Drejtor Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI BLEDAR ZAGANJORI

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail: info@gazeta-shqip.com

Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI

Viti II - Nr. 213 (503) E hënë, 6 gusht 2007

E përditshme e pavarur Çmimi 30 lekë, 1.5 euro

www.gazeta-shqip.com

Alarm në bllokun e vilave qeveritare. Për dy orë zjarri djeg pemët dhe shkurret brenda gardhit. Angazhohen zjarrfikëset dhe mjetet nga ajri

Frikë për Topallin e Sejdiun
Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i Kosovës, në plazh kur shpërthyen flakët
OPINION

SHQIPNI TAVOLINASH
ARTAN LAME

QORR
ANDREA STEFANI

Z

F

utbolli ka një rregull, pa të cilin jo vetëm nuk do të ish shpikur, por as do të mund të jetonte. Ky rregull është: shëno në portën kundërshtare dhe mbro portën tënde! Nëse në një finale, një futbollist do të ndërmerrte një aksion për të shënuar gol në portën e tij, duke shtangur shokët e ekipit dhe tifozët, shpjegimi për këtë skandal do të qe pa ekuivokë: Lojtari ose do kish shitur ndeshjen (gjë që do kish më shumë të ngjarë), ose do kish lajthitur. Dhe sido që të ishte puna, autogoleadori do të flakej një herë e përgjithmonë nga futbolli për shkak të shkeljes se "Kushtetutës" së futbollit. Thuajse të gjithë do ta dënonin shitjen e ndeshjes si një akt të turpshëm. Më të rreptit denoncues do qenë humbësit e basteve. Thuajse askush nuk do të shfaqte kundërshtime apo paqartësi dhe nuk do të guxonte të mbronte tradhtarët e ekipit dhe tifozëve, duke bërë spekulime me "lirinë" e lojtarit për të shënuar në cilën rrjetë t'ia donte qejfi. Por nuk ndodh kështu në politikë, ku gjërat nuk po shihen aq qartë sa në futboll...
NE FAQEN 8

jarri nuk ka kursyer as bllokun e rezidencave qe veritare në plazhin e Durrësit. Ekspertët janë treguar të kujdesshëm në deklarime, po menjëherë kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm. Gjithsesi, vatrat e veçanta të tij dëshmojnë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që hetimet janë fokusuar në dy pista, të cilat bashkohen në një pikë. Zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut. Një cigare e hedhur shkujdesshëm, apo një shkak tjetër me pasoja të rënda. Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se kanë dëgjuar një shpërthim të vogël dhe më pas janë parë flakët. Deri në mbrëmjen e vonë agjentët antikrim qëndruan në vendin e ngjarjes duke hetuar dhe kanë zbuluar se nga ç'pikë kanë nisur flakët që prekën më shumë se 2 hektarë sipërfaqe të bleruar. Ndërkaq, burime të sigurta zyrtare ...
NE FAQET 4-5

Më të shumtit e njerëzisë ua kanë mbathur plazheve e maleve të Shqipërisë, ndërsa ca më të paktë që ua mban xhepi, edhe atyre të Antalisë e Tarabulluzit, duke premtuar, secili sipas të vetës, se do të kthehet në shtator për t'iu përveshur reformave. Në këto kushte, të vazhdoj unë të shkruaj për gjëra që të gjithë i kanë lënë në shtator, i bie të jem para kohe dhe të mbaj konferencë në shkretëtirë. Për këtë, të më ndjeni o lexonjës që do t'i shtyj ditët e nxehta të gushtit me tema jo të nxehta e ndonjëherë edhe thjesht me meditim me veten. NE FAQEN 9

Zjarrfikësit dje në Durrës

Ish-kreu i PR flet për ndryshimin e Kushtetutës dhe kompromiset për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve

Problematike, jo vetëm periferia

Kriza than Tiranën, s’ka “Nevojiten ekuilibra, PD mban tri postet më të larta të shtetit” ujë as në qendër

Godo: Duhet komision kushtetues
REPORTAZH

Kolona e Koshtunicës
AGIM POPOCI

Flasin shokët e ngushtë të Andrea Çobas dhe Ernest Gavoçit

“Vrasja e Shkodrës, jo për një femër”

ë 12-vjetorin e aksionit të madh të ushtrisë së Kroacisë, i koduar “Stuhia”, Ekipi i Unitetit merr edhe një leksion nga kryesuesi i palës serbe dhe Kryeministri aktual i Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Ai, kolonën e serbëve të larguar nga e ashtuquajtura Republika Srpska Krajina...
NE FAQEN 11

N

NE FAQEN 7

ë krijohet një komision par lamentar, ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike për të përcaktuar njëherë e mirë se ku i duan ndryshimet në Kushtetutë. Kjo kërkesë është bërë dje nga një prej hartuesve të Kushtetutës, republikani Sabri Godo. I fyer nga ndryshimet e shpeshta që po i bëhen librit themeltar të shtetit sa herë ua do nevoja partive politike, Godo ka deklaruar se duhet t'i jepet fund kësaj loje, sepse tani, ka shtuar ai, mazhoranca kërkon të prekë Kushtetutën për të përmbushur vullnetin, e sa për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm...
NE FAQEN 3

T

QEVERIA

Ndryshimet në dorë të “rebelëve” të PS-së

I

deja e hedhur nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, për ndryshimet në qeveri, duke shtuar përfaqësimin e aleatëve në kabinet, pritet ta nisë diskutimin sërish në shtator. Por, këtë herë jo në deklarata mediatike, por në...
NE FAQEN 2 NE FAQEN 20

MERKATO

Mbrojtësi i Tiranës nesër firmos me Presidentin Laze

Elbasani i merr Tiranës Nevil Deden për 80 mijë euro
NE FAQEN 30

OKAZ

ION

GAZETA SHQIP

P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8

marketing@gazeta-shqip.com

SHQIP 2

POLITIKE

E HENE, 6 GUSHT 2007

Kërkesa e PBDNJ-së do të mbledhë në shtator tryezën e aleatëve të mazhorancës. Pritet përgjigjja e Cekës

Ndryshimet në qeveri, pas riformimit të grupeve
Në sesionin e ri të Kuvendit priten rigrupime të deputetëve të partive të vogla
deja e hedhur nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, për ndryshimet në qeveri, duke shtuar përfaqësimin e aleatëve në kabinet, pritet ta nisë diskutimin sërish në shtator. Por, këtë herë jo në deklarata mediatike, por në një tryezë të përbashkët të partive mazhoritare. Aleatët e PD-së duken të vendosur për kërkesën e tyre për ndryshimet në qeveri, pas votave që i dhanë Kryeministrit Berisha në Parlament për zgjedhjen e Presidentit të Republikës,duke kapërcyer krizën politike dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme,tani ata po kërkojnë edhe shpërblimin e tyre. Kërkesa për shpërblim duket se është sipas peshës reale që ka secila forcë politike. PBDNJja mendon se është e rëndësishme me tri votat e saj. Ajo kërkon edhe një post tjetër ministror, përveç ministrit Barka që ka aktualisht në kabinet. Ambicie, e cila deri diku mbështetet edhe nga demokristianët, të cilët, duke qenë një grup parlamentar me 8 deputetë, kanë treguar se kanë mjaft peshë në vendimet politike

I

që janë marrë herë pas here në Kuvend. Ndërsa më të kënaqurit deri më tani duket se janë republikanët, reformatorët dhe agrarët, të cilët nuk i përkrahin shumë ndryshimet në qeveri tani pas

zgjedhjes së Presidentit, ndoshta nga frika se mos njëri prej tyre pa dashje e sheh veten jashtë kabinetit, pasi tashmë PD-së dhe Kryeministrit Berisha nuk i duhen më 84 votat në Kuvend dhe disa

etapat
DULE
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dy ditë më parë hodhi idenë e ndryshimeve në qeveri, ku la të kuptohet se partia e tij do edhe një post tjetër ministror

TRYEZA
Ndryshimet në qeveri pritet të diskutohen në shtator. Pas mbledhjes së një tryeze politike mes partive politike të koalicionit të djathtë

PARTITE
Partitë politike i kanë shtuar kërkesat e tyre pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, për të pasur sa më shumë poste në qeveri. Kërkesë, e cila mbetet në pikëpyetje nëse do plotësohet

nga ministrat aleatë që janë në qeveri mund të rezultojnë jo shumë të dobishëm. Kreu i qeverisë, për të kënaqur dëshirat e disa partive të vogla aleate me nga dy apo tri deputetë, ka lënë jashtë kabinetit mjaft nga mbështetësit e tij më aktivë, duke krijuar pakënaqësi në radhët e PD-së. Pakënaqësi, e cila, sipas disa burimeve në PD, tashmë mund të marrin fund dhe në shtator, nëse do të bëhen këto ndryshime, atëherë disa nga aleatët, të cilët kanë gati tre vjet në kabinet, duhet të lënë vendet dhe ministritë e rëndësishme që kanë, pasi misioni i tyre ka mbaruar. Por, nëse do të ketë ndryshime dhe nëse realisht këto ndryshime do të prekin aleatët e PD-së, duke kthyer kundër tyre kërkesën për ndryshime në qeveri, kjo mbetet për t’u parë në shtator, pas mbledhjes së tryezës së aleatëve të djathtë, si dhe pas konstituimit të grupeve parlamentare. Sepse, tashmë Kryeministri, nëse bën ndryshime në kabinet dhe kryetari i PAD-së, Ceka, pranon të bëhet pjesë e kabinetit, duhet të shpërblehet për ndihmën që dha në kapërcimin e krizës politike. Nisja e sesionit parlamentar do të shoqërohet dhe me konfigurimin e grupeve të reja parlamentare, ku gjashtë deputetë të opozitës, tashmë të përjashtuar nga partia nënë, mund të bëhen pjesë e grupeve parlamentare mazhoritare, duke rritur kështu peshën dhe forcën e këtyre partive, të cilat nga rritja në numër shtojnë dhe oreksin e tyre për t’u përfaqësuar në kabinet. Se çdo të ndodhë realisht pritet për t’u parë në ditët në vijim, pasi debati politik brenda së djathtës pritet të rindizet sërish. Debat, i cili këtë herë është i nxitur nga PBDNJ-ja, e cila kërkon një copë më të madhe nga torta e qeverisë. Kjo ambicie mund t’ua shtojë oreksin dhe disa partive të tjera aleate të koalicionit qever isës. Por, sa zemërgjerë do të jetë ndarësi i tortës qeverisëse, Kryeministri, për t’u dhënë sa më shumë copa aleatëve, kjo mbetet për t’u parë, pasi askush nuk beson se ai do të shtojë në radhët e partisë së tij zëra të pakënaqurish nga pushteti, siç ka bërë gjatë këtyre tre viteve. e.gj

VOTIMI

Zona 31, zgjedhjet, në fillim të shtatorit F

KUVENDI

Partitë politike kërkojnë ndryshimin e kodit zgjedhor, duke futur rekomandimet e OSBE-ODIHR

Diskutimet në reformën zgjedhore nisin në shtator
isja e sesionit të ri par lamentar pritet të jetë mjaft e ngarkuar, ashtu siç ishte edhe ky sesion që sapo u mbyll. Disa nga pikat kryesore, të cilat do të marrin mjaft kohë në Kuvend, do të jetë shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm, reformimin e sistemit të drejtësisë dhe realizimin e reformës zgjedhore. Kjo e fundit tashmë i ngjan një telenovele të mërzitshme me shumë pjesë, pasi deri më tani nuk është realizuar asgjë. Sipas bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, pritet që në shtator të nisë puna e tij, ku në fillim do të mbahen dy seminare të drejtuara nga ndërkombëtarët dhe më pas do të nisë diskutimi për ndryshimet konkrete që kërkohen të bëhen. Partitë politike priten t’i bëjnë një analizë

N

Pritet që në shtator të nisë puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në fillim do të mbahen dy seminare të drejtuara nga ndërkombëtarët
sistemit elektoral aktual dhe pasi të bëhen këto dy seminare do të kalohet në fazën tjetër për të diskutuar mbajtjen e këtij sistemi, përmirësimin e tij, ose dizajnimin e një sistemi të ri elektoral. Konfirmohet se janë tri momente kryesore të punës së këtij komisioni: së pari, janë paraqitur nga të gjitha partitë politike propozime për përmirësimin e sistemit zgjedhor, propozime të cilat janë marrë parasysh nga komisioni. Momenti i dytë lidhet me administrimin e zgjedhjeve, me përbërjen, me mënyrën e votimit, mazhorancat që duhet të vendosin në komisionet e ndry-

shme të votimit në të gjitha nivelet. Momenti i tretë lidhet me infrastrukturën elektorale, ku do të kërkohet nga qeveria një informim dhe një ekspoze çfarë po bëhet me çështje të rëndësishme, siç është karta e identitetit dhe regjistri themeltar. Pak ditë më parë, përfaqësuesi i PSsë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Kastriot Islami, ka sqaruar se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të ndërtojë një axhendë të karakterit teknik, megjithëse e gjithë procedura do të jetë mjaft politike, nëse do të shkohet në dizajnimin e një sistemi të ri elektoral, por edhe për sa u përket çështjeve të ndryshme të administrimit të votave apo të pjesëmarrjes së grave, nëse do të ketë diskutime të karakterit politik. e.gj

undi i muajit gusht nuk do të jetë i qetë për politikën, kjo lidhet me kalendarin e mbajtjeve të zgjedhjeve të pjesshme parlamentare për zonën 31, që ka mbetur pa deputet pas zgjedhjes së Bamir Topit në krye të shtetit. Topi dha dorëheqjen më 22 korrik, dy ditë para betimit në Parlament si Presidenti i ri i Republikës. Procedurat parashikojnë se Presidenti vihet në dijeni për vendin e mbetur bosh në Parlament nga Kryetari i Kuvendit. Në Kodin Zgjedhor thuhet se Presidenti i Republikës, mbi bazën e njoftimit të menjëhershëm të Kryetarit të Kuvendit, cakton me dekret datën e zgjedhjeve të pjesshme, jo më vonë se 45 ditë nga marrja e njoftimit. Burime nga kryesia e Kuvendit konfirm o j n ë njoftimin se kryetarja Topalli ia ka dërguar Presidentit përpara 1 gushtit. Nisur nga ky fakt, megjithëse nuk dihet data e saktë, zgjedhjet nuk mund të jenë më vonë se java e dytë e shtatorit, por kjo implikon fillimin e fushatës elektorale që në gusht, sepse fushata zgjedhore, thotë Kodi Elektoral, fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Burime nga KQZ-ja konfirmojnë se nga ana e tyre çdo gjë është gati dhe përgatitja e bazës materiale nuk do t’u marrë më shumë se 10 ditë kohë. E vërteta është se që pas zgjedhjes së Presidentit këto zgjedhje paraqesin interes vetëm për çështje prestigji. Demokratët do të duan të konfirmojnë një zonë, që njihet si bastion i tyre, ndërsa të majtët do të përpiqen t’ua marrin atë pasi kështu rregullojnë imazhin e tyre pas humbjes në Pogradec. Ndonëse partitë nuk i kanë përcaktuar ende zyrtarisht kandidatët e tyre, spekulimet me emrat kanë filluar prej ditësh. E vetmja gjë zyrtare deri më tani është kërkesa e LZHKsë, drejtuar Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e Dashamir Shehit në këtë zonë. Gjërat do të bëhen më konkrete në ditët në vijim, pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti javën e ardhshme.

Presidenti pritet të dekretojë këtë javë datën e votimit në ishbastionin e tij

E HENE, 6 GUSHT 2007

POLITIKE

SHQIP 3

Republikani shpreh qëndrimin e tij kundër ndryshimeve të shpeshta në Kushtetutë. Janë të pakuptimta
EVA GJURA

T

ë krijohet një komision par lamentar, ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike për të përcaktuar njëherë e mirë se ku i duan ndryshimet në Kushtetutë. Kjo kërkesë është bërë dje nga një prej hartuesve të Kushtetutës, republikani Sabri Godo. I fyer nga ndryshimet e shpeshta që po i bëhen librit themeltar të shtetit sa herë ua do nevoja partive politike, Godo ka deklaruar se duhet t’i jepet fund kësaj loje, sepse tani, ka shtuar ai, mazhoranca kërkon të prekë Kushtetutën për të përmbushur vullnetin, e sa për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm, “unë do të isha kategorikisht kundër asaj që të bëhej një ndërhyrje në Kushtetutë vetëm për të zgjidhur problemin Sollaku. Kjo do të ishte ta trajtoje në mënyrë krejt të papërgjegjshme atë që e quajmë libër themeltar të shtetit, duke e kthyer në një teftet bakalli, që njëherë na duhet të

Godo: Të ringrihet komision për ndryshimin e Kushtetutës
“PD të balancojë institucionet tani që zotëron tri postet më të larta”

Duhet t’i jepet fund kësaj loje, sepse tani, mazhoranca kërkon të prekë Kushtetutën për të përmbushur vullnetin, për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm
shtojmë një anëtar të KQZ dhe ndryshojmë Kushtetutën, tani na duhet të heqim këtë prokuror me emër dhe mbiemër dhe duhet të ndryshojmë Kushtetutën”. Për t’i dhënë njëherë e mirë fund kësaj odiseje qesharake, Godo ka deklaruar se partitë politike do të bëjnë mirë të ulen dhe të diskutojnë ngritjen e një komisioni të

Varet nga ajo që do të bëjë Topi, që të thyhet disi ky monopol i pushtetit të një partie të vetme, e cila mund të bëhet edhe e rrezikshme nëse nuk gjenden njerëzit e duhur për t’u vënë në krye
përbashkët parlamentar, ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike për të vendosur përfundimisht sesi e duan procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm dhe kohën e mandatit që duan t’i lënë atij, si dhe për ndryshimet që duan të bëjnë në Kodin Zgjedhor, duke

hedhur kështu idenë për ndarjen e Parlamentit, duke krijuar dhomën e senatit. Gjithashtu Godo ka hedhur edhe një shigjetë tjetër kërcënuese ndaj mazhorancës, duke deklaruar se kalimi i tri pushteteve, qeveri, Kuvend dhe tani së fundmi edhe president në duart e PD-së, mund të krijojë një monopol të rrezikshëm, nëse nuk janë emrat e duhur në krye të tyre. Por ai shpreson se zgjedhja e Topit si President i vendit dhe qëndrimet e tij balancuese mund të shmangin këtë përqendrim pushtetesh. “Varet pikërisht nga ajo që do të bëjë Topi nga sjellja e tij, që të thyhet disi ky monopol i pushtetit të një partie të vetme, e cila mund të bëhet edhe e rrezikshme nëse nuk gjenden njerëzit e duhur për t’u vënë në krye. Por, sikundër thashë, Topi e jep këtë garanci, pra disi zbutet ose mënjanohet ky rrezik i përqendrimit të pushtetit në një parti të vetme”, është shprehur republikani Godo.

BISEDIMET

Presidenti do të mbyllë këtë javë konsultimin me gjithë spektrin politik parlamentar

Topi, reforma në drejtësi me konsensusin e opozitës
eforma në sistemin e drejtë sisë dhe shkarkimi i Kryeprokurorit me konsensus nga të gjitha forcat politike, do të jetë prova e parë për Presidentin Bamir Topi. Kjo, sepse kreu i shtetit ka premtuar se gjatë mandatit të tij pesëvjeçar në krye të Republikës do të motivohet nga respektimi i Kushtetutës dhe ligjit, duke qëndruar mbi palët politike dhe duke dhënë zgjidhje konsensuale për zhvillimet në vend. Që ditën e parë të punës si President i Republikës, Bamir Topi është munduar ta nisë çdo gjë mbarë, duke zhvilluar takimet dhe konsultat e tij me drejtuesit e partive politike, si opozitare, ashtu edhe mazhoritare, për të marrë mendimin e tyre për një nga çështjet më kyçe, që pritet të tensionojë sërish politikën në shtator: reformimi i sistemit të drejtësisë dhe shkarkimi i Kryeprokurorit. Nga burime pranë Presidentit, mësohet se kreu i shteti, për të shmangur këtë konflikt politik dhe për t’i dhënë vendit një Kryeprokuror

R

të pranuar nga të gjithë, ka zhvilluar një sërë takimesh me faktorët kryesorë të politikës. Takimin e parë Topi e ka realizuar me kryetarin e PS-së, Edi Rama, i cili ka dhënë mbështetjen e tij për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe për kufizimin e mandatit të Kryeprokurorit, nëse respektohet Kushtetuta dhe ligji. Po kështu, Topi ka marrë mbështetjen për kufizimin e mandati të Kryeprokurorit dhe reformimin e sistemit të drejtësisë edhe nga ale-

atët e tjerë të PS-së, kryetari i LSIsë Meta, kryetari i PDS-së Milo e kryetari i PAD-së Ceka. Gjithashtu, pro këtij ndryshimi janë edhe kryetarët e partive mazhoritare, të cilat gjatë takimeve me Presidentin Topi kanë mbështetur idenë e kufizimit të mandatit të Kryeprokurorit dhe reformimin e sistemit të drejtësisë. Presidentit Topi i duhet patjetër konsensusi i të gjitha palëve për reformimin e sistemit të drejtësisë, kjo për të ruajtur balancat mes institucionit që ai drejton dhe partive politike. Balanca, të cilat duhet të ruhen gjithmonë duke respektuar Kushtetutën. Por, sesa do t’ia arrijë kësaj Presidenti Topi, duke mos rënë pre e konjukturave, e presioneve politike dhe sidomos të forcës politike nga ka ardhur, kjo mbetet për t’u parë, pasi ish-presidenti Moisiu nuk e pati shumë të lehte një veprim të tillë. Respektimi i Kushtetutës në vendimet që ai mori për pesë vite me radhë, shpesh herë krijoi edhe pakënaqësi te forcat politike, duke

krijuar një hendek mes institucionit të presidencës dhe institucioneve të tjera të drejtuara nga mazhoranca tri vitet e fundit. Hendek i cili është eliminuar aktualisht pas largimit të Moisiut. Por, a do të mundet Topi të mbajë

këtë situatë të krijuar aktualisht për shumë kohë, pasi drejtuesit e lartë të mazhorancës një ditë pas betimit të Presidentit Topi në krye të shtetit, kërkuan hapur shkarkimin e Kryeprokurorit Sollaku. Kërkesë e cila nuk është ko-

mentuar asnjëherë deri më tani nga Presidenti Topi, i cili qetësisht ka vijuar punën me konsultat me partitë politike, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme që të mbeten të kënaqura të gjitha palët. e.gj.

deklarata
Garuli përsërit kërkesën e republikanëve për reforma të shpejta në drejtësi

takimi
Kryetari i PSD-së është i vetmi që nuk ka dhënë qëndrimin e tij për prokurorin
ga kryetarët e partive opozitare, Presiden ti Topi deri më tani nuk ka takuar vetëm kryetarin e PSD-së, Skënder Gjinushin, i cili ka qenë dhe një ndër më radikalët në qëndrimin e tij kundër zgjedhjes së kreut të shtetit aktual. Por, sipas nënkryetarit të socialdemokratëve, Engjëll Bejtja, Gjinushi e Topi do të takohen sot paradite për të diskutuar për reformën zgjedhore dhe reformimin e sistemit të drejtësisë dhe konkretisht për shkarkimin e Kryeprokurorit Sollaku. Deri më tani kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka qenë një ndër mbështetësit kryesorë të Kryeprokurorit Sollaku, duke kundërshtuar me forcë nismën e mazhorancës për shkarkimin e tij. Gjithashtu, Gjinushi ka kundërshtuar hapur edhe ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Sollakut, i cili dështoi pasi ish-presidenti Moisiu nuk e dekretoi sh-

PR: Presidenti të shkarkojë Kryeprokurorin Sollaku Gjinushi, i fundmi i opozitës takohet sot me Topin
R
epublikanët janë pro nismës së Presidentit Topi për reformimin e sistemit në drejtësi. Kjo është bërë e ditur dje nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Aleksandër Garuli, gjatë një konference për shtyp. Garuli ka deklaruar se PR-ja është e bindur se Presidenti Topi do të shfrytëzojë të gjitha kompetencat e tij kushtetuese për shkarkimin e Sollakut. Ndërsa shton se janë të nevojshme dhe ndryshimet në Kushtetutë. “Përmirësimi i kuadrit ligjor për reformimin e gjyqësorit mund të kërkojë ndryshime në Kushtetutë. Partia Republikane do të jetë pjesë e diskutimit konstruktiv për realizimin e këtyre ndryshimeve”, është shprehur Garuli. Ai ka theksuar se “institucioni i Presidentit luan rol të rëndësishëm në reformimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor dhe kemi besim se Presidenti Topi do të bëjë atë që nuk bëri paraardhësi i tij, i cili nuk shfrytëzoi të drejtën kushtetuese për largimin e Sollakut nga posti i Kryeprokurorit”. Për republikanët në fillim duhet bërë shkarkimi i Kryeprokurorit Sollaku dhe më pas të bëhen rregullimet në kuadrin ligjor që nënkuptojnë dhe kufizimin e mandatit të prokurorit. “Megjithatë më i rëndësishëm mbetet ristrukturimi institucional, ligjor e kushtetues i gjithë këtij procesi, që të mos kemi kolapse të tjera. Ky është një problem që kërkon zgjidhje të shpejtë e më pas duhet shikuar përmirësimi i kuadrit ligjor për mandatin e Kryeprokurorit”, ka theksuar sekretari i Përgjithshëm i PR-së. Republikanët edhe nëpërmjet kryetarit të partisë dhe kryetarit të grupit parlamentar vazhdimisht kanë deklaruar se drejtësia ka mjaft probleme dhe duhet reformuar. Gjithashtu ata kanë këmbëngulur se Presidenti në shtator duhet të firmosë shkarkimin e Kryeprokurorit, duke mos humbur asnjë moment. e.gj.

N

karkimin e tij, duke e argumentuar mosdekretimin e tij me argumentin se nuk gjen hapësira në Kushtetutë për shkarkimin e Kryeprokurorit. Takimi i sotëm mes Gjinushit dhe Topit do të tregojë nëse kryetari i PSD-së ka mbetur ai radikali në mendime pro prokurorit të Përgjithshëm Sollaku, apo ashtu si edhe kolegët e tij opozitarë do të pranojë reformimin e sistemit të drejtësisë dhe prekjen e Kushtetutës për kufizimin e mandatit të Kryeprokurorit, duke dhënë kështu firmën e tij për shkarkimin e Sollakut. Deri më tani, pro kufizimit të mandatit të Kryeprokurorit janë shprehur të gjithë kryetarët e partive opozitare, duke përjashtuar Gjinushin. Meta, Milo e Ceka kanë deklaruar se përderisa të gjitha institucionet kushtetuese kanë një mandat të kufizuar, atëherë pse duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull Kryeprokurori. e.gj.

SHQIP 4

AKTUALITET

E HENE, 6 GUSHT 2007

Shpëtojnë pa dëmtime pasagjerët. Mjeti ishte i treti në radhën e karvanit që shoqëronte çiftin

Peqin, digjet makina e dasmorëve
P
ër pak sa nuk është shndër ruar në mort një nga dasmat e shumta dje në rrethin e Peqinit. Ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një makinë dasmorësh, por fatmirësisht pa asnjë viktimë apo person të lënduar. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Destinacioni i dasmorëve ishte qyteti i Lushnjës. Burime policore bëjnë të ditur se është djegur makina me targa LU 91 48 A dhe shkak është bërë shpërthimi i bombolës së gazit, me të cilën ishte përshtatur karburanti i makinës. I njëjti burim ka saktësuar se mjeti ishte pronë e Bledar Kokjas, i afërm me çiftin që organizonte dasmën. Karvani i krushqve është nisur nga Lushnja mëngjesin e djeshëm për të marrë një nuse në fshatin Gjocaj të Peqinit dhe si zakonisht dhjetëra makina në të tilla raste krijojnë vargun e gjatë të dasmorëve hokatarë. Pa

Shkak, shpërthimi i bombolës së gazit me të cilën ishte përshtatur depozita e karburantit
arritur në qytetin e Peqinit, rreth 4 kilometra larg tij, makina e tipit "Wolksvagen", që punonte me gaz, ka shpërthyer në flakë dhe karvani i makinave

shoqëruese është ndarë më dysh. Mësohet se drejtuesi i makinës, bashkë me tre persona të tjerë, po dasmorë, kanë dalë me të shpejtë nga frika dhe kanë shpëtuar për mrekulli. Ndërsa dasmorët janë lebetitur dhe për pak sa hareja e tyre, përzier me kënaqësinë e rakisë, nuk është kthyer në lot. Njëri prej dasmorëve ka telefonuar repartin e zjarrfikësve të Peqinit, por këta të fundit, me gjithë përgjigjen e shpejtë, kanë

gjetur vetëm skeletin e makinës së djegur. Makina që mori flakë ishte e treta në radhë, menjëherë pas asaj të nuses me dhëndrin. Policia lokale ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e saj dhe i ka lënë të lirë të shkojnë dasmorët. Këta të fundit kanë udhëtuar drejt qytetit të Lushnjës, ku i priste ceremonia festive, ajo e ardhjes së nuses. Besim Dybeli

Zjarri, që përfshiu qendrën e prodhimit të naftës në fshatin Kuqar, është përhapur në ullishtat aty afër

Në pranga tre naftëtarë
Patos, i vunë zjarrin pusit të naftës ku punonin prej dy muajsh
MATILDA TROKA

hetimi
PUSI
Zjarri ka rënë në këtë pus të ri nafte në fshatin Kuqar, i cili vetëm pak javë ka që ka rifilluar prodhimin pas një ndërprerjeje 25-vjeçare të funksionimit të tij

jë zjarr i madh ka përfshirë një qendër të prodhimit të naftës në fshatin Kuqar, pikërisht një pus të ri, i cili kishte nisur nga funksionimi vetëm 2 muaj më parë, ndërsa tre naftëtarë janë arrestuar të akuzuar si zjarrvënës. Zjarri ka djegur jo vetëm sektorin e nxjerrjes së naftës, por edhe një sipërfaqe të madhe me ullishte. Policia e Fierit, si dhe mjetet zjarrfikëse, kanë mundur të vënë nën kontroll situatën e flakëve pas katër orë lufte me to. Më vonë, policia ka ndaluar dhe pranPas shuarjes së zjarrit dhe gosur tre punonjës këqyrjes së vendit të ngjarjes, ortë ndërmarrjes, që u ganet kompetente kanë nxjerrë mbulua nga flakët, edhe listën e dëmeve të këtij zjarri. të dyshuar si autorë Policia e Fierit dhe kreu i Repartit të qëllimshëm të të Mbrojtjes nga Zjarri në Fier konkëtij zjarri. firmojnë për "Shqip", se dëmet e këtij zjarri janë të mëdha. Ai e ka Zjarri djegur plotësisht këtë grup proRreth orës 14:00, një zjarr i madh e ka dhimi të nxjerrjes dhe përpunimit pasur vatrën e parë të naftës e gazit, si dhe të gjitha të tij në grupin e materialet që gjendeshin në nëntë të sektorit Nr. sipërfaqe të sektorit të naftës. 6 të Ndërmarrjes së Niveli i djegies është shumë i lartë Prodhimit të Naftës dhe ka prekur edhe nëntokën. dhe Gazit në Patos, Gjithashtu, dëme të mëdha ka ndërmarrje kjo në pasur një sipërfaqe prej 8 ha e varësi të kompanisë mbuluar me ullishte. Afro 40 ban"Albpetrol" sh.a. Siorëve të fshatit Kuqar u janë shkpas burimeve nga rumbuar plotësisht ullinjtë. vendi i ngjarjes, mësohet se zjarri ka rënë në këtë pusi të ri nafte në fshatin Kuqar, i cili, vetëm pak javë ka që është në pe- zjarrit, policia ka marrë në pyetje riudhë prodhimi, pas një ndërpre- një numër të madh punonjësish rje 25-vjeçare të funksionimit të tij. naftëtarë, të cilët kanë qenë në Si shkak i terrenit të mbuluar me punë gjatë kohës që ra zjarri. Sipas mbetje të naftës, sasi gazi, si dhe burimeve zyrtare të policisë së Fitubacione të transportimit të gazit erit, mësohet se zjarri ka qenë i dhe naftës i gjithë terreni përqark qëllimshëm. Ai është vënë nga disa është mbuluar nga flakët. Si rezu- punonjës në pikën e dekantimit, ltat flakët kanë përparuar dhe pikërisht atje ku çlirohet gazi në kanë djegur plotësisht një sipër- natyrë, me qëllim djegien e tij. Polifaqe prej 8 ha ullishte dhe më cia ka ndaluar tre naftëtarë: Sabri shumë se 800 rrënjë ullinj të fshatarëve të fshatit Kuqar e fshatrave fqinj me të. Si fillim kanë qenë banorët e zonës ata që kanë luftuar me flakët, ndërsa prej Ndërmarrjes së Naftës është njoftuar policia dhe Reparti utjet e një jave më parë nga be i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimsimtarët myslimanë tani janë it, Fier. Mjeti i parë që mbërriti në plotësuar. Temperaturat e larta dhe vendin e ngjarjes ka qenë ai i zjarmoti i nxehtë janë larguar bashkë rfikëses Patos dhe është pasuar me muajin korrik. Temperaturat me mjetin e vetëm që ka kompajanë ulur, dielli ka qenë më pak i nia e naftës "Albpetrol". Në ndihnxehtë se zakonisht dhe kanë nimë të tyre kanë shkuar dhe katër sur reshje shiu në zonën verilindore mjete të tjera nga Fieri dhe Berati, të vendit. Instituti i Hidrometeotë cilat janë përpjekur për të lokalizuar vatrat e shumta të zjarrit për rologjisë ka parashikuar ulje të më shumë se katër orë. mëtejshme të temperaturave dhe

N

Zjarri është vënë në pikën e dekantimit, atje ku çlirohet gazi në natyrë, me qëllim djegien e tij

ARRESTIMET
Policia ka arrestuar tre naftëtarë të akuzuar si zjarrvënës: Sabri Elmazin, me pozicionin e teknikut të lartë, Albert Shpatasin, me detyrë roje dhe Hamit Hoxhën, pompist

Dëmet

Pusi jashtë funksionit, 8 ha ullishte të djegura

BANORËT
Banorët e Kuqarit kanë pasur debate të ashpra me krerët e kompanisë për eliminimin e shumë funksioneve të këtij pusi, për shkak të rrezikut të zjarrit që paraqiste ai

PRECEDENTI
Ky është zjarri i tretë që djeg këtë sektor, si dhe zonën përqark. Në rastet e mëparshme nuk ka pasur autorë konkretë, ndërsa kësaj radhe policia ka prangosur 3 të dyshuar

NDIHMA

Në ndihmë të zjarrfikëses së Patosit kanë shkuar edhe 4 mjete nga Fieri e Berati, të cilat janë përpjekur për të shuar zjarrin për më shumë se 4 orë

Elmazin, teknik i lartë, Albert Shpatasin, roje dhe Hamit Hoxhën, pompist. Banorët e fshatit Kuqar, prej kohësh kanë pasur debate të ashpra me krerët e kompanisë për eliminimin e shumë funksioneve të përpunimit të naftës në këtë pus. Sipas banorëve, pas rifutjes në punë të pusit “Kuqar 4000” rreziku i zjarrit ka qenë përherë prezent. Ban-

orët thonë gjithashtu se kompania e naftës "Albpetrol" ka përvetësuar në forma arbitrare tokat e fermerëve dhe i ka vënë ato në funksion të saj. Sipas policisë së Fierit banorët janë përjashtuar nga çdo dyshim i mundshëm për autorësinë e zjarrit për faktin e vetëm se vatra e parë e tij është parë në grupin e gazit të ndërmarrjes së naftës dhe prej andej flakët kanë përparuar.

Instituti i Hidrometeorologjisë
më. Sinoptikanët kanë parashikuar se këtë javë do të mbizotërojë mot i freskët, temperatura të ulëta, si dhe reshje kryesisht në zonën verilindore të vendit. Instituti ka parashikuar se kjo javë do të jetë më e freskët, ndërkohë që në qytetet bregdetare deti do të ketë dallgë më të fuqishme se zakonisht. Korça, Peshkopia, Kukësi kanë qenë qytetet ku kanë rënë reshje shiu, por ato kanë lagur vetëm tokën. Temperaturat do të ulen me 2 deri në 3 gradë Celsius dhe do të mbizotërojë një mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Por, sipas parashikimeve, pas ditës së martë temperaturat do të rriten sërish me 2 gradë Celsius. Përgjatë dy muajve të fundit, vendi u përfshi nga temperatura tepër të larta, të cilat në ditë të caktuara i kaluan edhe 40 gradë Celsius. Muaji qershor dhe korrik u karakterizua nga temperatura tepër të larta, nga një verë e thatë pa reshje dhe pa ndryshime të theksuara klimaterike. Pasi në vend prej javësh nuk kishte asnjë ndryshim të motit, besimtarët myslimanë u lutën me duart drejt qiellit për reshje shiu dhe freskim të motit. Gjatë kësaj periudhe, kur luhatjet e temperaturave janë të theksuara, mjekët këshillojnë që të tregohet më shumë kujdes me fëmijët dhe të moshuarit. Organizmi i këtyre dy kategorive është tepër i ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve. Duhet pasur kujdes me ushqimin, veshjen dhe secili duhet të konsumojë sa më shumë lëngje, si dhe mesatarisht 2 litra ujë në ditë. Lo.Mi.

Vapa ikën bashkë me korrikun, nisin reshjet në Verilindje

L

Arrestimi i naftëtarëve Menjëherë pas vendosjes nën kontroll të vatrave të shumta të

ftohje të motit. Rrymat ajrore që solli Afrika në rajon dhe në vendin tonë, tani janë larguar dhe nuk kthehen

E HENE, 6 GUSHT 2007

AKTUALITET

SHQIP 5

Policia po heton shkaqet e zjarrit në zonën rezidenciale, por ende nuk ka një version zyrtar

Zjarr në vilat qeveritare, frikë për Topallin e Sejdiun
Politikanët e lartë po pushonin në Durrës kur nisën flakët
VALI QYRFYÇI

Z

jarri nuk ka kursyer as bllokun e rezidencave qe veritare në plazhin e Durrësit. Ekspertët janë treguar të kujdesshëm në deklarime, po menjëherë kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm. Gjithsesi, vatrat e veçanta të tij dëshmojnë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që hetimet janë fokusuar në dy pista, të cilat bashkohen në një pikë. Zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut. Një cigare e hedhur shkujdesshëm, apo një shkak tjetër me pasoja të rënda. Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se kanë dëgjuar një shpërthim të vogël dhe më pas janë parë flakët. Deri në mbrëmjen e vonë agjentët antikrim qëndruan në vendin e ngjarjes duke hetuar dhe kanë zbuluar se nga ç'pikë kanë nisur flakët që prekën më shumë se 2 hektarë sipërfaqe të bleruar. Ndërkaq, burime të sigurta zyrtare thanë për "Shqip" se në momentin e rënies së zjarrit në vilat qeveritare kanë qenë duke pushuar kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si dhe dy liderët kosovarë, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Të njëjtat burime konfirmuar se në ndryshim nga të dielat e zakonshme, kur ai ndodhet në vilën e tij në Durrës, Kryeministri Berisha, por edhe Presidenti Topi, për shkak të impenjimeve të punës nuk kanë qenë në bllokun rezidencial. Qeveritarë, të cilët pushonin në godina, janë alarmuar teksa kanë parë flakët që përpinin kallamishtet, shkurret e zhurisnin pemët e larta, jo larg vendpushimit të tyre. Era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke vështirësuar ndjeshëm punën e zjarrfikësve. Situata është paraqitur e rënduar në të gjithë zonën e plazhit, pasi ka shkaktuar bllokimin për më shumë se një orë të qarkullimit normal në rrugën e plazhit. Zëvendëskryeministri Gazmend Oketa, njëkohësisht kryetar i grupit të emergjencave, ka deklaruar për "Shqip" se një grup ekspertësh po heton në lidhje me zjarrin për të zbuluar shkaqet e tij. Rreth katër orë pas zjarrit, plazhi i Durrësit i është rikthyer normalitetit, ndërsa në rrugën kryesore që përshkon atë largohen zjarrfikëset e fundit. Por atje ku flakët kanë shkrumbuar thuajse gjithçka, kanë mbetur ende zjarrfikës në shërbim. "Duhet shuar çdo vatër zjarri, sado e vogël qoftë, pasi mund të fuqizohet gjatë natës dhe të prekë dhe zonat e pacenuara", thotë njëri prej zjarrfikësve. Avionët italianë që kanë përshkuar qiellin mbi plazhin e Durrësit janë larguar. Në vendin e ngjarjes, dëshmitarë të shumtë të thonë se flakët janë parë rreth orës 14:10, ndërsa njoftimi në repartin e zjarrfikësve të Durrësit ka mbërritur në orën

14:15. Menjëherë është angazhuar pjesa më e madhe e uniformave të kuqe për të shuar zjarrin. Në repartin zjarrfikës bëjnë të ditur për gazetën se ka qenë gjysma e efektivit, rreth 20 veta, si dhe 3 automjete zjarrfikës të angazhuar në fikjen e këtij zjarri, kurse të tjera forca e mjete kanë mbërritur nga Tirana dhe Kavaja. Në operacion janë përfshirë dhe forca të gardës ushtarake. Ka pasur tri vatra të ndryshme zjarri,

ndërsa nga hetimet e para ka rezultuar se fillesa e flakëve ka qenë në pjesën fundore të rrethimit, ngjitur me qendrën tregtare "Iliria". Pikërisht aty ka shpërthyer zjarri. Ndërsa vendi ishte përfshirë nga flakët dhe zjarrfikëset e ushtarët luftonin me to, në vendngjarje ka mbërritur numri 2 i qeverisë, Gazmend Oketa, i cili e ka vlerësuar këtë rast si një tjetër në morinë e zjarreve që kanë përfshirë këtë se-

zon vendin tonë. Edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka qenë atje. Oketa pohon se nuk ka qenë duke pushuar te blloku i rezidencave, por ka mbërritur aty pas marrjes së njoftimit. Megjithëse zjarri nuk i është afruar vilave të pushimit, shumica e pushuesve i kanë braktisur ato duke ndërprerë pushimin e fundjavës dhe duke u rikthyer në Tiranën e zhurmshme për të pritur atje mbërritjen e një jave të re pune.

pushimet
BLLOKU I VILAVE, VENDPUSHIM QEVERITARESH
Vilat qeveritare në plazhin e Durrësit mirëpresin çdo vit krerët e shtetit shqiptar, duke ofruar komoditet dhe relaks buzë Adriatikut, jo larg zyrave të tyre të punës. Blloku i rezidencave ndodhet në sektorin "Iliria" të plazhit të madh dhe ishte pikërisht zona e gjelbëruar e tij që mbante larg vështrimit kureshtar të qytetarëve vendin ku pushonin të mëdhenjtë e vendit. Zjarri që ra dje e ka thyer këtë barrierë, duke e zhveshur keqazi zonën ku pushojnë Presidenti i Republikës, Kryeparlamentarja, Kryeministri dhe ministrat e kabinetit të tij. Hyrja në këtë zonë të plazhit është thuajse e pamundur për qytetarët e thjeshtë. Madje dhe disa familjeve që kanë banesat e tyre pranë vilave u është dashur të marrin fletëhyrje për t'u futur në zonë dhe përdorur pronën e tyre.

ndryshimi
Njerëzit, viktimë e tekave të natyrës!

MASAT

U dërguan forca shtesë nga repartet zjarrfikëse të Durrësit, Kavajës dhe Tiranës

Gjirokastër, nga zjarri në shi
N
jerëzit mbeten gjithmonë viktimë e tekave të natyrës. Kjo vërtetohet me situatën e djeshme në Gjirokastër, kur nga gjendja emergjente me zjarr moti ndryshoi duke sjellë një stuhi shiu. Një situatë dimri me reshje shiu ka qenë panorama e mesditës së të dielës në Gjirokastër. Sasi të konsiderueshme reshjesh të shoqëruara me breshër kokërrmadh, si dhe erëra të forta, kanë karakterizuar orët e drekës në qytet dhe rrethina. Intensiteti i madh i reshjeve ka shërbyer për lokalizimin e flakëve të zjarrit në zonën e parkut natyror të Sotirës, të cilat u riaktivizuan mesditën e së shtunës për herë të tretë brenda dhjetë ditëve të fundit. Burime nga shërbimi zjarrfikës kanë pohuar se flakët e zjarrit, ndonëse jo të mëdha, janë dukur në kurorën e gjelbër të Sotirës mesditën e së shtunës dhe është dashur ndihma e një helikopteri grek të minimizojë intensitetin e flakëve që po merrnin trajta masive. Zjarret janë hasur edhe në zonën e Kurveleshit në Tepelenë, por kanë qenë të karakterit sporadik e lokal, duke mos u trajtuar nga zjarrfikësit. Për 120 minuta rresht shiu i dendur ka zbrazur rrugët e Gjirokastrës nga kalimtarët dhe makinat. Këto të fundit kanë pasur probleme në qarkullim brenda qytetit, si pasojë e radhëve të krijuara në bulevardin qendror të "18 shtatorit". Megjithatë burime policore kanë konfirmuar se qarkullimi i automjeteve nëpër akset nacionale dhe rurale në Qarkun e Gjirokastrës ka qenë më se normal dhe nuk janë shënuar raste në aksidente dhe bllokim rrugësh. En. Se.

Ministria: 10 zjarrfikëse e dy avionë për shuarjen e zjarrit
jarri i rënë dje në territorin e rez idencave qeveritare në plazhin e Durrësit ka vënë në alarm strukturat e zjarrfikëseve në tri qytete. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme për shuarjen e zjarreve janë dërguar 10 zjarrfikëse dhe dy avionët ushtarakë që erdhën dy ditë më parë nga Italia, si pjesë e ndihmës që ky vend po i jep Shqipërisë në këtë situatë të vështirë nga zjarret. Zyrtari i Ministrisë së Brendshme ka sqaruar se drejtuesit e kësaj ministrie kanë qenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës, e cila është zgjidhur në një kohë të shpejtë, por nuk ka sqaruar nëse operacioni për shuarjen e zjarrit është drejtuar nga shtabi i emergjencës apo strukturat e tjera drejtuese të zjarrfikësve. Ndërkaq, i kontaktuar në linjë telefonike, drejtuesi i zjarrfikëseve, Dilaver Laçi, ka thënë se situata është vënë shpejt nën kontroll dhe nuk ka pasur rrezik për vilat qeveritare. Ai

Z

ka rikonfirmuar se përveç 10 makinave zjarrfikëse të ardhura nga qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Kavajës, janë thirrur për ndihmë edhe dy avionët italianë. Avionët e tipit "Canadair", të specializuar për shuarjen e zjarreve, ishin duke operuar në disa

zona të Shkodrës, për shuarjen e disa zjarreve lokale, ndërsa janë thirrur me urgjencë. Sipas Laçit, puna më e madhe është përballuar nga zjarrfikëset, ndërsa avionët kanë bërë dytre fluturimet mbi zonën e zjarrit. Por burime nga vendngjarja thonë se ndërhyrja e avionëve italianë ka qenë mjaft e rëndësishme për të kufizuar dhe më pas për të vënë nën kontroll situatën. Makinat e zjarrfikëseve kanë ardhur shumë shpejt në zonën e ngjarjes, por dëshmitarë okularë thanë se veprimet e tyre ishin të pakoordinuara dhe kishte një mungesë të dukshme organizimi. Të njëjtët dëshmitarë që ishin duke pushuar në zonën e plazhit aty afër thanë për "Shqip" se zjarrfikësit, veçanërisht në momentet e para, "nuk dinin se çfarë të bënin më parë". Madje edhe pas fikjes së zjarrit dhe largimit të tyre, në vendngjarje kanë mbetur vatra të vogla zjarri gjysmë të ndezura. F.Serjani

SHQIP 6

AKTUALITET

E HENE, 6 GUSHT 2007

Banorët e fshatit Gorishovë të Fierit denoncojnë tre inspektorë policie për ushtrim dhune

Policia kërkonte një kultivues droge, që është dënuar nga gjykata e rrethit me 15 muaj burg

Dështon aksioni, policia përleshet me gra e fëmijë
Fier, akuzohen se kanë marrë peng një djalë 13 vjeç
MATILDA TROKA

I

lin tim tjetër, Zihniun, i cili është 13 psikologjike, por edhe fizike ndaj ndodhur me banorët e fshatit Gorvjeç, dhe pasi e rrahën duke e godi- Zihniut. Ata e kanë mbajtur 6 orë ishovë, por saktësojnë se është bërë nspektorë të Seksionit të Anti tur në çdo pjesë të trupi, e futën në peng, duke e lënë rreth orëve të një kallëzim penal ndaj disa bandrogës në Drejtorinë e Policisë furgon dhe ikën në një fshat 22 ki- mëngjesit në një pyll në afërsi të orëve, që kanë kundërshtuar forcat Fier janë përleshur me gratë lometra larg nga Gorishova. Ata Vjosës”. Burimet zyrtare të policisë e policisë dhe kanë favorizuar dhe fëmijët e një fshati, pasi kanë kanë ushtruan jo vetëm dhunë Fier pranojnë përplasjen që ka largimin e të kërkuarit. dështuar në kapjen e një të kërkuari. Sipas banorëve të fshatit Gorishovë të Komunës Cakran, brenda muajit të fundit pesë operacione të tilla dhune ka ushtruar policia e Fierit në këtë fshat. Dhuna nuk ka kursyer as djalin 13-vjeçar të të Zbarkimi më i fundit i inspektorëve të Antidrogës së Fierit kërkuarit, i cili sot ka një në fshatin Gorishovë, 24 kilometra larg nga Fieri, është bërë raport mjeko-ligjor, që mesditën e së shtunës. Antidroga ka dashur të ndalojë të tregon deformimet kërkuarin prej 5-muajsh, Shaban Muçaj, i cili është dënuar prej psikike që i ka shkaktuar Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me 15 muaj për kultivimin e 5 dhuna. Të shtunën në rrënjëve bime narkotike, kanabis sativa. Në periudhën kur drekë, forca të shumta Gjykata e Fierit kishte shpallur vendimin ndaj 55-vjeçarit Shapolicore kanë zbarkuar ban Muçaj, ai ishte në Greqi. Kur u njoh me vendimin e gjykatës, në fshat për të arrestuar Muçaj është kthyer nga emigrimi dhe ka përshpejtuar proceShaban Muçajn, i cili ëshdurat për të apeluar çështjen e tij, duke u fshehur prej policisë DENONCIMI të dënuar nga Gjykata e së Fierit. Por, gjatë kësaj periudhe, Muçaj bie në duart e poliNdërsa përleshja e fundit e policisë Shkallës së Parë në Fier cisë Fier, pasi ishte dëshmitar i një aksidenti rrugor. Inspektorë me familjarët e të kërkuarit Shaban me 15 muaj burg për kultë policisë së Fierit, duke mos ditur se Shaban Muçaj ishte perMuçaj dhe banorët e fshatit tivim të lëndëve narkoson i shpallur në kërkim, e kanë e lënë të lirë, pasi e mbajtën Gorishovë u zhvillua dy ditë më parë, tike. Banorët e fshatit dhjetë orë në ambientet e Komisariatit të Fierit. Por janë kthynjë përfaqësi prej 20 banorësh të thonë se të gjithë kontroler ta kërkojnë, madje dhunshëm, vetëm 8 ditë më vonë. Ky fakt këtij fshati ka denoncuar këtë fakt në let e policisë së Fierit janë shpërfillet sot prej drejtuesve të policisë së Fierit, të cilët nuk Komisariatin e Policisë së Fierit gjatë shoqëruar me kërcënime duan ta komentojnë faktin se e patën të kërkuarin në dorë dhe paradites së djeshme dhe dhunë të ashpër. Ata e lanë vetë të lirë. tregojnë se jo vetëm familja e të kërkuarit, por 50 shtëpi të fshatit u bastisën prej SARANDË uniformave blu. Kamber Osmani, një burrë rreth të 70-ave, tregon dhunën e dy ditëve më parë. “Ne pamë shumë persona që hynë me zallamahi, duke shkulur derën e shtëpisë. Ishte mesditë dhe u dëgjuan kërcënimet e tyre që thoshin: etë pushues nga Tirana e Ko “Do t’ju shfarosim të gjithëve”. rça, mes të cilëve edhe një Menduam se ishin hajdutë apo vajzë 4 vjeçe, i ka gjetur ndonjë bandë e tillë, por vetëm pak mëngjesi i djeshëm në Plazhin e minuta më vonë, kur i gjithë fshati Pasqyrave, atje ku kishin shkuar të u mblodh në atë shtëpi, morëm organizuar për të kaluar një ditë zgjedhur. Nga njëra anë i rrethonvesh se ishin policë”, thotë 70- ndryshe, me më shumë variacion e te shkëmbi i thepisur sa për dy palvjeçari. Sipas banorëve, 10 gra kanë vetmi. Mes tyre ka qenë edhe një late lartësi, nga ana tjetër dallga që marrë plagë në trup, ndërsa shen- pedagog i inxhinierisë së ndërtimit kishte zënë tërë shtigjet nga kishin jat e dhunës dallohen qartë edhe me të fejuarën e tij. Por variacioni i shkuar lehtësisht në mëngjesin e së te fëmijët. Ndërkohë, bash- menduar është kthyer në privacion shtunës. Në orën 19:00 ata kanë kërkuar këshortja e të kërkuarit, Bajame të vërtetë, deri në mungesën e shMuçaj, 52-vjeçe, tregon për “Shqip” tratit për gjumë, përveç stresit që i ndihmë duke telefonuar numrin se policët gjatë operacionit të fun- ka shoqëruar deri sa ka zbardhur 129. Roja bregdetare me gomonen dit kanë tentuar ta vrasin duke e dita e re. Nuk ka qenë një aventurë e me skafin e policisë kufitare dhe mbytur. “Ishte ora 14:00, kur së për ta kaluar natën jashtë, por një forca të tjera nga toka, kanë tentubashku me dy djemtë po qetëso- qëndrim i detyruar, pasi dallgëziheshim, pasi kishim punuar tokën. mi i detit, i shtuar së tepërmi në Dëgjuam zëra nga prapa derës dhe orët e pasdites së të shtunës, u ka u stepëm, pasi menduam se ishte ngritur një grackë, që është bërë e ndonjë grup hajdutësh. Ata i binin pakalueshme. Tani që pushuesit portës së banesës deri sa e shkulën e bllokuar në plazh ndjehen jashnga vendi dhe m’u hodhën në të rrethimit, falë një operacioni të grykë mua dhe fëmijëve. Ulërima uniformave blu të komisariatit të ime bëri që të dëgjonin shtëpitë Sarandës, ata tregojnë gjithë afër, se kështu jemi në fshat. Gjithë peripecitë që u desh të kalonin, banorët e zonës erdhën këtu dhe u sidomos orëve të natës. Ato kanë përleshën me policët, që pasi na qenë orë të ndriçuara dhe të ngrorrahën mirë e mirë, na thanë se po hura nga një zjarr që mundën të kërkonin burrin tim Shabanin”, tre- ndezin dhe në shoqërinë e një poligon gruaja. ci, që ka zbritur me litar nga shkëmDuke e cilësuar veprën e bash- bi-humnerë, i cili bie thikë në më këshortit të saj si një vepër të kon- shumë se 70 metra. Rrethimi i disa sumuar nga çdo banor i Cakranit, familjeve të ardhura me pushime Bajame Muçaj thotë se “policia në Sarandë ka ndodhur në një gji edhe herë të tjera ka ushtruar disi të mënjanuar të Plazhit të Pasdhunë ndaj familjes tonë, por kësaj qyrave, ku ata kishin shkuar pararadhe edhe ndaj banorëve të fs- diten e dy ditëve më parë. Pengehatit. Pikërisht Detliun, djalin tim sat shkëmbore dhe ato ujore i kish9-vjeçar, dy nga policët, që quhen in kaluar pa problem, pasi deti ishGentian Dedei dhe Verard Kërma, te i qetë. Por ai befas është egëre kanë marrë zvarrë nëpër rrugët e suar në orët e pasdites dhe brenfshatit, si dhe i kanë mbyllur gojën da një gjysmë ore, të tetë personat që të mos pipëtinte. Për këtë kam e kanë parë të pamundur largimin denoncuar 10 ditë më parë në poli- nga plazhi i veçuar që kishin ci. Por, nuk mjaftoi me kaq dhe me ardhjet e tjera të policisë, katër ditë më parë, në mesnatë, ndërsa unë isha në një vdekje dy fshatra më tutje, inspektorë policie morën dja-

Gruaja dhe djali i të kërkuarit Shaban Muçaj

Gafa

Rastet

Personi që kërkohej dje u la i lirë vetëm 10 ditë më parë

Dhuna, tregues konstant për policët e Komisariatit të Fierit
Një rast i mëparshëm i ushtrimit të dhunës nga ana e forcave të policisë së Fierit ka qenë rreth një vit më parë, kur u shoqëruan katër të rinj. Në oborrin e komisariatit të policisë, pa i marrë akoma në pyetje, uniformat blu i kanë rrahur të rinjtë në sytë edhe të shumë kalimtarëve të rastit, pasi dera e madhe e komisariatit ishte e hapur. Pamjet e këtij akti të një viti më parë janë publikuar prej gazetës, ndërsa në atë kohë është marrë masa me largim nga puna të autorit të dhunës, që mbante një post drejtues në Komisariatin e Policisë së Fierit. Ndërkohë, mësohet se policët e akuzuar për aktin e fundit të dhunës në Komunën Cakran kanë edhe probleme të tjera në detyrën e tyre. Sipas burimeve nga policia e Fierit, të tre inspektorët e akuzuar nga fshatarët e Gorishovës mbajnë në CV-të e tyre një të kaluar jo fort të ndritur. Gentian Dedei, vetëm 3 javë më parë është rifutur në radhët e Policisë së Shtetit, si shkak i një dënimi të mëparshëm prej 18 muajsh, pasi arma e humbur e tij rezultoi të jetë përdorur në një vrasje në qytetin e Shkodrës. Bernard Kërma vjen për herë të parë në Policinë e Shtetit, edhe pse nuk ka arsimin e duhur, ndërsa Zaim Dervishi po procedohet për kërkim ryshfeti.

Policia arrin t’i shpëtojë vetëm pas 12 orësh përpjekje. Mes të rrezikuarve, edhe një fëmijë

T

Deti i tërbuar zë në grackë tetë turistë nga Tirana dhe Korça
ar disa herë t’i evakuojnë, por ka qenë e pamundur, tregon Urim Rexhepi, shef i komisariatit të Sarandës, që ka kryesuar operacionin. Në orën 01:00 pas mesnate është parë se nuk ishte e mundur që t’i ktheje në hotelin e prenotuar familjarët e bllokuar në plazh. Gomonia nuk afrohej dot më tepër se 60 metra nga bregu, pasi, nën furinë e dallgëve, ajo dhe unifor-

mat që ishin në të rrezikonin të përplaseshin në shkëmb. Më e mundshme për të hyrë në kontakt me ta është gjetur depërtimi nëpërmjet malit. Tre policë kanë përdorur një litar të siguruar në Ksamil dhe kështu është bërë e mundur të zbresin në dritën e hënës së zbehtë, të gjëmimit të dallgëve dhe të lutjeve të familjarëve. Ngjitja sërish ka qenë disa herë më vështirë edhe për dy policët që iu ribashkuan uniformave, ndërsa njeri prej tyre është lënë pranë pushuesve të bllokuar. Atyre u janë dhënë veshje e batanije për të kaluar natën dhe mbajtja e ndriçuar e vendit është siguruar përmes një zjarri. Me zbardhjen e ditës së re, në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm, duke pritur edhe rënien e dallgëzimit të detit, që ka zbritur në 3 ballë, ka nisur evakuimi një nga një i të gjithë personave të bllokuar. Në orën 05:30 është sjellë e para në lokalin e Plazhit të Pasqyrave vajza 4-vjeçare e pastaj me radhë gratë dhe burrat. Evakuimi është bërë duke përdorur gomonen e policisë kufitare dhe xhaketat shpëtuese. Ora 07:00 ka shënuar fundin e operacionit të zhbllokimit të plazhistëve në Plazhin e Pasqyrave. Ata janë dukur të pagjumë dhe të lodhur nga stresi i një nate me surpriza të pakëndshme. Të gjithë ishin shumë mirënjohës për uniformat e Sarandës, që ndanë shqetësimin me ta, ndërkohë që ndaj medias së pranishme kanë pasur një kërkesë të vetme: të mbeten të paidentifikuar në emra. Thoma Nika

E HENE, 6 GUSHT 2007

AKTUALITET

SHQIP 7

Dy ditë pas vrasjes së Nesti Gavoçit, të gjithëve në lagjen “Sarreq” u duket e pabesueshme

Shkodër, radiografia e një krimi
Historia e miqësisë së dy të rinjve, që përfundoi me plumba e gjak
jëri hyri në dhe, ndërsa tjetri po qëndron pas hek urave. Kështu ka përfunduar historia e një miqësie të ngushtë, të nisur qysh në fëmijëri mes Nesti Gavoçit dhe Andrea Çobas. Grindja mes tyre nisi në plazhin e Velipojës, në një disko verore. Një nga punonjësit e kësaj diskoje tregon me gisht në atë tavolinë ku nisi sherri. Po në atë tavolinë dje qëndronte një grup me djem e vajza, që njësoj si dy personazhet e historisë sonë, shijojnë muzikën buzë detit, por me një ndryshim, se mes tyre nuk duket se ka sherr mes shokësh. Nëse do të ishin treguar pak më të matur, dy shokët Andrea dhe Nesti, do të kishin qenë të ulur sërish së bashku edhe sot në atë tavolinë. Në plazhin e Velipojës, në ambiente të ndryshme, ende flitet për ngjarjen. Për ata që i njihnin dy shokët, është ende e pabesueshme. Duke u kthyer nga Velipoja për në Shkodër, në vendin e ngjarjes, një grua me një zorrë uji lante dje asfaltin. Aty ka ende shenja të gjakut të viktimës. Ata që e dinë se aty para disa ditësh ka ndodhur një vrasje, ndalin shpejtësinë dhe si me keqardhje shohin gruan që vazhdon të lajë rrugën dhe nuk e kthen kokën nga kureshtarët. Ndërsa për ata që nuk dinë se çfarë ka ndodhur, veprimi i gruas që lan rrugën duket thjesht i çuditshëm. E nisur si një ditë argëtimi në plazhin e Velipojës, për dy shokët e ngushtë përfundoi tragjikisht. Mësohet se Nesti, së bashku me ish-gruan e shokut të tij, Andreas, dhe dy vajza të tjera, emigrante që kishin ardhur për pushime, janë nisur pasdite vonë drejt plazhit të Velipojës, pasi në një nga diskot verore ishte e ftuar një këngëtare e njohur shqiptare. Atë ditë, para se të niseshin për në Velipojë, Andrea dhe Nesti kishin qëndruar së bashku. Kishin pirë kafe si çdo ditë. Dy shokët janë takuar në plazhin e Velipojës, por kësaj radhe takimi nuk ka qenë si herët e tjera. Andrea i ka kërkuar shokut që të mos qëndrojë në shoqërinë e gruas, që ai e kishte ndarë. Por Nesti ka vazhduar pijen në diskon verore së bashku me ish-gruan e Andreas dhe dy vajzat e tjera. Rreth orës 02:00 të mëngjesit, Nesti është nisur me makinë drejt Shkodrës së bashku me Artjolën, ishgruan e Andreas, dhe dy vajzat e tjera. Gjatë kësaj kohe, Andrea i ka bërë telefon shokut të tij, Nestit, por ky i fundit nuk e hapur atë. Andrea më pas i ka dërguar mesazh shokut: Zbrite nga makina ishgruan time! Nesti i ka kthyer mesazh: Po të dojë, le të ulet, unë jam duke e çuar në Shkodër. Pas kësaj sms-je, Andrea i është vënë pas makinës së shokut të tij dhe në afërsi të fshatit Trush, 7 km pa hyrë në Shkodër, ai e ndalon dhe nxjerr nga makina ish-gruan, duke e goditur dhe vënë pistoletën në kokë, në këtë moment nga makina del Nesti për të ndërhyrë në qetësimin e situatës, por dalja e Nestit nga makina është kuptuar nga shoku i tij, Andrea, si një veprim për të ndihmuar ish-gruan e tij dhe e ka qëlluar për vdekje shokun e ngushtë, Ernest Gavoçin. Pas vrasjes, autori Andrea largohet së bashku me ish-gruan dhe braktis makinën e tij në afërsi të fshatit Bërdic, 2 km pa hyrë në Shkodër dhe më pas me ndihmën e një

N

taksie është larguar për në fshatin Bardhaj, për t’u fshehur në tunelet që përdoreshin nga ushtria. Aty, në tunele, Andrea qëndron së bashku me ish-gruan, por pas rreth 8 orësh ai e lë të lirë atë. Më pas, ajo drejtohet për në polici, ku tregon të gjitha detajet e ngjarjes. Burime të policisë tregojnë për

VRASJA
Nesti Gavoçi u qëllua me tri plumba nga shoku i tij i fëmijërisë, Andrea Çoba, në rrugën Velipojë Shkodër

gazetën se përgjimi i telefonit dhe detajet e dhëna nga ish-gruaja e autorit të vrasjes bënë të mundur të lokalizohet vendndodhja dhe arrestimi pa rezistencë i Andrea Çobës. Ardi Hoti

Të afërmit
Nesti Gavoçi u përcoll dje në banesën e fundit

A ishte vërtet një femër shkaku?
ë Shkodër, në lagjen “Sarreq”, ku jetonin autori dhe viktima, ngjarja është ende temë e diskutimeve, në lokale në rrugë e në dyqane. Një burrë rreth të 50-ve, banor i lagjes “Sarreq”, teksa kthehet dhe lexon sërish letrën në shtyllë me foton e Nesti Gavoçit, shprehet i habitur duke ngritur supet “Andrea me Nestin ishin shokë të ngushtë që në fëmijëri. Gjithmonë i shihje bashkë. Ata kanë qenë ndihmë për njëri-tjetrin në shumë momente të vështira”. Në familjen e viktimës fjalët nuk kanë forcë për ngushëllim, për më tepër kur kjo tragjedi, për këtë familje erdhi nga shoku i ngushtë i Nestit. Ndërsa familja Gavoçi vajton për vdekjen e djalit të vetëm, mësojmë se policia ka rrethuar kodrat e Bardhajve, në periferi të Shkodrës, pasi autori qëndronte i fshehur në një nga tunelet që përdorej nga ushtria. Atje, në anën tjetër të qytetit, forca të shumta policie me orë të tëra zhvillojnë aksionin për kapjen e autorit. Jo pak, por 8 orë i është dashur policisë që të finalizojnë aksionin për prangosjen e autorit të vrasjes. Dje në mesditë është bërë dhe përcjellja për në banesën e fundit e viktimës, Nesti Gavoçit, të cilit një natë në disko me femrën e gabuar i kushtoi jetën. Nesti Gavoçi hyri në dhe, ndërsa Andrea Çoba do të kalojë të paktën 20 vjet në burg dhe atje nuk do të ketë më shok që t’i shkojë për vizitë e t’i çojë cigare. Ata që i njihnin të dy përsëri pyesin njëri-tjetrin: a ishte vërtet një femër shkaku që dy shokë të ngushtë të përfundonin kështu?

N

HISTORIA

SHKURT

MIQËSIA

Depresioni çon në litar 21-vjeçaren
E ka dënuar veten me varje një vajzë e re, me banim në Metoq të Sarandës. Irena Delilaj është gjetur e varur paraditen e djeshme nga një bashkëfshatar i saj, që duke ecur ka parë të kolovitej në një nga ish-stallat e lopëve trupin e një njeriu të pajetë. Kur është afruar fshatari ka njohur 21vjeçaren dhe ka njoftuar policinë. Vendi ku është gjetur e reja gjendet shumë afër me banesën e familjes Delilaj, të ardhur nga fshatrat e Përmetit, në Metoq të Sarandës. Mjeku ligjor ka përcaktuar se vdekja e të resë ka ardhur nga vetëvarja. Ende nuk është hedhur dritë e plotë mbi shkaqet që kanë çuar vajzën në vendimin ekstrem. Tho.Ni

Nesti Gavoçi dhe Andrea Çoba ishin të dy nga lagjja “Sarreq” e qytetit të Shkodrës dhe ishin shokë të ngushtë qysh në fëmijëri

TAKIMI

Të enjten në mbrëmje, dy shokët janë takuar rastësisht në një diskotekë të Velipojës, ku secili ishte me shoqëri të ndryshme

KONFLIKTI

Nesti Gavoçi kishte shkuar në diskotekë me ish-gruan e Andrea Çobos, i cili i ka kërkuar shokut të shkëputej nga ajo femër

Adoleshentja i shpëton fostoksinës
Një 18-vjeçare nga Libofsha e Fierit i ka shpëtuar vdekjes falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve të spitalit të Fierit, të cilët janë përballur me qindra raste vetëhelmimesh gjatë viteve të fundit. Mësohet se 18-vjeçarja që kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, ende qëndron e shtruar në spital, por jashtë rrezikut për jetën. R.Bregu, e cila mbaroi këtë vit shkollën e mesme, kishte vendosur t’i jepte fund jetës dhe të shtunën në mbrëmje ka gëlltitur tri korra bar miu. Familjarët e kanë gjetur shpejt dhe e kanë çuar në spital. Dyshohet se vajza tentoi vetëvrasjen, pasi nuk e lanë të konkurronte për shkollën e lartë. Ma.Tr.

VRASJA

Duke u gdhirë e premtja, Andrea Çoba ka kapur shokun rrugës me makinë dhe ka shtënë mbi të me tri plumba pistolete duke e vrarë

SHQIP 8

OPINION

E HENE, 6 GUSHT 2007

ANDREA STEFANI

utbolli ka një rregull, pa të cilin jo vetëm nuk do të ish shpikur, por as do të mund të jetonte. Ky rreg ull është: shëno në portën kundërshtare dhe mbro portën tënde! Nëse në një finale, një futbollist do të ndërmerrte një aksion për të shënuar gol në portën e tij, duke shtangur shokët e ekipit dhe tifozët, shpjegimi për këtë skandal do të qe pa ekuivokë: Lojtari ose do kish shitur ndeshjen (gjë që do kish më shumë të ngjarë), ose do kish lajthitur. Dhe sido që të ishte puna, autogoleadori do të flakej një herë e përgjithmonë nga futbolli për shkak të shkeljes se "Kushtetutës" së futbollit. Thuajse të gjithë do ta dënonin shitjen e ndeshjes si një akt të turpshëm. Më të rreptit denoncues do qenë humbësit e basteve. Thuajse askush nuk do të shfaqte kundërshtime apo paqartësi dhe nuk do të guxonte të mbronte tradhtarët e ekipit dhe tifozëve, duke bërë spekulime me "lirinë" e lojtarit për të shënuar në cilën rrjetë t'ia donte qejfi. Por nuk ndodh kështu në politikë, ku gjërat nuk po shihen aq qartë sa në futboll. Kështu po ndodh me rastin e 6 deputetëve socialistë, që habitën dynjanë kur bënë "gol" në portën e tyre, duke votuar kandidatin për President të partisë kundërshtare. Nuk janë pak ata që shfaqen aq të qorruar, sa dhe nuk mund të shohin që ai trafik votash është një nga skandalet më alarmante të tranzicionit, një skandal që flet për një gangrenizim të moralit të politikës dhe të liderëve të saj "historikë". Politikanë, qytetarë, diplomatë, "ndërkombëtarë", refuzojnë të shohin se tashmë mandati i një deputeti është shndërruar në një letër me vlerë që mund të shitet dhe blihet sipas interesit. Nuk duan të shohin se Kuvendi, tempulli i idealeve të lirisë, arena e konkurrencës së alternativave politike, është kthyer në një bursë të tregtimit të këtyre alternativave. Nuk duan të shohin se korruptimi dhe epshi për pushtet i "liderëve historikë", Berisha dhe Nano, po e asgjëson pluralizmin duke e nxjerrë në shitje. Diktatura komuniste e asgjësoi pluralizmin politik me plumb, ndërsa autoritarizmi, në aleancë me korrupsionin, po e asgjëson me para. E megjithatë nuk janë pak ata që refuzojnë ta shohin këtë gjëmë. Nga vjen vallë ky verbim shqiptar (dhe jo shqiptar), nga ç'urdhër, nga ç'qorrferman? *** Është urdhri i autoritarizmit, është "qorrfermani" i tij ai që verbon. Gjëja më e rrezikshme, pra edhe më e urryer për një pushtet despotik (ose që aspiron të bëhet i tillë) është syçelësia e turmave. Nën diktaturë pushteti i bën njerëzit që ta flijojnë me kënaqësi shikimin, duke flijuar edhe sytë në altarin e pushtetit. Nën diktaturë njerëzit janë syçelë vetëm kundër armiqve të këtij pushteti, që në fakt është armiku më i madh i vetë njerëzve. Por verbëria i ka këto. Ai që nuk sheh, përqafon edhe tiranin. Shqiptarët e kanë bërë një gjë të tillë për mbi 40 vjet. Do ta bëjnë përsëri? Dihet që totalitarizmi ka, sikundër shkruan edhe Erik Faye në pasthënien e "Qorrfermanit" të Ismail Kadaresë, "metodat e tij për të verbuar, për të penguar vështrimet kritike ose mohuese të bien mbi shoqërinë që ndërtohet mbi gënjeshtra dhe mbi një optimizëm të detyrueshëm. Me anë të dhimbjes, dhunës ose me anë metodash pa dhimbje, regjimi të heq aftësinë për të parë. Korruptimi i vlerave arrin kulmin e vet…". Por mjerisht këto nuk janë vetëm metodat e një totalitarizmi që ka arritur

F

QORR

"I flijova gjithë qejf sytë e mi"

përkryerjen e vet. Dhe verbimi i masave nuk ndodh vetëm në kohë diktaturash, por akoma më shumë në kohë gënjeshtrash kur atyre ju premtohet liri por ju ofrohet nënshtrim, kur ju premtohet mirëqenie por ju ofrohet varfëri, kur ju premtohet liri lëvizjeje dhe ju ofrohet izolim, kur ju premtohet dritë dhe ju ofrohet errësirë, kur ju premtohet ligj dhe ju ofrohet kaos dhe padrejtësi. Dhe duhet të jesh i verbër të mos shohësh se shqiptarët po jetojnë një kohë gënjeshtrash. Ndërkaq nuk duhet harruar kurrë se diktatura komuniste u ngjiz nën parullën e lirisë. Nuk duhet harruar kurrë se pragu i shkallares së të gjitha diktaturave është gjithmonë "liria". Nuk duhet harruar se qeveria e prirë nga Enver Hoxha, kur në 1944 shkeli për herë të parë në Tiranë, u quajt "Qeveria Demokratike". Më pas kundër të gjitha premtimeve ndodhi fillimisht qorrimi i njerëzve dhe më pas vrasja e lirisë. Por i pari ka qenë dhe do të jetë përherë qorrimi i njerëzve. Për të mos parë varfërinë, prapambetjen, errësirën, izolimin, dështimin dhe korruptimin e liderëve "madhështorë" dhe të pushteteve të tyre, tradhtimin e shpresave qytetare dhe të lirisë vetë. Qorrimi si ambientim i njerëzve me të keqen, me errësirën, izolimin dhe poshtërimin. Qorrimi për të krijuar "optimizmin e detyrueshëm" që zgjat jetën e pushteteve të dështuara. Ky qorrim, sikundër na tregojnë personazhet e shkrimtarit të shquar të shqiptarëve, por edhe vetë jeta e hidhur e tyre, mund të arrihet me metoda të dhunshme (me shpatë apo plumb), si në kohë diktaturash, por edhe me metoda më të buta, pa dhimbje. Metoda e qorrimit të butë është më prezente në kohë postdiktaturash, pra në kohë si e jona, që jo rrallë bëhen pragje diktaturash të reja. "Tani punët e shtetit s'bëhen vetëm me shpatë si njëherë pëshpëritin personazhet e 'Qorrfermanit' - tani duhet takt". *** Mekanizmi i qorrimit është mjaft i ndërlikuar. Në fakt është një sistem i tërë. Por fillimisht ndodh që ai është vetëm një trashëgim, një traditë gati e padal-

Nën diktaturë njerëzit janë syçelë vetëm kundër armiqve të këtij pushteti, që në fakt është armiku më i madh i vetë njerëzve. Por verbëria i ka këto. Ai që nuk sheh, përqafon edhe tiranin. Shqiptarët e kanë bërë një gjë të tillë për mbi 40 vjet
lueshme e tretur në masën e njerëzve. Më pas merr përmasat e një lideri, të një partie, më vonë të një aleance partish, të një pushteti dhe më në fund totalizohet duke marrë përmasat e shtetit, ku çdo zyrë e tij bëhet një "zyrë verbimi". Ky mekanizëm vihet në lëvizje nga një mori ndjenjash dhe përjetimesh, duke filluar nga etja për pushtet dhe pasuri e duke mbaruar me nevojën e thekshme të shumë njerëzve për strehim dhe asistencë sociale, nga thirrjet për tolerancë e bashkëjetesë pluraliste e deri tek urrejtjet e pafjetura të partizanit dhe ballistit plak, nga fjalimet e liderëve në tribuna, e deri te statistikat e rreme të punësimit dhe investimeve, nga propaganda entuziaste me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, te trafikimi i vizave dhe i njerëzve, nga përgëzimet e "ndërko-

40 vjet për Enver Hoxhën? Po a nuk thonë po kështu për liderë si Nano dhe Berisha? Bëj që njerëzit të besojnë se drejtësia nuk buron nga sistemi, nga institucionet, por nga lideri që kontrollon institucionet, bëj që edhe kur korrupsioni e përmbyt qeverisjen, njerëzit të besojnë se Ai, lideri, Berisha, mbetet i vetmi i drejti, i vetmi i pakorruptuari dhe i ke ikur demokracisë, dhe je futur në qorrsokakun e diktaturës. Dhe a nuk kanë 18 vjet që po thonë kështu për Nanon e Berishën? Dje nën diktaturë, sot në "demokraci", a nuk është i njëjti verbim? Thonë se dashuria është e verbër. Por akoma më e verbër është dashuria për prijësin. Në këtë kuptim, jetëgjatësia e liderëve nuk është gjë tjetër veçse prova e trishtueshme e triumfit të këtij relacioni të verbër, është fakti alarmues i qorrimit të masës. Për demokracinë, e cila është mbi të gjitha çlirim i njerëzve nga qorrimi që sjell diktatura, një jetëgjatësi e tillë në krye të piramidës politike si kjo e Berishës dhe Nanos, është jo vetëm e pazakontë, por edhe e rrezikshme. Por kjo jetëgjatësi faraonike që po kap tashmë dy dekada (Zogu, për shembull, qeverisi dhe mbretëroi vetëm 15 vjet) ka edhe anën e vet të dobët. Durimi i njerëzve po soset, zhgënjimi po bëhet i pashmangshëm. Sepse këtyre liderëve ju mungon mekanizmi terrorizues i diktaturës, ju mungon dhuna që “Të verbrit me tmerrin që shkakton nxit udhëheqin të vetëverbimin e njerëzve. Në verbrit” praninë e kritikës dhe fjalës Pieter Bruegel së lirë, në prani edhe të dështimeve të qeverisjeve të tyre mbëtarëve" për ecurinë e proceseve të denoncuar nga media e lirë (prandaj duan edhe ta mbysin), "liderët historikë" demokratike e deri te grushtet e fanatikëve të fshatit pranë kutisë së votimit. e kanë më të vështirë të shkëlqejnë edhe Mekanizmi i "qorrimit të madh" mund të më verbueshëm. Dhe gjithnjë e më përdorë si mjet deri edhe errësirën, ambi- shumë njerëz, në të dy krahët e politikës, entimin me të. Dhe jo vetëm metaforik- kanë arritur të çlirohen nga hipnoza e isht, në Shqipëri ka më pak dritë se kudo liderit politik, kanë rifituar shikimin, në rajon, vetëm sepse qeveritarët e sotëm qartësinë e të parit. Dhe tani që e ndjejnë kanë qenë të bindur se shqiptarët janë këtë braktisje, tani që të ndarë nuk bëjnë mësuar të rrojnë në terr, se ja kanë arritur dot shumicën, këta dy liderë bashkojnë t'i verbojnë. Dhe të mos revoltohesh kur duart, forcat, fanatikët, votat, korrupsioqeveria të lë pa drita, ky është një lloj ver- nin kundër konkurrencës së kohës, bimi. E për çfarë u duhen dritat të ver- kundër demokracisë që i urdhëron të largohen. Bashkojnë votat si në rastin e Presbërve? identit, ndërkohë që përsëri tentojnë t'i verbojnë njerëzit duke e paraqitur këtë *** Por që mekanizmi i qorrimit të funk- akt që shënon "korruptimin e të gjitha sionojë si duhet, premisë e parë e tij është vlerave" si një "kompromis historik", si krijimi i liderit Diell. Sido që të jetë me- kontribut për paqen dhe për pavarësinë kanizmi, me ose pa dhunë, në komunizëm e Kosovës, si shpëtim të atdheut nga rrezapo në postkomunizëm, prania e liderit iku i destabilitetit. Por imoraliteti politik Diell është e domosdoshme për qorrimin. nuk mund të jetë shpëtimtar as për atdËshtë një diell që nuk duhet të perëndojë heun, as për demokracinë, as për stabilikurrë në kokat e njerëzve, as natën kur ato tetin dhe as për Kosovën. Të gjitha këto janë në gjumë. Sepse për despotët dhe mund të shpëtoheshin pa trafiqe të pista, ata që shpresojnë të bëhen despotë, edhe mund të shpëtoheshin me një zgjidhje ëndrrat e njerëzve duhet të jenë të verbra. konsensuale që u sabotua në minutën e Aq më i pazëvendësueshëm është lideri fundit nga klanet e Nanos të vëllamëzuara Diell në periudha tranzicioni dhe "lirie", (nën bekimin e korrupsionit) me ato të kur nuk është oportune të përdorësh zjarr Berishës. Prandaj themi se nga ai trafik i dhe hekur kundër atyre që guxojnë të pacipë votash shpëtoi vetëm autoritashikojnë, kur nuk mund t'jua nxjerrësh rizmi i Berishës dhe i Nanos. Por vetëm sytë duke përdorur hekur dhe gurë me përkohësisht, sepse demagogjia e metodën "bizantino-veneciane" apo "ti- liderëve historikë nuk mund të pengojë që betiane". Sepse ato lënë gjurmë krimi, njerëzve t'ju rikthehet drita dhe shikimi. lënë zgavra në fytyrë, ndërsa është më Por kjo do të ndodhë vetëm nëse shproduktive t'i verbosh njerëzit pa ua qiptarët e kthejnë fytyrën nga jeta, duke prekur sytë, pa ua prekur vështrimin. Ësh- çliruar sytë nga rrezet qorruese që të më produktive për sundimin, më lëshojnë kultet e liderëve historikë, nëse "demokratike" që verbimi të jetë mos jetë shqiptarët nuk flijojnë sytë e tyre dhe aq edhe ç'syrim. Njerëzit duhet t'i kenë më tepër shikimin, për lavdi të kota. Shkokërdhokët, retinat, iriset të paprekura. qiptarët do të shpëtojnë nga humnerat, Ata duhet të vështrojnë, por të mos sho- katastrofat dhe errësira, vetëm nëse nuk hin. Dhe nuk ka mjet më efikas për këtë, pranojnë më që të ndjekin pas verbërisht se metoda e verbimit me "diell". Bëji liderë si Nano dhe Berisha, që janë vetë të njerëzit që t'i fiksojnë sytë, lirisht, me vull- verbuar nga etja për pushtet dhe pasuri. netin e tyre, te lideri Diell, dhe nuk do të Dhe dihet ç'të pret po të shkosh pas qorkalojë shumë dhe do të verbohen. Bëj që rit, humnera është e pashmangshme kur njerëzit të thonë për liderin si në "Qorrfer- të verbrit ndjekin të verbrit. Por edhe sa man": "Shyqyr që e kemi, Allahu ia shtoftë errësirë, edhe sa verbëri, edhe sa natë ditët, pa të, rrëmujë do të bëhet bota". ka? Përgjigjja na vjen me fjalët e profetit: Dhe a nuk thoshin kështu shqiptarët mbi Po agon, por akoma natë është!

Kadare (Qorrfermani)

E HENE, 6 GUSHT 2007

OPINION

SHQIP 9

SHQIPNI TAVOLINASH

A nuk ju duket njësoj akuza e Shokut Enver se "të gjitha komplotet në të gjitha kohërat i kishte zbuluar Partia dhe asnjëherë Sigurimi i Shtetit që e kishte për detyrë" me akuzën e Shokut Sali se "të gjithë korrupsionin po e zbulon ai dhe partia e tij dhe jo prokuroria që e ka për detyrë"

ARTAN LAME lameartan@yahoo.com

ë të shumtit e njerëzisë ua k a n ë mbathur plazheve e maleve të Shqipërisë, ndërsa ca më të paktë që ua mban xhepi, edhe atyre të Antalisë e Tarabulluzit, duke premtuar, secili sipas të vetës, se do të kthehet në shtator për t'iu përveshur reformave. Në këto kushte, të vazhdoj unë të shkruaj për gjëra që të gjithë i kanë lënë në shtator, i bie të jem para kohe dhe të mbaj konferencë në shkretëtirë. Për këtë, të më ndjeni o lexonjës që do t'i shtyj ditët e nxehta të gushtit me tema jo të nxehta e ndonjëherë edhe thjesht me meditim me veten.

M

për t'i kujtuar njerëzisë këto dy akuza të partive në kohë të ndryshme kundër shtetit, por them se ia vlen ta çoj mendjen tek ngjashmëria gati identike e akuzës dhe tek marrëzia që rrjedh prej saj. Me ç'po them, nuk dua t'i zbardh faqen as Sigurimit dje, e as Prokurorisë sot, por të them se sa herë që politika ka ndërhyrë tek shteti, aq herë shteti është kthyer në skllav i cave kundër cave. Tjetra gjë që më bie në sy, është paaftësia e Shokut të sotëm për të shpikur rrugë të reja dhe për rrjedhojë ecja e tij deri edhe në frazë më frazë në rrugën e Shokut të dikurshëm. Na mbetet neve të tregojmë në se do shpëtojmë prej tij siç shpëtuam prej të parit kur e qamë me kujë, apo kemi vënë ndopak mend në këta 30 vjet. "4 SHKURTI" Rruga "4 Shkurti" (më saktë "Dëshmorët e 4 Shkurtit") është një nga rrugët më të rrahura të qytetit tim. Fillon diku në krah të godinës së bankës dhe vazhdon drejt deri sa arrin të kapërcejë Lanën, tek ajo ura e vogël këmbësore që nuk u bë dot asnjëherë urë e madhe makinash. Nëse bën nja 500 hapa në njërin krah të kësaj rruge, do të të kalojnë në krah radhazi: Banka e Shtetit, Partia Socialiste, Katedralja Ortodokse dhe Kazinoja e Tajvanit. Në kaq pak hapa, 4 të kundërta të papajtueshme jo vetëm në kohë, por ca më shumë në qëllime. Banka, si simbol i triumfit të materies kapitaliste mbi moralin kristian dhe më pas atë ideologjik; Partia Socialiste me trashëgiminë e saj të re e të vjetër, si armike e kapitalizmit nga njëra anë dhe e fesë nga ana tjetër; Katedralja Ortodokse, me kundërshtinë e saj të lindur, si për kapitalin ashtu edhe për socializmën dhe së fundi, ca hapa më tej, Kazinoja, ku kush hyn atje nuk mund të hyjë në Kishë. Më rrëmujë se kaq nuk mund të bëhet dhe zor të më gjeni vend tjetër në botë, ku njerëzit të kenë qenë aq mendjeprishur sa t'i ndërtojnë ngjitur njëra-tjetrës si këtu. Si për t'i vënë kapak, qëndron tabela me emrin e rrugës, që kujton datën kur ca njerëz u vranë për ideale, që veç me idealet e kësaj rruge nuk kanë të bëjnë.

Në një kaos të tillë idesh dhe ideologjish, vetëm për vlera të konsoliduara nuk mund të flitet, se vlerat nuk krijohen nga godinat, por lindin, forcohen e zënë rrënjë dhe veç në fund kanë nevojën e tyre për t'u formësuar në ndërtesa. Si në të tëra, edhe në këtë punë jemi pa busull dhe, paçka se i njëjti shqiptar mund të shkojë në të katra këto vende, nuk i do zënë besë aspak se mos e ka me tërë mend. KONAKE SHQIPTARE Dolën një grup artistësh në konferencë e thanë se do të xhirojnë film "Vitin e mbrapshtë" të Kadaresë, ndër më të arrirat vepra të tijat. Shqipëria e vjetër, ajo origjinalja, mes dhimbjeve të lindjes së shtetit të saj, e më the të thashë. Ajo që ma bëri të mbrapshtë edhe vitin ku jemi, veç atij të Kadaresë, qe një frazë e thënë, ashtu si gjë normale, nga ekipi i filmit në fund të konferencës: Nga 38 skena të filmit, vetëm 4 do të xhirohen në Shqipëri, ndërsa 34 të tjerat në Maqedoni. Pra, një film për Shqipërinë, nuk do të xhirohet në Shqipëri, por në Maqedoni. Arsyeja është e thjeshtë: Shqipëria është e pafilmueshme. Askund nuk mund të krijosh më në Shqipëri pamje natyrale, pamje historike, pamje të një vendi që pretendon se ka të shkuar të pasur, por që kur i duhet ta filmojë atë shkon e filmon në Maqedoni. Askund në Shqipëri nuk bën dot më foto (e jo më filma) pa tela që varen gjithandej, plehra, shtylla e kolona betoni, tarraca betonarmeje, depozita uji në tarraca, ndërtime legale e ilegale ngado, gërmadha socialiste fabrikash të grabitura dhe rrënoja demokrate ndërtimesh të prishura, plehra, rrangalla, varreza makinash, cungje ish-pemësh, e ç't'u them tjetër. Zgjidhja? Shkojmë në Maqedoni. Ju kujtohet në fillim të sezonit, kur ministri i Turizmit tha se meqenëse Shqipëria ngjan me Portugalinë(!) (por kjo nuk ka plehra dhe gërmadha), sivjet nuk do të bëjmë spot për turizmin, por do të transmetojmë spotin e Portugalisë dhe në fund do të shtojmë: kështu është dhe Shqipëria). Ky i ministrit është thjesht varianti qeveritar i

PRINA PARTI! Pasi e përjetuam një herë në vitet '80 zbulimin e komplotit të poliagjentit dhe shokëve të tij, pasi na e rikujtuan gazetat kaq e kaq herë në këto vite, ditët e fundit sërish një gazetë po i riboton të plota procesverbalet e atyre gjyqeve politike. Një nga akuzat që më ka mbetur më thellë në vesh që atëherë dhe që vetë Shoku Enver e përsëriste orë e pakohë, qe se "të gjitha komplotet në të gjitha kohërat i kishte zbuluar partia (domethënë vetë ai) dhe asnjëherë Sigurimi i Shtetit që e kishte për detyrë". Zor të ketë shqiptar që të mos e kujtojë këtë refren të atëhershëm, siç edhe zor të ketë shqiptar që të mos e ketë fiksuar refrenin e Shokut të sotëm, sipas të cilit "të gjithë korrupsionin po e zbulon ai dhe partia e tij dhe jo prokuroria që e ka për detyrë". Nuk është e nevojshme të shkruaj unë

hallit të atyre që do xhirojnë Shqipërinë në Maqedoni. Kur të kaloni në Llogara, në s'jeni ndalur do të ndaleni, në një goxha fshat turistik sa për të marrë një kafe. Mes tavolinave vijnë vërdallë ca kaproj të këndshëm, që në momentin e parë më shkoi mendja se do t'i kishin gjetur në pyll të braktisur dhe i kishin rritur të zbutur. - Jo mor zot, më thotë "pronari", ku kan lënë gjë gjallë pyjeve gjahtarët, me çifte, me pushkë, me kallash, me kobure e me bomba. Këta i kam blerë dhe sjellë nga Mali i Zi!!! Kush ka shkuar në Krujë këta dy-tre vjetët e fundit, pasi ka kaluar mjegullën e furrave të gëlqeres dhe gomave që nxjerrin tym të zi, çudinë e fundit dhe më të madhen e ka parë në Pazarin Tradicional-Mesjetar-Historik-Komik të Krujës. Në të gjitha dyqanet e këtij Pazari, shiten tashmë vetëm xhingla-mingla kineze prej plastike dhe skulptura indiane me cica jashtë, ndërsa krutanët duarartë dhe punëtorë, rrinë e vrasin miza në dyer të dyqaneve, duke psherëtirë pse nuk vijnë turistë nga bota të blejnë idiotësira plastike kineze në pazarin e Krujës. Në Llogara kaproj importi nga Mali i Zi; filmi për Shqipërinë do xhirohet në Maqedoni; në Krujë shiten suvenire kineze; spoti turistik i Shqipërisë do të jepet ai i Portugalisë! Po Shqipëria do bëjë ndonjëherë ndonjë gjë shqiptare? Më 1908-ën, Noli thosh gjithë duf për shqiptarët e Amerikës: "M'u duk sikur trokisnja në konakë qinezësh". Pas njëqind vjetësh, në Shqipëri më bëhet se trokas në konakë të dreqit e të birit, po veç si konakë shqiptarësh nuk duken më.

Në Llogara kaproj importi nga Mali i Zi; filmi për Shqipërinë do xhirohet në Maqedoni; në Krujë shiten suvenire kineze; spoti turistik i Shqipërisë do të jepet ai i Portugalisë! Po Shqipëria do bëjë ndonjëherë ndonjë gjë shqiptare?

E HENE, 6 GUSHT 2007

OPINION

SHQIP 11

Kolona e Koshtunicës
AGIM POPOCI

ë 12-vjetorin e aksionit të madh të ushtrisë së Kroacisë, i koduar "Stuhia", Ekipi i Uni tetit merr edhe një leksion nga kryesuesi i palës serbe dhe Kryeministri aktual i Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Ai, kolonën e serbëve të larguar nga e ashtuquajtura Republika Srpska Krajina në Kroaci, që, sipas vlerësimeve zyrtare serbe, ishte rreth 200 mijë, e quajti "kolonën më të madhe të njerëzve të dëbuar pas Luftës II Botërore që ka parë Evropa". Pra, kolonën njëmilionëshe të shqiptarëve të Kosovës, ai ose se konsideron kolonë ose pjesëmarrësit e kësaj kolone nuk i trajton si njerëz?! Më i keq se Millosheviçi Krimet e zyrtarizuara nga regjimi i Millosheviçit për dhjetë vjet me radhë në territorin e ish-Jugosllavisë, sot Kryeministri i një qeverie, që konsiderohet se është formuar nga një "bllok demokratik", jo që nuk i dënon, por i konsideron si veprime të duhura të Sllobodan Millosheviçit. Ai këtë e konfirmoi me rastin e 12-vjetorit të largimit të serbëve nga e ashtuquajtura Republika Srpska Krajina, pasi ata refuzuan planin e njohur Z-4, që atyre u njihte autonominë në kuadër të shtetit kroat. Syri i madh serb, që siç duket me të sheh edhe Kryeministri Vojisllav Koshtunica, ka bërë që ata njerëz të largohen në mënyrë të organizuar nga toka kroate, edhe pse edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush e ka larguar nga toka e vet. "Kolona më e gjatë e njerëzve të dëbuar që Evropa ka parë pas Luftës II Botërore, do të ngelet një dëshmi për humbjen e të gjithë atyre që kanë bërë këtë krim dhe që janë përgjegjës për të", tha Koshtunica në përvjetorin e aksionit të koduar "Stuhia". Imagjinoni se me çfarë ironie ai kujton popullin serb të dëbuar nga shtëpitë e tyre, duke harruar se vetëm 4 vjet pas këtij aksioni, regjimi i Millosheviçit dëbon nga shtëpitë e tyre mbi një milion

N

njerëz. Dëshmitarë të këtij aksioni të paparë nuk është vetëm Evropa, por e gjithë bota, fëmijë, gra dhe burra shqiptarë. Ata, që gjëra të tilla kishin parë vetëm nëpër filma, arritën t'i përjetojnë dhe këto gjenerata sot janë në shkolla, fakultete, e ca prej tyre nga vuajtjet e mëdha dhe stresi nuk arritën shumë t'i gëzojnë ditët e lirisë. Këta njerëz për Koshtunicën nuk ishin kolonë më e gjatë ose ndoshta edhe më keq, nuk ishin njerëz. Me këtë mesazh, Koshtunica vulos bëmat e Milloshit, edhe pse për një gjë të tillë askush nuk ka dyshuar përveç Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE, Havier Solana, i cili e kishte dhe vazhdon ta trajtojë

si partner. Kështu, Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, edhe pse jo aq i fortë në matematikë, shifrën e fryrë serbe prej 200 mijë personash, nuk ka mundur ta ngatërrojë me atë kosovare, sepse është pesëfishi dhe që të dyja janë projekte të detajuara serbe. Derisa i pari bën fjalë për nxitje të dëbimit të popullatës serbe, ky i dyti flet për dëbimin e shqiptarëve nga militarët dhe paramilitarët serbë. Kur Koshtunica shkel mbi vitin 1999 dhe masakrat ndaj shqiptarëve, ai konfirmon se për atë që u është bërë shqiptarëve të Kosovës, asgjë të keqe nuk ka. Nuk ka, për Koshtunicën kjo është e sigurt, sepse ai as nuk ka kërkuar dhe as nuk e ka ndërmend të kërkojë falje…

Leksion për Ekipin e Unitetit Në mesazhin e Kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, në përvjetorin e aksionit "Stuhia", ai tha një fjali, e cila duhet t'u ngulitet mirë negociatorëve shqiptarë: "Populli serb kurrë nuk do ta harrojë spastrimin etnik…" Kjo fjali, që është dashur t'i thuhej palës serbe në takimin e parë të bisedimeve të drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd në Vjenë, nga ana e palës shqiptare duhet t'i thuhet në ditën e parë të negociatave të reja 120-ditëshe: "Populli shqiptar kurrë nuk do ta harrojë spastrimin etnik të shqiptarëve nga ushtria dhe paramilitarët serbë e rusë". Dhe, fillimisht, llogari nuk duhet të

Syri i madh serb, që siç duket me të sheh edhe Kryeministri Vojisllav Koshtunica, ka bërë që ata njerëz të largohen në mënyrë të organizuar nga toka kroate, edhe pse edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush e ka larguar nga toka e vet. "Kolona më e gjatë e njerëzve të dëbuar që Evropa ka parë pas Luftës II Botërore

Vërtet e keni forcën ta përdorni veton, por mos harroni, se duhet ta përdornit veton edhe mbi tanket e Millosheviçit, kur kanë shkelur mbi shqiptarë, rrugëtimin e organeve gjenitale serbe dhe ruse drejt fëmijëve të mitur shqiptarë sepse kishin të vetmin faj: nuk ishin serbë

kërkohet për pasuritë e ish-Jugosllavisë, por për ato kolona që Koshtunica nuk i ka parë, për të përdhunuarit dhe masakruarit që kreu i delegacionit serb nuk i ka parë, e pastaj të flitet se i kujt është ai 15% i pjesës së Serbisë, për të cilin pretendon Kryeministri serb. Kompromiset e shumta, si të Ekipit të Unitetit, ashtu edhe të UNMIK-ut, e kanë lënduar shumë popullin kosovar dhe ky Kryeministër ka shkelur në tokën kosovare pa kërkuar falje dhe pa pyetur njeri. Nëse një kolonë nga Mitrovica deri në Kukës për Koshtunicën nuk është kolonë e madhe me njerëz që kanë ecur në këmbë mbi 300 kilometra, atëherë Ekipi i Unitetit nuk e di se çfarë i duhet shpjeguar këtij njeriu. Por, meqë Ekipi i Unitetit do të marrë pjesë në këto negociata, atëherë Harçenkos, sepse Ishingerit nuk ka nevojë, duhet t'i sqarojë se fëmijët që kanë ecur 300 kilometra në këmbë, pasi u janë vrarë prindërit në sytë e tyre nga ana e ushtrisë dhe paramilitarëve serbë e rusë, sot janë në moshë madhore. Ata mund t'i kuptojnë kërkesat e shtetit rus ndaj renditjes së re botërore, sepse sot janë nëpër fakultete, por nuk mund të kuptojnë se çfarë është dashur të bëjë Millosheviçi, që Kosova të trajtohet rast i veçantë. Ata sot janë rritur dhe kanë lexuar e naviguar në internet, por krahinat ruse që ka përmendur ambasadori rus në OKB, Vitalij Çurkin, nuk dalin se kanë shënuar një bilanc të tillë në njerëz. Flas në njerëz, sepse ata nuk blihen dhe as nuk shiten, masakra dhe përdhunime të tilla nuk mund të shlyhen nga truri njerëzor. Dhe ju vërtet e keni forcën ta përdorni veton, por mos harroni, se duhet ta përdornit veton edhe mbi tanket e Millosheviçit, kur kanë shkelur mbi shqiptarë, rrugëtimin e organeve gjenitale serbe dhe ruse drejt fëmijëve të mitur shqiptarë, sepse kishin të vetmin faj: nuk ishin serbë. Ata që sot janë rritur, po lexojnë dhe po e shohin në realitet se cili është dhe ishte ndikimi i Rusisë mbi këtë elitë politike serbe, që të vetmen gjë që vërtet di ta bëjë është: VRASJA!

SHQIP 12

K O S O V E

E HENE, 6 GUSHT 2007

Intervista/ Flet një nga kundërshtarët e politikës aktuale të Beogradit: Nuk do të ketë negociata direkte

Janiç: Ndarja e Kosovës, bumerang për Koshtunicën
jë nga reformatorët e sho qërisë serbe, Dushan Janjiç, aktualisht drejtor i Forumit për Marrëdhëniet Ndëretnike në Beograd, deklaroi gjatë një interviste për të përditshmen e Beogradit, “Danas”, se qeveria e Serbisë po bën të gjitha përpjekjet bashkë me Rusinë për ndarjen e Kosovës. Por, sipas tij, kjo është një lëvizje shumë e rrezikshme për Serbinë... A mundet që në fund të raundit të ri të bisedimeve, edhe për kundër deklaratave se Grupi i Kontaktit tani në prag të fillimit të bisedimeve të Vjenës, nuk do të ketë Dejton për Kosovën, të ketë ndonjë skenar të ngjashëm me Konferencën e Dejtonit? Kur thuhet Dejton, mendohet për konferencë ndërkombëtare të paqes. Ajo nuk është e mundur, sepse çështja e luftës dhe e paqes në Kosovë është zgjidhur thelbësisht ndryshe, me marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244. Meqë NATO nuk e pranon se ka qenë në luftë dhe Millosheviçi nuk e pranon se e ka humbur luftën, nuk ka as konferencë paqeje. Megjithatë, një lloj konference ndërkombëtare është e mundshme. Madje është e vetmja mundësi, por në kushte të caktuara: së pari, nëse Beogradi është me të vërtetë kokëfortë dhe do të insistojë kaq fort, që të përcaktohet menjëherë statusi përfundimtar dhe jo statusi i ardhshëm dhe së dyti, nëse konfirmohet se të dyja palët nuk kanë çfarë të ofrojnë në kuadër të procesit të konfirmimit të statusit të ardhshëm. Në këtë rast, në përputhje me Rezolutën 1244

N

E gjitha është organizuar nga Koshtunica, Qosiçi e të tjerët. Atyre nuk do t’u ofrohet ndarja e Kosovës

Serbët dhe shqiptarët kanë pasur rastin dhe do ta kenë prapë që të ulen në të njëjtën hapësirë
“Komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë rregullime etnike me ndryshime kufijsh”

Konfirmimi

Svillanoviç: Plani “B” i Serbisë, ndarja
Zyrtari i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Goran Svillanoviç, vlerësoi se as pas bisedimeve shtesë, Kosova nuk do të jetë më ngushtë e lidhur me Serbinë, kurse vendimi përfundimtar për statusin nuk duhet pritur para zgjedhjes së administratës së re në Uashington në vitin 2008. Svillanoviç gjithashtu tha se qeveria serbe ka planin B në rast se Kosova shpall pavarësinë. “Qeveria e Serbisë është e vetëdijshme se nëse ndodh shpallja e pavarësisë së Kosovës, madje edhe nëse e njeh Bashkimi Evropian, atëherë do të vijë te ndarja e Kosovës, sepse nuk ka gjasa që pjesa veriore ndonjëherë të integrohet me pjesën tjetër. Nuk duhet nënvleftësuar qeverinë e Serbisë në këtë proces”, tha Svillanoviç. dhe Marrëveshjen e Rambujesë, mund të thirret konferencë ndërkombëtare, e cila do ta zgjidhte statusin e ardhshëm të Kosovës. Dërgimi me këmbëngulje i mesazhit të Beogradit, se nuk vlen asgjë që propozohet, është diçka që mund të irritojë. Në vargun e ideve që kanë dalë në publik, e fundit është krijimi i një konfederate. Sa qëndron arsyetimi se kjo ide jozyrtare është përhapur si hyrje për ndarjen e Kosovës? Refuzimi i konfederatës, si dhe i asaj për të cilën nuk flitet, për sovranitetin serioz legal të bashkësisë ndërkombëtare dhe refuzimi i çfarëdo projekti e mundësie reale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, çon drejt qëndrimit se ndarja e Kosovës është i vetmi opsion. Kam frikë se kjo do të jetë e organizuar nga Koshtunica, Qosiçi e të tjerët. Atyre nuk do t’u ofrohet ndarja, por këmbimi në pikëpamje të korrektimit të kufijve. Beogradi kërkon diçka, por nuk e di se çfarë, dhe kur e merr atë, bërtet se kjo është e padrejtë. Të gjithë e dinë se Beogradi sillet kështu sepse dëshiron ndarjen, por nuk ka guxim ta shqiptojë. Kjo ndarje nuk është e mundur, sepse akoma është Tribunali i Hagës dhe çdo ndarje do të thotë

rregullim etnik artificial i vdekur. Pra, në bazë të aktit themelor të Helsinkit, e vetmja mundësi është marrëveshja për ndryshim paqësor të kufijve dhe atëherë do të organizohet konferenca, në të cilën në fund, për shkak të kërkesave ambicioze të të dyja palëve, do të ketë arbitrim për kufijtë. Atëherë, druhem se do të fillojë një proces shumë i rrezikshëm për Serbinë. Kur të kuptohet përfundimisht në Moskë, Uashington e BE, gjithçka do të përfundojë me diktimin e zgjidhjes, pa asnjë korrektim kufijsh dhe pa përparim të Beogradit në këtë histori. Ajo që bën tani Beogradi, para formimit të ekipit negociator, është rrugë e sigurt drejt humbjes. Në mes të muajit fillon raundi i ri i bisedimeve. Akoma nuk ka deklaratë zyrtare për datën e fillimit, as për formën e bisedimeve. Sa reale është që pala serbe e shqiptare të fillojnë bisedime direkte siç insiston Beogradi? Kjo është plotësisht joreale dhe nuk do të ndodhë. Shihni manipulimin e ministrit (serb) për Kosovën, i cili thotë se bisedimet janë direkte, por dikush duhet t’i ndërmjetësojë. Sipas përcaktimit, ndërmjetësimi është bisedim indirekt. Serbët dhe shqiptarët kanë pasur rastin dhe do ta kenë prapë që të ulen në të njëjtën hapësirë, por nuk do të ketë bisedime direkte për shkakun e thjeshtë se është dhe faktori i tretë, që është bashkësia ndërkombëtare, domethënë Grupi i Kontaktit. Danas Përgatiti: Ardit Shehu

DEKLARATA

LAJÇAK

Flet ambasadori i SHBA-së në zyrën e OKB-së në Vjenë

Përfaqësuesi i OKB-së në Bosnjë

Kosova nuk paraqet precedent
Është shumë me rëndësi që statusi i Kosovës të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, deklaroi përfaqësuesi i lartë në BosnjëHercegovinë, Mirosllav Llajçak. Ai vlerësoi se Kosova është rast më vete dhe nuk paraqet precedent, që do të krijonte rregull për zgjidhjen e rasteve të tjera kontestuese. Në intervistën për radion ndërkombëtare të Serbisë, Llajçak tha se nuk ekziston kurrfarë lidhshmërie mekanike ndërmjet zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

Schulte: Kosova, e pavarur dhe “de jure”
Ambasadori i SHBA-së në zyrën e OKB-së në Vjenë, Gregory Schulte, i cili është një nga diplomatët e rëndësishëm për sa i përket çështjes së Kosovës, theksoi në një intervistë për radion “Europa e Lirë”, se Kosova është një çështje e zgjidhur “de facto” që kërkon pak punë për ta zgjidhur “de jure”. “Suksesi që arriti NATO-ja në Kosovë ishte dhënia fund e pastrimit etnik dhe krijimi i paqes dhe sigurisë në rajon. Ajo që nuk u bë në atë kohë ishte zgjidhja e statusit politik të Kosovës. Statusi politik i Kosovës u shty për t’u zgjidhur në një kohë të pacaktuar. Tani kemi ardhur në pikën që po punojmë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ashtu siç keni dëgjuar dhe nga Sekretarja amerikane e Shtetit, ne mendojmë se statusi i drejtë është pavarësia e Kosovës. Të njëjtin mendim ndajnë dhe shumë vende të tjera. Ne kemi ardhur në fazën ku po merremi me zgjidhjen e statusit politik të një konflikti, përfundimi ushtarak i të cilit ka qenë disa vjet më parë”, deklaroi ambasadori Schulte. Duke folur për fundin e bisedimeve që do të zhvillohen për një periudhë 120-ditore, diplomati i SHBA-së theksoi se “ne mendojmë se është e rëndësishme që statusi politik i Kosovës, që për ne duhet të jetë pavarësia, e vë Kosovën në rrugë të qartë për në Evropë. Kjo është ajo që duam të shohim edhe për pjesën tjetër të rajonit”. Ndërkaq, duke analizuar qëndrimin e Rusisë, ambasadori Gregory Schulte deklaroi se “Rusia është vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, çfarë i jep asaj një rol në çështjen e Kosovës. Por edhe Bashkimi Evropian edhe Shtetet e Bashkuara kanë interes në përmbylljen e kësaj çështjeje dhe ne po këshillohemi me Rusinë rreth këtij problemi. Duhet të them se ka fusha në të cilat nuk kemi qëndrime të përbashkëta me Rusinë, por ka dhe të tjera që ndajmë të njëjtat pozicione”.

ZVICËR

Presidenti serb ripërsërit qëndrimin

“Është e rëndësishme që statusi politik i Kosovës duhet të jetë pavarësia si një status i qartë politik”

Tadiç: Nuk ka kompromis
Pavarësia e Kosovës është e papranueshme. Një deklaratë të tillë e ka bërë sërish Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, gjatë një takimi në Zvicër me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank Uolltër Shtajnmajer. Siç ishte paralajmëruar, temë kryesore e bisedimeve ishte vazhdimi i negociatave për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës. Një takim i tillë u zhvillua menjëherë pas deklaratës së djeshme të ministrit gjerman Shtajnmajer, i cili fajësoi Rusinë që rezoluta për Kosovën nuk u arrit të kalonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas Shtajnmajer, rezoluta do t’i kishte shtruar të ardhmen Kosovës.

E HENE, 6 GUSHT 2007

SHQIP 13

TENDENCA

LIBRI

Dashuria, gjithnjë e më tepër një ndjenjë që kërkohet on-line. Lidhje ndjenjash me njeriun që qëndron përtej kompjuterit
NE FAQEN 18

Del në dritë zanafilla e romaneve të Margarit Duras: fletorja që “lindi” gjithë krijimtarinë e shkrimtares franceze
NE FAQEN 15

Një vepër që trajton fabulën adamike të dyzimit mes Zotit e djallit, mes të mirës e të keqes

ARKTIKU

Kur Kostnerit i pëshpërit djalli në vesh
Roli i parë ku aktori i famshëm amerikan luan në një film triller
jë lloj Mefistofeli, por me natyrë vrasësi serial, pa tologjik dhe delikuent, ofron trilleri "Mr. Brooks", i cili po shfaqet që nga e premtja në kinema "Imperial" në kryeqytet. Së pari, të duhet ta rrëzosh mitin Kevin Kostner, si një aktor që u shkon përshtat roleve me personazhe heroikë më së shumti dhe sentimental më së paku, për shkak të tipareve të tij të ëmbla, simpatike, tejet njerëzore, përçuese të një bote të brendshme pa vibrime të forta emocionale dhe me një paqe që i lexohet qartazi ndër sy. Por dihet që në Hollivud, aktorët nuk mund të mbeten mostra të ngjashme me njëra-tjetrën, nga roli në rol. Mënyra se si punon ajo lloj fabrike, të çon drejt shtrydhjes deri sa ta nxjerrësh dhe më të fundit ind të fshehur talenti, në funksion të një personazhi të gatuar ekstremisht, ku nuk ka limite racionale. Në rastin e Mr. Brooks, Kevin Kostner, është përfshirë në këtë eksperiment, duke shënuar rastin e parë të personazhit kryesor në një triller, i dyzuar mes një burri serioz, kryefamiljari model, e biznesmeni të suksesshëm dhe një vrasësi të pamëshirshëm, ku nuk dihet se si i ka hyrë në gjak vrasja krejt pa qëllim, si sport dhe argëtim. Në film, Erli Brooks, shfaqet me të tashmen e tij në këtë personalitet të dyfishtë, por nuk jepet retrospektiva, apo fillesa e tij si "serial killer". Subjekti është ndërtuar mbi fabulën adamike (që në historinë e letërsisë përfaqësohet më së miri nga figura e Mefistofelit), ku njeriu dyzohet mes Zotit dhe djallit, duke treguar dobësinë dhe pafuqishmërinë e tij, për të zgjedhur mes të dyve. "O Zot, më jep fuqinë të përballoj atë ...
NE FAQEN 20

N

Të gjithë synojnë qiellin, në një mënyrë ose në një tjetër, me një mjet ose me një tjetër, e rëndësishme është të shkosh sa më lart. E tillë është përpjekja e Petr Kuçar, një motoçiklist i guximshëm, që tenton lartësinë, pavarësisht rrezikut, në festivalin "Hip Hop Jam", në Minon të Republikës Çeke.

“Sulmi” i akullt i Rusisë

G

FOTO KONTRAST

Në të njëjtin festival dikush tjetër synon të shkojë shumë më lart. Ata janë pilotët-akrobatë të Bullsave Fluturues, që e kthejnë hapësirën në një palestër dhe qiellin në një fushë ku provojnë numrat e rrezikshëm të akrobacive ajrore

jesti ishte disi arkaik dhe nuk të jepte shumë të shpresoje për zgjidhje në të ardhmen. Të enjten, shkencëtarët rusë vërshuan me ndihmën e një nëndetëseje të teknologjisë së lartë drejt Polit të Veriut, duke u zhytur ekzaktësisht në një thellësi prej 4261 metrash, e vendosur një flamur rus prej titani që nuk ndryshket në sipërfaqen e detit. Aksioni i tyre spektakolar të kujtonte zaptimin e tokave shekuj më parë nga perandoria cariste dhe demonstronte njëkohësisht fuqi e pushtet teknologjik. Askush nuk kishte guxuar deri më tani të shfaqej me nëndetëse me njerëz në Polin e Veriut. Nuk ka qenë vënia e flamurit ajo që përbën sfidën më të madhe për rivalët, apo edhe e partnerëve të Rusisë, por shumë më tepër kthimi i të dy nëndetëseve “Mir-1” dhe “Mir-2”. Pas orësh të tëra në thellësitë e ftohta të Detit të Veriut, anëtarët e bordit të saj duhej të gjenin një vend ku të dilnin në sipërfaqen e detit. Vendi ku akullthyesja atomike “Rossija” kishte gjetur si më të përshtatshmin për të thyer akullin në fillim të aksionit të saj të zhytjes, për shumë kohë nuk u gjend dot, kur po kërkohej të ngjitej sërish në sipërfaqe. Pas më shumë se një orë e gjysmë ...
NE FAQEN 14

SHQIP 14

NDRYSHE

E HENE, 6 GUSHT 2007

Me një aksion spektakolar, Rusia ka përforcuar pretendimet e saj territoriale ndaj 1,2 milionë kilometrave katrorë, në një zonë të Polit të Veriut. Lufta për pasuritë nëntokësore që gjenden atje, mund të çonte në shpërthimin e një tjetër Lufte të Ftohtë. Shqetësimeve të perëndimorëve u vihen përballë shpresat entuziaste të mediave e politikës ruse, për ndarjen e re të botës dhe ringjalljen e perandorisë ish-sovjetike

Rusia “sulmon” Polin e Veriut
Nafta e Arktikut rindez “Luftën e Ftohtë” mes ish-sovjetikëve dhe Perëndimit
jesti ishte disi arkaik dhe nuk të jepte shumë të shpresoje për zgjidhje në të ardhmen. Të enjten, shkencëtarët rusë vërshuan me ndihmën e një nëndetëseje të teknologjisë së lartë drejt Polit të Veriut, duke u zhytur ekzaktësisht në një thellësi prej 4261 metrash, e vendosur një flamur rus prej titani që nuk ndryshket në sipërfaqen e detit. Aksioni i tyre spektakolar të kujtonte zaptimin e tokave shekuj më parë nga perandoria cariste dhe demonstronte njëkohësisht fuqi e pushtet teknologjik. Askush nuk kishte guxuar deri më tani të shfaqej me nëndetëse me njerëz në Polin e Veriut. Nuk ka qenë vënia e flamurit ajo që përbën sfidën më të madhe për rivalët, apo edhe e partnerëve të Rusisë, por shumë më tepër kthimi i të dy nëndetëseve “Mir-1” dhe “Mir-2”. Pas orësh të tëra në thellësitë e ftohta të Detit të Veriut, anëtarët e bordit të saj duhej të gjenin një vend ku të dilnin në sipërfaqen e detit. Vendi ku akullthyesja atomike “Rossija” kishte gjetur si më të përshtatshmin për të thyer akullin në fillim të aksionit të saj të zhytjes, për shumë kohë nuk u gjend dot, kur po kërkohej të ngjitej sërish në sipërfaqe. Pas më shumë se një orë e gjysmë, të dyja nëndetëset më në fund ia dolën të dilnin në sipërfaqe. Ndërsa kërkuesit e shkencëtarët që merren me Polin e Veriut në mbarë botën e kanë trajtuar këtë aksion si sukses, qeveritë e tyre, përkundrazi, kanë përjetuar shqetësim të madh. Pasi me gjestin simbolik në fjalë, Rusia dëshiron t’u japë udhë në mënyrë më të qartë pretendimeve të saj territoriale të artikuluara së pari në vitin 2001, mbi rreth 1,2 milionë kilometra katrorë në rajonin e Arktikut, duke përfshirë këtu, sigurisht, edhe sipërfaqen detare e thellësitë që e rrethojnë. Para së gjithash janë shtete të tilla si SHBA, Kanadaja, Danimarka e Islanda – që kanë pjesë të territoreve të tyre që lagen nga këto ujëra, të cilat janë prekur më shumë nga këto veprime surprizë të rusëve. Për një arsye të thjeshtë: në sipërfaqen e deteve të Oqeanit Arktik, sipas disa vlerësimeve të shkencëtarëve, gjenden rreth 25 për qind e rezervave botërore të naftës e gazit natyror në botë. Por shfrytëzimi i tyre, për momentin kushton shumë e rezervat do të shërbejnë për t’u shfrytëzuar në një kohë më të largët. Vetëm tri muaj në vit, Deti i Veriut është i lundrueshëm nga anijet. Studiuesit e klimës, megjithatë, po presin që nëpërmjet një shkrir-

G

jeje relative të akujve në një hark kohor prej 20 vjetësh, anijet të kenë akses në Arktik, përgjatë gjithë vitit. Në Arktik gjenden burimet e naftës të së nesërmes Kështu, në të ardhmen - e tashmë nuk është fjala për planet e afërme të SHBAsë që lidhen me mbrojtjen antiraketore, apo për statusin e Kosovës që po bëhet nyja gordiane për marrëdhëniet ndërkombëtare - çështja do të jetë se kujt do t’i përkasë Arktiku. Apo dhe, për të qenë më të saktë: kush do ta zhvatë pasurinë që ai fsheh. Rusia mbart rezervat më të mëdha botërore të naftës – pas Arabisë Saudite – dhe gjithashtu është e dyta në rezervat e gazit natyror. Por këto të fundit, në vitet në vazhdim do nisin të rrallohen dhe rezervat e naftës deri në vitin 2030 madje, mendohet se do të shterojnë fare. Edhe më dramatike duket puna në vendet e tjera: sipas vlerësimeve të ndryshme, rezervat amerikane të naftës për shembull, do të mjaftonin edhe për dhjetë vjet të tjerë, ato të Norvegjisë edhe për rreth shtatë vjet. Në luftën për rezervat natyrore të energjisë, Arktiku në këtë mënyrë do të bëhej arena e një lufte të egër të së ardhmes. Si një reminishencë e së kaluarës mund të sillnim ndërmend shembullin e shekullit të 15-të, ku sipas ministrit të Jashtëm kanadez, Peter MacKay, e ka kritikuar aksionin rus me fjalët: “Nuk mund të sillesh vërdallë nëpër botë, të ngulësh flamuj e të thuash: Ne e pretendojmë këtë tokë”. Arktiku, sipas tij, është “pronë kanadeze”. Danimarka, që nga ana tjetër ka pretendimet e saj, e ka cilësuar aksionin si një “shaka pa kripë për konsum mediatik”. Ndërkohë,

zëdhënësi i fraksionit të kristiandemokratëve në Bundestagun gjerman, Eckart von Klaeden, ka folur për një “mesazh politik problematik”. Ekspedita ruse, sipas tij, ka treguar ndër të tjera se “Rusia në ndryshimet klimaterike, po shfaqet faktikisht, thjesht si një mbrojtëse e interesave të saj të ngushta”. “Një teatër absurd” e ka përshkruar Gert Weisskirchen, zëdhënësi i fraksionit të socialdemokratëve gjermanë, “aksionin bajraktar” të Rusisë. Pretendimet territoriale që qëndrojnë pas tij, duhet të rregullohen sipas së drejtës ndërkombëtare. Juristët mendojnë se shanset e Rusisë janë të pakta Marrëveshja e OKB-së rreth të drejtave mbi ujërat dhe detet, e hyrë në fuqi që nga viti 1994 dhe e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e saj, parashikon se si dhe kujt i përket kjo apo ajo pjesë e një zone detare, e cili shtet duhet të ushtrojë të drejtat mbi të. Ajo u lejon shteteve që të shfrytëzojnë zona detare që kapin një sipërfaqe që shkon deri në 200 milje detare nga brigjet e tyre. Në rastet që bëjnë përjashtim, kufiri i përdorimit apo shfrytëzimit të tyre shkon në rreth 450 milje detare, ose rreth 800 kilometra. Një përjashtim i tillë është reklamuar edhe nga ana e Rusisë. Argumentimi i saj në këtë rast është se: i ashtuquajturi “kurrizi i Lomonosovit” – një

Rusia është shfaqur sërish si një “fuqi botërore” dhe jo si një “fuqi rajonale”, ka deklaruar pas ngjarjes së fundit deputetja e Dumës ruse, Natalija Narodzhnizkaja. Ndarja e Arktikut, shkruante gazeta pro-qeveritare moskovite, “Rossijskaja Gazeta”, plot entuziazëm, është vetëm hapi i parë për një ndarje të re të botës

zonë nënujore në Oqeanin Arktik e zbuluar nga rusët në vitin 1948, që kap një sipërfaqe prej 2000 kilometrash të gjatë e që shtrihet deri në Groenlandë – duhej të ishte vazhdimi i kontinentit rus nën ujë. Testet dhe dëshmitë nga thellësitë e sipërfaqja e deteve duhet të vërtetojnë se gurët apo materialet e ngurta që janë gjetur atje, kanë të njëjtën strukturë si ato të zonës së Siberisë. “Nëse kjo provë dëshmohet shkencërisht, atëherë – sipas rusëve – Poli i Veriut i përket Federatës Ruse”, shpjegon ndër të tjera ekspertja polare, gjermania Heidemarie Kassens, e cila në vitin 1991 ka marrë pjesë në ekspeditën e parë në Polin e Veriut, si anëtare e bordit të një anije konvencionale. Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, nga ana tjetër, i trajtojnë shanset e Rusisë për të realizuar një pretendim të tillë, si shumë të pakta. “Të papranueshme”, i ka cilësuar Christian Tams, ekspert juridik i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Kiel-it në Gjermaninë Veriore, pretendimet e Rusisë. Edhe nëse Rusia do të mund të sillte dëshmi gjeografike, institucioni përgjegjës për njohjen e kësaj të drejte, pra OKB-ja, do të dilte me arsyetimin se ajo nuk i përket Rusisë, thjesht nga fakti se komisioni do të duhej të merrte në shqyrtim dhe pretendimet e shteteve të tjera. Që Poli i Veriut të bëhej kësisoj plotësisht rus, këtë Tams e cilëson si një mundësi të përjashtuar. E në këtë kontekst, flamuri i vendosur apriori nga rusët e që ka irrituar të tjerët, nuk përbën thuajse asgjë në planin juridik ndërkombëtar: “Vendosja e flamurit në të drejtën ndërkombëtare është plotësisht e pavlerë”.

Amerikanët mund të nisin një mision këto ditë Në rast se Rusisë do t’i lejohej të ushtronte të drejtat e saj, qoftë edhe mbi një pjesë të vogël të tij (Polit të Veriut), do t’i jepej udhë ambicieve të Presidentit Vladimir Putin, që vendi i tij të bëhej lideri botëror i rezervave natyrore botërore. Për momentin, “puçi” rus i mbështjellë me mantelin e kërkimit shkencor, bëri goxha bujë në media, duke ia arritur qëllimit në hapat e tij të parë. Në mediat ruse po raportohet me entuziazëm se e vetmja akullthyese amerikane “Healy”, do të mund të nisë aksionin e saj vetëm pas datës 6 gusht, nga brigjet e Seattle-it për të kryer një ekspeditë në detet e Polit të Veriut. Në Kongresin amerikan, ndërkohë, po bëhen përgatitjet për të ratifikuar një konventë të OKB-së, e cila ishte shtyrë prej kohësh në lidhje me të tilla çështje. Dhe në aspektin e politikës së brendshme, Presidenti Putin këtë aksion mund ta vlerësonte si një sukses, ndërsa afrohet afati për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në vend, në dhjetor të këtij viti. Për herë të parë, që nga koha e Bashkimit Sovjetik, Rusia është shfaqur sërish si një “fuqi botërore” dhe jo si një “fuqi rajonale”, ka deklaruar pas ngjarjes së fundit deputetja e Dumës ruse, Natalija Narodzhnizkaja. Ndarja e Arktikut, shkruante gazeta pro-qeveritare moskovite, “Rossijskaja Gazeta”, plot entuziazëm, është vetëm hapi i parë për një ndarje të re të botës. Në mënyrë demonstrative edhe dy deputetë të Dumas ruse të partisë në pushtet “Rusia e bashkuar” janë gjendur në bord. Në mënyrë që zgjedhësi rus të dijë se kujt i dedikohet ripushtimi i Polit të Veriut. Përgatiti: Armand Plaka

E HENE, 6 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 15

Një dokument i vyer autobiografik, i cili u ka hapur rrugë romaneve të shkrimtares. Në ditar flet për luftën, vdekjen e djalit dhe rezistencën franceze kundër nazistëve

Katër fletoret e Duras
Origjina e Margarit Duras Pas zhdukjes dhjetëvjeçare të shkrimtares Duras, do të dalë së shpejti një përmbledhje shkrimesh, të cilët kritikët nuk hezitojnë t’i cilësojnë si “të jashtëzakonshëm”. Ky është një dokument autobiografik shumë i rëndësishëm, por edhe një dëshmi e çmuar mbi formimin e shkrimtares, e cila ka lindur në Saigon në vitin 1914 dhe u zhduk më 3 mars të 1996-ës në Paris. Bëhet fjalë për katër fletore të shkruara nga vetë ajo, kaligrafia e së cilës është e njëjtë me atë të shkrimeve të gjetura. Ato janë shkruar gjatë viteve 1943-1949 dhe më pas u mbyllën në një zarf, mbi të cilin Duras shkroi “Katër fletoret e luftës”. Zarfi bashkë me gjithçka tjetër brenda përfundoi në Imec (institut francez). Në faqet, të cilat janë shkruar në kohën kur Margarit Donadieu do bëhej Margarit Duras, duken gjurmët e shumë episodeve dramatike të jetës së një punonjëse të thjeshtë të Ministrisë së Kolonive. Lufta, rezistenca, vdekja e djalit të parë, arrestimi dhe përqendrimi i bashkëshortit Robert Antelme në Gjermani, i përkasin të gjitha jetës së kësaj shkrimtareje të madhe. Ishin të vështira ato kohë, dhe megjithatë Duras, pikërisht në ato vite publikoi dy romanet e saj të parë “Të pacipët” dhe “Jeta e qetë”, ndërkohë mbushte faqe e faqe të tëra me kujtime autobiografike. Me nota romantike dhe spunto narrative, duke përzier realitetin me krijimtarinë, ajo dëshmon qartë për një stil të habitshëm modern, i cili është në gjendje të kthejë një material autobiografik në një vepër letrare. Prej materialeve të saj do të lindnin disa vepra të mrekullueshme. Për shembull, pjesa më e madhe e fletores së parë do të shërbente për publikimin e romanit “Një digë në Paqësor”, që u publikua në vitin 1950 dhe që i dha famë autores në botën e letërsisë. Pastaj kemi rastin e shumë paragrafëve të fletores së dytë dhe të tretë, të cilët tregojnë për kthimin e bashkëshortit të saj nga kampi i përqendrimit. Ato u përpunuan, u shkurtuan dhe u rindërtuan dyzet vite më vonë, duke i dhënë jetë në vitin 1985 romanit “Dhimbja”, i cili do të diskutohej shumë. Faqe të tjera të fletoreve do të përdoren për “Marinari i Gjibraltarit” dhe “Ditë të tëra mes pemësh” pa harruar shkrimin “Teodora”, i vetmi roman i papërfunduar i shkrimtares. “Katër fletoret, ky burim i shkrimeve të së ardhmes, përmban në mënyrë të vetëtimshme, arkitekturën primitive të së gjithë imagji-

Me nota romantike dhe spunto narrative, duke përzier realitetin me krijimtarinë, ajo dëshmon qartë për një stil të habitshëm modern, i cili është në gjendje të kthejë një material autobiografik në një vepër letrare. Prej materialeve të saj do të lindnin disa vepra të mrekullueshme Kujtimet e dhunës gjithmonë do të ishin prezente në memorien e saj

Kush ishte Margarit Duras
L
indi në Saigon, në vitin 1914 dhe u shpall e zhdukur më 1996-ën në Paris. Autore romanësh, veprash teatrale dhe skenografish. Romani i saj i parë i rëndësishëm është “Një digë në Paqësor ”, (1950) në të cilin përshkruhet jeta e një familjeje të varfër franceze, në Indokinë. Pas tij, vijon “Marinari i Gjibraltarit” (1952). Në vitin 1959 shkroi skenarin e filmit të Alan Resnais “E dashur Hiroshimë”. Që nga ai moment, Duras e la strukturën tradicionale të romanit, për të nisur një formë që kishte tendencën e mungesës së një narratori që di gjithçka, të një motivimi psikologjik dhe të një logjike sekuenciale, duke përshkruar gjithmonë të njëjtin personazh me identitete të ndryshme. Temat e vetme të shkrimeve të saj u bënë dashuria dhe vdekja, kërkimi i një dashurie absolute e përbërë nga dashuri dhe vdekje. Bëjnë pjesë në këtë stil, romanet “Rrëmbimi i Lol V.Stein” (1964), “Zëvendëskonsulli” (1965) dhe “Ajo tha, shkatërro” (1969). Iu rikthye stilit të parë vetëm kur shkruajti romanin “Dashnori” (1984) prej të cilit regjisori Xhin Anaud krijoi një film në vitin 1991. Një figurë intelektuale, e cila mori pjesë në rezistencën franceze kundër pushtimit nazist, i përkrahu iniciativat për pavarësinë e Algjerisë, gjithashtu mori pjesë edhe në lëvizjen feministe. Fëmijëria që kaloi në territorin e Indokinës ndikoi shumë në formimin e shkrimtares, siç e thotë edhe vet ajo në një deklaratë publike të vitit 1965, për rastin e një episodi që i kish ndodhur kohë më parë (e ëma “blen” në treg një fëmijë vetëm 6 muajsh, i cili vdes pak çaste më vonë). Kujtimet e dhunës gjithmonë do të ishin prezente në memorien e Margarit Duras.

natës durasiane”, shkruajnë kështu ata që po merren me publikimin e dorëshkrimit, të cilët kanë bërë një punë të paqme, pasi kanë mundur të përdorin edhe nga ato pjesë që vetë autorja i ka përdorur në romane tashmë të publikuara. Ndër to përmendim disa tregime, shumë kujtime nga rinia, disa detaje të kthimit të bashkëshortit Robert Antelme nga kampi i përqendrimit, pushimet në Itali në verën e vitit 1946, lindjen e djalit Xhin në vitin 1947, madje edhe disa pjesë nga jeta e saj politike dhe ajo e përditshme në shtëpinë Saint Benot, në të cilën jetonte bashkë me Xhin Maskolo. Në fakt, në të katërta fletoret, personazhet, vendet dhe motivet, qarkullonin nga një tekst në tjetrin, duke bërë kështu një eko të vazhdueshme. Ndërsa në volumin që do të publikohet së shpejti, “Copëzat e harruara të një dorëshkrimi janë marrë dhe përshtatur në atë tjetrin: me një fjalë, i gjithë arkivi ka kaluar në vepër”. Në këto fletore, shkrimtarja nënvizon shpesh autobiografinë në një mënyrë që do të përdoret më vonë, në fazën e fundit të karrierës së saj si, duke filluar nga romani “Dashnori”. Jo rastësisht, pjesa e parë e volumit, përmban kujtime nga rinia e saj në Indokinë. Autorja gërmon në kujtesën e saj: “Që kur kam filluar të shkruaj këto kujtime, kam përshtypjen se kam çrrënjosur një bllokadë mijëravjeçare. Asnjë arsye tjetër nuk më shtyn të shkruaj veç instinktit për të rikujtuar. Është shumë e thjeshtë. Nëse nuk do t’i shkruaj, atëherë do t’ harroj dalëngadalë. Ky mendim, më duket i tmerrshëm. Nëse nuk do t’i qëndroj besnike vetvetes, atëherë kujt tjetër duhet t’i qëndroj?” Prej këtej, përshkruan fëmijërinë e vështirë në fushat e kultivimit të orizit, raportin violent me nënën dhe vëllain, të rrahurat dhe fyerjet, por edhe kujtimin e një marrëdhënieje të komplikuar me një pasanik vendali, që më pas do të tregohet në romanin “Dashnori”. “Më kujtohen akoma digat prej bambuje që e ëma e tij i ndërroi për të mbrojtur plantacionet e orizit kudër përmbytjeve, më kujtohen vështirësitë që hasja për t’u shkolluar dhe problemet e pashmangshme koloniale”, shkruan Duras. Pra duket qartë që “Katër fletoret e luftës” lejojnë të asistosh “në lindjen e një shkrimtareje, e cila mban një raport shumë të veçantë me fëmijërinë dhe të shkruarin autobiografik. Ajo që është e dukshme në këto shkrime është se asgjë nga e kaluara nuk është nostalgjike dhe dashamirëse”.
Përgatiti: Endrit Veleshnja

SHQIP 16

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

E HENE, 6 GUSHT 2007

TOP SHOW

DRAME, MISTER, ROMANCE

SPIUNAZH

HUMBURA’ ‘BOTET E HUMBURA’

“PERSONAZH!?”
ORA: 20:50
Te ftuar: Elvira Diamanti, Ylljet Alicka, Gent Zeneli, Julian Deda, Ermal Mamaqi, Bujar Kapexhiu, Sabina Kodra, Saimir Kodra, Mark Marku Filmat shqiptare arrijne te terheqin akoma vemendjen e shume grupmoshave. Disa personazhe vazhdojne te mbartin vlera edhe sot. Si do te zhvillohej fati i tyre ne strukturen e sotme shoqerore?

“ROSWELL ”
Nga e hEna nE tE premte, ora 19 00
Historia e tre "të huajve", stërgjyshërit e të cilëve përfunduan në qytetin e Rosuellit në Nju Meksiko, duke i lënë ata të rriten si njerëz. Dramë, mister dhe romancë të ndërthurura në serialin fantastiko-shkencor "Rosuell". Me aktorët: Shiri Appleby, Jason Behr, Katherine Heigl, Brendan Fehr, Majandra Delfino.

DOSJET SEKRETE TE CIA-3
ora 21:00
Roli i CIA-s ne parandalimin e krimit si burim informacioni. Shfaqja e terrorrizmit dhe planet e Sh.B.A ne luften kunder terrorizmit.

BOTA E GJALLE E AMERIKES SE JUGUT PJ. 1
ORA: 21:00
Amerika e Jugut është Kontinenti i Ekstremeve. Gjen atje Vargmalin më të gjatë të Botës, Andet; Lumi më i fuqishëm në palnet dhe me shtrirjen më të gjerë në pyjet tropikale, Amazonën; si edhe shkretëtirën më të tharë të Tokës, Atakaman, e cila shtrihet pranë një prej deteve më të pasur të botës

PER TE GJITHE

DOKUMENTAR

FEMIJET

06.45 Info 07.30 Good Morning Albania (ritransmetim GMA dt.7 gusht) 08.58 Programi i dites 09.00 Lajme 09.20 Moti 09.23 Horoskopi 09.30 Newsroom ritr. 10.00 Film artistic ritr. "Onegin" 100 mins LV 11.58 Programi i dites 12.00 Lajme 12.20 Moti 12.25 Film Serial ritr. "Shtepiake te deshperuara" pj.34 (sez.2/11) 13.25 Reportazh ritr. "Duke kerkuar Super Model 2007" 14.00 Film serial vizatimor "SpongeBob" pj.7&8 14.58 Programi i dites 15.00 Lajme 15.30 Moti 15.35 Top Select Pr. (direct) 17.00 TF Pr. "100 vitrinat" pj.960 17.28 Programi i dites 17.30 Lajmet 17.50 Moti 17.55 TN Pr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.21 18.30 TN Pr. "Belissima" pj.101 19.28 Programi i dites 19.30 Lajmet 20.10 Moti 20.15 Video Gazmore Amerikane pj.21 (11a) 20.50 Top Show ritr. "Personazh?!" 22.30 Lajme 23.00 Moti 23.05 Film Serial ritr. "24 ore" pj.1 00.00 Film Serial ritr. "Te humbur" pj.26 (sez.2/1) 01.00 Lajme e Moti 01.25 Video Gazmore Amerikane (ritr.) pj.21 (11a) 02.03 Top Select (rit) 03.30 Lajme e moti 03.45 Muzike

06 00 Cutting it 3 (I) 07 00 Dead like me 8 (I) 08 00 Cirku i diellit: Nouvelle experience 09 30 Arrested development 21/22 (I) 10 30 What I like about you 9/10 (II) 11 30 Law & Order 8 (III) 12 30 Dead like me 8 (I) 13 30 The wire 1 (II) 14 30 Cutting it 3 (I) 15 30 Lord of the dance 17 00 Seinfeld 10/11 (II) 18 00 Dawson’s creek 11 (II) 19 00 Roswell 1 (III) 20 00 Shpirtrat binjake 10 21 00 Alias 8 (I) 22 30 Grey’s anatomy 11 (II) 23 30 Murder one 14 (II) 00 30 Roswell 1 (III) 01 30 Alias 8 (I) 02 30 Shpirtrat binjake 10 03 30 Seinfeld 10/11 (II) 04 30 Dawson’s creek 11 (II) 05 30 Grey’s anatomy 11 (II)

8:55 9:20

Si mendojnë kafshët/Lufta e drogës në Kolumbi Shpëtimi i shpirtit

7:00 8:00 9:00

Lasa & Shpirti i Tibetit Huej, Qyteti mbi Lumin e Parfumeve Galeria e Mjeshtrave, Grynevaldi
9:00 9:15 9:30 10:00 11:00 12:50 13:30 14:45 16:00 17:00 17:20 17:40 18:30 19:10 19:30 20:15 21:30 23:00 0:30 2:00 3:30 5:00 6:30 8:00 Ekart Shpëtimtarët Rrëfenja perimesh-3 (Premierë) Dragon Ball 233-234 (Premierë) Batfink1/2 (Premierë) Laki Luk Aida e pemëve Bianka dhe Berni Aventura e vezës së pashkëve Ekart Shpëtimtarët Rrëfenja perimesh-3 (Premierë) Batfink1/2 (Premierë) Dragon Ball 233-234 (Premierë) Laki Luk Barbi e liqenit Bletëza Xhulia Bazil, miu dedektiv Dumbo Frengulli-2 Na ishin njëherë Krishtlindjet Kasper Anastasia Tomi dhe Xherri

10:15 Shmangia e katastrofës/ Shkenca telepatike 11:05 Rindërtimi i Nivelit Zero 12:40 Tregtia e transplanteve 13:35 Kujdesi për gjirin-3 14:20 Pushtimi i hapësirës 14:50 Piratët e Karaibeve 15:45 Njeriu ujk, miti dhe shkenca 16:15 Zjarre të mendjes-2 17:05 Grabitjet më të guximshme 17:55 Planetet-3 18:45 Ulje dramatike 19:30 Virusi i makthit/Vietnami 20:20 Kurthi i ariut 21:00 Dosjet sekrete të CIA-3 22:00 Shërbimi sekret SOE 22:55 Interpol 23:45 Kumbarët-4 0:40 1:30 2:25 3:15 4:10 5:00 5:55 6:45 7:40 8:35 Çmimi i gjakut-1 Mjeshtrit e Pikiatës Fifth Gear-13 Mrekullitë e universit-5 3 minuta nga përplasja-2 Planetet-1 Spiunët vs spiunëve-2 Kujdesi për gjirin-1 Beteja e anijeve-4 Ura e Gjibraltarit

10:00 Të mbijetuarit e Epokës së akullnajave 11:00 Kina – Dinastitë e Fuqisë 12:00 Beteja e Getisburgut 13:00 Belzoni i Madh 14:00 “Imagine”, Xhon Lenon 15:00 Porto Riko 16:00 Peshkimi me Spenserin – Kanada 17:00 Thesaret e Humbura 18:00 Jeta në Tokë, Nd[rtimi i Trupit 19:00 Një vit në Eksmor, Pj. 1 20:00 Elvis Presli, Pj. 1 21:00 Bota e Gjallë e Amerikës së Jugut, Pj. 1 22:00 Odisea e Oqeanit 23:00 Mbytja e Belgranos 0:00 1:00 2:00 3:00 4:00 5:00 6:00 Mjekësia ligjore në Shtëpinë e Bardhë Ambasadorët në Shënjestrën e Terrorit Kënga e Tokës Makina e Kohës Fotografët Aventurë e Çmendur, Pj. 20&21 Australia, Pj. 3 & 4

8:00 8:30 9:00 9:30 11:00 12:30 13:50 15:10 17:20 19:05 19:30 21:00 22:40 0:10 1:35 3:10 4:30 5:50

Bernie Mac Show eps 16 Dinosauret eps 21 Tribu eps 20 Rruga per ne shtepi 2 T'i prishim pune babit Mami ka njohur nje vampir Duma Hidalgo Shpetoni Uillin 1 Kuzhineri i madh&kuzhineri i vogel Vagabondet e vegjel Kulla dhe dragonj Lizi Meguajer Rruga per ne shtepi 2 T'i prishim pune babit Mami ka njohur nje vampir Duma Hidalgo

9:00 9:30 10:00 11:00 12:00 12:45 13:20 14:35 16:15 16:45 17:05 17:55 18:20 19:35 21:00 22:15 23:30 0:55 2:10 4:00 5:30 7:00 8:00

Kripto super qeni-6 (Premierë) Gjurmët e Blusë Qenushi Kliford Kështjella e Purpurt Skuadra e drejtësisë-13 (Premierë) He Man Bambi-2 Kaju Kripto super qeni-6 (Premierë) Gjurmët e Blusë Qenushi Kliford Kështjella e Purpurt Skuadra e drejtësisë-13 (Premierë) He Man Të gjithë qentë shkojnë në parajsë-2 Elfi Gordon-2 Shigjeta e kaltër Space Jam - Ndeshje Kozmike Robin Hud Macet dhe qentë Uolleis dhe Gromit Xhimi Neutron Klasikët e Kartonave

E HENE, 6 GUSHT 2007

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

SHQIP 17

CINEMA AUTOR

AKSION/FANTASHKENCE AKSION/FANTASHKENCE

KOMEDI

REALITY SHOW PER FEMIJE

KORI
ORA: 21:30
Regjia: Christopfe Barratier. Aktoret: Jean-Paul Bonnaire, Marie Bunel, Carole Weiss, etj. I emeruar per dy cmime Oskar. Nje ish kompozitor do te shkoje te jape mesime muzike ne nje jetimore dhe atje do te zbuloje disa talente te cilet do ta nxisin te krijoje nje kor djemsh. Kjo nisme e tij do te ndryshoje jeten e femijeve te harruar nga shoqeria duke i dhene atyre shprese per te ardhmen.

POLICI I SE ARDHMES
ORA: 21:30
Regjia: Peter Hyams Aktorët: Jean-Claude Van Damme Perfeksionimi i teknologjisë së udhëtimit në kohë sjell bashkë me të edhe mundësi të reja për kriminelët. Qeveria themelon një forcë të re policore për t’u siguruar që kjo teknologji të mos abuzohet. Maks Uokeri (Van Damme) zbulon planin e një politikani të korruptuar për ta shfrytëzuar këtë mundësi për t’u bërë president. Ai duhet ta ndalojë me çdo kusht.

PARAJSE E KALTER
ORA: 21:30
Aktorët: Steve Martin Një ish mafioz tani është pjesë e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve, por nuk do të jetë e lehtë për agjentin e FBI-së Barni Kupersmith ta mbajë atë larg mafiozëve të tjerë që i janë vënë pas... dhe larg argëtimeve e shëtitjeve nëpër klubet e natës.

VAGABONDET E VEGJEL
ORA: 19:30
Spenki, Alfa-Alfa, Darla, Porki, Piti, etj jane personazhet me te jashtezakonshem te qyteti te cilet se bashku kalojne nga nje aventure tek tjetra. Alfa-Alfa kesaj here do te rrezikoje shoqerine e djemve per te fituar zemren e Darles, por njekohesisht do te marre pjese ne misionin e veshtire te mbrojtjes se klubit “Vetem Djem”.

KINEMA
KOMEDI MISTER

SPORT
KALENDARI SPORTIV KALENDARI SPORTIV
ÇESHTJE E DREJTE

HOROSKOPI
DASHI PESHORJA
Sot, gjithçka do t’i dedikohet raporteve intime, sensualitetit e kënaqësisë suaj. Mundësi të reja për takime të këndshme e tërheqëse. Tre planetë ju shtyjnë drejt shoqërive të reja, për të ndarë pasione e shqetësime. Nuk arrini dot të jetoni asnjë lloj argëtimi, emocioni, sepse jeni të bindur në idenë që jeni tepër të zënë. Dielli aleat në shenjën tuaj, do t’ju ndihmojë për t’u ndjerë mirë me njerëzit që ju interesojnë. Mos u merrni me gjëra të kota.

E VERTETA PER DASHURINE
Ora 23:00
Regjia: John Hay Aktorë: Jennifer love, Dougray Scott, Jimi Mistry, etj. Alice Holbrook vendos të vërë bast me të motrën: do t’i dërgojë një pusullë anonime dashurie për shën Valentin bashkëshortit të saj për të parë se si do të reagojë dhe për të provuar besnikërinë e tij. Një shaka e thjeshtë do të shndërrohet sakaq në një varg ngjarjesh që do ta vënë në rrezik martesën e lumtur të çiftit Holbrook…

Ora 23:00
Aktorët: Sean Connery, Laurence Fishburne, Ed Harris

Thellë në Everglades është varrosur një sekret që mund të shpëtojë një të pafajshëm. Bobby Earl do të dënohet me vdekje për vrasjen e një vajze të vogël. 8 vjet pas krimit ai i kërkon ndihmë një profesori të drejtësisë për të vërtetuar pafajësinë e tij.

DEMI
Hëna në shenjë, do t’ju dhurojë një periudhë qetësie. Mos prisni më shumë nga sa mundeni, por ridimensiononi dëshirat tuaja. Do të ndiheni më mirë. Yjet ju këshillojnë të bëni pak pushime. Keni nevojë për relaksim.

AKREPI
Marsi, në kundërshti me shenjën tuaj, do t’ju bëjë të ndiheni mirë, vetëm nëse do t’ju dedikoheni raporteve afektive, tërheqjes dhe joshjes. Përkundrazi, do të keni një ndjesi pakënaqësie të vazhdueshme, që do ta bëjnë ditën të lodhshme. Pranoni një sfidë.

BINJAKET
Sot ditën duhet t’ia dedikoni vetes. Më mirë të qëndroni vetëm apo të rrini me njerëz të zgjedhur. Meditoni të qetë. Në qoftë se jeni me pushime, do të keni mundësi të takoni persona shumë tërheqës.

SHIGJETARI
Është një ditë vere, një ditë plot kreativitet dhe ndjenjë. Kushtojuni ndjesive të këndshme dhe lëvizni sa më shumë të mundeni. Dielli do t’ju japë shumë energji këtë periudhë, ndaj përfitoni. Mos u përpiqni të hiqeni ashtu si nuk jeni.

DRAME, SPORT

AKSION, KRIM

GAFORRJA
Ditë për t’u kaluar me shoqërinë në ambiente të këndshme. Keni nevojë për ngrohtësi, që do ta gjeni në rrethin tuaj shoqëror. Kjo e fundit, ka shumë mundësi të transformohet në dashuri më vonë.

BRICJAPI
Ditë shumë e bukur, me plot simbole femërorë të elementit Tokë, që do t’ju japin kënaqësi dhe tërheqje. Marsi ju mbështet më çdo nismë tuajën, duke ju bërë më aktivë se zakonisht. Jeni shumë sensualë, joshni ose pranoni të josheni dhe nuk do pendoheni.

GARUESI I MAKINAVE
Ora 21:30
Aktorët: Randy Quaid, Will Rothhaar Vdekja e së ëmës, bëri që 14 vjeçari Uots të ndjehet i larguar nga i ati, një ish kampion garash. Tani ai është i vendosur të garojë për titullin kampion, pavarësisht nga marrëdhëniet me të atin, teksa ndajnë të njëjtën ëndërr.

DERI NE PIKEN E FUNDIT
Ora 19:30
Regjia: Frank A. Cappello Aktorët: Russell Crowe Zak Grent është një agjent i FBI-së që ende nuk e ka marrë veten nga vdekja e së shoqes. Por tani i duhet të vihet në lëvizje, pasi i biri është rrëmbyer për hakmarrje nga një bos mafioz, i cili është i bindur që Zaku është përgjegjës për vdekjen e djalit të tij të vetëm.

LUANI
Hëna dhe Marsi në shenjën tuaj nuk ju lenë të jeni të qetë. Ndjeheni mjaft të lodhur dhe sistemi juaj nervor po fillon të ndjejë pasojat, ndaj kërkoni të ndryshoni. Përpiquni të gjeni hapësira të reja dhe ruani veten.

UJORI
Ju pret një ditë e lodhshme në ambientin familjar. Mos u nxehni, përkundrazi kërkoni kënaqësinë duke u marrë me gjëra që ju pëlqejnë. Jeni nën ndikimin e Venusit, i cili ju ndihmon vetëm në aspektin afektiv.

VIRGJERESHA
Venusi në shenjë, si dhe Hëna me Marsin pozitivë, ju shtyjnë të filloni një rrugë plot besim në të gjitha drejtimet. Do të kaloni një periudhë relaksuese, por në të njëjtën kohë dhe shumë stimuluese. Takime fatlume me shenjën e Luanit.

PESHQIT
Ditë e përkryer në nivelin komunikativ, për shkrimet, telefonatat dhe lëvizjet e shkurtra. Janë të favorizuara raportet afektive, sidomos me seksin femër. Peshqit e dhjetëditëshit të parë mund të kalojnë një periudhë pakënaqësie.

SHQIP 18

NDRYSHE

E HENE, 6 GUSHT 2007

Sipas studimeve, vendin e parë për lidhjet dhe dashuritë mes të rinjve sot në botë e zë interneti, për të kaluar më pas te takimet e shpejta (“speed date”) dhe në fund te takimet e programuara përmes shoqërive të përbashkëta

ë takimet e rastësishme apo të programuara është e rëndë sishme përshtypja e parë. Po on-line? Kush arrin të zbulojë më shumë për veten, mund të tërheqë më shumë vëmendjen e të tjerëve. Në të vërtetë, on-line është gjithmonë më e lehtë të flasësh për veten. Meqë partnerin nuk e ke përballë, ndihesh më i qetë për të treguar detaje private. Në këtë mënyrë, edhe tjetri detyrohet të bëjë të njëjtën gjë. Madje, për shumë persona të turpshëm që natyra nuk u ka falur bukuri fizike, njohja nëpërmjet internetit është një mënyrë shumë e mirë për të nisur një lidhje të re, sepse lidhja e nisur në kompjuter mund të jetë shumë e fortë dhe e qëndrueshme, sidomos mes personave që kanë vendosur të tregojnë shumë gjëra për veten. Të vendosësh në shumë pak minuta nëse ai ose ajo mund të jetë njeriu i duhur për ty. Takimet nëpërmjet çatit, bisedat në e-mail dhe në fund vendimi për të nisur një lidhje të re, ndryshe nga ajo e prindërve tanë, kjo duket se është tendenca më e re e të rinjve në të gjithë botën. Mënyra të reja për t’u njohur dhe për të bërë për vete dikë, që duket se kanë lenë pa mend edhe studiuesit, që prej kohësh po përpiqen të zbulojnë mekanizmat se si funksionon ky sistem i ri. Le ta nisim nga të ashtuquajturat “speed date”, takime të shpejta, të organizuara, ku vlerësohen partnerët e mundshëm. Zakonisht, këto lloje takimesh, janë shumë të përhapura mes të rinjve britanikë dhe francezë, ku çdo femër flet me një mashkull për disa minuta, e pastaj të dy vendosin nëse janë të interesuar ose jo për njëri-tjetrin, për të kaluar më pas në një tjetër mini-takim. Në fund, organizatorët vendosin kontaktet mes atyre që janë zgjedhur reciprokisht. Për shumë studiues, ky është një rast i mirë për të studiuar strategjitë bazë për një vlerësim të shpejtë dhe real për partnerin. Robert Kurzban, psikolog i Universitetit të Pensilvanisë, ka analizuar zgjedhje dhe të dhëna (nga karakteristikat fizike, preferencat, edukimet dhe sjelljet e ndryshme) të më shumë se 10000 pjesëmarrësve në mbrëmjet e “takimeve të shpejta”. Por çfarë është ajo që ka më shumë rëndësi në zgjedhjet që bëhen vetëm brenda tri minutave kur jeni ballë për ballë? Të parat ishin karakteristikat fizike. Më të përzgjedhurit dukej se ishin ata që kishin tipare fizike më “tërheqëse”. Meshkujt të ishin të gjatë, me shëndet jo të theksuar, simpatikë dhe të rinj, ndërsa për vajzat e rëndësishme ishte që të ishin të shkathëta, me trup të bukur, elegante dhe të reja. Karakteristika të tjera të pjesëmarrësve, si edukata, të ardhurat financiare, dëshira për të pasur fëmijë, kanë pasur pak influencë në zgjedhje. Tri minuta janë pak për të njohur dikë? Sipas Kurzban, në këtë situatë personat bazohen në përshtypjen e krijuar në sekondat e para. Disa të tjerë, edhe pse deklarojnë se kërkojnë një person me karakteristika determinante, bëjnë zgjedhje të tjera. “Në këto raste, zgjedhja bëhet për një kohë të shkurtër dhe jo ashtu siç deklarojnë çiftet, se janë zgjedhje për një kohë të gjatë”, deklaron Kurzban. Në fakt, “goditja” vjen nëse dikush të pëlqen, edhe pse gjithmonë synohet të zgjidhet një person ashtu si e ke ëndërruar dhe me të njëjtat interesa. Nga studimi del se disa persona kanë një “vlerë tregu”, kur e perceptojnë dhe dinë ta vlerësojnë nëse tjetri është i përshtatshëm apo jo. “Kush është zgjedhur më shpesh, është bërë edhe më selektiv, duke u thënë “po” më pak kandidatëve dhe sidomos atyre që në fillim dukeshin më të interesuar. Në të kundërt, ata që ishin më pak tërheqës (për shembull, gratë në mbipeshë), ten-

N

Të dashurosh ONLINE

tojnë të zgjedhin më shumë partnerë”, shpjegon Kurzban. Anxhelinë Zholi për shembull, në fakt nuk do të kënaqej me dikë që do të vlente më pak se Bred Pit. “Në praktikë, kjo çon në kombinimin e partnerëve me të njëjtën vlerë”. Rajmond Fisman, ekonomist në “Columbia University” në Nju-Jork, ka organizuar mbrëmje

Në të vërtetë, on-line është gjithmonë më e lehtë të flasësh për veten

me takime të shpejta për të studiuar më në detaje diferencat në zgjedhjet e meshkujve dhe femrave. U kërkoi pjesëmarrësve të bënin një vetëvlerësim dhe më pas një vlerësim për partnerin, mbi bazën e karakteristikave të tilla si: bukuria, ambicia dhe inteligjenca. Më pas, Fisman studioi lidhjen mes zgjedhjes dhe vlerësimit.

“Për sa i përket bukurisë, burra dhe gra, tentonin të zgjidhnin atë që e vlerësonin në nivelin e tyre, ose edhe më lart. Edhe aspekti fizik ka rëndësi, në përgjithësi deklarohet se nuk konsiderohet shumë i rëndësishëm”, vazhdon Fisman. “Femrat pastaj duket se i japin më shumë rëndësi inteligjencës. Ndërsa meshkujt tregojnë se i përgjigjen më shumë bukurisë dhe preferojnë femra që nuk janë më shumë ambicioze dhe inteligjente se ata. Për më shumë, për meshkujt numri i vajzave të seleksionuara rritet në përpjesëtim me ato të takuara, ndërsa vajzat bëhen më selektive nëse kandidatët janë shumë”. Një tjetër mënyrë takimesh dhe dashurish janë përmes internetit. Lind pyetja? A mund ta bësh on-line dikë për vete, aq sa ai të vendosë të të takojë? “Nga studimet e bëra ka rezultuar se duke komunikuar nëpërmjet internetit, njerëzit mund të tregojnë më shumë sekrete për veten. Meqë njëri nis të tregojë më shumë për veten edhe tjetri ndihet i detyruar për ta bërë këtë. Tregimet reciproke nga të dyja palët bëjnë që të rritet ndjeshëm intimiteti mes një çifti”, shpjegon Andrea Beker, docent i sociologjisë në Universitetin e Ohajos. Efekti që mund t’i tregosh për veten dikujt që nuk ke afrimitet, quhet ndryshe “i panjohuri në tren”, ku shpeshherë gjatë një udhëtimi i tregohen një të huaji informacione private. Në çat, apo mënyrat e tjera të komunikimit, ekziston gjithmonë frika nëse personi me të cilin je duke biseduar po të gënjen. “Në fakt, personat që kanë vendosur t’i tregojnë më shumë për veten njëri-tjetrit, tentojnë të jenë pozitivë në atë që ata shkruajnë”, nënvizon Beker. Nga ana tjetër, në internet nuk mund të frenohesh nga karakteristika që mund të jenë pengesa në atë që të gjithë e quajmë përshtypja e parë: turp, ankth dhe tension të lartë kur ke përballë dikë me të cilin duhet të përballesh për herë të parë. Pastaj, aty është më e lehtë të gjesh persona me interesa të njëjta. Meshkujt dhe femrat mund të ndihen më të lirë nga shqetësimet sociale (si për shembull: si duket). “Duke u përqendruar në atë që shkruajnë, arrijnë që të shkëmbejnë më shumë informacione mes tyre”, nënvizon Beker. Por kur këto takime bëhen ballë për ballë? Një studim në Universitetin e Nju-Jorkut, tregon se si një lidhje e nisur në kompjuter mund të jetë po aq e fortë sa të rezistojë gjatë dhe të jetë më e qëndrueshme, sidomos mes personave që kanë vendosur të tregojnë shumë gjëra për veten. Këto janë edhe rastet më të mira për të krijuar raporte të forta dhe miqësi on-line për të vazhduar më pas me të njëjtin ritëm në jetë. “Sigurisht duhet të shpërthejë një tërheqje fizike”, përfundon Beker. “Nëpërmjet komunikimit elektronik, pa frikë mund të themi se mund të lindin çifte dhe miqësi të shëndetshme. Duke treguar për veten, kjo mund të lejojë të njiheni më mirë, duke verifikuar njëkohësisht nëse jeni të përshtatshëm për njëri-tjetrin”.

E HENE, 6 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 19

Një shkrimtar francez publikon një apologji mbi dremitjen. Libri bëhet menjëherë i suksesshëm, edhe pse mjekët nuk janë dakord me të
TRE TIPET

1:00 - 1:30
RIKUPERUES
Është gjumi i mesditës, tipik i njerëzve që punojnë gjatë natës, të cilët planifikojnë të paktën një orë e gjysmë pushim pas dreke, në mënyrë që të kalojnë pa problem një tjetër natë me pak gjumë. Të paktën zgjat gjysmë ore dhe duhet fjetur në një krevat komod. I vetmi problem është të arrish të kontrollosh zgjimin.

0:10 - 0:30
STANDARD
Eshtë dremitja tipike e pasdites, e cila zgjat nga 10 deri në 30 minuta. Sipas disave, idealja është 20 minuta. Gjumi i lehtë të jep një çlodhje të kënaqshme. Nuk të bën dembel dhe nuk ta shton gjumin, madje zgjimi është mjaft i lehtë. Është ideal për profesionistë të lirë dhe punëtorë të pavarur.

max. 0:10
I SHPEJTE
Maksimumi zgjat dhjetë minuta. Për profesionistët e dremitjes kjo është idealja, pasi mund të praktikohet kudo, madje më shumë se një herë brenda ditës. Nuk është nevoja të kesh kushte të mira, por thjesht duhet bërë stërvitje. Nëse praktikohet rregullisht, të lejon të rikuperosh gjumin e humbur.

PERSONAZHE

LEONARDO DA VINÇI
Sipas legjendës Leonardo alternonte 4 orë zgjuar, me 20 minuta gjumë: brenda një dite punonte 22 orë dhe pushonte 120 minuta.

Dhjetë minuta, apo një orë e gjysmë?
Ja formula e dremitjes së përsosur
remitja e pasdites të bën mirë, madje shumë mirë. Përmirë son shëndetin dhe jetën e përditshme. E paimagjinueshme për ata që punojnë shumë, por e dashur edhe për të gjithë të tjerët. Këtu biem në kontradiktë, sepse disa thonë që të bën dëm për shëndetin, madje ndoshta edhe për zemrën. Debati i efekteve anësore, ose ato të mira të dremitjes së pasdites është bërë një temë e shumë e përfolur. Një temë, në të cilën janë përfshirë profesorë dhe doktorë të famshëm. Polemika bëhet më e gjallë në ato vende si Italia, në të cilat nuk është arritur akoma në një mendim të njëjtë. Por ka vende të tjera, në të cilat gjumi i pasdrekes konsiderohet si tepër i nevojshëm për shëndetin. Madje ka vende që u lejohet edhe punëtorëve gjatë orarit të punës. Kina e ka futur në Kushtetutë. Në Japoni konsiderohet si rimëkëmbje pas një pune shumë të lodhshme dhe madje kanë krijuar disa kapsula për të favorizuar ritin e shëndetshëm. Në Evropë, pikërisht në Komunën Vekta të Gjermanisë, punëtorëve u lejohet njëzet minuta kohë në ditë për të dremitur. Ndërsa në Spanjë, Kryeministri Zapatero, në vitin 2005, e shkurtoi pushimin e drekës për zyrat publike nga dy në vetëm një orë. Nëse është një situatë kontradiktore, atëherë duhet të vendo-

FAKT

8:45
GJUMI
Sipas studimeve shkencore aktuale, për të qenë në formë të mirë duhet të flemë 8 orë e 45 minuta në natë. Por realiteti është shumë larg nga ky pushim ideal. Secili prej nesh fle mesatarisht 7 orë në natë

D

UINSTON ÇERÇILL
Kryeministri anglez kishte një sistem të rregullt. Ai mbyllej në mesditë në tualet për të pushuar 10 minuta dhe më pas i kthehej punës deri vonë.

sim pavarësisht. Duhet të nisemi nga principi që, dremitja i bën mirë atij që ka dëshirë të dremisë. Në fund të fundit jetojmë në një epoke individualistësh. Natyrisht që ka disa rregulla bazë që duhen respektuar. Këtë e dinë mirë pronarët e disa hoteleve zviceranë që janë transformuar në mënyrë eksperimentale dhe për një periudhë të shkurtër në “hotele dremitjesh”. Gjithçka u organizua në detaj, përfshiheshin në çmimin e drekës disa dhoma të posaçme me krevat të rehatshëm, që madje kishin edhe qese me ujë të ngrohtë. Në këtë mënyrë, klientët pas një dreke të

bollshme, mund të dremisnin për të çlodhur trupin, që ish lodhur pas një dite të gjatë pune dhe stresi. Eksperimenti pati një sukses të padiskutueshëm. Gjithashtu, këtë gjë e di shumë mirë edhe shkrimtari francez Frederik Ploton, i cili sapo ka publikuar librin “Manuali i gjumit të pasdites”. Një apologji identike e dremitjes. Një dremitje është tepër komode, sidomos gjatë pushimeve, sigurisht duhet të jetë e mirë organizuar. Ploton nuk jep përgjigje, por vetëm këshilla, në formë shakaje, por të dobishme. Propozon një tip “armature” për

citim
NJE ORE E LODHSHME

BILL KLINTON
Presidenti i SHBA-së e la të priste Mbretin Hysein të Jordanisë për 20 minuta. Mjekët e Klintonit nuk donin që t’ia ndërprisnin gjumin e drekës, duke mos e zgjuar

Gjatë orarit të drekës, gjithçka përkulet përpara diellit përvëlues, edhe kafshët, edhe bimët. Është një orar tepër i lodhshëm për të gjithë, ndoshta jo për fëmijët.

Marie Kardinal

ZHAK SHIRAK
Studiuesi i famshëm i dremitjes ka shkruar: “Pushimi është diçka serioze dhe dremitja ia lehtëson shumë jetën atyre që e praktikojnë rregullisht.

“mbijetesë”, të përbërë nga tapa për veshët, që të eliminohen zhurmat, maskë për sytë për të eliminuar dritën, sugjeron të kurdisni zilen për të qenë sa më të qetë se do të keni një zgjim të sigurt dhe madje nëse është e mundur, kur jeni gjatë orarit të punës mund të merrni me vete një jastëk të vogël me ajër, në mënyrë që të mund ta mbani edhe në xhep. Mos harroni, dremitjen duhet ta bëni gjithmonë në të njëjtin orar, lironi kravatën dhe hiqni këpucët. Jo vetëm kaq. Por ai na sugjeron të mos lëmë takime ose punë për të bërë në orët e para të pasdites, të mos pimë më shumë se dy kafe në mëngjes, të largohemi nga vendet e zhurmshme dhe të rimë larg atyre të cilët ai i përkufizon si prishës të qetësisë. Gjithashtu, përmbledh tri tipologji dremitjeje: ajo rikuperuesja, për një orë e gjysmë, ajo standarde, nga 10 deri në 30 minuta (e këshilluar për shumicën e njerëzve, sepse garanton çlodhjen dhe nuk lë pasoja) dhe ajo e shpejtë, që zgjat nga disa sekonda deri në 10 minuta. Së fundmi, meqë jemi në sezon vere, sugjeron disa rregulla bazë për dremitjen në plazh. Një produkt kudër mushkonjave dhe një kapele prej kashte në mënyrë që ta mbajë kokën sa më të freskët. Ideale janë kapelat tradicionale meksikane. Përgatiti: Endrit Veleshnja

1:00 - 2:00
TE HUMBURA
Netët e gjumit janë shkurtuar. Llogaritet që në 40 vitet e fundit kemi humbur nga 1 ose 2 orë gjumë në ditë

15 - 20%
SHQETESIME
Gati 15-20% e popullsisë italiane vuan nga shqetësimet e ndryshme të gjumit, ndërsa pagjumësia e vërtetë ka goditur 8-9% të italianëve.

14$
TARIFA
Në SHBA kanë shpikur “dremitjen me pagesë”. Në katin 24, të “Empire State Building” është hapur një qendër ku me vetëm 14 dollarë mund të dremitet brenda një kapsule me muzikë dhe me dritë të zbehtë.

SHQIP 20

NDRYSHE

E HENE, 6 GUSHT 2007

“Mr. Brooks” është i pari film triller ku luan Kevin Kostner si personazh kryesor. Filmi, i cili që nga e premtja po shfaqet premierë në kinema “Imperial”, trajton fabulën adamike të dyzimit mes Zotit dhe djallit, përçuar respektivisht nga fryma e pendesës dhe lutjes, e nga fiksimi për të vrarë e derdhur gjak

Kevin Kostnerit i pëshpërit djalli në vesh
ERMIR HOXHA

N

jë lloj Mefistofeli, por me natyrë vrasësi serial, patologjik dhe delikuent, ofron trilleri "Mr. Brooks", i cili po shfaqet që nga e premtja në kinema "Imperial" në kryeqytet. Së pari, të duhet ta rrëzosh mitin Kevin Kostner, si një aktor që u shkon përshtat roleve me personazhe heroikë më së shumti dhe sentimental më së paku, për shkak të tipareve të tij të ëmbla, simpatike, tejet njerëzore, përçuese të një bote të brendshme pa vibrime të forta emocionale dhe me një paqe që i lexohet qartazi ndër sy. Por dihet që në Hollivud, aktorët nuk mund të mbeten mostra të ngjashme me njëratjetrën, nga roli në rol. Mënyra se si punon ajo lloj fabrike, të çon drejt shtrydhjes deri sa ta nxjerrësh dhe më të fundit ind të fshehur talenti, në funksion të një personazhi të gatuar ekstremisht, ku nuk ka limite racionale. Në rastin e Mr. Brooks, Kevin Kostner, është përfshirë në këtë eksperiment, duke shënuar rastin e parë të personazhit kryesor në një triller, i dyzuar mes një burri serioz, kryefamiljari model, e biznesmeni të suksesshëm dhe një vrasësi të pamëshirshëm, ku nuk dihet se si i ka hyrë në gjak vrasja krejt pa qëllim, si sport dhe argëtim. Në film, Erli Brooks, shfaqet me të tashmen e tij në këtë personalitet të dyfishtë, por nuk jepet retrospektiva, apo fillesa e tij si "serial killer". Subjekti është ndërtuar mbi fabulën adamike (që në historinë e letërsisë përfaqësohet më së miri nga figura e Mefistofelit), ku njeriu dyzohet mes Zotit dhe djallit, duke treguar dobësinë dhe pafuqishmërinë e tij, për të zgjedhur mes të dyve. "O Zot, më jep fuqinë të përballoj atë ç'ka nuk mund të ndryshoj dhe të ndryshoj ç'ka është e mundur". Kështu lutet herë pas herë Mr. Brooks, teksa djalli prej vitesh i pëshpërit në vesh, duke e çuar drejt vrasjeve. Në doktrinat fetare të monoteizmit, njihet përbetimi që i ka bërë djalli Zotit për t'i shkuar njeriut, nga para, prapa, majtas e djathtas, deri sa ta çojë në humbje dhe vepra të liga me anë të molepsjes dhe mashtrimit. Ndaj si zgjidhje regjisoriale, ky djall që shfaqet me fytyrë njeriu, (personazhi quhet Marshall dhe luhet Wlliam Hurt), i qëndron Mr. Brooksit, në të gjitha pozicionet dhe i shfaqet bash atëherë, kur ai shfaq pendesë te Zoti dhe lutet për falje. Mr. Brooks shpallet njeriu i vitit në biznesin e tij të suksesshëm të kutive plastike dhe një mbrëmje e madhe i kushtohet atij. Ja pra, shpërblimi i punës, i mundit, i ndershmërisë. Shpërblim për këtë, ka dhe bashkëshortja e tij simpatike Ema, një grua plot sharmë e dinjitet, e cila është krenare për burrin e saj, duke vlerësuar tek ai, qetësinë, thjeshtësinë, intelektin, sjelljen e fisme dhe forcën e arsyetimit. Ata kanë dhe një vajzë që studion diku larg në një kolegj, një krijesë e dëlirë, pak tralala, por gjithsesi e këndshme dhe simpatike me një brerore sensualiteti që ia përshkon kurmin dhe portretin e saj plot rrezatim fëmijëror. Nuk është ëndërr, por realitet. Familja Brooks, e meriton një gjë të tillë. Ndaj dhe Erl i lutet Zotit dhe i kërkon falje për një të kaluar që ai nuk do që t'i kthehet më, ku bota për të, kishte formën e plumbit, piska-

mën e viktimave, ngjyrën e gjakut dhe duhmën e kufomave. Por djalli është aty dhe nuk ka ndërmend t'i shqitet. Marshalli i avitet nga para, prapa, djathtas e majtas, për të mos e lënë t'i ikë nga ushtria e vet. Ai i pëshpërit në vesh dhe i thotë se duhet t'u kthehet vrasjeve. Është detyrë e tij, kredo e tij. Për këtë rol, Uilliam Hurt, vë në veprim sytë e tij të vegjël me atë picërrimin frikëndjellës dhe nënqeshjen e tij tinëzare. Dhe Erl Brooks, që dhe vetë e pranon që prej vitesh jeton nën varësinë e tundimit të vrasjes (nënkupto: urdhrave të djallit), i dorëzohet pa

Ky djall që shfaqet me fytyrë njeriu (quhet Marshall dhe luhet Wlliam Hurt) i qëndron Mr. Brooksit, në të gjitha pozicionet dhe i shfaqet bash atëherë kur ai shfaq pendesë te Zoti dhe lutet për falje

kushte pëshpërimave në vesh dhe nga ai engjëlli me kostum dhe kollare, shndërrohet në një përbindësh vrastar, një lloj kasapi gjakftohtë që nuk i bën tërr as syri e as veshi, teksa ndër duart e hanxharta, preha e radhës i përpëlitet dhe i lëshon blegërima të mbytura. Në film, e para vrasje në serialin e tij makabër, është ajo ndaj dy të rinjve që bëjnë seks të shfrenuar në apartamentin e tyre. Dhe kjo ndodh gjatë rrugës së kthimit të çiftit Brooks në shtëpi, nga nja darkë ceremoniale për nder të tij si biznesmen dhe filantrop i madh. Djalli i pëshpërit në

vesh, i shfaqur në sedijen e pasme të Volvos së tij dhe e urdhëron të ekzekutojë një nga çiftet e ca të rinjve që po festonin në një party. Mr. Brooks, mbërrin në shtëpi së bashku me Emën. Si një burrë i mirë dhe i dashur, i bën përcjelljen për në shtrat gruas së tij me ca ndukje dhe puthje të vockla si guralecë mozaiku në artin erotik dhe largohet duke ndërruar kostum drejt kthinës së tij të errët, ku ndodhet kuzhina e krimit. Që aty, niset drejt apartamentit të çiftit që i ishte vënë kryqi për t'u ekzekutuar. Në sfond dëgjohen spazma kënaqësie dhe dehje seksuale të një biondeje që kalëron epshëm mbi trupin e të dashurit të saj riosh. Por pas pak çastesh, ajo parajsë erosi, do marrë pamjen e një ferri, nën tytën e errët të një shotgani. Mr. Brooks, ose siç quhet ndryshe nga ai vetë dhe zhargoni policor, "vrasësi i shenjave të gishtërinjve", të rinjve të mbetur gollomesh me trupa të djersirë nga epshi, ua çan ballin me nga një plumb. Që këtu, shfaqet një tjetër personazh, Mr. Smith, një djalosh i vetmuar, që fotografon skenën e krimit nga dritarja e apartamentit të tij përkarshi, ngase çifti, e kishte për zakon të zgjidhte si dekor dritaren me perde të hapura, për ta bërë atë punë faqe botës. Mr. Smith, një personazh me naivitet të skajshëm, plekset me Mr. Brooks dhe si kusht për mosdenoncimin në polici, kërkon pjesëmarrjen në një vrasje, duke e zgjedhur vetë viktimën. Paralel me këtë zhvillim, Mr. Brooks, ballafaqohet dhe me një realitet tjetër vrastar brenda familjes së tij. Vajza e tij Xheini braktis kolegjin dhe thotë se ka mbetur shtatzënë. Pas pak ditësh, mësohet se jaranit të saj që e kish braktisur, ajo ia kishte ngjeshur me sëpatë kokës, duke e lënë te vdekur. Mr. Brooks tmerrohet, edhe vajza kishte gjenin e tij, e pushtuar dhe ajo nga djalli. Subjekti i filmit pasurohet dhe me detektiven Atud, luajtur nga Demi Mur, e cila me 60 milionë dollarë pasuri, preferonte të jetonte çdo çast me vdekjen në përpjekje me kriminelët. Dhe këtë e bënte, ngase donte t'ia thyente hundët të atit, i cili kishte nxjerrë mllef e fjalë zhgënjimi kur ajo kish lindur vajzë. Sfidë e saj është kapja e një krimineli të arratisur, zbulimi i "vrasësit të gjurmës së gishtërinjve", si dhe përpjekja për të mos i dhënë ishburrit të divorcuar, shumën prej 5 milionë dollarësh, në një proces të hapur gjyqësor. Një mashkull maskara që sipas fjalëve të Atyd, nuk kishte lënë kushërirë dhe shoqe të sajën, pa e çuar në shtrat dhe pa e ekzekutuar seksualisht. Në film, ndërliksja e këtyre realiteteve e çon subjektin në të pamundurën e imagjinatës se si do të shkojnë ngjarjet. Sigurisht, të tjera vrasje pasojnë dhe Mr. Brooks, vijon t'i lutet Zotit, por dhe t'i bindet djallit. Fundi nuk është një "Happy End" klasik me fitoren e së mirës ndaj së keqes. Morali i fabulës mbetet për t'u përzgjedhur sipas këndvështrimit të të parit të gjërave. Ajo ç'ka mbetet klasike brenda filozofisë së kinemasë amerikane në film, është përçimi i mesazhit me sa më shumë skena llahtari (të quajtura varfërisht spektakël), e në rastin e Mr. Brooks si film i zhanrit triller, skenat e vrasjeve i ka të mbushura me një patologji ekstremisht të egër njerëzore. Tek e fundit, djalli nuk mund të konturohej ndryshe...sipas regjisorit Brus Evans.

E HENE, 6 GUSHT 2007

SHQIP 21

SOCIALE
Bathore, Kodra e Priftit, Kinostudio, tregu elektrik, "21 Dhjetori", "Zogu i Zi", Kombinati, Kamza, të "paralizuara"

FIER

Uji i pijshëm, kriza mposht Tiranën
Zonat më problematike jo vetëm në periferi, por edhe në qendër
LORINA MIXHA

Energjia vonon librat shkollorë
P
rej dy ditësh qyteti i Fierit po përballet me mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Nga 6 orë që ishte deklaruar, kufizimi i energjisë ka arritur ditët e fundit deri në 7 orë e gjysmë. Mungesa e energjisë gjatë ditës pasohet edhe me 3 orë errësirë pas mesnatës. Ndërkohë që në qytetin e Patosit energjia vjen vetëm për 8 orë në ditë. Ajo ikën në orën 08:00 të mëngjesit për të ardhur në orën 12:00 dhe rreth orës 16:00 ndërpritet për të ardhur pak orë në mbrëmje e për t'u shkëputur më pas, pikërisht në mesnatë. Forma e re e kufizimit të energjisë, që nuk ka pasur asnjë paralajmërim nga autoritetet e filialit të KESHit në Fier. Familjarët, që në këtë kohë pushimesh rrinë pak në shtëpi, nuk kanë shfaqur ndonjë reagim, ndërsa bizneset kanë reaguar ashpër. Ashtu si në Fier, edhe në qytetin e Patosit është i zhvilluar aktiviteti prodhues i konfeksioneve. Rrobaqepësitë që ndodhen në këto qytete kanë shkurtuar afro 100 punonjës, duke mbajtur në punë vetëm një pjesë të vogël të stafeve. Ndërkohë, rrjeti i shtypshkronjave paralajmëron vonesë në nxjerrjen e librave shkollorë. Ma.Tr.

hellohet kriza e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm në mbarë kryeqytetin. Mungesat, mosrespektimet e kufizimeve të energjisë elektrike, çarja e tubacioneve në mënyrë të paligjshme e mbipopullimi nuk është bërë problem vetëm për periferinë, por edhe për qendrën. Edhe pas ankesave të shumta të banorëve të rrugës "Myslym Shyri", përsëri në lagjet që përfshin këtë rrjet uji mbërrin një herë në 48 orë. Ndër lagjet e tjera, që asnjëherë nuk kanë qenë problematike, renditet edhe zona e Rrugës së Elbasanit. Në këtë pjesë të kryeqytetit, lagjet dhe pallatet që përfshin kjo zonë furnizohen me ujë të pijshëm vetëm një herë në ditë, nëse gjatë orarit nuk ka kufizime të energjisë. Edhe rruga "Bardhyl" apo pallatet te Medreseja, zona që nuk kanë qenë asnjëherë problematike, me dëmtimin e rrjetit apo me lidhje të paligjshme, javën e fundit ka pasur furnizim vetëm në orët e para të mëngjesit. E ndërsa brenda qytetit të paktën uji mbërrin një herë në 48 apo 24 orë, në çezmat e qytetarëve, që banojnë në periferi, uji nuk mbërrin për orë të tëra. Zona informale e Bathores, Kodra e Priftit, Kinostudio, rruga "Qemal Stafa", tregu elektrik, Rruga e Elbasanit, Tirana e Re, Komuna e Parisit, zona e "21 Dhjetorit", "Zogu i Zi", Kombinati apo Kamza janë të gjitha pjesët e "parali-

T

Bathorja
Është zona ku uji nuk mbërrin fare në shtëpitë e banorëve. I vetmi furnizues për ta mbeten 7 çezmat publike, ku uji mbërrin vetëm gjysmë ore në ditë

Kamzë
Në zonën e Kamzës, uji mungon prej ditësh. Për këtë, për rritjen e çmimit të bukës dhe për mungesën e energjisë dhjetëra qytetarë protestuan duke bllokuar rrugën

"Myslym Shyri"
Është një nga rrugët që nuk ka pasur probleme me lidhjet e paligjshme apo me çarjet e tubacioneve. E përsëri në këtë zonë uji mbërrin 1 herë në 48 orë.

Spitalet
Veç gjithë zonave problematike, në listën e krizës së mungesës së ujit janë përfshirë edhe spitalet, qendrat shëndetësore, të cilat nuk e kanë presionin e duhur gjatë furnizimit.

zuara" të kryeqytetit. Edhe pas protestës së banorëve të Bathores, edhe pas kërcënimeve të banorëve të Kamzës për bllokim të akseve qendrore rrugore, përsëri autoritetet përgjegjëse për furnizim nuk u dërgojnë rregullisht ujë të pijshëm. Në zonën e Bathores tanimë mbërritja e ujit në çezmat e shtëpive është harruar. E vetmja mënyrë furnizimi mbeten çezmat publike, në të cilat uji mbërrin vetëm 30 minuta në ditë. Në zonën e Kamzës, Kodrës së Priftit, tregut elektrik, Kombinat, Kinostudio, uji nuk mbërrin për ditë të tëra dhe një nga mënyrat e zgjidhjes për qytetarët ka qenë ndërhyrja në rrjetin e kanalizimeve. Gërmimet në puseta apo çarja e tubacioneve ku kalon uji janë alternativat e gjetura, por që rrezikon dëmtimin e mëtejshëm të rrjetit të tubacioneve. Pas çarjeve të tubacioneve, qytetarët mbushin enët e tyre për t'i çuar në shtëpi. Kjo është një zgjidhje e zonave që u "thanë" për ujë, por, nga ana tjetër, Drejtoria e Ujësjellësit ka deklaruar se kjo metodë shkatërron në mënyrë të paligjshme rrjetin. Megjithatë, tani të gjithë u mësuan të bashkëjetojnë me mungesat e ujit. E nuk ka mbetur më asnjë lagje, si në qendër, ashtu edhe në periferi, që të mos ketë kufizime të ujit. Nuk ka një zonë në të cilën banorët të kenë furnizim të rregullt me ujë 24 orë. Ashtu siç nuk ka asnjë banor që të mos çohet pa gdhirë për t'u larë e për të mbushur enët me rezerva.

Çmimi i bukës ZMK: Rritja e papranueshme Z
yra për Mbrojtjen e Konsumatorit e konsideroi të papranueshme deklaratën e prodhuesve të bukës për rritjen e çmimit me 100 lekë. Sipas saj, organi mbikëqyrës i tregut duhet të rrisë kontrollet në furrat e bukës pasi konstatohen abuzime me xhepin e konsumatorit. Duke marrë në konsideratë ankesat e prodhuesve të bukës për krizën energjetike Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit i kërkoi Ministrisë së Ekonomisë të ndërhyjë. Disa ditë më parë prodhuesit e bukës deklaruan se do të rrisin çmimin e bukës për shkak se ndërprerja e energjisë në orare të papërcaktuara shpesh i ka detyruar ata të derdhin brumin, apo tu kthehet buka nga dyqanet që ata furnizojnë. Dhe dy ditë pas deklaratave të tyre, çmimi i bukës u rrit me 10 lekë. Prodhuesit e bukës kërkuan lehtësira nga qeveria për shkak të situatës së vështirë energjetike.

BERAT
ërveç mungesës së ujit, mung esës së energjisë elektrike dhe rritjes së çmimit të bukës, banorët e Beratit po vuajnë fundjavave edhe krizën e bukës. Nuk është fjala për "zinë e bukës" që përkon me urinë, sepse njerëzit, sado të varfër, kanë para për të blerë bukë, ndërsa magazinat janë të mbushura plot me miell e grurë. E, megjithatë, buka mungon. Dje, qysh në orët e parë të mëngjesit, qytetarët kanë zënë radhë pranë dyqaneve të bukës, por bukë nuk ka pasur në asnjë dyqan në Berat, në Kuçovë, në Urën Vajgurore, në Çorovodë e Poliçan. Mungesa e bukës vjen për shkak të pushimeve javore të punonjësve të furrave të bukës dhe shitësve. Sipas

Banorët e pesë qyteteve të qarkut u kërkojnë autoriteteve vendore të ndërhyjnë

P

Furrat nuk koordinojnë pushimet, qytetarët mbeten dy ditë pa bukë
banorëve, ky veprim ka një hile, që kërkojnë të bëjnë bukëpjekësit në këtë qark. Të shqetësuar nga kjo situatë, shumë qytetarë kanë shkuar në Bashkinë e Beratit dhe atë të Kuçovës dje, për të kërkuar sqarime, përse krijohet kjo gjendje shqetësuese. Por, në asnjërën prej bashkive ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Gjendja më e rënduar paraqitet në qytetin e Kuçovës, ku për dy ditë me radhë në dyqane nuk ka pasur asnjë kothere bukë. "Shteti, bashkia apo kushdo qoftë, po krijon artificialisht situatën e urisë. Por, ne si qytetarë, pavarësisht se jemi përballur me rritjen e çmimit të bukës pa të drejtë, nuk jemi në këtë gjendje dhe shteti duhet të ndërhyje për zgjidhjen e këtij problemi jetik. Tashmë ne po përballemi me një tjetër fenomen, atë të urisë", thotë Bashkimi, një ishnaftëtar nga Kuçova. E njëjta panoramë paraqitet dhe në qytetin e Beratit, ku të gjitha dyqanet e bukës janë bosh dhe njerëzit kanë mbetur pa bukë. Sipas banorëve, shumë persona u janë drejtuar dyqaneve për të blerë miell e për ta gatuar bukën në shtëpi. Por, edhe kjo nuk ka rezultuar zgjidhje e suksesshme, pasi mungesa e energjisë elektrike për shumë orë në ditë nuk jep garanci për pjekjen e bukës në shtëpi. Banorët kanë paralajmëruar se nesër do të organizojnë një protestë përpara bashkisë, nëse kjo e fundit nuk do të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problemi emergjent. Ndërkohë, njëri nga bukëpjekësit e Beratit, Tomorr Bejko, tha dje se kjo situatë është krijuar për shkak se punëtorët e furrave, sipas kodit të punës, kanë të drejtë të bëjnë dy ditë pushim në javë. "Por, ka një zgjidhje tjetër. Bashkia e qytetit duhet të ndërhyjë, që të caktohet një grafik për pushimet, në mënyrë që të mos ndodh asnjë ditë që të gjitha furrat të jenë pushim. Është bashkia ajo që duhet të ndërhyjë në këtë rast e të negociojë me pronarët e furrave të bukës", thotë Bejko. Dilaver Xhelili

diskutimi
Asnjë masë nga qeveria. Rrezikon që buka të rritet sërish

Prodhuesit: Nëse kriza vazhdon, çmime edhe më të larta
ëse kriza energjetike vazhdon, atëherë edhe shpenz imet për të bërë bukë rriten më tej. E ndërsa asnjë autoritet shtetëror nuk ka reaguar pas rritjes së çmimit nga 70 në 80 lekë, prodhuesit e bukës "kërcënojnë" se çmimi i produktit më të përdorur nga shqiptarët mund të pësojë rritje sërish. E kjo nuk do të ishte aspak çudi. Çmimi rritet sipas kostos, e derisa të zgjidhet kriza energjetike edhe çmimi i bukës do të shkojë drejt rritjes. Mungesa e energjisë, çmimi i naftës së gjeneratorit, rritja e çmimit të miellit apo pagesa e punëtorëve pa një orar të stabilizuar sjell edhe rritje të çmimit të bukës. Për herë të parë, buka me 100 lekë të reja u shit në qytetin e Sarandës. Sipas prodhuesve të bukës, në këtë qytet rritja e çmimit të miellit apo të gjithë faktorët e mbledhur bashkë, çuan në rritjen e çmimit deri

N

në 100 lekë të reja për një bukë që peshon 500 gramë. Prej disa ditësh, në Tiranë çmimi i bukës është bërë nga 70 në 80 lekë të reja. Furrtarët thonë se nuk është çudi që një bukë të kushtojë 100 lekë të reja. Pasi kjo, që tani shitet me 80 lekë dhe nuk është 1 kg, por vetëm 500 gramë. Nëse buka do të peshonte 1 kg, atëherë çmimi do të shkonte në 100 lekë të reja. Ka pasur nga ato furra buke, të cilat nuk e kishin rritur çmimin, por të ndodhur para një situate të tillë, askush nuk është menduar më gjatë, por ka vendosur që bukën ta shesin me 80 lekë. Sipas konsumatorëve, rritja e çmimit të bukës nuk është e justifikueshme dhe shteti duhet të marrë masa lidhur me këto ndryshime që rëndojnë xhepat e qytetarëve më shumë se sa duhet, në mënyrë të veçantë për pensionistët. Lo.Mi.

SHQIP 22 PROCEDURAT E EMIGRACIONIT

SHQIP 22

SOCIALE

E HENE, 6 GUSHT 2007

Emigracioni

Kërkohet miratimi i ligjit të ri mbi imigrimin, duke vënë në plan të parë integrimin e emigrantëve

BERAT

Franca vështirëson bashkimin familjar
Detyrimi: Prindërit do të nënshkruajnë kontrata për fëmijët e tyre “francezë”
ibashkimet familjare të emi grantëve shqiptarë në Francë pritet të vështirësohen. Kjo, pas miratimit që do t’i jepet një pakete propozimesh për të gjithë të huajt, të cilët synojnë “veshjen” me dokumentacion të rregullt qëndrimi afatgjatë, deri në marrjen e shtetësisë nga ana e autoriteteve të këtij vendi. Kështu, sipas specialistit të emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibit, duke iu referuar kanaleve zyrtare, projektligji i ri francez mbi emigrimin mund ta vështirësojë edhe më tej një prej kategorive emigratore, atë të ribashkimeve familjare. Gjithsesi, saktësohet fakti se ky projektligj, që po mbrohet nga vetë ministri i Emigrimit, Bris Ortefë, po synon të mbështesë integrimin në shoqërinë franceze dhe modernizimin e rregullave, që disiplinojnë azilin. Lidhur me ndryshimet e propozuara, të huajve (duke përfshirë këtu edhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë e punojnë në këtë shtet prej vitesh), të cilët dëshirojnë të sjellin bashkëshortet/ët dhe fëmijët e tyre në Francë, do t’u kërkohet të provojnë se mund ta mbajnë familjen. Po kështu, emigrantëve do t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testimi mbi nivelin e zotërimit të gjuhës frënge dhe shkallës së njohjes së vlerave të shoqërisë franceze. Nëse kandidati nuk e kalon me sukses këtë testim, atij do t’i kërkohet t’i nënshtrohet një kursi intensiv dymujor, përpara se të riparaqitet për miratimin përkatës nga komisionet e posaçme. Për më tepër, prindërve do t’u kërkohet të nënshkruajnë një kontratë, sipas së cilës ata zotohen se do të integrojnë fëmijët e tyre në shoqërinë franceze. Sipas burimeve zyrtare, në projektligjin e propozuar, rregullat mbi azilin synohen të jenë përkrah atyre të rekomanduara nga Bashkimi Evropian, duke u lejuar azilkërkuesve të pasuksesshëm të qëndrojnë në territorin francez, vetëm për aq kohë sa ata ushtrojnë të drejtën e apelimit të vendimit jo pozitiv mbi kërkesën e tyre. Specialisti i emigracionit në Ministrinë shqiptare të Punës, Hatibi, sqaron se nëse ky projektligj kthehet në ligj, ministri i ri i Imigrimit, Integrimit dhe Identitetit Kombëtar, Ortefë, do të trajtojë edhe fushën e azilit, duke e kaluar

R

në juridiksionin e tij departamentin për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi (OFPRA). Sarkozi e kishte reformën emigratore, si një prej kolonave të kandidaturës së suksesshme për President, pavarësisht se një reformë e tillë, arsyeshëm nuk gjen kore

unanime miratuese. Sidoqoftë, projekti i propozuar do të ketë “provimin” madhor në shtator, kur do t’i nënshtrohet debatit në Parlamentin francez. Aty, ai pritet që të marrë edhe miratimin përfundimtar, duke sanksionuar rregullat e reja për shqiptarët dhe të

huajt e tjerë, që jetojnë në këtë shtet. Në qershor, Presidenti i porsazgjedhur francez, Nikolas Sarkozi, krijoi dhe përfshiu në kabinetin e tij qeveritar një ministri të re, atë të Bashkëzhvillimit, Imigrimit, Integrimit dhe Identitetit Kombëtar, duke vendosur në

krye të këtij dikasteri, një prej miqve më të afërt, më të vjetër dhe aleatin 39-vjeçar në karrierën politike të tij, Bris Ortefë. Në këtë mënyrë, ai theksoi rëndësinë dhe vëmendjen që pritet t’i kushtohet kategorisë së emigrantëve në këtë shtet. A. Rr.

Bizneset, 240 punëtorë në rrugë M

të dhëna
KERKESA
Ata që dëshirojnë të sjellin bashkëshortet/ët dhe fëmijët në Francë, do t’u kërkohet të provojnë se mund të mbajnë familjen

TESTIMI
Do t’u nënshtrohen një testimi mbi nivelin e zotërimit të gjuhës frënge dhe shkallës së njohjes së vlerave të shoqërisë franceze

ungesa e energjisë elek trike me orare të zgjatura ka bërë që dhjetëra biznese në Berat të falimentojnë. Madje, nga falimentimi i këtyre biznese, pronarët e tyre kanë hedhur në rrugë plot 240 punëtorë. Burime nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Berat bëjnë të ditur se mungesa e energjisë, jo vetëm që ka ndikuar në falimentimin e bizneseve në këtë qytet, por ka ndikuar dhe në falimentimin e turizmit. Mungesa e energjisë në lagjet muze të qytetit ka bërë që të largohen turistët dhe kjo zonë të mos preferohet më. Ndërkohë, mungesa e energjisë elektrike dhe sigurimi i saj me gjeneratorë ka bërë që të rritet çmimi i bukës dhe i gjithë artikujve që kërkojnë energji për t'u prodhuar. Nëse gjendja vazhdon me këto ritme të mungesës së energjisë elektrike, bizneset e ndryshme do të jenë drejt një falimentimi total, duke i shtuar të tjerë të papunë ushtrisë së madhe, që numëron deri tani 15 mijë veta. Burime nga bashkia bëjnë të ditur se, sipas një sondazhi të zhvilluar kohët e fundit në qytetin e Beratit, ka rezultuar se 60 për qind e familjeve marrin ushqime veresie, çka e rendit këtë qytet ndër më të varfrit në vend. Di.Xhe.

FENOMENI

Specialistët e këshillojnë shpëlarjen me ujë deti dhe jo me ujë të ëmbël apo akull

Shtohen kandilat e detit, rregullat si të mbrohesh
MUNDESIA
Nëse kandidati nuk e kalon me sukses testin, do t’i kërkohet t’i nënshtrohet një kursi intensiv dymujor përpara se të riparaqitet

K

KONTRATA
Prindërit do të nënshkruajnë një kontratë, sipas së cilës, ata zotohen se do t’i integrojnë fëmijët e tyre në shoqërinë franceze

andilat e detit, një ndër mak thet e pushuesve buzë brigjeve të bregdetit, e sidomos atij në qytetin e Durrësit, këtë vit janë shtuar edhe më tepër. Specialistët e mjedisit pohojnë se shtimi i këtyre specieve detare në brigjet shqiptare, vjen si pasojë e rritjes së temperaturave të ujit në det. Por, një ndikim me efekt të konsiderueshëm në këtë mbipopullim ka edhe shtimi i nivelit të ndotjes në ujërat e kripura, në të cilat derdhen pa pushim mbetjet e të gjitha llojeve, të pafiltruara më parë. Djegia, që shkaktohet pas “sulmit” të kandilave të detit drejt notarëve, nuk është e rrezikshme për jetën, por ajo shoqërohet me

Specialistët e mjedisit pohojnë se shtimi i këtyre specieve detare në brigjet shqiptare vjen si pasojë e rritjes së temperaturave
djegie të forta, skuqje e irritim të vendit të prekur, pohojnë specialistët. Ata nuk mungojnë të saktësojnë se është e domosdoshme që të merren masat e duhura prej gjithsecilit pas kësaj. Duke iu referuar edhe studimeve më të fundit të qendrave të specializuara edhe në vendet fqinje, ata shprehen se pjesa e trupit, që ka pasur kontakt me kandilin e detit, ku ka depërtuar edhe substanca

Strategjia

Sistemi i urgjencës vendos standardet për privatin
jë dokument model ai i strategjisë mbi reformën e sistemit të urgjencës mjekësore në Shqipëri. Përshkrimi i qëllimeve, objektivave, standarde për reformimin e këtyre shërbimeve kryesore në shëndetësi, kërkesa për pajisje, hapësirat që nevojiten, ilaçet kryesore, kërkesat organizative, përgjegjësitë. Por jo vetëm kaq. Çfarë duhet të ketë ambulanca, shërbimi i shpëtimit, numrat e telefonit, Qendra Kombëtare e Traumës, indikatorët e

N

paraqitjes së shërbimeve? Të gjitha këto janë detajuar në dokumentin më të ri të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, atë të urgjencave mjekësore. Nuk është thënë asgjë deri tani për kostot apo se kur do të nisë privatizimi i këtij shërbimi, ashtu siç ishte planifikuar, por të paktën janë detajuar të gjitha standardet që duhet të ketë ky

shërbim, cilat do të jenë kushtet për të reformuar shërbimin e urgjencave dhe për një shërbim më të mirë të pacientit. Në këtë d o k u m e n t parashikohet për departamentin e urgjencës, që në modulin standard të përfshihet vendi i uljes për heNuk është thënë likopterin. Në përshkrimin e asgjë për kostot apo shkurtër thuhet: “Sipërfaqe e kur do të nisë vijëzuar qartësisht ku helikoprivatizimi i këtij shërbimi pteri mund të ulet për të le-

urgjenca

htësuar evakuimin mjekësor ”. (MEDIVAC). Në një tjetër shënim thuhet: “Nëse është e mundur”. Në kërkesat strukturale thuhet: “Departamenti i urgjencës në një institucion spitalor duhet të presë të gjitha rastet mjekësore dhe kirurgjikale. “Hyrja duhet të jetë e ndriçuar qartë dhe rruga e treguar dhe e lehtë për t’u arritur nga ambulancat e qytetarët. Mundësisht të lokalizohet afër departamentit të radiologjisë dhe sallave të operacionit”, thuhet në strategji.

“djegëse”, nuk duhet të lahet me ujë të ëmbël. Sipas tyre, ajo duhet shpëlarë vazhdimisht me ujë deti. Ndërkohë që nuk këshillohet përdorimi i ujit të ftohtë apo i akullit. Nuk lejohet as kruarja e vendit të acaruar, pasi kjo gjë mund të stimulojë një aktivitet muskulor, i cili rrit shpërndarjen e substancës toksike në trup. Gjithashtu, specialistët bëjnë të ditur se nuk i duhet kushtuar vëmendje besimit popullor, se në raste të tilla të djegies nga kandili i detit, vendi i skuqur duhet të lyhet me uthull apo me amoniak. Kjo, pasi ata shpjegojnë se tashmë efektet e këtyre substancave kanë ngritur më shumë se sa dyshime nga mjekësia moderne lidhur me ndërhyrjen në rastet e rënies në kontakt me substancat toksike të kandilave të detit. As alkooli nuk duhet të përdoret për raste të tilla, pasi rrezikon që të përhapë elementin djegës të meduzave. Pjesët e mbetura të tentakulave të meduzave rekomandohet që të mos hiqen me pinceta, por me dorë. Lidhur me përdorimin e pomadave dhe kremrave për djegie të tilla, specialistët këshillojnë që për këtë është më mirë konsultimi paraprak me mjekun, i cili më pas rekomandon kurën më të përshtatshme. Por, jo gjithmonë “takimi” në det me kandilat është i parrezikshëm. Do pasur një kujdes i veçantë, sidomos në rastet kur simptomat që shfaqen janë më të rënda se sa ato në rastet normale. Kështu, kur evidentohen reaksione të forta me dhimbje të padurueshme, kriza të frymëmarrjes, djersitje dhe çorientim, atëherë nevojitet në mënyrë urgjente ndihma mjekësore profesionale. A. Rr.

SHQIP 24

KU LTURE

E HENE, 6 GUSHT 2007

studimi
Profesori japonez, Kazuhiko Yamamoto, i “dashuruar” me kodin shqiptar të maleve, hartuar nga Lekë Dukagjini

“Edhe ne kishim kanun…”
Botohet libri “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”
NGA LONDRA MUHAMED VELIU

jë qytetar japonez, mes shumë sh qiptarëve, gjatë promovimit të një libri në Parlamentin britanik, përpiqet të takojë sa më shumë prej të ftuarve në atë ceremoni. Në dorë mban disa libra me kapakë dyngjyrësh, kafe dhe të verdhë, ku në të djathtë të tij është portreti i malësorit veshur me veshje karakteristike shqiptare. Me mirësjellje të veçantë prej japonezi ua dhuron atyre që janë të interesuar. Ai quhet Kazuhiko Yamamoto. Profesioni, mjek. Por e ka braktisur atë për t’iu përkushtuar studimit të Kanunit shqiptar, të cilin e ka botuar në një libër me titull “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”. Gjithkush mund të pyesë: Çfarë e shtyu një doktor japonez për të hulumtuar Kanunin e Lekë Dukagjinit? Përgjigjja që jep gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Shqip” është më shumë se historia e një njeriu që u magjeps me këtë kod mesjetar, i përdorshëm edhe sot. “Për pyetjen tuaj, pothuajse nuk kam as më të voglën përgjigje, përveç se mund të them se ishte rastësia dhe një forcë nxitëse që më bëri të njihem me Kanunin”, fillon rrëfimin e tij të gjatë Yamamoto. Historia e tij me interesin për Kanunin filloi 17 vjet më parë, kur po udhëtonte për në Evropën Lindore. Si të gjithë turistët po lexonte një libër të vogël me informacione për vendet e kësaj pjese të Evropës. “Deri në atë moment nuk dija asgjë për Shqipërinë. Udhëtova më pas për në NjuJork, ku u takova me Juck Shulman, i cili shiste libra të autorëve shqiptarë. Nga ky person bleva disa libra, midis tyre edhe romanin e Kadaresë “Prilli i thyer”. Kur e lexova këtë libër u impresionova dhe që këtu e kanë fillesën hulumtimet e mia për Kanunin dhe kulturën shqiptare”, Foto: Alban Bytyci thotë autori japonez. Në fillim atij iu desh të analizonte strukturën etike të Kanunit, duke e krahasuar atë me kulturën antike japoneze, të cilën do ta botonte në artikullin me titull “Struktura etike e Kanunit: A përbën ai formën fillestare të etikës së shoqërisë shqiptare?” Me këtë artikull, Kazuhiko Yamamoto pohon se deshi të elaboronte pikëpamjen e tij se struktura etike e Kanunit përbënte formën fillestare të etikës që ka pasur njerëzimi. Për këtë, ai thotë: “Sipas mendimit tim, historia njerëzore në këto 2000 vjetët e fundit është histori e përballjes midis strukturës së Kanunit dhe forcave që përpiqen të mos e pranojnë atë. Hapi tjetër i kërkimeve të mia ishte sqarimi i problemit të nacionalizmit etik, sidomos të ultranacionalizmit japonez. Sigurisht që mjeti orientues i kërkimit ishte struktura etike e Kanunit dhe logjikës së Mishi-mas më dha mundësinë më pas të shkruaj artikullin e dytë të titulluar “Studimi mbi konceptet etike të shkrimtarit ultranacionalist japonez, Yukito Mishima”. Në të unë desha të tregoj se struktura etike e Kanunit përfaqësonte një prej sistemeve logjike të përhershme të ekzistencës njerëzore. Atëherë m’u desh që të gjeja dëshmi për hipotezën time, se struktura etike e Kanunit ishte forma origjinale e etikës së shoqërisë njerëzore”. Për ta vërtetuar këtë, Kazuhiko Yamamoto do të studionte shoqërinë homerike, e cila konsiderohej si shoqëri pa autoritet shtetëror.

N

“Me sa më duket mua, struktura etike e Kanunit më dha rast të zbuloj se shoqëria homerike kishte një logjikë të ngjashme me strukturën etike të Kanunit dhe si përfundim m’u desh të shkruaj përmbledhjen e kërkimeve të mia në artikullin “Struktura etike e shoqërisë homerike”, vazhdon së treguari me shumë pasion autori japonez, i cili të jep përshtypjen se nuk do të ndalojë kurrë së rrëfyeri për këtë kod shqiptar, tejet i debatuar gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Sipas tij, natyrshëm më pas analiza e shoqërisë homerike u pasua me hulumtimin e tragjedisë greke. “Nuk ishte e zorshme për të zbuluar se tragjedia greke e shkruar në shekullin e pestë para erës së re, e tradhtonte tragjedinë e epokës së artë antike greke, ku shpaloseshin përplasjet midis logjikës së shoqërisë pa autoritet shtetëror dhe logjikës së qytetit shtet”, thotë ai. Për të arritur në këto përfundime, atij i janë dashur vizita të shpeshta në Veri të Shqipërisë. “Jam ndier i lumtur sa herë e kam vizituar vendin tuaj. Gjithmonë jam larguar duke mësuar gjëra të reja, të cilat më kanë intriguar të kthehem përsëri. Shqiptarët e kanë konceptin e mikut dhe traditën e mikpritjes të njëjtë po me atë të japonezëve të lashtë. Në Kanun thuhet: “Shpyja e shqiptarit ashtë e Zotit dhe mikut (neni 602). Miku duhet të nderohet me bukë e kripë dhe zemër (neni 608)”. Krahasimi i kulturës dhe traditës mes shqiptarëve dhe japonezëve të lashtë na çon te koncepti i bukës (ushqimit), i cili është element i domosdoshëm për të kuptuar Kanunin. Kështu, te Kanuni gjejmë shtatë koncepte etike: betimi, besa, nderi, miku, (mysafiri perëndi), buka dhe hakmarrja. Një strukturë e tillë ka ekzistuar mijëra vite më parë edhe në Japoni. Edhe ne kishim Kanunin tonë, ku hakmarrja ishte një ndër pikat më të forta të tij. Ai japonez që vriste vritej”. Po si mundën japonezët ta çrrënojnë nga shoqëria e tyre këtë aspekt nga kanuni i tyre?” U desh shumë kohë. Një rol vendimtar kanë luajtur mbretërit japonezë e më pas ligje të forta”, përfundon së treguari Kazuhiko Yamamoto, japonezi i “dashuruar” tejet rastësisht falë Kadaresë me Kanunin shqiptar. Libri i tij është vlerësuar tejet pozitivisht nga prof. dok. Tomorr Plangarica me banim në NjuJork për të cilin shkruan: “Profesor K. Yamamoto lëviz në truall të sigurt në interpretimet që bën, sepse mjediset në të cilat ai endet dhe i shqyrton i ka bërë pjesë të vendlindjes së tij intelektuale dhe shkencore, çka i jep atij dhe guximin shkencor. Guxim për të rikthyer teza apo hipoteza shkencore për të bërë interpretime të reja, për të përqasur në nivele të dijes filozofike e sociologjike konceptet, autorët, idetë dhe pse jo për të formuluar ide e teza të reja. Lexuesit shqiptarë, që do të kenë rastin ta lexojnë librin e tij, gjenden në një situatë shumë të përshtatshme komunikimi me mesazhet e këtij libri. Për të do të jenë interesante të rëfejë që në penën e një studiuesi gjeografikisht të largët, Kanuni shërben si një vatër gjeneruese idesh, madje në përmasat e një pretendimi jo të zakontë. Shpjegim i ri për zhvillimin dhe strukturën etike të shoqërisë në kapërcyellin mes shoqërive pa autoritet në ato me autoritet shtetëror”.

Drama dhe baleti i njohur i viteve ‘60-‘70 do përbënin kthesën e madhe në jetën e autorit Loni Papa, i cili, nga një gazetar i thjeshtë, u afirmua si pa dashur edhe si krijues në fushën e dramaturgjisë. Ai rrëfen për peripecitë e “Cucës së maleve” për t`u vënë në skenë, por edhe për dramat e tjera që e pasuan atë, ndonëse deri më sot mbeten thjesht prodhime letrare, pa mundur të ngjiten në skenë. Njëra prej tyre, “Çafka e detit”, i kushtohet figurës historike të Magelanit, sakrificave dhe vuajtjeve të tij për të mbërritur te qëllimi që i kishte vënë vetes

ERMIR HOXHA

donëse “Cuca e Maleve”, i dha famën, emrin, afirmimin si artist, Loni Papa nuk dëshiron të identifikohet vetëm me këtë vepër, që në të ritë e tij, atëherë kur e shkroi, i solli sa kokëçarje, aq dhe kënaqësi. I mbajtur mirë në muzg të jetës, i qartë për veten dhe me veten, aspak gërnjar me botën dhe realitetin, kriticizmin e tij artistik, i`a kushton vetëm asaj që ai e quan dramë shqipe, e cila, siç thotë, në ato pak prurje, e ka humbur thelbin e vet, metaforën dhe sim-

N

Nga “Cuca e Maleve” te Magelani
bolikën. Për aq drama shqipe sa ka parë vitet e fundit, thotë se bartin pjesë të realitetit, të sjella në skenë; një variant pak më ndryshe i lajmeve që nuk i sheh në televizor, por në skenë. Teatri dhe drama, sipas tij, kanë krejt tjetër gjë. Nuk janë realitete të marra copy paste nga rruga në skenë, por realitete të përthithura dhe të transmetuara përmes metaforës dhe simbolikës, që kulmojnë në vetvete me mesazhe tejet të fuqishme. Dhe kjo nuk kushtëzohet nga koha në të cilën bëhet art. Shekspiri e të tjerë emra epokalë të dramës dhe krijimtarisë letrare, kanë shkruar në realitete tërësisht të tjera, por fakti që shijohen më ëndje sot e kësaj dite, do të thotë që ata kanë qëndruar mbi realitetet e kohës në të cilën kanë jetuar, duke kapur e tjerrë fillin e universalizimit në zbërthimin e njeriut si fenomenit dhe të fenomeneve brenda së cilës, lëviz njeriu. Për Loni Papën, bëhet dhe një gafë trashanike, kur monologëve skenikë, u vendosin emrin e monodramave. “Janë krejtësisht dy gjëra të ndryshme”, thotë ai, duke e parë këtë lloj abuzimi në terminologjinë skenike, si një rendje drejt së huajës, pa e njohur mirë atë. Sigurisht, vlerëson pjesët e huaja që vihen në skenat shqiptare, por nuk është dakord me përshtatjen që u bëhet atyre ose, më saktë, me ndërhyrjet dhe përpunimet, sipas këndvështrimeve regjisoriale që priren për t’i shqiptarizuar (ndodh që në pjesë të huaja, personazheve u vihen në gojë batuta të përdorimit publik, që provokojnë gajasje në vend të tendosjes emocionale!). Po me ç`guxim ndodhin këto gjëra në skenat tona? – pyet i çmeritur Papa. Duke biseduar mbi këtë rePosteri i dramës “Cuca e maleve” në kohën kur u ngjit në skenë

Ishte viti 1976. Që këtu, “Cuca”, nën regjinë e të madhit Piro Mani, pushton jo vetëm skenën kryesore të Shqipërisë

alitet të skenave shqiptare sot, aty ku luhet teatër, të vë përpara një përmbledhje dramash të botuara vite me parë. E para pjesë në atë përmbledhje është “Çafka e detit”, ku në qendër është figura historike e Magelanit në udhë-

timet e tij. Një dramë me 20 personazhe. Pjesë të tilla, që të ofrojnë idenë e skenave masive, mungojnë prej kohësh në teatrot shqiptare. Por nuk është kjo kleçka e një pjese të tillë. Nuk është as thjesht historia e Magelanit. Është ajo çka fshihet pas tij; vullnetit, sakrificës, vitalitetit, në misionin që ka ndërmarrë. Si për Magelanin, ashtu dhe për shumë drama të tjera të shkruara, ka marrë një përgjigje gati skematike: “Nuk i përgjigjen realitetit!”. Po Magelani, nuk është lajm dite që duhet vënë në skenë; as “Arda”, ku zbërthehet metafora e fuqishme e vashave floçka të ujit; as “Martesa e Lirdës”, pas së cilës fshihet ndjenja e fuqishme e lidhjes me atdheun; as “Vozabërësi Dako”, fabula e së cilës, i afrohet shumë asaj të Kadaresë te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e as “Gjeniu i marrëzisë”, ku zbërthehet njeriu me krizat e personalitetit dhe identitetit në një shoqëri që vuan të njëjtat simptoma. Këto janë një pjesë e dramave të shkruara nga Loni Papa, pas “Cucës”, aty ku kuptoi se ishte i prerë për këtë gjini, jo me vetëbindje të rreme, por me një tregues faktik, ngaqë pjesët e tij u bënë më të preferuarat, më së shumti për botën e fëmijëve, duke u bërë dhe një nga përrallëtarët më të mirë në vite. Por si ndodhi që nga një gazetar, Loni Papa u fut në historinë e teatrit shqiptar me pjesën e tij “Cuca e Maleve”? Mund të ishte bërë poet, po kurrsesi dramaturg. Ja, arriti të

E HENE, 6 GUSHT 2007

KU LTURE

SHQIP 25

arkeologji
Rikthehen në mënyrë të njëanshme gërmimet arkeologjike të ekspeditës shqiptaro-italiane në Hadrianopol të Sofratikës në Dropull të Poshtëm. Pas tërheqjes së prof. dr. Apollon Baçes nga drejtimi i ekspeditës, ende nuk ka një përfaqësues zyrtar të palës shqiptare për të garantuar legjitimitetin e vazhdimit të punimeve të ekspeditës

Sofratikë, italianët gërmojnë, shqiptarët i shohin
Aspekte nga drama “Cuca e Maleve” , luajtur në skenën e Teatrit Kombëtar 40-vjet më parë

bëhej gazetar me talentin që kishte për të shkruar, për të përcjellë realitete nga aksionet e rinisë që gëlonin anekënd Shqipërisë. Loni kishte si detyrë që në faqet e gazetës “Zëri i rinisë”, të përshkruante atë që ndodhte në terren, sipas zhargonit të kohës, aty ku derdhej djersa çurg, ku ndërtoheshin rrugë, hekurudha e hapeshin brezare; ku ndërtohej e hidhte shtat Shqipëria e re me njeriun e saj të ri. Kështu dhe Loni, porsi një korrespondent lufte, ishte i detyruar të shkelte mbi çdo pëllëmbë tokë, atje ku zienin vrullet rinore. Në këto udhë, ai njohu edhe Dilë Pjetër Markun, “Cucën e Maleve”, me të cilën, si pa dashur, u lidh artistikisht. Kishte dëgjuar për atë cucë, e cila, i`u kundërvu burrnisë së ashpër të malësisë, “me u ba e ditun dhe e arsimueme”. I ndodhur me mision gazetaresk në kantierin e “Rrugës së Dritës” në veri të Shqipërisë, djaloshi myzeqar, do njihej me “cucën” e me zakonet e maleve. Kjo shpjegon një ndër dilemat, se si ka mundësi që një lushnjar (laluc, sipas një nofke joneutrale), të shkruante për një botë të largët nga e tija (malokësh, po sipas një nofke po aq përkeqësuese), me kode e zakone me rrënjë në thellësitë e errëta të shekujve. Në fakt, asgjë nga ky aspekt delikat i një krijimtarie artistike, siç është njohja e imët e realitetit, ku është marrë fabula, nuk i solli kokëçarje Lonit, në përpjekje për ta vënë në skenë, atë që në fillim ishte vetëm një tregim në gazetë. Sipas asaj ç`ka

Libër i Loni Papës me disa drama të shkruara prej tij në vite

Këto janë një pjesë e dramave të shkruara nga Loni Papa, pas “Cucës”, aty ku kuptoi se ishte i prerë për këtë gjini

rrëfen Loni, ishte Miho Gjini ai që pasi e lexon në gazetë tregimin për “Cucën”, i`a injekton dëshirën për ta shndërruar në dramë. Asnjë rregull, asnjë ligjësi, asnjë lloj metodike për dramën dhe teatrin nuk zotëronte Loni Papa, kur vendosi

t’i japë formë skenike Dilë Pjetër Markut me titull: Cuca që “koriti” malet. As sot, nuk e ka kuptuar dot se përse Miho Gjini, i cili e kishte ngacmuar për t`iu futur asaj aventure, i`a zhvlerësoi pjesën pasi e lexoi, gjë që nuk ndodhi me Mihallaq Luarasin, kur Loni ia besoi atij kritikën. Së këndejmi, libreti mbërrin deri në skrivanitë e Teatrit Kombëtar (i quajtur Popullor në atë kohë), por pa bërë shumë bujë. Por Loni ishte i bindur se kishte bërë diçka që ia vlente për t`u vënë në skenë. I shkonte dhe ideologjisë së kohës; emancipimi i gruas; hedhja tej e zakoneve prapanike. Por, ekzistonte një barrikadë kundër “Cucës”, e për çudi edhe me protagonistë politikë. “Nuk përmendet gjëkundi partia”, ishte ngritur e kishte thënë dikush” dhe (një gjë e vogël që ndreqet), “operacioni” u bë te mizanskena e Cucës që u mësonte vocërrakëve abc-në, duke shkruar në dërrasë të zezë: “Partia na dha lirinë”, ndonëse sipas skenarit, po mësohej abetarja dhe jo formimi i fjalive e rregullat gramatikore në të. Kështu, Cuca ngjitet në skenë, por në atë të Shkodrës, ndërkohë që kjo nuk i bind të mëdhenjtë për ta vënë edhe në Tiranë. Në Teatrin Popullor vazhdojnë debatet, madje edhe me njerëz të zakonshëm. Pas një shfaqjeje eksperimentale, në funksion të përthithjes së opinioneve, Loni kujton një shofer që ngrihet e thotë se drama ka nivel e do të pëlqehet nga njerëzit. Krahas

anonimit, është dhe Sandër Prosi, që mbron pjesën dhe e konsideron të denjë për t`u vënë në skenën e Teatrit Popullor. Ishte viti 1976. Që këtu, “Cuca”, nën regjinë e të madhit Piro Mani, pushton jo vetëm skenën kryesore të Shqipërisë, por të gjitha skenat anekënd vendit. Drama “Cuca e Maleve”, konsiderohet në historinë e teatrit shqiptar si ndër pjesët me më shumë personazhe, gjithsej 28, ku askush prej tyre nuk ishte thjesht një figurant. Vetë Cuca, është luajtur nga tri aktore: Antoneta Papapavlli, Edi Luarasi dhe Roza Xhuxha. Ndërkaq, kjo dramë do të mblidhte edhe aktorët më në zë të teatrit, si: Lazër Filipi, Sandër Prosi, Prokop Mima, Ndrekë Shkjezi, Pjetër Gjoka, Bexhet Nelku, Luan Qerimi, Margarita Xhepa, Marika Kallamata, Mimika Luca, Besa Zheji etj. Por “Cuca” nuk do të mjaftohej me kaq. Vite më vonë do ishte baletmaestër Agron Aliaj, ai që do ta shndërronte “Cucën” në pjesë baleti. Ky balet, sipas informacioneve që ka vetë Papa, shfaqet edhe sot e kësaj dite në Kinën e largët. Për autorin, nuk ka dyshim se edhe po të kishte kurajë e dëshirë nga dikush (që bën ligjin në teatrin e sotëm), për të vënë në skenë dhe drama të tjera të shkruara prej tij, fama e Cucës do ishte e padiskutueshme. Pikërisht, ngase, siç thotë Papa, aty ka metaforë e simbolikë, pra ka dramë dhe teatër të mirëfilltë, të pakushtëzuar nga koha, periudha apo stadi social ku ndodhet shoqëria.

as një viti është rikthyer sërish 15 ditë më parë eks pedita arkeologjike shqiptaro-italiane në qytetin antik të Hadrianopolit, pranë fshatit Sofratikë në rrethin e Gjirokastrës. Kërkimet arkeologjike të këtij viti janë përqendruar në zonën publike pranë teatrit antik. Sipas deklarimit për mediat vendase të arkeologut italian, që aktualisht drejton i vetëm punimet e kësaj ekspedite, Roberto Perna, është arritur të zbulohen fragmente muresh të ndërtesave publike, të cilat rrethonin sheshin kryesor të këtij qyteti në periudhën e lulëzimit të tij. Këto ndërtesa publike, sipas arkeologëve italianë, datojnë rreth shekullit V të pas erës sonë. Ndërkohë, pjesë e punës së ekspeditës arkeologjike italiane është edhe përcaktimi i kufijve të shtrirjes së qytetit antik të Hadrianopolit. Krahas kërkimeve arkeologjike, specialistët italianë kanë nisur edhe restaurimin e fragmenteve të ndërtimeve antike të nxjerra së fundi në dritë. Këto kërkime synojnë ta kthejnë qytetin antik të Hadrianopolit në një mjedis të vizitueshëm nga turistët vendas dhe të huaj, duke nxitur kështu zhvillimin e turizmit kulturor në këtë zonë. Gjatë gërmimeve të fundit, arkeologët italianë kanë mundur të evidentojnë objekte dhe ndërtime që u përkasin dy shtresave kulturore të lashtësisë së këtij qyteti, shtresës së ndërtimeve të periudhës së Perandorit romak Hadrian dhe një shtresëzim të dytë e të mëvonshëm, që i përket periudhës historike të Perandorit tjetër romak, Justinianit. Këto dy shtresa historike, sipas deklarimeve të arkeologut Roberto Perna, dallohen qartë nga teknikat e përdorura në ndërtimin e mureve të banesave, që tani për tani, nga ana funksionale, mendohet se u përkasin disa banjave romake të këtij qyteti. Megjithatë, burime informacioni bëjnë të ditur se ecuria normale e kësaj ekspedite ka hasur në disa probleme ligjore. Së pari, sepse sipas ligjit shqiptar “Për trashëgiminë kulturore”, pas tërheqjes nga drejtimi i kësaj ekspedite të bashkëdrejtorit shqiptar të kontratës fillestare prof. dr. Apollon Baçe, ekspedita aktualisht nuk ka asnjë përfaqësues të autorizuar nga Instituti i Arkeologjisë për ndjekjen dhe vazhdimin e punimeve arkeologjike. Ndërkohë që problemi i dytë ligjor ka të njëjtën referencë te ligji shqiptar “Për trashëgiminë kulturore”, sepse objektet e gjetura në shtresat kulturore historike të Hadrianopolit të vjetër gjatë këtyre kërkimeve arkeologjike të kësaj ekspedite nuk janë të siguruara, sipas këtij ligji, me roje shtetërore apo private, të përfshira në kontratë, por janë të depozituara në një magazinë private në zonën e parkut turistik të Viroit, jashtë qytetit të Gjirokastrës, pa asnjë lloj sigurie ligjore. Mësohet se në këto rrethana joligjore ndodhen edhe gjetjet arkeologjike të një viti më parë. Sipas ligjit, mbajtja në rrethana jo normale nga pikëpamja ligjore e ruajtjes së gjetjeve arkeologjike dhe të dhënave shkencore, nuk mund të kenë legjitimitet në interpretimin e autorëve shkencorë të kësaj ekspedite. Ekzistencën e këtyre dy problemeve ligjore e pohon edhe drejtuesi i departamentit arkeologjik të Jugut dhe Muzeut të Butrintit, prof. as. dr. Dimitër Çondi, sipas të cilit nuk ka një marrëveshje apo kontratë me institucionet shqiptare që ngarkon ligjin për ruajtjen e kësaj pasurie. Pritet që këto ditë të sqarohen plotësisht disa nga enigmat që rrethojnë aktualisht ecurinë normale të kësaj ekspedite, pasi misioni arkeologjik italian në Hadrianopol, nëpërmjet koordinatorit të projekteve italiane në rajonin jugor të Shqipërisë, zotit Teodore Bilushi, kanë lajmëruar gazetarët vendas për një konferencë shtypi. E. Serjani

P

SHQIP 26 KRIJIMTARI POETIKE

E HENE, 6 GUSHT 2007

LETERSI
INTERVISTA
VALBONA ZUNÇE

KRIJIMTARI POETIKE

Poeti shqiptar nga Maqedonia, Bujar Ganija Plloshtani, pas botimit të librit të tij më të fundit me poezi “Nga regjia e shpirtit”

“Poezia është filozofi e mendimit më të thellë”
P
oezia është rreze që ndriçon të sotmen dhe që i hap dritë rrugës së të ardhmes së një populli me melodi ndjenjash e emocionesh dhe që çon të kuptosh e të kapësh drejt realitetin e jetës, ashtu siç ka udhëzuar fuqia e mençurisë absolute. Poezia është dritë me flatra frymëzimi, ku molekula bëhet diell dhe pika e ujit det! Shpirti i poetit është gjithmonë në lundrim duke hulumtuar me pasion çdo enigmë, imtësi, për ta ngjyrosur me ngjyra drite dhe për t’ia nxjerrë në pah asaj frymëmarrjen, gjallërinë dhe jetën! E më pas, kureshtja tërheq në mënyrë magnetike çdo shpirt të ndjeshëm dhe të pasur, për të ndierë të pangopur aromën e artit, e cila nuk soset kurrë nga shpirtrat e pasur e gjigant të poetëve, që pashtershëm i përkulen fuqisë dhe llambës së mençurisë absolute! E ai poet, që këtë fuqi e kap në thellësi të shpirtit, mendjen e ka të mbushur me plot bojë drite, ndjenjash dhe emocionesh të kulluara, e më pas fuqia e tyre e derdh dritën si lum i kulluar në përditshmërinë dhe hapat e çdo njeriu që do të ecë e shijojë jetën me ngjyra të ylberta! Poeti Bujar Ganija Plloshtani, nëpërmjet poezive të tij që i paraqet në tre librat “Natë me dashuri”, “Heshtja e poetit” dhe “Nga regjia e shpirtit”, ka për synim që njeriut t’i qartësojë se dija duhet t’i bëhet prijës dhe udhërrëfyes, që të ndriçohen udhët që shkojnë në përsosjen e tij. Ai, nëpërmjet poezive të tij, të cilat në brendi kanë brumë, kanë shkencë e filozofi, sqaron se dituria dhe shkenca janë begati e thesar i pasosur dobisjellëse për të gjithë ato që e duan, dinë, kuptojnë dhe e respektojnë drejtësinë... Poeti Bujar Ganija Plloshtani ka një shpirt të pashtershëm, tek ai vlon fuqia e imagjinatës edhe përtej universit, por gjithmonë duke respektuar denjësisht udhëzimet e fuqisë së mençurisë absolute. Në librin e tij poetik “Nga regjia e shpirtit”, ai me blatim të thellë e të kulluar të imagjinatës së tij narrative dhe me gofin e tij flugë të fildishtë arrin të përshkruajë një art arkitektonik të rafinuar klasik në formën më të veçantë të artit të menduarit. Poezia e tij flet me simbolin dhe energjinë e forcës magnetike, me ndjenjën e zjarrtë të dashurisë, melankolinë, çiltërsinë dhe humanizmin që ka ndaj natyrës, njeriut e universit, në veçanti mençurisë dhe dashurisë ndaj Zotit. Libri i tij, “Nga regjia e shpirtit”, nuk është një libër i zakonshëm, ku derdhen vargje meskine, por ku shkrihen Si e ndien poezinë dhe ç’është poezia për ju? Poezinë e ndiej nga çasti dhe nga mënyra e lundrimit të disa ndjenjave të panjohura, gjithnjë në versionin poetik. Për mendimin tim, poezia është filozofi e mendimit më të thellë shpirtëror. Ajo duhet të jetë e arsyeshme, racionale dhe gjithnjë duke e ruajtur karakterin e arsyes për vizion drejt realitetit njerëzor, gjithnjë i shkëputur nga koncepti i absurditetit. Ku e gjen muzën Plloshtani? Tek prehri i hënës kulaçe, soditja e muzgut pa qiellin e yjeve. Ah, sa do të doja ta dëgjoja, të paktën njëherë, tërbimin e Zotit!? Si shpërthejnë emocionet te një poet, nga ethet që merr qenia njerëzore, apo nga përjetimet e thella shpirtërore? Emocionet janë përjetimet e thella që has shpirti i qenies njerëzore në raste të ndryshme, raste këto që njeriu mbërthehet nga rreziqet e jashtme, mossiguritë, hallkat e dëshpërimit jetësor, në raste injorimi, apo kur antivlerat sundojnë qeniet. Emocionet plasin edhe kur përjetojnë apo ndiejnë diçka të bukur në fijet e shpirtit brenda qenies. Çfarë do t’u thoshit të rinjve që kanë filluar të merren me poezi? Më mirë të mos merren fare me poezinë!? Ata që do të merren me poezi, sa më shumë të na trajtojnë idealizëm dhe vizion, mbase për mendimin tim, këto të fundit i japin koloritet poezisë dhe e bëjnë të ketë ndikim me përmasa botërore. Poezia nuk kërkon prirje, siç thonë shumica e poetëve dhe pedagogëve, por ajo lind nga dhuntia shpirtërore. Poezia nuk merret në dorë, nuk sundohet, por duket si pamja e një Zoti të vërtetë, pastaj pak më vonë shfaqet si një magji me shpejtësinë vakume që të servon shpirtin në akte të çuditshme, drejt një intonacioni shpirtëror. Plloshtani, poezia juaj është filozofike. Çfarë të lidh me filozofinë? Nga poret e shpirtit poetik, poezia më shfaqet si e mirë supreme, duke e futur, gjithnjë, brenda armën time, atë të filozofisë idealiste. Mua më lidh idealizmi në plejadën e të menduarit. Çfarë jeni duke shkruar? Pas librit “Heshtja e poetit” dhe “Nga regjia e shpirtit”, një muzë me letra filozofike, nën hijen e titullit “Format e mendimit filozofik”, më tërheq drejt një libri me shprehjen e një idealizmi racional.

Bujar Ganija Plloshtani ka botuar prozën “Natë me dashuri”, përmbledhjet poetike “Heshtja e poetit” dhe “Nga regjia e shpirtit”. Ndërsa në dorëshkrim ka letrat filozofike në versionin e Volterit “Format e mendimit filozofik”
ndjenjat gofe me një stil të veçantë, të qëndisur me filozofi Niçeane, Volteriane, Schopenhaueriane; nota Moxartiane; me dashuri Pushkiniane… dhe me forcë Apoleone. Poeti Bujar Ganija Plloshtani gati në të gjithë poezitë e tij po kërkon drejtësinë me një këmbëngulësi të rreptë e hyjnore, e cila duhet të jetë ambasadore në hapat e bërë dhe ato të pabërë në gjithësi. Ai poezinë e cilëson si filozofi e mendimit më të thellë shpirtëror, e cila duhet të jetë e arsyeshme, racionale dhe gjithnjë duke e ruajtur karakterin e arsyes për një vizion drejt realitetit njerëzor. Ai, për revistën “Vizione”, na flet me një ndjenjë të çiltër, duke u sqaruar dashamirësve të poezisë poezinë e tij, brumin që duhet të përmbajë poezia, por edhe porosinë që duhet poezia t’i përcjellë artdashësit dhe të ardhmes... Bujar, “Nga regjia e shpirtit” është libri juaj i tretë. Sa kohë ju desh ta nxirrnit në dritë këtë libër dhe pse ky titull?! Poezia, si art i fjalës së bukur, kërkon shpirt në relacion pas së bukurës, ndjenjës dhe momentit në kohë. Si të thuash, është e tejdukshme në formën e shpirtit, prandaj dhe poetin e fut në këtë shfaqje. Udhëtimi im me poezitë e librit “Nga regjia e shpirtit”, trashëgon brezin dyvjeçar. “Nga regjia e shpirtit” është burimi i misteriozitetit tim shpirtëror, ku ndjenjat e mia zihen në eklips shpirtëror dhe qartësojnë efektin kundër absurditetit.

E HENE, 6 GUSHT 2007

K U L T U R E

SHQIP 27

Të parat vdesin pemët

Vitet ‘90 të shekullit XX janë gjithashtu vite të trazuara për pemët. Edhe për njerëzit, pa dyshim. Trazimi filloi si një gicilim, si një premtim, që njeriu mund të kishte pronë të vetën disa pemë, por në tokë ende të askujt, pra në pronë të shtetit, të cilit dukej se nuk i hynte më në punë, e kjo ndodhi pak para ’90-s. Më 1989 u lançua zgjerimi i oborrit... por, ah, shumë “por”-e kanë dalë në dritë këto vite pa 5-vjeçarë
vetmuar nën diell me një qepë të njomë në prehër, dhe për t’i lënë lopët dhe delet të vdesin urie për fije bari të njomë. Njeriu duke prerë pemët preu ndërkohë të ardhmen e vet. Një proverb kinez thotë: të parat vdesin pemët. Ja pra ç`na mbetet sipas këtij postulati të lashtë. Edhe Gandi kishte thënë diku se Toka mund të na ushqejë të gjithëve ne, por nuk mund të kënaqë mangësitë tona. Në harkun e këtyre viteve (1945-1970), nën parullat e ndërtimit të socializmit dhe eliminimit të çdo lloj prone private, u prishën edhe disa vepra ujitëse, duke lënë pa ujë mijëra ha tokë e një numër të pafund trungjesh të pemëve tek jepnin shpirt përfundimisht. Por proverbi është vetëm një proverb. Ai ka ende shumë kohë për të udhëtuar derisa të mbërrijë profecinë e pashmangshme, dhe pastaj nuk e ka pasur fjalën për Shqipërinë, për Lumën në rastin e shënimit tonë. Në vitet ‘70 do të dalin në dritë tendenca progresive, që gjithsesi edhe brenda atij sistemi politik kolapsoid, të mund të rigjeneronin diçka ashtu të askujt, ashtu... Sepse s’mund të jetohet pa pemët edhe kur nuk ke personalitet, sepse duhej punuar toka edhe kur nuk ke të drejta mbi të... Kështu, në Bozhe dhe Bungajë, pjesa verilindore e qytetit të sotëm të Kukësit, krijohen për herë të parë blloqe me pemë rreth 50 ha. Kishte mbaruar tani për tani periudha e mentalitetit nga 0 në 0. Pas 1971shit krijohen edhe grupe studimi e projektimi për pemët dhe vreshtat. Mbillen gjatë një kohe të shkurtër (vetëm dy 5-vjeçarë, kështu punohej atëherë, ju ndoshta e keni harruar), rreth 700 ha pemëtore dhe vreshta në krejt zonën e qendrës, që nga Bicaj e deri te Kulla e Lumës. Ishte sigurisht një arritje jo e vogël për sa u takon pemëve, por një gjë tjetër ishte lënë pas dore, njeriu, e për pasojë, si do e shohim më poshtë, pemët do të vdesin përsëri 2-3 pesëvjeçarë më vonë. Sidoqoftë, për kushtet e krijuara kjo ishte një vepër e vërtetë madhore e ndërtuar me djersën e mijëra punëtoreve (e them në gjininë femërore), pasi rreth ose mbi 90% e të gjithë të thirrurve nën kazmë ishin gratë e vajzat e qytetit dhe sidomos të fshatrave që mbollën gjysmë milioni pemë e miliona hardhi, duke lënë mbyllur nëpër shtëpi pa qumësht fëmijët e vegjël prej të cilëve më vonë po këto pemë do të dënohen arbitrarisht dhe përfundimisht. Ndoshta nuk duhej harruar njeriu, por besoj, ata i kanë ditur më mirë këto punë. Më 1985-ën, kjo punë ka vazhduar me të njëjtin ritëm. Çdo zonë, pothuajse çdo fshat, kishte tashmë bllokun e pemëve frutore si dhe vreshtat (zona e qendrës). Duke llogaritur pemët rreth strehës së banesës së fshatarëve, raporti banor-pemë ishte 1 me 5. Pemëtore më të zhvilluar ka pasur NB Kukës, Shtiqni, Bicaj, Ujmishti, Surroji, Shëmria, Përbregu etj. Mjeshtrit më të spikatur që dhanë aq shumë në këtë arritje ishin: Daut Elezi, Sefë Cengu, Qazim Abdullai, Hajdar Muja, Selam Tisha etj. Ndërsa vreshtat më të zhvilluara kanë qenë në zonën e qendrës në Gostil, Kënetë, Shtrazë, Gjallicë, Krexë, Përbreg, Ujmisht dhe Gabrricë. *** Vitet ‘90 të shekullit XX janë gjithashtu vite të trazuara për pemët. Edhe për njerëzit, pa dyshim. Trazimi filloi si një gicilim, si një premtim, që njeriu mund të kishte pronë të vetën disa pemë, por në tokë ende të askujt, pra në pronë të shtetit, të cilit dukej se nuk i hynte më në punë, e kjo ndodhi pak para ‘90-s. Më 1989 u lançua zgjerimi i oborrit... por, ah, shumë “por”-e kanë dalë në dritë këto vite pa 5-vjeçarë. Në vitin 1991 e më pas, njerëzit, të nëpërkëmbur nga mungesa fort e gjatë e ndjenjës së pronës e të munduar aq shumë nga detyrimi ndaj pronës së përbashkët, të askujt, ua mësynë sërish pemëve me sëpata në duar. Këtë radhë jo për ndërtimin e diçkaje tjetër, por vetëm për shembjen e diçkaje dhe gjithçkaje që, edhe pse ishte ndërtuar me përdhunë, ishte e domosdoshme të mbetej. Ishte jetike të mbetej, të shpëtoheshin pemët. Por ishte pjekur tashmë, ndonëse në hije, mentaliteti nga 0 në 0. Dikush e kishte quajtur “terapi të shokut”. Edhe këtë radhë njeriu kreu një vetëvrasje. Në ndryshim nga vitet 1945-1970, një vetëvrasje të pariparueshme për një kohë të gjatë. Dhe e kreu në një kohë shumë të shkurtër. Aty ku ishte kursyer sëpata, iu vu zjarri vreshtave dhe pemëtoreve në mbarë vendin, ullishtave dhe... edhe drurëve jo frutorë iu vu zjarri, sepse në to ndoshta mund të kacavirrej një hardhi e egër... Në Kukës, që nga viti 1993 e këtej ka mbetur gjallë vetëm vreshti i fshatit Gabrricë, në shpatin e Drinit të Zi, i ndarë me durim e ndoshta me drejtësi nga vetë fshatarët. Edhe një vresht i vogël në Shtrazë në veriperëndim të Kukësit, buzë liqenit, me rrush të një cilësie shumë të mirë, ku nuk kalon njeri veç peshkatarëve që në të rrallë e lavdërojnë pasditeve të dimrit në kafene. Megjithatë, e thashë më sipër se proverbi i titullit nuk e ka pasur fjalën për Shqipërinë, as për Lumën (panorama është e njëjtë pak a shumë në gjithë vendin). Edhe pse pemët nuk janë dhe as malet tashmë nuk janë, sepse sëpata dhe industria primitive siç ishte uzina e Bakrit në Rexhepaj, që ka zhdukur me ndotjen që emetonte 30 mijë ha pyje, janë njerëzit. E njerëzit munden gjithmonë të bëjnë diçka të mirë. Edhe pse këto ditë ata po u venë zjarrin pyjeve të mbetur... Sidoqoftë, specialistët e hardhisë e në tërësi të pemëve, të cilët nuk qenë në gjendje të ndalnin shkatërrimin e mijëra ha pemëtore e vreshta, jetojnë dhe mund të bëjnë diçka. Madje kanë bërë. Një grup i tyre në fund të viteve ‘90 kishte hartuar një strategji të detajuar që parashikonte që deri në fund të vitit 2010 të mbillen pemë e hardhi. Në atë projekt shihet se ishin përcaktuar edhe vendet ku do të mbilleshin plantacionet e hardhisë dhe pemëve frutore: ishblloqet e mëdha të frutoreve, që jetuan deri në vitin 1991. Ishin përcaktuar edhe varietetet që do të importoheshin dhe gjithçka tjetër. Por kanë munguar të hollat. Në të vërtetë ka munguar vizioni i njerëzve që kanë drejtuar këtë vend. Edhe pse shlyerja e kredisë për një vresht hardhie teorikisht është 5 vjet, prapë të hollat kanë munguar. Për 1000 metra katrorë vresht duhen 4 mijë dollarë, thonë specialistët. Disa programe qeveritare dhe jo qeveritare rreken prej kohësh t’i afrohen fermerit me projekte giciluese me nga 100 mijë lekë kredi, me të cilën, siç tregojnë disa nëpunës, fshatarët blejnë makina larëse dhe televizorë. Por në gjithë këto vite ajo që ka penguar afrimin e programeve me fermerët ka qenë konfuzioni i pronës mbi tokën. Fermerë të caktuar ia kanë dalë që megjithatë të krijojnë vreshta të vegjël, që janë një sinjal i mirë. *** Orientimi i vendit në fushën e pemëve nuk ka pasur një strategji shumë të studiuar, nëse e ka pasur. Pas viteve ’60, kur specialistët shqiptarë u lidhën me një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të fidanëve të hardhisë “Roscedo” të Italisë, pasuan vite tepër të dëmshme jo vetëm për fermerët, por edhe për shtetin në tërësi, siç ishin blerjet e fidanëve nga vendet e lindjes në vitet ‘90, që rezultuan të papërshtatshme për klimën tonë. Nga Enti Kombëtar i Farërave mësohet se në Shqipëri janë orientuar në mënyrë të gabuar mjaft investime, si dhe është lejuar për shumë vite importi i fidanëve të gabuar, të cilët nuk përshtaten me kushtet e vendit tonë. Kjo kishte çuar në dështimin e fermerëve shqiptarë në të gjitha rastet kur këta kishin mbjellë fidanë të importuar nga vendet e lindjes. Janë rastet e disa fermerëve në Sarandë, në Shqipërinë e mesme e deri në Shkodër etj. Kjo situatë detyroi qeverinë të marrë tre vjet më parë një vendim, sipas të cilit ndalohej importi i fidanëve të hardhisë nga vendet e Lindjes si: Rumania, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi etj... Nga ana tjetër, pas gjysmë shekulli rikthehet në Shqipëri “Roscedo”. Edhe në Kukës. I vetmi import i suksesshëm, i provuar, është ai i fidanëve të kësaj kompanie. Një nga drejtuesit e kësaj kompanie, i cili kohë më parë kishte qenë i ftuar në një konferencë mbi vreshtarinë në Shqipërinë e epërme, në Kukës, thotë që lugina e Drinit në Kukës dhe deri në Rrafshin e Dukagjinit në Kosovë është nga zonat më të mira në Mesdhe për hardhinë, për mikroklimën që ka, e freskët dhe me ekspozim diellor... *** Mikroklima dhe ekspozimi diellor kanë qenë faktorët kyç të kultivimit që në lashtësi të hardhisë dhe pemëve frutore. Edhe në kohën më të vështirë të kolektivizimit, fshatarët në këto zona kanë mbjellë në oborret e tyre jo lule, siç bëjnë njerëzit në Perëndim, por pemë. Për pemët dhe drurët në tërësi ekziston një mentalitet i formuar gjatë udhës së gjatë të bashkëjetesës. Ndër të tjera, në Lumë njihet edhe kulti i drurëve (drurët kanë shpirt, thuhet), por kjo është një temë tjetër.

SULEJMAN DIDA

uk është e lehtë të nisësh një bisedë për pemët, këto bashkudhëtare të gjithmonshme, resurse të pazëvendësueshme të njeriut. Pema ka ekzistuar para këtij të fundit, i cili e gjeti atë të gatshme, e njohu dhe e evidentoi si element jetik, duke ndërtuar një raport të pakthyeshëm me të. Në kohë të ndryshme pati edhe zbehje për sa i takon qëndrimit, por megjithatë edhe pas zbulimit të resurseve të tjera pema do të vazhdojë... Në këtë shënim do të ndalemi në Lumë (Kukës), një nga krahinat më të privilegjuara për kushtet natyrore-klimatike, për pemët. *** Në trevën e Lumës ka shenja të përdorimit të frutave të kultivuara, të paktën disa mijëra vjet. Në ditët e sotme na mbërrijnë provat e kultivimit të hardhisë dhe përgatitjes së mushtit 2900 vjet më parë. Këtë e kanë vërtetuar zbulimet arkeologjike të kryera në këto anë në vitet ‘70 të shekullit XX. Duhet të përmend objektet e konservimit e përdorimit të mushtit të gjetura në kodrën e Pecës (Përbreg), në Qinamak etj. Ndërkohë, shënojmë se kërkuesit kanë nënvizuar që teknika e lartë dhe origjinale e punimit të baltës (terrakote) të përdorur për mushtin flet për një traditë shumë më të vjetër të kultivimit të hardhisë. Duke pasur parasysh koordinatat e përdorura nga historianët dhe udhëtarët e kohës, të para dhe pas Krishtit, del se Lumën e atëhershme e kanë vlerësuar si një rajon shumë të lulëzuar dhe të pasur në vreshta. Kam parasysh historishkruesit e Aleksandrit, romakët pas rrënimit të Teutës etj. Pas një periudhe mjaft të gjatë errësire, për sa i takon informacionit jo vetëm për pemët, hardhia përmendet në defterët osmanë të shekullin XVI e në vazhdim, ku shënohej sasia e caktuar e mushtit të hardhisë që ishin të detyruar të paguanin banorët si taksë. Më poshtë do të ndalemi në jetën e pemëve në shekullin XX, pra në shekullin që lamë pas, jo vetëm pse të dhënat janë më të prekshme për sa i takon pemës, por sepse në këtë shekull ka ndodhur devijimi më i dukshëm në bashkudhëtimin e pemës me njeriun, për shkak të këtij të fundit. Po më parë le të përmendim pemët kryesore të kultivuara tradicionalisht. Hardhia, si e thamë më sipër, zë kryet e vendit në gjithë periudhat, më tepër se pemët drunore. Zonat e njohura të hardhisë janë lugina e Drinit të Zi (veçanërisht në anën e djathtë të rrjedhës; Ujmisht, Gabrricë e deri në zonën e qendrës), vetë zona e qendrës (Bicaj, Nangë, Krenxë, Shtrazë etj.), zona e Tërthores (nga Përbregu deri në Vërmicë e Zhur) etj. Arra, e kultivuar veçanërisht në Ramhas, Gostil, Kukës i Vjetër, Përbreg dhe fshatrat e Grykës së Vananve (Bele, Lojme etj.). Qershia, manat (gjej me vend të përmend një ligj kanunor që ka ekzistuar për këto dy pemë: lejohet të hajë cilido kalimtar, mjaft që të mos i dëmtonte këto pemë). Kishte boll. Ishin të përhapura në shumicën e rajonit që thirret Lumë. Ftoi është rritur dhe rritet në dy anët e Drinave, si dhe brigjeve të lumit Luma. Molla (me va-

N

‘‘

rietetet e ndryshme si majhoshe, tetofka, gjyle etj.) është kultivuar në Kolesjan, Topojan, Bushtricë, Surroj etj. Disa varietete të mollës janë njohur relativisht vonë si: rrënet, belfior etj., por molla starkinge është mjaft e vjetër. Nga pemët më të hershme dhe mjaft të përhapura përmendim dardhën, të cilën mund ta ndajmë në dy grupe: atë të zonës së mesme dhe të lartë (Zapod, Topojan, Bele etj.), thanën etj. *** Në fillim të shekullit XX, fshatrat përreth Kukësit patën një vreshtari e pemëtari bukur të zhvilluar. Fjala “të zhvilluar” nuk ka vetëm kuptimin e traditës, por edhe të profesionalizmit. Nga kontakti për këtë qëllim me specialistët, veçanërisht me Sefë Cengun – një agronom i njohur - arrij në vërtetimin e disa përcaktimeve teorike lidhur me traditën e familjeve të mëdha për vreshta dhe pemëtari. Në Kukësin e Vjetër është njohur për kultivimin e hardhisë Bislim Elezi; në Shtiqën, Shaqir Bera, Zenel Haziri; në Ramhas, Rrahman Qehaja; në Gabrricë, Ramadan Selimi; në Bicaj, Alush Aga etj.; në Gjegjan, Ramadan Nërguti; në Përbreg, Osman Ahmeti; në Gjinaj, Dërvish Gjini (Has) etj. Tipi i rrushit (hardhisë) më të përhapur ka qenë prekupja, thans i Kalimahsit, korinthi i bardhë, korinthi i kuq etj. Këto varietete mjerisht jetuan vetëm deri në vitet ‘30, kur u dëmtuan nga filoksera (një insekt vdekjeprurës për hardhinë në atë kohë), për t’u ringjallur vetëm në mënyrë sporadike më vonë. Blloqe të pafundme vreshtash u kthyen në shkurre dhe ferra në Brrut, në Kukësin e Vjetër, Ramhas, Gostil, Shtiqën, Kënetë, Përbreg etj. Sa i përket traditës, duhet të përmendim shkurt edhe mënyrën e kultivimit, pra trajtimin e hardhisë, përkatësisht ngritjen e saj. Përveç rreshtit (pjergulla në oborret e shtëpive, anëve të parcelave (arave), në pemë etj., siç mund të vërehen edhe sot, por mjaft rrallë, vreshtat kanë qenë ndërtuar kryesisht me ngritje (me hunj) në atë mënyrë që i ka korresponduar varietetit të hardhisë dhe sigurisht mundësive materiale e teknologjike të asaj kohe. *** Ajo çka ishte ripërtërirë me mundim dhe me durim prej mjeshtri pas shkretimit të viteve ’30, do të shkatërrohej përsëri nga një tjetër dëmtues e në mënyrë të organizuar në vitet ‘40 e këtej deri më 1967, kur do të nisnin përpjekjet për ringritje. Për atë çfarë ka ndodhur mbi jetën në tërësi (pra mbi jetën e shqiptarëve), pemët nuk janë vetëm dëshmitare, por edhe viktima. Madje të parat. Më vonë do të vdiste diçka themelore e mjaft e vështirë për t’u riparuar te njeriu: lidhja natyrore ekzistenciale mijëravjeçare e njeriut me pemën. Një pjesë e mirë e pemëve dhe hardhive të hatashme ishin shpërndarë, si e thamë më sipër, anës arave, ledheve, udhëzave të panumërta nëpër fusha dhe rrugëve e ishin tabu e tapi të përgjegjshme që i jepnin njeriut shumëçka. Nën motivin e ndërtimit të diçkaje të re, origjinale, të askujt, u shembën sepse këto tregonin ndër të tjera edhe pronën private, e prona private ishte kapitaliste e kapitalizmin do ta shembte proletariati. Anipse kish shumë e shumë shekuj që ish krijuar. Njerëzit në këto vite, pra pas 1945-ës, sidomos në vitet ‘70, sheshuan të gjitha ledhet, prenë të gjitha pemët si një vetëvrasje, por me gjakftohtësi rrëzuan vreshtat e urta për t’i kthyer në tokë buke (kjo e tokës së bukës ka vazhduar deri në vitet ‘80) e kur vdiqën pemët, ia mësynë lisave të maleve e kodrinave, duke i qethur në fillim si ushtarët e rinj, për t’i degraduar në bokërrima, për ta lënë njeriun të

“Toka mund të na ushqejë të gjithëve ne, por nuk mund të kënaqë mangësitë tona” Mahatma Gandi

‘‘

E HENE, 6 GUSHT 2007

SHQIP 29

BOTE
Sulmi i parë ndaj kësaj godine shkatërroi kupolën e saj të artë, por ky ishte vetëm fillimi i një reprezaljeje të madhe Zona që u sulmua është një zonë e dominuar nga shiitët dhe ka qenë vazhdimisht vend ku mblidheshin dhe stërviteshin militantët

Bombat në xhaminë shiite në 2006 sollën dhunën sektare në vend

Vritet njeriu i Al Kaedës Shkatërroi xhaminë shiite
T
rupat amerikane në Irak kanë vrarë njeriun e Al Kaedës, që ideoi dhe realizoi bombën në xhaminë shiite një vit më parë, e cila shkaktoi edhe përçarjen fetare dhe që u konsiderua edhe si zanafilla e sulmeve të ashpra që mund ta çonin vendin në luftë civile. Ishte pikërisht ky akt që mori dhjetëra jetë njerëzish, që solli dhunën sektare në vend, e cila përditë merr qindra jetë njerëzish. Personi përgjegjës është Haitham Sabah Shaker Mohamed al-Badri dhe u vra gjatë një operacioni të forcave amerikane në lindje të qytetit të Samaras. Po i njëjti personi ishte përgjegjës edhe për bombat e 13 qershorit që shkatërruan minaret e xhamisë së Askrias. Veç tij, në operacionin e fundit të trupave amerikane u vranë edhe 80 të dyshuar të tjerë. Në këtë operacion morën pjesë rreth 1000 forca amerikane dhe vendase. Zona që u sulmua është një zonë e dominuar nga shiitët dhe ka qenë vazhdimisht vend ku mblidheshin dhe stërviteshin militantët. Xhamia e Askarias në Samara, 60 kilometra në veri të Bagdadit, është një ndër vendet më të shenjta të besimtarëve shiitë. Sulmi i parë ndaj kësaj godine shkatërroi kupolën e saj të artë, por ky ishte vetëm fillimi i një reprezaljeje të madhe, i një kundërpërgjigjeje, e cila mori përmasat e një lufte të vërtetë civile mes shiitëve e sunitëve në zonë. Të dy popullsitë ndërmarrin përditë sulme vdekjeprurëse ndaj njëra-tjetrës, sulme të cilat brenda një viti kanë marrë jetën e 34 mijë personave. Kjo është një shifër e Kombeve të Bashkuara, por në fakt numri i të vrarëve duhet të jetë shumë më i madh. Pavarësisht rritjes së masave të sigurisë të tejshtuar që nga shkurti i vitit 2006, militantët e Al Kaedës kanë arritur në qershor të depërtonin në godinë dhe të rrëzonin edhe dy minaret e saj. Dy minaret për shiitët ishin simbol i qëndresës përballë sulmeve të vazhdueshme sunite dhe njëkohësisht ishin një shpresë e madhe që të dy komunitetet në një luftë të egër e të vazhdueshme të mund të paqoheshin me njëri-tjetrin, për t’ia lënë paqes vendin e luftës. Për sa i përket terroristit të vrarë, trupi i tij është identifikuar nga personat që e njihnin mirë. Ai ishte lider i Al Kaedës në një provincë në jug të Samaras. Qeveria e Irakut, që në fillim e kishte fajësuar al-Badrin për sulmin e shkurtit të vitit 2006 në xhami, sulm që konsiderohet si pika e kthesës në rifillimin e gjakderdhjes në Irak. Lajmi i vrasjes së ideatorit dhe realizuesit të sulmit vjen në mesin e një krize që ka përfshirë koalicionin qeverisës irakian. Kryeministri i vendit, Nouri Maliki, ka refuzuar të pranojë dorëheqjen e 6 ministrave të kabinetit nga partia sunite, duke i urdhëruar ata të kthehen në detyrë. Humbja e ministrave do të linte qeverinë pa asnjë ministër sunit, duke minuar kështu pretendimin se qeveria e Irakut është një qeveri e unitetit kombëtar. Ata e kanë akuzuar Kryeministrin për mungesë të vënies nën kontroll të militantëve shiitë.
Dy minaret për shiitët ishin simbol i qëndresës përballë sulmeve të vazhdueshme sunite dhe njëkohësisht ishin një shpresë e madhe që të dy komunitetet në një luftë të egër e të vazhdueshme të mund të paqoheshin me njëri-tjetrin, për t’ia lënë paqes vendin e luftës

Ritmet
Ritmet e shtimit të popullsisë në zona të ndryshme të vendeve në zhvillim në të gjithë globin sa vijnë e po ulen, por kjo tendencë është shumë më e dukshme kryesisht në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, ku numri i fëmijëve që vijnë në jetë është thuajse përgjysmuar brenda një gjenerate

Të moshuarit
Të moshuarit ndihen pa njerëz pranë me të cilët të bisedojnë. Nga brigjet e lumenjve të Budapestit, Pragës e kryeqyteteve të tjera të vendeve ishkomuniste, ata shohin moshatarët e tyre perëndimorë, pensionistët nga Amerika, Britania, Franca e Austria, me aparate fotografike e karta krediti që bëjnë tjetër jetë

Sipas një sondazhi, gratë polake kanë dëshirë që të kenë fëmijë sa më shumë, por duan edhe t’i Tendenca gjithnjë e më shqetësuese po plak ish-vendet komuniste kushtohen karrierës

R

itmet e shtimit të popullsisë në zona të ndryshme të vendeve në zhvillim në të gjithë globin sa vijnë e po ulen, por kjo tendencë është shumë më e dukshme, kryesisht në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, ku numri i fëmijëve që vijnë në jetë është thuajse përgjysmuar brenda një gjenerate. Por në këtë tendencë të këtyre vendeve bën përjashtim Sllovakia, vend ku çdo ditë mbërrin “një pako” e vogël me një fëmijë brenda. Kjo falë politikës së ishliderit sllovak, Gustav Husak, i cili futi politikën e dhuratave dhe shpërblimeve për çiftet që vendosnin të sillnin në jetë fëmijë. Gjatë regjimit të tij, apartamentet e lira, lejet e gjata të paslindjes dhe shumë lehtësi të tjera sollën një babyboom të vërtetë. Sot, vajzat e lindura në ato vite, pra në vitet ’70, janë në moshën e mëmësisë dhe pak a shumë e vazhdojnë traditën e nënave të tyre, duke e kthyer Sll-

Lindorët heqin dorë nga fëmijët Bie ndjeshëm numri i lindjeve
njohjeje dhe shpesh vajza ishte me barrë. Këto martesa nuk zgjasnin shumë dhe sot fëmijët e rritur nga këto martesa janë beqarë të vonë me shumë pak dëshirë për t’u martuar, apo sjellë fëmijë në jetë. Të gjithë janë të dhënë pas përdorimit të kontraceptivëve. Një tjetër ironi e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, pra të atyre që ndodheshin nën regjimin komunist, është se shtypjet e protestave mbarëpopullore kundër regjimeve komuniste zakonisht sillnin periudha të mbara lindshmërie. Kështu, kemi rastin e revolucionit të dështuar hungarez në vitin 1956, apo atë të Pragës së vitit 1968 dhe në Poloni në vitin 1981. Pas këtyre ngjarjeve të dhimbshme, numri i lindjeve u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme. Duket sikur rinia e frustruar nga dëshira për më shumë liri politike gjeti ngushëllim te dëshira për një tjetër liri. Në Poloni brezi i fundit i babyboom gjatë viteve të komunizmit ishte ai i viteve ‘80, ndërkohë që më pas gjithçka ra në nivele shumë të ulëta. Tani qeveria konservatore vendase po përpiqet që të marrë masa nxitëse për shtimin e popullsisë. Sipas një sondazhi del se gratë polake kanë dëshirë që të kenë fëmijë sa më shumë, por nga ana tjetër duan edhe t’i kushtohen karrierës. Kështu, është hartuar një paketë masash, që përfshin rritjen e lejes së lindjes, madje si për nënën, ashtu edhe për babain, ndërprerje të

ovakinë në të vetmin vend evropian ku ende vazhdon fenomeni i babyboom e ku numri i lindjeve e tejkalon atë të vdekjeve. Për sllovakët kjo është një nga gjërat me të cilat krenohen më shumë dhe padyshim një arritje shumë e madhe. Ndërsa popullsia në të gjithë rajonin është në plakje, në Sllovaki janë krenarë me foshnjat që lindin përditë. Dhe numrat janë me të vërtetë impresionues. Në vitin 1974, në Sllovaki lindën 100000 foshnja, ndërkohë që tani kjo shifër kap 50000. Me këtë ritëm, Sllovakia synon që t’i bashkëngjitet shteteve të mëdha evropiane brenda një periudhe jo shumë të gjatë. Një gjë tjetër ndodh në Pragë. Në vitet ‘70 çiftet martoheshin pas tre muajsh

taksave për biznesin, fleksibilitet për të vetëpunësuarit dhe përshtatjen e vendeve të punës edhe me vende për mbajtjen e fëmijëve. Shpresa është që me këto masa polakët t’i rikthehen shtratit me dëshirën për të pasur fëmijë. Ky është një model që është marrë nga Franca, vend ku popullsia njeh një rritje prej çerek milioni në vit. Sipas statistikave, numrin më të madh të lindjeve në Francë e kanë emigrantët dhe Polonia, ashtu sikurse edhe vendet e tjera ish-komuniste, ka një numër të madh emigrantësh në vendet e Evropës Perëndimore. Ndaj i takon që kur të lindin fëmijët, të mos jenë më polakë, apo hungarezë, por britanikë, francezë e kështu me radhë.

Pra, qytetarë i që i përkasin një tjetër kombësie. Nga ana tjetër vihet re edhe zhdukja e gjyshërve. Në vitet ‘70 bëheshe gjysh në moshën 45-vjeçare dhe roli kryesor i të qenit gjysh ishte të kujdesej për nipërit. Tani të moshuarit jetojnë shumë më gjatë, ndërkohë që lidhja mes gjyshërve dhe nipërve është prishur për shkak të futjes në jetën e të gjithëve të kompjuterit, televizionit e gjërave të tjera. Të moshuarit ndihen pa njerëz pranë me të cilët të bisedojnë. Nga brigjet e lumenjve të Budapestit, Pragës e kryeqyteteve të tjera të vendeve ish-komuniste, ata shohin moshatarët e tyre perëndimorë, pensionistët nga Amerika, Britania, Franca e Austria, me aparate fotografike e karta krediti që bëjnë tjetër jetë. Në një situatë të tillë, depresioni është gjithnjë e në rritje, madje atë kanë filluar ta quajnë kancerin e vërtetë të epokës së tyre.

SHQIP 30

E HENE, 6 GUSHT 2007

SPORT
Superiore
Dede
Lojtari i Kombëtares ka qenë një nga objektivat më të rëndësishëm të Elbasanit për të përforcuar skuadrën në merkaton e verës

Kontingjenti i lojtarëve në dispozicion të trajnerit Starova rrezikon sërish të “shkurtohet”

Dede adhurohet jo vetëm nga drejtuesit, por edhe tifozët do ta prisnin me krahë hapur rikthimin

Starova
Sipas burimeve brenda klubit kampion, dyshohet se sherri i mbrojtësit me trajnerin Starova ishte inskenim për t’u larguar

Muka
Përpara dy javësh, kapiteni i Tiranës i ka kthyer përgjigje negative Elbasanit, duke thënë se nuk do largohej nga bardheblutë

Dede, tek Elbasani për 80 mijë euro
Nesër mbrojtësi i Tiranës pritet të firmosë me presidentin Laze
ERALD KODHELI

evil Dede është shumë pranë kalimit tek El basani. Pavarësisht se ka kontratë me Tiranën edhe për sezonin që do startojë me 25 gusht, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare duket se ka rënë dakord për t’u rikthyer me klubin verdheblu, ku përpara dy sezoneve është shpallur kampion. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë drejtuesve elbasanas, sipas të cilave nesër Dede pritet të firmosë kontratën me presidentin Arben Laze: një akord, nga i cili do të përfitojë 80 mijë euro për një sezon. Ndërkohë, nga Tirana dyshojnë se sherri i së shtunës, që mbrojtësi ka pasur me trajnerin Sulejman Starova, ka qenë një inskenim për t’ia bërë më të lehtë kalimin tek Elbasani. Eliminimi shumë i shpejtë dhe i papritur nga Liga e Kampioneve ka sjellë jo pak pështjellim te kampionët e Shqipërisë. Në atë periudhë, faji u është atribuuar mungesave të theksuara që skuadra kishte: lojtarët në dispozicion të stafit teknik kanë qenë të limituar në maksimum. Ky problem dukej se ishte zgjidhur (të paktën për sa u përket aktiviteteve kombëtare, kampionatit dhe Kupës), sepse pas kupave të Evropës në ekip janë afruar Daniel Xhafaj, Endri Vrapi dhe Jahmir Hyka. Por, tashmë në radhët e bardhebluve ka dalë një tjetër problem. Kontingjenti në dispozicion të trajnerit Starova rrezikon sërish të “shkurtohet”, pasi Nevil Dede duket drejt rrugës për t’u larguar. Destinacioni është Elbasani, skuadër ku lojtari i Kombëtares ka luajtur për dy vjet me radhë përpara 2 sezoneve, ku fillimisht është shpallur nënkampion dhe më pas ka arritur t’i kthejë titullin kampion këtij qyteti pas më shumë se dy dekadash. Në radhët e klubit verdheblu, Dede është një idhull dhe jo vetëm drejtuesit, por edhe tifozët do ta prisnin me krahë hapur rikthimin, duke shpresuar se në edicionin e ri të Kategorisë Superiore, Elbasani do jetë sërish një skuadër që do të rivalizojë për vendet e kreut (një mënyrë e mirë për të harruar paraqitjen e dobët të sezonit të kaluar). “Pas dy ditësh (nesër), Nevili pritet të vijë në Elbasan për të hedhur firmën në kontratën që presidenti Laze i ka ofruar prej shumë kohësh”, kanë bërë të ditur burime pranë drejtuesve të Elbasanit. “Palët kanë ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyera dhe mbi të gjitha drejtuesit e klubit janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për ta rikthyer mbrojtësin në ekip. Kjo është arsyeja përse ata i kanë ofruar 80

N

mijë euro për një sezon dhe lojtari ka pranuar”. Për momentin, problem është marrëveshja me donatorët bardheblu, por Laze duket i bindur se palët do gjejnë një marrëveshje të kënaqshme. Të shtunën, gjatë miqësores me Kastriotin, Dede ka pasur një konflikt mjaft të ashpër me trajnerin Starova (ky i fundit e ka nxjerrë nga loja vetëm pas 20 minutave) dhe ka deklaruar se mund të largohet nga Tirana, pasi aty nuk vlerësohet. Ky episod ka ngjallur burime brenda klubit, ku disa prej drejtuesve mendojnë se gjithçka ka qenë inskenim për t’i hapur rrugën kalimit me Elbasanin. Ndërkohë, kapiteni i kryeqytetasve, Devi Muka, ka refuzuar përfundimisht ofertën e Elbasanit, duke u përgjigjur se nuk do të mund të largohej asnjëherë nga Tirana. Ky refuzim ka ndodhur përpara dy javëve dhe bisedimet janë mbyllur aty.

Shkurt

Vllaznia: Delain e Leandro, të gatshëm për të luajtur
asha Delain dhe Leandro më në fund i bashkohen Vl laznisë. Drejtuesit e klubit shkodran janë shprehur shumë optimistë për këto dy blerje, të cilat cilësohen si shumë të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik. Megjithatë, rreth dy lojtarëve ekzistojnë shumë dyshime në lidhje me aktivizimin e tyre. Kjo pas Flamurtari është kundër Delain, i cili vitin e kaluar është larguar nga skuadra pa paguar gjobën e vendosur nga drejtuesit bregdetarë. E njëjta situatë është edhe për Leandron, kundër të cilit është Partizani. Pak kohë më parë, shefi i garave në FSHF, Hito Hitaj, ka bërë të ditur se lojtarët që kanë probleme të tilla (veçanërisht dy përforcimet më të fundit të kuqebluve) nuk mund të federohen për sezonin e ri. “E kemi të qartë se Delain dhe Leandro kanë probleme të tilla, ka deklaruar drejtori teknik, Edi Martini, por ne do të ndjekim nga afër të gjitha negociatat me Flamurtarin e Partizanin, por edhe me federatën, për të zgjidhur këtë situatë dhe që lojtarët të jenë të gatshëm për të luajtur me Vllazninë”. Dy lojtarët me ngjyrë i janë bashkuar skuadrës së Josës, por ata ende nuk kanë firmosur kontratat. e. kodheli

S

SERIA A

Dy klubet po zhvillojnë bisedime “pa zhurmë” rreth sulmuesit shqiptar

Napoli ofron Bukin për Bogdanin, lëkundet Kievo
E
rjon Bogdani që vazhdon të luajë në Serinë A. Kjo është dëshira e lojtarit, e stafit teknik të Kombëtares, e cila kërkon që lojtarët kuqezinj të militojnë në kampionate cilësore, por edhe e të gjithë tifozëve shqiptarë. Edhe pse sulmuesi dukej i destinuar për të mos lëvizur nga Kievo, e cila pretendon të rikthehet menjëherë në elitën e futbollit italian, tashmë situata ka ndryshuar. Klubi veronez është lëkundur nga qëndrimi për ta deklaruar të pashitshëm Bogdanin dhe në orët e fundit ka filluar bisedimet pa zhurmë me Napolin. Drejtuesit e këtyre të fundit e kanë shprehur prej kohësh interesimin për shqiptarin dhe pengesa e fundit (rezistenca e Kievos) duket se do kalohet. Sipas të përditshmes “L’Arena”, skuadra napolitane ka ofruar Bukin në shkëmbim të Bogdanit dhe fjalët e drejtuesve veronezë lënë shumë hapësirë që sulmuesi kuqezi të jetë optimist se do vazhdojë të aktivizohet në Buki nuk duket më i pamundur edhe për një tjetër fakt: sulmuesi që mendohet të vijë te Kievo ka rrogë shumë të lartë (afro 900 mijë euro në sezon), por drejtuesit veronezë ndjekin një politikë shumë strikte, duke mbajtur futbollistë me paga që nuk janë të ekzagjeruara. Gjithsesi, sipas mediave italiane, presidenti Kampedeli ka menduar t’i gjejë një zgjidhje edhe këtij problemi, duke i ofruar Napolit një ulje në çmimin e kartonit të Bogdanit, në mënyrë që “axurrët” të paguajnë një pjesë të rrogës së Bukit. Pas fjalëve të Startorit, edhe ky tjetër detaj jep shumë shpresa se sulmuesi shqiptar do luajë sërish në Serinë A. “Buki është një lojtar Serinë A. Ndërkohë, Kievo shpreqë e njohim mjaft mirë. Mendojmë se ai është i shkëlqyer Kievo po e son që në marrëveshjen me Napolin të përfshihet edhe Injacio Pia, studion për Serinë B”, ka thënë drejtori sportiv, Startori. “Edhe me kujdes por lojtari duket i destinuar të pse në të kaluarën kemi pasur largimin e transferohet te Trevizo. Kjo është mundësi ta marrim, ai nuk Bogdanit arsyeja përse veronezët po studiojnë merkaton, ku si alternativë është përfaqësuar me Kievon, vlerësohet edhe sulmuesi i pasi në atë periudhë luante Xhenoas, Xhuzepe Greko. Amauri. Tashmë braziliani e. kodheli nuk është më dhe Buki vlerësohet si një alternativë e vlefshme”. Shkëmbimi Bogdani-

Kapllani dhe Vata kalojnë në raundin e dytë të Kupës
arlsruhe e Edmond Kapllani dhe Kolbenci i Fatmir Vatës kanë arritur të kualifikohen në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. Kapllani, që ka qenë një nga lojtarët kryesorë në rikthimin e klubit nga Baden-Baden në Bundesligën I, ka luajtur përgjatë gjithë 120 minutave të lojës në fitoren 2-0 të arritur në kohën shtesë me TSG Neustrelitz. Gjithsesi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit dhe rrjetat për skuadrën e tij janë shënuar nga Freis dhe Buk. As Vata nuk ka arritur të shënojë në fitoren 3-0 në fushën e TSV Havelse. Veterani, ish-kontingjent i përfaqësueses, është aktivizuar si titullar, por ka qëndruar në fushën e lojës vetëm për 61 minuta. Ndërkohë, pas Kotbusit të Ervin Skelës, që të shtunën është eliminuar me penallti, dje të njëjtin fat ka pasur edhe Erzgebirge Aue e Skerdilajd Currit, që pas barazimit 1-1 me Vupertal ka humbur me rezultatin e përgjithshëm 4-3 pas gjuajtjeve nga pika e bardhë. Curri nuk ka luajtur asnjë minutë pas konfliktit me trajnerin Gerd Shedlish, që gjatë një ndeshjeje miqësore i kishte thënë se “lëvizte në fushë si i moshuar”. e. kodheli

K

E HENE, 6 GUSHT 2007

S P O R T

SHQIP 31

Formula 1
RENDITJA

Britaniku kaloi në finish përpara Raikonen me Ferrari dhe Hajdfilld me BMW-Sauber

Shkurt

PILOTE
Piloti 1. L. Hamilton 2. F. Alonso 3. K. Raikonen 4. F. Masa 5. N. Hajdfilld 6. R. Kubika Pikë 80 73 60 59 42 28

Man UTD, fitues i Superkupës
Mançester Junajtid fiton trofeun e parë të sezonit të ri dhe këtë e bën pikërisht në finalen e Superkupës së Anglisë (Community Shield) përballë Çelsit. Skuadra e Murinjos vinte në këtë ndeshje pa Drogban, Shevçenkon, Terrin, Roben, Makelelen, Balak e Kalou, e pavarësisht avantazhit të Gigs në të 35-ën, ata reagojnë dhe barazojnë me Maluda. Gjithsesi, nga penalltitë ndodh e paimagjinueshmja, pasi Van Der Sar i pret të tria dhe i jep ekipit të tij fitoren.

RENDITJA

KONSTRUKTORE
Skuadra 1. MekLaren 2. Ferrari 3. BMW 4. Renault 5. Uilliams 6. Red Bull 7. Tojota 8. Super Aguri 9. Honda Pikë 138 119 71 33 20 16 12 4 1

Zhgënjyese paraqitja e Felipe Masës, i cili e ka përfunduar garën në vendin e 13-të

juis Hamilton me MekLaren ka arritur triumfin e tretë se zonal në garën e zhvilluar të dielën për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke kaluar në finish përpara Kimi Raikonen me Ferrarin dhe Nik Hajdfilld me BMW-Sauber. Kampioni në fuqi i Formula 1, Fernando Alonso, është renditur vetëm në vendin e katërt. Zhgënjyese paraqitja e Felipe Masës, i cili e ka përfunduar garën në vendin e 13-të, por pavarësisht kësaj, “kokëkuqja” i gëzohet faktit se ka rikuperuar pikë ndaj MekLarenit në klasifikimin për konstruktorë: në fakt, skuderia anglo-gjermane është penalizuar me mosdhënien e pikëve për këtë garë, një vendim që është apeluar menjëherë. Dënim për problemet në pit-stop gjatë provave kualifikuese të së shtunës i është dhënë edhe Alonsos, që pavarësisht se kishte regjistruar kohën më të mirë, është detyruar të niset nga vendi i gjashtë. Kjo, pasi makina e spanjollit ka qëndruar e ndaluar për më shumë se 30 sekonda pas ndërrimit të gomave. Duke u kthyer te gara, Hamilton e ka udhëhequr atë që prej kthesës së parë dhe kur duhen vetëm gjashtë gara nga mbyllja e kampionatit, ai e ka rritur diferencën me Alonson në klasifikimin për pilotë, me 7 pikë. “Ka qenë një fundjavë ku kanë ndodhur episode nga më të ndryshmet dhe që ka sjellë shumë emocione për të gjithë skuadrën”, ka deklaruar britaniku 22-vjeçar. “Me gjithçka që ka ndodhur, mund të kishte qenë shumë e thjeshtë të humbje përqendrimin. Pavarësisht se në mbërritjen tonë në Hungari makina ishte në gjendje të shkëlqyer, nuk isha shumë i sigurt se do mund të rezistonim dhe të qëndronim përpara Ferrarit”. MekLareni renditet në krye të klasifikimit për konstruktorë me 138 pikë (nuk i janë shtuar pikët e garës së Hungarisë pas penalizimit), ndërsa Ferrari është ngjitur në kuotën e 119 pikëve. Në start, Hamilton është shkëputur pa probleme në krye, ndërkohë që Raikonen e ka ndjekur menjëherë nga prapa. Dy pilotët qëndruan në këto pozicione gjatë gjithë garës. “Ishte një garë mjaft e mërzitshme për mua, pasi gjatë gjithë kohës isha mbrapa Hamiltonit”, tha Raikonen. Jo edhe aq e mirë nisja e Alonsos, që menjëherë pas fikjes së semaforëve e pa veten në vendin e tetë, por spanjollit i mjaftuan dy xhirot e para për t’u rikthyer i gjashti. Pas 20 xhirove, kur të gjithë pilotët kryesues kishin zhvilluar nga një pit-stop, diferenca mes vendit të parë dhe vendit të dytë (Hamiltonit dhe Raikonenit) ishte dy sekonda dhe me kalimin e kohës ajo po ngushtohej, duke krijuar idenë se do fillonte një duel për vendin e parë në podium. Situata ka ndryshuar disi në

L

Hamilton, në Hungari vjen fitorja e tretë e sezonit
FIA i heq skuadrës MekLaren pikët e fituara në këtë garë
ndalesën e dytë në bokse, kur anglezi i MekLarenit e kishte rritur në 4 sekonda diferencën nga finlandezi, por Raikonen ka rritur ritmin dhe në fund të xhiros së 57-të ata diferencoheshin me gjysmë sekonde. Ky ishte maksimumi që Ferrari ka arritur t’i afrohet MekLarenit, e pavarësisht se duheshin edhe 13 xhiro nga arritja në finish, pilotët asnjëherë nuk dueluan. Ndërkohë, më mbrapa, me qetësi Alonso arriti të kapte vendin e katërt, por ai nuk u afrua dot mjaftueshëm me Haidfilld, për të pretenduar një vend në podium. Robert Kubika me BMW-Sauber arriti sërish një vend të mirë, duke u pozicionuar i pesti, ndërsa Ralf Shumaher me Tojota përfundoi i gjashti (arritja më e mirë e sezonit). Niko Rosberg i Uilliams u rendit i shtati, ndërsa Heiki Kovalainen me Reno i teti.

Kasano, drejt Premiershipit
Pasi asnjë nga klubet e Serisë A nuk pranoi të investonte te Antonio Kasano, në ambientet e Realit të Madridit po bëhen gjithmonë e më të fortë zërat që e shohin Antonio Kasanon drejt Premiershipit anglez. Sipas lajmeve të publikuara nga “The People”, si Boltoni, ashtu edhe Uest Hemi janë interesuar për barezin, pasi ai është jashtë planeve të trajnerit Bernd Shuster. Gjithsesi, çmimi i lojtarit cilësohet i lartë.

Kaka

Ankandi

“Me Milanin përjetë? Varet nga Berluskoni”
“E ardhmja ime te Milani është në duart e Berluskonit. Jam takuar me presidentin: më tha se ende nuk ka takuar ndonjë person që mund ta rivalizojë nga pikëpamja ekonomike. U besoj fjalëve të tij”. Në një intervistë të dhënë për televizionin “Sky”, Kaka ka konfirmuar edhe një herë se dëshiron të qëndrojë me Milanin përjetë. Rreth zërave nga Spanja për interesimin e Realit, braziliani ka thënë: “Nuk ua vë veshin sepse veprimet janë përgjigjja më e mirë. Shumë persona flasin, por unë vazhdoj të jem me skuadrën, të stërvitem dhe të kem plane për të ardhmen”. Kaka ka qenë lojtari kryesor i Milanit në fitimin e Champions-it dhe “Topi i Artë” duket thuajse i fituar. “Po punoj që të fitoj me ekipin. ‘Topi i Artë’ dhe ‘Lojtari më i Mirë i Vitit’ do vijnë vetëm nëse bëj gjëra të rëndësishme me Milanin. Me triumfin në Ligën e Kampioneve ia kemi dalë mjaft mirë, por tashmë pretendoj të fitoj Kupën Interkontinentale”.

Mesi, 4000 euro për këpucët e supergolit
Një palë këpucë sporti, me autograf nga Lionel Mesi, janë shitur për 4000 euro në një ankand, i cili është zhvilluar në Pekin gjatë turneut që Barcelona po zhvillon në kontinentin aziatik. Këpucët ishin veshur nga sulmuesi argjentinas në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit kundër Gedafes, ku ai ka shënuar golin fotokopje të atij që Diego Armando Maradona ka shënuar kundër Anglisë, në Kupën e Botës 1986. Blerësi ishte miliarderi kinez, Liu Çangle, pronari i eminentit “Hong Kong Phoenix TV”. Në galanë e organizuar për të mbledhur fonde për fëmijët e varfër të Kinës Lindore, në ankand janë nxjerrë edhe rripi i kokës me të cilin Ronaldinjo mban flokët dhe fanella me të cilën Tierri Hanri u prezantua në “Kamp Nou”. Mjaft shtrenjtë është vlerësuar një kopje thuajse perfekte e topit të parë që është përdorur në fushën e klubit katalan, i cili kushtonte 8 mijë euro. Deri më tani janë grumbulluar afro 1,5 milionë euro për fëmijët.

Balak zgjedh Real Madridin
Transferimi i Mikael Balak te Reali i Madridit duket gjithmonë më pranë. Sipas lajmeve që vijnë nga mediat iberike, mesfushori gjerman po bën gjithçka që ka në dorë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja mes klubeve. Madje, sipas gazetës “Marca”, Balak është i gatshëm që të heqë dorë nga 7,5 milionë euro për tre vjet: aktualisht, te Çelsi kapiteni i Gjermanisë përfiton 8 milionë euro në sezon, ndërsa te madrilenët do merrte vetëm 5,5.

DEKLARATA

Ish-trajneri i Italisë kampione bote, Marçelo Lipi, jep vlerësimet për merkaton

“Interi dhe Barça do pushtojnë Evropën”
P
rej më shumë se një viti, Marçelo Lipi vazhdon të shijojë pushimet, verën e fundit si “i papunë”. Edhe pse e kalon pjesën më të madhe buzë detit, dëshira për futbollin ka filluar të ndihet. “Ende edhe disa muaj, e më pas do pres mundësinë më të mirë që do më jepet”. Ndërkohë, tekniku që riktheu Italinë te titulli kampion bote studion: gazetat sportive dhe transmetimi televiziv i miqësoreve është një nga mënyrat sesi ai e kalon kohën. Lipi nuk ngurron të japë as vlerësimet për merkaton, duke folur për të gjitha transferimet më të mëdha në kontinentin e vjetër. “Në këto momente ekzistojnë dy skuadra fantastike: Interi dhe Barcelona. Ato të dyja kanë Evropën në dorë”, ka deklaruar ai. “Henri është një nga ata lojtarë që dinë të bëjnë diferencën. Kur sheh sulmin e katalanasve mbetesh pa frymë. Henri plus Mesi, Ronaldinjo dhe Eto’o. Është e pabesueshme. Por, nuk duhet harruar se klubi i ‘dhuroi’ trajnerit Rajkard, Gabriel Militon, një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe Abidal”. Duke e kaluar vëmendjen tek Interi, Lipi ka vlerësuar blerjen e Suazos, me të cilin Interi ka përforcuar repartin sulmues. “Blerja e Suazos është po aq e vlefshme sa edhe Henri. Me të plotësohet në mënyrë perfekte reparti ofensiv i skuadrës së Mançinit, ka vazhduar ish-trajneri i Juventusit dhe Interit në Serinë A. Ai nuk është i shkëlqyer vetëm kur niset me shpejtësi, por ka edhe aftësi të tjera, të cilat stafi teknik zikaltër i njeh mirë. Ndërsa blerja e Kivut në mbrojtje i jep këtij reparti kualitet dhe eksperiencë”. Më tej, Lipi ka folur për merkaton e Juventusit, Mançesterit, Liverpulit dhe Realit të Madridit. “Mendoj se blerjet më të mira të Juventusit për këtë sezon janë rinovimet e kontratave me Bufon, Del Piero, Kamoranezin dhe Nedved. Nëse këta katër veteranë do jenë protagonistë të një sezoni të mirë edhe lojtarët e rinj të afruar gjatë kësaj vere në skuadër do bëhen futbollistë të rëndësishëm. Gjithsesi, kam përshtypjen se drejtuesit bardhezi do të jenë ende aktivë në merkato”, ka thënë ai rreth ish-skuadrës me të cilën ka fituar çdo trofe të mundshëm në rang klubesh. Duke e spostuar gjeografinë nga Anglia deri në Spanjë, ai ka thënë: “Mançesteri ka bërë blerje të bukura. Mbërritën Hargrivs, sulmuesit Tevez e Anderson dhe mbi të gjitha Karlos Nani. Spektakli është i garantuar. Benitez afroi Fernando Torresin te Liverpuli, një sulmues, i cili i përshtatet shumë mirë lojës së trajnerit. Mendoj se sulmuesi spanjoll është blerja e katërt më e mirë e verës. Për sa i përket Realit mendoj se Pepe do fitojë shumë eksperiencë, duke luajtur përkrah Kanavaros, por më duket e habitshme përse trajneri Shuster nuk e ka aktivizuar kapitenin e ishskuadrës sime (Kombëtares italiane)”. Për periudhën kur do të fillojë punën si trajner, Lipi ka një ide fikse se cili është lojtari që dëshiron të ketë në skuadër: “Një nga të preferuarit e mi është Kuarezma. Ditën që do t’i rikthehem punës si trajner do bëj të pamundurën ta kem në ekipin tim”.

Riberi: Dua të fitoj titullin
Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Frank Riberi, pritet të jetë një nga yjet e reja të Bundesligës gjermane. Kjo, të paktën sipas pjesës më të madhe të lexuesve të revistës “Kicker”, të cilët janë bindur falë tri golave që francezi shënoi në dy ndeshjet e Superkupës. “Nuk dua të jem ylli i skuadrës”, ishte reagimi i Riberi. “ Jam i përqendruar te puna ime dhe të argëtoj tifozët. Gjithashtu, dua të fitoj edhe titullin kampion në Gjermani”.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful