shkurtër të vëmendjes dhe kujtohuni se në këtë moshë, lojra të tilla zakonisht kërkojnë pjesëmarrjen e të rriturve. Përpiquni ta qetësoni me një banjë me ujë të ngrohtë, kur ju duket se po del jashtë kontrollit. Gjithashtu sigurohuni që ka ngrënë mirë dhe që nuk ka marrë një sasi të madhe sheqeri - studimet kanë treguar se një përqindje e vogël fëmijësh mund të reagojnë me sjellje hiperaktive ndaj sheqerit dhe ushqimeve të tjera. Fëmijët aktivë. Fëmija sapo del nga barku i nënës fillon të shtojë aktivitetin e vet, shqelmon batanijet, fillon të rrotullohet, sa edhe mund të rrëzohet. Fëmijët aktivë janë një betejë e përditshme, ata flenë më pak, nuk gjejnë pushim edhe kur hanë dhe rrezikojnë veten, por ata sjellin edhe gëzim, janë të zgjuar, të interesuar dhe të shpejtë në përmbushjen e detyrave. Meqë ju nuk doni të shtypni entuziazmin e këtyre fëmijëve, duhet të merrni disa masa mbrojtëse si dhe duhet të mësoni disa mënyra për t’i qetësuar, kur hanë ose flenë: • Përdorni mbulesa të lehta për

8 - 12 MUAJ

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

193

fëmijët që i shqelmojnë ato. • Mos i lini asnjëherë bebet vetëm në krevat ose tavolinë - ata mësojnë si të kthehen shumë shpejt, dhe shpesh herë atëherë kur ju nuk e prisni • Kur e vini fëmijën në ndenjësen e tij, vendoseni në mes të krevatit ose në dysheme, sepse shpesh herë ai përmbyset bashkë me të. Fëmija duhet të jetë gjithmonë i lidhur. • Mësoni se çfarë e qetëson fëmijën tuaj: muzika e qetë, banja e ngrohtë, një libër me figura. Bëjini këto aktivitete qetësuese para se fëmija të hajë dhe të flejë. Fëmijët e çrregullt. Në moshën 6-12 muajsh fëmijët fillojnë të vendosin një orar dhe bëhen më të parashikueshëm. Por ka fëmijë që as nuk krijojnë ndonjë orar të vetin, as nuk respektojnë orarin e nënës. Në këto raste, do të jetë mirë që të vendoset një lloj rregulli për të mirën e nënës dhe të fëmijës. Duhet të përpiqemi të bëjmë të njëjtat gjëra në të njëjtin orar. Të përpiqemi të bëjmë banjë në të njëjtën orë, të japim vaktin në të njëjtën orë edhe nëse fëmija nuk është i uritur dhe të respektojmë orarin edhe kur fëmija është i uritur. Në këtë mënyrë mund të ndërtohet një ditë më e organizuar dhe me më pak kaos. Netët me këta fëmijë janë një çmenduri për nënën dhe babain, të cilët mund të

zgjohen me turne derisa gjendja të përmirësohet disi. Në situata ekstreme mjeku mund të përdorë qetësues, për t’i lënë kohë nënës të shplodhet dhe të bëhet gati për të vendosur një regjim të gjumit. Fëmijët që përshtaten me vështirësi. Këta fëmijë nuk pranojnë vazhdimisht sendet, njerëzit,ushqimet e panjohura. Çdo lloj ndryshimi, qoftë edhe i njohur për ta, i shqetëson psh. lëvizja nga shtëpia në makinë. Lodrat apo njerëzit e rinj prezantojini me ngadalë. Lodrën lëreni për 1-2 minuta dhe hiqeni, e më pas rishfaqeni pas pak kohe duke e lënë më gjatë, deri sa fëmija ta pranojë dhe ta pëlqejë. Po kështu edhe njerëzit fillimisht të qëndrojnë në një dhomë me fëmijën, t’i flasin nga larg, pastaj të komunikojnë më afër, derisa të përpiqen për një kontakt fizik. Përpiquni të mos bëni ndryshime të kota, kur shishja e biberonit thyhet, zëvendësojeni me një të ngjashme. Fëmija qan me shumë intensitet. Ndoshta ju keni vënë re se fëmija juaj qante me zërin më të lartë se fëmijët e tjerë, që në maternitet. E qara e tij çmend edhe njeriun me nerva më të qeta. Asgjë nuk e ndalon të qarën e tij, por ne mund të largojmë zhurmat që e shqetësojnë, duke izoluar sa më shumë dhomën ku rri fëmija, duke vënë tapete, perde etj. E qara pakësohet

194

PJESA II

VITI I PARË

me kalimin e kohës, por gjithmonë intensiteti i saj do jetë më i lartë, krahasuar me fëmijët e tjerë. Fëmija negativ ose jo i lumtur. Në vend që fëmija të buzëqeshë dhe të gugasë, ai duket gjithë kohën i mërzitur. Kjo ka një ndikim shumë të madh te prindërit, të cilët fillojnë t’i largojnë këta fëmijë. Nëqoftëse duket sikur asnjë gjë nuk e kënaq fëmijën tuaj dhe ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje, atëhere jepini dashuri dhe përkujdesje. Do të vijë koha kur ai të mësojë mënyra të tjera të shprehuri, e qara dhe hidhërimi do të pakësohen, megjithëse ai do të jetë gjithë kohën fëmijë serioz.

FILLIMI I DISIPLINËS

P

se e disiplinojmë një fëmijë? Së pari, për të vendosur tek ai konceptet “e drejtë” dhe “e gabuar”. Ndonëse duhet një kohë e gjatë përpara se fëmija juaj të mund t’i kapë këto koncepte plotësisht, që tani ju duhet të filloni t’i mësoni atij të drejtën nga e gabuara, duke ia shpjeguar, por dhe me shembuj. Së dyti, duhet t’i mësoni kontrollin mbi veten e vet. Atij nuk do t’i rrënjosen këto menjëherë, por po të mos t’ia mësoni, fëmija juaj nuk do të jetë i aftë të funksionojë mirë. Së treti, të mësuarit e respektit për

atë që është e drejtë dhe e gabuar dhe për ndjenjat e të tjerëve, kështu që nga një fëmijë i përqëndruar vetëm tek vetja, ai do të bëhet një fëmijë dhe një i rritur i dashur dhe i ndjeshëm. Dhe së fundi, të mbroni fëmijën tuaj, familjen dhe rregullin - tani dhe në muajt e ardhshëm. Ndërkohë që ju filloni programin për disiplinën e fëmijës suaj, mbani këto gjëra në mendje: • Ndonëse fjala disiplinë është e lidhur me strukturën, rregullat dhe ndëshkimin për shumë nga ne, ajo vjen nga fjala latine “të mësosh”. • Çdo fëmijë është i ndryshëm, çdo familje është e ndryshme. Por ekzistojnë rregulla të sjelljes, që i përdor çdo njeri, në të gjitha kohërat. • Derisa fëmija të kuptojë çfarë është e sigurt dhe çfarë jo, ose çfarë veprimesh janë të pranueshme dhe çfarë jo, prindërit e tij kanë përgjegjësi të plotë për të mbajtur mjedisin e sigurt, si dhe për të ruajtur gjërat e tyre dhe ato të të tjerëve. Mungesa e dashurisë prindërore kërcënon vlerësimin e fëmijës për veten. Është e rëndësishme ta lejoni fëmijën që të ndiejë se ju e doni, edhe kur ai bën gjëra të këqija. Disiplina më efektive nuk është as ajo e rrepta, as ajo tepër tolerante. Disiplina e fortë bën që fëmija të varet nga prindi, dhe jo të mësojë

8 - 12 MUAJ

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

195

të kontrollojë veten. Por gjithashtu dhe toleranca e tepërt te prindërit nuk pëlqehet, sepse largon nga fëmija sjelljet e mira, që janë të domosdoshme në botë. Ata fëmijë bëhen shpesh tepër egoistë, të ashpër, dhe të papëlqyer, hyjnë shumë shpesh në konflikte me njerëzit. Të dy ekstremet e disiplinës e bëjnë fëmijën të ndihet i vetmuar, jo i dëshiruar nga prindërit. Prindërit e rreptë mund të duken të ashpër, sikur nuk i duan, ndërsa ata tolerantë mund të duken si të pakujdesshëm. Megjithatë nuk ka dy prindër njësoj: disa janë vetë mjaft të qetë, disa janë pak më të rreptë. Kjo është diçka normale, derisa nuk kalon në ekstrem. Disiplina e mirë është individuale. Nëqoftëse ju keni më shumë se një fëmijë, ju me siguri vini re ndryshime mes tyre që nga lindja. Këto diferenca do të ndikojnë mënyrën sesi secili fëmijë do të disiplinohet. Njëri për shembull, do të shmanget nga prekja e një prize, pasi ju ta keni kundërshtuar. Tjetri nuk do t’ua vërë veshin, megjithëse do të vërejë një frikë në zërin tuaj. Një tjetër do t’ju duhet ta hiqni që andej, se përndryshe nuk ikën vetë. Rrethanat mund ta ndryshojnë përgjigjen e fëmijës ndaj disiplinës. Një fëmijë që zakonisht kërkon një paralajmërim më të fortë, mund të ndihet i dërrmuar

nëqoftëse i flitet fort kur ai është i lodhur apo kur po i dalin dhëmbët. Ndryshoni llojin e disiplinimit sipas situatës. Fëmijët kanë nevojë për kufij. Ata shpesh nuk mund të kontrollojnë impulset e tyre ose veten dhe frikësohen kur humbin kontrollin. Kufijtë e vendosura nga prindërit sigurojnë një mbështetje për t’i mbajtur fëmijët të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërkohë që ata eksplorojnë dhe rriten. Vënia e kufijve të fortë vetëm sepse ai është fëmijë, nuk është e drejtë ndaj fëmijës. Çdo kufi që ju vendosni, varet nga ajo që është më e rëndësishme për ju. Në disa shtëpi, heqja e këpucëve tek dera dhe mosngrënia në dhomën e gjumit janë rregullat kryesore. Në të tjera shtëpi, të qëndruarit larg komodinës së mamit dhe babit është shumë i rëndësishëm. Në shumë familje, rregullat kryesore të mirësjelljes dhe përdorimi i etiketave të thjeshta - përdorimi i të lutem dhe faleminderit, ndarja e gjërave, respektimi i ndjenjave të të tjerëve - janë kërkesat kryesore. Të mësosh të jetosh me kufij që në moshë të vogël, do të ndihmojë në qetësimin e disa shqetësimeve. Do të jetë gjithashtu e nevojshme për të mbijetuar në shoqërinë e mbushur me kufij - në shkollë, punë, dhe në lojë. Sigurisht është më e lehtë të flasësh për kufijtë,

196

PJESA II

VITI I PARË

sesa t’i vendosësh. Një fëmijë që futet në telashe nuk mund të quhet “i keq”. Bebet dhe fëmijët nuk dinë çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë, kështu që çmenduria e tyre nuk mund të quhet e keqe. Ata mësojnë për botën e tyre nëpërmjet eksperimentit, vëzhgimit të shkaqeve dhe efekteve, dhe duke bërë prova me të rriturit. Çfarë ndodh kur unë derdh një gotë me lëng frutash? Do të ndodhë kjo gjë përsëri? Përsëri? Çfarë ka brenda dollapit në kuzhinë, dhe çfarë do të ndodhë nëqoftëse une i nxjerr të gjitha jashtë? Cili do të jetë reagimi i mamit? Duke i përsëritur vazhdimisht fëmijës suaj që ai është i keq, mund të ndikoni në uljen e besimit të tij tek vetja dhe në arritjet e tij gjatë jetës. Dhe fëmija që dëgjon “Ti je i keq” vazhdimisht, përpiqet të bëhet i keq (“nëqoftëse ata thonë që jam i keq, duhet të jem i keq”). Kritikojeni veprimin e fëmijës suaj, por jo fëmijën tuaj (“të godasësh është keq”, por jo “ti je i keq”). Qëndrueshmëria është e rëndësishme. Nëqoftëse këpucët mbi divan i gjykon sot dhe i lejon të nesërmen, ose nëqoftëse larja e duarve përpara bukës ishte një veprim i domosdoshëm dje, por sot harrohet, fëmija mendon se bota është e pakuptueshme dhe

rregullat nuk kanë një rëndësi të madhe. Nëqoftëse ju nuk i qëndroni rregullave që keni vënë vetë, atëherë nuk ju beson më njeri. Vazhdimi logjik është vendimtar. Nëqoftëse thoni vetëm një “jo”, kur fëmija juaj është afruar shumë pranë televizorit dhe pastaj vazhdoni punën tuaj, kjo nuk mjafton. Nëqoftëse fëmija nuk largohet, veproni menjëherë, kryesisht në situata të rrezikshme. Lëreni punën, merreni fëmijën dhe largojeni nga televizori - mundësisht larg, në dhomën tjetër. Pastaj mundohuni të shkëpusni mendjen e fëmijës nga televizori, me një lojë që atij i pëlqen. Për shumë fëmijë, çfarë është larg syrit është dhe larg mendjes -ndonëse disa përpiqen që të kthehen mbrapsht dhe në të tilla raste ju duhet të veproni menjëherë për t’i ndaluar. Bebet dhe fëmijët kanë një kujtesë të kufizuar. Ju nuk mund të prisni që ata ta mësojnë mësimin që me herën e parë, dhe nuk mund të prisni që ata të mos përsërisin një veprim të padëshirueshëm përsëri. Jini të duruar dhe përsërisni të njëjtat fjalë “Mos e prek televizorin” ose “Mos ha ushqimin e qenit” çdo ditë, për javë të tëra, derisa ai të ndalojë. Bebet e kanë qejf lojën “jo”. Shumë bebe kënaqen nga kundërshtimet e prindërve “Jo”, duke i

8 - 12 MUAJ

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

197

kthyer ato në lojra, prandaj mos lejoni që një “jo” e juaj të kthehet në një lojë ose në një të qeshur. Shumë “Jo” e humbin vlerën e tyre dhe e mërzisin fëmijën. Ju nuk dëshironi të jetoni në një botë ku tre fjalët më të përdorura janë “jo, jo, jo”. Dhe gjithashtu nuk dëshironi që fëmija juaj të jetojë në një tillë. Thoni “jo” vetëm kur preket mirëqenia e fëmijës suaj dhe personave të tjerë në familje. Nëqoftëse ju do të krijoni një mjedis të pranueshëm për fëmijën në shtëpi, të mbushur me mundësira për eksplorim brenda kushteve të sigurta, atëherë nuk do të keni nevojë të thoni shumë “jo”. Për çdo “jo”, thoni dhe një “po”: “Jo, ti nuk mund të luash me librin e babit, por mund të shikosh këtë tjetrin”, ose “Ti nuk mund të boshatisësh dollapin e bukës, por mund të boshatisësh kutinë e lodrave”. Në vend të “Jo, mos i prek letrat në tavolinën e mamit” pasi fëmija i ka hedhur disa letra në dysheme, thoni “ Të shikojmë nëse mund t’i vendosesh tani letrat brenda dollapit të mamit dhe pastaj të mbyllim dollapin”. Ky lloj mesazhi nuk e bën fëmijën tuaj të ndihet keq. Fëmijët duhet të lejohen që të bëjnë dhe gabime, dhe të mësojnë prej tyre. Nëqoftëse ju e bëni të pamundur për fëmijën tuaj të

bëjë gabime, nuk do t’i jepni atij mundësi për të mësuar nga gabimet e veta. Korrigjoni dhe shpërbleni punën e mirë, më mirë sesa të ndëshkoni. Ndëshkimi është zakonisht i pavlefshëm për fëmijet e vegjël, sepse ata nuk e kuptojnë për çfarë ndëshkohen. Në vend të ndëshkoni sjelljet e këqija, më mirë vlerësoni sjelljet e mira. Kjo gjë ndihmon në vetëbesimin dhe shton sjelljet e mira. Një mënyrë që mëson që veprimi ka dhe pasoja, është që vetë fëmija të korrigjojë gabimin e vet. Për shembull kur djali juaj prek gotën e qumështit me një libër dhe e derdh, ju mund ta këshilloni sesi ta korrigjojë gabimin e vet – Andi, fshije qumështin që është derdhur, ngrije gotën, ngrije më pas librin dhe vendose në raftin e vet. Zemërimi sjell zemërim. Mos kaloni në shpërthim zemërimi kur fëmija thyen një send të dëshiruar tuajin, duke e rrotulluar atë nëpër dhomë si të ishte një top. Nëqoftëse është e nevojshme, qetësohuni për disa minuta përpara se t’i flisni – nëse jeni shumë të nxehur, largohuni nga dhoma. Kur të jeni qetësuar, shpjegojini bebit se ajo që bëri ishte gabuar, dhe pse. (“Kjo nuk ishte një lodër, ishte njëgjë e mamit. Ti e theve dhe mami tani është e mërzitur.) Kjo është e rëndësishme për t’u bërë, edhe pse shpjegimi duket se

198

PJESA II

VITI I PARË

fluturon nga koka e fëmijës. Përpiqu të kujtoni në ato momente zemërimi të madh se qëllimi juaj është t’i mësoni fëmijës sjelljet e mira, dhe se të bërtiturit do t’i mësojë atij një sjellje të gabuar, duke dhënë një shembull të keq të mënyrës sesi sillet njeriu, kur është i mërzitur. Por mos u shqetësoni nëse në disa momente nuk arrini të kontrolloni veten, sepse fëmija duhet ta dijë dhe këtë. Kur kjo gjë ndodh, kini parasysh të kërkoni falje: “ Më fal që bërtita aq shumë, por isha tepër e mërzitur”. Duke shtuar dhe “të dua shumë”, jo vetëm që do ta qetësoni fëmijën, por do ta bëni të kuptojë se disa herë ne zemërohemi me njerëzit që duam, por ndjenja të tilla janë normale, dhe pastaj dimë të kërkojmë dhe të falur. Disiplina mund të kthehet edhe në shaka. Humori është pjesë e jetës sonë, dhe nje mënyrë mjaft e mirë për të mësuar disiplinën. Humori mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Jepini urdhra fëmijës duke bërë si luan apo si qen, si zog apo si diçka tjetër që i pëlqen shumë atij. Aksidentet kërkojnë një trajtim të ndryshëm në krahasim me gjërat që bëhen me qëllim. Mbani mend që çdo njeri lejohet të bëjë gabime, por bebet, meqenëse janë bebe, do të bëjnë shumë nga këto. Kur fëmija juaj derdh pa dashje

gotën e qumështit, ndërkohë që është duke kërkuar bukën, thoni “opa, u derdh qumështi. Përpiqu të jesh më e kujdesshme, zemër”, kjo është një përgjigje e mirë. Por kur gota derdhet me qëllim, thoni “Qumështi është për t’u pirë, jo për t’u derdhur. Kur e derdh bëhet rrëmujë - shiko”, kjo është përgjigje më e mirë në këtë rast. Prindërit duhet të jenë të rriturit në familje. Nëqoftëse ju prisni që fëmija juaj të veprojë në mënyrë të përgjegjshme, edhe ju duhet të veproni kështu. Nëqoftëse ju i premtoni që do të bëni një shëtitje bashkë dhe mbasdite i thoni se keni punë, atëherë ju nuk po e mbani premtimin. Fëmijët janë të mbushur me respekt. Në vend që ta trajtoni fëmijën tuaj si një pronë tuajën, ose thjesht si një fëmijë, trajtojeni atë me respektin që trajtoni çdo njeri tjetër. Jini të sjellshëm (i thoni: të lutem, faleminderit, dhe më fal), jepini atij shpjegime kur harroni të bëni diçka që i keni premtuar, kuptoni dëshirat e fëmijës dhe ndjenjat e tij, mos e ofendoni, sidomos në sy të të tjerëve dhe dëgjojeni kur ju flet. Duhet të bëhet një ndarje e drejtë e të drejtave midis prindërve dhe fëmijës. Është e lehtë kur një fëmijë është i vogël, që prindërit e rinj të bëjnë gabime në këtë fushë. Disa prej tyre fshijnë të drejtat e

Ata kanë nevojë gjithashtu të dinë se ju nuk prisni që të jenë të përsosur. Duam që festa të jetë e veçantë. ju do të bëni mirë të ndiqni këtë strategji: Mos organizoni një festë të madhe. kapele etj. Shumë tullumbace. por kur kjo ndodh. se bëjnë diçka tjetër. një zbukurim me drita. Bëni një drekë të kufizuar me njerëzit e familjes dhe me ndonjë mik tuajin. ndërkohë që asnjeri nuk mund të jetë i mirë gjithë kohës. Jepini fëmijës një mundësi për të bërë një zgjedhje – një biskotë apo një copë kek. harrojnë miqtë dhe të njohurit e tyre. asnjëherë nuk dalin. Asnjëri nuk është i përsosur Fëmijët kanë nevojë që të zhvillohen. Shtoni zbukurimet. maska.ata ia kushtojnë jetën e tyre fëmijës. Shumë familje janë tepër të gëzuara për ditëlindjen e parë të fëmijës së tyre.edhe një fëmijë . Një dhomë e mbushur plot me njerëz ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen. dhe mungojnë në vizitën tek pediatri. Të tjerë e jetojnë jetën njësoj sikur të ishin pa fëmijë. derisa ata të mund të sillen si të rritur. por nuk dimë se si ta organizojmë”. çdo njeri . VITI I PARË KALON SHPEJT DHE VJEN DITËLINDJA E PARË “Të gjithë në shtëpi janë shumë të lumtur për ditëlindjen e parë të fëmijës. ftoni edhe 2 ose 3 prej tyre.nevojitet të ndjejë se mund t’i shkojë diçkaje deri në fund. nuk i bëjnë banjë se ju ikën ndeshja e futbollit. kukullën e preferuar (Pinokun ose Teletabin).12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 199 tyre për hatër të fëmijës. të ecë vetë apo me karrocë. Krenohuni me atë që bëri sot “ ti ishe shumë i sjellshëm sot” sesa me “ti je fëmija më i mirë në botë”. nuk kujdesen për nevojat e fëmijës – ata e marrin me vete beben në një festë plot zhurmë dhe tym duhani. Por për një shëndet mendor të mirë. Nëqoftëse ajo kalon kohë me moshataret e vet.8 . . mos e ndaloni. Për të planifikuar ditëlindjen e parë të fëmijës suaj. Fëmijët duhet të dinë që ata kanë kontroll në jetën e tyre. saqë harrojnë faktin që ajo është ende një bebe. Një dhomë e zbukuruar mund të jetë një ëndërr për fëmijën tuaj. Nuk do të jetë gjithmonë e mundur që fëmijës suaj t’i dalë e vetja.

që fëmija juaj mos të ndihet e lodhur apo e paushqyer. Mos i jepni urdhra. (e shumta deri në një orë) ose mund ta shkëputni fëmijën për ta vënë në gjumë. nëqoftëse ju e mësoni atë disa muaj përpara. po ashtu dhe fëmijëria e fëmijës suaj. Regjistrimi i saj do të jetë me shumë vlerë. nuk mban vetë shishen ose gotën • Nuk zvarritet me duar dhe gjunjë. të tilla si: hajde dhe paçim • Nuk ngrihet vetë në pozicion drejtqëndrimi në këmbë • Nuk i çon sendet nga një dorë në tjetrën • Nuk shfaq frikë ndaj të huajve • Nuk ndërvepron për të luajtur me prindërit dhe kujdestarët • Nuk ushqen veten. është vetëm një ditë. por mos prisni një bashkëpunim të plotë nga fëmija. nëqoftëse atëhere është orari i gjumit për të. Mos e planifikoni festën paradite. nëse në moshën 12 muaj fëmija: • Nuk pulit sytë kur sende që lëvizin me shpejtësi i afrohen syve të tij • Nuk imiton tinguj të thjeshtë • Nuk ndjek kërkerkesa të thjeshta me gojë. Nesër vazhdoni ushqyerjen e shëndetshme dhe pa sheqerna. Llogariteni kohën mirë. Përpiquni të organizoni gjithçka mirë. Mund të jetë bukur kur fëmija qesh para aparatit fotografik. Lëreni të jetë vetvetja. Ajo mund të mësojë të shuajë qirinjtë. Incizoni një kasetë me ditën e festës për ta patur si dokument për brezat e ardhshëm. E sotmja është një ditë e veçantë. Mos e zgjasni shumë kohën e festës.12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT Lëre fëmijën të hajë kekun. kur hap dhuratat etj. . dhe mos ushtroni presion.200 8 . Festa do të mbarojë shumë shpejt. Prandaj lejojeni t’i provojë ato. të gjithë njerëzit dhe të gjitha ëmbëlsirat janë bërë për nder të saj. Kini parasysh!! Takoni një specialist të fëmijërisë së hershme.

201 Pjesa III VITI I DYTË .

entuziazem dhe kuriozitet. por në zhvillim ndodhin ndryshime të rëndësishme. Zhvillimi i shpejtë i të folurit dhe gjuhës ndihmon të menduarin më kompleks dhe të mësuarin. si një mënyrë për të fituar autonominë (ta shohë veten si një njeri. ose vetë-qendërzim. avash-avash kalon në një respekt më të madh për të tjerët. Megjithatë. të eksplorojnë.24 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit F ëmija tani është një motor. njëvjeçari kënaqet që të konsiderojë çdo gjë si “të tijën” dhe të imitojë lojën dhe veprimet e fëmijëve të tjerë. Mosbindja dhe përgjigjet negative vijnë afër fundit të kësaj faze. . Gjatë vitit të dytë të jetës ai rritet më ngadalë. Ata bëhen fjalëshumë dhe aktivë.202 1 12 . Njëvjeçarët besojnë se çdo gjë ekziston vetëm ta. dhe të provojnë botën rreth tyre. për momentin. fëmija fillon të kërkojë më shumë liri. Kurioziteti dhe aftësitë e tyre rriten dhe nivelet e energjisë duken të pafundme. Aftësia e fëmijës për të qëndruar në këmbë dhe për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin. Përmirësimet në lëvizje i lejojnë fëmijët të lëvizin rreth vetes së tyre. Ky egocentrizëm. Gradualisht. veç nga të tjerët) dhe njëfarë kontrolli mbi prindërit dhe kujdestarët. plot me energji. duke ndaluar vetëm gjatë vakteve të ushqimit dhe në kohën e gjumit. bën të mundur që njëvjeçari të fitojë njohuri më të mëdha për mjedisin rreth tij. Fëmija e fillon këtë periudhë me aftësitë e një foshnjeje dhe përfundon me aftësitë e një fëmije të vogël. më tepër sesa të bashkohet me ta.

këmbët e hapura dhe krahët e shtrira për mbështetje.3 kg. ndërsa kockat e kafkës rrafshohen. • Temperatura e trupit vazhdon të lëvizë sipas aktivitetit që bën fëmija. dalin gjashtë deri në dhjetë dhëmbë të rinj. • Frekuenca e zemrës është afërsisht 80 deri në 110 rrahje në minutë. • Ritmi i frymëmarrjes është 22 30 frymëmarrje për minutë dhe ndryshon sipas gjendjes emocionale dhe aktivitetit të fëmijës. si mobiljet ose kukullat. • Përdor mobiljet për t’u ulur në dysheme. • Perimetri i kokës rritet ngadalë. dhe tani është afërsisht tre herë sa pesha e lindjes së fëmijës. • Ngrihet në këmbë pa ndihmë • Shumë fëmijë ecin pa ndihmë gjatë fundit të kësaj periudhe.13 .12 . ZHVILLIMI LËVIZOR • Përkulet shpejt dhe lehtë • Qëndron vetëm me shputat e këmbëve të larguara. gjatë procesit të kalcifikimit të plotë te tyre) mbyllet thuajse fare gjatë muajit të tetë.0. • Masa e trupit ndryshon. rrëzohet mbi të ndenjura në pozicion të ulur ose shtrihet para në duar dhe më . barku i dalë dhe kurrizi është i harkuar.6 cm çdo vit. hapje e kockave të kafkës në pjesën e sipërme tek bebet dhe fëmijët deri 2 vjeç. jo gjithnjë arrijnë që të kalojnë përreth pengesave.24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 203 RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Fëmija rritet mjaft ngadalë gjatë kësaj periudhe.9 cm. ende shfaqet koka më e rëndë. • Gjatësia rritet afërsisht 5. merr më tepër pamjen e një të rrituri.0-7. • Mënyra e të ecurit është modeli thembër-gishti madh (çka nënkupton që fëmija kur ecën në fillim mbështet në tokë thembrën dhe me tej gishtin e madh). afërsisht 1.3 . shtojnë 0. rrezohen shpesh. femijet arrijnë një gjatësi mesatarisht 81. • Truri arrin rreth 80% të madhësisë që ka i rrituri. • Perimetri i kraharorit është më i madh sesa ai i kokës • Dalje e shpejtë e dhëmbëve.3 cm gjatë çdo muaji. fontanela e përparme (boshllëk.6 12. • Pesha është mesatarisht 9. shfaqen dhëmballët e dyta dhe ka gjithsejt 20 dhëmbë të fëmijërisë. gjendjes emocionale dhe mjedisit.25 kg çdo muaj. • Këmbët mund të jenë ende të harkuara.88.

kënaqet duke mbajtur lugën (shpesh nga poshtë) dhe duke pirë nga një filxhan ose gotë me një dorë (është me e sigurt për ju që filxhani të mos jetë i thyeshëm). pa humbur ekuilibrin. Fig. • Hedh topa të mëdhenj nga poshtë dorës. shpesh duke u bërë pis. 17. • Ngre sende disa herë me radhë dhe i hedh ato. Megjithatë duhet të presim se do të ketë prapë raste që fëmija do të laget apo ndotet. hap zinxhirë të mëdhenj • Hap dyert duke ulur dorezën e derës. • Ngjitet mbi karrike. kap lapsin me gjithë pëllëmbën e dorës dhe lëviz gjithë krahun për të vizatuar (shkarravitur). hidhet përpjetë.204 PJESA III VITI I DYTË pas ulet. fëmija do ta tregojë vetë se kur është gati që të ulet në uturak. • Pëlqen të shtyjë ose të tërheqë kukullat ndërsa ecën. • Lëshon vullnetarisht nga dora një send. • Ngrihet sipër me katër gjymtyrët (duar dhe këmbë). • I pëlqen të zbrazë dhe të mbushë . ujë etj. Përpiqet të qëndrojë drejt me një këmbë por mund të bjerë). jo gjithnjë fut si duhet ushqimin në gojë. drejtimi bëhet gjithnjë e më i saktë. . • I ndihmon ata që e ushqejnë. • Ndihmon duke kthyer faqet e librit. • Shpesh fiton kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit gjatë këtyre viteve (por kjo varet nga zhvillimi fizik dhe neurologjik i fëmijës).rërë. ulet poshtë në të njëjtin pozicion. rrotullohet dhe ulet. Përpiqet të vrapojë. • Ulet për të luajtur për periudha më të gjata • Qëndron drejt mbi një këmbë (për pak çaste. • Çon lodrat nga njëri vend tek tjetri. • Shkopsit kopsa të mëdha. • Tregon dëshirë për të shkarravitur. ka vështirësi të ndalojë dhe zakonisht bie në dysheme. • Ngjit shkallët pa kërkuar ndihmë (por nuk arrin t’i përdorë të dyja këmbët njëra pas tjetrës në ngjitje). • Grumbullon rreth katër sende.

vendos filxhanin në pjatë dhe bën sikur do të pijë prej tij. një rreth dhe një katror). ajo të gërvisht. Koordinon më mirë lëvizjet sydorë. • E vendos lodrën në gojë jo aq shpesh si më parë. . • I tregon ose i afron lodrën një personi tjetër që ai ta shohë. Habitet për momente të gjata. copa ushqimi) në një shishe a gotë dhe më pas i nxjerr jashtë. pse vrapoi qeni. duke vendosur një send mënjanë (në dysheme a mbi divan) kur prezantohet me një lodër të re. Fillon t’i përdorë sendet më shumë për qëllimet e veta. duket i magjepsur nga diçka. Bën klasifikime të thjeshta (ndan për shembull një kafshë lodër nga një makinë lodër). Zbulon që çdo veprim ka dhe pasoja. • Emërton shumë sende të përditshme. sesa për funksionin që ato kanë (p. kopsa.vendos lugën në tas dhe më pas e përdor atë sikur të jetë duke ngrënë. . të përshkojë gogla të mëdha në një tel. kush e ka bërë këtë zhurmë? Ndjek aktivitete që i zgjedh vetë. Fut sende të ndryshme të vogla (blloqe. t’i ndajë.12 . për shem- • • • • • • • • • bull: vendos të gjitha kubat në një kuti. • Pëlqen të shohë figurat e librave. po e ngacmove macen. për periudha të gjata kohe. Përpiqet t’i bëjë sendet mekanike të punojnë. Më vonë. sh mund të shtyjë një kub si një varkë). për shembull: ku ka shkuar topi. përfytyron një situatë. • Përpiqet ta bëjë kukullën të qëndrojë në këmbë. Ka shprehje të qarta të mimikës. fëmija gjithnjë kërkon në të njëjtin vend për një send të fshehur (nëse ai e ka parë fshehjen e sendit).24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 205 ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Pëlqen aktivitetet që lidhen me fshehjen e sendeve apo lodrave në vende të ndryshme. vendos 3 forma gjeometrike në një tabelë (për shembull. pasi ka parë dikë tjetër të bëjë kështu. • Tregon që kupton marrëdhëniet funksionale (sende që i përkasin njëri-tjetrit): . një trekëndësh. • Tregon që di të orientohet më mirë në hapësirë. pra lidhjen shkak-pasojë. por ende nuk mund të bëjë një imitim të shprehjeve të fytyrës. • Ia del mbanë të mbajë tre ose katër sende. apo e zmadhon atë. mund të bashkojë sende. fëmija do të kërkojë në vende të ndryshme. • E kalon lodrën në dorën tjetër kur i ofrohet një send i dytë. në fillimet e kësaj periudhe.

• Gjen se ku janë sendet e njohura (nëse fëmija e di vendndodhjen e sendeve). kërkesa me gojë është shpesh e shoqëruar nga gjeste (për shembull tregon biskotën me gisht). “biskota”. shumë pjesë nga biseda e një dyvjeçari kanë kuptim vetëm për të. fjalori është vazhdimisht në rritje. për shembull: “Unë ha vetë”). • I përgjigjet pyetjeve të thjeshta me “po” ose “jo” dhe me lëvizje të duhura të kokës. tregon persona. • Kupton se të folurit vlen për t’i bërë të tjerët që t`iu përgjigjen nevojave dhe dëshirave të tij. duke nxjerrë zhurma. për shembull: “Jepi babit filxhanin”. përpiqet të këndojë dhe recitojë. • Kur i kërkohet. me fjalë të tjera.50 për qind. • Njeh dhe shpreh dhimbjen dhe tregon vendin e saj. apo ndonjëherë “unë” se sa me emër. • Tregon disa veprime si dhe sende të dëshiruara me emra: “Paçim-paçim”. mund të dojë të kapë një figurë dhe ta shijojë apo t’i marrë erë. për shembull duke bërë apo imituar zhurma. gishtin)”. paçim”. formon fjali me dy fjalë për të shprehur një mendim të plotë: “Shumë ëmbëlsira”. për të drejtuar vëmendjen e të rriturit. • Pëlqen vjershat dhe këngët. si të treguarit ose tërheqjen. “Mua po iki. • Gjuha e kuptuar është më e zhvilluar se ajo e shprehur. kthyer faqet etj. pafshim”. • Përdor një fjalë për të përmbledhur një mendim të tërë (“unë” mund të ketë kuptimin: “Dua dhe unë kek”. • Më vonë. • Fjalët që thotë kuptohen 25 . shumë fëmijë dyvjeçarë kuptojnë më shumë se sa mund të flasin. ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT • Përdor më shumë fjalë: vendos fjalët dhe tingujt së bashku në formë bisede. • Zbaton kërkesat e thjeshta.206 PJESA III VITI I DYTË • I vë emër sendeve në librin e figurave. nuk ka probleme për të shprehur “e imja”. kafshë dhe lodra që i njeh. • Ka një të folur të vetën si kod. • Gjen tri pjesë të trupit nëse dikush e pyet : “Më trego hundën tënde (veshin. • I pëlqen t’i lexojnë dhe do të marrë pjesë në lexim duke treguar me gisht. • Tregon interes per bisedat e të tjerëve dhe mund të përgjigjet duke lëshuar zëra. • Shpreh fjali mohuese duke u kapur pas një fjale mohuese si . “Babi. • Përdor 50 deri 300 fjalë të ndryshme. • Përdor gjestet. ose një kuptim tjeter. • I referohet vetes më shumë si “mua’.

tregon për sende. Libra që kanë vetëm pak fjalë në çdo faqe. • Luan vetëm. “nuk”. të fortë. shfaq më pak habi dhe frikë ndaj të panjohurve. Libra që thonë mirupafshim. flenë.24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 207 Librat që pëlqejnë fëmijët e vegjël 1-2 vjeç (shih dhe vitin e tretë të jetës) • • • • • Libra me kapakë të trashë. që të mund t’i mbajnë në krahë e t’i marrin kudo me vete. Figura 18. shpesh nuk pranon të bashkëpunojë në veprimet e përditshme. për një kohë të shkurtër. për shembull. mirëdita. nuk ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Ndihmon në ngritjen dhe largimin e lodrave. Njeh veten në pasqyrë . • I pëlqen ta mbajnë në prehër dhe t’i lexojnë diçka. Libra me figura fëmijësh që po bëjnë gjëra që ata i dinë. e puthin dhe e përqafojnë. • Shpesh imiton veprimet e të rriturve gjatë lojës. “jo”. • Njeh veten në pasqyrë. “nuk gjumë” etj • Vazhdimisht pyet. pa të tjerë. • Fillon të kërkojë pavarësinë. që më parë i kanë pëlqyer. apo ngjarje që nuk kanë ndodhur tani (ky është një përparim në njohje dhe gjuhë). • Do që të ndjejë vëmendjen e të rriturve apo praninë e tyre dhe kënaqet kur ata e nxisin. “jo me qumësht”. • Zakonisht është miqësor ndaj të tjerëve.12 . për shembull luajnë. ushqehen etj. “Çfarë është kjo?” • Përdor disa fjalë në numrin shumës. Libra me vjersha të thjeshta me rimë.

apo t’i vijë radha. Dëshiron gjithçka sipas një rregulli të tij “pikërisht kështu”. apo të ushqejë një lodër pellushi etj Është si “pronar” me prindërit dhe kujdestarët. e ka të vështirë të presë. i dëshiron të gjitha. t’i veshin këpucët. Luan vetëm zakonisht • • • • • ju kërkon gjëra. kërkon gjithçka njësoj si më parë. Figura 19. qetëson fëmijët e tjerë që janë dëmtuar. i zhgënjyer apo i lodhur (për disa fëmijë. të hajë. Vazhdon të jetë agresiv fizikisht (të godet me shpullë. Iu jep lodra fëmijëve të tjerë. por është zakonisht pronar i sendeve. . Vëzhgon dhe imiton lojën e fëmijëve të tjerë. fëmijët kanë nevojë të vëzhgohen me kujdes. E ka të vështirë të bëjë zgjedhje. për t`i mbrojtur ata nga situatat jo të sigurta. të shkul flokët etj) nëse është i zemëruar. por rrallë bashkohet me to. duke i dhënë përkëdhelje dhe puthje pa mbarim fëmijëve të vegjël. I pëlqen “të ndihmojë” në punët e shtëpisë. imiton aktivitetet e përditshme. ndonjëherë është tepër i dashur. gjithçka duhet të jetë “aty ku ishte”. papritmas bërtet “jo” dhe bëhet i prerë. Shpesh është “i pabesë” ndaj të tjerëve (për shembull i puth dhe më pas i godet). i pëlqen të luajë vetëm. nuk do të bashkëpunojë me të tjerët. përpiqet ta bëjë kukullën të urinojë. i urdhëron ato. fëmija ende nuk mund të arsyetojë dhe këto kriza inati janë të shpeshta në këtë periudhë moshe. Është i paduruar. Shpërthimet e inatit/zemërimit duken se arrijnë kulmin në këtë vit. kjo ndodh shumë më tepër se tek disa të tjerë). Tregon shenja afrimi dhe kujdesi.208 PJESA III VITI I DYTË • • • • • • • do të vishet. Ky agresivitet fizik zakonisht pakësohet me përmirësimin e të folurit. apo janë të frikësuar. pret që të rriturit t’i përgjigjen menjëherë. ende provon të dëmtojë e të shkatërrojë lodrat. të lahet. dëshiron që t`i bëjë gjërat vetë pa ndihmë Është gjithnjë e më shumë kurioz për njerëzit dhe mjedisin/ vendin përreth.

kur ka shtëpinë të mbushur plot me ushqim. Tani ritmi i rritjes po ngadalësohet pak dhe oreksi po ulet. disa fëmijë të kësaj moshe mund të hanë edhe vetë. do një sasi të madhe ushqimi. • Ka kontroll të mirë të filxhanit: e ngre. ose lëre dhe ik” dhe mos e mësoni fëmijën me zakonin e zëvendësimit të ushqimit. apo dhënies së një çmimi si shpërblim. • Zakonisht e mban ushqimin në gojë pa e gëlltitur. Duhet ta dini se në betejën për ushqimin midis jush dhe fëmijës. Fëmija juaj ka kaluar një rritje shumë të shpejtë gjatë vitit të parë. Asnjëherë. pi me të. • Ha disa vakte të vogla. disa të tjerë ende duan ndihmë. shpesh ka gjëra që i pëlqejnë shumë apo nuk i pëlqejnë aspak (të cilat duhen respektuar). dreka shpesh është vakti i tij i preferuar. në pjesën më të madhe të kohës do të jeni të humbur. e mban me një dorë. mund të pëlqejë . Asnjë fëmijë nuk vdes nga uria. lutjes. Mos bëni “hatanë” nëse fëmija refuzon të hajë. • Shpesh quhet nazeli. • Ndonjëherë e përshkruajnë si nazeli. mund të bëjë naze për disa lloje ushqimesh dhe të pëlqejë disa të tjera. • I ndihmon ata që e ushqejnë. atëherë përse të luftoni? Vetë fëmija juaj do ta përcaktojë sasinë e ushqimit për të cilën ka nevojë. Mbani një qëndrim të prerë dhe të njëjtë “haje. duke dyfishuar peshën e tij në moshën 5-6 muajshe dhe duke e trefishuar atë në fund të vitit të parë. Mos e keqinterpretoni këtë pakësim normal të ngrënies si shenjë sëmundjeje. e ul poshtë. në çfarëdo rrethane mos e detyroni një fëmijë të hajë me zor.24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 209 Rutina e përditshme USHQYERJA Në këtë periudhë oreksi i fëmijës fillon të luhatet. • Përdor lugën pak më mirë (sidomos nëse është i uritur dhe i intereson ushqimi). shpesh kjo gjë tregon që fëmija nuk dëshiron të hajë më.12 .

duke përfshirë edhe peshkun në konservë. I pëlqejnë ushqime të thjeshta që i “njeh”. një vakt në tjetrin. qengj. • Oreksi i fëmijëve mund të ndryshojë nga dita në ditë dhe nga . si për shembull fasule. është e rëndësishme të marrë parasysh disa çështje të rëndësishme: • Fëmijët kanë stomak të vogël dhe mund të mos jenë në gjendje të hanë shumë ushqim gjatë vaktit. Grupet e prodhimeve ushqimore Grupi i parë (mishi. • Fëmijët janë shumë të lëvizshëm. sheqerna. janë produkte ushqimore që përmbajnë kalcium. kosi. mish i grirë qoftesh. i cili është i vetmi prodhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve (gjitarëve) dhe njeriut. proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të Planifikimi i ushqimit të fëmijës Kur prindi planifikon vaktet e ngrënies për fëmijën. Kujdes: Konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e organeve te brendshme të kafshëve (për shembull mëlçitë) për arsye sigurie. gjiza. thjerëza. Mund të ketë nevojë që midis vakteve të hajë diçka Vazhdimisht është i aftë për t’u ushqyer vetë. dëshiron ushqimet që i shërbehen në një mënyrë të njohur për të. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi. mëlçi. ato mund të ndahen në disa grupe të mëdha. nuk i pëlqejnë përzierjet. Grupi i dytë (qumështi dhe bulmetrat) Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. I tillë është qumështi. Mëson të ulet në tavolinë. megjithëse ndonjëherë e derdh. hekur. prandaj ata kanë nevojë për shumë kalori dhe lëndë ushqimore.210 PJESA III VITI I DYTË • • • • • vetëm disa ushqime si reçeli. dhe vitaminat e kompleksit B. • Të gjitha llojet e bathëve të thara. në mes të vakteve të mëdha (mëngjesi. peshku dhe të tjera) • Të gjitha llojet e mishit për shembull lopë. Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë. djathi. dreka dhe darka). mish pule dhe peshk. pra është shumë e rëndësishme që fëmija të marrë edhe vakte të vogla. sanduiçet. duke imituar të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj. apo gotën. makaronat. por ndonjëherë mund të jetë “shumë i lodhur” për ta bërë këtë. Mbi bazën e lëndëve ushqimore që përmbajnë ushqimet. Kontrollon mirë filxhanin.vitaminë D.

banane. dardhë. Për shembull: • Të gjitha llojet e perimeve të freskëta. Grupi i katërt Vaji. janë produkte që përmbajnë yndyrna. të ngrira ose të konservuara. • Të gjitha llojet e perimeve që përdoren për sallatë si domate. veçanërisht acide yndyrore. drithërat dhe patatet) Orizi dhe grupi i produkteve ushqimore me origjinë nga drithërat. patatet. gjalpi. Grupi i tretë (buka. • Të gjitha llojet e frutave të freskëta ose të ngrira si mollë. drithërat për mëngjesin (për shembull Cornflakes apo Kornfleks në shqip). kastravec. • Të gjitha llojet e frutave të thara Tabelë orientuese për menynë e ushqyerjes së fëmijës pas vitit të parë të jetës USHQIMET Qumësht dhe kos Biskota Supra me makarona Djath kaçkavall i grirë Mish i vogël (viçi) Peshk Vaj ulliri 10ml Perime Djathë E verdha e vezës Frutat SASIA DITORE 400-500 ml 15gr 40gr 10gr 30-40gr 50-60 gr (1 luge gjelle) 100gr 20gr 1-2 ne jave 150-200gr .24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 211 grupit B. orizi. proteina të cilësisë së mesme. si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës. disa lloje vitaminash (veçanërisht A dhe D) Grupi i pestë (frutat dhe perimet) Agrumet dhe të gjitha llojet e frutave dhe të perimeve të freskëta. Këtu hyjnë: • Buka. bizele. janë produkte ushqimore që përmbajnë sheqerna.12 . dhjami dhe margarina. speca. vitamina të grupit B. presh. janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vitaminë C) dhe kripëra minerale. për shembull karrota. makaronat. spinaq. portokalle. sallatë jeshile. lakër etj. pjepër etj.

sepse i pëlqen të lahet vetë. TUALETI. • Iu tregon prindërve apo kujdestareve kur pantallonat janë të lagura. fut krahët në mëngë.212 PJESA III VITI I DYTË si fiq. Rruga më e lehtë për t’i siguruar fëmijës suaj dietë të ekuilibruar. • • • • GJUMI • Bie në gjumë rreth orës 8 ose 9 të darkës. BANJA. apo ndotur. (disa fëmijë tashmë mund ta kenë fituar kontrollin e jashtëqitjes). • Të gjitha llojet e lëngjeve pa sheqer. . nëse i lejohet të luajë me ujin (asnjëherë nuk duhet lënë vetëm!). • Qëndron i thatë. • I pëlqen të lahet. të frutave (lëng frute 100% i pastër). • Zakonisht nuk i pëlqen dhe kundërshton të lajë flokët. VESHJA • Ndihmon të tjerët kur e veshin. pëlqen të vishet dhe të zhvishet vetë: heq këpucët dhe çorapet. sidomos kur nuk ka fjetur në drekë. • Ndonjëherë mezi e zë gjumi. fut këmbët në pantallona. kajsi. pra pa e lagur panolinën apo pelenën për periudha më të gjata (një shenjë kjo se fëmija se është gati të përdorë Figura 20. apo të urinojë vetë. mund të mos pranojë që ta lajmë ne. Gjatë natës fle dhjetë deri në dymbëdhjetë orë. shenja të tjera mund të jenë: ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet mban një kukull apo kafshë pellushi sikur po urinon shpreh dëshirën për t’u ulur në uturak për pak momente shpreh pakënaqësi nëse është lagur. heq bluzën. zgjat këmbët gati për të veshur çorapet. energjia e tepërt duket tek rrotullimet e përpëlitjet. është t’i jepni një larmi ushqimesh nga secili prej grupeve kryesore. Ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet uturakun/tualetin). • Tregon shenja se është gati për t’u mësuar të kontrollojë jashtëqitjen. stafidhe etj. megjithatë mund ta zërë gjumi edhe mbi tavolinë duke ngrënë darkën.

24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 213 • Thërret nënën. • Nëse keni një fëmijë që zgjohet herët në mëngjes. duke i treguar një histori të këndshme që do ta qetësojë. prandaj mundohuni që t’i mbani të shkurtra këto “vizita” natën tek fëmija juaj. • I pëlqen të ecë. . letra. të jetë i zënë me “punët” e tij në shtrat. këndon vetë. sesa me ndonjë interesim të vërtetë. Por kujdes. pëlqen të përsërisë atë që kanë bërë të tjerët. • Ende kërkon të flejë pas dreke. kërkon ujë ose te shkojë në banjë.12 . se një lidhje shumë e zgjatur mund të bëjë që fëmija ta kërkojë përnatë këtë gjë. ndalon zakonisht për të parë gjëra si: gurë. kërkon kohë për t’u zgjuar në mëngjes. • I pëlqen të flasë për pikturat. Gjithashtu në këto rastë mundohuni të shoqëroni fëmijën në shtrat. mundohuni që dhomën ku fle ta mbani sa më të errësuar. insekte. • Duke qënë se ka interes për të njohur gjithçka në botën që e rrethon. ngacmimet e shumta dhe imagjinata e tij në rritje mund të bëjnë që natën t’i dalë gjumi. libra. Ëndrrat e frikshme dhe makthet mund të fillojnë të shfaqen tek fëmijët e kësaj moshe. që mund të ndikojnë në shfaqjen e këtyre maktheve. të gjitha këto janë naze për të mos fjetur. Ndarja e lodrave a sendeve të tjera me njerëzit e tjerë është e vështirë. fjala “e imja” dëgjohet shpesh. boshatis dollapët ose sirtarët. AKTIVITETI DHE LOJA SOCIALE • Zhvillon një ndjenjë të fortë të së drejtës mbi pronën. provon të kuqin e buzëve. Edhe banja përpara gjumit ndihmon qetësimin e fëmijës. një lodër të veçantë. më shumë pa qëllim. të cilët kanë vështirësi t’i dallojnë nga realiteti • Nëse fëmija juaj zgjohet shpesh natën nga ëndrrat e frikshme. kërkon t`i bësh gati shtratin. ulet në bisht dhe i merr ato në dorë. por futet në “telashe” kur lihet vetëm: gëlltit pastën e dhëmbëve. kini kujdes që para kohës për të shkuar për të fjetur të mos të shohë libra apo filma. ju duhet ta qetësoni dhe ta siguroni se gjithçka shkon mirë dhe ju ndodheni pranë. • Nëse fëmija zgjohet natën i frikësuar. zakonisht ankohet nëse i kushtojmë shumë vëmendje dhe mund të mësohet me kryerjen e një rutine para se të flejë (kërkon për natë t’i tregojmë përralla. që kur të zgjohet në mëngjes. • Pëlqen të ndihmojë. që mos ta zgjojë drita e mëngjesit. apo kërkon një mbulesë të veçantë). Vini pranë krevatit disa nga lodrat që i pëlqejnë më shumë.

• Luan afër fëmijëve të tjerë. Figura 21. Kjo e bën të ndihet më i sigurt dhe e qetëson më kollaj. • Kur fle gjumë. më shumë do që t’i shohë. për shembull. por jo bashkë me ta (përjashtim mund të bëjnë fëmijët që kanë kaluar shumë kohë në grup. • Tregon një kundërshtim ekstrem drejt prindërve dhe kujdestarëve . duke u përpjekur të bisedojmë me të. • I pëlqen të vishet dhe imiton aktivitetet familjare: vë kape- len e babait. me shumë fëmijë. Eksploron gjithçka Këshilla për prindërit dhe kujdestarët (shih edhe vitin e tretë) AKTIVITETE QË NDIHMOJNË FËMIJËN TË MËSOJË • Duhet t`u përgjigjemi me mirësi dhe me fjalë të thjeshta ankesave të fëmijës dhe reagimeve me zë. që të jetë si ai. • Mund të ketë një mik imagjinar.një hap përpara drejt vendosjes së pavarësisë. prishin orarin e gjumit të darkës. • Zgjohet ngadalë pas gjumit të drekës dhe nuk pranon të përfshihet në çdo lloj aktiviteti. • Vazhdojnë dremitjet. mund të largojë apo shtyjë fëmijët e tjerë për të parë reagimin e tyre. apo në çerdhe). si shok të vazhdueshëm me të cilin është i lidhur ditë e natë. kur sapo është zgjuar. • Ta nxisim fëmijën të tregojë sende të njohura në libra me piktura dhe revista. t’i vëmë . përfshirë dhe fëmijët e tjerë. • Eksploron gjithçka ka përreth. do që dyert të lihen pak të hapura dhe të ketë ndonjë dritë ndezur në ndonjë nga dhomat e tjera të shtëpisë. të cilat kur janë shumë të gjata ose të vona.214 PJESA III VITI I DYTË • Ende luan vetëm në shumicën e kohës. sesa të përfshihet në lojë me ta. megjithëse tregon interes për fëmijët e tjerë.

Duhet ta përgëzojmë fëmijën për përpjekjet e veta. gjyshërit. I japim atij kuba. si lodra që nxisin zgjidhjen e problemeve dhe bashkëveprimin sy-dorë. Krijojmë një album me fotografi të pjesëtarëve të familjes. Ta lejojmë që të luajë vazhdimisht me ujë. duke i tre- • • • • • • • • guar si t’i rregullojë ato rreth fundit të kutisë. T’ia vendosim lodrat në pjesë të ndryshme të dhomës. Mbushim një pjatë plastike me copëza bukëpeshku. hundësh nga ndonjë revistë dhe ta ndihmojmë fëmijën t’i vendosë këto fotografi në një copë letre. ushqejë e shëtisë. kutitë e akullores. T’i japim fëmijës lodra muzikore dhe kërcejmë me të sipas muzikës. duke u përkulur. Të tregojmë shumë dashuri për fëmijën e vogël. Por kujdes!!! Duhet ta ruajmë fëmijën që të mos t’i gëlltisë . për të ndërtuar një fytyrë. të pikturojë në mure dhe pellgje. nënën. filxhanë plastike. dhe kuti të tjera plastike ndihmojnë lojën krijuese. lëvizore dhe mendore. për të provuar eksperienca të reja ndjesore. babain. kuti formuese. hallat. Duhet të flasim mbi gjëra të veçanta për çdo person dhe ta ndihmojmë fëmijën të fillojë të kuptojë se ç’është familja dhe çfarë vendi zë ai brenda saj. zvarritur (që të stërvisë lëvizjet). I japim fëmijës një kuti këpucësh dhe kopsa. që fëmija të mund t’i fusë nëpër pjata apo enë të përmasave të ndryshme. tezet. T’i kërkojmë fëmijës të tregojë syrin. enët e kuzhinës. E lëmë atë të gjuajë. Blejmë kukulla dhe kafshë që fëmija të mund t’i veshë. një kukull plastike apo druri. T`i blejmë atij lodra që mund të tërhiqen zvarrë apo shtyhen. Ta vëzhgojmë fëmijën gjatë lojës. Kjo e ndihmon fëmijën të zhvillojë një bashkëveprim të mirë dorë-sy.12 . që nuk përbën rrezik kur fëmija i kësaj moshe luan me të. Të këndojmë këngë bashkë me të. në mënyrë që fëmija të kërkojë t’i kapë ato duke ecur. Përfshijmë aty fëmijën. Fshehim një lodër ose një send tjetër të njohur në një vend të dukshëm dhe i themi fëmijës ta gjejë atë. të presë dhe të hedhë topin. .24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 215 • • • • • • • emër sendeve dhe t’i kërkojmë (jo me zor) fëmijës që të imitojë. dajat dhe persona të tjerë të rëndësishëm. gojësh. Luajmë me top me fëmijën. Mund të presim nga disa fotografi pjesë sysh. ta lëmë të vizatojë me shkumës. Pjatat plastike. unaza. gojën dhe hundën e tij.

si për shembull: “Në makinë duhet të rrish ulur në karrigen tënde”. ju duhet të dialogoni me të dhe të vendosni rregulla për të shmangur sjelljet kapricioze të tij. po të mos t’ia plotësoni të gjitha kërkesat.216 PJESA III VITI I DYTË PËRKËDHELJET E TEPËRTA QË DUHEN MËNJANUAR N dodh që ju të dorëzoheni shpejt përpara përkëdheljeve të tepërta të fëmijëve tuaj. nuk bashkëpunon. “Nuk i qëllojmë fëmijët e tjerë” etj. Mundohuni të kuptoni nëse fëmija qan për një arsye (uri. Jeta që bëni sot. duke i kapërcyer nevojat dhe kërkesat që ata kanë të domosdoshme. Nëse fëmija juaj është në moshën 1-5 vjeç. drejtohuni tek mjeku pediatër. duke i plotësuar fëmijës gjithçka. nuk duhet në asnjë mënyrë ta ndëshkoni. Jini të qartë dhe këmbëngulës për rregullat e rëndësishme. doni ta mbroni fëmijën nga çdo zhgënjim dhe ndiheni në faj. Kjo ka një rrezik: ju mund të ndiheni fajtorë dhe të doni të zëvendësoni këto mungesa të gjata. nuk ju dëgjon. Nëse ai nuk bindet. nuk pranon fjalën “jo”. Përballojeni me qetësi të qarën e fëmijës tuaj. por të përpiqeni ta bindni. Në rast se sjellje të tilla janë të shpeshta dhe të përsëritura. Për këto rregulla duhet të jeni të prerë dhe këmbëngulës dhe të mundoheni t’i shpjegoni fëmijës se ka situata kur rregullat nuk diskutohen. Kjo ndodh për shumë arsye. Shpesh fëmijët bëjnë naze. dhimbje etj). Mësojeni të presë. që ai të dorëzohet dhe të ndryshojë mendim. mos ia varni më (injorojeni). kur e kuptoni se i keni ndaluar shumë gjëra. për çdo gjë llastohet. shpesh nuk ju lejon të kaloni shumë kohë me fëmijën. keni frikë se mos qan. Rreziku është shumë afër. se duan të tërheqin vëmendjen e prindit. Nëse nuk ka asnjë arsye dhe jeni të sigurt se fëmija vetëm po llastohet. Mundohuni ta përkëdhelni pak më shumë. e keni vështirë të vendosni rregulla të qarta disipline. Kjo e ndihmon fëmijën të pranojë . Duhet të mundoheni gjithnjë që të jepni rregulla të prera për gjërat e rëndësishme. frikë. do të ketë gjithçka. “Flemë gjithnjë në një orë të caktuar”. por mos e lini që t’i dalë e vetja kur llastohet kot. të padisiplinuar. por shpesh mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta edukimi për t’iu larguar këtij rreziku: Vendosni rregullat e duhura për moshën e tij. që nuk ndjek rregullat. Mos u dorëzoni. Rreziku është që rrisni një fëmijë të përkëdhelur. Ka rëndësi të gjejmë rregulla komunikimi në përshtatje me moshën që ka fëmija.

Kjo do t`ju ndihmojë të “mos i bëni keq” fëmijës. Fëmija i turpshëm nuk do të lidhet me grupe. por ka rëndësi që mos të humbasim dëshirat dhe kërkesat tona të tjera për jetën. Një nga gjërat më të rëndësishme është që të mësoni fëmijën tuaj të ndajë me të tjerët. Ju duhet ta keni të qartë se nuk mund t’i lejoni çdo gjë dhe të mos t’i vini asnjë kufi. Prindërit nuk duhet të zemërohen a inatosen nga të qarat e fëmijës.12 . për veten dhe për njëri-tjetrin. kjo kuptohet nga përpjekja për të mënjanuar situata që e lidhin me të tjerët apo e vënë para gjykimit të tyre. Shumë shpejt ne e quajmë ndrojtjen e fëmijës si çështje karakteri. shkollës është një shembull për këtë. Ka rëndësi të analizojmë nevojat. Fëmija duhet të mësojë se jo gjithnjë do të ketë sukses. fëmijët kanë nevojë për pak minuta që të qetësohen. Le të përpiqemi të gjejmë rrugë dhe mënyra për të qetësuar gjendjen e tij shpirtërore duke kuptuar emocionet e tij. Kur edukoni fëmijën. Është e vërtetë se për ne fëmijët vijnë mbi gjithçka. në shtëpi. nga ju vetë. kopshtit. Mësojeni të respektojë edhe nevojat tuaja. të mësojë të jetë i duruar. Në të vërtetë. KUR FËMIJA ËSHTË I TURPSHËM /I NDROJTUR drojtja. si diçka të lindur dhe që nuk ndryshon. për ta parë situatën nga një këndvështrim tjetër. Këto janë momente kritike në jetën e fëmijës. Duhet të mundoheni të jeni për fëmijën si një bazë e sigurt.24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 217 më mirë zhgënjimin. qëndron mënjanë. edhe kur nuk i ka pranë. Fëmija duhet të mësojë se nuk mund të jemi gjithnjë me të dhe duhet të kuptojë se mund të ketë besim tek nëna dhe babai. ka frikë se mos gjykohet për ato që bën. nuk duhet të ha- N . Ashtu si edhe ne. ne do të mund ta udhëheqim drejt një gjendje shpirtërore pozitive dhe produktive. nuk do të marrë fjalën dhe nuk e shpreh atë që ndien. Pritja nuk e dëmton rritjen psikologjike të fëmijës. sepse vetëm pasi ai të jetë qetësuar. Mos e mbroni gjithnjë përballë vështirësive. shpesh turpi mësohet në mjedisin ku fëmija rritet. Fillimi i çerdhes. turpi është një mënyrë sjelljeje që fëmija tregon kur krijon lidhje me persona të tjerë. në mënyrë që të mos jemi më tolerantë se ç’duhet karshi fëmijës. por përkundrazi e forcon. mbi të gjitha nevojat tona. ku ai mund të ndalojë mbasi të ketë ecur për pak kohë i vetëm. Në fakt fëmijët duhet të kuptojnë se edhe nëna dhe babai janë njerëz dhe si të tillë kanë nevojë për kohë.

Gjatë kohës nga 16 muajsh deri në dy vjeç. Sigurojeni për vlerat e tij. por edhe në këtë rast mos e zgjasni shumë. mund t’ia shtoni. pjesa më e madhe e fëmijëve gradualisht i lënë këto qëndrime. por me ngadalë. ju mund të provoni të organizoni momente takimi midis tij dhe fëmijëve të tjerë. fëmija fillon të kërkojë marrëdhëniet me të tjerët. do të fillojë të mendojë se ky është karakteri i tij dhe se prindërit kanë këtë mendim për të. për të luajtur dhe për të ngrënë zemër. Jepini çdo siguri dhe ndihmë që i duhet. Kuptoni vështirësitë e tij Fëmijës nuk i duhet nënvlerësuar frika që ka dhe shqetësimet e tij. kërkesat e tepruara sjellin frikën nga dështimi. dhe më vonë mund të ftohet për drekë. Jepini ndonjë këshillë. Përpiquni që ai të kuptojë se duke u përballur me një detyrë.218 PJESA III VITI I DYTË rroni asnjëherë se grindjet sjellin pasigurinë. Kjo mund të bënte që fëmija të mbyllej më shumë. dhe të mos mendojë se rezultati i provës varet vetëm nga ai. Sa më shumë t’i themi se është i turpshëm. Nga 6 vjet e sipër. Për shembull. apo edhe më keq përpara personave të tjerë. sepse do të futet në grupin e shokëve. Ka rëndësi që gjithnjë të respektoni natyrën e fëmijës dhe ritmin e tij. në çerdhe. Përgatiteni për situatat Eshtë e nevojshme të flisni me të për situata që mund t’i shkaktojnë siklet (vajtja në kopësht. Duhet nxitur gjithnjë. Ky qëndrim do të forcojë besimin që fëmija ka tek ju dhe do t’i hapë rrugën bisedës me ju. pa frikë të tepruar. Ndihmojeni fëmijën. nuk duhet të ketë frikë se mos humbet diçka që e do shumë. se vend që t’ia pakësoni sikletin. situatë të re. që e ndihmon atë të kapërcejë . pra është normale që mos të tregojë një dëshirë të veçantë për shoqëri. aq më i turpshëm mund të bëhet. por nuk di se si. Mos e quani asnjëherë “të turpshëm” Nëse fëmija e dëgjon të thuhet për të kështu në familje. Prisni pra që të jetë gati të hyjnë në marrëdhënie me të tjerët. nëse e shihni në vështirësi. të ndihmuar nga fillimi i shkollës dhe nga marrëdhëniet e vazhdueshme me moshatarët. Si ta ndihmojmë një fëmijë të turpshëm? Pranojeni ashtu si është Asnjëherë mos e krahasoni fëmijën tuaj me fëmijë të tjerë. Mund të fillohet duke ftuar një shok të tij mbasdite në shtëpi disa herë me radhë. por ende është shumë i përqendruar tek vetja dhe nevojat e tij. pa e detyruar të bëjë diçka për të cilën nuk ndihet gati. kritikat sulmojnë vlerësimin e fëmijës për veten. shoqëria në grup etj).

do të dalë jashtë shtëpisë.24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 219 situatat.12 .të Për ta kapërcyer këtë fazë. Fëmija vazhdon të thotë gjithnjë e më shumë “JO”. qoftë djalë apo vajzë. sepse janë normale për çdo fëmijë në këtë moshë. tani që po bëhet 2 vjeç. Prapa një këmbënguljeje ndonjëherë shumë të fortë. “JO”-të nuk duhet të na shqetësojnë. por edhe nëse mbas kësaj përpjekjeje paqësore ai nuk arsyeton. mjafton ta lejoni të thotë “JO-të. se është ndryshe nga nëna. “JO”-TË JANË NORMALE K a pak kohë që engjëlli ynë i vogël ka ndryshuar. “JO”. por të lodhshme për ju. fillon të tregojë se ka dëshira dhe shije që e dallojnë nga gjithë të tjerët. Mospranimet dhe llastimet ai i bën që t’i tregojë të tjerëve. kur fëmija zbulon se ekziston si person i pavarur nga nëna. edhe pa ndonjë arsye të dukshme. duhet t’i kundërshtoni llastimet e tyre. deri kur prindërit fillojnë ta shikojnë ndryshe. por në të njëjtën kohë të vendosni rregullat tuaja. por merr një rëndësi të veçantë. nuk do të ndahet nga nëna etj. por për gjëra që ne të rriturit i quajmë me rëndësi. fëmija po mat kufijtë e tij. për të tërhequr vëmendjen tek vetja. në çdo rast. Kjo shfaqet edhe në gjërat më të zakonshme: nuk do të veshë diçka. fëmija kupton se ka një fuqi të madhe. duke filluar nga 18-24 muajsh. ai nuk do më të jetë “vogëlushi shpirt i mamit”. Me një fjalë të thjeshtë dhe të menjëhershme “JO”. sigurisht pozitive për rritjen e tij. Pra fëmija rreth moshës dy vjeç fillon të ndërtojë identitetin e tij. Përpiqet që të na tregojë se do që ta trajtojmë ndryshe. Është një fazë e rritjes. Pra. Mundohuni ta bindni fëmijën me mënyra të buta. E vetmja fjalë që thotë është “JO”. Nëse më përpara nuk kishim probleme. ju sigurisht që nuk mund ta toleroni këtë. që pranon të gjitha ato që i thotë mami dhe babi. Pra është e drejtë të toleroni pak. përplas këmbët për t`i blerë një lodër. nëse fëmija do të marrë patjetër thikën. Pra “JO” është një sinjal pozitiv: duke mohuar. qëndron vetëm dëshira për të treguar se dhe ai është një njeri për t’u dëgjuar. Për shembull. nuk bënte naze dhe bindej gjithnjë. vajza na është bërë kokëfortë dhe nuk dëgjon fare. i përgjigjet çdo pyetjeje me fjalën “JO”. . Si t’i kapërcejmë “JO”. Me “jo”-të dhe kapriçot. atëhere nuk është vetëm një fjalë. Mjafton të thotë këtë. fëmija tregon veten si një njeri që është gati të lidhet me botën që e rrethon.

ta përqafojmë fort vogëlushin që po bërtet apo përplas këmbët. E para. sepse ata janë ende fëmijë. Fëmija e di me të vërtetë se çfarë është sinqeriteti. Një qëndrim shumë i rreptë në fakt. për të qenë në qendër të vëmendjes. të shkoni ta bleni bashkë me fëmijën. sepse ju duhet që dhe t’i flisni. Ndoshta duke iu afruar së bashku me lodrën e tij të preferuar dhe duke ia treguar personave të dashur. Sigurisht puna që duhet të bëni është shumë delikate. pa folur asnjë fjalë. nuk duhet ta detyroni që t’i dhurojë lodrat e veta. se kushedi se çfarë do t’i thonë të rriturit. dhe të mësojë të bëjë dhe vetë kështu. thotë “JO”. ai mund ta tregojë ndryshe dashurinë e tij. por në fakt është i frikësuar që të bëjë gjëra. duke i dhënë urdhëra. por megjithatë mos i thoni kurrë të sillet si i rritur. mund ta bëjë fëmijën shumë të tërhequr. . megjithë të qarat dhe ulërimat e fëmijës. apo është i pabindur. Kjo është një mënyrë për t’i mësuar fëmijës që të shprehë dëshirat e tij ndryshe dhe të mos të thotë gjithmonë “JO”. Teknika e përqafimit Shumë shpesh specialistët. këshillojnë teknikën e “përqafimit”. Është më mirë të keni guxim t’i shpjegoni familjes dhe miqve se fëmija nuk e ka arritur ende moshën që të sillet vetë i si i rritur. apo ta bëjë edhe më kokëfortë dhe të vështirë për t`u edukuar. me anë të trupit tuaj. në vend që të thotë si një papagall i mësuar çdo mëngjes “mirëmëngjesi”. që ai t’ju shohë ju. sepse nganjëherë të rriturit ndërhyjnë shumë në jetën e fëmijës. Gjithashtu për të edukuar fëmijën që të bëhet bujar dhe i dashur. vetëm pas shumë kohësh duke u rritur dhe duke ndryshuar mënyrën e dashurisë. Megjithatë. Kështu ai do të ndihet edhe i mbrojtur fizikisht. Sepse përndryshe ju mund të keni një fëmijë të urtë dhe që duket i edukuar. por edhe ta kuptoni.220 PJESA III VITI I DYTË ju sigurisht që do ta merrni thikën dhe do ta vendosni në një sirtar. ose duke bërë sikur i ka mbetur hatri. derisa ai të pushojë së kundërshtuari. kur fëmija nuk pranon të pushojë së llastuari. E dyta. duhet të mos harroni se është e zakonshme që të gjithë fëmijët e moshës 2-3 tre vjeç nuk duan të sillen si të rriturit. do të bëjë atë që bëjnë të rriturit. Më mirë është që nëse doni t’i bëni dikujt një dhuratë. kështu që ai për t’u mbrojtur. Deri në tre vjeç fëmija do të mbajë një qëndrim që ndonjëherë të rriturit e quajnë “i paedukatë”. për mos ta hidhëruar vogëlushin. kur të rritet. Pra.

për xhelozinë ndaj motrave apo vëllezërve të tjerë më të vegjël në shtëpi etj. por të flenë më shumë gjatë natës dhe të zgjohen më vonë në mëngjes. nëse është bërë vaksina e difterisë /tetanozit / kollës së mirë (DTP). poliomielitit. ftohje. Nëse fëmija juaj zgjohet natën i trembur nga ëndrra të këqija apo makthe.12 . si infeksionë të veshit. vaksina e fruthit/rubeolës. por ky problem zgjidhet vetë rreth moshës 7 vjeç. përgjigjet ndaj pyetjeve që mund të keni.24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 221 KONTROLLI MJEKËSOR I FËMIJËS 24 MUAJSH • M • • • • • jeku pediatër gjatë kësaj moshe do të: peshojë dhe masë fëmijën tuaj për t’u siguruar se po rritet i shëndetshëm. të mos pëlqejnë të flenë në mesditë. kontrollojë shikimin dhe dëgjimin e fëmijës suaj. A është fëmija juaj i gjallë fizikisht? Fëmijët në këtë moshë kontrollo- Pyetjet që mund t`ju bëjë mjeku: Si është gjumi i fëmijës tuaj? Në këtë moshë shumë fëmijë flenë afërsisht 11 orë natën dhe rreth dy orë në mesditë. për disiplinimin e fëmijës. veçanërisht për ato fëmijë që rrinë në grupe. tregojani mjekut. sasinë e lëngjeve që pi në ditë etj. grip. sepse këmbët e tyre ende janë duke u zhvilluar. Cilat janë zakonet e tij të ushqyerit? Çfarë i pëlqen të hajë më shumë. shikojë zhvillimin e sjelljes dhe temperamentin e fëmijës suaj. në çerdhe ose bashkë me shumë fëmijë të tjerë. për ta mësuar fëmijën të arrijë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit. Si po ecën vetëkontrolli i jashtëqitjes dhe urinimit tek fëmija juaj? A ka arritur fëmija të kontrollojë jashtëqitjen dhe urinimin? Në këtë moshë shumë fëmijë kanë filluar ta mësojnë.. kontrollojë kalendarin e vaksinimit. Mjeku mund t`ju këshillojë si ta lehtësoni kalimin nga pelenat (panolina) tek uturaku. por mjeku mund t`ju tregojë se si ta ngushëlloni fëmijën. që janë të shpeshta. por ka edhe shumë të tjerë që ende nuk e bëjnë këtë gjë. kontrollojë për probleme që shqetësojnë shëndetin në këtë moshë dhe që ai mund të vërejë. Disa fëmijë mund . A keni vënë re diçka të pazakontë në mënyrën se si ecën fëmija juaj? Mjaft fëmijë në këtë moshë mund të ecin me gjunjë të përkulur. Ëndrrat e këqija dhe ankthet e natës janë të shpeshta në këtë moshë.

duke i bërë pyetje direkte. të ndërtojë me kuba ose blloqe. “shko tek dhoma jote. Fjalori po rritet dhe po mësojnë përditë fjalë të reja. në raste të tjera ato thjesht duan që të vazhdojnë të bisedojnë me ju. Mjeku mund të provojë aftësitë e të folurit të fëmijës tuaj. nuk ngjit shkallët pa ndihmë • Nuk ecën dot pa u mbajtur nëpër objekte të ndryshme • Nuk shfaq shumë emocione: zemërim. në disa raste duan shpjegime për diçka. apo nuk ngre filxhanin drejt gojës për të pirë • Nuk ha relativisht mirë ushqimin e familjes. Çfarë fjalësh të reja ka mësuar? Shumë fëmijë kanë zbuluar në këtë moshë fjalën magjike “PSE?”. tregojani këtë mjekut. të ndajnë sendet sipas ngjyrave dhe të mbushin e të derdhin kuti. këmbët e tyre dhe të gjithë trupin. Nëse fëmija juaj nuk ndjek urdhërat tuaja. gëzim. Me çfarë lodrash i pëlqen të luajë? Nga lodrat që fëmija pëlqen. Në këtë moshë fëmija duhet të jetë në gjendje të kapë një top.222 PJESA III VITI I DYTË jnë më mirë krahët. mjeku kupton se si ai po zhvillohet. përdor fjali me 2-3 fjalë • Nuk ecën vetë (ose me pak ndihmë) • Nuk ecën mirë. A i përgjigjet fëmija urdhërave. merr arushin dhe sille këtu”. edhe kur sasitë janë të pakta. . apo duket se nuk ju dëgjon. për shembull “shko tek babi dhe puthe e hajde prapë tek unë “. Kini parasysh!! Duhet të kontaktoni me një specialist të shëndetit nëse në moshën 24 muaj fëmija: • nuk përsërit fjalët që i thonë të tjerët • Nuk kupton disa fjalë të reja • Nuk përgjigjet ndaj pyetjeve të thjeshta me “po” ose “jo” • Nuk zbaton urdhëra. të shkarravisin. • Nuk shpreh dëshira. me pak lëkundje apo rrëzime. kërkesave me dy kohë? Fëmija dy vjeçar zakonisht ka arritur pjekurinë për të kuptuar dhe zbatuar urdhërat me dy kohë. • Nuk tregon dhe emëron objekte të njohura. bashkimin e sendeve me njëri-tjetrin. Mjaft fëmijë në këtë moshë pëlqejnë të luajnë me bashkimin e pjesëve të mozaikëve (gjëegjëza) të thjeshtë. Kur e përdorin këtë fjalë. të ngjisë e të zbresë shkallët. pyet për gjithçka. kërkesa të thjeshta me dy hapa: “hajde tek babi dhe më sill librin tënd”. frikë • Nuk tregon interes tek pikturat • Nuk njeh veten në pasqyrë • Nuk përpiqet të ushqehet vetë.

• Nuk tregon se po fillon të interesohet për t’u mësuar që të kontrollojë urinimin dhe defekimin.24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 223 • Nuk i pëlqen t’i lexoni.12 . • Nuk ndan objektet e njohura sipas karakteristikave të thjeshta. nuk vëzhgon. as imiton. • Nuk tregon interes në lojën me fëmijë të tjerë. si ngjyra. . madhësia etj. lloji.

224 .

225 Pjesa IV VITI I TRETË .

të hidhëruar. “i tmerrshëm”. si për fëmijën ashtu edhe për prindin. janë pjesë e zhvillimit normal dhe shpesh në këto beteja fitojnë fëmijët. Megjithatë vendosmëria. Prindërit shpesh e përshkruajnë fëmijën e tyre dy vjeçar si “i pamundur”. inatet dhe paaftësia e dy vjeçarit për të pranuar kufij dhe për t’u bindur në çdo çast. duke pushuar vetëm për t’u ushqyer dhe për të fjetur. . Në këtë moshë fëmija përballet me kërkesa që mund të jenë të mëdha: duhet të fitojë aftësi dhe sjellje të reja për të mësuar dhe mbajtur mend.226 1 24 . të qeshurës. apo të dashurisë. Gjithashtu ndërsa fitohen aftësi të reja dhe përforcohet ajo që është mësuar më parë. Aftësia për të qëndruar në këmbë dhe për të lëvizur nga një vend tek tjetri. A është ndonjë çudi që i shikojmë dyvjeçarët të dërrmuar.36 muaj Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit F ëmija i vogël në këtë periudhë vazhdon të jetë një dinamit plot me entuziazëm. i bën fëmijët e vegjël të kësaj moshe të mësojnë gjëra të reja mbi mjedisin që i rrethon. Gjatë gjithë ditës ata bëhen llafazanë dhe ngacamanë. që kanë vështirësi të zgjedhin dhe që thonë jo edhe për gjërat që i duan në të vërtetë? Por gjatë këtij viti që ato përpiqen për të bërë gjithçka. ose “i pa arsyeshëm” etj. Fëmijët në këtë moshë dallohen për shpërthime të gëzimit. për të përsëritur gjërat e mësuara dhe të plotësojë kërkesat e të rriturve. Ky vit mund të jetë një ndryshim i madh. kuriozitet dhe energji të pakufishme. dyvjeçari fillon të jetë më i butë dhe më i dashur. ndodhin edhe gjëra të mira.

• Mesatarja e temperaturës është 35. • Ritmi i zemrës (pulsi) është mesatarisht 90-110 në minutë. por ende kanë nevojë për t’u siguruar se kanë pranë një të rritur që t’i ndihmojë. • Ka nevojë për 1500 kalori në ditë. ajo ndikohet nga ushtrimet. Zhvillimi i trurit të tyre duket kudo. Ato kërkojnë me forcë pavarësinë. më i hollë. duke e lejuar fëmijën të shprehë mendime dhe të zgjidhë problemet. në gjithçka që i tërheq. koka në madhësi është në raport normal me trupin. sëmundjet dhe stresi. Gjatë këtij viti ata mësojnë shumë lëvizje. Fëmijët e kësaj moshe besojnë shumë në mendimin e tyre. tregimin e historive. Ata duket se janë vazhdimisht në lëvizje dhe përfshihen plotësisht me gjithë shpirt. • Rritja e këmbëve është më e shpejtë se rritja e krahëve.4-2. • Ritmi i frymëmarrjes është 20 -30 frymëmarrje në minutë.4o C. mund të parashikohet duke matur gjatësinë e tre viteve të para.36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 227 Fëmijët dyvjeçarë zakonisht janë plot energji. • Shton në gjatësi 5-7. . sipas nivelit të aktivitetit.6 cm. • Qafa duket sikur zgjatet se zhduket “dhjami i foshnjës”. pesha mesatare është 13. qetësojë. Njëkohësisht ato fillojnë të zhvillojnë ndjenjën e nevojës për marrëdhënie me njerëz të tjerë dhe njëfarë kontrolli mbi sjelljen e tyre. duke e bërë një trevjeçar të duket me i gjatë.6-17. Fjalët e reja shtohen shpejt. fëmija vazhdon të marrë frymë me bark. i ngjashëm me pamjen e të rriturit. RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES • Rritja vazhdon e qëndrueshme. afërsisht dyfishi i gjatësisë së lindjes. shumë aktivë dhe kuriozë.2 kg. vizatimet etj. ndërsa femrat rreth 57%.3 kg në vit. në lojën teatrale.5 cm në vit.24 . megjithëse më e ngadaltë se dy vitet e para. • Shikimi është afërsisht 20/40 në largësi. • Gjatësia që do të ketë fëmija kur të jetë i rritur. meshkujt e kësaj moshe kanë afërsisht 53% të gjatësisë që do të kenë në moshën e rritur. apo edhe t’i shpëtojë.5-101. • Shtimi në peshë është afërsisht 1. • Perimetri i kokës dhe kraharorit janë të barabarta. kur e kërkon rasti. • Ka përfunduar dalja e dhëmbëve të fëmijërisë.5-37. mesatarja e gjatësisë është 96.

• Kap një top të madh kur ja hedhim. ose me shumë blloqe. • Tregon përmirësim në kontrollin dhe mbajtjen e lapsave. por jo duke e Figura 22. • I pëlqen të lundrojë me barkë (jo shumë e lartë apo shumë e shpejtë). Mund të fillojë të tregojë preferenca për përdorimin e dorës (të djathtë. e shtyp. apo tas me ujë. I pëlqen lundrimi. • Ushqehet vetë. I pëlqen të ndërtojë me blloqe. • Ecën me një biçikletë me tre rrota. horizontalisht dhe në mënyrë rrethore. kërkon shumë pak ndihmë. pa e derdhur shumë. si p. Mban një enë të mbushur me lëng. • Hidhet nga vendi. distanca dhe qëllimi janë të kufizuara. mëngjërash). apo të majtë. e hedh lëngun nga një enë në një tjetër. xhupave etj. mund të hidhet nga shkallët e të bjerë me të dyja këmbët. • • • • • • • • majën e lapsit e përdor vertikalisht. I pëlqen të luajë me plastelinë. duke shkëmbyer këmbët. • Hedh një top larg. • Mund të qëndrojë për një moment në ekuilibër me një këmbë. Figura 23. Mban lapsin me tre gishta . Lan dhe fshin duart. Ndërton një kullë me tetë. filxhan me qumësht. lan vetë dhëmbët e tij. e rrotullon dhe e shtrydh atë. Mbërdhen dhe zbërthen kopsa të mëdha dhe zinxhirët e pantallonave.228 PJESA IV VITI I TRETË ZHVILLIMI LËVIZOR • Ngjitet lart e poshtë shkallëve pa ndihmë. Mund të kthejë faqet e librit një nga një.sh. • Kap një top të madh me të dy krahët e shtrirë.

Përshkon 8-10 rruaza në një tel. Mund t’u lexojë të tjerëve për të shpjeguar figurat rrotulluar furçën. e vë për të fjetur. e mbulon atë.24 . kuriozitete. veçanërisht mbi ato që lidhen me shtëpinë dhe ngjarjet në familje. Luan duke imituar realitetin: Ushqen kukullën. Ngarkon makinat. • Zakonisht gjatë kësaj kohe arrin kontrollin e plotë të fshikëzës së urinës mund të pretendojë t`ua “lexojë” të tjerëve. kopjon • • • • ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Dëgjon me vëmendje histori të përshtatshme për moshën. Përpiqet të vizatojë. • Bën komente me rëndësi mbi tregime të ndryshme. për të shpjeguar figurat. apo rendit 6 blloqe të rrumbullakët dhe 6 katrorë në një dërrasë. I pëlqejnë historitë me pyetje. i bën të ecin duke i shoqëruar edhe me zë e zhurma.36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 229 Figura 24. dhe të papritura. • I pëlqen të shikojë librat dhe • • .

• Shton informacione për atë që sapo është thënë: “Po dhe pastaj ia dhashë prapë librin”. kukulla Tregon njëfarë kuptimi për zgjatjen e kohës duke përdorur fraza të tilla si “gjithë kohën”. blu. Numëron dhe dallon ngjyrat kryesore: e kuqe. • Reciton vjersha me rimë.230 PJESA IV VITI I TRETË • • • • • • • rrethin por jo perfekt. • U përgjigjet pyetjeve të thjeshta në mënyrë të përshtatshme. madhësia. e verdhë. katrorin dhe disa gërma. kur i tregojmë një top tenisi dhe një top futbolli. apo madhësi si bazë për klasifikimin. • Rritet fjalori. • Përdor një numër në rritje të formave të bisedës që tregon ngjarje në vazhdimësi: “Çfarë bëri ai më tej”? “ Si e bëri ajo pastaj?” • I tërheq vëmendjen vetes. “për dy ditë”. • Shprehet me fjali më të gjata: “qeni i madh më kafshon”. ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT • Flet rreth objekteve. Kupton trekëndëshin. këndon këngë. • Flet rreth veprimeve të të tjerëve “ Babi po nis makinën”. makina. apo forma. • Bashkohet në përshëndetje të zakonshme: “Hej”. Tregon pikturën që ka më shumë objekte: mace. mund të tregojë formën për të cilën e pyet. Rregullon kubat në vijë horizontale. tani përdor 3001000 fjalë. Ndan objektet në mënyrë logjike mbi një bazë. Ti hidhu i pari”. • Flet folje kalimtare si: “duke . • Të folurit është i kuptueshëm në pjesën më të madhe të kohës. “gjithë ditën”. tregon se cili është më i madh. “Të lutem” etj. objekteve dhe ngjarjeve në mjedis: “Shiko. • Bën një numër pyetjesh në rritje. gjithashtu kupton se cili nga të dy është më i vogli. veçanërisht rreth vendit dhe identitetit të objekteve dhe njerëzve. • Nxit sjelljen e të tjerëve: “Le të hidhemi në ujë. • Komenton rreth objekteve dhe ngjarjeve që ndodhin: “Aty është një shtëpi”. Tregon se kupton krahasimet kryesore si madhësia dhe forma. p.sh. ngjarjeve dhe njerëzve jo të pranishëm “Toni ka një qen në oborr”. gjithashtu i vendos kubat për të formuar një urë. zakonisht zgjedh një ngjyrë. areoplani po fluturon”. por ende ka pak konfuzion: “unë nuk fjeta nesër”. “Traktori po shtyn një pemë”. katrorin. rrethin. si ngjyra.

Gjithçka në botën që rrethon fëmijën ka një emër – thuajani atë. luleve. pastaj merrni një lodër. me sendet që ato mund të përfaqësojnë. prisni për një përgjigje. ose ”Vërtet kështu është?”. Përpiquni të kuptoni fjalët që thotë fëmija. edhe pse ato mund t`ju duken shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. më pas ujë të ngrohtë. një lëvizje trupi. Përpiquni t’i lidhni fjalët e pakuptueshme që ai thotë. avionit etj.36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 231 shkuar”. pemës. “duke ecur”. gjetheve. kjo është shumë interesante!”. karrigia etj): luani “syri-hunda-goja” (merrni dorën e fëmijës dhe prekini sytë. përdor shumësin: “macja. • Tregon mohim duke vënë “jo’ dhe “nuk” përpara një emri apo fraze të thjeshtë: “jo bebi …”.” • Përgjigjet kur e pyesim “Çfarë po bën?” “Çfarë është kjo?” dhe “Ku?”. dhe gojën. është po kaq e rëndësishme sa edhe ajo jo që i thoni ju. Thirreni fëmijën shpesh në emër. do ta ndihmoni shumë zhvillimin e të folurit tek fëmija juaj. që të kuptojë se është një njeri i veçantë. Kur e keni të vështirë të kuptoni atë që po ju thotë. Ajo që fëmija ka për t’ju thënë. kuzhina. për shembull ”unë dada” që do të thotë “unë dua të dal shëtitje”. dëgjojeni dhe përgjigjuni: “Oh. ose dhe një belbëzim. Ja disa koncepte në mësimin e të cilave duhet ta ndihmoni fëmijën: Nxehtë dhe ftohtë. Dëgjojeni. qenit. hundën. makinave. ngrijeni lart dhe uleni përseri në dysheme. Edhe pse mund të mos ta kuptoni fjalën që thotë. për shembull një kukull. por duke vazhduar të veproni kështu. derisa kërkesat e fëmijës të bëhen me të qarta. soba. Kur i bëni një pyetje. dëgjojeni. Poshtë dhe lart. . thoni: ”Kukulla lart. macet”. “nuk erdhi…. Thoni emrat e të gjitha sendeve në mjedisin ku jeton fëmija (banja. duke i dhënë atij mundësinë t`ju tregojë nëse e keni gjetur. tregoni se kush mund të jenë kuptimet e mundshme (Do topin? Do biberonin?). Përqëndrohuni në mësimin e koncepteve. Ngrini lehtë fëmijën lart dhe me pas uleni në dysheme. dëgjojeni. pyetje që lidhen me objekte dhe ngjarje të njohura. krevati. edhe nëqoftëse ajo është një buzëqeshje. duke i puthur duart në fund) dhe më pas tregojini pjesët e trupit të diçkaje tjetër: zogut.24 . llamba. kukulla poshtë”. Kur e bëni këtë. Lëreni fëmijën të prekë pjesën e jashtme të filxhanit të ngrohtë të kafesë dhe më pas një copë akulli: një herë ujë të ftohtë. Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë Vërini emër çdo gjëje. Në këto raste do të lodheni të dy.

rrini të dy në këmbë dhe me pas uluni të dy. sesa përsëritja si papagall e fjalëve pa lidhje. e kështu me radhë. Mbajeni fëmijën prej krahu. E më tej përsërisni: “Mami dhe Emi do të ikin. pastaj thuajeni më thjesht. “Nëqoftëse ti do ta grisësh librin. prandaj ne kemi dritë”. “Dielli është i ndritshëm. kështu që ai ka shije të mirë dhe është i freskët”. Fusni disa libra në kuti dhe më pas nxirrini ato jashtë: bëni të njëjtën gjë me sende të tjera. “Olsi e mbaroi të gjithë”. ashtu si dhe bluza jote. mirupafshim” “Oh. Të përsëriturit dy herë do ta ndihmojë fëmijën të kuptojë më mirë. Shpjegojini mjedisin dhe shka- qet e pasojat. Një herë thuajeni fjalinë të plotë. për nevojat e ndjenjat. si të rriturit. E lagur dhe e thatë. Të kuptuarit e botës që e rrethon. mami është e madhe. “Shiko.232 PJESA IV VITI I TRETË Brenda dhe jashtë. e mbarove të gjithë kekun. që ta kuptojë: “Tani ti dhe unë do të shkojmë të bëjmë bashkë një shëtitje”. Mësojini ngjyrat. një furçë mesatare për të krehur flokët e tu. ashtu si dhe formimi i ndjeshmërisë për njerëzit. Krahasojeni një rrobë të lagur me një peshqir të thatë: flokët e njoma të fëmijës suaj me flokët tuaj të thatë. “Frigoriferi e mban ushqimin të ftohtë. është një hap shumë më i rëndësishëm gjatë mësimit të gjuhës dhe leximit. Vendosni një top të vogël pranë një të madhi: tregojini fëmijës në pasqyrë: djali është i vogël. Ulur dhe në këmbë. Filloni t’i tregoni ngjyrat . topi është i kuq. ose “Shiko ato lulet e bukura të verdha”. Mësojini ngjyrat . “Mami përdor një furçë të vogël për të larë dhëmbët e tua. Bosh dhe plot. ne pastaj nuk mund ta lexojmë prapë”.” ose “Ajo pema është jeshile: edhe karroca jote është jeshile”. Përdorni të folurën e dyfishtë. Figura 25. dhe një furçë të madhe për të larë dyshemenë”. Mbushni një kovë me ujë dhe pastaj zbrazeni: mbushni një kovë me rërë dhe më pas boshatiseni. në gjuhën e fëmijës. E vogël dhe e madhe.

“Oh. Jepini kohë që ta gjejë topin dhe vlerësojeni me puthje dhe përqafime. ose “Do të veshësh pizhamat me arush apo ato me lule?” dhe më pas lëreni të tregojë atë që dëshiron. Pastaj ju i thoni : « Ah. apo me sy. Mos e detyroni me zor. thuajeni vetë emrin e sendit. vetëm sepse nuk mund ta thotë emrin e asaj që kërkon ose e thotë gabim. dashke pizhamat me arush!» Pyeteni: “Je i lodhur?”. Fëmija fillon të përdorë përemrat pa mbushur dy vjeç dhe është mirë që të mësohet me to. Nxiteni fëmijën që të flasë pas jush. Përdorni çdo lloj marifeti që të përpiqeni ta bëni t’ju përgjigjet. apo karrocën?”.unë po shkoj të të marr ty diçka për të ngrënë. Po të përdorni fjalët e të rriturve dhe jo ato të fëmijëve të vegjël. shtoni “Tani sillja lugën mamit”. pra e kujt është një lodër apo një libër etj. duke i përdorur bashkë me emrat. edhe pse me fjalë apo me gjeste.” përpiquni të thoni “Të lutem merre lugën” dhe kur ky veprim të jetë bërë. Vëre fëmijën të tregojë se ku janë gjërat (edhe pse ato kanë humbur): “Ku është topi?”. do mam?”.“Do të të pëlqente një kek?”. Korrigjoni me kujdes. kur ai ose ajo i tregon nevojat ose dëshirat me veprime. ti dashke topin” dhe me pas jepjani. Mësojeni të përdorë përemrat aty ku duhet. fëmija tuaj do të flasë më shpejt dhe më mirë: “Erinda. qoftë dhe me gisht. Në vend që të thoni “Të lutem merre lugën dhe ma sill mua këtu. Nëqoftëse përsëri merrni një përgjigje jo me fjalë (me gjeste).36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 233 Mundohuni të flisni si një i rritur. Një lëkundje koke nënkupton një “jo” apo “po”.24 . Nxiteni fëmijën tuaj të flasë duke i thënë: “Tregoji mamit çfarë do”. apo kek?”. jepini një mundësi: për shembull. Tregohuni shumë të duruar. Një fëmijë i vogël asnjëherë nuk mund t’i thotë fjalët aq mirë sa një i rritur. “do topin. “Mami po shkon t’i japë Anilës mëngjes . Këto teknika do të ndihmojnë zhvillimin e të kuptuarit. Asnjëherë mos ia ndaloni diçka fëmijës. i cili do të vazhdojë më pas me të folurin. Shumë fëmijë në këtë moshë ndjekin vetëm urdhra të thjeshta. do ti të hash tani?” është më mirë sesa të thoni: “Erinda. Lëreni të zgjedhë: “Do bukë. Nëqoftëse fëmija tregon përsëri. Jepini urdhra të thjeshta. Shumë bashkëtingëllore mund të jenë të pamundura për t’u përdorur nga fëmija (si për shembull K: fëmija në vend që të thotë „kali“ . “Ky libër është i mamit-është i imi-dhe ai libri atje është i Jonit-është i yti.” Kjo i mëson gjithashtu edhe konceptin e pronës. kështu që jepini udhrat një një e nga një.

kafshët etj. tregojnë forma.234 PJESA IV VITI I TRETË thotë „tali“. Ju mund ta ndihmoni fëmijën të mendojë mbi historinë e librit dhe ta lidhi atë me ngjarjet e jetës reale që e rrethon. Kur fëmija është paksa më i rritur. • Bëni ato që tregon libri. vetëm me figura. alfabet. Në këtë moshë librat nuk ka nevojë të kenë shumë fjalë. nxisin fëmijët e vegjël të krijojnë histori ose ide rreth pikturave dhe fotografive të librave. Gjatë kohës që lexoni. Bëjeni numërimin pjesë të jetës së fëmijës tuaj. në vend të thotë „thika“ do të thotë „fika“) dhe shumë fjalë mund të thuhen përgjysmë për disa muaj me radhë.kritikat mund ta pengojnë. Në këtë periudhë fëmijët pëlqejnë ta lexojnë të njëjtën histori shumë herë me rradhë dhe pëlqejnë libra me vjersha që bëjnë rimë. apo vite. Në këtë moshë fëmijet janë gati për të dëgjuar histori të thjeshta. tekstet që përsëriten dhe histori të cilat tregojnë për gjëra të njohura. ai fillon t’i pëlqejë shumë librat me piktura. Librat janë shumë të nevojshëm për të zhvilluar krijimtarinë e fëmijës. filmave me kartona etj. Gjithashtu librat pa fjalë. bëhuni aktorë dhe luani disa personazhe të ngjarjes që lexuat. por do të duhet të kalojë mjaft kohë që ata të qëndrojnë ulur dhe të dëgjojnë historinë të qetë për më shumë se 3-4 minuta. që ato të mund t’i mësojnë përmendësh. ose “Këtu ka dy mace”. Fëmijët e pëlqejnë leximin më shumë kur marrin pjesë dhe vetë. Me poshtë keni disa ide si mund ta bëni ketë: • Mbasi të lexoni historinë. ndaluni dhe diskutoni mbi pikturat që ka libri (“Shiko. ose nuk i mban mend. njerëzve etj. Komente të tilla si “Shiko. libra rreth lojrave. • Libra me vjersha të thjeshta me rimë. mos e korrigjoni si një mësuese e ashpër . kjo macja ka vënë kapele”). • Libra që kanë personazhet e tyre të pëlqyer të televizionit. madhësi të sendeve. Kur fëmija juaj nuk shqipton mirë një fjalë. Lexoni së bashku me fëmijën. Librat që pëlqejnë fëmijët Fëmijët e vegjël të moshave 23 vjeç pëlqejnë ngjyrat e gjalla. libra me makina. sepse vëmendja e tyre është ende e shkurtër. lodrat. vishni . • Libra që kanë numërim. Më poshtë po japim të gjitha llojet e librave që ata pëlqejnë: •· Libra që tregojnë histori të thjeshta. sa zogj janë në atë pemë”. kërkojini fëmijës që të tregojë sendet që njeh dhe tregojini emrat e atyre që ai ose nuk i di. që t’ju pëlqejnë. do t’ju ndihmojnë t’i bëni fëmijës pak aritmetikë. • Libra me kafshë.

• Eshtë miqësor. • Mbron lodrat dhe gjithshka që është e tija. . për të recituar apo lexuar vjershat që i pëlqejnë më shumë. ose së bashku edhe me disa shokë e shoqe të tij/saj. apo lodër. qesh shpesh.24 . apo duke e fshehur lodrën. kafshë pellushi. Organizoni një festival poezish. nga përbindëshat etj. ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL • Duket se kupton se ka një radhë. një kub druri mund të jetë një varkë. shpesh luan paralel me fëmijët e tjerë. një kamion etj. mund të bëhet ndonjëherë agresiv duke e rrëmbyer lodrën. të kërcejë si rosaku etj. • Ulet dhe dëgjon histori deri në 10 minuta rresht. përdoreni fëmijën si personazh të saj. për shembull “macja që vrapoi pas topit dhe u përplas me murin këtu pranë” etj. (të bëjë si ariu i vogël. • Përdor në lojë objektet në mënyre simbolike.36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 235 • • • • • • -zhvishni rrobat. mund të bashkohet me to për një kohë të shkurtër. • Vëzhgon fëmijët duke luajtur. • Tregon dashuri për fëmijët të cilët janë më të vegjël. • Bashkohet në lojra të thjeshta dhe aktivitete grupi. më rrallë nga zjarri. ndonjëherë duke ngurruar. që të qetësohet. • Flet shpesh me veten. • Ka ankthe dhe frikë nga errësira. dilni shëtitje me fëmijën dhe zgjeroni përmbajtjen e librit duke i treguar në natyrë se çfarë tregon përralla. • Mund të vazhdojë të ketë lidhje të ngushtë me një batanije të veçantë. Lëreni fëmijën ta vizatojë ngjarjen.) Ndonjëherë. vjershash me fëmijën. imitoni tingujt. pasi të lexoni ngjarjen. Mbasi të lexoni ngjarjen. nuk shqetësohet nëse edhe fëmijë të tjerë po e dëgjojnë historinë dhe mërzitet kur e shqetësojnë. zhurmat etj. por jo gjithnjë do ta respektojë atë. • Merr pjesë vetëm apo së bashku me fëmijë të tjerë në lojën “provo që ta besosh”. Lëreni fëmijën ta tregojë ngjarjen sipas figurave të librit. kërkon me çdo kusht të pëlqe- het. apo për fëmijët të cilët dëmtohen. duke goditur një fëmijë tjetër. Tregoni ngjarjet pa e pasur librin përpara.

dreka është shpesh vakti i preferuar. fëmijët mund të përdorin me lehtësi një lugë dhe pirun. pa e detyruar të hajë gjithmonë atë që i japim ne. Fëmijët bëhen nazeli.236 PJESA IV VITI I TRETË Rutina e përditshme USHQYERJA Si viti i dytë i jetës. Shumë prindër janë të shqetësuar rreth ushqyerjes së fëmijës së tyre në këtë moshë. duan vetëm disa ushqime. Prandaj kini parasysh se këshillat që do të gjeni më poshtë për ushqyerjen. kjo luhatet midis periudhave të rritjes. pra duhet të keni durim. kontrollojnë mirë filxhanin. apo gotën. shkoj ku të dua unë”. • Në përgjithësi pëlqejnë perimet e gjalla. • Shpesh kërkojnë dhe pëlqejnë të ëmblat. çdo 6 muaj. për shembull “do një pjeshkë apo një dardhë?” Kanë pak oreks. Sigurisht nuk ka dy fëmijë njësoj dhe ka dallime midis fëmijëve. megjithëse ndonjëherë e derdhin. si për ushqimin ashtu edhe për situata të tjera. por mund të mos pranojnë të hanë sallatat. . Fëmija mund të ndryshojë sjellje në mënyrën e të ushqyerit. Ai po shijon “fitoret” e tij dhe kjo i shton besimin në vetvete duke thënë: “tani eci vetë. • Perimet me ngjyrë jeshile i pëlqejnë më shumë të gatuara. • Mund të bëjnë zgjedhje të thjeshta të llojeve të ushqimeve. modelet e rritjes ndryshojnë shumë. në krahasim me kohën kur varej nga prindërit. Po kështu. Duhet të kuptoni se kjo është normale dhe “do të kalojë”. Prandaj në këtë kohë duhet të përpiqemi ta mësojmë të ushqehet i lirë. nxjerrin ushqimin etj. mund të mos t’i përshtaten plotësisht fëmijës suaj. vrapon vetë. shpesh quhen nga prindërit edhe vitet e tmerrshme-nazet dhe kundërshtimet janë të përditshme. • Në këtë periudhë është përmirësuar shumë kontrolli i muskujve. edhe në të njëjtën familje. Po kështu ai kënaqet duke thënë “tani ha sa dua vetë dhe ha atë që dua”. Një fëmijë mund të rritet emocionalisht dhe fizikisht më shpejt se një tjetër. Mendoni se si ndihet një fëmijë në këtë moshë që ecën. ashtu dhe i treti. Në fakt në këtë mënyrë fëmija arrin të formojë personalitetin e tij.

Shprehja “Fëmija im nuk ha fare” është një ankesë e zakonshme kur fëmija shkon për vizitë kontrolli tek mjeku.24 . etj. • Ndonjëherë i përshkruajnë si nazeli. fëmija ndonjëherë kërkon më shumë vëmendjen e prindërve dhe ende në mjaft raste sorrollatet e luan me ushqimin! • Kujdes! Mënjanoni arrat. kokrrat e rrushit. • Gjatë kohës që ushqehet. dhe jetojë. janë të ndara në 5 Në tabelën e mëposhtme janë dhënë disa nga pasojat e një ushqyerje jo të mirë në disa periudha të jetës: Pasojat që sjell ushqyerja jo e mirë gjatë fëmijërisë Tek fëmija • Alergji të përkohshme (azma. hemorragji në tru) • sëmundje të mëlçisë • ulçera • probleme të kockave • tumore • plakje të parakohshme . sanduiçet. mund të pëlqejnë vetëm disa ushqime si reçeli.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 237 • Oreksi ndoshta është pak më i mirë se disa muaj më parë. Çfarë është ushqyerja e shëndetshme për një fëmijë të rritur (shih dhe “Grupet e prodhimeve ushqimore”. perimet e forta të gjalla. Lëndët ushqyese të nevojshme për çdo njeri. • Mund të kenë nevojë që midis vakteve të hanë diçka. nuk i pëlqejnë përzierjet. dëshiron ushqimet që i shërbehen në një mënyrë të njohur për të. makarona. Kontrolloni ëmbëlsirat dhe mënjanoni ushqimet që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.) • dhjamosje • tension të lartë të gjakut Tek i rrituri • diabet • arteriosklerozë (infarkt i zemrës. djathi. por ende nuk është ajo që shumë prindër (ose gjyshet) mendojnë se duhet të jetë. ekzemë) • Sëmundje të aparatit tretës • Sëmundje ngjitëse • Kequshqyerje • Mbipeshë Tek adoleshenti • alergji të përhershme • sëmundje të sistemit tretës (kolit. • I pëlqejnë ushqime të thjeshta që i “njeh”. ulçera. shpesh ka gjëra që i pëlqejnë shumë apo nuk i pëlqejnë aspak (të cilat duhen respektuar). të lëvizë. karamelet e forta. tek viti i dytë i jetës) Organizmi i fëmijës ka nevojë të marrë nëpërmjet ushqimeve të gjitha lëndët ushqyese që e lejojnë të rritet.

miellrat. yndyrnat dhe sheqernat. mbi bazën e lëndëve ushqimore që përmbajnë. jodi etj. i cili ka rëndësi shumë të madhe për njeriun. thjer- . kalciumi. që përmbajnë yndyrnat. 2-karbohidratet (sheqernat). në krahasim me periudhën midis vitit të parë dhe të dytë. skleroza e arterieve të zemrës dhe të trurit. në disa minerale si kalciumi. Kripërat dhe vitaminat. edhe pse nuk japin energji. buka. Këtyre lëndëve u duhet shtuar edhe uji. Me ushqyerje të shëndetshme për fëmijën. makaronat etj. Organizmi i fëmijës ka nevoja jetike për energji dhe materialet e rritjes të cilat merren nga proteinat. duke shtuar për shembull sasinë e bishtajave (fasule. janë mjaft të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. 4-vitaminat. 3. ndërsa tek i rrituri zë afërsisht 50 % të peshës. Ne e dimë tashmë se nëpërmjet ushqyerjes mund të parandalohen disa sëmundje të aparatit tretës (për shembull sëmundje të lidhura me gjendjet alergjike). duke qenë se ai përbën rreth 80% të peshës tek i porsalinduri.yndyrnat. por më e rëndësishmja është se një ushqyerje e mirë siguron që organizmi i fëmijës kur të rritet të ketë shëndet të mirë. të cilat japin pjesën më të madhe të energjisë së nevojshme për fëmijën. dhjamosja.238 PJESA IV VITI I TRETË grupe të mëdha sipas përmbajtjes së lëndëve që ato kanë: 1-proteinat. duke parandaluar në të ardhmen shfaqjen e disa sëmundjeve të rrezikshme si tensioni i lartë. 5-kripërat minerale si hekuri. të cilat quhen bishtajore (përmbajnë proteina) Frutat dhe perimet (të pasura në vitamina dhe kripëra minerale) Vaji. • • • • Marrja e proteinave duhet të pakësohet lehtësisht gjatë vitit të dytë dhe të tretë të jetës.. Uji ka rëndësi më të madhe tek fëmija i vogël se tek i rrituri. bizelet. vezët. gjalpi. kuptojmë ato ushqime të cilat i japin atij të gjitha lëndët ushqimore të përmendura më lart. Ushqimet. ndahen në pesë grupe kryesore: • Drithrat. zinku. si dhe në vitamina) Mishi. diabeti. sepse është vendi në trup ku ndodhin të gjitha reaksionet kimike. Por një ushqyerje e mirë nuk ndikon vetëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. prodhimet e detit. fasulet dhe thjerrëzat. Ato sigurojnë që të kryhen si duhet të gjitha reaksionet kimike që ndodhin në organizëm. të pasura në karbohidrate Qumështi dhe prodhimet e tij (të pasura në proteina. Gjithashtu duhet pakësuar marrja e proteinave me origjinë shtazore dhe duhet shtuar ajo e proteinave me origjinë bimore.

djathit etj. Sasia e yndyrnave duhet gjithashtu të pakësohet nga 40% të kalorive totale në 30%.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 239 Tabelë orientuese për menynë e ushqyerjes së fëmijës USHQIMET Qumësht dhe kos Qullëra me drithëra Pilaf ose makarona Djathë kaçkavall i grirë Mish pa dhjamë Peshk Bukë e zezë Perime 1 vezë e plotë (e bardha + të verdhën) Fruta Lëngje frutash Vaj ulliri Sheqer Reçelna Mjalti SASIA DITORE 300-400ml 15gr 150gr 15gr 40gr 60gr 30gr 150-200 1-2 vezë në javë 200gr 50-100ml 15gr (rreth 2 lugë gjelle) 20gr (rreth 2 lugë gjelle) 20gr (rreth 2 lugë gjelle) 15gr rëza. duhet të mësohen të zhvillojnë zakone të mira të të ngrënit. Megjithatë. Ndërsa fëmijët janë të vegjël. motakun dhe parashkollorët. Përsa i përket burimit të yndyrnave. si për foshnjën. si tek të rriturit. pra vajrat si ai i ullirit. mashurka) dhe pakësuar sasinë e mishit. makaronat në supë dhe më vonë makaronat të gatuara si për të rriturit. është mirë të përdoren më shumë yndyrnat me origjinë bimore se sa gjalpi (yndyrë me origjinë shtazore). lulediellit etj. të cilat do të zgjatin gjatë gjithë jetës së tyre. me rritjen e fëmijës kërkesat për lëndë ushqimore bëhen më të afërta me ato të rriturve. bizele. misrit. Për karbohidratet preferohet orizi. Për këtë duhet . Sheqernat e thjeshta duhen përdorur në doza të pakta dhe pjesën më të madhe të tyre duhet ta përbëjnë sheqernat që gjenden tek frutat.24 . Nxitja e zakoneve të shëndetshme për ushqyerjen Momenti i ngrënies kupton gjëra të ndryshme për mosha të ndryshme fëmijësh.

240 PJESA IV VITI I TRETË pasur parasysh: • Të jepet shumëllojshmëri ushqimesh • Të plotësohen të gjitha nevojat për drithëra. • Mbas moshës dy-tre vjeç fëmija nuk ka nevojë për yndyrna të tepërta. kjo • • • • • • mund t’i shtojë interesin për ushqimin. • Të kufizohen kripa. Fëmijët nuk duhet të detyrohen të “përpiqen ta hanë” ushqimin. Tani është koha për të filluar zëvendësimin e qumështit të paskremuar me qumësht me pak yndyrë 2-3% apo produkte të qumështit pa yndyrë. si përgatitet. nëse ata janë të mërzitur. aq më shumë do ta pëlqejnë atë. • Të arrihet dhe të mbahet një peshë e shëndetshme trupore. Por si mund të arrihet kjo? • Jepini fëmijës tuaj ushqime të pasura me të gjitha llojet e lëndëve ushqyese. torta me krem etj. Nëse nuk do. Sa më shumë ato dinë rreth ushqimit si për shembull ku rritet. Lëngjet e frutave me sheqer duhet të jepen të kufizuara. • Ka rëndësi të nxiten fëmijët të marrin rregullisht qumështin dhe prodhimet e tij si kosi. Filloni ushqimet e reja “për të rritur”. Shërbejini ushqimet e reja së bashku me ato të familjes. Fëmijët duhet të vendosin për sasinë që duhet të hanë. Roli i prindit është të vendosë se çfarë ushqimesh do të hajë fëmija gjatë vakteve të rregullta të ngrënies. pranojeni këtë. • Të zgjidhen prodhime me yndyrë të pakët. Nëse e nxisim fëmijën të hajë “edhe një kafshatë tjetër” mund të nxisim ngrënien e tepërt dhe humbjen e aftësisë për të rregulluar vetë marrjen e ushqimit. lëreni dhe përpiquni përsëri pas disa javësh. Edhe ushqimet e dhëna në vaktet zemër duhet të jenë të shëndetshme dhe jo t’i japim fëmijës disa ushqime me vlerë të pakët ushqyese sa për t’i shuar urinë. si çokollata. Nxiteni fëmijën të shijojë një ushqim të ri. • Merrni informacion tek mjeku lidhur me ushqyerjen. apo ushqime të përgatitura me pak yndyrë. sheqeri. Fëmijëve duhet t’u jepen në një . Lërini fëmijët t’i prekin ushqimet. sipas moshës së fëmijës tuaj • Fëmijën mund ta merrni me vete ndërsa bëni pazarin. • Kontrolloni ëmbëlsirat dhe mënjanoni ushqimet që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. por mos e detyroni ta hajë me zor. së bashku me ato që fëmija ende pëlqen. Kjo do të ndikonte në dhjamosjen e fëmijëve në të ardhmen. djathi etj. perime dhe fruta. përmes lëvizjeve fizike dhe ushqyerjes së shëndetshme.

për shembull. prandaj duhet ndarë mirë. Mishi gjithashtu mund të përbëjë një rrezik për mbytje. Në qoftë se. që e ndihmojnë të ushqehet vetë. Uluni për të ngrënë së bashku vaktet e bukës. bizelet etj. Ushqimet që ngjisin. Përdorni në tavolinë kripën e jodizuar. por jo të zgjedhin pa kufi. të rrumbullakta dhe të buta. manaferrat. • Në këtë kohë fëmija duhet të mësohet të përdorë pjatën (jo shumë të madhe). në shtëpi.24 . me gjyshet. • Filloni t’i mësoni rregullat e sjelljes në tavolinë dhe nxisni . karamelet e vogla. janë të forta.). karrotat në copa të gjalla. Kujdes! Mbytja është një problem serioz që mund të ndodhë në këtë periudhë kohe. ai nuk do t’i hajë ato. çamçakizi. sepse fëmijët në këtë moshë kanë mësuar të kapin dhe të gëlltisin mjaft lloje ushqimesh. Për shembull. duhet të mënjanohen. sa herë që keni mundësi. • Bëhuni ju vetë shembull për fëmijën tuaj. sepse jodi parandalon çrregullimet në rritje dhe zhvillim Figura 26. pyesni fëmijën “Nesër për drekë do karrota apo lulelakra?” dhe jo “Çfarë do të të gatuajë mami nesër për drekë?”.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 241 vakt disa mundësi për të zgjedhur. • Uluni për të ngrënë drekën ose darkën si një familje së bashku. mbarëvajtjen e e tyre në të ardhmen në shkollë etj. ju vetë hani patate të skuqura dhe fëmijës ia jepni të ziera. kujdestaret etj. arrat. edhe ai të ndjekë rregullat e ushqyerjes së shëndetshme të fëmijës tuaj. kokoshkat. si dhe filxhanët dhe gotat për fëmijë. e cila ndikon në inteligjencën. bisedën gjatë vakteve të ushqyerjes së familjes. Fëmijët në këtë moshë janë në në rrezik më të madh për pamjaftueshmëri jodike. në copa shumë të vogla dhe duhet zier mirë. duke ngrënë ushqime të shëndetshme. • Gjatë kohës së ngrënies mbylleni televizorin • Sigurohuni që në rast se fëmija juaj është nën kujdestarinë e ndonjë personi tjetër (në çerdhe. të vogla. kokrrat e rrushit.

Ky rregull fillon që kur fëmija është në barkun e nënës dhe më tej kur e ushqeni me gji. kur ai ha ushqimet e familjes dhe kur ushqehet vetë. Fshijeni fjalën “ëmbëlsirë” nga fjalori i ushqimeve dhe përdorni me kujdes fjalën “gostitje” Jepini fëmijës ëmbëlsira të shëndetshme.242 PJESA IV VITI I TRETË të fëmijës që mund të vijnë nga marrja e pamjaftueshme e tij. gjithnjë lani duart. prandaj mendoni me kujdes kur e mbushni atë. Sigurohuni që dieta e fëmijës tuaj të jetë e pasur në vitaminë C. ose ushqimet që i keni nxjerrë nga frigoriferi dhe i keni ngrohur asnjëherë mos i fusni përsëri në frigorifer. fruta. Po kështu fëmijët në këtë moshë rrezikohen nga anemia nga mungesa e hekurit. kështu sigurohuni që gjithçka që ata hanë. Fëmija juaj mund të gëzohet dhe kënaqet me shumë mënyra dhe vende të tjera . peshk etj. kështu gjëra të vogla të ëmbla. Fëmijët mund të jenë nazeli dhe me oreks të lëkundshëm. “Po dëshira dhe kënaqësia e fëmijës?” do të pyesni ju. pra thellon aneminë). Gjithashtu ka rëndësi që të mbani mend! • Kurrë mos e përdorni ushqimin si një mjet për ta lavdëruar apo dënuar fëmijën! • Gjatë kohës së ushqyerjeve i kushtoni shumë përkëdheli. Gjashtë rregulla të sjelljes për të krijuar zakonet e shëndetshme të ushqyerjes Bëni që çdo kafshatë të ketë vlerë Gjithçka që ha fëmija duhet të jetë e ushqyeshme.dhe jo duke i dhënë ushqime të kota. përqafime dhe vëmendje! • Kur përgatisni ushqimet. Në stomakun e vogëlushit ka shumë pak vend për të mbajtur ushqime. çokollatat. patatinat etj. Fëmija juaj duhet ushqehet me mish. frutat. se sa vetë fëmijët. në vende të freskëta dhe në frigorifer! • Asnjëherë mos hidhni përsëri një ushqim që e keni përdorur tek ena që ka ushqimin e freskët. pulë. Lërini mënjanë ushqimet pa vlera. Sigurohuni që marrja ditore e qumështit të lopës nuk është e tepruar (sepse qumështi i lopës përmban një lëndë që pengon thithjen e hekurit nga organizmi i fëmijës. lugët apo pirunjtë që do të përdorni! • Ushqimet ruhen në enë të pastra. pastat. Shpesh më shumë kënaqen prindërit që shikojnë fëmijët të hidhen përpjetë nga gëzimi për një çokollatë. e cila shton thithjen e hekurit nga zorrët. të jetë me të vërtetë e mirë për ta. si frutat dhe kosi mund të bëhen pjesë e një vakti ushqimi . që gjendet në frutat dhe perimet. si karamelet. perimet dhe enët. të mbuluara.

kur ishin fëmijë. lëreni fëmijën të zgjedhë ushqimet e tij dhe mos krijoni problemet që na krijonin prindërit tanë. ne fëmijët në darkë rrinim të ulur vetëm në tavolinë deri sa të mbaronim pjatën me bizele. ndërsa pjesa tjetër e familjes tuaj po ha mishin me qepë (që sigurisht ju e keni gatuar shumë mirë) Për aq kohë sa ushqimi që ai pëlqen është i shëndetshëm. do të thotë të mësohesh të thyesh rregullat e rrepta dhe tradicionale të “ushqyerjes së familjes”. ose “e gostit fëmijën me akullore”. Çështja është ta mësojmë të ushqehet në mënyrë të shëndetshme. Shumë çrregullime të ngrënies tek të rriturit fillojnë që në fëmijëri dhe shumë persona që vuajnë nga këto probleme. Filloni ushqimin e ri me qetësi dhe ëmbëlsi dhe prisni deri sa fëmija ta provojë vetë. Përsëri është prindi që kënaqet kur i jep një “tortë”. të cilën nuk do ta fitoni asnjëherë. Lëreni fëmijën tuaj të hajë një ushqim të shëndetshëm që i pëlqen. deri në lugën e fundit. por jo me luftë Një fëmije mund t’i duhet pak kohë sa të pëlqejë një ushqim të ri. të kushëririt etj. Kjo do të forcojë më shumë respektin për ushqyerjen e shëndetshme. e mësonim të hanim pa bërë as më të voglin kundërshtim. mund t’i mbajnë mend këto çaste në tavolinën e ngrënies. që nuk do të shqetësohet aq shumë në se nuk do të hajë një akullore.24 . sepse shpejt ne kuptonim se nëse nuk do të hanim atë që po na servirej. Koha e ngrënies nuk duhet të jetë kohë lufte. apo do të shkonim për të fjetur herët në shtrat. Dhe nuk mund të kundërshtonim. rrezikoni të ardhmen e fëmijës. Thyeni rregullat që na kanë mësuar prindërit tanë Shumë nga ne mbajnë mend kohën e vegjëlisë.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 243 dhe jo si shpërblim në fund të ngrënies për fëmijën që e mbaroi të gjithë pjatën. Mos kërkoni me çdo kusht që ata të provojnë diçka që nuk duan dhe asnjëherë mos i detyroni ta mbarojnë deri në fund pjatën e tyre. Kështu. do të mbeteshim të uritur dhe do të dënoheshim. Prandaj zhvillimi i zakoneve të shëndetshme të ngrënies është kaq i rëndësishëm. Nëse gjatë ngrënies ju do të filloni një betejë me fëmijën tuaj. . kur nëna na hidhte ushqimin në pjatën e mbushur plot dhe priste që ta hanim me çdo kusht. Ata do të hanë në se kanë nevojë për të ngrënë. Jini këmbëngulës. të burrit. se sa fëmija dy-tre vjeç. Tani ne e dimë sa shkatërrimtare mund të jetë kjo. nuk do të na linin të luanim më vonë. Të respektosh faktin që humori dhe shijet e fëmijës tuaj mund të jenë të ndryshme nga ato tuajat.

sepse një fëmijë i stërlodhur nuk do të hajë dhe ju nuk do ta arrini ta ushqeni. sepse i tregojnë prindërve të tyre se çfarë duan të hanë. duke refuzuar disa ushqime. Disa probleme të zakonshme gjatë ushqyerjes Nuk është i uritur në kohën e vakteve të ngrënies Nëse fëmijët kanë ngrënë ushqime të shëndetshme gjatë kohës së vakteve zemër (ndërmjet tre vakteve kryesore të ushqyerjes. Mosngrënia e mëngjesit mund të ndikojë në gjallërinë e tyre për gjatë gjithë ditës dhe krijon një spirale pa fund. kjo jo gjithnjë është një problem. Fëmijët nuk kanë gjithnjë uri. Fëmijët asnjëherë nuk duan të përshtaten me rregullat e një personi tjetër. Ushqehet njësoj përditë Fëmijët në këtë moshë mund të dëshirojnë të eksplorojnë aftësitë e tyre për të zgjedhur. përveç rastit kur fillojnë të tallen me ushqimin dhe nuk anë fare. duhet të shikohen oraret e dhënies së këtyre vakteve. drekë . Pra ngrënia me duar dhe rrëmuja është e shëndetshme.244 PJESA IV VITI I TRETË Çdo njeri ka nevojë të hajë mëngjes Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për të gjithë. A do të donit ju të kishit një fëmijë të uritur dhe të lodhur në krahët tuaj? Shumë studime dhe vetë prindërit kanë vënë re faktin se një mëngjes i ushqyeshëm e ndihmon më mirë funksionimin e trurit tek një fëmijë. mëngjes. fëmija është shumë i lodhur që të hajë. pra edhe për fëmijët. Kur fëmija në vazhdimësi nuk ushqehet gjatë vakteve të ngrënies. lidhen edhe me urinë. Mësoni nga fëmija juaj Fëmijët tanë dinë më shumë se sa besojmë ne. shumë i uritur që të pushojë në drekë. edhe ato të cilat kanë qenë të pëlqyera me parë. dhe sa shumë duan të hanë. Është rrëmujaxhi kur ushqehet Në këtë moshë fëmijët po përpiqen të mësojnë vetë mjeshtërinë e ushqyerjes. së bashku me orarin e dhënies së ushqimeve zemër. Disa fëmijë janë shumë të mirë. Mëngjesi duhet të përmbajë proteinat e duhura për energjinë. e kështu më tej. që parandalon këputjen e fëmijës në mesditë. ashtu siç kanë të rriturit. Shumë shenja që flasin për dyvjeçarin “e tmerrshëm”. darkë) dhe nuk kanë uri gjatë vakteve të rregullta të ngrënies. Parandalimi është kyç. Mësohuni herë pas here të ndiqni rregullat e fëmijëve tuaj … dhe ata mund t`ju habisin më tej me sjelljen e tyre. Ne duhet ta mbështesim mbështesim eksplorimin e ushqimit nga fëmija. drekë. Lërini fëmijët të mësohen si të dëgjojnë shenjat e trupit të tyre. kështu që mund të jenë rrëmujaxhinj kur ushqehen. Pra fëmija dëshiron të hajë të njëjtat ushqime në mëngjes.

që t`ju ndihmojnë e më tej mund t’i lejoni t’i përgatisin vetë. fëmijët në këtë moshë i pëlqejnë makaronat. Përgatisni në shtëpi sanduiçë të ndryshëm.6 herë në ditë. Frutat dhe perimet Frutat dhe perimet janë shumë të mira për ushqyerjen zemër. Në darkë mund t’i jepet një pjatë me supë dhe perime. për të pakësuar pasojat tek dhëmbët. domate. kajsitë. afrojini fëmijët pranë jush. Përgatitini bashkë me ta.24 . janë gjithashtu me rëndësi. Zarzavatet gjithashtu mund të jepen të gjalla ose të ziera. keku i bërë në shtëpi. Kështu.5 filxhani çaji) në një vakt. si kumbullat. se mund të jenë shumë të kripura. duhet të jepen ushqime nga të gjitha grupet ushqimore: Buka/ drithërat Sanduiçët. Ju duhet harxhoni pak kohë për të menduar se çfarë t’i jepni fëmijës . duke i mbushur me ushqime të ndryshme. Prandaj ka rëndësi dhënia e vakteve të ndërmjetme. kanë një sasi të madhe sheqeri dhe mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. mund t`ia jepni herë pas here së bashku me ushqime të tjera. biskotat. Një zgjedhje e mirë për të kapërcyer këtë pengesë do të ishte: të fusnit në dietën e tij 3-4 herë në javë vetëm një pjatë që ai pëlqen.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 245 dhe darkë. të cilat i pëlqen më pak. Frutat mund të jepen të prera në copa. vezë të zier. Mbani mend! Një fëmijë i moshës 1-3 vjeç mund të hajë afërsisht vetëm 200-300 ml (1-1. Makaronat. si për shembull sanduiçët. Në rast se fëmija juaj i dëshiron shumë. gjalpë etj. por ne nuk duhet të harrojmë që edhe ushqimet që jepen në kohën e vakteve të plota. Kujdes me salcat e gatshme që përdorni. për shembull me djathë. Këto vakte të ndërmjetme janë të rëndësishme për fëmijët. që fëmija i pëlqen shumë. që quhen vakte zemër. Frutat e thata. Në përgjithësi. për vaktet zemër. Ushqyerja zemër e shëndetshme Fëmija i vogël ka stomak të vogëel dhe mbushja e tij tri herë në ditë nuk mund t’i japë energjinë e duhur për rritjen dhe lëvizjet e tij. Gjatë kohës që përgatisni sanduiçët. ose të përziera me kos. ushqimi duhet dhënë me një përqëndrim të lartë të energjisë dhe 5. Kështu për të marrë energjinë dhe lëndët e duhura. Buka e thekur. Edhe në këto vakte të ndërmjetme ushqyerjeje. në drekë një pjatë e tillë mund të ishte makarona me mish të grirë. gjithashtu pëlqehen.

janë gjithashtu ushqime të mira për vaktet e ndërmjetme. Shumë prindër kanë vënë re se fëmijët e tyre ndikohen shumë nga ajo që dëgjojnë apo shikojnë në televizor. Ato nuk e kuptojnë reklamën. Nëse fëmija do t’i shikojë dhe nuk do t’i hajë. zbavitjen. Tregojuni fëmijëve se si pini ujë. së bashku me kënaqësinë që ai ndjen nga ngrënia e tyre. kujdestarëve në shtëpi etj. ose në televizor. Lëngjet Gjatë kohës se ngrënies. Shumë prej tyre nuk e bëjnë detyrën e tyre për t’i dhënë fëmijës një ushqyerje të shëndetshme sepse nuk arrijnë . Ju përsëri duhet të jeni një prind model dhe të ushqeheni me ushqime të shëndetshme në vaktet e ndërmjetme. prandaj mund të jepen vetëm në raste të rralla festash. për vlerat që ka është ushqim shumë i mirë për fëmijën. Gjithnjë e më shumë fëmijët në këtë moshë lihen në duart e kujdestarëve të çerdhes. hamburger. gjithnjë jepini fëmijës një lëng që të shoqërojë ushqimin. Ju si prindër duhet të jeni model për këtë. më tej duhet të jepet i skremuar. A duhen dhënë çokollatat. Fëmijët e vegjël besojnë gjithçka që shikojnë në televizor.246 PJESA IV VITI I TRETË Qumështi dhe prodhimet e tij Qumështi. Po kështu edhe qumështi është një pije e mirë. mos i mbani këto ushqime në shtëpi. me fruta ose sanduiç. mund të jetë me të vërtetë një problem për ju dhe atë. Një tjetër shqetësim në rritje i prindërve është shtimi i ushqimeve që quhen “ushqime të shpejta” si sufllaqe. dhe prindërit shpesh e kanë të vështirë të kundërshtojnë ngrënien e këtyre prodhimeve të reklamuara dhe dëshirën natyrale të fëmijës për të ëmbla. banketesh. Fëmijët duhet të mësojnë të pijnë ujin që në moshë të vogël. por marrja e tepërt e tij mund të presë oreksin për ushqime të tjera. gjyshërve. Shikoni me kujdes marrjen e qumështit dhe lëngjeve të frutave për fëmijët nazeli. Kosi dhe bulmetrat. me yndyrë. si dhe të bleni vetëm me raste ushqime që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. si djathi. me përqindje më të pakët yndyre. Uji është pija më e mirë. Jepeni në vaktet zemër. Për të mos pasur probleme me fëmijët tuaj. tregtinë etj. Këto ushqime nuk kanë asnjë vlerë ushqyese. Lëngjet e frutave duhet të jenë të holluara dhe mos të kenë përmbajtje të lartë sheqeri. radio etj. Deri në moshën 2 vjeçare qumështi mund të jepet i paskremuar. biskotat apo patatinat? Fëmijët e moshave 1-3 vjeç i shikojnë këto ushqime që mund të jenë shumë të kripura apo të ëmbla. të cilat sot tregtohen në shumë dyqane ushqimore. të reklamuara nëpër dyqane. Qumështi është ushqim shumë i mirë.

si mollët. Mbani mend se kur planifikoni aktivitete për ushqyerjen e shëndetshme. fëmijët e vegjël mësojnë duke u mbështetur mbi njohuritë dhe eksperiencat e kaluara. qumështi. apo nuk u intereson. Tematika ditore Është një ide shumë e mirë që një herë në javë të organizoni në shtëpi ditë tematike. buka. dyqani. është ndoshta një nga kujtimet më të bukura që mbani mend gjatë viteve parashkollore. Duke punuar së bashku. vendosen bashkë. ose zgjidhni një ngjyrë dhe organizoni si temën e ditës aktivitete për të mësuar rreth ushqimit e ushqyerjes. Kujtesa: vendosni në një tabaka disa ushqime dhe kërkojini fëmijëve të mbajnë mend emrat e tyre. Ju duhet të vëzhgoni së bashku me kujdestarët e fëmijës se me çfarë ushqehet fëmija. Për shembull: molla. Mbas dy minutave mbuloni tabakanë dhe u thoni fëmijëve të kujtojnë ushqimet që panë me parë. Përfshijeni fëmijën në përgatitjen e ushqimeve. nëqoftëse bazohet mbi atë që kanë mesuar deri tani. ngjyrat e ylberit. duke formuar kështu një album me figura. Merrni një lloj ushqimi që keni gatuar. dardhët. Studimet kanë treguar se fëmijët nën pesë vjeç mund të kuptojnë mirë një informacion shumë të detajuar rreth ushqimeve të shëndetshme. Më tej diskutojnë rreth ushqimit në figurë. ashtu siç vëzhgoni rritjen dhe zhvillimin e tij. Përshtatja: kërkojini fëmijëve të presin figura ushqimesh dhe t’i ngjisin në një fletë.24 . Aktivitete që mund të kryhen së bashku me fëmijët e vegjël për të nxitur ushqyerjen e shëndetshme Lojra Albumi: fëmijët presin figura të ushqimeve të shëndetshme nga revista dhe i ngjisin në një fletë. Kujtoni se ajo ishte mjaft e duruar! Fëmijët e vegjël shpesh duan të bëjnë atë që po bëni ju. bëjeni këtë zbavitëse dhe ju do të forconi zhvillimin e fëmijës . figura nga ushqimet e përditshme dhe kërkojini fëmijëve që t’i ndajnë në: ushqime që u pëlqen t’i hanë tani dhe ushqime që u pëlqen t’i shtyjnë për më vonë. duke përshtatur ushqimet që i përkasin të njëjtit grup ushqimor. Diskutoni me ta për zgjedhjet që bëjnë. Gatimi me fëmijët Të ndihmonit nënën tuaj të gatuante.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 247 ta bëjnë. për shembull të gjitha frutat. ju do të siguroheni që ushqimi i fëmijës është i përshtatshëm dhe po nxiten zakonet e ushqyerjes se shëndetshme. perimet etj. Ndarja: Mblidhni pako boshe të prodhimeve ushqimore.

• Eshtë më i saktë në përdorimin e kopsave të mëdha. • Aftësitë fizike sipas moshës: në moshën 2 vjeç . Ai kërkon një planifikim të vogël. Përfshijeni fëmijën në gatimin e ushqimeve duke i: • dhënë mundësinë të fillojë të pranojë përgjegjësinë për zakonet e veta të ngrënit • mësuar ndjenjën e mrekullueshme të arritjes së diçkaje. shpesh nuk pranon të dalë jashtë vaskës. TUALETI. Gatimi së bashku me fëmijët nuk është diçka që bëhet në moment. • Kujdeset për nevojat personale. përgjegjësia për veten. të tjerë janë në tranzicion . midis moshës 2-4 vjeç. pavarësia. të suksesit. . shkëmbimi. zinxhirëve. VESHJA • Lahet mirë vetë në banjë.kruarja. derdhja. si për shembull një sallatë frutash. respektimi i radhës. Ju duhet të filloni të ndiqni shenjat që jep fëmija gjatë çdo faze të këtij procesi. megjithëse është i aftë të veshë disa rroba.248 PJESA IV VITI I TRETË Mendoni me parë rreth recetave. ushqyerja dhe në moshën 3 vjeç -përzierja. apo diçka që nuk ka nevojë të gatuhet. të skuqur. filloni thjesht me një vezë të rrahur. fërkimi. dushit etj. • Zhvishet më mirë se sa vishet. • Disa flenë natën pa u ndotur në shtrat. Por duhet Figura 27. Të mësuarit e kontrollit të jashtëqitjes dhe urinimit Shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit. më tej për një periudhe kohe përsëri mund të ndoten natën. por çdo fëmijë është i ndryshëm dhe kjo kohë mund të luhatet. Përgatitja dhe gatimi i ushqimit përfshin dhe zhvillon të gjitha llojet e aftësive të fëmijës: • Aftësitë sociale: dëgjimi. fitores.ato mund të jenë të thatë natën për disa ditë të javës. duke qëndruar i pastër gjatë ditës (veçanërisht djemtë mund të vazhdojnë të lagen gjatë ditës). BANJA. ndarja.

kështu që jini të kujdesshëm kur fëmija ju sinjalizon se është gati për të kaluar nga një hap tek tjetri. sesa në një WC normale. • Vendoseni uturakun në një . Është një proces i gjatë. Mësimi i kontrollit të jashtëqitjes dhe urinimit nuk ndodh në një natë. Si duhet ta kuptoni kur fëmija është gati? Fëmija juaj është gati për të filluar mësimin e tualetit kur: • Mund të ecë vetë deri tek uturaku (ose në WC-në e tualetit). Figura 28.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 249 të jeni të duruar. pasi zakonisht mund të duhet një periudhë prej 3 deri 6 muaj. • Mund të ndjekë një deri në dy udhëzime të thjeshta. përpara se fëmija juaj të heqë pelenat. • Vendosni se çfarë fjalësh do të përdorni për urinimin dhe jashtëqitjen. • Fëmija juaj do të jetë më i sigurt në një uturak.24 . • Nëqoftëse ka edhe persona të tjerë që kujdesen për fëmijën tuaj (çerdhja). durim dhe vëmendje për ta ndihmuar fëmijën tuaj çdo ditë. Ju mund ta lejoni fëmijën gjithashtu që të t’ju shikojë dhe ju se si përdorni WC-në. të bëjmë urinën). për pjesët e trupit dhe përdorimin e tyre. Mos u shqetësoni për aksidentet që ndodhin në këtë periudhe (fëmija përsëri lag panolinat apo nuk kontrollon dot jashtëqitjen) – ato duhet të ndodhin. bisedoni me ta se si keni menduar t’i mësoni fëmijës të urinojë dhe të dalë jashtë. Refuzon të përdorë uturakun Si mund ta ndihmoni fëmijën që të mësojë të përdorë uturakun? • Sigurohuni që të keni kohë të mjaftueshme. • Ju tregon kur do të përdorë uturakun • Kërkon t’ju kënaqë duke treguar se nuk është ndotur • Dëshiron të jetë i pavarur. • Qëndron drejt dhe pa u shtrembëruar kur ulet në uturak • Mund të qëndrojë i thatë me pelena të palagura për disa orë rresht. Është e rëndësishme që kujdestarët të jenë të qëndrueshëm dhe të veprojnë njësoj si ju. Është më mirë që të përdorni fjalët e sakta (për shembull: hajde shkojmë tek uturaku.

çdo ditë dhe nxiteni që të ulet në të për disa minuta. për të kapur për ndonjë shenjë që tregon se ka nevojë të përdorë uturakun. Kur fëmija juaj e ka përdorur uturakun siç duhet gjatë javëve të fundit. duke e vendosur fëmijën në uturak në momente të veçanta gjatë ditës. lëreni të ulet në të. • Mund të mos dojë të pushojë mbasdreke. lëreni të shkojë vetë tek ai kur është plotësisht i veshur. Fëmija juaj nuk dëshiron. Shikoni me kujdes fëmijën. t’i lexojnë një histori për ta zënë gjumi. pasi ende nuk e ka arritur moshën e duhur. Mos harroni ta lavdëroni edhe kur ju tregon pasi e ka bërë në panolinë. Lavdëroni fëmijën shpesh dhe jini të duruar. përpara orës së gjumit. për të treguar se për çfarë përdoret uturaku.250 PJESA IV VITI I TRETË • • • • • • • vend të përshtatshëm. vazhdon të përfitojë nga koha e qetë e drekës dhe do të luajë. pa i veshur panolinën. pasi i keni hequr panolinën. • Mund të bëhet gati vetë për të shkuar në shtrat. I ka ende zakonet e mëparshme për të shkuar në shtrat. ndërpriteni mësimin për 1 deri në 3 muaj. mund t’i kërkoni që të fillojë të veshë mbathjet e pambukut. Kur ai është gati. Më tej. ku fëmija mund ta gjejë dhe ta marrë me lehtësi. Ndihmoni fëmijën që ta përdorë uturakun. si pasi është zgjuar në mëngjes. çojeni shpesh tek uturaku. GJUMI • Zakonisht fle 10-12 orë natën. Kur fëmija juaj është gati. apo t’i këndojnë një këngë. kjo ndodh pasi fëmija nuk është gati. zgjohet në orën 7 ose 8 në mëngjes. pas një ose tre muajsh. ditën dhe natën. Bëhuni gati për aksidente. pa panolinë. dhe mos e dënoni asnjëherë kur kjo gjë ndodh. Nxisni fëmijën që të tregojë kur do të urinojë apo të dalë jashtë. Nëse fëmija nuk pranon të përdorë uturakun. në këto raste duhet qetësi dhe këmbëngulje . i pavetëdijshëm. • Mund të ketë ëndrra që e zgjojnë papritur. Çfarë të bëjmë nëqoftëse të mësuarit dështon? Nëqoftëse përpjekja e parë e të mësuarit të uturakut nuk ecën. Ju mund të hidhni panolinën e ndotur në uturak. pra i pëlqen t’i tregojnë përralla. festojeni. Zhvilloni një rutinë. pas vakteve të ngrënies. • Mund të ecë natën në gjumë. Lëreni të vazhdojë përsëri me panolinë dhe përpiquni prapë. që ky të jetë një moment i veçantë për të gjithë familjen tuaj.

prisni 30 sekonda. Sa herë t`ju thërrasë më pas. Mbas një jave.24 . në momentin e shkuarjes për të fjetur dhe zgjimit natën kanë mënyra të ndryshme sjelljeje. Nuk do t’i krijoni asnjë tronditje fëmijës. LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL • Është mosha e fjalës së shpeshtë “edhe unë”. • I pëlqen të vishet si aktor e të luajë në lojra teatrale që flasin për aktivitetet e përditshme. por pa e përkëdhelur apo lozur shumë me të dhe dilni nga dhoma kur fëmija është ende zgjuar. pastaj shkoni në dhomë. në grupe. • Luan spontanisht. • Ka preferenca të forta gjinore dhe për role të ndara gjinore “djemtë nuk mund të luajnë rolin e infermieres”. kur nuk kërcënohen nga dëmtimi fizik. mbasi ka rënë në shtrat fillon të qajë ose ju thërret. apo pasi të ketë mbaruar përralla?” • Të ndajë diçka me të tjerët është ende e vështirë. do të arrini rezultatin e pritur. të rriturit duhet të lejojnë fëmijët t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet e tyre. Mos e ndjeni veten fajtor se fëmija qan dhe ju nuk po ndërhyni për ta qetësuar. Çfarë mund të bëni nëse fëmija zgjohet natën? Duhet të mbani mend se çdo fëmijë dhe prind. “vajzat nuk duhet të vishen si shofere” etj • I përgjigjet më mirë zgjedhjeve se sa urdhërave “do të veshësh pizhamat përpara. domethënë kur të zgjohet natën. fillon të luajë në bashkëpunim me fëmijë të tjerë.36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME 251 që ta kthejmë fëmijën përsëri në shtrat. Nëse fëmija. për periudha të shkurtra. deri kur fëmijën ta zërë vetë gjumi. • Mund të grindet apo diskutojë me fëmijët e tjerë. Fëmijët dhe lodrat Fëmijët në moshën dy-tre vjeç pëlqejnë lodrat të cilat përfshijnë . Në dhomën ku fle fëmija. pak nga pak ju shkoni ta mësoni fëmijën të flejë vetë dhe ta zërë gjumi prapë vetë. qetësojeni. bëhet shumë i shoqërueshëm. pra çdo ndërhyrje apo teknikë duhet përshtatur sipas prindit dhe fëmijës. dëshiron të përfshihet në gjithçka. Nëse do të jeni këmbëngules. më tej në 2 minuta e kështu me radhë. Megjithatë një teknikë që këshillohet sot është ajo e “largimit gradual”. gjërat duhet të përmirësohen. por duket se e kupton si koncept. zgjasni kohën kur shkoni për ta qetësuar në 1 minutë. lini gjithnjë një dritë të vogël që ai të mund të kontrollojë mjedisin përreth.

tambur etj • Rroba që vishen e zhvishen • Lodra për punët e shtëpisë . ndarë. Gjithashtu edhe veglat e artit. si lapsa me ngjyra. të lozë me kanoçen e vajit që e përdor për të vendosur automjetet. të cilat nxisin eksperimentimin. shkumësa. Kërkoni lodra që nxisin krijimtarinë dhe imagjinatën e fëmijës si: • Lodra ndërtuese.kuzhinë. lojën krijuese (kulla me kuba) etj. konstruksione me madhësi mesatare. pastrimi i shtëpisë etj • Lodra për jashtë. Si prind. • Ofroni materiale më komplekse. Lodrat e kuzhinës dhe sendet e gatimit janë mjaft të pëlqyera midis djemve dhe vajzave në këtë moshë. lisharëse. gërshërë me majë të rrumbullakët. pianoja etj. sigurohuni mirë që ato të mos jenë të dëmshme. pjesë mozaiku. dërrasa me disa rruaza të ndryshme me ngjyra. Aktivitete loje për të mësuar • Lejoni fëmijën të luajë me sendet e përditshme të familjes sipas imagjinatës që ka. vagona • Lodra me manjetofon ose muzikë. bojra uji. gota etj…. të vendosë një batanije mbi tavolinë për të bërë një fole zogu. rrëshqitëse • Lodra transporti si biçikletë. lapsa. tulla etj. Lodra që nxisin krijimtarinë dhe imagjinatën . • Ofroni materiale për pikturë. si për shembull penelat e pikturës. plastelinë për modelim. që ndërtojnë sende të ndryshme. kontrollojeni fëmijën në këtë kohë). të bëjë lavazhin e makinës. Megjithëse fëmijët dyvjeçarë mundet të mos jenë në gjendje të bëjnë piktura të kuptueshme. atyre u pëlqen të shkarravisin. makina. ngjitëse dhe furça të mëdha për piktura uji (kujdes.. letra. disqe. • Vegla arti jo të dëmshme. duke e zhytur në një kavanoz me ujë etj. si lapsa me ngjyra. Kur bleni sende për pikturë. Figura 29 . sende të ndryshme për të numëruar.?). ndoshta ju do të jeni me të kënaqur në se do të bleni penela që mund të lahen me ujë. penela. sepse përsëri fëmija në këtë moshë pëlqen të bëjë mjaft rrëmujë dhe të shkarravisë kudo. piano. kaseta • Mozaikë (gjgjëza) të thjeshta me copa të mëdha. fyelli.252 PJESA IV VITI I TRETË lojën eksploruese (ku është shtëpia. kuba.

Tregoni dhe flisni për gjithshka gjatë rrugës. njerëz. duke e hedhur topin lart dhe përpiquni që fëmija ta kapë. madhësisë. mbajtësja e vezëve) vendosni topa të vegjël me ngjyra. Jepini fëmijës një çekiç lodër dhe disa kuti plastike me thumba të vegjël për të praktikuar. apo lodra të tilla të ngjashme që ecin.sh. ndërsa ju kapni dy cepat e tjerë. Ofroni një biçkletë tre rrotëshe. alfabetit dhe numërimit.24 . Prisni secilin karton për gjysmë dhe kërkojini fëmijës të bashkojë pjesët sipas një kuptimi. Përgatisni një seri letrash për lojë. dhe ngjitini në një karton. Ndihmoni fëmijën të kapë dy cepat e rrobës. fara. Vazhdoni t’i lexoni përditë. Jepini fëmijës të ndajë një grumbull kubash simbas ngjyrës. Ofroni lodra të thjeshta me veprime. • • • • apo një rrobë të madhe mbi dysheme dhe vendosni në mes një top. nëpërmjet manovrimit dhe ecjes. duke i lejuar kohë të eksplorojë. kafshë. në formë mozaiku (pjata me lugën dhe pirunin. Shtroni një batanije. Përkundeni. Flisni për ndjenjat dhe emocionet që janë në këtë tregim. përkëdheleni. Bëni shëtitje rregullisht në librari. Prisni figura të vogla që kanë ushqime.). kapele. apo lojra jashtë në kopsht. kopsa.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 253 · • • • • • • • Vërini përpara libra rreth kafshëve. nëna me fëmijën etj. apo formës. ngjarjeve të përditshme. poema dhe vjersha me rimë. të cilat ndërtojnë zhvillimin e koordinimit sy-dorëkëmbë e djathtë. gjethe. Shëtisni me fëmijën në parqe. Ngrini me shpejtësi batanijen. Jepini rroba të ndryshme. këpucë. pyeteni fëmijën nëse i mban mend ngjyrat që janë brenda. apo letra me ngjyra dhe mbasi ta keni mbyllur. vëzhgojë dhe mbledhë gurë. . për ta ndihmuar të qetësohet dhe çlodhet pas një dite me aktivitete të lodhshme. peshqir. familjeve. lërini kohë fëmijës që të zgjedhë vetë librat. Ky është një aktivitet i mirë për të ndërtuar koordinimin sydorë. Shikoni bashkë me fëmijën një përrallë në video. Në një kuti me disa ndarje (p. që t’i veshë për të luajtur. ndërsa i flisni rreth personazheve dhe veprimeve që ato po kryejnë. si hedhja e birilave apo shisheve plastike me top. Shikimi në një pasqyrë e bën këtë aktivitet edhe më të këndshëm.

të aftë.254 PJESA IV VITI I TRETË Këshilla për prindërit dhe kujdestarët FËMIJËT DHE PËRKATËSIA GJINORE familje. librat. (dhe burrave dhe grave) nga familja dhe shoqëria. të injorojnë një tjetër dhe më pas mundohen të kuptojnë se ku ata janë të ndryshëm dhe të S i mësojnë fëmijët për rolet gjinore? Si i mësojnë ata dallimet gjinore? Nëqoftëse ju si prindër e kuptoni këtë. Djemtë. janë njësoj të zgjuar. Rreth moshës 3 vjeç. shoqëri dhe mjedisin ku fëmija po rritet. vajzat dhe identiteti gjinor Fëmijët dallohen nga njëri-tjetri që në lindje nga organet seksuale (vagina për femrat dhe penisi për meshkujt) dhe quhen femra dhe meshkuj. Kjo zhvillohet që herët në fëmijëri nga ndikimet e ndryshme në . revistat etj. Këtu fillimisht ndikon mënyra se si janë rritur prindërit e tyre. si televizori. mjedisi rrethues i fëmijëve. mashkull apo femër qoftë. Në fakt. Ndërsa përkatësia gjinore është diçka tjetër. mirëpo këto ndryshime përdoren edhe keq. për të trajtuar ndryshe femrat nga meshkujt. që ndryshojmë fizikisht vetëm nga organet seksuale. Ata mund të pëlqejnë një të rritur për një periudhë kohe. të gjithë fëmijët kanë sjellje të njëjta dhe duhet t’ju jepen mundësi të njëjta për t’u zhvilluar. dhe po ashtu dhe të tjerët të barabartë me veten. që bën që ato të kenë ide të gabuara se djemtë dhe vajzat kanë sjellje dhe ndjenja të ndryshme. burra dhe gra. të bazuara tek seksi i tyre. Ne të gjithë lindim njësoj. shpesh në shoqërinë tonë djemtë dhe vajzat nuk trajtohen njësoj edhe pse ata zhvillohen njësoj. Fëmijët fillojnë të vërejnë dallimet gjinore në moshën 2 vjeç. të këndshëm. mund të arrini ta mësoni fëmijën tuaj ta trajtojë veten si të barabartë me të tjerët. fëmijët fillojnë të tregojnë çfarë do të thotë të jesh vajzë dhe djalë. të përgjegjshëm. dhe të besueshëm. që nënkupton një trajtim jo të barabartë të djemve dhe vajzave. Mirëpo. Po kështu një ndikim të fortë ka e gjithë shoqëria. asnjëri nuk mund të parashikojë si mund të sillen fëmijët ose të rriten vetëm në bazë të përkatësisë gjinore. ne mësojmë të jemi djem dhe vajza. radioja. për fat të keq. të pavarur. Pavarësisht nga dallimet fizike midis djemve dhe vajzave. pra formojmë përkatësinë gjinore. meshkuj dhe femra. Duke u rritur.

të ndryshme nëse fëmija është vajzë apo djalë. Shumë prindër vajzat e vogla i veshin me rroba “të bukura” dhe i trajtojnë me delikatesë. Prindërit fillojnë që t’i japin vajzave “lodra femërore” si kukullat. Ata e bëjnë këtë dhe me miqtë dhe familjen. Më poshtë keni të ndara sipas moshës fazat më të rëndësishme të kuptimit të përkatësisë gjinore. topi etj. prindërit fillojnë të blejnë lodrat e para. sepse ka parë që djemtë luajnë zakonisht me makina (sepse ato i blejnë dhe i japin prindërit apo të afërmit). enët e kuzhinës.24 . Gjithashtu prindërit mund t’i trajtojnë ndryshe fëmijët e tyre. dhe djemve “lodra mashkullore”. Kush ndikon mbi zhvillimin e dallimeve gjinore tek fëmijët Ndikimi i prindërve • Prindërit i mësojnë fëmijët. Fëmijët arrijnë përfundimisht të kuptojnë mirë përkatësinë gjinore rreth moshës 6-7 vjeç. fëmijët e vegjël po zhvillojnë “identitetin gjinor”. madje që sapo marrin vesh seksin e fëmijës. si makinat. 2 vjeç Që para moshës 2 vjeç. 2-3 vjeç Në këtë moshë. Kjo nënkupton se ato fillojnë të quajnë veten e tyre dhe të tjerët si djem dhe vajza. por mund të qortojë djalin për të njëjtën gjë. ata përpiqen të imitojnë prindët e . Për shembull një fëmijë tre vjeçar mund të mendojë se makinat janë lodra mashkullore. Djemtë e vegjël shpesh vishen me rroba “burrërore” me të cilat mund të lëvizin e të luajnë lehtësisht. Për shembull nëna mund të lavdërojë vajzën e saj kur ajo mbledh lule për të. që para lindjes. Më tej. duke kaluar kohën me ta. Fëmijët shikojnë se çfarë bëjnë prindërit e tyre. Kjo është një mënyrë per të krijuar dallime gjinore. Djemtë nxiten shpesh të jenë të gjallë. duke i qortuar dhe me disiplinë të fortë. 3-4 vjeç Fëmijët në këtë moshë fillojnë të përdorin “kategorizimin gjinor”. • Prindërit i mësojnë fëmijët e tyre. Atyre i pëlqen t’i ndajnë gjërat në kategori. aktivë dhe të fuqishëm. Si i kuptojnë fëmijët dallimet gjinore Studiuesit kanë vënë re se fëmijët fillojnë ta kuptojnë gjininë në një moshë shumë të vogël.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 255 njëjtë me të rriturit e seksit tjetër. Ata për të njëjtën gjë mund të lavdërojnë vajzat dhe të qortojnë ose të dënojnë djemtë. por ata kalojnë faza të rëndësishme deri sa arrijnë në këtë moshë. sipas veçorive të ndryshme dhe gjinia është një mënyrë për ta bërë këtë.

Djemtë. Për shembull. Fëmijët shpesh kopjojnë veprimet dhe fjalët nga vëllezërit e motrat që kanë në familje . vëllai i madh i tregon vëllait të vogël punët që bën mami dhe babi. Për shembull: kur fëmijët po luajnë në shtëpi. Për shembull: nëna i thotë vajzës “Unë nuk e rregulloj dot makinën. Prindërit mund të presin gjëra të ndryshme nga djemtë dhe vajzat e tyre. mund të mësojnë se larja e pjatave është edhe një aktivitet mashkullor.veçanërisht kur këta janë më të rritur. Ndikimi i moshatarëve • Vëllezërit e motrat në familje janë modele. Ose fëmijët që jetojnë vetëm me një prind. • Vëllezërit e motrat mësojnë njëri-tjetrin si të veprojnë dhe si të sillen në rrethana të ndryshme. Për shembull: djemtë të derdhin plehrat dhe vajzat të lajnë pjatat. Kjo mbështet dallimin gjinor. shikojnë nënën apo babain e tyre që bëjnë të gjitha punët e shtëpisë dhe mësojnë se meshkujt dhe femrat mund të kryejnë të njëjtat punë. vajzat dhe identiteti gjinor tyre. Edhe vëllezërit dhe motrat më të rritura shpesh i tregojnë njëri tjetrit se çfarë duhet të thonë apo të bëjnë. • Miqtë dhe fëmijët e së njëjtës moshë janë modele. motra i thotë vëllait: “kjo është xhaketë vajzash” dhe vëllai nuk do ta veshë më atë xhaketë. Kjo është detyrë e babit”.256 PJESA IV VITI I TRETË • Prindërit i mësojnë fëmijët duke u ndarë detyrat. • Prindërit i mësojnë fëmijët nëpërmjet komenteve të tyre. • Prindërit i mësojnë fëmijët. Ashtu si vëllezërit. Për shembull: prindërit mund të presin nga djali i tyre që të jetë i dalluar në matematikë dhe nga vajza të jetë e dalluar në art e lexim. Prindërit mund t’u thonë djemve dhe vajzave të tyre se vetëm djali apo vajza e bën një punë të caktuar. Për shembull: fëmijët që shikojnë babanë e tyre që lan shpesh pjatat. Prindërit mund t’u japin detyra të ndryshme djemve dhe vajzave. Figura 30. duke u treguar se çfarë kërkojnë prej tyre. miqtë kanë një efekt .

djali juaj po mëson të kujdeset për një person tjetër. revistat shpesh tregojnë burra dhe gra në role të ndara. Ju si prind mund të mërziteni. Ndikimi i medias Media përdor dallimet gjinore. Për shembull. Publiku të cilit ato i drejtohen. Reklamat bëhen për të tërhequr interesin e burrave apo të grave. • Fëmijët shpesh luajnë me fëmijët e të njëjtit seks. Për shembull: nëse vajzat veshin ”rroba djemsh” miqtë e tyre mund të tallen dhe t’u thonë: “dukesh si djalë”. Shokë të tjerë mund të tregojnë barazinë gjinore. Gra të bukura vendosen në shumë reklama. edhe pse ato nuk janë të lidhura me mallin që reklamohet. sepse kështu fëmijët provojnë shumë aktivitete të ndryshme. Një ditë asaj do t’i duhet t’i japë makinës. Media nxit dallimet gjinore nëpërmjet reklamave.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 257 mbi sjelljet dhe pikëpamjet e fëmijëve. sepse djali juaj po luan me kukulla ose vajza juaj po luan me karrocë. Kjo zgjat deri në vitet e hershme të adoleshencës. Vajzat mblidhen në grupe vajzash për të luajtur. apo biçikletës. Por kjo i bën shumë mirë zhvillimit të tyre. një ditë të ardhshme. Po kështu nëse shumë djem në shkollë luajnë futboll. • Shokët tregojnë atë që mendojnë. Për shembull. Fëmijët lavdërojnë ose dënojnë veprimet apo fjalët e njëri-tjetrit. se është e drejtë apo e gabuar. nëse pjesa më e madhe e vajzave në shkollë duan të veshin xhinse. Kujdes! Ky ndikim mund të sjellë probleme dhe të kufizojë zhvillimin e fëmijës suaj. Televizioni. radio. për shembull pajisjet e sportit reklamohen më shumë nga aktorë meshkuj. edhe vajzat e tjera duan ta bëjnë këtë gjë. . këndet. është i ndryshëm për prodhime të ndryshme. Duke luajtur me karrocë. edhe djemtë e tjerë duan ta bëjnë këtë. Një shok tjetër mund t’i thotë se djemtë dhe vajzat duhet të kenë mundësinë të provojnë. Ai po përgatitet që të bëhet një baba i kujdesshëm për fëmijën e tij. Ato i kushtojnë vëmendje bukurisë së gruas dhe fuqisë muskulare të burrit. Për shembull: djemtë ftojnë për festa në shtëpitë e tyre vetëm djem.24 . Disa shokë mund t’u mësojnë dallimet gjinore. Duke luajtur me kukulla. Fëmijët e vegjël luajnë me shpesh me fëmijë të të njëjtit seks. personazhet femra të filmave me kartona janë të bukura dhe delikate dhe duhet të shpëtohen nga burrat. Mos u shqetësoni aspak: Kur një fëmijë luan me lodra për “vajza” ose me lodra për “djem”. vajza juaj po mëson për shpejtësinë. lëvizjen.

Por duhet të jeni të sigurt se lojrat e ndryshme i ndihmojnë fëmijët të mësojnë shumë . ajo po mëson njohuri që do t’i duhen për matematikën dhe shkencat. mund t’i ndihmoni ata të bëjnë shumë gjëra.258 PJESA IV VITI I TRETË Kur djali juaj do që të veshë rroba të bukura. dhe gjëra të tjera për vajzën. fizikën. për të zbuluar ngjyrat dhe koordinuar veshjen. Jam shumë e kënaqur”. Kur një vajzë dëshiron të luajë me kuba. Ata mund të mendojnë se ka diçka që nuk shkon tek vetja e tyre. sesa ajo që i thonë të tjerët. makina. Ajo po përdor shumë aftësi të të menduarit. Ndërkohë që ju mësoni dhe kujdeseni për fëmijët. mund të thoni fjalën tuaj. Për fëmijët tuaj ka shumë më tepër rëndësi ajo që i thoni ju. Këshilla për një zhvillim sa më të shëndetshëm tek vajzat dhe djemtë Fëmijët e vegjël mendojnë se mund të jenë gjithçka dhe mund të bëjnë gjithçka. qofshin djem apo vajza. të kuqe apo me lule. ose nëse njerëzit i thonë shpesh djalit tuaj të vogël se është i urtë si gocë. që ju i quani veshje vajzash. Por në këtë rast fëmija po përdor imagjinatën dhe krijmtarinë e tij. Në këto ras- te ju si prindër. pasi djalit të tyre i pëlqen të veshë rroba të stolisura si femrat. në shkollë. Ai gjithashtu po imiton atë që shikon tek të tjerët. Po kini parasysh se duke luajtur kështu. pasi dikush ju ka thënë diçka të tillë. të zbërthejë makinat për të parë sesi janë ndërtuar. mund të ndihen jo rehat dhe të turpëruar. duke treguar qartë se ju e pëlqeni dhe e nxisni këtë gjë. që po lexoni në këto faqe. Por stereotipet gjinore (rritja sipas roleve tradicionale gjinore) janë disa korniza të ngushta dhe të ngurta që kufizojnë ëndrrat dhe eksperiencat e tyre. ose aktivitete shkencore që ju i quani për “djem” Ju mund të mërziteni pasi vajzës suaj i pëlqen të ndërtojë me kuba. Ju mund të doni që të bëni gjëra të tjera për djalin. Kjo është një pjesë e shëndetshme e procesit të të mësuarit. Për shembull mund t’iu përgjigjeni “Po asaj i pëlqen shumë t’i japë biçikletës dhe të luajë futboll”. Nëse fëmijët pëlqejnë të bëjnë diçka që është ndryshe nga e zakonshmja. Prindët shqetësohen. ose “ A e di? Djali im sot më ka ndihmuar të gatuaj drekën. Disa nga ju mund të mos ndihen rehat me disa nga këto ide. të cilat do ta ndihmojnë atë për matematikën. Kur një i njohur bën një koment që s’ju pëlqen Ju mund të shqetësoheni nëse dikush i thotë vajzës suaj të vogël se është veshur si djalë. kiminë etj.

Mos përdorni fjalë. • Jepini nga të gjitha llojet e lodrave. Përpiquni të bëni të njëjtat aktivitete.24 . të merren me sport etj. Lavdëroni si djemtë dhe vajzat.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 259 gjëra dhe të kënaqen në shumë aktivitete. jo vetëm ato që janë “për çuna”. të vizatojnë dhe pikturojnë. një ndeshje midis djemve dhe vajzave. Kështu do të keni një fëmijë të kënaqur dhe do të formoni një njeri me shumë vlera. të ketë sukses në shumë fusha. Lërini vajzat të luajnë me kamiona. negative për të. Mos e trajtoni fëmijën ngushtë. djalë apo vajzë. ma lër ta bëj unë këtë për ty” ose “çunat nuk qajnë” • Lërini fëmijët të zhvillojnë shumë aktivitete. Nëqoftëse fëmija juaj thotë “vajzat nuk luajnë me kamiona” (që mund ta ketë dëgjuar nga dikush). Bisedoni për besimet dhe vlerat e tyre. Nxisni djemtë dhe vajzat të luajnë së bashku me to. të vishen si vajza. kuptime të këqija. letra. Jini të sinqertë kur fëmija pyet për ngjashmëritë dhe ndryshimet midis djemve dhe vajzave. Lërini fëmijët të krijojnë lodrat e tyre me kuti. Për shembull. ashtu dhe vajzat. apo me skuadra të përziera. flisni për atë që jeni duke parë. shpjegojini atij se djemtë dhe vajzat mund të bëjnë shumë gjëra njësoj. Për t’i rritur fëmijët në radhë të parë si njerëz. Për shembull mundohuni të mos thoni “ti je vajzë. nuk e bën dot. si djalë apo si vajzë. Nxitini të luajnë nga të gjitha • • • • • • • lojrat. kini parasysh: • Jini të kujdesshëm kur flisni për përkatësinë gjinore. Ndihmojeni fëmijën të respektojë si djemtë. Kështu. aftësi dhe interesa të ndryshme. Nisuni nga ajo që i pëlqen dhe që e tërheq. makina. Siguroni mundësi për djemtë dhe vajzat që të shikojnë . Mos u thoni se vajzat pëlqejnë vetëm “gjëra për vajzat” dhe djemtë duan vetëm “gjëra për djemtë” • Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet. Kur shikoni televizor ose filma me fëmijët që kanë në ngjarje vajza dhe djem. dhe pa i kufizuar sipas seksit të tyre. pavarësisht nëse janë vajza apo djem. kur bëjnë të njëjtën detyrë. Lejoni fëmijët që të bëjnë shumë gjëra që iu pëlqejnë. ju i jepni një dhuratë të çmuar fëmijës suaj. apo “për goca”. si persona të veçantë. Ndihmoni që fëmija juaj. Shpjegoni mesazhet në program. Të gjithë fëmijët duhet të jenë aktivë dhe krijues. Përdorni shprehjet korrekte për pjesët e trupit. Djemtë të luajnë me kukulla. duke përfshirë së bashku djemtë dhe vajzat. brenda kornizave të vjetra. si djemve ashtu dhe vajzave. kuba etj.

mund të bëni një grafik të aktiviteteve që do të kryeni me secilin fëmijë. jo ata që duhet të jenë sipas të tjerëve. Mund të shikoni edhe nëqoftëse keni nevojë të ndryshoni diçka.260 PJESA IV VITI I TRETË Figura 31. jepini djalit një mundësi që të shikojë një grua që punon në ndërtim. • • • • • . të fortë. Nëse jeni të shqetësuar. të dobishëm. për burrat dhe gratë. Nxisni fëmijët të luajnë si me vajzat dhe me djemtë. Mos prisni që të gjitha vajzat dhe djemtë të pëlqejnë të njëjtat gjëra. Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet meshkujt dhe femrat në role të ndryshme. Thoni fjalë të mira dhe të ngrohta për vajzat dhe djemtë. Është e rëndësishme që djali juaj të shohë babain që bën punë në shtëpi dhe nënën që pushon. si me djemtë ashtu si dhe me vajzat. Mendoni për zgjedhjet. Disa shembuj aktivitetesh për t’i ndihmuar fëmijët të bëhen vetvetja: Aktivitetet e mëposhtme do t’i nxisin fëmijët që të jenë ata që duan të jenë. Në radhë të parë. si dhe të kujdesshëm me të tjerët: Bëni një ekskursion me fëmijët në një vend pune për të parë meshkujt dhe femrat në disa lloj punësh. bëhuni vetë një shembull i mirë për fëmijën tuaj. Përpiquni të bashkëpunoni njësoj. Kjo do t`ju ndihmojë si prindër të nxisni si djemtë dhe vajzat të jenë krijues. kuzhinier. apo shofere dhe një mashkull infermier. Pyesni një fëmijë se çfarë nuk pëlqen. Për shembull. apo i jep makinës etj.

shënues. kopsa. Nxiteni që të krijojë lodrat e veta. ku kërcejnë si djemtë dhe vajzat. forcon lidhjet ndërmjet tyre. ngjitës. lan dhe ndërron kukullën. copa. Organizoni një shfaqje në shtëpi ku djali vishet dhe vepron si një infermiere. pra lëreni fëmijën të luajë si personazhe vajza dhe djem.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 261 Vizitoni një spital me doktorë dhe doktoresha. Shikoni nëpër revista që tregojnë veshje. Pyetini fëmijët: • Pse mendon se kjo reklamë i përket djemve apo vajzave? • A është mundur që si djemtë dhe vajzat të përdorin sendet në reklamë? • Shiko reklamat e veshjeve për djemtë dhe vajzat. Luani teatër dhe shfaqje. Lërini djemtë të luajnë me vajzat dhe vajzat të luajnë rolet e djemve. V Figura 32.24 . ku punojnë djem dhe vajza. Muzika ndihmon zhvillimin e shëndetshëm . Jepini fëmijës disa kuti të vjetra. Lërini fëmijët të tregojnë nëqoftëse reklamat janë për djem apo për vajza. Lëreni që fëmija të vendosë vetë se çfarë do të veshë. Gjithnjë ne dëgjojmë zërin e ëmbël dhe ritmik të nënës. gjatë gjithë jetës së tij. letra. Shkoni në një restorant. Lërini fëmijët të zgjedhin veshjet e tyre ndërmjet atyre veshjeve që ju i keni caktuar. Nxirrini fëmijës disa lloje veshjesh. Shkoni në një mbrëmje kërcimi. Kjo do ta ndihmojë fëmijën që të vendosë lidhje të forta me prindërit. Si janë ato të njëjta apo të ndryshme? Cilat rroba do të pëlqente të vishje? Pse? FËMIJËT DHE MUZIKA itet e para të jetës janë një kohë e veçantë gjatë së cilës prindërit dhe fëmijët mund të luajnë së bashku me muzikën dhe mund ta përdorin për të krijuar mes tyre lidhje të fuqishme. Gëzimi që provojnë prindërit dhe fëmijët kur ato dëgjojnë së bashku për disa çaste muzikë. Nxiteni fëmijën që të krijojë vetë lodrat e veta. gërshërë.

së bashku me gjuhën. si për shembull. të kërcejnë nga gëzimi etj. Këngët me alfabet dhe numra e ndihmojnë fëmijën të mbajë mend radhën e gërmave dhe numrave. Muzika u jep fëmijëve një mundësi të bashkëveprojnë me fëmijë të tjerë në mënyrë të gëzueshme dhe me dashuri. Dhe lidhja me rrënjët është një tjetër mënyrë për t’i bërë fëmijët më të sigurt. dëgjimit. Nëpërmjet këngës. E gjithë kjo ndihmon të zhvillohet mendja e vogëlushit. Fëmijët e vegjël janë të tërhequr nga struktura dhe lloji i muzikës. ose duke bërë lëvizje të duarve në pjesë të veçanta të këngës (si rosaku që ul kokën poshtë dhe ngre bishtin liri). Muzika është gjithashtu një mënyrë e fuqishme që fëmijët të lidhen me origjinën. që forcon dashurinë dhe besimin reciprok. duke përplasur duart në fund të këngës. Muzika është gjithashtu një mënyrë e mirë për fëmijët dhe prindërit që të shprehen për veten. siç janë këngët që shoqërojnë rutinën e përditshme për ju (për shembull banjën e foshnjës). Këngë të tjera u tregojnë atyre si funksionojnë gjërat. një ninullë. Ato e shfaqin këtë në disa mënyra. Ajo krijon një mjedis të pasur që fuqizon vlerësimin e fëmijës për veten dhe nxit zhvillimin social. Përdorni mendjen tuaj për t’i bërë më zbavitëse këto. emocional dhe intelektual. Fëmijët 1-2 vjeç pëlqejnë të krijojnë fjalë pa kuptim dhe tinguj të rinj për t`ju përshtatur melodive të njohura dhe shpesh ato këndojnë gjatë kohës që kryejnë aktivitetet e tyre. Fëmijët mund të zemërohen. Fëmijët e vegjël njihen me muzikën nëpërmjet marrëdhënieve që ato krijojnë me ju. kërcimit dhe lojës ju i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten siç duhet. sa më shumë fëmijë të jenë. Studimet kanë treguar se muzika ndikon gjithashtu në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve të vegjël. Shumë prindër mund të shikojnë se duke kënduar .. Kur foshnja i përgjigjet.262 PJESA IV VITI I TRETË që i këndon fëmijës së saj. aq më shumë mësojnë. Shkëmbimi muzikor midis foshnjave dhe prindërve të tyre është një nxitje për krijimtarinë dhe imagjinatën. e njeh fëmijën me trashëgiminë kulturore të familjes. Gjithashtu muzika i njeh fëmijët me tingujt dhe kuptimin e fjalëve dhe ndihmon në forcimin e kujtesës. Një këngë popullore. Muzika ndihmon trupin dhe mendjen për punë. atëherë midis të dyve fillon një duet. me rrënjët e tyre. Duke qenë se muzika është një eksperiencë e pasur për të mësuarit. Krijimi i këngëve të reja për foshnjet është një mënyrë perfekte për të nxitur krijimtarinë.

duke imituar lëvizjet që kanë mësuar me kujdestarët e tyre. mund të themi se muzika luan një rol të mrekullueshëm në jetën e fëmijëve të vegjël dhe të prindërve. Kjo tregon se fëmijët po bëjnë një hap përpara në të mësuar. Muzika është dhe një zbavitje e mirë. gjë që forcon lëvizjen dhe shoqërimin.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 263 me fëmijët qetësohen edhe vetë. si një rrugë për të kaluar këtë tranzicion. Muzika ndërton aftësitë e kujtesës. Për shembull.24 . Për shumë fëmijë në këtë moshë. Fëmijët kërcejnë gjithashtu me kukullat apo kafshët prej pellushi. Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh Në këtë periudhë moshe: • Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë të këndojnë. të jenë të ëmbël dhe të butë. Fëmijët pëlqejnë të kërcejnë me njëri-tjetrin. për shembull mbasi i keni puthur duke i uruar natën e mirë. Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e tyre. të lumtur dhe plot dashuri. Nëpërmjet muzikës. Ata kuptojnë tani më mirë se si janë të lidhura gjërat dhe mund ta përdorin muzikën vetë. Ju mund t’i dëgjoni ata të këndojnë një nina-nana. jeta është një film muzikor. Kjo është mënyra e tyre për t`ju mbajtur pranë vetes. . ju mund të këndoni një këngë humoristike për ta larguar fëmijën që nuk do të futet në shtëpi mbas një shëtitjeje. kur fëmija mëson të përsërisë fjalët e këngës. apo që nuk do të dalë nga makina. deri tek loja muzikore me shokët. të kërcejnë vetë dhe së bashku me të tjerët. Fëmijët janë të shpejtë për të lidhur këngën me pamje apo aktivitete të caktuara. fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe kuptojnë botën që i rrethon. që luan me shokët dhe krijon miqësi. ashtu sikurse duan që librin e tyre më të pëlqyer t’ia lexoni me qindra herë. të luajnë dhe të zbaviten. Kënga dhe muzika në përgjithësi është një mënyrë për fëmijët dhe familjen. Ata do ta kthejnë gjithshka në këngë. Këto janë sinjale të rëndësishme zhvillimi për aftësitë sociale të fëmijës. Fëmijët do të eksperimentojnë. Si përfundim. Fëmijët shpesh shoqërojnë aktivitetet e tyre me këngë. • Fëmijët do t`ju kërkojnë t’ia • • • • • • • • këndoni përsëri këngën që pëlqejnë. apo edhe duke formuar një kompleks muzikor. Fëmijët 2-3 vjeç shpesh luajnë së bashku me njëri-tjetrin duke përdorur dhe instrumentat muzikore. • Fëmijët shpesh i këndojnë vetes për t’u ndier më rehat. pavarësisht nga mosha.

• Kur fëmija juaj të jetë më i rritur. Këndoni edhe kur doni të flisni. Këndoni rreth larjes së dhëmbëve. A ju imiton dhe mezi pret gjestet dhe tingujt tuaj? Dëgjoni si fëmijët mbi 1 vjeç kopjojnë ngritjet dhe zbritjet e melodisë. shkuarjes në tualet etj. edhe kur thonë disa vargje. Çfarë mund të bëni ju si prindër? • Mbi të gjitha. . se do të shkoni në punë. • Kur ju i këndoni fëmijës. Është edhe më zbavitëse kur ju ftoni edhe një apo dy miq të fëmijës të luajnë me të. kërceni kur ecni. Kërceni me fëmijën tuaj një këngë që ju pëlqen. • Muzika dhe kërcimi ecin dorë për dorë. shishe plastike të mbushura me oriz etj. shqelma etj. Merrni një rrake apo dajre dhe kërceni me ritmin. Nxiteni fëmijën të kërcejë këngët që i pëlqejnë Muzika mund të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar atë që ndien fëmija. Muzika është një mënyrë e mirë për t’i bërë aktivitetet e përditshme më shumë zbavitëse dhe të lehta. bjerini ndonjë vegle muzikore. Për shembull. Nëse ai është i zemëruar mund të thotë “më lër të të tregoj se sa i inatosur jam” dhe të kërcejë me britma.për shembull kuti boshe si daulle. veshjes. Përrallat mund të bëhen më muzikore kur trregohen me tinguj dhe muzikë. shikoni se si mëson. “këndoni” fjalët. fëmija juaj do të jetë një spektator që do t`ju adhurojë. Fëmijët 2-3 vjeç pëlqejnë lojrat në rreth. si roza-rozina. • Kërceni me fëmijën tuaj. Ju mund ta përdorni këtë kohë për të bërë disa sqarime. thuajini fëmijës se mbasi kënga e rosakut do të mbarojë.264 PJESA IV VITI I TRETË duke krijuar këngët e tyre dhe duke i lidhur ato me këngë që kanë mësuar më parë. Kur lexoni libra me vjersha. Luani me vegla muzikore kur dëgjoni një kasetë muzikore në manjetofon dhe lëvizni së bashku me muzikën. Bëjeni më interesante duke • • • • • • • • ndryshuar lëvizjet tuaja kur ndryshon muzika. Krijoni muzikë në mënyra të ndryshme. Jepini materiale për të krijuar vegla muzikore . këndojini fëmijës tuaj. S`ka gjë se ju mendoni se nuk keni zë të bukur. zërat e prindërve të tyre. shikoni video me muzikë dhe bashkohuni me të duke kënduar dhe kërcyer. do ta lini atë me gjyshen. Studimet kanë treguar se fëmijët preferojnë mbi këdo tjetër.

• Përdorni kuti. • Kërkojini fëmijës t`ju tregojë me gisht sende të ndryshëm që përfaqësojnë ngjyra të veçanta. Aktivitete për fëmijët për të mësuar ngjyrat • Përdorni stinët për të mësuar më lehtë ngjyrat – e bardha në dimër. si dhe për të vizatuar dhe zbukuruar. Ngjyrat mund të na thonë se aty ka një problem. si për shembull e gjelbra. letra. Ngjyrat janë të bukura. pas shtëpisë së verdhë”. një doktor mund të pyesë për ngjyrën e lëkurës së fëmijës: “është blu? është e verdhë e hapur? është e kuqe?”. Fëmijët gjithashtu duhet të kuptojnë edhe mënyrën se si kombinohen më bukur dhe më me shije ngjyrat. Kur shikojmë një copë buke me ngjyrë kafe. apo jeni në një dyqan etj. për të ndihmuar fëmijët të mësojnë të emërojnë ngjyrat e ndryshme. Shoferët duhet të ndalojnë kur shikojnë tabelën ose dritën e kuqe. Më pas pyesni nëse libri është i gjelbër. Shenjat e kuqe në trup u tregojnë prindërve dhe kujdestarëve që fëmija është i sëmurë. kuba dhe ngjyra. dizenjator. • A keni ndonjë të afërm. tabelat që mbajnë emrat e rrugëve janë me ngjyra etj. na ndihmon të zgjidhim probleme. një person që jep udhëzime mund të thotë: “kthehu në të majtë. jeshilja në pranverë etj. Për shembull. Njerëzit i përdorin shpesh ngjyrat për të përshkruar sende. mikun tuaj që merret me ngjyrat në një mënyrë të veçantë (piktor. Për shembull. por ato gjithashtu na japin edhe informacione të ndryshme. Bëni projekte dhe lexoni libra për atë ngjyrë. e verdha dhe portokallia në vjeshtë. kuptojmë që nuk duhet ta hamë atë. Shikoni për ngjyrat.24 . Përgjigja ndaj kë- tyre pyetjeve na sqaron për problemin. Shenjat e trafikut janë me ngjyra. ndërkohë që jeni duke udhëtuar me makinë. Ngjyrat na tregojnë edhe kur ushqimet janë të prishura. ose nëse lapsi është i gjelbër. Si është qielli? Do të bjerë shi? Përgjigjet për këto pyetje do t’ju tregojnë sesi duhet të visheni dhe të përgatiteni për ditën. bojaxhi)? Kërkojini . • Zgjidhni një ngjyrë për çdo ditë të javës. Kjo do t’i ndihmojë të vishen me llojet e rrobave që shkojnë së bashku.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 265 FËMIJËT DHE NGJYRAT N johja e ngjyrave është një aftësi e rëndësishme. Kërkoni fëmijës t’jua tregojë këtë ngjyrë kur dilni shëtitje. Të flasësh për ngjyrat. ose duke shëtitur jashtë.

të kënaqur. Njohja e temperamentit të fëmijës tuaj dhe ecurisë së shqisave të tij (mënyra si i përgjigjet dhe si përdor fëmija informacionin që merr me shqisat e tij). reagojnë ngadalë dhe kanë njëfarë parregullsie në rutinën e tyre të për- . Kanë rutinë të rregullt për fjetjen dhe përshtaten me ndryshimet. Ai nënkupton një sërë tiparesh të personalitetit të çdo njeriu. të veçantë për të.266 PJESA IV VITI I TRETË këtij personi që të flasë për punën e vet me fëmijën tuaj. apo kur nisin kopshtin). apo kur duan të flenë) dhe kanë një përgjigje të butë ndaj problemeve që i mundojnë (përshtaten lehtë). në përgjigje të eksperiencave të reja largohen apo stresohen (për shembull kur ndryshojnë kujdestare. Temperament i ngadaltë për t’u ngrohur/(i ndrojtur) Këta fëmijë. i gjallë. Janë të ngadaltë për t`iu përshtatur situatave të reja. përballet lehtë me situatat e reja apo është i ndrojtur. Pra temperamenti mund të kuptohet si stili personal i fëmijës. si për shembull kur ju ndryshoni shtëpi. por sidomos nga personat që kujdesen për të. Temperamenti mund të ndahet në tre lloje kryesore: Temperament i lehtë/ i qetë/i përshtatshëm Këta janë fëmijë të qetë. Fëmijët kanë mënyrën e tyre të preferuar për t’iu përgjigjur botës që e rrethon dhe këto ndryshime mund të duken që në ditët e para të jetës. Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar. TEMPERAMENTI I FËMIJËS Çfarë është temperamenti dhe përse është i rëndësishëm ? Temperamenti mund të përshkruhet si lentet me të cilat çdo njeri shikon botën. por vendos disa zgjedhje për fëmijën dhe mjedisin që e rrethon. Rruga që një fëmijë mund të marrë në jetë. vendoset pjesërisht nga temperamenti i tij. si dhe nga mjedisi në të cilin ai lind. këmbëngulës etj. janë dy rrugët që ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë e bën të veçantë fëmijën tuaj dhe si ta ndihmoni ju në zhvillimin e tij të shëndetshëm. apo kujdeseni për njerëz të tjerë. Çdo fëmijë vjen në botë me një personalitet dhe mënyrë të mësuari rreth botës. Të gjithë fëmijët kanë fusha të fuqishme dhe fusha të tjera që kanë nevojë për mbështetje në sjelljen e tyre. ka vetëm mënyra të ndryshme. kanë një rutinë që prindërit e kuptojnë (për shembull kur duan të hanë.i qetë. Temperamenti nuk vendos sjelljen.

situatave në jetën e tyre me shumë vështirësi. Fëmijët me temperament të vështirë. sepse këta të fundit do të lodhen me ta dhe do të jenë më pak të gatshëm për t`ju përgjigjur e përshtatur karakterit të fëmijës. ju mund ta quani këtë diçka të keqe. Ata mund të preken nga drita e fortë. janë të vështirë për t’u qetësuar dhe nuk i përshtaten mirë situatave dhe/ose njerëzve. zhurmat e forta.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 267 ditshme (për shembull në mënyrën e fjetjes). ju mund ta ndihmoni atë të zhvillohet i shëndetshëm. Jeni ju që e quani sjelljen e fëmijës tuaj me temperament të vështirë. Mundohuni të ruani sa më shumë rutinën e zakonshme të fëmijës tuaj. Duke kuptuar temperamentin e fëmijës. Cili është roli i temperamentit? Siç u tha më lart njohja e temperamentit të fëmijës është me rëndësi. Këta fëmijë duke u rebeluar dhe inatosur shpesh mund të kenë vështirësi edhe në marrëdhëniet me prindët e kujdestarët e tyre. e di se si janë. Për shembull kur fëmija juaj ulëret. Pjesa më e madhe e fëmijëve me temperament të vështirë i kapërcejnë këto karakteristika rreth moshës 4 vjeç. Disa fëmijë i kapërcejnë apo pranojnë ndryshimet e njerëzve. nuk duan të shkojnë në shtrat për të fjetur dhe kërkojnë të përkunden apo mbahen në dorë gjatë gjithë kohës etj.24 . pra si diçka të mirë. Kini parasysh se jeni i rritur dhe çështjet e të rriturve mundohuni t’i mbani larg fëmijës. grinden shpesh. ose si një shenjë se mushkëritë e tij punojnë mirë dhe fëmija është plot entuziazëm dhe forcë për jetën. reagojnë fuqishëm kur janë me njerëz të tjerë. Ju mund t’i pakësoni këto. kanë regjim të çrregullt. Ju mund t’i paralajmëroni fëmijët për këto ndryshime dhe t’i bëni ato sa më shumë të pranueshme. të mirë apo të keqe. Duhet të keni parasysh se këto karakteristika të temperamentit të fëmijës nuk janë të ndara me thikë si më lart. Mundohuni të mos bëni disa ndryshime në të njëjtën kohë (për shembull ndryshimi i shtëpisë ku banoni dhe lindja e një fëmije tjetër). ju mund të kuptoni më mirë sjelljen e fëmijës tuaj dhe ta përshtasni atë ndaj situatave të ndryshme ku mund të ndodheni ju dhe fëmija. Pjesa më e madhe e fëmijëve mund të jenë diçka në mes të temperamentit të qetë dhe atij të vështirë! Por duke parë këto lloje të temperamentit. Temperamenti i vështirë/rebel Çdo nënë që ka patur të tillë fëmijë. Qajnë shumë. Një fëmijë tre vjeç që këmbëngul të veshë vetë këpucët dhe çorapet edhe pse i duhet . ka të ngjarë të kenë probleme me sjelljen e tyre.

Mundohuni që t’i bëni sa më të thjeshta dhe të pakta dhe të mos i ndryshoni brenda ditës. ju mund ta ndihmoni duke i krijuar shumë mundësi për të eksploruar botën. ai e ka shumë të vështirë DISIPLINA E FËMIJËS C ilat janë qëllimet afatgjata që keni lidhur me sjelljen e fëmi- . Një person me vetëdisiplinë ka kontrollin e nevojshëm që duhet për të vepruar ndaj dështimeve dhe vështirësive të jetës së përditshme. edhe temperamenti i qetë ka gjithashtu anët e veta negative dhe pozitive. Nëse sot fëmijës i flitet kur hyn me këpucë në shtëpi dhe nesër i thuhet “hajde. respektoni dëshirat e tij.268 PJESA IV VITI I TRETË gjysmë ore. Sesi do ta bëni ju këtë. jës tuaj? Shumë prindër kërkojnë që fëmijët e tyre kur të rriten të jenë të pavarur. Megjithatë ju mund t’i ndihmoni këta fëmijë. ose këmbëngulës. Po kështu. Udhëzime për vetëkontrollin Përcaktoni saktë se çfarë kuptoni me sjellje të mirë Sigurohuni që fëmija e kupton atë që kërkoni prej tij. duke i nxitur me kujdes. Vendosni që më përpara kufijtë dhe rregullat. pra ju mësoni fëmijën sesi të disiplinojë veten. Duke parë që fëmija juaj është plot energji. Më poshtë mund të gjeni disa udhëzime që mund t`ju ndihmojnë të ndërtoni vetëkontrollin tek fëmija juaj. kjo do të varet nga zhvillimi emocional i fëmijës dhe kënaqësia e juaj e të qenit prind. Disiplinimi i vetes është i nevojshëm për të arritur këto qëllime. Ju ndihmoni fëmijën të mësojë të mendojë për veten. për shembull nëse fëmija pëlqen të dëgjojë muzikë. është të zbuloni se çfarë duan dhe më tej t’i ndihmoni që ta arrijnë këtë me mënyrën e tyre. Mënyra më e mirë për t’i këshilluar fëmijët tuaj. duke nisur pak nga pak dhe duke parë reagimin e tij. kërceni bashkë. të kenë besim tek vetja. e më tej duke e nxitur që të kërcejë vetë. futu brenda”. në fillim duke e mbajtur në krahë. mund ta quani kokëfortë. por kohë pas kohe ata kanë dëshirë të qëndrojnë të qetë dhe të shikojnë një libër me figura. Nëse nuk i pëlqen. Këta fëmijë pëlqejnë të këndojnë dhe kërcejnë. Duke qenë se çdo njeri është i ndryshëm nuk ka rregulla për të mësuar një sjellje të mirë. Me një fëmijë të tillë (ashtu si me fëmijët me temperament të ngadaltëpër t’u ngrohur) ju duhet të jeni më të kujdesshëm kur bëni lojra që kërkojnë shumë gjallëri dhe forcë. të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të kenë respekt për njerëzit. Qëllimi i disiplinës prindërore është që të zhvillojë vetëdisiplinën tek fëmija.

fëmija do të bashkëpunojë me ju. Bëni sugjerime pozitive Jepni komanda dhe sugjerime në mënyrë pozitive: Në vend që të thoni “mos u hidh mbi divan”. që të çlirojë pak energji. Nëse ju thoni “A je gati të vish për të ngrënë drekë tani”? ju i jepni fëmijës mundësinë për të thënë jo. Kur fëmija është më i rritur. Përpiquni të përdorni sa më pak fjalën “mos” dhe “jo”. Sa më shumë ta quani fëmijën të keq. mundohuni të thoni “Tani duhet të vishesh. apo është i lënduar. Jepni mundësi për zgjedhje Zgjedhja e mëson fëmijën të marrë vendime. Respektoni fëmijën Jini të njerëzishëm dhe përfillës për fëmijën tuaj. duhet të marrin respektin prej të tjerëve. ose nga brenda shtëpisë jashtë saj. Nëse ju jepni udhëzimet si shembulli më lart. Kur i drejtoni apo korrigjoni ata. • të pranoni se edhe ju mund të . Jini të ndjeshëm ndaj nevojave emocionale të fëmijës tuaj. Nxiteni fëmijën të flasë rreth këtyre ndjenjave. Disa mendojnë se të vendosësh disiplinën në mënyrë pozitive. piktura etj. provoni të thoni “nëse do të rrish tek divani.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 269 të kuptojë se cili është rregulli.24 . Nëse fëmija është i lodhur apo shumë i lëvizshëm dhe grindet në shtëpi. jepini një zgjedhje pozitive. në vend që të bërtisni nga një dhomë në tjetrën. Mund të veshësh bluzën e kuqe ose blu. Fëmijët përpara se të mësojnë të respektojnë vetveten. jepini si zgjedhje të dalë jashtë shtëpisë apo të luajë. uji. aq më shumë gabime mund të bëjë. por nuk është ashtu. zemërimi. për shembull “nuk është mirë të hysh në shtëpi me këpucë” dhe jo t’i thoni “Ti nuk je i mirë”. pra në diçka ku fëmija mund t’i shprehë këto ndjenja në një mënyrë të pranueshme. do të thotë të lejosh fëmijën të bëjë gjithçka. jepini detyra të veçanta për të bërë. mbani mend që është më mirë: • t’i drejtoheni sjelljes. Një sjellje jo e mirë mund të tregojë se fëmija është duke kaluar një çast frike. Në vend të thoni “A do të vishesh tani?”. më tej drejtojani vëmendjen ndaj një aktiviteti si loja me qenin. në mënyrë pozitive. • të shkoni direkt tek fëmija. “Erdhi koha tani për ty të vish për të ngrënë drekë. • të uleni në një karrike apo diku dhe të flisni ballë për ballë me fëmijën. ashtu si do të donit që edhe ai të ishte me ju. cila të pëlqen?” Ridrejtoni sjelljen Nëse fëmija sillet në një mënyrë të papranueshme. jo personalitetit apo aftësive të fëmijës. Do që të pish ujë apo lëng portokalli?”. më shumë sesa po t’i thoni gjithnjë “mos”. për shembull t`ju ndihmojë në kuzhinë të grini sallatën. duhet të qëndrosh ulur”.

Njerëzit me një mendim të mirë për veten. Bëhuni shembull. mos i hidh! Rri urtë. Ne kujdesemi për miqtë tanë. ndihmoni fëmijët që të ndihen mirë me veten. pusho! . Njerëzit që nuk ndihen mirë me veten.270 keni bërë gabim. Tregojini fëmijëve dashuri dhe respekt. Pyete shokun se çfarë duhet të bësh që ai të ndihet më mirë . Ai do të bërtasë njësoj si ju. modeli i fëmijës tuaj për sjelljen. apo një vend në kuzhinë ku të jetë i lirë të bëjë ç`të dojë. dhe për vetë bërtisni gjithë kohës. Në tabelën më poshtë janë disa sheDUHET T’I THUASH: Këmbët përdori për të ecur. zakonisht duan të veprojnë drejt dhe do të përpiqen të mësojnë se çfarë pritet prej tyre. Fëmijët e vegjël imitojnë shumë. Nuk ka nevojë që të kyçni gjithë shtëpinë. por një kompromis midis prindit dhe fëmijës shpesh largon situatat e vështira. Gurët (rëra) qëndrojnë në tokë. Sa i bukur dukesh kur këndon me zë të ulët! SJELLJA E FEMIJES MOS THUAJ ! Vrapon me shpejtësi Ndal. atëherë mos prisni që fëmija të sillet ndryshe. shtyn Ndal. Fëmijët kanë shumë për të mësuar. më mirë filloni t’i mbani gjërat delikate jashtë vendeve që mund të arrihen nga fëmija. sidomos sjelljet e njerëzve të dashur dhe të afërt. mos vrapo! në rrugë Godet. PJESA IV VITI I TRETË Ndryshoni situatën Kur ju shikoni se fëmija po dëmton shumë gjëra që keni në shtëpi. bërtet kur është në rrugë Ndal. mos godit! Hedh gurë ose rërë Flet me zë të lartë. shpesh do të përpiqen të veprojnë ashtu si ata mendojnë se duhet vepruar. Nëse është e mundur fëmijës rregullojini një dhomë të vetën. në vend që të bërtisni çdo ditë. edhe kur ju nuk e quani sjelljen e tyre të pranueshme. që të rritet. Fëmija ka nevojë të luajë dhe të lëvizë. saqë shpesh ndihen të mbingarkuar. pra do të gabojnë. Nxisni mendimin e mirë për veten Në gjithçka që ju thoni apo bëni. Nëse ju i thoni fëmijës të flasë me kujdes. model Si prind ju jeni shembulli. Mos u sillni si ajo shprehja: “Bëni si them unë. mos bëni si bëj unë”.

pa u thënë gjithnjë fjalën “JO”. për shembull. • Edhe kur jeni shumë të lodhur. i vëmendshëm është një punë e vështirë dhe është shumë më e vështirë kur trupi dhe mendja juaj janë të lodhur. Dëgjimi aktiv. por ideja është që ju t’i tregoni fëmijëve se çfarë mund të bëjnë dhe jo çfarë nuk mund të bëjnë: Udhëzime për komunikimin dhe marrëdhëniet prind-fëmijë • Përpiquni të gjeni rregullisht kohë për të bërë diçka zbavitëse me fëmijën tuaj. bëni shumë përpjekje të dëgjoni përsëri me kujdes fëmijën që po ju flet. komanda. nuk mjafton të thoni “dhoma jote është rrëmujë” por duhet të sqaroni më saktë “ke lënë shumë rroba përdhe. nuk ke rregulluar krevatin. Nuk është mirë që fëmijët t’i disiplinojë vetëm njëri prind dhe tjetri të thotë: “Prit se ta rregullon babi/ mami qejfin. sa më shumë të jetë e mundur.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 271 mbuj se si mund t’i mbani fëmijët nën kontroll. Mos prisni shumë. • Bini dakord si do t’i përgjigjeni një sjelljeje të papëlqyeshme • Bëni sa më shumë të qartë se çfarë e pret fëmijën.24 . Lavdëroni sjelljen që po përmirësohet dhe po i afrohet qëllimit që dëshironi. mos e mbroni veten. • Nëse njëri nga ju si prind po i mëson fëmijës disiplinën dhe tjetri hyn në dhomë. • Të dy prindërit duhet të kenë një ndarje të barabartë të përgjegjësisë së disiplinës. kur të vijë”. • Kurrë mos jepni urdhra. • Sqarojeni sa më mirë se kush është sjellja e papëlqyeshme. përkëdhelje apo diçka të vogël si një lodër jo të kushtueshme etj. kërkesa. • Kur ju keni vendosur qëndrimin tuaj dhe fëmija e sulmon këtë qëndrim. pa qenë të aftë t’i zbatoni ato në kohë. librat janë të shpërndarë etj”. nëse ai ose ajo kryen një sjellje të papëlqyeshme. • Jini dakord të dy palët lidhur me sjelljet e dëshirueshme dhe të padëshirueshme. ky i fundit nuk duhet të ndërhyje në argumentimin që po bëhet. Këto janë vetëm pak shembuj. • Kurrë mos debatoni me njëritjetrin përpara fëmijës. sa më shumë të jetë e mundur. lidhur me disiplinën. • Prisni ndryshime të ngadalta të sjelljes. • Jini këmbëngulës. • Lavdëroni sjelljen e pëlqyeshme me sa më shumë me lavdërime me fjalë. . • Kujtoni se sjellja juaj është model për sjelljen e fëmijës suaj. Rivendosni qëndrimin edhe një herë dhe më tej mos iu përgjigjni sulmeve. pra dënoni apo lavdëroni të njëjtën sjellje në të njëjtën mënyrë.

budalla. • Përforconi mbajtjen e komunikimit hapur me fëmijën. ku di ti. sepse kjo nuk ndihmon në mbajtjen e komunikimit të hapur me fëmijën tuaj. besojnë në autoritetin dhe bindjen absolute. ti je fëmijë”. tregojini fëmijës informacionin që dini apo që ju kanë treguar. kufij. Fëmijët e formuar në këtë mënyrë kanë frikë prej tyre dhe ndihen të frikësuar ndaj sfidave dhe eksperiencave që bëjnë. duke krijuar fëmijë të përkëdhelur. apo fjali ofenduese “budalla. se mund të dënohen. • Mos përdorni fjalë fyese si për shembull. Prindërit liberalë janë mjaft të butë. Ata komunikojnë rregullisht me fëmijët e tyre dhe i nxisin të jenë të pavarur. pa respekt dhe të paaftë të bëjnë vetë zgjedhje. • Mos këshilloni dhe mos bëni moral (mos thoni “Ti do të flasësh pasi unë të kem pushuar” ose “ bëj si të them unë dhe kjo do ta zgjidhë problemin”). por jo shumë të rreptë. njësoj si me një shok. duke lavdëruar dhe pranuar përpjekjet e tij për të komunikuar. i trashë. Më poshtë . • Mos u bëni kritik apo kërcënues kur fëmija po tregon një ngjarje. Është më e lehtë që të përforconi një sjellje të mirë se sa të përpiqeni të ndryshoni sjelljet e këqija. pa vendosur kufij. Këta prindër vendosin rregulla. dembel. Prindërit me autoritet. por duke shpjeguar përse janë të nevojshme dhe duke kërkuar edhe mendimin e fëmijëve të tyre kur vendosin rregullat. • Mos pyesni “Përse?”. • Tregoni që e pranoni fëmijën ashtu siç është. por pyesni “Çfarë ndodhi?” • Nëse ju keni njohuri mbi situatën.272 PJESA IV VITI I TRETË • Dëgjoni me kujdes dhe me mirësjellje. Si duhet të jetë disiplina? Megjithëse nuk ka asnjë rregull fiks për të disiplinuar dhe rritur fëmijën tuaj. nga studimet janë vënë re tre grupe kryesore prindërish (sigurisht. Hapi i parë për një disiplinë të mirë është të mësoni si të nxisni sjelljen e mirë tek fëmija juaj. Ka më shumë mundësi të kenë probleme me sjelljen e fëmijëve të tyre. • Ndihmojeni fëmijën të planifikojë disa hapa. Jini i sjellshëm me fëmijën. kjo s`ka kuptim. Mos e ndërprisni fëmijën kur po përpiqet të tregojë historinë e tij/saj. pavarësisht nga çfarë ka bërë. kanë më shumë mundësi për sukses në betejën për të edukuar sjelljen e fëmijës. për të zgjidhur një çështje ngadalë. këto nuk janë të ndara me thikë): Prindërit autoritarë janë shumë të rreptë dhe urdhërues.

. po zbaton një detyrë që i keni dhënë. Fëmija juaj ka më shumë të ngjarë ta zbatojë nëse e pëlqen diçka. si për shembull “Shumë bukur. kur fëmija nuk ka bërë më asnjë thyerje të disiplinës. por këmbëngulës. i dënueshëm. putheni nëse ai po qëndron i qetë. përkundrazi. ka bërë diçka sipas rregullave. Më pëlqen shumë si ti….”. jepini shenja të miratimit tuaj me fjalë. Miqësore Përdorni komunikimin miqësor. pasojat duhen sqaruar përpara. për diçka që ata e kanë bërë mirë.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 273 janë disa këshilla për të nxitur një sjellje të mirë të fëmijës: • Përforcojeni dhe lavdërojeni një sjellje të mirë. • Jepini atij zgjedhje.24 . Përdorimi i ndalimeve të përkohshme dhe të shkurtra është një mënyrë e mirë që mund të japë rezultat. nëse bëhet sa herë që ndodh sjellja (shih më ej në fq. Për shembull jepini një zgjedhje të shtrojë tavolinën apo të vendosë pjatat.274). Lëreni ta praktikojë sjelljen. kur doni t’i thoni fëmijës se është sjellë jo mirë dhe lërini të kuptojë se do të marrë “pasojën” e merituar. apo trajner të fëmijës suaj. veçanërisht nga prindërit e tyre. Fëmijët kanë nevojë për miratim. • Bëjeni zbavitëse dhe me humor një sjellje të mirë. apo sipas asaj që ju dëshironi. • Vendosni një sistem shpërblimi për të nxitur një sjellje të mirë Disiplina duhet të jetë: Këmbëngulëse Pasojat duhen sqaruar mirë dhe duhen zbatuar ndaj sjelljes së papëlqyeshme që kryhet. ose gjithë ditën. apo po luan duke bashkëpunuar me të tjerë. Nxitini të përpiqen të mbajnë mend se çfarë duhet të bëjnë që të mos e përsërisin këtë gabim në të ardhmen. Kjo e lejon fëmijën të ketë pavarësi. E qartë Pasoja duhet t’i përshtatet fajit. Dënimi nuk është i nevojshëm. në rast se ripërsëritet sjellja. kur fëmija e bën mirë diçka dhe mësoni t’i kushtoni vëmendje fëmijës tuaj. Gjithashtu. Prindi duhet të jetë mësues dhe trajner për fëmijën Shikojeni rolin tuaj si mësues. Gjithashtu përdorni lavdërimet në një pjesë të ditës. Nxiteni të mbajë mend se çfarë pasoje është kjo. Për shembull thoni “ta shikojmë se kush mund të marrë më shumë lodra nga dyshemeja”. Lëreni fëmijën të kuptojë se ai po vepron drejt. Përpiquni të vendosni një kohë të rregullt për të bërë diçka zbavitëse me fëmijën. kështu fëmija e di atë që e pret. Gjithashtu. Përkëdheleni. Tregojini në detaje si do t`ju pëlqente që ai të sillej.

. Thoni: “dukesh shumë i menduar”. shkëlqyeshëm! Shumë e drejtë. Më pëlqen si ti e bëre ________. Më pëlqen mënyra si ti _____ këtë pa kërkuar ndihmë apo pa pyetur (e mbajte mend) Jam shumë e kënaqur që ti je djali/vajza ime. ju do të shikoni se ata do të fillojnë t`ju kushtojnë më shumë vëmendje dhe do të mundohen t`ju pëlqejnë më shumë. Vura re që ti_____. . përkulni supin. Kjo është e bukur. kur ai bën diçka mirë. Ato duan të jenë të sigurt se ju i doni dhe i vlerësoni. “si ndihesh? “a je i mërzitur?”. “dukesh se je i zemëruar për këtë”. “ Jini sa më të qartë. Shumë e mirë. Kur ti bën_____. “e ke mirë që mendon. e saktë! Më pëlqen mënyra si e bën këtë. faqen etj. qafën. • Përdorni lavdërime me fjalë. kokën. shumë më mirë! Ti po ecën më mirë. Punë shumë e mirë. Ishe shumë i mirë. kur ti_ ______. Kjo është e mirë. dukesh se e ke marrë seriozisht.” • Përpiquni të shikoni si fëmija vepron në një situatë të caktuar. prekini qafën Përkëdhelini kurrizin. në vend që t`i thoni se çfarë nuk duhet të bëjë. U zbavita shumë ________ me ty. • Ndihmoni fëmijën të mësojë të shprehë se çfarë ndjen. punë e shkëlqyer që ti po e kontrollon veten. madje më i mirë sesa unë prisja. Po përmirësohesh në _________ gjithnjë e më shumë. Dëgjojeni me kujdes dhe Disa fjalë që mund të përdorni për të lavdëruar fëmijën Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj vëmendjes tuaj.. • • • • • • • • • • • • • • Po shumë mirë. Thoni: “Më pëlqen si ti ______. shumë e bukur.. Çfarë ideje e zgjuar! Kjo është punë e mirë.274 PJESA IV VITI I TRETË • Mësojini dhe tregojini atë që duhet të bëjë. Vazhdo kështu. më pëlqen________. gjunjtë Shenja apo gjeste që tregojnë aprovim. (apo ndjen) kështu. Unë të dua shumë! Disa gjeste që mund të përdorni për t’i treguar fëmijës se si ndiheni kur i lavdëroni : • • • Buzëqeshni. kështu bëhet. Jam krenar për ty. Unë e vlerësoj mënyrën si ti_____ . Duke përdorur disa nga fjalitë më poshtë përditë me fëmijën tuaj.

për shembull. Bëni pyetje të hapura. Kërkojini që t’i përsërisë. Kur fëmija juaj është duke bërë diçka të papranueshme. atëherë do të fitosh në darkë një shëtitje me makinë”. mund të dalësh të luash”. Përdorimi i lavdërimit Kurdoherë që është e mundur. Ky ndalim mund të jepet duke e larguar atë nga vendi ku bëri gabimin dhe duke e vendosur të qëndrojë në një zonë të veçuar. Si mund ta bëjnë prindërit këtë lloj ndalimi? • Jepini fëmijës vetëm një paralajmërim dhe shmangni kërcënimet boshe. Kur është e mundur krijojini mundësi se kur dhe si të veprojë për të kërkuar diçka. Sigurohuni që i kuptoi udhëzimet. mëngjesin. Përdorni një kontakt të mirë me sy. si ndalim”.24 . Kjo formë ndalimi është mirë të përdoret mbasi fëmijët mbushin 2 vjeç dhe gjatë viteve të para të shkollës.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 275 • • • • • mendoni si do të donit ju të vepronit në këtë situatë. kur ju e ndaloni fëmijën për një sjellje jo të mirë. Kjo ndonjëherë i ndihmon ata që t`ju përgjigjen menjëherë. përpiquni të përdorni lavdërimin dhe shpërblimin për të motivuar fëmijën që të përmirësojë sjelljen e tij. Lavdëroni sjelljen që është afër atij qëllimi që dëshironi ju. si në një dhomë. karrike. Kështu mund të thoni: “Sa herë që ti sot bën një gabim. do të luash një orë më pak në obor. Bëhuni dëgjues i mirë. që fëmijët tuaj do ta pranojnë si sinjal që tregon se ata nuk po sillen si duhet dhe duhet të ndryshojnë sjelljen. Kombinoni lavdërimin me kohën . në vend të pyetjeve që mund t`ju përgjigjet me fjalën po ose jo. • Mos e qëlloni!! • Kur e vendosni fëmijën në ndalim të përkohshëm. Krijoni një shenjë me gjeste. Mos e ndërprisni atë kur flet. kur është i mërzitur. mundohuni ta ndaloni atë përkohësisht. ti nuk do të marrësh dënime. por “kur” . cep të qetë. pa u mërzitur. mund të thoni: “kur t’i kesh mbledhur të gjitha rrobat në dhomën tënde. Uluni në lartësinë e një fëmije të vogël. ndalimi i përkohshëm ndihmon që ai ta ndalojë këtë gjë dhe të ndryshojë situatën. Mos thoni “nëse”. krevat. Mos prisni shumë. Ç’është ndalimi/ndëshkimi i përkohshëm i fëmijës? Në këshillat e mësipërme për displinën e fëmijës përmendëm: kur e shikoni se fëmija po paraqet një sjellje të padëshiruar. Përdorni një ton të butë zëri për ta qetësuar. mbasditen etj. Nëse gjithë ditën. shpjegojini shkurt çfarë ka bërë. Përsërisni atë që dëgjuat.

Ja se çfarë mund të keni parasysh: • Ndihmojeni fëmijën që ta lidhë sjelljen e tij me kohën që i është caktuar për ndalim. Fëmija nuk duhet të lejohet të shikojë televizor. Por nëqoftëse fëmija juaj përsërit sjelljen.276 PJESA IV VITI I TRETË • Shmangni leksionet e gjata dhe qortimet. Mbani mend. por pa ushtruar forcë mbi të! Ndalimi i përkohshëm duhet të kryhet në një vend jo interesant. Ndalimi i përkohshëm do t’i japë fëmijës kohën për të qenë i qetë për të menduar për sjelljen negative dhe për të ndier atë që ka bërë. • Mbani qetësi gjatë ndalimit të përkohshëm. • Bëjeni të qartë momentin kur ka mbaruar ndalimi i përkohshëm. Natyrisht për gabime më të rënda dhe të përsëritura. të veçuar. pra nuk duhet zënë më në gojë. çojeni përsëri tek vendi dhe rifilloni kohën nga e para. • Jeni ju që duhet të masni kohën. nga e para. nuk ka më rikujtime apo leksione. Shkoni tek cepi ku është fëmija dhe i thoni “Përfundoi ndalimi i përkohshëm. koha do të jetë më e gjatë. Lëreni fëmijën në një karrike kur është në dënim të përkohshëm ose në një dhomë. Si përfundon ndalimi i përkohshëm? Qartësojani fëmijës se kur përfundon ndalimi i përkohshëm. pasi këto mund të shpien në një rishfaqje të së njëjtës sjellje. Nëqoftëse fëmija largohet para kohe nga vendi ku po kryen ndalimin e përkohshëm. dhe jo me të si individ. Është e rëndësishme që mos ta lëndoni vetëvlerësimin e fëmijës duke shkaktuar tek ai turp. të luajë me lodra. Jini të qëndrueshëm dhe këmbëngulës deri në fund. ose të bisedojë me njerëz të tjerë. fëmija juaj duhet të dijë se ndalimi i përkohshëm është i lidhur direkt me sjelljen negative që shfaqi. Pasi ndalimi ka përfunduar. Sigurohuni që kjo të vendoset në një vend ku fëmija ta shikojë dhe ta dëgjojë. mund të largohesh tani”. merreni prej dore ose në krahë. ose ndenjën e braktisjes. Pra ndalimi i përkohshëm është një moment veçimi dhe qetësie. Nëqoftëse nuk shkon atje menjëherë. . Është mirë ta qetësoni fëmijën. humbje të besimit. atëherë rikthehuni tek i njëjti proces. • Ju mund të përdorni një matës kohe (ore) për ndalimin e përkohshëm. por të sigurt. • Rekomandohet që ndalimi i përkohshëm duhet të zgjasë një minutë për çdo vit të moshës së fëmijës dhe jo më shumë se pesë minuta për fëmijën 6 vjeç.

Krizat e nervozizmit janë një mënyrë që fëmija juaj që të nxjerrë ato që ka brenda. të mërzitur. • Fëmija mërzitet kur shikon se të tjerët nuk e kuptojnë atë që po thotë. ato i shprehin këto duke qarë. pjesa më e madhe e fëmijëve kanë kriza zemërimi/ nervozizmi midis moshës 1 dhe 3 vjeç. Në fakt. Ai është i etur të kontrollojë gjithçka. apo është i turbullt. të shfryhet. të ndodheni në pozicion të vështirë. Ai është veçanërisht më i vështirë për të bashkëpunuar me ju kur është i lodhur. Lajmi i mirë është se rreth moshave 3-4 vjeç. bërtitur. lart e poshtë. kur është i zemëruar. Fëmija i vogël është i zënë shumë në këtë periudhë duke mësuar mjaft gjëra të reja rreth botës. Mbas moshës 3 vjeç. Krizat dhe shpërthimet e zemërimit janë pjesë normale e zhvillimit të fëmijës gjatë kohës që ai mëson vetëkontrollin. zakonisht fëmijët mund t’i shprehin me fjalë ndjenjat e P ër një fëmijë të vogël është e vështirë të mbahen përbrenda emocionet e forta. ose përplasur gjithçka.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 277 KRIZAT APO SHPËRTHIMET E ZEMËRIMIT/ NERVOZIZMIT/ INATIT DHE FËMIJËRIA quajnë “dyvjeçarët e tmerrshëm”. Kur fëmijët ndihen të tejlodhur. Më poshtë janë disa nga arsyet përse fëmija juaj mund të ketë kriza shpërthimi: • Fëmija mund të mos kuptojë atë që ju po i thoni. të zemëruar.24 . të vetmuar dhe pa ndihmë. të zhgënjyer. Si prind ju mund të zemëroheni. • Fëmija mund të mos i thotë dot fjalët që përshkruajnë ndjenjat dhe nevojat e tij. Kontrollimi i këtyre shpërthimeve dhe krizave të fëmijës mund të jetë ndoshta gjëja më e vështirë për t’u mësuar nga prindërit. i mërzitur apo i frikësuar. Shpërthimet e zemërimit dhe fëmija . Do të jetë i pavarur dhe përpiqet të bëjë më shumë se sa e lejojnë aftësitë e tij. Ju keni dëgjuar shpesh që t’i Figura 33. Fëmija do të zgjedhë vetë për gjithçka dhe shpesh nuk do që ta ndalojmë apo largojmë nga çdo gjë. zakonisht këto kriza ndalojnë.

apo duan për vete gjithë dashurinë e prindërve dhe janë xhelozë kur ata përkëdhelin fëmijët e tjerë. të vizatojë. lindja e një fëmije tjetër etj. Jepni sqarime të thjeshta për rregullat që keni vendosur dhe mos i ndryshoni rregullat. apo nuk ka fjetur sa duhet. ka më shumë të ngjarë që këto kriza të vazhdojnë. Fëmija juaj mund të jetë i lodhur. që e mbajnë larg të shprehurit të asaj që ndien. Fëmija juaj mund të jetë i uritur. Duke ditur këtë. Parandalimi i krizave të nervozizmit Ju nuk duhet të jeni të habitur nëse fëmija shfaq krizat e zemërimit vetëm kur ndodhet përballë jush si prindër. Në këtë moshë fëmijët shpesh kërkojnë atë që kanë fëmijët e tjerë. por sugjerimet më poshtë mund t`ju ndihmojnë të pakësoni mundësinë e shfaqjes së një krize të tillë: Nxiteni fëmijën të përdorë fjalët për t`ju treguar ju se si ndihet. po tërbohem nga inati etj”. Fëmija juaj mund të jetë i stresuar ose nuk ndihet rehat. Fëmija juaj mund të jetë xheloz ndaj një miku të tij apo vëllezërve të tjerë.). apo t’i vërë lodrat e tij në punë. Përpiquni të kuptoni si ndihet dhe i mësoni fjalë që mund t’i përdorë kur do të përshkruajë ndjenjat e tij. Mbani një rutinë të rregullt ditore sa më shumë të jetë e mundur. Vendosni kufij të arsyeshëm dhe mos prisni që fëmija juaj të jetë i përsosur. Fëmijët ndihen më të sigurt kur i tregojnë ndjenjat e tyre para njerëzve tek të cilët kanë besim. Pjesa më e madhe e fëmijëve nuk duan të shpërthejnë përpara njerëzve të tjerë dhe janë më të kujdesshëm me njerëzit e huaj. Fëmija juaj ende mund të mos jetë i aftë të bëjë gjërat që imagjinon. Fëmija juaj ende nuk ka mësuar të zgjidhë vetë problemet dhe dekurajohet lehtë. Nëse në këtë moshë fëmijët ende nuk janë në gjendje të shprehin ndjenjat e tyre shumë mirë me fjalë. kështu fëmija juaj e di se çfarë e . Kjo është një mënyrë që ai gjen për të provuar rregullat dhe kufijtë që i keni vënë. Fëmija juaj po reagon ndaj një stresi apo ndryshimeve që mund të kenë ndodhur në jetën e tij (ndërrimi i shtëpisë. Fëmija juaj mund të jetë sëmurë apo të ketë probleme të tjera fizike. por nuk e kupton.278 PJESA IV VITI I TRETË • • • • • • • • tyre. të ngjisë shkallët. si të vrapojë. kështu krizat e zemërimit rrallohen apo zhduken. ju ende nuk jeni të aftë të parandaloni të gjitha krizat e inatit. si për shembull “jam vërtet i çmendur.

A do të ecësh vetë deri aty. pa ndonjë arsye të dukshme. Në fund ai mund të fillojë të qajë. Manaxhimi i krizave të nervozizmit Si prind. Ai mund të qarravitet dhe të grindet.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 279 pret. ose nuk mund të luajë për periudha të gjata kohe. Për shembull. Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë kurdoherë që është e mundur. ju ndonjëherë mund ta kuptoni kur po afrohet një krizë nervozizmi. veçanërisht përpara një dite të zënë me aktivitete stresuese. në vend që t’i thoni “Erdhi koha për të bërë banjë” mund të thoni “Është koha për banjën tënde. Pakësoni vizitat apo qëndrimet e gjata në një vend ku fëmija juaj duhet të qëndrojë ulur. të ulërijë. Pakësoni situatat të cilat e stërmundojnë fëmijën. Ndonjëherë një krizë nervozizmi ndodh papritmas. librat e pëlqyera të fëmijës për ta zbavitur. Nëse është e mundur. përpiquni ta nxirrni fëmijën jashtë për t’i larguar vëmendjen. nëse fëmija juaj nuk pranon të lahet. duke bërë pak humor. të shtrihet përdhe. nëse ju jeni brenda në shtëpi. mund të ndihmohet të kapërcejë një situatë të vështirë. merrni me vete lodrat.24 . Duket sikur asgjë nuk e kënaq. apo e papërshtatshme. Nëse rrezikohet siguria e fëmijës tuaj. Largoni vëmendjen e fëmijës nga aktivitete që ka të ngjarë të përfundojnë me një krizë nervozizmi. Kur ju i thoni “jo” çdo kërkese. Kini gati ndonjë ushqim të shëndetshëm për t`ia dhënë menjëherë kur është i uritur. Për shembull. si loja me fëmijët apo lodrat që janë shumë të vështira për moshën e fëmijës tuaj. Fëmija juaj mund të duket jo në humor. i vështirë apo i zemeruar. Nëse duhet bëni një udhëtim të gjatë. apo të mbaj unë në krah?” Bëhuni një shembull i mirë. Për shembull. por jepini një mundësi që të marrë edhe vetë ndonjë vendim. kjo do ta zhgënjejë. Sugjeroni aktivitete të ndryshme. apo mos u grindni përpara fëmijës tuaj. Kur një kërkesë nuk është shumë e arsyeshme. apo dëshire të fëmijës. Zgjidhni se kur duhet të thoni “jo”. sqarojeni se do të shkojë për të bërë banjë. duke luajtur. mund t’i thoni edhe po. Sigurohuni që fëmija ka pushuar mirë. Mos bërtisni. Kur fëmija juaj ka shpërthyer në . të godasë me grushta. apo çfarë do të ndodhë. apo të mbajë frymën. mos e ndryshoni vendimin nga frika e krizave të nervozizmit.

Prisni një-dy minuta. ulërima. Qëndroni pranë. Sjelljet më poshtë nuk janë të pranueshme dhe nuk duhet bërë sikur s’i vini re: . Nëse ju bërtisni.Flakja e sendeve në vende të rrezikshme. deri kur e qara e tij të ndalojë. deri kur ky të qetësohet. • Disa kriza nervozizmi nuk mund të injorohen. apo mbani në krahë fëmijën pa i folur. Kur fëmija të rritet do të mësojë si t’i zotërojë emocionet e forta. Nëse ju nuk mund të qëndroni të qetë. ka të ngjarë që t’i përkeqësoni gjërat. si për shembull “A e sheh se çfarë po bën qeni?. e cila nuk është e shëndetshme për të. Më tej ndihmojeni fëmijën që të interesohet për diçka tjetër. • Shfaqje të vogla zemërimi si e qara. Në këto raste përdorni një ndalim të përkohshëm për ta larguar fëmijën tuaj nga burimi i zemërimit të tij. si për shembull në një aktivitet. këshillat e mëposhtme mund t`ju ndihmojnë ta kapërceni atë me sukses: • Hutojeni fëmijën duke larguar vëmendjen e tij diku tjetër. Ndonjëherë vetëm prekja ose përkëdhelja e fëmijës do ta qetësojë. mos e shpërbleni fëmijën tuaj për të ndaluar një krizë nervozizmi. Ndaloni sjelljen e tij me një koment të lehtë. Përgjigjja juaj ndaj këtyre shpërthimeve duhet të jetë qetësia dhe mirëkuptimi. rregullat dhe kufijtë e prindërve të tij. zakonisht edhe mund të bëni sikur s’i vini re. Megjithëse mund t`ju duket e mirë. aq më shumë do të ketë mundësi që ajo të përsëritet në të ardhmen. sepse mund të fillojë të mbajë përbrenda shumë ankth e mërzi. Ju nuk duhet asnjëherë ta ndëshkoni fëmijën tuaj për krizat e nervozimit.Ulërima apo bërtitja e zgjatur. largohuni nga dhoma. përpara se të riktheheni. libër të ri. largohuni nga dhoma. . Kjo i tregon mbështetjen tuaj. Nëse ju nuk mund të qëndroni të qetë tek dhoma që e keni çuar fëmijën për ndalim. flisni me të për atë që ndodhi dhe diskutoni mënyra të tjera për ta kapërcyer këtë një herë tjetër. • Mundohuni të qëndroni të qetë. .Rrahja ose goditja e prin- dërve apo njerëzve të tjerë. apo zemëroheni. është normale që fëmija provon durimin. ose “Më duket se ra zilja e derës?” Një shaka e juaja apo thjesht një fytyrë qesharake mund të ndihmojë këtë situatë. Mbani mend. Nëse fëmija juaj mund të kuptojë. Shpërblimi me diçka mund ta më- .280 PJESA IV VITI I TRETË një krizë nervozizmi. lodër.. Kujtoni se sa më shumë vëmendje do t’i kushtoni kësaj sjelljeje.

ju si prindër mund t’i ndeshni shpesh dhe ato shfaqen ndoshta më të shpeshta. godasin të tjerët. mund të jenë një shenjë e hershme e problemeve emocionale. por duhet kujdes sepse agresioni i shpeshtë dhe/ose i rëndë fizik mund të tregojë se një . Fëmija juaj do të vazhdojë të ketë kriza nervozizmi deri në mes të moshës katërvjeçare. Duhet kohë për të. ka më shumë vështirësi për fëmijët të kuptojnë cilat rregulla janë të palëvizshme dhe cilat janë më të lehta për t’u ndryshuar. do ta ndihmoni fëmijën tuaj të kapërcejë këtë pjese të zhvillimit të tij. Fëmijët shpesh janë fizikisht agresivë . ka më pak të ngjarë që ai t’i vazhdojë. KAFSHIMI DHE GODITJET Rrahjet dhe kafshimi Është e natyrshme që të gjithë njerëzit të kenë në disa raste ndjenja agresive. ne kemi mësuar t’i kontrollojmë këto ndjenja. Duke përdorur një sjellje të dashur. Ka rëndësi të kuptoni që krizat e nervozimit janë një pjesë normale e rritjes. Ju mund të ndiheni fajtor kur i thoni “jo” fëmijës. që pas ditëlindjes së parë të fëmijës. Flisni me pediatrin tuaj nëse fëmija dëmtohet shumë gjatë këtyre krizave. Mendoni me kujdes për rregullat dhe kufijtë që keni vendosur dhe mos vini shumë të tillë. Nëse këto shpërthime janë të rënda dhe ndodhin shumë shpesh. i bie të fikët.ata kafshojnë. por kafshimi i vazhdueshëm mund të jetë një shenjë që fëmija ka probleme emocionale. apo nëse krizat e nervozizmit përkeqësohen mbas moshës 4 vjeç. Si të rritur. është normale që ata të kafshojnë ndonjëherë. Ju e mbani mend luftën që keni bërë për të kontrolluar sjelljen agresive apo shkatërruese të fëmijës tuaj gjatë këtyre viteve! Gjatë zhvillimit të fëmijës në këtë periudhë. Jini këmbëngulës dhe mënjanoni dhënien e sinjaleve të përziera. Sigurohuni që çdo ditë mund të zbaviteni së bashku me fëmijën tuaj. ose të sjelljes. Këto kriza nuk janë të lehta për t’u kaluar dhe mund të jenë pak frikësuese për ju dhe fëmijën tuaj. që të mësojë të kontrollojë inatet e tij. RRAHJET. sjellja e tyre është normale. Gjatë kësaj periudhe fëmijët mund të zihen ose të godasin shokët e tyre të lojës. mban frymën. kur fëmija juaj thyen rregullat. Përgjigjuni në të njëjtën mënyrë.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 281 sojë fëmijën se me këto shpërthime ai fiton gjithnjë. Gjatë kohës së këtyre krizave. Këto sjellje. Kur krizat e nervozizmit nuk nxjerrin asgjë për fëmijën tuaj.24 . mirëkuptim dhe këmbëngulje. Kur prindërit nuk vendosin qartë disa rregulla. gërvishtin.

kopsht. Çfarë duhet bërë: • Thoni menjëherë “JO”. tregojini fëmijës se kur sillet kështu. do të ketë pasoja. Rrahja e vazhdueshme ose kafshimi kur një fëmijë është në çerdhe. sepse ai ka fituar lodrën dhe ne qeshim me këtë situatë apo krenohemi me fëmijën. Çfarë duhet bërë: • Është më mirë të ndërhyjmë tek . Për shembull mos e mbani në krah. e për këtë duhet kontrolluar nga mjeku pediatër. Ndonjëherë fëmijët pa qëllim nuk qortohen për sjelljen agresive nga prindërit. duke parë sa i fortë është fëmija i tyre. Nëse fëmija qan dhe largohet. Kjo i mëson një sjellje jo të mirë. mund të kafshojnë. kapeni me butësi dhe mbajeni fort (teknika e përqafimit). por këmbëngulës dhe mospranues. për t’i treguar se si dhemb kafshimi. gjatë kohës së lojrave. Kafshimi Mjaft fëmijë fillojnë kafshimin agresiv ndërmjet moshës 1-3 vjeç. prindërit duhet të flasin me mjekun specialist pediatër për t’i orientuar më tej se ku duhet të drejtohen. Në këtë moshë fëmijët rrinë më shumë me moshatarët e tyre dhe pritet që ata të jenë të aftë të zënë miqësi dhe të shoqërohen me ta.282 PJESA IV VITI I TRETË fëmijë ka probleme serioze emocionale. ose pasojë e një dhune fizike. Në këtë periudhë ju si prind duhet të mbani mend se fëmijët që janë në kohën e daljes së dhëmbëve. mund të jetë një problem serioz i sjelljes. që kërkojnë vlerësimin dhe ndërhyrjen e profesionistëve. xhelozë. Rrahjet dhe goditjet Fëmijët e moshës 1-3 vjeç dhe ata të moshës parashkollore shpesh luftojnë dhe rrihen me moshatarët e tyre. Ndonjëherë kafshimi mund të jetë pasojë e një disipline të shtrënguar. fëmija agresiv ndihet i suksesshëm. se është trim. me një ton zëri të qetë. sepse kjo u dhemb njerëzve” • Asnjëherë MOS e kafshoni fëmijën. ta rrëzojë atë dhe t’i marrë lodrën. Nëse këto teknika të thjeshta apo ndërhyrje nuk japin rezultat dhe kafshimi është shumë i shpeshtë. të rreptë. Disa fëmijë kafshojnë sepse janë të pakënaqur. Për shembull. ose uluni diku dhe qëndroni me të • Një fëmije më të rritur (2-3 vjeç) mund t’i thoni fjalë të tilla “nuk është mirë të kafshosh. në ankth. • Nëse kafshimi vazhdon. Kafshimi mund të jetë një mënyrë për të provuar fuqinë që ata kanë për të tërhequr vëmendjen. një fëmijë mundet të shtyjë një fëmijë tjetër. sepse për momentin u pëlqen ajo që bëjnë. apo mos luani me fëmijën për një periudhë të shkurtër kohe pasi ai/ ajo ka kafshuar dikë. • Një fëmijë deri 2 vjeç.

Mos e godisni një fëmijë nëse ai/ajo po godet të tjerët. i dhemb” Për fëmijët 2-3 vjeç mund të thoni “E di që je i zemëruar. Por studimet kanë treguar se kalimi i një kohe të gjatë përpara televizorit mund ta dëmtojë fëmijën. ka problem të kontrollojë zemërimin. Për shembull mund të jetë i pikëlluar. Rekomandimet e specialistëve janë që fëmijët e moshave 2-3 vjeç duhet të shikojnë jo më shumë se 1-2 orë në ditë televizor. Përse shikimi i televizorit mund t’i dëmtojë fëmijët? Shikimi i televizorit pakëson ko- S Kur rrahja ose goditja është e shpeshtë. apo aty ku ka qendruar për përkujdesje gjatë ditës. video dhe filma. Fëmijëve deri 2 vjeç mund t’u thoni “Jo ta godasësh shokun. shiheni më nga afër.24 . SI T’I MËSOJMË FËMIJËS ZAKONE TË MIRA NË LIDHJE ME SHIKIMIN E TELEVIZORIT hpesh herë prindërit e konsiderojnë televizorin si mjetin për të qetësuar dhe pushuar për vete dhe fëmijën. shkollë. ka shenja dhune. se goditja e dëmton. ndajini menjëherë. Goditja dhemb”. Studimet gjithashtu kanë treguar se fëmijët të cilët kanë parë shpesh skena dhune në televizor. që ka lëvizur shumë gjatë gjithë ditës. Kjo fillon t’i mësojë fëmijës tuaj butësinë. sillen më egër dhe më agresivisht. . Nëse fëmija godet një fëmijë tjetër. kjo mund të jetë një shenjë se fëmija ka një problem tjetër. Studimet kanë treguar se fëmijët të cilët janë fizikisht agresivë në moshë të vogël ka më shumë mundësi ta vazhdojnë këtë sjellje kur të rriten. Kur fëmija i vogël lufton shumë gjatë lojës me moshatarët e tjerë. Më tej. përpiquni ta qetësoni fëmijën tuaj dhe mbani pranë edhe fëmijën tjetër. por kur ai shikohet në masën e duhur nga fëmija. ose në shtëpi. Prindërit nuk duhet të injorojnë apo të lejojnë lojën me rrahje dhe luftë midis fëmijëve moshatarë. ose është trajtuar keq në çerdhe. ndërhyni sapo shikoni se fëmija juaj është i mërzitur apo po fillon të mërzitet. Kjo u mëson fëmijëve të përdorin sjelljen agresive. Për shembull. por mos godit.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 283 • • • • • • fëmija përpara se ai të fillojë të godasë. Televizori mund të ketë edhe efekte pozitive në zhvillimin social. lodhet etj. emocional dhe mendor të fëmijës.

e cila i mban ata zakonisht të hollë dhe të shëndetshëm. këndojë etj. për të zbuluar botën përreth tij. njohës social. të vizatojë. fëmija mund të ketë tre efekte negative. Duke parë shumë dhunë në televizor.284 PJESA IV VITI I TRETË hën për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja. mendimi dhe sjellja e fëmijës mund të ndikohen nga dhuna. fëmija nuk do të luajë më dhe nuk do të përparojë në zhvillimin e tij emocional. të vrapojë nëpër shtëpi. Gjatë shikimit të televizorit fëmija kalon shumë kohë ulur. që mund t`ju ndihmojnë të përfitoni nga mënyra e drejtë e shikimit të televizorit. Fëmija ka nevojë të ecë. por jeta e vërtetë nuk është ashtu dhe që diçka të japë rezultate. Ai mund: • të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve të tjerëve • të ketë më shumë frikë ndaj botës përreth • të sillet në mënyrë më agresive ndaj të tjerëve. duke zhvilluar imagjinatën e tyre. Pra fëmija do të marrë në çast atë që pëlqen. Sugjerimet e mëposhtme gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijës tuaj nga ndikimet negative të televizionit: • Jepini mundësi fëmijës të shikojë programet që janë për të gjithë familjen. që të mësojnë nëpërmjet lojës. kërkon punë e mundim. Fëmijët kanë nevojë për aktivitete fizike. Të shikosh televizor është e lehtë. Duke parë televizor. . Koha që kalojnë duke parë televizor. Pra pasojat negative të televizorit nuk pakësohen. Sigurohuni që fëmija juaj të mos shikojë programe që shfaqin dhunë. edhe kur fëmija shikon programe për fëmijë. Më poshtë janë disa ide. i largon fëmijët nga lidhjet dhe loja me njëri tjetrin. Fëmijët e vegjël janë gjithnjë në lëvizje. Ju nuk keni nevojë të lodheni për ta arritur këtë gjë. nuk është mirë që ai ta kalojë një pjesë të rëndësishme të jetës së tij ulur. Nëse çdo moment i lirë do të kalohet përpara televizorit. Shikimi i televizorit mund të pakësojë aktivitetin fizik të fëmijës. që të fitojnë aftësitë e përshtatshme të zhvillimit për kohën. Shikimi i televizorit pakëson ko- hën për lidhje sociale. Edhe nëse fëmija juaj nuk është mbi peshë. lëvizjet janë me shumë rëndësi për rritjen dhe zhvillimin e tij . Gjithashtu fëmijët e vegjël kanë nevojë për kohë të lirë. duke parë ekranin. Televizori mëson fëmijët të arrijnë gjithçka në moment dhe pa u lodhur. seks dhe gjuhë ofenduese. Nuk ka rëndësi sa “edukativ” është programi.

• Diskutoni vlerën që jep programi i televizorit së bashku me fëmijën tuaj. Kërkoni së bashku me fëmijën se çfarë mesazhi ka dhënë programi. dhe deri në 2 orë ose më pak. mos e lini atë vetëm para një bote të madhe e që shpesh ka nevojë për shpjegime. dhe kujdestarëve që mund të ketë fëmija juaj. por në fund është mjaft i vlefshëm. Fëmijëve më të mëdhenj duhet t’iu krijohet mundësia që të planifikojnë vetë se çfarë duhet të shikojnë që më parë në televizor. për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. • Kufizoni kohën e të parit të televizorit nga një orë ose më pak tek mosha 1. Përdoreni këtë si një mundësi për t’i ngritur vlerat fëmijës. Përdoreni kohën tjetër që mbetet për t’i mësuar atij aftësi të tjera. përallës. ose vizitoni një vend në natyrë. Përcaktoni një orar për kohën e gjumit të fëmijës. Mos e përdorni televizorin si një kujdestar për fëmijën që të keni mundësi të bëni ndonjë punë tjetër. Fëmijët shumë prej vlerave dhe ideve të tyre i mësojnë prej prindërve. Gjithashtu. Televizioni është një mjet tepër i fuqishëm në reklamimin e lodrave apo të produkteve të ndryshme për fëmijë. të cilat do të përforcojnë më tepër zhvillimin e materialit të paraqitur në program. por kjo duhet të bëhet nën kujdesin e prindërve. Diskutoni dhe shpjegoni arsyet pse nuk mund të shikojë programe të veçanta. Mos lejoni që fëmija juaj të shikojë televizor në dhomën e gjumit. dhe nxiteni atë që të bëjë kritika apo të analizojë atë që sheh në televizor. • Jini të kujdesshëm në ato shembuj që ju jepni si prindër. përpiquni që t’i shpjegoni rregullat kryesore të shikimit të televizorit në shtëpi edhe edukatorëve. Ndihmojeni fëmijën që të bëjë ndryshimin midis realitetit dhe fantazisë.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 285 • Shikojini programet e televizorit së bashku me fëmijën tuaj. Diskutoni reklamat me fëmijën.24 . një muze historik. Nëse fëmija juaj është i interesuar për një program. Ndihmojeni fëmijën që të kuptojë . që të mos ndryshojë sipas programeve televizive që do të shikojë fëmija. si të lexuarit dhe të shkruarit. Përdorni aktivitete shtesë. Të mësuarit kërkon kohë. pasi ai të zgjohet.2 vjeç. Lavdërojeni fëmijën kur ai bën zgjedhje pozitive. i cili shfaqet në kohën që duhet të shkojë në shtrat. kopshtin • • • • zoologjik. gjyshërve. duke e ndërgjegjësuar për vlerat që ju mendoni se janë të rëndësishme. përdorni një video-regjistrues për ta regjistruar dhe për ta shfaqur atë.

në mënyrë që fëmija të mos ketë mundësi t’i kapë. edhe pasi kemi mbaruar punë me to. i cili nuk ka ndonjë vlerë të veçantë. larg vendeve që mund t’i arrijë fëmija. një ose dy sirtare mund t’ja lini atyre dhe t’i mbushni me sende që mund t’i marrin pa problem. hapëset e tapave dhe aparatet e ndryshme grirëse. prerëse. pa rreziqe. kur jeni duke gatuar. për shembull. mbesin shumë të nxehtë për shumë kohë. • Mbylleni televizorin gjatë vakteve të ngrënies. Megjithatë kjo gjë nuk do të thotë që t’ia kufizoni aktivitetet fëmijës tuaj. duhet të mbarojnë përpara se fëmija juaj të mund të shikojë televizorin.286 PJESA IV VITI I TRETË teknikat dhe deklaratat e tepruara që përdorin reklamat. Kuzhina Kuzhina është plot me mundësi rreziqesh për fëmijën. Mbylleni televizorin kur vijnë vizitorë në shtëpi dhe gjatë kohës së studimit. është më e madhe sesa aftësia e tyre për të parandaluar rreziqet. të cilat shtohen nëse ju jeni shumë të zënë me punët e shtëpisë: • Shumica e rreziqeve për fëmijët (rreth 2/3) ndodhin midis tenxhereve dhe sobave. ndërsa të gjithë SIGURIA E FËMIJËS NË SHTËPI DHE JASHTË SAJ Siguria e shtëpisë Që të gjithë fëmijët mund të bëhen lehtësisht viktima të aksidenteve. Gjithashtu mbulesën e tavolinës duhet ta vendosni në atë mënyrë. kryejë eksplorimet në botën e përreth. • Vendosni një rregull që detyrat dhe aktivitetet e tjera që ju mendoni si të arsyeshme. por thjesht të siguroheni që ai të mund të luajë dhe të mund të . për t’i nxitur ata ta blejnë produktin. që fëmija të mos ta tërheqë dhe t’i bien përsipër të gjitha ushqimet e nxehta. rende etj. pirunët. • Mbani të gjitha thikat. Mos e përdorni televizorin për shoqëri. të gjitha dhomat e shtëpisë. Për të mos i penguar fëmijët në zbulimet e tyre. Shumë rreziqe mund të parandalohen dhe është detyra juaj që të gjeni mënyrën sesi fëmija të mos dëmtohet. tenxheret që ziejnë dhe hekurat e hekurosjes. Mos harroni se soba. • Në momentin që bëhet gjella. mbajini ushqimet dhe lëngjet e nxehta në qendër të tavolinës. Prandaj përpiquni që t’i mbani sa më larg fëmijët tuaj nga zona e pjekjes (për shembull furra). sepse dëshira e tyre e vazhdueshme për të zbuluar dhe studiuar mjedisin që i rrethon.

sepse fëmija mund t’i përdorë si shkallë apo varëse për t’u kacavjerrë dhe për t’u rrokullisur poshtë krevatit. • Frigoriferi është një pajisje në kuzhinë. sepse ato mund t’i përdridhen rreth qafës. ku fëmija shumë lehtë mund të hapë derën e të pijë lëngje apo pije. që të rrinë sa më larg buzës. kur ajo është e ngrohtë. Përdorni vatrat e pasme të sobës së gatimit. • Mbani lodrat me përmasa të mëdha dhe jastëqet e mëdha jashtë krevatit. • Vendosni mbrojtëse përreth furnellave të gatimit dhe rrotullojini dorezat e tiganëve. në një vend të sigurt. • Bëni të mundur që fëmija të mos e prekë koshin e plehrave. • Mos e lejoni fëmijën të prekë xhamin e furrës. • Mbani të gjitha lëndët larëse të shtëpisë dhe koshin e plehrave në një dollap të sigurt. larg vendeve që mund t’i kapë fëmija. • Lodrat duhet të jenë prej materiali johelmues dhe të padjegshëm dhe nuk duhet të kenë . sepse akulli shkakton djegie njësoj si zjarri. • Ruajini qeskat. që mos të hapen.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 287 sirtaret që kanë sende të rrezikshme për fëmijën. kështu që bëni të mundur që ta eksplorojë atë pa rreziqe: • Mos vini jastëk tek krevati i vogël. • Mos varni lodra nga një krah i krevatit në tjetrin. Dhoma e gjumit Fëmija juaj do të kalojë shumë kohë në dhomën e gjumit. Edhe pjesa e ngrirjes e frigoriferit është mjaft e rrezikshme. • Vendosini lëngjet e nxehta. kur fëmija është në gjendje të qëndrojë në këmbë. që fëmija të mos ta hapë dot. sepse ai do të përkulet që t’i kapë dhe mund të rrëzohet. jo të përshtatshme për moshën e tij. nëse fëmija juaj nuk ka mbushur ende dy vjeç dhe mos vendosni mbrojtëse plastike të pafiksuara tek dysheku. duhet të jenë të bllokuar me çelësa. • Mbuloni dyshemenë me material jorrëshqitës dhe pastroni menjëherë lëngjet apo yndyrnat që mund t’ju derdhen në dysheme. Kini kujdes: • Vini ilaçin e enëve dhe të gjithë pastruesit e tjerë. në vend të atyre të përparme. larg buzës së banakut të kuzhinës. • Mos përdorni kurrë lidhëse për të varur lodra në krevatin e fëmijës së vogël. • Blini kabllo në formë spirale për pajisjet elektrike ose sigurohuni që kabllot me të cilat ato janë të pajisura të jenë të shkurtra.24 .

Banja • Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm në banjë. që ndikon tek fëmijët që kanë alergji. • Kur i bëni banjë fëmijës tuaj. që të mos thahet ajri. Aksidentet e tjera që mund të ndodhin në banjë. detergjentët. rrugica. lëngjet dhe furçën e pastrimit të WC-së në një do- . Sigurohuni që mobiljet të jenë të forta (të mos lëvizen kollaj) dhe me qoshe të rrumbullakosura. apo pjesëza të vogla që mund të gëlltiten. Kur radiatorët (kaloriferët. të ngritura të tjera. jo me kënde të mprehta. Anët e krevatit të fëmijës duhet të jenë të ngritura. parfum etj. qoftë edhe për pak sekonda. para se fëmija të ketë mësuar që të qëndrojë në këmbë. Mos e vendosni krevatin e fëmijës poshtë dritareve. Vendosni ganxha tek dritaret. se është e vështirë të pastrohen përditë. është një nga zbavitjet më të pëlqyera të fëmijës.) aty ku fëmija nuk i kap dot. Ruani lodrat në një dollap apo sirtar të ulët. skaldabanjën. sepse mund të varet nga krevati dhe të bjerë poshtë. • Mbajini lëndët larëse. buzë që presin. mund të parandalohen lehtësisht. sepse fëmijët kanë qejf të ngjiten kudo. në një temperaturë më të ulët se 50 gradë celcius. apo pa hipur diku që mund të rrëzohet. rregulloni bolierin. Tapetet dhe moketet nuk janë të këshillueshme. • Përdorni një tapet të vogël banje. që të mos hapen plotësisht. mbulojini ato me peshqir të lagur. derisa të mos ketë mbushur të paktën 2 vjeç e gjysmë. jashtë krevatit. kontrolloni temperaturën e ujit. kundër rrëshqitjes. Për t’i dalë para kësaj. Kështu mund të grumbullohet pluhuri i shtëpisë. që fëmija juaj t’i arrijë pa u kacavjerrë. mund të digjet. Sistemoni fundin e krevatit të fëmijës në pozicionin më të ulët (kur mund të lëvizet). duke marrë disa masa paraprake: • Vendosini veglat e rrojës apo mjetet kozmetike (buzëkuq. Dyshemeja duhet të jetë pa pengesa. reflektorët) janë të ngrohtë. visheni. para se ta fusni në vaskë apo në dush. zhvisheni fëmijën në një vend tjetër. por ka rrezik që duke hapur rubinetin e ujit të nxehtë. të paktën 60 cm. • Të luajë me ujin. • Mbuloni me peshqir ngrohësit. Ndërrojeni.288 PJESA IV VITI I TRETË • • • • • • • • • qoshe. Krevati i fëmijës duhet të qëndrojë larg ngrohësve. Më e mira do të ishte që dritarja të hapej nga lart (sopraluçe). • Mbyllni kapakët e WC.

24 . ato nuk do të prodhojnë avuj helmues. fije shkrepëse. duhet të shikoni mirë hapësirat midis kangjellave. Korridori dhe shkallët • Siguroni dyert me çelës. duhet të jenë aq larg. para se fëmija juaj të mësojë të ecë si mace (këmbadorazi). Hiqni vazot e luleve nga parvazi. na takon ne ta kthejmë shtëpinë tonë në një shtëpi për fëmijë: • Kur blini mobilje me tapiceri. sepse fëmija mund të kapet tek ato. gërshërë të vogla dhe sende të tjera qepjeje . që nuk hapet dot nga fëmija. gjilpëra. • Mos lini cigare rreth e rrotull. gishtëza.apo monedha. • Të gjitha sendet e vendosura mbi mobilje. alkool. Duhet të keni parasysh se një shtëpi nuk duket njësoj. • Hiqni çentrot. do të ishte më mirë që dhomën e ndenjes mos ta ngarkonit shumë me mobilje të rënda. apo të ngjisë shkallët. pa u rritur me frikën e rrezikut dhe pa u ndaluar. që mund të jenë të thyeshme si abazhurë. Mos mbani tavolina me suprinë prej xhami. tavlla. që fëmija t’i shohë dhe të mos të përplaset me xhamin. lartësinë e parmakut dhe ta ngrini deri në një lartësi që fëmija të mos të përkulet dot. Më e mira do të ishte të vinit sa më pak nga këto sende zbukurimi. • Nëqoftëse dyert dhe dritaret kanë pjesë xhami. sepse disa prej tyre janë helmuese. sa fëmija të mos i marrë dot. ose vendosni një xham të pathyeshëm. mbulesat mbi mobilje. apo të hedhë sende nga ballkoni. • Mbani larg fëmijës bimët/lulet e apartamentit.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 289 llapth të mbyllur. • Nëqoftëse dushi ka një portë prej xhami. Dhoma e ndenjies Në rast se keni fëmijë të vegjël. • Vendosni televizorin jashtë mundësive që ka fëmija për ta arritur. në mënyrë që të mos ta kapë me dorë pjesën e pasme të tij. . sigurohuni që në dyqan se në rast se bie zjarr. mbulojini me një cipë plastike transparente ose ngjisni mbi to disa ngjitëse me ngjyra. Duke qenë se fëmija duhet të ketë mundësi të lëvizë lirisht. kopsa. zëvendësojini me xhama të përforcuar sigurie. sepse edhe kur ato janë larg fëmija prapë mund të vritet. Ballkoni Nëse dhoma e ndenjes apo kuzhina ka derë që të nxjerr në ballkon. vazo. zëvendësojeni atë me një perde. nëse shikohet me sytë e një fëmije që fillon të ecë dhe vrapojë. sepse fëmija mund të kapet tek to dhe të rrëzohet. për shembull mund të tërheqë kordonin elektrik të abazhurit dhe të dëmtohet.

mos e lejoni fëmijën që të ecë me çorape që rrëshqasin. sepse provokimi i të vjellave dhe pirja e qumështit mund të shtojë edhe më shumë thithjen e tyre. • Mos lini kurrë kordona zgja- tues të përhapur nëpër shtëpi. për shembull të provokoni të vjella. Mund të ndodhë që ai. • Mos lini lodra. apo (siç keni dëgjuar nga njerëz të tjerë) t’i jepni për të pirë qumësht. Rregullat e parandalimit Duhet të kini parasysh disa rregulla parandalimi në lidhje me këto aksidente: . sidomos për disa lëndë që janë avulluese si diluenti. • Sigurohuni që dryni i portës kryesore (në rast se keni shtëpi me oborr) nuk mund të arrihet nga fëmija. të jenë të ndriçuara mirë. Nëqoftëse e lini të ecë këmbëzbathur. sepse çdo minutë mund të jetë vendimtare për fëmijën. prandaj reduktojeni në minimum mundësinë që fëmija juaj të bëhet viktimë e këtij incidenti me ndihmën e këtyre porosive: • Fikni pajisjet elektrike kur nuk i përdorni. Mos përdorni mjete që mendoni se janë të përshtatshme për situatën e krijuar. grumbuj rrobash apo sende të tjera në shkallë. sigurohuni që të mos ketë ashkla që gërvishin këmbët.290 PJESA IV VITI I TRETË • Sigurohuni që korridori. si dhe fiksoni nga ana e pasme e tapetit një bazë që pengon rrëshqitjen. • Mbuloni prizat që nuk i përdorni me një kapak prize. • Kontrolloni rregullisht të gjitha kavot elektrike dhe zëvendësojini ato që janë me fije elektrike të zhveshura. si dhe që fëmija të mos mundë të fusë kokën. apo të kalojë midis shufrave të kangjellave. • Riparoni pjesët e tapeteve që mund të jenë shkëputur pjesërisht. Si rregull i parë: asnjëherë mos u bllokoni nga paniku. vajguri. shqepjet apo grisjet e tapeteve apo veshjeve të dyshemeve. Elektriciteti • Goditjet elektrike nga impiantet e ndryshme mund të jenë shumë të rënda. i shtyrë nga kureshtja. të gëlltisë lëndë helmuese që ju i keni lënë në vende të pasigurta. Kjo është e gabuar. nëqoftëse keni shkallë brenda shtëpisë. ose me nastro izolant. Rreziku i helmeve që keni në shtëpi Kur një fëmijë sillet nëpër shtëpi gjithnjë duhet mbikqyrur. në rast se nuk ju ka këshilluar më parë ndonjë personel mjekësor. shkallët dhe sheshpushimet e tyre. nëqoftëse këto janë të llustruara (luçiduara). Në dyshemetë e llustruara. benzina.

tet pas rrojes që • qirinjtë. • deodoranti. • xheli. • pastruesit kundër ndryshkut. • letrat e aluminit që përdoren në kuzhinë. djersës. • pastruesit e metaleve.24 . • Enët që i mbajnë këto lëndë duhet të mbyllen fort dhe të . • kremrat depiluese (që heqin qimet). • Shampot dhe produk• plastelina. • shkumësi. apo lëndë të tjera gërryese të sobës. • zamku. mushkonja. • plehrat për bimët. • ndryshku. fshirësja e gomës. etj. • lapsat me ngjyra. • boja e stilolapsit. · fotografitë. • pastruesit me klor. • balta. kacabunjtë. • filtri i cigares së pandezur.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 291 Lëndë jo të rrezikshme Lëndë pak helmuese Nëse gëlltiten në sasi të vogla. lulet. shtëpisë (veç atyre • produktet kundër për larjen e rrobave). • goma. • ushqime për kafshë shtëpiake. • Të gjithë lëndët helmuese duhet të mbahen larg vendeve ku mund të arrihen nga fëmija. • insekticidet për miza. • Detergjentët e • niseshteja. • tretës solventë me anilinë. • zhbllokuesit e tubave. • kremra kozmetikë me oksid zinku. • shamitë e letrës. nuk shkaktojnë ndonjë dëm të rëndë: • Bojrat e ujit. • helmet për minjtë. nuk kanë alkol) • hiri i duhanit. të mbyllura me çelësa. Lëndë shumë helmuese: • Pesticidet. • gazeta. • lapsat. • plastika. • stuko. etj. • diluentët për manikyrin. • boja e shkrimit (pa anilinë). përdorin burrat (nëse • qymyri. • pastruesit e xhamave.

përgjigjuni pyetjeve të tij dhe dëgjojeni me vëmendje kur ju tregon diçka i gëzuar. ndë- rresa të brendshme. punimet në rrugë. qese plastike. ujë etj. • Kontrolloni nëse karroca është e fiksuar mirë. por edhe sepse lënda që ndodhet në kokën e shkrepseve është helmuese. pra provoni ta shikoni botën me sytë e tij. Siguria për fëmijën jashtë shtëpisë Çfarë duhet të merrni me vete kur dilni shëtitje Një karrocë e vogël dhe një karrige e vogël sigurie për në makinë. Mënyrat e transportimit Në moshën 2-3 vjeç fëmija mund të shëtitet me një karrocë të fortë me një shpinore të shtangët. • Mos ia lejoni kurrë fëmijës të . sesa po ta mbani për dore. ose një gotë të vogël dhe lodrën që i pëlqen më shumë. janë gjërat më të rëndësishme kur dilni shëtitje. kanë të njëjtën shkallë helmimi. njerëzit e panjohur. Kur dilni për shëtitje nëpër qytet për të blerë në pazar. që ka kokrra shumë helmuese që mund të shkaktojnë probleme të zemrës. dëllinja. • Jo të gjitha produktet helmuese që fëmija mund të prekë. vini në veprim frenin. • Çdo herë që ju duhet të ndaloni. përpara se të vendosni në të fëmijën. si dhe të gjithë ngacmuesit e sistemit nervor. bllokimet e trafikut. veçanërisht plehrat kimike. jo vetëm për rrezikun e zjarrit. por ndiqni këto këshilla me poshtë: • Lidhëset (frerët) e karrocës janë shumë të mira për të penguar fëmijën që të largohet dhe i japin atij një liri më të madhe. që t’i dalloni. Duke folur për ilaçet që janë helmuese. në park apo shkoni në shtëpinë e një mikeshe. më të rrezikshme janë kërpudhat. Merrni me vete karrocën.292 PJESA IV VITI I TRETË kenë të shkruar emrin e lëndës. mund të kemi tri lista: Në lidhje me bimët. Pajisje të tjera janë: një çantë për ndërresat e fëmijës. • Në karrocë vendosni gjithmonë një rrip sigurimi dhe përdoreni. Është e nevojshme të merrni dhe një mbajtëse për lëngje frutash. farat e oleandrit. rrushku. Çdo gjë e mrekullon fëmijën. që kanë lëndë të tilla që mund të dëmtojnë rrugët e frymëmarrjes. Duke i ndarë këta produkte sipas shkallës së rrezikshmërisë së tyre. gjithmonë do t’ju duhet të bëni kujdes. • Asnjëherë mos i lini shkrepset në vende që mund t’i gjejë fëmija. për të vënë fëmijën kur është i lodhur. më të rrezikshme janë antidiabetikët dhe ato kundër azmës (e në këtë rast ato që kanë teofilinë). kur fëmija ka filluar të qëndrojë vetë ulur.

ose të qëndrojë në këmbë. • Mos e lini fëmijën vetëm në makinë. Nëqoftëse jeni vërtet të detyruar (në një rast urgjence). • Mos lejoni kurrë që fëmija juaj ose çdo fëmijë tjetër në automobil me ju. që fëmija të mos mund t’i hapë.24 . Udhëtimet në makinë • Fëmija juaj duhet të udhëtojë gjithmonë në një karrike. nga ato që shiten në dyqanet e fëmijëve dhe janë ndërtuar posaçërisht për makinë. në rast aksidenti. • Mos varni kurrë çanta në dorezat e karrocës. • Mos lidhni kurrë dy fëmijë me të njëjtin rrip sigurimi: nuk do të ishte masë e përshtatshme dhe rripi nuk do ta bënte punën e vet. mbajini me vete çelësat e makinës dhe lëreni marshin e makinës të siguruar. • Përdorini bravat e sigurisë për dyert e makinës. duke e fiksuar atë gjithmonë siç është përshkruar më poshtë: Mjeti më i sigurt per ta ulur fëmijën në makinë deri në moshën 4 vjeç është: një karrige sigurie me fytyrë përpara. Mos lejoni që të përkulet nga dritarja dhe as të nxjerrë jashtë duart. kur është në karrocë. ose ingranoni marshin indietro. • Kontrolloni ku ndodhet fëmija juaj para se të mbyllni një derë. sepse mund të përmbyset.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 293 hidhet lart. ndërroni rripat tuaj të sigurimit. • Nëse keni patur ndonjë aksident të mëparshëm. fiksuar në sediljen . sepse në rast aksidenti nuk do të jeni në gjendje ta mbani. • Mos e lini kurrë fëmijën të luajë me një karrocë të palosur. rripa sigurie ose mekanizma kapjeje të përdorura. të udhëtojë i palidhur. edhe kur është në prehrin e prindit. gjithmonë mbrapa. Asnjëherë nuk duhet të lejohet fëmija i vogël të qëndrojë në sediljen përpara të pasagjerit. Mbani parasysh që nëse fëmija është mbrapa makinës. kontrolloni dhe flisni nëpërmjet pasqyrës së mjetit me fëmijën tuaj. • Fiksojeni gjithnjë fëmijën në karriken e tij me rripin e sigurisë. • Kur jeni në timon. • Gjatë udhëtimeve me makinë mund të kërkoni të mbroni fëmijën tuaj nga aksidentet. • Për të njëjtën arsye mos blini kurrë mbajtëse. nuk do të ishit në gjendje ta shikonit atë nga pasqyra e pasme. ose të një cilësie të dytë. sigurohuni që të jenë vënë frenat e dorës. pa u rrotulluar mbrapa. kur makina është në lëvizje. • Mos udhëtoni kurrë me fëmijën midis gjunjëve ose në krahë. Karrigia e fëmijës dhe mekanizmi i kapjes do të pësonin dëmtime dhe nuk do të ishin më të sigurta.

• Tregojini kafshët. • Mbani rrugicat e kalimit në kushte të mira: prisni rregullisht barërat e këqija dhe myshqet. • Vendosni në të gjitha kangjellat apo dyert. kova e fuçi me ujë në oborr. që i pëlqejnë fëmijës suaj. • Mësojeni fëmijën të mos fusë asnjë gjë në gojë. që fëmija të mos mund ta përmbysë apo të futet në të. me të cilat punoni dhe të gjitha pesticidet (spërkatësit. mbulojini ose i vini rrotull një rrethim të sigurt. shtëpitë. . si kokrra rrushi. • Ndaloni shpesh. vendosni në karrocë një rrjetë kundra maceve. apo një pellg uji. me një mekanizëm ngjitës. • Vendosni pajisjet e lojës së fëmijës mbi bar ose rërë. që të mos jenë të rrëshqitshme. Karrige sigurie me fytyrë përpara. • Mbyllni me çelës të gjitha pajisjet e kopshtit. Si t’i argëtojmë fëmijët gjatë shëtitjes me makinë • Merrni me vete kasetat me përralla ose me muzikë. Lidheni fëmijën me rripin e sigurisë. që është mirë ta fiksoni në qendrën e sediljes së pasme. • Nëqoftëse keni bidona për të mbledhur ujë shiu. sepse mund të mbytet. në të cilën pak më përpara keni hedhur pesticide. • Këndoni këngë së bashku me të. gjethe apo lule. • Kur e lini të flejë në ajër të pastër. mizave etj. Disa karrige mund të fiksohen në makinë me rripat e pasmë të sigurisë. • Mos lejoni fëmijët të luajnë në një zonë. • Sigurohuni që bimët e kopshtit tuaj nuk janë helmuese dhe shkulni kërpudhat.294 PJESA IV VITI I TRETË Figura 34. e pasme. dhe jo mbi një sipërfaqe të ashpër. rreze (shul) që nuk i arrin dot. detin etj. lëndët helmuese) që përdorni. apo lëndë të tjera helmuese. • Mbani me vete ushqime dhe lëngje. • Jepini lodra të lëvizshme. sapo të kenë mbirë. pyllin. Karrigia duhet t’i përshtatet normave që tregohen në Kodin Rrugor Shqiptar. Kopshti/Oborri i shtëpisë • Mbani në vrojtim fëmijën kur luan në kopsht.

që i përgjigjet buzëqeshjes dhe interesave të saj. përkund. • Një person që përqafon. • Një person që i flet fëmijës rreth asaj që shikojnë. Por edhe fëmijët . stilin e tij.mbas moshës 18-24 muajsh. kufijtë dhe fuqitë e tij dhe përshtatet me to kur do të planifikojë për kohën e ngrënies. A shkon i kënaqur? A tregon me gëzim se çfarë ka bërë gjatë ditës? Karakteristikat që duhet të ketë një kujdestar i mirë Një kujdestar i mirë është: I dashur dhe i përgjegjshëm. Fëmijët e vegjël kanë nevojë për shumë kujdes dhe mundësi për të luajtur dhe mësuar. kanë nevojë të flasim. dadoja) etj. Herë pas here. por jo shumë shpesh. Zgjidhni me kujdes vendin ku do të dërgoni fëmijën tuaj për të qëndruar. a është e pastër.veçanërisht ata të vegjlit . si çerdhet. si dhe llojin e kujdestarëve. sende. • Një shoqe loje që fut ide të reja. pra njeh nevojat e veçanta të fëmijës. Sigurohuni që fëmija juaj është i lumtur aty.24 . një kujdestare në shtëpinë e saj apo tuajën etj. lojës. që mbështet fëmijët në kontaktet e tyre sociale me fëmijë dhe të rritur të tjerë Respekton individualitetin e fëmijës • Një person që kupton dhe mirëpret zhvillimin e foshnjës • Njeh ritmet personale të foshnjes. të luajmë me to. gjumit. lojra. qoftë ky çerdhe shtetërore. shikon në sy dhe kënaq fëmijën. fillojnë të zhvillojnë ndjenjën e shoqërizimit dhe pëlqejnë kontaktet me fëmijët e njerëz të tjerë. duan dashuri dhe vëmendje. bebisiteri (kujdestarja. private. gjithnjë e më shumë foshnjet dhe fëmijët e vegjël po kalojnë kohë në vende ku kujdesen të tjerë për to. . Kushtojini kohë zgjedhjes së vendit se ku do ta lini fëmijën. bëni një vizitë në vendin ku qëndron fëmija juaj. apo bëjnë. Pra ata kanë nevojë për kujdestarë që të nxisin rritjen dhe zhvillimin e tyre.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 295 ÇERDHJA DHE PËRSHTATJA E FËMIJËS ME TË N ë kohën e sotme kur të dy prindërit janë në punë. A po sillet personeli me butësi dhe përkujdesje me fëmijën tuaj? A luan mirë fëmija juaj së bashku me fëmijët e tjerë? Shikoni përreth çerdhes dhe kontrolloni për sigurinë që ajo ka. a ka vende të rrezikshme për fëmijën etj.

të hajë etj. personeli i çerdhes ka më shumë garanci për eksperiencë në rritjen dhe kujdesin për të vegjëlit. aq sa ka nevojë fëmija. Kur çerdhja mund të mos jetë zgjedhja më e mirë • Kur shëndeti i fëmijës është jo shumë i mirë dhe kontakti me fëmijë të tjerë mund ta bëjë të ketë shpesh rrufë. • Njoftoni personelin e çerdhes për zakonet e të ushqyerit. Si të bëhet përshtatja e fëmijës në çerdhe • Mundet të vendosni të filloni me lënien e fëmijës me orar të plotë. gjatë së cilës ju mund të kuptoni nevojat e tij. përpiquni ta mësoni fëmijën me mungesën tuaj në mënyrë shumë graduale.296 PJESA IV VITI I TRETË Disa këshilla për të zgjedhur vendin ku do të lini fëmijën tuaj në kujdestari Hapi 1: Intervista me kujdestarët e çerdhes Pyetje që mund të bëni: • Sa është kostoja e çerdhes? • Sa fëmijë ka? • Sa është numri i personelit? • Sa vakte dhe çfarë ushqimesh ajo jep? • Çfarë license. • Në krahasim me bebisiterin. kollë. • Kur vuan nga sëmundje të veçanta alergjike. • Gjatë kohës së përshtatjes. • Qendra është e pastër. Përparësitë e çerdhes • Fëmija mësohet që i vogël në kontakt me të tjerët. . që kanë nevojë për ushqime apo kushte higjienike të veçanta. grip etj. sipas nevojave tuaja dhe të fëmijës tuaj. e sigurt brenda dhe jashtë saj. • Gjithnjë lini një periudhë kohe për përshtatjen. ulëret sapo e lini në çerdhe. • Ka lodra të ndryshme dhe mjete të tjera për të mësuar. duke mos pranuar të flejë. pa bërë përpjekje të kota që të ikni fshehurazi kur fëmija nuk e ka mendjen. duke u bërë i hapur dhe i shoqërueshëm. apo po fle. të gjallë. çertifikatë ka nga Bashkia? • Çfarë trajnimi ka personeli për zhvillimin e fëmijërisë ? Vizitoni dhe shikoni nëse: • Marrëdhëniet midis stafit dhe fëmijëve ju pëlqejnë. shëndetin e fëmijës etj. • Nëse fëmija ende nuk arrin të mësohet me ndryshimin dhe mbas disa muajve ende qan. apo një kujdestare të vetme. • Fëmijët janë të lumtur. apo vetëm gjysmë dite.

. I kujdesshëm Fëmija juaj mendohet shumë dhe përshtatet ngadalë ndaj situatave të reja dhe njerëzve të rinj (ndonjëherë edhe me frikë). Kërkoni për vendosjen e fëmijës: Çerdhe me grupe të mëdha fëmijësh që japin shumë mundësi për bashkëveprime dhe eksperienca të reja.24 . • Si i disiplinojnë fëmijët e vegjël në këtë çerdhe. por gjithnjë do t`ju tregojë ju se çfarë ndjen. nevojat e saj. Prandaj mund të përshtatet ose mund të mos përshtatet mirë ndaj ndryshimeve dhe periudhave kalimtare. Çerdhe që kanë pak fëmijë. Hapi 2: Kërkoni mendimin e të tjerëve që e kanë njohur çerdhen. që të ndihet i sigurt dhe i qetë. • Si veprojnë ata kur kanë urgjenca mjekësore dhe sëmundje. I ndjeshëm Fëmija juaj është shumë e apasionuar dhe i ndjen gjërat shumë thellë. Flit me prindër të fëmijëve të tjerë në çerdhe: • A është e besueshme kjo qen- dër? • A duken fëmijët e tyre të lumtur aty? • A duket se kujdestarët respektojnë kulturën dhe vlerat e familjeve të fëmijëve? • A do t`ju rekomandonin ata që edhe ju ta dërgoni fëmijën në këtë vend? Hapi 3: Merrni vendimin Pyesni veten: • A do të jetë fëmija im i lumtur Përcaktoni cili është stili personal i fëmijës tuaj Fëmija juaj në pjesën më të madhe të kohës është: I përshtatshëm Fëmija juaj është fleksibël dhe përshtatet me lehtësi ndaj situatave dhe njerëzve të rinj. Ajo shpesh ka vështirësi të kontrollojë ndenjat. dëshirat. Çerdhe ku ka pak fëmijë dhe kujdestarja të jetë më shumë pranë tij.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 297 Pyesni kujdestarët: • A lejohen prindërit të vizitojnë fëmijët e tyre gjatë ditës. që të gjejë dikë që kupton emocionet e thella të fëmijës. Ai zakonisht nuk shqetësohet nga ndryshimi i situatës dhe “ecën mirë”. Ai ka shpesh vështirësi në periudhat kalimtare dhe ka nevojë për shumë mbështetje.

bebisiter etj). Kërkoni për: Kujdestare që respektojnë ndjenjat e fëmijës tuaj. • pyesni për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj. Mund të kërkoni për shembull çerdhe që kanë teknika të tilla disiplinimi si “ridrejtimi i fëmijës (hutimi i fëmijës me një lodër. kujdestari me grupe të vogla fëmijës. e ndihmojnë të shprehet në një mënyrë më të përmbajtur. Ju mund t`ju duhet të punoni shumë për të tërhequr vëmendjen e tyre gjatë lojës apo aktiviteteve të tjera. apo aktivitet tjetër). stilit/temperamenti i fëmijës tuaj përshtatet me llojin e kujdestarisë (çerdhe në grupe të mëdha. • flisni me to për shqetësimet tuaja. si dhe çfarë mund t’u kërkoni në veçanti. Ata ankohen shumë pak. .298 PJESA IV VITI I TRETË dhe i sigurt në këtë vend? • A i plotësojnë kujdestaret nevojat e fëmijës tim? • A është i përshtatshëm dhe i përballueshëm vendi ku do ta dërgoj fëmijën? • A do të ndihem mirë me zgjedhjen që bëra? Hapi 4: Ndiqeni fëmijën si po shkon Sigurohuni që të: • gjeni kohë të flisni me kujdestarët e çerdhes përditë. që ata vetë pëlqejnë dhe zgjedhin. Këta fëmijë zakonisht i përgjigjen me të njëjtin vrull ngacmimeve fizike (luga që kam më vret gojën. kujdestarëve për fëmijën. që të kërceja me litar!) Pak reagues Këta fëmijë kërkojnë më pak se fëmijët e tjerë. duke i kufizuar edhe disa zgjedhje. Kujdestare të cilat të përshtasin me butësi aktivitetet e reja dhe u lejojnë këtyre fëmijëve të zgjedhin lodrat e tyre dhe të përfshihen në aktivitete të qeta. çerdhe private. duke u përshtatur me stilin e fëmijës tuaj. Si të kërkoni një kujdestare të përshtatshme Pyesni veten: Si reagon fëmija juaj ndaj gjithçkaje që e rrethon? Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Shumë Reagues Fëmija juaj i tregon gjithë botës nëse ndihet i lumtur apo i hidhëruar. janë të qetë dhe flenë shumë. se është e madhe!) dhe atyre emocionale (sot më lanë në fund të rreshtit. Më poshtë janë dhënë disa këshilla se si mund të zgjidhni llojin e çerdhes.

vrapuar është shumë më e pakët. duke filluar nga mosha 8 muajsh. për një kohë të gjatë.36 MUAJ . ajo bërtet dhe vazhdon të bërtasë. Kërkoni për: Vende që japin shumë mundësi për të zbuluar dhe për lojra fizike. vizatim etj. kjo frikë zhduket ose transformohet. që e drejton një grua që kujdeset për fëmijën e vet dhe tre të tjerë) dhe kam disa probleme: kur unë dal nga dera e çerdhes. pasi ka frikë se nuk do të kthehet më. kur ikën nëna. Për ta ndihmuar të kalojë këtë mo- . Kujdestare që përfshijnë fëmijët në aktivitete të pasura shqisore. Gjithashtu kërkoni kujdestare të cilat lejojnë edhe përjashtime individuale. por nevoja e tyre për të lëvizur. por nuk di si ta mësoj për largimin tim. Në këtë periudhë të jetës fëmija gjithashtu ende nuk ka kuptimin e saktë të kohës. KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 299 Çfarë duhet të kërkoni në një çerdhe. kështu fëmija juaj nuk duhet detyrimisht të qëndrojë shtrirë ose ulur. A ka ndonjë teknikë të veçantë? Frika e braktisjes është një frikë e zakonshme që ka fëmija. këngë. Ata duan të arrijnë gjithçka dhe të shijojnë gjithçka e çfarëdo. Kjo ndodh më shumë në ato raste kur ka ndryshime të forta. në përshtatje me stilin dhe aftësinë e fëmijës tuaj për t’u shoqëruar me fëmijë të tjerë? Mendoni: Sa aktiv është fëmija juaj? Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Shumë aktiv Këta fëmijë janë gjithnjë duke vrapuar. që duket se nuk ka as të kaluar as të ardhme.24 . Kam qëndruar disa mbasdite edhe bashkë me vajzën në këtë çerdhe. Dora-dorës që fëmija rritet dhe fiton siguri e pavarësi. Pyetje të shpeshta të prindërve lidhur me përshtatjen në çerdhe Kam një fëmijë rreth 18 muajshe që po mësohet të shkojë në një çerdhe të vogël (çerdhe në një shtëpi private. lexim. Pak aktiv Këta fëmijë kanë dëshirë të ulen në qetësi dhe të zbulojnë botën me sytë dhe veshët e tyre. por di se koha është një diçka pa mbarim. ngjitur e zbritur shkallët deri kur rrëzohen. Interesi i fëmijës për botën është po aq i thellë sa ai i fëmijëve shumë aktivë.

I ngadalshëm në shoqërimin me të tjerët Fëmijët. që pak nga pak do t’i bëhet si shtëpia e saj. apo programe me grupe të mëdha që mund të jenë të përshtatshme për të. të cilët pëlqejnë ta “marrin shtruar”. por vetëm për shumë durim dhe mirëkuptim. të luajnë me të tjerë.300 PJESA IV VITI I TRETË ment. të fillojë të njohë miqtë e parë dhe të rritet. duke e futur në çerdhen pranë shtëpisë tonë. ndoshta me një send. Mendoj se kjo është me rëndësi. nga shtëpia jonë tek shtëpia e gjyshes. të provojmë dalëngadalë ta lëmë në mjedisin e ri. Dhe të them të drejtën. pa u nxituar. mund të jetë në këtë rast një zgjedhje e mirë. Gjithë këtë kohë. Shpesh ajo do të ndihet e pafuqishme. Erioni do të fillonte çerdhen. me buzëqeshje dhe krahë hapur? Fëmijët shumë të shoqërueshëm janë shumë të kënaqur kur ata rrethohen dhe bashkëveprojnë me fëmijë dhe të rritur të tjerë. Më tej vajzës tuaj do t’i pëlqejë të qën- drojë në këtë çerdhe. Vende dhe kujdestare që të lejojnë fëmijët të zgjedhin atë që pëlqejnë të takojnë. nuk ka nevojë për teknika të veçanta. . (20 muajsh).. nuk Përcaktoni: Sa social është fëmija juaj? Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Shumë i shoqërueshëm A përballet fëmija juaj ndaj njerëzve të rritur të rinj dhe fëmijëve. një çerdhe që ka pak fëmijë. pa u frikësuar se nuk mund ta zgjidhë dot. mund të jenë më të ndrojtur dhe të tërhequr me të huajt dhe kanë nevojë për kohë. nuk di si do të reagonte nëna. që i kujton nënën dhe shtëpinë e saj. Kujdestarja e çerdhes duhet të ndihmohet që të përballojë këtë vështirësi. nuk është fëmija e saj. lodër. Duhet të flasim duke e qetësuar. ai përditë ka shkuar e ardhur me makinë dy herë në ditë. Këtë vit. që të ngrohen dhe të ndjehen të qetë e të sigurt e që të bashkohen me të tjerë. Ato mund të jenë të lumtur të luajnë vetëm. që jeton shumë larg shtëpisë tonë. pra lërini kohë kohës. edhe pse ai është i vogël. Tani dua që të fitojë njëfarë qëndrueshmërie. ose me një apo dy fëmijë apo të rritur të tjerë. Deri tani për të kujdesej gjyshja. Kërkoni për: Vende që nxisin lojën në grup. ka edhe fëmijë të tjetër për t’u kujdesur etj.

Unë largohem shumë e hidhëruar dhe e ndiej veten fajtore. Pak tolerant Fëmijët pak tolerantë jane të ndjeshëm ndaj ndryshimeve dhe shpesh mërziten shumë kur ndryshohet rutina e tyre. për t’u bërë gati për të shkuar tek shtëpia e mamasë. . së bashku me mamanë time filluan ta mbanin përsëri në shtëpi fëmijën dhe ai prapë u shkëput nga çerdhja.24 . ishte vetëm një preteks. Më duket sikur bëj diçka të gabuar! Por kjo zgjati pak.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 301 duroj të ngrihem që në orën 5 të mëngjesit. ta çoj prapë në çerdhe (megjithëse ai nuk do as t’i afrohet rrugës së saj). Nëse personi që e Shikoni: A është fëmija juaj tolerant ndaj ndryshimeve dhe sfidave? Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Mjaft tolerant Këta fëmijë nuk duket se shqetësohen ndaj ndryshimeve. apo ta filloj për së mbari vitin që vjen? Mënyra si fëmija arrin ta kapërcejë “traumën” e ndarjes nga nëna me hyrjen në çerdhe. Ata përshtaten dhe përballen mirë me zhgënjimin. Burri. sepse m’u desh të shkoja një muaj me shërbim. Kërkoni për: Vende që kanë përzierje moshash dhe japin sfida e ngacmime mbi moshën dhe zhvillimin e fëmijës. Ata janë këmbëngulës dhe të duruar dhe nuk tërhiqen edhe kur përballen me një detyrë të vështirë. por kjo u kthye në ulërima dhe shqelma çdo mëngjes. kujdestare të re. varet nga temperamenti i tij dhe nga marrëdhëniet e tij me prindërit. por asgjë nuk ndryshoi. një javë. këpucë të reja. të cilën ai e do shumë dhe ngulte këmbë se donte të shkonte me të në çerdhe. Më vonë provuam ta çojmë përsëri me një kushërirën e tij. Tani nuk di ç’të bëj. Pra Erioni filloi të shkonte në çerdhe. Ata zhgënjehen shpejt dhe humbasin durimin kur përballen me pengesa (si për shembull një pjesë mozaiku që nuk po e gjejnë). lojrat dhe aktivitetet janë zgjedhur sipas nivelit të zhvillimit që ka fëmija tani. nëse ka ndonjë ushqim të ri. Grupe të së njëjtës moshë ku lodrat. apo njerëzit që do më shumë.

që duhet të dë-gjohet. veçanërisht me fëmijë që shfaqin kundërshtime. Pra mospranimi i çerdhes është një shqetësim personal i djalit tuaj. Në pak muaj pushoi dhe qëndronte atje për të fjetur. qante jo vetëm kur ndahej. pra nuk vajti për afro tre muaj. klase. është i qetë dhe jo shumë në ankth. sidomos nëse më parë nuk kishte marrëdhënie me fëmijë të tjerë. qan gjithë kohën dhe duket se nuk i intereson asgjë. me të cilët do të luajë dhe do të shoqërohet. Në rastin kur fëmija grindet më keq kur e ka nënën aty. megjithëse ka të njëjtat edukatore. Përdorni mjetet që keni (lejen e zakonshme. megjithëse ishte mësuar të qëndronte me persona të tjerë përveç nënës (më shpesh gjyshja. ose çerdhe. Vajza ime mbush tre vjeç për pak muaj. do të ndjehet i lidhur me persona të rritur. pastaj prapë sëmurë. vajza ime dëshpërohet. është më mirë që nëna të largohet. Edhe në këtë rast lërini kohë kohës. si dhe do të takojë moshatarë. që janë të dashur dhe të sigurtë për të dhe të pranuar nga nëna dhe babai. sepse mënyra e jetesës në familje është e ndryshme nga ajo në çerdhe. duke e lejuar nënën të qëndrojë për disa kohë me fëmijën. përshtatuni me ritmet e fëmijës. Unë bashkë me babain e saj u përpoqëm vazhdimisht t’i flasim për të kuptuar . Ky shqetësim nuk duhet të bëhet një shqetësim shumë i madh për prindërit. mos e quani veten fajtorë (veçanërisht nëna) për punë që kryeni jashtë familjes. të cilët do të fillojnë të hetojnë njëmijë shkaqe të lidhura me këtë refuzim të prerë. Por u sëmur shpesh në këtë kohë. Por frika e shkëputjes mund të rishfaqet edhe më vonë. fëmija pak nga pak do ta pranojë situatën. Koha dhe mënyrat e përshtatjes ndryshojnë sipas çdo fëmije dhe përballja me jetën në grup fillimisht mund t’i duket e fortë. ta ketë pranë për njëfarë kohe dhe kështu të mësohet me mjedisin dhe personat. Ka filluar të shkojë në çerdhe që në moshën 16 muajshe. shoqe. (ndoshta në një dhomë tjetër) që fëmija. Kjo është normale.302 PJESA IV VITI I TRETË fut në këtë realitet të ri. jo thjesht një mungesë dëshire për të shkuar në çerdhe. por vazhdonte deri kur shkonim ta merrnim. fundjavën në shtëpi etj) që të rrini më shumë me fëmijën dhe përpiquni e ripërpiquni (çdo moment është i ndryshëm nga ai i mëparshmi dhe nga ai që vjen pas). Prandaj futja duhet të bëhet gradualisht. kur ta kërkojë. pra nuk shkonte rregullisht në çerdhe. kur fëmija po jeton një moment të vështirë në shtëpi. Tani që rifilloi. 1. dhe ndonjëherë bebisiter). Përshtatja e saj ka qenë shumë e ngadaltë dhe e lodhshme.2 ditë.

Në kohët e fundit ka jetuar shumë situata të ndryshme. që mund t’i kenë shkaktuar ndjenja pasigurie dhe shqetësimi. të fiksohen në një temë). shkonim në çerdhe. duke qenë se ju dëshironi të filloni një punë me orar me të zgjatur. thotë vetëm që qau dhe kaq. por pa pasur mundësi të ecë njësoj me to. këputja. vajza juaj është me të njëjtën edukatore.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 303 këtë ndryshim. që i lejojnë të kapërcejë vështirësitë emocionale. kohën e qëndrueshme dhe personat e qëndrueshëm. Mos u mërzisni.). sepse ajo është larguar për një periudhë kohe të gjatë. për t’u siguruar se po rritet i . Ajo që vajza juaj dëshiron dhe e shfaq me të qarën e saj është një lloj vijueshmërie (dihet që fëmijët e kësaj moshe kanë qejf shpesh t’i përsërisin gjërat. babai. si përcaktimi i identitetit të vetvetes. Kur i flasim dhe e pyesim përse qau në çerdhe. më shumë se sa të qëndrojë në shtëpi me gjyshen). Në shtëpi duket e qetë. që gjithnjë kërkojnë edhe për të rriturin një ridrejtim të ritmeve dhe të rutinës së përditshme. Përveç frikës natyrale të braktisjes që shoqëron fëmijërinë. Si prindër duam ta ndihmojmë …ndoshta pa u dorëzuar (që të mos mësohet se kur qan fiton atë që do. I treguam se edhe ne.24 . shoqërizimi më i ndërgjegjshëm. që fëmija të njohë ritmet e reja dhe të ndjehet e qetë. që shpesh janë të vështira (lodhja. Pra ajo do të gjejë mënyrat. me të njëjtët shokë. mosha tre vjeç është kyçe për disa elemente.). veçimi etj. forcimi i njëfarë pavarësie. KONTROLLI MJEKËSOR I FËMIJËS 3 VJEÇ M jeku pediatër në këshillimore do të: • peshojë dhe masë fëmijën tuaj. bebisiteri etj. Por megjithatë në këtë kohë. Tani. “sepse doja mamin”. duhet të organizoni me burrin tuaj jo vetëm kohën për për ta marrë fëmijën tuaj nga çerdhja. Kjo kërkon përsëri një tjetër periudhë përshtatjeje për fëmijën. por edhe sepse besojmë që qëndrimi me fëmijët e tjerë është një eksperiencë që e pasuron. momente shqetësuese për të (sëmundjet). Mundohuni që të krijoni një lloj vazhdimësie. por edhe më tej. sepse ndërkohë ka kaluar situata të ndryshme kujdestarie (gjyshja. kur ishim të vegjël. Lëreni që t`ju ndihmojë koha dhe me komunikimin tuaj ta përballoni së bashku me vajzën jetën e përditshme. por edhe kohën që duhet të kaloni me të në shtëpi.

të cilat ende vazhdojnë në këtë moshë. Çfarë pëlqen për të ngrënë? Fëmija në këtë moshë përsëri ka nevojë të hajë një ushqim të shumëllojshëm dhe të shëndetshëm. Fëmijët. disiplinën e fëmijës. • përgjigjet pyetjeve që ju mund të keni për ta mësuar fëmijën të arrijë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit. A përdor dorën e djathtë. kanë frikë nga errësira. ose me shumë fëmijë të tjerë.304 PJESA IV VITI I TRETË shëndetshëm. të cilët mund të duket se kanë problem të zgjedhin se cilën dorë përdorin më shumë. apo të majtën. djegiet. simbas kalendarit të vaksinimit të fëmijës. • japë disa këshilla për zhvilli- min. kërkesa të thjeshta për t’i zbatuar. rrufa. veçanërisht për ato fëmijë që qëndrojnë në kolektiva. nëse fëmija zakonisht nuk i zbaton urdhërat tuaja. shumë fëmijë përdorin një dorë më shumë se tjetrën. apo duket se nuk dëgjon. apo është mëngjërash? Në moshën 3 vjeç. Kur janë në gjumë. zhurmat e çuditshme. • kontrollojë shikimin dhe dëgjimin e fëmijës. tregojani mjekut.. makthe. Të gjitha këto bëjnë që t’i zërë gjumi me vështirësi. Gjithashtu. bajamet. • kontrollojë vaksinimin. që janë të shpeshta. Mjeku mund t’i kërkojë fëmijës të vizatojë në një fletë dhe vëzhgon dorën që përdor fëmija. flen mesatarisht 10-12 orë në ditë dhe ende ka nevojë për gjumin e pasdrekes. sjelljen dhe temperamentin e fëmijës tuaj. • japë fëmijës tuaj urdhëra. mjeku duhet të vlerësojë edhe aftësitë e të dëgjuarit dhe të folurit të fëmijës tuaj. pra të djathtën. • kontrollojë për probleme që shqetësojnë shëndetin në këtë moshë dhe që ai mund të vërejë si. • pyesë për ndryshime në rutinën e jetesës së fëmijës tuaj (për shembull nëse tani ka shkuar në kopsht). sepse kështu ka energji për të përballuar ditën e tij të lodhshme e plot aktivitete. • flasë me fëmijën tuaj se çfarë lojrash pëlqen. gripi. mund të zgjohen nga ëndrra të këqija. apo të qëndrojnë vetëm. Fëmija 3 vjeç. në çerdhe. sepse fëmijët tre vjeçarë janë shumë të gjallë. gjithashtu janë të shpeshta në këtë moshë. . çfarë librash shikon dhe cilët janë miqtë e tij. Pyetjet që mund t`ju bëjë mjeku: A ka çrregullime me gjumin? Fëmijët e kësaj moshe kanë një imagjinatë shumë të fortë. Gërvishtjet. mund të kenë probleme koordinimi. xhelozinë ndaj vëllezërve të tjerë më të vegjël në shtëpi etj.

megjithëse ende mund të kenë të papritura dhe kështu mund të kenë nevojë të përdorin natën panolinat.. tani duhet ta ketë më të lehtë të ndahet nga ju. Përshtatja ndaj largimit tuaj është një shenjë që ai/ajo është pjekur nga ana emocionale dhe është fëmijë i sigurt në vetvete.24 . A luan fëmija juaj mirë me fëmijë të tjerë? Fëmijët tre vjeçarë ende e kanë të vështirë të shkëmbejnë lodrat me të tjeret. . ngjyrosjen e figurave dhe vizatimin Kini parasysh!! Duhet të kontaktoni me një specialist të shëndetit. Çfarë lojrash pëlqen të luajë? Aktivitetet që pëlqen fëmija juaj. rrahja dhe kafshimi janë mënyrat më të zakonshme të fëmijës për të shprehur zhgënjimin. Mjeku do t`ju japë këshilla si të veproni me sjelljet agresive të fëmijës. Si reagon fëmija juaj kur e lini në çerdhe. • Nuk bën pyetje • Nuk qëndron vetëm për 3-4 minuta në një aktivitet. për shembull duke parë një libër me figura. sesa kur ishte dy vjeç. në kopsht. apo me dikë tjetër? Megjithëse fëmija në këtë moshë ende pëlqen të qëndrojë më shumë me ju se me të tjerët. Ato pëlqejnë gjithashtu leximin e librave. Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë lojrat e fantazisë – për shembull. i japin mjekut informacion se si po zhvillohet.36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT. nuk luan vetëm disa minuta rresht • nuk hidhet në vend pa u rrëzuar • nuk ndihmon për t’u veshur. Disa fëmijë nuk janë gati të mësojnë vetëkontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit deri në moshën 4 vjeç. mërzitjen e tij. apo kukullat që kanë. nëse në moshën 36 muaj fëmija: • Nuk ka të folur inteligjent (nuk flet fjalë me kuptim). që ju shqetësojnë dhe si të nxisni qetësimin e tij. Mjeku do t`ju pyesë nëse fëmija juaj është bërë shumë agresiv me të tjerët. organizojnë një ftesë për çaj e ëmbëlsira për kafshët pellushi. 305 Si është me fitimin e pastërtisë? Tani mjaft fëmijë kanë mësuar mirë të përdorin uturakun. në pjesën më të madhe të kohës • Nuk kupton dhe zbaton urdhëra dhe kërkesa të thjeshta • Nuk thotë emrin dhe moshën e tij • Nuk i pëlqen të luajë pranë fëmijëve të tjerë • Nuk përdor fjali me 3-4 fjalë.

Vitet e mëparshme. Kjo është mosha ideale. Shtëpia nuk i mjafton më.. Fëmijët e kësaj moshe. por edhe një periudhë e lumtur. në zbulimin e interesave të tjera. Imagjinata e fëmijës e bën të përditshmen magjike dhe përrallore dhe prindërit janë pjesëtarë të kësaj. Gjatë tre viteve të ardhshme ai do të rritet në shumë kuptime dhe në shumë drejtime. Është mosha ku ai mëson diçka të rëndësishme: të shoqërohet me të tjerët. Fëmija e jeton atë midis realitetit dhe ëndërrimeve/fantazisë. por mbi të gjitha. kur fëmija bëhet i zoti dhe mund të përdorë aftësitë e tij. Tani prindërit nuk kanë më një fëmijë që zvarritet. fëmija tre vjeçar ka nevojë për kopshtin. E lodhshme për prindërit. Por kjo është dhe mosha në të cilën fëmija fillon të kuptojë dallimin midis përrallës dhe realitetit. Ai mëson të lahet dhe të kujdeset vetë për trupin e tij. sendet. duke ruajtur një fantazi të zhvilluar. kanë mbaruar. Kurioziteti për të zbuluar gjëra të reja e ndihmon atë të zbulojë botën. grupin social të fëmijëve dhe lojrat e përbashkëta. i kontro llojnë shumë mirë lëvizjet e duarve dhe të këmbëve.. flet e luan dhe që fillon të bëhet më i përgjegjshëm në lidhje me fëmijët e tjerë.306 2 Mosha parashkollore Çfarë ndodh në këta 3 vjet? K anë filluar “vitet magjike’. tani ai është një fëmijë kurioz. Ata tani janë të shkathët dhe të aftë të luajnë lojra dhe sporte më të organizuara. aq të bukura por edhe “të lodhshme”. Më shumë se çdo gjë. ekuilibrin e trupit. Fëmija do të zhvillohet në marrëdhëniet emocionale me njerëzit. Për këtë. por një fëmijë më të pavarur që lëviz. duke krijuar raporte të reja dhe . zbulimet e vërteta i bën në marrëdhëniet emocionale me të tjerët.

aktiviteteve dhe aftësive në mënyrë krijuese dhe të përgjegjshme. Më parë fëmijët i shprehnin emocionet edhe me anë të veprimeve fizike. si prekja. si një bebe. aq më shumë fëmijët i mbledhin aftësitë për diçka shumë të rëndësishme: të fillojnë vetëdisiplinimin e veprimeve. Për shembull: mund të urinojnë përsëri një natë në krevat. tani ai arrin t’ju shi- .6 VJEÇ 307 më serioze. që do të thotë frenim ose kthim pas. kapja. duke marrë përgëzimet e prindërve dhe duke rritur vetëvlerësimin. dëshirat dhe ndenjat. por edhe mund të pësojnë “arrest”. Mund të humbin sigurinë nga një fëmijë. mund të jetë një fëmijë tjetër më i vogël që tërheq vëmendjen dhe dashurinë e të tjerëve. sepse e kuptojnë rrezikun. Sa më shumë prindërit t’i ndihmojnë fëmijët të shprehen me anë të gjuhës dhe lojës. Emocionalisht. por nuk i kishin shqiptuar. Nëse e humbasin sigurinë. dëshirat dhe ndjenjat shprehen nëpërmjet gjuhës. përveç veprimeve fizike. herën e dytë emocionohen më shumë. gjuha e fëmijëve i ndihmon ata t’i shprehin këto ndjenja dhe dëshira. dhe kuptojnë që vlerësimi për ta mund të humbasë. nëpërmjet gjuhës me të cilën u ka folur nëna dhe nëpërmjet gjuhës së tyre. e rrisin atë çdo ditë dhe provojnë fjalët e reja që i dinin që më parë. ose nëpërmjet të qarës. shikimeve etj. fëmijët. Atëherë fëmijët e kësaj moshe bëjnë shpërthime zemërimi ose kalojnë nga sjelljet më të pjekura në sjellje të një moshe më të vogël. Nga lindja deri në tre vjeç. Kjo ndodh kur fëmijët kanë bërë përpjekjen e parë drejt një zbulimi dhe zhvillimi dhe gjatë kësaj përpjekjeje nuk janë ndierë të sigurt. vëlla ose motër më e vogël që vjen në familje. Kanë mësuar të njohin veten e tyre dhe kanë ndërtuar emocionet. Gjithashtu ata kanë pasuruar mjaft fjalorin. Kjo është mosha kur ai zbulon se mund të frenojë dhe kontrollojë urinimin. Mund të thonë fjalë të reja por jo të sakta. Marrëdhënia juaj me fëmijën do të ndryshojë shumë gjatë kësaj kohe. Por tani. Fëmijët e kësaj moshe kanë mësuar rregullat kryesore të gjuhës nga nëna e tyre. goditja. Kujdes! Mund të ndodhë që këto zhvillime të shkojnë përpara. ata nuk përpiqen prapë. hedhja. përmbysja. Tani ata kanë një fjalor që të habit. Kështu gjuha merr rëndësi të dorës së parë për të edukuar sjelljen e fëmijëve. tingujve. Do të mësojë se nuk është i vetmi për prindërit dhe familjen. kanë ndërtuar botën që i rrethon dhe marrëdhëniet me njerëzit. Pas moshës dy-tre vjeç dhe deri në moshën 5-vjeçare.MOSHA PARASHKOLLORE 4 .

Ata janë aktivë për të ndikuar në jetën e përbashkët shoqërore. Ruajtja e pavarësisë dhe e personalitetit të fëmijës e ndihmon atë të ruajë aftësitë për të menduar në mënyrë të drejtë. që duhet ruajtur dhe respektuar. Në të njëjtën kohë. në 2 kg dhe 6. vlerësimin për shokët. si dhe për të gjykuar vetë se ç’është e drejtë. për t’ia arritur kësaj. Kur ju jeni i trishtuar. Ata tani janë të aftë. Masni fëmijën . Ndonjëherë. ai do edhe të kënaqë veten e tij. ndërkohë që muskujt e tyre zhvillohen. Ky është një hap i madh.9 cm gjatë vitit të tretë. Këmbët dhe krahët e tij do të bëhen më të holla dhe pjesa e sipërme e trupit më e ngushtë dhe në formë koni. që ai po fillon t’i kuptojë.3 kg dhe 8. ai mund të thotë se “edhe ai e urren” atë person. Prindërit dhe familja mbeten gjithmonë grupi më i rëndësishëm.308 PJESA IV VITI I TRETË kojë si një person të veçantë.4 cm gjatë vitit të pestë. kjo sjellje e tij mund t’ju duket irrituese. Rritja dhe zhvillimi nga 3-6 vjeç Trupi i fëmijës suaj do të vazhdojë të humbasë dhjamin e foshnjes dhe të fitojë muskuj gjatë kësaj kohe. por është një shenjë e shëndoshë pavarësie. zgjatja bëhet shumë më shpejt se shtimi në peshë dhe në muskuj. ose që diçka nuk po shkon mirë: këta fëmijë “mbushen” ngadalë. Rritja e fëmijës suaj do të ngadalësohet nga 2. sipas rregullave të grupit të kopshtit dhe moshatarëve të tjerë. që e ndihmon fëmijën të bëhet i aftë të sillet sipas kufijve të përcaktuar nga shoqëria në mjedisin në të cilin jeton. kështu që shpesh do të përpiqet të “bëjë pazar me ju”: “Nëse unë e bëj këtë për ty. Por kjo nuk do të thotë që nuk janë të shëndetshëm. ku fëmijët flasin për interesimin e tyre për të tjerët. duke i dhënë atij një paraqitje më të fortë dhe më të pjekur. të bukur. kur thjesht doni që ai të sillet si doni ju dhe nuk ju pëlqen “pazari”. jashtë familjes. Nëse ju nevrikoseni me persona të tjerë. aq sa ata mund të fillojnë të duken të dobët dhe të brishtë. por edhe të vështirë: aftësimin për shkollën e vërtetë të jetës jashtë familjes. Ata janë të aftë të shkëputen nga prindërit dhe të ecin vetë. ai mund të shprehë keqardhje ose të përpiqet të zgjidhë problemet tuaja. vlerësimin dhe komentet për fëmijët e tjerë më të rritur. Ai dëshiron shumë t’ju kënaqë në këtë moshë dhe e di se duhet të bëjë disa gjëra të caktuara dhe të sillet në një mënyrë të caktuar. Në moshën pesë vjeç e më pas fëmijët bëhen gati për të filluar punën më të madhe. me nevoja dhe ndjenja. Tek disa fëmijë. në lagje dhe shoqëri. Fëmijët tani kanë detyrë të ndërmarrin sfida komplekse të mësimit të këtyre rregullave. ti do të bësh këtë për mua?”.

me këmbët zbathur. çdo gjashtë muaj. duke kërkuar edhe bashkëpunimin e fëmijës. ai mund të ketë probleme rritjeje. mund të bëni vetë një shirit letre për këto matje dhe vendoseni në mur ose pas derës. Pra.MOSHA PARASHKOLLORE 4 . Për ta matur.6 VJEÇ. Edhe fytyra e fëmijës tuaj do të ndryshojë gjatë këtyre viteve. fytyra e tij do të bëhet më e gjerë në pjesët e saj më të theksuara si mollëzat. Nofulla e sipërme do të zgjerohet për t’i bërë vend dhëmbëve. 309 tuaj dy herë në vit dhe regjistroni këto matje. Bëjeni këtë një ngjarje të veçantë. Gjatësia e kafkës së tij do të rritet pak. hunda. dhe nofulla e poshtme do të jetë më e theksuar.. balli dhe mjekra. Nëse pesha e tij rritet shumë më shpejt sesa gjatësia. Koka e tij duhet të jetë drejt. nëse gjatësia e tij nuk rritet fare gjatë gjashtë muajve. për të caktuar pikën në majë të kokës dhe për ta shënuar atë në mur. Nuk është më ajo “topçja e rrumbullakët”. Pastaj përdorni një vizore apo një libër. mbështeteni në mur. Do të jetë kënaqësi për ju dhe fëmijën tuaj të shikoni këtë shkallë dhe të dalloni se sa është rritur ai. ai mund të jetë duke u shëndoshur shumë.. . në mënyrë që ai të shikojë përpara vetes.. të vendosura drejt në dysheme. Por ju mund ta bëni këtë edhe në shtëpinë tuaj.. Masni zhvillimin fizik të fëmijës tuaj! Mirë është që të shkoni në këshi- llimoret e Nënës dhe Fëmijës për të parë zhvillimin fizik të tyre. të paktën një herë në vit. Filloni duke caktuar një vend të veçantë në shtëpi për matjen. Për shembull. Në këtë rast flisni për këtë me pediatrin tuaj.

310 .

311 Pjesa V VITI I KATËRT MOSHA E FJALËS .

312

1 3 - 4 vjeç

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

T

hamë se viti i katërt është mosha e fjalës. Zhvillimi i fëmijëve në këtë moshë është shumë i lidhur me emocionin, gjuhën, marrëdhëniet me të tjerët, zotërimin e urinimit dhe jashtëqitjes, imagjinatën dhe fantazinë, aftësitë e reja për veprime dhe aktivitete. Është një moshë kur fëmijët sëmuren shpesh, por pa rrezik. Janë shumë të zgjuar, por ende janë egoistë dhe kundërshtojnë. Ata kundërshtojnë urdhërat e të rriturve dhe zemërohen kur prindërit i pengojnë. Mund të mbyllen në vetvete, të bëhen të heshtur, të vecuar dhe të frikësuar. Nëse nuk gjejnë mbështetje dhe siguri në familje, i kërkojnë këto gjëra në njerëzit e tjerë jashtë shtëpisë. Kanë besim në veten e tyre dhe mendojnë se mund t’i bëjnë të gjitha. Është mosha e daljes nëpër “botë” dhe e shkëputjes pak nga pak nga prindërit. Marrëdhëniet jashtë shtëpisë vendosen në dy mënyra, përmes fantazisë dhe lojës. E duan grupin, por ende nuk kanë durim të marrin e japin me grupin. Pëlqejnë të krijojnë një vend të fshehtë dhe emocionet e mëdha përpiqen t’i zbrazin duke folur dhe duke ëndërruar. Marrëdhëniet emocionale janë shumë të forta. Nëse nuk krijohen mundësitë për t’i shprehur këto marrëdhënie në lojë dhe duke folur, atëherë mbyllen në heshtje duke fantazuar ose duke shfaqur sëmundje të vogla.

ZHVILLIMI LËVIZOR

N

ë moshën tre vjeç fëmija juaj nuk ka më nevojë të ecë, të

vrapojë, apo të kërcejë me kujdes. Lëvizjet e tij tani janë të shkathta, pavarësisht nëse ai po lëviz përpara, pas, apo poshtë e lart shka-

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

313

llëve. Ndërsa ecën ai qëndron drejt, shpatullat vendosen pas dhe barku brenda është i fortë nga muskujt e barkut. Ai hedh hapa të rregullt me të njëjtën gjatësi, gjerësi dhe shpejtësi. Gjithashtu mund të ngasë lehtësisht një biçikletë. Megjithatë jo gjithçka është e lehtë. Fëmija juaj mund të ketë ende nevojë të bëjë një përpjekje kur rri në majë të gishtave ose mbi një këmbë, ndërsa ngrihet në këmbë nga ulur galiç (në bisht), apo kur kap një top. Fëmija juaj trevjeçar mund të jetë aktiv po aq sa ka qenë kur ishte dy vjec, por ai do të jetë më shumë i interesuar në lojra të strukturuara për moshën e tij. Kështu, në vend që të vrapojë apo hidhet nga një aktivitet në një tjetër, ai mund të ngasë biçikletën e tij. Ai gjithashtu mund të pëlqejë lojëra aktive si ndjekje, gjah ose të luajë me top me fëmijë të tjerë. Fëmija juaj mund të duket sikur është në lëvizje të vazhdueshme në shumicën e kohës, sepse ai përdor trupin e tij për të shprehur mendimet dhe ndjenjat. Fëmijët nuk mund t’i shprehin të gjitha emocionet e tyre me anë të të folurit. Prandaj ata kanë nevojë për lëvizjen. Kjo lëvizje e trupit gjithashtu e ndihmon fëmijën të kuptojë më mirë fjalët dhe konceptet e reja për të. Për shembull,

nëse ju filloni të flisni për një aeroplan, ai mund të hapë krahët dhe të “fluturojë” nëpër dhomë. Nëse kjo ndonjëherë mund të jetë e mërzitshme për ju, mos harroni se është shumë i nevojshëm për procesin e tij të mësimit dhe argëtimin e tij. Në këtë moshë, vetëkontrolli, gjykimi dhe koordinimi i fëmijës suaj është ende në zhvillim e sipër. Mbikqyrja e të rriturve është e rëndësishme për të parandaluar aksidentet, por është gabim ta teprosh me këtë mbikqyrje. Disa goditje dhe xhunga të vogla do të bëhen patjetër dhe ndonjëherë janë “të nevojshme”, për fëmijën, që të zbulojë se deri ku mund të shkojë gjatë veprimeve fizike. Si një rregull i përgjithshëm, ju zakonisht mund ta lini atë vetëm, kur luan vetë në dhomën e tij. Ai do të luajë në vendin e tij, duke u përpjekur të bëjë gjëra brenda mundësive. Ju duhet të keni më shumë kujdes kur ai është me fëmijë të tjerë, me mjete dhe makineri të rrezikshme, dhe veçanërisht kur është në rrugë. Fëmijët e tjerë mund ta shtyjnë atë të bëjë gjëra të rrezikshme, ndërsa makineritë, mjetet dhe rruga jane ende shumë të rrezikshme për të. Dhe ai ende nuk mund të parashikojë pasojat e veprimeve, si ndjekja e një topi në rrugën me makina, apo futja e dorës në rrotat e biçikletës së tij. Kështu që ju duhet ende të kujdeseni për mbrojtjen e tij në këto rrethana.

314

PJESA V

VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

Aftësitë e lëvizjes së fëmijës • Hidhet dhe rri me një këmbë • Ngjit dhe zbret shkallët, pa nevojë për mbështetje. • Godet topin përpara. • Hedh topin me dorë. • Kap topin që i hidhet në shumicën e rasteve. • Lëviz para dhe pas, me shkathtësi. • Fëmija në këtë moshë arrin të kërcejë së prapthi. • Ecën mirë, duke mbajtur ekuilibrin. • Hedh topin në dysheme dhe e kap me të dyja duart. • Ecën përpara duke u hedhur me të dyja këmbët. • Është në gjendje të ngasë biçikletën (me tri rrota). • Fëmija në këtë moshë përdor mirë lapsin. Ai vizaton mirë rrathë e katrorë. • Ndërton kulla me 10 ose më shumë blloqe. • Vizaton dorën e vet duke i rënë rrotull me laps mbi një copë letër. • Prek gishtin tregues me secilin gisht të së njëjtës dorë. • Hedh sende të vogla (top) dhe e merr atë me të njëjtën dorë. • Mund të ngrejë secilin gisht të dorës lart, duke fshehur të tjerët. • Ha vetë me lugë. Aftësitë e duarve dhe të gishtave Në moshën trevjeçare fëmija po zhvillon kontrollin e muskujve dhe përqëndrimin që i duhet për

të zotëruar lëvizjen e saktë të gishtave dhe duarve. Ju mund të vini re se ai tani mund të lëvizë secilin gisht në veçanti apo të gjithë bashkë, gjë që do të thotë që në vend që të kapë shkumësat në grusht, i mban ato si një i madh, me gishtin e madh të dorës në një anë dhe gishtat e tjera në anën tjetër. Ai tani mund të vizatojë një katror, të kopjojë një rreth apo të shkarravisë në mënyrë të lirë. Mban shkumësat si i madh Fëmijët në këtë moshë nuk e kanë shumë të zhvilluar njohurinë e tyre për hapësirën, por ata janë më të ndjeshëm në marrëdhëniet me sendet. Në moshën tre vjeç e më pas, një fëmijë do t’i vendosë lodrat e tij me kujdesin më të madh gjatë lojës, dhe do të kontrollojë veten sesi i mban mjetet, për shembull lapsin, për të kryer detyra të veçanta. Kjo rritje e ndjeshmërisë dhe kontrollit do ta lejojë atë tani të jetë i aftë të bëjë disa veprime që nuk i bënte më parë, si për shembull: të ndërtojë një kullë me nëntë ose më shumë kuba, të ushqejë veten pa derdhur gjë, të hedhë ujin nga një kanë në një gotë duke përdorur të dyja duart, të heqë rrobat dhe mundësisht edhe të mbërthejë kopsat e mëdha. Ai është shumë i interesuar të zbulojë çfarë mund të bëjë me mjete si gërshërë letre, dhe materiale si baltë, bojë dhe shkumësa. Ai tani ka aftësi të manipulojë këto sende

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

315

dhe po fillon të eksperimentojë përdorimin e tyre për të bërë gjëra të tjera. Në fillim ai do të luajë me materiale që përdoren në profesione të cakuara dhe do të formojë një send, që njihet vetëm kur është i përfunduar. Për shembull, duke parë shkarravinat e tij, ai mund të vendosë që ato duken si një qen. Por shpejt ai do të ndryshojë, dhe do të vendosë se ç’do të bëjë përpara se të fillojë të punojë. Ky ndryshim do ta nxisë atë nëpërmjet fantazisë, imagjinatës, të zhvillojë edhe më shumë përdorimin dhe lëvizjen e duarve. Për këto veprime fëmijët e kësaj moshe shpenzojnë shumë kohë dhe interes. Për këtë është e rëndësishme që prindërit dhe edukatoret t’i sigurojnë dhe t’i sugjerojnë të gjitha mjetet e thjeshta, për të cilat ai ka nevojë. Aktivitetet që mund të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive të duarve të fëmijës suaj përfshijnë: • Ndërtimin me kuba. • Mozaikë (gjëegjëza) të thjeshtë (katër ose pesë pjesë të mëdha). • Dërrasa me kunja. • Ngjyrosje me shkumësa. • Ndërtimin e kështjellave të rërës. • Hedhjen e ujit në enë me përmasa të ndryshme. • Veshjen dhe zhveshjen e kukullave me rroba me zinxhir, kopsa dhe lidhëse.

Ju gjithashtu mund ta nxisni fëmijën të përdorë duart, duke e mësuar të përdorë disa mjete pune të rriturve. Atij do t’i pëlqejë shumë të përdorë një kaçavidë, një çekiç të lehtë, një rrahëse vezësh apo mjete për të punuar në kopsht. Ju duhet ta mbikqyrni, kuptohet, por nëse ju e lejoni t’ju ndihmojë ndërsa punoni, do të habiteni se sa punë mund të bëjë ai vetë. Aftësitë kryesore të duarve dhe të gishtave në fund të kësaj periudhe • Kopjon forma katrore • Vizaton një person me dy ose katër pjesë trupi • Përdor gërshërë • Vizaton rrathë dhe katrorë • Fillon të kopjojë disa gërma të mëdha (kapitale, për shembull A, B.)

ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT
ëmija juaj tre vjeçar do të kalojë shumicën e kohës duke pyetur për çdo gjë që ndodh përreth tij. Ai ka shumë dëshirë të pyesë “Pse duhet të...?” dhe do t’i dëgjojë me shumë vëmendje përgjigjet tuaja, kur ato janë të thjeshta dhe kanë të bëjnë tamam me pyetjen e tij. Mos mendoni se duhet të shpjegoni gjithçka; ai ende nuk mund të kuptojë gjëra si arsyetimi dhe nuk është i interesuar. Nëse do

F

316

PJESA V

VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

të provoni të bëni këtë lloj bisedimi “serioz”, shpejt do ta shikoni të fiksojë shikimin diku, ose do të merret me gjëra më interesante për të, si një lodër nëpër dhomë ose një makinë që kalon jashtë. Më mirë t’i thoni që të bëjë diçka “Sepse është e mirë për ty” ose “kështu nuk do të vritesh”, sesa t’i jepni një shpjegim të detajuar. Pyetjet “Pse?” të fëmijës tuaj mund të jenë më të vështira, sepse mund të ketë qindra çdo ditë dhe sepse disa nga to nuk kanë përgjigje, ose ju nuk e dini. Nëse pyetja është: “Pse ndriçon dielli?” ju mund të përgjigjeni që nuk e dini, ose ta ftoni atë ta mendojë edhe një herë pyetjen, duke gjetur një libër mbi diellin. Kujdesuni që t’i merrni këto pyetje seriozisht. Kështu ju ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë njohuritë e tij, shuani kuriozitetin e tij dhe e mësoni atë të mendojë më qartë. Kur fëmija juaj trevjeçar përballet me sfida të veçanta mësimi, ju do të shikoni që ai arsyeton ende në mënyrë të njëanshme. Ai ende nuk mund të shohë një çështje nga të dy anët e saj, as mund të zgjidhë problemet që kërkojnë që ai të shikojë më shumë se një faktor në një moment. Për shembull, nëse ju merrni dy gota të njëjta uji dhe hidhni njërën në një gotë tjetër të shkurtër dhe tjetrën në një të gjatë por më të hollë, ai do të thotë që

gota më e gjatë ka më shumë ujë se ajo e shkurtra. Edhe nëse ai sheh dy gotat e njëjta në fillim dhe ju ndjek duke e hedhur ujin, ai do t’ju japë të njëjtën përgjigje. Sipas mendjes së tij gota më e gjatë është “më e madhe” dhe prandaj duhet të mbajë më shumë. Rreth moshës shtatë vjeç, fëmijët do të kuptojnë më në fund që duhet t’i shikojnë të gjitha anët e një problemi, përpara se të japin një përgjigje. Në moshën tre vjeç fëmijës i rritet sensi i kohës. Ai do të dijë rutinën e ditës së tij dhe do të përpiqet të kuptojë rutinën e të tjerëve. Për shembull, ai do të presë me padurim tetën që sjell qumështin çdo ditë. Ai do të kuptojë që disa ngjarje të veçanta si festat apo ditëlindjet, ndodhin në ditë të caktuara, por edhe nëse mund t’ju thotë se sa vjeç është, ende nuk e kupton dot sa i gjatë është një vit. Megjithëse për çdo prind është normale të përpiqet të masë zhvillimin mendor të fëmijës, kini kujdes, mos nënvlerësoni apo mbivlerësoni zgjuarsinë e tij, pa një testim të rregullt nga specialistët. Është e lehtë të bindni veten tuaj që një fëmijë miqësor, i lumtur, që flet shumë është “madhështor”, ndërsa një më i qetë, më i tërhequr, që luan vetë, nuk është shumë i “shkëlqyer”. Kjo mund të jetë dhe mund të mos jetë e vërtetë, por mënyra e vetme për ta ditur me

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

317

siguri është t’i bëhet një testim i rregullt nga specialisti. Të gjithë pediatrët i njohin mirë këto vlerësime zhvillimi dhe disa prej tyre i bëjnë vetë këto teste. Shumë pediatër të tjerë preferojnë t’i testojnë fëmijët pranë specialistëve. Pra, nëse ju besoni se fëmija juaj është shumë i aftë apo ka probleme, pyesni mjekun tuaj për këtë lloj testi. Nëse dyshimet tuaja vërtetohen, ju mund ta fusni atë në një program special sipas gjendjes, nevojave dhe aftësive të tij personale.
Aftësitë kryesore njohëse në fund të kësaj periudhe • • Emërton saktësisht disa ngjyra. Kupton konceptin e numërimit dhe mund të njohë disa numra. I shikon problemet në mënyrë të njëanshme. Fillon të ketë një sens kohe më të qartë. Ndjek komandat me tre pjesë. Kujton pjesë të një historie Kupton konceptin e “e njëjtë/ e ndryshme”. Angazhohet në lojra fantazie. Fëmija ndërton një figurë/mozaik me pesë pjesë të ndara. Dallon shprehjet: “sipër”, “poshtë”, “para”, “prapa”. Numëron saktë gishtat e duarve.

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT
ë këtë moshë fëmijët flasin shumë, bëjnë shumë pyetje, shprehin komente, zgjasin me detaje pa fund tregime dhe histori për gjithçka shohin. Për shembull, mund ta dëgjoni duke treguar një përrallë ose një film televiziv, që sapo e ka dëgjuar ose parë. Do të vini re se për çudi në tregimin e kësaj historie ai shton shumë nga vetja, duke shpikur në mënyrë krijuese histori të tjera imagjinare. Zhvillimi i aftësive gjuhësore është një ndër punët më të mëdha të fëmijëve të kësaj moshe. Në disa raste fëmijët pësojnë një frenim (ndalim) të plotë të të folurit. Ka fëmijë që flasin vetëm në shtëpi, por asnjë fjalë në mjediset e jashtme ose në kopsht. Kjo ndodh kur ata janë të stresuar dhe të pasigurt, si për shembull kur familja ka ndërruar vendbanimin dhe mjedisi i ri nuk është miqësor. Problemet gjuhësore kur nuk shkarkohen, kthehen në probleme të vërteta psikologjike dhe në ulje të aftësive sociale. Duhet dhënë kurajo dhe duhet ushqyer biseda me fëmijën, për ta bërë të folurin argëtues dhe të gëzueshëm. Në moshën trevjeçare, fëmija juaj duhet të ketë një fjalor aktiv prej afërsisht treqind deri në një mijë

N

• • • • • •

• •

318

PJESA V

VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

fjalë. Ai do të jetë i aftë të flasë me fjali prej pesë ose gjashtë fjalësh dhe të imitojë tonin e fjalëve të më të rriturve. Ndonjëherë ai duket sikur dërdëllit pa pushim – një gjë që ndonjëherë mund t’ju shqetësojë, por që është shumë e rëndësishme për mësimin e fjalëve të reja dhe për të fituar eksperiencë, duke përdorur dhe menduar me këto fjalë. Gjuha e lejon atë të shprehë mendimet e tij, dhe sa më shumë ecën përpara në të folur dhe në kuptimin e fjalëve, aq më shumë mjete do të ketë ai për të menduar, krijuar dhe për t’ju treguar. Shumë shpesh, përdorimi i gjuhës është mënyra më e mirë për të shprehur me fjalë humorin e keq, ëndërrat e këqija ose ngjarjet e hidhura. Shumë përvoja të kësaj moshe, siç janë aksidentet, zemërimet, ulërimat, vecimi (të ndenjurit e tepërt vetëm), ndryshimet e shprehjes, ndryshimet e sjelljes duhen shprehur me fjalë. Jo për gjithçka një fëmijë është në gjendje të ndajë fantazinë nga realiteti. Fëmijët e kësaj moshe kanë nevojë t’iu thuhet me fjalë të thjeshta fantazia e tyre lidhur me vdekjen, sëmundjen etj. pasi ata e kanë të vështirë të kuptojnë ndryshimin e situatave. Për shembull: në mendjen e tyre gjumi, vdekja dhe fluturimi në qiell, ose narkoza e një të sëmuri të sapooperuar, janë e njëjta gjë.

Përpiquni të kini mendjen dhe të shihni se si e përdor gjuhën fëmija juaj, për ta ndihmuar të kuptojë dhe të marrë pjesë në gjërat që ndodhin përreth tij. Për shembull, ai mund të përmendë sendet më të njohura dhe do të pyesë se si quhen, kur nuk mund t’i vërë emrin diçkaje. Ju mund ta ndihmoni të zgjerojë fjalorin, duke i thënë dhe fjalë të reja, që ai nuk i kërkon. Për shembull, nëse ai thotë “Makinë e madhe”, ju mund t’i përgjigjeni “Po, ajo është një makinë e madhe gri. Shiko se sa shkëlqen sipërfaqja!”. Nëse ai po ju ndihmon të zgjidhni lule, përshkruani secilën lule që ai zgjedh: “Ajo është një margaritë e bardhë dhe e verdhë shumë e bukur dhe kjo është një barbarozë e kuqe”. Ju gjithashtu mund ta ndihmoni të përdorë fjalët, për të përshkruar gjërat dhe idetë që ai s’mund t’i shikojë. Kur ai ju përshkruan “gogolin” që ka parë në ëndërr, mund ta pyesni nëse ishtë i nevrikosur apo miqësor. Pyeteni atë për ngjyrën e gogolit, ku jeton ai dhe a ka shokë. Kjo jo vetëm që do ta ndihmojë fëmijën të shprehë mendimet e tij, por do ta ndihmojë gjithashtu të kalojë frikën e tij nga këto imagjinime (përfytyrime) të çuditshme dhe të frikshme. Fëmija juaj është ende duke mësuar të shqiptojë fjalë si “unë”, “mua”, “e imja” dhe “ti”. Megjithëse këto fjalë duken shumë të thjeshta, ato janë ide të vështira, sepse tregojnë

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

319

se ku mbaron trupi i tij, prona apo autoriteti i tij dhe ku fillojnë ato të një tjetri. Për më tepër, fjalët ndryshojnë në varësi të personit për të cilin po flet. Shpesh ai mund të përdorë emrin e tij në vend të “unë” apo “mua”. Ose kur flet për ju, ai mund të thotë “Ma/Ba” në vend të “ti”. Nëse përpiqeni ta korrigjoni, (për shembull “thuaj kështu: do të më pëlqente një biskotë”), ju vetëm do ta ngatërroni atë më shumë, sepse ai do të mendojë se ju po flisni për veten tuaj. Megjithatë, kur flisni vetë, përdorini saktë këto fjalë. Kështu për shembull, thoni: “Mua do të më pëlqente që ti të vije” në vend që të thoni “Mamit do t’i pëlqente që ti të vije”. Kjo jo vetëm do ta ndihmojë fëmijën që të mësojë përdorimin e saktë të këtyre fjalëve, por gjithashtu do ta ndihmojë të kuptojë se ju jeni një person më vete, përveç rolit tuaj si “mami”. Në këtë moshë, e folura e fëmijës tuaj duhet të jetë e qartë, aq sa të tjerët të kuptojnë shumicën e atyre që thotë. Megjithatë, ai mund të shqiptojë keq pothuajse gjysmën e fjalëve që thotë. Fëmijët në këtë moshë shqiptojnë vazhdimisht gabim fjalë të caktuara, si për shembull: “pishku” në vend të “peshku”, apo “abanije” në vend të “batanije”. Shpesh problemet gjuhësore lidhen me stresin ose aftësinë e fëmijës për të zotëruar jashtëqitjen.

Ata nuk duhen qortuar dhe duhen ndihmuar në bisedat me të rriturit, për të kapërcyer vështirësitë. Belbëzimi Jo të gjithë fëmijët kanë siguri në të folur. Kjo ndodh pasi fëmija gjendet në situata ku i ulet besimi se ai është pronar i gjuhës dhe i aftë të shprehë lirisht çdo gjë. Besimi në aftësinë për të folur është shumë i rëndësishëm për zhvillimin psikik, shpirtëror dhe social për fëmijën. Gjuha e çliruar është një energji e re dhe shpërthimi i saj është njëkohësisht shpërthim i zhvillimit harmonik të rritjes së fëmijës. Shumë prindër e përjetojnë me shumë ankth belbëzimin e fëmijëve të tyre, edhe pse nuk kanë arsye të jenë të shqetësuar. Rreth moshës dy-tre vjeç, është e zakonshme që fëmijët të ngecin kur thonë fjalë të caktuara. Ndodh që fjalitë të përmbajnë fjalë jo të plota. Fëmijët vetë, zakonisht nuk e ndiejnë se po flasin në mënyrë jo të saktë dhe e kalojnë këtë gjë pa ndonjë ndihmë të veçantë. Nëse prindërit nuk i ndihmojnë dhe kjo dukuri vazhdon për një kohë të gjatë (më shumë se dy – tre muaj), shfaqet belbëzimi si një shenjë e pengesës në komunikim, gjë që e streson fëmijën. Në këtë rrethanë, fëmijët fillojnë të belbëzojnë sepse kanë humbur sigurinë e komunikimit. Ky është belbëzim i menjëhershëm

320

PJESA V

VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

i moshës, i cili tejkalohet. Mesatarisht në çdo njëzet fëmijë të moshës parashkollore, njëri belbëzon në një periudhë të caktuar, dhe kjo ndodh më shumë tek djemtë. Disa fëmijë mund të kenë probleme të mësojnë ritmin e duhur të të folurës, por shumica nuk kanë probleme mjekësore apo zhvillimi. Belbëzimi mund të shtohet kur një fëmijë është në ankth, i lodhur, i sëmurë ose kur është i emocionuar dhe përpiqet të flasë shpejt. Disa fëmijë belbëzojnë kur mësojnë shumë fjalë të reja njëkohësisht. Në raste të tjera mendimet e fëmijës ecin më shpejt se e folura dhe ai humbet fillin e asaj që po thotë. Përsëritja e një toni të caktuar apo të një fjale, e ndihmon atë të rifi-llojë. Çfarë duhet bërë • Sa më shumë i irrituar të bëhet një fëmijë për belbëzimin e tij, aq më shumë probleme do të ketë. Dëgjoni kur ai flet, por mos e korrigjoni. • Disa fëmijë kanë vështirësi në shqiptimin e bashkëtingëlloreve ose në shqiptimin e plotë të fjalëve dhe i flasin ato përgjysmë. • Është shumë e vlefshme që këta fëmijë të kenë mundësi të flasin për një kohë të gjatë me njerëz të rritur dhe të besueshëm për fëmijën, duke i dhënë atij mundësi të marrë pjesë në bisedë.

• Në të njëjtën kohë ju mund të jepni shembullin e mirë duke folur qetësisht, saktë dhe me një fjalor të thjeshtë kur i drejtoheni fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj belbëzon, ndihmojeni duke folur më ngadalë se zakonisht. Ju duhet të caktoni një orar të qetë çdo ditë, për të luajtur dhe folur qetësisht me të. • Ju mund ta rrisni vlerësimin e tij për veten, duke e lavdëruar për të gjitha gjërat që bën mirë dhe duke mos i dhënë rëndësi vështirësive të tij në të folur. Nëse bëni kështu, fëmijët që kanë një belbëzim të vërtetë mund t’i kapërcejnë këto probleme para fillimit të shkollës. • Kur belbëzimi i fëmijës është i rëndë, një trajtim mjekësor (terapi të foluri) mund të ndihmojë për të ndrequr këtë problem. Nëse fëmija juaj përsërit shpesh tinguj apo pjesë të fjalëve, është gjysmë i ndërgjegjshëm dhe tregon shenja të dallueshme tensioni (tik nervoz në fytyrë ose ngërdheshje), njoftoni pediatrin. • Mund të ndodhë që fëmija të ketë vështirësi psikologjike për shkak të rrethanave ku rritet, ose probleme të ndërtimit të aparatit gjuhësor. Gjithashtu njoftoni pediatrin nëse ka pasur ndonjë histori të ngjashme belbëzimi në familje. Ai mund t’ju rekomandojë një specialist.

3 - 4 VJEÇ

KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

321

Aftësitë kryesore të të folurit në fund të kësaj periudhe: • Përdor formën “unë” në të folur. • Përdor shumësin e fjalëve. Fëmija bisedon në mënyrë spontane, të qartë dhe kuptueshme. • Krijon përralla e personazhe. • Përdor në fjalitë e tij së paku dy përemra pronorë (imja, jotja). • Fëmija bën pyetje, shpreh komente, tregon me hollësi atë që ka parë, bërë apo imagjinuar • Kupton konceptet e “e njëjtë” edhe “e ndryshme”. • Ka kuptuar disa nga rregullat bazë të gjuhës. • Flet me fjali pesë ose gjashtë- fjalëshe. • Flet qartë mjaftueshëm, aq sa mund ta kuptojë edhe një i huaj. • Tregon histori.

Çfarë nuk duhet bërë: • Mos bini në sy para fëmijës, sa më shumë të jetë e mundur. Nëse ju nuk i jepni rëndësi, as fëmija juaj nuk do t’i japë rëndësi dhe do ta kalojë shpejt këtë pengesë. • Nëse fëmija juaj nuk shqipton mirë një fjalë, korrigjojeni, por gjithmonë ëmbël. Ashpërsia e shqetëson fëmijën dhe shton belbëzimin. • Mos e shtrëngoni asnjëherë me zor “të shfaqë” përballë të tjerëve përparimet e tij: fëmija vihet në siklet kur duhet të recitojë një vjershë ose t’i tregojë të ftuarve si i thotë mirë disa fjalë, gjë që me të vërtetë mund ta shtojë belbëzimin. • Në çdo rast, mos qeshni kurrë me të, mos e tallni nëse i shqipton fjalët në mënyrë qesharake: do të ndihej keq dhe i frikësuar përpara se të mund të fliste.

ZHVILLIMI SOCIAL
ani fëmija juaj do të jetë shumë më pak egoist sesa ishte një vit më parë. Ai gjithashtu do të jetë më pak i varur nga ju, një shenjë që sensi i tij i identitetit është më i fortë dhe më i sigurt (pra fillon ta shohë më shumë veten si njeri më vete). Ai tani do të japë e do të marrë, do të ndërveprojë me fëmijët e tjerë, në vend që thjesht të luajë me ta. Kështu, ai do të kuptojë se jo çdo njeri mendon njësoj si ai, dhe që secili nga shokët e tij të lojës ka shumë cilësi të vecanta, disa tërheqëse dhe disa jo. Ju gjithashtu do ta shikoni të tërhiqet nga disa fëmijë dhe të fillojë të zhvillojë miqësinë me ta. Kur t’i krijojë këto miqësi, do të kuptojë që edhe ai ka cilësi të veçanta që e bëjnë atë të pëlqyeshëm, një zbulim që do ta rrisë shumë vetëvlerësimin e tij.

T

Kur kjo të ndodhë. ai duhet të dijë se pse po kërkon falje. Sugjeroni një zgjidhje të thjeshtë kur ai dhe një fëmijë tjetër duan të njëjtën lodër. duke luajtur me radhë apo duke “bërë pazar” për lodrat. largojeni nga fëmijët e tjerë. Ndihmojeni të shohë situatën me sytë e një fëmije tjetër duke i kujtuar një rast kur dikush e ka goditur apo i ka bërtitur. Mbi të gjitha. veçanërisht në fillim të vitit të katërt. një “Më fal” e thjeshtë mbase nuk mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të korrigjojë sjelljen e tij. Për shembull. rënkojë apo ulërasë për diçka. Në vend që të rrëmbejë. fëmijët tre vjeçarë janë të aftë të gjejnë vetë zgjidhjet e diskutimeve. përmbajeni që të mos vrasë të tjerët. ju do të shikoni që ai ka një sjellje më pak agresive dhe luan në mënyrë më të qetë.MOSHA E FJALËS Ka ende lajme të tjera të mira për zhvillimin e fëmijës tuaj në këtë moshë: kur fillon të kuptojë ndjenjat dhe veprimet e të tjerëve. dhe nëse nuk qetësohet shpejt. Gjithashtu. por ia vlen ta provosh. Bëjini të ditur që i kuptoni dhe i pranoni ndjenjat e tij. Në fund. Ai mund të mos e kuptojë menjëherë. pasi ta kuptojë se ku po gabon – por jo më parë – kërkojini që t’i kërkojë falje fëmijës tjetër. kur luan me miqtë e tij. Gjithsesi. Ai do të fillojë të bëjë tamam si ju kur të jetë i inatosur.322 PJESA V VITI I KATËRT . ju duhet ta nxisni këtë bashkëpunim. bëhuni shembull për fëmijën. . ai nuk do të jetë më në garë me të tjerët dhe do të mësojë të bashkëpunojë. Kjo nuk funksionon gjithmonë. dhe pastaj sugjeroni mënyra të tjera për të zgjidhur grindjet. Në grupe të vogla ai do të arrijë të dallojë dhe të presë radhën dhe të ndajë lodrat me të tjerët. edhe pse jo gjithmonë. në shumicën e rasteve do ta kërkojë me mirësjellje. por bëjini të qartë që të sulmosh fizikisht një fëmijë tjetër nuk është një mënyrë e mirë për të shprehur këto ndjenja. mos e tregoni këtë në sy të tij. në mënyrë që të mos ndihet i irrituar. ndihmojeni me fjalët e duhura që të përshkruajë ndjenjat dhe dëshirat e tij. kujtojeni që kur dy fëmijë po luajnë me një lodër. por në moshën katërvjeçare këto shpjegime do të fillojnë të kenë kuptim për të. secili ka radhën e vet. Nëse ju vetë merrni zjarr shpejt. apo duke gjetur një lodër apo aktivitet tjetër. në vend që të përdorë veprimet e dhunshme (të godasë). Si rezultat. ju mund t’i thoni që ai “të përdorë fjalët” për të zgjidhur një problem. Shpesh. për shembull të vizatojnë në fillim. gjithsesi do të ketë momenteë kur zemërimi i fëmijës do të cojë në goditje dhe gjeste. Flisni me të për ndjenjat e tij dhe përpiquni të kuptoni pse është kaq i mërzitur. Gjithashtu. Pavarësisht se çfarë bëni. Gjithsesi.

djali juaj mund të imitojë babain. pasuria. Ndërsa djemtë zakonisht nuk i afrohen kukullave (megjithëse shumica e tyre i pëlqen). që janë më shumë bashkëpunuese se loja e përqëndruar mbi një lodër. duke shprehur kështu atë që kanë parë në familjen e tyre dhe në botën rreth tyre. Fëmijët i kuptojnë aprovimet dhe mos- .3 . Për shembull. “shtëpirash” etj). ndërsa vajzat janë më shumë të prirura në përdorimin e të folurit. vëllezërit më të mëdhenj ose djemtë e tjerë në lagje. Ka ende një përfitim tjetër: duke qenë se loja imagjinare i lejon fëmijët të futen në rolin që ata duan – si Pokemon. për një fëmijë trevjecar. Teletabis. këto grindje janë të pakta. Siç mund ta keni parë.4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 323 Në fakt. fëmija gjithsesi do të gjejë modelet e roleve mashkull dhe femër në televizor. Rolet gjinore (shih dhe vitin e tretë) Duke parë luajtjen e roleve që bëhet gjatë lojrave imagjinare. Studimet tregojnë që shumë pak nga ndryshimet e zhvillimit dhe të sjelljes që dallojnë djemtë nga vajzat janë të lindura. motrat më të mëdha dhe vajza të tjera. vëmendja. “dyqanesh”. revista ose në familjet e shokëve dhe fqinjëve. dhuratat nga të afërmit dhe komentet aprovuese të të rriturve dhe fëmijëve të tjerë. mëshira. kurse vajza juaj do të imitojë të ëmën. Por edhe këto janë më shumë të ndikuara nga familja dhe kultura. shumë djem të moshës parashkollore janë të prirur të jenë më shumë agresivë. mund të nxitet të luajë me kukulla nga reklamat. fëmija juaj dhe shokët e tij kënaqen duke caktuar role të ndryshme për njëri tjetrin dhe pastaj të futen në një lojë imagjinare duke përdorur sende imagjinare apo ato që kanë në shtëpi (për shembull luajnë “teatër”. Supermeni. egërsia dhe seksualiteti. Vajza juaj për shembull. ju gjithashtu do të shihni që ai po fillon të marrë role që i sheh përditë. Kështu. duke luajtur “shtëpirash” djemtë do të luajnë rolin e babait dhe vajzat atë të nënës. komunikimi (nëpërmjet veprimeve dhe shprehjeve dhe fjalëve) dhe përgjigja ndaj veprimeve të të tjerëve. Edhe nëse përpiqeni të përdorni një sistem jo tradicional të drejtimit të shtëpisë. Një vajzë të cilës i pëlqen të luajë në mënyrë të zhurmshme. duke luajtur lojra dhe sporte më “të forta”. Në këtë moshë. quhet “si djalë”. Kjo lloj loje i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme sociale si radha. Ata kalojnë shumë kohë duke luajtur dhe në aktivitete fantazie. por një djalë që luan ashtu quhet i fortë dhe i sigurt. – gjithashtu i ndihmon ata të eksplorojnë ide sociale komplekse si fuqia.

Gjithsesi. Pyeteni p. Me kalimin e kohës. Djemtë duan të krekosen. ai është i prirur të eksperimentojë zakonet dhe sjelljet e të dyja gjinive. të lyejnë thonjtë dhe të bëjnë tualet kur shkojnë në kopsht apo tek lodrat. si pemëve. Nëse ai është shumë dramatik dhe ekspresiv.MOSHA E FJALËS aprovimet në këtë fushë dhe sillen në mënyrë të përshtatshme. ju mund të trembeni nga këto pamje dhe lëvizje. Aftësitë kryesore sociale në fund të kësaj periudhe • Interesohet në eksperienca të reja. • Gjen zgjidhje për konfliktet. Disa fëmijë kanë një shok imagjinar për një periudhë gjashtë mujore.324 PJESA V VITI I KATËRT . • Luan rolin e “mamit” ose të “babit”. ju duhet ta diskutoni këtë me pediatrin tuaj. Në këtë moshë ai nuk ka qëllime seksuale. • Është më i pavarur. Ai jo vetëm që do të marrë identitete të ndryshme. nëse imitimi i tij i sjelljes seksuale është shumë shprehës. ose tregon që ai personalisht mund të jetë ekspozuar në akte seksuale. • Bashkëpunon me fëmijë të tjerë. një ore. një kamioni apo hënës. Kjo sjellje përforcon sensin e tyre të të qenit djalë apo vajzë. nga dashuria dhe varësia tek inati. protesta dhe loja. Me zhvillimin e identitetit të fëmijës suaj gjatë këtyre viteve. prisni që fëmija juaj t’ju prezantojë me ndonjë nga miqtë e tij imagjinarë. që të rriturit i konsiderojnë si seksuale. kur ata shkojnë në kopësht. ZHVILLIMI EMOCIONAL antazia e fëmijës suaj tre vjeçar do ta ndihmojë atë të provojë dhe përdorë mjete dhe situata në një fushë të gjerë emocionesh. • Vishet dhe zhvishet. identiteti i tyre gjinor është saktësuar tashmë. Seksualiteti Fëmija juaj gjithashtu mund të imitojë disa tipe sjelljesh.sh. shpesh e kanë këtë proces identifikimi në ekstrem. • Rritet “shpikja” në lojrat e fantazisë. por gjithashtu do t’i caktojë cilësi jete dhe emocione sendeve pa jetë. por këto janë në mendjen tuaj dhe jo të atij. Vajzat do të insistojnë të veshin fustane. për shembull flirtimi. Për këtë arsye. pse del hëna natën dhe ai mund të përgjigjet “Për të më përshëndetur mua”. disa i ndryshojnë këta miq imagjinarë çdo ditë. të jenë të sigurt dhe të mbajnë revole lodër kudo që të shkojnë. sepse mund të jetë shenjë abuzimi seksual. Fëmijët në këtë moshë. ndërsa të tjerë nuk F .

Flisni me të. Për shembull. Jepini atij mundësi të zgjedhë sa më shpesh . për të parë se si ai vetë ndihet në kopsht. këto zgjedhje duhet të jenë të thjeshta. Në këtë mënyrë ju mund ta ndihmoni atë të gjejë mënyra të reja për të shprehur emocionet e tij dhe madje edhe të zgjidhë ndonjë problem. Është e rëndësishme ta qetësoni fëmijën tuaj kur ai është i frikësuar apo i mërzitur në një rast të tillë. nëse nuk e ndihmoni. ju mund të sugjeroni që ai “ta çojë kukullën e tij në kopsht”. po nuk e hëngre darkën” ose që “do të të lë vetëm. Ky është një stad normal dhe i nevojshëm në zhvillimin emocional. biseda. Mos mendoni se këta miq fantazma tregojnë se fëmija është i vetmuar apo i mërzitur. lojrat që luani së bashku. lëreni atë të vazhdojë. Lëreni fëmijën të jetë drejtuesi juaj. mos bini shumë në sy. përpiquni të bashkoheni me fëmijën në lojrat e tij të fantazisë. Në jetën e vërtetë. Nëse ai ju kërkon të merrni pjesë me një rol. pasi ka dëgjuar një histori fantazmash që beson se është e vërtetë. . mos kërkoni me zor që të merrni pjesë në këtë lojra. për t’i treguar se ai ka të drejtë të zgjedhë. mund t’i lejoni fëmijës tuaj të shprehë dëshirën e tij për ushqimin. Ai ju beson dhe do të ndihet i tmerruar gjatë gjithë ditës ose më gjatë! Herë pas here. Një pjesë e kënaqësisë së së tij është aftësia për të kontrolluar këto imagjinata. këshu që nëse keni hedhur një ide imagjinare. Për shembull. rrobat që vesh. kurrë mos bëni shaka me të duke i thënë: “do të të mbyll në dollap. Ndonjëherë mund të jetë kaq i përfshirë në situatën e tij imagjinare. një ditë tjetër mund të vijë tek ju duke qarë.3 . Kjo e bën atë t’i duket vetja i rëndësishëm dhe e ndihmon të mësojë të marrë vendime.4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 325 kanë kurrë ose preferojnë kafshët imagjinare. dëgjoni çfarë ju thotë dhe tregojini që mendimi i tij ka rëndësi. prandaj nuk duhet marrë me të tallur. tregojini fëmijës që jeni krenarë për pavarësinë dhe krijimtarinë e tij. Mbi të gjitha. Ju gjithashtu do të vini re se gjatë ditës. fëmija juaj mund të lëvizë lirisht midis fantazisë dhe realitetit. kur hani drekë. Një natë ai mund të vijë në tavolinë i bindur se është një Princ. ai mund ta ketë shumë të vështirë. nëpërmjet tyre ai arrin të provojë aktivitete të ndryshme. pra jini të kujdesshëm të mos e përqeshni atë për këtë gjë.ushqimet që ha. sjellje dhe emocione. po nuk nxitove”. Por gjithsesi. sa nuk mund t’ju thotë ku mbaron ajo dhe ku fillon realiteti. Përndryshe ai mund të hutohet dhe nuk arrin të vendosë (në një dyqan që shet akullore me njëzet shije. Gjithsesi.

një nga rrugët më të mira për të edukuar pavarësinë e tij është që të mbahet një kontroll i drejtë në të gjitha pjesët e jetës së tij. • Bëni kujdes. . • Fëmija nis të shikojë ëndrra të frikshme. ai luan në mënyrë të dhunshme me lodrat.326 PJESA V VITI I KATËRT . • I zgjedh vetë shokët e tij. • Ka aftësinë të dëgjojë. Në këtë moshë fëmija luan në grup. të cilat arrin edhe t’i tregojë. rreh kukullat dhe moshatarët: “Po bëj si mami… “. zbavitet duke luajtur me shokët. pasi fëmija (me gjithë kundërshtimin). pa ndihmën e prindërve. dhe në të njëjtën kohë t’i jepet liri.. • Mund të rrijë pa praninë e nënës. • Fëmijët e kësaj moshe pëlqejnë të luajnë me rërë dhe ujë. duart dhe fytyrën. Pëlqejnë të krijojnë një vend imagjinar. • Shpesh nuk dallon fantazinë nga realiteti. në mënyrë të pavarur. rërë dhe ujë. • Fëmija në këtë moshë mëson lehtësisht gjëra të reja. për shembull “shtëpia e kukullës”. • Shpesh sjellja e fëmijës në këtë moshë imiton të rriturit. mendjen dhe ndjenjat. mos e qortoni fëmijën vazhdimisht se i bëri rrobat pis. • E shikon veten si një person i tërë. ëndrrat e tij tregojnë për shqetësimet që ka gjatë ditës në marrëdhëniet me prindërit dhe familjen. Nëse e dëgjon me vëmendje. me kukulla. Kur një shoku i tij e nxit të ngjitet në një Aftësitë kryesore emocionale në fund të kësaj periudhe • Imagjinon që shumë imazhe jo të njohura për të. mos i thoni: “Unë mezi t’i lava!”. Fëmijët gjatë lojës duhet të ndihen të lirshëm për të luajtur me dhe.MOSHA E FJALËS për shembull duke i thënë: do të marrësh akullore me luleshtrydhe apo me kakao?).”. Por prindi duhet të ketë pak durim. “pista e garës” për të zhvilluar lojërat e tyre. në të vërtetë kërkon ngushëllimin dhe praninë e prindit. • Krijon lidhje emocionale me të rritur dhe fëmijë jashtë rrethit familjar. duke përfshirë trupin. me makina “garash”. • Flet lirshëm me të huajt. • Vishet dhe zhvishet vetë. Jepini të kuptojë që jeni ende ju në fuqi dhe që nuk prisni që ai të marrë vendime të mëdha. Nëse prindërit janë të dhunshëm me të. këndojë dhe lëvizë me ritmin e një melodie të thjeshtë. Ndonjëherë qetësimi i tij është i vështirë dhe bëhet agresiv. Cila është rruga më e mirë? Përveç këtyre që thamë. • Arrin të lajë mirë. mund të jenë “përbindësha”. nëse mjedisi është dashamirës dhe me fëmijë të tjerë. baltë. “Po bëj si babi.

3 . të pranojnë dhe të përballojnë goditjen dhe të mësojnë reflekset mbrojtëse. do ta pengoni në eksperimentimin e trupit. Të rriturit duhet të ndalen. Njëkohësisht. Ndërkohë. emocionit dhe aftësisë së tij. Nëse ju e ndaloni duke i thënë “pusho!”. nëpërmjet të cilës zhvillohen fizikisht. Të zbulosh çdo ditë nga një send. Loja Është mosha kur fëmijët më shumë se kurrë kanë nevojë për lojën. Vizatimet e tyre janë shkarravina. Lojrat e ujit iu heqin stresin psikologjik dhe i zhdërvjelltësojnë. ujë. por afër. Për një kohë të shkurtër mund të punojnë bashkë për të bërë një kështjellë apo një garë makinash. për të ndier format. zhvillimi fizik ndikon drejtpërdrejt në zhvi- llimin e personalitetit. mëson njëkohësisht harmoninë e lëvizjes dhe të ekuilibrit midis këmbëve. Duke mësuar biçikletën. shokët dhe grupin e kopshtit.4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 327 pemë dhe ai ka frikë. ju natyrisht do t’i jepni më shumë kontroll. Me çdo vizatim ata na flasin. por shumë të rëndësishme. është e rëndësishme që ai të ndihet i sigurt. ju do ta qetësoni nëse do t’i thoni jo. Kur ai të fillojë të mposhtë frikërat e tij dhe të bëhet më i përgjegjshëm në marrjen e vendimeve. “mos lëviz!”. pëlqejnë muzikën dhe vallen. Tre vjeçarët pëlqejnë të luajnë veç e veç... Vizatimi Për trevjeçarët vizatimi është argëtim i madh. trupit e kokës. kështu që ai nuk duhet të pranojë para shokut që ka frikë. mësohen të njohin rreziqet e vogla. Dëgjojeni! . Një trevjeçar që kërcen. biçikletë (por jo në mënyrë të organizuar). Me shtëpinë e vizatuar si shkarravinë. Fëmijët dëshirojnë t’i prekin gjitha sendet me gishta. ta shohin dhe “ta dëgjojnë” këtë tregim. është emocion shumë i madh dhe fëmijët pastaj duan t’i vizatojnë këto emocione. ai po na flet për veten e tij.” imagjinare. Me tre vija të shtrembra ai na ka treguar: “shtëpia ime. mësojnë lojra të reja. me rërë. pasi ndiejnë se janë zotër të lëvizjes dhe fuqisë me duart dhe këmbët e tyre. Ndërtojnë shtëpinë e tyre të kukullave. sende. duarve.

kur fëmija nuk është i sëmurë. sepse është i vogël). një fëmijë duhet të lahet vetë. po t’i prishet pastërtia. në larjen e perimeve dhe frutave dhe shtrimin e tavolinës. Tavolina është një vend harmonie dhe bisedimi. Të hash me të rriturit në tavolinë është një vlerësim. të vërë pjatat dhe t’i ndërrojë ato. që të hajë me të rriturit. duhet të lidhet . ku të gjithë bien dakord dhe secili bën pjesën e tij. unë sapo e lava!” Ë shtë mirë që shumë herët fëmijës t’i caktohet vendi në tryezë. duhet ngushëlluar për trishtimin (se do të hajë më vete.328 PJESA V VITI I KATËRT . nëse dëshiron të ketë vendin e tij në tryezë me të rriturit. Nëna duhet të ketë durim. ushqen edhe kukullën. ose në vesh. Më pas nuk duhet ndaluar të vijë në tavolinë. Ai duhet të mësojë se. Fëmijët që rrinë gjatë në tavolinë dhe mbajnë ushqimin në gojë. Një fëmijë mund ta fusë një lugë në gojë dhe një ta hedhë në kokë. Po të zbatohet ky ritëm me kënaqësi. nëna nuk duhet të kujdeset dhe t’i rrijë gati për çdo gjë. Gjatë ngrënies. nuk i bërtitet dhe ftohet të marrë pjesë në bërjen e pazarit. Shqetësimi i prindërve. nuk është më problem se nuk ulet të hajë. fëmijët duhen mësuar të hanë vetë dhe duhen lejuar të bëhen pis. do të vini re se po ky fëmijë së shpejti do të hajë me oreks. dhe jo me sasinë që ha. në përgatitjen e ushqimit. Prej moshës 2-3 vjeç. Kurrë nuk i duhet bërtitur: “Çfarë bën. por ama nuk duhet të shqetësojë të tjerët. të presë me thikë. nëse nuk i kërkohet kjo me dhunë. Ai ushqehet vetë. Një fëmijë pa oreks do të hajë shumë mirë. të vishet vetë dhe të ushqehet krejt i pavarur. Që para moshës tre vjeç e më pas. duhet të arrijë të zbatojë rregullat e tavolinës: duhet të mësohet të mbushë vetë gotën. nuk duhen ushqyer me çdo kusht. atëherë kërkojini të ngrejë nga tavolina pjatën e tij dhe i thoni: “Tani ne do të çohemi”. Nëse merr pjesë me qetësi në të gjitha këto. Nëse nuk ka mbaruar së ngrëni.MOSHA E FJALËS Këshilla për prindërit dhe kujdestarët FËMIJA NË TAVOLINËN E NGRËNIES vetëm me edukimin e ngrënies. Nëse fëmija nuk arrin të zbatojë rregullat e tavolinës. para të tjerëve.

gojën me buzët. thjesht sepse “do edhe ai të jetë i madh”. të përpunojë sende me duar të shkathta. të jetë pronar i lëvizjeve “hip dhe zbrit” për të paktën pesë shkallë. Para periudhës së kopshtit. ajnë (të pastresuar nga konkurimi). apo një vajze që i është thënë se vagina (organi i saj seksual) e ka emrin “lulja”. jo për t’u dukur. sepse u bërtasin vajzave edhe më shumë se sa djemve. Ndodh që fëmijë 5-vjeçarë nuk njohin emrin e veçantë të gishtit dhe të thoit. Përfytyroni një fëmijë mashkull. Por është shumë e rëndësishme të mos detyrohet edhe ai ta bëjë. të zotërojë trupin. sytë me vetullën. të bëjë sforcime. gjë që prindërit e bëjnë gjysma-gjysma.Kjo për fëmijën do të thotë “nëse ti rron sipas dëshirës tënde. Nënat duhet të kenë kujdes.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 329 . Fëmija ka kënaqësinë ta zotërojë sjelljen e tij për jashtëqitjen. Inteligjenca e tyre spontane në lojë i bën të hyjnë në garë me fëmijët e tjerë më të shkathët se ata. vetëm pasi fëmija të ketë mësuar veprimet agresive: të gjuajë topin fort. prindërit duhet t’i kenë treguar atij emrat e të gjitha pjesëve të trupit sipas fjalorit. sepse iu ngjajnë më shumë me veten. të luajë për kënaqësi. këngët dhe vjershat. edhe kur janë të ndotur.3 . të ngrejë pesha “të rënda”. Kur fëmija të ketë mbërritur 3 vjeç. ai do që t’i ngjajë sjelljeve të të rriturve. në mjedisin e të cilit fëmijët që nuk tregojnë nevojat mund të ndihen keq. të mësojë të përdorë thikën dhe gërshërën. me besim dhe të dashur nga prindërit. të cilit i është thënë se penisi (organi i tij seksual) e ka emrin “zogu”. Gjithashtu. duhet të vendosen në “miqësira” shoqërie me tre-katër fëmijë të tjerë moshatarë. të luajë me trupin e tij. Pastaj vijnë zogjtë në pemë dhe në dritare dhe lulet në vazo dhe në lulishte. Në këtë shoqëri fëmijët janë të gëzuar. Vjen momenti kur fëmija fillon të interesohet për jashtëqitjet e të rriturve. pa u bërë me faj për sjelljet e tij. unë duhet të punoj dhe të vuaj”. Atëherë i shpjegohet gjithçka. ngatërrojnë qepallën me qerpikun. përrallat dhe përkëdhelitë u pasurojnë të folurën dhe fjalorin. tani është koha për të rritur fëmijën. ngjyrën e syve dhe të flokëve. Ndihet krenar kur ia arrin dhe ngushëllohet nëse EDUKIMI I PASTËRTISË Gjithmonë duhet kërkuar pastërti në jashtëqitje vetëm te fëmijët që kanë arritur të ecin lirisht. Mos e kini mendjen të dukeni pastër. emrin e organit seksual të tyre. Duke qenë të lirë ta bëjnë këtë garë ndërkohë që lu- . të vrapojnë e të kacavirren. Çfarë telashi! Pasi fëmija ka arritur të flasë.

Kjo mund të rregullohet. duke e qetësuar dhe duke i shpjeguar. për shembull një stol ku fëmija juaj të mund të hipë dhe të zbresë vetë. por pak më vonë ata do të fillojnë të imitojnë baballarët ose vëllezërit e mëdhenj dhe do të urinojnë në këmbë. ose të paktën të presë jashtë derës. në fillim të kopshtit ose në klasën e parë t’u shpëtojë pa dashur në klasë. Kur djali juaj të mësojë ta bëjë këtë. sa herë është e mundur një i rritur apo një fëmijë më i madh duhet ta shoqërojë atë. mund ta hiqni uturakun. Fëmija turpërohet shumë. gjeni një pajisje për ta vënë pranë banjës. sigurohuni që ai të ngrejë më parë kapakun e banjës. Përgatituni që të pastroni më shumë rreth banjës për disa kohë. se urina dhe nevoja janë të ndryshme. por ai duhet të arrijë të veprojë vetë gjatë vitit të pestë. Është e rëndësishme t’i shpjegohet me fjalë fëmijëve. nëse e tallin në këtë rast. Do të keni nevojë ta shoqëroni dhe ndihmoni në fillim. lumturohet kur hiqet panolina. Këtë mjet ai do ta përdorë edhe për të vendosur këmbët. Djemtë e vegjël zakonisht ulen për të urinuar.MOSHA E FJALËS dështon. Megjithatë. por urinimin në këmbë. mësojeni fëmijën tuaj të njohë banjat dhe nxiteni të përdorë banjat publike. megjithëse më parë fëmija juaj mund të ketë përdorur një uturak në vend të banjës. Nuk duhen qortuar kurrë. Pas kësaj faze. Hapi i parë në këtë proces është të vendoset uturaku ngjitur me WC-në (banjën) – që fëmija juaj të mësohet të shkojë në banjë. Zakonisht femrat e arrijnë këtë më shpejt se meshkujt. E njëjta gjë ndodh edhe nëqoftëse fillon të urinojë natën. sa herë të ketë nevojë. fëmijët nuk dinë të bëjnë dy gjëra njëkohësisht. Kur ai të jetë mësuar me uturakun në banjë. e lënë “punën” e parë. ai duhet të mësohet të përdorë banjën në shtëpi dhe jashtë. Nuk ka asnjë nevojë për t’u mjekuar. Deri në moshën dy – tre vjeç.330 PJESA V VITI I KATËRT . merren me të dytën. Ndodh me fëmijët që janë edukuar shpejt për jashtëqitjet. ndërkohë që është në banjë. Edukimi për nevojat personale Në moshën trevjeçare fëmijët i kanë mësuar plotësisht rregullat e tualetit. gabimisht. Gjithashtu duhet t’i mësoni që ndonjëherë. Por tani. duke u përgatitur për kopsht. Kjo ndodh sepse fillimisht është edukuar për t’i bërë qejfin prindërve. Nëse gjatë jashtëqitjes vërejnë një lodër që u intereson. Gjithashtu fëmijëve meshkuj duhet t’i kërkohet ta bëjnë jashtëqitjen ulur. Jashtë shtëpisë. ai duhet t’i kryejë ne- . se ndonjëherë ai nuk ka “nishan” të mirë.

Ai nuk urinon në shtrat me qëllim. Përpara se të shkojë në kopsht. veçanërisht pas jashtëqitjes. Për fëmijët e të dyja sekseve. Ju duhet t’i krijoni atij besim. Edhe një fustan me mbathje me llastik. Është mirë që ju të mos kërkoni ta shpejtoni vetë kontrollin e ujit të hollë përmes qortimeve. para se të dalë nga shtëpia. sepse kontakti midis jashtëqitjeve (nevojës) dhe uretrës (daljes së urinës) ose vaginës (organit seksual të vajzave) mund të çojë në infeksione vaginale. kur fëmija juaj ka nevojë. por po ta siguroni atë se urinimi në shtrat nuk është problem i madh. vishini fëmijës suaj rroba të cilat mund t’i heqë pa nevojë për ndihmë. por edhe gjatë veshjes e zhveshjes.3 . në fillim do të jetë e nevojshme ta ndihmoni fëmijën në banjë – brenda apo jashtë shtëpisë. Mjekimi nuk është i këshillueshëm gjatë këtyre viteve. Urinimi në shtrat Nëse fëmija juaj urinon në shtrat në mënyrë të vazhdueshme. mund t’ju duhet ta mësoni të urinojë jashtë. për shembull. Pakësimi i lëngjeve apo zgjimi për të shkuar në banjë nuk do të të sjellë ndonjë ndryshim të madh. që më vonë t’i kryejë veprimet vetë dhe shumë shpejt ta lini vetëm. dhe fëmija nuk duhet ndëshkuar apo tallur.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 331 vojat e tij kur ka mundësi. Për shembull. mund ta ndihmoni që të mos ndihet në turp. Për ta bërë këtë sa më të thjeshtë të jetë e mundur. Fëmija juaj do të arrijë të kontrollojë urinimin midis moshës 2-4 vjeç. edhe përpara se të ndiejë një nevojë të fortë për t’i kryer. duke respektuar intimitetin dhe personalitetin e tij. Ky nuk është problem për djemtë. ju duhet ta mësoni të dijë të kujdeset për veten. Kështu. Gjithashtu sqarojini që urinimi në shtrat nuk është faj i tij dhe që nuk do të ndodhë kur të rritet. pantallonat me rrip llastiku ose pantallonat e shkurtra janë rrobat më të rehatshme në këtë moshë. më të këndshme. lojrat me shokët ose udhëtimet. Kalimi nga panolina tek uturaku duhet të vijë natyrshëm. Gjatë gjithë kësaj. Ju mund ta ndihmoni vajzën tuaj. Ndihmojeni të pastrohet. një vajzë e vogël duhet mësuar të pastrohet mirë e me kujdes. që këmbët dhe rrobat e tyre të mos bëhen pis. por vajzat duhet të mësohen të ulen. kërkesave ose veprimeve të mësuara për fëmijën para kohës kur ai mund të . duke i treguar pozicionin e duhur dhe duke e ndihmuar kur ulet. Megjithatë. Kjo do t’i bëjë shëtitjet. Një djalë duhet të mësojë të ulë pan- tallonat. ndonjëherë mund të mos gjendet një banjë afër. do të bëjë punë për vajzat. ky problem mund të zhduket me kalimin e kohës.

vazhdimi i urinimit natën apo fillimi i tij prapë. kontaktoni menjëherë me pediatrin tuaj.332 PJESA V VITI I KATËRT . natën ai mund të mos zgjohet dhe urinon në shtrat. Mund të jetë për shkak të xhelozisë për lindjen e një fëmije tjetër nga prindërit. Shumica e fëmijëve që vazhdimisht urinojnë në shtrat. Ai dëmton gjumin dhe shëndetin e fëmijës. ai mund të ketë një infeksion në kanalin e urinës ose ndonjë problem tjetër. Nëse këto gjëra ndodhin dhe gjatë ditës. Megjithatë. pa i kushtuar shumë vëmendje asaj çka ka ndodhur. Disa mund të kenë fshikëz të vogël urine dhe si rrjedhojë nuk mund të rrinë një natë të tërë pa urinuar. Në secilin nga këto raste. dhe pas moshës 4 –5 vjeçare për djemtë. Pas moshës 3 vjeçare për vajzat. sidomos po e patë që ndihet keq.do të ndihej në faj dhe mund të keqësonit problemin e tij (do të shkojë në shtrat i shqetësuar dhe nuk do të zgjohet në kohë). problemi mund të jetë fizik apo emocional. Çfarë NUK duhet të bëni: • Mos i bërtisni . emocionet dhe streset e fillimit të klasës së parë etj). Nëse ky shqetësim nuk zhduket. Por nganjëherë urinimi në dyshek mund të fillojë prapë. por edhe nga sikleti i situatave të reja (për shembull. FËMIJËT DHE GJYSHËRIT N ëse fëmija është mbi 3 vjeç dhe nuk i pëlqen të rrijë me . Për të mos ta dëmtuar fëmijën. Kujdes nga përdorimi i plastmasit në dyshek. fillimi i kopshtit. Në raste të tjera. mund të vijë nga emocionet apo një ndjeshmëri e veçantë e fëmijës. ju duhet të vazhdoni edhe për disa muaj të tjerë t’i vishni panolinë. vetëm për natën. edhe shumë kohë pasi fëmija ka mësuar të tregojë nevojat e tij. për të do të ishte një turp i madh. Mund të ndodhë që fëmija të mësohet ta mbajë dhe të tregojë urinën gjatë ditës.MOSHA E FJALËS ecë. • Në mëngjes ndërrojeni. të vrapojë lirisht e të ngjisë e të zbresë së paku 5 shkallë. • Përpiquni të mbani në familje një atmosferë të qetë dhe pa tension. nuk kanë qenë asnjëherë plotësisht të thatë natën. kontrolli i fshikëzës së urinës fitohet më ngadalë. urinon gjatë gjithë ditës apo ankohet se ka djegie apo dhimbje kur urinon. flisni me pediatrin. • Mos e tallni për këtë problem dhe mos ia tregoni të tjerëve. Për një fëmijë që nuk i ka pasur këto probleme për një periudhë prej gjashtë muajsh apo më shumë dhe që fillon papritur të urinojë përsëri në shtrat.

Njohja nga afër me të kaluarën tënde është një energji jetike. Tek ata përrallat shndërrohen në realitet. por për një kohë të shkurtër. zakonet e të parëve. edhe pse nuk i pëlqen shumë. të qepin rrobat e kukullës. Ata ia tregojnë të kaluarën fëmijës kur flasin dhe lozin bashkë. të fisit. Gjyshërit lidhin në imagjinatën e fëmijës dhe fantazinë e “jo të vërtetës” me botën e vërtetë. Pse gjyshërit janë të çmuar për fëmijët? Është dicka shumë e mirë për çdo fëmijë që në këtë moshë të mësojë historinë e familjes së tij. ndryshimin e familjeve dhe të zakoneve.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 333 gjyshen. atij mund t’i kërkohet të rrijë me gjyshen. Kjo këshillë nuk lidhet me mësimin nacionalist. U mbushin plot shpirtin fëmijëve me kohët. Gjyshërit janë transmetuesit më të mirë të këtij informacioni. veshjet. Gjyshërit u mësojnë historitë: si janë martuar. duke u kujdesur edhe ajo për të sajin. gjyshja këndon dhe i mëson të këndojë edhe fëmijës. i mëson lojëra të zgjuara. fotot e kujtimet. ngjarjet që kanë ndodhur në jetën e shtëpisë. Fëmijët kanë nevojë për kontakt me njerëzit që i përkasin së kaluarës së prindërve. Gjyshërit janë idealë për t’i mësuar fëmijës “hilet” e pafajshme dhe çapkënllëqet. Ai duhet të dëgjojë për vendlindjen dhe historinë e popullit të tij. Jeta dhe vdekja bëhen më natyrale dhe të pranueshme. Nëna mund t’i shpjegojë fëmijës se “ata janë prindët e mi dhe më kanë rritur mua. ngjarjet. E ka më të lehtë të pranojë sjelljet e ndryshme të shokëve të tjerë. duke u lexuar librat dhe përrallat.3 . Ata janë njerëz që pranojnë të tallen prej fëmijëve. por me formimin e personalitetit të shëndoshë tek fëmija. i mëson si të ruajë trupin. të . Sigurisht që fëmija nuk duhet detyruar asnjëherë. Gjyshet i mësojnë fëmijët të gatuajnë. të origjinës. Që në moshë të vogël. shumë kohë më parë sesa të lindte vetë fëmija. pa u gjykuar ashpërsisht. fëmija kupton ndryshimin e brezave. Nga një stil i ndryshëm jetese i gjyshes së tij. Në këtë rast edhe fëmija ka një përfitim. Ai kupton më mirë se njerëzit janë të ndryshëm. historitë dhe pronësinë e sendeve të vjetra të familjes. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë se duhen pranuar defektet dhe veset te vetja. proverbat dhe mitet. dhe jo si mësim të mërzitshëm. ndaj i dua dhe dua t’iu bëj qejfin”. që forcon karakterin dhe personalitetin. me të cilët njihet dhe luan. u pasurojnë gjuhën me shprehjet dhe dialektet. Gjyshërit u tregojnë fëmijëve emrat. Kjo mbush boshllëkun që ka fëmija për të kaluarën nga vijnë. si kanë udhëtuar dhe çfarë ka ndodhur. kupton më mirë miqësitë dhe tolerancën sociale.

banjën. janë të gatshme “të bëjnë një lojë”. duhet menduar për ata si njerëz. në veshje dhe tualet. Si mund të ndihmohen gjyshërit? Dikush ka thënë se “një popull nuk ka fëmijë. të cilët kalojnë disa orë të ditës në kopsht.334 PJESA V VITI I KATËRT . qoftë edhe të shkurtra. njihen bashkë me fëmijët e tjerë dhe me nëna të tjera. e cila e lë prindin jashtë. të dashur dhe të sigurtë. kanë dalë në pension dhe askush nuk ka më nevojë për talentin e tyre. Ato janë një vesh i sigurt për sekrete dhe iu mësojnë fëmijëve si të ruajnë një bisedë që iu është thënë në mirëbesim. edhe pse ndodh që ata të duken ndryshe nga më parë.MOSHA E FJALËS bëjnë ëmbëlsira. Për këtë nuk ka kuptim rregullorja e shumë kopshteve. • Fëmijët e moshës tre-gjashtë vjeç. Gjyshërit japin durim dhe kohë. që kanë jetë intime. Në fillimin e vajtjes në kopsht nuk duhet të lejohen shkëputje të fëmijës nga jeta familjare. nëse nuk ka pleq”. për shoqëri me moshatarët e tyre. Ata kanë një rol në shoqëri dhe një nevojë të madhe për ta ushtruar këtë rol. Është mirë nëse nëna shoqërohet me të. në gjirin e grupit. Të gjitha këto e bëjnë kopshtin dhe shoqërinë një vend miqësor. Gjyshërit nuk duhen nënvlerësuar në nevojën për intimitet dhe për pavarësi ekonomike. • Çdo fëmije i duhet thënë se kopshti është një vend për të cilin mami dhe babi ka punuar dhe E . • Prindi duhet të jetë lidhësi që transferon fëmijën nga gjiri i vet. si “gur rezervë”. për ndjenjat e tyre. Kjo ndodh sepse shumë prej tyre bëjnë jetë më të varfër. në domosdoshmërinë për të qenë të lirë dhe jo siç ndodh. duhet të nxiten për udhëtime. Gjyshërit janë prindërit që mund të luajnë rol të madh në lumturinë e fëmijëve të fëmijëve të tyre. Së pari. aftësitë e tyre në punë. Duhet të ndihmohen të jetojnë me dashuri. si çdo moshë tjetër. shëtit bashkë me fëmijën kopshtin. PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORET dukatoret e çerdheve dhe kopshteve duhet të njohin mirë psikologjinë e fëmijës në këtë moshë. drejt e në jetën shoqërore të grupit. hapin bashkë çezmën. te porta me hekura. hapin dollapët e lodrave. në fillim nuk e kanë të lehtë. dijet e tyre profesionale. Nënat dhe baballarët duhet të ndihmojnë gjyshërit në mënyrë serioze. emocione dhe ndjenja. të respektohen në hapësirën private. Gjyshërit nuk duhen parë si “mjete të tejkaluara”.

të lira dhe të udhëhiqen nga vetë fëmijët sipas dëshirës së tyre. Lojrat e fëmijëve duhet të jenë krijuese. Fëmijët marrin pjesë • • • • me shumë gëzim në vendimet e rëndësishme dhe në zbukurimin e mjedisit. por duhet të nxiten.. Edukatori nuk duhet të flasë duke dhënë urdhëra: “Dëgjoni këtu! Më shikoni në sy!” etj. Edukatoret kurrë nuk duhet të përpiqen të zëvendësojnë nënën. dhe është detyra e edukatorit përballë fëmijës ta zbulojë. në mënyrë që ai dhe shokët e tij të kënaqen sa më shumë. veçanërisht për zhvillimin e mendjes. ta rrisë dhe ta vlerësojë.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 335 • • • • ka dhënë kontribut të madh. duke u argëtuar si ata. Të gjitha mësimet e programit duhen dhënë nëpërmjet lojës... përkundrazi janë antiedukative. muzikë ose koncert... Edhe rregullat e lojës dhe elementet e disiplinës duhet t’i shpjegojnë dhe diskutojnë me grupin e fëmijëve. duhet pasur gjithmonë kujdes që nëna të mbetet kryesore në sytë e fëmijës. aftësi. duke lavdëruar talentet që kanë. Çdo fëmija ka një talent. formimin e personalitetit dhe mësimeve për jetën. Fëmija ka nevojë edhe për imagjinatën në aktivitetet e organizuara në grup.3 . Edukatorja duhet gjithmonë ta respektojë nënën në sytë e fëmijës. por duhet t’i ftojë fëmijët në bisedim duke ui thënë : “A e dini se. Te dera e kopshtit fëmija duhet të ftohet nga grupi i fëmijëve në një aktivitet mëngjesor.? Çfarë mendoni për. Tabelat e fëmijëve shembullorë nuk janë aspak të dobishme. Rregullat e lojës duhet t’i vendosin vetë fëmijët. Fëmija mund të vrapojë në këtë argëtim me dëshirë. Lavdërimet për sukseset e arritura duhet t’i jepen grupit të fëmijëve. që do të thotë të mbetet po kaq e respektuar dhe e zonja dhe me vlera. Edukatoret duhet t’i organizojnë programet dhe lojrat për fëmijët gjithmonë në grup. Ndryshe nga ç’mendohet. Takimi dhe pranimi i fëmijës në kopsht duhet të bëhet nga grupi i fëmijëve të tjerë.? Po . lojrat janë shumë serioze. përshëndetje në kor. Do të ishte mirë që dhe të rriturit të bënin si fëmijët: të mësojnë dhe punojnë.. Nëse një fëmijë është i lidhur me mësuesen dhe ajo e lejon të shprehet dhe e vlerëson. mirëmbajtjes së mjedisit dhe vëndeve të caktuara për lojra të ndryshme. dhe jo për t’iu bindur edukatores. Detyra e edukatorëve është të ndihmojë respektimin e rregullave të tyre dhe disiplinën e kohës. Fëmijët nuk duhet të ndihen nën provë aftësish.

Veçanërisht. mprehtësia e shikimit të tij duhet të jetë 20/40 ose më shumë.336 PJESA V VITI I KATËRT .. • Nuk mund të mbajë një shkumës me gishtin e madh dhetë tjerët. fëmijët e dëgjojnë vetë. • Shqelmon pa kontrolluar veten.. kur është i inatosur apo i mërzitur. • I ngjitet ende prindërve dhe qan kur ata e lënë vetëm. nëse fëmija deri në moshën 4 vjeç: • Nuk mund të hedhë një top me dorë. • Nuk mund të kërcejë në vend • Nuk mund të ngasë një biçikletë. Tani që ai komunikon më shumë. • Nuk mund të kopjojë një rreth P VIZITA TEK PEDIATRI F ëmija juaj parashkollor duhet të vizitohet nga pediatri një herë në vit. fle dhe shkon në banjë. Shikimi Në moshën tre ose katër vjeç fëmija juaj arrin të kuptojë drejtimet dhe të bashkëpunojë për të bërë një test shikimi. Ky test duhet përsëritur çdo vit ose një herë në dy vjet. Dëgjimi Rreth moshës katër vjeç fëmija juaj mund të flasë aq sa të përshkruajë tinguj të ndryshëm. Në këtë moshë . • Nuk tregon interes në lojrat ku ndërveprohet me fëmijët e tjerë. tani janë të mundura. tani mund të bëhet testi i dëgjimit dhe shikimit. duke u përmirësuar në 20/30 në moshën pesë vjeç.MOSHA E FJALËS sikur. • Nuk merr pjesë në lojrat e fantazisë.” Nëse edukatori gjen mënyrën e duhur të komunikimit dhe të edukimit. disa vizita që më parë nuk mund të bëheshin.? A do t’ju pëlqente ?. dhe kopshtet si vende për të cilat edhe ata kanë përgjegjësi. Kini parasysh! araqituni patjetër tek mjeku pediater i këshillimores. • Nuk mund të grumbullojë katër blloqe.. • Nuk përfill fëmijët e tjerë • Nuk i përgjigjet personave që nuk janë të familjes. Nëse nuk është në këtë nivel. • Kundërshton kur e veshin. Një kontroll i përgjithshëm për dëgjimin mund të bëhet duke përdorur tinguj me frekuenca të ndryshme.. Është e rëndësishme që prindërit e fëmijëve ta trajtojnë edukatorin si një mik dhe një partner të denjë në edukimin e fëmijës. • Ka vështirësi të shkarravisë në një letër. ai do të ketë nevojë të vizitohet nga një pediatër okulist.

si: “I shkreti. ka nënën të sëmurë”. Nëse duhet ta qortoni. biseda etj. Respektoni fëmijën dhe bëni të ndihet i barabartë me të tjerët. si: flokëkuqi. kur ai është pranë jush. Përjashto mjetet e rrezikshme për të. bisedoni me fëmijën. “I shkreti. ndaloni pranë tij dhe kthejini përgjigje. Lëreni fëmijën të prekë gjithçka. Ndëshkimet nuk ndihmojnë në zhvillimin e drejtë të fëmijës. vendosni grupin e fëmijëve në rreth që të thonë emrat e njëri-tjetrit. është jetim”. Kur fëmija ju drejtohet me pyetje apo për t’ju thënë diçka. • Nuk përdor “unë” dhe “ti” në mënyrën e duhur. s’ka të hajë”. “I shkreti. Ai kërkon të ketë gjithçka për vete. që të jeni përballë tij dhe shikojeni në sy kur i flisni. edhe • • • • • • • • • • • • • • • • • . Mos i thërrisni fëmijët me nofka. Kjo do të thotë që ai ka një imagjinatë të mirë dhe është normale për moshën. Mos shani apo përflisni prindërit e fëmijës në prani të tij. Mos tregoni keqardhje ndaj fëmijës apo shprehje të tilla. Mos iu impononi fëmijës. Dëgjoni zërin e fëmijës. por “kjo që bëre nuk ishte gjë e mirë”. Ndoshta fëmija kërkon më shumë vëmendje nga ju. “veshët” janë gjithmonë tek ju. mos thoni ”ti nuk je i mirë”. Fëmijët dinë gjithçka. Respektoni egoizmin e fëmijës. Mos përdorni fjalën “gabim” ose “keq” për veprimet që bën fëmija. fëmija mund të ndihet i padëshiruar. Ai kërkon të shuajë kuriozitetin e tij. Rrahjet dhe ndëshkimi i bëjnë shumë keq fëmijës suaj. Mos lejoni që fëmija të thirret në grup me nofka.3 . Mos flisni keq për fëmijën. Uluni në lartësinë e fëmijës. Disa këshilla të përgjithshme për prindërit dhe edukatorët • • • Thirreni fëmijën në emër. Mos u tallni nëse fëmija ju tregon gënjeshtra. Ato çojnë në një vlerësim të ulët dhe negativ ndaj të tjerëve. Nëse s’dëshiron të luajë. Përpiquni ta përfshini në lojë. Jemi ne të rriturit që s’i kuptojmë. Vëruni veshin fjalëve që thotë. si: korenti. quksja etj. bufi. Mos e përfill sjelljen e fëmijës. Respektoni ritmet e fëmijës në lojë. Mos i thoni fëmijës “ti s’di”. Mos bëni pyetje duke përdorur “pse”-në. pusi etj. Mos lejoni që ndonjë fëmijë të qëndrojë i vetmuar. apo ndonjë pjesëtari tjetër të familjes.4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 337 • Nuk përdor fjali më të gjata se me tre fjalë. Nëse ndodh. kur ai bën diçka të papërshtatshme. Edhe pse luan. Nëse jo.

Nëse doni që fëmijës t’i thoni “jo”. Lëreni fëmijën t’ju mbajë inat. Mos i mbani mëri për këtë. Luani me fëmijën tuaj. duke i thënë: “Do të vijë teta të bëjë gjilpërën” ose “Do të vijë gogoli” etj. Mos e frikësoni fëmijën për veprimet që bën. “Turp” etj. Mos përdorni fjalët: “Mos prek”. Ai do të hajë kur të ketë uri. Mos urdhëroni fëmijën të hajë diçka. Vlerësoni përpjekjet e fëmijës. .338 PJESA V VITI I KATËRT . e shikoj” etj. përdorni fjalë të tjera. pervecse kur fillojnë të godasin. Mos ndërhyni në grindjet ndërmjet fëmijëve.MOSHA E FJALËS • • • • • • • • • juve gjithashtu. Gjeni një mënyrë që t’i tregoni fëmijës suaj se jeni duke e dëgjuar: për shembull: “Po.

339 Pjesa VI VITI I PESTË MOSHA E FRIKËS .

Ju mund t’ju kujtohen të gjithë provat dhe vështirësitë që keni kaluar kur ai ishte dy vjeç. Ai ka kuptuar përfundimisht se është një person më vete dhe i ndryshëm nga prindërit e tij. • Interesi i tij kryesor mbetet trekëndëshi baba . Fillon të flasë fjalë të mëdha. trimërie dhe sjelljeje. ngjarjeve dhe personave. dashuri dhe kanë marrëdhënie të mira me gjyshërit.fëmijë. Ndërkohë. Është në gjendje të bëjë lidhjen logjike midis sendeve. • Rritet rëndësia e grupit të moshatarëve. kjo është një moshë e vështirë për t’u trajtuar. Nga njëra anë kjo e bën të jetë zemërgjerë. e ndihmojnë fëmijën ta kapërcejë xhelozinë. fëmija që dukej disi i qetë vitin e kaluar. • Nëse prindërit e kuptojnë situatën dhe sillen me kujdes. lëvizjeje. do të bëhet një shpërthim energjie. • Marrëdhëniet e mira mes nënës dhe babait janë burim gëzimi për të. Çdo ditë .340 4 . por tani fëmija juaj po merr një drejtim të ndryshëm.nënë . vendit të banimit dhe shoqërisë ku ai jeton. Kjo i duket edhe si përjashtim dhe shkëputje nga prindërit dhe e shqetëson. pronësie. por pa ia ditur gjithmonë kuptimin. por nga ana tjetër ndien xhelozi dhe zili. N • • • • jë fëmijë 4-vjeçar karakterizohet nga: Ndjenja e pavarësisë dhe e ndërgjegjësimit për individualitetin e tij. Megjithëse mund të duket se po merret me njëqind gjëra të ndryshme. pasi mendon që prindërit e tij jetojnë edhe pa të. ai po mëson nga të gjitha këto.5 vjeç P ërpara se ju ta vini re. Por kjo do të qetësohet (pikërisht atëhere kur ju mendoni se nuk mund të vazhdoni kështu. përgjithësisht jashtë kufijve. as edhe një ditë të vetme) dhe rreth moshës pesë vjeç do të jetë një fëmijë më i sigurt në vetvete dhe më i qetë. si të rriturit.

Bëhet shumë xheloz. por është shumë e rëndësishme që të bëhet ngadalë. pra mos u tregoni të ashpër. nëse prindërit kërkojnë të lindin fëmijë të tjerë.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 341 sjell sfida të reja. ose “dragonjtë” që rrinë poshtë krevatit. por nga ana tjetër vazhdon t’i quajë prindërit pronë të vetes (“Mami është vetëm imja”). Fëmija në këtë moshë nuk e thotë çdo gjë që mendon. bëjnë që ai të duket i sigurt dhe mburravec në një moment dhe i pasigurt dhe ankues në momentin tjetër. mund të fi-llojë të sillet ashtu siç sillej në një moshë më të vogël (2-3 vjeç). fillimisht me pak shokë. familje dhe njerëz të njohur dhe të sigurt. Kjo është normale për moshën dhe nuk duhet penguar. Ata vetëm po rriten. Gjatë këtij viti bie në sy shtimi i ideve imagjinare (fantazive). Vizitojnë më shpesh të afërmit dhe kushërinjtë. ku hyjnë “përbindëshat” me të cilët ata flasin në kopsht. mund të rrëmbejnë gjëra të të tjerëve apo të thonë të pavërteta. Në fakt. Në këtë moshë fëmija është thellësisht i interesuar për marrë dhëniet mes tij dhe prindërve (djalë/ vajzë . mendojnë se çdo gjë që marrin në dorë i takon atyre.baba/nënë). Ky fiksim me rregullin dhe rutinën. Gjatë gjithë kohës fëmijët duhet të jenë nën syrin e vëmendshëm të prindërve.4 . Emocionet e ndryshme që provon gjatë ditës. Duke filluar shkëputjen nga familja. Nëse ai nuk ndihet mirë dhe ka pasiguri. Tani ndihet edhe më shumë një person i ndarë nga prindërit e tij. as gënjeshtarë. përralla. tregon pasigurinë që ndiejnë gjatë këtyre muajve. katërvjeçarët nuk janë as hajdutë. Të hapur ndaj shoqërisë Tani. shoqërira dhe për ndjenja të reja. Tani ngjarjet regjistrohen në kujtesë për t’u mbajtur mend. tani fëmijët përpiqen ta dallojnë të vërtetën nga fantazia. • Mund të ndodhë që fëmija po u la jashtë vëmendjes. ata arrijnë të bëhen pjesëtarë të grupeve. shumë më mirë se më parë. fëmijët e kësaj moshe janë më të zotë për miqësira. të kër- . ose të mbushura me xhelozi). Kujdes! • Zgjerimi i marrëdhënieve duhet të bëhet. Ata tani pëlqejnë të përdorin edhe fjalë jo të hijshme dhe i përdorin më tepër për të gjetur një përgjigje nga ju dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Fëmijët katërvjeçarë nuk duan ta ndryshojnë rregullin e ditës dhe lojrat. marrëdhëniet midis dy të rriturve dhe midis nënës dhe babait (këto marrëdhënie për fëmijën mund të jenë të këndshme. se nuk do të dinë ç’të bëjnë. Fëmijët tani janë shumë egoistë. Sidoqoftë. Kjo tani për ta nuk është më bezdi. Në këtë periudhë të jetës fëmija ka një kujtesë më të mirë. por kënaqësi.

• Është shumë e vështirë për një fëmijë 4-5 vjeçar të përballojë horizontin e ri të jetës. vizitat. pasiguritë janë të padurueshme. . ka më shumë nevojë për zakonet të rregullta jetese. dëshirat dhe nevojat. shëtitjet. duke ecur në majë të gishtave. Ata duan të zbulojnë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë. dyshimet. duke notuar. Ai pëlqen çdo njeri që i njeh cilësitë. Një fëmijë pyet “Mami. Koncepti i vdekjes. dobësitë. të papriturat. Kjo ndihmon fëmijën të kontrollojë sikletin e ndryshimit dhe ta presë kopshtin me kënaqësi. nëse do t’i duhet të pranojë idenë se ai është fëmijë i një personi të keq apo kriminel. Fillojnë ta shohin botën si një zinxhir rregullash. Ai do të njohë “atë që mungon”. duke ruajtur në shtëpi orarin e kopshtit. • Kur fëmija rritet vetëm nga një prind.5 vjeç. festat familjare. Përgatitjet për vitin e ri në kopsht fillojnë që më parë. pushimet e verës etj. kjo e dëmton dhe e mbyll në vetvete fëmijën 4. i sëmundjes. Prindi që ka në shtëpi nuk duhet ta harrojë këtë gjë. a mund të shkoj në ballkon?”. Kjo nuk duhet të ndodhë pa pjesëmarrjen e prindërve dhe me njerëz të panjohur. përgatitja për stinët e reja. Ndaj bëhen më të rëndësishme se kurrë zakonet e të rriturve si: sebepet. argëtimet e zakonshme të fundjavës. Ai gjithashtu ka forcën e muskujve F ëmija juaj tashmë ka bashkërendimin dhe ekuilibrin e një të rrituri. paqartësitë. ditëlindjet. Shiheni atë duke ecur dhe duke vrapuar. duke u rrotulluar dhe duke u hedhur. Tani që fëmija është më i hapur ndaj botës dhe njerëzve. Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit ZHVILLIMI LËVIZOR duke ecur i sigurt me hap të madh. Për këtë moshë.342 PJESA VI VITI I PESTË . i burgut është i vështirë për t’u kuptuar në këtë moshë. i fatkeqësisë. Mosha e tij nuk e lejon ta gëlltisë këtë.MOSHA E FRIKËS kojë vëmendjen e të huajve. Nëse ai është i paqartë në ndjenjat e tij për prindin që mungon. Në këtë moshë fëmijët mund të bëhen shumë të ashpër me veten dhe me zbatimin e rregullave. duke ecur poshtë e lart shkallëve pa u mbajtur te parmaku. nuk merr kënaqësinë e zbulimit të marrëdhënies nënë-baba.

si një yll apo një romb. pa iu penguar këmbët • Mban mirë ekuilibrin. janë të zhvilluara pothuajse plotësisht në . Për shkak të rritjes së kontrollit të duarve të tij.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 343 për të bërë aktivitete si kapërdimje (kollotumba) dhe kërcime të gjata. Ai tani mund të lajë dhëmbët vetë dhe të vishet me pak ndihmë. Ju do të vini re se ai i përdor duart me më shumë kujdes kur vizaton.4 . Por tani ato do të kenë sy. Ju duhet të vazhdoni ta kujtoni rregullisht se duhet të presë dhe të kapë dorën tuaj për të kaluar rrugën. Për më tepër. Ai do të vendosë që në fillim se çfarë do të vizatojë e më pas do ta vazhdojë punën. dhe më e rëndësishmja. por gjithashtu që të zbulojë kënaqësinë e të krijuarit të gjërave vetë. Figurat e tij mund të kenë trup ose jo. me duar të shtrira përpara. Pra. ai po bëhet i zoti të kujdeset për veten. Ai mund të shkojë në fund. Aftësitë kryesore të lëvizjes në fund të kësaj periudhe • Rri mbi një këmbë për dhjetë sekonda ose më shumë • Kërcen. ai shpesh do të vrapojë drejt jush kur të dalë jashtë rruge. • Prerjen dhe ngjitjen. Nuk merret vesh se kush është më i gëzuar për përparimin e tij – ju apo ai. ngjitet • Kërcen mbi një këmbë • Ecën mirë. për fëmijën tuaj ata janë njerëz. arti në përgjithësi po bëhet më emocionues për të. të mbajë letrën në një dorë dhe lapsin apo shkumësin në dorën tjetër. • Vizatimin me furçë apo me anë të gishtave. mbase nuk mund të notojë mirë. dhe këmbët mund të dalin nga koka. një hundë dhe një gojë. Në padurimin e fëmijës për të provuar sa i pavarur dhe i aftë është. • Lojrat me letra. Aktivitetet më të pëlqyera për të mund të përfshijnë: • Të shkruajë dhe të vizatojë. të frikësohet dhe të harrojë si dilet në sipërfaqe. madje edhe mund të lidhë këpucët vetë. • Të vizatojë dhe të kopjojë forma gjeometrike. • Ndërtimet e vështira. këtë moshë. Si rezultat. duke qëndruar në një këmbë. Edhe nëse ai mund të notojë. • Lojën me argjilë. duke Aftësitë e duarve dhe të gishtave Koordinimi dhe aftësia e fëmijës për të përdorur duart e tij. Kujdesi është po kaq i rëndësishëm edhe kur ai është pranë ujit. me shumë blloqe Këto lojra jo vetëm që do ta ndihmojnë të përmirësojë shumë nga aftësitë e tij. plastelinë. hidhet • Lëkundet. asnjëherë mos e lini vetëm në pishinë ose në plazh.

duke i bërë mirë këto aktivitete. Fjalori i fëmijës tuaj tashmë do të shtrihet deri në rreth 1500 fjalë. Ai do të marrë drejtimin që i pëlqen më shumë.MOSHA E FRIKËS pasur sukses. Gjithsesi mos u çudisni nëse disa nga fjalët që do të thotë. nuk janë ato që doni të dëgjoni. që mbase do të jenë të vështira për të deri në mes të moshës pesëvjeçare. Ai tashmë do të thotë histori të ngatërruara. për të mirë dhe për të keq. Tani nuk do t’ju tregojë vetëm gjërat që i ndodhin dhe nevojat e tij. Ai tashmë mund . por edhe ëndrrat dhe fantazitë. lugën dhe (ndonjëherë) thikë buke. të rriturit në familje. aftësitë gjuhësore të fëmijës do të lulëzojnë. • Zakonisht kujdeset për nevojat e tij personale. • Vishet dhe zhvishet pa ndihmë. por kjo moshë nuk është e këshillueshme për ta nxitur atë në një drejtim apo në një tjetër. mbase duke ju urdhëruar “të mos flisni më” ose duke thirrur shokët e lojës “hajdeni këtu menjëherë”.344 PJESA VI VITI I PESTË . mësojeni fëmijën tuaj si të përdorë “të lutem” dhe “faleminderit”. me tetë fjalë. Por gjithashtu vini re me vëmendje se si ju. dhe ai mund të mos të arrijë ta thotë mirë sh. • Përdor pirunin. të shqiptojë shumë nga tingujt në gjuhë. • Bashkon pikat e vizatuara më parë. gjatë këtyre viteve. Për ta larguar nga kjo mënyrë të foluri. s. Aftësitë kryesore të duarve dhe gishtërinjve në fund të kësaj periudhe • Bën vrima në një copë letër. Tani ai ka mësuar sesa të fuqishme mund të jenë fjalët. ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT R reth moshës katërvjeçare. duke përdorur gishtërinjtë. duke përdorur fjali më të vështira. dhe ai do të rritet me 1000 fjalë të tjera ose më shumë. flisni me të dhe me njëri-tjetrin. • Kopjon trekëndësha dhe forma të tjera gjeometrike. l. me përjashtim të: f. th dhe r deri në moshën gjashtë vjeç ose më vonë. dhe do ta që ta përdorë këtë fuqi. Vetëm sigurohuni që t’i jepni atij shumë mundësi. Ka shumë mundësi që ai të përsërisë urdhërat që dëgjon më shumë. • Vizaton një person me trup • Riprodhon/shkruan disa gërma. Ju mund edhe të dalloni “talente” të caktuara që do të shfaqen gjatë punës së tij. do t’i rritet vlerësimi për vetveten. Kështu që nëse fëmija juaj katërvjeçar është si të tjerët. që të mund t’i ushtrojë këto aftësi. për të formuar një figurë të plotë.v. ai në disa raste do të jetë shumë urdhërues.

Pra më mirë rrini të qetë dhe i thoni se ju e dini që nuk ju urren me të vërtetë. ata e qortojnë. . Ai ndoshta nuk e di kuptimin e tyre. një kali dhe pulës etj. edhe në momentet që jeni të stresuar. • Tregon histori të gjata. • Thotë emra dhe adresa.).5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 345 Fëmija juaj gjithashtu mund të përdorë shumë sharje në këtë moshë. lërini të kuptojë që është e drejtë të ndihet i zemëruar. Nga pikëpamja e tij. • Njeh dhe gjen të kundërtën e fjalëve.) • Është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve: “Çfarë ke bërë dje?”. (Nëse e pyet cila është e kundërta e “i madh”. Duke u mërzitur dhe duke i bërtitur atij. “Çfarë do të bësh nesër?”. po pa i rënë shumë në sy. • Përdor kohën e ardhme. përpiquni të kufizoni përdorimin e këtyre fjalëve. Do të hash darkë tani me mua?” Ky lloj humori është një rrugë e shkëlqyer për të larguar zemërimin e tij sipas mënyrës tuaj. lodhje.4 . Megjithatë. Cila është mënyra më e mirë për ta ndaluar këtë sjellje? Bëhuni një shembull i mirë dhe përpiquni të mos i përdorni këto fjalë. ai gjithashtu është i shqetësuar. përgjigja më e mirë mund të jetë një lojë. është thjesht energjia e tyre që e gëzon. Më pas. Nëse ai thotë “të urrej”. mbani mend se kur fëmija juaj përdor këto fjalë.) • Kupton gjendjen emocionale të personave të tjerë. buzëqeshje. Veç kësaj. Përpiquni t’i mësoni atij fjalë që e ndihmojnë t’ju tregojë se si ndihet. Për shembull. ju do të vini re që ai do t’i përdorë këto fjalë si sharje. këto janë fjalët më të fuqishme nga të gjitha. dhe flisni me të rreth asaj që e bëri të shpërthe- jë. di të përgjigjet: “i vogël” etj. • Flet fjali me më shumë se pesë fjalë. Sigurisht që kjo është më e preferuar sesa dhuna fizike. ajo çfarë do të thotë me të vërtetë është “jam shumë i mërzitur dhe dua të më ndihmoni të vë në rregull në ndjenjat e mia”. megjithëse mund të jetë shumë shqetësuese për ju. Nëse sharjet që përdor janë të lehta. le ta zëmë se ai ju quan një “shtrigë të keqe”: ju mund të qeshni dhe t’i përgjigjeni: “jam duke zier një tenxhere me krahë lakuriqi dhe sy bretkose. (Tregon kur personi shpreh frikë. dëshpërim. Aftësitë kryesore në fund të kësaj periudhe • Kujton pjesë të një historie. Kur fëmija juaj është i mërzitur. ju vetëm do ta bëni të ndihet konfuz (i paqartë) dhe do ta lëndoni më tepër. Ai dëgjon të rriturit t’i thonë ato kur janë shumë të nevrikosur ose të emocionuar dhe nuk e kupton se pse kur i përdor ai. • Fëmija është në gjendje të bëjë dallimin midis kafshëve shtëpiake (një qeni dhe një maceje.

Nëse ai është më shumë i interesuar për makinat dhe dinosaurët. kjo është mosha e duhur për ta çuar atë në muze. marrëdhëniet e madhësive (e madhja përballë të voglës) dhe emrat e figurave gjeometrike (katrori. që do ta lejojnë të krijojë makinën e tij.MOSHA E FRIKËS Sigurisht. që të shohë sesi është një studio ose sallë koncerti. Nëse fëmija juaj duket shumë artist. Rruga më e mirë është t’i krijoni fëmijës tuaj mundësi të shumta mësimi. Cilidoqoftë interesi i tij. rombi etj). ai mund të dijë disa ditë të javës dhe që çdo ditë matet në orë dhe minuta. Nga koha që hyn në kopsht. rrethi. çojeni në muzeun e historisë së natyrës. ndihmojeni të mësojë të ndërtoje modele dhe pajiseni me vegla dhe lojra ndërtuese. Kjo do ta ndihmojë që t’i kushtojë më shumë rëndësi fjalëve që thotë. disa herë fëmija juaj nuk ka nevojë të thotë diçka ofenduese që t’ju lodhë – mjafton që të flasë pa pushim. Për shembull. nëse nuk e keni çuar deri tani. ju mund të përdorni libra për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe të hapni horizontin e tij për më tej. mund të mos t’i pëlqejë të mësojë kur të shkojë në shkollë. Në këtë moshë fëmija juaj duhet të zbulojë kënaqësinë e të mësuarit. alfabetin.346 PJESA VI VITI I PESTË . mësojini disa vjersha humoristike ose këngë. dhe nëse ju e detyroni me zor të mësojë që tani dhe e fusni në siklet. nga kjo. Gjithashtu nëse njihni një artist. që do t’i mësojë më me hollësi kur të shkojë në shkollë. ose lëreni të marrë pjesë në aktivitetet parashkollore artistike. mbasdite dhe darkë dhe që viti ka katër stinë të ndryshme. ekspozita dhe kopshte zoologjike. ai tani kupton që dita ndahet në mëngjes. Ju gjithashtu do të zbuloni se veç eksplorimit të ideve praktike. por mos u ndieni të detyruar t’i nxitoni gjërat. Ka shumë libra të mirë për fëmijë që i shpjegojnë këto koncepte. dhe do t’i rrisë më shumë vlerësimin për gjuhën e shkruar. në mënyrë që ta presë fillimin e shkollës me gëzim. ose harxhoni pak kohë duke i lexuar disa poema. Për shembull. çojeni atë në muzetë e artit dhe galeritë. ju duhet të respektoni interesat dhe talentet e tij. Ai gjithashtu mund të kuptojë numërimin. që në vend ta lejoni të përsërisë vjersha pa kuptim. Një zgjidhje për këtë është për shembull. Në të njëtën kohë. Ai nuk ka asnjë përfitim . çojeni për një vizitë. fëmija juaj katërvjeçar me sa duket do t’ju bëjë shumë pyetje si: si ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT N ga mosha katërvjeçare fëmija juaj do të fillojë të zbulojë shumë koncepte bazë.

Nëse ju do të punoni me fëmijën që të mësojë të lexojë gërma dhe fjalë. Nuk ka arsye që t’ia kërkoni fëmijës këtë. bëhen baraz me të tjerët gjatë klasës së dyte ose së tretë. Nëse ju ziheni ngushtë. por më mirë mbështetuni në librat e fëmijëve. si është krijuar dielli dhe qielli. fundjavën. Madje disa nga ata fëmijë që lexojnë shpejt. për të filluar të lexojë. Thotë saktë emrin e të paktën katër ngjyrave. nga më i vogli te më i madhi. Bëhuni të vëmendshëm… • A është fëmija juaj i interesuar për të mësuar shkronjat? • A shikon ai libra ose revista vetëm? • A do ai “të shkruajë” me një laps ose stilolaps? • A dëgjon me vëmendje gjatë tregimit të një historie? Nëse përgjigja është po. Kupton më mirë konceptin e kohës. Fëmija mëson të përdorë. Disa nga aftësitë e kësaj moshe • • • • Mund të numërojë 10 ose më shumë sende. festat e ndryshme (ditëlindjen. sidomos me një gjuhë të thjeshtë që fëmija juaj ta kuptojë. Nëse jo. atëherë ai mund të jetë gati për të marrë disa nga bazat e leximit (të fillojë të mësojë të lexojë. të prindërve. është koha kur do të dëgjoni pyetjen e zakonshme “përse qielli është blu?”. ai dhe mund të mësojë. motrave. nuk varet nga ajo se sa shumë ju e keni detyruar atë të mësojë në moshë • • • • . stinët. Njeh gjërat që përdoren çdo ditë në shtëpi (para. ju mund të keni probleme për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve. dhe do t’i duhen një ose dy vjet më shumë për të zhvilluar gjuhën. për shembull. Fëmija dallon shkakun dhe pasojën e një veprimi. Si shumë prindër të tjerë.4 . shikimin dhe kujtesën e nevojshme. ashtu si prindërit: ditët e javës. Tani. që t’ju ndihmojnë. ushqime). ç’është vdekja. Jo të gjithë katërvjeçarët shprehin dëshirën të lexojnë dhe të dallojnë disa fjalë në libra. por shumë ngadalë). vëllezërve etj.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 347 është krijuar bota. Kujdes! Nëse një nxënës do të jetë i mirë apo i dobët në shkollë. Rendit sendet sipas madhësisë. Fëmija vizaton portretin e tij. mos sajoni përgjigje. por kjo nuk do t’i vlejë në moshën shkollore. atëherë ai është si shumica e fëmijëve të tjerë. Edukatoret mund t’ju rekomandojnë libra të përshtatshëm për moshën. Vitin e Ri) etj.

Kjo nuk arrihet duke e detyruar atë të kalojë nga argëtimi i lojës në përqëndrimin tek detyra të vështira. Pasioni i fëmijëve për të mësuar gërmat. do të ishte mirë të siguronit aktivitete me fëmijë të tjerë. por jo gjithmonë të të njëjtit seks). dhe ai mund të ketë dhe një shok “të ngushtë” (zakonisht. Po nëse fëmija juaj nuk është regjistruar në kopsht dhe nuk jeton pranë familjeve të tjera? Dhe nëse fqinjët e tij janë më të mëdhenj ose më të vegjël për të? Në këto raste. fjalët dhe çdo gjë të re është i lidhur me mënyrën se si ai ka luajtur dhe gëzimin që ka për të mësuar gjëra të reja. Me të gjetur shokun e tij të lojës. Cila është rruga më e suksesshme për mësimin e hershëm? • Gjatë lojës. Kjo do ta ndih- N . programe televizive edukuese. Më shumë se çdo gjë. fëmija juaj në moshë parashkollore do të duket i kënaqur. lojra. por mos e shtyni të lexojë fjalët. ngjyra. Është e rëndësishme për fëmijën t’i tregojë anën e mirë të shtëpisë. Në vënd të këtyre. nxiteni t’i ftojë këta shokë në shtëpinë tuaj. duke i mësuar fëmijës të lexojë në moshën katërvjeçare. nxisni kuriozitetin e tij dhe prirjen për të zbuluar aftësitë sipas mënyrës së tij. Parqet. • Kujdesuni që të mësojë gjëra të reja. Ju duhet të bëni disa gjëra për të afruar marrëdhënien e tyre. dhe gjërat e tij fëmijëve të tjerë. të cilët i sheh shpesh. por sigurohuni gjithashtu që ato të jenë argëtuese. • Lexojini libra që i pëlqej-në. me gëzimin e tij për të mësuar. lëreni fëmijën të qetë që të kënaqet me ato që bën. sheshet e lojrave dhe programet me aktivitete parashkollore do t’ju japin mundësi për të takuar fëmijë të tjerë. uluni me të dhe flisni rreth tyre. ZHVILLIMI SOCIAL ga mosha katërvjeçare fëmija juaj do të ketë një jetë të mbushur me shokë. figura gjeometrike dhe fjalë. • Mos e vini të ushtrohet me gërma. këngë etj. Nëse ai po sheh filma me kukulla ose programe të tjera edukative. Por mos prisni që ata ta bëjnë punën vetëm. Aftësia për të mësuar mirë është shumë e lidhur me entuziazmin. ka mjaft mjete të vlefshme për ta ndihmuar – libra dhe revista. familjes. Ky pasion nuk vendoset me detyrim. Ai do ketë shokë në lagje ose në kopsht. numra. për të cilat nuk është gati. Mësimi në një mjedis të ngrohtë dhe mbështetës është çelësi drejt suksesit.348 PJESA VI VITI I PESTË .MOSHA E FRIKËS më të vogël. Ju duhet të merrni pjesë. Kur fëmija juaj të jetë gati për të mësuar të lexojë.

Etika e fëmijës 4-5 vjeç Kujtohuni se fëmija juaj e ka të nevojshme të krijojë vetë konceptet e të mirës dhe të keqes në moshën 4 – 5 vjeçare. por nuk është edukuar. mund t’ju thotë të pushoni. Ata ndikojnë fuqishëm në të menduarin dhe në sjelljen e fëmijës. Mos u dëshpëroni nëse marrëdhënia juaj me fëmijën ndryshon. që ai po mëson të kundërshtojë autoritetin dhe të provojë se deri ku mund të shkojë. Kur ai i bindet rregullave me urdhër. do ta nxisni fëmijën tuaj të sillet edhe më keq. Ai ju bindet për t’iu shmangur ndëshkimeve. Ai tashmë kupton se ka vlera dhe opinione të tjera përveç tuajave. ata më vonë janë në gjendje ta përshtasin vetë në mendjen e tyre. përpiquni ta bëni shtëpinë tuaj mikpritëse dhe të dashur për shokët dhe miqtë e tij të vegjël. Është mirë që fëmijët të mos marrin leksione për etikën.4 . është mirë që të flisni me të dhe t’i tregoni se nuk ju pëlqen ky veprim. me të cilat ju e keni mësuar që nga lindja. ushqime. bisedat me të do të kenë më shumë sukses. Ju duhet të kuptoni se shokët dhe miqtë e fëmijës suaj katërvjeçar nuk janë thjesht shokë loje. në botën e tyre. Ai do të dojë shumë të jetë si shokët e tij.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 349 mojë atë të krijojë një ndjenjë krenarie. Nëse veprimet e tij nuk ju pëlqejnë. Pas pak muajsh. kur fillojnë këto miqësi të reja. fëmijët kanë një kuptim shumë të thjeshtë për moralin. duke humbur durimin. Në këtë moshë. edhe nëse gjatë lojës veprimet e tyre do të thyejnë disa rregulla. Lëreni për pak ta kryejë veprimin e tij. Në mendjen e tij është vlerësuar pasoja. kjo mund të jetë një shenjë e mirë. jo qëllimi. Ata kanë nevojë për vlerësime të qarta dhe të thjeshta. Urdhërat dhe frenimi në këtë moshë nuk dalin me sukses. Vetëm prindërit dhe të rriturit kanë . por nuk është e lehtë që ata të kuptojnë ndryshimin midis forcës së egër dhe fuqisë së vendosmërisë pa egërsi. Për shembull. nuk e bën këtë sepse është dakort apo se e kupton se çfarë është mirë dhe keq sipas jush. rroba. Kur i kërkoni të bëjë diçka që ai e kundërshton. Pra ai është bindur. Nëse e marrin këtë komunikim. Gjithashtu. për herë të parë në jetën e tij. ai mund të tregohet i pasjellshëm me ju. Sado e vështirë të jetë për t’u pranuar. duke ju pyetur për gjëra që nuk ja keni lejuar. Nëse ju do të reagoni me emocion. Sigurisht bëhet fjalë për lodra. dhe ai mund t’i provojë këto veprime të tjera. ose leje për të parë programe televizive për të rritur. madje dhe t’ju shajë. Polici i mirë është qetësues për fëmijën.

pasi ende jemi larg moshës së shkollës. nëse ai ngacmon një motër ose vëlla më të vogël. Fëmijët e kësaj moshe e bëjnë veten fajtorë. ai mendon se ju e qortoni sepse është fëmijë i keq. njerëzit. dhe përgëzojeni kur sillet ashtu. më mirë shpjegojini që është e gabuar ta bësh motrën të ndihet keq. Dëshira për të bërë pyetje për çdo gjë është shumë e dukshme. dhe tregojini sesa krenarë ndiheni kur me lodrat e tij luan me më të vegjlit dhe i ndihmon ata. shpjegojini që prisni që të sillet mirë. të së drejtës dhe vendosmërisë. Për ta ndihmuar të mësojë këtë ndryshim. Puna dhe loja Puna dhe loja janë të lidhura në këtë moshë. Kur ai bën ose thotë diçka që duhet kritikuar. fëmija juaj do të mendojë se jeni inatosur me të dhe jo për dëmin që sollën veprimet e tij. Nëpërmjet tyre fëmijët zbulojnë botën e jashtme. duke i ndihmuar fëmijët të ndërtojnë një sistem etik të vërtetë. sendet. pavarësisht nëse thyerjen e bëri me qëllim apo pa dashje. sesa thjesht t’i thoni “ti je i keq”. Nëse ju zemëroheni shumë.nga sjellja e tij.350 PJESA VI VITI I PESTË . Pyetjet e vështira përmbajnë edhe . Në rastin e mësipërm. ai e ka akuzuar veten pa të drejtë. përshkruani me hollësi se ku ka gabuar. personalitetit. Kur dilni shëtitje me familjen. Është e rëndësishme që fëmijëve t’u mësohet ndryshimi midis aksidentit (të bërë pa dashje) dhe veprimeve që s’duhen bërë. jepini mundësi të luajë me fëmijët e tjerë. mos e kritikoni fëmijën. jo ai vetë. Kur ai pa dashje bën diçka të gabuar. idetë. Përpiquni që të mos inatoseni. kini kujdes: kur ai bën diçka që s’ju pëlqen. si për shembull të ndihmojë nënën për të shtruar tavolinën ose për pastrimin e dhomës së tij. ju duhet ta ndani atë – si person . të mirësjelljes.MOSHA E FRIKËS mundësi t’ua bëjnë të qartë fëmijëve me sjelljen e tyre. Gjithashtu. Puna si lojë dhe loja si punë. Për shembull. Në të njëjtën kohë. ata kuptojnë më mirë edhe botën e brendshme të mendimeve dhe emocioneve. qetësojeni duke i thënë se e kuptoni që nuk e bëri me qëllim. Gjithashtu është e rëndësishme t’i jepni fëmijës tuaj detyra që e dini se mund t’i bëjë dhe më pas lavdërojeni kur i bën ato mirë. janë aktivitete shumë serioze dhe plot kuptim për të vegjlit. por vetëm sjelljen. jo fals. Në vend që t’i thoni se është i keq. bëjini të qartë se sjellja nuk ishte e mirë. shumë më tepër nga ç’mendojnë prindërit. Ai tani është i zoti për të marrë përgjegjësi dhe punë të vogla. konceptin e përgjegjësisë. Kur ai thyen diçka me vlerë dhe e qortoni. Për më tepër.

se çfarë do të thotë të jesh secili prej tyre.4 . herë i pambrojturi e herë shpëtimtari.. pikërisht sepse zbulojnë një mësim të madh: ata fitojnë besim për të bërë gjëra të reja. Këto janë arsyet që puna dhe loja i ndihmojnë fëmijët të kërkojnë një rrugë tjetër njohjeje. të luajnë duke ndihmuar edukatoren. nëse del nevoja. Të vegjlit e kësaj moshe e kanë shumë për zemër të rregullojnë gjërat përreth tyre. të braktisur dhe të mashtruar. prapëseprapë të pëlqejnë. Loja si mjet që rrit Kemi thënë se kjo është mosha e fantazisë dhe imagjinatës... Nëpërmjet lojës fëmija bëhet personazhi kryesor i botës së tij dhe bëhet shok me fantazmat e kukullave dhe sendeve. Përgjigjet shpesh i bëjnë fëmijët të ndihen të pafuqishëm. Për këtë arsye fëmijët kanë nevojë për shoqërinë. duke fituar siguri.” . Të luajnë duke e ndihmuar nënën. me duart e tyre dhe me mendjen e tyre. edhe pse i vë fëmijët para detyrave. Lojrat me fëmijët e kopshtit i lejojnë atij të jetë prapë fëmijë katërvjecar. të shohin punëtorët sesi ndërtojnë një shtëpi. Një fëmijë 4-5 vjeçar thotë “Punët i bëj unë. Zhvillimi intelektual sigurohet në sajë të situatës “Bëjmë sikur. por dhe e vështirë. Ka fëmijë që në familjet e tyre sillen si më të rritur. konfuzë. ata marrin edhe role të kundërta gjatë lojës..”. të sajojnë sende me lëvozhgën e vezës ose me thesin e vjetër të shtëpisë. për të arritur të bëjnë dicka vetë. Për të kuptuar gjithçka. Pjesëmarrja në grupin e kopshtit. Ata bëhen herë i miri e herë i keqi. fëmijët mësojnë se nganjëherë edhe mund të mos të arrijnë të bëjnë dicka dhe kjo është normale. nga ana tjetër ju sjell qetësi. në të cilin ata njohin moshatarët. veçanërisht grupin e kopshtit. Nëpërmjet punës-lojë dhe lojëspunë. për të ngjitur atë që është thyer. “Shkoj unë në dyqan. . Shpeshherë ata kanë frikë të pyesin dhe të mësojnë më shumë nga ç’mësuan. të gjitha këto i ndihmojnë fëmijët të ndihen të zotët dhe të kuptojnë ndryshimin mes të vërtetës dhe përrallës. duke fituar më shumë siguri. Fëmija merr rolin sikur është person tjetër dhe me anë të kësaj loje ai kupton njerëzit e tjerë në familje dhe në shoqëri.”. Gjithashtu ata mësojnë se edhe gjërat e vështira për t’u bërë. Të jetosh botën mbushur me fantazi është e bukur.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 351 përgjigje të vështira. “Nuk kam frikë”. veten dhe luajnë së bashku me ta. Ai merr përgjegjësi për një moshë më të madhe.

Vallëzon dhe këndon me ritëm. me top etj. Fëmija për herë të parë në këtë moshë drejton pyetjet e ekzistencës njerëzore. Dëshiron të jetë si shokët e tij.). Në këtë moshë fëmija është në gjendje t’i bindet çdo urdhri. roza-rozina. Është faza kur fëmijët zhvillojnë kontrollin e vetes dhe përqëndrimin. duke qenë edhe puna më e madhe. Bisedon për anëtarët e familjes. dhëniet e punëve janë të mërzitshme dhe të pakëndshme.MOSHA E FRIKËS Nëpërmjet lojës djemtë përpiqen të kuptojnë se çfarë është një mama dhe vajza përpiqet të kuptojë se si është babai. të edukatorëve të kopshtit. a mund ta bëj këtë gjë?… Ai ka nevojë t’i njohë rregullat e vendosuara nga të rriturit në mënyrë të qartë. Shpesh ka nevojë për një kthim prapa. duke dëgjuar një këngë. Për disa fëmijë. Ai fillon të interesohet e të dëgjojë për besimin fetar. Përshkruan aktivitetet që kryen secili prej tyre. pse jam vajzë? pse jam djalë?. Ndërkohë. është shumë rebel. si në kohën kur kishte edhe më shumë vëmendje dhe përkëdhelje nga prindërit. sepse kjo nuk i lejon të hiqet si “njeri me vlera”. • • • • • . Tregon më shumë pavarësi dhe madje shkon te fqinjët vetëm. Në këtë mënyrë loja është më shumë se një lojë. Fillon të interesohet për rregullat: a mund të dal jashtë?. mëngjesi. vajtja në kopsht. Kërkon që. loja ose shëtitja pasdite etj. kërcejë. për shembull: nga vijmë? ku shkojmë? si funksionojnë gjërat? çfarë është jeta. si mamaja.). Por jo të gjithë fëmijët mund ta pranojnë këtë si një punë. Fëmija mendon në mënyrë më të pavarur. si babai. E ndien shumë shpejt poshtërimin. dhe të vrapojë. të bëhet i vlefshëm në sytë e prindërve. Fillon të pëlqejë ritualet e përditshme (zgjimi. por fakti që ai kupton dhe bindet nuk do të thotë se është i rritur. Ai fillon të shijojë vlerësimet: i mirë. gjë që nuk arrihet menjëherë.352 PJESA VI VITI I PESTË . Është më i aftë të zbatojë rregullat e vëna. dreka. nëpërmjet lojës. për të kuptuar se cilët janë kufijtë që nuk i lejohet t’i shkelë. i edukuar apo i keq. Fëmija njeh dhe shfaq rregullat dhe zakonet e familjes. Krijon lojëra me shokët e tjerë (symbyllazi. Tani për të loja është mësimi më i madh. Pëlqen të këndojë. vdekja?. nëse ky ushtrohet në familje. ajo është punë Aftësitë dhe cilësitë kryesore në fund të kësaj periudhe • • • • • • • • • • • Dëshiron të kënaqë dhe të pëlqehet nga shokët e tij. për t’u ndier më i vogël.

ata arrijnë t’i shkelin në jetën imagjinare të lojës. Nëse janë shumë. Fëmijët nuk e kanë idenë se ç’është të vrasësh apo vdekja. Lojrat me luftë. Disa prindër i ndalojnë fëmijët e tyre të luajnë me lodra armësh të blera në dyqan. për të cilin ai duhet të harxhojë kohë dhe punë. vetëm duke ngjitur. Nëse doni të kuptoni zhvillimin dhe vetëbesimin e fëmijës suaj.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 353 ndërtuese. prerë dhe duke përdorur armë prej kartoni. Fëmijët kanë edhe një përfitim tjetër të madh nga puna-lojë. Keni vënë re kur fëmijët e kësaj moshe luajnë me njëritjetrin duke u bërë si bebja dhe prindi? Ata po përpiqen të mësojnë ato që bëjnë të rriturit. të gjitha hyjnë këtu. Nëse fëmija bëhet kokëfortë duke përsëritur “Dua lodër tjetër”. madje lodrat e shumta mund të përbëjnë një problem.4 . Për ta. Por ju nuk duhet të trembeni nga këto aktivitete. Nëse fëmija një lodër të vjetër e mban vazhdimisht me vete. dëgjoni mirë mënyrën sesi flet me F të si të të Lodrat Fëmijës nuk i duhen dhe aq shumë lodra. mos ia . Shumë kufij që i kanë të ndaluar në jetën e vërtetë. Ndihmojeni fëmijën të ketë mjetet e duhura për të luajtur edhe me sende të rastit. ZHVILLIMI EMOCIONAL antazia e fëmijës tuaj katërvjeçar do të jetë po aq e fortë sa në moshën trevjeçare. me luftëtarë dhe kauboj. kusht për të luajtur. Këto lloj rolesh u mësojnë se ç’është e mira dhe e keqja. vrasja e dragonjve. kërkoni arsyen e vërtetë. duke futur në to disa forma të dhunës. si për shembull të bëjnë një vjedhje apo vrasje. prekni. Kujdes! Vini re nëse fëmija nuk arrin luajë vetëm dhe kërkon nënën. për ta futur në lojë. armët prej lodre janë një mënyrë e pafajshme argëtimi për të qenë konkurues dhe e dobishme për respektin për veten. Gjithsesi. Ai mund të ketë një problem tjetër. Ajo duket se është e veçantë dhe e domosdoshme për të. gjithmonë brenda lojës. Ndërsa përpiqet më shumë të luajë. ose thjesht duke drejtuar gishtin dhe duke qëlluar “pau pau”. Përpiquni kuptoni arsyet dhe ta ndihmoni dalë nga shqetësimi që ka. Për fëmijën çdo lodër është një send dhe personazh. ai tani po mëson të dallojë të vërtetën nga përralla. pa i ngatërruar shumë. mos u habisni nëse ai përdor lojrat e imagjinatës. fëmija ngatërrohet dhe bezdiset. imagjinata dhe do të jetë në gjendje të lëvizë midis të dyjave. madje dhe lojrat me ndjekje. Nuk është e thënë që këta fëmijë janë “të dhunshëm”.

për të fshehur shqetësimin. Përgjigjet jo gjithmonë janë të thjeshta dhe të lehta për ju.. apo ka frikë për humbjen e tyre. llafazan. Nëse ju nuk thoni të vërtetën. ai do të tregojë për ta simpati/keqardhje dhe interes. erdhi vëllai i vogël në shtëpi nga materniteti. por ju duhet të zbuloni se nga vjen ky siklet. dhe kurioz. siç mund të ketë bërë kur ishte dy apo tre vjeç. ngjarje në kopsht. të paqetë ose bëjnë gjoja si të gëzuar. por mjafton që ju të bëni dy gjëra: të keni durim dhe të jeni gjithmonë gati për të folur me të. Fëmija bën pyetje direkte. Zemërimi Shpesh zemërimi tek fëmija e kësaj moshe vjen ngaqë ai e ka të vështirë të kontrollojë frikën. kjo i bie rëndë fëmijës. ose nga larg. Nëse ju përgjigjeni me shumë hollësi.si të rritur dhe fëmijë . Jo gjithmonë është e lehtë të gjenden përgjigjet për të gjitha rastet. Seksualiteti Zoti. Shpeshherë frikërat e kësaj moshe në të vërtetë janë frikërat dhe ankthi i të rriturve. Në fakt arsyeja mund të jetë një tjetër më serioze: gjyshi i sëmurë. Ju duhet të bëheni të vëmendshëm dhe të përpiqeni të kuptoni shkakun. fëmija sajon vetë përgjigje të gabuara. Krizat e zemërimit e ndihmojnë të shkarkojë sikletin. Në këto raste fëmijët bëhen shpesh shumë të lëvizshëm. Kur sheh se të tjerët janë të lënduar ose të trishtuar. Keqardhja.354 PJESA VI VITI I PESTË .MOSHA E FRIKËS një të rritur. ndryshime në familje. .. Nëse nuk jepni përgjigje fare. vdekja dhe seksualiteti janë disa çështje që fillojnë t’u interesojnë fëmijëve në këtë moshë. ai shpreh edhe dhimbjet e tij ose mungesën e lumturisë. fatkeqësitë ose sëmundjet e prindërve dhe fëmija mendon se është ai fajtor.dhe kënaqet duke i bërë të tjerët të lumtur. Arsyeja e vërtetë mund të gjendet në problemet e jetës së familjes. kjo mund të ndodhë se ai është edhe vetë i trishtuar në mënyrë të fshehtë. Ai gjithashtu ka mundësi të jetë shumë i ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve . ankthi dhe dhimbja Nësë një fëmijë i kësaj moshe trishtohet kur sheh një të rritur të trishtuar në familje. kemi ndërruar shtëpinë. ai tashmë mund të jetë miqësor. Një fëmijë qan sepse është prishur lavatriçja. pasigurinë dhe ankthin.E qara është e thellë dhe e rëndë. Katër-pesë vjeç quhet koha e frikës dhe ju duhet ta merrni seriozisht. Në vënd që të mbetet pas. ka rrezik që fëmija të humbasë besimin tek ju. Nëpërmjet kësaj keqardhjeje dhe interesimi.

përgjigjuni thjesht. Një vajzë katërvjeçare mund të konkurojë me nënën e saj për vëmendjen . Përpiquni të mos dukeni tepër të sikletosur ose seriozë rreth çështjes dhe bëni shpjegime të thjeshta dhe të shkurtra. në prani të prindit. pa i bërë bisht pyetjes dhe pa thënë gënjeshtra. Kryesorja është që ai të ndihet i lirë për të bërë pyetje dhe të marrë përgjigje direkte dhe të sakta. Rreth kësaj moshe. prindërit duhet t’i shpjegojnë dhe duhet t’i marrin leje. por janë normale dhe tregojnë një kuriozitet normal për moshën. për t’i prekur trupin në vendin e dhimbshëm ose gjatë vizitës së mjekëve dhe infermierëve. ose dhe më keq. fëmijët gjithashtu mund të luajnë me organet e tyre të trupit. fëmija juaj mund mund të fillojë të tregojë një interes për seksualitetin. Mos u shqetësoni! Këto nuk janë marrëdhënie seksuale. Ai mund të bëjë pyetje për lindjen e fëmijëve. Kur ai ju bën këto lloj pyetjesh. Qor- timi. ju mund të vendosni t’i thoni fëmijës tuaj: “Trupi yt është i shëndetshëm ashtu siç është krijuar dhe t’i duhet të kujdesesh vetë për higjienën e tij. Më mirë të mos teprohet me ndërhyrjet në këto mosha. fëmija juaj mund të tërhiqet shumë nga prindi me seks të kundërt. Rreth po kësaj kohe. Nëse fëmija sëmuret. Me rritjen e interesit për seksualitetin. për të ngjashmit me të apo për seksin tjetër. për organet seksuale. nuk mund të prekë “pjesët e tua intime”. Nga ana tjetër fëmijët kanë nevojë të mësojnë se çfarë është e lejuar dhe çfarë jo në marrëdhëniet shoqërore. Zhveshja lakuriq dhe lojrat me pjesë të trupit nuk bëhen në sy të njerëzve. Sjellja në këto raste është me të vërtetë një çështje e kulturës familjare. Tani ti po rritesh dhe do të kujdesesh dhe ta mbrosh vetë trupin tënd. por është shumë i dëmshëm. Asnjë person tjetër. duke përfshirë kushërinjtë dhe shokët e ngushtë. Ata kanë një punë të madhe për të bërë dhe ju duhet t’i ndihmoni. Ata madje mund të tregojnë interes për organet e fëmijëve të tjerë. jo vetëm nuk është i nevojshëm. Ai është kurioz të shohë se si ndryshojnë trupat e vajzave nga të djemve. nëse bëhen të përmbajtura dhe nuk rrezikojnë fëmijën.5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 355 Mosha 4 vjeç e më pas ka një detyrë të vështirë për fëmijën. Duhet të dini se fëmija juaj katërvjeçar nuk ka nevojë për hollësira rreth marrëdhënieve seksuale. por me fjalët e duhura. Sjelljet e kuriozitetit të moshës janë normale. ndëshkimi.4 . Kështu për shembull. Ata duhet të mësojnë se bota është pak e ndryshme nga dëshirat dhe ëndrrat e tyre.

ai mund të mësojë edhe përdorimin e një thike buke. mund të mësojë të mbajë lugën apo pirunin në mënyrën e duhur. Nëse ai kundërshton të hajë një lloj ushqimi të cilin dje e ka “përpirë”. Kështu. prandaj ju duhet t’i kushtoni vëmendje. Ju mund t’i mësoni rregulla të tjera tavoline. Këshilla për prindërit dhe kujdestarët USHQYERJA pse tani ai mund t’i përdorë ato si një i rritur. Ato janë edhe aktivitete familjare që e edukojnë atë. nëse familja e ka zakon të hajë së bashku. Fëmija juaj duhet të mësohet me sjelljet kryesore të familjes gjatë ngrënies dhe të bëhet shoqëri e këndshme për anëtarët e tjerë. Ata tani do të hanë vaktet me oreks dhe njëkohësisht do të përjetojnë marrëdhënien e tyre me njerëzit e familjes. dhe jo në grusht. ashtu sikurse djali me babain për vëmendjen e nënës. dhe kapërcehet nëse ju jeni të kujdesshëm dhe njihni fëmijën tuaj. caktoni të paktën një vakt në ditë për të krijuar një moment të këndshëm për familjen dhe uleni fëmijën tuaj në tavolinë. por mund të ndryshojnë kërkesat nga dita në ditë. (Shihni menunë në faqen 359. se- .356 PJESA VI VITI I PESTË . sepse ai do të sillet si ju. Kjo është një pjesë normale e zhvi- llimit të personalitetit në këtë moshë. Për shembull. Nuk është e çuditshme që fëmijët e kësaj moshe të kenë pëlqimet e tyre për ushqimet. fëmijët nuk e përdorin ngrënien (ose mosngrënien) për të treguar kundërshtimin për diçka dhe as nuk ngatërrojnë ushqimin me dashurinë ose inatin. si për shembull të mos flasë me gojën plot dhe të mos marrë ushqim nga pjata e të tjerëve.MOSHA E FRIKËS e babait. Ai do ta ketë më të lehtë t’i mësojë këto sjellje në tavolinë.) Në këtë moshë. ose lëreni t’ju ndihmojë në përgatitjen e ushqimit. është mirë që të mos ta V aktet e ngrënies për fëmijët nuk janë thjesht ushqyerje. Me ndihmën tuaj. Ka rëndësi që të jepni shembullin e mirë vetë.

thë e domate . • Sigurohuni nëse fëmija është vërtet i uritur ose i etur. djathë dhe perime • Mos përdorni ushqimin si shpërblim për sjellje të mirë. Për të ulur rrezikun ndaj kalorive të tepërta dhe prishjes së dhëmbëve. . historitë. •. Kjo do të shkaktonte humbjen e vëmendjes për të ngrënë mirë dhe për të ndaluar. vogla. si: fruta dhe lëngje sanduiçe të frutash . Lëreni të hajë ushqime të tjera në pjatën e tij. në vend të ushqimeve të tilla si pije të ëmbla. ëmbëlsira. edhe pasi është ngopur. Përrallat. Përdorni ushqime me proteina dhe perime. Këto mund të jenë: 1 gotë qumësht 1 pjatë a lëng mishi. Këtu janë disa udhëzime për t’ju ndihmuar të jeni të sigurt se fëmija juaj ka ngrënë mjaftueshëm. Gjithsesi. kos simite me krunde. nëse i kërkon. nxiteni të provojë ushqime të reja duke i dhënë pak sa për t’i provuar dhe jo duke ngulur këmbë që ai të hajë një pjatë të tërë. bukë ose biskota. me drithëra. Përpiquni që gjatë ngrënies të mos luajë.. ose të zgjedhë diçka tjetër. Shumë prindër shqetësohen për këtë. Fëmijët pëlqejnë të zgjedhin ushqime që nuk janë shumë të sheqerosura. Nëse mendoni se fëmija juaj ha pak.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 357 bëni problem. edhe pse jo shumë: • Nëse fëmija juaj nuk ha një vakt të plotë me ju në tavolinë. jepini atij sasi të vogla. selino.. biskota me ose fara kungulli. shumë të kripura apo shumë të yndyrshme. gjysmë filxhani gjysëm filxhani gjizë ose kos. • Gjatë ditës kufizoni bukën në dorë.4 . në rast se e keni qortuar. deri në dy herë në ditë. Flisni ose luani me të. gjalpë e reçel. nxisni fëmijën për ushqime të tilla. 1 fetë buke të 1 lugë çaji thekur me djavaj. Kuptoni nëse ai kërkon të hajë për të tërhequr vëmendjen tuaj ose për t’u pajtuar me ju. karrota. televizorin dhe lojrat e tjera përpiquni t’i bëni jashtë ngrënies. supë perimesh. miell tërshëre. pasta ose ushqime shumë të kripura dhe të yndyrshme. kur kërkon për të ngrënë ose për të pirë. por mos përdorni ushqimin si pajtues. me një ushqim që nuk e ka ngrënë më parë. 1 fetë bukë me 50 gr pulë.

MOSHA E FRIKËS • Mësoni të llogarisni kaloritë për ushqimet që ai ha më shumë dhe vëzhgoni sa kalori konsumon në një mesatare ditore. ai i reziston përpjekjes tuaj për ta ushqyer. kujtoni se fëmijët ndonjëherë e përdorin ushqimin si një mjet për të për të ushtruar kontroll mbi ju. Fëmija juaj ka nevojë të pijë përafërsisht 450 gr qumësht në ditë. ai nuk do të shkojë të flejë. Ky është një problem më i madh nëse ai ka vëllezër apo motra më të mëdhenj. gjumi i fëmijës është pjesa më e sikletshme e ditës dhe shpesh me arsye: nëse një fëmijë nuk është shumë i lodhur. Të jeni të sigurt se dhe në kulmin e këtij kundërshtimi. të vjella. • Gjithashtu. kryesisht për sasinë e kalciumit që përmban. mos e detyroni të hajë. Për shumë prindër. Totali për një fëmijë katërvjeçar duhet të jetë 900-1800 kalori në ditë. ai nuk do të rrijë pa ngrënë. flisni me pediatrin. dhe të nesërmen do të përqeshë çdo gjë që do të shohë. gjatë gjumit. për të marrë kalciumin që i nevojitet. • Qumështi është një ushqim i rëndësishëm. ndoshta nuk është i uritur. sepse ka luajtur më pak sesa një ditë më parë. Fëmija më i vogël mund të ndihet si i përjashtuar dhe ka frikë se mund “të humbë ndonjë gjë”. fëmija kupton se është vetëm. Kur ai nuk pranon të hajë. ndërsa dy prindërit flenë bashkë. vëllezërit dhe fantazmat e tyre. Një ditë do të duket sikur ai ha çdo gjë që i bie në dorë. Por kini parasysh që ai ka nevojë për të paktën dhjetë deri dymbëdhjetë orë gjumë natën. Gjithsesi. Katërvjeçarët përjetojnë në mënyrë të njëjtë lidhjen “dashuri – urrejtje” për nënën. babain. Këto ndjenja janë të kuptueshme dhe nuk ka ndonjë dëm nëse i lejohet atij ta kapërcejë pak orarin e gjumit. që rrinë zgjuar më vonë. . Veçanërisht gjatë periudhës kur kundërshton çdo gjë. GJUMI N atën. qumështi i tepërt mund të ulë oreksin e tij për ushqime të tjera të rëndësishme për shëndetin.358 PJESA VI VITI I PESTË . Kur kjo ndodh. diarre ose humbje peshe. nëse familja e tij rri zgjuar pasi ai ka vajtur të flejë. • Mos u shqetësoni nëse sasia e ushqimit të fëmijës tuaj nuk është njësoj çdo ditë. • Nëse një rënie e dukshme e oreksit vazhdon për më shumë se një javë. ose ka shenja të tjera sëmundjesh si temperaturë.

1 fetë bukë ose biskotë (për fëmijë) ½ filxhan agrume (portokall)ose lëng domateje 1 vezë ZEMRA ½ filxhan qumësht 1 banane 1 fetë të tërë buke 1 lugë çaji vaj ulliri DREKA ¾ filxhan qumësht 2% 1 sanduiç –2 feta të tëra bukë të bardhë. 1 lugë çaji vaj dhe 1 thelë mish ose djathë (60 gr) perime jeshile ose të verdha ZEMRA 1 lugë çaji gjalpë 1 fetë të tërë buke ose 5 biskota ½ filxhan lëng frutash DARKA Darka ndërtohet duke zgjedhur disa nga ushqimet e mësipërme dhe është mirë të mos të jetë e rëndë.5 kg Masa të thjeshta: 1lugëgjelle=15 gr 1 lugë çaji=1/3 lugëgjelle(5gr) 1 filxhan= 50 gr 1 gotë ujë=150-200 gr MËNGJESI ½ filxhan qumësht 2% yndyrë (qumësht tregu i skremuar).4 .5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 359 Menuja ditore për një fëmijë të kësaj moshe Kjo menu është planifikuar për një fëmijë katërvjeçar. . i cili peshon afërsisht 16.

përqafojeni. Mami dhe babi janë këtu”. që shfaqen vetëm nëpërmjet imazheve të frikshme në ëndrra. e zakonshme për këtë moshë. Kini gjithmonë parasysh që këto janë vetëm ëndrra të këqija dhe jo një problem serioz.MOSHA E FRIKËS Fëmija nuk fle për të ndenjur më gjatë me prindërit. por nuk u përgjigjet pyetjeve tuaja. Ai duhet të mësohet ta bëjë vetë këtë gjë. ai do të shtrihet dhe do të flejë. Sa më e qetë të jetë sjellja para gjumit. ai do të kuptojë më mirë se çdo njeri ëndërron dhe që nuk ka pse të ketë frikë. i frikësuar dhe duke qarë. Por sigurohuni gjithmonë që këto libra të mos jenë të frikshëm për të. mos e lini të ngrihet dhe mos e lejoni të flasë. Sigurojeni atë: “Je mirë. Ndonjëherë mund t’ju qëllojë që fëmija juaj është në shtrat. Mënyra më e mirë për të përgatitur fëmijën tuaj për në shtrat. Kjo ndodh edhe kur fëmijët kanë fjetur të qetë dhe pa vështirësi dhe ju nuk e kuptoni përse ai zgjohet kaq i trembur. godet dhe ulëret. Ato mund të pasqyrojnë disa ndjenja agresive apo frikëra. përpara se të flenë përsëri. aq më lehtë do të shkojë ai në shtrat. duke plotësuar mungesën e tyre gjatë ditës. por shpesh zgjohen disa herë për të kontrolluar rrotull. ju mund t’i lexoni histori mbi ëndrrat dhe gjumin. Në këtë rast jeni dëshmitarë të një “terrori nate” – një lloj sjelljeje gjumi e pakuptueshme dhe e dhimbshme për prindërit. e zgjojnë. Gjëja e vetme që mund të bëni në këto raste është ta mbani fëmijën për ta mbrojtur. përse i mban sytë hapur dhe ju tregon sende imagjinare. është t’i lexoni një histori. ndërsa ju rrini me të gjersa ta zërë gjumi. flisni për ëndrrën që ka parë dhe qëndroni aty derisa të qetësohet. Këto ëndrra shpesh shprehin se si i ka parë ai disa ngjarje të ditës.360 PJESA VI VITI I PESTË . Mëngjesin e ardhshëm ai nuk do të mbajë mend asgjë. Pasi historia mbaron dhe ju i keni thënë natën e mirë. kur ai ngrihet në mes të natës. Ai mund të ulërasë dhe godasë me sy të hapur dhe i tmerruar. Në moshën pesëvjeçare e më tej. Pas 10 apo 30 minutash. pikërisht në kohën e gjumit. Për ta ndihmuar më tej fëmijën që t’i kalojë këto frikëra. që të mos vritet. Në këtë rast ai nuk është zgjuar dhe as nuk është duke parë ndonjë ëndërr të keqe. . por në këtë moshë ai ka ende nevojë që dikush ta sigurojë për këtë. Përpiquni të mos trazohet dhe emocionohet në një lojë të zgjatur. Shumica e fëmijëve flenë natën. fëmija do të të fillojë të kuptojë se figurat e para në ëndërr nuk janë të vërteta. duket sikur është zgjuar dhe duket shumë i dëshpëruar. Mund të ketë netë kur ëndrrat shumë “të forta” që ka parë fëmija. Kështu. Nëse flisni për këto histori së bashku.

për shkak të frikës. Koha e ngjarjes Paraqitja dhe sjellja Reagimi Pasi zgjohet. Ato do të zhduken vetë. Në këto raste mund të ndihmojnë ilaçet për gjumë të dhëna nga pediatri juaj. Terror nate Një zgjim i pjesshëm nga një gjumë i thellë. djersitje. fëmija është i siguruar nga prania juaj. Duke qarë dhe i frikësuar. Nuk e kujton ëndrrën. ndodh rrallë që t’i përjetojnë shpesh ose për një periudhë të gjatë. zemër që rreh fort. Sy të fryrë. Fëmija nuk ju vë re dhe mund t’ju shtyjë. para se të shkoni tek ai. Mos i jepni ushqim dhe mos e merrni me vete në dhomën tuaj. Gjatë gjysmës së dytë të natës. e ndjekur nga zgjimi. me lëvizje jo të zakonshme. Megjithatë. Po kur jeni të sigurt që fëmija juaj nuk ka as ankthe as është i trembur. rënkuar.4 . ulëritur. folur. pastaj është i qetë. duke qarë. Gjatë këtij terrorri kur ai bërtet dhe godet. duke ulëritur dhe goditur. Fle përsëri shpejt. Pasi mbaron. Pastaj. ose që ka bërtitur a goditur. sa më shumë mundoheni ta mbani. kur fëmija të rritet. duke goditur. Zakonisht një deri në katër orë pasi ka rënë në gjumë.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 361 Disa fëmijëve kjo mund t’u ndodhë vetëm një herë. Shpesh e kujton ëndrrën dhe flet për të. kur ëndrrat janë më të forta. ndërsa të tjerëve disa herë. kur fëmija juaj zgjohet dhe jua tregon . I ulur. thjesht sigurojeni që çdo gjë është në rregull dhe largohuni. pa u zgjuar tërësisht. Fjetja Mund të ketë probleme që të flejë përsëri. Si të dalloni një ankth nate nga një terror nate Ankth Çfarë është Kur e dalloni Një ëndërr e frikshme. pasi është zgjuar. por më e mira është të presësh që të kalojnë vetë. sepse mund të çohet më shpesh. por zgjohet duke ju thirrur? Lërini dhjetë minuta kohë që të flejë. Kujtimi rreth asaj që ndodhi .

vdekja. Nuk është mirë që një lodër të . pa u “tronditur” apo frikësuar. ta ndihmojnë • • • • • fëmijën të kuptojë realitetin. quhet edhe viti i “frikës”. ai kërkon t’ju tregojë se ka një shqetësim të brendshëm. besimi fetar. gardh etj. Nuk duhet kërkuar prej tij se tani është i rritur dhe duhet të bëhet i arsyeshëm. ato duhen dhënë në formë shpjegimi. të mos bëjë rrëmujë etj. ju duhet ta nxisni shoqërinë në grup. Duhet të kini kujdes që fëmijët të mos të bëhen shumë të rreptë me veten e tyre. pa e gënjyer. kujdes! Me anë të këtyre kërkesave të tepruara. Në këtë moshë. ku shkojmë.. Por kujdes.362 PJESA VI VITI I PESTË .MOSHA E FRIKËS REKOMANDIME PËR FËMIJËN E MOSHËS 4-5 VJEÇ • Në këtë moshë fëmija fillon të interesohet për zbatimin e rregullave. që të mos krijojë ide të gabuara për të mirën e të keqen. Disa prej tyre shkojnë drejt rrezikut pa frikë. Pa e tepruar. të mos jetë agresiv. për shembull: hipin në pemë. të tjerë janë shumë të trembur dhe të tërhequr. • Në këtë moshë fëmija është shumë provokues. fëmija në mënyrë të vazhdueshme bëhet zot i trupit të vet. jo në formë dënimi. Viti i katërt i jetës. sepse kjo shkakton ankth tek ai. seksualiteti. do ta mësosh”. • Jini të thjeshtë e të qartë me fëmijën. Përgjigjet tuaja duhet të jenë të qarta. Në të dyja rastet. Në disa raste (por mos e përdorni këtë si pretekst për të mos t’u përgjigjur) mund të përgjigjeni me: “Kur të rritesh. të vecuar nga të tjerët. Fëmijëve u pëlqen kur të rriturit përzihen me lojërat e tyre. ju nuk duhet të bëni sikur nuk e shihni rrezikun dhe nuk duhet të kënaqeni kur fëmijët mbyllen brenda. duke i kushtuar shumë kujdes. nëse fëmija kërkon vazhdimisht për lodra të tjera ose ka ankesa. të rriturit duhet të zbatojnë rregullat e fëmijëve. qoftë për të kuptuar se çfarë është e drejtë e çfarë jo. • Është e rëndësishme të mos tregohemi shumë kërkues ndaj fëmijës. Në këtë moshë disa fëmijë mund të luajnë edhe vetëm. duhet të marrim seriozisht frikërat e ndryshme dhe problemet e tij. • Fëmija për herë të parë në këtë moshë drejton pyetjet e ekzistencës njerëzore. Tregohuni të duruar e të matur në fjalët e tonin e zërit që përdorni. Për një zhvillim sa më të mirë të fëmijës. si funksionojnë gjërat. ai do të dijë nga vijmë. Në këtë moshë. Kini kujdes t’u përgjigjeni pyetjeve sa më thjesht. çfarë është jeta. qoftë për të zbuluar çfarë mund të bëjë ose jo.

tjetrit. ose tek të afërmit. të cilat tregojnë për një gjendje të keqe shpirtërore. që nga fëmijëria e tij. Ata nuk duhen qortuar për sjelljet e tyre dhe aq më tepër nuk duhen dënuar. Prezantojeni me fëmijët dhe edukatoret. Mund të jetë një lodër ose një bluzë e vjetër. Shpjegojini që rutina e tij do të ndryshojë kur të fillojë kopshtin dhe përfshijeni në aktivitetin e zgjedhjes së rrobave. E gjithë kjo përgatitje do të ndihmojë për të rritur entuziazmin e tij dhe për K . sivjet pritet që ai të jetë më i rritur dhe do t’i jepen më shumë përgjegjësi dhe më shumë pavarësi. • Ndihmoni fëmijën tuaj: Të ndihet i sigurt dhe me besim se do të rritet. si: shqetësime të gjumit. sëmundje. Imagjinata e tij është shumë e madhe dhe shumë gjëra duken të pakuptueshme. divorci. sëmundjet e rënda në familje. Edhe nëse vjet ka vajtur në kopsht apo në çerdhe. e lëndon shumë. ta merrni për t’ia dhënë një fëmije tjetër. Atij i duhet thënë e vërteta. duke e trajtuar me respekt. • Ndonjëherë. në këtë moshë. emigracioni etj. ju mund të filloni t’i flisni për të. nuk u bëhet vonë për ngjarjet në familje. Ai përpiqet të ndajë fantazinë nga realiteti. Marrja e saj nga prindi pa e pyetur.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 363 vjetër të fëmijës. si për shembull raste grindjesh. duke i dhënë njëkohësisht edhe informacione mbi seksualitetin. shqetësimeve që ka. Për këtë arsye.4 . urinimi natën. në ngjarjet e vështira të jetës duhet pasur vëmendje ndaj çdo sjelljeje të fëmijës. të vizitoni mjedisin dhe ta pyesni nëse i pëlqen mjedisi ku ai do të kalojë kohën. PËRGATITJA PËR KOPSHT opshti është një kthesë e madhe në jetën e fëmijës tuaj. • Ndihmojeni në lojën e tij dhe kushtojini vëmendje bisedave me të. përgjigjuni pyetjeve të tij dhe përpiquni të kuptoni atë që mendon dhe ndien. që nuk e vesh dot më. Do të ishte gjithashtu një ndihmë ta çonit ndonjëherë afër kopshtit. Kur fëmija juaj i afrohet moshës së kopshtit. • Në këtë moshë fëmija i ndien shumë më ndryshe nga i rrituri frikërat e veta dhe ngjarjet e rënda. fatkeqësish. por që për të ka vlerë të veçantë. si: vdekjet. duket sikur fëmija nuk pyet. Në të vërtetë ai është shumë i ndjeshëm dhe i vëmendshëm ndaj çdo shqetësimi familjar. Çdo e vërtetë është më pak e frikshme se imagjinata që ai ka. • Në këtë moshë fëmijët e kanë shumë të zhvilluar kuriozitetin për trupin e tyre e të njëri .

nëse fëmija juaj mbush pesë vjeç në 31 dhjetor. Megjithëse kjo metodë funksionon. Këto teste gjithashtu mund të jenë ndihmëse nëse ju mendoni se fëmija juaj është i përparuar për moshën e tij dhe për aktivitetet e përshtatshme. nuk është e përsosur. të flasë prapa krahëve apo t’ju shajë. Fazat e zhvillimit ndryshojnë kaq shumë. fëmija juaj duhet gjithashtu të bëjë një vizitë mjekësore të përgjithshme fizike. duke u siguruar që ai është i vaksinuar si dhe për analizat e shikimit dhe dëgjimit.MOSHA E FRIKËS të zvogëluar sikletin e këtij hapi larg nga shtëpia. Në të njëjtën kohë. Përpara se të fillojë kopshtin. Është mirë që ky testim për zhvillimin e aftësive të bëhet përpara se fëmija të fillojë të ndjekë grupin e kopshtit. ata mund t’ju ndihmojnë. Testimi i zhvillimit të fëmijës tuaj është një metodë vlerësimi e cila mund të ndihmojë për të vendosur nëse ka aftësitë e duhura për të zhvilluar aktivitete të caktuara. por një tjetër pëlqen mosha më të rritura. do të sigurohet që ai ka bërë vaksinat e duhura etj. rrallë është shenjë N . Mjeku juaj do të vlerësojë gjendjen e fëmijës dhe zhvillimin e përgjithshëm fizik. do t’i duhet të vendosë për grupin e fëmijëve dhe shokët që preferon. Ai shpesh do të sillet keq. Për shembull. por nëse e ka ditëlindjen në 1 janar. Ata mund t’ju ndihmojnë. Edukatoret janë në gjendje të vlerësojnë fëmijën gjatë aktivitetit me fëmijët e tjerë dhe të vendosin për llojin e aktiviteteve. Për të përcaktuar moshën e grupit të përshtatshëm për fëmijën mund të pyesni edhe edukatoret. DISIPLINA PËR KATËRVJEÇARËT ë moshën katër vjeç fëmija juaj do t’i ketë disi në kontroll reagimet emocionale të paparashikueshme. sa një fëmijë mund të jetë i përgatitur për grupin e fëmijëve të moshës katër vjeç.364 PJESA VI VITI I PESTË . Megjithëse kjo sjellje mund të jetë irrituese dhe t’ju vërë në siklet. edukatoret e kopshtit mund të mbledhin informacion për shëndetin e fëmijës. edukatorë ose pediatër të aftë për ta zhvilluar këtë test. shpesh me një datë të caktuar si bazë. fëmijët pranohen në bazë të moshës. ai mund të kundërshtojë hapur rregullat e familjes. sipas aftësive dhe moshës. Nëse në zonën tuaj ka këshillimore. Në shumicën e kopshteve. vetëm që t’ju mërzisë. por ende në këtë moshë. ai mund të lejohet të fillojë kopshtin në moshën katër vjeç.

ai vepronte për kuriozitet.”. Gjithashtu. sjellja jo e mirë e tij priret që të jetë më e ndërgjegjshme se më parë. shumë të dëmshëm për rritjen e fëmijës. tani sjellja e tij është e prirur të jetë më pak e pafajshme. Por ka një ndryshim të madh midis ndalimit të përkohshëm dhe shpullës. sepse mendoni që ai meriton të ndalohet.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 365 e sëmundjeve emocionale dhe zakonisht zhduket në moshën e shkollës. është ende e rëndësishme të veproni me sjelljen e keqe shpejt dhe drejt. Kështu. Ju e godisni me shpullë. mund të reagojë duke bërë diçka që ai e di mirë se është e ndaluar. (Për të shmangur ndëshkimin. Besojeni. në vend të veprimeve të dhunshme apo të padurueshme. Në të kundërt. Por kjo nuk do të thotë që duhet ta lini fëmijën tuaj t’ju kontrollojë apo t’ju kërcënojë. Nëna e një fëmije i cili e godet. nëna dhe babai ndihen fajtorë dhe efekti edukues është zhdukur. ju duhet t’i mësoni se cila sjellje është e pranueshme dhe cila jo. Mënyra e vetme që ai të mësojë të vendosë kufijtë e tij më vonë është që ju të vendosni kufij të arsyeshëm për të tani. pa pritur aq gjatë sa fëmija juaj të harrojë se për çfarë po i tërhiqni vërejtje. Kur ishte foshnjë. Për shembull. as ai nuk do që ta bëjë këtë gjë.4 . Të lutem. Për të penguar këtë lloj sjelljeje. Ai mund të mos kuptojë emocionet që e shtyjnë të thyejë rregullat. Nëse ai refu- . duke kërkuar të gjente dhe provonte kufijtë e tij. shihni këto rekomandime tek viti i tretë i jetës: Disiplina e fëmijës) Në këtë moshë. Për të vendosur kufijtë e duhur. ndihmojeni fëmijën tuaj të shprehë ndjenjat e tij me fjalë. ai pret që ju ta kufizoni kur e kalon kufirin. Shpesh godasin me shpullë nëna dhe babai që edhe vetë janë rrahur në fëmijëri. Pas shpullës. ashtu siç pret që ta mbroni kur bën diçka të rrezikshme. mbani parasysh që shumë nga strategjitë që përdornit kur ishte më i vogël janë ende të përshtatshme. por sigurisht e di mirë që po i thyen ato. Është ende e rëndësishme të lavdëroni sjelljen e mirë më shumë sesa të dënoni të keqen dhe të mos përdorni asnjëherë dënimet fizike (shpulla etj). Edhe në këtë rast efekti edukues është zhdukur. Për fëmijën shpulla është poshtërim dhe humbje e besimit që ai ka në aftësinë për të qenë i rritur. më thuaj arsyen. Një katërvjeçar mund të t’i ngrejë nervat lehtësisht. mund të thotë: “Mjaft! Ti je shumë i inatosur. një fëmijë trevjeçar nëna e të cilit është shtatzënë ose prindërit e të cilit janë të ndarë.

rrini e qetë dhe vlerësojeni të vërtetën. dhe në vend që ta akuzoni kur dyshoni që ka bërë diçka të gabuar. Shpesh ju mund të kërkoni të njëjtat rezultate tek fëmija i dytë. Ose mbase ishte pak i ashpër dhe ka vrarë një nga shokët e tij të lojës. ashtu sic i keni arritur tek fëmija i parë.MOSHA E FRIKËS zon.vetëm nëse ju ose fëmija juaj nuk mund të dalloni më realitetin nga fantazia. Nëse doni që t’ju tregojë. Megjithëse një “përrallë” e gjatë nuk kërkon . Në këtë mënyrë ai mund të jetë më pak i frikësuar për të thënë të vërtetën herën tjetër. ndryshe nga rastet kur vazhdon me gënjeshtrën. Ndonjëherë sepse kanë frikë nga një ndëshkim. por ia vlen. Kjo është thjesht një shprehje e imagjinatës së fëmijës suaj dhe nuk dëmton njeri. jepini të kuptojë që gënjeshtra është gabim. ngaqë kanë ecur shumë përpara me fantazinë. ai mund të ketë dëmtuar diçka që nuk duhet ta prekte. ose mbase ngaqë janë duke imituar sjelljen që shohin tek të rriturit. Kjo kërkon shumë durim. Për shembull. Ju duhet të kuptoni cilësitë e çdo fëmije veç e veç. Nëse fëmija gënjen nga frika e një ndëshkimi. Disiplina tek fëmijët duhet përqëndruar për të rritur përqëndrimin e tyre dhe kontrollin e vetes. Kjo mund të jetë e suksesshme. një nënë shtatzanë (siç përmendëm më sipër) mund të thotë: “Ti je i inatosur për bebin. thoni diçka të tillë: “Kjo është thyer. problemi do të jetë mjaft i dukshëm. por kjo nuk është e dobishme. ai ka menduar se ajo që bëri është më shumë një mbrojtje sesa një gënjeshtër. si ndodhi?” Nëse ai tregon. nëse e nxisni fëmijën tuaj të flasë për problemet dhe ndjenjat e tij. Ajo realizohet me sukses nëse ju forconi miqësinë me fëmijën. Ndonjëherë fëmija juaj nuk do të arrijë ta shpjegojë inatin e tij dhe ju takon juve ta ndihmoni. Po vras mendjen. apo jo?”. Në çdo rast. Çdo fëmijë është shumë i ndryshëm nga një tjetër.366 PJESA VI VITI I PESTË . Zakonisht. Bëhet problem. Të tregosh përralla të gjata është diçka krejt ndryshe nga gënjeshtra. dhe secili kërkon mënyra të vecanta sjelljeje e disiplinimi. nëse keni më shumë se një fëmijë. Si t’ua bëjmë gënjeshtrave Gënjeshtrat në këtë moshë janë shumë të zakonshme. Për shembull. ai mund të ketë thyer një nga rregullat e shtëpisë. Kështu ruani inatin tuaj dhe ndëshkimet kur ai fsheh të vërtetën. përdorni rekomandimet e përmendura mësipër për ndalimin e përkohshëm. Fëmijët në këtë moshë gënjejnë për shumë arsye. nëse e shikoni situatën me sytë e tij. me baza.

udhëtimi do të bëhet më i vështirë. por ka mundësi që ai nuk do ta kuptojë tamam. • Mbani disa libra me vizatime dhe lodra të vogla në makinë. • Mbani disa kaseta me këngë fëmijësh ose me histori në makinë. ju mund t’i ndaloni ato vetëm duke ndryshuar sjellje.” dhe shpegojini atij se sa e rrezikshme mund të jetë për të të vazhdojë këto fantazi. nuk duhet bërë rrugë. Nëse ju jeni duke ngarë makinën dhe ai largohet nga sedilja e tij. Tregojini atij historinë e “bariut. Kështu që është më mirë të ndryshoni sjelljen tuaj. kujdesuni që të shikoni rrugën. (Për shembull.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 367 ndëshkim. kur i thuhet të rrijë në sediljen e vet dhe mund të kundërshtojë me kokëfortësi. me zë të lartë. Ai do të bëhet shumë i lëvizshëm M . ai mbase nuk e kupton që ju po i thoni vetëm për të qenë me takt. çfarë do të ndodhte nëse ai është i sëmurë dhe ti nuk arrin të dallosh është e vërtetë apo jo?). Ju mund të përpiqeni t’i shpjegoni dallimin midis gënjeshtrave të vërteta dhe atyre “të bardha” (pra që janë pa qëllim të keq. Kur gënjeshtrat e fëmijës suaj janë vetëm një kopje e sjelljes tuaj. por nëse i siguroni aktivitete të ndryshme. fëmija juaj nuk do të shfaqë kundërshtime. apo për të mos lënduar ndjenjat e një personi tjetër. mos e nisni makinën deri sa ai të ulet brenda. Ai di vetëm që ju nuk po thoni të vërtetën – kështu që ndihet i lirë të gënjejë. • Për udhëtime më të gjata. fëmija mund ta harrojë nervozitetin e tij. dhe bëhen në shumicën e rasteve për të mos të lënduar dikë). lodra dhe libra për të hequr vëmendjen. kërkojini të shpjegojë shenjat dhe tabelat. gërmat dhe numrat. Kur fëmija ju dëgjon të thoni “gënjeshtra të pafajshme”. fëmja juaj duhet të rrijë në sediljen e tij. Për sa i përket sigurisë duhet të jeni të prerë. merrni me vete një kuti të vogël të mbushur me materiale për PËR SIGURINË E FËMIJËS TUAJ e rritjen e fëmijës suaj. Udhëtimi me makinë Edhe në udhëtimet më të shkurtra. Gjithsesi. ujku…. Kur ai fillon të mësojë ngjyrat. Nëse fëmija juaj ankohet. Nxiteni fëmijën tuaj të këndojë bashkë me këngëtarët e tij të preferuar. Tregoni pamjet interesante. Nëse e bëni të këndshëm udhëtimin me makinë. Ja disa sugjerime: • Flisni për peizazhin që kaloni. Pyesni fëmijën tuaj se çfarë shikon jashtë dritares. ndaloni derisa ai të jetë i sigurt. që thërriste: ujku. Bëjini të qartë që është në interesin e tij të tregojë të vërtetën.4 .

të hajë diçka. jeni shoqërinë ajrore më parë. • Ndaloni të paktën çdo dy orë për një pushim të vogël. Mund të merren masa të veçanta.368 PJESA VI VITI I PESTË . Aksidentet automobilistike Mos i lejoni fëmijët të ngasin Udhëtimi me avion Kur fluturoni me avion me një fëmijë të vogël. shkumësa. Pavarësisht ku ndodheni: • Mos lejoni të bërtiturat. ta ndërroni apo të shkojë në banjë. • Kurrë mos e lini fëmijën të luajë vetëm në makinë. • Nëse fëmijën e zë shumë shpesh makina. Për informacione të tjera lidhur me udhëtimin me avion. (Mos mbani gërshërë në makinë. nëse i kërkoni në momentin që bëni rezervimin. gjysmë ore përpara se të hipni në makinë. kukulla etj. si rrëshqitës apo kafshë. merrni me vete libra dhe lodra të ngjashme me ato që merrni për një udhëtim me makinë. Një nga të mirat e fluturimit me avion është se ju dhe fëmija juaj mund të bëni shëtitje. Për të argëtuar fëmijën tuaj në sediljen e tij. Ky është ilaçi më i mirë për nervozitetin. Triciklet: evitoni tricikla të paqëndrueshëm dhe përdorni atë lloj që i lejon fëmijës të jetë afër me tokën. Dritaret: vazhdoni të përdorni mbrojtëset e dritareve. flisni dhe me pediatrin tuaj. sipas këshillës së mjekut. kafshimet ose zhurmat e mëdha. nëse keni shkallë në shtëpi. mund të jetë e nevojshme t’i jepni një dozë të përshtatshme qetësuesi. goditjet. kur kjo lejohet. • Kujtoni fëmijët që të respektojnë edhe personat e tjerë në makinë.MOSHA E FRIKËS moshën e tij. letër. si libra për të ngjyrosur. Kjo do t’i japë mundësi fëmijës tuaj të shplodhet pak. • Mos i lejoni fëmijët të prekin dorezat e derës. Udhëtimi do të jetë më i këndshëm dhe më i rehatshëm për secilin. nëse ju ndiqni këto rregulla në mënyrë të vazhdueshme. Djegiet Mbajini shkrepset dhe çakmakët larg fëmijëve tuaj. Kujdesuni për rrëzimet nga: Mjete loje. gjithmonë njofto- . Shkallët: vazhdoni të përdorni kangjella në fillim dhe fund të shkallëve. veçanërisht kur ai takon një fëmijë tjetër në korridorin e avionit. ato mund të jenë të rrezikshme në rast frenimi të papritur).

• Shfaq sjellje shumë agresive. • Nuk pranon t’u përgjigjet njerëzve në përgjithësi. • Ka probleme kur heq rrobat. duke mbajtur një shkumës shumëngjyrësh. edhe nëse ai di të notojë. • Duket i pakënaqur apo i mërzitur në shumicën e kohës. Mbytja Kurrë mos e lini fëmijën tuaj vetëm afër ujit. • Tregon pak interes për të luajtur me fëmijë të tjerë. • Nuk flet për ato që bën gjatë ditës. • Nuk mund t’i lajë mirë dhëmbët. fjetjen. • Nuk mund të thotë saktë emrin dhe mbiemrin e tij. ose përgjigjet shumë pak. • Përdor rrallë fantazinë apo imitimin në lojra. • Ka probleme me të ngrënët. • Nuk është në gjendje të ndahet nga prindërit. pa kundërshtime të mëdha. “poshtë” (“vërë filxhanin në tavolinë”: merr topin poshtë divanit”). nëse femija deri në moshën 5 vjeç: • Shfaq frikë ose ndrojtje shumë të madhe. Kini parasysh! P araqituni patjetër tek mjeku pediatër i këshillimores. • Shpërqëndrohet shpejt dhe nuk është i aftë të përqëndrohet në një aktivitet të vetëm për më shumë se pesë minuta. . • Nuk merr pjesë në aktivitete të ndryshme. lodra-lodrat) apo kohën e shkuar (isha. • Nuk bën dallimin midis fantazisë dhe realitetit. shkova etj). • Nuk shpreh një gamë të gjerë emocionesh. • Nuk mund të ndërtojë një kullë me nga 6 – 8 kuba. ose në përdorimin e tualetit. • Nuk mund të lajë dhe të fshijë duart e tij.4 . • Duket në siklet. • Largon ose duket i ftohtë me fëmijët dhe të rriturit e tjerë.5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 369 triçiklin në rrugë apo afër trafikut. • Nuk mund të kuptojë një urdhër që përbëhet nga dy pjesë duke përdorur parafjalë si për shembull “në”. • Nuk përdor siç duhet shumësin (kalë-kuaj.

370 PJESA VI VITI I PESTË .MOSHA E FRIKËS .

5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT 371 Pjesa VII VITI I GJASHTË MOSHA E MENDIMIT .4 .

me fytyrë jashtë. kontrollon mirë jashtëqitjen. Nëse që nga mosha tre vjeç ai përgatitet gradualisht për këtë fazë të re të jetës. Është normale në këtë moshë të shihni shpesh fëmijë që qajnë. Pas shpatu-llave të tyre është mjedisi i shtëpisë. fëmijëve u duket se për ju nuk ka më interes se çfarë i ndodh atij. me lojën në kopsht gjatë ditës etj. por është ende i pasigurtë. prindërit. gjyshërit.372 5 . sukseset. që ai shkëputet më shumë nga familja. pavarësia.. Tani ai është më i zoti: është më i pavarur.6 vjeç ëmijët e kësaj moshe në mënyrë figurative qëndrojnë në port. bëhet shumë e rëndësishme lidhja me prindërit dhe familjen. buzë detit. për të qenë më i pavarur në shoqëri. Aty. Tani rregullat duhen zbatuar më mirë. motrat. Përpara tyre është bota. se nëna nuk pyet më për të në këtë situatë të re. tregon mirë për nevojat dhe emocionet e veta. Ju prindër. me pjesëmarrjen e hershme në kopsht. ka fjalor më të pasur. farefisi. sepse i kërkon i gjithë grupi. që kanë dhimbje barku të forta në mëngjes. e kupton mirë se të rriturit kanë punë të tjera … Ai i kupton gjërat më mirë. Kjo është një moshë shumë e rëndësishme. mund ta ndihmoni fëmijën tuaj nëse njihni cilësitë që ka në këtë moshë. që ne do ta konsiderojmë si një lindje të dytë. dështimet.. jeta.. E mbani mend kur ishte i vogël dhe u shkëput nga gjiri? Tani ai fillon të shkëputet nga prehëri i prindërve dhe i familjes. përgjegjësitë. siguria e familjes. konkurrenca. shoqëria. zbulimet. vëllezërit. Ndonjëherë. do ta ketë më të lehtë. flet mirë. Për këtë shihni veçoritë e mëposhtme: F . ai kalon një kohë më të gjatë në këtë shoqëri. në shoqëri. pa praninë e prindërve. kur bëhen gati për në kopsht. grupi ka rregulla të tjera. që shohin shumë ëndrra të këqija. ushqehet vetë. Pikërisht tani.

me kujtimin e parë të fletores së motrës apo vëllait më të madh. Grupi për të është mjeti më i rëndësishëm për zhvillimin e pavarësisë. Pëlqejnë të zgjedhin moshatarë “të de-një” në moshë dhe në aftësi. pas të cilit fshihet frika se mos nuk janë në nivelin e duhur. për t’u ndier pjesë e grupit të tyre. Grupi .Në këtë moshë fëmijët janë të aftë të bëjnë grupe “serioze” dhe të krijojnë miqësi.5 .Për fëmijën është tërheqës. Gjuha . Aftësia për t’u kujdesur për veten i jep besim për të hedhur këtë hap jashtë familjes.6 VJEÇ TË VEÇANTAT E NJË PESËVJEÇARI 373 TË VEÇANTAT E NJË PESËVJEÇARI Dëshira kryesore . Ata duhet të shkëputen nga mosha e të qenit bebe. por ky realizim përmban ende disa pasiguri.Është jashtë familjes. i cili ndonjëherë duket qartë nëpërmjet krizave të të qarit. përpara se të shkojë në kopsht.Bëhet shumë konkrete. Por miqësitë e tyre janë ende të përkohshme. Frika se atje jashtë mund të mbetet vetëm. Tani gjuha e tyre duhet të komunikojë me të rriturit dhe të huajt. Miqësitë . është një hap i madh drejt pjekurisë. këtë botë misterioze për të cilën ka dëgjuar. fëmijë i vogël. Vajzat i zgjedhin mikeshat e tyre. me të cilat përsëri mund të zemërohen lehtë. Vëmendja . dhe në njëfarë mënyre zëvendëson mbrojtjen e nënës. Fillimi i një jete të re në botën sociale të grupit.E pasur. Tregimet dhe përrallat e pëlqyeshme në këtë moshë përpu- . fëmijët nuk pëlqejnë të luajnë me fëmijë më të vegjël dhe më të dobët. Sjellja . sepse nuk duan t’i lidhin me ata. Në këtë moshë. i bën ndjenjat dhe emocionet të forta. e rrjedhshme. si dhe integrimin e tij me të tjerët. duke i lejuar të bëjë pyetje mbi mjedisin. Tani ai brenda këtij grupi bëhet paksa “prind” i vetvetes. ëndrra nate. jetën e vëllezërve ose të motrave që shkojnë në shkollë. të cilët nuk i njohin nga afër. ashtu si prindërit. Ky proces shoqërohet edhe me ankth. që e dëshiron dhe i druhet. Kjo e ndihmon t’i japë një kuptim botës që e rrethon dhe i lehtëson hapat për të krijuar identitetin. Zgjedhin shoqërinë me moshë më të madhe se veten. Djemtë bëjnë miqësi rastësore. Tani gjuha është e lidhur me kujtimet e para të aftësive për të lexuar dhe shkruar. Gjithashtu dhe kurioziteti për të njohur situata të reja. Është njësoj sikur mosha e tyre sfidon vetë kohën. Tani ajo më shumë përcjell dëshirat e tyre. llafazane. si një send që mezi pret ta marrësh. dhimbje koke ose barku në mëngjes. Ndonjëherë kjo bëhet me ashpërsi dhe brutalitet.Të rriten. Gjuha zhvillohet shumë shpejt. që të ndihen të zotë dhe të fortë si ata.

do të kuptoni se interesi i prindërve për ngjarjet e jetës së tyre “private” është mbështetja më e madhe. i shkëputur nga të tjerët). për shkak të mjediseve dhe sjelljeve të reja në kopsht. vendosja e fëmijëve në norma të sakta formon në mënyrë të ndjeshme personalitetin e tyre dhe mund të kthehet në një karakteristikë të sjelljes. Toleranca kulturore . qoftë ky dhe lojra e argëtim. Rregullat dhe normat i ndih- mojnë fëmijët të përballojnë situata të reja dhe të panjohura me më shumë qetësi. Shpesh. Është pjesë e “sfidës” që ka fëmi- . Për arsye të vogla. Ai këndon këngë të reja. Kjo është arsyeja pse gjatë lojës. Për këtë arsye zbatimi i rregullave për ta nuk është një gjë e thjeshtë. për të forcuar identitetin në sfidën e zbatimit të rregullave. të cilat ushqejnë pavarësinë e brendshme të fëmijës për t’u aftësuar në programet e reja shoqërore. pa norma dhe rregulla. të mësuara me moshatarët në familjet e tyre. nëse humbin sipas rregullave.Ndryshimi themelor lidhet me stadin e ri të pavarësisë dhe marrjen e përgjegjësive. Kultura e qytetit ku jetojnë dhe kultura me të cilën ata ndeshen në kopsht. që t’ua kujtojë gjithmonë. do të ndërhyjnë menjëherë për t’i vendosur ato. Për disa fëmijë bëhet e rëndësishme ruajtja e të njëjtave rrethana jetese në familje. këndvështrime të ndryshme. ata mund të mos i mbajnë mend të gjitha rregullat dhe kjo mund t’u hapë telashe. mund të jetë e ndryshme nga tradita familjare. Nëse kujtoni veten tuaj në këtë moshë. Kërkesat . takohet me besime të ndryshme. Çdo fëmijë. Kujdes! Fëmija 5 vjeç. kultura të ndryshme etnike dhe tradita të ndryshme. gjithsesi ende nuk ka një kuptim të plotë të identitetit (pra se ai është një person i veçantë.MOSHA E MENDIMIT then me situatën në të cilën fëmija ndodhet dhe po jeton. Në këtë moshë fëmijët nuk kanë aftësi të mira për të bërë kompromise dhe për të bërë marrëveshje tolerante. tregon praktika të ndryshme. Rregullat e vendosura i japin mundësi fëmijëve të zhvillojnë aftësinë për t’u sjellë në mënyrë korrekte brenda grupit. Kanë nevojë për një më të rritur. Nevoja për rregulla .” Pas pak kohësh do të miqësohen përsëri.Fëmija 5 vjeç që interesohet për botën. Vihet re që janë më të aftë të kuptojnë rregullat e lojës dhe më tolerantë. mund të dëgjoni një vajzë të vogël t’i thotë mikeshës së saj “Ti nuk je më shoqja ime. ata kanë nevojë për një figurë prindërore pranë. Vlerësohen ceremonitë e sigurisë si ditëlindjet. festat familjare. Gjithashtu.Është një kërkesë themelore. elementët e rinj kulturorë të mësuar në mjedisin social.374 PJESA VII VITI I GJASHTË . të normave dhe të kufizimeve. Mund të shihni lehtësisht se fëmijët të gjendur në një mjedis të rrëmujshëm. i sjell në familjen e tij.

kacavirret. por edhe me të rritur të tjerë. feve dhe përvojave. Marrëdhëniet me të rriturit . . shumë herë përzihet me rivalitetin që ata bëjnë nëpërmjet vlerave të prindërve të tyre. për t’u treguar atyre se tani është bërë i zoti në mjedisin e jashtëm.5 . Për të arritur këto marrëdhënie. Në këtë provë të vështirë të marrëdhënieve me të tjerët. Rivaliteti midis fëmijëve. ju duhet të gjendeni gjithmonë afër dhe të vëmendshëm. Vetëm nëse të rriturit edukojnë fort ndjenja të tilla jo miqësore.Në këtë moshë. hidhet nga lartësi të mëdha (nga dollapi në krevat. Në rast se një marrëdhënie me një të rritur nuk është e pëlqyeshme. traditave dhe besimeve të tjera dhe duhen ndihmuar në këtë përshtatje të ndryshimeve midis kulturave. nga çatia e barrakës poshtë). rrëshqet. Fëmijët e kësaj moshe nuk janë përjashtues të kulturave të tjera. Djemtë në situata të tilla janë më agresivë dhe kërkojnë të sfidohen me të barabartët e tyre. por duke bërë lëshime dobësie dhe kjo i vendos fëmijët në raporte delikate. Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit ZHVILLIMI LËVIZOR Zhvillimi lëvizor i madh • Fëmija vrapon. Të bësh miqësi të reja. duhen disa aftësi që ata ende nuk i kanë. Ata tregojnë forcën dhe duket se nuk iu intereson vëmendja e të tjerëve. Kështu fëmijët. do të thotë të lidhesh jo vetëm me moshatarët. për të pasuruar njohjen dhe për të lehtësuar bërjen e tij pjesë të shoqërisë. lëkundet në lisharëse. ndikojnë keq në kufizimin e sjelljes sociale të fëmijës. vajzat duken se kanë më shumë interes për të pasur va- zhdimisht pëlqimin e të rriturve për sjelljen e tyre. Njëkohësisht atij i duhet të afrojë kulturën brenda familjes me kulturën lokale. luan me top me këmbë etj. si pjesë të forcimit të identitetit të tij jashtë familjes. ose me më të fuqishmit. hapësira nuk mbushet me kompromis.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 375 ja me vetë prindërit e tij. në mjedisin e ri. nxjerrin përfitime nga situatat e kulturave. kërcen me litar.

(bie shi. Zhvillimi lëvizor i vogël (i duarve dhe gishtave) • Ngjyros mirë me bojëra. etj. gjithmonë i duhet kushtuar vëmendje dhe jo të mos dëgjohet. makina do të kalonte këtu. Për këtë. detyrohen të mësojnë dy gjuhë dhe t’i përdorin të dyja. Aftësia e plotë gjuhësore vendoset midis 5 dhe 7 viteve të para të jetës. Zhvillimi gjuhësor lidhet me aftësinë e tij në programet shkollore. Fëmijët që mësojnë dy gjuhë. Mbërthen kopsat. kur flasin. edukatoret dhe kujdestarët.)”. Kjo ndodh sepse fëmijët në këtë moshë. Nëse gjuha kryesore nuk është gjuha e ZHVILLIMI I GJUHËS DHE I TË FOLURIT Fëmija në këtë moshë: • U përgjigjet pyetjeve: “Çfarë do të bënit ju. njërën e kanë kryesore. në marrëdhëniet me ta dhe gjatë përdorimit të rrëfimeve. • Mund të presë me gërshërë një send të vizatuar. emrat.. oriz. Një 5 vjeçar është në gjendje të tregojë ngjarjen e tij të ditës në vendin e banimit. nëse. Nëse fëmija i kësaj moshe flet diçka për një ngjarje të ditës. Fillimisht fëmijët flasin gjuhën e nënës së tyre.MOSHA E MENDIMIT • Kapërcen me të dyja këmbët një pengesë. për të plotësuar mbushjen e një vizatimi. Për këtë arsye. luledielli). Ajo merret bashkë me gjirin. e cila është kryesore për zhvillimin e fjalës. 10 cm të lartë nga toka. në të vërtetë ai ka nevojë të thotë diçka për veten e tij. ose në kopsht. tjetrën më të pakët. të gjendur emigrantë. fesionet.. me sytë mbyllur. • Qëndron mbi një këmbë. • Përshkruan përdorimin e së paku 10 sendeve që ndodhen në shtëpi (përse përdoret piruni? krevati?). • Përshkruan mirë atë që shikon në një fotografi. të kujdesen që fëmijët t’i kuptojnë gjërat. është nxehtë. Lojrat e tij bëhen plotësisht fizike. Mjaft fëmijë. • Është në gjendje të përshkruajë mirë familjen e tij.. pro- . origjinën etj. • Përdor sende rrethanore si farëra (fasule. por ju mund të mos kuptoni thelbin e çështjes që ai po trajton. ata kanë nevojë që prindërit. nuk arrijnë të mendojnë duke vënë veten e tyre në vendin e atij që i dëgjon. Mund të ndodhë që ai të flasë dhe të tregojë shumë detaje. Pas moshës 6-vjeçare përfundon plotësisht zhvillimi lëvizor i fëmijës. • Lidh vetë lidhëset e këpucëve.376 PJESA VII VITI I GJASHTË . pikturë etj.. rripat e pantallonave.

Për të mësuar një gjuhë. Faktor . “Kur?”.5 . fëmijës i duhen dy vjet. vjersha.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 377 nënës. zbuluar dhe kërkuar ndihmon shumë zhvillimin intelektual Fëmijët që flasin me vështirësi. në fillim të shkollës fëmija do të ketë vështirësi në shkrim dhe lexim. e kombinuar me kushtet e mjedisit ku rritet fëmija. tjetër që ndikon është trashëgimia. jep si rezultat një nivel të caktuar intelektual të fëmijës. Veçanërisht është mirë që të formohet zakoni i lexi- ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT • Dallon të paktën 10 forma. • Di të këndojë një këngë të thjeshtë. është e nevojshme që prindërit dhe edukatoret të përpiqen që fjalët dhe fjalitë të përcjellin një mesazh me interes për fëmijën. Ndihma më e madhe për zhvillimin intelektual të një fëmije lidhet me kushtet e mjedisit që nxisin dhe plotësojnë kuriozitetin e fëmijës. tregime të shkurtra. i duhen shtatë vjet. fëmijët kanë vështirësi për të mësuar pjesë të gjuhës pa kuptim për ta. të gjitha këto figura këtu janë katrorë). Kjo trashëgimi merret si nga nëna edhe nga babai dhe. Mjedisi familjar dhe prindërit janë baza dhe pasqyrimi i parë i aftësive intelektuale të fëmijës. Shumë nga aftësitë e tij janë formuar nga përgjigjet që kanë marrë. të gjitha këto lodra janë blu. “Çfarë është?” etj. • Njeh të majtën dhe të djathën e trupit të tij. Për të nxitur zhvillimin e intelektit tek fëmija • Mënyra më e mirë është leximi i librave dhe revistave për fëmijë. dëshira për të provuar. Për të ndihmuar fëmijët në rrethanat e vështira. • Është i aftë të organizohet në kohë. Për ta mësuar atë rrjedhshëm. gërma. Edhe në këtë moshë. Kujtohuni që fëmijët që në moshën 2 –3 vjeç kanë periudhën e pyetjeve “Përse?”. edhe zhvillohen me vështirësi pasi gjuha është mjeti i vetëm për zhvillimin e aftësive mendore dhe aftësisë për të zbuluar sendet. Kjo lloj e folure përfitohet vetëm në vitet e para të shkollës. fenomenet dhe lidhjet midis tyre. Në moshën shkollore fëmijët me vështirësi në të folur do të kenë edhe vështirësi në të lexuar. numra. Aftësitë intelektuale bashkohen me dëshirën për të zbuluar gjëra të reja. Në të kundërt. • Grupon dhe klasifikon sipas ngjyrës e formës (për shembull. edhe pse duket sikur e flet mirë gjuhën.

bëjnë katër” por e kanë të vështirë të gjejnë se sa bëjnë dy + dy. Po ashtu. Prania juaj në marrëdhëniet e fëmijës me librat. zvogëlon frikërat që kanë ndaj asaj që i pret në të ardhmen. për shembull nëse ata dinë të mbledhin dy numra. Lejojini fëmijët të zgjedhin vetë librat e tyre që në këtë moshë dhe përgjigjuni pyetjeve të tyre në rrugë. duke lidhur veprimin. • Mos i qortoni fëmijët dhe veçanërisht mos përdorni sharje. • Mësojini fëmijët me numrat me anë të figurave (për shembull. fillimisht në siguri. E kanë të lehtë të marrin një ide dhe kanë shumë vështirësi në përpunimin e kësaj ideje. ende pa njohur gërmat. kthehet prapë. asnjëherë. Për shembull. në prehrin e mamit apo të babit. për mendjen e tyre zbritja është një veprim shumë i vështirë. dy mollë…).MOSHA E MENDIMIT • • • • mit në orët e qeta para gjumit (por jo kur fëmija është shumë i përgjumur. fëmija mëson të zgjidhë problemet. një mollë. Ata dinë të thonë: “dy mollë në dorë dhe dy mollë që m’i dha mami. Në këtë moshë. kënaqësinë dhe gërmat. kthehuni pas në kohën kur ju ishit fëmijë. titujt dhe shkrimet e ndryshme. pjesëtimi është më i lehtë sesa shumëzimi. Ky hap formonte sigurinë e . Kjo do t’ju ndihmojë për të zbuluar mënyra të reja. Kemi parë që në vitet e para të jetës. nëse bëjnë gabime. por nuk dinë të bëjnë zbritjen. një dy tre. Kështu fëmija mëson të lidhë kënaqësinë e tregimeve me librin. Shpeshherë fëmijët shfletojnë librat duke bërë sikur lexojnë. • Në moshën 5 –6 vjeçare. Aftësitë e mendimit abstrakt Për 5 – 6 vjeçarët këto janë shumë të vështira. Kënga “Një dy tre. por i ndihmon të mbajnë mend numrat. edhe pse shumica e tyre dinë të numërojnë deri në njëzet. Maria bën kafe” duket si pa kuptim. Figurat e vizatimit dhe fjalët me gërma të mëdha shoqërojnë njohuritë e fëmijës në mënyrë të këndshme. ju mund të përmirësoni kujtesën e fëmijëve duke krijuar lojra në formë kënge. një nga stacionet e rëndësishme të zhvillimit të fëmijës (nga 7-14 muaj) ishte çasti kur ai kuptonte se ajo që zhduket. fëmijët nuk e kanë shumë të zhvilluar mendimin abstrakt. në dyqan kur ata shohin reklamat. Përmes përrallave. imagjinatën.378 PJESA VII VITI I GJASHTË . Kjo i ndihmon ata kur të fillojnë matematikën në shkollë. Ata kanë një mendim në fazën konkrete. pasi ashtu nuk do ta ketë mendjen). Për të ndihmuar zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj.

përpiqen të sillen si të rritur. • Shqetësimi i tij nuk gjen ngushëllim dhe mbështetje dhe kjo e shton vështirësinë dhe ngadalësinë e fëmijës. Deri në muajin e shtatë ai mendonte: mami që nuk e shoh. . ai do të kujtojë herën e fundit kur ishte në plazh. • Disa fëmijë flasin mirë. • Disa fëmijë. nëse ju do t’i thoni: “Nesër do të shkojmë në plazh”. Për shembull. Ata përpiqen t’i afrohen të rriturve. duke u shkëputur nga loja dhe aktiviteti i grupit. informacionet dhe mësimet fëmijët i marrin në grup. mund të vënë në punë inteligjencën e tyre për të menduar në mënyrë abstrakte. por do të vijë prapë. Pra. por vizatojnë keq. Kjo lloj gare i ndalon ata në aftësinë për të mësuar. • Ka aftësi njohëse më të pakta dhe në lojën e grupit nuk orientohet mirë për konceptet “para pas”.5 . Më sipër folëm për fëmijë të cilët konkurencën dhe garën e zhvillojnë në radhë të parë me prindërit e tyre dhe jo me moshatarët. udhëtimi. por pak më ndryshe. Ndërsa pastaj arriti në fazën: mami iku. ç’do të gjeni atje. Ndjesitë komplekse të moshës i bëjnë ata të dëshirojnë të rriten me shpejtësi. Por kjo nuk bëhet menjëherë. në lagje ose në kopsht. • Disa fëmijë nuk pranojnë të marrin pjesë në aktivitete mësimore. ai nuk do të ketë më nevojë vetëm për detajet. nga frika se mos dështojnë. Nëse ata i planifikojnë gjërat. ai do të kërkojë sqarime për detajet dhe ju duhet t’ia jepni këto detaje (që janë nisja. nga eksperienca. pasi do të arrijë imazhet e kujtesës dhe të fantazisë. Por grupi ndërkohë (edhe me ndihmën e edukatorëv)e krijon disa norma. Nëse ju dhe edukatoret e ndihmoni fëmijën me detaje dhe i jepni mundësi të bëjë eksperienca. shumë më tepër nga ç’mendohet.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 379 fëmijës për dukjen dhe zhdukjen e nënës. Disa vështirësi të fëmijëve për t’u aftësuar Zakonisht. në kohë dhe në hapësirë. Gara dhe konkurrenca Fëmijët 5 – 6 vjeçarë e ndiejnë garën dhe konkurrencën. Kështu forcohet përpunimi i ideve dhe të menduarit abstrakt nga fëmija. nuk ekziston. Edhe sot. dhe kështu do të krijojë një ide për të nesërmen. sepse tremben që më parë se nuk i dinë përgjigjet. çfarë do të bëni e kështu me radhë). luajnë mirë. Paaftësia e përpunimit të ideve iu krijon pasiguri. fëmijët kanë të njëjtën vështirësi. Fëmija mund të ketë vështirësi kur: • Shpejtësia e veprimeve të tij është më e vogël sesa norma. duke humbur kënaqësinë e të qenit fëmijë. çfarë do të shihni.

Ta siguroni fëmijën që do të merrni pjesë edhe ju në një aktivitet të vështirë për të dhe do ta mbështesni. jeni krenar për të. por edhe të pranojë sikletin dhe dëshpërimin. por kanë dhe të këqija. Ju duhet: •· Ta nxisni fëmijën të bëjë garë me veten e vet. Të siguroni fëmijën se nuk turpëroheni prej tij. afrojeni që të gjejë kënaqësi edhe në lojrat e moshatarëve të vet. Ato mund të sjellin siklet dhe stres të lartë tek fëmijët. çfarë arrin të bëjë më mirë. E rëndësishme është që ta ushqeni atë që ta pëlqejë përsëri aktivitetin. kur nuk arrin të bëjë diçka. domethënë diçka që mësoi dje. Kjo është gjëja më e rëndësishme. përkundrazi. Megjithatë. Të planifikoni që rezultatet pozitive ta kapërcejnë dështimin. Lojrat e fëmijëve në këtë moshë janë ende të ndryshme nga lojrat e fëmijëve të moshës 7-vjeçare e lart. Mbi 7 vjeç lojrat janë edhe mësimore. ZHVILLIMI SOCIAL DHE EMOCIONAL hvillimi social ka dy drejtime: nga njëra anë fëmijët bëhen pjesë e grupit/komunitetit dhe nga ana tjetër e dallojnë veten e tyre Z . • Të bisedoni me fëmijën që të • • • • • • kuptojë dhe njohë aftësitë që ka. disa të tjerë në aktivitete fizike si gjimnastika. sporti etj. fëmijët e moshës 5-6 vjeçare janë përballë shokëve dhe është e pamundur që ata të fshehin ndryshimet mes tyre dhe shpeshherë dështimin. Kërkojini fëmijës të bëjë veprimet që di më mirë. Nëqoftëse fëmija juaj sillet si më i madh. Shpeshherë dështimet bëhen më të rënda. sepse fëmijët mendojnë se kanë turpëruar nënën dhe babain dhe nuk janë më të denjë për ta. • T’i jepni kohë fëmijës për ushtrimet dhe aktivitetet. Të siguroheni që fëmija në radhë të parë të mësojë të marrë pjesë në lojra dhe aktivitete. Në moshën 5 vjeç lojrat janë argëtuese dhe informuese. • Të kërkoni të gjeni aftësi të veçanta tek fëmija juaj. Fillimet e konkurencës në moshën 5 vjeçare nuk e ndihmojnë zhvillimin intelektual të fëmijës dhe nuk ndihmojnë përmirësimin.MOSHA E MENDIMIT Gara dhe konkurenca kanë të mirat e veta në zhvillimin e fëmijëve. Nuk ka rëndësi nëse fëmija doli me sukses në një aktivitet apo dështoi. ta përmirësojë sot dhe jo të krahasohet me të tjerët.380 PJESA VII VITI I GJASHTË . Disa fëmijë janë më të zotë në vizatim.

koncertet për mamatë. fëmija krijon identitetin e tij brenda familjes. Shpeshherë ju i drejtoni fëmijët në gjërat që ju pëlqejnë vetë. fëmijët duhet të kenë mënyra të ndryshme të të ndjerit dhe sjelljes në situata të ndryshme. • Identifikimi që vjen si pasojë e aftësisë njohëse për të kuptuar veten e tij si pjesëtar i një grupi shoqëror dhe dëshirës për të qenë si anëtarët e tjerë të këtij grupi. këto marrëdhënie mund të ndikojnë për mirë ose për keq në sjelljen e fëmijës.5 . • Krijon lojëra dhe di të tregojë se si luhen ato. Nxitja e individualitetit të fëmijës ndihmon në të njëjtën kohë për të përcaktuar kufijtë e sigurt. duke vëzhguar dhe imituar njerëzit që e rrethojnë dhe nga “shpërblimet” që i bëhen sipas sjelljes së tij. Kryesore për ta është që të kuptojnë qartë rolin që kanë në familje. E rëndësishme është që ju të mbeteni lidhësi dhe shoqërues në aktivitetet e fëmijës jashtë familjes. Atëherë duhet të përpiqeni të zbuloni së bashku interesat e fëmijës. not. Procesi i identifikimit të vetes kalon nëpër katër faza kryesore: • Dallimi i vetes nga të tjerët • Lidhja.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 381 si individë të veçantë. • Di emrin e vendit ku jeton. brenda të cilëve zhvillohet kjo lëvizje e re e fëmijës jashtë shtëpisë. Ndërkohë. mësim të muzikës dhe veglave muzikore. Fëmijët e trajtuar gjithmonë si . Fëmija në këtë moshë: • Flet rreth familjes së tij. Njëra anë e zhvillimit social në këtë moshë është socializimi. • Merr pjesë në lojërat e zhvilluara në grup. Në kohën kur fëmijët kërkojnë të dalin jashtë rrethit familjar. bashkimi me të tjerët • Identifikimi i vetes. se ishit fëmija i parë apo djali i vetëm i shtëpisë. vlerat dhe njohuritë e shoqërisë së tyre. Prindërit janë të kënaqur kur fëmijët fillojnë bëjnë miqësira jashtë shtëpisë. Në këtë proces. procesi nga i cili fëmijët përfitojnë rregullat. Ju mund të kujtoni fëmijërinë tuaj. si sporti për baballarët. Por duhet të jeni të gatshëm edhe të pranoni që fëmijët tuaj mund të mos të pëlqejnë të njëjtat gjëra që pëlqeni ju. kërcim. kur nga prindërit ju është kërkuar të kujdeseni për fëmijët më të vegjël ose kur mbaheshit me hatër. duhen nxitur të merren me gjimnastikë. në sytë e fëmijës. ndërsa ana tjetër është formimi i personalitetit. duke zbatuar rregullat e lojës. Fëmijët dhe familja Në moshën 5 vjeç. Marrëdhëniet në familje janë leksione të vërteta për jetën.

Fëmija i parë ka një marrëdhënie të veçantë me familjen. që ata të rriten më të qetë. Kjo është e bukur. Fëmija i dytë i familjes. vëllain ose motrën më të madhe. Edhe në këtë rast ju duhet të ndërhyni. ndonjëherë edhe agresivitetin. gjen diçka të panjohur. por shpesh janë edhe të fyer. Ai zë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Grupi i moshatarëve përmes lojrave e bën 5 vjeçarin të kuptojë aftësitë. kur ai del jashtë shtëpisë. të sigurt dhe pa qenë nevoja të vihen përpara vështirësive. sepse edhe fëmija më i vogël në shtëpi sikur ndihet fajtor pasi bëhet pjesëtar “sekret” me nënën e tij kundrejt fëmijës së madh. ata ndihen keq që duhet të luftojnë shumë për t’u barazuar me të madhin. por edhe e frikshme për fëmijën. sepse edhe ata mund të jenë më të zotë se ai dhe mund të argëtohen më shumë se ai. Ju duhet: • T’i ndihmoni fëmijët t’i kalojnë mirë këto ndjenja. brenda ka një rol kryesor. por edhe për ta mbështetur në aktivitetet me shokët ose në kopsht. në moshën 5 vjeç. në moshën 5-6 vjeçare. apo të shoqëroni më të madhin. Mund të humbin një pjesë të besimit në vetvete dhe në aftësitë e tyre.MOSHA E MENDIMIT të vegjël mund të kenë përfitime brenda shtëpisë. Jashtë ai është i trembur. Tani ai duhet të përballojë mo-shatarët. Ata janë ziliqarë dhe kuriozë për jetën e më të madhit. mund të ndodhë që një fëmijë 5-6 vjeç bëhet i ndrojtur në grupin e moshatarëve jashtë mjaft i ashpër. Ju mund të gjendeni përballë situatës së vështirë me një 5 vjeçar. kur ai bëhet xheloz për vëllain ose motrën më të madhe që ka më shumë liri. dashuri dhe interes si dhe të vlerësojmë aktivitetet që ai bën. Por nga ana tjetër. Në të njëjtën kohë. pasi ka një mbështetje. Por ndërkohë. më shumë argëtim dhe më shumë privilegje. Edhe ju mund të mos të dini ç’të bëni: të rrini me të voglin.382 PJESA VII VITI I GJASHTË . • T’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se aftësitë dhe talentet e tyre do të jenë vazhdimisht krahas aftësive të vëllezërve dhe . E vetmja mënyrë për ta trajtuar këtë situatë është të njohim vështirësitë e një fëmije 5-6 vjeç jashtë dhe ndjenjat e tij. por edhe paaftësitë e tij. në botën e jashtme ka më shumë lehtësira. agresiv dhe i pasjellshëm me fëmijët më të vegjël brenda shtëpisë. Situata bëhet edhe më e komplikuar. jo vetëm për ta qortuar për sjelljet brenda shtëpisë. Një 5-vjeçar mund të fillojë të ketë zili fëmijët më të vegjël që vazhdojnë të rrinë në shtëpi me nënën. Në këto kushte. të njohim xhelozinë dhe trishtimin e tij. t’i tregojmë atij.

shpeshherë duke imituar personazhe të njohura nga librat.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 383 shokëve të tjerë. edhe në persona të panjohur. • T’u tregoni fëmijëve se nuk është e nevojshme të jesh madhështor me çdo kusht. Ata ndihen të trishtuar dhe të vetmuar dhe kërkojnë ngushëllim jashtë shtëpisë. ku fëmijët të kenë mundësi të ndajnë me ju të gjitha emocionet e ditës. • T’i tregoni atij se vëllai apo motra më e vogël ka nevojë për kujdes. Në fillim ai ju ka imituar që të komunikonte me ju. Këtu vendoset rreziku i madh. sportet. të ruani disa nga sendet dhe mobiljet.5 . duke u përpjekur të jetoni në të njëjtën shtëpi dhe nëse detyroheni ta ndërroni shtëpinë. filmat. Këtë aftësi ata e fitojnë pak më vonë. Por tani ju shikon me adhurim. Nëse jeni të detyruar të punoni me orë të zgjatura dhe të jeni larg fëmijëve. • Të tregoheni të vëmendshëm ndaj çdo interesi të ri të fëmijës dhe ndaj çdo ngjarjeje. ditëlindjet. • Të përfitoni nga orët e mbrëmjes për të bërë bisedat e darkës. . • Të tregoni interes për aktivitetet e fëmijës jashtë shtëpisë. koncertet. si të përsosur dhe madhështorë. Shumë nga sjelljet e fëmijëve lidhen me këto ndjenja. nga i cili përfitojnë keqbërësit. • Të mbeteni gjithmonë persona të besueshëm në sytë e fëmijës. por edhe si persona të rritur. Nga një 5 – 6 vjeçar ju shiheni edhe si prindër. të mbani fjalën e dhënë dhe të respektoni oraret e premtuara. • Të siguroni kushte që shtojnë sigurinë e fëmijës në këtë moshë. lodrat e tij më të dashura etj. është njësoj sikur mbreti dhe mbretëresha të mos të t’i hedhin sytë. por ende jo në një skuadër. • Të kujdeseni të merrni pjesë në aktivitetet e fëmijëve: garat. Vajzat bëjnë “vogëlushen” e babait dhe i bëjnë qejfin atij dhe djemtë bëhen Supermenë dhe fillojnë të bëhen “mbrojtës” të nënës së tyre. përrallat. televizori ose mjedisi. Kërkojnë të marrin role brenda grupit. personat më të rëndësishëm për jetën e tij nuk jeni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. • Shumë nga situatat e vështira për fëmijët mund të ndihmohen duke treguar për veten tuaj në moshë të vogël. dhe ka ndjenja të ngatërruara për nënën dhe babain. Kujdes! Nëse ju. si krevati. atëherë duhet të keni parasysh: • Të mbani lidhje të ngushtë me edukatoret e kopshtit apo të rriturit që kanë kontakt me fëmijën tuaj. Loja Në këtë moshë fëmijët luajnë në grup. ashtu siç jeni kujdesur për të kur ai ishte i vogël.

mbi të gjitha. Ritmika e përdorur gjatë lojrave shoqëron pothuajse të gjitha aktivitetet e kësaj periudhe. Kjo është arsyeja që brez pas brezi disa lojra të thjeshta. është roli i nënës dhe i babait. kjo është një hapësirë krijuese. Ju kujtohet rrethi i fëmijëve që luan “Hodha një letër mu në postë”? Është shumë e rehatshme të ulesh si pjesë e rrethit. Gjatë lojrave ata zhvillojnë ende aftësitë lëvizore dhe kërkojnë të pushtojnë një territor dhe mjetet që ju duhen për t’u kacavjerrë. hedhur apo rrëshqitur. Fëmijët kërkojnë t’i japin vetes mundësinë të dallohen si individë. një hapësirë boshe në të cilën futen shumë fëmijë. mbrojtëse dhe të rehatshme. por me-njëherë hapësira e lojës në të folur. duke mbetur në grup. Nuk ka asnjë siklet dhe ka shumë mundësi që papritur të të rastisë të jesh në qendër të rrethit sipas lojës. lëkundur. si një kompromis për t’u bërë pjesë e grupit. Rreth moshës 6 vjeç duken shenjat e para të pjesëmarrjes së tyre në një aktivitet.MOSHA E MENDIMIT Roli më i rëndësishëm që ata pëlqejnë të luajnë. hedhjen në litar. Kjo lloj loje është një pasqyrim i shqetësimit që kanë të vegjlit me një nga cështjet kryesore të zhvillimit: me zbulimin që ata bëjnë mbi raportet midis njerëzve në situata të ndryshme. rrojnë kaq gjatë dhe trashëgohen nga mosha në moshë. Zbulimi i miqve moshatarë Bëhet gjithmonë pas përshtatjes . Hapësira boshe kthehet në një hapësirë të drejtuar. Menjëherë ata vendosin rregulla. përdorimin e gjilpërës. ku për herë të parë ata pranojnë të heqin dorë nga disa dëshira personale. shpesh të shoqëruara me këngë fëminore. lidhjen e fjongove. si dhe me detyrimet e para të të mësuarit të leximit. hedhjen e topit. duarve. vëllezër dhe motra. duke u bërë “mbret” ose “mbretëreshë” në mes të grupit. Por. të shpikura nga vetë fëmijët. në të kënduar dhe me rregulla të përckatuara bëhet qetësuese.384 PJESA VII VITI I GJASHTË . fëmijët më të rritur nuk kanë nevojë të kujdesen për fëmijët më të vegjël. Deri në moshën 7-vjeçare aftësitë e tyre të pjekura fizike bëhen kryesore dhe më të rëndësishme se imagjinata. Vajzat kanë më shumë interes për lëvizjet e gishtave. Brenda kësaj loje. Është shumë interesante se si vetë fëmijët krijojnë hapësirën e lojës. shkrimit. Janë çastet e para të “sakrificës”. Argëtimi është i plotë. Një fëmijë në mes të kësaj hapësire mund edhe të trembet. vizatimit dhe përgatitjes për shkollë. Secili prej tyre e di se është vetëm një anëtar i grupit. përrallat. Lojrat në këtë moshë zhvillohen në të njëjtën kohë me aftësimin e tyre për historitë. nga kultura në kulturë.

5. Kjo mund të ndodhë për shembull kur lind një fëmijë tjetër në shtëpi. Ka fëmijë që kanë frikëra të natës ose zgjime nga ëndrra dhe imazhe. Ndodh shpesh që fëmijët të ndërrojnë oraret e gjumit. për fëmijë më të rritur. të cilat mund të jenë dhe të përsëritura. shërojnë vetveten duke fjetur ditën. Nuk ke nevojë për nënë. por edhe ditën. Veçanërisht nëse fle dhe i rrituri. Është shumë e rëndësishme që fëmija të flejë kur i flihet dhe jo kur i thoni ju. sepse shoqet e mia nuk e pëlqejnë!”. Ndërsa i nënshtrohet rre-gullave të grupit. përkëdheljet. fillon t’i bëjë “sfidë” rregullave familjare. Këndon këngët e shoqeve në shtëpi dhe luan lojrat e mësuara nga shoqet. se imitoj të voglin” dhe kështu ulet rivaliteti. fëmija ua tregon prindërve me krenari. Gjumi Kemi thënë se 2-3 vjeç është mosha e fjalës. Kështu ai do të mësojë të rrijë pa shikuar. Identitetin e ri që përfiton si pjesëtar i një shoqërie të re. Nuk i duhet thënë fëmijës: “Mbylli sytë!” kur shkon në shtrat. në lojë me prindin. si gogoli. Gjithashtu 5 – 7 vjeç është mosha e mendimit. Një kukull me vete ose një arush për të fjetur bashkë. të cilët mund të jenë të mërzitur për ndonjë arsye. “Nuk e vesh fustanin. ato duhen plotësuar patjetër. imiton situatën nënë-fëmijë dhe e ndihmon fëmijën. gjë do të thotë se ka ndodhur diçka. të kërkojnë të flenë për një kohë të gjatë ditën.” Fëmija mund të sikletoset edhe kur i thuhet: “Fli me zor!”. Në zgjimet e frikshme natën nga gogoli (ujku) i thuhet fëmijës ta vizatojë menjëherë gogolin . mund të mbahet te koka e krevatit letër dhe lapsa vizatimi. Fëmijët 5-6 vjeçarë nuk janë të aftë për sjellje raciste (për të sharë të tjerët se janë të një race tjetër). duke e kaluar këtë sprovë gëzueshëm. përshëndetjet. Dëgjohen fjalë të reja dhe gjuhë të tjera. Nuk duhet gabuar dhe t’i thuhet një katërvjeçari: “Ç’bën gjithë ditën në gjumë! Çohu. si: puthjet. Deri në këtë moshë fëmijët flenë natën. Gjithashtu. Ndodh që fëmijë të kësaj moshe të kërkojnë të kthehen te gjiri nga xhelozia dhe dëmtohen rëndë kur u thuhet: “Jo.6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT 385 me mjedisin e ri. Marrëdhëniet me moshatarët bëhen një pasuri e vërtetë. Për këtë psikologët mendojnë se është e vlefshme që gjatë ditës të luajë me ju symbyllazi në mjediset e shtëpisë. luaj me shokët!” Ndonjëherë fëmijët. Ti je i madh!” Është njëlloj si t’iu thuash: “Ti je i madh. fëmija e vlerëson gjumin si një gjë të mirë dhe jo si dënim. Për këtë ndihmohet duke u krijuar rutina para gjumit. Nëse fëmijët kanë kërkesa për të mbajtur dritën ose derën hapur. Kur ndodh kjo. “Fle edhe unë si i vogël.

dentistit. menjëherë hap çantën. thika. Prindi mbron edukatën dhe respektin ndaj mjekut. Në këtë moshë fëmijët mund të ndihen në faj.6 vjeçare fëmijët shohin ëndrra për vdekjen e prindërve. kjo vizë gogol e bën gogolin e ëndrrës të vërtetë. është shumë i vlefshëm aktiviteti gjatë ditës me mbjellje lulesh. pastrojë . Pas dy minutash foshnja vjell vrullshëm (gjë e zakonshme për një fëmijë me temperaturë gjatë vizitës). Rreth moshës 5 . Por mund të bëhet fjalë edhe për një figurë të famshme publike: prindi mund të ndodhet edhe përballë deputetit ose Presidentit. Po ashtu krevati i vizitës. duke i ulur vlerën. nxjerr një garzë të madhe të pastër dhe fillon të…. Në vite të tilla ëndrrash dhe shqetësimesh. shefit ose drejtorit të tij. stetoskopi dhe duart e mia. bimësh.386 PJESA VII VITI I GJASHTË . si kriminelë të vegjël dhe është detyra juaj të mos ia merrni seriozisht. Nëna. Është shenjë e një tensioni dhe agresiviteti që gjendet edhe gjatë ditës. apo përballë një miku që nuk e ka takuar prej kohësh. qafa dhe gjoksi mbushen me përmbajtjen e stomakut. Lojërat e rërës së lagur shpesh çlirojnë fantazmat e natës. lojë në det ose rërë. e tronditur. Një pjesë e fytyrës.MOSHA E MENDIMIT (ujkun). pushkë. nëpunësit të shtetit. prindërit vendosen së bashku me fëmijën përballë mjedisit social. ta qetësoni dhe lehtësoni. siç janë vjedhjet e vogla të fëmijëve ose lojërat me shpata. Edhe nëse ai bën vetëm një vizë të drejtë. Çfarë ndodh me fëmijën që e shoqëron? N jë ditë në krevatin e vizitës nëna më vendos një foshnjë 6-muajsh me temperaturë të lartë. dhe prehëri me bluzën e bardhë. i cili ka rregulla dhe detyrime dhe në të cilin prindërit përpiqen të bëjnë figurë të mirë. Këshilla për prindërit dhe kujdestarët PËR PRINDËRIT QË VIHEN NË SIKLET PARA TË TJERËVE KUR FËMIJA “BËN NJË GABIM” bluzën time të bardhë dhe duart e mia! Ajo më thotë “Më fal doktoreshë!’’ Në situata të tilla.

fëmija më i madh etj. 5 vjeç. kërkojini leje mjekut që fëmija ta prekë stetoskopin me dorë. i tronditur dhe i trembur kalon në plan të dytë. Ai ndihet i tradhtuar.. se unë jam këtu me ty”. që është doktor. i parëndësishëm dhe shpesh fajtor.. i thoni se kjo është e bezdisshme. Ne na dhemb barku”. Ata kalojnë në plan të dytë.. Fëmijët. filani. Tregojini pse do të shpohet. tremben . si do t’i hyjë ilaçi brenda dhe ku do të shkojë ky ilaç. i thoni se ka të drejtë dhe se juve ju vjen keq që ai është mërzitur. në çaste të caktuara. personaliteti apo të huaj të tjerë. mos u acaroni. lajmërojeni që më parë fëmijën. infermierja që do të bëjë gjilpërën ‘’duke duruar të qarat dhe tekat’’ e fëmijës. Koncepti i kohës. Nëse do të bëjë gjilpërë apo vaksinë. edhe kur është bebe. Thuajini fëmijës tuaj emrin e mjekut dhe të infermieres. komshia. se nuk është turp. përshkruani gjithçka pa e gënjyer dhe me thjeshtësi. sepse prindit i vjen turp për fëmijën me të vjella. dhe pastaj vjen dita dhe pastaj vjen nata. Përpiquni që në situata të tilla të sikletshme të jeni vetë aty dhe jo me përfaqësues të tretë. Tregojini se çfarë do t’i ndodhë atij në vizitë. duke i thënë: “Mos u tremb. për ta njohur. duke i treguar se çfarë bën ai. I thoni se do të shkoni në një dhomë ku një teta apo një xhaxhi. para se mjeku t’ia vendosë metalin e stetoskopit në trup. Nëse do të qepet apo do të mjekojë dhëmballën. por flisni në fillim me fëmijën tuaj. nuk janë më qeniet më të rëndësishme. Tregojini sa herë do të përsëritet kjo dhe për sa ditë.. Fëmija i sëmurë. duke radhitur “…dhe pastaj vjen dita dhe pastaj vjen nata. tregojini që në shtëpi se do te shpohet dhe do t’i dhembë shumë. Sapo të hyni në dhomën e vizitës. jo me personelin shëndetësor. por ma ka bërë rrugës. thotë nëna “fajtore”). do ta vizi-tojë për sëmundjen që ka. Premtojini se do t’ia mbani dorën e tij në tuajën dhe se mund të qajë dhe të ulërijë nëse kjo e lehtëson. apo do të nuhasë jashtëqitjen e tij (…e ndërrova tani. Në plan të parë është mjeku i ndotur. Gjithmonë filloni duke prezantuar fëmijën tuaj. Kur shkoni te mjeku. të bërë pis. mund të tregohet nëpërmjet numërimit të ditëve me gishtërinj. duke i thënë mjekut: “Ky është djali im. Në mosha të vogla. në një konsultore apo spital.6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT 387 Fëmijët në moshat e vogla. i cili është i vështirë. do t’i shohin gojët dhe veshët. dhe pastaj prapë dita …” Nëse fëmija grindet duke pritur vizitën. mos rrini i heshtur. Më i rëndësishëm është zyrtari.Tek fëmijët raste të tilla lënë në kujtesë gjurmë të pashlyeshme dhe të hidhura dhe ju duhet të keni shumë kujdes në sjelljen tuaj.5 . si: halla. si do ta prekin. pasi edhe ju keni bërë kështu kur ishit i vogël.

mund të merrni vetëm këshillat e mjekut dhe ilaçet dhe të vini më vonë. por gjithmonë pasi t’i keni thënë se kush janë personat e rritur përreth. do t’i bëjmë? Ato dhembin. çdo njeri duhet të lejohet të bëjë jetën e tij. por duhen bërë”. ndodh që prindi të mos ta trajtojë mirë fëmijën e sëmurë. Fëmijët duhet ta mësojnë se. Nëse ju po bisedoni me një të rritur dhe fëmija kërkon diçka ose grindet. që do të thotë qenie e sigurt. veçanërisht nëse ai është nën moshën 6 vjeç. fëmija e kërkon dhe pranon vizitën. për një fëmijë. t’ju flasë pa respekt dhe ashpërsisht. Për fat të keq. Nëse një fëmijë është në siklet të madh dhe qan e ulërin. lëreni vizitën për një herë tjetër. Por kjo mund të bëhet më vonë. Në mjedise sociale. Nëna e respektuar është nëna fuqiplotë. edhe nëse është me temperaturë të lartë. Shumë shpesh dashuria. për të kryer vizitën shpejt e shpejt. kur jemi të shoqëruar me fëmijët. duke i dhënë të kuptojë se për ju është më i rëndësishmi në botë. pas moshës 6 vjeçare. Mbi këtë moshë fëmijët i kanë mësuar rregullat e lojës dhe në momente të caktuara mund t’i urdhëroni të dalin jashtë dhe t’ju lënë rehat në qejfin tuaj. si shkaktarë të sëmundjes së fëmijës. i pashqetësuar nga të tjerët. duke i thënë personit tjetër se ju duhet të merreni pak me fëmijën tuaj. bluzat e bardha apo aparatet.MOSHA E MENDIMIT shumë nga shishet në dollap. Përpiquni shpejt e shpejt t’i tregoni diçka për ato që ai sheh me sy. pas disa orësh ose të nesërmen.më fal një sekondë” për çdo kërkesë apo pyetje të fëmijës. Nuk duhet të lejoni asnjëherë që në situata të tilla mjeku apo infermierja t’ju akuzojë për pakujdesi. ndërpriteni bisedën. Fare mirë. Ndërpriteni fjalën e mjekut “. bëjeni të ndiejë se është i rëndësishëm në çdo moshë qoftë ai. një muajsh apo disa vjeç i thoni të tjerëve emrin e fëmijës. nëse trajtohen kështu. Mos i kërkoni fëmijës tuaj të jetë “hero” apo “i fortë”. edhe pse janë shumë të rëndësishëm. Kjo i jep shumë siguri dhe gjithmonë. është siguri. Përrallat dhe humori i pëlqejnë gjithmonë fëmijës. Fëmijët përballojnë çdo gjë dhe kalojnë edhe prova të vështira.. Fëmija duhet të bindet se ju dhe mjeku nuk bëni asgjë me zor dhe se ai ka të drejtën të vendosë në situata të tilla të sikletshme. paaftësi. Po kështu ju duhet të silleni edhe në mjedise zyrtare. mund t’i kërkoni leje një çast për t’iu përgjigjur kërkesës . një pushtetari që ju flet për interesat tuaja.. duke e detyruar edhe me forcë. Nëse mjeku ju thotë se duhen bërë gjilpëra. drejtojuni fëmijës: “Si thua.388 PJESA VII VITI I GJASHTË . Tregojini si përrallë se çfarë bën ekrani i radioskopisë me rrezet e padukshme “magjike”.

Por kujdes! Kjo nuk duhet bërë për t’i treguar se nuk po kalon diçka të vështirë. ky vend bëhet më i njohur për fëmijën. Gjithashtu mund t’i tregoni disa modele flokësh. Në të gjitha rastet. Në të kundërt. se nuk kanë kushte. Nëse prindi e ka parë dhe shkelur vendin më parë. bashkë me fëmijën tuaj. është një vend armiqësor për fëmijën dhe ai nuk ndihet rehat aty. Në ditët e para të kopshtit mund t’i kërkoni edukatoreve të shoqëroni fëmijën tuaj brenda. është mungesa e “tradhtive” për të cilat folëm më lart. por për kurajën dhe bashkëpunimin. i duhet thënë se ai nuk është i vetmi. është e bekuar. Edhe një nënë që ka braktisur fëmijën pas lindjes për arsye të ndryshme. se këto gjëra i kanë provuar edhe fëmijë të tjerë. ata duhen lavdëruar jo për heroizmin. pse e ka sjellë në jetë dhe i ka falur 9 muaj dashurie në barkun e saj. nuk u plotësojnë dot ëndrrat dhe kërkesat. duke i siguruar prapë se i duam shumë. se pavarësisht nga kushtet. . Në fillim pyeteni fëmijën nëse i duket simpatik berberi dhe nëse pranon që t’ia presë flokët. prindi ka bërë maksimumin që mundet. dera e madhe e të cilit është e ndaluar dhe e mbyllur për prindin. pa e qortuar për çapkënllëqet e tij në mjedis. Mjafton që të dini ta doni fëmijën dhe t’ja shprehni si duhet këtë dashuri. Ka prindër të cilët ndihen gjithmonë në faj. Një kopsht. Kërkesat e fëmijëve janë pafund. nuk i përkëdhelin në sedër para shokëve. Nëse një fëmije i duhet të përballojë prova të vështira.6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT 389 së fëmijës që keni me vete. Ajo që fëmijëve u kemi borxh është dashuria dhe siguria. që ai të zgjedhë vetë atë që i pëlqen.5 . duhet t’i thoni se ju e dini që ai e ka pasur shumë të vështirë. Që në fillim. Vuajnë se nuk ua plotësojnë të gjitha dëshirat. nuk kanë shumë para. duhet të vizitoni të gjitha dhomat e kopshtit. Fëmija nuk duhet çuar me zor te berberi. kur fëmijët përballojnë situata të tilla. Do të dëshiroja që të gjithë këtyre prindërve t’iu thoja se për çdo fëmijë prindi më i mirë në botë është prindi i tij. por nganjëherë na duhet të bëjmë dhe gjëra të vështira. por kjo nuk do të thotë që ato duhen plotësuar të gjitha. Edhe prindi më i përsosur nuk mund t’i plotësojë. se detyra e një prindi nuk është të jetë i gjithëpushtetshëm dhe i kudogjindshëm.

nëse ju e pyesni se çfarë ka bërë sot. Shpesh fëmijët. këpucët e zgjedhura etj. ta vishni. mund të thotë: “Hiç”.6 VJEÇ QË SHKON NË KOPSHT Të dashur prindër! • Çdo fazë e re në jetën e fëmijës mund të shoqërohet me trishtim. me të gjitha privilegjet: gjirin e nënës. Në ditët e para të kopshtit. përkëdheljet. duke lehtësuar frikën që ka. bëhet përpara se ai të shkojë në kopsht. duke përgatitur së bashku rrobat. Kjo humbje shoqërohet me gëzimin për një jetë të re e prova të reja. motrat. tregojini për fëmijën tuaj. • Fëmija ka nevojë të mësohet pak nga pak me jetën e kopshtit dhe për të është e domosdoshme prania e prindit. Kjo gjë tregon se për të dy botët janë të ndara dhe të gjitha “hallet” fëmijërore ai i grumbullon brenda. Kjo mund të bëhet duke bërë një ose dy vizita në mjediset e kopshtit ku do të shkojë. Për këtë. ju duhet të kuptoni gjendjen e tij shpirtërore dhe t’i thoni se e kuptoni këtë gjë. gjyshërit. si: llojet e ushqimeve që ajo i përgatit. Ju vetë duhet të kërkoni të shoqëroni fëmijën • • • • • tuaj gjatë orëve që ai kalon në kopsht me fëmijë të tjerë. ashtu si më parë. vëmendjen e madhe në çdo kohë. mbajtjen në krah. për vëllezërit. Duke ia pranuar vështirësitë. përgatitja e shtratit. Tani fëmija është më i madh dhe vitet e para të jetës së tij kanë mbaruar. kur vijnë nga . fëmija mund të flasë. ta mbani në prehër. Njihni gjithashtu edhe shokët e tij të ardhshëm të grupit. por edhe me emocione të forta. ai duhet të përgatitet më parë. Nëse ai qan ose ankohet për dhimbje trupi. • Biseda me fëmijën për jetën e re që e pret. Në këtë periudhë bëhen përsëri të rëndësishme disa veprime të zakonshme të jetës. krehja e flokëve. t’i këndoni ninulla para gjumit.390 PJESA VII VITI I GJASHTË . Fëmija duhet të ketë mundësi të kuptojë se edukatorja dhe grupi janë shumë të interesuar për të dhe për familjen e tij. tualeti i trupit. kur ai kthehet në shtëpi. Në ditët e para të kopshtit kërkojuni edukatoreve të zhvillojnë me fëmijët biseda rreth familjes. për dëshirat e tij dhe aftësitë që ai ka. të cilat lidhen me duart e nënës.MOSHA E MENDIMIT REKOMANDIME PËR FËMIJËN E MOSHËS 5 . • Prezantojeni fëmijën me edukatoren e ardhshme përpara se ai të shkojë në kopsht dhe ju vetë njihuni me të. për lodrat. Mund t’ju duket sikur fëmija është bërë prapë i vogël. Ai mund t’ju kërkojë përsëri ta ushqeni.

Kjo nuk do të thotë se duhet kufizuar aktiviteti. gati fjeti rrugës për në shtëpi. Zhvillimi lëvizor në aktivitetin e tij kërkon shoqërimin e këngëve (hedhjet me litar. në kohët e para lodhen shumë. Të mësosh rregullat dhe zakonet. • Në kopsht ka rregulla të reja. duke marrë edhe ju pjesë në marrëdhëniet me fëmijët e tjerë/edukatoret. Kjo i ndihmon ata të zhvillojnë aftësinë për t’u sjellë në • • • • më-nyrë korrekte brenda grupit. edhe nëse një i rritur nuk i vë rregulla. • Është e këshillueshme që fëmijët në një grup të gjenden në mosha të ndryshme dhe të provojnë edhe grupe të ndryshme loje. në Bathore. të cilat fëmija do njëfarë kohe t’i mësojë. por dhe me emocione. kur nuk janë njoftuar mirë. mendojnë se do të shkojnë në kopsht për një ditë ose dy e më pas do të rrinë përsëri në shtëpi. pas ditës së parë me fëmijët në kampin veror.6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT 391 një jetë aktive. Atyre u duhet shpjeguar me durim se që këtej e tutje ai do të shkojë çdo ditë në kopsht. përrallat dhe pasurinë e kulturës popullore. por se duhet qenë më afër fëmijës për ta ndihmuar të përshtasë më lehtë emocionet. por për ta lehtësuar atë. se ju ka lindur një fëmijë tjetër në shtëpi. Edhe fëmijët me probleme zhvillimi duhet të marrin pjesë njëlloj si fëmijët e tjerë në këto grupe shoqërore fëmijësh. e bëni më të lehtë për fëmijën të thotë përrallat e gjuhës së nënës së tij. aq sa i zë gjumi menjëherë sapo kthehen në shtëpi. kërkon vetë t’i vendosë ato. kur është i lirë. “Hodha një letër mu në postë”. “Roza rozina”. Fëmija. Në këtë moshë vendoset marrëdhënia e fëmijës me librat. do të thotë që pak më vonë të bëhesh edhe më i pavarur. Lojërat e fëmijës në këtë moshë janë shumë të pëlqyeshme kur shoqërohen me këngë e vjersha.5 . për fëmijën. Nëse ka ndodhur kështu. . • Ndonjëherë fëmijët. Mos e çoni fëmijën në kopsht vetëm për një arsye praktike. Sameti 5-vjeçar. Prania e prindit nuk duhet të jetë për ta përjashtuar fëmijën nga kjo “detyrë”. Nëse fëmija juaj vjen nga një zonë me gjuhë/dialekt tjetër. Duhet bërë kujdes që ai ta ndiejë veten i barabartë dhe të stimulohet të luajë në mënyrën e tij. Një pjesë e madhe e këtyre i përkasin gjuhës së nënës dhe të gjyshes. Këto rite transmetohen nga njëri brez në tjetrin dhe nga fëmijët pëlqehen lojërat që kanë pasur në fëmijëri prindërit e tyre. lojërat me top që shoqërohen me fjalë). Por kjo nuk është një gjë e dëmshme.

merrni masa për ta bërë këtë tani. Fare mirë nëna e tij me beben e vogël mund ta shoqërojë për një kohë të shkurtër. të kenë bërë një stol të thjeshtë. të lojës. të mësojë rregullat shoqërore dhe tolerancën.MOSHA E MENDIMIT fëmija më i rritur ka të drejtën e tij të rrijë në shtëpi. Duart e nënës dhe të babait mund të kenë lyer murin. mësuesit. vjershat. të zbulojë vlerat e veta dhe gjëra të tjera interesante përreth. të kenë mbjellë • • • • një vazo me lule së bashku me fëmijën. oborrin etj. Ai provon vetë të bëhet udhëheqës i shokëve. edukatorit. gjuhën. Ai ka nevojë ta kuptoni. Ai ka nevojë për vëmendjen dhe dashurinë tuaj.392 PJESA VII VITI I GJASHTË . • Të gjitha këto mjedise janë më të sigurta për fëmijën dhe shpirtin e tij. Ai fillon të mësojë autoritetin e drejtuesit. Edhe nëse deri sot ju nuk i keni çuar fëmijët tuaj në kopsht. numrat. mund të kenë bërë vizatime. të kenë ndërtuar një lisharse në oborr etj. aritmetikën. me mësimet që ai merr atje. Nëse ai dërgohet në kopsht. kjo duhet bërë vetëm nëse është i bindur dhe e dëshiron këtë gjë. nëse nëna dhe babai kanë treguar interes dhe kanë dhënë kontributin e tyre për të zbukuruar mjedisin. nëse prindërit e tij e kanë vizituar të gjithë: vendin e ndenjes. banjën. Ai po rritet! . Në këtë periudhë ai mëson të rrijë vetëm në mes të shokëve. Për edukimin e fëmijës nuk mjafton vetëm vajtja në kopsht. pavarësisht nga vështirësitë. • Të gjitha mjediset e një kopshti bëhen miqësore dhe të dashura për fëmijën.

393 ANEKSE .

Fëmijët me nevoja të veçanta . Kurbat e rritjes së fëmijëve 2. Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve III. Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët • Ndryshimet në jetën e fëmijës • Mosha e fëmijës • Gjinia e fëmijës • Zbutja e efekteve negative të divorcit • Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit 4. Dhuna dhe fëmijët • Prindër të dhunshëm • Fëmijët e abuzuar • Si të mbrojmë fëmijët nga të gjitha llojet e abuzimeve 7. Hap pas hapi 1.disa këshilla 9. Indeks . Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve Pyetjet që mund t’i bëni mjekut në lidhje me vlerësimin e zhvillimit të fëmijës suaj IV.Spitali. Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve • Karakteristikat e fëmijëve të vetëm • Karakteristikat e të lindurit të parë • Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit • Efektet e radhës së lindjes 3. prindërit dhe fëmijët II. Humbja e një prindi 5. Ndihma e shpejtë V. Loja si terapi 8. Televizori dhe prindërit 10.394 ANEKSE I. Regjistrimi i lindjes së fëmijës 2. Duke u rritur 1. Nënat e punësuara 6.

fëmijët tuaj nuk mund të përfitojnë nga sistemi i arsimit parashkollor dhe shkollor. ekonomike. Nëqoftëse ju nuk e deklaroni lindjen e fëmijës suaj. Kur të mbushin moshën. fëmijët tuaj nuk mund të përfitojnë nga ndihma ekonomike për të papunët. Duke qenë të paregjistruar. puna e tyre nuk do të regjistrohet. liritë politike. Kujdes! Deklarimi i lindjeve duhet bërë brenda 15-30 ditëve nga lindja. Nëqoftëse kjo kohë ka kaluar. si dhe mundësinë të përfitojnë nga sistemi i përkujdesjes shëndetësore dhe sistemi i vaksinimit. lindja vërtetohet vetëm me VENDIM TË GJYKATËS SË RRETHIT. Edhe nëse do të punojnë.I Hap pas hapi Regjistrimi i lindjes së fëmijës 395 R egjistrimi lindjes i bën fëmijët tuaj shtetas shqiptarë. duke u dhënë atyre të drejtën të përfitojnë nga të drejtat. kështu që ata nuk do të përfitojnë pension. . kjo është një kundërvajtje administrative dhe gjobitet me 5000 lekë. sociale dhe kulturore.

Fëmijët e parë bëhen shokë të prindërve dhe të afërmve më shumë sesa fëmijët e tjerë. është vënë re se fëmijët e vetëm janë po aq konkurues nga ana intelektuale. më tepër . për një ose më shumë arsye. Fëmijët e parë zakonisht kanë rezultate më të larta në shkollë si dhe kanë një koeficient inteligjence më të lartë. Por. ata janë më pak të sigurt në situata sociale.396 ANEKSE Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve Karakteristikat e fëmijëve të vetëm Familja. Kur lind fëmija i vetëm. a është e vërtetë kjo? Sipas studimeve shkencore. që janë bërë. që nuk dinë të sillen dhe mendojnë vetëm për vete. aq sa dhe “i madhi” i fëmijëve në një familje. Zakonisht të lindurit e parë janë më të shoqërueshëm se fëmijët që lindin më pas. me sjellje të mirë dhe konkurues. Opinioni popullor shpesh këta fëmijë i quan të llastuar dhe egoistë. Por. Karakteristikat e të lindurit të parë Sot ka shumë fakte që dëshmojnë se të lindurit e parë janë më të orientuar për të arritur sa më shumë në jetë. por që kanë vëllëzër ose motra të tjera. Është vënë re se djemtë. Përfundimi se fëmijët e vetëm mund të jenë të bindur. është arritur nga studimet shkencore. fëmijë të parë shfaqin çrregullime të sjelljes dhe shpesh quhen nga mësuesit si nevrikë dhe agresivë ndaj kujdestarëve të tyre. vendosin marrëdhënie shumë të mira me të tjerët dhe kanë sjellje gati të njëjta me të fëmijët e lindur të parët. mund të ketë vetëm një fëmijë. si dhe kanë një arsyetim gojor më të mirë se fëmijët që vijnë më pas. Ata janë më të mirë në matematikë dhe gjuhë. edukohet si çdo fëmijë i parë (mbas të cilit mund të vijnë të tjerë). megjithëse të tillë. se sa të lindurit e mëvonshëm.

sepse pas “të parit” mund të lindë edhe një ose më shumë. Pra. nga të lindurit e mëvonshëm. Efektet e radhës së lindjes Duket se prindërit i trajtojnë ndryshe fëmijët e parë. Sipas mendimit shkencor. këto që thamë më sipër. je më i vëmendshëm ndaj fëmijës. Në familjet me dy fëmijë. pasi mëson nga motra e tij. fëmijët e mesëm kanë një popullaritet mesatar dhe të mëdhenjtë janë më pak të tillë. duke synuar të provojnë edhe veten në pozicionin e prindit. një djalë me një motër më të madhe. se sa atyre që lindin më pas. prindërit. Ka dhe raste të ndryshme. Kur bëhesh prind për herë të parë. vendosin marrëdhënie më të mira me kujdestarët. pasi ndihesh pa përvojë dhe shqetësohesh shumë për faktin se si mund dhe si duhet të rritet fëmija.RADHA E LINDJES DHE KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE 397 se sa fëmijët e lindur më vonë. sesa vëllai apo motra e madhe. prindërit fitojnë besim tek vetja dhe nuk janë më aq të shqetësuar për rritjen e fëmijës së dytë. sjellja e fëmijës së dytë është e lidhur ngushtësisht me gjininë e fëmijës së parë. Prindërit zakonisht kërkojnë më tepër nga fëmijët e parë. sesa një djalë. . nuk janë gjithmonë kështu. vihet re se fëmijët që lindin më pas. Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit Është e vështirë të jepen karakteristikat e tyre. Pas rritjes së suksesshme të fëmijës së parë. është i prirur të shfaqë më tepër sjellje “femërore”. shpesh kërkojnë vëmendjen e të tjerëve e miratimin e tyre. ndaj edhe i kritikojnë më shumë sjelljet e tyre. mund të jetë (ose jenë) djalë apo vajzë etj. Për shembull. Mund të ndodhë që fëmijët e parë të jenë shumë popullorë dhe fëmijët e vegjël të jenë më të bindur dhe më të motivuar për të arritur rezultate të mira. Mendohet që kjo mënyrë sjelljeje e tyre vjen si pasojë e marrëdhënieve të veçanta me prindërit. Në një familje me më shumë se një fëmijë. edhe pse janë të shoqërueshëm dh. Si rezultat i vëzhgimeve është arritur në përfundimin se fëmijët e lindur të parët nuk janë gjithmonë shumë popullorë. i cili ka një vëlla më të madh. janë më të lidhur dhe më të kujdesshëm ndaj fëmijëve të pare. Studime të ndryshme arrijnë në përfundimin se fëmijët e vegjël janë shumë popullorë në klasë. janë më të bindur dhe shpesh më të përgjegjshëm sesa fëmijët e lindur më pas. sidomos vajzat. Fëmijët e parë.

Ata i shtyjnë fëmijët e parë të jenë më të përgjegjshëm dhe të punojnë shumë me veten e tyre. veç e veç. gjë që nuk është shumë e pëlqyeshme në shoqëri. rezulton se nënat me një fëmijë i theksojnë më tepër arritjet dhe rezultatet e fëmijëve të tyre sesa nënat me më shumë se një fëmijë. Duke i mbrojtur fëmijët nga çdo formë e abuzimit fizik dhe psikologjik ndaj njëri-tjetrit. “Kush e nisi?”. Mos pyesni kurrë. Që të pushoni “dyluftimin” e fëmijëve. atëherë: Qortojini të dy fëmijët. Mos prisni që fëmija më i madh të veprojë në mënyrë më të pjekur gjatë grindjes. kupton se pushteti është i shpërndarë mes tyre në mënyra të ndryshme. • Duke mos thënë para tyre se • • • - - - - - njërin prej tyre e kemi “pikë të dobët”. Pra. kur duket që grindja mes fëmijëve po rritet shumë. Si mund të punojmë të ulur rivalitetin mes fëmijëve: • Duke mos bërë krahasime mes një fëmije dhe tjetrit. Duke shmangur zënkat. Mos e qortoni fëmijën më të madh duke i thënë të sillet si i rritur. të bërtiturat apo keqkuptimet. pra jo vetëm njërin. Duke kaluar kohë me çdo fëmijë. Duke vepruar me shpejtësi. ju duhet të veproni si arbitër. . Është vënë re se më të mëdhenjtë përpiqen të sundojnë më të vegjlit dhe të ulin arritjet e tyre. Kjo të bën të kuptosh se përse të lindurit më vonë i njohin më mirë marrëdhëniet me të tjerët. Të dy janë të përgjegjshëm për shpërthimin dhe zhvillimin e zenkës. Sundimi i fëmijës së madh mbi të vegjlit mund të ndihet edhe në marrëdhëniet e tij me njerëzit jashtë familjes. se nga fëmijët e tjerë. Nëse është e nevojshme ndërhyrja për zgjidhjen e zënkave. Nga një një studim që është bërë për arritjet në sjelljen e fëmijëve. atëherë asnjeri nuk “fiton” gjë. përdorni stimuj. Nëse njeri ankohet. Në qoftë se fëmija rritet me vëllezër dhe me motra. Duke i lënë fëmijët që të mësojnë t’i zgjidhin vetë ato. pasi duhen dy veta për t’u zënë.398 ANEKSE Zakonisht prindërit presin më shumë nga fëmijët e parë.

PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT 399 Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët N ë përgjithësi. Zakonisht nënat kujdesen shumë për fëmijët dhe shtëpinë. Kur nuk e fitojnë . Pakësimi i parave mund të sjellë ndryshim në jetën e fëmijëve. krijojnë varësi dhe nuk afrohen lehtë. vëmendje dhe para për fëmijët e tyre. sidomos gjatë vitit të parë ndryshojnë sjellje ndaj fëmijëve të tyre. Gjithsesi këto shfaqen ndryshe tek fëmijë të ndryshëm dhe jo të gjithë divorcet janë njësoj. por. sesa fëmjët me familje të plota. të zhvillojnë aftësi të reja dhe të zgjerojnë jetën e tyre shoqërore. detyrohen të ndryshojnë shtëpinë. Ata nuk janë të lumtur në familje dhe shfaqen më të shkujdesur në shoqëri e në lagje. prindërit të cilët po ndahen kanë më pak kohë. Gjatë vitit të parë shpesh fëmijët shfaqin sjellje agresive. që ndonjëherë. Zakonisht. Ndikimi negativ i divorcit të prindërve te fëmijët duket më shumë gjatë vitit të parë dhe të dytë pas divorcit dhe fillon të zbehet me kalimin e kohës. Gratë e divorcuara. fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje më të ulëta në shkollë. Ndryshimet në jetën e fëmijës Në shumicën e rasteve. shumë nëna kalojnë gjëndje trishtimi apo depresioni. Pikërisht në momentin kur fëmijët kërkojnë më shumë vëmendje se kurrë. apo fillojnë të kërkojnë punë. sidomos në momentet e para të ndarjes ato janë më të shqetësuara për financat (paratë) dhe për të rritur vlerësimin për veten. shkollën dhe këto i stresojnë fëmijët. Gjithashtu prindërit ndryshojnë sjelljen ndaj tyre dhe kjo i mërzit fëmijët. Nga studime të ndryshme dhe të besueshme. bëhen të pashoqërueshëm. zakonisht. Edhe baballarët. kopshtin. është vërejtur se faktorët e mëposhtëm ndikojnë në kalimin e gjendjes së vështirë të fëmijëve me prindër të divorcuar. jeta e fëmijëve ndryshon për keq kur fillon procesi i ndarjes apo divorcit. fillojnë të luajnë më pak me fëmijët dhe të kërkojnë më tepër disiplinë nga ata.

ndryshojnë modelin e flokëve. Të gjitha këto ndryshime rrisin shumë pasigurinë tek fëmijët. Nëse fëmijët e vegjël i ndiejnë më tepër efektet e menjëhershme të divorcit. i cili i ndihmon ata në jetën e përditshme. ata zakonisht bëhen më të butë në kërkesat dhe sjelljet e tyre. prandaj men- . ai mund ta ketë shumë të vështirë ndarjen e prindërve. në një mënyrë ose në një tjetër. shembullin e mashkullit të rritur. sesa vajzat. Ata që jetojnë të veçuar nga fëmijët. Zbutja e efekteve negative të divorcit Fëmija. mund të varen nga ligji. konfliktet mes nënave dhe djemve janë të zakonshme deri në gjashtë vjet pas divorcit. Në fakt. për shembull kur ai hyn në klasë të parë apo është në fillimet e adoleshencës. duke jetuar me nënat. e përjetojnë keq ndarjen e prindërve. Nëqoftëse divorci ndodh në një moment ndryshimesh për fëmijën. Te këta djem shfaqen çrregullime në sjellje në shtëpi dhe në shkollë. Ndarja e vë në pozita të pabarabarta njërin nga prindërit në lidhje me fëmjën apo fëmijët. pavarësisht nga mosha apo seksi. psikologjia etj. kultura. fëmijët më të rritur i ndiejnë këto efekte më gjatë. Mosha e fëmijës Nuk ka një “moshë të mirë” që një fëmijë ta kalojë mirë divorcin e prindërve. lë gjurmë e ndikon në formimin e personalitetit të tyre. ndërkohë që nënat me vajzat e gjejnë më shpejt një mënyrë komunikimi të mirë. nuk gjejnë më në shtëpi modelin. apo ndryshojnë llojin e rrobave që veshin. morali. Prindi (nëna ose babai). që fiton të drejtën e kujdestarisë është në kontakte të vazhdueshme me ta. për të mos thënë që edhe i shkëput fare kontaktet me fëmijët.400 ANEKSE kujdestarinë e fëmijëve. merren më shumë me sport. Një nga arsyet që djemtë e kalojnë më rëndë divorcin mund të jetë edhe fakti se djemtë. Shumë baballarë fillojnë të sillen si më “rinorë” dhe mendojnë për histori të reja. gjë që. ato lënë shenja tek fëmijët. Gjinia e fëmijës Zakonisht djemtë e kalojnë më rëndë ndarjen e prindërve dhe i kapërcejnë më me vështirësi situatat pas divorcit. Kjo ndikon në sjelljen dhe gjendjen psikologjike të tyre. kurse tjetri është më larg. sepse ndjeshmëria e fëmijëve ndryshon nga një moshë në tjetrën. Sidoqoftë. ose fëmijët. lënë mjekër. Ndryshimet në marrëdhëniet me fëmijët mes dy prindërve.

të cilët janë nën kujdestarinë e nënës. por situatat e vështira mund të zbehen me kalimin e kohës. kanë probleme për takimet me baballarët. gjithashtu kjo tregon se prindërit mund të merren vesh me njëritjetrin për të mirën e fëmijës së tyre. prandaj nuk e diskutojnë fare këtë çështje me ta. janë këto: •· “Babi dhe mami kanë vendosur të mos jetojnë më së bashku të dy në të njëjtën shtëpi” • “Babi dhe mami nuk do të jenë . nëse keni vendosur të divorcoheni. që fëmijët të mos tronditen rëndë (të traumatizohen). Kjo ul mundësinë që njëri prind t’i vërë fajin tjetrit. Nëse divorci do të ndodhë patjetër. Disa nga gjërat që ju mund të thoni. Zakonisht. baballarët pas divorcit i shohin fëmijët një herë në muaj. kopsht si dhe në lumturinë e tyre në shtëpi. Duke ia mbajtur të fshëhtë. Kapërcimi i pasojave të ndarjes së prindërve është i vështirë për fëmijët. sidomos menjëherë pas divorcit. Edhe pse është shumë e vështirë. Sa më mirë dhe qetë të diskutohet divorci me ta. Lidhjet me baballarët janë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe ndikojnë shumë në arritjet e tyre në shkollë. Shpesh prindërit mendojnë se fëmijët janë shumë të vegjël për të kuptuar arsyet e divorcit dhe për t’u pajtuar me ndarjen e prindërve. vetëm pak prej tyre i shohin fëmijët më shpesh dhe mbajnë lidhje të ngushta me ta. rritet mundësia që fëmija ta marrë vesh këtë nga ndonjë person i papërshtatshëm dhe në një moment po të papërshtatshëm. më e mira është që të dy prindërit bashkë ta shpjegojnë situatën.PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT 401 dimi shkencor sugjeron: Përfshirjen afatgjatë të të dy prindërve në përkujdesjen ndaj fëmijëve Është e domosdoshme të përpiqeni. Gjithsesi. Me kalimin e kohës do të ishte mirë nëse prindërit do të takoheshin me njëri-tjetrin për të folur për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Pothuajse shumica e fëmijëve. fëmijët e pranojnë më shpejt me situatën kur e kuptojnë atë që po ndodh dhe kur vazhdojnë të kenë mbështetjen e atyre që i duan. aq më të lehtë e kanë. sesa një situate që nuk e kuptojnë. si dhe ato më poshtë: Si t’ua shpjegojmë divorcin fëmijëve Fëmijët e kuptojnë gjendjen në familjen e tyre. Asnjë gjë nuk është më stresuese për fëmijët. Kjo do t’i ndihmonte fëmijët të ndiheshin më mirë. është mirë që fëmijës t’i tregohet menjëherë ajo që pritet të ndodhë. në qoftëse prindërit kanë parasysh këto këshilla që përmendëm deri tani. ata nuk e kalojnë pa dëshpërim ndarjen e prindërve.

Pra mund të mendojnë se dashuria e prindërve për ta një çast mund të mbarojë. Duket sikur atij nuk i intereson ajo që po ndodh mes prindërve. me sjelljet e tyre. me kthim mbrapa. pra për të gjithë ne. ushqyerjen. Kur filloni t’u flisni. ne do të ndahemi. por mendojmë se kjo është gjëja më e mire jo vetëm për ne të dy. që të rriturit të kujdesen më tepër për ta. apo sikur nuk e kupton. fëmijët mund të kenë shumë reagime emocionale. Na vjen keq që duhet të ndodhë kështu. të flasin si bebe apo të paraqesin sjellje të tjera fëminore. ai përpiqet të mbrojë veten nga humbja e madhe. Fëmijët mund të fillojnë të ankohen shumë. Lodhja fizike Lodhja fizike shprehet nëpërmjet ankesave si. Në fakt kjo tregon se ai e shikon ndarjen si një ngjarje shumë të rëndë. Fëmijët duhet ta dëgjoj-në këtë nga goja e prindërve dhe të binden se çfarëdo që të bëjnë. “Kam dhimbje barku!” ose “Më dhëmb koka!”. duhet të jeni të saktë dhe të prerë për t’ia bërë të qartë fëmijës se pajtimi juaj është i pamundur. të lagen në shtrat. Kjo ndikon për keq. si për shembull “jetën”. për shembull. . Lodhja fizike shpesh shfaqet atëherë kur fëmija është i pasigurt në gjërat që më parë i fitonte apo i arrinte “pa vështirësi”. që kujtojnë se fëmija po e pranon situatën. me lodhje fizike. Kjo sjellje shpesh kuptohet gabim nga prindërit. sepse fëmijët ju kanë dëgjuar shpesh t’u thoni se i doni shumë dhe tani mund të mendojnë: “Ashtu siç mami nuk e do më babin. me gjendje paniku/alarmi dhe konfuzion. me ndjenjën e fajit dhe me veprime armiqësore. nuk mund të shpëtojnë martesën e prishur. fëmija “mbyll sytë” ndaj situatës.” Është mirë të mos përdoret shprehja: “Babi dhe mami nuk e duan më njëri-tjetrin. por edhe për ty. Zakonisht hidhërimi i tyre shfaqet: me mospranim dhe heshtje. Kthimi mbrapa/Regresioni Ngaqë nuk përballojnë dot ndjenjat e ankthit dhe të sikletit. Mospranimi dhe heshtja Në këtë gjendje. strehën dhe mbrojtjen. fëmijët mund të kthehen mbrapa në një moshë më të vogël. mund të mos të më dojë më dhe mua”. Duke bërë kështu.402 ANEKSE më të martuar. Ata mund të fillojnë të thithin gishtin. Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit Gjatë divorcit. të cilën e ka shumë të vështirë ta pranojë. dashurinë prindërore.

të cilëve zakonisht u kërkohet të jenë të fortë apo të mos qajnë. Bisedat e ngrohta e të sigurta me prindërit u japin fëmijëve rehati. fëmijët parashkollorë besojnë se kanë fuqi të tilla të jashtëzakonshme dhe se mendimet e tyre për prindërit janë plotësuar në mënyrë të magjishme. të qara dhe agresivitet të vazhdueshëm ndaj prindërve. duke përfshirë edhe arsyet e pasojat e divorcit. Prindërit nuk mund ta bëjnë shpejt këtë dallim. sepse besojnë që janë ata përgjegjës dhe shkaktarë të ndarjes së prindërve. prindërit u ushqejnë atyre dëshirën për të folur me ta për çështje të ndryshme. shpesh kanë ndjenja faji të forta. Lotët janë shprehje e natyrshme e hidhërimit. . çfarëdo lloj ndjesie të jetë ajo. Nga ana tjetër. Paniku/alarmi dhe konfuzioni Paniku dhe konfuzioni shfaqen atëherë kur fëmijët duhet të pranojnë jetesën e re. U takon prindërve. Fëmijët e shfryjnë inatin te të tjerët në mënyrë që të përballojnë ndjenjën e fajit. Duke u dhënë shpjegime për divorcin fëmijëve. Fëmijët e vegjël. vështirësi në të mësuar. Ndërkohë që divorci përfundon. më pas do të jetë më e thjeshtë. Ato ndihmojnë për të çliruar emocionet. inatit dhe në shpërthimit të ndjenjave të tilla. sepse fëmijët rriten dhe mund të arsyetojnë më mirë. që kalojnë nga sikleti në hakmarrje. pra është përgjegjësi e tyre t’u shpjegojnë me durim e dashamirësi fëmijëve dhe t’i bindin se ata nuk kanë asnjë lloj faji për divorcin. Për të arritur këtë. ata në asnjë mënyrë nuk duhet t’u ushqejnë atyre dhimbjen. “Lejoje fëmijën të ndiejë” Sipas kësaj kërkese duhet që prindërit t’i lejojnë fëmijët të ndiejnë atë që duan. duhet bërë dallimi mes një reagimi normal dhe një tjetri jonormal. fëmijët përsëri do të kenë pyetje dhe shqetësime të tjera që duhen folur. tërheqje. duket pasur kujdes me fjalët që i thuhen fëmijës dhe sidomos djemve.PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT 403 Sjellja armiqësore dhe ndjenja e fajit Sjelljet armiqësore shfaqen në nervozizmit. Kur flitet që në fillim. kujdestarëve etj. Por edhe pse prindërit nuk duhet t’i ndalojnë fëmijët të derdhin lot. siguri dhe qetësi. Jo rrallë. Shenjat mund të jenë: problemet me mësuesit. edukatorët.

nga mosha tetëvjeçare e më pas. Nëse fëmija dëshiron të vijë në varrim. por se të gjithë do të vazhdojnë të kujdesen për të (fëmijën). Ne do ta ndiejmë mungesën e kësaj humbjeje”. Kjo ndihmon • • • • që fëmija të kuptojë se edhe të tjerët janë të mërzitur. “Një gjë e dhimbshme ka ndodhur. mami/babi ka qenë shumë sëmurë dhe mjeku tha se ajo/ai nuk është/jeton më. Prindi dhe të afërmit nuk para i shprehin ndjenjat e tyre për ngjarje të rënda dhe ca më pak për vdekjen. nëse e . duhet lejuar të vijë. Një gjë që ndodh shpesh është mbrojtja ose largimi i fëmijëve nga bisedat për “humbjen”.404 ANEKSE Humbja e një prindi N jë nga detyrat më të vështira të prindërve është të ndihmojnë fëmijët që të pranojnë humbjen. Ai duhet të lejohet të shikojë edhe trupin. Duhet treguar e vërteta. “ndarjen”. Siç e di dhe ti. madje edhe të njërit nga prindërit. Por fëmija duhet përgatitur për jetën. Por si i ndihmojmë fëmijët tanë të pranojnë humbjen e një njeriu të dashur? Duhet të kuptojmë se nëse nuk veprojmë me zgjuarsi dhe hap pas hapi edhe për edukimin e fëmijës për të pranuar humbjen. Fëmijët. Mos thoni kurrë gjëra të tipit “Babai/nëna jote ka ikur në një udhëtim të gjatë” apo “Zoti e mori me vete”. e cila ka brenda edhe humbjen. Është mirë që prindi t’ia tregojë vetë fëmijës humbjen e prindit tjetër. e dinë shumë mirë se ç’është vdekja. të një miku. Në rastet kur prindi është shumë i tronditur. para fëmijës. Përgjigjuni pyetjeve të tyre. Kjo e fundit është padyshim humbja më e rëndë për fëmijën. atëherë ato do ta kenë shumë më të vështirë dhe humbjet do të lënë gjurmë tek ata gjatë jetës së tyre. Fëmija e ka të nevojshme të mësohet që të pranojë humbjen e një personi të dashur. Fëmija e ka të nevojshme të mësojë (të dijë) se dhe të tjerët. atëherë një i afërm i dashur për fëmijën duhet ta bëjë këtë. sidomos prindi. Kjo e ndihmon atë ta pranojë vdekjen. Por si mund të ndihmohen në këtë drejtim? • Të mos fshihet dhimbja përpara fëmijëve. janë të mërzitur.

duke i thënë: “E di se të mungon shumë mami/babi”. Është mirë të shikohen fotografi së bashku me fëmijën dhe të flitet për ato që kanë ndodhur në ditën kur është bërë fotografia. Qani bashkë me ta nëse e ndjeni ose mund ta bëni diçka të tillë. për një periudhë disa orëshe. Çdo lloj reagimi i tij duhet pranuar. duke i thënë “mos u mërzit”. apo gjetjen e një qendre ditore kujdesi. Ndihmojeni. edhe nënat që punojnë mund të jenë të suksesshme në vendosjen e marrëdhënieve të sigurta me fëmijët. për të punuar e për të luajtur me fëmijët e vet. Nuk duhen ndaluar bisedat për të dhe rreth tij. • Fëmija duhet ndihmuar të shprehë ndjenjat dhe mendimet. një gjë e tillë arrihet nëse nënat e zëvendësojnë kohën e harxhuar larg fëmijës. Por. pa u përpjekur për ta qetësuar. brenda dhe jashtë shtëpisë si një bebisiter/dado. . Zakonisht. ashtu si edhe baballarët.HUMBJA E NJË PRINDI 405 kërkon një gjë të tillë. Për këtë arsye. Reagimi i fëmijës mund të jetë i ndryshëm. • Duhet të përpieni të mbani të gjallë te fëmija kujtimin e prindit që s’është më. nënat e punësuara shpenzojnë shumë më pak kohë me fëmijët e tyre se sa nënat e papunësuara. kjo nuk do të thotë se nuk e ndien atë. pranë fëmijës/fëmijëve. një të afërm. që i kanë nënat në shtëpi gjithë kohën. duke pasur parasysh orët që punojnë) sesa fëmijët. Sipas vëzhgimeve shkencore. nënat nuk mund të jenë në shtëpi. duke treguar ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë gjatë kohës që rrinë me ta. Nënat e punësuara N umri i tyre nuk është i pakët dhe u duhet të punojnë edhe kur fëmijët kanë shumë nevojë për to. prandaj u duhet të mendojnë për të siguruar lloje të tjera kujdestarie për ta. Kur fëmija nuk flet për humbjen. duke pasur parasysh situ- atën. Sa më shumë kohë të marrë puna e nënës larg shtëpisë. aq më tepër zvogëlohet koha dhe mundësia e tyre për t’u marrë. Është vënë re se ndikimi i prindërve te fëmijët mund të ketë sukses edhe nëse nënat punojnë. Por ç’pasoja kanë në zhvillimin emocional dhe social të fëmijës këto lloje të tjera të kujdestarisë? Fëmijët që i kanë nënat e punësuara janë më pak të hapur me to (të paktën.

përpara se të arrihet në përfundime. Nëse fëmijëve do t’iu jepej mundësia të zgjidhnin. kur hyjnë në shkollë. Më pas. të cilët janë të dhunshëm ndaj njëri-tjet- . Qendrat ditore ndihmojnë më tepër për një formim të mirë intelektual dhe për shtimin e njohurive të fëmijëve. ata shumë shpejt “pajtohen” me rutinën ditore dhe kujdestarët. ata do të zgjidhnin të qëndronin pranë nënave. duhet marrë parasysh edhe një anë tjetër e medaljes. një nga zgjidhjet më të zakonshme është çuarja e fëmijës në një qendër ditore. Qendrat ditore dhe mosha e fëmijëve Fëmijët që futen në qendra ditore në moshë shumë të vogël dhe qëndrojnë pjesën më të madhe të ditës në to. Por fëmijët që shkojnë në qendra ditore janë zakonisht më të shoqërueshëm dhe më konkurues se sa ata që qëndrojnë në shtëpi me nënat. Kur të dy prindërit punojnë. Dhuna dhe fëmijët Prindër të dhunshëm Ka studime të cilët dëshmojnë qartë se si dhe sa ndikon dhuna në shtëpi mbi të menduarin e fëmijës me kalimin e viteve. Fëmijët i mësojnë sjelljet e dhunshme nga prindërit e tyre. Po si reagojnë fëmijët ndaj tyre? A ndikojnë qendrat ditore për mirë apo për keq në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve? Qendrat ditore dhe marrëdhëniet nënë/fëmijë Edhe pse fëmijët zakonisht shfaqin mospranim e vështirësi kur hyjnë për herë të parë në qendra ditore. Ka pak shpjegime shkencore për qëndrimin emocional të fëmijës ndaj kujdestarëve të tjerë.406 ANEKSE Por. Shumë studime nuk konstatojnë dallime mes zhvillimit emocional të fëmijës me nëna të punësuara dhe atyre me nëna shtëpiake. Kjo vlen për t’i shpjeguar nënave që të mos shqetësohen për fëmijët e tyre nëse i lënë ata nën kujdestarinë e qendrave. sesa fëmijët që janë futur në qendrat ditore në moshë më të rritur. përveç nënës. mund të formojnë një lidhje jo të sigurt me nënat. këta fëmijë mund të jenë më agresivë me kujdestarët dhe më pak bashkëpunues me të rriturit. çerdhe apo kopsht. por ky konstatim vihet re në studime me familje që i kanë të dy prindërit.

i ndruajtur.DHUNA DHE FËMIJËT 407 rit apo ndaj fëmijëve. Për shembull. dhimbje stomaku (kur nuk është sëmurë) • Nervozizëm. siklet • Çrregullime në të ngrënë • Vlerësim të ulët të vetes • Tërheqje. për shembull. Serioziteti për të kuptuar se çfarë pasojash sjell dhuna ndaj fëmijës ka filluar shumë vonë në shoqërinë tonë. për t’u afruar me të tjerët. një lloj çrregullimi. “Bashkëjetesa” me dhunën i mëson ata t’i bëjnë gjërat nga frika. Studiuesit tregojnë se rrahjet dhe abuzimet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre sjellin probleme psikologjike dhe emocionale te fëmijët. madje dhe “frikacak”. i kërkon asaj kukullën. ta godasë shoqen dhe ta përplasë kukullën. veçim • Arritje të pakta në mësime. trajtimi i fëmijëve ashtu siç duhet ende nuk ndodh. e cila duke luajtur “shtëpiash” me një shoqen e saj. si dhe simptoma të tjera. i cili bën që fëmija të ripërjetojë traumën. shqetësim për sigurinë e tyre • Sjellje agresive ndaj të tjerëve • Shënja depresioni • Pagjumësi • Mungesë dëshire për të zbuluar mjedisin rrethues • Dhimbje koke. Shumë fëmijë të dhunuar shfaqin . për fat të keq. Shumë prej tyre nuk shkojnë mirë në shkollë. të shfaqë sjellje shmangëse. ose kur nuk kanë rregulluar shtratin. Shoqja ia jep. që kanë provuar apo vazhdojnë të provojnë dhunë në familje. kur kanë marrë në kopsht apo në shkollë një “notë të keqe”. Presioni i dhunës i tmerron fëmijët. Ata kërcënohen me rrahjen dhe shpesh goditen nga prindërit e tyre për arsye të tilla si. por Mirës nuk i pëlqen kukulla dhe fillon të qajë. Me kalimin e viteve vihen re ndryshime të mëdha në sjelljen e fëmijëve. Janë të shumtë fëmijët të cilët provojnë dhunë fizike në familje. të cilët e shohin apo e provojnë vetë dhunën në familje mund të shprehin: • Frikë. ankth. Fëmijët e abuzuar Të gjithë besojmë se e ardhmja e shoqërisë varet nga mënyra se si ne i trajtojmë sot fëmijët tanë. Kjo sjellje e Mirës i bën shoqet të largohen prej saj. kur dikush u ka shprehur “mospëlqim” për sjelljen e tyre. në rastin e Mirës. Dhuna në familje ndikon shumë edhe në lojën e fëmijës. veçohen nga të tjerët dhe janë gati të ngatërrohen në grupet që zihen. Fëmijët. Fëmija do të rritet “larg” prindërve dhe në jetë do të shfaqet i tërhequr. Megjithatë. vështirësi në përqëndrim • Tendenca për vetëvrasje • Stres post-traumatik.

408 ANEKSE probleme në aspektet njohëse. por të fajësojnë faktorët e jashtëm që nuk janë nën kontrollin e tyre. abuzimi me alkolin etj. pasojat mund të ruhen në kohë dhe të jenë shumë të rënda. vlerësim të ulët të vetes etj. sjellje homofobike. ka më shumë mundësi të zhvillojnë sjellje abuzive në të ardhmen. duke përfshirë edhe shqetësimin për trupin e tyre. gjendje depresive dhe ankth. sic mund të jetë incesti (abuzimi seksual brenda familjes) apo përdhunimi. Vajzat gjithashtu kur rriten. të cilët kanë më shumë mundësi të shkaktojnë dhunë se sa të forcojnë sjelljet mbrojtëse. Faktorë të dhunës ndaj fëmijës Shpesh përpiqemi të gjejmë se cili prind abuzon më shpesh ndaj fëmijës dhe duke bërë këtë.zakonisht në një krevat. kanë vlerësim të ulët të vetes etj. Djemtë të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale. shpesh shfaqin probleme serioze psikologjike si shqetësim të lartë. Është e rëndësishme të kuptojmë se në shumicën e rasteve është e vështirë të gjejmë një shkak të vetëm që sjell dhunë prindërore. Keqtrajtimi i fëmijëve vjen si pasojë e elementëve të ndryshëm stresues. të kujtesës në qoftë se do t’i krahasojmë ata me fëmijët e pa dhunuar. Për këtë arsye atyre i duhet një plan se çfarë të bëjnë kur ndodhen përballë një rasti të tillë: • Vëreni fëmijën në një vend të sigurtë . Gjithashtu. papunësia. sesa fëmijët jo të dhunuar. Disa faktorë mund të jenë problemet martesore. provojnë shumë pak kënaqësi seksuale. • Largohuni nga dhoma dhe . Individët që kanë provuar abuzimin seksual. shpresojmë të gjejmë edhe mënyrën për të ulur apo ndaluar këtë problem. vështirësi në përmbushjen e aktit. Çfarë të bëjmë kur arrijmë kulmin e nervave Shumë prindër në momente të ndryshme përjetojnë ndjesi dhune ndaj fëmijëve të tyre. Fëmijët e dhunuar shfaqin më tepër sjellje vetëshkatërruese dhe ka shumë mundësi të ushtrojnë dhunë mbi fëmijët e tyre kur të bëhen prindër. Fëmijët e abuzuar (dhunuar) shfaqin probleme në marrëdhëniet shoqërore dhe ndodh gjithashtu që ata të mos fajësojnë veten për gjërat që ndodhin. ata mund të kalojnë në depresion. nëse është shumë i vogël. Të rriturit të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale në fëmijëri. Vajzat kanë vështirësi në vendosjen e marrëdhënieve shoqërore dhe sidomos në marrëdhëniet e dashurisë. shfaqin probleme të tilla në të ardhmen si një dëshirë të tepruar për të rënë në sy. Fëmijët e abuzuar kanë shumë pak mundësi të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ata shfaqin shumë më pak ndjenja për të tjerët. Kur abuzimi është edhe seksual.

Si të mbrojmë fëmijët nga të gjitha llojet e abuzimeve Përdorni fjalët e e sakta: Mësojini fëmijëve fjalët e sakta për vaginën. Nëse ju vjen për të goditur diçka. Përdorni metoda disipline të pranueshme Zbatoni mënyra disipline. . godisni një mobilje apo krevatin. Kjo është një çështje që duhet marrë shumë seriozisht. fëmijët tuaj do të jenë të sigurtë t’ju drejtohen juve dhe kur ndihen në faj. të lumtur. Pjesa e dytë e këtj rregulli është që nëse fëmijët thonë “Mjaft!“ dhe të tje-rët nuk u binden. atëherë ata duhet të kërkojnë ndihmë nga një i madh. Ata do të kenë besim që ju nuk do t’i rrihni. para njerëzve të tjerë dhe shpegojini që ju dëshironi që dhe ai t’i ndjekë këto rregulla. një psikoterapist apo psikolog. Nëse këto ndjenja të dhunshme dhe agresive ndaj fëmijës suaj i keni shumë shpesh. të cilat nuk përdorin frikën. apo kur ata luajnë me të tjerë. por do t’i dëgjoni. Pini një gotë çaj. mësojini atyre respektin për hapësirën private/personale të trupit. Kështu. mësojini që ka një rregull që thotë “Mjaft!“ dhe ky duhet respektuar. Flisni me ta fjalë ndjenje Ndihmojini fëmijet që të përdorin dhe shprehin ndjenjat e tyre kur janë të gëzuar. Sigurohuni që të gjithë pjesëmarrësit e lojës e respektojnë këtë rregull. thithkat e gjirit etj. Tregojini që të rriturit nuk zhvishen dhe nuk prekin organet seksuale në publik. duhet të flisni patjetër me një specialist. të zemëruar etj. • Vendosni çfarë duhet të bëni për të shkarkuar nervat -nëse ju vjen për të bërtitur. ku ngjan i gëzuar dhe i qeshur. duke thënë “Mjaft!”. Shtrëngoni dhëmbët duke kafshuar diçka. dëgjoni pak muzikë apo shihni një fotografi të fëmijës suaj. apo shplani fytyrën me ujë të ftohtë. Mësojini të respektojnë hapësirën private/personale Dalngadalë. Mësojuni atyre rregullin “Mjaft!“ Kur luani vetë me fëmijët. kjo duhet t’ju ndihmojë. ju mbroni fëmijën tuaj dhe shijoni fëmijërinë e tij bashkë me të. Kjo është e rëndësishme për t’u mësuar fëmijëve që ata mund të ndalojnë gjithçka kur nuk ndihen mirë. kur kanë një shqetësim. Kjo i bën ata të mund të flasin më lirshëm për trupin e tyre dhe i heq misterin e panevojshëm. bërtisni në një jastëk.DHUNA DHE FËMIJËT 409 shkoni në një vend të qetë. penisin. Nëse nuk përdorni rrahjen si dënim apo kërcënime të tjera gojore dhe nëse dëgjoni anën e tyre në një grindje. Kështu ata do ta kenë më të lehtë të flasin me ju.

fëmijët të cilët kërcënohen nga dikush që të mbajnë sekrete. Mos i shtyni fëmijët që të afrohen shumë me njerëzit Shtyjini fëmijët të puthin vetëm ata njerëz. ashtu dhe në televizor. që duhet mbajtur e fshehtë për pak ditë. por ju nuk ndiheni të sigurt me këtë person. Kini kujdes me dadot. do ta kuptojnë se kjo është e gabuar dhe që ata duhet t’ia tregojnë prindërve. të cilët edhe ju do të donit t’i puthnit dhe përqafonit. është më mirë që ata mos të vishen si të rritur. është më mirë që t’ju tregojnë juve që t’i ndihmoni. Ata mund të mësojnë që të lajnë vetë organet e tyre seksuale. Nganjëherë. kur doni të flisni për një dhuratë apo për një festë. edukatoret Zgjdhini mirë kujdestaret dhe shpesh bëjini kontrolle të befasishme. Kini kujdes për fjetjet jashtë shtëpisë Fëmijët mund ta kalojnë natën vetëm tek shtëpia e dikujt që ju e njihni mirë dhe kur e dini që nuk do të ketë vizitorë të tjerë. pra 3-4 vjeç. Kini kujdes për çdo ndry- . por prekjen ta bëjnë ata vetë. apo një shok“. Kini besim tek ndjenjat (intuita) tuaja Veproni ashtu si e ndjeni ju. Ata mund të shqetësohen kur përballen me tema seksuale. Përdorni fjalën “surprizë“ dhe jo “sekret”. si në jetën e vërtetë. Fëmijët nuk duhen mësuar që të mbajnë gjëra për vete.410 ANEKSE Kujdes me seksualitetin e fëmijës suaj Vishini fëmijët sipas moshës. Respektoni trupin e fëmijës Që nga koha që fëmijët nuk mbajnë më panolina. Vendosni një shprehje me fëmijën tuaj. që do të thotë që ai nuk ndihet mirë dhe që duhet të vini ta merrni menjëherë. të cilët do të kalojnë natën atje. në lokale apo diku tjetër. Hiqni dorë nga sekretet Mos mbani sekrete në jetën tuaj familjare. Shkoni me ta në tualete publike Mos i lini asnjëherë të shkojnë vetëm në banjat jashtë. asnjë njeri tjetër përveç tyre (dhe mjekut) nuk duhet t’ua prekë organet seksuale. nëse dikush e fton fëmijën tuaj në shtëpi. Thoni“jo“. Mos bëni shaka të tipit “fëmija juaj ka një të dashur. Nëse ata kanë një problem. për shembull “Jam pak i sëmurë“. e vetmja shenjë e abuzimit mund të jetë një ndjenjë e juaja për një person apo për një ngjarje. Kështu.

• Asnjëherë fëmijët nuk duhen shpërblyer me lodra e dhurata për shërbimet që bëjnë. rritur dhe mbrojtur besimi tek vetja që në moshë të vogël. nuk fle më si më parë. Nuk duhet dënuar asnjëherë për fjalët që thotë. ndodh për faj të të rriturit dhe ky i rritur duhet dënuar. • Fëmijës i duhet edukuar. kushdo qoftë ky i rritur. përfundimi i vitit të kopshtit ose të shkollës. Një fëmijë që është i sigurt në vetvete dhe i sigurt në besimin e prindërve të tij.DHUNA DHE FËMIJËT 411 shim tek fëmija juaj. të qara. është i sigurt në mbrojtjen nga dhuna. flasin. • Me çdo kusht duhet kërkuar respekti i fëmijës që në bark të nënës. • Duhet t’i tregohet fëmijës se askush nuk ka të drejtë ta zhveshë. • Në familje duhet folur edhe për seksin. Të flasësh në familje. për notat e mira në mësime. Vini re me vëmendje sinjalet që ata ju japin. ata duhen mësuar të thonë “jo” nëse nuk ju pëlqen. Edhe veprimet e dënueshme. të thëna me fjalë nuk janë të dënueshme. Kur dikush afrohet t’i puthë ose përqafojë. • Është shumë e rëndësishme të mos ta bëjmë fëmijën të ketë frikë nga komunikimi me njerëzit. Ata duhet të mësohen të ndiejnë dëshirat e tyre. pagjumësi e papritur që nuk lidhet me ndonjë sëmundje. Fëmijët që kanë besim se nuk dënohen dhe shahen. • Fëmijët duhen edukuar në mënyrë të tillë që të jenë pronarë të trupit të tyre. ta prekë në vende delikate (intime). Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimet seksuale • Mbrojtja më e mirë nga abuzimi seksual (pedofilia) është njohja e fëmijës. apo dyshues ndaj të gjithëve. Nëqoftëse për këtë çështje nuk flitet kurrë. “nuk është më ai i pari’’. që në ditët e para të lindjes. Nëse një fëmijë ndryshon. do të thotë të flitet midis gjithë anëtarëve të familjes. këtu ka diçka serioze. të bëjë veprime me trupin e tyre dhe nëse kjo ndodh. nuk flet më. . Çdo dhuratë duhet të lidhet me gëzimin e një feste si ditëlindja. e mendimeve dhe e ndjenjave të tij. Nuk i duhet thënë fëmijës ‘’ma thuaj më vonë’’ sepse kjo ‘’vonë’’ nuk vjen më kurrë. atëherë fëmija mendon se kjo është diçka e pistë dhe e turpshme.

për të çuar më vonë një përmirësim të gjendjes së tyre psikologjike. por tashmë në një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë. të cilat e kanë shqetësuar. . për t’i dhënë mundësi fëmijës të shprehë emocionet. të mësohet me ndryshimet e nevojshme që sjell jeta. frikën. Me anë të lojës fëmija fillon të krijojë besimin tek të tjerët. Përmes lojës është më e thjeshtë të kuptohet se si fëmija ndjen dhe kupton problemet. psikologu. ashtu edhe fizike (në rast se fëmija ka pësuar dhunë fizike). Përmes interpretimit. ndihmojnë shprehjen e lirë të emocioneve.. të ndërtojë një personalitet të shëndoshë dhe të përmirësojë marrëdhëniet ndërpersonale. loja “shtëpirash”. përveç të mirave që ka për fëmijët. përdoret dhe në një mënyrë tjetër: nga specialistët (psikologët. jep mbështetje emocionale. Loja është bërë një burim i rëndësishëm për të marrë informacion dhe për të kuptuar zhvillimin e personalitetit të fëmijës. për të punuar me fëmijët që kanë një problem apo një shqetësim të caktuar. por edhe një mundësi shumë e mirë për të bërë ndryshime tek sjellja. Përmes lojës. Psikoterapistët. pa fshehur asgjë. që të kuptojnë qartë ndjenjat. emocionet e tyre në një mënyrë direkte. gjatë lojës me fëmijët drejtojnë pyetje të tilla si: “A është e lumtur kukulla tani?” apo “Pse qau kukulla?”. mendimet dhe emocionet e fëmijës. psikologët. edukatori. Kjo bën që fëmija të mos përjetojë frikë. Gjithashtu edhe lojra të tilla si ndërtueset. vizatimet etj. psikoterapistët). apo mësuesi etj. emocionet. fëmijët shprehin ndjenjat. Terapia përmes lojës i bën të mundur fëmijës të jetojë përsëri konfliktet apo problemet. Loja nuk është vetëm një mjet për të kuptuar dhe për të nxjerrë në pah problemet e fëmijës. mësuesit etj. psikoterapisti. emocionale. ankthet dhe frikat e fëmijës. edukatoret. iu qartëson ndjenjat dhe ndihmon fëmijët të ndryshojnë sjelljet emocionale.412 ANEKSE Loja si terapi L oja.. si dhe të fitojë sigurinë dhe të mos përjetojë ndjenjat e ankthit. Zakonisht terapia e lojës bëhet përmes kukullave apo kafshëve prej pellushi.

rekomandohet këshillimi me të afërm të familjes. Kështu lind tek këta prindër ndjenja e turpit ndaj prindërve të tjerë dhe xhelozia për bashkëmoshatarët e fëmi- Mangësitë fizike apo aftësitë e kufizuara të fëmijës janë tepër të vështira për t’u vënë re nga prindërit (vetëm kur duken qartë që në lindje) menjëherë pas lindjes. por e ka të vështirë të dallojë aftësitë e fëmijës. se janë prindër të dështuar dhe se shtëpia e tyre tashmë është shkatërruar. aftësitë e kufizuara të fëmijës. por edhe mund t’i paralizojë prindërit për momentin (njësoj të dy. që mund të shfaqen pas lindjes sjellin tronditje të fuqishme psiqike e shpirtërore te prindërit. t’i pengojë ata të merren me gjëra të tjera apo të marrin vendime të arsyeshme. Kontrolli mjekësor që bëhet dallon defektet në sistemin kockor. Fëmija mëson të ndryshojë përmes kënaqësisë. shumë prindër arrijnë në përfundimin se ëndrrat e tyre janë vrarë.DISA KËSHILLA 413 Terapia përmes lojës është një mënyrë shumë e suksesshme për të sjellë ndryshime të natyrshme tek fëmija. Kur prindërit ballafaqohen me mangësi. kur prindërit binden që fëmija i tyre është i kufizuar në aftësi. është normale që të tronditen. trauma e këtij momenti. psikologë). Pas kapërcimit të situatës shokuese të fillimit. por edhe zhvillimin e inteligjencës. defektet në organet e brendshme. i takon prindërve të marrin “vendimin” për të përcaktuar sjelljen (qëndrimin) ndaj tij. për kapërcimin e kësaj gjendjeje tepër të vështirë e jo pa pasoja. psikoterapistë. Tronditja.FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA . Kjo sjell jo vetëm zhgënjim dhe vrasje të ëndrrave prindërore për fëmijën që do të vinte.disa këshilla L indja e një fëmije me të meta të dukshme fizike apo përballja fillimisht me nevoja të veçanta të fëmijës. Edhe pas të gjitha këshillimeve. ndryshe tjetrin). miqve duke bërë të mundur në këtë mënyrë jo vetëm qetësinë shpirtërore. ose ndryshe njërin. miq të besuar dhe me specialistë (mjekë. Fëmijët me nevoja të veçanta . kuku- llave. Sidoqoftë. është tepër e rëndë për të dy prindërit. por sidomos me .

të jenë në kontakte e të hapur për të ndarë eksperienca me të tjerët. Edhe pse fëmija do të fillojë t’i kuptojë kufizimet e veta. të kërkojnë ndihmë nga specialistët dhe më e rëndësishmja. bëhen pjesë e jetës së tyre të përditshme. shumë nga përkujdesjet dhe shërbimet për fëmijën. Shumë familje që kanë fëmijë të tillë. . por edhe më pas është e rëndësishme që ata të jenë apo të mbahen të informuar për gjendjen e fëmijës. Në fillim. që. Me kalimin e kohës ata do të fillojnë të ndihen më mirë. Vështirësitë e fëmijës i nxisin sidomos prindërit. të cilat shfaqen tek prindërit. kur bëhet fjalë për aktivitete fizike. kur kuptojnë se fëmija i tyre ka një ose më shumë aftësi të kufizuar. së bashku prind-fëmijë duhet “të kënaqen dhe të bëjnë ç’është e mundur”. fillimisht prindërve u duken si sakrifica. Kjo ndonjëherë është më e vështirë për fëmijët me kufizime fizike. Gjithsesi. Prania e një fëmije me nevoja të veçanta nuk është dhe nuk duhet parë si fundi i botës. janë bërë “të fortë”. Pas njëfarë kohe. Kjo i bën ata që ta shohin të ardhmen të zymtë. që nuk mund të marrin menjëherë përgjigje. shqetësohen për qindra pyetje. Shumë nga ato “tmerre”. Zhvillimi i një qëndrimi pozitiv të prindërve ndaj fëmijës me aftësi të kufizuara është shumë i rëndësishëm. por edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të punojnë së bashku. E rëndësishme është që këta prindër të kuptojnë se nuk janë të vetmit në “zi” apo të vetmit që mendojnë në këtë mënyrë dhe që kjo do të kalojë. fillojnë të largohen e të mos shfaqen më kurrë tek ata. që e kalojnë shumica e prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara. por. e duan më shumë njëri tjetrin dhe ndihen më të bashkuar për shkak të kësaj vështirësie. familjen. ta ndihmojnë dhe ta duan njëri-tjetrin. ai vazhdimisht duhet ushqyer e nxitur që të zhvillohet. këto ndjenja dhe emocione janë normale: kjo është pjesë e periudhës “së zisë”. Ata fillojnë të shohin se me gjithë sakrificat që u duhet të bëjnë për fëmijën. për plotësimin e nevojave dhe dëshirave të tyre. në raportet me këtë fëmijë.414 ANEKSE jës. përsëri do t’iu mbetet kohë për miqtë. gjë që do t’i ndihmojë të përpiqen më shumë për të ndihmuar fëmijën. pavarësisht kësaj. të shprehin hapur ndjenjat dhe të bëjnë biseda të lira e të hapura me anëtarët e familjes. brenda mundësive që kanë . Prindërit.

Fëmija. Besimi “i verbër” i fëmijëve tek gjithçka që thonë reklamat . Pasojat e reklamave mbi fëmijët Fëmijët e moshës parashkollore. sepse e kanë vështirë të kuptojnë të vërtetën. ndonjëherë mund të jetë i rrezikshëm. pasi kishte gëlltitur dyzet copë vitamina për fëmijë. Reklamat ndikojnë gjithashtu. ai e kishtë bërë këtë pasi kishte parë një reklamë televizive. Ata s’dinë c’të bëjnë: t’i kundërshtojnë kërkesat. që ju bëjnë shumë më mirë.) Shumë psikologë janë të mendimit se skenat e dhunshme të para nga fëmijët. vrasje etj. i bën ata të kërkojnë dhe të duan pothuajse çdo gjë që shfaqet në to. apo t’i plotësojnë dhe të blejnë atë që ua kërkojnë. Vajzat dalin në reklama vetëm për pamjen e tyre. përgjithësisht fëmijët nëpër reklama janë djem biondë dhe vajzat zakonisht janë në role pasive. i cili sheh një ske- . zakonisht i marrin mesazhet e reklamave që jepen në televizor ashtu siç janë. Kërkesat e tyre i vënë në vështirësi prindërit. (Për shembull. vrasje etj.) Pasojat e skenave të dhunshme të filmave (rrahje. goditje. Shpesh koha e harxhuar prej tyre para ekranit të vogël është një burim grindjesh mes prindërve dhe fëmijëve. goditje. prindërit e kanë shumë të vështirë të gjejnë një zgjidhje. Tre janë problemet më të rëndësishme që sjell shikimi i televizorit: • Pasojat e reklamave mbi fëmijët. e cila thoshte se po t’i përdornin fëmijët këto vitamina. do të bëheshin shumë shpejt të mëdhenj dhe të fortë. i japin një shembull të keq atyre.TELEVIZORI DHE PRINDËRIT 415 Televizori dhe prindërit T ë gjithë e dimë se shikimi i televizorit zë një kohë shumë të madhe të ditës të fëmijëve tanë. Një djalë 4 vjeçar kaloi dy ditë në spital. “Mashtrimi” i reklamave televizive në këto mosha. gjatë së cilës fëmijët mund të bëjnë gjëra të tjera. • Pasojat e skenave të dhunshme të filmave (rrahje. duke i bërë të dhunshëm.) • Koha e harxhuar para ekranit. Edhe pse i njohin pasojat te fëmijët. në formimin e dhe forcimin e stereotipeve të ndryshme sociale.

sepse ata e kanë më të vështirë të dallojnë fantazinë. aq më shumë skena të dhunshme duan të shohin. një gjë është e sigurt. mund të mos veprojnë (të mos bëjnë asgjë) kur ndeshen me veprime të dhunshme në jetën e vërtetë dhe. Por. filmat me ndryshime të shpejta skenash (si tek përrallat me kartona). përsëri ka shumë skena të dhunshme. edhe në përrallat me kartona. sesa ata fëmijë që shohin më pak. Gjatë viteve të para të jetës. Për fat të keq. Edhe shpejtësia e skenave i bën përshtypje fëmijëve. Fëmijët parashkollorë ndikohen më shpejt dhe më tepër nga dhuna e shfaqur në programet televizive sesa fëmijët më të mëdhenj. i bën ata më pak krijues. Sot është shumë e vështirë të gjesh familje të cilat nuk kanë televizor në shtëpi. që kanë telenovelat tek të rriturit. që u bëjnë shumë më mirë Shumë studiues shpjegojnë se televizori ndikon më shumë për keq. Fëmijët. Por nga studimet që janë bërë është kuptuar se përrallat te fëmijët kanë po atë efekt. është se fëmijët nuk i kuptojnë dot pasojat e vërteta që sjell dhuna. ka shumë rëndësi komunikimi mes tij dhe prindërve (të rriturve). përrallën nga e vërteta. Një arsye tjetër pse ndikojnë kaq shumë skenat me dhunë tek fëmijët. me ose pa dashje. të cilët shohin qëndrojnë për shumë kohë para televizorit. sesa fëmijët që i ndjekin më pak ato. Fëmijët që i ndjekin për orë të tëra programet në televizor ka më shumë mundësi të bëhen agresivë. që fëmija të zhvillojë shprehitë e të folurit. Këto pasoja shtohen me kalimin e kohës. Vlerën e këtij komunikimi nuk mund ta zëvëndësojë kurrë televiziori. rrisin agresivitetin te fëmijët. më pak shoqërorë dhe të varur. i lindur nga prindër të shurdhër. Gjithashtu. sesa për mirë te fëmijët. Gimi është një fëmijë normal. Sipas një studimi. Prindërit e tij shpresojnë se ai do të mësojë të flasë. gjatë së cilës fëmijët mund të bëjnë gjëra të tjera. të cilat pëlqehen nga fëmijët e vegjël. Ai iu “vjedh” atyre kohën e lojës. apo nuk shohin fare televizor. kanë më pak arritje në shkollë. sa më agresivë bëhen ata. Prindërit shpesh mendojnë që fëmijët e kuptojnë vetë se përrallat me kartona nuk janë të vërteta.416 ANEKSE në të dhunshme në televizion. jo vetëm që e imiton menjëherë. fëmijët. që shohin shumë shfaqje me dhunë në televizor. Koha e harxhuar para ekranit. por e përsërit dhe më vonë. mund t’i lejojnë të tjerët t’i dhunojnë. duke parë televizo- .

asnjë psikolog. Një fëmijë. Shumë prindër kanë gjetur këtë mënyrë komunikimi të fëmijës me ekranin e vogël – vetëm një orë në ditë para televizorit. prindërit. fëmijët. sidomos parashkollorëve (deri në 6 vjec) të mos u lejohet fare shikimi i televizorit. Gjuha zhvillohet nga marrëdhëniet me të tjerët. Shpesh edhe përrallat me kafshë kanë të pranishme “luftën”. ose t’iu lejohet me kohë tepër të kufizuar dhe vetëm programet “e kontrolluara”. si dhunues dhe/apo . apo vetëm të shtunave – duke “kërcënuar” se në qoftë se ata nuk e respektojnë këtë rregull. sikurse të tjerë mund të stimulojnë çrregullime në sjelljen e fëmijëve. më të rriturit. që është marrë me pasojat e televizorit te fëmijët. • të pranojnë dhunën. Nuk mund të jepet një “recetë” se si prindërit duhet të kontrollojnë shikimin e televizionit nga fëmijët.TELEVIZORI DHE PRINDËRIT 417 rin. të cilat formohen nga loja me të tjerët. Disa të tjerë thonë që fëmijët ta shohin televizorin vetëm bashkë me prindërit. • të imitojnë dhunën që shikojnë në televizor. Çfarë mund të bëjnë prindërit? Disa studiues rekomandojnë që. “dhunën”. “e bllokon” mundësinë e zhvillimit të shoqërisë. i cili shkon në klasë të parë pa aftësitë e nevojshme bashkëpunuese. Fëmijët dhe dhuna televizive Televizioni mund të ketë një ndikim shumë të fortë në zhvillimin e sistemit të vlerave. fëmija qëndronte me orë të tëra para ekranit. nuk do të thoshte kurrë që fëmjët të lihen të lirë të shohin televizor kur të duan dhe sa të duan. • të gjejnë veten tek personazhet e filmave. Në moshën 3 vjeç e 9 muaj. madje edhe për orë të tëra çdo ditë para ekranit. Kështu. Kështu prindërit mund t’i shpjegojnë fëmijëve vlerën dhe kuptimin e emisioneve edukative. Është e vërtetë që një pjesë e madhe e programeve të sotme televizive janë të mbushura me skena dhune. dhe të kritikojnë programet me përmbajtje jo-edukative. si një mënyrë për të zgjidhur problemet. ose vetëm në mbrëmje. por një gjë është e sigurt. megjithatë ai filloi të flasë rreth moshës dy vjeç e gjysëm. moshatarët. por edhe adoleshentët ndikohen dhe mund: • të mos u bëjë më përshtypje dhuna. Disa programe mund të ushqejnë vlera të mira. mund të mos jetë i zoti të vendosë marrëdhënie normale dhe të mësojë nga mësuesi apo nxënësit e tjerë. atëherë nuk do të shohin më fare televizor. kurse qëndrimi gjatë para televizorit e pengon. Duke qëndruar për një kohë të gjatë. Djalin e ndihmoi ta kapërcejë këtë gjendje trajtimi nga specialistët e të folurit. gjuha e tij ishte jo normale për moshën e tij.

serume. të ndërrojmë kanalin ose të fikim televiorin. analiza. ndikohen më lehtë nga filmat ku sundon dhuna. duke u shpjeguar se pse nuk duhet parë ky program. prindërit dhe fëmijët und të ndodhë që një fëmijë mund të shtrohet në spital ose të shkojë në spital për vizi- M të. edhe vetëm shikimi i një programi mund ta çojë fëmijën të bëjë sjellje agresive. të theksojmë më shumë se një herë se problemet nuk duhet të zgjidhen me dhunë. Spitali. të cilët shikojnë shfaqje ku dhuna është e përsëritur dhe e pandëshkuar. edhe nëse në familjet e tyre nuk ka dhunë. kurse në jetë dhuna sjell vërtet vdekjen). ka shumë të ngjarë ta imitojnë atë. Pasojat e “dhunës televizive” te fëmija mund të duken menjëherë. të shprehemi mospëlqimin tonë për skenat e dhunshme para fëmijëve. Fëmijë. Ndjekja në mënyrë të rregullt nga fëmijët e programeve televizive të ngarkuara me dhunë. Kur ndeshemi me to në prani të fëmijës. veshin. ose mund të shfaqen me kalimin e viteve. t’i tregojmë dhe t’i shpjegojmë fëmijëve ndryshimin mes filmit dhe jetës (aktori nuk vritet. Si t’i mbrojmë fëmijët nga “dhuna televizive”: • të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj programeve • • • • • që shohin fëmijët tanë dhe disa prej tyre t’i shikojmë së bashku me ta. sjell tek ata agresivitet të lartë. të mos vendosim televizor në dhomën e fëmijëve. Ndonjëherë. Fëmijët me probleme emocionale apo me sjellje të paqëndrueshme. Të rinjtë mund të ndikohen nga veprimet e dhunshme. Mund të ndodhë që fëmija të bëjë operacion bajamet. konsulta etj. të programojmë kohën. duke vendosur kufij për orët e shikimit të televizorit. të mos lejojmë fëmijët të shohin filma.418 ANEKSE të dhunuar. të qepë . që dihet se kanë skena dhune. nuk vdes vërtet.

por edhe për atë psikologjik. Duhet patur parasysh që të gjitha këto mund të jenë tronditëse për fëmijën. Një nënë që qan e mërzitur. ndikojnë shumë në kujtesën. krijojnë personalitetin. Nuk duhet harruar se ai e ka të vështirë përdorimin e gjuhës dhe të shenjave. Për këtë arsye ai në spital nuk ka nevojë vetëm për kujdesin mjekësor. prekjes së trupit.SPITALI. të do shumë”. ç’të ka bërë kështu!” • • • • etj. Në rast se prindi për një arsye apo një tjetër nuk mund të jetë pranë fëmijës në spital. Për personelin shëndetësor (por edhe prindërit mund ta lexojnë): • Të gjithë fëmijët deri në moshën tre vjeç kanë nevojë për kujdesin e nënës së tyre. të përshtatjes në mjedis. nuk e dëmton fëmijën e saj. PRINDËRIT DHE FËMIJËT 419 plagët e marra ose të bëhet synet. sepse këto përvoja. • Fëmija në spital ka nevojë të ndiejë dhe trishtimin dhe ankthin e nënës dhe babait sepse kjo e qetëson fëmijën. Fëmijës i duhet shprehur vetëm shqetësimi që ndiejnë prindërit nga dashuria e tyre. Punonjësit e shëndetit nuk duhet të flasin midis tyre për çështjet që i përkasin fëmijës sikur ai nuk është aty. asnjëherë mjeku ose infermierja nuk duhet të luajnë rolin e “prindit” tek fëmija. veçanërisht nëse janë të gjata. nuk dë- . Është e gabuar sjellja e mjekëve kur shpesh i nxjerrin prindërit nga dhoma në çastin e vizitës. Por në këtë moshë fëmijët vazhdojnë të rriten. por ajo po mendon për ty. Në rastet kur shtrimi në spital është për një kohë më të gjatë se një ditë. si dhe siguria që ai do të bëhet mirë dhe shpejt do të kthehet në shtëpi. më raftë pika”! “Si të la nëna jote të sëmuresh. ndjenjën. Ata çdo ditë po mësojnë të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht. por edhe për vuajtjet shpirtërore të fëmijës. për rrezikun e veçimit të tij. bërjes së serumit dhe ilaçeve që shërojnë fëmijën. shpirtin e tij dhe formimin e personalitetit. Duhet bërë kujdes jo vetëm për vuajtjet fizike të fëmijës shkaktuar nga sëmundja dhe ilaçet. të lëvizjes trupore. Veprimet e heshtura nga njerëz të panjohur e bëjnë fëmijën të ndihet shumë keq. infermierja nuk duhet ta gënjejë duke i thënë se “do vijë mami tani” por duhet t’i thotë fëmijës : “Nëna jote nuk vjen dot. Ata çdo ditë dhe në çdo gjë të vogël. dhe kjo është detyrë e vështirë. Asnjë veprim mbi trupin e fëmijës nuk duhet bërë i pashoqëruar me fjalën dhe komunikimin e mjekut apo infermieres që po e bën këtë veprim. • Por edhe ky trishtim duhet kufizuar: nuk duhen përdorur fjalë si “E shkreta unë.

• Ju duhet t’i shpjegoni fëmijëve tuaj se njerëzit me bluza të bardha që po e vizitojnë atë. Nëse ndodh që një fëmijë përballon trajtime të dhimbshme dhe të vështira. janë njerëz të cilëve ju i keni dhënë leje. Sot. ndihmoni në mënyrë të drejtëpërdrejtë në shërimin e fëmijës. Thuajini se edhe ju nëse do të bënit këto gjilpëra. Lavdërojeni gjithmonë fëmijën se është aq i zoti sa po përballon të gjitha këto momente të vështira. përpiquni të silleni si zakonisht në shtëpitë tuaja. edhe nëse s’i kupton. lajmërojeni me fjalë fëmijën që do ta çoni në spital. të cilët e kanë për detyrë t’i shërbejnë atij dhe juve. Çojini fëmijës edhe ndonjë nga lodrat që i pëlqejnë më shumë. Tregojini që aty tetat dhe xhaxhat që ai ende nuk i njeh. të kalojnë edhe natën me të. do të kishit frikë nga dhimbja dhe ndoshta do të qanit. ka nevojë për aromën dhe përkëdheljen tuaj të qetë. nëse është i vogël. Për prindërit: • Edhe në moshë shumë të vogël. dhe ju prezantoni emrin e fëmijës përpara tyre. gjithmonë duke iu drejtuar në emër. Tregojini se këtë po e bëni që ai të shërohet.420 ANEKSE • • • • gjon dhe nuk kupton. Ju duhet të përpiqeni t’i çlironi prindërit nga ndjenja e fajit. Mos harroni kurrë se edhe i porsalindur. që . • Mos rrini pranë krevatit të fëmijës të heshtur dhe pa fjalë. Thuajini se ai ka shumë të drejtë të qajë dhe të trembet. Komunikoni me fëmijën për gjithçka që po ndodh. e varfërisë. Nëse e bëni këtë. dhe për këtë ju keni punuar dhe kontribuar vetë. e akuzimit të vetes. i ndien të gjitha sjelljet dhe bisedat përreth tij. çdo fëmijë. • Pyesni infermieret nëse mund ta ushqeni me dorën tuaj. Në këtë mënyrë fëmija do të ndihet i sigurt dhe mund të përballojë më mirë shqetësimet. do të kujdesen për të. thuajani me fjalë se ju e përfytyroni dhimbjen dhe frikën e tij. pjesa më e madhe e reparteve pediatrike i lejon nënat të rrinë me fëmijën gjithë ditën dhe. për të dhe për prindërit e tij. duke e siguruar me dashuri dhe kurajo. frikën dhe gjithë këtë përvojë të vështirë. nëpërmjet jush. • Për ta bërë fëmijën të ketë më pak ankth dhe të ndihet më rehat. • Kërkoni nga personeli shëndetësor të prezantohet me emra përpara fëmijës. Ai ju kupton gjithmonë dhe ka nevojë për këtë gjë. Ai ka nevojë për të njëjtat ritme dhe sjellje si në shtëpi.

• Nëse premtoni se diçka nuk do t’i dhembë e më pas kjo do të dalë gënjeshtër. mund të jetë mirë t’i shpjegoni pse duhet të shkojë në spital: përdorni fjalë të thjeshta dhe mos ia fshihni të vërtetën. siç ishte disa vite më parë. fëmijët e kanë shumë të nevojshme të bëjnë një kthim pas në moshë. Nën stres dhe frikë. silljani dhe në shtëpi. fëmija jo vetëm do të mbetet i zhgënjyer. I duhet lënë kohë që të mësohet me shtëpinë. dhimbjet dhe sëmundjet bëjnë sjellje agresive ose tekanjoze. • Nëse fëmija është mbi dy vjeç. Nuk i duhet thënë fëmijëve: “Tani ti je i madh dhe nuk duhet të bësh kështu!”. . sepse tek ata mund të krijohet një ndjenjë xhelozie e hidhur. Kjo do ta ndihmojë të lidhë të kaluarën në spital me të tashmen në shtëpi dhe ta kalojë më shpejt këtë fazë. Edhe ata kanë nevojë për të njëjtën përkujdesje dhe dashuri dhe mund të ndihen të lënë pas dore. sepse tani ai ka provuar gjëra të tjera në veten e tij. Nëse në spital ka pasur një lodër që e mbante gjithmonë me vete.SPITALI. sikur janë në një moshë më të vogël. e tërë vëmendja e familjes i përkushtohet atij. PRINDËRIT DHE FËMIJËT 421 të heqë mendjen gjatë ditës dhe ta ndihmojë të flejë natën. • Në rast se një nga fëmijët tuaj është sëmurë. Kjo është një përpjekje e fëmijës për t’u mbrojtur. por do të bëhet edhe mosbesues kundrejt jush. Kujdes! • Kur fëmija kthehet në shtëpi pas një periudhe shtrimi në spital. • Fëmijët e kërcënuar nga frika. Tani ai ka nevojë më shumë se kurrë të ndihet i mbrojtur dhe të besojë tek njerëzit që do më shumë. mund të ndodhë që ai të ndihet paksa “i huaj”. Kjo mund të shkaktojë probleme me fëmijët e tjerë.

për shembull për gjatësinë. ai ka dy vija të përkulura (kurbat). Këtu përfshihen rritjet në peshë. Këtë fletore ju mund ta merrni kur lind fëmija në maternitet. apo nga mamia në shtëpinë e lindjes. perimetrin e kokës etj. Duke bërë disa matje në periudha të ndryshme kohe. për të parë nëse fëmija po rritet i shëndetshëm. Grafiku i ecurisë së fëmijes tuaj ju tregon se si fëmija po rritet. Një nga këto kurba është ajo e peshës. Po të shikoni grafikun në fletoren e fëmijës. shikohet se si po rritet dhe zhvillohet fëmija. gjatësia si dhe zhvillimi i aftësive njohëse (aftësitë për të kuptuar. apo ka nevojë për ndihmë mjekësore. për të kujtuar). Rriten flokët. të cilat pjesa më e madhe e fëmijëve i arrijnë njësoj në të njëjtën moshë.422 II Duke u rritur Kurbat e rritjes e rritje kuptojmë periudhat kryesore të zhvillimit fizik dhe psikik. . dalin dhëmbët. sociale etj. Të gjitha janë pjesë të rritjes. gjuhësore. për të perceptuar. që keni edhe në fund të fletores së shëndetit të fëmijës. Këto matje hidhen në grafikë dhe krahasohen me vijat e përkulura (kurbat) që kanë grafikët. arrihet pjekuria seksuale. Kurbat e rritjes janë grafikë të cilët mjeku i përdor për të kontrolluar nëse fëmija juaj po rritet si duhet. Pesha normale e fëmijës tuaj do të bjerë në hapësirën midis dy kurbave. djali juaj. duke e peshuar dhe matur rregullisht. për të menduar. ku shënohen mat- M jet e bëra për peshën e fëmijës në muaj të ndryshëm. sipas një periudhe kohe që ju thotë mjeku. duke e krahasuar me fëmijë të tjerë të së njëjtës moshë. Mjeku në këshillimore ka edhe kurba të tjera. Nëpërmjet këtyre kurbave të rritjes ju mund të shikoni përparimin që ben vajza.

Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj ka periudha kur zgjatet dhe peshon më pak dhe ka periudha kur ka shpërthime në gjatësi dhe në peshë. Kurbat e peshës janë të ndryshme për vajzat dhe për djemtë.VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE 423 Mbas vitit të parë të jetës. si dhe fletoren e shëndetit të fëmijës që jua jep këshillimorja për vaksinimin e fëmijës. Ju si prindër. Por ky virus që gjendet në vaksinë është shumë i dobët për të shkaktuar sëmundjen dhe e nxit organizimin të zhvillojë qeliza të veçanta (antitrupa). këshillohuni me mjekun. merr një vaksinë që ka baktere ose viruse. që do ta mbrojë atë nga shumë sëmundje ngjitëse të rënda. Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve Ç’janë vaksinat dhe përse duhen? Vaksinat ndihmojnë imunizimin e foshnjes. ose mendoj në se një sëmundje është shumë e rrallë. Sipas kalendarit të vaksinimit të fëmijëve të vendit tonë. të cilat do ta mbrojnë fëmijën nga sëmundja në të ardhmen. të cilët janë përgjegjës për një sëmundje të caktuar. Dhe atëhere fillojnë të përhapen epidemitë. Përse duhet ta vaksinoni fëmijën? Disa prindër janë kundër vaksinave sepse mendojnë se ato mund të shkaktojnë rreziqe. Një fëmijë. por ndikoni në çrrënjosjen e sëmundjes në përgjithësi. pesha dhe gjatësia e fëmijës duhet të kontrollohet afësisht çdo tre muaj. gjithnjë duhet të mbani dhe të kontrolloni kartonin. Pra duke e vaksinuar fëmijën tuaj jo vetëm që e mbroni atë. sa që nuk ia vlen vaksinimi. Por nëse dy-tre matje të bëra radhazi (në mënyrë periodike) ju duken shumë të ulta në grafikun e kurbave të rritjes. sëmundja mund të përhapet lehtësisht dhe shpejtësisht. kur vaksinohet. Por sot është vërtetuar se kur numri i fëmijëve të vaksinuar fillon të ulet. fëmija duhet të bëjë këto vaksina: .

5 cc 2 pika 2 pika 0.5 cc 0.05 cc 0. Këtu më poshtë do të gjeni një fletë që përmban disa nga këto pyetje.5 cc 0.5 cc 2 pika 0.424 ANEKSE Kalendari i vaksinimit të fëmijëve Mosha Të porsalindur 2 muajsh Lloji i vaksinës BCG Hepatit Viral doza I DTP doza I Poliomielit doza I Hepatit Viral doza II DTP doza II Poliomielit doza II DTP doza III Poliomielit doza III Hepatit Viral doza III Fruth/rubeol DTP rivaksinim I Poliomielit rivaksinim I Poliomielit Fruth/rubeol.5 cc 0. Emri i fëmijës:_________________ . rivaksinim II DT rivaksinim II dT rivaksinim III Doza 0.5 cc 2 pika 0.5 cc 4 muajsh 6 muajsh 12 muajsh 18-24 muajsh 6 vjeç 14 vjeç Pyetjet që mund t’i bëni mjekut lidhur me vlerësimin e zhvillimit të fëmijës tuaj Siç e patë më lart kur ju shkoni në këshillimoren e fëmijës për një vizitë kontrolli. që ta ndihmoni atë për të zgjidhur problemet që mund të ketë fëmija juaj. Kjo do t`ju ndihmojë të kujtoni edhe pyetjet që dëshironi t’i bëni mjekut.5 cc 0.5 cc 0. Ju mund ta plotësoni këtë fletë që në shtëpi dhe ta merrni me vete kur të shkoni tek mjeku.5 cc 0. mjeku pediatër do t`ju bëjë shumë pyetje.5 cc 2 pika 0.

Çfarë e ndihmon fëmijën të zgjidhë problemin. _________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ Ndarja nga Familja 1. Lindja 1. paaftësitë dhe probleme të të mësuarit. A ka ndryshuar problemi që kur ju e vutë re për herë të parë? __________ __________________________________________________________ 4.VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE ________________ Mosha:_______________________________________ Data:________________________________________ Problemi 425 1. operacionet. Si ka qenë reagimi fillestar i fëmijes tuaj kur ka lindur? _______________ __________________________________________________________ 2. ____________________________________________________________ Shëndeti i fëmijës tuaj 1. Ka rëndësi gjithashtu të tregoni si keni reaguar ju ndaj këtyre problemeve. Si ka qenë gjendja e fëmijës tuaj në periudhën e të porsalindurit? Si ka ndikuar kjo në reagimin që ju keni pasur ndaj tij. Cili është problemi? __________________________________________ 2. _____________________________________________________________ Shtatzania. Shënoni informacionin mbi rritjen e zhvillimin e fëmijës. Përshkruani shtatzaninë dhe lindjen: _____________________________ __________________________________________________________ Periudha e të Porsalindurit (28 ditët e para të jetës) 1. Kur filluat të shqetësoheshit për herë të parë? Përse? _______________ 3. Sa shpesh e lini ju fëmijën tek një person tjetër për t’u kujdesur për të? ___ __________________________________________________________ . Për të dy prinderit e fëmijës: përmendni probleme shëndetësore të rëndësishme që mund të keni pasur ju dhe familja juaj. sëmundjet. vaksinimin etj. përfshirë shëndetin mendor dhe fizik. aksidentët. nëse ju keni provuar diçka? __________________________________________________________ Historia e shëndetit të familjes 1. trajtimet.

Përshkruani ndonjë sjellje tjetër që ka fëmija në lidhje me gojën si (thithja e gishtit. Çfarë bën fëmija për veten e tij. Çfarë lloj kujdesi përdorni (në çerdhe. Si reagon fëmija juaj kur e lini me dikë tjetër? ______________________ ______________________________________ 4. Përshkruani çfarë ha fëmija juaj: ________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. Si ndjeheni ju kur e lini fëmijën me dikë tjetër? _____________________________________________________________ Ushqyerja 1. me gjyshërit etj)? _____________________________________________________________ 3. nëse mund të bëjë diçka? ____________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. Përshkruani aftësitë lëvizëse të fëmijës tuaj (si lëviz.426 ANEKSE 2. Përshkruani si fle fëmija juaj/ zgjimi i tij (përfshirë edhe gjumin e pasdites): __________________________________________________________ __________________________________________________________ Zhvillimi lëvizjeve 1. A ka fëmija juaj ndonjë problem me gjumin? Përshkruajini ato: __________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. A mundet fëmija juaj të ndjekë urdhërat e thjeshta? __________________ . kafshon etj) dhe si reagoni ju ____ __________________________________________________________ __________________________________________________________ Gjumi 1. si ecën. si i kap sendet me gishta apo me gjithë dorën etj) A keni vënë re ndonjë diçka të veçantë në këtë fushë? ______________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. A jeni e shqetësuar për aftësitë lëvizëse të fëmijës tuaj? Përse? ________ __________________________________________________________ Aftësitë sociale (shoqërore) dhe Mjedisi 1. kopsht. fut sendet dhe lodrat në gojë.

A merr pjesë fëmija juaj në grupe shoqërore jashtë shtëpisë (çerdhe.VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE ________________________________________________ 427 3. përfundon fjalitë dhe /ose përemrat si ai. bisedoni etj)? ____________________________________________________ ________________________________________________________ ________________________________________________________ 3. apo kur ju takoheni me të huajt? __________________________________________ __________________________________________________________ 4.) PO JO Përballja 1. A luan vetëm fëmija juaj? 4. ajo etj): _________________________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. A ka fëmija juaj ndonjë lodër më të pëlqyer? Po/Jo Çfarë është? __________________________________________________ __________________________________________________________ 3. _______________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ Gjuha dhe Komunikimi 1. Nëse fëmija juaj ende nuk flet si ju a komunikon dëshirat e tij/saj? ______ ________________________________________________________ _______________________________________________________ Lodrat dhe Loja 1. Si e nxisni ju zhvillimin e të folurit të fëmijës tuaj (lexoni. Tregoni lodrat më të pëlqyera të fëmijës dhe përshkruani si luan me to: __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. hidhërimin. apo shqetësime të tjera. bezdisjen. këndoni. A luan fëmija juaj me fëmijë të tjerë? 5. A përdor fëmija imagjinatën kur luan? Po / Jo Po / Jo Po / Jo . kujdestari me fëmijë të tjerë. lojë me fëmijë të tjerë etj. Përshkruani aftësitë gjuhësore të fëmijës tuaj (tregoni sa është fjalori i tij dhe nëse përdor kombinime fjalësh. Si reagon fëmija juaj ndaj vizitorëve që vijnë në shtëpinë tuaj. Përshkruani si përballet fëmija juaj me zhgënjimin.

A duket se fëmija juaj është veçanërisht i ndjeshëm ndaj tingujve. përshkruajeni si është kjo sjellje. Çfarë e mërzit më shumë fëmijën tuaj? ___________________________ __________________________________________________________ 3. shokëve të lojës apo dikujt tjetër. Çfarë e bën atë të ndjehet më mirë? _____________________________ __________________________________________________________ Frika dhe gjendjet e ankthit 1. _____________ __________________________________________________________ Si reagoni ju? __________________________________________________ __________________________________________________________ 2. Përshkruani ndjenjat e fëmijës tuaj (kënaqësia. shqetësimi. frika. dritës. pakënaqësia/hidhërimi) dhe si i shpreh këto: __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. Nga se ka frikë fëmija juaj? _____________________________________ __________________________________________________________ 2. gëzimi. _________________________ _________________________________________________________ 5. ndryshimeve të rutinës së përditshme etj. ngushëllimi. zemërimi. A vetëdëmtohet me qëllim fëmija juaj? Po / Jo 3. Si veproni ju dhe fëmija juaj përballë anktheve që keni? _______________ __________________________________________________________ Sjellja Agresive 1. Nëse fëmija juaj ka një sjellje agresive në drejtim tuaj. Nga kush nuk ka frikë? ________________________________________ __________________________________________________________ 3. A duket se fëmija juaj nuk njeh e frikën kur po bën diçka të rrezikshme ? Po / Jo 4. si? ________________________________________________ __________________________________________________________ 4. vëllezërve. A mundet fëmija juaj të përballet vetë kur sulmohet nga të tjerët? Po / Jo .428 ANEKSE Ndjenjat dhe Humoret 1. Nëse po.

streset e ndryshme që mund të keni. Përshkruani marrëdhëniet e fëmijës tuaj me anëtarët e tjerë të familjes: __________________________________________________________ __________________________________________________________ 2. Shkruani ndonjë informacion që ju mendoni se është me rëndësi ____________________________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ . përfshirë edhe të huajt? Po / Jo Informacion tjetër Mjeku. apo specialisti mund t`ju pyesë edhe për jetën në familje.VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE 429 Marrëdhëniet me të tjerët 1. A do më shumë fëmija juaj njërin nga prindërit? Po / Jo 3. miqve të familjes dhe të huajve? __________________________________________________ __________________________________________________________ 5. Si sillet fëmija juaj ndaj të afërmve të familjes tuaj. Kush është ? _______________________________________________ 4. A është fëmija miqësor me të gjithë.

Mundohuni ta mbani pranë jush fëmijën e sëmurë gjatë gjithë ditës. mundohuni t’ia bëni pirjen e lëngjeve më tërheqëse.) veçanërisht kur ka temperaturë të lartë. mund të mërzitet. pirja e lëngjeve është më e rëndësishme se ngrënia. në mënyrë që ta kontrolloni shpesh dhe të mund të qëndroni pranë tij. sigurisht kjo nuk do t’i bëjë shumë dëm. flini bashkë me të. Duke qenë se lëviz më pak. ka më pak nevojë për energji. Për një fëmijë të sëmurë. në mënyrë që ta nxisni t’i pijë. ka nevojë për më shumë vëmendje dhe ngrohtësi. Natën nëse fëmija është shumë keq. qumësht etj. Lëreni fëmijën të hajë aq sa do. lëng frutash. Nëse keni vështirësi për ta nxitur fëmijën që të pijë.430 III Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve Hyrje . pra mos u shqetësoni nëse për disa ditë nuk do të hajë shumë.5 litra në ditë. kanë qejf të bëhen më të vegjël se mosha që kanë dhe duan më shumë përkëdhelje dhe dashuri. Pjesa më e madhe e fëmijëve kur sëmuren. ushqejeni në sasi të pakta dhe në vakte më të shpeshta. S`ka rëndësi nëse kjo është kokakola. në një filxhan apo gotë të re tërheqese. duke e lënë të zgjedhë llojet e lëngjeve që pëlqen. Ushqyerja e fëmijës së sëmurë Në përgjithësi fëmija i sëmurë ka më pak oreks. Lëreni të zgjedhë ushqimin që preferon. vjell apo ka barkqitje (diarre). ujë. . Mundohuni që fëmija të pijë shumë (rreth 1. Jepini t’i pijë këto lëngje me pipëz. nevrikoset lehtë.Kujdesi për fëmijën e sëmurë Si të ndihmojmë dhe të lehtësojmë një fëmijë të sëmurë Kur fëmija juaj është i sëmurë.

që të mos ndihet i vetmuar. temperatura e fëmijës mbetet mbi 37. Nëse mendoni se fëmija juaj ka temperaturë. Fëmija me temperaturë Temperatura është përgjigja apo reagimi natyral i trupit të fëmijës ndaj disa gjendjeve si infeksionet. sepse nëse dora është e ftohtë. nuk do të lodhet shumë. loja me plastelinë.mundohuni që të rrijë ngrohtë dhe në dhomën ku do të qëndrojë mos të ketë rryma ajri. janë shumë të mira për fëmijët mbi një vjeç. por mbani mend se në këto raste do të përkëdhelet më shumë dhe do të përpiqet të tregohet më i vogël në moshë. Kur fëmija është i sëmurë. nevrikoset lehtë. ka të ngjarë që fëmija të jetë i sëmurë. Mundohuni ta zbavisni fëmijën kur është i sëmurë. ndërtimet me tulla. masni temperaturën. Nëse nuk do të flejë vetëm. pra duhet të kontrolloni nëse ka shenja të tjera të sëmundjes. provoni t’i ndjeni ballin me faqen tuaj. Si foshnja. ka ftohtë apo të dridhura. temperatura normale e trupit luhatet nga 36 gradë celsius në 37. Një temperaturë mbi 38 gradë celsius mund të jetë shenjë e një sëmundjeje. Drejtohuni menjëherë tek mjeku në rast se fëmija juaj: . Nëse ju duket se digjet nga balli. lëkura e fëmijës do t`ju duket më e ngrohtë se normalja.2 gradë celsius. temperatura e tij mund të ngrihet me një shpejtësi alarmante. apo kur është shumë nxehtë. Tek fëmijët. jepini lodra të qeta si për shembull: ndërtimi i një mozaiku të thjeshtë. por jo me duar. Pra nëse ju duket se fëmija juaj nuk ndihet mirë.4 gradë. Nëse edhe pasi ka pushuar për gjysmë ore. mbajeni në dhomën ku rrini edhe ju. • Është i skuqur dhe digjet nga balli. ka të ngjarë të jetë i sëmurë edhe nëse temperatura është normale. ndërsa disa fëmijë mund të kenë një ngritje të lehtë të saj edhe nëse nuk janë të sëmurë. Ajo zakonisht është më e ulët mbas mesnatës dhe më e lartë mbasdite. megjithëse kur është sëmurë mund të pëlqejë vetë të rrijë shtrirë. Për këtë arsye. vizatime me lapsa. Nëse do të ngrihet . Shenja të temperaturës së lartë Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë nëse: • Ankohet se nuk ndihet mirë. • Është i zbehtë. kuba. ashtu edhe fëmija i vogël mund të jenë të sëmurë dhe të kenë një tempera-turë trupi normale apo më të ulur se ajo normale. është më pak i përqëndruar.KUJDESI PËR FËMIJËN E SËMURË 431 Rehatia dhe qetësia Nuk është e nevojshme të këmbëngulni që fëmija të qëndrojë gjithë ditën në shtrat. Temperatura mund të rritet edhe në kohën kur fëmija po luan shumë me vrull.

432 ANEKSE • ka një temperaturë mbi 39. e cila kur nxehet.4 gradë celsius (38. sepse mund të jetë një burim për përhapjen e infeksioneve të tilla si salmonelë. por mund të jenë të kushtueshëm dhe nuk kanë ndonjë përparësi më të madhe se termometri klasik me zhivë. • Ulni krahun e fëmijës poshtë duke e përkulur drejt kraharorit. gjenden edhe termometra të tjerë modernë si ato dixhitalet. Kjo jep një vlerë rreth 0. Prisni afërsisht rreth 3-5 minuta. Si përdoret termometri me zhivë? • Mbani fort termometrin dhe shkundeni mirë disa herë duke e tundur fort pulsin e dorës tuaj nga poshtë.6 gradë më pak se temperatura normale e trupit. Vendoseni mirë majën e termometrit nën sqetullën e fëmijës. dizanteri etj. temperatura mund të matet duke vendosur majën e termometrit në vrimën e jashtëqitjes (rektum): por kujdes. Sot në treg. • mendoni se i keni dhënë një dozë të gabuar të paracetamolit dhe ibuprofenit (ilaçe për të ulur temperaturën).2 gradë celsius nën sqetull (apo mbi 38 gradë e vendosur në rektum) quhet ethe. Në rast se fëmija është i djersitur. zgjerohet (duke u ngritur nëpër kanalin e hollë që është në mes të një shkallëzimi) dhe tregon temperaturën e trupit që po mat. Mënyra më e mirë për matjen e saj është vendosja e termometrit me zhivë nën sqetullën e tij. masni temperaturën e tij të paktën dy herë në ditë. Nëse ajo është mbi 37. • ka temperaturë të rritur prej 24 orëve. E rëndësishme është që ju të keni në shtëpi gjithnjë një termometër për matjen e temperaturës së fëmijës Si matet temperatura? Kur fëmija juaj nuk ndihet mirë. Lani mirë termometrin me ujë dhe fshijeni. në këtë rast termometri duhet të dezinfektohet mirë dhe mos të përdoret në fëmijë të tjerë. . Çfarë termometri duhet të përdorni për matjen e temperaturës? Termometri më i mirë për foshnjet dhe fëmijët e vegjël është termometri i zakonshëm me zhivë. në farmaci etj.5 nëse është më i vogël se një vjeç) dhe nuk arrini t`ia ulni pas 3-4 orëve. fshini me parë djersën e tij. Në foshnjet e vogla. Më tej ulni fëmijën në gjunjët tuaja dhe ngrini krahun e tij. në mëngjes dhe në darkë. • Hiqni termometrin dhe lexoni vizën e zhivës deri në çfarë gradimi ka arritur. • ka një temperaturë nën 35 gradë. elektronike etj.

pizhamat dhe kaloni sfungjerin edhe në këmbë. apo supostë paracetamoli nga rektumi. Shtrijeni mbi disa peshqirë.KUJDESI PËR FËMIJËN E SËMURË 433 Çfarë mund të bëni për të ulur temperaturën? • Në rast se temperatura e fëmijës kalon mbi 38. Dhoma ku qëndron fëmija kur ju po i bëni kompresa duhet të jetë e ngrohtë dhe pa korrente ajri. në mënyrë që të mos laget shtrati. Lëreni lëkurën të thahet në ajër. • Në rast se temperatura vazhdon të mos ulet. • Kaloni me butësi sfungjerin. në fytyrën. KUJDES! PËR ASNJË ARSYE MOS I JEPNI FËMIJËS SË VOGËL NËN MOSHËN 12 VJEÇ ASPIRINË! • Në rast se fëmija është në shtrat i mbuluar. Vazhdoni për rreth 30-40 minuta. ndërroni veshjet e dhe mbulesat ku është shtrirë fëmija. Sigurohuni që kanë kaluar të paktën 3-4 orë pas dhënies së çdo doze.5 gradë. në ora 14. Paracetamoli është një ilaç që vepron në trupin e fëmijës për të ulur temperaturën.5 gradë. Kompresat me ujë të freskët Në rast se temperatura e trupit të fëmijës është mbi 38. fëmija do të djersijë mjaft. jepini fëmijës dozën e caktuar sipas moshës të shurupit paracetamol. prandaj në gjuhën shkencore quhet analgjezik-antipiretik. jepini 1 lugë kafeje ibuprofen e më tej. jepini 1 lugë kafeje shurup paracetamol etj. Për shembull: në ora 10 jepini 1 lugë kafeje paracetamol (lugën e ka brenda shishja e shurupit të cilën ju e merrni në farmaci). zhysni një sfungjer ose leckë të butë pambuku dhe shtrydheni mirë. apo xhaketën e pizhamave të fëmijës. sigurohuni që dhoma është e ngrohtë dhe zbulojeni. Kur temperatura kthehet në normë. prandaj duhet t’i jepni për të pirë shumë lëngje. Në rast se është përsëri mbi 39. gjithashtu ai është edhe një qetësues i mirë për dhimbjet. por jo shumë e nxehtë.5 gradë celsius. thërrisni mjekun. • Hiqni çarçafët dhe bluzën. • Gjatë kohës që temperatura fillon të ulet. qafën dhe krahët e fëmijës. Hiqini pantallonat. më tej. në ora 18 mbasdite. Tempe- . mund të jepet përsëri shurup paracetamol duke e shkëmbyer me shurupin ibuprofen (një tjetër ilaç që ndikon mbi uljen e temperaturës dhe sot rekomandohet nga pediatrit) çdo 3-4 orë nga goja (në fëmijët mbi 6 muajsh). pastaj mbushni një tas me ujë të freskët. ose një supostë paracetamol. pastaj masni përsëri temperaturën. jo të akullt. përdorni ilaçet si më sipër dhe gjithashtu duhet t’i bëni kompresa me ujë të freskët.

edhe nëse ju duket se pas 3 ditëve fëmija është mirë. gjatë kohës që ju po ia jepni këtë ilaç. Duhet të ndiqni me kujdes udhëzimet që ju japin. mund t’i kërkoni mjekut që t’ju japë ndonjë ilaç të ngjashëm me të. apo në vesh. sa herë në ditë dhe për sa kohë duhet ta marrë fëmija. sepse gjendrat e shijes . në mënyrë që të shplani shijen e këtij të fundit. 5 ditë etj. hidheni atë në pjesën e pasme