You are on page 1of 32

Drejtor Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI BLEDAR ZAGANJORI

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail: info@gazeta-shqip.com

Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI

Viti II - Nr. 217 (507) E premte, 10 gusht 2007

E përditshme e pavarur Çmimi 30 lekë, 1.5 euro

www.gazeta-shqip.com

INCIDENTI

OPINION

Kthehen përplasjet. Banorët e fshatit “rebel” qëllojnë mbi qytet, predhat dhe fishekët bien në dy shtëpi

Nga Lazarati, shi plumbash mbi Gjirokastër
B
reshëritë e predhave të mitralozit të ka librit 12,7 dhe të automatikëve kallash nikov të nisura nga kodrat e Lazaratit, kanë rënë mbi banesat e qytetit të Gjirokastrës në dy lagjet periferike të tij, Manalat dhe Zinxhira. Banorët e këtyre lagjeve kanë reaguar dje duke denoncuar në polici faktin se gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës së të mërkurës, krismat kanë qenë aq të shpeshta, sa që breshëritë kanë ngjallur tmerr dhe panik jo vetëm për shkak të zhurmës, por edhe sepse predhat dhe plumbat kanë rënë mbi muret, çatitë dhe dritaret e shtëpive. Të shtënat e pakontrolluara të lëshuara nga armë zjarrit në pika të ndryshme të kodrave të fshatit Lazarat janë bërë tashmë të përnatshme, por ato të lëshuara gjatë orëve të mbrëmjes...
NE FAQEN 6

Dardha e mandatit të prokurorit të përgjithshëm
MENTOR NAZARKO

Vlorë, vritet xhaxhai i “ushtarëve” të Zanit
ufta mes bandave që nisi këtu e 10 vite të shkuara, nuk ka mbaruar ende në Vlorë. Pasi janë vrarë apo kanë përfunduar në burg pjesa më e madhe e protagonistëve të përplasjeve të armatosura, tani çmimin për krimet e vjetra po e paguajnë të afërmit e tyre. Një burrë 70 vjeç, nga fisi i dëgjuar i Gërdhuqëve është vrarë dje paradite në fshatin Bestrovë të Vlorës. Policia nuk ka arritur të gjejë shumë gjurmë të vrasësit dhe...
Pamje nga Lazarati
NE FAQEN 23

L

Qeveria e vendosur, zv.ministri i Brendshëm deklaron nga Shkodra zbardhjen e të gjitha ngjarjeve, jo vetëm ato të vitit ‘97

Urdhri: Hetim dosjeve të vjetra
Mëzez, punëtori ishte pushuar nga puna

ë një verë shterpë për nga idetë politike përgjithë sisht, me gjithë përpjekjet e palëve për të dëftyer të kundërtën, çështja e prokurorit të përgjithshëm duket sikur po merr njëfarë drejtimi. Banal ama: partitë, kryesisht të voglat e dy kampeve bëjnë sikur janë në unison për shkurtimin e mandatit të prokurorit. Të përfshira në paradën e panevojshme të takimit me Presidentin, garë që megjithatë i përforcon legjitimitetin kryetarit të shtetit, krerët e këtyre partive bëjnë sikur shfaqin një ide të përpunuar gjatë dhe thellë, sipas të cilës, prokurorit të përgjithshëm i duhet shkurtuar mandati. Përkundër bezdisë që të krijojnë ide të tilla me natyrë propagandistike, shprehur...
NE FAQEN 11

N

Kosova, Premçi ngre grupet e punës me oficerë gjyqësorë. Lista e krimeve që do të hetohen referendum apo zgjedhje? Ish-ministri i Brendshëm reagon për rihapjen e temës “1997”

Kërkoi rrogën me granatë, plagos 4 veta

M

azhoranca ka rihapur sërish çësh tjen e dosjeve të vitit 1997, duke nxitur gjithashtu polemikën politike. Diçka e tillë ndodhi dhe disa ditë më parë, kur zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, preku plagën e vjetër, edhe dje janë ndezur gjakrat e politikës. Këtë radhë ka qenë zëvendës ministri i Brendshëm...

NE FAQEN 3

QEVERIA

Rihetimi, opozita kundër K Qeverisë Koçi: Këto deklarata nuk trembin kënd

BUJAR MUHARREMI

Nafta në Jon, Shqipëria merr 10% të fitimeve

N
NE FAQEN 5

jë ditë pas nënshkrimit të mar rëveshjes me kompaninë angleze "Med Oil" për kërkimin e naftës në detin e Jonit, qeveria shqiptare ka zbardhur edhe detajet e kontratës. Në bazë të kësaj kontrate, "Med Oil" detyrohet që brenda 7 viteve të periudhës së kërkimit të investojë në ujërat shqiptare minimalisht 20 milionë dollarë. Marrëveshja e miratuar nga Këshilli Ministrave parashikon se në rast gjetjeje...
NE FAQEN 4

NE FAQEN 3

anë kaluar mëse tetë vjet qëkur në qytezën e Ram bujesë, pranë Parisit, zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare për Paqe në Kosovë. Ishte hera e parë që përfaqësuesit e popullit shqiptar në Kosovë ishin të pranishëm në një konferencë ndërkombëtare që ishte thirrur për të vendosur mbi të ardhmen e tyre. Asnjëherë deri në atë kohë shqiptarët nuk kishin qenë pjesëmarrës në kongrese ose konferenca ndërkombëtare ku Fuqitë e Mëdha të Evropës kishin marrë vendime për copëtimin e herëpashershëm të trojeve shqiptare. Për herë të parë në historinë e tyre në sajë të rezistencës paqësore disavjeçare dhe të qëndresës së armatosur popullore, shqiptarët kishin fituar legjitimitetin për të qenë palë e barabartë në tryezën e...
NE FAQEN 12

UNIVERSITETET

FUTBOLL

Kuotat e pranimit, ankesa për salla, pedagogë dhe laboratorë

Refuzohet kërkesa e maltezëve të Slimas për kualifikim

Rektorët: S’kemi auditorë për të gjithë studentët
NE FAQEN 22

OKAZ

ION

Edhe Uefa kundër Besës, fal shkeljet e Liteksit
NE FAQEN 30

GAZETA SHQIP

P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8

marketing@gazeta-shqip.com

SHQIP 2

POLITIKE

E PREMTE, 1 0 GUSHT 2007

Zgjedhjet Zona 31, pas LZHK në garë dhe legalistët
Nënkryetari i PLL-së, Murat Basha shpreh dëshirën për kandidim
EVA GJURA

Selia blu vazhdon heshtjen për emrin e kandidatit që do të garojë në ish-zonën e Presidentit Bamir Topi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka theksuar qëndrimin e tij të palëkundur se ai do të kandidojë

P

ërcaktimi i kandidatit të zonës 31 në Tiranë duket se ka hapur një konflikt të ri brenda mazhorancës. Partitë aleate të PD-së, si PLL-ja dhe LZHKja, të cilat nuk janë pjesë e Parlamentit kanë shprehur hapur ambicien e tyre për të garuar në këtë zonë. PLL-ja ka bërë publike dje emrin e Murat Bashës, si një nga kandidatët më potencialë sipas tyre për të kandiduar në këtë zonë. Basha është shprehur se PLL-ja duhet të garojë në këtë zonë, pasi është një parti që mbart vlera të larta dhe potenciale për t'u përfaqësuar në Kuvend. Ndërsa kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili tashmë e ka nisur fushatën e tij elektorale, ka rikonfirmuar dje se nuk do të tërhiqet nga gara, edhe sikur tani Kryeministri t'i ofrojë ndonjë post në qeveri. Shehi është shprehur i bindur duke thënë se kjo është mundësia

më e afërt për të dhe partinë e tij për të matur forcat e saj. Ai ka kërkuar që PD-ja dhe partitë e tjera të koalicionit të djathtë ta mbështesin në betejën e tij elektorale për të fituar sërish mandatin që kishte mazhoranca. Shehi, në prononcimin e tij për shtyp, duket mjaft i vendosur në qëndrimin për të mos u tërhequr nga gara, edhe nëse mazhoranca nuk do t'i japë mbështetjen. Ai do të kandidojë me ndonjë sigël tjetër. Aktualisht, vetë kryetari i PD-së, i cili njëkohësisht është dhe Kryeministri i vendit, nuk ka bërë asnjë deklaratë publike nëse e mbështet apo jo kandidimin e kryetarit të LZHK-së Dashamir Shehi, në zonën 31 në Tiranë. Ndërsa

deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, para dy ditësh, në një prononcim për shtyp ka deklaruar se mazhoranca ende nuk e ka përcaktuar emrin për zonën 31, por ai nuk ka përjashtuar që kjo zonë t'u lihet edhe partive aleate, duke lënë të hapur mundësinë për mbështetjen e kandidatit të LZHK-së Dashamir Shehi. Por nuk është dukur kaq dashamirës ndaj emrit të Shehit, kryetari i PRsë Mediu, i cili në një prononcim për shtyp ka kundërshtuar kandidimin e mundshëm të Dashamir Shehit në këtë zonë. Por pavarësisht këtyre deklaratave, kryetari i LZHK-së ka deklaruar dje, se ai dhe strukturat e partisë që drejton, kanë nisur dhe do të vijojnë fushatën elektorale në zonën 31. Këtë javë,

pritet që Presidenti i Republikës Bamir Topi, në respekt të Kushtetutës të dekretojë shpalljen e datës së zgjedhjeve në këtë zonë. Më pas, ashtu siç ka bërë të ditur edhe deputeti i PD-së Biberaj, pritet të mblidhet kryesia e PD-së, për të vendosur emrin e kandidatit. Vlen për t'u theksuar se gara për zonën 31 nuk ka ndonjë peshë të madhe për partitë politike, pasi as shton dhe as ju humb gjë. Ashtu siç ka deklaruar para dy ditësh edhe kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, rëndësia në këtë garë është për emrat që do të kandidojnë. Pra përplasja do të jetë individuale. Kjo ndoshta ka bërë që edhe partitë politike të mos shfaqin ndonjë nxitim të madh për të nisur fushatën elektorale, duke shijuar pushimet e verës. Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit pritet të jenë ditët më intensive të fushatës elektorale për të mësuar edhe fituesin e ri.

Ndihma

BE, 417 mijë euro për sigurinë kufitare A

mbasadori i Komisionit Evropian në Tiranë Helmut Lohan, dhe ministria e Integrimit Majlinda Bregu, kanë nënshkruar dje kontratën me vlerë 417 mijë euro për të mbështetur zbatimin e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar në kuadrin e programeve të asistencës së Bashkimit Evropian. Një kontratë e ndihmës tekniken me një vlerë prej 201.000 euro do të bëjë të mundur që specialistët nga Ministria e Integrimit Evropian, si dhe nga stafi i përfituesve të projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar, të marrin pjesë në takime me faktorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe të përfitojnë nga trajnime të ndryshme. Një kontratë e dytë me një vlerë 216.000 eurosh do të bashkë financojë kontributin që Ministria e Integrimit duhet të japë për të qenë pjesë e një projekti të përbashkët me qendrën greke për zhvillimin dhe modernizimin për krijimin e një Akademie Evropiane në Vlorë dhe një tjetër në Janinë të Greqisë. Qëllimi i këtij institucioni do të jetë mbështetja e përfituesve të mundshëm për të plotësuar aplikimet për projekte të bashkëpunimit ndërkufitar. "Projektet e bashkëpunimit ndërkufitar forcojnë ndjenjën që i përkasim njëri-tjetrit", tha ambasadori Lohan, me rastin e nënshkrimit të kontratave. "Jam krenar që ishim në gjendje të nënshkruanim një numër të rëndësishëm kontratash në mbështetje të veprimtarive të bashkëpunimit ndërkufitar". Këto kontrata janë pjesë e një ndihme me një vlerë 8.7 milionë euro që aktualisht po kontraktohet me një numër të madh përfituesish shqiptarë në kuadër të Programit CARDS për Fqinjësinë.

PERFITIMI
Nga ky program përfitojnë Greqia, rajoni i Adriatikut, Mali i Zi, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Kosova

OPOZITA

E MAJTA

Harasani: Strategjia e opozitës zgjidh situatën, PD-ja të ulet në tryezë

Sokol Dervishaj tha se ndalimi i procesit rrënon ekonominë

Energjia, PS-ja harton planin për daljen nga kriza
artia Socialiste po përgatit një plan si pjesë e programit të ri, që po harton për të nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga kriza energjetike. Sipas ish-drejtorit të KESH-it, aktualisht deputet i PS-së Andis Harasani, në këtë plan do të parashikohet furnizimi i shpejtë i vendit me 24 orë energji elektrike. Harasani i ka bërë thirrje qeverisë të hapë tryezën e menaxhimit të krizës energjetike me pjesëmarrjen e ekspertëve të të gjitha forcave politike e të shoqërisë civile. Harasani tha se kjo tryezë është i vetmi mekanizëm që do të kompensonte sadopak paaftësinë e plotë të këtij kabineti qeveritar për të administruar një krizë që prej dy vjetësh e paralajmërojmë si shprehje të një sëmundjeje që vjen vetëm duke u rënduar dhe që mund ta çojë Shqipërinë në kolaps. Sipas tij, programi qeverisës i kësaj mazhorance ka dështuar plotësisht dhe tanimë kemi hyrë në tunelin e emergjencës së përditshme në të gjitha fushat e jetës së vendit, mbi të cilat rëndon përditë superkriza energjetike. "Ajo që e bën edhe më

LSI-ja: Qeveria nuk po mban premtimin për legalizimet
Andis Harasani

P

dëshpërues terrin që ka rënë në të gjithë Shqipërinë është fakti se kjo krizë ka edhe një komponent tjetër përveç asaj të paaftësisë. Që është komponenti i një korrupsioni po aq të madh sa edhe vetë kriza", tha Harasani. Minimalisht tha ai, për të garantuar transparencë në muajt e rëndë që kemi përpara, Kryeministri duhet ta pranojë thirrjen e Partisë Socialiste për tryezën gjithëpërfshirëse të menaxhimit të krizës energjetike. Ne, theksoi deputeti socialit, jemi gati t'i vëmë qeverisë në dispozicion të gjithë ekspertizën tonë për ta zbutur sadopak këtë situatë errësire të paparë në asnjë vend të botës së elektrifikuar. Harasani theksoi se PS-ja po përgatit të dalë me një plan serioz si pjesë e programit të tyre të ri, të nxjerrin përfundimisht Shqipërinë nga krizat ciklike, ndër të cilat superkriza e energjisë kërkon zgjidhjen që vetëm PS-ja di ta japë. Përmes një politike të re energjetike që do të sigurojë energji njëzet e katër orë në të gjithë territorin e vendit.

Sokol Dervishaj

ekretari për marrëdhëniet me publikun i LSI-së Sokol Dervishaj, ka deklaruar dje se stopimi i procesit të legalizimit nga qeveria rrënon çdo ditë e më shumë ekonominë e vendit, duke ndalur investimet e huaja. Ai tha se qeveria kishte premtuar se do ta përfundonte këtë proces brenda vitit 2006. Gjatë një komunikimi me mediat, ai ka deklaruar se situata është vërtet shumë e rënduar dhe kritike, jo vetëm në drejtim të mungesës së dritave dhe të ujit, por edhe të mungesës së mos mbajtjes së premtimeve të shumta të kësaj qeverie. Sipas sekretarit të LSI-së, një nga këto premtime që rëndon çdo ditë e më shumë në interesin e qytetarëve të publikut të gjerë është edhe çështja e legalizimeve, për të cilat qeveria, tha ai, ka marrë angazhimin e saj për përmbushjen dhe realizmin e këtij procesi brenda vitit 2006. Praktikisht, tha Dervishaj, kjo gjë nuk ka ndodhur, po mbaron viti 2007 dhe shqiptarët janë të ndërgjegjshëm që ende nuk kanë marrë tapi për shtëpitë e tyre. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ky proces padyshim që bllokon të

S

gjithë zhvillimin ekonomik të vendit, bllokon investimet e huaja bllokon zhvillimin e tregut të pronave i cili ka qenë një nga angazhimet kryesore të qeverisë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë një nga forcat politike opozitare më aktive kohët e fundit. Nëpërmjet drejtuesve të saj, kjo forcë politike ka denoncuar vazhdimisht keq qeverisjen e mazhorancës, duke nxjerrë në pak çdo ditë premtimet e saj të bëra gjatë fushatës elektorale por edhe në vitin e parë të qeverisjes së saj, të cilat rezultojnë të gjitha të pa mbajtura. Qëndrime dhe kritika, të cilat deri më tani janë dëgjuar nga qeveria, e cila pak ditë më vonë ka reaguar ndaj tyre, duke ndryshuar qëndrimet, siç ishte rasti i pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti. Pak ditë më parë, LSI-ja denoncoi qeverinë se nuk po kryente tenderin përkatës, duke mbajtur premtimin pasi kishte deklaruar se në muajin qershor do të merrte fund. Kritikë e cila në mbledhjen e fundit të qeverisë, Kryeministri miratoi vendimin për hapjen e tenderit ndërkombëtar për pajisjen e shtetasve me karta identiteti.

E PREMTE, 1 0 GUSHT 2007

POLITIKE

SHQIP 3

Mazhoranca rihap sërish çështjen e vitit 1997, duke nxitur një tjetër polemikë me opozitën për ngjarjet e 10 viteve më parë
DEKLARATAT

CËRRIKU
Siparin e ngjarjeve të rënda të vitit 1997 e hapi dosja e masakrës së Cërrikut, për të cilën u arrestuan 10 persona

BREGU
Pas arrestimeve të Cërrikut, foli zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, që paralajmëroi hapjen e dosjeve të tjera

BROKAJ
Pa Bregut, u prononcua Sabit Brokaj, i cili bëri thirrje që në fillim të hetohen shkaktarët e kaosit të '97-ës

KOÇI
Ish-ministri i Brendshëm, Petro Koçi, tha se deklaratat e mazhorancës nuk duhet të frikësojnë askënd në vend

Strazimiri: Do të hapen dosjet e vjetra
Zv.ministri i Brendshëm flet nga Shkodra për ngjarjet e vitit '97
ARDI HOTI

NE FOTO
Zv. ministri i

M

azhoranca ka rihapur sër Brendshëm, Genti ish çështjen e dosjeve të Strazimiri (në mes) me vitit 1997, duke nxitur gjithkrerët e lartë të PD ashtu polemikën politike. Diçka e tillë ndodhi dhe disa ditë më parë, kur zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, preku plagën e vjetër, edhe dje janë ndezur gjakrat e politikës. Këtë radhë ka qenë zëvendës ministri i Brendshëm dhe një nga eksponentët e rëndësishëm të PDsë, Genti Strazimiri, i cili, duke folur nga Shkodër ka deklaruar dje se qeveria është e vendosur të hapë dosjet e vitit 1997. Zv.ministri i Brendshëm, Strazimiri, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, kanë inspektuar dje punën e policisë në pikat e kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Murriqanit në Shkodër. Gjatë kësaj vizite, zv.ministri, i pyetur nga gazetarët në lidhje me dosjet e '97-ës, është përgjigjur se nuk kemi si qëllim vitin 1997, por të gjitha dosjet e vjetra, të cilitdo vit qofshin ato, pasi kjo është puna e policisë, të zbulojë krimin e vjetër dhe të ri. Në lidhje me dosjet e vjetra të autorëve të krimit, të cilat janë pezulluar për mungesë provash, drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, E MAJTA është shprehur se në Nënkryetari i grupit parlamentar të PStë gjitha qarqet e Shsë, Petro Koçi, tha se qeveria kërkon të qipërisë janë ngritur tërheqë vëmendjen nga kriza grupe të veçanta pune për rifillimin e hetimeve dhe mbledhjen e provave për dosjet e vjetra. Dy drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme kanë parë nga afër punën e policisë në këto pika kalimi, ku dhe kanë mësuar për ecurinë e punës, fluksin e hyrjeve dhe daljeve, si dhe për problemet që hasin punonjësit e policisë në këto pika kalimi kufitar. Duke folur për mediat, zv.ministri i Brendshëm, gjarjet e '97-ës duket se Genc Strazimiri, është shprehur se janë rikthyer sërish në vëjam i kënaqur me shërbimin që ofron mendjen e shqiptarëve, por policia në pikat e kalimit kufitar të këtë herë jo me pamje filmime Murriqanit dhe të Hanit të Hotit. "Ne si pak kohë më parë, por me kemi nisur një tur inspektimesh në dosje, të cilat tashmë kanë nitë gjitha pikat e kalimit kufitar të sur të rihapen nga drejtësia. Shqipërisë dhe shpresojmë që të Rihapja e tyre pas gati dhjetë jenë në të njëjtin nivel, si pikat e kalvitesh është komentuar nga imit kufitar të Shkodrës. I pyetur për partitë opozitare, të cilat e akusituatën e rendit dhe qetësisë pubzojnë Kryeministrin Berisha se like në Shkodër zv.ministri u shpreh ka marrë një nismë të tillë, për se Shkodra është një ndër qarqet që të shmangur vëmendjen e shka pasur një rritje tepër të madhe të qiptarëve nga krizat e thella sigurisë publike dhe policia këtu ka ekonomike dhe sociale në të punuar mjaft mirë, kjo mbase dhe cilat është zhytur vendi. Kryepër fatin që ka pasur ky qytet, që të tari i PSD-së, Skënder Gjiketë pasur si drejtor Policie, Ahmet nushi, deklaroi para pak ditësh se me rihapjen e këtyre Prençin. Në deklaratën e tij për medosjeve, pikërisht tani, Berisha diat, Ahmet Prençi u shpreh se Politregon se nuk ndryshon dot, se cia e Shtetit po përballon me mjaft nuk është bërë pishman për sukses fluksin e hyrje-daljeve të sh'97-ën dhe se jo vetëm nuk shtetasve të ndryshëm në pikat e kalkëputet nga '97-a, por kërkon imit kufitar të Shqipërisë. Në të edhe revansh. "Është po ai Bernjëjtën kohë, Prençi ka bërë publike dhe nismën e policisë për të vënë

para drejtësisë autorët e vrasjeve të vjetra, ende të pazbuluara. Sipas Prençit, në të gjitha qarqet janë ngritur tashmë ekipe të veçanta pune me ekspertët më të mirë të policisë, dhe po merren në dorë një e nga një të gjitha dosjet e pezulluara për

mungesë provash ose autorësh. Për shumë dosje tashmë kanë rifilluar hetimet; po grumbullohen prova për dosjet ku ato janë të pamjaftueshme; ndërsa për disa të tjera hetimet po nisin nga e para. Puna po ecën mirë, shembull ishte arresti-

mi i para dy ditëve i dy vëllezërve Burgaj, në Shkodër për vrasjen e 10 viteve më parë. Në lidhje me rifillimin e hetimeve për dosjet e vjetra zv.ministri i Brendshëm ka pohuar se kjo nuk duhet kuptuar si hapje e dosjeve të '97-ës, pasi puna

e policisë është të zbulojë krimin e vjetër dhe të ri, të reduktojë listën e personave në kërkim, duke synuar zbardhjen e plotë të ngjarjeve të vjetra, ndaj do të shihen dosjet e të gjitha viteve, të cilat janë pezulluar për mungesë provash ose autorësh.

Ngjarjet

Dosjet më të bujshme
Vrasja e oficerëve të SHIK-ut në qytetin e Vlorës, më 28 shkurt 1997 Vrasja e Artur Rustemit më 10 shkurt 1997, në qytetin e Vlorës Vrasja e 9 qytetarëve nga policia në Përmet, në datën 9 mars 1997 Masakra e Levanit, ku më 28 mars të vitit 1997, u vranë 24 njerëz Vrasja e 6 gardistëve në qytetin e Cërrikut, më 23 maj 1997 Vrasja e 5 efektivave të policisë në Urën Vajgurore, në qershor 1997

REPLIKA

Ish-ministri i Brendshëm reagon për rihapjen e temës "1997"

M

enjëherë pas deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm për hapjen e dosjeve të vitit 1997, ka mbërritur përgjigjja e opozitës. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili flet edhe në pozicionin e ish-ministrit të Brendshëm, tha për "Shqip" se deklaratat e përfaqësuesve të mazhorancës nuk kanë pse shqetësojnë askënd. Sipas Petro Koçit, tentativat e mazhorancës nuk janë gjë tjetër, veçse lëvizje për të larguar vëmend-

Koçi: Presionet e mazhorancës s’trembin askënd
jen nga problemet reale të vendit. Duke folur për "Shqip', ish-ministri i Brendshëm, Petro Koçi, tha se "Organet e ngarkuara me ligj për zmbuluar veprimtari të dënue-shme janë të lira të veprojnë në përputhje me ligjin. Ndërkohë, është e qartë se deklaratat e qeverisë për hapje dosjesh janë të motivuara politikisht, për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga problemet akute që ka vendi, siç është kriza energjetike, papunësia, por edhe korrupsioni i lartë qeveritar". Ndërkaq, duke iu referuar deklaratave të vazhdueshme të krerëve të mazhorancës, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koçi, theksoi se "kjo e tërheq debatin politik në një aspekt që nuk është frytdhënës, por, gjithsesi, janë tentativa që nuk trembin askënd". Në fakt, edhe pse në raste të veçanta ka pasur replika të veçuara nga ana e opozitës, e majta nuk ka rënë në "kurthin" e përgjigjes dhëmb për dhëmb. Në lidhje me ngjarjet e vitit 1997, Parlamenti shqiptar i legjislaturës 1997-2001, ngriti një komision të posaçëm për hetimin e atyre që u quajtën "trazira të mëdha civile", ose nga të tjerë "revolucion" etj. Komisioni u drejtua nga avokati Spartak Ngjela. Megjithatë, në fund nuk u arrit në një relacion të vetëm, por u miratuan dy raporte njëri që u lexua nga kryetari, Spartak Ngjela, dhe një tjetër që u lexua nga nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, deputeti, Spartak Braho. Ndërkaq, në lidhje me mundësinë e ngritjes së një komisioni tjetër parlamentar, Koçi theksoi se "Komisonet parlamentare mbeten një nga aspektet e krizave politike në Shqipëri. Nëse do të flisnim për këtë ide, do të ushqenim një tentativë për një shou të radhës në skenën politike".

Propozimi

Brokaj: Hetimi të fillojë nga ata që shkaktuan kaosin në vend
prandaj ne jemi shprehur se sa herë bëhen reforma, Berisha ia nis me hetime e gjyqe". Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Sabit Brokaj, në një prononcim për gazetën "Shqip" është shprehur se, së pari, për ngjarje që i takojnë drejtësisë në çdo kohë mund të bëhen veprime dhe, në këtë pikëpamje mund të gjykohet veprimi si i drejtësisë dhe jo i politikës. Por, nga ana tjetër, tha Brokaj, unë mendoj se nxjerrja e këtij problemi tani paraqet dy aspekte. Njëri aspekt është për të mbuluar situatën dhe, së dyti, meqë filloi gjysma e mandatit të PDsë, ka karakter revanshist të qartë. "Në qoftë se do të bëhej drejtësi, si rregull fillohet nga kryesorët, që do të thotë nga ata që futën Shqipërinë në kaos dhe pastaj mund të merresh me produktet e kaosit.

N

ishë që më '97-'98 organizoi edhe grusht shteti, vetëm që të mbylleshin dosjet, ndërsa tani që mendon se e ka edhe gurin edhe arrën, dhe që mund të ndikojë në hetime ose në gjyqe, kërkon të bëjë gjyqe dhe hetime të njëanshme për të mbuluar ato që ka bërë vetë, për të deformuar atë që kanë parë të gjithë shqiptarët", është shprehur Gjinushi. Sipas tij, "është e njëjta gjë që Berisha bëri edhe më 2002,

SHQIP 4

EKONOMI

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

Drejtoresha e re, Andrea Gebbeken, zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Constantin von Alvensleben
ompania gjermane “HOCHTIEF AirPort”, prezantoi kreun e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, teksa në krye të këtij institucioni është emëruar si Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive, Andrea Gebbeken. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Dr. Constantin von Alvensleben, i cili e përfundoi kontratën e tij me konsorciumin që ka me koncesion Aeroportin e Rinasit, Tirana International Airport ( TIA). Gebbeken vjen në këtë detyrë pas një përvoje të gjatë në menaxhimin e aeroporteve të Dusseldorfit dhe Hamburgut, aty ku kompania “HOCHTIEF

K

Ndryshon kreu i Aeroportit të Rinasit
AirPort” ka aksionet e saj. “Ne jemi shumë të kënaqur me arritjet e TIA-s gjatë fazës së parë të Marrëveshjes së Koncesionit dhe me rritjen mbresëlënëse të çdo viti. Këto suksese janë rezultat i një drejtimi të shkëlqyer. Drejtoresha e re, me siguri do të vazhdojë në rrugën e arritjeve të Dr. Von Alvensleben dhe të skuadrës së tij, duke sjellë kështu ritmin e duhur për ta drejtuar aeroportin drejt zhvillimit që Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë”, tha Dr. Reinhard Kalenda, kreu i Këshillit Administrativ të TIA-s. Gebbeken ka punuar në pozicione të ndryshme për kompaninë “HOCHTIEF AirPort” për më tepër se dhjetë vjet. Ajo është përfshirë në projektin e TIA-s që në fillimet e tij. Drejtorja e re e Përgjithshme Ekzekutive ka formim akademik në shkencat

ekonomike dhe shoqërore. TIA, aktualisht ofron shifra rekord trafiku pasagjerësh që nuk janë shënuar ndonjëherë në historinë e saj. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, trafiku i pasagjerëve u rrit me 22%, krahasuar me atë të gjysmës së parë të vitit 2006. Kjo rritje ka shumë arsye, por më kryesorja është infrastruktura moderne dhe efikase e terminalit të ri dhe e mjedisit të këndshëm dhe të pastër që ai ofron. Dr. Von Alvensleben ishte Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s për një vit e gjysmë. Aktualisht, ai është kthyer në Gjermani për të ndërmarrë një detyrë të rëndësishme pranë “HOCHTIEF AirPort”.

KESH-i kërkon leje nga bashkia për të ndërtuar një nënstacion të ri, që do të zgjidhte përfundimisht problemin

Avari në KESH, gjysma e Tiranës në terr
Digjet transformatori i nënstacionit të qendrës së Tiranës. Shkak, mbingarkesa
KLODIAN TOMORRI

N

jë avari e rëndë në nënstacionin elektrik të qendrës ka lënë pa energji thuajse gjysmën e qytetit të Tiranës. Gjithë zona e qendrës së kryeqytetit, përfshirë “Rrugën e Durrësit” atë të “Kavajës”, “Rrugën Mine Peza” dhe lagjet pranë sheshit “Avni Rustemi” kanë qenë të detyruar të rrinë pa energji të paktën deri në orët e vona të natës së djeshme për shkak të djegies së transformatorit qendror. “Situata është emergjente. Defekti është i rëndë dhe nuk mund të japim një kohë të saktë të riparimit të tij”, tha Admirim Lakra, Drejtor i Tensionit të Lartë në KESH. Verifikimet e para tregojnë për një veprim të mbrojtjes gazore për shkak të mbingarkesës së vazhduar, që ka sjellë stakimin e transformatorit. Avaritë e shpeshta, të verifikuara kohët e fundit në këtë nënstacion, kryesisht shkaktohen nga mbingarkesa, në një kohë që kapaciteti i instaluar e tejkalon kërkesën në rritje për furnizim.

Shkak për defektin sipas KESH-it është bërë mbingarkesa e vazhdueshme në rrjet. Më datë 30 maj 2007, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, me

kërkesë të Divizionit të Shpërndarjes, ka miratuar pezullimin e dhënies së pikave të reja të lidhjes në linjat që ushqehen nga nënstacioni i qendrës, nisur nga gjend-

ja e shfrytëzimit të tij, që ndodhet në kufijtë maksimal dhe nuk lejonte më ngarkesa të tjera. Ky pezullim i pikave të lidhjes në nënstacionin qendër është parash-

ikuar të zgjasë deri në momentin e ndërtimit të një nënstacioni të ri 110/20 KV, me dy transformatorë nga 40 megavat, që do të mundësojnë dyfishimin e kapac-

Gjithë zona e qendrës së kryeqytetit, përfshirë “Rrugën e Durrësit” atë të “Kavajës”, “Rrugën Mine Peza” dhe lagjet pranë sheshit “Avni Rustemi” kanë qenë pa energji deri në orët e vona të natës

itetit të instaluar për këtë zonë. Me miratimin e sheshit të ndërtimit nga ana e Bashkisë Tiranë, pritet bërja efektive e kontratës për fuqizimin e këtij nënstacioni, i cili do të financohet me fonde të qeverisë italiane. Drejtuesit e KESH-it thonë se ndërtimi i këtij nënstacioni është i nevojshëm, duke marrë parasysh që ngarkesa elektrike në qytetin e Tiranës, sidomos në qendër të tij, rritet 25-30% në vit, duke rritur nevojën për burime energjetike, që t’i përgjigjen kësaj kërkese. Rritja e kapacitetit është e domosdoshme, jo vetëm për nevojën aktuale, por edhe për zhvillimet e mëtejshme. Problemi më i madh që ka shqetësuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare ka qenë mënyra e transportimit të transformatorit, për shkak të tonazhit të tij të lartë. Ky transformator peshon rreth 63 tonë, ndërkohë që KESH-i disponon automjete të cilat mund të kenë nevojë të zëvendësohen, por problem mbeten mjetet e transportit, për shkak të tonazhit të lartë të tij.

Shteti merr 10 për qind të fitimeve deri në çastin që kompania shlyen investimin. Më pas, shifra rritet progresivisht

THIRRJA

Nafta në Jon: Ja fitimet e Shqipërisë
jë ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë angleze “Med Oil” për kërkimin e naftës në detin e Jonit, qeveria shqiptare ka zbardhur edhe detajet e kontratës. Në bazë të kësaj kontrate, “Med Oil” detyrohet që brenda 7 viteve të periudhës së kërkimit të investojë në ujërat shqiptare minimalisht 20 milionë dollarë. Marrëveshja e miratuar nga Këshilli Ministrave parashikon se në rast gjetjeje të naftës, kompania angleze ka të drejtë ta shfrytëzojë atë për 20 vjet që nga data e parë e fillimit të prodhimit, kjo me të drejtë shtyrje. Zona ku do të shtrihen kërkimet për naftë përfshin bllokun detar më jugor të vendit, që fillon nga maja e gadishullit Karaburun, e deri në pikën më jugore të Shqipërisë, në perëndim të gjirit të Sarandës. 15 vjet më parë, në këtë zonë kreu kërkime për naftë një kompani australiane “Hamilton Oil”, e cila ndonëse investoi rreth 9.1 milionë dollarë nuk arriti të zbulonte gjë. Ekspertët thonë se ky bllok është me risk të lartë, por kërkimet e fundit kanë identifikuar një sërë strukturash të mundshme në të cilat mendohet se ka naftë dhe gaz.

N

Qeveria zbardh kontratën me anglezët. Në 7 vjet do investohen 20 mln USD KESH-i, apel
shlyerjes së investimit, shteti shqiptar do të marrë 15 për qind të fitimit, nëse të ardhurat nga shitja e naftës janë deri në 1.5 herë më të larta se vetë investimi. Po kështu, autoritetet tatimore do të marrin në formë taksash nga kompania angleze “Med Oil” 50 për qind të fitimeve që ajo do të nxjerrë nga aktiviteti i saj në tokën shqiptare. Dështimi i australianëve Zona ku do të shtrihen kërkimet për naftë përfshin bllokun detar më jugor të vendit, që fillon nga maja e gadishullit Karaburun e deri në pikën më jugore të Shqipërisë në perëndim të gjirit të Sarandës. Afro 15 vjet më parë, në këtë zonë kreu kërkime për naftë një kompani australiane, “Hamilton Oil”, e cila ndonëse investoi rreth 9.1 milionë dollarë nuk arriti të zbulonte dot naftë për qëllime komerciale. Për vite me radhë shumë kompani të njohura ndërkombëtare kanë eksploruar territorin shqiptar për naftë dhe gaz. Amerikanët e “Oçidental”, austriakja e OMV dhe shumë gjigandë të tjerë ndërkombëtarë kanë dështuar njëri pas tjetrit gjatë 20 viteve të fundit në përpjekjet për të zbuluar naftë në vendin tonë.

qytetarëve: Mos ndërhyni në rrjet
orporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se, nisur nga incidentet e përsëritura me pasoja tragjike, deri në humbjen e jetës, u bën thirrje qytetarëve, që në zbatim të ligjeve dhe rregullave të sigurisë, të mos kryejnë ndërhyrje në rrjetin elektrik, me qëllim lidhjet e paligjshme apo vjedhjen e energjisë. Kjo thirrje merr shkas nga aksidentet në rritje, për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjet, duke sjellë si domosdoshmëri kujdesin për ruajtjen e sigurisë së jetës si dhe ruajtjes së infrastrukturës së rrjetit energjetik. Vetëm ditën e djeshme, si pasojë e ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjet ka gjetur vdekjen një i ri, në qytetin e Tiranës. Po ky është rasti i disatë, ku shumë persona gjejnë vdekjen si pasojë e ndërhyrjes në rrjetin e energjisë elektrike. Duke marrë shkas nga kjo, KESH-i u bën thirrje qytetarëve, që të mos ndërmarrin më asnjë nismë të këtij lloji, të rrezikshme për sigurinë e tyre.

K

Ndarja e fitimeve Fitimet që do të marrë shteti shqiptar nga nxjerrja e naftës janë në varësi të thellësisë së ujërave ku do të gjendet nafta dhe variojnë nga 10 deri në 60 për qind të të ardhurave që do të merren nga shitja e saj. Ekspertët thonë se opsioni më i mundshëm është ai që qeveria të marrë rreth 10-15 për

qind të fitimeve totale të kompanisë, deri në momentin që kjo e fundit të ketë shlyer të gjitha shpenzimet e bëra për kërkimin dhe zhvillimin e gjetjes së naftës në detin Jon. Për thellësitë më të mëdha se 150 metra qeveria nuk do të marrë asnjë fitim, deri në çastin që kompania të ketë shlyer të gjithë investimin e saj. Pasi ko-

mpania të ketë shlyer të gjitha kostot, atëherë pjesa e fitimit të qeverisë rritet në mënyrë progresive dhe arrin deri në 60 për qind të totalit të fitimeve. Ndërsa për thellësitë më të mëdha se 150 metra, qeveria nuk do të marrë asnjë fitim, deri në çastin që kompania të ketë shlyer të gjithë investimin e saj dhe menjëherë pas

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

POLITIKE

SHQIP 5

shpërthimi

Motivi i konfliktit, largimi i Mekos nga puna një muaj më parë

Kërkon rrogën e padhënë me granatë në dorë, plagos 4 veta
Kërcënuesi Behar Meko dhe tre punonjës të tjerë u dëmtuan
FLORION SERJANI

jë granatë ka shpërthy er dje rreth orës 14:00 në afërsi të fshatit Mëzez të Rrethit të Tiranës, duke plagosur katër persona të cilët, gjithsesi, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në njërin nga pallatet që po ndërton në këtë zonë firma “Gora SHPK” me administrator Arben Salillarin, i cili është një nga personat e plagosur. Forcat e Komisariatit Nr. 2 të policisë së kryeqytetit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo është marrë sinjalizimi për shpërthimin dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes. Sipas informacionit zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, autor i ngjarjes së rëndë ka qenë 34-vjeçari Behar Meko, ishpunonjës në firmën “Gora” dhe i larguar prej andej pak kohë më parë, për arsye që nuk bëhen publike. Pasi ka pasur edhe më parë konflikte me administratorin, për shkak të pretendimit të tij se nuk i ishte paguar rroga e muajit të fundit që ai kishte punuar pranë kësaj firme, Meko është drejtuar sërish dje në ambientet e pallatit që po ndërtohej. Por kësaj radhe plani i ish-punëtorit për të kërkuar pagën e pretenduar, ka qenë edhe më i rrezikshëm. 34-vjeçari me banim në Tiranë ka marrë në dorë një granatë me të cilën ka kërcënuar administratorin. Nuk dihet nëse qëllimi i tij ka qenë thjesht trembja e administratorit, për të përfituar pagën, ose edhe dëmtimi i tij, në rast se ai nuk do të përgjigjej pozitivisht për kërkesën e Mekos. Debati midis tyre është zhvilluar në prani edhe të disa punëtorëve të tjerë, të cilët i kanë kërkuar Mekos që ta largonte granatën, pasi ishte shumë e rrezikshme. Sipas policisë së kryeqytetit, në një moment të caktuar, kur debati është acaruar edhe më shumë, punëtorët e tjerë janë përpjekur t’ia marrin granatën kërcënuesit, por duket se nuk ia kanë dalë dot. Granata ka shpërthyer dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur: autori i ngjarjes, Behar Meko, administratori i pallatit, Arben Salillari, 44 vjeç, dhe punëtorët Lindor Hajmeta, 23 vjeç, e Suzan Cibaku, 22 vjeç. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur veprimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. Sipas policisë, motivi i ngjarjes që është nxjerrë pas hetimeve paraprake mbetet ai i kërcënimit për rrogën e papaguar, ndërsa është konfirmuar se Meko ka pasur edhe më parë debate me administratorin për problemet e punës.

N

Gjendja shëndetësore
Të katër të plagosurit gjenden aktualisht në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Atyre u është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe, për fat të mirë, plagët e marra nuk e kanë vënë në rrezik jetën e tyre. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, ata kishin marrë plagë të ndryshme në trup, krah dhe këmbë, por që nuk kishin prekur organet jetike. Të plagosurit kanë qenë nën mbikëqyrjen e mjekëve për të evituar çdo komplikacion të mundshëm të gjendjes së tyre shëndetësore

AKSIDENTET

Ngjarja ka ndodhur në njërin nga pallatet që po ndërton në afërsi të Mëzezit firma “Gora” Punëtorët janë përpjekur t’ia marrin granatën kërcënuesit, por nuk ia kanë dalë dot
PROCESI

Bilanci: 6 të plagosur

Dy përplasje brenda 3 orësh

D

Gjykata e Krimeve të Rënda i kërkon prokurorisë të sjellë materiale shtesë për ndarjen e kompetencës

20 ditë kohë për të plotësuar dosjen e trafikut të Sarandës
rupi prej 12 personash, i përbërë nga punonjës policie dhe civilë, i aku zuar për trafik të qenieve dhe që u arrestuan në Rrethin e Sarandës gjatë operacionit me emrin e koduar “Butrinti” janë paraqitur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, për shqyrtimin e masës së sigurisë. Policët: Arjan Shehu, Sokol Çokalli, Paulin Haxhia, Emin Halili, Ilia Thoma e Rexhep Zani dhe civilët: Petraq Rako, Dritan Kaso, Neim Daci, Kadri Emini, Ilmi Bejko, Vullnet Ruçi, janë përballur dje me akuzat e prokurorëve të cilët kanë argumentuar se të arrestuarit kanë bashkëpunuar në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga ana e tyre të pandehurit nuk e kanë pranuar

G

akuzën, duke kërkuar të mos gjykoheshin nga gjykatat e krimeve të rënda. Në përfundim të seancës gjykata vendosi t’i kërkojë prokurorisë të sjellë dokumente shtesë për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një grup kriminal, i cili duhet të

gjykohet nga kjo gjykatë. Për këtë arsye togat e zeza kanë përcaktuar një afat 20-ditor brenda të cilit duhet të sillen provat e reja. Në të kundërt, pas 20 ditësh, çështja do t’i kalojë sërish Gjykatës së Faktit në Vlorë, për mungese kompetence të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Pak

kohë më parë Gjykata e Shkallës së Parë në qytetin bregdetar ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për të 12 të akuzuarit e kësaj çështjeje. Më 20 korrik të këtij viti policia organizoi një operacion në zonën e Sarandës për shkatërrimin e një grupi që merrej me trafikun e qenieve njerëzore. Sipas burimeve zyrtare të policisë, aktiviteti i grupit shtrihej në tri rrethe: në Sarandë, Vlorë e Kurbin, ku siguroheshin klandestinët që trafikoheshin për në Greqi ose angazhoheshin në transportimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Si drejtues i grupit akuzohet polici Arjan Shehu, nga Konispoli, i cili kishte rekrutuar edhe pesë bashkëpunëtorë të tij me uniformë policie. F.Serjani

y aksidente automobilis tike kanë ndodhur në harkun e tri orëve në Qarkun e Tiranës. Nga përplasja e katër makinave në këto dy ngjarje kanë mbetur të plagosur 6 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Aksidenti i parë është regjistruar rreth orës 12:30 në aksin rrugor Tiranë – Fushë-Krujë, ku një automjet tip fuoristradë, me targa të Lushnjës është përplasur me një tjetër makinë tip Audi, me targa të huaja. Si pasojë është plagosur rëndë 22vjeçarja Edlira Tema që po udhëtonte me mjetin Audi. Ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve. Por nga përplasja kanë mbetur të plagosur më lehtë edhe dy drejtuesit e makinave, Neki Aliçka, 56 vjeç, Islam Kulla, 26 vjeç, si dhe pasagjeri i makinës tjetër, Ylli Shehi, 46 vjeç. Aksidenti i dytë është regjistruar rreth 3 orë më vonë, kësaj radhe në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Arbanë. Një mjet Benz i cili drejtohej nga një punonjës policie i Komisariatit Nr. 6 në Tiranë, është përplasur me një tjetër automjet tip Benz, që drejtohej nga një 40-vjeçar. Si pasojë e përplasjes së fortë, polici Flamur Kola është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Drejtuesi tjetër i përfshirë në këtë aksident, Luan Çaushi, ka marrë dëmtime më të lehta dhe nuk ka rrezik për jetën. Me gjithë aksionet e herë pas hershme të policisë rrugore për të penalizuar drejtuesit e automjeteve që ecin me shpejtësi ose që shkelin rregullat e qarkullimit, numri i aksidenteve rrugore jo vetëm që nuk është ulur, por vazhdon të jetë në nivele shqetësuese. Flo.Se.

SHQIP 6

AKTUALITET

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

Autori i dyshuar i vrasjes është një 20-vjeçar, që është hakmarrë për rrahjen e të atit

Maqellarë, vritet me thikë një 30-vjeçar
jë 30-vjeçar është vrarë me thikë dje në Komunën Maqellarë të Dibrës. Policia lokale njoftoi se pas një sherri në një nga lokalet e fshatit Maqellarë, ka mbetur i vrarë Petrit (Kristo) Nurçja, 30 vjeç, banor i fshatit Kërçisht të Komunës Maqellarë. Burimet policore saktësuan gjithashtu se autor i dyshuar i vrasjes është Drilon Qoku, 20 vjeç, banor i Maqellarës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në qendër të Maqellarës, ku Nurçja dhe Qoku u për-

N

leshën me njëri-tjetrin. kundërshtarin, Mësohet se 20-vjeçari ndërsa ky i fundit Çoku ka qenë i armato- Dëshmitarët në vendngjarje është dërguar me sur me një thikë dhe thanë se Drilon Qoku është mjete të rastit për në nuk ka hezituar t’ia spitalin e Peshkolarguar me vrap, sapo ka pisë, por nuk ka munngulë atë kundërshtarit, i cili ishte më i mbijetojë parë të shtrirë kundërshtarin dur t’u Grupi hetimadh në moshë dhe i plagëve. njohur në zonë si person me precedentë mor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarpenalë. Dëshmitarët në vendngjarje jeje tha dje se kanë qenë motivet e dobëthanë se Drilon Qoku është larguar menta ato që e kanë shtyrë 20-vjeçarin t’i jëherë me vrap, sapo ka parë të shtrirë ngulë thikën Petrit Nurçes. Këto burime

thanë se këta dy persona ishin përleshur fizikisht edhe disa ditë më parë me njëritjetrin, dhe se shkak i grindjes kishte qenë një përplasje e viktimës së djeshme me babain e atërorit të dyshuar të vrasjes.. Policia e Dibrës ka arritur që vetëm dy orë pas ngjarjes të vërë në pranga 20-vjeçarin Drilon Qoku, të cilit i është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe thika me të cilën u krye vrasja. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Qoku e ka pranuar krimin. H.Likdisha

Predha mitrolozësh e kallashnikovësh kanë rënë mbi dy shtëpi. Mbërrijnë denoncimet në polici

RASTI

Lazarati, shi plumbash mbi Gjirokastër
Terrorizohen banorët e lagjeve periferike të qytetit të gurtë
reshëritë e predhave të mitralozit të kalibrit 12,7 dhe të automa tikëve kallashnikov të nisura nga kodrat e Lazaratit, DËSHMIA kanë rënë mbi banesat e qytetit Maksim Dudmi të Gjirokastrës në dy lagjet perifertregon se një plumb ike të tij, Manalat dhe Zinxhira. kishte lënë shenjë Banorët e këtyre lagjeve kanë renë murin e jashtëm aguar dje duke denoncuar në të shtëpisë së tij, polici faktin se gjatë orëve të pranë dritares së mbrëmjes dhe natës së të dhomës së fëmijëve mërkurës, krismat kanë qenë aq të shpeshta, sa që breshëritë kanë ngjallur tmerr dhe panik jo vetëm për shkak të zhurmës, por edhe sepse predhat dhe plumbat Krismat kanë qenë të kanë rënë mbi muret, çatitë dhe dritaret e shtëpive. Të shtënat e pa- shpeshta të mërkurën, kontrolluara të lëshuakur një defekt la ra nga armë zjarrit në Gjirokastrën pa drita pika të ndryshme të kodrave të fshatit Lazarat janë bërë tashmë të përnatshme, por ato të lëshuara gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës së të mërkurës kanë pasur sipas banorëve të Manalatit dhe Zinxhirave një intensitet të jashtëzakonshëm. Krismat u shtuan sidomos nga ora 22:00 e deri në 23:00, kur Gjirokastra dhe e gjithë zona përreth u përfshi nga errësira, për shkak të një avarie në rrjetin elekipas burime të policisë vik trik. Disa plumba “qorr” kanë timë e breshërive të plum bërë rikoshetë dhe janë përplabave ka qenë edhe banesa sur mbi dy banesa private në e një polici të sektorit të trafikut lagjen Zinxhira të Gjirokastrës fare rrugor në lagjen “Zinxhira”. Emri pranë fshatit Lazarat. i policit nuk bëhet i ditur për shSipas pohimeve të 35-vjeçarit kaqe sigurie, por mësohet se ai Maksim Dudumi, njërit prej bane ka bërë prezent shqetësimin orëve, që ka bërë edhe denoncim në komisariat dhe drejtori të tek autoritetet policore të policisë faktin që plumba nga Gjirokastrës, “krismat e armëve u breshëri automatiku model 56 shpeshtuan në momentin kur u kanë përshkuar tej e përtej shkëput energjia elektrike dhe banesën, duke pasur si pikë vazhduan deri sa u takuan në orët hyrëse dritaren e banjës dhe e vona të mesnatës”. Dëshmitari objektiv fundor Maksim Dudumi tha se rreth orës korridorin e 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, banesës, duke ai dhe pjesëtarët e tjerë të familpërfunduar në dejes dëgjuan një zhurmë të fortë, pon e druve. Pranqë i tmerroi dhe asnjëri prej tyre inë e krismave dhe nuk doli jashtë për të parë se çfarë dëmtimin e banekishte ndodhur. “Nuk kisha asnsave të qytetarëve jë siguri, pasi breshëritë vazhduprej qitjeve të paan gjatë tërë natës. Bashkëshortkontrolluara, e ët Dudumi u qëndruan pranë tre pranon dhe konfëmijëve, duke i zhvendosur ata firmon vetë kreu i Drejtorisë së në dhomat e tjera, në pjesën e Policisë së qarkut të Gjirokasbanesës ku nuk dëgjoheshin trës, Shpëtim Baçi, i cili tha se të shumë krismat e armëve. Vetëm shtënat kanë ardhur nga kodnë mëngjes nga familja Dudumi rat e fshatit Lazarat. Sipas tij, u konstatua plumbi që kishte krismat janë dëgjuar në mogoditur dhe dëmtuar një pjesë të mentin e ndërprerjes së enfaqes së murit të jashtëm pranë ergjisë elektrike në orët e dritares së dhomës së fëmijëve. mbrëmjes së të mërkurës. Me “Jemi me fat unë dhe fëmijët e mi, të marrë informacionin, dekqë shpëtuam edhe kësaj radhe laron Baçi, një patrullë policie ka nga vdekja e sigurt”, shprehet i shkuar në vendngjarje në shqetësuar Maksim Dudumi. I lagjen Zinxhira dhe në afërsi të gjendur përballë këtij shqetësimi fshatit Lazarat. Në këtë motë përditshëm, Dudumi ka shment krismat janë rralluar dhe kuar mesditën e të enjtes në Koshqetësimi është larguar. Mësomisariatin e Policisë së Gjirokashet gjithashtu se denoncimet e trës për të denoncuar rrethanat e bëra nga banorët e dy shtëpive ngjarjes së mbrëmshme duke të dëmtuara, janë marrë në kërkuar njëkohësisht edhe garankonsideratë dhe do të hetohet ci dhe ndërhyrjen e policisë, e cila nëse fishekët kanë qenë të rasderi më tani nuk ka ndërhyrë për tësishëm apo të qëllimshëm. qetësimin e situatës.

Në 2006 pati të plagosur
njëjta situatë krismash dhe pasigurie ka mbretëruar në këtë pjesë të qytetit edhe një vit më parë. Një plumbi vetëm “qorr” i lëshuar nga i njëjti pozicion zjarri ka plagosur njëkohësisht dy persona në oborrin e shtëpisë së familjes Sina në lagjen Manalat të Gjirokastrës gjatë kohës kur 2 – 3 kilometra larg tyre policia vazhdonte operacionet për asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella ilegalisht në Lazarat. Burrë e grua ishin ulur në avllinë e shtëpisë duke pirë kafe kur një plumb goditi Manushaqe Sinon shkaras në këmbë dhe bashkëshortin e saj në shpinë. Fatmirësisht, të dy akne pësuar vetëm djegie dhe janë mjekuar në kushtet e shtëpisë.

E

B

Nisin hetimet në distancë

POLICIA

Akuzohet se ka shitur në mënyrë të paligjshme materiale për skrap

Goditet edhe shtëpia e një polici

S

Ballsh, hetohet për abuzime nëndrejtoresha e kombinatit
olicia e Ballshit ka nisur hetimet për një drejtuese të Kombinatit të Për punimit të Thellë të Naftës (KPTHN) dhe bashkëpunëtorët e saj, të cilët dyshohen se kanë për skrap kulla të puseve të naftës dhe të tjera materiale që nuk kishin dalë jashtë përdorimit në kombinat. Lajmin e bën të ditur kreu i ri i Komisariatit të Ballshit, komisar Gjin Lesi. Komisari Lesi, i cili vjen nga Mirdita dhe kontaktin e parë më jugun e vendit e ka pasur në policinë e Fierit dhe pikërisht në një nga zonat, ku industria e naftës është e zhvilluar, atë të Ballshit, arrin që në tre javë hetime të bjerë në gjurmët e një grupi të mirëorganizuar, që abuzonte me procesin e prokurimeve publike ose siç quhen ndryshe tenderët. Nga informacioni i mbledhur në policinë e Ballshit është vendosur që të nisë hetimi edhe për krerë të lartë të Kombinatit. Kështu nëndrejtoresha dhe një mekanik i këtij kombinati janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë dhe aty janë njohur me hetimet e nisura prej policisë. Në komunikimin zyrtar me mediat, zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Drejtorisë së Policisë Fier komunikon se Shpresa Basha, me profesion ekonomiste dhe me detyrë nëndrejtoreshë e KPTHN-së Ballsh, është bërë objekt i një procedimi penal, për shkelje dhe abuzim me detyrën. Gjithashtu edhe Bardhyl Mehmeti, vartës i Bashës, me pozicionin mekanik në KPTHN, është në procedim penal. Në komunikimin zyrtar, zëdhënësi i komand-

P

P

uar i policisë së Fierit, Petraq Petani, ka shpjeguar se ka qenë Seksioni i Luftës Kundër Krimit Ishin shitur Ekonomiko Financiar në Drejedhe torinë e Policisë Fier ai që ka vumateriale prej losur përfundimisht nisjen e hebakri, bronzi, timeve për nëndrejtoreshën e inoksi dhe gize kombinatit në Ballshit dhe një punonjës të saj. “Shpresa Basha dhe Bardhyl Akuzohen se kanë Mehmeti përnxjerrë në shitje edhe katësisht nënmateriale që nuk kishin drejtoreshë dhe mekanik më gusht, dalë jashtë përdorimit datën 6shkelur duke ligjin për prokurimet publike dhe urdhrat e drejtorit të KPTHN-së Ballsh, kanë bërë shitjen e 20 mijë kilogramëve hekurishte, pronë e këtij kombinati nafte. Shitja abuzive është kryer drejt firmës “Driend” sh.p.k”- ka shpjeguar Petani. Po olicia e Pukës njofton se ka arritur të arrestojë per ashtu nga burimet zyrtare polisonin, i cili pak ditë më parë ka vjedhur telin që furncore mësohet se është marrë izonte me energji elektrike fshatin Midhë të rrethit Pukë. masa e sekuestrimit të zyrës për Sipas policisë, autori i kësaj vjedhjeje është 66-vjeçari nëndrejtoreshën Basha, sekuesKolë Gjergjvata, banues në fshatin Midhë. Ky person akutrim që bllokon lëvizjen e çdo dozohet se para tri ditësh, në momentin kur fshatit i është kumenti zyrtar që ndodhet brenndërprerë energjia elektrike, për shkak të kufizimeve da saj. Sipas burimeve nga polinë vend, ka këputur dhe e ka marrë telin përcjellës të cia e Ballshit, janë shitur nëpërmenergjisë elektrike. Sipas policisë, 66-vjeçari ka arritur jet procedurave abuzive të tentë këpusë nga shtyllat rreth 1200 metra tel bakri, duke derëve edhe pjesë ende në funkzhdukur kështu plotësisht linjën elektrike Midhë-Qaf sion të puseve si, vulfe, kulla dhe Trungu. Si pasojë e vjedhjes së linjës elektrike, ka mbesasi të mëdha tubacionesh dhe tur pa energji elektrike i gjithë fshati Midhë dhe disa materialesh të tjera. Ndalimi dhe zona përreth tij. Në banesën e autorit të dyshuar të kësaj nisja e hetimeve për mekanikun vjedhjeje, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë Mehmeti ka ardhur pasi ky i fune provës materiale rreth 220 metra tel bakri, përcjellës dit nuk ka bërë sipas regullave të elektrik, që mendohet të jetë një pjesë e telit të vjedhur brendshëm të kombinatit dhe në linjën e fshatit Midhë. Sipas policisë së Pukës, 66ligjeve, vlerësimin real të materivjeçari e ka vjedhur telin me qëllim për ta shitur si aleve që shiteshin për skrap. bakër në tregun e skrapit. A. Hoti

SHITJET

Pukë

Shitet për skrap linja elektrike

M . Tro k a

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

KOSOVE

SHQIP 7

Kryeministri shqiptar, deklaron për “Zërin e Amerikës” se Serbia po përdor doktrinën e Millosheviçit

Berisha: Qëndrimi i Rusisë, për arsye imperiale
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, tha se pavarësia e Kosovës, është e vetmja zgjidhje që do të garantojë qëndrueshmërinë rajonale. Kryeministri Berisha nuk është kundër negociatave të reja që fillojnë këtë javë, por thotë se shtyrja e planit ndërkombëtar për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës përmban rreziqe. Zoti Berisha flet me mosbesim ndaj Rusisë, e cila është rreshtuar krahas Serbisë për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. “Rusia po bllokon një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për arsyet e veta imperiale dhe për asnjë arsye tjetër”. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Berisha tha se dyshon që Rusia të mund të ndryshojë qëndrim, edhe pas katër muaj bisedimesh të pritshme. Zoti Berisha është skeptik edhe për synimet e Beogradit. Ai thotë se duke e kundërshtuar planin ndërkombëtar për një Kosovës të pavarur dhe shumetnike, Beogradi po mban në këmbë doktrinën e diskredituar të Millosheviçit për Serbinë e Madhe, e cila shihet si shkaku kryesor për luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. “Shikoni Beogradin. Çfarë është ai sot? Është doktrina Millosheviçit pa forcë. Koshtunica dhe Tadiçi nuk po kërcënojnë të përdorin ushtrinë, nuk po përqendrohen tek ushtria. Por ata po ruajnë të njëjtat parime të Serbisë së madhe”. Kryeministri Berisha paralajmëron kundër ndarjes së Kosovës dhe thotë se një shtet serb në pjesën veriore nuk është zgjidhja për serbët e atjeshëm. Është e rrezikshme, thotë ai, të ndryshosh kufijtë ekzistues, pasi kjo do të nxiste kërkesa për autonomi etnike në rajone të tjera, madje edhe brenda vetë Serbisë. “Unë e di për shembull se ka më shumë shqiptarë në Serbinë jugore se sa ka serbë në Kosovën veriore. Ka më shumë boshnjakë në Sanxhak se sa serbë në Kosovën veriore. Mendoj se ruajtja e kufijve ndërkombëtarë është e vetmja rrugë”. Zoti Berisha thotë se ka rëndësi vendimtare që politikanët shqiptarë në Kosovë t’i shtrijnë dorën pakicës serbe dhe t’i bindin ata se në një Kosovë të pavarur nuk do të jenë të rrezikuar, por do të kenë një të ardhme të sigurt.

Flet ish-bashkëpunëtori i Zoran Xhinxhiç. Përplasja e fortë mes Koshtunicës dhe Tadiçit

Svilanoviç: Si synon Serbia të ndajë Kosovën
Ish-ministri i Jashtëm serb flet për planin “B” të Beogradit në negociata

P

asi u mor vesh se nuk do të ketë vendim për Kos ovën në Këshillin e Sigurimit(KS) të Kombeve të Bashkuara, anëtarët amerikanë dhe evropianë të KS dhe anëtarët e Grupit të Kontaktit vendosën që bisedimet shtesë t’i drejtojë treshja e përbërë nga Moska, Uashingtoni e Brukseli. Kjo u bë, para së gjithash për të tërhequr në administrimin e bisedimeve Moskën. Ky është shkaku i vërtetë. Ideja është, që Moska të ndajë në bisedimet shtesë përgjegjësinë direkte me të tjerët dhe të përballet me rezultatet e bisedimeve- thotë për gazetën “Blic”, Goran Svillanoviç, funksionar i Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore Pritja nga këto bisedime është e madhe. Në këtë mënyrë, barra e përgjegjësisë për rezultatet e këtyre bisedimeve do të ndahet në mënyrë të barabartë mes Uashingtonit e Brukselit nga njëra anë dhe Moskës nga ana tjetër. Pas bisedimeve që i drejtoi Ahtisari, në Moskë e Beograd u arrit përshtypja se ai nuk kishte bërë punë të mirë. Në këtë mënyrë, Brukseli e Uashingtoni përpiqen t’i thonë Moskës, se nuk është fjala për Ahtisarin, por se asnjë rezultat pozitiv, asnjë kompromis nuk mund të pritet, nëse Putin nuk i drejton vetë bisedimet. Të shohim se si do duken këto katër muaj shtesë të diplomacisë “Shatëll”(vajtjeardhje) Si e shihni zgjedhjen e treshes për bisedimet dhe a mendoni se zgjedhja e Volfgang Ishingerit, si përfaqësues i BE-së është i volitshme për Serbinë? Nuk ka rëndësi personaliteti i biseduesit, as mandati i tij dhe instruksionet. Për mua ky është një sinjal shtesë, së Gjermania me emërimin e diplomatit të vet, mbetet në mënyrë të qëndrueshme e interesuar për rolin udhëheqës dhe vendimet që BE merr në Ballkan, ndërsa BE në këtë mënyrë merr rolin drejtues në lidhje me Moskën e Uashingtonin. Pra, vendimi merret në të vërtetë në Berlin, si do që na duket se ky është një skaj tjetër i botës. Kjo është krejt në përputhje me realitetin. Në Ballkan nuk vendosin as amerikanët, as rusët, por Evropa. Në Evropë – Gjermania. Këtë duhet ta pranojmë dhe t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira personale të Kryeministrit Koshtunica me

Nuk ka arsye që Rusia të tërhiqet në çfarëdo momenti përgjatë mandatit të Putinit e Bushit. Kjo nuk duhet të pritet këtë vit, sa të jetë Putini Presidenti i vendit mik të Serbisë
kancelaren Angela Merkel dhe të Presidentit Tadiq e PD me partnerët e tyre në qeverinë gjermane (PSD). Ky është realiteti dhe nuk duhet të kërkohen realitete të tjera në Evropë. Partneri ynë kryesor në këtë proces është Gjermania dhe pastaj Evropa. Si të biem dakord ashtu do jetë. Në këtë plan, Ishinger është njeriu i duhur në vendin e duhur. Qëndrimi i fortë i Rusisë ka befasuar shumë, madje dhe në Serbi, Si e sqaroni këtë rezistencë të Rusisë? A ka shenja se pala ruse do të lëshojë para presionit të SHBA-ve? Nuk ka arsye që Rusia të tërhiqet në çfarë do momenti përgjatë mandatit të Putinit e Bushit. Kjo nuk duhet të pritet këtë vit, sa të jetë Putini Presi-

Në lidhje me Kosovën dallimet janë. Ekziston frika nga përgjegjësia për rezultatin dhe ajo është njësoj e shpërndarë. Vetëm radikalët nuk kanë frikë, sepse nuk marrin pjesë në proces
dent. Ndoshta as më vonë. Thjeshtë, gjërat kanë ndryshuar në hartën botërore. Rusia është në rritje të madhe ekonomike e politike, ndërsa SHBA –të janë në rënie serioze të kredibilitetit pas humbjes në Irak dhe BE është e ndarë në vetvete. Në këto rretha-

Moska zyrtare kërkon që OKB-ja të sqarojë mirë problemin mes mbrojtjes së dëshmitarëve

Rusia: Procesi kundër Haradinajt, në Këshillin e Sigurimit
usia ka kërkuar që procesi gjyqësor kundër Ramush Haradinajt të shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit, organizmin më të lartë të Kombeve të Bashkuara. Lajmin e bën të ditur gazeta e Prishtinës “Epoka e re”. Sipas kësaj, gazeta Rusia ka kërkuar të shqyrtohet procesi Haradinaj për të parë nëse “mbrojtja e dëshmitarëve” kundër tij ka qenë në nivelin e duhur. Vetë kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte e ka ngritur zërin shpesh në lidhje me kërcënimin e dëshmitarëve që sipas saj ka bërë Haradinaj. Por zëdhënësi i Tribunalit Refik Hoxhiç, i kontaktuar nëpërmjet telefonit, tha për “Shqip” se nuk mund të konfirmojë lajmin nëse Rusia ka bërë apo jo një kërkesë të tillë. “Neve nuk është na kërkuar nga Këshilli i Sigurimit ndonjë seancë dëgjimore rreth procesit Haradinaj”, tha ai. Një nga

R

avokatët e Hardinajt, Tomë Gashi tha se rusët po përpiqen të ndikojnë në procesin kundër Haradinajt, të bëjnë presion në procesin gjyqësor në Hagë. “Qëllimi i tyre është që të sakrifikohet. Ata duan një karrem për trupin gjykues në mënyrë që t’i çorientojë ata dhe t’i bëjë të marrin vendime të njëanshme”. Dy javë më parë Tribunali i Hagës refuzoi kërkesën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që ai të kthehej në shtëpi gjatë kohës kur Tribunali nuk punon për shkak të pushimeve vjetore. Ishte pikërisht kërcënimi për dëshmitarët për të cilin pretendon prokuroria, arsyeja se pse gjykata e Hagës e hodhi poshtë kërkesën e Haradinajt. Ishkomandanti i UÇK-së për zonën operative të Dukagjinit akuzohet për krime lufte të kryera gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë. Alma Lama

na, nuk ka arsye, të pritet çfarëdo qëndrimi ndryshe i Rusisë. Pra, çështja mbetet nëse partnerët tjerë, SHBA dhe BE kanë forca për ta zgjidhur çështjen jashtë Rusisë, që do të thotë jashtë KS të KB. Në këtë moment, kjo administratë amerikane, për shkak të presionit të madh evropian nuk do ta bëjë këtë, nuk e ka këtë forcë. Sipas jush, a ka pala serbe plan “B”, në rast se bisedimet nuk japin sërish rezultate dhe çfarë mund të ndodhë? Po, ka. Qeveria e Serbisë e ka të qartë, se edhe nëse shkohet të shpallja e njëanshme e pavarësisë, edhe nëse BE e njeh atë, në atë moment në të vërtetë e kemi ndarë Kosovën, sepse nuk duket se veriu i Kosovës, në çfarë do kohe do të integrohet me pjesën tjetër. Nuk duhet të nënvleftësohet qeveria e Serbisë në këtë proces. Por nga ana tjetër, nuk duhet të pritet që ndonjë bisedues serioz në cilindo moment , përveç se në fund, ta përmendë planin “B”. A është i mundshëm opsioni i ndarjes së Kosovës dhe a ka sinjale se bashkësia ndërkombëtare do ta pranojë këtë? Për gjithçka rreth së cilës merren vesh Beogradi e Prishtina dhe që e nënshkruajnë ato, është në përputhje me aktin përfundimtar të Helsinkit, pra dhe ndarja. Rruga më e shkurtër për ndarjen, është shpallja e pavarësisë. E gjata, rruga më elegante, janë bisedimet. Megjithatë, qeveria e Serbisë nuk do ta përmendë këtë, sepse në këtë moment, sapo ta përmendë diçka, komprometon pozicionin e vet në bisedimet për integritetin e Serbisë, prandaj kjo ide duhet të përhapet nga të tjerët, mundet në një moment edhe nga shqiptarët e Kosovës. A besoni se ka unitet në ekipin serb? A mendoni se ka dallime për shkallën e gatishmërisë për kompromis mes Tadiqit e Koshtunicës? Në lidhje me Kosovën dallimet janë. Ekziston frika nga përgjegjësia për rezultatin dhe ajo është njësoj e shpërndarë. Vetëm radikalët nuk kanë frikë, sepse nuk marrin pjesë në proces. Por as Koshtunica as Tadiq nuk kanë kontribuar për situatën në të cilën ndodhemi, prandaj dëmi në çfarëdo mënyre mbart pasoja politike. Marrë nga Blic Përgatiti: Ardit Shehu

SHQIP 10

OPINION

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

Kronikat televizive që përcollën ikjen e Arbën Xhaferit nga drejtimi i partisë së tij në Maqedoni, nuk munguan të thonin se po dorëhiqej ai që kishte qenë lideri historik i PDSH-së, padyshim një figurë e shquar e politikës dhe e mendimit bashkëkohor shqiptar. Pra, lideri historik (ku i mirëqenë e ku i pamundur), tash e mbrapa do të jetë “personazhi” ynë special, jo si çdo lider tjetër politik i radhës, por me një status të veçantë, ku me gjasë të tillë do të jenë kryesisht themeluesit, kurse të tjerët nuk do ta kenë fatin të jenë liderë historikë, pasi ata nuk qenë Një-shat e partive të tyre dhe historia, siç mund të merret me mend, nuk ka nge të merret dhe me dyshat, treshat etj.

“LIDER HISTORIK”? PSE JO...
(“Prapa na vjen historia”)
NDUE DEDAJ

emi dëgjuar sa herë kohët e fundit të thuhet: “Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano”. E kanë artikuluar kështu këtë togfjalësh joshës e ledhatues, ai vetë, mbështetësit e tij dhe “çudia” ka qenë se të tillë e ka cilësuar kundërshtarin e tij të vjetër politik dhe zoti Berisha, mbase duke qenë i bindur se dhe ai vetë s’ka si të quhet ndryshe, veçse “Lideri historik i Partisë Demokratike”. Ky formulim (jo thjeshtë honorifik) me sa duket, do të dëgjohet gjithnjë e më shumë për shefat politikë të shqiptarëve këndej e përtej kufirit. Kronikat televizive që përcollën ikjen e Arbën Xhaferit nga drejtimi i partisë së tij në Maqedoni, nuk munguan të thonin se po dorëhiqej ai që kishte qenë lideri historik i PDSH-së, padyshim një figurë e shquar e politikës dhe e mendimit bashkëkohor shqiptar. Pra, lideri historik (ku i mirëqenë e ku i pamundur), tash e mbrapa do të jetë “personazhi” ynë special, jo si çdo lider tjetër politik i radhës, por me një status të veçantë, ku me gjasë të tillë do të jenë kryesisht themeluesit, kurse të tjerët nuk do ta kenë fatin të jenë liderë historikë, pasi ata nuk qenë Një-shat e partive të tyre dhe historia, siç mund të merret me mend, nuk ka nge të merret dhe me dyshat, treshat etj. Mbase dhe me këtë mund të shpjegohet largimi i disa dysh-treshave nga partitë e mëdha dhe krijimi prej tyre i partive të reja, ani se më të vogla, që do të lidheshin në mënyrë ekskluzive me emrin e tyre. Kësisoj, fatin e lumë për të qenë “lider historik” mundet që do ta kenë jo pak krerë partiakë, si bie fjala kreu i Partisë së Ekologjistëve, një nga pionierët simpatikë të pluralizmit politik në Shqipëri, falë karizmës tejet origjinale të zotit krye-ekologjist, kreu i suksesshëm (qeveritar) i agraristëve dhe ambientalistëve, ai i socialdemokratëve e të tjerë, qoftë dhe për faktin se këta janë aty të ngulur që nga fillimet, por dhe nga parti që gjithsesi nuk janë më me shefat e parë, si e republikanëve, e të drejtave të njeriut, e legalistëve, e ballit kombëtar etj. Puna mund të ngatërrohet paksa te demokristianët, se cili do të jetë me plot gojën “lideri historik” i tyre, themeluesi i parë i PDK-së Ndoja, pasardhësi i tij Bushati, Lesi që e riformatoi PDK-në, duke i dhënë statusin e partisë parlamentare dhe që të tillë ia kaloi Nokës, ministrit aktual të Shëndetësisë, i cili nga ana e tij e bëri me grup të gjerë parlamentar, për t’ia pasur lakmi partitë që nga zgjedhjet e fundit kishin dalë me 3-4 për qind. Edhe pse punët e politikës këtu ndër ne thuhet se janë nga punët më pak të fisme, fundja le të ngushëllohemi me atë që politika është një e keqe e domosdoshme, çka nuk do të thotë se domosdoshmërisht të tillë (si me thënë “bij” të së keqes) janë dhe vetë politikanët. Gjithkund në këtë botë bëhet politikë dhe është ajo që bën zgjidhjet për qeverisjet, por ama, ashtu siç ndërrohen stinët e motet, ndërrohen dhe

K

qeveritë, stafet politike, shefat e qeverive, duke ua lënë stafetën në duar të tjerëve. Zakonisht, ata nuk kujdesen për fatin e tyre të mëpastajmë, atë të nesërm, domethënë në ju vete apo jo prapa historia, sepse ata e dinë fort mirë se historia, në mos “huqe”, ka ca ligjësi që i zbaton për të gjithë, pa mbajtur hatër, pa u ndikuar nga postet, hierarkitë, por dhe pa i shpërfillur ato për aq sa thonë. Ajo bën peshimet e veta, mat produktin politik, social, ekonomik, kulturor që është arritur gjatë qeverisjeve të ndryshme, dhe vetëm atëherë historianët skrupulozë e shënojnë dhe atë emrin e atij burrështetasit që ka qeverisur në këtë apo atë periudhë. Nëse ai, burrështetasi (term që e kemi huazuar nga Sabri Hamiti), rezulton i plotë sipas parametrave të historisë, atëherë ajo nuk kursehet, por vendos përcaktorët e duhur, burrë shteti, lider historik, etj. Sado t’i lutesh ti, sado t’i mbushësh sheshet me mitingje dhe banderolat me sllogane rozë a blu, sado t’i kesh për zemër konferencat e shtypit, daljet e shpeshta në ekran, deklaratat, batutat politike, historisë aq i bën... Ajo flet vetëm në emër të sovranit, ky është ligji i saj suprem. E ka në dorë ajo në të pranon për lider historik apo jo. Pasi historia është para së gjithash kohë, “kohëshënuese” e pagabueshme e meritave dhe dështimeve. Sidomos bashkëkohësve, ajo nuk ka qejf t’iu japë dekorata, se ka frikë se mos nxitohet e kështu do të bëhej e ç’besueshme, aq më tepër nuk jep merita “paradhënie” për askënd. Historia asnjëherë nuk i lexon kujtimet e nënshefave për shefat e tyre, pasi ka droje se mos këta nënshefat ia bëjnë me sy shefit të tyre. Nuk i pyet si dëshmitarë në promovimin e aksh kandidati për lider historik as ith-

tarët e tij, ata që kanë qenë përzier me afera, zarfe të mbyllur, miqësira, etj... Përse të zgjatemi me “teoritë” e historisë, mjafton të kujtojmë paksa historinë tonë të shkuar. I vetmi lider historik që e kemi pranuar deri tani pa thonjëza është Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kemi ende punë për të “pranuar” Ismail Qemalin, se sikur nuk e dimë mirë se cili qe ai burrë, ku shërbeu më parë dhe si erdhi të na ngrinte flamurin në Vlorë, dhe pse ata që bënë filmin për të, vunë në gojën e tij atë frazën që na mbeti si mallkim lavdi-dashjeje: “Prapa më vjen historia”. Po dhe mbretin Zog në proces shoshje e kemi dhe nuk është ndonjë habi që ende po e shoshitim figurën e tij, se ajo puna e arkave të thesarit të shtetit, që ai mori nga pas në 39-ën, nuk është një punë që mund të kalohet lehtë etj... Sa për Enverin, “liderin historik” të diktaturës së proletariatit” e luftës së klasave, ia kemi pranuar atë punën e Luftës, kurse për të tjerat, përse të “ngatërrohemi” vetë, kur mund të lexojmë se çfarë kanë thënë Xhon Hollidejt për “shqiptarin dinak” etj. Byroja Politike i kishte fotografitë në çdo fasadë dhe në galeritë e minierave ku rrallë kishte shkelur këmba e ndonjë byroisti, e megjithatë ata përfunduan në anonimat dhe prej shpurës së tyre të lodhur e të gjymtuar në betejat e luftës për pushtet, shansin për të qenë lider historik, nuk dimë në e mbërriti apo jo Ramiz Alia? Gjithsesi, kjo panoramë jo fort e këndshme nuk është për t’iu kallur “frikën” liderëve të sotëm politikë, as për t’iu thënë se ne kemi parti politike më shumë se shoqata (gjithsej 83 parti të regjistruara në “gjendjen civile” shumëpartiake të Ministrisë së Drejtësisë), parti me nga 1 e 2 për qind, parti me nga një “autobus”

apo “furgon” anëtarësh, pse jo dhe parti që kanë vetëm emrin në listë, një vulë dhe një të vetëshpallur kryetar. E keni vënë re se nuk mund të bëhet as një mbledhje nga partitë 0-1-2 për qindshe pa marrë vullnetarë nga jashtë për të mbushur sallëzat, ku do të ligjërojnë vendçe ata, “liderët historikë” të tyre? (Në parantezë: Do të kishte qenë një shpëtim për politikën dhe koalicionet e majta apo të djathta fiktive, me origjinë “Dushku”, nëse do të rritej ai pragu elektoral në 5 për qind dhe shumë burra të politikës do t’i kishin thënë lamtumirë asaj, për të bërë emër e pse jo dhe histori në ndonjë fushë tjetër, se sa duke u kapur sot e nesër pas xhaketave të dy partive të mëdha). Në gjithë këta politikanë karriere a të rastësishëm, është një punë kaq e vështirë të ngulet ajo, historia, me ditë e me net, të qëmtojë meritat reale dhe profilet e liderëve politikë historikë, duke shpresuar se do të tregohet bujare (dhe me ne) e nuk do të na lërë pa ta... Megjithëse logjika më e thjeshtë e do se që të jesh lider historik, duhet të jesh më shumë se i lider i një partie, pra dhe lider Shqipërie, se përndryshe ç’u pa. Sa për këtë të fundit, është e vështirë të shprehesh se cilët do të jenë në një të nesërme liderët e vërtetë historikë të mileniumit të ri. Nuk është për t’u habitur, megjithatë, që mund të këtë një periudhë të tërë historikë boshe, pa liderë historikë, çka do mbajtur parasysh, që nesër të mos këtë zhgënjime të mëdha në rrethin familjar të këtij apo atij... lideri historik! Zeja e historisë qenkësh se ajo punët e saj zakonisht i niskësh pasi ata të mos jenë më mes të gjallëve, dhe me që jemi gjallë dhe kemi ende kohë, pse të mos kujdesemi

më e pakta për atë të folurin e vrazhdët dhe atë fjalorin banal “parlamentar”, thyerjen e vazove dhe heqjen e fishave të mikrofonave (apo dhe ata grushtet parlamentarë në të rrallë), pa folur për bojkotet (historike) të opozitave, se gjërat në këtë kohë shkruhen të gjitha, dhe se ata që do ta shkruajnë historinë nesër nuk do të jenë ndihmësit e përvutë të shefave, por pikërisht këta të rinjtë dhe fëmijët e sotëm, të cilët nuk ia falin askujt pazotësinë, pazaret apo talljen me njerëzit dhe me Shqipërinë. Nuk është problemi t’iu kujtosh të tjerëve atë që dihet, që historia kur nuk je për të, jo vetëm nuk të qas, por dhe të përzë nga dera e pasme, as modelet e shquara të burrështetasve të mëdhenj, ata që historia ka nisur t’i ftillojë si liderë historikë të politikave të majta e të djathta dhe në radhë të parë si arkitektë të ndryshimeve të mëdha të vendeve të tyre, që kush ka bërë epokë, kush ka vënë gurë themeli, si Uillson herët, a Klinton së voni, Ataturk, De Gol, Theçer, Miteran, Kohl, Gorbaçov, Papandreu, Bler etj. Siç nuk është e rastit që kemi filluar të dëgjojmë vlerësime gjith-krahshe për liderin e Kosovës, Ibrahim Rugova, mbase ngaqë ai u “shugurua” si i tillë në rrethana jo të zakonshme, i kaloi provat e zjarrit ku e përplasi jeta dhe politika. Rugova ishte themeluesi i LDK, lideri politik i saj, por ai tashmë njihet si “lideri historik i Kosovës” dhe pikërisht për këtë status, nuk mund të vemi në Prishtinë, cilado qofshim për nga përkatësia politike apo pa ndonjë të tillë, dhe të mos përulemi para kujtimit të veprës rugoviane, duke vënë dhe një tufë lule aty te varr-memoriali i tij. Politikanët shqiptarë herë-herë ndihen të zemëruar me Shqipërinë (ndryshe do t’i bënin shumë më mirë e më pastër punët e saj), kur është Shqipëria që mbase duhet të ndihet e zemëruar me ta. Nuk kemi dëgjuar ndonjë politikan të thotë: Faleminderit Shqipëri! Faleminderit, për atë që më dhe. Por... vetëm se do të “zbresim” atje poshtë, në Shqipëri, të kuvendojmë me popullin, të nisim një dialog të ri me shqiptarët. Të na kuptojë ajo, Shqipëria. Ndoshta në ditën kur u largua, ish-presidenti Moisiu, e falënderoi Shqipërinë, siç do t’i kishte hije një fisniku nga një origjinë e fisme, por mbase ne nuk e dëgjuam, apo ndoshta do ta bëjë këtë pas pushimeve. Por se pse na u duk se Toni Bler e tha këtë frazë për Mbretërinë e Bashkuar, ose na u duk sikur e tha, mbase me atë buzëqeshjen e tij shpirtbardhë, dhe pse po ikte vetë pa i mbaruar mandati, ashtu si dhe Anglia na u bë se iu drejtua ish-kryeministrit të vet të tre mandateve: Faleminderit Zoti Bler! (Kurse këtej nga ne, sot e gjithë ditën, iu themi fëmijëve tanë në shkolla, të na e recitojnë me shpirt vjershërinë atdhetare të Naimit, sidomos atë vargun e famshëm: “Ti Shqipëri më ep nder...”, duke harruar se ata lexojnë dhe ato satirat politike të Babatasit.)

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

OPINION

SHQIP 11

DARDHA E MANDATIT TE PROKURORIT TE PERGJITHSHEM
Të prekësh frymën dhe germën e një neni kushtetues si ai që përcakton institucionin e prokurorit të përgjithshëm, ta kufizosh atë, duhet ta bësh me amendim kushtetues. Gjë që kërkon të kesh dhe një shumicë të cilësuar prej dy të tretash vështirësisht të arritshme. Kjo do të kërkonte dialog me opozitën zyrtare ose riaktivizim, për pasojë dhe komprometim të shumicës evropiane Berisha-Nano. Mbrojtësit zyrtarë të idesë së vendosjes së mandatit thonë ndërkaq, megjithëse jo zyrtarisht, se kjo mund të bëhet me një ligj, i cili për shkak se prek apo lidhet me një institucion kushtetues, duhet të miratohet po ashtu me një shumicë të cilësuar të llojit tjetër, pra me tre të pestat Nëse një institucioni kushtetues i vendoset mandat, atëherë procedura e shkarkimit- brenda mandatit- duhet të parashikojë një shumicë të cilësuar. Kjo është formula e të gjithë institucioneve që kanë mandat, meqenëse reformatorët e verës së sivjetme përmendin në favor të argumenteve të tyre këto institucione. Domethënë, në mënyrë analoge me Presidentin, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, KQZ, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Avokatin e Popullit, etj, do të duhej të parashikohej një shumicë prej dy të tretash për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm me mandat. Rastet e shkarkimit mund të ishin të njëjta, por ama në rastin e prokurorit me mandat duhet shumicë e cilësuar

MENTOR NAZARKO

ë një verë shterpë për nga idetë politike përgjithësisht, me gjithë përpjekjet e palëve për të dëftyer të kundërtën, çështja e prokurorit të përgjithshëm duket sikur po merr njëfarë drejtimi. Banal ama: partitë, kryesisht të voglat e dy kampeve bëjnë sikur janë në unison për shkurtimin e mandatit të prokurorit. Të përfshira në paradën e panevojshme të takimit me Presidentin, garë që megjithatë i përforcon legjitimitetin kryetarit të shtetit, krerët e këtyre partive bëjnë sikur shfaqin një ide të përpunuar gjatë dhe thellë, sipas të cilës, prokurorit të përgjithshëm i duhet shkurtuar mandati. Përkundër bezdisë që të krijojnë ide të tilla me natyrë propagandistike, shprehur në një situatë të vështirë energjetike, krizë realisht të paprecedent, diçka ia vlen të diskutohet. Në planin kushtetues ama. Diskutim që duhet të mbajë parasysh dhe pozicionimin e parë të kreut të shtetit në lidhje me këtë çështje. Sipas pozicionimit të kreut të shtetit, rruga e preferueshme për zgjidhjen e çështjes së prokurorit të përgjithshëm është nëpërmjet reformës kushtetuese. Këtu lexohet se ai nuk do të vendoste ndryshe për fatin e institucionit të Prokurorisë, pra mbi bazën e akuzave të vjetra të Komisionit Patozi. Nga bartësit e akuzave të vjetra ndërkohë nuk po flitet as për idenë e një komisioni të ri, i cili do të kishte në rrugën e vet disa vështirësira të reja: Gjykata Kushtetuese ka vënë kufizime në funksionimin e tij, në objektin e tij, duke konsideruar si antikushtetues marrjen e këtij komisioni me çështje të punës së prokurorit, etj, etj. Pra rruga më komode për shumicën është ajo që duket si një reformë, pra reforma e mandatit, duke e paraqitur diskutimin rreth kryeprokurorit, si diskutim parimor. Një ide e tillë, pra e vendosjes së një mandati për kreun e akuzës, mban parasysh disa elementë të debatit rreth çështjes. Më së shumti, ato janë përcjellë nga Kryeministri, që në këtë histori është përpjekur të reflektojë se e ka studiuar mirë këtë punën e prokurorit dhe për këtë shkak, ai ka ide vërtet të përpunuara. Për shembull, për të qenë efikas në planin propagandistik, që i dhemb më shumë, Kryeministri ka thënë se “ne kemi prokuror të përgjithshëm të përjetshëm, ndërsa gjithë institucionet e tjera shtetërore kanë mandat”. Në ligjërimin e kreut të qeverisë kjo është paraqitur si diçka që nuk ka bërë vaki gjëkundi, ndërkohë kur për kompetentët, dihet se ka plot vende që kanë prokuror të përgjithshëm pa mandat të kufizuar, madje që qëndrojnë gjatë në detyrë si në Gjermani, në vendet nordike, në Itali, megjithëse atje nuk ka organizim të ngjashëm me ne pra të tipit monokratik,etj. Me këtë arsyetim pro vendosjes së mandatit, janë rreshtuar dhe konstitucionalistë, që megjithatë ndryshe nga politikanët dhe detyrat e tyre të ditës duhet t’i përmbahen në gjykim disa kritereve profesionale, si për shembull gjetja e një modeli të paktën në kohëzgjatjen e këtij mandati. Zoti Rustem Gjata ka thënë se një kohëzgjatje ideale do të ishte shtatë vjet dhe dikush ka dhënë një afat tjetër. Por e gjitha kjo hap vërtet probleme të reja, që do të prodhojnë nga ana tjetër polemika të reja. Të pakëndshme për ideatorin e reformës, Kryeministrin.

N

Problemet e reja Me çfarë forme do të bëhet shkurtimi i mandatit? Logjikisht duhet të bëhet me amendim kushtetues. Të prekësh frymën dhe germën e një neni kushtetues si ai që përcakton institucionin e prokurorit të përgjithshëm, ta kufizosh atë, duhet ta bësh me amendim kushtetues. Gjë që kërkon të kesh dhe një shumicë të cilësuar prej dy të tretash vështirësisht të arritshme. Kjo do të kërkonte dialog me opozitën zyrtare ose riaktivizim, për pasojë dhe komprometim të shumicës evropiane Berisha-Nano. Mbrojtësit zyrtarë të idesë së vendosjes së mandatit thonë ndërkaq, megjithëse jo zyrtarisht, se kjo mund të bëhet me një ligj, i cili për shkak se prek apo lidhet me një institucion kushtetues, duhet të miratohet po ashtu me një shumicë të cilësuar të llojit tjetër, pra me tre të pestat. Arsyetimi është shumë i sforcuar, sepse kërkohet praktikisht me një ligj të ndryshohet apo të kufizohet diçka që në Kushtetutë është ndryshe. Në të dy rastet vihet në provë dhe njëherë ekzistenca e “shumicës evropiane”. Ndërkohë ka pikëpyetje që lidhen me kohëzgjatjen e mandatit dhe implikimet e tjera të afatit të tij. Sa vjet? Duke pasur parasysh se ky ndryshim bëhet realisht për të hequr kryeprokurorin ekzistues, sot, tani, menjëherë, atëherë shumica do të kërkonte të ishte 5 vjet. Aq sa ka bërë ky kryeprokuror në drejtim të akuzës. Po a do të kishte marrëveshje me opozitën për këtë çështje? A do të kishte marrëveshje për procedurën e zgjedhjes, apo për emrin, ndërsa Kryeministri i ka thënë opozitës ta zgjedhë vetë, mjaft që të shkarkohet Sollaku? Pra, do të kishim polemika të reja për pasuesin. Nëse shumica do të kishte durim dhe të pranonte 6 vjetëshin si afat, atëherë 2008 do të ishte viti kur do të diskutohej për miratimin e prokurorit të ri, vit kur duhej të lançoheshin dhe reforma të tjera të rëndësishme në Parlament, si ajo zgjedhore, etj. Ndërsa 7- vjeçari do të ishte tërësisht i papranueshëm për këtë shumicë që e kërkon kufizimin e mandatit thjesht dhe vetëm për këtë kryeprokuror që kemi. Dhe më në fund, një yçkël tjetër, sipas aksiomës se dardha e ka bishtin mbrapa. Nëse një institucioni kushtetues i vendoset mandat, atëherë procedura e shkarkimit- brenda mandatit- duhet të parashikojë një shumicë të cilësuar. Kjo është formula e të gjithë institucioneve që kanë mandat, meqenëse reformatorët e verës së sivjetme përmendin në favor të argumenteve të tyre këto institucione. Domethënë, në mënyrë analoge me Presidentin, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, KQZ, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Avokatin e Popullit, etj, do të duhej të parashikohej një shumicë prej dy të tretash për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm me mandat. Rastet e shkarkimit mund të ishin të njëjta, por ama në rastin e prokurorit me mandat duhet shumicë e cilësuar. Por një gjë e tillë do ta blindonte akoma dhe më shumë një figurë të tillë institucionale, më shumë se tani, kur ai mund të shkarkohet me një shumicë të thjeshtë, mjaft që të merret vesh Presidenti me partitë e mazhorancës. Kjo zbulon të kundërtën e asaj që propagandon Kryeministri: kështu siç është, pa mandat, prokurori i përgjithshëm është më i dobët! Siç shikohet nga kjo analizë e thjeshtë, dardha ka shumë bishta mbrapa. Bishta që reformatorët e verës së sivjetme me krizë energjetike të paprecedent, nuk i kanë marrë parasysh.

SHQIP 1 2

O P I N I O N

E PREMTE, 1 0 GUSHT 2007

Politika kosovare ka sot nevojë më shumë se kurrë që pjekurinë, zemrën dhe shpirtin e saj ta vërë në funksion të krijimit të shtetit të ri të Kosovës. Çdo iniciativë tjetër do të ishte aventurë për të ardhur në një pushtet pa shtet

Kosova, referendum apo zgjedhje?
BUJAR MUHARREMI*

K

anë kaluar mëse tetë vjet qëkur në qytezën e Rambujesë, pranë Parisit, zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare për Paqe në Kosovë. Ishte hera e parë që përfaqësuesit e popullit shqiptar në Kosovë ishin të pranishëm në një konferencë ndërkombëtare që ishte thirrur për të vendosur mbi të ardhmen e tyre. Asnjëherë deri në atë kohë shqiptarët nuk kishin qenë pjesëmarrës në kongrese ose konferenca ndërkombëtare ku Fuqitë e Mëdha të Evropës kishin marrë vendime për copëtimin e herëpashershëm të trojeve shqiptare. Për herë të parë në historinë e tyre në sajë të rezistencës paqësore disavjeçare dhe të qëndresës së armatosur popullore, shqiptarët kishin fituar legjitimitetin për të qenë palë e barabartë në tryezën e bisedimeve në kështjellën e Rambujesë. Muaji shkurt i vitit 1999 hapi një shteg të ri në rrugëtimin e gjatë të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës. Në këtë kuadër mund të thuhet se Konferenca e Rambujesë përbën ende për institucionet e Kosovës dhe për faktorin politik atje një përvojë të veçantë në fushën e diplomacisë; mbi mënyrën e përpunimit të skemave të dialogut; të hedhjes së tezave ose të ndërtimit "të kurtheve" gjatë bisedimeve dypalëshe. Rikthimi te diplomacia e Rambujesë është i nevojshëm, me gjithë përvojën që kanë fituar institucionet dhe, posaçërisht, Ekipi i Unitetit gjatë dialogut me palën serbe në Vjenë. Një nga çështjet më delikate, që në disa raste e çoi Konferencën e Rambujesë në prag të ngecjes e fare afër dështimit, ka qenë njohja e të drejtës së popullit shqiptar në Kosovë që me referendum dhe me vullnetin e tij të lirë të shprehet për statusin e ardhshëm politik të Kosovës. Në ditarin tim të shënimeve mbi zhvillimin e punimeve të Konferencës së Rambujesë, me datë 12.02.1999. (sikurse dihet, autori ka qenë i dërguari i vetëm i posaçëm i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për pasyrimin e kësaj Konference në programin satelitor të RTVSH-së) kam shkruar se "Anëtarë të delegacionit më kanë bërë të ditur se po zhvillohen debate të ashpra lidhur me mënyrën se si shqiptarët e Kosovës do të duhet të deklarohen për statusin e tyre të ardhshëm. Delegacioni serb dhe përfaqësuesi rus, Boris Majorski, kanë kundërshtuar çdo ide që i jep të drejtë popullit shqiptar në Kosovë për të organizuar një referendum mbi marrëdhëniet e ardhshme politike me Serbinë". Gjatë ditëve në vazhdim, me këmbënguljen e delegacionit të SHBAsë, në përbërje të të cilit ishin diplomatë të shkëlqyer, si nënsekretari dhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, James Rubin, ambasadori Kristofer Hill, Tina Kaidanow, shefja aktuale e Zyrës së SHBA-së në Kosovë, të cilët nën drejtimin e zonjës Ollbrajt arritën që nëpërmjet një gjuhe kompromisi të formulonin të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për t'u shprehur në mënyrë masive mbi statusin e ardhshëm politik. Dëshiroj të kujtoj me këtë rast se në konferencën e fundit për shtyp, të organizuar nga shefat e diplomacive të SHBA-së dhe të vendeve të njohura evropiane i jam drejtuar sekretares së Departamentit të Shtetit, zonjës Madlene Ollbrajt, me një pyetje përmbajtja e së cilës ka qenë pak a shumë kjo: "Zonja sekretare, në deklaratën për shtyp, në përmbyllje të punimeve të Konferencës së Rambujesë, thuhet se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtën të deklarohen për të ardhmen e tyre, por në të nuk përmendet as fjala referendum dhe as koha se kur do të ndodhë kjo…". Në përgjigjen e saj zonja Ollbrajt theksoi në mënyrë të përmbledhur se deklarata në fjalë, pa përmendur fjalën referendum, e njeh të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për t'u deklaruar mbi statusin e tyre të ardhshëm politik. Kjo duhet të ndodhë gjatë një periudhe që shkon nga 3 deri në 5 vjet…", tha në përgjigjen e saj sekretarja e Shtetit, Ollbrajt. Përmendja e këtyre fakteve nuk bëhet krejt rastësisht. Ato kanë lidhje me disa zhvillime të reja të ditëve të fundit në skenën politike në Kosovë. Deklaratat që vijnë nga Prishtina dhe trajtimi që u bën atyre media në Kosovë e në Shqipëri tregojnë se institucionet vetëqeverisëse në Kosovë, se faktorët politikë, UNMIK-u dhe OSBEja, kanë dhënë okejin për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare. Thuhet se këto zgjedhje do të zhvillohen gjatë muajit nëntor ose dhjetor të këtij viti. Në këtë mënyrë UNMIK-u dhe OSBE-ja ua kanë hapur dritën e gjelbër kërkesave të përsëritura dhe këmbëngulëse të opozitës për të zhvilluar zgjedhje të përgjithshme parlamentare në Kosovë. Çështja e zgjedhjeve parlamentare ka qenë prej disa muajsh temë diskutimesh dhe debatesh politike dhe mediatike në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë veçanërisht e interesuar që Kosova të hyjë sa më parë në një proces zgjedhor parlamentar, që mund të jetë i suksesshëm për partinë dhe për elektoratin që erdhi në politikë nëpërmjet një rrugëtimi që nisi me organizimet fillestare ilegale e deri te lufta e armatosur për çlirimin e Kosovës. PDK-ja ka kohë që e gjykon vetveten si partia më "e madhe" në Kosovë. Lideri i saj, Hashim Thaçi, dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt nuk reshtin së punuari në terren për të konfirmuar se pas çarjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe daljes prej saj të një partie të re, nën drejtimin e akademikut Nexhat Daci, PDK-ja ka shanse të mëdha për të qenë partia udhëheqëse në skenën politike kosovare.

Referendum dhe jo zgjedhje Këtë lloj prapagande partiake PDK-ja e ka filluar që në orët e para të pasluftës; që në momentet kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë dhe e vendosën atë nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara. Komandantët dhe "gjeneralët" e njohur të UÇK-së hynë në Prishtinë si fitimtarë dhe triumfatorë. Të përfshirë nga deliri, ata gati harruan se Kosova u çlirua nga ajri dhe jo nga toka; se armatat serbe dhe bandat kriminale të njësive paraushtarake serbe u goditën pa pushim dhe u detyruan të largoheshin nga Kosova falë Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe aleancës atlantike, e cila, për herë të parë që nga themelimi i NATO-s, i shkoi në ndihmë një populli që po largohej egërsisht nga vatrat e tij dhe ishte vënë në prag të zhdukjes fizike, si pasojë e projekteve shovene serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës. Për 78 ditë me radhë diplomacia amerikane, Shtabi i NATO-s në Mons, flota ajrore e aleancës, qindra sektorë të inteligjencës, të vëzhgimit satelitor, të logjistikës etj., bënë atë që akoma edhe sot mund të konsiderohet një akt i pashembullt në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të pas Luftës së Dytë Botërore. Roli madhor i SHBA-së dhe i NATO-s është historik jo vetëm për çështjen e çlirimit të Kosovës, por në tërësi për faktorizimin e popullit shqiptar në Ballkan. Angazhimi i tyre nuk e zbeh atë kontribut të jashtëzakonshëm që dha në terren Ushtria Çlirimtare e Kosovës. E kam thënë edhe herë të tjera se UÇK-ja ka qenë një ushtri gjithëpopullore dhe kombëtare, sepse në radhët e saj luftuan bij të popullit shqiptar nga Kosova dhe nga Shqipëria; nga trojet shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi ose në diasporën shqiptare. UÇK-ja nuk ka qenë asnjëherë domen i klaneve të caktuara ose i grupeve të interesit, pavarësisht përpjekjeve për ta instrumentalizuar atë. E kjo, sepse ata që luftuan dhe dhanë jetën e tyre në radhët e UÇK-së e bënë këtë si një detyrim sublim ndaj popullit shqiptar dhe ndaj gjeneratave të mëparshme, që kishin sakrifikuar shumëçka për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Këtë të vërtetë PDK-ja u përpoq ta injoronte e ta anashkalonte në fillimet e jetës së saj si forcë e re politike në Kosovën e çliruar. Asokohe ajo bëri përpjekje dhe konsumoi energji të mëdha që të fitonte në zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e pasluftës. Në fakt, ajo nuk fitoi as në zgjedhjet e para dhe as në ato të dytat, me gjithë retorikën e ashpër deri në egërsi kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër Presidentit historik Ibrahim Rugova. Pa dashur të përmend publikisht raste të ndryshme rreth "historikut" të marrëdhënieve midis PDK-së dhe LDK-së dhe qëndrimeve të lidershipit të asaj partie ndaj rolit dhe kontributit shumëvjeçar të zotit Rugova, të influencave që kishin pasur në këtë parti faktorë politikë nga jashtë Kosovës, mund të kujtoj se vetëm pas afro 8 vjetësh PDK-ja arriti të ndryshojë qëndrim dhe të lëvizë nga pozicioni i saj i ngurtë antirugova. Pikërisht në Kuvendin "e famshëm" zgjedhor të dhjetorit të vitit të kaluar, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, zoti Hashim Thaçi, në fjalën e tij të rastit vlerësoi për herë të parë rolin e Presidentit Rugova, dhe për më tepër ritheksoi kontributin e komandantit legjendar, Adem Jashari, e bashkë me të edhe të heronjve të tjerë të luftës çlirimtare, duke përfshirë Sali Çekun dhe Agim Ramadanin, që gjatë konfliktit të armatosur me Serbinë kishin qenë pjesë e shtabeve komanduese të FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). Duke qenë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallën e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, e urova menjëherë zotin Thaçi për këtë ndryshim të rendësishëm politik të PDK-së që e "çlironte" mjedisin politik nga

përplasjet dhe tensionimet e panevojshme të jetës politike në Kosovë. Është e natyrshme dhe mjaft e përligjur që në një shoqëri pluraliste demokratike raportet pozitë-opozitë të jenë në qendër të vëmendjes të të gjithë shoqërisë, pavarësisht nga preferencat personale, grupore, intelektuale a krahinore. Thelbi i punës së opozitës në këtë drejtim është qëndrimi kritik ndaj qeverisjes në pushtet; është denoncimi ndaj dukurive negative, si korrupsioni dhe pasurimi i paligjshëm ekonomik i administratës në pushtet, paaftësia për të përmirësuar standardin e jetesës; mungesa e arritjeve të shënuara në luftën kundër papunësisë; mungesa e investimeve vendase e të huaja etj. Duke qenë një parti opozitare, PDK-ja e ka bërë në mënyrë aktive këtë luftë, megjithëse duhet thënë se këto dukuri kanë qenë të mprehta dhe të kritikuara edhe gjatë kohën që PDK-ja dhe kryeministri Thaçi ishin vetë në pushtet. Se çfarë përmasash kanë marrë tani këto dukuri, kjo është një çështje që hulumtohet vazhdimisht nga institucione të pavarura që funksionojnë tashmë prej kohësh në Kosovë, por është më se e vërtetë se në mjediset intelektuale ose në bisedat me qytetarë të thjeshtë në Prishtinë, në Gjakovë, Prizren, Gjilan ose në komuna të ndryshme të vendit, flitet hapur e në mes të ditës për zyrtarë të korruptuar dhe për fonde jo të vogla që "humbasin" rrugës. Nga ky këndvështrim zgjedhjet e reja të përgjithshme në Kosovë mund të shiheshin si një zgjidhje për të ndryshuar imazhin e qeverisjes së tanishme, e cila, thënë hapur, ka trashëguar mjaft probleme dhe defekte që nga koha e kryeministrave Thaçi, Rexhepi ose Kosumi. Për më tepër, këto probleme nuk kanë lidhje vetëm me qeveritë e Kosovës, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre politik. Në rastin e Kosovës kjo përgjegjësi ka qenë e dyfishtë. Politikisht dhe në rrafsh ndërkombëtar përgjegjësinë kryesore e ka pasur dhe vazhdon ta ketë UNMIK-u dhe strukturat e tjera të Kombeve të Bashkuara, që e kanë qeverisur Kosovën gati me "dorë të hekurt" që prej qershorit të vitit 1999. Që atëherë e deri më sot Kosova ka mbetur më shumë seç duhet nën tutelën e fortë të burokracisë gjigante të Organizatës së Kombeve të Bashkuara brenda së cilës vegjetojnë dhjetëra e qindra mijëra nëpunës të kombeve të ndryshme, që nën flamurin blu të OKB-së kanë gjetur El Doradon e jetës së tyre në vendet ku shërbejnë. Jo rrallëherë raste korruptive të spikatura në Kosovë kanë qenë të lidhura me emra të nëpunësve të lartë të UNMIK-ut në Prishtinë. Pavarësisht nga të gjitha këto të vërteta, Kosova nuk e ka luksin për të qenë një shtet, dhe politikanët e saj nuk mund t'i gjykojnë gjërat njëlloj si politikanët e shteteve të tjera të kësaj bote. Kjo për faktin e njohur se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, dhe, me sa duket, ky administrim ndërkombëtar do të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë. Ndaj, të flasësh tani për nevojën e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, çka mund të jetë e natyrshme për çdo vend tjetër me demokraci të konsoliduar, duke harruar ose duke lënë në heshtje nevojën urgjente dhe domosdoshmërinë për organizimin e një referendumi gjithëpopullor për çështjen e pavarësisë së Kosovës, kjo, siç thotë një fjalë e urtë popullore, është njëlloj sikur "ta vësh karrocën përpara kalit". "Luftë" për shtet dhe jo për pushtet Në rrethanat specifike në të cilat ndodhet Kosova është jetike që ideja dhe synimi për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të zëvendësohet urgjentisht me projektin e organizimit të referendumit për pavarësinë e Kosovës. Gjykoj se për momentet që po kalon Kosova faktori politik kosovar duhet të shpallë

urgjentisht datën për organizimin e referendumit. Në këtë referendum duhet të marrë pjesë i gjithë populli shqiptar në Kosovë, duke përfshirë dhjetëra mijra shqiptarë të Kosovës që jetojnë prej vitesh në SHBA, në Gjermani, Zvicër, në Britaninë e Madhe etj. Jam i bindur se organizimi i referendumit për pavarësinë e Kosovës do të jetë përgjigjja më serioze që institucionet vetëqeverisëse në Kosovë do t'u jepnin mekanizmave ndërkombëtare, sikurse janë OKB-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja. Duke ndërmarrë një hap të tillë, Prishtina zyrtare tregon se ajo është e vendosur të shfrytëzojë të gjitha hapësirat demokratike, të njohura botërisht, për organizimin plebishitar të referendumit për pavarësinë e Kosovës. Do të kishte vlera shumë më të mëdha politike dhe diplomatike, që pavarësia e Kosovës të shpallej nëpërmjet rezultateve të një referendumi popullor, sesa të bëhej e ditur me anë të një vendim politik nga ana e Parlamentit të Kosovës. Në rastin e një referendumi për pavarësinë e Kosovës, thjesht do të përsëritej referendumi gjithëpopullor i vitit 1991, i cili megjithëse u organizua në rrethanat e okupimit serb, dëshmoi se mbi 97 për qind e votuesve u deklaruan njëzëri për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Rrethanat e tanishme politike në Kosovë janë shumë herë më të përshtatshme e më favorizuese, në krahasim me të kaluarën, për organizimin e një referendumi për pavarësinë e Kosovës. Duke vënë në plan të parë idenë madhore të referendumit, faktorët politikë në Kosovë do t'i dëshmonin botës një kualitet të ri të përgjegjësisë politike; si dhe bindjen se Prishtina është e vendosur më shumë se kurrë që të arrijë sa më parë krijimin e shtetit të ri të Kosovës, mbështetur në shprehjen e vullnetit të lirë politik të popullit shqiptar dhe të pakicave që jetojnë në territorin e Kosovës. Për më tepër, deklarimi me referendum do të riaktualizonte atë të drejtë që shqiptarëve të Kosovës iu njoh që në kohën e Konferencës së Rambujesë. Shprehja e famshme e Hamletit "të rrosh a të mos rrosh" do të mund të përshtatej në mënyrë perfekte me idenë "Referendum apo Zgjedhje". Kjo dilemë nuk është e pakapërcyeshme, nëse do të gjendej vullneti politik për të kuptuar se sot domosdoshmëri për faktorët politikë në Kosovë është "lufta" për shtet dhe jo për pushtet. Përpjekjet për të ardhur në pushtet, kur ende nuk ke shtet, do të ishin pasoja të një perceptimi jorealist të atyre prioriteteve urgjente përballë të cilave ndodhen institucionet e Kosovës, klasa politike në Prishtinë dhe i gjithë faktori shqiptar në rajon. Për sa kohë që kam qenë në krye të Misionit të Shqipërisë në Kosovë kam kontaktuar gjerësisht dhe pa kufizim me lidershipin politik atje. U kam thënë atyre në mënyrën më vëllazërore se do të ishte humbje e çmuar e kohës, nëse do të këmbëngulej në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare përpara se të finalizohej çështja e pavarësisë së Kosovës. Koncepti i diplomacisë dhe i imi personal në atë kohë ka qenë: statusi së pari, dhe më pas problemet e tjera. E kam pasur dhe e kam edhe tani këtë mendim, pavarësisht se prej muajsh Presidenti Fatmir Sejdiu ndodhet nën presionin e PDK-së dhe të zotit Thaçi, për të organizuar sa më parë zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Miratimi që dhanë bashkërisht shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker, dhe shefi i OSBE-së, zotiWernerWnendt, mbi organizimin deri në fund të vitit të zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, nuk është gjithçka. Kjo mbështetet në logjikën e një analize jo vetëm të ngjarjeve aktuale e në zhvillim në Kosovë, por edhe të pasojave që mund të vijnë më vonë. Nuk duhet harruar se periudha pas zgjedhjeve shoqërohet me ndryshime të rendësishme në strukturat kryesore të administrates. Do të ketë rikompozim të qeverisë dhe të anekseve që janë në funksion të saj. Kjo do të çojë në lëvizjen e disa dhjetëra e ndoshta të disa qindra njerëzve të lëmive të ndryshme. Partia që do të fitojë zgjedhjet (gjithnjë në rastin kur mund të vijë një forcë e re politike në pushtet), do të sjellë në ekipin e ri ekspertët a militantët e saj, të cilët do të duhet të njihen me dosjet e problemeve të lëna nga administrata paraardhëse për një periudhë kohore që shkon nga 6 muaj deri në 1 vit. Kjo është, sipas praktikave botërore, koha më optimale për të cilën ka nevojë një administratë e re për të marrë plotësisht në dorë "frerët" e qeverisjes së ardhshme. Në këtë kuadër mund të thuhet se, në rast zgjedhjesh parlamentare në Kosovë, do të krijohet detyrimisht një lloj vakumi administrativ e qeverisës. Pasojat e këtij vakumi do të jenë me pasoja për Kosovën, po të kihet parasysh se administrata në Kosovë vuan së tepërmi nga mungesa e përvojës dhe nga eksperiencat afatgjata, pavarësisht se në radhët e saj ka shumë të rinj energjikë dhe plot ambicie. Kjo çështje bëhet akoma më e mprehtë, kur dihet se dosja kryesore dhe më madhore e qeverisjeve të deritanishme në Kosovë, që nga koha e konfliktit të armatosur të vitit 1999, ka qenë ajo për pavarësinë e Kosovës. Lënia e kësaj dosje hapur, në duart e disa qeverive, pavarësisht nga rrethanat, e ka zvarritur dhe shtyrë më tej arritjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Një efekt të ngjashëm do të kenë edhe zgjedhjet e reja për Parlamentin e ardhshëm të Kosovës. Veçse në këtë rast mund të bëhej një pyetje e thjeshtë: "çfarë të duhet pushteti, kur nuk ke shtetin"? *Ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

SHQIP 13

AUTOBIOGRAFIA

Biondja që çmendi yjet e rrokut. Muza e bardhë e Herisonit, Kleptonit, Lenonit dhe Xhegerit, që fillimisht u hapi rrugët e dashurisë e më pas ato të drogës

NE FAQEN 15

Klasike, popullore, humoristike, moderne, “ringtonet” tregojnë një pjesë të shijeve e zgjedhjeve tona

PJESE LIBRI

Zilet e telefonit, që na “spiunojnë”
uket si e pamundur, por ja që është e vërtetë. Ek spertët thonë se zilja e celularit tënd dhe mënyra e të komunikuarit me telefon flet më së miri për cilësitë e karakterit dhe zakonet e tua. Cila është zilja e celularit tuaj? Ndonjë këngë mallëngjyese, ndonjë kordë kitare, apo tingull që vjen nga xhungla? Psikologët bëjnë të ditur se lloji i ziles së celularit që ne zgjedhim, është pjesë e dijes sonë personale dhe e imazhit tonë për të cilin kujdesemi e të cilin e zgjedhim me shumë vëmendje. Ka shumë gjasa që duke zgjedhur zilen e celularit, në mënyrë të pandërgjegjshme përshfaqim edhe shijen tonë, sjelljen ndaj vetes dhe të tjerëve dhe sigurisht i rrëfejmë publikut për një pjesë të botës sonë të brendshme, të cilën sigurisht që jo të gjithë kanë mundësi të na e deshifrojnë, përveç ekspertëve. Mundësia për të zgjedhur një zile për çdo person që kemi në listën e emrave të aparatit, ose kartës, është një psikoterapi e vërtetë. Shpesh për persona të ndryshëm vëmë muzikë, ose edhe figura që i përshtatim duke shprehur qëndrimin tonë personal ndaj tyre, qëndrim që nuk na e merr vesh njeri. Kështu, për të dashurën mund të vemi foton e një princeshe dhe një melodi të bukur, ndërsa për shefin fotografinë e një derri dhe një melodi acaruese si vetë zëri i tij. Kësisoj, në mënyrë të pashmangshme celulari ynë kthehet në një rrëfyes të botës sonë të brendshme dhe karakterit sigurisht. Në rast se aparati juaj lëshon tinguj të muzikës klasike, ose fragmente nga opera të famshme, apo balete, kjo demonstron një tendencën tuaj për sensin e proporcionales...

Çdo zgjedhje që bëjmë rrëfen për tipare të karakterit D
FOTOKONTRAST

Ky është një palestinez që ka hyrë ilegalisht në Izrael për të punuar. Për të, vendi i punës është njëherazi edhe strehëza ku ngrys natën. Ditën thyen hekurishte, ndërsa natën qëndron nën qiell të hapur në këtë mbetje metalike të kthyer në shtrat. Të uritur e të pashpresë edhe nga mungesa e financimeve që perëndimorët ia ndërprenë Bregut Perëndimor, pas fitores së Hamasit, masë që në fakt dërrmoi vetëm popullin, sot 22 mijë palestinezë punojnë në Izrael ilegalisht. Ata bëjnë të gjitha punët e rëndomta që mund të ekzistojnë për një grusht të mjerë para

20 pyetje për Kosovën
(1)Më kanë pyetur shumë se “Çfarë e ardhme po i përgatitet Kosovës?”. Kam parapëlqyer të përgjigjem se çfarë e ardhme nuk do të dëshiroja t’i përgatitej. Nuk do të dëshiroja që “drejtësia e vonuar” të dalë “drejtësi e cunguar”. (2)Kur më kanë pyetur “Si e sheh Kosovën nën administrimin ndërkombëtar?”, jam përgjigjur: Kosova me emër, pa mbiemër. Kosova me territor, pa shtet. Kosova me parti politike, pa pushtet. Kosova me polici, pa siguri. Kosova me shpresë, në ardhmëni. (3)Në pyetjen se “Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria e Kosova”, jam përgjigjur: Të përbashkët kanë paaftësinë, në Shqipëri për “të mbajtur shtet”, në Kosovë për “të bërë shtet”. (4)Duke “më parë” si një “partizan të bashkimit kombëtar”, më kanë shtruar pyetjen: “A do të ndodhë dhe kur do të ndodhë Shqipëria etnike”? Jam përgjigjur: Shqipëria, kombëtarisht e cunguar. Kosova, me status të papërkufizuar dhe ende përfundimisht e paçliruar. Kosova Lindore, nga të huajt e sunduar. Shqiptarët në Maqedoni, nga liritë dhe të drejtat kolektive kombëtare të privuar. Shqiptarët në Mal të Zi, kombëtarisht të pakonsoliduar. Çamëria, pothuajse e harruar. Shqiptarët në Turqi, gati të asimiluar. Diaspora shqiptare, partiakisht e shpartalluar. Politika kombëtare, e pa unifikuar. Diplomacia shqiptare, e pa ...
NE FAQEN 19

Bukuroshi me dhunti këngëtari, që braktisi kapitalizmin për botën përtej “perdes së hekurt”

Një Elvis “i kuq” për komunistët
ean Rid konsiderohej i bukur si Robert Redford, qëndron te mbi kalë si Xhon Uein e këndonte si Elvis Presli. Kishte lindur në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kishte zgjedhur të jetonte në Gjermaninë Lindore. Ishte kjo arsyeja për të cilën më pas u kthye në “Elvisin e kuq”, hero në atë pjesë të botës që ndodhej përtej perdes së hekurt dhe në jug të ëndrrës amerikane. Kitarën dhe talentin e vuri në shërbim të lirisë e drejtësisë shoqërore, e shpalli veten marksist,

D

përzjeu revolucionin komunist me muzikën kauntri, ushqeu ëndrra e u zhgënjye. Skenar që do shërbente për një film të standardeve të larta. Dhe tani, 20 vjet pas vdekjes së tij, numërohen dy të tillë: dokumentari “Der rote Elvis”, i regjisorit të ri gjerman Leopold Gruen, i sapo dalë nëpër sallat e kinemave të Gjermanisë dhe filmi me metrazh të gjatë amerikan, mbi të cilin po punon regjisori Spilberg, me Tom Henks në rolin e protagonistit. Në fillimin e viteve ‘60... NE FAQEN 18

NE FAQEN 14

SHQIP 14
uket si e pamundur, por ja që është e vërtetë. Ekspertët thonë se zilja e celularit tënd dhe mënyra e të komunikuarit me telefon flet më së miri për cilësitë e karakterit dhe zakonet e tua. Cila është zilja e celularit tuaj? Ndonjë këngë mallëngjyese, ndonjë kordë kitare, apo tingull që vjen nga xhungla? Psikologët bëjnë të ditur se lloji i ziles së celularit që ne zgjedhim, është pjesë e dijes sonë personale dhe e imazhit tonë për të cilin kujdesemi e të cilin e zgjedhim me shumë vëmendje. Ka shumë gjasa që duke zgjedhur zilen e celularit, në mënyrë të pandërgjegjshme përshfaqim edhe shijen tonë, sjelljen ndaj vetes dhe të tjerëve dhe sigurisht i rrëfejmë publikut për një pjesë të botës sonë të brendshme, të cilën sigurisht që jo të gjithë kanë mundësi të na e deshifrojnë, përveç ekspertëve. Mundësia për të zgjedhur një zile për çdo person që kemi në listën e emrave të aparatit, ose kartës, është një psikoterapi e vërtetë. Shpesh për persona të ndryshëm vëmë muzikë, ose edhe figura që i përshtatim duke shprehur qëndrimin tonë personal ndaj tyre, qëndrim që nuk na e merr vesh njeri. Kështu, për të dashurën mund të vemi foton e një princeshe dhe një melodi të bukur, ndërsa për shefin fotografinë e një derri dhe një melodi acaruese si vetë zëri i tij. Kësisoj, në mënyrë të pashmangshme celulari ynë kthehet në një rrëfyes të botës sonë të brendshme dhe karakterit sigurisht. Në rast se aparati juaj lëshon tinguj të muzikës klasike, ose fragmente nga opera të famshme, apo balete, kjo demon-

NDRYSHE
PSIKOLOGJI

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

D

Më thuaj çfarë zileje i vë celularit të të them çfarë tipi je
Mundohuni ta gjeni veten mëposhtë
stron një tendencën tuaj për sensin e proporcionales dhe harmonisë. Duke gjykuar tipin e njeriut nga të tilla lloje zilesh, një psikolog mund të sugjerojë se bëhet fjalë për dikë që e bën gjithçka në mënyrën e duhur dhe gjithçka brenda tij rrjedh normalisht dhe këndshëm. Gjithashtu, një person i tillë e përballon më me lehtësi se të tjerët situatën e rënduar emocionalisht, apo atë depresive. Fjalia e preferuar e këtyre tipave është: “Duhet fjetur mbi problemin gjatë natës, në mënyrë që në mëngjes të zgjohesh me zgjidhjen e duhur”. Një rington klasik nuk do të thotë aspak se personi që e ka zgjedhur ka ndonjë lidhje të veçantë me muzikën klasike, apo me sferën e artit në përgjithësi. Në rast se telefoni juaj celular ka melodi me frekuenca të larta, melodi kitare, apo zilet standarde që i ka vetë aparati, kjo do të thotë se jeni një person që pëlqeni rregullin dhe besueshmërinë. Si rregull jeni një njeri i balancuar dhe kërkoni balancë, ekuilibër. Nuk doni që të tjerët t’ju konsiderojnë si një qenie që nuk keni vetëkontroll. Ndonjëherë brenda vetes i konsideroni të tjerët si më inferiorë ndaj jush, por këtë e bëni shumë rrallë. Meloditë humoristike nga filmat vizatimorë, refrene këngësh, apo tinguj kafshësh, janë preferencë e personave egocentrikë dhe tekanjozë. Duket se edhe ju nuk i pëlqeni këto cilësi te vetja, por nuk bëni asnjë përpjekje për t’i ndryshuar ato. Mënyra juaj e parapëlqyer e të sjellurit është ajo demonstrative. Në kërkesat dhe dëshirat tuaja jeni një maksimalist. Shpesh shijet tuaja janë shokuese për të tjerët dhe një pjesë e madhe e njerëzve që ju rrinë rrotull nuk janë dakord me zgjedhjet tuaja me statusin apo profesionin. Këtë kontradiktë e shpjegoni me argumentin se jeni një qenie e veçantë, që nuk pëlqeni turmën dhe masën, por vetëm atë që është me të vërtetë origjinale. Ka raste ama, në të cilat ndërgjegjësoheni se keni shkuar vërtet larg me shijet tuaja ekstravagante apo tendencën për t’u dukur. Muzika klasike e rrokut në celularin tuaj (si për shembull “The Doors”, “The Beatles”, “Rolling Stones”), tregon se në një masë të madhe injoroni normat e zakonshme, megjithatë nuk i kundërshtoni rregullat dhe zakonisht silleni konform tyre. Kjo përzgjedhje ndaj ringtonit tuaj tregon sigurisht se jeni një muzikëdashësh. Një melodi nga një film popullor tregon se jeni njeri i hapur dhe i parashikueshëm. Këngët e njohura të rrokut, që njihen nga të gjithë, ato të thjeshtat e të lehtat, tregojnë se personi që i ka zgjedhur pëlqen gjërat e reja, tendencat e reja. Hobi i tij është që njërin sy ta mbajë gjithmonë të fiksuar tek arritjet më të fundit në fusha të ndryshme. Një person i tillë nuk mërzitet lehtësisht, sepse gjithmonë gjen gjëra interesante për të bërë. Këngët nga koleksionet romantike, nga ato të viteve të kaluara, apo diskot e viteve ‘80 për shembull, tregojnë se jeni një sentimental konservator dhe një person që e doni shumë komfortin. Dëshironi një jetë me një ritëm paksa dembel e madje parapëlqeni edhe

Muzika klasike e rrokut në celularin tuaj (si për shembull “The Doors”, “The Beatles”, “Rolling Stones”), tregon se në një masë të madhe injoroni normat e zakonshme, megjithatë nuk i kundërshtoni rregullat dhe zakonisht silleni konform tyre

Në rast se telefoni juaj celular ka melodi me frekuenca të larta, melodi kitare, apo zilet standarde që i ka vetë aparati, kjo do të thotë se jeni një person që pëlqeni rregullin dhe besueshmërinë

Meloditë humoristike nga filmat vizatimorë, refrene këngësh, apo tinguj kafshësh, janë preferencë e personave egocentrikë dhe tekanjozë. Duket se edhe ju nuk i pëlqeni këto cilësi te vetja, por nuk bëni asnjë përpjekje për t’i ndryshuar ato

gjendjet depresive, të cilat i konsideroni si gjendje të shkaktuara nga ndjeshmëria juaj jo e zakonshme. Këngët moderne të tendencës në ringtonin tuaj janë pa dyshim tregues i mungesës suaj të shijes. Sapo dëgjoni një muzikë që është bërë e modës, kërkoni menjëherë ta vini në celularin tuaj, duke humbur kështu origjinalitetin dhe veçantinë, e duke u bërë si turma. Jeni një person impulsiv, që entuziazmohet menjëherë edhe nga gjëra të vogla fare, që gjithashtu qetësohet e ftohet shumë shpejt dhe ndryshon mendim vazhdimisht mbi të njëjtën gjë. Mënyra se si flasim në telefon mund të tregojë gjithashtu diçka në lidhje me ju. Nëse një person e mban celularin në dorë të djathtë dhe e vendos atë në veshin e djathtë, shpesh kjo do të thotë se ai është i sinqertë, i besueshëm dhe një person komunikues. Një person që sapo i bie zilja çohet në këmbë dhe flet në pozicionin ngritur, është njeri i drejtpërdrejtë dhe i përqendruar në bisedë. Dikush që e mban telefonin me shpatull, pasi duart mund t’i ketë të zëna me punë të tjera, tregon se personi me të cilin ai po flet ka një rëndësi të dorës së dytë dhe mbi të gjitha vetë ai është i prirur që telefonata të mbarojë sa më shpejt. Nëse e mban telefonin në dorën e djathtë, por e vendos në veshin e majtë, tregon që je një njeri pa shumë vlerësim për veten, por nëse ndërsa po flet në telefon, me dorën e lirë ke kapur kokën, atëherë kjo do të thotë se je në harmoni absolute me veten.

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 15

rrëfim

&mite
historia

Modelja bukuroshe, që në fillim fitoi zemrën e Xhorxh Herison, pastaj atë të mikut dhe kolegut të tij, Erik Klepton, shkoi në shtrat edhe me Xhon Lenon dhe Mik Xhager. Pikërisht për të, Klepton dhe Herison kompozuan këngët më të bukura dhe iu futën rrugës së drogës

Pati Boid, gruaja që çmendi yjet e rrokut
Historitë e patreguara në autobiografinë “Wonderful Today”
dhe sot që është 60 vjeç, Pati Boid të mahnit me ele gancën dhe bukurinë e saj. Është një grua tmerrësisht e bukur. Ishte pikërisht ajo që në vitet ‘60 çmendi pothuajse gjithë yjet e rrokut. Në atë kohë Pati ishte një nga modelet më të kërkuara, e para që veshi minifundin me firmën “Mary quant”, e destinuar për të bërë për vete shumë mite të muzikës, mes të cilëve: Mik Xhager dhe Keith Riçards të “Rolling Stones”, Xhon Lenon, Xhorxh Herison dhe Erik Klepton. Deri tani, Boid kishte refuzuar të tregonte të veçantat e historisë së saj të dashurisë, por këmbëngulja e shkrimtares së famshme britanike Peni Xhunior (autorja e biografisë së Princit Karl) dhe ofertës prej 1 milion sterlinash e bindi që të hidhte gjithçka në letër. Pikërisht në 23 gusht, në kryeqytetin britanik do të dalë në shitje edhe biografia “Wonderful Today”, një nga librat më të pritur të sezonit. Ja një pjesë nga historitë e patreguara të saj kur i madhi Erik Klepton i rrëfeu se e dashuronte dhe refuzimi i saj e bëri që të niste drogën. “Nuk mundem të jetoj pa ty”, i thoshte Erik. “Je i çmendur? Unë jam e martuar me Xhorxhin”, i përgjigjej Pati, vajza me këmbët e gjata dhe gjoksin e mrekullueshëm. Atëherë ai nxori nga xhepi një paketë, ma tregoi dhe më tha: “Nëse nuk vjen me mua, atëherë unë do të nis të pi nga kjo”. “Çfarë është?”, e pyeta. “Heroinë”, m’u përgjigj ai. “Mos u bëj budalla”, i thashë, ndërsa ai ma ktheu: “Jo, është pikërisht kështu, ka marrë fund”. Pastaj i dashuri i refuzuar iku “dhe nuk e pashë më për tre vjet, duke bërë atë që më kishte thënë më parë, u bë skllav i heroinës”. Por si ai, ne të gjithë pinim lloj-lloj gjërash: kokainë, marijuanë, stimulues, qetësues. Të gjithë ne pa përjashtim. Kështu e ka nisur rrëfimin e saj Pati Boid, ishmodelja bukuroshe, sot 60vjeçare, që tregon kujtimet e saj në librin me titull “Wonderful Today”, ku tregon se si Erik Klepton kompozoi për të “Layla”-n, ndërsa burri i

E

MODELE
Ishte pikërisht ajo që në vitet ‘60 çmendi pothuajse gjithë yjet e rrokut. Në atë kohë Pati ishte një nga modelet më të kërkuara

LIBRI
Në 23 gusht, në kryeqytetin britanik do të dalë në shitje edhe biografia “Wonderful Today”, një nga librat më të pritur të sezonit

saj, Xhorxh Harrison, ish-Bitëllsi, kompozoi “Something”, që në 40 vjet u kompozua në 150 versione dhe sipas Frenk Sinatrës “kjo është kënga më e bukur e dashurisë që ishte kompozuar ndonjëherë”. Për të mos folur pastaj për disa letra të dëshpëruara të Erikut, që dalin nga e kaluara: “E dashur Lajla, përse ekziston akoma? Mos ndoshta i shëmtuar jam një dashnor i gjorë, apo shumë i dobët? Nëse më do, më merr, unë tashmë jam i yti”. Por edhe burri nuk ishte më pak romantik se ai. “Xhorxh më këndonte gjithmonë këngën ‘Something’ në kuzhinë”, tregon Pati. Më pas, shton ajo, fshehurazi dilte nga kuzhina dhe shkonte në dhomën e gjumit me Maurin, gruan e Ringo Starit, me Krisin, gruan e Ronie Ud të “Rolling Stones” dhe shumë të tjera ( “Xhorxhin e tërhiqte shumë zoti hindu, Krishna, që rrethoj gjithmonë nga femra të reja. Kur u kthye nga India donte të ishte një lloj Krishna, një qenie shpirtërore me shumë konkubina). Po miqtë që e rrethonin? Një mori yjesh të tillë si: Paul, Ringo dhe Xhon, Brajan Epshtein, Keith Riçards, Xho Koker, Xhimi

Pejxh, murgj të vërtetë të frymëzuar nga Krishna e deri te doktor Xhon Rilei, dentisti personal i Xhorxhit, i cili i shërbente kafenë me LSD dhe Margaret, shërbëtorja që kur vinte për vizitë Xhon Lenon e priste gjithmonë me të njëjtën kërkesë: “Ke ndonjë nga ato ilaçet e tua të mira”. “Pastaj, vazhdon të tregojë Pati, e pastronte gjithë shtëpinë si e tërbuar”. Me pak fjalë: seks, drogë dhe rrok end rroll, sipas formulës së vjetër të një brezi të tërë në vitet ‘60-‘70. Melankoli, shkëlqim, harxhim dhe çmenduri, ëmbëlsi dhe elegancë. Çdo emër një kujtim dhe një shtrëngim në zemër, për të gjithë ata që i mbajnë mend dhe kanë moshën e duhur, por ndoshta edhe për ndonjë fëmijë apo nip që e njeh mirë historinë e rrokut, që njeh mirë emrat e mëdhenj të tij. Në vitin 1966, Pati, që ishte vetëm 21 vjeç, martohet me Xhorxh, një vit më i madh se ajo, ndërsa në vitin 1970 Pati dëgjoi për herë të parë Erikun, mikun më të mirë të Xhorxhit, që i këndoi “Layla”-n me fjalët “më shih në sy” dhe më pas iu hodh në krahë. “Ai donte të më çonte në një drejtim drejt të cilit unë nuk

doja të shkoja, por kur e kuptova që kisha frymëzuar një pasion dhe kreativitet të tillë, u shtanga. E kuptova se nuk rezistoja asnjë minutë më shumë pa të”, tregon Pati në “Wonderful Today”. Ajo vazhdon të tregojë më tej gjëra që askush nuk mund t’i kishte menduar se kishin ndodhur. Më vonë, në një festë Erik fërshëlleu në mes të një numri të madh të ftuarish, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të droguar. “Hej, çfarë po ndodh?”, tha Xhorxh. “Miku im, po ndodh ajo që unë dua gruan tënde, ndërsa ajo më do mua”, iu përgjigj Erik. Në të vërtetë, ky është vetëm fillimi i historisë. Pas vitesh të tëra tërhiq dhe lësho, takimesh klandestine në pyll dhe në shtëpi, dhe çmendurish të pafundme- si atë natë kur Erik dhe Xhorxh u “ndeshën”, me kitara në krah “si dy kavalierë të viteve ‘700", në një improvizim muzikor njëra pas tjetrës përpara të dashurës që i dëgjonte me kujdes -përshtypja ime ishte se kishte fituar Erik, shkruan ajo. Pastaj erdhën vitet e mundimshme: Xhorxh ishte shpesh “shumë depresiv... Merrte shumë kokainë dhe ishte pikërisht ajo që ndryshoi edhe personalitetin e tij. Po ashtu edhe Erik nuk po arrinte t’i ndante dot heroinën nga alkooli. Vila e tij në stilin gotik në “Friar Park”, me 25 dhoma gjumi ku kryqëzoheshin të gjithë, ishte një lloj “çmendine ku ne ishim tërësisht të dehur dhe të droguar”. Fundi i historisë, të paktën sipas asaj që Pati tregon në librin e saj, ishte në vitin 1974, kur Xhorxh i thoshte Ringos se dashuronte gruan e tij, ndërsa ajo i thotë Xhorxhit që do të largohej me Erikun, “që për mua kishte shkruar këngën më të bukur”. Më pas, fundi i përbashkët i të treve ishte rroku dhe vetëm rroku. Po ashtu, ajo nuk harron të tregojë se varësia nga droga dhe alkooli e bënë atë të dhunshëm dhe vetëm pas dhjetë vjet martese erdhi divorci. Thoshin se fakti që ajo nuk arriti t’i jepte një fëmijë ishte edhe shkaku i ndarjes, por Pati hedh poshtë gjithçka: “E dija që do më kishte detyruar të abortoja”, thotë ajo.

historia

KENGET
Në “Wonderful Today”, ajo regon se si Erik Klepton kompozoi për të “Layla”-n, ndërsa burri i saj, Xhorxh Harrison, ish-Bitëllsi, kompozoi “Something”

NDARJA
Varësia nga droga dhe alkooli e bënë atë të dhunshëm dhe vetëm pas dhjetë vjet martese erdhi divorci me Erik Klepton

SHQIP 16

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

TALK SHOW

SHQIPTAR FILM SHQIPTAR

KRIM

DOKUMENT UMENTAR DOKUMENTAR

TOP SHOW "ALEKSANDER LALO"
ORA 20.50
Permbledhje: Jeta e tij dhe veprimtaria artistike. Kenge nder vite dhe muzike filmi. Histori jetesore dhe aktuale. Miq, shoke, kolege dhe familjare rikujtojne castet me te bukura. Te ftuar: Irma Libohova, Luan Zhegu, Liljana Kondakci, Jorgo Papingji, Mikaela Minga, Alqi Kareco, Mevlan Shanaj, Roland Cene.

DOKUMENTARI DHE FILMI SHQIPTAR
Larmi, ngjyra dhe tradite. Ne Digi+ rikthehen, filmi dhe dikumentari shqiptar. Dokumentaret shqiptare me te zgjedhur, me xhirime te kohes qe ritregojne historine tone te vertete, sic e mbajne mend te gjithe. Filmat me te realizuar shqiptar. Personazhet qe kane lene gjurme ne memorjen e te gjitheve. Digi +, risjell kete vere kryeveprat e kinematografise shqiptare. Qe asgje te mos harrohet!

ÇDO TE PREMTE, ORA 21:00

NDJEKJE ME SHPEJTËSI TË LARTË
ORA 20:20
Ndjekjet me shpejtësi të lartë dhe rreziqet që mbartin, a janë një e keqe e domosdoshme për kapjen e kriminelëve? Një studim mbi ndjekjen më spektakolarë, efektin që kanë tek keqbërësi, pasojat që kanë sjellë kur kanë marrë fund dhe metodat më të fundit ku janë përfshirë dhe helikopterët dhe sistemet e kapjes së nxehtësisë njerëzore.

JETONI ME NATYREN, ARTIN, KULTURËN, HISTORINË…!
ORA 22:00
Historia e njerzimit. Historia e kultures dhe qyteterimit. Historia e botes dhe e gjithe gjallesave qe e popullojne. Historia e artit, e mjeshtave , e atyre qe qe e bene historine. Explorer 2 ju sjell historine ne vatrat tuaja. Explorer 2 ju sjell boten ne shtepite tuaja!! Gjithcka ne Explorer 2!!

PER TE GJITHE
06 00 Rosuel 06.45 Info 07.30 Good Morning Albania (ritransmetim GMA dt.11 gusht) 08.58 Programi i dites 09.00 Lajme 09.20 Moti 09.23 Horoskopi 09.30 Film Serial "Grate e Futbollisteve" pj.5, 6 (sez.1/5, 6) 11.00 Video Gazmore Amerikane (ritr.) pj.24 (12b) 11.28 TN Ritr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.24 11.58 Programi i dites 12.00 Lajme 12.20 Moti 12.25 TN Ritr. "Belissima" pj.104 13.25 Film Televiziv ritr. "Historia e Marylin Monroe " pj.2 14.58 Programi i dites 15.00 Lajme 15.30 Moti 15.35 Top Select Pr (direct) 17.00 TF Pr. " 100 Vitrinat " pj.964 17.28 Programi i dites 17.30 Lajmet 17.50 Moti 17.55 TN Pr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.25 18.30 TN Pr. "Belissima" pj.105 19.28 Programi i dites 19.30 Lajmet 20.10 Moti 20.15 Kamera Gazmore "Shah Mat" pj.6 20.50 Top Show "Aleksander Lalo" 23.00 Lajme 23.32 Moti 23.40 Film Serial "Sopranot" pj.6 (sez.4) 00.45 Lajmet e moti 01.10 Kamera Gazmore "Shah Mat" 6 01.55 Top Select (rit) 03.30 Lajme e moti 03.45 Muzike 07 00 Pakita 09 00 Senfild 10 00 Shpirtrat binjake 11 00 Jeta me Dasonin 12 00 Rosuel 15 00 Çeshtje gjyqesore 16 00 Cirku i diellit 17 00 Senfild 18 00 Jeta me Dasonin 19 00 Rosuel 20 00 Shpirtrat binjake 14 21 00 Dokumentar shqiptar: Pervjetor i lavdishem 21 30 Dokumentar shqiptar: Universiteti yne 22 00 Film shqiptar: Hije qe mbeten pas 23 30 Çeshtje gjyqesore 00 30 Rosuel 01 30 Shpirtrat binjake 02 30 Senfild 03 30 Jeta me Dasonin 04 30 Çeshtje gjyqesore 05 30 Rosuel

DOKUMENTAR

FEMIJET

8:55 9:20

Hoteli më i madh në botë Misteret e hënës/Lufta në 2020

7:00

Enigmat e Monumentit prej Guri 9:00 9:15 9:30 10:00 11:00 12:50 13:30 14:45 16:00 17:00 17:20 17:40 18:30 19:10 19:30 20:15 21:30 23:00 0:30 2:00 3:30 5:00 6:30 8:00 Ekart Shpëtimtarët Batfink 9/10 (Premierë) Dragon Ball 241-242 (Premierë) Sailor Moon Laki Luk Krishtlindjet e miushëve Shpëtimtarët e planetit-1 Bukuroshja e fjetur Ekart Shpëtimtarët Batfink 9/10 (Premierë) Sailor Moon Dragon Ball 241-242 (Premierë) Laki Luk Barbi në Feritopia Hulku Opopomos Aventura e vezës së pashkëve Bianka dhe Berni Aida e pemëve Bazil, miu dedektiv Bletëza Xhulia Tomi dhe Xherri

8:00 9:00

Në Kërkim të Atlantidës Gestapo

10:15 Dhoma e kontrollit-2 11:05 Vdekja e një kombi-1 12:40 Vdekja e një kombi-2 13:35 Mynih 1972 14:20 Katastrofat-3 14:50 Moti i egër-4 15:45 Drejtësia në kohë 16:15 Tuneli nën alpe 17:05 Dosjet UFO/Paranormale të KGB-3 17:55 Planetet-7 18:45 Motoçikletat klasike 19:30 Njeriu i rrezikut-2 20:20 Ndjekje me shpejtësi të lartë 21:00 Çmimi i gjakut-2 (Premierë) 22:00 Shërbimi sekret Mossad 22:55 Serfi ekstrem 23:45 Kumbarët-8 0:40 1:30 2:25 3:15 4:10 5:00 5:55 6:45 7:40 8:35 Dangerzone-5 Aeroporti i Hong Kongut Xhiro e çmendur-2 Krimet e kultit Zjarre të mendjes-4 Planetet-5 Kantieri detar më i madh në botë Rrëmbyesit Metrotë në SHBA Planeti i tërbuar - El Nino

10:00 Lufta e Vietnamit 11:00 Korporatat 12:00 Portat e Ferrit 13:00 Zogjtë e Tendës 14:00 Madona, Seks Bombë 15:00 Djemtë e Bindur 16:00 Shkrimtarë & Qytete të Mëdha, Majemi 17:00 Hollanda në Explorer 2, Pj. 1 18:00 Mbretëresha 80 vjeçare 19:00 Një vit në Eksmor, Pj. 5 20:00 Elvis Presli, Pj. 5 21:00 Bota e Gjallë e Amerikës së Jugut, Pj. 5 22:00 Hollanda në Explorer 2, Pj. 2 (Premierë) 23:00 Planeti Tokë, Pj. 7 0:00 1:00 2:00 Mos e Harroni Alamon Majkëll Rokfeller Mallkimi i Mermerit të Elginit 3:00 4:00 5:00 6:00 Thesaret e Thellësive Histori Pinguinësh Atlantida në Ande Bota e Gjallë e Amerikës së Jugut, Pj. 3

8:00 8:30 9:00 9:30 11:00 13:00 14:30 16:05 17:40 19:10 20:45 22:10 0:30 2:00 4:00 5:30 7:00

Bernie Mac Show eps 20 Doinosauret eps 25 Tribu eps 24 Sfida per nje nate Loja me e bukur Rrefimet e nje adoleshenteje Nusja e princit Turbo Bugsy Malone Endrra e Kalvinit Danstoni Harri Poter dhe guri filozofik Sfida per nje nate Loja me e bukur Rrefimet e nje adoleshenteje Turbo Kendojme e kercejme

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

SHQIP 17

CINEMA AUTOR

DRAMË/ THRILLER

KOMEDI/AVENTURË

DRAMË FAMILJARE

SHTRIGAT E ISTUIKUT
ORA 21:30
Aktoret: Jack Nikolson, Susan Sarandon, Michelle Pfeiffer, CHER. Përmbajtja: Djalli zbret mes njerëzve të Istuikut me një qëllim; të lërë trashëgimtarin e tij dhe kandidatet do të jenë tre gra të cilave dëshirat do t'ju kushtojnë shtrenjtë. Komedi e zezë. Fitues i cmimit BAFTA.

RRËFIMI
Ora 21:00
Regjia: Anthony Page Aktorë: Richard Burton, Dominic Guard, Dai Bradley, Andrew Keir, etj. At Goddard ka vite që është veshi i Zotit për rrëfimet që bëjnë nxënësit në një shkollë katolike. Benjamin Stanfield do t'i rrëfejë atij se ka vrarë aksidentalisht shokun e tij dhe e ka varrosur në pyll. At Goddard do të fillojë hetimet. Ruajtja e sekretit të rrëfimit dhe krimi jashtë dhomës së rrëfimit do të trondisin ekzistencën e priftit.

HAROLDI DHE KUMARI NË KËSHTJELLËN E BARDHË
Ora 21:30
Regjia: Danny Leiner Aktorët: John Cho, Kal Penn Dy njëzet vjeçarë, njëri koreano-amerikan dhe tjetri indiano-amerikan janë shokë dhome në kolegj. Ata bëjnë një udhëtim që u ndryshon jetën duke kërkuar në të gjithë Nju Xhersin për hamburgerat e Kështjellës së Bardhë.

HUMBJA E PAFAJËSISË
ORA 23.00
Aktorët: Shannen Doherty, Kevin Dillon, Dixie Carter Regjia: Bill L. Norton Përmbajtja: Bazuar në histori të vërtetë. Drama e një çifti të ri që akuzohet për vrasje kur i rrëmbejnë të bijën 8-vjeçare nga shtëpia. Periudha më e keqe e jetës së tyre nis në momentin e zhdukjes së saj.

KINEMA
HORROR DRAMË ROMANTIKE

SPORT
KALENDARI SPORTIV KALENDARI SPORTIV
E PREMTE 10 GUSHT 2007 1. Stuttgart - Schalke 04 Ora 20:30 P1 E SHTUNE 11 GUSHT 2007-08-08 1. Sunderland - Tottenham Ora 13:45 P1 2. Bayern M - Hansa Rostock Ora 15:30 P2 3. Bochum - Werder B. Ora 15:30 P3 4. Bolton - Newcastle Ora 16:00 P1 5. Toulouse - Lyon Ora 17:10 P4 6. Aston Villa - Liverpool Ora 18:15 P1 Finale Superkupa E Spanjes 7. Sevilla - Real Madrid Ora 22:00 P1 E DIEL 12 GUSHT 2007-08-08 1. Arsenal - Fulham Ora 13:00 P1

HOROSKOPI
Dashi – Nëse nuk keni bërë gjë për të shkarkuar sasinë e adrenalinës që keni në trup, sot me gjashtë planetë në shenjë do të shpërtheni. Hidhuni në sulm me gjithë pasionin tuaj, erotizmin, tërheqjen. Ju adhurojnë të gjithë në këtë periudhë.

AKREPAT
ORA 23.00
PERMBAJTJA: Kur një specie akrepësh të krijuar gjenetikisht transportohen nga një qendër kërkimi në Australi drejt një shoqërie farmaceutike amerikane, rastësisht insektet dalin në ajër të parafinuar dhe nisin të pësojnë ndryshime në formë dhe madhësi.

JASHTË ÇDO PARASHIKIMI
21 ORA 21.30
Aktorët: Goldie Hawn, Kurt Russell, Christine Lahti. Regjia: Jonathan Demme Përmbajtja: Goldie Hawn, Kurt Russell, Christine Lahti, kandidate për Oskar dhe Globin e artë. Një grua, e detyruar të fillojë punë pasi i shoqi niset në luftë pas tragjedisë së Pearl Harbor-it, do të njihet dhe dashurohet me një djalë, gjë e cila do t'i ndërlikojë edhe më shumë ngjarjet.

DASHI

PESHORJA
Peshorja – Hëna pezullon disa çështje që nuk po arrini dot t’i zgjidhni. Mos harroni se jeni vetëm ju që vendosni për veten tuaj dhe askush tjetër. Një dozë e lehtë nervozizmi ju shqetëson më shumë seç duhet. Mos u mërzitni, do kalojë.

DEMI
Demi – Hëna ju mbron duke ju shtyrë të përjetoni pozitivisht çdo lloj situate. Por duhet të mos harroni pesë planetët e tjerë në kundërshti me shenjën tuaj, që ju japin ndjesinë e bllokimit dhe paaftësisë për t’u shprehur në mënyrën e duhur.

AKREPI
Akrepi – Urani në shenjë u jep jetë disa ndjesive të bukura, përfshirë dhe të ndjerit i përshirë nga dikush. Duhet të luftoni kundër asaj çka ndjeni, ose të dorëzoheni e të vini në evidencë gjithçka, që në fund të fundit nuk është keq.

BINJAKET
Binjakët – Që sot mund të përballni me më shumë qetësi udhëtimet e zhvendosjet. Janë të favorizuara të gjitha llojet e komunikimit dhe kështu mund të shkoni larg. Ndjeni lëkundje në sektorin financiar, ndaj organizohuni më mirë.

SHIGJETARI
Shigjetari – Sot dita do shkojë më mirë e do keni dëshirë për të vepruar. Mund të lëvizni poshtë e lart, duke dalë dhe nga kufijtë e zakonshëm. Shumë të mira mundësitë për të udhëtuar. Të favorizuara edhe kontaktet me jashtë.

AKSION

KOMEDI

GAFORRJA
Gaforrja – Hëna kthehet në shenjën tuaj, duke ju dhuruar qartësi e optimizëm. Një çështje e rëndësishme duhet përballuar me shumë diplomaci. Nëse keni në plan të niseni për pushime, ju pret një periudhë e shkëlqyer si për argëtim, ashtu edhe për relaksim.

BRICJAPI
Bricjapi – Dielli në kundërshti ju shtyn të konfliktoheni me partnerin apo kolegët. Humori juaj është jo fort i mirë, ndiheni sikur nuk ju kuptojnë dhe vlerësojnë mjaftueshëm. Përpiquni të kuptoni nëse ky është vërtet realiteti, apo është vetëm një ide e juaja.

TANGO DHE KESH
ora 21:30
A KT O R E T: Sylvester Stallone, Kurt Rusell. PERMBAJTJA: Dy policë super rivale që do të detyrohen të bashkepunojnë per te organizuararratisjen e tyre nga burgu, e per t'u vënë më pas në ndjekje të kriminelit që ua punoi.

E LEHURA
ora 19:30
AKTORET: George Clooney, Nicole Kidman PERMBAJTJA: Një komedi për njerëzit që s'arrijnë të përshtaten. Një veterinere do të përfshihet në një marrëdhenie me një klient me probleme martesore, bashkëshortja e të cilit ka filluar të sillet si qen.

2. Chelsea - Birmingham Ora 14:30 P2 3. Man Utd - Reading Ora 17:00 P1 4. Nurnberg - Karlsruher Ora 17:00 P2 Ora 18:00 P3 Ora 21:00 P1

S
5. Metz - Lille 6. Lens - Psg

uper port

LUANI
Luani – Me katër planetë pozitivë në shenjën tuaj, përgatituni të jetoni ditë të vrullshme, të mbushura me pasion e dashuri. Lëreni zemrën të shkojë ku dëshiron, keni nevojë për dashuri tipike adoleshentësh, ku të gjeni edhe një sens.

UJORI
Ujori – Edhe Venusi kalon në kundërshti, duke ju sfiduar në sferën e dashurisë dhe ndjenjave. Gjithçka që i përket jetës në çift, apo në shoqëri, sot është vënë nën një lente zmadhimi. Nëse nuk keni energji për ta shpenzuar kot, mos humbisni shpirtin tuaj të paktën.

VIRGJERESHA
Virgjëresha – Marsi është në kuadraturë me shenjën tuaj, ndaj nuk duhet të kërkoni shumë nga vetja. Nëse mundeni, nisuni për pushime, duke u larguar kështu totalisht nga përgjegjësitë.

PESHQIT
Peshqit – Marsi shtyn të lindurit e dhjetëditëshit të parë të marrin vendime që më pas nuk mund t’i përmbushin. Ditë e mirë për t’u shprehur ndjenjat dhe emocionet të tjerëve.

SHQIP 18

NDRYSHE

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

muzikë

&politikë

Nga Berlini në Mongoli është një hapësirë e stërmadhe që e adhuron, ndërsa në Amerikë e hedhin poshtë, duke i vënë damkën e tradhtarit e të oportunistit. Në vitin 1972– kur Lufta e Ftohtë arriti kulmin –vendos të shkojë për të jetuar në Gjermaninë Lindore. Në fakt është dashuruar pas një aktoreje gjermane, nga e cila pret edhe një fëmijë. Mund të jenë këto arsyet kryesore për të cilat vendos të shkojë pas bashkëshortes. Është një romantik paksa naiv, por edhe njeri që e kërkon me çdo kusht suksesin. Ka kuptuar më së miri që në këtë vend do ta ketë, madje me bollëk

Një Elvis “i kuq” për komunistët
D
ean Rid konsiderohej i bukur si Robert Red ford, qëndronte mbi kalë si Xhon Uein e këndonte si Elvis Presli. Kishte lindur në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kishte zgjedhur të jetonte në Gjermaninë Lindore. Ishte kjo arsyeja për të cilën më pas u kthye në “Elvisin e kuq”, hero në atë pjesë të botës që ndodhej përtej perdes së hekurt dhe në jug të ëndrrës amerikane. Kitarën dhe talentin e vuri në shërbim të lirisë e drejtësisë shoqërore, e shpalli veten marksist, përzjeu revolucionin komunist me muzikën kauntri, ushqeu ëndrra e u zhgënjye. Skenar që do shërbente për një film të standardeve të larta. Dhe tani, 20 vjet pas vdekjes së tij, numërohen dy të tillë: dokumentari “Der rote Elvis”, i regjisorit të ri gjerman Leopold Gruen, i sapo dalë nëpër sallat e kinemave të Gjermanisë dhe filmi me metrazh të gjatë amerikan, mbi të cilin po punon regjisori Spilberg, me Tom Henks në rolin e protagonistit. Në fillimin e viteve ‘60, Dean Rid është një djalë i pashëm, me një krifë të dukshme mbi ballë e me zë modest– sipas gjykimit të diskografëve –që provon të arrijë suksesin si këngëtar, por pa kurrfarë rezultati. Pas dështimit të parë zhvendoset në Amerikën e Jugut. Publik tjetër dhe tjetër raport me suksesin: zëri i ndjeshëm e trupi i bukur elektrizojnë publikun femëror. Rid ia del të mbushë stadiumet e Kilit e të Argjentinës, i bën të pranishmit t’u mbushen sytë me lot me këngën “Venceremos” dhe arrin të shesë miliona disqe. Njëherësh zbulon edhe varfërinë e padrejtësinë sociale. Tronditet dhe ndërron drejtimin e jetës: zgjedh të impenjohet politikisht e bëhet komunist, pasi “nuk mjafton të këndosh ndonjë këngë të bukur, por duhet të marrësh pjesë aktivisht në luftën për paqe botërore e çlirim të kombeve”. Kështu ndodh që bëhet një aktivist i luftës për paqe e barazi, proteston me të gjitha mënyrat kundër politikës imperialiste të vendit të vet, merr pjesë si i deleguar në Kongresin për Paqe Botërore të mbajtur në Helsinki, nis turne koncertesh në Bashkimin Sovjetik, mbështet aktivisht kandidaturën e Salvadior Aliendes dhe luftën e Arafatit. Në Liban lejon ta fotografojnë me kitarë e kallashnikov në duar, arrestohet në Santiago, pasi merr pjesë në një marshim përpara ambasadës amerikane në këtë vend, duke mbajtur në njërën dorë flamurin amerikan, ndërsa në tjetrën një kovë me ujë “për ta pastruar nga gjaku i civilëve të vrarë në Vietnam”. Nga Berlini në Mongoli është një hapësirë e stërmadhe që e adhuron, ndërsa në Amerikë e hedhin poshtë, duke i vënë damkën e tradhtarit e të oportunistit. Në vitin 1972– kur Lufta e Ftohtë arriti kulmin –vendos të shkojë për të jetuar në Gjermaninë Lindore. Në fakt është dashuruar pas një aktoreje gjermane, nga e cila pret edhe një fëmijë. Mund të jenë këto arsyet kryesore për të cilat vendos të shkojë pas bashkëshortes. Është një romantik paksa naiv, por edhe njeri që e kërkon me çdo kusht suksesin. Ka kuptuar më së miri që në këtë vend do ta ketë, madje me bollëk. Duke mos u besuar syve për këtë fat që u trokiste në derë, një element i mrekullueshëm për imazhin e vendit komunist,

Talenti amerikan la Shtetet e Bashkuara për të kënduar në vendet e Bashkimit Sovjetik, duke u kthyer në krenarinë e nomeklaturës komuniste. Së fundmi, Spilberg ka vendosur t'i dedikojë një film
krerët e lartë të partisë i krijojnë të gjitha lehtësirat e mundshme, duke ia bërë gjithçka fushë me lule: vilë në bregun e një liqeni të mrekullueshëm, liri të plotë për të udhëtuar, filma, disqe, koncerte. Disku i parë singëll, i prodhuar nën etiketën “Ddr Amiga”, ka si kopertinë një foto të tijën, me kapele kauboji e me një ujëvarë në sfond. Në pjesën e prapme shkruhej: “Arti, kënga - duhet të jenë gjithnjë armë”. Ana tjetër e medaljes është instrumentalizmi i plotë i këngëtarit: Rid duhet të përshëndesë me grushtin lart “Ditën e Solidaritetit”, të këndojë në festat zyrtare të rinisë komuniste, të bashkëpunojë me shërbimin famëkeq gjermano-lindor, Stasi. Është peng i pushtetit, që e përkëdhel po aq shumë sa

e përdor. Kur në vitin ‘76, pas një koncerti në Këln këngëtarit Volf Bierman i ndalohet rikthimi në Berlinin Lindor- i përzënë nga Republika Demokratike Gjermane “për shkeljen e detyrave qytetare” -dhe dhjetëra artistë nënshkruajnë një peticion proteste kundër qeverisë, Rid nuk shfaqet fare në skenë. Vazhdon të këndojë këngë mbi vëllazërinë e barazinë socialiste, ndërkohë që disidentët futen në burgje apo humbasin vendet e punës. Vijnë vitet ‘80 dhe ylli i tij nis të mos shkëlqejë si më parë. Regjimi nuk e ka lejuar të bëjë përpara artistikisht. Tashmë është kristalizuar në këngë të mbetura jashtë hapit të kohës. E ftojnë gjithnjë e më pak, ndërkohë që të pranishmit janë gjithë e më të paktë. Stasi e mban nën vëzhgim që nga çasti kur dialogoi ashpër me një polic, i cili e ndaloi në rrugë për kalimin e limitit të shpejtësisë: “Përse e latë të shkonte makinën e zezë që më parakaloi me 160 në orë? Ky është shtet fashist. Po më vjen edhe mua në majë të hundës, njëlloj si 17 milionë banorët e tjerë të këtij vendi”. Rid nisi të ndiente nostalgji për vendlindjen, dëshironte të kthehej e të bëhej senator në Kolorado. E ka humbur dukshëm lidhjen me realitetin. “Nuk na pëlqen që njerëzit tanë të shkojnë jashtë e të flasin keq për ne”, thotë në dokumentarin e Gruen një mik i vjetër i këngëtarit që mund ta ndihmojë, por nuk e bën. Rid tashmë është 46 vjeç dhe nuk sheh më të ardhme përpara. I trishtuar, nën depresion, pas grindjes së radhës me bashkëshorten, mbledh plaçka e ikën nga shtëpia. “Do shkoj atje ku më duan”, i thotë gruas. Trupi i tij pa jetë gjendet pak ditë më pas, më 31 gusht të vitit 1986, në bregun e një liqeni. Ka vrarë veten, por për shërbimet sekrete bëhet fjalë për një “aksident tragjik”. Mirëpo janë të shumtë ata që mendojnë se bëhej fjalë për një komplot ku qenë përfshirë shërbimet e fshehta amerikane, sovjetike e gjermano-lindore. Një legjendë që u qartësua vetëm pas hapjes së arkivave sekrete: në dosjen e Dean Rid gjendej një letër lamtumire prej 15 faqesh.

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 19

libri

&Kosova

Shumë pyetje më janë bërë dhe vazhdojnë të më bëhen rreth Kosovës dhe çështjes shqiptare. Prej më “të lehtave”, deri tek ato “më të vështirat”. U jam përgjigjur të gjitha pyetjeve “në mënyrën time” që, në mos asgjë tjetër, ka ofruar një origjinalitet në formë dhe në përmbajtje

20 pyetje për Kosoven dhe çështjen shqiptare
(Nga libri në dorëshkrim, “Intervistë me vetvetën”)
ESAT STAVILECI

(1)Më kanë pyetur shumë se “Çfarë e ardhme po i përgatitet Kosovës?”. Kam parapëlqyer të përgjigjem se çfarë e ardhme nuk do të dëshiroja t’i përgatitej. Nuk do të dëshiroja që “drejtësia e vonuar” të dalë “drejtësi e cunguar”. (2)Kur më kanë pyetur “Si e sheh Kosovën nën administrimin ndërkombëtar?”, jam përgjigjur: Kosova me emër, pa mbiemër. Kosova me territor, pa shtet. Kosova me parti politike, pa pushtet. Kosova me polici, pa siguri. Kosova me shpresë, në ardhmëni. (3)Në pyetjen se “Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria e Kosova”, jam përgjigjur: Të përbashkët kanë paaftësinë, në Shqipëri për “të mbajtur shtet”, në Kosovë për “të bërë shtet”. (4)Duke “më parë” si një “partizan të bashkimit kombëtar”, më kanë shtruar pyetjen: “A do të ndodhë dhe kur do të ndodhë Shqipëria etnike”? Jam përgjigjur: Shqipëria, kombëtarisht e cunguar. Kosova, me status të papërkufizuar dhe ende përfundimisht e paçliruar. Kosova Lindore, nga të huajt e sunduar. Shqiptarët në Maqedoni, nga liritë dhe të drejtat kolektive kombëtare të privuar. Shqiptarët në Mal të Zi, kombëtarisht të pakonsoliduar. Çamëria, pothuajse e harruar. Shqiptarët në Turqi, gati të asimiluar. Diaspora shqiptare, partiakisht e shpartalluar. Politika kombëtare, e pa unifikuar. Diplomacia shqiptare, e pa emancipuar. (5)Shpesh më pyesin se “Çfarë do të bëhet me Mitrovicën”. Përgjigjem se “nuk di ta këndoj këngën e Shkurte Fejzes: Jo, nuk ndahet Mitrovica”. (6)Më kanë shtruar pyetjen: “Pse nuk jam ‘pozicionuar’ në ndonjë parti politike”. Jam përgjigjur: “Nuk dua të jem me asnjërin, sepse dua që të jem me të gjithë”. (7)Kur më pyesin se “përse nuk po formoj një parti të re politike”, ua kujtoj “vargun që nuk desha ta

“Çfarë nuk kemi mësuar ne shqiptarët nga jeta” ”Nuk kemi mësuar se duhet ditur kur është mjaft, prandaj shumëkush Studiues, akademik është shurdhuar duke i dëgjuar duartrokitjet në adresën e tij, në mënyrë që, më vonë, të mos i dëgjojë fërshëllimat”
shkruaj”: Vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, shtatëdhjetë e katër parti; po të bëhej me shumë parti, a me çifteli, ne shqiptarët, të parët, në Hënë do t’kishim mbërri! (8)Më pyesin: “Pse nuk e kritikon më ashpër pushtetin”? Përgjigjem se “pushteti është alergjik me kritikën; sa më e ashpër që është kritika, alergjia bëhet më e madhe”. (9) Kur më pyesin “për ditën më të lumtur për shqiptarët”, përgjigjem shkurt: ”Nesër”. (10)Në pyetjen se “Çfarë nuk kemi mësuar ne shqiptarët nga jeta”, përgjigjem: ”Nuk kemi mësuar se duhet ditur kur është mjaft, prandaj shumëkush është shurdhuar duke i dëgjuar duartrokitjet në adresën e tij, në mënyrë që, më vonë, të mos i dëgjojë fërshëllimat”. (11)Më kanë pyetur: “Çfarë do të bëhej me politikanët nëse do të paguheshin sipas rezultateve të punës”? Jam përgjigjur se “do të bëheshin rast social”. (12)Kur, në një rast, jam shprehur se për shqiptarët të gjithë autobusët, në të gjitha ulëset do të duhej të mbanin numrin 1, në pyetjen se “pse do të duhej që të

gjitha ulëset të mbanin numrin 1”, jam përgjigjur për shkak se “shqiptarët duan të jenë vetëm të parët dhe se nuk (para)pëlqejnë të jenë të dytët”. (13)Shpesh më pyesin se “me çka është e përmbushur jeta e shqiptarëve”. Përgjigjem se “gjysma e jetës është e përmbushur me dëshira, e gjysma tjetër me pakënaqësi për mospërmbushjen e tyre”. (14)Shumë duan të kuptojnë “pse të panjohurit ‘ia mësyjnë’ politikës”. Përgjigjem: “Për shkak se vetëm në politikë Askushi bëhet Dikushi”. (15)Më kanë shtruar pyetjen: “Çka do të bëjmë nëse nuk do të dimë të menaxhojmë pavarësinë (eventuale) në Kosovë”? Kam dhënë përgjigjen se “nëse nuk do të dimë të menaxhojmë pavarësinë (eventuale), do ta japim me qira”. (16)Kur më kanë pyetur: “Pse ne shqiptarët dalim të pabalancuar politikisht në botë”? Jam përgjigjur: “Për shkak se ulemi në tryeza ndërkombëtare, pa pranuar të ulemi në sofra kombëtare”. (17)Në pyetjen se “çka nuk do të duhej që të lejonim ne shqiptarët”, përgjigjem: “Nuk do të duhej që të lejonim që nga njëra anë të rritemi si popull, dhe nga ana tjetër të rrudhemi si komb”. (18)Kur më pyesin: “Pse aq shumë theksoj nevojën e ndërkushtëzimit të pjesëve të copëzuara të çështjes shqiptare”? Përgjigjem se “pa qenë mirë në Shqipëri, nuk bëhet mirë në Kosovë; pa u bë mirë në Kosovë, nuk mund të jetë mirë as në Shkup, Tetovë e Kumanovë; as në Medvegje, Preshevë e Bujanoc; as në Plavë e Guci, as në Malësi”. (19)Më pyesin se “si duhet t’u përgjigjemi miteve serbe për Kosovën”. Përgjigjem: “Me të vërtetën se transplanti serb është bërë në trup të huaj dhe se fëmija që përkundet në djep është fëmijë i huaj”. (20) “A dimë ne se ku fillojnë dhe ku përfundojnë angazhimet e të huajve në Kosovë dhe se ku duhet të fillojnë angazhimet tona”? Kjo është prej pyetjeve të shpeshta që më kanë bërë. Jam përgjigjur se “bashkësia ndërkombëtare nuk është nëna që lind foshnjën në Kosovë. Ajo është vetëm mamia që e bën më të lehtë lindjen”. (www.Esat.Stavileci.com)

SHQIP 20

NDRYSHE

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

dashuri

&interesa

E domosdoshme është të frekuentosh klube dhe festa VIP, por të kujdesesh edhe për paraqitjen e jashtme, sepse për burrat, të jesh tërheqëse në momentin e parë, është shumë e rëndësishme. Le t’i marrim me radhë...

Sekretet për të vënë kurorë me një të pasur
ë martohesh me të pasur, në gjendje që të të garan tojë gjithçka për të pasur një jetë sa më të mirë, është ëndrra e shumë beqareve/ëve sot. Në fund të fundit, kush nuk do të donte të shijonte mrekullinë e Ibizës, San Tropesë apo plazheve të mrekullueshme të Sardenjës? Nëse nuk mund t’i plotësosh vetes ndonjë nga këto dëshira, cila është zgjidhja më e mirë? Padyshim që në krah të kesh një milioner. Atëherë lind pyetja: Si mund të martohesh me një milioner, për të jetuar përgjithmonë e pasur dhe e lumtur? Cili është sekreti që na bën të mos e ngremë më dorën dhe të mos na mungojë asgjë gjatë gjithë jetës? Eh, është pikërisht dilema që ngërthen shumë femra, madje dhe shumë meshkuj sot. Në fakt, këtë pyetje shtroi edhe para shumë vitesh biondja seks-simbol më e dashur për Amerikën, Merlin Monroe, në filmin “Si të martohesh me një milioner”. Por zgjidhja ekziston. Në të vërtetë, revista “Times” është ajo që na propozon hapat që duhet të ndjekim për t’u martuar me një miliarder, ose një miliardere. E përditshmja prestigjioze britanike nuk ka nguruar të hartojë një listë rregullash, si për gratë, ashtu edhe për burrat, me qëllimin e vetëm: të martohesh me një milioner. Truket Atëherë mbani shënim. E rëndësishme është të frekuentosh klube dhe festa VIP, por të kujdesesh edhe për paraqitjen e jashtme, sepse për burrat, të jesh tërheqëse në momentin e parë është shumë e rëndësishme. Le t’i marrim me radhë. Para së gjithash, truku kryesor qëndron te të frekuentuarit “gjahun” dhe kjo nënkupton që të shkosh në të njëjtat lokale, ta takosh në klubet e tenisit, golfit, të frekuentosh evenimente të tilla ku zakonisht shkojnë shumë njerëz VIP-a, si hapja e galerive të artit, teatrove etj. Po ashtu, shumë e rëndësishme është që të zhytesh në jetën e përditshme të tij, ndoshta duke u zhvendosur për të jetuar në ndonjë zonë afër shtëpisë së tij, në mënyrë që të hartoni skenarin sikur takoheni rastësisht në lokalin më të afërt për të pirë një kafe. Për këtë këshillë është i vlefshëm fakti se ju duhet patjetër të shkoni për të jetuar në zona të njohura historikisht si të pasurish, duke u miqësuar menjëherë dhe duke i detyruar ata t’ju ftojnë në festat që mund të organizojnë, ku do të jenë të pranishëm fëmijët, nipërit, mbesat apo të tjerë të sërës së tyre. Vërtet një mundësi e mirë për t’u prezantuar me njerëz të pasur. Paraqitja e jashtme Natyrisht, nënvizon “Times”, duhet të jesh shumë tërheqëse për t’i rënë në sy një miliarderi beqar, ndaj është e këshillueshme që të bëhen “investime” të mëdha për të përmirësuar pamjen tuaj fizike, e nëse jeni mashkull, të mendjes suaj. Nëse jeni të disponueshme, tërheqëse dhe që bini dukshëm në sy, miliarderi herët apo vonë do të jetë i juaji. Por gazeta jep edhe disa këshilla paralajmëruese. Kështu, sipas saj, gjithçka bëhet më e vështirë, pasi ai ju

T

Të martohesh me një të pasur është një punë, dhe për disa madje një punë që u jep shumë kënaqësi, por gjithsesi është një punë... A nuk kanë të gjithë të drejtë të punojnë?

ka gjuajtur. “Pra, një burrë i pasur, nëse është vetëm, ka kaluar periudha shumë të vështira, që i kanë helmuar shpirtin, ndaj ju duhet të dini të vepronin me mjeshtëri, sepse kjo do të thotë që, nëse keni vendosur të martoheni me një miliarder, duhet të bëni gjithçka që ai do. Me pak fjalë, të bëhesh përsëri shumë elegante, pasi ke sjellë në jetë një fëmijë, sepse shpesh do të duhet ta shoqërosh nëpër darkat e mërzitshme të punës, nën shoqërinë e njerëzve aspak të këndshëm, ndërkohë që dëshira juaj e vërtetë do të ishte ajo e të qëndruarit në shtëpi para televizorit. Jo të gjitha janë të afta ta bëjnë këtë, ndaj është e rëndësishme që të dini t’i organizoni gjërat që në fillim. Për një mashkull që është lidhur me një grua të pasur dhe të vetmuar, “Times” stilon disa këshilla specifike: pas flirtit me instruktorin e tenisit apo fitnesit, një grua e pasur dhe në karrierë kërkon diçka më shumë, domethënë një burrë të paraqitshëm, interesant dhe që është i denjë për të qenë babai i ardhshëm i fëmijëve të saj. Kështu, nëse kjo gjë ju intrigon, atëherë mos harroni t’i vini menjëherë në praktikë këto këshilla vërtet të vlefshme, duke vepruar shpejt dhe me zgjuarsi, në mënyrë që mashkulli i pasur të cilin ëndërroni, të bëhet i juaji. Të martohesh me një të pasur është një punë, dhe për disa madje një punë që u jep shumë kënaqësi, por gjithsesi është një punë... A nuk kanë të gjithë të drejtë të punojnë? Po pasi ke arritur qëllimin? Nëse keni pasur fat dhe gjithçka ka ecur ashtu siç duhet, pas martese është e nevojshme të planifikosh para kohe jetën tënde, mundësinë e ndonjë divorci të mundshëm dhe mbi të gjitha është e domosdoshme që të mos dashurohesh. Që në muajt e parë të martesës është e nevojshme, për të mirën tënde, të heqësh sa më shumë para mënjanë për vete, në mënyrë që në rast divorci- kurorëzimi i pothuajse të gjitha martesave me pasanikët -të kesh para mjaftueshëm për të jetuar mirë dhe për të pritur pasanikun e radhës. Po ashtu, meqenëse gratë e milionerëve jetojnë për dhurata, u sugjerohen edhe disa mënyra për t’i bërë burrat që gjatë gjithë kohës t’u bëjnë dhurata të kushtueshme, sidomos bizhuteri dhe pasuri të paluajtshme. Një shembull i thjeshtë? Të hiqesh sikur ke humbur bagazhet me rrobat brenda, në mënyrë që t’i blesh të gjitha rrobat e reja, të gjitha firmato, por edhe bizhuteri të kushtueshme. Në fakt, kjo gjë është kthyer në mani për shumë njerëz, aq sa në Amerikë ka nisur “gjuetia” ndaj milionerëve, duke zhvilluar kurse informacioni për të gjetur “gjahun” që të duhet. Pikërisht në këto kohë, përtej oqeanit ka nisur të zhvillohet një “reality show”, i titulluar: “Si të martohesh me një miliarder”, ku gra të bukura ose jo, por të gjitha të varfra, “vëzhgohen” me kujdes nga një miliarder, i cili i përgjon fshehurazi në jetën e tyre të përditshme. Në fund, pasaniku zgjedh gruan me të cilën do që ta vazhdojë apo jo lidhjen.

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

SOCIALE

SHQIP 21

Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm transferohen edhe në lagjet e tjera të metropolit shqiptar

Shkeljet

shtrirja
MUNGESA
E ujit të pijshëm tani është transferuar në pjesën juglindore të Tiranës. Kjo zonë nuk është furnizuar me ujë për më shumë se 24 orë

qëndrimi
NJOFTIMI
Më i fundit që ka bërë Drejtoria e Ujësjellësit ka qenë për furnizimin. Sipas zyrtarëve, uji do të mbërrijë vetëm dy herë në ditë

dështimi
MARREVESHJA
Një muaj më parë, Drejtoria e Ujësjellësit dhe Korporata Elektroenergjetike nënshkruan një pakt për moskufizim të dritave gjatë furnizimit

Pogradec, mjekja shet ilaçe me pullën e spitalit

QENDRIMI

Kriza e ujit mbulon kryeqytetin
"Rruga e Elbasanit", "Arkitekt Sinani", "Rruga Bardhyl", më shumë se 24 orë pa ujë
LORINA MIXHA

ë Tiranë nuk ka më ndar je të zonave problematike dhe jo problematike për sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm. Nuk ka as zona që furnizohen më pak dhe as zona që furnizohen më shumë me ujë. Nuk ka më as dallime, zona të qendrës apo zona të periferisë. Tani, kriza e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm transferohet nga një lagje në një tjetër. Për 24 orët e fundit, kriza e furnizimit me ujë është përhapur nga lagjet që përfshin "Rruga e Elbasanit", te lagjet në rrugën "Arkitekt Sinani", "Rruga Bardhyl", "Qemal Stafa", e duke zbritur deri në "Kinostudio". Të gjitha këto lagje kanë më shumë se 24 orë që nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Në këtë pjesë të kryeqytetit, uji nuk ka mbërritur në çezmat e qytetarëve as në mëngjes dhe as në darkë, ashtu siç ishte parashikuar nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve ditën e hënë. Qytetarët e këtyre zonave, edhe pse janë çuar herët në mëngjes nuk kanë arritur të mbushin enët apo rezervuarët e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot, duke lënë banorët pa ujë të pijshëm. Askush tani nuk pretendon të ketë më ujë të pijshëm tre herë në ditë nga dy orë, por të paktën vetëm një herë në ditë, sa për të mbushur enët e për të përfunduar punët e zakonshme. Ujësjellësi Zyrtarisht, sipas njoftimit të fundit të Drejtorisë së Ujësjellësit, Tirana do të ketë ujë vetëm dy herë në ditë. Ky vendim është marrë duke përfshirë të gjithë qytetin, edhe zonën e qendrës, edhe periferitë. Kufizimi i ujit edhe në zonën brenda vijës së verdhë është menduar nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve si një alternativë, e cila rrit presionin e ujit në rrjet dhe ndihmon në furnizimin edhe në periferi apo zonat problematike, ku uji nuk shkon për ditë me radhë. Sipas specialistëve të Ujësjellësit, kjo skemë e re do të ndihmojë që furnizimi me ujë të jetë i shpërndarë në të gjithë qytetin dhe presioni i tij të jetë më i madh se zakonisht. Nëse marrëveshja e bërë një muaj më parë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve do të funksiononte, atëherë skema e re do të realizohej më së miri. Por, deri tani, edhe pse ka kaluar një muaj, marrëveshja nuk ka gjetur zbatim të gjerë.

N

Zgjidhjet alternative Deri tani, zgjidhjet e gjetura nga banorët e kryeqytetit, kanë qenë ndërhyrja në rrjetin e kanalizimeve, duke çarë tubat e duke mbushur enët aty ku munden.

Qytetarët e këtyre zonave, edhe pse janë çuar herët nuk kanë mbushur ujë

Për ata që kanë gjendje më të mirë ekonomike, një zgjidhje ka qenë blerja e ujit me bote apo me bidona të mëdhenj. Po ashtu, një zgjidhje tjetër është edhe mbushja e ujit, aty ku Ujësjellësi nuk

mund ta ndërpresë furnizimin. Në këtë rast mund të jenë qendrat shëndetësore, spitalet, apo institucione të tjera, ku uji është domosdoshmëri për t'u shërbyer qytetarëve.

DURRES

Akordohet fondi, që do të sigurojë furnizimin me ujë të pijshëm të zonave problematike të rrethinave të qytetit bregdetar

Projekti, 100 milionë lekë të reja për të shuar etjen e periferisë
P
lot 102 milionë lekë të reja janë akorduar nga buxheti i shtetit për rrjetin e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës. Me këtë fond është parashikuar që të ndërhyhet në disa nga zonat më problematike të qytetit, për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, me qëllim shuarjen e etjes së stërzgjatur të banorëve të tyre. Gjatë një takimi të zhvilluar në Prefekturën e Qarkut të Durrësit është deklaruar se së shpejti do të përmirësohet ndjeshëm infrastruktura e Ujësjellësit në Spitallë, Porto Romano dhe zonën e ish-kënetës së Durrësit. Kreu i përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve ka deklaruar se brenda vitit 2009, uji do të shkojë në të gjitha shtëpitë e banorëve të zonës periferike të Porto Romanos. Zëdhënësi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Naim Hoti, ka deklaruar se fondi është ndarë në tre investime të rëndësishme, dy prej të cilave në fazë tenderimi. Kështu pritet të ndërtohet Ujësjellësi në zonën e Porto Romanos, me një vlerë prej 40 milionë lekësh, si dhe një tjetër rrjet Ujësjellësi me vlerë 30 milionë lekë në një pjesë të zonës informale të ish-kënetës, pikërisht në sektorin e pestë të saj. Ndërkaq, në proces është ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në tre sektorët e parë të kësaj zone. Për këtë projekt janë akorduar 32 milionë lekë dhe pritet të dorëzohet në tetor të këtij viti. Rëndësi, këtë vit u është vënë zonave periferike të qytetit, atje ku jetojnë disa dhjetëra mijëra banorë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Të ardhur për një jetë më të mirë, ata janë përballur me plot vështirësi, duke nisur nga mungesa e ujit të pijshëm, ajo e kanalizimeve, rrjeti elektrik etj. Në sektorët 1, 2 dhe 3 të zonës së ishkënetës kanë filluar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe për herë të parë pritet të zgjidhet përfundimisht problemi i largimit të tyre. Projekti parashikon ndërtimin e rrjetit mbledhës të ujërave të zeza, të pusetave kryesore, si edhe të kolektorit që do të largojë ato në drejtim të hidrovorit. Më pas, synohet të vazhdohet me fonde të tjera për të ndërtuar sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza për të gjithë zonën e ish-kënetës. Tepër i rëndësishëm është projekti për ndërtimin e Ujësjellësit të zonës së Porto Romanos. Va. Qy.

Ndryshimi
Që dje, orari gjatë javës është bërë 08:00-20:00 dhe ditën e shtunë 08:00-14:00

Sportelet e legalizimit, tani punë me dy turne
D
uke filluar nga dita e djeshme, sportelet e Zyrës së Legalizimeve të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme bënë të ditur se ky orar do të jetë gjatë ditëve të javës, ndërsa ditën e shtunë sportelet do të funksionojnë me orarin 08:00-14:00. Kjo mënyrë e organizimit të punës në Zyrën e Legalizimeve të Dokumenteve është bërë për t'iu përgjigjur fluksit të madh të kërkesave për legalizime. Ndërkohë dy ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Postave nënshkruan marrëveshjen me anë të së cilës, Posta do të kryejë shërbimin financiar dhe postar për nevoja të veprimtarisë torin e Republikës së Shqipërisë, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme Juridike të Traktateve dhe Politikave Konsullore, në lidhje me arkëtimin e pagesave për taksat konsullore dhe shpërndarjen e zarfeve që përmbajnë dokumentacionin për legalizime sipas aplikimeve përkatëse, kundrejt tarifave në fuqi. Nisur nga situatat e krijuara për legalizimin e dokumenteve, MPJ bëri të ditur se ka marrë masa administrative ndaj personave që çuan në këtë situatë dhe më konkretisht është liruar nga detyra Përgjegjësja e Sektorit të Legalizimeve, si dhe i është dhënë vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna Drejtorit të Përgjithshëm të Çështjeve Juridike, Ndërkombëtare dhe Konsullore në këtë ministri.

së "Drejtorisë së Përgjithshme Juridike të Traktateve dhe Politikave Konsullore" në MPJ. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Posta merr përsipër kryerjen e plotë të shërbimit financiar dhe ekspres postar të brendshëm në të gjithë terri-

Foto: Malton Dibra

jë mjeke gjineko loge dhe një infermiere në qytetin e Pogradecit janë pushuar nga puna, pasi janë kapur në shkelje. Ato u kanë shitur pacientëve medikamente me pullën spitalore në ambientet e shërbimit të planifikimit familjar. Në të njëjtën kohë, i është dhënë edhe masë paralajmërimi për përjashtim nga puna, edhe një tjetër punonjëseje në këtë qendër. Testi i shtatzënisë, që është shitur në ambientet spitalore, mjeket i kanë ofruar një çmim edhe më të lartë se sa tregtohet në farmaci. Ngjarja është zbuluar nga drejtoresha e planifikimit familjar, e cila ka bërë ballafaqimin mes mjekëve dhe qytetarit. Sipas drejtoreshës, është duke u punuar për të gjetur, nëse ka mjekë të cilët bashkëpunojnë me farmacitë për qarkullimin e ilaçeve nga spitali në barnatore. Por, nëse evidentohen të tilla veprime atëherë do t'i kalohen për shqyrtim prokurorisë. Medikamentet në qendrat e planifikimit familjar jepen falas dhe shitja e tyre nga punonjësit e shëndetësisë, konsiderohet si shkelje.

N

SHQIP 22

SOCIALE

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

Drejtuesit e disa prej universiteteve në vend theksojnë se fluksi i madh i studentëve ka nevojë për investime urgjente, ndryshe nuk përballohen
Foto: Malton Dibra

ektorët e universiteteve publike shqiptare nuk janë kundër pranimit të studentëve të rinj, por shprehen se kanë vështirësi në akomodimin e tyre. Kërkesat e të gjithëve janë të njëjta. Ka nevojë urgjente për auditorë, pedagogë, si dhe për kushte mësimore, ku për laboratorët është më shumë se e domosdoshme garantimi i furnizimit me ujë dhe energji elektrike. Madje, sipas një pjesë prej tyre, kjo është edhe një nga mangësitë kryesore që cenon edhe cilësinë universitare. Përparim Hoxha, rektor i Universitetit Politeknik në kryeqytet shprehet me shqetësim se trupa pedagogjike duhet të shtohet patjetër, pasi ajo aktualja e ka të pamundur të menaxhojë fluksin e studentëve. Këtë vit, për Politeknikun qeveria ka miratuar 1470 kuota, ndërkohë që ka edhe një degë të hapur me pranime të pakufizuara. Rektori Hoxha thekson se nevojat janë për minimalisht 30 pedagogë të rinj, por nuk lë pa përmendur edhe mungesën e auditorëve, duke i shtuar kësaj edhe kushtet e vështira për energji elektrike, sidomos gjatë periudhës së dimrit, që i bëjnë leksionet dhe orët e laboratorëve mjaft të vështira. Rektori i Politeknikut sqaron se edhe një vit më parë ishin pikërisht këto mungesa dhe cilësia jo fort e mirë e të rinjve, që mundën të regjistroheshin në degët e këtij fakulteti, që nuk garantuan rezultate të mira të tyre. Ai i druhet përsëritjes së një skenari të tillë edhe këtë vit, në rast se nuk ndërhyhet me investime dhe financime. "Do t'i pranojmë kuotat e qeverisë, sepse nuk kemi rrugë tjetër", pohon rektori Hoxha,

R

Kuotat e pranimit të studentëve Rektorët: Nuk kemi ku t'i çojmë
"Mungojnë auditorët, pedagogët, si dhe uji e dritat për laboratorët"
por gjithsesi, plot skepticizëm për mënyrën se si do të menaxhohen auditorët e kursyer dhe numri jo i kënaqshëm i pedagogëve që ofron ky universitet. Në të njëjtën linjë qëndron edhe rektori i Universitetit të Shkodrës, Mahir Hoti. Sipas tij, degët e hapura, plot 7, janë kërkuar nga vetë bordi universitar, por në kuotat e miratuara nga qeveria dora është rënduar sidomos në degën e anglishtes. Janë 200 vende, thotë Hoti, duke shtuar se edhe me ambientet, Universiteti i Shkodrës ka ende shumë probleme. "Akoma po zvarritet zgjidhja për çështjen e ambienteve në godinën e spitalit të vjetër të qytetit, ku ne kemi dy kate dhe kemi kërkuar edhe vënien në

Degët e preferuara

Administrim-Biznesi kryeson listën e kuotave N

Kërkesat
MUNGESAT
Të gjithë rektorët e shkollave të larta në vend pohojnë se kanë nevojë për auditorë shtesë, si dhe për një numër më të madh pedagogësh, që të mund të përballojnë shtimin e numrit të studentëve në universitetet e tyre

ë krye të listës së 14608 kuotave të pranimit në universitetet publike shqiptare qëndron dega e Administrim Biznesit me 1120 vende. Këto janë të shpërndara në rrethe, por peshën kryesore e mban Universiteti i Tiranës me 460 vende dhe më pas ai i Vlorës me 240 të tilla. Ndërkohë që një vend të konsiderueshëm zënë edhe degët e gjuhëve të huaja. Anglishtja kryeson me 920 kuota, 200 prej të cilave janë në UT dhe po kaq në universitetin e Shkodrës. Ndërkohë që surprizë kanë qenë kuotat e miratuara për në Fakultetin e Drejtësisë, një ndër më të preferuarit për të rinjtë. Vetëm Universiteti i Tiranës do të përballojë një fluks fillestar prej 600 vendesh, i ndjekur më pas nga ai i Shkodrës dhe i Vlorës që respektivisht do të hapin dyert për 100 studentë të vitit të parë. Infermieria është një tjetër degë që këtë vit ka një bum pranimesh. Për të janë miratuar plot 890 kuota, ndërkohë që mësohet se numri i kërkesave të maturantëve për këtë fakultet është shumë i lartë. Dega e Ciklit të Ulët hyn sërish te kuotat e privilegjuara. Për të janë miratuar gjithsej 650 vende, numri më i madh i të cilave vihet re në universitetin Elbasanit me 200 vende dhe atë të Vlorës me 150 të tilla. Ndërkohë që, numri më i ulët i kuotave është ai në Akademinë e Arteve në kryeqytet. Kjo edhe për shkak të specifikave që paraqesin degët e arteve të bukura.

dispozicionin tonë të katit të tretë të tij", sqaron rektori Hoti. Universiteti "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, këtë vit, përveç 7 degëve pa limit do të detyrohet të pranojë edhe 1385 studentë në përputhje me kuotat e miratuara nga ana e qeverisë. Nga kjo situatë e vështirë duket se nuk ka bërë përjashtim as Universiteti Bujqësor i Kamzës. Rektori i këtij institucioni të Arsimit të Lartë, Veselin Peculi, thekson se qeveria vërtet cakton kuota pranimi për studentët edhe pse duhet të jenë vetë universitetet, që duhet ta bëjnë një gjë të tillë në përputhje me kapacitetet që ofrojnë. Ai tregon për një projektpropozim të paraqitur pranë Ministrisë së Arsimit, që në dhjetor të vitit të kaluar, për të cilin nuk ka ende një përgjigje. Sipas rektorit Peculi, kuotat duhet të jenë të studiuara edhe në raport me tregun e punës. Ai pohon se është mirë që rritet numri i të rinjve që kryejnë studimet e larta, por nuk duhet harruar fakti se pas shkollës ata duhet të angazhohen në punë. Kërkesat e Peculit për Universitetin Bujqësor janë të ngjashme me ato të rektorëve të tjerë. Ka nevojë për auditorë shtesë, si dhe për pedagogë të rinj. "Sipas planifikimeve që kemi bërë, shton Peculi, ka nevojë edhe për të paktën 20 pedagogë të tjerë". Ai nuk harron të shtojë edhe kërkesën për afrimin e punonjësve shkencorë, si pasojë edhe e karakterit të këtij universiteti, ku laboratorët e kërkimeve kanë një rëndësi primare. Sipas tij, domosdoshmëri është garantimi i realizimit të procesit mësimor në këto laboratorë edhe përmes furnizimit të rregullt me ujë dhe energji elektrike, pasi në të kundërt, pasojat rëndojnë mbi përgatitjen e studentëve. Të pamundur për t'i thënë jo vendimit të qeverisë për të menaxhuar vetë kuotat e pranimit të studentëve të rinj, në këtë vit akademik, rektorët duket se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ngrenë zërin dhe të kërkojnë plotësimin e mungesave të tyre. A. Rr.

Bursat
Më të kërkuara, shkencat sociale, albanologjike, si dhe teknologjia e informacionit

Projekti
Ambasadori gjerman shpërndan biletat e trenit. Kjo ambasadë siguroi edhe vizat

Ekselenca, aplikimet deri në fund të gushtit
hkencat sociale dhe albanologjike bashkë me sistemet dhe teknologjitë e informacionit rezultojnë deri tani fushat më të kërkuara nga studentët e shkëlqyer, të cilët mund të përfitojnë bursa nga fondi i ekselencës, i akorduar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në kuadër të vendimit "Për fondin e ekselencës, për mbështetje financiare të studentëve e shkencëtarëve të rinj, të shkëlqyer". "Fondi i Ekselencës, i mbështetur nga ligji i ri i arsimit të Lartë, po shihet me interes nga studentët e shkëlqyer. Aplikimet që përfundojnë në fund të muajit u adresohen gjashtë fushave studimore, ku deri tani për shkencat sociale, ato albanologjike, si dhe sistemet e teknologjia e informacionit, kanë më shumë kërkesa", u shpreh Anila Theodhori, specialiste në Drejtorinë e Politikave të Arsimit të Lartë në MASH. Ajo tha se, përmes fondit të ekselencës (që këtë vit kap vlerën e 50 milionë lekëve) përfitojnë bursa të posaçme studentët

Fillon Euroudhëtimi për 30 studentët më të mirë
P
lot 30 studentë ndër më të mirët në vend kanë marrë dje biletat e udhëtimit për në Evropë. Ata do të përfitojnë në bazë të një projekti të titulluar “Euroudhëtim” duke pasur mundësinë të vizitojnë brenda 30 ditëve cilindo qytet ose kryeqytet evropian të përzgjedhur prej tyre. Lëvizja “Mjaft” zhvilloi dje edhe ceremoninë për përcjelljen e 30 studentëve më të mirë. Sipas Boiken Abazit, drejtues i këtij projekti, kjo është një mundësi e mirë që studentët të përmirësojnë imazhin e Shqipërisë në Evropë, si dhe për të shkëmbyer eksperienca e për të njohur moshatarët e tyre në kontinent. Por, mbi të gjitha, ky projekt synon që të çmitizojë Evropën, pasi, sipas hartuesve të projektit, të rinjtë tashmë janë të lodhur nga retorika që e paraqet atë si një vend ku ëndrrat shndërrohen në realitet e, nga ana tjetër, atyre nuk u lejohet ta shkelin këtë vend. “Kontakti i drejtpërdrejtë, nëpërmjet vizitave në Evropë, është mënyra më e arsyeshme për të ndërtuar një gjykim realist dhe pa paragjykime mbi Evropën. Një gjykim ky, që vë në përdorim mendimin kritik dhe i largohet glorifikimit”, tha drejtuesi e projektit “Euroudhëtim”. Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt, ambasada e të cilit ka siguruar vizat Shengen për pjesëmarrësit në këtë udhëtim, tha se Gjermania e ka praktikuar një projekt të tillë 30 vjet më parë dhe ka konstatuar se ajo është një përvojë e jashtëzakonshme për të rinjtë. Në fund të kësaj ceremonie, ambasadori i Gjermanisë u shpërndau studentëve biletat e trenit me të cilat ata do të kenë mundësi të udhëtojnë falas në cilindo qytet evropian që do të kenë dëshirë të vizitojnë. Studentët do të udhëtojnë në 11 gusht, fillimisht në Berlin, ku do të marrin pjesë në një ceremoni zyrtare e më tej secili do të shpërndahet sipas itinerarit që ka zgjedhur vetë. “Është shumë e rëndësishme që shqiptarët e rinj të kenë mundësi ta prekin e ta shohin vetë Evropën”, tha drejtuesi i kësaj lëvizjes “Mjaft”, Erion Veliaj. A. Rr.

S

që kryejnë studimet e doktoratës jashtë vendit; bursa të veçanta, shkencëtarët e rinj për studimet e postdoktoraturës jashtë vendit; mundësohen çmime për studentë, fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare, si dhe botime me nivel të lartë shkencor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli muajin e kaluar procedurat e aplikimit për fushat e studimit për shkenca sociale dhe albanologjike; sistemet dhe teknologjitë e informacionit; biodiversiteti dhe mjedisi e bujqësia; Ushqimi bioteknologjitë e shëndeti; uji dhe energjia; materialet. Me fondin e ekselencës po kontribuohet për studime të plota doktorate ose të postdoktoratës të dhjetëra shkencëtarëve të rinj në universitete perëndimore prestigjioze. Këta studiues, që do të formohen me dijet e kohës dhe, detyrimisht, do të japin kontributin e tyre për 5 vjet në Shqipëri, do të jenë një mbështetje e rëndësishme e arsimit të lartë dhe e kërkimit shkencor.

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

AKTUALITET
SHKODER

SHQIP 23

Vëllezërit Agron dhe Ilir Burgaj akuzohen për një krim të kryer në vitin 1997, në lagjen “Partizani”

Vranë për një shpullë, arrestohen
Agron Burgaj

P

Ilir Burgaj

olicia e Shkodrës ka arritur të zbardhë një vrasje të ndodhur para 10 vjetësh dhe të vërë në pranga dy autorët e dyshuar të saj. Vëllezërit Agron dhe Ilir Burgaj, 36 dhe 29 vjeç, banorë të lagjes “Partizani” të qytetit të Shkodrës janë arrestuar të mërkurën në mbrëmje, pasi akuzohen për vrasjen në bashkëpunim të Fahri Lopcit dhe plagosjen e një kalimtari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në trazirat e vitit 1997, por për mungesë provash,

kjo dosje ishte pezulluar dhe policia e kishte të pamundur të arrestonte dy vëllezërit, të cilët lëviznin të lirë. Burime nga policia bëjnë të ditur se historia e kësaj ngjarjeje që përfundoi me një të vrarë, një të plagosur dhe dy persona në pranga, i ka fillesat në fund të muajit shtator, të vitit 1997, pas një sherri banal. Viktima dhe vrasësit e dyshuar jetonin në të njëjtën lagje të qytetit. Ata janë përplasur me njëri-tjetrin në dyqanin e viktimës, i cili ishte kasap. Mësohet se

Policia i akuzon se vranë kasapin e lagjes dhe plagosën një kalimtar, pas një sherri banal
Fahri Lopci ka goditur me një shpullë në fytyrë njërin nga vëllezërit Burgaj. Pas kësaj, dy vëllezërit Ilir dhe Agron Burgaj, në mëngjesin e datës 2 tetor të vitit

1997, në shenjë hakmarrjeje kanë qëlluar me breshëri automatiku Fahri Lopcin, duke e lënë të vdekur në vend. Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar. Viktima është qëlluar për vdekje në kohën që po tregtonte mish në dyqanin e tij të lagjen “Partizani”. Në kohën kur ka ndodhur vrasja, nga ana e policisë ka qenë e pamundur të kryhen veprime hetimore në vendngjarje. Në atë kohë, policia mblidhte informata me telefon për vrasjet dhe shënonte vetëm

kush ishte vrarë dhe kush mendohej se ishte autori, pa mundur të mblidhte asnjë provë nga vendngjarja. Burime nga Policia e Shkodrës pohuan për gazetën se prej disa kohësh, në këtë komisariat ka nisur rishqyrtimi i dosjeve të vjetra, të pezulluara, për të cilat nuk kishte prova. Një nga këto dosje ka qenë edhe ajo e vrasjes së Fahri Lopcit, për të cilën janë gjetur tashmë prova shkencore dhe janë marrë deklarime nga dëshmitarët okularë. Ardi Hoti

Vritet duke kullotur bagëtinë në Qafën e Bestrovës, Kleo Gërdhuqi. Policia heton për hakmarrje

Vlorë, vrasje te Gërdhuqët
Ekzekutohet babai i të akuzuarit për vrasjen e tre vëllezërve Kërri
MARIETA MERKURI 1 RRADHE

Konflikti

Hasmëria e Gërdhuqëve me Kërrajt

K

ufta mes bandave që nisi këtu e 10 vite të shkuara, nuk ka mbaruar ende në Vlorë. Pasi janë vrarë apo kanë përfunduar në burg pjesa më e madhe e protagonistëve të përplasjeve të armatosura, tani çmimin për krimet e vjetra po e paguajnë të afërmit e tyre. Një burrë 70 vjeç, nga fisi i dëgjuar i Gërdhuqëve është vrarë dje paradite në fshatin Bestrovë të Vlorës. Policia nuk ka arritur të gjejë shumë gjurmë të vrasësit dhe po heton në pistën e hakmarrjes, pasi i moshuari që u ekzekutua është xhaxhai i tre vëllezërve Gjike, Fane dhe Kastriot Gërdhuqi, të vrarë në vitin 1999 dhe babai i Gentian Gërdhuqit, që po vuan dënimin në burg për vrasje. Ngjarja Kleo Gërdhuqi ishte ngritur herët në mëngjes për të kullotur bagëtitë në kodrën e Bestrovës, ritual të cilin e kryente çdo mëngjes. Në orën 9:30, në kohën kur ishte duke mbledhur bagëtitë, disa plumba kanë përshkuar trupin e të moshuarit, duke e lënë të shtrirë. Krismat janë dëgjuar nga familjarët, të cilët kanë nxituar drejt Qafës së Bestrovës, jo shumë metra larg banesës së tij. Teksa kalonin rrugën drejt kodrës, ata kanë parë trupin e shtrirë të Kleo Gërdhuqit, ndërsa kanë nxituar për ta tërhequr drejt rrugës kryesore. Ka qenë një automjet i rastit, i cili ka çuar të moshuarin në spitalin rajonal të Vlorës. Por sapo kanë mbërritur në sallën e urgjencës, familjarët kanë mësuar se ai kishte dhënë shpirt, pasi plumbat kishin prekur organe jetike. Burimet zyrtare policore pohuan se plumbat janë lëshuar në një largësi shumë të afërt dhe se vdekja e tij ka qenë e shpejtë. Hemorragjia e brendshme ka qenë shkaku i vdekjes, pa i dhënë asnjë shpresë jete. Mjeku ligjor, pas ekspertizës, ka pohuar se hemorragjia e brendshme në abdomen, ka qenë shkaku i vdekjes të të moshuarit, ndërsa nga ekspertiza bëhet e ditur se qitja është bërë nga një distancë shumë e afërt. Hasmëria Kleo Gërdhuqi jetonte së bashku me të shoqen në një prej shtëpive të fshatit Bestrovë të

L

rradhe anë prangosur në orët e parë të mëngjesit të djeshëm

viktima
rej disa muajsh, Kleo Gërdhuqi ka qenë i akuzuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe për këtë arsye ka qenë në hetim nga grupi hetimor i Prokurorisë së Rrethit të Vlorës. Kleo Gërdhuqi, 70 vjeç, jetonte në fshatin Bestrovë të rrethit të Vlorës dhe ishte babai i katër fëmijëve.

U çarmatos nga policia

P

onflikti mes famil jeve Kerri dhe Gërdhuqi zë fill më 12 gusht të vitit 1999. Sipas policisë, vëllezërit Gërdhuqi u vunë gjobë vëllezërve Kerri. Pikërisht, natën e 12 gushtit, Gërdhuqët shkuan në fshatin Mifol për të marrë paratë, por aty iu bë pritë dhe u ekzekutuan me plumb në kokë që të tre. Trupat e tyre u gjendën në mjetin tip “Benz” me targë VL 7791. Familja Gërdhuqi, për këtë vrasje të trefishtë, bëri me faj vëllezërit Kerri dhe filloi të planifikonte hakmarrjen. Kështu, më 30 korrik të vitit 2001, në sheshin e “Skelës”, në Vlorë, mbetën të vrarë vëllezërit Ilir, Sokol e Alfred Kerri. Viktimat sapo ishin kthyer nga Italia, kur, gjatë një shëtitjeje me autoveturë, u qëlluan me armë zjarri. Policia arrestoi për këtë ngjarje Gentian dhe Ilir Gërdhuqin, Lorenc Karafilajn dhe Armando Qirjon.

Vlorës, ndërsa i biri, Gentian Gërdhuqi, prej dy vjetësh ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë në Tiranë. Policia mendon se është pikërisht e kaluara e djalit dhe nipërve të 70-vjeçarit, motivi i vrasjes së djeshme. Në vitin 2001, Gentian Gërdhuqi, kushëri i parë me tre vëllezërit Gërdhuqi ishte pjesëmarrës në vrasjen e trefishtë të vëllezërve Kërri. Bëhet fjalë

VRASJA

Kleo Gërdhuqi u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar, kur kishte dalë në kodrën e fshatit për të mbledhur bagëtitë

për ngjarjen e 30 korrikut të vitit 2001, kur në sheshin e “Skelës”, në qytetin e Vlorës, mbetën të vrarë vëllezërit Ilir, Sokol e Alfred Kërri. Pas kësaj ngjarjeje, ai ishte larguar në kryeqytetin e Greqisë Athinë, ndërkohë që për të u shpall kërkimi ndërkombëtar. Mësohet se Gentian Gërdhuqi, edhe në shtetin helen, ka qenë

autor i prishjes së rendit dhe qetësisë. Burimet policore bënë të ditur se dy vjet më parë, Gentian Gërdhuqi, i biri i Kleo Gërdhuqit, i cili u vra mëngjesin e djeshëm, është arrestuar nga autoritetet policore greke dhe është ekstraduar në Tiranë. Aktualisht, ai vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Elbasan

Dy aksidente në dy orë, 8 të plagosur
renda dy orësh, dy aksidente të rënda me tetë të plagosur janë shënuar në Qarkun e Elbasanit. Njëri, me tre të plagosur në gjendje të rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Pishta e Gjocajt”. Sipas burimeve të policisë rrugore një furgon mallrash, me targa LU8543B, është përplasur me një mjet tip “Nisan” me targa NHO3343. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre shtetas, përkatësisht drejtuesi i furgonit, Hazis Hokja, 45 vjeç dhe dy pasagjeret, nënë e bijë Lahe Lamkja 50 vjec, dhe vajza 10 vjecare Xhina Lamkja. Menjëherë tre të lënduarve u ka ardhur në ndihmë autoambulanca e spitalit të Peqinit dhe mbasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në këtë spital, të plagosurit janë nisur për në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. Nuk ka kaluar as dhe një orë dhe një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan– Papër. Në këtë të fundit janë përplasur mjetet me targa IYM53ZS me një mjet tjetër me targa PE 027 A. Në të dy mjetet janë plagosur rëndë pesë persona. Të plagosurit u janë bashkuar tre të tjerëve, në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ku sipas mjekëve asnjëri nuk rrezikohet për jetën. Be.Dy.

B

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

AKTUALITET

SHQIP 25

Ishin dënuar para dy vjetësh nga Gjykata e Pizës, por jetonin të lirë në Shqipëri

Interpol Roma, prangos katër trafikantë në Shijak
Të arrestuarit janë kushërinj me njëri-tjetrin
jë bashkëpunim i suksesshëm mes Interpol Roma dhe autoriteteve policore shqiptare ka çuar në pranga katër shijakas, të kërkuar e të dënuar me 50 vjet e 6 muaj heqje lirie për vepra të rënda penale. Trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe favorizim e shfrytëzim prostitucioni për qëllime fitimi. Këto janë akuzat për të cilat drejtësia italiane i ka shpallur fajtorë katër shqiptarët, kushërinj mes tyre, dy prej të cilëve vëllezër. Kilogramët e drogës së trafikuar mes dy vendeve dhe femrat e shfrytëzuara keqas si prostituta për të rritur fitimet e grupit kriminal, kanë çuar para drejtësisë italiane katër shqiptarët e dënuar në mungesë. Ata kishin dy vjet në kërkim, po mundën t’i shpëtojnë gjatë kësaj periudhe kapjes dhe vuajtjes së dënimit të fshehur në vendin e tyre ku vazhdonin “qetësisht” jetën. Të kërkuarit e Interpol Roma, të katërt me lidhje gjaku e të njëjtin mbiemër, janë prangosur në Shijak nga shërbimet e policisë durrsake paraditen e djeshme. Në kuadër të operacionit të koduar “Treviso”, Policia e Durrësit në bashkëpunim me Departamentin e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, finalizoi me sukses

N

Burime nga Prokuroria e Durrësit bëjnë të ditur se të kapurit e ndjeshëm ka shumë mundësi që ta vuajnë dënimin në burgjet shqiptare
kapjen e katër personave të shpallur persona të kërkuar në shtetin fqinj. Kapja e tyre ka ardhur një ditë pas ndalimit të një tjetër të kërkuari në Durrës. Dënimi i tyre është dhënë në një vendim të datës 15 prill të vitit 2005. Në bazë të tij Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me prokurorinë e Pizës dhe prokurorinë e antimafias të Firences në Itali, ka nxjerrë urdhrin e ndalimit par katër shtetasit shqiptarë, të cilët pas kryerjes së aktivitetit kriminal mes dy vendeve gjendeshin në atdheun e tyre për t’iu shmangur vendimit. Ditën e djeshme prangat u shtrënguan mbi duart e të katërve, dy vëllezërve Keçi dhe kushërinjve të tyre. Kështu është kapur 36-vjeçari Afrim Keçi nga Shijaku. Sipas buri-

shijakasit
Katër kushërinjtë janë dënuar nga Gjykata e Pizës në Itali, për trafik ndërkombëtar droge dhe shfrytëzim prostitucioni meve zyrtare policore ai është dënuar nga Gjykata e Pizës me 14 vjet e 4 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkaq 14 vjet e 6 muaj burg janë dhënë për shtetasin Emiliano Keçi, 26 vjeç nga Shi-

Sarandë

Braktiset “BMW X5”, trafikuesi rikthehet në Greqi
N
ë afërsi të fshatit Xarrë, Policia e Sarandës ka sekues truar një automjet super të shtrenjtë, të tipit “BMW X5”. Pasi është diktuar futja klandestine e këtij automjeti në tokën tonë, përmes brezit të gjelbër të kufirit jugor me Greqinë, është ndjekur nga shërbimet tona kufitare deri në brendësi të territorit, në afërsi të fshatit Xarrë. Drejtuesi i tij, e ka ndjerë se po ndiqej nga policia dhe e ka braktisur automjetin e shtrenjtë, duke u shpëtuar uniformave blu, e duke mundur të kthehet mbrapsht në drejtim të tokës greke. Burimet policore thanë se makina e sekuestruar është prodhim i viteve të fundit, me vlerë që i kalon 60 mijë eurot. Ajo mendohet të jetë vjedhur në ishujt e Greqisë, për t’u bërë pjesë e trafikut të makinave të vjedhura, që shiten pa dokumente në Shqipëri. Përpara një jave, policia e Sarandës bllokoi edhe tri mjete të tjera të shtrenjta, që kishin hyrë nëpërmjet të njëjtës rrugë ilegale, në kufirin tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tho.Ni

jaku, nga e njëjta gjykatë italiane. 26-vjeçari akuzohet për veprat penale të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe favorizim e shfrytëzim prostitucioni. Gjatë operacionit “Treviso” nuk janë kursyer prangat as për shtetasit Astrit dhe Alzan Keçi, përkatësisht 46 dhe 36 vjeç. Edhe këta të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Pizës i ka dënuar edhe ata si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Mbi 46-vjeçarin Astrit Keçi rëndon edhe vepra penale e organizimit dhe krijimit të organizatës kriminale që merrej me trafikun dhe shfrytëzimin e të rejave si prostituta në rrugët e Italisë. 46-vjeçari nga Shijaku është dënuar me 14 vjet e 4 muaj të tjerë heqje lirie, ndërsa Alzan Keçi me 7 vjet e 4 muaj për trafik droge. E ndërsa operacioni i koduar mundësoi kapjen e të kërkuarve nga Interpoli Italian, veprimet e mëtejshme do të ndiqen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit. Do të jetë akuza durrsake në bashkëpunim me autoritetet e Tiranës që do të ndjekë procedurat për vuajtjen e dënimit të dhënë për katër shijakasit. Vali Qyrfyçi

MALLAKASTER

Arrestohen tre veta. Detyruan një 15-vjeçare të prostituonte

Zbulohet bordelloja që shfrytëzonte minorene
olicia e Ballshit ka mundur të zbulojë një çerdhe prostitucioni, në të cilën shfrytëzoheshin të mitura. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se një operacion blic, i orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës ka bërë që uniformat blu të kapin në flagrancë një 15-vjeçare, që shfrytëzohej si prostitutë, si dhe tre tutorët e saj, mes tyre edhe një femër. Gjithçka ka nisur në fillim të muajit gusht, kur në mënyrë operative efektivë të policisë Ballsh kishin marrë informacion se në një Hotel, në fshatin Dukas të qytetit të Ballshit, ushtrohej prostitucion. Hetimet kanë vijuar deri në mbërritjen në rezultat dhe kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar. Burimet nga Komisariati i Ballshit bëjnë të ditur se Hoteli në Dukas, që dyshohej se funksiononte si bordello, ishte marrë me qira prej Pajtim Drizës dhe djalit të tij Romeo Driza. Të dy këta të fundit banojnë në lagjen Liri të qytetit të Fierit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se atë e bir si dhe mikesha e të atit, Rajmonda Toska, shkonin çdo ditë nga Fieri në Dukas të Ballshit, për të punuar në ambientet e marra me qira. Madje, kishte sezone të veçanta, kur atë e bir dhe mikesha e tyre qëndronin atje.Policia e Ballshit bën të ditur për se brenda pak ditësh u

P

15-vjeçarja merrte 1500 lekë për çdo akt seksual, ndërsa klientët paguanin 4 deri në 6 mijë

DYSHIMET
Policia bëri të ditur se edhe dy vajza të tjera të mitura, 13 dhe 16 vjeçe kanë deklaruar se janë shfrytëzuar si prostituta

siguruan prova të mjaftueshme për aktivitetin e paligjshëm, ndërsa të mërkurën në mbrëmje, uniformat blu kanë ndërhyrë për kapjen në flagrancë të të dyshuarve. Rreth orës 23:40 të së mërkurës, disa prej policëve të Ballshit me në krye shefin e Komisariatit Gjin Lesi, kanë zbarkuar

për një kontroll në objektin e sipërpërmendur. Burimet nga grupi i kontrollit tregojnë se në flagrancë është kapur e mitura 15 vjeçe, e cila nën presionin tre tutorëve ushtronte prostitucion. Policia ka prangosur në vend Pajtim Drizën, 40 vjeç, djalin e tij Romeo Driza 19 vjeç, si dhe Rajmonda Toskën 26 vjeçe. Kjo e fundit e njohur nga policia me statusin e të dashurës së Pajtim Drizës. Ndërsa është shoqëruar në ambientet e komisariatit edhe 15-vjeçarja E.L., e cila është marrë më pas nga prindërit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se e vajza ishte banore e fshatit Petovë, ku banonte edhe tutorja Rajmonda Toska. E mitura ka treguar për policinë se kishte disa muaj që punonte si prostitutë në këtë ambient. “Më mori në telefon pak ditë më patë Rajomnda dhe më sugjeroi që të punoja këtu. Ndonjëherë punoja si prostitutë në këtë hotel, ose më dërgonin në një hotel tjetër të Ballshit. Më premtuan se për çdo akt seksual do të mund të merrja 1500 lekë, ndërkohë që klientët paguanin 4000 deri në 6000 lekë”, ka thënë vajza e shfrytëzuar në polici. Tre të arrestuarit akuzohen për shfrytëzim të prostitucioni dhe dhënie ambientesh për vepra të paligjshme. Matilda Troka

SHQIP 2 6

K U LT U R E

E PREMTE, 1 0 GUSHT 2007

ARTE PA M O R E

Fotografi durrsak, Gëzim Domi, u zbulon bashkëqytetarëve të tij atë që syri ua ka parë, por nuk ua ka ndjerë, atë që ndoshta e kanë ndjerë, por që nuk kanë ditur ta shprehin. Ekspozita e tij, "Nga Durrësi, me dashuri", ishte e para e vizituar nga Presidenti i ri, Bamir Topi

Pamje nga sipërfaqja e detit në afërsi të S arandës, ku poshtë ndodhet anija e mbytur

SHKREPJE MAGJIKE
ERMIR HOXHA

P

a dyshim që Gëzim Domi ka provokuar më shumë dashuri dhe adhurim te bash këqytetarët e tij për Durrësin, me ekspozitën e tij fotografike "Nga Durrësi, me dashuri". Kjo ekspozitë, ishte edhe i pari eveniment kulturor që pati të pranishëm Presidentin e ri, Bamir Topi. Nga kjo ekspozitë durrsakët kanë mundur të zbulojnë edhe atë që syri nuk ua kishte vënë re për vite me radhë. Sepse, nuk është vetëm shkrepja artistike e Domit, por dhe njëfarë syri i tij dylbi, që ka sjellë qoshke dhe aspekte të fshehura të Durrësit, duke i dhënë dimensionin e një galerie plot kthina, që daton në shekuj. Fotografia e Domit është edhe një përthyerje e përfaqësimit tipologjik të këtij qyteti vetëm me pasurinë arkeologjike, ose me detin si pasuri natyrore. Fjala vjen, perëndimi. Dielli që zhytet në det me të bronztën e tij dehëse; një panoramë që ka pjellë peizazhe pa fund, motive e çudira poetike. Por për perëndimin e Durrësit, pak është shkruar. Ai madje, është injoruar, ndoshta nga pesha e monumenteve të tjera. Por Domi e ka sjellë si monument më vete. E ka fiksuar diellin në perëndim në shumë forma, të plotë, të fshehur mes reve, sikur ia bën me sy qytetit, diku të dobët e diku plot pushtet. Është perëndimi i fotografuar mbi syprinën e detit, valëve, ose të horizonteve të përthyera me silueta njerëzore e me direkë anijesh. Duke qëndruar te natyra, në objektivin e fotografit Gëzim Domi janë edhe qiejt e Durrësit. Themi qiejt, sepse, ai ka bërë 'trak' në pamje të pazakonta; shtjella resh që paralajmërojnë furtunë ose re të paqme, të vendosura si me një dorë që kompozon me kujdes trajta qiellore, si në një dekoracion në tavanin e botës. Dikush tha se çdo foto ka lëvizje, ka zhvillim, është dinamike, jetësore, e trazuar, artistikisht e gjetur nga një sy nuhatës, i prirur për të rrokur tej rutinës së fotografisë së përgjithshme që ofron realiteti, një sy i ndjeshëm, gjithherë në provokim, në ngacmim; një sy në mision, në detyrë; një sy i pangopur. Nga qielli te toka. Nga toka te deti. Deti. Nuk kuptohet Durrësi pa perëndimin, por nuk kuptohet dhe pa detin. Dhe

deti nuk kuptohet pa valët, pa të qetën e të trazuarën dehje. Nuk mund të kuptohet pa "banorët", pa atë mori frymorësh që i qëndrojnë në thellësi, në sipërfaqe. Në foton e Domit është rrëfyer i gjithë ky univers i magjishëm. Syri i Domit ka sjellë zogjtë e lloj-llojtë në pozita të ndryshme mbi det; ka sjellë valët e egra në shfryrje, gjatë përplasjes më bregun. Por ka sjellë dhe atë detin 'publik'. Detin e plazhit, detin e njerëzve. Syri dhe aparati i Gëzim Domit i ka zgjeruar kufijtë e Durrësit. E ka bërë më të madh, jo fizikisht, por nga larmia e pamjeve të ofruara. Nga fotot e tij ndien se konceptet urbane do mbeten gjithnjë të varfra ndaj atyre artistike. Dhe ç`është artistike në fotot e Domit? Është tërësisht konservator Domi, që do të thotë se nuk pranon që fotoja e tij të ketë retushime, të ketë ndërhyrje kompjuterike. E gjithë aftësia e tij është e bazuar te origjinaliteti dhe te rrokja pa vështirësi e atyre lloj kompozicioneve harmonike që krijohen nganjëherë vetvetishëm në natyrë dhe në ambientin urban, mes fenomeneve, sendeve dhe objekteve. Domi, si duket, është tejet mjeshtëror në kapjen e kësaj loje iluzore që vërtet e ka burimin te realja, por që jo gjithnjë është e dallueshme qartazi. Një shembull i kësaj është një foto që tregon kokën e Meduzës, një monument mbi Bankën e Shtetit në qytet, një godinë karakteristike. Vetëm nga fotoja e Domit është kuptuar përse është vendosur aty ai lloj monumenti. Nga fotoja, shihet qartë që Meduza sheh gjithnjë nga horizonti mbushur me vela anijesh. Pra një lloj mikpritëseje dhe rojtare e qytetit. Të 300 fotot e ekspozitës "Nga Durrësi, me dashuri", janë CV-ja më e plotë që Gëzim Domi i ka bërë qytetit të tij dhe jo vetëm për të huajt. Sepse, përkundrejt mendimit dhe opinionit negativ qe kemi ne sot për qytetet tona, si të degraduara, të plogëta, të fjetura dhe të rrjepura nga petku i bukurive natyrore, nëpërmjet atyre fotove kuptojmë se e bukura do sy që të ndihet. Themi të ndihet, se çdokush mund ta shohë atë, por të rrallë janë ata që e ndiejnë. E akoma më të rrallë ata që e transmetojnë atë bukuri. Ndër ta është pa dyshim dhe Gëzim Domi.

Foto të pjesëve të anijes së mbytur, të marra më sistemin e ultratingujve

THOMA NIKA

jë muze në mes të detit dhe nën ujë. Këtë ide ka ngacmuar anija italiane, e mbytur në detin e Sarandës gati 65 vjet më parë. Shenja e vendosur dekada më parë në vendin ku është zhytur dhe fundosur kjo anije, nuk është më tepër se një bovë lundruese, e ngjashme me faret që orientojnë trafikun e anijeve dhe peshkarexhave tek përshkojnë gjirin e Sarandës. Por ajo ka nisur të shihet si një shigjetë që çon në një muze të kaltër në Sarandën e muzeve të munguar në tokë. Një grup specialistësh dhe drejtuesish të shoqatës "Masmedia dhe Mjedisi" kanë ambicien ta kthejnë atë në një objekt të vizitueshëm të turizmit nënujor. Në tërë botën ky lloj turizmi është shumë i zhvilluar, pasi njerëzit priren të shohin gjëra të veçanta, sikurse ndodh me shumë turistë të tokës, që u intereson më shumë një shpellë, një majë mali. Deti është edhe më i veçantë, sepse përgjithësisht është i ndaluar për njeriun. Çfarë është ky vapor? Engima e parë e kujtdo që vrojton ose vozit detin e Sarandës, është vendi ku gjendet "vapori i mbytur". Vendasit dhe pushuesit tërhiqen pas tij si pas një misteri që duan ta zbulojnë. Ata që e kanë jetuar mbytjen e saj, thonë se ajo është një anije italiane, e mbytur më 1943. Disa veteranë këtu tregojnë se ajo është mbytur duke u qëlluar nga partizanët. Por duke iu referuar dokumentacionit italian, del se është mbytur duke u gjuajtur nga avionët, të cilët duhet të kenë qenë gjermanë ose anglezë. Mbytja e saj ka ndodhur në fund të luftës. Ajo ishte një anije që sillte dhe merrte materialet e fundit të luftës dhe mendohet se ky ka qenë edhe momenti i mbytjes së saj. Në ditë vere si këto trupin e vaporit të mbytur mund ta shikosh me sy të lirë nga mbiuji, teksa je duke vozitur me varkë ose me biçikletë uji. Edhe më i dukshëm bëhet ai në thellësinë 2 metra nën ujë, për të shkuar 20-25 metra thellësi, ku vapori gjendet i zhytur pjesërisht në llumë. Gjatësia e anijes i kalon të 60 metrat, ndërsa gjerësia shkon mbi 20 metra. Mendohet se ajo ka qenë një anije transporti, gjë që e dëshmon prania e vinçave e ingranazheve të mëdha dhe mungesa në të e armatimit luftarak. I kthyer në një pozicion skiç, ai të lejon të vizitosh hambarët, pasi ata kanë mbetur të hapur. Në vitet e para zhytësit kanë parë në hambarët e tij edhe këpucë ushtarësh dhe pagurët e alumintë. Anija ka direkun, disa hambarë, si dhe rrjeta të futura në to. Pranë tij janë parë edhe korale të tipit sferik, të kapura e të varura përgjatë të gjitha kavove të direkut. Nga madhësia e tyre është e mundur të përcaktosh që

N

nga ç'kohë ka ndodhur kjo vendosje dhe kohën e mbytjes së anijes. Ndërsa brenda hambarëve vërehen disa ndarje si rafte, që kanë qenë mbushur me shishe vere, të mbyllura me tapa shtogu, që lejojnë të depërtojë dalëngadalë kripa e detit. Po ashtu, ka pasur edhe shishe të vogla ilaçesh. Por nga viti në vit objektet nën ujë janë rralluar shumë e po zhduken, aq sa nuk janë gjetur dot më as shishet e mbushura të verës në fund të hambarit, në një dhomëz si në gropë. Arka të ndryshme, e deri motoçikleta të prodhimit italian, të markës "Guzzi", ka pasur aty brenda, që janë nxjerrë në vite. Vit pas viti inventari historik i kësaj anijeje është varfëruar, për shkak të mosadministrimit. Francezja Virginia Fyler thotë të ketë parë edhe një kafkë të zhytur në llumin e anijes. Ndërkohë që një bllok me shënime ka mbetur i palexuar, pasi fletët e qullura nuk ka qenë e mundur të hapeshin dhe tharja i dëmtoi edhe më shumë. Duke qenë sarandiot, gazetari dhe kameramani i nënujit, Xhemal Mato, ndien një obligim më shumë për ta kthyer vaporin e mbytur në gjirin e Sarandës në një muze tërheqës dhe fitimprurës. Një film nën ujë, me idenë e muzeut të kaltër, ka qenë ambicia e tij e hershme, që kur ishte gazetar në RTSH. Nisi të mbledhë dokumente për të gjitha anijet e mbytura dhe si sarandiot interesimi i parë ishte për anijen italiane të mbytur në Sarandë. Kjo ide është bërë edhe më ngacmuese këtë verë, që ai pushon duke eksploruar në Sarandën e tij. Sfida e turizmit të nënujit Me lindjen e teknologjisë së zhytjes, bombolave, kostumeve, krahas rritjes së njohurive, zhytja u bë shumë popullore. Atë mund ta ushtrojë çdo njeri: një burrë dhe një grua, i riu, fëmija dhe i moshuari. Kështu lindi turizmi nënujor, trajnimi për zhytjen, duke krijuar shkolla, të cilat organizohen nga agjencitë turistike, zakonisht gjatë dimrit. Ato i ndërtojnë programet për grupe njerëzish që bëjnë pushimet në formë ekskursioni nën ujë, në botën e kaltër, që quhet shpesh edhe botë e heshtjes, për shkak të mosdëgjimit të zhurmave. Subjektet e turizmit nënujor janë turistë specialë, jo turistë të zakonshëm. Zakonisht ata vijnë me paketë, vjen tërë grupi dhe në grup bëhet pagesa e një vlefte të caktuar, ndërsa agjencia sipërmarrëse e turit merr përqindjen, ku përfshihet edhe zhytja. Në Detin e Kuq, ku është turizmi më i madh botëror, një paketë 10-ditore shkon 1200 USD me akomodim, ushqim dhe anijen nga realizohet zhytja. Për këta lloj turistësh Mato mendon se do të ishte e veçantë të zhyteshin dhe të shihnin një anije të lashtë me amfora, që është privilegj vetëm i atyre që futen nën ujë. Kushdo që hyn në thellësi, sheh, prek dhe fotografon, e kupton krejt ndryshe lashtës-

E PREMTE, 1 0 GUSHT 2007

K U LT U R E

SHQIP 2 7

Anija italiane e mbytur më 1943, me historinë dhe hambarët e saj po ngacmon mendimin për zhvillimin e turizmit nënujor

VENDIMI

Shpallet fituesi për realizmin e monumentit të poetit dhe mendimtarit të madh të Rilindjes

Fishta në duart e Kasemit
organizuar në Galeria Kombëtare e Arteve. Deri te ky emër, komisioni i përzgjedhjes së boceteve kaloi në disa faza modelet e paraqitura, duke bërë seleksionime për çdo fazë. Pas disa seancave diskutim dhe seleksionimi fillestar në datat 5, 7, 9 dhe 11 qershor 2007, komisioni përzgjodhi 10 artistë, nga 27 pjesëmarrës, për të ripropozuar bocete të reja që do të reflektonin vërejtjet e bëra nga komisioni. Koha e vënë në dispozicion për realizimin e boceteve të reja ishte deri me datë 31 korrik 2007. Në datën 2 gusht 2007, komisioni u mblodh përsëri dhe pas shqyrtimit të hollësishëm të boceteve të reja pjesëmarrëse vendosi të shpallë fitues, me katër vota pro dhe një votë në mungesë, projektin e skulptorit Ilmi Kasemi, me ndryshimet e mëposhtme: komisioni ka të drejtë të ndjekë deri në fund, në cilësinë e supervizorit, procesin e materializimit të vërejtjeve dhe të realizimit të të gjitha kushteve të vëna nga ana e komisionit për realizimin e figurës së Fishtës; komisioni, në cilësinë e supervi zorit, përpara realizimit final të veprës në çdo (material), do të japë aprovimin përfundimtar për realizimin e saj; afati i realizimit të veprës do të jetë 14 muaj; pjesa e obeliskut që qëndron pranë figurës, do të thjeshtohet në varësi të kompleksit të veprës.

"Muze i kaltër" në detin e Sarandës
inë. Ose sheh peshq, peshkaqenë, shpella të nënujit. Është një sfidë e vërtetë që i bëhet mbiujit, sfidë shumë e fuqishme, që sidomos rinia e pëlqen dhe jo vetëm ajo. "Kur isha në Austri, tregon Mato, në shkollën ku përgatiteshin turistët nënujorë për të marrë patentën, nxënësi më i vogël ishte 12 vjeç dhe më i madhi 62 vjeç". Sepse ka njerëz që dinë shumë pak not, por zhyten shumë mirë. Vetëm Austria në vitet 1990 ka pasur 37 mijë turistë nënujorë, të pajisur me licencë zhytjeje. Shkonin me pushime familjarisht, por ndërkohë që gruaja mund të bënte shëtitje në qytet, burri ose fëmija "shëtiste" nën ujë sipas një programi. Gjermania ka pasur 48 mijë zhytës të nënujit në vitet '90. Mato thotë se ka qenë në Austri për trajnim më 1990, kur kompania austriake "Akuasport" programoi të iniconte te ne këtë lloj turizmi. Përfaqësuesi i saj, Gerhard Oky, erdhi në Sarandë, që iu duk interesante për të ngritur një stacion zhytjeje. Ai studjoi çfarë mund të përfshihej në programin e zhytjes, duke mbajtur parasysh që shtetet e Evropës kanë shumë turistë nënujorë, të cilët kanë marrë patenta, kanë edhe pajisjet dhe kërkojnë të vijnë me grupe zhytësash në vende "aventurore", që nuk i kanë parë asnjëherë. Të gjithë e donin Shqipërinë si një aventurë. Bregdeti shqiptar ishte një enigmë e paparë ndonjëherë, që rezervon shumë gjëra të fshehura, ngaqë nuk është eksploruar. Ky bregdet, sipas Matos, është tërheqës edhe për faktin tjetër se ka qenë midis dy qytetërimeve më të mëdha. Greqisë dhe Romës. Shpesh anijet lundruese kërkonin strehim dhe rruga u kalonte në brigjet tona e në gjire të mëdha. Kështu shpjegohet që gjiu i Porto Palermos, i njohur si Panormi, ka objekte nën ujë të kohërave më të lashta, të cilat tregojnë për statusin e tij si liman strehimi për mijëra vjet. Bregdeti ynë e, sidomos, Riviera që laget nga Joni, është shumë interesante, sepse përgjatë saj gjenden anije të mbytura, objekte, shpella. Bregdeti i Sarandës gjithashtu ka shumë pika ku mund të ushtrohet turizmi nënujor. Mjafton që këtu të krijohet një agjenci e turizmit nënujor, e cila të vendosë lidhje me këta lloj turistësh dhe nuk ka dyshim se këtu do vijnë shumë grupe. "Gjithë puna është të ndërtohet një program ditor me vendet e zhytjes në Sarandë, në Ftile, në Tongo". Për një shkollë zhytjeje ai ka licencë ndërkombëtare si instruktor dhe të drejtën për ta ushtruar atë. Ai kujton se turizmi nënujor është i pari që filloi në vitet '90, kur në Shqipëri erdhën këtu 4 agjentë shumë të rëndësishëm, gjermani Vajncih nga Deti i Kuq; para atij erdhi dhe u lidh me Albturizmin e asaj kohe austriaku Oky, i cili gjithashtu kishte njohuri të pakta për Shqipërinë, por Austria përmes kompanisë "Egnatia" sillte shumë

lir Kasemi është shpallur fitues i konkur sit për monumentin kushtuar personalitetit të shquar të letërsisë dhe politikës shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë Kombëtare atë Gjergj Fishta,

I

Botimi

Një përpjekje jo tërësisht modeste
në vende me një demokraci shumë të konsoliduar gjithmonë e më tepër sot flitet për " mediademokraci ". Studimi niset pikërisht nga kjo nga premisë dhe ka marrë përsipër të zhvillojë ndër të tjera disa indikatorë (10 të tillë) të cilat mundësojnë një vlerësim objektivitet të performancës së aktorëve mediatike që nuk I përkasin shoqërisë politike. Në mënyrë specifike studimi përqëndrohet në performancën që prodhojnë në media aktorë të shoqërisë civile duke analizuar kapacitetet reaguese ndaj Shqetesimit Publik, adresimin e qartë të problemit, orientimin ndaj impaktit real jo thjesht në pubik, por kryesisht në proceset legjislative. Studimi konstaton se se:Edhe pse përfaqësuesit e shoqërisë civile që depërtojnë në media bëjnë kujdes që të jenë sa më të saktë dhe më të qartë në artikulimin e mesazhit të tyre mediatik dhe televiziv, jo të gjithë megjithatë kanë aftësinë për të qenë të shkëlqyer në këtë veprimtari që kërkon veç përgatitjes profesionale edhe një farë talenti të lindur. Media megjithatë ende mbetet dyshuese ndaj kapaciteteve që mbartin përfaqësuesit e shoqërisë civile në tërës.. Shoqëria civile është shume herë më pak e pranishme në media në krahasim me përfaqësuesit e shoqërisë politike (Kuvendit, qeverisë apo institucioneve të tjera të shtetit). Numërohen me gishta ata përfaqësues të shoqërisë civile të cilët disponojnë "kredencialet mediatike" të mjaftueshme për të qenë pjesë e paneleve ku debatohen çështje të rëndësishme të aktualitetit. Megjithatë, ata pak përfaqësues të shoqërisë civile që kanë arritur të fitojnë besimin e medias kanë ditur të jenë gjenarator idesh të reja, ndryshe nga shumë përfaqësues të shoqërisë politike me akses të garantuar në media të cilët reflektojnë në komunikimin e tyre mediatik një shterpësi idesh dhe një konsumim alternativash. K y studim sugjeron disa mënyra të reja se si mund të gjenerohet impakt në publik nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit duke identifikuar rastet me të suksesshme të këtij sesioni parlamentar dhe sezoni televiziv qe sapo është mbyllur, ku konkretisht vlen të përmendet impakti i prodhuar nga këta përfaqesues në diskutimin publik për Reformën në Drejtësi, në ligjin për Shërbimin e Policisë së Shtetit madje edhe për Reformën Elektorale. Studimi është është pjesë e një projekti të titulluar " Integrimi i axhendës antikorrupsion të shoqërisë civile në axhendën e vendimarrjes politike ", i implementuar nga Qëndra për Çështje të Informimit Publik.

turistë në ekipe te ne në kohën e monizmit. Që atëherë ky lloj turizmi mbeti në një pikë ngrirjeje, por, për çudi kanë filluar shqiptarët ta zhvillojnë. Shpresa e inciatorëve të këtij lloj turizmi është tek ata dhjetëra njerëz që kanë pajisje zhytjeje dhe vijnë për turizëm, duke mos përjashtuar të tjerë, që vijnë e gjuajnë nën ujë me bombola, gjë që është e ndaluar. Natyrisht që turizmi nënujor ka edhe risqet e veta. Nëse mbytet një zhytës, ti dështon plotësisht. Dhe kjo ka ndodhur. Jo nga turizmi, por nga zhytësat piratë. Vijnë për shembull italianë me qëllime grabitjeje. Jo vetëm për koralet që janë shumë të kushtueshme, por për gjueti të ndaluar. Dhe mjaft njerëz, duke përfshirë edhe publikun, nuk i dinë rregullat, as ligjet. Kur sheh dikë që vesh kostumin dhe ngarkon bombolën duke mbajtur pushkën në dorë, që hyn në 30 metra thellësi dhe sjell shfarosje të peshkut,kushdo duhet të bëhet denoncues. Jo më pak dëmton dinamiti, por, nëse efekti i tij shkon në 5-10 metra thellësi, dëmi i gjuetarit me bombolë arrin në 50-60 metra dhe është e pafalshme që publiku nuk reagon, kurse shpesh policia nuk vepron. 4 anije të mbytura në Sarandë Interesi italian për anijet e mbytura duket të jetë shtuar. Kjo është shfaqur në një botim të posaçëm një vit më parë për anijen e mbytur të gjendur midis Karaburunit dhe Sazanit, ku janë gjetur edhe mjaft skelete. Por vetëm në Sarandë ka tri anije të mbytura. Është kjo anije-spital në Gjirin e Sarandës, por shumë pranë saj, 100 metra më në jug, është mbytur anija tregtare e jona me emrin "Tomorri" dhe tjetra pa vajtur te Kanali i Çukës, së cilës i kanë mbetur vetëm ca hekura direkësh sipër. Ka informacion për një të katërt në kepin e Stillos, një anije e vjetër, që figuron në hartë në 40 metra thellësi në kanalin e Korfuzit, por që nuk ka lidhje me incidentin e ndodhur atje. Në korrik e gusht gjithkujt i punon mendja për turizmin e rërës e të ujit, por Saranda ka edhe pika të mrekullueshme të turizmit nënujor. Dihen disa pika të tilla, përveç vendit të anijes së mbytur. E tillë është zona e ishullit të Tongos, në një pikë ekstreme të kufirit me Greqinë. Ky ishull është një mrekulli nën ujë, një akuarium, i vetmi që ka mbetur siç ka qenë Saranda para 40 vjetësh. Filmimet e bëra në të të befasojnë me llojshmërinë e peshqve, për praninë e sfungjerëve të kuq, gri e të zinj dhe për dekoracionin shkëmbor të mbushur me ngjyra dhe gjallesa, si në ishujt Korale. Ndoshta Tangon e ka lënë "të virgjër" të qenit në kufi, ku keqbërësit duket të kenë qenë të rezervuar për shkak të largësisë, kontrollit dhe të papriturave të tjera.

ibri i sapo dalë në treg me autorësi të gazetarit Gerti Shella dhe me konsulencë të studiuesit të njohur Prof. Dr. Artan Fuga, është një bashkëpunim midis një gazetari që për muaj të tërë koncepton dhe drejton emisione televizive ballafaqohen përfaqësues të politikës dhe të shoqërisë civile për probleme të aktualitetit, e midis tyre kanë debatuar edhe për problemin e luftës kundër korrupsionit, dhe një folozofi, specialist i logjikave të shprehjes gjuhësore, të imazhit, pra edhe të komunikimit mediatik në shtypin e shkruar si edhe në mediat audiovizive.Gerti Shella dhe Artan Fuga kanë dashur të sjellin përpara lexuesit një analizë të prodhimtarisë televizive, dhe nëpërmjet saj, të bëjnë një lloj skaneri të tre problemeve themelore të demokracive dhe të gjithë shoqërive bashkëkohore, siç janë :roli i mediave televizive në komunikimin mediatik, sidomos atë antikorrupsion; parametrat e ballafaqimit në media midis shoqërisë civile dhe botës së politikës. (A është e njëjta fjalë kur thua " grup interesi " dhe kur thua " shoqatë joqeveritare " ?) përqasjes semantike dhe mediatike në integrimin e axhendës antikorrupsion. Ndryshe nga fillimet e tranzicioni ku vendimarrja politike ishte vazhdimisht në axhendën e medias sot m edia është në axhendën e politikëbërjes. Edhe

L

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

SHQIP 29

BOTE
Kjo pjesë e manovrës ushtarake ndodhi për herë të parë që nga vitet e komunizmit

Rusia: "risjell" Luftën e Ftohtë
Avionët ushtarakë patrullojnë në zonën amerikane
usia vazhdon të rezervojë surpriza, herë të vogla, herë të mëdha, që Perëndimit i kujtojnë vitet e ashpra të Luftës së Ftohtë. E fundit e kësaj sëre, është fluturimi i disa avionëve bombardues në ishujt amerikan Guam në Paqësor, në një manovër ushtarake të paparalajmëruar, që vinte era Luftë e Ftohtë. Dy avionë "Tu95 turbo" fluturuan në ishujt amerikanë, në të cilët ndodhet një bazë shumë e madhe ushtarake. Sipas burimeve ruse të lajmeve, që i referohen një gjenerali rus, pilotët rusë dhe ata amerikanë që iu vunë pas avionëve rusë kanë shkëmbyer buzëqeshje, që nga kabina e pilotazhit. Kjo lloj manovre ishte e para e kësaj përmase që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe vjen në një moment kur Rusia, gjithnjë e më shumë, po tregohet ngacmuese në politikën e jashtme. Fluturimi ishte pjesë e një manovre ushtarake më të zgjeruar, pjesë e disa operacioneve ushtarake që kanë filluar javë më parë. Sipas gjeneralit rus, i cili dha informacion në lidhje me një veprim të tillë të rallë të avionëve rusë, avionët ushtarakë bombardues të një rëndësie strategjike të madhe për

R

Rusinë kanë fluturuar për 13 orë nga baza e tyre në Lindjen e Largët ruse, përgjatë gjithë hapësirës së vendit. "Ka qenë gjithnjë traditë për njësinë e aviacionit të fluturimeve të gjata që të kryente fluturime mbi oqean. Gjatë këtyre fluturimeve, shpesh pilotët rusë kanë shkëmbyer përshëndetje me ata amerikanë, apo qoftë edhe me luftanijet amerikane që ndodhen në bazat ushtarake në ishujt Guam", ka deklaruar gjenerali në një konferencë për shtyp. Sipas tij, kjo traditë që i takon viteve të Luftës së Ftohtë, thjesht është përsëritur dy ditë më parë, por kjo nuk duhet të merret aspak, sipas tij, si ndonjë shenjë e rikthimit të atyre kohëve apo atyre marrëdhënieve të Rusisë me Perëndimin. Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, bombarduesit sovjetikë fluturonin rregullisht në misione ku u duhej të përshkonin hapësira shumë të mëdha dhe fluturime që i kalonin të 10 orët. Këto misione organizoheshin kryesisht në zonat e patrulluara nga NATO, ose nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avionët strategjikë rusë kanë aftësinë e lëshimit të bombave

bërthamore, pasi janë ndërtuar për të mbajtur raketa të posaçme. Kjo ngjarje nuk është komentuar nga zyrtarët amerikanë të Pentagonit, vetëm se analistë ushtarakë të strukturave të tjera e kanë përqasur këtë pjesë të manovrës ushtarake ruse me copëza që të kujtojnë veprimet ushtarake të Luftës së Ftohtë.

Avionët strategjikë rusë kanë aftësinë e lëshimit të bombave bërthamore, pasi janë të ndërtuar për të mbajtur raketa të posaçme

Kërkesa

Irani: SHBA të largohet menjëherë nga Iraku
Z
ëvendëspresidenti iranian ka bërë të ditur se përpjekjet për të përmirësuar sigurinë në Irak, varen nga largimi i trupave amerikane nga vendi. Numri dy i shtetit, tha se Irani donte një Irak të sigurt dhe të stabilizuar dhe po bënte përpjekjet e tij në Teheran, kur Kryeministri irakian po takonte liderët e vendit islamik. Nga tjetër, amerikanët vazhdojnë të akuzojnë Iranin si një nga shkaqet e destabilizimit të Irakut, për shkak të mbështetjes së mundshme që u japin shiitëve. Pas takimeve, sipas medias iraniane, Kryeministri i irakian e ka vlerësuar kontributin e iranianëve në vendin e tij. Kryeministri irakian, i cili ndodhet në një situatë të vështirë në "shtëpinë e tij" me problemet me koalicionin qeveritar, e kreu vizitën në Iran në kërkim të një bashkëpunimi dhe mbështetjeje të mëtejshme të qeverisë iraniane për ndalimin e dhunës në vend.

SIGURIA

Vendi është i qetë dhe ka nisur reklamat turistike nëpër botë për të joshur ardhjen e pushuesve

e imagjinoni dot të shkoni me pushime në Irak, në vendin ku përditë humbasin jetën dhjetëra vetë? Nëse ju nuk keni ndërmend që të shkelni, kjo nuk do të thotë se në këtë vend nuk ekzistojnë strukturat që merren me strategjinë e turizmit në ish- Mesopotaminë e lashtë. Në Ministrinë e Turizmit të Irakut ka plot 417 nëpunës dhe plane të mëdha. "Kemi nevojë për trefishin e hoteleve që disponojmë aktualisht dhe sigurisht që kemi nevojë që në qiellin tonë të fluturojnë më shumë linja ajrore se sa janë aktualisht". Këto janë fjalët e zëdhënësit të ministrisë. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara ka dalë së fundmi një fushatë reklamash me emrin: "Iraku tjetër", që ka të bëjë me tre krahinat veriore të vendit, të cilat 16 vitet e fundit, qëkur SHBA vendosi ombrellën mbrojtëse të "zonës së ndalimfluturimit" janë zhvilluar thuajse si shtete të pavarura. Të administruara nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit, krahinat i janë shmangur shumë dhunës që ka përfshirë pjesët e tjera të vendit, që nga sulmi i amerikanëve në vitin 2003. Sipas tyre, turizmi është një nga mjetet për të sjellë sa më shumë të ardhura në arkat e

A

Pushime në Irak? Vetëm rajoni i Kurdistanit është i sigurt
Turqia, Irani dhe Siria që kanë secila një numër jo të vogël kurdësh në vend dhe nuk duan progres në Kurdistan, po i shohin zhvillimet e fundit me shumë shqetësim

qeverisë. Kryesisht, zonat janë munduar që t'i japin rëndësi folklorit dhe pasurive kulturore përmes organizimit të festivaleve të ndryshme të trevave përreth. Kështu, është organizuar së fundmi Festivali Jerash, që bën bashkë artistë dhe turistë nga e gjithë bota. Ajo çka zyrtarët e ministrisë kërkojnë të bëjnë është të tërheqin arabë nga Gjiri, persona të cilët i vlerësojnë resortet malore si dhe evropianët që janë në kërkim të mjediseve ekzotike, e pse jo edhe të rrezikshme të globit. Veç kësaj, në Irak ka vende arke-

ologjike të vlerave të jashtëzakonshme, të një moshe që i kalon mijëra vite. Vetë rajoni kurd ka një plan shumë të madh në fushën e ndërtimeve, që nënkupton edhe ndërtimin e hoteleve dhe resorteve. Në blloqet e reja do të vendosen supermarkete të tipit amerikan me emra amerikane. Në fakt, në këtë vend firmat e huaja të ndërtimit kanë filluar të vijnë pak nga pak. Shumë prej tyre janë gjermane, madje këta të fundit duan të ngrenë një qytet të tërë në vendin ku Aleksandri i Madh mundi Mbretin Darius të Persisë.

INVESTIMET
Bordi i investimeve, verën e kaluar, aprovoi projekte ndërtimesh e zhvillimi me vlerë 3.5 miliardë dollarë. Argumenti që kurdët mendojnë se është ndjellës për të huajt që duan të vizitojnë Irakun është se në asnjë qytet tjetër të vendit nuk ka siguri, ndërsa në Kurdistan po

Aktualisht ekzistojnë shifra të detajuara në lidhje me paratë që janë investuar në Kurdistan që nga viti 2003, kur pjesa tjetër e Irakut ishte zhytur në dhunë. Bordi i investimeve, verën e kaluar aprovoi projekte ndërtimesh e zhvillimi me vlerë 3.5 miliardë dollarë. Argumenti që kurdët mendojnë se është ndjellës për të huajt që duan të vizitojnë Irakun është se në asnjë qytet tjetër të vendit nuk ka siguri, ndërsa në Kurdistan po. Në fakt këtë po përpiqen të bëjnë edhe autoritetet e vendit përmes spoteve të ndryshme turistike që kanë filluar t'i nxjerrin edhe në Perëndim, pra që ajo që ndodh në Irak nuk ka të bëjë me Kurdistanin. Nga ana tjetër Turqia, Irani dhe Siria të cilat kanë një numër jo të vogël kurdësh në vend dhe nuk duan progres në Kurdistan po i shohin zhvillimet e fundit me shumë shqetësim. Ato i druhen pavarësisë së plotë të Kurdistanit, pasi kjo do të sillte një sërë veprimesh si pasojë në formën e një reaksioni zinxhir në të gjithë rajonin. Megjithatë, përpjekjet në Abril janë të mëdha për të ndjellur të huajt dhe për të përmirësuar imazhin. Kështu, së fundmi një numër i madh linjash ajrore kanë filluar të bëjnë marrëveshjet e para. Aktualisht, linja e vetme evropiane që ulet në Abril është "Austria Airlines". Një nga vështirësitë më të mëdha të hapjes së Kurdistanit me botën janë edhe paralajmërimet që u bëhen të huajve nëpër sajte të ndryshme në lidhje me mungesën e sigurisë në vend. Së fundmi, disa vende kanë nisur që t'i rishohin edhe njëherë lajmërimet e tyre dhe ardhja e turistëve pritet të jetë më e mbarë shumë shpejt.

SHQIP 30

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

SPORT
SILEMA
Nëse skuadra malteze do kishte fituar çështjen dhe do të kalonte automatikisht në turin e dytë të Kupës UEFA, ajo do të ishte një kundërshtar shumë i lehtë për fituesit e Kupës së Shqipërisë

Gjermani

Altin Lala, sytë nga Kupa UEFA
E
Ky vendim përveçse është kundër Sliemës, përbën problem edhe për Besën Skuadra bullgare ia hedh vetëm me 3 mijë euro gjobë. Më 16 gusht kundër kavajasve të Dumitrskit, në ndeshjet e turit të dytë të Kupës UEFA
dhe pse nuk është më kapiteni i Hanoverit në Bundesligën I gjermane, Altin Lala vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Në një intervistë të dhënë për "Fulder Cajtung", gazetën lokale të Fludës (skuadra ku mesfushori ka luajtur përpara shumë vitesh), shqiptari ka zbuluar objektivin e skuadrës: kualifikimin për në Kupën UEFA. "Nuk më dhemb që nuk jam më kapiten i skuadrës, edhe ngaqë diferenca në vota ishte shumë e ngushtë", tha Lala. "Enke u bë me meritë kapiteni i skuadrës, e pas shumë vitesh që shiritin e kam mbajtur unë, ishte më se normale që përgjegjësitë t'i merrte një lojtar tjetër. Nuk mërzitem edhe për faktin se unë do kem sërish përgjegjësi, pasi jam zv.kapiten i parë". Humbja e shiritit ka sjellë edhe aludimet se trajneri Heking nuk e konsideron më titullar të padiskutueshëm. Dyshimet janë rritur edhe pas ndeshjes së Kupës, ku shqiptari është aktivizuar vetëm si zëvendësues në minutën e 73-të të lojës. Por, sipas Lalës, kjo nuk është shqetësuese, pasi në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Hamburgut ai do jetë titullar dhe ka detyrën të mbulojë Rafael Van Der Vart. "Në atë takim trajneri dëshironte të qetësohesha dhe të provonte lojtarë të tjerë. Por, në ndeshjen e kampionatit me Hamburgun gjërat do jenë ndryshe: ata janë një kundërshtar cilësor dhe do të luajnë lojtarët me përvojë, ka vazhduar ai. Trajneri ma ka bërë të qartë se detyra ime në këtë sfidë është të ndaloj Rafael Van Der Vart, nga i cili nisin të gjitha aksionet sulmuese. Jemi optimistë se do marrim rezultat në 'derbin e veriut', sepse kundër Hamburgut kemi luajtur gjithmonë shumë mirë". Edhe pse nuk dëshiron ti caktojë vetes objektiva, synimi i kuqeziut është Kupa UEFA: "Kemi mundësi që gjatë këtij sezoni të bëjmë gjëra mjaft të mira. Jemi shumë të kompletuar dhe është shumë e rëndësishme që të kemi vazhdimësi në lojën tonë, por nuk përjashtohet se gjatë kampionatit do kemi edhe zhgënjime, ka përfunduar ai. Mendoj se arritja e 40 pikëve duhet të jetë objektivi primar, edhe pse të gjithë duhet të kemi ambicien për të arritur edhe më shumë. Është herët për të folur për objektivin, si për shembull Kupën UEFA, por do bëjmë të pamundurën që të jemi në vendet e para". e. kodheli

UEFA e fal, Liteksi përballë Besës
"Qeveria" e futbollit evropian nuk ka marrë parasysh ankesën e Sliema Vonderers
ERALD KODHELI

K

Futboll femrash

undërshtari i Besës në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA do jetë Liteks Loveç. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Disiplinës i UEFA-s që, pasi ka shqyrtuar ankesën e klubit maltez të Sliema Vonderers, ka lejuar qëndrimin e bullgarëve në këtë aktivitet, pavarësisht se në njërën nga ndeshjet e turit të parë, dokumentacioni i tyre nuk ishte i rregullt.“UEFA e ka refuzuar ankesën e Sliema-s në lidhje me vlefshmërinë e takimit të dytë me Liteks Loveç-in”, citonte sajti zyrtar i zyrave të Nionit. Menjëherë pas ndeshjes së turit të parë eliminator të Kupës UEFA, maltezët e Sliema Vonderers kanë protestuar fuqishëm te UEFA, duke pretenduar se në takimin e kthimit (të humbur 4-0), Liteksi kishte aktivizuar një futbollist të paregjistruar. Pavarësisht fitores bindëse të bullgarëve, që kanë kaluar turin me rezultatin e përgjithshëm 7-0, drejtuesit e klubit maltez kërkonin që rezultati të cilësohej i pavlefshëm. Ata kërkonin kualifikimin në turin e dytë të Kupës UEFA, pasi lojtari më numër 32, Ivanov Ivelin Popov, nuk qëndronte në listën e lojtarëve të regjistruar për këtë sfidë. Në letrën e protestës, e cila iu dërgua kryetarit të Komitetit të Disiplinës në UEFA, shkruhej se Popov ishte aktivizuar që prej minutës së parë dhe kishte shënuar golin e tretë të atij takimi. Sipas raportit zyrtar të ndeshjes, në listën e titullarëve Liteksi kishte deklaruar vetëm 10 lojtarë e 7 zëvendësues dhe prezenca e Popovit është mësuar vetëm në momentin që ai ka shënuar. “Duke vlerësuar këtë situatë, Sliema kërkon që UEFA të shpallë të pavlefshëm fitoren 4-0 në këtë takim, duke na dhënë fitoren në tavolinë e, për rrjedhojë edhe kualifikimin në turin tjetër”, ishte kërkesa e drejtuesve të klubit maltez. Por, përgjigjja e UEFA-s nuk ka qenë në favor të tyre. Pasi ka shqyrtuar të gjithë çështjen, Disiplinori

Kampionat 3-ditor në Sarandë
porti më popullor në botë, futbolli, po fillon përhapjen edhe te femrat shqiptare. Edhe pse për shumë vite është cilësuar si një sport ekskluziv për meshkujt (në Evropë vetëm vendi ynë dhe Turqia nuk i njeh kampionatet e femrave në këtë disiplinë), situata tashmë është drejt ndryshimit. Vetëm pak ditë pasi FSHF-ja ka krijuar një grup pune për praktikimin e futbollit edhe nga "seksi i dobët", të hënën pritet të startojë kampionati i parë. Aktiviteti i promocionit, që do të organizohet në Sarandë, zgjat tri ditë dhe aty do të marrin pjesë gjashtë ekipe: Rubiku, Tirana, Durrësi, Shkodra dhe dy skuadra të tjera që janë eksperimentale. Organizatori Genc Ymeri ka sqaruar se takimet do zhvillohen me sistem eliminimi, duke u shprehur optimist se ky aktivitet i hap rrugën përhapjes së futbollit të femrave në vend. e. kodheli ka vendosur të lërë në fuqi rezultatet që ka përcaktuar fusha e lojës, duke hedhur poshtë protestën e Sliema Vonderers. “Protesta e Sliema-s rreth vlefshmërisë së ndeshjes së 2 gushtit kundër bullgarëve të Liteks Loveç-it, të cilët akuzohen se nuk kanë qenë në rregull, ka dështuar”, citohej në vendimin e dhënë dje. “Komisioni i Disiplinës vendosi të lërë në fuqi rezultatin 4-0 të Liteksit (dhe rezultatin e përgjithshëm 7-0 në favor të bullgarëve). Gjithsesi, UEFA ka vendosur të gjobisë klubin e Liteksit me 3 mijë euro, për ‘mangësi administrative’, pasi ata kishin harruar të shkruanin emrin e njërit prej futbollistëve të formacionit titullar në protokollin e ndeshjes”. Ky vendim përveçse është kundër Sliemas, përbën problem edhe për Besën, që e ka tejet të vështirë për t’u kualifikuar përballë ekipit bullgar. Gjithsesi, kavajasit janë shprehur se nuk kanë frikë dhe se do provojnë gjithçka për të kaluar në turin e tretë të Kupës UEFA.

S

MERKATO

Ndërkohë Kaljari rihap pistën për sulmuesin shqiptar të Kievos

Mes Napolit dhe Erjon Bogdanit qëndron juventini Marcelo Zalajeta
dhe pse Erjon Bogdani cilësohej si njëra prej blerjeve më të mundshme të Napolit, në përfundim të trofeut "Birra Moretti" në rrugën e shqiptarit ka hyrë uruguaiani Marcelo Zalajeta. Pasi ka biseduar me drejtuesit e Juventusit (prezentë në këtë aktivitet veror), presidenti Aurelio De Laurentis ka bërë premtimet e merkatos: "Napoli do të përforcohet edhe me tre lojtarë të rinj, për të krijuar një grup kompakt". Sipas mediave italiane, drejtori i përgjithshëm i "axurrëve", Marino, ka vazhduar kontaktet me klubin bardhezi për sulmuesin, i cili pëlqehet edhe nga trajneri Reja, ndërkohë që tashmë Bogdani cilësohet si zgjedhja rezervë. Duke përfituar nga situata e krijuar, Kaljari ka rihapur sërish pistën për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar. Nuk bëhet fjalë thjesht për të shqetësuar Napolin, por është një tentativë serioze e Celinos për të afruar në skuadër një sulmues

E

me eksperiencë, duke qenë se lojtarët e tjerë në këtë repart janë mjaft të rinj. "Në moshën 30-vjeçare dhe me gjashtë sezone të luajtura në Serinë A, shqiptari është nga sulmuesit e paktë që kanë mbetur në dispozicion në merkato", citonin gazetat italiane, nga burime të mirinformuara pranë klubit. Shqiptari, nga ana e tij, është i gatshëm të largohet nga Kievo, edhe pse ka një kontratë që e mban me skuadrën deri në vitin 2010. Kjo është arsyeja përse Kaljari ka vendosur të bisedojë edhe rreth 5 milionë eurove që veronezët kërkojnë për Bogdanin. Ndërkohë, loja e merkatos rreth sulmuesit bëhet edhe më intriguese nga drejtuesit e Kievos, që vazhdojnë të shprehen se me Bogdanin, Pelisier dhe Luçianon kanë sulmin më të fortë në Serinë B dhe nuk e shesin nëse në këmbim nuk marrin një lojtar po kaq të fortë në repartin ofensiv. e. kodheli

E PREMTE, 10 GUSHT 2007

SPORT

SHQIP 31

Akuzat prag-Euro 2008
Dyshimet e trajnerit të përfaqësueses franceze prej ndeshjes Francë-Itali Under-21

Domenek, sfidë me "axurrët" "Në Itali blejnë gjyqtarët"
Elozhe Materacit: "Ishte lojtari më i mirë i finales së Berlinit"
Nxehet prag-ndeshja e supersfidës Itali-Francë, që do të luhet më 8 shtator, e vlefshme për Grupin B eliminator në Euro 2008. Akuzat e forta kanë ardhur nga trajneri i Kombëtares së "gjelave", Rajmond Domenek, nëpërmjet gazetës "Le Parisien". Edhe pse shprehet se është i dashuruar me futbollin italian, ai thotë se në këtë vend blejnë arbitrat. Domenek duket i kënaqur që sfida me skuadrën e Donadonit do luhet në "San Siro", një nga impiantet më gjigandë në Itali. "E dashuroj futbollin italian. Mentaliteti i tyre i lojës bën që skuadra të hyjë në fushë gjithmonë për të fituar. Fakti që do të përballemi me futbollin më efikas në nivel evropian, mbase edhe në nivel botëror, më josh", ka deklaruar tekniku. Më tej akuzat: "Në tribunat e 'San Siros' do jenë 80 mijë tifozë, të gatshëm për të na fërshëllyer. Në ndeshje të tilla, lojtarët e mëdhenj tregojnë të gjitha aftësitë e tyre. Problemi i vetëm është gjyqtari. Gjithsesi, kur luan kundër italianëve është e zakonshme që t'u trembesh vendimeve të arbitrave. Nuk i kam shpikur unë skandalet: në të kaluarën ka pasur ndeshje që janë blerë. Si shembull marr sfidën Francë-Itali Under-21, të vlefshme për Lojërat Olimpike të zhvilluara në Sidnei në vitin 2000. Gjyqtarin e asaj sfide e blenë. Kjo është arsyeja përse më kanë mbetur dyshimet, pasi kur ka ndodhur një herë mund të ndodhë sërish. Në futbollin italian ekzistojnë marrëveshjet jashtë fushës". Domenek i është përgjigjur me një batutë deklaratave të Domenek, që disa ditë më parë kishte deklaruar se në ndeshjen e "San Siros" nuk do të ulte sytë përballë francezëve. "Mendoj se do jetë i detyruar t'i ulë sytë, pasi ai është dy metra i gjatë, ndërsa unë jam vetëm 1,76. Gjithsesi, nuk më pëlqen të hyj në këto lloj lojërash, ka vazhduar ai, duke vlerësuar mbrojtësin italian: mendoj se Materaci ishte lojtari më i mirë i finales së Botërorit që u luajt në Berlin. Shënoi golin e barazimit, nxori nga loja lojtarin më të mirë të ekipit kundërshtar dhe realizoi një penallti. Mendoj se ka qenë edhe më i vlefshëm se Pirlo në atë takim". Vlerësimi i teknikut nuk ka ndryshuar pavarësisht sharjes ndaj Zidan. "Nuk bëhet fjalë për të sharë kundërshtarin, por për ta provokuar deri në momentin që i heq përqendrimin nga loja dhe e detyron të reagojë. Kjo është një praktikë e njohur në çdo sport. Në volejboll, ngacmimet bëhen pas rrjetës. Por, këtu dua të saktësoj se ka gjëra të cilat mund t'i thuhen kundërshtarit dhe të tjera që nuk mund t'ia thuash. Ai që provokon, tregon forcë, ndërsa ai që reagon, dobësi. Gjithsesi, do më pëlqente që reagimi i Zidan në atë ndeshje të ishte si në futbollin anglez, ku pavarësisht përplasjeve në fushë, në përfundim, kundërshtarët i japin dorën njëri-tjetrit".

"The Times"

ÇIKLIZEM Astana rrezikon edhe Turin e Spanjës

Publikohen 50 futbollistët më të dhunshëm
E mirënjohur për klasifikimet në botën e sportit, në numrin e saj më të fundit britanikja "The Times" ka publikuar 50 futbollistët më të dhunshëm të të gjitha kohërave. Në këtë klasifikim qëndrojnë lojtarë që i kanë "varur këpucët në gozhdë" prej kohësh, ndërkohë që në 10 vendet e para janë përfshirë edhe treshja e mbrojtjes së Italisë, fituese të Botërorit 1982: Xhentile, Bergomi dhe Tardeli. Të renditur sipas radhës në vendet 8, 9 e 10, ata janë klasifikuar si "i keqi, më i keqi dhe shumë i keqi". Komenti për Xhentilen ishte se ai "në fushën e lojës nuk ishte aspak xhentil, krejt e kundërta e mbiemrit që mban". Në komentin rreth Bergomit, autori i shkrimit çuditej përse ky lojtar ishte kaq i ashpër dhe komentonte: "Duket sikur ai është përjashtuar edhe nga 'Cosa Nostra' sepse përdorte dhunë edhe kur nuk ishte e nevojshme". Në përfundim Tardeli, për të cilin Xhimi Grivës (ish-lojtar i Milanit) ka thënë se "ka provokuar më shumë shenja sesa kirurgët e spitalit të Harefilldit". Vendi i parë i është dhënë Andoni Goikoçeas, i njohur ndryshe edhe si "kasapi i Bilbaos", pasi mbahet mend se për pak i ka thyer kaviljen Diego Armando Maradonës. Menjëherë pas tij, Stuart "Psikopati" Pirs (ish-lojtar i Notingam Forest), që përdorte kokën jo vetëm për të gjuajtur topin. Në vendin më të ulët në podium, Basile Boli, për dy arsye: 1) ka qenë i vetmi "nga të urtët" që ka sfiduar Pirsin dhe 2) ka jetuar për ta treguar këtë histori. Renditja mbyllet (e çuditshme, por e vërtetë) nga ish-gjyqtari Pierluixhi Kolina, i cilësuar si i frikshëm në momentin kur vendimin e shoqëronte edhe me sytë e zmadhuar.

Hijet e dopingut përfshijnëedhe Turin e Gjermanisë
P
as problemeve të shumta të dopingut që kanë karakterizuar Turin e Francës përpara fillimit të evenimentit dhe gjatë tij, tashmë një tjetër aktivitet i rëndësishëm çiklistik në Evropë, është përfshirë nga hijet e skandalit që prej muajsh ka tronditur këtë sport. Bëhet fjalë për Turin e Gjermanisë, i cili do të fillojë sot. Shkak është bërë rezultimi pozitiv i një tjetër çiklisti, Andrei Kasheçkin, i cili garon për "Astanën". Kjo është një goditje shumë e fortë për skuadrën, nga e cila në garën e Francës u pezullua kazaku tjetër, Vinokurov. Ashtu si bashkatdhetari i tij, Kasheçkin akuzohet për transfuzion gjaku. Ndërkohë, kompania telefonike gjermane, "T-Mobile" ka bërë të ditur se pavarësisht skandaleve të njëpasnjëshme të dopingut do vazhdojë të sponsorizojë këtë sport. Hamid Akhavan, presidenti i kompanisë gjermane ka bërë të ditur se: "Duhet të japim prova Kasheçki për vazhdimësi dhe për rehabilitim, pasi këto janë dy gjërat që i nevojiten më shumë çiklizmit në këto momente. Ne do të vazhdojmë të Vinokurov mbështesim këtë sport, jo vetëm financiarisht, por edhe në tentativat për t'u pastruar nga dopingu". Gjithsesi, sipas marrëveshjes së re, përveç kompanisë "T-Mobile", e cila do shpenzojë shumën më të madhe financiare, në luftën antidoping do kontribuojnë edhe vetë çiklistët dhe zyrtarët e skuadrës. Drejtuesit e kompanisë telefonike kanë siguruar gjithashtu edhe një opsion në kontratë, sipas të cilit mund t'i ndërpresin në çdo kohë lidhjet me skuadrën, nëse ajo përfshihet në skandale. Duke u kthyer te testi pozitiv i kazakut Andrej Kasheçkin, organizatorët e Turit të Spanjës, që do të fillojë në muajin e ardhshëm, kanë bërë të ditur se skuadra "Astana" rrezikon pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Gjatë muajit të kaluar, skuadra është detyruar të tërhiqet edhe nga Turi i Francës, pasi Vinokurov u gjet me substanca të ndaluara në gjak.

MERKATO

Barcelona ka refuzuar ofertën më të fundit të klubit italian për mesfushorin brazilian

Menaxheri i Ronaldinjos: Milani na ka ofruar 60 milionë euro
D
uket se zërat e merkatos, të cilat ngulmojnë për transfer imin e Ronaldinjos te Milani nuk kanë të sosur. Vëllai, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i mesfushorit brazilian, Roberto de Asis, në një prononcim për faqen elektronike "Globoesporte" ka zbuluar ofertën më të fundit të kuqezinjve. "Gjatë kësaj jave kam qenë në Itali, por nuk jam takuar me Galianin", ka deklaruar menaxheri i lojtarit. "Milani ka arritur deri aty sa ka ofruar 60 milionë euro, por përgjigja e Barcelonës ishte negative. Ronaldinjo është shumë i lumtur te Barcelona, e nëse një ditë do largohej nga klubi, do ta bënte pasi të gjente marrëveshjen me drejtuesit e klubit. Mund t'iu siguroj se nuk ka probleme për sa i përket rinovimit të kontratës, pasi të dyja palët dëshirojnë që ta zgjasin bashkëpunimin deri në fund të karrierës së vëllait tim. Zv/presidenti Ferran Soriano i ka bërë të ditur Ronaldinjos se largimi varet vetëm prej tij: lojtari mund të ikë vetëm nëse e dëshiron dhe e kërkon diçka të tillë, pasi i përket historisë së Barcelonës".

Inter

blerjet

Suazo largon Adrianon, blerja e re cilësohet si zgjedhje e parë në sulm I

nteri i ka dhënë fund kërkimit të partnerit ideal të Zlatan Ibrahimoviç në repartin ofensiv: blerja e fundit e skuadrës zikaltër David Suazo, i ka bindur të gjithë për kualitetin e tij. Në miqësoret e zhvilluara përpara fillimit të sezonit, ish-sulmuesi i Kaljarit është paraqitur shumë mirë, madje duke shënuar edhe gola të rëndësishëm (si goli në trofeun "Birra Moretti", të fituar të mërkurën në mbrëmje nga Interi). Ndërkohë, ai që duket gjithmonë e më larg formës optimale, por edhe skuadrës është Adriano. Në aktivitetin e luajtur përballë Juventusit dhe Napolit, braziliani është aktivizuar me skuadrën rezervë. Edhe ai vetë e ka të qartë situatën e krijuar, duke deklaruar se pavarësisht përpjekjeve maksimale që do bëjë, do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësira si titullar. Gara në sulmin interist pritet të jetë edhe më e fortë, në momentin kur Hernan Krespo do jetë rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Reali, akorde për Drenthe e Roben Holandezët vlejnë 49 milionë euro N

ë sezonin e ardhshëm, Reali i Madridit do ketë një pamje tërësisht holandeze. Edhe pse nuk kanë firmosur ende me Roiston Drenethe dhe Arjen Roben, kalimi i tyre në radhët e madrilenëve duket i përfunduar. Të dy "tulipanët" do ti shtohen bashkëkombasit të tyre, Rud Van Nistelroi, për të kompletuar ekipin me të cilin trajneri Bernard Shuster do tentojë të mbrojë titullin kampion në Spanjë. Sipas mediave iberike është arritur marrëveshja me Fejnordin për transferimin e 23-vjeçarit Drenethe, i cili konsiderohet si pasardhësi i Roberto Karlosit në krahun e majtë të mbrojtjes, dhe klubi holandez ka përfituar 14 milionë euro. Për të është gati kontrata 5-vjeçare, ndërsa sot do zhvillohen vizitat mjekësore. Rruga është hapur edhe për Arjen Roben: Çelsi ka dhënë "ok"-in për transferimin e mesfushorit, për të cilin Reali ka bërë të ditur se do të paguajë 35 milionë euro. Në total këto investime kapin kuotën 49 milionë eurove.