Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

Autor: Nuri Dragoj Titulli i librit: Rreziku i shkombëtarizimit Redaktor shkencor: Prof. dr. Muharrem Dezhgiu Recenzent: Kujtim Mateli Korrektore letrare: Meliha Balla ISBN:

VEPËR E ÇMUAR ARTI DHE ATDHETARIZMI
E nisa me kureshtje, pastaj me kënaqësi të veçantë, librin më të ri të publicistit, tanimë të njohur, Nuri Dragoj. Një vepër e shkurtër, me densitet të fuqishëm mendimi, publicistikë dhe kronikë, letërsi dhe dramë, me vitalitet brenda saj. Jugu i Atdheut buzë greminës, si «multietnike», ku e kanë çuar politikanët e zyrtarët e pasdiktaturës, nuk lë mëdyshje për ta parë si rastësi. Vepra pohon mendimin e bukur të publicistit Vangjel Korça, se për Shqipërinë sot, më shumë se kurrë, është kaq e domosdoshme shprehja, «ata që flenë duhen zgjuar; ata që mungojnë duhen krijuar». 20 vjet përkalim (tranzicion), mesa duket është kohë e planizuar për rraskapitje dhe shpërbërje të vendit, në strategjinë që Ramiz Alia u la porosi të botuar «bijve» të vet: «Humbëm një betejë por jo luftën». Analistët vijnë rreth e rrotull për shpjegimin e gjendjes, duke mos u nisur te burimi - diktatori Alia - çelësi i dramës kombëtare, që për 20 vjet i ka zënë frymën demokracisë dhe Shqipërisë. Dhe këtë, njerëzit, të cilëve u dhimbset Atdheu, nuk mund ta kalojnë më në heshtje. Nuri Dragoj, unik e dinjitoz në shkrime, e sheh kthjellët në sy këtë të vërtetë tronditëse dhe pasojat i shtron si paralajmërim,

4

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

5

para se të jetë vonë. Edhe pse e ngarkuar me peshë të rëndë mendimi, rrjedhja e pastër e frazës të merr përdore lirshëm gjer në fund të leximit. Në vepër, autori udhëton nëpër këtë mjedis shoqëror, ekonomik e shpirtëror të shqiptarëve sot, duke dhënë gjykimin e tij të mprehtë e të dhimbshëm, me përgjegjësinë e ndërgjegjshme të artistit dhe shqiptarit. Është po ashtu, gjykim i guximshëm, siç e dëshmon dhe në vepër, kur grekomanë të fshehtë, që tanimë lëvrijnë brenda Shqipërisë si në vendin e vet, i japin kërcënime mafiozësh në celular, «ke ftesë për morg në varret bosh të Kosinës!» (të vdekurve u hapin varret e u vjedhin eshtrat; të gjallëve u tregojnë gropat e hapura, ku do të zëvendësojnë të vdekurit e tyre)! Në ç’vend të botës ndodh gjëma, që në «demokraci», atdhetarët të vriten më lehtë në Tiranë se në Beograd e Athinë! Publicisti atdhetar e i kulturuar ecën megjithatë me gjykimin, se «të vdekur jemi më të fortë se të gjallët». (Do të të vrasin, Petro - i tha me dashuri Themistokli Gërmenji, Petro Ninit. E ai, iu përgjegj: «Sa më shumë të na vrasin, aq më shumë do të shtohemi». Martirët i ngjajnë barit, që i kositur, mbin më vrullshëm, në mos sot, nesër. Vepra e re e Nuriut, duke dhënë ngjarje dite të përjetuara nga autori, pohon ndershmërisht atë që duhet të ndjejnë të gjithë: «E ndjeja veten fajtor që s’kisha mundur të bëja më shumë kundër shkombëtarizimit të shqiptarëve» (të kujton ngjashëm gjykimin e Sollzhenitsinit: «S’kam faj për ata që u burgosën nga diktatura, por kam faj që nuk bëra dot gjë për ta»). Në udhëtimet e tij, si atdhetar e publicist në të njejtën kohë, Nuri Dragoj, thekson dramën e veçantë e më të mprehtë: në Shqipërinë e Jugut, shqiptarë në masë, duke u lënë të braktisur nga qeveritë e tyre, nga fatkeqë kthehen në fajtorë, duke ndërruar kombësinë. E kjo nisi, jo rastësisht, me ligjin komunist të tokës, miratuar dhe nga «demokracia», ku shqiptarëve u merret prona e trashëgueshme, u pritet rrënja fillestare, që i lidh me Atdheun. «3000 vjet histori shiten për 300 euro» - përmend me pikëllim autori. Njëzet mijë familje marrin pension nga Athina, për të braktisur kombin e tyre, si asnjëherë kështu në histori. Në Greqi, 180 mijë shqiptarë janë kthyer (statistika ulërin nga fletët e librit

si nga gryka e humnerës). Vepra përmend, se 1106 shqiptarëve, mbledhur në stadium, si nënshtetas të tjetërsuar, Ministri i Brendshëm Prokopis, u thotë me zë andarti modern: «Tani bashkohuni me ne, në rrugën e demokracisë(!)» (racizmin bizantin e mbështjellin me vello europiane, edhe pse dëgjohen zëra zyrtarë për daljen turpshëm të Greqisë nga eurozona)! Konsulli grek në Korçë vazhdon: «Me regjistrimin e ri nis beteja për «Vorio-Epirin». Kryetari i Omonias, L. Karamelo, plotëson qetësisht: «Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullsisë greke…e këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë, që përfaqësojnë «Vorio-Epirin». V. Dule përforcon «Greqia ia ka borxh Korçës helenizimin e plotë të saj…». Para zërash të tillë, me agresion të hapur, shteti shqiptar vazhdon të hesht. Për më keq, ndryshon Ligjin e Gjendjes Civile, që lehtëson shkombëtarizimin. Një ligj, siç e quan autori, «gjemb në vertebrat e juridiksionit, me hemoragji të pakrahasueshme gjëkund». E pas kësaj - befas mbin formulari Pollo, pa u ndjerë se nga lindi (megjithëse dihet: qeveria shqiptare - shtatzëna; Athina - mamia). Nuk iu pre rruga paralajmërimit të Nolit, se «rënia ekonomike sjell rënien morale, e rënia morale sjell rënien kombëtare». Kjo, siç thotë autori, ndodhi me harmonizimin e djallëzisë greke, me përgjumjen e partive tona për varfërimin e shqiptarëve, duke i lënë me trastë lypësi në sup. E në shkolla tkurret edukimi kombëtar e vihet «edukata seksuale»; ka festë dhe për «ballokumet» e nuk ka për Lidhjen e Prizrenit, ironizon autori! Me veprën e tij të çmuar, Nuri Dragoj, të çon në pikat më të ndjeshme e më shqetësuese të kësaj drame në Shqipëri. Buzë gremine, alarmi është më i fuqishëm e më i besueshëm, dhe shqiptarët, aty kujtohen si nga zgjimi i një ëndrre të pabesueshme, ulur frikshëm mbi krye të tyre. E ka dhënë me gjykim profeti, dijetari gjerman Fallmerajer: «Shqiptari është popull fanatik i lirisë. Popull me vullnet të fortë, por me gjykim të shkurtër, pasi pushtimet e njëpasnjëshme nuk i kanë lënë kohë të mendohet gjatë». Ka menduar vetëm për çastin, për pak bukë në trastë (mesa duket në këtë hall ka lindur fjalurta: «Më mirë një vezë sot se një pulë mot»). Sidoqoftë, për të, 50 vite komunizëm, kanë qenë më dëmtues

6

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

7

se 500 vjet sundim osman. Osmanizmi i shtypi kryesisht nga jashtë, duke u lënë aty këtu dhe vetëqeverisje të lirë zakonore, kurse komunizmi i shkërmoqi nga brenda, duke u futur gjer në gjirin e tij farën e shpërbërjes, përmes luftës së klasave. «Njeriu i ri» gatuar nga komunizmi, është njeriu që sot tregton kombin e vet për një copë bukë. Vetëm në Korçë, thotë autori, mbi 1500 vetë pranojnë kthimin në grekë. Epidemia po hapet në atë shkallë, sa konsulli grek në Gjirokastër, me mend ca më shumë se të tjerët, Rizopullos, këshillon që greqizimi të mos teprohet, pasi do na turpëronte si sajim i pabesueshëm! Dramë e komedi bashkë mbi njeriun shqiptar, ku qeveritarët e partiakët «janë kthyer në kamarierë të politikës athinjote brenda Shqipërisë». Është e natyrshme, instikti i vetëmbrojtjes kombëtare, një ditë do të zgjohej. E sot, ajo shfaqet në formën e Lëvizjes Kuqezi për tërë hapsirat kombëtare, ndoshta si shpëtimtarja kombëtare e Shqipërisë (por kjo është temë më vete). Kjo lëndë e prekshme, hedhur me talent në librin e ri nga autori, kjo frymë dashurie, shqetësuar për vendin, përshkon si drithërimë çdo faqe të veprës. Përballë saj, e gjatë rrëfimit të vet, ai pohon me dinjitet të besueshëm për figurën tanimë të njohur të tij: «armikut dhe erës tregoi gjoksin»! Më tej citon bukur e me vend vargjet e poetit të ëmbël Deradian të Bregdetit, Lefter Çipës: «Ne s’kemi ëndër të madhe/ por aq sa hap krahë shqiponja/: Shqipërinë natyrale/ - katër vilajetet tona». E tillë, vepra ka brenda vetes këmbanën e alarmit për të mbrojtur atdheun. Aty, publicistika dhe letërsia, janë bashkuar, siç bashkohen bakri i fortë me kallajin e butë, duke dhënë bronzin me tingull të veçantë këmbane. Zëri i saj është i fuqishëm, kur në tërësi, qeveritë me deputetë e presidentë, njeri pas tjetrit, kanë shkuar shumë përpara në lëshimet tragjike ndaj Athinës. Nëse mendohet se këtë zë sot pak e dëgjojnë, një shkrimtar thotë se «zërat asgjë nuk i dëgjon më shumë se shkretëtira». Ato, ajo i ruan të shumëfishuara për nesër. Është e dhimbshme dhe e çuditshme: në një gjendje të tillë Akademia e Shkencave, që si kudo te fqinjët, duhej të qe në ballë të shqetësimit kombëtar, përjashto autorë të rrallë e të veçantë,

bën gjumë bizanti sipër kolltukëve. Intelektualët e Athinës, për ricopëtim të Shqipërisë, bëjnë librin, «Epiri-4000 vjet helenizëm e qytetërim grek», kurse intelektualët shqiptarë vrapojnë e hartojnë libër për mbrojtjen e një Piramide (mund të ketë vlerën e vet, por ka diçka më të rëndësishme përpara saj). Vepra ka dhe një vlerë tjetër origjinale. Përshkrimet e udhës plot mbresa të autorit, me gjykimet e pjekura të tij mbi to, ndërthuren me ngjarje që janë tregime më vete. Të mbetet e paharrueshme ngjarja si tregim dantesk, dalë nga Ferri i tij: Përmetari nga Kosina nuk ka lekë t’i blejë fëmijës librat e shkollës, dhe merr eshtrat e gjyshit e të gjyshes në trastë për t’ua shitur priftërinjve grekë, si skelete ushtarësh për varrezat e tyre në Shqipëri! Ata e mashtruan, ia ulën pazarin ngaqë gjyshja qe grua e gjyshi qe i shkurtër për një ushtarak!! I pikëlluar në varfëri e pa njeri, i mbeti trasta me eshtrat e prindërve në duar, pa ditur çfarë t’i bënte. «Shpirtërat e vdekur» të Gogolit, në trastën e një përmetari (ia thashë ngjarjen mikut tim avokat në Gjenevë, e ai i hutuar, tha se me ngjarje të tilla, në Shqipëri pritet ardhja e një Shekspiri). Në vazhdimësi dramash të sotme shfaqet rrëfimi për takimin te lokali «Taivan», me bosin e errët misterioz: autori «këshillohet» me kërcënim, që ta lërë mënjanë atdhetarizmin, të shohë shtëpinë e tij…e i hidhet një grusht parash përpara, si hije mafiozësh në terr, në qendër të kryeqytetit! Takimi me Hilmiun (tragjedi e komedi bashkë): Një regjistrim shkombëtarizimi secili më vete, 8 vetë me 8 nëna, nuk dihet me sa etër, e do duhen 8 gjyqe për t’u vënë në vënd e vërteta!..Kolonjari, që në Kopshtin Zoologjik të Austrisë, papagallit i mësonte të fliste shqip!..8 trandafilët nga familja Drenicase për mikpritjen e vitit 1999, të familjes shqiptare…Vjedhësi i varreve në Boboshticë, dhe pikat e shiut që bien mbi to, si pika loti Shqipërie. Gurë të rinj me shkronja greke, futur nën dhè, si dëshmi të nesërme, se këtu është Greqi (shteti hesht, ndërsa shqiptarëve, ndoshta kushedi sa gjak do t’u duhet për t’i shkulur nesër - thotë dhimbshëm autori). Tregim më vete lexohet biseda në një dasmën e autorit, me përfaqësuesin e konsullatës greke…Biseda me diplomatin francez, ku skicohet si nga larg në kohë, qëndrimi nga disa përfaqësues nga Europa, që

8

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

9

për Shqipërinë, merak të parë s’kanë drejtësinë por qetësinë!..Njohim atdhetarin që bën 11 vjet burg, pasi ëndëronte bashkimin me Kosovën, e më pas, me dorë të prerë shkon me UÇK-në!..Çamja e moshuar buzë vdekjes, niset të puthë për të fundit herë pragun e shtëpisë në Çamëri, dhe e kthejnë «si të rrezikshme për Bashkimin Europian»!! 70 vjeçari nga Boboshtica, N. Thomai, rrëfen se «ne jemi ortodoksë shqiptarë. Vritet diku një ushtar grek e na e varrosin këtu për sherr»?!..Mirditasi M. Nika gënjehet, kthehet nga halli në grek, dhe kthehet në shtëpi arkivol…Ushtaraku dinjitoz P. Zaimi ndjen dhembje zëmre, pasi i dhemb Shqipëria, në pazar shitjeje të ujrave detare!.. Në këtë ndërthurje motivesh e stilesh, vepra në natyrën e qëllimin e saj të kujton essetë e Volterit. Mendimi i fuqishëm shoqërohet nga një ndjenjë e hollë njerëzore. Edhe pse me peshë drame mbi vete, fraza e rrjedhshme, të shpie gjer në fund të leximit. Nuri Dragoj është autor i kësaj merite, që me siguri do mirëpritet nga lexuesi i interesuar.

NË VEND TË HYRJES
I gjithë planeti ishte në trazim. Një pjesë e universit gjendej në luftë, ndërsa në zona të tjera kishte protesta publike, herë të dhunshme dhe herë paqësore. Në të dyja rastet - pa llogaritur tërmetet, vullkanet, tsunamet dhe epidemitë - përtej parullave politike, trazirat shfaqnin dy aspekte thelbësore të krizës botërore, që kishin të bënin me vështirësitë ekonomike dhe traumën e identitetit. Në rastin e ekonomisë, kriza kishte gjetur hallkat më të ndjeshme të organizimit shoqëror, siç ishin bankat, ndërsa në rastin e identitetit, njerëzimi kishte gjetur si rrugë shpëtimi, luftën. Të gjitha këto ngjarje, kishin bërë, që në rrugët e Londrës, të mbulohej me indiferentizëm ekzekutimi i një pëllumbi, pendët e bardha e të përgjakura të të cilit apelonin për paqe. Atë ditë, ai ndodhej në folenë e vet, të thjeshtë, kur befas e kishin sulmuar skifterët, hijenat, sorrat dhe grabitqarët e tjerë, për t’ua lënë vendin gjatë orëve të errësirës, lakuriqëve të natës. Pendët e tij, lëkundeshin nga era, në mes të xhadesë, si pendule të bardha që ndanin kohën në mes. Por, njerëzit kalonin atje indiferentë, duke menduar secili për problemet personale të shtëpisë së vet. Sepse të gjithë jetonin në një epokë të vështirë, në epokën ku po shqyheshin dhe copëtoheshin kombet dhe popujt. Të pafajshmit dhe të dobëtit,

Agim Shehu

10

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

11

masakroheshin nga shtetet fqinje, ndërkohë që kombet e mëdha, në vend që t’i ndihmonin, përkundrazi, këpusnin ndonjë copë për vete, ose kërkonin shpërblimin e tyre për manipulimin, apo heshtjen. Për të gjitha gabimet historike dhe ngjarjet që kishin ndodhur më parë, tani kishte ardhur ora e së vërtetës dhe e shpagimit. Kësisoj, shumë shtete multietnike ishin shpërbërë nga aliazhet artificiale dhe kombet kishin dalë si republika më vete. Sidoqoftë, pendët e pëllumbit të bardhë kishin mbetur atje, në fasadën londineze, ku asnjë muzeum apo katalog historie, nuk mund të përshkruante dot gjëmën dhe sidomos pasojat e saj. Ndërsa Shqipëria, në vigjiljen e shek. XXI, ndodhej ende në udhëkryqet e memories ndërkombëtare, pa asnjë zgjidhje zyrtare. Ajo nuk kishte asgjë për të ndarë. Përkundrazi, pas triumfit të pavarësisë në Kosovë, kombi ynë kishte përpara sfidën e ribashkimit. Kështu që, atë ditë, kur po i jepja dorën e fundit librit, “Eshtra që akuzojnë”, nuk më hiqeshin nga mendja, fjalët e ish -Presidentit Klinton, në Prishtinë, kur tha: “Luftën e fituam, tani duhet të fitojmë paqen”. Aty më dilnin përpara faqet e një libri, që lidhet me fatet e këtij kombi, “Paqja e përgjakshme”. Dhe vetvetiu mendova, se në shekullin e integrimit, këtë betejë, duhet ta fitojmë me çdo çmim, në mënyrë që nesër, të mos na skuqet faqja para fëmijëve dhe nipërve tanë.

NJË VAJZË KËRKON EPIRIN NË LONDËR
Në Angli ndodhesha tranzit, në një guidë turistike 6 ditore. Pasi vizitova disa muzeume, brenda një harku kohor të shkurtër, më në fund, u futa për të parë bibliotekën kryesore. Kryeqyteti londinez, i cili përveçse ruante në kushte komforte arkivin e historisë botërore, kish prodhuar gjithashtu një pjesë të madhe të kryeveprave letrare dhe historike. Duke parë me kujdes skedarët, në kërkim të autorëve që kishin shkruar për historinë e Ballkanit, papritur vura re se pranë meje u afruan dy gra, të cilat gjithashtu nisën të kërkonin në kompjuter katalogët e enciklopedive të historisë ballkanike. Njëra prej tyre fliste një anglishte të çalë. E kuptova menjëherë se ishin të huaja, ndërkohë që kjo ide m’u përforcua, kur më e vjetra në moshë, fiksoi dy tri herë shikimin e saj mbi mua. Unë gjithashtu ktheva kokën drejt saj, por ngjyra e theksuar e flokëve bionde nuk më kujtonte thuajse asgjë. Sidoqoftë, nuk zgjati shumë dhe ajo më thirri në emër. Unë u befasova nga kjo surprizë, por ajo u prezantua menjëherë kush ishte dhe më solli në kujtesë kohën kur kishim qenë nxënës të shkollës 7-vjeçare. Mjaftoi vetëm sa të më thoshte mbiemrin, sepse emri m’u kujtua në moment. Ishte Natasha. - S’kemi lënë vend pa të kërkuar në Tiranë dhe të gjejmë në Londër, - tha ajo me gëzim. Pastaj, më prezantoi me vajzën e vet,

12

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

13

e cila foli anglisht, ndofta ngaqë fjalët e nënës së saj, me zë të lartë në shqip, tërhoqën vëmendjen e dy tre të pranishmëve. Pastaj u skuq në fytyrë dhe vijoi bisedën shqip, si e zënë në faj. Gjëja e parë që i propozojnë shqiptarët njëri-tjetrit pasi takohen, në një vend të huaj apo vendin e tyre, është kafeja. U ulëm në klubin më të afërt dhe biseduam për shokët dhe shoqet e klasës, shumicën e të cilëve as unë dhe as ajo nuk i kishim takuar, por emrat dhe disa episode që lidheshin me ta i mbanim mend që të dy. Pastaj, biseda kaloi tek e bija, e cila quhej Ana. - Ana studion për Histori në Athinë dhe është e shkëlqyer në mësime – tha e jëma. E bija pohoi me kokë, me një lëvizje të kujdesshme të saj dhe më sqaroi se ishte në periudhën e mbrojtjes së diplomës. - Tema e diplomës sime është “Vorio - Epiri”. Është një temë jo e lehtë për t’u trajtuar dhe më duhet ta mbyll me sukses gjithçka – tha ajo. - Prandaj të kemi kërkuar në Tiranë. Mbase ke mundësi ta ndihmosh me disa sugjerime për autorë shqiptarë ose të huaj, që kanë shkruar mbi këtë çështje – ndërhyri Natasha dhe shtoi – Meqë ti je marrë me studime në fushën e historisë, ke shkruar edhe për “Vorio – Epirin”, ke informacion të mjaftueshëm për literaturën rreth kësaj teme. Vajza e saj bukuroshe pohoi me kokë dhe sapo u bë gati të fliste e ëma e ndërpreu përsëri, duke thënë: Mbrojtjen e diplomës së vajzës do ta festojmë në familje. Dëshirojmë të kemi të ftuar edhe ty. Natyrisht me verë dhe raki Përmeti. - Dakord. Do të përpiqem të të ndihmoj por me një kusht thashë unë. - Cili është kushti? – pyeti Natasha si me habi. - Kushti është, që verën dhe rakinë ta sjell unë nga Dëshnica – ia preva me shaka dhe ato qeshën të dyja. Menjëherë, pas kafesë unë dhe Natasha dolëm në verandë dhe ndezëm nga një cigare, ndërkohë që Ana tha se nuk e pinte kurrë në sy të nënës së vet. Megjithatë, ajo erdhi me ne. Porositi një lëng frutash, të cilin e thithte fare ngadalë, me anë të pipzës. - Çfarë literature ke mundur të shfletosh deri tani? – e pyeta unë duke hyrë direkt në profesion.

- Në fakt, unë kam udhëheqës të diplomës, pedagogë të fakultetit në Athinë, por ata janë disi të pakomunikueshëm dhe shkëmbimet më tepër i bëjmë nëpërmjet internetit. Më kanë sugjeruar një sërë studiuesish grekë, të cilët i kam gjetur thuajse të gjithë. Por gjatë këtyre pushimeve dua të përmbledh në një kapitull të veçantë edhe studiuesit shqiptarë e europianë, të cilët po i gjej me vështirësi. Çfarë më rekomandoni ju? - pyeti ajo. Unë i shkrova një listë me autorë shqiptarë që kanë shkruar për “Vorio – Epirin” duke filluar nga Mithat Frashëri, Faik Konica, Aristidh Kolia e deri te Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Kristo Frashëri, Abdi Baleta, Hasan Ceka, Eqerem Çabej, Mexhit Kokolari…. Më tej i rendita dhe shumë autorë të huaj si Straboni, Polibi, Tuqiditi, A. Boue, E. Spencer, C. Becker, Pouquevill, J. Hahn, M. Brun, N. G. L. Hammond, Ch. Brouchneri, C.V. Lajbnic, P. Kretschmer, H. Frwmmer, J.G.Von Hahn, P.R. Franke, U. M. Leake, E. Isambert, J.G. Herdez, J.E. Tunman, Franc Bop, T. Momsen, M. Reiter, J.F. Falmerajer, T. Mommsen etj. - Nëse do të kesh vështirësi për t’i gjetur, disa prej tyre i kam në shtëpi dhe mund të t’i jap për një periudhë kohe t’i studiosh - i thashë unë. Më falenderuan për gatishmërinë time dhe pastaj biseda kaloi vetvetiu te termi “Epiri”. - Studiuesit grekë thonë se i gjithë territori i Epirit është tokë helene – tha vajza, duke përmendur disa nga argumentet greke në lidhje me këtë përfundim. – Ndërsa unë do të thosha prerë se Epiri është populluar nga epirotët, të cilët dihet mirë që kanë qenë fis ilir, që shtrihej me banim në trojet në jug të Vjosës deri në Gjirin e Ambrakisë.1 Ajo përmendi edhe emrin e Pirros së Epirit, i cili sipas tyre është emër grek - tha Ana. - Pirrua është një përfaqësues i Ilirëve, i cili njihet mirë edhe nga historianët grekë, për betejat që ka zhvilluar me romakët dhe helenët – sqarova unë. Ai arriti të sundonte për një kohë, jo vetëm mbi tërë Epirin, por edhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë
1

Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, instituti i Gjuhës dhe Letërsisë, Toena, Tiranë 2002, f. 304

14

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

15

dhe të Tesalisë në Lindje, si dhe mbi krahinën greke të Akarnanisë, në Jug.2 Madje, disa herë në histori, problemet e tij janë bërë objekt debatesh, siç ishte rasti i fitores së tij ndaj maqedonasve, në vitin 295 p.e.s.*, duke fituar të drejtën e shpalljes mbret i tyre. Ndërsa rasti i dytë, është ai i vitit 280 p.e.s, kur në krye të një ushtrie të madhe të përbërë kryesisht nga kontingjente molosësh, thesprotësh dhe kaonësh, Pirroja u nis për në Itali, duke pasur me vete dhe 200 elefantë. Me ushtrinë romake u ndesh pranë Heraklesë. Këtu Pirroja korri një fitore, e cila ia ngriti lart autoritetin mbretit epirot dhe në anën e tij kaluan tani dhe fiset italike, kundërshtare të Romës, si edhe pjesa më e madhe e qyteteve greke të Italisë së Jugut. Por Pirroja kishte lakmi dhe kërkonte të zgjeronte influencën e vet, gjë e cila e dëmtoi. Një tjetër betejë u zhvillua pranë Askulit, ku Pirroja arriti t’i thyente për të dytën herë romakët, të cilët nuk mundën t’i bënin ballë mjeshtërisë së Pirros dhe aq më pak sulmit të tërbuar të elefantëve, të cilët sollën panik në ushtrinë romake. Pirroja fitoi edhe kësaj radhe, por kjo fitore i kushtoi humbje të mëdha. Për këtë shkak, ka ardhur deri në ditët tona shprehja, si “fitore e Pirros”.3 Por historia e Epirit fillon shumë kohë më parë, pikërisht në trojet ilire. Për këto zhvillime historike kanë shkruar shumë historianë të huaj dhe vendas – vijova unë, duke i përmendur disa prej tyre. - Po tha ajo, - e cila dukej mjaft e përgatitur në fushën e historisë. Për Pirron kam lexuar shumë. Grekët duan ta tjetërsojnë por unë e kam verifikuar figurën e tij nga shumë burime. Kështu kam mësuar se Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës, është themeluar nga Pirrua. Dhe këtij qyteti, ai i vuri emrin e gruas së tij, Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës, gjatë jetës bashkëshortore me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun.4 Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë, Ambrakia apo Arta e sotme, ka qenë
2

kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore*. Plini tregon se shtatoret e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki, në kryeqytetin e Pirro Mollosit5. -Eshtë e vërtetë - shtova unë. Ajo veç shtatoreve të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro. Ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga gjeneralët romakë, gjatë vitit 186 p.e.s. Por vajza më ndërpreu, duke vijuar të tregonte se vërtet dinte shumë dhe shtoi – Sipas studiuesit të njohur Von Han, Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos, pra ilir. Plutarku në veprën e tij Vita, pohon se ai, në një betejë kundër Demetrios Poliorkitis, në vitin 287 p.e.s., mbante një helmetë me një tufë pendësh dhe me dy brirë cjapi. Maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij, pasi e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron, gjatë fushatës së tij kundër Romës, në vitet 280-275 p.e.s., dalin si shenja të mbretit Ajakid, një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.s., në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone, u ngrit kundër selekuidëve. - Po – i thashë unë – të gjitha këto mund të mësohen lehtë nga brezi i sotëm duke gërmuar krahas librave edhe në internet. Siç shkruan Faik Konica, me fjalën Epir**, fillimisht grekët nënkuptonin çdo vend kontinental përballë ishujve. Në këtë kuptim, Homeri e quan Akarnaninë - Epir. Të njëjtën gjë bën më vonë Tukididi. Emri Epir, ndeshet për të parën herë te shkrimtari grek i fund shek. VI p.e.s., Hekateu i Mitilenës, kur thotë se Oriku është liman i Epirit, dhe pak më vonë edhe te Pindari, që e përshkruan Epirin me hapësira kodrash të shkëlqyeshme, “... që fillojnë nga Dodona e deri në brigjet e Jonit”.6
Po aty. Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. I, f. 87 * Skulpturë që paraqet trupin e një njeriu a të një kafshe. ** Nga burime të shumë autorëve, vendës dhe të huaj rezulton, se emri Epir, fillimisht ka pasur kuptim gjeografik dhe jo etnik. Me emrin Epir, autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. (Shpjegimi vijon në faqen 16)
6 5

Faik Drini. Edmond Dulja, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kristalina KH, Tiranë 2008, f.606 3 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. I, botim i Akademisë së Shkencave, instituti i Gjuhës dhe Letërsisë, Toena, Tiranë 2002 f. 100 * para erës së re 4 Mexhit Kokolari, Nuk mbulohet dielli me shoshë, Bashkimi i shqiptarëve nr. 6, fq. 4, dt. 15 shtator 1993, Tiranë

16

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

17

Ndërsa vajza, e cila me sa duket kishte lexuar gjithçka vijoi: - Për periudhën e antikitetit të Gjirokastrës, hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike, që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shek. IV ose III p.e.s. Kjo afirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë, me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. - Ti ditke plot gjëra – ndërhyra unë – por ka edhe shumë burime nga studiues të tjerë, të cilët do t’i mësosh më vonë. Për temën mjaftojnë dhe këta autorë që folëm, pasi citimi i gjithë autorëve është i pamundur. - Kam shumë kureshtje t’i shfletoj argumentet e tyre, pasi dëshiroj të paraqes një temë sa më të plotë - më tha vajza, ndërkohë që Natasha, e cila kishte mbetur disi jashtë bisedës sonë, shtoi: - Ana lexon dhe kupton shumë mirë anglishten, italishten, frëngjishten dhe greqishten. - Kjo do ta ndihmojë shumë, megjithëse jo pak dokumente gjenden të shkruara në latinishten e vjetër - shtova unë. Pastaj, me Natashën biseduam për vitet e jetës pas shkollës 7vjeçare. Unë i tregova përbërjen e familjes sime dhe ajo më tha se ishte martuar me një diplomat shqiptar, me të cilin ishte divorcuar
(Shpjegimi vijon nga faqja 15)

pas 20 vitesh martesë. Aktualisht bashkëjetonte me një biznesmen rus. - Jetojmë në kushte të mira dhe çdo mëngjes falenderoj Zotin për fatin që më dhuroi në jetë – tha ajo. Pas pak u ndamë dhe lamë një takim në Tiranë, të dielën e tretë të muajit shkurt, për të biseduar më hollësisht rreth materialeve që nevojiteshin për diplomën e Anës.

Në shek. V-të p.e.s., ky emër përfshiu të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike. Enciklopedia shqiptare e konsideron si “krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet Akrokeraune dhe rrjedha e mesme e Vjosës në Veri, deri në Gjirin e Ambrakisë në Jug dhe nga malet e Pindit në Lindje, deri në brigjet e detit Jon, në Perëndim…. Vetëm nga fundi i shek. VI p.e.s., ai u shndërrua në një emër të përveçëm gjeografik, ndërsa në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.s., mori dhe kuptim të përcaktuar politik. Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorët ishin: Tesprotët, Kaonët dhe Molosët. Me gjithë disa veçori të jetës kulturore e politike, këto fise ishin etnikisht të një trungu me Ilirët, me të cilët i lidhte, gjatë gjithë periudhave të historisë së tyre, një fond i gjerë dhe i përbashkët traditash, që ndryshonin nga ato të Greqisë antike…”.(Fjalor i Enciklopedisë Shqiptare, zë i përgatitur nga F. Drini, E. Dulja, f.605)

Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Pra në gjuhën shqipe, fjala Epir, është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut, ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër+ dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri++. Ndërsa më 1635 fjalën latine “Epirus” shqiptarët e kanë përkthyer “Arbëni” dhe fjalën “Epirote” në shqipen e asaj kohe Iarbenesce (Iarbeneshë) Emri Epir në gjuhën shqipe është rjedhim i emrit latin Epirus. Në gjuhën greke, emri është EPEIROS, i cili shqiptohet Ipiros. Çamët, vendit të tyre i thonë IPERI, vendi i ipeve (ipe=shqipe). Në Krujë, vendi i shqipeve thuhet SHQIPERI. Në Kelmend, vendi i shqypeve thuhet Shqypni. Emrin e zogut IPE e gjejmë sot edhe te greket: gjipas, te italianët gipetto dhe francezët gipaette. Atë e gjejmë edhe te egjiptianët e vjetër, tek emri i një perëndie me trup njeriu dhe kokë ipe, shqipe. Emri i kësaj perëndie është IPIS. Emri ipe i zogut, kërkuar në gjuhët e quajtura indoeuropiane, jep të kuptojmë se ai vjen nga cilësitë fluturuese të zogut, nga se ai fluturon më iper, më hiper, më sipër, më supra, më uber, më upra, etj, nga zogjtë e tjerë. Shpjegimi i emrit IPIROS me greqishten është më afër IPE OROS, pra Malet e Ipeve, njësoj si te çamët Iperi dhe te krutanët Shqipëri, se sa ashtu si deri më sot thuhet, kontinent. Për më tepër, që nga antikiteti deri më sot, vende malore si Kaukazi dhe Spanja e sotme janë quajtur dhe quhen IBERI.(Marrë nga interneti nën siglën: ilirmati@yahoo.com) + Provincë e krijuar në fund të shek. III, si pjesë e prefekturës së Ilirikut, me reformën administrative dhe ushtarake të Dioklecianit. Përfshinte krahinat në Jug të lumit Vjosë deri në Gjirin e Ambrakisë. Qeverisej nga një hegjemon dhe kishte si qendër Nikopolin. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, f. 607) ++ Epiri i Ri (Epirus Nova) është krijuar në të njëjtën kohë si dhe Epiri i Vjetër (Epirus Vetus). Përfshinte krahinat e Shqipërisë së sotme Qendrore e Jugore nga lumi Mat deri te lumi Vjosë. Qevesisej nga një konsull dhe kishte si qendër Dyrrahun. (F. Drini, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, f. 606-607)

18

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

19

NË BARIKADËN E REZISTENCËS
Të shtunën e tretë të qershorit 2006, i kisha dhënë fund punimit të librit tim, “Eshtra që akuzojnë”, ku renditeshin fakte të reja, që ishin zbuluar rishtas, për mashtrimin gjigant të Kosinës* dhe po e dërgoja për botim. Disa pjesë i kisha bërë publike në shtypin e ditës, pa ditur ende, se vite më vonë, e njëjta gjë do të përsëritej edhe në Boboshticë. Atë moment, në celularin tim mbrriti një mesazh. Sapo pashë fjalët e para të tekstit të shkruar, gjëja e parë që mendova ishte dhimbja njerëzore, për atë që ma kishte dërguar. Nuk ishte ndonjë

* Në Kosinë të Përmetit, fshat që shtrihet në anën e djathtë të rrjedhjes së Vjosës, ku ndodhet Kisha e Shën Mërisë, që daton shek. XIV, në 6 mujorin e parë të vitit 2006, njerëz pa identitet, duke angazhuar me pagesë disa banorë të Kosinës, shkulën eshtra të banorëve vendas, vdekur dekada më parë, në vend të eshtrave të ushtarëve grekë, rënë në luftën italo-greke në vitin 1940-1941. Në fakt, nga ekspertiza u provua, se këto ishin eshtra të burrave, grave dhe fëmijëve shqiptarë, të atij fshati. Ky veprim bëhej për të mbushur arkat e vendosura në Manastirin e Këlcyrës, të sapo ndërtuar, ku do të preheshin eshtrat e ushtarëve grekë.

njoftim i zakonshëm aktivitetesh, as ndonjë lajmërim që lidhej me njerëz a miq të afërm, për mirë a për keq qoftë. Ishte thjesht, një paralajmërim për vrasje. Teksti i plotë ishte ky: “Hiq dorë, nëse nuk dëshiron të fusim të gjallë në varret e boshatisura të Kosinës”! Ndofta, koincidenca e materialit mbi të cilin po shkruaja ose thjesht dobësia njerëzore, përballë çdo kërcënimi për vrasje, më detyroi ta lexoja dy herë mesazhin, përpara se ta fshija. Tanimë, këto ishin bërë të zakonshme. Që kur kisha botuar shënimet e para për mashtrimin e planit grek, në lidhje me hartën e “Vorio - Epirit”, që po rrethohej me varreza ushtarësh helenë, ku preheshin eshtrat e stërgjyshërve tanë, ky kërcënim më ishte përsëritur disa herë, në forma e mënyra të ndryshme. Dhe gjatë asaj periudhe, më qëlloi që në celularin tim, më shumë se sa njoftime për martesa, apo gëzime lindjesh e dasmash, të më mbrrinin alucinacione të tilla absurde, që në kumtin e tyre dërgonin një ftesë për në morg. I mbyllur në dhomën e punës, larg miqve dhe kolegëve që më mbështesnin për iniciativën time, ndonjëherë, e ndjeja veten të vetmuar dhe gati të pafuqishëm, për të luftuar regjimentin e atyre njerëzve të paguar, që kërkonin me çdo kusht një ricopëtim të ri të Shqipërisë. Tashmë, llogoret e andartëve grekë, apo nacionalistëve serbë, ishin zëvendësuar me tryeza diplomatësh. Pavarësisht nga forma e ndërtimit të fjalimeve, kërkohej gjithmonë e njëjta gjë: shpërpjestimi i shqiptarëve dhe krijimi i një realiteti të rremë, për të mundësuar ëndrrën e vjetër të Megali Idesë. Në takime dhe debate, dëgjohej shpesh shprehja, se në këtë histori nuk ka dorë shteti grek, me të cilin “kemi marrëdhënie të shkëlqyera”. Më tej dëgjoje, se këto punë të këqija, “bëhen nga qarqe të caktuara nacionaliste”, apo se janë veprime të papërgjegjshme që “bëhen nga privatët, në kërkim të eshtrave të njerëzve të tyre të dashur”, e kështu me radhë. Mirëpo, e vërteta nuk ka qënë kështu. Ne kemi pasur të drejtë, kur, për zhvarrimet në Përmet, kemi bërë përgjegjëse edhe qeverinë greke, krahas asaj shqiptare.

20

Nuri Dragoj Pa koment

Rreziku i shkombëtarizimit

21

Misterin e ndërtimit të varrezave greke në vendin tonë e zbardhin përfundimisht kabllogramat e Wikileaks, të cilës i referohet gazeta “Shqip”, më 6 shtator 2011. Kabllograma e ambasadës Amerikane në Tiranë, dërguar Departamentit të Shtetit Amerikan, me kod 06TIRANA662, 21 qershor 2006, raporton mbi incidentin e krijuar me zhvarrimet ilegale të zhvilluara në fshatin Kosinë të Përmetit. Zyrtarët e ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, kanë intervistuar At Andon Merdanin, drejtor të Marrëdhënieve me Jashtë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Sipas këtij dokumenti, ai ka pohuar se, “…pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje formale, ndërtimi i një mauzoleumi, me kapacitet prej 630 varresh, përfundoi së ndërtuari vitin e kaluar (2005), në territorin e një manastiri ortodoks në Përmet. Një mauzoleum i dytë, i ngjashëm me të, është aktualisht në ndërtim, në Korçë (v. 2006)”. Por ajo që ka më shumë rëndësi, qëndron në faktin që, “Merdani konfirmoi, se ndërtimi i mauzoleumeve është financuar nga qeveria e Greqisë dhe qe zbatuar nën drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare”, - vijon më tej kabllogrami, i firmosur nga ambasadorja Marcie B. Ries. Merdani ka thënë gjithashtu, se kreu i Kishës Autoqefale, kryepeshkopi Anastasios Janullatos, vizitoi Kryeministrin grek, Karamanlis, në Athinë, në një takim ku u diskutua edhe çështja e varrezave. Një ditë më vonë, kisha lejoi policinë dhe prokurorinë shqiptare, të hynin në kishën ku mbaheshin përkohësisht eshtrat, me qëllim që këtyre të fundit t’u kryhej autopsia. Një kabllogramë tjetër amerikane, hedh dritë mbi procesin e vështirë të negocimit të kërkesës greke për varreza lufte në territorin shqiptar, një negocim, që Athina, duket se e fitoi përmes shantazhit. Kabllograma, 08TIRANA745, raporton edhe lidhur me sqarimet e dhëna nga diplomati shqiptar, Islam Lauka, drejtor i Drejtorisë për Marrëdhëniet Rajonale, i cili është shprehur: “Ambasadori i Greqisë, i ka thënë ministrit të Jashtëm Basha, se në rast se qeveria e Shqipërisë nuk bie dakord me kushtet e Athinës

për varrezat ushtarake, atëherë Parlamenti i Greqisë nuk do ta ratifikojë kurrë Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit”. Në këtë dokument, thuhet më tej, që “Ai i tha gjithashtu Bashës, se në të njëjtën ditë që Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për varrezat, Parlamenti i Greqisë do të ratifikojë MSA-në”. Duke lexuar këtë kabllogram, ku mësohet se Kisha Ortodokse Shqiptare, angazhohet në veprime antishqiptare, nuk është e vështirë të kuptosh, se autoqefalia e saj është shuar. Në atë çast, m’u kujtua një thënie e Nolit: “Hapni sytë kur bisedoni apo lidheni me grekët, se ata janë pasardhësit e Odiseut dhe ruani me heroizëm Kishën tuaj, se një ditë, papritur e pa kujtuar, do t’u shkas nga dora dhe s’kini për ta marrë kurrë. Rrënjët e kishës greke janë si të arçarit, që përhapin kudo vetëm helm”. Dyshime dhe fakte Gjatë kohëve të fundit, presioni grek ishte reflektuar edhe në bisedimet dypalëshe për kufijtë ujorë, si edhe në traumën fatale dhe të pakrahasueshme, për shkombëtarizimin e shqiptarëve. Dhe, ndërsa tentativa e parë djallëzore kishte marrë një përgjigje korale, nga opinioni shqiptar dhe Gjykata Kushtetuese, përkundrazi, djallëzia e dytë kishte filluar të trokëllinte në formën e një epidemie. Vetë shqiptarët, të detyruar nga kërcënimi i urisë, ose, në këmbim të një jetese më të qetë, kishin nisur të vraponin drejt gjykatave, për të ndërruar kombësinë. Dhe në disa raste, lukunia e gjyqtarëve, avokatëve apo noterëve, kishin manipuluar dokumentet e këtyre hallexhinjve, duke u rrjepur edhe qindarkat e fundit, në këmbim të shkombëtarizimit. Kjo kish ndodhur edhe nga falsifikimet e shumta nëpër gjendjet civile. Bazuar në shpejtësinë e përhapjes së kësaj të keqeje, ku çdo vit ndërronin kombësinë qindra shqiptarë, për një periudhë 20 vjeçare, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë mund të greqizohej. Pikërisht, pëpara kësaj gjëme, e ndjeja veten fajtor, që nuk kisha mundur të bëja më shumë për kombin tim si publicist, biograf, intelektual, apo si qytetar i thjeshtë, i këtij vendi.

22

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

23

Megjithëse, gjatë asaj periudhe, së bashku me drejtuesit e tjerë të shoqatës “Fan Noli”, kishim organizuar disa aksione kombëtare, për të ndalur këtë hemoragji, përsëri, zërat tanë ishin bërë pjesë e humnerës. Sepse virusi i rrezikut të shkombëtarizimit, ishte mbuluar me frazeologjizma juridikë, me propozime parlamentare dhe vendime shtetërore, ku në regjistrimin e popullsisë kërkohej deklarimi i etnisë dhe fesë. Ky amalgam ishte përgatitur prej vitesh nga kontributi i pozitës dhe opozitës, por personalisht unë nuk hyja tek rradhët e militantëve të bindur ndaj çdo vendimi, dhe as tek njerëzit që dyshonin tek çdo ligj apo projektligj parlamentar ose tek çdo vendim shtetëror. Dhe as tek njerëzit që rrinin gjithë ditën duke sharë politikanët, për shkak të fatkeqësive të tyre personale apo shoqërore. Në thelb, kam synuar të mos shaj errësirën, por të ndez një kandil, për të shtuar një projeksion drite. Gjatë asaj periudhe kisha menduar gjithmonë, se ligji, apo vendimi i qeverisë për regjistrimin e banorëve dhe pronave të shqiptarëve, në thelb përbënte një iniciativë progresiste. Qeveria, duket se ka menduar, që në një vend të lirë, gjithkush mund të deklarojë lirisht edhe kombësinë. Por, sipas meje, ky vendim kishte disa defekte, me të cilat mund të spekullohej. Dhe pasojat e këtij spekullimi, do të rëndonin më tej brez pas brezi tek trupi i plagosur i kombit tonë, i cili periodikisht, nëpër shekuj, kishte marrë goditje të rënda. Këtë rradhë, rreziku i shkombëtarizimit, vinte pikërisht nga disa paragrafë ligjorë që kushtëzonin formularët e regjistrimit. Madje, praktikisht dhe institucionet shtetërore nuk kanë qenë në gjendje të administrojnë të dhënat zyrtare. Në një vjetar statistikor ndërkombëtar, të vitit 1998, bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) thuhet, se në Shqipëri janë rreth 70 për qind myslimanë, 20 përqind ortodoksë dhe 10 për qind katolikë.7 I njëjti vjetar, në vitin 2009, na jep 84.4 për qind myslimanë,

8.7 për qind ortodoksë, katolik 6.2 për qind dhe të tjerë 0.7 për qind.8 Në aspektin e një regjistrimi të popullsisë, për të pasur të dhëna të sakta, nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse pas këtij regjistrimi me vetëdeklarim etnik e fetar, nuk do të fshiheshin qëllime të mbrashta antishqiptare të fqinjëve. Prandaj, mjekimi i plagës së hapur, nga spekullimet dhe konfuzioni juridik, duhej të fillonte pikërisht nga organizmat ligjorë, nga korrigjimet e ligjeve parlamentare e vendimeve qeveritare apo nga gjykatat. Ndërkaq, pas vendimit shtetëror për regjistrimin e popullatës, zërat antishqiptarë brenda dhe sidomos jashtë vendit tonë ishin shtuar, ndërsa deklaratat zyrtare të grekëve në lidhje me “Vorio – Epirin”, ishin trefishuar. Kështu, filozofët grekë, historianët, konsujt, etj, në bashkëpunim të hapur apo të fshehtë, me qarqet e tjera të dyshimta antishqiptare, dukej sikur ishin rizgjuar nga letargjia, dhe pasi kishin zhveshur dorezat diplomatike, po nxitonin për të lëshuar pjesën e akumuluar të helmit shovinist, mbi realitetin ballkanik, duke përmendur gjithmonë e më shumë ëndrrën e tyre të vjetër për “Vorio – Epirin”. Gjatë kësaj ofensive, politika shqiptare kishte heshtur, ndofta për të respektuar paqen diplomatike, por aty këtu, zëra të vetmuar intelektualësh kishin reaguar. Midis intelektualëve shqiptarë, që prononcoheshin në media, shquheshin Sabri Godo, Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Sabit Brokaj, Abdi Baleta, At Nikollë Marku, e të tjerë. Por reagimi i shqiptarëve kishte qenë spontan dhe i paorganizuar, ndërsa sulmet greke ishin pjesë e një strategjie të sponsorizuar nga qarqe të caktuara helene. Sidoqoftë, gjatë atyre ditëve, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu, i kishte dhënë një përgjigje të fortë Nikolas Geixh, i cili vazhdonte të mbillte idenë e Megali Idesë, sipas së cilës, “Vorio - Epiri” është grek. Midis të tjerave, Spahiu i kishte kujtuar greko-amerikanit, se do të ishte mirë t’i harronte këto ëndrra dhe të mos jetonte me halucinacione.
8

7

Calendario Atlante de Agostini. Instituto Geografiko de Agostini, Italia (Novara) 1998, f. 122.

Calendario Atlante de Agostini. Ins-tituto Geografiko de Agostini, Italia (Novara) 2009, f. 272)

24

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

25

Atë pasdite u informova për iniciativën e nënkryetarit të KLDsë, për krijimin e një lëvizjeje mbarëkombëtare, që synonte korrigjimin e gabimeve historike të shekullit të kaluar, por edhe frenimin e synimeve djallëzore moderne të kohës sonë. Për këtë shkak, ftesës së tij për bashkëpunim, që m’u bë nëpërmjet telefonit, iu përgjigja pozitivisht. Sepse, në këtë mënyrë, i gjithë aksioni politik merrte një kuptim të ri, në formatimin e dizekuilibreve të tranzicionit traumatik. Duke studiuar konfuzionin juridik për këtë problem, e kuptova se çështja e rigjenerimit të plagës kombëtare kërkonte më shumë se sa një mjekim vertebrash ligjorë. Aty, nevojitej një baipas i vërtetë.

TAKIMI I SË DIELËS
Takimin me Natashën dhe Anën e kishim lënë pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Ndofta si rezultat i faktit që biseda jonë e parë kishte nisur në Londër, pikërisht në një biblotekë. Apo, sepse biseda jonë do të zhvillohej rreth mistereve që fshiheshin brenda Bibliotekës sonë Kombëtare. Megjithëse e prisja me emocion një takim të tillë, më erdhi keq, që nuk kisha shumë kohë në dispozicion të tij, pasi ishim nisur për një rrugë të gjatë. Madje, djalin e madh e lashë të më priste në makinë. Prandaj, sapo i dhamë dorën njëri - tjetrit, hymë direkt në temë. E pyeta se çfarë materialesh kishte gjetur, nga ato që i kisha shënuar në listë. Kam gjetur librin e historianit Beqir Meta, Kristo Frashërit, Abdi Baletës, Hasan Cekës, Eqerem Çabejt, Pëllumb Xhufit, Mexhit Kokalarit…, ndërsa një libër i Mithat Frashërit, më duket se lejohet vetëm për në sallë, kështu që kam nisur studimin e pikave kryesore të një libri tjetër me 600 faqe – tha ajo duke më përmendur pamundësinë e gjetjes së disa librave me autorë studiues ballkanikë e europianë. - Si të duken? – e pyeta unë. - Janë më të besueshëm dhe më të argumentuar se librat grekë, ku shumë gjëra nuk mund të shpjegohen dot – tha ajo. Pastaj shtoi, se aktualisht, ngërçi i studimeve të deritanishme ishte krijimi i Epirit dhe enigma e banorëve që e kanë populluar atë në shekuj.

26

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

27

– Nga ato që kam lexuar në libra dhe internet, mund të citoj se Epiri është toka klasike e një populli tepër të lashtë. Prej kohësh në Gadishullin Ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin “njerëzit e parë”. Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm, “proselinoi” (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë. Pra, kemi të bëjmë me një popull dominues, ndaj dhe ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike, që përshkruan botën antike të Mesdheut. Ajo ndaloi pak dhe hapi fletoren e shënimeve duke shtuar: të gjitha këto i kam lexuar këto ditë. Dhe nisi të lexonte nga fletorja e saj duke thënë: Për të nënshtruar trojet ilire, Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës, me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotëshme. Gjatë kohës që Ana lexonte shenimet në fletore, unë shihja orën herë pas here. Ajo, me sa duket, e kuptoi padurimin tim dhe më pyeti: Mos vallë nuk keni kohë të mjaftueshme për të më dëgjuar? -Po, i thashë, më duhet të iki. Por, nëse keni diçka të shkruar, ma jep ta lexoj gjatë pasdites. Dhe kështu bëmë. Ajo më dha një bllok fletësh të printuara nga kompjuteri dhe unë u ngrita, duke i kërkuar falje për nxitimin. Lamë një takim tjetër javën e ardhshme, duke i shpjeguar, se të shtunave mund të gjeja ndonjë orë të lirë për të biseduar, ngaqë ditët e tjera i kisha shumë të ngarkuara me punë. Natasha m’u lut t’i kushtoja pak më tepër kohë takimit me vajzën e saj, pasi dita e mbrojtjes së diplomës po afronte. - Kam edhe dy muaj kohë – tha Ana dhe unë u zura ngushtë, ngaqë e dija se gjatë asaj periudhe, do të isha shumë i zënë me problemet e mia të punës dhe doktoraturën. Kur u ktheva në makinë, i thashë djalit që të merrte timonin. Vetë u ula në sediljen e pasme, ku nisa të lexoj shënimet e saj, të grumbulluara nga burime të ndryshme, gjatë asaj jave të lodhshme. Në këto shënime,

shkruhej midis të tjerave: “Me emrin “Epir”, në antikitet quheshin krahinat në veriperëndim të Greqisë, që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër.9 Straboni, për këtë çështje, përmend Homerin, i cili me fjalën Epir nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukadën. Më vonë, banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth, me emrin Epeiros, quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote. Ndërsa në historinë tonë thuhet, se në periudhën antike, “treva nga malet e Llogarasë dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës në Veri dhe deri në Gjirin e Ambrakisë dhe kufijtë e Etolisë në Jug, që nga malet e Pindit në Lindje e deri në brigjet e detit Jon në Perëndim, përbëjnë një njësi gjeografike-politike më vete, të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetër Apeiros, që do të thotë sterë, tokë”.10 Natyrisht, kufijtë e Epirit janë zvogëluar dhe zgjeruar sipas rrethanave, fitoreve dhe humbjeve të palëve ndërluftuese. Ka gjeografë, të para dy mijë vjetëve, që me Epir quanin krahinat që ndodheshin nga Gjiri i Ambrakisë në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apollonisë. Të dhënat që jepen për Epirin, nuk bazohen thjesht në kërkime arkeologjike, por sidomos në pohimet e Tukididit. Mendimet kanë qenë sa të ndryshme, aq edhe kontradiktore.

9

10

Perputhje onomastike iliro-epirote, në Studime Historike nr. 2, 1965, fq. 85 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. I, 2002 f. 87

28

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

29

ETHET E SHKOMBËTARIZIMIT
Në Shqipëri prej kohësh është ndjerë nevoja e nxjerrjes së një ligji rigoroz për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Kishin kaluar dekada nga regjistrimi i fundit dhe gjatë kësaj periudhe kishim pasur eksode të shumta, ndryshime demografike të llojeve të ndryshme, duke përfshirë këtu rritjen e numrit të popullsisë shqiptare. Madje, duhet pranuar se regjistrimi i blegtorisë (gjësë së gjallë), kishte kohë që ishte kryer me perfeksion. Pra, për të aplikuar regjistrimin e popullsisë shqiptare kishte ardhur momenti i duhur, por ligji i gjendjes civile, që favorizonte ndërrimin e kombësisë kishte defekte shumë të rënda të formulimit, e sidomos të përmbajtjes. Hartuesit e këtij ligji, ishin përpjekur të riprodhonin ekstraktin e nxjerrë nga modelet e disa ligjeve të këtij lloji në vendet europiane, por natyrisht duke e përshtatuar atë me realitetin shqiptar. Dhe tinëzia e qëllimit nuk fshihej tek fenomeni, por tek paramendimi për t’i dhënë hapësira të pakufishme manipulimit me kombësinë. Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë e kishin propozuar atë dhe të tjerët e kishin miratuar, pa u thelluar, apo me mendimin “ç’më duhet mua, ata e dinë më mirë”. Ndofta disa të tjerë kanë menduar, se në epokën e integrimit europian dhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në NATO, rreziku i shkombëtarizimit sfumohej krejtësisht. Dhe më tej akoma, shumica e deputetëve, as

nuk e kanë lexuar dhe as nuk kanë dashur ta dinë se çfarë shkruhet në të, por ata thjesht kanë ngritur kartonin jeshil duke zbatuar urdhrin e grupit parlamentar. Por, pas publikimit të përmbajtjes së këtij ligji, pothuajse i gjithë populli ishte kundër. Kjo ndodhi sidomos kur efektet e manipulimit u ndjenë menjëherë. U pa qartë, kur nxitimi i disa shqiptarëve për të nderuar kombësinë u shfaq nëpër gjykata dhe nëpër gjendjet civile të vendit, si një virus epidemik. Megjithatë, gjendeshin edhe disa individë e shoqata që e kishin pranuar. Kështu, së bashku me përfaqësuesit e minoritetit grek, që ishin pro këtij regjistrimi, rreth datës 9 nëntor 2010, me anë të një deklarate, pranonin formularin e regjistrimit edhe arumunët. Tani u mbetej shqiptarëve shekullorë të thoshin fjalën e tyre. Në deklaratën e arumunëve thuhej se, shoqata “Arumunët e Shqipërisë”, më e vjetra e shoqatave që përfaqësojnë arumunët në vendin tonë, është deklaruar pro formularit për regjistrimin e popullsisë, të publikuar nga Instituti i Statistikave.11 Por shifrat zyrtare që vinin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, tregonin një dukuri të frikshme, të përhapur së tepërmi gjatë kohëve të fundit. Në këto statistika thuhej se “janë mbi 3.800 qytetarë të Shqipërisë, në zonat jugore, që e kanë ndërruar kombësinë, nga shqiptare në greke dhe mbi 150 të tjerë në zonat e Veriut, në serbo - malazeze”. Mijëra e mijëra të tjerë kanë ndërruar gjithë gjeneralitetet në zyrat e gjendjes civile, kundrejt një pagese “nën dorë”, duke dëmtuar regjistrat themeltarë. Gjithashtu, shifrat e Ministrisë së Brendshme Greke, parajmëronin katastrofën. Sipas statistikave të kësaj ministrie, rreth 180.000 shqiptarë me banim në Greqi, mendohet të jenë tjetërsuar në kombësi. Kjo shifër bëhet e ditur edhe nga IOM (International Organization for Migration). Në muajin nëntor 2009, kjo organizatë publikon një raport lidhur me numrin e emigrantëve, ku thuhet: “…Një vlerësim i përafërt i emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, më 2001, bazuar në statistikat e shteteve kryesore pritëse, shkon deri në 675. 000. Në 2007, ky numër u rrit në 935. 000 ose me 39 %. Sipas Shërbimit Statistikor
11

Gazeta Standard 10. 11. 2010

30

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

31

Kombëtar Grek, masa e emigrantëve shqiptarë u rrit midis viteve 2001 dhe 2006, nga 438.000 në 482.000. Megjithatë, (Triandafyllidou, Maroufof and Nikolava, të cituar nga Ministria e Brendshme e Greqisë) vlerësoi se totali në 2008, përfshin dhe 185.000 emigrantë me origjinë greke, të cilët mbajnë shtetësi shqiptare”.12 Fenomeni po merrte përmasa të paparashikueshme. Shumë njerëz përdornin si komardare gjykatën, ndërsa disa të tjerë, i binin fare shkurt, duke bërë manipulime në zyrat e gjendjes civile. Para këtij rreziku, disa intelektualë kishin dhënë alarmin, ndërsa KLD propozoi që të ngrihen komisione të posaçme nga shteti, për të kontrolluar regjistrat e gjendjes civile, me qëllim që të evidentohen ndryshime e paligjshme të bëra në to dhe të vihen para ligjit shkaktarët. Shfaqja masive e kësaj dukurie dhe përkimi në kohë me afrimin e regjistrimit të popullsisë, nxiti dhe nënkryetarin e këtij institucioni, të ndërmarrë në fillim të muajit mars 2011, një inspektim 6 mujor në gjykatat e shkallës së parë, të cilat miratojnë ose hedhin poshtë kërkesat për ndryshim të kombësisë. Dhe, ashtu siç pritej, në shumë raste të ndërrimit të kombësisë, u zbuluan edhe raste konkrete të falsifikimit. Burimet zyrtare nga KLD, më 15 mars 2011, pohonin se, “gjatë dy javëve të para të këtij muaji, nga inspektimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, janë gjetur disa dhjetëra raste, ku ndryshimi i kombësisë është kryer me dokumente të falsifikuara. Vetëm në Gjykatën e Leskovikut, 72 qytetarë rezultojnë ta kenë ndërruar kombësinë, nga shqiptare në greke, me dokumenta të falsifikuara”. Ndërsa shumë të tjerë, regjistronin kombësinë e fëmijës sipas dëshirës. Debati për këtë çështje nuk është i ri. Disa juristë me famë botërore, kombësinë ia atribuojnë atësisë. Fëmija merr kombësinë e të atit. Ka prej tyre, që kombësinë e lidhin me mjedisin kulturor e social ku rritet fëmija. Sipas juristit shqiptar të së drejtës
12

ndërkombëtare, Abdi Baleta, “të lindurit nga prindër me kombësi të ndryshme në Shqipëri, (si kudo) do t’i përkasin në radhë të parë asaj shoqërie, atij grupi etnik e kombëtar, kulturën e të cilit kanë marrë, në mjedisin e të cilit janë rritur, gjuhën e të cilit kanë si gjuhë të vërtetë komunikimi. Një fëmijë i lindur nga prindër grek e shqiptar, do të anojë natyrshëm më shumë nga përkatësia greke, kur rritet në mjedis e kulturë greke dhe më shumë nga kombësia shqiptare, kur rritet në mjedis e kulturë shqiptare”.13 Po në këtë libër, Baleta sqaron, se përcaktimi i kombësisë është në radhë të parë çështje me interes publik, një e mirë shoqërore, shtetërore e kombëtare dhe nuk mund të tjetërsohet aq lehtë. “Përkatësia kombëtare nuk është vlerë pasurore shpirtërore, që mund të disponohet me testament, apo me amanet, me dhurim apo me shitje nga dy prindër, ashtu sikurse jeta e fëmijës, kur lind, nuk është më pronë e prindërve, e disponueshme lirisht, që këta të bëjnë çfarë të duan me të”.14 Në këtë mënyrë, kishte ardhur momenti i shqiptarëve të vërtetë dhe koha nuk priste. Regjistrimi i popullsisë ishte lënë që të fillonte më 2 prill 2011. Duhej vepruar shpejt e me efikasitet për të ndalur një rrezik real. Keqtrajtimi juridik Diferenca e Ligjit të Gjendjes Civile, nr. 8950, dt. 10.10.2002, me atë të vitit 2009, qëndron pikërisht, te fakti i fjalës kombësi. Fjala kombësi, në ligjin e vitit 2002, nuk përmendet. Kreu II, Neni 8. Përbërësit dhe veçoritë e gjendjes civile të shtetasve. 1. Përbërësit e gjendjes civile janë emri e mbiemri, numri i identitetit, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atësisë e mëmësisë, vdekja, shpallja i/e zhdukur dhe fakte të tjera të parashikuara nga ligji. Në miratimin e Ligjit të ri për Gjendjen Civile, më 11 maj 2009, në nenin 8 të tij, pika 1, thuhet: “Përbërësit e gjendjes civile
13 14

IOM, International Organization for Migration, Nëndor 2009. Labyour Migration Patterns, Policies and Mirgration Propensity in the Balkans. Marek Kupiszeëski, Anna Kicinger, Dorota Kupiszeëska, Frederik Hendrik Flinterman. The Central Europian Forum for Migration and Population Research

Abdi Baleta, Jo plebishitit Venizellist, Prishtinë 2011, f.37-38. Po aty, f. 35

32

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

33

janë emri e mbiemri, numri i identitetit, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, kombësia, raportet e atësisë e mëmësisë, vdekja, shpallja i/e zhdukur dhe fakte të tjera të parashikuara nga ligji”. Pra është shtuar fjala kombësia, në raport me Ligjin e vitit 2002. Ky ndryshim i padukshëm kishte shkaktuar një tronditje të madhe për shoqërinë shqiptare, brenda një periudhe të shkurtër. Ai ishte një gjëmb i ri, që kishte hyrë pa zhurmë në vertebrat e juridiksionit, por hemoragjia që pritej prej tij, ishte e pakrahasueshme. Përtej fasadës Të gjitha këto i kisha shënuar me kujdes në librin tim “Shqiptarët dhe grekët”, ku në një kapitull të veçantë, kisha hedhur në mënyrë telegrafike dhe shkurt, datat dhe orët kur kishin ndodhur incidentet, qysh nga viti 1844, e deri në ditët tona. Madje, këto trauma që kishin si bazë vijën zyrtare të Greqisë, ishin kaq të shumta, saqë më ishte dashur, që në librin tim, për shkak të vendit që zinin, të mos i rendisja të plota. Kur mbarova librin, më erdhi keq, që dy vendet më të vjetër të kontinentit, të cilët patën bashkëjetuar prej më shumë se tre mijë vjetësh në territoret fqinje, kishin përjetuar kaq shumë përplasje, sa në arkivën e kujtesës ishte fiksuar një dozë urrejtje për krimet, që kishin gjithmonë efekte prapavepruese. E gjitha kjo ishte për faj të oreksit të Greqisë zyrtare, e cila e kishte parë Shqipërinë si një kafshatë, që në çdo moment i kishte mbetur në grykë. Sepse ato ngjarje me të vërtetë frymëzoheshin nga udhëheqësit shpirtërorë shovinistë, me një prapavijë politike, por pasojat binin mbi njerëzit e thjeshtë. Megjithatë, pasi pata mbaruar librin, kishin ndodhur incidente të reja. Në Boboshticë ishte ideuar një masakër e re me varret e shqiptarëve, ndërsa në Himarë, tabelat e rrugëve ishin vendosur në greqisht. Ndërkaq, konsulli grek, Theodhorios Ikonomus, kishte deklaruar në Korçë, se luftimet e vitit 1940, vazhdojnë edhe sot, por tani kemi më shumë mundësi për fitore. Gjithashtu, incidente të reja ishin shënuar edhe në det, apo në

hapësirat e biznesit. Thuajse në të gjitha rastet, këto incidente ishin shoqëruar nga heshtja e Tiranës zyrtare dhe nga kundërpërgjigjet e njerëzve të thjeshtë të bazës. Kështu, drejtues të pushtetit lokal të Korçës, kishin mbyllur sytë ndaj atyre që organizuan një ceremoni mbi memorialin e ushtarëve grekë, ndërtuar mbi varret e shqiptarëve. Drejtoria e rrugëve kishte hequr në zonën e Sarandës dhe Himarës tabelat treguese në gjuhën shqipe, duke i zëvendësuar ato me tabela në greqisht. Ndërkaq, në universin grek, dilnin deklarata kundërthënëse dhe bëheshin veprime provokative. Kështu, konsulli Ikonomus, pas gabimeve diplomatike, u thirr në Athinë. Disa ditë u fol edhe për shkarkimin e tij. Por më vonë, ai u rikthye sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe kjo tregonte, se në vijën zyrtare helenike, kishte triumfuar ndërgjegja shoviniste mbi paqen rajonale. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ambasadori grek, u thirr në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe pas një bisede të shkurtër, kjo ministri doli me deklaratën, sipas së cilës, “opinioni i konsullit grek nuk shprehte qëndrimin zyrtar të Greqisë”. Ndërkaq, e keqja përparonte çdo ditë. Si reagim ndaj papërgjegjshmërisë së Ikonomusit, rrjeti i organizatave shqiptare, ku marrin pjesë shoqata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe bashkësia çame, në bashkëpunim me disa të rinj nga grupimi “Tifozat Kuq e zi”, zhvilluan një protestë paqësore përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë, kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Midis organizatave, ishin edhe përfaqësues të lëvizjes “Vetëvendosje!”, “Lëvizja Zgjohu!” nga Shkupi, Lëvizja “Çohu”, nga Prishtina, Lëvizja “Mjaft!”, “Klubi Kombëtar Shqiptar”, “Shoqata Çamëria”, etj. Përfaqësuesit e shoqatave u shprehën se, “ky regjistrim popullsie nuk u shërben aspak interesave kombëtare dhe se ai gjen mbështetje vetëm te qarqet antikombëtare, të cilat kanë 20 vjet që synojnë shtrembërimin dhe rritjen artificiale të kombësive të tjera në Shqipëri”.

34

Nuri Dragoj Shqetësim intelektual

Rreziku i shkombëtarizimit

35

Në takimin me Spahiun biseduam për aksionin e madh politikosocial për t’i thënë, “ndal” shkombëtarizimit. Me pak fjalë, Spahiu më sqaroi shkurt, konfuzionin e juridiksionit shqiptar në lidhje me regjistrimin e popullsisë. Midis të tjerave, aty u njoha konkretisht me rrethanat e miratimit të Ligjit nr. 8950, 10. 10. 2002, “Për Gjendjen Civile”, i cili ishte një ligj që ka shfuqizuar legjislacionin e trashëguar nga periudha e mëparshme, dhe konkretisht, ligjin nr. 8950, dt. 20. 02. 1979, “Për regjistrimin e Akteve të gjendjes civile”. Ky ligj nuk përfshinte në përbërësit e gjendjes civile termin kombësi dhe ndiqte linjën që ishte mbajtur deri në atë kohë në lidhje me përcaktimin e elementeve përbërës të gjendjes civile. Ndërsa, 5 muaj pas miratimit të këtij ligji, me nismën e një grupi deputetësh, miratohet nga Kuvendi, Ligji me nr. 9029, dt. 13. 03. 2003, për disa shtesa në ligjin nr. 8950, dt. 10. 10. 2002, “Për Gjendjen Civile”, me anë të të cilit kombësia bëhet element përbërës i gjendjes civile dhe shtohet një nen, i cili flet për mënyrën e regjistrimit të kombësisë dhe të drejtën për ndryshimin e saj, neni 37/1, i njëjtë ky me nenin 58 të ligjit aktual. Faktikisht, gjatë shkrimit të librave të mi, i kisha kaluar nëpër duar të gjitha procedurat dhe aktet ligjore dhe e kisha kuptuar fort mirë, se të gjitha këto ndryshime në Ligjin e Gjenjdjes Civile, të vitit 2009, ishin bërë në mënyrë të heshtur, pa publicitet dhe pa i rënë në sy opinionit publik, aq më pak, pa marrë miratimin e tij, në lidhje me këtë çështje. Ishte fjala për futjen e kriterit të kombësisë, si shtesë, për gjendjen civile. Dhe këtu qëndronte thembra e Akilit, apo pjesa e djallëzisë. Edhe pse këtë çështje e kisha trajtuar në librin tim të fundit, gjatë këtij takimi e kuptova se plaga ishte më e thellë se sa kaq. Sepse, pas interesave të disa qarqeve greke, fshihej dora e fshehtë e ligësisë. Dhe gangrena mund të përparonte dita ditës.

KONSULLI GREK, THIRRJE ANTISHQIPTARE
Konsulli grek në Korçë, Theodhoris Ikonomus, me rastin e 20 vjetorit të degës së “Omonias”, duhet unifikuar në këtë qytet, u shpreh: “Grekë të Korçës! Mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë. Ju duhet të shpallni origjinën tuaj reale dhe të gjithë ata që janë me dyshim dhe që kanë frikë, duhet të pyesin veten e tyre, dhe me siguri, që do ta kuptojnë se janë grekë”.15 Gjithashtu, ai u bënte thirrje vllehëve të Korçës, që të regjistrohen si grekë. Përse i duhen konsullit tërë këta grekë artificialë në Korçë? Kjo ishte një deklaratë që u bë një të dielë, pak kohë para regjistrimit të popullsisë. Gjithçka e orkestruar si jo më mirë. Ndërkaq, kryetari i “Omonias” për Korçën, Ligoraq Karamelo, po në këtë takim pohoi: “Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullsisë greke. Ju e dini se ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë “Vorio - Epirin”. Ndërsa dy deputetë grekë, të pranishëm në këtë takim, Mihalis Pandulas i Janinës dhe Stathis Theodhoris i Follorinës, u kanë lënë banorëve
15

Gazeta shqiptare, Tiranë, 6 shkurt 2011

36

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

37

korçarë “detyrën kombëtare”, sipas së cilës ata duhet “të deklarojnë kombësinë greke, gjatë regjistrimit të tyre në Korçë”.16 Deputeti Vangjel Dule, ka shprehur shqetësimin, që Greqia nuk ka bërë sa duhet. “Greqia, akoma nuk ia ka kthyer borxhet Korçës, për helenizimin e saj, ashtu si helenizimi në botë, kur është i bashkuar, bën gjëra të mëdha dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë dhe ta pengojë”. Me fjalë të tjera, ai u thotë banorëve të Korçës, të vazhdojnë në rrugën e helenizimit të qytetit të kulturës së lashtë. “Juve, shumë shpejt do t’u dalin pengesa, të cilat duhet t’i përballoni me frymën që ju thashë dhe pengesa e parë do të jetë, regjistrimi i popullsisë, ku përfshihet feja, gjuha dhe kombi”.17

PËRGJIGJE PËR PROVOKIMET
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, në datën 7 shkurt 2011, kishte paralajmëruar para Gjykatës së rrethit të Korçës, rrezikun që i kanoset ndryshimit artificial të numrit të pakicave greke në Shqipëri, me anë të vendimit të gjykatave. Sipas tij, “ka një tendencë të fortë për ndryshimin e kombësisë... Rastet janë dramatike, se ndryshohet trungu i familjes, duke u shumëfishuar kështu në mijëra dhe shkaktuar ndryshim artificial të pakicave në Shqipëri”.18 Më tej, ai theksoi, se jo vetëm në Korçë, që janë më shumë se 192 vendime të tilla, por shumë më tepër ka në Gjirokastër e Sarandë. Ndonëse premtoi se do të ngrihej një grup inspektimi, për të verifikuar çdo çështje që lidhet me ndërrimin e kombësisë, vështirë se do të ndryshojë gjë, pasi një veprim të tillë e favorizojnë vetë ligjet shqiptare. Për numrin dy të KLD-së, “ndryshimi i kombësisë mund të bëhet vetëm me vendim gjykate dhe jo si pasojë e një pazari politik apo pazari financiar. Askush nuk mund të imponojë kërkesat dhe zgjidhjen e kombësisë. Ajo nuk zgjidhet e ndryshohet lirisht dhe sipas dëshirës, por vetëm me një vendim të formës së prerë, bazuar në arsye objektive. Regjistrat e gjendjes civile janë të saktë dhe askush
16 17

Po aty Po aty

18

Gazeta Koha Jonë, Tiranë, 8 shkurt 2011

38

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

39

nuk mund të ndryshojë kombësinë në bazë të një interesi material, pa e vërtetuar gjykata…Vetëm në Korçë ka pasur 192 kërkesa. Ky është një numër i madh dhe mund të rrezikojë, që në mënyrë artificiale, të hapë probleme serioze. Ndryshimi i kombësisë, i pabazuar në ligj, por sipas interesit, cenon integritetin e vendit”, nënvizoi ai.19 Pak ditë më pas, zyrtarë të lartë të këtij institucioni pohuan, se deri tani, kanë ndërruar kombësinë nga shqiptare në greke, mbi 4.000 persona dhe 10.000 të tjerë të presin vendimin e gjykatave. Dhe kjo shifer, në fund te muajit qershor 2011, kalonte 15.000 vetë.

NDËRHYRJE NË PUNËT E BRENDSHME
Drejtori i Institutit të Historisë, Akademiku Beqir Meta, më 9 shkurt 2011, tha për ATSH, se deklaratat e konsullit grek në Korçë, për regjistrimin e popullsisë shqiptare në bazë të etnisë e përkatësisë fetare, janë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Ato janë vijim i politikës së vjetër greke për helenizimin e zonës jugore të Shqipërisë. “Këto deklarata, që nuk mbështeten mbi asnjë të vërtetë, duhet të vënë në alarm strukturat shtetërore shqiptare, të cilat duhet t’u thonë “ndal” fushatave për helenizimin e Jugut të vendit. Ndërsa, personat që i deklarojnë ato, duhet të shpallen “non grata” – nënvizoi Meta. Sipas tij, deklarime të tilla, janë me një impakt të rrezikshëm për integritetin territorial të vendit dhe për unitetin tonë të brendshëm kombëtar. “Deklaratat e konsullit Ikonomu nuk kanë asnjë të vërtetë, pasi përbërja shqiptare e Korçës dhe e zonave jugore të vendit, është vërtetuar nga ndërkombëtarët si nga Komisioni Hetimor i Lidhjes së Kombeve, që në vitin 1923,” – përfundoi numri një i Insitutit të Historisë.
19

Gazeta Shqip, Tiranë, 8 shkurt 2011.

40

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

41

TUBIMI I PARË
Bashkëbisedimi i parë, ku isha i pranishëm si pjesëmarrës, është ai i datës 23 shkurt 2011, në Muzeun Historik Kombëtar. Dhjetëra shoqata jo qeveritare, me atë “Labëria” në krye, lexuan një deklaratë, të cilën ua dërguan krerëve të shtetit shqiptar. Ishte një bashkëbisedim, ku zotëronte serioziteti. Një konsultim, ku njerëzit kishin ardhur mbi bazën e vullnetit të tyre, me dëshirë dhe pa asnjë lloj detyrimi. Ajo që të bënte përshtypje ishte entuziazmi, duartrokitjet e forta që ndërprisnin shpesh fjalën e Kreshnik Spahiut, Pëllumb Xhufit, Sabri Godos, Aleksandër Çipës e të tjerëve. Gjatë këtij takimi, nënkryetari i KLD-së, doli hapur kundër këtij regjistrimi. Madje, ftoi në debat publik drejtuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri. Midis të tjerave, ai tha: “Kundërshtohet regjistrimi i popullsisë, por kjo nuk vjen në kundërshtim me të drejtat e pakicave etnike në Shqipëri, përkundrazi, u shërben atyre. Kjo praktikë që kërkohet të ndiqet, jo vetëm që vjen në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, por regjistrimi me vetëdeklarim është në kundërshtim të hapur me konventat europiane. Në Shqipëri është bërë gjithçka informale por nuk duhet të tolerojmë, që në këtë Shqipëri informale, të lulëzojë edhe tregu i zi i ndryshimit të kombësive, theksoi Spahiu. Më tej folën edhe intelektualët e njohur të vendit tonë, ku

tërhoqën vëmendjen për rrezikun e këtij formulari. Kështu, politikani Sabri Godo tha se, “formulari i qeverisë për regjistrimin e popullsisë nuk mund të pranohet, pasi me anë të tij mund të realizohet ndryshimi i kombësisë në pak minuta. Shkenca tregon, se kodi gjenetik i njeriut ndryshon pas 6 mijë vjetësh. Pra, shkencërisht u dashkan 6 mijë vjet të ndërrohet kodi gjenetik i njeriut, ndërsa me formularin që na vë para qeveria, kombësia ndërrohet në 2 minuta” – u shpreh Godo. Ndërsa, prof. Pëllumb Xhufi, akuzoi krerët e politikës të lidhur ngushtë me interesat ekonomike greke. “Fqinjët punojnë me program të qartë për marrjen e Jugut të Shqipërisë me metoda paqësore, duke realizuar një pas një objektivat e tyre. Duket se interesat tona varen nga një pensionist grek, i njohur me emrin Nikollaq Gaxojanis apo Nikolas Geixh, që është mik i disa pushtetarëve shqiptarë. Kjo është për të vënë duart në kokë”, deklaroi Xhufi. Ndërsa Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, në këtë takim u shpreh: “Himara është Shqipëri dhe nuk ka asnjë lidhje me Greqinë. Këtë gjë e pranon vetë historia, toponimet, vendbanimi historik, këngët, legjendat apo gjithçka tjetër”. Më tej, ai përmendi vargje të babait të tij, poetit popullor e kombëtar Lefter Çipa, i cili njihet e respektohet nga shqiptarët e të gjitha trevave. Çipën e duartrokitën. Ishte një duartrokitje e nxehtë, që ulej dhe ngrihej rishtazi brenda disa minutave. Por e gjitha i përkiste Lefter Çipës. Unë dija përmendësh shumë nga vargjet e tij. Dija gjithashtu faktin, se Lefter Çipa, nuk e ka ulur kurrë flamurin shqiptar, që mban ngritur mbi çatinë e shtëpisë, por edhe mbi tjegullat e shpirtit të tij të madh e të talentuar.

42

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

43

DY REAGIME NË GREQISHT
Kundërshtimi ka qënë i menjëhershëm. Organizata “Omonia”, deklaroi, se do të marrë iniciativën për të bërë vetë një regjistrim të minoritetit grek. Të njëjtën gjë pohoi dhe kreu i Partisë “Mega”, Kristaq Kiço, i cili tha, se do të ndërmerret një aksion politik për identifikimin e gjithë minoritarëve grekë në Shqipëri. Më tej pohoi se, “rezultati do t’i paraqitet Këshillit të Europës”. Përafërsisht, në të njëjtën periudhë, konsulli grek i Gjirokastrës, Joanis Rizopulos, bëri një deklaratë blofi, duke u përpjekur të hutonte audicionin publik dhe të shmangte vëmendjen e qytetarëve nga ky sensibilizim. Duke parë dyndjen e madhe të qytetarëve shqiptarë drejt gjykatave apo duke parë falsifikimet e shumta të gjendjeve civile, në lidhje me ndryshimin fiktiv të kombësisë, konsulli u dërgoi një letër autoriteteve shqiptare, me të cilën u kërkonte të verifikonin spekullimet e gjykatave dhe falsifikimet e gjendjeve civile. Në psikologji, lidhur me radioskopinë ndaj kriminalistikës, kjo fazë quhet frika e fajtorit ndaj teprimit me detajet e krimit, në rrethana cilësuese, kundrejt viktimës. Pra, grekët vunë re, se skema e tyre për të ndërruar identitetin e shqiptarëve, në këmbim të lehtësirave të tjera, jo vetëm që pati funksionuar, por ajo kishte filluar të tejkalohej. Ky teprim, mund ta diskreditonte vetë

platformën në sytë e ndërkombëtarëve, duke e bërë atë të pavlefshme. Në këtë rast, shërbimi i kamarierëve të politikës shqiptare, por edhe gatishmëria e shumë njerëzve të thjeshtë, apo njerëzve në nevojë, për të ndërruar kombësinë, po e diskreditonte haptazi oreksin helen. Ndofta krahasimi nuk vlen shumë, por është gati njëlloj, sikur dikush të porosisë në restorant një pjatë supë dhe kamarieri t’i sjellë një tenxhere. Duket se synimi apo porosia e grekëve, kishte qenë, që numri i minoritarëve të kapte shifrën 300-400 mijë vetëve, duke e plotësuar më së miri oreksin e tyre. Këtë shifër e kanë thënë shpesh në deklarata zyrtare e takime ndërkombëtare, pasi ajo ka qënë pjesë e një platforme për gjithë qeveritë e dy shekujve të fundit. Por, dyndja e shqiptarëve, për të vjelë përfitimet e këtij fenomeni, pat qenë alarmante për vetë Greqinë, dhe njëkohësisht, shifrat që do të dilnin prej kësaj dyndjeje, do të konsideroheshin të pabesueshme. Nga ana tjetër, kjo dyndje u jepte grekëve komoditetin, që jo vetëm të ekzekutonin krimin, por edhe të hiqeshin si “fisnikë” të “racës”, duke mos kërkuar, gjoja, tejkalime të së drejtës. Natyrisht, kjo situatë është e vështirë për shoqërinë shqiptare, për shtetin shqiptar, e sidomos për kombin dhe ardhmërinë e tij, pasi presionet helene ndërthuren shpesh me interesat e njerëzve në nevojë, ku një vend të rëndësishëm zënë emigrantët. Ata, në vendin fqinj, konsideroheshin si njerëz të dorës së dytë, pa të drejta të barabarta, pa siguracione dhe për të njëjtën punë me grekët, marrin vetëm një të tretën e pagës së tyre. Prandaj, për ta, susta e emergjencës ishte marrja e nënshtetësisë greke, dhe madje, ndërrimi i kombësisë. Ndërsa për shqiptarët këtu, urdhri i ndërrimit të kombësië vinte nga mungesa e alternativave brenda vendit dhe shpesh nga nevoja për bukë. Por, në rastin e konsullit të Gjirokastërs, kemi të bëjmë me një ndërhyrje nga pala greke, e cila synon të kontrollojë numrin e personave që ndërrojnë kombësinë. Letra e kreut të konsullatës në Gjirokastër, ku ai shpreh shqetësimin e tij për revanshin që ka marrë ndërrimi i emrave dhe kombësisë në Shqipëri, ishte një këmbanë paralajmërimi edhe për

44

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

45

krerët e politikës shqiptare, të cilët, me servilizmin e shërbimit të tyre, po diskreditonin planin e fshehtë dhe makabër të shovinistëve grekë. Me anë të kësaj letre, ai i kërkonte prefektit të qarkut dhe autoriteteve shqiptare, të ndikojnë pranë zyrave të gjendjes civile, që të kufizohet numri i personave që ndërrojnë emrat dhe kombësinë. Kjo letër e diktuar nga Athina, tregonte qartë se edhe vetë grekët po trembeshin nga ekzagjerimi, dhe se ata, nuk dëshironin të kalojë shifra e planifikuar, pasi e dinin mirë, që do të bëheshin qesharakë dhe të pabesueshëm para opinionit ndërkombëtar. Ligji, gjyqi dhe gjyqtarët Ndryshimi i kombësisë, në çdo rast, bëhet me vendim gjyqësor. Por, sipas disa juristëve, vetë ligji lë hapësira për abuzime nga gjyqësori, kur thotë se “ndryshimi i kombësisë bëhet në rastet e përcaktuara në këtë ligj, vetëm me vendim gjyqësor, duke u thirrur në çdo rast, si palë në proces, shërbimi i gjendjes civile, edhe në rastet kur, sipas këtij neni, kombësia ka qenë caktuar përkohësisht ose kur është bërë një gabim material”. Sipas një raporti të Ministrisë së Drejtësisë, vendimet e padrejta gjyqësore për ndërrimin e kombësisë, nuk u përkasin vetëm rretheve kufitare, por janë shtrirë edhe më tej. Gjykata e Tiranës ka ndryshuar padrejtësisht kombësinë, nga shqiptare në greke, për 79 persona. Ajo ka pranuar kërkesat për ndryshim kombësie jashtë rasteve të parashikuara nga Ligji Nr. 9029, dt. 13. 03. 2003, ku përcaktohet: “Kombësia nuk mund të ndryshohet, përveç rasteve, kur sipas ligjit vërtetohet pasaktësia e kombësisë së prindërve ose kur ka një vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndryshimin e atësisë ose mëmësisë”.20

KLUBI KOMBËTAR SHQIPTAR KA PARALAJMËRUAR
Gati pesë vite më parë, Klubi Kombëtar Shqiptar, i dërgoi një letër-peticion kreut të shtetit, në të cilën tërhiqet vëmendja për këtë çrregullim të madh që është bërë nga zyrat e gjendjes civile, lidhur me ndërrimin e emrave. Në këtë letër shkruhej: “Me ndjeshmëri të lartë ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me interesat kombëtare, kemi përcjellë me shqetësim, zhvillimet që kanë pasur nismën e qeverisë greke, për dhënien e dokumentit të “homogjenit” personave me shtetësi të huaj, por me kombësi greke. Nisur nga mediat greke, këtë vit do të aplikojnë disa qindra mijëra persona, për të marrë dokumentin e “homogjenit”. Duke pasur parasysh mënyrën e trajtimit të emigrantëve; kushtet e jetesës dhe pasigurinë e përhershme që shoqëron ata në vite; mungesën e vullnetit të qeverisë greke për legalizimin e qëndrimit dhe punësimit të tyre; përpjekjet helenizuese të provuara me ndërrimin e shtrënguar të besimit dhe emrave, si dhe interesave nacionaliste greke, për greqizimin e shqiptarëve, me qëllim ngritjen e pretendimit për një numër të madh të minoritetit grek në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë në adresë të institucioneve të shtetit shqiptar; për të nxitur marrjen e masave që do të mbronin nga abuzimi qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri, që mund të josheshin nga përfitimet dhe lehtësirat e mbajtjes së dokumentit

20

Gazeta Shqiptare, Tiranë, 25 mars 2009

46

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

47

të “homogjenit”. Flitet se një numër i konsiderueshëm qytetarësh, përpiqen që nëpërmjet korruptimit të zyrtarëve të gjendjeve civile, të sigurojnë çertifikata me kombësi të ndryshuar nga shqiptare, në greke. Po kështu, një numër i madh gjyqesh-fakti, po konfirmojnë ndërrimin e kombësisë. Madje, sipas informacioneve, në rrethet juglindore si Korçë, Gjirokastër etj., po zhvillohen gjyqe edhe nga shtetas rezidentë në rrethet e tjera të Shqipërisë, çfarë shton dyshimet për një veprim të mbështetur prej individësh dhe qarqesh të caktuara. Në këto kushte, ju drejtohemi Ju Shkëlqesi, që me autoritetin që dispononi, të merrni masa për të parandaluar praktikat e shumta të ndërrimit artificial të kombësisë, nga shtetas shqiptarë. Mendojmë se bëhet i domosdoshëm kontrolli i veprimtarisë së zyrave dhe zyrtarëve të gjendjes civile, që kanë lëshuar dokumente me kombësi greke ose për ndërrim kombësie. Numri i rasteve dhe zyrat që i kanë lëshuar, mund të mësohet me lehtësi edhe nga zyrat konsullore të Ministrisë së Jashtme, nga ku këto çertifikata marrin konfirmimin. Gjithsesi, organet shtetërore i kanë të gjitha mundësitë për të bërë evidentimin e saktë të kësaj dukurie. Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mund të nisin inspektimin e gjyqeve që janë kryer gjatë muajve të fundit, dhe po kryhen në vazhdimësi, me objekt gjykimi: ndërrimin e kombësisë. Zbulimi dhe ndëshkimi i rasteve të abuzimit, me ndërrimin e kombësisë, do të mbronte interesat kombëtare, dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, si dhe do të shërbente për të pastruar administratën dhe gjyqësorin nga individë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar. Ne gjykojmë, se autoriteteve greke, u duhet bërë e qartë, që praktikat e trajtimit të diferencuar mbi bazën e kritereve nacionale e fetare, janë praktika antidemokratike, që bien ndesh me dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, si dhe me vetë parimet e vlerat mbi të cilat ngrihet Bashkimi Europian, ku Greqia bën pjesë…”21
21

VENDET E BASHKIMIT EUROPIAN NUK E DINË TË VËRTETËN
Athina zyrtare ka përdorur metoda të ndryshme, për të promovuar dhe motivuar ndryshimin e identitetit të shqiptarëve në grekë, për mijëra emigrantë që banojnë në Greqi. Vetëm gjatë një ceremonie të organizuar më 29 shkurt 2008, në stadiumin e sporteve Athinë, iu dha nënshtetësia greke 1.106 shqiptarëve. Në këtë ceremoni mori pjesë dhe ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, i cili u ka dorëzuar dhe pasaportat greke shtetasve shqiptarë. Ai, midis të tjerave tha se, “për vite me radhë, shteti ynë ka qenë borxhli ndaj jush, por sot po kthejmë një borxh të madh. Tani merrni fuqitë, bashkohuni me ne për të ecur të gjithë bashkë, në rrugën drejt së ardhmes demokratike të Greqisë, duke mos harruar historinë e kombit tonë. Zoti qoftë me ne!”.22 Evenimente të tilla kanë ndodhur shpesh dhe në mënyra të ndryshme ceremoniale. Kjo është bërë për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ndërkohë, ky kontigjent kërkohet të përfitojë dhe kombësinë greke dhe të ndikojë për të tërhequr pas vetes sa më shumë shqiptarë, duke përfituar nga “vetëdeklarimi” i regjistrimit.
22

Nuri Dragoj, Shqiptarët dhe grekët-realitete historike, Weso, Tiranë 2009, f. 464-465

Gazeta Shqiptare, 25 mars 2009

48

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

49

Po a e njohin si duhet këtë çështje vendet e BE-së? Kjo pyetje kërkon përgjigje të saktë. Ka politikanë që thonë, se Europa dhe Amerika, e dinë gjendjen, dhe se ata, do ta zgjidhin problemin në kohë. Të tjerë janë të mendimit, se informacioni i tyre është i pamjaftueshëm, dhe ka të ngjarë, që të jenë informuar në favor të interesave greke, pasi fqinjët kanë ditur të propagandojnë dhe të kërkojnë edhe atë që s’u takon. Nuk mungojnë dhe ata që këmbëngulin, se çështja shqiptare mund të zgjidhet me ndihmën e të mëdhenjve, por në radhë të parë kërkohet vullneti i vet shqiptarëve, i politikanëve që e përfaqësojnë këtë popull të shumëvuajtur. Sipas profesor P. Xhufit, “vendet e BE-së do të tronditeshin, po të mësonin faktin, që Greqia shkel në mënyrë permanente dhe brutale, të drejtat e njeriut, kur i detyron emigrantët shqiptarë të ndërrojnë fenë, të ndërrojnë emrin, në mënyrë që të kenë ndonjë shkak për t’u legalizuar në Greqi. Mendoj se do skandalizoheshin, në qoftë se do të mësonin, nga qeveria shqiptare dhe jo nga shtypi, që Athina pretendon të ketë një numër të paimagjinueshëm minoritarësh në Shqipëri. Ata shkojnë te numri 400 mijë, siç e kanë thënë zyrtarë të lartë të Athinës, në një kohë që të gjitha regjistrimet dhe faktet flasin për një prezencë shumë më të reduktuar, rreth 60 mijë. Madje, në ditët tona ky numër është edhe më i vogël”.23

ORGANIZIMI TE SKY TOWER
Ashtu si ushtaraku i gatishmërisë, që pas dhënies së alarmit e di pozicionin e tij në llogoren e frontit, edhe unë, të nesërmen e asaj dite, organizova takimin e krerëve të disa shoqatave dhe individëve, që e duan çështjen kombëtare, në një bashkëbisedim, tek ndërtesa që është mbiquajtur, “Kulla Vodafon”. Ndofta, është e tepërt ta them këtu, por kjo lëvizje patriotike filloi me zemra të mbushura nga vetëmohimi, ndonëse nuk kishim asnjë financim. Madje, as për të paguar sallën ku do të mblidheshim. Dihet se deti, ku rrëzohen shpesh iniciativat e mëdha, janë financat. Zemrat e mbushura nga frymëzimi i kanë xhepat e zbrazura. Por, kjo u zgjidh nga Ladi Kosta, një djalë patriot e idealist. Ai na dha fjalën se sallën e mbledhjeve do ta kishim në dispozicion kur të na nevojitej. Dhe kështu, takimi u la në orën 10.00, ku erdhën më shumë njerëz se sa kishim parashikuar. Madje, kishin ardhur edhe ata drejtues, të cilët një ditë më parë, gjatë njoftimit me telefon, më kishin shprehur ndonjë paqartësi. Duke më kërkuar falje për hezitimin momental, ata zunë vend bashkë me kolegët e tjerë, që mezi kishin pritur rastin e një bashkëbisedimi për çështjen kombëtare. Midis të pranishmëve ishin: përfaqësues të ushtarakëve të liruar, ku ndihmesë të madhe dhanë koloneli në lirim Pëllumb Zaimi, Kadri Muka, Novruz Sako, gjeneral Aliko Laze, Petrit

23

N. Dragoj, Shqiptarët dhe grekët..., f. 467

50

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

51

Belliu, prof. Përparim Laze, Spasse Thanasi, Xhevdet Shehu, djemtë e A. K, Endrit Shabani, Gert Peshkëpia etj. Kur po zinim vendet tona në presidium, duke parë këtë pjesëmarrje, unë mendova se të gjithë ata, të njohurit apo të panjohurit e mi, nuk erdhën aty rastësisht pas një ftese me telefon. Por, ata kishin qenë aty prapa portës, prej vitesh e dekadash, duke pritur këtë çast. Ajo zile telefoni që i ftonte, u ishte dukur si një këmbanë që e prisnin prej kohësh. Ishte një këmbanë bashkimi. Gjatë këtij bashkëbisedimi, në fjalën time hyrëse unë shpjegova alarmin që trumbetonte koha dhe domosdoshmërinë e kundërpërgjigjes emergjente, për të shmangur katastrofën. Midis të tjerave, thashë se, “vetëdeklarimi i detyruar i kombësisë dhe i besimit fetar, si elementë përbërës të gjendjes civile të shtetasve, si dhe praktika e ndjekur me ndryshimin e kombësisë, janë në kundërshtim të hapur me praktikat demokratike, të aplikuara deri sot, në Shqipëri dhe në shumë vende të qytetëruara, ku duam të integrohemi. Nuk përputhen as me kërkesat e Konventës Kuadër të Këshillit të Europës, për Mbrojtjen e Minoriteteve, ku vihet në dukje se përkatësia kombëtare e një individi bazohet vetëm mbi të dhëna objektive dhe jo mbi vetëdeklarime subjektive Pastaj, ia dhashë fjalën zotit Spahiu, i cili, përveç të tjerave, shtjelloi në mënyrë juridike traumën që na kanosej si komb. Në këtë takim, folën intelektualë të nderuar e drejtues të shoqatave, midis të cilëve, ushtarakët në lirim, gjenerali Aliko Laze, koleneli Pëllumb Zaimi e Irfan Lulo, pedagogu Lirim Muho nga Fieri etj. Në fund, mikrofonin e morën edhe të pranishëm të tjerë, që shprehën gadishmërinë e tyre për mbështetjen e lëvizjes së inicuar nga AK. Si rezultat i këtij konsultimi, doli si domosdoshmëri mbledhja e një forumi më të zgjeruar, ku të përfshiheshin edhe figura intelektualësh, shkrimtarësh e politikanësh, sipas ndjeshmërisë që ata reflektonin ndaj gjëmës së shkombëtarizimit. Takimin e radhës e lamë pas disa ditësh, tek hotel “Tirana International”.

MOTRAT BINJAKE ME DY KOMBËSI
Te hotel “Tirana International” arrita pak më herët dhe u ula për të pirë një kafe. Meqë isha me shpinë nga banaku, kur ktheva kokën për të thirrur kamarierin, vura re se dikush po më shikonte me vërejtje. Ishte një burrë që pat kaluar të pesëdhjetat. Në tavolinë ndodhej dhe një bashkëmoshatar i tij, me mustaqe të krehura bukur, fytyrë çokollatë, që i hidhte sytë sa andej këtej. Në fillim m’u duk si një qytetar i njohur grek. Madje, po kujtohesha se ku mund ta kisha parë, por kujtesa nuk ma sillte të qartë këtë imazh. Diçka më erdhi ndërmend, në mënyrë të turbullt dhe u kujtova se, në vitin 1993, kur për arsye ekonomike kisha emigruar në Kallamatë të Greqisë, isha ndeshur pikërisht me këtë njeri. Ndofta në momentin, kur policia na kishte kapur, edhe pse ishim me dokumente, dhe na kishte mbyllur në dhomën e izolimit. Ishim 52 vetë në një qeli të vogël, ku mezi merrnim frymë. Ky ishte pikërisht një punonjës i policisë së rajonit të Kallamatës, i cili pasi dëgjoi se brenda po bëhej zhurmë, hapi dritaren e vogël të qelisë dhe në mënyrë brutale tha në greqisht: “Allvanos, kace kala!”(Shqiptarë, rrini urtë!). Ne i kërkuam të na nxirrnin që andej, sepse po na merrej fryma. Madje disave u ra të fikët. I thamë policit të na sillte ndonjë gotë ujë, por ai u përgjigj: “Nuk ju gjen gjë, jeni racë e keqe!”. Kjo

52

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

53

ishte një fyerje e rëndë, por ne nuk mund të thoshim asgjë, sepse në ato momente të vështira, fati na kishte fyer edhe më rëndë, duke na detyruar të shkonim në rrugët e kurbetit. Kishim udhëtuar në bazë të rregullave, me vizë të ambasadës greke. Kishte prej nesh që pat hyrë në shtetin fqinj në këmbë, nga malet, pasi viza 3 mujore nuk mund të merrej pa, të paktën, 100 mijë dhrahmi. Disa prej nesh policia i mori gjatë kohës që punonim në parcelat e fermerëve grekë, të tjerë në shesh a rrugë në pritje të ndonjë “afendikoi” për punë, dhe na nisën drejt rajonit të policisë. Ishim mbuluar nga djersët dhe nuk flisnim dot as me njëritjetrin. Një nga emigrantët e “burgosur” në këtë dhomë - qeli, nuk po duronte dot më dhe nisi t’i gjuante portës me shkelma, por askush nuk përgjigjej nga jashtë. Pastaj, dy policë e hapën portën dhe në sytë tanë e goditën me grushta të riun, që kërkonte të dilte. Pastaj, e shtrinë për tokë dhe e goditën me shkelma në trup e kokë. E gjakosën dhe njëri prej nesh grisi këmishën, për t’i lidhur plagët që i rridhnin gjak. Pas gjysmë ore, kur disave prej nesh u kishte rënë të fikët, ai që i thoshin punonjës i policisë, hapi derën dhe na tha: “Do të dalin vetëm ata që janë vorioepirotë! Ju të tjerët do kalbeni në burg”. Njëri prej nesh pohoi, se ishte vërtetë vorioepirot. E pyetën për emrin, mbiemrin, krahinën ku kishte lindur dhe i kërkuan pasaportën. Dhe pasi u bindën, e nxorrën jashtë. Pas gjysmë ore, pyetën përsëri: “A ka ndonjë vorioepirot tjetër”? Këtë radhë u ngritën shumë duar. Në këmbim të lirisë, ata ishin detyruar të hiqeshin si të tillë. Mjaft prej tyre e kishin ndërruar emrin e mbiemrin në Shqipëri dhe kishin marrë pasaporta me emrin e ri. Të tjerë ishin me pasaportat e tyre, ku shënohej emri mysliman apo katolik. I nxorrën me radhë dhe i morën në pyetje. Por, kur u kërkuan pasaportat, disa prej nesh nuk ua dhanë, sepse ishin shqiptarë dhe jo minoritarë grekë, apo vorioepirotë, si i quanin ata. Kjo identifikohej lehtë nga emri, mbiemri dhe të dhënat e tjera të letërnjoftimit. Kështu që i kthyen përsëri në qeli, duke i goditur me shkelma. Këto po sillja ndër mend, atje në lokal, kur kamarieri më solli kafenë. Ai qëndroi një çast në këmbë dhe më tha: “E ke të paguar nga ai zotëria atje”, duke bërë me shenjë nga personi që ishte ulur

pranë burrit që më ngjasonte me policin grek. M’u duk sikur lëshoi një buzëqeshje të shtirë. M’u neverit vetja. Në çast doja të kthehesha nga tryeza e t’ia hidhja kafenë në fytyrë. Por u përmbajta për shkak të faktit, se në atë tryezë ndodhej edhe një vajzë. Ishte një bionde e bukur me flokët kaçurrela. Përveç kësaj, në një lokal të tillë luksoz, askush nuk do të ma falte një skandal të tillë. Më mundonte dhe mendimi se mbase ngjasonte me dikë. Isha me kurriz dhe në kohën kur tjetri priste të ktheja kokën për ta falenderuar, unë menjëherë futa dorën në xhep për të paguar kafenë, me dëshirën për të ikur pa e pirë atë filxhan. Por dikush më preku tek supet. Ishte personi që ishte ulur me të. - O Nuri, pse nuk më flet? Akoma më mban mëri për provimin e latinishtes? - më tha. E pashë me kujdes dhe u kujtova, që ai ishte një student i viteve të Fakultetit, moshatari im. Kishim qenë bashkë në një bankë, kur dhamë provimin e latinishtes. I vetmi provim që u bë me shkrim. Nexhmedini, të cilit ne i thoshim Nexhi, nuk ishte përgatitur mirë dhe më pyeste për çdo gjë, duke më lënë pa zhvilluar tezën e provimit. Detyrohesha t’i përgjigjesha pyetjes së tij, pasi nuk më linte të qetë. Pedagogu, vuri re që unë komunikoja me të dhe më nxori jashtë nga provimi, duke më quajtur fajtor. “Dil jashtë, - tha ashpër profesori, - nuk merret provimi me kopjo”. Nexhi mori notë të mirë, ndërsa unë u detyrova ta jap provimin në vjeshtë. U mërzita me të dhe për ca kohë mbajtëm mëri. Kishin kaluar mbi 30 vjet që nuk ishim parë dhe kjo histori ishte harruar. Bashkë me historinë, unë kisha harruar edhe fytyrën e shokut, i cili ishte burrëruar, shëndoshur shumë dhe tjetërsuar. - Më fal Nexhi, i thashë – nuk të njoha fare, ndërsa shoku yt i tavolinës me ngjason me një grek. Ai qeshi me të madhe, duke më thënë: “Është Bardhi, vëllai im. Ka ardhur dje nga Australia, pas 15 vitesh larguar”. Vura re se në tavolinën e tyre, u ul edhe një bionde tjetër. Ishin rreth të dyzetave, gati të njëjta, si dy pika uji. - Eja në tryezën tonë të të njoh dhe me gruan time të re, – tha shoku i shkollës.

54

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

55

Unë u ngrita dhe shkova pas tij. Ai më prezantoi me të vëllanë, pastaj u kthye nga vajzat. - Kjo është gruaja ime. Është greke – shtoi pas pak. Ndërkohë, unë i kisha dhënë dorën asaj dhe u drejtova nga tjetra. - Ndërsa kjo është motra e saj binjake, por shqiptare - vijoi Nexhi, duke buzëqeshur. - E çuditshme - i thashë dhe u bëra kureshtar. Si qëndron kjo punë kështu? Si mund të jenë dy motra binjake, me dy kombësi të ndryshme? Njëra prej tyre, shqiptarja, më tregoi pa të keq. - Motra ime e ka ndërruar kombësinë. Ka mundur të gjejë një dokument të sajuar me anë të gjendjes civile. Ndërsa unë, nuk kam nevojë ta ndërroj kombësinë. Ose më mirë të them, nuk më ka shkuar në mend një gjë e tillë. Prindërit i kam shqiptarë dhe për këtë jam krenare. - Mos vallë motra jote ka lindur me baba tjetër? – bëra shaka unë, pavarësisht nga fakti se ato ishin dy binjake dhe kishin lindur në një ditë, madje në një orë. Pastaj, u drejtova nga “grekja” duke e pyetur: - “Kseris Elenika”? - “Dhen ksero kala elenika”, - tha ajo buzagas dhe shtoi. - Di vetëm ca fjalë, por do të mësoj shpejt. - Asnjë fjalë nuk di, - ndërhyri Nexhi. - Më shumë di unë, pasi kam qenë 4 vjet emigrant në Patra, sesa kjo që pretendon të jetë greke. Grekja buzëqeshi por nuk foli. - Isha e detyruar ta ndërroja kombësinë, pasi po mbush 45 vjeç dhe në Shqipëri nuk përfitoj pension vjetërsie në punë – shtoi “grekja”. Kam shumë vite pa punë e pa siguracione. - Dukeni më e re – komplimentova unë. Ajo u kënaq dhe lëshoi një buzëqeshje të ëmbël, duke vijuar. Kështu kemi “racën”. Ngjajmë nga babi. Unë u ula dhe për një çast ra heshtja. Por Nexhi e mori shumë shpejt në dorë situatën dhe u tha dy biondeve për mua: Ky është “kurnac”. Në provimin e latinishtes nuk më linte të kopjoja, kursente dhe fjalët dhe për këtë u penalizua. Profesori e nxorri jashtë. Duket se profesori e ndjente nevojën e

solidaritetit, jo si ky frikacak. E pa që s’më ndihmonte dhe e nxorri jashtë – tha ai dhe qeshte me të madhe. - Ti mos u kurse – ia priti kunata – ndihmoje, tregoju solidar. Nexhi e kapi shakanë e saj dhe m’u drejtua: Nëse do të më kopjosh mua në jetë, të të kthejë dhe shpërblimin për shqetësimin që të krijova me latinishten, mund të lidh me kunatën time, me kusht që ta marrësh për grua. Por, duhet të lësh pak mjekër dhe mustaqe, si puna ime, që të dukesh si filozof grek i antikitetit! - Faleminderit i thashë, por nëse lë mjekër, unë dukem si i burgosur. Mbi të gjitha jam i martuar dhe me fëmijë. - Ju myslimanët merrni nga 6 gra, tha kunata, për të vazhduar shakanë e saj. - Ndërsa ne grekët lejohemi nga kisha vetëm 3 herë të vemë kurorë para priftit – ndërhyri e motra dhe të gjithë qeshëm. Pas pak unë pashë orën dhe u ngrita. - U kënaqa shumë që u takuam - i thashë Nexhit, duke i dhënë dorën. - Mirupafshim, shtoi tjetri. Nesër do të nisemi për në Greqi. Ndoshta do të takohemi ndonjë ditë tjetër, - shtoi pas pak ai. Mbase nga tetori. U përqafova me Nexhin, u dhashë dorën dhe të tjerëve dhe dola. Kur shkova në sallë për të filluar mbledhjen, më mbeti në mend rasti i çuditshëm i dy motrave binjake, me dy kombësi të ndryshme.

56

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

57

TE HOTEL “TIRANA INTERNATIONAL”
Takimi i datës 5 mars 2011, te Hotel Tirana, ishte në kohën e duhur. Aty morën pjesë qindra vetë. Ishte ftuar edhe themeluesi i partisë republikane, Sabri Godo, i cili shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në një aksion të përmasave mbarëkombëtare. Në këtë takim, unë thashë, se Shqipëria duhet të mësojë nga Zvicra, e cila për gjërat madhore pyet popullin e vet. Populli di më shumë se cilido zyrtar, sado i ditur qoftë ai. Ndaj mendoj, se hapi i parë që do të marrim, është tërheqja e mendimit qytetar, me anë të një peticioni të madh, i cili pasi të arrijë numrin e nevojshëm, do t’u drejtohet institucioneve të larta të vendit, Parlamentit të Shqipërisë, Presidentit, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Bashkimit Europian, për dijeni Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë. Me anë të këtij peticioni do të kërkohet anulimi i Ligjit të Gjendjes Civile, i cili favorizon ndërrimin e kombësisë nga shqiptare në të huaj, kryesisht greke, si dhe mosaplikimin e këtij formulari për regjistrimin e popullsisë, ku kërkohet deklarimi i etnisë dhe fesë. Të gjithë jemi njohur me faktin që ka evidentuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sipas të cilit, gjykatat shqiptare kanë pranuar një numër të lartë kërkesash për ndërrimin e kombësisë së shtetasve shqiptarë. Vetëm në Gjykatën e Faktit të Gjirokastrës, janë rreth

1600 raste të ndërrimit të kombësisë, ndërkohë që edhe në gjykatat e tjera të rretheve jugore, ky numër është shumë i lartë. Evidentimi i këtyre rasteve, ka nxjerrë në pah nevojën e kërkesës për rishikimin e Ligjit për Gjendjen Civile, i miratuar në Shqipëri pak vite më parë. Gjatë atij takimi, Kreshnik Spahiu, përveç të tjerave, parashtroi të gjitha pengesat politike, rrugët e kapërcimit të tyre si dhe alternativat e mundshme ligjore, me të cilat mund të na kundërviheshin, si edhe zgjidhjet tona, për çdo rast e situatë që mund të na paraqitej. Nga ana e tij, Sabri Godo, duke vënë gishtin mbi plagë, theksoi se kjo hemorragji e rëndë kishte në themelin e vet dinakërinë, ndërkohë që ajo shfrytëzonte varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. “Ata që e kanë ndërruar kombësinë e kanë bërë këtë nga varfëria, për të përfituar 300 euro në muaj” – tha Godo. Më tej vijoi, duke shtuar me një shaka të dhimbshme edhe frazën: “Ka rrezik që, edhe mua, po të më jepnin 300 euro, mund ta bëja këtë gabim”. Megjithatë, duke folur për iniciativën e re për mbledhjen e 20 mijë firmave, Godo u shpreh: “Edhe ne, një grup intelektualësh, po bëjmë nje letër kundër këtij regjistrimi. Por, nëse ju do ta realizoni me sukses këtë aksion kombëtar, atëhere do të hyni në histori si shpëtimtarët e këtij copëtimi të ri të Shqipërisë”. Midis të tjerëve, gjatë takimit, folën dhe personalitete të jetës politike e sociale, të cilët theksuan se duhej vepruar shpejt, për të fituar kohën e humbur dhe për të çorganizuar minën me sahat, që i kishin vënë kombit tonë në shekullin e ri, me anë të teoremave false të integrimit global. Aksioni për firmat u mor përsipër nga një grup intelektualësh, të cilit iu bashkangjitën vullnetarisht qindra aktivistë e dashamirës të kauzës së saj.

58

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

59

TAKIMI I TRETË ME ANËN
Me Anën u takova sërish të dielën. Fillimisht i dhashë materialet me shënimet e saj, duke e përgëzuar për vullnetin e treguar. Këtë radhë, Ana kishte ardhur vetëm. Natasha nuk ndodhej në Tiranë, pasi kishte ikur për një udhëtim turistik me të shoqin në Francë. Ndërsa Ana, dukej se gjatë asaj jave, kishte shfletuar shumë. Sytë i kishte të buhavitur nga lodhja. - Më duhet ta mbaroj shpejt – tha – pasi muajin tjetër do merrem me përzgjedhjen përfundimtare të materialit. Pastaj nisi të më tregonte burimet që kishte lexuar, duke hyrë direkt në temë me fletoren tjetër të shënimeve përpara: “Një fushë tjetër, që na ndihmon për të gjykuar mbi problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar Hasan Ceka, i cili ka arritur në përfundimin se epirotët ishin të një etnosi me ilirët. Të tjerë autorë, si Nilson, pohojnë se nga mbishkrimet e zbuluara në Dodonë, rezultojnë mbi 50 emra me origjinë ilire, në teatrin e Butrintit janë gjetur 40 emra ilirë”. Pas pak ajo e ndërpreu leximin duke më thënë: mos u mërzitët nga këto gjëra? - Jo, i thashë, por me sa duket shënimet e tua do t’i marr përsëri me vete dhe do t’i lexoj kur të jem i qetë.

-Natyrisht, - tha ajo – nuk mund të rrimë gjithë ditën duke lexuar historinë. Dhe më zgjati përsëri shënimet e saj. Aty ke dhe emrin tim ilir, - shtoi ajo duke qeshur. Pas kësaj biseduam një copë herë për angazhimet turistike të Natashës dhe më në fund u ndamë. Kur vajta pasdite në shtëpi, u qetësova pak dhe nisa të lexoj shënimet e Anës, ku shkruhej: “Shpesh grekët, në përpjekjet e tyre për shuarjen e kombit shqiptar, luajnë me faktin e përdorimit të gjuhës greke në shkrim. Dihet që deri në shek. III p.e.s., shkrimi bëhej në greqisht dhe më vonë në latinisht. Si popujt e tjerë, jo grekë, të Ballkanit edhe ilirët, kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja të gjuhës greke e latine. Në qoftë se sot, mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk do të thotë se ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan. Përkundrazi, provohet ekzistenca e tyre si një komb i veçantë. Straboni i trajton një pjesë të epirotëve si dy gjuhësh (bilingë), duke nënkuptuar në këtë mënyrë se epirotët flisnin si ilirishten, ashtu edhe greqishten.24 Epiri mori formën e shtetit me krijimin e një organizmi shtetëror të gjerë, që mori emrin Lidhja e Molosëve, e cila përfshinte edhe popullsi të tjera epirote, nën hegjemoninë e fisit që i jepte emrin bashkësisë. Kjo përbën fazën e parë të krijimit të shtetit federativ të Epirit.25 Dhe tashmë dihet mirë që molosët ishin ilir. Por nuk duhet harruar që Epiri ka kaluar tri faza. Me zgjerimin e lidhjes dhe futjen e saj nën ndikimin maqedon, përfshirjen në të të Tesprotëve, në kohën e sundimit të Aleksandrit Molos, çoi në krijimin e një forme të re shtetërore, me karakter federativ dhe përmbajtje kushtetuese, ku gjithë pjesëmarrësit kishin të drejta të barabarta. Ajo u quajt Aleanca e Epirotëve.26

24

MalteBrun, Precis de la geographie universale, 1810-1829, Paris 1833 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, f. 606. 26 Po aty
25

60

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

61

Ndërsa etapa e tretë e konsolidimit të shtetit ilir, i takon kohës së qeverisjes së Pirros. Popullimi i Epirit nga shqiptarët në mijëvjeçar provohet me monedhat e prera në mesin e shek. II p.e.s., në mbishkrimet e disa varreve të zbuluara në Durrës, në Tesali, Maqedoni e gjetkë. Karakteristik ilir, mund të konsiderojmë emrin Annia, i cili haset në disa forma si Annai, Annaius etj. Në mbishkrimet e Dodonës dhe në Dalmati e hasim Anna. Janë të shumtë autorët që këtë emër e konsiderojnë ilir. Të tillë konsiderojnë dhe emrin Genth, zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit.27 Genth, është bërë emër mjaft i njohur edhe për faktin se kështu është quajtur mbreti ilir i Adrianëve. Ai gjendet i gdhendur edhe në monedhën që e ka prerë ai vetë.28 Autorë të tjerë janë të mendimit se ky emër është gjetur dhe në vende të tjera, madje dhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahit.29 Sipas një materiali shkencor për Epirin, të hedhur në internet, tregohet se si gjeografi danez, Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek. XIX, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë: Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmëbarbarë. Përsa i përket Epirit, të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë, se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj.30 Edhe Pukëvili, kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë, thekson

se: ... këto vende quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptarë.31 Ch. Brouchneri, gjeograf i mbretit të Anglisë, në librin e tij Fjalor gjeografik, Venedik, 1770, shkruan: “Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në Veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në Jug me Livadhjanë, në Lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë”. Po ashtu, historiani Teodor Momsen, në veprën e tij monumentale, Historia e Romës së Lashtë, i quan “... trimat epirotë, shqiptarë të lashtësisë”.

SHTYHET AFATI I REGJISTRIMIT
Më datë 28 shkurt 2011, Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, deklaroi se regjistrimi i popullsisë do të shtyhet për në muajin tetor, ose nëntor të këtij viti, pa sqaruar nëse deklarimi etnik dhe fetar do të hiqej apo jo nga formulari. Ai deklaroi se: “Ne nuk jemi për shtyrje të afatit, por për regjistrim të popullsisë, sa më parë të jetë e mundur”, Ndofta kjo shtyrje e afatit kohor të regjistrimit të popullsisë, erdhi edhe për shkak të zgjedhjeve lokale të Shqipërisë, në mënyrë që politikanët t’i jepnin kohë vetes për të vepruar. Zhvillimet e mëvonshme vërtetuan se ishte pikërisht, kështu.

Peticioni Peticioni, mbi atë letër të formatit A3, me 1200 fjalë të hedhura mbi të dhe me 648 gërma të shkruara në gjuhën e Naim Frashërit dhe Petro Nini Luarasit, kërkonte vëmendjen e politikës. Mbi atë
31

27

Selim Islami, “Premjet monetare të Shkodrës, Lisit dhe Genthit”, në Studime Historike nr. 3, viti 1966 fq. 20 28 Hasan Ceka, Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia, Buletini i Shkencave Shoqërore, nr. 3 dhe 4, Viti 1959 f. 136 29 Vangjel Toçi, Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit, në Buletini i Shkencave Shoqërore, Nr. 2, viti 1962, f.. 129 30 M. Brun, Precis de la geographie universale...

Pouqueville, Udhëtime në More, në Konstandinopojë, në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798, 1799-1800 dhe 1801, Paris, 1805 (marrë nga interneti)

62

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

63

peticion qëndronin zemrat e miliona shqiptarëve, me një shigjetë ngulur brenda tyre nga historia, e cila pikonte gjak në çdo orë të ditës. Deri atëherë, bota kishte njohur ciklone e tsuname, ndërsa Shqipëria tërmete të përbindshme e përmbysje diktaturash, por atë shigjetë të krimit ndërkombëtar nuk e kishte shkulur dot. Breza të tërë njerëzorë dhe njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme, kishin jetuar me tronditjen e kësaj shigjete të ngulur, e në fund kishin vdekur me pengun e pamundësisë për të lehtësuar sadopak dhimbjen e kombit që gulçonte, qysh nga viti 1913. Por, në këtë orë të universit tonë, Shqipërisë po përpiqeshin t’i ngulnin pas shpine edhe një shpatë pabesie, pikërisht disa nga nipërit e qarqeve greke, duke i vënë në gjumë politikanët shqiptarë, pikërisht me një “dhuratë” që ndryshonte nga njëri deputet tek tjetri. Në thelb, çdo dhuratë që kishin marrë nga grekët, në këmbim të ligjit të kombësisë, mbante brenda Kalin e ri të Trojës. Për këtë arsye, nëpërmjet këtij peticioni si dhe kërkesave drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ne kërkonim anulimin e Ligjit të Gjendjes Civile, që favorizon ndërrimin e kombësisë dhe shpalljen si të paligjshëm të formularit të regjistrimit me vetëdeklarim etnie dhe feje. Ligji i Gjendjes Civile, që kërkohet të anulohet, favorizon ndërrimin e kombësisë nga shqiptare në të huaj, kryesisht greke. Ndërsa, mosaplikimi i këtij formulari për regjistrimin e popullsisë, ku kërkohet deklarimi i etnisë dhe fesë, synon të pengojë shtimin në mënyrë artificiale të numrit të minoritarëve. Qëllimi i këtij peticioni ishte i thjeshtë: pasi të arriheshin 20 mijë firma, ai do t’u drejtohej institucioneve të larta të vendit, Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit, Kryeministrit, mbase dhe disa institucioneve ndërkombëtare.

TETË FËMIJË, 8 NËNA TË NDRYSHME
Kriza greke kishte detyruar shumë emigrantë shqiptarë, që të mendonin për kthimin në atdhe. Natyrisht, pasi kishin bërë një farë ekonomie, nëpërmjet punës së ndershme. Njërin prej tyre, Hilmiun, të cilin e kam pasur shok të shkollës së mesme, e takova një ditë te një nga rrugicat e “Bllokut”. Po kërkonte ndonjë lokal me qira, ose për ta blerë me lekë në dorë. - Dua të kthehem dhe të punoj këtu, bashkë me vëllezërit – më tha, duke më kërkuar që t’i bëja ndonjë rekomandim. E dija që ata ishin 8 fëmijë dhe të gjithë kishin emigruar në Greqi. Unë i dhashë disa mendime, aq sa dija për atë zonë. Por e këshillova të mos ngutej. Ta studionte me kujdes terrenin. Gjatë shoqërimit që po i bëja, duke shetitur në këmbë, vura re se ai kishte një lloj dyshimi dhe trazimi. Dhe kur u ulëm për të pirë kafe, më tregoi. - Këtu e kemi problem edhe me dokumentet, sepse ne, të gjithë si fëmijë, motra dhe vëllezër, kemi ndërruar emrat dhe mbiemrat. - Po mbiemrat përse i keni ndërruar? – e pyeta, megjithëse e dija që grekët nuk toleronin asnjë gërmë, që mund të linte dyshime për fenë myslimane. - Jo vetëm aq – shtoi ai – por ne kemi ndërruar edhe emrin e nënës, ndonjë dhe të babait, secili sipas rastit dhe specifikës së vet.

64

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

65

- Si kini mundur të ndërroni edhe emrat e prindërve? - Jemi 8 fëmijë të një gjaku, me një nënë dhe një baba. Por në dokumente figurojmë me 8 nëna të ndryshme e nuk di sa baballarë. - Si ka mundësi? – u çudita unë. - Secili ka punuar me kokën e vet, për të zgjidhur hallet e momentit. Tani na duhet të bëjmë të tetë gjyqe. Mbase na duhet të paguajmë dhe një çantë me lekë, për të ndërtuar përsëri familjen tonë natyrale. Por problemi më i madh është me fëmijët tanë – shtoi ai. Unë nuk fola, ndërsa ai ndezi një cigare. Zgjati paketën nga unë. Edhe pse nuk e pi, e mora cigaren dhe e vura në buzë. - Më mirë të mos kishim ikur fare. Do kishim punuar këtej si të gjithë shokët e tjerë, por të paktën nuk do të tallej njeri me identitetin e familjes sonë. - Kjo u ndodhi shumë njerëzve – e qetësova unë, - ishte një traum e rëndë familjare e kombëtare. Ai tundi kokën, por dukej se e kishte mendjen diku tjetër. - E di çfarë më ndodhi, kur m’u aksidentua vëllai i madh, në Australi? - më pyeti ai. - Jo – thashë unë. Në fakt nuk e dija që vëllai i madh, i qe aksidentuar dhe as nuk e dija që ai kish shkuar në Australi. - Petriti, që atje i thoshin Petro, shkoi nga Greqia në Australi, për një punë të pronarit të vet. Por atje, bëri një aksident automobilistik. Dhe u shtrua në koma. Ndërsa ne nuk na linin të shkonim, se nuk figuronim gjëkundi, si vëllezërit e tij. - Si është tani vëllai? - e pyeta unë. - Gjallë – shtoi ai – ecën nëpër rrugë me një karrocë invalidësh. Kur thirri kamarierin që të paguanim, tha dhe fjalinë e fundit - Babai ynë natyral quhej Patriot, ndërsa, në dokumente, babai im quhet Pavllo. Kurse, emrat e nënave, dikush e ka vënë Maria, tjetri Katerina, motra Anastasi e kështu me radhë. Duan të vijnë djemtë në Shqipëri. Njeri është mjek kirurg, tjetri stomatolog. Ata më kanë baba, po me emrin grek, Thanas. Hajde tani të merrem me gjyqe. Ndaj them që kjo është për të qeshur dhe për të qarë – përfundoi ai.

PËRPLASJA NË KORÇË
Kalendari shënonte datën 18 mars 2011. Në Korçë binte shi. Bora kishte mbaruar dhe mbetjet e saj dukeshin vetëm në majat e kodrave, si flamuj të bardhë, që kërkonin armëpushim. Por ne kishim ardhur për “luftë”. Pikërisht për t’u shpallur “luftë” kuçedrave, që manipulonin historinë dhe atyre që bekonin shkombëtarizimin. Aty - këtu, në fshatin Boboshticë, dukeshin ende gropa të hapura varrezash, ku tokës shqiptare i kishin shkulur padrejtësisht trupat e paraardhësve tanë. Dhe pikat e shiut ngjanin si lotët e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk kishin asnjë mundësi për të ndaluar të keqen. Ndërsa, ulërima e tyre e brendshme gjëmonte nga qielli në formë bubullimash. I gjithë ky dekor i lagur ngjante si prolog i përplasjes. Por ne, pikërisht për atë kishim udhëtuar me qindra kilometra, në mënyrë që rrëkenë e shirave ta shndërronim në një dezinfektues ndaj së keqes. Në këtë mënyrë, në Korçë, përveç përkrahjes së madhe që pati firmosja e peticionit, ne realizuam një takim të frytshëm me qindra qytetarë, ku në panel kishim njerëz të njohur si, Ylber Merdani, aktoren Zamira Kita etj. Takimi bëhej në mjediset e Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Kjo panoramë mikpritëse ndodhi gjatë ditës, por natën, hijet e shërbëtorëve të helenizimit të Shqipërisë, të cilët kishin ardhur me urgjencë me trenat e Mesjetës,

66

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

67

shfrytëzuan errësirën dhe shiun, duke grisur posterat e AK. Natyrisht, ne i kishim parashikuar të gjitha kundërveprimet, prandaj të nesërmen i rivendosëm përsëri ato. Ne punonim ditën, ndërsa grekomanët natën. Ne kërkonim t’u hapnim sytë njerëzve, ndërsa ata kërkonin të hapnin gropa të tjera në memorien e historisë sonë. Ne kërkonim të mbyllnim plagët e kombit, ata kërkonin të hapnin varre për të zhvarrosur civilët dhe për të varrosur të vërtetën.

GRABITËSI I VARREZAVE
Duke ecur me një jurist nga Korça, pranë Teatrit “Andon Zako Çajupi”, pikërisht, përballë një shtylle, ku ishte afishuar një nekrologji, ai qëndroi në mënyrë të befasishme. - Çfarë ke?- i thashë. - Ky është Fehmiu, – më tha ai - djali i një mikut tim korçar, i cili deri në moshën 34 vjeç, gjysmën e jetës e ka kaluar në qytet dhe gjysmën tjetër, në burg. - Çfarë ka këtu të çuditshme? - e pyeta unë. - Historia e tij është shumë e ngatëruar dhe e shëmtuar, sepse në vitin 1980, kur ishte 17 vjeç, e kishin kapur duke grabitur varrin e gruas së një zyrtari të lartë të Korçës, së cilës, përveç unazës, i kishte marrë edhe 2 dhëmbë prej floriri, që ia kishte shkulur me pinca. Për këtë grabitje e arrestuan dhe një javë më vonë e nxorrën në gjyq, duke e dënuar me 13 vjet. Në atë kohë unë isha sekretar i gjyqit. Por në vitin 1990, në kuadrin e disa amnistive të njëpasnjëshme, duke parë dhe qëndrimin e tij të mirë në burg, më në fund e kishin liruar. Pikërisht, të nesërmen e ditës së lirimit, ai erdhi në Tiranë dhe dy ditë më vonë vodhi në varrezat e Sharrës, dy persona të sapovarrosur, të cilët i kishin varret pranë njëri tjetrit. Në mungesë të dhëmbëve prej floriri ai u kishte marrë vetëm unazat. Njerit prej tyre i kishte marrë edhe varësen e floririt. Dikush

68

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

69

e mori vesh gjëmën, dhe të pasnesërmen fëmijët e të ndjerit u vunë në kërkim të grabitësit, duke hapur ngado fjalë se do ta vrisnin në vend. Kështu, pesë ditë më vonë, u hap lajmi që Fehmiu ishte arratisur. Që atëhere nuk e kam parë më – përfundoi juristi. Kësisoj, 21 vjet më vonë, ata u takuan, përballë një nekrologjie tek teatri i Korçës. Fehmiu kishte veshur një kostum të firmës Arkani dhe në qafë mbante dy - tri zinxhirë prej floriri. - Akoma nuk ke hequr dorë nga të vdekurit? - e pyeti direkt juristi. - Dikush vjedh të vdekurit dhe dikush rrjep të gjallët - ia ktheu Fehmiu, duke na ftuar për një kafe. Unë pashë nga juristi. Siç duket, për shkak të lidhjeve që kishte pasur dikur me babanë e tij, ai pranoi. Ndofta edhe nga kureshtja që kishte për të mësuar se ç’kishte ndodhur me të në këto 20 vjet. Ose thjesht për të më prezantuar mua një njeri, i cili, atij i dukej interesant. - Kam ardhur për të takuar motrën. Ka qenë e sëmurë – tha Fehmiu, pasi u rehatuam në një nga kafenetë aty pranë. Pas pak shtoi: Do të qëndroj vetëm 20 ditë. Pasi porositëm kafenë, shoqëruar me një shishe ujë pa gaz, juristi e pyeti për historinë e tij dhe ai filloi. -Jetoj në Norvegji. Deri tani kam ndërruar 11 shtete, me 11 emra dhe pasaporta të ndryshme. Kështu kam shetitur gjithë Europën, duke përfshirë edhe Amerikën, Argjentinën e Kanadanë. Vetëm në Kinë nuk kam shkuar, sepse nuk ka varreza, ngaqë të vdekurit i djegin – shtoi pas pak, duke qeshur. - Si i ke siguruar tërë këto pasaporta të huaja? – e pyeti juristi. - Me para në dorë – shtoi ai. Çdo pasaportë e blej 1. 000 dollarë. Janë kryesisht pasaportat e njerëzve që kanë vdekur, por mua më duhen momentalisht, vetëm për t’ia treguar policisë, kur qëllon që më ndalojnë. - A të kanë kuptuar ndonjëherë që mashtron? - ndërhyra unë. - Deri tani kanë dyshuar 11 herë dhe kjo është pasaporta e 12 që mbaj në xhep - tha ai, sikur fliste për një ngjarje rutinë, duke më treguar një letërnjoftimi norvegjeze, së cilës i kishte montuar foton e vet të derdhur si në origjinal. - Si ke mundur të hedhësh foton në këtë mënyrë? - pyeta me habi.

- Shkenca e falsifikimit ka avancuar shumë por dhe tenkika e zbulimit nuk qëndron pas – tha grabitësi i varreve qetësisht. - Dhe çfarë ndodh kur të kapin? – e pyeta sërish. - Më kthejnë mbrapsht dhe më shoqërojnë me policë deri në Rinas. Pastaj, të nesërmen, unë nisem me skaf drejt Italisë. Dhe gjithçka fillon nga e para. - Me se ke jetuar gjithë këto vite? - i tha juristi, të shoh që mbahesh mirë. Tjetri, psherëtiu dhe njëkohësisht qeshi. - Do të them të vërtetën – shtoi pas pak, duke parë diku në këndin e djathtë të lokalit. Në Shqipëri u burgosa që në moshën 17 - vjeçare dhe nuk pata kohë të mësoja ndonjë zanat. Ti ishe sekretar gjyqi në atë kohë dhe e di mirë, se dënimi im ishte më i rëndë se ç’duhej. - Përkundrazi - ndërhyri juristi, – dënimi ishte më i lehtë, sepse Kodi Penal parashikonte deri në 20 vjet burg. - Nejse – buzëqeshi lehtë Fehmiu, - gjatë 10 viteve të burgut mësova 3 gjuhët kryesore të botës. Kështu që komunikoj lirshëm kudo që shkoj. - Çfarë zanati mësove jashtë shtetit? – e pyeta. Ai afroi fytyrën akoma më pranë dhe tha: Vjedh të vdekurit! - Akoma me këto punë merresh, mor hajvan? - u çudit juristi. - Dua të ha bukë – tha tjetri. Është kohë krize. Hapësirat në të gjithë botën po ngushtohen. - Po si i vjedh? – u bëra kureshtar unë. - I hap varret, pesë gjashtë ditë pas varrimit, kur vëmendja e familjarëve është më e vogël. Bashkëpunoj me një iraken dhe pasurinë e ndajmë bashkë. Me sa duket, unë e shpreha çudinë, apo interesimin tim në mënyrë të hapur. Ai e ndjeu një gjë të tillë dhe e pa të udhës të më jepte edhe më shumë sqarime për profesionin e tij. - Nuk bëj ndonjë krim të madh – shtoi pas pak. Kam lexuar në një roman të Dikensit, në anglisht, se një hajdut varrezash, gjatë gjykimit të tij, tha: “Unë vjedh të vdekurit dhe jo të gjallët. Floririn e groposur ua kthej juve, që ta përdorni në botën e të gjallëve”. Dhe kjo është e vërtetë. Edhe unë, nuk po vras njeri. Vetëm po marr floririn e groposur, për ta risjellë tek bota e sipërme.

70

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

71

- Prandaj ke tre varëse floriri në qafë - e ngacmoi juristi. Ai uli pak kokën, aq sa e lejonte qafa e tij e trashë dhe duke i prekur varëset e floririt, vazhdoi. - Këtë e kam marrë në një varrezë luksoze në Suedi. Këtë tjetrën, në varrin e një zonje. Me siguri kanë qenë me emër. Ndërsa këtë varësen e trashë ia mora një pronari australian, që kishte një fermë lopësh, ku unë u punësova për rreth dy muaj. Jetonte i vetëm dhe thoshin se nuk kishte pasardhës. Aty vuajta vërtet, se ai ishte varrosur me sy hapur. Ose kishte marrë këtë pamje pas varrimit, nuk mund ta shpjegoj dot, se si kishte ndodhur. Por më dukej, sikur me ato sy po më shihte se ç’po bëja. Prandaj, një dorë ia vura tek sytë, që të mos më shihte dhe tjetrën e përdora për t’i hequr varësen. - Po kostumin kujt ia ke zhvatur – e pyeti prapë juristi, i cili dukej i bindur, se ai edhe çorapet i kishte të vjedhura. - Ma ka dhuruar një stilist në Adelajde të Spanjës. I shkreti vrau veten dy muaj më pas, pasi zbuloi se e shoqja e tradhëtonte me një futbollist. - Guxon që ta quash punë këtë që po bën? – shtova i hutuar. - Po – tha natyrshëm ai. Është një lloj pune, si gjithë punët e tjera në të zezë. Dhe nëse puna të ecën, siguron jetën më lehtësisht. Por ka riskun brenda. Këtë mos harro. Madje, në Perëndim është e pamundur të veprosh nëpër qytete, sepse varrezat janë të ruajtura me elektronikë. Kështu që, e kam më të lehtë të veproj nëpër periferi dhe fshatra. - Në Shqipëri e ke ushtruar më këtë profesion? – ndërhyri juristi. - Natyrisht. I kam shetitur të gjitha varrezat e Shqipërisë, por këtu fitimi është i pakët. Gjatë periudhës së fundit kam hapur thuajse shumicën e varreve të vjetër në disa fshatra, ku dyshoja se familjet e tyre kanë përdorur floririn si zbukurim për gratë, por kam gjetur shumë pak. Ndërsa, në zonën e Boboshticës dhe Kosinës, shumica e varreve janë bosh, sepse eshtrat janë shitur për varrezat e ushtarëve grekë. - Po në qytete, si të shkon biznesi? - e pyeta me një farë bezdie, të cilën grabitësi i varreve e kapi menjëherë.

- Tani është bërë shumë e vështirë, sepse pranë zonave të varrezave ka popullime njerëzish, që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre. Janë vetëm disa qytete, ku mund të bëj diçka – shtoi pas pak. - E kuptoj more djalë, se ti je biri i djallit dhe jo i Thanasit! – i tha juristi. Fehmiu qeshi dhe buzëqeshja e tij më bindi akoma më shumë, se atij nuk i bënte më përshtypje asgjë. - Tani kam marrë edhe diplomën e Fakultetit Juridik, në një shkollë private – tha duke nxjerrë nga xhepi një diplomë, pra, mund të quhem, “hajdut me universitet” – shtoi pas pak, duke lëshuar një buzëqeshje të shtirë. - Prapë ke ndërmend të vazhdosh me këtë punë të pistë? - e pyeta - Po - shtoi ai. Njeriu nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nga transformimet. Dhe vijoi: Mos u ankoni për mua, sepse unë vjedh vetëm florinj, ndërsa juve që tregoheni kaq zotërinj, po ju vjedhin eshtrat e gjyshërve nëpër varreza dhe nuk po bëni zë. Sepse kini frikë nga grekët – tha Fehmiu dhe iu drejtua juristit: Ti që je dhe jurist, përse nuk e hap gojën për këto krime. - Nuk të duroj dot më - i thashë prerë dhe u bëra gati të ngrihesha. Isha bërë shumë nervoz. Pagova kafetë dhe u bëra gati të dal. Kur po ndaheshim, juristi i tha: - Shko dhe puno, mos u merr më me këto mashtrime! Por ai, duke i prekur varësen në qafë, ia ktheu, ndonëse duke qeshur: “Paske një flori të shtrenjtë në qafë. Kur të vdesësh, do të vij të derdh dy pika lotë për ty”. - Do më qash ditën dhe do më grabisësh natën – i tha juristi, mjerë familja që të ka. Po me këtë mendje që ke, s’besoj ta kesh të gjatë. - Mos më paragjyko – tha tjetri, vetëm ngaqë hapa një varr dhe vodha një varëse u dënova 13 vjet burg. Ndërsa sot, po na vjedhin jo varëse e unaza, por edhe eshtrat e të vdekurve, po i shesin si eshtra të ushtarëve grekë për një copë bukë dhe ju nuk po thoni gjë. - Ik - i thashë, ngaqë nuk po e duroja dot më – shporru tutje! Dhe u largova vetë i pari, ndërsa ndjeva se juristi më erdhi pas.

72

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

73

- Më vjen keq që vitin e kaluar nuk shkova dot në varrimin e Thanasit, babait të tij. Vdiq nga tumori në pankreas. Ishte një njeri i nderuar – tha juristi. - Nëse tumori krijohet nga brenga, patjetër i është krijuar nga dëshpërimi për të birin –thashë unë dhe ika më tutje, duke parë me trishtim se si ngjyra e kostumit të tij, rrezatonte në bulevardin e Korçës, ku askush nuk e dinte se ai zotëri hijerëndë e me çantë në dorë, mund të vidhte dhe natën e sotme ndonjë të vdekur.

NË BOBOSHTICËN E TRAUMATIZUAR
Sapo gjeta kohën e duhur, për të verifikuar lajmet që vinin nga Boboshtica, u nisa menjëherë për atje. Pikërisht, në vendlindjen e Viktor Eftimiut, i cili përveç shumë veprave të tjera, i kishte dhuruar dramaturgjisë europiane kryeveprën e tij, “Njeriu që pa vdekjen me sy”. Sapo pashë varrezat e hapura të Boboshticës, eshtrat e disa varreve të fshatarëve, që duhej të spostoheshin për shkak të betonizimit të memorialit grek, ndjeva një trishtim të frikshëm. Aty pranë ishte vendosur një kryq i madh, në shenjë përkujtimi për ushtarët grekë të rënë në luftë. Atëherë mendova, se po të ishte gjallë Viktor Eftimiu, do të shkruante patjetër një dramë tragjikomike, që mund të titullohej: “Njeriu që pa purgatorin me sy”. Ishte një gjendje tmerri dhe konfuzioni, ku fshatarët përveç halleve të përditshme të mbijetesës së të gjallëve, shqetësoheshin edhe për eshtrat e të vdekurve, të cilat çdo natë mund të grabiteshin. Disa varre ishin hapur gjatë natës dhe gratë kishin vënë kujen, ndërsa burrat interesoheshin në komunë dhe në polici, për mungesën e eshtrave të gjyshërve të tyre. Me sa duket, ata ndesheshin me ngritjen e supeve të zyrtarëve. “Po na grabisin edhe eshtrat e të parëve. Po na i trazojnë të vdekurit edhe nëpër varre”, thoshte gruaja me emrin Elpiniqi Manko. Rreth e qark disa

74

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

75

gazetarë, po mbanin shënimet përkatëse, ndërsa ajo tregonte se, “në këtë varrezë nuk ka grekë, por kjo po shfrytëzohet për interesa të palës greke dhe Omonias”. Sipas saj, kjo bëhej për të tjetërsuar historinë e varrezave të fshatit, duke i konsideruar banorët e dikurshëm, si shtetas grekë. Midis të tjerëve, një burrë tha: “Ne ramë dakort, që të nxirrnim viza për të dalë jashtë shtetit dhe për të parë qytetet greke, por jo për të na nxjerrë të vdekurit nga varret dhe për t’i rivarrosur ata në varrezat greke”. Nina Çaprazi, 62 vjeçe, mësuese pensioniste, thoshte se fshati është një trevë shqiptare, e pastër dhe e kulluar. “Veç banorëve autoktonë, në të jetojnë vllehë, të cilët edhe pse nuk e dinë origjinën e tyre, shtiren më grekë se vetë grekët” - tha Çaprazi. “Nuk e harroj atë ditë. Ishte aktivisti i “Omonia-s”, Stavri Zuko, aktualisht në Amerikë, që vendosi kryqin e turpit”, - shprehet Sotiraqi. Për të, kreu aktual i “Omonias-s” në Korçë, Naum Disho, është hileqar. Ai hoqi dy gurë nga varret e vjetra dhe vuri dy gurë me mbishkrime greke, për të krijuar idenë se janë ushtarët grekë, që kanë rënë këtu. “Në varrezat e vjetra ndodhen disa gurë të zinj, disa të bardhë. Këta të fundit janë vendosur këto ditë. Lëvizin lehtë me dorë dhe janë me mbishkrime greke” - vijon Sotiraqi. Ceremonia e memorialit Në vend të prishjes së memorialit grek, ndodhi diçka e papritur. Disa ditë më vonë u bë ceremonia e inagurimit të varrezave të reja të ushtarëve grekë. Ishte një parodi në greqisht, që u zhvillua me rastin e festës së Çlirimit të Greqisë dhe u organizua nga Konsullata e Përgjithshme Greke e Korçës, në bashkëpunim me organizatën “Omonia” të po këtij qyteti. Në këtë festë morën pjesë vllehë, anëtarë të organizatës “Omonia” të Korçës, Drenovës dhe Boboshticës, si dhe rreth pesëdhjetë persona të ardhur nga Greqia me një autobus. Natyrisht, nuk mungoi edhe kreu i Konsullatës Greke të Korçës, Teodoros Ikonomos Kamarinos. Ceremonia pranë memorialit grek, filloi një orë me vonesë, për shkak të mos mbërritjes në kohën e duhur të autobusit me

grekë të ardhur nga Greqia. Pasi u mbajt mesha në gjuhën greke nga një prift i Mitropolisë së Korçës, u bë vendosja e kurorave me lule. Kurorë me lule vendosi konsulli i përgjithshëm i Konsullatës Greke të Korçës, Teodoros Ikonomos dhe me radhë Naum Disho, kryetar i “Omonia-s” të Korçës, përfaqësues nga “Omonia” Drenovë dhe Boboshticë, si dhe nga disa organizata greke, ardhur nga shteti fqinj. Më pas, nxënës të shkollës greke “Omiros”, kënduan këngë greke. Dhe kështu ceremonia përfundoi. Pas përfundimit të saj takojmë banorin e Boboshticës, që tentuan ta përzënë. Ai quhej Nesti Thomai, pensionist 71 vjeçar, banor autokton i fshatit Boboshticë. Kur e pyetëm, pse deshën ta përzinin, ai u përgjigj: “Më kërcënuan sepse kam qenë dhe jam kundër vendosjes së memorialit grek mbi varret e gjyshërve tanë. Boboshtica është ortodokse, por nuk është greke. Unë aty kam varrin e gjyshes, të dajës dhe tezeve. Unë nuk dua të hyjnë aty grekët dhe vllehët dhe t’i shkelin me këmbë. Aty nuk ka asnjë varr grek. Varret janë shqiptare dhe është bërë krim, që disa prej tyre u prishën. Prindërit tanë e kanë varrosur një ushtar të vrarë në mal, në luftën italogreke”. Më tej, Helpi Manço, banore e fshatit, tregon se në Boboshticë kanë qenë 37 familje autoktone, por pas çlirimit, aty u vendosën 270 familje vllehe dhe fshati u bë me 300 shtëpi. Tani shumica kanë ikur në emigracion dhe fshati ka mbetur me 100 shtëpi, nga të cilat 25 autoktone dhe 70 vllehe. Por edhe nga këto familje, të rinjtë kanë ikur në emigracion. Kanë mbetur të moshuarit dhe 15 fëmijë, prej të cilëve 5 ndjekin shkollën shqipe të fshatit dhe rreth 10 fëmijë shkollën greke “Omiros” në Korçë.

76

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

77

në shenjë nderimi për të rënët në luftë. Por banorët vendas e kanë bojkotuar ceremoninë dhe më vonë dikush ka djegur kurorat. Prefekti i Korçës, Andrea Mano, është një nga zyrtarët shtetërorë të pranishëm në mbledhjen e “Omonia-s”, ku konsulli grek e ka quajtur Korçën, Greqi. I kontaktuar nga gazeta “Shekulli”, Mano pohoi se bëhej fjalë për një takim për 70-vjetorin e çlirimit të Greqisë nga fashizmi. Ai pranoi që ka qënë në takim, i ulur në podium, por tha se nuk e ka dëgjuar këtë pjesë, pasi është folur greqisht. “Unë dëgjova përfaqësuesin e “Omonia-s”, por nuk dëgjova fjalën e konsullit grek. Ai foli greqisht dhe unë nuk e kuptova”- deklaroi Mano.

KONSULLI GREK FLET PËRÇART
Reagojnë intelektualët “Sikur të mos ishin konsujt, atëherë, popujt mund të ishin më të gëzuar”. Këtë e mendova shpejt e shpejt, pa i njohur mirë detajet e funksionimit të marrëdhënieve ndërshtetërore apo ingranazhet e universit diplomatik. Madje, ky mendim më erdhi në mend nga deklaratat e shpeshta e të përçartura, të konsullit grek, i cili më 5 shkurt 2011, tha: “Korça është Greqi, qytetarët e saj janë çliruar nga ushtarët grekë 70 vjet më parë”.31/1 Kjo ishte deklarata e bërë nga konsulli grek në qytetin e Korçës, në prani të zyrtarëve të shtetit shqiptar, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj tij. Ata kanë qëndruar të ulur në vendet e tyre duke miratuar në heshtje këto deklarata provokuese nga ana e zyrtarit grek. Në Kishën e Shën Mërisë, at Jani Trebicka ka mbajtur një meshë në gjuhën greke. Ndërkohë, mysafirët nga Greqia, të ardhur me autobusë, kanë shprehur dhëmbshuri, kur kanë parë varrezën, për të cilën u kanë thënë se është greke. Ata kanë shkelur pa frikë në vendin ku ishin eshtrat, pasi nuk ishin në dijeni të këtij fakti. Thjesht kanë ardhur si turistë në vendin ku ata e dinë, se është varreza e ushtarëve grekë. Natyrisht, kanë qenë shumë të interesuar për kryqet dhe varret. Në memorialin që kujton ushtarët grekë janë vendosur kurora me lule dhe është mbajtur një minutë heshtje
31/1 Gazeta Shqiptare, Tiranë, 6 shkurt 2011

Atë ditë kanë reaguar me ashpërsi disa nga intelektualët dhe historianët shqiptarë, duke thënë se këtu ka dorë edhe kisha shqiptare, ndërkohë që shteti ynë mban përgjegjësinë e heshtjes dhe mosveprimit. Kështu, historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, u shpreh se shteti shqiptar duhet të reagojë, ndërsa nënvizon se dhunuesit e varreve dënohen mbi bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Xhufi theksoi, se skandali është i njëjtë me atë të fshatit Kosinë në Përmet. “Kjo që ka ndodhur së fundmi në Boboshticë, është një tentativë e dëshpëruar për t’i dhënë identitet të paqenë vijës imagjinare të “Vorio-Epirit”. Historia është shumë më e komplikuar nga sa shfaqet, pasi në të kanë ndërhyrë dhe klerikët e kishës në Shqipëri, por dhe heshtja e shtetit tonë është për t’u parë. Dua të theksoj se, ka një shkelje të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë për përdhosjen e varreve. Ky është një krim shumë i rëndë, që duhet ndëshkuar me ligj, krim që ndëshkohej po rëndë që në kohën e Athinës së lashtë, ligj që grekët e njohin shumë mirë dhe nuk duhet ta anashkalojnë, kur bëhet fjalë për eshtrat e shqiptarëve”, theksoi Xhufi, duke kërkuar nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen, që ai e quan kriminale dhe të mbetur pa autor. Ato ditë edhe Sabri Godo, Sabit Brokaj etj., dhanë mendime mjaft të mençura në shtypin e përditshëm shqiptar, në lidhje me këto lloj ceremonish tragjikomike.

78

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

79

dhe se, nuk kanë pasur dijeni për ekzistencën e varrezës. Punimet për të betonizuar një pjesë të varrezave të vjetra të fshatit të Boboshticës, janë kryer me paratë e kreut të organizatës “Omonia” për Korçën. Dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja pohuan se punimet u sponsorizuan nga kreu i organizatës “Omonia” për Korçën, Naum Disho. Elenica Kotelli dhe Maria Male, kanë dhënë detaje lidhur me financimin për punimet e kryera në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë. Sipas tyre, pas një mbledhjeje të bërë nga kryesia e “Omonias”, për pastrimin e varreve dhe rregullimin e tyre në fshatin Boboshticë, u vendos që këto punime të kryhen me shpejtësi, me rastin e festës greke të 28 tetorit.

PROKURORIA NË VEPRIM
Më në fund, Prokuroria ka nisur hetimet. Në një seancë gjyqësore, janë thirrur nëntë dëshmitarë, për të pohuar rreth skandalit të varrezave të fshatit Boboshticë të Korçës. Dy dëshmitarët kryesorë të akuzës, Sotir Koço, roje në kishën e Shën Mërisë dhe Ilia Kuneshka, një nga banorët që i janë dhunuar varret e të afërmve, kanë deklaruar se nga punimet dhe gërmimet mbi varrezë, kanë dalë eshtrat dhe mbetjet kockore të të vdekurve. Dëshmitarët kanë thënë gjatë procesit gjyqësor, se punimet janë kryer nga dega e organizatës minoritare “Omonia” me ndihmën e punëtorit, Alqi Koroveshi. Ata nuk kanë pasur asnjë leje dhe disa herë janë konfliktuar me banorët. Sotir Koço, roje dhe mirëmbajtës i kishës së Shën Mërisë, ka thënë se, pasi kanë nisur punimet, ai nuk i ka lejuar punëtorët të veprojnë, për faktin se po dëmtoheshin varret. Madje, sipas tij, është kërkuar që punimet të bëhen vetëm me lejen e priftit. Siç ka deklaruar dëshmitari, nga ana e kreut të “Omonias”, Naum Disho, i është thënë se, është marrë leje për të bërë punimet. Në një seancë tjetër kanë qenë të pranishëm të tre të akuzuarit, Naum Disho, kreu i degës së “Omonias” për Korçën dhe dy punëtorët, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe, të cilët pavarësisht nga dëshmitë, nuk kanë pranuar se gjatë punimeve kanë parë eshtra

Pretenca Prokuroria e rrethit të Korcës ka dhënë më në fund pretencën, në lidhje me dhunimin e varreve në Boboshticë, ku ishin në hetim, kreu i “Omonia-s” në Korcë dhe dy punëtorë. Në bazë të këtij hetimi, akuza ka kërkuar 2 vjet burg për kreun e “Omonia-s”, Naum Disho dhe nga një vit burg, për punëtorët Alqi Koroveshi e Luan Zaçe. Vendimi i Prokurorisë është kundërshtuar nga punëtorët, të cilët kanë deklaruar gjatë seancës gjyqësore, se kërkojnë drejtësi nga gjykata, pasi sipas tyre, ata ishin thjesht punëtorë, që merrnin urdhra. Seanca e radhës u mbajt më 9 qershor dhe vendosi që kreu i “Omonia-s”, të dënohej me 1 vit burg, ndërsa, dy të tjerët u falën. Në Boboshticën natyrale Drejtësia dha verdiktin, por trauma vazhdon. Në Boboshticë, ku ndodhet shtëpia e shkatërruar e Viktor Eftimiut, mund të vizitoni plot gjëra të bukura, por aty mund të dëgjoni edhe shumë histori të trishtueshme. Aty ndodhen dhe kisha të hershme, si kisha e “Shën Mërisë”, kisha e “Shën Joan Pagëzorit “, kisha e “Shën Dhimitrit”. Vetëm ato kanë mbetur, nga 13 kisha dhe 3 manastire ortodokse, që kishte ky fshat. Fshati ka shumë mana, pemë shekullore e raki cilësore, dalë prej këtij fruti të mrekullushëm, traditë që ruhet këtu e mijëra vjet. Në Boboshticë mund të gjeni

80

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

81

restorante të tipit tavernë, me gatime të freskëta e tradicionale, që janë në nivel më të lartë se guzhina greke. Natyra është e mrekullueshme dhe në çdo stinë, fshati merr një bukuri të veçantë. Por, aty presin të rizgjohen me mijëra histori tragjike, që janë groposur nën varrezat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Aty ndodhet edhe një memorial tragjikomik, që na kujton komeditë e Viktor Eftimiut: memoriali grek i ushtarëve inekzistentë.

KRYETARËT E GJYKATAVE, KËRKESË NË KUSHTETUESE
Disa institucione gjykatash kishin filluar të kundërpërgjigjeshin. Pati reagime në Sarandë, Shkodër e Përmet. Ndryshimi në masë, që po i bëhej kombësisë shqiptare, në atë greke edhe nga qytetarët e Përmetit, është bërë shkak, që Gjykata e Përmetit, t’i drejtonte një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, për anulimin e Ligjit për Gjendjen Civile. Kreu i Gjykatës së Përmetit, duke argumentuar se 500 qytetarë nga ky qytet kanë ndryshuar kombësinë shqiptare në atë greke, dhe duke vënë në dukje fluksin e kërkesave në rritje për ndryshim kombësie, ka kërkuar me urgjencë anulimin e Ligjit për Gjendjen Civile, që lejon lehtësisht këto ndryshime, të pabazuara në prova objektive. Kjo gjykatë thekson, se aktualisht, ka pezulluar kërkesat për marrjen e kombësisë greke deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa e Gjykatës së Përmetit pason atë të Sarandës. Më 15 shkurt, gjyqtari i rrethit Sarandë, çoi për intepretim në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Gjendjen civile, ku përdoret termi kombësi. Kryetari i kësaj gjykate, Alltun Çela, i kërkon Gjykatës Kushtetuese, shpalljen të papajtueshëm me nenet 19 dhe 20, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të termit “kombësia”, të

82

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

83

përcaktuara në Ligjin nr. 10129, dt. 11.5.2009, për Gjendjen Civile. Deri në fund të muajit mars 2011, sipas të dhënave zyrtare, numri i shqiptarëve që kanë ndërruar kombësinë me vendime gjykate, kap shifrën 15 mijë vetë.

PROTOKOLLI I KORFUZIT NË DASMËN E KUSHËRIRËS
Më ftuan për drekë në dasmën e vajzës së kushëririt tim, e cila martohej me një qytetar grek apo më qartë, minoritar i zonës së Dropullit. Të dy punonin dhe jetonin në Greqi. Ishin të ftuar shumë njerëz, nga Gjirokastra dhe nga zonat minoritare, madje kishte edhe të ardhur nga Greqia. Por ishin dhe dy përfaqësues të Konsullatës Greke në Gjirokastër, apo njëri zyrtar i saj dhe tjetri mik i tij. Erdhën për shkak të miqësisë që ata kishin me familjen e djalit. Madje, posaçërisht për këtë drekë ishte e ftuar edhe një këngëtare nga Janina. Ndërsa ne vinim nga Përmeti. Deri në gjysmën e vet, darka shkoi shumë mirë. Muzikë, këngë e valle deri në orët e vona të pasditës. Aty kuptova edhe njëherë, se bashkëjetesa midis shqiptarëve e minoritarëve grekë, kishte shkuar mjaft mirë. Një tjetër kushëri imi ka marrë një vajzë nga fshatrat e Delvinës, që pretendojnë se janë minoritarë grekë, por që sillen më shqiptarë se shqiptarët. Madje edhe folklori, këngët apo vallet e të dy popujve kanë nuanca ngjashmërie. Aty kuptova se shumë këngë greke ishin huazuar nga Shqipëria dhe anasjelltas, shumë këngë shqiptare ishin përkthyer nga greqishtja. Më bëri përshtypje sidomos kënga shqiptare nga zonat e Korçës që kishte këtë tekst: Të rashë nga pas, moj të rashë nga pas, rrugës kur shkoje

84

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

85

për në gjimnaz/ të rashë nga pas por ti më ike, rrugës kur shkoje për në Pedagogjike. Kjo këngë këndohej edhe në greqisht por me tekst të ndryshuar. Teksti fillonte pak a shumë kështu: Ti me q’i tas, ti me q’i tas, dhen ime psari na mafas/. Në shqip ky tekst përkthehet pak a shumë me këto fjalë: “Pse më shikon, pse më shikon, nuk jam peshk që të më hash”. Kështu, të ndezur nga muzika e vera, u ngrita edhe unë në disa valle tradicionale për të kërcyer, sidomos, kur filloi vallja e Napolonit dhe kur dhëndri me nusen patën një vallzim të gjatë e spektakolar. Gjatë asaj mbrëmjeje, vura re se vështrimi im u kryqëzua dy tri herë me njërin nga përfaqësuesit e Konsullatës, të cilin pata idenë se e kisha hasur diku. Mbase rrugëve të Tiranës. Ishte pikërisht duke u ekzekutuar një valle përmetare, kur dikush preu kordonin e formacionit tonë të vallëzimit dhe hyri midis meje dhe dhëndrit. Pas dy sekondash, vura re se ishte pikërisht ai, përfaqësuesi i Konsullatës, i cili kishte ardhur pak në qejf nga pija. Nisi të këndonte këngën përmetare, duke i lëshuar fjalët në theksin grek. Më bëri shenjë edhe mua të këndoja së bashku me të tjerët. Pas dy minutash vallja mbaroi dhe ai nuk ma lëshoi dorën. U afruam pranë dikujt që shërbente si kamarier në këmbë dhe mori një gotë, pastaj më ftoi edhe mua të merrja një gotë. Për të mos ia kthyer e mora gotën në dorë dhe të dy bëmë urimin tradicional për lumturinë e çiftit. Dukej që ishte nga rrethinat e Janinës, në mos ishte nga treva e Dropullit, pasi njihte shumë nga zakonet shqiptare. Dinte shqip dhe kishte njohuri të mjaftueshme, gjë që reflektohej lehtësisht gjatë bisedës. - Dasmë e bukur – tha pas pak dhe për çudi fjalët në shqip i thoshte mjaft saktë. - Shumë e bukur - pohova dhe unë. Ndërkohë që vura re se orkestra kishte lënë mënjanë veglat e muzikës, për të bërë ndonjë pushim të vogël ose për të ngrënë diçka. - Si po shkoni me mbledhjen e firmave? - më pyeti ai direkt, pa përdorur asnjë kortezi diplomatike. Siç duket, më kishte njohur prej tubimeve publike ose nga skedimet e ndryshme, që ata bëjnë për individë të veçantë.

- Mirë – thashë unë, megjithëse nuk më pëlqeu, që ai hapte këtë bisedë, në një dasëm të tillë, ku të dy ishim të ftuar dhe si të tillë, duhet të respektonim rregullat e një dasme. - Çfarë synimi kini me ato firma? Apo doni t’i lini minoritarët pa e marrë pensionin grek? – më pyeti prapë ai. - Jo - i thashë unë - synojmë që të mbrojmë identitetin tonë, në mënyrë që grekët të quhen grekë dhe shqiptarët, shqiptarë. - Pse doni ta pengoni regjistrimin e popullatës, tani që Parlamenti juaj, është gati për miratim? - Duam që regjistrimi të bëhet sipas parametrave bashkëkohorë dhe pa tendenca inferioriteti – thashë unë, duke kuptuar se ai më kishte ftuar për një bisedë të gjatë. - Me ju shqiptarët është vështirë të bisedohet, sepse atë që firmosni ditën, e anulloni gjatë natës – tha ai. - Jo - ia ktheva unë – ne duam që marrëveshjet të bëhen pa presione dhe pa prekur interesat kombëtare. - Po marrëveshjen e ujërave përse e anuluat? - vijoi ai. - Sepse ishte e paligjshme - vijova unë, - E anuloi Gjykata Kushtetuese. - Vërtet, kujton se e kini anuluar? - pyeti ai duke picëritur sytë e tij, të vegjël, që shkëlqenin nën llamburitjen e dritës së fortë, duke shtuar “vërtet, besoni se mund të mos e bëni regjistrimin e popullsisë, kur për këtë ka vendosur Brukseli”? - Fatet e popullit shqiptar nuk varen nga Brukseli, por nga Tirana. Brukseli nuk mund të nëpërkëmbë interesat e një populli të tërë. Regjistrimin e popullsisë me vetëdeklarim etnik dhe fetar e kundërshton shumica e popullsisë. Besoj se e kundërshtojnë dhe shumë minoritarë. - E di e di, kjo histori ka filluar qysh në Protokollin e Korfuzit. Vetë ju e firmosët me të drejtë, por pastaj e shpallët të papranueshëm. E kuptova që nuk ishte i pirë, por vetëm shtirej si i tillë. - Jo - i thashë, – Protokollin e Korfuzit e firmosi një i huaj, në emër të shqiptarëve. Ai ishte holandez dhe quhej Gjeneral Tomsoni. Ishte dërguar nga ndërkombëtarët, për të formuar xhandarmërinë shqiptare, nën qeverisjen e Princ Vidit. Pastaj, dihet që ky traktat,

86

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

87

u firmos nën trysninë e Komisionit Ndërkombëtar. Mos harroni se ju, në atë kohë vazhdonit të shkelnit vendimin e Komisionit të Kufijve, që u përcaktua në Protokollin e Venecies, duke shkelur armëpushimin dhe mbajtur arbitrarisht forcat ushtarake në trojet tona, në Jug të Shqipërisë. Ndërsa, Protokolli i Korfuzit ishte një lajthitje e qëllimshme ndërkombëtarësh, i cili u ideua nga qarqet greke. - Aty ka firmosur edhe një përfaqësues i shtetit shqiptar – shtoi ai - Këtë mund ta bënte vetëm një i huaj që nuk i dhimbset Shqipëria, ose një me të meta mendore. - Kështu thoni ju, për të gjithë ata që firmosin pro marrëveshjeve me Greqinë. Ose i nxirrni të shitur, ose të çmëndur. Po ata që firmosin peticionin tuaj, çfarë janë? - Ata janë mbi 80 për qind e popullsisë dhe kanë të drejtë të quhen zotë të fateve të tyre. Deri tani peticionin e kanë firmosur rreth 200 mijë vetë dhe gjithçka është ende në proces – i thashë prerë unë. - Nuk e kuptoj, pse nuk i lini njerëzit të marrin një racion buke më shumë dhe një thelë më tepër. Diku aty pranë nesh, një dasmor po villte. Dukej, se kishte pirë shumë. Dy të tjerë po e mbanin. - Ajo thelë, për të cilën ju bëni fjalë, është e helmuar – vijova unë, - dhe Ballkani do ta vjellë tërë jetën. Pas kësaj, duket se bisedës sonë i kishte ardhur fundi. Pasi lamë gotat në tavolinë, të dy u nisëm në drejtime të ndryshme.

MUNGESA NË TAKIMIN ME ANËN
Atë të shtunë isha në dasmë, por të dielën, për shkak të obligimeve familjare nuk munda të shkoj në takimin me Anën. Madje e kisha harruar fare atë takim, për shkak të një problemi, kur papritur më ra telefoni. Ishte zëri i Anës. - Unë po ju pres – tha ajo. - Më fal - i thashë por nuk mund të vij dot. Më ka dalë një punë e paparashikuar. - Po të doni mund t’ju pres edhe pak - tha ajo – sepse kisha shumë gjëra të rëndësishme për t’u treguar për Epirin. - Nuk mundem - i thashë - dhe më vjen keq. Ndofta mund të takohemi të dielën tjetër! - Jo, tha ajo, nesër do të nisem dhe koha nuk më pret. Por sidoqoftë, doja t’ju falenderoja për ndihmën tuaj. Ishte e vlefshme. Tani thuajse kam mbaruar punë dhe do të nisem. Ju falenderoj edhe njëherë. - Asgjë - i thashë dhe shtova: Do të dërgoj dhe unë një material, bashkë me referencat. Të uroj të marrësh notën maksimale, ashtu siç ke marrë deri tani! Dhe të gjesh një bashkëshort të mirë për jetën tënde – përfundova bisedën unë. - E kam gjetur – tha ajo menjëherë - eshtë një shok i kursit, nga Athina.

88

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

89

- Shumë mirë, - ia ktheva unë. - Kujtova se do të më qortoje – tha ajo me një zë të ulët. - Përse t’ju qortoj? Vetëm dashuria nuk qortohet. Madje, kur të bësh dasmën ose fejesën, do të vij edhe unë. - Pa dyshim – shtoi Ana – edhe unë dëshëroj që ti të njihesh me të. Është njeri i mirë, nga një familje me tradita. Kur të vij në Tiranë për darkën e diplomës, do ta marr edhe atë. Atje do të jesh patjetër edhe ti. Sa për kureshtje, quhet Niko – përfundoi ajo. Më erdhi keq që më doli nga mendja ai takim, por isha i sigurt se ajo ndodhej në rrugë të mbarë. Për këtë arsye, të nesërmen, sapo shkova në shtëpi, i dërgova me adresën e e-mailit një material përmbledhës dhe ndihmës për studimet ndaj “Vorio-Epirit”. Pak minuta më vonë, përgjigjja e saj erdhi me dy fjalë: “shumë faleminderit”. Në këtë material përfshihej një pjesë e debatit për “Vorio-Epirin”. Debati mbi Epirin Gjithë ky debat i ka rrënjët te pretendimi grek për “Vorio Epirin”, term ky i sajuar prej tyre. Bëhet fjalë për Jugun e Shqipërisë së vërtetë, atë që quhet “Epir”, të cilin grekët e ndajnë në dy pjesë: Epiri i Jugut dhe Epiri i Veriut. Të tjerë autorë e emërtojnë Epiri i Vjetër dhe Epiri i Ri. Dhe së fundi, termin Epiri i Ri e kanë zëvendësuar me termin “Vorio - Epiri”. Të dy epiret apo tërë Epiri, historikisht ka qënë populluar kryesisht nga shqiptarë. Në të vërtetë, shqiptarët, që njihen historikisht pasardhës të ilirëve, dhe grekët, vijues të helenëve të lashtë, banojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin në mijëravjeçar. Kufijtë midis vendbanimeve të tyre, nuk kanë qenë asnjëherë të ndarë, në kuptimin e përkatësisë etnike. Kjo ka ndodhur, për shkak se, në më shumë se 2000 vjet, nuk ka pasur shtete të ndarë me kufij, por si grekët dhe shqiptarët, kanë qënë nën strehën e perandorive shumëkombëshe, si Perandoria Romake, Bizantine dhe së fundi ajo Osmane. Ato nuk vendosnin kufizime në lëvizjen e banorëve, por i linin të lirë ata, në kërkim të vendbanimeve të reja.

“Epiri”, emërtim ky i bërë nga grekët, apo Çamëria, siç e quajmë ne shqiptarët, ka qënë i banuar, krahas shqiptarëve, që kanë bërë shumicën dërrmuese, edhe nga grekët. Duke qenë se perandoritë, nuk i shihnin banorët të ndarë sipas etnive, por si burim të ardhurash fiskale, trajtimi i grekëve dhe shqiptarëve, nën pushtimin e këtyre perandorive, ka qenë i njëjtë dhe nuk ka pasur asnjëherë konflikte midis tyre. Në shek. e XIX, kur Perandoria Osmane ishte drejt rënies, u zgjuan ndjenjat nacionaliste dhe dëshira për krijimin e shteteve sipas etnive. Pikërisht në këtë kohë, nisi dhe lakmia për zgjerimin e territoreve, ku qarqet nacionaliste greke planizuan aneksimin e Epirit dhe më tej, viset e Shqipërisë së Jugut. Termi “Vorio - Epir”, ka hyrë gjatë Luftërave Ballkanike, 19121914, kur Greqia shfaqi synime të pastra për aneksimin e trojeve shqiptare. Pasi morën gjysmën e Epirit, me anë të vendimit të Konferencës së Londrës, ata i hodhën sytë në pjesën veriore të tij. Pretendimet e tyre për Jugun e Shqipërisë kanë qenë të vazhdueshme dhe janë intensifikuar në 20 vitet e fundit, por me një ndryshim: Nëse deri në vitin 1944, kërkonin ta merrnin me dhunë, me luftë e rrugë të tjera, tani duan ta realizojnë atë me metoda “bashkëkohore”. Së pari, duke quajtur grekë gjithë ortodoksët shqiptarë. Pikërisht, për këtë shkak, duhet të ndalemi pak në këtë çështje, për të qartësuar disi lexuesin. Në promemorien, që qeveria greke i dërgoi Konferencës së Ambasadorëve, në janar 1913, mbi kufijtë e Epirit, bazohej në dokumentet e Perandorisë Turke, e cila i regjistronte njerëzit në bazë të besimit, islam apo të krishter. Të krishterët, në Jug të Shqipërisë, Bullgari e gjetkë, ata i quanin grekë. Dy dekadat e fundit të shek. XIX, bullgarët e morën situatën në dorë dhe i mbyllën të gjitha shkollat greke, në një kohë që shqiptarët nuk mundën ta bënin dot një gjë të tillë, për shkak të qëndrimit të ashpër të Perandorisë, e cila favorizonte Patriarkanën. Pra, duke renditur të dhëna për kazanë e Korçës, Starovës, Kolonjës, Përmetit, Tepelenës, Himarës, Delvinës, Gjirokastrës, me 201.876 banorë, dokumenti grek provon se vetëm 29.274 banorë flasin greqisht. Në fakt, jo të gjithë këta janë grekë në

90

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

91

gjenezë. Natyrisht, japin dhe një tjetër shifër, ku përfshijnë gjithë ortodoksët shqiptarë si “grekë shqipfolës”. Nëse për grekët, Epiri është territor ku shtrihen rrethet e Korçës, Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Sarandës, për shumë autorë të huaj e shqiptarë, Epiri përbën gjithë territorin në Jug të Shqipërisë, deri në kepin e Prevezës dhe gjirin e Artës. Pra, ai kufizohet me Greqinë nga malet e Pindit dhe gjiri i Ambrakisë. Gjatë kohës së Perandorisë Turke, i gjithë ky rajon është njohur si Shqipëri. Dhe kjo nuk pranohet nga një e dy autorë të shekujve të fundit, por qysh nga antikiteti. Popullsinë jo greke, Tuqididi e cilësonte si “barbare”. Të njëjtën gjë kanë pohuar Herodoti, Straboni, Plutarku etj. Gjeografi francez, Malte-Brun, shkruan: “Epiri, të cilin të gjithë autorët grekë e përjashtojnë nga Greqia, është përshkruar ashtu si dhe Iliria dhe Maqedonia nga Straboni. Kantonet e tij kryesore kanë qenë në Kaoni, Thesproti dhe Molosë. Straboni dhe Plutarku na tregojnë se epirotët flisnin një gjuhë të veçantë…”.32 Vështirë të gjesh ndonjë autor serioz, të mos pohojë, që Janina ka qenë kryeqendra e shqiptarëve. Madje, gjatë kohës së pushtimit turk, më e shumta e Greqisë ishte populluar nga shqiptarë. Turqit, gjatë luftimeve, janë detyruar të përballen me princa shqiptarë dhe jo me grekë. Teodore Spandugino Cantacuscino, shkruan se, “Perandori Cantasuzene zgjodhi në Janinë një njeri nga shtëpia “Spata” dhe e bëri nëndhespot dhe guvernator së bashku me një Musak Topia, nga të cilët, njëri qëndroi në Janinë, që ishte kryeqyteti i mbretërisë së Shqipërisë…”.33 Të njëjtën gjë provon dhe një tjetër dokument, dërguar nga peshkopi i Antivarit, më 1703, ku shkruhet: “ Shqipëria…e vënë nën zgjedhë nga turqit, e kufizuar me Maqedoninë dhe Epirin, si dhe me një pjesë të mirë të skajit të Dalmacisë, zë sot gjithë atë pjesë bregdetare që ndodhet ndërmjet Postroviçit, kufiri i fundit i Republikës Venete dhe gjirit Ambrakisë,
32

i quajtur liqeni Arta, duke përfshirë emrin Shqipëri, jo vetëm qytetin Tivari dhe Ulqini, pranë Dalmacisë, por edhe gjithë Epirin, që shtrihet nga Vlora deri në Arta, si dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë”.34 Kristo Frashëri vë në dukje se mbi pesëdhjetë autorë grekë, romakë e bizantinë, që zenë në gojë Epirin dhe banorët e tij, shprehen qartë se ai popullohej nga ilirët. Prokopi i Cezaresë është i vetmi autor që i cilëson epirotët helenë. Kjo ndodh për faktin se Prokopi i Cezaresë nuk flet për viset e brendshme të Epirit, por për viset bregdetare, ku dikur kishin lulëzuar koloni helene. Por në një tjetër vepër të tij, “Mbi ndërtimet”, nëpërmjet listës së emrave të kalave që perandori Justinian (527-565) ndërtoi dhe rindërtoi në kohën e tij në Epirin e Vjetër dhe në Epirin e Ri, Prokopi i Cezaresë na jep një material të çmuar, i cili ndriçon qoftë edhe tërthorazi, identitetin jo grek të dy provincave epirote. Nuk është e vështirë të shihet se ndër 37 emrat e kalave në Epirin eVjetër dhe 58 kalave në Epirin e Ri, që ekzistonin në shek. VI, numri i toponimive me origjinë helene dhe me origjinë romake është tepër i paktë, në krahasim me toponimet jo greke dhe jo romake, të cilat supozohet se janë vendëse, pra ilire ose parailire.35 Historianët grekë bazohen në toponime të ndryshme, që nuk janë gjë tjetër veçse përkthime nga ilirishtja në greqisht. Një i tillë është dhe emri i qytetit të Ballshit, në rrethin e Mallakastrës. Historiani grek, E. Chrysos, na e sjell emrin e Ballshit me Bylis. Kristo Frashëri, argumenton se emri Bylis vlerësohet si një toponim tipik ilir, me rrënjë fjalën “ballë”, në kuptimin e kryes. Sllavët e emërtuan Ballshin, Gllavinicë (nga Gllavë: Krye), kurse në një burim mesjetar grek Kefalini (nga Qefali: Krye). Pra, në të dyja rastet, kemi një përkthim në sllavisht dhe në greqisht të toponimit ilir Bylis (=ballë, krye).36 Mesa duket historiani grek Chrysos nuk do ta njohë toponiminë ilire. Kjo duket qartë kur ai flet për selinë peshkopale Euria (më vonë Shën Donati dhe në ditët tona
34 35

M. Brun, Historia e Gjeografisë, kapitulli V. Cituar nga Frashëri, Mithat, Popullsia e Epirit, Sofie 1915, përkthim shqip nga Aleko Gjergo, Tiranë 1998. 33 M. Frashëri, Popullsia e Epirit, frëngjisht, Sofje 1915. M. Frashëri, Çështja e Epirit, f. 30.

M. Frashëri, Popullsia e Epirit, vepwr e cituar, f. 32 Kristo Frashëri, Gazeta Shqiptare, Tiranë 21gusht 2011 36 Po aty, 22 gusht 2011

92

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

93

Paramithia). Autori në fjalë, lë të kuptohet se emri i qytetit i takon greqishtes. Sipas një legjende, shkruan ai, Donati, peshkopi i parë i Euresë, të cilin kisha e ka shpallur shenjtor (Shën Donati), vrau një dragua në vendin e quajtur Chamaigephyrai dhe aty shpërtheu një burim uji për qytetin e tij. Chrysos shkruan se, Euroia mund të përkthehet “rrjedhë e bollshme”. Duket, shkruan prof. Frashëri, se ai nuk e ka vënë re, që në toponiminë ilire, e cila është shumë e hershme, ka kuptimin që ai përkthen, Euroia - Uroia - Ujë-roia Ujë i rrjedhshëm - Ujë i bollshëm. Si rrjedhim, toponimia lë të kuptohet se banorët e Euroia-s, gjatë Antikitetit të vonë, kanë qenë ilirë, pra paraardhësit e shqiptarëve.37 Mari Ameli, e njohur dhe si baronesha Godin, ka udhëtuar nëpër Shqipëri e Greqi, ka parë me sytë e vet shumë ngjarje. Në një artikull të saj, ajo shkruan: “Qysh para shkatërrimit të Turqisë europiane, është punuar prej Athinës, sa me mjeshtëri aq edhe energjikisht, në drejtimin për të bërë helenizimin e Shqipërisë së Jugut. Për këtë propagandë, ka qenë e favorshme dhe rrethana, se Shqipëria e Jugut është në pjesën më të madhe e besimit ortodoks edhe pse me përjashtim të fare pak tregtarëve të imigruar, ajo etnikisht ka qënë krejtësisht shqiptare”.38 Amelie, ka folur me shumë shqiptarë e grekë. Ajo ka vënë re, se shqiptarët kanë qënë të pranishëm kudo. Madje, në shumë zona, dominonte të folurit shqip. “Nga pikëpamja e kombësisë, - shkruan më tej ajo - krahas me krahinat e tjera të Greqisë, është p.sh. edhe Attika, aq tepër e mbushur me shqiptarë, saqë edhe sot akoma, në rrethin e Athinës, sidomos ndër fshatra, flitet shqip, sadoqë qeveria greke është duke u munduar qysh prej tetëdhjetë vjetëve, me anë të klerit dhe të shkollave, që të eliminojë shqipen në favor të greqishtes”.39 Baronesha Godin shpreh keqardhjen lidhur me përçarjet e vëna re, pasojë e dhunës shumëvjeçare mbi njerëzit që banonin në mijëvjeçar këto treva. Duke qënë se, në Shqipëri, nuk lejohej gjuha
37 38

shqipe, hapeshin vetëm shkolla të huaja, mungonte liria, dhe, pjesëmarrja në jetën shoqërore ishte e kufizuar. Për pasojë, shumë shqiptarë ortodoksë pranuan të afroheshin me Greqinë, e cila u krijonte lehtësira. Megjithatë, numri i shqiptarëve ortodoksë me tendenca grekofile, ishte ende i papërfillshëm. Por, presioni grek mbi Fuqitë e Mëdha ishte i madh dhe doli fitimtar, duke shkaktuar humbje të mëdha në dëm të Shqipërisë, pasi rrëmbeu prej saj sipërfaqe të konsiderueshme territori. Baronesha Godin, thekson: “Tepër e vajtueshme për Shqipërinë nga çdo pikëpamje ishte humbja e Çamërisë, d.m.th. e territorit midis Butrintos dhe Prevezës, e cila etnikisht është me shumicë shqiptare, që nga pikëpamja e gjuhës që flet, shquhet bile edhe për një dialekt të theksuar shqiptar dhe prej një poezie kombëtare të lulëzuar”.40 Gjatë viteve 1913-1915, forcat greke çarmatosën, vranë dhe përzunë popullsinë myslimane shqiptare, duke gjetur mbështetje edhe te disa “partizanë ortodoksë shqiptarë”, ndonëse shumë patriotë ortodoksë, dezertuan nga radhët e grekëve dhe mbajtën anën e vëllezërve të tyre myslimanë. Por forcat greke përzunë nga vendbanimet e tyre, mbi 70 mijë banorë myslimanë, të cilët u dyndën në zonën e Mallakastrës dhe Vlorës, ndërsa shtëpitë dhe pasuria u grabit dhe u dogj nga andartët grekë”. Baronesha në fjalë tregon, se në atë kohë, “Delvina nga 21 mijë banorë, kishte vetëm 6 mijë grekë, Himara nga 11 banorë, një mijë shiheshin si grekë (flisnin greqisht - N.D.), Gjirokastra me 30 mijë banorë, 6 mijë cilësoheshin grekë, Tepelena me 32 mijë banorë, Përmeti me 36 mijë, Leskoviku me 25 mijë dhe Kolonja me 25 mijë, nuk kishin asnjë grekë”.41 Ngado që shkova, thotë më tej ajo, duke i pyetur ortodoksit: A jeni ju grekë?, mora përgjigjen: “Ne jemi shqiptarë ortodoksë”. Është e natyrshme, që nën kërbaçin grek, ka mundësi që për arsye oportune, të ketë dhe deklarata ndryshe.42 Baronesha shpreh habinë, se si është e mundur, që janë helenizuar disa shqiptarë ortodoksë në Gjirokastër, në sajë të
40

Po aty AIH. A. IV. 183. Marie Amelie, Baronesha von Godin, Çështja epirote. Botuar në revistën “Osteuropaische Zukunft”, (E ardhmja e Europës Lindore) Viti I. Nr. 12, qershor 1916, f. 2 39 Po aty, f. 2

AIH. A.IV.183. M. Amelie, Baronesha von Godin, Çështja epirote. f. 4 Po aty, f. 7 42 Po aty f. 8
41

94

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

95

trysnisë së madhe të shkollave dhe punës sistematike, me të gjitha mjetet, që bën Greqia. Sipas saj, 40 vjet më parë, në Gjirokastër, nuk gjendej asnjë person që të fliste greqisht. Në Korçë, puna është më ndryshe. Para 20 vjetësh, aty u hap një shkollë shqipe prej misionarëve amerikanë, e cila ndodhej nën mbrojtjen e kosullatave dhe për këtë arsye, Porta e Lartë, nuk guxoi ta prekte….Kështu që, ortodoksit e Korçës, jo vetëm që nuk u helenizuan, por, të pushtuar nga një atdhetari e zjarrtë, bënin pjesë në përkrahësit më të zellshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.43

PERSONALITETET FIRMOSIN: JO REGJISTRIMIT!
Në një moment, u erdhi radha figurave më të shquara nga qarqet e akademikëve, ku bënin pjesë ish presidentë, ish kryeministra e ish ministra, dijetarë e drejtues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shkrimtarë e poetë, shkencëtarë e ushtarakë. Dhe kështu, ata që firmosën peticionin e drejtuar krerëve të shtetit, ishin plot 52 vetë. Takimi me ta u bë kokë më kokë, ku secili shprehu kënaqësinë e madhe për këtë iniciativë. Në peticion shkruhej: “Ne të nënshkruarit, mbështesim dhe nxisim regjistrimin e ri të popullsisë, si faktor me rëndësi për një qeverisje më të mirë dhe mbarëvajtje shoqërore. Njëherazi shfaqim shqetësimin tonë lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që prek të drejtat themelore të njeriut, interesat tona kombëtare dhe bie ndesh me Kushtetutën. Shprehja e përkatësive etnike dhe fetare, mbështetur edhe me Kartën e Kopenhagenit, janë çështje të individit. Neni 20 i Kushtetutës së Shqipërisë u jep të drejtën pakicave kombëtare të shprehin lirisht, pa u ndalur dhe as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Kuptohet qartë se e drejta e pakicave për të shprehur përkatësinë e tyre nuk është detyrim për ta. Aq më pak mund të jetë një detyrim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Elemente te tillë regjistrimi nuk

43

AIH. A.IV.183. Marie Amelie, vepër e cituar, f. 9

96

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit 29. Bashkim Resuli 30. Fedhon Meksi 31. Isuf Kalo 32. Sabit Brokaj 33. Pandeli Çina 34. Anesti Kondili 35. Spiro Qirko 36. Nestor Tereska 37. Hysen Heta 38. Sulejman Kodra 39. Pal Xhumari 40. Kozara Kati 41. Elsa Ballauri 42. Maks Haxhia 43. Pirro Misha 44. Remzi Lani 45. Albert Rakipi 46. Bashkim Kyçyku 47. Milva Ikonomi 48. Valentina Duka 49. Fatmira Rama 50. Mihal Tase 51. Jovan Basho 52. Ilir Bibolli.

97

ekzistojnë në asnjë nga 27 vendet anëtare në komunitetin evropian, ku aspirojmë të anëtarësohemi. Nuk shohim asnjë dobi nga regjistrimi etnik dhe fetar. Ne jemi një vend pa konflikte etnike dhe fetare. Pakicat minoritare gëzojnë të drejta të plota, të parashikuara nga standardet më të larta europiane. Shqipëria nuk është një shtet i lindur rishtas. Raportet e saj me minoritetin janë aq të vjetra sa edhe vetë historia e shtetit shqiptar, që i ka njohur minoritetet me krijimin e Lidhjes së Kombeve. Ne dallohemi për harmoninë e shkëlqyer të besimeve fetare. Shqipëria është shtet laik. Kurse vetëdeklarimi i popullsisë, në kushtet e sotme, është haptas kundër identitetit tonë. Ligji për Gjendjen Civile, i hartuar në këtë frymë duhet shfuqizuar sa më parë. Ne u bëjmë thirrje gjithë intelektualëve, shoqatave, fondacioneve pa dallim, shqiptarëve jashtë atdheut, të bashkohen me anë të deklarimeve në masmedia, në përkrahje të këtij peticioni. Ne shprehim gatishmërinë për pjesëmarrje në çdo debat publik, mbi këtë çështje me rëndësi të veçantë, me synimin për të arritur një proces regjistrimi sa më të mirë e transparent”. Lista e nënshkruesve të peticionit: 1. Alfred Moisiu 2. Rexhep Mejdani 3. Kristo Frashëri 4. Dritëro Agolli 5. Sabri Godo 6. Gudar Beqiraj 7. Besnik Mustafaj 8. Kreshnik Spahiu 9. Teodor Laço 10. Luan Omari 11. Arben Puto 12. Pëllumb Xhufi 13. Besnik Aliaj 14. Marenglen Spiro 15. Astrit Veliu 16. Marenglen Gjonaj 17. Apollon Baçe 18. Zhani Ciko 19. Edit Mihali 20. Tinka Kurti 21. Margarita Xhepa 22. Mirush Kabashi 23. Sali Shijaku 24. Ali Oseku 25. Naxhi Bakalli 26. Vilson Kilica 27. Ylli Popa 28. Mentor Petrela

98

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

99

gjermane “Doiçe Vele”, se e kundërshton këtë formular. “Jam një prej kundërshtarëve të një regjistrimi të tillë, pasi bie ndesh me Konventën Kuadër të Këshillit të Europës të vitit 1998 për mbrojtjen e Minoriteteve, ku përcaktohet qartë se kombësia nuk mund të mbështetet në një vetëdeklarim subjektiv të personit të interesuar, por duhet të shoqërohet me elemente objektivë, që kanë të bëjnë me identitetin e personit, pra me të dhënat e regjistrave themeltarë të zyrave të gjendjes civile” – ka nënvizuar prof. Pëllumb Xhufi.

ALFRED MOISIU: FORMULARI SHKEL KUSHTETUTËN
Më datën 9 mars 2011, ish Presidenti Alfred Moisiu, e ka quajtur të gabuar ligjin dhe procedurën e formularit të regjistrimit sipas kombësisë, duke thënë se, “Kushtetuta shqiptare nuk e njeh kombësinë, por ka të shkruar në të, vetëm shtetësinë”. Dhe me të drejtë lindin pyetjet: Nga ka dalë ky formular? Si është hartuar ai? Po sipas tij, debati merr shkas nga defektet që ka Ligji për Gjendjen Civile dhe ai i regjistrimit të popullsisë. “Ligji jonë mbi Gjendjen Civile, aq më tepër ai i regjistrimit të popullsisë, ka defekte që bien ndesh edhe me Kushtetutën, por në mënyrë të veçantë me interesat e popullit shqiptar, me interesat e kombit shqiptar. Unë nuk e di si janë bërë këto, me qëllim apo pa qëllim, me dije apo pa dije, por fakti është që këto të vërteta qëndrojnë dhe duhen rregulluar. Ka ardhur koha që shteti ynë, qeveria jonë, ta shohin më me seriozitet këtë çështje. Është një problem që cenon shqiptarin, cenon nderin e tij dhe e vë atë në kushte të pabarabarta me të tjerët” - përfundoi Moisiu. Xhufi: Ligj kundër Kushtetutës Historiani Pëllumb Xhufi, i cili ka qenë i pranishëm në tubimet tona, gjatë atyre ditëve u shpreh për programin shqip të radios

Takimi i Fierit Në datën 22 mars, ne kishim planifikuar në Fier, takimin tonë të radhës, brenda sallës së Teatrit “Bylis”. Por, që në fillim e kuptuam se kishim bërë një gabim të madh, pasi salla u mbush shpejt, ndërkohë që jashtë derës, qëndronte vargu i gjatë i njerëzve, të cilët nuk kishin mundur të zinin vende, ndofta, për shkak të mosmbërritjes në kohë. Gjithçka tjetër në organizimin e këtij takimi ishte perfekt, por gjatë dy orëve të diskutimit tonë, mendja na mbeti te njerëzit e shumtë që qëndronin në radhë, deri jashtë derës, për të firmosur peticionin. Mbase, arkitektët e Fierit kishin gabuar në parametrat e tyre, ose këto salla nuk ishin parashikuar për mbledhje të kësaj natyre. Por shpejt u bindëm, se çështja nuk kishte të bënte me ndonjë planifikim të gabuar të kapacitetit të sallës, e cila merrte 500 vetë. Lumi i njerëzve lidhej edhe me punën e mirë të bërë nga drejtuesit fierakë, Sulejman Abazi, Syti Brahimllari, Lirim Muhaj, Qamil Bregu, Koço Boçova, Maks Zarka, si dhe kryetarët e shoqatave pjesëmarrëse. Tek Xhamia e Dine Hoxhës Besimtarët e xhamisë së Dine Hoxhës u treguan shumë bujarë dhe mikpritës me ne. Ditën e premte, pas faljes, ishin me qindra myslimanë, që firmosën peticionin te “Rruga e Kavajës”, duke dëshmuar se besnikëria ndaj Zotit dhe dashuria ndaj Atdheut, janë dy gjëra që nuk mund të shkëputen kurrë nga njëra - tjetra. Gjatë

100

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit Në Pogradec, jo për pushime

101

këtij evenimenti, një ndihmesë të madhe dhanë dhe dy personalitete të besimit mysliman, si imami i xhamisë, Ahmed Kalaja dhe kryetari i Unionit Studentor Mysliman, Ilir Ademi. Goli i Lorik Canajt Mjeshtri i madh i futbollit, që arriti majat më të larta të profesionalizmit në këtë sport botëror, Lorik Canaj, pasi ka luajtur me sukses për ngjyrat e 6 skuadrave europiane, dëshmoi se ngjyra kuqezi ishte dashuria e tij e jetës. Në këtë mënyrë, më 25 mars 2011, ai firmosi peticionin e AK, në prani të Kreshnik Spahiut dhe përfaqësuesve të tjerë të kësaj lëvizjeje, si Gerti Peshkëpia e Endrit Shabani. Duke hedhur këtë firmë për kombin e tij, ai realizoi golin më të bukur të jetës dhe dëshmoi edhe një herë se në dejet e tij, rrjedh i pastër, gjaku i gjyshërve dhe prindërve, që e kishin mëkuar qysh të vogël, me dashurinë për vendin e shqiponjave. Mrekullia e kësaj mbrëmjeje, mbërriti kulminacionin e vet, kur mjeshtri Lorik Canaj, iu drejtua tifozerisë shqiptare me fjalët: “Nuk ndërrohet kombësia dhe nuk shitet Shqipëria!”. Peticioni në kishën e Laçit Në kishë, njeriu shkon për të larë mëkatet, për t’u falur ose për t’u lutur mbi fatin e tij të ardhshëm, për një shëndet më të mirë për vete, fëmijët a të dashur të tjerë. Ndërsa ne shkuam që të luteshim për Shqipërinë, për fatin e saj të copëtuar dhe për të treguar, se besojmë tek forca njerëzore e këtij vendi. Ne shkuam atje, më 5 prill 2011, për të treguar se Shqipëria etnike, së shpejti do të jetë e bashkuar dhe se ky është vullneti tokësor i njerëzve të saj, ashtu siç i ka bekuar Zoti, qysh në krijimin e kufijve, përpara dyndjes së barbarëve që e copëtuan atë, në Kongresin e Berlinit e më tej. Gjatë qëndrimit në këtë kishë, peticionit tonë iu bashkuan qindra besimtarë katolikë. Kisha e Shën Ndout është e njohur për një frekuentim të jashtëzakonshëm nga mijëra besimtarë….

Mijëra qytetarë dynden drejt Pogradecit për të kaluar pushimet. Por ne, banorë të çuditshëm të këtij universi, kemi ardhur për të firmosur një peticion. Kalendari shënon datën 30 mars 2011. Gati gjysma e banorëve të qytetit kanë ardhur aty për të na mbështetur. Duke na uruar për iniciativën, ata shprehen se punët e nisura duhet të çohen më tej. Pra ne kemi në duar një peticion, ndërsa ata kanë në mendje më shumë se kaq. Dhe këtë e shprehin lirshëm. Është fjala për bashkimin e trojeve tona. Sipas tyre, nuk duhet të tolerohet një veprim i tillë. Për këtë duhet të sensibilizohen e të thonë fjalën e tyre gjithë shqiptarët, pasi një regjistrim mbi baza fetare e etnike, jo vetëm shkel Kushtetutën, por riskon interesat kombëtare. Ndërkohë, na erdhi një lajm se tashmë peticioni ka mundur të mbledhë mbi 15 mijë firma. Por ishim të vendosur të vazhdonim edhe më tej.

102

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

103

NJËMBËDHJETË VJET BURG PËR KOSOVËN
Para se të nisesha për në Kosovë, kur po pija kafe tek bar “Kalaja”, në Durrës, me majorin Kadri Muka, në tryezën tonë u ul, pa na marrë leje, një i moshuar. - Unë kam bërë 11 vjet burg – tha ai – se kam kërkuar në vitin 1979, bashkimin me Kosovën. U dënova pse thashë, ata janë vëllezërit tanë. - Po - i thashë, gjatë sistemit monist kanë ndodhur shumë krime të tilla. Por ai vazhdoi ta tregonte deri në fund historinë e burgosjes së tij. - Atëhere më torturuan dhe më burgosën vetëm se kam thënë që kosovarët jetojnë më mirë se shqiptarët. Shumica e tyre kanë makina, ndërsa nëpër fshatra i punojnë tokat me traktorë, të cilët i kanë të tyret. Titua i ka bërë të qarkullojnë lirisht nëpër botë e të tjera shprehje të këtij lloji. Unë heshta. - Për këtë kam bërë 6 muaj hetuesi dhe 11 vjet burg. Kam kaluar dy ishemi të lehta cerebrale dhe një parainfrakt dhe kam marrë si shpërblim tuberkulozin dhe shkatërrimin e familjes – vijoi më tej ai.

- Kjo është një lëvizje mbarëkombëtare për të korigjuar historinë – thashë unë, duke mos dashur t’i ngacmoja plagët e së kaluarës. - Dhe tani, kur ju dëgjoj juve, që flisni lirshëm për bashkimin, më duket sikur kam jetuar në epokën e gabuar dhe ju kam zili që lindët më vonë. - Ti mund të bashkohesh me lëvizjen tonë – i tha Kadriu – sepse e ke nisur përpjekjen tënde, 32 vjet para nesh. - Po – the tjetri – por juve sot ju duartrokasin ngado që shkoni. Ndërsa mua dje, kur zija në gojë një çështje të tillë, më pështynin në fytyrë. Më shetisnin me autoburgun e Tiranës nëpër qendrat e punës së asaj kohe. “E shikoni këtë mostër”? - u thoshin policët punëtorëve ose fshatarëve, kur më çonin para tyre si shembull i keq – “Ky është armik i popullit, prandaj pështyjeni në fytyrë”. Kishte nga njërëzit që afroheshin e më pështynin me neveri. Të tjerë ulnin sytë për tokë. Më vinte keq për atë denatyrim njerëzor, ndërkohë që mendoja se do të vinte një ditë, kur ata do të zgjoheshin nga letargjia dhe do të mendonin njëlloj si unë. - Dhe dita erdhi – thashë unë. - Dakord, por mua askush nuk më ka kërkuar falje për poshtërimin. Madje as paratë e burgut nuk i kam marrë të plota – vijoi ai. - Do t’i marrësh patjetër – i tha Kadriu – por tani pije një kafe dhe qetësohu. - Nuk i dua fare ato para, nëse shteti nuk e ndjen këtë borxh ndaj nesh, - tha njeriu i burgut dhe ndezi një cigare. Pastaj afroi edhe më shumë karrigen pranë tryezës sonë. - Më falni - shtoi, - por nuk erdha për këtë. Kjo ishte sa për hyrje. - S’ka gjë - i tha Kadriu – fol lirshëm. Këtu je midis miqve. Atë çast ai nxorri nga xhepi i xhaketës një fletore dhe e la mbi tryezë. - Kur isha në burg, kam menduar çdo ditë, se si mund të realizohej plani i bashkimit tonë kombëtar – shtoi pas pak – dhe kur dola nga burgu hartova një platformë të bashkimit, të cilën e kam këtu.

104

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

105

Dhe hapi fletoren. Pastaj, foli për rrugët e mundshme, që sipas tij ekzistonin për bashkimin natyral të trojeve shqiptare, ku përfshihej krijimi i një akademie të përbashkët shkencash, i një abetareje, federatë të përbashkët futbolli, një festivali mbarëkombëtar, një lidhje shkrimtarësh e kështu me radhë. Pasi foli një copë herë, ngriti kokën dhe shtoi: - Më falni, se tani këto gjëra janë të tejkaluara nga koha dhe ju padyshim që i dini edhe vetë, por unë i kam ideuar qysh në vitin 1979. Kafeja po ftohej dhe ai e mori filxhanin me dorën e majtë, duke na uruar mbarësi në punën tonë. Aty vumë re, se dorën e djathtë e kishte disi të përthyer, brenda mëngës, ndërsa pëllëmba nuk i dukej fare. - Çfarë ke nga dora? – e pyeti Kadriu. - E kam një kujtim të dhimbshëm– tha tjetri - Nga burgu? – e pyeti prapë Kadriu. - Jo, nga lufta e Kosovës – sqaroi ai. - Keni qenë në luftë? - Po. Në vitin 1998 unë shkova në Kaçanik dhe u bashkova me UÇK-në. Atëhere isha 57 vjeç dhe ndjeja se kisha ende energji, për të kryer misionin e jetës sime ndaj kombit. U plagosa gjatë një beteje, ndërsa dy nga shokët e mi u vranë – tha ai, dhe pas pak shtoi - lufta e UÇK-së ishte gjeneratori kryesor, që i vuri në lëvizje ndërkombëtarët. Pa atë luftë të lavdishme, kombi ynë do të vonohej edhe 100 vjet të tjera, ndërsa Kosova do të mbetej e pushtuar nga Millosheviçi e pasardhësit e tij. Ne ulëm kokat dhe nuk folëm. Ajo që thoshte njeriu me dorë të prerë ishte e vërtetë. Pak më vonë, atë e mori dikush në telefon dhe u ngrit me ngut. - Po iki – tha, duke u ngritur. Ndofta kam dalë jashtë kohe por ky ishte fati im. - Jo - i thashë – je tamam në kohën e duhur. - Do të jem gjithmonë me miqtë e mi në krahun tuaj. Të gjithë duhet të bëjnë detyrën, secili në frontin e vet – tha duke na përshëndetur dhe u largua me një buzëqeshje të ëmbël. - Ka të drejtë, shumë njerëz e kanë sakrifikuar jetën e tyre, për

alternativën e bashkimit kombëtar – tha Kadriu. - Nuk i mësuam as emrin – thashë unë, duke parë siluetën e tij, që largohej përtej fasadës. Pastaj, me Kadriun folëm gjatë për gjithëpërfshirjen e ish ushtarakëve, në misionin tonë historik, e cila po përqafohej për ditë e më shumë, nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

106

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

107

NË DURRËS, TEK AMFITEATRI
Amfiteatri i Durrësit, është një pasaportë e sigurtë, që dëshmon për çdo shqiptar, se kombi ynë ka një moshë antike, që i kalon tre mijëvjeçarët. Asnjë shqiptar nuk ka nevojë për pasaportë biometrike, për të dëshmuar se i përket njërit prej kombeve më të vjetër të njerëzimit. Asnjë shqiptar, nuk ka nevojë për të gërmuar në arkivat e bibliotekave, për të vërtetuar identitetin e vet tre mijëvjeçar. Mjafton ky amfiteatër i thjeshtë dhe i ruajtur me kujdes, nga pasardhësit e ilirëve, për të rrëfyer në mënyrë të pakundërshtueshme, se tradita e qytetërimit tonë, i kapërcen 30 shekuj. Dhe pikërisht, këtu, në mozaikët e memories historike, ne organizuam një takim për të firmosur memorandumin e identitetit të vet. Simbolika e zhvillimit të këtij tubimi, në një nga amfiteatrot më të moçëm të kontinentit, mbuluar me një flamur gjigand, shtrirë në shkallët e tij, ishte e para në historinë e lëvizjeve qytetare. Data shënonte 1 maj 2011. Për këtë arsye, ftuam atje me qindra intelektualë, akademikë, juristë, historianë, artistë të njohur dhe njerëz të profesioneve të ndryshme të këtij qyteti. Gjatë këtij takimi, zoti Spahiu u shpreh se, “tre mijë vjet histori nuk mund të ndërrohen me 300 euro”. Duke iu referuar shifrave, ai bëri të ditur se, “aktualisht, në Shqipëri, janë rreth 19.500 familje, që marrin pension grek”. Ndaj inkurajoi drejtuesit e AK, që ta vazhdojnë

nismën e tyre, pavarësisht situatës politike, duke u shprehur se, “për herë të parë në këto 20 vjet, ka ardhur një moment ku shteti është shumë më i rëndësishëm se pushteti”. Ndërsa, prof. Pëllumb Xhufi, në mbështetje të nismës, kundër regjistrimit etnik dhe fetar, solli argumente dhe fakte në mbështetje të çështjes. Ai theksoi se “në Shqipëri janë 19. 500 familje ose rreth 20 000 qytetarë shqiptarë, të moshës mbi 65 vjeç, që marrin pensione nga shteti grek…”. Ndërkohë poeti Agim Doçi, vuri në dukje se “ne duhet të ruajmë monumentet tanë, por monumenti më i madh që kemi, është qenia shqiptar”. Gjithashtu, aktori i humorit, Besart Kallaku, mbajti një ligjëratë prekëse në mbështetje të nismës patriotike. Dhe ai, që na kishte bërë gjithmonë për të qeshur, atë ditë na bëri që të mendohemi më thellë. Për të vijuar me Mjeshtrin e Madh të skenës, aktorin Mirush Kabashi, i cili vlerësoi këtë nismë qytetare. Kabashi emocionoi të pranishmit duke recituar disa vargje të famshme të Naim Frashërit.

108

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

109

PENDESA E KAPROLLIT
Në marsin e vitit 1980, një kushëriri im, bari i njohur në ato anë, kishte kapur një sorkadhe të vogël, në pyllin e fshatit. Në fakt, lakun e kishte ngritur për dhelpra ose ujqërit tinzarë, por aty gjeti sorkadhen e pafajshme dhe paqësore. Kishte rënë pre e këtij kurthi pak minuta më parë. Pasi e nxorri nga laku, e mjekoi dhe e ushqeu, derisa sorkadhja u rrit dhe u bë me një trup të madh e të bukur. Dhe një ditë e dorëzoi në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, në mënyrë që hijeshinë e saj ta shijonin të gjithë fëmijët dhe vizitorët e tjerë të kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë. Kjo ngjarje m’u kujtua atë ditë, kur në pyllin e Gjoboçarit, mbi fshatin Goricë të Përmetit, pashë me sytë e mi, se si egërsirat e pyllit masakruan një kaproll. Ishte një pamje e tmerrshme, që nuk do të më hiqet nga mendja. Një kaproll me brirë të bukur, ishte duke kaluar në shpatin e Hijes, poshtë vendit të njohur me emrin Gjoboçar. Ishte një paradë madhështore e natyrës, ku në vend të muzikës së sallave, dëgjohej simfonia e zogjve të shumëllojshëm. Papritur, atij i preu rrugën një çakall dhe kaprolli i mbytur nga ankthi nisi të vraponte. Por diku u pengua midis drurëve dhe çakalli e arriti. Pastaj, e shqeu me dhëmbë dhe e vuri nën thundrat e tij, pa u merakosur aspak nga përgjakja dhe përpëlitjet e kafshës së

rrallë. Në këtë moment, nga gëmushat, u dëgjua një zhurmë dhe çakalli ia mbathi vrapit. Atë çast, kaprolli i përgjakur, tentoi të ngrihej në këmbë, ndofta për t’u zvarritur drejt strofullës së vet. Pikërisht, në atë sekondë, dy ujqër të mëdhenj i dolën përpara dhe e përplasën edhe një herë përtokë. Çakalli qëndronte i fshehur diku, duke u përtypur, ndërsa ujqërit e ndanë me dhëmbë dhe filluan t’i shqyenin një e nga një gjymtyrët. Dhe sikur dikush t’u kishte dhënë sinjal, në atë vend u sulën edhe ujqër të tjerë, duke gulçuar nga kënaqësia që u kishte dhënë shansi i gjetjes, së një preje të urtë e të pambrojtur. Por edhe ujqërit i trembeshin njëri-tjetrit. I vështroja nga kodra e Rripës së Toles, mes ankthit për gjëmën që gjeti kaprollin por dhe frikës, në atë prag mbremjeje shkurti. Dhe kur gjithçka ishte kthyer në kasaphanë, papritur u dëgjua oshëtima e fortë, e pushkës së një gjahtari. Ai shtiu katër pesë herë në drejtim të ujqërve, por lukunia e tyre u zhduk prapa gëmushave, duke tërhequr zvarrë, copat e mbetura të kaprollit. Gjahtari shtiu edhe disa herë të tjera, derisa gulçimat ujqërore u shuan, përtej fasadës së përgjakur natyrore. Kësisoj, gjahtari u afrua dhe filloi të mblidhte brirët e bukur dhe në fund, ca copa lëkure, ndofta për t’ua dhënë peshqesh grave të fshatit ose për t’ua shitur zonjave të qytetit, si trofe gjuetie. Në këtë mënyrë, të gjithë dolën të fituar nga pjesët që rrëmbyen, ndërkohë, që atje në mes të rrugës, mbetën shenjat e gjakut. Dhe shumë vite më vonë, kalova përsëri atje, ku dimrat kishin derdhur tonelata shiu e breshëri, ndërsa pranverat kishin derdhur rrezet diellore. Por mua më dukej gjithmonë, se as dimrat e as pranverat, nuk e pastronin dhe nuk e zhduknin dot atë gjak të pafajshëm, të kasaphanës. Dhe instiktivisht, mendova se ndofta, kaprolli në çastet e fundit ishte penduar që i kish besuar asaj rruge. Ndërsa, ujqërit, çakejtë dhe gjahtarët, në të gjithë botën, ëndërronin vazhdimisht okazione të tilla, për të ndërkryer orekset e tyre, apo për të zbukuruar peliçet dhe kapelet e zonjushave të kryeqyteteve. Pikërisht, atje, në pyllin e largët dhe të afërt njëkohësisht, m’u kujtua fati i Shqipërisë. Për herë të parë gjatë moshës madhore, vura duart tek sytë dhe qava. Madje, rënkova. Përpara më dilnin sharlatanët e kryeqyteteve europiane, me sëpata në dorë, çakejtë,

110

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

111

ujqërit dhe gjahtarët e kohëve moderne, të cilët me çifte dhe thika nëpër duar, i kishin shkulur Shqipërisë brinjët e trupit të saj. Dhe askush nuk kish kundërshtuar. Pasi kishin qepur letrat dhe protokollet e tyre, për ndarjen e vendit të shqipeve, të gjithë bashkë, ose grupe-grupe, njëlloj si lukunitë ujqërore, i ishin vërsulur Shqipërisë, duke e përgjakur dhe copëtuar, në disa pjesë e territore të ndryshme. Kjo kishte ndodhur para 100 vjetësh. Gjatë një shekulli Shqipëria vetëm kishte rënkuar nga dhimbjet. Ndërkaq, ndërkombëtarët ishin afruar për ndihmë, duke dashur t’i mjekojnë ndonjë plagë, apo t’i ndalojnë ndonjë hemoragji periferike, pa dashur ta kuptojnë ndonjëherë, se shërimi i vërtetë mund të vinte vetëm nëse trupit i bashkoheshin pjesët e copëtuara.

NJË TAKIM I RRALLË
Ishte pasditja e datës 21 mars 2011. Sapo dola nga një takim, në Përmet, ku kisha shkuar për një problem shoqëror një prej miqve më tha, se pak më tej Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, ulur pranë një stoli mes lulishtes, po më priste dikush. Kur u afrova, vura re se ishte një plak i vjetër, i cili sapo më pa, nuk luajti fare nga vendi, por duke lëvizur bastunin e tij prej thane, më tregoi një vend ku të ulesha aty pranë. - Unë jam 98 vjeç, - më tha ai, - ndofta edhe njëqind – shtoi pas pak. Menjëherë sapo i pashë duart që i dridheshin së bashku me bastunin, e ftova të uleshim në ndonjë kafe për të biseduar më mirë. Por ai me anë të shkopit prej thane, më tregoi përsëri një karrocë invalidësh, që kishte aty pranë, për të më thënë se nuk lëvizte dot aq kollaj nga vendi. Ndërsa ftesës për ndonjë kafe iu përgjigj: - Unë pi vetëm një kafe në ditë dhe atë e pi në mëngjes herët. Vuaj nga tensioni – shtoi pas pak, - megjithëse mbahem mirë për moshën që kam. Menjëherë, pas kësaj, për të krijuar një mjedis miqësor, unë i zgjata paketën e cigareve, të cilën e mbaja më shumë për shokë e miq, por ai refuzoi, duke thënë rëndë: E ndez vetëm nga duhani i çibukut tim.

112

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

113

Unë heshta. Pas dy refuzimeve, u ndjeva disi në siklet, por pa e humbur dëshirën për të folur me të, e pyeta: - Çkemi ndonjë gjë të re këtej? - Nga, këtej? Unë nuk jam që këndej, por vij nga matanë atij malit atje, - tha ai dhe tregoi me shkop drejtimin ku ndodhej vendbanimi i vet. Pas atij mali, janë edhe shumë male të tjerë, para se të shfaqet deti. Jetoj në Firence – shtoi pas pak. Unë nuk fola dhe ai vazhdoi. -Kam ardhur këtu që të vdes në vendin tim. Po qëndroj në Durrës. Sot më solli mbesa dhe tregoi me shkop një makinë të markës Fiat, me ngjyrë të kuqe, që priste në rrugë. Brenda saj ishte ulur një vajzë e bukur, që fliste vazhdimisht në telefon. Ai diç gërmonte me shkop në kënd të stolit dhe befas ngriti kokën, duke më vështruar në formë hetimi. I thashë të më sillte një herë në Shqipëri, pasi nuk doja të mbyllja sytë, pa e parë edhe një herë këtë vend të bukur, por të shumëvuajtur. - Mirë ke bërë, - ia ktheva, - Po ti do të rrosh edhe 100 vite të tjera, sepse ata që e duan Shqipërinë, jetojnë gjatë. -Ashtu qoftë! Djali i një mikut tim, që banon këtu, më foli për ju. Më tregoi dhe atë librin që ke bërë për lidhjet me grekun e më tha se ishe këtu, ndaj dola të takoja – shtoi plaku. - Faleminderit! Po përse doje të më takoje – thashë duke e humbur dalëngadalë dëshirën për të folur, ngaqë kisha lënë dy shokë në pritje. - Sepse kam gjetur një thesar floriri dhe nuk di kujt t’ia jap – tha ai, ndofta për të më rikthyer në bisedë. - Jepja mbesës tënde dhe nipërve -ia preva unë, duke kuptuar qesëndinë e tij, por duke mos e kuptuar se ku e kishte hallin. - Unë jam njëri nga nipërit e oxhakut të Mehmet Konicës – më tha pas pak, sikur të më paralajmëronte, se tani duhet t’i linim shakatë dhe pas pak shtoi: E njeh, ti, Mehmet Konicën? - Po - iu përgjigja. E njoh për bëmat dhe burrërinë e tij. Ka qenë anëtar i delegacionit tonë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës. - Unë kam lindur atë kohë, kur u bë Konferenca e Londrës –

vijoi ai dhe shtoi: Mehmet Konica u ndodh atje, ku u bë therja e madhe e Shqipërisë sonë. Atë ditë ishte data 22 mars. Dhe sot është data 21 mars, tha mendueshëm dhe vazhdoi. Mora vesh për atë që po bëni dhe erdha të them, se copëtimi që filloi nga Londra, nuk mund të ndreqet nga Përmeti. -Dakord - i thashë, e rëndësishme është që të ndreqet. Secili duhet të jap kontributin e vet, sipas mundësisë. - Në radhë të parë, duhet të rregulloni punët këtu brenda. Të gjeni gjuhën e të vendosni paqen midis shqiptarëve. Po bëtë këtë, gjithçka mund të arrini. Të përçarë, nuk u respekton askush. Fliste dhe shikimin e kishte tretur, përtej “Gurit të Qytetit”. Ndenji pak në mendime dhe shtoi me zërin e tij kumbues: - Atë ditë, kur linda unë, Mehmet Konica ndodhej në zyrën e Eduard Greit. I kërkoi takim dhe ai e priti, por kur hyri Mehmeti, Grei po qëndronte me shpinë nga hyrja e zyrës. Për një copë herë ai e ndaloi rrëfimin e tij dhe ngriti sytë nga unë, për të kuptuar, nëse po e ndiqja me vëmendje dhe pastaj vazhdoi: “Mehmeti e thirri dy herë, me emër dhe mbiemër, por ministri i Jashtëm inglez, i mbante sytë nga muri. Pasi e thiri për herë të tretë, Grei iu përgjigj: “Folë, çfarë kërkon”? - Në Shqipëri kemi gjetur një minierë të madhe floriri. Janë zbuluar dhe rezerva të mëdha nafte, por nuk dimë kujt t’ia japim, kujt t’ia besojmë – i tha Mehmeti. Atëherë, Eduard Grei, u kthye nga ai dhe e pyeti: “Për çfarë thesari e keni fjalën”? Në atë moment, Mehmeti i pa sytë. Ishin ca sy zhbirues si të ujkut, me pamjen që marrin pasi rrafshon vathën e bagëtive. Mehmeti nuk i harroi kurrë ata sy dhe kur isha i vogël, më ka folur mbi 100 herë për këtë takim. - Çfarë ndodhi më tej? – e pyeta unë, megjithëse nga historia kisha mësuar thuajse gjithçka për traumën tonë kombëtare, që u vulos në Konferencën e Londrës. - Pastaj, Konica i parë i tha, se kjo marrëveshje që u bë në konferencë, duhej të prishej. “Ju po shkatërroni fatin e një populli, duke e futur atë në një kasaphanë të përjetsheme”, - kishin qënë fjalët e tij.

114

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

115

Por ministri inglez, ngriti duart lart, hapur pak më shumë se gjerësia e kraharorit dhe iu përgjigj: “Nuk kam, çfarë të bëj, ky është vendim i konferencës. Eshtë mendimi i ambasadorëve. Bëhet për të shpëtuar Shqipërinë nga uria dhe nga trazirat e pushtimeve”. Mehmeti ia ktheu: -Ju po e shpëtoni nga uria dhe po e therrni në 4 pjesë, duke e lënë që t’i rrjedhë gjak në 7 breza. Po e shpëtoni nga pushtimet dhe po e çani në mes, për ta mbajtur të pushtuar për 300 vjet. Pas kësaj, Grei pa orën dhe iu drejtua gjyshit: “Takimi mbaroi, duhet të largoheni. Është kohë dreke”. Dhe urdhëroi rojet ta nxirrnin jashtë. Ndërsa, Mehmeti i tha: “Keni ende oreks për të ngrënë edhe pasi e keni shqyer Shqipërinë me gjithë kocka? Pastaj hynë rojet dhe ai doli jashtë, për të mos e takuar dot më kurrë”. Për një copë herë plaku nuk foli, vetëm ndezi shkrepsen dhe afroi çibukun. - E di - i thashë - Ishte një ngjarje e tmershme. - Gjëma ndodhi në Londër dhe çdo rregullim duhet të fillojë që andej, e jo këtej – përsëriti plaku. Pastaj, më vështroi thellë në sy dhe shtoi - Ata nuk të ndihmojnë kurrë, nëse nuk u thua me forcë, se ne jemi gjallë, nëse nuk u troket aq fort, sa t’u gricësh nervat. Papritur vuri buzën në gaz. “Punë dreqi” – tha, - Ata s’kanë as nerva! - Gjithësecili bën, aq sa mundet - ia prita unë dhe pasi u qetësua disi, e pyeta njëkohësisht për iniciativën tonë. - Është shumë e turpshme, që shqiptarët të ndërrojnë kombësinë, me vullnetin e tyre, për një copë bukë. Ndaj ju thashë, të gjeni gjuhën midis njëri-tjetrit në radhë të parë. Po gjetët gjuhën, do të kini më shumë bukë, më shumë gjellë e më shumë para. Dhe nëse i kini këto, të tjerët u nderojnë më shumë. Pas kësaj, ju pret beteja e madhe e bashkimit. Qeshi dhe më ra shpatullave. Kur po bëheshim gati të ngriheshim, unë kërkova ta ndihmoja, për ta hipur në karrocën e tij të invalidit, por plaku nuk pranoi. Ndërkohë, mbesa e tij hapi derën e makinës dhe u afrua. Kur po ndaheshim, vura re se nga sytë e tij rrëshqiti një pikë lot.

- Mua ma lanë amanet gjyshërit por unë nuk e çova dot në vend amanetin e tyre. Po ua lë këtë amanet nipërve të mi, përfundoi ai dhe u ndamë. Kur po ikja, pashë se si mbesa po e sistemonte në karrocë, të cilën e afroi më pas tek makina. Prita derisa ajo, me ndihmën e një djali e futi brenda dhe pastaj ika me dhimbjen, se atë plak që po e takoja për herë të parë, nuk do ta shihja më në jetë. Dhe kjo më dhembi. Por nuk do ta harroja kurrë. Gjatë kthimit U ndava prej plakut, por mendja më rrinte te biseda me të. Kisha lexuar nga profesor Bedri Pejani, për një takim të Mehmet Konicës me Eduard Grein, i cili përputhej me tregimin e 99 vjeçarit. Sipas B. Pejanit, Eduard Grei, Ministri i Jashtëm i Mbretërisë Britanike dhe Kryetar i Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha për Ballkanin, kishte caktuar vetëm 15 minuta kohë, për takimin me përfaqësuesin shqiptar, Mehmet Konicën. Mbi tryezën e tij, qe shtrirë harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri e dinte fare mirë, se Shqipëria e dobët, ishte e humbura e madhe. Kishte pak vullnet për të diskutuar me një shqiptar edhe pse ndërmjetës të takimit ishin disa miq të përbashkët, aristokratë të vjetër, që kishin ruajtur gjithmonë lidhje me Orientin e largët. Me fytyrë nga dritarja, Grei nuk denjoi të kthehej, kur ambasadori shqiptar hyri në sallë. I kërkoi atij, vetëm të fliste, duke ndenjur gjithmonë me shpinë dhe duke ndjekur levizjet në rrugë. Një njohës i vjetër i Londrës dhe mik i disa prej lordëve të fuqishëm në vend, Konica, nuk përmendi asgjë për kufijtë. Me një zë të shtruar, i tregoi Ministrit që qëndronte me kurriz, se në Shqipëri ishte zbuluar një minierë e pasur floriri dhe se qeveria shqiptare e Ismail Qemalit, kërkonte që Mbretëria Britanike të merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatesë e ftoi të uleshin së bashku në tavolinë. Një minutë më vonë, me po aq elegancë, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, porse ai kishte dashur të shihte, se si do të ndryshonin interesat e Britanisë në një rast të tillë. Askush nuk e ka përshkruar më tej bisedën e tyre, por një gjë

116

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

117

është e qartë. Grei i ka pranuar Konicës se Shqipëria do të dilte më e humbura në këtë histori, sepse kjo ishte një çështje interesash. Interesa nga ato që përcaktonin politikën afatgjatë të Fuqive të Mëdha dhe balancat midis tyre. Në fakt, ata biseduan gjatë dhe Mehmet Konica, vëllai i Faik Konicës, nuk foli më kurrë për këtë bisedë. Ai e përmendi vetëm vite më vonë, më 1949, në Firence, ndërsa kishte filluar t’i diktonte kujtimet e tij një gazetari italian. Vdekja ia la kujtimet përgjysmë dhe libri nuk u publikua kurrë. Sipas Pejanit, familja e tij mori një kopje për kujtim dhe dorëshkrimi ndodhet sot në Siri, ku gjenden edhe trashëgimtarët e tjerë. Ndofta, Mehmeti ishte shkëputur nga trungu familjar dhe qëndronte në Firence. Ose, kishte pasur ndonjë itinerar tjetër, ku pavarësisht nga axhendat, pa dyshim, destinacioni i tij i fundit pati qenë Shqipëria.

KONFERENCA E LONDRËS
Në këtë konferencë u shkel hapur parimi etnik, mbi të cilin ishin krijuar shtetet kombëtare europiane dhe parimi i vetëvendosjes së popujve, që konsiderohej i pandashëm prej tij. Gjithçka është bërë sipas interesave të fqinjëve tanë, mbështetur secili prej tyre nga fuqi të mëdha. Para vendimit të konferencës, u paraqitën disa projekte e harta, në të cilat hiqeshin vija e diagonale rreth një copëtimi sa më të madh të trojeve shqiptare. Më në fund, kufijtë u vendosën në pika të tilla, që i rrëmbenin vendit tonë pjesët më pjellore. Në të gjitha pikat kufitare, si Qafa e Muriqanit, Hani i Hotit, Qafa e Morinës, Qafë Shtama, Kapshtica, Qafa e Kakavijës, Qafë Bota etj., në pjesët që janë marrë nga fqinjët, syri të sheh fusha pjellore e pyje të lulëzuar, ndërsa në anën tonë shkëmbinj të thepisur, ku dhe shkurret rriten rrallë. Më poshtë po japim projektet e paraqitura për copëtimin e trojeve tona. Projekti serb Projekti serbo-malazez e kërkonte kufirin verior të Shqipërisë në lumin Mat, kufirin lindor, në Drin dhe Liqenin e Ohrit, duke pasur të drejtën e daljes në Detin Adriatik. Mali i Zi të merrte Ultësirën e Shkodrës me gjithë Liqenin, Hotin, Grudën, Tuzin, Gucinë, Plavën, Rugovën, Pejën dhe Gjakovën me rrethinat e saj. Në janar 1913, ata ia paraqesin hartën e kufirit ministrit të Jashtëm

118

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

119

Anglez, Eduard Grei. Të njëjtin dokument ua shpërndajnë dhe ambasadorëve të tjerë. Ky projekt mbështetej fort nga rusët dhe “nuk merrte parasysh interesat jetësore të shqiptarëve, po kërkonte përvetësimin e territoreve që ishin të banuara, pothuaj tërësisht me popullsi shqiptare”.44 Projekti grek Ky projekt kërkonte pjesë të Vilajetit të Janinës, Çamërinë në tërësi dhe pjesë të Shqipërisë Jugore, të cilat ishin territore të banuara tërësisht nga shqiptarë, duke përjashtuar ndonjë enklavë të vogël greke. Kërkesa e tyre përfshinte tërë bregdetin jugor shqiptar, duke u shprehur se dhe Himara duhet t’i jepet Greqisë. Argumenti është se Himara ekonomikisht është e varur nga Korfuzi, për shkak të tregtisë me të. Sipas projektit grek, Janina dhe Gjirokastra duhet t’i jepeshin Greqisë, pasi janë vijim i territorit grek dhe garantojnë kufijtë e saj në pjesën veriore.45 Projekti shqiptar Qeveria e Përkohshme e Vlorës i dërgoi Konferencës një memorandum, në të cilën mbronte interesat territoriale të Shqipërisë dhe hidhte poshtë shpifjet që bëheshin ndaj popullit shqiptar. Ajo u bënte të ditur krerëve të Konferencës së Ambasadorëve, se populli shqiptar përbën grupimin më etnik, më kompakt dhe më homogjen të Gadishullit të Ballkanit. Prejardhja dhe gjuha e popullit tonë, zakonet dhe karakteri i tij dallojnë plotësisht nga racat që janë fqinje me të dhe i japin atij individualitet të veçantë, në sajë të të cilit ka ditur t’i bëjë ballë asimilimit. Shqiptarët nuk kanë hequr dorë kurrë nga e drejta e pavarësisë, sepse vetëm ajo ka mundësi të zhdukë në të ardhmen të gjitha pengesat që rrjedhin nga ndikimet prapanike dhe ato të
44

huaja. Populli shqiptar kërkon kufijtë e tij që janë të natyrshëm dhe që imponohen si nga kushtet etnike, ashtu dhe nga e drejta e tij, si banues i parë i Ballkanit.46 Projekti rus I caktonte kufijtë midis Shqipërisë e Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, duke lënë në favor të Shqipërisë vetëm shkrepa e male. Veç pjesëve që ka marrë aktualisht, Malit të Zi, i jepej dhe ultësira e Shkodrës. Serbia vinte deri në vijën e Drinit dhe dilte në Adriatik. Greqia merrte Pogradecin, Korçën, Delvinën, Sarandën, duke futur brenda Ersekën, Përmetin, Tepelenën e Himarën. Ambasadori rus këmbëngulte që Shkodra, edhe pse është 80 km larg Malit të Zi, t’i jepet atij, pasi ata “nuk kanë toka për t’u ushqyer”. Gjakova duhet t’i kalojë Serbisë, pasi aty afër është Manastiri i Deçanit. Çamëria, Konica, Preveza, Arta, Janina, Korça, Kosturi, Saranda etj., duhet t’i jepeshin Greqisë, pasi garantojnë mbrojtjen e saj nga Veriu. Pra, ky projekt, linte jashtë Shqipërisë Shkodrën dhe gjithë trevën veriore deri në kufirin me Malin e Zi dhe në Jug, Korçën, Delvinën, Sarandën e gjithë Çamërinë.47 Projekti Austro-Hungarez Projekti Austro-Hungarez e kalonte kufirin prej Grykës së Bunës, në vijën kufitare malazezo-turke, në fund të Plavës e Gucisë, mbi Pejë, Gjakovë e Prizren, duke i lënë ato brenda Shqipërisë, dhe gjithashtu përfshinte Dibrën dhe Ohrin, dhe në Jug, Janinën e rrethinat e saj të populluara kryesisht nga shqiptarët. Përfaqësuesi i kësaj monarkie, këmbënguli, që “Shqipërisë nuk duhej t’i shkëputej asnjë krahinë thjesht shqiptare”, ndonëse e dinte që ishte e vështirë të ruheshin kufij të tillë, për shkak se fqinjët konsideroheshin si fitues të luftës kundër Perandorisë Turke.48
46 47

Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha (19121914), f. 84 45 A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, Memorandum i qeverisë greke, Vell. II, f. 195

Po aty, Memorandum i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, f. 219 - 222 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. III, f. 23 48 Po aty, f. 22

120

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

121

SHQIPTARËT, QINDRA TELEGRAME DREJT EDUARD GREJ-it
Mijëra ortodoksë shqiptarë dërgojnë qindra telegrame për Konferencën e Londrës dhe kryesisht kryetarit të saj, ministrit të Jashtëm Anglez, Eduard Grej. Ata besonin te ky politikan, pasi ishin njohur me deklaratën e tij, ku thuhej: “Qëllimi ynë në këtë luftë është që të çlirojmë njerëzimin. Pas luftës, çdo komb do të gëzojë lirinë e vet. Si kombet e mëdha, ashtu dhe ato të vogla, do të gëzojnë lirinë kombëtare”.49 Mithat Frashëri, një pjesë të tyre, i ka bërë publike në broshurën e tij, “Popullsia e Epirit”, botuar në Sofje 1915. Ja disa prej tyre: Më 22 dhjetor 1912, mijëra shqiptarë më banim në Rumani, kërkojnë “realizimin e shtetit shqiptar me kufijë të përcaktuar drejt…të mos realizohen pretendimet e shteteve ballkanike, që synojnë territoret tona”. Një numër i madh qytetarësh korçarë, i shkruajnë Grejit, kundër pretendimeve të padrejta të Greqisë për të aneksuar Korçën, “e cila është e mirëfilltë shqiptare. Gjuha dhe zakonet janë shqiptare. Atje ndodhen shkolla shqiptare dhe tipografi që prodhojnë gazeta në gjuhën tonë…”.
49

Gazeta Besa Shqiptare, nr. 36, dt. 01.04. 1915

Më 13 prill 1913, janë 131 korçarë, që i shkrujnë sërish Grejit, ku luten që Konferenca e Ambasadorëve “të marrë në konsideratë protestat tona kundër veprimeve të grekëve, që me terror dhunojnë ndërgjegjen kombëtare dhe ndjenjat e vëllezërve tanë”. Më 13 shtator 1913, kolonitë shqiptare të Rumanisë, i shkruajnë Kabinetit të Gjashtë Fuqive, për krimet e tmerrshme ndaj popullit shqiptar prej forcave ushtarake të fqinjit jugor dhe në emër “të humanizmit dhe të qytetërimit …të bëjë çështë e mundur për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje të patolerueshme…”. Delegatë të Korçës, mbledhur në një komision në Vlorë, në një telegram dërguar E. Grej, firmosur nga Stavri Karoli, midis të tjerash shkruajnë: “Ndërmjet 150.000 banorëve, myslimanë dhe të krishterë, të sanxhakut të Korçës, nuk ka asnjë grek të vetëm, dhe me gjithë propagandën shkollore dhe ekleziastike të bërë me kaq mundim nga patriarkati grek, këta banorë kanë ruajtur gjithmonë ndërgjegjen e tyre kombëtare shqiptare…”. Patriotë shqiptarë nga gjithë besimet fetare dhe nga tërë pjesët e Shqipërisë, i shkruajnë Grejit më 17 nëntor 1912, pas një mitingu nga Bostoni, se shpresojnë që Anglia “nuk do të mbështesë planet e Ballkanit për plaçkitjen dhe ndarjen e Shqipërisë, duke parandaluar në këtë mënyrë gjakderdhjen e kryengritjes së ardhshme shqiptare kundër pushtuesve dinakë”. Më 2 shkurt 1913, Kristo Kirka, firmos një tjetër telegram drejtuar Grejit, në emër të shqiptarëve të Vëllazërisë së Korçës “Arsimi”, se “mijëra kristianë nga Korça protestuan kundër masakrimit të burrave dhe grave në Korçë dhe rrethinat e saj nga ushtarët grekë…..Korça dhe rrethinat duhet të përfshihen brenda kufijve të Shqipërisë autonome..”. Më 6 mars 1913, mbi njëmijë kristianë e muhamedanë të Bideford-it, ish banues të Korçës dhe Janinës, “filluan protestat e tyre kundër barbarive të kryera mbi popullatën shqiptare, ndaj burrave, grave e fëmijëve…”. Tetë ditë më vonë, shqiptarë nga Korça, Përmeti, Leskoviku, Gjirokastra, me banim në Lynu-Peapody, Mass, i shkruajnë Konferencës së Ambasadorëve, që “katër krahinat e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës, të përfshihen në kufijtë e

122

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

123

Shqipërisë së pavarur, për hir të paqësimit dhe parandalimit të gjakderdhjes së mëtejshme”. Qindra shqiptarë me banim në Atlantik Siti e Nju Jork, më 8 prill 1913, në një telegram të firmosur nga A. Anastasiadhi, i kërkojnë Konferencës së Londrës që, “Janina, Korça, Kosova dhe Shkodra, të përfshihen në kufijtë e Shqipërisë së pavarur…”. Tridhjetmijë shqiptarë në SHBA, më 2 maj 1913, i thonë Konferencës, se protestojnë kundër “propozimit të gënjeshtërt grek për fiksimin e kufijve jugorë me plebishit, për atë, që kjo votë, nuk do të shprehë vullnetin e lirë të shqiptarëve, por vullnetin grek, të ndikuar mbi shqiptarët me anën e bajonetave….se nuk do të ketë kurrë paqe në Ballkan, nëqoftëse ne, do të na hiqet toka që na përket për mbi pesë mijë vjet”. Ndërkohë, forcat ushtarake greke bashkë me urdhrin e dhënë, që të flitej vetëm greqisht dhe shqiptarët që nuk dinë të flasin gjuhën greke, të mbyllen brenda dhe të mos dalin në rrugë, dërgoheshin telegrame drejt Londrës, në emër të popullit, ku thuhej se “nuk është hequr ende dorë nga synimi i urryer për të na lënë në mëshirën e një populli grabitësish barbarë, një populli të zhveshur nga çdo ndjenjë qytetërimi dhe të paaftë për t’u qytetëruar…”.50 Duke u njohur me veprime të tilla tinzare, dyzetmijë shqiptarë, anëtarë të Shoqërisë Federative “Vatra”, shumica të krishterë, kërkojnë njohjen e Shqipërisë etnike dhe të mos merren në konsideratë disa telegrame dërguar nga Jugu i Shqipërisë, pasi ato janë bërë nën presionin e grekëve.51

SHQIPËRIA PAS KONFERENCËS SË LONDRËS
Copëtimi i trojeve shqiptare i këputi në mes ëndrrat e patriotëve. “S’ka padrejtësi më të madhe të thuhet, se Kosova dhe Çamëria, ndahen prej Shqipërisë dhe s’janë shqiptare”,52 kur dihet që ky komb ka qënë në këto troje, në një kohë kur, shumë shtete europiane, nuk ekzistonin në këtë hartë. “Përlindja e Shqipërisë” do ta shprehte më thellë këtë dhimbje: “Shqipëria pa Kosovë e Çamëri, është si njeriu që i kanë prerë krahë e këmbë, e, megjithatë i qesh pak buza, se mund të shpëtojë jetën, po i qesh me dhimbje pa fund, kur e sheh veten kaq të shëmtuar”.53 Derisa Konferenca e Londrës merrte vendime të disfavorshme për Shqipërinë dhe luante me fatin e vendit të shqiponjave, brenda shtetit shqiptar gjendja ishte tragjike. Qeverisë së Ismail Qemalit në Vlorë, i kishte mbetur një e katërta e vendit, kurse më shumë se tri të katërtat e territorit ishin pushtuar prej ushtrive armike, të cilat nuk donin të tërhiqeshin edhe mbas caktimit të kufijve të shtetit shqiptar prej Konferencës së Londrës.

50

AIH. Arkivi Politik i Vjenës për Shqipërinë, HHSTA, AA,A, d. 23-40, dok. nr. 3963. Telegram i vorioepirotëve për të mbetur nën Greqi. Gjirokastër, 18.08.1913. 51 M. Frashëri, Popullsia e Epirit...

52 53

Gazeta Përlindja e Shqipërisë, nr. 5, Vlorë, 1913 Po aty. Cit. nga Hasan Minga, Çamëria vështrim hiistorik, Tiranë, 2006, f. 93

124

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

125

Shkodra, në Veri dhe Janina në Jug, që ishin të mbrojtura nga ushtritë turke dhe nga disa vullnetarë shqiptarë, i qëndruan rrethimit të serbo-malazezëve dhe të grekëve për disa muaj me radhë. Janina u dorëzua me 6 mars 1913, duke u mundësuar forcave greke ta pushtojnë tërë Çamërinë, Gjirokastrën, Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën, duke vrarë e plaçkitur popullsinë myslimane shqiptare. Ndërsa Shkodra i qëndroi heroikisht rrethimit serbomalazez, deri me 23 prill 1913. Në atë kohë, Esat pashë Toptani, i cili ishte agjent i Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, tradhëtisht ia lëshoi Shkodrën, Malit të Zi. Esat Toptani mundi të strehohej në Durrës, ku vendosi qendrën e tij dhe formoi një pushtet të vetin. Me ketë rast, në atë copë Shqipëri që kishte mbetur pas Konferëncës së Londrës, u formuan dy pushtete kundërshtare: njeri në Vlorë, me qeverinë e Ismail Qemalit dhe tjetri në Durrës, me qeverinë e Esat Toptanit, rreth së cilës ishin mbledhur tradhtarët dhe aventurierët e çdo ngjyre. Esat Toptani gëzonte mbrojtjën e serbo-malazezëve dhe të të gjithë armiqve të Shqipërisë. Matësit e kufijve Pas Kongresit të Berlinit dhe sidomos pas Konferencës së Londrës, mbërritën ndërkombëtarët. Ishin zbatuesit e marrëveshjes së Londrës. Ca njerëz që flisnin pak, të veshur me mushama, që paguheshin me paund britanik, përveç ryshfeteve nga dinarët jugosllavë apo dhrahmitë greke, për punën që bënin. Thonë se hanin gjithë ditën misra të zier, që i mbanin nëpër çantat e bukës. Ndërsa të dielave blinin edhe ndonjë qingj. Ata masnin kufijtë e rinj të Shqipërisë, duke vendosur nga një shenjë guri, në pikat përcaktuese, të cilat dukeshin shpesh si gurë varrezash, ku po mbulonin territoret e tokës së Arbrit. Bashkë me ta punonte edhe një shqiptar, i cili paguhej pesë herë më pak se ata. Dhe duke i ndihmuar komisionerët në vendosjen e këtyre gurëve, ai kthente shpesh sytë nga Perëndimi, duke pyetur qiellin: “Sa gjak do të derdhet vallë për të lëvizur këta gurë”?

DASHURIA PËRBALLË RACIZMIT
Një nipi im nga Përmeti, që studionte në Danimarkë për Elektronikë (Rrymat e dobëta), kishte rënë në dashuri me një vajzë nga Patra e Greqisë. Dashuria e tyre ishte bërë publike dhe gjithë auditori e shihte me zili lidhjen pasionante, ku nga rrymat e dobëta të elektronikës, te dy të rinjtë ishte prodhuar një energji gjigante. Vajza kishte rënë dakort, që ata të jetonin në Përmet. Po të donte djali, që të jetonin në Tiranë, ajo nuk kundërshtonte. Mund të rrinin dhe aty ku bënin shkollën, nëse do t’u krijoheshin kushtet. Pasioni i moshës rinore i çoi në bashkëjetesë dhe një ditë shpallën fejesën midis tyre. Të dy bënë lajmërimet përkatëse. Njëri në Përmet e tjetra në Patra. Nëna e djalit, kushërira ime, Dëshira, u ngrit nga Përmeti dhe shkoi atje me një bakllava të madhe, që e kishte përgatitur vetë, ndërsa i ati i vajzës, erdhi një ditë më vonë. Gjithçka u përgatit në përmasat e një feste. Pas mbërritjes së babait të saj, papritur emocioni u përmbys, duke u kthyer në dëshpërim. I jati i vajzës nuk pranoi që e bija të martohej me një shqiptar. “Merr një djalë çfarëdo, po deshe edhe zezak, por jo një allvanos”, i kishte thënë ai, prerë, duke refuzuar të takonte dhëndrrin. Pas shumë debatesh me të bijën, nipi im e ndaloi “vjehrrin e vet” një mëngjes, kur po zbriste nga ashensori i hotelit dhe ia tha prerë: - Ne duhemi dhe unë, o marr vajzën tënde ose nuk e dua jetën!

126

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

127

- As mos e ço nëpër mend, – ia priti greku - bota është e madhe dhe unë nuk e rrita vajzën time, që të martohet me një shqiptar. Djali e kishte informuar atë, se në Përmet, ata kishin një shtëpi të mirë dhe se gjithçka do të shkonte mbarë, por tjetri nuk lëkundej në vendimin e tij. - Unë kam 20 shqiptarë si puna jote, që punojnë në furrat e mia të gatimit të bukës, si hyzmeqarë, dhe asnjerit prej tyre nuk i kam dhënë ndonjëherë dorën – kishte shtuar ai. Atëherë, djali i nxitur nga dashuria për greken, iu afrua pranë fytyrës dhe e pyeti: - More zotëri, çfarë ke ti ndaj meje që nuk pranon? - Nuk e kam me ty, por me vendin tënd – u përgjigj greku, duke bërë një hap pas, për të larguar fytyrën. - Po me vendin tim, çfarë ke? Çfarë të keqe të ka bërë vendi im? Ai është një vend, si gjithë vendet e tjera, madje më i bukur se shumë prej vendeve që kam parë – i tha djaloshi, i cili me zor, po e mbante dëshpërimin. Tonet e tyre u acaruan aq shumë, saqë përreth filluan të mblidhen njerëz. - Do të lajmëroj policinë – tha greku, por shpejt u hutua, kur djali ia priti, aty për aty: “As që dua t’ia di fare, as për ty, as për policinë”. Drama e tyre u agravua aq shumë, sa greku bëri gati valixhen e largimit të vajzës nga fakulteti, ndërsa djali, thuajse e kishte gati planin “shqiptar” të rrëmbimit të nuses. Dhe në mesnatë, së bashku me vajzën, u nisën drejt Norvegjisë. Por i jati, i cili e kishte nuhatur përgatitjen e së bijës, njoftoi policinë dhe çifti u kap në aeroport. Pas izolimit disa orësh në polici, djalin e liruan. Greku mori vajzën e tij dhe u nis po atë ditë drejt Patras, duke shkatërruar kështu një dashuri në zenithin e vet. Kushërirës sime të shkretë, i mbeti tepsia e bakllavasë në dorë, ende e pafilluar. Të nesërmen kronikat e disa gazetave shkruanin: “Romeua shqiptar ndahet nga Zhulieta greke”. Kur e mora vesh, u mërzita për shkak të dëshpërimit të nipit tim, megjithëse isha i sigurtë, që ai do të gjente një më të mirë, brenda vendit apo jashtë tij. Por më shumë u mërzita për konceptet mesjetare të racizmit grek ndaj shqiptarëve.

KISHA MISTERIOZE BRENDA PALLATIT TË KULTURËS
Brenda Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” Përmet, po konstruktohet një Kalë Troje. Këtë radhë, Kali nuk është prej druri, por prej betoni dhe brenda tij, nuk ndodhet Menelau, por një prift. i veshur me uniformën fetare, duke folur vazhdimisht në celular me Qendrën e tij Ortodokse në Tiranë, ai po tenton të çorientojë urbanistikën, arkitekturën dhe identitetin e Përmetit, duke ndërtuar një kishë. Ndryshe nga të gjitha konstruksionet e botës, kjo kishë po ndërtohet brenda Pallatit. Punimet bëhen kryesisht gjatë natës. Sipas skenarit, së shpejti Pallati do të prishet dhe në qendër të qytetit do të shfaqet misteri i një kulti fetar. Për këtë masakër, unë, së bashku me qindra e mijëra intelektualë e qytetarë të Përmetit, kisha protestuar me dhjetëra herë, nëpër forume të ndryshme mediatike apo publike, por zgjidhja dukej e munguar. Përgjigjja që vinte nga instancat përkatëse nuk ishte kundërshimi, ndaj kërkesës sonë, por më keq akoma: ishte shurdhëria. Prandaj, më datën 7 maj 2011, AK shprehu indinjatën e lartë për veprimet e fshehta dhe të kundraligjshme që po kryhen brenda Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet, me qëllim dëmtimin dhe tjetërsimin e tij, në një kohë që ka një sërë vendimesh

128

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

129

të gjyqësorit shqiptar, të cilët nuk lejojnë këtë gjë. Ka ditë që po gërmohet nga brenda godinës për ta rrëzuar atë, punime të cilat kryhen nën kujdesin e priftit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Përmet. Gërmimi po bëhet pa leje dhe organet e pushtetit vendor nuk reagojnë ose janë bërë pjesë e këtij skandali. Po veprohet njëlloj si me varrezat e Kosinës. Ka të dhëna të plota dhe të dokumentuara se gërmimi bëhet natën dhe dheu nxirret nga brenda godinës me karroca dore duke u hedhur direkt mbi makina. Sipas dokumenteve, Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, është ngritur nga shteti shqiptar, me Vendimin Nr. 69, datë 11.08.1960, të ish Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Përmet, duke zënë vetëm 4.2 % të truallit të ish kishës “Shën Mëria e Pazarit”. Pallati u përurua më 28 nëntor 1962, Ditën e Madhe të Flamurit, me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në trazirat e vitit 1997, përfaqësues të kishës ortodokse shfaqën pretendimin për të marrë pronësinë e vet mbi Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, i cili ishte në pronësi të Bashkisë së qytetit Përmet. Ajo nuk pranoi të tjetërsohej ky institucion kulturor, për të cilin ishin investuar miliona nga djersa e qytetarëve. Më në fund, palët ranë dakord, që zgjidhja e këtij konflikti të bëhej nga organet e drejtësisë. Sipas historianit Kastriot Bezati, konflikti filloi më 25 shtator 1997 dhe përfundoi më 5 maj 2004. Të gjitha shkallët e gjyqësorit, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me Vendimin Nr. 484, dt. 10 korrik 2001, Gjykata e Apelit Gjirokastër me Vendimin Nr.122, dt. 21 mars 2002, Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 1640, dt. 14 tetor 2003 dhe Gjykata Kushtetuese me Vendimin Nr. 66, dt. 5 maj 2004, vendosën që Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, t’i shërbejë kulturës së atij qyteti, pra të mos i kalojë kishës ortodokse. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, - shpjegon Bezati - para fillimit të gjykimit, ra dakord që për këtë çështje të veprohej sipas vendimit të gjyqësorit dhe autorizoi për ndjekjen e çështjes në të gjitha shkallët, z. Orfea Beci dhe Av. Anastas Duro. Por, pas vendimit të gjykatave në të gjitha shkallët, ai nuk pranoi të largonte njerëzit e tij që kanë zaptuar Pallatin e Kulturës. Madje ka kërkuar hapur të sfidojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës

së Shqipërisë, duke kërkuar që të bëhet patjetër kisha në vend të tij. Nuk është fjala se Janullatos nuk gjen dot vend tjetër për të ndërtuar kishë në Përmet, ku aktualisht janë tre të tilla, por kërkon medoemos të shkatërrojë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”. Të largojë bustin e Naimit, këtij burri të madh për kombin shqiptar, i cili është arkitekti i gjuhës shqipe, profeti ynë. Duhet të harrohet emri i Naim Frashërit, pasi dihet që shuarja e kujtesës historike ndihmon në shuarjen e kombit. Çështja është: A do të pranojnë vallë qytetarët e Përmetit, të dëbojnë nga sheshi kryesor i qytetit Naim Frashërin, gjigantin e gjuhës sonë, për ta zëvendësuar atë, me një prift anonim, i cili ende nuk e ka mësuar mirë alfabetin shqip? Shkrimtari Agim Shehu, thotë se “nuk mund të lësh në heshtje dhunimin që i bëhet sot Naimit, duke e çkurorëzuar dhunshëm nga Pallati i Kulturës, për ta kthyer në kishë të Janullatosit! Aq më keq, e drejta e “Naim Frashërit” është dhënë zyrtarisht nga tërë shkallët gjyqësore, miratuar dhe nga intelektualët më të nderuar të krahinës. Vendimi nuk zbatohet, pasi, mesa duket, Janullatosi helen, sot, është me fuqi më të madhe edhe se Jakomoni fashist, dje. Më tepër se mburrjen në ekran, apostujt kombëtarë “Frashëri” do të pëlqenin ruajtjen shqiptare të ballit të tyre, ruajtjen e faqes fisnike shqiptare të qytetit të tyre të dashur. Në Përmet, shihet zbuluar dyfytyrësia e çuditshme: thuhet zyrtarisht me të tëra boritë, që “duhen zbatuar rreptësisht vendimet e gjykatës, se ato janë të paprekshme, se janë parime të demokracisë euro-atlantike, pushtete të ndara” e të tjera… Rasti “Përmeti”, i miratuar ligjërisht nga tërë hallkat e drejtësisë, çuditërisht shkelet pa dhënë asnjë përgjigje, duke pohuar se pushteti i kishës greke në Shqipëri, është mbi tërë pushtetet!54

54

Agim Shehu, Gazeta Republika, 9 gusht 2011

130

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

131

NË VARRIMIN E PAL DODË NDREKËS
Më njoftuan se kishte vdekur Pali, njëri prej miqve të mi të mirë dhe intelektual me vlerë për shoqërinë. Ishte me origjinë nga Mirdita. Kishte vdekur gjatë një aksidenti rrugor në Athinë. Trupin e tij e patën sjellë për ta varrosur në vendlindje. Ai kishte punuar si inxhinier elektrik në disa nga hidrocentralet e Shqipërisë. Por për vete pati mbetur i varfër. - Rroga është e vogël dhe nuk më del për të ushqyer 4 fëmijët e mi – më pati thënë në takimin e fundit, që kishim pasur para 5 vjetësh, ndaj, detyrohem të shkoj të punoj jashtë. Më erdhi keq për fatin e tij. Atë çast m’u kujtua zhurma mediatike që bëhej për “ikjen e trurit”. Por asnjë masë konkrete nuk dukej për ndaljen e kësaj hemorragjie. - Pse bëre kaq shumë fëmijë? – i thashë me shaka, ngaqë s’dija ç’ti thosha tjetër. - Kam bërë pak – më korrigjoi ai dhe shtoi: tre vëllezërit e mi kanë nga 6-7 fëmijë, ndërsa motra e vogël ka tetë. Vetëm unë e prish traditën familjare – shtoi pas pak. Ai quhej Pal Ndreka. Emrin e saktë e kishte Pal Dodë Llesh Gjin Ndreka. Dhe shpesh, në lidhje me emrin, më tregonte një anekdodë. Kuptimi i saj ishte ky: “Kur një njeri i krahinës së tij

vajti si mysafir tek një shok në Tiranë, i zoti i shtëpisë i kishte thënë gruas: sot bëj ndonjë gjë të mirë për darkë se do të sjell një mik të largët. Dhe kur shkuan për darkë, i zoti i shtëpisë i kishte thënë bashkëshortes: Erdha së bashku me Ndrecë Mark Gjon Nikë Pal Zefin”. E shoqja ia kishte pritur me dëshpërim: Unë kam përgatitur darkën për një mysafir dhe jo për gjashtë. Natyrisht, kishin qeshur sa ishin gajasur. Një ditë, ai më njoftoi se kishte ardhur nga Athina, për të ndërruar emrin dhe mbiemrin. - Në Greqi, ne shqiptarëve nuk na kanë me sy të mirë. Grekët paguhen 3-4 herë më shumë se unë, për të njëjtën punë, prandaj deyrohem të ndërroj mbiemrin në gjendjen civile. Emrin e ri e kishte vënë Mihal Nika. Kur shkova në familjen e tij, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, trupi ishte duke ardhur. Vëllezërit e vet, përveç dhimbjes që shkakton vdekja, ishin ndeshur edhe me problemin e identitetit. - Në gjendjen civile ekziston me emrin Mihal Nika, ndërsa në lajmërimin e ndërrimit të jetës duhet të shkruajmë Pal Dodë Ndreka – më thanë ata. Problemi ishte, se ky emër, nuk figuronte në listat e gjendjes civile. Për pasojë, shtoheshin disa procedura e telashe për të realizuar varrimin. -Vëllai ka marrë pasaportë të re me emrin Mihal Nika – tha njëri prej vëllezërve, ndërsa motra midis dënesës, ia preu: Ah, ajo pasaportë e mallkuar që i mori jetën! Problemi tjetër ishte emri, që do të skalitej mbi varrin e tij dhe më tej akoma, duhej korrigjuar atësia tek pasaportat e fëmijëve. Për këtë arsye shkuam në Bashki dhe biseduam me punonjësin e gjendjes civile. Por çështja ishte më e thellë nga sa mendohej. Për momentin mund të bëhej diçka, që ai të varrosej me çfarëdo emri që të dëshëronin familjarët. Telashi kryesor mbetej tek pasaportat e fëmijëve, në lidhje me atësinë. Për këtë nevojitej një gjyq formal, ku pas vdekjes të ndryshohej emri dhe mbiemri i viktimës, ose të shënohej sikur ky gjyq ishte bërë disa ditë para vdekjes. Por të gjitha këto kushtonin miliona lekë, sepse duhej rindryshuar edhe pasaporta e gruas së tij.

132

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

133

- Eh, mor Pal, sa punë na ka hapur ajo pasaporta greke – tha njëri prej vëllezërve, ndërkohë që ne po flisnim me një notere për gjetjen e rrugës më të përshtatshme. Më në fund, vumë diçka në vijë, duke lënë gjyqin për ta zhvilluar pas disa ditësh. Të afërmit vendosën, që lajmërimet e vdekjes, t’i bënim me emrin e tij të vërtetë, Pal Dodë Ndreka. Po kështu edhe procedurat e varrimit dhe emrin e tij në mermerin e varrit. Atë ditë, duke hedhur një grusht dhé mbi arkivolin e groposur të tij, unë derdha lot për Palin dhe për fatin e keq që u ra shqiptarëve, gjatë jetës së tyre të vështirë. Fat ky që i ndoqi ata edhe pas vdekjes.

FALENDERIMI I NATASHËS
Për shkak të dendësisë së ngjarjeve, për një moment gati e kisha harruar shoqen time të fëmijërisë, Natashën, kur befas një ditë ajo erdhi në mjediset e punës sime, së bashku me bashkëshortin e vet rus, që quhej Aljosha. - Ky është burri im, biznesmen nga Moska – tha ajo me krenari. - Ju të dy më kujtoni filmin rus Aljosha me Natashën – i thashë unë për humor dhe ata qeshën. Pastaj u ulëm për të pirë një kafe. - Erdha të falenderoj për ndihmën që i dhe vajzës sime – tha Natasha, ndërsa Aljosha nxorri nga çanta e tij një lap-top. - Është një dhuratë për ju – vijoi Natasha – keni shpenzuar kohën tuaj për të ndihmuar Anën – shtoi ajo. - Absolutisht jo – i thashë. Gjithçka e kam bërë me dëshirë dhe më vjen shumë keq që nuk munda ta ndihmoj më tepër. Por koha ime ka qenë e kufizuar, prandaj ju kërkoj ndjesë. - Do ta marrësh patjetër, - tha Natasha në formë urdhri. - Nuk e marr, - ia ktheva, pasi po e mora do të prishim miqësinë. Çështja merr karakter tregtar, “ti më ndihmove, unë të shpërbleva dhe u lamë”. U erdhi keq që e refuzova lap-topin, për arsye se kishin ardhur pikërisht për këtë gjë. - Javën tjetër ajo ka mbrojtjen e diplomës dhe ne na mbetet të

134

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

135

mendojmë diçka tjetër për të falenderuar – më tha Natasha, duke shtuar – ndofta ndonjë darkë me verë e raki Dëshnice. - Do të vij me gjithë qejf. Rëndësi ka rezultati pozitiv i Anës – thashë unë dhe i pyeta nëse kishin folur në telefon me të. - Po – tha Natasha – folëm dje dhe ajo na tha se ende nuk kishte komunikuar dot me profesorët e saj. Megjithëse Ana ua ka dërguar materialin me e-mail, përsëri ata janë shprehur, se nuk kanë pasur kohë ta lexojnë, por janë gati ta firmosin diplomën, duke e ditur se Ana është shumë e zonja në këtë fushë. - Më vjen mirë – i thashë unë, duke e shtyrë edhe pak më tutje lap-topin. - Atëherë do të shihemi shumë shpejt – tha Aljosha në rusisht. Ana i përktheu përpikmërisht fjalët e tij. Do të pimë edhe vodkë ruse – shtoi pas pak. - Natyrisht – i thashë unë dhe pastaj u ndamë, duke pritur javën tjetër, për një darkë emocionuese, ku sipas premtimit të Anës, do të ishte i pranishëm edhe i fejuari i saj, Nikua.

TAKIMI ME GAZETARËT
Në datën 21 prill 2011, zhvilluam një takim me gazetarët. Përsëri tek foleza jonë e ngrohtë dhe besnike, “kulla e Vodafonit”. Gjatë këtij takimi, kërkuam ndihmën e kolegëve tanë për sqarimin e opinionit publik, lidhur me ngërçin juridik të regjistrimit të popullsisë dhe falsifikimeve që bëheshin në gjendjen civile. Rolin kryesor në këtë takim e luajti Aleksandër Çipa, një nga figurat më të spikatura të gazetarisë shqiptare. Ai foli për zhvillimet aktuale dhe për nevojën e bashkimit të kontributeve ndaj çështjes kombëtare. Analisti i njohur, Andrea Stefani, e shihte të udhës, që AK të vijonte në rrugën e vet duke ndihmuar në parandalimin e kësaj gjëme dhe si përherë, ai e përkrahu lëvizjen progresiste, duke bërë sugjerimet e tij, për gjetjen e argumentave dhe sensibilizimin e opinionit publik vendas apo ndërkombëtar. Ndërsa gazetarja e njohur, drejtuese e një medieje prestigjoze, Anila Basha, në atë takim e solli më të prekshëm rrezikun grek, pasi sapo ishte kthyer nga një takim në Greqi, me nëpunës të lartë, ku ishte befasur me punën dhe kujdesin që ata bënin, për të realizuar qëllimin e tyre, ndaj shtetit fqinj. Sipas saj, “qeveria greke në Athinë nuk ka asnjë dijeni, për shqetësimin tonë, sepse, askush prej zyrtarëve tanë nuk u ka shfaqur ndonjëherë ankesa për këtë dukuri”.

136

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit Çipës, ku ai shkruante:

137

Në takim foli edhe Kreshnik Spahiu, i cili trajtoi gjerësisht rreziqet e asimilimit dhe rrugët që duheshin ndjekur për të dërguar zërin tonë në Parlamentin Shqiptar, nëpërmjet hapësirave ligjore dhe peticionit të nënshkruar me mbi 20 mijë firma. Në fund të këtij takimi, duke i falenderuar të gjithë me radhë për pjesëmarrjen e tyre, u ndala pranë kryeredaktorit të gazetës “Shqip”, Aleksandër Çipa. Duke e falenderuar ngrohtësisht, për bashkëpunimin tonë, i shpreha kënaqësinë e veçantë për menaxhimin që i bëri këtij takimi. Nuk mbaj mend, nëse ia thashë saktësisht, që pa kontributin e tij, ai takim nuk do të kishte arritur atë rezultat, por kjo kuptohej. Në thelb, unë mendoj se Çipa, është një figurë e kompletuar intelektuale, që gjendet gjithmonë, në shumicën e tryezave, ku vihej gishti mbi plagë për çështjen kombëtare. Ishte i pranishëm, madje shpesh iniciator ose promotor i këtyre diskutimeve. Ndoshta shumë njerëz nuk e kuptonin saktësisht, se nga buronte ajo energji e brendshme, për të çuar përpara zgjidhjen e problemit kombëtar. Por, unë e kuptoja fare mirë. Përveç prirjeve të dukshme patriotike dhe intelektuale, ai zotëronte një talent krijues për të bërë për vete bashkëbiseduesit, në lidhje me argumentet që përdorte. Gjetjet dhe figuracionet e fjalive të tij impononin heshtje solemne në sallë. Ligjërata e Çipës ishte gjithmonë e ndërkryer. Atë ditë, ndërsa e falenderoja për pjesëmarrjen dhe rolin e tij në organizimin e tryezës sonë të përbashkët, në mendjen time, në ato çaste bluaja katër vargjet lapidarë të poetit popullor, Lefter Çipës, i cili për çështjen kombëtare kishte shkruar: “Ne s’kemi ëndërr të madhe/ por aq sa hap krahët shqiponja/ Shqipërinë natyrale/ Katër vilajetet tona..”. Duke çuar nëpër mend këto katër vargje, mendova se çdo referat teorik, nuk barazohet dot me këto 17 fjalë të gjeniut popullor, i cili me madhështinë e filozofisë së tij, kishte mëkuar edhe të birin. Vargjet e Lefter Çipës, i kisha lexuar me qindra herë dhe shumicën e tyre, ashtu si shumë njerëz të tjerë, i dija thuajse përmendësh. Kështu, kur u ulëm të pinim kafen e zakonshme, pas takimit, unë nuk e vura re kamarierin që u afrua të merrte porosinë, sepse po sillja nëpër mend ritmin e këngës së dhjetë të Lefter

Nese unë vërtet për Vlorën / Zemërshkoqur shkruaj, plakem, / Më besoni, për Kosovën / Dhe të vritem do të ngjallem. / Dhe në varr i bër baltë / Po qe se thërret Liria, / Për të gjallët ngrihem prapë, / Të këndojë këngët e mia. / Sepse kënga qenka shpirti / Shpirt i bukur përmbi penë, / Gjaku është shqiptarizmi / Që në zemër ka folenë, / Kur t‘i shoh burrat e Vlorës / Në Deçan e në Drenicë, / Do t‘i flas me zë Europës: / Pa shih bijtë e Shqipëtarisë / Se jemi të etur / Merak na ka mbetur / Me buzë të qeshur / Të mbyllet ky shekull. / Dilni ta presim Lirinë! Kështu, atë ditë, thuajse humba në mes të kujtimeve të poezive brilante të poetit të Bregut, kur papritur, nga kjo gjendje më nxori një zë miqësor, që më tha: “Pije kafenë, se t’u ftoh”. Ishte, gazetari Çipa, të cilin kam krenari ta quaj mik. Më kishte premtuar një takim me Lefter Çipën, por duket se punët e shumta nuk na kishin lënë deri tani, që të realizoja një nga dëshirat e mia.

138

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

139

NJË POLEMIKË NË RRUGË
Një ditë, kur po kaloja para pallateve “Agimi”, më ndali në rrugë një qytetar. Siç duket, ngaqë kishte ndjekur aktivitetet tona në televizor, më njohu dhe më pyeti. - Çfarë doni ju të “Aleancës Kuq e Zi”? Mos doni që ne të vdesim për bukë? Unë nuk e kuptova qartë dhe ai vazhdoi sqarimin e tij. - Babai im merr pension grek, ndonëse është nga Kolonja. Nëna është me origjinë nga Përmeti, por prej 50 vjetësh jeton në Tiranë. Ajo merr pension shqiptar prej 12 mijë lekësh. Ka punuar gjithë jetën në tezgjah dhe është robëtuar me 3 turne. Pensioni nuk i del as për të paguar dritat, ujin, telefonin apo taksat e tjera. Çfarë kërkoni, se nuk po ju marr vesh? Mos doni që të na hiqni edhe atë kafshatë të gojës që merr babai im? - Ne nuk jemi kundër atyre që kanë kombësinë natyrale greke – thashë unë - jemi kundër rasteve, kur për hir të 300 eurove, manipulohet kombësia dhe prejardhja. Besoj se babai juaj nuk ka falsifikuar dokumentet. - Kush e ka fajin që shqiptarët ndërrojnë kombësinë? – më ripyeti ai. - Ligji dhe gjykatat, iu përgjigja unë, por edhe individët, që pranojnë të shkombëtarizohen për atë pension. Kjo është një

strategji e tërë e qarqeve të caktuara, që synojnë shkombëtarizimin gradual të shqiptarëve. Është strategji tre shekullore. Dhe në këtë rast, qoftë edhe nga halli, disa individë bien në kurthin e planit helen – iu përgjigja ngadalë. - Çfarë duhet të bëjnë sipas teje, të vdesin për bukë? – vazhdoi ai. - Mendoj se duhen gjetur rrugë të tjera, pa prekur identitetin e kombit, pa u nëpërkëmbur – vijova unë. - Ku t’i gjejnë ato rrugë, kur shumica e njerëzve janë të papunë – vazhdoi polemikën ai. - Ka vërtet shumë probleme financiare, që lidhen me punësimin, por gjërat duhen zgjidhur pa mohuar prejardhjen – shtova unë. - Çfarë thua, more zotëri? Sipas teje, duhet të vdesim për bukë dhe na rroftë identiteti, krenaria. Dhe më tej vazhdoi: Njerëzit po shesin eshtrat e gjyshërve të tyre dhe a e di përse i shesin? - Jo – i thashë unë, për t’i lënë radhë sqarimit të tij të mëtejshëm. - Për një copë bukë – u përgjigj ai dhe në sy fsheu pikimin e një loti. Pastaj vijoi: A e di ti, se për sa lekë i kam shitur kockat e gjyshërve të mi në Kosinë? - Jo – i thashë prapë unë. - Vetëm për të blerë librat dhe çantën e shkollës për vajzën që e kam në gjimnaz. - Ti ndofta do të pendohesh ndonjë ditë për këtë gjë, - ia ktheva, disi i habitur por dhe i fyer si shqiptar. - Unë jam penduar që tani, por m’i jep ti ato lekë, t’i rimarr ato eshtra e t’i rivarros si njeri në varret e fshatarëve të Kosinës. - Tani ato nuk i merr as me 500 mijë euro. Por duhet ta dish, që askujt nuk i lejohet të bëjë pazare me eshtrat e të parëve – insistova unë. - Nuk kam bërë pazar, por bleva librat e vajzës, se do shkonte në shkollë. Jam me shkollë të lartë, e cila më ka dalë e tepërt. Ku të mbytesha. Jemi shtatë vetë e rrojmë me pensionin grek të babait – tha ai mendueshëm. - Sa fitove me shitjen e eshtrave të gjyshërve? - pyeta unë.

140

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

141

- Mos më ngacmo te plaga. Edhe aty më ndodhi një ngatërresë e madhe – tha ai, duke kërkuar në xhep paketën e cigareve. - Çfarë ngatërrese? - Në fillim ata që mblidhnin eshtrat më premtuan 300 euro për secilin. Pastaj, kur unë ua çova, filluan nga pretendimet. - Çfarë pretendimesh? - Më thanë se çmimi për gjyshen do të ulet, për arsye se ato janë eshtra grash, ndërsa ata kishin kërkuar vetëm eshtra burrash, për t’i vendosur në varrezat e ushtarëve grekë. Ndërsa për gjyshin nxorën alibinë, se gjatësia e eshtrave ishte shumë e shkurtër. Në fakt, gjyshi kishte një shtat të shkurtër rreth 1.62 metra, gjë që e kemi trashëguar edhe ne. Jemi si race të shkurtër. Prandaj edhe për të, çmimi do të ulej, sepse rekrutimi grek nuk i pranonte ushtarët poshtë gjatësisë 1.65 m. Dhe kjo, në rast të ndonjë kontrolli nga lart, mund t’i rrezikonte ata për në burg. Sigurisht, e gjetën këtë si shkak, për të ulur çmimin apo për t’i mbajtur lekët e tjera për vete, një zot e di. Mua më dhanë 20 mijë lekë për çdo skelet. Gati sa nuk më ra të fikët. Mbeta me thesin bosh në dorë dhe më erdhi keq për gjyshërit e mi të mjerë, të cilëve ua kisha punuar pabesisht, në atë mënyrë. Por nuk kisha ç’të bëja. Doja të kthehesha. Atë natë binte shi dhe unë i kisha premtuar fshatarit që e zhvarrosi, se do t’i jepja shpërblimin, për çdo palë eshtra që nxorri mbi tokë. Fshatari qëndronte në këmbë, në pritje të hakut të punës. Nëse do të kthehesha për t’i varrosur përsëri, ai donte po aq të tjera, si hak pune. Nuk kisha asnjë lek me vete. Madje, as për të paguar autobusin e kthimit për në Tiranë. Kështu që pranova. - Kjo qenka më e rëndë nga ç’e mendova unë – i thashë dhe më erdhi keq për të. Pastaj u prezantuam më mirë. Ai më tha se quhej Foto Papa. - Kam marrë emrin e gjyshit, sepse në anët tona, ky ishte një zakon i vjetër dhe i pandryshueshëm – më tha ai. E ftova për kafe, por ai nuk pranoi. Dhe më në fund i thashë: - Tani kemi një takim me intelektualët. Hajde edhe ti. - Çfarë intelektuali jam unë, që nuk kam bukë për darkë? – tha si me habi. Mbeta me këtë copë golf e pallto të vjetër. Aty vijnë njerëz të kollarisur, me kostume të reja. Ndoshta nuk i dinë hallet

tona të vërteta, ose nuk kanë fuqi të ndryshojnë gjë dhe merren me biseda tavolinash. - Ne do të përpiqemi të ndryshojmë diçka - i thashë – prandaj, i jemi futur këtij aksioni. - Çfarë do të ndryshoni, ju? – ma priti ai. Me këtë zhurmë që po bëni e vetmja gjë që mund të realizoni është që t’i hiqni pensionin babait tim. Por nuk keni të drejtë – përfundoi. Dhe iku.

142

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

143

Në Fakultetin Ekonomik Shumica e studentëve, preferojnë të fitojnë të drejtën e studimeve në Fakultetin Ekonomik, sepse shkencat ekzakte janë gjithmonë në preferencën e çdo kohe. Aty hyjnë e dalin studentë për të bërë llogaritë e lëndëve ekzakte ose të notave. Por edhe ne, si studentë të përjetshëm që mësojmë çdo ditë llogaritë dhe borxhet e palikuiduara të të tjerëve ndaj kombit tonë, shkuam atë të shtunë, më 9 prill 2011, tek ky fakultet, për të marrë mbështetjen e tyre. Dhe ashtu ndodhi. Gjatë atij takimi, një nga gazetarët pyeti nënkryetarin e KLDsë, në lidhje me deklaratën e Ministrit të Jashtëm grek, Dhimitris Droutsas, i cili pati thënë se, “nuk duhet të njihet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për marrëveshjen e ujërave”. Dhe ai iu përgjigj: “Shqipëria është shtet sovran dhe ligjor, respekton Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare të detyrueshme për t’u zbatuar. Nuk ekziston asnjë marrëveshje në kuptimin ligjor, midis Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e kufijve detarë, jo vetëm sipas të drejtës tonë, por edhe në të drejtën ndërkombëtare. Ne vlerësojmë se në frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja, e cila u lidh 2 vjet më parë, midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj Greke, nuk ishte realizuar në respektim të parimeve të ligjit themeltar, nën autoritetin e institucioneve kushtetuese dhe ishte tërësisht jashtë standardeve të së drejtës ndërkombëtare. Aktualisht, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka vlerësuar si një marrëveshje të papajtueshme me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare, nuk ka vend për të folur për një marrëveshje në fuqi, e cila juridikisht nuk ekziston. Ne kërkojmë, që Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, të respektojë sovranitetin e shtetit shqiptar, parimet e shtetit ligjor e së drejtës ndërkombëtare dhe të mos lejohen të bëhen deklarata, të cilat cenojnë rendin juridik dhe shtetin ligjor shqiptar. Ne jemi për një marrëveshje të ujërave dhe për përcaktim të kufirit detar, por duke respektuar të

TAKIMI ME INTELEKTUALËT
Të gjitha partitë, shoqatat dhe aleancat e sapokrijuara, për të realizuar programet e tyre, synojnë të fitojnë mbështetjen nga elita kombëtare. Këtë radhë ndodhi e kundërta. Ishin vetë intelektualët, që, duke kërkuar një forum të besueshëm ku të shpreheshin, gjetën ngrohtësinë dhe mbështetjen tonë. Pra, të dy palët gjetën plotësimin e njëri-tjetrit. Pa kushte, pa interesa, me vullnet të lirë. Vijnë për të qetësuar ndërgjegjet e tyre. Ne, natyrisht, që e kishim planifikuar një takim të tillë, por kjo ndodhi më shpejt se ç’e kishim planifikuar. Takimi kaloi në formën e një bashkëbisedimi, ku nëpërmjet mikrofonit lëvizës, secili shprehte pikëpamjet e tij. Qysh prej ditëve të para të aksionit tonë, për shkak të pjesëmarrjes së gjerë nga gjithë shtresat e shoqërisë, ne konstatuam se problemi kryesor nuk qëndronte tek mbledhja e 20 mijë firmave. Ajo ishte puna më e lehtë. Çështja ishte te gjetja e rrugëve për rimëkëmbjen e kombit tonë. Gjatë këtij takimi u rrahën plot mendime, u dhanë alternativa të dobishme, ku thelbi i çështjes qëndronte në sensibilizimin e politikanëve shqiptarë të gjithë trevave, dhe pastaj, mbase në mbajtjen e një referendumi mbarëkombëtar për sanksionimin e bashkimit të trojeve tona, nën një qeverisje të vetme ose nëpërmjet disa ekipeve politike që do të merrnin në dorë fatin e menaxhimit, të sfidave që paraqiteshin.

144

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit Në Beratin antik

145

drejtën ndërkombëtare, parimin “EQUITE”, parimet e shtetit ligjor, rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe një proçedurë ku të respektohen pavarësia dhe kompetencat e organeve kushtetuese”. Në formim diskutoi dhe prof. Hysamedin Feraj, i cili shpjegoi sipas së drejtës ndërkombëtare, pse është i gabuar ky regjistrim. Pleurat Rexhepi e Uran Butka, paraqitën shkurtimisht mendimin e tyre lidhur me avantazhet e kësaj lëvizjeje dhe qëllimet e mbrapshta që fshihen pas këtij regjistrimi të popullsisë, ndërsa unë shpjegova shkaqet, pse politika shqiptare ka mbërritur deri në këtë pikë. Mbreti Leka i Parë hedh firmën e 20 mijtë Në datën 16 prill 2011, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, unë, juristi Pirro Samara, shkuam te shtëpia e Mbretit Leka i Parë, i cili me firmën e vet në peticion, plotësoi shifrën e 20 mijë nënshkrimeve. Ajo firmë nuk ishte “vetëtimë”, siç thuhej në librat e Realizmit Socialist, për firmat e udhëheqësve të dikurshëm, por ishte një kontribut simbolik që i përkiste të ardhmes. Firma e përfaqësuesit të Familjes Mbretërore, nuk mund të mungonte kurrsesi në atë koleksion gjigant shkronjash, që kërkonin më shumë kujdes për shëndetin e kombit shqiptar. Gjatë fjalës së tij me këtë rast, Mbreti Leka i Parë, vlerësoi iniciativën e ndërmarrë nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke e konsideruar këtë nismë, “të guximshme, por të drejtë”. Më tej, Leka i Parë tha: “Çështja e regjistrimit, i përket interesit kombëtar dhe s’mund të cenohet, për asnjë arsye, nga interesa të ngushta”. Atë ditë u plotësua numri i 20 mijë firmave, por ne vendosëm ta vazhdonim aksionin tonë gjithëpërfshirës, në mënyrë që Brukseli, kur të shprehet zyrtarisht për këtë lloj regjistrimi, të ketë parasysh, që ai kundërshtohet nga pjesa më e madhe e popullit shqiptar.

Sapo hymë në Berat, më 23 prill 2011, e kuptuam se, këtu nuk kishte nevojë për fjalë. Identiteti i qytetit i kalon dymijë e pesëqind vjetët. Vjetërsia e moshës së tij të imponon vetvetiu krenarinë dhe respektin ndaj historisë. Nga gjërat që të vijnë ndërmend menjëherë, sapo hyn në Berat, janë gjetjet arkeologjike të rrënojave, që datojnë para Krishtit. Është fakt, që Kalaja e këtij qyteti, është goditur me qindra herë nga sulmet e furishme me shigjeta, heshta, shpata dhe deri te gjylet e topave të pushtuesve. Nga ato gjëmime, pjesë të veçanta të mureve janë plasaritur, ndonjë gurë ka rënë përtokë, por Kalaja ka qëndruar. Kjo ka ndodhur për të dëshmuar pas mijëra vjetëve, identitetin e rezistencës së natyrës sonë të paasimilueshme. Duke shkuar aty, njeriu pyet vetvetiu: si mund ta shkatërrojnë vallë këtë identitet, ca konsuj qesharakë, që bashkë me ilaçin e sëmundjes së astmës, mbajnë me vete planin e asimilimit të shqiptarëve? Në qytetin antik të Beratit, i cili është ndërtuar midis dy maleve, duke i rezistuar kështu qindra rrebesheve shekullorë, shkuam për një ndeshje me të keqen. Për këtë arsye, ndeshja e futbollit “Tomorri-Lushnja”, është ndërprerë për pak minuta, si një formë proteste kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike. Futbollistët e dy skuadrave kanë firmosur peticionin në stadium, duke i thënë jo formularit të vetëdeklarimit të kombësisë dhe fesë.

146

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

147

FQINJI IM, “GREK”
Nusja e një fqinjit tim, me të cilin kam pasur marrëdhënie shoqërore, kur banoja te “Parku”, kishte disa ditë që kishte ardhur nga Athina. Për shkak të impenjimeve që kisha, nuk pata rast për ta takuar. Me fqinjin pinim shpesh kafe familjarisht, por tani, për shkak të emigrimit të tij 14 vjeçar, bënim vetëm telefonata, të cilat sa vinin e rralloheshin. Kishim mbi dy vjet pa folur në telefon. Pas përshëndetjeve të para, e pyeta për fëmijët, të cilët kishin ikur në moshën 2 dhe 5 vjeçare. - Janë shumë mirë – më tha ajo. Djali është në vitin e fundit të shkollës së mesme, ndërsa vajza mbaron tetëvjeçaren, siç i thoni ju këtu, se atje quhet ndryshe. Të dy janë nxënës të shkëlqyer – vijoi më tej, por kemi dhe një problem. - Çfarë problemi? - e pyeta. - Fëmijët nuk dinë shqip. Djali di pak, por vajza i ka harruar dhe ato pak fjalë që dinte. Ne, u përpoqëm t’i mësojmë, por tani ajo histori u harrua. Sidoqoftë, jemi rregulluar mirë. U pajisëm me dokumente të rregullta. Ekonomia nuk na mungon. Vjehrra merr pension, si greke. Me një fjalë, jemi mirë. - Si e merr pensionin grek, apo, ka ndërruar kombësinë? – pyeta unë. - Po. Atë problem e kemi mbyllur të gjithë, që prej tre vjetësh.

- Si mundët të ndërroni kombësinë, kur ju nuk kini asnjë lidhje me shtetin fqinj? - Mbase grekë nuk jemi, por sipas një dokumenti, kemi lidhje “gjaku”, shtoi ajo duke qeshur. Dhe vijoi: Shfrytëzuam një shkresë, që na bëri punë me të vërtetë. - Çfarë shkrese? - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Operacionin e Qershorit 1944, gjyshin e kapi gjermani dhe e mori rob. Gjermanët që i morën rob kaluan nga Korça, e përfunduan në Selanik. Qëndruan në një kamp, rreth dy muaj dhe pas kësaj, u nisën për në kampet e përqendrimit në Gjermani. Kur u nisën nga Selaniku, në dokumente u shkruan si qytetarë grekë. Me të tillë dokument edhe u kthyen. Me anë të tij e zgjidhëm çështjen në gjykatë, por na morën një qese me lekë. Ishim katër vetë, unë, burri, vjehrri dhe vjehrra. Ndërsa, për fëmijët ishte më e lehtë të integroheshin. Më erdhi keq për këtë zgjidhje por s’kisha çfarë t’i thosha asaj gruaje, me të cilën kishim jetuar në një pallat për 7 vite rresht. Aq më tepër, që ajo vetë, këtë zgjidhje e konsideronte si një fat ideal. - Po Naimi si duket? – e pyeta. - Nashua – më korigjoi ajo, – emrin e tij e ndërruam bashkë me kombësinë. Po kështu edhe emrat e prindërve të tij, ndërsa unë jam në rregull. Këtu e kisha Rina, atje më thërresin Irini. Ndërsa, kunatit tim,Tekiut, i thonë Teli (Aristotel). - Po Tekiu, përse e ndërroi emrin? – e pyeta kot. Madje, u pendova, sepse e dija përgjigjen e saj. - E ndërroi që të hante bukë. Gjersa bëmë ndërrimin, patëm një thes me ngatërresa. Atje, nuk të pranonte njeri në punë, po qe se je me emër mysliman. Kurse, këtu në Tiranë, e lanë rrugëve. Ti e di se çfarë hoqi burri im. E lanë 4 vjet pa punë dhe mbaheshim me pensionin prej 100 mijë lekësh të prindërve të tij. I blinim fletoret e fëmijëve duke lypur borxh tek komshinjtë. Ti e mban mend, apo jo? - më pyeti ngultazi sërish. - Po- i thashë unë me një zë të dobët, por ajo vazhdoi: - I rroftë universiteti dhe doktoratura që ka mbrojtur, sepse këtu nuk e morën në punë as si shofer. Në dikastere zunë vendet

148

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

149

më të mira militantët e partive. Madje, disa prej atyre ishin me diploma false. Kurse atje, punon të paktën në një fabrikë dhe merr katër herë më shumë se të kishte një punë këtu. Pas pak, nga fytyra e saj u zhduk nervozizmi dhe u drejtua nga unë: - Po ti, pse rri këtu? Pse nuk vjen andej? Unë nuk fola. - Nashua nuk të heq nga goja dhe po të duash, ai të ndihmon për dokumentet. Të ndihmon se ka një mik të fortë në zyrat qendrore të gjendjes civile. Vetëm, se duhet të paguash ca para ryshfet. Ti e di si bëhen punët në gjykatat shqiptare. Sa për shtëpi, mos u bëj merak. Të gjejmë ne menjëherë shtëpi dhe me qira shumë më lirë se vlera e tregut. Kemi një plakë të vjetër, aty afër, që kërkon njerëz për hyzmet (shërbim). - Po për emrin - i thashë - si t’ia bëjë? Unë quhem, Nuri! - Do ta ndryshosh, s’ke ç’bën. Atje, do quhesh Niko. Mjafton, që pa emër nuk të lënë. - Ju si do të bëni, a do të ktheheni ndonjëherë? – pyeta, si pa kuptim. - Për t’u kthyer, ne mund të kthehemi që nesër. Puna është me fëmijët, që duan t’i vazhdojnë shkollat atje. Çështja është se këtu ka vetëm rrëmujë dhe politikë. Duket sikur asnjeri nuk jeton për veten e tij. Sikur të gjithë e kanë mendjen tek votat, zgjedhjet vendore apo politike. Me një fjalë, më duket sikur këtu të gjithë janë çmendur – përfundoi ajo. Nuk kisha çfarë t’i thosha. Vështirësitë e tyre financiare, kur jetonin këtu, i dija mirë. Të dy kishin mbaruar universitetin dhe pas vitit 90-të, kishin mbetur herë me punë sezonale, herë pa punë. Doja t’u bëja thirrje të ktheheshin, por ky kthim, mund të merrte për ta përmasat e një traume familjare. Prandaj u ndamë, duke bërë reciprokisht të fala për pjesëtarët e tjerë të familjes. Duke u larguar, u ndjeva disi i shokuar dhe e kuptova se plaga jonë e përbashkët, ishte më e thellë nga ç’mendohej. Ajo nuk kishte të bënte vetëm me ligjin e Parlamentit tonë, për çështjen e regjistrimit, apo vetëm me gjykatat shqiptare, por edhe me sakrificën e shqiptarëve për të mbijetuar. Ndërsa po kaloja i vetëm

pranë Rrugës së Ambasadave, m’u kujtua dyndja e 5 mijë të rinjve në vitin 1990, që hipën mbi muret e këtyre godinave misterioze, në kërkim të një jete më të mirë. Brenda godinave gjallonin jetë nga gjaku i shteteve që sakatuan trupin e këtij kombi martir. Pastaj, vetëtimthi më erdhi në mend dyndja e të rinjve nëpër anijet e rrezikut, që kërkonin një liman qetësie për të jetuar të lirë. Por edhe tani, kur liria politike ishte e garantuar, përsëri, problemet financiare dhe dilema e papunësisë, i detyronte njerëzit të iknin, duke ndërruar emrat e tyre dhe ndonjëherë edhe kombësinë.

150

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

151

NJË NJOFTIM NGA ROMA
Një lajm i papritur, më bëri të ndërroj destinacionin e punëve të përditshme dhe të nisem drejt Romës. Më njoftuan, se një shoku im, po jetonte orët e fundit të jetës, për shkak të një aksidenti automobilistik. Më parë, këto njoftime bëheshin me telegram, por tani mjaftonte një mesazh në telefon. Kishte mbi 10 vjet që jetonte në Itali familjarisht, madje, ishin bërë bashkë më shumë se 6 familje nga i njëjti fis, duke tërhequr njëri-tjetrin. Qenë stabilizuar për bukuri në një provincë rreth 20 km larg Romës. Ai, ishte njeri i gjendur dhe ndjeja detyrim, për t’iu ndodhur pranë. Edhe për shkak të një pengu të vjetër, që më kishte mbetur nga një rast i ngjashëm, vendosa të shkoj. Pengu kishte lidhje me një mikun tim të afërt, me banim në Selanik. Katër vite më parë, më 10 maj 2007, më njoftuan me telefon, se ai ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkova në ambasadën greke, por nuk më dhanë vizë. Një i njohur më bëri me dije se shteti helen më kishte shpallur person “non grata”. Në thelb, kjo ishte një censurë mesjetare, por krejtësisht e mundshme për fqinjin jugor, ku shqiptarët nuk mund të punësohen normalisht, nëse nuk ndërrojnë identitetin. Ndërsa mua më kishin ndaluar të drejtën e vizës, qysh në ambasadë dhe për këtë arsye, udhëtimi im u bë i pamundur. Nuk shkova dot për t’i dhënë lamtumirën, atij njeriu të mirë, që më kishte mbajtur për dore kur

isha i vogël, duke më mësuar si të ecja nëpër kalldrëmet e fshatit. Por këtë mungesë të pafalshme, e kisha bërë për arsye diplomatike. Kështu që drejt Romës fluturova qysh të nesërmen. Miku im i vjetër, gjatë takimit prej disa minutash, në paradhomën e reanimacionit, nuk më njohu. I vura dorën në ballë, e përkëdhela në faqe, por nuk ndjeu asgjë. I rrethuar nga tubacionet e oksigjenit, ai jetonte ditën e fundit të jetës. Dhe në darkë, ndërroi jetë. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë shqiptarë, me të cilët bisedova në lidhje me identitetin. Thuajse, të gjithë kishin mbetur me kombësi shqiptare dhe një pjesë e tyre, kishin marrë shtetësinë italiane, por pa e ndërruar aspak kombësinë. Kjo më gëzoi dhe kur u fola për iniciativën tonë të mbledhjes së firmave, ata më mbështetën. Për fat të keq, me vete nuk kisha marrë asnjë formular të peticionit tonë, kështu që firmat e tyre, i ruajta në bllokun tim personal, në formën e kujtimeve. Aty, shënova emrat, Zeni Avdiasi, Pranvera Mali, Gëzim Lamllari, Ardian Laçi, … Ata, më shpjeguan se kishin ikur nga Shqipëria, për arsye të ngutshme ekonomike, por asnjeri nuk e kishte çuar ndërmend ndërrimin e kombësisë.

152

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

153

NË DITËN E DËSHMORËVE
Nëse ndokënd, do ta gënjejë mendja ndonjë ditë, që të mashtrojë inkoshiencën e shqiptarëve, për t’u ndërruar atyre identitetin, në këmbim të 300 eurove, të jetë i sigurtë, se do të gënjejë veten. Mundet, që këto qarqe antishqiptare, të arrijnë të mashtrojnë politikanë të veçantë, për të ndryshuar ligjet e gjendjes civile a regjistrimit të popullsisë. Kjo mund të ndodhë, diku nga fundi i muajit dhjetor, apo në fillimet e janarit, kur netët janë të gjata e të mbytyra me rrebeshe dhe kur ditët e shkurtra mbulohen nga mjegullat stinore. Çdo individ, apo grup individësh, që do të tentojë të cenojë identitetin tonë, qoftë edhe në kulmin e triumfit të planit të tij mafioz, duhet ta dijë mirë, se pas dimrit vjen një pranverë dhe papritur tek porta e kalendarëve troket data 5 Maj. Atëherë, mafia ndërkombëtare nuk mund të ketë më triumfe, sepse kjo është Dita e Dëshmorëve. Gjëja e parë, që duhet të bëjnë kusarët e kombësisë tonë, për të realizuar qëllimin e tyre shovinist, siç thotë një personalitet i letrave, duhet “të ngrenë nga balta e të rivrasin të rënët”. Sepse, koleksioni i plagëve të tyre, që pikon akoma gjak, nuk do të lejojë kurrsesi anijet me slogane moderne, por të projektuara në Mesjetë, që të bëjnë matrapazllëqet e dokumentacioneve të ndërrimit të kombësisë, në detin e amaneteve. Për këtë arsye, data 5 Maj, është

busulla dhe periskopi ynë, për të matur drejtimet dhe gravitetin e dallgëve. Heronjtë dhe dëshmorët tanë janë nën tokë, që ne të jetonim të lirë. Çdo shqiptar e di fare mirë, se amanetin e të parëve nuk e tret as dheu. Ndërkohë që shkelja e amanetit, sipas kodit zakonor, përbën tradhëti të pafalshme ndaj të parëve të tu. Për këtë arsye, me rastin e 5 Majit, “Aleanca Kuq e Zi” e përkujtoi heroizmin e të parëve tanë, në një mënyrë të ndryshme. Duke u dhuruar në mënyrë simbolike flamurin kombëtar për çdo familje të dëshmorëve. Natyrisht, nuk ishte e mundur të shkonim tek të gjitha familjet, por atje ku shkuam, e ndjemë fare mirë, se çdo të thotë të vdesësh për interesat e kombit, për të çliruar tokën tënde të pushtuar. Në këto familje, e ndjemë akoma edhe më qartë, se çdo të thotë që pas lufte, të tradhëtosh idealin e dëshmorëve, duke firmosur ligje antishqiptare. Njëra prej tyre, ishte familja e Musa Fratarit, i cili ka hyrë në histori, për heroizmin e tij në luftën e Spanjës, ku së bashku me brigadat internacionaliste, firmosi mbi tokën spanjolle edhe me gjakun e shqiptarëve. Nëpërmjet Musait dhe shokëve të tij, historia njohu aty, edhe trimërinë e shqiptarëve, të cilët dëshmuan se liria ishte më e shenjtë se jeta. Kjo familje, e cila ka ruajtur traditat më të mira të mikpritjes dhe besnikërisë, na tregoi diçka më shumë për Musa Fratarin dhe për të gjithë shokët e tij, në luftën e Spanjës. Sepse, sakrifica për kombin ka një çmim, por ka edhe një vlerësim. Çmimi është jeta e dhuruar dhe vlerësimi është nderimi, që i mbulon pasardhësit brez pas brezi. Familja Fratari, ashtu si qindra familje dëshmorësh, shprehën mbështetjen e tyre për aksionin e ndërmarrë në lidhje me mbledhjen e firmave të peticionit. Duke e firmosur këtë peticion, ata e ndjenin edhe vetë, se po bëheshin pjesëtarë aktivë të një beteje, që e kishte filluar Musa Fratari në Spanjë, duke kryer kështu betimin e tyre familjar e fisnor, se do t’i qëndronin besnikë rrugës së heronjve, për ruajtjen e kufijve tokësorë dhe identitetit të shqiptarëve. Nipi i tij, Zigur Kame, duke hedhur firmën, u shpreh: “Duke firmosur këtë peticion, unë plotësoj edhe amanetin e xhaxhait tim,

154

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

155

Musa Fratarit, për ta parë Shqipërinë, ashtu siç e ëndërruan heronjtë dhe dëshmorët tanë”. Ndërsa, nipi tjetër, regjisori Gëzim Kame, tha: “Ndihem i emocionuar, se kjo është një nga firmat më të rëndësishme të jetës sime. Prandaj, do të jem në mbështetje të kësaj ëndërre, derisa të kem frymën”.

ME GJENERAL SHPËTIM SPAHIUN
Një ditë po bisedoja me gjeneral Shpëtim Spahiun, në lidhje me progresionin e rritjes së personave që kanë ndërruar kombësinë, dhe, të atyre që presin në radhë me dosje në dorë, për të bërë konvertimin fals. - Janë 200 mijë shqiptarë me banim në Greqi, pa llogaritur këtu dhjetra - mijëra të tjerë, që e kanë kryer ndërrimin nëpërmjet gjendjes civile në Shqipëri – i thashë unë. - Po – tha gjenerali, i cili dukej mjaft i informuar për situatën. Zotëronte një kulturë të gjerë dhe kishte një mënyrë të foluri, që të bënte për vete. Nga ana tjetër, duke qenë me origjinë nga treva e Frashërit, reflektonte një sensibilitet të veçantë për problemin kombëtar. Për këtë arsye, unë kisha gjithmonë dëshirë që të bisedoja e ta dëgjoja me vëmendje, për gjërat që thoshte. Dhe ai vazhdoi: –Veçse duhet të kesh parasysh një gjë: ata, një ditë do të kthehen. Por edhe në mos u kthefshin për të jetuar këtu, për arsye të ndryshme ekonomike ose për shkak të integrimit të fëmijëve në realitetin grek, përsëri, nuk do ta mohojnë asnjëherë atdheun e tyre. Patjetër, një ditë do të kthehen, për të jetuar ose për të vdekur këtu, sepse e dinë fare mirë çdo të thotë të vdesësh në dheun e huaj. Ndërsa, fëmijët, sapo të rriten dhe të njihen me identitetin e

156

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

157

tyre, do të ndjejnë krenari për Shqipërinë. Mos harro vargjet e rilindasve që thonë: “Ku më duket balta, më e ëmbël se mjalta, në Shqipëri”, ose “Shqipëri quhet toka, ku më ka rënë koka”, e shumë të tjera. - Dakort - i thashë unë, por tani disa nga këto vargje po ndryshken. Lexova një ditë, në një gazetë, se vargjet, “Shqipëri quhet toka, ku më ka rënë koka”, ishin shkruar ndryshe, nga një poet “modern”. - Si ishin shkruar? - “Shqipëri, quhet një copë toke, që më bën me dhimbje koke”, - perifrazova unë. - Dakord, por ato janë parodi – tha gjenerali, dhe paroditë e kanë jetën një muaj ose një vit. Ndërsa fryma e rilindasve tanë është kthyer në një filozofi kombëtare dhe organike. Kombin tënd nuk mund ta mohosh dot kurrë, as me çertifikata dhe as me justifikime teorike. Edhe sikur të arrish ta bësh këtë gjë, për disa vite, përsëri, malli për të nuk shuhet. Atdheu të del natën në ëndërr ose të vjen në mëngjes, në formën e therjes në zemër. Dhe ti nuk mendon dot për asgjë tjetër, veçse për t’u kthyer tek vendi yt, ku të presin kujtimet e fëmijërisë, apo lulet e munguara mbi varrin e nënës, të cilin prej vitesh e kanë mbuluar barishtet. Nuk ka njeri në botë, që ta përballë këtë trysni drithëruese, ushtruar nga malli për vendin tënd! - Po - i thashë unë, ke të drejtë. Por, aktualisht, situata jonë është e vështirë, sepse pas çertifikatave, Greqia synon të realizojë planin e Megali Idesë. - Ato plane do të zënë merimanga në sirtarët e arkivave, por sidoqoftë, rreziku i asimilimit nuk duhet nënvleftësuar – shtoi gjenerali. Si një gjeneral i zoti, ai e dinte mirë se në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në NATO, rreziku i invazionit ushtarak ndaj vendit tonë ishte i pamundur, por si erudit, nuk e nëvlerësonte aspak alarmin e asimilimit të pjesshëm. - Nuk ka se si shpjegohet ndryshe oreksi i qarqeve greke, me presionin që ushtrojnë për ndryshimin e kombësisë së shqiptarëve – i thashë unë.

- Me sa jam informuar, nga Frashëri nuk ka asnjë – ndërhyri ai, duke mbrojtur, jo pa krenari, pjesën e origjinës së vet. Pastaj shtoi: Këtë e them me siguri, pa lexuar statistikat tuaja. Sepse, në Frashër, bashkë me qumështin e mëngjesit, nënat i mëkonin fëmijët e tyre edhe me vjershën e Naimit, “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”. Doja ta dëgjoja akoma atë njeri, që reflektonte mirësi dhe rigjallëronte shpresën. Por ashtu si të gjitha bisedat interesante, kur ti dëshëron të rrish më tepër, papritur njërit prej bashkëbiseduesve i bie zilja e celularit dhe diku të thërrasin. Kështu ndodhi edhe me bisedën tonë dhe ne u ngritëm.

158

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

159

LOTËT E ANËS
Mezi po prisja telefonatën e Natashës për darkën e premtuar me familjen e saj, kur papritur, të premten në mesditë, më mori Ana. Unë ndodhesha në mbledhje dhe në dy zilet e para nuk ia hapa telefonin, megjithëse mezi prisja lajmin e gëzueshëm të diplomës së saj. Vendosa ta marr menjëherë pas mbledhejs. Por ishte padyshim një thirrje urgjente, sepse ajo insistoi tri herë rresht, sikur të më lutej t’i hapja telefonin. Dhe ashtu bëra. Por, në vend të zërit të saj të gëzuar, dëgjova ngashërimin. Dukej se po qante, sepse zëri i dobët kushtëzohej tërësisht nga lotët. - Ana, çfarë ke? – e pyeta me padurim. - Më rrëzuan – tha ajo, – Sapo e lexoi materialin njëri nga konsulentët, më mbyti me fjalë fyese dhe menjëherë njoftoi profesorin tjetër, i cili më foli akoma edhe më ashpër. Diploma ime mbaroi – shtoi ajo gati duke rënkuar. - Si është e mundur? – u habita unë. - Kështu ka ndodhur në të vërtetë - tha ajo, duke pritur ndonjë rrugëdalje nga unë – ata më rrëzuan dhe unë mbarova. - Më vjen shumë keq por mos u mërzit, sepse ti veprove në bazë të ligjeve shkencore që kërkon historiografia e kohës– i thashë unë, sa për ta qetësuar disi, i bindur në shkakun e rrëzimit.

- Gjendem shumë keq dhe e gjithë puna ime shkoi kot – tha ajo. Mu dogj e ardhmja për jetën. - Po Nikua ç’thotë? – guxova ta pyes unë. - Është tepër i dëshpëruar, ndërsa familja e tij gjendet e tronditur – tha ajo. - Përse është tronditur familja e tij? - pyeta sërish unë. - Sepse ata janë njerëz me emër në Athinë dhe nuk u vjen mirë nga kjo që ndodhi. - Çfarë thonë ata? - e ripyeta. - Nuk e di, kanë tre ditë që nuk më marrin në telefon – shtoi Ana. - Po Nikua? Çfarë qëndrimi po mban ai? - Është i nervozuar me mua dhe variantin e parë të diplomës ma grisi me inat. Kjo i tronditi shumë edhe marrëdhëniet e mia me të – tha Ana. - Çfarë ke ndërmend të bësh? - e pyeta shpejt e shpejt. - Nuk e di, tha vajza – ju çfarë më këshilloni? - Unë them të qetësohesh njëherë dhe pastaj flasim. Dhe shtova: Të marr pas një ore. Gjatë zhvillimit të mbledhjes e deri në fund të saj, nuk e kisha mendjen më aty. Ndjehesha shumë i shqetësuar për fatin e Anës, e cila ndodhej në kulmin e dëshpërimit. Pas pak më mori edhe Natasha, por unë nuk e hapa telefonin. Nuk dija si ta shmangia dëshpërimin e saj. Pas mbledhjes mora Anën, për të mësuar më shumë rreth asaj që kishte ndodhur me temën e diplomës. - Më akuzuan për nacionalizëm shqiptaromadh dhe mashtrim me temën – tha vajza, e cila në atë moment dukej pak më e qetë. Pastaj shtoi: Arrita ta shtyj dy muaj dorëzimin e diplomës, për të formuluar një këndvështrim tjetër. Udhëheqësit e diplomës më premtuan se këtë rradhë do më ndihmonin drejtpërdrejtë dhe kjo më qetësoi pak – shtoi Ana. - Të lutem - i thashë, më mbaj në korent, se edhe unë jam shumë i shqetësuar për ty. Më duket sikur shkak i dështimit jam unë. Vetëm ki parasysh një gjë: ti ke vepruar si një profesioniste e vërtetë, duke zbatuar ligjin themeltar të historiografisë. Prandaj ndërgjegjen duhet ta kesh të qetë.

160

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

161

Ajo lëshoi një “jo” të paqartë. Zëri i saj vazhdonte të ishte i dobët dhe mezi arrita ta dëgjoj, kur më tha, “ditën e mirë”. Kjo më shqetësoi pa masë dhe e kuptova qartë se pengesa e diplomës këtë rradhë ishte një pengesë e qartë politike dhe kombëtare. Pedagogët grekë, kurrsesi nuk i kishin pranuar tezat e studiuesve ndërkombëtarë e shqiptarë për Epirin, apo “Vorio – Epirin”. Sepse në kokat e tyre daraviteshin fantazmat shekullore të Megali Idesë. Kjo kishte vënë në rrezik perspektivën e një studenteje të shkëlqyer. Natyrisht, u acarova me mendësinë mesjetare të pedagogjisë greke, por e kuptoja se gjendesha përballë një realiteti, që kushtëzonte shumë gjëra. Më vinte mirë që ajo kishte arritur ta shtynte paraqitjen e diplomës, por tani e tutje e mendoja edhe vetë se çfarë katrahure mund të ndodhte me punimet e asaj diplome. Dhe kjo më dëshpëroi pa masë. Atë mbrëmje, kur shkova në shtëpi, u hodha një sy punimeve të diplomës së saj, që kishin rrëzuar pedagogët grekë. Aty lexova midis të tjerave disa nga tezat historike dhe u binda se këtë të vërtetë historike, grekët e indoktrinuar nuk mund ta pranonin kurrsesi.

SONDAZHI I PËRMBYSUR
Numri prej 20 mijë firmash ishte plotësuar me kohë, por misioni vazhdonte. Kështu, në datën 19 maj 2011, u publikua sondazhi i “Media Group Monitor”, mbi perceptimin e opinionit publik, për procesin e regjistrimit të popullsisë, mbi bazën e vetëdeklarimit etnik. Nga të dhënat rezultoi se qytetarët nuk ishin të informuar si duhet për pasojat negative të këtij regjistrimi. Megjithatë, shumica e të intervistuarve, ishin kundër tij. Vetëm 32 për qind u shprehën pro kësaj përfshirjeje në pyetsorin e paraqitur nga komisioni përkatës. Pra, raportet kishin ndryshuar ndjeshëm dhe madje, ishin përmbysur dukshëm. Një vit më parë, rreth 56 për qind e të intervistuarve shpreheshin pro përfshirjes së pyetjes për kombësinë. Natyrisht, fushata kishte ndikuar shumë, por në radhë të parë, kjo fushatë kishte shërbyer si një dritë, për të parë në anën e prapme të tunelit. Duke ndriçuar errësirën, njerëzit e kishin kuptuar humnerën që u kanosej, nga ajo frazë e shkruar dhunshëm, në Ligjin e Gjendjes Civile për kombësinë dhe regjistrimin e popullsisë me vetëdeklarim. Ky sondazh na shërbeu edhe ne, për të parë veten tonë në pasqyrë dhe për ta kuptuar, se ishim në rrugë të mbarë. Por edhe për të identifikuar disa nga defektet e metodës së punës, të cilat duheshin përsosur akoma më shumë.

162

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

163

Në këtë takim me mbi 400 pjesëmarrës, folën Myslim Pashaj, Iris Luarasi, Gerti Peshkëpia, Aleksandër Çipa, Uran Butka etj. Diskutantët ishin të mendimit se përqindja e qytetarëve që janë kundër këtij regjistrimi, është shumë më e madhe. Problemet që dolën prej tij Më 19 maj 2011, sondazhi mbaroi, por problemet që dolën prej tij, shprehnin njëkohësisht optimizëm dhe nxitje për t’i shkuar deri në fund, shërimit të kësaj plage kombëtare. • Të intervistuarit në shumicë shprehen kundër vetëdeklarimit të kombësisë dhe besimit fetar në procesin e regjistrimit të popullsisë; • Opinioni “kundër” është më i konsoliduar për çështjen e vetëdeklarimit të besimit fetar; • Opinioni “kundër” është më prezent në Jug të Shqipërisë, aty ku fenomeni i vetëdeklarimit paraqitet më kërcënueshëm; • Opinioni “kundër” është më i pranishëm ndër të intervistuarit me nivelin më të lartë arsimor, grup i cili është më i vetëdijësuar për të drejtat individuale dhe mbrojtjen e tyre; • Fushata e zhvilluar nga “Aleanca Kuq e Zi” në vitin 2010 – 2011, ka ndikuar në vetëdijësimin e popullsisë për problemet që bart procesi i vetëdeklarimit të kombësisë dhe besimit fetar, si dhe konsiderohet si arsyeja kryesore që çoi në shtyrjen e procesit.

TAKIMI I DYTË ME FOTO PAPËN
Një burrë i shkurtër, po ecte ngjitur parmakut të Urës së Lanës dhe mua m’u duk, sikur nga çasti në çast do të hidhej poshtë, në rrjedhat e zhurmshme të saj, tërbuar dhe nga shirat e majit, që kishin fryrë shtratin prej betoni. Ishte i parruar dhe thuajse e kishte lëshuar veten krejtësisht. Kjo ecje e shkujdesur e tij, më tërhoqi vëmendjen dhe papritur e kuptova se këtë njeri e njihja. Ishte pikërisht Foto Papa, të cilin e mbaja mend, qysh prej takimit kur më kishte treguar, se si i kishte shitur eshtrat e gjyshërve të tij për 40 mijë lekë. Ai nuk më pa. Në fillim mendova të kaloja, pa i rënë në sy, por lëkundja e pakontrolluar e trupit të tij më kalli frikën dhe papritur e ndalova. - Çfarë ke - i thashë - mos je i sëmurë? - Më mirë të kisha vdekur - tha ai, pa shfaqur asnjë interes ndaj meje. Në fillim mendova mos kishte pirë, por kur e pashë se kishte disa ditë i palarë, e kuptova se diçka më e rëndë duhet t’i kishte ndodhur. - Çfarë ka ngjarë? – e pyeta sërish, duke e ndaluar në vend. - Xhaxhai dhe halla kanë ardhur nga Amerika dhe po kërkojnë eshtrat e prindërve të tyre. Kanë porositur një varr madhështor në Përmet dhe deri tani, kanë harxhuar mbi 6 mijë euro. Por, kur hapën varrin ekzistues, që ishte bosh dhe i gërmuar, janë skandalizuar dhe kanë shkuar në polici.

164

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

165

- Si do të bësh tani? - As unë nuk e di. Herë bëhem gati të hidhem nga ura, herë mendoj t’i dal përpara ndonjë makine – tha ai pa më parë në sy dhe u shkëput prej meje. Unë e ndoqa nga pas. - Prit, i thashë, - kjo punë mund të rregullohet. - Nuk ka si rregullohet. Jam gati të shes shtëpinë, që kjo punë të ndreqet, por nuk ka më asnjë rrugë. Ata njerëzit që ishin atëhere në kishë, si sekserë, nuk gjenden më, sepse nuk ishin vendas. Punonin me emra fals. Askush nuk i njeh dhe unë nuk di ku të përplas kokën. Oh, i ziu unë, i ziu! – rënkoi, pas pak. - Ndonjë zgjidhje edhe mund të ketë – këmbëngula përsëri, megjithëse e shihja që problemi ishte ndërlikuar keq. - Vetëm në qoftë se i hap natën të gjitha varret e ushtarëve grekë. Vetëm kështu mund t’i gjej, se unë i njoh eshtrat e tyre. Por kjo është e pamundur. - Çfarë ke ndërmend të bësh? - Po të më fusin në burg, do më shpëtojnë. Dhe bëjnë mirë, të mos më nxjerrin më asnjëherë nga biruca – shtoi me dëshpërim ai. - Po xhaxhai me hallën, çfarë thonë? - Ata kanë ardhur për të çuar në vend amanetin e prindërve të tyre dhe janë bërë si të lajthitur. Punën e kam shumë keq – tha tjetri duke m’i ngulur sytë, sikur donte të më thoshte: Po ti çfarë dreqin ke që ngatërrohesh në këtë mesele? - Prit - i thashë unë, mos u ngut. Po sikur t’u tregosh të vërtetën? Ai më pa për një sekondë në sy dhe bëri më tutje, duke thënë: “Më mirë të hidhem në Lanë, se t’u dal përpara”. Unë e frenova përsëri, por ai ma preu shkurt: “Përse më ndalon, kur nuk më ndihmon dot”? - Çfarë ndihme do? – e pyeta - Dua të gjej eshtrat e gjyshërve të mi, me çdo mënyrë dhe çdo çmim. Hë, më ndihmon dot? - Duhet të përpiqemi - i thashë, për t’i dhënë pak kohë vetes, që të gjeja ndonjë argument edhe pse e dija që një gjë e tillë ishte e vështirë. - E shikon? Askush nuk më ndihmon dot – vijoi ai, duke më

parë për herë të dytë në sy. Tani fjalët që thoshte ishin në prag të vajit. Kur fliste, dukej sikur po qante. Çfarëdo që t’i thosha unë, nuk kishte më asnjë vlerë për të. - Më jep numrin e telefonit të xhaxhait tend, - i thashë - se do të flas vetë me të. - Po - belbëzoi ai – do flasësh, por vetëm pasi të vras veten unë. Dhe iku rrëmbimthi, duke m’u shkëputur nga duart. Silueta e tij nëpër shi, m’u duk si një kalorës i plagosur i natës, që vinte i raskapitur nga beteja, për t’i shpërndarë njerëzisë mandatën e efekteve prapavepruese të asaj që kishte ndodhur.

166

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

167

NJË LAJM, PARA HARTËS SË SHQIPËRISË
Lajmin e arrestimit të kriminelit Mlladiç e mësova nga një stacion televiziv. Ndërprenë programin për të dhënë njoftimin e prangosjes së tij. Në atë çast ndodhesha para hartës së Shqipërisë së shek. XIX, ku po nxirrja disa të dhëna mbi copëtimin dhe përgjakjen e trojeve shqiptare nga barbaritë shekullore të të huajve. Për universin shqiptar, por edhe për opinionin përparimtar në mbarë globin, ky ishte një lajm i gëzueshëm. Ai njihej si një nga kanibalët modernë, i cili në fund të shek. XX, ushqehej me mish njeriu. Krimet që kishte bërë në Kosovë, duke pushkatuar burrat e pafajshëm, duke therur me bajontë foshnjat dhe duke përdhunuar gratë, nuk kishin të krahasuar as me përbindëshat e botës shtazore. Nëpër botë, lajmi për arrestimin e tij u dha njëkohësisht me njoftimin se ai vuante nga kanceri. Dhe megjithëse babai im më kishte mësuar një proverb, ku thuhej se “mosha dhe sëmundja nuk shahen”, përsëri, unë mendova se natyra dhe Zoti kishin fiksuar ndëshkimin mbi të, për ato krime lufte që kishte bërë. I cilësuar si “diktatori i fundit i Ballkanit”, ai, së bashku me mostrën tjetër, Sllobodan Milosheviç, kishin hartuar planin e deportimit dhe dëbimit të kosovarëve nga trojet e tyre, duke vrarë e masakruar njerëzit e thjeshtë, gjatë operacionit famëkeq. Ky njeri mbante

përgjegjësi të plotë për masakrën e Srebenicës, ku u pushkatuan qindra vetë, për vrasjet e Bujanit, për terrorin në Prishtinë, për kanibalizmin ushtarak të Deçanit dhe për qindra e mijëra akte të tjera kriminale. Këto mendova në ato çaste, kur isha duke parë hartën e Shqipërisë, tkurrjet dhe deformimet që i kishin bërë gjatë shekujve kriminelët e këtij kallëpi. Por, natyrisht, ai nuk ishte mostra e parë dhe e vetme e këtij lloji, që tentonte të vinte dorë mbi hartën e Shqipërisë, mbi popullsinë e saj dhe mbi trojet shqiptare të Kosovës. Historia e barbarisë ndaj kombit tonë ka nisur shumë më parë se sa hordhitë turke t’i vërsuleshin Ballkanit Perëndimor. Por fisi i kriminelëve nuk u pakësua as më vonë. Përkundrazi. Herë hordhitë e pushtuesve të rinj dhe herë turmat e diplomatëve ndërkombëtarë, i ishin vërsulur hartës dhe trojeve shqiptare, njëlloj si lukunia e egërsirave, kur i vërsulen një kaprolli për t’i shqyer trupin, secili sa më shumë që të mundet. Dhe për këtë arsye, harta e Shqipërisë, mpiksej e zvogëlohej pas çdo ofensive ushtarake, e cila bekohej më vonë nga marrëveshjet diplomatike. Askush nuk mendonte për Shqipërinë, që rënkonte e vuante mizorinë e barbarëve, por gjithçka justifikohej me frazeologjira ambasadorësh. Kështu, Shqipëria kishte filluar të zvogëlohej dalëngadalë, duke pritur orën e shpëtimit nga bijtë e saj. Para Mbledhjes së Berlinit, në vitin 1878, pra, në fund të shekullit XIX, Shqipëria kishte një sipërfaqe me rreth 114.728 km2. Nga viti 1820, kur fitoi pavarësinë Greqia dhe deri në vitin 1878, kur Kongresi i Berlinit u dha pavarësinë nga Perandoria Turke, Serbisë dhe Malit të Zi, Shqipërisë iu morën 5 mijë km2. Kjo ndodhi sepse Kongresi i Berlinit (13 qershor - 13 korrik 1878), u mbajt, pikërisht për të balancuar interesat e ortodoksisë, duke e shndërruar Shqipërinë etnike, në “gjah” të Rusisë. Gjashtë Fuqitë e Mëdha, që vendosën për fatin e Shqipërisë, Rusia, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia, nuk i dëgjuan thirrjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke mos i njohur të drejtat e kombit shqiptar. Vendimi i tyre ishte Traktati i varrimit të Shqipërisë. Për këtë shkak, kryesuesi i Kongresit të Berlinit,

168

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

169

Bismarku, fitoi epitetin -kasapi i kombit shqiptar. Sipas të dhënave të verifikuara mirë, Mali i Zi u rrit me rreth 4.683 km2, Serbia me rreth 10.500 km2. Është fjala për pushtimin dhe aneksimin e pjesës absolute të Sanxhakut, të Nishit, të Vilajetit të Kosovës, i cili kishte 10.972 km2. Ndërkaq, Greqia u zgjerua me rreth 9.275 km2. Sipas Traktatit të Kongresit të Berlinit, nga njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, u shkëputën rreth 24.458 km2.55 Në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, Shqipëria etnike zinte një sipërfaqe prej 90 mijë km2 dhe kishte 2. 697.960 banorë. Ajo përbëhej nga 4 vilajete: Vilajeti i Kosovës, me 32.900 km2; Vilajeti i Shkodrës, me 10.970 km2; Vilajeti i Manastirit, me 28.500 km2; Vilajeti i Janinës, me 17.900 km2. Fatkeqësisht, për të ardhmen e kombit shqiptar dhe të paqes në Ballkan, Konferenca e Ambasadorëve (dhjetor 1912 - gusht 1913), nuk e mori parasysh aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe nuk i përfilli kriteret etnike, ekonomike dhe gjeostrategjike për vendosjen e kufijve të saj. Serbia, në bazë të një politike të tillë, e shtoi sipërfaqen e territorit të vet me 39.000 km2, nga e cila 34.000 km2 tokë shqiptare me 1.090.000 banorë, ose 55 për qind të banorëve të saj. Mali i Zi u zgjerua me 7000 km2 dhe mori 260.000 banorë, duke dyfishuar popullsinë e vet. Greqia u zmadhua në territor me 51.000 km2, nga e cila 10.700 km2 tokë shqiptare, me rreth 425.000 banorë. Duke filluar nga viti 1821, kanë mbetur jashtë kufijve të diktuar, mbi 1.624.000 shqiptarë.56 Konferenca e Ambasadorëve, të Fuqive të Mëdha të Europës dhe Rusia, më 29 korrik 1913, aprovoi projektin austro-hungarez për “Principatën e Shqipërisë”, duke i lënë Shqipërisë 28.760 km2, me rreth 800 mijë banorë ose një të katërtën e territorit dhe popullsisë. Kështu, nga katër vilajetet e Shqipërisë, deri në fund të vitit 1912, Londra shkëputi prej trupit të kombit shqiptar, në favor të Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, 61.510 km2 dhe mbi 1.8
55

milionë banorë, me shumicë absolute shqiptare.57 Në total, duke filluar nga Kongresi i Berlinit, i vitit 1878, deri në Konferencën e Ambasadorëve 1913, Shqipërisë i janë shkëputur rreth 85.000 km2. Gjatë Luftrave Ballkanike (1911-1913) dhe Luftës së Parë Botërore (1914-1918) sllavët përzunë me dhunë mbi 500 mijë shqiptare, 800 lokalitete u zhdukën me themel dhe u vranë rreth 350 mijë të tjerë.58 Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, popullsia shqiptare në trojet etnike llogaritej në 2. 300. 000 banorë. Ndërsa Konferenca e Paqes në Paris, më 1920, informohej se brenda kufijve të Shqipërisë Londineze ishin 883.000 shqiptarë, në një kohë që në vitin 1912, pas Shpalljes së Pavarësisë, numëroheshin 1. 779. 929 banorë.59 Në vitin 1919, Greqia largoi nga trojet e tyre, në Kostur e Follorinë, mbi 35 mijë shqiptarë dhe 180 mijë të tjerë iu nënshtruan dhunës asimiluese. Nga vetë zyrtarët grekë, në fillim të shek. XX, pranohej të kishte brenda kufirit të tyre rreth 300 mijë shqiptarë. Në më pak se 20 vjet, Greqia zhduku ose asimiloi më shumë se 400 mijë shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë. Vrasjet dhe krimet mbi shqiptarët kanë qënë të pashembullta. Sipas të dhënave të Abdyl Frashërit dhe Mehmet bej Vrionit, më 1879, Shqipëria etnike kishte 2. 300. 000 banorë, tërësisht shqiptarë; në vitin 1920, 1.779.929 banorë, ose 520 mijë banorë më pak. Dhe më tej akoma. Nikolla Ivanaj, duke bërë fjalë për vitin 1912, sipas Komitetit të Shqipërisë, thotë se popullsia ishte rreth 3 milionë banorë. Po të konsiderohet e saktë një shifër e tillë, do të thotë që nga Luftrat Ballkanike deri në vitin 1920, rezulton të jenë zhdukur më shumë se 1.2 milionë shqiptarë.60

Pirraku, Muhamet, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë 1979, f. 37. H. Bajrami, L. Rushiti, M. Pirraku, Letër për çështjen e Kosovës drejtuar institucioneve më të larta ndërkombëtare, 30 nëntor 2007. 56 Po aty, Gazeta Republika, 26 dhjetor 2007

57 58

Po aty M. Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992, f. 13 59 Po aty 60 Po aty

170

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

171

SHQIPTARËT, POPULLSI MË E MADHE SE GREKËT E SERBËT
Para Kongresit të Berlinit, pikërisht në kohën kur është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shqipëria kishte një territor dhe një popullsi më të madhe se ajo e serbëve dhe grekëve. Në vitin 1878, aty banonin mbi 1. 700. 000 banorë. Një fakt i tillë, pranohet nga shumë autorë e studiues të huaj. Studiuesi austriak Han, në veprën “Studime shqiptare”, botuar më 1853, si dhe anglezi Spenser, në veprën “Udhëpërshkrime nga Turqia Europiane”, botuar po në këtë vit, konstatojnë se në Ballkan, në një trevë të njësishme jetojnë rreth 1.6 milionë shqiptarë.61 Studiuesi austro - hungarez, C. Saks, në veprën e tij, “Harta etnografike e Turqisë europiane”, botuar në vitin 1877, pohon se në Ballkan jetojnë rreth 1.9 milionë shqiptarë.62 Ndërsa Pashko Vasa, një nga ideologët e shquar të Rilindjes sonë Kombëtare, pjesëtar i grupit osman që merrej me reformat, vë në dukje se numri i shqiptarëve kap shifrën mbi 2 milionë banorë, prej të cilëve
61

1 milion myslimanë, 750 mijë ortodoksë dhe 250 mijë katolikë.63 Shifra të përafërta japin dhe studiues prosllav. Atasheu ushtarak rus në Beograd, koloneli Beker, në veprën e tij “Shqipëria dhe shqiptarët”, botuar në vitin 1880, pohon se shqiptarët janë rreth 1.850.000 banorë.64 Ka autorë që japin shifra më të larta, ashtu si të tjerë që i zvogëlojnë ato. Por shumica e autorëve pranojnë se në kohën e Krizës Lindore (vitet 1870-1880), shqiptarët e vendosur në trevë etnikisht të pastër dhe të njëhësishme në Ballkanin Perëndimor, përbënin rreth 1.700.000 banorë. Pas Kongresit të Berlinit, ku kufijtë e fqinjëve u zgjeruan, në shtetin grek jetonin 1.400.000 banorë dhe sipërfaqe 51.300 km2. Në Serbi, 1.600.000 banorë, në 54.800 km2 dhe në Malin e Zi, 190.000 banorë. Pra, siç shihet, në prag të Krizës Lindore, shqiptarët ishin një popullsi më e madhe se ajo e fqinjëve, ose në kufij të përafërt me to. Por, ndërsa fqinjët ndoqën politikën e zgjerimit të trojeve të tyre me dhunë, mbështetur nga shtete të të njëjtit besim fetar, shqiptarët kërkonin paqe e mirëkuptim, të cilën nuk e gjetën kurrë. Pas ngushtimit të territorit të shqiptarëve, pak e nga pak, në fund të shek. XIX, shqiptarët shtriheshin në sanxhakun e Prishtinës, Prizrenit, Dibrës, Shkupit, Manastirit, Ohrit, Beratit, Gjirokastrës, Prevezës dhe Shkodrës, ku janë popullsi e vetme, ose e dominuar mbi 97 përqind nga shqiptarë. Vetëm në sanxhakët e Nishit dhe Novi Pazarit shqiptarët nuk janë shumicë. Studiuesit i vendosin shqiptarët në Veri deri në Nish, Leskovc dhe Vranjë; në Lindje deri në Kumanovë, Përlep dhe Manastir; në Jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë.65 Por, pavarësisht nga copëtimet barbare, sahati i shqiptarëve ishte kurdisur dhe ora erdhi. Kur forcat militare serbe vazhdonin dhunën mbi popullsinë civile shqiptare në Kosovë, u dëgjua zëri i Presidentit të madhërishëm amerikan, Bill Klinton dhe
63

J. G. Han, Albanesische Studim, Jena 1853, f.10. Rexhep Qose, Çështja shqiptare, historia dhe politika, Toena; 1998, f. 23 62 E. Spencer, Travels in European Turkey II, London 1853, f.104. R. Qose, Çështja shqiptare... f. 23

Wasa Effendi, La verite sur l’Albanie et les Albanais. Etude historique et critique. Paris 1879, f. 71-72. R. Qose, Çështja shqiptare, f. 24 64 Becker, C, L’Albanie et les Albanais, Paris, 1880. R. Qose, po aty, f. 24 65 Boue, Ammi, La Turquie d’ Europe, II Paris 1840, f. 13-14. J. G. Han Albanesische Studim, Jena 1853, f.9. Qose, R, po aty, f. 27

172

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

173

kryeministrit anglez Toni Bler, të cilët kishin vendosur për të goditur të keqen, brenda strofullës së Beogradit, ku po thurreshin çdo ditë e më shumë rrjetat e merimangave tinzare, sipas udhëzimeve të Milosheviçit. Pas kësaj, Kosova fitoi pavarësinë, ndërsa Milosheviçi vdiq në qelitë e Hagës, si një njeri i burgosur. Shqiptarët e Maqedonisë kishin përparuar dukshëm në qëndrimet e tyre për bashkimin kombëtar. Në Tiranë, ndonëse nuk flitej zyrtarisht për bashkimin e trojeve, nuk mendohej gjë tjetër, veçse për këtë gjë: Shqipëria duhet të bashkohej. Rrugë tjetër, nuk kishte. Dhe kështu, padrejtësinë e vendimit të britanikut Grej, e kishte korrigjuar rreth 90 vjet më vonë një britanik tjetër, por këtë radhë një burrë i nderuar shteti, që quhej Toni Bler. Ndërsa, Presidentët amerikanë, Klinton, Bush e Obama, u kishin rikthyer shqiptarëve buzëqeshjen, duke i bërë që të ëndërronin ribashkimin e trojeve të përgjakura që përtej historisë.

DY PROSTITUTA NË AEROPORT
Të hënën duhej të isha në një seminar në Beograd, ndërsa të mërkurën kisha promovimin e dy librave të mi në Prishtinë. Për këtë arsye vendosa të nisem me avionin e mesditës, për të asistuar në seminarin dy ditor, që fillonte në orën 17 të së hënës. Pasditen e së martës do të nisesha drejt Prishtinës. Në aeroportin e Rinasit, vura re të kalonin dy prostituta, gjysëm të zhveshura, që shoqëroheshin nga një djalë rreth të tridhjetave. Pranë tyre ishte dhe një zyrtar, që i shoqëronte për të kaluar rrjetin policor. Në aeroplan rastisi t’i kishim vendet afër. Unë ndenja me djalin që i shoqëronte dhe vajzat qëndruan bashkë. - Ç’i ke këto? - pyeta djalin. Është mall fitimi. I solla nga Firencia për forcat e NATO-s – tha ai pa mbajtur asnjë rezervë. - Njëra prej tyre qenka e mirë – thashë unë me shaka. - Për 200 dollarë natën, ta lë në dorë sapo të mbrrijmë - tha ai me një ton të sigurt. - Kaq e kanë çmimin? - e ripyeta, pa e fshehur ironinë. - Jo – tha ai, - çmimi varion në varësi të kombësisë së klientit. Psh. një amerikan, australian apo anglez, e ka çmimin më të lartë, 400 apo 500 euro nata. Ndërsa italianët disi më të ulët, 300 euro. Pastaj vijnë ballkanasit, që nuk paguajnë më shumë se 200 euro për një natë, përjashto raste të veçanta.

174

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

175

- Po për shqiptarët bëni ndonjë ulje? - Shqiptarët nuk i afrojmë fare – sqaroi tutori i vajzave, - se ata, jo vetëm që nuk paguajnë por edhe i rrahin vajzat. Ka prej tyre që u grabisin edhe paratë e kuletës. Nuk mungojnë dhe ata që bëjnë sikur bien në dashuri dhe m’i marrin vajzat për t’i punuar vetë në zona të tjera. Prandaj shqiptarët, jo - tha ai, duke tundur gishtin mohues. Vajzat, që siç duket e ndjenë se po flisnim për to, u kthyen me shikim drejt nesh. Tutori ua bëri me dorë, duke u thënë: “rrini të qeta, ky është shqiptar”. Dhe që nga ai çast, ato e humbën interesin. - Këtë bionden ma rrëmbeu një herë një shijaks – vijoi djali – madje bëri edhe dokumente martesore false me të. - Po ti çfarë bëre? - i thashë -Vajta dhe e gjeta në Francë – vijoi ai. E kishte nxjerrë në rrugën “Viktor Hygo”, për të prostituar. Por nuk kishte shumë klientë. - Po kombësinë, e pyeta, si e kini ndryshuar? - Në Shqipëri kjo është puna më e lehtë – më sqaroi ai, - për 1000 dollarë unë të jap ty edhe pasaportë meksikane. Natyrisht, nga ato që dalin te rruga e Kavajës, shtoi pas pak – sepse zyrtarët kërkojnë pak më tepër. Pastaj, mos harro një gjë, vëllai im: prostitutat i ndërrojnë partnerët dhe kombësinë, njëlloj si peshqirët e plazhit. - A je i martuar? – e pyeta - Ku të lë puna të martohesh, plako - tha si me qesëndi ai. Kisha bërë një fejesë me një ekonomiste në Tiranë. Ishte një lavire, që shkonte me shoferin e drejtorit të vet. Kështu që u detyrova ta braktis dhe ia mbatha përgjithmonë – përfundoi ai, ndërkohë që stuardesat njoftonin mbërritjen. Duke zbritur shkallët e avionit, m’u kujtuan edhe njëherë fjalët e tutorit: “Prostitutat i ndërrojnë partnerët dhe kombësitë, njëlloj si peshqirët e plazhit”. Ktheva edhe njëherë kokën nga dritarja e avionit, duke menduar se prostitutave të globit mund t’u tolerohet çdo gjë, kurse njerëzit e tjerë, e sidomos intelektualët, kanë përgjegjësinë e tyre para kombit dhe ardhmërisë.

MBI VARRIN E BEKIM FEHMIUT
Ora për seminarin e Beogradit, nuk pati trokitur. Kisha ende shumë kohë në dispozicion. Ndaj, vendosa të shkoj në varrezat e qytetit, për të vënë një tufë me lule mbi varrin e aktorit Bekim Fehmiu. Në pamjen e parë, kjo tufë lulesh dukej sikur nuk i shtonte asgjë mozaikut të këtij relievi, të mbushur me kurora shumëngjyrëshe. Por në thelbin e vet, tufa ime e luleve mbartëte brenda një mesazh të veçantë. Lulet vendosa t’i blija në dyqanin e një qytetari shkodran, që ka ngritur biznesin e tij në Beograd, shumë kohë më parë. Quhet Sadedin Bajraktari. Është një lulishtar i vjetër, i cili për shkak të sistemit, është arratisur nga Shqipëria në vitin 1968 dhe pasi bëri disa muaj burg në Jugosllavi, qëndroi aty. U martua dhe ndërtoi familje. E kisha takuar disa vite më parë në Shkodër, bashkë me një mikun tonë, të cilin ai e kishte pasur komshi dhe që për shkak të arratisjes së tij, miku ynë, Skënderi, kishte hequr të zitë e ullirit. E gjykonin pse nuk kishte raportuar, pasi sipas Sigurimit të Shtetit, duhet të kishte pasur dijeni, pasi e kishte komshi dhe shkëmbenin vizita me njëri - tjetrin. Kur vajta për të blerë lulet, dhe sidomos kur i thashë se do t’i çoja tek Bekim Fehmiu, tregtari shkodran nuk pranoi asnjë lek. Madje më shoqëroi me makinën e tij deri në varreza. Kur mbritëm

176

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

177

atje, pamë se në atë kopsht përjetësie ekzistonte një paqe solemne dhe universale, e ngjashme me të gjitha varrezat e botës, ku të vdekurit flenë në gjumin e përjetshëm, ndërsa të gjallët meditojnë. Fotografia e Bekim Fehmiut ishte veshur me një pjatë porcelani dhe metali. Ai dukej madhështor. Ashtu siç kishte qenë gjatë gjithë jetës së tij. - Bekim Fehmiut i kemi borxh mirënjohjen, se ai mbeti një shqiptar i vërtetë dhe nuk e ndërroi kurrë kombësinë – më tha shkodrani i moshuar, duke ndezur llullën e tij, që mesa duket, e kishte trashëguar si zakon nga gjyshërit në Shqipëri. - Po - i thashë. - Prandaj kam ardhur këtu, që ta nderoj kujtimin e tij. - Gjatë xhirimit të filmit “Uliksi”, pronarët i thanë që të ndërronte kombësinë, në këmbim të dyfishimit të rrogës. Madje iu lutën, të paktën të ndërronte mbiemrin, por ai nuk pranoi, duke u thënë: “Mbiemri im, është emri i gjyshit tim dhe unë nuk mund të shkel prejardhjen time për 10 milionë lireta” - vijoi rrëfimin ai. - E di – ndërhyra unë. Producentët dhe sipërmarrësit e tij kishin hallin e titrave të filmit, ku sipas tyre, emri i një shqiptari mund t’u ulte pazarin e veprës. Bekimi, kur e pa se ata po ngulmonin fort, u bë gati ta linte filmin përgjysmë e të ikte, pavarësisht nga kontrata e majme që kishin nënshkruar. Plaku pohoi me kokë dhe një çast qëndruam në heshtje të dy. Pastaj, ai këputi dy - tri barishte që përpiqeshin të ngjiteshin mbi mermer, fshiu me një shami fotografinë prej porcelani dhe e përkëdheli me dorë. - Ai mbeti një shqiptar i vërtetë, një shembull për të gjithë ne – thashë unë dhe aty për aty m’u kujtua Aleksandër Moisiu. Edhe ai kishte mbetur deri në fund një shembull i shqiptarizmit. Aq e vërtetë ishte kjo, saqë bashkëshortja e tij, Johana Tervin, i kishte kërkuar disa herë të vizitonin Shqipërinë, për të parë se si nga ky vend, kishin dalë talente të tillë, si Aleksandri. - Po - u përgjigj plaku, sikur t’i pikaste mendimet e mia. Dhe pasi u mendua pak, vazhdoi: Edhe unë nuk e kam ndërruar kombësinë dhe nuk kam ndërmend ta ndërroj, ndërsa fëmijëve të mi u kam mësuar gjuhën shqipe, megjithëse kjo gjë nuk shihet me

sy të mirë, këtu në Beograd. Mbaj mbiemrin Bajraktari. E urreja sistemin komunist dhe Enver Hoxhën, se u sollën me ashpërsi dhe vranë djemurinë e mendjes, por Shqipërinë e doja dhe e dua me shpirt. Nuk e tradhëtova kurrë - përfundoi shitësi i luleve. Pastaj të dy pamë orën dhe ikëm. Kur hipëm në makinë, ai më tha: - Ne jemi dhe mbetemi shqiptarë brez pas brezi, kudo që të jetojmë. Për një çast, dikush i doli përpara dhe ai frenoi. Pastaj nisi të më tregonte një ngjarje, që i kishte bërë përshtypje. - E di se çfarë kam ndeshur në Australi? - më pyeti pas pak dhe duke u përgjigjur vetë vazhdoi: “Në kopshtin zoologjik punonte një shqiptar, që ishte si kujdestar kryesor për papagajtë e shumtë. Astrit e quanin. Ishte kolonjar. Kishte detyrë që t’i mësonte papagajtë të flisnin sa më shumë fjalë anglisht, meqë vizitorët kryesorë ishin anglezë dhe amerikanë. Ndërsa ai, në vend që t’u mësonte fjalë anglisht, u mësonte fjalë shqip. Kur shkova unë, sapo e mori vesh se isha shqiptar, më tregoi disa nga papagajtë që thoshin fjalë shqip, si p.sh; “hajde këtu”, “faleminderit”, etj. Thoshin dhe anglisht: “Mirëseerdhët, unë jam shqiptar”. Turistët gajaseshin së qeshuri. Por, pronarëve kjo gjë nuk u pëlqente dhe i thoshin shpesh, se pavionin e papagajve e kishte kthyer në pavion vetëm për vizitorë shqiptarë. Por ai, as që e çante kokën. - Çfarë kombësie mbante në Australi? – e pyeta unë. - Padyshim, shqiptare – vazhdoi plaku. - Atë e njihnin të gjithë vizitorët, se shpesh u thoshte: “Unë jam shqiptar dhe vij nga parajsa e globit. Nuk jam malok Australie”. Të gjithë e donin, se e kishte shpirtin xhevahir. Pas pak, as unë, as ai nuk folëm. Vetëm kur arritëm para dyqanit të luleve, më pyeti: - Do pimë një kafe? Unë pashë orën. - Me gjithë qejf, por më duhet të iki – iu përgjigja dhe aty u ndamë.

178

Nuri Dragoj * * *

Rreziku i shkombëtarizimit

179

Kur po ecja më këmbë drejt aeroportit, pashë diku një fytyrë të njohur që shiste qofte dhe hamburger. Qëndrova për një çast dhe befas u kujtova se shitësi serb, para disa vitesh, pikërisht në vitin 2004, kishte marrë një dyqan me qira në Tiranë. Tregtonte përballë Piramidës, shishqebap, qofte dhe birra të ftohta. Mbaj mend, se ai kishte shumë klientë në Tiranë, ndonëse marrëdhëniet midis dy vendeve tona ishin disi të acaruara. Madje, një ditë e kisha intervistuar për gazetën, duke e pyetur se si ndihej në Shqipëri. Dhe ai më pat thënë: “Gjatë bombardimeve të NATO-s, unë shisja qofte në Beograd, ndërsa në kohën e paqes, bëra të njëjtën gjë në Tiranë. Dhe askush prej klientëve nuk më paragjykon”. Ishte rikthyer sërish në Beograd dhe vijonte biznesin e vet. Me sa duket edhe atij diçka iu kujtua, sepse po më shihte me vërejtje. Unë i fola i pari dhe ai i ra ballit, sikur të zgjohej nga një përgjumje. - Hajde - më tha - pije një birrë. - Vetëm një dhallë të ftohtë - i thashë unë dhe ai doli nga banaku duke ndenjur në tryezën time. Në atë kohë, në ekranin e televizorit të lokalit, një funksionar i lartë serb fliste për ndarjen e re të Kosovës. Në një tryezë aty pranë, ishin dy rusë, që po hanin diçka të lehtë, të mbështjellë në formën e hamburgerit. Kur qeveritari serb, përmendi për herë të dytë rindarjen e Kosovës, njeri prej tyre, tha përmes ekstazës: “pravilno”! (E drejtë). Unë ngrita kokën dhe i pashë në sy. - E padrejtë, si përherë – thashë në frëngjisht. Për një çast shikimet tona u kryqëzuan dhe kjo zgjati aq shumë, sa njeri prej tyre, duke u përtypur, më tha në rusisht: “Shto eto takoje”? (Ç’thoni kështu”?). Unë iu përgjigja në shqip: “Mos hani hudhra, se ju vjen goja erë”. Ata natyrisht, nuk kuptuan gjë dhe buzëqeshën, si me zor, ndërsa unë përshëndeta shitësin dhe ika drejt avionit për në Prishtinë.

NË PRISHTINË KISHTE VRANËSIRA
Në Prishtinë ishte kohë e vranët, me një qiell që paralajmëronte shiun. Aty pashë me sytë e mi dëshirën e ndezur të vëllezërve tanë, për t’u bashkuar sa më parë në një shtet të përbashkët dhe unik. Kisha dy muaj, që nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, pata marrë një ftesë për promovimin e dy librave të mi, “Shqiptarët dhe grekët” dhe “Trebeshina një jetë para gjyqit”, për të cilën ishte caktuar data 24 prill. Nisma ishte marrë nga prof. dr. Muhamet Pirraku, i cili ua kishte rekomanduar librat edhe shokëve të vet. Pasi i patën lexuar, qenë në një mendje dhe kolegët e tij, profesorët Hysen Matoshi, Lulëzim Lajçi, Xheladin Shala, Shyqyri Galica etj. Dhe kjo përbënte një emocion shumë të madh për mua. Shkrimtari i njohur, Ibrahim Kadriu, erdhi te Hotel Grandi dhe kërkonte të më takonte, megjithëse fizikisht nuk njiheshim. U takuam dhe u përqafuam si dy vëllezër. Po kështu edhe me poetin Agim Vinca dhe më vonë me Drejtorin e Institutit, Hysen Matoshi, e plot të tjerë. Gjatë bisedës me profesorët dhe akademikët, folëm për luftën dhe për paqen. Për copëtimin e Shqipërisë dhe për bashkimin e saj. Gjatë diskutimit shkencor të librave, nga studiuesit e mësipërm, u thanë fjalë të mira, por pas analizave, te sytë e tyre lexoja pyetjen: Po më tej, çfarë do të bëjmë? Më erdhi keq, që kisha marrë vetëm

180

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

181

100 libra, sepse ato u mbaruan menjëherë, ngaqë etja e tyre ishte e madhe për të mësuar historinë tonë të përbashkët, sipas këndvështrimit të njërit prej vëllezërve të tyre. Pas fjalëve tepër të ngrohta të simpoziumit, e ndjemë të gjithë se kishim nevojë të flisnim akoma, për hallet tona të përbashkëta dhe sidomos, për problemin tonë kryesor të ribashkimit, i cili kishte 100 vjet që i linte pa gjumë historianët, intelektualët dhe gjithë patriotët e ndershëm shqiptarë, në kufijtë e katër shteteve. Prandaj këto biseda i bënim dhe ribënim me profesorët Hysen Matoshin, Lulëzim Lajçi, Muhamet Pirraku, Xheladin Shala, Shyqyri Galica, e shumë të tjerë. Përgjigjja ishte një dhe e vetme: Shqiptarët duhej të bashkoheshin brenda një shteti unik me një identitet dhe flamur. Ashtu siç kishte qenë dikur. Natyrisht, më parë duhet të njihet shteti i Kosovës; të jetë njohur plotësisht pavarësia e saj; të shprehet dëshira e shqiptarëve kudo që janë, dhe më në fund, mbase do të nevojitej mbajtja e një konference tjetër në Londër, e cila, siç e kishte emërtuar studiuesi Koço Danaj, mund të quhej “Londra 2”. Por përpara kësaj, duheshin bashkuar shpirtërisht të gjithë shqiptarët e Shqipërisë. Më tej, të ndihen vërtetë afër dhe ta duan njëri tjetrin gjithë shqiptarët e Gadishullit Ballkanik, apo edhe ata emigrantë, të shpërndarë në të gjithë botën. Kjo, natyrisht, ishte një punë e vështirë, sepse politikat partiake nuk përfaqësonin asnjë alternativë bashkimi në projektet e tyre afatmesme dhe afatgjata. Qëllimi i vetëm i politikanëve ishte pushteti.

TETË TRËNDAFILA PËR ROLAND HYSËN
Në kthim, kalova nga Komuna e Deçanit. Doja të bisedoja me një mikun tim, të paktën të pinim një kafe kalimthi, pasi koha ishte e kufizuar. Aty takova një grua, që mbahej mirë, megjithëse kishte rritur 8 fëmijë. Quhej Nije Nita. Burri i saj, Sherifi, para genocidit të vitit 1999, kishte emigruar në Gjermani dhe hyrja për në Kosovë, gjatë genocidit, në atë kohë tmerri, ishte e ndaluar. Ndërsa familja e tij, bashkë me qindra e mijëra familje të tjera kosovare, u dëbua nga Deçani me dhunë prej ushtrisë serbe dhe gruaja mbajti një barrë të rëndë, për kujdesin ndaj fëmijëve. Por, në Tiranë, ajo gjeti një vatër të ngrohtë për fëmijët e saj, duke realizuar mbijetesën e tyre në një epokë lufte. Sapo mori vesh se vija nga Tirana, më pyeti: - E njeh biznesmenin Roland Hysa? - Po, - iu përgjigja, jemi të dy përmetarë. Dhe ajo nxori nga zemra e saj fjalët e ëmbla, mirënjohjen më të madhe për Rolandin, duke më treguar për fisnikërinë e tij, përballë dramës kosovare. - Nuk di ku t’i gjej fjalët më të ngrohta e më të dashura për të falënderuar familjen e tij, - tha ajo midis përlotjes dhe më tregoi me ngashërim mikpritjen që kishte gjetur në Tiranë, te familja Hysa. I numëronte pjesëtarët e familjes me radhë.

182

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

183

- I kam para sysh në çdo kohë - thoshte ajo. Dhe vijoi: ata kanë ardhur dhe ne u kemi vajtur në Tiranë, por mbresat nuk shlyhen lehtë. Pastaj shkoi në oborrin e saj dhe këputi 8 trëndafila, duke bërë shpejt e shpejt një buqetë të madhe. U afrua duke më thënë: “Tetë trëndafilat, janë tetë fëmijët e mi, që duan të falënderojnë Roland Hysën dhe sidomos prindërit e tij, Enverin dhe Zymbylen. Të lutem, jepua këtë tufë trëndafilash pjesëtarëve të familjes së nderuar Hysa, në shenjë të mirënjohjes sonë. Ne nuk e harrojmë mirësinë e tyre, në vitin e mbrapshtë 1999, i cili qe njëkohësisht dhe vit shpresëdhënës për Kosovën. Nuk e harron atë mikpritje tërë Kosova. Unë i mora në dorë, megjithëse e dija që, në Kosovë, do të rrija disa ditë dhe ato mund të prisheshin apo vyshkeshin. Por, sidoqoftë, asaj nuk mund t’ia ktheja atë buqetë falënderimi, sepse e konsiderova si detyrë që t’ia kryeja porosinë. Biznesmenin Roland Hysa e njihja mirë. Origjina e tij ka lidhje të thella me atdhetarizmin, që gërshetohet me përpjekjet e patriotëve shqiptarë, për të ringritur kombin tonë. Por aty, në Deçan, duke mbajtur në dorë atë tufë lulesh, m’u duk se e njoha edhe më mirë. Nuk dija asgjë rreth bëmave të tij, në ndihmë të njerëzve në nevojë. Dy vite më parë, shkova ta takoja te qendra e punës, te fabrika e miellit “Tirana”. Një miku im, më këshilloi, që t’i dhuroja Rolandit librin “Shqiptarët dhe grekët - realitete historike”. “Është djalë patriot, - tha miku im, i do njerëzit që punojnë për kombin”. Ka shumë çaste, kur jeta njerëzore rrjedh në mënyrë monotone. Globi rrotullohet dhe njerëzit ecin rrugës në drejtime të ndryshme, pa e njohur njëri-tjetrin. Hyjnë e dalin nëpër zyra, presin autobusin e përditshëm tek tabela e stacionit, shesin apo blejnë mallra për biznesin e përditshëm. Të tjerë dalin tek “Ushtari i panjohur”, për të kërkuar punë. Shpesh, takohen diku në kryqëzim, i thonë njëritjetrit, “mirëmëngjesi”, ose, “ditën e mirë” dhe vazhdojnë rutinën e pandryshueshme të jetës. Por ka momente të veçanta, drithëruese në jetën e një kombi, kur projeksioni njerëzor shpërfaqet me gjithë rezonancën e tij.

Në Ballkan, për ne shqiptarët, kjo ka ndodhur disa herë, por me tri pika kulminante, në formën e genocidit, kur popullsia shqiptare u dëbua me dhunë nga trojet e veta prej grekëve dhe serbëve. Ishte koha kur gijotina e diktatorëve të Gadishullit tonë, vuri në provë rezistencën dhe durimin e kombit më të vjetër të Ballkanit. Përzënia e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë e Çamëri, kishte filluar qysh në vitin 1880, por ajo u thellua pas vitit 1912, kur shqiptarët shpallën pavarësinë. Pikërisht, atëherë, trojet tona u pushtuan me dhunë dhe qindra-mijëra shqiptarë u detyruan të linin vendin e tyre, nën një terror të pashembullt. Në ato vite, gjyshi i Rolandit, së bashku me vëllanë e tij, Myslimin, kishin emigruar në Amerikë, ku me kontributin e tyre, ndihmuan patriotët shqiptarë dhe personalisht Fan Nolin e Faik Konicën, për themelimin dhe mbarëvajtjen e gazetës “Dielli”. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, grekët i cilësuan çamët si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe nazizmit, i vranë dhe i përzunë me dhunë nga trojet e veta. E njëjta gjë ndodhi edhe me shqiptarët e Kosovës. Nën programin serb të shkombëtarizimit të tyre, në dekadën e parë të pas luftës, u detyruan të linin trojet shumëshekullore dhe të niseshin drejt Turqisë, rreth 600 mijë shqiptarë. Në kohën kur ndodhi trauma e genocidit çam, Rolandi ende nuk kishte lindur. Madje, babai i tij, Enver Hysa, ishte 12 vjeç. Në atë kohë, sapo ishte çmallur me nënën e tij, Selvien, e cila pas luftës, u kthye e torturuar nga burgu i sigurisë së lartë të Patrës, ku mbahej e lidhur me zinxhirë, dhe e akuzuar si antigreke. Ndërsa, babai i Enverit dhe gjyshi i Rolandit, Adem Hysa, kishte vdekur në burgun e Gjirokastrës, nga torturat e kapitenëve grekë dhe ishte varrosur në Dunavat. Kjo ngjarje e rëndë familjare, të cilën Rolandi e mësoi gjatë fëmijërisë, ndikoi më vonë në formimin e shpirtit patriotik të tij. Dhe, si një mbartës besnik kujtimesh, ai e mori në kurriz koleksionin e plagëve të familjes së vet, në stacionin e çdo moshe, duke u mëkuar me dashurinë e pakufishme për kombin e shumëvuajtur. Rasti i tretë, ishin bajraktarët serbë. Të udhëhequr nga dogma

184

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

185

e një njeriu të çmendur, që quhej Sllobodan, ata vranë pa mëshirë mijëra kosovarë me banim shumëshekullor në trojet e veta dhe dëbuan dhunshëm qindra-mijëra të tjerë, vitin e fundit të shek. XX. Statusi mendor i Milosheviçit kishte plasaritje të dendura, por për një farë kohe, ajo u bë zotëruese nëpër presidiumet e Beogradit. Atëherë, Rolandi kishte mbërritur në një moshë të pjekur dhe me ingranazhet e ndërgjegjes, kuptonte fare mirë se si lëviznin valvulat e zhvillimeve ballkanike, ku pikërisht, një mostër si Milosheviçi, nxiti barbarinë serbe kundër shqiptarëve. Në kohën e ardhjes së kosovarëve, Rolandi njihej si një biznesmen i suksesshëm, i ndershëm, e me zemër të madhe, që merrej me përpunimin dhe tregtimin e miellit. Kështu, në vitin 1999, ai ndihmoi shumë familje kosovare, për strehim e ushqim, por edhe shumë familje shqiptarësh që kishin strehuar kosovarë nëpër shtëpitë e tyre. Ndërsa, në vatrën e tij familjare kishte strehuar një familje nga Deçani me tetë fëmijë. Kësaj familjeje, përveç bukës, miellit, drekave apo darkave, të shtruara me të gjitha të mirat e mundshme, ai u riktheu edhe besimin tek jeta. Në këtë mënyrë, Rolandi dhe shumë të tjerë, u bënë promotorë të solidaritetit të madh historik me vëllezërit tanë kosovarë, duke nderuar kështu kombin tonë, përpara provës së madhe të rezistencës. Në familjen nga Deçani, djali i madh, Petriti, donte të shkonte në luftë, por e ëma kërkonte që ai t’i jepte drejtim familjes. Atëherë, motra e tij, Zoja, bashkë me dy shoqe të veta, rrëmbyen armët dhe u rreshtuan në radhët e UÇK-së, deri në çlirimin e plotë të Kosovës, duke treguar heroizëm dhe fisnikëri. Nga artileria dhe mitrolozët serbë, dy herë është ndodhur në tagenten fatale të jetësotit. Gjithashtu, gjatë asaj kohe, Rolandi ka ndihmuar sistematikisht edhe 21 familje shqiptare që strehuan kosovarë, por që kishin nevojë ekonomike për ta çuar deri në fund misionin e solidaritetit të tyre. Ndërsa, në ditët e rikthimit të kosovarëve drejt trojeve të veta, Rolandi i shoqëroi ata me 7 kamionë të mëdhenj, ngarkuar me miell. Ajo autokolonë kamionësh, që nuk është shënuar në asnjë

nga protokollet e Kryqit të Kuq, pa dyshim është fiksuar në mendjen e çdo kosovari. Sepse ajo autokolonë, kishte brenda saj, bashkë me miellin edhe nderin apo sigurinë e shqiptarëve, për të dalë faqebardhë ndaj gjëmës kriminale serbe, në fundin e shek. XX. Ky nuk ishte rasti i vetëm, në gatishmërinë e tij për të ndihmuar të tjerët. Pas genocidit serb, ndonëse Milosheviçi vdiq në qeli, si një kriminel i shekullit XXI, Shqipërinë e prisnin sfida të tjera natyrore, ku Veriu i vendit tonë u përmbyt prej motit të keq. Dhe njeriu fisnik mbetet i tillë në ditë të mira e të këqija. Rolandi, i edukuar me postulatin “armikut dhe erës tregoji gjoksin”, nuk i ktheu shpinën kësaj fatkeqësie natyrore, por dërgoi atje, mbi 10 kamionë të ngarkuar me miell, duke bërë në këtë mënyrë, të mos ndihej aspak vështirësia për t’u ushqyer, sidomos në komunat përreth Shkodrës. Dhe prej nënave shkodrane, ato ditë, ai mori bekimin e zemrave që thoshin: “O bir, rrofsh sa mali i Taraboshit!” Dhe jo vetëm kaq. Kur ndodhi tragjedia e Gërdecit, ai dha 1.000 thasë miell, 4.000 pako me ushqime, 3 ton patate, e shumë ndihma të tjera. Gjithashtu, fëmijët jetimë që mësojnë anglisht e kompjuter, ndjejnë nga afër ndihmën e këtij njeriu të thjeshtë. Dhjetë kg miell merr secili në tre muaj. Ndërsa, tre ton miell shpërndan çdo vit për fëmijët e policëve të vrarë. Ai vazhdon të ndihmojë fermerët me farë gruri të zgjedhur dhe të sëmurët talasemik, shoqatën “Nënë Tereza”, në misionin e vet fisnik, e shumë të tjerë. Ndaj, ai është preludi i kujtesës së madhe të brezave, që nuk do ta harrojnë kurrë njeriun, që u gjend për ndihmë në orët më të vështira të brengës së tyre. Natyrisht, në Tiranë, Prishtinë, Shkodër apo gjetkë, emri i tij nuk është shënuar në asnjë prej protokolleve shtetërore, ku dhjetëra politikanë e biznesmenë, nxituan të venë emrat e tyre, gjoja si shpëtimtarë apo bamirës të popullsisë në nevojë. Është njeri që tronditet thellësisht, ndaj padrejtësive ose fyerjeve që i bëjnë kombit shqiptar, falangat e mbeturinave shoviniste greke apo serbe. Kështu, në ditët e marshimeve ceremoniale të ushtarakëve

186

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

187

grekë, në Athinë, Rolandi u prek dhe u trondit shumë, kur dëgjoi batalionin e ushtarëve helenë, që thërriste si një pavijon i çmendur, parullat: “Me zorrët e shqiptarëve do të bëjmë lidhëse këpucësh”. Atë ditë, ai organizoi një tubim proteste para ambasadës greke, në Tiranë, duke i dhënë kështu një përgjigje barbarisë shoviniste. Kartoteka e krimit duhet patjetër që të ketë një rezistencë, në mënyrë që të mos përparojë më tej, në diagnozën e psikiatrisë aluçinante dhe barbare. Në këtë mënyrë, ai ka punuar vazhdimisht, për mbarëvajtjen e çështjes sonë kombëtare. Dhe ndryshe nga shumë të tjerë, që njëlloj si në tregimin, “Tregtari i flamujve”, e vunë çështjen kombëtare, në funksion të biznesit të tyre, përkundrazi, ai e vuri biznesin e tij, në funksion të çështjes kombëtare, duke lënë gjithmonë të hapur derën e fabrikës së tij, të miellit, për alarmet emergjente të bashkëkombësve. Një ditë, kur Rolandi u njoh me platformën tonë, në lidhje me qëllimin final për bashkimin e trevave shqiptare, e përqafoi këtë platformë, duke theksuar, se në fillim, duhet realizuar bashkimi shpirtëror i shqiptarëve, kudo janë dhe pastaj të rikrijohet Shqipëria natyrale, ashtu siç na e kanë lënë stërgjyshërit tanë, prej gjashtë mijë vjetësh. “Të gjithë shqiptarët kanë detyrimin të kontribuojnë për misionin e bashkimit, duke bërë gjithçka që munden, për të ngjitur në piedestalin e vet fisnikërinë e identitetit tonë kombëtar”,shprehet ai. Ndërsa, gruaja kosovare, Nija, në anën tjetër të kufirit të imponuar, kur dëgjoi fjalën “bashkim”, pyeti: “Për çfarë bashkimi flisni ju? Ne, tashmë, jemi bashkuar”. Ai është i vetëdijshëm, se bashkimi i gjymtyrëve të kombit është një mision i vështirë, që kërkon mençuri, kohë, durim dhe trimëri. Por, mbi të gjitha, ky bashkim kërkon sakrifica dhe ngrohtësi njerëzore, për të kaluar fazën e parë dhe më të rëndësishme, që ai e quan “bashkim shpirtëror”. Dhe ne, që kemi kaluar aq shumë dimra luftërash, me armiqtë e jashtëm, tani duhet të sfidojmë urrejtjet tona paradoksale ndaj njeri-tjetrit, të cilat i ka mbjellë politika me anë të kulturës së pamjaftueshme që reflekton. Në një farë mënyre, kjo është lufta me ndërgjegjen tonë, për të flakur bajraktarizmin, krahinarizmin, agresivitetin apo nënvleftësimin ndaj kolegëve, shokëve apo vëllezërve tanë. Dhe

kjo luftë është tepër e vështirë, sepse këtu pleksen prejardhjet, fetë, politikat, konceptet dhe formimet individuale të secilit prej nesh. Megjithatë, shpreh optimizmin se, së shpejti, edhe kjo betejë e shqiptarëve do të përfundojë me triumfin e arsyes, sepse të gjithëve na dërgon një mesazh të përbashkët, identiteti i të parëve tanë. “Shqipëria vazhdon të lëngojë e copëtuar në katër pjesë dhe ne nuk mund të rrimë duarkryq”,- shprehet ai, duke nënkuptuar ribashkimin e kombit, brenda parametrave të integrimit europian. Për këto arsye, në Tiranë, Shkodër, Prishtinë e kudo tjetër, gjendet një piedestal për vlerësimin e bëmave të njerëzve të mirë, ku ka vendin e vet edhe ai. Ky piedestal është kujtesa kombëtare dhe popullore, sepse ngado, ndërgjegjja e njerëzve në nevojë, është shndërruar në një pasqyrë, që i rikthen atij vlerësimin e kontributeve në formën e mirënjohjes. Prandaj, atë ditë, atje në Deçan, duke mbajtur në dorë atë buqetë lulesh, unë mendova se mirënjohja nuk mund të gjejë dot një element tjetër identifikues, më domethënës se sa trëndafilat.

188

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

189

dhe gjakatar, që e kishin pasur mendjen vetëm tek plaçkitjet dhe grindjet. Thuhej se njëri nga hartuesit e këtij teksti kishte dhënë dorëheqjen. Dhe kjo nuk i kish pëlqyer Gruevskit, i cili prej kohësh e dinte mirë, se shkëputja e shqiptarëve tanimë ishte një realitet. Mund të quhej vetëm çështje kohe. Ndërsa në shtëpinë e Gonxhe Bojaxhiut, çdo shqiptar ndihej krenar për faktin se kombi i tij, i kishte falur universit një shenjtore të madhe. Bekimi i Nënë Terezës i nxiste të gjithë, për të çuar deri në fund drejtësinë historike, me mjete paqësore dhe demokratike.

NË SHKUP BINTE SHI
Vizita ime e shkurtër në Shkup konsistoi në disa takime me intelektualë shqiptarë të Maqedonisë. Takova dhe ndonjë nga krerët e partive politike. Kishte prej tyre që bënin pjesë në qeverinë e kryeministrit Gruevski. Të tjerët i përkisnin opozitës. Në Shkup binte shi. Asnjë prej politikanëve nuk më foli për bashkimin, ndonëse unë dy-tri herë u thashë se e ardhmja jonë është rizgjimi i identitetit të të parëve. Disa e shikonin si një opsion teorik. Mjaft intelektualë besonin në një gjë të tillë, por e shihnin të largët. Njerëzit e thjeshtë, mendonin se mund të jetë një realitet i shpejtë. Por ata shtonin: Ne duhet të ecim. Ta kërkojmë bashkimin. Bota le ta diskutojë, të ziejë debate dhe kur të binden në këtë domosdoshmëri, le të japin miratimin. “Nuk kemi rrugë tjetër, veçse të bashkohemi të gjithë”, thoshin ata. Njeriu që ishte bindur më shpejt se të tjerët, për alternativën natyrale të bashkimit të shqiptarëve, ishte vetë Gruevski. Ai, madje, dukej sikur po realizonte një platformë tinzare, për t’i armiqësuar edhe më shumë shqiptarët e Maqedonisë me pjesëtarët e tjerë të shtetit multietnik. Për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej. Ai kish filluar të merrte masa me kohë për shkëputjen e shqiptarëve nga Maqedonia. Madje, nëpër shkollat fillore dhe pikërisht në librat e historisë së klasës së gjashtë, sapo kish dalë një tekst i ri që e fyente prejardhjen e shqiptarëve, duke i quajtur ilirët, (fisin e lashtë të ilirëve, paraardhësit e shqiptarëve), si një popull të kriminalizuar

Vetëtima në Malin e Zi Kur u kthyem, rruga na çoi drejt Malit të Zi. Atje ishte një kohë jashtëzakonisht e keqe, me bubullima dhe vetëtima të forta. Unë mendova në moment, se kur në Kosovë ka vranësira e në Shkup bie shi, atëherë, patjetër në Ulqin do të ketë vetëtima. “Dhe ndofta në Tiranë tani bie breshër”, thashë me vete, duke menduar se vështirësitë e motit, nuk ishin asgjë përpara vështirësive politike, juridike e sociale, që duheshin zgjidhur. Aty për aty mendova, se ka më shumë se 100 vjet, që shirat e dimrave nuk po e pastrojnë dot plagën tonë shekullore të copëtimit. Në Malin e Zi, pushtetarët ishin vazhdimisht të akuzuar prej ndërkombëtarëve për korrupsionin galopant. Megjithatë nuk reflektoheshin grindje të ashpra politike. Ky mirëkuptim i partive, ishte një shenjë e mirë për klimën dimërore, në prag të pranverës së bashkimit. Dhe unë pyeta veten: Sa dimra të tjerë dhe sa pranvera duhet të kalojnë vallë, për të realizuar bashkimin tonë kombëtar? Bisedat me intelektualë për mundësitë reale të bashkimit të trojeve tona, ishin të natyrave të ndryshme. Edhe bindjet e tyre ndryshonin. Ndonjë e shihte si çështje të ditës, të tjerë si hap të nxituar. Nuk mungonin dhe ata që mjaftoheshin me një bashkim shpirtëror të shqiptarëve. Shumica e bashkëbiseduesve e donin njëhsimin e trojeve, por diskutonin mbi kohën, kur? Dhe të gjithë së bashku e dinim se nevojitej edhe shumë kohë akoma, për të realizuar këtë ëndërr. Më të vendosurit besonin se çdo gjë varej nga vullneti ynë për të vendosur paqe midis shqiptarëve dhe për t’u qytetëruar më shumë në marrëdhënie me njëri - tjetrin dhe ndërkombëtarët.

190

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

191

qëllime të mbrapshta. Duke marrë gjysmën e trupit tonë, Tadiç nuk bën fjalë për Serbi të madhe, por duke marrë ne pjesë nga trupi ynë, bëhemi Shqipëri e madhe. Pas kësaj deklarate, kanë qenë dy zyrtarë të lartë të qeverisë serbe, që publikuan deklaratat e tyre, në mbështetje të Tadiç-it.

REAGIME DHE KUNDËR REAGIME
Presidenti Tadiç, bëri një provokim të ri ndaj trojeve shqiptare ose më saktë ndaj Kosovës. Për këtë arsye, më 26 maj 2011, AK reagoi ndaj kësaj deklarate të Pesidentit serb, Boris Tadiç. Në një konferencë për shtyp në Beograd, ai pohoi arrestimin e ishgjeneralit serb Ratko Mlladiç, të shpallur në kërkim prej vitesh nga Gjykata e Hagës, për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnjë. Pas kësaj fjalie, Tadiç i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të nisë hetim të pavarur për trafikun e organeve në Kosovë, sipas raportit të Dik Martit. Pas deklaratës së tij, reagimi i intelektualëve shqiptarë, në Tiranë, Prishtinë, Shkup apo Ulqin ishte i menjëhershëm. Të gjithë e dënuan provokimin tinzar të Tadiçit, i cili kërkonte të zgjonte fantazmat e së kaluarës. Ndërsa AK, reagoi fuqishëm duke thënë se, “ky kapitull i luftrave ballkanike, nuk mund të pastrojë emrin serb në këtë mënyrë, për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Serbia ka shkaktuar me mijëra viktima dhe kurrsesi nuk mund të vendoset shenja e barazisë mes viktimave dhe kriminelëve të luftës. Dorëzimi i një krimineli, nuk është fundi i përgjegjësisë. Gjithashtu, në këtë deklaratë i bëhej apel Presidentit Tadiç, t`u kërkojë falje shqiptarëve. Apeli i tij për rindarjen e Kosovës është një pazar i pistë. Termi i përdorur prej tij “Shqipëri e madhe”, ka

192

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

193

ÇERTIFIKATAT E REJA
Kriza po e mbyste Greqinë, dhe protestat vazhdonin. Papandreu ndodhej në prag të dorëheqjes, ndonëse ndihej qartë, se ai vetë nuk dëshironte të largohej. Megjithatë, më 27 maj 2011, Athina zyrtare deklaroi se nuk i njeh çertifikatat shqiptare, pa pasur të shënuar kombësinë. Reagimi grek këtë rradhë e kishte inatin me Tiranën zyrtare. Sepse duke filluar nga data 23 maj 2011, Ministria e Brendshme e Shqipërisë kishte aplikuar çertifikata të reja, në të cilën nuk publikohet elementi i kombësisë, duke prezantuar vetëm shtetësinë. Ashtu siç e ka tërë bota. Ky format, i cili ka filluar të trokasë në dyert e konsullatës greke, në datën 26 dhe 27 maj, ka sjellë kaos dhe kureshtje nga qytetarë të zonës së minoritetit. Dhjetra persona që kanë dashur të rinovojnë dokumentet, apo të vulosin ato, janë kthyer mbrapsht, nga konsullata greke, duke mos pranuar të kryejnë asnjë veprim. Shoqata “Omonia” është nxituar të shprehet, se ndërrimi i çertifikatave është një veprim tendencioz. Heqja e kombësisë është një shkelje e hapur e të drejtës së minoritarëve. Personave që nuk u është shërbyer në doganën greke, u është thënë se çertifikatat e reja nuk njihen nga Ministria e Jashtme Greke. Një ditë më vonë, pikërisht më 28 maj 2011, Vangjel Dule, kreu i PPDNJ-së, ka deklaruar nga Gjirokastra, se “vendimi i qeverise për hedhjen në treg të çertifikatave, ku mungon zëri “kombësi”, është mohim i të drejtave të minoritetit”.

Për këtë arsye, më 28 maj 2011, me anë të një deklarate, ne, reaguam ashpër për problemin e çertifikatave. Në këtë deklaratë, midis të tjerave thuhej se: “Kërkesa e shoqatës “Omonia”, që kombësia të shënohet në çertifikatë është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe standardet europiane. Nuk ekziston asnjë referencë ligjore për këtë element dhe asnjë vend i Europës nuk e shënon kombësinë në çertifikatë. Shqipëria u garanton çdo të drejtë kushtetuese minoriteteve dhe barazinë para ligjit të gjithë qytetarëve, për çka konsiderohet si modeli më i mirë europian. Prandaj, u bëjmë thirrje minoritarëve grekë në vend dhe sidomos institucioneve që ata përfaqësojnë, të mos cenojnë respektimin e ligjit, pasi falsifikimet e kombësisë dhe rritjet mbi baza artificiale të numrit të minoritetit grek në Shqipëri, mund të konsiderohet “genocid statistikor”.

194

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

195

MOS NA PRISHNI ME FQINJËT
Në koktejin e organizuar nga ambasada franceze, takova atë ditë njërin prej diplomatëve të lartë të Ministrisë së Jashtme, i cili kohë më parë kishte kryer për disa muaj detyrën e zv.ministrit. Sa më pa, m’u afrua duke më thënë: Ata lart, nuk i kanë me sy të mirë veprimet tuaja, që mendoni se keni marrë në dorë flamurin e nacionalizmit. - Kush janë ata lart? – e pyeta. - Hyqymeti - përdori ai një fjalë turqisht, duke shtuar – edhe Parlamenti, sigurisht. - Ku e di ti? – vazhdova bisedën duke trokitur gotën e verës me të. - Ministria e Jashtme i di të gjitha – shtoi ai dhe vijoi: Ti e di që unë nuk jam aq i parëndësishëm për këtë dikaster, përderisa para ca kohësh emri im u përfol për postin e ministrit të jashtëm. - Nëse do të bëheshe ti ministër i jashtëm, atëherë kishte rrezik që Shqipërinë t’ia shisje Malit të Zi, në këmbim të bananeve – e ngacmova unë me shaka, ngaqë e dija se bashkortaku i tij merrej me tregtimin e bananeve, me vendet fqinje. - Unë do ta bashkoja Shqipërinë me Amerikën, por atë doni ta shisni ju, me ato aleancat që kërkoni të bëni – tha ai. - Për çfarë aleancash e kini fjalën? – pyeta unë.

- Ja, me ato tollumbacet që hidhni andej këtej për bashkim të trojeve me Kosovën, apo me shqiptarët e Maqedonisë – vijoi hidhur ai. - Ç’të keqe ka, nëse do bashkoheshim një ditë? - Ka shumë të këqija. Kjo për momentin nuk i intereson as Europës dhe as NATO-s. - Ku e di ti? – e pyeta përsëri unë. - Si nuk e di – kam 20 vjet që nuk më ka lëvizur dot njeri nga Ministria e Jashtme dhe gjatë këtyre viteve kam punuar edhe si ambasador në shumë vende europiane. - Po për Shqipërinë si do të ishte ky bashkim? - vijova unë. - Nuk është momenti – shtoi diplomati duke më thënë – ne duhet të tregojmë se dimë të bëjmë shtet dhe duhet të menaxhojmë njerëzit që kemi brenda kufijve tokësorë. As Shqipëria, as Kosova dhe as Maqedonia, nuk po ia mbushin mendjen europianëve se dinë të bëjnë shtet. Ti e ke parë vetë si kanë shkuar punët. - Natyrisht, kur një komb ndodhet i copëtuar në katër pjesë, nuk ka si të bëhet shtet. Nuk e lejon presioni i fqinjëve, që na kanë zhvatur pjesë të trupit e kërkojnë që plagët të mos mbyllen kurrë, por të kullojnë gjak në shekuj. Atyre u intereson të mos bëhemi dhe të nxisin pastabilitetin. Një copë herë midis nesh ra heshtja dhe unë nuk dija çfarë t’i thosha. Njëherë doja t’i tregoja vullnetin e gjithë shqiptarëve në katër shtetet ballkanike, për t’u bashkuar në një shtet të vetëm, por ai, padyshim që këtë vullnet e dinte mirë, përderisa kishte punuar për shumë kohë edhe si ambasador. Duke më parë me bisht të syrit, sikur të kërkonte një moment të volitshëm, ai mu afrua edhe më pranë dhe më tha: - Ndërsa, për ato çështjet me Greqinë mos u merrni shumë. Mos na prishni me fqinjët. - Pse? - pyeta me habi. Mos vallë të duket i drejtë ligji për regjistrimin e popullsisë shqiptare me vetëdeklarim etnik e fetar? Apo të shkon për shtat Ligji i Gjendjes Civile, që brenda një kohe të shkurtër ka shkombëtarizuar mijëra vetë? - Leri këto parulla dhe mos harro se Greqia ka një ndikim të fortë në BE. Ata të bëjnë gjëmën. A nuk e ke parë se sa të

196

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

197

kujdesshëm janë qeveritarët tanë në komunikim me grekët? Prandaj, ndalojini ose rrallojini pak ato takimet tuaja – shtoi ai. - Ne nuk kërkojmë të cenojmë askënd. As nuk po themi të bashkojmë trojet e copëtuara, sot. Por nuk ka arsye përse të mos e diskutojmë edhe këtë çështje. Shtetet mund të ndërtojnë marrëdhënie reciproke dhe të sillen mirë me njëri tjetrin, vetëm nëse vendosin dialog partnerësh, pa cenuar interesat e njërit - tjetrit. Konflikti është pjesë përbërëse e natyrës njerëzore dhe dukuri e brendshme e sistemit ndërkombëtar, ku sundon mosbesimi dhe arroganca. Ekuilibri i forcave krijohet dhe ruhet në varësi të forcës dhe vullnetit të aktorëve, ka thënë dikur Kisinger. Nëse nuk je aktor, nuk të ka njeri në refené*. Pikërisht, ky mosbesim dhe kjo siguri kërkon që aktorët të jenë të kujdesshëm, të ruajnë interesat e vendit të tyre, të shoqërive që ata përfaqësojnë. Jo njëri të bëjë si të dojë dhe tjetri vetëm të nënshtrohet në funksion të interesave të tij. - Mirë, mirë, por mos harro se ne jemi të vegjël. Jemi të dobët dhe nuk mund të matemi me fqinjët. - Ti do të thuash që të heshtim para kësaj masakre që ngjan me një pushtim të ri, por tanimë, një pushtim që realizohet me anë të regjistrave të gjendjes civile? - Nuk ka asnjë masakër dhe asnjë rrezik pushtimi. Tani ne jemi anëtarë të NATO-s, me kufij shtetërorë të garantuar. Grekëve mund t’u bëjmë disa lëshime, në këmbim të ndihmës që na kanë dhënë e po na japin gjatë tranzicionit demokratik. Marrëdhëniet midis shteteve janë njëlloj si midis njerëzve. Nuk ka gjë pa interes – nënvizoi ai. Dhe pas një minute, ai lëshoi batutën e fundit, për të cilën me sa duket ishte afruar që në fillim pranë meje. Këtë e bëri me nxitim, përpara se të hapte celularin, i cili po i binte vazhdimisht. -Nëqoftëse ke ndonjë ndikim te shokët e tjerë hiqni dorë sa nuk është vonë nga kjo aventurë populiste. -Unë jam një nga ata. Ndikohemi nga njëri - tjetri vetëm për gjëra që mund t’i bëjnë mirë shëndetit të kombit shqiptar.
* nuk të përfill, nuk të ka në hesap, nuk të llogarit kush

Ai ngriti telefonin dhe u mat të ikte, por unë e kapa nga xhaketa, që të merrte përgjigjen. Pasi mbaroi bisedën telefonike, e pyeta: Përse të heqim dorë? Kujt vallë i kemi shkelur në kallo? - Shqipërisë, - tha ai me një ton zyrtar, që përdoret zakonisht në presidiume mbledhjesh, - me metodat tuaja, ju po pengoni integrimin e vendit dhe marrëveshjet ndërshtetërore, siç është kufiri detar, ndërtimi i varrezave, hapja e shkollave greke dhe regjistrimi i popullsisë. Nga të gjitha këto, ne nuk na vjen asnjë e keqe, madje fitojmë shumë si shtet – përfundoi zyrtari i ministrisë. - Po njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria, sa humbasin përballë këtij pazari ballkanik – ia ktheva unë, por atij i ra përsëri zilja e telefonit dhe iku më tutje. Kur e pashë prapë pas 5 minutash, mes morisë së të ftuarve, as unë, as ai, nuk donim t’i afroheshim më, njëri-tjetrit. Siç duket bravat e ndryshkura të shtetit dhe të historisë kishin filluar të aktivizoheshin.

198

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

199

PËRSËRI NJË TË DIELË ME ANËN
Ishte ditë e diel dhe pikërisht në orën kur takohesha me Anën, m’u kujtua historia e saj dhe vendosa ta marr në telefon. Këtë rradhë, zëri i saj nuk ishte më miqësor. Ishte thjesht një timbër indiferent, prej fajtori, që nuk dëshiron të japë shumë sqarime, për shkak të vrasjes së ndërgjegjes ose për bashkëfajësi në krim. - Si je Ana? – e pyeta unë! - Mirë – tha ajo pa shtuar asgjë tjetër nga pas. - Çfarë ke kështu? - e ripyeta. - Asgjë - tha ajo përsëri ftohtë. - Si po shkon puna me diplomën? – vijova më tej. - Po e mbaroj – tha ajo. - Në ç’mënyrë po e mbaron? - Ashtu si mbarojnë të gjitha gjërat për të mbijetuar – tha prerë Ana – kam bërë disa ndryshime thelbësore, thuajse e kam nisur nga e para! - Si e ke nisur? – e pyeta sërish unë pa fshehur një farë padurimi. -Po ja – sqaroi Ana – kam shkruar se “Vorio – Epiri” është tokë greke dhe ajo përfshin trojet deri në Berat dhe më tej akoma, deri në lumin Shkumbin. Kaq të mjafton besoj, më tej e kupton vetë vazhdimin! - Përse e bëre këtë? – thashë i pakënaqur nga zgjedhja e saj,

sepse e dija që profesionalisht ajo kishte një rrugë tjetër më dinjitoze, për të ballafaquar studimet historike dhe duke kërkuar një komision të posaçëm me profesorë dhe ekspertë ballkanikë, apo europianë. - Mos u çudit fare – ma preu ajo – këtë e lexova edhe në disa libra që qarkullojnë në Shqipëri, nëpër shkollat greke, të cilat financohen nga shteti shqiptar. Pra, në këto shkolla mësohet se Epiri grek, apo “Vorio - Epiri”, vazhdon deri në brigjet e Shkumbinit. - Po ti, e beson këtë mashtrim historik? - e pyeta. Nga skaji tjetër ajo lëshoi një psherëtimë. - Ah, nëse do të përgjigjesha me fjalët e Artur Milerit, do të thosha se “e shkrova me dorë dhe e mallkova me zemër”. Por nuk kisha rrugë tjetër! Veçse të dëbohesha fare nga Greqia. - Si e kanë pritur konsulentët këtë shpjegim – e pyeta përsëri. - Shumë mirë, madje ata ma rekomanduan. Më dhanë edhe librat e shkollave greke, që qarkullojnë në Shqipëri. Këto ditë do ta firmos dhe së shpejti do ta paraqes. Ndërsa shtyrjen e variantit të parë e justifikova nëpërmjet një raporti mjekësor. - Po si kështu? – vijova pyetjet unë fare pa kuptim. Si mund të mbushësh një mbrojtje diplome me gënjeshtra. - Të gjithë gënjejnë për të mbijetuar – tha ajo – dhe tani të lutem më ler të qetë, mos ma ngacmo më tej ndërgjegjen time të vrarë. E mbylla në çast telefonin, pa i thënë as “mirupafshim” dhe më erdhi keq për të. Edhe për veten. Edhe për fatin e mijëra shqiptarëve, që detyrohen të tjetërsohen për të mbijetuar, në këtë kohë të vështirë agresionesh ideologjike dhe etnike. Por nuk dija çfarë të bëja më shumë.

200

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

201

SERBËT RIKËRKOJNË NDARJEN E KOSOVËS
Deklarata e presidentit Tadiç, me gjithë dozën e hipokrizisë, nuk mund të realizohet kurrë. Synimi i tyre është ndarja e Kosovës, një ricopëtim i dytë i trojeve tona, midis Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo, natyrisht, është një kërkesë utopike dhe nuk mund të zbatohet kurrë në praktikë. Asnjë politikan shqiptar nuk ka mandat, që të ulet në bisedime me serbët për këtë problem. Kushdo që do ta bëjë këtë hap, do të quhet brenda sekondës tradhtar i kombit të vet. Këtë deklaratë, Tadiç e bëri në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfuter Algemajne Cajtung”, më 2 qershor 2011, duke theksuar: “Shqipëria e madhe” mund të jetë pjesë e një zgjidhje praktike më të gjerë, dhe serbët mund ta pranojnë atë”. Nga ana tjetër, edhe zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, deklaroi në revistën e përjavshme “Nin”, po më 2 qershor, se “ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, është i vetmi opsion realist”. Kështu, në fillim të qershorit, në tramvajet e Beogradit u rishfaqën pasagjerët e Kongresit të Londrës, duke folur përsëri për rindarje të reja të trojeve shqiptare. Konkretisht, të dy zyrtarët e lartë serbë, hodhën shashkën e radhës, duke propozuar bisedime me palën shqiptare për ndarjen e Kosovës. Ashtu siç pritej, kjo

shashkë shpërndau përreth një provokim tymi dhe mjegulle, duke frymëzuar ujqërit e rinj, të kërcisnin dhëmbët, ngaqë parandjenin erën e gjakut. Të njëjtin propozim Milosheviçi e kishte bërë disa vite më parë për ndarjen e Bosnjes. Pra, ishte një skemë e njohur barbarie, me formula të reja, të ashtuquajtura bashkëkohore. Për vite të tëra, oreksi shtazor i grabitqarëve nuk e kishte ngopur dot barbarinë e vet. Tani, kur gjërat dukeshin se do të qetësoheshin, ishte pikërisht një president dhe një zëvendëskryeministër serb, që u jepnin sinjale kasapëve të Beogradit, për të mprehur sëpatat. Ora e pushtuesve kishte ikur përgjithmonë dhe kjo deklaratë tregonte, se zyrtarët serbë, e kishin kurdisur sahatin e ri të integrimit me akordet e Mesjetës. Natyrisht, kjo kaloi pa u vënë re nga diplomacia zyrtare e Shqipërisë dhe pa ndonjë reagim të fortë nga qeveria e dobët e Kosovës. E para, preferoi heshtjen, për të mos ngjallur debate dhe e dyta ndjehej ende e dobët, për një kundërpërgjigje të ashpër e të merituar ndaj zëvendëskryeministrit serb. Kjo ndodhi pak a shumë në të njëjtën ditë kur krimineli serb Mlladiç, po udhëtonte në autoburg, drejt Hagës. Me këtë veprim, dukej se zyrtarët serbë mësonin historinë në darkë dhe e harronin atë në mëngjes. Pasi ngriheshin nga gjumi, ku kishin parë në ëndërr egërsirat, ata në mëngjes ëndërronin hartën e tyre, më të madhe, se ç’u kishte rënë për pjesë nga paraardhësit. Por një fjalë e urtë thotë se, “Kush fle me qen, gdhihet me pleshta”. Dhe me sa duket për serbët e pandryshueshëm, nevojitet një pasqyrë për të parë më mirë deformacionet e synimeve dhe ëndrrave.

202

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

203

TELEFONI IM I FIKUR
Për të respektuar audicionin dhe veten, gjatë kohës që zhvillohej mbledhja në Sky Tower, telefonin e kisha të fikur. Kur po zbrisja nga shkallët, para se të nisesha drejt makinës, gjëja e parë që bëra ishte hapja e telefonit. Dhe menjëherë, në celularin tim, sinjali elektronik më informoi për mbërritjen e disa mesazheve. Katër prej tyre ishin prej disa miqve të mi, që na uronin për aktivitetin, ndërsa dy të tjerë vinin nga i njëjti numër. I lexova me kujdes dhe në të dyja mesazhet shkruhej e njëjta fjali: “Pas mbledhjes duhet të takohemi”. Ishte një numër krejt i panjohur dhe nga fjalët e tjera shoqëruese kuptohej gegërishtja e qartë dhe e shkruar pa gabime ortografike, të cilat janë të natyrshme në mesazhet telefonike. Por sapo ndala hapat, për të menduar se ç’duhet të bëja, dikush më foli në emër, duke më thënë: - Kam ardhur për një punë në Tiranë dhe sapo mësova për takimin tuaj, erdha me një frymë. Pastaj u prezantua edhe vetë. - Jam Arbër Krasniqi nga Prizreni. Isha në sallë dhe u dëgjova me vëmendje. Ju lumtë! - Kam shumë miq në Prizren dhe shkoj shpesh për t’i takuar, i thashë unë. Pastaj e pyeta se në ç’pjesë të Prizrenit, banonte. - Shtëpia ime e vërtetë është pranë ndërtesës së Lidhjes së

Prizrenit. Stërgjyshërit dhe gjyshërit e mi kanë qenë kushërinj të parë me të zotët e shtëpisë dhe ne vazhdojmë ta ruajmë lidhjen e gjakut me pasardhësit e tyre. Pra, në një farë mënyre, kjo shtëpi është edhe e imja. Por tani kjo ndërtesë është kthyer në muze dhe u përket gjithë shqiptarëve. - Faleminderit që erdhe, i thashë, por më vjen shumë keq, që nuk e more fjalën në takimin tonë. - S’ka gjë - tha ai – kisha nevojë të dëgjoja, se çfarë thuhet prej kësaj lëvizjeje të re. Sot erdha rastësisht. Do të kemi raste të tjera. Pasi më njohu një copë herë me gjendjen aktuale të familjes së tij, biseda shkoi përsëri në plagën e hapur të copëtimit të Shqipërisë. - Ata bënë shumë plane dhe takime përpara se të ndanin Shqipërinë në katër pesë pjesë, - filloi ai bisedën shtruar, ndaj edhe ne, duhet të mos lodhemi së biseduari për të realizuar bashkimin, rreth një trupi të vetëm. Në radhë të parë, bashkimin tonë në mendime, për t’iu kthyer punës dhe bërjes së vendit, aty ku jemi, dhe më tej për një ribashkim të mundshëm. - Për këtë duhet të mobilizohemi të gjithë, – i thashë unë – sepse situata është shumë e vështirë - Sigurisht – m’a preu fjalën ai - por gjithësecili bën aq sa mundet. Ndërsa elitat e kombit realizojnë diferencën, për të kryer misionin e plotë – shtoi më tej dhe vazhdoi: Fisi ynë hapi portat e shtëpisë për Lidhjen e Prizrenit dhe për këtë iniciativë, u persekutua barbarisht në 120 vjet. Natyrisht, herë hapur, herë fshehtazi. - Keni të drejtë. Fisi juaj ka vuajtur shumë – ndërhyra unë. - Më shumë ka vuajtur kombi shqiptar. Ka vuajtur Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë apo të Malit të Zi, të cilët kurdoherë janë ndjerë si jetim në mes të Europës – shtoi prizrenasi me sytë të mbërthyer diku. - Çfarë po ndodh tani me familjen tuaj? – e pyeta. - Ajo që po ndodh me të gjitha familjet e shqiptarëve – tha ai. Ne presim të bëhet Shqipëria, ndonëse e shohim, se tani për tani kjo ëndërr duket e largët. Por duhet t’i dalim zot vetes. Ka prej shteteve të mëdha që do të na ndihmojnë. Ndokush, do të përpiqet

204

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

205

që edhe të na sabotojë. Ashtu siç ndodhi me Lidhjen e Prizrenit, kur Turqia kërkoi ta përdorte për interesat e veta, por nuk mundi. Kongresi i Berlinit, që u mbajt tre ditë më vonë, e zyrtarizoi copëtimin e trojeve tona. Dhe më vonë, Mbledhja e Ambasadorëve në Londër vulosi gjithçka – tha me dëshpërim ai. - Vetëm për një farë kohe – e ndërpreva unë. - E di - tha djaloshi nga pjesa tjetër e Shqipërisë dhe instiktivisht pa orën. – Koha e copëtimit mbaroi. Ka mbërritur ora e bërjes. Por duhet të veprojmë pa humbur asnjë minutë – shtoi pas pak.

MEGALI IDEA DHE NAÇERTANIA
Para Lidhjes së Prizrenit, Greqia dhe Serbia, bënë një plan të përbashkët për copëtimin e trojeve shqiptare. Ato përpunuan platformën e tyre politike, mbi bazën e së cilës do të realizonin dhe aneksimin e tyre. Me Shpalljen e Pavarësisë, Greqia i kushtoi rëndësi të madhe përgatitjes së kushteve “për pushtimin e Epirit dhe helenizimin e popullsisë shqiptare”.66 Për këtë u morën masa të shumta, duke filluar nga represioni i shtetit ndaj banorëve jo grekë, d.m.th. shqiptarë, heqja e shkollave në gjuhën e kombit të tyre, dhunimi i të drejtave dhe nderit të shqiptarëve dhe një sërë masash të tjera, që detyronin banorët të braktisnin me dhimbje trojet e tyre. Duke vepruar në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve, grekët “harruan” faktin, se pikërisht “arvanitët janë krijuesit e Greqisë së re”.67 Kryeministri grek, Janis Koletis, në vitin 1844, shpalli programin e tij të quajtur “Megali Idea”*, i cili synonte të krijonte
66

Mehmet AliVrioni, Abdyl Frashëri, Memorandum drejtuar kontit Andrassy, Vjenë, 29.05.1879, PA XVI/72, “Leka”, mars 1940 67 Aristidh Kolia, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, vështrim historik, politik, gjuhësor, Tiranë 2002, f.217 * Platformë politike e qarqeve shoveniste greke, që synonte, duke filluar prej fundit të shek. XVIII, krijimin e një shteti të madh grek, në kufijtë e Perandorisë

206

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

207

një shtet të madh helen, sipas të cilit, Shqipëria e Jugut deri në Shkumbin, do të përfshihej brenda kufijve të Greqisë. Kjo ide e tij gjente mbështetje te Patrikana Ortodokse e Stambollit, sipas parimit të sajuar grek: “Ortodoksit e Shqipërisë janë grekë”. Të njëjtën gjë bënë dhe serbët. Po në këtë vit, Ilia Garashanini, shpalli projektin serb “Naçertania”**, objektiv i të cilit ishte kthimi i principatës së vogël serbe në shtet të madh, duke i konsideruar serbe, të gjitha tokat mbi lumin Shkumbin. Ajo u mbajt e fshehtë për një kohë të gjatë. Natyrisht, dihej nga një grup i caktuar njerëzish, të cilët punonin për zbatimin e saj. Ajo u bë publike më 1906. “Naçertania” ishte një krijim i qarqeve borgjeze dhe nacionaliste, kërkesë e faktorit të brendshëm ekonomik e social, me qëllim zgjerimin e trojeve serbe në dëm të kombësive të tjera. Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, në bazë të “Naçertanias”, ishte caktimi i tatimeve të mëdha, mos hapja e shkollave shqipe, rrahjet e shumta nga xhandarmëria serbe, arrestimet, burgimet dhe vrasjet pa kriter68. Mbi bazën e saj, gati një shekull më pas, Çubrilloviçi e avancoi programin. Ai shtoi kritere të reja për

shkombëtarizimin, duke forcuar masat represive të shtetit, me mosnjohjen e tapive të vjetra, shqiptarët të përjashtohen nga shërbimet shtetërore, vetëqeverisëse, fetare e tj. Sipas tij “shqiptarët janë të ndjeshëm në fé dhe në këtë drejtim duhen prekur mirë, siç është shkatërrimi i varreve, detyrimi që femrat t’i dërgojnë në shkollë së bashku me serbë, ndalimi që të mos kenë liri martese si dhe keqtrajtimi i herë pas hershëm i klerikëve…”.69

Bizantine, ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara nga popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj)....Gjatë shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, prej saj u frymëzuan qarqet drejtuese të Athinës, në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke mbajtur qëndrim agresiv ndaj popujve fqinjë të Ballkanit. Ata synonin të përfshinin në shtetin grek një pjesë të mirë të tokave shqiptare. Në fillim të shekullit XX, ata u përpoqën ta realizonin këtë program nëpërmjet të ashtuquajturit “Vorio – Epir”, që synonte aneksimin e krahinave të Korçës dhe Gjirokastrës. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, f. 687) ** Platformë e politikës së jashtme serbe, që u përpunua, pas konsolidimit të pozitave të saj politike në shtetin serb, nga I. Garashanini, në fillim ministër i Punëve të Brendshme, më pas ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryeministër i Serbisë. Në të propagandohej ideja e shtetit të madh serb, sipas së cilës, shteti i ri serb, duhej të ishte trashëgimtar i drejtpërdrejt i Perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit. Në të parashikohej aneksimi i trojeve shqiptare të Vilajetit të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë së Veriut dhe Shqipërisë së Mesme. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, f. 741) 68 Hakif Bajrami, Naçertania, Prishtinë 2004, f. 104
69

Po aty

208

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

209

RUSËT PËRGATISIN SHUARJEN E KOMBIT SHQIPTAR
Pjetër Romanovi ishte themelues i panortodoksizmit rus dhe edukoi popullin e vet me etjen për pushtim kolonish. Ky car rus, më 1710, hartoi testamentin e tij prej 14 pikash, ku parashikohej rruga që do të ndiqej për zgjerimin e Rusisë nëpërmjet pushtimeve dhe zotërimin e Europës prej saj. Synimet e tij ishin për të nxitur Austro-Hungarinë të godiste Turqinë dhe ata së fundi të zotëronin Konstandinopojën dhe pas kësaj, banorët e Europës “do të jenë skllevërit e ardhshëm të Rusisë së madhe”, të Pjetrit të Madh. Këtë virus, Pjetri ia përcolli careshës Katerina II (1729-1796), të cilën Volteri e ka quajtur “Semiramizi i Veriut”. Katerina e kishte bërë zakon, që të mos u jepte fruta miqve pas drekës, duke u justifikuar me shprehjen cinike: “Më falni, por jam e hidhëruar. Ju nuk do të hani fruta të mira derisa unë do të mund të kaloj pushimet stinore në Konstandinopojë”. Më 4 korrik 1780, Jozefi i Dytë i shkruante Maria Terezës nga Shën Petersburgu, duke bërë fjalë për Katerinën, e cila kishte si projekt rimëkëmbjen e Perandorisë së Lindjes, që kjo careshë “e ngroh dhe e ringroh për ta çelur përherë në shpirtin e saj. Ajo, në çdo çast, shfaq zgjidhje për ndarjen e Turqisë”.70
70

Për ne ka interes qëndrimi i saj malinj ndaj trojeve shqiptare. Më 30 maj 1780, Katerina II u takua me Jozefin e II, në Mogiliev, ku diskutuan për ndarjen midis tyre të pjesës më të mirë të tokave të pushtuara, duke rimëkëmbur republikat e vjetra greke. “Rimëkëmbja e republikave të vjetra greke”, që u nënshkrua midis Jozefit II dhe Katerinës II, i jepte fund pavarësisë së ardhshme të Shqipërisë, të cilën e merrte përgjithmonë Greqia. Më gjithë këtë pakt, Jozefi II, Perandor i Austrisë, i shkruante Katerinës pak kohë më pas, se nuk mund të zbatoheshin marrëveshje të tilla pa pëlqimin e Francës. Kjo e fundit, me gjithë dashurinë e madhe që kishte ndaj Rusisë, i trembej marrjes së Konstandinopojës prej saj. “Për sa i përket krijimit të një mbretërie të re dhe të trashëgueshme të Dakisë me një princ të fesë greke (ortodokse) në krye, dhe, së fundi, vendosjes si sovran dhe perandor të Perandorisë Greke në Stamboll, unë jam i mendimit, se mund të vendosim për këtë, vetëm nëse ngjarjet e luftës shkojnë mirë”. Por, për këto lëshime, Austria kërkonte një pjesë të Serbisë, Bosnjën, Hercegovinën, Malin e Zi, përfshi gjirin e Drinit etj. “Të dyja perandoritë e reja, e Dakisë dhe e Greqisë, të angazhohen që të mos u vënë kurrë pengesa ose taksa të çfarëdoshme anijeve të mia”.71 Ndërsa një diplomat francez, do të shkruante se, “Franca nuk dëshiron të shkatërrohet Perandoria Osmane, sepse zgjerimi i pamatur i Rusisë alarmon të gjitha Fuqitë e Europës”. Përsëri Katerina II, këmbëngul në të vetën dhe më 4 janar 1788, i shkruan Jozefit II, se “të dy sovranët, i Dakisë dhe i Greqisë, nuk do t’u vinin asnjë pengesë e taksë anijeve tregtare të subjekteve të madhërisë suaj perandorake”.72 Lufta për marrjen e Konstandinopojës ishte dëshirë edhe e fuqive të tjera, ndaj dhe marrja e tij vështirësohej më tej. Napoleon Bonoparti, bënte të ditur në atë kohë, se ishte dëshira për të marrë Stambollin ajo që nuk lejonte copëtimin e Turqisë. “Ky kryeqytet ishte vështirësia e pakapërcyeshme, pengesa që na dilte
71

Arneth Josef II und Katherina von Russland, Ëien, 1869, Nr. 558, fq. 263. Sh. Delvina, Republika, 22 maj 2010

72

Sorel, A, Evropa dhe revolucioni, f. 451. Sh. Delvina, Republika, 22 maj 2010 Po aty

210

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

211

vazhdimisht përpara… ai që do të zotërojë Konstandinopojën do të qeverisë botën”,73 - nënvizonte francezi i famshëm në atë kohë. Më 1807, Aleksandri I i Rusisë braktisi Korfuzin dhe Kotorin, që ishin zotërime ruse qysh nga viti 1799-1806, duke ia dhënë Francës, e cila lidhi në atë kohë aleancë të ngushtë me Rusinë. Ai, sipas Napoleonit, “ishte një grek i Perandorisë Bizantine”, nip i careshës Katerina II dhe pretendonte të bëhej perandor i ardhshëm i Lindjes.74 Me krijimin e shteteve të Dakisë dhe të Greqisë, Katerina II fshinte një herë e përgjithmonë popullin shqiptar dhe eliminonte kështu historinë e tij, trojet etnike, qenien kombëtare, duke e lënë atë në prehër të asimilimit të fqinjëve të tij grabitqarë serbo-sllavogrek. Me ardhjen në fuqi të Nikollës I, në Rusi, iu dha pavarësia Greqisë dhe kjo u motivua nga Cari si mbrojtje ndaj ortodoksisë. Por edhe sepse Nikolla I, kishte një lidhje respekti të ndërsjelltë me kreun e grekëve, Jan Kapodistrian (1776-1831), i cili kishte qenë ish-sekretar i Shtetit të Rusisë për Lindjen më 1815 dhe president i Greqisë qysh më 1827. Më 18 mars 1828, ish-diplomati rus, Kapodistria, i kërkon car Nikollës të rishoh hartën e Ballkanit. Sipas projektit të tij, nga pesë shtetet e ardhshme, tre prej tyre duhej të ishin në thelb shtete greke, gjë që do t’i siguronte Greqisë hegjemoninë në Konfederatën Ballkanike. Nga pesë mbretëritë në Konstandinopojë, vetëm njëra do t’i përkiste sllavëve të Gadishullit Ballkanik.75 Me projektin për krijimin e Mbretërisë së Epirit, ku përfshihej Shqipëria, Kapodistria jo vetëm që i përcaktonte vendit tonë një perspektivë greqizimi të plotë, por i dhuronte Serbisë qytetet: Tivar, Ulqin, Shkodër, së bashku me të gjitha rrethinat; gjithashtu i jepeshin përgjithmonë Serbisë: Gjakova, Peja, Mitrovica, Prishtina, Novipazari, Gjilani, Tetova etj. Që të gjitha këto, thotë

Kapodistria, duhet të bëhen thelbësisht greke, duke siguruar kështu hegjemoninë e helenizmit. Përpjekjet për dëbimin e shqiptarëve nuk rreshtën asnjëherë. Në vitin 1877, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë ishin ashpërsuar. Rusët i shpallën luftë Turqisë dhe forcat e saj përparuan shpejt. Turqia u gjunjëzua dhe u detyrua të nënshkruaj paqen e Edrenesë, më 31 janar 1878. Në 3 mars, nënshkroi Traktatin e Paqes së Shën Stefanit, ku u detyrua t’i bënte shumë lëshime Rusisë, si fituese e luftës. Ky Traktat ka qenë shumë i ashpër për shqiptarët, pasi nuk e zinte në gojë fare si kombësi më vete. Krahinat shqiptare të Korçës, Pogradecit, Strugës, Dibrës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kaçanikut dhe të Kumanovës, i jepeshin Bullgarisë. Serbia merrte pjesën veriore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës. Mali i Zi do të merrte Ulqinin, Krajën, Anamalin, Hotin, Grudën, Kelmendin, Plavën, Gucinë dhe Rugovën. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin osman. Si rrjedhojë, trojet shqiptare do të ndaheshin ndërmjet katër shteteve të huaja: Perandorisë Osmane, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

73 74

Po aty Sherif Delvina, Republika, 22 maj 2010 75 Po aty

212

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

213

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
Ndalimi i zbatimit të Traktatit të Shën Stefanit deri në mbajtjen e Kongresit të Berlinit, u dha kohë patriotëve shqiptarë për t’u organizuar më mirë. U hodh ideja për krijimin e një lidhje të përgjithshme kombëtare, ku të bënin pjesë gjithë shqiptarët, pa dallim krahine, feje e gjendje shoqërore. Kishte vështirësi në gjetjen e një gjuhe të përbashkët, pasi vepronin dy rryma: radikalët e kërkonin pavarësinë me luftë, ndërsa të moderuarit shpresonin ta fitonin atë me pëlqimin e Sulltanit. Patriotët shqiptarë, me bërthamë të fuqishme Komitetin e Stambollit, kërkuan që Porta e Lartë të lejonte formimin e lidhjes shqiptare, por ajo nuk pranoi. Madje u përpoq ta manipulonte. Megjithatë, thirrja e Kuvendit të Prizrenit dhe organizimi i tij iu besua një komisioni, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni dhe Gjakova. Ky komision kryesohej nga burra që kishin dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare, si Ymer Prizreni, Ahmet Koronica etj. Punimet u hapën më 10 qershor 1878. Ende nuk kishin mbërritur gjithë delegatët, për shkak të pengesave që u nxirrnin autoritetet osmane. Kuvendin e Përgjithshëm të Prizrenit e drejtoi Iljaz Pashë Dibra, luftëtar i shquar në mbrojtjen e interesave shqiptare. Ky kuvend politik mori emrin Lidhja e Prizrenit. Më 10 qershor 1878, u vendos që t’i bëhej me dije

Kongresit të Berlinit, i cili do të fillonte punimet tre ditë më vonë, të mos i jepte asnjë pëllëmbë tokë nga atdheu i shqiptarëve, në dobi të ndonjë shteti të huaj, përndryshe shqiptarët do të luftonin deri te njeriu i fundit. Kuvendi vendosi gjithashtu që Lidhja e Prizrenit të organizonte forcat e saj të armatosura, të pavarura nga Porta e Lartë. Nuk bëhej fjalë për ndonjë ushtri të rregullt, por për forca të armatosura vullnetare, që do të përdoreshin për të mbrojtur vendin nga rreziku i copëtimit. Aty u kërkua shpallja e një bese të përgjithshme, ku gjithë shqiptarët të pajtoheshin, duke ndërprerë gjakmarrjet dhe mëritë që kishin ndërmjet tyre, deri sa të kalonte rreziku i jashtëm për atdheun. Pastaj u zgjodhën organet e saj të larta. Delegatët patriotë kërkuan që Lidhja të ishte një organizatë me karakter kombëtar, e cila do të luftonte jo vetëm kundër rrezikut të copëtimit, por edhe për të siguruar të drejtat kombëtare për Shqipërinë. Ndonjë nga delegatët, me prirje turkomane, që ishin ftuar në Kuvend, kërkuan që Lidhja të kthehej në një organizatë islamike ballkanike dhe të kundërshtonte, si copëtimin e viseve shqiptare, ashtu edhe aneksimin e Bosnjës e të Hercegovinës nga Austro-Hungaria, pra t’i shërbente interesave të Portës së Lartë, gjë që nuk u miratua nga patriotët shqiptare. Më 1 korrik 1878, mblidhet Kuvendi i Përgjithshëm, i cili më 2 korrik miratoi Kanunin e Ri, ku thuhej: “Lidhja Shqiptare, e formuar në Prizren, do të luftonte për të drejtat kombëtare të Shqipërisë dhe se veprimtarinë e saj do ta shtrinte vetëm në trojet shqiptare”.

214

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

215

KONGRESI I BERLINIT VENDOS COPËTIMIN E SHQIPËRISË
Ende pa u tharë boja mbi dokumentet e Lidhjes së Prizrenit dhe pikërisht tri ditë pas themelimit të saj, më 13 qershor 1878, filloi punimet Kongresi i Berlinit. Kjo tregoi se pushtuesit (por edhe mbështetësit e tyre) nuk donin të humbnin kohë. Ata përjetonin ekstazën e ndarjes së tokave shqiptare dhe për këtë arsye ishin vazhdimisht në tension. Prej kohësh, kasapët kishin mprehur thikat dhe diplomatët e pranishëm, të ulur në tavolinat e mbledhjes, u ngjanin të ftuarve, që mezi presin therjen e dashit për të kënaqur oreksin e tyre. Natyrisht, disi të frikësuar për krimin që po bënin, sepse gjithësecili e dinte që kockat e asaj thertoreje mund t’i mbeteshin në grykë. Për këtë arsye, delegacionin që dërgoi Lidhja e Prizrenit, me nismën e vet, nuk pranuan të fliste në Kongres. Lëvizja shqiptare kishte ngacmuar disi krerët e fuqive të mëdha, por presioni grek ishte i jashtëzakonshëm. Ndonëse Bismarku e shihte me dyshim praninë e një shteti shqiptar, pa gjuhë të shkruar, kërkoi që të mos cenohen trojet shqiptare në favor të Greqisë. Pas kësaj deklarate të Bismarkut, ministri i Jashtëm Grek, Kumunderos, më 5 mars 1881, i kërkonte mbretërisë gjermane “të ndihmojë grekët, që Janina mos të përfshihet në

kurfarë autonomie të mundshme shqiptare, pasi rrezikohet qenia greke”.76 Ky ministër e dinte mirë, që po kërkohej ajo që nuk u takonte. E dinte që territori nga Kakavija në Moré, ishte i banuar tërësisht nga shqiptarë, por ai duhet të punonte për zbatimin e projektit të helenizimit të trojeve shqiptare. Kumunderos thekson, se, ndonëse kanë kaluar pesë dekada të shtetit të pavarur grek, “një pjesë e madhe e popullsisë në Moré, që është shumë kompakte etnikisht, nuk heq dorë nga qenësia shqiptare..”.77 Ministrin e shqetëson e vërteta, pasi “edhe në Athinë, si në Moré, mbi 70. 000 shqiptarë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë greqisht”.78 Pas një muaj punimesh të Kongresit dhe pas një lufte të ashpër diplomatike, pavarësisht nga e vërteta, kërkesat shqiptare nuk u morën në konsideratë dhe më 13 korrik 1878, u nënshkrua Traktati i Berlinit. Serbisë iu dhanë krahinat e Pirotit, Trenit, Vranjës dhe të Nishit. Malit të Zi i jepeshin krahinat e Tivarit, Podgoricës, Plavës, Gucisë, Rugovës dhe të Kolashinit. Kongresi mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë, që nuk kishte marrë pjesë në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe vendosi që kufiri i ri në Thesali dhe në Shqipërinë e Poshtme, të caktohej nga një komision turko-grek. Si vijë kufiri rekomandohej vija që formonin lumenjtë Kalamas dhe Selemvria, duke i dhënë kështu Greqisë, përveç tokave greke që i takonin, edhe trevën shqiptare të Çamërisë.

76

Le minoranze etniche e linguistiche, Vëll. I, Palermo, 1989, f. 185, cit. nga Hasan Minga, Çamëria vështrim historik, Tiranë, 2006 f. 41 77 Po aty 78 Po aty

216

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

217

INTENSIFIKOHET HAPJA E SHKOLLAVE TË HUAJA
Gara për hapjen e shkollave të huaja ishte e frikshme. Turqia kishte zgjedhur trevat myslimane për të hapur shkolla vetëm në gjuhën turke. Serbët bënin të njëjtën gjë në Veri. Latinët po ashtu. Kisha ortodokse greke tregohej më e vëmendshme dhe duhet pranuar që ishte më e organizuar. Në vitin 1885, vetëm në Vilajetin e Janinës ishin 700 shkolla fillore për të krishterët dhe në tetor 1889, numri i tyre arriti në 800. Objektivi grek ishte që të “zgjohej dhe të forcohej ndjenja dhe ndërgjegja kombëtare greke, që më vonë ajo të frymëzohej me idetë e helenizmit”.79 Atdhetarët i shqetësonte ndalimi i hapjes së shkollave shqipe, për shkak të ndikimit negativ të perandorive dhe presionit të ushtruar qëllimisht prej fqinjëve, të cilët kishin synimet e tyre ekspansioniste. Ndaj në gazetën “Bashkimi i kombit”, nr. 8, Manastir 29.10.1909, shkruhet se kjo pengesë e madhe që vijon ende ndaj shkollave shqipe, e ka burimin te “liria e madhe që i dha despotizimi

propagandës së huaj në Shqipëri, që u rrënjos aq thellë dhe nuk e lë të marrë frymë”.80 Rolin më të madh në këtë çështje e kanë luajtur priftërinjtë grekë, të cilët edhe gjatë predikimit u thoshin besimtarëve se “Jezu Krishti ka folur greqisht dhe jo shqip dhe se pikërisht për këtë arsye, nëse ata dëshirojnë të jenë të krishterë të mirë, duhet të heqin dorë nga lëvrimi i gjuhës së tyre dhe të vrapojnë në shkollat greke”81 Megjithatë, patriotët nuk hiqnin dorë nga mësimi i gjuhës kombëtare. Tahir Mete Mazreku, në një telegram që i dërgonte Klubit të Janinës, shkruante: “Kombi shqiptar për përparimin e mësimin e gjuhës së vet, ka për të dhënë gjithçka, po të jetë nevoja edhe jetën”.82 Ndrësa përfaqësues të klubit të Filatit, të cilët bënë një mori protestash, i shkruanin Portës së Lartë, se edhe “atë gjak që na ka mbetur, do ta derdhim për abc-në me shkronja latine”.83 Qëndrimi burrëror i shqiptarëve e acaroi politikën greke dhe për të frenuar “megallomaninë shqiptare në Epirin e Jugut”, qeveria e Athinës dha porosi të aktivizohen çeta andartësh, të cilat komandoheshin direkt nga qendra, për të “mënjanuar pengesat që i dilnin idesë kombëtare greke dhe të kryheshin edhe ekzekutime brenda në qytetin e Janinës e gjetkë”.84

79

AIH. Arkivi politik i Vjenës për Shqipërinë, Vj-39-1, Raporti i Piterit drejtuar kontit Von Kolnoky-Vjenë, Janinë, 28.10.1889

80 7,7. AIH. Ark. Vjenës. 18 – 4 – 500, V. 1908, cit. nga H. Minga, Çamëria... f. 48-49 81 Po aty 82 Gazeta, Zgjimi i Shqipërisë, Janinë, 28. 02. 1910 83 Aurel Plasari, Vija e Teodosit rishfaqet…, Tiranë 1992, f. 23 84 H. Minga, Çamëria..., f. 64

218

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

219

KOMBI SHQIPTAR NUK ASIMILOHET KURRË
Faik Konica i shkruan kryeministrit anglez Gledston më 1897
Më 1897, në numrin 2 të gazetës “Albania”, botohen pjesë të letrës që Faik Konica i dërgon kryeministrit anglez, Gledston. Midis të tjerave lexojmë: “Kam nderin që ju drejtohem me anë të një letre, të cilën po ua dërgoj, së bashku me një kopje të “Revistës Albania”. Duke vepruar në këtë mënyrë, besoj se po kryej një detyrë. Në të vërtetë unë mendoj se është me vend, që zërat e njerëzve të mëdhenj, si i juaji, jehona e të cilëve është e përbotshme, të ngrihen nga gjiri i njerëzimit për mbrojtjen e popujve të shtypur. Është e udhës që këto zëra të mos mashtrohen për shkak të shpirtmadhësisë së tyre që i karakterizon dhe të mos harrojmë një popull duke i dhënë përparësi tjetrit, sidomos kur besojnë se mbrojnë të shtypurit, pasi nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbrojnë shtypësit... Kush e njeh historinë e Greqisë së kohës së re, e di mirë se ky vend ia detyron ekzistencën dhe fuqinë e vet, vetëm shqiptarëve. Ndërsa grekët, të mirat na i shpërblejnë kështu, duke nxitur fanatizmin turk kundër nesh, duke i organizuar e vënë në veprim bandat e klerikëve dhe të spiunëve për të na përçarë, duke u përpjekur të bindin opinionin publik europian, se ne nuk ekzistojmë si komb dhe se jemi një bandë vrasësish dhe kusarësh. Sipas tyre, s’ka komb

shqiptar. Mbi të gjitha, për ta përhapur këtë gënjeshtër, grekët bëjnë çmos që t’ia dalin synimit të tyre fare lehtë: qysh nga viti 1877 Shqipëria gjendet në një kryengritje pothuajse të pandërprerë kundër zgjedhës turke, një kryengritje e tillë duket sheshit, jo përmes dënglave si të grekëve, po me anë të fakteve, domethënë, me refuzimin për kryerjen e shërbimit ushtarak në ushtrinë turke, me mospranimin e pagimit të taksave, me refuzimin për dorëzimin e armëve. Mirëpo, agjencitë dhe korrespondentët e gazetave të shteteve të huaja në Greqi dhe Turqi, të mbajtur me para të grekëve, ndonëse janë të shtrënguar t’u bëjnë jehonë këtyre kryengritjeve të herëpashershme dhe shumë të rëndësishme, ruhen që të thonë se ato ndodhin në Shqipëri. Kështu, herë thonë se ato zhvillohen në Epir, Kretë, Maqedoni dhe herë në vilajetin e Kosovës. Gjithmonë shmangin fjalën “Shqipëri”, sepse ndjekin këtë politikë dredharake, që ndryshe i thonë konspiracion i heshtjes..... Shqiptarët përbëjnë një grup të madh shoqëror, tendencat e tyre individuale nuk përkojnë me ato të grupeve fqinje. Teorikisht, ka mundësi që ky komb të vdesë, por është jashtë çdo mundësie që ky komb të asimilohet nga një popull tjetër. Ky komb do të çlirohet dhe do të jetojë. Do të ketë pak telashe për t’u çliruar nga turqit. Për sa u përket fuqive të mëdha që do të mund të kishin pretendime mbi Shqipërinë, ato neutralizojnë njëra-tjetrën. Në të vërtetë, Austria nuk do ta durojë protektoratin italian në Shqipëri, sepse ky do të sillte zhdukjen e plotë të forcës së makinës së saj në këto anëra, e cila do të ndodhej kështu e mbyllur si në një liqen të vërtetë. Italia nuk do ta lejonte përparësinë e një pushtimi austriak të Shqipërisë, sepse ai pushtim për Italinë do të kishte të njëjtën vlerë me bllokimin e brigjeve të saj lindore. Ne kemi frikë vetëm nga grekët, meqë ata kanë një armë vetjake, dinakërinë. Duhet të kihet parasysh se dinakëria e tyre është tepër e madhe, ajo është e pamatshme nga madhësia, sepse me anën e saj ia kanë dalë mbanë jo vetëm të mashtrojnë, por edhe të sigurojnë simpatinë e njerëzve më të mëdhenj që i nderon universi…”.85
85

Sh. Delvina, Gazeta Republika, 21 maj 2010

220

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

221

LIDHJA E PRIZRENIT - FESTË KOMBËTARE
Gjatë një takimi në muajin qershor 2011, “Aleanca Kuq e Zi” i propozoi qeverisë shqiptare në Tiranë dhe asaj në Prishtinë, të shpallin ditën e Lidhjes së Prizrenit si festë kombëtare. “Ne kemi shumë festa kombëtare, deri dhe te dita e ballokumeve, por nuk mund të lihet në harresë një ditë kaq e madhe”, u shpreh Kreshnik Spahiu. Sipas tij, “Lidhja e Prizrenit ishte afirmimi i parë politik i një shteti të ardhshëm shqiptar. Më 10 qershor 1878, u hodhën themelet e një programi mbarëkombëtar për krijimin e shtetit të ardhshëm shqiptar dhe ne duhet ta përkujtojmë atë siç e meriton, pasi përbën platformën e parë të një sistemi politik shtetëror”. Ndërsa studiuesi Uran Butka foli për rrethanat e mbajtjes së këtij kuvendi të madh dhe rëndësinë e tij historike. Në takim folën dhe Ago Nezha, kryetar i shoqatës “Labëria”, Ibrahim Gashi, studiues, Gerti Peshkëpia, Blerta Balili, Flora Dervishi, Flamur Dalipi etj. Duke mbyllur takimin, mendova se historia e bashkimit të trojeve shqiptare nuk fillonte këtu e as nuk mbaronte këtu. Ajo kish nisur me përpjekjet e patriotëve shqiptarë qysh në ditët e copëtimit të trojeve tona. Letrat e shumta dhe memorandumet e dërguara me postë, në

adresë të Mbledhjes së Londrës, nuk mund të numëroheshin. Por shumë prej tyre, për shkak të vështirësive telegrafike e postare, nuk kishin mbrritur kurrë në kryeqytetin britanik. Ndërsa një pjesë nuk ishin lexuar, e madje, as nuk ishin protokolluar në arshivat e Londrës. Ato ruhen vetëm në memorien e kombit tonë, sepse disa prej këtyre letrave, në vend të firmës dhe vulës ishin firmosur me gjakun e patriotëve tanë, të cilët, refleksi njerëzor i kishte çuar në fushat e betejave, përballë hordhive të pabarabarta në numër, të pushtuesve. Shumë shqiptarë kishin vdekur si heronj, e shumë të tjerë, duke mbrojtur devizën e rezistencës, kishin rënë në shkrepat e maleve, të mbuluar nga anonimati. Të mbuluar me dhé apo me një gur tek koka. Gjithë jetën ata kishin lëvizur mbi kalldrëmet e gurëve dhe pastaj në rënien e tyre u kishin vënë nga një gurë, si shenjë për varrin. Kështu, midis këtyre gurëve, çdo shqiptar që e përjetonte tragjikisht copëtimin e Shqipërisë, kishte lënë një amanet për bashkimin. Kësisoj, AK nuk mund të mblidhte gurët e panumërt, por mblodhi amanetet, për t’i çuar deri në fund mesazhet e tyre. Gjithashtu në përvjetorin e Lidhjes së Madhe, pikërisht të shtunën e 10 qershorit 2011, krerët e AK-së shkuan në Prizren për të festuar përvjetorin e Lidhjes, ku nëpërmjet një takimi vëllazëror, shpërndanë mesazhe drite në të gjitha trojet shqiptare. Në këtë takim ishin edhe personalitete të shumta të Akademisë kosovare, si dhe figura të shquara nga intelektualët shqiptarë të Maqedonisë.

222

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

223

SHKUPI KA 100 VJET QË PRET
Gjatë gjithë kësaj periudhe, duke punuar çdo ditë për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve, shumica prej nesh kishte pasur vizita ose takime personale me vëllezërit tanë, në Shkup apo viset e tjera shqiptare të Maqedonisë. Kishim realizuar bashkëbisedime për plagën kombëtare. Kishim shkuar nga Tirana në Prishtinë, apo në Shkup, në mënyrë të natyrshme. Mdonëse hija e shtetit bënte të vetën, në ecjen tonë ne ndiheshim si në Shqipëri, siç lëviz njeriu brenda shtëpisë së vet, nga dhoma në guzhinë. Ngado e ndjenim se Shqipëria ishte shtëpia jonë natyrale dhe e përbashkët. Përveç të tjerave, me Shkupin na lidhte kujtimi i shenjtë i nënës sonë të madhe, Gonxhe Bojaxhiu, e cila njihet në të gjithë botën si Nënë Tereza. Ditën e shtunë, dt. 25 qershor 2011, u zhvillua takimi i parë zyrtar, në vendlindjen e saj. Tek Qendra Teatrore për Fëmijë, në Çarshinë e Vjetër, prisnin me qindra vetë. Dukej sikur dekori i Çarshisë së vjetër, në heshtjen e saj solemne, kishte njëqind vjet që priste dërgatën e maratonomakëve që do të kumtonin mesazhin e historisë për bashkimin shpirtëror të vëllezërve të një gjaku, e më tej, edhe bashkimin natyral të trojeve tona. Diskutimin e drejtoi Sefer Tahiri, zëvendës kryeredaktor i gazetës “Lajm”. Pastaj fjalën e mori Spahiu, i cili qysh në fjalitë e para e ngriti

sheshin në këmbë. Pasi bëri një prezantim të shkurtër të historisë së Shkupit dhe të shqiptarëve, që kanë jetuar aty në shekuj, ai përmendi menjëherë emrin e krenarisë sonë kombëtare, Anjeze Gonxhe Bojaxhiun apo Nënë Tereza. U cituan pjesë nga fjalimi i saj, gjatë ceremonisë ku iu dorëzua Çmimi Nobel: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë, dhe punoj për të gjithë njerëzit në Botë. Atdheu im është një vend i vogël, me emrin Shqipëri.” Duke marrë si shembull patriotizmin e saj të heshtur dhe të përulur, Spahiu foli për platformën kombëtare të “Aleancës Kuq e Zi”. Më pas folën akademikë e intelektualë nga të gjithë trevat shqiptare. Ndër problemet më shqetësuese, që u ngritën në këtë takim, ishte spastrimi etnik që po ndodhte në disa nga fshatrat shqiptare në Maqedoni, duke u dhënë dhe një shembull konkret, ulja e numrit të nxënësve që hyjnë në klasë të parë, vit pas viti. Mbyllja e shkollave shqip ishte rrjedhojë e kësaj logjike asimiluese. Dhjetëra aktivistë, që udhëtuan nga shumë qytete të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, gjetën përkrahje masive nga të pranishmit në sallë, të cilët u bënë pjesë e lëvizjes së tyre. Pas takimit, aktivistët ecën përmes shetitores, drejt Sheshit Skënderbej, duke krijuar një koreografi kuqezi dhe duke marrë urimet e shumë kalimtarëve. Ata përshëndesnin me dorë, në një mënyrë të tillë që dukej sikur thoshin: “Vëllezër! Pse u vonuat, ne kemi një shekull që po ju presim”. Dhe në fund, një fotografi e rastit me të gjithë pjesëmarrësit do të nënshkruante fundin e këtij aktiviteti

224

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

225

mbështetjen e plotë ndaj aksionit tonë. Në kuadër të peticionit, kundër regjistrimit në baza etnike dhe fetare, Spahiu është ndalur edhe në Nju Jork. Shumë emigrantë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në metropolin amerikan, në takimet me aktivistët kuqezi kanë firmosur peticionin. Gjithashtu, ata kanë zhvilluar një takim me nënkryetarin e KLD-së, i cili ka theksuar se interesat e 10 milionë shqiptarëve janë prioritare. Gjithashtu, të gjithë përfaqësuesit e AK, në seminare, takime apo forumet ndërkombëtare ku merrnin pjesë, jepnin kontributin e tyre të vyer për sensibilizimin e këtij problemi madhor.

SENSIBILIZIM NË TË GJITHË BOTËN
Në të gjitha takimet ku shkonim, kishte brohoritje dhe flamuj. Shpesh, ndonjë prej të pranishmëve kërkonte edhe debat të hapur, për ndonjë paqartësi, por në përgjithësi, sipas testimeve, 80 për qind e popullsisë mendonte njëlloj si ne. Firmat e mbledhura e kishin kaluar numrin 50 mijë. Por tani, që sipas deklaratës së ministrit Pollo, data e regjistrimit ishte shtyrë, ne vendosëm të mblidhnim 10 fishin e numrit të firmave që kërkonte Parlamenti. Kjo nuk bëhej për sfidë ndaj politikës, por për të testuar edhe vetë forcën tonë. Përveç takimeve brenda kufijve të Shqipërisë, organizuam konsulta edhe me emigrantët, që jetonin jashtë atdheut. Kështu, Spahiu, organizoi disa audicione të gjera në Kosovë, Maqedoni dhe me shqiptarët e Amerikës. Ngado shqetësimi ishte i njëjtë. Të gjithë kërkonin me çdo kusht, që të ruhej identiteti kombëtar, kundrejt çdo çmimi që mund të paguanim, natyrisht, duke llogaritur mirë raportin kosto-përfitim, në interes të këtij populli të shumëvuajtur. Në Milano të Italisë, më 15 maj 2011, u mblodhën mijëra shqiptarë, në mbështetje të Aleancës. Ata kërkuan anulimin e ligjit për regjistrimin. Gjatë këtij takimi, 2. 000 vetë firmosën peticionin dhe shumë të tjerë, që nuk mundën të vinin, dërguan njoftimin e tyre me e-mail, apo me mesazhe telefonike, duke deklaruar

Brukseli shpreh habi Inesa Hila, njëra nga aktivistet e “Aleancës Kuq e Zi”, gjatë një takimi të organizuar në Bruksel, ku mori pjesë, si përfaqësuese e shoqërisë civile, shtroi disa probleme të realitetit shqiptar. Sipas saj, shumë nga vendimet e qeverisë janë rrëzuar më vonë nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë referim ajo tregoi edhe mashtrimin gjigant që po bëhej me Ligjin e Gjendjes Civile, në favor të idesë së regjistrimit të popullsisë sipas etnisë dhe fesë. Ajo parashtroi gjithashtu, manipulimin që po bëhej me ndryshimet e kombësisë, në zyrat e gjendjes civile dhe gjykatat shqiptare, të cilat përfitonin nga defektet juridike. Foli edhe për iniciativën intelektuale të Aleancës, për të ndalur këtë hemorragji të re të shqiptarëve. Të pranishmit në sallë shprehën habinë e tyre, se si mund të ndodhnin akoma këto shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, në një vend që synon të integrohet në BE. Ata përkrahën gjithashtu iniciativën e AK dhe shprehën solidaritetin e tyre për luftën pa kompromis ndaj kësaj epidemie shkatërruese.

226

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

227

NJË KALË TROJE NË UJËRAT E DETIT JON
Historia e bashkëjetesës fqinjësore midis popullit shqiptar dhe atij grek, është e mbushur me elemente të mirëkuptimit dhe emblemat paqësore të respektit të ndërsjelltë. Por historia e marrëdhënieve shtetërore, ka pasur gjithmonë një “Kalë Troje” në mes. Kjo histori është e mbushur me provokime greke dhe presione cinike, për të shfrytëzuar tranzicionin e vështirë të shtetit shqiptar, në këmbim të përfitimeve helene. Rasti i fundit është shfaqur në detin Jon, ku grekët kanë miratuar programin e kërkimit të naftës. Kjo është një hile e radhës, sepse me këtë rast, nëpërmjet tratativave nëntokësore, ata do të thithin edhe arin e zi, të pjesës së shqiptarëve. Për këtë arsye, më 11 qershor 2011, pas lajmit të dhënë nga agjensia e lajmeve VOA, ne reaguam, duke i bërë apel institucioneve shqiptare që të reagojnë për këtë rast. Ato e kanë për detyrë të mbrojnë integritetin territorial të Shqipërisë. AK shprehu qëndrimin kundër kërkimeve për naftë dhe gaz në detin Jon, pa përcaktuar më parë kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Përfaqësues të saj kërkuan, që institucionet shqiptare, të hetojnë këto kërkime që shteti grek kërkon të bëjë dhe të garantojë që, i gjithë ky proces, të jetë transparent. Në radhët e shumë intelektualëve ekziston shqetësimi, që këto kërkime mund të zhvillohen edhe në ujërat shqiptare, duke cenuar kështu sovranitetin kombëtar. Këto kërkime bëhen në një det, që është ende i pandarë midis dy shteteve, shqiptare dhe greke. Marrëveshja e 9 prillit 2009, midis dy ministrave të jashtëm, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, në prill 2010. Nga ana e tij, Sabit Brokaj u shpreh se: “Grekët përfitojnë nga një politikë e përunjur e palës shqiptare”.

ARTISTI, VLADIMIR STAMO
Ditën e martë, 13 shtator 2011, para se ta çoja librin në shtyp, i telefonova piktorit Vladimir Stamo, i cili është njëri prej protagonistëve aktivë të çështjes kombëtare, për t'u konsultuar lidhur me deklarimet e fundit të ministrit të jashtëm grek, për kufirin detar. Por, biseda rrodhi aq natyrshëm dhe ngrohtë, saqë nuk u kujtova dot për të folur mbi këto probleme. - Ne, vërtet kemi dhënë një kontribut të vlefshëm për çështjen kombëtare, por kaq nuk mjafton - më tha ai menjëherë pas takimit dhe së bashku u ulëm për të pirë një kafe. Duhet të jemi më të organizuar, më pak fjalime dhe më shumë veprime. Vladimir Stamo, është një piktor i njohur. I ati i tij, Foto Stamo, përveçse një piktor i shkëlqyer, njihet edhe për gadishmërinë e tij të vetësakrifikimit, në vitet e luftës çlirimtare, kur bëheshin më pak mbledhje dhe kërcisnin më shumë mitroloza e topa. Atëherë, Foto Stamo, ishte renditur përsëri në krahun e njerëzve të thjeshtë, duke stigmatizuar diktaturën e re që po montohej në vendin tonë. Dhe atë çsst mendova, se ndofta Vladimir Stamo, talentin e pikturës dhe patriotizmin ndaj atdheut, përveç të tjerave, i kishte trashëgim edhe nga rrënja familjare. - Duhet të jemi më aktivë. Të mos presim prej zyrtarëve, sepse

228

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

229

disa prej tyre mund të kenë gëlltitur ndonjë lugë çorbë të prishur, të cilën do ta vjellin gjithë jetën. P - Po - i thashë - është e vërtetë, por puna jonë ka qenë efektive dhe idealizmi ynë nuk mund të blihet. - Dëgjo këtu - më ndërpreu Vladimiri - kur isha ca kohë në Greqi, takova një serb. Ai kishte jetuar në Pejë dhe dinte pak shqip. "Ju shqëiptarët, - më thai ai - jeni më të mirë se ne, serbët, dhe shumë herë më të mirë se grekët. Ne kemi njëqind të këqija dhe ju keni njëqind të mira. Këtë e pranoj, dukshëm. Por ju keni vetëm një të keqe, që ne nuk e kemi. - Cila është kjo ekeqe? - pyeta serbin! - Ne nuk e shesim Serbin për pesë lekë, as për dy milionë euro, ashtu siç bëni ju me Shqipërinë. - Kush e ka shitur Shqipërinë? - e pyeta unë me inat! - Them fjalën "shitje" në të gjitha aspektet. Jo vetëm në aspektin e territoreve kufitare. Por, sidomos të fyerjeve dhe fjalëve jo të mira për njerëzit dhe vendin tuaj, në biseda e takime me të huajë - tha ai. Dhe Vladimiri vazhdoi: "Unë natyrisht që ju përgjigja ashpër serbit, por në vetevete, u preka edhe vetë nga kjo thënie e tij, e cila, sipas meje, mbante brenda një grimcë të së vërtetës. - Këtë të keqe duhet ta heqim nga vetja, - vazhdoi Vladimiri kjo u pa dhe me kabllogramet e Ambasadës Amerikane. Pra, ne nuk duhet të shajmë njerëzit tanë, atdheun tonë para të huajve, për interesa meskine e të çastit. - Sidoqoftë - i thashë unë - shumica dërrmuese e shqiptarëve e duan dhe adhurojnë kombin e tyre deri në lartësinë më supreme, por mos harro se përjashtime mund të ketë. Qoftë tek zyrtarët, apo tek njerëzit e thjeshtë, por kjo ka ardhur si zgjidhje momentale për vështirësitë ekonmike që po kapërcejmë. Dhe atëhere, ai më tregoi për jetën e tij dhe për fatin e artistit në Shqipëri. - Unë kam 20 vjet që nuk marrë nonjë rrogë në shtet dhe familja ime e përbërë nga katër vetë, jetojmë vetëm me rrogën e thjeshtë të gruas, e cila bën detyrën e nderuar të mësueses. Pra, kuptohet se në këtë situatë kemi kaluar edhe ditë me vështirësi ekonomike,

por asnjëherë nuk na ka shkuar në mendje të ndryshojmë identitetin e përkatësisë sonë kombëtare për të rregulluar kushtet ekonomike. Në ast unë mendova se sa të neveritshëm mund t'u ishin dukur të huajve, ata lloj zyrtarësh, që shanin e fyenin kombin tonë, për të fituar ndonjë priviligj për veten e tyre. - Ke të drejtë - i thashë - por momentalisht ne jemi në frontin e duhur duke mbrojtur këtë gjë. - Përveç kësaj - shtoi Vladimiri - mos harro se të gjithë ne jemi disi të kërcënuar për punën që po bëjmë. Ti e di fare mirë, se, pasi nxorre librin "Shqiptarët dhe grekët", pate shumë kërcënime. Mos harro se ato kërcënime ty, të bëheshin në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo serbisht. Pra, qarqet e shitur tek grekët filluan të lëviznin kur ti vure gishtin në plagë. Dhe natyrisht, ndihesh i rrezikuar edhe sot - vuri në dukje ai. -Po - i thashë unë - besoj se ky kontribut do t'i vlejë çështjes sonë kombëtare. Dhe për këtë ndihemi të gjithë krenarë. Kështu u mbyll biseda e asaj paraditeje, me artistin dhe patriotin e njohur Vladimir Stamo, i cili ishte nga ata njerëz që i bënin nder çdo mjedisi ku ndodhej.

230

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

231

ME KOLONELIN PËLLUMB ZAIMI
Po bisedoja me kolonelin në rezervë, Pëllumb Zaimi. Sapo ishim informuar për projektin e grekëve në detin Jon, lidhur me kërkimin e naftës. Na revoltonte heshtja e zyrtarëve shqiptarë. Duket se vazhdonin të bënin marrëveshje të fshehta me qeverinë dhe qarqet e dyshimta greke, apo nuk guxonin t’u përgjigjeshin. Ndërkohë që AK, po përgatiste reagimin kundërshtues. Pëllumb Zaimi tentoi të merrte në telefon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. - Kjo është tradhëti kombëtare dhe populli nuk mund ta lejojë – tha koloneli. Unë u përpoqa ta qetësoja, por atë nuk e mbante vendi. - Asnjë patriot i ndershëm, nuk mund të heshtë në këtë moment – tha ai, duke nënvizuar se e njihte mirë atë zonë, gjatë kohës kur kishte qenë në shërbimin ushtarak aktiv. - Ky është pushtim i ri – vazhdoi me të drejtë koloneli, i cili tha, se pas kërkimeve nënujore të naftës, ata do të rikërkojnë detin dhe më pas tokën. - Këto do t’i bëjnë me marifetet e tyre të fshehta, duke bërë pazare me politikanët tanë – tha Zaimi – ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë. Edhe unë isha i zemëruar me heshtjen e politikanëve tanë, të

cilët bënin sikur nuk e kuptonin faktin, se po të gjendej naftë nën det, grekët do të shfrytëzonin edhe pjesën e shqiptarëve. Prandaj, kjo gjë nuk duhej lejuar. - Nëse do të ndodhë kjo, atëhere unë së bashku me shumë shokë ish-ushtarakë, do të bëjmë roje natë e ditë, për të mbrojtur trojet tona – vijoi ai. - Nuk do të shkojë puna deri aty – i thashë unë. Papritur, atij diçka i therri në kraharor dhe vuri dorën tek zemra. - Nuk kam qenë mirë me shëndet kohët e fundit – tha - por kjo nuk do të më pengoj që të rifilloj shërbimin ushtarak vullnetar në këtë moshë. - Qetësohu - përsërita – gjërat do të zgjidhen. Ne kemi shtet, nuk mbrohet vendi si para 100 vitesh me komitë. - Si nuk na lanë njëherë këta grekët, që të jetojmë të qetë në tokën tonë. Njëherë nisën avazin e Vorio-Epirit, pastaj të varrezave, më pas pazaret për detin, loja me çertifikatat e kombësisë dhe tani projekti nënujor – tha me zemërim ai. Dhe shtoi: A më beson, kur të them, se ne, ish-ushtarakëve, na dhemb çdo copë toke e Shqipërisë, njëlloj si zemra jonë? - E besoj. Kjo ndodh me çdo shqiptar të ndershëm e patriot. - Le që s’kanë faj grekët. Fajin na e kanë njerëzit tanë. E kanë drejt turqit, që kur nuk shkojnë mirë punët, ushtarakët marrin në dorë fatet e vendit. Ne jemi betuar dhe betimi ka vlerë gjithë jetën, ushtarakë aktiv apo në rezervë. Më thotë mendja ndonjëherë, që të mobilizoj civilët dhe ish ushtarakët. Të marr ish - ushtarakët e Batalionit të Sigurimit, ata të mbrojtjes së Kufirit, Batalionin e Xhenjos, gardistët dhe ish oficerët e Flotës Luftarake të Karaborunit. Të mbrojmë detin. Dhe po të duan le të më arrestojnë. - Rri i qetë dhe kthjellohu, pasi më duket se po thua gjëra të pamenduara. - O po kështu duhet. Le të më nxjerrin në gjyq publik, po deshën le të më pushkatojnë. - Neni i pushkatimit ka kohë që është hequr – i thashë, për ta kthyer bisedën në shaka. - Kjo është luftë – tha Zaimi. Dhe një ushtarak, në luftë, ka vetëm dy rrugë: ose vritet ose gradohet. Lufta nuk pranon dënime

232

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

233

të ndërmjetme me 6 muaj burg ose me një muaj punë të detyruar për pastrimin e Lanës, siç janë dënuar disa nga këta spurdhjakët e politikës sonë, kur kanë vjedhur milionat e tenderave. - Po – i thashë – kjo është luftë. Një luftë për mbrojtjen e identitetit tonë. Por lufta është e gjatë dhe ne duhet të veprojmë me durim, në rrugë diplomatike, sepse vetëm kështu mund të fitojmë. Ai vuri prapë dorën tek zemra, ku duket se diçka i dhembi përsëri. Pas pak u ngritëm. Dhe unë mendova: E çfarë mund t’i dhembë tjetër, një ish - ushtaraku, më shumë se sa copëtimi i Shqipërisë.

NJË PLAKË ÇAME, NËPËR SHI
Kthehesha nga Dardha e Korçës, nëpër një shi pranvere të stuhishëm. Pak para se të hyja në sheshin e qytetit, rrugën ma preu befas një plakë e vjetër në moshë, por relativisht e mbajtur mirë. Ishte pa çadër dhe me sa duket nuk e kishte llogaritur mirë kohën. Me gjithë frenimin tim, ajo kaloi para makinës në të qindat e sekondës, por më tej u rrëzua. Unë hapa krahun i shqetësuar dhe dola nga makina. Isha bërë dyll në fytyrë. Për fat ajo ishte rrëzuar pranë daljes së rrugës, por nuk kishte pësuar gjë. - Çfarë pate moj nënë? - i thashë i tronditur, për rrezikun e aksidentit, por edhe disi i gëzuar që ajo ishte gjallë. Plaka nuk foli, vetëm më zgjati dorën, në mënyrë që ta ndihmoja të ngrihej. Vura re se ajo mbante një shami të bardhë në kokë, ndërsa nga dora i pat rrëshqitur një pasaportë, që kishte mbetur e hapur në mes të shiut. Pasi e ngrita plakën, i mora pasaportën dhe qesen që mbante në dorë dhe e hipa në makinë. Gjatë rrugës e pyeta ku do shkonte dhe ajo më tha se do vinte në Tiranë. Duke e parë në pasqyrë, fytyra e saj m’u duk e tronditur dhe për ta qetësuar i thashë: Ishte faji im, se po flisja në celular dhe nuk e llogarita kohën. Të kërkoj ndjesë, nënë. - Jo, mor bir, jo. Ti s’ke faj. Unë ta preva rrugën papritur. Po

234

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

235

flisja me të vdekurit dhe me sa duket, ai më thirri nga bota tjetër. Më mirë të më kishe shtypur. E kalova këtë moment, duke ndezur magnetofonin, me një muzikë popullore, me mendimin se do t’i pëlqente dhe nënës. - Mbylle - tha ajo, në formë urdhëri – nuk dua të dëgjoj aheng! - Nga të kemi? – e pyeta për të justifikuar gricjen që i shkaktoi manjetofoni, por dhe disi i gëzuar që ajo nuk kishte pësuar asgjë nga ajo tronditje e frikshme. - Nga Filati – u përgjigj nëna. - Si nga Filati? - Ç’është kjo pyetje prej axhamiu.* Po të them që jam nga Filati. - Mirë, po përse ke dalë nëpër shi? - e ripyeta. - Mbase ishte ora që të kisha ikur në botën e përtejme – tha ajo mes rënkimit. – U nisa për të shkuar në Filat, bashkë me nipin që më ka ardhur nga Kanadaja. Doja ta shihja edhe një herë truallin e gërmadhat ku jam rritur. Ti shihja para se të ndërroja jetë, por s’qe e thënë. Sapo më panë pasaportën në doganën e Kapshticës, më kthyen mbrapsht. Nuk më lanë. Ndërsa nipi kaloi. Ai ka lindur në Tiranë, por tani jeton në Kanada. - Përse do shkoje në Filat? - e pyeta me habi. - Kam varrin e burrit, në pragun e shtëpisë - vijoi tregimin qetë - qetë ajo. Ma vranë grekët në vitin 1944, kur po fuste bagëtinë në katua. E goditën me 11 plumba, ndërsa djalin e fsheha në qilar. Ishte dy vjeç. Po ta gjenin, do të ma vrisnin edhe atë. Fat që qe në gjumë dhe nuk qau – vazhdoi ajo. - Po pse ke dalë nëpër shi? - e pyeta sërish, duke u çuditur që atë nuk e shoqëronte, të paktën, i biri. - Ka 6 muaj që burri më del në ëndërr, ndërsa djali ka 8 vjet që është refugjat në Kanada. Pardje erdhi nipi, djali i djalit dhe sot u nisëm për në Çamërinë tonë. Por mua më kthyen – vijoi sqarimin ajo. Pastaj vazhdoi: Që atëhere, nuk kam fjetur asnjë natë e qetë. Edhe kur u vendosëm në Sarandë, më dukej sikur binte porta dhe grekët kërkonin të më vrisnin djalin. Prandaj, i dhashë leje që të ikte në Kanada.
* Kalamau; fëmije

- Si ka ndodhur e vërteta? – e pyeta prapë unë, duke i dhënë makinës më me ngadalë, ndofta nga trauma që pësova ose për t’i dhënë kohë plakës për të treguar shtruar të vërtetën e asaj nate. - Ata shqyen portën dhe sapo panë burrin tim, e goditën me 11 plumba. Pastaj u futën në shtëpi dhe kërkuan meshkujt e tjerë, për t’i ekzekutuar. Unë e fsheha menjëherë djalin në qilar, para se ata të hynin brenda. Qëlluan edhe mbi djepin e tij, që ishte mbi një minder. E bënë shoshë me plumba. - Po pastaj, çfarë ndodhi? – vazhdova unë. - Pastaj, më thanë se duhet të largohesha brenda natës. Kur ata ikën, unë nxora djalin dhe e lidha kopanec. Hapa një gropë përpara shtëpisë dhe futa burrin tim. Çdo veprim e bëja në heshtje, sepse mund të na dëgjonin ushtarët e tjerë që vinin mbrapa. E qava me lot dhe mora rrugën drejt Konispolit. Atë natë rruga ishte plot me gra të veja dhe fëmijë që do të rriteshin jetimë, pa baballarë, sepse urrejtja e grekut i kishte shfarosur të gjithë. Kur dolëm në kodër, shihnim të pikëlluar si digjeshin nëpër flakë shumë shtëpi të çamëve. Digjej dhe shtëpia jonë. Dukej qartë pasi ishte disi e veçuar nga të tjerat. Atë rrugë e kemi larë me lot gjatë gjithë natës. Mijëra burra e djem u pushkatuan, pa pasur asnjë faj. Dhe ne na lanë të shkreta. Ndërsa, tani nuk na lënë që të shkojmë as nëpër shtëpitë tona. Po shyqyr, që nipin e lanë. I miri nënës, donte të kthehej për hatrin tim, por unë e urdhërova: Ik, shih vendlindjen e gjyshit! I dhashë porosi atij që të interesohet për eshtrat e gjyshit të vet dhe të shohë me sytë e tij, se si na e kthyen shtëpinë në varrezë. - Përse tentove të kalosh nga Kapshtica dhe jo nga Kakavija? - Kam marrë vesh se andej nga Kakavija nuk i lejojnë çamët të kalojnë doganën. Mendova, mbase kaloja këtej dhe gjeja ndonjë taksi për në Filat. Por, s’qe e thënë. - Po tani çfarë do të bësh? – pyeta sërish. - Do t’i lutem Zotit që të mos vdes derisa të kthehet nipi nga Filati. Dhe pastaj, të rroj derisa të kem mundësi të shkoj edhe vetë, për të puthur pragun e shtëpisë ku jam ngjizur e rritur, për të qarë mbi varrin e burrit tim, të cilin e varrosa me rrobat e trupit – përfundoi ajo.

236

Nuri Dragoj Grekët bllokojnë gjyqtarin shqiptar

Rreziku i shkombëtarizimit

237

Greqia po tronditej nga kriza dhe protestat e qytetarëve të Athinës. Papandreu ishte gati të dorëhiqej. Por, politika zyrtare greke nuk zbrapsej nga dashakeqësia për shqiptarët. Këtë herë skandali ka përfshirë një gjyqtar dhe dy pjestarë të familjes së tij. Skënder Damini, gjyqtar i Fierit, udhëtonte me babain dhe bashkëshorten për në Greqi. Por, në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ai është konsideruar person i rrezikshëm dhe nuk është lejuar të kalojë traun e doganës. Fakti u denoncua nga Kreshnik Spahiu, në një konferencë të posaçme shtypi, në prani edhe të gjyqtarit Damini. Spahiu konfirmoi edhe arsyen e këtij refuzimi, që sipas tij, është vendlindja e babait të gjyqtarit, Damin Damini, në Mazrek të Çamërisë. “Gjyqtari Skënder Damini është ndaluar nga autoritetet policore greke për të hyrë në territorin grek. I drejtohem autoriteteve greke dhe ministrisë së Jashtme Greke, për të dhënë sqarime për këtë incident të rëndë. Nga ana tjetër, Komisionit Europian në Bruksel do t’i adresohet një raport i hollësishëm, ku të përshkruhet çdo rast diskriminimi apo qëndrimi racial ndaj shqiptarëve. Ende mohohen të drejtat e shumë qytetarëve shqiptarë në mënyrë selektive, duke shkelur të gjitha rregullat e lëvizjes së lirë drejt shtetit grek”- deklaroi Spahiu. Ai e konsideroi skandalin e radhës, këtë rast të paprecedentë, që sipas tij i bëhet një autoriteti shqiptar. Në cilësinë e detyrës që mban, ai do t’i drejtohet edhe Komisionit Evropian, për atë që e konsideroi, si qëndrim diskriminues të autoriteteve shtetërore greke ndaj shqiptarëve. Për këtë skandal ka reaguar edhe Shoqata Atdhetare “Çamëria”, Klubi i Patriotëve të Rinj, etj., ndërkohë që PDIU, ka pohuar, se këtë çështje do ta çojë në Strazburg.

MAFIA BALLKANIKE NË VEPRIM
Ishte e diel. Si ditë pushimi kisha vendosur të zgjohesha më vonë se zakonisht. Por, rreth orës 6 të mëngjesit, më erdhi një mesazh telefonik. Ishte një numër i panjohur. Dikush më shkruante se donte të takohej me mua, por për shkak të kohës së kufizuar që kishte, më tha se po më priste tek Taivani, brenda një ore. Pra, në orën shtatë. U vesha menjëherë dhe dola. I rashë përsëri atij numri, për të konfirmuar takimin. Nga ana tjetër, dëgjova një zë burri që më tha shkurt: Po të pres në sallën e katit të dytë dhe e mbylli telefonin. Unë mbeta si i ngrirë, nga ky urdhër i verbër, por nuk bëra tjetër, veçse u nisa për atje. Sapo u ula në tavolinë, m’u afrua një mesoburrë, rreth të dyzetave, duke më thënë: - Ulu, çfarë do të pish? - Makiato – i thashë si me indiferencë, ndonëse nuk isha aspak i qetë. Pastaj e pyeta me zë të butë - Ju më morët në telefon? - Po, unë të mora – tha ai me një vetësiguri, - desha të takoja dhe të të them të mos na çash shumë trapin. Ishte një fytyrë e parë, por nuk mund të sillja në kujtesë asgjë rreth tij. - Përse është fjala – e pyeta me një farë droje. - A e di ti sa mall hyn çdo ditë në Shqipëri dhe sa del këtej drejt Greqisë, Malit të Zi, apo Maqedonisë e Serbisë?

238

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

239

- Jo – i thashë, unë di që importojmë shumë. - Me ato mbahen mijëra familje në Shqipëri, kurse ti do të hash bukë me ato budallallëqet e kuqezinjve. - Për çfarë lloj malli bëhet fjalë? - pyeta sërish pa ditur pse. Mbase, sa për të thënë diçka. - Kjo nuk ka rëndësi për ty - tha tjetri. Për një çast, i ra zilja e telefonit dhe u ngrit si me ngut në këmbë, duke shqiptuar disa fjalë në serbisht. Foli tepër shkurt. Pastaj komunikoi në greqisht me një tjetër person aty pranë, një burrë i shkurtër zeshkan, pa flokë, që thoshte pa pushim “ne, ne…” dhe qeshte me të madhe. Dhe u kthye prapë në bisedë me mua. - Dëgjo edhe njëherë: Dikujt i keni shkelur në kallo, ti dhe ata larot e tjerë me të cilët shoqërohesh. Sigurisht, ti mbase e bën pa dashje dhe nga budallallëku. Por, nëse do të vazhdoni me këta artikuj e libra acarues, me këto trimëritë tuaja, ndonjë ditë do të hash kokën tënde. - Çfarë të bëj sipas teje? - e pyeta unë. - Të rrish urtë dhe të mos merresh më me grekët. As me bizneset e serbëve, me Porto Romanon apo me çertifikatat e kombësisë. S’ke punë as me varret e Boboshticës dhe as me vilat e bregdetit. Shkruaj ndonjë libër që t’i shërbej marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me Greqinë. Ti e di, që atje punojnë e jetojnë gjysma e shqiptarëve. P.sh., nuk do të ishte keq sikur të hidhnim idenë për ndonjë federate shqiptaro-greke. Vetëm kështu shpëtojmë ne. Apo jo? Dihet që s’jemi të zot të qeverisim. Dhe nxori një shuk lekësh, i mblodhi me një kartpecetë dhe i la para meje në tavolinë. Veprimin e bëri fare hapur. Unë i shtyva para tij dhe u ngrita në këmbë. Dridhesha i tëri. Por ai më tha: Merri, mos i lër aty! Këto janë paradhënie, për librin që duhet të shkruash! - Çfarë libri? - e pyeta kot. - Atë që të thashë. Unë u ktheva në drejtim të shkallëve. Ai mori lekët, i futi në xhep dhe m’u afrua, duke më thënë: Mos harro se ndonjëherë, mund të ndodhesh rastësisht atje ku nuk duhet dhe mund të hash ndonjë “penallti” kot së koti. Megjithatë, do të takohemi përsëri. Kur dolëm te dera, dy badigardë të tij u çuan në këmbë. Ndërsa

në tryezën afër derës, po e prisnin dy tregtarë maqedonas dhe një grek. Para se të ndaheshim, ai pa njëherë nga dy tre drejtime dhe u kthye nga unë. - Besoj se e more të qartë mesazhin tonë? - Kush jeni ju? - e ripyeta. - Ne jemi ata që ju mbajmë ju dhe tërë Ballkanin me bukë – shtoi dhe iku. Dy të tjerët i vajtën nga prapa, deri sa u futën në një makinë me targa të huaja. Ishte një fuoristradë e blinduar gjermane. Ndërsa, tre tregtarët ballkanas hipën në makinën e dytë, që gjithashtu ishte me targa të huaja. Unë ika nga krahu tjetër, më këmbë, duke e kuptuar se e keqja kishte përparuar më tepër se ç’e mendoja unë. Ishin vetë disa segmente të mbështetura nga politika, që organizonin trafiqet e zeza ndërkombëtare. Kur makina e tyre u nis duke xhiruar gomat fort, mua m’u kujtua një grabitje në magazinën e televizorëve, kur hajdutët qëllonin me armë automatike dhe roja plak, i ndiqte ata me një shkop në dorë. Në këtë mënyrë, krimi ballkanik, ishte i organizuar mjaft mirë, ndërsa politikanët e rajonit, gjendeshin krejtësisht të përçarë.

240

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

241

KASAPËT E DININ QË KISHIN KRYER KRIM
Kasapët që orientuan copëtimin e kombit tonë, kur u ulën për të ngrënë darkën e asaj mbrëmjeje, u ngopën me mish qingji të pjekur. E dinin dhe sa shumë gjak do të derdhej më vonë, në fushat e Shqipërisë, për të ndrequr atë që u prish atje. Ndërsa, darkëtarët e ftuar, ishin të ndërgjegjshëm se ajo meny do t’u mbetej përjetë në grykë. Por hera - herës, kishte edhe shfaqje të vrasjes së ndërgjegjes ose triumfit të arsyes. Më e pakta, pranim të së vërtetës. Kështu, padrejtësitë e bëra ndaj shqiptarëve, i kanë pasur të qarta në çdo kohë, si ata që bënë copëtimin, ashtu edhe ata që përfituan. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave (KQPKJ), në një letër që i dërgon KQPKSH-së*, më 2 dhjetor 1943, shkruan: “E pra, çdo komb ka të drejtë për vetëvendosje, duke përfshirë këtu edhe shkëputjen. E dyta, ne nuk i përkrahim të gjitha lëvizjet kombëtare, por vetëm ato, që në vepër, janë kundër imperializmit. Kjo, domethënë, se shqiptarët në Kosovë e Metohi, kanë të drejtë të vendosin vetë për fatin e tyre, kur të duan dhe si të duan”.86
Branko Horvat, Kosovsko pitanje, Globus, Zagreb 1988, f. 56. R. Qose, Çështja shqiptare..., f. 188. * Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë
86

Gjithashtu, pas luftës, komunistët jugosllavë u kishin thënë komunistëve shqiptarë: “Nëqoftëse revolucioni fiton në Jugosllavi, por jo edhe në Shqipëri, atëherë shqiptarët do të mbesin në Jugosllavi, por në qoftë se revolucioni fiton edhe në Shqipëri, atëherë çështja shqiptare do të zgjidhet me vetëvendosje. Meqënëse shumica e Kosovës janë shqiptarë, sigurisht, Kosova do të bashkohet me Shqipërinë”87. Ndërsa, Sreten Zhujoviçi, një nga komunistët më të vjetër serb, nënvizonte në atë kohë: “Në qoftë se Shqipëria do të organizohej në bazë të njëjtave parime si edhe ne, nuk do të kishim asgjë kundër, që shqiptarët tanë, të shkëputen dhe t’i takojnë asaj”.88 Nga 31 dhjetori 1943, deri 2 janar 1944, zhvilloi punimet në Bujan të Malësisë së Gjakovës, Konferenca e Këshillit Antifashist Jugosllav, ku nga 61 delegatë të caktuar, 44 ishin shqiptarë të Kosovës, 7 serbë, 10 delegatë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë. Aty u krijua KNÇL* i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Në të thuhet: “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, është një krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashku me Shqipërinë. Prandaj e ndjejmë për detyrë me tregue rrugën e drejtë, që duhet me ndjekë populli shqiptar, për të realizue aspiratat e veta…. se rruga e vetme e bashkimit është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit nazist. Kjo është e vetmja rrugë me fitue lirinë, në të cilën, të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendos mbi fatin dhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje..”.89 Lidhur me kërkesat e Konferencës së Bujanit, për t’u bashkuar me Shqipërinë, sipas historianes ruse, Smirnova, “ato ishin konkluzion logjik, ku përfaqësues të shqiptarëve dhe të pakicave serbe e malazeze, që jetonin në Kosovë, shpreheshin për bashkimin

87 88

Po aty, f.188 Po aty, f. 189 89 Horvat, Branko, Kosovsko..., f. 56. R. Qose, Çështja shqiptare..., f. 189. * Këshilli Nacional Çlirimtar

242

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

243

e Kosovës me Shqipërinë, duke realizuar kështu aspiratat e kosovarëve”.90 E njëjta gjë u vrejt dhe në Jug të vendit. Kur Perandoria Turke ishte në tërheqje dhe Shqipëria në prag ta Shpalljes së Pavarësisë, kryeministri grek Venizellos, i shkruante komandantit të ushtrisë së vet në zonën e Artës, që, “…të sulmojë ushtrinë turke në zonën e Epirit dhe të spastrojë këtë krahinë helenike…”.91 Venizellos nuk mjaftohej me kaq, por kërkonte që ushtria greke, “të pushtojë sa më parë Himarën dhe të ngrejë atje flamurin grek”.92 Ishte koha kur qe vendosur një armëpushim, të cilin Venizellos kërkonte ta shfrytëzonte në favorin e vet. Ai sqaronte, se kjo është e nevojshme, për “t’u bërë e njohur veprimtaria jonë, se është zgjeruar deri në pikën veriore të rivendikimeve tona, për ta publikuar atë me anë të shtypit”.93 Pas këtij urdhri u bë e qartë gjithçka. Forcat greke, me gjithë rezistencën e hasur nga shqiptarët e Çamërisë, me dredhi, vrasje e terror, mundën që më 6 mars 1913, të pushtojnë Janinën, duke trumbetuar para konsujve të huaj, se “Greqia ka ardhur në Epir, që të sjellë qytetërimin dhe lirinë”.94 Se çfarë qytetërimi sollën grekët u pa hap pas hapi. U dogjën qindra shtëpi, u grabitën qindra mijëra krerë bagëti dhe u vranë mijëra shqiptarë, që nuk pranonin të quheshin helenë. Përfaqësuesit e Çamërisë, në një telegram që i dërgonin Ismail Qemalit, shkruanin se grekët që kanë pushtuar trojet e tyre, “dhunojnë nderin e grave, therin fëmijët në sy të prindërve, ç’ka se kanë bërë as barbarët e mesjetës….Nga këto poshtërime nuk shpëtojnë as të krishterët, që deklarojnë se janë të kombësisë shqiptare, vepra që s’pajtohen me parimet e qytetërimit”. 95
90

TITO I PREMTOI ENVER HOXHËS
Biseda midis Titos dhe Enver Hoxhës për Kosovën, në Beograd, ka ndjekur disa shkallë. Tito ka qënë i ndërgjegjshëm se, “Kosova dhe viset e tjera të banuara nga shqiptarët, i përkasin Shqipërisë, dhe se ato do t’ua kthejmë, por jo tash, se aktualisht reaksioni serbomadh nuk do ta pranonte një gjë të tillë”.96 Kreu i Federatës Jugosllave, i ka pranuar Enverit, çështjen “Kosova”, por ka shprehur mendimin mbi nevojën e krijimit të një “federate ballkanike”, pasi sipas tij, “brenda Federatës Ballkanike, çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është më e lehtë”.97 Jugosllavët kërkonin që të kthenin Shqipërinë në Republikë të shtatë të Jugosllavisë. Madje, në shumë pika, kishin rënë dakord midis palëve. Sipas kujtimeve të M. Gjilasit, “të dy qeveritë kishin rënë dakord në parim, që Shqipëria t’i bashkohej Jugosllavisë, gjë që do të zgjidhte dhe problemin e pakicës shqiptare në Jugosllavi, domethënë të Kosovës”.98 Në prill të vitit 1947, Eduard Kardeli, ishte për një vizitë në Moskë, në krye të delegacionit jugosllav dhe sipas kujtimeve të
96 97

Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova..., f. 596 Venizellos, E, urdhër nr. 231, dt. 19.10. 1912, drejtuar Sapunxhaqisit, komandant i ushtrisë greke. Hasan Minga, Çamëria..., f. 70 92 Po aty 93 Po aty 94 AIH. Dosja 23-40, dok. Nr. 3980, dt. 14.03.1913 95 AQSH. Fondi 71, d. 2, dok. Nr. 85-53, fl. 12-13
91

AQSH, Fondi 14, Dosja, Vizita e delegacionit shqiptar në Jugosllavi, 1946 Enver Hoxha, Titistët, Tiranë 1981, f. 260 98 Sh. Vukaj, Rusia dhe Kosova..., f. 90

244

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

245

ambasadorit jugosllav në Moskë, V. Popoviç, ai i ka pohuar Stalinit se, “në një të ardhme jo të largët, këto territore, Kosovë dhe Metohi, do t’ia kthejmë Shqipërisë”.99 Në të njëjtin takim, kur Stalini ka pyetur për origjinën e shqiptarëve, Kardeli i është përgjigjur, se “ata janë pasardhës të ilirëve”. Ndërsa S. Simiç, pjesëtar i delegacionit jugosllav, ka shtuar se “ka të dhëna, që thonë, se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë të tyre vërtetojnë, se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke ajo nuk ka asnjë kuptim”.100 Madje, vetë kreu i ish Republikës Federative të Jugosllavisë, në një takim me Hrushovin, ka thënë: “Në Jugosllavi jetojnë më shumë shqiptarë se në Shqipëri”. Pak kohë më parë, Josif Broz Tito, në një takim me E. Hoxhën, ka deklaruar: “Kjo krahinë e banuar në shumicën e saj nga shqiptarë, pa diskutim, në kohën e vet, do të bashkohet me Shqipërinë…”.101 Ata i njihnin mirë përmasat e krimit, jo vetëm mbi përdhunimet, shpronësimet, burgosjet dhe vrasjet, por edhe përpjekjet për të shuar çdo gjurmë shqiptare, deri te emrat e vendeve, kodrave dhe fushave. Shkrimtari, etnografi dhe diplomati serb me prejardhje nga gjaku shqiptar, Branisllav Nushiq, më 1902, shkruante: Sllavët, vendeve të kolonizuara ua ndërruan fizionominë, “duke përmbysë ose zëvendësuar me emra të rinj të vendeve, lumenjve dhe kodrave”. Ndërsa historiani serb, Konstantin Jireçek, më 1952, ka shkruar: “modifikimi (ndërrimi) i emrave antikë është kryer ose sipas rregullave të njohura gjuhësore, ose ashtu që emrit të vjetër i është vu kuptimi sipas tingëllimit të ngjashëm të fjalës sllave”. Në këtë rast shkon bukur shprehja e Robert Orben-it: “Të huajt gjithmonë kanë sjellë probleme në Ballkan. Nëse nuk besoni, pyetni shqiptarët!” Pa u zgjatur me raste të tjera, duke katapultuar në histori, mund
99

të përmendim deklaratën e fundit të zv.kryeministrit serb, i cili tha: “Harrojeni Kosovën multietnike, sepse nuk ka asnjë dyshim, që ajo do t’i bashkohet Shqipërisë së madhe”. Me këtë rast, ai rikërkoi ndarjen e Kosovës, sepse dihet që akrepi, edhe pasi e ke mbajtur mbi shpinë për shumë kohë, e ka zakon që të ngul një thumb helmues, në kohën kur e lëshon. Megjithatë, gjatë këtij shekulli, çdo studiues, politikan, filozof, apo njeri i thjeshtë, e ka pasur të qartë, se do të vinte një ditë, kur shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, do të kërkonin bashkim me tokën amë. Dhe rasti ka ardhur. Brezit tonë i takon detyra dhe fati i madh, që të çojë në vend amanetet e përgjakura të të parëve tanë, duke thënë: “Bacë, u kry”.

Po aty, f. 92. Citohet sipas gazetës Borba të Beogradit, 12-13 gusht 1989 Po aty, f. 93 101 Sh. Vukaj, Rusia dhe Kosova..., f. 596
100

246

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

247

TADIÇ ZGJON FANTAZMAT
Pa hyrë në studime analitike për udhëheqësit e Serbisë në 70 vitet e fundit, mund të themi se Titua kishte një superioritet intelektual ndaj gjithë pasardhësve të tij, në kolltukun e drejtuesit të shtetit. Sepse Titua, pati kurajën ta pranonte gjithmonë, që Kosova ishte pjesë e Shqipërisë, ndërsa Tadiç, arriti deri aty sa të deklaronte se “për aq kohë sa do të jem unë president, pavarësia e Kosovës nuk do të njihet”. Natyrisht, ky reagim i tij, vazhdonte të mbante gjallë fantazmat e përgjumura të nacional shovinizmit serb, që vazhdonin të krijonin tensione në Mitrovicë. Dhe vërtet gjendja në Veriun e Kosovës ishte mjaft problematike. Madje, edhe bisedimet midis dy ministrave të jashtëm, të Serbisë e Kosovës, nuk po shkonin mbarë. Nga ana tjetër, lëshimi i deklaratave nga krerë të shtetit serb, në vend që të ndikonin për të lehtësuar situatën, përkundrazi, e rëndonin më keq atë. Natyrisht, ndërkombëtarët ishin vazhdimisht në krye të detyrave të tyre, për montimin e paqes së rajonit. Gjatë këtyre ditëve, pikërisht në një forum gazetarësh ballkanikë, duke diskutuar me editorin e një gazete të rëndësishme të Ljubjanës, unë shpreha kundërshtimet e mia të hapura për deklaratën e presidentit Tadiç. Dhe ai m’u përgjigj me qetësi: “Tadiç i bën këto deklarata për të fituar vota brenda Serbisë. T’u

tregoj nacionalistëve të sëmurë, se nuk jam unë ai që kërkon ta lërë Kosovën, por janë ndërkombëtarët që kanë vendosur kështu. Në fakt, të gjithë e dimë, që Kosovën e kanë humbur me kohë”. - Dakort - i thashë - por kjo deklaratë, mban të ngritur tensionin në Mitrovicë, ndërkohë që kemi nevojë për mirëkuptim. Tadiç, duke këmbëngulur në të vetën, aq më tepër kur është i bindur që s’ka të drejtë, nuk po bën rolin e diplomatit bashkëkohor përballë ndërkombëtarëve. - Jo – shtoi ai – në fakt, Tadiç i trembet Berishës. Ishte hera e parë që e dëgjoja këtë frazë, prandaj e pyeta më tej: - Përse i trembet, kur Berisha nuk i ka shkelur asnjëherë parametrat e komunikimit pajtues me partnerët e vet në rajon? Ai ka respektuar vazhdimisht klauzolat paqësore, duke mos u bërë kurrë nxitës konflikti midis palëve. Madje, edhe në rastet kur na kanë shkelur keq në këmbë. - Pikërisht, këtu është puna – tha editori slloven – Tadiç e ka të qartë se Berisha nuk ka ndërmend të lëshojë asnjë deklaratë antidiplomatike, por ai e di akoma më mirë, se Berisha nuk ka ndërmend të lëshojë asnjë centimetër tokë nga territori i Kosovës. - Të njëjtën gjë besoj dhe unë, por nuk duhet harruar ana tjetër e çështjes. Ndonëse, si patriot e nacionalist bashkëkohor, Berisha nuk do t’i toleronte tendencat e vjetra të ballkanizmave, për humbjen e çdo pëllëmbe toke të trojeve shqiptare, përsëri, duhet pranuar, se ka qënë shumë i matur, madje më i tërhequr se sa duhet. Një gjë e tillë mbase ka bërë, që të ngrenë kokë nacionalistë agresivë të vendeve fqinjë. Kjo shihet nga të gjithë. Por në këtë rast, duhet të pranojmë, që ai ka dhe të drejtën me vete. Ndërsa Tadiç, mbetet njeri i deklaratave, kur e di mirë se nuk është në gjendje të organizojë asnjë formacion luftimi apo strategji për rimarjen e Kosovës. Prandaj kërkon të qetësojë ndërgjegjet e trazuara të nacionalistëve serbë, duke hedhur në treg deklarata gjoja trimërie. - Ndërsa Berisha nuk flet, ai vepron – shtoi gazetari slloven. - Në ç’kuptim? - i thashë unë. - Berisha nuk kërkon armikun, por rezultatin. Dhe këtë rezultat

248

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

249

e ka arritur mjaft mirë deri tani. Në rastet kur zhvillimet ballkanike kanë rrezikuar kufijtë e Shqipërisë apo të Kosovës, Berisha nuk ka toleruar asgjë. Ka sakrifikuar pushtetin e tij në shërbim të shtetit shqiptar. Faktet e vitit 1994- 1995, kur ai sulmoi hapur politikën mesjetare greke, për vrasjen e oficerëve dhe ushtarëve shqiptarë në pikën kufitare të Peshkëpisë, si edhe arrestimi i minoritarëve, në kundërshtim me udhëzimet e ndërkombëtarëve, tregojnë hapur se Berishës nuk i bëhet vonë për pushtetin, por për shtetin. Dhe në këtë drejtim ka reflektuar doza ndershmërie, prandaj është më i besueshëm se udhëheqësit hipokritë të Beogradit, të cilët kanë ardhur dhe kanë ikur vetëm duke lënë njolla turpi, siç ishte rasti i Milosheviçit. Unë e di se të mohosh një “pronë”, që ke 100 vjet që e zotëron, edhe pse mund të mos jetë jotja, nuk është e lehtë. Por Tadiç duhet ta bëjë këtë – nënvizoi ai. - Si ka mundësi të jesh kaq i informuar? - Kam 17 vjet që punoj si analist politik, tha ai duke qeshur. Në të vërtetë, më erdhi mirë që një editor slloven, fliste realisht për kryeministrin tim, të cilin ne vazhdimisht e kishim sulmuar në gazeta për kufijtë ujorë me Greqinë, apo për problemin e regjistrimit të popullsisë. Ishte e vërtetë, se në momente kyçe, Berisha ishte shfaqur i vendosur për mbrojtjen e kufijve tanë, por në një forum gazetarësh, nuk e prisja që të huajtë, t’i kishin kuptuar me detaje prioritetet e tij. Prandaj u zbuta shumë nga ky qëndrim dhe i thashë: – Edhe Tadiç, ka meritë të padiskutueshme për montimin e paqes në rajon. Tensioni Serbi - Kosovë ka ardhur duke rënë edhe në saj të politikës së tij, ndonëse hapat duhet të hidheshin pak më shpejt. Arrestimi i kriminelëve të luftës dhe dërgimi i tyre në Hagë, vërteton faktin se Tadiç është i vendosur në gjetjen e rrugëve të mirëkuptimit. Sidoqoftë, të gjithë udhëheqësit historikë dhe aktualë të Ballkanit, kanë mjaft mangësi, përderisa kemi ecur kaq ngadalë drejt dyerve të Bashkimit Europian. - Natyrisht - tha ai – në Ballkan ende nuk është shfaqur një lider i llojit të Xhon Kenedit, që të reflektojë shembullin e tij të mbarëvajtjes, por emergjencat kërkojnë reflektime nga të gjithë. - Patjetër – ia ktheva unë, duke i kujtuar faktin, se gjatë kësaj

vere në Shqipëri kishin mbrritur shumë turistë nga Serbia - Në vendin tonë nuk ka asnjë paragjykim për serbët. Mbaj mend, se një tregtar serb, gjatë vitit 2004 – 2005, hapi dyqanin e tij në qendër të Tiranës dhe kishte klientë deri në mesnatë. Asnjëherë nuk është ndjerë i paragjykuar në kryeqytetin tonë. - Kjo ndodh edhe me serbët ndaj jush, prandaj shumë prej tyre kanë ardhur si turistë në Shqipëri – tha ai - por plagët historike kërkojnë ende kohë që të rikuperohen. Veçse kam idenë, se serbët ushqejnë opinionin, se shqiptarët e Shqipërisë, janë më të komunikueshëm, më qytetarë, se ata të Kosovës. - Unë do të thosha të kundërtën - replikova. Ata janë më të mirë, por serbët momentalisht janë të verbuar nga sfida dhe nuk janë të qetë për të gjykuar. Ai heshti. Heshta dhe unë. U duk qartë se bisedës i kishte ardhur fundi, ndaj u ndamë. Edhe unë edhe ai, ikëm në drejtime të ndryshme.

250

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

251

MOSKA, URREJTJE PATALOGJIKE NDAJ SHQIPTARËVE
Shumë autorë rus, kërkojnë ta paraqesin Kosovën si një territor të banuar nga shqiptarët, pas ardhjes së Perandorisë Turke, gjë që nuk ka asnjë bazë shkencore. Ata e bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të ndërgjegjshme, sepse ndihmojnë “popullin vëlla ortodoks serb”. Edhe në konfliktin e lindur pas viteve 1990, rusët bëjnë fajtorë shqiptarët, duke i konsideruar ata “banditë”, “kriminelë”, “separatistë” etj. Vetëm pas masakrës së Reçakut, filloi të mbahet qëndrim i dënueshëm për krimet ndaj njerëzimit. Rusia ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Ajo bëri mjaft tentativa për ndalimin e bombardimeve, duke paralajmëruar e kërcënuar me shprehjen, se, “në këtë territor kanë nisur dy luftra botërore”. Natyrisht, qeveria ruse ka qënë dhe është e ndërgjegjshme, se politika e saj nuk bazohej në faktorë historikë, por vetëm në preferenca dhe interesa të ngushta. Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qindra politikanë, historianë, analistë e gazetarë të thjeshtë rus, u ranë këmbanave në gjithë udhëkryqet e kontinentit. Jepnin alarmin se pavarësia e Kosovës do të destabilizonte rajonin. Sipas politikës ruse, do të shkaktohej një reaksion zinxhir, që mund të shkallmonte themelet e Europës. Madje, do të kishte pasoja në mbarë botën. Tani, që disa intelektualë shqiptarë, kanë shtruar çështjen e

ribashkimit të trojeve etnike, si një të drejtë ndërkombëtare të popujve për vetëvendosje dhe stabilitetin e rajonit, përsëri politika ruse lëshon tymnaja të papara, pas të cilave dëgjohen zërat e kukuvajkave të Kremlinit. Duket se rusët kanë mbetur të fyer, pasi SHBA, nuk u mori dorën për bombardimet mbi Serbi. Mbase edhe për faktin, se nuk u destabilizua as Ballkani dhe as Europa. Vetëm politika ruse mund t’i shohë me rrezik aspiratat e popujve për ndërtimin e një shteti kombëtar, me një stemë dhe një flamur të vetin. Moska kërkon, që dhe Mali i Zi e Maqedonia, të mbajnë të njëjtin qëndrim me të, pasi shqiptarët janë “fajtor”, janë “vrasës” dhe kanë “përzënë serbët me dhunë nga Kosova”. Por, Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç, më 30 prill 2001, në një koment të tij, në kanalin televiziv rus RTR, u shpreh: “Marrëdhëniet me shqiptarët i kemi të shkëlqyera. Shqiptarët janë popull luajal, me të cilët merremi vesh shumë mirë. Ata janë të inkuadruar në jetë njëlloj si malazezët. Prej tyre nuk kemi patur dhe nuk do të kemi probleme, sepse në Malin e Zi, ata e ndjejnë veten shumë mirë. Malazezët kanë ditur të ndërtojnë marrëdhënie me ta ashtu si duhet dhe jo si disa, që nuk u japin vendin dhe të drejtat që u takojnë”.102 Pavarësisht se shumica e autorëve rus kanë fyer periodikisht popullin shqiptar, nuk mungojnë dhe autorë, që janë përpjekur të thonë të vërtetën. Shefi i katedrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Akademinë Diplomatike të Moskës, Prof. Dr. A. Zadohin, ka shkruar: “Duhet pranuar, se qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes shqiptare, ka qënë tepër proserb…”.103 Duke analizuar situatën në Ballkan, historiania Nina Smirnova, kritikon historiografinë ruse, pasi shumë autorë të saj, “praktikisht nuk marrin parasysh palën shqiptare, interesat dhe pikëpamjen e vetë popullsisë shqiptare të Kosovës, mendimet e tyre për atë që ndodh aty”.104 Nëse disa autorë rus kërkojnë të thonë, se Kosova është populluar me shqiptarë
102

Sh. Vukaj, Rusia dhe Kosova..., f. 571 A. G. Zadohin, A. J. Nizovski, Fuçia e barotit e Europës. Lufta Ballkanike në shekullin XX. Moskë, 2000, f. 385. Cituar nga Sh. Vukaj, Rusia dhe Kosova, f. 590 104 Kosova, aspekte ndërkombëtare të krizës, Moskë 1999, f. 79. Cituar nga Sh. Vukaj, Rusia dhe Kosova...
103

252

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

253

shekullin e fundit të Perandorisë Osmane, apo të tjerë që shtojnë, se shqiptarët janë sjellë në këtë krahinë nga Tito, pas Luftës së Dytë Botërore, Smirnova provon shkencërisht të kundërtën: “Kosova për herë të parë ka hyrë në përbërje të Jugosllavisë pas luftrave ballkanike, 1912-1913”.105 Në vitin 1913, kur Kosova iu aneksua Serbisë, në gjithë territorin e saj, popullsia ishte autoktone shqiptare. Pas kësaj kohe, Serbia ndërtoi programin e shkombëtarizimit të shqiptarëve dhe futjen në këto territore të popullsisë serbe. Kryetari i Komisionit Agrar Jugosllav, X. Kristiç, përgjegjës për kolonizimin e Kosovës, me kënaqësi vinte në dukje se, “në disa rajone të Veriut të Kosovës, përbërja etnike ka ndryshuar dhe se tani kemi popullsi serbe, edhe atje, ku në vitin 1913, nuk ka pasur asnjë serb”.106 Por, nëse deri në vitin 1998, në mediat ruse nuk bëhej fjalë për shkëputje të Kosovës, më 13 mars 1999, “Njezavisimaja Gazeta” shkruante, se për Kosovën janë tre variante të mundshme: 1. Kosova i bashkohet Shqipërisë. 2. Kosova bëhet shtet i pavarur, i kontrolluar nga Shqipëria dhe pas pak kohe, do të kalojë nën drejtimin e plotë të Tiranës. 3. Kosova ndahet në pjesën serbe (më e vogla) dhe shqiptare (më e madhja).107 Të tjerë autorë rus bëjnë fajtore Europën, që copëtoi Shqipërinë në vitin 1913, duke krijuar probleme të tilla, të cilat nuk mundën të sheshohen për asnjë çast, gjatë shek. XX dhe fillim shek. XXI. Nina Smirnova, shkruante për të sqaruar opinionin ndërkombëtar, në “Komsomolskaja Pravda”, të datës 15 nëntor 1991: “Europa, si fajtore për copëtimin e kombit shqiptar në vitin 1913, tani duhet të shlyejë fajin e vet dhe të mbështesë të drejtën”.108 Sipas saj, nuk janë serbët ata që keqtrajtohen nga shqiptarët, por është “populli shqiptar dy milionësh në Kosovë, që jeton në kushtet e Aparteidit”.109
105 106

Ajo hedh poshtë shpifjet që bëhen në shtypin rus, se gjoja Kosova është populluar vonë nga shqiptarët, duke argumentuar se “serbët kanë çuar aty dhjetëra e mijëra serbë nga krahina e Bosnjës dhe sipas planeve të hartuara, deri në fund të vitit, parashikohet të çohen rreth 150 mijë serbë”.110 Madje, kjo historiane objektive dhe analiste e saktë, shton se, “çështja shqiptare, si pjesë integrale e krizës së sotme ballkanike, nuk do të hiqet nga rendi i ditës dhe pret zgjidhjen e vet”. Ndërsa kancelari gjerman, Helmut Kol, është shprehur se, “ajo që po ngjet në Kosovë, është turp i Europës”. “Dëbimi i popullsisë shqiptare të Kosovës nga atdheu i tyre historik, për nga egërsia, është i paprecedent në historinë moderne të Europës”.111

Sh. Vukaj, Rusia dhe Kosova..., f. 536 Rrënjët historike të konfliktit kosovar, f. 2. Cituar nga Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova... 107 Vukaj, Sh, Rusia dhe Kosova..., f. 281 108 Po aty f. 598. 109 Po aty

110 111

Novje Vremja, nr. 37, 1996 Novoje Vremja, Nr. 15, dt. 25 prill 1999, Cit. nga Sh. Vukaj, Rusia dhe Kosova..., f. 601

254

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

255

NATASHA DHE ALJOSHA
Shoqja ime e fëmijërisë, Natasha, erdhi përsëri me bashkëshortin e saj rus, Aljoshën. Dukeshin të gëzuar. - Erdhëm të ftojmë për darkën e diplomës së Anës – më tha Natasha – ashtu siç të kishim premtuar – shtoi pas pak. Me sa duket, i kisha hedhur një vështrim hetues, sepse ajo më sqaroi: - Ana mori notë maksimale, ashtu siç e meritonte niveli i saj. - Në rregull – iu përgjigja, - por unë nuk kam asnjë meritë për këtë gjë. Madje, ajo mbrojtje diplome nuk më duket fitore, por një gabim i rëndë i Anës! - Leri këto patriotizma – tha Natasha – mos na fut prapë nëpër siklete të tjera, por eja në darkë tek ne. - Më vjen keq, por nuk kam kohë – i thashë. Këtë të dielë jam i zënë. - Mjaft më me këto gjëra, se nuk të shkojnë – shtoi ajo – kërkesën këtë rradhë ta bëj nga ana e Aljoshës. - Nuk mundem - i thashë – dhe vazhdoj të mendoj se ajo diplomë ishte një gabim. Ana kishte shansin të bëhej një shembull i profesionalizmit të fushës së saj, nëse do të ngulmonte në variantin e parë. Edhe sikur ta ngelnin në klasë, ajo do të kthehej në një model stoicizmi ndaj së vërtetës historike.

-Ashtu? – pyeti Natasha e revoltuar – po përse vallë e kërkoni këtë sakrificë nga vajza ime e pambrojtur? Përse nuk bëheni ju vetë një model stoicizmi, duke djegur veten me benzinë para ambasadave të huaja? Mbase kështu mund të ktheheni në një shembull pozitiv për të tjerët. - Nuk është puna te benzina dhe te vetësakrifikimi, por te profesionalizmi shkencor – i thashë unë. Historia nuk është histori, po nuk paraqiti të vërtetën. - Ashtu? – tha ajo e nervozuar – po atëhere përse nuk ngriheni ju kundër shkollave greke, ku historia mësohet së prapthi dhe ku “Vorio – Epiri” quhet tokë greke, madje deri në brigjet e Shkumbinit? Përse nuk ngriheni kundër bizneseve greke, që kanë bllokuar tregun shqiptar, apo kundër shkeljeve të hapura në kufijtë tokësorë e detarë? Përse nuk ngriheni kundër fenomenit të ndërrimit të emrave? Kundër genocidit që tregohet në pikat e kalimit kufitar, ku asnjë çam nuk lejohet të shkelë në Greqi? Ku mund të kalojnë vetëm pak myslimanë, të tjerët kthehen me arsye nga më banalet, madje u grisin dhe pasaportën. Përse nuk i bëni të gjitha këto, por kërkoni sakrifica nga vajza ime? - Më vjen keq - i thashë - nuk është koha të bëjmë debat. Aq më tepër përpara Aljoshës. Flasim një ditë tjetër. - Bashkë nuk do të flasim asnjëherë nëse nuk vjen në banket – tha ajo dhe shtoi – Dhe nuk do të hyj kurrë në biblioteka, në Londër apo Tiranë, ku mund të takoj njerëz me komplekse. Sepse problemet që na hape mund të na shkatërronin fare fatin e vajzës sonë. Prandaj, komunikimi ynë mbyllet këtu. - Ditën e mirë – i thashë unë dhe Aljosha u përpoq të më përshëndeste, por Natasha e mori me vete duke e tërhequr. Dhe nuk u pamë më.

256

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

257

LAJMI I FUNDIT: REGJISTRIMI NË TETOR
Më datën 20 qershor, pikërisht atëherë kur ne prisnim tërheqjen e politikës zyrtare nga ligji për regjistrimin e popullsisë, ndodhi diçka e kundërt. Atë ditë, thuajse gjithë gazetat kryesore të vendit, botonin në faqen e parë, deklaratën e ministrit Genc Pollo, i cili njoftonte se procesi i regjistrimi të popullsisë, do të fillonte në muajin tetor. Ky regjistrim do të bëhej sipas ligjit aktual, në bazë të vetëdeklarimit të etnisë dhe fesë. Si nëntitull, ishte zgjedhur fjalia e ligjëratës së tij, se “kush gënjen për të dhënat personale, ndëshkohet”. Gjëja e parë që kuptohej nga ky reagim zyrtar, ishte fakti, se qeveria ndodhej në pozitë të vështirë dhe ndofta përballë presioneve shumë të mëdha ndërkombëtare, ku, padyshim, rolin kryesor e luante reaksioni helen. Deklarata e Pollos erdhi disa javë pas reagimit të zyrtarëve grekë, për mosnjohjen e çertifikatave të reja, ku sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Brendshme, kombësia nuk shënohej më në këtë dokument. Deklarata erdhi gjithashtu, disa ditë pas letrës së ashpër të Kryepeshkopit Janullatos, në adresë të Kryeministrit Berisha, lidhur me ndalimin e filmit “Ballkan Pazar”, të regjisorit Edmond Budina. Në këtë letër, Janullatos kishte treguar ndjeshmërinë e tij

të lartë, duke reaguar ndaj një vepre kinematografike, e cila vinte gishtin në plagë. Reagonte kryepeshkopi, i cili nuk kishte thënë asnjë fjalë kur zhvarroseshin civilët në emër të ushtarëve grekë. Përkundrazi, ishte revoltuar nga subjekti i një filmi artistik. Nga ana tjetër, Athina zyrtare vazhdonte shantazhet e njohura, në lidhje me ndikimin e saj në BE, në një kohë kur mazhoranca përballej me pretendimet e opozitës për problemet e lindura me zgjedhjet lokale. Në këtë mënyrë, të githa këto presione ndaj shtetit shqiptar, përbënin një shkallë vështirësie të lartë për të mundësuar pavarësinë e vendimarrjeve të qeverisë. Këto presione ishin një pjesë e shkaqeve të nxitimit të ministrit Pollo, për të deklaruar, se regjistrimi i popullsisë do të niste në tetor. Madje, pa i ndryshuar asnjë presje ligjit ekzistues, i cili ishte denoncuar, si një ligj antikombëtar, në radhë të parë nga dhjetëra mijëra shqiptarë. Kjo deklaratë e Pollos, ishte një ngushëllim për politikën greke, e cila nga ana e vet, po shkërmoqej dita ditës nga protestat e qytetarëve të Athinës. Por, ky ngushëllim për grekët, përkundrazi, tregonte për ne shqiptarët, se përpjekjet për të ndalur tentativat e brendshme të shkombëtarizimit, do të vijonin gjatë. Rreziku qëndron te vet ne, pasi siç shprehet prof. Puto, “gjatë këtyre 20 vjetëve, pala shqiptare është gjendur në pozita inferioriteti kundrejt politikës greke. Në fakt, asnjë qeveri shqiptare, në këto 20 vjetët e fundit, cilado qoftë ngjyra e saj, nuk ka treguar as aftësinë dhe as vendosmërinë për t’u rezistuar presioneve të pareshtura greke. Tashmë, qeveria shqiptare ka vendosur të bëjë një regjistrim të ri të popullsisë, pasi kanë kaluar shumë vite nga regjistrimi i fundit. Sigurisht, gjërat kanë ndryshuar, kanë ardhur dhe kanë ikur, breza të rinj vijnë në jetë, ka rritje dhe rënie nga një zonë në tjetrën”.112 Ndërsa prof. Kristo Frashëri është i mendimit, se nuk janë shqiptarët nacionalistë të rrezikshëm, por grekët, që kanë pretendime territoriale. “Sa herë që në Shqipëri thuhet ndonjë fjalë,
112

Arben Puto, Gazeta Shqiptare, 24 korrik 2011. Intervistë dhënë gazetarit Bardhyl Berberi

258

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

259

në favor të interesave kombëtare dhe qortohen veprimet nacionaliste e shoviniste greke, Athina jep alarmin, për zgjimin e një nacionalizmi të rrezikshëm shqiptar”.113 E vërteta është krejt ndryshe. Janë grekët ata, që me dredhi dhe mashtrime, kërkojnë çdo ditë e më shumë, të bëjnë të vetën gjysmën e Shqipërisë Londineze. Dhe kjo praktikë nuk është e re. Siç shkruan prof. Frashëri, “nga bota klasike greke, kultura bizantine përvetësoi vetëm poemën e Homerit, mbi luftën e Trojës. Poema homerike, u bë në një farë shkalle, Ungjilli i dytë pedagogjik, i cili u mësonte brezave grekë, se atë që nuk mund ta fitonin me trimëri, mund ta realizonin nëpërmjet Kalit të Trojës, me dredhi. Dredhinë, si komponent të identitetit grek, e ka përjetësuar që në shekullin I p.e.s. poeti i madh romak, Virgjili, në poemën e tij të pavdekshme “Eneida” (II, 49) me vargun, me të cilin prifti trojan, Laokont, i porosiste bashkëqytetarët e tij, të mos e pranonin si dhuratë kalin grek: “Timeo danaos et dona ferentes” (Trembem nga greku, edhe kur të jep dhuratë).114

DEKLARATA E POLLOS
Këtë deklaratë, ministri Genc Pollo e bëri në datën 20 qershor 2011. Ai e mbështeti argumentin e tij në tre pika kryesore, për të justifikuar gjunjëzimin shtetëror para presioneve helene. Duke e cituar në ligjëratë të drejtë, Pollo tha: “Së pari, ne nuk po bëjmë asgjë të re në historinë e shtetit shqiptar (edhe po të ishte kështu nuk është e qortueshme në vetvete, por, në rastin tonë, thjesht nuk është e tillë). Ju kujtoj se në periudhën midis Dy Luftrave Botërore, në vitin 1923 dhe në vitin 1930, janë kryer dy censuset* e para, të cilët kanë mbledhur të dhëna për këto çështje (prej asaj kohe i kemi ato përqindje për minoritetet etnike e komunitetet fetare, të cilat kanë mbetur po ato dhe që citohen rëndom në publicistikë). Edhe nën regjimin komunist, kjo praktikë vazhdoi (duke iu përshtatur mohimit të fesë e ateizmit të imponuar që nga viti 1967) deri në regjistrimin e ’89-s, kur në krye të partisë së vetme dhe të shtetit njëkohësisht, ishte Ramiz Alia.

113

Kristo Frashëri, Gazeta shqiptare, 7 gusht 2011 114 Po aty

* Vjen nga fjala cens – regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t’i ndarë këta në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat.

260

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

261

Së dyti, të gjitha vendet e Europës, vende ish-komuniste që tashmë janë anëtarë ose ende aspirantë të Bashkimit Europian, kanë realizuar censuse të tilla, madje mes tyre edhe vende me pakica jo të vogla e me relata jo rrallë problematike si Rumania, Bullgaria e shtetet e ish-Jugosllavisë. Një shembull i freskët: Mali i Zi e nisi këtë proces pak muaj më parë, pas një polemike pothuajse shkatërruese, ku u përplasën jo vetëm politikanët e Podgoricës me ambasadorin e Beogradit, por edhe Kisha Malazeze me atë Serbe, secila me pretendimet e shifrat e tyre, për natyrën etnike të banorëve të vendit fqinj; por shteti malazez e realizoi censusin me këto pyetje brenda. Edhe vende të Europës Perëndimore censojnë popullsinë me të tilla pyetje (në ndonjë rast të veçantë edhe me pyetje për racën), por për vendet ish-komuniste, me sa kemi parë, ka qenë kërkesë specifike e Brukselit, që ta bëjnë këtë. Këtu nuk ka pse bën përjashtim Shqipëria. Kush ka lexuar progresraportin e 2009-s për Shqipërinë, të Komisionit Europian, mund t’i kujtohet pika 2.2 në faqen 17-të, ku shënohet se “Në Shqipëri vazhdon të mos ketë të dhëna të sakta mbi minoritetet. Censusi i ardhshëm i popullsisë, duke respektuar standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale, do të jetë vendimtare për të adresuar këtë çështje”. Personalisht nuk jam partizan i qasjes, le ta bëjmë këtë se na e kërkon bota. Por kriteret, kërkesat e kushtet e BE-së, përveçse janë detyrim kontraktual i Republikës (MSA është në thelb një traktat dypalësh), në tërësi përputhen edhe me nevojat zhvillimore të vendit tonë. I shënoj këto fakte për të theksuar se kush e ka vërtet për zemër integrimin e Shqipërisë në BE, duhet të konsiderojë çfarë thuhet në radhët më lart. Së treti, lidhur me ata që kanë kundërshtuar me shumë pasion trion e pyetjeve, do të thosha se për një pjesë të tyre kam respekt, pasi çmoj që janë intelektualisht të ndershëm dhe në gjykimin e tyre motivohen nga droja, se mos vetëdeklarimi, si metodë standarde e aplikuar për censimin në Shqipëri, do të sjellë sot shifra të mpakura për shqiptarët dhe nesër pretendime ndaj tyre e probleme për ta. Unë nuk besoj se kjo do të ndodhë. Ndonëse levantinët e së shkuarës mund të jenë edhe fenomen i së tashmes, nuk ka asnjë arsye për të besuar se shqiptarët e vitit 2011, do të

rrëfejnë të dhëna identitare të ndryshme nga ato të gjyshërve të tyre 80-90 viteve më parë. Faza e demoralizimit kolektiv akut, të akumuluar në fund të regjimit komunist e të shpërthyer në vitet e para të tranzicionit, është përfundimisht e arkivuar. Emblema e saj, anijet e mbushura deri në majë të direkut me masë njerëzore, luhatet midis kujtimeve të dhimbshme e prodhimeve kinematografike. Sot, shqiptarët udhëtojnë pa viza përmes kufijve që dikur ishin mollë e ndaluar, për të cilën rojet e më pas natyra e rrethanat, merrnin jetë njerëzish guximtarë e të dëshpëruar. Sot, shqiptarët kategorizohen nga Banka Botërore, si vend me të ardhura të mesme e të larta (upper middle income country), ndërkohë që dhjetë vjet më parë ishim tri shkallë më poshtë, tok me më të varfërit e Planetit në kategorinë të ardhura të ulëta (low income country)”. Këto ishin tre pikat themelore të intervistës së Pollos, të cilat përpiqen të fshehin faktin, se politika shqiptare i ka ngritur duart para presioneve djallëzore të fqinjëve tanë, duke harruar se 100 vjet më parë, ishin pikërisht lehtësirat dhe marrëveshjet e këtij lloji, me serbët e grekët, që e çuan Shqipërinë drejt kasaphanës së Londrës, në vitin 1913. Zoti Pollo thotë, pse të mos i lëmë shqiptarët të shprehen lirshëm, por nuk sqaron se çfarë të shprehin, kur janë shqiptarë. Dihet që shumë prej shqiptarëve kanë arsye ekonomike, janë të mbërthyer fort në vendin fqinj, pasi kanë shkuar duke ndërruar dhe emrat. Dhe këtë nuk e kanë bërë me dëshirë, por të shtrënguar nga nevoja ekonomike. Politikanët tanë e dinë shumë mirë këtë, por nuk kanë guxuar kurrë të thonë një fjalë, kundër këtij presioni mesjetar të shtetit fqinj. Grekët ndërtojnë varreza për ushtarët e tyre, rënë në luftë dhe e kanë mbytur me kryqe tërë Jugun e Shqipërisë. Unë e pyes: Përse nuk kanë punuar këta funksionarë të lartë të shtetit, për t’u ngritur edhe varrezat për çamët e vrarë në tokën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore? Përse nuk dënojnë qëndrimin arrogant të shtetit fqinj, që ndalojnë pa asnjë arsye hyrjen për në Greqi të çamëve të ndershëm, duke lejuar të kalojnë traun, vetëm ata që vihen në shërbim të shtetit fqinj. Nuk kemi përse të mohojmë apo harrojmë

262

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

263

faktin, që edhe midis shqiptarëve gjenden njerëz, që u pëlqejnë paratë greke. Janë të shiturit te greku ata që morën jetën e Naum Veqilharxhit, Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, At Stath Melanit dhe shumë të tjerëve. Edhe sot ka jo pak të tillë.

ATË MËNGJES VERE…
Intervistën e Pollos e lexova në bregdet. Pikërisht, në konturet e parajsës tokësore, ku natyra dhe Zoti kanë skalitur mrekullinë, por, ku dora e politikës ka piketuar dyshimin. Sepse, në fillim dhelpëria grek do t’i shfrytëzojë deklaratat dhe lëshimet e politikës sonë, me shtimin e tabelave në greqisht, pastaj me oreksin helen për t’i asimiluar. Kur grekët kërkojnë regjistrimin etnik, në thelb, ata e kanë mendjen te “Vorio - Epiri”. Atë mëngjes ndodhesha midis peshkatarëve të Sarandës, të cilët e kuptonin më mirë se të tjerët, se sa e shenjtë ishte çdo pjesë e detit, për ekonominë e familjeve të tyre. Ata e dinin gjithashtu se lehtësirat që po jepte qeveria jonë për grekët, në lidhje me regjistrimin, do të ndikonin, padyshim, në shtimin e oreksit helen për të gllabëruar diçka më tepër. Po flisnim pikërisht për projektet tinzare në kërkimet nëntokësore të detit Jon, kur njëra nga rrjetat e tyre zbrazi në bashin e anijes gjallesat e kapura të asaj dite. Midis peshqve të shumtë dhe ndonjë oktapodi, gjëja e parë që vura re në atë trofe peshkimi, ishin gaforret e ndryshme, që kishin rënë rastësisht në kurthin e rrjetave. Sapo u zbrazën në tokë, ato filluan të ecin secila në drejtime të ndryshme, me atë të ecurën karakteristike të gaforres, duke shkuar shtrembër, pa ditur se ku iknin. Ky lloj të ecuri, në atë mënyrë të shëmtuar e të shtrembër, më kujtoi atë çast ecjen e

264

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

265

politikës shqiptare, (të majtë e të djathtë), e cila jo vetëm që shkon dita ditës mbrapa, por shmanget edhe anash, duke humbur shumë kohë me konfuzionin e vet. Pas pak çastesh u nisa drejt Tiranës, për t’u konsultuar me kolegët, në lidhje me reagimin që do të bënim ndaj kësaj rruge të shtrembër, ku po rishkelte politika shqiptare. Me sa duket, shtyrja e afatit të regjistrimit ishte bërë për të fituar kohë, si edhe për të mos hapur polemika publike para zgjedhjeve të 8 majit. Kjo, natyrisht që kishte hapur oreksin e fqinjëve. Atë ditë, anullova drekën e planifikuar me peshkatarët e Sarandës, sepse befas në Tiranë kishte trokitur rreziku nga ndonjë sulm i mundshëm që buronte nga peshkaqenët e huaj, të cilët ishin rishfaqur në Korfuz.

REAGIMI
Deklarata e ministrit Pollo, hasi në kundërshtimet e mijëra shqiptarëve, të cilët kishin menduar, se kjo periudhë tubimesh, kishte qenë e mjaftueshme për shtetin, që të stabilizonte qëndrimin e saj ndaj ligjit të regjistrimit të popullsisë. Natyrisht, për hir të së vërtetës, duhet thënë se kishte edhe prej atyre njerëzve që ishin indiferentë ndaj këtij regjistrimi, madje, nuk mungonin edhe disa të tjerë që ishin pro. Nga ana tjetër, AK reagoi ashpër nëpërmjet një deklarate, ku bëri të ditur, se do të dërgonte në Kuvend, peticionin e firmosur nga mbi 20 mijë vetë. Në këtë deklaratë, thuhej ndër të tjera, se po ndërmerrej një vendim i tillë, në një kohë kur elita e intelektualëve shqiptarë ka nënshkruar peticionin kundër regjistrimit etnik dhe fetar. Të gjitha komunitetet fetare janë shprehur kundër këtij lloj regjistrimi, për shkak se ai mund të prish bashkëjetesën fetare. Ky lloj regjistrimi, mbi baza vetëdeklarimi, jashtë kritereve objektive, nuk aplikohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshi dhe Greqinë, e cila këmbëngul që kjo praktikë të zbatohet te ne. Madje, Greqia i ka mohuar minoritetet, ndërsa për Shqipërinë kërkon të rrisë numrin e minoritarëve grekë artificialsiht, nën presionin e varfërisë së shqiptarëve, por edhe të mungesës së një shteti autoritar.

266

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

267

Dihet tashmë që ky regjistrim ka dështuar pjesërisht, kudo ku jetojnë shqiptarët, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe ku akademikët më në zë, nga të gjithë trevat shqiptare, janë shprehur dhe kanë argumentuar pasojat dhe rreziqet për identitetin tonë kombëtar. Publikimi i këtij regjistrimi ka bërë që gjithë shqiptarët që jetojnë në emigracion dhe janë pjesë e diasporës, të jenë të shqetësuar për këtë proces. Kjo nuk shkon edhe për faktin, se Gjykata Kushtetuese, ka në gjykim kërkesat e gjykatave Sarandë, Përmet dhe Shkodër, për shfuqizimin e ligjit “Për Gjendjen Civile”, mbi dispozitat që vijnë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën për ndërrimin e kombësisë. Pra jemi duke pritur vendimin e kësaj gjykate.

PETICIONI ME MBI 20 MIJË FIRMA NË PARLAMENT
Më 22 qershor 2011, në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, dorëzohet peticioni i nënshkruar nga dhjetra - mijëra qytetarë shqiptarë, si mënyra e vetme demokratike për të frenuar një proces, i cili është imponuar nga jashtë dhe ka rrezik të destabilizojë të ardhmen politike të Shqipërisë. Mirëpo, ai nuk është planifikuar për t’u futur në axhendën e Kuvendit, kur vrapohet me shpejtësi për të pranuar një tjetër draft të qeverisë. Në bazë të normave protokollare të Kuvendit të Shqipërsië, përfaqësuesit e AK, shkuan për të paraqitur projektligjin e tyre, ku kërkohen të bëhen disa shtesa mbi ligjin, “Për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave”. Natyrisht, momenti i dërgimit të këtij relacioni nuk ishte shumë i përshtatshëm për Parlamentin Shqiptar, i cili funksiononte vetëm me gjysmën e ligjvënësve, ngaqë deputetët e opozitës, vazhdonin stinën e bojkotit. Por në fund të fundit, ky Parlament ka 20 vjet që funksionon si një organizëm me një veshkë të bllokuar, ku maxhoranca mblidhet brenda dhe opozita bojkoton punimet, ndonëse jo në masën e viteve të fundit. Prandaj, sido që të ndodhë, secili nga deputetët e pranishëm, ka rastin të tregojë se sa gjak shqiptari i ka mbetur akoma në trup.

268

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

269

Dhe në këtë mënyrë, ekipi i përfaqësuesve të AK, u dha parlamentarëve të Shqipërisë shansin historik, për t’u quajtur një herë të vetme gjatë jetës së tyre politike, si “baballarë të vërtetë të kombit”. Incidenti burokratik që ndodhi në zyrën protokollare shihej jo normal edhe për disa nga deputetët tanë, të cilët, ndonëse janë shndërruar në njerëz pa veshë dhe pa gojë, nuk pajtohen me një indiferencë të tillë. Ata nuk donin të dëgjonin dhe as të flisnin për relacionin në fjalë, pasi kjo gjë mund të dobësonte pozitat e tyre brenda grupeve parlamentare ose mund të binte ndesh me parimin e njohur të mbijetesës së servilizmit politik. Pas kësaj, Parlamenti i Shqipërisë do të ndodhet para një prove të madhe: Të marrë në konsideratë paralajmërimin fatal të popullit të vet, apo ta kundërshtojë atë. Nëse do ta pranojë, kjo do të jetë një shenjë e mirë, që tregon se mendimi qytetar merret në konsideratë dhe shpresa për ta bërë Shqipërinë nuk do të shuhet. Në të kundërt, shpresat veniten dhe fatet e vendit vihen në diskutim.

PËRSE KËTO NDRYSHIME?
Regjistrimi i popullsisë është një procedurë zyrtare, ku shteti shqiptar, në përputhje me legjislacionin, kryen me shpenzime të taksapaguesve regjistrimin e një tërësie të dhënash, të cilat mund t’i nevojiten më pas për qëllime të planifikimit dhe të realizimit të politikave të përgjithshme të zhvillimit. Prandaj, është e nevojshme, që të justifikohet sipas logjikës juridike dhe asaj ekonomike, përse është i nevojshëm një regjistrim i tillë? Çfarë të dhënash përfitohen prej tij, të cilat shteti shqiptar nuk mund t’i sigurojë në një formë tjetër? A justifikohet një investim kaq i madh dhe i debatuar kaq fort në opinionin publik? Kushtetuta e Shqipërisë, përcakton qartë që në preambul, se shteti shqiptar synon një shtet të së drejtës, të mbështetur në frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare. Në nenin 10 të saj parashikohet, se në Republikën e Shqipërisë, nuk ka fe zyrtare dhe se shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes. Qytetarët në Republikën e Shqipërisë, kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndalur e as detyruar, përkatësinë e tyre fetare, etnike dhe kulturore. Por kjo liri e tyre nuk përbën detyrim për institucionet shtetërore. Nga ana tjetër, përfshirja e këtyre pyetjeve, në një frymë të tillë, ku më shumë se gjysma e popullsisë është shprehur kundër

270

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

271

këtij regjistrimi, mund të krijojë një frymë kundërshtie dhe mungese bashkëpunimi të qytetarëve, për procesin e regjistrimit në tërësi. E mbi të gjitha, ky ligj bie ndesh me një ligj tjetër: me Ligjin për Gjendjen Civile, i cili përcakton qartë procedurat ligjore, sipas të cilave ndryshohen të dhënat e regjistrit themeltar. Në asnjë rast, ky ligj, nuk parashikon ndryshimin e regjistrit, bazuar mbi vetëdeklarimin. Si do të verifikohet informacioni që bie ndesh me aktet e tjera të gjendjes civile? Me çfarë do t’i krahasojë të dhënat që vijnë nga regjistrimi? Nëse shteti i paska këto të dhëna e sisteme krahasimi, atëherë pse qenka kaq e domosdoshme përfshirja e tyre në formular? Cilat janë pasojat që do të rëndojnë mbi qytetarët që kanë deklaruar në këtë mënyrë? Prandaj, lëvizja e re progresiste kërkon që të mos lejojë, që me paratë e taksapaguesve, të zhvillohet një proces në dëm të Shqipërisë. Shqiptarët kanë folur. Tani është radha e përfaqësuesve tanë në Kuvend, të dëgjojnë vullnetin e sovranit dhe të bëjnë atë për të cilën i zgjedhim dhe i paguajmë: Mbrotjen e interesave të vendit, me sytë nga e ardhmja e përbashkët dhe jo nga të ardhurat e tyre. Një shprehje e njohur në formë paralajmërimi thotë: “Ose fol tani ose hesht përgjithmonë”.

KOMBËSIA NUK ËSHTË ÇËSHTJE “NDËRGJEGJEJE”
Kombësia nuk është diçka, që mund ndryshohet sipas dëshirës. Një person është ose nuk është i një kombësie të caktuar. Pra nuk ka rrugë të mesme. Por, për të krijuar amulli në çështjen e kombësisë, me qëllim që ajo të jetë e dyshimtë, gjatë shekullit të kaluar por edhe sot, qarkullojnë lloj - lloj teorish. Të gjitha synojnë të zhvlerësojnë kombformimin shqiptar. Sami Farshëri, në vitin 1879, shkruante se, “gjithë ata njerëz që gjenden në një vend, e flasin një gjuhë, edhe kanë një palë zakone e një farë të rrojturi, thuhenë një komb”. Ka pasur shumë autorë, si brenda dhe jashtë vendit, që deri në vitet ’30, të shek. XX, i kanë fryrë erës antishqiptare, sipas së cilës, kombi ynë nuk është formuar. Në të vërtetë, zhvillimet që ndodhën në shekullin XIX dhe sidomos në gjysmën e dytë të tij, lëvizjet e fuqishme patriotike, shoqërore dhe kulturore, nevoja e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, krijimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj., nuk ishin gjë tjetër, veçse përpjekje për të formësuar kombin shqiptar, i cili, më 28 nëntor 1912, duhet konsideruar tërësisht i formësuar. Lëvizja për çlirim mori karakter kombëtar, duke përfshirë në vetvete fshatarë, feudalë e çifligarë. Nëse Rilindja Europiane,

272

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

273

kërkonte të sillte një revolucion në art, letërsi e kulturë, Rilindja shqiptare, synonte çlirimin e atdheut, pavarësimin e tij. E, natyrisht, bashkë me këtë, sollën ndryshime të dukshme edhe në fushën kulturore e letrare. Më 1844, Naum Veqilharxhi (emri i vërtetë, Naum Panajot Bredhi) hodhi i pari idetë rilindase. Të njëjtën frymë përcollën njëri pas tjetrit, Thimi Mitko, Zef Jubani, Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Naim Frashëri, Abdyl Frashëri, Zija Prishtina, Koto Hoxhi, Mehmet Ali Vrioni, Petro Nini Luarasi, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Anastas Kullurioti, Filip Shiroka, Thoma Avrami, Nuçi Naçi, Andon Zako Çajupi, Aleksandër Sotir Drenova (Asdreni), Jorgji Meksi, Dervish Hima, Papa K. Negovani, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Sotir Peci, Jani Vruho, Thanas Tashko, Mihal Grameno, Themistiokli Gërmenji, Hilë Mosi, Josif Bagërri, Faik Konica etj. Në vitin 1847, filloi kryengritja e armatosur për një “Shqipëri me katër vilajete” dhe, në të njëjtën kohë, u formua “Komiteti kombëtar i kryengritjes”. Duke parë ecurinë e lëvizjes kombëtare, vëmë re se deri në vitin 1899, kemi rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe të masave organizative për realizimin e çështjes shqiptare. Ndërsa, me botimin e veprës së Sami Frashërit, “Shqipëria ç’ka qënë, Ç’është dhe çdo të bëhet”, u saktësua lufta për shporrjen e sunduesit të huaj, krijimi i shtetit kombëtar dhe vendosja e një regjimi demokratik republikan. Pikërisht, duke hedhur këto hapa, mbërritëm në ditën e pavarësisë, kur kombi shqiptar konsiderohet i maturuar. Pra, Shqipëria, ka të paktën një shekull me një kombformim të qartë. Tashmë është provuar shkencërisht, se shqiptarët ndryshojnë nga grekët dhe sllavët, jo vetëm nga gjuha, historia, zakonet, kultura, mënyra e jetesës, por edhe në aspektin antropologjik. Kjo do të thotë, që kombësinë, nuk mund ta përcaktojë një dëshirë subjektive e një individi apo dhe më gjerë. Duhet të ndryshohet dhe formësimi i skeletit trupor dhe veçanërisht kafkës. M. Frashëri tregon, se si Virçov, i cili ishte një studiues me emër i antropologjisë, kafkat e shqiptarëve të vrarë apo vdekur

kohë më parë, i dallonte shumë lehtë nga ato të racave të tjera. “Kur më ra në dorë kafka e parë, mendova mos ishte ndonjë rastësi - shkruan Virçov. Por pashë, se të gjitha kafkat e shqiptarëve, janë krejt të ngjashme mes tyre. Janë raca superiore, mbi gjithë të tjerat!”. Një tjetër autor, në vitet 1880, shkruan: “Banorët e vendit që nga Aspoja (lumi Osum- N. D.) deri në Gliqe dhe që përfshin gjithë Sulin, jo vetëm që janë një dhe e njëjta racë, të krishterë dhe myslimanë, kanë të njëjtat zakone e doke dhe kanë të njëjtën gjuhë, por dhe shqiptarët e tjerë, të shpërndarë që nga Glyqea deri në Taygjetin, gjatë gjithë Greqisë së lirë, është e njëjta racë puro Pelasgjike. Këtë mund ta kuptojë lehtë secili dhe të pranojë, pasi t’i krahasojë këta të gjithë etnologjikisht, antropologjikisht, konform me njohuritë e sotme dhe t’i shqyrtojë këta, që kanë të njëjtat karakteristika natyrore….Tipi pelazgjik, i ekzaminuar nga aspekti i përgjithshëm na paraqet shqiptarët shtatlartë, malësor në shumicën, që kanë nevojë për mushkëri të gjera, për rrjedhim të zhvilluar mirë, sipas sistemit të muskujve dhe kockave, që kështu t’u rezistojnë mundimeve dhe lodhjeve të jetës së maleve, veçanërisht të ngjitjes dhe zbritjes. Kafka paraqet anologji të mjaftueshme, midis fytyrës dhe kokës, tiparet e fytyrës që nuk formojnë kënd,…hundë prej shqiponje në pjesën më të madhe, me ballë të rregullt me prirje nga prapa… këtë e vërteton dhe karakteri i veçantë, natyror dhe instiktiv, i përbashkët në tërë racën në fjalë. Janë ambicioz dhe hakmarrës në ekstremitet, kryelartë, sedërqarë, sherxhinjë…po dhe burrëror, të zgjuar, gjenerozë, dhe të tillë vrejmë si myslimanët dhe të krishterët…”.115 Kristianizmi grek me anën e fesë është faktori i parë. Gjatë robërisë së Greqisë, ky kristianizëm, jo vetëm që ruajti helenizmin por për rreth këtij mbështolli dhe lidhi me helenizmin shqiptarët

115

AIH, A. IV. 432, SpiridonSokoli, Mbi Epirin dhe Shqipërinë sipas referimit të kartës gjeografike të zotit de Governati. Parnasos, vepër periodike e përmuajshme, Vol. 7, Athinë, 1883. Nga përkthimi i pjeshëm i veprës në shqip, prej Sarandi Loshi, f.27- 28

274

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

275

dhe kucovllehët veçanërisht. Prej shekujsh, mesha, dhe gjithë ceremonitë e tjera fetare bëhen në gjuhën greke në tërë Kaoninë dhe dy të tretat e Kaonisë, që përqafuan islamin, ruajtën për gjuhë të shkruar greqishten.116

PYETJA TINZARE PËR VETËDEKLARIMIN E FESË
Branko Merxhani na ka lënë një thënie kuptimplote: “Një komb ekziston vetëm atëherë kur fillon të shqetësohet për fatin e tij”! Prandaj dhe shqetësimi ynë besoj se konsiderohet jetik. Qysh nga lashtësia, në Ballkan, ka qarkulluar legjenda, apo e vërteta e historisë së një prifti nga Athina, që u thoshte besimtarëve fjalët: “Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”. Rasti i Athinës, na kujtohet pikërisht sot, pasi argumentet që krahasohen kanë lidhje me vendin e lindjes së priftit. Zyrtarët grekë kanë “urdhëruar” politikanët shqiptarë, të ligjërojnë formularin e vetëdeklarimit të besimit fetar, kur vetë Greqia, në regjistrimin e popullsisë, gati dy muaj më parë, nuk e parashtroi dhe as nuk e përmendi fare këtë pyetje. Ligjvënësve tanë, u sugjeron dhe bën presion që ta vendosin me çdo kusht, me prapamendimin tinzar, për të vërtetuar se në Shqipëri, numri i ortodoksëve është shumë më i madh. Për të vijuar më tej, me teorinë e tyre, sipas së cilës, “gjithë ortodoksit janë grekë” apo “me ndërgjegje kombëtare greke”. Pikërisht, në këtë rast, na vjen që nga Mesjeta, shembulli i priftit grek, që gati i dhunonte besimtarët, me qëllim që t’u bindeshin urdhërave të tij, kur ai vetë vepronte ndryshe nga ato që

116

Po aty, f.32

276

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

277

thoshte. Në këtë mënyrë, futja e pyetjes për deklarimin fetar në regjistrimin e popullsisë, shihet si cenim i jetës private. Askush nuk ka të drejtë të pyes, se cilit besim i përket. Në shumë vende të zhvilluara, numri i besimtarëve, të një besimi të caktuar, përcaktohet nga regjistrat tatimorë. Qytetarët - besimtarë, janë të regjistruar në komunitetet fetare ku bëjnë pjesë dhe paguajnë taksa, japin kontribute për to. Deklarimi i besimit fetar në formularin e regjistrimit, mund të shkaktojë dhe probleme midis besimeve fetare, pasi situata ekonomike dhe faktorë të tjerë, kanë bërë që të ndërrohen emra dhe besime në mënyrë të dhunshme. Gjithashtu, shumë familje shqiptare janë produkt i martesave midis përfaqësuesve të besimeve jo të njëjta. Fëmijët e tyre, është e vështirë t’i vendosësh në këtë apo atë besim. Ndërkohë, emrat e shqiptarëve nuk përputhen domosdoshmërisht me besimin fetar. Ne kemi shumë emra, që lidhen me prejardhjen e kombit, si Arbër, Ilir, Genc, Bardhyl, Teuta…, emra që lidhen me gjeografinë e vendit, ashtu siç ka dhe shumë emra të huaj, huazuar nga aktorë të njohur në kinematografi, këngëtarë me famë, e të tjerë. Nga ana tjetër, deklarimi i fesë nxjerr të zbuluar dhe fare të pambrojtur, kategorinë e ateistëve, të cilët kanë të drejtën që të mos besojnë në kultet fetare, apo fenomenet që lidhen me fenë. Nëse ata do të deklarojnë në formular se janë ateistë, atëherë, pjesë të ndryshme të shoqërisë mund të tregohen agresiv ndaj tyre, duke reaguar me fyerje, nënçmim, apo mospërfillje. Jo më kot, disa shtete prestigjioze, nuk e kanë vënë pyetjen e vetëdeklarimit të fesë në formularin e regjistrimit. Prof. Kristo Frashëri, thotë se, regjistrimi i popullsisë, nëse bëhet për efekte numerike, siç bëhet kudo në Europë, është në rregull. Por, nuk është në rregull, nëse bëhet siç e kërkon Vangjel Dule me shokë. Ata harrojnë se në Greqi nuk bëhet regjistrimi me fe dhe kombësi, sepse ata e kanë në statut, që Greqia është shtet ortodoks, pra shteti i grekëve dhe për më tepër, i grekëve të krishterë ortodoksë, e cila është feja e tyre zyrtare. Dhe tani, kërkojnë nga ne të themi, se ky është grek, sepse është i krishterë. Feja është një bindje personale. Mua nuk më pyet njeri kur shkoj të votoj: Për cilën parti do votosh? Bindjet politike dhe bindjet fetare janë

njëlloj.117 Ka qindra vjet, që në Shqipëri dhe kudo në Ballkan, njerëzit e kanë mësuar historinë e vërtetë, apo legjendën e priftit nga Athina, që predikonte fjalët: “Bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë”. Ndofta, vetëm politikanët shqiptarë, të zënë me një axhendë të ngjeshur takimesh, me zyrtarë apo biznesmenë të Athinës, nuk kanë pasur kohë të mësojnë marifetin e priftit nga kryeqyteti i shtetit fqinj.

117

K. Frashëri, bisedë në televizionin, Top Channel, 4 prill 2011

278

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

279

TELEFONATA E ANËS
Ana më telefonoi përsëri. Ishte sërish e diel. - E di që je shumë i mërzitur me mua, por dua të them një lajm të mirë – tha ajo. - Çfarë? – e pyeta unë. - Madje, kam disa lajme të mira – shtoi pas pak – sepse më njoftuan për një vend pune në Athinë dhe përveç kësaj në tetor do të martohem, ndërkohë që së shpejti do të lind një vajzë.. - Gëzohem i thashë – më vjen mirë për ty. - Dasmën do ta bëjmë në një lokal të mirë, në qendër të Athinës. Do të vish? - më pyeti ajo. - Fatkeqësisht, unë jam person “non grata” dhe nuk më lejojnë të kaloj kufirin grek. - Vajzës sime do t’i mësoj gjuhën tonë. – vijoi ajo. Madje, do të përpiqem të hap edhe një shkollë shqipe në Athinë. Ndofta një shkollë modeste, por të rëndësishme për fëmijët tanë. Prandaj dua ndihmën tënde. - Në ç’drejtim? - Dua të më ndihmosh me libra për nxënësit – shtoi ajo. Tani i kam rregulluar të gjitha dhe kjo është ëndrra ime. - Po i thashë - kur të kesh nevojë më merr në telefon. Por ndofta familja e Nikos, mund të mos jetë dakort.

- Jo – tha Ana – me Nikon e kam biseduar dhe kemi rënë dakort. Fjala është për të përfshirë fëmijët e emigrantëve shqiptarë, që nuk dinë gjuhën e prindërve të tyre. Kjo është diçka e ligjshme në të gjithë botën dhe puna ime do të jetë vullnetare. Familja e tij ka edhe një sallë të madhe, si pronë të paluajtshme, e cila ende është e lirë. Dikur shërbente si dyqan, por ky funksion shkoi drejt falimentit, ngaqë dilte me humbje. Do të bisedoj vetë me babanë e Nikos dhe sidomos me nënën e tij, sepse këtu në Greqi, fjalën e fundit e thonë gratë. Dakort i thashë. - Por kam edhe një plan tjetër – shtoi ajo. - Çfarë plani? – e ripyeta unë - Do të bisedoj me nënpunësit e Ministrisë së Arsimit për të celebruar një shkollë shqipe, në bazë të parametrave ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut. Besoj se do të pranojnë dhe kjo shkollë mund të financohet nga vetë qeveria greke. Ashtu, siç ndodh në të gjithë botën. - Po sikur të mos pranojnë? - Kam folur me dikë, që më ka dhënë fjalën se do të ndërhyjë tek ministri i Arsimit. Këtu nuk ka asgjë për të mos pranuar. Tani raportet ballkanike kanë ndryshuar shumë, në favor të paqes dhe mirëkuptimit – shtoi ajo. - Mbase, por mendësia e grekëve ndofta nuk ka ndryshuar shumë – i thashë dhe në çast u pendova që po e paragjykoja bisedën e saj të ardhshme me zyrtarët grekë. - Mos paragjyko kot – më qortoi ajo. Tani e gjithë bota po shkon drejt progresit, duke shkelur mbi fantazmat e së kaluarës. - Ndoshta ke të drejtë – ia ktheva – atëherë unë po përgatis dërgimin e librave tek ty. - Dëgjo – tha papritur ajo – të lutem mos ma neglizho kërkesën. Për këtë porosi do të marr në telefon patjetër deri në datën 2 shator. Jam shumë e lumtur për këtë që po bëj! Me kaq u ndamë. Por propozimi i saj më futi në mendime.

280

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

281

E VËRTETA MBI MINORITETET
Krijimi i konfuzionit për minoritetet në Shqipëri, ka si qëllim të vetëm, fshehjen e të vërtetës. Këtë konfuzion e bëjnë kryesisht, disa nga ata që e quajnë veten “pjesë të minoriteteve”, por edhe ata zyrtarë, që përfitojnë nga ky kolaps, të cilët bëhen qesharakë dhe groteskë, në reflektimin e kulturës së tyre të munguar, por jo rrallë bëhen të padurueshëm dhe mjeranë. Dikush del në emision televiziv dhe pohon, se në Shqipëri janë 8 minoritete; një tjetër nxjerr 9 të tillë; nuk mungojnë dhe ata që japin përqindje të habitshme. Jo se nuk e dinë sa janë. Jo se ngatërrojnë pa dashje termin “pakica etnokulturore” me “minoritete”, por sepse kështu e kanë porosinë. Për këtë arsye, na nxjerrin minoritet grek, maqedon, boshnjak, rom, serb, vlleh etj. minoritete të paqena. Cili është ai shqiptar që nuk e di, se në vendin tone, nuk ka minoritet serb? Kush nuk e ka të qartë, që vllehët nuk përbëjnë askund një territor kompakt? E njëjta gjë duhet thënë për boshnjakët e të tjerë. Ka një minoritet grek, të ardhur si emigrantë për nevoja ekonomike në tokat e bejlerëve shqiptarë, një pakicë malazeze në Shkodër dhe maqedonasish në Prespë. Dhe kaq. Por, disa komentatorëve, duket se u digjet xhani, nga meraku se shteti qënka në siklet për të ndërmarrë politika rreth tyre, gjoja për faktin se ky shtet nuk i di të gjitha gjërat mirë.

Instituti i Statistikave (INSTAT), i cili ka bërë një studim, në bashkëpunim më Drejtorinë e Minoriteteve në Ministrinë e Jashtme, në vitin 2001, thotë se minoritarët përbëjnë 1.4 për qind të 3.069.275 banorëve që ka Shqipëria, ose 42.892 banorë. Dhe konkretisht, minoriteti grek 35.829 banorë, maqedonas 4.188, malazezë 678, arumunë 992 dhe të tjera 1.245. Sipas institucionit të mësipërm, në vitin 1989, pakicat greke përbënin 58.758 banorë. Rënia e numrit në 35.829 vetë, ka të bëjë me largimin e disa mijëra minoritarëve në drejtim të Greqisë. Minoritarët grekë janë të vendosur kryesisht në rrethet Gjirokastër, Sarandë dhe Delvinë, por ka individë të shpërndarë në rrethet Përmet, Vlorë e Tiranë, ndërsa në Korçë nuk ka asnjë minoritar grek. Maqedonasit gjenden kryesisht në rrethin e Korçës dhe Devollit, sidomos në Komunën e Liqenasit. Serbo-malazezët janë të vendosur në Komunën e Gruemirës së Malësisë së Madhe dhe kryesisht në fshatin Grile (Vrakë). Minoriteti etnogjuhësor i arumunëve është asimiluar tërësisht. Mendohet të jenë rreth 992 vetë, të vendosur në zonat rurale të Fierit dhe Vlorës, Përmetit, Pogradecit dhe Kolonjës, ndërsa për romët nuk ka të dhëna, pasi për ta, nuk është bërë ndonjëherë regjistrim i përgjithshëm.118 Edhe 80 vjet më parë, numri i vllehëve të shpërndarë në Shqipëri, ka qenë i kufizuar. Për Konicën, “vllehtë, të quajtur shpesh kuco-vllehë, për t’i dalluar nga vllehtë e Rumanisë, përbëjnë një grup prej rreth 20 mijë personash dhe kanë gjuhë të afërt me rumanishten”.119 P. Nejseku shënon rreth 10 mijë vllahofolës në Shqipëri. Mbështetur në regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë në vitin 1960. Peter Prifti thotë se në Shqipëri janë 10 mijë vllehë ose 0.66 për qind.120 Vurgu i Delvinës, në periudhën antike, bënte pjesë në territorin e fisit epirot të kaonëve. Në Mesjetën e Hershme, fusha e Vurgut ka bërë pjesë në krahinën e Vajonetisë. Në shek. XIV-XV, kjo
118

Gazeta Shqiptare, 25 mars 2009 F. Konica, Vepra 2, f. 215. 120 Sh. Delvina, Studime Albanalogjike, Tiranë 2004/2.
119

282

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

283

fushë ka qenë nën sundimin e feudalëve Toko, Zenebishëve dhe Arianitëve. Më 1431, fusha e Vurgut bënte pjesë në sanxhakun e Shqipërisë.121 Për këtë flasin edhe makrotoponimet dhe toponimet e shumta të Vurgut: Buzuk, Pal, Bakallat, Çukë, Borovë, Mali i Kukës, Mali i Lopësit, Liqeni i Rosës, Bregu i Kolës, Gropa e Fikut, Këneta e Nikë Gjonit, Lëkurës, Gajdhare, Bradhnesh, etj. Ndërsa shumë fshatra të tjerë, edhe sot kanë emrin e pronarit të tyre, si: Ymer Efendi, Karahaxh, Hajdaraga, Karalibej, Çaush, Aliko, Vrion, Memushbej, Kasëmallabej, etj. Krijimi i këtyre fshatrave kishte lidhje me përhapjen e sistemit të çifligut. Popullsia e Vurgut, deri në fund të shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX, ishte kompakte shqiptare.122 Aravantinoi, në vitin 1852, në Kronografinë e tij të Epirit, shkruan se “gjuha që përdorin fshatarët e Vurgut është shqipja dhe greqishtja. Popullsia e hershme e Vurgut është shqiptare autoktone”.123 Pretendimi se banorët e Vurgut janë grekë nuk qëndron, por ajo pompohet për ditë, me qëllim që të fiksohet në mendjen e njerëzve, se atje paskan banuar grekë. Më 18 dhjetor 1992, Omonia botonte fjalimin e Petraq Beratit, kryetar i kësaj organizate për Sarandën, i cili ndërmjet të tjerave, thotë: “Maqedonia, si “Vorio– Epiri”, ka qenë e do të mbetet Greqi”. Po kështu, në krahinën e Dropullit, sipas defterit osman të Vlorës, viti 1520, popullsia e saj është me emra karakteristikë shqiptarë. Në shumë raste, disa elemente të kësaj antroponimie janë të ngjashme me antroponiminë e Shqipërisë Jugore dhe asaj Veriore.124 Në një vjetar statistikor ndërkombëtar, botim i vitit 2009, bazuar në të dhëna të INSTAT, thuhet se në Shqipëri banojnë 3. 162. 000 vetë, nga të cilët 91.7 për qind shqiptarë, 3.6 për qind
121

arumunë, 2.3 për qind grekë dhe 2.4 për qind të tjerë.125 Në INSTAT mohojnë të kenë dërguar të dhëna të tilla, por as nuk e kanë përgënjeshtruar një gjë të tillë. Shqipëria duhet të ketë më shumë se 4.5 milionë banorë, gjë që do të saktësohet nga një regjistrim i saktë i popullsisë, duke shmangur vetëdeklarimin etnik. Natyrisht, Shqipëria nuk mund t’u shmanget njohjes së grupeve minoritare, ndër ta minoritetit grek, gjë e cila është e lidhur me një deklaratë të bërë në Lidhjen e Kombeve më 1920. Dhe siç shprehet prof. A. Puto, në Konferencën e Paqes, të vitit 1919, u tha se “dështuan përpjekjet e delegacionit grek për të marrë “Vorio - Epirin”. Shqipëria e Jugut nuk u cungua, por Shqipëria garantonte njohjen e minoritetit grek në territorin e saj dhe angazhohej që ta trajtonte, sipas një statusi të veçantë, si një grup që e dallon nga shumica. Në të vërtetë, të gjitha regjistrimet e popullsisë që janë bërë në të kaluarën e kanë përfshirë përkatësinë etnike. Minoritarët e kanë shprehur përkatësinë etnike greke. Sipas të dhënave të një botimi të ri, të vitit 2003 (Atlasi Gjeografik i Shqipërisë ), numri i tyre ishte 66. 000". 126 Shqipëria i ka respektuar përherë të drejtat e minoritetit, por nuk ka ndodhur kështu me Greqinë. Sipas Traktatit të Sevrës, nënshkruar më 10 gusht 1920, personat që do të largoheshin nga Greqia, kishin të drejtën e ruajtjes së pronësisë mbi pasuritë e patundshme dhe të marrjes, me vete, të pasurisë së tundshme. Por kjo nuk u zbatua asnjëherë…. Minoritetet raciale, gjuhësore dhe fetare, duhet të përfitonin fonde publike prej shtetit, për qëllime arsimore, fetare e mirëbërëse. Por asnjë prej tyre nuk u zbatua.127 Lind pyetja: Përse bëhet tërë kjo zhurmë? Përgjigjen e saj, e ka dhënë qartë prof. Kristo Frashëri, në një emision në Top Channal, më 4 prill 2011. Sipas tij, minoriteti grek në Shqipëri, është vetëm 2 për qind. Greqia, nuk mund të kërkojë krahinë autonome, vetëm me 2 për qind të popullsisë, në minoritet. Që të
125

Sh. Delvina, Republika, 25 mars 1993. 122 N. Dragoj, Shqiptarët dhe grekët – realitete historike, Wesso, Tiranë 2009, f. 125 123 Po aty 124 Ferit Duka, Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, “Dita 2000” , Tiranë 2009

Instituti Gjeografik Agostini, Novara, 2009, f. 272 Gazeta Shqiptare, 24 korrik 2011. Intervistë e Prof. Dr. Arben Puto, dhënë gazetarit Bardhyl Berberi 127 Beqir Meta, Qëndrimet shqiptare dhe greke ndaj minoriteteve midis dy luftërave botërore, revista Universi, Nr. 9, V. 2007, f. 40
126

284

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

285

kërkosh autonomi, nevojiten shumë më tepër. Prandaj, ajo kërkon të fabrikojë grekë. Ata shqiptarë, që bëjnë si grekë, janë parafabrikatë. Pra, Greqia kërkon të fabrikojë grekë, për të shtuar numrin e minoritetit, në mënyrë që të kërkojë krahinë autonome. Në OKB, ka një parim, që thotë se, kur në një vend, ka një minoritet me peshë, që formon një njësi territoriale dhe se ka një qytet, ai ka të drejtë të ketë një regjim autonom. Grekët nuk e kanë ketë minoritet këtu. Minoriteti grek këtu, është në Dropull, por jo në Gjirokastër, është në Vurg, por jo në Sarandë. Ata nuk kanë qytet. Tani, iu qepën Himarës dhe e duan atë si qytet. Por, midis Himarës dhe Dropullit, është Labëria, Kurveleshi. Për ta, kjo nuk ka rëndësi. Ata duan ta bëjnë Kurveleshin minoritet. Duan të bëjnë një numër të madh minoriteti grek dhe t’i thonë pastaj OKB-së, na lejoni tani që Shqipëria të na japë autonominë provinciale të Shqipërisë së Jugut, meqë është tokë me shumicë të popullsisë greke. Greqia, synon të dalë në Otranto, atje në Karaburun. Ky është synimi i saj.128 Ka një sinkronizim të sulmit ndaj kombit shqiptar. Kohët e fundit po dëgjojmë përherë e më shpesh, të qarkulloj në treg termi “kombi kosovar”, apo “harta etnike shqiptare”, duke shtuar se është më mirë të kemi një mozaik etnish. Këtë flamur e kanë marrë në dorë shqiptaro-vllehë, minoritarë grekë apo greko-shqiptarë, njerëz të paguar dhe të tjerë që e bëjnë nga naiviteti. Kjo shashkë që hidhet me qëllim nga njerëz të paditur apo të venë në shërbim të tjerëve, është një lloj goditje për Kosovën, Shqipërinë dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Grupet minoritare që jetojnë në Kosovë, nuk pajtohen me këtë teori, pra që t’i përkasin kombit kosovar, pasi nuk kanë asgjë të përbashkët me kombin shqiptar, etni, histori, kulturë, gjuhë, gjak, tradita, simbole të përbashkëta, elemente thelbësore, të cilat përbëjnë përkufizimin e nocionit “komb”. Të vjen keq për këta njerëz, që bëhen merak dhe përpiqen të sajojnë kombin kosovar, pasi kosovarët e kanë kombin e tyre, atë

shqiptar. Ne jemi për të krijuar shtetin kosovar, ashtu sikurse kanë qenë të ndarë nga njeri - tjetri dy shtete gjermane, deri në momentin e shembjes së Murit të Berlinit, kur edhe u bashkuan. Autorët që i përmbahen tezës multietnike dhe pluraliste, sipas fantazisë së sëmurë, për krijimin e një kombi të ri “kosovar”, me histori, etni, gjuhë, kulturë, tradita e zakone të ndryshme nga të tjerët, japin ndihmesë të madhe në dëm të procesit të bërjes së kombit shqiptar. Pikërisht kjo kategori është mbërthyer nga ethet, shkaktuar nga frika se mos bëhet Shqipëria. Nuk përjashtohet mundësia, që një komb të ketë folur më shumë se një gjuhë, siç është rasti i Kosovës. Por kjo nuk do të thotë, se ai komb, është pjesë përbërëse e kombeve të tjera. Shembuj të tillë kemi disa, në Zvicër, Itali, Gjermani e gjetkë. Kush pretendon se mund të krijohet një komb Kosovar dhe një tjetër shqiptar, secili më vete, besoj se e ka gabim. Këto tymnaja hidhen me qëllim që të legjitimojnë etni të paqena si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë.

128

K. Frashëri, bisedë në Top Channal, 4 prill 2011

286

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

287

PESË SHQIPTARË ME PASAPORTA TË NDRYSHME
Zëvendëskryeredaktorja e gazetës Republika, Eglantina Alliaj, gjatë vitit të kaluar ishte e angazhuar nga ENEMO, në Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të përgjithshme. Pas kthimit, ajo më tregoi një ngjarje të veçantë dhe prekëse, e cila mund të trondisë shtetasit e çdo vendi apo kombësie. “Gjatë procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, mua më caktuan në Pejë, - filloi bisedën ajo. Ditën e parë ishim strehuar në mënyrë të çrregullt, sipas gjetjeve rastësore, ndërsa ditën e dytë u vendosëm në hotel “Gold”, sipas grupimeve. Në grupin tonë, ishim pesë vetë. Përveç meje, në këtë grup ishte një shqiptar nga Maqedonia, me emrin Genci, një vajzë nga Kosova, me emrin Vjosa, një grua shqiptare, nga Sllovenia, e cila punonte në Mnistrinë e Jashtme Sllovene, që quhej Shota dhe një vajzë nga Mali i Zi, me emrin Kristina. Të pestë ishim shqipfolës dhe i takonim të njëjtit komb. Na kishte ndarë Konferenca e Londrës dhe na bashkoi rastësia në hotel “Gold”. Paraqitëm pasaportat në sportel. Aty shërbente një burrë rreth të pesëdhjetave. Ishte me 2 palë syze, që i ndërronte ato sa herë që donte të saktësonte më mirë ndonjë gjë. Natyrisht, edhe ai ishte shqiptar. Në fillim mori

në dorë pasaportën time, shqiptare, dhe shënoi në regjistër detajet që i nevojiteshin. Pastaj, mori në dorë pasaportën maqedonase, të Gencit, dhe bëri të njëjtën gjë, duke i shënuar emrin në regjistër. Herën e tretë, mori në dorë pasaportën kosovare, të vajzës nga Kosova dhe përsëriti për të tretën herë ritualin e shënimeve në regjistrin e hotelit. Dhe befas pyeti kosovaren: - Si e kishit emrin ju? - Vjosa, - tha vajza si me habi, e keni të shkruar. Tjetri nuk foli. Radha i erdhi bukuroshes nga Mali i Zi, e cila i dorëzoi pasaportën malazeze, duke i folur me një zë të ëmbël. Sportelisti, në vend që të vijonte hedhjen e shënimeve në regjistër, hoqi syzet dhe vështroi nga vajza. - Si quhesh? – e pyeti dhe po shihte në një formë hetimi. Dukej se po bënte një veprim jashtë natyrës së tij. - Kristina – iu përgjigj vajza. Atëherë sportelisti vuri syzet e tjera dhe i shënoi emrin. Dhe më në fund, radha i erdhi gruas shqiptare nga Sllovenia, e cila i dorëzoi pasaportën e saj sllovene. -Po ju si quheni? – e pyeti ai, sikur të mos u besonte gërmave që shkruheshin në dokumentin e identifikimit. - Shota - iu përgjigj gruaja dhe shtoi – jam nga Kaçaniku. Sportelisti ndërroi përsëri syzet dhe pasi mbaroi regjistrimin, u çua në këmbë, dhe, duke na dorëzuar pasaportat në dorë, tha: - Është hera e parë në jetën time, që regjistroj njëkohësisht pesë shqiptarë me pesë pasaporta të ndryshme. Të pestë flisni shqip, por mbani në xhep pesë lloje pasaportash. E habitshme! Ne u larguam duke biseduar, ndërsa ai nuk na i ndau sytë derisa hipëm në ashensor, për t’u ngjitur në katin e katërt. Vajza nga Mali i Zi, tha: E vutë re sa shumë u trondit sportelisti? Sa mirë do të ishte, sikur të kishim të gjithë një dokument identifikimi, pasaportën e identitetit të shqiptarit. Të pestë kishim të njëjtin mendim, - mbylli tregimin Egla.

288

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

289

NJË KOMB NJË PASAPORTË
Historia e Eglës m’u kujtua edhe njëherë ditën e shtunë, më 2 korrik 2011, kur ne, mblodhëm një forum me intelektualë të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, për të prezantuar nismën më të re të saj: “Një Komb, një Pasaportë”. Ankthi i identitetit të shqiptarëve në të gjithë globin, si edhe habia e sportelistit të Pejës, kërkonin një përgjigje sipas standardeve bashkëkohore. Ky aksion i ri popullor synonte realizimin e të drejtës për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare. Është një standard që aplikohet në të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë. Madje është në përputhje të plotë me standardet e kërkuara nga autoritetet e BE-së. Prandaj, Spahiu vuri në dukje se “ne kërkojmë votimin me 84 vota, 3/5 e votave në Kuvendin e Shqipërisë, për ndryshimin e dispozitës ligjore në nenin 9, paragrafin e fundit të ligjit “Për Shtetësinë”, ku të hiqet kriteri, “tre vjet vendbanim në Shqipëri”, për t’u pajisur me pasaportë”. Më tej, ai u ndal në iniciativën popullore të ndërmarrë nga AK, për të mundësuar ndryshimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare dhe vetëdeklarim të kombësisë. Ndërsa intelektualët Myslym Pashai, Hysamedin Feraj, Bashkim Pitarka, Pandeli Koçi e të tjerë, u shprehën në mbështetje të nismës intelektuale e rinore të AK, që vjen nga radhët e një lëvizjeje popullore. Kjo lëvizje merr aksione konkrete në terren, duke dalë

jashtë konceptit klasik të OJF-ve e partive politike në vend. Gjatë referimeve të tyre, ata kërkuan që “çdo person me kombësi shqiptare, kudo që jeton e punon, në Greqi, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, Serbi, të kenë të njëjtën pasaportë shqiptare. Është detyrë e shtetit tonë, t’i pajisi shqiptarët kudo ndodhen me pasaportë nga shteti amë. Ky veprim është i njëjtë me atë që bëjnë grekët me homogjenët, bullgarët me bashkëkombasit e tyre në Maqedoni, serbët me qytetarët serbë me banim në Kosovë”. Gjatë këtij takimi, me interesim të veçantë u prit edhe diskutimi i aktorit Gazmend Paja, i cili ishte i pranishëm në panelin qendror të këtij forumi. Duke u bërë thirrje strukturave përkatëse, ai kërkoi shkundjen e burokracisë shtetërore dhe vënien e gishtit mbi plagë. “Nuk mund të presim më. Është koha që të veprojmë”, - tha ndër të tjera ai.

290

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

291

u shpreh se, “për ata që shkelin rregullat e censusit, për ata që nuk respektojnë dispozitat e ligjit dhe për ata që bëjnë deklarime të rreme ka gjoba, deri në një milionë lekë të vjetra”. Por ai harroi, se atë pasdite, vetë Parlamenti Shqiptar i kishte vënë vetes një gjobë të madhe historike, e cila në gjuhën shqipe quhet “turp”. Ndërkohë, 7 ditë më vonë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, deklaroi në Gazetën Shqiptare: “Personalisht mendoj, se vendosja e kombësisë në pyetsorin e censusit, nuk sjell asnjë vlerë pozitive, madje mund të krijojnte komplikacione tërësisht të panevojshme dhe plotësisht të evitueshme”.129

PARLAMENTI FIRMOS “GJOBËN” NDAJ VETES
Mbledhja e Parlamentit Shqiptar, në pasditen e 28 qershorit 2011, një ditë para vendimit të Kolegjit Zgjedhor, për çështjen e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Tiranës, na kujtoi 4 vargjet e Nolit, kur thoshte midis të tjerave: “Një mexhlis të ri na çeli/ Pandeli Jano Vangjeli/ Me sheqer llokum na veli/ Si kofini pas të vjeli”, etj., etj. Atë ditë, deputetët e opozitës mungonin. Disa prej tyre kishin shkuar në vilat e plazheve, ndërsa të tjerë vazhdonin me protestat për zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës. Deputetët e maxhorancës, pas seancës, shkuan për të ngrënë darkë në restorante. Pati nga ata që porositën oktapodë të pjekur me limon. Të tjerë, peshk, të shoqëruar me sallatë greke. Atë mbrëmje, deputetët e Parlamentit ishin në festë, ndërsa shoqëria shqiptare në zi. Sepse Kuvendi Shqiptar, votoi kalimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit “Për regjistrimin e popullsisë e banesave”. Propozimi u miratua me 71 vota. Për çudi, në këtë votim nuk mori pjesë as kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Natyrisht, pasi ishin siguruar më parë, se votat e të tjerëve mjaftonin për kalimin e ligjit. Në fund të votimit, Ministri i Teknologjisë e Inovacionit, Genc Pollo,

129

Gazeta Shqiptare, 5 korrik 2011

292

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

293

NJË KAFE ME ENDRI SHABANIN
Me Endri Shabanin takoheshim shpesh, sepse ai ishte një nga promotorët e lëvizjes së AK. Është djalë me kulturë, orator në artikulimin e fjalës dhe ka një arritje të pëlqyeshme në interpretimin e elementeve të juridiksionit. Duke qenë i kompletuar, fjala e tij dëgjohej me interes në mjediset tona. Atë ditë, po pinim kafe te “Taivani” dhe bisedonim për detyrat e javës. Dikush na njoftoi në telefon, se Kuvendi, nuk e kishte futur në kalendarin mujor shqyrtimin e projektligjit të paraqitur prej nesh, bashkë me peticionin. - Ata kanë frikë të diskutojnë për peticionin tonë, sepse i tremben kundërshtimit popullor – i thashë unë. - Po – tha Endri – por ata kanë frikë në radhë të parë nga vetja e tyre, sepse çdo diskutim kundër platformës sonë, do t’u njollosë ndërgjegjen. Dhe nesër, mund të skuqen nga turpi për atë që kanë bërë. Ndërkohë, që askush nga deputetët, nuk ndihet i lirë që të flasë hapur, atë që mendon personalisht, për këtë farë regjistrimi. Shumë prej deputetëve të majtë e të djathtë, janë kundër këtij ligji antikombëtar. - Natyrisht, ata janë urdhëruar si grup parlamentar të votojnë pro ligjit aktual, por sidoqoftë, qarqet greke nuk mund të kenë ndikim të palimituar në kohë, te politikanët tanë.

- Le të urdhërojë kush të dojë. Çdo gjë do të jetë e përkohshme – vijoi Endri. Platforma jonë është urdhri që na jep koha dhe kombi. Dhe kundër këtij urdhri, nuk mund të dalë askush. Pas Parlamentit, radhën e ka Gjykata Kushtetuese për t’u shprehur, pasi ne do ta ankimojmë – shtoi ai. - Ndofta mungesa e opozitës, gjatë votimit të ligjit, ka ndikuar për keq, por gjithsesi, maxhoranca i ka siguruar 71 vota për miratim. Pastaj, edhe sikur të mos i kishte siguruar 71 vota, ne e dimë se votat e deputetëve mund të trafikohen apo të blihen me nga pesë mijë euro. - Është e vërtetë - tha Endri – votat e pozitës apo opozitës, mund të blihen me nga 5 mijë euro, por kombi nuk mund të shitet dhe as të blihet me gjithë pasurinë e botës. Prandaj, kjo çështje nuk mund të kalohet kaq lehtë nga politika. - Nuk është vetëm çështja e Parlamentit, apo vetëm e gjykatave – thashë unë – sepse në gjendjet civile është bërë një manipulim i tërë, me falsifikimet e kombësisë. - Këto janë trauma të përkohshme – vijoi Endri – por shumë shpejt gjërat do të shkojnë në vend. - Me çfarë do të merresh pasi të kalojë ky ciklon? – e pyeta. - Me profesionin tim, të cilin e kam pasion dhe për të cilin kam investuar aq shumë – m’u përgjigj ai – Po ti? - më pyeti pas pak. - Me historinë dhe gazetarinë – iu përgjigja, pasi ne u ngritëm pas alarmit që dha momenti, për rrezikun e shkombëtarizimit dhe jo për karriera personale, apo përfitime të tjera. Kështu që, pas zgjidhjes së problemit, secili do të shkojë në profesionin e vet. Por me sa duket, beteja do të vazhdojë gjatë. - Natyrisht – pohoi Endri – tepër gjatë. Ne nuk do të lodhemi. Deputetët do të ndërrohen. Do të ikin këta e do të vijnë të tjerë, ndërsa ne do të jemi aty. Pas këtyre fjalëve dikush e mori në telefon dhe ne u ngritëm të dy, duke kujtuar njëri – tjetrin, se nesër do të takoheshim në tubimin e Vlorës.

294

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

295

SEANCA PARLAMENTARE E SË ENJTES
Të enjten, më 7 qershor 2011, Parlamenti Shqiptar diskutoi përsëri në lidhje me regjistrimin. Pollo pranoi se mund të bëheshin korrigjime të tjera, duke pasur parasysh në këtë rast, disa nga vrejtjet e PDIU-së. Ai nuk e përmendi platformën dhe propozimin e AK, duke lënë të kuptohej, se qeveria, ishte e vendosur t’i shkonte deri në fund aventurës zyrtare të regjistrimit etnik e fetar. Në të njëtën ditë, AK organizoi një takim në Vlorë, ku të pranishmit mbanin parulla me mbishkrimin, “Aleanca Kuq e Zi” kundër vendimit bardheblu”. Ngjyra e flamurit grek, dukej se ishte përdorur si metaforë, për të treguar se qarqet helene, nuk do të mund të impononin dot mjedisin shqiptar, për të implementuar interesat shoviniste në legjislacionin tonë. Po edhe sikur, nëpërmjet presioneve, të arrinin të gjunjëzonin Parlamentin, përsëri, kjo gjë nuk do të pranohej asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët do ta cilësonin këtë akt barbar, si tradhëti kombëtare.

HIJE DYSHIMI MBI VOTIMIN
Pas votimit në Kuvend, analistët, mediat dhe shikuesit e thjeshtë u hodhën dyshime për manipulim. Kjo çështje u takon institucioneve të drejtësisë për të thënë fjalën e vet, por mediat bënë të ditur se numri i deputetëve në sallë nuk mjaftonte për kuorumin e seancës. Por disa nga deputetët që ishin në sallë, kishin shtypur butonin e atyre që mungonin, duke miratuar në këtë mënyrë ligjin më të keq në historinë e pluralizmit shqiptar, i cili do të kishte pasoja të rënda prapavepruese. AK reagoi duke kërkuar zbardhjen e listprezencës së seancës plenare. Në deklaratën e tyre, midis të tjerave thuhej: “Ne i kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë, të bëjë publike list - prezencën e deputetëve në Parlament, si dhe listën e votuesve pro këtij projektligji. Miratimi i ligjit të censusit, me 69 vota pro dhe 2 vota abstenim të PDIU, me një prezencë të paprovuar të 71 deputetëve në sallë, e bën procedurën dhe procesin e votimit antikushtetues, nëse nuk është respektuar parimi një deputet një votë. “Vota është vetjake” … - përcakton Kushtetuta, në nenin 45/4 të saj, por ndoshta kjo frazë nuk do të thotë asgjë për disa nga të zgjedhurit e popullit, deputetë të Kuvendit, ata, të cilët janë garant të udhëheqjes sipas parimit të shtetit ligjor, ata, të cilëve ky popull, u ka deleguar të drejtën për të bërë ligje dhe për t’u qeverisur nga

296

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

297

ligjet. U tha se shkeljet e Kushtetutës dhe falsifikimet e proçedurave të votimit janë kryer në prani të kamerave. Deputeti Lefter Maliqi ka qënë jashtë Shqipërisë ditën e votimit. Gëzim Shima, po ashtu. Pra, është kryer një veprim antikushtetues dhe antidemokratik, duke dhunuar në këtë mënyrë dhe censusin, pasi vota e deputetit është vetiake. Nëpërmjet kësaj deklarate, u shpreh keqardhja që mazhoranca dhe satelitët e saj, nuk i rezistuan dot presionit grek dhe projektit për një Shqipëri multietnike. Ajo e konsideron të papranueshëm bojkotin e opozitës në Kuvend, kur bëhet fjalë për një vendim jetik për fatet e vendit. Po ashtu, denoncojmë faktin, se, asnjë deputet i majtë apo i djathtë, nëpërmjet votës, abstenimit apo bojkotit, nuk patën kurajo të dalin kundër këtij projekti antikushtetues për Shqipërinë. Por tani Shoqëria shqiptare ndodhej para faktit të kryer. Rruga e vetme ligjore e demokratike, ishte dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Dhe ashtu u bë. Ankimimi me dokumentacionin e nevojshëm u nis në Gjykatën Kushtetuese, e cila vazhdimisht, pati treguar integritetin dhe profesionalizmin e vet, në proceset që kishte shqyrtuar.

DEKRETI I PRESIDENTIT TOPI
Ditën e mërkurë, presidenti Topi dekretoi ligjin për regjistrimin e popullsisë, ndërkohë që shumë vetë shpresonin se ai do ta kthente atë në Parlament, për të bërë korrigjimet e nevojshme. Në këtë mënyrë, kreu i shtetit, dyfishoi dozën e pakënaqësisë së shumë shqiptarëve ndaj këtij ligji, dhe njëkohësisht vrau përfundimisht shpresën e qytetarëve që besonin ende, se gjërat mund të rregulloheshin nga lart. Pas miratimit të ligjit, ai u nis për vizitë në Bari, e më pas me pushime, ashtu si gjithë të tjerët, duke lënë nga pas lëmshin e pazgjidhur të intrigës antikombëtare në lidhje me identitetin tonë. Koha fizike e mandatit të tij presidencial po mbaronte dhe ky ndofta ishte rasti i fundit, kur Topi mund të tregonte integritetin e institucionit të tij të lartë. Por kjo nuk ndodhi dhe porta e mirënjohjes popullore për mandatin e tij pesëvjeçar u mbyll përfundimisht. Natyrisht, ne nuk do të lodheshim së ndjekuri të gjitha rrugët ligjore, në Gjykatën Kushtetuese, por cilido që të ketë qenë shkaku i firmosjes së Topit, përsëri në vitet e ardhshme, kur gjërat të qetësohen, askush nuk do ta justifikojë mosveprimin e tij përballë kësaj gjëme. Kjo tregonte, se e keqja në këtë vend kishte shkuar më thellë se sa dukej. Dhe faktin tjetër të dukshëm, se doërzimi i Parlamentit përballë presioneve greke,

298

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

299

bashkëfajësonte institucionin presidencial, për përgjumjen ndaj rrezikut të identitetit. Më pas, Presidenti Topi shkoi në Bari të Italisë, për të falenderuar kryebashkiakun vendas, për mikpritjen që ky qytet u kishte bërë shqiptarëve në vitin 1991, në stadiumin e vet. Por natyrisht, nuk do t’u tregojë kurrë, se ai vetë, pikërisht në atë vit, kishte shkuar si refugjat në Bari, ku bashkë me të tjerët kishte fjetur në stadiumin e qytetit. Në atë kohë, kampionati i Serisë A kishte përfunduar dhe Bari rrezikonte të dilte nga kategoria, ndërsa refugjatët shqiptarë rrezikonin të mbeteshin pa atdhe, madje edhe pa bukë. Ata kishin ikur nga atdheu i tyre për shkaqe ekonomikopolitike, por për hir të së vërtetës, ajo që quhet “mikpritje e Barit”, nuk i kalonte përmasat e një lëmoshe. Madje, mbahet mend, se në stadiumin e Barit ka ndodhur edhe një incident, ku dy shqiptarë janë zënë me thika për një kokërr mollë. Sepse administratorët zemërngushtë të Barit u jepnin shqiptarëve disa ushqime të pamjaftueshme, madje me pikatore. Sherri për mollën, ndodhi pikërisht atëhere, kur në fushat e Pogradecit apo Peshkopisë, mijëra kuintalë mollë kalbeshin nëpër degë, sepse nuk kishte kush t’i vilte. Burrat dhe djemtë e këtyre qyteteve kishin ikur refugjatë. Natyrisht, për të gjitha këto ngjarje, Bamir Topi nuk kishte asnjë faj, asnjë përgjegjësi. Ai, në atë kohë, megjithëse kishte shkuar si gjithë njerëzit në dërgatën e refugjatëve, përsëri duhet thënë se ka reflektuar një kulturë mirëkuptimi dhe solidariteti për të gjithë të tjerët. Padyshim, korrektësia dhe mirësia e tij ndaj emigrantëve të tjerë, ishte në stadin më sipëror. Por pritja e zyrtarëve të Barit, në vitin 1991, nuk meritonte ndonjë falenderim të veçantë. Dhe nuk i afrohej asnjëherë mikpritjes së shqiptarëve në vitin 1943, kur strehuan në shtëpitë e tyre ushtarët italianë, që kishin ardhur si pushtues, duke kërkuar pas kapitullimit strehë dhe “pane”. Topi e falenderoi kryebashkiakun barez në emër të popullit shqiptar, në kohën kur ai mund të kish bërë diçka më të vlefshme për shqiptarët. Pra, mund të kthente mbrapsht ligjin e regjistrimit, i cili asfiksonte qartazi frymëmarrjen e kombit tonë. Sidoqoftë, njeriu bën atë që di dhe gjykohet për atë që bën.

Ç’TË BËJMË?
Regjistrimi i popullsisë dhe banesave është i nevojshëm. Ai duhet bërë, pasi i shërben tërë shoqërisë. Por nuk mund të vendoset përkatësia etnike dhe fetare, thjesht me një deklaratë individuale, pa kurrfarë kriteri. Është ende herët për ta bërë një gjë të tillë. Po t’i referohemi Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, do të vemë re se ajo nuk i ndan shtetasit sipas kombësisë. Në bazë të këtij dokumenti themeltar të shtetit shqiptar, qytetarët e këtij vendi janë të barabartë para ligjit. Në këtë barazi, midis tyre nuk ka dallim kombësie, feje, krahine, gjinie dhe ideje. Shqipëria mund të realizojë një regjistrim të tillë, kur në marrëdhënie bilaterale më fqinjin jugor të jetë partnere e barabartë. Deri tani nuk është mundësuar një gjë e tillë. Kjo çështje ka të bëjë me nocionin e minoritetit, që të trajtohet nga e drejta ndërkombëtare si një kategori më vete, por që shpesh ajo interpretohet sipas interesave djallëzore të minoritetit grek. Realisht, e drejta ndërkombëtare për minoritetet, nuk ka asnjë përcaktim të qartë në këtë drejtim. Shqipëria i ka respektuar pakicat etnike, kur ka shumë vende në Europë, të cilat nuk i njohin minoritetet. Është hedhur një ide lidhur me këtë çështje, sipas së cilës, nocioni i minoritetit të lidhet me kriterin subjektiv dhe atë objektiv. Por këto kritere duhet të kombinohen mirë dhe përparësi të ketë kriteri objektiv, ku të analizohen me kujdes prejardhja e individit, lidhjet e tij me vendin që pretendon të ketë kombësinë, raportet e tij me shoqërinë, gjuhën e folur etj.

300

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

301

ÇFARË KËRKON AMBASADORI I OSBE-së?
Debati lidhur me këtë regjistrim, duket se ka ngacmuar edhe Brukselin. Korierët e Athinës, kanë vrapuar dhe kanë mundur të fusin në valle ambasadorin e OSBE-së, Volfarth, i cili zgjodhi Përmetin, për të bërë thirrje mbi nevojën e një regjistrimi të tillë. Nuk dihet, përse Volfarth zgjodhi Përmetin, për të bërë këtë prononcim; për shkak të vendlindjes së ministrit Pollo, që drejton komisionin e regjistrimit të popullsisë, apo meqë në Përmet, ka një rast, kur një prift sfidon Gjykatën Kushtetuese. Kë mbështet Volfarth, bërjen e shtetit shqiptar apo shthurjen e tij? Ambasadori nuk tha asnjë fjalë për ndërrimin e kombësisë me vetëdeklarim, kur një praktikë e tillë nuk njihet nga Brukseli. Prof. Eshref Ymeri, shkruan nga SHBA, se heshtja e Brukselit për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri dëshmon, se Bashkimi Europian kërkon ta shpallë Shqipërinë multietnike dhe mbarë hapësirat shqiptare si hapësira multietnike, ashtu siç e kanë shpallur Kosovën vend multietnik, gjë që është një paradoks i kulluar... Mbase kanë si objektiv që Shqipërinë ta pranojnë në Bashkimin Evropian, pasi kjo të shpallet vend multietnik, me qëllimin final, të provojnë, se në Europën Juglindore nuk ekziston komb shqiptar,

në troje etnike kompakte shqiptare.130 Prof. Ymeri shpreh frikën, se mos gjyshërit e Europës së sotme, (të cilët në vitin 1913, i mprehën mirë thikat dhe i përveshën mëngët për copëtimin e trojeve tona etnike), kanë lënë pas nipër besnikë të veprës së tyre antishqiptare. Pra, këtë mënyrë regjistrimi, të cilën Europa vetë nuk e praktikon, përfshirë këtu edhe shtetin me emrin “Greqi”, kërkon t’ia imponojë Shqipërisë, me të vetmin shkak, se shumica e popullit shqiptar është e besimit mysliman. Paralajmërimet e shkrimtarit Ismail Kadare, se sot nuk shtrohet më çështja si më parë: dëbim, shpërngulje, spastrim etnik, por të gjitha këto zëvendësohen nga një fjalë, që tingëllon tepër joshëse për shovinistët ballkanas: deshqiptarizim,131 janë aktuale dhe duhen vlerësuar me seriozitet. Më tej, prof. Ymeri shkruan se, nuk është e rastit vizita e ambasadorit Volfarth në Përmet, atje ku u shkatërrua Pallati i Kulturës, që dikur mbante emrin e Naim Frashërit, i cili për ne është krenari kombëtare. Prishja e atij pallati, është sulm i hapur i shovinizmit, për të realizuar deshqiptarizmin. Nuk është e rastit as vizita e Volfarth në Himarë, në këtë palcë të Labërisë, të cilën Greqia dhe kisha greke, kërkojnë ta shpallin zonë minoriteti. Prandaj, duhet të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese, të ngrihet në këmbë mbarë opinioni publik shqiptar, për mospranimin e kësaj mënyre regjistrimi, për faktin se janë nxjerrë në ankad interesat kombëtare të vendit tonë,132 - përfundon E. Ymeri. I shqetësuar për deklaratën e bërë nga ambasadori i OSBE, është edhe poeti Agim Shehu, i cili shkruan nga Gjeneva se, “për habi, kundër parimeve të njohura të Europës, të përbashkëta për të gjithë e kundër Kushtetutës sonë, emisari i OSBE-së, si në harmoni me planin e Greqisë dhe puthadorët e Shqipërisë, shpall me zërin tanimë të dyshimtë të tij, që shqiptarët ta bëjnë “domosdo” këtë regjistrim (!), kur këtë s’e bën as Atdheu i tij, as mikesha e tij në Jugun tonë. Nuk mjafton heshtja e zyrtarëve tanë, por na duhet
130

Eshref Ymeri, Tribubashqiptare.com, 5 gusht 2011 Po aty 132 Po aty
131

302

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

303

dhe emisari i OSBE-së, që nxjerr kokën e njëanshme nga gjiri i qeverisë, në mbështetje të saj! Pa shpjeguar pse është “i domosdoshëm e jetik” për shqiptarët, këtë diversion privat, shkon e bën pikërisht nga Përmeti... Për shovenët fqinjë ka rëndësi parësore që, së pari, shtëpia e idhujve të shqiptarizmit të bëhet multietnike. Kështu, “Frashërllinjtë”, duke mbetur minoritet, vijnë duke u holluar e zhvlerësuar. Pas kësaj, jo rastësisht, përfaqësuesi i OSBE-së do të shkonte në Himarë, vizitë e cila përkon me kohën e festimit të një busti për të ndjerin A. Guma. Shqiptari i shpallur si grek, vihet në shërbim dhe i vdekur për të greqizuar Bregdetin, të cilin Lidhja e Kombeve s’e njohu minoritet. Nëse ambasadori do kishte dhe pak kulturë të vendit, ku është dërguar për mënçuri, që të qetësojë drejtësisht zonën e nxehtë, duhej t’u kujtonte histerikëve shovenë, një dëshmi nga Mësuesi i Merituar Janko Pali, poeti e publicisti bashkëfshatar qeparotas i të ndjerit Guma, shkruan në kujtimet e tij: “Në fshatin tonë, Miço Leka, krushk me Milajt e Himarës, u shfaq kundër, për pasojat që mund të kishte më vonë (bashkëpunimi me grekët). Po ashtu dhe Nine Guma. Për të treguar mospajtimin e tij, vuri mbi kokë një qylaf të bardhë, si shenjë proteste për greqizimin e vendit, de fakto pushtimin e tij nga greku, që nga Qeparoja e deri në Palasë”. Si ndodhi, që nipi i tij i aksidentuar rastësisht qënka grek!? Dimë që guri alkimik, mund të ndëronte materie fizike, si lëndë, por jo vezë gjenetike, si pjellë! Kjo ndodh vetëm me regjistrimin grek të shqiptarëve, ndihmuar dhe nga misionarë të dyshimtë Europe, jashtë parimeve unike të saj.133

E PAPRITURA E NJË EMISIONI
Natën e së mërkurës, pas një aktiviteti të lodhshëm në punë, duket se kisha harruar televizorin hapur. Këtë e konstatova të enjten në mëngjes, sepse më doli gjumi nga të bërtiturat e një qytetari, që bashkëbisedonte me gazetarin e News 24, Bashkim Hoxha. Dialogohej në lidhje me intervistën e Sabri Godos, ku ky i fundit e kishte cilësuar lëvizjen intelektuale për identitet kombëtar, si një lëvizje folkloristësh. Gazetari, Bashkim Hoxha, përpiqej ta qetësonte qytetarin e revoltuar, duke i thënë se në demokraci çdo njeri ka të drejtë të shprehë mendimin e tij, por pa e fyer tjetrin. Megjithatë, qytetari nuk jepej dhe vazhdonte të shfrynte ndaj Godos, duke e cilësuar atë të pandreqshëm. -Me ç’të drejtë, ky njeri fyen lëvizjen tonë kombëtare për identitet, vetëm për të qënë në krah të zyrtarëve të lartë? – shprehej qytetari. Toni i tij sa vinte e acarohej. Duke fërkuar sytë nga përgjumja, nuk më erdhi mirë për epitetet e përdorura prej tij ndaj Godos. U dëshpërova sidomos, kur qytetari arriti deri në fyerjet më ekstreme. Kjo ishte e tepërt dhe e palejueshme për një dialog publik, aq më tepër në një emision televiziv aq të ndjekur. Faktikisht, Godo kishte qenë një mbështetje, apo ndofta një semafor në simbolin e rezistencës së kësaj lëvizjeje, duke marrë pjesë në disa tubime të rëndësishme, ku fjalët e tij

133

Agim Shehu, Republika, 9 gusht 2011

304

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

305

ishin shumë inkurajuese në lidhje me mbrojtjen e identitetit. Por papritur, Godo, një natë më parë, kishte dhënë një intervistë në TV, duke fyer lëvizjen qytetare dhe paragjykuar ardhmërinë e saj. Kishin kaluar vetëm 6 muaj nga fjalimet aq të ngrohta e të goditura të tij në mbështetje të saj, ku figurat letrare që ai zgjidhte me lehtësi, korrnin duartrokitje të zjarrta nga të pranishmit. Por tani, pas deklaratave të Pollos dhe pas qëndrimeve të Kuvendit Shqiptar, Godo kishte shpallur një agresion kundër kësaj iniciative. Ato ditë, unë isha duke mbyllur shënimet e këtij libri dhe për momentin u vura në dilemë, se cilin nga qëndrimet e tij duhej të nënvizoja në libër. Qëndrimin e parë mbështetës apo intervistën e tij kundërshtuese. Megjithatë, qytetari që bashkëbisedonte me Bashkim Hoxhën e trashi zërin dhe e shtoi dozën e fyerjeve ndaj njeriut që ka qenë shquar në mbrojtje të interesave kombëtare. Në atë çast, ndërrova stacionin e televizorit, pa e zgjidhur dot përfundimisht dilemën, se në cilin prej dy qëndrimeve të kundërta bashkohej sinqeriteti real i Godos.

DOGANAT DHE POLICIA GREKE
Rikthimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi, ishte bërë problematik, për shkak të vonesave në doganat greke. Njerëzit rrinin me orë të tëra në rradhë, sepse pala greke nuk kishte siguruar kompjuterat apo punonjësit e duhur, për të përshpejtuar procesin e kalimit të emigrantëve. Për këtë çështje, gazetari i njohur Blendi Fevziu, shkroi një artikull, ku trajtonte raportet e Greqisë me Europën dhe mendësitë e saj të vjetra ballkanike, gjatë këtij procesi të ri integrimi. Ndërkohë, gjatë muajit gusht, në Tiranë, mbërriti kreu i policisë greke. Gjatë një konference shtypi, i pyetur nga gazetarët në lidhje me keqtrajtimin e emigrantëve shqiptarë, apo me grisjen e pasaportave të tyre në doganë, ai dha një përgjigje shpresëdhënëse. Kryepolici premtoi, se kjo nuk do të përsëritej më me asnjë shqiptar, që është i pajisur me pasaportë biometrike. Por, pikërisht atëherë, kur mendohej se kryepolici grek kishte reflektuar në thelbin e një autokritike, ndodhi ajo që pritej. Dikush e pyeti për ndalimin e hyrjes në Greqi të popullsisë çame, si edhe për rastet e përsëritura të këtij fenomeni në doganat greke. Por, ai nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë se nuk kishte ardhur për këtë problem. Kjo tregoi qartë, se ligësia greke ndaj popullsisë çame nuk mund të sprapsej kaq kollaj. Dhe se shpresat e reflektimit helen

306

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

307

ishin ende larg. Nga ana tjetër, presioni i shtetit grek për procesin e regjistrimit sa vinte e rritej. Në format e këtij presioni nuk fshihej aspak oreksi grek për shtimin e numrit të minoritarëve, gjatë këtij procesi. Thirrjet e hapura të konsujve grekë, që u kërkonin ortodoksëve të vetëdeklaroheshin si helenë, ishin në akorde të njëjta me bërtitjet e disa krerëve të minoritetit, për të hequr nenin e ndëshkimit nga ligji i regjistrimit të popullsisë, për ata që gënjenin në lidhje me kombësinë. Pra, në një farë mënyre, po përgatitej një skenar për të vetëdeklaruar gënjeshtrën e kombësisë. Prandaj, ata kërkonin, që të hiqeshin sanksionet për mashtruesit. Në thelb, atyre u interesojnë shifrat subjektive, të pavërteta, që të provonin një numër të lartë të minoritetit grek në Shqipëri. Ne përsëri kemi toleruar, kur një aventurë e tillë, në dukje si lodër kalamajsh, ishte shumë e rrezikshme për ardhmërinë e identitetit tonë kombëtar.

PLEBISHITI, TEORI E VJETËR
Në gjuhësinë shqiptare, fjala “plebishit”, ka një histori të vjetër në arsenalin e fjalëformimit dhe depërtimit të termave të huaj në fjalorin e saj. Ata që sapo nisin të mësojnë shqip, fjalën “plebishit”, e ngatërrojnë me emrin,”plep”, ose me foljen, “shit”. Disa më naivë, e përqasin me përcaktimin, “bisht”. Atë e përdorin në raste të ndryshme, thuajse të gjithë politikanët e botës. Në Greqi, kjo fjalë ka dendësuar përdorimin e saj, në fjalorin e përditshëm të zyrtarëve grekë, që prej 200 vjetësh. Në Athinë, njeriu që njihej si përdoruesi më i shpeshtë i këtij termi, ka qenë Venizellosi, një bajraktar i pushtetit helen, me një prirje arrogante për të pushtuar trojet e shqiptarëve dhe me një status të dyshimtë mendor. Disa thonë, se ai vetë ushqehej duke “ngrënë” njerëz, ndërsa të tjerë hedhin dyshimin, se ai ishte thjesht një i sëmurë mendor. Por, me sa duket, vala e sëmundjes mendore të pushtetarëve grekë kanë tradicionalizuar trashëgiminë, sepse diagnoza më e dukshme e tyre, ka qënë fakti që, shihnin shpesh ëndërra me sy hapur. Venizellos vuante vazhdimisht nga ethet dhe gjatë gjithë karierës së tij politike, mund ta ketë përmendur me mijëra herë fjalën “plebishit”, duke e kërkuar atë, për të përcaktuar kombësinë e banorëve, në Jug të Shqipërisë. Jo se nuk e njihte realitetin. Ai deklaronte për revistën “Zhurnal”, që, “…është

308

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

309

plotësisht e saktë, se popullsia e Epirit të Veriut është me origjinë shqiptare dhe flet shqip, por atë që unë dua të konfirmoj, është se, kjo popullsi u dha lirisht pas helenizmit dhe nuk ka ndërmend të dëgjoj për shkëputje nga ai”.134 Në Konferencën e Paqes, 1919, për të përligjur kërkesën e qeverisë greke për aneksimin e Jugut të Shqipërisë nga Greqia, E. Venizellos, tha se shqiptarët e krishterë (ortodoksë) të trevave Gjirokastër e Korçë, që përbëjnë gjysmën e banorëve të tyre, e ndjenin veten si grekë. Megjithëse kjo dukej absurde, përsëri është i vërtetë fakti, se këtë diagnozë atij ia trashëguan paraardhësit, që në fillim të shekullit XX, madje shumë më parë. Këta paraardhës, me prirje të theksuara shoviniste, kërkonin vazhdimisht plebishitin, si një çengel shpëtimi për të materializuar dërgimin e divizioneve të andartëve dhe për të justifikuar krimin, ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Por historia përsëritet vazhdimisht dhe duket se tek drejtuesit grekë, sëmundjen e shovinizmit, nuk ka ilaç që ta shërojë. Sepse, pasardhësit e Venizellosit, sot vazhdojnë të kërkojnë të njëjtën gjë, pa ndryshuar aspak thelbin dhe përmbajtjen, por natyrisht, me një gjuhë disi të moderuar, bazuar gjoja në “konventa” europiane dhe në kartën e “Të Drejtave të Njeriut”. Ndonëse në të gjitha rastet dhe në të gjitha kohërat, skemat e tyre bajate, kanë marrë përgjigjen e duhur, sipas mënyrës që ata e kanë merituar, herë me pushkë dhe herë me penë, përsëri ata kanë mundur të rrëmbejnë, jo pak pjesë nga trungu shqiptar. Juristi i njohur i së drejtës ndërkombëtare, Abdi Baleta, në librin e tij Jo plebishitit Venizellist, Prishtinë 2011, në faqen 40 dhe 41, shpjegon se një plebishit të tillë, qeveria dhe kisha greke e kanë kërkuar dhe në vitet 1913-1920, sepse synonin të aneksonin edhe më, pjesë nga trojet etnike shqiptare… Pra kemi të bëjmë me një problem të vjetër politik në marrëdhëniet shqiptaro-greke, me një kërkesë të hershme greke për organizim plebishiti në Shqipëri dhe jo me një regjistrim të ri të popullsisë.
134

Zhurnal, 24 shkurt 1919. H. Minga, Çamëria..., f. 120

Në vitin 1915, nga kryeqyteti bullgar, Sofja, patrioti Mithat Frashëri, në studimin e tij, “Popullsia e Epirit’, sqaronte saktësisht të gjithë mjegullnajën helene mbi këtë problem. Ja çfarë shkruante, ai: “Edhe 100 vjet më parë, grekët këmbëngulnin, se kombësia e feja janë një. Për ta, nëse një person e ndërronte besimin, nga mysliman në ortodoks, kishte ndërruar dhe raca, pra personi në fjalë ishte kthyer në grek. Për të ushtruar këtë presion, grekët janë mbështetur në konceptin e gabuar të Perandorisë Turke, e cila, gjithë myslimanët i quante “Islam”, pavarësisht se kujt kombi i përkisnin dhe ortodoksit “Rum”, ose grek. Njihte, gjithashtu, dhe sllavët e latinët. Për pasojë, gjatë sundimit të perandorisë, shqiptarët ortodoksë janë quajtur si grek, pasi gjithë ortodoksit e quajtur “qafir” prej turqve, kaluan nën administrimin shpirtëror të Patrikanës së Stambollit. Ndaj grekët përdorin shpesh, edhe në literaturën e shkruar, fjalët “albanofonë helenë”. Pra shqiptarë që flasin shqip, mjafton që ata janë të besimit ortodoks, cilësohen grekë. Një aspekt tjetër, që është shfrytëzuar prej tyre, është shkolla. Dihet që Perandoria Turke, nuk lejoi hapjen e shkollave shqipe. Ajo lejonte vetëm shkolla greke në gjithë trevat, ku kishte ortodoksë, dhe, shkolla turke, në atë që ajo e quante “popullsi islame”. Kjo bënte, që qytetarët të ishin të detyruar të dërgonin fëmijët në shkollat greke, në të kundërt, prifti u mohonte shërbesat fetare, nuk lejonte pagëzimin e fëmijëve të lindur, të çifteve për martesë dhe shkonte deri aty, sa të mohonte dhe një copë tokë në varreza. E njëjta përpjekje bëhet edhe sot për hapjen e shkollave greke, në sa më shumë treva shqiptare, pasi ata besojnë se, sa më shumë greqishtfolës të ketë në Shqipëri, aq më i lehtë bëhet procesi i helenizimit të shqiptarëve. Madje, turqit kanë luftuar me të njëjtën forcë, si dhe grekët, për të shuar shkollat shqipe, me shpresën se Shqipëria do të mbetej në varësi të saj. Fillimi i shekullit XX, u duk sikur do të krijonte liri në këtë drejtim, por shpejt u kuptua, se xhonturqit, ishin po aq armiqësor me gjuhën e shqiptarëve. Patriotët tanë hapnin shkolla dhe u mësonin fëmijëve të tyre gjuhën shqipe, thuajse në ilegalitet. Shumë shkolla shqipe u mbyllën me dhunën e pushtetit. Mundi të

310

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

311

mbijetonte, disa vite më shumë, shkolla e Korçës, hapur më 1886, por edhe ajo u mbyll në vitin 1902. Përpjekjet e bëra nga shoqatat shqiptare në Konstandinopojë, Bukuresht apo Egjypt, që kryesisht udhëhiqeshin nga shqiptarë ortodoksë, të cilët Greqia i quante helenë, ishin shumë të mëdha. Shumë njerëz të ditur të këtij kombi u arrestuan, burgosën dhe u vranë nga propaganda helene, por përpjekja për të mbajtur ndezur dëshirën për gjuhën shqipe nuk u shua kurrë. Duke qenë se ata e dinin, edhe 100 vjet më parë, se prania e shkollave greke nuk mund të merrej si kriter kombësie, ofronin argumente të tjera, në favor të idesë së tyre, sipas së cilës, ndërgjegja kombëtare ka prioritet dhe njeriu i përket racës për të cilën ai deklarohet. Pra, epirotët janë grekë nga ndjenjat. Sipas tyre, kriteri i kombësisë nuk është as historik, as etnografik, as gjuhësor, por është ndërgjegja e popullit, dëshira e tij për t’u deklaruar i tillë apo i këtillë, është manifestimi spontan i zemrës dhe i shpirtit.135

PËRRALLAT PËR EPIRIN
Në lidhje me trojet autoktone shqiptare, Greqia ka synuar gjithmonë, me anë të përrallës së “Vorio – Epirit”, që të organizojë lojën politike të “tërheqjes së litarit”, në mënyrë që të përfitonte me anë të forcës, për t’i shtuar amullisë ballkanike, një padrejtësi të re. Për këtë arsye, pas vringëllimës së armëve, Greqia dhe drejtuesit e saj, kanë bërtitur me të madhe nëpër kancelaritë e Europës, ndërsa shqiptarët kanë rënkuar, brenda trojeve të tyre, duke mos pasur shpesh mundësi, për të folur nëpër forumet e larta ndërkombëtare. Synimi i shqiptarëve ishte që të luftonin me çdo mjet kundër padrejtësisë, e cila në shumë raste, gjatë debatit të kufijve, kishte triumfuar mbi drejtësinë dhe mbi arsyen historike. Por, ashtu siç thotë Brehti, edhe në “rastet e triumfit të padrejtësisë, kjo nuk do të thoshte se padrejtësia kishte të drejtë”. Megjithatë, në lidhje me pretendimet për Epirin, apo “Vorio - Epirin”, dhelpëria dhe çmenduria greke nuk kishin pasur rezultat. Sepse, rënkimet e shqiptarëve për të drejtën e tyre kishin triumfuar mbi të bërtiturat arrogante të grekëve. Në këtë rast, kancelaritë europiane, të molepsura me gjenezën e krimeve barbare ndaj Shqipërisë, e kishin refuzuar marrëzinë helene duke u dhënë të drejtë shqiptarëve. Por tinëzia greke, e cila

135

M. Frashëri, Popullsia e Epirit, Vep. e cit.

312

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

313

gjatë shekujve kishte dërguar si pushtues, me mijëra batalione andartësh, me pushkë e sëpatë, më në fund ish bindur se shumica e tyre, kishin përfunduar nëpër rrugët e Gjirokastrës, Përmetit apo Korçës, si humbës të shpartalluar, duke kërkuar “psomi”. Për këtë shkak, ata organizuan divizionin e historianëve dhe kalemxhinjve, për të shkruar tonelata librash historikë, ku tani bëjnë xhiro merimangat. Në njërën prej këtyre shkarravinave, e cila është pagëzuar si “enciklopedia greke”, me emrin “Pirsos”, tregohet qartë përpjekja për të marrë me çdo kusht Jugun e Shqipërisë. Duke folur për kohën në të cilën mbahej Konferenca e Ambasadorëve në Londër, 1912-1913, kur luftrat ballkanike ishin përqendruar në shqyerjen e pjesëve të trojeve shqiptare, ata tregojnë qartë manovrat djallëzore që bënin, për të bindur ndërkombëtarët. Kërkesa bazë e tyre ishte ndërgjegja kombëtare, dhe, ata u pikëlluan, kur Komisioni i Kufijve, i kushtoi rëndësinë e duhur gjuhës së folur. Ja çfarë shkruhet në të: “…Qysh tani i njihej me aprovim Shqipërisë; nga njëra anë Korça me tërë periferinë e saj, dhe, nga ana tjetër, bregdeti deri në Ftela, d.m.th. Himara, Saranda, Butrinti si dhe ishulli i Sazanit….Si kriter i punimeve të tij (Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve – N. D.), caktohej gjuha dhe është e njohur, se në pjesë të caktuara të Epirit të Veriut, sikurse dhe në Hidra e në vet periferinë e Athinës, grekët flasin shqip (grekët janë albanofonë)”136…. Pra, megjithë përçartjen e arsyetimit të hartuesve të kësaj enciklopedie, përsëri, duket qartë, se ata e pranojnë, që Greqia ka qënë populluar në pjesën më të madhe të saj, nga shqiptarë, ndonëse atyre, u vënë emrin “grekë albanofonë”. Dhe padashur t’i hapim më tej plagët historike të Ballkanit, mund të themi pa frikë: nëse ndonjë ditë do të bëhet arkeologjia gjuhësore e Gadishullit, do të rezultojë se në Athinë kishte më shumë shqiptarë dhe shqipfolës, se sa greqishtfolës. Kjo do të kërkojë më tej, rindërtimin anatomik dhe natyral të vetë kufijve të Greqisë, por natyrisht, askush nuk dëshiron që t’i hyjë tani për tani zbërthimit të një enigme kaq të madhe.
136

Përpara Athinës, midis dy vendeve tona, qëndron misteri i pushtimit të Janinës, Artës, Prevezës, Gumenicës etj, nga forcat greke, ose dhurimi i tyre nga konferencat e turpshme ndërkombëtare. Por tani për tani, ky rebus nuk mund të zgjidhet dhe ndofta është mirë, që Ballkani të flejë mbi legjendat e gënjeshtërta, sepse gërmimi i të vërtetave historike, mund ta rikthejnë atë përsëri në një fuçi baruti, për të vënë në vendin e duhur logjikën, arsyen, pronën dhe trojet kombëtare. Gjithashtu, në këtë enciklopedi, duke folur më tej, për Protokollin e Firences, 17 dhjetor 1913, i cili caktoi kufijtë e Ballkanit, thuhet se “…jo vetëm krahina albanofone, sikurse Tepelena, Përmeti, Leskoviku, Kolonja, por dhe grekofone, Gjirokastra, Delvina, liheshin jashtë kufijve grekë. Epiri copëtohej në dy pjesë, të cilat ishte e vështirë të rronin pa njëra tjetrën…Pas Janinës dhe Artës, Greqia humbiste kryeqytetin historik të Epirit, Gjirokastrën”. Pra, në këtë enciklopedi, grekët e bëjnë fakt popullsinë e këtyre rretheve greqishtfolëse, kur nuk është aspak e vërtetë. Shteti grek, punonte me një program të qartë dhe bënte të pamundurën për të marrë Jugun e Shqipërisë. Pavarësisht se u njoftuan zyrtarisht për ndarjen e kufijve, ata nuk kënaqeshin me marrjen e pjesës shqiptare nga Arta në Kakavijë, por kërkonin të avanconin më tej, duke bërë të pamundurën, të bindnin të mëdhenjtë në favor të tyre. “Në tetor 1914, Greqia, me pëlqimin e Fuqive të Mëdha, ripushtonte Jugun e Shqipërisë, për arsye mbrojtjeje të banorëve në Epirin e Veriut. Ky ishte prologu i aneksimit përfundimtar”.137 Në funksion të këtij objektivi, historiografia greke ka shkruar mijëra libra, ku falsifikon hapur historinë. Të njëjtën gjë vazhdojnë të bëjnë dhe në ditët e sotme. Për ta bërë sa më të besueshme një gjë të tillë, grekët paguajnë dhe historianë të huaj, me qëllim që të krijohet përshtypja, se këto janë studime serioze të autorëve jo grekë. Prof. Kristo Frashëri, duke folur për një botim të Akademisë së Shkencave të Athinës, me titull: “Epirus 4000 years of greek
137

AIH, A-IV-207. Enciklopedia e madhe greke Pirsos, vëll. 10, 1, faqe 604, kolona I dhe II, përkthyer nga Niko Çane

Po aty

314

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

315

histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997, thotë se “shohim me keqardhje të thellë, që historiografia greke e ditëve tona, në vend që të bëjë hapa përpara drejt objektivizmit, racionalizmit, iluminizmit shkencor, qëndron e gozhduar pas dogmatizmit të sëmurë, nacionalizmit të mbrapshtë dhe politizimit të skajshëm të historisë. Kjo dobësi vihet re në trajtimin e të gjitha epokave, periudhave dhe temave të historisë së Epirit”.138 Për shkrimin e kësaj vepre, ata kanë angazhuar dhe historianin anglez, Nicholas G.L.Hammond, i cili në atë kohë ka qenë profesor në Universitetin e Bristolit, Angli dhe njëkohësisht profesor honorar në Universitetin e Janinës, Greqi. Ky historian, njihet si filogrek, i vënë tërësisht në shërbim të një helenizmi të paqenë të Epirit. Qëndrimi i tij për këtë çështje është deklaruar hapur pro grek, saqë ka habitur profesorët shqiptarë, gjatë një vizite që G.L.Hammond ka bërë në Shqipëri, në vitin 1972. Prof. K. Frashëri shkruan: “...Nuk e patëm të vështirë të bindeshim, se ai nuk e fshihte mospërfilljen ndaj historisë shqiptare të së kaluarës dhe të së tashmes. Ai kërkonte me ngulm, të gjente me çdo kusht, çdo thërrmijë të kulturës greke në Shqipëri dhe nuk pranonte të merrte në konsideratë asnjë gjurmë kulturore ilire, edhe kur këto objekte qenë me shumicë. Kur ne i sugjeronim të shihte objektet ilire të ekspozuara në muzetë tona, ai përgjigjej: “Nuk më interesojnë objektet ilire, më interesojnë vetëm gjurmët helene”.139

KRIMET GREKE
Nëse masakrat e kryera ndaj shqiptarëve, do të shkruheshin ndonjë ditë nëpër libra, atëherë, lexuesit do të shihnin qartë, se katalogët e krimeve greke janë me mijëra herë më të shumta, se sa librat e historianëve helenë, që tregojnë për prejardhjen e Epirit. Kartotekat e krimit, mbajnë brenda monstruozitetin e prerjes së kokave, të vrasjeve tek dera e shtëpisë, të therjeve me sëpatë, të helmimeve, të mbytjes së foshnjave, të hedhjes së grave në greminë, apo të djegies së fshatrave të tëra, duke i zhdukur fare nga hartat e ekzistencës. Asnjë fantazi e shfrenuar shkrimtarësh nuk mund të riprodhojë në subjektet e librave, aq shumë ligësi, sa ç’kanë derdhur bandat e andartëve grekë, mbi shqiptarët e pafajshëm. Asnjë forum ndërkombëtar, as atëhere dhe as tani, nuk kanë mbajtur ndonjë minutë heshtje për viktimat e pafajësisë, që u ekzekutuan brenda viseve të tyre, vetëm pse ishin shqiptarë dhe shqipfolës. Për të nderuar kujtimin e kaq shumë njerëzve, ndofta nuk do të mjaftonte kurrë një minutë heshtje. Madje, as një orë, as një ditë dhe as një shekull. Gjakderdhja që ndodhi këtu kishte përmasat e kataklizmës, por askush në Athinë, as atëhere dhe as tani, nuk ka kërkuar kurrë ndjesë për këto mijëra viktima të gijotinës greke. Madje, vetë përfaqësuesit e ndërkombëtarëve, janë tmerruar me

138 139

Prof. Kristo Frashëri, Gazeta Shqiptare, 7 gusht 2011 Po aty

316

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

317

krimet e kryera. Kanë parë me sytë e tyre, se si shqiptarët nxirreshin në rrugë prej ushtarëve grekë dhe detyroheshin të flisnin greqisht, në të kundërt vriteshin. Ata që nuk flisnin ose izoloheshin ose urdhëroheshin të mbyllnin gojën. Pano Tase, në kujtimet e tij për vitet 1910-1918, tregon një episod nga koha, kur në Përmet, erdhi Komisioni Miks. Ja ç’shkruan ai: “U përhap fjala se po vjen Epitropia. Ne nuk e dinim, se çdo të thoshte kjo fjalë. Na dhanë urdhër, që të visheshim me rroba të mira, të mbanim tufa lule në duar dhe të dilnim buzë rruge…Në kohën që anëtarët e “Epitropisë” (Komisioni Miks) zbritën nga automobili, u dëgjuan zëra: “erdhi epitropia”. Shumë nxënës nga ata që kisha unë në mbikqyrje, zgjatën kokën të shihnin “epitropinë” dhe u prish rreshti. Unë u fola: mbani vendin tuaj dhe mos u largoni! Prapa meje qëndronte një korofillak kretas, veshur me të zeza nga koka te këmbët….Kretasi, me të më dëgjuar mua që fola shqip, më futi një pëllëmbë të fortë turinjëve…Sytë më nxuarën shkëndija, koka më shkoi mënjanë dhe mu err bota. Kur u përmenda, ngrita kokën për të parë kush më ra… “Po fole edhe një herë, do ta pres gjuhën”, - më tha ai. Në mbledhje, Komisioni ngulte këmbë, se popullsia e kësaj treve ishte tërësisht shqiptare. Delegati grek thoshte, se është greke. Atëherë, anëtarët e Komisionin dolën jashtë dhe filluan të trokisnin në dyert e shtëpive, por kudo që trokitën, pyetja nga brenda ishte: “Kush është”? Delegati grek, gati të pëlciste nga inati. Delegati austriak, mbushi dorën plot me korona dhe i hodhi mes një grumbull kalamajsh që po luanin…Ata lanë lodrën dhe u turrën mbas koronave, kush të merrte më shumë dhe filluan të zihen e shahen në mes tyre. Delegati austriak shihte duke qeshur dhe i tha delegatit grek, t’i shpjegonte se çfarë thoshin “greqisht” kalamajtë. Delegati grek donte të justifikohej se ka dhe ca shqiptarë, por dielli me shoshë nuk mund të zihej”.140 Por, këto krime, nuk përshkruhen asgjëkundi në enciklopedi. Ato janë arshivuar në kujtesën njerëzore dhe qëndrojnë aty si
140

brenda një kasaforte, që u transmetohet brezave. Ndërkaq, në enciklopedinë greke përshkruhet edhe pushtimi i Jugut të vendit tonë, formimi i qeverisë së Zografos, Protokolli i Korfuzit etj. Të gjitha këto ngjarje të vërteta, ose të pavërteta, mbajnë në fund të çdo fjalie, cilësimin: “krim” dhe “turp”. Por duket, se atyre, nuk u bën përshtypje asgjë. Duke lexuar vetëm këtë faqe të enciklopedisë helene, kupton lehtë përpjekjet e mëdha që janë bërë, nëpërmjet pazareve të pista, në dëm të çështjes shqiptare. Më poshtë po citojmë të plotë përmbajtjen e një pjese të enciklopedisë, ku shkruhet: “Më 29 korrik 1919, nënshkruhej Marrëveshja Tittoni-Venizellos*, me anë të së cilës, nga njëra anë, Italia merrte përsipër të përkrahte pretendimet greke mbi Epirin e Veriut dhe, nga ana tjetër, Greqia, dhënien e mandatit mbi Shqipërinë Italisë. Më 9 dhjetor 1919, një memorandum anglofranko-amerikan, adoptonte ato që përfshiheshin në Marrëveshjen Tittoni-Venizellos. Asgjë nuk e pengonte më kthimin e “Epirit të Veriut” nënës Greqi dhe më 13 janar 1920, Venizellos i komunikoi Këshillit të Lartë të Aleatëve, marrëveshjen e tij me Tittonin dhe çështja u konsiderua e zgjidhur. U vendos atëherë, që Greqia, të vepronte në pushtimin e “Epirit të Veriut”, pas rregullimit të çështjes së Adriatikut, për të cilën grindeshin Jugosllavia me Italinë”.141
* Sipas kësaj marrëveshjeje, lidhur me diskutimin mbi çështjen shqiptare, Roma merrte përsipër të mbështeste në Konferencën e Paqes kërkesat greke për aneksimin e Korçës dhe Gjirokastrës, ndërsa Greqia do të përkrahte mandatin Italian mbi Shqipërinë, e cila ishte cunguar teritorialisht, si dhe aneksimin italian të Vlorës. Kjo marrëveshje do të ishte e vlefshme, edhe nëse SHBA do të vazhdonin të kërkonin që Korça të mbetej brenda kufijve të shtetit shqiptar dhe për pasojë Greqia do të mund të merrte vetëm trevën e Gjirokastrës. Në çdo rast, Greqia pranonte t’i lëshohej Italisë për 50 vjet një pjesë të portit të Sarandës, duke u zotuar të ruante gjithashtu asnjanësinë e kanalit të Korfuzit. Në këtë mënyrë grekët zbusnin konfliktin midis Romës dhe Athinës për Jugun e Shqipërisë dhe çështje të tjera në Azinë e Vogël, duke shkuar para Konferencës me mendime të njëjta, në favor të ëndërrave të tyre dhe në dëm të vendit tonë. 141 AIH. A- IV - 207. Enciklopedia e madhe greke Pirsos, vëll. 10, 1, faqe 604, kolona III, përkthyer nga Niko Çane

AIH. A-IV-158. Kujtime nga Pano Tase, Leshicë, Përmet, nga viti 1910 në vitin 1918

318

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

319

Rilindasit shqiptarë, duke ditur ndikimin e fuqishëm të kishës, në aspektin e ndërgjegjes kombëtare, këmbëngulnin, që, si bazë e karakterit etnik, të merrej gjuha dhe gjaku i një populli, sepse vetëm atëherë do të kishim një tablo të vërtetë të përbërjes etnike. Pra, sot, “Aleanca Kuq e Zi”, nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka risjellë nëpër forume kushtrimin e rilindasve, sepse, përpjekjet greke për të realizuar vetëdeklarimin e identitetit me ligj parlamentar, nuk kanë rreshtur. Këto propozime u bënë edhe në vitin 1993, me anë të deputetit të “Omonia-s”, Makariadhis. Madje, ligji u hodh për votim, por u rrëzua për shkak të votimit kundër të deputetëve Uran Butka, Abdi Baleta dhe Shefqet Hoxha. Më pas, Ligji për të Drejtat e Njeriut, ku bënte pjesë dhe vetëdeklarimi i kombësisë u miratua, duke zëvendësuar termin “vetëdeklarim”, me termin “sipas të drejtës ndërkombëtare”. E njëjta praktikë kërkohet të zbatohet edhe me këtë regjistrim. Ata duan të vetëdeklarohen sa më shumë grekë, duke kapur shifrën e 400 mijë minoritarëve. Pastaj, do të nisin procedurat e mëtejshme, që burojnë nga qëllimet tinzare. Mirëpo, ky vetëdeklarim kundërshtohet nga të gjitha parametrat e arsyes dhe ligjeve universale, ku thuhet, se “shprehja e vullnetit të individit, në përcaktimin e kombësisë, nuk është e mjaftueshme”. Prof. A. Puto, në intervistën e dhënë në Gazeta Shqiptare, 24 korrik 2011, thotë se “në kushte të caktuara, individi nuk është i lirë të shprehë përkatësinë etnike reale. Ai është i kondicionuar nga rrethanat, përpiqet që t’i shpëtojë varfërisë, të gjejë një punë, që nuk e gjen në vendin e tij, të hapë një aktivitet, të ndërtojë një banesë, t’u sigurojë shkollën dhe të ardhmen fëmijëve. Janë mijëra e mijëra shqiptarë, që vendi i tyre nuk i mban dot dhe ata shkojnë në Greqi. Pikërisht, këtu qëndron e keqja, që individi detyrohet që të deklarojë një përkatësi etnike, që realisht nuk e ka. Kjo është një mënyrë që mund të sjellë një rritje artificiale të numrit të minoritetit. Një gjë nuk duhet të harrohet. Athina ka pretenduar gjithmonë një numër shumë më të madh të popullsisë minoritare. Delegacioni grek në Konferencën e Paqes, në vitin 1946, e çonte numrin në 300-400 mijë . Edhe kaq mjafton, për të kuptuar, se kjo nuk është një histori

nacionaliste. Është një shqetësim i ligjshëm, që vetë pala shqiptare me regjistrimin e ri, të mos bëjë asnjë lëshim, t’i rezistojë çdo presioni, për të shmangur deformimet e strukturës demografike të shoqërisë”.142

142

Gazeta Shqiptare, 24 korrik 2011. Intervistë e prof. dr. Arben Puto, dhënë gazetarit Bardhyl Berberi

320

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

321

KUSH KUNDËRSHTON “VETËDEKLARIMIN” ARRESTOHET
Kjo ndodhi në Vlorë, para ndeshjes së kthimit, Flamurtari – Buduçost. Tifozë vlonjatë dhe anëtarë të AK-së, u ndaluan nga policia, se mbanin në dorë parrullën, “Pro Popullit, kundër Pollos”. Në Greqinë e lashtë, sipas Sokratit, kush ishte kundër pushtetit ekzekutohej, ndërsa në Shqipërinë moderne, “kush është kundër grekut, arrestohet “Pra, në thelb, nuk ishte puna se u përmend emri i Pollos, por urdhri ishte dhënë që të ndaloheshin parullat kundër Greqisë. Dhe kjo u zbatua më së miri nga policia. Dy personat e arrestuar ishin Vasil Aliaj, 39 vjeç dhe Nasip Habili, 19 vjeç. Ky provokim shtetëror, përkoi me ditën e themelimit të degës së AK, në Vlorë. Por, kjo Aleancë, tregoi edhe njëherë me mençuri dhe durim, se është e përgatitur për të gjitha kundërgoditjet e shtetit dhe për të gjitha vendimet e gjykatave apo prokurorive. Prandaj, me anë të një deklarate, u bëri thirrje organeve të drejtësisë, të mos bëheshin pre e presionit shtetëror, që e kishte burimin në protokollet e Athinës.

SHTËPIA E SHQIPTARIT ËSHTË E MIKUT DHE SHTEGTARIT
Ndofta dikush që lexon shënimet e këtij libri, mund të keqkuptohet midis frazave, duke interpretuar përpjekjet për identitetin kombëtar, si një tendencë kundër minoritarëve grekë, apo si një luftë kundër popullit grek, me të cilin jetojmë si fqinj, prej më shumë se 3 mijë vjetësh. Përkundrazi, në këto shënime, nuk ka asgjë ndaj minoritarëve grekë, që jetojnë në vendin tonë dhe as kundër popullit grek, i cili e ka në tradicionin e vet kulturën e mikpritjes. Sepse, ashtu siç priti Shqipëria minoritarët grekë, para rreth 200 vjetësh, ka pritur edhe populli grek emigrantët tanë, që shkuan atje për nevoja ekonomike, pas vitit 1990. Jo më kot, në Ballkan, gjatë qindvjeçarëve kanë lindur baladat më prekëse të mikpritjes dhe rinjohjes, të cilat, gjatë gjithë epokave, janë krijuar për shkak të emigracioneve të ndërsjellta. Madje, në Shqipëri është krijuar dhe proverbi i urtë, që thotë: “Shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe shtegtarit”. Për këtë arsye, minoriteti grek në Shqipëri, meriton nderimin më të madh, gjatë periudhave të ndryshme historike, kur plagët e luftrave botërore apo rajonale, i kemi pasur të përbashkëta. Por, këtu problemi qëndron tek sistemet politike dhe sidomos tek sjelljet tinzare të politikanëve grekë, të cilat, në shumicën e rasteve, janë ndihmuar nga servilizmi i kastave të politikës shqiptare.

322

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

323

Dy krahasime të njëjta mjaftojnë për të vërtetuar këtë fakt. Kur minoritarët grekë zbritën në fushat e Dropullit, për të punuar si argatë, Shqipëria i pranoi pa asnjë lloj paragjykimi apo kushtëzimi, duke i pajisur me të gjitha elementet e nevojshme të jetesës, deri tek dhurimi i tokës, në bazë të Ligjit 7501. Ndërsa politika greke, mohoi pronësinë e qindra – mijëra shqiptarëve e çamëve me banim shekullor nga Kakavija në Gjirin e Ambrakisë. Në ditët tona, kjo politikë, vuri si kusht për emigrantët shqiptarë ndryshimin e kombësisë dhe etnisë fetare, deri tek ndryshimi i emrave. Por, pavarësisht nga këto kushtëzime të politikave mesjetare, popujt nuk janë përzier asnjëherë në pazaret e politikave ballkanike dhe ata e kanë pranuar njëri –tjetrin, pa asnjë lloj paragjykimi. Intelektualët shqiptarë, janë shprehur disa herë, se nuk janë kundër marrjes së pensionit që jep qeveria helene për minoritarët grekë, të vërtetuar objektivisht si të tillë. Problemi qëndron te mashtrimi që po u bëhet shqiptarëve, për të ndërruar kombësinë, në këmbim të lehtësirave ekonomike, apo marrjes së pensioneve, duke u konvertuar në grekë. Për zbulimin e këtyre rasteve, pasi kemi qëmtuar dokumentet e gjendjeve civile, apo të gjykatave, kemi konstatuar, se shumë shqiptarë nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Gjirokastra, Korça, Saranda, Përmeti e tjerë, kanë ndryshuar kombësinë, duke u bërë qesharakë në sytë e të gjithëve. Madje, në një rast të tillë, një kryetari bashkie, i kishin ngritur një këngë humoristike, ku thuhej: “Tani fati ty të deshi/ se je grek, nga Kurveleshi”. Por ndërkaq, duke stigmatizuar rastet e shqiptarëve, që ndërrojnë kombësinë për një copë bukë, ne nuk shmangim respektin për minoritetin grek, që ka jetuar dhe punuar në vendin tonë, me vështirësi të barabarta dhe me të drejta të barabarta, si edhe popullsia autoktone shqiptare. Por njëkohësisht, nuk pajtohemi me disa prej tyre, që vihen në shërbim të politikës hegjemoniste të Athinës, duke sajuar alibi të paqena, në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

NË KOSOVË, “NJË KOMB NJË PASAPORTË”
Një tubim tjetër u zhvillua nga AK, në Kosovë, më 16 korrik 2011, me preludin, “Një komb, një pasaportë”. Gjatë këtij takimi, Endrit Shabani, u shpreh se “politikanët shqiptarë, duke patur një lidhje të dëmtuar me elektoratin, nuk e gjejnë legjitimitetin e tyre tek vullneti i popullit. Ndaj e kërkojnë atë te mbështetja e politikanëve fqinj, duke bërë që vendi në këto 20 vite, të mos shkojë drejt zhvillimit, që përcaktojnë interesat kombëtare, por drejt plotësimit të tekave të vendeve fqinje”. Dhe më tej. “Nuk e di, se çfarë do të ndodh, nëse brezat e ardhshëm, do takonin politikanët e sotëm, sy ndër sy: kanë me i puth, a kanë me i pështy”? Ndërsa, Hasan Saliu, midis të tjerave tha: “Maqedonia prej vitesh jep pasaporta për sllavo - maqedonasit, pavarësisht vendbanimit të tyre dhe kjo nuk ka krijuar aspak problem për integrimin e saj në Bashkimin Europian”. Më tej, Bedri Abdullahu, theksoi: “Ndihem i lënduar, kur nuk na quajnë shqiptarë, por kosovarë. Unë jam kosovar dhe jam shqiptar”. Gati në të njëjtën linjë ishte dhe Ibush Hetemi, që tha se, “kjo nismë mund të jetë vërtetë e vonuar, por të mos e vonojmë më tepër me qëndrimet tona. Ne duhet të ushtrojmë presion ndaj politikës, për ta vënë sa më parë në jetë këtë iniciativë”. Midis të pranishmëve, Sabri Maxhuni, një prej biznesmenëve

324

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

325

të njohur, u shpreh: “Unë kam disa nënshtetësi: turke, suedeze etj., por ende nuk kam shtetësinë shqiptare. Në Turqi, mbas qëndrimit për 5 vjet, mora pasaportën turke, ndërsa në Shqipëri, ku kam shumë vite që investoj dhe kam në pronësi shumë pasuri të ndryshme, ende nuk kam marrë pasaportën shqiptare”. Avokat Veton Vula, pasi shprehu kënaqësinë e vet, që nipi i tij Lorik Cana, i është bashkuar “Aleancës Kuq e Zi”, tha se “statistikisht 3. 000 shqiptarë të Kosovës kanë marrë kohët e fundit pasaporta serbe, vetëm për të përfituar liberalizimin e vizave. Kjo është e rëndë, pasi nuk ka pse, ne shqiptarët, të mbajmë një pasaportë, mbi të cilën shënohet: “Bashkimi mbron Serbinë”. Diskutimi vijoi me deklarata e debate të ndryshme, që në thelbin e tyre shprehnin kërkesën unike për identifikimin e shqiptarëve, nëpërmjet një pasaporte të vetme.

DHËNIA E SHTETËSISË SHQIPTARE ËSHTË LIGJORE
Në një intervistë të zhvilluar në radion “Europa e Lirë”, kreu i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, u shpreh për pamundësinë e realizimit të idesë: “Një komb, një pasaportë”. Sipas tij, kjo ndodhte për shkak se “Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pavarura, e sovrane”. Për këtë arsye, zëvendëskryetari i KLD-së, i dërgoi atij një letër publike, ku i parashtronte 10 pika themelore për realizimin e kësaj iniciative, si hap të parë drejt ëndrrës 100 - vjeçare të bashkimit kombëtar. Në këtë letër, midis të tjerave thuhet: “I nderuar zoti Rexhepi!... Sot u informova për një intervistë, të cilën Ju e keni zhvilluar në radion “Europa e Lirë”, ku keni deklaruar “për pamundësinë e realizimit të idesë “Një komb - një pasaportë”, pasi Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura sovrane dhe nuk kanë në planin e tyre bashkimin…”. E ndjej të nevojshme t’u drejtohem Ju dhe çdo qytetari me kombësi shqiptare, kudo që jeton, për të qartësuar dhe informuar mbi rrugëzgjidhjet juridike dhe kushtetuese të kësaj çështjeje, e cila në mënyrë kategorike, jo vetëm që nuk cenon pavarësinë e shtetit të Kosovës apo Shqipërisë, por shërben në konsolidimin e shtetit juridik në të ardhmen e përbashkët evropiane.

326

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

327

Së pari, çështja e dhënies së shtetësisë shqiptare, nuk është një çështje politike, por thellësisht ligjore, e cila kërkon një regjim të ri juridik brenda standardeve evropiane. Së dyti, Shqipëria dhe Kosova duhet të diskutojnë në nivel shtetëror, për të gjetur dhe aplikuar ato praktika, të cilat shumë nga vendet e rajonit dhe Europës i aplikojnë. Së treti, ka një keqkuptim të dukshëm në interpretimin e konceptit “Një komb një pasaportë”. Ky definicion nuk nënkupton, që dy milionë shqiptarë të Kosovës do të marrin pasaportë të Shqipërisë dhe do të lëshojnë pasaportën e Kosovës. Koncepti i të drejtës së marrjes së pasaportës të shtetit amë, nuk përjashton dy shtetësinë. Në këtë kuptim, çdo qytetar me kombësi shqiptare, i cili jeton në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Amerikë, Holandë etj., do të përfitojë nga e drejta e marrjes së pasaportës dhe shtetësisë shqiptare, por pa hequr dorë nga pasaporta kosovare, e Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Amerikës, Holandës etj. Për ta kuptuar më saktë, në këtë rast nuk ofrohet modeli gjerman, por ai amerikan. Së katërti, e drejta e shtetësisë është e drejtë universale, e cila duhet të përvijojë mbi themelet e etnisë dhe kombësisë, e më pas, mbi kriteret e tjera të regjimeve të përkohshmërisë së banimit. Asnjë shtet evropian nuk lë bashkëkombasit e vet, pa i pajisur me pasaportën e vendit amë, vendit të origjinës. Ashtu si gjermanët, francezët, grekët, kroatët, bullgarët etj., etj., edhe Shqipëria, nuk mund të lejojë, që miliona qytetarë me origjinë shqiptare, të mos gëzojnë të drejtën e dy shtetësisë dhe pasaportës. Së pesti, shqiptarët janë i vetmi vend i Europës, që nuk dinë numrin e popullsisë me kombësi shqiptare, që jeton në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Greqi apo në diasporë dhe kjo është një mungesë serioziteti dhe respekti ndaj miliona shqiptarëve. Së gjashti, Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka fqinj, pasi rrethohet në kufijtë e vet, nga shqiptarë, pra nga qytetarë me kombësinë e këtij vendi, por, që nuk gëzojnë qytetarinë e saj. Së shtati, ligji shqiptar është shumë diskriminues dhe nuk i jep prioritet qytetarëve me origjinë shqiptare. Sot, numri i shqiptarëve, që disponojnë pasaportën serbe, është disa dhjetëra

herë më i lartë, se numri shumë i kufizuar i shqiptarëve që kanë pasaportën e Shqipërisë. Së teti, standardet europiane nuk mund të sjellin asnjë pengesë, për sa kohë vende anëtare të BE e aplikojnë një procedurë të tillë. Nga “Aleanca Kuq e Zi” është kërkuar, që këto procedura, të miratohen në sinkron me Komisionin Europian. Së nënti, pasaporta është shndërruar në një “Mur Berlini” për shqiptarët, të cilët i shikon në radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës. Duhet pranuar që, këto radhë, shpesh janë më të gjata se radhët e emigrantëve që vijnë nga Greqia. Së fundi, - shkruan K. Spahiu - kredoja e rilindasit të madh, Naim Frashri, “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”, ende nuk është realizuar, sepse, “Shqipëria po na jep nder, por ende ju dhe miliona të tjerëve, nuk po u jep emrin shqiptar”. Unë kam bindjen juridike dhe qytetare, se njohja e emrit shqiptar, nëpërmjet pasaportës kuq e zi, si dhe garantimi i të drejtës së dy apo më shumë shtetësive (për rrjedhojë dhe pasaportave) do të forcojnë sovranitetin, pavarësinë dhe të ardhmen e përbashkët europiane të shqiptarëve.

328

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

329

KUJDES ME REGJISTRIMIN!
Në Gazetën Shqiptare, të datës 24 korrik 2011, prof. A. Puto shpreh shqetësimin, se po realizohet tërësisht programi “Micotaqis”, i cili synon “Vorio – Epirin”. Ai nënvizon: “… Kjo çështje ka një vështrim historik. Problemi kryesor që mbeti “trashëgim” nga Lufta e Dytë Botërore dhe nga Konferenca e Paqes e vitit 1946, ishte “Vorio - Epiri”. Në këtë konferencë, si dhe më parë, pretendimet greke ishin për Shqipërinë e Jugut, për “Vorio Epirin”, të cilat u rrëzuan. Por qeveria greke, në shtator 1946, pati bërë një deklaratë në Konferencën e Paqes, se “ajo nuk do të njihte rrëzimin e kërkesave të saj për “Vorio - Epirin” dhe se kjo kërkesë do të ngelej e pandryshuar, një pikë fikse në qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë dhe do të ishte në axhendën e politikës së saj të jashtme”. Greqia nuk do të dalë më haptazi me pretendime territoriale, nuk do të kërkojë aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Tashmë, në Athinë, e kuptojnë se nuk del gjë nga këmbëngulja me pretendimet e vjetra. Nga ana tjetër, është edhe Karta e Atlantikut, që nuk parashikon ndryshime territoriale pas Luftës së Dytë Botërore në Europë. Për më tepër, aktualisht situata nuk është e favorshme në Ballkanin e ndarë midis Lindjes dhe Perëndimit. Në këto rrethana, qeveria greke nuk heq dorë, por detyrohet të ndryshojë taktikë.

Shpreson të gjejë terren, të hapi shtigje në situatën e re shqiptare, pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së Shqipërisë ndaj botës së jashtme. Hapja krijoi një problem, pikërisht me Greqinë. Menjëherë, Athina u përpoq që ta shfrytëzojë këtë hapje, duke e parë si një okazion për t’iu rikthyer “Vorio - Epirit”, por me terma të reja. Programi i ri i punës së qeverisë greke, ka të bëjë me një memorandum, që mban emrin e ish-kryeministrit Micotaqis, i cili iu paraqit qeverisë shqiptare, në korrik të vitit 1993. Në fakt, ky program synonte zgjerimin e zonës së influencës greke në Jug, pse jo edhe më tej, me një paketë masash depërtimi. Të tilla janë vendosja e varreve të të rënëve grekë gjatë luftës me Italinë (tetor 1940- prill 1941), mbi varret e vjetra të banuara nga vendas, që janë hapur dhe prishur, ngritja e përmendoreve, përkujtimore greke në zonat që kalojnë edhe kufijtë e territorit që okupuan trupat greke, duke ndjekur trupat italiane në tërheqje. Me kalimin e viteve, shihet se ky process, ka ardhur duke u thelluar në favor të planit grek....Eshtë e nevojshme që në kryerjen e regjistrimit të mos hapen shtigje për një depërtim të ri të interesave greke. Në opinionin publik të vendit, është shprehur shqetësim, se në kryerjen e këtij regjistrimi me konotacione evidente politike, nuk do të tregohet kujdesi i duhur për të shmangur lëshime të reja, që mund të deformonin strukturën demografike reale të shoqërisë, pasi synimet greke janë gjithmonë të pranishme. Tashmë ato kanë arritur disa rezultate”.143Ndërsa Abdi Baleta, lidhur me mënyrën e regjistrimit të popullsisë dhe formularin e vënë në dispozicion të qytetarëve, shkruan: “Kërkesa të tilla janë vënë në formular, për t’i hapur rrugë një kalimi masiv të njerëzve, nga kombi shqiptar në kombësi të tjera, duke shtuar artificialisht dhe arbitrarisht numrin e pakicave në Shqipëri, konkretisht të pakicës grekofone. Këtë veprim kemi të drejtë ta quajmë një formë të maskuar genocidi, jo regjistrim normal të popullsisë”.144 Apel për vigjilencë bën dhe prof. Kristo Frashëri. “Në qoftë
143

Gazeta Shqiptare, 24 korrik 2011. Intervistë e prof. dr. Arben Puto, dhënë gazetarit Bardhyl Berberi 144 A. Baleta, Jo plebishitit Venizellist, Prishtinë 2011, f. 32

330

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

331

se ne flemë, - thotë ai - do të krijohen probleme dramatike në Shqipëri, sepse do të bëhet 1914-ta. U bë një kongres fantazmë në Gjirokastër atëherë, dhe, për të provuar se shumica qenë ortodoksë, u vunë flakën shqiptarëve myslimanë, i zbuan nga trojet e tyre. Këtë kërkon të bëjë përsëri Greqia. Kreshnik Spahiu ka shumë të drejtë kur thotë, se çështja e regjistrimit të popullsisë është çështje sovraniteti, është çështje e shtetit, e themeleve të tij”.145 Dhe më tej vijon: “Qeveria duhet të vendosë sa më parë, që ky regjistrim të jetë vetëm numerik e jo regjistrim me fe dhe me kombësi.... Vetëdeklarimi është një gjë absurde. Të mos harrojmë që, kur një shqiptar deklaron se është grek, deklaron se edhe gjyshi e stërgjyshi i tij kanë qenë grekë. Nëse do ishin gjallë këta stërgjyshër, kush e di se çfarë do bënin”.146 Teoritë e hedhura në treg, se ky regjistrim bëhet për të ditur numrin e qytetarëve shqiptarë sipas besimeve fetare dhe mbi këtë bazë të ndërtohen politikat e duhura nuk qëndron, pasi përvoja e vendeve të tjera tregon se nuk del asgjë në pah. Kazakistani në regjistrimin e bërë, rezultoi se 47 për qind ishin myslimanë, 40.2 për qind ateist, 8.2 për qind ortodoksë, 2.1 për qind protestant dhe 2.5 për qind të tjerë.147Në Rusi rezultuan atesit 72.4 për qind, ortodoks 16.3 për qind, myslimanë 10 për qind, protestant 0.9 për qind 147/1, gjë e cila nuk u pranua nga institucionet fetare në vend, të cilat besojnë se numri i ortodoksëve është shumë më i madh.

ISMAIL KADARE: KOMBI NË RREZIK
Ismail Kadare është njëri prej gjigantëve të letërsisë shqipe, që ka luftuar vazhdimisht për ruajtjen dhe përsosmërinë e identitetit tonë kombëtar. Duke kryer me dinjitet rolin e tij prej shkrimtari, ai vazhdimisht i ka shërbyer anijes sonë kombëtare, si një periskop që mat forcën e valëve dhe paralajmëron rreziqet e ajzbergëve të nënujshëm, në oqeanin e madh të universit. Dhe për këtë do të ketë mirënjohjen e brezave. Midis të tjerave ai thotë se “kombi shqiptar jeton në një kohë kthese historike dhe kthesat sjellin ndryshime të mëdha, për mirë ose për keq. Duket se ka trokitur një orë e mirë për shqiptarët, pasi me ndihmën e SHBA-së, Kosova u shkëput nga kthetrat e Serbisë dhe bëhen përpjekje për integrimin e saj dhe të Shqipërisë në Bashkimin Europian.. Siç thotë Kadare, asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë më të lirë. Por, nuk duhet harruar se, kombet kanë orë të këqija dhe orë të mira. Jo gjithmonë orët e këqija lidhen me luftra, madje më shpesh ato trokasin në orët e paqes. Kur dikush ngre çështje të tilla, menjëherë e godasin për “nacionalizëm”. “Të mbrosh një komb nga shuarja e vet, – shkruan Kadare – është sipas shumë njerëzve, ndër motivet më të epërme në botë, por në Shqipëri, ka ca kohë që, prej çmitizuesve, kjo quhet “kombëtarizëm”, si të thuash, një merak i kotë, shoqëruar me ironi, madje tallje.

145 146

Bisedë e K. Frashërit në Televizionin Top Channal, 4 prill 2011 Po aty 147 Calendario Atlante de Agostini, Instituti Gjeografik Agostini, Novara 2009 f.684 147/1 Po aty, f. 902

332

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

333

Shuarja e kombit s’është as e rrallë, as e pamundur. Shumica e kombeve në botë janë shuar, pikërisht siç e ka parashikuar, ndonëse në mënyrë naïve, himni i shtetit shqiptar. Pyetja më e thellë ndoshta do të ishte: a ka një orë të keqe për një komb, një kohë, në të cilën gjasat e rrëzimit do të ishin më të mëdha? Përgjigja do të ishte jo fort e gëzueshme. Natyrisht, që ka një kohë të tillë, por, për një paradoks të gjërave, s’është e thënë që ajo të jetë koha e pushtimit, por shpesh e kundërta, ajo e lirisë….. Ndërkaq, si për një drejtpeshim fatal, pikërisht në këtë kohë, një pamje e dytë, ajo që s’duket, jep një paralajmërim tjetër: ky komb është në rrezik zbehjeje, faza e parë e shuarjes. Shqipëria është e sëmurë. Shenjat e sëmundjes janë vënë re një shekull më parë, ndoshta më herët…. Sëmundja nuk është e panjohur në kombe të tjera, por ky nuk është një ngushëllim, ashtu sikurse nuk do të ishte kurrfarë ngushëllimi vdekja e kombeve…. …mund të thuhet se asnjëherë doza e ndotjes morale në Shqipëri, nuk ka qënë kaq e lartë sa sot…. Asnjëherë nuk është bërë përpjekje që kundërshqiptarizmi të shpallet haptas si doktrinë gati kombëtare. Si rrjedhojë, asnjëherë nostalgjia për robërinë, e bashkë me të, adhurimi i renegatëve, spiunëve, xhelatëve, shitësve të kombit, shkurt, adhurimi i Shqipërisë antikastriotiane, të kthehet në modë”. Një filozofi tjetër duket të çajë kinse në mjegullën shqiptare, ku bëhet fjalë për një zgjedhje, që për shumë njerëz ngjante ogurzezë: “ta duam Shqipërinë në mënyrë primitive, apo ta shesim në mënyrë moderne”? Dhe më tej, në shënimet e veta, autori shkruan: “…Si shumë vendeve, Shqipërisë, gjithashtu i ka ndodhur të shitet prej të vetëve. Por, kurrënjëherë nuk është këndelluar ideja, se të prapambeturit janë rojat e kombit, kurse ndriçuesit janë përqeshësit e tij. Ka qënë gjithmonë e kundërta”.148

TELEFONATA E FUNDIT ME ANËN
Telefonata e mëparshme e Anës më kishte vënë në mendime dhe që nga çasti kur mbylla telefonin me të, nuk mendova për gjë tjetër, veç për gjetjen e disa abetareve shqipe, apo librave të tjerë për klasën e parë apo të dytë, sipas nivelit të nxënësve, që mund të regjistroheshin në shkollën e Anës. Për këtë bisedova me pronarin e një shtëpie botuese dhe sigurova si fllim 50 abetare, pastaj, shkova në një librari dhe porosita për të blerë 30 libra këndimi të klasës së dytë. Mendoja se në mbështetje të iniciativës së Anës, kudo mund të gjeja pa lekë për librat e nevojshëm. Sidoqoftë, kisha vetë dëshirë të shpenzoja diçka, për të realizuar qëllimin e shenjtë të saj, arsimimin e të vegjëlve në gjuhën shqipe. Ana më kishte premtuar se do të më merrte në telefon brenda datës 2 ose 3 shtator. Por, meqë kjo telefonatë po vonohej, pikërisht atë ditë i telefonova unë. - Abetaret dhe librat e këndimit i kam gati dhe të paketuar – i thashë unë, sapo ajo hapi telefonin. Por pas këtij mesazhi, zëri i saj po vonohej. Mungonte, sidomos, entuziasmi i saj për mesazhin që i dhashë. Dhe kjo vonesë, përveçse nuk më pëlqeu, paralajmëroi tek unë diçka të keqe. - Faleminderit – tha ajo si me përtesë, - por unë nuk të kam marrë në telefon, sepse projekti im me zyrtarët grekë për hapjen e një shkolle shqipe, nuk gjeti mbështetje.

148

Ismail Kadare, Mosmarrëveshja mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, Onufri, Tiranë 2010, f. 77-78

334

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

335

- Si kështu? – pyeta disi i revoltuar, pa e fshehur zhgënjimin tim, për faktin se ajo, të paktën, duhej të më kishte njoftuar. - Kështu ndodhi – vijoi ajo. - Të kanë kundërshtuar? - pyeta unë si pakuptim. - Jo - vijoi Ana – më keq akoma. Pasi më kanë dëgjuar me radhë, për nismën time, më përcollën duke më thënë se do të më merrnin në telefon. Deri tani, jo vetëm që nuk më kanë marrë, por nuk më hapin as telefonin, kur i marr unë. Edhe mesazhet e shumta që kam dërguar, kanë mbetur pa përgjigje. Prandaj, nuk di çfarë të bëj! - Ti më the se punën e kishe në vijë dhe se mund të përdorje pronën e familjes tënde, për të hapur një shkollë për fëmijët e emigrantëve. Çfarë u bë me të? - Familja e Nikos nuk pranoi. Madje u trondit shumë kur e mori vesh. Ata nuk duan shqetësime me shtetin. Ndërsa sallën e boshatisur, e kthyen në zyra pune për një grup noterësh. Pra, ua dhanë me qira noterëve të kësaj zone, meqë objekti ndodhet afër Gjykatës. - Po tani, - e pyeta unë – si do të veprosh? - Nuk e di, – shtoi ajo – madje për shkak të kësaj ngjarjeje, mua po më mbajnë larg Athinës. Ndodhem në një plazh, së bashku me burrin tim. Më kanë paguar edhe një zonjë, e cila kujdeset për shëndetin tim dhe për fëmijën që do të lind. Por qëllimi është që unë ta harroj atë iniciativë. Nëse do të ngulmoj më tepër, kjo do të më çojë, ndofta, deri në divorc. - Domethënë, mbaroi? – e pyeta unë për herë të fundit dhe kur ajo tha fjalën “po”, e mbylla menjëherë telefonin, pa dëgjuar argumentet e saj të mëtejshme. U trishtova shumë pas kësaj telefonate dhe gjithë ditën më mbeti mendja aty. Si për ironi të fatit, atë ditë dëgjova në televizor, se në Shqipëri ishte planifikuar që numri i shkollave greke të dyfishohej dhe shpenzimet për këto shkolla, do të mbuloheshin nga qeveria jonë, pra nga taksapaguesit shqiptarë.

TENTATIVAT HISTORIKE TË BASHKIMIT
Ka qindra vjet që shqiptarët ndjekin rrjedhën e fatit, në kërkim të identitetit, duke u bërë herë protagonistë të tentativave për bashkimin dhe herë viktima të planeve shoviniste e përçarëse të fqinjëve tanë. Në Kuvendin e Lezhës, më 1444, Skënderbeu u kërkoi besën shqiptarëve, për t’u bashkuar në luftë kundër Perandorisë Osmane. Më vonë, përsëri nevoja për të luftuar nuk u shua asnjëherë. Mund të themi se periskopi i anijes së shqiptarëve, ka qenë gjithmonë në kërkim të një drejtimi determinant, për bashkimin kombëtar. Ata kanë matur vazhdimisht njelmësinë e dallgëve dhe drejtimin e fanarëve. Kuvendi i Prizrenit më 1878, Kuvendi i Vlorës më 1912 dhe Kuvendi i Bujanit më 1943-44, të cilët artikuluan ose ideuan bashkimin e trojeve shqiptare, mbetën tre kulmet e historisë së kombit shqiptar. Ideatorët e tyre, më europianistët ndër politikanët shqiptarë, të të gjitha kohërave, janë: Skënder Bej Kastrioti, Abdyl Bej Frashëri, Sulejman Agë Vokshi, Ismail Bej Vlora, Hajdar Beg Dushi etj. Po kështu, Projekti politik, “Adem Jashari”, përmbante nëpërmjet betimit ushtarak, bashkimin e trojeve shqiptare. Në çast, mu kujtua një leksion, dhënë nga pedagogja Pranvera

336

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

337

Dibra, gjatë studimit për doktoraturë, të lëndës, “Gjeopolitika e Ballkanit”. Shqipëria natyrale nuk është pajtuar kurrë, me hartën e krijuar nga forcat italo-gjermane. Në maj të vitit 1941, në Vjenë, arrihet Marrëveshja midis ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Italisë, për ndarjen e territoreve të Ballkanit. Kjo Marrëveshje, mori emrin, “Marrëveshja Ribentrop-Çiano”. Sipas kësaj platforme, trupat gjermane u larguan nga pjesa më e madhe e territorit të Kosovës, duke mbajtur Vushtrinë, Podujevën dhe Mitrovicën. Ndërsa, Leposaviçi, Zubin-Potoku, Zveçani, iu dhanë Serbisë. Kufiri, sipas Marrëveshjes, u vendos në Mitrovicë, ku qeveria e Nediçit dislokoi një batalion të Rojes Shtetërore. Një pjesë tjetër e Kosovës iu dha Bullgarisë së Car Borisit, që ishte aleat i gjermanëve. Përveç Maqedonisë Lindore, Bullgaria mori si territor të saj, Luginën e Preshevës, Shtërpçen, Kaçanikun, Kumanovën dhe Vitinë. Ndërsa, pjesa tjetër e Kosovës dhe e Maqedonisë, u bashkua me Shqipërinë. Italia, në këto territore, krijoi katër prefektura, të cilat ishin: Prefektura e Prishtinës, e Pejës, e Prizrenit dhe e Dibrës së Madhe. Kjo u emërtua Shqipëri e Madhe. Por nuk ishte ende Shqipëria Natyrale. Përveç kësaj, marrëveshja u shkel shumë shpejt. Nga ana tjetër, në vitin 1998, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, hartoi një Platformë për bashkimin e trojeve shqiptare. Projekti është mbuluar nga pluhuri i kohës, në sirtarët e Akademisë. Megjithatë, ne kemi një dokument bazë që inspiron bashkimin kombëtar. Dhe kjo është Kushtetuta e Shqipërisë, miratuar me Referendum Popullor, në vitin 1998. Aty, aspirata e të gjithë shqiptarëve formulohet në këtë mënyrë: “Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e

thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit...”.149 Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë, i së drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e Shqipërisë Natyrale. Idetë e hedhura për vetvendosje të popullsisë shqiptare, mbetur padrejtësisht nën varësinë e kombeve të tjerë, si dhe për bashkimin kombëtar nuk kanë munguar asnjëherë, por realizimi i tyre ka qënë i vështirë për shkak të kushteve historike dhe mungesës së dëshirës nga palët. Në vitin 1964, Adem Demaçi, në një program politik të tij, theksonte se “Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë, asht sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje…Lëvizja jonë, për me mbërrijt qëllimin e naltpërmendun, ka me përdorë të gjithë mënyrat dhe mjetet që i vijnë përdore prej atyne politiko – propagandistike, mjete paqësore – e deri te lufta e armatosun dhe kryengritja e përgjithshme popullore – mjete jo paqësore” 150 Për të kuptuar më mirë nevojën e këtij bashkimi, duhet njohur genocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe ai serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, i cili është një fenomen i injoruar tërësisht nga Europa. Për pasojë, ai ka mbetur në përgjithësi si një tragjedi e panjohur. Shtetet e mëdha të Europës, nuk e kanë njohur dhe nuk e njohin si duhet këtë tragjedi, jo vetëm sepse është bërë pak për prezantimin e saj, por sidomos sepse ato kanë qënë pjesëmarrëse në një krim të tillë, duke mbështetur kërkesat serbe dhe greke për zgjerimin e territoreve të tyre, në dëm të interesave shqiptare. Si serbët, ashtu edhe grekët, kishin në platformën e vet largimin e vendasve, duke detyruar me anë të dhunës familjet e mëdha shqëiptare me ndikim, në mënyrë që familjet e tjera, nga frika, të ndjekin të njëjtën rrugë, atë të largimit. 151
149 150

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1998 Hakif Bajrami, Naçertania, Prishtinë 2004, f. 104 151 Memorandumi 79, programi i partisë së Arkanit, parashihte që në Kosovë, pas një dekade të mbeteshin 49 për qind shqiptarë dhe 51 për qind serb.

338

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

339

Natyrisht, ai do të mbështetej në planin e Çubrilloviçit, sipas të cilit, mjetet për të larguar shqiptarët do të ishin “…gjobat, arrestimet, zbatimi i pamëshirshëm i masave policore, prerja e pyjeve, ndjekjet, lëshimi i qenëve, puna angari…, rrënimi i varrezave…etj., i detyron shqiptarët të marrin rrugën e Anadollit”.152 Konventa greko – turke dhe ajo serbo-turke e Lozanës, 30 janar 1923, mbi shkëmbimin e popullsisë, sipas së cilës grekët e Turqisë të vinin në Greqi dhe turqit e Greqisë të shkonin në Turqi, apo myslimanët shqiptarë të Kosovës të quheshin me kombësi turke dhe të niseshin drejt Turqisë, ka qënë një goditje e madhe për shqiptarët e pambrojtur. Meqënëse për terrorin ndaj shqiptarëve të Çamërisë kemi shkruar, po tregojmë diçka më shumë për Kosovën. Gjithçka ishte e bazuar në krime të pashembullta. Siç do t’i shkruante në vitin 1941, çetniku Luba Novakoviç, mikut të tij, Kosta Peçancit, se për të realizuar planin e tyre në Jug, besoj se në “Sanxhak e Kosovë nuk do të mbetet asnjë plis për farë. Lumenjtë Sitnica e Llapi, do të mbartin dy muaj koka shqiptarësh”.153 Nga viti 1912, deri në vitin 1971, qarqet serbe kanë përzënë nga Kosova për në Anadoll, rreth një milionë shqiptarë, pa të drejtë kthimi në vendlindje.154 Nga viti 1944 dhe deri në vitin 1950, pushteti kolonial serb, ka masakruar 49.000 civilë shqiptarë… Deri në vitin 1967, nisen drejt Turqisë rreth 414. 500 shqiptarë…. Në pronat e shqiptarëve, shtabet e Rankoviçit dhe Cervenkovskit, deri në vitin 1965, do kolonizojë në tokat shqiptare 58.000 sllavë…. Deri në vitin 1997, në Kosovë janë zhvilluar 15.000 procese gjyqësore politike dhe
152

kanë kaluar në dhunën e terrorit policor, 850.000 shqiptarë…. Nga viti 1989, deri në vitin 1997, në sajë të dhunës serbe, janë detyruar të largohen nga trojet e veta 350.000 shqiptarë.155 Në fund të vitit 2000, siç është bërë e ditur edhe në media, janë evidentuar 600 varreza masive. Një pjesë të kufomave, serbët i kanë transportuar për t’i varrosur në Serbi, me qëllim që të maskonin genocidin e tyre. Në varrezat masive dhe individuale, para gati 10 vjetësh, kanë qënë evidentuar mbi 14.000 shqiptarë të masakruar. Ndërsa në fund të vitit 1999, kishin kërkuar ndihmë në qendrat mjekësore më shumë se 130.000 shqiptarë të traumatizuar. Serbët nuk duhet të harrojnë se kanë përzënë nga trojet e tyre, gjatë terrorit të vitit 1998-1999, saktësisht, 993.588 banorë të Kosovës. 507.800 prej tyre dërgohen me dhunë në Shqipëri, 360.000 në Maqedoni, 70.000 në Malin e Zi, 21.000 në Bosnjë, 14.000 në Gjermani, 18.000 në Turqi e në shumë vende të tjera të Europës e botës.156

Lazër Radi, I pari gjyq special në Shqipëri, 01.03.1945 – 13. 04. 1945, Tiranë 2001, f. 24 153 AVIIB, Fondi, Nadiçeva drzhava, K.19, F. 1, D. 14. Cit. nga H. Bajrami, Naçertania, f. 310 154 Leon Fraindlling, Albaniens Golgotha shqiptare, Vjenë 1913. Hakif Bajrami, Konventa Jugosllavo-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll, 1938. Sanije Aliaj, Pasojat e luftës në Kosovë, 28.02.1998 – 10. 06. 1999, Prishtinë 2002

155

Leon Fraindlling, Albaniens Golgotha shiptare, Vjenë 1913. Edith Durham, Njëzet vjet trazira ballkanike, Romë 1942. Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve 1844-1995, Prishtinë 1995. Harrilla Kola, Genocidi serb ndaj shqiptarëve në viset e tyre etnike në Jugosllavi 1941-1967 156 H. Bajrami, Naçertania, f. 330

340

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

341

SKEMAT E MUNDSHME TË BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
Rregullimi i problemeve ekonomike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, do të ndihmojnë shumë në konsolidimin e identitetit të shqiptarëve, sepse do të evitohet emigrimi i popullatës për shkak të varfërisë. Shqipëria, Kosova, një pjesë e madhe e Maqedonisë, apo Malit të Zi, janë pjesë integrale të një trupi, i cili ka mbetur ulok, qysh kur sëpatat e kriminelëve të diplomacisë e kanë ndarë në 4 pjesë. Për sa kohë që jemi të ndarë, nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër, veçse të ndërtojmë platformat e bashkimit. Gjithashtu, ne duhet të bashkohemi, sepse në integrimin europian, nuk mund të hyjmë me disa ministra të jashtëm shqiptarë, apo në kampionatet olimpike, europiane dhe botërore, nuk mund të paraqitemi me disa ekipe shqiptare, qoftë edhe me dy të tilla. Ende nuk mund të bëjmë fjalë për ndonjë skemë të saktë të bashkimit, por të gjithë e ndjejmë, se kemi shumë punë për të bërë, me qëllim që në një kohë të shkurtër të ndihemi pjesë e njëri – tjetrit. Në fillim, na duhet të bindim Fuqitë e Mëdha, se copëtimi i trojeve shqiptare nuk pati rezultat pozitiv, madje Ballkani, për këtë shkak, nuk mundi të bëjë gjumë të qetë asnjë natë, në këto 100 vjet. Sepse, pa u bindur tërësisht ata që e bënë këtë copëtim

dhe faktorë të tjerë me ndikim në politikën botërore, bashkimi vështirësohet më tej. Ne duam një bashkim paqësor, pasi përherë kemi qënë për paqe e harmoni midis popujve në tërësi dhe të fqinjëve në veçanti. Ajo që varet tërësisht nga ne, është unifikimi i arsyetimit shpirtëror dhe logjik të shqiptarëve. Miratimi i gjuhës standarde dhe të unifikuar, duke pranuar versione të ndryshme të toskërishtes dhe gegërishtes, por brenda normave integrale të një kombi unik. Fëmijët të kenë një abetare të vetme dhe të rriturit një tekst historie të përbashkët për kombin e tyre. Kudo ndodhen, ata duhet të mësojnë një libër gjuhe dhe leximi, sepse vetëm kështu ndihmojmë në zhvillimin dhe unifikimin e gjuhës zyrtare. Ka ardhur koha, që tekstet mësimore të bazohen në gjuhën e njehsuar, e cila duhet t’i hapë dritaret dhe derën, të hyjnë brenda saj fjalë të domosdoshme të gegërishtes, por edhe të dalë nga “shtëpia” ndonjë fjalë e tepërt e toskërishtes. Natyrisht, askush nuk duhet të rrëmbehet dhe të kërkojë përmbysje, pasi edhe në shtetet më të zhvilluara europiane, ku fliten disa dialekte, gjuha zyrtare është e njehsuar dhe nuk vërehet asnjë shqetësim. Të gjitha këto tekste, abetarja, gjuha, historia etj., duhet të hartohen nga ekipe profesorësh, ku të bëjnë pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia dhe të gjithë të udhëhiqen nga dëshira e mirë e bashkimit dhe të flakin tej ndasitë dhe egot personale e krahinore. Një faktor tjetër me rëndësi është bashkimi ekonomik. Shqipëria dhe Kosova duhet të shpejtojnë punën për të hequr barrierat ekonomike, me perspektivë heqjen e doganave midis tyre. Nuk mund të pranohet fakti që, tregtia me Serbinë të kalojë 500 milionë euro në vit, ndërsa ajo Kosovë – Shqipëri rreth 60 milionë euro. Natyrisht, rritja e shkëmbimeve tregtare nuk mund të arrihet me frymë patriotike. Ajo kërkon studime të hollësishme, rritje të prodhimeve, kryesisht atyre bujqësore, përmirësim të cilësisë së mallit të tregtueshëm. Mbase duhet parë dhe mundësia për heqjen e barrierave doganore. Por, mbi të gjitha, të ardhmen duhet ta kërkojmë te puna jonë e palodhur, në kërkim të më të mirës. Të vihemi në kërkim të gjetjes së rrugëve për realizimin e

342

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

343

këtyre prodhimeve me kosto sa më të ulët, me qëllim që të konkurojmë tregun e huaj etj. Të shfrytëzojmë dhe punojmë tokën bujqësore, pasi zhvillimi i bujqësisë është një nga faktorët e rëndësishëm për lulëzimin e vendit tonë. Të bëjmë më shumë për gjetjen e rrugëve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me financime të përbashkëta. Të shihet mundësia e njehsimit të kuadrit ligjor në drejtim të shkëmbimeve tregtare dhe realizimi i një qendre të përbashkët për energjinë, bazuar kryesisht në burimet e shumta hidrike etj. Ekipet e bashkimit duhet të ecin me akordin e unifikimit edhe në sektorin e arsimit. Të ketë më shumë bursa studimi për shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Përvojat midis universiteteve të intensifikohen. Shkëmbimi midis pedagogëve në fakultete të bëhet më natyrshëm dhe më i shpeshtë. Më tej, mund të ecet në drejtim të unifikimit të festivaleve artistikë, muzikorë, teatrorë, kinematografikë, figurative-skulpturore etj., në mënyrë që kolegët e gjinive të veçanta të njihen më nga afër me veprat e kolegëve të tyre. Rinia shqiptare, kudo ndodhet, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi, duhet të intensifikojë takimet dhe aktivitetet midis tyre, për të ndjerë më nga afër shpirtin e njëri-tjetrit. Shqiptarët do të kenë një pasaportë, që të ndihen vërtet qytetarë të shtetit amë. Të lëvizin lirshëm e të mos bëhen në asnjë mënyrë pengesë, për vajtje-ardhjet e vëllezërve të një gjaku. Vendi ynë është në familjen europiane. Integrimi europian mund të vonojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të prapambetjes së tyre ekonomike e kulturore, por një ditë do të vijë, pasi të gjithë po punojnë për një ditë të tillë. Hapat e parë janë hedhur. Liberalizimi i vizave, besojmë se ka krijuar një farë qetësie dhe ka krijuar kushte më të përshtatshme për vijimin e procesit. Në këto rrethana, qytetarët e këtij kontinenti, po ndihen më pranë njëri-tjetrit. Askush nuk mud të qortojë kosovarët, nëse një ditë kërkojnë bashkim me Shqipërinë, apo nëse kërkohet një referendum mbarëshqiptar, i të gjitha trevave, ku të votohet për të ardhmen e bashkimit të kombit tonë.

Pas referendumit, në një kohë tjetër, mbase do ta shohin të arsyeshme ndërkombëtarët, të mblidhet sërish “Konferenca e Ambasadorëve “Londra 2”, për të njehsuar bashkimin e trojeve dhe territoreve, brenda një shteti etnik apo federate shqiptare. Natyrisht, për këtë problem, disi të komplikuar, ka një paketë propozimesh të ndryshme, ku Koço Danaj, ka hedhur idenë e një denoncimi ndërkombëtar për të penalizuar vendimet e Konferencës së Londrës, në mënyrë që të shpallen të pavlefshme ato. Por, specialistë të tjerë mendojnë, se tani, duhet të gjenden zgjidhje më racionale për realitetin e ardhshëm dhe jo për penalitete ndaj të kaluarës. Prandaj, duke i qëmtuar të gjitha propozimet e bëra, kërkohet ngritja e një komisioni mbarëkombëtar për të inicuar zgjidhjen finale. Dhe kjo duhet bërë pa u ngutur, por dhe pa humbur asnjë minutë.

344

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

345

ËNDËRR APO REALITET
Gjatë bisedave me miq e shok, kur në tryezë hidhet çështja kombëtare, jo pak prej tyre e shohin si një ëndërr bashkimin shqiptar, kur nuk mungojnë të tjerë që thonë se është realitet i prekshëm. Shpesh ne punojmë secili në mendje të vet, duke harruar se pa u bashkuar nuk mund të arrihet asgjë. Por duhet bashkim për veprim dhe jo bashkim për të thënë që jemi bashkë, pasi, si veprimi i ndarë dhe bashkimi për të heshtur, janë e njëjta gjë, favorizojnë dëmtimin e interesave të Shqipërisë. Sherret midis nesh janë bërë rutinë e përditshme, shpesh pa kuptim e herë të tjera të nxitura nga jashtë. Edhe sa kohë do të vazhdojmë të veprojmë me mendjen e të tjerëve? Të armiqësohet shqiptari me shqiptarin, është njëlloj sikur t’i vësh zjarrin vetevetes, shtëpisë tënde, lagjes, fshatit, qytetit, kombit tënd, zjarr nga i cili vjen vetëm zija e mjerimi. Mithat Frashëri e thotë shumë qartë, se “nuk mund të punojmë për kombin dhe vendin tonë, po nuk patëm dashuri për çdo cep të Shqipërisë, një dhembshuri për çdo njeri të kombit tonë. Duhet të zgjojmë kultin e patriotizmit, adhurimin e Shqipërisë”. Kjo do të thotë se nevojitet të punojmë të gjithë për ta bërë Shqipërinë, të mos nxitohemi, por të mos rrimë duarkryq, ta vëmë bukën në furrë, por të mos i shtojmë zjarrin se digjet, mos ta lëmë

pa zjarr, se mbetet brum. E që ta pjekim si duhet, është nevoja t’i mbajmë sytë aty, në çdo çast. Partitë shqiptare, kudo janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi, të mendojnë në rradhë të parë për Shqipërinë, të flakin tej ndasitë dhe interesat e ngushta vetiake, të paktën kur është fjala për kombin, pasi, siç na ka lënë amanet Sami Frashëri: “Duke qënë të bashkuar, mund ta bëjmë më lehtë Shqipërinë, pasi bashkimi bën të mundshme gjërat e pamundshme, përçarja bën të pamundshme dhe gjërat e mundshme”. Dhe, që të realizohet kjo ëndërr e bukur e shqiptarëve, të bëhet realitet ajo dhe fëmijët tanë të jetojnë në liri dhe harmoni, me dinjitet e krenari, në trojet mijëravjeçarë të tyre, duhet të bëhemi të gjithë shqiptarë, ose të paktën shumica jonë të jenë shqiptarë të vërtetë. Dhe për ta mbyllur, përsëri dëshiroj të sjellë një thënie kuptimplote të Sami Frashërit: “Shqiptar i vërtetë është ai, që ka mendjen dhe zemrën shqiptare, që përpiqet për të mbrojtur gjuhën dhe atdheun e vet. Kur të bëhen gjithë shqiptarët, apo më të shumtit e tyre shqiptarë të vërtetë, Shqipëria atëherë është bërë dhe shpëtuar nga çdo rrezik”.

FUND

346

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

347

SHTOJCË

SI U KRIJUA LËVIZJA QYTETARE PËR IDENTITETIN
“Aleanca Kuq e Zi” u krijua si reagim i natyrshëm i padrejtësive që ishin bërë dhe vazhdonin të bëheshin në kurriz të shqiptarëve, të cilët në mënyrë të padrejtë, qysh prej më shumë se 100 vjetësh, jetonin të ndarë me njëri-tjetrin. Shkeljet e hapura të të drejtave të njeriut, që ishin bërë dhe vazhdonin të bëheshin në kurriz të shqiptarëve, kishin thirrur në skenë një forcë të re intelektuale, e cila duhet t’u thoshte “ndal” projekteve të ardhshme për eksperimentimet dhe traumatizimet e mëtejshme të saj, prej fqinjëve, por ndonjëherë prej vetë politikës së brendshme anemike dhe servile. Kjo krijesë e re mbante mbi shpatullat e veta detyrimin historik për të kundërshtuar gjithashtu, çdo projekt të ri, që bëhej në Athinë, Beograd, Shkup, Tiranë, etj., e cila ishte në kundërshtim të hapur me interesat e kombit tonë. Kjo lëvizje qytetare pati meritën e nuhatjes së rrezikut të shkombëtarizimit, duke mbledhur rreth vetes, brenda një kohe të shkurtër, me mijëra vetë. Këtu nuk llogariten mbështetësit e shumtë, brenda dhe jashtë vendit, që e bekonin krjimin e saj, pa pasur mundësinë e anëtarësimit zyrtar, për shkak ndofta të largësisë. Ndërkohë, kësaj lëvizjeje, iu bashkuan edhe shoqata e forume të ndryshme, duke filluar nga shoqatat: Labëria, Fan Noli,

Antifashisti, Aviatorëve, Bolena, Çajupi, Dangëllia, Dëshnica, Devolli, Dropulli, Dukati, Federata e Sindikatave të Pensionistëve, Golemi, Golloborda, Gora, Halil Bërzheshta, ajo e Historianëve Ushtarakë, Humelica, Identitet e Bashkim Kombëtar, Ismail Qemali, Kallarati, Kardhiqi, Kolonja, Lopësi, Lunxhëria, Luzati, Mallakastra, Mashkullora, Mirdita, Mokra, Nikaj Merturi, Nivica, Përmeti, Opari, Skampa, Skenderbegasi, Sofra e Malësisë së Madhe, Smokthina, Stebleva, Tafil Buzi, Tërbaçi, Të rënët e Kombit, Tragjasi, Treva e Krahësit, Zagoria, Vakëfet, Fllotës Luftarake-Detare, Veteranët internacional, Vëllazërimi Kuçiot, Vranishti, Vullnetari i Lirisë, etj, etj. Gjithashtu, platformën e saj, në mbrojtje të interesave kombëtare, bazuar në të dhënat e zyrave të AK-së, e kanë përkrahur në forma të ndryshme dhe pa rezerva, personalitete të shquara të vendit, si, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, Kristo Frashëri, Dritëro Agolli, Sabri Godo, Teodor Laço, Luan Omari, Arben Puto, Pëllumb Xhufi, Myslim Pashai, Besnik Aliaj, Marenglen Spiro, Astrit Veliu, Apollon Baçe, Zhani Ciko, Edit Mihali, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Sali Shijaku, Ali Oseku, Mentor Petrela, Bashkim Resuli, Thedhon Meksi, Isuf Kalo, Sabit Brokaj, Pandeli Çina, Anesti Kondili, Spiro Qirko, Nestor Tereska, Hysen Heta, Sulejman Kodra, Pal Xhumari, Kozara Kati, Maks Haxhia, Pirro Misha, Remzi Lani, Albert Rakipi, Bashkim Kyçyku, Milva Ikonomi, Fatmira Rama, Mihal Tase, Jovan Basho, Ilir Bibolli, Bashkim Hoxha, Adi Krasta, Aleks Luarasi, Xheladin Shala, Sulejman Abazi, Ibrahim Gashi, Shefqet Hoxha, Bashkim Kuçuku, Rustem Gjata, Pjetër Pepa, Fatmir Agalliu, Kadri Muka, Ndue Frika, Nikolin Kurti, Hasan Halili, Abdi Baleta, Eshref Ymeraj, Uran Butka, Iris Luarasi, Aleksandër Çipa, Ago Nezha, Ekrem Kryeziu, Resmie Kryeziu, Sabri Maxhuni, Agim Zogoj, Parim Kosova, Feti Meldiu, Agim Gjakova, Lulëzim Lajçi, Hysen Matoshi, Beshan Hoti, Mehmet Karaj, Kim Mehmeti, Ali Aliu, Lorik Cana, Ivzi Islami, Rexhep Ismaili, Xoje Nura, Esat Stavaleci, Migen Qiraxhi, Altin Çollaku, Enri Qiraxhi, Klarenc Refati, Saimir Visha, Rigels Xhemollari, Gerti Peshkopia, Arben Kondi, Agim Selamaj, Pëllumb Zaimi, Isuf Bajraktari, Përparim Laze, Pandeli

348

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

349

Koçi, Teki Bregu, Ilir Çurri, Halim Kurti, Ibrahim Gani, Halil Katana, Flora Krasniqi, Hekuran Sanxhaku, Bajram Mane, Nevruz Sako, Ylli Myrtaj, Hanushe Muhametaj, Kujtim Mateli, Gëzim Voda, Xhevahir Baxhia, Drini Malile, Fatmir Laze, Maliq Lajmeri, Nuredin Nurçe, Agim Tabaku, Selvie Lamllari, Flamur Dalipi, Selim Molla, Nasip Dyrmishi, Skënder Bajraktari, Eqerem Osmani, Hatixhe Reka, Neriana Zaimi, Aqif Kurti, Halim Fusha, Nusret Bilani, Xhemil Çela, etj, etj Rol me rëndësi kanë luajtur dhe më të rinjtë, diplomuar vitet e fundit dhe disa në prag diplomimi, të cilët i kanë rënë Shqipërisë kryq e tërthor, për të njohur shqiptarët me arsyetimin ligjor të këtij gabimi të madh që bëhet me regjistrimin e popullsisë, sipas një formulari antishqiptar. Të tillë janë: Adriatik Lapaj, Valmira Kosova, Flutura Begaj, Migel Zallëmi, Gëzim Hysa, Aurora Cjapi, Bekim Morina, Redi Ramaj, Andi Shkira, Edison Allmuça, Ergesta Turtulli, Gert Peshkopia, Drita Sokoli, Rigert Kapllani, Romina Livadhi, Brikena Mile, Denis Frroku, Vladimir Brenga, Enola Bejko, Inesa Murati, Elis Elivani, Ledjo Allkoja, Orgesa Serani, Ervina Lila, Ardita Muçaj, Agim Gapi, Besmira Meraj, Endrit Teco, Erjon Maksuti, Dorian Roshi, Joniada Roko, Erlanda Agaj, Erlis Nakollari, Dorela Koxherri, Desina Gega, Admir Hajrulla, Arber Jankisha, Glen Kulli, Irgest Ballaj, Eranda Zyberi, Xhiliola Alijn, Albi Lamaj, Arlind Sopi, Mikel Milljo, Jonis Metaj, Gjon Ndoci, Adil Skuja, Marjeta Balani, Bejas Ajasllari, Delira Hanelli, Eligert Spahiu, Vasil Manthja, Ardit Mekshiqi, Elidon Lleshi, Eriselda Meminaj, Pavjo Gjini, Defrim Deda, Armand Haxhia, Greta Gogollari, Ervis Keco, Erind Topçi, Altin Mino, Eriselda Lako, Viola Çuni, Levis Kurti, Altin Çollaku, Ornel Çapo, Enri Qiraxhi, Nertil Lazellari, Ardit Rada, Kati Zhubi, Vjanko Semini, Lorenc Ruco, Besjana Gjondedaj, Armando Serjanaj, Gjergj Rica, Renald Jaupllari, Indrit Aliu, Gledis Kalavace, Erand Meca, Madrit Lemeti, Erald Loni, Xheri Hajdarkolaj, Gerald Agolli, Mariglen Zeka, Gezim Daja, Klejdis Ciko, Andi Batku, Arbri Baze, Artan Hysenllari, Sonila Prifti, Arben Demirxhiu, Elisa Konomi, Kastriot Osmani, Orion Zoga, Orjon Kocaj, Gani Hoxha, Valdet

Gashi, Saimir Dardha, Erind Erebara, Nino Strati, Enio Mekshi, Bilal Zharri, Agim Sinanaj, Laureta Budini, Besim Gjedi, Benisa Kopliku, Nino Strati, Fabiola Bejko, Klodian Siqeca, Beqir Plaku, Xhezmi Gera, Endrin Sejko, Samir Kurti, Sherif Ahmetaj, Naim Sahiti, Sabit Elshani, Klodian Duraj, Nazim Guri, Ardian Ilazi, Sokol Ajeti, Bujar Totraku, Enio Mekshi, Hekrem Maliqi, Krenar Basha, Fisnik Qerimi, Ervin Muharemi, Gentian Filaj, Bledar Ndreca, Klevis Rama, Indrit Tershana, Ertgrent Bashi, Edona Sejdija, Ledio Çarciu, Albi Çarciu, Renato Benishta, Eurilda Xhaka, Eda Hoxha, Bijana Caniku, Denisa Braho, Elma Guzi, Miriana Çela, Elena Xhferri, Kristela Bezati, Ernilda Çoku, Alketa Zogu, Reshat Dragoti, Enxhi Hasani, Klevi Zhuri, Erlind Carapul, Elda Dervishi, Fabiola Murati, Erind Koci, Ilir Mema, Dorisa Zogu, Renato Rexhepi, Kedina Rexhmataj, Argena Hasa, Eneda Semeu, Emiljano Kurti, Parid Peka, Albert Prenga, Emiljano Hoxha, Dorjan Fuga, Eralda Daja, Ermir Shkoza, Reshat Dragoti, Klodjan Hakrama, Marilda Shehi, Linart Papa, Arlinda Shino, Anisa Bala, Erida Pirra, Menald Zaimi, Rejda Vojka, Amilda Alushani, Anila Bati, Borana Bornaci, Egi Sinajmeri, Romina Zeka, Besim Spahiu, Andi Bime, Laurent Dedja, Selim Gorra, Anderson Sinani, Muharrem Xhaferi, Oltion Gjonlekaj, Emiraldo Vija, Eltjan Cani, Eljon Hoxhaj, Morgan Xhalili, Enian Tafa, Klodian Xhika, Alfred Xhika, Luen Guri, Bledar Jonuzaj, Algert Leko, Aurel Qinami, Elon Sehitaj, Gernado Kociu, Klodian Hoxhalli, Armand Marku, Gerhard Canellari, Inva Kordha, Ismail Hoxhaj, Kejdi Meta, Visar Mato, Elvi Osmanlliu, Besjan Osmanaj, Veri Dajko, Emiljan Hasa, Beniamin Bakalli, Avni Melenica, Fisnik Mucaj, Eros Dhora, Drita Kola, Aurel Cungu, Migjen Elmasllari, Fred Nerjaku, Olsi Vata, Laurenc Cungu, Agron Juniku, Bledar Lahi, Ernest Markaj, Shkelqim Demirxhi, Altin Ndreu, Patriot Deraj, Naim Dedolli, Afërdita Kasapi, Kozeta Kasapi, Eukeleda Kasapi, Armir Zhupani, Erion Gjana, Albert Zaimaj, Elidon Hyseni, Marjela Hala, Arlinda Ibrahimllari, Sokol Daci, Kudrete Gacia, Osman Lleshi, Esmeralda Komici, Endi Sinemati, Xhuljan Toli, Silvi Caushi, Enxhi Kapaj, Manantela Refugjati, Klara Refugjati, Vera Gjecaj, Jonida Kurti, Eglantina

350

Nuri Dragoj

Rreziku i shkombëtarizimit

351

Mirashi, Florian Skendo, Shela Selhanej, Nexhemedin Krasniqi, etj. Ndërkaq, ajo mori një përhapje të gjerë në gjithë universin shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve tanë, duke nisur nga SHBA, Kanadaja, Italia, Greqia, Gjermania, etj., por individët dhe shoqatat e mësipërme shërbyen si dallëndyshet e para që shërbyen për lajmërimin e pranverës. Padyshim, vitet do të kalojnë dhe në varësi të situatave kjo shoqatë do të pësojë metamorfozat e veta natyrale. Më vonë ajo mund të kthehet në një shoqatë mbarëkombëtare apo në një parti politike, por kontributi i atyre që e mbajtën të ndezur flakën olimpike të identitetit shqiptar, nuk do të harrohet kurrë. Qëllimi final, për intelektualët shqiptarë, është bashkimi shpirtëror i shqiptarëve, si rrugë e ndërmjetme për bashkimin e trojeve tona, në trungun e Shqipërisë etnike dhe natyrale. Ky është qëllimi dhe pikësynimi edhe për këtë lëvizjeje dhe nëse ndonjë ditë metamorfozat e kohës do të plasarisin thelbin e këtij pikësynimi, për hir të interseva personale apo për karrige deputetësh, atëherë roli i saj do të marrë të tatëpjetën dhe të gjithë ne do të ndjejmë dhimbje të thellë.

TREGUESI I EMRAVE

Abazi, Sulejman 99 Abdullahu, Bedri 323 Agolli, Dritëro 96 Alia, Ramiz 259 Aliaj, Besnik, 96 Aliaj, Eglantina 286 Aliaj, Vasil 320 Ameli, Marie 92 Ana 11, 12, 25, 58, 87, 88, 58, 59, 198, 199, 278, 333, 334 Anastasiadhi, A 122 Avdiasi, Zeni 151 Avrami, Thoma 272 Baçe, Apollon 96 Bagërri, Josif 272 Bajraktari, Sadedin 175 Bakalli, Naxhi 96 Baleta, Abdi 13, 25, 31, 308, 318, 329 Balili, Blerta 220 Basha, Anila 135 Basho, Jovan 96 Beci, Orfea 128 Becker, C 13

Beqiraj, Gudar 96 Berati, Petraq 282 Berisha, kryeministër 247, 248, 256 Bibolli, Ilir 96 Bismark, Oto 214 Bler, Toni 171 Boçova, Koço 99 Bojaxhiu, Anjeze Gonxhe Bop, Franc 13 Boue, A 13 Brahimllari, Syti 99 Bregu, Qamil 99 Brokaj, Sabit 77, 97, 229 Brouchneri, Ch 13, 61 Brun, Malte 13, 60, 90 Budina, Edmond 256 Butka, Uran 162, 318 Çabej, Eqerem 13, 25 Çajupi, Andon Zako 272 Canaj, Lorik 100, 324 Çaprazi, Nina 74 Ceka, Hasan 13, 25, 58 Çela, Alltun 81

352

Nuri Dragoj 313, 314, 329 Frashëri, Sami 272, 345 Frashëri, Abdyl bej 335 Frashëri, Abdyl 169, 272 Frashëri, Mithat 13, 25, 309 Frashëri, Naim 63, 272, 327 Fratari, Musa 153, 154 Frwmmer, H 13 Galica, Shyqyri 179, 180 Garashanini, Ilia 206 Gashi, Ibrahim 220 Gjilasi, M. 243 Gjonaj, Marenglen 96 Gjukanoviç, President i Malit të Zi 251 Gledston, kryeministër anglez 218 Gllavinicë 91 Godin, baronesha 92, 93 Godo, Sabri 40, 41, 56, 57, 77, 96, 303, 304 Grameno, Mihal 272 Grej, Eduard 113, 114, 115, 117, 120, 121 Gruevski, kryeministër 188, 189 Guma, A 302 Gurakuqi, Luigj 272 Gërdeci 185 Gërmenji, Themistokli 4, 272 Habili, Nasip 320 Hammond, N. G. L. 13 Hamond, Nikolas G.L. 314 Han, J 13 Haxhia, Maks 96 Herdez, J.G 13

Rreziku i shkombëtarizimit Heta, Hysen 96 Hetemi, Ibush 323 Hima, Dervish 272 Hoxha, Bashkim 64, 303, 304 Hoxha, Enver 177, 243 Hoxha, Shefqet 318 Hoxhi, Koto 272 Hrodoti 90 Hysa, Adem 183 Hysa, Enver 183 Hysa, Roland 181, 182, 183 Idrizi, Shpëtim 290 Ikonomi, Milva 96 Ikonomus, Theodhorios 35, 39, 75 Isambert, E 13 Janullatos, Anastas 128 Jireçek, Konstantin 244 Jozefi II 208, 209 Jubani, Zef 272 Kabashi, Mirush 96 Kabashi, Mirush 96, 107 Kadare, Ismail 331 Kadriu, Ibrahim 179 Kallaku, Besart 107 Kalo, Isuf 96 Kame, Gëzim 154 Kame, Zigur 153 Karamelo Logoraq 5, 35 Kardeli, Eduard 244 Karoli, Stavri 121 Kastrioti, Skënder bej 335 Katerina II, caresha 208, 209 Kati, Kozara 96 Kenedi, Xhon 248 Kiço Kristaq 42

353

Cervenkovski 338 Chrysos, E 91 Ciko, Zhani 96 Çina, Pandeli 96 Çipa, Aleksander 40, 41, 135, 162 Çipa, Lefter 6, 41, 136, 137 Çubrilloviç 206, 338 Daçiç, Ivica 200 Dalipi, Flamur 220 Damini, Damin 236 Damini, Skënder 236 Danaj, Koço 343 De Rada, Jeronim 272 Demaçi, Adem 337 Dervishi, Flora 220 Dibra, Iliaz Pashë 212 Dibra, Pranvera 336 Disho, Naum 74, 78, 79 Doçi, Agim 107 Dragoj, Nuri 3, 5, 8 Drenova, Aleksandër Sotir (Azdreni) 272 Droutsas, Dhimitris 143 Duka, Valentina 96 Dule Vangjel 5, 36, 192 Duro, Anastas 128 Dushi, Hajdar Beg 335 Eftimiu, Viktor 73, 80 Falmerajer, J.F 13 Fehmiu 67, 68 Fehmiu, Bekim 175, 176 Feraj, Hysamedin 288 Fevziu, Blendi 305 Frashëri, Kristo 13, 25, 91, 96, 257, 258, 259,. 276, 283,

Kilica, Vilson 96 Kirka, Kristo 121 Kita Zamira 65 Klinton, Bill 171 Koçi, Pandeli 288 Koço Sotir 78 Kodra, Sulejman 96 Kokalari, Mexhit 13, 25 Kol, Helmut 253 Koletis, Janis 205 Kolonja, Shahin 272 Kolonja, Shahin 272 Kondili Anesti 96 Konica, Faik 116, 183, 218 Konica, Mehmet 112, 113, 115, 116 Korça, Vangjel 4 Koronica, Ahmet 212 Koroveshi, Alqi 78, 79 Kotelli, Elenica 79 Krasniqi, Arbër 202 Krasta, Adi 64 Kretschmer, P 13 Kristiç, X. 252 Kristoforidhi, Konstandin 272 Kullurioti, Anastas 272 Kuneshka, Ilia 78 Kurti, Tinka 96 Kyçyku, Bashkim 96 Laçi, Ardian 151 Laço, Teodor 96 Lajbnic, C. V 13 Lajçi, Lulëzim 179, 180 Lamllari, Gëzim 151 Laze Përparim 50 Laze, Aliko 50

354

Nuri Dragoj Mustafaj, Besnik 96 Naçi, Nuçi 272 Naço, Nikolla 272 Natasha 11, 12, 16, 25, 59, 133, 134 Navokoviç, Luba 338 Negovani, Papa Kristo 262, 272 Nexhmedini 53 Nezha, Ago 220 Nika, Mihal 8, 131 Nikolla I, car i Rusisë 210, 211 Nita, Nije 181 Noli, S. Fan 183 Nushiq, Branisllav 244 Odiseu 20 Orben, Robert 244 Oseku, Ali 96 P.R. Franke, 13 Paja, Gazmend 289 Pal Dodë Ndreka 130, 132 Pali, Janko 302 Pandulas, Mihalis 35 Papa, Foto 163 Pasha, Vaso 170 Pashai, Myslim 162 , 288 Patozi, Astrit 291 Pavlopulos, Prokopis, ministër i Brendshëm 5, 47 Peçancit, Kosta 338 Peci, Sotir 272 Pejani, Bedri 115 Peshkëpia, Gerti 100, 162, 220 Petrela, Mentor 96 Pirraku, Muhamet 179, 180 Pitarka, Bashkim 288

Rreziku i shkombëtarizimit Plutarku 60 Polibi 13 Pollo, Genc 62, 224, 256, 257, 259, 263, 290 Popa, Ylli 96 Popoviç, V 244 Pouquevill, 13, 60 Prifti, Peter 281 Prishtina, Zija 272 Prizreni, Ymer 212 Prokopi i Cezarezë 91 Puto, Arben 96, 283, 318, 328 Qemal Ismail 63, 123, 124, 242 Qeraxhiu Migen 63 Qirko, Spiro 96 Rakipi Albert 96 Rama, Fatmira 96 Rankoviç 338 Reiter, M 13 Resuli, Bashkim 96 Rexhepi, Bajram 325 Rexhepi, Pleurat 145 Rizopulos, Joanis 42 Romanovi, Pjetër 208 Romë 150 Saliu, Hasan 323 Samara, Petro 144 Selanik 150 Shabani Endri 50, 292, 323 Shala, Xheladin 179, 180 Shehu Xhevdet 50 Shehu, Agim 301 Shijaku, Sali 96 Shijaku, Sali 96 Shima, Gëzim 296 Shiroka, Filip 272

355

Leka, Miço 302 Luarasi, Iris 162 Luarasi, Petro Nini 4, 63, 262, 272 Lulo, Irfan 50 Makariadhis 318 Male, Maria 79 Mali, Pranvera 151 Maliqi, Lefter 296 Manço, Helpi 75 Manko, Elpiniqi 73 Mano, Andrea 77 Marti, Dick 190 Matoshi, Hysen 179, 180 Maxhuni, Sabri 323 Mazreku, Tahir Mete 217 Mbreti Leka i Parë 144 Mejdani, Rexhep 96 Meksi, Jorgji 272 Meksi, Theodhon 96 Melani, At Stathi 262 Merdani, Ylber 65 Merxhani,. Branko 275 Meta, Beqir 13, 25 Mihali, Edit 96 Mileri, Artur 199 Millosheviç, Sllobodan 171, 184, 185, 201 Misha, Pirro 96 Mitko, Thimi 272 Mlladiç, Ratko 166, 190 Moisiu Alfred 96, 98 Momsen, Teodor 13, 61 Mosi, Hilë 272 Muho, Lirim 50, 99 Muka, Kadri 102

Smirnova, Nina 251, 252 Sotiri, Pandeli 272 Spahiu, Kreshnik 32, 37 , 40, 57, 96, 136, 144, 327, 330 Spahiu, Shpëtim 155 Spencer, E, 13 Spiro, Marenglen 96 Stamo, Vladimir 227 Stalini, Josif 244 Stefani, Andrea 135 Straboni 13, 59, 60, 90 Tadiç, Boris 190, 191, 200, 246, 246, 247, 248 Tahiri, Sefer 222 Tase, Mihal 96 Tashko, Thanas 272 Tereska, Nestor 96 Tereza, Nënë 222 Terezës, Maria 208 Thanasi, Spasse 50 Thedhoris, Stathis 35 Thomai, Nesti 8, 75 Tito, Josif Broz 243 Tomsoni, general 85 Topi, President 297, 298 Toptani, Esat 114 Topulli, Bajo 272 Trebicka, Jani 76 Tunman, J.E 13 Tuqididi 13, 90 U. M. Leek, 13 Vasa, Pashko 272 Veliu, Astrit 96 Venizellos, E. 242, 307, 308 Veqilharxhi, Naum 262, 272 Vidi Princ Virçov 273

356

Nuri Dragoj Xhufi Pëllumb 13, 25, 40, 41, 48, 77, 96, 98, 107 Xhumari, Pal 96 Ymeri, Eshref 300, 301 Zaçe, Luan 78, 79 Zadohin, A. 251 Zaimi, Pëllumb 8, 50, 230, 231 Zarka, Maks 99 Zhujoviç, Sreten 241 Zuko, Stavri 74

Rreziku i shkombëtarizimit Filat 234 Firence 112, 173 Follorinë 35 Francë 167 Frashër 157 Gjakovë 117, 119 Gjenevë 7 Gjermani 167, 181 Gjiri Ambrakisë 13, 90 Gjirokastër 6, 16, 43, 83, 89, 93, 94, 114, 171, 183, 192 Gjoboçar 108, 312, 322 Goricë e Përmetit 108 Gostivar 211 Greqi 5, 7, 20, 29, 36,43, 47, 48, 55, 60, 74, 83, 87, 94, 124, 209, 219, 265, 275, 289, 305 Gruda 117, 211 Gruemirë, Komunë 281 Gucia 117, 119 Gumenicë 313 Hagë 201 Hajdaragë 282 Hercegovinë 209 Himarë 41, 89, 93, 118, 119, 284 Hoti 117, 211 Hotit, Hani 117 Itali 167 Janinë 83, 119, 122, 171, 216 Jon, Deti 263 Jugosllavi 245 Kaçanik 104, 211, 336 Kakavijës, Qafa 117, 235, 313 Kallamatë 51

357

Vlora, Ismail bej 335 Vokshi, Sulejman Agë 335 Volfarth, Ambasador 300 Volteri 8 Von Han, J.G 13 Vreto, Jani 272 Vrioni, Mehmet Ali 272 Vrioni, Mehmet bej 169 Vruho, Jani 272 Vula, Veton 324 Xhepa, Margarita 96

TREGUESI I VENDEVE
Adriatik, Deti 117 Akarnaninë 60 Aliko 282 Amerikë 68 Anadoll 338 Anamali 211 Anglia 167 Argjentinë 68 Argjntinë 68 Arta 91, 119, 313 Athinë 4, 6, 12, 47, 87, 146, 236, 275, 313 Australi 53 Austri 7, 219 Austro - Hungaria 167 Ballësh 91 Beograd 4, 171, 175, 177, 178, 248, 260 Berat 171 Boboshticë 8,18, 65, 73, 75, 77, 79 Bota, Qafa 117 Bruksel 85 Bukuresht 310 Bullgaria 211 Butrint 312 Çamëri 8, 118, 123, 124 Çaush 282 Dakisë 209 Danimarkë 125 Deçanit, Komuna 181, 186, 187 Delvinë 89, 93, 119, 281 Dibra 119, 171, 211 Drenovë 74 Dropull 84, 282, 284 Dunavat 183 Durrës 60, 124, 322 Durrës, Amfiteatër 106 Dëshnica 12 Egjypt 310 Epiri i Ri 88 Epiri i Vjetër 88 Etolinë 60

Kanada 68 Kaonia 60, 90 Kapshticës, Qafa 117, 235 Karahaxh 282 Karalibej 282 Kasëmallabej 282 Kazakistan 310 Kelmend 211 Kolonjë 89, 93, 313 Konica 119, 171 Konstandinopojë 209, 210, 310 Korçë 5, 6, 20, 35, 36, 38, 39, 67, 74, 75, 76, 77, 83, 89, 119, 121, 122, 123, 322 Korfuz 265 Kosinë 77 Kosovë 33, 122, 123, 171, 178, 189, 241, 246, 248, 252, 253, 266, 289, 325, 338, 340, 341, 342, 345 Kosovës, Vilajeti 168, 219 Kostur 119 Krajë 211 Kretë 219 Kumanovë 171, 336 Këlcyrë 114 Leposaviçi 336 Leskovik 93, 121, 313 Liqenasit, Komuna 281 Londra 11, 25 Lugina e Preshevës 33 Mali i Zi 33, 117, 124, 167, 168, 169, 171, 189, 209, 211, 245, 251, 260, 266, 286, 287, 289, 339, 340,

358

Nuri Dragoj Sarandë 90, 119, 312, 322 Sazani, ishull 312 Serbia 119, 168, 169, 211, 246, 289 Shkodrës, Vilajeti 168 Shkodër 119, 171, 187, 322 Shkup 171, 188, 211 Shqipëri 211, 219, 248, 249, 280, 285, 311, 325, 339, 340, 341, 342, 345 Shtama, Qafa 117 Shtërpçen 336 Sofje 308 Spanjë 153 Strugë 211 Taivan 237 Tepelenë 89, 90, 93, 119, 124 Tetovë 211 Thesproti 60, 90 Tiranë 17, 25, 178, 187, 249, 264, 322 Tivari 90 Trenit, krahinë 215 Turqi 211, 219 Ulqin 90, 211 Vitinë 336 Vjosë 13 Vlorë 90, 320 Vorio-Epir 13, 35, 88, 89, 199, 263, 311, 328, 329 Vranjë 215 Vushtrinë 336 Ymer Efendi 282 Zhepovë 108 Zubin-Patoku 336 Zveçani 336

Rreziku i shkombëtarizimit

359

341, 342, 345 Mallakastër 91 Manastiri 122, 168, 171 Maqedonia 33, 60, 90, 188, 189, 219, 251, 289, 339, 340, 341, 342, 345 Memushbej 282 Metohi 241 Mitrovicë 246 Morinës, Qafa 117, 327 Moskë 250 Muriqanit, Qafa 117 Nish 171 Norvegji 126 Novi Pazar 171 Ohrit, Liqeni 117 Ohër 119, 171 Paramithi 92 Patra 125 Pejë 117, 336 Pirotit, krahinë 215 Plavë 117, 119, 211 Podujevë 336 Pogradec 101, 119 Porto Romano 238 Preshevë 336 Prespë 280 Prevezë 171 Prishtinë 171, 173, 187, 308 Prizren 119, 171, 202, 203 Përlep 171 Përmet 12, 77, 83, 89, 90, 119, 121, 124, 125, 312, 313, 322 Rinas, Aeroport 173 Rrugovë 117, 211 Rusi 167, 211, 330

INSTITUCIONE DHE SHOQATA
Akademia e Shkencave të Shqipërisë 94, 336 Aleanca Kuq e Zi (AK) 50, 63, 66, 127, 136, 138, 153, 162, 220, 221, 223, 225, 265, 267, 268, 294, 318, 324, 327, 346 Andon Zako Çajupi, teatri 65, 67 Antifashisti, Shoqata 347 Aviatorëve, Shoqata 347 Ballkani Perëndimor 342 Bashkimi Europian 331 Bolena, Shoqata 347 Çajupi, Shoqata 347 Çamëria, Shoqata 236 Dangëllia, Shoqata 347 Dëshnica, shoqata 347 Devolli, Shoqata, 347 Dropulli, Shoqata 347 Dukati, Shoqata 347 Fan Noli, Qendra per Kulturë Demokratike 34, 347 Federata e Sindikatave të Pensionistëve 347 Fllotës Luftarake-Detare, Shoqata 347 Gadishulli Ballkanik 180 Gjykata e Apelit Gjirokastër 128 Gjykata e Fakit Gjirokastër 56 Gjykata e Lartë 128 Gjykata e Leskovikut 72 Gjykata e Përmetit 81 Gjykata e Tiranës 44 Gjykata Kushtetuese 21, 56, 81, 128, 143, 144, 225, 229, 266, 293, 297, 301 Golemi, Shoqata 347 Golloborda, Shoqata 347 Gora, Shoqata 347 Halil Bërzeshta, Shoqata 347 Historianëve Ushtarakë, Shoqata 347 Humelica, Shoqata 347 Identitet e Bashkim Kombëtar, Shoqata 347 Instituti Albanologjik i Prishtinës 179 Instituti i Statistikave (INSTAT) 22, 29, 281, 282 Ismail Qemali, Shoqata 347 Kallarati, Shoqata 347 Kardhiqi, Shoqata 347 Kisha Ortodokse Shqiptare 20 Kolonja, Shoqata 347 Konferenca e Ambasadorëve 168, 169, 312 Konferenca e Londrës 112, 113, 122, 123 Konferenca e Paqes në Paris 169, 286, 308 Kongresi i Berlinit 167, 169, 170, 171, 204, 212, 214 Protokolli Korfuzit 85, 86, 317 Kuvendi i Bujanit 335 Kuvendi i Lezhës 335 Kuvendi i Shqipërisë 267

360

Nuri Dragoj Patrikana Ortodokse e Stambollit 206 Përmeti, Shoqata 347 SHBA 331 Shën Mëria e Pazarit, Kishë 128 Shën Mërisë, Kisha 76, 78 Shën Ndout, Kisha 100 Skampa, Shoqata 347 Skenderbegasi, Shoqata 347 Smokthina, shoqata 347 Sofra e Malësisë së Madhe, Shoqata 347 Stebleva, Shoqata 347 Tafil Buzi, Shoqata 347 Të rënët e Kombit, Shoqata 347 Tërbaçi, Shoqata 347 Titoni-Venizellos, marrëveshje 317 Tragjasi, Shoqata 347 Traktati i Shën Stefanit 211 Treva e Krahësit, Shoqata 347 Vëllazërimi Kuçiot, Shoqata 347 Veteranët Internacional, Shoqata 347 Vranishti, Shoqata 347 Vullnetari i Lirisë, Shoqata 347 Zagoria, Shoqata 347

Rreziku i shkombëtarizimit

361

Kuvendi Vlorës 335 Këshilli Lartë i Drejtësisë (KLD) 29, 30, 37, 56, 63, 143, 144, 325 Labëria, Shoqata 220 Lidhja Shqiptare e Prizrenit 5, 167, 169, 170, 203, 212, 214, 220, 221 Lopësi, Shoqata 347 Lunxhëria, Shoqata 347 Luzati, Shoqata 347 Mallakastra, Shoqata 347 Mashkullora, Shoqata 347 Media Group Monitor 161 Megali Idea 156, 205 Ministria e Drejtësisë 44, 46 Mirdita, shoqata 347 Mokra, Shoqata 347 Naçertania 205, 206 NATO 28, 156, 178 Nikaj Merturi, Shoqata 347 Nivica, Shoqata 347 Opari, Shoqata 347 OSBE 300, 301, 302 Pallati Kulturës "Naim Frashëri" 111, 127, 128, 129 Partia Komuniste Jugosllave (PKJ) 240 Partia Komuniste Shqiptare (PKSH) 240

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful