You are on page 1of 4

Marin Barleti

Marin Barleti (lat. Marinus Barletius, it.: Marino Barlezio ; rreth 1460 Shkodër - 15121513) ishte humanist i shquar, historian, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare, teolog dhe prift katolik. Për jetën e tij dihet fort pak. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për rrethimin e parë nga i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy". Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Këtu plotësoi kulturën e tij humaniste dhe u bë një njohës i thellë i letërsisë klasike dhe i gjuhës latine, në të cilën shkruajti veprat e veta; filloi të japë leksione dhe në atë periudhë gjindeshin aty edhe Marin Beçikemi dhe Mihal Trivoli . Në mjedisin e të mërguarve të shumtë shqiptarë, mjaft nga të cilët kishin qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, fitoi njohuri të gjera për epokën e heroit dhe luftën e madhe të popullit shqiptar për liri, të cilat i zgjeroi edhe me të dhënat e literaturës.
Veprat

Pavarësisht nga një varg dobësish që janë karakteristike në përgjithësi për historiografinë humaniste, siç është fryma panegjirike, fjalimet ekzaltuese që u vihen në gojë heronjve, imitimi i autorëve klasikë deri në hollësitë, pavarësisht nga pasaktësitë kronologjike dhe mungesa e të dhënave për faza e ngjarje të tëra, veprat e Marin Barletit qëndrojnë si një burim i dorës së parë e të pazëvendësueshmt për historinë e shek.XV të Shqipërisë, si dhe të Evropës Juglindore. Krahasimi me të dhënat dokumentare që kemi në dorë sot, na jep të drejtë të themi se nuk qëndrojnë kurrësesi vlerësimet negative të bëra në të kaluarën për vlerën e Marin Barleti si burim. Koncepti i lartë i Marin Barletit për historinë e vërteton atë si një mendimtar të shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit; historia për të ishte fryt i veprimit të njerëzve dhe jo të fuqive hyjnore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t'i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t'i mësonte njerëzit për «të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit. «Historia e Skënderbeut» e Barletit u bë burimi më i rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e luftërave të

jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar. spanjishtja. Venedik 1504) jep historinë dramatike të luftës për jetë a vdekje të banorëve të qytetit të rrethuar për një vit nga osmanët. e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. me gjithë vështirësitë objektive për të siguruar burimet. heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve. që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta si dhe të pjesëmarrësve të tjerë. jo vetëm nga ana historike. "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut" (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi.lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyre për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. një stil që të rrëmben. e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet. Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare. Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin që trajton. të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës. por edhe nga ana kulturore. por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë. por sidomos të aspektit të brendshëm. Kjo vepër është shkruar në latinisht. Autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë. e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar. frengjishtja. që nga italishtja. Duke qenë një vepër historike. himnizon njeriun dhe forcën e tij. libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Është vepra madhore e Marin Barletit. ekonomike dhe drejtime të tjera». të vetëdijes së lartë patriotike të banorëve të qytetit. Ajo e tregon autorin si një shkrimtar të nivelit të lartë dhe si historian që përpiqet të ndërtojë kuadrin e saktë të jetës së heroit dhe. fshatarësia shqiptare. Prej Marin Barletit njihen tri vepra  "Rrethimi i Shkodrës" (De obsidione Scodrensi. por ajo i përket kulturës shqiptare. me figurën e Skënderbeut. u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar. Pa këtë vepër historiografisë për . greqishtja e deri në japonisht. libri jep një tregim të saktë të ngjarjeve politike-ushtarake. jep njohuri të gjera për «Ç'ka ngjarë në shek. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë.XV dhe çfarë zhvillimi ka pasur në atë kohë shoqëria jonë. rusishtja. Romë midis 1508 dhe 1510). Shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Fan Noli ka shkruar me të drejtë se vepra e Barletit "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".

skalitur si me daltë nga pena e Barletit. në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut. ajo është dhënë me tiparet që ia njeh historia. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare. e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. në rradhë të parë. [1] . Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët e vet. Kjo figurë është vizatuar me dashuri e ngjyra të gjalla. krenaria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet. në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike. Duke folur për qëndresën e shqiptarëve gjatë shekullit XV. Luftëtar i ashpër dhe prijës me një zemër të madhe njerëzore.Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para. Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut është. që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar. Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit që mishëron forcën e njeriut. gjerësine dhe lehtësinë e frazës. kundër hordhive osmane. prijës i një populli luftëtar e trim . i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin. shkruan Barleti. aftësinë dhe bukurinë fizike e morale të kësaj krijese të mrekullueshme. Barleti ka vënë në qendër të veprës së vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. prapëseprapë. si një hero legjendar. Figura e tij del madhështore. për trojet amtare. se është luftuar sa duhet. si dhe në bukurinë. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur. sipas botëkuptimit humanist. Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. simbol i çlirimtarit dhe i mbrojtësit të lirisë. të dashuruar deri në dhembje me trojet e veta dhe me lirinë. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti. një vepër historike. Në disa raste. Kjo është një nga idetë e mëdha të veprës. që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike të shqiptarëve. dashuria dhe adhurimi për heroin. madhështor dhe legjendar . nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. por e shkruar nga një dorë mjeshtri. sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër. për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak.e tillë të mbetet në mendje figura e heroi . të udhëhequr nga Skënderbeu. në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin. është dashuria për lirinë. vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mbrojtjen e tyre. Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu. Kryeni detyrën ndaj atdheut. pra gjithmonë në frymën e humanizmit e të konceptit humanist për njeriun dhe luftëtarin e lirisë. Por.

 .