You are on page 1of 6

ARHAHO

Provimet.weebly.com
049 373 681

V. POLITIKA AFARISTE E
BANKAVE
1.Kuptimi i politikes afariste te bankes
Politika afariste e bankes ka te bej me politiken qe e udhëheqin bankat gjate
afarizmit te tyre, pra politika afariste e bankave paraqet nje grumbull parimesh e
metodash te cilat bazohen ne te arriturat shkencore dhe metodat analitike, me qellim te
përparimit te vazhdueshëm te afarizmit bankar.
Indikatori kryesore i politikes afariste te bankave është Tregu Financiare. Pra
politika afariste e bankave varet nga kërkesat apo nevojat qe paraqiten ne tregun
financiare. P.sh banka do te krijoje para varësisht prej nevojave te ekonomise, do te
ndermjetesoj ne mes te subjekteve ekonomike qe kane suficit te mjeteve dhe atyre qe
kane deficit, do te beje blerjen dhe shitjen e letrave me vlere varësisht prej nevojave te
komitenteve te vet, etj.
Politika afariste e bankave permban dy grupe aktivitetesh:
1)Politika e koncentrimit (grumbullimit) te mjeteve, qe paraqet grumbullimin e
mjeteve te ekonomise dhe mjeteve te lira te qytetareve, marrjen e kredive ne vend dhe ne
boten e jashtme dhe emitimin e letrave me vlere.
2)Politika e plasmanit te mjeteve, qe përfshinë plasmanin e mjeteve te
grumbulluara, blerjen e letrave me vlere, dhënien e kredive, garancive, avaleve, etj.
Ne kuadër te politikes afariste te bankave bejne pjese edhe: politiken e normes se
kamates dhe politiken e tarifave, te cilat politika varen nga kushtet e tregut,
konkurrenca, p.sh nese konkurrenca ne treg eshte e madhe atehere edhe normat e kamates
dhe tarifat do te jene te ulta, dhe anasjelltas.
Derregullimi (ka te bej me pavarsine e bankave, pra kur te gjitha elementet e
politikes afariste te bankes jane ne domenin e vet bankes).

2.Politika e koncetrimit te mjeteve


Politika e koncentrimit te mjeteve eshte njera nga aktivitetet me te rendesishme te
afarizmit te bankave. Sepse bankat ndeshen me problemin se si te rrisin potencialin e
ofrimit te mjeteve si ne menyre kualitative ashtu edhe ne menyre kuantitative. Per
koncentrimin (mobilizimin) e mjeteve bankat shfrytezojne forma dhe instrumente te
ndryshme. Ne politiken e koncentrimit te mjeteve (politiken e formimit te mjeteve),
paraqiten keto burime te mjeteve:

ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
a)Depozitat ne para – qe paraqesin mjetet monetare, te cilat i depozitojne
organizatat ekonomike, qytetaret, etj. Depozitat mund te jene me te pare, te te afatizuar
per nje kohe te pacaktuar, te afatizuar per nje kohe te caktuar, me destinim te veqant dhe
pa destinim te veqant.

b)Depozitat e kursimit dhe mjetet e tjera te qytetareve – paraqesin nje nder


burimet me te rendesishme te formimit te potencialit kreditore te bankave. Depozitat e
kursimit mund te jene te afatizuara ne kohe te pacaktuar, te caktuar, me destinim te
veqant, pa destinim te veqant.
c)Mjetet nga emisioni i letrave me vlere – paraqet nje menyre mjaft te
përshtatshme per mobilizimin e mjeteve nga sektori i ekonomise dhe i popullsise.
d)Kredite nga B.Q – paraqesin burim plotësues i mjeteve ne politiken e
koncentrimit te mjeteve nga ana e bankes.
e)Marrja e kredive ne vend dhe ne boten e jashtme – paraqet nje forme te
rendesishme te grumbullimit te mjeteve afatgjate, apo mjeteve per ruajtjen e likuiditetit te
bankes.
Ne politiken politiken e koncentrimit (grumbullimit) te mjeteve, banka duhet ti kete
parasysh keto parime te rendesisshme:
a)te harmonizoje politiken e koncentrimit te mjeteve me politiken e plasmanëve,
b)qe politiken e koncetrimit te mjeteve tu pershtate sa me mire nevojave te
komitenteve te vet,
c)qe te bej planifikimin afatgjate te politikes se koncentrimit te mjeteve,
d)qe te percjelle aktivitetin ekonomik, investimet, parate e gatshme ne qarkullim, etj.
e)likuiditetitn, solvenitetin, sigurine dhe efikasitetin e deponimeve dhe parimin e
rentabilitetit.
Me harmonizimin e te gjitha ketyre parimeve ne nje teresi, ndertohet politika e
formimit te mjeteve te bankes si pjese e politikes afariste te saj.

3.Politika e plasmanit te mjeteve


Politika e plasmanit te mjeteve përfshinë plasmanin e mjeteve, dhënien e kredive
afatgjata, afatshkurter dhe konsumuese, dhënien e garancive, avaleve, dhe punët e tjera
bankare qe kane te bëjnë me dhënien e parave dhe te kredive. Politika e plasmanit te
mjeteve është pjese me e ndërlikuar dhe më me përgjegjësi e politikes afariste te
bankave, dhe ne kuadër te kësaj dhënia e kredive investive është një nder detyrat më me
përgjegjësi te bankave. Politika e plasmanit te mjeteve duhet te perfshije:
1)hartimin e planeve vjetore te politikes se plasmanëve dhe planeve afatmesme,
2)kriteret për zgjedhjen e kërkesës për lejimin e kredise,

ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
3)kushtet dhe kriteret per lejimin e kredive afatshkurter dhe afatgjate per mjete
xhiruese,
4)kushtet dhe politiken e kreditimit te sektorit te popullsise,
5)metodat e vlerësimit te programeve investive (feasibility sutudy) gjate gjate
kreditimit te projekteve investive,
6)dinamiken e shfrytëzimit te kredive investive (afatet, transhet, etj), etj,

4.Parimet e afarizmit bankar


Rendësi te veçante për institucionet bankare kane rendësi këto parime:
1)Parimi i likuiditetit
Banka kryesisht punon me mjetet e huaja monetare (depozitat, depozitat e kursimit,
kreditë qe merren ne vend dhe ne boten e jashtme, etj), për këtë arsye banka ka për
detyre ti ktheje këto mjete pa kurfar prolongimi, pra brenda afatit dhe me kushte te
caktuara, dhe vetëm ne këtë mënyre banka e fiton besimin tek deponuesit. Likuiditeti
përfshinë si obligimet ndaj deponuesve dhe kreditoreve, ashtu edhe obligimet ndaj
shfrytëzuesve te kredive.
Duke u bazuar ne këtë, likuiditetin i bankës paraqet aftësinë e bankës qe na afate te
caktuara ti kryej te gjitha obligimet e skaduara. Prandaj mund te themi se një banke
eshte likuide nëse pas ndarjes se rezervave te likuiditetit, mund ta kryej pa pengesa
aktivitetin kreditore dhe ti kryej obligimet e skaduara brenda afatit. Likuiditetin e
saj banka e siguron me sinkronizimin e afatit te plasmaneve me afatet e sakdimit te
obligimeve. Nëse obligimet (depozitat dhe burimet tjera) jane te natyres afatshkurter,
atëherë banka duhet qe pjesen me te madhe te aktives (plasmanet) ta mbaje ne formen me
likuide, ndersa nese burimet jane afatgjata atehere banka mund te mbaje ne aktiven e saj
mjete afatgjata (plasmane afatgjata). Duhet pontecuar se transformimi i afateve është
karakteristike e bankave komerciale (depozitare), pra vetëm bankat janë ne gjendje
mjetet afatshkurtra ti plasoje me afat te gjate, sepse gjithmonë një sasi e mjeteve
monetare mbetet ne llogari te bankës.
Banka gjithmonë duhet te tentoje qe te arrije likuiditetin optimal, dmth te kete ne
llogari te B.Q mjetet te mjaftueshme te rezervave te likuiditetit, qe do te shfrytëzoheshin
nese hyrja e mjeteve nuk do te ishte e harmonizuar me plasmanin e mjeteve te
bankës. Ne praktike bankat kane ose mungese ose teprice te mjeteve likuide. Nëse
banka ka mungese te mjeteve likuide, atehere ajo është jolikuide dhe kjo do te ndikoje
negativisht si për bankën ashtu edhe për komitentët. Nese banka ka mjete te tepërta
likuide, atëherë banka prapë është ne gjendje te pavolitshme, sepse për këto mjetet nuk
merre kuruar kamate. Duhet potencuar edhe nje gje se nese bankat mund te marrin kredi
me kushte te volitshme nga bankat tjera, B.Q dhe nga bota e jashtme, atehere ato ndajne
me pak mjete ne forme te rezervave te likuiditetit dhe anasjelltas. Ne lartesine e
rezervave te likuiditetit (te cilat bankat e ndajne te B.Q), ndikojne:

ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
a)Transaksionet monetare te komitenteve (nese kemi tërheqje te madhe te mjeteve
nga komitetnte atehere zvogëlohet likuiditeti i asaj banke, dhe anasjelltas hyrja e
depozitave shkakton rritjen e likuiditetit te bankave. Mirepo transaksionet monetare ne
mes te komitenteve te se njëjtës banke nuk ndikojnë ne likuiditetin e bankës, pasi qe
lartësia e depozitave te bankes nuk ndryshon).
b)Politika e likuiditetit te bankave (nese banka ka nje numër te madh te
komitenteve, te cilat kane marrdhenie te ngushta afariste ndërmjet tyre, atehere rezerate e
likuiditetit do te jene me te vogla, sesa ne rastet kur banka nje numer te vogle te
komitenteve qe nuk kane marrohenie te ngushta afariste ndermjet veti. Pastaj bankat qe
punojne ne vende te zhvilluara ndajne me pak rezerva te likuiditeti sesa bankat qe
punojne ne vendet e pazhvilluara.
c)Politika monetare e B.Q (B.Q ndikon ne rezervat e likuiditetit me ane te
mekanizmit te kredise, sepse ajo u jep bankave tjera kredi per plotësimin likuiditetit te
teyre..

Likuiditetin e bankes mund ta ndajme ne tri grupe:


a)Likuiditeti primar (likuiditeti primar përfshinë paratë e gatshme dhe tepricën e
mjeteve likuide te bankës ne llogarite te B.Q mbi rezervat e likuiditetit. Pra likuiditetit
primare eshte rezerva themelore e likuiditetit qe i mundëson bankës qe ne afat ti paguaj
obligimet e skaduara, qe ti kryej te gjitha pagesat e komitentëve, qe pa pengese te
kryej aktivitetin kreditore. Rezerva e likuiditetit shprehet ne përqindje mbi depozitat qe
i disponon banka dhe ndahet ne mjete te gatshme ne llogarite te B.Q. Këto rezerva te
likuiditetit mund te identifikohen si likuiditet primar i bankës, sepse përfshijnë paratë e
gatshme. Norma e rezerves se likuiditetit varet nga keta faktore: 1)nga format sekudnare
dhe terciare te aktives likuide, 2)nga struktura e komitenteve nga aspekti i madhesise
se tyre, 3)nga struktura e depozitave, si dhe format e mjeteve te huazuara, 3)nga
struktura e afatit te plasmanëve te bankes, 4)nga aftësia e bankes qe te planifikoj
likuiditetin e saj, etj. Ne pervojen e deri tanishme norma e rezerves se likuiditeti nuk
mund te jete me e vogel se 3-5% te depozitave te teresishme.)
a)Likuiditeti sekondar (likuiditeti sekondar perfshine pos likuiditetit primar, edhe
burimet plotësuese te likuiditetit. Kjo paraqet per banken rezerve plotësuese te
likuiditetit, te cilat ajo i perdore ne situata te caktuara, ne rastet e daljeve te papritura
te mjeteve. Likuiditeti sekondar perbehet nga: 1)mjetet monetare te fondeve rezerve te
bankave, 2)kredite nga B.Q, 3)mjetet devizore te cilat ato i disponojnë, 4)shfrytëzimi
për nje kohe te shkurter te rezervave te detyrueshme ne llogari te B.Q, etj.
c)Likuiditeti terciar (perfshine ato forma te mjeteve likuide te cilat mjaft veshtire
mund te transformohen ne para te gatshme ose mjete monetare te B.Q, dhe ne likuditetitn
terciar hyjne: 1)transhet e pashfrytëzuara te kredive te bankat e vendit, 2)transhet e
pashfrytëzuara te kredive te bankat e huaja, 3)mundesia e marrjes se mjeteve ne
tregun e parave, etj).
Dhe duhet theksuar se detyre prioritare e B.Q eshte kujdesaj e ruajtjes se likuiditetit te
bankave tjera.

ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
2)Parimi i solventitetit, i sigurimit dhe i efikasitetit te
deponimit te mjeteve
Solveniteti nënkupton aftësinë e bankave qe ti kryeje te gjitha obligimet e skeduara.
Ndërsa josolventiteti paraqet paaftësinë e kryerjes se te gjitha obligimeve te skeduara.
Josolvenitetin e bankave e shkaktojne: 1)jolikuiditeti, 2)joharmonizimi i struktures se
afatit te plasmanëve me afatin e burimeve te mjeteve (depozitat dhe burimet tjera),
3)afarizmi me humbje, 4)përdorimi josolid i mjeteve, etj.
Sigurimi nga aspekti i afarizmit bankar, paraqet mundësinë e pagesës dhe te
arkëtimit te te gjitha obligimeve e kërkesave me kohe sipas kontratës. Banka
gjithmonë duhet te kujdeset për sigurinë e plasmanëve te saj gjate lejimit te kredive, pra
ketë e bene duke siguruar garanci për kthimin e kredisë me rregull nga borxhliu. Parimi i
sigurisë duhet ti mbroje komitentët e bankës nga rreziku i deshtimit te bankes.
Efikasiteti i deponimeve nënkupton realizimin e rezultateve te suksesshme te bankes
ne fushen e kreditimit. Efikasiteti i deponimeve mund te vlerësohet nga aspketi i
operacioneve individuale te bankës, por edhe nga aspekti i subjektit ekonomik si
shfrytëzues i kredisë, apo nga aspekti i bankes si teresi. Ky parim i obligon bankat qe ti
orientojne mjetet ne ato dege qe kane rëndësi te veçante, ne mënyre qe deponimet e
tilla te japin rezultate te optimale.
Keto parime me se shumti shprehen ne politiken e plasmanit, prandaj kjo i obligon
bankat dhe kuadrot te saja te specializuar qe ne menyre profesionale ti analizojne
detalisht te gjitha faktet per përcaktimin e aftësisë kreditore te kredimarresit dhe te
binden se plasmani do te jepe efektet e prituara.
Parimi i sigurimit ka rendësi te vqant te sektori i popullsisë, sepse është vështire qe
te vërtetohet aftësia kreditore e qdo individi, pranaj banket sigurohen me kambiale me dy
apo me tepër zhirantë, marrin ndalesa administrative, e shpesh edhe e sigurojnë kredinë te
entet e sigurimit.

3)Parimi i rentabilitetit
Parimi i rentabilitetit nënkupton realizimin e fitimit sa me te madh nepermjet
ndryshimit midis kamates aktive (per kredi) dhe kamates pasive (per depozita). Pra sa
me e madhe marzha e kamates (kamata aktive – kamata pasive) aq me i madh do te jete
fitimi i bankes. Parimi i rentabilitetit eshte ne kundërshtim me parimin e likuiditetit,
sepse parimi i likuiditetit kërkon qe banka te mbaj me shume mjete likuide, kurse parimi i
likuiditetit kërkon qe sa me shume banka ti angazhoj mjetet nepermjet plasmanit te tyre.
Duhet potencuar se ne kushtet bashkohore me shume rendesis i jipet parimit te likuiditetit
dhe sigurimit.
Te ardhurat (fitimi) qe i ngel bankës pas mbulimit te shpenzimeve te afarizmit dhe
te ndarjes se mjeteve te punësuarve, ndahet ne mes te antareve te bankes (aksionareve).

5.Politika e normës se kamatës


ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681
ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681

ARHAHO
Provimet.weebly.com
049 373 681