You are on page 1of 32

Drejtor Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI BLEDAR ZAGANJORI

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail: info@gazeta-shqip.com

Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI

Viti II - Nr. 209 (499) E enjte, 2 gusht 2007

E përditshme e pavarur Çmimi 30 lekë, 1.5 euro

www.gazeta-shqip.com

KUKES

KOMENT

Shpërthimi kur familja ishte mbledhur rreth vatrës. Vdes në vend babai. Plagosen nëna shtatzënë dhe motra 5-vjeçare

Allah
ANDREA STEFANI

Plas granata në shtëpi, vret vajzën dy vjeçe
jë 27-vjeçar dhe vajza e tij dy vjeçe kanë vdekur nga shpërthimi i papritur i një granate, ndërsa dy gra dhe një tjetër fëmijë rrezikojnë seriozisht jetën nga plagët e marra. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në fshatin Lusën të Komunës Ujmisht të Kukësit, në shtëpinë e Han Kolgjinit. Një granatë dore ofensive ka shpërthyer brenda në kuzhinën e familjes. Nga shpërthimi i fuqishëm ka humbur jetën në vend Sokol Han Kolgjini, 27 vjeç, i martuar me dy fëmijë, si dhe janë plagosur rëndë nëna e tij 50-vjeçarja Jeta Kolgjini, bashkëshortja shtatzënë e Sokolit, Shemsie Kolgjini, 26 vjeçe, vajzat e tij Eva, 4 vjeçe dhe Aida 2 vjeçe. Dy fëmijët e vegjël, pasi kanë marrë ndihmën e shpejtë në Spitalin e Kukësit janë dërguar me helikopter drejt kryeqytetit, në Spitalin Ushtarak, por Aida...
NE FAQEN 6

N

Aida Kolgjini, dy vjeçe, ka vdekur në helikopter, teksa udhëtonte drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa e motra, katër vjeçe, Eva, është ende në gjendje të rëndë
Një nga vajzat e plagosura, dje në Spitalin Ushtarak

‘‘

Politika përqendron debatet rreth krizës energjetike. Ndoka fton opozitën të bashkëpunojë, por të majtët kërkojnë dorëheqjen e Rulit

Dritat, 17 milionë euro në gusht
Por blerja nuk do t’i frenojë kufizimet. Deficiti ditor, 3 milionë kilovatorë
Udhëtim në bregun e Jonit

uk është faji i Qiellit, por i Tokës, nuk është faji i Perëndisë, por i Qeverisë që shqiptarët dhe Shqipëria vuajnë krizën më të rëndë të energjisë në të gjithë rajonin e Ballkanit. Thatësirë ka edhe në shtetet fqinje, ka edhe në Maqedoni, në Mal të Zi, edhe në Kosovë e Greqi, por askund kjo thatësirë nuk është shndërruar në një krizë kaq të thellë energjetike si në Shqipëri. As qeveria dhe as ministri i Energjetikës, Ruli, nuk mund të justifikohen dot duke ia hedhur fajin Qiellit dhe Perëndisë. Ata nuk mund të justifikohen dot tani, edhe pse kanë bërë premtime të bujshme jo vetëm për 24 orë drita, por deri edhe për eksport të energjisë elektrike në vitin 2007! Dhe kur një Kryeministër nuk është në gjendje të mbajë premtimet e veta, aq më tepër kur bëhet fjalë për premtime të natyrës strategjike, duhet të largohet për t'ia lënë vendin një tjetri. Eshtë skllavëri, nënshtrim dhe mungesë ekstreme emancipimi...
NE FAQEN 9

N

Ekuacioni
YLLI MANJANI

Turizëm në vend, më shumë vuajtje se kënaqësi
MIRELA KUMBARO

K

orporata Elektroenergjetike Sh qiptare ka lidhur kontratat për sig urimin e energjisë nga importi për muajin gusht, me vlerë 17 milionë euro. Totali i kësaj shume përkthehet në importe me vlerë mbi 560 mijë euro në ditë. Ekuivalenti në energji i parave të kontratave që KESH-i ka lidhur me kompanitë...
NE FAQET 4-5

Kreu i PDK-së takon Topin. LSI: Për të hequr Prokurorin mjafton një shkelje

Shkarkimi i Sollakut, Nard Ndoka propozon ndryshimin e Kushtetutës
Islami: Ndryshimi i Kodit, në shtator

Vlorë, i hapet rruga ndërtimit të TEC-it
je u hap drita jeshile për ndërtimin e termocentralit në gjirin e Vlorës, i cili ndonëse ishte miratuar nga qeveria dhe donatorët, nuk kishte filluar ende të ndërtohej. KKRT-ja e Qarkut Vlorë miratoi në mënyrë unanime lejen për ndërtimin e kësaj vepre energjetike, çka do të thotë se nevoja e ndërtimit të TEC-it gjeti mirëkuptim nga të gjitha forcat politike të përfaqësuara në këtë institucion. Tashmë asgjë nuk i ndalon punimet në kantier...

D

P
NE FAQEN 3

artitë politike do të nisin në shtator punën për përmirësimin e sistemit zgjedhor. Nëse do të ketë bashkëpunim mes palëve, atëherë mund të arrihet një marrëveshje pa pasur nevojë për ta ndryshuar Kushtetutën. Kjo bëhet e ditur nga bashkëkryetari i komisionit për ndryshimet në sistemin zgjedhor, deputeti i PS-së, Kastriot Islami. Në një prononcim për shtyp deputeti Islami ka deklaruar se në shtator do të fillojë puna me dy...
NE FAQEN 2

jë zot e di se si do ta zgjidhë Presidenti i sa pozgjedhur ekuacionin me disa të panjohura që mazhoranca e sotme qeverisëse i ka shtruar atij për zgjidhje. Deputetë, ministra e ish-ministra e kryetarë partish i kërkojnë Presidentit të vendit të reformojë drejtësinë e të heqë Sollakun, pa shkelur Kushtetutën dhe duke respektuar ligjet. Presidentit të vendit do t'i duhet të gjejë një zgjidhje ligjore e kushtetuese të këtij ekuacioni edhe në kontekstin e premtimeve të tij publike për respektim të Kushtetutës dhe bashkëpunim me opozitën e qeverinë. Çdo ditë Presidentit i kërkohet padrejtësisht, madje në mënyrë jokushtetuese të reformojë sistemin e drejtësisë. Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të propozojë ligje në Kuvend, kështu që reformat nuk mund të jenë përgjegjësi direkte e tij, por, në radhë të parë, e vetë qeverisë që praktikisht propozon mbi 90%...
NE FAQEN 8

N

NE FAQET 24-25

NE FAQEN 5

DURRES

KULTURA

Sezoni turistik “zgjon” hajdutët, dhjetëra denoncime në polici

Shkrimtari i madh, në prezantimin e filmit “Koha e kometës”

Vapa dhe emigrantët shtojnë vjedhjet e makinave
NE FAQEN 11

OKAZ

ION

Kadare: Librat e mi, deri tani ekranizime pa vlerë
NE FAQEN 26

GAZETA SHQIP

P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8

marketing@gazeta-shqip.com

SHQIP 2

POLITIKE

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

BERISHA

Qeveria miraton marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian

“Po zbatojmë kushtet e vëna nga Brukseli”
Q
everia ka miratuar dje në pa rim marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për lehtësimin e regjimit të vizave. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Minsitrave, Kryeministri Berisha e ka cilësuar këtë marrëveshje si një ndër më të rëndësishmet, që qeveria e drejtuar prej tij dhe qeveritë pararendëse kanë miratuar ndonjëherë. Ne, tha Berisha, miratojmë në parim marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për lehtësimin e regjimit të vizave. "Marrëveshja është negociuar dhe firmosur nga ministri Olldashi në Bruksel dhe pastaj është ndjekur nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme", është shprehur Berisha. Sipas tij, kjo është një

Do të ketë reduktim maksimal të dokumentacionit për kategori të përzgjedhura
marrëveshje që realisht i jep Shqipërisë një liberalizim shumë më të madh, në raport me statusin në të cilin ndodhet. Kjo marrëveshje parashikon mekanizma për lehtësimin e marrjes së vizave në ambasadën e çdo shteti evropian me seli në Tiranë. Kështu, do të ketë reduktim maksimal të dokumentacionit për kategori të përzgjedhura ku përfshihen; funksionarë, pjesëtarë të delegacioneve zyrtare, biznesmenë, gazetarë, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, nxënësit, studentët, sportistë, familjarë të qytetarëve shqiptarë me banim të ligjshëm në një nga vendet e BE-së. Gjithashtu, Kryeministri ka thënë se një tjetër mekanizëm lehtësues është lëshimi i vizave afatgjata me shumë hyrje e dalje, një, dy deri në 5-vjeçare, kryesisht për kategoritë

e lartpërmendura, si dhe për ata persona që kanë respektuar ligjet e emigracionit. Në marrëveshje parashikohet që me viza 5-vjeçare të pajisen anëtarët e Këshillit të Ministrave, të Parlamentit, Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, funksionarët, pjesëtarët e përhershëm të delegacioneve zyrtare shqiptare, bashkëshortët dhe fëmijët e shtetasve me qëndrim të ligjshëm në vendet e BE-së. Kryeministri ka sqaruar se qeveria po merr masa për kontrollin e integruar të kufijve, modernizimin e pikave të kalimit dhe rritjen e shkallës së sigurisë, për zhbllokimin e disa reformave shumë të rëndësishme, gjëra këto që e bëjnë zbatimin e kësaj marrëveshje plotësisht të mundshëm, e po ashtu edhe avancimin e saj progresiv. e.gj

Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës, sqaron hapat që po ndiqen për ndryshimin në Kodin Zgjedhor

Në shtator nis ndryshimi i sistemit zgjedhor
Islami: Konsensusi mes partive politike shmang ndryshimin e Kushtetutës
EVA GJURA

artitë politike do të nisin në shtator punën për përmirë simin e sistemit zgjedhor. Nëse do të ketë bashkëpunim mes palëve, atëherë mund të arrihet një marrëveshje pa pasur nevojë për ta ndryshuar Kushtetutën. Kjo bëhet e ditur nga bashkëkryetari i komisionit për ndryshimet në sistemin zgjedhor, deputeti i PS-së, Kastriot Islami. Në një prononcim për shtyp deputeti Islami ka deklaruar se në shtator do të fillojë puna me dy seminare, në bashkëpunim edhe me organizmat ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë me ODIHR-in dhe Këshillin e Evropës, për sa u përket sistemeve elektorale. Islami tha se do t'i bëhet një analizë sistemit elektoral aktual dhe pasi të bëhen këto dy seminare, do të kalohet në fazën tjetër për të diskutuar mbajtjen e këtij sistemi, përmirësimin e tij, ose dizenjimin e një sistemi të ri elektoral. Gjithashtu, bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore ka theksuar se janë tri momente kryesore të punës së këtij komisioni, së pari, janë paraqitur nga të gjitha partitë politike propozime për përmirësimin e sistemit zgjedhor, propozime të cilat janë marrë parasysh nga komisioni. Momenti i dytë lidhet me administrimin e zgjedhjeve, me përbërjen, me mënyrën e votimit, mazhorancat që duhet të vendosin në komisionet e ndryshme të votimit në të gjitha nivelet. Momenti i tretë lidhet me infrastrukturën elektorale, ku do të kërkohet nga qeveria një informim dhe një ekspoze se çfarë po bëhet me çështje të rëndësishme, siç është karta e identitetit dhe regjistri themeltar i shtetasve. Natyrisht tha deputeti Islami ka edhe pjesë të tjera që lidhen qoftë me pjesëmarrjen e grave, qoftë me partitë që përfaqësojnë minoritet ose që lidhen me ankimimin dhe çështjen e mediave. Sipas bashkëkryetarit socialist në këtë komision, pritet të ketë ndryshime në të gjitha zërat që ka Kodi Zgjedhor dhe që do të përmirësohen në përputhje me rekomandimet e fundit të bëra nga OSBE-ja dhe ODHIR-i. Sipas Islamit, puna për ndryshimet në sistemin zgjedhor duhet të nisë menjëherë sapo të çelet sesioni i ri parlamentar. Përfaqësuesi i PS-së në komision ka

P

sqaruar se komisioni i reformës zgjedhore do të ndërtojë një axhendë të karakterit teknik, megjithëse e gjithë procedura tha ai, do të jetë mjaft politike, nëse do të shkohet në dizenjimin e një

sistemi të ri elektoral. Sipas Islamit, ka probleme edhe për sa u përket çështjeve të ndryshme të administrimit të votave, ose të pjesëmarrjes së grave. Unë, tha deputeti Kastriot Islami, si bash-

këkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, shikoj se ka vullnet të mirë për t'i marrë në konsideratë të gjitha çështjet, për t'i trajtuar ato dhe për të gjetur zgjidhje sipas opsioneve të dhëna. Por, ka

shtuar ai, se çfarë do të arrihet më konkretisht, kjo mbetet për t'u parë në ditët në vazhdim. "Unë mendoj se do të ketë një reformë zgjedhore, sepse ky vullnet të paktën nga PS-ja ekz-

iston, por besoj edhe nga partitë e tjera politike parlamentare. Shqipëria nuk mund të bëjë më hapa regresi dhe të mos plotësojë standardet që i kërkohet nga ndërkombëtarët", tha Islami.

DITMIR BUSHATI

"Lehtësim i vizave? Varet si sillemi"
iratimi në parim nga qeveria e Marrëveshjes së sigluar që më 14 Shkurt me Komunitetin Evropian për lehtësimin e lëshimit të vizave vjen vetëm pak ditë pas deklarimeve të qarta të Ministres së Punëve të Jashtme të Austrisë Ursula Plasnik e cila deklaroi se "vendet e Ballkanit duhet të përmbushin reformat në sferën e sistemit gjyqësor dhe sigurisë, nëse dëshirojnë të heqin vizat për udhëtim të qytetarëve të tyre në shtetet e bashkimit Evropian". Plansik shkoi edhe më tej kur deklaroi se "vizat nuk duhet të hiqen pa u arritur përparim i dukshëm nga ana e vendeve ballkanike". Për të marrë një informacion rreth pritshmërisë që duhet të kenë qytetarët shqiptare nga procesi i lehtësimit të vizave "Shqip" kontaktoi Ditmir Bushatin, ekspert i cështjeve të integrimit evropian dhe njëkohësisht drejtues i projektit për Liberalizimin e Vizave në Institutin AGENDA, projekt i mbështetur nga Balkan Trust for Democracy dhe German Marshall Fund. "Sipas programit të Presidencës Portugeze dhe informacioneve që ne disponojmë nga partnerët evropianë të projektit, pritet që në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së e cila do të mbahet më 17-18 Shtator 2007, të merret një vendim në parim në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjeve të Lehtësimit të sigluara me vendet e Ballkanit Perëndimor", thotë Bushati. Ai sqaron se pas këtij momenti, Parlamenti Evropian do të investohet në procedurën e konsultimit dhe pasi Parlamenti paraqet në Këshillin e BE-së opinionin e tij këshillues, ekzistojnë të gjitha mundësitë që Këshilli i Ministrave i BE-së në mbledhjen tjetër të tij të datës 8-9 nëntor të vendosë përfundimisht për nënshkrimin e Marrëveshjeve të Lehtësimit. "Nga ana tjetër, Marrëveshja e Lehtësimit do të duhet që ti nënshtrohet procedurave kushtetuese të miratimit dhe hyrjes së saj në fuqi. Parashikimet tona janë që Marrëveshja e Lehtësimit do të hyjë në fuqi fillimin e vitit që vjen, pasi në dallim nga MSA-ja, kjo marrëveshje nuk i nënshtrohet procedurave të ratifikimit në Vendet Anëtare të BE-së", vëren eksperti. Sipas Bushatit, përfitimet që do të kenë qytetarët nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje mund të përmblidhen në: reduktimin e dokumentacionit për marrjen e vizës për kategoritë e veçanta; afate më të qarta për lëshimin e vizës; mbajtje e tarifës së vizës 35 Euro; heqje e këtij detyrimi për 18 kategori të veçanta; mundësi për marrjen e vizave afatgjata me shumë kalime; heqje e plotë e regjimit të vizave për pasaportat diplomatike. "Vlen të theksohet këtu gjithashtu dallimi ndërmjet "lehtësimit" dhe liberalizimit" i cili nuk është thjesht terminologjik. Lehtësimi bën të mundur ndryshimin dhe heqjen e disa procedurave në proçesin e dhënies së vizave. Kurse liberalizimi i regjimit të vizave nënkupton heqjen e plotë të këtij regjimi, pra udhëtimin lirshëm e pa "pengesa konsullore" drejt vendeve Shengen, për një qëndrim të shkurtër jo më shumë se 90 ditë", thotë ai. Sipas Bushatit, duhet të kemi parasysh se refuzimi i vizës, verifikimi i vërtetësisë së dokumentacionit shoqërues të aplikantit, vërtetimi i mjeteve të mjaftueshme financiare gjatë periudhës së udhëtimit, nuk trajtohen nga kjo Marrëveshje, duke e lënë zgjidhjen në ngastrën e veçantë të gjithsecilit shërbim konsullor të Vendeve Anëtare të BE-së. "Duke qenë se aktualisht çështjet e mësipërme përbëjnë problematikën kryesore se përse ekziston një nivel relativisht i lartë i refuzimit të vizave ndaj qytetarëve shqiptarë është e vështirë të parashikohet se sa do të lehtësohet realisht lëshimi i vizave pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes", thekson eksperti. Bushati vëren se qeveria duhet të ndërmarrë një sërë masash për të rritur sigurinë, sidomos me dokumentet identifikuese, në mënyrë që të shmangen abuzime dhe incidentet gjatë lehtësimit të vizave, çka mund të sabotonte në një moment të dytë, liberalizimin.

M

ZONA 31

Zgjedhja e Topit President fut në zgjedhje të pjesshme Tiranën

PD e PS ende asnjë emër konkret për kandidatin
Z
ona 31 në Tiranë do të përfshi het sërish në zgjedhje pas dorëzimit të mandatit nga Bamir Topi, i cili prej dhjetë ditësh drejton institucionin e Presidencës. Pas zgjedhjes së Bamir Topit si President i vendit, në selitë e partive politike nisën diskutimet e para për emrat pretendentë si kandidatë për deputet në këtë zonë. Sipas drejtuesve të këtyre partive, në respekt të Kushtetutës, kur deputeti dorëzon mandatin e tij, atëherë zona përfshihet në zgjedhje të reja dhe këto zgjedhje pritet të mbahen diku nga fundi i shtatorit, për shkak se tashmë politika është me pushime. Por, pavarësisht se data kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në zonën 31 në Tiranë ende nuk është dekretuar nga Presidenti, në selitë e partive politike kanë nisur të artikulohen emrat e parë pretendentë si kandidatë për deputet. Nga PD-ja deri më tani janë hedhur në qarkullim disa emra, mes të cilëve shefi i kabinetit të Kryeministrit, Arben Imami, drejtori i ATSHnjë marrëveshje me të, që ai të dalë si kandidat i përbashkët. Deri më tani drejtuesit e PD-së nuk janë shprehur as pro dhe as kundër kësaj deklarate, duke e lënë ndoshta për ditët në vazhdim diskutimin konkret të arritjes së një marrëveshjeje të mundshme. Gjithashtu, diskutimet për pretendentët si kandidatë për deputet në zonën 31 kanë nisur edhe në selinë rozë. Mes emrave që qarkullojnë si pretendentë për këtë zonë është edhe ai i Luan Zhegut. Por, ashtu si edhe në selinë e PD-së, ende nuk është përcaktuar saktësisht se cili do të jetë dueli mes pozitës dhe opozitës në këtë zonë. Vlen për të theksuar se në zgjedhjet e përgjithshme në këtë zonë, në vitin 2005, ka fituar kandidati i PDsë, Bamir Topi, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale në këtë zonë fitoi kandidati i LSI-së. Kështu që mbetet për të parë se cila do të jetë surpriza e radhës, se cila nga forcat politike do ta fitojë deputetin e zonës 31 në Tiranë. e.gj

së, Edi Paloka dhe ditët e fundit edhe nënkryetari i PD-së së Tiranës, Arben Xhiku. Por ende nuk është zyrtarizuar asgjë, pasi do të jetë kryesia e kësaj partie që do të vendosë për emrin e kandidatit për deputet. Kjo ndoshta do të vijë pasi drejtuesit e selisë blu të jenë konsultuar edhe me drejtuesin e LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili ka deklaruar se do të kandidojë në zonën 31 edhe nën siglën e partisë së tij, nëse PD-ja nuk arrin

E ENJTE, 2 GUSHT 2007 SHKARKIMI I SOLLAKUT

POLITIKE

SHQIP 3

Presidenti tashmë është i qartë në qëndrimet e tij, për sa u përket reformave në sistemin e drejtësisë

Në përmirësimin e legjislacionit, të angazhohen edhe specialistët që punojnë aktualisht në prokurori

Dëshirojmë që dera e kreut të shtetit të jetë e hapur për gjithë faktorin politik, si për mazhorancën, edhe për opozitën

“Të ndryshohet Kushtetuta për prokurorin”
Propozimi i Ndokës pas takimit me Presidentin e Republikës, Bamir Topi
EVA GJURA

TAKIMET

Kushtetuta

K

ryetari i PDK-së, Nard Ndo ka, ka deklaruar dje se du het të ndryshohet Kushtetuta për përcaktimin e mandatit të Kryeprokurorit të Republikës. Gjatë një prononcimi për shtyp, pas takimit me Presidentin Bamir Topi, kreu i PDK-së tha se reforma në drejtësi ka qenë një ndër temat e diskutimit të tyre. Ndoka ka theksuar se Presidenti tashmë është i qartë në qëndrimet e tij, për sa u përket reformave në sistemin e drejtësisë. Këto reforma, ka shtuar ai, janë komplekse dhe nuk lidhet vetëm me një emër të përveçëm, por është baza ligjore ajo që kërkon një reformim të thellë. Kontributi i PDK-së, u shpreh Ndoka, për një gjë të tillë do të jetë maksimal dhe kjo reformë do të prekë edhe Prokurorin e Përgjithshëm. "Duhet të ketë një mandat të kufizuar për prokurorin dhe do të shikohet mundësia e një zëvendësprokurori të Përgjithshëm". Sipas Ndokës, ato defekte që janë vërejtur deri tani duhet të përmirësohen. Ai ka theksuar se në punën për këto ndryshime duhet të angazhohen edhe specialistë të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët mund të japin kontributin e tyre në përmirësimin e legjislacionit për të riparuar defektet në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, Ndoka, pas takimit me Presidentin Topi, ka deklaruar se gjatë bisedës me kreun e shtetit, ai e ka garantuar atë për mbështetjen që grupi parlamentar i PDK-së do të japë për të gjitha reformat në Parlament. Ndoka tha, gjithashtu, se me kreun e shtetit ka diskutuar ndryshimet që duhet të bëhen në reformën zgjedhore. "Dëshirojmë, u shpreh ai, që dera e kreut të shtetit të jetë e hapur për gjithë faktorin politik, si për mazhorancën, edhe për opozitën, duke treguar një garanci institucionet dhe se Presidenti i Shqipërisë do të jetë garant i institucioneve edhe në të ardhmen". Ndërsa zyra e shtypit pranë Presidentit, nëpërmjet njoftimit të saj zyrtar, bëri të ditur se takimi mes Presidentit dhe kryetarit të PDK-së është në vijim të takimeve me kryetarë të partive politike parlamentare. Biseda mes tyre është zhvilluar rreth çështjeve kryesore të bashkëpunimit të mëtejshëm, edhe në kuadrin ndërinstitucional. Bashkëbiseduesit kanë vënë në dukje rëndësinë e përpjekjeve dhe hapave konkretë në drejtim të reformimit e përmbushjes së standardeve kryesore për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Ky është takimi i tretë që Presidenti i ri i Republikës bën brenda pak ditëve në postin e kreut të shtetit. Më parë, ai ka takuar kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. Të dy drejtuesit e partive opozitare kanë uruar kreun e shtetit për detyrën e re dhe janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë për realizimin e reformave integruese për vendin. Si Rama, ashtu edhe Meta, pas takimit kanë deklaruar se pjesë e bisedës së tyre me kreun e shtetit ka qenë reforma zgjedhore dhe reformimi i sistemit të drejtësisë, por ata kanë lënë të kuptohet se nuk është folur me emra të përveçëm dhe konkretisht për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, duke deklaruar se shpresojmë që kreu i shtetit do të respektojë Kushtetutën në vendimet që ai do të marrë gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Neni 149
Topi-Rama
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama, ku ka diskutuar për realizimin e reformave në vend
1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. 2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit. 3. Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm. 4. Prokurori i Përgjithshëm informon herë pas here Kuvendin për gjendjen e kriminalitetit.

Topi-Meta
Pas takimit me Ramën, Presidenti ka takuar kryetarin e LSI-së, Meta, për të dëgjuar mendimin e këtij të fundit për reformat

DEKLARATA

LSI-ja pranon shkarkimin e kryeprokurorit nëse vërtetohet se ka nëpërkëmbje të Kushtetutës

Topi-Ndoka
Gjithashtu, Presidenti ka pritur në zyrë edhe kryetarin e PDK-së, Ndoka, ku ka dëgjuar mendimin e tij për reformën e sistemit të drejtësisë

Vasili: Mjafton vetëm një shkelje për të hequr Sollakun
S
hkarkimi ose jo i kryeprokurorit Sollaku është kthyer në një nga temat e ditës më të diskutuara në politikën shqiptare. Drejtuesit e mazhorancës këmbëngulin në deklaratën e tyre për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke theksuar se në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ata do të kërkojnë sërish shkarkimin e Sollakut në Kuvend dhe më pas dekretimin e këtij vendimi nga Presidenti Bamir Topi. Gjithashtu, edhe drejtuesit e opozitës nuk janë shprehur më në mbrojtje të kryeprokurorit, ata, në deklaratat e tyre të ndryshme, kanë theksuar se puna në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme ka lënë mjaft për të dëshiruar. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar dje se LSI-ja vazhdon të mbetet e "mjafton vetëm një shkelje për të hequr prerë në qëndrimin e saj, se Prokurorin e Përgjidhe nuk ka nuk është pjesë e pazareve thshëm për të verinevojë për poste, qoftë ky edhe ai i fikuar shumë". Gjatë negociatave për Prokurorit të Përgjithshëm zgjedhjen e Presidentit të ri, LSI-ja u akuzua nga parti brenda spektrit të majtë se po bën marrëveshje me mazhorancën për zgjedhjen e Presidentit dhe si shpërblim do të marrë postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Deklarata, të cilat u hodhën poshtë nga drejtuesit e LSI-së si të pavërteta. Po dje, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Vasili, e ka rikonfirmuar edhe një herë këtë qëndrim, duke thënë se "LSI-ja vazhdon të mbetet e prerë në qëndrimin e saj, që nuk është pjesë e pazareve për poste, qoftë ky edhe ai i Prokurorit të Përgjithshëm". Ndërsa kryetari i PS-së, Edi Rama, pas prishjes së marrëveshjes me Kryeministrin Berisha, duke mos pranuar si kompromis për emrin e Presidenti shkarkimin e kryeprokurorit, është shprehur se opozita nuk e mbron kryeprokurorin, por nuk pranon të bëhet pjesë e pazaisht një mundësi gare në zonën 31. "Gjithreve politike, duke zgjedhur një monë, tha Ndoka, testet elektorale janë President në këmbim të shkarkimato që reflektojnë edhe dështimet e it të Prokurorit të Përgjithshëm. mazhorancës. Gjithmonë ndryshimet për "Ne, tha Rama, jemi të vetëdipërmirësimin e punës janë të mirëpritujshëm se kryeprokurori nuk e ka ra, por ato janë në optikën e Kryeministrit justifikuar besimin e dhënë, por dhe ai vendos sesi e ushtron autoritetin shkarkimi i tij duhet të bëhet sipër drejtimin e vendit". e.gj. pas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe jo në bazë të pazareve politike". e.gj.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili

Presidenti
Mësohet se kreu i shtetit do t'i vijojë takimet edhe në ditët në vazhdim me kryetarët e partive të tjera politike për të dëgjuar mendimet e tyre

Ndoka

Drejtuesit e mazhorancës i kujtojnë kreut të qeverisë se duhet të bëjë lëvizje në kabinet

“Ndryshimet në qeveri i vendos Berisha”
F
undi i shtatorit, fillimi i tetorit pritet të përf shihet nga ndryshime brenda kabinetit qeverisës. Kjo nuk është kërkuar vetëm nga aleatët e PD-së, por edhe nga deputetët e saj. Por, pas deklaratës se qeveria duhet të përfshihet në ndryshim, të gjithë theksojnë se kjo përgjegjësi i mbetet Kryeministrit Berisha për ta bërë në mënyrë më të detajuar analizën e punës së tij dhe për të riparuar mangësitë. Republikani Sabri Godo, para pak ditësh solli në vëmendjen e Kryeministrit korrupsionin, duke thënë se "kreu i qeverisë duhet të përfshihet nga ndryshimet për të luftuar korrupsionin që po zhvillohet në radhët e saj". Po kështu, edhe deputeti i PD-së, Preç Zogaj, para dy ditësh ka deklaruar se "kabineti në vjeshtë duhet të përfshihet nga ndryshimet dhe kjo për të mirën e tij". Deklarata, të cilat dje janë përsëritur nga kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i cili gjatë një prononcimi për shtyp ka

Kabineti në vjeshtë duhet të përfshihet nga ndryshimet dhe kjo për të mirën e tij

deklaruar se politika është test dhe mazhoranca për fatin e mirë pati rastin të testohet në elektoratin e Pogradecit, ku gjatë përballjes me opozitën fitoi një deputet dhe sigur-

SHQIP 4 KRIZA ENERGJETIKE

SHQIP 4

POLITIKE

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

Zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli, dhe nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, kërkojnë nga qeveria të mbajë përgjegjësi për situatën

Opozita kërkon dorëheqjen e Rulit
E majta nis ofensivën politike në kulmin e krizës energjetike

O

pozita ka nisur ofensivën, duke përdorur politikisht krizën energ jetike. E majta shqiptare dje enblock ka kërkuar largimin e ministrit të Energjetikes, Genc Ruli. Dy partitë kryesore të së majtës kanë kërkuar njëra pas tjetrës në konferenca të ndara për shtyp, as më pak e as më shumë, por dorëheqjen e ministrit Ruli, duke e konsideruar këtë akt si veprimin më minimal që mund të bëjë qeveria, e cila është përgjegjëse për krizën e rëndë dhe errësirën që ka pllakosur të gjithë vendin. Madje, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Genc Ruli, ka shkuar më larg, duke akuzuar qeverinë për abuzime në tenderat e linjave të transmetimit të energjisë elektrike. "Më e pakta që duhet të bëjë ministri i Energjetikës është të japë dorëheqjen. Le të dalë dhe t'u thotë qytetarëve, se përse në vitet e qeverisjes së tij energjia është blerë pa tendera", u shpreh Prifti. Nënkryetari i LSI-së ka akuzuar qeverinë, sepse ka çuar dëm investimet vitale në fushën e energjetikës. Duke dhënë vetëm dy shembuj, Prifti përmendi mungesën e zhvillimit të tenderit për ndërtimin e linjës së transmetimit Elbasan-Podgoricë, linjë e cila do të shtonte në 40 milionë kilovatorë në ditë sasinë e energjisë elektrike që do të importohej. Nënkryetari i LSI-

së, gjithashtu ka përmendur edhe vonesën në ndërtimin e termocentralit të Vlorës. Sipas deputetit Prifti, ky kolaps energjetik po i shkakton një dëm kolosal të gjithë ekonomisë së vendit dhe po largon çdo ditë e më shumë investitorët e huaj. Prifti pohon se tashmë e vetmja zgjidhje mbetet rritja e importit të energjisë në nivelet maksimale. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se qeveria duhet të importojë rreth 10 milionë

QEVERIA
Në 20 muaj nuk mund të zëvendësohet dot puna që nuk është bërë në 20 vjet", tha Ruli, duke e vënë theksin te puna që është bërë në këto dy vjet

kilovatorë energji në ditë. Ndërkaq, edhe Partia Socialiste ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Genc Ruli. Përmes një deklarate për shtyp, që është ndërprerë disa minuta, pikërisht për ikjen e energjisë elektrike, zëdhënësja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në realizimin e të gjitha premtimeve të bëra në 3 korrik 2005. "Asnjë vend i rajonit nuk rezulton të ketë një krizë energjie dhe errësira nuk e fsheh, por e nxjerr më në pah

paaftësinë e qeverisjes. Jepuni shansin shqiptarëve t'ju vlerësojnë jo për detyrën, por të paktën për gjestin qytetar, duke dhënë dorëheqjen nga detyra", i është drejtuar Kodheli ministrit Ruli. Ministri Dy ditë më parë, ministri i Energjetikës, Genc Ruli, pasi krahasoi prurjet në kaskadën e Drinit me Lanën, e cila këto ditë mbahet vetëm në sajë të output-it njerëzor të ulluqeve kryeqytetase, sqaroi se prurjet mbi lumin Drin gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2007 rezultojnë si mesatare mujore 145.3 metër kub në sekondë, nga 242.3 metër kub në sekondë, që është mesatarja e 60 viteve dhe 340 metër kub për sekondë që është mesatarja e 6-mujorit të parë të këtij viti. Kjo ka bërë që KESH-i, për të përballuar furnizimin me energji elektrike dhe për të krijuar rezerva hidrike në kaskadë, ka prodhuar gjatë 6-mujorit të parë të 2007-ës 1.61 miliardë kWh dhe ka importuar 1,4 miliardë KWh, pra një import në shifra maksimale, sipas Rulit. "Në këto kushte, për të ruajtur nivelin e kaskadës dhe për të mos u gjendur në një dimër edhe më të vështirë, KESH-i ka marrë masa, duke reduktuar konsumin e energjisë elektrike deri në 12 milionë kWh.

Qendrimet
PRIFTI
"Më e pakta që duhet të bëjë ministri i Energjetikës është të japë dorëheqjen. T'u thotë qytetarëve, se përse energjia është blerë pa tendera"

Qendrimet
KODHELI
Asnjë vend i rajonit nuk rezulton të ketë një krizë energjie dhe errësira nuk e fsheh, por e nxjerr më në pah paaftësinë e qeverisjes

RULI
"Kriza e energjisë nuk është vetëm e ktj vt, a e ëi ii s vtt t kla: ao ii ë aur j është rezultat i një mungese vullneti njëzetvjeçar për të kryer investime

INVESTIMET
Që nga hidrocentaiiKmntn rl oai ë vtn '5 n ii 8, ë Shqipëri nuk është ndërtuar anë brm i r sj ui i energjie dhe anë lnë sj ij interkonjeksioni

MAZHORANCA

Kryetari i Partisë Demokristiane i bëri thirrje opozitës që të mos përfitojë politikisht
as akuzave të opozitës, nga mazhoranca kanë ardhur zëra për bashkëpunim mes të gjitha palëve dhe të mos përfitohet politikisht nga kriza. Ka qenë kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili pas daljes nga Presidenca, u ka bërë thirrje socialistëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos e përdorin krizën energjetike për interesa të çastit. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se "kriza është një problem i gjithë faktorit politik shqiptar dhe në mënyrë të veçantë i qeverisjes. Ministri Ekonomisë, Ruli, shprehu qartë krizën që ka mbërthyer jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin. Pa diskutim që do të ishte normale krijimi i një grupi pune për të mos përfituar politikisht nga kjo krizë, por të arrijmë një zgjidhje afatgjatë". Propozimi konkret i kryetarit të Partisë Demokristiane, ishte ngritja e një komisioni të përbashkët në Parlament për shqyrtimin e situatës dhe furnizimin me zgjidhje urgjente. Ndoka theksoi se "asnjë faktor politik nuk duhet të japë kontribut që nuk ndihmon gjendjen, por me njerëzit dhe burimet e

P

Ndoka kërkon bashkëpunim: Zgjidhje e përbashkët për krizën
tjera që ata kanë të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës. Ndoka u shpreh se kemi disa ish-kryeministra, të cilët kanë pasur jo vetëm lidhje institucionale, por edhe miqësore, që mund të ndikojnë për ta zbutur sado pak krizën energjetike. Investimet Sipas kreut të Energjetikës, ka filluar puna për ndërtimin e Kalivaçit me fuqi 92 MW, ndërtimi i të cilit është zvarritur që nga viti '97, për shkak të kontratës koncesionare mjaft problematike. Gjithashtu, ka filluar zbatimi i ndërtimit të TEC-it të Vlorës, projekt i vitit 2002, ndërsa një javë më parë është nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës 400 kV Tiranë- Podgoricë,

"Asnjë faktor politik nuk duhet të japë kontribut që nuk ndihmon gjendjen aktuale"

"Ne kemi disa ishkryeministra, të cilët me përvojën e tyre mund të kontribuojnë pozitivisht"

rehabilitimi i të gjitha nënstacioneve 220 dhe 400 kV. "Kontratat e përmirësuara koncesionare që janë lidhur gjatë vitit 2006, kanë bërë që të fillojë puna në mjaft objekte, ku investimet nuk ishin kryer", tha ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Ai shtoi se me miratimin e ligjit të ri të koncesioneve, që garanton transparencë të plotë në lidhjen e kontratave dhe realizim të investimeve, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës janë paraqitur 120 kërkesa për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla: 28 prej tyre tashmë kanë kaluar tenderin. "Ky ka qenë dhe përqendrimi kryesor i punës në ministri, tha Ruli, me procedura tërësisht transparente, duke u garantuar gjithashtu investitorëve që energjia e prodhuar prej tyre do të blihet nga KESH-i". Situata, veçanërisht e zymtë energjetike, e përforcuar edhe nga deklaratat e vetë ministrit të Energjetikës, nuk premton asgjë të mirë për pjesën tjetër të vitit, kur orët e errësirës do të kombinohen me oraret e kufizimeve të KESH-it.

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

EKONOMI

SHQIP 5

Blerja e energjisë nuk mund ta zbusë krizën. Vendi vazhdon të ketë një deficit prej të paktën 3 milionë kilovatorë në ditë

Dritat, 17 milionë euro për gushtin
KESH-i do të importojë 7 milionë kilovatorë energji në ditë nga 10 kompani
ERVIN QAFMOLLA

orporata Elektroenergjetike Shqiptare ka lidhur kontratat për sigurimin e energjisë nga importi për muajin gusht, me vlerë 17 milionë euro. Totali i kësaj shume përkthehet në importe me vlerë mbi 560 mijë euro në ditë. Ekuivalenti në energji i parave të kontratave që KESH-i ka lidhur me kompanitë ndërkombëtare është rreth 7 milionë kilovatorë në ditë. Energjia e blerë për muajin gusht, që shënon pikun e konsumit në verë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të rajonit, është siguruar përmes formës së prokurimit me negocim. Nga shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave, u vendos që të negociohej me shoqëritë “EZPADA”, Cceki, GEN-i, Slloveni, “EGL”, Zvicër, “RUDNAP”, Serbi, “CEZ”, Cceki, “HSE”, Slloveni, “PÇ”, Gjermani “GSA”, Shqipëri dhe “EFT”, Zvicër. Sipas Korporatës, këto shoqëri u përzgjodhën pasi kishin ofruar çmimet më të ulëta. Kompanitë me të cilat janë kontraktuar vlerat më të mëdha të blerjes së energjisë, janë EFT, me 5,3 milionë euro, e ndjekur nga Rudnap me rreth 3,5 milionë euro dhe GEN me 1,9 milionë euro. Aktualisht vendi prodhon rreth 6 milionë kilovatorë energji, çka bashkë me importet përkthehet në 13 milionë kilovatorë furnizim në ditë. Duke qenë se nevojat për konsum llogariten në rreth 16 milionë kilovatorë në ditë, deficiti prej 3 milionësh përkthehet automatikisht në kufizime. Kjo do të thotë se muaji gusht paraqitet vërtet i rënduar siç paralajmëroi edhe ministri i Energjetikës, Genc Ruli. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vazhdon të nënshkruajë kontrata me vlerë mesatare 600-700 mijë dollarë në ditë, nëse mesatarizohen harxhet e importeve të energjisë elektrike për fundin e vitit 2006 dhe tremujorin e parë të këtij viti. Sipas shefit të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Istvan Szekely, nuk është shqetësim i momentit vendosja ose jo e taksës së sheshtë, por problemi kryesor mbetet zgjidhja e performancës së KESH-it. Buxheti i shtetit mund ta subvencionojë KESH-in deri në 45 milionë dollarë në një kohë që për importin e energjisë duhen mbi 200 milionë euro, ose rreth 270 milionë dollarë. Tashmë, përveç një krize energjetike që po kalon vendi, thatësira e vazhdueshme, si dhe çmimet e papërballueshme të energjisë së importit, parashikohet ta rëndojnë edhe më krizën. Kjo përkthehet në pasoja direkte në rritjen ekonomike, e cila ndonëse është projektuar në shifrat e 6% edhe për këtë vit, ka pak gjasa që të realizohet. Ndërkaq, përfaqësuesja e përhershme e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Ann Margarett Westin, ka deklaruar se kriza energjetike dhe ajo politike do t’i frenojnë treguesit e rritjes ekonomike për vitin 2007. Në hartën energjetike të Ballkanit, Shqipëria është i vetmi vend që

K

VENDIMI

“Ok” për TEC-in e Vlorës

P
Aktualisht vendi prodhon rreth 6 milionë kilovatorë energji, çka bashkë me importet përkthehet në 13 milionë kilovatorë furnizim në ditë. Duke qenë se nevojat për konsum llogariten në rreth 16 milionë kilovatorë në ditë, deficiti prej 3 milionësh përkthehet automatikisht në kufizime
ka burime, pothuajse 100% hidro. Kjo situatë përkthehet në dy vite krizash të përsëritura, në një kohë që parashikimet e motit flasin për periudha thatësire, veçanërisht për 2007-ën, ndërsa kërkesa dhe çmimet e energjisë në rajon nuk ka gjasa të ulen para vitit 2009, kohë kur pritet aktivizimi i kapaciteteve të reja prodhuese në Bullgari e në vende të tjera. Që në dhjetor të vitit 2005 u paralajmërua se viti 2007 parashikohej veçanërisht i thatë, dhe sektori hidrik do të prekej rëndë, sidomos në zonën e Mesdheut dhe në Ballkanin Perëndimor. Ndikimi i mbylljes së kapaciteteve bërthamore në Kozloduy të Bullgarisë paraqitet shumë i ashpër. Me mbylljen e këtij centrali bërthamor, një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve prodhuese do “të zhduken” me efekte negative mbi vetë Bullgarinë dhe vendet fqinje, në formën e një presioni shumë të madh dhe rritjeje çmimesh në Evropën Juglindore. Tradicionalisht, Bullgaria ka eksportuar drejt Greqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Rumanisë, duke përmbushur një pjesë të konsiderueshme të konsumit në këto tregje. Kjo do të thotë se mundësitë e Shqipërisë për të importuar nga këto vende janë ulur ndjeshëm, çka pasqyrohet jo vetëm në rritjen e çmimit, por edhe të energjisë së disponueshme në treg.

o dje u hap drita jeshile për ndërtimin e termocentralit në gjirin e Vlorës, i cili ndonëse ishte miratuar nga qeveria dhe donatorët, nuk kishte filluar ende të ndërtohej. KKRT-ja e Qarkut Vlorë miratoi në mënyrë unanime lejen për ndërtimin e kësaj vepre energjetike, çka do të thotë se nevoja e ndërtimit të TEC-it gjeti mirëkuptim nga të gjitha forcat politike të përfaqësuara në këtë institucion. Tashmë asgjë nuk i ndalon punimet në kantier, që sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, pritet të fillojnë menjëherë. Aktualisht po bëhet rrethimi i zonës ku do të ndërtohet TEC-i dhe me dhënien e lejes për fillimin e punimeve, do të nisë menjëherë edhe ndërtimi i tij. Projekti i TEC-it të Vlorës ka vite që shtyhet pa arsye, duke u trashëguar nga njëra qeveri te tjetra. Më në fund, ky vit do të shënojë fundin e sagës së këtij projekti të rëndësishëm, i cili pritet të përfundojë brenda 2009-ës. Nga dita kur fillojnë punimet për ndërtimin e TEC-it në Vlorë, e deri në përfundimin e tij, llogaritet të kalojnë gati dy vite të tjera, para se impianti të fillojë të prodhojë energji.

TREGTIA

Industria e tekstileve dhe e këpucëve shënoi rritje të shitjeve jashtë kufijve për 6-mujorin

hkëmbimet tregtare me Italinë shënuan rritje të konsiderueshme në 6mujorin e parë të vitit 2007, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT-i, për 6-mujorin e parë të këtij viti, vlera e mallrave të eksportuara zë një peshë të konsiderueshme në totalin e shkëmbimeve të tregtisë së jashtme me vendin fqinjë. Kështu, me Italinë vlera e vëllimit të eksporteve shqiptare kapi shifrat e 34,194 milionë lekëve, ose mbi 64,6% të vlerës së volumit të eksporteve, nga 48,491 milion lekë mallra të eksportuara gjithsej nga Shqipëria, me destinacion vendet e BE-së, etj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2006, vihet re se eksportet shqiptare u rritën në 6-mujorin e parë 2007 me 5,897 milionë lekë më shumë. Kështu, nga 28,297 milionë lekë që ishte vlera e vëllimit të këtyre mallrave më 2006, në gjashtë muajt e parë të 2007-ës, eksportet kapën vlerën e 34,194 milionë lekëve. Sipas INSTAT-it, eksportet për kategorinë “tekstile-këpucë” nga Shqipëria drejt Italisë, janë gati dyfish më shumë. Për kategoritë “tekstile” dhe “këpucë”,

S

Fasonistët rrisin eksportet me Italinë

vlera e vëllimit të importeve për gjashtëmujorin e parë kapi shumën e 11,425 milionë lekëve, ndërsa ajo e eksporteve, 21,675 milionë lekë, ose 10,250 milionë lekë më shumë. Industria e prodhimit të lëkurë-këpucëve në Shqipëri, për shkak të kostos më të

ulët të fuqisë punëtore nga vendet fqinje, në vitet e fundit vazhdon të tërheqë interesin dhe vëmendjen e biznesmenëve vendas dhe të huaj, për të rritur investimet në ngritjen e një sërë fabrikave dhe punishteve në zona të ndryshme të vendit. Por

ajo që vihet re gjatë kësaj periudhe, sipas INSTAT-it, është fakti se Italia renditet ndër tri vendet, krahas Gjermanisë dhe Maqedonisë, me të cilat vlera e vëllimit të mallrave të importit në shkëmbimet tregtare ka pësuar rritje të ndjeshme. Kështu, nga 175,870

milionë lekë mallra të importuara prej vendeve të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të tjera, mallrat dhe produktet e importuara nga Italia, kapin vlerën e 49,132 milionë lekëve ose 30.4% të vlerës totale. Nga 39,642 milionë lekë mallra të importuara nga Italia në 6-mujorin e parë të vitit 2006, vihet re se në të njëjtën periudhë të këtij viti, pra 2007, arritën në vlerën 49,132 milionë lekë, me një rritje prej 9,490 milionë lekë më shumë. Ndër mallrat kryesore të importuara nga Italia, renditen, grupe të tilla, si “tekstile dhe këpucë” me vlerë 11,425 milionë lekë, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 11,222 milionë lekë, “materiale ndërtimi dhe metale 7,634 milionë lekë, “ushqime, pije e duhan” me 4,566 milionë lekë, “lëkurë dhe artikuj prej lëkure” me vlerë 3,960 milionë lekë, etj. Edhe gjatë muajit qershor, shkëmbimet tregtare me Italinë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2006-ës, pësuan rritje. Sipas INSTAT-it, Italia ruajti të njëjtat pozita, duke u renditur e para në vlerën e vëllimit të mallrave të shkëmbyer, sidomos për importet, duke lënë pas Greqinë, Turqinë, Kinën, Gjermaninë etj.

SHQIP 6

AKTUALITET

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

Shpërthimi ndodhi në mes të kuzhinës, kur e gjithë familja ishte mbledhur rreth zjarrit
HETIMET BABAI BILANCI TRAGJIK
Sokol Kolgjini ka qenë më afër stufës së zjarrit ku ka shpërthyer granata ofensive dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen, përpara së të mbërrinin fqinjët

VAJZAT
Aida Kolgjini, dy vjeçe, ka vdekur në helikopter, teksa udhëtonte drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa e motra, katër vjeçe, Eva, është ende në gjendje të rëndë

GRATË
Nëna dhe gruaja shtatzënë e Sokolit, Jeta dhe Shemsie Kolgjini, u plagosën rëndë nga shpërthimi dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të qytetit të Kukësit

Dyshime edhe për hakmarrje

Granata vret babë e bijë në Kukës
Vdes në vend Sokol Kolgjini, ndërsa e bija, Aida dy vjeçe, shuhet rrugës për Tiranë
SULEJMAN DIDA

Aksidenti nuk është pista e vetme
Policia e Kukësit tha dje se nga hetimet paraprake ka rezultuar që shpërthimi në kuzhinën e familjes Kolgjini ka qenë aksidental. Por burime nga grupi hetimor, i ngritur për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, bëjnë të ditur se një krim i kryer para dy vitesh nga kryefamiljari Han Kolgjini, ka ngritur dyshimet se mund të bëhet fjalë edhe për një hakmarrje. Han Kolgjini është duke vuajtur dënimin në burg, për vrasje. Ai vrau dy vjet më parë Hajredin Peposhin, bashkëfshatar të tijin. Viktima dhe vrasësi kishin pirë së bashku përpara krimit. Për këtë arsye, vrasja u konsiderua si e kryer nën efektet e alkoolit. Por ekspertët e policisë nuk e përjashtojnë mundësinë që familja e viktimës Peposhi të ketë planifikuar hakmarrjen ndaj familjes së Kolgjinit. Megjithatë, krerët e Policisë së Kukësit janë treguar shumë të kujdesshëm për të mos deklaruar asgjë për këtë pistë, për sa kohë nuk ka prova bindëse që mbështesin dyshimet. Edhe nëse “hasmi” i Kolgjinajve do të kishte qenë i vendosur të vepronte sipas Kanunit, ai nuk do të kishte arsye të vriste fëmijë, çka është e papranueshme edhe për ligjet primitive të maleve. re.re.

jë 27-vjeçar dhe vajza e tij dy vjeçe kanë vdekur nga shpërthimi i papritur i një granate, ndërsa dy gra dhe një tjetër fëmijë rrezikojnë seriozisht jetën nga plagët e marra. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në fshatin Lusën të Komunës Ujmisht të Kukësit, në shtëpinë e Han Kolgjinit. Një granatë dore ofensive ka shpërthyer brenda në kuzhinën e familjes. Nga shpërthimi i fuqishëm ka humbur jetën në vend Sokol Han Kolgjini, 27 vjeç, i martuar me dy fëmijë, si dhe janë plagosur rëndë nëna e tij 50vjeçarja Jeta Kolgjini, bashkëshortja shtatzënë e Sokolit, Shemsie Kolgjini, 26 vjeçe, vajzat e tij Eva, 4 vjeçe dhe Aida 2 vjeçe. Dy fëmijët e vegjël, pasi kanë marrë ndihmën e shpejtë në Spitalin e Kukësit janë dërguar me helikopter drejt kryeqytetit, në Spitalin Ushtarak, por Aida dy vjeçe ka mbërritur e vdekur në Tiranë, ndërsa motra e saj e madhe po lufton ende me vdekjen. Lajmin fillimisht e bënë të ditur zyrtarët e policisë në Kukës, të cilët sqaruan se grupi hetimor, në përbërjen e të cilit është edhe prokurori i Kukësit, ndodhen në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Të njëjtin qëndrim shprehin edhe bashkëfshatarët e Kolgjinit dhe kryetari i Komunës Ujmisht. Askush nuk e di me saktësi se si është ndodhur granata në stufën e zjarrit, e cila nuk ishte ndezur që nga prilli a maji dhe mbahej mënjanë për të pritur dimrin. Fshati Lusën nuk njihet shumë për armëmbajtje pa leje, ose për protagonizëm kriminal. Por kryefamiljari i familjes Kolgjini, Hani, sipas burimeve të policisë, vuan prej më shumë se një viti dënimin me burg për veprën penale të vrasjes. Ai kishte vrarë një bashkëfshatarin e tij, me armë gjahu, pasi kishin pirë së bashku. Lidhur me granatën as njerëzit e familjes nuk e kanë ditur se ndodhej në stufën e druve. Rreth orës 13:00 të së martës, familja Kolgjini nga fshati Lusën i Komunës Ujmisht, të Rrethit Kukës, është mbledhur në kuzhinë, për shkak të freskimit të motit, ndërsa për shkak të mungesës së energjisë elektrike ka ndjerë nevojën të ndezë zjarrin për gatim. Një amvisë ka ndezur stufën e druve, mirëpo ky veprim ka qenë fatal për të gjithë familjen. Sapo stufa ka marrë temperaturën e duhur nga djegia e druve, brenda disa sekondave është dëgjuar një zhurmë e tmerrshme, e cila ka tërhequr vëmendjen e komshinjve, që kanë ardhur në moment pranë kuzhinës ku kishte ndodhur shpërthimi. Granata e fshehur në mjetin e metaltë të zjarrit, që për shumë kohë e kishin lënë pa punë nga moti i nxehtë, ka shpërthyer. Si pasojë, djali i madh i shtëpisë,

N

Sokoli, ka vdekur në vend, ndërsa kanë mbetur të plagosura nëna, bashkëshortja shtatzënë dhe dy vajzat e Sokolit, njëra prej të cilave, Aida, dy vjeçe, ka ndërruar jetë rrugës për në Tiranë. Përdorimi i granatave ka

dëmtuar rëndë edhe persona të tjerë më parë në Rrethin e Kukësit. Një vit më parë, një 30vjeçar në zonën e Kalisit, humbi gjymtyrët dhe shikimin, ndërsa e kishte përdorur granatën për të gjuajtur peshk.

Nga shpërthimi kanë gjetur vdekjen Sokol Kolgjini, 27 vjeç, dhe vajza e tij, Aida, dy vjeçe

Paraprakisht, shpërthimi konsiderohet aksidental, por nuk përjashtohet edhe hakmarrja

VRASJA
Han Kolgjini, i zoti i shtëpisë ku ndodhi tragjedia, ndodhet prej dy vjetësh në burg, i dënuar për vrasjen e bashkëfshatarit të tij, Hajredin Peposhi

Vlorë

AKSIDENTI

Shpërthimi ndodhi kur dy burrat po mundoheshin të riparonin sobën

Vlorë, dy të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit
S
hpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar plagosjen rëndë të dy banorëve të fshatit Panaja të Rrethit të Vlorës. Burime nga Spitali i qytetit të Vlorës, ku janë dërguar me urgjencë dy të plagosurit, bëjnë të ditur se ata kanë dëmtime dhe djegie të shkallës së tretë, në të gjitha pjesët e trupit, çka e ka vënë në rrezik jetën e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në banesën e Njazi Hoxhës. Vetë i zoti i shtëpisë dhe një i njohur i tij, Vladimir Merxhani, janë plagosur teksa ishin duke riparuar sobën e gazit. Bombola e gazit ka shpërthyer në mënyrë të menjëhershme duke i përplasur të dy në krahun tjetër të dhomës dhe duke u shkaktuar dëmtime shumë të rënda në trup. Familjarët kanë bërë të mundur transportimin e të dy personave për në Spitalin e Vlorës, transport i cili ishte mjaft i vështirë me makina të zakonshme, pasi dy të plagosurit kishin plagë të shumta. “Djegia është e shkallës së tretë”, tha mjeku i urgjencës që priti të martën në mbrëmje Njazi Hoxhën dhe Vladimir Merxhanin. Mjekët e SHPËRTHIMI urgjencës thanë Presioni i se kanë kërkuar përplasi pas transportimin e murit Njazi dy të plagosurve Hoxhën dhe në Spitalin UshtVladimir arak të Tiranës, Merxhanin për një ndërhyrje më të specializuar. Hoxha dhe Merxhani kanë mbërritur dje në Spitalin Ushtarak, ku u janë nënDJEGIA shtruar disa ndëTë dy kanë rhyrjeve kirupësuar rgjikale. Burime djegie të nga ky spital shkallës së bënë të ditur se tretë në të gjendja e të dyve gjithë trupin është mjaft e rëndë, pasi janë djegur në të gjithë trupin. Pjesa e fytyrës, e toraksit dhe këmbët janë pjesët më të dëmtuara, ku djegia është e thellë dhe ka shkaktuar probleme serioze edhe në qarkullimin e gjakut. M. Mërkuri

Vdes në det 16-vjeçari
Një 16-vjeçar është mbytur mesditën e djeshme në plazhin e Zvërnecit. Fëmija kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur në bregdetin e Vlorës për të kaluar pushimet te të afërmit e tij, në fshatin Panaja. Ai ishte nisur qysh në orët e para të mëngjesit me kushërinjtë e tij nga Panajaja për në plazhin e Zvërnecit. Bruno Meta, që po argëtohej me dallgët e mëdha, ka tentuar të hidhet në ujë nga një lartësi e madhe, çka ka rezultuar fatale për të. Hedhja nga lartësia i ka shkaktuar 16vjeçarit një traumë të fortë në shtyllën kurrizore. Ai nuk ka mundur të dalë përsëri në sipërfaqe. Kanë qenë kushërinjtë e tij ata që kanë nisur kërkimin, derisa e kanë gjetur në thellësi të detit. Brunoja është tërhequr më shumë vështirësi drejt bregut dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Vlorës. Mjekët e këtij spitali thanë se 16-vjeçari kishte thyer shtyllën kurrizore, pasi ishte përplasur me forcë në rërë. Ma.Me.

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

AKTUALITET

SHQIP 7

Skënder Cano ka mësuar pjesëmarrësit e masakrës së Cërrikut të përdorin kundërtankun

Burg metalurgut të akuzuar si truri i bandës
D
eri më dje, ai njihej si ish-ushtara ku që kishte qenë truri i grackës në të cilën ranë efektivat e Gardës më 23 maj të vitit 1997. Njeriu, të cilit i atribuohet mësimi dhe trajnimi i pjesëmarrësve në masakrën e Cërrikut 10 vjet më parë, quhet Skënder Cano, por nuk ka qenë kurrë ushtarak. Ai ka qenë metalurg dhe dje është sjellë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, pasi akuzohet nga prokuroria si pjesëmarrës aktiv në ngjarjen e rëndë, për të cilën deri tani janë vënë zyrtarisht nën akuzë 9 persona. Gjatë seancës gjyqësore, 52-vjeçari Skënder Cano nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura prej prokurorisë. Ai ka deklaruar se në polici ishte trajtuar mirë dhe se nuk kishte asnjë pakënaqësi. Gjithashtu, në fjalën e tij Cano ka thënë se gjatë gjithë jetës nuk ishte marrë asnjëherë me krime dhe se nuk kishte pasur të bënte me drejtësinë. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se nuk ka qenë kurrë ushtarak, por metalurg dhe si i tillë nuk kishte se si t’i kishte mësuar pjesëmarrësit në masakër të përdornin armët. Nga ana e tyre, prokurorët e çështjes kanë paraqitur argumentet, duke thënë se 52vjeçari kishte qenë pjesëmarrës aktiv në ngjarjen e vitit 1997 dhe për këtë arsye akuzohej për veprën penale të “vrasjes, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”. Akuza ka kërkuar mbajtjen në burg të Canos, përkundrejt lirimit që ka kërkuar avokati i të pandehurit. Në përfundim të seancës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Skënder Canon, duke e çuar në 9 numrin e personave të akuzuar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë. Tri ditë më parë, ministri i Brendshëm, në një konferencë për shtyp, ka pohuar se numri i të arrestuarve për këtë ngjarje do të rritet në ditët në vazhdim. F. Serjani

Autoritetet kishin paralajmëruar kontrolle të rrepta, por shifrat vazhdojnë të mbeten alarmante

Dështojnë masat, policia mposhtet nga aksidentet
Dy raste të rënda në kryeqytet mobilizojnë rrugorët
ksidentet vazhdojnë të mposhtin policinë, pavarë sisht se shpeshherë është deklaruar se janë marrë masa të shumta për parandalimin e tyre. Madje, eprorët e policisë kujtohen t’i shtojnë masat sa herë që ndodhin aksidente të rënda. Një i tillë ka ndodhur edhe dy net më parë në Ndroq të Tiranës, ku një djalë i ri ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, ndërkohë që, nga ana tjetër, policia ka njoftuar për rritjen e masave. Burimet policore bënë të ditur se kanë intensifikuar punën në drejtim të forcimit dhe disiplinimit të përdoruesve të rrugës, me synim rritjen e sigurisë rrugore. Masat erdhën pas dy aksidenteve të rënda, ku në njërin prej tyre u shua një familje, ndërsa në tjetrin gjeti vdekjen një adoleshent. Ndërkohë, masa të shumta janë marrë edhe në drejtim të përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, kontrollit të territorit në zonat turistike gjatë sezonit veror, si dhe përballimin e lëvizjes së këmbësorëve si në qytet ashtu edhe në zonat rurale. “Për përsosjen dhe organizimin e këtij shërbimi, janë marrë masa në vendosjen e shërbimeve në bazë të një plan–vendosjeje në akset rrugore Tiranë–Vorë–Durrës dhe në aksin rrugor Tiranë–Ndroq–Plepa”, detajuan burimet zyrtare nga policia. Megjithatë, refreni për marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve, është dëgjuar sa herë kanë ndodhur aksidente të rënda dhe pavarësisht tyre, ende vazhdon që aksidentet të shënojnë shifra të larta me pasojë vdekjen e personave. Por, policia deklaron se kontrolle të shumta për drejtuesit e mjeteve janë ushtruar në drejtim të atyre, të cilët qarkullojnë me targa të huaja dhe pa dokumentacionin përkatës, duke bërë kështu edhe evidentimin me një formular tip. Madje, si rezultat i masave të marra dhe kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara nga specialistët e policisë rrugore, vetëm gjatë një dite janë vendosur 124 masa administrative. “Për parakalime të gabuara janë vendosur 38 masa administrative, për parkim të gabuar janë vendosur 30 masa administrative, për ecje tej normave të lejuara të shpejtësisë janë vendosur 40 masa administrative dhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit janë vendosur 10 masa administrative. Megjithatë, kohët e fundit, duket se është zbehur lufta ndaj kontrollit të policisë rrugore nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi pavarësisht masave të marra vazhdojnë të ndodhin shumë aksidente. Kohë më parë, krerët e Ministrisë së Brendshme kanë deklaruar se do të marrin masa të rrepta edhe për policët, të cilët nuk zbatojnë me rigorozitet ligjet dhe normat në fuqi për parandalimin e aksidenteve rrugore, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik.

Aksidenti

A

Përplaset makina me motorin, vdes i riu
Dy net më parë, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën e Ndroqit. Shërbimi i qarkullimit rrugor kreu arrestimin e Leonidha Sulejman Marlekës, 52 vjeç, banues në Tiranë. Ky person, duke qarkulluar në aksin rrugor Ndroq–Tiranë, në afërsi të urës së Beshirit, me automjetin e tij “Seat” me targa të huaja, është përplasur me mjetin motoçikletë pa targa, me drejtues shtetasin Klodian Isuf Kodra, 17 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas ka aksidentuar këmbësorin Gentian Sulejman Çali, 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Marleka ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë është prangosur nga policia.

Ekstradimi

Italia sjell në Tiranë vrasësin e trefishtë

Ekstradohet nga Italia i dënuari përjetë për vrasje të trefishtë në Kurbin. Sipas Policisë së Shtetit, në orët e drekës është ekstraduar nga Roma Përparim Matja, i kërkuar nga drejtësia shqiptare që prej dhjetë vjetësh. Sipas vendimit të Gjykatës së Kurbinit, Përparim Matja, në bashkëpunim me Besnik Zanin, më datën 16 shkurt të vitit 1994 kanë vrarë me armë zjarri tre vëllezërit, Avni, Agron dhe Myslym Murati. Lidhur me këtë ngjarje, gjykata kishte shpjeguar se njërit prej vëllezërve Murati i kishin vjedhur bagëtinë dhe për këtë arsye ata dyshonin te Besnik Zani dhe Përparim Matja. Në datën e lartpërmendur, të tre vëllezërit po ktheheshin nga një rast vdekjeje për në shtëpi në fshatin Golen, kur te kryqëzimi i rrugëve të këtij fshati janë takuar me dy të dyshuarit për vjedhjen e bagëtive, Besnik Zanin dhe Përparim Matjan, të cilët mbanin edhe armë në duar. Matja dhe Zani kishin dëgjuar se tre vëllezërit Murati kishin hapur fjalë në fshat se bagëtitë i kishin vjedhur këta të dy. Për këtë arsye dhe pa e diskutuar fare vjedhjen e bagëtive, Matja dhe Zani kanë qëlluar me armë mbi tre vëllezërit Avni, Agron dhe Myslym Murati, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Më pas, të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe për këtë u gjykuan në vitin 1997, ku morën dënim me burgim të përjetshëm për veprën penale që kishin kryer. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Përparim Matja dhe vënia përballë drejtësisë për veprën penale të kryer. Në Aeroportin e Rinasit, ai i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

SHQIP 8

OPINION

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

YLLI MANJANI

N

jë zot e di se si do ta zgjidhë Presidenti i sapozgjedhur ekuacionin me disa të panjohura që mazhoranca e sotme qeverisëse i ka shtruar atij për zgjidhje. Deputetë, ministra e ish-ministra e kryetarë partish i kërkojnë Presidentit të vendit të reformojë drejtësinë e të heqë Sollakun, pa shkelur Kushtetutën dhe duke respektuar ligjet. Presidentit të vendit do t’i duhet të gjejë një zgjidhje ligjore e kushtetuese të këtij ekuacioni edhe në kontekstin e premtimeve të tij publike për respektim të Kushtetutës dhe bashkëpunim me opozitën e qeverinë. Çdo ditë Presidentit i kërkohet padrejtësisht, madje në mënyrë jokushtetuese të reformojë sistemin e drejtësisë. Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të propozojë ligje në Kuvend, kështu që reformat nuk mund të jenë përgjegjësi direkte e tij, por, në radhë të parë, e vetë qeverisë që praktikisht propozon mbi 90% të projektligjeve. Qeveria për nga vetë kapaciteti teknik që zotëron është institucioni kushtetues përgjegjës për inicimin e reformave në vend. Ajo ka për detyrë të harmonizojë kontributet dhe të sigurojë vendimmarrje konsensuale për reformat edhe në fushën e drejtësisë. Kështu që hedhja e përgjegjësisë te Presidenti është shfaqja më e dukshme e papërgjegjshmërisë së një qeverie dhe një mazhorance qeverisëse. Sado që qeveria përpiqet të “lajë duart” nga përgjegjësia, sado që maxhoranca përpiqet të parafajësojë Presidentin e Republikës për dështimet e pritshme të kësaj reforme, përsëri ajo mbetet përgjegjësja kryesore për moskryerjen e reformave. Qeveria dhe mazhoranca

do të bënin mirë t’i ktheheshin tryezës së konsensusit, ku duhen projektuar e realizuar reformat dhe jo të kërkojnë rrugë të pamoralshme për të legjitimuar reforma të njëanshme, dhe as për të zbuluar “armiqtë e rinj” të reformave në drejtësi. Kjo taktikë tashmë është provuar si e dështuar. Rendja për të ngarkuar me përgjegjsi Presidentin e Republikës për reformat në drejtësi, është në të vërtetë shprehje e faktit se kjo qeverisje nuk ka në fokus drejtësinë dhe reformimin e saj, por njerëzit që punojnë në këtë sistem. Ekuacioni që shtron për zgjidhje sot qeveria është reforma në drejtësi me të gjitha të panjohurat nga njëra anë e barazimit dhe, nga ana tjetër, koka e Sollakut, e me këtë rast të gjitha kokat e tjera të drejtësisë që nuk i shkojnë sipas fillit mazhorancës dhe të gjithë zullumqarëve të djeshëm e të sotëm. Këtë ekuacion Presidenti i Republikës duhet ta zgjidhë në një kontekst kushtetues, i cili nuk parashikon dot një zgjidhje për ekuacione të tilla. Me sulmin që po i bën edhe Presidentit të ri, qeverisja dhe në tërësi politika e ditës, po kërkon një fajtor për dështimet e ardhshme dhe jo një faktor për nxitjen e reformave reale në drejtësi. Nëse ky presion do të vazhdojë, ka shumë gjasa që edhe zoti Topi të shpallet fajtor nga qeveria për dështimin e reformave në drejtësi. Ekuacioni politik që mazhoranca i ka dhënë për zgjidhje Presidentit të vendit është qëllimisht i vështirë. Atij i kërkohet heqja e Sollakut, kur nuk ka shkaqe ligjore e kushtetuese për ta bërë një gjë të tillë, kur Gjykata Kushtetuese në mënyrë të

EKUACIONI
përsëritur ka vendosur se kryeprokurori hiqet vetëm për arsye të parashikuara në Kushtetutë, kur Kuvendi (përfshirë edhe deputetët që flasin) as nuk ka tentuar të përcaktojë një kuadër ligjor adekuat për funksionimin e prokurorisë, kur legjislacioni i bollshëm në këtë fushë është tërësisht i pasistemuar e shpesh kontradiktor, kur sistemi i dhënies së drejtësisë në tërësi është jofunksional dhe në dëm të interesave të publikut, kur të gjithë përfaqësuesit e shtetit para se të ulen e të zgjidhin problemet në zyra, nxitojnë të dalin në media e të shajnë pa asnjë parim (qoftë edhe me të drejtë) cilindo gjykatës e prokuror të Republikës. Edhe në ato pak raste kur politika bëhet bashkëpunuese, gjendet zgjidhja më e shkurtër, ajo e heqjes së mandatit të funksionarëve të drejtësisë duke ndryshuar Kushtetutën e vendit, që në fakt është zgjidhja më antishtet e mundshme. Kushdo që ka sado pak interes për reformat në drejtësi, e ka të qartë se rrokada e emrave pa reforma strukturore e standartizuese është dështake dhe e pavlerë. Reforma në drejtësi nuk fillon e as mbaron me zëvendësimin e Sollakut e as të të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve aktualë të marrë së bashku. Në radhë të parë, reformës sonë të drejtësisë i mungon vizioni. Politika e sotme (fatkeqësisht e të gjithë krahëve) as që e mendon se ç’fytyrë e sjellje do t’i japë sistemit të drejtësisë në vend. Të thuash se nuk më pëlqen Sollaku, pa përcaktuar në një ligj të ri e të ndryshëm nga ai i sotmi, modelin e drejtuesit dhe vizionin e institucionit të

akuzës, jo vetëm që nuk mjafton, por nuk është garanci se prokurori i ri do jetë më i mirë. Çështja që shtrohet për zgjidhje është se si të konceptohet e të shndërrohet sistemi i drejtësisë në shërbim të shtetasve të këtij shteti e jo të vazhdojë të jëtë makthi i jetës së tyre. Çështja është që si akuza publike të jetë përfaqësuese e interesave legjitime të shqiptarëve dhe jo ta shndërrojmë atë në arenë tifozësh ku ca janë me Sollakun e ca janë kundër tij. Çështja është se si prokuroria të arrijë të thërrasë për hetim Kryeministrin dhe ministrat e këtij shteti sa herë që ata shkelin ligjet e këtij vendi, siç ndodh rëndom në demokracitë perëndimore me të cilat krahasohemi sa herë na intereson. Reformat e mëdha kërkojnë kontribute dhe konsensuse të mëdha. Në se Presidenti i ri i vendit do të siguronte tryeza të gjera politike në këtë funksion, mendoj se ai do ta kryente më së miri punën e tij. Por është e tepërt ta bësh atë përgjegjës për reformat e munguara në Kuvendin më të njëanshëm politik që pas 1997-ës. Qeveria shqiptare sot do bënte mirë të hidhte ndonjë hap në këtë sektor, sepse deri më sot nuk qullosi gjë. Ka dy vjet që flet për Sollakun e Gjermenin, por harron të ndërtojë ndonjë sallë gjyqi, ose të rrisë rrogat e gjykatësve. Në dy vitet e fundit qeveria ka marrë shumë pak nisma ligjvënëse për reformat në drejtësi, gjysmat e të cilave janë goditur nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetuese. Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë të krenohet me disa ndryshime në Kodin Penal që i gjeti gati nga qever-

ia e mëparshme, por duhet të iniciojë një reformë të thellë penale. Qeveria dhe mazhoranca e sotme në vend të që merren me stigmatizimin e Sollakut, do bëjë mirë t’i thërrasë mendjes e të marrë përgjegjësitë qeverisëse në vend për të zhbllokuar impasin që ka pllakosur në organet e drejtësisë, të cilat nuk arrijnë as të hetojnë për skandale të mëdha financiare si ajo e prokurimeve pa projekt e pa fonde të përcaktuara. Sot është koha e marrëveshjeve të mëdha, ku duhet të mbizotërojë fryma e konstitucionalizmit dhe jo e zullumit të zullumqarëve. Një pakt i madh që respekton pavarësinë e gjyqësorit është i nevojshëm. Nuk mund të shahen e të telendisen gjyqtarët e prokurorët e këtij vendi sipas orekseve të të mllefosurve politikë në pushtet ose në opozitë, kudo qofshin. Ata janë zyrtarë të shtetit, sjellja e të cilëve është e verifikueshme në jetë të jetëve. Ata, në dallim nga politikanët, janë zyrtarë që firmosin e vulosin nën përgjegjësinë e tyre direkte. Ditën që politikanët nuk do të sulmojnë në media gjykatës e prokurorë, do të jetë dita e fillimit të reformës së vërtetë. Ka shumë gjëra për të të bërë në këtë fushë, por duhet vullnet. Ky vullnet mungon dhe, për fat të keq, as nuk ke ku ta kërkosh. Nuk besoj se te ky Kuvend, në përbërjen e të cilit ka dushk dhe dushkarë, do të gjendet një vullnet i tillë. E nëse reforma zgjedhore, siç parashikojnë “gojët e liga” nuk do të bëhet, as Kuvendi i ardhshëm nuk do t’u shpëtojë dushkarëve. Kështu, ekuacioni i reformave në drejtësi bëhet edhe më i vështirë… Ndërkohë do të na duhet të kërkojmë ndihmën e zotit, që të mos kemi ndonjë hall me drejtësinë. Shpresojmë që matematika e Presidentit të gjejë një zgjidhje të drejtë për këtë ekuacion të vështirë.

NDUE DEDAJ

Bunkerët e (fanta) luftës së ftohtë Njeriut, në mënyrë të habitshme, i qëllon që herë pas here të“zbulojë” një copë Shqipëri që nuk e njihte më parë. Dhe pse e kishte te pragu i derës. Madje, shpesh duke qenë dyfish njohje, e para se shkel në një territor vërtet të pashkelur, për arsye se deri vonë aty ishte “zonë ushtarake” (e ndaluar të kaloje); së dyti, dhe kur ndalim-kalimi ra me gjithë postblloqet, zona e ndaluar thuajse mbeti sërish ashtu, por tashmë në një kuptim tjetër, në atë të braktisjes, shkretimit. Lexuesi e mban mend kur vite më parë shkelën vizitorët e parë në mjediset dikur tabu të parkut “mbretëror” të Pallatit të Brigadave, sikur ajo “zonë e ndaluar” të mos kishte qenë mu në zemër të kryeqytetit, po diku larg në lëndinat e Korabit aTomorit. Sidoqoftë, në këtë shkrim nuk është fjala për të risjellë dhe njëherë në vëmendje të kaluarën e një “populli ushtar” apo thjesht mjediset dikur të zaptuara nga repartet ushtarake, por për t’u fokusuar dhe në shumë vende të tjera të virgjëra, “copëza” Shqipërie që nuk i njohim, që i kemi lënë pas dore, dhe pse janë perla mahnitëse, aspak fshehur mes kreshtash alpine, por në bregdetin tonë ende pa formë.Vetëm një shkëmb e ndan plazhin dhe portin e vogël të Shëngjinit nga një masiv i virgjër bregdetar, që zgjatet mrekullues rreth 15 kilometra deri nëVelipojë. Një zonë e mirëfilltë turistike, me gjithçka dhuratë natyrore dhe me asgjë njerëzore në të. Një peizazh i kërkuar për syrin e reporterit, turistit, vizitorit, me ujin e kthjellët e të pastër të detit, rërën e shkriftë, gurin tërheqës, rrugëzat e këndshme, pishat për çlodhje e freski, të mbjella në vitet e socializmit gjithkund bregut, dhe me një resurs të veçantë, “Ranën e Hedhun”, një pikturim i rrallë që deti i ka bërë malit, aty ku shpati shkëmbor zbret drejt e në ujërat e kripura. Kanë mundur ta kalojnë pragun e përtejportit vetëm disa makineri të rënda të ushtrisë, që po e hapin disi rrugën, dy-tre fuoristrada dhe kaq. Është, megjithatë, një copë Shqipëri e lakmueshme, si një ëndërr që nuk ke dëshirë të mbetet më e atillë, por që nuk e ke mundësinë për ta materializuar, vetëm për dy-tri kilometra rrugë shkëmbore, aq sa duhet për t’i ardhur rrotull atij shkëmbi të “nëmur” që ndan Shëngjinin nga… Shëngjini! Ka qenë krejtësisht i bunkerizuar ky rajon bregdetar, ende mbase në tapi të ushtrisë, i militarizuar teh për qosh, sa pamjen stoike krejtësisht militare të tij e kupton vetëm po të shkosh aty, ku nga çdo e çarë shkëmbi shfaqet një grykë zjarri e maskuar, bunkerët e pafundmë hijerëndë, tunelet e mëdhenj që qarkojnë bregun, transhetë ndërlidhëse, frëngjitë sa

Shqipëria që nuk njohim
Bregdeti “bunker” nga Shëngjini në Velipojë, e të tjerë
për të nxjerrë grykën e topit. Ato objekte, gjysmë të rrënuara, dëshmi të një mundi mbinjerëzor dhe të një fantalufte të çmendur të periudhës së Luftës së Ftohtë, janë në pritje, po të kujt ama? Përpos reporterëve, sidomos të huaj, kineastëve të filmit dokumentar, peshkatarëve, kalimtarëve të rastësishëm, a do të kthehet ky vend i përdorshëm për të gjithë? Dikush thotë se kur të bëhet rruga, ato “hiena” të betonta gjysmë të nëndheshme mund të shndërrohen në disko, sikur vetëm ky të jetë tregu i kohës për argëtim dhe biznes fitimprurës. “Shkëmbi i Pëllumbave”… të tranzicionit! Ky rajon bregdetar ka mbetur në harresë të plotë, i panjohur e i pashfrytëzuar dhe për faktin tronditës se rruga për atje ka qenë gjithmonë një rrugë mushkash, natyrisht deri tek ajo, “Rana e Hedhun”, se më përtej as që bëhet fjalë, duhet çarë shpati i malit për të kaluar qoftë dhe mushkat. Por aty ku mund të merret si hyrja për në bregdetin e “vdekur”, ka filluar të ndodhë ndryshimi. Dikush i ka dalë përpara punës. Ajo që nuk dihet është nëse ka apo jo ndonjë plan rregullues për gjithë atë bllok banesash në ndërtim sipër shkrepit të Portit. Mure të shumtë rrethues ngastrash, që paralajmërojnë “kështjellëzat” e ardhshme të turizmit, hotele, bare, pishina, vila moderne, parkingje. Të zotët e tyre nuk janë njerëz të thjeshtë, të thonë, nuk kanë si të jenë sigurisht, përkundrazi thuhet se ndër poseduesit e atij “blloku” ndërtimor janë dhe individë të pushtetshëm nga Tirana, të djeshëm dhe të sotëm, të cilët mbase e kanë pasur më të lehtë të “ngulnin” piketat e para e pastaj të hapnin themelet. Nuk e njohim mirë toponiminë e këtij vendi, por mbase diku këtu duhet të jetë dhe ai “Shkëmbi i Pëllumbave” i përfolur vite më parë, ashtu si“shkëmbinj” të tjerë të ngjashëm të “pëllumbave” të tranzicionit kaotik, në të gjithë vijën bregdetare nga Jugu në Veri, ku siç dihet ka pasur dhe “përleshje” si në Kakome apo gjirin e Jalës me fadromat e policisë ndërtimore, në përpjekje për të vendosur ligjin dhe rregullin në administrimin e bregdetit… Në këtë territor të pasurish, se si të ngjan ai i foluri romantik i idealistëve, se nëse do të kishte një rregull apo strategji, në këtë bregdet do të kishte qenë e mundur të kishin pjesë, si të thuash ngastrën e tyre, të gjitha familjet e trevave të Veriut dhe jo vetëm“familjet e mëdha”, që më së shumti u bënë të tilla me (pu)shtet, apo biznese të rrjedhura prej aferave korruptive, lidhjeve me pushtetin e tenderave etj. “Korridori 10”(?) dhe masterplani i munguar për zhvillimin e turizmit shqiptar Kaq e mundur dhe njëherësh kaq e pamundur, ta kesh tëndin - vendin tënd? Në këtë rajon turistik verilindor pritet, gjithsesi, një rrugë bregdetit, për të shkuar pastaj normalisht në Velipojë për një çerekore, në Ulqin në më pak se një orë. Mbase më e mira do të ishte që bregdetin shqiptar ta kishte përshkuar i ashtuquajturi “Korridori 10”, që do të niste diku në Evropën e epërme e do të mbërrinte deri në tokën helene. Por, nëse korridoret gjeostrategjike si ky do të mungojnë dhe për shumë kohë këndej nga ne, shtetit shqiptar nuk i falet ta lërë kështu, shkretan, bregdetin e të gjithëve. Ndërkohë që, qysh nga koha e Titos, rruga bregdetare shtrihet gjithkund nëpër Malin e Zi, nga derdhja e Bunës, në Ulqin,Tivar, Budva e më tej në territorin kroat, në Dubrovnik etj. Kush e di se për ç’mallkim e paradoks vetëm bregdeti ynë është i papërshkuar nga rruga bregdetare. Pa e mohuar atë që është bërë në disa plazhe (Sarandë, Vlorë, Durrës, Velipojë) apo dhe diku tjetër, në mënyrë të fragmentarizuar apo spontane, a nuk duhet pyetur më në fund: kemi apo nuk kemi ne një strategji kombëtare për turizmin bregdetar e jo vetëm për atë? Por mund të shtrohet dhe një tjetër pyetje: çfarë do të bënin shtete si Gjermania apo Austria që natyra nuk i ka favorizuar të kenë dalje në det, nëse do të kishin luksin ta kishin bregdet gjithë gjatësinë e kufirit të vet, le të themi perëndimor dhe për më tepër bregdet mesdhetar? Një minierë e pashoqe në natyrë, minierë rëre dhe uji deti, që do ta bënte jo pak të shëndetshëm ekonomikisht këtë vend, i cili do të krijonte shanse për ta zhdukur varfërinë e këtij populli, në kushtet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë. Po mjerisht, këto shanse, deri tash i kemi humbur për shkak të mungesë së politikave të zhvillimit. Dhe pse dikur qe folur për “zona të lira” të zhvillimit ekonomik, po që si duket ishin të tipit “Shqipëria, një euro”. Bregdeti ende nuk ka dalë nga suaza e demagogjisë politike për fushata elektorale, i lënë jashtë vëmendjes së shoqërisë, si për të qenë në “vëmendjen” e ca pak të interesuarve, të cilët vazhdojnë të përfitojnë nga kadastra e tij e çrregullt, ngaqë nuk janë vënë pikat mbi “i”, se nuk ka një projekt madhor, një masterplan, një hartë që nuk i ndërrojnë konturet sa herë ndërrohen qeveritë. Bregdeti lipset të jetë si një Kushtetutë, ku asnjë palë të mos mund të bëjë ndryshime, sa e si t’i dojë qejfi. Të shkon mendja se do të ishte ideale që në këtë sezon të ndërmerrej një referendum me pushuesit se si do ta donin ata bregdetin e tyre, që vitin tjetër të mos e braktisin dhe ata. Madje, dhe te një ftesë për lëvizjen “Mjaft”, që ndonjërën nga ato protestat e saj qytetare ta zhvendosë pikërisht në pjesën tjetër të Shëngjinit, atë të “bunkerëve”. Me qëllim që kjo Shqipëria që nuk njohim të nisë të zhbunkerizohet realisht. Bregdeti e meriton një kadastër turistike me kufij të mirëvendosur, ashtu si dhe një guidë shtetërore serioze. Është vështirë të thuhet sa kanë lëvizur ujërat, sa kanë ndryshuar gjërat me ritmet e duhura, ku dhe para 150 vjetësh, kur këndej kalonte George Hahn, kështu ka qenë të paktën ky rajon bregdetar, veri-perëndimor, me një gjatësi të konsiderueshme. Dijetari dhe konsulli austriak e shihte Shqipërinë të “shpërngulur” pikërisht këtu, të përqendruar në bregdet, por jo në mënyrë kaotike. Sigurisht, ai asokohe nuk mund të mendonte se vërtet do të vinte një ditë që bregdeti do të “pushtohej”, ama jo nga njeriu, por nga makina shtetërore ushtarake e bunkerizimit, në luftë me imperializmin dhe Flotën VI amerikane, “luftë” për të cilën këndonin dhe rapsoditë e kohës. Episodi i fundit i kësaj qëndrese “heroike” ishte një fjalim i fishkur i Enver Hoxhës një vit para se të mbyllte sytë, i cili u kujtonte shqiptarëve krenarinë e bregdetit të fortifikuar, ku do të thyenin kokën të gjithë armiqtë që do të guxonin... (Fjala e urtë thotë se bota “rrotullohet”, kreu i SHBA-së Xhorxh Bush jo vetëm do ta përmendte bregdetin shqiptar në një intervistë nga Uashingtoni, po do të merrte dhe vetë rrugën të vinte drejt e në vendin e shqiponjave, i mirëpritur siç e donin nderet qeveritare e tradicionale - jo vetëm pa “luftë” flotash, po dhe pa asnjë tullumbace antiamerikane). E nëse ata, imperialistët, nuk e patën fatin e keq t’i linin kockat në këto

brigje, të paktën ne vetë të mos e lëmë fatin tonë të na rrjedhë kot së koti, me kaq shumë det dhe… pa “bregdet”! Paradoksi: tharja e kënetave dikur dhe një bregdet “kënetor” sot(!) Kemi një Shqipëri që nuk e “njohim”, të braktisur në male, po dhe në bregdet, si dhe në fushat e pamata diellore, që janë lënë djerr e nuk prodhojnë më as luledielli. Kemi një Shqipëri që i kemi borxh të gjithë, në radhë të parë politika e këtij vendi. Historia sigurisht që do t’ia numërojë një më një mëkatet (e pafalshme) këtij brezi që i ra barra e ndryshimit, se nuk na lejohet të qahemi si dje, si sot, për paradokset që na gjejnë, si për një fatalitet të pashmangshëm, kur jemi ne që i krijojmë ato. Se ja, (paradoksi dje!) si qe e mundur që shteti i“demokracisë popullore” i thau kënetat me aq vrull revolucionar për të fituar toka pjellore e për të zhdukur malarien (sigurisht një meritë), ama duke lënë ndërkohë “kënetë” një bregdet të tërë, që nuk kishte nevojë për asnjë kanal kullimi e tuba bonifikimi? Kurse, aktualisht (paradoksi sot!) jo vetëm tokat e ish-kënetave, por dhe hambarë të tjerë bujqësorë të Shqipërisë gjenden të pambjellë, domethënë pa të korra, pa prodhim, pa turizëm, pa zhvillim bashkëkohor. Në kryeqytetin shqiptar flitet nga të gjithë e gjithë kohën, me: i thashë e më tha Rama, i thashë e më tha Berisha… dhe rrallëkush nga politikanët zë n’gojë ndonjëherë strategjitë e mëdha, bregdetin, turizmin, këtë “Shqipërinë” tjetër që nuk e kemi ende pjesë të projekteve të zhvillimit. Pak kohë më parë, kemi shkruar për Lurën, si simbolin e bjerrë të turizmit malor, duke pritur se mbase dikush do të bashkohej me apelin tonë, për yllin e saj që po shuhej, do të thuhej ndonjë fjalë në qeveri a Parlament, por askush nuk e bëri këtë. (Vetëm zjarri që i shkoi te liqenet!) Por dihet tashmë se shpesh atë që nuk e bën njeriu i politikës, e bën njeriu i thjeshtë. Ndërkohë që ashtu larg dhe e harruar si Lura është dhe Valbona e famshme në Tropojë, por atë e “zbuluan” së fundi kosovarët e Gjakovës, që kanë shkuar atje për turizëm dhe pse nuk ka kurrfarë kushtesh, qoftë dhe sa dikur. Ka një sens prakticiteti njeriu i kësaj kohe, po dihet që vullneti i tij është i pamundur të bëjë atë që mund të bëjë një qeverisje e mirë vizionare, pse jo dhe atdhetare, si për turizmin bregdetar, si për atë malor, për të mbërritur standardet, për të bërë të mundur që pas disa vjetësh ne shqiptarët të arrijmë të kapim 1 miliard të ardhura nga turizmi ynë, sipas përllogaritjes së ekspertëve, ndërkohë që sot nuk i arrijmë 400 milionë euro nga kjo veprimtari, ende në mugëtirë…

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

OPINION

SHQIP 9

ALLAH!
ANDREA STEFANI

Kryeministri Berisha, ndër shumë të tjera, ka premtuar se “Praktikat korruptive të energjisë do të marrin fund… Do të rregullohet kuadri ligjor dhe praktikat për importin e energjisë elektrike, duke e bërë atë transparent dhe të aftë të sigurojë energji të importuar në sasi të mjaftueshme dhe me çmim më të leverdishëm… KESH-i do të përdorë metodën e depozitimit të përkohshëm të energjisë”. Ku janë të gjitha këto? Ku janë premtimet për termocentrale në Jug të vendit, për integrimin e Shqipërisë me rrjetet e transmetimit rajonal dhe evropian, ku janë “mënyrat alternative të prodhimit, përdorimit të burimeve të energjisë dhe konservimit të saj”? Askund

uk është faji i Qiellit, por i Tokës, nuk është faji i Perëndisë, por i Qeverisë që shqiptarët dhe Shqipëria vuajnë krizën më të rëndë të energjisë në të gjithë rajonin e Ballkanit. Thatësirë ka edhe në shtetet fqinje, ka edhe në Maqedoni, në Mal të Zi, edhe në Kosovë e Greqi, por askund kjo thatësirë nuk është shndërruar në një krizë kaq të thellë energjetike si në Shqipëri. As qeveria dhe as ministri i Energjetikës, Ruli, nuk mund të justifikohen dot duke ia hedhur fajin Qiellit dhe Perëndisë. Ata nuk mund të justifikohen dot tani, edhe pse kanë bërë premtime të bujshme jo vetëm për 24 orë drita, por deri edhe për eksport të energjisë elektrike në vitin 2007! Dhe kur një Kryeministër nuk është në gjendje të mbajë premtimet e veta, aq më tepër kur bëhet fjalë për premtime të natyrës strategjike, duhet të largohet për t’ia lënë vendin një tjetri. Eshtë skllavëri, nënshtrim dhe mungesë ekstreme emancipimi e përgjegjshmërie për fatet e veta, kur një popull pranon pa bërë zë llojlloj mundimesh, pranon kalvarin e errësirës, etjes dhe zhulit, duke toleruar habitshëm fajet e një Kryeministri vetëm dhe vetëm sepse ky i fundit, ia hedh fajin Zotit. Por, çfarëdo të thotë Berisha dhe ministrat e tij, vendi ndodhet sot i zhytur në krizën më të thellë energjetike të këtyre dy dekadave të fundit. Madje, as nuk mbahet mend që dritat të kenë munguar me 7 deri në 12 orë në ditë në stinën e verës. Kjo është e para herë! Ndaj, ky degjenerim i rrufeshëm, ky humnerim i krizës nuk lidhet thjesht me thatësirën, e cila ka qenë e paralajmëruar dhe nuk u shfaq befas këtë verë. Thellimi i krizës lidhet me keqqeverisjen dhe ndoshta akoma më keq, edhe me korruptimin e saj. Dhe shqiptarët nuk do të shpëtojnë asnjëherë nga këto kalvare katastrofash e vuajtjesh, nëse nuk do të çlirohen nga fanatizmat dhe simpatitë e verbra politike për t’i dhënë Cezarit atë që i takon Cezarit dhe Zotit, atë që i takon Zotit. * * * Nuk mund të bëhet fajtore qeveria e sotme, për faktin se në Shqipëri, gjatë 20 viteve të fundit, nuk janë bërë fare investime në vepra energjetike. Ky ishte një nga justifikimet e ministrit të Energjetikës, Genc Ruli, për krizën e rëndë që po kalon vendi. Por, çështja shtrohet se mungesa e investimeve nuk është një fakt i njohur vetëm këto ditë nga Ruli apo edhe nga vetë Kryeministri Berisha. Kjo është një gjendje që dihej që në momentet kur Berisha ngjiste për të dytën herë shkallët e pushtetit. Dhe premtimet e bëra në atë kohë, por edhe më vonë, afërmendsh merrnin parasysh edhe situatën e varfër të investimeve në sektorin energjetik. Ndryshe do të ishte ose injorancë, ose papërgjegjshmëri, ose sharlatanizëm dhe aventurizëm populist për t’i premtuar popullit ato ca gjëra të parealizueshme, thjesht për faktin që ai ka qejf t’i dëgjojë. Pra, Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në qeveri duhet të pranojë ose injorancën e vet në çështjet e energjisë ose dinakërinë dhe mashtrimin që e ka shtyrë të punojë me moton, të marrim pushtetin, “të marrim frenat, pastaj e gjejmë”. Pikërisht pse në kohën kur Berisha erdhi në pushtet Shqipëria trashëgonte ende probleme të furnizimit me energji, një nga prioritetet e strategjisë qeveritare do të ishte edhe “energji e mjaftueshme, e lirë dhe e garantuar”. Në fjalën e tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë (që mund të komentohet edhe si një betim apo angazhim para popullit) Kryeministri Berisha premtoi se “mazhoranca e re dhe qeveria e saj shpallin 4 vitet e ardhshme si vite të luftës kundër errësirës dhe pasigurisë energjetike”. Janë bërë thuajse dy vjet që nga shpallja e këtij premtimi. Dhe mjerisht është fare e qartë se kjo luftë “kundër errësirës dhe pasigurisë energjetike” është e humbur. Vendi, bizneset dhe çdo familje, nuk kanë qenë më të pasigurt, pra edhe më të stresuar se sot, për shkak të “pasigurisë energjetike”. Askujt, besojmë, nuk i shkonte mendja në atë kohë se do të vinte kjo ditë që qeveria dhe Kryeministri Berisha do të fajësonin jo veten për mosrealizimin e premtimit, por Zotin. Kjo mungesë ndershmërie të shtyn t’ia bësh, siç e kanë zakon shqiptarët pavarësisht nga besimi fetar, Allah! * * * Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është kronikë e një krize të paralajmëruar prej thuajse dy dekadash. Të thuash të kundërtën (gjë e pafalshme për politikanë që marrin në dorë fatet e vendit) është si të mos kesh jetuar në Shqipëri. Kryeministri Berisha i ka ditur të gjitha, edhe mungesën e investimeve, edhe nevojat urgjente të ekonomisë për energji, prandaj që në vitin 2005 premtonte: “Energjia elektrike do të jetë një fushë prioritare e qeverisë, e cila angazhohet se kjo energji nuk do t’i mungojë asnjë familjeje dhe asnjë biznesi kudo qofshin ato… Do të synohet që brenda vitit 2007 të garantohet furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike, objektiv ky që do të sigurohet nëpërmjet kryerjes së reformave të thella dhe investimeve prioritare në këtë sektor”. Viti 2007 po hyn në

N

vjeshtën e vet dhe krejt në kundërshtim me premtimet e Kryeministrit Berisha, energjia elektrike i mungon çdo familjeje, çdo biznesi kudo ku ata janë. Përse? Për faj të Qiellit, për faj të Perëndisë? Jo, për faj të Qeverisë. Sepse, nuk është realizuar objektivi i saj për 2007-ën, objektiv që do të sigurohej nëpërmjet “reformave të thella dhe investimeve prioritare”. Prandaj, ministri i Energjetikës, Ruli, në vend që të fshihet pas statistikave që barazojnë Drinin me Lanën, në vend që të ankohet për mungesën e investimeve, duhet t’i shpjegojë publikut që heq e vuan, biznesit që po rrënohet se përse nuk janë bërë ato “reforma të thella dhe investime prioritare” në sektorin energjetik? Përse nuk janë realizuar ato reforma dhe investime ku do të bazohej (sipas premtimit të Berishës) edhe ndryshimi i situatës energjetike në vend? Sepse, justifikimi me të kaluarën, dihet që tashmë është bërë një nga mjeshtëritë e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë. Por, kjo bën pjesë në atë që mund të quhet pa frikë strategjia e lojës me publikun dhe vuajtjet e tij, është si një “larje” e duarve nga qeveritarët me ujin e ndyrë të pellgjeve të së djeshmes. Dhe nuk besojmë se kjo duhet të ishte një mënyrë e të sjelluri e qeverisë “me duar të pastra”. Në të kundërt, aftësia dhe merita publike e një qeverie duket te shkëputja nga thonjtë e së kaluarës dhe jo e gjetjes strehë për dështimet në të. Të metat e të kaluarës mund të të ndihmojnë të vish në pushtet, por nuk mund të shërbejnë si justifikim për të qëndruar në pushtet. Ajo qeveri që nuk është në gjendje të kurojë pasojat e së kaluarës (dhe ky është qëllimi për të cilin thirret me votë nga populli të marrë pushtetin), është e dënuar t’i përkasë të kaluarës. Një qeveri tjetër duhet të vijë për t’i shërbyer të sotmes. Kështu funksionon demokracia. Qeveri që nuk tunden, edhe pse dështojnë duke i sjellë vuajtje ekstreme popullit, qeveri që nuk paguajnë kosto politike, vetëm sepse për dështimet e veta ia hedhin fajin ose “rrethimit imperialist” ose “motit”, janë qeveri të shoqërive diktatoriale, të shoqërive të mbyllura, ku populli është i lejuar vetëm ta duartrokasë dhe jo ta rrëzojë me votë qeverinë, ku populli nuk është i lirë, por skllav. Ndërkaq, një popull që e quan veten të lirë, por refuzon t’i kërkojë llogari qeverisë për dështimet e saj, është një popull që nuk dëshiron të marrë fatet e tij në duart e veta. * * * Por çfarë ka premtuar edhe më qeveria “Berisha”? Ka premtuar se “do të instalohen matësit në të gjithë konsumatorët e për rrjedhojë do të marrë fund brenda vitit 2006 faturimi aforfe”. Jemi në 2007-ën dhe matësit nuk janë instaluar. Ky është një fakt që denoncon papërgjegjshmërinë ekstreme të qeverisjes. Instalimi i matësve, që duhen për të matur konsumin e energjisë, është minimumi që duhet të bëjë një qeveri për të ndalur vjedhjen e energjisë. Çfarë ka penguar? Pse qeveria nuk ka treguar fare energji në instalimin e matësve të energjisë? Shkaqet mund të jenë disa, por më i padyshimti, është korrupsioni i rrënjosur në vetë sistemin. Eshtë po ai korrupsion i zyrtarëve të mëdhenj e të vegjël që ka penguar të realizohej premtimi tjetër publik i Berishës, instalimi i kasave të regjistrimit në biznesin e madh dhe të vogël. Prandaj, mosinstalimi i matësve shërben si për ironi, për të matur jo vetëm papërgjegjshmërinë, paaftësinë, por edhe korruptimin e qeverisjes në sektorin energjetik. Kryeministri Berisha, ndër shumë të tjera, ka premtuar se “Praktikat korruptive të energjisë do të marrin fund… Do të rregullohet kuadri ligjor dhe praktikat për importin e energjisë elektrike, duke e bërë atë transparent dhe të aftë të sigurojë energji të importuar në sasi të mjaftueshme dhe me çmim më të leverdishëm… KESH-i do të përdorë metodën e depozitimit të përkohshëm të energjisë”. Ku janë të gjitha këto? Ku janë premtimet për termocentrale në Jug të vendit, për integrimin e Shqipërisë me rrjetet e transmetimit rajonal dhe evropian, ku janë “mënyrat alternative të prodhimit, përdorimit të burimeve të energjisë dhe konservimit të saj”? Askund. Importet e energjisë janë shfaqur jo vetëm më të paafta për të kënaqur kërkesën konsumatore për energji në vend, por edhe atë energji që sjellin, e sjellin me çmime deri pesëfish më të larta se ato që Berisha i mallkonte me ulërima si “qeverisjet e korruptuara socialiste”. Mos vallë qeverisja e sotme e “antikorrupsionit” është bërë pesë herë më e korruptuar se ato socialiste, që Berisha i përmbysi në emër të antikorrupsionit? Gjithçka është e mundur. Ilir Meta, para pak ditësh, formuloi një akuzë për korrupsion në importimin e energjisë, një akuzë në formë hipoteze, që të kujton spekulimet e dikurshme të kompanisë famëkeqe “Enron” në tregun energjetik të Kalifornisë. Pra, çdo gjë është e mundur me qeverisjet. Aq më tepër kur populli, pasi hedh votën, mbyllet në shtëpi të vet, duke hequr fare dorë nga qeverisja. Dhe qeveria duke parë “dorëheqjen” e popullit, nis të ndihet jo më shërbëtore, por Zot i popullit. Prandaj, edhe nis e bën edhe marrëzi të tilla sa për të justifikuar paaftësinë dhe korruptimin e vet, fajëson para popullit, Zotin! Dhe mos thuaj po deshe: Allah!

Mos vallë qeverisja e sotme e “antikorrupsionit” është bërë pesë herë më e korruptuar se ato socialiste, që Berisha i përmbysi në emër të antikorrupsionit? Gjithçka është e mundur. Ilir Meta, para pak ditësh, formuloi një akuzë për korrupsion në importimin e energjisë, një akuzë në formë hipoteze, që të kujton spekulimet e dikurshme të kompanisë famëkeqe “Enron” në tregun energjetik të Kalifornisë. Pra, çdo gjë është e mundur me qeverisjet. Aq më tepër kur populli, pasi hedh votën, mbyllet në shtëpi të vet, duke hequr fare dorë nga qeverisja. Dhe qeveria duke parë “dorëheqjen” e popullit, nis të ndihet jo më shërbëtore, por Zot i popullit

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

A K T U A L I T E T

SHQIP 11

Kanë qenë të pakta rastet kur policia ka bërë të mundur gjetjen e autorëve

Vapa dhe emigrantët, shtohen vjedhjet e makinave
Durrës, “zgjohen” hajdutët gjatë sezonit turistik
VALI QYRFYÇI

ELBASAN

S

ezoni turistik, së bashku me dyfishimin e numrit të njerëzve, ka sjellë dhe rritjen e numrit të automjeteve të vjedhura në Durrës. Ky fakt është pohuar edhe nga drejtues të policisë së qarkut, gjatë një takimi të zhvilluar në Prefekturën e Durrësit. Janë disa dhjetëra denoncime të mbërritura në organin e policisë për vjedhje automjetesh, ndërsa shërbimet policore, përveç ruajtjes së rendit e sigurisë dhe angazhimit në operacione të veçanta, e kanë përqendruar veprimtarinë e tyre dhe në këtë drejtim. Në fund të majit, viktimë e vjedhjes së automjetit u bë dhe një zyrtar i policisë durrsake. Targat e policisë së mjetit tip “Benz” të shefit të SHKB-së së Durrësit nuk i sprapsën hajdutët e natës. Mekanizmi i vjedhjes është i shpejtë e i saktë dhe rrallëherë i goditur nga organet përkatëse. Nëndrejtori i policisë së qarkut të Durrësit, Hamza Bodlli, shprehet se dendësia dhe mjetet janë shtuar në mënyrë të ndjeshme, ndërsa me situatën e krijuar përballet i njëjti numër efektivësh. “Jemi munduar që me këto forca e mjete që kemi të arrijmë rezultate”, thotë Bodlli, teksa pranon vështirësitë që hasen në zotërimin e situatës. Ndërkaq, hajdutët e automjeteve vazhdojnë të veprojnë ditën e natën duke dëmtuar ndjeshëm pronarët e mjeteve. Në prokurorinë e rrethit bregdetar bëjnë të ditur se numri i makinave të vjedhura ka ardhur në rritje, po zbulueshmëria e tyre mbetet e vogël. Hajdutët nuk lënë gjurmë, duke ndryshuar në pak orë gjithçka të dukshme nga automjeti i grabitur. Ndryshojnë ngjyrën, tapiceritë, heqin targat dhe mjetet ose shiten, ose përfundojnë në ofiçina e varreza automjetesh, ku përdoren si pjesë këmbimi për automjetet e tjera. Marka më e preferuar e hajdutëve mbetet ajo “Mercedes Benz”. Prej disa vitesh, Durrësi është kthyer në qytetin më të goditur nga vjedhësit e automjeteve në përgjithësi dhe “Mercedes Benz”ave në veçanti. Hajdutët, në të shumtën e rasteve, kanë mbetur anonimë, të pacenuar në aktivitetin e tyre edhe kur të prekur kanë qenë vetë drejtues e punonjës të organeve të policisë dhe prokurorisë durrsake. Pak vite më parë, u vodh edhe automjeti i prokurorit të rrethit të Durrësit, ndërsa dhe punonjës policorë e doganorë ashtu si disa dhjetëra qytetarë të tjerë, zotërues të automjeteve “Mercedes Benz”, kanë humbur pa gjurmë mjetet e tyre. Me përjashtim të disa goditjeve sporadike, vjedhësit mbeten të paprekur. Stina e nxehtë çdo vit shoqërohet me një dyndje të madhe mjetesh në rrugët e Durrësit, për shkak të emigrantëve që kthehen në atdhe dhe pushuesve të shumtë që mbërrijnë nga Kosova, Maqedonia, Tirana dhe rrethe të tjera të vendit. “Në Durrës duhet të vish me makinë të vjetër, përndryshe ta gllabërojnë pa e kuptuar”, thotë Artan D., 40 vjeç nga Tirana. Pak muaj më parë i kanë vjedhur mak-

inën, po nuk ka bërë denoncim për të. Sipas tij, është e kotë, pasi njeh shumë raste kur rezultatet e denoncimeve kanë qenë “pa bereqet, pasi automjetet nuk janë gjetur kurrë, ndërsa denoncuesi duhet të merret dhe me ndjekjen e procedurave në polici e prokurori. Si Artani ka shumë, ndërsa të tjerët enden me shpresën se një ditë policia do të gjejë mjetin e tyre dhe hajdutët që vunë dorë mbi të.

BENZ

PRECEDENTI

FENOMENI

Dyshimi, helmohen 6 veta pas një dreke mortore
anë marrë pjesë në drekën e përshpirtjes, por janë shtruar në spitalin infektiv të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku jo pak veta janë helmuar në një drekë mortore. Të dhënat paraprake japin afro 30 persona të helmuar, por, në fakt, në spitalin infektiv mbeten të shtruar vetëm 6 persona të dy familjeve elbasanase. Sipas burimeve nga pavijoni infektiv i spitalit patologjik rajonal të Elbasanit, fillimisht janë paraqitur me dhjetëra persona, që sapo kanë marrë ndihmën e parë janë larguar pa probleme, por prej dy ditësh, 6 prej tyre vazhdojnë kurën në Dy raste të tjera këtë spital. Asnjëri nga të sëmurët inanaloge janë fektivë nuk ka pranuar të flasë, por mjeku shënuar para gjashtë infeksionisht, Lef ter Guxho, ka shpjeguara se ata paraqiten me temper- muajve në dy dasma aturë të lartë, dhimbje barku e shoqëruar me formën e diarresë. Ende nuk është përcaktuar se nga erdhi helmimi i tyre, pasi dhe vetë të shtruarit japin një version tjetër nga mund të kenë marrë mikrobet e sëmundjes ngjitëse. Sipas të shtruarve të familjes Terziu dhe Shehi, një tubacion i hapur i ujësjellësit pranë banesave të tyre mund të ketë shkaktuar infeksionin e zorrëve. Të paktën kështu i janë shprehur infermieres së turnit, që i ka ndjekur dje gjatë gjithë ditës. Të tjerë persona, që kanë qenë pjesëmarrës në drekën mortore, kanë shpjeguar se ishte mishi i prishur ai që mund t’i ketë sëmurë. Ndërkohë, mjeku Guzho ka shtuara se gjendja e tyre tashmë është e përmirësuar dhe mund të dalin nga spitali për dy ose tri ditë. B.Dybeli

Marka më e preferuar e hajdutëve në qytetin e Durrësit mbetet ajo e “Mercedes Benz”

Pak vite më parë, u vodh edhe automjeti i prokurorit të rrethit të Durrësit

Gjatë sezonit të verës në qytetin bregdetar rritet dhe numri i automjeteve

K

FIER

Trafiku në kaos. Parkimi me pagesë i del jashtë kontrollit bashkisë

Parkimi me lekë, paguajnë vetëm bankat
Gjendja e rënduar është krijuar pas shtimit të numrit të automjeteve

B

ashkia e Fierit ka vendosur t’u marrë taksat e parkimit vetëm bankave operuese në Fier, të cilat “pushtojnë” vendet e parkimit pranë godinave të tyre, ndërsa me bizneset tregtare ajo stepet, duke treguar pafuqinë e saj për t’i edukuar ata në njohje dhe në shlyerje të detyrimit tatimor për parkimin. Ardhja e një numri të madh emigrantësh me automjete, si dhe pozicioni transit nga ana gjeografike ku gjendet qyteti i Fierit, ka bërë që trafiku në qytet dhe jashtë tij të rëndohet, duke

shkaktuar kaos në qarkullim. operuese në Fier, ndërsa një pjesë Trafiku i rënduar ka shtyrë policinë e vogël e tyre, si dhe të gjitha akbashkiake, që tivitetet tregtare në bashqë operojnë këpunim me atë përgjatë akseve Trafiku i rënduar ka të qarkullimit të kryesore kanë nisë një opera- shtyrë policinë bashkiake hezituar, duke u cion pastrimi të përshtatur me të nisë një operacion mjeteve të “furtunën” e pastrimi të mjeteve të parkuara, si dhe parkimeve pa imponim të bipagesë që parkuara zneseve të ndërmerr bashndryshme për të paguar taksën e kia, sa herë ka sezone të një trafiku parkimit. Por, pre e kësaj takse të rënduar. kanë rënë vetëm 80% e bankave Fakti i realizimit të kontrollit

FIER
Arrestohet 15-vjeçari Thoma Kacelli, pas një zënke për të dashurën e tij

Zihet me bashkëfshatarin, qëllon me kallash
N
jë 15-vjeçar nga fshati Marinëz i Fi erit është prangosur, pasi mbante armë luftarake pa leje. Policia lokale bën të ditur se adoleshenti nuk kishte për objektiv kërcënimin e ndonjë personi, por vetëm faktin e shfaqjes së forcës, pas një debati që kishte bërë me një bashkëfshatar më të madh në moshë se ai. Thoma Kacelli është 15– vjeçari i arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm prej uniformave blu. Ndaj tij, policia ka ngritur dy akuza, atë të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “prishjes së qetësisë publike”. Kacelli e mbante armën e zjarrit, që ishte e tipit automatik, prej shumë vitesh të fshehur në banesën e tij. Sipas burimeve të sigurta nga grupi i hetimit, mësohet se në vitin 1997, babai i tij siguron një automatik pas hapjes së depove ushtarake. Ndërkohë që burimet policore tregojnë gjithashtu se paraditen e tarëve ka qenë një gocë, të cilën Kacelli e kishte pikasur dhe kërkonte të kishte lidhje dashurore me të. Ashtu në nerva e sipër, adoleshenti hyn në banesën e tij dhe i drejtohet menjëherë vendit ku mbante automatikun. Merr atë dhe në tarracën e shtëpisë gjuan me breshëri. Fqinjët, të terrorizuar, lajmërojnë policinë dhe kjo e fundit ushtron kontroll në të gjitha banesat e zonës së lokalizuar nga kishin ardhur të shtënat. Policia, sapo ka hyrë në banesën e Kacellit është njoftuar prej pjesëtarëve të familjes, se prej aty erdhën krismat. Rrethanat e sigurimit të armës, si dhe shkaku që çoi në gjuajtje me të janë zbardhur pas shoqërimit të 15-vjeçarit në polici. Arma është marrë si provë materiale prej policisë dhe kjo e fundit, pas këqyrjes së saj, ka bërë të ditur se arma ishte e modelit automatik 56 me kalibër 7.62 mm. Matilda Troka

së martës, 15-vjeçari kishte debatuar me një bashkëfshatarin e tij. Debati i tyre ka qenë mjaft i shkurtër paradite, por është pasuar në mbrëmje vonë, ndërsa të rinjtë e fshatit ishin mbledhur në bilardon e vetme të zonës. Aty mësohet se Kacelli është fyer, kur kundërshtari i tij e ka cilësuar të vogël në moshë. Motivi i përplasjes mes dy bashkëfsha-

vetëm për parkimet që përdoren nga bankat konfirmohet prej burimeve zyrtare të policisë bashkiake, ndërkohë që po këto burime theksojnë se më të bindurat në shlyerjen e taksës së parkimit mbeten vetëm përfaqësuesit e bankave. Bashkim Ymeri, kreu i policisë bashkiake në Fier, ka pohuar se “përgjatë këtij aksioni të fundit për të normalizuar trafikun, është mundur të vilet vetëm taksa e parkimit për bankat. Të gjitha aktiviteteve tregtare u kemi prerë kohë pas kohe procesverbale, por nuk kemi mundur t’i detyrojmë ato që të derdhin lekë në bashki për vendin e parkimit që përdorin”. E ndërsa trafiku në qytet është mjaft i rënduar, prej dy ditësh në segmentet e rrugëve kombëtare Fier-Ballsh dhe Fier-Lushnjë është mjaft e vështirë të kalosh. Ndër orët më problematike për të përshkuar rrugët e Qarkut të Fierit janë ato të mëngjesit, paradites dhe në mbrëmje, ku trafiku rëndohet, sa arrin të bllokohet edhe deri në një orë. Vetëm gjatë ditës së mërkurë, rruga Fier-Patos, që vijon deri në Ballsh, është bllokuar tri herë me 50 minuta. Policia e qarkullimit, e cila ka shtuar kontrollet e veta rrugore, si dhe postblloqet, denoncon se shkaktar i trafikut të rënduar në Fier është infrastruktura e keqe, si dhe mungesa e sinjalistikës horizontale e vertikale. Për këtë vit, Ndërmarrja e Mirëmbajtjes të rrugëve në Fier ka mundur të mbushë me asfalt vetëm një sipërfaqe prej 500 metrash linearë në aksin rrugor Fier–Ballsh dhe vijimi i këtij aksi, si dhe akseve të tjera nuk ndryshon shumë nga ai si e ka lënë fluksi i emigrantëve në kthimin e sezonit të kaluar. Matilda Troka

SHQIP 12

A K T U A L I T E T

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

Kriza

Në qytetin bregdetar çmimi i bukës është rritur me 20 lekë më shumë

Rritja e çmimit në 100 lekë është marrë si reagim ndaj rritjes së shpenzimeve

Sarandë, çmimi rekord 100 lekë një bukë
Në Fier, prodhuesit abuzojnë me gramaturën e brumit

Çmimi i bukës

ZMK: Rritja, e papranueshme
Z
yra për Mbrojtjen e Konsumatorit e konsideron të papran ueshme deklaratën e prodhuesve të bukës për rritjen e çmimit në 100 lekë. Sipas saj, organi mbikëqyrës i tregut duhet të rrisë kontrollet në furrat e bukës, pasi konstatohen abuzime me xhepin e konsumatorit. Duke marrë në konsideratë ankesat e prodhuesve të bukës për krizën energjetike, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit i kërkon Ministrisë së Ekonomisë të ndërhyjë. Një ditë më parë prodhuesit e bukës deklaruan se pretendojnë të rrisin çmimin e bukës, për shkak se ndërprerja e energjisë në orare të papërcaktuara shpesh i ka detyruar ata ta derdhin brumin, ose t’u kthehet buka nga dyqanet që ata furnizojnë. Dy ditë më parë prodhuesit e bukës kërkuan lehtësira nga qeveria, për shkak të situatës së vështirë energjetike. Shumë prej furrave të bukës po mbyllen. Rritja e çmimit të miellit, si dhe mungesa e energjisë elektrike kanë ndikuar në rritjen e kostos së prodhimit e, për rrjedhojë, edhe të çmimit të bukës në ndonjë rast. Prodhuesit e bukës nuk pranuan të marrin një vendim kolegjial për rritjen e çmimit të bukës, pasi, sipas tyre, ajo është iniciativë individuale e çdo pronari furre.

K

onsumatorët e bukës janë formave të ashpra ndëshkimore. shtangur dje para banakëve Por, abuzimi më i madh i të njësive të tregtimit të prodhuesve të bukës në Fier ka të bukës. Muaji i ri ka sjellë edhe një bëjë me peshën e saj, e cila në asnçmim të ri, më të shtrenjtë për këtë jë nga dyqanet e tregtimit të bukës, artikull të konsumit jetik. Qytetarë madje, edhe brenda një dyqani vendas dhe pushues të ardhur nga ndryshon me 100 gramë. Gjithashdisa rrethe të vendit për pushimet tu, kjo bukë asnjëherë nuk ka pae tyre kanë qenë të detyruar ta ble- sur peshën e përcaktuar 1,5 kg. Sijnë 1kg bukë me 20 lekë më shumë, pas tregtarëve që ishin të mirinforduke shkuar çmimi për kg në 100 muar për alarmin e rritjes së çmimlekë, si në asnjë qytet tjetër të ven- it të bukës, mësohet se pesha e dit. Dalan Lala, një nga prodhuesit e bukës në qytetin e Sarandës, SHKODER tha për “Shqip” se rritNë Shkodër të gjitha ja e çmimit ka ardhur si llojet e bukëve janë një vendim i përbashrritur me 10 lekë, kët, i marrë në ditët e fundit të korrikut në rritje kjo që është shoqatën e mjaft e ndjeshme në prodhuesve të bukës një qytet ku niveli në qytetet Sarandë e ekonomik dhe Delvinë. Ai ka papunësia janë në shpjeguar se rritja e shifra alarmante çmimit të bukës nga 80 në 100 lekë për çdo kg në rajonin më jugor të RRETHET vendit, është marrë si reagim ndaj rritjes së shpenzimeve, kur blihet më shtrenjtë lënda e parë, që është mielli, si dhe energjia elektrike, nafta e produkte të tjera të nevojshme për prodhimin e bujës. Si rezultat, blerësit i shkon 20 lekë më shumë çdo kg bukë që blen nga dita e djeshme. Afishet e vendosura në mjedise të dukshme të njësive të tregtimit të bukës bëjnë të ditur se nga 1 gushti kudo në Sarandë e Delvinë buka e madhe masive, me peshë 1000 g, kushton 100 lekë, buka e zezë e madhe, me peshë 700 g kushton 700 lekë, ajo e ërsëri vatra të reja zjarresh në vogël me peshë 500 gramë shkon masivin pyjor të Tërnovës, në 500 lekë, ndërkohë që buka e madRrethin e Bulqizës, ku he franxhollë, me peshë 550 g, sh- zjarret e shumta të rëna në të, kon 600 lekë dhe simitja 80- po vazhdojnë prej më shumë gramëshe 10 lekë. Prodhuesi Lalaj se dy javësh, duke djegur mbi argumenton se nuk është ndonjë 100 hektarë me pyje pishe dhe rritje e përfillshme e çmimit në këtë ahu. Edhe pse zjarret nuk kanë masë, pasi deri dje konsumatori e lënë pa prekur asnjë nga merrte 600 gramë bukë për 800 lekë, ekonomitë pyjore të këtij rrendërsa tani ajo që duket si rritje e thi, dëmi më i madh i shkaktuçmimit, është e shoqëruar edhe me ar, është pikërisht në këtë mashtimin në peshë. siv pyjor, kjo jo vetëm për nga Ndërsa në Qarkun e Fierit nuk ka sipërfaqja e madhe e përshpasur ndryshim masiv të çmimit të kuar nga flakët, por edhe për bukës, por vetëm abuzimi me faktin se janë djegur kurora të peshën e saj vazhdon të thellohet. larta pyjesh mbi 1000 metra, Sipas tregtarëve të bukës, mësohet kryesisht pishe, si dhe prekja se mosndryshimi i çmimit të bukës e zonës së Liqenit të Zi, e shpalka ardhur si pasojë e monopolizimit lur Park Natyror Kombëtar, me të tregut. Një tregtare, e pyetur nga bukuri tepër të rralla natyrore, gazeta ka pohuar se “para një jave mjaft i përshtatshëm për turnisën sinjalet e para për një ndryshim izëm malor. Zjarrvënia në këtë në çmimin e bukës, por që vetëm në masiv pyjor po vazhdon prej pak dyqane mund të jetë pranuar”. më se dy javësh. Ajo jo vetëm “Edhe pse u fol nga prodhuesit që nuk është vënë nën kontroll e vegjël fierakë për çmim në rritje, për asnjë moment nga ndërfirma dominuese e prodhimit të saj, marrja e shërbimit pyjor, por ndërkoka mbajtur të pa ndryshuar çmim- hë që ata përpiqeshin të izolonin in e bukës në Fier e Lushnje dhe ka disa prej tyre, krejt pa pritur konkurruar prodhuesit e tjerë që shpërthenin të tjera dhe në këto paralajmëruan çmim në rritje”, ka dhjetëra e dhjetëra shpërthime zjartreguar për gazetën tregtarja. Dho- resh, asnjë zjarrvënës i zbuluar, edhe ma e Tregtisë dhe Industrisë Fier pse pyjorët ndodheshin në vendngnëpërmjet sekretarit të përgjiths- jarje. Kështu, të martën, një tjetër hëm të saj, Eduart Sulejmanit, ësh- zjarr i madh ka shpërthyer përsëri në të shprehur për gazetën se do të këtë masiv pyjor, mbi fshatin ushtrohet presion mbi bizneset që Tërnovë, në rrugën automobilistike prodhojnë bukë dhe rrisin çmimin që të çon për në minierën e Pyllit të e saj. Presionet do të jenë edhe të Zi, ndërkohë që pyjorët po vazhdo-

këtij malli konsumi, siç është buka, ka ndryshuar nga dita në ditë. “Më parë pesha varionte nga 1320 gramë deri në 1420 gramë, kurse tani ajo ka rënë me afro 100 gramë”, tregon Flutura një shitëse në lagjen “Apollonia”, në Fier. Interesimi i gazetës në pjesën më të madhe të pikave të tregtimit, si dhe në një numër të konsiderueshëm furrash, përligjet nga ulja e peshës së bukës. TH.N/M.T.

Rritja e çmimit të bukës nga 80 është bërë 100 lekë për çdo kg në rajonin më jugor të vendit

‘‘

KORÇE
Nga dje korçarët paguajnë 8 lekë më shumë për 100 gramë për të njëjtën sasi dhe peshë që merrnin më parë, por tani duhet të nxjerrin nga xhepi edhe disa para më shumë

KUKES
Familjet e Kukësit, rreth 45% e të cilave mbijetojnë me ndihmë ekonomike nga shteti, nga dita e djeshme do ta blejnë bukën e përditshme më shtrenjtë se zakonisht

LUSHNJE
Qyteti i Lushnjës është më i normalizuar me çmimin e bukës, i cili varion nga 80 deri në 90 lekë. Tregtarët dhe prodhuesit theksojnë se “nuk ka pasur krizë në prodhimin e bukës”

DIBER

Shkrumbohen dhjetëra hektarë pyje, asnjë i ndaluar

Hapen vatra të tjera zjarri duke rikthyer flakët e mëdha

Pas zjarreve në pyje, lulëzon kontrabanda e drurit
nin punën për vënien nën kontroll të plotë të zjarreve të rëna në këtë masiv pyjor. Në ndihmë për fikjen e këtij zjarri, kanë ardhur përsëri 20 forca të ushtrisë nga Tirana, pasi ka munguar si gjithmonë ndihma nga komuniteti. Ndërkohë, pikërisht në këto ditë të rënies së zjarreve të mëdha në këtë masiv pyjor, ka filluar madje me intensitet të lartë, kontrabanda e lëndës drusore, e cila po bëhet krejt hapur dhe nën hundën e pyjorëve. Kështu, prej 4-5 ditësh, makina të tonazhit të lartë, si Skoda dhe Ifa, shihen t’i drejtohen masivit pyjor të Tërnovës, ku ka “lulëzuar” trafiku i lëndës drusore, pasi, siç dhe thotë një fjalë e urtë popullore “ujku mjegull do”. Madje, të shumtë janë ata në opinion që dyshojnë dhe thonë se zjarrvënia bëhet qëllimisht nga persona të palicencuar për prerje dhe transport të lëndës drusore, për të tërhequr vëmendjen nga kontrabanda që ata ushtrojnë në këto pyje, duke nxjerrë fitime të majme. Gjithsesi, kontrabanda disavjeçare e lëndës drusore dhe numri tepër i madh i zjarreve të këtij viti edhe pse deri më tani nuk kemi asnjë kontrabandist të ndëshkuar dhe zjarrvënës të kapur, pyjet e Tërnovës rezultojnë pothuajse totalisht të zhdukura. H. Likdisha

Brenda një dite regjistrohen 6 vatra të reja zjarri
renda një ditë në Qarkun e Elbasanit janë regjistruar të pak tën gjashtë vatra zjarri. Por, fatmirësisht, sipas drejtorit të Repartit të Zjarrfikësve të këtij qarku, pa shkaktuar dëme të mëdha materiale ose edhe në njerëz. Sipas informacioneve zyrtare, vetëm ditën e djeshme në Qarkun e Elbasanit zjarri i parë është shfaqur në lagjen "Beqir Dardha", pranë një gomisterie, me burim djegie e cila është evituar nga forcat zjarrfikës. Ndërkaq një tjetër zjarr ka rënë në fshatin Vilan të Komunës Polis, të Rrethit të Librazhdit, ku për pasojë janë djegur rreth 10 hektarë ahe në pyllin e këtij fshati. Ndërsa në Rrethin e Peqinit, mesditën e së martës janë shfaqur 2 vatra zjarri, ku njëra ka qenë pranë spitalit të këtij rrethi dhe vatra tjetër është shfaqur në pyllin me pisha të Rrethit të Peqinit, ku persona të papërgjegjshëm i kanë vënë flakën pyllit me pisha, por në të dyja rastet zjarri është shuar shpejt. Flakët më të mëdha të zjarrit janë konstatuar në Rrethin e Gramshit, në vendin e quajtur grumbullimi i plehrave. B. D.

B

P

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 2 ha kodër

Zjarr në kodrat e qytetit, në rrezik qindra familje
jë zjarr i rënë në kodrat përgjatë veri-lindjes së qytetit të Lush njës ka kërcënuar me djegie qindra banesa të ndodhura në këtë zonë. Rreth orës 15:30 vatra e një zjarri të madh është dalluar në një pjesë të kurorës me ullishta të qytetit. Për shkak të erës ato kanë përparuar dhe kanë përfshirë një pjesë të mirë të kësaj kodre. Si fillim, në vendin e përfshirë nga zjarri ka mbërritur mjeti i vetëm zjarrfikës që ka qyteti i Lushnjës, ndërkohë që me vonesë kanë mbërritur dy mjete të tjera nga Fieri. Kreu i Mbrojtjes nga Zjarri në shkallë prefekture, Ahmet Cucalla, ka pohuar se infrastruktura e rrugës Fier-Lushnjë ka vonuar mbërritjen e mjeteve. Pas afro 2 orë përpjekjesh mjetet zjarrfikëse mundën ta vinin nën kontroll situatën. Sipas burimeve nga stacioni i Mbrojtjes nga Zjarri Lushnjë, konfirmohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 2 ha kodër dhe afro 10 dynymë me ullishta i ka djegur plotësisht. Zjarri i pasdites së të mërkurës në kodrat e Lushnjës shënon rastin e dytë, ndërsa afro 10 ditë më parë intensiteti i tij shkaktoi një dëm prej 5 ha ullishta të djegura dhe më shumë sipërfaqe toke të prekur prej flakëve. M.T.

N

GJIROKASTER
Një maune e ngarkuar me katër tonë qymyr druri, është djegur në në Gjirokastër. Një cigare ka mjaftuar të përflakë bordin e karrocerisë së maunes tip “VOLVO” me targa GJ 6538 A duke mos i lënë shumë punë zjarrfikësve, të cilët kanë shpëtuar dy thasë nga 400 të tillë që gjendeshin në brendësi

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

SHQIP 13

BLERJA

“WALL STREET JOURNAL” ndërron pronar. Pas më shumë se tre muaj tratativash, manjati i mediave ekstrakonservatore, Rupert Murdoch, ka arritur të shtjerë në dorë shtëpinë botuese “Dow Jones” dhe gazetën e saj ekonomike më të mirë në botë NE FAQEN 15
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

Kush ishin 10 kurtizanet më të njohura që u thyenin zemrën mbretërve, aristokratëve, gjeneralëve dhe pushtetarëve të asaj kohe

“Perëndeshat” që tronditnin botën
Nga Mata Hari te Thais, mjeshtret e zanatit të vjetër, që të pasurit i mbulonin me para
to kishin bukurinë, intelek tin, sensin për humor dhe ç’është më e rëndësishmja, sensin për të fituar. U thyenin zemrat aristokratëve, gjeneralëve, pushtetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të shtresave të larta shoqërore, të cilët i ‘mbulonin’ me vëmendje, para dhe shpesh me emocione. Nga e veçanta, Mata Hari, përmes perandoreshës bizantine, Teodora, e deri te veneciania Veronica Franco, ja cilat ishin kurtizanet më të njohura, mjeshtre të këtij zanati të vjetër. Ajo ishte një kërcimtare erotike dhe nëse është për t’u besuar thashethemeve, spiune në Luftën e Parë Botërore, personifikim real i gjithë asaj që fshihet pas titullit “femme fatale”. Në kohën e saj, e mendonin si një nga femrat më të bukura dhe tërheqëse në botë. Shumë njerëz të njohur, kryesisht gjeneralë dhe politikanë, ranë në gjunjë para bukurisë dhe sharmit të saj ekzotik. Një nga viktimat më të mëdha ishte trashëgimtari gjerman, princi Vilhem, ndërsa më vonë tregoi se mosha dhe lidhjet familjare për të nuk përbënin asnjë problem duke u bërë më vonë dashnorja e djalit të tij. Megjithatë, pavarësisht nga fama e saj dhe dashnorët e shumtë, kurtizania e bukur përfundoi si mos më keq. Francezët e pushkatuan në vitin 1917 dhe para se të ekzekutohej, udhëheqësit ushtarak i dërgoi puthje dhe i tha: “Merci, monsieur”. E njohur edhe si përendesha Sarah, kjo aktore teatrale dhe një nga divat e para të filmit pa zë, për arsye financiare kombinoi karrierën e saj artistike me karrierën e kurtizanes. Dhe në këtë të fundit ishte më shumë se e suksesshme, prandaj në listën e saj kishte gjithashtu ...
NE FAQEN 20

A

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

MODE

FOTO FAKT

Kjo që shihni në figurë nuk është aspak një shtëpi e përmbysur nga stuhitë dhe përmbytjet e ditëve të fundit, por “simbol” i një epoke që ndryshon. E ndërtuar në veri të Polonisë, nga një arkitekt vendas, ajo shërben për të përshkruar ndryshimin nga regjimi komunist në demokraci

Vajza me kostume djemsh, tendenca e re e këtij sezoni

M

Trupat ushtarake britanike janë tërhequr përfundimisht nga Irlanda e Veriut pas 38 vjetësh

Fundi i një kapitulli të errët
sh-kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Maik Xhekson, tha se nuk qe vetëm misioni më i zgjatur në kohë i forcave të Madhërisë së Saj, por njëherësh edhe një ndër më të rëndësishmit. “Ishte një nga ndërhyrjet e rralla në truallin britanik”, shkruante në parathënien e një raporti të përpiluar së fundmi mbi operacionet e forcave ushtarake në Irlandën e Veriut, duke shtuar “se njëherësh ishte ndër të paktat ndërhyrje me rezultat pozitiv që forcat e armatosura arrinin në përpjekjet kundër

I

gueriljeve të paligjshme”. Një ushtarak i rangut të Xheksonit është i detyruar t’i vërë nota pozitive rolit të ushtrisë. Por përkufizimet e tij janë larg realitetit. Ndërhyrja e armatosur në Irlandën e Veriut nuk ka qenë aspak e suksesshme – në fakt, ushtria britanike shpejt u kthye në pjesë të problemit. Vera e vitit 1969 u karakterizua nga përplasje të ashpra në truallin e Irlandës së Veriut, të cilat nuk kishin të bënin aspak me besimin fetar. “Shoqata e Mbrojtjes së të ... NE FAQEN 14

e ndryshimin e herëpash ershëm të modës, femrat këtë herë duket se i janë rikthyer gardërobës mashkullore. Xhaketa sportive, xhaketat me dopjo pulla, pantallonat me prerje të ngushtë, që prej kohësh kishin përfunduar në fund të raftit, sepse të bënin të dukeshe si një femër menaxhere e viteve ’80, tani janë rikthyer në modë së bashku me smokingun. Në interpretimin e ri të look-ut, të dukesh seksi është gjëja të cilës i kushtohet më shumë rëndësi. Një shembull për të gjithë? Xhaketat e zeza të mbrëmjes, të cilat mbizotërojnë në mbrëmjet kaliente të verës, të veshura mbi trupat e zhveshur. Një sharm i vërtetë, sidomos nëse shoqërohen me taka tepër të larta. “Vajza si djalosh” është më shumë tërheqëse dhe sensuale. “Mund të veshë një xhaketë meshkujsh dhe të duket më seksi se kurrë”, shpjegon Xhorxho Armani, i cili në sfilatat e Parisit ka prezantuar një smoking tepër tërheqës, me xhaketë e pantallona të gjata dhe këmishë mëndafshi ngjyrë lejla. “Si gjithmonë – shpjegon – është një çështje përmasash. Një xhaketë, nëse është e prerë mirë, mund të jetë më shumë joshëse sesa një veshje mbrëmjeje, që lë të zbuluar shpinën”...
NE FAQET 18-19

SHQIP 14

NDRYSHE

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

Politikë

&religjion

Ndërhyrja më e gjatë e trupave ushtarake britanike mori fund mesnatën e djeshme, kur operacioni i ushtrisë në Irlandën e Veriut u shpall zyrtarisht i mbyllur. Por ndërhyrja që zgjati plot 38 vjet do të jetë një ndër pikat më të errëta në historinë e forcave të armatosura të Madhërisë së Saj

VITI 1969
Vera e vitit 1969 u karakterizua nga përplasje të ashpra në truallin e Irlandës së Veriut, të cilat nuk kishin të bënin aspak me besimin fetar. “Shoqata e Mbrojtjes së të Drejtave Civile në Irlandën e Veriut” (NICRA, Northern Ireland Civil Rights Association) kishte kërkuar ndaljen e diskriminimit kundrejt katolikëve lidhur me të drejtat e votimit, banimit dhe punësimit. Vetëm ata që zotëronin nën pronësi një shtëpi lejoheshin të votonin në zgjedhjet lokale

GJENERALI MAIK XHEKSON:
Nuk qe vetëm misioni më i zgjatur në kohë i forcave të Madhërisë së Saj, por njëherësh edhe një ndër më të rëndësishmit. “Ishte një nga ndërhyrjet e rralla në truallin britanik”, shkruante në parathënien e një raporti të përpiluar së fundmi mbi operacionet e forcave ushtarake në Irlandën e Veriut, duke shtuar “se njëherësh ishte ndër të paktat ndërhyrje me rezultat pozitiv që forcat e rregullta arrinin në përpjekjet kundër gueriljeve të paligjshme”

OPERACIONI “BANNER”
Operacioni “Banner”, siç u emërtua kjo fushatë, ishte llogaritur të zgjaste vetëm pak muaj. Fillimisht, minoriteti katolik i priti me shumë dëshirë ushtarët britanikë, duke besuar me naivitet se do të mbeteshin neutralë. Por muaji i mjaltit nuk zgjati shumë. Shpejt u kuptua qartë se ushtria qe dërguar aty për të ruajtur status-quonë dhe se një gjë të tillë do ta bënte me të gjitha mjetet e nevojshme

Numri i ushtarëve zvogëlohej progresivisht me hapat përpara në procesin e paqes

Fundi i një kapitulli të errët
I
sh-kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Maik Xhekson, tha se nuk qe vetëm misioni më i zgjatur në kohë i forcave të Madhërisë së Saj, por njëherësh edhe një ndër më të rëndësishmit. “Ishte një nga ndërhyrjet e rralla në truallin britanik”, shkruante në parathënien e një raporti të përpiluar së fundmi mbi operacionet e forcave ushtarake në Irlandën e Veriut, duke shtuar “se njëherësh ishte ndër të paktat ndërhyrje me rezultat pozitiv që forcat e armatosura arrinin në përpjekjet kundër gueriljeve të paligjshme”. Një ushtarak i rangut të Xheksonit është i detyruar t’i vërë nota pozitive rolit të ushtrisë. Por përkufizimet e tij janë larg realitetit. Ndërhyrja e armatosur në Irlandën e Veriut nuk ka qenë aspak e suksesshme – në fakt, ushtria britanike shpejt u kthye në pjesë të problemit. Vera e vitit 1969 u karakterizua nga përplasje të ashpra në truallin e Irlandës së Veriut, të cilat nuk kishin të bënin aspak me besimin fetar. “Shoqata e Mbrojtjes së të Drejtave Civile në Irlandën e Veriut” (NICRA, Northern Ireland Civil Rights Association) kishte kërkuar ndaljen e diskriminimit kundrejt katolikëve lidhur me të drejtat e votimit, banimit dhe punësimit. Vetëm ata që zotëronin nën pronësi një shtëpi lejoheshin të votonin në zgjedhjet lokale në atë kohë dhe duhet theksuar se ishin kryesisht të besimit protestant. Këta qenë të gatshëm që t’i ruanin me çdo kusht privilegjet e tyre, pa lënë mënjanë as dhunën. Forcat e tyre militare, të cilat mbështeteshin thuajse tërësisht nga policia protestante, nisën të mësynin lagjet katolike derisa banorët e tyre nisën të mbroheshin pas barrikadave. Më 14 gusht të vitit 1969, qeveria londineze dërgoi trupa në Irlandën e Veriut, në mënyrë që të mbante të ndara të dyja palët. Luftë me 3 mijë e 5 qind viktima Operacioni “Banner”, siç njihej kjo fushatë, ishte llogaritur të zgjaste vetëm pak muaj. Fillimisht, minoriteti katolik i priti me shumë dëshirë ushtarët britanikë, duke besuar me naivitet se do të mbeteshin neutralë. Por muaji i mjaltit nuk zgjati shumë. Shpejt u kuptua qartë se ushtria qe dërguar aty për të ruajtur status-quo-në dhe se një gjë të tillë do ta bënte me të gjitha mjetet e nevojshme. Sot dihet që shërbimet e inteligjencës së ushtrisë punësonin agjentë të implikuar në vrasje, tregtim armësh e vënie bombash. Për këtë i ndihmonte lidershipi i tyre. Është vërtet një ndër kapitujt më të errët të historisë së forcave të armatosura britanike. Nën këto rrethana, rekrutë të freskët mbushën radhët e Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA), e cila ishte veç një shoqatë veteranësh në fund të viteve ’60. Konflikti u përshkallëzua. Më shumë se 3 mijë e 5 qind njerëz kanë humbur jetën përgjatë tij. U vranë 763 ushtarë britanikë, kryesisht nga IRA. I fundit ndër ta ishte 23-vjeçari Lens Bombardier Stefën Restorik. U qëllua nga një snajper i IRA-s në

Kullat e vëzhgimit përgjatë vijës kufitare janë shkatërruar; baza ushtarake në Besbruk, ndër më të mëdhatë në ishujt britanikë, është mbyllur dhe regjimenti mbretëror irlandez i Ushtrisë Britanike është shkrirë

vitin 1997, edhe pse procesi i paqes kishte bërë hapa të konsiderueshëm. Së bashku, qeveria britanike dhe Ira, kishin rënë dakord në përfundimin se zgjidhja e konfliktit nuk mund të arrihej përmes përplasjeve të armatosura. Negociatat pasuese, të cilat fillimisht u kryen fshehtazi, çuan në Marrëveshjen e Belfastit të vitit 1998, e njohur gjithashtu edhe si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, ku u vizatuan trajtat e një qeverie rajonale ku do të përfshiheshin të gjitha partitë – përfshi këtu edhe krahun politik të organizatave paramilitare. Por edhe pas kësaj u deshën plot nëntë vjet përpara se të arrihej ngritja e një qeverie të qëndrueshme. Armiqtë e Betuar, Par-

tia Shin Fein, krahu politik i IRA-s dhe Partia Unioniste Demokratike e klerikut protestant, Ian Peisli, ranë dakord për ndarjen e pushtetit në maj të këtij viti, pasi Ira virtualisht u konsiderua e shkrirë. Ndërkaq, gjatë gjithë periudhës së konfliktit gjithçka u konsiderua si luftë. Terroristët dënoheshin nën ligje dhe trupa gjykues të posaçëm pa juri, ndërkohë që gjithashtu, mbaheshin në burgje të posaçme. Në vitin 1972, 27 mijë trupa u vendosën në Irlandën e Veriut. Në total në provincë u dërguan 300 mijë forca ushtarake britanike. Numri i tyre zvogëlohej progresivisht me hapat përpara në procesin e paqes: në fund mbetën vetëm 10 mijë e 5 qind ushtarë. 5 mijë prej tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë në Irlandë, por nuk do të kenë më asnjë përgjegjësi mbi rregullin dhe rendin. Kullat e vëzhgimit përgjatë vijës kufitare janë shkatërruar; baza ushtarake në Besbruk, ndër më të mëdhatë në ishujt britanikë, është mbyllur dhe regjimenti mbretëror irlandez i Ushtrisë Britanike është shkrirë. Arsyeja zyrtare është se situata në Irlandën e Veriut është e qëndrueshme në masë të kënaqshme, gjë që i bën këto masa të panevojshme. Arsyeja e vërtetë është mungesa e rekrutëve. Më shumë se 12 mijë ushtarë janë dërguar në Irak dhe Afganistan. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, gjenerali Riçard Danat, shkruante në një komunikatë sekrete të rënë në duart e shtypit, se numri i ushtarëve nuk mjafton: “Aktualisht, jemi thuajse të paaftë për të reaguar karshi ndonjë të papriture”. Leitnant-Gjeneral Nikolas Parker, një ndër ushtarakët me rang më të lartë në Irlandën e Veriut, tha se reduktimi i trupave do të vazhdojë derisa të arrihet në një nivel ekuivalent me numrin e ushtarëve në Glasgou dhe Jorkshair. Ai tha për britaniken “Observer” se “ushtarët do të psonisin në supermarkete rrugës për në shtëpi të veshur me uniforma dhe askush nuk do lëvizë një qerpik për këtë”. E megjithatë, gjasat që diçka e tillë të bëhet realitet janë ende të pakta. Militantët protestantë nuk i kanë dorëzuar ende armët.

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 15

Media

&biznes

Muaj të tërë janë zhvilluar tratativa e tashmë marrëveshja është arritur: Rupert Murdoch ka blerë shtëpinë botuese “Dow-Jones” dhe gazetën e saj “Wall Street Journal”. Kritikët, ndërkohë, kanë profetizuar perëndimin e gazetës më të mirë ekonomike në botë. Por manjati i mediave ekstrakonservatore mund të ishte sipas disa të tjerëve, pikërisht njeriu për të cilin ka nevojë gazeta dhe frika rreth tij mund të rezultojë jo e bazuar

marrëveshja
PRANOHET OFERTA
“Dow Jones” ka pranuar ofertën e bërë nga grupimi mediatik “News Corp” me pronar Rupert Murdoch, në shifrën e 5 miliardë dollarëve (ose 3,7 miliardë eurove) ka bërë të ditur “Wall Street Journal”. Uroj që “Dow Jones” punët t’i shkojnë më mirë se deri më tani, ka thënë Elisabeth Goth Chelberg, përfaqësuese e familjes “Bancroft”, e cila që nga viti 1902 ka mbajtur shumicën e aksioneve në njërën nga ndërmarrjet më të famshme mediatike në botë, gazetën “Wall Street Journal”

N

ë fund erdhi puna thjesht te paratë. E thënë më saktë, bëhet fjalë për 30 milionë dollarë. Kjo shumë – një bonus i mirë që e tejkalon çmimin fillestar të shitjes së saj, duke kapur në fund një vlerë prej pesë miliardë dollarësh – e ka premtuar Rupert Murdoch, që deri së fundmi ka joshur anëtarët e ndarë në dysh të familjes “Bancroft” për sa i përket mendimit për t’ia shitur atij shtëpinë botuese “Dow Jones” dhe gazetën e tyre të famshme, “Wall Street Journal”, pas një periudhe prej tre muajsh tratativa. Zyrtarisht, shuma e konsiderueshme do të kalojë nëpërmjet një fondi të veçantë, për të mbuluar kostot e noterëve e të avokatëve të “Bancroft”-ëve. Trashëgimtarët e themeluesit të “Dow Jones”, Clarence Barron, patën drojë të madhe për disa kohë për t’iu nënështruar planeve të Murdoch për t’u shtrirë në sektorin e mediave. Në fakt ata ngecën kur puna shkoi për para të thata. Shuma e kaluar në favor të tyre, përbën një shtesë prej 67 përqindësh në pjesën që ata zenë në tregun e deritanishëm të “DJ” dhe pasurinë personale të “Bancroft”-ëve. Principi i Murdoch përputhet me atë të klanit të vjetër të mediave: parimet janë të mira, por paraja është më e mirë. E kështu mori udhë kjo punë, ndërsa shumëkush e vlerëson si fundin e gazetarisë perëndimore: Rupert Murdoch – njeri i fuqishëm, mjeshtër i ceremonialeve të vulgaritetit, një biznesmen i paskrupullt e njëkohësisht brilant në veprime – ka përmbushur kësisoj një nga ëndrrat e tij të hershme, duke u dashuruar së fundmi me gazetën më të madhe ekonomike në botë, një nga domenet e fundit të pavarura në sektorin e gazetarisë në SHBA. Drejtorët e dy firmave – “DJ” dhe “News Corp” – kanë nënshkruar marrëveshjen gjatë natës. “Një ditë e zezë për mediat e lajmit në Amerikë – dhe për demokracinë amerikane”, është cituar të deklarojë Paul Krugman, një nga editorialistët më të mirë të “New York Times”, në mënyrë profilaktike. Po a janë mendimet e shprehura në këtë mënyrë, të justifikuara dhe sa realisht e rrezikon Murdoch një sektor të tillë që përbën një nga segmentet më të rëndësishme të jetës shoqërore në SHBA? Ose e thënë ndryshe: a

Murdoch merr pronësinë e “WALL STREET JOURNAL”

Triumfon shpëtimtari “i urryer”
është Murdoch pikërisht “shiringa e testosteronit”, që “Dow Jonws” dhe “Wall Street Journal” kanë nevojë – apo mbase dhe i gjithë tregu mediatik në SHBA? Në këtë treg Murdoch tashmë është për herë të parë prezent masivisht. Me gjithë mangësitë e kritikat, ai është njeriu më i mirë që mund ta nxirrte nga problemet shtëpinë botuese “të sëmurë” kohët e fundit: një “ujk i vjetër” i mediave, një gjuajtës i pasionuar i skandaleve e lajmit. Shumëkush vlerëson se Murdoch është më mirë se “Bancroft”-ët e rënë në letargji që kujdeseshin vetëm për çeqet e tyre të trashëgimisë, ndërsa gazeta “WSJ” gjithnjë e më shumë po pësonte ulje në shitje. Më mirë se gjithçka tjetër është gjithmonë alternativa e mbetur - për të pasur një shoqëri me pjesëmarrje të qartë financiare, që nuk është e interesuar direkt për gazetarinë, e që kujdeset vetëm për kostot, sesa një që shkurton vendet e punës e me kalimin e kohës shkatërron kalanë. Martesë mes princeshës e hamallit? Vlerësimet pozitive pas marrjes në dorë të shtëpisë botuese e gazetës, deri më tani janë fokusuar nga thirrjet e alarmet në kor të kritikëve të Murdoch për rrënim të këtij sektori. Ata kanë munguar për një kohë të gjatë në lajmet e mediave amerikane, që e kanë komentuar kërcimin dysh të Murdoch me “Bancroft”-tët e shpërndarë në mbarë botën, me tone aq të tejkaluara, sikur të kishim të bënim këtu me një martesë mes një princeshe e një hamalli, vlerësonte dje një media perëndimore. Asnjë baron i mediave në SHBA nuk është margjinalizuar aq shumë sa Murdoch nga kundërshtarët e tij. Ata e kanë cilësuar atë si një populist të paturpshëm, që ka spikatur si “zëdhënësi më i vogël i turmave”, d.m.th: servil e i paskrupullt. Si një njeri egoist, që nuk gjen asnjë terren për vënien në jetë të strukturave demokratike, lëre pastaj të pretendojë për përmbajtje gazetareske. Si manipulator, që ndërhyn vetëm për zgjerimin e fuqizimin e perandorisë së tij. Këto handikape janë të justifikuara, me siguri – se shpesh ka edhe gurë nën rrota. Siç ishte rasti i Tina Brown, ish-shefja e “Vanity Fair”, që një pronësi të “WSJ” nën emrin Murdoch, e ka cilësuar si një shfaqje “horror”. Megjithëse ajo vetë nuk pati aspak turp kur shfaqi në kopertinën e saj një Demi Moore shtatzënë, të zhveshur e që përdorte doping. Apo vlerësimet e Bill Keller, kryeredaktorit të “New York Times”, i cili e ka cilësuar Murdoch

si “Antikrishti” – megjithëse edhe gazeta e tij në vitet e fundit është përfshirë në skandalet e çështjeve të etikës. Disa redaktorë të “WSJ” e kanë krahasuar Murdoch në një e-mail të brendshëm, madje edhe me Hitlerin – dhe tratativat për kalimin e gazetës së tyre në pronësi të “News Corp”, me marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938, ku nazistëve iu bënë koncesione të mëdha. Por kur bie fjala për ata vetë, gazetarët ankohen me kënaqësi me zë të lartë. Kjo lexohet edhe mes rreshtave të gazetave, me të cilat “WSJ” sot (dje) në mënyrë të pakëndshme ka bërë lajmërimin për shitjen e aksioneve të saj e ndërrimin e pronarëve: “Familja Bancroft ka rënë dakord për vlerën e pesë miliardë dollarëve për shitjen”, thuhet aty, pasuar nga një fjali me tone sentimentale: “Një shekull Dow Jones & Co., në pronësi të familjes Bancroft është lënë pas krahëve tashmë”. Nën Murdoch, “New York Post” e supozuar se mbështet politikat majtiste liberale, tashmë do kthehet në një gazetë konservatore, që shkatërron pa mëshirë çdo kundërshtar, thuhet diku tjetër. “Fox News”, kanali i lajmeve të Murdoch, po përhap me kënaqësi propagandën e qeverisë. Por rrjeti i tij “Fox-Network”- rrjeti më i madh i simotrës së saj kabllore – ka vijuar ta shtojë gjithnjë e më shumë audiencën me “Simpson”-ët, emisionin kritik komik, ku Murdoch, doli vetë në ekran, duke thënë me qesëndi thumbuese: “Unë jam Rupert Murdoch, tirani i miliarderëve!” “Është koha të hapen sytë” Shtëpia e tij e botimit të librave “HarperCollins” nuk nxjerr në botim vetëm leksione për plazhin e turizmin, por edhe kujtimet e ish-shefit të CIA-s, kritik i qeverisë aktuale, George Tenet, dhe të bestsellerit në fushën e ekonomisë, “Freakonomics”. Sidoqoftë, është harruar me kënaqësi se: përgjatë një dekade, Murdoch ka poseduar gazetën javore me pikëpamje të majta alternative “Village Voice”, të cilën ai e lexonte me dëshirë – e që në atë kohë, në thelb shkonte shumë më mirë sesa sot pa të, si pjesë e shtëpisë së botimeve kaliforniane “New Times”. Kështu, siç shihet, pas frontit anti-Rupert fshihet ndoshta më shumë frikë e ankth se ç’pritej.

“FOX NEWS”
“Fox News”, kanali i lajmeve të Murdoch, po përhap me kënaqësi propagandën e qeverisë. Por rrjeti i tij “Fox-Network” ka vijuar ta shtojë gjithnjë e më shumë audiencën me “Simpson”-ët, ku Murdoch, doli në ekran, duke thënë me qesëndi thumbuese: “Unë jam Rupert Murdoch, tirani i miliarderëve!”

NJERIU I SHIGJETUAR
Asnjë baron i mediave në SHBA nuk është margjinalizuar aq shumë sa Murdoch nga kundërshtarët e tij. Ata e kanë cilësuar atë si një populist të paturpshëm, që ka spikatur si “zëdhënësi më i vogël i turmave”, d.m.th: servil e i paskrupullt

SHQIP 16

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

REALITY TV

DRAMË

DOKUMENT UMENTAR DOKUMENTAR

HISTORI

"VIDEO GAZMORE AMERIKANE"
O R A 2 0 ..1 5 1
Permbledhje: Ky program eshte i ndertuar mbi kamerat amatore amerikane qe gjithkujt nga ne i rastis te filmoje ne gezime e festa te ndryshme, ne momente te rendesishme te jetes. Te gjitha keto kamera amatore prezantohen ne nje show nga Tom Bergeron ne nje studio me te ftuar te cilet dhe i interviston. Grupimi i tyre behet mbi baze tematikash te ndryshme.

"ALIAS"
ORA 21 00
Sidni është rekrutuar nga një organizate e fshehtë e quajtur SD-6; ajo mendonte se SD-6-a është një organizëm i cili punon për llogari të qeverisë, por shumë shpejt do të zbulojë që është krejtësisht e kundërta… Vrasja e të dashurit të saj nga elementë të kësaj organizate bën që Sidni të kthehet në një agjente të dyfishtë, të punojë për SD-6-n dhe t'i përcjellë informacione CIA-s. Aksion, suspansë, dramë dhe dinamikë.

DOSJET UFO/PARANORMALE TË KGB-2
ORA 21:00
Kur kërkuesit filluan të pyesnin sesa dinte qeveria sovjetike mbi UFO-t dhe fenomenet paranormale, u habitën kur zbuluan dosje me fakte pa fund të mbledhura për dekada të tëra.

638 MËNYRA PËR TË VRARË KASTRON
ORA 22:00
Pj. 2 Kjo është një histori vrasjeje. Objektivi është Fidel Kastro, presidenti i Kubës. Kastros nuk u arrit t'i bëhej kurrë një atentat i suksesshëm. Këtë herë ai vetëm sa u pengua. Por në fakt shumë njerëz janë përpjekur ta vrasin socialistin më të famshëm të botës të kohës sonë. Qeveri dhe atentatorë të ndryshëm kanë më shumë se 50 vjet që duan ta vrasin, por tani koha po mbaron.

PER TE GJITHE

DOKUMENTAR
06 00 Murder one 11 (II)

FEMIJET
9:00 9:15 9:30 10:00 Ujku Alberto Shpëtimtarët Bonkers Dragon Ball 227-228 (Premierë) 11:00 Batman - Legjenda filloi-4 (Premierë) 12:50 Laki Luk 13:30 Dumbo 14:45 Frengulli-2 16:00 Anastasia 17:00 Ujku Alberto 17:20 Shpëtimtarët 17:40 Bonkers 18:30 Batman - Legjenda filloi-4 (Premierë) 19:10 Dragon Ball 227-228 (Premierë) 19:30 Laki Luk 20:15 Na ishin njëherë Krishtlindjet 21:30 Jeta e një milingone 23:00 Kasper 0:30 101 dalmatët - aventurat e Peçit 2:00 Liroi dhe Stiç 3:30 Sekretet e Nimit-2 5:00 Mbreti Luan-2 6:30 Sirena e vogël-2 8:00 Tomi dhe Xherri

06.45 07.30 08.58 9.00 09.20 09.23 09.30 11.00 11.28 11.58 12.00 12.15 12.20 13.13 14.05 14.58 15.00 15.30 15.35 17.00 17.28 17.30 17.50 17.55 18.30 19.28 19.30 20.10 20.15 20.50 22.30 23.00 23.05

01.00 01.25 02.03 03.30 03.45

Info Good Morning Albania Programi i dites Lajme Moti Horoskopi Film Serial "Eliza e Rivombrozes" pj.21, 22 (sez.2) Video Gazmore Amerikane (ritr.) pj.19 (10a) TN Ritr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.18 Programi i dites Lajme Moti TN Ritr. "Belissima" pj.98 Film serial Pr. "Po ia nis nga e para" pj.4 Film Serial Ritr. "West Wing" pj.24 (sez.4/1) Programi i dites Lajme Moti Top Select Pr. (Direct) TF Pr. "100 Vitrinat" pj.958 Programi i dites Lajmet Moti TN Pr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.19 TN Pr. "Belissima" pj.99 Programi i dites Lajmet Moti Video Gazmore Amerikane pj.20 (10b) Talk Show Premiere "Top Story" Lajme Moti Top Show ritr. "Teknologjia Showgirl" Te ftuar: Zerina Kuke, Altin Hazizaj, Albana Osmani, Ledion Lico, Ornela Bregu, Zhaku, Orjana Kollaku, Albert Dumani Lajme e Moti Video Gazmore Amerikane (ritr.) pj.20 (10b) Top Select (rit) Lajme e moti Muzike

8:55 9:20

Guidë në univers 3/4 Kundër cdo mundësie-4

7:00 8:00 9:00

Misteri i Ishullit të Pashkës Shpirtrat e Pyllit Tropikal Aventurë e Çmendur, Pj. 16&17

07 00 Kamera gazmore 07 30 La sylphide 09 00 Seinfeld 9/10 (I) 10 00 Shpirtrat binjake 7 11 00 Dawson’s creek 8 (II) 12 00 Roswell 19 (II) 13 00 Alias 7 (I) 14 00 Grey’s anatomy 9 (II) 15 00 Murder one 11 (II) 16 00 Kamera gazmore 17 00 Seinfeld 11/12 (I) 18 00 Dawson’s creek 9 (II) 19 00 Roswell 20 (II) 20 00 Shpirtrat binjake 8 21 00 Alias 7 (I) 22 00 Grey’s anatomy 10 (II) 23 00 Murder one 12 (II) 00 00 Roswell 20 (II) 01 00 Alias 7 (I) 02 00 Shpirtrat binjake 8 03 00 Seinfeld 11/12 (I) 04 00 Dawson’s creek 9 (II) 05 00 Grey’s anatomy 10 (II)

10:15 Gjahtarët e fantazmave-4 11:05 Ligji në Las Vegas 5/ Gjumë i trazuar 12:40 Mrekullitë e universit-3 13:35 Hakers 14:20 Makinat klasike të policisë 14:50 Misteri i binjakëve 15:45 Truri-3 16:15 Katastrofat-3 17:05 Fifth Gear-11 17:55 Beteja e anijeve-4 18:45 Grataçela më e lartë 19:30 Pengmarrja 20:20 Ronaldinho 21:00 Dosjet UFO/Paranormale të KGB-2 (Premierë) 22:00 Skena e krimit-3 22:55 Dangerzone-3 23:45 Futebol-6 0:40 1:30 2:25 3:15 4:10 5:00 5:55 6:45 7:40 8:35 Pastrimi i vendit të krimit Stuhi zjarri në Drezden Fifth Gear-9 Mrekullitë e universit-1 Planeti Tokë-4 Sheqeri Kundër cdo mundësie-2 Truri-1 Shitja e armëve Kriminelë dhe ligjvënës-2

10:00 Koha e Jetës Suaj, Viti 1984 11:00 Shkrimtarë & Qytete të Mëdha, Meksika 12:00 Djali q[ndron n[ Film 13:00 Fitorja e Fundit 14:00 Biggie & Tupac 15:00 Prerija Amerikane 16:00 Jeta në Tokë, Larmia e pafundme 17:00 Planeti Tokë, Pj. 6 18:00 Obelisku Teo 19:00 Gratë faraone 20:00 Eminem, Të vërtetat e Pathëna 21:00 Odisea e Oqeanit 22:00 638 mënyra për të vrarë Kastron, Pj. 2 (Premierë) 23:00 Tahiti i Mrekullueshëm 0:00 1:00 2:00 3:00 4:00 5:00 6:00 Hapat e Trimërisë, Norman Von Aventurë e Çmendur, Pj. 12&13 Koha e Jetës Suaj, Viti 1982 Planeti Tokë, Pj. 5 Zogjtë e Tendës Shpëtoni Pandat Afrika, Savana

8:00 8:30 9:00 9:30 11:15 12:50 14:05 14:30 15:00 15:25 17:00 18:25 19:35 20:00 21:30 22:50 0:20 2:05 3:40 5:00 6:30

Bernie Mac Show eps 14 Dinosauret eps 19 Tribu eps 18 Piter Pan Dadoja Mekfi Inspektori Gaxhet Kuzhineri i madh&kuzhineri i vogel Lizi Meguajer Jeta ne suite e Zakut dhe Kodit Borebardha Djali peshkaqen dhe vajza llave Kripmjaltezat Qyteti i Pertaceve eps 9 Ani Degjo kush flet 2 Djali i maskes Piter Pan Dadoja Mekfi Inspektori Gaxhet Borebardha Djali peshkaqen dhe vajza llave

9:00 9:30

Frosti-1 (Premierë) Ana në shtëpinë çatigjelbër4 (Premierë) 10:00 Qenushi Kliford 11:00 Kështjella e Purpurt 12:00 Muri i kuq 12:45 He Man 13:20 Shigjeta e kaltër 14:35 Space Jam - ndeshje kozmike 16:15 Frosti-1 (Premierë) 16:45 Ana në shtëpinë çatigjelbër4 (Premierë) 17:05 Qenushi Kliford 17:55 Kështjella e Purpurt 18:20 Muri i kuq 19:35 He Man 21:00 Qenushi Kiper 22:15 Robin Hud 23:30 Herkuli 0:55 Uolleis dhe Gromit 2:10 Nausika 4:00 Njeriu merimangë-2 5:30 Shfaqja e maskave për ariun Puh 7:00 Për pushime me Timon e Pumba 8:00 Klasikët e Kartonave

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

SHQIP 17

CLASSIC COLLECTION

HORROR/ THRILLER

KOMEDI

SERIAL PER FEMIJE

CASTI VENDIMTAR
ORA 21:30
Regjia: Herbert Ross. Aktorët: Shirley McClaine, Anne Bancroft, Mikhail Baryshnikov. Dy mike dhe rivale takohen pas shume vjetesh duke u ballafaquar me zgjedhjet qe kane bere ne jete. Njera eshte tashme nje balerine e afirmuar dhe tjetra nje nene e dashur qe sakrifikoi karrieren per hir te familjes. Kandidat per 11 çmime Oskar. Fitues i Globit te Arte.

BESIMTARET
Ora 21:00
Regjia: Daniel Myrick Aktorë: Johnny Messner, Jon Huertas, deana Russo, Saige Ryan Campbell, etj. David Vaughn dhe Victor Hernandez, mjekë të ndihmës së shpejtë marrin një telefonatë nga një vajzë e re, nëna e së cilës kishte humbur ndjenjat. Shpejt ata do të kuptojnë se jeta që ata duhet të shpëtojnë është ndoshta jeta e tyre.

MIQ AMERIKANË
Ora 21:30
PERMBAJTJA: Kramer dhe Dagllas, 2 ish-presidentë në kahë të ndryshëm politikë, bëhen aleatë kur vihen nën shënjestrën e një komplotisti. Të dy kuptojnë se tani kanë një armik të përbashkët dhe nisin të mbledhin të dhëna për të vërtetuar pafajësinë e tyre.

KRIPMJALTEZAT
ORA 18:20
Spektakli me i fundit per femije me aktoret e vegjel te cilet kane hyre ne boten e kripmjaltezave dhe perjetojne emocione te bukura. Te gjithe kane nje histori per te treguar dhe te gjithe kane nje mal me deshira te cilat banojne ne nje vend te vetem; ne planetin e kripmjaltezave.

KINEMA
THRILLER DRAME

SPORT
KALENDARI SPORTIV KALENDARI SPORTIV

HOROSKOPI
DASHI PESHORJA
PESHORJA – Edhe pse mund t’ju paraqiten okazione të bukura, sot duhet t’i vlerësoni me kujdes. Edhe personat e rinj mund të hasin ndonjë pengesë të vogël, por nuk duhet të shqetësohen, gjithçka ecën shumë mirë. DASHI – Pjesa e parë e ditës së sotme nuk do të jetë aq e mirë dhe i gjithë faji është sepse veproni vetëm sipas instiktivit tuaj. Për sa i përket punës do të dini të lëvizni shumë mirë në të gjitha detyrat që ju ngarkohen qofshin këto të vogla ose të mëdha.

KORRESI
ORA 23.00
Përmbajtja: Historia rrënqethëse e një shkrimtari i cili në librin e tij më të suksesshëm 'Korrësi' përshkruan me tepër saktësi sjelljen e një vrasësi serial, dhe kur vrasjet fillojnë të bëhen realitet, dyshimet bien mbi të.

KUR NJË BURRË DASHURON
21 ORA 21.30
Aktorët: Meg Ryan, Andy Garcia, Ellen Burstyn Përmbajtja: Në kohë të këqija. Në kohë të mira. Kur një burrë dashuron, dashuria është e përjetshme dhe në çdo kohë. Një bashkëshort duhet të përballet me pasojat e alkoolizmit tek e shoqja, pasoja që kërcënojnë lidhjen e tyre dhe sigurinë e të bijës.

E ENJTE 2 GUSHT 2007
KUPA UEFA, ELEMINATORE 1. BESA - BEZANIJA ora 20:30 P1

KUPA E AMERIKES SE JUGUT 2. TACUARY ( PAR) - DANUBIO( URU) ora 21:00 P2

DEMI
DEMI – Sot do të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin. Në punë ruani distancat me disa kolegë ziliqarë dhe xhelozë. Shëndeti paraqitet i shkëlqyer vetëm mundohuni të mos abuzoni me energjitë tuaja.

AKREPI
AKREPI – Edhe një javë dhe do të liroheni nga prania e Marsit që është në kundërshtim me shenjën tuaj. Kështu që ky muaj paraqitet shumë pozitiv dhe i pasur me aktivitete interesante. Gjithashtu, sot do të keni Hënën në favor

BINJAKET
BINJAKËT – Do të ndiheni pak të mërzitur nga rutina e përditshme dhe nga ana e partnerit nuk do të merrni shumë stimuj. Në punë do të keni lajme të mira për sa i përket të ardhurave.

SHIGJETARI
SHIGJETARI – Ky muaj fillon me një trekëndësh të shkëlqyer midis shenjës tuaj, Jupiterit dhe Diellit, duke ju dhuruar një periudhë të pasur me stimuj, pasione dhe dashuri. Asnjëherë mos humbisni besimin në vetvete.

AKSION, KRIM

KOMEDI

GAFORRJA
GAFORRJA – Ky muaj fillon me një klimë të mirë rreth jush. Hëna në favor ju lejon të kaloni disa tensione me lehtësi. Periudhë shumë e mirë sidomos për të lindurit në dekadën e fundit, për sa u përket problemeve shtëpiake.

BRICJAPI
BRICJAPI – Muaji fillon për ju me ndikimin pozitiv të Diellit. Energjia dhe dinamizmi nuk do ju mungojnë, por kujdes mos e ekzagjeroni. Me personat që ju rrethojnë, si në punë ashtu edhe në jetën private, ndieni nevojën për t’u ndalur më shumë mbi detajet.

DERI NË PIKËN E FUNDIT
ora 21:30
Regjizori: Frank a. Cappello Aktoret: Russell crowe Permbajtja: Zak Grent është një agjent i FBI-së që ende nuk e ka marrë veten nga vdekja e së shoqes. Por tani i duhet të vihet në lëvizje, pasi i biri është rrëmbyer për hakmarrje nga një bos mafioz, i cili është i bindur që Zaku është përgjegjës për vdekjen e djalit të tij të vetëm.

NJË VERË E ÇMENDUR
ora 21:30
Aktoret: John cusack, demi moore Permbajtja: Aventurat e peripecitë plot humor të 2 të rinjve, aspiratat e tyre të mëdha për t'u bërë artistë e këngëtarë, nën rrezet e ngrohta të diellit dhe atmosferën e këndshme të plazheve.

LUANI

UJORI
UJORI – Panorama e këtij muaji hapet për ju me një interes të veçantë për situatën financiare dhe materiale. Ata që i përkasin dekadës së fundit do të jenë të bllokuar nga Marsi që krijon pengesa për realizimin e projekteve personale.

S

uper port

LUANI – Dielli në favor ju garanton energji të mëdha. Mos u shqetësoni në qoftë se keni lindur në dekadën e parë, sepse mund të keni ndonjë moment dobësie, por gjithçka është kalimtare.

VIRGJERESHA
VIRGJËRESHA – Momente tensioni do të karakterizojnë ditën e sotme. Influksi pak i favorshëm hënor ju shtyn të keni reagime kundërshtuese përballë personave që ju qëndrojnë pranë.

PESHQIT
PESHQIT – Hëna është në shenjën tuaj, duke ju dhuruar këtë fillim muaji mbrojtjen dhe ndriçimin e saj për të bërë zgjedhjet e duhura, sidomos në dashuri. Një dilemë që ju mundon prej kohësh do të gjejë zgjidhjen e duhur.

SHQIP 18

NDRYSHE

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

Tendencat

&Kostumet e femrave

Tendencat më të fundit të sfilatave? Femrat që u rikthehen gardërobave të baballarëve, bashkëshortëve apo shokëve. Ato zgjedhin xhaketa të bollshme dhe këmisha klasike për të veshur, por në asnjë arsye nuk humbasin feminilitetin e tyre. Në vitrinat e dyqaneve ose në manekina, prej kohësh ekspozohen pantallona të shkurtra apo bolero prej rokstarësh: me pak fjalë prerje burrërore për zonjat e vërteta

Vajza si djelmosha
Për vjeshtën që vjen nën smoking asgjë
e ndryshimin e herëpashershëm të modës, femrat këtë herë duket se i janë rikthyer gardërobës mashkullore. Xhaketa sportive, xhaketat me dopjo pulla, pantallonat me prerje të ngushtë, që prej kohësh kishin përfunduar në fund të raftit, sepse të bënin të dukeshe si një femër menaxhere e viteve ’80, tani janë rikthyer në modë së bashku me smokingun. Në interpretimin e ri të look-ut, të dukesh seksi është gjëja të cilës i kushtohet më shumë rëndësi. Një shembull për të gjithë? Xhaketat e zeza të mbrëmjes, të cilat mbizotërojnë në mbrëmjet kaliente të verës, të veshura mbi trupat e zhveshur. Një sharm i vërtetë, sidomos nëse shoqërohen me taka tepër të larta. “Vajza si djalosh” është më shumë tërheqëse dhe sensuale. “Mund të veshë një xhaketë meshkujsh dhe të duket më seksi se kurrë”, shpjegon Xhorxho Armani, i cili në sfilatat e Parisit ka prezantuar një smoking tepër tërheqës, me xhaketë e pantallona të gjata dhe këmishë mëndafshi ngjyrë lejla. “Si gjithmonë – shpjegon – është një çështje përmasash. Një xhaketë, nëse është e prerë mirë, mund të jetë më shumë joshëse sesa një veshje mbrëmjeje, që lë të zbuluar shpinën”. Nga “Hermès”, marka simbol e luksit në të gjitha kohërat, xhaketa e zezë vishet mbrëmjeve me pantallona të shkurtra dhe këmishë të hapur e të lidhur në mes. Për këtë sezon edhe “Maks Mara” nuk ka harruar të “propozojë” tutat smoking, të cilat mund të përdoren pa vështirësi për verën e nxehtë dhe vjeshtën e lagësht. Ndryshe do të flisnim për Xhon Riçmond, që zgjedh komplete pak më serioze, me pantallona treçerekëshe të puthitura pas trupit, në stilin rokstar. Xhaketa, simboli i vjetër i pushtetit, është një dashuri e vjetër e Dona Karan, stilistja amerikane që në fillim të karrierës së saj në vitet ’80, ka rimodeluar figurën e femrës menaxhere. “Ka momente kur veshja formale është detyrim – kujton ajo – por meqë kemi fatin që të jemi femra, mund të kemi më shumë liri sesa një mashkull. Për shembull, mund të luhet me një xhaketë të vogël dhe pantallona të ngushta, pa harruar një palë sandale me taka të larta më shumë se 10 cm, të cilat i japin femrës një pamje më tërheqëse dhe sensuale”. Edhe stilisti i famshëm që ndërroi jetë para pak kohësh, Xhanfranko Ferre, i referohej logjikës mashkullore dhe e aplikonte atë në stilin femëror. Kostumet e koleksioneve të tij e kanë xhaketën në formë boleroje, ndërsa Antonio Marras propozon një kostum shumë serioz të shoqëruar madje edhe me kollare. Për “Chanel” në pasarelë duhet të sfilojnë vajzat me kostume mbrëmjeje, me këmisha të gjera dhe papion. Aleksandër Mekuin, mes aksesorëve të rinj, propozon përveç kostumit edhe kapele me rrjetë që mbulon fytyrën. Gjithashtu, stilit të kostumeve i bashkohet edhe Rikardo Tiski (stilisti i Givenshisë) që këtë herë i sjell me dekoracione të qëndisura me fije ari. Ndër stilistët më të preferuar për stilin e tyre seriozë janë Xhil Zender dhe Alberto Biani, që mes zonjave të larta parlamentare janë bërë një pikë referimi që nuk mund të heqin dorë. Nga “Ivs San Lorent”, djaloshi i ri italian, Stefano Pilati, i ka bërë homazh mësuesit francez, i cili në vitet ‘60 kishte propozuar modelin “masculin feminin”, duke imponuar rikthimin e smokingut dhe një koleksion të pasur me modele mbrëmjesh. Një itinerar i përshkuar edhe nga Luis Vuiton, Ralf Loren, Balenkiaxha, Sonja Rikiel, Brioni, Anxhelo Marani, Kricia, Selin Amuleti J. dhe Stela Mekartnej. “Kurrë më pa smoking”, duke se është shprehja e duhur dhe Alber Elbaz, stilisti krijues i markës “Lenvin”, e ka përkthyer këtë slogan duke e transformuar këmishën e natës në një fustan mëndafshi, i cili mund të vishet me një xhaketë të zezë. Sigurisht që edhe femrat e D&G nuk mund t’i shpëtonin shijes së papërsëritshme të smokingut, duke e shoqëruar atë me një “shpirt rebel”. Një tërheqje që shoqëron edhe fansat e rinj të linjës “C’n’c”, dizajnuar nga Enio Kapasa. “Herë a vonë, vajzat do të kërkojnë copëza në raftet e baballarëve – shpjegon stilisti – dhe më kryesorja dinë t’i interpretojnë me një shije modernizmi të përzier me reminishencë rrok”.

M

Për këtë sezon edhe “Maks Mara” nuk ka harruar të “propozojë” tutat smoking, të cilat mund të përdoren pa vështirësi për verën e nxehtë dhe vjeshtën e lagësht. Ndryshe do të flisnim për Xhon Riçmond, që zgjedh komplete pak më serioze, me pantallona treçerekëshe të puthitura pas trupit, në stilin rokstar

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 19

XHORXH SEND
Amantine Aurore Lucile Dupin, vajza e një zyrtari, lindi në Paris në vitin 1804. Në moshën 27 vjeç adaptoi emrin e Xhorxh Send dhe duke veshur rroba meshkujsh, frekuentonte vendet që ishin të ndaluara për femrat e rangut të saj. Kjo sjellje, jashtë normales, në vitet ‘800 e bëri që të humbiste një pjesë të mirë të privilegjeve si baroneshë

MARLENE DIERTISH
Marie Magdelene Dietrish lindi në Berlin në vitin 1901. Ikona e kinemasë së ‘900 mishëron modelin e “femme fatale”. Dyshimi se mos ndoshta ajo ishte lezbike u shfrytëzua nga “Paramount” për filmin “Maroko” në të cilin diva shfaqej me veshje mashkullore dhe slogani i saj ishte: “Marlen, gruaja që të gjitha femrat duan ta shohin”

SHARLOT REMPLING
Aktorja angleze e vitit 1946, përzjeu stilin e saj “dopjo” me disa role kinematografike, si egoistja e lirë e “Gergy Girl” ose e mbijetuara në një kamp përqendrimi te “Fuqia e natës”. Në filmin e Kavanit, Sharlotë ka një histori sadomazokiste me ish-xhelatin e saj

moda
FRYMEZIM RROK
Smoking i linjës “Prive” (Moda e rëndë) propozuar nga Armani ka një “frymëzim” rroku, ndërsa për modelin e kapeles, stilisti është frymëzuar nga Pit Doherti, ish i fejuari skandaloz i Kejt Mos

Lule dhe fantazi për stinën në vazhdim
Ë

TE DREJTA DHE TERHEQESE
Rosela Tarabini, stilistja e markës “Ana Molinari” propozon pantallona të drejta e të ngushta me këmishë transparente. Pantallonat e tipit mashkullor dhe sensualiteti i këmishës i japin femrës një pamje shumë tërheqëse

ME INDINE NE ZEMER
Smoking origjinal “super klas” nga Ralf Loren është menduar për një grua që i adhuron udhëtimet dhe vendi i saj i preferuar është India me pallatet e mrekullueshme të maharaxhajve

PERMASA TE VOGLA
Vajzat e “Mis Sikstit” janë super seksi. Ato veshin pantallona të ngushta të ngjitura pas këmbëve, taka të larta. Xhaketa ka formën e një boleroje dhe përmasa të vogla

USHTAR SHIK
Në gardërobën androgjine një vend kryesor i është rezervuar edhe xhaketës ushtarake që Maks Mara propozon me ngjyra brilante dhe rrip në mes

TE TRANSFORMOHESH NE NJE YLL
Xhaketë të ngushtë dhe pantallona treçerekëshe deri te kavilja, si rokstare të vërteta. Xhon Riçmomd adhuron muzikën dhe moda e tij i referohet botës së rrokut

shtë filmi i viteve ’70 dhe protagonistja e tij është Kate Moss. Filmin e shoqëron në sfond muzika e “Depeche Mode”, ndërsa veshjet janë të Frida Xhaninit dhe “Gucci”-t. Çdo gjë është e rastësishme. Në pasarelë sfilon një vajzë bionde, e cila i ka lyer sytë me kafe dhe duket sikur i ngjan një ikone rroku. Veshjet e bardha i kanë dhënë një hijeshi koleksionit të “Gucci”-t. Të bardha, të arta, të zeza e me shkëlqim. Këto janë ngjyrat që ka përdorur një nga stilistet më të famshme në botë. Mëndafsh për veshje mbrëmjesh, copa të trasha për pantallona dhe masa të vogla. Një luks tepër i sofistikuar. Veshje krokodili, prej RROFTE lëkure gjarpri, xhaketa të vogla dhe FEMINILITETI të shkurtra. Këpucët janë si çantat, Super femërore, me prej lëkure dhe me gurë. Veshjet sa pantallona të shkurtra dhe vijnë e më shumë imitojnë prerjet xhaketë mashkullore. e meshkujve. Rripat janë të klasit Është femra e “Hermes”, të lartë. marka me një luks të Moda sikur kishte mbetur te lumadh, dizajnuar nga let dhe te sensualja... Ndoshta po, Zhan Pol Gotjer ndoshta jo. Mbase moda e re e “Gucci”-t është më sensuale këtë sezon. Por edhe ajo e “Arman”-it. Ai mbetet te të njëjtat rroba. Ato krijohen për ta bërë femrën të adhurueshme. Femra këtë sezon do të jetë më sensuale dhe tërheqëse. Veshjet e ditës janë të vogla, të shoqëruara me xhaketa të cilat puthiten pas trupit. Veshjet e mbrëmjes janë të gjitha të tejdukshme me copa të holla, ndonjëherë përdoren edhe bustet. Është një harmoni e vërtetë. Veshjet janë të gjitha sipër gjurit, pantallona të ngushta, xhaketa të vogla e shumë ngjyra. Sigurisht që pa taka nuk mund të ketë sensualite, por këtë herë të gjitha modelet e sfilatës së Alberta Ferrettit kanë qenë pa taka të larta. Ajo ka zgjedhur këpucë me lëkurë krokodili, por pa taka. Gruaja e Ferretti-t ka qenë pa taka të larta, e lehtë dhe shumë praktike. Sigurisht që në koleksionin e saj nuk SHPIRT REBEL kanë mbizotëruar vetëm veshjet e lehta. Në kolekSmoking me pantallona të sionin e saj ka pasur edhe kthyera mbrapsht, me këmishë veshje prej leshi dhe të bardhë dhe pasion të zi. Edhe veshje prej pambuku. vajzat e D&G rriten dhe dëfrePalltot e të gjitha veshjet e hen duke veshur rrobat klasike, saj në përgjithësi kanë qenë por me shpirt rebel të zbukuruara me fjongo në të gjitha anët. Peliçet duket se nuk kanë dalë ende nga moda. Edhe stilistja e famshme italiane, Ferreti, ka përdorur këtë copë të trashë për të kombinuar veshjet e holla të koleksionit. Këtë sezon përdoren edhe pardesytë e lehta. Ato janë me ngjyra të çelura, bezhë dhe të bardhë. Në koleksionet e fundit të prezantuara në Milano ka qenë edhe ajo e stilistes Veronika Etro. Fustane me ngjyra, veshje të lehta dhe shumë qëndisma. Po ashtu, në veshje të ndryshme kanë qenë të stampuara figura plot fantazi. Mariella Buranai i ka përdorur veshjet edhe me kapuça. Në pjesët e fundit, ato kanë qenë të kombinuara me plot ngjyra e me pelushe. Veshjet e saj të japin imazhin e një femre, e cila kombinon stilin e romëve. Ajo është e lirë. Ka kombinuar copa me lule, me ngjyra, me rruaza me viza dhe me temina. Një zonjushë e bukur është edhe ajo e “Just Cavalli”. Ajo vesh xhaketa të ngushta xhinsi dhe buste. MODE ME ZGJEDHJE Vesh minifunde të ngushta, bluza tepër të hapura e me motive të kombinuara sipas Versioni më në modë i anversioneve indiane. Dhe në fund të sfilatës drogjinisë? Është ajo që propozon vjen stilisti që e bën femrën të ngjajë si një Nikolas Xheskuire, stilisti i ri, i cili djallushe e vërtetë. prej disa kohësh është drejtori Gaetani Navarra. Ai sjell nostalgjinë e artistik i “Balenkiaxhës” viteve ’80, me çizme lëkure dhe pelushi. Flokët e femrës së tij janë të mbledhura me gërsheta. Pelushet janë me lëkurë dhelpre, ngjyrë kafe të murrme e të kuqërremta. Veshje si këto janë vërtetë për diva kinemaje. Pelush, mëndafsh, lëkurë; të gjitha këto kombinohen me çanta të mëdha, me ornamente, gurë. Ato të gjitha janë të punuara në mënyrë artizanale, sigurisht nga mjeshtër të modës milaneze.

SHQIP 20

NDRYSHE

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

Mjeshtëri

&profesion

U thyenin zemrat aristokratëve, gjeneralëve, pushtetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të shtresave të larta shoqërore, të cilët i ‘mbulonin’ me vëmendje, para dhe shpesh me emocione. Nga e veçanta, Mata Hari, përmes perandoreshës bizantine, Teodora, e deri te veneciania Veronica Franco, ja cilat ishin kurtizanet më të njohura, mjeshtre të këtij zanati të vjetër

Dhjetë kurtizanet më të njohura në botë
to kishin bukurinë, intelektin, sensin për hu mor dhe ç’është më e rëndësishmja, sensin për të fituar. U thyenin zemrat aristokratëve, gjeneralëve, pushtetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të shtresave të larta shoqërore, të cilët i ‘mbulonin’ me vëmendje, para dhe shpesh me emocione. Nga e veçanta, Mata Hari, përmes perandoreshës bizantine, Teodora, e deri te veneciania Veronica Franco, ja cilat ishin kurtizanet më të njohura, mjeshtre të këtij zanati të vjetër. Mata Hari Ajo ishte një kërcimtare erotike dhe nëse është për t’u besuar thashethemeve, spiune në Luftën e Parë Botërore, personifikim real i gjithë asaj që fshihet pas titullit “femme fatale”. Në kohën e saj, e mendonin si një nga femrat më të bukura dhe tërheqëse në botë. Shumë njerëz të njohur, kryesisht gjeneralë dhe politikanë, ranë në gjunjë para bukurisë dhe sharmit të saj ekzotik. Një nga viktimat më të mëdha ishte trashëgimtari gjerman, princi Vilhem, ndërsa më vonë tregoi se mosha dhe lidhjet familjare për të nuk përbënin asnjë problem duke u bërë më vonë dashnorja e djalit të tij. Megjithatë, pavarësisht nga fama e saj dhe dashnorët e shumtë, kurtizania e bukur përfundoi si mos më keq. Francezët e pushkatuan në vitin 1917 dhe para se të ekzekutohej, udhëheqësit ushtarak i dërgoi puthje dhe i tha: “Merci, monsieur”. Sarah Bernhardt E njohur edhe si përendesha Sarah, kjo aktore teatrale dhe një nga divat e para të filmit pa zë, për arsye financiare kombinoi karrierën e saj artistike me karrierën e kurtizanes. Dhe në këtë të fundit ishte më shumë se e suksesshme, prandaj në listën e saj kishte gjithashtu shumë personalitete të njohura të asaj kohe. Mes emrave më të njohur në listë, gjithsesi, ishin princi De Ligne, me të cilin pati edhe fëmijën e saj të vetëm, si dhe shkrimtari i njohur francez, Viktor Hygo, ndërsa kohët e fundit thuhej se frekuentonte një princ nga Uellsi. Vdiq në vitin 1923, pastaj fitoi yllin e saj në Rrugën e të Famshmëve në Hollivud. Ndërkohë, edhe sot, shumica e mendojnë si aktoren më të mirë ndonjëherë. Josephine Earp Kësaj valltareje profesionale, aktores dhe prostitutës, para së gjithash famën ia solli lidhja me kumarxhiun dhe kaubojin Wyatt Earp. Mori mbiemrin e tij, ndonëse nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmish që kishin një lidhje martesore. Njëkohësisht me të, ajo kishte lidhje edhe me zëvendësin e sherifit, Johnny Behan, ndërsa ka shumë versione lidhur me tregimin e lidhjes së tyre: nga ato ku thuhej që Behan ishte krejtësisht i dashuruar në të dhe i kërkoi martesë, gjë që ajo e refuzoi, e deri tek ajo sipas së cilës ai ishte pronari i saj, ndërsa ajo prona. Sidoqoftë, Josephine e ndërroi me Earp-in, duke e turpëruar në publik, e gjithmonë e më shumë po fillohej të besohej se ajo ishte gruaja e dytë e ligjshme e Behanit. Madame de Pompadour Ishte dashnore e njohur e mbretit francez, Luigjit XV, ndërsa besohej që pozitën e tij e shfrytëzonte për t’u bërë politikisht e rëndësishme. Megjithatë, ndikimi i saj politik ishte i diskutueshëm, edhe pse kishte fuqi të veçanta që i tregonte në situata si ajo kur rolin e dashnores së parë mbretërore u përpoq t’ia vidhte e reja dhe pa përvojë, Marie-Louise O’Murphy. Duke u ndier e fyer rëndë, Madame de Pompadour mori situatën në duart e saj dhe O’Murphy përfundoi e martuar dhe e eliminuar nga qarqet mbretërore. Pompadour bëri dy aborte spontane, ndërsa mbreti Luigji XV i qëndroi besnik deri në vdekjen e saj në vitin 1764, pavarësisht se deri në vitin 1750 nuk flinin bashkë.

A

MADAME DE POMPADOUR
Ishte dashnore e njohur e mbretit francez, Luigjit XV, ndërsa besohej që pozitën e tij e shfrytëzonte për t’u bërë politikisht e rëndësishme

Mata Hari ishte një kërcimtare erotike dhe nëse është për t’u besuar thashethemeve, spiune në Luftën e Parë Botërore, personifikim real i gjithë asaj që fshihet pas titullit “femme fatale”. Në kohën e saj, e mendonin si një nga femrat më të bukura dhe tërheqëse në botë
Su Xiaoxiao Kurtizania e njohur dhe poetja nga qyteti kinez, Hangzhou jetoi në shekullin V. Në veprat e saj kremtonte dashurinë, bukurinë dhe humanitetin, ndërsa bukurinë, intelektin dhe misticizmin e personazhit të saj dhe veprave e kremtonin shkrimtarët dhe poetët e gjeneratave të ardhme. Jehonë romantike gjithë kësaj i dha vdekja e saj e parakohshme. Vdiq që në moshën 19-vjeçare, duke iu lutur perëndive që të ruanin përgjithmonë bukurinë dhe rininë e saj. Cora Pearl E lindur në Londër, por shpejt u bë pjesë e shoqërisë së lartë parisiene, sapo zotërinjtë e atjeshëm filluan ta shihnin më shumë se argëtim i thjeshtë për një natë. Bukuria, inteligjenca dhe sensi i saj provokativ i humorit dhe, ç’është më e rëndësishmja, ndjenja për diskrecion, bënë që ajo të ishte shumë e dëshiruar dhe që nga niveli i një prostitute të pavlerë të ngrihet në atë të nderit - të kurtizanes franceze. Krahas perfeksionimit të zanatit të saj, Cora zhvilloi edhe prirjen e saj të sëmurë për bixhoz. Nga adhuruesit – të tillë si duka nga Rivoli, princi Willem, djali i mbretit holandez, Willem III, princi Napoleon, e shumë të tjerë – ajo pa asnjë problem tërhiqte shuma të mëdha, duke kënaqur paturpësisht vesin e saj. Thuhet se Cora ishte shumë e kujdesshme ndaj klientëve të saj dhe se në dyshemenë e mbuluar me orkide vallëzonte për ta krejtësisht e zhveshur, plot pasion, ndërsa në fund lahej para mysafirëve në vaskën plot shampanjë dhe i

bënte të qeshnin me shqiptimin e fjalëve franceze me theksin londinez. Mbretëresha Teodora Mbretëresha bizantine që jetoi në shekullin VI ishte femra më me ndikim në historinë e asaj perandorie. Veprat që i shkroi Procopius, kronisti i perandorit bizantin, Justinian, përmbajnë mjaft informacione për të dhe karrierën e saj si aktore. Aty përshkruhet edhe mënyra se si e tërhoqi vëmendjen e tij, duke u bërë menjëherë dashnorja e zjarrtë e tij. Ai në atë kohë ishte i martuar, gjithashtu me një ishprostitutë, e cila, natyrisht që kishte hequr dorë nga zanati pas martesës me perandorin. Mirëpo, Teodora aq shumë ia trazoi mendjen perandorit Justinian, saqë për shkak të saj vendosi ta pezullojë ligjin, sipas të cilit aristokratët nuk guxonin të martoheshin me aktore. Pavarësisht të kaluarës, Teodora i mbeti besnike dhe pati ndikim të madh te Justiniani gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme politike. Laura Bell Zonja më e “njohur” e natës në Anglinë viktoriane, (pjesa e dytë e shekullit XIX) fitoi famën botërore falë tregimit se vetëm për një natë me princin e Nepalit, Jung Bahadoor, i fitoi 250,000 funta. Dikush, megjithatë, pohon se kjo shumë ka të bëjë vetëm me dhuratat që princi ia kishte dhuruar në shenjë falënderimi. Sido që të jetë, pas karrierës aktive si kurtizane, në vitin 1852 Laura u ‘qetësua’ pas martesës me kapitenin, Augusten Frederick Thistlewayt dhe përjetoi një kthesë, duke u shndërruar në propaganduese të zellshme të jetës sipas rregullave morale. Veronica Franco Veronica Franco ishte prostituta më e shtrenjtë dhe më ekskluzive në Venezia, ndërsa artin e tërheqjes së parave nga klientët e pasur, përmes përdorimit të aftësive natyrore, e mësoi nga nëna, gjithashtu, kurtizane e njohur. Në atë kohë, Veronica ishte edhe prostituta e parë që mund të lavdërohej me arsimim dhe me vepra nga fusha e letërsisë dhe artit. Mbante lidhje me shumë njerëz të rëndësishëm të kohës, ndonëse flitet edhe për lidhjen e saj me mbretin francez, Henry III. Thais Është e vërtetë që bëhet fjalë për njërin prej zanateve më të vjetra në botë, siç dëshmojnë edhe heteret - dashnoret e Greqisë antike. Njëra nga më të njohurat ishte Thais, një kurtizane që jetoi në kohën e Aleksandërit të Madh. Besohet se ajo kishte ndikim të madh në të, e si dashnor i saj përmendej edhe mbreti egjiptian, Ptolomeu I Soter. Ndonëse veprimtaritë tjera të saj mbesin kryesisht të panjohura, ajo shërbeu si inspirim për shumë shkrimtarë, megjithëse njihet edhe si njëra prej disa grave që Dante i përmend në ‘Komedinë Hyjnore’ të tij.

E ENJTE, 2 GUSHT 2007 TREGU FARMACEUTIK

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

S O C I A L E

SHQIP 21

Komisioni i Çmimit të Barnave, nën tutelën e financave, po veton e ka Ministria e Shëndetësisë

5 mijë lekë do të jetë pagesa e secilit anëtar për çdo mbledhje të zhvilluar

Qeveria i heq kompetencën Bodes, ia jep Ndokës
Kryetari i komisionit për çmimet e barnave, nga Shëndetësia
LORINA MIXHA

endimi i fundit i qeverisë e lë Komisionin e Çmimit të Barnave në varësi të Ministrisë së Financave, por strukturën e saj e lë brenda Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, vetoja për vendimet i mbetet Ministrisë së Shëndetësisë dhe jo asaj të Financave, siç ishte diskutuar disa herë në Komisionin e Shëndetësisë. Ndërsa kryetar i Komisionit të Çmimit të Barnave nuk do të jetë më zv/ministri i Financave. Kreu i këtij komisioni do të jetë drejtori i drejtorisë farmaceutike pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas vendimit të qeverisë, pagesa për çdo mbledhje të komisionit, për secilin anëtar, do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mënyra sesi do të funksionojë Komisionit i Çmimit të Barnave do të ndryshojë pas katër muajve. Qeveria ka miratuar dje projektvendimin e ri për "ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Çmimit të Barnave". Sipas draftit, komisioni nuk do të jetë në vartësi të Ministrisë së Financave, por do të ngrihet si njësi e përhershme pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Përpos kësaj, kompetenca e kreut të komisionit do t'i atribuohet drejtorit të drejtorisë farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ndryshe nga vendimi i mëparshëm, kur në krye të tij ishte zv/ministri i Fi-

V

KRYETARI
I komisionit të barnave nuk do të jetë zv/ministri i Financave, por drejtori i drejtorisë farmaceutike pranë këtij dikasteri

Komisioni
Parashikimi për çështjet teknike

BLLOKIMI
Nëse qeveria nuk do të kishte marrë vendimin për ndryshimet në funksionimin e Komisionit të Çmimit të Barnave, tregu rrezikonte bllokimin

Miratimi i listës së barnave me votim të hapur
ata 31 tetor e çdo viti është afati përfundimtar për të regjistruar e deklaruar ilaçet. Në projektvendimin e ri janë shtuar edhe disa pika të reja mbi mënyrën sesi do të funksionojë komisioni, kompetencat e kryetarit dhe anëtarëve, kohën e mbledhjes. Kështu mbledhja është do të jetë e vlefshme vetëm në rastet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Miratimi i listës së çmimit të barnave do të bëhet me votim të hapur dhe vendimi merret me shumice votash. Në rast barazie votash, vota e kryetarit të komisionit është vendimtare. Në projektvendimin e ri është sanksionuar gjithashtu se në rast se komisioni i çmimit të barnave shkel afatet e përcaktuara për miratimin e listës me çmimet e deklaruara të barnave fabrikuesit i lind e drejta e tregtimit të tyre me çmimet e vetëdeklaruara. Ndërsa në rast pakë3naqësie prej vendimit fabrikuesi mund të bëjë ankim në gjykatë ,brenda 30 ditëve nga shpallja e tij Po ashtu komisioni duhet të argumentojë objektivisht dhe mbi kritere të verifikueshme arsyet për rastet kur nuk miratojnë çmimin e ilaçeve sipas deklarimit të fabrikuesit.

D

nancave. Numri i anëtarëve të komisionit do të mbetet i njëjtë. Janë 6 anëtarë, përkatësisht një nga Ministria e Shëndetësisë, dy përfaqësues nga Ministria e Financave, një përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe dy nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Në këtë projektvendim është shtuar edhe një pikë e re, sipas së cilës janë titullarët e institucioneve që zgjedhin anëtarët e komisionit nga secili prej dikastereve. Është shkruar gjithashtu edhe afati i marrjes së vendimit përfundimtar

nga Komisioni për Përcaktimin e Çmimit të Barnave. Me miratimin e propozimeve të reja, ky afat nuk do të jetë më 90 ditë, por do të merret 30 ditë pas paraqitjes së deklarimit nga subjekti vetëdeklarues. Nga ana tjetër, të gjitha medikamentet, të cilat nuk i zbatojnë afatet e deklarimit të çmimeve dhe nuk janë alternativa e parë në treg, humbasin automatikisht të drejtën për t'u përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme vitin pasardhës. Miratimi i vendimit të qeverisë ka zhbllokuar tregun e barnave, i cili ishte bllokuar si pa-

sojë e mosmbledhjes së Komisionit së Vendosjes së Çmimeve. Shkurtimi i afateve është bërë si pasojë e një rregulli të ri. Tani, për vendosjen e çmimit nuk do të kalohen hallkat e mëparshme, një nga dokumentet bazë do të jetë paraqitja e listës së çmimeve të vendosura nga prodhuesit që paraqitet nga depot farmaceutike. Nëse qeveria do të kishte vonuar marrjen e vendimit, atëherë tregu i farmaceutikës do të ishte bllokuar për një kohë të gjatë, duke rrezikuar edhe furnizimin normal për vitin 2008.

MIRATIMI

Sipas strukturës së re të miratuar nga Ndoka, qendra do të ketë pesë dhe jo tre krerë

BARNAT

pitali "Nënë Tereza" do të ketë pesë drejtues dhe jo tre. Një strukturë e re, e cila sapo është miratuar nga ministri i Shëndetësisë, i jep të drejtën këtij spitali që të shtojë vendet e punës e rrjedhimisht edhe punëtorë të rinj. Në një kohë që drejtoria duket sikur është me "transferim", veç procedurave të pranimeve të reja, nuk janë ndalur as shkurtimet, e as pranimet e CV-ve për konkursin e pranimeve të infermierëve. Spitali "Nënë Tereza" ka kopjuar strukturën që miratoi disa kohë më parë Ministria e Shëndetësisë. Konkretisht, në strukturën e sapomiratuar nga Nard Ndoka, krerët e drejtorisë do të jenë pesë dhe jo tre. Deri tani, sektorët e rëndësishëm si ekonomia prokurimet, shërbimet teknike kanë punuar sipas strukturës shef-specialist, por në linjën e re do të ketë drejtori, drejtor drejtorie, në disa sektorë do të ketë edhe shef, sigurisht edhe specialistët përkatës. Ndarja Struktura e re ka brenda saj një drejtor të përgjithshëm, dy nëndrejtorë, si dhe dy nëndrejtues të tjerë. Do të ketë zgjerim të burimeve njerëzor, nga sektori i burimeve njerëzore do të ketë drejtori të burimeve njerëzore, drejtor të kësaj drejtorie dhe spe-

S

Spitali universitar "Nënë Zhbllokohen nga Rinasi Tereza", me pesë drejtues ilaçet për pacientët me AIDS
Ndryshimet
Tre muajt e fundit, në administratën e këtij spitali, përveç se janë ndryshuar të gjithë shefat janë shkurtuar edhe specialistë

Funksionimi
Deri tani, spitali funksiononte me një drejtor të përgjithshëm dhe me dy zëvendës që kujdesen për problemet sipas ndarjes së punëve

cialist. Po ashtu, edhe prokurimet nuk do të jenë vetëm një zyrë e thjeshtë, por do të jetë drejtoria e prokurimeve, do të ketë drejtor prokurimesh. I njëjti variant strukturor është edhe për shërbimin teknik. Ndërkohë që do të ketë një drejtor të përgjithshëm,

sikun-dërse është edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe një drejtor ekonomik. Deri tani, mënyra e funksionimit të administratës së spitalit ka qenë një drejtor, dy nëndrejtorë, një drejtori ekonomike. Sektorët e tjerë kanë qenë zyra ose shërbime, të

cilat kishin në krye një shef sektori ose shërbimi, si dhe specialist. Largimet dhe punësimet Administrata e QSUT-së këto muaj ka ndërmarrë reformë të thellë në burimet njerëzore. Sipas një llogaritjeje të thjeshtë matematikore, veç shefave të sektorëve, pa marrë në konsideratë specialistet me lejen e lindjes, apo ata që kanë dalë në pension, janë larguar nga puna edhe specialistë. Punonjës të rinj, struktura të reja, shtime të vendeve të kapaciteteve të burime njerëzore. Ky është ambienti i ri i QSUTsë. E ndërsa pritet punësimi i punonjësve të strukturës së re, "kujdesi ndaj pacientit" po merret me shqyrtimin e CV-ve për konkursin e 84 vendeve të punës. Një muaj më parë, drejtoria deklaroi se infermierët aktualë që punojnë në spital apo të tjerë do të konkurrojnë për të mbajtur vendin e punës ose do të largohen për t'ua lënë vendin të tjerëve, në rast se nuk i plotësojnë kriteret e afishuara nga drejtoria. Lorina Mixha

laçet për të sëmurët me AIDS, që ishin bllokuar në Rinas, janë zhbllokuar. Më në fund, medikamentet, të cilat ishin bërë problematike prej disa muajsh, janë verifikuar e janë transportuar në ambientet spitalore. Ilaçet, të cilat janë sjellë pas ankesave e kërkesave të shumta të Shoqatës së të Sëmurëve me AIDS prej dy muajsh ishin bllokuar në Rinas. Sakaq, edhe aparatura, e cila shërbente për ekzaminimet e AIDS në Institutin e Shëndetit Publik, tashmë është rregulluar. Antiretrovirali, medikamenti bazë për kurimin e pacientëve me HIV/AIDS, mungonte prej muajsh në QSUT. Pas kërkesave të shumta të Shoqatës së të Sëmurëve me HIV/AIDS, ilaçet u sollën deri në Shqipëri. E prej shumë kohësh mbetën të bllokuar në Doganën e Rinasit. Parregullsitë në dokumentacionin që shoqëron antiretroviralet detyruan autoritetin kombëtar të kontrollit të barnave, QKB-në, që të mos e miratonte mbërritjen e antiretroviraleve në farmacinë e qendrës spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë.

I

MARRËVESHJA

Linjë trageti nga Ohri në Pogradec
S
hqipëria me Maqedoninë tashmë do të lidhen edhe përmes ujit. Një linjë e re trageti do të inaugurohet së shpejti. Kjo, pas një marrëveshjeje të nënshkruar mes ministrit të Transportit, Sokol Olldashi, dhe homologut të tij maqedonas, Mile Janakievski. Të dy ministrat kanë rënë dakord rreth vendosjes së linjës ndërkombëtare të trageteve Ohër-Pogradec, gjatë një takimi pune zhvilluar pak ditë më parë në Maqedoni. Ndër të tjera, ata kanë diskutuar edhe mbi lehtësimin e procedurave për transportin ndërkombëtar në rrugë, mbi lehtësitë që qeveria shqiptare mund të ofrojë në Portin e Durrësit, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore. Aktualisht, Shqipëria dhe Maqedonia, dy vendet fqinje të Gadishullit të Ballkanit, lidhen vetëm përmes rrugëve tokësore dhe konkretisht rrugëve automobilistike. Përpos lidhjes me anë të liqenit të përbashkët, po shihet edhe mundësia e heqjes së vizave dhe taksave mes dy vendeve.

SHQIP 22

SOCIALE

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

Ndryshojnë datat e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore për përsëritësit. Ministria e Arsimit i shtyn ato me dy muaj

Matura

Gjimnazistët që mbetën në klasë në provimet e qershorit duhet të japin provimin e letërsisë më 8 tetor dhe matematikën në datën 12

Mbetësit, në tetor provimet e vjeshtës
Rreth pesë mijë maturantë do të rijapin matematikën dhe letërsinë

R

reth 5 mijë maturantë që mbetën në klasë në provimet e detyruara të qershorit do t'i përsërisin ato në fillim të muajit tetor. Këtë e bëri të ditur dje Ministria e Arsimit e cila njofton se "provimi i letërsisë do të jetë më datë 8 tetor, ndërsa i matematikës më datë 12 të po këtij muaji. Me anë të një njoftimi për shtyp ky dikaster deklaron shtyrjen e provimeve të vjeshtës, me afro dy muaj. Ato ishin planifikuar të jepeshin më fund të muajit gusht, nga data 20 deri më 27. Por, me sa duket, AVA nuk është gati t'i organizojë këto provime në një kohë kaq të shkurtër, ndaj i shtyn ato për në muajin tetor. Ministria e Arsimit deklaron se ato do të zhvillohen me të njëjtat standarde si provimet e para. Pra, do të jetë Qendra e Arritjes së Nxënësve, (AVA) që do t'i organizojë ato për të gjitha shkollat e vendit, me të njëjtat procedura si në muajin tetor. Kështu, në njoftimin e MASH-it thuhet se "ndryshojnë datat e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore për sesionin e dytë, të vjeshtës". Në këtë mënyrë të gjithë maturantët që rezultuan mbetës në sesionin e parë të provimeve të detyruara, do të mund t'i japin provimet e detyruara për të marrë dëftesën e pjekurisë. Pra, bëhet fjalë vetëm për provimin e matematikës dhe të letërsisë. Ndërsa vitin e ardhshëm ata do të mund të japin provimin e lëndëve me zgjedhje. Datat e provimeve për sesionin e dytë (të vjeshtës) të provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore 2007 ose provimeve përfundimtare (me shkrim) janë me një diferencë katërditore nga njëra-tjetra dhe zhvillohen në mënyrë të njëtrajtshme dhe të njëkohshme në të gjitha shkollat e vendit. Sipas Ministrisë së Arsimit, kanë të drejtë të paraqiten për dy provimet e detyruara të sesionit të dytë të Maturës edhe ata nxënës të cilët janë vlerësuar kalues në përfundim të viteve të shkollimit të shkollës së mesme dhe nuk janë paraqitur në sesionin e parë, si dhe nxënësit e vlerësuar kalues në se-

sionin e dytë (të vjeshtës) për provimet lëndore të vitit të fundit. Në provimin e detyrueshëm të Gjuhë-Letërsisë, në muajin qershor, morën pjesë 29050 maturantë nga të gjitha shkollat e vendit. Kalueshmëria ishte 92 për qind. Pra, në

provimin e vjeshtës marrin pjesë 8 për qind e numrit total prej 29050 nxënësve. Po i njëjti numër nxënësish u paraqit edhe në provimin e maturës të matematikës, ku kaluan 89 për qind e tyre. Kështu, në vjeshtë e përsërisin këtë provim 11

për qind e nxënësve që mbaruan të mesmen këtë vit. Pra, afro 3000 maturantë. Në total mbetën në provimet e detyruara afro 5 mijë nxënës. Këta të rinj nuk arritën të merrnin dëftesën e shkollës së mesme dhe njëkohësisht iu hoq e

drejta të merrnin pjesë në provimin e lëndëve me zgjedhje. Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se nga 29 mijë maturantë që ishin në dy provimet e detyruara, në atë të lëndëve me zgjedhje hynë vetëm 24 mijë. Të tjerët rezultuan mbetës.

DATAT E PROVIMEVE DATAT E PROVIMEVE
SHKOLLA E MESME E PËRGJITHSHME

Provimet e vjeshtës për maturantët që nuk e morën dëftesën e pjekurisë në qershor ishin planifikuar të jepeshin më datë 20 gusht

Letërsi dhe gjuhë shqipe 08 tetor ARTISTIKE, SPORTIVE, GJUHË TË HUAJA Letërsi dhe gjuhë shqipe 08 tetor SHKOLLA E MESME ME KOHE TE SHKURTUAR Matematika 12 tetor Gjuhë e huaj 12 tetor SHKOLLA PEDAGOGJIKE Gjuhë dhe letërsi shqipe 08 tetor

Këta të rinj mund t'i përsërisin provimet në datën 8 dhe 12 tetor dhe të diplomohen për shkollën e mesme që kanë kryer. Por provimet e lëndëve me zgjedhje nuk mund t'i japin më këtë vit. Nëse ata arrijnë të marrim matematikën dhe letërsinë në zgjedhje, mund të hyjnë në provimin e lëndëve me zgjedhje gjatë vitit të ardhshëm. Është i dyti vit radhazi që katër vitet e shkollës së mesme mbyllen me provime shteti që nuk i organizon më shkolla, por Ministria e Arsimit për të gjitha shkollat e mesme në vend. Provimi i të njëjtit lloj zhvillohet në datë të njëjtë dhe testi shpërndahet nëpër rrethe nën masa të rrepta sigurie. Më tej ato korrigjohen në Qendrën e Vlerësimit të Nxënësve. Këtë vit rezultatet ishin mjaft të ulëta. Madje, maturantët u ngritën në protestë për notat e letërsisë. Rezultoi që nxënësit u vlerësuan shumë më dobët në provimet e maturës, sesa gjatë viteve të shkollës në lëndën e letërsisë, por edhe në matematikë. Ri. De

PROJEKTI PILOT

Drejtori i Hipotekave dhe ai i Postës Shqiptare nënshkruajnë marrëveshjen

D

okumenti që vërteton pronës inë e truallit ose të ndërtesës, qytetarëve tashmë do t'u mbërrijë në shtëpi me anë të postës. Mjafton që ata të lënë adresën dhe numrin e telefonit në një nga 531 pikat postare. Kjo në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar dje mes drejtorit të Hipotekës, Arben Qirko, dhe drejtorit të Postës Shqiptare, ArQYTETET qile Gorea. Të dy titNga sot do të funksionojnë në ullarët u shprehën se të gjithë vendin 531 pika "ky shërbim u vjen në postare, në qytetet e mëndihmë si fillim vetëm poshtme: Tiranë, Shkodër, banorëve të 6 qyteteve Elbasan Durrës, Vlorë, Fier dhe më tej do të shtrihet në të gjithë vendin. Me sa duket, kalvari i SHERBIMI mundimshëm i Dokumenti hipotekar qytetarëve në sportembërrin për 48 orë në let e hipotekës, si dhe shtëpi, për ata që banojnë paratë e dhëna nën në qytet, dhe për 72 orë për ata që janë në zonat rurale dorë për të marrë shpejt dokumentin e pronësisë do të marrë fund. Të paktën, nëse ecet me rit- din 531 pika postare, ku qytetarët met e premtuara. Kështu, nga sot mund të informohen mbi do të funksionojnë në të gjithë ven- hipotekën e tyre. Ata duhet të lënë

Tapia të vjen në shtëpi me postë për 48 orë

adresën dhe numrin e telefonit, dhe dokumenti hipotekar u mbërrin në shtëpi për 48 orë, nëse ban-

likohet në qytetin e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, Vlorës dhe Fierit. Ai i garantoi qytetarët për seriozitet nga ana e postës në këtë shërbim. Po kështu edhe drejtori i Hipotekave premtoi se "do të rritet cilësia dhe shpejtësia e informimit të qytetarëve për këtë shërbim". Janë gjashtë qytete, me kanë numër më të madh popullsie krahasuar POSTA me të tjerët, ato që do Sipas drejtorit të Postës, si të përfitojnë të parat. fillim ky projekt do të Pak muaj më parë u aplikohet në 6 qytete të realizua edhe prova e mëdha e më pas do shtrihet kësaj praktike të re, ku edhe në qytete të tjera afro 30 qytetarë mundën ta merrnin dokumentin e pronëHIPOTEKA sisë shpejt dhe pa Eshtë një nga vendet ku mund. Duke parë sukqytetarët kanë mbajtur më sesin, u arrit në marshumë radhë dhe kanë shpenzuar më shumë para rëveshjen e sotme për për të marrë një dokument shtrirjen e rrjetit në gjashtë qytete të vendit. Për t'u informuar ojnë në qytet dhe për 72 orë, nëse për këtë shërbim, qytetarët duhet të banojnë në fshat. Sipas drejtorit të drejtohen në zyrën më të afërt të Postës, si fillim ky projekt do të ap- postës. Ri. De.

SHQIP 24

REPORTAZH

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

MIRELA KUMBARO

’ka problem, i gjejmë, më thanë kur pyeta nëse mund të gjenim dhoma për pak ditë në Dhërmi. Mbaja mend nga verat e kaluara që në Dhërmi bëhej nami në kohë piku, që tiranasit pushtonin bregun e Jonit dhe zor se gjeje dhomë të lirë. Po për të ngrënë? Si janë çmimet? Vetëm dy vera më parë e kisha blerë 800 lekë (të reja) një pizza, dhe duhet t’i ishe mirënjohës kamerierit kur të përplaste turinjve një sallatë me domate e dy fije qepë. –S’ka problem, peshk sa të duash, më erdhi përgjigjja me aromë deti. Nisemi? – Pse jo, s’paska problem. Viti është kaq i lodhshëm në këtë vend ku gjithë javës duhet të përballesh me ndërprerje korrenti e uji, ku stresi i përditshëm i gjërave të vogla të ha shpirtin e s’të lë frymë të mendosh për gjëra të mëdha, se të mëdha bëhen thërrimet e pluhurit që i thithim me tonelata, pikat e ujit që mungojnë si në shkretëtirë e rrezja e dritës që na vjen përmes qiririt, saqë pushimet bëhen valvula e domosdoshme e shkarkimit për t’iu vjedhur sadopak vetes, veç vetes! I dhashë fund refuzimit të disavitshëm për t’i kaluar pushimet në trojet kombëtare për të gjitha arsyet e lodhshme që të gjithë i dimë. Do bëjmë si do bëjmë dhe do e shtyjmë atë copë rrugë LushnjeFier, thashë me vete, që s’po mbaron e s’po mbaron së ndërtuari njësh me premtimet e rreme… se pas Vlorës peizazhi e justifikon durimin. Nuk di në shtyva me durim rrugën apo m’u duk se shtyva vërtet makinën, pasi ai segment i llahtarshëm bënte që të lëngonin makinat e njerëzit. S’ka problem, për pushime po niseshim, se mos kishim ndonjë ngut... Vlora gjithsesi do më japë shpresë me pamjen e detit që shfaqet përpara, por deri te bregu i detit duhet të kalosh nëpër zhaurimën sfilitëse të gjeneratorëve që të hapin kafkën. Ky qytet nga ora 10 e deri në 4 të pasdrekes, u jepet përbindëshave të zinj që gjenerojnë energji e zhurmë. Në je i zoti të dëgjosh në atë kakofoni mirëseardhjen që u bëhet turistëve nga parullat e bashkisë, je një pehlivan i madh! Plazhi i Ri dhe i Vjetër kutërbojnë erën e ujërave të zeza që përpijnë detin. E, megjithatë, aty lahen fëmijë, gra, pleq, marrin rreze dhe sëmundje bashkë…. S’kanë fuqi të shkojnë më në jug, në plazhet «private», s’kanë... Sikur të pimë një kafe këtu te hotel New York. Ec, ec, të dalim matanë Ujit të Ftohtë, se zhurmë gjeneratorësh, plus bori makinash të vlonjatëve me targa të huaja që kapardisen në bulevard, plus era e plehrave që nxihen në diell, nuk mund të jetë më e barabartë me «s’ka problem»! UAUU! Kartolina që të ofron ky vend kur kalon tunelin e Ujit të Ftohtë të vë në paqe me botën. Bluja e ujit dhe gjelbërimi i bregut shkojnë për mrekulli me portokallinë e diellit më bujar se kurrë. Fik kondicionerin e makinës, hap dritaren,….mmmm… gjithë jetën më ka joshur era e detit. Vetëm se kodra bri detit e ka të gërvishtur boll gjelbërimin prej ngrehinash ca pa kokë e ca pa këmbë. E çuditshme kjo mania e pashërueshme që prej 17 vjetësh, që ndërtojmë katin e parë e të dytë e të lëmë lart, për të hedhur një kat shtesë, hekura si skelete të ndryshkura dordolecësh. Ose, kokëposhtë, lëmë katin e parë bosh me shtyllat mbajtëse që dalin karkacul prej themeleve e ndërtojmë katet e sipërme për të futur kokën. Sido që t’i rrot-

S

Turizëm Shqipërie,
ullosh, ato janë veç krijesa të përçudnuara që përdhunojnë në mes të ditës natyrën që ia ka falur Perëndia këtyre njerëzve, që jemi ne. Kjo s’të pengon të shohësh herë pas here vila të mëdha, luksoze, shumë luksoze, të rrethuara me palma, që veç xhepat e dyshimtë mund t’i mbjellin. Po mua ç’më duhet…!? Ka shtet për këto punë! Vazhdo rrugën dhe shih detin! Plazhi i Zhironit nuk është më i vetëm si 15 vjet, iniciativa private, e ka treguar aftësinë e saj, në Radhimë, Jonufër, Orikum… Shumica janë pa leje, do thoni ju. E mo mirë…! Ajo dihet. Siç dihet që shteti është mjaftuar me nga një të shtunë komuniste për të futur në punë fadromat, ose duke mos i futur gjithë ato subjekte në faqen zyrtare të internetit të MTKRS-së, ndërkohë që klientët që i frekuentojnë këto lokale i llogarit në sukseset turistike të vitit! Të gjithë i derdhin ujërat e zeza në det! Po deti është ende bujar dhe, bën si bën e mbyll një sy, përderisa shteti i ka mbyllur të dy. Ta mbyll dhe unë. S’ka problem! Rruga është e asfaltuar, restorantet me veranda të hijezuara, ku serviret peshk i freskët, fruta deti e sallata të stinës (mos e humbni risotto-n me fruta deti në Paradise Beach!), zbukuruar me lule e gjelbërim. Plazhet e vogla, të rregulluara me çadra e shezlongë, parkingjet për makina, sigurisht që janë shumë më tërheqëse sesa plazhi i hardallosur i qytetit të Vlorës. Pas një kafeje frappe për qejf në këto lokale, jeta fillon të duket si më e bukur, harron ç’kishte prapa dhe i thua vetes “tani jam gati t’i ngjitem Llogorasë”. Është magjepsëse pamja. Kreshtat e maleve që thyejnë qiellin dhe që bëhen krejt të kapshme nga rruga që gjarpëron, të intrigojnë me format e tyre mashkullore. S’ka rast më të mirë për të rifituar gjithë oksigjenin e munguar të Tiranës. Qarkullim ka fare pak, pse të mos i blej dy tufa me çaj mali nga këto që shesin djem të vegjël buzë rrugës, përderisa vetë malin nuk e marr dot me vete në makinë! Komplesi hotelier në Llogora. S’ia mbaj mend emrin, por më la pa gojë nga përzierja krejt pa rend e të gjitha materialeve të shtrenjta. Gur i gdhendur, hekur i rrahur, mermer i feksur, dru masiv, xhamllëqe pa hesap, mozaikë të mëdhenj, abazhurë të rëndë, dekoracione qeramike pa lidhje, pishinë e mbyllur me erë të fortë detergjenti, kolltukë modernë, restorant i ngrefosur, por bosh, çmime të kripura (pavarësisht se konkurrenca thërret drejt detit në këtë sezon, duket se formula tipike e biznesit shqiptar “investimi i bërë duhet nxjerrë sot, tani, menjëherë”, është e paepur, ndaj bjeri kokës klientit më të parë!). Një administrator që bën si shumë i zënë, të mbush me fjalë atë pak hapësirë që të ngel nga kjo dyndje... uhh! Të dal pak jashtë, se ajri dhe pishat janë kaq të freskëta... Kafen e bëjnë të mirë, por këshillat e mira na kishin thënë që, nëse kërkon “mish të pjekur” e bulmet fshati, duhet shkuar në restorantet e vogla që bregojnë rrugën e asfaltuar; disa çifte sorkadhesh e drerësh të stërmësuar me njerëzit, janë atraksioni turistik i radhës në këtë kompleks. Njësoj si arusha Mira që mbaj mend nga fëmijëria ime, ata lëpijnë sheqerin e kafesë ose akulloren e pambaruar nëpër tryezat e lëna pas nga klientët. Ky lloj cirku i zbavit pa fund fëmijët, por kujdes gjithsesi nga brirët e drerit! Ndoshta ia vlen ta provojmë edhe një herë në dimër... Rruga ka shumë kthesa, por pas secilës prej tyre ka veç pamje marramendëse që të marrin frymën me madhështinë e vet. Sa i fortë tundimi për të hapur krahët, për të fluturuar, për të përqafuar atë hapësirë detqielli që natyra na i ka dhënë pa kursim! Po kujt ia ka dhënë se! Mushkëritë e mia kanathapur ndaj erëmalit u mbushën befas me një kutërbim të tmerrshëm që vinte nga lugu i tharë i një përroi, ku vendin e ujit e kishte zënë një pirg gjigant plehrash. Ishin plehra lokali, dukeshin. Kanaçe e ambalazhe natyrëvrastare përziheshin si hajmali e stërmadhe magjizezë, me lëkura të thartuara shalqinjsh e pisllëqe gjithfarë. Puaah! Nuk arrita të mbyllja dritaret. Për fat, kthesa tjetër më futi një dorë ajri të freskët dhe më shpëtoi nga llava që po më ngjitej në stomak. Por s’qe e thënë të ishte një episod i veçuar. Kjo “natyrë e qetë” shfaqet si një gur kilometrazhi kokëfortë pas çdo kafeneje të improvizuar majë malesh, që sheh nga deti, por që plehrat i hedh në shtretërit e shterpëzuar të përrenjve. Në Dhërmi rruga e asfaltuar thotë: deri këtu e kam unë, tani bëni si të bëni, shyqyr që jeni me fuoristradë (makinë e bekuar në Shqipëri!). Ajo që të pret nuk është më as rrugë, por rrugicë nacionale me të gjitha gropat e rrëshqitjet e mundshme. Këtej do kalonin ata 1 milion turistët që deklaroi ministri i TKRS-së?! Veç në ardhshin me not, se s’lejohen as skafet nga deti. Ç’i do llafet! Mendjen në vend! Se mund të shkosh tatëpjetë humnerës, kur përballë të vjen me shpejtësi të paparashikueshme ndonjë makinë luksoze me targë TR (se vendasit i njohin më mirë rreziqet), dhe me portret trendy në timon, që është duke i treguar në celular shoqes që pi kafe te Blloku në Tiranë, se sa “e paparë” ishte gjuetia e peshkut! Lart në fshat, shtëpia e xha Kozmait dhe e teto Frosinës, është trekatëshe. Tre vjet më parë kishte qenë përdhese, por dhjetë dhomat që jepen me qira (2500 lekë nata) ishin ndërtuar shpejt e shpejt duke mos harruar dhe hekurat mbi tarracë për ndonjë shtesë kati më vonë, kur t’ia kenë ngenë. Oda është e pastër, ndonëse teto Frosina me një dorë mban mesin, si të frenojë aty ndonjë dhimbje nga ato që i vijnë dhuratë në çdo ditëlindje. Ballkon i madh që kontrollon gjithë hapësirën blu të qielldetit, shtretër, dollap, tryezë e karrige, televizor ku TCH s’të lë vetëm, se në kanalet e tjera flitet greqisht, një frigorifer boll i lodhur, një bufe e vogël me enë e lavapjatë. Banjoja me dush, por si në shumicën e hotel-dhomave shqiptare pa kabinë e as perde, që uji të mos ketë asnjë pengesë për të pushtuar pllaq e plluq gjithë dhomën. S’ka problem, teto Frosina ka lënë aty një kovë, fshesë e shtupë! Peshqirët e banjës nuk janë parashikuar. “Po nja di copi, po t’i japi, meqe kerkoi!”, më thotë teto Frosina në një shqipe që lakimin e emrave dhe zgjedhimin e foljeve ia kishte marrë borxh greqishtes. S’ka problem, përdorim peshqirët e plazhit. Por për të shkuar deri te plazhi duhet një çerek ore: 7 minuta rrugë prej Kandahari e 7 minuta manovra para-prapa, se dy makina bashkë s’kalonin dot. Pas asaj që ka mbetur nga “vila e udhëheqjes”, që për pastërti u vjen anash dhomave të teto Frosinës, ndodhet një gji i vogël. Në hyrje të vilës ka një tabelë ku thuhet “Ndalohet hyrja” dhe një roje që jo vetëm të hap derën, por edhe të tregon me shumë mirësjellje se si shkohet te ky gji i vogël! Deti kristal! Të vjen ta pish! Fantazi e gjallë për zhytësit. Guriçkat e rrumbullkta e të bardha janë më të pastra se lëkura jonë. Janë objekte shumë tërheqëse për të shpre-

Kjo “natyrë e qetë” shfaqet si një gur kilometrazhi kokëfortë pas çdo kafeneje të improvizuar majë malesh, që sheh nga deti, por që plehrat i hedh në shtretërit e shterpëzuar të përrenjve

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

REPORTAZH

SHQIP 25

Janë objekte shumë tërheqëse për të shprehur në ngjyra fantazinë vizatimore. Një mënyrë shumë e mirë për të kaluar në atë qoshe të egër orët e diellit nën çadër me fëmijët, por dhe një kujtim i bukur nga Dhërmiu

klik-klik nga bregdeti Jon
hur në ngjyra fantazinë vizatimore. Një mënyrë shumë e mirë për të kaluar në atë qoshe të egër orët e diellit nën çadër me fëmijët, por dhe një kujtim i bukur nga Dhërmiu. Restorantet nuk mungojnë në Dhërmi. Thuajse bosh. Kamerierët rendin të të shërbejnë, të lodhur nga pritja e klientëve të munguar, ndonëse është piku i sezonit. Ushqimi i larmishëm, kallamarët e zgarës (600 lekë pjata) i përpij me sy, sallata greke kundërmon vaj ulliri të vërtetë dhe Pizza – t janë të pabesueshme (çmimet si në Tiranë). Verandat shumë të hijshme buzë detit të dekurajojnë plotësisht për t’u ngjitur deri te teto F. Mbase ka ngelur ndonjë dhomë e lirë këtu poshtë sa për sonte. Hoteli i parë buzë detit: në formë kabinash druri ku ende ndërtoheshin dhoma të tjera. S’dukeshin, keq ndonëse në prag të kompleksit një grumbull plehrash të detyronte ta kaloje hyrjen me hundë të mbyllura fort. S’ka vende! Më mirë, them me vete pasi lirova hundët. Hoteli i dytë buzë detit: ndërtesë 3katëshe, jo kushedi çfarë, por dukej si më hotel se të tjerët, në hollin-restorant krahas tryezave të papastruara, 8 kompjuterë me internet të instaluar. Nuk më interesojnë. Keni dhoma? -Po. Pronarja a mëkëmbësja e saj, më hedh një vështrim nga koka te këmbët dhe fap, më hedh grepin. Sa? – 70 euro. Asnjë qerpik s’i lëviz! Mua më dridhen të gjitha për besë. M’u duk vetja vërtet si peshk! Nuk më dhimbsen 70 eurot, por më erdhi keq për imazhin tim. Hoteli i tretë buzë detit: -Ka dhoma! -Ka. -Sa?- 4000 lekë. -OK. Ta shoh? -Patjetër. Petro! Ku është Petrua, more? -Te plazhi. – Thirre të sjellë çelësin, se është njëra këtu që do dhomë, hë vlla!. –Ja, ja! Prit. Njëra, që isha unë, priti…. S’ka problem, Petrua po lahet në det, deti aq i mirë… Hija e pjergullave të restorantit është shumë mikpritëse, me gjithë muzikën e tërbuar që del nga altoparlantët e ngjirur. Petrua që kullon ujë gjen çelësin dhe më hap një dhomë (e vetmja ku mund të futeshin 4 shtretër) që ndodhet afër kuzhinës, poshtë altoparlantit (mbase natën e mbyllin, them me vete). Dhomë në buzë të detit, e errët, pa dritare, PA DRITARE! Dhe për më tepër llamba e djegur. -S’ka problem motra, e ndërrojmë motra! Ishin po ata shtretër, po ai dollap, po ajo banjo me po atë shtupë e kovë te dera! Por jo aq e pastër. Të keqen e teto Frosinës, atje lart! Mbrapa kthehu! - i thamë njëri-tjetrit me vështrim. Në korridorin e teto Frosinës, tek ngjitemi në dhomë na përfshin një erë e këndshme, por tepër e fortë, specash të skuqur. Nga dhoma përballë del një çift suedezësh me dy fëmijë, të cilët kishin ndezur në mes të korridorit një furnelë të madhe me gaz, mbi të cilën vlon një supertigan me vaj ku po skuqen për shtatë palë qejfe speca jeshilë që presin radhën në dy tenxhere të mëdha. Turistë të huaj që po përgatisin darkën. Edhe këta bëjnë pjesë tek ata një milion turistët që përmendi ministri e që do linin paratë në Shqipëri... duke skuqur speca... turizëm ekzotik, s’ke ç’i thua! Të nesërmen... E di çfarë, po jua kursej natën e nxehtë të betejës me mushkonjat. “Uuu, s’të dhashë një nga ato ta vije në priza e të të linjënë rehati mushkonjat!” më thotë teto Frosina kur më pa si lugat që nga oborri tek mbushte shishet me ujë. Por, me sa duket, s’kishte mënyrë tjetër për të na çuar familjarisht në orën pesë të mëngjesit nga shtrati i mundimshëm dhe për të na ofruar nga ballkoni pamjen magjepsëse të një agimi mbi detin që ndërronte ngjyrat bashkë me shpejtësinë e minutave. Për inat të mushkonjave që shkuan të dremisnin u dhamë të tërë pas aparatit fotografik... Një mrekulli e vërtetë! Nëse do vazhdoni më tej drejt Jugut, bisedojeni mirë këtë punë më parë me makinën tuaj, rruga është copë-copë. Sidoqoftë, me një makinë të mirë shtyhet deri në qytezën e Himarës. Në Jal nuk kemi guxim të kthehemi pas rruspave që na panë sytë këtë pranverë në ekranet e lajmeve. Himara s’më thotë gjë. Rrëmujë njerëzish e ndërtesash të vogla, kinse hotele, të shëmtuara, veranda paksa më të rregulluara se disa vite më parë, ndërsa detin s’e ka më të mirë sesa të Dhërmiut. Të merren mendtë nga shkarravinat elektorale që janë gati për zgjedhjet e ardhshme dhe që në fakt të shoqërojnë gjatë gjithë rrugëtimit. Me gjithë numrin e frikshëm të partive që ka Shqipëria, aty s’ka shumë alternativa: o Milo-PSD, o Bollano-asgjë, zgjidh e merr! Në shpinë të plazhit Potam një hotel i madh me kangjella të bukura ta mban vështrimin, “Rrapos kompleks”: lule, pishinë rrethuar me parket druri, shezlongë me bordurë lëkure të bardhë (!), hotel (65 euro dhoma), restorant e kafene luksoze… këto janë ato çudirat shqiptare! Më tej, në të dalë të Himarës, një ngrehinë karabina gjigante, si skelet dinozauri katror që dergjet në diell prej kushedi sa kohësh dhe që aty për aty pasohet nga një magazinë-ekspozitë po aq gjigante, ku spërdridhen, si prostituta plaka në vitrina të stërmëdha, lloj-lloj abazhurësh të frikshëm me koka dragonjsh, dhoma gjumi kitch, por edhe elektroshtëpiake sa të shqepej gjithë Tirana! Kujt dreqin i duhen në atë vend!? Në kërkim të përgjigjeve më dalin përpara një çift çiklistësh të huaj. Të moshuar m’u dukën, por kockëfortë. Në kanotiere e kasketë, me pamjen tipike të turistëve që i kanë rënë botës mbarë në biçikletë. Gjithë bagazhi i tyre janë dy çanta shpine që varen si hejbe nga dy anët e shalës. Nuk mund të mos i admirosh për kurajën e sportivitetin që tregojnë në atë pikë dielli, ndonëse s’ma dhanë përgjigjen as për ekspozitën e as për hotelin e Rrapos. M’i llogarisni dhe këta të dy tek ai njëmilionëshi i turistëve që do vinin në Shqipëri! Llamani Beach, është një perlë e vërtetë. Një surprizë shumë e bukur, kësaj radhe jo vetëm e natyrës, por edhe e njeriut. Mos përtoni të ktheheni ndërsa lini pas Himarën. Ndërmarrësit privatë kanë hapur rrugën deri atje, kanë ndërtuar parking, një bar e një restorant shumë të këndshëm, të pastër e ndjellës. Në mesjavë mund të gjendeni dhe krejt të vetmuar për një banjë dielli më intime. Gjiri i përkryer, po aq sa deti ofron një plazh gjithë sharm për turistët ditorë, çadra, pedalo e muzikë të gëzuar! Më tej udhëtimi vazhdon në një rrugë paksa më të asfaltuar, por krejt të ngushtë, kush ka fatin e keq të jetë në timon t’i harrojë bukuritë e natyrës, se përndryshe mund të qorrolliset keq me gjithë makinë. Le të dëgjojë më mirë nga bashkudhëtarët e vet komentet mbi Porto Palermon e kalanë e Ali Pashait, me plazhet e vockla, por të magjishme si në përralla. Vetëm sirenat mungojnë. Ato vajzat suedeze topless që pataksën policët në Sarandë, ose gjithkush tjetër dashnor i natyrës, këtu duhet të vijnë për të qenë në harmoni të plotë me bioetikën. Nëse e mban kokën djathtas (duke shkuar drejt Jugut) sheh vetëm parajsën e Rivierës që është trajtuar si pasuri kombëtare që në kohën e Enverit e deri në këtë të Pangos. Por ajo veç është keqtrajtuar, ose s’është trajtuar fare. Aty ku shkelim shohim sa keq jemi sjellë me natyrën. Të paktën u jap një mësim të gjallë ekologjik fëmijëve, se si nuk duhet bërë. Se nuk dimë, se nuk duam, se duam shumë shpejt. Kilometrat e virgjëra të buzëdetit për sa kohë s’kemi krahë të fluturojmë nuk i arrijmë dot… le të ngopet syri, s’është pak. Në të majtë, malet e sertë zhvishen dhunshëm, herë si në argjilë të kuqe e herë me shkëmbinj të hirtë, si të rrjepur a të mballosur me shkurre. Zjarret të shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit dhe të përvëlojnë shpirtin. Në çdo 300 m të del një tabelë që thotë “3 kthesa”, në fakt, ato janë 333 të tilla, por kjo të jep mundësinë të kthesh fletën e të harrosh idetë e liga për t’u dehur pas një mijë peizazheve, njëri më i bukur se tjetri, sidomos kur e hedh vështrimin larg. Pas Qeparoit, Borshit, Piqerasit, ullishtat të bëjnë shoqëri bashkë me gomerët që kullosin në hijen e tyre. Më pëlqen shumë kjo pamje krejt pastorale, ku përzihen fiqtë, rrepet, dushqet, orleandrat, agrumet, qiparisat, lajthitë e arrat të ngarkuara me fruta. Muzika është shumë e bukur: recitali i pandërprerë i gjinkallave ritmohet nga zilet e dhive që kullosin ndanë rrugës e nga pëllitjet baritone të gomerëve. Të vjen keq që je i detyruar herë pas here ta prishësh këtë simfoni me ndonjë rënie borie të domosdoshme, kur merr kthesa të forta. Po aromat? Një pafundësi erërash! Kjo s’tregohet dot me fjalë. Lulet e rigonit të egër, tufat e ngjeshura me sherbele, bari i thatë që kërcet nën këmbët e bagëtisë, degët e ullirit që tunden prej flladit që vjen nga deti, çlirojnë një përzierje parfumesh dalldisëse! Nën këtë efekt zbres nga makina dhe blej nga një djalë dhjetëvjeçar i cili ka nxjerrë tezgën para derës së shtëpisë: një qese me rigon, fiq të tharë në vargje, dardha gungaçe, rrush ende të papjekur, kamomil të mbledhur me dorë, mjaltë. Me mësime «nuk shkon dhe aq mirë», por hesapet i bën për bukuri dhe ma merr krejt mendjen duke më recituar ca vargje popullore, aq sa nuk më shkon fare ndër mend t’i marr kusurin. Buzëqeshja dhe shkëlqimi i syve, si ullinjtë që i vareshin sipër kokës, më mjaftojnë. Deri në Shën Vasil noton në këtë gjelbërim këngëtar. Më pas vjen Nivica, mali zhvishet sërish. Ca nga zjarret e ca nga Zoti. Por pamja befas ndryshon. S’ka më natyrë, s’ka më male të gjelbër a të hirtë, s’ka më as ullinj, as bar e as gomerë, s’ka më as gjinkalla e as dhi. Mbyll shpejt dritaret e makinës! Pirgje të mëdha plehrash janë mbjellë në vend të portokalleve, plehra organike, inerte pa fund ndërtimesh, ngjyrë vdekjeje e erë kërmash. Ëndrra mbaroi. Tani jemi në jetë. Udhëtojmë përmes “Sharrës” së Sarandës. Shpjegimet për fëmijët më mbaruan. Deri në Qafë të Gjashtës të vjen të mbyllësh sytë. Sandri, që ndodhet në timon, duhet t’i hapë katër deri sa na thotë: Mbaroi, erdhëm në Sarandë. Korrik 2007

Pas Qeparoit, Borshit, Piqerasit, ullishtat të bëjnë shoqëri bashkë me gomerët që kullosin në hijen e tyre. Më pëlqen shumë kjo pamje krejt pastorale, ku përzihen fiqtë, rrepet, dushqet, orleandrat, agrumet, qiparisat, lajthitë e arrat të ngarkuara me fruta

Të gjithë i derdhin ujërat e zeza në det! Po deti është ende bujar dhe, bën si bën e mbyll një sy, përderisa shteti i ka mbyllur të dy. Ta mbyll dhe unë. S’ka problem!

SHQIP 26

KU LTURE

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

Shkrimtari i madh i quan jocilësorë ata filma që janë bazuar në romanet e tij. Dje, në prezantimin e stafit të filmit “Koha e kometës”, Kadare tha se tashmë romani i tij i përket regjisorit Koçi, që është i lirë të bëjë ç’të dojë

Ismail Kadare, dje në një konferencë për shtyp me stafin e filmit në xhirim, “Koha e kometës”, bazuar në romanin e tij, “Viti i mbrashtë”

“Librat e mi, ekranizime pa ndonjë vlerë”
Kadare: Ti qofsh Fatmir (Koçi), që do të bësh film “Vitin e mbrapshtë”
ERMIR HOXHA

i qofsh o Fatmir, që po e merr këtë iniciativë”. Shkrimtari Ismail Kadare tha se kështu i është përgjigjur regjisorit Fatmir Koçi, kur ai e ka njoftuar se dëshironte që veprën “Viti i mbrapshtë” ta ekranizonte. Kadare tha se ajo është vepër e vështirë, tejet e vështirë, por... lë të kuptohet se ka besim që regjisori do ia dalë. Këtu nuk ka vend për entuziazëm bosh. Dje, në një konferencë për shtyp, në lidhje me xhirimet e filmit “Koha e Kometës”, shkrimtari i madh i quajti si të një cilësie të ulët filmat që kanë pasur si skenar veprat e tij. Nuk përmendi emra konkretë (në është fjala për “Ballë për ballë” apo për “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”), por tha se ato ishin filma mesatarë e disa prej tyre, madje, edhe mediokër. Kjo ishte hera e parë që Kadare jepte një vlerësim për ekranizimet e veprave të tij dhe për më tepër negativ. Megjithatë, kjo nuk e kishte vënë fare në dilemën e dhënies apo mosdhënies së të drejtës së veprës regjisorit Koçi për ta shndërruar në skenar. Madje, Kadare tha se kurrë nuk ndërhynte në punën e regjisorëve me veprat e tij. “Në momentin që një vepër kalon te një regjisor, ajo përjeton një gjendje tjetër dhe autori e humb përkohësisht të drejtën mbi të”, tha Kadare. Regjisori Koçi falënderoi shkrimtarin e njohur dhe shtëpinë botuese “Fayard”, që dha të drejtën e romanit për t’u shndërruar në skenar. Ai tha se nga Kadare ka marrë lirinë e plotë për ta punuar veprën, që, siç u shpreh, ka pasur një vështirësi të jashtëzakonshme në adaptimin nga romani në skenar filmi. Për regjisorin Koçi, “Viti i mbrapshtë” është vepra më e madhe që ka lexuar. Unë, u shpreh ai, kam katër vjet që punoj me të. Mund të quhet kokëfortësi apo këmbëngulje, pak rëndësi ka. Karakteri historiko-narrativo-eseistik i veprës, tha regjisori Koçi, është tejet i thellë. Nuk bëhet fjalë për të shndërruar një vepër në skenar në mënyrë klasike. Unë jam munduar që të mënjanoj disa aspekte, u shpreh Koçi. Por, në finale, sipas tij, është dashur që filmi të arrijë të justifikojë veten; përse është bërë dhe çdo të përcjellë. Paradoks Ekranizimet e veprave, jo vetëm në kinemanë shqiptare, por dhe në atë botërore, janë nd-

T

jekur nga paradoksi: libra të dobët kanë prodhuar filma të mëdhenj dhe e anasjelltas. Ndonëse jo gjithmonë. Në rastin e kinemasë shqiptare, duke iu referuar opinionit të Kadaresë, që shfaqi rezerva për ekranizimet e disa veprave të tij me një sukses absolut, vërtetohet një aspekt i këtij paradoksi: ai i veprave të mëdha dhe filmave të dobët. Përkundër kësaj, është filmi “Udha e shkronjave”, një ndër realizimet më të arrira të kinemasë shqiptare, që erdhi nga një libër gati anonim: “Buka dhe thika” me autorësi të Dhimitër Shuteriqit. Por, është dhe rasti i filmit “Parullat” të Gjergj Xhuvanit, i cili bazohet në një tregim të shkurtër të Ylljet Aliçkës, që pakkujt i është dhënë rasti ta lexojë, veç atyre që ia njohin frazën dhe fabulën e spikatur autorit. Thesi me para dhe çikërrimat Regjisori Fatmir Koçi tha dje se ka ardhur koha që të ndryshojë ai realitet i zymtë, që ka shoqëruar prirjen absurde në Qendrën Kombëtare Kinematografike, për

t’u dhënë para me thasë mediokërve e ca çikërrima të talentuarve dhe punëmëdhenjve. Sipas regjisorit Koçi, kush ta ndiejë veten se ka bërë diçka me vlerë, paçka se në dukje mund të quhet projekt i madh a i vogël, le të nxitojë të paraqesë në QKK-në e drejtuar nga Xhevdet Ferri, se do gjejnë atë që kanë ëndërruar; vlerësimin real për projektin, matur dhe në fonde. Koçi tha se ka rendur papushim për të siguruar financimet për këtë film dhe se ka gjetur mbështetje dhe nga institucioni i drejtuar nga Ferri. Reshje ndoshta jo, por filma po Drejtori i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Xhevdet Ferri, (që është dhe protagonist në filmin “Koha e Kometës”), tha se një mot i mirë (me reshje), e pret kinemanë shqiptare këtej e tutje. Ai dha lajmin, siç e quajti të gëzuar, për një shtesë buxheti akorduar nga qeveria për QKK-në dhe, për një bum në realizimin filmave që priten nga kineastët shqiptarë. Për rastin konkret, atë të filmit “Koha e Kometës”, Ferri e

quajti një ndër produksionet më të mëdha jo vetëm financiare, por dhe artistike të viteve të fundit. Premiera Ndoshta fundi i vitit do jetë dhe koha e përshtatshme, kur do të shfaqet premierë filmi “Koha e Kometës”, bazuar në romanin e Kadaresë “Viti i mbrapshtë”. Deri më tani, janë bërë xhirime në 12 ditë dhe në plan janë dhe 25 ditë të tjera që u japin fund xhirimeve, për të kaluar më pas në fazën laboratorike, ku puna më e madhe do të jetë me miksazhin dhe muzikën, si një komponente e fuqishme e filmit. Nga Shkupi, stafi i filmit është zhvendosur këto ditë për xhirime në Shkodër e Malësi të Madhe. Të gjitha këto u bënë të ditura dje në një prezantim para medias të një pjese të mirë të ekipit realizues, ku ishte i pranishëm dhe Kadare. Regjisori Fatmir Koçi, që njihet si amediatik në punën e tij, gjithsesi e konsideroi të përligjur prezantimin para gazetarëve, për vetë faktin e një odiseje të projektit, që është shoqëruar dhe me ndërprerje xhirimesh (punë e lënë në mes) kohë më parë.

Gentian Zenelaj do të ketë një ndër rolet më të vështira në film

Shkëlqimi i një “portokallisti”
uk ka dyshim që Gen tian Zenelaj, pas filmit “Koha e Kometës”, do t’i ketë të rritura kuotat e afirmimit si ndër aktorët më të spikatur të brezit të ri, të asaj kaste të pas viteve 2000, që patën fatin të përzgjidhen nga sy të vëmendshëm dhe të ndjeshëm kineastësh e regjisorësh. Spektakli “Portokalli” në “Top Channel”, si një lloj terreni afirmativ deri dhe shtrydhës për të nxjerrë maksimumin e talentit e aftësinë autoriale, arriti të promovonte një kastë aktorësh, që në kushte të tjera mund edhe të mbeteshin anonimë, ku nga ndonjë fat i munguar e ku nga mungesa e një infrastrukture në fushën e artit skenik dhe kinematografik, që bën të mundur daljen në pah të të talentuarve. Gentian Zenelaj është modeli që nuk lë shumë vend për nostalgji kundrejt së kaluarës, sipas shprehjes stereotip: “Nuk vijnë më aktorë të tillë” (fjala është për kastën e vjetër). Me një fizik pak të rënduar (e ka primar rënien në peshë), ai ofron një plasticitet aktorial të pashembullt. Rolet e shumta në “Portokal-

N

li” e kanë vërtetuar këtë. Jo vetëm nga rolet e shumta, por edhe nga laryshmëria e tyre në pasurinë karakteriale. Në filmin “Koha e Kometës”, Gentian Zenelaj ka rolin e Cutes, anëtar i çetës së Shestanit, për të cilin thotë se është rol shumë i vështirë. I vështirë, sepse ka luhatje të shumta e ekstreme. Cutja është një personazh me energji pozitive, por që përfundon në tragjedi. Është tejet naiv, i pastër dhe i sinqertë, por i vendosur në shumë situata, ai transformohet në një figurë mes komikes dhe tragjikes. “Ky është roli më i mirë që kam bërë”, thotë Gentian Zenelaj, duke e klasifikuar rolin e Cutes si kulmin e karrierës jo të gjatë në vite, por shumë të ngjeshur në role. Në skalitjen e personazhit të Cutes, Zenelaj thotë se nuk ka asnjë indikacion nga rolet në “Portokalli”. Njerëzit ndoshta mund të bëjnë përqasje me rolet në spektaklin e njohur dhe kjo është diçka psikologjike, thotë aktori, por për të, Cutja është tërësisht i shkëputur nga fryma dhe teknika e aktrimit në personazhet e “Portokallisë”.

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

KU LTURE

SHQIP 27

REPORTAZH/ Një fotografim i Gjirokastrës, qyteti unikal që mëton se do t’i shpëtojë degradimit me nga paratë e ndërkombëtarëve. Por, Gjirokastra ka nevojë për të gjithë. Fillimisht për qeveritarët dhe banorët e saj

ZOLTÁN DUJISIN

amja e bukur nuk është e mjaftueshme për ta bërë Gjirokastrën qytetin piktoresk në Jug të Shqipërisë, destinacionin turistik të suksesshëm që pretendon të jetë. Turizmi është konkretisht e vetmja aspiratë për 30000 banuesit e këtij qyteti, kur shumica e industrive të tjera kanë falimentuar. Në vitin 2005, UNESCO përfshiu qytetin jugor të Shqipërisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, një status që përshin projekte për mbrojtjen, rregullimin dhe katalogimin e siteve me interes kulturor. Gjirokastra, vendlindja e ish–diktatorit Enver Hoxha, lulëzoi nën regjimin otoman dhe evoluimi i saj arkitekturor mori jetë me disa nga stilet më të veçanta të ndërtimit të shekujve 17-të dhe 19-të. Vlerësimi kombëtar i vlerës së qytetit, erdhi në vitin 1961, kur shteti i dha statusin e një qyteti muze. Ish-udhëheqësi komunist ishte shumë i dhënë pas qytetit të vet të lindjes, i cili është ende prosocialist dhe vuri qindra njerëz të punonin për ruajtjen e qytetit, diçka që banorët e morën për të mirëqenë. Por, në ditët e sotme, Instituti i Monumenteve të Kulturës është tepër i pakënaqur. Shtëpitë tradicionale të qytetit formalisht kanë një mbrojtje ligjore shumë të fortë, ndërsa praktikisht neglizhenca dhe kujdesi jo estetik janë shumë të dukshme dhe ndërtimet e paligjshme, si gjithkund në Shqipëri, po e bëjnë Gjirokastrën të paguajë një haraç të majmë. “Në zonën muzeale të qytetit gjenden qindra ndërtime të jashtëligjshme, që nuk ndjekin logjikën e arkitekturës historike”, thotë David Bragg, një qytetar amerikan, i cili është caktuar në Gjirokastër nga Trupat e Paqes, një organizatë humanitare, e cila aktualisht po ndihmon për qarkullimin e informacionit turistik përmes disa kooperimeve dhe projekteve në bashkëpunim me UNDP-në. “Edhe pse ligjet janë në fuqi, askush nuk merr përsipër t’i implementojë.” Kur qyteti u përfshi nga UNESCO në listën e trashëgi-

P

Shqipëri, UNESCO nuk të shpëton jetën
misë, shumë nga vendasit menduan se Perëndimi kishte ardhur të shpëtonte Gjirokastrën nga harresa. Por, shumë pak gjëra kanë ndryshuar dhe pritshmërinë e mëdha janë kthyer në ndjenja të hidhura. “Asgjë nuk është përmirësuar këtu”, thotë Sofia, një plakë e moshuar me etni greke. “Qëkur ndryshoi regjimi, gjithçka ka ecur ters vit pas viti”. Mendimi se UNESCO do të zgjidhte problemet nuk është i saktë”, shpjegon Auron Tare, drejtor i “Albanian National Trust”. UNESCO nuk jep lekë, është vetëm një titull prestigji”. Tare, për gazetën online “Inter Press Service” (IPS), tha gjithashtu se statusi që jep UNESCO rrit ndërgjegjshmërinë, në mënyrë që “banorët të bëjnë diçka për qytetin e tyre, në vend që të presë nga UNESCO, ose organizata të tjera t’i ndihmojnë”. Bragg thotë se qeveria shqiptare i bën investimet shumë të vështira, sidomos kur ka nevojë për të huaj të pasur që të shpëtojnë ndërtesa në

Mendimi se UNESCO do të zgjidhte problemet nuk është i saktë”, shpjegon Auron Tare, drejtor i “Albanian National Trust”. UNESCO nuk jep lekë, është vetëm një titull prestigji”

“Në zonën muzeale të qytetit gjenden qindra ndërtime të jashtëligjshme, që nuk ndjekin logjikën e arkitekturës historike”, thotë David Bragg, një qytetar amerikan

shkatërrim e sipër. Ndërsa të huajt mund të blejnë prona në Shqipëri, ndërtesat më të çmuara nuk janë të aksesueshme për ta. Për më shumë, të huajt që investojnë në Shqipëri, shpesh i konsiderojnë këto investime si të rrezikshme. Raporti më i fundit i Bankës Botërore thotë se Shqipëria është ndër vendet më të këqija, kur vjen puna për të mbrojtur investimet e huaja, në vendin e 162-të. Por ky qytet ende ka mundësi të mëdha për ata që duan të investojnë në turizëm, ndërsa shpëtojnë edhe trashëgiminë arkitekturore të tij. Kata Yarhouse, gjithashtu pjesë e programit te Trupat e Paqes për të promovuar turizmin, tregon se shumë nga shtëpitë e rrezikuara mund të kthehen në hotele të vogla dhe të lira, “që do ishte një investim i vlefshëm, edhe pse kostot e rinovimit janë të larta”. Marketingu do të ishte prioritar. vetëm nëse qyteti u ofron turistëve kushte minimale. “Ne po mundohemi të ndërtojmë një infrastrukturë, para se të bëjmë marketingun”, tha Yarhouse. Rreziku i fokusimit të marketingut qëndron në pritshmërinë e lartë që turistët kanë kur vizitojnë një sit të UNESCO-s. “Nëse nuk ka përgatitjen e duhur, turisti mund të kthehet dhe të thotë që nuk gjeti atë që priste”, i tha Tare “Inter Press Service”. “Njerëzit nuk vijnë në Gjirokastër për shkak të mungesës së turizmit gjetkë”. Tare është, gjithashtu, ndër themeluesit e një prej destinacioneve turistike më të suksesshme në Shqipëri, parku i Butrintit, i cili, falë rëndësisë arkeologjike, bashkë me Gjirokastrën janë të vetmet site të mbrojtura nga UNESCO. “Butrinti ishte një sukses, pasi ne investuam dhe ndërtuam ura për komunitetet”, thotë Tare. “Në momentin që nuk përfshin ata, do të kesh vetëm probleme. Ata janë aksionerët e asaj që ndodh në vendin e tyre. Të bësh turizëm me mbështetjen e banorëve është diçka e re në Shqipëri dhe duhet të kthehet në strategji kombëtare”. Ky është një reportazh i botuar në një prej gazetave hungareze

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

SHQIP 29

BOTE
Misioni i fundit i Moskës Flamuri rus, në Polin e Veriut
Kremlini në një tjetër aventurë, atë të “pushtimit” të akujve të Arktikut
ëndetëset ruse, pjesë e një misioni detar që synon të çimentojë pretendimet e Moskës mbi territorin Arktik, janë nisur drejt Polit të Veriut. Dy nëndetëset "Mir" planifikojnë të zhyten deri në fund të oqeanit, në thellësinë 4200 metra nën pol, ku edhe do të kryejnë teste e do të vendosin një kapsulë me flamurin rus. Një zyrtar rus tha se misioni i rrezikshëm dhe historik në të njëjtën kohë, ishte i krahasueshëm me atë të vendosjes së një flamuri në Hënë. Shkrirja e akujve polarë ka ndezur pretendimet e Moskës për akses në burimet e Arktikut. Rusia pretendon të shtijë në dorë një territor të gjerë në Arktik, që mendohet se mban rezerva të mëdha nafte, gazi dhe mineralesh, por në këtë pretendim të saj është sfiduar edhe nga fuqi të tjera, ndër të cilat edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekspedita ruse ka filluar javën e shkuar nga Porti i Murmanskut dhe po kërkon prova gjeologjike për të mbështetur pretendimin e Moskës ndaj shtratit të pasur të detit Arktik. Mediat ruse raportuan javën e kaluar se anijet ishin vëzhguar nga avionë të huaj, por ky pretendim, gjithsesi, u hodh poshtë më vonë nga ekspedita. Kjo e fundit, po kryesohet nga dy anëtarë të Parlamentit, Arthur Çilingarov, një eksplorues polar dhe Vladimir Gruzdev, i zgjedhur deputet kohët e fundit. Agjencia e lajmeve "Itar-Tass" shkruante, ndërkohë, të mërkurën se dy anijet e ekspeditës, një akullthyese bërthamore dhe një anije kërkimi, i ishin afruar Polit të Veriut. Pasi të kenë arritur atje, dy mininëndetëse do të shkëputen nga anijet dhe do të fillojnë zhytjen e tyre në oqean. Shkencëtarët në bordin e nëndetëseve planifikojnë të mbledhin kampionë të florës dhe faunës së Arktikut dhe të lënë pas një kapsulë titaniumi mbi të cilën është vendosur edhe një flamur rus. Kthimi i nëndetëseve nga fundi i oqeanit në sipërfaqe konsiderohet edhe si pjesa më e rrezikshme e misionit. Anijet do të duhet të kthehen prapa në pikën e saktë ku filloi udhëtimi i tyre, ose, përndryshe, ato do të mbeten të mbërthyera poshtë akujve të Arktikut. "Ky është një mision i rrezikshëm dhe historik", tha Sergei Baljasnikov, një zëdhënës i Institutit rus për Arktikun dhe Antarktidën për agjencinë e lajmeve "Ria-Novosti". "Është një lëvizje shumë e rëndësishme për Rusinë, e cila do të demonstrojë kështu potencialin e saj në Arktik", tha ai. "Është si kur u vendos flamuri në Hënë". Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar ndërkaq urgjente nevojën e sigurimit nga ana e Rusisë, të interesave strategjike, ekonomike, shkencore dhe atyre të mbrojtjes në Arktik. Moska ka argumentuar para një komisioni të Kombeve të Bashkuara në vitin 2001, se ujërat e brigjeve veriore të saj janë në fakt një shtrirje e territorit të saj detar. Pretendimi u bazua në argumentin se një zgjatje nënujore e njohur si "Kreshta Lomonosov", ishte një zgjatje e territorit të saj kontinental, por kjo u refuzua dhe Rusia deklaroi se do të mblidhte më shumë prova që e vërtetonin këtë

N

pretendim. Vende të ndryshme që kufizohen me Arktikun, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Danimarka e mbi të gjithë Rusia, kanë paraqitur pretendime mbi këtë rajon. "Gara" është intensifikuar, ndërsa shkrirja e akujve ka hapur perspektivën e mundë-

sive për trajektore të reja lundrimi në rajon. Ligjet aktuale u garantojnë vendeve një zonë ekonomike në Arktik, prej 200 nyjesh detare, përtej territorit të tyre tokësor. Kjo zonë mund të zgjerohet edhe më tej, nëse një vend provon se struktura kontinentale e nënujshme

është e ngjashme gjeologjikisht me strukturën tokësore brenda territorit të tij. Poli i Veriut, aktualisht, nuk konsiderohet si pjesë e territorit të një vendi të vetëm dhe administrohet nga Autoriteti Ndërkombëtar i Deteve.

Kërcënimi

“Gazprom” përgjysmon gazin për Bjellorusinë
Gjiganti rus i gazit, “Gazprom”, do të përgjysmojë furnizimet me gaz për Bjellorusinë, për shkak se ajo nuk ka respektuar një borxh prej rreth 450 milionë dollarësh, të akumuluar nga janari deri në qershor, duke dhunuar kështu marrëveshjet e mëparshme mes dy vendeve. Kjo masë e fundit, do të hyjë në fuqi më 3 gusht. E pra, nuk kanë vyer për asgjë negociatat mes drejtuesve të “Gazprom” dhe Bjellorusisë. Minsku i ka kërkuar më shumë kohë Moskës dhe madje është përpjekur të marrë edhe një borxh prej një miliard e gjysmë dollarësh për të luftuar krizën ekonomike. Por, Rusia është përgjigjur menjëherë negativisht. Evropa, që nga “Gazprom” merr një të katërtën e furnizimeve me gaz, gjithsesi mund të qëndrojë e qetë: prodhuesi më i madh i gazit në botë jep garanci për këtë. Sipas marrëveshjeve në fuqi, në fakt, “Beltransgaz”, që menaxhon gazsjellësit bjellorusë, është i detyruar të garantojë kalimin transit të gazit rus drejt klientëve të tjerë. Pak kohë më parë, Moska dyfishoi çmimet e gazit për Bjellorusinë dhe kjo e fundit paguan rreth 73 euro për një mijë metra kub gaz. Ky çmim, sërish është më i ulët nga ai që paguan Evropa perëndimore, që gazin rus e merr nëpërmjet gazsjellësve që kalojnë nga Ukraina dhe Bjellorusia. Në të shkuarën, si pasojë e mosmarrëveshjeve të ngjashme mes Moskës dhe fqinjëve të saj, ka pasur edhe ndërprerje të furnizimeve për Evropën.

“Është një lëvizje shumë e rëndësishme për Rusinë, që demonstron potencialin e saj në Arktik… Është si të vendoset flamuri në Hënë”

INTERVISTA

Kryeministri britanik flet për jetën private dhe kontaktet e vazhdueshme me paraardhësin

Rrëfimi i Gordon Braunit... Unë, familja, Bleri e politika
ordon Braun, Kryeministër i Britanisë së Madhe që prej qershorit, thotë se ai bisedon rregullisht me paraardhësin e tij, Toni Bler. Braun ka thënë gjatë një emisioni në televizionin NBC: “Ne vazhdojmë të flasim rregullisht, por ai ka një punë shumë, shumë të rëndësishme për të bërë”. Bler është në fakt i dërguari i kuartetit SHBA-BEOKB-Rusi për Lindjen e Mesme. “Unë jam shumë i kënaqur që ai po punon për llogari të kuartetit. Ai po punon natë e ditë në përpjekje për të unifikuar forcat palestineze”, tha Braun. Ai, gjithashtu, e cilësoi Blerin si “një person që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në jetën publike në Britani”. Por, gjithsesi, Kryeministri i ri britanik shton: “Toni dhe unë kemi punuar bashkë në një partnership të madh, që zgjat që prej 1983-shit, pra për plot 24 vjet. Toni gjithnjë donte të vazhdonte përpara e të bënte gjëra të reja dhe ajo që po bën tani është jashtëzakonisht e rëndësishme”. I pyetur gjatë intervistës në televizion, se si po e konsideronte ai qenien në sytë e publikut, në çdo moment, Braun tha: “Unë nuk kam hyrë në politikë që të bëhem një personalitet në kuptimin e shfaqjes në televizion” dhe shton më tej: “Unë hyra në politikë, sepse e ndieja se atje kishte nevojë të ndryshoheshin disa gjëra, të bëheshin disa gjëra. Nuk është profili publik ai që më

G

Politika
“Nuk hyra në politikë që të bëhem një personalitet televiziv. Hyra në politikë se e ndieja se kishte shumë gjëra për t’u bërë”

Toni Bler
“Ne vazhdojmë të bisedojmë gjatë dhe rregullisht, por Toni Bler tani ka një punë shumë, shumë të rëndësishme për të bërë”

Videoja

Rikthehet tragjedia e Besllanit Pamje të reja fajësojnë specialët
K
ur kanë kaluar thuajse tre vjet nga ngjarja që tronditi dhe skandalizoi tërë botën, një video e re rihap plagët e tragjedisë së Besllanit. Në pamjet amatore, kuptohet qartë se ndërhyrja e armatosur e forcave të sigurisë ruse, e lançuar më 3 shtator 2004 për të çarë rrethimin e militantëve separatistë në shkollën e Osetisë së Veriut, ka nisur më herët se koha e deklaruar zyrtarisht. Në operacion humbën jetën 334 persona, mes të cilëve shumica fëmijë. Imazhet e reja që mbajnë datën dhe orën e xhirimit, duket se përforcojnë tezën e mbështetur nga dëshmitarët dhe nga familjarët e viktimave, sipas të cilëve, repartet speciale të dërguara nga Kremlini janë përgjegjës për dy shpërthimet e para që ndezën më pas ferrin në brendësi të shkollës. Në palestrën e shkollës, një komando prej 30 ekstremistësh të armatosur, mbanin peng prej dy ditësh 350 persona. Deri më tani, versioni i zyrtarëve rusë ka qenë që separatistët filo-çeçenë kishin shkaktuar këto dy shpërthime të para, duke ndezur me telekomandë bombat e vendosura më parë në palestër. Por, në pamje, shihet një re e dendur tymi që ngrihet jashtë godinës, ndërsa dëgjohen edhe të shtëna dhe një shkëmbim intensiv zjarri mes skuadrave speciale e militantëve. Më tej, dëgjohet edhe zëri i dy xhenierëve të ushtrisë, që gjatë një bisede të shkurtër përjashtojnë mundësinë që mjetet shpërthyese, artizanale, të sekuestruesve të kenë pasur një fuqi të tillë. Gjithsesi, sipas korrespondentëve të huaj në Moskë, mediat ruse, çuditërisht, nuk u kanë kushtuar vëmendje të veçantë këtyre elementeve të reja. Familjarët e viktimave pretendojnë, ndërkohë, se bëhet fjalë për “provën përfundimtare” që fajëson repartet speciale OMON.

intereson, është performanca në punë dhe arritjet”. Gjatë intervistës së transmetuar pas udhëtimit të Kryeministrit britanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai u takua me Presidentin Xhorxh Bush dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, Braun foli edhe për bashkëshorten e tij, Sara, dy djemtë dhe vdekjen e vajzës së tyre, pas vetëm 10 ditësh jetë. “Unë nuk flas në të vërtetë shumë për këtë, sepse ajo që Sara dhe unë bëjmë, është se ngrihemi në mëngjes të lumtur, me faktin se kemi dy djem të mbarë dhe ne, të gjithë së bashku, jemi të gatshëm të përballemi me sfidat e jetës”. “Në shumë raste gjërat kanë qenë me të vërtetë të vështira, por ne kemi qenë vërtet me fat se kishim këta dy djem të mrekullueshëm, që vazhdojnë të jenë prioriteti im i parë. Të jem baba, për mua, është gjëja më e rëndësishme”, pohon Gordon Braun. Ky është, në fakt, i pari rrëfim i Kryeministrit britanik, mbi jetën e tij private dhe kontaktet me paraardhësin e tij në Downing Street. Braun konsiderohet si një njeri i mbyllur dhe rrallëherë jeta e tij private është temë e intervistave. Por, akoma më interesant në këtë intervistë të fundit, është rrëfimi në lidhje me marrëdhëniet me ish-shefin e tij, Toni Bler, marrëdhënie këto që në sytë e publikut, të paktën kohët e fundit, nuk janë dukur aspak harmonike.

SHQIP 30

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

SPORT
KOTBUS
Ervin Skela i është bashkuar skuadrës gjermane në janarin e këtij viti, pas një eksperience aspak të lumtur tek Askoli në Serinë A. Por, problemet shëndetësore e lanë atë jashtë fushave të lojës deri në javët e fundit të kampionatit

Kupa UEFA

Besa në alarm, dëmtohet Dragusha B

Fantazisti pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e ideuar nga trajneri i Kotbus

Në një intervistë për “Sport Bild”, fantazisti tregon ambiciet e Energi Kotbus për sezonin e ri

Skela premton: Ky është sezoni im!
Futbollisti tregon se mund të përshtatet edhe me lojën para mbrojtjes
ERMAL KUKA

E

rvin Skela po bëhet gati për një prej sezoneve më të rëndësishme në karrierën e tij. Ndonëse ka regjistruar më shumë se 100 ndeshje në Bundesligë dhe është një prej futbollistëve me më shumë eksperiencë në skuadrën e Energi Kotbus, Skela po përgatitet për një sezon, ku dëshiron të hedhë pas të gjitha dështimet dhe zhgënjimet e së kaluarës. Ai ka qenë protagonist i skuadrës së tij gjatë fazës përgatitore, duke u shfaqur si truri i lojës së ekipit dhe duke gjetur me rregullsi rrugën e rrjetës. Në intervistën e dhënë për të përditshmen gjermane “Sport Bild”, Skela komenton këtë fillimsezoni, si dhe përshtatjen e tij me modelin e lojës së kërkuar nga trajneri, që e ka pozicionuar atë para mbrojtjes. “Natyrisht, duke luajtur përpara mbrojtjes do të humbasim diçka në fazën ofensive, por ky nuk është një problem për mua. Jam totalisht i gatshëm. Mendoj se ne kemi një skuadër shumë të mirë dhe jam i bindur se do të gjejmë pa problem edhe rrugën e golit në vazhdimësi. Kam një parandjenjë mjaft të mirë për këtë sezon dhe jam i bindur se ky do të jetë sezoni im”, deklaroi vlonjati për “Sport Bild”. Forma e mirë e shfaqur gjatë fazës përgatitore, duhet të vazhdojë edhe në kampionat. Ky është mendimi kryesor i Skelës, që shprehet se Kotbus ka mundësi të rivalizojë denjësisht me ekipet më të forta. “Kjo është pikëpyetja e madhe. Gjatë fazës përgatitore ne kemi luajtur kundër skuadrave relativisht të forta. Por, jam i bindur se mund të luajmë mirë dhe të fitojmë edhe përballë skuadrave të nivelit më të lartë, të nivelit të Bundesligës. Unë shpresoj të ndodhë kështu”, tha ai. Në fakt, skuadra e Kotbus ka arritur të mbijetojë në sezonet e fundit në Bundesligë, duke qenë një surprizë, pasi ka lënë pas shumë skuadra më të kuotuara. Kur Skela iu bashkua kësaj skuadre në janarin e këtij viti, ai u përzgjodh si një

Sulmuesi

Salihi rrezikon aktivizimin
ediat austriake kanë konfirmuar dëmtimin e Hamdi Sa lihit në muskujt e barkut dhe kanë vënë në dyshim aktivizimin e tij në ndeshjen e Kupës UEFA që Ried do të luajë përballë Neftçi Baku. Futbollisti shqiptar ishte autor i golit të tretë në sfidën e parë që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të austriakëve dhe pritej që ai të ishte titullar në këtë sfidë të dytë, pas dëmtimit të Damjanoviç. Sipas gazetës “Krone”, futbollisti ka udhëtuar me skuadrën drejt Azerbajxhanit, por do të jetë tepër e vështirë që ai të futet në lojë si titullar në këtë sfidë. Dëmtimi i pësuar në muskujt e barkut cilësohet si serioz dhe vështirë se trajneri do të rrezikojë një prej futbollistëve më të mirë që ka në dispozicion edhe për ndeshjet e kampionatit.

esa do të detyrohet të luajë pa kapitenin e saj, Alban Dragusha, në ndeshjen më të rëndësishme të këtij vitit. Mbrojtësi kosovar është dëmtuar në gju në stërvitjen e fundit dhe nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e sotme, kundër skuadrës serbe të Bezhanijas. Ka qenë një përplasje me një shok të skuadrës në stërvitje, ajo që ka shkaktuar dëmtimin e futbollistit të ekipit kavajas, i cili ka qenë një prej shtyllave kryesore të skuadrës në barazimin shpresëdhënës 2-2 në takimin e parë të luajtur në Beograd. Sipas stafit mjekësor të Besës, lojtari do të jetë i detyruar të qëndrojë për rreth një muaj jashtë fushave të futbollit. Kjo ka shkatërruar planet e trajnerit Dumitresku, i cili ishte përgatitur t’i jepte Dragushës drejtimin e prapavijës për të mos rrezikuar pësimin e një goli që do të komprometonte kualifikimin në turin e dytë. Ndeshja që do të luhet në orën 20:30, pritet të ndiqet me interesim të madh jo vetëm nga tifozeria kavajase, por edhe nga pushuesit e shumtë kosovarë, të cilët ëndërrojnë të shohin eliminimin e një ekipi serb. e. kuka

M

Hysen Dedja optimist “4-0? Pse jo!” T

lojtar i formacionit titullar, edhe pse më pas u shfaqën problemet shëndetësore, që e lanë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Por, pas një faze të plotë përgatitore, fantazisti i përfaqësueses sh-

qiptare është kthyer në nivelin e tij të zakonshëm dhe është gati të shpërthejë, ashtu si disa sezone më parë, kur cilësohej një nga mesfushorët më të rrezikshëm në Bundesligë. Falë eksperiencës së tij

të gjatë në këtë kampionat, Skela nuk ngurron të japë mendime edhe për mënyrën se si duhet të luajë skuadra. “Ne duhet të luajmë më pak me topa të gjatë dhe t’u qëndrojmë më pak strikt taktikave stan-

darde. Jam i vetëdijshëm se kjo ka qenë një taktikë fitimtare, por duke luajtur shpesh me topa të gjatë unë mund të jem më pak i dobishëm për skuadrën. Megjithatë, po them vetëm ma jepni mua topin!”

DEKLARATA

Trajneri i përfaqësueses sonë reagon në mediat kroate ndaj gjobës së vënë nga UEFA

Bariç: Homoseksualizmin nuk do ia falja as djalit
O
to Bariç duket se po përgatitet për një tjetër gjobë nga UEFA, pasi ka marrë vesh dënimin përfundimtar për frazat e tij kundër homoseksualëve. Ndonëse ai është gjobitur me 3 mijë franga gjobë, trajneri kroat, që drejton përfaqësuesen shqiptare, vazhdon të bëjë deklarata kundër homoseksualëve. Këtë radhë ka qenë gazeta kroate “Veçernji List” ajo që ka publikuar një tjetër thënie të Bariç, pasi ky i fundit ka marrë vesh vendimin e UEFA-s. Trajneri është kategorikisht kundër homoseksualëve, aq sa ka deklaruar se do të mohonte edhe të birin nëse ai do të shfaqte shenja të tilla. “Kam qëndrim krejtësisht të qartë, homoseksualizmi nuk është i mirë. Nuk do t’ia falja as djalit tim nëse do të ishte i tillë”, u shpreh trajneri i përfaqësueses rreth kësaj teme. Një deklaratë e tillë mund të shtyjë UEFA-n të gjobisë përsëri trajnerin e përfaqësueses shqiptare, i cili nuk pajtohet lehtësisht me rregulloret që ndalojnë deklarata të tilla publike. Disa vite më parë, Bariç kishte deklaruar se nuk do të pranonte të kishte futbollistë homoseksualë në skuadër, duke nxitur urrejtjen e komunitetit ndërkombëtar të kësaj sfere, që bëri një ankimim zyrtar në UEFA. Kjo bëri që Bariç të dënohej fillimisht me një gjobë prej 5 mijë frangash zvicerane, e cila u ul në 3 mijë franga vetëm tri ditë më parë. Në fakt, vendimi i dytë i Komisionit Disiplinor të UEFA-s u mor pasi avokati i trajnerit të përfaqësueses shqiptare filloi praktikat për ta çuar çështjen në gjyq civil, ndërsa UEFA insistonte që Bariç të kërkonte publikisht falje. Por, deklarata e djeshme e Bariç duket se do ta nxehë përsëri situatën, duke premtuar “çudi” të tjera në ditët në vazhdim. e. kuka

rajneri i Teutës, Hysen Dedja, është shfaqur mjaft optimist para sfidës që ekipi i tij do të luajë përballë kroatëve të Slaven Koprivnica, ndonëse takimi i parë është mbyllur me fitoren 6-2 të ekipit kundërshtar. “Një skuadër nuk mund të hyjë në fushë duke menduar se është i mundur dhe kjo do të thotë që ne kemi shpresa. Unë e kam deklaruar se do të luftojmë për të përmbysur rezultatin, pavarësisht se disa media e kanë cilësuar këtë frazë si një “çmenduri”. Mendoj se Teuta i ka forcat për të përmbysur rezultatin dhe nuk është çudi që të fitojmë 4-0 me këtë kundërshtar, nëse japim maksimumin në fushën e lojës. Siç kam thënë në Kroaci, nuk e quaj të mbyllur çështjen e kualifikimit”, u shpreh Dedja. Trajneri i durrsakëve tregon se skuadra nuk ka probleme të mëdha, pavarësisht largimeve apo pezullimeve të futbollistëve të ndryshëm pas sfidës së parë. “Mund t’ju them që në sulm nuk do të kemi probleme, po kështu në mesfushë, ku është rikthyer Buna dhe i gatshëm është edhe Hashani, besoj se Vrapi dhe Brahja nuk do të bëjnë të ndihet mungesa e Pashajt të dëmtuar”, tha ai. e. kuka

E ENJTE, 2 GUSHT 2007

S P O R T

SHQIP 31

Brazil

Real Madrid

Tekseira: Lojtarët, të dehur në botëror
Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Rikardo Tekseira, nuk ka duruar më dhe ka shpërthyer në kritika ndaj futbollistëve që dështuan në botërorin e vitit të kaluar në Gjermani në një intervistë për “Estado do Sao Paolo”. “Kishte ‘atletë’ që ktheheshin në dhomën e hotelit në katër apo gjashtë të mëngjesit, krejtësisht të dehur. Ishte një atmosferë feste, jo një grumbullim për botërorin. Me shumë njerëz që qëndronin në radhë për të paguar 100 dollarë për të parë Ronaldinjon dhe të tjerët duke u stërvitur, ishte e qartë që nuk mund të funksiononte. Përse askush nuk e vuri re një gjë të tillë!? Ata që ishin në drejtimin e delegacionit në Gjermani nuk mund të kontrollonin asgjë. Për këtë arsye na duhet disiplinë dhe ky është misioni i Dungës. Ronaldo? Si është e mundur që një lojtar shfaqet para botërorit me një peshë prej 98 kilogramësh? Unë peshoj më pak, edhe pse nuk jam një atlet”, ishte deklarata bombë e Tekseiras.

Mediat: Shuster, duam punë dhe jo fjalë
Disfata 3-0 në miqësoren ndaj Hanoverit ka shkaktuar problemet e para për Bernd Shuster në stolin e Realit të Madridit. Skuadra gjermane u shfaq në një formë shumë më të mirë fizike dhe taktike, duke shkatërruar formacionin madrilen, i cili, para pak ditësh, ka filluar fazën përgatitore. Mediat spanjolle nuk e kanë duruar një poshtërim të tillë, duke i bërë thirrje Shusterit të vinte në zbatim fjalët e tij, pasi skuadrës i mundonte “truri”. “As” ka lëshuar një ftesë direkte drejtuar trajnerit gjerman. “Kaka? Në vend që të flitet për të, të vijë në skuadër, në të kundërt kjo do të mbetet një skuadër pa tru”. Ndërsa mediat e tjera filluan të kujtojnë me nostalgji vitet e kaluara, duke filluar pikërisht nga skuadra e Kapelos, që të paktën u impononte lojën e saj kundërshtarëve. Ndërsa “Marca” ka qenë më drastike. “Këtë e rregullon vetëm Kaka”, ishte titulli i faqes së parë, ku kritikohej paraqitja e madrilenëve.

TEKSEIRA
Presidenti i Federatës Braziliane ka dalë kundër protagonistëve të botërorit

GAZETAT
Mediat kanë ftuar drejtuesit e skuadrës të realizojnë premtimin për Kakanë

Legjenda e futbollit ka përzgjedhur Mesin si liderin e skuadrës për 10 vitet e ardhshme

ITALIA

Maradona ëndërron Argjentinën “Mendoj se erdhi momenti im”
“El Pibe D’Oro” është i gatshëm të marrë vendin e Baziles në Kombëtare
iego Armando Maradona nuk njeh kufij dhe këtë e ka vërtetuar më së miri dje, ndërsa ka kërkuar vendin e trajnerit të përfaqësueses së Argjentinës. Ndonëse “El Pibe D’Oro” ka saktësuar se nuk po kërkon largimin e Alfio Baziles, ai është shprehur i gatshëm të zërë vendin e tij, nëse një gjë e tillë ndodh në të ardhmen. Pas problemeve të shumta shëndetësore gjatë vitit të fundit, legjenda e futbollit argjentinas ka shprehur kështu dëshirën për t’u kthyer përsëri në futbollin aktiv, duke mos dashur më të jetë vetëm një spektator i thjeshtë në stadiume apo një i ftuar special në “Showbol”. Maradona ka lëshuar dje sinjale shumë të qarta, se dëshiron të ulet në stolin e Kombëtares, duke përdorur fraza direkte, të cilat kanë bërë shumë bujë në publikun argjentinas. “E di që ky është momenti im dhe nuk dua ta lë të më iki. Kam qenë shumë pranë postit të trajnerit të Kombëtares, pas përfundimit të Kampionatit Botëror, por më pas nuk u gjet një akord”, deklaroi Maradona. Në fakt, ai kishte ndjekur me vëmendje Botërorin në Gjermani, duke qenë i pranishëm në tribunën e stadiumit në ndeshjet ku luante Argjentina e tij. Por, menjëherë pas eliminimit të skuadrës nga Gjermania dhe largimit të Pekerman nga stoli i përfaqësueses, Maradona nuk përjetoi një moment të lumtur, pasi rifilluan problemet e tij shëndetësore. Mediat spekuluan gjatë në lidhje me mundësinë e emërimit të tij si trajner i Argjentinës, por pikërisht këto probleme bënë që vëmendja të drejtohej nga një trajner tjetër, ndërsa u zgjodh Alfio Bazile. Maradona ka sqaruar se nuk dëshiron të shtyjë Federatën Argjentinase të shkarkojë Bazile, por këta të fundit po e marrin në konsideratë këtë opsion, që pas humbjes poshtëruese në finalen e Kupës së Amerikës përballë Brazilit. “Nuk dua t’i marr vendin askujt, pasi nuk është mënyra se si unë i bëj

Edhe Nesta si Toti: Jo Kombëtares
ombëtarja italiane e futbollit ka humbur dje një tjetër Kampion Bote. Pas Françesko Totit, edhe mbrojtësi Alesandro Nesta ka vendosur t’i thotë lamtumirë përfaqësueses italiane, në të cilën ka qenë pjesë e rëndësishme gjatë 10 viteve të fundit, duke marrë pjesë në tri kampionate botërore, ku ka fituar atë të vitit 2006 me një rol jo prej protagonisti. Mbrojtësi ka bërë të ditur vendimin e tij në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Milanit. “Nuk do të jem më pjesë e Kombëtares, aventura ime përfundon këtu. Më vjen shumë keq, pasi e kam dashur gjithmonë fanellën e kaltër dhe praninë në këtë ambient”, u shpreh mbrojtësi, i cili ka luajtur 78 ndeshje me fanellën e kësaj përfaqësueseje. Ashtu si në rastin e Totit, edhe Nesta ka argumentuar gjithçka me numrin e madh të ndeshjeve që duhej të luante gjatë një viti dhe për këtë arsye kishte vendosur të sakrifikonte ekipin Kombëtar për klubin. Në fakt, gjatë viteve të fundit, mbrojtësi i Milanit ka qenë viktimë e dëmtimeve të njëpasnjëshme, të cilat e kanë shqetësuar atë edhe gjatë kampionateve botërore. Në vitin 1998, 2002 dhe 2006, ai ka parë një pjesë të ndeshjeve si spektator, për shkak të dëmtimeve dhe një situatë e tillë e ka detyruar të marrë këtë vendim drastik që nuk është pritur mirë nga opinioni sportiv. “Nuk arrij më të luaj kaq shumë ndeshje, nuk ia dal dot më, pasi kam nevojë për më shumë relaks”, përfundoi Nesta. Largimi i tij i ka shkaktuar disa dhimbje koke trajnerit Donadoni, në prag të dy ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj Kombëtareje në eliminatoret e Kampionatit Evropian, përballë Francës e Ukrainës. Me lamtumirën e Nestës, Italia ka në dispozicion vetëm dy qendërmbrojtës “të kolauduar”, Kanavaron e Materacin, por të dy nuk janë në një moshë të re dhe nuk garantojnë për të ardhmen.

D

dimë gjithmonë se mund të ndodhë diçka e ndryshme kur ai përfshihet në aksion. Mendoj se do të jetë ai, me pak kohë dhe personalitet më shumë, që do të udhëheqë Kombëtaren tonë në 10 vitet e ardhshme”, u shpreh Maradona, për atë që cilësohet si pasardhësi i tij. Në fakt, vetë Mesi do të preferonte ta kishte përkrah Maradonën në çdo ndeshje të rëndësishme, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë të kësaj përfaqësueseje, që nuk do të ishin kundër emërimit të tij si trajner. Një hap i gabuar nga Bazile gjatë eliminatoreve të Botërorit të vitit 2010 mund ta bëjë realitet ëndrrën e Maradonës, gjithmonë nëse ky i fundit nuk shkatërron përsëri gjithçka me duart e tij. Botërori Maradona i ka ndjekur të gjitha ndeshjet e përfaqësueses argjentinase në Gjermani 2006. Shpesh, ai është paraqitur edhe në hotelin ku ishte grumbulluar skuadra, duke u dhënë zemër lojtarëve, ndërsa ka zbritur në dhomat e zhveshjeve para dhe pas çdo ndeshjeje

K

gjërat. Duhet ta lëmë Bazilen të punojë i qetë”, tha ai. Por duket se legjenda e futbollit argjentinas ka bërë plane të qarta për të ardh-

men, pasi ka zgjedhur që tani liderin e ardhshëm të ekipit. Duke parë se ekipi Kombëtar ka vështirësi në turnetë e rëndësishëm, Ma-

radona mendon se “çelësat” e skuadrës duhet t’i dorëzohen Lionel Mesit. “Sa herë që ai merr topin, njerëzit entuziazmohen. E

NBA
Minesota Timbërulfs pranon ta ndërrojë yllin e skuadrës me shtatë lojtarë të tjerë

Boston Sëlltiks zyrtarizon Garnet K
evin Garnet është zyrtarisht një bas ketbollist i Boston Sëlltiks, pasi ka pranuar të kalojë në radhët e këtij ekipi nga Minesota Timbërulfs, me të cilën ishte aktivizuar për 12 vite radhazi, në NBA. Ky është padyshim një prej shkëmbimeve më të rëndësishme në historinë e NBA-së, pasi Garnet cilësohet si një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim, duke u zgjedhur thuajse gjatë gjithë karrierës së tij në ekipin më të mirë, Kombëtaren amerikane dhe “AllStar Game”. Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerën e 51 milionë dollarëve me Boston, duke u bërë blerja e dytë e rëndësishme pas Rei Alen për këtë skuadër gjatë merkatos verore. Ka qenë pikërisht afrimi i Alen ai që ka bindur Garnet të ndryshojë, pasi kishte refuzuar ofertën e parë të bërë nga ekipi i Boston. Ndërkohë, Timbërulfs kanë marrë 5 lojtarë nga Sëlltiks, ndërsa do të ushtrojnë të drejtën e përzgjedhjes në dy drafte në të ardhmen në vend të ekipit të Konferencës së Lindjes. Me Garnet në skuadër, Sëlltiks kthehet në një prej skuadrave më të forta në Lindje dhe në të gjithë NBA-në, pasi ai i bashkohet Rei Alen dhe Pol Pirs, duke formuar një treshe ofensive që pak skuadra e kanë. “Kam ardhur këtu për

të fituar tituj. Boston ka 21 vjet pa fituar? Për mua 21 është një numër i mirë”, u shpreh ai me humor gjatë konferencës së parë për shtyp si lojtar i Bostonit, duke kujtuar se te Timbërulfs mbante fanellën me numrin 21. Ndërsa Pol Pirs është shprehur i sigurt se me afrimet e reja, skuadra ishte pretendente për të fituar gjëra të rëndësishme. “Ndonëse kam shumë vjet në NBA, më duket sikur po e filloj gjithçka nga fillimi, pasi tani do të kem përkrah Garnet dhe Alen. Pres me padurim fillimin e sezonit, ku shpresojmë të arrijmë objektiva të rëndësishëm”, u shpreh Pirs.

Formula 1

Man Siti

Ros Braun i kundërpërgjigjet Stepnit
Ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ros Braun, i është kundërpërgjigjur ishvartësit të tij, Najxhel Stepni, i cili e kishte akuzuar se po përgatitej të largohej drejt një skuadre tjetër. “I kam kërkuar Ferrarit një vit shkëputje për t’iu dedikuar familjes pas 30 viteve në garat automobilistike. Jam krenar kur them se Ferrari ishte e hidhëruar për vendimin tim. Por, kemi filluar që në atë moment diskutimet rreth të ardhmes, ambicieve të mia personale dhe nëse ato përputheshin me planet e Ferrarit, për të punuar përsëri bashkë në të ardhmen. Ajo është skuadra e vetme me të cilën kam diskutuar për të ardhmen time”.

Bozhinov pranon ftesën e Erikson
Sulmuesi bullgar, Valeri Bozhinov, është blerja më e re e Mançester Sitit, që ka arritur akordin edhe me Fiorentinën për lojtarin. Sipas mediave bullgare, futbollisti është blerë për 8.5 milionë euro nga klubi anglez, ndërsa ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me këtë skuadër. “Dua të falënderoj trajnerin Erikson, që bëri të mundur këtë transferim. Jam shumë i lumtur që do të luaj përkrah Martin Petrov, pasi e kam bërë një gjë të tillë edhe më parë në Kombëtare”, u shpreh Bozhinov për mediat bullgare. Futbollisti është aktivizuar me Leçen, Fiorentinën dhe Juventusin, por nuk arriti të shpërthente në futbollin italian.