2022
KALLËZIM PENAL
KALLËZUES: Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë .
Qipro.
OBJEKTI: Kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve ndaj shtetasve të
sipërpërmendur, për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”
parashikuar nga neni 164/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” parashikuar nga
neni 164/b i K.Penal; “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i K.Penal; “Mospagimi
i taksve dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i K.Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar
nga neni 248 i K.Penal,“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i
pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi
tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni
pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi
i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
BAZA LIGJORE: Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153
deri
165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.
Kodi Penal i RSH : Nenet 25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248, 257/a, 259,
287.
1|Page
Dispozita të aplikueshme
Neni 180
Fshehja e të ardhurave
Neni 181
Mospagimi i taksave dhe tatimeve
“Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, me gjithë mundësinë e pagimit të
tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”
Neni 164/a
Korrupsioni aktiv në sektorin privat
“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt,
për vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose
punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim
me detyrën ose funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.”
Neni 164/b
Korrupsioni pasiv në sektorin privat
“Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një
premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen
nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion
në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin
e tij, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. “
2|Page
Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
Neni 257/a
Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,
interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër
që ka detyrimin ligjor për deklarim.
Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një
premtimi të tillë deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, për vete ose
për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga
personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën
a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur përfitimi i
parregullt ose premtimi i një përfitimi të tillë është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në
monedhë të huaj, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.”
Neni 287
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
3|Page
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes,
pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës
penale ose i veprimtarisë kriminale;
c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në
dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga
raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë
produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të
përcaktuara më sipër; dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më
shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me
burgim. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur:
a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të
merret si i pandehur ose që nuk mund të dënohet;
b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar;
c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e
cila kanë rrjedhur produktet;
ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja
penale apo nuk është dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë;
d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht
shtetësisë së tij, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme,
si në shtetin e huaj, ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë. Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit
të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.”
Unë, si kallëzues, bazuar në nenin 283 të Kodit Procedures Penale depozitoj këtë kallëzim
penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale respektive, pasi jam vënë
në dijeni dhe kam të dhëna të cilat ngrenë dyshime të arsyershme se nga ana e tyre janë
konsumuar veprat penale të cituara më sipër .
Në bazë të fakteve të konstatuara, dokumente, sjellje, akte të cilat do t‘i përmend në vijim,
ju paraqes këtë kallzim penal, duke ju bërë prezent të gjitha shkeljet me natyrë penale, të cilat
pretendoj se duhet të hetohen në mënyrë të thellë e të gjithanshme, pasi ngarkojnë me përgjegjësi
të rëndë ligjore të natyrës penale personat që i kanë kryer dhe që unë i kallëzoj, të përfshirë në
veprime të paligjshme, në kushtet kur kanë sjellë pasoja shumë rënda interesit publik.
Mbi bazën e këtij kallzimi penal, duke i konsideruar pretendimet, të drejta e të bazuara në
ligj si dhe duke besuar në vlerësimin tuaj me seriozitet, profesional e të pavarur, kërkoj:
4|Page
- rregjistrimin e procedimit penal në ushtrim të ndjekjes penale si dhe ngritjen e akuzave
konkrete në përfundim të hetimeve.
- procedimin e të kallëzuarve me masa në proporcion me shkeljet e kryera prej tyre dhe
kërkimin për dërgimin në gjykim të çështjes penale.
Të kallëzuarit kryesorë, janë subjekte në kompetencë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar (GJ.K.K.O) pasi në bazë të nenit 135 pika 2 të Kushtetuës
parashikohet: “Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të
organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit,
Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të
Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të
Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të
Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara
në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur”.
dhe nenit 75/a të K.Pr.Penale parashikohet: Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar gjykon:
a) krimet e parashikuara nga nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b,233,
234, 234/a, 234/b, 244, paragrafi 2, 244/a, 245, 245/1, paragrafët 2 dhe 4, 257, 258, paragrafi
2,
259, paragrafi 2, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, 328 dhe
328/b të Kodit Penal;
...
c) akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit
të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit
të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendë
sministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe
drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj;
ç) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit
të detyrës.
SHKAQET E KALLËZIMIT
Eshtë fakt i njohur se në SHBA ekzistojnë kompani të cilat kanë si fushë të veprimtarisë së
tyre lobimin. Këto kompani kontraktohen nga subjekte politike të cilët janë të interesuar për t‘u
promovuar në Shtetet e Bashkuara dhe për të ngritur kauza të ndryshme. Shpesh herë këto
lobime në Shqipëri janë përdorur për të disinformuar zgjedhësit dhe për të krijuar opinionin se
partia e cila ka lobuar ka mbështetjen e partnerëve përtej Atlantikut. Por, kjo gjë nuk është aspak
e vërtetë, pasi lobimi sinjifikon pagimin e nje kompanie që kryesisht menaxhohen nga Ish-
Senatorë për të ngritur një kauzë, ndërsa rëndom në shtetin tonë janë paguar mijëra dollarë vetëm
për shkrepjen e fotove që do të shërbenin për disinformimin e zgjedhësve.
5|Page
Kompanitë amerikane të lobimit kanë për detyrë të deklarojnë kontratat dhe të ardhurat që
përftojnë nga lobimet që ato bëjnë. Këto kontrata deklarohen dhe online në websit-in e (FARA).
FARA është homologu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri. Detyrimi i
kompanive lobuese është vetëm të deklarojnë të ardhurat që i vijnë, por logjikisht jo sesi janë
përftuar këto të ardhura nga kontraktuesi .
Duke marrë shkas nga shumë denoncime të ndryshme të bëra publike, ndër to në vitin
2018 nga gazeta prestigjoze Mother Jones dhe së fundmi nga gazeta e mirënjohur austriake
Kronen Zeitung është konstatuar se një parti politike jo pak e rëndësishme në Shqipëri
shpeshherë ka lobuar për kauza të rreme vetëm për faktin që me anë të parave të financuara të
disinformojë zgjedhësit shqiptarë duke i bërë të mendojnë se kanë përkrahjen e Qeverisë
Amerikane.
Çfarë është më e rëndësishmja dhe që përbën veprën penale, është se këto financime janë
bërë nga kompani Offshore nga shteti i Qipros në sistemet bankare të cilat nuk të kërkojnë
burimin e të ardhurave madje të japin mundësinë ligjore për të fshehur burimin real të të
ardhurave dhe financuesit e tyre. Duke administruar kontratat e lobimit në favor të LSI, Ilir Meta
dhe Monika Kryemadhi kemi evidentuar gjithashtu se këto shpenzime nuk janë deklaruar as në
bilancet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për vitin 2017 dhe as në Deklarimin Vjetor Periodik të
subjekteve deklaruese, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për vitin 2017 .
Referuar këtyre rrethanave krijohet dyshimi i arsyeshëm se politikanë të përfolur shpeshherë
për afera korruptive siç është rasti i Ilir Metës me çështjen CEZ- Dia apo edhe në çështjen e
shumë përfolur të video-rregjistrimit Dritan Prifti etj, kanë përdorur para të përfituara nga aferat
korruptive duke i pastruar dhe futur në sisteme bankare në rrugë të jashtëligjshme për t‘i
përdorur ato për qëllime dezinformimi për votuesit shqipëtarë.
RRETHANA FAKTI
6|Page
Në kontratë parashikohen pagesat e LSI kundrejt McKeon Group në Shumën 15 000 USD
në muaj, pa llogaritur këtu shpenzime të tjera ushqim, transport etj, të cilat do të shtohen sipas
rasteve. Kontrata ka një kohëzgjatje 6 mujore dhe vlera totale që parashikon kontrata është 90
000 USD (+ shpenzime të tjera).
Ajo ç’ka është më interesante në këtë kontratë është se personi i autorizuar për të lidhur
kontratën dhe për të perfaqësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën me shoqërinë
McKeon Group është shtetasi Iraklis T.Fidetzis, shtetas të cilin do ta hasim dhe në vijim dhe në
kontrata të tjera lobuese. Kjo kontratë nuk qartëson mënyrën sesi është bërë transferimi i parave,
por fakti se ky financim është i fshehur dhe jo i deklaruar në bilancin e 2017 të LSI-së dhe në
deklarimet e pasurive të vitit 2017, ngre dyshimin e arsyeshëm se finacimi është bërë në mënyrë
jo të ligjshme.
Përveç gazetave prestigjoze të huaja të cilat ngrejnë dyshimet se pas shoqërisë Dorelita
Limited është Ilir Meta, i cili pasi ka bërë kontratën e parë me McKeon Group ka ngritur një rrjet
më të sofistikuar pastrimi parash duke e lidhur drejtpërdrejt kontratën me kompanitë offshore,
krijohet dyshimi i arsyeshëm për arsyet si më poshtë:
7|Page
-Personi që ka përfaqësuar Ilir Metën në kontratën e parë është Iraklis T. Fidetzis, po i njëjti
person rezulton edhe në këtë kontratë si firmëtar, gjithashtu dhe pronar i shoqërisë Dorelita
Limited.
-Fakti se më datën 29 Prill 2017, pra një muaj pas kontratës së McKeon Group dhe Dorelita
Limited shoqëria McKeon Group ka postuar në llogarine e saj në facebook foto të Ilir Metës me
Howard Buck McKeon (pronari i kompanisë McKeon Group), gjë e cila fakton vazhdimin e
marrëdhënieve midis Ilir Metës dhe shoqërisë lobuese.
-Fakti se Dorelita Limited është shitur nga një pronar në një tjetër, një muaj para datës së
lidhjes së kontratës në vlerë 1000 euro.
Shoqëria Dorelita Limited nuk rezulton të ketë staf punonjësish, por vetëm një individ, gjë e
cila është e pamundur për një shoqëri që do të lidhë kontrata me vlera kaq të mëdha me
mungesën e theksuar të stafit.
Nga deklarimi i pasurisë i shtetases Monika Kryemadhi dhe shtetasit Ilir Meta të cilët
janë subjekt të deklarimit të pasurisë nuk rezulton asnjë shpenzim i deklaruar për
kontratat e lobimit të vitit 2017, qartazi kjo përbën mosdeklarim të të ardhurave dhe
shpenzimeve parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.
Gjithashtu edhe subjektet politike kanë si detyrë të shfaqin pasqyrat financiare dhe të
deklarojnë donacionet dhe shpenzimet që këto parti bëjnë. Edhe në bilancin e vitit 2017 të
9|Page
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ku reflektohen shpenzimet e vitit, nuk reflektohet në
asnjë moment shpenzimet për kontratat e lartpërmendura dhe as të ardhura të
mjaftueshme për t’i financuar këto kontrata.
Këto fakte na krijojnë dyshimin e arsyeshëm i cili disa herë ka alarmuar dhe ndërkombëtarë
qofshin këto diplomatë dhe gazetarë për afera korruptive, dhe transaksione të dyshimta të Ilir
Metës dhe LSI.
Referuar materialeve që disponojmë na rezulton se:
Në vitin 2017, LSI e përfaqësuar nga një shtetas Qipriot ka lidhur një kontratë lobimi me
shoqerinë McKeon Group për interesa të Ilir Metës dhe LSI. Kjo kontratë nuk deklarohet as në
deklarimet personale të pasurise të titullarëve të kësaj partie dhe as në deklarimin e pasqyrave
financiare të partisë (LSI).
Po në vitin 2017, i njëjti person që ka përfaqësuar Ilir Metën në kontratën e parë ka lidhur një
kontratë me shoqërinë McKeon Group, por tashmë me anë të një shoqërie offshore e cila fsheh
burimin e të ardhurave. Këto lobime kanë qenë në dobi të Ilir Metës referuar ndodhive dhe
takimeve të asaj kohe që zyrtarë të LSI-së kanë bërë me pushtetarë amerikanë.
Kemi dy gazeta prestigjoze ndërkombëtare të cilat në rastin tonë janë burim i besueshëm
informacioni dhe të pandikuara në investigimin e tyre që hedhin dritë mbi aferat korruptive dhe
pastrimin e parave të Ilir Metës.
- I kallëzuari Ilir Meta, i përfolur shpeshherë për afera korruptive ka përfituar para prej tyre e
për pasojë këto para janë të ardhura të padeklaruara dhe shpenzohen në mënyrë të jashtëligjshme.
Ai, në kohë të ndryshme, duke qenë në pozicione drejtuese të larta zyrtare, nëpërmjet
shpërdorimit të detyrës (neni 248 K.P) apo korrupsionit (neni 259 K.P) të kryer në bashkëpunim
ka arritur të krijojë shuma të mëdha të hollash të cilat në pamundësi për t’i cikluar në rrugë të
ligjshme bankare, ka arritur të krijojë kontakte nëpërmjet vartësve të tij (Vangjel Tavo) me
kompani (Dorelita Limited) të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë territorit të Republikës së
Shqipërisë me qëllim transferimin e këtyre fondeve. Kjo e fundit, si një kompani offshore,
provohet të ketë lidhur një kontratë me komaninë lobuese McKeon Group duke i ofruar shërbime
lobimi, por kjo e fundit ka dhe një marrdhënie të drejtpërdrejtë me subjektin politik LSI në vlera
shumë të ulëta. Ndërkohë që me kompaninë Dorelita Limited, klient i të cilës është Ilir Meta, ka
kontrata me vlera shumë herë më të larta se me ato të deklaruara me LSI, pra vlera e saj është ajo
reale, vlerë kjo që provohet plotësisht me anë të këtyre dokumentave se i përkasin të kallëzuarve
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
- Shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kryer veprën e pastrimit të produkteve të
veprës penale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal duke fshehur të ardhurat të përftuara nga
vepra kriminale e korrupsionit dhe duke i legjitimuar ato e pastruar me anë të shoqërive offshore
e më pas duke marrë si frut legjitim përfitime në kontrata lobuese në favor të partisë që ata
10 | P a g e
drejtojnë. Në funksion të arritjes së këtij qëllimi kriminal ata kanë arritur të krijojnë një skemë të
mirëfilltë pastrimi të parave të tyre të fituara në mënyrë të paligjshme. Kështu, ata kanë
transferuar sasi të mëdha të hollash jashtë sistemit bankar drejt një kompanie offshore në Qipro,
ndërkohë që kanë lidhur një kontratë të rregullt me një kompani lobuese në USA ku kanë marrë
shërbimet e saj kundrejt pagesave të rregullta në funksion të partisë së tyre. Këto veprime ata i
kanë kryer në bashkëpunim me të kallëzuarit Vangjel Tavo dhe Iraklis T. Fidetzis.
- Nga ana e tyre janë fshehur të ardhurat që provohet se janë transferuar jashtë kufijve në rrugë
jobankare duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “Fshehjes së të ardhurave” neni 180
Kodit Penal, por ata gjithashtu si subjekte të ligjit për deklarimin e pasurive dhe konfliktit të
ineteresit nuk i kanë deklaruar në deklaratat respektive, pasi këto të ardhura nuk gjejnë pasqyrim
në deklarimet periodike personale të të kallëzuarve si shtesa apo pakësime për periudhën në të
cilën ka ndodhur afera korrruptive.
Për të gjitha këto arsye, duke u mbështetur në provat e arsyetuara dhe të renditura që do t’i
bashkëlidhen këtij kallëzimi, kërkoj me besim në profesionalizmin dhe paanësinë e Strukturës së
Posaçme Antikorrupsion, të rregjistrohet procedimi penal ndaj personave të kallëzuar nga ana
ime. Duke marrë parasysh pritshmëritë që ka opinioni i gjerë vendas dhe i huaj në luftën kundër
korrupsionit, luftën ndaj pandëshkueshmërisë, mbetem në pritje të ftesë për t’u paraqitur para
jush të jap shpjegimet e mia më të hollësishme lidhur me këtë aferë skandaloze por edhe të
administroj dhe depozitoj edhe prova të tjera që mund t’i siguroj ndërkohë.
Përfundimisht, kërkoj rregjistrimin e procedimit penal për personat e kallëzuar sipas akuzave
të përmendura në pjesën hyrëse të këtij kallëzimi, caktimin e masave të sigurimit personal duke u
mbështetur në rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale por edhe të personave që i kanë kryer
ato.
Bashkëngjitur si prova:
1. Kontrata e lobimit midis McKeon Group – LSI / Ilir Meta datë 06/01/2017.
2. Kontrata e sipërpërmendur e përkthyer në shqip.
3. Deklarimi i McKeon Group në FARA ku pasqyrohet kontrata me LSI dhe Ilir Meta.
4. Kontrata e lobimit midis McKeon Group – Dorelita Limited datë 28/03/2017.
5. Kontrata e sipërpërmendur e përkthyer në shqip.
6. Deklarim i McKeon Group në FARA ku pasqyrohet kontrata me Dorelita Limited.
7. Deklarimi i McKeon Group në FARA me 20/06/2017, ku pasqyrohet marrëveshje me
Dorelita Limited dhe ofrohen shërbime për Ilir Meta dhe LSI.
8. Foto dhe Postimi në llogarinë në facebook të McKeon Group i Ilir Metës dhe Pronarit të
McKeon Group, Howard Buck McKeon.
9. Artikulli i gazetës prestigjoze amerikane Mother Jones më 25 Prill 2018 me titullin: Si
një kompani guaske përtej detit përdori një kongresmen të partisë republikane për të
lobuar
për Trump dhe Kongresin.
10. Artikulli i sipërpërmendur i përkthyer në shqip.
11 | P a g e
11. Artikulli i gazetës prestigjoze austriake Kronen Zeitung i datës 16/05/2022 me titull:
Dëshmitari kryesor kërkon mbrojtje në Vjenë: thriller për Presidentin.
12. Deklarimi Periodik Pasuror i vitit 2017 për Subjektet Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.
13. Pasqyrat financiare të vitit 2017 të Lëvizja Socialiste për Integrim .
14. Lista e Subjekteve offshore të deklaruara në shtetin e Qipros ku në faqen nr.7 pasqyrohet
shoqëria Dorelita Limited.
15. Ekstrakti i Dorelita Limited.
KALLËZUES
Halit VALTERI
12 | P a g e