SKËNDER SHERIFI SKËNDER SHERIFI

TRIO E PËRJETSHME
TRIO E PËRJETSHME

Redaktor: Korrektor: Design: Viliem Kurtulaj Kopertina: Artur Shyti ISBN 978-99956-07-99-9 ©: Autori

2

PARATHËNIE nga : ARTAN FUGA SKIZO

Pasi bëri një jetë mes botës letrare dhe artistike të Perëndimit, ka disa vite që poeti Skënder Sherifi ka hapur portën e hapësirës publike të atdheut të vet, vendit të të parëve, fundja të asaj shoqërie, me të cilën e bashkon gjuha, psikologjia kolektive e familjes ku është rritur, dëshira për t’i përkitur një bashkësie më të ngushtë se bota e madhe. Jam njohur me të dhe kam ndjerë se ai ka shumë gjëra për të na thënë. Fundja e ka hapur portën pa trokitur, sepse ndjehet se është në shtëpinë e vet të përbashkët, ku askush nuk ka tagrin, as të pengojë të tjerët të hyjnë në të, as t’i përjashtojë. Mund t’ju bëjë vetëm një ftesë mirëseardhje, edhe këtë me kujdes, sepse përsëri mund të marrë një rol që s’ia ka dhënë kurrkush. E kam ndjerë se Skënder Sherifi ka gjëra për të na thënë, dhe është e udhës ta dëgjojnë, ta lexojnë, ta shijojnë poezinë e tij, si edhe t’a shohin në skenë, sikurse jep rast dhe
3

shans të mirë pjesa teatrale e tij, që shpejt do të qarkullojë si libër, titulluar : “ Trio e Përjetshme “. Përse ia vlen ta mbajmë veshin hapur ndaj asaj që miku ynë, i cili vjen disa herë në vit në Shqipëri nga Belgjika, ku edhe jeton, boton, paraqet në mediat tona, flet ? Sepse ai vjen nga larg. Nuk është fjala për distancat e hapësirës, fundja tre-katër orë larg është Brukseli nga Tirana. Vjen nga larg në kuptimin se ai e ka formuar ndërgjegjen e tij kulturore në një botë jashtëshqiptare. Është fundi i fundit fryt i prurjeve perëndimore në kulturën artistike të Europës duke filluar nga vitet ‘60 e deri më sot. Ai, sikurse edhe të tjerë, sikurse ai, mund ta thyejnë autizmin tonë. Kanë guximin për të qenë kritikë sepse nuk i pengojnë lidhjet e forta sociale që kemi këtu ne vendasit me njëri-tjetrin. Na sheh nga një pozicion tjetër. Nuk është se ka veti të veçanta, por na sheh duke kaluar vetë ai personalisht tashmë ato shtigje, që duken si të reja për ata që ai gjen këtu ndër ne. Kur kam lexuar letrën e tij të gjatë drejtuar rinisë shqiptare, nuk kam pasur asnjë dyshim mbi çfarë kam shkruar këtu më sipër ! Ai nëpërmjet një proze publicistike,
4

pamfleti të gjatë, shkruar me inteligjencë, dhimbje, por edhe me shpresë te brezat e rinj, dëshmon analiza për shoqërinë shqiptare jashtë ndarjeve të vockla mes grupimeve politike apo shoqërore, që e mbyllin perspektivën shqiptare shpesh herë në një luftë idesh hakmarrëse apo : përderisa ju na keni bërë këtë, ne do t’ju bëjmë këtë gjë, dhe, përderisa ne ju kemi bërë këtë gjë, ju, për hakmarrje, keni të drejtë pastaj të na bëni përsëri atë gjënë tjetër. Në atë letër të gjatë drejtuar rinisë, Skënder Sherifi, nuk shkatërron një sistem vlerash për të ndërtuar një sistem tjetër vlerash kundërshtare. Kjo do të ishte puna më e lehtë në botë. Ai thjesht kërkon të hapë një shteg drejt një universi të ri kulturor, duke i ikur asaj që nëpërmjet propagandave manipuluese, kërkon pa të drejtë të zërë vend në kujtesën historike të popullit. Më duket se refleksioni i tij është produkt i një bote subjektive të lindur nga kontradiktat. Frëngjishtja e tij është e pastër, kurse shqipja është me aksentët e bukura të frëngjishtes e ngjyer. Është një realitet miks gjuha e tij, sikurse është edhe poezia e vet. Midis botës perëndimore dhe hapësirave mbarëshqiptare, ai ka mundësi, që rrallë e ka tjetër njeri në brezin tonë, që të shohë edhe nga njëra anë edhe nga tjetra. Lehtësisht ... Sikur është duke
5

kaluar nëpër një urë, dhe mund të shohë të dy brigjet e lumit. Por, ai është miks, jo vetëm në hapësirë, por edhe në kohë. Vjen nga një familje me tradita të forta konservatore, por vetë është edukuar dhe ndikuar nga kulturat liberale të shekullit. E kanë detyruar familjen e tij të ikë nga ky vend, por Skënderi pikërisht atje kërkon të vijë, aty ku i është bërë padrejtësia, e cila në fakt i është kthyer rastësisht, në një qiell lirie. Janë të rralla këto raste, kur persekutimi familjar kthehet dhe bëhet një terren lulëzimi lirie individuale, dhe kur energjia e tyre shprehet në letërsi, ka mundësi të sjellë vlera dhe arritje estetike që karakterizohen nga një stil, botëkuptim, forma, metafora, simbolikë krejt origjinale, dhe që e hap njeriun drejt një bote me dimensione të tjera. Nuk e di se për çfarë arsyeje e imagjinoj Skënderin adoleshent që, ndërkohë që dëgjon psherëtimat e rrethit të vet familjar, që kanë qenë të detyruar të jetojnë në ekzil dhe të vuajnë shkëputjen nga rrënjët, vetë djaloshi, fshehurazi bekonte çastin e largimit të dhunshëm, duke shijuar pak me “ turp “ lirinë e tij personale. Skënder Sherifi jo vetëm ka pasur mundësinë ta shohë botën dhe historinë shqiptare nga jashtë, por ta shohë edhe veten e tij si tjetër, pra nga jashtë vetes së tij. Si shqiptar, ai e sheh veten nga qenia e
6

tij prej frankofoni autentik, kurse si i huaj, ai e sheh veten nga pozitat e shqiptarit. Ai ka fatin ta shohë veten si tjetër, gjë që është e rrallë për një individ që i përket shoqërive paranojake. Parja e vetes si tjetër, prodhon elemente skizoike, krijon ndriçime zgjuarësie dhe bëhet ajo natyrë subjektive, e rrallë, për t’u derdhur pastaj në art dhe letërsi. Duke e parë veten si tjetër, letërsia dhe poezia e Skënder Sherifit nuk mund të mos përmbajnë nota të forta kritike nuk mund të mos jenë ironike ndaj vetvetes dhe të tjerëve, si një sarkazëm që fshikullon të gjithë mitet dhe profetët e rremë të kësaj bote. Parë kështu, nuk është e vështirë të kuptohet se përse Skënder Sherifi e ka titulluar këtë pjesë teatrale: “ Trio e Përjetshme “ ? Ka atje një farë dyzimi, që pastaj bëhet trizim. Por, në thelb, teksti dramatik jep mundësira të mira për dramatizim. Dialogu atje është i mprehtë si një teh thike, personazhe të zhytur në identitetin e tyre, por që e shfaqin vetëm përballë ndryshmit të tyre e, bashkë me të, përbëjnë një të tërë të vetme. Artisti dhe vagabondi, intelektuali dhe materialisti që mendon vetëm për të mbushur barkun, mazokisti dhe sadisti, utopisti dhe realisti cinik, solidari dhe
7

solitari, i mençuri - budallë dhe budalla - i mençur, edhe femër edhe mashkull, femra mashkull dhe mashkulli femër, prostituta e ndershme dhe gruaja serioze prostitutë : a nuk janë këto pole, në fakt, të kalueshëm te njëri-tjetri, a nuk janë plotësues të njëritjetrit, në vend që të jenë sikurse i duan dogmat dhe propagandat si përjashtuese të njëra-tjetrës ? A nuk dyzohet edhe realiteti, vetë epoka jonë para syve të kësaj qenieje skizoide që jemi bërë? Kësaj qenieje të shpërthyer në mijëra ashkla, të cilat fluturojnë si vetja jonë e minuar, copëza, që pasi na ikin nga duart, nuk mund t’i mbledhim dot më, përkundrazi, i ndjekim pas në një lëvizje pa sens? Përtej propagandave: a nuk jetojmë në një botë skizoide, ku nuk ka koherencë, sikurse e dëshirojnë, dogmat dhe politikat ? Nuk është politologu që flet, është poeti, filozofi ! Jo më kot, Martin Hajdegger thotë se: përpara sesa rreziku i armëve bërthamore të shfaqej për qytetërimin tonë, rreziku i shpërthimit, në fakt, ka shpërthyer vetë njeriu, në mijëra fragmente të pambledhshme si fragmente identiteti të shpërbërë. Bota e sotme na shfaqet si transparencë dhe korrupsion, si liri dhe diktaturë tregu, politika si çështje private dhe si e mirë
8

publike, shteti si vullnet i përgjithshëm dhe mbizotërim i pakicave të eksituara politikisht, globalizmi si hapësira lirie dhe si zhdukje kulturash regjionale, reklama si propozim kënaqësish trupore dhe si gënjeshtër e iluzion, emigrimi si eksplorim i “ trojeve “ të reja dhe pamundësi rikthimi në “ ITAKË “, mediat si informacion i paparë, por edhe si propagandë trullosëse. Kush ka pra të drejtë nga personazhet e trios, duos, të kësaj drame që Skënder Sherifi na e propozon për ta teatralizuar, vendosur në skenë, dhe pastaj për ta parë me shijen cinike nga karrigia jonë ulur në plate ? Kush ka të drejtë nën këndvështrimin e vet të botës ? Prostituta apo amvisja e mirë? Intelektuali apo horri i rrugës? Politikani apo tipi që nuk do të dëgjojë asnjë fjali politike se i vjen për të vjellë ? Femra apo mashkulli, apo homoseksuali ? Vjedhësi i xhepave apo leshkoja që dorëzon në polici një njëmijë leksh të gjetur në rrugë ? Nuk i jep përgjigje, veçse hipokrite, qytetërimi ynë këtyre pyetjeve. Njeriu skizoid sinqerisht nuk mund të gjejë një zgjidhje përjashtuese për këto dilema. Dilema që ushqejnë pastaj të folurin publik. Trioja e përjetshme, për të cilën na rrëfen Skënder Sherifi në këtë dramë të tij, propozuar për teatralizim, na vjen
9

qysh nga zanafillat e qenies njerëzore. As ka lindur tani, pra nuk karakterizon qytetërimin elektronik, as do të përfundojë me të. Është e shkruar te natyra e njeriut, te arketipi i tij misterioz. E gjithë polifonia e tekstit të tij bashkohet pastaj në një këngë dhe gjestikulacion plastik kori ku trioja tanimë nuk flet me zërat e vet të ndryshëm, por shkrihet në një të tërë. Fundi ynë është mesatarizimi i personaliteteve të veçanta në këtë botë masash të unifikuara nga ligjërimet e mëdha ideologjike të epokës, nga ritet, besimet dhe zakonet kolektive, shkrirë në një gjuhë të përbashkët. Teksti pret regjisorin që ta marrë përsipër, për ta kaluar dramën nga teksti i shtrirë në letër, në një inskenim e lojë teatrale, në një media të re, që do të na sillte kënaqësinë për ta parë në skenë. Në fund të fundit : ta çojë në skenën e teatrit, lojën tonë teatrale të përditshme! Tiranë, më 25 tetor 2010 nga : Artan FUGA Sociolog – Filozof e Profesor Universiteti

10

T R I O E PËRJETSHME Propozim për Spektakël skenik me 11 aktorë Përshtatje nga versioni origjinal në gjuhën shqipe nga vetë autori SKËNDER SHERIFI

ROLET: Artisti: Jim Femra: Marylin Tjetri: Bill

KORI Modern: me 8 aktorë ose katër çifte

11

12

HAPJA E SPEKTAKLIT Aktorët e KORIT MODERN (idealisht 4 Meshkuj e 4 Femra ose çifte për në Skenë) lëvizin ngadalë, preken ose përkëdhelen në mënyrë shumë romantike e me pasion… shikojnë njëri-tjetrin, mund të bëjnë disa lëvizje minimale Baleti. Dhe, ndërkohë në Skenë, në sfond, me një Zë Off të pararegjistruar dëgjohet formula: « TË DUA ! » në shumë Gjuhë të Botës … I love you – Ti amo – Te quiero – Ich liebe dich – etj ... Do të ishte mirë për shembull që gjatë asaj kohe të thuhen këto Formula Dashurie, që në një EKRAN të Skenës të figurojnë disa imazhe, fotografi, ose inserte filmike… Mendoj se do të ishte mirë të gjendej një fragmenti nga fundi i Filmit sublim të regjisorit italian: Giuseppe Tornatore, me titull : « Cinema Paradiso ». Aty, një Plak projeksionist në salla filmi të Fshatrave italiane, i lë një Porosi, një Amanet, një Kujtim pas vdekjes së tij, një Djaloshi që rrinte e punonte me të, dhe që i kishte pasion Filmin e Aktorët …
13

Dhe i propozon një montazh të bukur të prekshëm të disa Puthjeve në Historinë e Kinematografisë që i ka mbajtur në mendje edhe Publiku kinemadashës. Ky Insert do të ishte me efekt të projektohet në Skenë para Publikut, gjatë Formulave me Zërin Off : « Të dua – I love you … » Kjo skenë mund të zgjasë thuajse tri minuta … Më pas, propozoj një SLOW magjik e romantik me 4 çiftet e aktorëve, ndaj një Kënge dashurie shumë prekëse që mund ta zgjidhni sipas dëshirës suaj . Puna është që të futemi direkt në një ambient erotik, plot dashuri, pasion, dhembshuri. Unë mendova për një Këngë pak të njohur të « Alan Vega and the Suicide » me titullin : « I Surrender ! » që zgjat 3 minuta e gjysmë … ose : SEAL “Love is Divine “. Dhe gjatë asaj Kënge, aktorët vallëzojnë një Slow tepër romantik e erotik, sepse janë tmerrësisht të dashuruar. Pastaj në mbarim … Shuhet gradualisht Drita … Dhe Fillon SKENA e Parë !

14

TABLO 1 : Tre aktorët kryesorë : Femra – Njeriu ordiner materialist – dhe Artisti FEMRA : Si mund të bëhesh Poet duke shitur konserva Qumështi ? Lyp Punë, oh Pleh ! TJETRI : Po ku na u zhduk Shitësja e Patateve ? Jeta po përplaset në Kazanin e Parave ! ARTISTI : Jam Gjahtari i përjetshëm i Anktheve të mia Mos m’i digj ILUZIONET e fundit me Dhjamin e Majmunit ! U zgjova nga një Koma e rëndë në Shoqërinë e të çmendurve A mos ke ca Puthje të mjaltosura kundër Kollës ?
15

FEMRA : Ma jep çelësin magjik për Lumturinë e çifteve ! Jam Fryma jote unike, dhe Veza e Kristofor Kolombit. Më integro në atë Botë hyjnore ku çdo Gjë që është, mbetet pa Emër! ARTISTI : Duke e mbivlerësuar një Objekt më së fundmi e zhvlerësojmë. Nga cili Trup i huaj isha deri tani i pushtuar ? I shpopullsuar prej nga Lindja po popullohem gradualisht Shpeshherë shmangem jashtë Hapësirave kohore… GJENIU rrjedh si një Lumë në Asgjësinë njerëzore. Duhet reduktuar çdo Gjë në minimum për ta gjetur veten në maksimum ! TJETRI : E Shëmtuara e ka një përparësi mbi të Bukurën : ajo ka Jetë të gjatë ! Mirë na e shprehe more Pisë - Pisi, këtë Xhevapë…
16

Tjetri : Bota i ka mbeturinat e veta Prej Kënetave e deri te Minierat: kemi punuar tepër rëndë, trupin Gur Gjyshi BENZ nuk i rreshton të Pushkatuarit në Mur ! FEMRA : Katastrofë e vërtetë : Strofa e fundit e një Poeme Dashurie I kam Ditët e numëruara … Jam si Hije ! Kapu pas Bishtit tim : jemi dashur dikur aq shumë, o XHIM ! Partnerë të përjetshëm dhe sublimë. ARTISTI : I harmonizuar me EKLIPSIN dhe Mendimin e të Urtëve … Asnjë Vaksinë mbi këtë Dhé nuk ma ka shuar Tërbimin Dhe kështu u ngopa me Hurma në rrënjën e një Fiku M’është dashur të jap ca llogari te SHIK – u ! Si anëtar në Top Nivel i Fisit : « CHEYENNE » qëndisëm në BADEN – BADEN me disa Penj !
17

Artisti : « Te quiero mucho B. B. » Kërcemë përsipër sikur Sifilizi mbi Klasën e Klerikëve Pas Revolucioneve vjen Shpëlarja e Trurit, Dekadat e Trafikëve I vetmi shpëtim oh Mik, është Shkretëtira e Mistikëve. TJETRI : (Duke iu drejtuar direkt Femrës, të cilën e konsideron si Gruan e Artistit) Ja kur të na vijnë prapë si HUTI i droguar me një FRAZË të fshehur në Bagazh … Kam dëgjuar se ka bërë Stazh në FREE JAZZ ! Duke mbjellë aq shumë deliriume : do të përfundojmë të lidhur në Birucë ! Kush e di çfarë ka ndodhur nëpër Bodrume ? Ky Lypsar paska lindur gjëkundi në BEGUCË … KOKA e tij më e krisur se kurrë, prodhon Ferr dhe Stuhi Paguaje një Bandit në KANKUN për ta zhdukur këtë MI!
18

ARTISTI : CIKLON i Zbrazëtive të hidhura në Natën magjike të SFINKSAVE Fenomen i panjohur i Kalimtarëve memecë … Ëndrrat e mia qenë tepër gjigante para Humnerës suaj të pakufi Specialistë të Mutësihaneve : më duhet detyrimisht të largohem sa më larg në një Distancë shpëtimtare … në SUNDANCE Por si do ta fitoj këtë DUEL të madh Titanësh? FEMRA : ( I drejtohe direkt Poetit) Hip urgjentisht në Tramvajin VAGINAL deri në EKSTAZËN mbretërore … Ti je Bing – Bengu i Shpirtit tim Dashuria ime Perandorake ! BOB MORAN-I i pashembullt i Luginës së mallkuar anadollake. ARTISTI : Nga DJEPI e deri në VDEKJE : kurdisi një rrugë Morale … një kolonë Etike VALËT sentimentale
19

Artisti : ma spërkasin MENDJEN Krahasuar me Dhimbjen e ENGJËJVE : a thua jemi NJERËZ normalë ? Ta gëlltis shpejt një Pite, para Ftesës në BALLO Zakonisht iu bërtas Gomarëve : « Jam një KAMELEON ! » Shndërroj Bindjen dhe Këmishën sipas Muzikës që dëgjoj Por prej Ringjalljes së Krishtit : po i akumuloj VIZIONET… po ha FTONJ dhe po i koleksionoj Televizionet. TJETRI : Jepi Gaz, o ALFONS deri në pafundësinë e Ngjyrave dhe Kufijtë ultimë të Zërit ! Na nxori mendsh ky ARTIST … biri i Hamamit. Pikërisht… është urgjente, o Debil ! Drita po na shuhet Kinematografia po na vdes … Dhe kur ti po na flet : s’po të merr as dreqi vesh ! Ka ardhur momenti ideal Për t’i zbutur Turinjtë, more Lesh. PERDJA
20

TABLO 2 : ( Artisti i adresohet Vetes dhe Publikut ) ARTISTI : Agonia pa mërzinë … fshiji një herë këto THI ! Lotaria e Shëmtimit në Skenën e Ndyrësirave Sa HOLOKAUSTE na duhen për t’u bërë më të mirë ? Po i hap vetes Horizonte të reja nën buzëqeshjen e Luleve dhe po shuhem si Zjarr i dehur në Parajsën e Apostujve … Në Zemrën e NIRVANËS : çfarë mund të kërkojmë tjetër ? T’është dashur një Diktaturë për t’më dërguar një LETËR Pirrolla të qoftë, o PJETËR ! Shihemi në Jetën tjetër ! Me një Pamje jo finoke, ju kam lënë Syçelur Na ka ngelur një Vresht në ZHERKË për ta vjelur ! Duke i shumëzuar IMAZHET : A mund të dalë nga VETMIA ? Për t’i bërë ballë Dimrit : blej Lëngje dhe Lajthiza !
21

Artisti : Në burimin e Origjinave, që nga Kohërat e lashta : jam Mysafiri dhe Dyfishimi im, pa dyshim qysh në fillim Në Stacionin e Autobusëve : mirë se vjen MARYLIN ! I love you Baby … you are under my Skin IDIOTËSIA INTERNACIONALE e redukton dimensionin Poetik të Ekzistencës Do të reformohet Gjuha e Drurit sipas Gjendjes … Në Shkollën e Lirisë së lirë : i kultivojmë të gjitha Shqisat ! Ju sugjeroj miqësisht t’i shpëtoni LISAT … Kozmonaut i përhershëm i Hapësirave të humnershme e ndiej Tundimin tërheqës për të paimagjinueshmen … E jashtëzakonshmja më duket normale, sepse e tejkalon të zakonshmen Unë nuk ju këshilloj personalisht as Shpirtin aktual, as pozitën e Misionarit seksual.

22

Artisti : Marr pjesë çdo ditë në Varrimin tim të përditshëm nën Zhurmën e Sirenave Evitoni të gjitha Rrymat, e mos t’ju frenojnë Kokë Bërrylat ! Shyqyr që na erdhi Rryma … Pështyma jote i lulëzoi Dunat e ngopura prej Diellit. Merre përsipër Prapanicën tënde dhe Mjaltin tim, o e dashur ! Një PELIKAN m’i konsideroi Këpucët për Kasafortën e Arit Kur po na i kthen LONDRA Qypat e arit ? Internojeni këtë Anarkist në ishullin e Sazanit, te miqtë e Papagallit Ja montoni një Akuzë me Pallavrat e Pazarit … Ideali sipas saj ishte Bomba e Boronicave. Pas « Kamasutrës » praktike, më sulmuan Karrabishtat Pa asnjë Lek dhe pa Gjumë : në Mëngjes, i mjeri unë ! I need you Darling, pa Tom Kruizin dhe Brad Pitin …

23

Artisti : Më kapi Dyshimi kartezian dhe Luhatjet shpirtërore Ah, DASHURIA është shpesh herë mizore ! Botimet e Plejadës i theksojnë Aventurat e DRERIT Emigrant në KABUL e provova Jetën e Qenit … A mos e keni rastësisht ndonjë RAKI të vendit ? Çdo IDE personale do të varet përkëmbësh Këtu mendojmë si Klounët në Kopshtin e Shtazëve … Do të hamë Bar me Lugë ari, dhe nuk dorëzohemi te Amerikani Me gjithë këtë izolim na shkoi krejt Thesari. LUMTURIA na thërret nëpër Luginat xixëlluese Ylli sekret po më flet, i bukur sikur NUSE … Pushkatojeni këtë MISTREC për Propagandë provokuese ! Ju lutem, zonja dhe zotërinj : hapini të gjithë Kanalet dhe Portat tuaja,

24

Artisti : ftoni të çuditshmen, të jashtëzakonshmen, fshini të gjithë Kufijtë … ndaloni të ndaluarën ! JETA e vërtetë ka nevojë për Utopi, Ëndërr, Magji, Romantizëm na duhen më shumë se kurrë irrealizmi, e pamundshmja, për të shkuar sa më Larg … Sipas deklaratës së Ministrit të çorbës dhe çervishit. Sot e pashë në një Fletë - Rrufe … Na ka ngelur 4 ditë Bukë e Fasule në krejt QARKUN ! Faleminderit « Camarade » e ta bëftë « Zoti kabull ! » se na shpëtoi BOTA duke na falur Qullë Me gjithë këto Gjëra të skaduara çudi sesi qëndruam ? PERDJA

25

TABLO 3 : Kori Modern, me idealisht 8 aktorë, është memoria, kujtesa fragmentare e gjërave Tokësore. Ky Kor është si një VIRUS jete që vjen për ta infektuar Publikun një me ide, një sensancion, diçka esenciale, që vjen nga kujtesa e lashtë Njerëzore. Kërkon Lëvizje Trupore, kërcim, balet dhe në Harmoni me gjithë efektet e Zërit. KORI MODERN ose “ AKTORËT E INFEKTIMIT “ : KORI MODERN Agoni … Përpjekje … Mundim … Thi …. Short … Loto … Bingo … Shëmtim … Tmerr … Horizonte ... Qeshje e mprehtë ... Lule ... Zjarr i dehur … Parajsë … Apostuj … Liri … Pamje … Luginë … Turi … Imazhe … Vetmi … Dashuri … Idiotësi … Dimension ... Ekzistencë … Shkollë … Shqisa … Romantizëm … e Jashtëzakonshme … Normale … Ordinere … Shpirti ... Pozita e Misionarit … Fjalët e Pazarit ... Varrimi … Tingulli ... Hëna ... Pështyma ... Duna … Diell … Pelikani ... Këpuca …. Ari ...
26

Ajo ... Bombë … Boronica … Dyshim ... Valët e Shpirtit ... Deti ... Personale ... Këmbë … Ëndrra … Lumturi ... Sensi i Ekzistencës … Porosia Jetësore ... Pacifistë … Tanke ... Midhje ... Fasule ...

27

TABLO 4 : Imagjinohet se Femra dhe Artisti janë duke u dashuruar, kurse TJETRI ( njeriu ordiner e materialist ) reagon dhe komenton. TJETRI : Hotel i ndytë i Periferive të ngopura me Mjerim Night Klube perverse e të jargosura mbi Gërmadhat e Njerëzimit. A thua ky është fillimi apo mbarimi i Filmit ? Nën Hijen e Hijes sate : a jam… apo kam qenë ? Amaneti i HAMLETIT nuk m’i la mendt’ në vend ! Mu në zemër të Natës notojmë në Mjegullnajë Por kush e hipnotizon kënd në këtë Shtet me Nam ? ARTISTI : Gardiani e mbylli Portën e Parajsës sonë plot Bimë Imagjinoja një Shtrat magjik të rrethuar me dy Lejlekë Puthjet e përkëdheljet e tua qenë Xhenet’ i vërtetë …
28

Artisti : Nën Zjarrin e artë të Oxhakut u dehëm deri në Zenit Pa Vodka nëpër Shtëpi … e mjera Poloni ! Ishalla vjen dikush e na bën Zvicër në Shqipëri … Sa mrekulli me plusku cullak e i qetë si Pula e zhveshur në Barkun ajror … Uniteti i shenjtë do t’ishte, o Shpirti im : e mira ime në të mirën tënde … Koktej sublim ! Fenerët i ngjyrosnin me portokalli Gjethet e Vreshtave Gëlltisja Mollën e Adamit deri në Bërthamë Pasi s’më kuptojnë, bile të ma hapin një Xham ! BLACK SOUL pa mbarim në Bajamet e Trupit tënd intim Nesër zhytem me padurim në Natën e mikut tim (Séline) Nën Qiellin e MEKSIKO – s : çka thotë Princi i Tangos ? I don’t want to die, without an Apple Pie ! Në këtë moment special më duhet një Gjygym plot Çaj …

29

Artisti : A mos e prekëm rastësisht Përjetësinë poetike magjike ? Es a mé ke dévé parlare … Okay Poupée … se më fike ? FEMRA : Tri Miza të çuditshme m’u vendosën mbi Gisht Dashnori im më iku në Ishullin e Fildishtë … I lëshova një grumbull Plehra në Kokën e tij të Brishtë. Gjithë këta Artistë të pa ajarë … për t’i varë në Litarë ! Welcome in SUSSEX, Sun of a bitch ! Një Viç i pasur m’i ofroi në BREST një palë çizme me lëkurë Krokodili. A thua çupëza e Fshatit vlen sa zonja e Qytetit ? Një Spiun për Shtëpi dhe na u prish Mileti ! Marramendjet e mia të trullosin deri në Pikën e fundit t’i shlyejnë të gjitha Epokat, prej kohës së NERONIT Një pauzë në këtë KOLKOZ ku bëhet Buka e Grurit !

30

Femra : Seksi yt m’i ka lënë një trumë Valësh shok … Ngela mbi akullnajë e shoqëruar me një Fokë Korruptoje këtë Gomar për ta fituar një Post ! Zoti e di, në cilën Pafundësi të imagjinoj për mrekulli ? Të dua aq shumë … përtej çdo Kufiri. ARTISTI : Diva klandestine ka një Shije Baruti Për Porosinë e fundit, merre një takim te Huti YLLI im i Dashurisë provonte një HOLD – UP Galaktik Sot Mistike, e nesër Romantike Për një krah Pule më thirri një Polic ! Le t’ia shërojnë Kofshët me variçe … Kur do të më dekoroni pas Vdekjes gjëkund në Hënë ? Për t’iu afruar Perëndisë : çka duhet për t’i thanë ? Gjeniu i madh nuk peshon më shumë se një Gjilpërë … TJETRI : Hyrja jonë heroike në TRAMVAJ na i ndryshoi të gjitha kanalet Mentalë.
31

Tjetri : Dashurohej si Kafshë e droguar pas Seksit fatal … Në çdo mbrëmje me Bubullimë dhe Stuhi ajo peshkonte Maçokë të uritur për Aventurë Pa Dritë, Ngrohje e Ujë : si veprojnë këta Majmunë ? Me Gëzime e Hidhërime : çdo Jetë është një Dështim ! Jam lodhur me gjithë këtë FILM … Shpirti im kërkon urgjentisht Pushim Na erdhën Zjarrfikësit si përfundim për t’i fikur Orgazmat tona plot Tërbim. PERDJA

32

TABLO 5 : Artisti ka dalë nga një Natë e shfrenuar erotizmi dhe dashurie dhe është si i magjepsur, i trullosur në një gjendje të dytë… dhe takon Tjetrin, Njeriun ordiner, i cili është i frustruar ndaj vetes dhe i inatosur me Artistin dhe Femrën, që e konsideron si prostitutë… Fillon, pastaj, një DUET, një lojë bizare e dyfishtë: sharmim e konfrontim.. ARTISTI : ( Gjysmë i droguar nga ekstaza i adresohet femrës, së dashurës së tij në një ëndërr të ëmbël … por Femra nuk është prezent, është vetëm Tjetri ). Dëshiroj të të vesh me Dhembshuri dhe Mirësi kur ushton Simfonia e Zemrave tona te Valbona. Jam njomur me Aromën tënde aq të këndshme magnetizmin dhe ngazëllimin tënd hyjnor …

33

TJETRI : O i shkretë : kanë vdekur Njerëzit nga uria duke ecur zbathur nëpër Borë ! Ajo mbështillte Formula : « Oh là, là ! » tërë ditën me një Sorrë Tungjatjeta … mirë se të ka sjellë Zoti, Zotëri… po si je ? Jo aq keq… e ti ? Të dielën jemi të mbyllur, për të ngrënë Kërmij ! E humba një Dhëmballë sintetike në Luftën e Koresë, kurse Shtriga ime e pa Tru abortoi në LYON… M’u rikujtua ajo Cigania që i shpërthente Fjalët me Gjilpëra e pastaj u fshihte në iluzionin e Rregullave me TAMPAX Ju lumtë Burra … me këtë Pleqëri në PACË ! Më dëgjo mirë, Oh e dashur : s’ka Saks, as Bas (muzikë) në Prefekturën SAKS ! ARTISTI : Koha po na ikën … Gruri po na shteret … Xhepat pa asnjë Lek

34

Artisti : Ta pimë një Kafe te LEKA, a mos na ndan një Buxhet ! Po i flas atij që Jam … por a jam ai që jam, apo nuk jam ? M’i thuaj kësaj Fallxhoreje të ma lexojë këtë Filxhan ! TJETRI : Lëre Nektarin e Jetës të kullojë në Venat e tua, o Vajzë ! Lëngu ekzistencial të rrjedhë aty ku duhet. Le të na joshë Jehona e Këngës sate… Të ftoj dhe të dashuroj në Opera sonte ! Të grumbulluar në një Kasolle : a thua Zezakët ndjellin Zi ? çka na duhen Artistët pa Shtëpi a Mulli ? ARTISTI : Poetët e rinj Spanjollë i shesin rrënjët e tyre për një Whisky ! Jemi duke e programuar Strukturën dhe Arkitekturën e Ëndrrave dhe Dëfrimeve

35

Artisti : Fast Food-et e ardhshme, Klub Med-et, dhe Disneyland-ët futuristë Mund të zgjidhni çfarë të doni në Diktaturën Teknologjike në Globalizmin, në Totalitarizmin Shkencor dhe Ekonomik… Na klonuan Trurin dhe u transformuam pa e ditur në Karikatura komike Shërbëtorët nuk janë më si dikur, zoti Flamur ! Qëndro si Njeri, o Burrë, e mos e bëj Mendjen shurrë ! Moskuptimi në Emigrim te Mërgata e Qyqeve qe si një argëtim … E plaçkita një Gjysh të Kartelit MEDELIN Pos Ekzibicionizmit foshnjor dhe Egoizmit steril: a beson në diçka të thellë more Debil ? U shndërruam në një Shoqëri bixhozi pa qëllim a kuptim … Më 1 Maj në KREMLIN kërkoj Armëpushim ! Më admironi, më adhuroni në Kafazin tim të kodifikuar : s’kam me kë të komunikoj, dhe jam duke u asfiksuar ! Nuk e di për çfarë Vlerash ky Popull është betuar ?
36

TJETRI : Ta ditë Zoti dhe Dreqi për nder … pasi në Fabrikën Viktoriane, më dogje për një Pelë ! ARTISTI : Kush tha se Mendimi të shkakton Mjerim dhe Mërzi ? M’u rikthyen ca Perla të huazuara në JORDANI … Sipas Komisarit Luis Zhuve jam tepër i dashuruar ! Duke e përmbushur Detyrën e tij, në mënyrë mekanike që ka ca Vite, e eliminoi përfundimisht çdo Mendim Në « EAST OF EDEN » : më kapën Ethet e çmendura të Aktorit « James DEAN ». Asnjë Fjalë për ta përshkruar Gjendjen e tij të shastisur… Sipas Mënyrës se si jemi nisur çka kemi të drejtë logjikisht për të pritur ? Bini në SHAHADET, o Kokë Krisur për Harmonitë e prishura ! I dyfishuar prej nga Lindja : e polla një çorbë televizive. Kush e kupton këtë Bollë me 100 ide fiktive ?
37

Artisti : S’është e lehtë të largohesh nga kjo Botë lavire të fluturosh gjëkund në Peizazhet ILIRE … Gjithë ky Mediokritet që na pushton si Mbeturinat e Detit Një Ortek Mutësihane e Gabelhane siç thoshte Halla XHANE ! Mirëdita Mister BEAN ... eja të pijmë në Hane ! TJETRI : Dikur nëpër Diskoteka interpretoja Ritualin e mërzitshëm të Qejfeve Me « PLAYBOY Magazine » më kapnin ca të Qeshura Spontaniteti dhe e Papritura ua tronditnin ndërgjegjen Gaforreve Një Komb i pa Fe duke vrapuar si Sorrat … Amnezi dhe Shpejtësi për një Konsum si qorra ! Si i kallur Erotik i ke dhënë nam Shekullit Pleqëroni me XHEVAHIREN në Teqenë e SHEH AHMETIT.

38

Tjetri : Auto-Stop dhe Përkëdhelje të guximshme, buzë gjithë Autostradave I zhveshur dhe në mjerim : na fikën këto Balada Mos u shit Trim, o Mik … se Realiteti nuk është FILM. Si ushqehet gjithë një Komb me MITE pa mbarim ? Zonja dhe Zotërinj : jua rikujtoj në « Roller – Skate » faktet : - E fitoj Biftekun tim duke punuar nëpër Pyll Duhet të jesh i shkathët, se ngelesh me Gojëhapur Të trafikosh me mjeshtëri në Ballin e Oxhakut. - Prostitutë e rastit, e mbylli fundin e muajit për ta nderuar Konakun I Paguaj Tatimet SHTETIT dhe i respektoj KANUNET Kam një Takim në Night Klub me të Bijtë e FARAONIT. PERDJA

39

TABLO 6 : KORI MODERN : T’i pranoj mosseriozitetet dhe deliret, o Shpirt por harroji pallavrat e budallallëqet, të lutem ! Po më turbullon thellësisht nuk e di çka të them, as si të veproj. Këputma Fillin e Arianës me Lamëburgerin tënd ! Është me të dhanun e jo me të thanun, oj Nënë ! Heshtje Roje … Eja në ora 5 me kartonin e asistencës Prej defektit të fundit u zhvillove si Majmuni i mësove dredhitë e poshtërsitë brenda një Dite kemi me ta pa shpejt Harin midis kësaj « Elite » ! Si me ia bë ndryshe, more i Shkretë … A me mbet duke vajtuar e sharë Botën nëpër Kafene, pa asnjë Shpresë ? Rashë viktimë e papritur e Ngasjes së Shenjt ANTONIO - s.
40

Kori Modern : M’u dukën Kafshët më humane se Njerëzit. « BAD MAN » « IN BLACK AND WHITE » pallte i ndjeri Michael JAKSON. Dreqi ta hajë … me Greva dhe Demonstrata A ngeli kush duke punuar në këtë Mëhallë ? Jam më i droguar se të droguarit sipas Maksut KUSURIT Koleksionuam Mitingje dhe Fraza boshe pa bukë, pa ujë, pa dritë … nëpër Terre dhe Lloqe ! Na mësuan me dogma, karikatura e korniza, me 100 klishe qesharake e të ndryshkura. Si të shpëtoj Normal me gjithë këta të pa FE ? U kalla papritmas për Dukeshën e NEMURIT. Nuk duhet me e ndez direkt Dritën e Nurit as me e lënë GJYSHEN plot « Stress » me u zhyt drejt Bodrumit
41

Kori Modern : pa i marrë leje mikut tim Zhan ZHENESË specialist i Ballkoneve në PRESPË … EROSI ka nevojë për Mister dhe Sekret ! Brumbull i magjepsur nga Murgeshat me Velë e plot Avull … Për çdo Ditë më komplis Masazhisti i Motrës sime Ujku Qimen e ndërron, por zakonin s’e harron ! Amator i Mishit të Qengjit, po ju ftoj në LUNDËR Ky Poet pamendt po e fikte DIBRËN e LUMËN … Pastrim gjigant në SIBERI i Shotave plot çmenduri Pyesni Disidentët si e kaluan Vitin e Ri ? Nuk jemi fare seriozë në Lulen e Rinisë kur shpërthejnë Jeta e Epshet në Fushat e Lirisë ! PERDJA
42

TABLO 7 : Monolog i gjatë i Femrës Filozofon mbi veten, mbi Meshkujt dhe mbi Botën. FEMRA : Kur takon një Dele nuk mundesh të ëndërrosh për Bombën Atomike. Për pak iu shmanga Dhunimit nga një Peshkaqen i Ulqinit Të gjithë njësoj këta Qen, me mendje në Brekë, e pa asnjë Lekë ! Duhet ta gjej një Bos të shëndoshë në Tokë apo në Det A mos ka dikush një Biletë ekspres për SAINT-TROPEZ ? Po m’i shpalos Mollaqet me një Prostatë krahaqafë… ç’dreqin më gjeti me këtë Zagar muti handikap ? Anëtare e plotë e Njerëzimit e humbur në Kozmos : si po ju dukem në këtë Skenë, me një Tavë me KOS ? Po i shënoj Notat e Jetës tënde në Pianon e Zemrës sime.
43

Femra : S’e di pse … por e kam ndjerë veten shpesh herë si një JETIME Ndiqem hap pas hapi në Aromën e Përjetësisë sipas Hoxhës dhe Priftit, jemi pjesë e Dashurisë ! Për ta luftuar Ankthin lundroj në Shpirtin e Lumit NIL e shoqëruar me një Dallëndyshe E njollosur me ILUZIONE : çdo Bukuri është Mëkatare ! Në emrin e Shpirtit të Shenjtë : ngopmë me 1 0 0 0 Puthje ! Ta festojmë me Hallën HYRIJE ciklin e Pluhurit dhe të Lagështirës Prej kohërave të Lumit : « Tigër dhe Eufrat » ka ngelur Shkretëtirë e thatë … Kush na shpëton nga Ftohtësia, e ka bërë një sevap ! Një miliard Kinezë e Japonezë e unë … e unë … mu në Mes E gëzofshi Motin e ri, pas këtij që shkoi, zi e më zi ! Ma çilni një shishe SHAMPANJË në këtë gjurulldi ?

44

Femra : Të dua pa rezerva, deri në pafundësi … Konsideroje TRUPIN tim të virgjër si faqen e bardhë të Malarmesë I çarmatosur pa Qiri a Shkop, ia dola mirë, pa Martesë ! Zonja e kënaqur ta gëzon Konakun Jemi në Robërinë supreme, në Zonën e Magjisë ku lëviz një Botë tjetër që shndrit. U deshëm si Kaprojtë e egër në Malet e Malësisë ! M’u kujtuan vuajtjet e Njerëzimit nëpër kampet Naziste kulmet e Barbarisë … A thua Femrat e kanë sikur Meshkujt shpirtin e egërsisë ? Nuk e kuptoj këtë Nihilizëm e Cinizëm ekstrem këtë urrejtje ndaj Jetës e ndaj Dashurisë … Pyesni Primo LEVIN cili është çmimi i Lirisë ? I SAW THE FACE OF HORROR ! Frymën e Amnezisë çdo Kujtesë po na fshihet si në Filmat e idiotësisë
45

Femra : Po e mendoj Fatin tragjik të Robert DESNOSIT Memorien dhe Harresën … Shumica i asimilojnë Femrat si objekt Qejfi e Seksi, por dijeni se kemi Botë dhe na mungon Afekti … E imagjinoj përbuzjen e të dështuarve ndaj Suksesit e Lumturisë neverinë ndaj Artistëve, Filozofëve e Mistikëve të vërtetë ndaj gjithë atyre, që në këtë Tokë mbjellin Dritë e Mirësi Pushkatojini gjithë Poetët dhe rroftë POEZIA ! E zhytur dhe e djersitur nën një Diell të tmerrshëm Valët e EROTIZMIT më kapën, Këmbë e Krye Një valëvitje e shfrenuar më ngacmonte si një Spec … M’u zgjuan brutalisht Të gjitha Shqisat peshë - E nderove Malësinë e Gjakovës për dreq ! Sa Sakrifica të kota, Ekzistenca të shuara

46

Femra : në rrugën e Horrave në bulevardin e Ultësisë … Kam përpirë për ju, me shekuj rrena e hipokrizi dhe sot po i vjell, në emrin e HARMONISË ! Një Fëmijë vdes nga uria në çdo sekondë dhe një tjetër shpërthen mbi një Minë në çdo orë. Kjo është BOTA e bukur që na keni lënë në Dorë Bravo ju qoftë, Burra … Padrejtësia dhe Despotizmi na u shndërruan në Normë « BORN TO BE ALIVE, BABY … COME ON ! » « Late i Merda » në Fshat me Kokë mbi Lopë : nuk ka « bardhë si bora ! » Me asnjë kusht nuk do të shuhem i votuat Liritë e Grave … ua pafshi hairin çdo kush me rend e kontrollon Kazanin ! Ha … ha … ha … ha …

47

Femra : Megjithëse ju luftojmë, ju duam dhe s’mundemi pa ju, por respektonani pak më tepër, more të pa TRU ! Vetëm Zoti i madh mbi Qiell e di se si më vijnë këto inspirime këto Stuhi imagjinare ? Tash e pas, mbarë e mbrapshtë do të qëndroj pa dyshim Krenare ! PERDJA

48

TABLO 8 : KORI MODERN : Po pres pa ditur çfarë si idiot fare kot I lodhur me Vende boshe dhe me Premtime false. Një Frikë absurde ... një Pritje shekullore ... Një Ankth i padurueshëm që po të merr dikush në Pyetje që ke për t’i dhënë dikujt llogari. Shpresojmë gjithmonë të gjithçka por nuk dëgjojmë asgjë … Një fatalitet Njerëzor ... një Refleks mekanik, instinktiv. Le t’ia nisim çdo Gjëje për së mbari Le t’i rikujtojmë disa rregulla … disa Pleqërime. Le t’i fiksojmë disa Baza ! I fisnikëruar nga një Laraskë llafazane : më kujtohet çka është thënë, dhe e di mirë se kush jam !
49

Kori Modern : Hulumtues i bllokuar pa lesh mbi veshë : trafikon çka të mundesh, se ngelëm vetëm me Përshesh ! Balli studioz i Dervishëve ... i Priftërinjve Keltë. Përgjigjet po na rrjedhin si Ujët, dhe Anija po merr Lumin Ngjyra e Zanoreve ma lehtësoi Gjumin ! Për ç’arsye i bëre ballë Mullinjve me Erë ? Kush të tha se Mendimi filozofik të çon drejt e në Mjerim ? I shkreti mik nga Argjentina, i mbushur plot Ujë Kroi. Po çka thoshte dikur Gjon Marka Gjoni ? Kultura u bë një Luks në gjithë këtë Antikulturë Shko e piqna një Peshk të freskët apo një Qurë ! Barkbosh, mendja s’bën hajër A ke së pakti Bukë e Djathë me Çaj ?
50

Kori Modern : Në shekullin e 21-të … u shndërruam të gjithë në Politikanë. Shembi të gjitha Muret që të kanë rrethuar, o Mik ! Shijoje Ajrin e pastër, këngën e Zogjve, Qiellin blu azur. Lëre Diellin sublim ta pushtojë Jetën, ta rrezatojë Shpirtin. Vepro siç duhet deri në çlirim total të Vetvetes ! A ekziston diçka që ta shuan përfundimisht ETJEN ? PERDJA

51

TABLO 9 : Artisti merr një lloj Fuqie, autoriteti dhe mban gati një lloj Fjalimi mbi veten … si me qenë para një Tribune publike. Mund të sugjerohet që në një Ekran të projektohen disa fragmente të Fjalimeve politike të ikonave të mëdha Botërore, si edhe disa fragmente Fjalimesh apo varrimesh të Artistëve simbole ose ikona të Kombit, si Viktor Hugo, Volteri, Pablo Neruda, Sartri e Malraux. Fjalime ose varrime prestigjoze zyrtare. ARTISTI : (Frymëzohet nga “Balada e të Varurve” e Poetit francez François Villon.) O Vëllezër Njerëzorë që pas nesh jetoni : Hiqeni mllefin ndaj meje, mos e mbani Zemrën gur Në qoftë se keni mëshirë për mua, të mjerin e të mjerëve … Zoti, do të ketë për ju, ju falemnderit !
52

Artisti : Çdo gjë del nga Fabrika, i vjen era Punë prej Odisesë Hapësinore deri te « Anija Potjemkin ». Më thirrni : DON SKËNDER D’ARAGON se jua këputa Veshët ! Jam i destinuar për ta frymëzuar një Shtet të nënshtruar, i cili e konsideron veten, më të zotin në krejt Botën … Nekrofil pa STIL i droguar në BOMBAY Sipas EURO DOLLARIT : Luani i Wall Street – it, do ta fundosë Pazarin Kanë ngelur 3 Ulërima … M.G.M – WARNER BROS and COLUMBIA Nga ARI i bardhë deri te ARI i zi : Pastrimi ka përfitim, e qofshi të Zinj ! Lopa Zvicerane po hajgariset çdo të Hënë në pikë të Diellit me këngëtarin francez Klodë Fransua.

53

Artisti : E pata një Valixhe Citatesh për ta çuar përtej DRINIT ! Përse ikonën tonë e mundojnë shpërblimet ? Çdo Shqetësim i pashpjegueshëm përhapet si Kolera Duhet ta dish, o Nip, çka hyn e del nga Dera ! Pafundësia është qëllimi im e Dashuria afshi im … Kjo Kullë ka pasur dikur BURRA fisnikë e trima ! Vij nga askund për të shkuar askund - Na more Fytyrën, more Çun ! Po ç’dreqin të gjeti, o Pëllumb ? E ke një Vidë mangët, prej se nga erdhi Gjermani - Shko deri te Stacioni e hipi çfarëdo Treni Gjeje një Emër, një identitet … e hup, e mos të sheh kush ! ONE HEAD FOR DEVIL GAMES … Nuk je duke humbur asgjë, pasi çdo gjë është LOTO e BINGO A ju kujtohet « Tangoja e fundit e Marlon BRANDO-s ? »

54

Artisti : Triumfi i Dhembshurisë në Sheshin e Turpërisë ! Votoni për një Pirat në Xhunglat e ILIRISË … Shpresoj që do të ma ngrini çdo ditë Audimatin ! Plot Zhurma e Turma … PESOA u drejtua nga MATI Në TAXI për TOBRUK : « Welcomme to KISS F. M ! » Radioni Albanez që ju drogon në Vend … Sipas Qenit tim MABRUK : Leku ju lë pa Mend ! Week-end në : « MEIN KAMPF » në Fushën e të Vdekurve … Si të çon Civilizimi ultra i rafinuar tek Kriminaliteti ? Në vend se me krijuar mbi këtë Tokë, një Xhenet … Prej Wagnerit e Heideggerit deri në AUSCHWITZ Aktori BRUNO GANZ më tha se jemi një Hiç. Të Djelën , ju ftoj të gjithëve me u rrezitur në NICE !

55

Artisti : Ishalla e merrni veten në dorë, se na fiktë … - Kur po na futin në EVROPË, e të ladrojmë pa VIZA ? - A mundem t’ju shes në Dhjetor Flijë e Lakror me Hithra ? - M’i sabotuat Pushimet vjetore, more Pisa. I kam paguar shtrenjtë SARAJET dhe kam bërë shumë Sakrifica. Natën e mirë Zonja dhe Zotërinj … se po më pret Ergisa ! TJETRI : Po ta prezantoj një Kompatriot. FEMRA : Çka është më me rëndësi : I D I O T I apo P A T R I O T I ? PERDJA

56

TABLO 1 0 : Skenë Martese, tip ceremoniali burlesk, ironik e qesharak në Kishë ! Lloj imitimi, mimi grotesk ... Krejt skena është Lojë me një farë respekti ndaj Ceremonisë, Simbolikës dhe Institucionit të Martesës. TJETRI : « In nomine Patri et FELLINI et Spiritu Sanctus … Amin ! » FEMRA : ( duke qeshur ) Të kam njohur dhe kuptuar në Kënetat e Xhunglat e Njerëzimit. Të kam zhveshur si Njeri prej fillimit ndarë bashkë me ty, Gëzimet dhe Lotët e Mallëngjimit Kam braktisur Farën e Fisin marrë rrugët e Mërgimit hedhur Babë e Nënë në Koshin e Plehrave
57

Femra : për një Trullanë të grisur, që Doktoron mbi Pleshta - Jepi Gaz, o JIM … Let’s go, Baby… to the ROAD 66 in MEMPHIS with ELVIS ! ARTISTI : Asgjë nuk ka ndryshuar që nga Molla e Lashtë : je Mrekullia e Artë e paralajmëruar lart. EVA ime e bukur e Teksteve të shenjta e abonuar në Butikë Luksi dhe Rrobe të shtrenjta ... Lype një SPONSOR se u ndamë nga e Enjtja ! çka kërkon ekzakt nga unë ? A e di përse më ke zgjedhur ? A e ke fiksuar Ëndrrën tënde emëruar të Dashurin tënd në Shpellat e LASKO – së ? Thua se JETA është Kazinoja e MONACO – s ! Mos bëj Shaka me mua, të lutem ! Jam i bllokuar me Shekuj të tërë.

58

Artisti : Shko te ndonjë Hoxhë apo Prift me kërkuar një Derman Politikanët, Klerikët, Jezuitët Profesorët, Familja e Policët ma kanë prishur Terezinë. A thua do ta kemi Shansin të bëhemi Miliarderë në Kinë ? Me më varë në Litar : nuk e di se çka do, Marylin ? Çfarë Dite jemi, çfarë Shekulli, sa është Ora ? Kur vjen Kiameti ? - A dini gjë, o Burra … Si hije në Korridore e King nëpër Oborre : a na i numëruat më këto Vota ? Kemi bërë mjaft Qejf … overdozë, Puthje e Seks Faleminderit, o e Dashur, se më ke pëlqyer për dreq ! A ta luajmë edhe një SET gjëkundi në një JET ? Të kam shënuar në Lëkurë, prej se jam bërë Synet… Ha … Ha … Ha … Ha … Ngela pa Lekë, as Brekë ! Shko në KATAR ose në KUWAIT a mos e gjen një SHEIK ? Kjo Botë qe Kinema e Teatër, tragjikomedi e pa brumë.
59

Artisti : Çdokush në Rolin e vet… si Tigër apo Majmun Sot Sllav, e nesër Grek Hyzmet … Kësmet Po fryn era për lezet ! Prej nga Koha e Romakëve CIRKU vazhdon i pafund ! FEMRA : Nëna ime, bijë Vuthajsh luftonte për Drejtësinë Botërore u luste çdo ditë, për të mirën e KOMBIT të vet dëshironte rikthimin e gjithë Njerëzve të SHENJTË si këshilltarë shpirtërorë e spiritualë të këtij Populli të humbur. Si lind Etika, si ushqehet Vullneti, si gjendet Qëllimi ultim ? Si orientohet një Komb, si drejtohet një Popull ? Ku janë ëndrrat kolektive dhe ambiciet tona reale ? çka duam të arrijmë, ku duam të shkojmë konkretisht ? Unë vetë jam e çorientuar, e pafiksuar, plot kontradikta

60

Femra : Kam ngelur duke u përplasur nga një Mashkull te një tjetër E pakënaqur me veten … pa e ditur se çka po dua ? Mbeta duke i ikur realitetit dhe duke u konsumuar. Akumuloj dhe grumbulloj, sa për të grumbulluar … E dua lekun, luksin, qejfin e seksin Vilat, Pishinat, Porshin, Ferrarin Por e dua edhe SHPIRTIN, Romantizmin, idealin e artin Aventurat e pasigurta me GJENIUN e rastit. Më lejoni të shkoj në një Kishë për ta ndezur një Qiri Ta lus Zotin për një Ardhmëri të pasur e të butë në KALIFORNI Përndryshe kam ngelur për ta gjetur veten, në Has apo në Pukë ! - A CRAZY HELL, MAN … What’s happened with me ? Asnjë Debil mbi këtë Tokë për të më plotësuar. Të gjithë me rrena, me defekte e me Kokë të zhbiruar ! Të lumtur në pafundësi nuk do të përfundojmë kurrë !
61

Femra : Prej Mrekullive deri në Delire: duheshim Lumë në Lumë … Në bregun e një FONTANE : po e pres fillimin e Natës Ti amo MARCELO … ti amo … noton në Jetën time ! Je Misteri im, e unë MONA LISA ta ringjall Gjallërinë ta frymëzoj Poezinë … Po shkrihem mbi TRUPIN tënd po të përmbys, e po marr fund … Tuhafet e tua surrealiste m’i futën Ethet e akullta ORGAZMI astronomik më kapi në mes dy LLAFEVE ! TJETRI : Ku na ikën gjithë ILUZIONET … Rinia e humbur mes Luleve të thata e Zërave të shuar ? Larg ESENCËS sonë … Jeta na ka shthurur Veprojmë për të vepruar … reagojmë mekanikisht, Konsumojmë sa për të konsumuar dhe VDESIM gradualisht. Asgjë s’ka shpirt, s’ka vlerë, s’ka sens as kuptim ! GJEPURA ! Jashtë UNIT tonë, Dëshirave reale,
62

Tjetri : Ëndrrave Fëmijërore : jetojmë si emigrantë, si endacakë, në një FILM të zbehtë e pa bojë Si Persona, që pasi e kanë harruar përfundimisht Vetveten aplikojnë ushtarakisht një Skenar jetësor të paraprogramuar të shkruar arbitrarisht për ta, nga një AUTOR i huaj ! Prandaj dukemi shpesh herë të zhvendosur e të çorientuar … - I vetmi prioritet që kemi është se si me u hutuar ? Në këtë Restorant për MBRETËR … le të hamë për lezet. Let’s fuck before the GOLF, se të ndjek deri në Kiamet ! S’ka me ty, o Vajzë … por të lutem, merremi vesh ! Në këtë Heshtje olimpiane, në Fushën e INDIANËVE : pse nuk rri me Njerëz normalë, por iu lyhesh Marsianëve ? Sot : QEN … Nesër : MACE Mund të na thoni se kush jemi, se po jua fal një Çantë ! Mjaft isha në Mjegull, por ju më latë pa Xhevap Ma sëmurtë edhe një Kunatë, e boll po më vjen inat … Adios Amigo … se po bëhet Natë ! PERDJA
63

TABLO 1 1 : Artisti me një Bebe në Krahë. Supozohet që po i adresohet këtij Fëmije! Sikur një Baba që i lë një Amanet të Birit. ARTISTI : Hidhe KODIN Civil në Boshllëkun e Mbeturinave dhe Mbeturinat e Akilit në Zbrazëtinë Civile Dëgjo mirë, o Bir ! Eksperienca, e kaluara, biografia jote të shndërron në Mbret apo në Skllav të bën Njeri apo Dreq të sjell Disfatë apo Sukses … Por dije mirë, se ka Dështime e Humbje që të kushtojnë tepër shtrenjtë që asgjë nuk i shëron, as nuk i riparon ! Jeta është një ROMAN lulëzor me një mijë Petale Nga një Ujë Mineral e ndërton një KATEDRALE !
64

Artisti : T’ua falësh Shikimin të Verbërve : është Burrëri e Fisnikëri madhështia, eleganca supreme e GJESTIT gratis… Nuk është çdo Gjë : « interes e pasuri » ! Veprimtaria njerëzore e ka një Kufi ETIK Shpirti i ngritur e ushqen brenda vetes një Bujari, një Aristokraci … Kultivohu sa më shumë, o Bir Dëgjo … shiko … analizo Po kurrë me Mendjen e huaj Pshurre FANTAZINË tënde prej Kështjellës më të lartë të ITALISË ! Të kujtohen pak Pleqtë e Malësisë … Gjyshërit antikë të ILIRISË ! Nëse do me u bë Polic : bëje ndershmërisht e për mirë Jo për t’u hakmarrë disfatave e defekteve të tua Plagëve të Fëmijërisë tënde të harruar. Në Sahatin e të Humburve : a thua sa është ORA ? Eja të ikim nga kjo Lagje plot Sorra.
65

Artisti : Do t’i ndryshosh Mendimet sipas Përjetimeve Krejt logjike … çdo gjë evoluon … edhe Bota e Krimeve. Ndërgjegjësoje veten për gjithçka, o Djalë ! Merri Përgjegjësitë e tua, e mos i ik së Vërtetës, Nuk është gjithmonë FAJI i të tjerëve ! Vepro me Dinjitet … a more vesh ? Me Dinjitet … UFO–t … bien nga Qielli, sipas Filmave amerikanë me shpejtësinë e Dritës : a të dukem prapë normal ? Këto ishin Këshillat e mia … deri në CAP CANAVERAL ! PERDJA

66

TABLO 1 2 : Artisti dhe Femra në Skena ordinere të Jetës Një duet në Shtëpi : sallon, kuzhinë, dhomë gjumi ? ARTISTI : Kalova një Test PSIKOTEKNIK me një Gorillë e dy Bullgarë Pse kaq shumë AMNEZI e Sekrete nëpër Sirtarë ? Për pak, një Psikopat nga Lindja më çoi drejt e në GULAG. Me kondicionim, çensurë, spiunim e shtrëngim: kush sheh hajër, o Burrë ? Të shndërrohesh në një Karikaturë ose në Kloun pa bisht : është « GAG » tragjik për një Emision komik. Jam i ndjekur nga E.T. – ALIEN – TINTIN – ASTERIX – JAMES BOND – INDIANA JONES and the DOW JONES ! - O e Dashur : kam investuar Fund e Krye, në ART e POEZI Nuk mund të vazhdoj gjithë Natën mbi ty, në ORGJI se Nesër më zë Gjumi në MINISTRI …
67

Artisti : Pastaj mund të çuditeni nga Rezistenca e dobët e Njerëzve të sodit STOP THE JACKPOT, BOB … se na bënë Femrat, Rob ! I shpreh ca variacione Shpirti mjaft intriguese A mundet kush urgjentisht me ma gjetur një NUSE ? Për sa e pashë vetë, në këtë Mëhallë gabelësh askush nuk i afrohet Trupit tënd plot EPSH. Me Syrin e Huteshës, më ke trullosur keq ! Mirë se vjen në këtë ISHULL paradiziak e magjik I magjepsur nga Prania jote … Mos manovro lidhje e pa lidhje, o Shpirt ! E kanalizoje pak DHUNËN tënde se po përfundon në Domë duke ia larë Këmbët « Hallës XHANE » ! Duke u ballafaquar që një Shekull me Margjinalitetin e kam përforcuar Normalitetin.

68

Artisti : Pa anë nuk ka Libër… pa Përjashtim, nuk ka Normë ! Po ia ofroj gjithë Fjalët e mia Gjeraqinës së parë të Stinës në Liqenin e SHKODRËS … Me gradën akull, minus 15 pa Ujë, as Gaz, as Elektrik : ZHUL E XHIM (Jules et Jim) vazhdojnë të fantazojnë për Femrën fqinjë … Jam zhvilluar hap pas hapi me KINEMATOGRAFI « Ladies and Gentleman : I SEE MY LIFE IN WHITE CASH WITH DASH AND ULTRA – BRIGHT ! » Where is the JESUS LIGHT ? FEMRA : Mos m’i admiro Mandarinat, sepse jam plot Mëkate, o Zot ! Ngela duke u çurulatur kot, me këtë idiot që s’ka asnjë PLAN praktik për Jetën !

69

Femra : Ka ide e imagjinatë të pafund, ky i shkretë sa për ta mbushur një Lumë apo një Det ! Po me këtë Tip të hutuar e të droguar do të përfundoj në një BORDEL me Këmbë përpjetë ! Por çka me i bërë vetes, sepse ia dua shumë Humorin e Fantazinë ? Zemra e Lumturisë pushon gjithmonë në Shtratin e Thjeshtësisë dhe të Qetësisë … Nga PEPLUMET e KARTUMIT deri te Kultura e LLOKUMIT : zemra ime bëri « Bum » në VALENCIA me Shokët e grupit: « PUM » ! Fanse e Luftës së SPANJËS … të desha mu në PLENIUM Jemi si Atomet e shfrenuar të gatshëm për t’u përplasur … E magnetizuar nga Ti : nuk e di se ku kam hasur ? Vrapo te GURUJA im për të ma sjellë Hajmalinë se nuk më ka paguar kush me ta frymëzuar çiftelinë !
70

Femra : Shko e puno si BARMAN në një Diskotekë se ngelëm me Bukë e Qepë, të shkretë, nëpër KRETË ! E spiunuar në Dyshekun tim të ëmbël nga Duka i madh i ALBËS hyra si Parfumi i Drekëzës së Majit te Kuajt e egër të KAMARGËS Fute muzikën « FLAMENCO », o të Dashur … VAMOS … VAMOS se dua të vallëzoj gjithë natën në LAOS ! MY POOR PIERRO, FROM THE HUMAN ZOO. Meshkujt i preferojnë Bjondet e zhveshura nëpër Vapore . Çdo gjë me vlerë na ka dalë jashtë dore Nga Gadishulli i Engjëjve deri në « ACAPULCO BAY » ishe Lepuri seksual i vitit … Champion of EROS, okay ? Këta Krijues s’kishin pikë Mend, të stolisur si Kanxha … Vitet e mia më të mira, m’i hëngër KALLUKANXHA ! Ndiqe ndonjë Kurs ekonomie, e merru me Tregti, o Xhim si Gjinkallë e krisur tërë vitin… na fike, pa një centim !

71

Femra : IT’S SO CRAZY, BABY … I CALL BILL GATES, THIS SPRING ! ARTISTI : Mos më trajto si Bebe pa maturi me skema biblike dhe përralla të imagjinuara trillime debile e margarina gomarllëqe të pambarim … Jam kush jam, dhe nuk ndryshoj për askënd, o Marylin ! Para se të rrezitesh në zallin e RIO de JANEIRO - s Konsultohu me Babën Dervish në Majën e TOMORRIT ! Më iku koha e Kalit të Shalës Jam rikthyer me Kohë te Djathi i SHARRIT … Dikur nëpër Odat e BRUKSELIT ia ndizja Cigaret, Zotit Kolonel : Muharrem BAJRAKTARIT - Shkoni në Shkollë, o Djema … kapni Librat me dorë e mos përfundoni si Bolla të vrara, me « Fakultetin e Dërrasave ! » Pertypni FJALËt tuaja në GOJË e ma ftoni Abaz Musën për një Kafe te Sara !
72

Artisti : Jeni lazdruar për dreq, si Fëmijët e keq që thyejnë çdo Lodër brenda çdo ore, për kapriço e për qejf … Eja këtu, e dashur, se ma ke ndriçuar Shpirtin Sipas HUMORIT tënd dhe Temës Astrologjike : do t’i rrëfejmë në SHTRAT instinktet tona jetike ! Po agonizojmë si budallenjtë në Zbrazëti dhe Kotësi - A ke ndonjë PROGRAM për Bajram e për Vitin e Ri ? - Me u fshehur në një STAN me një Dele e një Dhi TALLAVA SHIT WITH RAKI ! Duke u shkrirë në Gaz … më përkëdhel si di ti. Të frymëzuar nga Marvin GAYE , Barry WHITE and James BROWN “Sex Machine, baby ! ”, kaluam çdo Kufi … Në TAJFUNIN e ardhshëm, do të shpërthej mbi ty ! Çfarë FATI i befasueshëm … si një ËNDËRR e pambaruar Por një VEPËR e përfunduar … a mos është e mbaruar ? PERDJA
73

TABLO 1 3 : Një konfrontim direkt midis 3 Personazheve kryesore Ironi, provokim, afirmim, mohim, sharmim, pozicionim … FEMRA : E kemi humbur me kohë dimensionin erotik e spiritual të Jetës Kërcej një Kafshë në KOTUNU se Nata t’i kthen Mendtë në vend more HU Çka me të këshilluar me duar në Koqe e Xhepat bosh ? Si Rembo e Artoja : u dogje kot ... Mirëupafshim në Domin e Pleqve, ROBOCOP ! Kam pritur Kopshtin e Deliceve e ti, më le në lloqe Jam vetë fajtore, që i dua çiftat e tu, të grisurit në Top ! Duke adhuruar Misterin, dhe admiruar të Mbinatyrshmen : çdo NATYRË reale e gjen Vlerën e vet, pa zbritje në Krishtlindje … Duke lexuar Lasgushin u shkulave në Pogradec A mos e ke një Mik V I P, që na ofron një Vilë në Det ?
74

Femra : Sivjet, XHANJA luftoi si Dragua me një Karkalec Excuse-me Darling … Posa dola nga një KOMEDI Muzikore pa rripin e Dëlirësisë. - A ka kush një BIZNES për t’ia propozuar Shkëlqesisë ? Prej Vetëdijes së kufizuar deri te Pavetëdija e pakufishme : Valë DASHURIE pikonin në Lëkurën time të bronzuar Deri tani, i kam mposhtur BISHAT e egra, por ende jo … ANKTHET e mia. Fute Xhimi HENDRIKSIN për të ma hequr Mërzinë ! Ju lumshin Këmbët, o të Mallkuar Mirë se vini në MORINË ! DON’T PUT THE BLAME ON HER AVANT L’HEURE : C’EST PAS L’HEURE se nuk i ka ardhur Ora e fundit ! ARTISTI : Ma rikujton Emrin tënd që të të padis në GESTAPO
75

Artisti : Kush e di pse e çon Shejtani këtë VAJZË, peshë ? Pusho pak, o Laraskë se na i qite Mendtë ! Për t’u mobiluar me GJËRA të vjedhura nga një Mahunë Telefonoje Al Pacino-n ose Robert de Niro– n, të dy Kryemafiozë të Hollywood-it … Ha … ha … Ha … ha … ma keni një DARKË borxh te KORFUZI ! Hozhgjeltën Burra Dijeni mirë nga unë : herët apo vonë çdo IMAGJINATË do të blihet nga një Kinez apo Tajvanez Lakuriq e pa Pallto : a ju dukem si ANGLEZ ? TJETRI : Heshtje, o SHEIK muti me çorbë Sllovake në Sahanë ! çka i ke sjellë kujt deri sot ? çka ke mbjellë në këtë Jetë ? Pos Dehje dhe DROGA të kota, more i Shkretë… Është dashur me të lënë në një KAMP, me mbledhur Gurë me u bërë Hamall në Tiranë,
76

Tjetri : duke ua fshirë Këpucët borgjezëve, duke mbajtur Valixhet Pakistanezëve, dhe ngrehur një KARROCË Dru me dy Lopë Holandeze … Ta përfundojmë këtë përleshje si BURRAT e Malësisë në një WESTERN SPAGETI … GOOD LUCK , MY FRIEND ! FOR YOU, IT’S THE END ! (mund të dëgjohet një fragment nga kënga mitike e : « Jim Morison-it » ) ARTISTI : Të raftë Pikilunza, more Thi ! Si rri NJERIU duke ndjellë Zi ? Prej nga Lartësitë hyjnore, e vëzhgojmë Bagëtinë … fluturojmë si SHQIPET mbi të gjitha Qelbësitë … Të mjerat Fëmijëri të murosura me 1000 Pengesa të kota Të rrethuara andej e këndej nga Telat me Gjemba PERSONALITETET e dikurshme, nuk i bën më Nëna ! Po shkoj në një BANJO Dielli, ose një Kurë Pushimi.

77

Artisti : Ma përgatisni një Gjellë me Përralla kur të afrohet DIMRI Duhet të regjistrohem në REGJISTRIN e të Humburve I internuar brenda vetes … më lironi të Shtunën ! TJETRI : Nuk je i humbur për çdokënd, o Zotni HAMAM ! Filozofia jote të la pa din e pa iman, me Bythë në Sanë … Ah, tani po e shijoj për merak Superioritetin tënd të dështuar, të mishëruar nga Zboraku që këndon ... Shko e zhytu me BUKOVSKIN në duhan e alkool ! Më mirë, mos të vonoj, se po vjen HIJA ime, e më ngatërron ARTISTI : ( I drejtohet Femrës ) Prania jote është Udhëtimi im në Luginën e Epërsisë një Qiell i qëndisur me Yje një ROMANCË e pakrahasim …

78

Artisti : Të dua të gjallë dhe të virgjër për një ZBULIM të pambarim T’i ndriçoj të gjitha Paradokset jetësore T’i harmonizoj të gjitha Fijet intime të Ekzistencës I AM YOUR MAN, BABY DOLL ! I AM YOUR MAN ! Sipas Sadri REXHEPIT nga Vuthaj : është Vajzë siç duhet, Rodë e Sojë … A mos ka bërë kush rastësisht Lakra rasojë ? Po e ndiej veten çdo ditë më të ndjeshëm Jam shndërruar me Vite në një KULLESË Pasionesh ! Princeshat plot Temperament më kanë mbushur Shkëndijë … O Dërvish RUFAI të Artit pa pushim : na propozoni një Valle të shenjtë që të çon drejt në INFINIT ! FEMRA : Kërkomë, dhe në momentin kur të më gjesh, lajmëromë ! Tërë kohën duke u rrezitur në Diell

79

Femra : A mos të ka lindur Nëna me ndonjë HARDHUCË ? Na shpëtove, o i dashur me këtë Pulë të pjekur në Prush ! Sipas Umberto ECCO – s : Qeshja njerëzore vjen nga Dituria Dje, e lexova BERGSONIN, ulur nën Hijen e Plepit. Çka mendon Emigracioni për EKOLOGJINË e rrethit ? Si intelektual super i angazhuar : më dukesh mjaft bajat e aspak tërheqës … I abonuar në WOODSTOCK e në ODA Pleqsh … Eja të luajmë Kapuça me IVË MONTANIN Gjuha e shpreh Nënvetëdijen sipas Zhak LAKANIT … Memoria ime luhatet në një Anije të dehur DIALOGU që kam me ty është një Magji e vërtetë Prej vrulleve EROTIKE deri te shkrirjet afektive : Gëzuar … për Jetë e deri në Vdekje bashkë me ty … oj Besnike !

80

Femra : Përqendrohu pak në REALITETIN e përditshëm, o shpirt … Nëse nuk do me përfunduar duke ngrënë Groshë në BURG : lëri Pashallëqet e Kapadaillëqet se po më vjen Neveri ! Dikur, çdo Gjë më tërhiqte drejt BRIGJEVE të tua … totalisht e mahnitur nga Ti TRUPI është pa rrugëdalje … EROS e , më në fund, Bosh ! A mos e ke një lidhje sekrete me Piktorin Zherom BOSH ? Megalomania dhe Lavdia të kanë mbyllur brenda teje në një BOTË virtuale … Sa largomë Zot, prej teje ! A mos e ke pasur një ILAKE gjëkund afër PEJE ? Me drogë, lotari, raki e bixhoz Ja ku të çojnë Putanat, o Karagjoz ! Thirre shpejt Tezen AJSHE për Loto-Sport ! ARTISTI : Luaji atributet e tua Femërore me mjeshtëri në qoftë se do me e sinkronizuar EKSTAZËN tënde me timen !
81

Artisti : Ta akordojmë Sintaksën e ta evitojmë Taksën … Në konkursin e Drejtshkrimit të Bernard PIVO-së : na kanë mundur për çudi edhe Afrikanët e KONGOS … Ja ku të çojnë Kërpudhat haluçinogjene të Henri MISHO-së ! I luhatur nga një Miqësi besnike e definitive deri në një Thellësi të tepruar, dhe gati e pakuptueshme : duhet t’i kërkojmë vetë Përgjigjet, sepse në Shoqërinë e sotme : Pyetjet e Hulumtimet Filozofike janë thuajse jashtë LIGJEVE ! O Vëllezër të bekuar e të mallkuar Miq të Fidel CASTRO–s me zemër të plasur e Koqe të tredhura : UTOPITË qenë të rrejshme, dhe ËNDRRAT e hidhura ! Sipas Amanetit të ELEFANTIT me Memorie gjigante : mos e lini BESIMIN në përmirësimin e Njerëzimit - Okay, po kush merret vesh me Nipat e STALINIT ?

82

Artisti : - O Burrë : lëshoma grupin : the CLASH and the CURE ! Vizionar i Futurit … Profet i Ardhmërisë : boll u konsumova në Malet e ARBËRISË ! Jua dhashë Fuqinë që kisha, Imagjinatën e trashëguar Çdo SHPIRT autentik shpërthen çdo MUR ! Ndoshta isha për ju i çuditshëm i rrallë, i papranueshëm Por DASHURIA që kisha për ju, nuk hidhet në Bunarë … Lexoni, mendoni, pleqëroni, për atë PAK që ju lashë ! Jeni Toka dhe Populli im, me Lëkurë e me Ashtë… Në Mistikën e Shkretëtirave : të vetmet Udhëheqëse kompetente janë DEVETË stoike. Si Monark i çoroditur në një PARK atraksionesh : ç’bënte Michael JACKSON-i me Fëmijërinë e iluzionit ? Luftë tragjike me Zonat e errëta, me Hijet dhe Imazhin e tij Dukej si FËMIJË virtual i përjetshëm në pafajësi …
83

Artisti : Ikonë e virgjër dhe e Re ? Ku është Kufiri i fundit në mes çmendurisë dhe gjenisë ? Lëshoje MUZIKËN e tij si kulm të Mrekullisë ! Sa Lot e Ofshama të harruara ETJE e ETHE të shkuara … Po iki sa më larg, për ta shijuar HESHTJEN absolute në Bjeshkët e Rugovës, në Qafën e Borit, në Majat e Valbonës « LE SILENCE VAUT DE L’OR DANS LE VERCORS ! » Sa Zhgjëndrra për t’i zhdukur, sa Ëndrra për t’i pushtuar : na kaloi gjithë kjo Kohë në harmoni, pa u tradhtuar … Të dua me një LIRI të turpshme e të pakufishme Pas Zeniteve magjike të Lumturive vjen Rënia tragjike e Perandorive ! FEMRA : Sulmi i Tempullit NÔ ishte i pari HOLD – UP historik prej që kur flirtojmë së bashku …

84

Femra : Edhe Gjethet e brishta të Shelgut po dridhen ! Dashuria jonë është Shembull mbi këtë Tokë. Ejani për një Peshk në SHIROKË Politikanët po ndryshojnë sipas Stinës Ju përshëndet miqësisht Delja e Rushë BRAHIMES E kam Kokën e shëndoshë … Kam lindur për të Qenë ! Lëvizma Qëndrimin në mundsh ? U bëmë Pikë e Presje Se s’pyes për ty, as për Popull ! Eja e të dushatemi me Parfumin : « CHANEL 5 » si Paris HILTONI Të hallakatemi nëpër KANË me Bosat e Naftës. I dua shumë Kafshët, Natyrën dhe Lisat Jam lodhur duke i koleksionuar Pisat ! Sipas Dushkut, Ahut, Plepit, Panjës e Pishës : po zhvlerësohem e po shfletësohem gradualisht Nuk kalohet tërë Jeta me Artistë AVENTURISTË !

85

ARTISTI : Nën çarçafë ne, midis dy Hamshorëve ta arbitrova një DUEL orgjiak mes një Derri nga Mesopotamia e një Cjapi nga Asiria Oh, SHIT … më iku krejt Viti pa u ngopur me Qershia ! Si në Baladën e NASTRADINIT : po rivjen e po rikthehesh si Valët e Detit Prej RILINDJES , na u zhdukën BURRAT e mëdhenj të SHTETIT ! Shpirti yt flet brenda meje, o e dashura NUSE … - Më lër aty e këtu, ca Shenja të Fiseve Indiane Kur po doktoron në Tiranë për HANE e GABELHANE ? M’i hap Krahët, o shpirt, të pushoj mbi GJIRIN tënd … - Eja ta pimë një Kafe e lexoma këtë FILXHAN ! Kaluan 100 Regjime muti e 400 Qeveri … dhe s’ma mbushi kush Mendjen e ngela jashtë çdo Vije ! - Hapna një Shishe BOURGOGNE se më erdhi një farë Mërzie …

86

FEMRA : Mos ma ngreh Batanijen se më shplove, o i Zi ! Më kapi i ftohti deri në Fyt Mesazhet e një të KRISURI të Dashurës së vetë në KAPRI : « çdo Mashkull i ofron vetes TRUPA të paautorizuar, për lezet ! » - Të gjithë Gjahtarë fustanesh dhe FEMINISTË patologjikë … Kur po krijon Familje, me Shtëpi e Katandi, o Viç ? Nuk kam parë Njeri si ky, që nuk i bën përshtypje MOSHA Me një pare MEND adoleshenti, prej Fillimi e deri në Varrim Aspak më i pjekur sesa një FOSHNJË jetime … Por më tërheq aq shumë çmenduria e tij e paçmim ! Tërë Jetën jashtë SHINAVE normale të Njerëzimit : po çakërdisem e hardallosem deri në MJERIM . Mos më lër me Prapanicë në Diell, e humbur pa Ndriçim ! Iu largova ESENCIALES … Pikat që i kisha si Kërkim

87

Femra : - Gjema një Fallxhore e të shoh pikë së koti : a kam Ardhmëri me ty, o XHIM ? - Po sipas teje, EL GRINGO : çka na rezervon BREDHJA debile në Mërgim ? - Provoje një Loto, një Bingo, se me këtë Logjikë të prishur nuk do të kemi Vend as në QIELL ARTISTI : - Na lodhe me llafe e kritika, pa e luajtur Bythën vendit - Paraqitu në CASTING për Telerealitete e Telenovela Mos më lëviz nga PLANETI im se jam Jashtëtokësor ! - Shikoje Botën siç është … një MEDIOKRITET kozmik - Admiroje artificialitetin global e zbrazë tinë Kimike. Kemi ngelur me u dehur si budallenj në Kokteje të FACEBOOK - ut Për ta festuar në mënyrë fiktive Kolektivisht, INDIFERENCËN tonë Virtualiteti i gjeneralizuar i Marrëdhënieve Njerëzore … Jam definitivisht jashtë Loje, o Vajzë Përgatitna një DARKË në Velipojë !
88

Artisti : A ta organizojmë një ORGJI gjigante me një trupë Krokodilësh ? Një Lëkurëtrashë i KAP – VERDIT ma shpoi Thembrën e AKILIT Pse dreqin m’u paraqit ALIENDE, Presidenti i KILIT ? Surrealist i shthurur : më le të pushoj në këtë Luginë … S’po ju ndahet Plehu e Lloqi në TIRANË a në PRISHTINË ! Thua se nuk mund të jetojmë pa Shëmtim a Fëlliqësi … Një Edukatë Qytetare, Estetike, Morale e Kolektive e përforcuar do t’ishte prioritare e me shumë dobi ! Si çdo POPULL tjetër, e meritojmë pa dyshim Rregullsinë e Bukurinë. FEMRA : - Të erdhi Ora e fundit, o LUDWIG Thuaji Lamtumirë WAGNER-IT ! - Luaj Domino në Dom me Pensionistët e Hitlerit ! TJETRI : - Jepja një Shkelm në Mëlçi këtij ARTISTI për Zi !
89

FEMRA : NICE TO MEET YOU, OLD DOG ! - Sa të ka dalë PENSIONI, more Mi ? - Shko e merru në Bjeshkët e Nemuna me Blegtori e Bletari ! Adios AMIGO … Arrivederci … tani po fle e Qetë në ARBËRI. PERDJA

90

TABLO 1 4 : Skenë dialogu e Sharmimi midis Femrës e Tjetrit Artisti është i shtrirë për tokë, gjysmë i trullosur, gati në Botën tjetër. Ndonëse dëshiron të heqë dorë nga kjo Botë, por në anën tjetër nga fakti që është paradoksal dhe i papritur, tenton t’i rezistojë dhe i kujtohen të gjitha ekstazat erotike, epshet jetësore … por nuk mund t’i ndjekë si dikur, sepse është i lodhur, i konsumuar Ndaj vazhdon të filozofojë. TJETRI : Shikimi yt i mahnitshëm e plot Mister m’i shkarkon të gjitha Bateritë … Pavarësisht nga LODHJA e padurueshme, kam medituar nën Hijen e Gështenjës. Pse Femrat i tërheq aq shumë BOTA e Krijimtarisë kur mund ta blej sot për sot gjysmën e SHQIPËRISË ? Diçka më ka shpëtuar me Kohë nga këto IDIOTE pa kritere
91

Tjetri : që i preferojnë Bohemët e droguar e POETËT e Therrave ! Qofsha i mallkuar, se kjo Lolita e lagur m’i zgjoi Leshrat Sa e bukur e seksi, për merak … GOOD LUCK, o Cjap ! Pasi ta kryej turnin e Natës nëpër Kazino : të pres në këtë BAR të qelbur në Kryqëzimin e Botëve ! FEMRA : Kurdise Orën, o Mik, shlyeje Cërcëritjen në Tel e rikthehu në Vijën e Partisë EURO – DOLLAR : « TRAIDERS from WALL STREET » Ah, ishalla na rivjen ajo KOHË e shenjtë ku Zemrat tona trenohen nga DASHURIA ! Sepse unë dua të hallakatem të hardallosem nga PASIONI … Dreqi ju marrtë, more të paaftë, si nuk mund ta plotësoni një FEMËR me 100 TITUJ e Doktorata false … Ku janë Meshkujt që na kuptojnë e që na përgjigjen, në këto rrafshe ?

92

Femra : Po fillojmë një EMISION Televiziv për ta gjetur PARTNERIN ideal ! I dashuri Publik i hutuar, me brirë dhe pa brirë : mos më lini pa Dhurata e Bakshishe, se jam plot Kapriçe ! TJETRI : A ma ke lexuar Prozën, oj Vajzë ? FEMRA : Po, ta kam shfletuar me një Prapanicë të pakujdesshme ! Paske filluar edhe ti me shkruar ? Ha … ha … Ha … Sot, çdo Analfabet boton LIBRA me Lekë Në një Shoqëri pa hierarki Vlerash, pa nivel, a kriter : ARTI është shndërruar në Shitje çorapesh e brekësh. A po më çon në TAHITI apo në BORA – BORA , more Lesh ? - Kaskador i dështuar i Muzeut tënd imagjinar : dije që tash e pas, ke ngelur pa OSKAR !

93

Femra : - Prezantoma një Miliarder ose po zhytem në Bunarë … TJETRI : MOTHER FUCKERS … sa të komplikuara këto Gra ! Dreqi nuk i merr vesh, nuk e dinë se çka duan as vetë ? Pra i kam të gjitha Guximet, e Punët më kanë ecur mjaft mirë… Por tani më kapën Dyshimet, e më kapluan Tërbimet… saqë, po habiten edhe Urithët po dridhen Lakuriqët e po shuhen Shovinistët… Po interpretoj një Mimë Erotik për t’i sharmuar Doganierët me Mini Zhyp, e Buzët plot Gaz… Satelitët që sillen me vite rreth Tokës nuk i numërojnë më Revolucionet A ju kujtohen 1 7 8 9 … e 1 9 1 7 nuk ishin Kohëra të qeta ! Po shpall Shtetrrethim dhe Orë Policore në HORIZONTET gazmore … Ndalohet çdo Qeshje e çdo Gëzim, deri sa të vish në vete brenda Normave shoqërore !
94

Tjetri : Nga fundi i BIRUCËS tënde : shëtite imagjinatën në ZONAT e pashkelura nga Këmba e Njeriut Ta dëgjojmë Muzikën e Gjuhës tënde lirike … Ky Komb e ka një EPOS të pasur, një Traditë poetike … Në Shatërvanët romantike nën Burimin elegjiak : jam Hija e ULIKSIT që rikthehet në ITAKË ! Ndoshta e kemi Nostalgjinë e « GULAG – PARTIVE » të lara në Gjak … një lloj Mazokizmi historik e anakronik, i rangut gjenetik Sindroma e STOKHOLMIT. Na shkon një Kohë e gjatë për ta integruar mirë Demokracinë ! Aq sa zgjatën Regjimet Totalitare, zgjat koha e çlirimeve … Është punë e gjatë, o Miq … është punë e gjatë ! A i keni DOKUMENTET në rregull, Zonja e Zotërinj ? Pasaporta, Viza, Leje Qarkullimi, Kartone Mjekësore e Pensioni

95

Tjetri : Po ju shtohet Rroga 10 % dhe po ju hiqet nga Xhepi 20 % Pa leje në Mërgim e i zhytur në Trafikim : veprova si ZOG i lirë deri në Burgim ! Por ju ktheva VENDIT tim, se çdo gjë në këtë Jetë paguhet me një çmim … Mentaliteti ka ndryshuar, o i madhi LUIZ tani je bërë një HAS-BEEN ! Jashtë Mode, jashtë Kohe … i vjetëruar, i amortizuar, me të hedhur në BUNË Po të më dëgjosh mua, e mësyn direkt Zyrën e Punës në LLAPË apo në KRUMË ! - E angazhoj një Ve Lufte, me vitalitet, dhe e lumtur për ta vazhduar Traditën Kelte të Gurëve megalitikë M’u lodhën Trutë për t’u bërë Artist ! ARTISTI : Filli i ARIANËS është ngatërruar keq para lëshimit Satelitor e TV horrllëqet kanë përparuar në Tregun ekranor.
96

Artisti : Sa më pis, më mirë, më sukses e lekë nivelimi nga poshtë, nuk pret ! Mbani mend, o Skllevër e Hyzmeqarë : që jeni vetëm një GUR që bën një MUR ! Për KRISHTLINDJE , të nderuar : a po ma mbushni një Qurë ? Dikur në NIKAJ e MËRTUR : Marash TUSHI u kacafyt me një Kuçedër Me farefisin Bari : çka dreqin me bë në GRIJË ? - Me shitur Lesh të virgjër, Gështenjë apo Bagëti ! Për nder të FISHTËS : mbusheni Tavolinën me Meze e Raki e grahjani, o Burra me çifteli e sharki … Si Lama i ri, i TIBETIT : kam një Urtësi të rrallë për t’jua transmetuar. Por para Grusht – Shtetit të ardhshëm : ejani shpejt për t’u dashuruar ! Lindja e Buzëqeshjes tënde magjike është një MREKULLI e vërtetë në Shtresën e Qiellit të Tretë … Kalova në « EAST OF EDEN » me Xhejms DININ e një Breshkë !
97

Artisti : Ata që përngjajnë bashkohen, si e gjen Rrasa Vegshin Më nxore nga një Gugatje në një Hardhi të qelbur ! Prania ime vlen sa vlen, por MËZI i sapolindur e kërkon sidomos një PELË. FEMRA : Babë i palidhje me Kokë në Mars Na u rrit VAJZA pa pikë a presje me një Liri gati të pashembullt e të pabesë. Po t’kishim qenë me Autoritet familjar nuk na kish ngelur me barrë në PAZAR ! ARTISTI : Publikoje një Shpallje, a mos merr një GOMAR ! Gjysma e Gazetave po mbushen me Reklama faqe VIP e PEOPLE, e Lista Njerëzish që kanë fituar diçka Kam pasur iluzionin që na informojnë hollësisht mbi PROBLEMET aktuale, gjendjen e Botës ku jetojmë !
98

Artisti : Po punoj sa po mundem, e po vazhdoj VEPRËN time, gjysmë i dehur « Non mi rompi il Cazzo, o Shtrigë, se po të fshin Bajlozi ! » Ta kam shprehur me kohë AMANETIN … Jetë BIXHOZI ! I traumatizuar gjatë Natës, po vuaj duke shkruar M’u kanë ngatërruar ORARET e Bukës dhe të Gjumit I fal të gjitha Dorëshkrimet e mia kundër Esencës së të Qenurit, ABSOLUTES ekzistenciale ! Zgjidhje tepër e lehtë për një Pyetje komplekse Temë Doktorature : « Statuja e LIRISË dhe Statuti i Pubertetit ». Sipas EINSTEIN–it … E = MC2 Çdo Formulë dhe Sistem i imponuar, ma ka zgjuar Kërdinë ! Në Shpellën e DRAGOBISË : a e përfunduat Pleqërinë ? Dije mirë, o RINI e dashur, por mjaft amnezike : çdo Gjë e ka një Rrënjë, një Origjinë, një Fillim e një Gjenezë.
99

Artisti : Ju duhet një lidhje direkte apo indirekte me BAZËN tuaj … Pa e mohuar Andy Wahrol-in, Ben Harperin, Tupak Shakurin Tim Burtonin, Eminemin, Princin, Beyoncenë dhe 50 Centin … I kam respektuar gjithmonë Kullat e Odat, Ritet e Traditat e Kosovës e të Shqipërisë … Jo për t’i praktikuar vetë në Jetë, por si Vlerë e Kulturës kombëtare, si një Thesar, një Memorie e lashtë e Stërgjyshërve, një Shenjë ose një Porosi e Historisë Është pjesë e Muzeut tim Shpirtëror, e IDENTITETIT tim shqiptar Pra i dua më shumë se çdokush Të gjitha MODERNITETET e kohës, Avangardat e Arteve Botërore, Mendimet futuriste të kësaj Toke Por duhet ta dimë se cilët JEMI ? Ju ndihmoftë Zoti se nuk e keni fare të lehtë në Kohërat e çorodisë, në Shekullin e shpejtësisë Ju kuptoj tepër mirë në një Shoqëri të Globalizuar
100

Artisti : ku çdo VEPRIM njerëzor përfundohet në Konsumim Zapping e Kalim, si një paraprogramim robotik i Jetës bazuar në shpëlarje TRURI nga Reklamat, Marketingu Opiumi Televiziv, Lojërat e Fatit, Leku e Materializmi triumfues … Kulti i ëndrrës amerikane, si MODEL absolut ekzistencial. Kjo tip BOTE i do zakonisht Njerëzit e bindur e të nënshtruar që i besojnë 100 % e pa asnjë Dyshim kësaj logjike. Ca Persona indiferentë, pa Mendim, pa Pyetje, pa Ndjenja, pa Kërkesa, pa Ndërgjegje të thelluar, pa Poezi, pa Filozofi, pa Rebelim … TIPA si të klonuar që vetëm konsumojnë, kalojnë e aplikojnë Direktivat gjenerale dhe që vrapojnë si të droguar mekanikisht pa e ditur as kund, as pse ? Pa asnjë qëllim jetësor përfundimtar ! Por kam besim në Vitalitetin, e Fuqinë tuaj SHPIRTËRORE … çka me ju thënë më tepër ? Përpos me ju ftuar miqësisht
101

Artisti : për ta pirë një Birrë belge ose një Verë franceze. Tani, natën e mirë, o Miq se po më thërret një Kineze ! FEMRA : Po më mahnit ditë për ditë me gjithë këtë llafollogji Do ta kishe dehur me FJALË edhe një Arushë të bardhë në SIBERI ! Pse lodhesh kot duke shitur Mend nëpër Malësi ? Kush në SHQIPËRI ta do atë Poezi, e atë Filozofi ? Është luftë bazike për Ekzistencë, o Viç … Luftë për një copë Bukë ! Gjysmën e këtij Populli i ke Lypsa ose në Asistencë ! Nuk je në VERSAILLES apo në Kopshtet Japoneze ku çdo Lule apo Gur është i menduar dhe i kultivuar në bazë të një Tradite shekullore, me një Simbolikë të shenjtë. Këtu je ende në një « No Man’s Land » ballkanik ku asgjë nuk qëndron në Këmbë mbi Baza të shëndosha ku asgjë nuk është e vendosur, dhe e sistemuar …
102

Femra : Hapi Sytë, o i dashur … e dije në çfarë Realiteti je ? Se na lujte Mendsh me utopina e idiotësira … Po e këndoj një KËNGË djepi për ca budallenj të sterilizuar WELCOME nëpër Horrllëqe ! ARTISTI : Lira e harlisur e MUZËS sime më parfumon Ta propozoj një Menopauzë se KOKA po të valon. Grimi i Rinisë sate po shkrihet në Diellin e verës Përgatitma KALIN e luksit e ushqema me Tërshërë e ke mendimin shumë të prerë ... Kush ishte a Xhambaz i fshehur në Shkurrajë ? A ia vlen, o Gushëkuqe, me vazhduar në GROENLANDË ? FEMRA : E lakmoj këtë Bari që i bie Fyellit Ky Vend i bekuar apo i mallkuar nga Zoti e Historia

103

Femra : që në një farë mënyre një FIDANISHTE Talentesh … Ia kanë pa hajrin shumë Popuj dhe Vende të tjera Ishalla mbjell diçka të bukur edhe ti në këtë TOKË të ngarkuar e nuk bie papritmas, si Bretkosë në një Kurth a në një Gropë ! Jemi ende në LUFTËN e Klasave e në Verbërinë e Masave ! TJETRI : Jam në një Stuhi të tmerrshme i humbur pa Fener Ç’thoshte Zhan Pol SARTRI pas një Stazhi në Ferr ? O Hënë bukuroshe si Pasqyrë … të dua kalimthi, në çdo Ngjyrë ! Dëshmitare e Përrallave të mia … çdo Jetë është një MËSIM ! Me një Qeshje aq idiote, më duket se ky Hutë po i shfleton FAQET e fundit të Trurit të tij … Përkulu para Filozofisë sime, si Gjirafa e PIZËS ! Më kapi Sikleti me këto ide anarkiste
104

Tjetri : Çdo MIKROB vjen nga poshtë e ngjitet përsipëri si Sifilizi dhe Memoriet Post Mortore të SHATOBRIANIT Kam lënë Bakshishe e Kujtime me Thes nëpër Restorante … Nuk di si t’ju them, por kjo VAJZË e jashtëzakonshme është Bombë Atomike Por i do ca Tipa si Mick JAGGER-i e jo si Hajdar TEFTER-i ! U skuqa nga Qejfi gjatë Pushimit me një Divë erotike që mjaulliste nga Epshi … thua se ishte duke ushtruar në SCALA të MILANOS. Pusho, se na more Erzin, e të hëngërt Dreqi ! Kam një ORGAN delikat që luhatet shumë lehtë në Ajër Tregoji Belbëzanit barkalec e Shurdhanit memec se ke gjetur Punë në SHTET ! Më falni … po ju lë një Moment vetëm

105

Tjetri : sepse Urithi po më ngacmon … Dëgjoni pak Saksofon e puthni Partnerët tuaj në LONDON Mos më fiksoni si Hu se nuk jam Bernadette SUBIRU … Por në Shpellën e Shenjtë të LURDËS : do të lutem për JU ... JAHU !

106

TABLO 1 5 : KORI MODERN : Nuk ka Jetë pa Dashuri … Humbën Dhentë, humbën Mendtë. Si mund ta ndjesh veten Miliarder të Lumtur me gjithë këtë Mizerje përreth teje, këtë Varfëri e Padrejtësi në çdo hap ? Ku i keni lënë Utopitë, Ëndrrat, Idealet e Rinisë ? A mund të jetë Thelbi ekzistencial i Jetës : vetëm Konsumim dhe akumulim Pasurish ? Çfarë POROSIE do t’u lini Fëmijëve tuaj ? Çdo Gjë lidhet me të kundërtën : Hija me Dritën, Jeta me Vdekjen, e Mira me të Keqen. I LOVE YOU and I HATE YOU, BABY … WHAT CAN I DO ? Kur së pari, nuk e duam Veten, as nuk e respektojmë Njëri - Tjetrin : pse të na dojë e të na respektojë një i HUAJ, që nuk e lidh asgjë me ne ?
107

Kori Modern : FEMRA është Baza e Ardhmëria e Mashkullit sipas një POETI francez stalinist. Ruani disa VLERA, mbani disa TRADITA, se në një Moment kanë për t’ua ushqyer Shpirtin Hapuni me një Kuriozitet maksimal ndaj Botës që u shndërrua në një FSHAT Global thithni të gjitha Artet e Kulturat, përqafoni të gjitha Modernitetet, por mos e harroni veten ! Në Momente të ashpra Dëshpërimi e Mjegullimi : në NEW YORK – TOKYO apo SYDNEY rikthejuni gjitha Pikënisjeve tuaja … burimeve, gjenezës e origjinës : Kush jam ? Ku kam lindur ? Si e kam emrin ? Cila është HISTORIA e Familjes sime ? Na erdhi SHEKULLI i shprishjes, i shpërbërjes, copëtimit, përçarjes e demontimit sistematik të MENDIMEVE filozofike, artistike, politike, ideologjike, teologjike e shoqërore. Na ngeli si Kujtesë e lashtë : GJURMA e gjërave,
108

Kori Modern : zbraztia aktuale, nihilizmi e absurditeti dhe PYETJA e pafundme dhe e papërgjigje … Nuk kemi në çka të kapemi, o Burra ! Më duket se NJERËZIMI ka nevojë për të besuar në diçka që qëndron seriozisht në Këmbë, për Propozime, për Lidhje me vetveten, për Projekte pozitive e për Utopira kolektive entuziaste. Kudo në PLANETIN Tokësor, e para çdokujt … qëndroni me Dinjitet, me Karakter e jo të kompleksuar, të nënshtruar e të falsifikuar … Me Veprën, me Sjelljen, me Qëndrimin autentik tuaj : imponojani tjetrit RESPEKTIN ! Më mirë me jetuar 10 vjet si SHQYPE se 100 vjet si QYQE, thoshte Zhujë SHERIFJA, bijë Morine ! Si HUMANISTA të betuar : zhytuni me zemër e shpirt në DASHURINË e NJERËZIMIT ! Meditoni nën Hijen e Lisave … e bini në Shehadet … se po ju përpin LUBIA ! PERDJA
109

TABLO 1 6 : Konfrontim direkt mes Artistit e Tjetrit në lidhje me raportet në mes tyre, po edhe në lidhje me Femrën, që është në mes të të dyve … Një farë konkurrence ! ARTISTI : S’vleni më tepër se një Pështymë në këtë Dush SKOCEZ Ua cenojnë përditë Lirinë para Syve tuaj dhe ngeleni pasivë e indiferentë ! TJETRI : Do të mësohemi e pajtohemi edhe ne, si BUSHI e PUTINI në Shahun e Njerëzimit Nën Degën e Shelgut, hartojeni VENDIMIN e ri për t’i dërguar Aristokratët në BASTIJË e SIBERI Tafti – Bafti : le të dalë ku të dalë, kjo Histori ! Na duhen ca TUNDJE sizmike për të ardhur në vete të mos i përngjajmë Hijes së Hijes sonë …
110

Tjetri : HI … SUN OF A BITCH : a jeni për Ligjin e Zhanrit apo të Numrit ? ARTISTI : « Abre la Ventana por El Perro Andaluz » pa Zinxhirë Një Vitalitet i dëshpëruar një Ndërgjegje e papushuar I rikthehemi të gjithë Vdekjes dhe Përsëritjes së përjetshme… JETA është një Udhëtim i shpejtë e hap këtë DERË e në tjetrën del një ILUZION i pakapshëm … Lundroj mbi Melankolinë e Ndezjeve romantike të Vjeshtës Dëgjoni Sonatën e mrekullueshme të Ingmar BERGMANIT dhe BLUES-in e Dhomave të Shërbëtorëve ! Mos i grumbullo Kutitë e Sardeleve pa Qëllim FITIMI… PIAZZA DI ALBANESE E doja shumë Tarentulën e Tarantelën me një Tymnajë HASHISHI… Qëndrimi yt aq Flegmatik të shënoi si BRITANIK !
111

TJETRI : Mjaft me Qyfyre, o Rinoceront që kullot Marrëzira nëpër Fronte Mos e lësho TEATRIN absurd e luaj Domino në Oborr me një KURD ! Duhet të iki për një Takim magjik sonte me Greta GARBON në EDEN – ROCK A mos njeh një Vend ku shitet Mend për kot ? ARTISTI : More i shkretë ! Kam lexuar BARTIN e BASHELARIN nëpër Fusha e Lumenj Oda e Biblioteka ... Një JETË i abonuar nëpër Kinemateka ! Dhimbja e Margaritë DURAS-it ma zgjon Vrerin BEFORE KISSING MY ASS na ftoni në « NIGHT CLUB » bashkë me Toni BLAIR - in. Është koha të ajrosemi, ta flladisim TRURIN… Kush ma ngarkon Baterinë në Plazhin e DOVILIT (Deauville) ,

112

Artisti : fiton Veprën e VISKONTIT Duhet të jem i rruar, i pastruar, dhe i veshur në ARMANI Thuaji Aktores së lustruar që po na pret PARISI ! Prej Agimit të Ëndrrave e deri te Terri i fundit : po ia ofroj BUL e BILIT, Shotën edhe Pëllumbin . TJETRI : Tapë duke pirë tërë atë SHNAPS e humba ekuilibrin Në të gjitha BETEJAT Detare, i plaçkita Romakët Pa prestigj a Burrëri, na erdhi Koha e KËRMILLIT … Rrofsh, oj Gjyshe: me Suxhukë e Pom Frita ! M’i shisni këto Mbeturina gjëkund kah AFRIKA . Në fazën time narçistike e doja shumë PANJOLLIN dhe kisha një Krenari të huazuar nga FLAMENKOJA e Spanjollit . Sot bredh si idiot, mes Kurseve të Bursës, e Lokaleve të VIP-ave.
113

Tjetri : Nganjëherë e pyes veten : çka na dallon me Viçat ? E filloj ditën me 5 Lajthiza dhe një Lugë Shurup HAPE për Tension, për Kolesterol, për Kollë e për Tugë… Shpesh herë kanë qenë Njerëzit më të lumtur në Burg ! I urrej ARTISTËT e Iluzionistët e çdo lloji … Kur më flet dikush për një Kryevepër të një Krijuesi gjenial : fshihem në një Strofkë dhe ndiej TENSIONE në Kokë ! ARTISTI : Po ta kishim taksuar Marrëzinë, Absurditetin e Irracionalitetin : Belgjika dhe Shqipëria do t’ishin VENDE të pasura ! M’u shfaq një Top Model supersexy në Minare Adios Amigo … e pat me kaq JETA e Artistit ! TJETRI : I shtrirë si HIPOPOTAM në mes Gomarit e Kaut në Stallën e shenjtë biblike :
114

Tjetri : a ke për të na thënë diçka gjigante, o mik ? Ma jep një grusht Gështenjash ! Për të na lënë një POROSI historike ? - Mësyni të gjithë Pushimet proletare në « LAS PULGAS », e ushqehuni me MITE ... Hipni në Karrocën time, si Emigrantë të ardhur prej Hëne Çka keni parë tjetër në Jetë, pos Qebaptore dhe Hane ? I AM GLAD TO MEET YOU, QUEEN MUM … BUT DO YOU HAVE A SPOON ? I GO WITH FREDDY MERCURY AND THE PINK FLOYD IN THE DARK SIDE OF THE MOON ! ARTISTI : THESE SHEETS ARE WET prej se ra SAIGONI në duart e Komunistëve ? MACET e mia Siameze kërkojnë urgjentisht një Këngë të vjetër epike me lahutë e çifteli ! Ishin mësuar të kërcasin në Odat e Burrave qysh në Rini… Kurse krejt nëpër AZI po përhapet si Kolera
115

Artisti : Prostitucioni me Fëmijë … Turizmi seksual mbi Budizëm e Varfëri ! TJETRI : Kam njohur disa Poetë të rrjeteve zyrtare, të lloqeve e hajgareve të cilët kishin mohuar Babë e Nënë për një çmim e një titull … Fushata elektorale më la të fikur në një Kopsht plot Gërmadha Me kohë m’u zhdukën gjithë ata IDHUJ. ARTISTI : LOS OLVIDADOS DE LA REVOLUCION CORTA PRESTO… para se të marrim fund ! ESCAPADO DE UN ASILO : medito pak mbi Kokën time dhe Bobinat Filmike … Me Inspektorin e Policisë « KOLUMBO » isha Kolumbofil … e pastaj Kinemafil e Karajfil Të çorientuar, pa Busull, nga ndërrimi i Orareve : 4 Pëllumba e vrasin veten në Fluturim.
116

Artisti : U dashurova me disa Drenusha në një Armëpushim TJETRI : Një CHARTER për në FERR HIGHWAY TO THE HELL 2 TICKETS, BITCH … AND GET A MOVE ON ! Mbaje Mend se tash e tutje, nuk i përgjigjem askujt … Harromani Emrin e Adresën … se nuk jam prezent. Në qoftë se vjen Postieri, çojeni te Jessica LANGE ! Ta dëgjojmë mikun tim : Tracy CHAPMAN … në Hënë Kapni kazmën e çekiçin more të pa Mend se SHTETI do shumë Punë e jo tërë Vitin … WEEK – END O Stinë e Shejtanisë erotike dhe e Mëkateve simpatike : sillna diçka të bukur e ngacmuese që të ripërtërihemi ! Ua ke zbardhur Fytyrën 800 Shtëpive Krasniqe.

117

ARTISTI : Prej Muzikës e deri në Film : unë shoh çka ti nuk sheh … Kemi të tjera Antena, Të tjera Filtrime, o Shef ! S’ka ART pa Femra … s’ka Këngë ZOGJSH pa Pranverë Ç’kërkon në mes nesh të dyve, o Sojneshë ? Të dua … prandaj ekzistoj, o Perëndeshë, BUT DON’T BE CRUEL se përfundove Murgeshë ! TJETRI : Bota mbarë po pasqyrohet në Sytë e tu BLU Qielli të mbushur plot Dhembshuri Ç’vlejnë ZHAK BRELI e LEO FEREJA në këto Zyra, e në këto Mesha ? Ki pak kujdes nga PESHA ! I WANT TO HEAR : THE « BLUES BROTHERS » MOTHER FUCKERS ! Deltaplan i një Pikëllimi të thellë i transformuar gradualisht në një çorbë parahistorike ose në një ALBUM Fotografik i SHQIPËRISË Turistike.
118

Tjetri : Mos m’u afro se të ther tha DERRI me Therra . Mos më puth se të kafshoj tha VAMPIRI në Mjegulla Keni të fala nga Rexhep FERRI ! ARTISTI : I njoh disa Regjime ekstreme që t’i shkrin të gjithë Obezët Po nuk peshoni sa një Pështymë në Dushet SKOTLANDEZE ! PERDJA

119

TABLO 1 7 : Lojë midis 3 Personazheve kryesore : Artistit, Femrës dhe Tjetrit. ZËRI OFF : Zonja dhe Zotërinj … Miq të Natyrës: ju propozojmë një Fluturim të këndshëm me CHARTER direkt në Linjat e preferuara : ANTALYA – PRISHTINË … MALAGA – TIRANË e DRAGOBI – TRANSILVANI me Valixhe Diplomatike ! TJETRI : Të rikthehemi nga Burimi i Momenteve të mëdha të Njerëzimit. FEMRA : Pyete një herë këtë Debil a mund të na çojë në PARIS ? Femra dhe Tjetri e shtrijnë Artistin në një Karrocë, Vig apo Tezgë …
120

Femra : Po i shfletoj SYTË e tu të qeshur si një Libër me Imazhe … Pas një Shekulli do të marrësh plot HOMAZHE A po ma kakaris një Fjalë të urtë para se të dashurohem e të hallallshitem ? Sonte, me Rrobat e shtrenjta të Hollywood-it do të jem më e bukura për të shkuar në VALLËZIM … Dije që shpeshherë ke për të më kujtuar, more XHIM ! Çdo Gjë e ka një Fund, o Majmun Përgatitu t’i lash KUSURET me Sapun … ARTISTI : Nga dëshira për të mbërritur një LEHTËSI supreme doje të avulloje mbi mua, si ETERI Kaluan Kamasutrat, Gravurat erotike kineze e japoneze Skulpturat provokuese të Orgjive romake e greke …

121

Artisti : Shfrytëzoje VDEKJEN tënde në Trupin tim për të filluar me u ringjallë … Të dua në të gjitha Gjuhët e Botës gjithë Emrat e të gjitha Fetë deri te Pluhuri i fundit i KRISHTIT të fosilizuar … çdo Gjë në këtë Tokë përfundon në një Gropë, nën DHÉ Në Sallonin e Baroneshës : hidhe Protokollin në Hithra më fol me Gjuhën e PRUSTIT përndryshe ta bëj një Fëmijë me VIDEOFON ! Sa VALË novatore në të gjitha Fushat e ARTIT Sa fryma çliruese e provokuese … Është Ekzistenca jonë që gdhendet, inskenohet në ritmin e Viteve, Dekadave, Shekujve . Po pse asnjë RRYMË Moderne s’i kaloi TROJET shqiptare ? Ngelëm në Provincializmin ballkanik dhe në çështjet atdhetare ! Bota hulumton MARSIN shpik Jetën virtuale me Njeriun global
122

Artisti : e ne sillemi në Xhunglat e Muret e një Universi të mbyllur e banal HASTA LA VISTA, BABY … ma sill pak Djathë Delvine me Çaj ! Asgjë nuk është jona as veten s’e kemi në dorë … Duhet me qenë tepër i urtë e relativ në këtë BOTË ! Përfundimisht, o e dashur … Desha ta them atë që nuk i thuhet askujt ! Tjetri tani i drejtohet direkt Publikut. TJETRI : Ferri familjar pa Muzikë a Thesar ia frymëzoi një Masakër cinik e gjynahqar … Ky TIP ka lindur dallash, s’i ka pasur IDETË mbarë ! A thua se ARTISTAT nëpër PISTA Skijimi ndjekin ndonjë Regjim dietetik e metafizik ? Një Pastrues, i cili u bë dikur Miliarder Burrë i ndershëm dhe shumë i respektuar …
123

Tjetri : Kishte ekspozuar FËSHISEN e tij në Zyrën e një Building-u të Lartë për ta shijuar siç duhet Ëndrrën amerikane Mos e harroni, o HUTA se kush keni qenë, e si ia keni nisur ? Duke parë që Mëndesha e tij ishte lodhur e rraskapitur i fali një shumë të madhe Lekësh për ta mbajtur në Dom në KURVELESH E kujtonte Rininë e tij nëpër Mizerjen e BANGLADESHIT « SLUMDOG MILLIONAIRE » i rretheve të PADESHIT ... i abonuar në të gjitha Lodrat, Lotot e Bingot i emigruar me Vaporin e BENETON-it, e të Televizionit me një Hudhër e një Spec me LECIN e KARKALECIN, pa Lesh mbi Vesh ! ARTISTI : WAS IST DAS , SMEERLAP ? TJETRI : Duhet që dikush ta thyejë Akullin .
124

FEMRA : Mace… mace… pima Tamblin në Gji e gjuaje një MI në Mulli të SADAMIT ! Kam Fantazmën e MARGOSË në Këngën e Zhorzh BRASENSIT Aventurat tona Erotike figurojnë në një FRESKË të vjetër Kemi hyrë në Antologjinë e Seksit, e të Antikitetit - Mos u ngut more dreq … se duhet me duruar Për ORGAZMIN simultan … për pak, jemi afruar ! ARTISTI : - Pirrolla të qoftë, o Vajzë, se shpesh herë ma ke çuar ! S’kemi përjetuar FESTA aq madhështore prej Perëndimit të AZTEKËVE Akordohemi për mrekulli në Parajsën LATINE … Në takofsh Sharon STONIN m’i thuaj se jam i gatshëm, për t’ia inauguruar HIMNIN Largohu … s’ka asgjë për të pa … let’s go, move on !
125

Artisti : Na filloi PARADA e Bumballëve dhe e Zagarëve Hip te Mysafirët, more Gomar ! Si bastard i Historisë së falsifikuar : kush mundet me ma shpjeguar Fatin e KATARËVE ? TJETRI : Fotografia e këtij IDIOTI është në Faqen e parë të të gjitha Gazetave Një WATERLOO i dështuar me një Shtypë të palidhje Të shkretit Poet, iu rikujtua KANUNI i MALËSISË dhe Legjenda e Stërgjyshërve ... Kurse JETA e tij ishte e zhytur nëpër Orgjira alkoolike, Muzikë të droguarish, e LIBRA katastrofikë ... Por duke e njohur çmendurinë e tij të pa mjekim Zoti s’ka mundur ta shpëtojë nga ky DËNIM ! I vaksinuar qysh në Fëmijëri me një Gjilpërë Fonografike DISKU i tij u gris

126

Tjetri : dhe ia shkëlmitëm Koqet me pajtimin e Klerikëve e të Pasanikëve … Ha … ha … ha… ha … IT’S CRAZY, MAN ! Buja e fundit e këtij Majmuni : që 20 Javë në TOP LISTËN e Autorëve më të preferuar nga Rinia, në sukseset e Vitit ... çka na u desh këtu, ky Anarkist nga VALBONA ? Pse s’e keni këshilluar të jetë i shoqëruar anembanë nëpër Tropojë nga Bajram Curri, Mic Sokoli, Oso Kuka e Azem Bejta ? Kujt i duhen Lou REED-i, Iggy POP-i, Mik JAGGER-i James BROWN-i, Ray CHARLES-i, Jimmy HENDRIX-i, Miles DAVIS-i Michael JACKSON-i e PRINCI ? Kemi humbur rrugën, o Burra Të ecim me Këmbë mbi Tokë !

127

ARTISTI : Ndoshta e ke mirë, o mik … nuk i dihet ? Çdokush lind me Orën e vet dhe e ka FATIN e tij të shkruar Po pse të pengon aq shumë origjinaliteti ose margjinaliteti ? Pret që të rreshtohemi me Uniformë si në Kohërat e dikurshme ? Më falni që po ju kërkoj falje Po, nëse EREKSIONI im iu shqetëson aq shumë : imagjinomëni si Gjethja e vjeshtës … të vdekur e të fundosur në Lumë ! Më shkelni me Këmbë nëpër Parqet e Qytetit. Zonja dhe Zotërinj … ky ishte Vendbanimi im i fundit ku po i mbjell Mendimet e mia Fantazitë ultime Të keni pak Mëshirë… por kjo Jetë qe sublime ! FEMRA : Më ke ardhur deri te Hunda, o Viç me SJELLJEN tënde të pistë me të gjitha çudirat e enigmat e tua të pa Bisht ! TOKA sillet e çdo Gjë ndryshon, o Engjëlli im
128

Femra : si BURSAT botërore në NEW YORK e PEKIN Ma ke mbushur Jetën plot Hidhërim e Tërbim ! Mirupafshim në atë Botë, me Zana dhe Xhindë … ARTISTI : GOODBYE BABY, WITH MY LAST GJIN ! Mirë që nuk kam konkurruar për një Post në KREMLIN Po e lakmoj këtë Artist puro që i bie në Pianos në këtë BAR Keni bërë aq shumë Krime, Gabime e Mëkate fatale Saqë 100 Sakrifica Indianësh apo Viçash të Artë nuk mjaftojnë për t’i larë … E çuat Botën në një Mjerim e një Dëshpërim pa zgjidhje Si do ta nxirrni Njerëzimin nga kjo HUMNERË pa lidhje ? Nuk e di, a do t’ua falë ZOTI dhe a keni me parë Hajër ? E pamë Auschwitz-in e Hiroshimën, dhe Luftërat anormale

129

Artisti : I pamë Terroret e Diktaturat për LUMTURINË e Masave E pamë Civilizimin nën Maskën kriminale … Për zëvendësimin e së Bukurës me VLERAT më vulgare Provojeni në një CAR WASH … me Armën fatale ! PERDJA

130

TABLO 1 8 : Mendimet e fundit të Artistit Poet, që parashikon Vdekjen dhe Varrimin e tij … paramendon Fjalimet, Lavditë pas vdekjes, Hipokrizinë e Shoqërisë sa ishte i gjallë … Artisti i mendon tani, para se të vdesë, të gjitha këto Komedi e Cirqe shoqërore … Dhe i drejtohet për herën e fundit Njerëzimit … konkretisht Publikut. Skenë 18 … Kori Modern ta interpretojë ose të jetë e inçizuar si ZË OFF një lloj Kënge apo Ceremonie ose Muzikë Varrimi në Sfond, ( siç i varrosin Personalitetet e mëdha botërore ) .

ARTISTI : Stërgjyshërve dhe Pasardhësve të mi, ua sjell një Brum, një THESAR mjaft të paparë Mund të ironizoni sa të doni ( ju bëftë mirë, o Miq ! ) Por Vlera është Vlerë Talenti është Talent e më në fund, s’ka Botë origjinale të shuar e të pashënuar.

131

Artisti : Zakonisht, Anonimët i zbulojnë KRIJUESIT e mëdhenj nëpër Lajmërime Nekrologjie e Lavdërime Post-Mortore Si të mos kishte qenë kjo Shoqëri Tokësore e ndërtuar për ta Si të mos e kishin gjetur kurrë VENDIN real që u takonte ? Thua se asnjë Gjë, në Realitetin e përditshëm nuk korrespondonte me Ëndrrat, Dëshirat, Synimet, Hovet, Kërkesat dhe Vlerat e tyre ... Është një tip Mizorie, Dhembjeje, Tragjedie e shkruar gjëkund në Fatin njerëzor të Artistëve gjigantë e të vërtetë të kësaj BOTE të ulët. Thua se janë të dënuar ta paguajnë me Jetë gjithë atë GJENIALITET, Dashurinë e pafundme ndaj Jetës e Njerëzimit, Margjinalitetin, Lirinë e tyre ekstreme, Guximin dhe Dallimin ndaj MASËS ordinere Duhet me i keqtrajtuar, me i sharë, me i mohuar, me i burgosur, me i pushkatuar, me i kryqëzuar si Krishtin dhe, pastaj, me i lëvduar !

132

Artisti : O Elsa, o Lindita, o Ergisa, o Ervina, o Mimoza, o Albana, o Ina … OLA, Baby ! COME ESTAS ? VA BENE ? ALLES GUT ? Dua t’ju shoh për qejf, edhe një herë m’u ka afruar ORA, Darling ! E patë kjo punë Muti … si në një FILM të Terry GILLIAN-it të Vëllezërve MARX dhe MONTY PYTHON … Allahrazolla Burra … Bujrëm Mirë se ju ka pru Zoti në këtë DHÉ ! U zhduk çdo Logjikë … Hyra në Teatrin absurd të një FISI rumun i përzier me një Irlandez të çmendur e me Filozofinë e CIORAN-it … Më mirë t’i kisha dëgjuar me Kohë këshillat familjare, para se t’i zhytesha Këmbë e Krye : « Biblës, Toras, Kabalës, Budës dhe Kuranit » ! Sytë po më qesin XIXA e po më qëndisin Dantella rozë Pashë një U F O në Oborr … E. T. PHONE HOME !

133

Artisti : Rregullojini Dokumentet e mia me Noterizime, Vula, Firma, Pulla PULA të pjekura e Përkthime … Kërceni, hani e pini, se po ju grabit Arusha e Madhe … Dëshiroj FESTË e jo Vajtim ! Përshëndesni në Emrin tim : të gjitha Zanat e Maleve Sirenat e Ujërave, Elfët, Xhindet, Dragonjtë e Kuçedrat e Malësisë ! ARMSTRONGU eci në Hënë … tjetri luajti e këndoi JAZZ , i fundit fitoi 6 herë Xhiron çiklistike të famshmen : « Tour de FRANCE » e unë i fitova Brekët e MADONËS . OLA CABRON : u mbyllën Bordellot në ANVERS Policia merr Ryshfetet … ke Kurva vetëm në ZHERSË . Më mirë martohu me RIHANËN ose LADY GAGA, o Viç ! se e ke Dosjen të zezë te çdo Polic Rri urtë për disa Kohë, bëji 10 Kalamaj sa për Siguracione regjistrohu si INVALID fiktiv e merr një Asistencë si Kopil Në Perëndim : harroje fjalën Trim !

134

Artisti : Kam vrapuar 50 vjet me Kamera në krah, në Borë e Shi dhe dola me një PENSION sa për të ushqyer një MI ! Miku im i ngushtë iku në ALFAVIL dhe Dashnorja Kineze më braktisi në Uzinë, për një DEBIL Më erdhi keq me e denoncuar në SIGURIM E shiti Bythën për një Automobil … Në Kryeqytetin e DHIMBJES bashkë me Poetët madhështorë Le të pimë për Rininë tonë të shenjtë, për Zemrat tona aq humane, në këtë Natë të ëmbël me Yje dhe Hënë … Më mbush plot gëzim e lumturi në këto momente ultime o Motra ime e dashur, alter-egoja e të gjitha FEMRAVE tokësore Ma merr përsipëri Frymën e fundit e po ta jap gjithë PASURINË ! Jam larë me këtë Dynja … me të Birin e me të Bijën . OH SHIT, BABY : nuk jam duke dhënë SHPIRT

135

Artisti : pasi nuk e kam parë në Flash Back FILMIN Retrospektiv të gjithë JETËS sime, Fantazitë e Deliret, të mirat e të këqijat « Krim e Ndëshkim » sipas DOSTOJEVSKIT … Një Darkë me ZHAN ZHENENË ia vlen bile një Rimë ! Me Lekët që t’i mora në çantë, bëra pak Alpinizëm në LAPRAKË E di se jam i krisur, po falja këto çorape kësaj PLAKE për sevap . Tani harromë, o Baby… e thirr një HAMSHOR tjetër për të vallëzuar së bashku : « THE DIRTY DANCE » me Ferdinand SELININ nëpër Danimarkë e Francë … FOR ME, IT’S THE END, DARLING … IT’S THE END ! Më kujtohet ajo Mbrëmje magjike e erotike me ty në SAINT – PAUL DE VENCE, në PROVENCË plot Livandë … Ma jep një Puthje të fundit nën hijen e këtij Plepi .
136

Artisti : Po e parandiej Djersën e Qefinit i mbuluar nën Dhé More të shkretë e të pa Fe … ma mbani pak hatrin Me Klaustrofobinë natyrale që kam, në ambientet e mbyllura s’më duket vetja në vendin e duhur dhe aspak inteligjent i shtrirë si IDIOT në këtë Arkivol muti i fundosur në LLUC … O Miq e Mikesha ! Siç e dini me kohë i doja shumë Hapësirat e pafundme, Horizontet e pakapshme kërcimet fenomenale të Ketrit, Antilopës e Majmunëve … Në Mjegullën time, ëndërroja Aventurat e Aktorëve të famshëm Fluturimet e pandërprera … Fantazmat e IKARIT Ç’m’u desh me u regjistruar si Kloshard në Shumazhë ? Shkonim në Gjakovë dhe në Pejë për të shitur Gështenja … I rikujtoj me mjaft Mall, Zonjat e MEKSIKO-së
137

Artisti : dhe Pickimet e Insekteve « EL MOSQUITO » Kam pas njohur dikur gjitha Kafet e Baret e Parisit me GINSBERGUN, KLOSOVSKIN, KLEMENTIN e KLAUS KINSKIN dhe Zërin aq special të ZHAN MOROSË Jemi në një Republikë të lirë me të gjitha të Drejtat e Njeriut Mos u formatizoni për pak Seks në BREST, me ca EX … Është Jeta që vazhdon si Rroga mujore në BATHORE pa kanalizime që një Shekull, as Nevojtore … Le të vdesim duke Qeshur sa për zhvillimet Shoqërore . Tung, o Vajza ! çojeni Gotën e respektoni Katundarët e Proletarët Në thelb, jemi të gjithë një Popull fshatar e bjeshkatar DON’T WEEP FOR NOTHING në këtë Koncert magjik Tingujsh e Imazhesh !

138

Artisti : - Natën e mirë, o Qen i paske pasur 100 Fytyra … Po çdokujt i del dikur Yndyra. Unë plus unë plus unë janë baraz me UNË Jam lodhur me veten, more Kërcu ! Kam mjaft probleme të pazgjidhura Sentimente ironike të hidhura Jam duke u bërë gradualisht PLUHUR e HI … Anonimët i zbulojnë Artistët hyjnorë në Kohërat atomike e antinjerëzore kur fundosen në ciklin e Terroreve Nuk dalin më nga Hipokrizia mizore e Poshtërsia shekullore Ma sillni një Akullore ! FUCKING BULLSHIT … Servilizmi madhor e Komeditë shoqërore . Mirupafshim në Botët e tjera, more horra ! Miqësisht e Tragjikisht i juaji … XHIM IKSI ! Një UFO në Dimensionin e katërt Jashtë Kufijve Tokësorë dhe Planetarë I dënuar me 500 vjet VETMI nga vetë Vëllezërit e Kombi i tij … PERDJA
139

TABLO 1 9 : Varrimi i Poetit… me ironi e provokim maksimal Thua se është një varrim i madh zyrtar ku Shteti mban Zi për një President ! Si vajtohet Personi, të cilit ia kanë nxirë e helmuar gjithë Jetën për së gjalli. E pastaj, ata vetë që e kanë mohuar e denigruar, e transformojnë në Ikonë kombëtare dhe e vajtojnë publikisht me Show zyrtar. TJETRI : Na u shuajt përgjithmonë ZËRI madhështor i Artistit tonë të shenjtë dhe e la Kombin e tij jetim atë Komb që e deshi aq shumë me një Shpirt të madh dhe, të cilit ia kushtoi krejt Jetën duke e frymëzuar me dekada Ndërroi Jetë POETI ynë, e i pastë shkuar Shpirti në Xhenet Shteti do të mbajnë një Javë Zi e do ta përcjellë siç e meriton me nderimet maksimale

140

Tjetri : duke e dekoruar Post-Mortem me një Tufë Titujsh e nëntitujsh të shkruara shqip – anglisht – frëngjisht – malsorçe e flamandisht . Përfaqësuesit e të gjitha Feve do ta pastrojnë TRUPIN e tij … në bazë të Riteve e Ceremonialeve specifike të parapara nga Teologët e gjithë ata të pa FE, do të ngopen qyl me Mish – Pite e Raki … Drejtuesit e Qeverive të ndryshme, të regjimeve e partive politike do ta mbajnë një Fjalim të shkurtër, si HOMAZH të fundit, të tyre për mosnjohjen e mosleximin absolut të Veprës së tij të palidhje Disa Vip-a, Krijues, DJ e Animatorë Sharmë Klubesh e Diskotekash do t’ ia shprehin Artistit tonë të madh ( 2 metra e 16 ) Xhim IKSIT një NDERIM të improvizuar në formën artistike të duhur … Pritet që të flasin Adelina Ismajli – Çiljeta – Ingrid Gjoni – Suzana Radi Bleona Qerreti – Blero – Shpat Kasapi e shumë Filozofë të tjerë … KOMBI e ndjen thellësisht mungesën e këtij Poeti mjaft të veçantë …
141

Tjetri : I kemi mobilizuar Të gjitha Energjitë krijuese e artistike të Vendit e të Diasporës për ta përcjellë këtë ANARKIST të droguar, por simpatik e human në BANESËN e tij të fundit … te Planeti i Majmunëve ! AUTORI ka kërkuar solemnisht përmes një Amaneti të shkruar: të përcillet me Dajre e Gëzim, Qeshje e Qejf, si në një Ditë Feste e të marrin pjesë në Varrim gjithë Macet e ILIRISË dhe Kafshët e Barkës së NOES Gjithë Hyjnitë e Perëndeshat e Egjiptit të vjetër, të Kinës e Indisë, të Skandinavisë, Greqisë e Italisë … të vijë RINIA e Shkollave të Mesme, ajo e Universiteteve fiktive dhe reale dhe gjithë Pleqtë e Odave të Malësisë e të Kosovës, të mirëpritur me Tupanë Dëshiron të përcillet nga Dallëndyshet, Gushëkuqtë – Zborakët – Bilbilat Laraskat e Papagajtë me një Simfoni Këngësh ! Jeni pastaj të ftuar në një PIKNIK në Fushën e Zotit …

142

Tjetri : Gjatë një « RAVE PARTY » gjigante në MALËSI … ARTISTI ka lënë Amanet që të dëgjohen nga të gjithë ju, nëpër krejt rrethet e VALBONËS : MUZIKA e Miles Davis – Louis Armstrong – Duke Ellington – Chet Baker – Keith Jarret – Charlie Parker – Django Rheinhardt Michael Jackson – Prince – Stones – Jimmy Hendrix – Beatles – Elvis Presley – Bob Marley – Eminem Tupac Shakur – Snoopy Dog - U . 2 – Dire Straits – Johnny Cash – Sinatra – Jim Morrison and the Pink Floyd E më në fund me Meze, Djathë, Verë e Raki … të dëgjohen Dervish Saqi – Qamili i vogël Salih e Feriz Krasniqi – e Rapsodët tanë me çifteli e sharki Mos u mërzitni aspak, o Burra, se çdo Gjë në këtë Tokë përfundon herët a vonë, në Pluhur e Hi ! FEMRA : Faleminderit për Ngushëllimet … Zoti ju lashtë shëndoshë edhe ju .

143

Femra : Lini çka të mundeni, ju lutem : euro – dollarë– franga zvicerane – napolona ari – paundë angleze – Sheqer – Kafe – Miell – Drithë – Qengja e Pula të pjekura Mish të thatë – Suxhukë Prizreni – Djathë Sharri e Gjirokastre … Jua bëftë ZOTI hallall ... E jua kthefsha për të mirë në KINË ! TJETRI : Kur nuk ke Fazan ha edhe Sorra Më duhet ta sharmoj Markezen de MERTEUIL sipas Teknikës së Xhon Malkoviçit për ta fituar Bastin me disa Aristokratë të degjeneruar ... M’i trulluan gjysmën e Mysafirëve me lloqe e llafe të kota I vetmuar në Lumin : « TAMIZ » Fuqia e tij poetike m’i ka rrënqethur Leshrat … Tip i papërshtatshëm në Shoqëri, por paska qenë Shpirt autentik Artisti … me një Vlerë të pakufi A të kujtohet Viti i artë i këtij KLOSHARDI sublim

144

Tjetri : i ngopur plot Shpresë, Humor e Gjallëri ? FEMRA : Po ! … E shihte ESENCËN e gjërave për mrekulli e dinte para të gjithëve, ç’ka për të ndodhur në ARDHMËRI ? I kishte Antenat e tij … filtrat e kanalet e tij … Çile shpejt një Shampanjë e të pimë për Shpirtin e tij ! TJETRI : KUMTAR pa Shall a Shami… bridhte si Lugat nëpër RRUGËT e KAFET e Shqipërisë nëpër Dunat e Skandinavisë, Fjordet e Norvegjisë Shkretëtirat e Arabisë … Kush e merrte vesh se çka kërkonte ai i Zi ? Edhe Policët e përshëndesnin me një Gotë Raki !

145

FEMRA : Ah, Sytë e bukur të Mishelë MORGANIT në SKELËN e MJEGULLAVE ! Sonte do ta shoh me siguri Mikun tim XHIM në Ëndërr Ka qenë kush ka qenë … me Botën e Stilin e tij, por bravo i qoftë : Karakterit e integritetit të tij pa asnjë KOMPROMIS ! I doja aq shumë Mendimet e tij … Imagjinata e tij e pa Kufi ka për të lënë GJURMË të panumërta te kjo Rini ! Jeta e tij do të vlejë më tepër se një kile Qershi a Kajsi … TJETRI : Po çfarë halli ke, o Grua ? Për çka e ke Fjalën tani ? Shko e gërmoje Tokën e Zotit në VUTHAJ ose në GRIJË ! FEMRA : Ah ! … Kjo Jetë e mallkuar ! Shumë Përpjetë e shumë Tatëpjetë Një Ditë lartë e Tjetrën poshtë në fund të Pusit .
146

TJETRI : Ku janë Tualetet për Meshkujt ? FEMRA : Gjëkund andej, o Viç … Çdo GJË po na kalon me një Shpejtësi të tmerrshme : me mijëra FAKTE të kota dhe të poshtra, pa pikë VLERE ... Shuhet e anulohet çdo gjë, si nëpër Reklama e Spote E deshëm aq shumë këtë JETË të rrejshme … Por nuk u plotësuam me Mote ! ZËRI OFF : Zonja dhe Zotërinj ! Çka u desh për t’u thënë, u tha … Duke kërcënuar Ekuilibrin Biologjik të këtij Planeti BLU … i skuqur nga Turpi nga të gjithë MONSTRAT që e banojnë, QIELLI u vesh me YJE … DIELLI perëndoi .

147

Zëri Off : AVENTURA U KRYE KALUAN DETRA E PYJE ÇKA NDODHI ME KËTA HERONJ ? A I RREGULLUAN HESAPET E TYRE ? A E GJETËN LUMTURINË ? ISHIN TË LUMTUR ME SHUMË FËMIJË ME VILA LUKSI, PISHINA LAMBORGINI E FERRARI SI NË PËRRALLAT E ZANAVE … SI NË FILMAT HOLLIVUDIANE … DHE KËNAQUNI ME AQ … JU LUTEM ! SE PO JU ÇOJMË NË PAKISTAN E AFGANISTAN … PERDJA

148

TABLO 20 : Tani vjen KORI MODERN dhe e mbyll SPEKTAKLIN . Mund të ketë inserte Filmike në ekran ose projektime Fotografike . KORI MODERN : Të dua, shpirti im … Në Tavernën e ZEMRËS sate, piva një Gotë plot Dashuri … Je HISTORIA ime sublime … Engjëlli im i shkruar … Kopshti im i EDENIT… Sekretet e mia lulëzojnë në Sekretet e tua … Kushedi pse m’u ke destinuar ? Të dua pafundësisht … hyjnisht … përjetësisht … përtej Big-Bangëve të pambaruar. Përtej Hapësirave të Kohës në Përmasën X … Të dua në një mijë miliard Mënyra ! Çfarë nuk bëra për Ty, që nga BABILONIA deri te Lumi JORDAN ?
149

Kori Modern : Më frymëzove për të dashur përtej së Mundshmes … Ti je LIRIA ime, Arsyeja e Jetës sime. Je Fryma e Dashurisë … Esenca magjike e Bukurisë ! YOU ARE CRAZY, BABY ! Të dua deri aty ku zhduken Dita e Nata, Vitet e Shekujt ku duket e Padukshmja. Në Qiellin e lartë, je për mua Mrekullia e paralajmëruar … A të puthemi, në LURË ? Të dua gjer kur i gjithë UNIVERSI të bëhet Pluhur e Hi … Të mjaullitja Dëshirat e mia që nga më të lartat çati … Konsideroje TRUPIN tim si Fleta e bardhë e MALARMESË … Në ngrohtësinë e Kasolles, epshet e tua ma ngritën ORGAZMIN majë Kupolës Humoret tona libertine vrapojnë nga KAZANOVA te KAMASUTRA .
150

Kori Modern : Dashuria e çmendur ka diçka Fatale e Kafshërore Për BUFIN mbretëror më thuaj : cilat janë VLERAT Tokësore ? Magjia sublime i pushtoi PASIONET tona në amshim Të fundmeve HORIZONTE iu shpalla Shtetrrethim ! ONE MORE NIGHT, BABY me Shastisje e Shkëlqime pa mbarim … Duke kërkuar njëri-tjetrin, do të takohemi në Përjetësi. Të dua on the ROCK… Trupi yt më ka lënë një Trumbë Valësh Shok . Lundroja i dehur në Sferat e tua, deri në AGIMET e pazbuluara Shënoi Kujtimet e tua në PIANON e Zemrës sime Do të të ndjek në çdo Gjurmë, si Parfumi i Jetës sime ! I LOVE YOU … TË DUA … TI AMO … TE QUIERO, në Emrin e Gjithësisë ! FUNDI I SPEKTAKLIT
151

152

DISA INFORMACIONE MBI TEKSTIN NGA AUTORI
Të dashur Shokë e Shoqe, Miq dhe Mikesha, e ju Lexues të nderuar Regjisorë, Dramaturgë e Kineastë … Kisha dëshirë t’ju shprehja disa pikëpamje personale mbi Tekstin dhe Projektin tim, të cilat ndoshta mund të sqarojnë apo ndihmojnë në kuptimin gjeneral të këtij Libri. Fillimisht e kam imagjinuar dhe shkruar Tekstin : «TRIO E PËRJETSHME» me dëshirën dhe qëllimin që të vihet në një Skenë dhe të prezantohet si Spektakël origjinal para Publikut Shqiptar … Do të thotë se, për mua, ky Tekst është i destinuar 100% për Skenën shqiptare ! Gjith’aq, ky Tekst qëndron shumë mirë edhe nga aspekti Letrar, e patjetër që mund t’ju kënaqë si Lexues – pra sikurse në një lexim puro të një Vepre Letrare, të botuar në një objektiv që quhet Libër. Tani ka rëndësi të dini se ky Libër, të cilin e lexoni në versionin shqip, nuk është veçse një Përkthim i rëndomtë nga frengjishtja në shqip i Veprës sime origjinale : « LE TRIO ETERNEL » të botuar në pranverë të vitit 2009 në Bruksel. Në fakt, ai është një Adaptim tërësor ose, më mirë me thanë, një Rikrijim total i kësaj Vepre në gjuhën shqipe, nga vetë unë Autori. Kjo do të thotë se natyrisht jam inspiruar nga Versioni 153

origjinal i Librit tim në frengjisht, të cilin e kam respektuar në Esencë, dhe në Vija të përgjithshme, pra si Skelet themelor ose si Shtyllë globale e Sensit primar të Tekstit – porse më pas e kam ushqyer dhe veshur me shumë elementë të rinj Kombëtarë, të cilët nuk figurojnë në Tekstin origjinal. Konkretisht pra, ka shumë dallime, disa syresh gati të paimagjinueshme, mes Projektit frëng dhe atij shqiptar : aq sa jam befasuar edhe unë me veten si Autor, e si adaptator, ose si rikrijues, e gati AUTOR për së dyti, i një Vepre tjetër, krejtësisht të re dhe të imagjinuar në shqip për shqiptarët… Ky Projekt letrar e dramaturgjik është Libri im i parë, i shkruajtur dhe i konceptuar direkt në gjuhën shqipe – ndaj dhe shënon një Moment special e një Hap unik në Historinë time si person e si shkrimtar. Vërtetë që për mua ishte diçka tepër e papritur dhe gati e pabesueshme … Por tani e keni konkretisht para syve tuaj. E pra le të konstatojmë se e pamundshmja është e mundur ! E kam shkruar këtë vepër vetëm me guximin tim, me pavetëdijen dhe me atë liri totale që e kam brenda vetes qysh në Lindje, me atë farë « Special Feeling » të instinktit tim poetik të posaçëm … Siç duket, një Artist i vërtetë e përjeton, e ndjen gjuhën së pari, me emocionin, me kujtesën, e me shpirtin e tij të thellë. Pastaj vjen ana tekniko-skencore e linguistike ! Këtu qëndron magjia, misteri i krijimtarisë, një tip kuzhine sekrete që 154

nganjëherë nuk shpjegohet. Tani më duhet me i dhanë disa Sqarime personale për juve si Lexues, por sidomos për Profesionistët e Skenave shqiptare. Meqenëse edhe dëshiroj që ta shijoni Veprën si Spektakël ! Më duket normale që t’i dini së pakti Pikëpamjet dhe Aspiratat personale të Autorit, se si e ka menduar ai vetë Veprën e tij dhe si e sheh inskenimin e saj ? Them se është mirë me i ditur këto elemente … Në fund të fundit, pse të mos i shprehë Autori shijet e veta ? Pastaj, kuptohet, veproni si të doni me Lirinë tuaj absolute, pasi vepra ju takon juve ! Të gjitha mendimet e mia janë pra fakultative ... Kemi pra 3 Personazhe kryesore të Projektit skenik – Artistin, Femrën dhe Tjetrin – të cilët janë personazhe të papërcaktuar ( nuk dihet se kush janë, nga vijnë, as çfarë kanë bërë më parë ), por që simbolizojnë ose personifikojnë nga një tip ose kategori Njerëzish. Kështu, Artisti është person idealist, ëndërrimtar, bohem, n’ajër me fantazirat, çrregullimet, improvizimet magjike e hovet e tij poetike, gati i pakapshëm e jashtëtokësor … Në një Botë me Seks, Art, Verë e Femra … ai bën një Jetë komplet të improvizuar, pa orare, pa program, në bredhje e në humor të momentit … Një Person jashtë çdo norme shoqërore normale e jashtë çdo kornize, që jeton sot për sot, e nesër për nesër, pa plan apo projektim ardhmërie – me psikologji 155

bohemi e kloshardi, një aventurier që gjithsesi e do rehatinë ! Një Aventurier epikurian që e improvizon jetën e vet dhe i merr Gjërat ashtu siç vijnë ! Jeta është art, dhe Arti është jetë ! E thërret femra « JIM » duke u inspiruar nga figurat mitike të James Dean-it dhe Jim Morrison-it. Kurse Femra është shumë Seksi, provokuese dhe inteligjente. Ajo është një Qenie praktike – erotike – tokësore – seksuale – fizike – por me Fantazi e Dëshira imagjinative, poetike, filozofike e ultramaterialiste. Është tepër e durueshme me Artistët, të cilët e tërheqin, dhe e magjepsur nga Tipat margjinalë të aventurave artistike, erotike e intelektuale … Por është edhe kontradiktore në kulm, e dhanë pas Lukseve, pas Lekëve, e interesuar pas biznesmenëve dhe miliarderëve … Është Femër me plot Epshe, plot kërkesa paradoksale, që kur do dhe i vjen momenti, është mjaft e kultivuar, me mendje filozofike e të thelluar. Ajo rri duke kërkuar absoluten në çdo Marrëdhënie njerëzore, por gjith’aq edhe duke u përplasur me realitetin e hidhur … Ngase i pret të gjitha ato kualitete paradoksale brenda një Personi ideal, që natyrisht nuk mund t’ekzistojë në Jetën reale Tokësore, ajo ngelet gjithmonë e pakënaqur me tjerët si Meshkuj … dhe në fund të fundit edhe me vetveten. Asaj i mungon urtësia dhe karakteri me vendos diçka të mundshme e realiste, që mund të kapet … Artisti e 156

thërret « Marylin » duke u inspiruar nga figura mitike e Marylin Monroe. Ndërkaq, Tjetri është një person shumë tokësor e praktik, pasanik tepër i konsoliduar, me inteligjencën e Jetës normale, por i shkolluar e me referenca serioze. Është Tip që ka arritur një farë rangu dominues nga Pasuria e tij … dhe që tani konfrontohet me Botën e brendshme, me Sensibilitetin e Artistit dhe me kërkesat e çuditshme e kontradiktore të Femrës … Jeta e tij i ngjan një BOSI të një Firme të madhe, një Bankieri, një Bill Gates-i … Por kërkon edhe ai shumë gjëra, të cilat nuk i posedon realisht, për shkak të Natyrës së vet. Jeta për të është « me qenë multi-milioner e multimiliarder » dhe ai mendon se, me fuqinë ekonomike të tij, i lejohet çdo Gjë dhe se mund të blejë gjithçka : madje dhe Njerëzit, Dashurinë e kështu me rradhë ! Paçka se ëndërron bazuar mbi të tilla « argumente », edhe ai vetë e di mjaft mirë, se diçka e tillë nuk është e mundur në Jetën reale. Prandaj edhe ai vuan nga Pyetjet e Kontradiktat e veta… nga inati ndaj Artistëve… dhe ndaj Femrave që i rezistojnë dhe që nuk i japin fare rëndësi – ndonëse ai është BOS i madh dhe i njohur në fushën e tij ! Pse më rezistojnë këta idiotë të varfër ? Pse nuk ma japin atë rëndësi që unë mendoj që e kam ? Quhet nga të tjerët « BILL » si referencë ndaj Bill Gates dhe Bill Klinton. Por mund të referohem te : Berluskoni, Agneli, Donald Trump, Richard 157

Branson, Warren Buffet, Mark Zuckerberg, e të tjerë ... Këto Personazhe kryesore të Spektaklit : janë 3 Figura ose Stereotipa të njohur të Njerëzimit ! Ky është pra një T R I O, pasi personazhet kanë marrëdhënie të trefishta njëri me tjetrin : kanë përplasje, kërkesa dhe luhatje të përkundërta, të cilat lidhen me pulset pozitive dhe negative brenda vetvetes. Le të evidentojmë që, edhe pse secili me stilin e vet, të tri Personazhet kanë një gjë të përbashkët : ata dëshirojnë ta gjejnë në këtë Jetë e mbi këtë Tokë Partnerin ideal, alter-egon e shpirtit të tyre, Personin që mund t’ua plotësojë të gjitha ëndërrat e dëshirat e tyre, Njeriun në Top-nivel , që i posedon të gjitha kualitetet … Kërkojnë të gjejnë Lumturinë absolute Tokësore dhe të kompletohen me gjithçka në këtë Jetë iluzore ! Kështu, me Partnerin e tyre të supozuar ideal, duan të përjetojnë Dashurinë dhe Pasionin magjik të Filmave, të Romaneve … si diçka absolute dhe hyjnore … E fillimisht mendojnë se i kanë të gjitha cilësitë bazë dhe argumentat për t’i patur të gjitha avantazhet, dhe për t’i arritur të gjitha sukseset … Por si me qenë totalisht të lumtur dhe të plotësuar me gjithçka në këtë Tokë ? Si me e gjetur paqen dhe ekuilibrin definitiv me vetveten ? Magjinë e urtësisë së pafund ? Si me e harmonizuar tjetrin brenda jetës së vet ? 158

Në aspektin e Jetës praktike, ata janë mjaft të dhënë pas seksit dhe erotizmit … Dhe raportet mes Meshkujve e Femrave janë si një Pasqyrim apo Studim i Natyrës dhe i Defekteve të tyre përballë Tjetrit – të cilin nuk munden ta bindin apo ta bëjnë për vete … Kritikat e shumta, frustracionet dhe fyerjet që pësojnë nga Tjetri, i bëjnë që në fund të ngelen të zhgënjyer ... E ky dështim praktik i revolton dhe natyrisht i ballafaqon me Pyetje mbi vetveten. Kështu, konfrontimi sistematik mes Njëri–Tjetrit, i bën shumë shpejtë të konstatojnë dhe ata vetë, se iu mungojnë shumë gjëra në Jetë për të qenë idealisht të plotësuar e të bindshëm … E ndërkaq, ky konfrontim total me Tjetrin shndërrohet gradualisht në një konfrontim me veten ! Pse nuk na pranon dhe plotëson Tjetri, pavarësisht gjithë kualiteteve që mendojmë që kemi ? Në fakt, Personazhet reagojnë me inat, lakmi, provokim, sharmim, urrejtje e tërheqje ndaj Tjetrit … sepse shohin tek Tjetri cilësi dhe talente, të cilat ata vetë nuk i kanë – dhe anasjelltas ! Është një lojë tragjikomike në mes tyre. Tamam si një RING BOKSI … ku duhet me e provuar veten, dhe me dalë më në fund Fitues. Janë të TRE në një Provim vendimtar ekzistencial, me veten e me tjetrin ! Duke e parë dhe duke e matur veten në Syrin dhe Pasqyrën e Tjetrit, ata bëjnë automatikisht krahasime në mes tyre … 159

Çka ka ky Tjetri më të mirë se unë ? Dhe në fakt dalin të pakënaqur me veten ! Së pari, pasi duan të posedojnë gjithçka, dhe të kenë Talentet që ka Tjetri e që atyre vetë u mungojnë. Dhe së dyti, pasi vuajnë nga kontradiktat, përplasjet dhe lodhjet nga gjithë Luftërat e pandërprera me vetveten, si edhe në raport direkt e në konfrontim me tjetrin … Kështu pra, del një kaos e një çmenduri e vërtetë, në të cilën këto 3 Personazhe sillen si idiotë, në absurditetin e kërkesave jorealiste dhe frustrimeve globale, për shkak të të gjitha kontradiktave që përshfaqen … Ndaj dhe pësojnë një farë Dënimi logjik nga vetë Jeta dhe rrinë duke u përplasur mekanikisht pa e ditur përse-në ... duke shfaqur Reagime afrimi e largimi, atraksioni e repulsioni, intimiteti e injorimi, mohimi, denigrimi, admirimi, dashurie e urretje ndaj Tjetrit … Dhe le të vërejmë se, nga pikëpamja e Pozicionimit Skenik, ky raport i trefishtë sjell me vete edhe 9 variante të ndjenjave e sjelljeve Njerëzore : Të dua e të urrej … Të lakmoj e të kam inat … Më pëlqen dhe më gërditë … Dua me qenë TI, por jam UNË ! Çka funksionon, Çka nuk shkon ? Ndërsa lëvizin nga një ekstrem në tjetrin, nga Dashuria tek Urrejtja, TRI PERSONAZHET dalin me 9 lloje Karakteresh e Sjelljesh ndaj Vetes dhe ndaj DY të Tjerëve … do të thotë pra se, 3 herë 3 baraz me 9 Lëvizje skenike e njerëzore të këtyre Personazheve kryesore 160

të Spektaklit, të cilët janë si adoleshentë të vonuar e të pafiksuar me veten apo me Jetën. Për shembull, çfarë e lidh në pamje të parë një Tip si Bill Gates-i me Bob Marley-in, apo Zotin Agneli, Bosin e Fiat-it italian, me Jimmy Hendrix-in? Çka kërkon një Femër e shquar dhe mjaft e bukur me këta dy Tipa Njerëzish ? Pse luhatet ajo vazhdimisht nga Njëri tek Tjetri ? Të tri personazhet kryesore e kanë një Motor thelbësor që i drejton gjatë gjithë Librit dhe Jetës së tyre: ata i lidh dhe i vë në lëvizje ajo kërkesë e Dashurisë absolute, e Erotizmit magjik, e Aventurës seksuale e orgazmike, e Lumturisë hyjnore me Partnerin e tyre, e Qejfeve dhe e plotësimeve jetësore të provuara e të konsumuara. Por natyrisht, Realiteti i Jetës dhe Eksperienca ose Konfrontimi praktik me Tjetrin (duke pasur parasysh Natyrën e kundërt që këto tri Personazhe kanë qysh prej fillimit) i përplas, i fyen dhe i vë në dilema të thella me veten … i destabilizon, i irriton në maksimum, i magnetizon, nganjëherë i gëzon dhe i magjeps, por shpesh herë edhe i zhgënjen deri në Dëshpërim … Ky është pra Motori, baza primare, kolona jetike, sensi i këtyre TRI Personazheve kryesore, thelbi i tyre i përbashkët. Të tre janë të ditur, të shkolluar e të kultivuar, secili në mënyrën e vet, porse kanë marrë në Jetë drejtime të ndryshme, thuajse me 161

objektiva të kundërta … Ndërkaq, asnjërit prej tyre nuk mund t’i vihet gishti dhe të quhet debil, idiot, apo naiv krejt i paditur, pasi secili është krejtësisht koshient për të gjitha gjërat që përjeton … Mund të themi se ata thjesht kanë Natyra e Synime të kundërta në Jetë ! Gjith’aq, që të tre ngelen të vetmuar, të paplotësuar e të revoltuar, me 1000 pyetje e kërkesa … dhe kapen aty ku të munden, pas një copëze Qejfi e Gëzimi, pa patur iluzionin se periudhat e Lumturisë do të zgjasin shumë … pasi Jeta u shtron pyetje, enigma e probleme të cilat nuk kanë zgjidhje definitive. Po Kori modern, pse ? Çka duhet ? Çfarë roli luan ai ekzaktësisht ? Fillimisht le të themi se KORI MODERN duhet të ketë idealisht 8 aktorë, gjysma Femra e gjysma Meshkuj, në mënyrë që në Skenë të krijohen 4 çifte … Kori ka një Rëndësi të veçantë, reale e konkrete në këtë Spektakël … Ai vërtetë që luan një Rol të madh e serioz, pasi ndërhyn me Tekst, balet, lojëra trupore e zanore disa herë në Skenë. E pra ai funksionon si një pjesë konstitutive integrale e vetë Spektaklit, dhe nuk është aty pikë-së-koti apo sa për dekor ! Kori është Memoria e Njerëzimit … Ekoja ose Rezonanca e Jetës … Urtësia e Pleqve të Odave … Ai paraqet një moment meditimi dhe përqëndrimi … dhe sjell në Skenë një filozofi, një mendim, një pleqëri, një etikë e një vlerë bazike jetësore ku mundet të kapet Publiku … 162

Kori rikujton, përsërit dhe thekson diçka që supozohet esenciale … Bëhet fjalë për ato VLERA thelbësore që Njerëzimi i ka harruar apo mohuar me kohë, nga konsumimi absurd dhe shpejtësia e Jetës moderne. Kori ngre pikëpyetje dhe e fut Publikun në meditim … e ndal atë për të menduar paksa ! Në fakt, KORI kërkon një përgatitje shumë serioze në aspektin teknik e profesional … Pasi është sikur me ju folur Stërgjyshërit, për t’ju dhënë një Porosi, një Amanet … është diçka shumë me rëndësi ! Ndaj nuk toleron amatorizëm, porse kërkon AKTORË në Top-Nivel ! E pra tani e dini thelbin e Tekstit dhe të këtij Projekti Skenik … Por le të shtoj këtu se, në versionin origjinal francez, të Tri Personazhet kryesore mbeten të preokupuara e paksa të mbyllura në Botën e vet … dhe merren vetëm me kërkesat, aventurat, përjetimet e veta pozitive e negative, pa i kushtuar shumë rëndësi Botës ku jetojnë … Për publikun francez, belg, anglez e gjerman, dhe më në përgjithësi në logjikën Perëndimore, shumica e Njerëzve janë individualistë e egoistë ekstremë, dhe nuk duan të dinë për asgjë përpos vetes së tyre … e pra kjo sjellje konvenon pa kurrëfarë problemi … Kështu, në versionin francez krijohet përshtypja se Personazhet jetojnë thuajse jashtë realitetit normal dhe jashtë Botës që i rrethon, ngase ata i preokupon 163

vetëm problematika e tyre personale! Ndaj dhe në këtë version, brumi shqiptar ishte thuajse minimal, apo përafërsisht një 10 % e veprës – aq sa për të fiksuar një identitet me shumë pak pika referimi për publikun … Thuajse si një Kujtesë e largët ! Mund të them se, për këtë shkak, Teksti ishte më tepër cerebral e radikal, më abstrakt e më enigmatik. Dhe këtu qëndron edhe dallimi i madh me Versionin Shqiptar, duke qenë se veprën e kam rikrijuar për një Publik shqiptar e ballkanas, që e njeh dhe e ka jetuar kontekstin kombëtar, atmosferën shqiptare dhe gjeografinë rrethuese … Gjithsesi, edhe në këtë rast, 3 Personazhet kryesore vazhdojnë të kenë të njëjtin Motor thelbësor për të cilin ju fola më parë … Porse në versionin shqip, ato hapen ndaj Botës shqiptare dhe shprehin shumë gjëra të njohura faktikisht nga të gjithë ne… duke bërë konstatime, duke shtruar shumë Pyetje dhe duke filozofuar mbi Fatin tonë Kombëtar … Kështu që brumi shqiptar i Librit evidentohet para Publikut dhe merr gati 30 % të krejt Spektaklit ! Dhe libri në shqip i ka 30 faqe tekst më shumë se ai versioni i parë në frëngjisht. Kjo e konfirmon rikrijimin komplet të veprës për publikun shqiptar. Problematika ose Pjesa kombëtare e këtij Teksti-Spektakël është me rëndësi të madhe dhe diçka mëse reale, por gjithsesi, në 164

vizionin global të Veprës, ajo figuron si diçka periferike apo anësore ndaj problematikës kryesore të TRI Personazheve. Vërtetë, edhe në TRIO-N shqiptare, sikurse edhe në versionin origjinal francez, predominojnë çështja e Dashurisë dhe Lumturisë infinite e absolute, Kërkimi i Partnerit ideal dhe Plotësimi i të gjitha Qejfeve të kësaj Bote! Ndaj, në rradhë të dytë apo të tretë, kur papritmas dalin nga subjekti thelbësor dhe preokupimi kryesor i tyre … , personazhet kanë kohë për t’u marrë me problemet e Botës që i rrethon dhe të reagojnë ndaj saj, e të fillojnë të filozofojnë mbi Subjektet që i prekin dhe që u interesojnë … Dhe në këtë mes, krejt spontanisht, dëshirojnë ta komentojnë ose ta pleqërojnë në mënyrën e tyre, Fatin dhe Realitetin tonë Kombëtar. Ja pra dhe dallimi i madh me versionin origjinal frëng ! Si konkluzion logjik : ky version special në shqip, të cilin ia kam dedikuar Publikut Shqiptar, mund t’i propozohet ( pse jo ! ) një Publiku francez në Paris, veç si një eksperiment. Në këtë pikë nuk më ngelet veçse të propozoj disa ide, të cilat unë vetë si AUTOR kam mbi INSKENIMIN e këtij Teksti si Spektakël origjinal për Skenën Shqiptare . I shpreh këto sugjerime për juve si Lexues, dhe natyrisht kuptohet se çdo Regjisor i interesuar, e bën Punën e tij sipas dëshirave dhe Vizionit të vet specifik. Nuk imponoj absolutisht asgjë dhe konfirmoj se 165

nuk përzihem në punët e asnjë Regjisori ! Ndërsa Autori propozon një Tekst, në fund të fundit, Spektakli është vepra e Regjisorit, i cili edhe gëzon lirinë absolute të çfarëdo vizioni dhe veprimi mbi Tekstin e shkruar ! Atëherë pra, si Autor mendoj se duhet që një Regjisor ose Dramaturg i konsoliduar të punojë seriozisht dhe intensivisht me 3 Aktorët kryesorë … Dhe bëhet fjalë për një punë teatrale shumë të thelluar për interpretimin dhe deshifrimin e Tekstit … Më pas, mendoj se do t’ishte mirë që një Koreograf, që zotëron gjuhën e kodet e Baletit modern dhe të Kërcimeve urbane dhe hip-pop, të punojë ndarazi me KORIN për të hulumtuar Lëvizje baleti e variacione të Zërit të Korit . Kërkohet një Koreografi dhe një ushtrim kolosal me Aktorët, me qëllim që të arrihet një superpozim magjik i të gjithë Zërave dhe Lëvizjeve Trupore në skenë … diçka që kalon nga ritmet antike polifonike deri tek ritmet urbane të rap-it e slam-it aktual. Duhet pra që aktorët e Korit të kenë një bazë muzikale serioze, njohuri të baletit modern, e të ritmeve urbane të Metropoleve amerikane, si edhe të kenë Talentin e duhur, për çdo tip vallëzimi apo lëvizjeje trupore … Dhe po’aq duhet që të punohet në maksimum me ngjyrën e Zërit … sikur me qenë Orkestër për një Muzikë Simfonike ! Si përfundim, duhen harmonizuar puna dramaturgjike e regjisoriale për ushtrimin 166

teatral të 3 aktorëve kryesorë dhe puna e Koreografit me Korin … Në këtë mes shtrohet çështja se si integrohet puna e Korit Modern në Spektaklin global, si futet në harmoni direkte me punën kolosale e dramaturgjike të 3 aktorëve kryesorë, në shërbim të pasurimit të Sensit dhe domethënies së Veprës para Publikut ? Duke qenë dy punë komplementare të cilat, po të vendosen në skenë me Mjeshtrinë e duhur regjisoriale, kanë mundësinë të fuqizojnë njëra-tjetrën … Ka shumë rëndësi që Puna e Korit t’i përgjigjet dhe ta pasurojë punën intensive e sublime të 3 aktorëve kryesorë – dhe anasjelltas ! Spektakli duhet, sipas meje, të ketë edhe inserte filmike e fotografike ( me ekrane ose tipe të ndryshme instalacionesh në skenë ) të cilat simbolizojnë dhe pasurojnë ide të ndryshme … Pra mendoj se ky Spektakël kërkon edhe një Staf TEKNIK profesionist të teknologjive moderne të komunikimit artistik në kohët e sotme – në mënyrë që të përftohet një harmonizim dhe sinkronizim i sfondeve muzikore të përzgjedhura, instalacioneve, projeksioneve etj. dhe të mos ketë improvizime të kota ! Prandaj do të ishte mirë, që për inskenimin e Veprës të punonte një Ekip i konsoliduar, në të cilin çdonjëri pasuron dhe stimulon të tjerët përmes rrahjes së mendimeve, zhvillimit të diskutimeve dhe bashkëpunimit artistik – 167

sikurse në krejt Botën. Kështu pra, « TRIO-N » e mendoj si një SPEKTAKËL të tipit global, interaktiv, multi-dimensional e multi-artistik, në të cilin gjejnë shprehje dhe dialogojnë me njëratjetrën zhanre të ndryshme artistike. Këtë Projekt e shoh si një Teatër super-Modern e Poetik, pak a shumë eksperimental, ku takohen në një udhëkryq skenik shumë disiplina artistike … Sfida është si me i organizuar dhe me i sinkronizuar të gjitha në shërbim të Spektaklit, të fuqisë së tij, të pasurisë dhe të domethënies së tij ? ... E pra këtu flet alkimia e Regjisorit, në krijimin e një Tërësie harmonike dhe të diçkaje unike e të pa parë në Skenën shqiptare ! Ndonëse në realitet nuk jam rezgjisor, gjithsesi kam një ide të qartë mbi Spektaklin dhe Tekstin tim dhe e di absolutisht mirë se çfarë do kisha pasur dëshirë të realizoj … përmes kombinimesh të teatrit, baletit, muzikës, filmit, instalacioneve plastike e multimediale … Gjith’aq, për ta vënë në dritë të skenës këtë TEKST, do duhet një Regjisor me një Damar Aventurieri, një Vizionar i fuqishëm … me një Liri të plotë dhe me një guxim poetik total ? Dhe po shtoj se mund të shihet ky Projekt edhe si një KOMEDI MUZIKALE apo « MUSICAL » , e të imagjinohet si një Opera Poetike moderne, apo si një Operetë Poetike Bashkëkohore … Gjithsesi, përfitoj nga rasti të komentoj, se unë vetë si Autor, preferoj versionin e parë, 168

ashtu siç edhe jua shpjegova paksa më sipër. Këto ishin pra idetë e shpjegimet e mia, të cilat janë teorike e fakultative, në qoftë se i hynë dikujt në punë. Por e përsëris, nuk ka askush obligim nga autori me i aplikuar, sepse unë e respektoj lirinë absolute të çdokujt – lexuesit, dhe aq më tepër regjisorit, i cili duhet të jetë edhe 100% autor i spektaklit. Ky është parim bazë që duhet respektuar patjetër ! E në këtë pikë, nuk kam se çka të shtoj, as çfarë t’ju them … vetëm se shpresoj që ky Libër, si projekt artistik e skenik për Kombin dhe Rininë tonë shqiptare, të gjejë tek juve, o të nderuar Miq, dhe sidomos tek të gjithë profesionistët e Skenës Kombëtare Shqiptare, një interes real … Tani, pas pothuaj një gjysmë Shekulli, e keni ndër duar një Tekst të menduar, të konceptuar, të përjetuar e të shkruar direkt nga unë në Gjuhën Shqipe … të cilën e kam sjellë në jetë, ashtu siç ma ka ndier mua Shpirti, instinkti poetik e personal i gjuhës sime të parë gjenetike . E kam shkruar për juve, për Shqipërinë dhe Kosovën që i dua aq shumë, e gjithashtu për krejt Botën shqipfolëse, prej Poleve të Veriut deri tek ato të Jugut ! Bëni çka të mundeni me këtë Projekt, pasi unë e kam kryer me kaq Misionin tim kombëtar, kultural, artistik e njerëzor . Ma bëfshi ditën dhe natën e mirë ! 169

Ju faleminderit shumë dhe për hajër ju qoftë ky Tekst ! Ishalla e shijoni së shpejti në një skenë kombëtare, mos sot apo nesër, pas 100 vjetësh me siguri ! Salut à vous, mes chers amis et compatriotes albanais et illyriens ! Me respekt nga autori Marsian, Skënder Sherifi Bruksel, më 30 qershor 2010

170

BIBLIOGRAFIA E AUTORIT 1. Në FRANCË : - ( botime në gjuhën frënge ) “ Quelque part Quelqu’un ” - ( libri me poezi : “ Dikush Dikund ” ). Publikuar nga shtëpia botuese “ Éditions Saint-Germain-des-Prés à PARIS ” (1980). “ OXYGÈNE ” - ( libri me poezi : “ OKSIGJENI ”). Publikuar nga shtëpia botuese “ Éditions Saint-Germain-des-Prés à PARIS ” (1984). 2. Në KOSOVË : - ( botime në gjuhën shqipe ) “ Lojë e Kundërlojë ” - ( përkthim nga frengjishtja prej mikut tim : z. Ibrahim Rugova i librit me poezi : “ Jeux et ContreJeux ” ). Publikuar nga shtëpia botuese : “ RILINDJA – Prishtina ” (1980). “ OKSIGJENI ”- ( përkthim nga frengjishtja nga miku im, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës : Prof. Dr. Ibrahim Rugova i librit me poezi: “ OXYGÈNE”. Publikuar nga shtëpia botuese : “ RILINDJA – Prishtina ” (1989).

171

“ POEZI ” - ( libër me poezi ) . Publikuar nga shtëpia botuese: “ Faïk KONICA – Prishtina ”, nën drejtimin e shkrimtarit dhe mikut tim : z. Nazmi Rahmani (2008) . 3. Në KOSOVË : - ( botim në gjuhën shqipe dhe frënge – përkthim ) “ La Solitude d’une Branche ” ( përkthim në frengjisht i antologjisë së poezisë shqiptare në ish-Jugosllavi : “ Dega e Pikëlluar ” me krijimtari të 25 poetëve më të spikatur shqiptarë) realizuar me iniciativën e shtëpisë botuese “ RILINDJA – Prishtina ” dhe me mbështetjen e qeverisë së Krahinës autonome të Kosovës në 1980 Angazhimi im për të marrë përsipër përkthimin në gjuhën frënge vinte si përgjigje morale dhe shoqërore, ndaj ftesës personale të z. Ibrahim Rugova, për të dhënë kontributin tim kombëtar, në realizimin e këtij publikimi special, dhe me vlera të mëdha për kontekstin historik. Kjo antologji poetike përbënte të parin publikim zyrtar të poezisë shqipe, në gjuhët më të përhapura të Europës : ( anglisht, gjermanisht, spanjisht dhe frengjisht ) dhe për të herë të parë, i ofronte mundësinë publikut të Evropës perëndimore, për të lexuar krijimtarinë e shkrimtarëve shqiptarë në ish-Jugosllavi . Publikuar nga Shtëpia Botuese “ RILINDJA – Prishtina ” ( 1980 ) . 172

4. Në SHQIPËRI : - ( botime në gjuhën shqipe ) “ Ora e Meteorëve ” - ( libri i parë me poezi botuar në Shqipëri ) realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe nën përkujdesjen e z. Petraq Risto dhe z. Teodor Laço . Publikuar nga shtëpia botuese : “ GLOBUS R. – Tirana ” ( 1996 ) . “ Ateljetë e Ëndrrave ” - ( përkthim nga frengjishtja i librit : “ Les Ateliers du Rêve ” nga z. Albert Nikolla ) . Publikuar nën përkujdesjen e z. Petraq Risto, nga Shtëpia Botuese: “ GLOBUS R. – Tirana ” ( 2005 ). “ Trio e Përjetshme ”- tekst origjinal i krijuar për skenën shqiptare me 11 aktorë i botuar nga zoti Ilir Lleshi në Shtëpinë Botuese : ILAR ( Tiranë – janar 2011 ) 5. Në SHQIPËRI : - ( botime në gjuhën frënge ) “ Les Ateliers du Rêve ” - ( libri me poezi: “Ateljetë e Ëndrrave” ) realizuar me mbështetjen e Centre National des Lettres à Paris, dhe nën përkujdesjen e z. Bujar Hudhri. Publikuar nga Shtëpia Botuese : “ ONUFRI – Tirana ” ( 2003 ) .

173

“ PASSION ” - ( libri me poezi “ PASIONI”) - realizuar me mbështetjen e Centre National des Lettres à Paris, dhe nën përkujdesjen e z. Bujar Hudhri. Publikuar nga Shtëpia Botuese : “ ONUFRI – Tirana ” ( 2004 ). “ Conversations avec la Jeunesse albanaise ” ( libri “ Bashkëbisedime me Rininë shqiptare ”, me ese dhe refleksione spontane personale të autorit mbi origjinën shqiptare). Publikuar nga Shtëpia Botuese : “ EMAL – Tirana ” ( 2006 ). 6. Në BELGJIKË : - ( botime në gjuhën frënge ) “ LOVE ” - ( libri me prozë dhe poezi : “ LOVE ”, cilësuar nga gazeta e përditshme: “ La Libre Belgique ” si një ndër 10 librat më të mirë të vitit në Belgjikë ) . Publikuar nga Shtëpia Botuese : “ Éditions L’Esprit des Aigles – Bruxelles ” ( 2008 ) . “ LE TRIO ETERNEL ” - ( libri “ Trio e Përjetshme ” i zhanrit të dramaturgjisë dhe teatrik poetik ). Publikuar nga Shtëpia Botuese : “ Éditions L’Esprit des Aigles – Bruxelles ” ( 2009).

174

SHËNIMI I FJALORIT : « LAROUSSE » në Paris

Skënder Sherifi, shkrimtar shqiptar i Belgjikës ( i lindur në Viti të Kosovës, më 1954 ) është autor i disa përmbledhjeve me poezi të botuara në Paris, Tiranë dhe Prishtinë, në gjuhën franceze dhe shqipe. Ai shprehet me një lirizëm vezullues, eksceptional, dhe na i hedh fjalët e tij si diejtë mbi detin e trazuar, duke i përzierë me një lumturi të rrallë, stilet e rafinuara me ato popullore. Ai na tërheq në muzikën e kohës, në bordin e Anijes së tij të veçantë kozmike. Në veprat e tij poetike: DIKU, DIKUSH (1980) - LOJË E KUNDËRLOJË (1980) OKSIGJENI (1989) - ORA E METEORËVE (1996), Argotishtja dhe ironia mjaft e theksuar na imponojnë një modernitet. Ai është përkthyes, gazetar, i pasionuar në letërsi, në film, teatër dhe në pikturë . . . Një shqiptar i vërtetë frankofon, një kozmopolit, një njeri i të vërtetave, i miqësive dhe besnikërive, dhe i dhembshurive që shpërthejnë dhe kumbojnë. Paris 2003 – faqe 815 _________________

Ky fjalor enciklopedik i letërsisë botërore, i cili publikohet çdo 20 ose 25 vjet në Francë, në Shtëpinë Botuese prestigjioze” Larousse”, e konsideron autorin ndër 26 autorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave ( 1400 – 2003 )

175

176

DISA MENDIME MBI LIBRIN

TRIO E PËRJETSHME

177 175

178

1. Variacionet e shpirtit anarkist të poetit Alfred BUALOTI « TRIO-ja » e Skënder Sherifit fluturon si shqipe e çartur mbi gjithë mirësitë e qelbësitë e kësaj bote. Sigurisht ajo nuk ka aspak lidhje me Trojën e historisë, por me jetën e vërtetë. Lira e harlisur e muzës Sherifiane, e këtij poeti anarkist, tingëllon si një romancë e pakrahasueshme mbi rrënjët e historisë së vendlindjes dhe botës që e rrethon. Utopi, magji, ëndërr, romantizëm, realizëm ... Jeta vetë është struktura skenike e kësaj vepre : janë variacionet e shpirtit anarkist Sherifian, të cilat i bëjnë thirrje Njerëzimit për të mos e harruar kurrë vetveten, edhe pse thithim të gjitha modat, kulturat e artet moderne. Jam i bindur që një ditë kjo vepër do ta shohë veten nën dritat e skenës, pasi ajo është e zhytur me zemër e shpirt në dashurinë njerëzore, në thelbin dhe lakuriqësinë e saj. Vepra endet, si një kozmonaut i përhershëm i hapësirave shpirtërore, nga skaji i dashurisë tek ai i lakmisë, i dhimbjes, i dhunës, i mëshirës, i faljes, i ndëshkimit apo tolerancës. « TRIO-ja » Sherifiane është pa dyshim një zbulim i ri skenik, mes hapësirave pa mbarim të paradokseve njerëzore.
179

Kjo vepër, si një dalldi pasionesh, na bën që t’i rikthehemi e të kuvendojmë me të, me filozofinë e Skënderit anarkist. Në këto momente se ç’m’u kujtua poeti e këngëtari francez Léo Ferré kur thotë : « Ne nënshkruam me cicërimën e zogjve » … Ndoshta me këtë poet anarkist do ta krahasoja Skënder Sherifin, kur në këtë vepër thotë: « T’ua falësh shikimin të verbërve është bujari e fisnikëri » !
Alfred Bualoti – Tiranë, më 30 shtator 2010 ( Aktor, Regjisor dhe Drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Butrint )

180

2. « TRIO E PËRJETSHME » Gëzim KAME Ndiej një kënaqësi të ligjshme kur mendoj që autori i kësaj vepre është shqiptar dhe është miku im, është shkrimtar që shkruan në gjuhën time. I mbrujtur me kulturën perëndimore dhe me një ritëm dinamik që rrjedh nga një temperament i ashpër shqiptar, ai është specifikisht një dramaturg krejt i veçantë, që mbush një hapësirë të pazënë nga askush më parë në rrafshin e dramaturgjisë tonë kombëtare. Individualiteti i rrallë i Skënder Sherifit më ka lënë pamend gjatë leximit të veprës – dhe aq shumë afektohesha sa më ndodhte shpesh t’i kthehesha leximit dhe instinktivisht të interpretoja me zë pasazhe të tëra – rrëmbyer nga bukuria e vargut, intensiteti i ngjeshur i mendimit, nga gjetja e fjalëve që zhurmojnë fuqishëm duke u ngjarë shkëmbinjve të mëdhenj që zbresin poshtë malit humnerë. Skënder Sherifi ka zbërthyer artistikisht filozofinë e historisë sonë specifike si askush tjetër më parë, duke mbajtur një qëndrim shkatërrues ndaj të keqes që na ka shoqëruar padrejtësisht në jetën tonë. Ky artist me përmasa të jashtëzakonshme intelektuale të habit, të çudit, të befason me thjeshtësinë, çiltërsinë dhe dashurinë që të dhuron si artist, si mik, si
181

njeri, si koleg. « TRIO e PERJETSHME » më bën të jem krenar që Shqipëria ka një gjigant të letërsisë bashkëkohore moderne.
Gëzim Kame – Tiranë, më 15 tetor 2010 (Regjisor i famshëm i teatrit në Shqipëri )

182

3. « Artisti i Ditës së Tetë » Petrit MALAJ Mos e humbisni shansin të takoheni me artistin e “ ditës së tetë ”. Kush e kërkon këtë mundësi, e përfiton falas në : “ Trion e Përjetshme ”, e cila nuk përbën një variant rutinë të dramës së sotme moderne : “ aiajo-ai-tjetri ”. Kjo edhe për faktin se ai është zëvendësuar me : “ aktori , ajo-femra ”, në plotësinë e skajshme të nocionit që bart “ ai-tjetri ”, njeriu modern edhe pse ordiner e shumë materialist, qenia perfekte e kontaminuar, për të mos thënë e klonuar, më së miri me kozmosin e sendërtuar si modeli i epokës që jetojmë. Përmbi të tre: një kor tetë vetash që, sikundër ka thënë baba Eskili, e plotëson më së miri misionin dhe funksionin e dëshmitarit okular, pa harruar se janë po ata që duhet të marrin përsipër hera-herës edhe fatthënës të tipit të Tirezias, apo të rapsodëve të bjeshkëve e kreshtave të Shqipërisë, prej nga ku origjinon autori. I qartë dhe i kthjellët, si vetë lumenjtë dhe burimet e pashtershme të tokës nga ku lindi me kraharor të gjerë, si livadhet e luginat ajërplot, dashnor sikundër Romeo e Don Zhuani, i ashpër e sarkastik si thepat e alpeve të Shqipërisë … Poet si shpreh bindjen si askush tjetër… në vendin e tij do të thonin : “ si vetë ai ”!
183

Sigurisht, shumë koshient për talentin që zotëron, Sherifi edhe pse reflekton në veprën e tij problemin e lashtë… problemin e së tashmes, problemin e së nesërmes … një burrë, një grua, një burrë tjetër … ai shtegton me shumë zgjuarsi në thellësitë e subkoshiencës të qenies njerëzore në përgjithësi … të kategorive evidente specifike të shoqërisë. Udhëtimi i tij i gjatë, ku koha është dhe dje dhe sot dhe nesër, ku kapërthehen dhe Brukseli dhe Londra dhe Parisi dhe Broadway, e sidomos Tirana, patjetër u jep tri protagonistëve përmasa universale, por më të tokëzuara me njerëzit e atdheut të vet. Kjo vepër, të cilën nuk do të bënim gabim po ta cilësonim dhe hiper-realiste, shfaqet si absurdi i kohës së marrë nga e cila është ngulfatur keqazi bota e sotme kiç. Sidoqoftë, herë-herë ngre krye një simbol i fuqishëm që shprehet më së miri në reflektimin e jonjeriut, artistit, që e konverton joqenien në qenie, që gjen shprehjen e kozmosit të vet të magjishëm pikërisht në atë që ne e quajmë jetë e jetuar për së dyti. Veç këtë fat ka aktori i teatrit, edhe pse sikundër thotë Moisiu : “ Sa më i madh gjeniu, aq më pak i mbetet vepra ”. I nderuar mik, kur lexon “ Trion e Përjetshme ” nuk di pse ndjen që edhe ti je pjesë e hulumtimit të asaj : se çka duhet të jetë njeriu ? … A thua gabon Femra kur, edhe pse e do e konsideron ka dëshirën
184

e mirë ta ketë përherë e përjetësisht dashurinë e vërtetë … shkon te një i ashtuquajtur i dashur ? A thua është mëkat që, edhe pse ordiner, porse i zgjuar sikundër një mashkull konvencional, për të mos thënë katundar, Tjetri i falet veç materialitetit ? Dhe tani vjen ajo më e rëndësishmja : në konfrontim të vijueshëm të racionales me spiritualen, kah lypset të shkojë njeriu, më falni se gabova, desha të them Artisti ? Zgjidhjen e kësaj dileme do të mund ta gjeni në komedinë e errët, tragjike, por të ngarkuar me pishtarë sa groteskë e sarkastikë, aq edhe me gjuhë flakësh që ngrohin shpirtrat e tharë, të humusit të kësaj bote të pabotë. Si përfundim, unë shpreh bindjen se edhe vetë Skënderi nuk ka menduar ta njehsojë aktin e tij të kreacionit me atë të zotave. Por sikundër zotat e ndërtuan këtë botë në gjashtë ditë dhe netë, pushuan të shtatën… dhe rinisën e vijojnë në ditën e passhtatës, edhe Skënder Sherifi – zot i pendës së tij, i ka lënë pas shtatë ditë dhe vjen tek ne si : “ zoti ” i ditës së tetë.
Prof. Petrit Malaj – Tiranë, më 25 tetor 2010 ( Aktor dhe Rektor i Akademisë së Arteve në Tiranë )

185

4. « TRIOJA » e Skënder Sherifit Mimoza AHMETI Skënder Sherifi ka jetuar, që prej fëmijërisë së mitur e deri më sot, në botën frankofone evropiane dhe është formuar në të – gjë që bie në sy që në kontaktin e parë, nga mënyrat e sjelljes, narrativiteti i mendimit dhe emfaza ndaj jetës në tërësi. Deri në vitin e fundit, librat e tij janë shkruar në vijimësi ekskluzivisht në gjuhën frënge. « TRIOJA » është e para thyerje – duke u shkruar mirëfilli si tekst në shqip! Dhe vërtetë që kjo gjë, shikuar nga pikëpamja psiko-linguistike, shënon një eveniment në jetën e autorit. Së pari kjo vepër të befason për nga pasuria dhe autenticiteti i saj. Idetë shprehen në një shqipe të lirë, spontane e të guximshme, e cila përmban ngjyrën, atmosferën e kozmopolitizmin e autorit, ashtu siç e njohim ne që prej njëzet vitesh, në marrëdhëniet e tij me hapësirat letrare e kritike në vendin tonë. Është një hap i madh për Skënder Sherifin që na propozon universin e tij me këtë shqipe kaq të bukur, të lirë e të dekompleksuar, ashtu sikurse ka vepruar edhe me dekada me gjuhën frënge, duke operuar e eksperimentuar në horizontin e saj. Tani për çfarë na flet kjo vepër ? Tre personazhet kryesore të « TRIOS »
186

simbolizojnë tre arketipa ose ikona të mbarë njerëzimit modern : figurën e artistit në botën e tij imagjinare, ëndërrimtare, fantazmike e jashtëtokësore kundrejt jetës praktike të së përditshmes ... Figurën e femrës me magjinë e bukurinë e saj, paradokset dhe kërkesat e saj në mes ëndrrave, qejfeve, lukseve, materializmit, por edhe thellësive shpirtërore – thuaj gjysmë « Simone de Beauvoir » e gjysmë « Victoria Beckham », gjysmë shpirt i thellë e gjysmë show, materie dhe aparencë sipërfaqësore, objekt sensual dëshire, luksi e konsumi. Dhe më në fund figura e biznesmenit ose e miliarderit që jeton për të krijuar pasuri të pafundme, duke menduar se sundon dhe kontrollon botën e njerëzit me fuqinë e tij financiare, ngaqë mendon se çdo gjë shitet e blihet në jetën moderne. Por nganjëherë vuan, dhe i kujtohet se i mungon pak shpirt, pak sensibilitet e fantazi për të qenë i lumtur! Sidomos kur Femra i reziston, dhe Artisti nuk i bindet ... Këto tre personazhe që njihen nga ne të gjithë, janë stereotipe që futen në debate, në kontradikta, në kërkesa dhe pyetje permanente me veten dhe me tjetrin. Përplasen pa e gjetur kurrë përgjigjen për problemet e tyre jetësore, ngase kërkojnë të pamundurën, duan të kompletohen me gjithçka, duan ta gjejnë alter-egon e shpirtit, partnerin e tyre ideal, dashurinë
187

sublime, pasionin vullkanik të Romeos e Zhulietës, duan që jeta t’ua plotësojë të gjitha dëshirat mbi këtë tokë … duke u zhytur në një epikurianizëm të shfrenuar deri në humbje, duke u vetëbërë objekt admirimi e narcizismi … duke kërkuar të jenë vetë epiqendra e marrëdhënieve njerëzore, në gjitha raportet e dashurisë me tjetrin, sepse janë individualistë, egoistë e defiçientë ... Si në një lojë apo një luftë, e shohin veten në pasqyrën e tjetrit, e cila i mahnit për elementet që ata vetë nuk i kanë. Dhe në fakt, arrijnë ta urrejnë tjetrin, pasi u paraqet atyre të gjitha defektet e mungesat … dhe e trajtojnë më pas si armik potencial e konkurrent, pasi në thelb urrejnë pjesën e tyre të errët … refuzojnë t’i pranojnë të metat e tyre. « TRIOJA » na shpreh një kërkesë dashurie, pasioni, erotizmi, humaniteti të pafund, si një vullkan i ndezur plot gjurulldi e përplasje, duke strukturuar rreth temës qendrore universale të gjitha problemet aktuale që preokupojnë qenien – ku përfshihet edhe pjesa kombëtare. Flitet mbi botën e globalizimit, të betonizimit, të anti-humanizmit, të reklamës, të konsumit të shfrenuar, të ekranizimit e robotizimit, të klonizimit, të të gjitha formave moderne të shpëlarjes së trurit, flitet për problemet ekologjike, për temat e mëdha filozofike, për vendin e artit në kohën ku jetojmë dhe, pos këtyre,
188

me shumë arsye e mençuri shtrohen disa pyetje mbi botën tonë shqiptare, absurditetet dhe disfunksionimet e saj. « TRIOJA e Përjetshme » është një vepër me interes, e cila ngre siparin dhe hap horizontin modern për skenën shqiptare, duke i rinovuar kodet, temat e skemat tona skenike tradicionale dhe duke na futur në një univers të ri që harmonizohet me kohën. Kjo vepër e meriton një tjetër jetë nëpërmjet gjallërimit në skenë, shërbyer natyrisht nga një regjisor i sprovuar, në nivelin e duhur të aftësive, me vizion modern për skenën dhe publikun shqiptar.
Mimoza Ahmeti – Tiranë, më 14 tetor 2010 (Shkrimtare shqiptare, Figurë emblematike, simbol i artit dhe i emancipimit femëror )

189

5. Njeriu i demultiplikuar dhe vepra Ardian MARASHI Fragment I : Pasi dëgjon për herë të parë të flitet për Skënder Sherifin, nuk mund t’i bësh ballë dëshirës për ta njohur vetë personazhin. Skënder Sherifi nuk kishte lindur ende atëherë kur, në vitin 1951, prindërit e tij ikën nga Shqipëria e burgjeve dhe izolimit, me shpresën për të gjetur një botë të lirë. Familja e tij shqiptare, e çrrënjosur nga trojet e lindjes, u arratis për të jetuar disa vite si « emigrantë politikë » në Kosovë, dhe për rreth dy vite tjera në kampin e refugjatëve në Gerovo të Sllovenisë. Ky ishte horizonti që iu ofrua atij kur erdhi në këtë Botë. Më tej, familja e tij mundi të lërë Jugosllavinë e dikurshme dhe, në vitin 1956, të vendoset në Belgjikë. Skënderi atëherë ishte veçse një vjeç... Ai pra në thelb është një person që u bë belg jashtë dëshirës së tij, për shkak të rrethanave. Skënderi jetoi fëmijërinë e një belgu të lirë, në gjirin e një familjeje konservatore e tradicionale shqiptare… dhe më pas një rini të artë pariziane, në shoqërinë e një rrethi artistësh e poetësh gjenialë. Ai ka çarë në jetë çmendurisht, pa marrë mundimin të (ta) kthejë kokën pas. Pastaj në moshën dyzetvjeçare diçka
190

u rizgjua tek ai : ORIGJINA ! Ai u vendos për disa kohë në Prishtinë dhe, pas rënies së Murit të Berlinit, mundi të kapërcejë kufirin e Shqipërisë, të njihet me vendin e vet, ku edhe zgjodhi gruan e tij. Skënderi duket të jetë më francez se një francez, ai ndihet më belg se sa një belg, e quan veten shqiptar dhe shqiptarët e quajnë kosovar . Por ai nuk mund të kuptohet edhe pa trashëgiminë e tij shpirtërore : për nga muzika është amerikan, për nga shijet e pikturës është spanjoll, super-francez për sa i përket arteve dhe gastronomisë, shqiptar për nga kokëngjeshja, kinez për nga filozofia, belg për nga hajgaret e provokimet, mesdhetar për nga pasioni, dhe afrikan për nga dielli që ia përvëlon kokën. Gjen tek Skënderi burrin e zakonshëm, njeriun normal, elegant, racional, të rafinuar dhe kartezian, porse në vetën e tij të dytë (pjesa tjetër e dyfishtë e personalitetit) ai është edhe një lloj jashtëtokësori që e quan veten U.F.O letrar, një endacak i poezisë, një bohem, një kloshard hyjnor, një pasionant të përhumbur. Dhe gjësendi tepër i rrallë, në rastin e tij joshesh të flasësh edhe për nocionin e « Trefishtë » sikundër ai na e zbulon në librin e tij të fundit : « TRIO e Përjetshme ». Nëse do të kishte një frazë, një formulë që mund të përmblidhte identitetet e shumëfishta që ndryhen tek ai, sikur ato
191

që ai krijon dhe përshfaq me penën e vet, ke dëshirë t’i kthesh sytë te një shprehje që gjendet në njërën prej parathënieve të tij të shumta: Skënder Sherifi e sheh veten si « i vetmi Don Kishot e Robinson Kruzo i Trojeve të Ilirisë ». Dhe për të kuptuar mënyrën e habitshme se si Skënder Sherifi mishërohet dhe e gjen veten në këtë zallamahi identitetesh, mjafton ndoshta ta shohësh këtë personazh: si një qenie e jashtëzakonshme dhe poezinë e tij si kënga e fundit e mjellmës surrealiste … Tiranë, më 4 tetor 2010 Fragment II : Ka disa vjet që Skënder Sherifi është bërë pjesë e pandashme e peizazhit letrar dhe mediatik shqiptar : për fatin e mirë tonin dhe të tijin. Zbriti nga qielli belg në atdheun amë me një libër poezish të përkthyer e botuar në Prishtinë, dhe si « i vetmi Don Kishot e Robinson Kruzo i Trojeve të Ilirisë » priste që bashkëkombasit t’i hidheshin menjëherë në qafë e ta mbulonin me kurora lavdie. Për dyzetë vjet rresht ai kishte qëndruar i paepur në betejat më të rrepta poetike të shekullit, kreshnik i çetës zëmadhe të avangardës evropiane, për të mbetur surrealisti i fundit në
192

planetin Tokë. Ai Poet nuk qe mësuar të dorëzohej ! Dhe u kthye në atdheun amë me të gjithë artilerinë e tij të rëndë: vëllime të botuara në Paris, vlerësime të autografuara nga çetarët zëmëdhenj të avangardës frankofone, dhe një libër dashurie (« LOVE ») kushtuar të gjitha grave të botës. Atëherë, bashkëkombasit nisën të gjallërohen : Don Kishoti paskësh qenë një Don Zhuan i fshehur … e kjo ia rregullonte atij mjaft mirë biografinë, në një vend ku sekserët e femrave i konkurronin poetët ! Ndërsa sot, Don Kishoti belg zbret në Shqipëri si Shqyptar, me të drejta të barabarta : duke e pat kuptuar më në fund se me tëndin merresh vesh kur flet të njëjtën gjuhë. Dhe kështu pra, Skënder Sherifi na sjell drejtpërdrejt në shqip veprën e tij më të pamundur e më të çuditshme: poemën dramatike : « TRIO e Përjetshme » . E konceptuar si një testament poetik postmodernist, « TRIO » vë në skenë një kakofoni të drejtpeshuar zërash, melodish, imazhesh, ngjyrash e lëvizjesh – sfondin ku evoluojnë Femra, Tjetri dhe Artisti. Në këtë sfond të ndezur, Sherifi i lëshon në fushë të hapur të gjithë ëngjët e djajtë e tij, të cilët i ndërzen deri në theqafje … duke inskenuar madje edhe flijimin e vetvetes, alias Artistit, në një kuadër magjik, ku këndohen korale dhe
193

ku balerinat vallëzojnë duke shpalosur gjithë hiret e tyre, teksa Nëna Xhevahire me namatisje shenjtëreshe i mëkon gjithë kësaj Bote mistikën dhe energjinë e vet. Mes zallamahisë së shkaktuar nga përzierja e regjistrave të gjuhës, buthton herë pas here një zë poezie i pastër, që përcjell thërrimet e shpërndara të testamentit poetik të Sherifit : Ju lutem, zonja dhe zotërinj : hapini gjithë Kanalet dhe Portat tuaja ftoni të çuditshmen, të jashtëzakonshmen fshini gjithë Kufijtë… ndaloni të ndaluarën! JETA e vërtetë ka nevojë për Utopi, Ëndërr, Magji, Romantizëm : na duhen irrealizmi, e pamundshmja, për të shkuar sa më larg ...
Ardian Marashi – Tiranë, më 18 tetor 2010 ( Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Studimeve Albanologjike )

194

6. « TRIOJA E PËRJETSHME » Enver PETROVCI Duke lexuar « TRION e Përjetshme » të Skënder Sherifit, m’u rikrijua një ndjenjë e kamotshme, kur për herë të parë si student i vitit të parë lexoja dramën : « Duke pritur Godonë » e Samuel Beketit. Sot pra jam në një moshë kur gati të gjitha zhanret artistike teatrale i kam parë, provuar, lexuar ose punuar. I mësuar në këtë mënyrë të rezonoj e të analizoj, instinktivisht e desha aq shumë dramën ! ( Ah, po çka dreqin është ky tekst ? ) Te « TRIOJA e Përjetshme », Skënder Sherifi u shpëton kornizave … E pastaj, si ta vendosësh në skenë një vepër të këtij zhanri pa emër ? Ngado që e vendosja, teksti i kësaj drame reagonte ose, po të jem më i saktë, stili i të shkruarit nuk përpiqej e nuk u përputhte me asnjë zhanër për të cilin jam në dijeni. Për mua : një Planet tjetër ende i pazbuluar ! Natyrisht dijetarët e ardhshëm teorikë të dramës botërore, do ta gjejnë mënyrën për ta futur gjëkund në lojë e në vijë këtë tekst, në ndonjë prej gjinive të reja futuriste e inovuese, që i sjell detyrimisht koha. Por unë, si njeri praktik, pra që prodhon në skenë, nuk jam i sigurt se do të jenë të
195

sinqertë ! Megjithatë pres me shumë qejf, që të më befasojë e të më kundërshtojë dikush, porse me argumente bindëse … Profesionalisht « i deformuar » : çdo dramë, në lexim e sipër, unë mundohem ta shoh direkt në gjuhën e kodet e skenës. Ashtu pra e fillova edhe këtë dramë të Sherifit ... Dhe çka ndodhte konkretisht në mendjen time ? Sapo i thoja vetes … « Aha ! Kjo duhet punuar kështu »… faqet në vijim reagonin dhe demantonin qëndrimin tim profesional. Gjatë vijimit të leximit krijoja mundësi dhe variante tjera, por sërish teksti në vazhdim më shpëtonte nga dora dhe rrënonte krijimin tim artistik e skenik. Një marramendje, një mahnitje e pafund që nuk më lëshonte, nuk më linte të qetë, dhe që më shkaktonte 100 pyetje e luhatje shpirtërore. Më në fund u dorëzova dhe e lexova dramën vetëm si lexues i thjeshtë, pa tendenca regjisoriale ose aktoreske. Jo... po gënjej ! Pasi nuk arrita ta lexoj as si lexues i zakonshëm, porse kjo ishte mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga mosdija ime… S’e di as vetë se çka dreqin më ndodhi me këtë tekst ? Më kujtohet që u fundosa thellë në gjuhën speciale, magjike, befasuese, plot nerv dhe energji ... në universin surrealist, realist e malësor të Sherifit ( cow-boy i guximshëm i westernit letrar ) dhe dola mjaft i hutuar, por edhe i mbushur me gjurma, sensacione, mendi196

me kontradiktore, pjesërisht koshiente e në fakt më së tepërmi subkoshiente. Sepse ky tekst i pashembullt e vazhdon për një kohë të gjatë punën e tij brenda qenies tënde. Të pyet, të flet, të shqetëson, të provokon, të irriton, të ngacmon, të sulmon, por edhe të përkëdhel, të sharmon dhe të dashuron, ngase është i ngopur me humanitet, dhe nuk mundet me të lënë kurrsesi indiferent. Këtu pra qëndron, sipas mendimit tim, origjinaliteti dhe fuqia e tij, pa marrë parasysh a mund të vihet apo jo në skenë ... a na pëlqen apo jo? Teksti të imponohet vetë, dhe ekziston me fuqinë e tij autonome ! Si artist i skenës ( aktor, regjisor, dramaturg etj. … ) ndiej nevojën ta ndihmoj këtë tekst të vihet sa më shpejtë në ndonjë skenë, porse pyes veten : a jam unë personi i duhur ? Pra cili do të jetë ai regjisor që do të ketë informata, përvojë, vizion, liri e guxim për ta vendosur në skenë këtë tekst ? Përgjigjen deri tani nuk e kam gjetur ! Kjo është hera e parë që një autor kërkon nga unë që të shkruaj një mendim kritik për dramën e tij. Mua kjo gjë më bëri që mos të jem formalist, por të shkruaj me shumë sinqeritet … Gjë që filloi të më mundojë. Në përpjekje e sipër, m’u kujtuan pikturat e habitshme të Salvador Dalisë : « UAU ! » klitha duke qeshur … « Ja gjëkund këtu është përgjigja ! » … Ai pikturon në mënyrë shumë reale të gjitha
197

sendet, trupat, njerëzit, shpezët, pjesët e organeve, natyrën e elemente të tjera ... porse në paraqitjen dhe montazhin e tyre në Tablo, i vendos në rrethanat joreale që krijon fantazia e tij e pakufi. Pra unë i quajta pikturat e tij « realizëm fantastik ». Menjëherë pikturat e Dalisë i krahasova me dramën « TRIOJA e Përjetshme » dhe m’u duk se ky krahasim më fjeti dhe më pëlqeu. Sepse edhe Skënder Sherifi i ka karakteret e personazhet shumë reale, por në rrethana fantastike e surrealiste. Prandaj është vështirë të japësh një mendim të mirëfilltë për një dramë të tillë të çuditshme, e cila t’i lë të gjitha mundësitë e hapura, por nuk t’ofron asnjë zgjidhje apo solucion të qartë … ngaqë del prej kodeve të njohura deri tani, ndaj dhe është e vështirë ta kornizosh. Pos asaj, ky tip teksti te neve nuk është vendosur asnjëherë në skenë. Por çdo gjë është e mundur ! Ndoshta më e mira do t’ishte që vetë autori ta vendosë tekstin e vet në skenë, siç bëri Beketi me dramën e vet: « Duke pritur Godonë » … duke i ofruar kështu botës teatrale një horizont, një drejtim, e një frymë të re inspirimi.
Enver Petrovci – Prishtinë, më 14 tetor 2010 ( Aktor, regjisor, dramaturg e Drejtor i Teatrit « Dodona » në Prishtinë. Personalitet i famshëm i filmit dhe i skenës shqiptare e kosovare bashkë me të ndjerët Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli )

198

7. « TRIOJA »

Isa QOSJA

Është një vjeshtë e trishtë në Prishtinë. Vjeshtë për të qenë i deprimuar nga koha, njerëzit, ngjarjet, shiu, balta. Kohë për të lexuar një roman, dramë apo edhe një ditar... Në këtë kohë me ra në dorë një vepër e Skënder Sherifit dhe mezi prita ta rrëzoj këtë ritëm kohe me lexim. Dhe nisa leximin e kësaj drame të zotit Sherifi, por pas pak drama u ngjiz në roman, dhe në fund m’u duk që romani përfundoi si ditar. Nuk dija nëse çka lexova më nxori nga letargjia apo më zhyti edhe më thellë në të ? Njëherë më dukej sikur po citoja mendimin tim për njerëzit, ngjarjet apo vendet, njëherë shihja rrugë, kafene, ndërtesa të patinuara me gri, ndërsa herëherë e ndieja rëndësinë e fjalive si një metaforë poetiko-filozofike të zhveshur nga idealizmat profane. Më dukej që personazhet e «TRIOS» flisnin me mua për llavën e tyre shpirtërore, pa e ekzagjeruar fatin e vet. Më pëlqente një komunikim i tillë, sepse mbi dritaren time qëllonin me rrëmbim pikat e shiut të Prishtinës. E pyesja veten nëse një dramë e tillë, si ajo që na komunikon « TRIOJA » e zotit Sherifi, mundet të flasë në skenë para auditorit me aq besueshmëri dhe me aq
199

poezi, sikurse flet në një dhomë, ku kohë pas kohe bie një telefon i shurdhët për nga zilja. Kështu, duke menduar për shumë skena dhe duke krijuar shumë rrethana të buruara nga ky libër, e pashë veten në rolin e regjisorit përballë një drame, romani e ditari poetiko-filozofik. E zura veten që flisja me këto karaktere dhe më pëlqente dialogu me ta ! E zura veten që « TRIOJA » tani ishte KUARTET duke e llogaritur edhe veten time brenda kësaj përmbajtje. Zaten çka kërkon një lexues apo një shikues më tepër se kaq ? Asgjë, sepse më duket se kjo është e mjaftueshme dhe detyrimisht përcaktuese për një vepër artistike. Për mua: PO ! Dhe nuk kërkoj më shumë ! Nuk e di nëse ka faj vjeshta apo erudicioni i Skënder Sherifit në këtë vepër, për faktin që u bëra lexues i magjepsur, por edhe protagonist gjithashtu !
Isa Qosja – Prishtinë, më 14 tetor 2010 ( Regjisor kosovar i njohur, i teatrit dhe i filmit )

200

8. « TRIOJA » - disa Mendime ... Jusuf BUXHOVI Drama e Skënder Sherifit « TRIOJA » është një tekst shumështresor, ku ironia dhe sarkazma ndërlidhin tërësinë e idesë. Kundrimet e veçuara dhe të shkëputura janë pjesë e një mozaiku të madh ngjarjesh, të cilat shfaqen jashtë konvencioneve dhe i shërbejnë krijimit të një imazhi fluid dhe të ndryshueshëm. Nga kjo pikëpamje, drama « TRIOJA » shpalos raporte kundërthënëse të një shoqërie në udhëkryq, mbi të cilën, në një hapësirë kohore të papërcaktuar, shfaqen jo vetëm shpërputhjet e karaktereve, por edhe fatalitetet e situatave të përsëritshme – për shkak se atyre u mungojnë përgjigjet e duhura apo ngaqë marrin përherë ato të gabuarat. Në këtë përvijim sikur ngatërrohen thyerjet midis folkloritetit dhe modernitetit … Dhe meqë jetën e një teksti dramatik e përcakton skena e teatrit, atëherë mund të thuhet se « TRIOJA » shfaqet si një provokim i mirëseardhur për ata që kërkojnë eksperimentime.
Jusuf Buxhovi – Prishtinë, më 14 shtator 2010 ( Gazetar, studiues i politikës e historisë dhe shkrimtar në Kosovë )

201

9. Arti i ambivalencave të fuqishme krijuese Ndue UKAJ Të rrallë janë ata krijues të cilët, lirinë e imagjinatës krijuese, e lëshojnë në ujërat e pafundme të kërkimit, dhe që nga andej përftojnë më të bukurat e thellësive. Në të vërtetë, të rrallë janë ata krijues që thyejnë shabllonet e artit të krijimit, dhe guxojnë të eksperimentojnë deri në imtësi me fjalën, gjuhën dhe rrjedhimisht produktin e saj, shkrimin. Mirëpo, ata që e bëjnë këtë, janë ata që shënjojnë kohët, kulturën letrare dhe bëhen shënjuesit e saj. I tillë është autori Skënder Sherifi. Një krijues me potencë të jashtëzakonshme, që kur shkruan, sikur lëshohet në ujërat e trazuara të shkrimit dhe lojës imagjinative, nga e cila, si krijues i rryer di të përftojë thesaret më të zorshme, ato guaska që brenda shpërthejnë me fuqinë e dashurisë për artin e të shkruarit, me të cilin ky shkrimtar është i mishëruar. Skënder Sherifi hidhet në krahët e imagjinatës dhe shtegton nëpër misteret më të mistershme të magjisë së shkrimit. Një magji e vërtetë krijuese, një vepër letrare thellësisht tronditëse është edhe vepra teatrale “TRIOJA e Përjetshme”, një tipizim për Artistin, Femrën dhe Tjetrin. Ky tekst letrar konceptualisht ndërthur trajta të
202

shumëfishta krijimi dhe perceptimi. Ai është një shkrim letrar. Autori mjeshtërisht funksionalizon ironinë, humorin, dialogët dhe monologët dramatikë, elemente këto që e bëjnë një shëmbëllim të letërsisë së bukur. “TRIOJA e Përjetshme” është një tekst që të magjeps dhe të fton ta lexosh e rilexosh, ta përjetosh dhe shikosh. Janë këto tipare karakteristike dhe poetika origjinale e kësaj vepre unike që, thënë me gjuhën e përgjithshme, e pasurojnë fondin e kulturës letrare shqiptare. Autori Skënder Sherifi, të cilin deri më tani e kemi njohur si poet me një botë tejet të veçantë e unike krijuese, tani shfaqet para lexuesit me tekstin letrar “TRIOJA e Përjetshme”, një vepër letrare në të cilën trajtohen probleme të përjetshme të njeriut, me një frymë të re që është tipike sherifiane. Teksti i tij letrar ka brenda poezi, prozë, filozofi, religjion, film. Aty ka copëza jete të njeriut bashkëkohor, që merr dhe jep nga më të zakonshmet dhe pazakonshmet e jetës. Nëpër këto ambivalenca dramatike, perceptimet e artistit për botën, rrethin, femrën, paranë, bëhen tipare semantike dhe shënjues të tekstit letrar. Brenda një trekëndëshi të çuditshëm – i cili luhet mjeshtërisht mes artistit, gruas dhe tjetrit, si edhe ndërhyrjeve të korit si një përbërës i rëndësishëm i tekstit dramatik – autori e shëtit mjeshtërisht lexuesin
203

nëpër kohë dhe hapësirë, e ballafaqon me të shkuarën dhe bashkëkohësinë ... prapa së cilës shpërfaqet qëllimi ideor autorial, ku rëndojnë pikëpyetjet e krijuesit për kohën e tij dhe dramat e thella të saj, dehumanizimin dhe kohën teknike. Ky tekst teatral shpërfaq intensitetin krijues, atë intensitet që brenda fabulës së tekstit “TRIOJA” na ravijëzohet me nuanca thellësisht filozofike, ku mendimi krijues ngjizet brenda një sistemi gjuhësor të konstruktuar me shprehje dhe figura stilistike tek të cilat zotëron krahasimi, metafora dhe ironia. Teksti thërret. Ai kumbon. Është një shpërthim në të cilën receptuesi gjen shpërthimet me tipike të kohës sonë. Ashtu sikurse në poezi, edhe në tekstin “ TRIOJA” të shkruar për teatrin, autori luan me fjalën, të cilën e përdor në mënyrë magjike për të funksionalizuar tiparet e një estetike të kondensuar, ku ritmi i fjalës, thellimi dhe sensi i mendimit ecin paralelisht, ashtu siç ec vetëdijshëm botëkuptimi i krijuesit për fenomenet e ndryshme që trajton, për natyrën dhe karakterin e Artistit, relacionin e tij me krijimin, botën, femrën. Për autorin e këtij teksti, Artisti në të vërtetë është një gjeni që “ rrjedh si një Lumë në Asgjësinë njerëzore ” ( Artisti ). Kësisoj, ai është si një gjahtar i përjetshëm i anktheve, ankthe këto që në vepër përcillen me
204

gjuhën e së bukurës ... Në fakt “ TRIOJA” është një tekst i shkruar me gjuhën e së bukurës, që rrjedh si një lumë i qetë, në thellësinë e të cilit lundrojnë misteret e pafundme të krijimit, të cilat autori ia sjell mjeshtërisht lexuesit dhe shikuesit të etur për të bukurën dhe të këndshmen. Bota krijuese e Skënder Sherifit është një univers i pafund shqetësimesh dhe vëzhgimesh. Autori i shpërfaq para receptuesit, me tiparet e një estetike postmoderne, me tendenca të sintetizimit të procedimeve të ndryshme teknike në shkrim, qoftë të karakterit gjuhësor, stilistik apo kompozicional. Teksti, përveç tjerash, shquhet për muzikalitetin e veçantë, për një ritëm të brendshëm që e mban në tension mendimin dhe shthurjen e fabulës. Për më tepër, këtë tekst e shquan edhe një rimë e bukur, e cila kumbon plot muzikalitet dhe i jep gjallëri veprës. Janë këto tipare dhe shenja letrare, të cilat e bëjnë këtë vepër shumë të admirueshme për inskenim. Në këtë tekst ka një përpjekje për të sintetizuar forma dhe modele të ndryshme të procedimeve dramatike. Futja e korit modern në skenë është një tipar klasik, por që këtu merr tipare bashkëkohore dhe bëhet mishërim i një bashkekzistence dramatike. Kori nuk është një ndërmjetës klasik, porse, në trajta eksplicite, një mishërim i dobishëm i personazheve
205

të panumërta në korin e jetës, të cilat deklamojnë: “ Kultura u bë një Luks në gjithë këtë Antikulturë ” ( Kori ). Poetika semantike e këtij teksti ndërtohet mbi një ambiguitet të fuqishëm mendimesh të thella e filozofike që zbërthejnë mistere – ato mistere që në trajtat më të bukura vijnë përmes personifikimeve emblematike të Artistit, Femrës, Tjetrit dhe Korit. Autori trajton kështu problemet e kohës : “ Si lind Etika, si ushqehet Vullneti, si gjendet Qëllimi ultim? Si orientohet një Komb ? ” (Femra). Skënder Sherifi e pasuron tekstin e tij me elementë të ndryshëm kohorë (përmes shëtitjes nëpër hapësira e kohë të gjithfarshme ) dhe me elementë kulturorë ( duke shfrytëzuar pasuritë e mëdha të letërsisë, kulturës e religjionit ) në funksion të konstruktimit të një bote specifike dramatike. “ TRIOJA e Përjetshme ” prandaj duhet lexuar ! Për më tepër, ajo duhet inskenuar !
Kështu do të realizohet qëllimi i saj final. Ndue Ukaj – Prishtinë, më 14 tetor 2010 ( Shkrimtar dhe kritik letrar i Kosovës )

206

10. « TRIOJA E PËRJETSHME » apo Lufta tragjike mes idealit dhe realitetit njerëzor Baki YMERI Trio-Treshi-Trekëndëshi më kujton disa nocione matematikore, gjeometrike … Një Trio muzikore si në Jazz-in e famshëm të Keith Jarret-it, relacionet burleske të treshit në Teatrin italo-francez: « Komedi Bulevardi » ku futen në skenë ( burri apo gruaja me partnerin e tyre zyrtar, dhe me një dashnor/e të fshehtë jo zyrtar/e ) ( praktikë e njohur dhe në modë në kohërat e oborreve mbretërore, dhe sot në meset e borgjezisë, të politikanëve e biznesmenëve ). Pastaj më qaset parasysh ideja e Trinitetit biblik të shenjtë ... Por Bota njerëzore është për nga natyra e papërkryer, imperfekte, paradoksale e plot defekte. Atëherë cila është porosia e Skënder Sherifit, që na vjen si ekspert iluzionist i vargut poetik, trafikant i talentuar i të gjitha kodeve letrare dhe rregullave gjuhësore, një krijues krjetësisht i ndezur dhe i krisur, që kohë pas kohe të duket si një barbar-avanguardist ose një primitivmodern ? Njeri dhe Poet i lindur, siç thoshte dikur në vitin 1976, miku i tij Pierre Seghers, me të gjitha liritë e guximet, që i ofron instinkti i tij prej Tigri në xhunglat
207

e Bengalit, person që ka thithur e huazuar diçka nga ajri i Bjeshkëve të Tropojës dhe ujërat e kristalta të Valbonës. I përforcuar ndërkohë me të gjitha ushqimet e mundshme e të pamundshme që i ka ofruar Bota tokësore, dhe ndoshta edhe ajo kozmike, Skënder Sherifi do të mbetet përgjithnjë, një Enigmë e gjallë dhe e pazbërthyer. Pafundësisht misterioz, i lirë deri në zhdukje, dhe i pakapshëm ! Këtu qëndron fuqia dhe gjenialiteti i tij, por edhe vetmia e drama e tij ! M’u kujtua teoria sherifiane e « Njeriut Tredimensional », një amalgamë e qëlluar, si një koktej idesh alkoolike ku përzihet « Psikanaliza e Frojdit me Filozofinë aziatike të Jing-Jangut » … Sipas tyre, qenia njerëzore ndahet mes poleve apo energjive femërore dhe mashkullore, të cilat gjatë jetës ballafaqohen, luftohen apo kompletohen njëra me tjetrën, sipas nevojës. Me një fjalë, te “ Trioja ” e Skënder Sherifit dominon teza sipas së cilës çdokush përmblidhet në tri pjesë, të cilat harmonizohen ose e luftojnë pa mëshirë njëra-tjetrën. Edhe pleqtë e odave të malësisë e dinin mirë se jeta është një luftë, një konflikt i pandërprerë me vetveten dhe me ekzistencën. Pra si Njeri, pikësëpari, unë jam unë, e ti je ti … së dyti, jemi dublim, dyfishimi ynë, ai i huaj që banon dhe vepron brenda teje dhe ngelet si hije,
208

rrallë herë mik e më së tepërmi armik, dhe deri dikund i panjohur ... e më në fund, të gjithë e kemi atë pjesën femërore ( për meshkujt ose e kundërta për femrat ) që i kundërvihet pjesës tjetër mashkullore, duke krijuar brenda vetes, kontradikta dhe konflikte të pazgjidhura. Këtë realitet të thellë e intim të shpirtit njerëzor, ai e ka perceptuar për mrekulli dhe e ka trajtuar me shumë origjinalitet si autor. Por tek libri i tij, ai tejkalon gjithmonë subjektin e kufirin dhe çdo gjë ngelet e hapur, sepse asgjë nuk ka korniza të caktuara, as fillim e as mbarim ... Duket se ky UFO shkruan sipas teorisë së Bing-Bangut, ose të kaosit të parë kozmik, sipas dridhjeve e luhatjeve të Galaksive ( Galaktikave ), lëvizjeve të Kontinenteve, çrregullimeve e çorientimeve të jetës njerëzore moderne … e copëtuar, e improvizuar, e fragmentuar, në një diskontinuitet të përjetshëm … Ndoshta për këtë arsye nuk mund të ketë as fillim dhe as mbarim : sepse ka vetëm jetë, energji, lëvizje e gjallëri pozitive e negative, riparuese e shkatërruese, sa të jetë JETA jetë, e BOTA botë, deri në fundin e fundit, në Apokalipsin final. Në veprën e Sherifit, sikurse në librat e tij të tjerë, flitet për gjithçka e luhet me gjithçka. Sepse çdo gjë jeton, kalon, ndryshon e vdes, dhe ndoshta nuk meriton t’i kushtohet një rëndësi e tepruar... si në filozofinë Zen apo
209

filozofinë hinduiste, apo thuaj edhe në atë sufiste të Dervishëve ... Kjo Botë në fund të fundit është një ëndërr, një iluzion, një film e një komedi ... Jeta reale gjendet dikund tjetër? A ju kujtohet formula e Rembosë : « La vraie vie est ailleurs ! ». Çka është ky Malësor frankofon të cilit nuk i dihet përbërja e nuk i zotërohet bota poetike, dhe që iu shpëton të gjitha teorive dhe mendimeve të kodifikuara? Rast unik dhe i pabesueshëm në Letërsinë shqiptare, dhe tepër i rrallë në Letërsinë Botërore. Në këtë libër magjik, je në mes cirkut felinian, western-it amerikan, psikologjisë euro - orientalo - aziatike, mistikës multi - fetare e ekstra-fetare, politikës, aktualitetit, kuzhinave, arteve kinematografike, muzikore e pikturale, dhe bisedave tradicionale shqiptaroshqiptare sipas riteve kanunore të odave. Kërcen dhe kapërcen mbi kohërat, shekujt, universet e modat, dhe e pyet veten: çfarë ndodhi me mua, ku jam, si po qëndroj prapë në këmbë, i habitur, i trullosur, e i droguar me tekstin e këtij të çmenduri? Po, po … një vepër e përsosur, siç i ka hije Marsianit shqiptar me këtë brumë shumëdimensional, me një formë kaleidoskopike, plot zapping, ping-pong, thyerje e surpriza, me nivele të shumta leximi, me shtresa të shumta referenciale e gjuhësore. Një tekst që kërkon detyrimisht nga lexuesit, që të kenë një bazë serioze e
210

të konsoliduar kulturore për ta shijuar atë në maksimum, sikur ato Verërat e vjetra prestigjioze të Bordosë e Burgonjës, që autori na i përmend aq shpesh, si specialist i të gjitha Gastronomive ushqimore e poetike që është. Mua më ka pat habitur qysh nga fillimi ky Tip që vepron, për rreth 40 vjet, në një vetmi e individualizëm total, jashtë kornizave e formatimeve të njohura, sidomos në botën shqiptare ! E sikur vetëm për këtë gjë meriton një respekt të madh ! Unë mendoj se Rinia shqiptare e kosovare, ende e paprovuar nëpër arenat evropiane, pas disa dekadave mbylljeje, asfiksie, provincializmi etj ... ka vërtetë një fat të madh që ta ketë këtë artist gjigant e gjenial, si model inspirimi për të ardhmen dhe zhvillimin e vet kulturor e artistik, në gjirin familjar të Bashkësisë Evropiane. Ky autor, mund të jetë sikur një vëlla i madh shpirtëror që i këshillon, i orienton dhe i kritikon aty ku duhet, sepse i do dhe ua ka ofruar veprën e tij si një amanet kombëtar. Pos asaj është evidente se Skënder Sherifi, me gjithë jetën, formimin, eksperiencën e tij aq të pasur, për ne eksepcionale dhe e pashembullt, e gëzon në mënyrë të natyrshme legjitimitetin moral e intelektual, për të luajtur një rol të tillë të rëndësishëm tek brezat e rinj shqiptarë. Përse na duhet mohuar një pasuri e një dukuri aq e rrallë në artin e
211

letërsisë tonë kombëtare, kur vlerat e saj janë të panumërta për të ardhmen ? Nuk do shumë mend për të kuptuar, dhe po unë afirmoj me bindje: se Skënder Sherifi është një thesar i vlefshëm për të gjithë ne dhe aq më tepër për rininë tonë, sepse letërsia e tij hap shumë horizonte të reja, jep çelësa të rinj leximi e interpretimi, rinovon e modernizon universet krijuese e artistike shqiptare. Si në veprën e vet, ashtu edhe në jetën e tij normale mes shoqërisë, ekziston një harmoni, një logjikë e brendshme, një autenticitet … sepse Skënderi mbetet deri në fund humanisti, idealisti, surrealisti, ekzistencialisti, romantiku, sentimentalisti, bitniku, hipiku, anarkisti e bohemi i fundit, në Jurasic Park-un ilirian të zhytur në materializëm, në lekë e financa, në poste e ambicie, në konsume e moda, në show e aparenca sipërfaqësore, me një Popullsi të humbur e të fundosur në shoqërinë e spektaklit, të droguar me iluzione… Poeti i lufton ballazi të gjitha të këqijat e kësaj bote, për t’i kënduar mirësive të Njeriut, mrekullive që i ofron Jeta tokësore, dhe bukurisë së tij shpirtërore – po qe i sinqertë me veten, i hapur, i vetëdijshëm dhe i aftë për ta kuptuar atë. Bujaria dhe atdhetarizmi i tij i pastër dhe aq njerëzor janë tepër të prekshëm… kur na fakton me gjithë përvojën e tij se mund ta duash vetveten, origjinën
212

dhe traditën tënde, duke i respektuar të gjitha trashëgimitë antike të historisë së të parëve tanë, duke i integruar si pasuri të brendshme e si bazë primare kodet, zakonet, e folkloret e vjetra, si themel personal … por me kusht që t’i lidhim e t’i harmonizojmë me kohërat moderne, me bashkëkohësinë, duke qenë totalisht të hapur e të predispozuar për çdo horizont të ri, pa komplekse e pa frikë, pa paragjykime etnike apo konfesionale, kuriozë për të gjitha kulturat e kësaj Toke! Skënder Sherifi di t’i adhurojë edhe odat e burrave, edhe mikpritjen shqiptare, dhe Pop Artin e Andy Wahrol-it, edhe Rapsodët tanë historikë, edhe Jimmy Hendrix-in. Pse kjo luhatje që mund duket anakronike ? Sepse jemi pasardhësit e ilirëve të lashtë, por jemi dhe Bota mbarë, prej Polit të Veriut deri tek Poli i Jugut. Në kontekstin tonë ballkanik, kjo filozofi është diçka eksepcionale dhe e jashtëzakonshme për një shqiptar ! Sepse ka diçka budiste, një tolerancë e një humanizëm sublim brenda saj ... Çfarë edhe të kujton se mund të jesh krenar si shqiptar, duke ia afirmuar realitetin tënd vetes dhe Botës… por le të mos harrojmë gjith’aq që, me dije apo pavetëdije, jemi pjesërisht edhe Amerika, Kina, Tibeti, Kili, Afrika, Franca, Australia... gjithë ato gjëra që na kanë ushqyer dhe janë bërë, me dashje apo pa dashje, pjesë intime tonat.
213

Në një atmosferë ballkanike, ku popujt janë të zhytur në 1000 urrejtje, paragjykime, trillime e nacionalizma ekstreme, ky pacifizëm e humanizëm i autorit, mbart një vlerë të madhe. Te “ TRIOJA ” personazhet kërkojnë harmoninë e plotë me vetveten, urtësinë definitive, dashurinë sublime, pasionin e kallur, lumturinë absolute dhe kompletimin e tyre në Tokë – por natyrisht pa i gjetur kurrë ato, pasi janë viktima të absurditeteve dhe paradokseve, të verbërisë dhe arrogancës, intolerencës dhe egoizmit të pakufi. Pastaj fillojnë të filozofojnë dhe të debatojnë mbi gjitha subjektet e përmendura më sipër, por dhe mbi çështje të tjera aktuale, të cilat preokupojnë Botën tonë moderne, pa harruar dhe problemet specifike të botës shqiptare ... Bisedë e gjithanshme, pleqërim i fortë, konfrontim madhështor që çuditërisht nuk të braktis, e nuk të anashkalon si lexues, por përkundrazi të afron e të bën pjesë të lojës, kështu që të duket vetja si i implikuar në problematikën e shumëfishtë të veprës. Fillon dhe ti pastaj të pleqërosh me vetveten dhe me personazhet e kësaj shfaqjeje, sepse identifikohesh me të gjitha subjektet e trajtuara, që janë në fakt universale. Ky libër është një kontribut i dukshëm dhe një dhuratë modeste që Skënder Sherifi ia ofron kombit dhe skenës shqiptare, pjesë kryesore e amanetit
214

të tij, vepra e parë që na dhuron direkt në gjuhën shqipe, posaçërisht e shkruar dhe e menduar për ne. Duhet të jemi krenarë me nivelin e lartë të këtij teksti, gjë që e konfirmojnë edhe kolegët tanë francezë e belgë, profesionistë të dramaturgjisë. Shpresoj që ky tekst të gjejë dikur rrugën e tij për në skenën shqiptare, realizuar e adpatuar nga një regjisor gjenial e vizionar… Dhe do të ishte një mrekulli e vërtetë në qoftë se kjo vepër propozohet si spektakël i përsosur në skenë … Ndërkohë, lexuesi ka në dispozicion një libër fantastik, një vepër që të josh sikurse të gjitha vepra pararendëse të Skënder Sherifit. Në qoftë se jeni amatorë e tifozë të surprizave të papritura, që kërkoni me çdo kusht befasim, magji, habi e mahnitje, atëherë mirë se vini në “ Trion e Përjetshme ”!
Baki Ymeri – Bukuresht, më 21 tetor 2010 ( Kryeredaktor i revistës : « Shqiptari/Albanezul » në Rumani. Poet – Kritik e Botues i shumë autorëve shqiptarë në Rumani - ka botuar në janar 2010 një Librin tim: « Në Tavernën e Zemrës sate » në gjuhën rumune )

215

11. « TRIOJA E PËRJETSHME » Imer KUTLLOVCI I nderuari Skënder, Thuhet se në aktrim roli krijohet për hir të një fjale të cilën e adhuron. Në rastin e « TRIOS së Përjetshme » të shumta janë fjalët që i adhuroj. Harmonizimi i disa fjalëve popullore me mendimin modern, bën që kjo vepër që të mos hyjë as në veprat klasike, as në ato moderne – porse në veprat e përjetshme. Krejt i veçantë në aspektin artistik e global për sa i përket identitetit të problemeve … dhe i përdor fjalët « i veçantë dhe global » për arsye se të njëjtat fjalë mund t’i përdor edhe për personazhet e « TRIOS ». Me këto Personazhe mund të identifikohet çdo person, çdo komunitet, çdo popull – dhe pra aty mundësia e aktorit apo e regjisorit është pa viza as kufij ! Bukuria, fuqia e veçoria e veprës qëndrojnë jo vetëm në pasurinë e materies, por edhe në formën e papritur gjuhësore, e cila krijon një stil unik … nga miksimet, amalgamat, surprizat, provokimet, thyerjet brenda temave dhe nganjëherë nga një temë në tjetrën. Kështu lexuesi shëtit në një Botë multi-dimensionale ku përzihen dhe demultiplikohen universet,
216

tematikat, dhe nivelet gjuhësore, të cilat më së fundmi krijojnë një Muzikë të pakrahasueshme ! I zhytur në një liri të shfrenuar dhe brenda një improvizimi tmerrësisht të mbizotëruar, autori e ruan gjithnjë origjinalitetin në trajtimin e problemeve, çka na befason totalisht, që nga fillimi deri në mbarim. Kështu që nuk e zotërojmë ne veprën, porse vepra na zotëron neve – duke na marrë për dore sikur fëmijët, duke na mahnitur, provokuar e stimuluar me një energji pozitive, një vitalitet dhe humor të rrallë. Të gjitha subjektet që trajton teksti janë universale, të rrënjosura në temat e problematikat moderne të sotme, por edhe në problemet thelbësore kombëtare. Personazhet e « TRIOS » japin herë muzikën e Jim Morrison-it, herë poezinë e Baudelaire-it, herë vizionet sublime të Rimbaud-së … Ndërkohë që në disa momente të tjera mund të dëgjojmë edhe zërat e pleqve të urtë shqiptarë nëpër Oda … Këtu, tek Sherifi, Botët dhe Traditat takohen brenda një arti sublim ! Këtu qëndron dhe mjeshtëria e talentit, gjurma e krijuesit të vërtetë. Skënder, mendoj se me këtë libër ke dhënë një « nënshkrim » të fortë në dramaturgji. Edhe pa ju njohur fare, mund t’ju përshkruajmë si një person : me
217

Kulturë Evropiane, Frankofon, por me një Memorie të thellë shqiptare ! Skënder, nuk di se çka të them tjetër pos « faleminderit shumë » për këtë vepër magjike dhe madhështore, mëse të nevojshme për Rininë tonë, gjysmë e humbur, në mesin e gjithë këtyre luhatjeve dhe çorientimeve të kohës … në këtë periudhë kyçe për Kombin tonë, i cili duhet të gjejë rrugën e vet, dhe të pasqyrojë ose fiksojë përfundimisht identitetin e tij, duke u afirmuar me dinjitet nëpër Botë, brenda vlerave reale e autentike të trashëguara nga gjeneratat, shekujt e historia.
Imer Kutllovci – Moskë, më 15 Tetor 2010 ( Aktor kosovar që vepron në Paris dhe aktualisht punon në Komedinë Franceze. Gjatë një Turneu të madh me Trupën e Komedisë në Rusi )

218

12. DISA FJALË MBI « TRION » e Skënder Sherifit Arben BAJRAKTARAJ Rreshti i parë më bëri të qesh, nga e qeshura kalova në habi, dhe më pas e gjeta veten « të hedhur » nga një gjendje në një tjetër … e kështu befasimet pasonin pa ndal ! Por ç’është ky tekst e pyeta veten? I thurur me shthurje, i premë me të ngjitur, i zhdaravitur me hekurosje. Kërcime në kohë, në hapësirë, çdo fjalë e godet tjetrën. Ikjet duken të pakapshme, hedhjet të largshme, por kur e sjell kokën vëren që gjendet prapë tek këmbët. E humori mbështjell si me çarçaf të tërën. Po pas çdo rreshti-hallakam fshihet një fantazëm. Rravgë nën gurrë, kur Mirko Gashi do fliste për plagë në ujë ! Materia e dendur e Skënder Sherifit, ajo çfarë publikut shqiptar i propozohet me « TRION », është padyshim diçka e pazakonshme dhe si e tillë mund të frikësojë konvencionalët. Por në të njëjtën kohë, shtresat që ai na i sjell me këtë vepër, ofrojnë atë që aq shumë na mungon në qasjet e teatrit të sotshëm: veprimi me lirinë totale e ndërhyr-krijimit ... Aq shumë atome përqafohen e përpëliten
219

në këtë tekst, saqë hapësira për punë (si për aktorët, si për çdo regjisor ) duket e pafundme. Vërtet që nuk duket punë e lehtë të përvjelësh mëngët për t’i hyrë një pune së cilës zor se i shihet fundi. Ama e bukura qëndron pikërisht aty ! Dhe ç’është ndoshta edhe më interesante, Skënder Sherifi me këtë vepër rikthen fuqinë absolute të fjalës fizike, në qendër të vetë veprimit : gjë kjo gjithnjë më e rrallë, për të mos thënë gati e zhdukur në krijimtarinë e sotshme teatrore. Brumë për t’u ngjeshur, improvizim i çimprovizuar ? Është e qartë se një qasje fizike është e nevojshme në parahyrje të vetë proçesit të shtjellimit të një teksti të tillë, dhe mundësitë e zhvillimit të mëtutjeshëm të procesit të vënies në skenë janë të pafundme. Andaj, unë pres e uroj që ky tekst të ngacmojë krijuesit e rinj në hapësirën teatrore shqiptare, sepse, sipas mendimit tim, diçka e rrallë domosdo do të lindë nga kjo eksperiencë. Fat të mbarë « TRIOS » !
Arben Bajraktaraj – Paris, më 16 tetor 2010 ( Aktor kosovar që jeton dhe punon në Paris )

220

13. Në Trenin Saint Malo-ja (Bretagne) për në Paris Jacques BONNAFFÉ I dashur Skënder,
Kam mbetur një kohë të gjatë pa reagim, pa qenë në gjendje për të shprehur asgjë, pasi kisha marrë tekstin tënd. Zhvendosje, lëvizje në kohë e jashtë kohe…Dridhje. Tamam ashtu, ende memec dhe i pa reagim … por kjo nuk do të thotë se nuk kam Zë ! Isha i përgatitur dhe prisja një shkrim vrumbullitës, dhe ashtu ndodhi! Ngjitje e Everestit nga Shpati i quajtur Forcë. Diçka që mbërthen Armët…që shkakton Pushtim ! Zjarr ! Ti kërkon Artiljerë, dhe te unë e gjete atë që të duhet, ndoshta e kam atë profil, atë shpirt ? Por, nuk dëshiroj të bëj krahasimin midis tekstit dhe përshtatjes së tij të mundshme në Skenë. Nuk do të hyj në ato ujëra. Jo tani për tani … Mbase sepse sot, problemi themelor për gjith’secilin është që ta ndiejë e ta kuptojë, se për çfarë Kori është i lindur, i programuar ? Dhe unë aktualisht kam shumë Këngë rezistence për të ndjekur dhe për të cilat më duhet të kursej forcat e mia dhe kohën. Është zgjedhja që kam bërë ! Pra, nuk flitet për asnjë gjykim nga ana ime,

221

dhe aq më pak për mospranimin e Universit tënd letrar evident, me një shkrim të fuqishëm, që ti sulmon e përpunon Turinjtë, duke ngrënë një seri Shuplakash surratit, sipas nevoje. Jo ... jo ... miku im, ja vlen ... nuk është për t’u trishtuar ! Kështu pra, unë po e hedh Topin në anën tënde, sikundër e vëmë përsëri në Lojë. Duke shpresuar se me këto Fjalë e kemi thyer Heshtjen ! Dashamirësisht,
Jacques Bonnaffé – Paris, qershor 2010 ( Aktor dhe Regjisor francez, fitues i çmimit vjetor prestigjioz të teatrit: « Molière » në Francë për vitin 2009, si regjisor i spektaklit më të mirë të vitit : « L’Oral et Hardy » ) *Teksti u soll nga frëngjishtja në shqip nga D. Kokonozi.

222

14. “ Skënder Sherifi dhe TRIOJA e tij e Përjetshme ” Denis LAVANT Ta përshëndesim të gjithë Skënder Sherifin, këtë poet brukselas që vjen nga « Vendi i shqiponjave ». Për një parizian të thekur, edhe vetë emri i Shqipërisë ka ngjallur gjithnjë një mister tërheqës. Këtë mund ta thuash edhe për gjitha ato Troje të cilat, nga fakti që nuk jemi në gjendje t’i vendosim në një hartë gjeografike dhe prej mungesës së plotë të referencave të njohura prej nesh, e ngacmojnë së tepërmi përfytyrimin dhe imagjinatën tonë … ndoshta edhe për shkak të largësisë dhe tingëllimit të emrit, i cili duket sikur përmban një Premtim të fortë, me Tradita të harruara – dhe ëndrrën e një Madhështie epike apo etheve të egra ... Shqipëria, ashtu siç mund të ketë huazuar nga Artur Rimbaud-ja dhe Mbretërit e Bardhë krenarë, sikundër fëshfërima e pistilave të luleve të vizatuara si grumbull kurorash … që Poeti i kundërvë me “ E ”- në, e Zanoreve. Takimi im me Skënder Sherifin u bë i mundur një mëngjes plot zagushi të vitit 1986... pas zgjimit të zymtë në një dhomë hoteli vendosur jo shumë larg sheshit
223

Shën Katerina, në Brukselin e vjetër babaxhan. Ishte zilja e beftë e telefonit që më solli ashpërsisht në realitetin e athët... Gjatë këtij mëngjesi sfungjeror dhe të turbullt, që vinte pas një mbrëmjeje “të tejngopur” kaluar duke rrëkëllyer gota alkooli, isha thuaj i gatshëm të vras me fjalë të zgjedhura e të peshuara të paftuarin e bezdisshëm, që do të guxonte të më shkulte nga shtrëngimi magjik i Morfesë, perandorit të Natës e ëndrrave. Por ja që menjëherë u ndjeva i çarmatosur, kur dëgjova nga ana tjetër e telit një zë të ngrohtë, të mprehtë dhe gazmor, që pa bërë asnjë hyrje formale, pa protokoll fare më tha: « Alo, Denis, jam poeti shqiptar! Po të pres te sporteli i hotelit, të pimë një gotë së bashku ! ». Që nga ai çast, as që më shkoi mendja të hungëroja, sepse u intrigova menjëherë dhe mbeta i hutuar e i entuziazmuar nga qartësia e atij zëri, me atë theks sinqeriteti që, edhe para se ta shihnim e vështronim njëritjetrin, më fliste me atë çiltërsi të dukshme dhe atë guxim të papërshkrueshëm, që u lejohet vetëm atyre që e ndiejnë pasionin e të qenit super të dashuruar pas « Poemës së Jetës – dhe Vëllezërve Njerëzorë »... të atyre që njihen dhe që e kuptojnë njëri-tjetrin instinktivisht nëpërmjet ca antenave misterioze … dhe që m’u afrua
224

pra ashtu, sapo isha ngritur nga shtrati, si të ishim miq të vjetër ... ky bashkudhëtar i patundur i Fransua Vijonit ( autori i poemës “ Vëllai Njeri ” ), sikundër gjithë të tjerët, të vegjël a të mëdhenj, të mbrujtur e të pjekur me Poezi ... Ja pra, kjo ishte pika e takimit dhe fillimi i historisë me mikun tim Skënder Sherifin ! « TRIOJA e PËRJTESHME » : tekst e pretekst POEZIE Do të thoja që Skënder Sherifi nuk ngurron të vërë në përdorim të gjithë arsenalin e mjeteve artistike dhe, duke menduar të rivalizoj me shpirtin magjik e gjenial të asonancës Sherifiane, do ta shprehja fillimisht këtë evidencë duke thënë se : ai bën shigjetë me çdo dru, heshta me gjithçka që i zë dora, si me bungun ashtu edhe me bollën ... Ai nuk ngurron të hidhet ngado, prej gjelit tek gomari, të mbajë njëkohësisht koshat e të vjelë rrushin, dhe befas të na thuri citate të përshtatshme letrare, kinematografike, madje edhe pikturale, por gjithnjë në një kontekst të saktë politik. Pikërisht aty qëndron forca superçliruese e këtij Poeti, që përdor shqipen me aq origjinalitet e humor autentik, sikundër gjuhën valone, duke vënë në
225

punë indin e fjalëve e të imazheve në dukje të hallakatura, duke ndjerë nganjëherë ritmet dhe skandimet e muzikës Rap të modernitetit tonë aq sipërfaqësor. Por ai nuk e humb kurrë nga sytë strukturën e duhur dramatike, dedikuar paraqitjes së kësaj shfaqjeje në Publik, me një trajektore të sigurtë – një gjendje pak të ngurtësuar dhe ndonjëherë të interpretuar në mënyrë abuzive – të shpirtit njerëzor që ai kërkon të na komunikojë... Sikundër na e saktëson ai vetë në parathënie apo edhe në shënimet e vënies në skenë, në fund të librit : me shumë saktësi, erudicion, humor të çuditshëm, vetëparodizues në një shkëmbim britmash, një harxhim pasthirrmash drejtuar vetes, ashtu sikurse do ta bënte çdo Poet i denjë për emrin dhe veprën e tij ... nga Malarmeja te Rimboja, duke kaluar si të thuash përmes Fransua Villon-it ... Duke ruajtur distancën e nevojshme për të gjetur orientimin, vendin e duhur, midis Njeriut troglodit dhe “ s t r o f k ë - s t r e h i m i t ” të tij nëpër shpella, dhe i nxanun qenësisht në Syrin hipnotik të Shqiponjës grabitqare, me një vështrim zhbirues, që ka atë cilësi të mrekullueshme të shënojë e të gjejë mundësinë e vetme të lëshimit vrasës, por pa e kryer atë ... Kështu, sikur i madhi Pier Paolo
226

Pazolini, duke ndjerë deri në mërzi ultime dhimbjen e thellë të qenies njerëzore... Poeti bëhet në të njëjtën kohë Gjyqtar i pamëshirshëm e i pandjeshëm, Dëshmitar e Viktimë, me vetëdijen e parrëfyeshme e të qenit i kallur e i shkrirë te Masa, dhe i mbërthyer në Grackën e saj ! Nga kjo pozitë e Poetit si paralajmërues i madh i të Përzishmes, i Fatit të dhimbshëm të Njeriut, nga fakti që është ai vetë i tillë, pjellë intime e njerëzores, Skënder Sherifi na ofron një palcë thelbësore e të qenësishme si ajo e Rabelais-ë, por pa i ulur kurrë kërkesat e tij apo nivelin e veprës, duke ndriçuar seriozitetin e pohimeve të tij ngulmuese me batuta delirante, nëpërmjet shakasë, ironisë e me një farë pafajësie e shkujdesjeje, duke luajtur si virtuoz me muzikën e tingujve, deri sa t’i afrohet kotësisë e absurdit ... por prapëseprapë duke e tejkaluar mrekullisht atë ... e pastaj ç’të thuash ? Ai na sjell përballë problematikës së Trezimit, atë të Njeriut që nuk ka asgjë Hyjnore, përkundrazi… atë që del sa nga vulgarja e bulevardeve, ashtu edhe nga rastësia, lotoja delirante e ekzistencës, shpesh herë epsharake e patetike: « Mjeshtri – Gjysma e tij ( Femra ) – dhe e(i) Dashura(i) », sikundër në tragjedinë antike « Heroi – Robi i tij – dhe Terapeuti
227

i tij, Ati ngushëllues ». Por përtej kësaj, ai me « TRION » njëlloj na vë përballë Trezimit tonë, atij përcaktimi origjinal të vetes sonë, me një frymë poetike e jashtë çdo psikanalize... me ato Tri pjesët që përbëjnë Shpirtin e imtë njerëzor, të cilin e pasqyron çdo Njeri mbi këtë Tokë. Pjesa e Poetit, ajo që parandjen e trysnon pa mundur të veprojë, ajo që digjet, konsumohet e tretet të kuptojë aq shumë gjëra me atë qartësi të mprehtë. Pjesa tjetër ( Femra ), ajo që përballon me sensualitetin e seksualitetin e saj, një pjesë të Misterit të Botës, pa e parë të nevojshme të kuptojë funksionimin e saj, as që të përfitojë diçka ... vetëm me ekzistuar si refleks, si vështrim, përmes dikujt që t’admiron e nuk t’i ndan sytë ... duke ia zbukuruar imazhin tjetrit, me cilësitë e saj natyrore, për ta tërhequr e përfituar dritën, në brendësinë dhe në thelbin e Pranisë së saj : stimuluese, inspiruese dhe poetike “ Muza e përjetshme ”... e kam fjalën këtu për atë pjesën e bukur femërore të njohur e vlerësuar nga të gjithë Poetët e mëdhenj, që e kanë zbuluar veten intimisht dhe tani shohin më larg ... Së fundi ( Tjetri ) është pjesa e atij që nuk dyshon fare, që ecën në jetë pa vënë asgjë në dyshim, që çan hapësirën me atë lloj vertikaliteti e paturpësie që e zotërojnë
228

vetëm ata, që kanë gjithnjë një mbivlerësim narcisik për veten. Janë ata Njerëz opakë që nuk kanë asnjë lartësi shpirtërore të vërtetë, dhe pra që nuk kanë asnjë transparencë .... ata të cilët Dostojevski në përshkrimet e tij të nëndheshme i përcakton si Njerëz të çështjeve të përditshme ... të menjëhershëm, që shtyhen e ushqehen gjithnjë me bindjet e tyre, të cilat ata i ngatërrojnë me veprimet e tyre. Kështu pra, edhe pse na duken aq antinomikë, këto tre entitete, të mbledhura së bashku, të koordinuara, na sjellin para syve përbërjen tonë njerëzore, na rikthejnë te alkimia jonë sekrete, tek ajo që është shkruar qëmoti te QENIA, që mishëron tragjedinë reale brenda saj, ashtu sikundër ajo përjetësisht përpiqet me palodhshmëri për t’ia lënë si shenjë Modelin e saj unik Botës që e rrethon. Faleminderit shumë, i dashuri mik Skënder, dhe rroftë Shqipëria !
Denis Lavant – Paris, më 18 tetor 2010 ( Aktor i njohur i teatrit dhe filmit francez, figurë emblematike, alter ego kinematografik i regjisorit Leos Carax, në filmat e tij : “ Mauvais Sang ” (Gjaku i keq ) dhe “ Les Amants du Pont-Neuf ” (Dashnorët e Urës së Re ) Teksti nga frëngjishtja u soll në shqip nga D. Kokonozi.

229

15. “ TRIOJA E PËRJETSHME ” Bernard SENS Meltin pot (Melting-Pot) Foljor Botë përrallore fjalësh Magji, mahnitje Valle metafizike Shpërthim verbal Përpjekje akordimi akordesh radhësh të ngjeshura Trup më trup Me veten Me ty Midis nesh Në kufijtë e reales dhe humnerës Lëre frikën, besimin e qartësinë Në varësen e surrealizmit Mbërthehu pas shenjave të tua Mbilli e shpërndaji nga fryn era Si një troftë që nxjerrim nga uji E që e godasin me çekiç në kokë, aty në breg të lumit Nuk është një Troftë, o lexues, kjo është një Ngjalë ! Një ngjalë nga më të pakapshmet Me « skënder – skandimin » e herëpashershëm
230

të atyre Këngëve të vjetra popullore që për shumë kohë, do t’i gjejmë tek qoshja e rrugës për shumë kohë kohë shumë të gjatë ! ... pasi Poetët të jenë zhdukur. Shkrimet e tyre do të rrahin kalldrëmet si një shi belg i imët e që të shkon nën lëkurë që të lë trupin të kallkanosur të lagët, thatuq, kockë e lëkurë. Kufomë e këndshme, vepër e bërë nga duar të fshehta. Që kërkon t’ju ftojë në një Banket të mbrujtur nga era e Trojeve tona. Si një martesë madhështore me Pari e Salltanet. Ndërkohë që e dimë mirë Që nesër Jeta do vazhdojë si gjithnjë, me monotoninë e saj si dy të dashuruar, që s’kanë asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit ndërsa hanë mëngjesin së bashku !
Bernard Sens – Bruksel, më 20 tetor 2010 ( Aktor belg teatri dhe filmi, i cili ka luajtur mbi 60 role )

231

16. “ TRIOJA ” – Letër lexuesve shqiptarë Pietro PIZZUTI I dashur mik lexues, Libri që po mban në duart e tua është një bombë e vërtetë dashurie dhe humori, është një vepër që nuk e klasifikon dot, një vepër atipike sikundër dhe vetë autori i saj, një kryevepër të cilën mund mos ta marrësh seriozisht, një vepër që u jep frymë të re kodeve letrare, një pamflet i pacipë që i nxjerr gjuhën teatrit ... ashtu si sulmi ndaj një banke me një revole uji në dorë ... apo si një kamikaz i dendur me çokollatë belge që hidhet në erë, me një epsh gjigant, m’u midis Akademisë Franceze. Poetin-mik, që është autor i tij, nuk ka nevojë t’jua paraqes ... Skënder Sherifi është një autor i pashmangshëm i letërsisë bashkëkohore. Shqiptarët kanë shansin ta lexojnë para të gjithëve dhe të përfitojnë së tepërmi. Belgët janë po aq me fat, sepse banon midis tyre, porse ende nuk përfitojnë aq sa duhet. Kjo për ata që kanë veshë të dëgjojnë … “ Trioja e Përjetshme ” është një vepër letrare sa e papërcaktueshme aq edhe tronditëse. Një dialog i pamundur poetik, i thurur me tela me gjemba,
232

midis trios së përjetshme të burrit, gruas dhe dashnorit... që të sjell ndërmend personazhet e pavdekshëm të G. R. Hergé-së – Kastafioren, Kapitenin dhe Poetin. Një subjekt i pashtershëm ... Është nga ajo lloj letërsie që të mrekullon. Që nuk ta rokanis kokën. Me fjalë të thëna troç. Me lëng që kullon dhe copëza që i ndjen në gjuhë. Zëra që i dëgjon. Fjalë që thuhen. Britma. Gjithçka rrjedh si në modelet e hershme që i kanë dhënë provat, këtu e gjetiu, personazhe që mendojnë, që flasin, që hyjnë në marrëdhënie, që i ikin njëri-tjetrit, në një fabul që i tërheq dhe i dirigjon nga maja e hundës. Veçse këtu, ndryshe nga sa ndodh gjetiu, gjithçka është e jashtëzakonshme që në rreshtat e para. Që nga sintaksa që autori e zotëron si një ekuilibrist i vërtetë i fjalës, mjeshtër i frazës, poet me një intensitet të pazakontë. Dhe kjo deri te përplasjet që lindin e që ndihen nga njëra skenë te tjetra, aty ku nuk e pret, e që thyejnë rrjedhën normale të narracionit. “ Trioja e Përjetshme ” lexohet e rilexohet me zë të lartë ! Këtu qëndron sekreti ! Provojeni dhe do ta shihni ! Është ngazëlluese ! Të gjallëron si një zhytje në detin Jon në një temperaturë 30° Celsius! Dhe mbi të gjitha, pasi të bindeni vetë,
233

provojeni ta lexoni me shokët tuaj ! Thirrini të gjithë … Shijojeni në grup. I ndani rolet dhe i këmbeni midis jush! Është magjike: Gruaja, Artisti dhe Tjetri do të mësyjnë midis jush, falë jush dhe atyre që lexojnë me ju ! Ky është teatri ! Çfarë mrekullie ! Dikush duhet të na e ngjisë në skenë këtë farsë të këndshme njerëzore. Duhet të na e shfaqin gjatë një mbrëmjeje, përpara se të zemërohemi dhe ta bëjmë këtë gjë vetë, për të gjithë ata që na duan e na ndjekin. Përpara pra ! Jepi GAZ ! Të guxojmë ta ngjisim në skenë Poetin që na zbërthen botën ! Pastë jetë të gjatë në letër e në skenë kjo letërsi e gjallë, që ndihet tek mbllaçit, tek pi, tek ëndërron… si një orgji grykësie e skëterrshme, tokësore, qiellore. Mish njeriu !
Pietro Pizzuti – Bruksel, më 1 6 shtator 2010 ( Dramaturg i famshëm dhe i kompletuar i Belgjikës, fitues i disa çmimeve kombëtare prestigjioze, në të tri kategoritë : si aktor, si regjisor, e si autor veprash për skenë ) *Teksti u soll nga frëngjishtja në shqip nga D. Kokonozi.

234

17. “ TRIOJA DEMONIAKE ” e Skënder Sherifit Frédérick DUSSENNE
Ky tekst është një O L P I Objekt letrar i pa identifikuar, ose një UFO. Nuk është se humbesh totalisht gjatë leximit, por diçka të rrëmben menjëherë, dhe jemi thuajse të braktisur … Dhe çuditërisht ky Tekst e ruan misterin e tij me xhelozi. Është i pathyeshëm, i paepur, i pafund ... I ngjan një orgazme. Ose një vetëvrasjeje. Poeti « në kafazin ( dhe rrënimin ) e tij të koduar: (…) nuk komunikon, mbyt dhe mbytet ! » Sikundër BOTA e pakuptueshme që e rrethon ? Ku është kuptimi i saj ? Ai kërkon të thotë GJITHÇKA Ndoshta sepse nuk ka për të thënë ASGJË … Vetëm që të zbrazë një shkulm fjalësh, të çlirojë llavën e tij poetike ... Një këngë ? Kushedi ... Nganjëherë tingëllon si një jerm i Bashung-ut ose i Gainsbourg. Valët e shkrimit shprehin me vrull : këdo, gjithçka, të kundërtën, me një synim kryelartë. Intimja, filozofia, e politika derdhen si një ujëvarë me vargje muzikore. Nuk ka dyshim, Skënder Sherifi është djali ilegal shqiptar i Jean-Pierre Verheggen-it… Ka për të ngrënë dhe gjen gjithçka për të gjitha shijet e uritë e Botës. Pamflet e kronikë, bashkë.

235

Ulërima, revolta dhe pranimi i vetmisë. « Unë edhe unë : gjithnjë janë baras me UNË ! » … Një grumbullim i çmendur aforizmash … Libër me vizatime, filma, pikturë, muzikë … Gjithçka përfshihet aty. Një inventar gjigant i pafund. Ekspozim ose vitrinë kulture ? Urrejtje e kulturës ? Poetikë e tejmbushur deri në overdozë. Është shumë më mirë se zbraztësia e pafund. Nuk ka kursim. As autocensurë. Liri e plotë ... Autori na e përplas gjithçka surratit, pa e çarë fort kokën për protokolle e justifikime. Stalinin, Hitlerin, Mao Tsetungun, Pol Potin, progromet, deportimet, kampet e vdekjes … Dhe kur « Zemra bën BUM në Valencia me miqtë e PUM-it » nuk e di se nga me ja mbajtur, dhe çfarë të imagjinosh ? Të përzihen të gjitha imazhet deri në përhumbje ... Rrezikon marrëzisht, madje është një farë papërgjegjësie, një llojë pavetëdije, t’ia japësh një vepër të tillë Publikut. Por ky guxim i madh duhet respektuar ! Në leximin tim të parë, mendova seriozisht që Skënder Sherifi e ka lënë këtë Botë tokësore, dhe i ka kaluar të gjithë kufijtë. Surrealist. Paradoksale për një shqiptar? Por jo, nëse ai është nga Brukseli ! Cocteau thotë për veprën e tij se ajo ishte « gjësendi e vështirë ta përcaktoje ».

236

Ky tekst pra, është diçka e vështirë ta përcaktosh. Vërtet ç’të bësh me këtë lëndë? E pikësëpari : ç’dreqin është ky tekst ? Një Poemë delirante ? Një Opera ANARKO – PUNK ? Dialogë të rremë, iluzione, referenca të panumërta, shkelje syri ? Një monolog i vërtetë. Portret familjeje ? E së fundi ajo pyetja që shtrohet gjithnjë: a është ky Teatër ? Gjithsesi, nuk kemi këtu një konstruksion dramatik tradicional, në kuptimin e zakonshëm të këtij zhanri … Por padyshim një tekst super tingëllues, i bërë për t’u shprehur, për ta interpretuar, për ta kënduar. Dhe atëherë … ? Antoine Vitez thoshte se Teatër mund të bëhet me gjithçka. Mjaftonte një takim dashurie me një Regjisor të inspiruar ! Por një pyetje më bren. Çfarë bëri që të shpërthejë te Skënder Sherifi ky përrua i tërbuar fjalësh ? Ky është edhe misteri i brendshëm intim i kësaj vepre. Gjithsesi « që prej Paralajmërimit të shenjtë Biblik : ( Poeti ) i demultiplikon Vizionet e tij në infinit ! »
Frédéric Dussenne – Bruksel, e premte më 15 shtator 2010 ( Regjisor i famshëm i teatrit në Belgjikë, specialisti më i madh i veprës së Pasolini-t në skenën belge ) *Teksti u soll nga frëngjishtja në shqip nga D. Kokonozi.

237

NJË LETËR PERSONALE E AUTORIT ( me disa falënderime ) Të nderuar miq, dhe lexues, Dikur më thonin Pleqtë e Odave të Malësisë: « Shiko, ti djalë, kur të bën dikush një nder, duhet me e falenderue, me qenë shumë mirënjohës, dhe mundësisht me tentue me ia kthye atë nder... Në qoftë edhe një cigare duhan me ta falur dikush rrugës, në kalim e sipër, pos respektit e falenderimit, duhet me e mbajtur mend, e me ia kthye atë cigare dikur ! Respektoji e dëgjoji me vëmendje Pleqtë, e mos i merr fjalët e tyre për hajgare, se kanë eksperiencën, urtësinë dhe dijen, sepse i ka provuar Jeta gjithëqysh, o Bir ! Mundësisht mbaje fjalën, qëndro krenar para çdo kujt, dhe kushdo që të thërret ose troket te oborri i shtëpisë, përgjigju si Burrat e hapja derën, dhe në qoftë lypës i shkretë apo gabel : sepse të gjithë janë Njerëz dhe robër të Zotit ! » Një bazë edukative e shëndoshë e respektit dhe e mirësjelljes, që ishte me shekuj në fuqi, dhe që unë vetë pjesërisht e zbatoja, edhe pse isha një anarkist shqipfolës i paparë. Këto gjëra sot, ndoshta dikujt i duken absurditete qesharake e budallallëqe anakronike … sot, në kohërat moderne
238

të shekullit të 21-të, ku dominon egoizmi, individualizmi, narcisizmi, interesat e përfitimi me çdo kusht, ku veprimet e përditshme vazhdojnë jashtë çdo etike normale, ku çdo raport njerëzor është i paramenduar e i përllogaritur, sipas strategjive të ditës e qëllimeve personale të momentit, në një atmosferë të përgjithshme çoroditjeje, zhvendosjeje, çrrënjosjeje e ikjesh të përhershme nga epiqendra e qenies, në një periudhë groteske e klouneske ku glorifikohen paturpësisht : analfabetizmi i përgjithshëm, konsumi i shfrenuar, robotizimi e robërimi shpirtëror, modat e iluzionet, tele-realiteti e virtualiteti, në një vulgaritet e imoralitet global, që nuk befason askënd, pasi është shndërruar edhe në normë ... Në këtë kohë, ku Njeriu çohet në çdo Mëngjes me programin e Partisë dhe të Plenumeve bashkëkohore të ndyrshme : « Good Luck, MAN... si me mashtruar një naiv ose një të ndershëm, si me ia hedhur dikujt, si me rrejt dikë e me përfituar diçka, çka kemi sot për të vjedhur, a po na del ndonjë biznes i hajrit, diçka për të trafikuar ? » Rroftë Moda ! Ha ... ha ... ha ! ... Ku të gjitha antivlerat na janë imponuar artificialisht si vlera, përmes pushteteve politike, opiumeve televizive, marketingut, reklamës e lobinjgjeve financiare. Atëherë, më thoni
239

çka i duhen kujt: filozofia e poezia në këtë kontekst, arti e spiritualiteti, dhe aq më shumë psikologjia tipike e porosia e demoduar e Malësorëve të Odave ? Më duhen mua, dhe gjithë atyre që kanë një Shpirt e një Sensibilitet të thellë, një Transparencë brenda vetes. OKAY, mund të qeshin e të çuditen Rinia e Rapit dhe R&B–së, fansat e Eminemit, Lady Gaga-s, Rihana-s e 50 Cent-it ... çka jam edhe unë vetë, në fakt, porse bazat tona nuk janë të njëjta, dhe itinerari ynë ndryshon tërësisht qysh prej fillimit. Filozofia e çdo Jete e ka një fill, një logjikë të brendshme. Dikund, çdo gjë lidhet me diçka ! Është ligji natyral i gjërave. Ka shumë mundësi që jam ( deri sa të faktohet e kundërta ) avangardisti e anarkisti më i shthurur e më i lirë i Botës shqiptare, amatori më i madh i ekstremeve e i margjinaliteteve, tifoz absolut i çdo hulumtimi, risie e revolucioni në fushat e krijimtarisë e të imagjinatës njerëzore … sepse instinkti primar më drejton spontanisht nga rrymat futuriste. Evolucioni ( ke çka ke, i mirë apo i keq ) ecën përpara e jo prapa ! Me siguri, jam një person thelbësisht i eksploduar, i fragmentuar, i atomizuar dhe, siç më thonin dikur parizianët, i vetmi artist që, pa asnjë drogë, është më i droguar se të droguarit e vërtetë !
240

Normal ... kam jetuar aq shumë gjëra të habitshme, grumbulluar vizione, sa që më janë përzier 100 Botë e eksperienca, nganjëherë edhe radikale . Por diku e kam ndjerë Zërin e Malësisë së vjetër, eposin e rapsodinë e lashtë, hijen e dragonjve e të kuçedrave ... dhe kjo nuk shpjegohet me logjikë ! Jemi në një dimension tjetër ! Megjithatë, sinqerisht më kanë pëlqyer disa tipare e parime morale të Kanuneve mesjetare të Bjeshkëve shqiptare buzë Valbonës ... E di se kam trashëguar diçka nga ajo Botë, dhe kjo, ndoshta më ka shpëtuar, më ka fiksuar diku në planetin Tokë, më ka lidhur me një Qiell e Origjinë të caktuar... Ndoshta prej aty më vjen ajo gjë e posaçme që, kur jetoja në Paris, shpesh herë francezët e quanin : primitivizmi e barbaria moderne e Skënder Sherifit, një autor i çmendur, jashtë normave, por me një Gjuhë e një Univers të çuditshëm ! M’u ka dashur edhe mua shumë kohë për ta kuptuar, prej nga më vinte ky koktel, ajo alkimi sekrete dhe e jashtëzakonshme? Dhe sot i falënderoj me zemër e me shpirt, gjithë ata Pleq që më kanë folur, sharë, kritikuar, këshilluar dhe, disa herë, edhe mbrojtur nëpër Oda … si Muharrem Bajraktari, që ma jepte të drejtën e fjalës, më pyeste dhe ma respektonte mendimin, edhe pse unë rridhja nga rrymat e deliriumet më të shfrenuara të
241

Woodstock-ut. Kam njohur disa Burra të dikurshëm me një tolerancë e një humanizëm gjenial, Tipa të lindur ashtu, nga vetë natyra. Moralisht ju kam diçka borxh Malësorëve të vjetër, Zakoneve e Folkloreve antike të Shqipërisë mitike e legjendare... dhe kjo nuk më ka prishur punë fare, as me surrealistët francezë, as me bitnikët amerikanë, as me Pop-Artin e Wahrol-it, as me Rrokun e Pankun londinez ... vetëm se ma ka rikujtuar sa herë veten dhe burimin tim, prej nga vij, lidhjen time intime e sekrete me fillimin e gjenezës, përndryshe besoj se do të kisha mbaruar me kohë në një absurditet fatal, duke i shumëzuar si idiot në një shthurrje totale, një overdozë eksperiencash të pamenduara e drogash të paasimiluara ... Si rezultat përfundimtar : çka mund të dilte tjetër, pos një humbjeje tragjike, një vetëvrasjeje finale, si apoteozë apokaliptike e një Ekzistence pa bisht a krye, me 100 pikëpyetje, dhe pa asnjë përgjigje në fund ? Konkretizim i Këngës mitike : « The End » të Xhim Morisonit ! Së pakti, le të përfundojmë si Fishekzjarri, në një Madhështi festive dhe Bukuri absolute, si idhujt e mëdhenj të Muzikës e të Filmit. Dhe prapë sot, kam tentuar t’i ruaj me kujdes disa rregulla të Shqipërisë tradicionale, jo për nostalgjinë e arkaizmit,
242

porse mua më kanë pëlqyer dhe i kam parë disa vlera interesante, të cilat më kanë ofruar një kornizë minimale, tepër të vlefshme për ekuilibrin tim njerëzor. Nuk jam i sigurt që Rinia aktuale i kupton mirë këto gjëra, por do të ishte me rëndësi që t’ua shpjegonit, për konsolidimin e tyre në Jetë … sepse, pos kualiteteve fantastike që të rinjtë e sotshëm kanë, pos dashurisë së pafundme që kam për ta, dhe që pa diskutim e meritojnë : më duken aktualisht mjaft të çorientuar, pa referenca e themele të forta, për t’u zhvilluar siç duhet dhe për të afirmuar më vonë një Personalitet autentik e të sigurtë në Europën moderne. Programi i ardhmërisë së tyre nuk mund të jetë vetëm : si me kopjuar, si me fotokopjuar e me imituar Metropolet botërore … To be or not to be ? Tani po zbresim te libri im « TRIOJA E PËRJETSHME ». Pos anës puro letrare, që e vlerësoni ju me shokë, sepse nuk i takon Autorit me e komentuar tekstin e tij ... për mua, ky libër, jashtë prizmave artistikë e kritikë, që u përkasin specialistëve të fushës, shënon një etapë të rëndësishme, në jetën time … Dhe unë e përjetoj si një eveniment të rrallë në emocionin, afektin e shpirtin tim shqiptar, për të vetmen arsye ( ndoshta për juve banale, por për mua mjaft gjigante ) se për herë të parë në Jetën time ( e ndoshta edhe të fundit,
243

sepse nuk i dihet, a do ta përsëris këtë eksperiencë në të ardhmen apo jo?) e kam menduar, konceptuar, krijuar e shkruar unë vetë, një tekst letrar shqip, destinuar për skenën shqiptare, duke menduar direkt për ju, për bashk’atdhetarët e mi në Shqipëri e në Kosovë, duke menduar për Kombin tim, dhe duke pasur dëshirën e fuqishme që t’i ofroj një vepër të shkruar direkt në shqip Rinisë shqiptare, si një lloj testamenti e amaneti personal. E pra, ndërsa ju i dini vijat kryesore të të gjithë biografisë dhe të kaluarës sime, kjo gjë nuk është domosdoshmërisht evidente. Jetoj që prej 55 vitesh me gjuhën franceze ! Tani, imagjinoni një UFO 100% shqiptar me shpirt, por 100% frankofon e kozmopolit me formimin kulturor, shkollor e intelektual, gati i lindur në Botën frankofone, dhe që pas një shekulli vjen në Trojet ILIRE, për t’ju propozuar një vepër origjinale të shkruar për juve në shqip … A ju duket ju diçka ordinere? Për mua, pa dyshim ky ishte provimi, etapa më e vështirë e jetës sime ... sepse lidhej me perceptimin e thellë, që kisha mbi identitetin tim si shqiptar ... Deri dje, vija pranë jush me disa vepra të shkruara në gjuhën frënge, dhe kjo krijonte mes nesh detyrimisht një farë distance, nga vetë barriera e gjuhës. Dhe unë vetë kisha komplekset e mia, në raport me ju si bashk’atdhetarë, dhe me gjuhën
244

shqipe si mjet komunikimi … e lëre pastaj, problematikën e shkrimit shqip, çka nuk e kisha marrë asfare në konsideratë. Mu dukte si me shkue për një udhëtim në Hënë ! Një pjesë e opinionit të zakonshëm dhe intelektualo-mediatik në Tiranë mendonte : « Ç’dreqin është ky shqiptar marsian, që vjen te ne për të na shitur mend me librat e tij të shkruara në frëngjisht ? ». Tani vij tek ju i qetë dhe përballem me ju në baza të barabarta – me një libër shqip ! Për këtë arritje e ndiej veten mjaft krenar ... pa folur fare për vlerën e veprës natyrisht. Por vetëm nga fakti që kam qenë i aftë për të shkruar një vepër artistike në gjuhën e Nënës … për t’u marrë vesh direkt në shqip me shqiptarët ! Për mua, kjo nuk është pak ... E kalova testin ultim si shqiptar puro 24 karat ! Ha ... ha ... ha .... Është komike ! Material për një Skeç Humoristik në Top Channel ! Më thuani, sipas jush : ky suksesi relativ a ia vlen së pakti tri gota Shampanje franceze, me pak mish të tharë e djathë kaçkavall të vjetër ? Tani, për sa i përket tekstit tim «TRIOJA … », që në fillim të projektit botues, kisha fiksuar një parim të paluhatshëm, një bazë të padiskutueshme, si me Botuesin tim (që e falënderoj për respektin që ka treguar ndaj meje), ashtu edhe me miqtë e mi të cilët e kanë lexuar, kontrolluar dhe verifikuar librin. Unë doja
245

personalisht që askush mos ta prekte me dorë tekstin tim, si përmbajtje në aspektin letrar e artistik … nuk dëshiroja që të ndërhynte dikush në shkrimin tim … dhe doja pra që të mos ndryshohej asnjë fjalë, e asnjë frazë e tekstit, dhe pikë ! Kisha dëshirën që lexuesi ta kishte para syve tekstin e autorit, ashtu siç është shkruar, me 100 % autenticitet e sinqeritet, me atë universin dhe gjuhën e tij speciale, me ngjyrën, brumin e atmosferën e saj ... me gjitha ato miksimet, surprizat, amalgamet e multidimensionalitetin që ka vepra ... me të gjitha referencat kulturale e shtresat gjuhësore, që nga ajo standarde e deri tek ajo e veriut, me shprehjet folklorike të Malësisë, me huazimet anglofone, italofone e hispanike … Mund t’ju pohoj, të nderuar lexues, se të gjithë ma kanë respektuar këtë dëshirë bazë, dhe mos kini asnjë dyshim mbi autenticitetin e tekstit tim, kur ta lexoni librin ! Pos kësaj pike, që për mua kishte rëndësi kapitale, vinte (pastaj) problemi serioz i drejtshkrimit dhe i ortografisë korrekte shqipe. Për këtë iu jam drejtuar disa personave, duke i porositur që miqësisht ta lexojnë shkrimin tim me vëmendje, të ma kontrollojnë për nga aspektet puro teknike të drejtshkrimit ortografik, por asgjë më tepër se aq ! Sinqerisht ju them, se personalisht kam
246

konstatuar, prej sa vitesh, që si në Francë e në Belgjikë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe aq më tepër në Kosovë … vetë intelektualët, universitarët, gazetarët, shkrimtarët e shkencëtarët me prestigj dhe CV të konsoliduar në fushën e tyre, shkruajnë në gjuhën e tyre amtare me disa gabime ( madje nganjëherë edhe me gabime të panumërta ). Dhe në fakt, kjo nuk çudit askënd sot, sepse në këto kohëra moderne të mbi ekranizuara, të kompjuterizuara e teknologjizuara, ky problem na duket si fenomen normal dhe i pranueshëm, pasi « ka kush i korrigjon ato punë » ! E pra, aq më tepër kur flitet për librin e parë të Skënder Sherifit në shqip, nuk kemi ç’të themi ! Prandaj më duhet patjetër t’i falënderoj, siç e meritojnë, me thellësinë e qenies sime, të gjithë ata Persona që kanë harxhuar kohë e energji, duke u investuar aq miqësisht ndaj meje, me një predispozim fantastik për tekstin tim ... Kur dihet që sot, rrallë kush ta kryen një punë, pa ta kërkuar një shpërblim me lekë dhe që, pasi është paguar, e konsideron që ta ka bërë një nder të madh ... ha ... ha ... ha ! Nga Kosova : falënderoj shumë për ndihmën e kujdesin e tyre dy shoqe : Alma Shatrin që ka punuar seriozisht mbi librin tim dhe Ervina Halilin ( poete e talentuar në Kosovë ) . Pastaj i adresoj një falënderim
247

të theksuar mikut tim : Dashnor Kokonozi ( intelektual e shkrimtar shqiptar që jeton në Francë ), i cili pos verifikimit të shkrimit tim, ka përkthyer në gjuhën shqipe 5 mendimet origjinale të dramaturgëve, regjisorëve e aktorëve francezë dhe belgë, që figurojnë në librin tim. Dhe ka përcjellë gjithë procesin e kësaj vepre me një dashamirësi e një zemërgjerësi shembullore ( faleminderit shumë, miku im D. K.! ) Në Shqipëri : më duhet të falënderoj Ana Shahinin, e cila ka investuar një kohë e një punë të pakursyer, për të verifikuar, me një seriozitet maksimal, tekstin tim në të gjitha aspektet. Më duhet të evidentoj gjithashtu një shoqe të ngushtë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm për veprën time në këto vitet e fundit – Ergisa Bebja, e cila pa i kërkuar unë vetë asgjë, ka qenë administratorja e Facebook-ut tim, të cilin e ka hapur dhe e mban me iniciativën e vet ( së bashku me Elba Kapllanin ), ngase është fanse absolute e të gjithë librave të mi. Pos asaj, Ergisa më ka lexuar të gjitha shkrimet, ka verifikuar e korrigjuar drejtshkrimin e tyre, dhe më ka përkthyer disa poezi të librit: « LOVE » në gjuhën shqipe. Një vajzë fantastike që spontanisht është investuar pa masë a kalkulime, porse me një gjenerozitet të rrallë, për veprën time në Tiranë, ( diçka
248

gati e pabesueshme për kohërat aktuale dhe psikologjinë e veprimit të gjeneratës saj ). Ndjej një respekt dhe një mirënjohje të madhe për këtë shoqe të pashembullt, me një inteligjencë e sensibilitet artistik të veçantë për moshën e saj aq të re, me një karakter burrnor të kulluar, e një sinqeritet tepër të prekshëm. Të jeni të bindur që i meriton të gjitha këto lëvdata nga ana e ime, sepse m’i ka faktuar me veprimet e saj të shumta ( shumë faleminderit Ergisa ! ). Vjen pastaj miku im Albjon Bogdani, që e ka trajtuar shkrimin tim me një kujdes, një respekt e një profesionalizëm maksimal, dhe të cilit i shpreh mirënjohjen time për gjithë atë ndihmë profesionale që më ka ofruar, për përmirësimin drejtshkrimor (ortografik e teknik) të librit ( faleminderit miku im Albi ! ). Tani e fundit që do të evidentoj është shoqja e ime e ngushtë dhe besnike, prej disa vitesh që vij në Tiranë, dhe që merret me buzëqeshje e papërtuar fare, me deliriumet e mia surrealiste – Albana Veizi ( amatore e betuar e çokollatave belge ), e cila ka investuar kohën, energjinë dhe shpirtin e saj aq të bukur e të sinqertë, për ta pastruar veprën time nga të gjitha gabimet ortografike e gramatikore, duke punuar me një seriozitet e profesionalizëm të rrallë mbi këtë libër, të cilin e ka lexuar e kontrolluar së pakti 3 herë me radhë.
249

Një vajzë fantastike, spontane, me një predispozim gjenial ndaj veprës sime, me dëshirën për të më ndihmuar, dhe me cilësi humane të veçanta në këtë shkekull atomik ( merci beaucoup ma chère Albana ! ). Dhe mos të harroj, për sa i përket librit tim « TRIOJA », që t’i shpreh falënderimet edhe Botuesit, mikut tim, zoti Ilir Lleshi, i cili më ka respektuar pa masë, m’i ka kuptuar dëshirat, dhe, nganjëherë disa maniakërira, sikurse kanë shumë autorë në raport me librin e tyre ... e falënderoj bashkë me ekipin e tij dhe, posaçërisht mikun tim Artur Shytin, Viliem Kurtulaj, etj. … të cilët e kanë trajtuar këtë vepër me shumë kujdes, dashamirësi e respekt ( shumë falëminderit zoti Ilir e zoti Artur ! ). Pas anës teknike të librit ... vijnë disa miq e personalitete prestigjioze që më kanë nderuar pa masë, duke më ofruar një shkrim, si kontribut personal, për të shoqëruar librin tim tek lexuesi shqiptar. I falënderoj të gjithë 100 herë me zemër e shpirt, sepse e konsideroj si nder e si privilegj të rrallë implikimin e tyre – dhe jam i vetëdijshëm që ma kanë zbukuruar, pasuruar e fuqizuar librin me mbështetjen e tyre. Falënderoj mikun tim Artan Fuga, i cili për herë të dytë, pas librit : « LOVE », më ofron një parathënie, dhe që prej sa kohësh e mbështet me pasion literaturën time në Shqipëri ... falënderoj të gjithë
250

ato Personalitetet të talentuara, që më kanë ofruar miqësisht një shkrim : Alfred Bualoti – Gëzim Kame – Petrit Malaj – Mimoza Ahmeti – Ardian Marashi – Enver Petrovci – Isa Qosja – Jusuf Buxhovi – Ndue Ukaj – Baki Ymeri – Imer Kutllovci – Arben Bajraktaraj – Jacques Bonnaffé – Denis Lavant – Bernard Sens – Frédérick Dussenne dhe Pietro Pizzuti. Është sinqerisht për t’u habitur : gjithë ai nder që më është bërë për këtë vepër ! Një respekt i rrallë ! I falënderoj të gjithë pa masë, edhe një herë ! Pastaj, po bëhen 20 vite që vij në Shqipëri, dhe promovoj zyrtarisht të gjithë librat e mi, dhe është një rreth që unë e quaj: « miqtë tradicionalë që vijnë herë pas here në të gjitha aktivitetet e prezantimet e mia publike » – duke mbajtur shpesh herë edhe fjalime mbi veprat e mia, si Moikom Zeqo, Edmond Tupja, Ilia Lëngu, Mark Marku, Persida Asllani, Stefan Çapaliku, Ardian Marashi, Mujë Buçpapaj, Anton Paplekaj dhe Artan Fuga etj … pa harruar edhe muzikantët si Fatos Qerimi, aktorët si Ema Andrea, Valbona Imami, Margarita Xhepa, Sesilia Plasari, Esad Teliti, Violeta Kraja me studentët e saj të gjuhëve të huaja, plus gjithë ata miq besnikë që i duan librat e mi, si Agron Pëllumbi, Ferid Hudhri, Agron Aliaj, Lambro Filo,
251

Dhurata Hoxha, Dhurata Marku, Gjergj Xhuvani, Pirro Milkani, Denis Dursi, Gazmend Mara, Flamur Gashi e shumë të tjerë ... Një falënderim ua adresoj miqve dhe kushërinjve të nderuar : zotit Hysen Ademi, Abaz Musa dhe Isa Visoçi ! Më duhet të evidentoj pa tjetër mikun dhe të afërmin tim : Mujë Buçpapaj, i cili prej qëkurse veproj në Shqipëri, ka qenë vazhdimisht prezent afër meje, me një mbështetje miqësore të pandërprerë, jo vetëm në aspektin mediatik, por edhe në të gjitha Promovimet Publike e organizuara përmes : « Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës » ( i nderuari Mujë, të shpreh një mirënjohje të thellë e të përjetshme, për gjithë ndihmën që më ke ofruar burrërisht e pa rezerva, që sa vite në Tiranë ! ). Një falënderim i takon edhe mikut tim : zotit Ramë Geci, i cili pos respektit të tij ndaj meje, më është përgjigjur pozitivisht dhe me një vullnet të mirë, duke e mbështetur literaturën time kur ka qenë nevoja. Në Shqipëri veçanërisht, pasi edhe më njohin tani që prej 20 vitesh, por edhe në Kosovë, kam gëzuar gjithmonë një mikpritje, një respekt dhe një mbështetje maksimale nga krejt mediat kombëtare ( si te shtypi i shkruar, ashtu edhe nëpër të gjitha radiot e televizionet ). Dëshiroj t’i falënderoj jashtëzakonisht të gjithë gazetarët e shtypit, dhe drejtuesit
252

shqiptarë të emisoneve të ndryshme radiofonike e televizive : i falënderoj me shumë respekt, një nga një individualisht, sepse kanë kontribuar në njohjen graduale të veprës sime, dhe në popullaritetin tim si Personazh publik. Një përshëndetje speciale për zotin : Artian Tepelena, Artur Kopani, Ilir Babaramo, Rezear Xhaxhiu, për zonjat Entela Taselari, Eneida Xhelili e Anila Basha, Fjodora Fjora, e sidomos për mikun tim : Arian Çani me « Zonën e Lirë » ku, si duket, prezenca ime ekzotike me aksent franko-shqiptar i ka prekur, çuditur, mahnitur ose irrituar 90% të popullsisë, por edhe miqtë apo njerëzit super-intelektualë, që rregullisht m’i rikujtojnë performancat dhe kalimet e mia te “Zona e Lirë e Çanit “ ndoshta, edhe pas 100 vitesh ... ha … ha … ha ... ( merci à toi, mon cher Arian ! ). Dua të falënderoj edhe të gjitha mediat e Kosovës – e sidomos mikun tim Dardan Selimaj, por edhe Skënder Gërgurin, Valentina Saraqinin, Fatmir Lamën, Ibrahim Kadriun e shumë të tjerë ... Gjithashtu falënderoj disa miq intelektualë e artistë, duke nisur me mikun e afërt të shtëpisë, të cilin e konsideroj gati si Babën tim spiritual në Kosovë, me të cilin këshillohem e pleqëroj si në familje : zotin Nazmi Rahmani, romancier dhe botuesi im në Prishtinë, një Njeri i madh dhe fantastik për mua!
253

Një përshëndetje e respekt të ngrohtë miqësor disa personave të tjerë : Jusuf Buxhovi, Agim Sopi, Fadil Hysa, Bekim Lumi, Baton Domi, Bardh Rugova, Isa Qosja, Ramadan Sopi, familja e Rexhep Ferrit, Hilmi Morina, Sadik Hasani, Avni Spahiu, Aliriza e Vetoni i « Dokufest-it » të Prizrenit, Skënder Boshtrakaj, Anton Berisha, Ndue Ukaj, Tomor Rudi, Hasan Ukshini, Jusuf Bajraktari, e disa miq të tjerë nga Kosova që s’po më kujtohen për momentin … Ju kërkoj falje gjithë atyre që nuk i kam cituar me emër, por që me zemër e shpirt janë natyrisht prezentë. Jemi plakur e nganjëherë edhe nuk na punon Truri siç duhet – dhe fatkeqësisht nuk e gëzoj memorien e Elefantit ! Ka raste që ndoshta s’më kujtohet as emri im … Rezultati i një jete tepër të eksploduar! E falënderoj shumë mikun tim, zotin Isni Rukiqi që më ka strehuar në dy vizitat e fundit në Prishtinë, ku kisha disa aktivitete, duke më ofruar miqësisht një apartament në dispozicion për dy javë. Dhe në fund, dëshiroj të evidentoj mikun tim të shtrenjtë, të cilin e kam si një vëlla shpirtëror, zotin Naim Bajraktari – intelektual, jurist, artist dhe pronargastronom i Restorantit magjik « Simfonia » – që më ka ofruar bashkë me shoqërinë e tij fantastike ( me sa personalitete madhështore të inteligjencës dhe shkencës
254

kosovare, dhe plus asaj me gjithë ata Burra Malësie autentikë, atdhetarë modernë, tolerantë e të hapur, me një karakter të vendosur e plot dinjitet ) dhe një pritje aq të bukur e të prekshme në Kosovë, e ca kujtime gjeniale e të mallëngjyeshme… dhe pos asaj, edhe një mbështetje të gjithanshme, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, në lidhje me literaturën time. ( shumë falemnderit ty, miku im Naim dhe gjithë shokëve të tu të ngushtë, të cilët gëzojnë respektin tim maksimal ! ). Një përshëndetje Mazllum Sanejës në Poloni. Në Rumani, më duhet ta evidentoj kontributin madhështor që i ka dhanë kombit shqiptar, miku im zoti Baki Ymeri, duke afirmuar letersinë tonë në Rumani, dhe botuar disa autor shqiptar në Bukuresht. Të falenderoj shumë Baki për miqësinë tënde besnike, dhe mbështetjen fantastike që ia ke ofruar veprës ime në Rumani. Në Zvicër : dua ta falënderoj për miqësinë, interesimin dhe respektin e treguar ndaj meje, zotin Arif Elezi dhe Maliq Sopi. Për në Bruksel: ku jetoj aktualisht, duhet të falënderoj mikun tim Jeton Kelmendin ( poet i talentuar kosovar ), i cili m’i ka përkthyer në gjuhën shqipe disa tekste të zgjedhura të librit tim : « LOVE », duke e dëshmuar veten si Njeri, me një respekt të veçantë karshi meje dhe
255

veprës ime. Pastaj, rikujtoj me mirënjohje mikun tim fantastik, me tipare të rralla njerëzore, zotin Albert Nikolla ( shkrimtar tepër i talentuar shqiptar ) i cili iu ka përkushtuar me një predispozicion dhe pasion të jashtëzakonshëm veprës sime, duke përkthyer krejt falas, në shenjë respekti miqësor, të gjithë librin tim: «Atelietë e Ëndrrave » të botuar në Tiranë nga « Globus R. » e që tani është duke punuar mbi librin tim : « LOVE » – çka për mua, në kohët e sotme kaotike, tregon një bujari dhe një fisnikëri gati të pabesueshme. Ndiej një respekt dhe një mirënjohje të rrallë për këtë Person gjenial e autentik, që më ka ofruar një nder të pashembullt, duke u marrë me veprën time, sepse askush që 30 vjet ( që nga koha e artë e mikut tim zoti Ibrahim Rugova, në vitin 1980 ) nuk i ka kushtuar vëmendje literaturës ime, ose përkthimit të saj, duke më bërë këtë tip nderi ! Dhe e përfundoj me Brukselin duke e përshëndetur mikun tim, punëtor i palodhshëm, botues, përkthyes e amator fjalorësh, zotin Ndue Beleshi. Pa e harruar fare dhe mikun tim Shefqet Gashin, një vëlla shpirtëror fantastik, i cili me antenat e tij speciale filozofiko-mistike, pos që më ka mbështetur besnikërisht qysh prej fillimit, më ka kuptuar mrekullisht mirë, çka deri më sot pak kush e ka arritur
256

atë shkallë të intepretimit të veprës dhe esencës sime. Dhe më në fund, dëshiroj ta falenderoj e ta evidentoj siç e meriton, nënën time Xhevahire Sadrinë, që bile e përmend në shkrimin e tij, edhe miku im, zoti Adrian Marashi. Jo pse e kam nënë, por është një Person, në krejt kuadrin e gjeneratës saj, në meset e Femrave të emigracionit shqiptar të moshës vet, aq special, fantastik, me një vision, një thellësi filozofike, mistike e poetike, me të cilen i kap direkt gjërat esenciale të Jetës njerëzore. Eshtë një person që ka luajtur një rol të madh në jetën time, dhe në itinerarin tim si poet e krijues i luajtur, sepse më ka mbeshtetur prej fillimit, pa asnjë rezevë, kundra thuaje gjithë Bote, duke filluar prej familjës ime, që me konsideronin shpesh herë, si një i droguar total, që ka me përfunduar Kloshard në metrotë ë urat e Parisit, jo pse ishin të këqij apo negativ, por ishin të shqetësuar e të friksuar nga Personaliteti im jashtë çdo norme ( dhe i kuptoj pa problem ! ) Por çuditërisht, nëna ime me mbështeste, për ta vazhduar rrugën time deri në fund, duke më predikuar se ka shumë rëndësi vepra ime për kombin dhe sidomos për Rininë shqiptare, dhe kam me ia dalur dikur me sukses. Një Femër unike me një Energji të bukur qetësuese, paqësore,
257

tolerante, riparuese e inspiruese, e cila e stabilizonte shpesh herë, dhe mikeshën tonë, aktoren franceze të famshme : zojen Annie Girardot, që vinte për me filozofuar, e për t’u inspiriuar te Xhevahire Sadrija … ha … ha … ha … Më vjen për të qeshur kur i mendoj skenat ! Sinqerisht, të nderuar lexues, kur e mendoj të kaluarën time, kuptoj se kam patur deri tani fatin e madh në Jetë duke qenë i shoqëruar me miq të mirë, personalitete gjeniale, fenomenale e humaniste, që më kanë ushqyer aq shumë shpirtërisht gjatë ekzistencës sime mjaft të shthurur. Kam pasur aq fat në Bruksel, në Paris, në Prishtinë dhe në Tiranë ... Pse ? Çudi e madhe ? Si duket më kanë shoqëruar Orët dhe Zanat e Maleve, Engjëjt pozitivë, Dervishët e Tropojës e të Orientit, Budistët, Zoti dhe Misteri i Natyrës, shpirti mistik special i Nënës sime Xhevahire Sadria, bijë Vuthajsh ... Kush e merr vesh misterin intim të jetës njerëzore ? Ka shumë shenja dhe sekrete, që ndoshta nuk jemi të aftë t’i kapim e t’i interpretojmë … energji të padukshme që veprojnë në favor apo kundër nesh ! Vetëm di që Njerëzit e mirë, të mëdhenj, të mbërrimë, të mbushur me një kulturë të gjerë humaniste, krijues të inspiruar nga lart : e frymëzojnë botën mbarë dhe e shndrisin njerëzimin, duke mbjellur mbi
258

këtë Tokë një mijë rreze pozitive. Janë si shpirtra riparues, shërues e konstruktivë, që mbjellin mirësi dhe dashuri si lulet që lulëzojnë në pranverë e si dielli që na ngroh – me sa ide gjeniale, madhështore e frymëzuese që ndihmojnë Botën dhe mbarë Njerëzimin. Pra me këtë rast, për librin tim të parë që botoj dhe jua ofroj në gjuhën shqipe, e ndjeva këtë nevojë urgjente t’i shpreh këto gjëra, me disa falënderime e mirënjohje të nevojshme ... M’u duk si borxh njerëzor dhe si detyrë morale ndaj të gjithë atyre që janë investuar në favorin tim, që kanë mbështetur literaturën time dhe që më kanë ndihmuar konkretisht në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe kjo është një sjellje etike bazë, përderisa e quaj veten Njeri ! Kështu më ka pas mësuar dikur familja ime ... M’u rikujtuan si në një Film të gjithë Pleqtë e Rapsodët e Shqipërisë ... Amaneti i tyre ma imponoi shpirtërisht këtë veprim ... Tash pra, zonja dhe zotërinj: e ndiej veten pak më mirë e në rregull me ndërgjegjen time. Respekti është respekt! Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve mbarë ! Tani para se të ndahemi : t’i hapim disa shishe verë Bordeau e të pimë së bashku për ardhmërinë pozitive të Kombit shqiptar, për Kosovën dhe Shqipërinë, me të cilat më lidh shpirti i thellë, memorja e
259

lashtë, gjeneza, historia ime, ajo e familjes dhe e të parëve të mi … aty ku më ka folur dikund në subkoshiencën time : toka, dheu, shkëmbi, gurët, qielli, lumi, ajri, pluhuri, kuzhina, përqafimet e burrave, bekimet e gjyshërve, rrudhat e pleqve, livadhet plot grurë, delet duke kullotur, buzëqeshja e vajzave, sofrat, muzikat, kuajt e karrocat, çobanët nëpër bjeshkë ... dhe 100 kujtime të lloj-llojta, që kanë lënë gjurmë të pavdekshme në brendësinë time ... Gjithë këto gjëra, me lidhje e pa lidhje, dhe që dikujt tjetër mund t’i duken mjaft të kota ... tek unë, kanë prekur diku në telat më intime të qenies sime, dhe nuk kanë mundur të m’i shlyejnë deri tani as Parisi, ( me të cilin kam qenë pra, gjithmonë tmerrësisht i dashuruar ) e as New York-u, as Londra, as Roma .... Tungjatjeta ... Gëzuar dhe Mirupafshim ! Bruksel, më datën 10 nëntor 2 0 1 0 Skënder S H E R I F I

260

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful