Drejtor Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI BLEDAR ZAGANJORI

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail: info@gazeta-shqip.com

Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI

Viti II - Nr. 222 (512) E mërkurë, 15 gusht 2007

E përditshme e pavarur Çmimi 30 lekë, 1.5 euro

www.gazeta-shqip.com

INTERVISTA/ Kreu i PAD zbardh bisedën me Kryeministrin: Folëm për arkeologjinë dhe për krijimin e një politike të re

Ceka: Takimi im i gjatë me Berishën
NE FAQEN 3

Paralajmërimi për ndërkombëtarët

Karl Rove dhe paradigma e Spin-Doctor -it të mbipushtetshëm
MUSTAFA NANO

ZJARRET/ Në operacion nuk marrin pjesë forcat shqiptare

Sejdiu: Ndarja? Ne braktisim tavolinën

arl Rove ka dhënë dorëheqjen. Nuk do të jetë më në funksionin që ka ushtruar gjatë viteve të fundit, d.m.th. këshilltar e spin doctor i Presidentit të SHBA-së. Ai i ka braktisur për fare dhomat e korridoret e pushtetit, për t'iu dedikuar tani e tutje veprimtarive jo politike. Ndodhi ajo që ndodhi do vite më parë me Alaistair Campbell, spin doctor-in...
NE FAQEN 9

K

Digjet kufiri me Greqinë, helikopterët për 6 orë luftë me flakët
NE FAQEN 27

Sekretari socialist, Andis Harasani, tregon alternativat: Duheshin bërë investimet tona, TEC-i i Vlorës e linjat e transmetimit

Opozita: Na jepni KESH-in
ekretari për programin poli tik të Partisë Socialiste, An dis Harasani deklaron se nëse administrimin e KESH-it...
NE FAQEN 4

NE FAQEN 12

KRONIKA

E qëlloi për vdekje me sëpatë

Masakroi të PS provokon qeverinë: Ne, menaxherë më të mirë, e zgjidhim krizën për dy muaj ëmën, kapet Një familje mesatare do të paguajë të paktën 4530 lekë Nuk dihet lloji i eksplozivit. Dyshohet për hakmarrje i sëmuri mendor S KESH, mes çmimit dhe kostos
BARDHI SEJDARASI NE FAQEN 8

Dritat, fatura e muajit do Ersekë, sulmohet policia, K të shtrenjtohet 700 lekë shpërthim në komisariat

1997, opozita në grackën e qeverisë
ARBEN VATA NE FAQEN 9 NE FAQEN 5 NE FAQEN 11

apet në Tiranë 43vjeçari, i cili vrau me së patë nënën e tij vetëm dy ditë më parë. Arrestimi i tij është bërë pas një bashkëpunimi mes policisë së Tiranës dhe Durrësit, pasi ishte mbledhur informacioni se ku ndodhej i kërkuari. Ismail Dulla është kapur i fshehur në banesën e një të afërmi të tij, në afërsi të vendit të quajtur "Rrapi i Treshit". Burimet zyrtare të policisë kryeqytetase deklaruan se në orët e pasdites së djeshme është organizuar një operacion në bashkëpunim me policinë e Durrësit, i cili ka rezultuar me sukses, pasi në pranga ka përfunduar autori i vrasjes së një dite më parë. Sipas grupit hetimor, 43-vjeçari Dulla akuzohet se ka vrarë nënën e tij 67-vjeçare. Pas ngjarjes së rëndë...
NE FAQEN 6

SHKODËR

Ernest Delaj dhe Pjerin Gjekaj ia mbathin nga Gjykata

Arratisje spektakolare, dy të burgosur i ikin policisë
NE FAQEN 6

ION OKAZ

GAZETA SHQIP

P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8

marketing@gazeta-shqip.com

SHQIP 2

POLITIKE

E MERKURE, 1 5 GUSHT 2007

"Koalicioni të zgjerohet në nivele të dyta. Ministrat i kanë kaluar me sukses provat politike"

Ndoka: Jo ministra nga opozita
Kreu i PDK-së kërkon që aleatëve të rinj t'u jepen poste zëvendësministrash
ERJON AJAZI

reu i PDK-së, Nard Ndoka, del hapur kundër ndryshi meve në qeveri. Një prej aleatëve të koalicionit të djathtë njëkohësisht anëtar i kabinetit qeveritar, Ndoka, është shprehur se "qeveria i ka kaluar me sukses provat politike dhe koalicioni mund të zgjerohet edhe në nivele të tjera". E gjithë kjo lë të hapur mundësinë e ndryshimeve brenda qeverisë në rang zv.ministrash, pa ua cenuar kolltukët titullarëve të kabinetit 'Berisha'. Kabineti qeveritar Pasi ka kundërshtuar zëvendësimin e ministrave aktualë me emra të rinj, kreu demokristian është shprehur se koalicioni qeveritar mund të zgjerohet edhe në nivele të tjera, veçse jo në rang ministrash. Ndoka e ka konsideruar të panevojshëm ndërrimin e ekzekutivit, duke e motivuar se "qeveria ka qenë e suksesshme dhe se i ka kaluar me maturi provat politike". Demokristianët mendojnë se ministrat e kabinetit aktual kanë bërë një punë të mirë dhe në rast se Kryeministri do të mendojë për ndonjë ndryshim të qeverisë, do të jetë mirë ta bëjë atë në një nivel tjetër, në atë të zv.ministrave. Zërat për ndryshime në qeveri kanë ardhur menjëherë pas zgjedhjes së Bamir Topit si President, ku edhe parti të opozitës kanë kërkuar përfshirjen e tyre në kabinet. Një prej tyre ka qenë edhe kandidati për President, Neritan Ceka. Për këtë të fundit nismëtar për mbledhjen e 20 firmave për të hyrë në garën presidenciale ka qenë kreu i PDK-së, i cili tashmë kundërshton futjen e emrave të rinj në kabinet. Të parët që kanë kërkuar ndryshime ne qeveri brenda të djathtës kanë qenë partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nëpërmjet kreut të saj, Vangjel Dule, Sabri Godo i Partisë Republikane dhe Arian Starova i Bashkimit Liberal Demokrat. Ai që ka ndezur më tepër debatet brenda shumicës ka qenë presidenti i nderit të Partisë Republikane, Sabri Godo, i cili ka kërkuar një ndryshim të kabinetit për ata ministra që nuk e kanë bërë punën e tyre mjaftueshëm. Ish-kreu republikan e ka cilësuar situatën në të cilën ndodhet vendi si të vështirë, duke e lidhur me krizën energjetike dhe duke kërkuar bashkëpunimin e dy forcave më të mëdha politike, Partisë Demokra-

K

tike dhe asaj Socialiste. Zona 31 Pas republikanëve, një tjetër aleat i Kryeministrit Berisha është shprehur kundër kandidimit të kreut të LZHK-së për mandatin e

KABINETI
"Qeveria i ka kaluar me sukses provat politike dhe koalicioni mund të zgjerohet edhe në nivele të tjera"

deputetit në zonën 31. Menjëherë pas deklaratës së hapur të republikanëve, kundër lënies së lirë të zonës ku ishte deputet Bamir Topi janë rreshtuar edhe demokristianët. "Kandidatët që duan të

kandidojnë në zonën 31, nuk duhet të tregohen emocionalë. Duhet të kenë të qartë realitetin politik, peshën politike, por edhe peshën e individëve të veçantë", është shprehur Ndoka.

"Sollaku"

Ndoka: Prokurorit t'i kufizohet mandati
“Partitë politike të shumicës dhe të opozitës kanë zhvilluar takime para zgjedhjes së Presidentit, të cilat kishin në fokus të tyre edhe çështjen e reformës në drejtësi", tha Ndoka. Kryetari i demokristianëve, ministër i qeverisë 'Berisha', ka deklaruar se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm duhet të kufizohet. Sipas tij, kjo ka qenë një nga objektet e diskutimit të tryezës midis dy forcave më të mëdha politike. "Prokurori i Përgjithshëm s`ka moral të qëndrojë në detyrë, përderisa emri i tij përmendet nga politika", tha Ndoka, duke kërkuar kufizimin e mandatit të numrit një të prokurorisë.

E DJATHTA

P

artia Demokratike kundërsh ton versionin e LZHK-së për të përkrahur Dashamir Shehin për zonën 31 në Tiranë. Në fushatën për të fituar mandatin e deputetit kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, do të jetë i vetëm pa mbështetjen e shumicës. Kandidati i parë zyrtar i futur në garën për zonën 31 në kryeqytet ka reaguar pas deklaratës së kreut të degës së PD-së në Tiranë, duke u shprehur se "më vjen keq që kjo deklaratë është lëshuar nga zoti Olldashi, megjithatë LZHK-ja është e vendosur për të garuar në zonën 31". Kryetari i degës së PD-së për Tiranën, Sokol Olldashi, njëkohësisht anëtar i kabinetit qeveritar, u shpreh se "kandidati që do të përfaqësojë mazhorancën në zgjedhjet e zonës 31 duhet të jetë vetëm nga radhët PD-së". Deklarata më e fundit e figurës kryesore të PD-së për degën e Tiranës ka prerë çdo shpresë të LZHK-së për të mbështetur kandidatin e saj në zgjedhjet e pjesshme, të cilat do të zhvillohen pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Presidenti i vendit, Bamir Topi. "Zona 31 i takon Partisë Demokratike", u shpreh Olldashi. "Kandidati do të jetë i PD-së,

Replikon Dashamir Shehi: Do të dalim të vetëm në zgjedhjet e 23 shtatorit

Sokol Olldashi: Zona 31, e Partisë Demokratike, jo e LZHK-së
"S`kam asgjë kundër Shehit, por kjo zonë është bastion i demokratëve"
LZHK
"Më vjen keq që kjo deklaratë është lëshuar nga zoti Olldashi, megjithatë LZHK-ja është e vendosur për të garuar për zonën 31"

sepse ka qenë i kësaj partie edhe më parë. Duhet të jetë i Partisë Demokratike dhe do të jetë i saji", u shpreh Olldashi lidhur me kandidaturën me të cilën mazhoranca do të kandidojë në këtë zonë. Ditën e hënë, Presidenti i Repub-

likës dekretoi 23 shtatorin si datën kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për deputet në zonën zgjedhore nr. 31, në kryeqytet. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka këmbëngulur në kërkesën e saj drejtuar Partisë

Demokratike që të mbështesë kandidaturën e Shehit, në të kundërt ajo të dalë e vetme në zgjedhjet e pjesshme në zonën ku ka qenë deputet, Presidenti aktual i vendit. Edhe pas deklaratave të njëpasnjëshme brenda gjirit të shumicës kundër përkrahjes së kandidaturës së Dashamir Shehit, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka vendosur të vazhdojë e vetme fushatën dhe garën për ta fituar mandatin e deputetit në këtë zonë. Kryetari i PD-së për degën e kryeqytetit ka deklaruar se "nuk ka asgjë personale kundër Dashamir Shehit, por kjo zonë ka qenë bastion i PD-së". Tashmë që Partia Demokratike është prononcuar publikisht lidhur me kandidaturën e saj në zonën ku ka qenë më parë deputet Presidenti aktual i vendit, pritet që të zhvillohet një betejë e fortë jo vetëm mes PD-së dhe PS-së, por edhe brenda shumicës parlamentare. Deri në këto momente shumica ndihet e sigurt se do ta rimarrë zonën nr. 31, por një përçarje votash brenda së djathtës mund të jetë një shans shumë i mirë për opozitën që të fitojë një vend më shumë në Parlamentin shqiptar. E.Ajazi

NDIHMA
Kryeministri shprehu gatishmërinë e plotë të qeverisë për t'i mbështetur me burime njerëzore dhe financiare qarqet, në mënyrë që ato të ofrojnë kapacitet e nevojshme për t`u ngritur në nivelin e kërkesave të kohës

Kryeministri premton se çështja e pronave është obligimi i qeverisë për 2 vitet e ardhshme

Berisha: Pronat, bashkëpunim bashki-qeveri
everia dhe pushteti lokal do të bashkëpunojnë për të zgjidhur bren da dy viteve të ardhshme çështjen e pronave. Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka mbledhur dje në një takim të përbashkët krerët e 12 qarqeve të vendit, ministrat Rusmali, Olldashi dhe Nishani, si dhe tre drejtuesit e agjencive shtetërore, asaj të pronave, të regjistrimit të pasurive dhe të legalizimit. Kryeministri kërkoi nga kryetarët e qarqeve të bashkëpunojnë me qeverinë për këtë proces parësor të vendit. Ky proces kërkon angazhimin e të gjitha strukturave të shtetit, duke përfshirë administratën dhe njësitë e qeverisjes vendore. Berisha theksoi se për qeverinë zhvillimet rajonale janë çështje të dorës së parë dhe strukturat përkatëse në qarqe janë bartës të reformave kryesore të vendit. Berisha shprehu bindjen se Agjencia e Pronave pas ristrukturimit është e vendosur t'i plotësojë obligimet e saj për kthimin dhe kompensimin e të gjitha pronave të qytetarëve shqiptarë. Më tej Kryeministri tha se dy vitet në vazhdim janë prioritet i qeverisë shqiptare për ta përmbushur këtë detyrim. "Përballë gjendjes jo të favorshme të trashëguar, ne do të vendosim angazhimin e

Q

përbashkët për tejkalimin e kësaj situate të vështirë", tha ai. Kreu i ekzekutivit ka pranuar gjithashtu se "Agjencia e Pronave ndodhet para një vargmali të tërë falsifikimesh dhe vendimesh fiktive, të cilat do të jenë objekt i angazhimit të përbashkët të kontrollit dhe të grupeve të punës për saktësimin e idesë që prona të shkojë te pronari i vërtetë". Sipas tij, detyrë parësore e të gjitha këtyre prioriteteve do të jetë mbështetja e duhur për të zhbllokuar dhe vënë në rrugën e zgjidhjes problemin e pronave. Në takim u diskutuan edhe mundësitë që agjencitë si ajo e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe e pronave bashkë me drejtuesit e qarqeve të gjejnë të gjitha format e bashkëpunimit për të qenë së bashku në këtë frymë të qeverisë lidhur me pronat. Për këtë, secila prej agjencive dhe dikastereve kanë marrë detyrat dhe finalizimi i tyre do të bëhet në një konferencë të përbashkët kombëtare për pronësinë. Gjithashtu, Kryeministri shprehu gatishmërinë e plotë të qeverisë për t'i mbështetur me burime njerëzore dhe financiare qarqet, në mënyrë që ato të ofrojnë kapacitet e nevojshme për t`u ngritur në nivelin e kërkesave të kohës. E.A

AGJENCIA Berisha shprehu bindjen se Agjencia e Pronave pas ristrukturimit është e vendosur t'i plotësojë obligimet e saj për kthimin dhe kompensimin e të gjitha pronave të qytetarëve shqiptarë.

E MERKURE, 1 5 GUSHT 2007

POLITIKE

SHQIP 3

INTERVISTA / Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, komenton zhvillimet e fundit politike në vend

Ceka: Marrëdhëniet e mia me Berishën
"Kam pirë një kafe shumë miqësore para një jave, biseduam për arkeologjinë dhe politikën"
DARDAN MALAJ

I

vendosur në qendër të debatit që prej krizës presidenciale, Neritan Ceka nuk heziton të ndërpresë pushimet për t'u dhënë përgjigje pyetjeve që shqetësojnë mjedisin politik. Në një intervistë për "Shqip", presidenti i Partisë Aleanca Demokratike rrëfen situatën pas votimit për kreun e shtetit. Sipas tij, problemi nuk qëndron te fakti, nëse u zhgënjye ose jo Ceka që nuk u bë dot President, por nëse do të zhgënjehen ose jo shqiptarët nesër. Ceka hedh dritë mbi marrëdhëniet e reja që ka ndërtuar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me të cilin ka kaluar disa minuta në një kafe miqësore, siç e quan vetë. Kreu i PAD-së e lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të djathtën në një qeveri, duke mbetur një çështje e muajve të ardhshëm. Ceka ndalet edhe te raportet me kreun e socialistëve, Edi Rama, të cilin e përshkruan si shumë korrekt. PAD-ja nuk beson as në suksesin e idesë së Gjinushit për mocion mosbesimi ndaj qeverisë në shtator. Si e vlerësoni klimën politike një muaj pas votimit në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit? Unë shoh që është një stinë pushimesh dhe nuk ka fare temperaturë. Është thatësirë politike dhe komunikimi bëhet vetëm përmes intervistave nëpër gazeta. Vendi i komunikimit mazhorancë - opozitë është Parlamenti dhe, nëse ai ndërpritet, është e kotë të presim një dialog ose debat. A ndihet zoti Ceka i zhgënjyer nga fakti se u propozua si kandidat me votat e shumicës dhe kjo e fundit nuk i qëndroi besnike kësaj mbështetjeje deri në fund? Problemi është nëse do të jenë nesër të zhgënjyer shqiptarët. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, nëse President është Neritan Ceka, ose Bamir Topi. Rëndësi ka nëse Topi me të vërtetë do të jetë një President që do vazhdojë të ngrejë prestigjin e institucionit, të luftojë për forcimin e institucioneve të pavarura, të mbrojë Kushtetutën dhe të jetë i paanshëm. Nëse ai e bën këtë, mendoj se mënyra se si u zgjodh, ose cila ishte alternativa, nuk ka asnjë rëndësi. A ka ndryshuar diçka në marrëdhëniet tuaja me zotin Berisha. Kam parasysh, një raport të ftohtë para krizës presidenciale, më pas erdhi dhe një takim ku u shpreh gatishmëria për të pranuar kandidimin tuaj për postin e kreut të shtetit... Jo, unë kam pasur edhe një takim me zotin Berisha. Kemi pirë një kafe shumë miqësore para një jave. Kemi folur kryesisht për arkeologjinë, për reformën që do të bëhet pas ligjit për Akademinë e Shkencave. Besoj se jemi mirëkuptuar në mënyrën se si pranoi rekomandimet e mia si specialist i arkeologjisë. Kemi folur shumë pak për politikën, por besoj se do të kemi edhe takime të tjera. Pra, marrëdhëniet e mia me Kryeministrin janë normalizuar. Shpresoj që ky të jetë modeli që zoti Berisha do të ndërtojë edhe me kryetarët e tjerë të partive opozitare. Thoni se keni biseduar shumë pak për politikën, kjo ishte për momentin postpresidencial apo për një bashkëpunim të pritshëm në një ekip të përbashkët? Jo, absolutisht, kemi folur për mundësinë e një politike të re. Një politike që shtensionohet, që angazhon opozitën në zgjidhjen e problemeve që janë më shumë se një mandat. Pra, problemet që lidhen me reformën në drejtësi, reformën në sistemin zgjedhor, me reformën që duhet bërë patjetër në çështjet e energjisë, në reformën universitare dhe çështje të tjera, që janë më shumë se kompetencë e një qeverie të vetme. Si i konsideroni deklaratat e mazhorancës për një hapje të koalicionit drejt PAD-së, ndoshta edhe PDS-së?

"Problemi është, nëse do të jenë nesër të zhgënjyer shqiptarët. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, nëse President është Neritan Ceka, ose Bamir Topi"

"Kemi folur për mundësinë e një politike të re; një politike që shtensionohet, që angazhon opozitën në zgjidhjen e problemeve që janë më shumë se një mandat"

"Besoj se jemi mirëkuptuar. Kemi folur shumë pak për politikën, por besoj se do të kemi edhe takime të tjera"

Në një klimë që ndryshon, ky është një diskutim krejt normal. Çdo parti do të gjejë vendin e vet në spektër pastaj. Besoj se ndarja e sotme mazhorancëopozitë është përcaktuar edhe nga konfliktualiteti politik më shumë se nga programet reale të partive. Një klimë e re politike, natyrisht që mund t'i japë çdo partie shansin për të ndryshuar pozicionet. Pra, mund të them se në këtë drejtim jemi ende herët, duhet të presim muajt e ardhshëm. Nuk ju duket zoti Ceka se këto ftesa mund të jenë edhe një tentativë e mazhorancës për diversion ndaj opozitës? Nuk mendoj se në këtë situatë, veçanërisht në këtë situatë, mazhoranca mund të ketë një strategji të tillë, që të shtojë telashet, pasi çdo partner i ri që futet në koalicion, është një telash i ri, nuk është një kazmë ose lopatë më shumë për të hapur kanalet e pafundme që ka përpara sot shteti. Cila do të ishte formula, zbatimi i së cilës prej mazhorancës do të thoshte përfshirje e PAD-së në qeveri? Është një çështje që nuk e kemi shtruar konkretisht. Besoj se është herët ta diskutojmë. Partia Aleanca Demokratike e ka shpallur qartë se do të qëndrojë në opozitë. Zoti Milo ka propozuar krijimin e një qeverie me bazë të gjerë që do ta çonte vendin më pas në zgjedhjet e 2009-ës. A e mbështesni këtë ide? Kjo është një çështje krejt tjetër. Një qeveri me bazë të gjerë krijohet zakonisht në momente emergjente, kur qeveria nuk përballon dot krizat, siç mund të jetë kriza e energjisë ose kriza të tjera që mund të rrjedhin nga ajo. Deri tani, unë nuk shikoj akoma një emergjencë të tillë, që qeveria të ngrejë duart e të ftojë një bashkëpunim të gjerë. Ai, natyrisht, lidhet me zgjidhjen e një krize ekonomike dhe jo politike. E kam të

vështirë të jap një mendim në këtë drejtim, nëse vërtet koha kërkon një qeveri me bazë të gjerë. Një tjetër pjesëtar i koalicionit opozitar, zoti Gjinushi, ka kërkuar ndërmarrjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë në shtator. Besoni se është hapi i duhur për të rifilluar sezonin në Kuvend? Mund të ishte, sepse kjo është detyra e opozitës. Nëse themi se qeveria ka një bilanc negativ i cili shtohet, ky shprehet në radhë të parë në mosrealizimin e investimeve. Më pas në keqmenaxhime, siç mund të jetë ai i krizës së energjisë, këto sjellin baza për një mocion mosbesimi. Natyrisht që vetëm opozita nuk mund ta mbështesë këtë opsion. Duhet të ketë të paktën një mbështetje nga forca politike të cilat sot janë në kampin e mazhorancës. Unë mendoj se kjo mbështetje është e vështirë të gjendet. Zoti Ceka, a ka një ftohje të marrëdhënieve tuaja me zotin Rama pas krizës presidenciale? Të them të drejtën, nuk mendoj të ketë asnjë bazë për një ftohje në këtë drejtim. Kjo pasi zoti Rama ka qenë shumë korrekt në rastin e angazhimit tim, duke mos krijuar asnjë rast për pakënaqësi nga ana ime. Mund të them që Rama është me pushime, dhe unë jam me pushime. S'kemi kohë as të pimë ndonjë kafe bashkë, në distanca të pamundura për mua për ta realizuar këtë. Jeni me pushime, keni gjetur kohë për një kafe me zotin Berisha, kjo nuk ka ndodhur me zotin Rama. A flet kjo për një problem në këto raporte? Unë duhet të blej një biletë avioni për të pirë kafe me zotin Rama. Kurse Berishën e

ke çdo ditë në zyrë. Në fund të fundit, ajo është detyra e tij, që si Kryeministër të jetë çdo ditë në zyrë. Detyra e opozitës në këtë moment është të bëjë pushime. Janë hedhur ide për riformatimin e paktit të bashkëpunimit të opozitës. Çfarë mendoni se duhet të përmbajë ai tashmë? Unë e kam të vështirë të them se çfarë duhet të përmbajë. Në radhë të parë, natyrisht që ka nevojë për një bashkëpunim në Parlament. Ai do ishte i dobishëm jo vetëm për opozitën, por edhe për mazhorancën. Kjo është nga ana tjetër detyra e çdo force që e ndien veten në opozitë dhe që nuk është e angazhuar në pushtet. Kjo i mbetet sërish shtatorit, kur të fillojë Parlamenti dhe nuk mendoj se ka nevojë për një pakt, si ai që nënshkruam më parë. Ai kishte lidhje me zgjedhjet lokale dhe me një strategji tonën që nuk u realizua për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Tani nuk mendoj se ka nevojë për të nënshkruar diçka, por ka nevojë të koordinohen forcat në Parlament, që opozita të luajë rolin e saj institucional e kushtetues. A dështoi në fakt kjo marrëveshje, për shkak të mosmenaxhimit, siç ishte premtuar, të momentit të krizës presidenciale? Unë nuk mendoj se dështoi, pasi çështja kryesore ishte paraqitja e opozitës në bllok në zgjedhje. Kjo në dy drejtime; së pari, në imponimin e rregullave të lojës, që besoj se u arrit, sidomos në çështjen e certifikatave dhe, së dyti, në fitoren në qytetet e mëdha, që sërish u arrit. Besoj se opozita dha një model të bashkëpunimit rezultativ e të suksesshëm. Për sa i përket çështjes së Presidentit, mendoj se duhet të ishte çuar premtimi deri në fund, pasi ishte angazhim ndaj elektoratit. Në momentin që u hoq dorë nga ai opsion, nuk mund të them se u bë diçka që ishte shumë e suksesshme. Së fundi zoti Ceka, mazhoranca u është rikthyer deklarimeve se do t'i shkojë deri në fund reformës në sistemin e drejtësisë. Po insistohet prapë te largimi i kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Si e vlerësoni këtë situatë? Mendoj se është rruga e gabuar të merresh me një njeri. Po kthehemi te praktikat që krijuan vetëm kriza e tensione, dyshime të mëdha edhe te partnerët tanë. Zgjidhja më e mirë është që kjo të bëhet me rrugë kushtetuese. Dokumenti themeltar thotë se largimi i prokurorit bëhet për arsye krejt të ndryshme nga ato pretendohen nga zëra të veçantë të mazhorancës. Nga ana tjetër, qëndrimi ndaj prokurorit nuk është qëndrim vetëm ndaj personit, por ndaj gjithë sistemit të drejtësisë. Ne duhet të ulemi, të gjykojmë mbi ndryshimet që duhet të bëhen në praktikën e sistemit gjyqësor, ndryshime që duhet të vijnë së pari nga ky sistem që është i pavarur. Pra, nuk është i barabartë me legjislativin dhe ekzekutivin, dhe ne nuk mund të ndërhyjmë. Pasi të jetë arritur një mendim i përbashkët i kompetentëve të gjyqësorit, mund të kalohet në rrugën e ekzekutivit përmes Ministrisë së Drejtësisë. E kjo për t'u verifikuar, për t'u përshtatur me legjislacionin, duke kaluar së fundi në komisionet parlamentare, për t'u finalizuar në seancat plenare të Parlamentit. Kjo është një rrugë që siguron më pas jetëgjatësi dhe zgjidhje të pranuara nga të gjitha palët. Si e shikoni në këtë moment rolin e zotit Topi, përballë këtyre qëndrimeve të shumicës? Roli i zotit Topi është që të mos pranojë propozime që vijnë për persona, por të tregojë qartë se Parlamenti nuk duhet të shkojë te Presidenti. Parlamenti duhet t'i drejtohet vetë sistemit gjyqësor për propozimet që ka për amendamente në Kushtetutë, përfshirë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe për aspekte të tjera që duhen korrigjuar në kodet a ligjet që disiplinojnë punën e gjyqësorit.

"Rama ka qenë shumë korrekt në rastin e angazhimit tim, duke mos krijuar asnjë rast për pakënaqësi nga ana ime"

SHQIP 4

POLITIKE

E MERKURE, 1 5 GUSHT 2007

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafa, kërkon edhe hetim për koncesionet

"Prokuroria të hetojë për ngjarjen e Bulqizës"
artia Socialiste shpreh gatish mërinë për të hetuar koncesionet e dhëna në fushën e minierave, zbatimin e kushteve të kontratave, si dhe ushtrimin e përgjegjësive nga koncensionarët dhe organi shtetëror i autorizuar. Sekretari për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafa, dënoi dje veprimin e turpshëm të radhës së qeverisë lidhur me qëndrimin e mbajtur ndaj tragjedisë së minatorit 43-vjeçar, Zaim Hysa, dhe familjes së tij. "Mashtrimit për ujin dhe dritat, për punën

P

dhe pagat, ju shtua dje dhe cinizmi pakufi i shtetit për jetën e njeriut", theksoi Xhafa. Sipas tij, deklarimi i Ministrisë së Ekonomisë se fajin për humbjen e jetës e ka pasur vetë minatori, është krejt i papërgjegjshëm, trajtim cinik ndaj jetës së një njeriu dhe të gjithë minatorëve të asaj miniere, apo të gjithë sektorit. Ai vlerësoi se Ministria e Ekonomisë, si organ i autorizuar shtetëror, ka dështuar të gjendet në vazhdimësi në krah të minatorëve për kërkesat e tyre për

kushte më të mira pune dhe siguri në punë. "Tragjedia e fundit e paralajmëruar është një fakt sa tragjik, aq edhe kokëfortë, se ministria e drejtuar nga z. Ruli dhe drejtimi i sektorëve brenda saj është në kolaps të plotë drejtimi, e mbërthyer nga korrupsioni dhe paaftësia", nënvizoi Xhafa. Partia Socialiste i përcjell ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit Hysa dhe gjithë kolegëve të tij minatorë për dhimbjen e madhe të shkaktuar. PS premton se nëpërmjet zyrës së saj lig-

jore do t'ju ofrojë konsulencën e duhur ligjore për t'u përballur me strukturat shtetërore dhe përgjegjësit e ngjarjes, duke kërkuar zbardhjen e përgjegjësisë dhe dëmshpërblimin ligjor të munguar, sado i parëndësishëm të jetë ky i fundit në këtë tragjedi familjare. "Partia Socialiste u afron mbështetje të plotë politike dhe profesionale minatorëve në të gjithë Shqipërinë, në kërkesat e tyre për paga më të mira, kushte më të mira pune dhe siguri të lartë në punë", tha Xhafa. D.M.

INTERVISTA/ Sekretari për programin politik të Partisë Socialiste komenton situatën energjetike

PS: Na jepni KESH-in, zgjidhim krizën
Ish-drejtori i KESH-it thotë se opozita ka dhënë prova se di të menaxhojë situatat e vështira
DARDAN MALAJ

S

ekretari për programin politik të Par tisë Socialiste, Andis Harasani dek laron se nëse administrimin e KESHit do ta merrte në këtë moment opozita kriza do kapërcehej shumë shpejt. Në një intervistë për "Shqip" ai thotë se brenda një periudhe dy mujore situata e furnizimit me energji të popullsisë jo vetëm nuk do të përkeqësohej, por përkundrazi do shkonte drejt normalizimit. Hapat, shton ai janë të thjeshtë dhe të miratuar në strategjinë kombëtare të energjisë. Në këtë linjë, sqaron Harasani do të mjaftonte vendosja e dy grupeve gjenerues nga 100 mega që të kalohej kjo situatë. Ai nënvizon se provat për kalimin e situatave të vështira energjetike, i ka dhënë në jo pak raste. Zoti Harasani, si e konsideroni situat n aktuale energjetike n t cil n ndodhet vendi? Mendoj se për të gjithë është prezente që ndodhemi në një krizë të imponuar. Ndodhemi në një krizë të paralajmëruar, kemi dy vite që themi se vendi do të vijë në këtë krizë ku ndodhet sot. Unë vazhdoj të mendoj, jam i bindur, se kjo krizë është gatuar me qëllim nga ministri aktual i Ekonomisë, ndoshta me pjesëmarrjen por sigurisht me dijeninë e Kryeministrit Berisha. Po të shohësh me vëmendje, ka vonesa në projekte, moszbatim të strategjisë, moszbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave, pavarësisht se kush ka qenë në atë kohë ka qenë më i suksesshëm se Kryeministri aktual. Po t'i shikosh të gjitha këto, mosndërtimi i TECit të Vlorës, mosndërtimi i hidrocentralit të Bratilës, fillimi i dhënies me koncesion të hidrocentralit të Skavicës, ka vendim të Këshillit të Ministrave të aprovuar për këtë dhe që për dy vjet ka fjetur nëpër sirtarë. Kjo në rastin më të mirë është abuzim me detyrën dhe siç do ta shpjegoj më pas është shkaktari i kësaj krize. Pra, kjo është bërë me qëllim, në mënyrë që të marrin dritë këto projekte që po fliten sot për privatizim të sektorit të shpërndarjes. Ne nuk jemi kundër privatizimit, por ai në radhë të parë duhet të ketë aksioner vetë punonjësit e KESH-it, pasi janë ata që e kanë mbajtur këtë sistem për gjithë këto vite. Së dyti duhet të mbrohen në maksimum interesat e konsumatorëve të korporatës. Nuk do të ishte e udhës që të bëhej një privatizim i KESH-it, siç kërkon qeveria ta bëjë, me çmime minimale dhe pa asnjë lloj garancie për të ardhmen. Shpesh në eksperiencën ndërkombëtare kemi parë në vende të ndryshme që është bërë privatizim i nxituar dhe pasojat së pari kanë rënë mbi qytetarët. Më tej qeveria është detyruar ta riblejë atë çka ka privatizuar. Qeveria ka deklaruar nd rmarrjen e disa masave p r kap rcimin e situat s. Si i vler soni ato? Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë, më vjen keq që ata vazhdojnë të tallen me shqiptarët. Një politikane, një ministre e re si zonja Bregu, del e thotë deklarata që ia kanë shkruar të tjerët dhe ndoshta nuk e kupton as vetë çfarë thotë. Të thuash që në vitin 2007 është investuar gjashtëfish i asaj çka është investuar mesatarisht në gjashtë vitet e fundit në energji, kjo është një gënjeshtër që as vetë ai që e ka shkruar nuk e beson. Ajo që është bërë është një shumëzues gjashtë me të cilin është blerë energjia. Lajmi që u dha për hapjen e portave të Maqedonisë më kujtoi që sot një

"Lajmi që u dha për hapjen e portave të Maqedonisë më kujtoi që, sot një vit, po këta persona me valixhe diplomatike udhëtuan drejt Ukrainës për të marrë energji"

vit po këta persona me valixhe diplomatike udhëtuan drejt Ukrainës për të marrë energji. Sa të suksesshëm ishin në atë kohë për të sjellë energji nga Ukraina, aq do të jenë edhe tani me hapjen e portave të Maqedonisë. Askush nuk beson se ka rënë shi në Maqedoni dhe nuk ka rënë në Shqipëri. Hapja e portave të Maqedonisë në radhë të parë nuk realizohet, por edhe nëse do bëhej, nëse prurjet sot janë 10 metra kub në sekondë, do të shkonin në 15 metra kub në sekondë. Kjo nuk do zgjidhte asgjë, thjesht do të spostonte për një javë apo dy javë krizën. Së treti duhet të kuptojmë se është shumë lehtë t'u kërkosh të tjerëve. Zoti Berisha kërkonte të blinim energji në bursë me 4 cent nga 30 që ne e blinim, sot blihet me 150. Nëse Maqedonia do të hapte portat, i gjithë liqeni i Ohrit do të derdhej në Fierzë dhe gjithë turizmi në Ohër do të ishte inekzistent, do të dëmtohej flora dhe fauna në Maqedoni. Duhet të kemi parasysh se çfarë kërkojmë. Kur vihet në qeverisje me platforma kopiste, të paargumentuara e të pastudiuara, kuptohet se këto do të vazhdojnë. Cilat mendoni se jan rrug t e zgjidhjes p r t kap rcyer k t moment kritik? Zgjidhja është rikthimi tek ajo strategji, për moszbatimin e së cilës zoti Berisha mban përgjegjësi penale që nuk e zbatoi për dy vjet me radhë. Zgjidhja do ishte respektimi i të gjitha detyrimeve të qeverisë për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, linjës me Malin e Zi, që është lënë deri tani thjesht për afera korruptive të ministrit Ruli. Po ashtu, dhënia me koncesion e hidrocentralit të Bratilës, heqja dorë nga ato që dëgjojmë si hidrocentrale në Devoll, apo hidrocentrale të tjera, që nuk kanë

asnjë studim fizibiliteti dhe nuk ka asnjë ide se si mund të bëhen. Jo çdo projekt që do ndërmerret duhet të jetë si ai i rrugës Durrës-Morinë, pa studim, pa kosto, thjesht përfitues ministri dhe Kryeministri që firmosin dhe firma kontraktuese. Për zgjidhjen afatshkurtër, jam i bindur se nëse krijohet një tryezë ekspertësh, pasi ky është problem kombëtar dhe jo politik, ky problem do kapërcehej brenda dy muajsh. Ka zgjidhje shumë-shumë të thjeshta, që nuk varen nga reshjet. Mjafton të bliheshin dy grupe gjeneruese nga 100 mega secila dhe do kalohej kriza deri në fillimin e shirave. Ajo çka ne duhet të kuptojmë mirë është se nuk flasim vetëm për një krizë energjetike, por për një krizë ekonomike. Krizë që, siç tha me të drejtë zoti Pajtim Bello, është shumë më e rëndë se sa kriza e piramidave në 1997. far roli besoni se duhet t ket opozita n p rballimin e situat s? Keni k rkuar tryez , por nuk ka pasur p rgjigje. Ne kemi kërkuar një tryezë. Ne zgjidhjen po e japim, mjafton të blejmë dy grupe gjeneruese. Po sugjerojmë që problemi të fillojë të trajtohet si ekonomik. Për aq kohë sa trajtohet si politik, do kalojmë nga një krizë në tjetrën. Zgjidhja tjetër do ishte që KESh-i të fillojë të shikohet si ndërmarrje shtetërore dhe jo politike: aty ku hyjnë në punë militantët, të cilët ndahen në ata që kanë bërë mbi 10 mitingje bëhen llogaritarë, ata që kanë bërë 10 mitingje fillojnë elektricistë. Duhet të fillojnë të kthehen në punë ata që u hoqën si socialistë, kur në fakt ishin qytetarë të thjeshtë dhe nuk ka rëndësi në ishin socialistë apo demokratë. Theksoj se zgjidhja afatshkurtër do të ishte blerja e dy grupeve gjenerator të energjisë dhe të shikohet si prob-

lem ekonomik. Mendoj se guvernatori i bankës dhe ministri i Financave duhet të fillojnë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të ndikojnë me masa ekonomike dhe financiare për të gjetur zgjidhjen e problemit. Në të njëjtën kohë mendoj se duhet të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme, përveç tryezës së ekspertëve duhet edhe një tryezë me ekspertë të ekonomisë e financës. Sugjerimet tona i kemi bërë publike dhe jemi të gatshëm t'i bëjmë bashkë me faturën e kostove. Mendoj se nuk është e ndershme që të vazhdojë të ketë akcizë për naftën që përdoret nga gjeneratorët. Shteti do e kishte në dorë që ta hiqte këtë akcizë që nuk u planifikua të merrej kur u bë buxheti i 2007. Ato janë thjesht para shtesë që shkojnë në buxhetin e shtetit, kanë vlerë të tanishme, por vlerën e ardhshme e kanë negative. Po rrisin koston e biznesit dhe po i nxjerrin nga loja. Ka disa zgjidhje të tilla që do ndihmonin në zgjidhjen e problemit energjetik. Kemi lexuar në shtyp për kërkesën për rritje të energjisë, që mendoj se është i gabuar së pari momenti kur kërkohet. Nuk ka asnjë krizë financiare në botë që zgjidhet duke rritur çmimet. Meqë KESH-i është monopol, do rriteshin më shumë mospagesat nga ana e familjarëve, ndërsa bizneset do falimentonin. Biznesi i parë që do falimentojë dhe do largohet është "Kurum". Dyfishimi i çmimit të energjisë, kur në prodhimin e çelikut kjo zë gjysmën e kostos, do të thotë t'ia rrisësh shumë koston. Nëse do shikohej, kërkesa për rritje çmimesh është mbi 37% dhe nuk mendoj të ketë familje apo ekonomi që t'i jenë rritur të ardhurat me 37%. Ne jemi për rritje çmimesh, por kjo duhet të bëhet mbi bazën e një strategjie, jo për të kalu-

ar lumin e radhës. Para një viti thamë se nuk duhet të kishte ulje aq të madhe për bizneset, sa u bë, sepse qeveria uli çmimin e bizneseve me 50% dhe rriti çmimin te familjarët, duke pasur këto kosto që ka sot. Do t'i kërkonim Entit Rregullator që nëse bën aprovimin e kësaj rritjeje, ta bëjë pas kësaj krize. Është e pamoralshme për çdo qeveri që në kushtet kur energjia mungon në shumicën e ditës t'ia rritësh çmimin këtij malli. N se do ishte PS n pushtet a do ta zgjidhte dot kriz n dhe n se merr tani administrimin e situat s a do t kap rcehej gjendja e keqe? Nëse PS do të ishte në pushtet, unë jam i bindur se sot nuk do të kishim krizë. Dhe kjo nuk është aspak politike. Ne nuk do të kishim vonuar ndërtimin e TEC-it të Vlorës vetëm e vetëm që ndërtimi i TEC-it të kalonte nga Austro-Greqia, ashtu si dhe do të kishim në punë aktualisht një turbine nga HEC-i i Bratilës. Kësaj fuqie gjeneruese, duke i shtuar dhe 36 HEC-e të vogla, dhënia me koncesion e të cilave u pengua dy vjet thjesht për afera korruptive do të kishte rritur me 1.3 miliardë prodhimin. Nën këtë prizëm, duke pasur parasysh dhe energjinë që vijon nga humbjet e larta që KESH-i po përballet sot, minimalisht nuk do të kishte nevojë që të importohej energji. Dhe provat për mbajtjen në nivele të pranuara të furnizimit të popullsisë me importe zero ose minimale ne i dhamë në tre vitet e fundit. E kam theksuar dhe më parë, që nëse do të dëgjohej zëri i specialisteve, gjendja sot nuk do ishte e tillë. Gjithsesi, nuk është vonë akoma. Nëse KESH-i do të manaxhohet profesionalisht, jemi të bindur se brenda një periudhe dy mujore situata e furnizimit me energji të popullsisë jo vetëm nuk do të përkeqësohej, por përkundrazi do shkonte drejt normalizimit. Hapat janë të thjeshtë dhe të miratuar në strategjinë kombëtarë të energjisë. Zotërinjtë që sot drejtojnë ministrinë dhe KESH-in jo vetëm që nuk lexojnë por dhe kur ua thua, nuk i kuptojnë këto hapa. P.sh, do të mjaftonte vendosja e dy grupeve gjenerues nga 100 mega që të kalohej kjo situatë. Provat për kalimin e situatave të vështira energjitike, ne si opozitë i kemi dhënë në jo pak raste. Gjithsesi, gjendja financiare e koorporatës do të vazhdojë të ngelet problem dhe për shumë vite në vazhdim, pasi tërmeti Ruli & Hyseni, ka qenë i egër në atë ndërmarje. N se qeveria nuk do reagoj pozitivisht ndaj propozimeve q b n opozita, si mendoni se do shkoj situata dhe a ka rrezik p r reaksione sociale zinxhir? Sigurisht që ka pasoja sociale. Ne si opozitë e bashkuar, zoti Meta, zoti Gjinushi, kolegu im Bello, mendojmë se do jetë një tryezë e opozitës që do vendosë hapat e mëtejshëm. Është lehtë të thuash kush i ka fajet, por janë organet kompetente ato që merren me këtë punë. Në radhë të parë jemi politikanë, jemi të votuar, duhet të zgjidhim krizën, duhet që prindërit tanë demokratë e socialistë të kenë drita në shtëpi, si pleqtë apo fëmijët, të kenë energji bizneset që nuk kanë ngjyrë. Për zgjidhjet, vetëm në këtë intervistë unë dhashë dy të tilla, jam i gatshëm së bashku me zotin Bello, Prifti e specialistë të tjerë, të ulemi të bëjmë një plan të detajuar. Situata do të kthehej në normalitet për dy-tre muaj dhe mjafton të përdoret logjika.

EÇMIMI I MERKURE, 15 GUSHT 2007 E MERKURE, 15 GUSHT 2007 ENERGJISE

EKONOMI

SHQIP 5

Familjarët që paguajnë shpenzojnë mesatarisht 450 kilovatë në muaj, çka sipas çmimit aktual të energjisë elektrike përkthehet në 3840 lekë në muaj

Dritatshtrenjtohenme700lekëpërfamiljarët
Një familje e nivelit të mesëm do të paguante 4530 lekë në muaj për energjinë
ERVIN QAFMOLLA

htesa në faturat mujore të energjisë elektrike që një familje e nivelit të mesëm paguan, vërtitet rreth shifrës 700 lekë. Ky vlerësim përfshin një kampion familjesh të nivelit të mesëm të të ardhurave dhe që nuk abuzojnë në përdorimin e rrymës për ngrohje. Një familje e këtij niveli konsumon mesatarisht 450 kilovatë në muaj, çka sipas çmimit aktual të energjisë elektrike përkthehet në 3200 lekë në muaj. Duke shtuar këtu edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), totali i detyrimit arrin në 3840 lekë në muaj. Ky është detyrimi që konsumatorët formalë paguajnë në faturat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Me rritjen e re të çmimit në 8.4 lekë për kilovat, nëse Enti Rregullator i Energjisë pranon kërkesën e KESH-it, i njëjti konsumator do të paguante 4530 lekë, përfshi këtu edhe TVSh-në. Kjo përkthehet në një diferencë prej rreth 700 lekësh, çka është shuma totale që familjarët do të paguajnë nëse rritja e çmimit aprovohet nga ERE. Problemi me rritjen e çmimit është se janë pikërisht konsumatorët formalë ata që paguajnë rregullisht, grupi që përjeton pasojat. Pavarësisht se KESH-i ka punuar muajt e fundit, duke rritur

S

arkëtimet dhe duke shtrënguar një pjesë të konsiderueshme të informalëve të paguajnë, përsëri, pa u formalizuar pjesa dërrmuese e konsumatorëve të energjisë elektrike, një rritje e çmimit do të ishte diskriminuese. Statistikat para fushatës së prerjeve të lidhjeve të paligjshme dhe të rrymës për ata që nuk paguajnë, tregonin se 25% e energjisë së hedhur në rrjet vidhej. KESH-i ka dërguar pranë ERE-s tarifat e reja, ku pro-

pozohet një rritje e konsiderueshme e çmimeve, e cila prek të gjitha kategoritë e konsumatorëve, përfshi dhe ato familjare. Sipas këtyre tarifave, çmimi mesatar i energjisë elektrike në vend shkon në 9,78 lekë nga 7,13 që është aktualisht. Për konsumatorët familjarë, KESH-i ka propozuar që çmimi i energjisë elektrike të shkojë në 8,4 lekë për kilovat, pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga 7 lekë që është aktualisht. Rritjen më të

madhe të çmimeve KESH e ka propozuar për kompaninë e prodhimit të çelikut, "Kurum", i cili është konsumatori i vetëm që furnizohet direkt nga tensioni i lartë dhe që e paguan energjinë aktualisht me 4,5 lekë për kilovat orë, ndërkohë që KESH ka propozuar një çmim prej 8,7 lekë për kilovat orë. Propozimet për çmimet e reja do të shqyrtohen nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, ekspertët e të cilit do të vendosin më pas

nëse do i miratojnë apo jo ato. Në strategjinë për zhvillimin e sektorit energjetik të hartuar që në vitin 2003 parashikohet që rritja e çmimit të energjisë të jetë me rreth 8% për çdo vit, deri sa të barazohen kostot e porshimit me kostot e shpërndarjes. Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike përkon në fakt me rritjen vjetore të konsumit të energjisë, e cila është pak a shumë 8%. Problemi është se krahas rritjes vjetore të konsumit edhe energjia në treg shtrenjtohet, ndërsa vendi nuk është në gjendje të mbulojë nevojat me anë të prodhimit nga hidrocentralet. Ky fakt është pranuar edhe nga donatorët e sektorit energjetik shqiptar, të cilët në më shumë se një rast, përveç mirëmenaxhimit, kanë kërkuar nga KESH-i edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht, sektori energjetik shqiptar operon me kosto të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet operative dhe investimet për fuqizimin e sistemit energjetik. Për këtë qëllim dhe i nxitur nga detyrimet e marrëveshjeve me donatorët, korporata i ka kërkuar EREs aprovimin e tarifave të reja të energjisë. Rritja e çmimit të energjisë është kërkuar prej kohësh nga donatorët dhe nga vetë KESH-i, por gjithmonë ka hasur në kundërshtime.

pasojat
ÇMIMI
Problemi me rritjen e çmimit është se janë konsumatorët formalë ata që paguajnë rregullisht, grupi që përjeton pasojat

kushtet
Kjo është rruga e parë në vend që jepet me koncesion. Tarifa 150 lekë për makinë
SITUATA
Aktualisht, sektori energjetik shqiptar operon me kosto të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet

KRRTRSH-ja miraton autostradën "Ngjeqari"
ruga e re, Tiranë-Elbasan, sipas projektit të një grupi inxhinierësh, do të jetë rruga e parë në Shqipëri me koncension. Pas një lobimi disavjeçar mediatik, qeveria i ka hapur më në fund zyrtarisht rrugën këtij projekti me një vlerë prej 40 milionë eurosh. Kjo rrugë parashikohet të kalojë përmes një lugine pa ura e tunele, duke eliminuar Qafen e Kërrabës dhe duke e shkurtuar distancën në rreth 30 kilometra. Një vëmendje e veçantë në mbledhjen e KRRTRSH-së iu kushtua dhe bllokimit të këshillave të

R

RRITJA
Çmimi mesatar i energjisë elektrike në vend shkon në 9,78 lekë nga 7,13 që është aktualisht

rregullimit të territorit të bashkive, pas shqetësimeve të përfaqësuesve të ndërtimit. "Unë jam shumë i shqetësuar për këtë situatë të krijuar në bashkitë e vendit, dhe në bashkitë kryesore, për fat të keq, dhe u bëj thirrje t`i japin fund me shpejtësi kësaj situate, përndryshe qeveria do të detyrohet të zhbllokojë këtë situatë. Ne nuk mund të pajtohemi me një situatë të tillë", tha Berisha duke shtuar se bashkitë kryesore të vendit janë para një bllokimi të veprimtarisë urbanistike ndërtuese në një varg

qytetesh. Ai theksoi se arsyen për krijimin e një situate të tillë e dinë më mirë drejtuesit e këshillave dhe të bashkive të këtyre qyteteve. Kryeministri tha se kjo do jetë së shpejti dhe objekti i një analize. Kryeministri Berisha propozoi edhe ndryshimin e ligjit për partneritetin publik privat. Ndryshimi parashikon futjen e parimit të miratimit të heshtur, që do të thotë se, në qoftë se qeveria nuk e merr në shqyrtim një projekt privat brenda një afati të caktuar, atëherë ai automatikisht konsiderohet i miratuar.

KERKESA
Rritja e çmimit të energjisë është kërkuar prej kohësh nga donatorët dhe nga vetë KESH

PROJEKTI

Gazsjellësi fuqizon pozitat gjeopolitike të Shqipërisë në Evropë. Kompania: Disa shtete nuk duan që projekti të realizohet
ëshilli i Rregullimit të Terri torit të Republikës së Sh qipërisë miratoi gjurmën e naftësjellësit Transadriatik, që do të transportojë gazin e marrë nga brigjet e Kaspikut drejt vendeve perëndimore, nëpërmjet Shqipërisë. Ky gazsjellës do të kalojë në disa vende dhe do të ndërtohet nga kompania zvicerane EGL, e cila, pasi ka marrë miratimin e Komisionit Evropian për ndërtimin e tij, ka kryer dhe studimet e fizibilitetit. Tubacioni i tij do t'i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të gazsjellësve në Greqi, më pas do të kalojë në Shqipëri, për të përfunduar në shtetin fqinj të Italisë, me një gjatësi prej 513 kilometrash, prej të cilave 196 shtrihen në vendin tonë. Por, përfaqësuesit e kompanisë thonë se projekti po has pengesa që vijnë si pasojë e konkurrencës së fortë të disa vendeve, kryesisht Greqisë, të cilat kanë projekte të ngjashme alternative, gjë që indirekt u pranua dhe nga vetë Kryeministri Berisha. "Unë, personalisht, jam përpjekur dhe do të përpiqem të loboj për ndërtimin e këtij gazsjellësi, sepse projekte të tilla qarkullojnë shumë, por ky është më ekonomiku, ndaj dhe dëshira e disa vendeve për të disponuar burimet e gazit, për të pasur disponibël këto burime, për

K

Gaz nga Kaspiku për Shqipërinë
këtë projekt është shumë e madhe", tha Berisha. Por ndërtimi i këtij gazsjellësi që kushton rreth 800 milionë euro, përveçse do të garantonte një furnizim të bollshëm të vendit tonë me gaz, do të fuqizonte ndjeshëm pozitat gjeopolitike të Shqipërisë, për shkak të rëndësisë strategjike dhe politike që ka energjia sot në Evropë. Ky projekt është miratuar nga Komuniteti Evropian si një projekt prioritar dhe ka mbështetje nga qeveria zvicerane, e cila është gjithashtu në një proces lobingu, në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare dhe me mbështetjen e disa komisionerëve të BE-së, për përfshirjen e Shqipërisë në këtë projekt. Gazsjellësi ka një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metër kub, një pjesë e së cilës mund të përdoret për nevojat dhe për TEC-et e reja që do të ndërtohen në Shqipëri. Gjurma kryesore e këtij projekti përfshin Shqipërinë në një korridor që do ta sjellë gazin nga vendet kaspike, nga vendet e Lindjes së Mesme dhe burimet e gazit të lëngëzuar në Turqi. Projekti lidhet me rrjetin ndërkombëtar të gazit në Selanik dhe futet në Shqipëri në Qarkun e Korçës, në Devoll, vazhdon në jug nëpërmjet Kolonjës, Përmetit dhe zonës së Tepelenës, duke kaluar në Rrethin e Vlorës dhe shkon në veri duke përshkuar zonën e Mallkastrës për të arritur në detin Adriatik në bregdetin afër Fierit. Përfaqësuesi i kompanisë EGL theksoi se ky projekt përfaqëson një investim madhor që e përfshin Shqipërinë në një korridor nga më të rëndësishmit, i cili diversifikon burimet e gazit për Europën dhe shton furnizimin jo vetëm

Ndërtimi i këtij gazsjellësi që kushton rreth 800 milionë euro, do të garantonte një furnizim të vendit me gaz

Gazsjellësikanjëkapacitetprej 10miliardëmetërkub,qëdo përdoretpërnevojatdhepër TEC-eterejaqëdotëndërtohen

për BE-në, por edhe për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.Lufta për të zotëruar burimet energjetike në Evropë është ashpërsuar së tepërmi, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka energjia në Evropë. Për këtë vetëm në rajonin tonë qarkullojnë disa projekte që synojnë të sjellin gazin e Kaspikut në Evropë përmes Italisë. Vetëm dy muaj më parë Italia, Greqia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një tjetër gazsjellësi, që synon ta sjellë gazin natyror nga Kaspiku dhe Lindja e Mesme në tregjet evropiane. Ky gazsjellës mendohet se do të fillojë të funksionojë në vitin 2012 dhe shihet si një konkurrent i variantit të propozuar nga zviceranët e EGL-së. Këshilli i Rregullimit të Territorit miratoi formalisht edhe lejen për ndërtimin e termocentralit tëVlorës, e cila është proçdura e fundit burokratike, që të nisë puna për ndërtimin e veprës më të madhe energjetike që nga vitet '80. Ky TEC do të prodhojë rreth 800 milionë kilovatorë energji në vit dhe do të zbusë ndjeshëm krizën e sistemit tonë energjetik, duke përmirësuar edhe cilësinë e furnizimit me energji të Jugut të vendit. Megjithatë, qeveria nuk përcaktoi afate konkrete se kur do të nisë puna për ndërtimin e kësaj vepre.

SHQIP 6

AKTUALITET

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

Ismail Dulla u arrestua në orët e pasdites së djeshme, në afërsi të zonës së quajtur “Rrapi i Treshit”

Kapet vrasësi i nënës, fshihej në Tiranë
K
apet në Tiranë 43-vjeçari, i cili vrau me sëpatë nënën e tij vetëm dy ditë më parë. Arrestimi i tij është bërë pas një bashkëpunimi mes policisë së Tiranës dhe Durrësit, pasi ishte mbledhur informacioni se ku ndodhej i kërkuari. Ismail Dulla është kapur i fshehur në banesën e një të afërmi të tij, në afërsi të vendit të quajtur “Rrapi i Treshit”. Burimet zyrtare të policisë kryeqytetase deklaruan se në orët e pasdites së djeshme është organizuar një operacion në bashkëpunim me policinë e Durrësit, i cili ka rezultuar me sukses, pasi në pranga ka përfunduar autori i vrasjes së një dite më parë. Sipas grupit hetimor, 43vjeçari Dulla akuzohet se ka vrarë nënën e tij 67-vjeçare. Pas ngjarjes së rëndë, arma e krimit, një sëpatë, u zhduk bashkë me autorin e vrasjes, ndërsa shërbimet e policisë janë vënë në kërkim. Viktima, nënë e tre fëmijëve, u përcoll paraditen e djeshme për në banesën e fundit, kurse grupi hetimor vazhdon të punojë për të zbardhur rrethanat e këtij krimi brenda familjes. Një martesë e dështuar, probleme të natyrës psikike dhe një kompleks i

Mbrëmjen e së dielës Dulla vrau të ëmën, pasi dyshonte se kishte lidhje intime me një burrë

I arrestuari, Ismail Dulla

trashëguar edipian, përbëjnë disa nga karakteristikat e autorit të krimit makabër. Sanije Dulla është gjetur e vdekur në një pellg të madh gjaku brenda apartamentit të saj në Lagjen Nr. 1 të Durrësit. Viktima ishte e ve dhe nënë e dy djemve dhe një vajze, të tre emigrantë në Itali. Që nga data 31 korrik në shtëpi i ishte kthyer Ismaili, djali i saj 43-vjeçar. Marrëdhënia nënë e bir nuk ka qenë e qetë gjatë kësaj kohe. Fqinjë të familjes Dulla tregojnë për zhurmat e grindjeve që

vinin nga apartamenti i Dullëve. Nga këqyrja e trupit të viktimës dhe dëshmitë e mbledhura ka rezultuar se vrasja e nënës ka ndodhur rreth orës 22:00 të së dielës. Krimi ka goditur përsëri familjen, duke lëkundur fort themelet e saj dhe tronditur opinionin. Drejtues të policisë së Durrësit thanë për gazetën se nuk dihen ende shkaqet që ngacmuan fort psikikën e Ismail Dullës për t’u shndërruar në nënëvrasës. Ndërkohë, burime të tjera bëjnë të ditur se nga hetimet e para ka rezultuar që djali akuzonte të ëmën për një lidhje intime të krijuar me një burrë. B. Gilaj

SHKODER/ Pezullohen nga puna katër policë të togës së shoqërimit, si dhe dy inspektorë

Arratisen nga gjykata dy të arrestuar
Njëri prej tyre vetëdorëzohet, tjetri shpallet në kërkim
ARDI HOTI

y të arrestuar nga Malësia e Madhe, Ernest Delaj 36 vjeç dhe Pjerin Gjekaj 41 vjeç, të akuzuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, kanë arriPolicia e Shkodrës tur të arratisen dje në mesditë, pa u futur në ka ngritur postblloqe sallën e gjyqit në për kapjen e të Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Shkodër. kërkuarit Pjerin Arratisja e dy të prangosurve është bërë Gjokaj menjëherë sapo ata kanë qenë duke zbritur nga furgoni i policisë, i cili po i shoqëronte për në ambientet e gjykatës, ku për ta do të bëhej rivlerësimi i NGJARJA masës së sigurisë. Ndërkohë, pas ngjarjes në fjalë, e gjithë toga e Dy të arrestuarit u arratisën nga shoqërimit, që përbëhej nga dy Gjykata e Faktit inspektorë rendi dhe katër policë, në Shkodër është pezulluar nga puna. Burime nga policia bëjnë të ditur se njëri nga të arratisurit, Ernest Delaj, është vetëdorëzuar dje në polici. Dy të arratisurit nga salla e gjyqit ITALI janë arrestuar nga policia e Malësisë së Madhe dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, në jë shqiptar i ashtuquajtur fshatin Bajzë, pasditen e 3 kor“Ufo”, ka mundur të arrat rikut, pasi këta dy persona kanë iset për herë të dytë nga goditur me qytën e pistoletës, duart e policisë italiane. I dënuar duke e plagosur rëndë, një bashkëfshatarin e tyre 46 vjeç, me ini- për vrasje, shfrytëzim prostituciociale U.V., pas një sherri për mo- ni, trafik droge dhe vjedhje, pa bërë tive banale. Pas kësaj ngjarjeje, asnjë vit nga arratisja e fundit, Ilir forcat e policisë janë vënë në nd- Paja është hedhur dje nga një amjekje të autorëve. Forcat e Komis- bulancë, me të cilën transportohej ariatit të Malësisë së Madhe, duke për në spital dhe është arratisur pa parë rrezikshmërinë e këtyre dy lënë gjurmë. I arrestuar në shtator personave dhe faktin që janë të të viti 2006, pasi ishte arratisur armatosur, kanë kërkuar ndih- herën e parë, ai nuk e ka bërë një mën e Forcave të Ndërhyrjes së vit në qeli. Dje, rreth orës 10:30, Paja Shpejtë. Ndërhyrja e këtyre të ka qenë duke u transportuar me fundit ka bërë që zona ku dysho- ambulancë në drejtim të spitalit, heshin se po lëviznin dy personat pasi kishte shfaqur probleme e armatosur të rrethohej. Dy të shëndetësore, kur ka goditur dy kërkuarit nga policia janë ndalu- karabinierët që ishin me të dhe në ar në një rrugë dytësore të fshatit ecje e sipër është hedhur nga makBajzë dhe rrethimit të Forcave të ina, duke u humbur nga sytë edhe Ndërhyrjes së Shpejtë i janë personave të tjerë që ishin me të. përgjigjur pa rezistencë, duke u 34-vjeçari Paja është i akuzuar në dorëzuar së bashku me armët. Në Itali për vrasje dhe ka mundur të kontrollin që ka ushtruar policia arratiset për herë të dytë. Ambunë automjetin e tyre, ka gjetur dhe lanca që po e transportonte ka qenë sekuestruar dy pistoleta me dy duke ecur në autostradën “A1” në karikatorë dhe një armë gjahu, provincën e Rexhelos. 34-vjeçari çifte, me 42 fishekë. Ndërkohë, shqiptar, i cili vuante dënimin në Prokuroria Shkodër ndaj tyre burgun “Sughere” të Livornos, po kishte nisur procedimin penal për transportohej drejt një instituti veprat penale të “plagosjes me shëndetësor në provincën e Kadashje” dhe “armëmbajtje pa zertës, pasi kishte shfaqur probleje”. Ndaj personave në fjalë leme me shëndetin. Në momentin Gjykata e Shkodrës kishte dhënë që ambulanca ka ulur shpejtësinë, masën e arrestit shtëpiak dhe dje pasi do futej në një stacion shërbindaj tyre Gjykata e Shkallës së mi, shqiptari Paja ka sulmuar njërin Parë do të zhvillonte një seancë nga agjentët e eskortës Edhe pse për rivlerësimin e masës së sig- kishte pranga në duar, ai nuk është urisë. Por pa u futur në sallën e kapur në atë moment, por ka mungjyqit, Ernest Delaj dhe Pjerin dur të largohet në një pyll aty afër. Gjokaj kanë arritur t’i ikin policisë Karabinierët kanë filluar kërkimet nga salla në mënyrë spektakolare. në zonën e Rexhelos, pak kilomeNdonëse forca të shumta policie tra larg qytetit të Firences, por deri janë vënë në ndjekje të të arrati- në orët e vona nuk kanë mundur ta surve, ata nuk kanë mundur t’i prangosin shqiptarin. Sipas polindalojnë. Bëhet e ditur se dje ësh- cisë italiane, Paja është dënuar për të vetëdorëzuar në polici një nga vrasje të dyfishtë në Milano,

D

të arratisurit, Ernest Delaj, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të arratisurin tjetër, Pjerin Gjokaj. Ndaj togës së shoqërimit, e cila përbëhet nga katër policë

dhe dy inspektorë, Kastriot Peci dhe Basri Tahiri, është marrë masa e pezullimit nga puna. Ky nuk është rasti parë që nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër arrijnë të

largohen personat e arrestuar nga policia. Raste të ngjashme janë shënuar gjatë viteve të kaluara. Por rasti i djeshëm ishte vetmi i ndodhur në tri vitet e fundit.

IKJA MASA
Ditën e djeshme, Gjykata e Shkodrës do të kryente një seancë gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë

ARRATISJA
Sapo kanë zbritur nga furgoni i policisë ata kanë ikur dhe nuk janë mbajtur nga uniformat blu që i shoqëronin

AKUZA
Dy të arrestuarit do të gjykoheshin për veprën penale të plagosjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje

Përmet, shoqërohet agresori

Amerikani dëmton bustin e heroit
rrestohet shqiptaroamerikani i akuzuar si autor i dëmtimit të bustit të një heroi të popullit. Flamur Veizaj, prej 5 vjetësh ka marrë pasaportë amerikane dhe kishte 10 vjet që qëndronte në Amerikë. Dy ditë më parë, në fshatin Fratar të Përmetit, ai ka goditur me levë hekuri mbi një vepër të Odise Paskalit, shpallur monument kulture, një bust në allçi. Madje në momentin e arrestimit ai ka kërcënuar dhe qëlluar shefin e komisariatit të policisë dhe një polic të grupit të gatshëm. Burime të policisë thanë se ai është i arrestuar dhe akuzohet për dy vepra penale, dhunim të simboleve kombëtare dhe goditje për shkak të detyrës. Gjatë hetimit ai ka deklaruar se e ka prishur bustin e Musa Fratarit, “sepse ky njeri ka pirë gjakun e familjes time”. Musa Fratari është vrarë në Luftën Ndërkombëtare Antifashiste në Spanjë, shok i Mehmet Shehut. Busti i Musa Fratarit në fshatin Fratar është rrënuar plotësisht, pasi mbi të ka rënduar kazma dhe mjete të tjera rrethanore. Sipas Veizajt: “Problemet me të cilat ndeshet sot Shqipëria e kanë origjinën nga pushteti i vjetër komunist, i cili ka lënë pas vetes ende fundërrina. Politikanët e sotëm të të dy krahëve janë pasqyra e sistemit komunist të atëhershëm, sepse nga familje komuniste vijnë dhe nuk kanë se çfarë të demonstrojnë në politikën e sotme që aspiron për demokraci të vërtetë”. A. Xhani

Pa kaluar as një vit në qeli, Ilir Paja ka mundur t’i shpëtojë sërish policisë fqinje

N

Arratiset për të dytën herë “Ufo”-ja shqiptar
ndërkohë që edhe Gjermania e kërkon për vrasjen e një shqiptari, në bashkëpunim me mikun e tij, Gentian Makishani. Por Paja duket se ia kishte marrë dorën arratisjeve, pasi kjo ishte e dyta herë. Një vit më parë, në muajin gusht, kur ishte në burgun e Peruxhias dhe ishte duke pritur ekstradimin drejt Gjermanisë, ku akuzohej për vrasjen e në shqiptari tjetër, kishte mundur të arratisej nga burgu në momentin kur kishte dalë për ajrim. Ai u arrestua disa ditë më vonë, pas një sherri, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën pesë të tjerë. B. Gilaj

A

SHQIP 8

OPINION

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

KESH, mes çmimit dhe kostos
BARDHI SEJDARASI Drejtor Ekzekutiv i ISAE*

ëto ditë një gazetë periferike bo toi një intervistë (mbase të vet men) të kreut aktual të Entit Sh tetëror të Energjisë Elektrike (ERE), z. Bujar Nepravishta. Intervista rutinë nuk kishte asnjë gjë të re për të theksuar (të gjitha problemet e sotme të energjisë së munguar janë evidente), me përjashtim të aplikimit të kompanisë monopol të energjisë në Shqipëri, KESH, për një rritje të çmimit të energjisë së faturuar. Edhe kjo kërkesë nuk përbënte lajm, sepse ka qenë e mbetet një kërkesë e hershme. Lajmi qëndronte në faktin e shifrave mbi të cilat "luan" KESH-i, për të siguruar mbijetesën. Interesant ishte argumentimi që Korporata i bën kërkesës së saj për rritje çmimi. Tekstualisht: "Reforma ka për synim furnizimin e plotë me energji elektrike... Aplikimi në kohë i reformës tarifore do të sillte furnizim 24 orë si dhe kosto më të ulët. Këtu hyn edhe kostoja e energjisë së pashërbyer. (Kostoja e energjisë së pashërbyer është kostoja e burimeve alternative që përdoren nga konsumatorët privatisht siç është gjeneratori, rënia ekonomike, turizmi, eficenca e biznesit dhe, çka është më e rëndësishmja, është mungesa e komoditetit të konsumatorit që sjell impakte sociale)", thotë KESH-i. Kjo do të thotë, pak a shumë se, më në fund, një ndërmarrje, ende publike i "qan" hallin konsumatorit privat për kostot shtesë të burimeve alternative, të cilat vetë ajo ia ka shkaktuar. Të themi pak më poshtë pak fjalë për këtë. Sakaq duhet thënë se reforma tarifore duhet të ishte kryefjalë e kësaj ndërmarrjeje dhe e qeverisë që e ka "dendur" me subvencion këtu e një dekadë, të paktën! Shqiptarët e të gjithë ngjyrave kanë paguar për gjigantin e pashpresë, KESHin, edhe pse nuk kanë marrë produktin e dëshiruar. Shumat marramendëse të subvencionit duhet të kishin shkuar në drejtime të tjera prioritare të qeverive të majta e të djathta, por nuk ka ndodhur kështu. Në vend të shkollave, kopshteve, çerdheve dhe rrugëve, kemi blerë energji, të cilën nuk e paguajmë. Ky mall vazhdon të shitet sot e gjithë ditën nën kosto, duke shënuar precedentin, ndoshta më unikal në botë, kur një biznes shet me humbje. Dhe ky biznes është KESH-i që menaxhon energjinë elektrike. Në këtë kuptim reforma tarifore nuk duhet të ndikohet nga politikat e ditës, qofshin elektorale ose jo të tilla. Sot të vjen për të qeshur kur lexon "planet e veprimit" të KESH dhe kur shikon dështimin e plotë të tyre, edhe kur kanë qenë nën "hyqmin" e Bankës Botërore apo ekspertëve të tjerë të njohur. Asnjë largpamësi nuk është treguar në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje publike, ndërsa strategji të reja mbivendosen për të mos e pasur jetën e tyre më të gjatë sesa vetë koha që është dashur për hartimin e miratimin e një strategjie. Pse është kryefjalë reforma tarifore? Ekspertët e energjisë llogarisin një konsum vjetor (kurrë nuk është matur realisht konsumi faktik pa reduktime të furnizimit) prej rreth 7 miliardë kilovatorë në vit. Sot prodhohet diku tek 4,5-5 miliardë në kushtet ideale. Gjenerimi i energjisë do të vijojë të mbetet peng i motit dhe i prurjeve, ndërsa burimet e tjera alternative të sigurimit të energjisë janë në embrion. TEC-i i Vlorës (nëse fillon të hedhë themelet tani) do të paktën dy vjet, HEC-et e premtuara mund të përfundojnë diku rreth 2015-ës. Ka një zgjidhje që vjen prej burimeve të tjera alternative që pakësojnë kërkesën për konsum të energjisë (ish-drejtori i BB-së thoshte se kërkesa për energji në Shqipëri është tri herë më e lartë se mesatarja evropiane), siç është gatimi me gazin e lëngshëm të naftës dhe ngrohja qendrore e banesave. Potencial mbetet respektimi i "Kodit të banesave", i cili mund t'i gjenerojë sistemit jo më pak se

K

25-30 % energji të lirë për ndriçim e biznes. Por këto duken si ëndrra në diell, në kushtet e sotme. Shqiptarët do të vazhdojnë të gatuajnë me energji elektrike, të lahen me energji elektrike (panele diellore nuk ka as edhe një banesë kolektive, hotele, motele etj.), do të rrisin kërkesën për energji, sa kohë ajo është malli më i lirë në tregun e sotëm të energjive brenda vendit. Kjo logjikë nuk mund të kundërshtohet as me folklorizëm patriotik, as me thirrje për të hequr kondicionerët nga zyrat, madje as më "triskëtimin" e energjisë. Utopi të tilla i përkasin ndonjë shekulli tjetër, jo këtij që jetojmë! Atëherë mbetet thjesht dhe vetëm reforma tarifore, e pandikuar nga politika, por e bazuar në logjikën e ekonomisë së tregut: ble e shes për të fituar! Madje fitimet i riinvestoj. Nuk ka ndodhur kështu në Shqipëri. Nuk do të ndodhë as tani shpejt. Nuk është vendi këtu të tregojmë arsyet se pse ndodh kjo. Mjaft të themi se të gjitha qeveritë e pas '90-ës nuk kanë bërë asgjë për energjinë, përveç premtimeve boshe. Nuk ka ndodhur as ristrukturimi i Korporatës, as përgatitja e saj për privatizim, edhe pse zyrtarëve të sotëm kjo iu duket "e vështirë", ndërkohë që është emergjent menaxhimi i ndërmarrjes monopolistike, hapja e tregut dhe liberalizimi i çmimit të energjisë elektrike. Sa herë janë thënë këto? Sa të duash, kush është i zoti t'i mbajë mend! Por asgjë nuk bëhet. Qeveria, e vjetër dhe e re, mban me "penicilina" ndërmarrjen e falimentuar, menaxherë të shkolluar

KESH-i që i kërkon ERE-së rritje çmimi të energjisë, do ta marrë përgjigjen në mbledhjen më të afërt të qeverisë, ku kërkesa për rritjen e çmimit ka barrikadë Kryeministrin. Por edhe ai ka arsye për ta bërë një gjë të tillë
mrekullueshëm jashtë vendit nuk kanë as më të voglin shans të tregojnë aftësitë e tyre, institucionet ndërkombëtare që menaxhojnë sektorin kujtohen të flasin si 'kofini pas të vjelit", studimet e tyre milionadollarëshe janë bërë për në "koshin e plehrave", ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon të mbajë frerët e financave shqiptare për deficit të kontrolluar, infla-

cion të kontrolluar dhe performancë të qeverisjes në miradministrimin e të hyrave fiskale. Pesë me hiç! Zërat kundër qeverisjeve të paafta shuhen sapo fillon të bjerë shi e të mbushet kaskada, e kështu rituali përsëritet mërzitshëm. A ka zgjidhje? Të gjithë bëhen "profesorë" për të ofruar zgjidhje. Sa keq! Le të hedhim sytë rrotull. Serbia i rriti tarifat e energjisë me 20 % në fillim të këtij viti. Shtete të tjera vërtiten të bëjnë të njëjtën gjë, nisur nga koniunktura e afërt e tregut, potenciale gjeneruese dhe rritja e pamasë e konsumit për shkak edhe të ngrohjes globale. Kemi shansin e perëndisë që burimet ujore janë të pranishme në territorin e vendit, ndërsa derdhim çdo vit në det, pa u shfrytëzuat, 45 miliardë metër kub ujë!? Të tjerët do të na quanin të çmendur! Shekulli që vjen do të ketë me bollëk naftë, por do të vuajë për ujë. Studimi nuk është hedhur ende poshtë nga shkencëtarët. Gjë që do të thotë se kështu do të ndodhë. Ne do të vijojmë të përdorim ujin (mbi 95 % e gjenerimit të energjisë aktuale është hidro), ndërsa kemi planifikuar, sipas kreut të qeverisë, jo më pak se 6 miliardë euro vetëm për energjinë. Të mos mendojmë se do të jemi eksportues të energjisë, sikundër menduam, as të mos premtojmë se sipas skenarit aktiv të strategjisë së energjisë, në fund të vitit 2008 do të kemi energji 24 orë. Këtë duhet ta harrojmë së bashku me qeverinë!

Por për të mos mbetur në errësirë ka një dritë në fund të tunelit. Të investojmë shpejt dhe me profesionalizëm në rrjetin rajonal të energjisë, ku do të vazhdojmë të blejmë me çmim të lartë. Duhet të kishin përfunduar me kohë rrjetet e interkonjeksionit, ndërsa burokracitë e donatorëve mund t'i kishim hedhur pas krahëve duke angazhuar edhe burime monetare të brendshme. Sa milion ofruan bankat tregtare për Durrës-KukësMorinë? A është rentabël ky projekt? Pse nuk mund të jetë rentabël projekti i linjave të interkonjeksionit të financuara nga bankat private në Shqipëri, apo edhe nga vetë biznesi vendas, që tashmë nuk është siç ka qenë 4-5 vjet përpara? Kjo është çështje prioritetesh, apo mungese vizioni dhe paaftësi? Çmimi i lartë nuk paguhet, bien arkëtimet Ky ka qenë një tjetër konkluzion mjeran i atyre që kanë drejtuar Korporatën ose edhe më lart se kaq. Kur nuk paguan, nuk ble dot. Bojaxhiu i sotëm i KESH-it e vërtetoi vetë këtë, duke marrë pincat në dorë e duke prerë vetë lidhjet e paligjshme. Dhe kjo mund të bëhet kur do shteti, qeveria. Dhe nuk duhet të ndalet as kur ka zgjedhje, as kur nuk ka të tilla. Por këtu del një tjetër problem që do vëmendje: sa është kosto e energjisë së prodhuar nga Korporata? Kush e ka llogaritur dhe si? Sa cent dollari kushton një kilovat energji, duke mos futur këtu kosto që vijnë nga keqmenaxhimi i një ndërmarrjeje të atrofizuar, megalomane, të stërmadhe e parazite? Cila qeveri tjetër, përveç asaj shqiptare, mund t'i falte miliona euro mijëra njerëzve që bëjnë sikur punojnë? Reforma tarifore nuk mund të jetë e plotë, po nuk mori parasysh edhe këtë faktor. Kosto e energjisë së prodhuar, plus kosto e energjisë së importuar, minus keqmenaxhim duhet të jetë e barabartë me tarifën reale të energjisë së faturuar te klienti. Në të kundërt, do të falimentojmë, si deri tani, dhjetëra e mijëra biznese të vogla që nuk mund të paguajnë kosto joreale dhe do të vëmë në vështirësi edhe biznese të konsoliduara, për shkak të kostove të paparashikuara në planet e tyre të biznesit, sikundër edhe konsumatorë familjarë në nevojë. Por për këta ka një zgjidhje sociale që vjen nga qeveria. Jo si skema e kompensimit që i humbi "nami e nishani", por duke ndërhyrë në taksën e vlerës së shtuar. Familjet në nevojë mund ta blejnë për njëfarë kohe energjinë elektrike duke mos e paguar, ose duke e paguar në minimum TVSH-në. Nuk janë pak 20 % apo më pak skonto! Tani edhe një herë për KESH-in! Do të më mbetej merak po të mos e komentoja deklarimin e fundit zyrtar të KESH-it. "Kostoja e energjisë së pashërbyer është kostoja e burimeve alternative që përdoren nga konsumatorët privatisht, siç është gjeneratori, rënia ekonomike, turizmi, eficenca e biznesit dhe, çka është më e rëndësishmja, është mungesa e komoditetit të konsumatorit që sjell impakte sociale". Konkluzion më se i saktë! Kujt ia thotë KESH-i këtë!? Biznesit që paguan në ditë jo më pak se 500 mijë euro për të mbuluar paaftësinë në vite të Korporatës! Të gjitha këto impakte janë potenciale dhe prandaj kërkohet zgjidhje e shpejtë, e mençur dhe e duhur. Jo me slogane! As me premtime. Opinioni ka më shumë nevojë për transparencë. Transparencë në menaxhimin e ndërmarrjes publike, në hapat për privatizimin e asaj që ka mbetur pa u privatizuar, në importet dhe eksportet e përkohshme dhe çmimet e tyre. Pra, në krijimin e besimit tek institucioni dhe vetë ndërmarrja. Në të kundërt, KESH-i që i kërkon ERE-së rritje çmimi të energjisë, do ta marrë përgjigjen në mbledhjen më të afërt të qeverisë, ku kërkesa për rritjen e çmimit ka barrikadë Kryeministrin. Por edhe ai ka arsye për ta bërë një gjë të tillë. *ISAE- Instituti për Studimin dhe Aplikimin e Energjive

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

OPINION

SHQIP 9

MUSTAFA NANO

arl Rove ka dhënë dorëheqjen. Nuk do të jetë më në funksionin që ka ushtruar gjatë viteve të fundit, d.m.th. këshilltar e spin doctor i Presidentit të SHBA-së. Ai i ka braktisur për fare dhomat e korridoret e pushtetit, për t'iu dedikuar tani e tutje veprimtarive jo politike. Ndodhi ajo që ndodhi do vite më parë me Alaistair Campbell, spin doctor-in e famshëm të Tony Blair-it, i cili u largua pa dëshirën e këtij të fundit dhe pa dëshirën e vet nga roli i "trurit" të Kryeministrit britanik. Të dy këta e pësuan prej protagonizmit të tejskajshëm e prej shtrirjes kabá të personalitetit të tyre, duke prishur kështu deontologjinë e profesionit të këshilltarit special, apo thënë me fjalë të tjera, të "eminencës gri". Sipas shumë gjasave (e sipas shumë njerëzve), Campbell-i ishte intelektualisht më i sofistikuar e më i rafinuar sesa Karl Rove (ky i fundit nuk belbëzonte në asnjë gjuhë të huaj e nuk ka mundur të marrë diplomën e një universiteti, gjë që të kuptohemi - nuk ka pse të përbëjë domosdoshmërisht një tregues të vlefshmërisë, zotësisë e inteligjencës së një personi), por këshilltari e mentori i Presidentit amerikan, pikërisht ngaqë është këshilltari e mentori i Presidentit amerikan, ia ka kaluar në famë. Karl Rove pra, është një personazh me rëndësi e jehonë planetare. Ai është tanimë një paradigmë e kohëve moderne; ai përbën një shkollë, një leksion, një përvojë, një risí, të cilat demonstrojnë se si një njeri, që ka pranuar të ketë rolin e një këshilltari të pazëshëm në Shtëpinë e Bardhë, mund t'ia dalë mbanë të shndërrohet në njeriun më të pushtetshëm par excellence të planetit. Janë të shumtë ata që kanë besuar dhe besojnë, se gjatë shtatë viteve të fundit, Karl Rove ka qenë de facto arkitekti i politikave amerikane. E tok me këtë kanë besuar e besojnë se George W. Bush, Presidenti amerikan në periudhën 2000-2007, ka qenë një si lodër në duart e tij. Sigurisht, kemi të bëjmë me një teprim gazetaresk, por ka qenë Karl Rove amá që e shndërroi George W. Bush-in nga

K

KARL ROVE DHE PARADIGMA E SPIN-DOCTOR TË MBIPUSHTETSHËM
një pijanec harrakat në një prej politikanëve amerikanë më të bujshëm të dekadës së fundit, madje, duke i veshur shpesh herë një rol pothuajse mesianik, duke e shitur si ringjallës të konservatorizmit amerikan dhe të Partisë së përgjumur e të përhumbur Republikane, si bartës të vlerave morale në një botë të zvetënuar, liçencioze e libertine, si mbrojtës të pashoq të kombit amerikan në këto kohë të vështira, si kampion të lirisë e të demokracisë, që nuk kënaqet me konsolidimin e këtyre vlerave në vendin e vet, por kërkon dhe eksportimin e tyre në vende të dominuara në mënyrë tradicionale e visherale nga ethosi antidemokratik, e kështu me radhë. Siç u pa e u verifikua më vonë, të gjitha këto nuk kishin të bënin me të vërtetën; përkundrazi, ishin sendërgjí kot më kot pretencioze të gatuara në punishten politike të Karl Rove-it. Janë shkruar libra e janë bërë filma e dokumentarë për Karl Rove-in. Nga ana tjetër, nuk janë kursyer epitete e karakterizime nga më të skajshmet. Ai është quajtur gjeni, magjistar, arkitekt fushatash elektorale ngadhnjimtare, spin doctor-i më i zot i kohëve moderne, madje i të gjitha kohëve etj., etj. Të gjitha këto, duke i zhveshur prej ngjyrimeve e përmbajtjes mistike, janë megjithatë të vërteta. Për nga influenca dhe fuqia në qendrat e pushtetit amerikan, pas Presidentit e zv.presidentit, të cilët kanë ushtruar - në mos tjetër - një pushtet të bartur prej titullit e postit, vinte Karl Rove, i cili de jure nuk ishte asgjë tjetër, veç një këshilltar, ndërsa de facto ishte strategu politik i Shtëpisë së Bardhë. Thonë se shënimet e një pusulle të tij, e cila i jepej Bush-it nën apo mbi tavolinë në mbledhje të ndryshme të Shtëpisë së Bardhë, vlenin më shumë se opinioni i të gjithë ministrave të qeverisë amerikane. Përtej mistifikimit kësodore të kësaj figure, duhet thënë se Karl Rove përbën

Modeli "Rove" është mirë të mos futet në manualet e politikës. Ose le të futet, por si një model për të mos u ndjekur
një model të keq. Shumë të keq. Mund t'i çmojmë forcën për t'iu imponuar një establishment-i të tërë politik (është një forcë humane, e cila nuk është mëkat të admirohet), por nuk mund të mohojmë faktin, se ai ka qenë mentori i një Presidenti, të cilit ka kohë që po i japin munxat që të gjithë. Nën dritën e dështimeve të presidencës së Bush-it Junior nuk është e vështirë të thuhet, që po, Karl Rove ka pasur një influencë të jashtëzakonshme mbi njeriun më të pushtetshëm të botës, por kjo influencë ka qenë e ligë dhe e dëmshme. Rrjedhimisht, nëse biem dakord se ai ka qenë një gjeni (my boy genius - kështu e quante vetë Bush-i), duhet të biem dakord se ka qenë një gjeni i prapë. Dhe

në fakt, fitoret elektorale të Bush-it, qoftë në garën për guvernator në Teksas, qoftë në garën për President i SHBA-së (të gjitha të orkestruara e të drejtuara prej Karl Rove-it) kanë qenë në një masë të madhe produkt i makinacioneve, hileve, trukeve, goditjeve pas shpine, denigrimeve etj. Këto hile kanë qenë ndonjëherë të qepura aq trashë, sa të sjellin ndër mend ca hile të bëra nga "spin doctor"-ë të politikanëve të vendeve si Shqipëria, ku kultura politike e skrupujt etikë në debatin publik janë në nivele të mjerueshme. E, megjithatë, kanë qenë hile fituese e, për këtë arsye të admiruara (në botën e sotme, njerëzit - s'ke ç't'i bësh - magjepsen më shumë prej suksesit, e më pak prej skrupujve e moralit). Është i famshëm tanimë një truk i tij, të cilin e ka shtënë në punë në fushata të ndryshme elektorale. Në një garë për postin e guvernatorit të Teksasit, Karl Rove, që drejtonte fushatën e Bush-it, bëri një anketim, ku njëra prej pyetjeve të pyetësorit ishte shtruar në mënyrë poshtërsisht finoke: do të votonit ju për x-in (rivali i Bush-it), në kushtet kur do të merrnit vesh se stafi i tij përbëhet vetëm nga lezbike? Kaq u desh që të provokoheshin masa të tëra konservatorësh, të cilët nuk mund ta tolerojnë devijimin prej vlerave tradicionale. Ky truk u përsërit në të ashtuquajturat primaries (zgjedhje brenda partisë për të përcaktuar kandidatin për President), ku një sondazh përmbante pyetjen diabolike të ngritur mbi një supozim: Do të votonit ju për John McCain-in (si gjithmonë, bëhet fjalë për rivalin e Bush-it), nëse do të merrnit vesh se ky i fundit ka një fëmijë të paligjshëm me një grua zezake? Asnjëherë nuk u mor vesh, nëse John McCain-i kish apo nuk kish një fëmijë të paligjshëm me ngjyrë, por amá, ky supozim, në dukje i pafajshëm, ra me buçimë në veshët e turmave të evangjelistëve e të krishterëve born-again, gjë që solli skual-

ifikimin e shpejtë të John McCain-it. Më pas, askush nuk u mor me këtë histori e askush nuk doli të konfirmonte të vërtetën, sipas së cilës ishte Karl Rove autori i këtij anketimi. Ka edhe më. Në garën presidenciale të vitit 2004, ndërsa John Kerry ishte në avantazh, makina propagandistike e Karl Roveit shpikte rreziqe e komplote të terrorizmit islamik, të cilat bënin që sytë të drejtoheshin, jo nga kandidati "i shtruar, i qetë e i qulltë" Kerry, por nga kandidati patriot dhe i paepur në luftën kundër terrorizmit, me demek George Bush-i. Ka edhe më akoma. Roli i Karl Rove-it nuk ishte thjesht elektoral. Ai ishte kryesisht politik dhe, si i tillë, është konsumuar në periudhat ndërzgjedhore, në të cilat ai ka përgatitur nëpërmjet një propagande të ethshme opinionin publik amerikan mbi luftën në Irak, ka diktuar rekrutimin mbi kritere politike të gjyqtarëve republikanë në Gjykatën e Lartë, ka orkestruar krijimin e të ashtuquajturit cronyism, me fjalë të tjera krijimin e një rrjeti nepotik e miqësor në administratën amerikane, ka dekonspiruar një agjente të CIA-s ( Valerie Plame), ngaqë kjo e fundit ishte gruaja e një ambasadori që guxoi të kritikonte publikisht politikën e jashtme amerikane, ka marrë pjesë në lojëra ekonomike, duke nxitur e inkurajuar mergers të ndryshëm (shkrirjen e dy a më shumë kompanive me qëllime përfitimi personal), ka diktuar politika editoriale të operatorëve të ndryshëm mass-media-tikë etj., etj. Në të gjitha këto ai është zyrtarisht e formalisht dorëjashtë. Dora e tij pra, ka qenë gjithmonë e padukshme, gjë që ka përbërë e përbën një arsye tjetër të mitizimit të figurës së tij. Por, ndërsa ka fshehur dorën e tij në punët e liga të kësaj administrate, ai nuk ka mundur e nuk ka dashur të fshehë faktin, që ka qenë truri i presidencës së George W. Bush-it, i një presidence, që ka zënë të arkivohet qysh tani si më e keqja në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për rrjedhojë, modeli "Rove" është mirë të mos futet në manualet e politikës. Ose le të futet, por si një model për të mos u ndjekur.

1997, opozita në grackën e qeverisë
ARBEN VATA

ihapja zyrtare e hetimeve për krimet dhe ngjarjet e tjera të ndodhura në vitin e mbrapshtë 1997, e ka bërë një pjesë të opozitës që të ekspozohet sërish në mënyrë të pakuptimtë në mbrojtje të autorëve të dyshuar për këto krime, në të njëjtën mënyrë sikurse opozita e majtë doli edhe kundër sulmeve të pandërprera të së djathtës kundër prokurorit të Përgjithshëm, Sollaku. Duke u rreshtuar apriori në këtë mënyrë, duke kundërshtuar akuzat e së djathtës, kundër asaj që ajo e quajti "fjetje e tij mbi dosjet e krimit", opozita në fakt nuk bëri gjë tjetër veçse la të kuptohej se segmente të saj ishin me të vërtetë të inkriminuara, ndaj edhe për këtë arsye nxituan të viheshin në krah të Sollakut. Me këtë veprim, opozita, në një farë mënyre ra në kurthin e mazhorancës, e cila në kulmin e krizës energjetike dhe të ujit të pijshëm në vend e ka tërhequr opozitën në një kurth tjetër të ngjashëm me atë të Sollakut, në çështjen e hapjes së dosjes së krimeve të pazbardhura, kryesisht atyre të vitit 1997. Formacioni politik i së majtës, i cili është aku-

R

zuar vazhdimisht për inicimin e trazirave të 10 viteve më parë dhe për përdorjen e krizës së skemave piramidale me qëllim rrëzimin me dhunë të pushtetit të qeverisë së Partisë Demokratike, nuk ka pse tregohet as dyshues ndaj iniciativës së qeverisë dhe as pse të mos e mbështesë atë fuqimisht në të gjitha mënyrat. Vetëm duke bërë kështu, ajo mund të rrëzojë edhe deklaratat e pafund të të djathtëve ndaj eksponentëve të saj, sidomos të disa partive të vogla, të cilat janë përfolur për menaxhim politik të kriminelëve në disa zona të vendit, ku edhe shkatërrimet e pronës publike dhe pasurisë kombëtare ishin më të mëdha. Përndryshe, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të dëmtohej moralisht e politikisht dhe deri në vërtetimin zyrtar të akuzave do të konsiderohej si udhëheqëse politike e krahut të armatosur të revolucionit të 1997-ës. Në këto kushte, gjëja më e urtë politikisht dhe moralisht për opozitën do të ishte bashkëpunimi nëse kërkohet me organet e policisë dhe të drejtësisë për dënimin e masakrave si ajo e Cërrikut. Në këtë mënyrë, publiku do të zhvlerësonte akuzat e së djathtës ndaj së majtës, e cila vetëm në këtë proces hetimor mund të ketë edhe rastin e saj

si për t'u distancuar edhe zyrtarisht nga akuzat e pamerituara ndaj saj. Kjo rrugë, gjithashtu do të krijonte një precedent normal demokratik, atë të lënies dorë të lirë të drejtësisë për të nxjerrë autorët e krimeve, qoftë edhe politike, dhe dhënies fund të përzierjes së politikës në drejtësi dhe përcaktimin e verdiktit më parë nga politika sesa nga policia, prokuroria dhe gjykatat. Ndëshkimi i autorëve dhe organizatorëve të disa masakrave të rënda në vitin 1997, ose edhe më herët apo më vonë, është gjithashtu më e pakta një detyrim moral ndaj viktimave të pafajshme të këtyre ngjarjeve të dhimbshme. Pavarësisht se prej kujt merret iniciativa për nxjerrjen e fajtorëve përpara drejtësisë, kjo përpjekje është edhe një mesazh i qartë shtetëror për kriminelët që duhet ta dinë se çdo suport politik, çdo influencë ekonomike, apo tjetër lloji qoftë, nuk mund t'i shpëtojë ata përjetësisht nga përballja me drejtësinë. Po ashtu, nëse dalin të vërteta akuzat e politikës së të dy krahëve për përfshirje të përfaqësuesve të tyre në rrjetet kriminale dhe bandat e armatosura, etj., atëherë, ky është një shans edhe për politikën, e cila ka kështu një shans tjetër për t'u

vetëpastruar dhe shkëputur nga politika e vjetër dhe e përlyer keqas në këto 17 vjet në afera të ndryshme korruptive e kriminale. Por, problemi i vetëm, qoftë për policinë dhe më pas për organet e drejtësisë, lidhur me hetimet e nisura, mund të jetë një amnisti që Parlamenti i 1997-ës bëri në mënyrë të përbashkët për krimet e kësaj kohe. Në atë kohë kjo u komentua më së shumti si mënyrë e politikës për të shpëtuar veten nga çdo hetim i mëpasëm. Nëse është me të vërtetë kështu dhe kjo hapje dosjesh kriminale përjashton nga ndëshkimi ligjor politikanët, atëherë kemi të bëjmë sërish me një lojë të politikës dhe larje hesapesh të saj me mbështetësit e tyre në botën e krimit dhe kjo ndoshta për të dyja palët e politikës. Nga ana tjetër, përjashtimi i politikës nga pasojat ligjore të nxitjes dhe mbështetjes së krimit do të shtonte në favor të atyre që mendojnë se riciklimi i ngjarjeve të vitit 1997 nuk është gjë tjetër veçse një manovër për të harruar mungesën e ujit, dritave dhe rrugët e pashtruara në të gjitha qytetet e vendit. Por, gjithsesi, fundi i këtyre hetimeve dhe ajo çka do të dalë prej tyre, do të mund të vërtetojë nëse qëndrojnë apo jo dyshimet e përhershme ndaj politikës.

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

AKTUALITET

SHQIP 11

24-vjeçari ka marrë drogën, e cila kishte hyrë vetëm dy net më parë nga Kakavija për në shtetin fqinj

Greqi, arrestohet tepelenasi me 1 kg heroinë
olicia arrestoi mëngjesin e së martës një emigrant shqiptar, 24 vjeç, nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike. Policia helene arriti në gjurmët e grupit kriminal të përbërë prej shqiptarëve. Pas informacioneve të sigurta u mësua për një sasi droge, e cila do të vinte nga Shqipëria pikërisht mëngjesin e së martës. Menjëherë policia vendase e ka klasifikuar informacionin si shumë të sigurt, ndaj ngriti në zonën e Neos Kozmos disa postblloqe. Prej kontrolleve mundi të identifikojë disa persona si transportues të mundshëm të lëndëve narkotike. Në orën 10:00 të paradites së djeshme u ndalua një automjet i markës “Fiat”, në portbagazhin e të cilit u gjet sasia 1 kilogram heroinë e pastër dhe shuma prej 12 mijë eurosh. Menjëherë policia vuri nën pranga drejtuesin e automjetit, një 24- vjeçar

P

nga Tepelena, emri i të cilit nuk publikohet për shkak të hetimeve. Tashmë janë identifikuar edhe tri anëtarë të tjerë të bandës, të cilët janë shpallur në kërkim. Në një njoftim për shtyp, policia helene deklaroi se sasia e drogës është sjellë dy net më parë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës prej një korrieri droge. Ndërkohë, një tjetër sasi prej 1 kilogram ishte dorëzuar tek anëtarët e tjerë të bandës pak minuta para arrestimit të 24-vjeçarit tepelenas. Burime pranë Drejtorisë së Policisë së Atikës pohuan se ky grup, gjatë vitit të fundit, ka tregtuar në Greqi dhjetëra kilogramë drogë. Po sipas të njëjtave burimeve, pjesëtarët e këtij grupi kanë transportuar për në Shqipëri sasi të mëdha parash, të cilat janë fitime prej qindra mijëra eurosh nga tregtia e drogës. Artur Bibe

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka lidhje me hakmarrjen e ndonjë personi të arrestuar

Ersekë, shpërthim në komisariat
Policia lokale: Ende nuk është përcaktuar lloji i eksplozivit
jë sasi lënde plasëse është hedhur mëngjesin e djeshëm në oborrin e Komisariatit të policisë së Ersekës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur viktima apo dëme. Edhe pse ngjarja është mbajtur e fshehtë nga drejtuesit e këtij komisariati, është mësuar se ngjarja në fjalë ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat e policisë për të nisur hetimin, por edhe për të mbajtur nën mbikëqyrje situatën aspak të zakonshme. Shpërthimi i lëndës plasëse në oborrin e Komisariatit të Ersekës në rrethin e Kolonjës, i ka bërë hetuesit që fillimisht të mendojnë se bëhet fjalë për hakmarrjen e ndonjë personi ndaj këtij institucioni. Megjithatë, burimet zyrtare të policisë së Ersekës kanë qenë shumë të rezervuara edhe në përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, duke thënë madje se mund të bëhej fjalë edhe për ndonjë hedhje shashke. Ngjarja Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, kur ngjitur me godinën e Komisariatit të policisë në Ersekë është dëgjuar një shpërthim dhe është dhënë alarmi për ndonjë akt të qëllimshëm ndaj policisë lokale. Fillimisht burime konfidenciale të policisë rajonale të Korçës pohuan se “në anën e pasme të Komisariatit të Ersekës, që mbulon të gjithë rrethin e Kolonjës, ishte hedhur një granatë”. Sipas të dhënave që u referohen hetimeve në vendngjarje, lënda plasëse është hedhur nga sipër murit rrethues

BERAT

N

Policia e Ersekës nuk ka arrestuar ndonjë të dyshuar lidhur me ngjarjen
SHPERTHIMI GRANATA
Fillimisht burime konfidenciale pohuan se shpërthimi kishte ndodhur pas hedhjes së një lënde plasëse

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë shtëpia K
ishte ndezur bombolën për të gatuar, por më pas ajo ka marrë flakë. Burime të policisë bëjnë të ditur se në orën 20:00, në familjen e Musa Dollës ka rënë një zjarr, i cili ka djegur një pjesë të orendive që ndodheshin në kuzhinë. E zonja e shtëpisë, E. Dolla, kishte ndezur bombolën e gazit për të gatuar gjellën e darkës. Në momentin që ajo hedh vajin në tiganin e nxehtë, vaji është shpërndarë dhe nga kontakti bombola ka shpërthyer. Si pasojë ka shkaktuar zjarr në kuzhinë. Menjëherë familjarët kanë njoftuar repartin zjarrfikës, të cilët në një kohë shumë të shkurtër kanë mbërritur te shtëpia që ndodhej në lagjen “Donika Kastrioti”, ku në luftë me flakët kanë arritur që të fikin zjarrin e shkaktuar nga ky shpërthim i bombolës. Po në të njëjtën kohë zjarrfikësit kanë nxjerrë nga dhoma dy fëmijët që ndodheshin në gjumë, pasi flaka në kuzhinë kishte bllokuar derën e dhomës. Pas shuarjes së zjarrit është parë se të gjitha orenditë që ndodheshin në kuzhinë ishin djegur komplet. D.Xh.

POHIMI
Burimet zyrtare u stepën të konfirmonin lajmin, duke pohuar se në oborr ishte hedhur një shashkë

DËMET
Fatmirësisht nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka pasur të lënduar, apo dëm material

e të mbrojtur me tela të komisariatit, por pa shkaktuar ndonjë viktimë apo dëm material, sidomos në një kohë kur në ambientet e këtij institucioni ka pasur vetëm roje të ruajtjes së objektit. Ndërkaq, burime zyrtare nga Komisariati i Ersekës thanë se “lënda plasëse e hedhur në afërsi të komisariatit ka qenë thjesht një shashkë”. Versioni Autoritete të policisë lokale në Ersekë i qëndruan versionit se shashka është hedhur jashtë am-

bienteve të komisariatit, në një kazan plehrash, por shpërthimi i saj ka bërë që të reagohet edhe me hetime për një veprim që ka pasur si objektiv godinën e policisë lokale. Burime të policisë shtuan se do të dërgohen në Tiranë për ekspertim pjesët e mbetura dhe të gjetura pranë komisariatit të lëndës shpërthyese, për të përcaktuar nëse është hedhur granatë sulmuese, apo thjesht një shashkë shpërthyese në afërsi të Komisariatit të Kolonjës. Në këtë rreth, prej kohësh nuk është regjistruar ndonjë ngjarje e rëndë për rendin,

ose të jetë kryer ndonjë vepër penale, si vrasje apo plagosje, që të ketë pasur edhe reagimin e policisë e për pasojë ndonjë kundërveprim të mundshëm hakmarrjeje nga banorët e zonës. Megjithatë, çështja është në duart e prokurorisë, e cila ka nisur menjëherë hetimin e kësaj ngjarjeje, ndërsa ekspertët do të vlerësojnë edhe llojin e lëndës plasëse. Provat e mbledhura në vendin e ngjarjes priten të hedhin edhe më shumë dritë lidhur me gjetjen e identitetit të autorëve të kësaj ngjarjeje. A.Harka

KORÇE

Gjirokastër, bariu dëmtohet rëndë nga një makinë në superstradë

Denoncimin e kryejnë prindërit e djalit

Arrestohet 17-vjeçari, dyshohet për përdhunim
A
rrestohet një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka rrëmbyer dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Kanë qenë prindërit e djalit, të cilët kanë bërë denoncimin në Komisariatin e policisë se Korçës. Aurel Ibrahimi, nga fshati Pojan i rrethit të Korçës, pas një nate të kaluar me një 12vjeçare nga fshati i tij, e ka parë veten nën hetim në Komisariatin e Korçës. Burime të policisë thanë se i riu është dorëzuar në komisariat nga vetë prindërit e tij, të cilët kërkuan të hetohet ngjarja e një dite më parë, e menduar fillimisht si një rrëmbim dhe e përfunduar me kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur. Ndonëse 17 vjeç, Aurel Ibrahimi ka arritur të bindë bashkëfshataren e tij që të largoheshin së bashku, dhe gjatë natës ka arritur të kryejë me të marrëdhënie seksuale. Policia nëpërmjet ekspertimit ka arritur të verifikojë se ndaj të miturës është ushtruar dhunë seksuale. Edhe prindërit e kësaj të fundit, të alarmuar për mungesën e vajzës së vogël, i kanë kërkuar ndihmë policisë së Korçës për gjetjen e saj, por ndërkaq në komisariat janë paraqitur së bashku me 17-vjeçarin Ibrahimi vetë prindërit e këtij të fundit, duke kërkuar hetimin e ngjarjes për të shmangur edhe ndonjë konflikt të mundshëm me familjen e minorenes, me të cilën janë bashkëfshatarë.

Dy aksidente të rënda, vdesin dy veta në Librazhd dhe Fier
T
re aksidente të rëndë njëri me pasojë vdekje janë shënuar në Librazhd, Fier dhe në Gjirokastër. Aksidenti i parë është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm në Përrenjas-Fshat të rrethit të Librazhdit. Një makinë me targa greke nuk ka “falur” jetën e një këmbësori në këtë fshat, që ecte përgjatë rrugës Përrenjas – Përrenjas–Fshat, 2 kilometra larg qytetit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 18-vjeçari Vesel Karriqi, banor i këtij fshati, ka humbur jetën aksidentalisht, duke qenë në pjesën këmbësore të kësaj rruge nacionale. I njëjti burim ka bërë të ditur se mjeti tip “Volsvagen”, me targa XKF3716, i drejtuar nga Besnik Muka, banor i qytetit të Gramshit, ka humbur drejtimin e makinës dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje 18vjeçarin Karriqi. Një aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Kuman, të komunës me të njëtin emër, 8.5 kilometra larg nga qendra e qytetit. Burimet zyrtare policore saktësojnë se 33-vjeçarja Entuela Zykaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është aksidentuar nga Francesko Bregu. Një aksident i rëndë automobilistik që ka ndodhur dy ditë më parë në superstradën GjirokastërKakavije në afërsi të kthesës së Guranxisë, një autoveturë me targa greke e drejtuar nga një emigrant

Plagosen tri veta në aksidente

Fier-Lushnjë

T

ri aksidente janë shënuar gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës së djeshme në Lushnjë e Fier. Sipas të dhënave të policisë së Fierit, mësohet se dy drejtues mjetesh, pasi kanë humbur kontrollin e mjetit, janë aksidentuar: njëri në kanal dhe tjetri është përplasur me një shtyllë elektrike, ndërsa shoferi 15-vjeçar, ende pa patentë, ka përplasur rëndë një 37-vjeçar. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në rrugën Fier-Berat, në vendin e quajtur Velmish, automjeti tip “Volsvagen”, me targa të huaja, MEB6579, me drejtues Artur Gjolenan, 25 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Ndërsa në vendin e quajtur Çermë Shkumbin, në rrugën Çermë-Divjakë, autovetura tip “Mercedez benz”, pa targa, me drejtues Judmir Haka, 27 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal. Po gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, 15-vjeçari Krenar Shala, nga Lushnja, ka aksidentuar rëndë Rezart Arapin. M.T.

nga Dervician, i cili ka plagosur rëndë një bari. Burime të policisë bënë të ditur se se automjeti tip Seat Ibiza me targa greke INP 1531, që drejtohej nga Kosta Lako, 33 vjeç gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor ka aksidentuar shtetasin Reduvan Gërveshi, 19-vjeçar nga fshati Lazarat. Viktima është gjendur nga disa udhëtarë të rastit dhe është përcjellë më urgjencë prej tyre në spitalin rajonal Omer Nishani në Gjirokastër ne gjendje të rënde pasi kishte pësuar shume fraktura dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja, por nga përplasja kishte ngelur në vendngjarje targa e tij. Policia kërkoi të dhëna në pikën e Kakavijes duke shënuar në sistemin kompjuterik targën e tij dhe më pas ai është paraqitur vetë në ambientet e komisariatit. Be.Dy./En.Se.

SHQIP 12

K O S O V E

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

DEKLARATA

Kreu i LSI-së shpreh shqetësim për vonesën

Sejdiu
Presidenti i Kosovës nuk e ka përjashtuar as mundësinë që Prishtina ta rishikojë pjesëmarrjen në bisedime, nëse në bisedime shtrohet si alternativë copëtimi i Kosovës

Meta: Durimi i Kosovës po arrin në kufijtë e fundit
DIPLOMACI
Pavarësinë nuk mund ta errësojë apo dobësojë ndonjë justifikim që lidhet me lojën gjeostrategjike të Rusisë

Çeku
Kemi kërkuar që treshja të mos ketë propozime të veta, të cilat mund të na vënë në pozitë që ne të pajtohemi apo të kundërshtojmë bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, theksoi se statusi është mbyllur që në vitin 1999

Sejdiu: Asnjë bisedim po u fol për ndarjen
Krerët e Kosovës ritheksojnë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve
residenti i Kosovës, Fatmir Se jdiu, deklaroi se tërësia terri toriale e Kosovës është e paprekshme. Ai nuk e ka përjashtuar as mundësinë që Prishtina ta rishikojë pjesëmarrjen në bisedime, nëse në bisedime shtrohet si alternativë copëtimi i Kosovës. “Nuk do të pranojmë që dikush të na imponojë një zgjidhje të tillë”, ka thënë Presidenti Sejdiu. Por, ai ka thënë se treshja përfaqësuese e Grupit të Kontaktit nuk ka kërkuar që në bisedime të shtrohet edhe mundësia e ndarjes së Kosovës. Presidenti Sejdiu është shprehur optimist për përfundimin e bisedimeve 120-ditëshe. Ai ka shprehur besimin se me përfundimin e këtyre bisedimeve do të bëhet një vlerësim ndërkombëtar. Ndërkaq, Kryeministri Agim Çeku ritheksoi edhe një herë qëndrimin e palës kosovare kundër diskutimit të çështjes së statusit të Kosovës në vazhdimin e procesit negociator. Ai theksoi se për Prishtinën kjo tashmë është çështje e mbyllur që prej vitit 1999. “Për ne statusi është çështje e kryer. Ne e kemi thënë disa herë dhe do t’i themi edhe palës serbe, se statusi është çështje e kryer, jo tani, por që në vitin 1999", ka thënë Çeku. Ai tha se pala kosovare ia ka bërë të qartë këtë edhe treshes ndërkombëtare, gjatë qëndrimit në Prishtinë, e cila, sipas tij, ka premtuar se nuk do të paraqesë propozime për zgjidhjen e statusit të Kosovës. “Gjatë qëndrimit të treshes ndërkombëtare këtu kemi kërkuar që treshja apo bashkësia ndërkombëtare të mos ketë propozime të veta, që të mos na bien në një pozitë që ne të pajtohemi apo të mos pajtohemi me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Çeku. Ai ka përsëritur se pala kosovare do të rishqyrtojë qëndrimin ndaj bisedimeve, nëse bashkësia ndërkombëtare kërkon që në to të bisedohet edhe për statusin e Kosovës. I bindur se nuk do të ketë shtyrje të tjera të zgjidhjes së statusit, Kryeministri Çeku i ka bërë thirrje Serbisë që ta njohë realitetin e ri dhe të pranojë se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. Ai bëri të ditur se në takimin e radhës me treshen ndërkombëtare, më 29 e 30 gusht, në Vjenë, Kosovën do ta përfaqësojë Ekipi i Unitetit. Të njëjtin qëndrim ka pasur edhe pjesëtari i ekipit negociator, Berim Shala. Ai theksoi se

P

opsioni për mundësinë e ndarjes territoriale është përcjellë me shqetësim në Kosovë dhe me paralajmërimin e mundësisë së shpërthimit të trazirave. Ekipi i Unitetit e konsideron tërësinë territoriale të Kosovës si një prej

çështjeve të panegociueshme. Koordinatori i Ekipit të Unitetit, Blerim Shala, ka thënë se opsioni i ndarjes është opsion i gjakderdhjeve të reja në rajon. “Ndarja është pikërisht e kundërta e zgjidhjes, pasi do të krijojë trazira

të tmerrshme për gjithë rajonin. Nuk mund të bëhet ndarje apo të caktohen kufij të rinj vetëm mes Serbisë e Kosovës. Kjo do të ketë pasoja edhe për Luginën e Preshevës, BosnjëHercegovinën dhe madje edhe

për Malin e Zi. Për këtë arsye, këmbëngulim në ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, siç thuhej në planin Ahtisari. Ky integritet dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshme për ne”, ka thënë Shala.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu bindjen se “pavarësia është e vetmja zgjidhje e mundshme për Kosovën, e cila mbështetet në njohjen e gjithë realiteteve në Kosovë e vendet përreth”. Gjatë një konference për shtyp, Meta ndërsa vuri në dukje se LSI po ndjek me shqetësim zhvillimet e procesit të negociatave midis treshes së grupit të Kontaktit me palën kosovare dhe serbe, vlerësoi se “periudha 120-ditore e këtyre bisedimeve duhet të jetë shtyrja e fundit përpara përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, pasi ‘status quo’-ja dhe durimi i një populli janë në kufijtë e fundit të tyre”. Në këtë proces ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që “t’u përmbahet me konsekuencë e pa ekuivokë parimeve bazë të Grupit të Kontaktit, të cilat drejtuan gjithë procesin 2-vjeçar të përpjekjeve ndërkombëtare për statusin e Kosovës”. Sipas kreut të LSI-së, “dështimi i respektimit të këtyre parimeve, mbi të cilat u ngrit Paketa Ahtisari, ka pasoja të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin. Por, kjo mund të sjellë shumë pasoja të rrezikshme edhe për vetë komunitetin ndërkombëtar, për investimin e tij të jashtëzakonshëm si material, ashtu edhe moral në Kosovë”. Nga ana tjetër, Meta thekson se “përmendja e ndarjes së Kosovës si një opsion, e fut procesin në qorrsokak të rrezikshëm, jo vetëm për stabilitetin e saj, por të të gjithë ra

Kryeministri

KOMENTI

Berisha kundër ndarjes së Kosovës K
ryeministri Berisha ka kundërshtuar opinionet e fundit lidhur me çështjen e Kosovës dhe mundësinë e ndarjes së saj. Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur totalisht kundër ndarjes së Kosovës. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp në faqen e Kryeministrisë, citohet se opsioni i ndarjes bie në kundërshtim të hapur me të gjitha përcaktimet e derisotme ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Lidhur me komentet dhe opinionet e shprehura këto ditë për mundësinë e ndarjes së Kosovës si një opsion për zgjidhjen e statusit të saj, Kryeministri Sali Berisha theksoi se ky opsion jo vetëm që nuk i jep zgjidhje statusit të Kosovës, por kërcënon në themel paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë. Duke iu referuar deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, Berisha është shprehur se respektimi i kufijve ndërkombëtarë aktualë të vendeve të Ballkanit dhe pavarësia e Kosovës në territorin e kufijve të saj ndërkombëtarë janë rruga e vetme për paqen dhe stabilitetin e rajonit. “Ndërsa ndarjet e reja në Ballkan, me motivin e shteteve të pastra etnike, do të hapnin spiralen e një serie krizash dhe konfliktesh të rrezikshme jo vetëm për gadishullin tonë, por edhe për Evropën”, tha ai.

"Financial Times": Kosova, drejt pavarësisë
azeta britanike, "Finan cial Times", shkruan se gjasat për suksesin e bisedimeve për Kosovën janë të vogla. "Diplomatët perëndimorë pranojnë se gjasat për sukses janë të vogla, por derisa argumenti i tyre qendror është korrekt, se është në interes të dy palëve që të kenë një zgjidhje të qëndrueshme, ia vlen që të bëhet edhe një përpjekje", shkruan kjo gazetë. "Para tetë vjetësh Perëndimi e filloi luftën lidhur me fatin e Kosovës, që është një territor i banuar me shumicë shqiptare, por që formalisht është pjesë e Serbisë. Por, tash, sipas planeve të hartuara në Bruksel e në Uashington, Kosova është në rrugën që fuqishëm çon kah pavarësia", shkruan "Financial Times". "Por, ky përfundim duket shumë larg. Kundërshtimi rus e ka bllokuar miratimin e planit të propozuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, që do ta përgatiste Kosovën, tash nën administratën e OKB-së, për pavarësi nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian", shkruan kjo gazetë. "Në përgjigje të jo-së ruse, Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar se do ta njihnin shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga institucionet e Kosovës, kah fundi i vitit, edhe pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, duket se çështja e statusit të Kosovës është ende larg zgjidhjes", shkruan "Financial Times".

G

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

SHQIP 13

ZBULIMI

Një metropol mesjetar në nëntokën e Kamboxhias. Me një shtrirje sa ajo e Nju-Jorkut mund të ketë qenë qyteti paraindustrial më i madh në botë

NE FAQEN 20

Gjysma e parë ka shënuar rekorde, ndërsa ngrihen shumë pikëpyetje mbi pjesën e mbetur

KONCERTI

Sa i çmendur viti 2007!
ë 2007-ën, “moti do të çmendet”, mund të thoshim dikur me të qeshur, por tani, askush nuk ka ndërmend të buzëqeshë dhe të bëjë shaka kur flitet për çështjen e klimës. Ideja se ngrohja globale do të ndryshojë tërësisht panoramën klimatike me të cilën jemi mësuar dhe bashkë më të, edhe mënyrën tonë të jetesës, po bëhet një ankth, i cili po ushqehet çdo ditë nga provat që natyra dhe moti i “çmendur” po na jep. E në fakt, çdo vit po sjell me vete edhe rekorde të reja për sa i përket përmbytjeje, shirave të dendur, stuhive dhe valëve të të nxehtit, dukuri që gjithmonë e më shumë, po shoqërohen edhe me një numër të madh viktimash. Në të vërtetë, ajo që po ndryshon dhe që na shqetëson të gjithëve është shpeshtësia dhe shpërndarja e tyre gjeografike. Pikërisht, ato zona që në shkollë i kemi mësuar se karakterizohen nga klima e butë, tashmë, gjithmonë e më shumë, po preken nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet, ndërsa valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe ditët tmerrësisht të nxehta, po shtohen gjithnjë e më shumë. Ky vit nuk ka pasur ndonjë verë të nxehtë, po ta krahasosh me atë të 2003-it, por në të vërtetë është më keq se atëherë. Kështu, sapo kemi kaluar vetëm mesin e vitit, por “World Meteorogical Organization”, organizata e OKB-së, e cila merret me çështjet e klimës ka treguar se viti 2007, shënoi një numër të madh rekordesh për sa i përket çështjeve të klimës, që nga bora në Buenos Aires, e deri tek 33 gradë celsiusët në Moskë, më 28 maj. Në fakt, kurrë më parë në një vit nuk ishte shënuar një numër kaq i madh episodesh ...

Temperatura ekstreme dhe përmbytje biblike në të gjithë globin N
FOTOKONTRAST

Çfarë ju sjell ndërmend kjo foto? Disave, me siguri rrugët e qyteteve tona në kohën e komunizmit, kur tek-tuk kalonte ndonjë makinë, edhe ajo e markave lindore dhe sigurisht pjesë e përfitimeve të ndonjë funksionari të lartë partiak. Sot, në shekullin e XXI, ndërsa klima po ndryshon edhe për shkak të shtimit të smogut nga makinat e shumta, në Korenë e Veriut, kështjellën e komunizmit aziatik, nëpër rrugë ndonjëherë kalojnë edhe makina.

Një viktimë për çdo kuadrat të shahut. Marrëzia e shoqëruar me alkool e një maniaku

Maniaku rus: Po, kam vrarë 63 veta
ë Rusi, këto ditë, po zbulohet një tragjedi e cila ka zgjatur për vite me radhë, e që ka shkaktuar dhjetëra të vdekur. Bëhet fjalë për gjyqin e zhvilluar dy ditë më parë të njeriut që tashmë njihet si maniaku i shahut. Aleksandër Piçushkin ishte arrestuar 18 qershorin e vitit të shkuar në Moskë, nën akuzën se kishte vrarë një koleg, duke e goditur me çekiç. Vetëm pas seancash të stërzgjatura marrjesh në pyetje nga inspektori i policisë Iskandar Galimov, të filmuara e të transmetuara në

N

kanalin rus “Ntv”, dy javë më parë Piçushkin pranoi të rrëfehej. Nuk kishte vrarë vetëm kolegun, por është pikërisht ai maniaku i Bitsevskit, një park me pemë në Moskë, ku gjatë 15 viteve të fundit janë vrarë me të njëjtën mënyrë, falë goditjeve me çekiç, edhe 62 viktima të tjera. Vrasësi ka pranuar gjithashtu se donte të arrinte kuotën 64, aq sa janë edhe kuadratet e shahut. Dhe duket se Piçushkin, përveç vodkës, është i fiksuar edhe pas lojës së shahut... NE FAQEN 18

uhet të ishte mbrëmja më e bukur e turneut veror të këngë tarit të njohur italian, i cili vetëm përpara pak ditësh këndoi edhe përpara publikut shqiptar. Ajo u zhvillua në hotelin “Kala di Volpe”, i cili ka 5 yje, në zonën e mrekullueshme turistike Porto Çervo, Kosta Smeralda të Italisë. Një mbrëmje gala, e organizuar nga “Starwood Hotels”, për 850 të ftuar specialë, të cilët kishin paguar 1 mijë euro secili. Xukero këndonte në buzë të pishinës së hotelit dhe për atë mbrëmje u pagua 300 mijë euro. Por ajo që duhej të ishte një mbrëmje luksoze me një publik të shtresës së lartë, rrezikoi të përfundonte në katastrofë. Aty fluturuan fyerje nga më të rëndat dhe vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të sigurisë së hotelit, u ndalën disa klientë rusë, të cilët kishin ndër mend të hidheshin mbi këngëtarin. Kjo ndodhi përpara tri netësh. Xukero, i mbërritur në Sardenjë nga Danimarka, ku i dha fund fazës së parë të turit botëror, ngjitet në skenën e ndërtuar posaçërisht për evenimentin. Ishte parashikuar të këndonte sukseset më të njohura të karrierës, një pjesë e mirë e publikut qe ngritur më këmbë e kërcente, të tjerët, në tavolina, shijonin menynë e shkëlqyer (arragosta, midhje të rralla, haviar e shampanjë pa fund)...
NE FAQEN 19

Xukero bën përshesh spektatorët D

NE FAQET 14-15

SHQIP 14 AMBIENTI RREZIKU

SHQIP 14

NDRYSHE

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

klima
Raporti i OKB-së për ambientin: Viti 2007 ka shënuar edhe numrin rekord të ekstremeve

shkaqet
Studiuesit janë të bindur se ekstremet meteorologjike kanë ardhur si pasojë e efektit serrë dhe në një pjesë të madhe prej veprimtarisë njerëzore

ndryshimet e ardhmja
Revista “Nature” shkruan se, në dhjetëvjeçarët e fundit, hemisfera e veriut dhe rajonet në jug të Ekuatorit janë më të lagështa, ndërsa në veri, klima është bërë më e thatë Rekordet e shënuara këtë vit do të thyhen shumë shpejt. Shkencëtarët e OKB-së parashikojnë që episodet klimatike anormale do të bëhen gjithmonë e më të shpeshta

PIKAT

Mes të nxehtit dhe stuhive
45
REKORDI
Në korrik, Bullgaria ka shënuar rekordin e temperaturave: 45 gradë celsius. Në Evropën Perëndimore është trefishuar numri i ditëve me nxehtësi anormale

500
VIKTIMAT
Në Azinë Jugore kanë vdekur 500 persona për shkak të musoneve verore. Në Kinë, gjatë qershorit, numri i viktimave nga shirat e rrëmbyeshëm arriti në 120

ë 2007-ën, “moti do të çmen det”, mund të thoshim dikur me të qeshur, por tani, askush nuk ka ndërmend të buzëqeshë dhe të bëjë shaka kur flitet për çështjen e klimës. Ideja se ngrohja globale do të ndryshojë tërësisht panoramën klimatike me të cilën jemi mësuar dhe bashkë më të, edhe mënyrën tonë të jetesës, po bëhet një ankth, i cili po ushqehet çdo ditë nga provat që natyra dhe moti i “çmendur” po na jep. E në fakt, çdo vit po sjell me vete edhe rekorde të reja për sa i përket përmbytjeje, shirave të dendur, stuhive dhe valëve të të nxehtit, dukuri që gjithmonë e më shumë, po shoqërohen edhe me një numër të madh viktimash. Në të vërtetë, ajo që po ndryshon dhe që na shqetëson të gjithëve është shpeshtësia dhe shpërndarja e tyre gjeografike. Pikërisht, ato zona që në shkollë i kemi mësuar se karakterizohen nga klima e butë, tashmë, gjithmonë e më shumë, po preken nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet, ndërsa valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe ditët tmerrësisht të nxehta, po shtohen gjithnjë e më shumë. Ky vit nuk ka pasur ndonjë verë të nxehtë, po ta krahasosh me atë të 2003-it, por në të vërtetë është më keq se atëherë. Kështu, sapo kemi kaluar vetëm mesin e vitit, por “World Meteorogical Organization”, organizata e OKB-së, e cila merret me çështjet e klimës ka treguar se viti 2007, shënoi një numër të madh rekordesh për sa i përket çështjeve të klimës, që nga bora në Buenos Aires, e deri tek 33 gradë celsiusët në Moskë, më 28 maj. Në fakt, kurrë më parë në një vit nuk ishte shënuar një numër kaq i madh episodesh klimaterike jashtë çdo norme, ose ndryshe “ekstreme” siç e përcaktojnë specialistët. Të gjithë së bashku formojnë një skenar sa anormal, aq edhe të jashtëzakonshëm e të çuditshëm. I çuditshëm, sepse tregon se në Tokë ka ndryshuar çdo ekuilibër, duke pritur gjithmonë e më shumë episode të jashtëzakonshme dhe të pa parashikuara. Pikërisht, ato që tregojnë se ajo çka po ndodh sot, është rezultat i padiskutueshëm i efektit serrë dhe të ngrohjes globale. Le ta nisim nga temperaturat. Tashmë e dimë se nga 12 vitet më të nxehta të regjistruara deri më tani që nga viti 1880, 11 prej tyre i takojnë periudhës 1995-2006. Por, në të vërtetë, viti 2007 rrezikon t’i kalojë të gjithë. Që kur kanë nisur të maten temperaturat në shkallë botërore, domethënë nga viti 1880 nuk ka pasur kurrë një janar kaq të nxehtë, si ai i këtij viti, me 1.89 gradë më shumë se mesatarja e viteve të mëparshëm. Në fakt kjo gjë ndodhi në rang botëror. Në Holandë, temperatura rezultoi të ishte 2.8 gradë më e lartë se mesatarja historike, ndërsa në Gjermani 4.6 gradë. Palltoja këtë dimër ishte e destinuar të rrinte në dollap, përveç dy-tri

N

ditëve, ndërsa në prill, mjaftonte një xhaketë e hollë për t’u ndjerë rehat. Këtë muaj, temperatura e regjistruar në të gjithë botën ka qenë 1.37 gradë mbi mesataren, ndërsa në Evropë 4 gradë. Por, temperaturat e këndshme të prillit u shndërruan menjëherë në një vapë të tmerrshme. Në maj, vala e parë e të nxehtit përfshiu Rusinë, ndërsa ter-

mometri shënoi 32.9 gradë. Kjo ishte edhe temperatura më e lartë që prej vitit 1891 e shënuar në një muaj të tillë dhe në një vend të tillë. Në të njëjtën kohë, në Indi, termometri shënonte 45-50 gradë. Një valë e dytë dhe e tretë të nxehti goditën Evropën Jugperëndimore, në qershor dhe korrik me temperatura që i kaluan 40 gradët, ndërsa rekordi u

shënua në Bullgari më 23 korrik, me 45 gradë. Ndërkaq, edhe në pjesën tjetër të botës regjistroheshin temperatura rekord, si ai i dimrit më të ftohtë në histori. Temperatura, -20 gradë celsius u regjistruan në Argjentinë dhe në Kili, pa harruar këtu borën e çuditshme pas plot 82 vitesh në Buenos Aires. E njëjta gjë ndodhi edhe në Johanesburg, në

ANGLIA
Në maj dhe korrik, shirat dhe përmbytjet goditën Anglinë, ashtu siç nuk ndodhte që prej vitit 1766

EVROPA VERIORE
Në janar, stuhitë dhe tornadot goditën vendet e Evropës Veriore, duke shkaktuar 47 të vdekur

GJERMANIA
Prilli i këtij viti në Gjermani ka qenë muaji më i thatë, ndërsa maji, më i lagështi në historinë e saj

2007
Janari ka qenë më i nxehtë që kur në vitin 1880, nisën të mateshin temperaturat

ARGJENTINA
Në korrik, në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, pas 82 vjetësh ra dëborë Në këtë muaj, temperatura ka qenë 1.89 gradë mbi mesataren. Edhe prilli i 2007-ës ka qenë më i nxehti që prej vitit 1880: 1.39 gradë mbi mesataren Një seri dallgësh anormale përmbytën 68 ishujt në Maldive në maj të këtij viti

REKORDET AFRIKA E JUGUT
Në qershor, në rrafshnaltën afrikanojugore ra dëborë

45 gradë
Rekordi i temperaturës më të lartë u regjistrua në Bullgari, më 23 korrik: 45 gradë

32.9 gradë
Rekord tjetër u regjistrua në Moskë, më 28 maj

Fenomenet e çuditshme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Edhe për Evropën parashikohet goditja nga uraganet e Mesdheut

11 nga 12 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit që ishin regjistruar ndonjëherë

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 15

2007-ta, viti i ekstremeve
anën tjetër të Atlantikut, në Afrikën Jugore, për herë të parë, qysh prej 1981shit. Edhe pse në përshtypje të parë, një njeri normal nuk do të thoshte kështu, më shumë vapë do të thotë më shumë shi. Me të nxehtin shtohet kondensimi dhe për pasojë edhe reshjet. Rritja e temperaturave, në Hemisferën e Veriut u pasua nga një rekord përmbytjesh. Në mes të janarit, Evropa Veriore u përfshi nga stuhi gjigande me erëra që arritën shpejtësinë deri në 170 kilometra në orë, e dhjetëra të viktima. Në mesin e majit dhe qershorit, Anglia “shijoi” pranverën më të lagësht që prej vitit 1776. Në dy rastet e regjistruara, më 24 qershor dhe më 20 korrik ra më shumë se një metër shi brenda 24 orëve, duke përmbytur fshatra dhe qytete të tëra. Edhe në Gjermani, maji shënoi rekordin e reshjeve, ndërsa një rrebesh me përmasa të papara ndonjëherë, përmbyti Kinën Jugore në qershor. Edhe uragani nuk mbeti pas dhe regjistroi përmbytjen e tij në maj. E nëse flasim për çudira dhe ekstreme mbi klimën, duket se këtë vit nuk kanë të sosur. Edhe uraga-

RUSIA
Më 28 maj, kryeqyteti rus shënoi temperaturën rekord: 32,9 gradë, më e larta e regjistruar që prej vitit 1891

EVROPA JUGLINDORE
Evropa Juglindore u përfshi nga dy valë të jashtëzakonshme të nxehti, mes qershorit dhe korrikut

INDI
Në Indi, këtë vit, u regjistruan dy herë monsunet verore që prekën vendin në muajt qershor dhe korrik

GJIRI PERSIK TE VDEKUR
Në qershor, Gjiri Persik u godit nga Gonuja, cikloni i parë që vinte nga deti i Arabisë, më i fuqishmi dhe i rrezikshmi në 30 vitet e fundit në këtë zonë

120
Nga 6-10 qershori, numri i të vdekurve në Kinë nga shirat, arriti në 120

9
Në Angli, për shkak të përmbytjeve në muajt qershor dhe korrik vdiqën 9 veta

SUDANI
Në qershor, Nili doli nga shtati për shkak të intensitetit të jashtëzakonshëm të reshjeve

30
Është numri i personave të vdekur në Mozambik, nga përmbytjet e qershorit

500
Nga monsunet verore në Azinë Jugore vdiqën 500 veta

Ajo që ka ndryshuar është shpeshtësia dhe shpërndarja gjeografike e shiut, të të nxehtit dhe dëborës. Ideja e “kohës së çmendur” tashmë po na shqetëson vërtet

net po bëhen gjithmonë e më të pranishëm në zona dhe vende që nuk ishin parë e dëgjuar kurrë më parë. Mesdheu nuk ishte prekur kurrë nga fenomene të frikshëm si uragani Katrina, që në vitin 2005 shkatërroi plotësisht Nju-Orlinsin. Megjithatë, meteorologët po fillojnë të mendojnë se efekti serë mund të krijojë në Mesdhe kushtet për formacione të frikshme ciklonesh tropikale. Madje kanë arritur t’u vendosin edhe një emër: “medicanes” ose ndryshe uragane të Mesdheut. Ndërkaq, në fillim të qershorit, Gjiri Persik u godit nga cikloni i parë që nga historia e krijimit të tij (e quajtën Gonu), ndërsa shirat në Sudan, bën që Nili të dilte nga shtrati. Por kronika e këtyre ditëve i referohet forcës shkatërruese të monsonëve të Azisë Jugore, ku meteorologët e vënë theksin tek një tjetër rekord. U regjistruan 4 valë monsonesh kundrejt dy që duhej të ishin normalisht. Lind pyetja, a është ky buletini i një viti të jashtëzakonshëm? Për fat të keq jo. Rekordet klimatike që po jetojmë në vitin 2007 ka shumë mundësi që të thyhen shumë shpejt. Shkencëtarët e OKB-së parashikojnë që ekstremet meteorologjike, si valët e të nxehtit dhe shirat e rrëmbyeshëm do të bëhen gjithmonë e më të shpeshta. Ndërkaq, shkencëtarët janë gjithmonë e më të bindur se këto ekstreme meteorologjike janë për shkak të efektit serë dhe në një pjesë të madhe, edhe veprimtarisë njerëzore. Kështu, në numrin e fundit të revistës “Nature”, në një artikull tregohet se në këto dhjetëvjeçarë, Hemisfera e Veriut është bërë më e lagësht, ashtu si zonat në jug të Ekuadorit. Në të njëjtën kohë, në jug të Ekuadorit, klima është bërë më e thatë me pasoja dramatike për shkretimin e zonave si ajo e Sahelit në Afrikë. Autorët e artikullit thonë se modelet matematike nuk i justifikojnë këto ndryshime kaq të mëdha ndaj ia atribuojnë ato në një shkallë të gjerë veprimtarisë njerëzore. Me pak fjalë, herën tjetër kur termometri të shënojë 40 gradë celsius, atëherë do të dimë se kujt duhet t’ia nxjerrim inatin. Kjo pritet që të ndodhë shpejt. Një tjetër studim në “Journal of Geophysical Research”, paralajmëron se Evropa duhet të përgatitet për vera gjithmonë e më të nxehta. Në vitin 1880, ditët e verës, në të cilat temperatura ishte më e lartë se 95 për qind e ditëve të tjera, mes qershorit dhe gushtit) ishin 2.8 për qind të totalit. Por tani, më shumë se 7 për qind, domethënë thuajse tri herë më shumë se në vitin 1880. Po ashtu, edhe valët e të nxehtit janë më të gjata. Në vitin 1880 zgjatnin një ditë e gjysmë, ndërsa tani zgjasin dyfishi, pra tri ditë. Në fund të shekullit, në Evropën Perëndimore dhe atë Qendrore, valët e të nxehtit mund të jenë të padurueshme dhe mund të zgjasin deri në dhjetë ditë.

11
VITET
Në 12 vitet e fundit, 11 kanë qenë më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë. Zgjatja e valëve të të nxehtit në Evropën Perëndimore është dyfishuar

1.89
GRADET
Janari dhe prilli kanë qenë muajt më të nxehtë që nga nisja e matjes së temperaturave në vitin 1880 me 1.89 dhe 1.39 gradë mbi mesataren

SHQIP 16

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

SOT NE DIGITALB MOS HUMBISNI:
TELENOVELË ROMANTIKE CINEMA AUTOR TEKNOLOGJI GJEOGRAFI/ EVOLUCION

"SHPIRTRA BINJAKË"

KORI
Regjia: Christopfe Barratier. Aktoret: Jean-Paul Bonnaire, Marie Bunel, Carole Weiss, etj. I emeruar per dy cmime Oskar. Nje ish kompozitor do te shkoje te jape mesime muzike ne nje jetimore dhe atje do te zbuloje disa talente te cilet do ta nxisin te krijoje nje kor djemsh. Kjo nisme e tij do te ndryshoje jeten e femijeve te harruar nga shoqeria duke i dhene atyre shprese per te ardhmen.

NGA E HËNA NË TË PREMTE, ORA 20:00

ORA 23:30

FAKTORI X
Ora 21:00
Lojrat elektronike jane kthyer ne argetimin me te preferuar te shekullin te 20-te. Mbajne te gozhduar perpara kompjuterit dhe ekranit me miliona njerez. Gjysem art dhe gjysem adrenaline, tashme jane kthyer ne argetimin me te madh dhe fitimprures te koherave moderne. Kompani gjigande dhe konkurence e eger, kudo pafund!!

PLANETI TOKË PJ. 8 "XHUNGLA"
Ora 22:00
Xhungla, pylli tropikal, është sera e planetit tonë. Ajo zë vetëm 3 % të tokës në planet, por në to jeton gjysma e llojeve të gjallesave në botë. Si gjejnë hapësirën e nevojshme kaq shumë bimë e kafshë pranë e pranë?

Rafaeli dhe Luna janë dy njerëz që mendojnë se e kanë gjetur njëri-tjetrin dhe do të duhen në përjetësi, por historia e tyre e dashurisë dhe pasionit përfundon shpejt në tragjedi. E bukura dhe e mistershmja Serena lind në të njëjtin çast tragjedie. E udhëhequr nga intuita e saj dhe vegimi i një trëndafili të bardhë, Serena vendos të ndjekë fatin e saj që kryqëzohet me atë të Rafaelit. "Shpirtrat binjakë", histori njerëzore që kërkojnë rrugëdalje nëpër labirintet e jetës pa iu trembur kohës, pengesave dhe fatit.

FILM SERIAL

KOMEDI

AKSION

DRAMË ROMANTIKE

"PO IA NIS NGA E PARA" PJ.8, E FUNDIT
Regjisor: Rossella Izzo Aktore: Barbara D`Urso, Gioele Dix, Debora Caprioglio, Arnoldo Foa, Francesca Reggiani, Ricky Tognazzi, Stefania Sandrelli, etc. Permbledhje: Tereza ka vendosur te largohet dhe te filloje jeten me dashurine e saj te vetme, Alberton. Po ne stacion te trenit kupton se nuk ishte aq e thjeshte per te, t'i kthehej dhe nje here te shkuares e cila nuk po zinte vend dhe aq rehat tek e tashmja. Ajo kthehet, po do te jete Alberto qe do te vije te jetoje me te ne qytezen e saj te thjeshte.

ORA 21.40

NE KERKIM TE NJE BURII IMPOTENT
Ora 21:30
PERMBAJTJA: Karmen eshte nje vajze e re simpatike ne karriere, por i dashuri i saj eshte nje mashtrues dhe klientet e saj duan vetem te lidhen me te. Ajo vendon nje njoftim ne internet ku kerkon nje burre te zgjuar, por impotent.

NEW JACK CITY
Ora 21:00
Aktore: Wesley Snipes Përmbajtja: Historia e ngritjes në pushtet të një bosi të pamëshirshëm droge, ndikimi i biznesit të pluhurit të bardhë në lagjet e varfra të Nju Jorkut dhe përpjekjet e një polici mendjehollë për të fundosur bandën e tij.

PASIONI I NËNËS MEI
ORA 21:30
Regjia: Roger Michell Aktorët: Anne Reid, Daniel Craig Përmbajtja: Nga regjisori i "Notting Hill" vjen historia e një gruaje që bie në dashuri me një burrë shumë herë më të ri se vetja, i cili është i lidhur me të bijën e saj.

06.45 07.30 08.30 08.58 09.00 09.20 09.23 09.30

Info Film serial "48 ore" pj.3 Film vizatimor ritr. "Fantazmat" pj.3 Programi i dites Lajme Moti Horoskopi Film Serial "Grate e Futbollisteve" pj.9, 10 (sez.2/1,2) 11.00 Video Gazmore Amerikane (ritr.) pj.26 (13b) 11.28 TN Ritr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.27 11.58 Programi i dites 12.00 Lajme 12.15 Moti 12.20 TN Ritr. "Belissima" pj.107 13.13 Film Serial "Po ia nis nga e para" pj.7 14.05 Film Serial Ritr."West Wing" pj.27 (sez.4/4) 14.58 Programi i dites 15.00 Lajme 15.30 Moti 15.35 Top Select Pr. (direct) 17.00 TF Pr. "100 Vitrinat" pj.967 17.28 Programi i dites 17.30 Lajmet 17.50 Moti 17.55 TN Pr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.28 18.30 TN Pr. "Belissima" pj.108 19.28 Programi i dites 19.30 Lajmet 20.10 Moti 20.15 Video gazmore amerikane 20.50 Film Serial Pr. "West Wing" pj.28 (sez.4/5) 21.42 Film serial Pr. "Po ia nis nga e para" pj.8, e fundit MBARON 22.30 Lajme 23.15 Moti 23.20 Talk Show ritr. "SHQIP" Historia dhe aktualiteti: SKENDERBEU Zoti i Arberit, miti qe bashkoi shqiptaret, njeriu qe hodhi themelet e shtetit te pare kombetar shqiptar. Te ftuar: Kristo Frasheri, Pellumb Xhufi, Aurel Plasari. 01.00 Lajme e Moti 01.35 Video Gazmore Amerikane (ritr.) 02.08 Top Select (rit) 03.30 Lajme e moti 03.45 Muzike

HOROSKOPI
DASHI – Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shijoni momentet e bukura me njeriun e zemrës, ose t’i hapni krahët dashurisë, duke marrë gjërat pozitive të kësaj periudhe. Kaloni më shumë kohë edhe me miqtë tuaj.

DASHI DEMI

PESHORJA - Hëna sot është në kundërshtim me shenjën tuaj. Kujdes mos jini shumë impulsiv dhe nervoz. Do të jetë e vështirë të arrini të pushoni, sidoqoftë duhet të tentoni. Përpiquni të dilni nga rrjedha e jetës së përditshme, duke bërë ndonjë gjë zbavitëse.

PESHORJA AKREPI

DEMI – Sot, më në fund, do të jetë një ditë më e mirë për ju, ndryshe nga ato të kaluara më parë. Hëna do t’ju ndihmojë për të përballuar me vendosmëri situatat që ju paraqiten. Pas periudhës pak të favorshme që kaluat, duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

AKREPI – Brenda jush ka një energji të madhe, por nuk e keni gjetur akoma mënyrën për ta shprehur. Humori juaj ju bën të shikoni armiq atje ku nuk janë. Jini më të qetë. Bëni diçka që ju pëlqen dhe që ju bën të ndjeheni mirë me veten tuaj.

BINJAKËT – Do të jetë një ditë jo fort e mirë, sepse entuziazmi i favorizuar nga Dielli dhe Mërkuri do të përshkohet nga një farë tensioni që do t’jua sjellë Hëna pak e favorshme. Gjithsesi, të favorizuar nga Marsi do të kaloni një ditë të këndshme.

BINJAKET

SHIGJETARI – Përdoreni këtë ditë për të qëndruar me miq ose një shoqëri e zgjedhur. Keni dëshirë të ndryshoni me çdo kusht, por duhet të prisni, sot lejojini vetes luksin për të qenë të qetë. Nuk duhet të jeni shumë nervoz, sepse kjo mund të ndikojë në shëndetin tuaj.

SHIGJETARI BRICJAPI UJORI

GAFORRJA – Një situatë të cilën s’keni mundur ta përballoni më parë, mund të gjejë zgjidhjen e duhur në nivelin intim. Mundohuni të komunikoni sa më mirë ndjenjat tuaja njerëzve që kanë besim tek ju, do të shpërbleheni me të njëjtën monedhë.

GAFORRJA LUANI

BRICJAPI – Përdorni arsyetimin për të zgjidhur një problem të vogël familjar, lëreni mënjanë nervozizmin dhe tensionin. Në qoftë se jeni të zemëruar gjeni mënyrën për të sqaruar gjithçka. Sjellja e natyrshme mund t’ju favorizojë më mirë.

LUANI – Sot ka mundësi të keni zënka me njeriun e zemrës. Megjithëse mund të keni të drejtë, përpiquni të jeni më diplomatik dhe të duruar. Gjatë këtyre ditëve do të keni një vizion të dyfishtë midis ëndrrës dhe realitetit.

UJORI – Kohët e vështira tashmë duken se janë larg. Forma e shkëlqyer, entuziazmi dhe aftësia për të marrë role të rëndësishme do t’ju atribuohen edhe në kohën e lirë. Mundohuni të përfitoni sa më shumë nga kjo periudhë e favorshme.

VIRGJERESHA
VIRGJËRESHA – Një gjë nuk mund të thuhet për ju në këtë periudhë: që ju mungon energjia. Konfigurimi yjor ju dhuron qëndrueshmëri të madhe në iniciativat që jeni duke marrë, mbi të gjitha në qoftë se jeni të aftë të përfitoni nga eksperiencat e kaluara.

PESHQIT
PESHQIT – Në një farë kuptimi, ju duket sikur jeni të mundur. Nga njëra anë, ndikimi i favorshëm i Mërkurit ju bën të përqendroheni në ide dhe projekte të reja, ndërsa nga ana tjetër, Hëna ju bën të përballoni situata ose njerëz pa i kushtuar vëmendjen e duhur.

SHQIP 18

N D R Y S H E

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

serial
killer

Maniaku shahist i Bitsevskit akuzohet për vrasjen e 63 njerëzve, një për secilën nga kuadratet e fushës së shahut

Si të ishte skenari i një filmi, ndeshje shahu mes maniakut vrasës dhe forcave të rendit, ku përzihet strategjia me marrëzinë

Në gjyq, maniaku i shahut: Kam vrarë 63 veta
N
ë Rusi, këto ditë, po zbulohet një tragjedi e cila ka zgjatur për vite me radhë, e që ka shkaktuar dhjetëra të vdekur. Bëhet fjalë për gjyqin e zhvilluar dy ditë më parë të njeriut që tashmë njihet si maniaku i shahut. Aleksandër Piçushkin ishte arrestuar 18 qershorin e vitit të shkuar në Moskë, nën akuzën se kishte vrarë një koleg, duke e goditur me çekiç. Vetëm pas seancash të stërzgjatura marrjesh në pyetje nga inspektori i policisë Iskandar Galimov, të filmuara e të transmetuara në kanalin rus “Ntv”, dy javë më parë Piçushkin pranoi të rrëfehej. Nuk kishte vrarë vetëm kolegun, por është pikërisht ai maniaku i Bitsevskit, një park me pemë në Moskë, ku gjatë 15 viteve të fundit janë vrarë me të njëjtën mënyrë, falë goditjeve me çekiç, edhe 62 viktima të tjera. Vrasësi ka pranuar gjithashtu se donte të arrinte kuotën 64, aq sa janë edhe kuadratet e shahut. Dhe duket se Piçushkin, përveç vodkës, është i fiksuar edhe pas lojës së shahut. Në vendin e shahistëve më të mëdhenj të botës, duket më se normale që dikush me mendje të sëmurë mund të rritej me idenë për ta kthyer këtë lojë intelektuale e të qetë, siç është shahu, në një sfidë vdekjeprurëse dhe njëherësh në lojë me forcat e rendit. Gjatë marrjes në pyetje, inspektori Iskandar Galimov ia doli ta thyente rezistencën e Piçushkinit, duke e provokuar vazhdimisht, deri në çastin që krimineli u dorëzua, duke rrëfyer gjithçka. “Përse e vrave zonjën Moskaleva, kolegen tënde? Mos ndoshta të refuzoi”? Në filmim vërehej Piçushki i palëvizshëm në karrige: “Jo, unë...” “Pranoje, të pëlqejnë gratë me moshë të madhe. Ky nuk është krim. E çove në pyll, ajo të refuzoi dhe ti ia dërrmove kokën me çekiç. Je veç një i degjeneruar i ndyrë, pranoje”! “Jo!”, bërtet Piçushkin, duke u ngritur befas në këmbë, e duke rrëzuar njëherësh karrigen në dysheme. Dy agjentët pas krahëve të maniakut nxitojnë ta mbërthejnë, por Galimov u bën shenjë të mos e kapin. Nuk do që t’i ndërpritet dialogu. “Nuk është kështu! Gjërat nuk janë fare kështu”, çirret edhe më Piçushkin. “Ashtu? Atëherë na i shpjego si janë gjërat”, i thotë polici. “Ju nuk keni kuptuar asgjë nga e gjitha kjo. Doni të vërtetën? Atëherë do t’jua them të vërtetën. Po kërkoni maniakun e Bitsevskit? Epo mirë, ja tek e keni... përpara syve”. Piçushkinit i shkëlqejnë sytë teksa flet. “Unë”, përsërit duke drejtuar gishtin nga vetja. “Marina ishte veç një ndër të shumtët. Nuk kishte asnjë lloj rëndësie për mua. Ishte veç figura e një loje më të madhe”, dhe buzëqesh teksa e thotë këtë. “Përse qesh?”, e pyet Galimov. Piçushkin tund kokën. Ngre karrigen e rrëzuar nga dyshemeja dhe ulet përsëri. “Qesh sepse e prisja prej shumë kohësh këtë çast dhe tani që mbërriti ndihem shumë i lehtësuar”. Galimov ruan qetësinë. I nevojiten më shumë fakte e të dhëna mbi këtë rrëfim tronditës. “Ku e ke fjalën kur thua lojë më e

Përveç vodkës, është i fiksuar edhe pas lojës së shahut. Në vendin e shahistëve më të mëdhenj të botës, duket më se normale që dikush me mendje të sëmurë mund të rritej me idenë për ta kthyer këtë lojë intelektuale e të qetë, në një sfidë vdekjeprurëse

madhe”? Piçushkin përgjigjet me një tjetër pyetje: “E dini prej sa kohësh e bëjë këtë lloj jete? Që nga viti 1992. E bëj këtë që prej 15 vjetësh. Atë vit vrava një shok shkolle. Nuk ndjeva asgjë. E pas kësaj vazhdova. Zgjidhja sidomos njerëz të moshuar, burra e gra. Këta janë më të dobëtit. Rreth njëzet prej tyre i njihja që më parë. Të tjerët i takoja rastësisht në park. U ofroja një gllënjkë vodkë. Nisnim të bisedonim dhe kur as që e prisnin... Bam! I goditja me çekiç pas koke. Pas duzinës së parë më erdhi ndër mend edhe plani madhor që duhej ta përmbushja patjetër: të vrisja një njeri për çdonjërën nga kuadratet e shahut, 64. Kasparovi është askush, do të isha kthyer në shahistin më të madh në botë”. “Ëndërronte t’ia kalonte Çikatilos, duke hyrë kështu në histori”, tha prokurori i Moskës Juri Sjomin, duke iu referuar Andrei Çikatilos, vrasësit më të njohur në Rusi, i cili u dënua në vitin 1992 për vrasjen dhe ngrënien e 52 njerëzve. Gjatë pyetjeve që iu bënë, Piçushkin tha se kishte vrarë 63 njerëz dhe se hiqte një kryq në kuadratet e kutisë së tij të shahut pas çdo vrasjeje. Plani për të mbushur me kryqe të 64 kuadratet dështoi përpara një viti, kur shkoi për një shëtitje në park me 36-vjeçaren Marina Moskaljova, një kolege të tijën. Detektivët e zbuluan trupin e saj më 14 qershor të vitit të shkuar. Në të gjetën dy të dhëna të rëndësishme: një biletë metroje dhe një copë letër ku qe shkruar numri i celularit të Puçishkinit. Kamerat e metrosë e kishin regjistruar viktimën në shoqërinë e Puçishkinit, gjë që solli edhe arrestimin e tij dy ditë më pas. Por, me gjithë rrëfimin e vrasësit, ngrihen pikëpyetje të mëdha mbi numrin e vërtetë të vrasjeve dhe të gjendjes së tij mendore. Policia ka arritur të zbulojë vetëm 14 trupa. “Është hera e parë që në Moskë kemi të bëjmë me një rast të tillë. E kemi ngarkuar me 52 akuza për vrasje. Ai këmbëngul që janë 63, por nuk ka as trupa, as armë, as dëshmitarë, madje as raportime për njerëz të zhdukur”, tha prokurori Sjomin. Të afërmit e viktimave të dyshuara të Puçishkinit gjendeshin në gjykatë dy ditë më parë, kur njeriu, i cili nga shtypi rus tashmë identifikohet se maniaku i Bitsevskit, u shfaq për herë të parë në publik në seancën e para dëgjimit. Gjykimi i tij do nisë më 13 shtator. “U duhet dorëzuar njerëzve që ta dënojnë vetë, në vend që të jetojë në burg me shpenzimet tona”, tha për televizionin “Rusia Sot”, Tamara Klimova, bashkëshorti i së cilës është zhdukur pesë vite më parë. E ëma e Puçishkinit, në një intervistë, ka thënë se devijimi i të birit filloi pas një goditjeje të fortë që kishte marrë në kokë në moshën katërvjeçare.

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

N D R Y S H E

SHQIP 19

VIP-a

&skandale

Fyerje dhe shishe mbi kokat e atyre që kishin paguar 1 mijë euro për të parë koncertin e tij. Dhe publiku i zgjedhur rebelohet, duke bërë që të niste një katrahurë e vërtetë

D

XUKERO,
skandal gjatë koncertit
Publikut të zgjedhur: “Jeni të shpifur”

uhet të ishte mbrëmja më e bukur e turneut veror të këngë tarit të njohur italian, i cili vetëm përpara pak ditësh këndoi edhe përpara publikut shqiptar. Ajo u zhvillua në hotelin “Kala di Volpe”, i cili ka 5 yje, në zonën e mrekullueshme turistike Porto Çervo, Kosta Smeralda të Italisë. Një mbrëmje gala, e organizuar nga “Starwood Hotels”, për 850 të ftuar specialë, të cilët kishin paguar 1 mijë euro secili. Xukero këndonte në buzë të pishinës së hotelit dhe për atë mbrëmje u pagua 300 mijë euro. Mbrëmja gala Por ajo që duhej të ishte një mbrëmje luksoze me një publik të shtresës së lartë, rrezikoi të përfundonte në katastrofë. Aty fluturuan fyerje nga më të rëndat dhe vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të sigurisë së hotelit, u ndalën disa klientë rusë, të cilët kishin ndër mend të hidheshin mbi këngëtarin. Kjo ndodhi përpara tri netësh. Xukero, i mbërritur në Sardenjë nga Danimarka, ku i dha fund fazës së parë të turit botëror, ngjitet në skenën e ndërtuar posaçërisht për evenimentin. Ishte parashikuar të këndonte sukseset më të njohura të karrierës, një pjesë e mirë e publikut qe ngritur më këmbë e kërcente, të tjerët, në tavolina, shijonin menynë e shkëlqyer (arragosta, midhje të rralla, haviar e shampanjë pa fund). Shkëndija Por jo të gjithë duket se janë të përqendruar te bluzi i veçantë i muzikantit italian, siç është rasti i një zonje, e cila në një çast të caktuar, nis të shkruajë një mesazh në celular. Xukero e shikon, nxehet dhe nis ta shajë: “Lavaman, barakë, kosh plehrash, je e shpifur”, dëgjohet në regjistrimin e bërë nga kamerat e televizionit lokal “Pesë Yjet”, përveç se edhe një “kundërmon si harengë”, që nuk u dëgjua, por ishte shkruar të nesërmen në internet, duke u mbështetur te dëshmitë e të pranishmëve. Sulmi dhe kundërsulmi Pas kësaj, këngëtari merr një shishe “Gatorade” dhe e hedh në drejtim të zonjës, por nuk qëllon në shenjë. Shishja i kalon fare pranë një fëmije dhe godet një tjetër tavolinë, ku gjendeshin disa rusë. Këta vendosin t’i përgjigjen menjëherë, flakë për flakë, “zjarrit armik”. Fillimisht, i hedhin shishen me të cilën sapo u kishte gjuajtur këngëtari, që bie në skenën e improvizuar. Më pas, vendosin t’i drejtohen artilerisë së rëndë, shishe vere e të tjera pijesh alkoolike. Por, stafi i sigurisë së hotelit i ndalon të hedhin shishe të tjera, kështu ata ngrihen vetë për t’u ngjitur në skenë e për të rrahur këngëtarin. Përplasje, shtytje, tërheqje. Në gjithë këtë rrëmujë, Xukero vazhdon të këndojë. Ndërhyn një zjarrfikës heroik, i cili vendoset mes klientëve rusë dhe këngëtarit, deri në çastin kur gjakrat ftohen. Ndërkohë që vazhdojnë fyerjet: “Për t’iu duruar dy b... kaq të mëdha”, ulëret Xukero në mikrofon. Për të përfunduar me fjalët: “Nuk jam këtu për ju, por për paratë që më japin”. Të ftuarit E lebetitur, Anne Hathaway, aktorja e njohur amerikane protagoniste e filmit “Djalli vesh Prada”, gjendej mes publikut në shoqërinë e disa miqve dhe mendonte se bëhej fjalë për folklor sardenjas. “Është artist i madh dhe shpresoj që kjo ngjarje e pakëndshme të marrë fund sa më shpejt”, thotë Valeria Marini, edhe ajo një ndër të ftuarit e përzgjedhur në mbrëmjen gala. Me sa dihet, Xukero nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment për ngjarjen e pakëndshme, teksa nisej për pushime me të dashurën e të birin. Në një intervistë telefonike ka replikuar: “Me të vërtetë ishte një mbrëmje shumë e gjallë. Në raste të tilla ke përballë një publik të veçantë, të ndryshëm nga ai që vjen nëpër koncerte. Rrinë të gjithë ulur e të palëvizur. Për të ngacmuar njerëzit, ndonjëherë hedh ndonjë batutë sarkastike, ndonjë provokim të vogël, ndoshta edhe të rëndë. Më pëlqen të kapem me njerëzit, nuk e mohoj. Ishte ajo zonja që luante me celularin... por, po ta bëjë këtë një aktor komik, të gjithë do qeshin e duartrokasin. Po ta bëjë një këngëtar, etiketohet si idiot”. Xukero shtoi në telefon se ushqimi ishte i shpifur. Pastaj tha: “Nuk më kujtohet, ka nga ata që fyhen dhe të tjerë që nuk fyhen. Di vetëm se sipas kontratës duhej të këndoja një orë e gjysmë. Këndova 15 minuta më shumë, pa llogaritur këtu dy ‘bis’e. Kjo do të thotë se njerëzit u dëfryen dhe që, megjithatë, unë nuk jam këngëtar për piano bare”. Diçka e përafërt kishte ndodhur në të njëjtin hotel pesë vite më parë: “Në rast se më ftuan përsëri, do të thotë se u pëlqej”. Denoncimi Në fund të koncertit të bluzit italian, më të nxehurit nga ky episod kërcënonin se do të denonconin në polici. Por deri më tani, askush në Porto Çervo nuk i është drejtuar asaj, apo karabinierëve. Disa prej të ftuarve në koncert, që nuk u pëlqeu performanca, u kërkuan drejtuesve të hotelit që nga llogaria e mbrëmjes t’u zbritej shpenzimi për koncertin. Pranuan të paguanin për havjarin, shampanjën, arragostat dhe midhjet, por jo për Xukeron. “Kërkesa të pranuara”, u përgjigjën drejtuesit e hotelit, të cilët vërejtën se “mbanin qëndrim edhe ata vetë nga sjellja e këngëtarit”. “Nuk e kuptojmë ç’e zuri – shtojnë në “Kala di Volpe”. Megjithatë jemi të prirur të mendojmë se bëhet fjalë për një mënyrë origjinalë për të tërhequr mbi vete gjithë vëmendjen e publikut. E bën në të gjitha koncertet”. Është fakt, që edhe pesë vite më parëm Xukero kishte shpalosur të njëjtin repertor fyerjesh në po të njëjtën skenë, shpjegojnë drejtuesit e hotelit. “Por atëherë zgjati më pak, duke shprehur edhe keqardhjen e thellë. Kësaj here u gjendëm përpara 30 minutash marrëzi. Mbrëmja ishte madhështore, për sa i përket organizmit, ushqimit e muzikës. Por dikush u marros...”.

SHQIP 20

NDRYSHE

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

arkeologji

&aktualitet

Vendbanimi rreth parkut të tempujve “Angkor Wat” me ç’duket ka qenë shumë më i madh se ç’njihej deri më sot. Kërkuesit shkencorë e kanë hulumtuar rajonin në fjalë që gjendet në Kamboxha më këmbë, me avion e satelit – dhe kanë zbuluar një metropol madhështor “të mbytur” nën rrënoja me madhësinë e Nju-Jorkut. Ai vlerësohet tashmë si qyteti para-industrial më i madh në botë

REVISTA
Ajo çka kanë publikuar studiuesit në fjalë në faqet e revistës së specializuar shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”, është një dëshmi që të lë pa frymë

ush dëgjon emrin Angkor dhe jo rastësisht është arkeolog, mendon zakonisht për nocionin “Angkor Wat” – parkun e madh të tempujve, që dikur kmerët (perandorët Khmer) e kishin ndërtuar para 900 vjetëve në mes të xhunglës. Por në rajonin Angkor, ka më shumë se kaq. Shumë më tepër madje edhe se sa mendonin ekspertët deri më tani. “Qysh prej më shumë se 100 vjetësh, shkenca është përqendruar te ndërtesat e vendsheshet e mëdha të tempujve dhe mbishkrimet e tyre”, thotë Damian Evans i Universitetit të Sidneit në Australi. “Se ku kanë jetuar njerëzit atje, askush nuk duket se ka dashur ta zbulojë”. Qyteti gjigant i mbiprodhimit të orizit Vetëm nga fundi i regjimit të tmerrshëm të “kmerëve të kuq” në vitet nëntëdhjetë, eksplorimi shkencor arkeologjik i Angkor u vu në shina të sigurta dhe Evans e shfrytëzoi këtë kohë së bashku me kolegët e miqtë, për të çuar përpara projektet e tij. Pasi ajo çka kanë publikuar studiuesit në fjalë në faqet e revistës së specializuar shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”, është një dëshmi që të lë pa frymë për informacionin që ofron rreth një kohe të largët. Sipas hartës së saj të re, në rrethinat e “Angkor Wat”, në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se janë gjetur vetëm tempuj të shpërndarë sa andej-këtej, por edhe një qytet i madh “hidraulik” me një sipërfaqe prej më shumë se 1000 kilometrash katrorë. Sa për krahasim: sipërfaqja e Nju- Jorkut është rreth 1200 km katrorë, pa futur këtu sipërfaqen e tij ujore, ai shkon tek më pak se 800 kilometra katrorë. Një fakt i tillë e rendit “Angkorin e madh” me distancë, si qytetin apo vendbanimin më të madh para-industrial të botës, shkruajnë në platformën shkencore në fjalë, Evans e kolegët e tij. Edhe qytetet gjigante antike të Maya-ve para tyre do të dukeshin të vogla: Tikal, më i madhi deri më tani i matur ndër ta, arrin një sipërfaqe prej 150 kilometrash katrorë. “Greater Angkor Project” (GAP) me ekspertë nga Australia, Kamboxha e Franca, sipas Evans, ka vërtetuar edhe

K

ANGKOR
Zbulohet metropoli mesjetar kamboxhan
mendimin e hershëm se Angkor ishte mes shekujve 9 dhe 16, një qytet ujor. Studiuesi francez Bernard-Philippe Groslier ka kryer gërmime për qytetin Angkor qysh në vitet pesëdhjetë dhe ka mbrojtur tezën e një kompleksi të madh banimi për të, i cili falë një sistemi të komplikuar ujitjeje, kishte bërë të mundur kujdesin për një milion banorët e vet. Ky sistem e kishte ushqyer këtë qytet të madh që ndahej në vetvete në shumë zona të tjera – dhe në fund ishte mbytur nga uji, duke sjellë fundin e tij. Rrjeti i ujwrave apo i ujitjes, i konkretizuar në lumenj, rrjedha, kanale e liqene, sipas studimit të ri, i kishte bërë kmerët mesjetarë të korrnin disa herë në vit oriz. Kjo u mundësonte banorëve të Angkorit, jo vetëm sigurimin e nevojave bazë për oriz, por sillte edhe favore, duke u siguruar atyre një pasuri të vërtetë për kushtet e kohës në të cilën jetonin. Perandoria “Khmer” mundi ta zgjeronte pushtetin e vet, sidomos gjatë periudhës në të cilën mbretëroi sovrani Suryavarman II., i cili sipas specialistëve, ndërtoi dhe parkun e madh të tempujve. Studiuesit e GAP, duke marrë si bazë matjet e kryera në terren me ndihmën e avionëve shumë të lehtë dhe satelitëve të agjencisë hapësinore amerikane, NASA kanë zbuluar më shumë se 1000 liqene artificiale dhe të paktën 74 tempuj, deri më tani të panjohur. “Harta jonë e re na tregoi së pari se Angkor nuk ka qenë aspak një koleksion tempujsh të shpërndarë”, thotë Evans. “Ai ishte një rrjet tejet i madh për kohën - ndërlidhës në qytet - i cili duhet të ketë qenë dhjetë herë më i madh se çdo qytet antik në botë që njihet deri më sot”. Harta tregon edhe se madhësia e vendbanimeve paramoderne nuk mund të përcaktohej vetëm me muret rrethuese të qytetit, siç mendohej deri më tani. “Angkor Wat” dhe qyteti fqinj i rrethuar me mure, “Angkor Thom”, mendohet se kanë qenë shumë të populluar.

“Por ne shohim edhe se Angkor nuk përfundonte te muret e veta, porse ishte një terren gjigant me sipërfaqe të kultivuara bujqësore e territore të banuara që shtriheshin pa ndërprerje të paktën mbi 1000 kilometra katrorë”, thotë Evans. Në këtë sipërfaqe nuk gjendet as edhe një kilometër katror, që nuk është ndryshuar, kultivuar e shfrytëzuar. Të dhënat e reja zbulojnë sipas Evans, edhe mendimin se rrjeti i përparuar hidraulik nuk ishte ngritur vetëm për të intensifikuar mbjelljen e kultivimin e orizit. “Të gjithë liqenet artificiale e pellgjet ujëmbledhëse kishin valvola hapëse e mbyllëse, kanale vaditëse dhe çdo burim i veçantë uji në atë rajon menaxhohej më së miri”. Rënia erdhi për shkaqe komplekse Kjo, me ç’duket, solli dhe rënien e superqytetit. “Kultivimi i orizit në Angkor kishte, sigurisht, një nevojë ekstreme për ujë”, thotë Evans. Sipërfaqe të mëdha duhet të jenë rrënuar për t’i hapur rrugë fushave që do të viheshin nën ujë. Sistemi në fjalë, duhet të ketë pasur përmasa aq të mëdha, saqë me kalimin e kohës me shumë gjasa, mund të ketë sjellë probleme – siç ishin për shembull: dobësimi i shtresës së sipërme të sipërfaqes, duke shkaktuar erozion dhe mbipopullim. Sistemi i ndjeshëm e kompleks në fjalë, sipas studiuesve, duhet të ketë reaguar me ndjeshmëri të lartë ndaj katastrofave natyrore dhe luftërave. Sidomos në pjesën veriore të Angkorit, të eksploruar më së miri, janë gjetur gjurmë të përpjekjeve të forta njerëzore që sollën një rënie të sistemit, shkruajnë shkencëtarët në artikullin e tyre në revistë. “Kjo na shpjegon se si sistemi, me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më kompleks dhe i pakontrollueshëm”. Por me siguri nuk mund të thuhet asgjë. Evans thotë më pas se: “Ne po merremi ndërkohë me analizimin e varreve”. Tanimë që sipërfaqet e kolonive njerëzore u bë e mundur të identifikoheshin, do të mundësohet kësisoj edhe marrja e të dhënave më të plota mbi numrin e popullsisë që ka jetuar në Angkorin mesjetar – “Në vend që të japim shifra shumë të rrumbullakosura si një milionë vetë etj”. Harta e re na tregon “të paktën se ku do mund t’i gjenim përgjigjet e pyetjeve tona” përfundon Evans. Përgatiti: Armand Plaka

vendbanimet

skenë beteje

Vendbanime mesjetare pranë parkut të tempujve “Angkor Wat” (stimulim kompjuterik) kërkuesit kanë gjetur një zonë të stërmadhe të banuar mesjetare, falë pamjeve satelitore dhe fotove ajrore, duke përpiluar këtë hartë

Kmerët falë sistemit të tyre të zgjuar ujitës të fushave me oriz, kishin arritur të vinin pasuri të konsiderueshme, duke e zgjeruar kështu ndikimin vet edhe nëpërmjet fushatave pushtuese luftarake

ESHFRYTEZIMI MERKURE, 15 GUSHT 2007 E MERKURE, 15 GUSHT 2007 I TE MITURVE

SOCIALE

SHQIP 21

Rrugët e kryeqytetit janë të mbushura plot me fëmijë që enden ditën dhe natën duke shitur në mënyrë ambulante paketa cigaresh

Edhe pse ligji e ndalon këtë biznes minorenësh, askush s'kujtohet që të ruajë këta fëmijë nga shfrytëzimi, qoftë edhe i prindërve

Shitësit e mitur të cigareve, të paligjshëm
Inspektorët: Janë hallexhinj, nuk mund t'i lëmë pa bukë
anë të gjithë të mitur, por enden jo vetëm gjatë ditës, por edhe deri pas mesnate në rrugët e kryeqytetit. Shesin cigare për duhanpirësit, madje duke qëndruar në dyert e lokaleve të natës për të fituar diçka më shumë. Janë "punëtorët e rrugës" shitësit e vegjël të paketave të duhanit. Të dhënat e fundit jo zyrtare tregojnë se janë më shumë se 300 fëmijë "të punësuar" në këtë biznes. Por, edhe nëse kjo shifër mund të jetë më e vogël, sërish askush nuk kujtohet se ka një ligj, që jo vetëm ndalon shfrytëzimin e punës për të miturit, por edhe tregtimin e duhanit prej tyre. Në ligjin që parandalon konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura publike, specifikisht është saktësuar se produktet e duhanit ndalohet të tregtohen dhe të konsumohen nga të miturit. Megjithatë, vëmendja kryesore e inspektorëve të Shëndetit Publik për kryeqytetin është përqendruar në moslejimin e shkeljes së ligjit për duhanpirësit në ambientet e bareve, restoranteve apo lokaleve të natës. Askush prej tyre nuk kujto-

J

DETYRIMI
Ligji kundër duhanit ndalon tregtimin e këtij produkti nga ana e minorenëve

het se ligji parashikon edhe këtë pikë, që shkelet çdo ditë e çdo natë në sytë e të gjithëve, edhe të atyre që duhet të kujdesen për zbatimin e tij. Por, mosrespektimi i ligjit nga ana e inspektorëve duket se nuk vjen si pasojë e mosnjohjes së ligjit, për të cilin ata tashmë kanë dhënë prova që e kanë lexuar mirë. Nën zë ata pohojnë se e dinë fort mirë se çfarë përmban legjis-

lacioni për këta të mitur, që detyrohen të punojnë në rrugë për të fituar para. "Nuk mund t'i ndalojmë që të shesin cigare në rrugë, edhe pse janë fëmijë. Më shumë se sa për këtë, mendojmë se janë hallexhinj dhe torturohen për të nxjerrë para për të jetuar", shprehet njëri prej inspektorëve, që nuk dëshiron të bëhet publik. Sipas tij, ky është një fenomen social, që ka nevojë për më tepër për

ndërhyrje nga ana e qeverisë, në mënyrë që edhe ata të ndihmohen dhe së pari të kthehen në shkolla. "Por ne nuk mund t'i lëmë edhe pa bukë", shton ai, duke theksuar më tej se një faj jo të vogël kanë edhe familjet e tyre, që të nxitur nga fitimi apo nga papunësia kënaqen me këto të ardhura që vijnë prej shfrytëzimit të fëmijëve të tyre. Historitë e këtyre fëmijëve të

rrugës janë të shumta dhe nga më të pabesueshmet, ku nuk mungojnë as ato që fitimet që nxjerr ndonjëri prej tyre i merr i ati për të kthyer disa gota alkooli në lokal. Por, nuk mungojnë as rastet e prindërve invalidë, apo të papunë, dhe numri i madh i motrave dhe vëllezërve për t'u ushqyer. Për fëmijët që lypin në rrugë ka nisur tashmë një fushatë sensibilizuese, ku u bëhet thirrje të

gjithëve që të mos japin më lëmoshë, në mënyrë që ata t'i largohen këtij biznesi të majmë fitimprurës për tutorët e tyre. Por, ende nuk thuhet asgjë për vogëlushët, që enden me kutitë e mbushura me paketa në duar përgjatë 24 orëve në rrugët e kryeqytetit, përfshi edhe ato ku ngrihen institucionet shtetërore, që hartojnë ligje pa e vrarë më mendjen nëse zbatohen apo jo. A. Rr.

REAGIMI

SHKENCA

MASH kundërpërgjigjet ndaj akuzave për abuzime me tekstet shkollore

"Socialistët, bashkëfajtorë në tendera korruptivë"
inistria e Arsimit ka reaguar menjëherë pas akuzave të Sek retares për Shoqërinë Civile dhe Shanseve të Barabarta në PSSh, Edlira Haxhiymeri, për politikë aferash me tekstet shkollore nga ana e këtij institucioni. Sipas përfaqësueses zyrtare të kësaj ministrie, bëhet e ditur se deklarata e Haxhiymerit ishte pa fakte dhe të dhëna konkrete. Si kundërpërgjigje, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit u shprehën se gjatë qeverisjes socialiste ky institucion përcaktonte tekstin fitues, një të vetëm për çdo lëndë. Ai përcaktonte shtypshkronjën që do të shtypte tekstet fitues, si dhe deklaronte se tekstet shpërndaheshin falas për të gjithë nxënësit e Shqipërisë. Ata pohojnë se kjo metodë sillte si rezultat që teksti fitues unik të kishte për autor dhe botues të preferuarit e ministrisë, shpesh fare pa lidhje me cilësinë dhe përmbajtjen e tekstit. "Shtypshkronja, pavarësisht se e fitonte kontratën me tender, bëhej e afërt me drejtuesit e ministrisë edhe në kuptimin financiar dhe siguronte fondin buxhetor të subvencionit që për çdo vit ishte rreth 3 milionë euro. Me këto arrihej një normë fitimi fantastike, pastaj gjysmat e teksteve shiteshin në tregun e zi, duke i çuar fitimet në stratosferë. Gjithë kjo në kurriz të cilësisë së teksteve dhe xhepave të prindërve të nxënësve", replikon zëdhënësja e ministrisë. Ajo shton se "Haxhiymeri ka qenë titullare e MASH dhe ndoshta ka firmosur në tenderat e shtypshkronjave dhe në rastin më të mirë për të është bashkëfajtore, sepse ka heshtur për këtë gjëmë arsimore-buxhetore". Në pozicion mbrojtës drejtuesit aktualë të MASH kanë shpjeguar se në 2006 prej tyre u realizua reforma e altertekstit, e modeluar sipas praktikave të vendeve të BE-së, që janë adaptuar që në vitet '90 edhe nga shtete ish-komuniste si Maqedonia, Rumania, deri tek Estonia. Si rezultat të altertekstit ata përmendin eliminimin e tenderit të shtypshkronjës, krijimin e mundësive për tekste alternative për të njëjtën lëndë, duke çliruar potencialin profesional të autorëve. "Certifikimi nga MASH bëhet me procedurë moderne dhe transparente. Përcaktohen 36000 mësuesit e Shqipërisë si përzgjedhës finalë të tekstit shkollor, secili në lëndën e vet. Fondi i subvencionit u shkon direkt përfituesve, pra prindërve të nxënësve. U eliminua konflikti i interesit, galopant në kohën e Haxhiymerit, duke ndaluar zyrtarët e arsimit të jenë dhe autorë tekstesh", shprehen përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. A. Rr.

M

Berisha: Reformat në arsim, të vështira

R

eformat në arsim janë të vështira, por të domosdoshme. Kjo ka qenë deklarata e Kryeministrit Sali Berisha, në një takim me një përfaqësi të Albshkencës, institut i shkencëtarëve me origjinë shqiptare në të gjithë botën. Ky takim i paraprin takimit vjetor të Albshkencës, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë në datat 14-15 gusht 2007. "Rënia e regjistrimeve në sistemin shkollor pas vitit '90 po merr një kundërpërgjigje me reforma, që kanë si synim jo vetëm rritjen e pagave për arsimtarët, por edhe reformimin e mësimdhënies drejt tregut të punës", tha Berisha. Berisha përmendi në bisedën e tij edhe rritjen masive të regjistrimeve dhe liberalizimin e universiteteve për të pasur norma të regjistrimit të studentëve të ngjashme me vendet e BEsë. Plot 24000 studentë pritet të regjistrohen në universitete gjatë këtij viti akademik. Një tjetër zhvillim për kreun e vendit është edhe aplikimi i maturës shtetërore dhe miratimi i Ligjit të ri për Arsimin e Lartë. Lo. Mi.

SHQIP 22 REFORMA SHENDETESI

SHQIP 22

SOCIALE

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

QSUT

Për sistemin e vlerësimit të mjekëve janë marrë standardet e BE-së. Do të jetë një grup i posaçëm që do të merret me "testin"

Mjekët, kritere për të mbajtur vendin e punës
Vlerësimi i aftësive të tyre do të jetë në bazë të krediteve
LORINA MIXHA

ecilit mjek do t'i vlerësohet puna në bazë të krediteve të fituara. Këto pikë apo kredite do të jenë të përcaktuara duke pasur parasysh përvojën e punës dhe hierarkinë në profesion. Secili mjek do të ketë sisteme vlerësimesh të ndryshme nga viti në vit. Kjo metodë e re vlerësimi do të jetë për të dalluar nëse mjekët e meritojnë vendin e punës apo jo. Iniciator për këtë projekt ka qenë drejtoria e spitalit "Nënë Tereza", e cila ka nisur punën për verifikimin e dosjeve të mjekëve. Shqyrtimi i mënyrës se si mjekët janë futur në spitale, nëse i plotësojnë vërtet të gjitha kushtet për të qenë mjekë të spitalit më të madh në vend apo jo, do të shërbejë edhe për reformimin e sistemit. Vlerësim me kredite dhe pikë parashikon reforma në qendrën spitalore universitare për sa i përket mbikëqyrjes së punës së mjekëve. Zyrtarisht, drejtuesit e spitalit thonë se ky projekt i ri nuk ka qëllim kryesor shkarkimin apo largimin e mjekëve nga puna, por nëse një mjek nuk i përmbush detyrimet, do të jetë i detyruar të lërë vendin e punës. Synimi Edhe pse deri tani psikoza e for-

S

muar në vend ka qenë se mjekët më të mirë të QSUT-së janë të pazëvendësueshëm dhe më të mirët në "treg", drejtuesit e QSUTsë mendojnë se ka edhe nga ata specialistë, të cilët nuk njihen, apo janë larguar nga vëmendja e qytetarëve, pasi kanë emigruar

jashtë vendit apo nuk janë përshtatur me metodën e punës në QSUT. Sipas QSUT-së, hendeku që krijohet mes shefave të shërbimeve dhe mjekëve duhet të plotësohet me projektet që qeveria ka për thithjen e trurit dhe rikthimin e personelit mjekësor të speciali-

zuar që ka emigruar jashtë. Plotësimi i dosjeve të mjekëve ka filluar dhe ndërkohë drejtoria deri në shtator do të marrë mendimin edhe të vetë personelit mjekësor. Sistemi i vlerësimit Sistemi i vlerësimit të mjekëve ishte bërë publik që në vitin 2006. Sipas një projekti të miratuar nga ish-drejtuesit e administratës së spitalit, vlerësimi i mjekëve do të bëhej sipas kritereve të Komunitetit Evropian. Duke u bazuar në këtë vlerësim, çdo mjek duhet të testohet në bazë të një sistemi pikësh (kreditesh). Këto kredite do të grumbullohen duke ndjekur aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit, nga publikimi i materialeve të ndryshme mjekësore, apo përkthimi dhe botimi i librave. Nëse në fund të këtij vlerësimi një mjek nuk ka grumbulluar pikët e nevojshme, sipas pozicionit që mban, atëherë ndaj tij do të ndërmerren sanksione, deri në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit. Sistemi i pikëve në fillim do të jetë minimal, duke nisur nga 20 kredite për mjekët e thjeshtë, deri në 60 kredite për profesorët, duke u rritur gradualisht vit pas viti. Për mjekët që ndodhen në 10 vitet e para të punës së tyre, kreditet do të vlerësohen çdo dy vjet, ndërsa për të tjerët çdo tre vjet.

Edukimi

Buxheti parashikon fond të posaçëm
ë buxhetin e QSUT-së është parashikuar një fond i posaçëm për të gjitha aktivitetet që do të ndjekin mjekët e çdo shërbimi. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, një rëndësi të veçantë do të kenë edhe konferencat e ndryshme, të cilat do t'u japin mundësi mjekëve të grumbullojnë një sasi më të madhe pikësh. Vetëm me publikimin e një libri, monografie apo kapituj librash origjinale të botuara jashtë vendit, një mjek do të mund të marrë deri në 500 kredite, pra të plotësojë për vite me radhë pikët e kërkuara për këtë sistem vlerësimi. Aplikimi i sistemit të edukimit të vazhdueshëm mjekësor (CME) ka si qëllim t'u krijojë mundësi profesionistëve, që të mbajnë konstant nivelin e tyre të kompetencës, të rrisin kualifikimin e tyre, duke përmirësuar kështu shërbimin ndaj pacientëve, që mbetet edhe qëllimi final.

N

FUSHATA

Topalli dhe Berisha, fushatë sensibilizimi për kancerët e sferës femërore: Bëni analizat
jë muaj më parë se të nisë projekti i diagnostifikimit falas për të gjitha gratë shqiptare, mjekët e onkologjikut konfirmojnë instalimin e aparaturave. Në muajin shtator do të nisin ekzaminimet për tumoret e sferës femërore, konkretisht për kancerin e qafës së mitrës dhe tumorin e gjirit. Dje, si për të dhënë shembullin e tyre njëkohësisht edhe për të sensibilizuar jo vetëm popullatën femërore, Jozefina Topalli dhe Liri Berisha kanë vizituar pavijonin e onkologjikut. Sipas Topallit, ekzaminimet janë tepër të STATISTIKA rëndësishme për të gjitha gratë, pasi në këtë mënyrë parand a l o h e n sëmundjet në fazat e para të kurimit. Bashkëshortja e Kryeministrit, edhe në profesionin e mjekes, dha mesazhin e parandalimit të sëmundjes, pasi kështu është më e thjeshtë dhe për t'u trajtuar dhe rasteve të kancerit të gjirit dhe të për t'u evidentuar sëmundja në mitrës, në shoqërinë shqiptare për fazat e para. fat të keq ekziston një nivel i ulët i Shefi i onkologjikut, Agim Sol- edukimit shëndetësor". Për të rrilaku, theksoi: "Krahasuar me num- tur nivelin e edukimit sanitar në rin gjithnjë e në rritje të numrit të lidhje me kancerin, Sollaku ftoi shoqërinë të jetë pjesë e fushatës, e cila do të trajtojë diagnostifikimin në kohë të kancerit të gjirit dhe të mitrës, si mënyra më e suksesshme. Regjistri kombëtar pranë Qendrës Spitalore Universi-

N

Tumoret, montohen aparaturat e diagnostikimit
TABUTE

Në vendin tonë humbasin jetën nga tumori i gjirit rreth 400 femra në vit, ndërsa nga tumori i qafës së mitrës rreth 200 femra në vit

Që kanë një pjesë e grave apo e bashkëshortëve të tyre për moskryerjen e ekzaminimeve, janë një tjetër faktor që duhet eliminuar
SENSIBILIZIMI
Si për të dhënë shembullin e tyre njëkohësisht edhe për të sensibilizuar jo vetëm popullatën femërore, Jozefina Topalli dhe Liri Berisha kanë vizituar pavijonin e onkologjikut tare në Tiranë tregon një rritje të përditshme të rasteve të kancerit dhe këto ritme flasin për një dyfishim të rasteve në tri dekadat e ardhshme. Aktualisht, në Evropë, një në çdo 12 gra shfaq tumor të gjirit. Sipas onkologëve shqiptarë, pavarësisht se të dhënat tona janë më të mira, vihet re një tendencë rritjeje e rasteve, që me kalimin e kohës do të jetë e krahasueshme me statistikat evropiane. Të dhënat e qendrës spitalore universitare në Tiranë, "Nënë Tereza", tregojnë se humbin jetën nga kanceri i gjirit rreth 400 femra në vit, ndërsa nga kanceri i qafës së mitrës rreth 200 femra në vit. Nga të dhënat e shërbimit onkologjik, disa forma të kancerit,

si ai i gjirit, në tri dekadat e fundit është trefishuar. Vendin e parë e zë kanceri i mushkërisë dhe i lëkurës për meshkujt, ndërsa për femrat e zë kanceri i gjirit dhe i lëkurës. Nga 9 lloje të tumoreve që hasen në Shqipëri, shtatë prej tyre janë të mundshme për t'u parandaluar, duke shmangur shkaktarët parësorë të riskut. Ndërkaq, diagnostifikimi në kohë, si trajtimi më i suksesshëm i kancerit të gjirit dhe i mitrës, do të jetë lajtmotivi që do të kryesojë fushatën sensibilizuese, i cili do të nisë në muajin shtator, në kuadër të projektit të zbatimit të fazës operative të programit INTERREG III. Projekti është i financuar me një vlerë prej 7 milionë eurosh nga Komuniteti Evropian, përmes Agjencisë Rajonale Sanitare të Pulias (Itali). Pjesë e kësaj fushate ndërgjegjësuese, veç mjekëve specialistë shqiptarë dhe italianë, autoritetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe medias, do të jenë Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, dhe bashkëshortja e Kryeministrit, Liri Berisha.

SHQIP 2 4

K U LT U R E

E MERKURE, 1 5 GUSHT 2007

Dramaturgjia e fjetur shqiptare ka shënuar një kthesë nga krijimet skenike të Stefan Çapalikut, që kulmuan së fundmi me monodramën "I'm from Albania", luajtur nga aktorja Ema Andrea. Dramat e tij janë dhe një pikë kthese për të dalë nga kompleksi i inferioritetit ndaj të huajve, në çarkun e të cilit ka rënë prej vitesh krijimtaria vendase

“ERA” ÇAPALIKU
JOSIF PAPA G J O N I

ë krye të herës, para se dy fjalë të them për Stefan Çapalikun si dra maturg dhe dramat e tij të fundme, jo pa shkas e qëllim më duhet të rrëfej diçka, në dukje, anekdotike… Po shihja, së toku me të, një dramë shqipe të vënë në skenë kohë më parë. Ishte një dramë sociale, madje me thekse politike, e një strukture klasike tradicionale (ta quajmë e tipologjisë realiste). Ndërsa unë e ndiqja me kureshtje, ai dukej se po bezdisej, lëvizte nëpër karrige, më ngacmonte, jo pa ca shpoti e ironi ndaj llojit të asaj drame, si dhe "vëmendjes" sime (si shikues). Diku erdhi një çast dhe u çua. "E pashë, s'ka nevojë më shumë, më tha. Ia di fundin…". Drama, në syrin tim, ishte e mirë dhe e suksesshme për publikun. Por ja që qasjet ndaj artit ndryshojnë, prandaj dhe ky, arti, teatri, na shfaqet si një "mozaik" a "galeri". Dhe jo më kot ka të drejtën "kushtetuese" që, për sa u takon shijeve, mos të diskutohet. Me këtë episod do desha të pohoja kryekreje se Stefan Çapaliku dhe dramat e tij nuk ndjekin udhën e asaj dramaturgjie, ta quajmë tradicionale, klasike, realiste (në kuptimin e thjeshtë të fjalës). Qysh kur kam parë në festivalin e teatrove nëVlorë 1995 dramën e tij të parë, "Ftesë nga larg", nga teatri "Migjeni" i Shkodrës, vënë në skenë plot fantazi dhe me një gjuhë moderne nga Serafin Fanko, diçka "tjetër" vura re se lëvizte në vetëdijen estetike të këtij dramaturgu mendjemprehtë. Rrënjët etnike, etiologjike dhe historike të kombit tonë, vinin të përthyera nën të tjera rrafshe e pasqyra, ku miti, format surreale dhe qasjet simbolike ndërthureshin dhe blatonin syresh një filozofi jete shumë më ndikuese në shpirtrat e publikut, sesa postulatet e vdekura morale të dramaturgjisë së rroposur të realizmit socialist, veçse pak vite më parë. Pikërisht ky stil, kjo kahje, që subjektin estetik të veprës e rikrijon kryeherit, e shpik, tashmë si një realitet të mirëfilltë artistik (si një realitet "të dytë", idealisht të pavarur) dhe jo si pasqyrim e shëmbëllim mimeitik, kjo gjëzë pra ishte çka që më intrigonte më fort asokohe; është po kjo që më intrigon edhe tash, kur po shkruaj këto radhë të vonuara për dramat e fundme të Çapalikut, botuar nën titullin "Allegretto Albania". Janë gjithsej 7 drama të shkurtra e monodrama: "Allegreto Albania", "Putargat e thata", "Minuta e fundit", "Një engjëll në katin e 11", "Ballkan expres", "I'm from Albania", "Mbaje portën hapur". Shumica e tyre kanë gjetur rrugën e njëmendësimit skenik nëpër kompani të ndryshme teatrore, në Shqipëri, në Maqedoni e gjetkë. "Ndryshe"… …Stefan Çapaliku shkruan "ndryshe". Ajo që të bie shpejt në sy prej shkrimit të tij është ironia, shakaja e ngarkuar me pezm, shpesh edhe përqeshja e hapur, parodia. E dyta, dramat kanë gjetje të mprehta, inteligjente, ndoca "kyçe" që i bëjnë origjinale. Është një mendje e shkathët që lëviz aty, një mendje që kërkon dhe gjen thurritje të atilla situatash, fatesh, gjësendesh, të cilat krijojnë subjekte, pse jo paradoksale, çudake, marrëzi njerëzore, gati si të ishe në një teatër "kukullash", ku edhe njerëzit-personazhe lëvizin prore si kukullat nga arsye dhe forca sociale historike të nënkuptuara; ose, ca me keq e tragjikisht, që bëhen pa vullnetin e tyre si kukullat. Mua kjo më bie

N

Çapaliku, plot hir dhe sens, ka dhënë pikërisht atë sëmundje të hershme, bashkëshoqëruese të shqiptarëve në raport me të "huajt": kompleksin e inferioritetit. Ky është një kompleks sa i ushqyer nga vetë ne, falë një sërë paragjykimesh që mendja jonë përpunon, ashtu edhe nga të huajt...
në sy. S'është paradigma e njohur teatrore e "lojës në lojë", e "teatrit në teatër". Jo. E thashë: është ironia, shpotia. Dhe prandaj, nganjëherë, për të bërë një përcaktim fillimtar, nxitoj të them: "Dramat e Çapalikut, pos elementeve që bëjnë qasje asociative me realitetin shqiptar, ngrihen edhe mbi gjësende e situata surreale, sepse janë në të vërtetë sureale; kanë një komponent të fortë simbolizmi që vepron brenda tyre. Rëndom ato lëvizin nën përtalljen disi të vrazhdët dhe falë situatave parodike të autorit, por edhe si mënyra ndërtimi rreken përkrah dramës moderniste, rrallë edhe të antidramës". Përpos këtij përcaktimi do të shtoja gjithashtu se në to has një frymë të fortë kundërshtimi ndaj mykut social e moral që mbyt e bjerr jetën dhe njeriun, që e bën atë tragjiko-komik, me sjellje deri groteske, për të qeshur e për t'i qarë hallin. Të qeshësh me këtë njeri, për autorin do të thotë më së pari të të vijë keq, madje herë-herë të lotosh. Të të vijë keq e të lotosh për fatin dhe kokëshkrepjet e tij, për budallallëkun e tij, për gjendjen groteske, komicitetin e krejt shoqërisë, të tokës ku ai ka mbirë dhe ku ka ecur, të historisë, të mangësive dhe veseve, të gjithçkaje që bart mbi shpinë si fatalitet dhe ndëshkim historik. "Allegreto Albania", që unë do ta çmoja si gjënë më të bukur në këtë përmbledhje dramash, bën objekt formën e egër të gjakmarrjes në kodet e të mallkuarit "Kanun të Lekë Dukagjinit", kjo mbetje barbare e një kohe fisesh mbetur maleve, që të turpëron, që medet është po kaq tronditëse, tragjike, mizore edhe sot, kur familje të tëra ngujohen nëpër shtëpia me frikën e vrasjes pas dritarezës së apartamentit, madje deri në qytetin e Shkodrës. Dhe prandaj

Dramaturgu Stefan Çapaliku dhe aktorja Ema Andrea, protagoniste në monodramën e tij të fundit "I'm from Albania"

një baba rri e fle me automatik krahut dhe shkreh nga frika një karikator plumbash në tavanin e shtëpisë, sa herë që ndokush i afrohet derës. Një mësues nga jashtë vjen që t'i japë mësim fëmijës në "burgun" shtëpi, ca shoqata të budallallepsura dërdëllitin nëpër TV për paqtimin e fiseve në gjak, ofrojnë "ndihmë të kualifikuar" që gjakësit të komunikojnë përmes e-mail -eve dhe më gazmorja, shkaku i një gjakmarrjeje të tillë, personazhi me emrin Sadedin (shqip: Muti), na del në fund jo vetëm i larë nga kjo histori, por edhe si një mashtrues, xhambaz e përfitues trojesh, që bën tregti me gjakun dhe hallin që i ka zënë. E gjithë kjo situatë marroke, sado që nën një vesk shakator ndryn sakaq përbrenda një brengë kombëtare, që ende s'po gjen zgjidhje: gjakmarrjen. Dhe kornizën e simbolit që vepron në dramë e mbyllin po këta njerëz, tashmë të kthyer në instrumente, bashkëshoqëruar nga imazhet televizive të një koncerti gala, "Allegretto Albania", nga ndoca të ftuar, si për të krijuar utopinë e vendit të lumtur, që ende përtyp "përralla dimri" nën terrorin e mbetjeve barbare prej ligjësish sociale, të cilat ende rrënjët i kanë të zhytura thellë në shpirtrat tanë të mbrapshtë e hakmarrës. Kritika shëruese "I'm from Albania" ishte monodrama fort e suksesshme para një viti, e luajtur nga aktorja e njohur Ema Andrea, e cila ka qenë e ftuar në disa teatro e festivale evropiane, deri në Paris, dhe që vijojnë t'i vijnë ftesa për repriza të tjera. Kam pasur rast ta përcjell në shtyp këtë tekst elegant, tejet të mprehtë e

E MERKURE, 1 5 GUSHT 2007

K U LT U R E

SHQIP 2 5

Një libër i vitit 1965, për udhëtimet turistike, orientonte të pasionuarit pas udhëtimeve për të vizituar reliket e luftës partizane, kooperativat dhe stallat e bagëtive

…Stefan Çapaliku shkruan "ndryshe". Ajo që të bie shpejt në sy prej shkrimit të tij është ironia, shakaja e ngarkuar me pezm, shpesh edhe përqeshja e hapur, parodia. E dyta, dramat kanë gjetje të mprehta, inteligjente, ndoca "kyçe" që i bëjnë Kur në turizmin kulturor piketohej origjinale

vendvrasja e Kajo Karafilit
zymtë, fatalisht i yni, kur pranë, jeta dhe autori, si kontrapunkt, të kanë vënë edhe një grua mediokre, të vrazhdët dhe një dikë tjetër, të lig e budalla, harbut e fyl, kësi speciesh njerëzore të një kohe "pa kohë", të mbrapshtë, të vdirë e të thatë, që as njerëzi e as fisnikëri jo e jo s'të kanë më. Një parabolë e gjitha është drama "Ballkan expres", bash si një teatër kukullash me ujk, dhi e lakër, si dhe njeriun tuhaf, prijës të tyre; një parabolë që nënkupton shumëçka lidhur me gjakimin shqiptar për të shkuar në Evropë, paçka se copë e çikë, paçka se pa brekë në b…, pa identitet, ashtu i çarë e i përçarë, varfanjak dhe ende rob i idhujve të rinj, i sloganeve dhe klisheve të reja ideologjike, i revolucioneve të reja (një parodi e butafori kjo plot nëntekste e shpoti përbrenda, për realitetin shqiptar postkomunist që ripërtyp utopi dhe rrena…). Ndryshe nga kjo, drama "Një engjëll në katin e njëmbëdhjetë" e rindërton situatën përkitazi elementit të kontrapunktit: një çift që bëjnë një kinse "tradhti bashkëshortore" dhe një emisar fetar që kumton postulate biblike nga ungjijtë. Situata e njëmendtë reale e rrezikut të zbulimit të një marrëdhënieje të fshehtë dashurore, gjegjësisht prishjes së familjes nga njëra anë, dhe kumtimet retorike për qenësinë e familjes prej emisarit fetar, për përgjegjësinë e bashkëshortëve, për raportet në çift, si dhe mbërritjen e lumturisë nga ana tjetër. Këto dy kahje, dashur pa dashur, e çojnë dramën drejt një parashtrimi, sidomos drejt një zgjidhjeje të tipit të absurdit, ku morali, idetë dhe filozofia bien kryepingulthi. Gjithë po aq edhe vetë artifici (rrengu) i përdorur nga vajza, duke e provokuar të dashurin e vet se kinse është e martuar pa qenë e tillë, shndërrohet në rrethanë për "demaskimin" e personazhit, prej nga del se dashuria e ngritur në gënjeshtër, në frikë, veçse në kënaqësi seksuale etj., s'është veçse hipokrizi, identitet i rremë, një gjendje paniku, në thelb e dështuar. Në përmbledhjen me drama të autorit bëjnë pjesë edhe "Minuta e fundit", një rrëfim poetiko-dramatik që bashkon disa fate njerëzish brenda një rastësie dhe kohe të limituar, diku në një stacion treni (stacioni i jetës krejt). Por, gjithsesi, ajo është disi e hapërdarë, me praninë e shtresimeve rrëfimtare dhe pa shumë suspansë dramatike. Monodrama "Mbaje derën hapur", e shkruar enkas për vitet e mbrame të aktores së shquar shqiptare, Tinka Kurti, me gjithë humanitetin dhe të vërtetën e hidhur që mbart e shpreh, ka jo pak "xhepa" e "golle" që sikur ia humbasin ritmin, apo më saktë që nuk e kanë po atë mençuri, ironi e mprehtësi sikundër spikasin këto në veprat e tjera të përmendura më sipër. Dua ta mbyll këtë trajtesë edhe me një tjetër ide: poezia. Po, shumë poezi ka dialogu, monologu sidomos, ndryshe thënë "proza dramatike" e autorit. Fjalë me vend, të krehura, pa ujë, ide dhe mendime të mençura. Dhe kjo s'e vret dramën, posaçërisht karakterin e fjalës që sendërtohet në dialog. Sepse është njëkohësisht sa një fjalë vepruese, po aq edhe mbartëse e proceseve psikike, që ngrihen nga poshtë skutave të ndërdijes së personazheve, si reagime shpirtërore, si nepse, brenga, marrëzi, dëshira të fshehta, sikurse po kjo fjalë ka sakaq edhe fuqi rrëfimtare, aftësi përshkruese, duke krijuar imazhet dhe shëmbëlltyrat gjegjëse te lexuesi, rrjedhimisht te publiku.
ERMIR HOXHA

të mençur, ndaj veç pak fjalë dua të shtoj këtu. Çapaliku, plot hir dhe sens, ka dhënë pikërisht atë sëmundje të hershme, bashkëshoqëruese të shqiptarëve në raport me të "huajt": kompleksin e inferioritetit. Ky është një kompleks sa i ushqyer nga vetë ne, falë një sërë paragjykimesh që mendja jonë përpunon, ashtu edhe nga të huajt, nga raportet historike, gjeopolitike dhe kulturore që kemi pasur me ta nëpër shekuj, të cilat si bishti i djallit vazhdojnë të na ndjekin pas nëpër ankthet, dyshimet, mosbesimet dhe mizantropitë tona prej të vegjlish, provincialësh e periferikësh në mbretëritë e sotme kulturore e politike kozmopolite. Përpos kësaj ideje zotëruese, kjo monodramë sjell edhe situata të këndshme, ku humori s'vjen zvarrë-zvarrë, por ulet bash në krye të sofrës, si një mik që di ta mbajë tryezën me gaz, hare e shpoti (për vete e për të tjerët). Doemos, duke i çmuar këto dy vepra si më të mirat e autorit (sipas meje), nga ana tjetër më ka lënë mbresë po ashtu edhe trishtimi që derdhet nga vijat e thyera të fatit njerëzor në dramën "Putargat e thata"; ai pikëllim që rrjedh prej dashurive të vrara, të parealizuara, por të mbetura në kujtesë si ato nostalgjitë e ëmbla e përkëdhelëse, ndërsa në dramë si vallëzime siluetash e vashash të argjendta, si zanat e përrallave plot me lule e lozonjare. Dhe të dhemb fundjeta e Rozarit, personazhit kryesor, bash si ai shiu riguar mbi qelqe dritaresh teksa syri humb mes mugullirës së viteve, diku te rinia jote e parë, tek ëndrra mbirë në qytetet me peizazhe të kuqërremta vjeshte, dhe ti kërkon të vdesësh, dhe të vdesësh. A s'është ndonjëherë edhe rinia jonë e shkuar dëm dje, në kohët e zymta të ndrydhjes, ashtu si e këtij plaku fisnik në dramën e Çapalikut, me rininë mbetur në retinë, si mirazh, larg prej fatit të mrrolur nga paudhësitë, këtu, te ky vend i

jë botim i vitit 1965 u bën me dije të pasionuarve pas tur izmit malor se si t'i disiplinojnë dhe t'i marrin frytet aventurës së tyre, duke u endur shtigjeve të atdheut. Autori, Minella Kapo, në kapitullin hyrës të titulluar, "Qëllimet dhe detyrat e turizmit në R.P.SH" (socialiste nuk ishte bërë akoma), u kujton lexuesve të manualit të tij vargjet e Naimit: "O malet e Shqipërisë, e ju o lisat e gjatë...", si një lloj frymëzuesi për t`u endur nëpër Shqipëri (nën linjën ideologjike të kohës), sepse kështu do njohin edhe më mirë arritjet e udhëheqjes, por dhe bukuritë e vendit. Autori gjithashtu shprehet se për librin e tij është nisur nga shembulli sovjetik i lëvrimit të turizmit dhe madje ka shfletuar literaturë sovjetike për ta kompletuar atë që e konsideron një vepër shumë të rëndësishme. Duke gjykuar nga parametrat e sotëm, sapo bëhet fjalë për turizëm, na shkon ndërmend ai kulturor, si i vetmi ku një i huaj mund të përmbushë dëshirat, duke parë nga afër pasurinë e madhe të tokës shqiptare me rrënoja antike e monumentet mesjetare unikale. Por në libër nuk bëhet fjalë për turistë të huaj. Modeli i tyre janë të rinjtë, që aventura të ngjashme, përkufizoheshin në fjalorin e kohës dhe si marshime, ndërsa fjala "skaut", që do i shkonte më përshtat, nuk njihej fare. Ndërsa objektet që do të vizitoheshin, nuk ishin amfiteatrot, kështjellat e në përgjithësi gjurmët reale të qytetërimeve të lashta, por objektet industriale, simbole të një qytetërimi të ri (atij komunist). Në kapitullin ku flitet për temat e udhëtimit, jepen këto versione: vizita (nënkupto: turizëm) në ekonominë bujqësore; njohja e punës së kooperativave bujqësore, fermave, SMT-ve, ndërmarrjeve blegtorale etj. Turizëm në njohjen e industrisë; vizitë në fabrikën e fermentimit të duhanit "Vasil Shanto" në Shkodër, në kombinatin e tekstilit "Stalin" në Tiranë, vizitë në minierat e Selenicës e Rubikut. Ndërsa kur flitet për turizmin me interes historik, jepen si orientim vendet ku kanë luftuar partizanët, apo shtëpitë ku janë strehuar udhëheqësit e partisë. Pjesa tjetër e libërthit është interesante për sa i përket metodikës që ofrohet për të qenë një udhëtar apo turist i përgjegjshëm për veten dhe për misionin e marrë. Për shembull, jepen këshilla për veshjen, përgatitjen e ushqimit, zgjedhjen e vendqëndrimit, teknikën e ecjes, shpejtësinë, tempin e frymëmarrjes, si ndizet zjarri, kur duhet pirë ujë, si të përcaktohet koha dhe si të parashikohet moti, e deri te shpjegimi i shenjave të rënies së diellit në kokë. Këshillat vazhdojnë dhe me mënyrat e mjekimit, kur fjala vjen të rrjedh gjak nga hundët, të rripet lëkura, të pickon ndonjë insekt apo gjarpri, apo zihesh kaps nga konsumimi i ushqimeve të thata. E pas kësaj morie këshillash, vijnë ato më fisniket: mbledhja e folklorit, vizatimet dhe fotografimi. Në libër thuhet se shëtitësit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj karakteristikave etnokulturore të çdo treve a fshati ku shkelin. Ata duhet të jenë nuhatës dhe me prirje për të vjelë shprehje të urta, gojëdhëna, tregime, përralla, këngë e zakone popullore dhe të gjitha këto të shkruhen të shoqëruara me moshën dhe adresën nga janë marrë. Ndërsa për ata që ia thonë vizatimit, këshillohet që të hidhen në letër vendet dhe objektet e rralla që hasen gjatë udhëtimit ose kalimit në zona të banuara. Po ashtu, për fotografimet, thuhet se ato nuk duhet të jenë kuturu, por të përqendrohen në vende të veçanta: përmendore e vatra historike. Libri, në disa aspekte duket komik, por në disa të tjera dhe tërheqës. Ai të çon ndërmend filmin "Guximtarët", ku një grup fëmijësh, me në krye mësuesin e tyre, udhëtojnë drejt Malësisë si alpinistë. Por, rruga që ata bëjnë i ndesh me vështirësi, si dhe me njohjen e kodit zakonor të maleve, veçanërisht atij luftarak. Ndaj, kur paraqiten tabelat ilustrative, të ashtuquajturve turistë u referohet që të vizitojnë vendluftimet e partizanëve, apo vendin ku u vra Kajo Karafili.

N

Objektet që do të vizitoheshin, nuk ishin amfiteatrot, kështjellat e në përgjithësi gjurmët reale të qytetërimeve të lashta, por objektet industriale, simbole të një qytetërimi të ri (atij komunist)

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

A K T U A L I T E T

SHQIP 27

45
STATISTIKA

VATRA
Zëdhënësi i policisë pohon se vetëm gjatë muajit korrik në territorin e këtij qarku janë evidentuar 45 vatra zjarri

400

HEKTARË
Bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Qarkun e Gjirokastrës shënon rreth 400 ha pyje e kullota të djegura

Helikopterët luftojnë për gjashtë orë me flakët. Në operacion nuk marrin pjesë zjarrfikëset shqiptare

Zjarr në kufirin shqiptaro-grek
Flakët rrezikojnë fshatrat Radat nga ana shqiptare dhe Argjirohor në anën greke
jë zjarr i madh ka përfshirë që nga e hëna në mesditë një sipërfaqe të madhe pyjesh, parcela me pemë frutore dhe kullota që shtrihen në të dyja anët e vijës ndarëse të kufirit shqiptaro-grek, në afërsi të Radatit të Komunës së Dropullit të Poshtëm në rrethin e Gjirokastrës. Banorët vendas të fshatit Radat thanë për “Shqip” se ata kanë parë mesditën e së hënës në orën 12:30 tri Persona, që në distancë të caktuar i vinin zjarrin një kullote poshtë fshatit dhe pas kësaj janë larguar me një autoveturë. Në orët e mbrëmjes vatra e zjarrit u shtri në të dyja anët e kufirit, në afërsi të piramidave të kufirit me nr. 24 dhe 25. “Rreth orës 23:00 të mbrëmjes zjarri u përhap me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj dhe drurë frutorë dhe në këtë kohë ne lajmëruam zjarrfikësen e Gjirokastrës, por ngaqë nuk kishte rrugë e mundësi për të shkuar sa më pranë vatrës së zjarrit, ata nuk u nisën. Në këto rrethana u lidhëm me numrin 199, që është reparti zjarrfikës i Greqisë dhe kërkuam ndihmë, sepse zjarri po përhapej në të dyja anët e kufirit”, thotë një nga banorët e zonës. Gjatë orëve të natës, thanë vendasit, u duk

N

sikur zjarri do shuhej, por në orët e para të mëngjesit vatra u riaktivizua dhe u përhap me shpejtësi nga era, duke u shtrirë në pyllin me lisa të Radatit, drejt shpateve të malit të Buretos, duke rrezikuar seriozisht banesat e fshatrave të Radatit në kufirin tonë dhe atyre të fshatit Argjirohor në anën greke. Në këto rrethana, fshatarët thanë

se i kanë telefonuar kryetarit të komunës, Mihal Maluqi, për të lajmëruar zyrtarisht repartin e zjarrfikësve, por deri në orën 17:00 zjarrfikëset nga Gjirokastra nuk arritën në Radat, ndërkohë që një helikopter zjarrfikës ka pritur qysh në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm dhe ka nisur i vetëm operacionet për shuarjen e kësaj

vatre të madhe dhe të rrezikshme zjarri që kërcënonte shtëpitë dhe ngrehinat e banorëve të fshatrave më pranë kufirit. Helikopterit grek iu desh që të luftonte për 6 orë me flakët e zjarrit, duke u vetëfurnizuar me ujë në rezervuarët e ujit të fshatit Radat dhe në atë të fshatit Peshkëpi e Sipërme. Në çdo dy orë helikop-

teri grek ndërpriste operacionin në terren, për t’u ulur në bazë që të furnizohej me karburant. Operacionet e helikopterit grek kanë vazhduar deri në orën 20:00, ndërsa zjarrfikësit shqiptarë janë dislokuar rreth orës 17:30 në rrethina të fshatit. Zjarri ka tentuar shtrirje në të dyja anët, deri në mbrëmje, por për shkak të erës që

Dyshohet që zjarri të jetë vënë me qëllim nga persona të paidentifikuar
NGJARJA
Në orët e mbrëmjes vatra e zjarrit u shtri në të dyja anët e kufirit, në afërsi të piramidave të kufirit me nr. 24 dhe 25 (Në foton djathtas)

frynte nga veriu, tendenca e tij ishte për t’u shtrirë në territorin grek, afër fshatit Argjirohor. Ky është rasti i dytë që helikopterët grekë kalojnë kufirin për të marrë pjesë në operacionet e eliminimit të zjarreve. Dy javë më parë, dy helikopterë grekë u përshinë në operacionin për shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë Parkun Kombëtar të Bredhit të Sotirës, ku zjarri ende nuk është shuar në shpatet e malit të Morganës. Në zonat e përshkuara nga zjarri në pyllin e Sotirës, fshatarët kanë gjetur edhe kafshë e shpezë të egra të djegura nga zjarri, derra të egër, sorkadhe dhe kafshë të tjera. Bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Qarkun e Gjirokastrës shënon rreth 400 ha pyje e kullota të djegura. Sipas të dhënave të zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë në Gjirokastrës, Gentian Mullaj, vetëm gjatë muajit korrik në territorin e këtij qarku janë evidentuar gjithsej 45 vatra zjarri dhe si rezultat i kësaj situate të jashtëzakonshme janë djegur plotësisht deri në fund të korrikut rreth 350 hektarë sipërfaqe me pyje, kullota dhe drurë frutorë. Burime të Prokurorisë së Gjirokastrës bënë të ditur për “Shqip” se deri tani janë depozituar dy denoncime për shkaktarët e zjarreve, por çështjet penale janë në hetim e sipër. E.Serjani

Ndihma

GJENDJA

Amerika i jep dhe 175 mijë dollarë Shqipërisë për zjarret
USAID-i jep një grant të dytë prej 175000 dollarësh qeverisë së Shqipërisë, për emergjencën në ndihmë të shuarjes së zjarreve në pyjet e mbarë vendit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara tashmë ka vënë në dispozicion 225000 dollarë si ndihmë për emergjencën. “Këto zjarre që tanimë kanë shkaktuar një dëm shumë të madh, kërcënojnë të shkatërrojnë mijëra hektarë të tjerë toke, që do të kenë ndikim të madh mbi mjedisin dhe do të shkaktojnë vështirësi të mëtejshme ekonomike dhe humanitare”, tha Eduard T. Landau, drejtor i misionit të USAID-it. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e dedikuar të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë t’i përgjigjet kësaj krize kombëtare”. Shqipëria ka luftuar mbi 150 vatra zjarri dhe ka fikur pjesën më të madhe të tyre. Megjithëkëtë, pjesët veriore dhe verilindore të Shqipërisë, qendra e disa parqeve kombëtare, vazhdojnë të jenë në rrezik të madh. Ky grant prej 175000 dollarësh, i cili po i jepet Departamentit të Emergjencave Civile, pjesë e Ministrisë së Brendshme të qeverisë së Shqipërisë, do të financojë karburantin dhe kostot operacionale që avionët të venë situatën e zjarreve në rajonet veriore nën kontroll, si dhe do të sigurojë ndihmesë afatgjatë në zhvillimin e përgatitjes së Departamentit të Emergjencave. Ky grant është fondi i dytë i lëshuar për emergjencat gjatë këtyre dy javëve të fundit, siguruar prej qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të luftuar zjarret në mbarë vendin. Më 27 korrik, i ngarkuari me punë i ShBA-së, Stiven Kristina, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të dëmtimit të pronës dhe gjësë së gjallë, si dhe potencialit për humbje jete për shkak të zjarreve në pyje. Në përgjigje të kësaj, USAID-i siguroi 50000 dollarë për ndihmë të menjëhershme. Ndihma e menjëhershme që u sigurua më 27 korrik u përdor për avionin dhe shpenzimet lidhur me avionin ukrainas, “Antonev32”, i cili veproi në Shqipëri gjatë javës së shkuar.

Durrës, një tjetër zjarr shënohet në zonën e Currilave

Flakët rrezikojnë fabrikën e Polisterolit në Elbasan
isa zjarre janë shënuar ditën e djeshme në Dur rës dhe në Elbasan. Një zjarr i fuqishëm, i cili ra mesditën e djeshme në periferi të qytetit të Elbasanit, në afërsi të fabrikës së Polisterolit, për pak sa nuk e ka djegur atë. Por ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme dhe zjarri është izoluar në kohë rekord, pa shkaktuar dëme të mëdha, duke shpëtuar godinën e Polisterolit nga flakët. Për rreth dy orë zjarrfikësit kanë mbajtur zjarrin nën kontroll, deri në shuarjen e plotë të tij. Po gjatë ditës së djeshme, në Qarkun e Elbasanit janë hasur vatra të tjera zjarri që kanë sjellë djegien e një pjese të kurorës së gjelbër të qytetit, me 2 dynym ullinj. Ndërsa në Komunën Pishaj të Gramshit zjarri ka shkrumbuar disa hektarë me pyje dushku. Flakët që kanë përfshirë kodrën e qytetit kanë alarmuar grupin e emergjencave në Durrës. Gjithsesi këtë herë flakët kanë qenë të pakta dhe pa pasoja. Ato janë neutralizuar shpejt dhe gjithçka i është kthyer normalitetit. Zjarri ka rënë pasditen e

D

Pas situatës së krijuar nëpër këto qytete janë ngritur dhe shtabet e emergjencës

djeshme në kodrën e qytetit, sipër plazhit të Currilave, në një zonë ku shpesh janë djegur mbeturinat urbane të banorëve përreth. Pavarësisht se në një zonë të zhveshur, zjarri është vlerësuar seriozisht dhe është lokalizuar në një kohë mjaft të shkurtër nga uniformat e kuqe të qytetit. Shkurret e

pakta të kësaj pjese në flakë janë dëmtuar, ndërsa nuk janë rrezikuar banesat dhe zotëruesit e tyre. Burime nga reparti i zjarrfikësve të Durrësit bënë të ditur se sipërfaqja e përfshirë në flakë ka qenë e vogël, rreth 70 m2 dhe është nevojitur vetëm një automjet zjarrfikës për të shuar gjuhët e

zjarrta, të cilat dyshohet të jenë vënë qëllimisht nga dora e një personi të papërgjegjshëm. Dhjetë ditët e fundit, ndonëse temperaturat ranë ndjeshëm, qyteti bregdetar u përfshi në flakë. Fillimisht zjarri preku furishëm zonën e gjelbëruar të bllokut të rezidencave qeveritare në plazhin e Durrësit, duke djegur në të dyja vatrat e tij dy hektarë shkurre e pemë. Pak ditë më vonë flakët do të përfshinin kodrën e qytetit, duke rrezikuar ndjeshëm disa banesa aty pranë. Në zjarret në kodër, krahas zjarrfikësve kanë ndihmuar dhe qytetarët, ndërsa në zjarret e tjera kanë qenë forcat e ushtrisë. Në zjarrin e bllokut të vilave qeveritare rol kryesor në shuarjen e tij luajtën dhe avionët e marrë me qira, të cilët shmangën përhapjen e zjarrit drejt godinave të pushimit. Prefektura e qarkut ka vlerësuar seriozisht situatën e krijuar në çdo rast zjarri dhe ka kërkuar përgjegjshmëri dhe një mobilizim të plotë edhe nga ana e qytetarëve, për të përballuar situatat dhe shmangur pasojat e rënda. Va.Qy.

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

SHQIP 29

BOTE
Partia e Gulit është dominuese në Parlamentin turk, i cili do të zgjedhë Presidentin e vendit në një raund votash që do të nisë ditën e hënë
Përpjekja e mëparshme presidenciale e Gulit ngjalli shumë protesta për shkak të prejardhjes së tij islamiste. Kundërshtarët nuk e pëlqejnë faktin se gruaja e tij mban shami në kokë, çka është e ndaluar nga institucionet shtetërore

Ndryshe nga vota e majit, ministri ka më shumë shanse për t’u mbështetur

M

inistri i Jashtëm turk, Ab dulla Gul, është betuar se do të mbrojë dhe do të forcojë parimet shekullare në Turqi, në rast se do t’ia dalë mbanë në garën presidenciale. Politikani islamist ngjalli shumë kundërshti dhe protesta në një tentativë të dështuar për postin e kreut të shtetit në fillim të këtij vitit. Kritikët e tij, përfshi edhe eksponentët e ushtrisë, i druhen një erozioni të vlerave shekullare nga ana e ministrit Gul, pavarësisht se ai vazhdon të sigurojë për të kundërtën. Partia e Gul është dominuese në Parlamentin turk, i cili do të zgjedhë Presidentin e vendit në një raund votash që do të nisë ditën e hënë. “Mbrojtja e shekullarizimit është një nga parimet e mia kryesore”, ka thënë ministri Gul në një konferencë për shtyp, menjëherë sapo ka dorëzuar dokumentet e aplikimit presidencial në Parlament. “Askush nuk duhet të shqetësohet për

Turqi, Gul betohet për shekullarizim
Kandidati presidencial siguron elektoratin
këtë”, ka thënë Gul, sipas të cilit Turqia është një shtet demokratik, shekullar, i bazuar në rend e ligj dhe se ai do të bënte gjithçka për të mbrojtur këto parime, të cilat janë edhe prioriteti i tij. Sipas analistëve, komentet e Gulit janë bërë për të siguruar ata që druhen se ardhja e tij do të përbëjë një kërcënim për sistemin. Përpjekja e mëparshme presidenciale e Gulit ngjalli shumë protesta për shkak të prejardhjes së tij islamiste. Kundërshtarët nuk e pëlqejnë faktin se gruaja e tij mban shami në kokë, çka është e ndaluar nga institucionet shtetërore. Dështimi i kandidaturës së tij e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, në të cilat partia e Gulit fitoi bindshëm. Ministri i Jashtëm është takuar me liderët e partive të opozitës, për të fituar përkrahje në përpjekjen e tij. Një nga partitë opozitare, MHP, ka thënë më parë se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për të siguruar kështu kuorumin prej dy të tretash që duhet për të kryer votimet. Përpjekja e mëparshme e Gulit për presidencë dështoi për shkak se partitë e opozitës i bojko-

tuan të dy votat në votën e muajit prill dhe maj. Në raundin e parë dhe të dytë të votimit kandidatët duhet të fitojnë dy të tretat e shumicës. Partia më e madhe opozitare ka konfirmuar ndërkohë se do të bojkotojë sërish votën dhe se e kundërshton kandidaturën e Gulit. Por pavarësisht kësaj deklarate, të paktën deri tani, Gul duket se do të mund të mbledhë kuorumin e duhur. Një pjesë e mirë e partive mendojnë se Gul është një kandidaturë e mirë dhe e përshtatshme për President i vendit dhe se ai do ta qeverisë në një drejtim të ri atë. Pozicioni i Presidentit të Turqisë është shumë simbolik dhe ceremonial, por Presidenti ka fuqinë e vendosjes së vetos për ligje të ndryshme, si dhe në rastin e emërimeve të qeverisë. Presidenti aktual, Ahmet Necdet Sezer, i ka krijuar jo pak probleme qeverisë, duke ia bllokuar iniciativat për një kohë të gjatë.

24.167 Euro

23.334 Euro

21.910 Euro

20.427 Euro

18.900 Euro

6.600 Euro

4.800 Euro

274 Euro

E

dhe pse kanë të njëjtin post, pavarësisht vendeve, pagu hen në mënyra të ndryshme e shpesh me diferenca të mëdha njëri nga tjetri. Kështu, Romano Prodi, Kryeministri i Italisë, ka një rrogë trefish më të lartë se homologu i tij, Sarkozi, dhe vetëm 2 mijë euro e ndajnë nga kancelarja Merkel. Përveç kësaj të fundit, tre janë liderët që fitojnë më shumë në muaj. E fillojmë nga më “i pasuri”, Presidenti amerikan, Bush, i cili merr një pagë prej 24167 eurosh në muaj. Ky pasohet nga britaniku Gordon Braun dhe shefi i kabinetit të ministrave të Japonisë, Shinzo Abe. Pagat e më të fuqishmëve të planetit janë pasqyruar në një artikull të të përditshmes gjermane, “Bild”. Pushimet luksoze të Sarkozisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës- ai vetë tha se e kishin ftuar -në një vilë me shifra astronomike, kanë ndezur shumë polemika. Gazeta “Bild” tregon

Nikolas Sarkozi e Vladimir Putin, në fund të klasifikimit me të ardhura thuajse normale

Bush merr rrogën më të madhe
Ja pagat e të mëdhenjve të planetit nga SHBA në Kinë
xhepat e liderëve të vendeve më të industrializuara të botës, përveç Kryeministrit kanadez. Sipas renditjes, në vendin e fundit të listës është Kina. Lideri i saj merr rrogën më modeste të imagjinueshme, 274 euro në muaj. Nga shifrat e tjera, gjithmonë nëse ato janë 100% të vërteta, kemi shumë surpriza. Nuk të surprizon fakti që kreu i Shtëpisë së Bardhë, Xhorxh Bush, merr një pagë prej 24 mijë eurosh, apo që edhe Kryeministri britanik, Gordon Braun, i përafrohet Bushit me 1000 euro më pak, edhe pse në krahasim me homologët evropianë ai është më i mirëpaguari, por të çudit disi paga e Kryeministrit të fuqisë së dytë ekonomike në botë, Japonisë, Shinzo Abe, me 21 mijë euro në muaj, duke qenë se pagat në Japoni janë relativisht të ulëta. Menjëherë pas tij vjen një tjetër fuqi ekonomike, Gjermania, me Merkelin, e cila paguhet rreth 20 mijë euro. Jo më kot Berlini është gjigandi i tretë i planetit. Surprizë përbën në fakt edhe paga e Kryeministrit italian, Romano Prodi, me rreth 19 mijë euro dhe 6600 eurot e shkreta të Sarkozisë, Presidentit të Francës. Për Sarkozinë është vërtet e padrejtë po të kihet parasysh pushteti i tij dhe fakti që në duart e tij ndodhen plot 370 bomba atomike. I keqpaguar për punën që bën është Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me 4800 euro dhe në fund më i “shfrytëzuari” dhe i “lëni pas dore”, Hu Jinjtao i Kinës, me 274 euro në muaj, që nuk dihet se përse i përdor më parë. Por të mos harrojmë faktin se në Moskë, si pasojë e zakoneve e rregullave të vjetra që nga epoka e komunizmit, një shtetar i lartë i ka të gjitha shpenzimet falas, duke filluar që nga të ngrënit e deri te banesa. Sigurisht që shifrat e mësipërme nuk përfshijnë përfitime të tjera si siguracione, dieta udhëtimesh, apo shpenzime protokolli si veshje, dreka e darka etj. Megjithatë, ekziston një shpjegim në lidhje me sasinë e madhe mes

Prodit dhe Sarkozisë. Lideri italian merr rreth 5000 euro vetëm për detyrën si Kryeministër dhe 11 mijë të tjera si deputet i Parlamentit. Ndërkohë, në Francë vazhdojnë të marrin edhe pas ikjes nga detyra, cilado qoftë ajo: ish-president, ish-kryeministër, ish-deputet etj., një pension shumë të mirë dhe thuajse sa vetë rroga për një kohë të gjatë. Kështu, për shembull, Shiraku, veç 6000 eurove si numri një i shtetit që vazhdon t’i marrë, merr edhe 5300 euro si ish-deputet, 5000 të tjera si kryetar bashkie i Parisit, 2900 si këshilltar i një gjykate. Tani, veç këtyre pensioneve, merr edhe 12 mijë euro në muaj si anëtar i Këshillit Kushtetues, detyrë që i takon si ish-president i vendit. Sarkozi është më i ri, por ka qenë ministër i Brendshëm, ministër i Ekonomisë e më parë akoma kryetar bashkie, pra të gjitha së bashku bëjnë goxha shumë.

SHQIP 30

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

SPORT
KONTRATA
Miqësorja ndaj Azerbajxhanit në gushtin e vitit 2005 do të kujtohet për golin e parë të Lorik Canës me Kombëtaren. Kjo paraqitje i bindi drejtuesit e Olimpikut të Marsejës, që nënshkruan një kontratë me të pak ditë më vonë

shkurt

Rexhina kontakton Bogdanin

E

Trajneri Bariç do ta ketë të vështirë t'i ndalojë futbollistët e tjerë të bëjnë "mungesa" në miqësore në të ardhmen

Justifikimi i futbollistit ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore, por një gjë e tillë nuk konfirmohet nga vetë klubi

rjon Bogdani mund të jetë pranë një kthimi te skuadra e Rexhinës, nga e cila filloi aventura e tij në kampionatin italian. Futbollisti është kontaktuar gjatë ditëve të fundit nga presidenti i Rexhinës, Lilo Foti, i cili ka dashur të mësojë nëse futbollisti është i interesuar për t'u kthyer te ky ekip. Normalisht, propozimi ndaj Bogdanit këtë radhë është një vend si titullar fiks në radhët e ekipit, dhe jo më si një zëvendësues, ashtu siç trajtohej në të kaluarën. Nuk është bërë ende e ditur, nëse futbollisti e ka pranuar këtë ofertë, por mbetet për t'u parë nëse Rexhina gjen një akord me Kievon. Çmimi i shitjes së sulmuesit kuqezi është caktuar në 3 milionë euro.

Bariç i jep leje Canës për Maltën
Futbollisti nuk do të jetë në miqësore, duke qëndruar tek Olimpiku i Marsejës
ERMAL KUKA

to Bariç ka thyer rregullat e vëna nga vetë ai, duke i dhënë leje Lorik Canës për ndeshjen miqësore kundër Maltës. Ndonëse "rregullorja e brendshme", e vendosur nga vetë trajneri kroat, flet qartë për të rastet kur futbollistët kërkojnë leje për të mos u grumbulluar, Bariç e ka lënë të lirë mesfushorin e Olimpikut të Marsejës për të mos u paraqitur në miqësoren e 22 gushtit. Një gjë e tillë pritet të sjellë polemika edhe në grupin e lojtarëve kuqezi, ku ka pasur edhe më parë "fërkime" rreth qëndrimit të Bariçit ndaj zv.kapitenit kuqezi. Për më tepër, dëmtimi i pakonfirmuar që e mban larg Canën nga Kombëtarja, mund të kthehet në një precedent për përballjet e tjera të kuqezinjve, si në ndeshjet miqësore, ashtu edhe në ato zyrtaret. FSHF-ja ka bërë të ditur dje se mesfushori ka pasur një bisedë telefonike me trajnerin e përfaqësueses, duke marrë nga ky i fundit leje për të mos u paraqitur për ndeshjen kundër Maltës. "Vetë lojtari i Olimpikut të Marsejës i ka shpjeguar trajnerit Bariç se ai, për arsye shëndetësore, nuk mund të jetë i gatshëm në këtë ndeshje. Trajneri Bariç, pasi është informuar nga mesfushori kuqezi për gjendjen jo të mirë fizike, ka pranuar kërkesën e lojtarit për të mos qenë i grumbulluar në këtë takim. Trajneri Bariç ka bërë të ditur se nuk do të grumbullojë një tjetër lojtar për të zëvendësuar Lorik Canën", shkruhet në komunikatën për shtyp të publikuar dje nga FSHF-ja. Por versioni i paraqitur nga FSHF-ja bie poshtë nga mediat franceze dhe vetë klubi i Olimpikut të Marsejës, pasi në parashikimet për ndeshjet e radhës të kësaj skuadre, Cana figuron në formacionin titullar. Ai do të luajë si në mesjavë ndaj Valensien, ashtu edhe në fundjavë për një tjetër ndeshje të vlefshme për kampionatin francez. Një gjë e

O

Turneu

U18 ftohet nëTrofeun Mesdhetar
P
ërfaqësuesja shqiptare U18 është ftuar të marrë pjesë në Trofe un e parë Mesdhetar për këtë grupmoshë që do të zhvillohet në Itali, nga data 24 deri më 29 shtator të këtij viti. Kombëtarja e drejtuar nga Ramadan Shehu do të jetë pjesë e Grupit A në këtë aktivitet, përkrah Spanjës, Algjerisë dhe Sllovenisë. Ndërsa në grupin B do të marrin pjesë ekipet e Italisë, Libisë, Egjiptit dhe Tunizisë. Kjo është hera e parë kur një përfaqësuese e moshave ftohet për një turne të kësaj rëndësie, ndërsa ky aktivitet mendohet të organizohet çdo vit. Pjesëmarrja në Trofeun Mesdhetar do ta ndihmojë trajnerin Shehu t'i provojë lojtarët para pjesëmarrjes në ndeshjet eliminatore të Evropianit të kësaj grupmoshe, në muajin nëntor. Ndeshjet e grupit të Shqipërisë do të zhvillohen në Shqipëri, ndërsa kundërshtarë do të jenë Franca, Holanda dhe Letonia. e. kuka macionin që do të zbresë në fushë, në shtator, përballë Holandës, dhe mungesa e Canës do ta komplikojë punën e trajnerit Bariç, ndonëse mesfushori nuk rrezikon mungesën ndaj "tulipanëve".

omisioni i Disiplinës ka vendosur dje ta dënojë me 6 muaj pezullim futbollistin kongolez Sasha Delain, për thyerje të kontratës me Flamurtarin. "Për prishje të njëanshme të kontratës me KF "Flamurtari" në sezonin 2006-2007 pa shkak sportiv dhe pa njoftim, duke qenë se ka shkelur parimet e Statusit të Lojtarit të Futbollit për ruajtjen e stabilitetit kontraktual, lojtarit Sasha Delain i jepet një dënim prej 6 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive", shkruhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës. Kjo do të thotë se futbollisti do ta ketë të pamundur të federohet me Vllazninë dhe, nëse e bën një gjë të tillë, mund të luajë vetëm në pjesën e dytë të sezonit.

Sasha Delain, 6 muaj pezullim K

tillë, shpjegon qartë se Cana ka vendosur që të qëndrojë pranë klubit, i cili po kalon momente të vështira pas një starti aspak të mirë të kampionatit, meqë ka siguruar vetëm dy barazime në po aq ndeshje të luajtura. Dedikimi

i mesfushorit ndaj skuadrës është më se i dukshëm, pasi lojtarë të tjerë, si Nasri, Size ose Zenden, nuk kanë refuzuar ftesat e kombëtareve të tyre respektive. Por një gjë e tillë mund t'i krijojë Canës probleme në ekipin

kombëtar, ku që pas emërimit të tij si zv.kapiten, kanë lindur pakënaqësitë e para për shkak të trajtimit të veçantë nga ana e trajnerit Bariç. Për më tepër, miqësorja ndaj Maltës shihej si një mundësi e mirë për të testuar for-

KOMENT

Nuk ka blof! 1-sh i sigurt për shefin Mici
urojnë mbijetesën..." Një frazë që provokoi edhe humor: "Futbolli është lojë e bukur, por jo aq sa milionerët të marrin para nga shtëpia dhe t'i hedhin tek arka e topit". Edhe anëtarët e Komitetit, disa duar të marra peng dhe të bllokuara në allçi prej vitesh, e kanë bërë filozofi të tyren se "...futbolli nuk ka humbës, kur di të luash me topin që nuk duket". Kanë mbetur larg ditët, kur thuhej se shefi Roland Mici është ndryshe nga ish-shefat e tjerë: "Një zyrtar që prishi ekuilibrin klasik. Më i lidhur me kampionatin, sesa me Kombëtaren". Por, sipas zakonit tonë në futboll, e kaluara nuk është asnjëherë e tashme. Kështu që edhe Mici do të harrohet shpejt. Ose do të kujtohet si një nga viktimat, sepse uji në Federatë nuk qelbet. Tani le të përgatitemi për një skenë tjetër hipokrizie, ku tenderi për të gjetur një sekretar ideal, të na duket më ndjellës sesa vetë kampionati që po afron. Urojmë që shefi i ri, ai që ka muaj që pret, ose një tjetër i "çasteve të fundit", t'i japë kurajë vetes se filmi këtë herë nuk do të përfundojë keq.

Fortunat: Nuk do të kthehem më H

GËZIM SINEMATI

- Për ata që janë të zot të bastojnë edhe për futbollin e zyrave, thuhet se sekretari i ri nuk do ta kalojë harkun e vitite gjuhën e basteve, me të cilën fut bolli flet shpesh, largimi i sekretarit të FSHF-së, Roland Mici, ka qenë një 1-sh i sigurt. Duke numëruar sekretarët që kanë humbur postin në vitet e presidentit Duka, Starovën, Bicin e tani Micin, të duket se ky vend është i përshtatshëm për koka të prera. Cili ishte gabimi i shefit të fundit? Ato që thuhen vërtetojnë se loja e zyrtarëve është më e keqe se loja që shohim në fushë. Zoti Mici qenka djegur, sepse paska harruar emrin e një presidenti të një klubi në listën e vizave angleze... Apo tjetra që duket gjoja më serioze: zoti Roland kishte premtuar se do ta pasuronte arkën e Federatës brenda një afati kohor! E cili do të besonte në këtë arsyetim, kur të gjithë e dinë se sekretarët, sipas modelit të presiden-

M

tit Duka, nuk janë fitimprurës, por zyrtarë bindja dhe frika e të cilëve janë të denja për një kandar farmacie. U shndërrua në një ditë që nuk harrohet, ajo kur ish-shefi i atëhershëm i futbollit, Starova, përshëndeti në ekran ardhjen e presidentit Duka me stafin e tij: "Më së fundi futbolli shpëtoi. Këta milionerë të fuqishëm do t'i sig-

erbi Fortunat i ka dhënë përfundimisht lamtumirën kampionatit shqiptar. Futbollisti që nënshkroi një kontratë me Besën vetëm para një muaji, është larguar disa ditë më parë nga Kavaja me drejtim Francën dhe duket se nuk do të rikthehet më. Burime nga klubi kavajas kanë bërë të ditur se lojtari e ka konfirmuar një gjë të tillë. "Nuk do të kthehem më të luaj në Shqipëri, as për Besën e as për ndonjë ekip tjetër", kanë qenë fjalët e lojtarit ndaj drejtuesve të Besës, që kanë kërkuar që ai të respektojë kontratën. Në fakt, futbollisti ka marrë këstin e parë të kontratës së tij, prej 70 mijë eurosh në sezon, ndërsa është aktivizuar vetëm pak minuta në Kupën UEFA. E. Kuka

E MERKURE, 15 GUSHT 2007

S P O R T

SHQIP 31

Barcelona
Ronaldinjo, Eto’o, Henri dhe Mesi kanë luajtur bashkë për herë të parë. Në ndeshjen brenda grupit shkëlqen argjentinasi

Çmenduri në stërvitjen e parë “të katërshes”
Tifozët pushtojnë qendrën stërvitore, ndërhyn policia
tërvitja e parë së bashku e katër yjeve të Barcelonës ësh të pritur si një paradë yjesh, me mbi 1000 tifozë të pranishëm në qendrën stërvitore të katalanasve. Një situatë e pabesueshme që ka çuditur edhe vetë lojtarët, të mbledhur për herë të parë pas përfundimit të turneut aziatik. Të gjithë tifozët dëshironin të shihnin nga afër Ronaldinjo, Eto’o, Henri dhe Mesi që stërviteshin së bashku, por kjo ka shkaktuar një kaos të jashtëzakonshëm që në momentin kur janë hapur kangjellat e fushës stërvitore që gjendet afër stadiumit “Kamp Nou”. Të gjithë janë vërsulur për të gjetur vendet më të mira në shkallaret që rrethojnë fushën, ndërsa rojet e sigurisë së impiantit janë detyruar të thërrasin në ndihmë edhe policinë e qytetit për të administruar turmën dhe për të rregulluar trafikun e bllokuar në të gjitha rrugët pranë kompleksit. Momente paniku në minutat e para, kur disa persona janë shkelur nga turma, por nuk ka pasur dëmtime dhe është shmangur një tragjedi e mundshme. Tifozeria katalanase i ka vënë që tani emrin “4 fantastikët” repartit ofensiv të skuadrës. Në turneun aziatik mungonte Lionel Mesi, pasi kishte filluar stërvitjen me vonesë, për shkak të Kupës së Amerikës. Por argjentinasi nuk ka zhgënjyer kënd në paraqitjen e tij të parë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, pasi është shfaqur në një formë të admirueshme, duke dhënë spektakël në çdo prekje të topit, për të entuziazmuar të gjithë të pranishmit, të cilët e kanë vlerësuar stërvitjen e djeshme si një “show” dhe jo si një përgatitje për sezonin e ri. Rajkard ka vendosur të kënaqë për pak minuta duke ndarë skuadrën në grupe, duke bashkuar “4 fantastikët”, të mbështetur nga ovacionet e tifozerisë në çdo prekje të topit. Por ai nuk i ka lënë së bashku futbollistët në fjalë për ndeshjen e shkurtër stërvitore që ka zhvilluar. “Treshja” e kolauduar në turneun aziatik ka luajtur në skuadër me pjesën më të madhe të titullarëve, ndërsa Mesi ka mbetur me

S

skuadrën e rezervave, ku figuronte edhe portugezi Deko. Si për çudi, këtë takim e ka fituar skuadra e rezervave falë 11-metërshit të Mesit, pas një faulli në zonë të Oleguerit ndaj të riut Xhovani Dos Santos. Argjentinasi dhe meksikani janë marrë vesh shumë mirë mes tyre,

duke treguar se në një të ardhme mund të formojnë dyshen e sulmit të Barcelonës, ndonëse që tani Mesi e ka të sigurt një vend në formacion. Por ku do të jetë pozicioni i tij në fushë pas afrimit të Henrisë, kjo mbetet në dorën e Rajkardit. Trajneri holandez ka parë me vëmend-

je çdo lëvizje të lojtarëve të tij, duke imagjinuar se si mund t’i aktivizojë të katërt së bashku. Duket se debutimi i “4 fantastikëve” mund të vijë që sot, në miqësoren kundër Bajernit të Munihut, që i hap rrugën një serie të gjatë ndeshjesh miqësore në Evropë.

Anglia

SHKURT

Erikson: MekKlaren në telashe pa Uejn Runin
I
sh-trajneri i përfaqësueses angleze, Sven Goran Erikson, mendon se kjo Kombëtare rrezikon kualifikimin e saj në EURO 2008, pasi nuk ka në dispozicion Uejn Runin për ndeshjet më të rëndësishme. Futbollisti do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 2 muaj pas dëmtimit në këmbën e majtë, dhe në këtë mënyrë mund të humbë të gjitha ndeshjet e Kombëtares në eliminatore. Eriksoni është i sigurt se MekKlaren do të gjejë zëvendësues për sulmuesin e Mançester Junajtid, por askush nuk mund të krahasohet me të. “Nuk e di se sa ndeshje do të humbë ai me Kombëtaren angleze, por jam i sigurt që Stiv MekKlaren nuk është i lumtur me këtë situatë. Ky është një fat shumë i keq, si ai që kishim para Kampionatit Botëror. E di që Anglia ka lojtarë të tjerë shumë cilësorë, por është e kuptueshme që ky shtet nuk ka dy Runi, ju keni vetëm një të tillë. Ka shumë lojtarë të tjerë të mirë, por Runi mbetet Runi”, u shpreh Erikson para gazetarëve britanikë. Megjithëse mungesa e sulmuesit është një lehtësim për trajnerin suedez që do të jetë kundërshtar i Mançester Junajtid në fundjavë, ai nuk e ka cilësuar këtë si një gjë për t’ua uruar kundërshtarëve, ndonëse kjo mund ta ndihmojë të fitojë derbin e qytetit të Mançesterit. “Më vjen shumë keq për Runin, ai e ka pasur një dëmtim të tillë edhe para Kampionatit Botëror, gjatë vitit të kaluar. Kjo është mungesë fati dhe, sigurisht që është një gjë e keqe si për Mançester Junajtid, ashtu edhe për Kombëtaren e Anglisë”, përfundoi Erikson që tani mban postin e trajnerit të Mançester Sitit.

Alvesh, më afër Çelsit
Sevilja duket se po bëhet gati ta shesë mbrojtësin brazilian Daniel Alvesh, pasi nuk e ka përfshirë këtë të fundit në listën e futbollistëve për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampioneve. Vetë futbollisti ua kërkoi një gjë të tillë drejtuesve të klubit, në mënyrë që të mos penalizohej, nëse kalonte në një klub tjetër. 24-vjeçari kërkohet nga Çelsi, që ka gati një ofertë prej 25 milionë eurosh, plus kalimin te Sevilja të sulmuesit Salomon Kalu, i cili pëlqehet nga trajneri Huande Ramos.

FANTAZISTI

Madrilenët paguajnë 2/3 e rrogës vetëm për të hequr qafe lojtarin që ishte bërë peshë e tepërt

Kasano kthehet në Itali, Reali e huazon te Sampdoria
ntonio Kasano kthehet në Itali, duke zgjedhur Sampdorian. Më në fund ka ardhur edhe përgjigjja pozitive e Realit të Madridit, që ka mundësuar kthimin në Itali pas një viti e gjysmë të talentit nga Bari. Gjithçka është vendosur pas negociatave mes Bepe Marotës, drejtorit administrativ të Sampdorias, dhe agjentit të futbollistit, Xhuzepe Boco. Pas rreth dy orësh, palët kanë gjetur akordin, ndërsa më e shpejtë ka qenë mbledhja me Realin e Madridit, pasi drejtuesit spanjollë ishin të gatshëm të bënin sakrifica për të larguar lojtarin. Marrëveshja parashikon huazimin e lojtarit për një vit te Sampdoria, me të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të tij në vitin 2008. Ekipi gjenovez do t’i paguajë lojtarit 1,1 milionë euro në vit si rrogë, ndërsa 2,5 milionë eurot e mbetura do të paguhen nga Reali i Madridit, që e ka parë këtë si një mënyrë të mirë për të kursyer nga ky huazim i lojtarit që nuk ka dhënë asgjë gjatë qëndrimit në Madrid. Vetë Kasano ka pranuar ta ulë rrogën e tij me 200 mijë euro, duke filluar që nga ky sezon. Pritet që gjatë kësaj jave ai të paraqitet në grumbullimin e Sampdorias, pasi të zhvillojë vizitat mjekësore dhe të marrë në dorëzim bluzën me numrin 25. Ndërkohë, Sampdoria ka huazuar nga madrilenët edhe 17 vjeçarin Jovetiç.

A

Advokat merr Australinë
Trajneri holandez Dik Advokat duket se ka pranuar të drejtojë përfaqësuesen e Australisë, ndonëse zyrtarizmi i marrëveshjes do të bëhet vetëm pas përfundimit të kampionatit rus në nëntor. Sipas mediave ruse, Advokat ka bërë të qartë se dëshiron ta përfundojë kontratën e tij me Zenitin, pasi është në ndjekje të titullit kampion. Por prezantimi i tij si pasardhësi i Graham Arnoldit pritet para përfundimit të vitit, pasi trajneri aktual po kritikohet për paraqitjen zhgënjyese në Kupën e Azisë.

Naskar

Moto GP

Montoja, tani zënka edhe në pistë
sh-piloti i Formula 1, kolumbiani Huan Pablo Montoja, duket se nuk di t’u shmanget problemeve as në garat Naskar. Pas shumë problemeve, polemikave dhe aksidenteve në Formula 1, Montoja e braktisi këtë garë duke preferuar pistat e shpejta amerikane, por deri tani është bërë më i famshëm për aksidentet e tij sesa për fitoret. Në pistën e Uatkins Glen të Nju-Jorkut, Montoja është përplasur me Kevin Harvikun, dhe të dy janë përfshirë më pas në një zënkë të vërtetë në pistë, duke shkëmbyer fjalë të rënda, aq sa është dashur ndërhyrja e komisarëve të garës. Gjithçka ka ndodhur në xhiron e 73-të të garës, ku dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ka qenë Harvik ai që ka dalë i irrituar nga makina duke iu vërsulur kolumbianit, duke e kërcënuar se do ta godiste. “Çdo javë përplasesh me ndonjërin, mjaft më”, kanë qenë fjalët e Harvikut që kanë degjeneruar pastaj në një sërë ofendimesh mes dy pilotëve. Duket se Montoja është kthyer mes të urryerve edhe në Naskar, gjë që mund ta mbyllë para kohe karrierën e tij.

Rosi: Në Brno, kthesa e sezonit
alentino Rosi nuk dorëzohet dhe premton luftë për titullin kampion, duke filluar nga gara e të dielës në pistën e Brnos, në Republikën Çeke. Italiani ka fituar në këtë pistë garën e parë të karrierës së tij dhe një tjetër sukses do ta ndihmonte jo vetëm të kthehej në garë për titullin kampion, por edhe të linte pas krahëve problemet dhe akuzat për evazion fiskal. “Vitin e kaluar, kjo pistë ishte pika e kthesës së fatit tonë, shpresojmë që të jetë e tillë edhe këtë vit. Lufta për titullin është e vështirë, por kanë mbetur ende shumë gara të tjera dhe ne nuk dorëzohemi lehtë. Po pres me padurim kthimin në garë, për të dhënë maksimumin në luftën për titullin kampion. E dimë të gjithë që jemi në një pozicion aspak të favorshëm, por vitin e kaluar ishim në një pozicion edhe më të keq, me më pak gara të mbetura, por arritëm të ktheheshim në garë për titullin. Këtë radhë mund të jetë më e vështirë, pasi Stoner është një pilot i fortë. Por ne do të luftojmë në shtatë garat që mbeten”, deklaroi Rosi.

I

V

Mandat arresti për Shinauatran
Gjykata e Lartë në Tajlandë ka lëshuar dje një urdhërarresti për pronarin e ri të Mançester Sitit, Thaksin Shinauatra. Ishkryeministri tajlandez, i cili jeton në arrati në Angli, bleu skuadrën e Sitit gjatë verës, duke vënë si trajner suedezin Erikson. Por tani ai rrezikon arrestimin, së bashku me gruan, nën akuzën e korrupsionit për blerjen e një prone në Bangkok. “Ky është vetëm një akt politik nga qeveria ushtarake në Tajlandë”, u shpreh zëdhënësi për shtyp i Shinauatras.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful