UNIVERSITETI SI STACION!

Prof.dr.Bekim Baliqi Universiteti gjatë gjithë historisë se ekzistimit të tyre kane qene dhe mbeten te jete mikrokozmos i një vendi, pasqyrë e një shoqërie. Prandaj, universiteti nuk është asnjëherë vetëm institucion arsimor e shkencore, por me implikime te drejtpërdrejta shoqërore e politike. Aq me tepër kur funksionet e saj njohëse (kognitive) e diturie (shkencore), në shoqëritë ne tranzicion i lëshojnë vend me shume funksionit emancipues e kulturor qe ka universiteti. Dikur universiteti ishte vendi ku shkonin bijtë e pak me rralle edhe bijat e te pasurve ose elitës se pushtetarëve. Ndërsa sot universitetet janë te vërshuara nga masat e gjera dhe shtresat e ndryshme te shoqërisë. Megjithëse po te behej një studim me i thelluar për strukturën e studenteve, dyshoj se vërtetë universitetet tona janë te hapur për te gjithë ne kushte te barabarta! Në planin me te gjere, pra ne atë global, universitetet jo vetëm qe janë kryesisht në shërbim të zhvillimit socio-ekonomik por janë bërë edhe një industri mjaft fitimprurëse. Mjafton, qe te përmendim rritjen enorme të numrit të studenteve ne dy-tre dekadat e fundit ne mbare boten dhe konkurrencën në mesin e universiteteve. Sidoqoftë, problemet qe kane Universitetet tona dhe ato në rajon, janë fatkeqësisht të natyrave tjera. Dilemat që na parashtrohen rreth rolit dhe funksionit të Universitetit nuk është më një çështje intelektuale e as sfere ekskluzive akademike e diskutimesh personale. Universitetet, sot me shume se kurrë janë çështje politike, nga këto institucione përveç qe rekrutohen politikanet e ardhshëm dhe mobilizohen votuesit e rinj, nga këto adresa trasohen diskursi politik edhe ligjërimi i pushtetarëve, aty sajohet e mbrohet legjitimiteti i pushtetit. Prandaj, universitetet janë bunkerët ideologjik te pushteteve, qe duhen kontrolluar e politizuar. Kështu, universiteti si reflektim i kulturës politike

dhe te nivelit demokratik te shoqërisë, privohet nga autonomia-ne kuptimin e vendimmarrjes se lire e te pavarur, dhe nga vet misioni themelor i tij. Para se gjithash nga kultivimi i reflektimi te arsyeshëm, mendimit kritik dhe kërkimeve shkencore. Gjendja e këtillë, nga vet stafi akademik trajtohet zakonisht me një ambiguitet te thelle, pasi qe kritika e rezistimi janë aq te zëshëm qe te mos e prishin një modus vivendi te tyre. Kjo gjendje nga një pjese tjetër, qe shërbejnë si gardiane te ndërvarësisë politike, shihet si e mirëpritur pasi qe janë aty ku janë jo për shkak te aftësive akademike e kualifikimeve shkencore por pikërisht fal kësaj ndërlidhje me pushtetin. Nga ana tjetër, studentet janë ata qe pësojnë dhe qe mashtrohen nga këto ³studime´! Por, pse mungon rezistenca ose demonstrimi i pakënaqësive te tyre? Megjithëse, mund te ketë njëmijë e njëqind arsye për këto abstenime, konsideroj se ia vlen te shtjellohet me këtë rast, se çfarë është perceptimi dhe si e konceptojnë Universitetin, studentet ne veçanti dhe shoqëria ne përgjithësi. Pa dashur me paragjykuar për raste individuale, një pjese e madhe e studenteve nuk e dallojnë qarte mësimin nga studimi, pasi qe kane mungese te mendimit kritik e kërkimor. Aspekt tjetër veçues është interesimi nga ana e pjesës dërmuese te studenteve me pak për aftësim profesional e ngritje mendore e me shume për nota me te mira e diplomim sa me te shpejte. Dhe te gjitha këto sjellje e veprimeve vijnë si pasoje e kuptimit e trajtimit te Universitetit si vend transitor, si stacion radhës. E për stacione zakonisht askush nuk lidhet e kujdeset, pasi qe stacionet janë pa identitet e me pak respekt, ato janë kalimtare. Në këtë mënyrë nga pushteti Universitetet janë shëndruar në stacione qendrore për të mbërritur te pushteti dhe siguruar atë. Mirëpo, duke harruar se me këto politika rrezikohet seriozisht e ardhmja e vendit dhe zhvillimi i shoqërisë.