You are on page 1of 48

Sot

“Shqip” 48 faqe

Drejtor Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI BLEDAR ZAGANJORI

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail: info@gazeta-shqip.com

Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI

Viti II - Nr. 226 (516) E diel, 19 gusht 2007

E përditshme e pavarur Çmimi 10 lekë, 1.5 euro

www.gazeta-shqip.com

Pragtragjedie në Librazhd. Dhjetëra të ftuar në dy dasma të ndryshme përfundojnë nga banketi në urgjencë. Mjekët: Kishin diarre dhe dhimbje barku

Torta helmon 80 dasmorë, shpëton çifti
Nisin hetimet. Bllokohet dyqani ku u blenë ëmbëlsirat. Të sëmurët: S’shkojmë më nëpër dasma
NE FAQET 2-3

KOZETA HYSENI

OPINION

Përgjumja e frikshme e brezit të ri
MUSTAFA NANO

Ekzekutimi i studentes, rihapet dosja

Unë e dua Shqipërinë!
ILIR YZEIRI

ë një shkrim mbi ngro hjen (në fakt, nxehjen e mbinxehjen) globale, të publikuar në të përditshmen italiane "Corriere della sera", Giovanni Sartori u binte borive të alarmit, duke e konsideruar këtë argument si një çështje, lidhur me të cilën lipset një konsensus transversal e një reagim imediat ndërqeveritar, ndërshtetëror, politik e kulturor. "Duhet të shpëtojmë planetin, e tok me të...
NE FAQEN 11

N

P
Disa prej dasmorëve dje në spital

Banda e Cërrikut, anëtarët me viza në xhep
NE FAQEN 7

rokuroria rikthen në Policinë e Tiranës dosjen për vrasjen e studentes vlonjate Kozeta Hyseni. Pak kohë më parë, skuadra e vrasjeve ka marrë në dorë këtë dosje, e cila pritet të dokumentohet së shpejti. Hetimi është rihapur rreth një javë më parë, bazuar në informacione të reja operative të siguruara nga policia kriminale, që ka ndjekur çështjen, ndërkohë që mendohet se është gjetur edhe vendndodhja e dëshmitares kryesore të kësaj ngjarjeje, i cila u zhduk disa ditë pas...
NE FAQEN 6

K

jo është një nga strofat e vjershës "Si e dua Sh qipërinë" e poetit të fundit nacional e romantik, komunist e liberal, Sejfulla Malëshova, alias Lame Kodra. Kjo vjershë e, sidomos këto vargje, janë tipike për të shpjeguar një tipologji që ka lidhje me imazhin kolektiv për atdheun. Për ne shqiptarët që e kemi identifikuar relativisht vonë shenjën kryesore të identitetit nacional-gjuhën (shek. XVI, libri i parë në shqip), që e kemi...
NE FAQEN 10

ANALIZA

REPORTAZH

Shitësit e ardhmërisë së rreme
KIM MEHMETI

INTERVISTA/ Pas takimit me Kryeministrin Berisha, flet ish-deputeti: Pse pranova të kandidoj në zonën 31

hqiptarët, që ishin fëmijë dhjetëvjeçarë kur u soll Kushtetuta e parë e Maqedonisë së pavarur, u rritën e u bënë djelmosha me të drejtë vote, duke dëgjuar se i takonin...
NE FAQEN 12

S

Paloka: Shehi të lërë garën
“Do ta takoj dhe do t’i kërkoj shumë miqësisht të tërhiqet nga kandidimi”
NE FAQEN 5

Përbuzja që kushton lekë
BERAT BUZHALA

EKSKLUZIVE/ “Shqip” zbulon shifrat për vitet 2003-2006

ZGJEDHJET

ESSE

Këtu, ku burrat puthin njëri-tjetrin
MONIKA STAFA

Ç

do ditë para kamerave që përcjellin drejtpërsëdrej ti ngjarjet më të rëndë sishme të vendit, politike a kulturore qofshin, burrat shqiptarë puthen e s'pushojnë së puthuri ...
NE FAQEN 43

Britania shton refuzimet, 80 mijë emigrantë shqiptarëmbeten pa leje qëndrimi
NE FAQEN 16

Emigrantë shqiptarë, duke festuar Ditën e Verës në Londër

pozita do mund të ketë një kandidat zyrtar për deputet në fillim të javës së ardhshme. Burimet partiake sqarojnë se kreu i socialistëve dhe anëtarët e kupolës rozë do të mblidhen për të miratuar kalendarin politik. Veprim pas...
NE FAQEN 4

O

PS, në dyshim kandidimi i Meidanit

P

asi e pa letërnjoftimin ng riti kokën e më tha: "Pse ore ti nuk e ke emrin Prishtinë, por e ke Berat". Gjëja e fundit që prisja ishte që një polic i shtetit shqiptar, me një dozë të rëndë të përbuzjes, të ma bënte pikërisht këtë pyetje në pikën kufitare që e lidh Kosovën...
NE FAQET 36-37

INTERVISTA

ION OKAZ

Pesë vjet pa të dashurin Teodor Keko
NE FAQET 44-45

GAZETA SHQIP

P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8

marketing@gazeta-shqip.com

SHQIP 2 NDIHMA

NGJARJE

DITE

E DIEL, 19 GUSHT 2007

NGJARJA POST-DASME

PACIENTET

Që nga pasditja e së enjtes e në vazhdim me dhjetëra shtetas të moshave të ndryshme kanë kërkuar ndihmën e mjekëve të spitalit

Të paktën 30 pacientë vazhdojnë të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të tjerët janë larguar pasi janë mjekuar

GJENDJA

Të shtruarit në spital kanë qenë të ftuar në dy gëzime të ndryshme

Librazhd, 80 dasmorë helmohen nga ushqimet
Të sëmurët përfundojnë në urgjencë me diarre dhe dhimbje barku
NGA LIBRAZHDI BESIM DYBELI

anë shkuar në dasmë dhe janë kthyer duke mbajtur barkun me dorë. Jo nga të qeshurat, vallet a këngët. Një pjesë ia kanë vënë fajin mishit të njomë të kecit, një pjesë pastave në lokal. Dy ngjarjet në një, kanë për motiv gëzimin e përbashkët të dy dasmave, por që gati të gjithë dasmorët, veç krushqve, mezi kanë arritur deri në Spitalin e Librazhdit duke ndaluar disa herë rrugës, nga diarreja dhe shpejt e shpejt në qiell të hapur. Dasma Njëra ngjarje ka ndodhur në një fshat të largët, kurse tjetra në qendër të qytetit të vogël të Librazhdit. Fati mbetet i përbashkët, cip mbi cip e tre nga tre në krevatet e pavijonit infektiv të këtij qyteti. Një dasmë vajze bëhej në Bërzeshtë, atje ku poetët e martirizuar, Blloshmi e Leka do t'i "këndonin" jetës së atëhershme me ironi e sarkazëm. E mërkura ka mbledhur në një nga lokalet e këtij fshati në qendër, rreth 100 dasmorë. Në shtëpinë e Samiut 60 vjeç dhe të së shoqjes, Lutfijes, 55 vjeçe, ka nisur vallja me lodër e trapezat janë shtruara gjithë hare nga "kamerierët" dasmorë. Është shtruar edhe rakia. Mishi pa hesap. Në këto anë si kudo, nuk bëhet më fjalë për mish e produkte të tjera si dikur, kur të zotit të dasmës i dilnin thinjat nga llogaritë për mishin. Produkti i fundit në anët e Bërzeshtës gatuhet në bidon të mbyllur prej bakri ose zingato. Kjo është më tradicionalja. Gjer në orën 02:00 të natës askujt nuk i kishte vajtur mendja se pas kësaj dasme plot hare e harxhe, "dardha do ta kishte bishtin prapa"! Më tepër se gjysma e dasmorëve kanë përfunduar të enjten në mëngjes me rrip të shtrënguar në spital nga dhimbja e barkut. "Ushtria" e dasmorëve ka vërshuar në dyert e spitalit, por jo të gjithë njëherësh. Grupe-grupe, pa i treguar njëri-tjetrit as edhe në telefonin celular, por kur janë bërë të gjithë bashkë, e kanë kuptuar se kishin të njëjtën dhimbje dhe "turpin" e heqjes së barkut, sikur e kanë hequr para bluzave të bardha. "Erdhën aq shpejt dhe aq shumë, sa nuk kishim kohë të shtronim as çarçafët, pa le që na mbaruan edhe krevatet", ka pohuar një infermiere. Kësisoj, kanë përfunduara edhe nga tre-katër veta mbi krevate e, ndërkohë, drejtuesit e spitalit kanë shtuar numrin e sanitarëve. Të gjithë

K

Në shtëpinë e Samiut 60 vjeç dhe të së shoqjes, Lutfijes, 55 vjeçe, ka nisur vallja me lodër e trapezat janë shtruar gjithë hare nga "kamerierët" dasmorë

kishin nevojë për shërbim dhe higjienë në WC-të e pavijonit. Rasti tjetër Sikur të mos kishin mjaftuar dasmorët e Bërzeshtës, ia kanë behur dhe disa dasmorë nga qyteti. Edhe këta të njëjtin siklet. Kishin ngrënë para disa orësh pasta në një ëmbëltore të qytetit, me rastin e një fejese dhe kishin përfunduar në spital. Në këtë të fundit është dhënë alarmi për t'u kthyer pavijoni i infektivit në karantinë kundër diarresë. Askush nuk ka pranuar të shkojë e të shtrohet në Spitalin e Elbasanit. "Jo, atje na kërkojnë lekë edhe për një gjilpërë e jo më të na shërojnë nga barku", janë shprehur shumë të shtruar, të cilët, edhe pse bashkë nëpër krevatet teke, nuk kanë bërë më fjalë,

për të mos zbritur gjer në qendër të prefekturës. Të mbeturit Mjekimi që ditën e shtrimit ka nisur në mënyrë intensive dhe për fat të mirë, nga 74 të shtruar, kanë mbetur vetëm 30. Të tjerët, që janë infektuar më lehtë, kanë dalë shpejt. Pjesa e mbetur, mund të kalojë dhe fundjavën në spitalin e qytetit, por si për ironi, shumica e të shtruarve janë ftuar në një dasmë tjetër, në Sopot. Ende nuk dihet në do të shkojnë ose jo. Frika e mishit të prishur ose e ëmbëlsirave, mund t'i detyrojë të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre, kurse urimet mund t'i përcjellin me telefon. Të ftuarit shkojnë në dasmë dhe përfundojnë në spital. Atje ku mishi hahet me lugë e rakia pihet me kupë.

MASAT

AKOMODIMI
Situata e krijuar në Spitalin e Librazhdit është përballuar me sukses nga punonjësit e saj, ndërsa shumica e të shtruarve kanë qënduar nga 2 apo tre vetë në një krevat

Bllokohet dyqani ku u morën tortat
P
ër të përballuar situatën e krijuar, Drejtoria e Shëndetit Publik të Librazhdit ka vënë në dijeni edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka dërguar një grup specialistësh për të ndjekur ecurinë e këtij rasti helmimi masiv. Fillimisht pas kryerjes së analizave do të përcaktohet edhe cila ka qenë arsyeja që ka çuar në këtë helmim. Madje, paraprakisht është bllokuar edhe njësia e tregtimit të ëmbëlsirave, ku ishin marrë tortat për njërin nga sebepet. Të paktën 30 pacientë vazhdojnë të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të tjerët janë larguar pasi janë mjekuar. Por ata janë detyruar të qëndrojnë nga dy-tre vetë në krevat, për shkak të fluksit të madh në dyert e spitalit.

Për helmimin masiv të ndodhur ditët e fundit është vënë në dijeni edhe Ministria e Shëndetësisë, për ta pasur situatën nën kontroll

PRONONCIME

Shumica e të sëmurëve tashmë janë larguar, pasi kanë marrë mjekimin e parë
ta që e kanë pësuar nga ajo që ndodhi kanë qenë të ftuarit në këto raste gëzimi. Madje, në mendjen e tyre një ngjarje e tillë nuk do të shlyhet kollaj. "Nuk po e marrim vesh nga na erdhi. Ose nga mishi, ose nga ena e mishit. Pse të mos themi që u ftohëm gjithë natën dhe në mëngjes u gdhimë me dhimbje barku. Me thanë të drejtën, mishi ishte i freskët dhe i gatuar mirë. Nuk ka më mish frigoriferi nëpër dasma. Ka ikur ajo kohë. Ndoshta kazani ku është zier, ose enët ku është pjekur, se në pjatë kishim edhe të zier në bidon, edhe të pjekur. Hajt dhe merre vesh se nga e kemi. Mu m'zu dhe dy kalamajtë, por ata vetëm 10 minuta qëndruan në spital dhe ikën mirë në shtëpi. Taksirati im, që të rri këtu e të mbaj barkun me dorë dhe të kem frikë të shkoj në dasmat e tjera. Apo nuk ka shumë kjo vjeshtë. Si ta ketë shkruar Zoti", thotë njëri

A

Dasmorët: Nuk e morëm vesh nga na erdhi helmimi
prej dasmorëve të sëmurë, Seid Blloshmi. Ndërsa për një tjetër dasmore, që e ka pësuar nga konsumi i ushqimeve, një gjë e tillë është e paimagjinueshme, madje ajo thotë se nuk ka për të shkuar më nëpër dasma. Fidane Elezi, 55 vjeçe, tregon se tani është mirë dhe se shumë shpejt do të dalë nga spitali. "T'kishte zënë të zotët e shtëpisë me qenë, Samiun me Lytfien, pa le ata të orkestrës. Edhe paret na i përlanë, edhe sëmundjen e barkut na e dhanë me vete. Kisha hallin e nuses së tim biri, se është shtatzëne, por, shyqyr, nuk e kapi. Unë? Mirë jam, nesër nuk më gjen këtu. Por as në dasëm ama!", thotë ajo me qesëndi. 23-vjeçarja Teuta Leka ka qenë

në një tjetër gëzim në Librazhd, por ajo dhe të ftuarit e tjerë ishin sëmurur nga ëmbëlsirat që kishin konsumuar. "Hamë zakonisht pasta. Nuk na ka gjetur asgjë e keqe. Sido që ikin dritat, frigoriferi e ruan disi temperaturën e ftohtë. Pas një fejese kaluam në pastiçeri për një ëmbëlsirë dhe morëm torta, se janë më të lehta. Jo të gjithë u prekëm. Një pjesë janë shëndosh e mirë. Të njëjtat pasta ishin, por ndoshta jo të prodhuara në të njëjtën kohë e nga i njëjti brumë. Apo ndoshta ne që u sëmurëm, ishim më të dobët se të tjerët. Jemi mirë pas kurës që po bëjmë në spital. Ndoshta, kur të dalim duhet të mendohemi mirë kur të hyjmë në pastiçeri ose të marrim akullore", thotë Teuta. Megjithatë, dasmorët këtë herë duhet të mendohen mirë para se të vendosin për të shkuar në një sebep, pasi do t'u dilte më mirë, po të ngopeshin që në shtëpi.

Për një tjetër dasmore, që e ka pësuar nga konsumi i ushqimeve, një gjë e tillë është e paimagjinueshme, madje ajo thotë se nuk ka për të shkuar më nëpër dasma

E DIEL, 19 GUSHT 2007

NGJARJE

DITE
RASTESIA

SHQIP 3

Agroni me Artën, çifti që u kurorëzua në një fshat të Librazhdit

Nusja me dhëndrin nuk hëngrën, shpëtojnë paq
S
ebepi i dasmës ka shpëtuar nga heqja e barkut. Përndryshe do të kishin pësuar të njëjtin fat si dasmorët. Në dasmë ka ardhur edhe dhëndri. Kanë qenë të gjithë te dasma e nuses. Kështu bëhen tani, të mërkurën tek goca, të enjten te djali. Dhëndëri i Bërzeshtës ka shkuar në dasmën e nuses bashkë me 12 krushq. I 13-ti ishte vetë. Për fat të mirë, kanë shpëtuar të gjithë krushqit dhe dhëndri. Artani, 24 vjeç, sapo është kthyer nga emigracioni dy javë më parë. Sapo të martohej me Artën, do ta merrte nusen në Greqi. "Ne nuk prekëm as dhe një pjatë me dorë bashkë me njerëzit e mi. Të gjithë druheshim të hanim, se do të na quanin të babëzitur, sikur nuk kishim parë mish me sy. Do ti, që na doli më për hajër? Kërcyem dhe hodhën lekë në valle, u ndamë me duar në qafë dhe të nesërmen marrim vesh se i kishte kapur diarreja. Kisha hallin e nuses. Mora në telefon dhe mësova se ishte shumë mirë me shëndet. Edhe ajo si unë. Unë nuk preka mish nga turpi, ajo nga sikleti se do martohej. Shpëtoi mirë ajo. Përndryshe, dasma nuk do të bëhej. Të tjerët kanë nga tri ditë në spital, kurse unë e bëra dasmën të enjten. Të ishte sëmurë dhe nusja, pastaj, do ikte dasma. Hajt e të dëgjoje fshatin pastaj. Do thoshin se filani nuk e mori nusen, se e zuri barku. Unë për vete i thashë kuzhinierit, se po të më gjente gjë dasmorët, le të gjente vend e të futej. Po, si do mbahet mend kjo dasëm? Jo për ne si çift , por për dasmorët që përfunduan në spital", ka pohuar dhëndri 24-vjeçar. Megjithatë, dy të rinjtë nuk kanë ngurruar që me të mbaruar dasmën të shkojnë për të parë të afërmit e tyre në Spitalin e Librazhdit. Një nga shkaqet kryesore ka qenë ush-

Dhëndri i Bërzeshtës ka shkuar në dasmën e nuses bashkë me 12 krushq. I 13-ti ishte vetë. Për fat të mirë, kanë shpëtuar të gjithë krushqit dhe dhëndri

qimi i ndenjur në lokalet ku janë zhvilluar dasmat, gjë që ka dhënë efektin e vet së bashku me një lloj virusi që është shfaqur kohët e fundit. Megjithatë, gjendja e asnjë pacienti nuk paraqitet e rrezikshme për jetën e tyre. Ndërsa çifti i ri nga Librazhdi, pas ndodhisë që nuk kanë për ta harruar, do t'i lejojë vetes që të niset për muajin e mjaltit.

INTERVISTA

Flet Avni Koçi, drejtori i Spitalit të Librazhdit, pas mbërritjes së dasmorëve

“Fluks i madh të sëmurësh, i përballuam të gjithë në një kohë”
E
dhe për Spitalin e Librazhdit ditët e fundit kanë qenë të vështira për t'u përballuar, për shkak të fluksit të madh të të sëmurëve që janë paraqitur në urgjencë dhe që më pas janë shtruar te infektivi. "Gjendja tashmë është nën kontroll, por nuk qe e lehtë të vihet gjer këtu. Aq më tepër që në këtë stinë të nxehtë, ne kemi qenë në gatishmëri me këta specialistë dhe mjete që kemi, por rasti në fjalë na vuri para shumë vështirësive. E para se ishin shumë veta dhe, e dyta, nuk mund të përballonim për akomodim në dhoma dhe shtretër aq shumë pacientë që vërshuan, sikur të kishin dalë nga "burgu". Fatmirësisht, patëm dhe furnizime me medikamente dhe nevoja të tjera për të shtruarit, kështu që e përballuam fillimin", ka pohuar për "Shqip" drejtori i Spitalit të Librazhdit, Avni Koçi. Sipas tij, "janë trajtuar të gjithë me preparate që luftojnë sëmundjen e diarresë, ose, siç quhet në gjuhën e zakonshme, heqjen e barkut. Kemi pasur dhe raste të tjera nga dasmat ose gostitë që bëhen në rrethin tonë, por jo kaq masive. Aktualisht në spital janë vetëm nja 30 veta dhe ky numër nesër në mëngjes mund jetë shumë më i vogël. Nuk ishin në atë gjendje kritike sa ç'kujtuam në fillim. Sidoqoftë, ne vlerësuam faktin, argumenti le të gjendet nga organet kompetente". Nga ajo që është mësuar prej dëshmive të të sëmurëve, dyshohet se ata janë helmuar pas konsumit të ushqimeve. "Mendoj se të infektuarit nga fshati janë për shkak të konsumit të mishit. Dhe për këtë ka dy shkaqe. Ose ndenjja e mishit në diell disa orë para se të gatuhej, ose kazani ku është gatuar. Them se më shumë mundësi ka kjo e dyta, pasi edhe në dasma mishrat janë të freskët dhe nuk mbahen në frigorifer. Ndërsa për të sëmurët nga pastat në qytet, shpjegimi është fare i lehtë. Mungesa e energjisë elektrike ndikon direkt në prodhimet frigoriferike. Aq më tepër pastat ose akulloret, që kanë përqindje jo të pakta veze. Mbajtja e këtyre produkteve në një frigorifer që nuk ka rreth 8 orë drita, nxjerrja e tyre për konsum, natyrisht që mundësia e infektimit është shumë e madhe. Sidoqoftë, rasti në fjalë nuk pati pasoja. Situata është nën kontroll. Si i thonë fjalës, për dasmorët a të tjerë, si dhe për ne, mend për herë tjetër. Ata të mos hanë më mish ose prodhime frigoriferike pa u bindur se janë të një cilësie të mirë, ndërsa ne duhet të jemi më në gatishmëri për rate të tilla të infektimit masiv", ka deklaruar për "Shqip" drejtori Koçi. Ai nuk ka ngurruar të shtojë se gjatë kësaj periudhe të gjithë punonjësit e spitalit kanë punuar me orar të zgjatur.

PERBALLIMI
I gjithë personeli mjekësor i spitalit, me urdhër të drejtorit Avni Koçi është mbajtur në punë non stop për të përballuar gjendjen

SHQIP 4 ZGJEDHJET E PJESSHME

POLITIKE

E DIEL, 19 GUSHT 2007

Opozita do të mund të ketë një kandidat zyrtar për deputet në fillim të javës së ardhshme

Në tavolinën e anëtarëve të Kryesisë tanimë ka mbërritur një numër prej shtatë propozimesh

Pikëpyetja qëndron në faktin nëse ish-presidenti Meidani do ta pranonte ose jo një garë të tillë

Zona 31, për kandidatin vendos kryesia
Në fillim të javës pritet vendimi, në dyshim kandidimi i Meidanit
pozita do mund të ketë një kandidat zyrtar për deputet në fillim të javës së ardhshme. Burimet partiake sqarojnë se kreu i socialistëve dhe anëtarët e kupolës rozë do të mblidhen për të miratuar kalendarin politik. Veprim pas të cilit zyrtarisht do të përfundojnë pushimet për t'iu rikthyer opozitarizmit. Kandidati Në tavolinën e anëtarëve të Kryesisë tanimë ka mbërritur një numër prej shtatë propozimesh. Në mbledhjen e fundit të asamblesë lokale u artikuluan emrat e ishpresidentit Rexhep Meidani, anëtarit të Asamblesë Kombëtare Artur Duçkallari, ish-anëtarit të Kryesisë, Maqo Lakrori, Isuf Ferës, ishkreu i minibashkisë numër nëntë Luan Zhegu, Dritan Ulqinaku, Demir Progri dhe Arben Molla. Burimet partiake e vënë në dyshim kandidimin e Meidanit, duke pranuar paraprakisht se është emri më përfaqësues me të cilin mund të garojnë socialistët. Problemi qëndron në faktin nëse Meidani do ta pranonte ose jo një garë të tillë. Në korridoret e selisë rozë nuk mungojnë zërat se Meidani do ta falënderojë bazën për propozimin, duke mos pranuar të garojë. Gjithsesi gazeta kontaktoi me Meidanin përmes telefonit, pa pasur mundësi të marrë një reagim zyrtar. Krahas këtyre emrave, statuti i jep mundësinë Kryesisë, si organ i lartë vendimmarrës, që të zgjedhë edhe një emër tjetër alternativ për ta përfshirë në garë. Pasi socialistët të kenë qartësuar emrin, do t'u duhet ta konsultojnë me aleatët në tryezën e koalicionit. Rol të madh ka këtu fakti nëse emri i zgjedhur nga socialistët do pëlqehet prej LSI-së, e cila ka kryetarin e minibashkisë së zonës dhe një elektorat të ndjeshëm. Afatet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Komisionin Zonal Zgjedhor nr. 31, duhet të sjellin propozimet jo më vonë se data 22 gusht 2007. Partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Komisionet e Qendrave të Votimit, duhet t'i depozitojnë ato në komisionet zonale zgjedhore jo më vonë së data 27 gusht 2007, ndërsa KZZ-ja merr vendim brenda 24 orëve. Ato duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për deputetë për Kuvendin në zonën zgjedhore nr. 31, të datës 23 shtator 2007, jo më vonë se data 23 gusht 2007. Koalicionet zgjedhore duhet ta paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për deputetë për Kuvendin në zonën zgjedhore nr. 31, jo më vonë se data 25 gusht 2007. Dokumentet e kandidimit paraqiten jo më vonë se data 27 gusht 2007. Fushata Në mbledhjen e Kryesisë pritet të kalojë për miratim edhe kalendari i daljeve në bazë gjatë shtatorit. Gjithashtu, do të ketë materiale të veçanta me përmbajtje sipas problematikave të veçanta. Kryesia do të caktojë edhe datën kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare, brenda muajit. Propozime të veçanta do të jenë emrat e drejtuesve dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme të Asamblesë Kombëtare. D. M .

O

DETAJE

Të majtët

Emrat
Janë propozuar emrat e Meidanit, Duçkallarit, Lakrorit, Ferës, Zhegut, Ulqinakut, Progrit dhe Mollës

Në pritje të mbledhjes së byrosë
Fundi i sezonit turistik pritet t'i angazhojë kryetarët e pesë partive të opozitës në një tryezë të radhës. Më shumë se kaq, do jetë momenti për të mbledhur qëndrimet e hallakatura të verës në një aksion të përbashkët të vjeshtës. Ndonëse ende nuk ka një datë të saktë se kur do të mblidhet tryeza, duket se riformatimi i paktit të bashkëpunimit do të jetë në qendër të vëmendjes. Hap paralel me tentativën e Partisë Socialiste dhe asaj Socialdemokrate për t'u bashkuar në një federatë të majtë.

Statuti
Statuti i jep mundësinë Kryesisë të zgjedhë edhe një emër tjetër alternativ nga propozimet

ORGANIZIMI

Në fillim të shtatorit pritet të rimandatohet Blushi, votim për nënkryetarin dhe sekretarin

Afatet
Sipas afateve të KQZ-së, dokumentet e kandidimit për zonën 31 paraqiten jo më vonë se data 27 gusht

PS fillon projektimin e kryesisë së grupit
S
elia rozë ka filluar të bëjë kalkulimet rreth projektimit të kryesisë së grupit parlamentar. Muaji shtator dhe fillimi i sezonit parlamentar do të duhet të pasohet me proces votimi në partinë më të madhe të opozitës. Deri më tani pranohet se në krye të deputetëve do të rimandatohet ishsekretari politik, Ben Blushi. Burimet nga Partia Socialiste nuk gjejnë dot një emër të ri në këtë garë. Ndërsa vetë Blushi është për momentin kryetar i dorëhequr. Vendim që e mori pak orë pasi gjashtë deputetët e grupit parlamentar socialist shkuan dhe votuan pro Bamir Topit për kreun e shtetit. Në cila në fakt nuk ishte e parevokueshme. Blushi, në një prononcim për mediat, por edhe brenda mbledhjes e kushtëzoi qëndrimin në këtë post me ndryshimin e kursit të Partisë Socialiste. Burimet nga Partia Nëse kjo do të ndodhë, saktësoi Socialiste nuk gjejnë dot ai, unë do ta rishnjë emër të ri në këtë garë ikoj dorëheqjen e dhënë, në të mbledhjen e mëpasme të grupit Rama i kërkoi kundërt nuk do pranoj të jem kryetar i grupit. Kusht që ende nuk Blushit të tërhiqte dorëheqjen, e dihet nëse është realizuar ose jo në ditët që pasuan krizën presidenciale. Por zgjedhja e kreut të grupit parlamentar, ose rimandatimi i Blushit, do të pasohen nga votimi edhe për nënkryetarin e kësaj Lufta e ashpër strukture. Petro Koçi, nënkryetari politike mes aktual, ka pasur më parë një dePartisë Socialiste bat me Ramën, ku i është bërë e dhe Partisë qartë se nuk do jetë më propozim për postin që mban. Vendin e Koçit Demokratike duhet ta zërë një tjetër figurë drejduket se nuk tuese e socialistëve, me kusht që pasqyrohet kudo ai të jetë pjesë e grupit parlamennjësoj. Në njërin tar. I njëjti veprim pritet të kryhet prej qyteteve më edhe për zgjedhjen e sekretarit të simbolike, për grupit parlamentar, vend që deri shkak se është më tani ka qenë vakant. Problemi bastion i së më i madh i grupit parlamentar djathtës, selitë e nuk duket të jetë zvogëlimi i numdy partive rave me gjashtë deputetët e përkundërshtare jashtuar, por paralajmërimi për një bashkëjetojnë në tur të ish-kryetarit në bazë. Veprim një godinë. që mund të shkaktojë rrjedhje të Socialistët dhe tjera nga kjo strukturë parlamendemokratët e tare. Nano pati arritur të grumTropojës ndahen bullonte 17 firma deputetësh të nga një mur, Partisë Socialiste dhe tanimë 11 pjesë e godinës prej tyre janë ende pjesë e grupit, ku ndodhet pa përfshirë vetë Nanon. Kjo situbashkia atë mund të ndikojë edhe në faktin nëse Blushi do të vazhdojë ta drejtojë grupin parlamentar ose jo. D. M .
Kryetari i dorëhequr i grupit parlamentar Ben Blushi

Fushata
Në mbledhjen e Kryesisë pritet të kalojë për miratim edhe kalendari i daljeve në bazë gjatë shtatorit

Foto Lajm

E DIEL, 19 GUSHT 2007

POLITIKE

SHQIP 5

Kryesia e vogël mbështet rihyrjen e ish-zëdhënësit Edi Paloka në Parlament

PD-ja cakton kandidatin për zonën 31 në Tiranë
K
ryesia e vogël e Partisë Demokratike ka përcaktuar mbrëmjen e vonë të ditës së premte emrin e kandidatit të djathtë për zonën 31 në Tiranë. Kreu i qeverisë ka ftuar dje në zyrën e tij ishdeputetin e PD-së, Edi Paloka, për t’i sugjeruar kandidimin në zonën ku Bamir Topi ka dorëzuar mandatin e deputetit për të shkuar drejt Presidencën. Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka pranuar kërkesën e Berishës për të qenë deputet i kësaj zone. Kryesia e vogël ka përcaktuar në unanimitet emrin e Palokës si kandidatin më favorit për të fituar zonën numër 31 në kryeqytet. Kryesia e madhe e Partisë Demokratike do të përcaktojë zyrtarisht kandidatin e djathtë për këtë zonë. Mbledhja e madhe ishte programuar të zhvillohej gjatë fundjavës, por do të zhvillohet ditën e hënë, për shkak të pushimeve verore të grupit parlamentar të djathtë. Ndër kandidatët më të përfolur për të zëvendësuar Topin në Parlament ishte edhe shefi i kabinetit të Kryeministrisë, Arben Imami, i cili është kandidati më favorit për sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, në ndryshimet që do u bëhen strukturave të kësaj partie në shtator dhe Gent Strazimiri, zv/ministër i Brendshëm. Demokratët duken optimistë, se një fushatë e kujdesshme dhe mbështetja e Edi Palokës nga të gjithë aleatët bashkëqeverisës do t’i japë shumicës një vend më shumë në Parlament.

INTERVISTA/ Pak pas takimit me Kryeministrin Berisha, flet drejtori i ATSH-së: Pse pranova të kandidoj

Paloka: Shehit do t’i kërkoj miqësisht tërheqjen nga gara
ERJON AJAZI

CV Ish-zëdhënësi i PD, kandidat për deputet

I

P

artia Demokratike ka përcaktuar kandidatin e saj zyrtar për deputet në zonën 31 në Tiranë. Edi Paloka ka marrë dje në Kryeministri “bekimin” e kreut të PD-së, Sali Berisha, për të garuar në Tiranë në zonën e Bamir Topit. Paloka ka deklaruar se ka pranuar ftesën e Berishës për të kandiduar në zonën ku ai banon prej 40 vjetësh. Ish-deputeti i PD-së ka ftuar në një takim Dashamir Shehin për ta bindur që të tërhiqet nga gara, për të shmangur marrjen e votave nga njëri-tjetri. Gjithashtu, Paloka ka pranuar se zgjedhjet e pjesshme për zonën 31 zhvillohen në një moment të vështirë për vendin, ku faktor shqetësues është kriza energjetike. Zoti Paloka, sapo keni mbaruar takimin tuaj me kreun e qeverisë, i cili ju ka propozuar të kandidoni në zonën 31, ku ka qenë deputet Presidenti Bamir Topi. Cila do të jetë strategjia që ju do të ndiqni për ta fituar këtë zonë? Sapo mbarova takimin me kreun e PD-së. Biseduam lidhur me kandidimin tim. Ai më shprehu mendimin që pjesa më e madhe e kryesisë ka mendimin për të mbështetur kandidaturën time, megjithatë është kryesia qendrore ajo që do të vendosë në lidhje me kandidimin tim. Kam obligime për zonën 31, pasi është zona ku unë banoj prej më shumë se 40 vitesh dhe është zona nga e cila është zgjedhur një President. Së pari, duhet të mblidhet kryesia që të konfirmojë kandidaturën time dhe nëse kjo kandidaturë do të konfirmohet, atëherë do të jem zyrtarisht në garë. Për të fituar këtë zonë unë nuk kam ndonjë strategji të veçantë. Mënyra sesi unë punoj në fushatë është komunikimi me njerëzit, takimet sa më të shumta me njerëzit për të dëgjuar problemet e tyre. Strategjia ime është të dëgjoj më tepër njerëzit sesa të më dëgjojnë mua ata. Këtë praktikë kam ndjekur gjithmonë dhe besoj se është mënyra më e mirë që çdo politikan duhet të ketë në marrëdhënie me elektoratin e tij. Njerëzit duhen dëgjuar, jo gjithmonë na duket se kanë të drejtë, por në shumicën e rasteve ata kanë të drejtë dhe ne duhet t’ua vëmë veshin atyre që thonë. Ajo që do ta quajmë “strategjia ime” mendoj se është komunikimi im me njerëzit. Shqipëria, aktualisht, po kalon një krizë të kufizimit të dritave, po kështu edhe zona ku ju do të garoni përballë kandidatëve rivalë. Mendoni se kriza energjetike do të ndikojë negativisht në rezultatin e 23 shtatorit? Sigurisht. Situata nuk është shumë e favorshme, pavarësisht se dihet se cilat janë arsyet që e kanë sjellë këtë situatë energjetike. Unë jam një nga ata njerëz dhe banorë të asaj lagjeje që mendoj si gjithë të tjerët. Jam edhe nga ata që kur më ikin dritat në shtëpinë time shaj. Por, thashë që ka arsye objektive, që ndodhemi në këtë situatë. Unë do përpiqem, që edhe për këtë të komunikoj me njerëzit, t’i sqaroj. Thashë që jam njëri prej tyre dhe do komunikoj njësoj si me komshinjtë e mi. Aleati i PD-së në zgjedhjet e 18 shkurtit, LZHK, ka kërkuar mbështetjen e PD-së për kandidatin e saj në zonën 31. Si e komentoni kandidaturën e Dashamir Shehit për zonën 31? Dashamir Shehin unë e kam mik. Kam miqësi personale me të. Është një politikan karriere, sigurisht që ka karrierën e tij dhe është normale që një politikan të konkurrojë dhe të vazhdojë karrierën e tij. Në këto kushte, unë mendoj që përderisa ajo ka qenë një zonë e PD-së dhe mandati ka qenë katërvjeçar, normalisht duhet të vazhdonte të ishte zonë e PDsë. Normalisht që Dashi ka synimet e tij dhe unë do të ulem të bisedoj me të e pastaj gjithsecili do bëjë zgjedhjen e vet.

sh-zëdhënësi i Berishës do të garojë më 23 shtator për të fituar zonën 31 në Tiranë. Ka hyrë në Partinë Demokratike më shumë si një politikan që shpeshherë e kemi parë në rolin e zëdhënësit, por që në shumë raste ka ditur të jetë i prerë në mendimet dhe vendimet e tij. Paloka shquhet si një figurë mjaft aktive brenda PD-së, sidomos në disa momente shumë kritike të saj. Edi Paloka i lindur më 23 dhjetor të vitit 1965, ka qenë deputet i legjislaturës së 16 në grupin parlamentar të PD-së. Ka mbaruar Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë në degën Inxhinieri Gjeofizike. Që prej vitit 19911998 ka kontribuar në gazetën “Rilindja Demokratike”. Aktualisht është drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe kandidat i së djathtës për zonën 31 në kryeqytet.

Mendoni se LZHK-ja do të tërheqë kandidatin e saj nga gara? Këtë e vendos vetë kryetari i kësaj partie. Unë sigurisht që do të bisedoj me këtë synim, që të mos i prishim punë njëri-tjetrit, pasi nuk është normale që të marrim votat e njëri-tjetrit. Cilat janë shanset e kandidatit të Partisë Socialiste në këtë zonë? Kandidati i Partisë Socialiste duhet të dalë fillimisht. Ajo është një zonë që historikisht ka votuar për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare. Përveç 18 shkurtit, që ka pasur disa arsye për humbjen dhe duhet analizuar për të nxjerrë edhe ne konkluzionet tona dhe për të riparuar ato të meta që kemi. Por është një zonë kryesisht e djathtë dhe ne do të presim kandidatin. Nuk e di se cili do të jetë kandidati i PS-së, por prapë unë jam i bindur se me punën që do bëhet sigurisht, ajo do të jetë prapë zonë e Partisë Demokratike.

KRIZA ENERGJETIKE

ZONA 31

“Jam edhe nga ata që kur më ikin dritat në shtëpinë time shaj. Ka arsye objektive që ndodhemi në këtë situatë. Unë do përpiqem që edhe për këtë të komunikoj me njerëzit, t’i sqaroj”

“Mendoj që përderisa zona 31 ka qenë një zonë e Partisë Demokratike dhe mandati ka qenë katërvjeçar, normalisht duhet të vazhdonte të ishte zonë e kësaj partie deri në 2009”

SHQIP 6

AKTUALITET

E DIEL, 19 GUSHT 2007

Sipas hetimeve, autori e ka thirrur studenten natën e 18 shkurtit të vitit 1999, vetëm për ta ekzekutuar

Gjatë shqyrtimit të dosjes u konstatuan kundërthënie në dëshmitë e personave që kanë dijeni mbi ngjarjen

Rihapja e dosjes së Kozetës, policia kërkon dëshmitaren
Skuadra e vrasjeve: Dyshojmë se ndodhet në Belgjikë
BLEDI GILAJ

rokuroria rikthen në Policinë e Tiranës dosjen për vrasjen e studentes vlonjate Kozeta Hyseni. Pak kohë më parë, skuadra e vrasjeve ka marrë në dorë këtë dosje, e cila pritet të dokumentohet së shpejti. Hetimi është rihapur rreth një javë më parë, bazuar në informacione të reja operative të siguruara nga policia kriminale, që ka ndjekur çështjen, ndërkohë që mendohet se është gjetur edhe vendndodhja e dëshmitares kryesore të kësaj ngjarjeje, i cila u zhduk disa ditë pas krimit të rëndë. Burimet nga policia bënë të ditur se skuadra e vrasjeve ka arritur të sigurojë informacione operative me baza logjike, në bazë të të cilave dyshohet se të paktën tre persona, të cilët kanë pasur njohje me Kozetën, kanë dijeni për vrasjen. Rihetimi për vrasjen e studentes vlonjate Kozeta Hyseni është përqendruar në sigurimin e dëshmive, lidhur me vajzën, që e ka thirrur natën e ngjarjes. Është vetëm një vajzë nga qyteti i Burrelit, ish-studente, që e ka thirrur Kozetën, e cila mund ta njohë të paktën nga ana fizike, personin që e mori atë pak para mesnatës së 18 shkurtit të vitit 1999. Për këtë arsye, prokuroria ka verifikuar vendstrehimin e kësaj vajze, e cila është larguar disa ditë pas vrasjes në Gjermani. Por, nga hetimet e deritanishme, rezulton se ajo është rezidente në Belgjikë dhe ka fituar nënshtetësinë aty. Nisur nga kjo, skuadra e vrasjeve në bashkëpunim edhe me organin e prokurorisë po përgatit një kërkesë për palën belge, që të mundësojë një takim me vajzën e “arratisur”. Një veprim i tillë u kërkua të bëhej edhe dy vite më parë, ku autoritetet shqiptare kërkuan kthimin e vajzës për pak ditë, por nuk u arrit. Nëse edhe këtë herë nuk realizohet një veprim i tillë, skuadra e vrasjeve duket se do të ndërmarrë këtë udhëtim drejt Belgjikës për të takuar ishstudenten, e cila mund të jetë çelësi i dokumentimit të kësaj dosjeje penale. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, policia shpjegoi se gjatë hetimeve kanë siguruar edhe disa foto për personat e dyshuar si të përfshirë në këtë krim. Në takimin që mund të kenë me ish-studenten, këto foto do t’i tregohen asaj për njohje, për arsye se ajo nuk mund të ketë të dhëna për personin që e thirri Kozetën, por mund të bëjë njohjen nga paraqitja fizike. Ndërkaq, prokuroria ka shpjeguar për policinë se nga rishqyrtimi i dosjes kanë rezultuar në disa kundërthënie të dëshmitarëve të paktë të ngjarjes dhe kjo ka qenë arsyeja, që kanë kërkuar rihetim. Burimet nga grupi hetimor se janë pikërisht katër dëshmitarë të tillë, pasi njëri ka vdekur një vit pas vrasjes së Kozetës, të cilët do të gjenden dhe do të thirren për të dëshmuar sërish mbi ngjarjen që ndodhi natën e 18 shkurtit të vitit 1999. Ndërkaq, policia ka siguruar informacione operative mbi persona të dyshuar se kanë dijeni për ngjarjen dhe autorët e vrasjes së studentes. Burimet nuk i bëjnë të ditur emrat e tyre, por pohojnë se këta persona kanë pasur njohje me Kozeta Hysenin. Ata janë pyetur disa muaj më parë nga specialistët e Krimit Kundër Personit, por nuk është

P

arritur të sigurohet ndonjë provë konkrete. Policia detajoi që, nëse do të arrihen të sigurohen prova materiale, që vërtetojnë dijeninë e tyre mbi autorët dhe sërish nuk do të pranojnë të dëshmojnë, ata mund të merren të pandehur për moskallëzim krimi.

POLICIA

Nën hetim do të merren edhe të dyshuarit për dijeni mbi ngjarjen. Mund të akuzohen për moskallëzim krimi

Eksper tiza

Studentja u masakrua me një gur
rupi i pajetë i studentes Kozeta Hyseni u gjet mëngjes in e 19 shkurtit. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, është konkluduar që ajo kishte vdekur rreth orës 24:00, ose pak minuta më parë të datës 18 shkurt të vitit 1999. Sipas hetimeve, ajo është thirrur dhe ka dalë natën e 18 shkurtit rreth orës 23:00, dhe në më pak se një orë, sipas mjekoligjorëve është ekzekutuar. Ajo ka dalë me teshat e dhomës dhe se ka hipur në automjetin e personit që e ka thirrur. Më pas, askush nuk e ka parë, deri në momentin që e kanë gjetur të vrarë. Mjeko-ligjorët kanë konstatuar se vajza atë natë nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale. Nga ekspertiza ka rezultuar se pranë kokës së studentes së masakruar, është gjetur një gur i madh, me të cilin fillimisht u dyshua se ishte goditur. Por, nga këqyrja e këtij guri u konkludua se ai nuk ishte mjeti më të cilin ishte goditur. Kjo për faktin se, në të nuk u gjet asnjë shenjë

FATKEQESIA

T

gjaku, apo fije floku. Burimet thonë se e çara në kokën e viktimës ishte mjaft e madhe, dhe se ishte e pamundur që të ishte bërë me një goditje të vetme. Gjithashtu, nga e çara kishte dalë gjak dhe pjesa e flokëve në atë vend ishte dëmtuar. Ndërsa në gurin që u gjet aty, nuk kishte asnjë gjurmë gjaku apo fije floku. Por, mjeko-ligjorët kanë konkluduar se ajo ishte goditur me gur në kokë. Këto fakte kanë hedhur dyshimet se ajo është ekzekutuar me një gur tjetër dhe në një vend tjetër, e pastaj është hedhur nga autori në vendin ku u gjet. Tjetër fakt që ka forcuar dyshimet se Kozeta nuk është ekzekutuar në vendin ku u gjet, janë gjurmët që kanë mbetur kur ajo është tërhequr zvarrë në lëndinë, shtojnë burimet. Ndërkaq, mësohet se mbi kraharorin e studentes është gjetur një gur që dukej se ishte vendosur me dorë nga autori, kuptimi i të cilit nuk dihet ende.

Gjendet i mbytur në lumë 11-vjeçari i zhdukur
olumbarët gjejnë trupin e pajetë të 11-vjeçarit në lumin Devoll, të mbledhur dhe të futur rrëzë disa shkurreve e gurëve brenda në thellësitë e lumit. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Shtëpanjë, Komuna Gostimë në Rrethin e Elbasanit. 11-vjeçari Saimir Leçi, lindur e banues në fshatin Xibrrakë të Rrethit të Librazhdit, kishte shkuar për të kaluar disa ditë pushimet te kushëriri i tij dhe nuk u kthye më prej andej. Saimiri, së bashku me kushëririn e tij vetëm 3 vjet më të madh, Bledar Idrizin, mbasi kishin ngrënë drekën ishin nisur drejt lumit për t’u larë. Pasdite vonë, mungesa e Saimirit në shtëpinë e kushëririt ka vënë në alarm pjesëtarët e familjes. Mbasi kanë kërkuar vetë për disa orë buzë lumit të Devollit, shtetasi Arben Idrizi, kryefamiljari, ka kërkuar ndihmën e policisë, duke telefonuar në sallën operative. Policia e gjendur menjëherë në vendin e ngjarjes, mbasi ka marrë të dhënat e para nga pjesëtarët e familjes është vënë në kërkim të 11vjeçarit. Pas kërkimeve të bëra vetëm në orën 02.00 të mëngjesit të së shtunës, u bë e mundur të gjenden vetëm rrobat e të miturit buzë lumit Devoll. Por kërkimet nuk kanë reshtur. Paraditen e djeshme është kërkuar edhe ndihma e polumbarëve të cilët kanë mbërritur në fshatin Shtëpanjë rreth orës 11:30. Vetëm pas 5 minuta kërkimesh polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë të 11vjeçarit, i zhytur mes dy gurësh dhe shkurresh, në një thellësi prej 4 metrash. Sipas familjarëve, i mituri nuk ka ditur not, dhe, sipas ekspertizës, ai është hedhur me kokë në ujë, ku edhe dyshohet se goditja në kokë i ka shkaktuar gjendje të fikëti e më pas është mbytur. be.dy

P

PERMET

Tomorr Malkaj ishte ndarë dy vjet më parë me motrën e tyre dhe bashkëjetonte me një italiane

Dy vëllezër emigrantë vrasin kunatin në prani të nipit të tyre N
jë tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në mesditë në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, ku dy vëllezër, emigrantë në Itali, kanë goditur dhe vrarë ish-kunatin e tyre në prani djalit të viktimës, që është njëkohësisht edhe nipi i dy autorëve të krimit. Ngjarja ka ndodhur dje, më 18.08.2007, rreth orës 11.30 në afërsi të kthesës së rrugës për në Fabrikën e Tullave. Vëllezërit Adrian dhe Shkëlzen Shabani, përkatësisht 34 dhe 32 vjeç, lindur në fshatin Kuqar, të Komunës Dishnicë, dhe banues në lagjen ish-SMT të qytetit të Përmetit, i kanë dalë përpara ishkunatit, Tomorr Malkaj, dhe pas një debati të ashpër e kanë goditur atë me leva në kokë dhe janë larguar në drejtim të paditur për policinë. Sipas deponimeve në polici të nipit të agresorëve dhe njëkohësisht djalit të viktimës, vëllai i vogël, Shkëlzen Shabani, që në momentin e ngjarjes drejtonte automjetin tip Benz me targë PR 1302 B, fillimisht i ka parakaluar dhe më pas u ka prerë rrugën në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, rreth 50 metra larg vendit të quajtur Fabrika e Tullave Këlcyrë dhe më pas mes të treve ka nisur debati që përfundoi në dhunë. Viktima Tomorr Malkaj, i datëlindjes 1954, në momentin e ng-

Policia pas krimit ka shpallur në kërkim dy vëllezërit emigrantë në Itali

jarjes drejtonte mjetin e tij tip Audi 80, me targa të huaja NO 635972, dhe udhëtonte për në Këlcyrë, së bashku me djalin e tij që 16-vjeçar, Sajmir Malkaj. Në çastin kur të dy automjetet kanë ndaluar, burrat kanë debatuar midis tyre për probleme familjare. Nga hetimet e para mësohet se vëllezërit Shkëlzen dhe Adrian Shabani e kanë goditur shteta-

sin Tomorr Malkaj me levë në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pas dhunës në sy të nipit, dy agresorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima Tomorr Malkaj është dërguar në Spitalin e Përmetit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, rreth orës 14:20, si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar më pas shumë forca policore dhe ekspertët kriminalistë që kanë kryer te gjitha veprimet e para hetimore, por përveç shoqërimit të dëshmitarëve në Komisariatin e Policisë Përmet, nuk kanë mundur të kryejnë veprime me autorët, pasi ata janë larguar dhe fshehur. Mësohet se policia është vënë në ndjekje të autoreve, por deri në orët e fundit të ditës së djeshme nuk kanë mundur t’i gjejë. Bëhet e ditur se viktima ishte ish-burri i motrës së autorëve, prind i tre fëmijëve dhe se jetonte prej vitesh në Itali. Mësohet gjithashtu se ai kishte rreth dy vjet që nuk jetonte me të shoqen dhe se gjatë kësaj kohe bashkëjetonte me një shtetase italiane në Itali. Ndërkohë edhe dy kunetërit e tij, autorë të vrasjes, janë emigrantë në Itali. Shkaku i konfliktit lidhet me divorcin e viktimës me motrën e autorëve të vrasjes. En.Se.

Aksidentet

Automjetet e emigrantëve plagosin rëndë 12 persona
ksidentet kanë shënuar 12 të plagosur gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që policia ka mundur të prangosë autorët e tyre. Burimet policore bënë të ditur se një nga këto aksidente ka ndodhur në afërsi të Golemit. Sipas policisë, në pranga përfundoi Marsel Nani. Në superstradën Durrës– Kavajë, në afërsi të Pishave ai ka aksidentuar këmbësorët Renis Lela, 16 vjeç, dhe Xhovana Dajollari, 21 vjeçe. Ndërkohë, një emigrant shqiptar, Dëfrim Bidollari, 44 vjeç, që ka qenë duke udhëtuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka aksidentuar shtetasit E. P 18 vjeç, dhe 11-vjeçarin V. M., duke i , plagosur rëndë ata. Një aksident tjetër ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë, ku janë dëmtuar pesë persona. Një furgon me targa të huaja, i drejtuar nga Dodë Gjokaj, 45 vjeç, është përplasur me një fuoristradë “Pajero”, e drejtuar nga Luan Curri, 30 vjeç, duke shkaktuar plagosjen e vetë drejtuesve të mjeteve, si dhe të tre personave të tjerë. Sipas të dhënave, veç dy shoferëve, tre të dëmtuarit e tjerë janë Elvis Matia, 20 vjeç, Drita Zefi, 28 vjeçe, dhe Olsida Zefi, 18 vjeçe, të gjithë banues në Velipojë. Gjithashtu, dy aksidente automobilistike me pasojë plagosjen e rëndë të tre personave kanë ndodhur në Fier. 70-vjeçari Thoma Sota është aksidentuar teksa udhëtonte me biçikletën e tij, ndërsa edhe drejtuesi i motoçikletës, me targë FR 130 B, Rudolf Manollari, është plagosur. Në aksidentin e dytë policia ka arrestuar 29-vjeçarin Erion Kuqi, që ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar. Ma. Tro. & Ar. Ho.

A

MASAKRA E CERRIKUT

E DIEL, 19 GUSHT 2007

AKTUALITET

SHQIP 7

Premtimet kanë vijuar se mund të përdornin armë në qytet dhe ishin të lirë “të luftonin” me policinë

Met Bozi
Met Bozi, ish-anëtar i komitetit të shpëtimit, i cili organizonte bandën

Llazar Bicja
Një tjetër anëtar i komitetit, ishte njëri nga personat me influencë në Cërrik

hetimet

Banda e Cërrikut, me viza në xhep
Prokuroria: Met Bozi u premtoi anëtarëve mbështetje nga administrata shtetërore
SOKOL ÇOBO

nëtarët e Bandës së Cërrikut, të cilët akuzohen për vrasjen e pesë gardistëve dhe dhjetëra krime të tjera, kishin mbështetje nga instancat shtetërore gjatë vitit 1997. Madje, atyre u është premtuar mbështetje, edhe nëse ndërmerrnin sulme ndaj forcave policore. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton këtë grup, ka vërtetuar se të dyshuarit për njërën nga masakrat më çnjerëzore të vitit të mbrapshtë, do të largoheshin në vendet perëndimore. Gjatë marrjes në pyetje, vetë të arrestuarit kanë deklaruar edhe personin që bënte kontaktet midis zyrtarëve të administratës shtetërore dhe elementëve kriminalë. Në atë pozicion qëndronte Met Bozi, anëtar i komitetit të shpëtimit, i cili organizonte bandën. Dëshmitë e të arrestuarve po verifikohen nga prokuroria, e cila pritet të nxjerrë skemën e funksionimit të organizatës kriminale. Largimi nga Shqipëria Nga hetimet e deritanishme prokuroria ka vërtetuar se anëtarëve të Bandës së Cërrikut u ishin premtuar viza në vendet perëndimore. Madje, njëri nga informatorët e akuzës ka deklaruar se Met Bozi, një nga të arrestuarit, i cili dyshohet si një ndër organizatorët e vrasjes së pesë gardistëve, ishte personi që bënte premtimet. Disa muaj para masakrës, pikërisht në fillim të vitit 1997, Bozi i ka mbledhur anëtarët në një godinë në Cërrik, dhe u ka dhënë “urdhra” të prerë. Sipas dëshmive, ai u ka thënë se kishin mbështetje nga instancat shtetërore për të gjitha veprimet që do të kryenin, dhe se nuk do të ndaloheshin ose të arrestoheshin. Madje, premtimet kanë vijuar se mund të përdornin armë në qytet dhe ishin të lirë “të luftonin” me policinë, nëse do të kryhej ndonjë operacion. Burimet saktësojnë që nëse anëtarët e bandës do të gjendeshin në situata të vështira gjatë përballjes me policinë, ose në qoftë se do të kërkoheshin nga drejtësia, do të merrnin viza dhe mund të largoheshin nga Shqipëria. Premtimi ishin vendet perëndimore dhe SHBAja. Megjithatë, kushtet në të cilat u gjendën pas masakrës dhe mosarrestimi i tyre ose ndjekja e policisë, nuk bënë të mundur largimin e tyre nga Cërriku. Organet hetimore në vitin 1998, vit në të cilin u verifikua për herë të parë masakrimi i 6 efektivëve të Gardës së Republikës, hetuan personat që urdhëruan gardistët për të shkuar në Cërrik. Pas disa muajsh dosja është mbyllur për mungesë autorësh. Heshtja e Bozit Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e çështjes Met Bozi, i konsideruar edhe si një nga organizatorët e masakrës, nuk ka pranuar të japë shpjegime. Ndryshe nga

A

anëtarët e tjerë të bandës së Cërrikut, të cilët ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit, ish-anëtari i komitetit të shpëtimit ka thënë prerë së nuk ka gisht në asnjë ngjarje kriminale. Veprimet e tij, sipas prokurorisë, të lënë të dyshosh se pas tij mund të fshihen të tjerë persona që kanë

Premtimi i Met Bozit për anëtarët e Bandës së Cërrikut ishin vendet Perëndimore dhe SHBA-ja

Por moskërkimi i tyre nga drejtësia, bëri që ata të mos largoheshin nga Shqipëria

pasur poste të larta në administratën shtetërore në vitin 1997. Hetuesit dyshojnë se Bozi mund të ketë qenë vetëm një ndërlidhës midis VIP-ave dhe elementëve kriminale. Pikërisht ndërthurja e tyre solli edhe një sërë ngjarjesh kriminale në qytetin e vogël të

Cërrikut. Më 23 maj janë goditur me armë zjarri punonjësit e Gardës së Republikës dhe forcat e policisë lokale nga disa persona. Nga kjo kanë gjetur vdekjen Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Qemal Mehmeti, Sali Martini dhe Petrit Ndoi.

ROLAND XHAPAXHIU
Ishte personi që kishte liri veprimi më shumë se anëtarët e tjerë të bandës. Madje, prokuroria ka zbuluar me dhjetëra krime të tij, ku më çnjerëzori ishte lindja e një gruaje në autoblindën, në hyrje të qytetit të Cërrikut

LETER NE REDAKSI

Pretendimet e një të dënuari, nga fshati Arëzë i Devollit që akuzon policinë
uhem Trifon Hanelli, i ditëlindjes 14 prill 1976, nga fshati Arëzë i Devollit, i martuar me një fëmijë. Aktualisht ndodhem në burg, në dhomat e paraburgimit në Korçë, i dënuar me 7 vjet heqje lirie nga të dyja shkallët e gjykimit, në bazë të nenit 283/2 të Kodit Penal për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, një akuzë kjo plotësisht e sajuar nga prokurorët dhe gjyqtarët. Unë akuzohem me të padrejtë për gjoja kapjen me 6 kilogram cannabis sativa, (hashash). Vitin e kaluar, përballem me një polic, të cilit, siç duket, i ishte caktuar detyra e krijimit dhe më pas e arrestimit në “flagrancë” të një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike. Ky polic “gjen” një të njohurin tim dhe i kërkon të gjente ndonjë person për t’i “blerë” 6 kg hashash. Ky person, Ermir Kordalli, nga Bilishti, më thotë mua për të blerë “mallin” dhe unë i them se nuk merrem me këtë punë, por duke parë këmbënguljen e tij i them se do të bisedoj me një të njohurin tim, nëse ai do t’i gjente dikë për të plotësuar kërkesën e Ermirit dhe të shokut të tij. Pasi kjo u bë e mundur, më kërkuan një “takim” në darkë, ndërkohë që nuk më kishin sqaruar arsyen përse. Në darkë takohem me Ermir Kordallin i cili ishte së bashku me shokun e tij “blerësin” e

Q

“Si më futi në grackë polici i antidrogës”
hashashit, ndërkohë që më kërkuan edhe mua të isha në atë takim. Në këto momente ndërhynë disa persona që thanë se ishin të policisë. Ermiri dhe polici që kishte kërkuar blerës për drogën ikin me vrap, ndërsa unë nuk lëviza nga vendi dhe iu binda thirrjes së policisë për t’u dorëzuar. Pas pak, polici që iku me Ermirin nga tryeza, kthehet e më thotë se është oficeri i antidrogës dhe kështu unë përfundova në prokurori. Siç u kuptua më vonë, të gjitha veprimet e kryera ishin bërë me stimulimin e oficerit të policisë gjyqësore Gentian Xhixha, pa asnjë lloj dijenie dhe autorizimi të prokurorit. Jam përpjekur si në hetuesi, ashtu edhe në gjykatë për të siguruar dëshminë e Ermir Kardallit rreth kësaj ngjarjeje, por kjo nuk më është bërë asnjëherë e mundur. U kam thënë gjatë hetimeve që, nëse kisha dëshirë “të blija” drogë, nuk kisha pse ta ftoja policinë në këtë proces. Por historia e persekutimit tim nga organet e drejtësisë së korruptuar shqiptare nis shumë vite më parë, kur, si shumë shqiptarë, edhe unë u largova dhe punova për ca kohë në Greqi. Kur

u ktheva, policia më arreston në shtëpi dhe më shoqëron në komisariat, ku më thotë se gjatë kohës së punës në Greqi kam vjedhur bagëtitë e një greku bashkë me një shtetas tjetër grek. Pas ballafaqimit me bariun grek, ai deklaroi se nuk isha unë ai që mendonte se i kishte vjedhur tufën, dhe se nuk më njihte fare. Për rrjedhojë, edhe pse prokuroria i kishte hapur hetimet, çështja ndaj meje pushoi. Por në tetor të vitit 2000, policia më merr forcërisht në shtëpi dhe në mënyrë antikushtetuese, pa pasur një vendim, më dorëzon në doganën greke të Kapshticës, te policia greke. Atje, pasi më bëjnë tortura çnjerëzore dhe pa asnjë provë ose fakt më dënojnë me burgim dhe pas kryerjes së dënimit kthehem në shtëpinë time. Duke shfrytëzuar mundësinë që më jep gazeta juaj, dëshiroj të kërkoj drejtësi dhe kërkoj ndihmën e pjesës së pakorruptuar të organeve të drejtësisë shqiptare, e cila duhet t’i ndëshkojë njerëzit që kërkojnë të bëjnë karrierë duke sakrifikuar jetë njerëzish. Kërkoj gjithashtu ndihmën e Avokatit të Popullit, që të hetojë lidhur me rastin tim dhe të ndihmojë për të çuar në vend drejtësinë, duke u dhënë fund përndjekjeve ndaj meje. Me respekt Trifon Hanelli Burgu i Korçës

SHQIP 8

A K T U A L I T E T

E DIEL, 19 GUSHT 2007 SHKURT

Grupi hetimor arreston Memën dhe liron Lacin. Tentuan të shtypin me makinë efektivin e patrullës

Sipas policisë, Shkëlzen Mema dyshohet se ka fshehur drogën gjatë arratisjes në zonën e ish-Bllokut

Ngjarja në Laprakë. Policia procedon Bilal Ledein

Polici i rrahur denoncon të dyshuarin për drogë
“Më mori zvarrë me makinë dhe më pas u arratis”
BLEDI GILAJ NGJARJA

Merr peng të miturin, dyshoi se i vodhi servisin
P
ronari i një servisi merr peng një 14-vjeçar, pasi dys honte se ishte autori i vjedhjes së disa pajisjeve në pronën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laprakë, ku Bilal Ledei ka servisin e tij, brenda të cilit ka mbajtur 14-vjeçarin dhe e ka keqtrajtuar për të treguar mbi vjedhjen që i kishte ndodhur. Burimet policore bënë të ditur se Komisariati nr. 3 është njoftuar për këtë ngjarje tri ditë më parë, ndërkohë që dje kanë mundur të gjejnë autorin dhe ta procedojnë penalisht. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Selim V. ishte thirrur nga pronari Ledei, i cili e kishte futur brenda, e kishte goditur me sende të ndryshme. Sipas denoncimit, Ledei kishte ngritur pretendimin se Selim V. i kishte vjedhur disa pjesë këmbimi dhe nuk i tregonte se ku dhe kujt ia kishte shitur.

Autori kundërshtoi me dhunë patrullën e përgjithshme

fektivi i policisë, i cili u sulmua dy net më parë nga një makinë, brenda së cilës ndodheshin dy persona, ka denoncuar për ushtrim dhune ndaj tij, ndërkohë që ka qenë në krye të detyrës. Burimet policore bënë të ditur se efektivi i patrullës së përgjithshme ka qenë duke ushtruar detyrën kur ka ndaluar mjetin e tipit “Citroen”, brenda të cilit ndodheshin Shkëlzen Mema dhe Alfons Laci. Sipas të dhënave policore, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe e ka marrë zvarrë policin, duke tentuar ta shtypë me makinë. Menjëherë, pasi efektivi ka marrë mjekimet e duhura në Spitalin Ushtarak, ai i është nënshtruar ekspertizës dhe më pas ka bërë kallëzim ndaj dhunuesit. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, polici ka rrëfyer ngjarjen dhe kallëzimin e ka bërë për drejtuesin e mjetit Mema. Ky i fundit, i pyetur nga grupi hetimor, ka deklaruar se kishte tentuar t’i ikte policisë për arsyen se nuk ishte i pajisur me patentë.

E

Gjithashtu, policia nuk ka mundur të konfirmojë nëse ai kishte drogë me vete, pavarësisht se dyshimet mbeten që lëndën narkotike e ka hedhur tutje gjatë arratisjes së tij. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës konfirmuan se pas vlerësimit të materialeve u vendos që Shkëlzen Mema të arrestohet nën akuzat e kundërshtimit dhe të goditjes së punonjësit të policisë për shkak të detyrës. Ndërkohë, shoqëruesi i tij, i cili ndodhej në makinë, është lënë i lirë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës

18:30, kur makina e patrullës së përgjithshme ka ndaluar për verifikim një mjet tip “Citroen”, në bordin e së cilës ndodheshin dy të rinj. Dy protagonistët e ngjarjes, Shkëlzen Mema dhe Alfons Laci, fillimisht nuk i kanë ndaluar autopatrullës dhe kanë tentuar të largohen. Por, në afërsi të farmacisë greke, te bulevardi “Bajram Curri”, makina e policisë u ka ndërprerë rrugën dhe ata kanë ndaluar. Punonjësi i policisë i ka kërkuar dokumentet dhe drejtuesi i mjetit, Mema, është shprehur se ishte pol-

ic, por nuk kishte dokumente me vete. Më tej ai ka thënë se nuk kishte as letrat e mjetit. Në këto kushte, polici i ka thënë të zbresë për kontroll, ndërkohë që Mema ka nisur makinën dhe polici ka tentuar ta ndalojë. Por, në këto momente ai e ka tërhequr policin zvarrë dhe ka tentuar ta shtypë me makinë. Rreth 20 metra më tutje, ai e ka hedhur policin në asfalt dhe është larguar në drejtim të Piramidës. Kur ka mbërritur në rrugicën që të çon te selia e OSBE-së, dy të rinjtë kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Autopatrullat e njoftuara për këtë ngjarje janë vënë në ndjekje të tyre dhe brenda pak minutash, në afërsi të “Top Channel”, është kapur Alfons Laci, 20 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues tek Ura e Treshit në Tiranë. Më pas ndjekja ka nisur për drejtuesin e mjetit, i cili është parë duke kapërcyer murin e “Vodafone” e më pas ka kaluar në një rrugë tjetër. Brenda pak minutash, policia kapi Shkëlzen Shefqet Memën, 30 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Laprakë, i cili ishte gjysmë i zhveshur.

Policia e Tiranës procedon agresorin 25-vjeçar

Djali i sekretares, konflikt me drejtorin e shkollës
jë 25-vjeçar procedohet penalisht në gjendje të lirë, pasi ka kundërshtuar dhe f yer për shkak të detyrës drejtorin e një shkolle të mesme në Tiranë. Sipas policisë kryeqytetase, ngjarja është regjistruar të premten rreth orës 15:00, kur djali i sekretares së shkollës “Kostandin Kristoforidhi” është konfliktuar me drejtorin e saj. Policia shpjegoi se ka qenë drejtori i shkollës, Sadri Ponjari, 58 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, pasi Oriol Shaholli, 25 vjeç, ishte zënë me të për motive të dobëta. Me t’u njoftuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Komisariatit nr. 3, të cilët kanë bërë shoqërimin e protagonistëve të këtij konflikti. Sipas grupit hetimor, pas vlerësimit të fakteve për këtë ngjarje, u vendos që 25-vjeçari Shaholli të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

N

E DIEL, 19 GUSHT 2007

AKTUALITET

SHQIP 9

ELBASAN

KORÇE

U sekuestruan 7 kilogramë heroinë, në prangat e policisë ranë dy vëllezërit Gëzim dhe Arzen Mamo. Ata po transportonin heroinën në Pogradec. Akuzohen nga policia për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”

Pak ditë më parë, në afërsi të Kapshticës, janë bllokuar 10 kilogramë heroinë që kishin si destinacion Greqinë. Akuza ndaj të arrestuarit ishte prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike

hetimet
Denoncimi në Policinë e Durrësit

Italiani padit një shqiptare për vetëgjyqësi
etëgjyqësia ka zgjidhur një konflikt mes një sipërmarrësi italian dhe një vajze shqiptare. Administratori italian i një firme me qendër në Shkozet të Durrësit ka mbetur me gojë hapur kur është kthyer nga pushimet në atdheun e tij. Të gjitha makineritë e manifakturës së tij në Durrës ishin zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Nga ndërmarrja e dikurshme që gjallonte nga zhurma e makinerive nuk kishte mbetur asgjë përveçse një ambient i boshatisur. Administratori italian nuk e ka pasur të vështirë të kuptojë shkakun dhe autorin e “zhdukjes”. Megjithatë, ai ka nxituar drejt policisë për të bërë denoncimin për shkaktaren e gjithçkaje. Akuza e ngritur nga ai rëndon mbi shtetasen shqiptare Enkeleda Kupe, 32 vjeçe, me arsim të mesëm, lindur në Berat dhe banuese në Shkozet të Durrësit. Fillimi i fundjavës ka regjistruar dhe kallëzimin penal në ngarkim të saj. Me të marrë kallëzimin, agjentët e policisë dhe organi i akuzës kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 32-vjeçares Kupe, e cila po hetohet për veprën penale të vetëgjyqësisë. Kjo vepër ka dëmtuar ekonomikisht, si dhe ka prishur biznesin e ngritur në Shqipëri të 55vjeçarit italian B.C. nga Jugu i Italisë. Dëmi në makineri llogaritet paraprakisht të jetë rreth 30 mijë euro, ndërkohë që është ndërprerë deri në një moment të paditur e gjithë veprimtaria prodhuese e firmës “Albania Manifature” sh.p.k. që i përket fushës së konfeksioneve dhe çantave. 55- vjeçari italian ishte larguar nga Durrësi drejt Italisë për të kaluar pushimet pranë të afërmve, por kur është kthyer para tri ditësh është përballur me një fakt të kryer. Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës bënë të ditur se “gjatë periudhës që administratori italian i “Albania Manifature” ka qenë me pushime, Enkeleda Kupe, nëpërmjet vetëgjyqësisë ka çmontuar dhe ka marrë të gjitha makineritë e punës, duke u larguar në drejtim të papërcaktuar”. Përcaktimi i veprës penale si vetëgjyqësi është bërë duke u mbështetur në konfliktin mes të dyve për ndarjen e të ardhurave. Pas kallëzimit penal ka nisur puna për të sqaruar rrethanat dhe thelbin e konfliktit që e ka çuar Kupen drejt kësaj vetëgjyqësie, që e ndëshkon ekonomikisht dhe financiarisht italianin. Vali Qyrfyçi

Dy operacionet e fundit në Elbasan dhe Korçë nuk dërgohen te Krimet e Rënda

V

Antidroga, prokuroria i ankohet... policisë
y operacionet antidrogë, të zhvilluara në juglindje të Shqipërisë nuk janë depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Materialet e policisë janë dërguar respektivisht në Prokurorinë e Elbasanit dhe të Korçës. Dy ditë më parë, gjatë operacionit të koduar “Egnatia” janë sekuestruar 7.5 kg heroinë, ndërsa janë arrestuar dy vëllezër. Policia i ka akuzuar nën veprën penale të “kultivimit dhe shitjes së lëndës narkotike”. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se në vendin tonë nuk kultivohet heroinë. Ndërsa gjatë operacionit, dy personat janë arrestuar në hyrje të qytetit të Librazhdit, çka do të thotë se bëhet fjalë për një trafik të mirëfilltë. Kodi Penal përcakton qartë se nëse droga transportohet nga një qytet në tjetrin akuza është “trafik i lëndëve narkotike”. Neni në fjalë është kompetencë e Krimeve të Rënda. Këta të fundit ndihen të befasuar nga vlerësimi i akuzës nga Policia e Elbasanit, ndërsa tashmë presin hetimet dhe

D

vlerësimet e prokurorisë lokale. Operacioni i koduar “Egnatia” u krye dy ditë më parë në Elbasan, ku u arrestuan dy vëllezër. Nga kontrolli i automjetit të tyre u gjet e fshehur një sasi prej 7,515 kg lënde narkotike, e dyshuar si e llojit heroinë. Makina e dyshuar po udhëtonte në segmentin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd, në

vendin e quajtur Ura e Xibrakës. Sipas burimeve zyrtare, dy vëllezërit, Gëzim dhe Arzen Mamo, përkatësisht 20 e 17 vjeç, banues në qytetin e Elbasanit, e kishin fshehur lëndën narkotike në parafangon e makinës së tyre, e tipit “Benz 250”, me targa EL 4679 B. Sasia, sipas policisë, ishte ndarë në 14 pako secila, me peshë afro 0,5 kg.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se ka bllokuar edhe katër aparate celulare dhe mjetin e dy vëllezërve Mamo, të cilët, gjithmonë sipas uniformave blu, po tentonin ta transportonin drogën në drejtim të Greqisë ose Maqedonisë. Operacioni për kapjen e këtyre shtetasve ka ardhur si rezultat i bashkërendimit të forcave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit me ato të sektorit të operacioneve speciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Dy personat në fjalë, të cilët u arrestuan në flagrancë në qytetin e Elbasanit, sipas policisë, dyshohet se janë të implikuar në aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së lëndëve ose bimëve narkotike. Kjo akuzë ka çuditur edhe hetuesit e Krimeve të Prokuroria e Rënda. Ndërsa një rast i ngjashëm është edhe në Korçë. Pak ditë më Krimeve të Rënda thotë se parë në afërsi të Kapshticës janë në vendin tonë bllokuar 10 kilogramë heroinë që nuk kultivohet kishin si destinacion Greqinë, heroinë, ndërsa ndërsa në prangat e policisë ka rënë një emigrant. Akuza ndaj të arresdroga po transportohej tuarve ishte prodhimi dhe shitja e s.ç në Pogradec lëndëve narkotike.

SHQIP 10

OPINION

E DIEL, 19 GUSHT 2007

UNE E DUA SHQIPERINE!
Ne kemi të drejtë dhe duhet të ndërtojmë një imazh tjetër për atdheun, sipas të cilit përfytyrimi ynë nuk duhet të mbështetet mbi ato ikona të vjetruara që përmenda më sipër, por mbi tri kritere: cilësi qeverisjeje, infrastrukturë dhe kualifikim. Deri tani, siç e kam përmendur edhe në një shkrim tjetër, vetëm Edi Rama ka arritur të krijojë një imazh të besueshëm për atdheun. Qeverisja e tij në Tiranë ka qenë cilësore. Infrastruktura në Tiranë është ribërë nga fillimi dhe kualifikimi ka qenë prioritet i tij. Ndaj, sa më shpejt që ky projekt të fillojë të zbatohet në të gjithë Shqipërinë, aq më parë do të ndryshojë edhe tipologjia e imazhit tonë kolektiv për atdheun. Dhe në këtë rast, askush nuk duhet të ketë drojë se po krijohet ndonjë idhull
ILIR YZEIRI

Unë e dua Shqipërinë Për tërfilin mi lëndinë Për një vajzë gjeraqinë, Dhe për ujët që buron Nga një shkëmb e gurgullon Nëpër lisat gjetheshumë, Edhe zbret përposh në lumë. Unë e dua Shqipërinë Për një lule trëndelinë, Për një zok që fluturon, Për bilbilin që këndon Në ato ferra e në ato hije Këngë malli e dashurie, Këngë shpirti të helmuar: Unë e dua Shqipërinë Si poet i dhemshuruar... Kjo është një nga strofat e vjershës “Si e dua Shqipërinë” e poetit të fundit nacional e romantik, komunist e liberal, Sejfulla Malëshova, alias Lame Kodra. Kjo vjershë e, sidomos këto vargje, janë tipike për të shpjeguar një tipologji që ka lidhje me imazhin kolektiv për atdheun. Për ne shqiptarët që e kemi identifikuar relativisht vonë shenjën kryesore të identitetit nacional-gjuhën (shek. XVI, libri i parë në shqip), që e kemi fituar gjithashtu vonë mëvetësinë nacionale - në fillim të shekullit XX, që jemi pjesë e një areali me problematikë ende të pazgjidhur nacionale pjesë e Ballkanit, por edhe për shumë e shumë faktorë të tjerë, pra, për ne shqiptarët, imazhi kolektiv për atdheun, në më të shumtën e rasteve, është ngulitur në vetëdije si fotografi e një peizazhi të mrekullueshëm. Thënë ndryshe, imazhi kolektiv për atdheun ka qenë, në shumicën e kohës, një pamje e bukur e një peizazhi mahnitës bukolik dhe dashuria e banorëve të këtij peizazhi ishte më së shumti përdëllim për vise, gryka, bregore, lumenj, male. Ishte, më në fund, një lloj dashurie ekologjike, po të mbajmë parasysh se romantikët shqiptarë i mëshuan fort imazhit të natyrës shqiptare si dokument për të nënshkruar aktin e dashurisë mes shqiptarëve e atdheut të tyre. Në këtë marrëveshje dashurie ajo që të bie në sy është se një nga “nenet” e kësaj kontrate kolektive ishte dashuria për diçka të bukur, tmerrësisht të bukur dhe, po sipas kësaj marrëveshjeje, shqiptarët thirreshin që të luftonin e të shpëtonin në disa raste jo tokën që i ushqente, por peizazhin e bukur, thirreshin për të shpëtuar bukurinë. Në fakt, kur Shqipëria fitoi mëvetësinë u pa që kishte shpëtuar me të vërtetë një areal të virgjër, primitiv, me një natyrë thuajse të egër, aq sa ngjante paradoksale se banorët dhe dheu i tyre jo vetëm që nuk ishin në harmoni, por ashtu si në ato legjendat orientale, shqiptarët, si ata beduinët e shkretëtirës, kishin shpëtuar një natyrë me fytyrë jashtëzakonisht të bukur dhe e kishin lënë atë atje tej si të kishin frikë se po t’i afroheshin mund ta zhbënin. Dhe kështu, pas mëvetësisë, atëherë kur imazhin kolektiv për atdheun shqiptarët e kthyen në realitet, pra kur bregoret, çukat, lumenjtë, detet, filluan t’i zbresin nga ëndrra, nga imazhi në tokë, pra kur filluan të hyjnë ose të kryejnë marrëdhënie me këtë bukuri, atëherë nisi edhe drama. Dhe në vjershën e sipërcituar të Lame Kodrës ka edhe një varg: pas një strofe tjetër, poeti thotë: Unë e dua Shqipërinë/si revolucionar. Dhe në mentalitetin shqiptar imazhi kolektiv që kri-

juan komunistët për atdheun përmblidhte në esencë përfytyrimin për një areal të bukur dhe që do të bëhej edhe më i bukur pasi ta ndryshonin revolucionarët. Në qoftë se në imazhin kolektiv që kishin krijuar rilindësit ose romantikët shqiptarë, ajo që përcaktonte thelbin e imazhit ishte ndjenja e mallit, ndjenja për diçka të munguar, e rrënjosur më së pari edhe nga poetët arbëreshë, aq sa një këngë si ajo e “Moj e bukura More” është si të thuash emblema e imazhit kolektiv për një atdhe të munguar, ëndërror, që është larg dhe që nuk është nën zotërimin e atyre që e banojnë atë, thyerja e këtij imazhi vjen menjëherë pasi në mentalitetin evropian, pra edhe në atë shqiptar, imazhi kolektiv për atdheun nuk ësh—të më adhurimi për një areal fizik me pamje të bukur natyrore, por nis e kthehet në një imazh të ndërprerë për shkak të afërsisë dhe të bashkëjetesës së banorit me arealin e tij. Atëherë kur të dy bashkë, pra edhe atdheu edhe banori i tij do të duhet të sigurojnë jetën dhe të mirat e saj, ekzistencën dhe begatinë, në imazhin kolektiv fillon e krijohet një tipologji tjetër. Revolucionarët ose komunistët e imponuan imazhin kolektiv për atdheun dhe natyrës së virgjër e të bukur i shtuan edhe një tip, një banor hipotetik që ishte më shumë produkt ideologjik sesa njeri real. Dhe imazhit kolektiv për atdheun e bukur iu shtua imazhi i atdheut të ndryshuar në mënyrë revolucionare me kombinate e ura, me oxhaqe që ngrenë tymin lart duke shënjuar me këtë rast edhe një tip tjetër dashurie dhe identifikimi. Komunistët dhe diktatura, me dhunë e me vrasje, imponuan gjithashtu edhe tipologjinë e shqiptarëve të mirë dhe shqiptarëve armiq, e atyre që e duan atdheun dhe të atyre që e shitën atë. Ky përbërës biznesi politik në krijimin me dhunë të imazhit kolektiv, bëri që mjetet e informacionit dhe ata që e përpunonin këtë imazh ta shkrinin imazhin e atdheut me atë të diktatorit, çka donte të thoshte se nuk mund ta doje atdheun, në qoftë se nuk doje edhe diktatorin. Fund i këtij produkti ishte eksodi masiv i vitit 1990, eksodi biblik, ose ripërsëritja e atij eksodi që kishte krijuar këngën e Moresë, vetëm se me një ndryshim: në rastin e parë, në eksodin e këngës së Moresë, imazhi kolektiv për atdheun u ruajt dhe u mor me vete si një kujtim dhe si një mall duke bërë që në përfytyrimin e përgjithshëm ai të pasurohej e të ndriçohej me ngjyra të ndezura, për shkak se këtë imazh e kishin shprishur të huajt, e kishte shprishur vdekja dhe mjerimi që po mbillte në Evropë pushtuesi otoman. Në rastin e dytë imazhi ishte pështirosur, ishte zhyer e përdhosur nga vetë shqiptarët. Ndaj brenda një çasti u plandos përtokë gjithë ç’kishin ndërtuar revolucionarët, u fashit edhe ëndrra e Lame Kodrës, anipse vetë Lame Kodra, para se të vdiste i vetmuar në një magazinë në Fier, ndoshta e pati marrë vesh se ta dashurosh Shqipërinë si revolucionar ishte një krim, krim që ai vetë e ndjeu ndër të parët në fatin e tij. Ky arsyetim mund të vazhdojë gjatë dhe sot teoricienët e komunikimit e kanë pasuruar lëndën teorike me argumente të thella që rrahin të shpjegojnë se në ç’raport është banori i sotëm i planetit me vendin e tij. Kështu që do të ishte e tepërt të kujtonim se imazhi kolektiv për atdhe-

un i një amerikani ndryshon nga a i një bangladeshasi, ai i një serbi ndryshon nga ai i një finlandezi, se luftërat nacionale dhe, sidomos, ato të ngjizura edhe me motive fetare kanë në bazë përfytyrimet e deformuara në qendër të të cilave është jo vetëm peizazhi natyror, por edhe teksti i shenjtë që përjetohet si një urdhër i verbër për të sakrifikuar të tjerët në emër të ruajtjes së një imazhi që ka në qendër deri edhe unin fillestar, që nuk e pranon tjetrin e ndryshëm atje ku ai mendon se shtrihet fryma e këtij kumti. Le të kthehemi në argumentin tonë. Dy miqtë e mi zviceranë, Fabioja e Nikola, me të mbërritur në Zvicër, më shkruanin se ishin befasuar kur po imbarkoheshin me autoveturën e tyre në portin e Durrësit dhe kishin parë me qindra shqiptarë që ktheheshin me autoveturat e tyre në Shqipëri për të kaluar pushimet. Ata, shkruanin Fabio e Nikola, zbrisnin me sytë gjithë dritë dhe dukeshin gjithë gëzim kur preknin tokën në port. Na u kujtua se po këta shqiptarë, 17 vjet më parë kishin ikur nga po ky port dhe kishin tronditur Evropën me imazhin e tyre. Tani ndodh e kundërta. Ishte me të vërtetë një gjë e bukur, përfundonin ata e-mailin e tyre. Ashtu është. Tani shqiptarët janë bindur se atdheu dhe imazhi për të kanë një thelb të patjetërsueshëm dhe se gjuha, afërsitë e gjakut pëlhura e veçantë socio-psikologjike janë fije që e mbajnë të lidhur në mënyrë të

Mjafton të kujtojmë krizën gjithashtu biblike të energjisë elektrike. Cilët banorë të Evropës do të duronin një qeveri që për dy vjet ua ka bërë jetën ferr, sepse në çdo vit, gjysma është me drita e gjysma është pa drita. Në cilin vend të botës ndodh që ndërsa Shqipëria është në terr të plotë dhe ekonomia po asfiksohet, Kryeministri bën spektakle me plane pesëvjeçare dhe u thotë shqiptarëve se çfarë do të bëhet dhe jo se çfarë po bën ai. Në vetëdijen kolektive ndodhen tri përmasa: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja

pazgjidhshme banorin e një areali me vendin e tij, me atë që quhet atdhe. Mirëpo, sapo kthehen në atdhe dhe sapo nisin të jetojnë aty, malli fillon e davaritet dhe imazhi që, në rastin e parë, ishte një ikonë që zëvendësonte atë që mungonte, nis e bëhet realitet dhe tani ata nuk shohin më ëndrrën e atdheut, por atdheun vetë, që nuk ka drita, që nuk ka rrugë, që nuk ka punë, që nuk ka… etj., etj. Sot janë të shumta debatet që kanë në thelb trajtat e reja që po merr jeta në planet. Globalizimi dhe hapja e kufijve duket se po krijon idenë se atdheu nuk është më vetëm sipërfaqja që ka ndarë popujt me gjuhë e shenja të ndryshme socialpsikologjike, por atdheu, për ne evropianët, në një të ardhme duhet të jetë gjithë Evropa dhe që ne ta duam atdheun, pra që ne të kemi një imazh pozitiv për të duhet që atdheu të na japë aq sa i kërkojmë ne me punën tonë. Mirëpo edhe këtu problemi ndërlikohet, sepse siç thonë shkencëtarët, nga dëshira për t’i marrë maksimumin atdheut, pra globit, ne e kemi sëmurur atë. Ngrohja globale, ose shterimi i pasurive të planetit dëshmojnë se natyra njerëzore nuk është në harmoni me natyrën e planetit. Edhe në këtë rast arsyetimi do të shtyhej larg, ndaj le të kthehemi në argumentin tonë. Çfarë e bën një atdhe të begatë? Që të kesh një atdhe të pasur duhet të kesh diell, det, male, ujë, fusha, pra gjithçka që ka falur Zoti ose … Sot, shkencëtarët dhe ekonomistët thonë se që të kesh zhvillim normal dhe harmoni sociale, që të kesh një atdhe të pasur duhen tri kushte: 1. Cilësi në qeverisje 2. Infrastrukturë-rrugë, ujë e drita dhe 3. Arsimim dhe kualifikim. Pa këto të tria asnjë pasuri e natyrës nuk të shpëton dhe asnjë çukë, brinjë ose kodër, mal ose fushë, det a lumë nuk e bën atdheun të bukur. Dhe shembulli më emblematik është Shqipëria. Revolucionarët komunistë bënë eksperimentin më fatal me këtë vend dhe prodhuan atë eksod që e mbajmë mend të gjithë. Revolucionarët demokratë dhe qeveritë e tranzicionit në këta 17 vjet po prodhojnë për ditë zhgënjim dhe stanjacion, pra po vazhdojnë të ruajnë në vetëdijen kolektive imazhin e një atdheu që nuk të josh, por që të bën vetëm ta qortosh, ta fajësosh, që në fund të fundit të shtyn t’i largohesh, t’i ikësh në mënyrë që ashtu larg të kesh në sy a në mendje vetëm dromca të atij imazhi me këngën e Moresë, pra të kesh mall për t’i qëndruar larg dhe jo vullnet për t’iu afruar. Po të vëresh me kujdes, do të shohësh se edhe demokratët e sotëm revolucionarë sillen pak a shumë si komunistët e djeshëm. Pse? Ata nuk e pranojnë dhe nuk e kanë bindje se kushti i parë që të kesh një atdhe normal është cilësia në qeverisje, që do të thotë se shqiptarët paguajnë taksa dhe qeveria duhet të dijë t’i menaxhojë me efikasitet ato. Në qoftë se nuk ndodh kjo, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë një qeveri tjetër që t’i drejtojë më mirë. Mjafton të kujtojmë krizën gjithashtu biblike të energjisë elektrike. Cilët banorë të Evropës do të duronin një qeveri që për dy vjet ua ka bërë jetën ferr, sepse në çdo vit, gjysma është me drita e gjysma është pa drita. Në cilin vend të botës ndodh që ndërsa Shqipëria është në terr të plotë dhe ekonomia po asfiksohet, Kryeministri bën spektakle me plane pesëvjeçare dhe u thotë shqiptarëve se çfarë do të bëhet dhe jo se çfarë po bën ai. Në vetëdijen kolektive ndodhen tri përmasa: e shkuara, e

tashmja dhe e ardhmja. Karakteristikë e mentalitetit revolucionar është se i merr vendimet duke sharë të shkuarën dhe në emër të së ardhmes. Për një revolucionar nuk ekziston e tashmja, ajo po ndërtohet, po e ndërton revolucionari duke shkatërruar të shkuarën dhe duke ndërtuar të ardhmen. Edhe qeveria e sotme revolucionare nuk mendon asnjëherë me përmasat e së tashmes. Ajo e ka projektuar veten si një fanar ndriçues që do ta bëjë Shqipërinë, sepse në vend po vijnë investime, kodra në Fushë-Krujë do të bëhet fabrikë çimentoje, kablloja nënujore që do të lidhë dy brigjet do të na shpëtojë nga errësira etj. Po sot? Ne tani thotë kryeministri po kalojmë një verë problematike. Në fakt, ai është i sinqertë. Si një revolucionar ai ka për detyrë që të na mbajë të varur kah e ardhmja, ai nuk ka për detyrë të na qeverisë, sepse vetë ne shqiptarët nuk jemi mësuar ende që t’i kërkojmë qeverisë që i paguajmë taksat cilësi, që do të thotë t’i kërkojmë asaj që ose të mbajë premtimet, ose të ikë në shtëpi. Për një revolucionar, atdheu është një pronë, pronë e ideve të tij. Ai nuk e ndan atdheun me bashkëkombësit e tij. Atdheu, sipas revolucionarit, është një mundësi, një shkas që ai të realizojë imazhin e tij narcizist. Çfarë ndodhi me Hitlerin, me Enver Hoxhën? Ndryshimi në mentalitetin kolektiv për atdheun është se nën diktaturë imazhi është imponuar me dhunë dhe përfshin jo vetëm atdheun, por edhe tiranin, është siç thuhet në semiotikë i motivimit sinekdodik, në shoqëritë normale atdheu është imazhi i harmonisë së njeriut me natyrën dhe të tjerët. Mirëpo, në vendet hibride, si atdheu ynë nën regjimin e tranzicionit, imazhi kolektiv është një përzierje mediokre e imazhit romantik komunist me atë të revolucionarëve demokratë. Sipas kësaj përzierjeje, ne na projektohet një atdhe i sëmurë, me portrete ikonash që na kujtojnë gjithmonë se imazhi i atdheut është përfytyrimi mashtrues që ata na përplasin në fytyrë duke na shpalosur për ditë mashtrime dhe gënjeshtra dhe duke mos na thënë asnjëherë të vërtetën, shtoi kësaj edhe përfytyrimin prej tyre të atdheut si çiflig që mund të shijohet nga klani e tarafi, nga bijtë dhe nga kunetërit, nga militantët dhe mediokrit gjithfarësh. Mirëpo, ne kemi të drejtë dhe duhet të ndërtojmë një imazh tjetër për atdheun, sipas të cilit përfytyrimi ynë nuk duhet të mbështetet mbi ato ikona të vjetruara që përmenda më sipër, por mbi tri kritere: cilësi qeverisjeje, infrastrukturë dhe kualifikim. Deri tani, siç e kam përmendur edhe në një shkrim tjetër, vetëm Edi Rama ka arritur të krijojë një imazh të besueshëm për atdheun. Qeverisja e tij në Tiranë ka qenë cilësore. Infrastruktura në Tiranë është ribërë nga fillimi dhe kualifikimi ka qenë prioritet i tij. Ndaj, sa më shpejt që ky projekt të fillojë të zbatohet në të gjithë Shqipërinë, aq më parë do të ndryshojë edhe tipologjia e imazhit tonë kolektiv për atdheun. Dhe në këtë rast, askush nuk duhet të ketë drojë se po krijohet ndonjë idhull. Përkundrazi, cilësia në qeverisje parakupton zëvendësimin dhe Edi Rama do të zëvendësohet me një tjetër, me një më të mirë se ai për të krijuar kështu përfytyrimin e një imazhi të pandërprerë për një vend që është me të vërtetë i bukur, por që fatkeqësisht po qeveriset nga mediokër të shëmtuar.

E DIEL, 19 GUSHT 2007

OPINION

SHQIP 11

MUSTAFA NANO

ë një shkrim mbi ngrohjen (në fakt, nxehjen e mbinxehjen) globale, të publikuar në të përditshmen italiane “Corriere della sera”, Giovanni Sartori u binte borive të alarmit, duke e konsideruar këtë argument si një çështje, lidhur me të cilën lipset një konsensus transversal e një reagim imediat ndërqeveritar, ndërshtetëror, politik e kulturor. “Duhet të shpëtojmë planetin, e tok me të, dhe njerëzimin”, lëshon Sartori klithmën e alarmit, e në këtë mes zë e përqesh dhe përbuz të gjitha kauzat e tjera, që kërkojnë të sublimojnë kot më kot vetveten në këtë situatë, ku e vetmja përparësi e madhe është e duhet të jetë ekologjike (ambientale). Diku ai shprehet tejet i bezdisur edhe prej të ashtuquajturve “popolo di Seattle” (prej kohësh, kjo është një nofkë për protestuesit kundër globalizimit), të cilët – sipas tij – duhet të heqin dorë nga propagandimi i budallallëqeve kundër kapitalizmit e kundër vetë globalizmit. Dhe ka të drejtë. Por nuk ishte kjo ajo që më tërhoqi më së shumti vëmendjen. Ishte diçka tjetër, të cilën Sartori e konsideron si lajmin më dëshpërues: më indiferentët ndaj kësaj çështjeje janë të rinjtë, gjë që është vënë re edhe te fakti, që dokumentari i Al Goreit me titull “An Inconvenient truth” (Një e vërtetë vrastare, do ta përktheja unë me një shqipe të shpenguar) është ndjekur nga njerëz që janë mbi të dyzetat. Njerëzit nën të dyzetat as që janë dukur nëpër sallat e kinemasë. Dhe nuk është vetëm kjo shenja e indiferencës së të rinjve. Këta të fundit janë indiferentë edhe lidhur me çështje të tjera më pak të rëndësishme, që kanë të bëjnë në përgjithësi me politikën e me vendimmarrjen. Kjo dukuri vërehet me një qartësi rrëqethëse në Shqipëri (kjo është arsyeja, që shikimi m’u ndal posaçërisht në këtë pasazh të shkrimit të Sartorit), ku brezi i ri është i dhënë tërësisht pas egoizmit, individualizmit, qejfeve që

N

PERGJUMJA E FRIKSHME E BREZIT TE RI
Në Shqipëri, kura afërmendsh duhet të jetë e ndryshme, pasi edhe dukuria ka shkaqe të tjera, të ndryshme nga ato të vëna re në vendet me demokraci të konsoliduar. Në themel të indiferencës së të rinjve shqiptarë qëndron edukimi i munguar civil e civik në bankat e shkollës, në familje, në kongregacionet fetare etj. Edhe mjedisi i komunikimit publik, i cili në kohët e sotme, për shkak të zhvillimit të hatashëm mass-media-tik, ka një ndikim visheral mbi mendjen e mbi mendësitë e njerëzve, lë shumë për të dëshiruar
burojnë prej një jete të harxhuar në mes të të mirave materiale në një botë konsumistike; ose prej apatisë së frikshme, dhe në këtë mes fjala është për shumicën e shqiptarëve të rinj, të cilët nuk kanë asnjë mundësi të bëjnë një jetë ku mondane e ku të lëshuar nëpër pub-e e disko, ose të bëjnë pushime nëpër hotele luksi e nëpër qendra të lakmueshme turistike. Shumica e të rinjve pra u gëzohen lokaleve e bar-eve të ish-Bllokut, të cilat mbrëmjeve janë të mbushura dingas. Të kuptohemi, mëkati nuk qëndron këtu, pasi janë po këta që gjatë sezonit shkollor mbushin universitetet. Mëkati qëndron në faktin, që ata, kudo qofshin, në punë, në shkolla, në bar-e ose në plazhe, nuk dinë të jetojnë me shqetësime komunitare dhe nuk e çojnë nëpër mend ushtrimin e përgjegjësive qytetare e civile. Në këtë pikë nuk është çështja t’i shohësh ata të dalin në protesta kundër qeverisë. Jo! Çështja është t’i shohësh ata të përfshirë e të merakosur mbi mbarëvajtjen e vendit e të kombit, çështja është t’i shohësh të interesuar për politikën e për politikat, çështja është t’i shohësh teksa vrasin mendjen e teksa marrin përgjegjësi. Dhe përgjegjësia nuk merret thjesht duke u anëtarësuar në mënyrë pasive në një parti, por duke kuptuar se nëse ky vend është kështu si është, është edhe prej tyre. Madje, në radhë të parë, është prej tyre. Rrallë më ka qëlluar të bisedoj me të rinj e me të reja mbi tema “të sofistikuara”, që kanë të bëjnë me fatet e vendit tonë e me fatet e botës së madhe, si fjala vjen mbi gjendjen e mbi ecurinë e demokracisë shqiptare, mbi realitetin politik në Shqipëri, mbi të majtën e mbi të djathtën, mbi qëndrimin ndaj vlerave lokale apo universale (fjala vjen, familja, feja, kombi, toleranca, liria, ligji, kushtetuta etj.), mbi prapambetjen tradicionale e “të rinovueshme” të shqiptarëve etj., etj. Rrallë kam marrë vesh që të ketë mes tyre një debat, i cili të ngrihet mbi qëndrimin ndaj këtyre temave. Përkundrazi, ndarja mes tyre ka lidhje më së shumti me qëndrimin ndaj Berishës, Nanos, Ramës, Metës, të cilët në të vërtetë, edhe kur tentojmë t’i shohim si dukuri politike ose kulturore, na rezultojnë ca enë të boshatisura prej ideve e prej vizioneve. Dhe kështu, debati katandiset të jetë një kacafytje emocionale. Por këta janë të paktit. Dhe më pak të gdhendurit, sigurisht. Pjesa tjetër, ajo që përbën shumicën dërrmuese të brezit të ri, nuk do t’ia dijë as për emra, as për çështje, as për shqetësime të politikës. Sillen sikur dikush t’i ketë hedhur në këtë botë, ku janë, dhe as që e vrasin trurin se këtu ka një pushtet e një qeveri, e cila është zgjedhur me votat e tyre dhe e cila duhet të bëjë gjëra për ta, as që e vrasin trurin, kur shohin që në Shqipëri në vend të ligjit vepron Maliqi, kur shohin arrogancën e papërgjegjshmërinë e politikanëve, kur shohin zhvatjen e gjësë publike, kur shohin policin, doktorin, mjekun, pedagogun, tagrambledhësin, të abuzojnë me postin e me detyrën, kur shohin që nuk kanë ujë e drita, kur shohin që politika

AI

shqiptare, në vend të merret me shqetësimet reale të vendit, merret me sherret mes vedit, kur shohin që politikanët tradhtojnë si pa gjë të keq premtimet, kauzën, votën dhe interesat e zgjedhësve, e kështu me radhë. A mos vallë janë fajtorë ata në këtë (e për këtë) situatë? Nuk besoj. Edhe Sartori nuk i bënte fajtorë. Thjesht vizatonte e denonconte një sëmundje, e cila duhet kuruar e shëruar. Në Shqipëri, kura afërmendsh duhet të jetë e ndryshme, pasi edhe dukuria ka shkaqe të tjera, të ndryshme nga ato të vëna re në vendet me demokraci të konsoliduar. Në themel të indiferencës së të rinjve shqiptarë qëndron edukimi i munguar civil e civik në bankat e shkollës, në familje, në kongregacionet fetare etj. Edhe mjedisi i komunikimit publik, i cili në kohët e sotme, për shkak të zhvillimit të hatashëm mass-media-tik, ka një ndikim visheral mbi mendjen e mbi mendësitë e njerëzve, lë shumë për të dëshiruar. Mass-media shqiptare, edhe kur rreket të stisë mënyra për t’u bërë atraktive për të rinjtë e të rejat, nuk arrin t’u japë gjë tjetër, veçse lajme rozë mbi vilën e x-it a të y-it të ndërtuar në periferi të Tiranës, mbi të dashurit ose të dashurat e këngëtarëve VIP-a, mbi qasjet e tyre vanitoze e materialiste në jetën e përditshme, mbi thashetheme të nxjerra nga foto paparacësh të shkrepura nëpër pishina e nëpër hotele buzë detit. Dhe këto lajme nuk është se jepen nga ndonjë tabloid, gjë që do të ishte e natyrshme e do të kishte kuptim; jo, këto lajme jepen nga shtypi tërësisht i tabloidizuar shqiptar, jepen nga gazeta, të cilat nga njëra anë mëtojnë të jenë simotrat shqiptare të “New York Times”-it e të “Washington Post”-it e, nga ana tjetër, njoftojnë në faqe të parë se Sinan Hoxha do të shkojë në pushime me dy femra. A mund të bëjnë këto gazeta edukimin civil e civik të shqiptarëve? A mund të pritet që lexuesit e rinj të këtyre gazetave të jenë nesër qytetarët e përgjegjshëm të këtij vendi?

ELISA SPIROPALI

D

iku në një vend të Evropës lindorojugore, një numër ekspertësh nga fusha të ndryshme të dijes, të gjithë të financuar nga shteti, projektuan një digë, një turbinë hidrocentrali, dhe anekset përkatëse. Bashkëpunuan me disa studio projektuese të disa vendeve evropiano-veriore dhe perëndimore, duke u bazuar tek eksperiencat projektuese më të mira të atyre vendeve. Shumë u lodhën duke shkrirë të gjithë talentin e tyre me këtë punë. Përdorën kompjuterët më të fuqishëm dhe ‘soft wear’-ët më të fundit. U organizuan me këtë rast një numër takimesh kombëtare dhe ndërkombëtare me ekspertët më në zë. Llafi mori dhenë. Zhurmë e madhe u bë. Shteti e trumbetoi punën apo shpikjen si shpëtim kombëtar që do sillte gjithato të mira. U shpenzuan miliona dollarë për projektimin dhe ndërtimin e digës dhe turbinave. Më në fund diga u ngrit dhe turbinat bashkë me të gjitha të tjerat u bënë gati, dhe puna filloi. Por sapo nisi puna, u vunë re plot probleme. Turbina nuk dha rendimentin e parashikuar. Fërshëllente sikur qante. Ndonjëherë edhe kërciste. Madje diku në pjesën e sipërme nga disa vrima i dilnin disa tymra. Lumi ynë sjell shumë kërcunj, kërcunjtë bllokojnë lopatat e turbinës - nxituan të justifikoheshin inxhinierët e famshëm. Pastaj nisën të thonë se literatura e pa gabueshme perëndimore, të cilës i ishin referuar, nuk mund të parashikonte eventualitetin e prerjes qëllimkeqe të drunjve dhe hedhjen e tyre në lumë nga ithtarët e partisë kundërshtare me partinë në pushtet me ndikim të madh në zonat e pyjeve ku buron lumi dhe përgjatë rrjedhës. Dhe veç kësaj, çka ishte me të vërtetë revoltuese, nxitjen nga ana e po asaj partie të grupeve besimtare për t’ju lutur Zotit dhe duke e bindur Atë që pikërisht në kohën e përurimit të digës dhe turbinave të mos lës-

honte mbi tokë asnjë kokërr shiu. nuk la stil pa përdorur që si e si monotematikën ta Pati edhe disa zëra të dobët që thanë se gjatë pro- shiste për politematikë. Meazallah! Të gjithë e nevjektimit, për shkak të një pakujdesie të vogël, 300 erisnin. Një studiues serioz si me shaka tha një ditë ditët me shi të Evropës veri-perëndimore ishin për të: Teksti i tij është tekst i rregullt por i vdekur. ngatërruar me po aq ditë në vit me Por gazetari për tu paguar vazhdonte diell në atë lindoro-jugore. Por këtyre të paguhej ama. Tani që i kanë shterzërave nuk u a vari kush. Dhe, si përur të tëra burimet, citimet, titujt, akfundim, pas një tollovie shumë të Një psikolog me tituj robacirat, shkruan nëpër forume e madhe verbale justifikuese me plot vendosi t’ia nxirrte thotë se në vendin e tij talenti nuk pi argumente politiko-shkencorë në ujë. Se ka lindur para kohe. Se duhet formën e një stuhie brenda një filxfundin krimit me të kalojnë të paktën edhe nja njëqind hani kafeje, u qetësuan të gjithë, vjet që ta kuptojnë. Se demokracia pasion, krimit në perëndimore me gjithë të mirat e saj edhe inxhinierët dështakë që u paguan me paratë e taksapaguesve, është një qeleshe e papërshtatshme edhe mediat me interesimet e tyre gjaknxehtësi e sipër për kokën e popullit të tij indiferent, të njohura sa provizore aq edhe të ose në raki’ e sipër, si i dembel, apatik, zhuls, dhe tanipërtani cekëta për çështjen në fjalë, edhe zgjidhje nuk ka etj. etj. vetë shteti të cilit nuk i interesonte thonë Shqip. Për këtë Një shkrimtar shkroi një libër. Nuk zgjatja e këtij muhabeti pas pak ia zuri me dorë njeri librin. Pa nisi të iu referua një rasti ulërakë: “Ç’është kështu?! Ku jemi rrezik të prekte dhe dëmtonte deri rrënjët e sistemit demokratik-plukëtu?! Çfarë do të thotë kjo?! Jam ralist prej pak kohësh të vendosur tepër flagrant, por jo lodhur kaq e aq vite për këtë libër. Isha në atë vend, dhe gjithçka e mbuloi dhe aq të rrallë; Në një në aq e kaq arshiva të vendeve perëntymi i harrimit. dimore për të grumbulluar materialin. Dikush që e hiqte veten për gosti’, për shkak të një Çfarë të mete ka libri im që nuk e lexgazetar të madh, nisur sa nga dashuojnë?! Ua ka marrë mënt demokracia ria për kafshët në përgjithësi dhe nga bishti cigareje hedhur dhe liria njerëzve. I janë vërsulur marespekti për qenin dhe besnikërinë terialitetit. Janë bërë indiferentë. Kanë e qenit në veçanti, botoi një seri ar- me mendjelehtësi nga harruar librat. Në diktaturë lexonin tikujsh monotematikë tek e përdit- dikush, gjetën vdekjen shumë më tepër”. shmja “Turpi”. Një numër të ngeshNjë herë tjetër ndodhi diçka më e mish ia lexuan dy-tre artikujt e parë dy të armatosur, bam- vogël, por më e thellë. Një psikolog me nga fillimi në fund. Pastaj vetëm tituj vendosi t’ia nxirrte fundin krimit bam njëri pas tjetrit me pasion, krimit në gjaknxehtësi e paragrafin e parë. Më vonë e në vazhdim vetëm titullin. Me kalimin e kosipër ose në raki’ e sipër, si i thonë Shhës kuptoi se të gjitha fatkeqësitë i vinin nga emri qip. Për këtë iu referua një rasti tepër flagrant, por jo i gazetës. Provoi me radhë disa të përditshme të dhe aq të rrallë; Në një gosti’, për shkak të një bishti tjera si, “Zvarraniku”, “Lozonjarja”, “Lehtari”, “Li- cigareje hedhur me mendjelehtësi nga dikush, gjetën monata” dhe nja dy të tjera. Nuk la marifet pa bërë, vdekjen dy të armatosur, bam-bam njëri pas tjetrit. I

Parazitët

pari ai që hodhi bishtin. Menjëherë pas tij tjetri të cilit bishti i cigares i ra mbi pjatën e pilafit tek po hante dasmën e nipit. Shqyrtimin e këtij rasti psikologu e nisi kështu; Një studiuesi serioz si unë, shqyrtimin e fenomeneve nuk e bën ulur në zyrë. E bën në vendin e ngjarjes mes njerëzve të gjallë. Por ky rast ka një specifikë që e vështirëson shqyrtimin “mes të gjallëve”. Personat bartës potencialë të përsëritjes së kësaj patologjie vdekjeprurëse, pra të krimit në gjaknxehtësi, ata të mbeturit gjallë edhe për ca kohë, nuk mund t’i ndjekësh dot, sepse ata janë shumë, ata janë mijëra e mijëra. Por s’ka problem! E bëj ndryshe. Studioj personat e prekur direkt nga krimi, domethënë të vdekurit! E vështirë, por jo e pamundur. Dhe iu fut psikologu gjurmimit të hijeve. U mor sa u mor me hijet, dhe nisi justifikimet, qurravitjet; Popullin e kemi pa nivel - tha - gdhë, të egër, të pa kulturuar. Rrethanat historike, prapambetja, fati i keq historik i imponuar nga fqinjët dhe më gjerë, nuk na e mundësojnë të realizojmë demokracinë liberale si në vendet e zhvilluara, këtë shpikje kaq të mrekullueshme e cila do tu jepte të gjithëve hapësirën e nevojshme për të jetuar, kuadrin ligjor të përshtatshëm për t’i vënë fre krimit në mënyrë që të mos e vrasim njëri-tjetrin, frenimin e pasioneve barbare për të flakur pa asnjë kriter bindës bishtin e cigares mbi pjatën e tjetrit, rrëmbimin atypëraty të kallashnikovit, hurit, litarit, etj. etj. Në atë vendin evropian jugoro-lindor kanë ndodhur dhe po ndodhin shumë gjëra të tilla por nuk po zgjatemi se mund të ndodh që ndokush të mendojë që ai vend është Shqipëria. Për të hequr çdo dyshim, për të larguar çdo keqkuptim qartësojmë se asnjë prej këtyre episodeve apo edhe të ngjashëm me këto episode nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Në Shqipëri nuk ndodhin të tilla. Në Shqipëri vigjilon partia. Në Shqipëri partia është mbi të gjitha. Në Shqipëri, ç’do populli bën paraziti, ç’bën partia paguan populli.

SHQIP 12

OPINION

E DIEL, 19 GUSHT 2007

KIM MEHMETI

S

hqiptarët, që ishin fëmijë dhjetëvjeçarë kur u soll Kushtetuta e parë e Maqedonisë së pavarur, u rritën e u bënë djelmosha me të drejtë vote, duke dëgjuar se i takonin popullit, i cili vetëm “kërkonte” që tjetri t’ia jepte atë që ishte e tij. Fëmijët e etnitetit maqedonas, që në kohën e mëvetësimit të shtetit nuk kishin më shumë se një dekadë jete, u rritën dhe u bënë për martesë, duke dëgjuar të njëjtën melodi, por me tekst tjetër, ku thuhej se shqiptarët pandërprerë vetëm diçka “kërkonin”, të marrin nga ajo që ishte vetëm e tyrja, se ata duhej gjithmonë të ishin dorëlirë e të japin. Pra, Maqedonia rriti gjeneratat e atyre që ishin larguar nga një e vërtetë thelbësore, kur bëhet fjalë për shtetet shumetnike, shumëkulturore e shumëreligjioze: për shtetet me koncept të qartë qytetar, e ku e drejta individuale është e pamundur pa të drejtat kolektive. Maqedonia pra rriti gjeneratat e dy etniteteve numerikisht më të mëdha – ato të etnitetit maqedonas dhe shqiptar – me bindjen se të parët duhet të mbajnë dorën e djathtë gjithmonë shtrirë për të dhënë, e shqiptarët gjithmonë me dorën e majtë të gatshme për të marrë. Apo thjesht, Maqedonia kultivonte gjenerata e “lypsarëve” të pangishëm – shqiptarëve, dhe “dorëlirëve” zemërgjerë që ishin lodhur duke dhënë – maqedonasit etnikë. Dhe, jo se të rinjtë shqiptarë dhe ata të etnitetit maqedonas nuk ia bënin me dije shtetit se si i edukonte ata, të cilëve dikush ua harxhonte ardhmërinë. Shumë herë në të kaluarën ata dilnin rrugëve të Shkupit ose të Tetovës. Kështu që të rinjtë e etnitetit maqedonas protestonin kundër hapjes së shkollave me mësim në gjuhën shqipe, madje edhe duke ngritur tenda përpara kuvendit republikan, e duke bërë grevë urie. E, nga ana tjetër, të rinjtë shqiptarë vërshonin rrugëve të Tetovës që të tregonin se sa i nevojshëm u ishte arsimimi në gjuhën amtare. Në të shpeshtën e rasteve, protestuesit e rinj të etnitetit maqedonas ishin të shoqëruar nga parlamentarët e ndonjë partie të tyre, dhe shumica nga ata që organizonin këto protesta, e kishin të siguruar karrierën politike në VMRO-

SHITESIT E ARDHMERISE SE RREME
DPMNE. Të gjithë ata “filipa, milloshovska, gjorçevska”..., pas zgjedhjeve parlamentare të 2006, do të bëhen funksionarë të lartë shtetërorë dhe do të marrin rroga mujore edhe nga taksat që do paguajnë moshatarët e tyre shqiptarë, të cilëve dikur ua kishin kundërshtuar mësimin në gjuhën amtare. Duke rritur gjenerata të tilla, Maqedonia arriti deri te 2001-shi. Që pastaj, të gjithë të besonin se pas këtij konflikti shteti nuk do rriste më gjenerata “lypsarësh” shqiptarë dhe “dorëlirësh” të etnitetit maqedonas. Se do rriste gjenerata të qytetarëve që kanë të njëjtat pozita startuese në jetë, të njëjtat parakushte për të arritur ardhmëri më të mirë për vetveten dhe për tërë shtetin. Pra, të gjithë besonin se e kaluara do të mbetej e harruar, se për politikanët e ardhshëm, të gjitha ato që ndodhën në të kaluarën, do të jenë shenjë treguese se si nuk duhet të udhëhiqet shteti dhe çka nuk duhet bërë. Por, Maqedonia është shtet i çudirave. Ky shtet duron aq naivitet dhe amatorizëm politik, sa do mjaftonte të shkatërrohej një perandori e tërë. Kështu që kur të gjithë mendonin se Maqedonia do t’i linte pas grindjet ndëretnike, se duke realizuar sa më shpejt Marrëveshjen e Ohrit do përqendrohej në problemet ekonomike, ndodhi çudia e paszgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, kur pushtetin e mori në dorë koalicioni qeveritar i udhëhequr nga VMRODPMNE-ja. Nga Gruevski, i cili shtetin e solli aty ku ndodhet sot: të zhytur në baltën e mosmarrëveshjeve ndëretnike. Kështu që ke përshtypjen se ngjarjet ndodhin e harrohen, se vitet vijnë e shkojnë, pleqtë vdesin e fëmijët rriten, por vetëm Maqedonia mbetet ajo e njëjta atdheu i naivitetit politik. Mbase një situatë e tillë ishte e pashmangshme pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare të

Duke u shtirë se nuk janë ata të dikurshmit, duke përdorur si mbulesë Partinë Demokratike Shqiptare, Gruevski i sotëm dhe shokët e tij si Milloshovski, Gjorçevi etj. të ngjajnë në monedha të rrejshme, të cilat nga jashtë duken si të vërteta, por posa i gërvisht pakë, të mbetet në duar ngjyra e antishqiptarisë që e kanë thellë në vetvete. Si të tillë, ata edhe ndoshta arrijnë ta gënjejnë një pjesë të popullit të tyre maqedonas, por jo edhe shqiptarët. Si të tillë, ata më shumë ngjajnë në shitës të ardhmërisë së rreme, sesa në politikanë që kanë vizion për të nesërmen e shtetit

vitit 2006. E pashmangshme, sepse vinte në pushtet një parti, e cila kapital më “të vlefshëm” politik kishte të kaluarën antishqiptare dhe institucionalizimin e “maunokracisë”. E udhëhequr nga qeveria e Gruevskit dhe shokët e tij - shumica e të cilëve kanë biografi të pasur si organizatorë të protestave kundër shkollimit të shqiptarëve në gjuhën amtare – Maqedonia e sotme edhe nuk mund të shkonte më larg, e më tej, se të bëhej atë që është sot: një kënetë e bezdisshme politike ku pandërprerë vazhdon kënga me vite e dëgjuar, kënga për shqiptarët që gjithmonë duan të “grabisin” diçka nga shteti, dhe e pushtetarëve që duhet ta pengojnë “grabitjen”. Maqedonia sot është në duart e atyre që e kanë vështirë të dalin nga lëkura e vet. Dhe ndoshta qytetarët presin të pamundurën nga Gruevski dhe “vojvoda” e tij. Ndoshta një numër zgjedhësish të etnitetit maqedonas ende nuk arrijnë të shohin se Maqedonia e sotme është në duart e atyre që mbase bashkëjetesën me shqiptarët e konsiderojnë si fatkeqësi të domosdoshme, si sëmundje kronike e cila duhet pandërprerë mjekuar me arrogancë politike dhe mospërfillje ndaj obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit. Andaj, Gruevski dhe qeveritarët e tij, edhe sot, njësoj si dikur, popullaritetin e vet e kanë mbështetur vetëm në letrën e injorimit të kërkesave shqiptare dhe në mohimin e të vërtetës se, përderisa BDI-ja ka kaq deputetë sa ka, vetëm ajo, dhe asnjë parti tjetër, mund të jetë përfaqësuese legjitime e kërkesave shqiptare. Duke u shtirë se nuk janë ata të dikurshmit, duke përdorur si mbulesë Partinë Demokratike Shqiptare, Gruevski i sotëm dhe shokët e tij si Milloshovski, Gjorçevi etj. të ngjajnë në monedha të rrejshme, të cilat nga jashtë duken si të vërteta, por posa i gërvisht pakë, të mbetet në duar ngjyra e antishqiptarisë që e

kanë thellë në vetvete. Si të tillë, ata edhe ndoshta arrijnë ta gënjejnë një pjesë të popullit të tyre maqedonas, por jo edhe shqiptarët. Si të tillë, ata më shumë ngjajnë në shitës të ardhmërisë së rreme, sesa në politikanë që kanë vizion për të nesërmen e shtetit. Me çka, ata në të vërtetë e çojnë shtetin drejt një “marrëveshjeje të re të Ohrit”, pa të cilën thuajse do jetë e pamundur që Maqedonia të shkojë tutje. Ndoshta me veprimet e veta Gruevski vetëm u ndihmon shqiptarëve të këtushëm që me kohë të kuptojnë se projekti i një Maqedonie shumetnike është i pamundur, nëse në ndërkohë nuk arrihet edhe “një marrëveshje” me të cilën do qartësohen ato segmente që nuk u përfshinë në Marrëveshjen e Ohrit; me të cilën në mos më shumë, do mbyllen të gjitha dyert që ua mundësojnë mandatarëve të etnitetit maqedonas ta përdorin demokracinë në atë farë feje që ajo më shumë të ngjajë në rrugaçëri politike, sesa në veprim të mbështetur mbi standarde dhe ligje. Maqedonia rriti gjenerata të rinjsh që vonë e kuptuan se aktivistët e VMRO-DPMNE-së ishin ata që më së shumti ndihmuan që ky shtet të përballej me konfliktin e vitit 2001. Disa nga ata aktivistë të kësaj partie, sot janë pushtetarë dhe marrin rroga edhe nga taksapaguesit shqiptarë. E në ndërkohë, nga dita në ditë dëshmojnë se nuk njohin rrugë tjetër politike pos asaj që çon drejt “marrëveshjeve të Ohrit”. Apo, se e kanë vështirë ta kuptojnë se ëndrra e tyre për një Maqedoni me shqiptarë të nënshtruar në të, është me e largët se ajo për ta ribërë ish-Jugosllavinë. Dhe me këtë ata, në të vërtetë, më së paku dëmtojnë shqiptarët. Me këtë ata e marrin në qafë Maqedoninë. Dhe nuk do arrijnë ta shpëtojnë politikisht as vetveten. E këtillë siç është qeveria e sotme e Maqedonisë, ajo kurrë nuk do arrijë të prodhojë tinguj të pastër politikë, të cilët do të jenë të ndershëm ndaj shtetit dhe të kuptueshëm për të tjerët. Më në fund, ndoshta edhe shumë pritet nga Gruevski, i cili gjithnjë e më shumë i ngjan njeriut që kërkon të shitet më shtrenjtë se sa vlen, të duket tjetër nga ai që është, që më në fund të mos e dish se kush është. A është mbrojtës i konceptit shumetnik, apo rrënues i tij?

Evropa, si lider për energjinë
hpëtimi i planetit mund të mos tingëllojë si ar që të përfitojnë nga këto mundësi të reja dhe koshtegu më i shpejtë drejt pasurimit. Megjith- mpanitë dominojnë tashmë industri të tilla si proatë, shumë investitorë po vënë bast se en- dhimi i turbinave të erës, si dhe projektet e paneleve ergjia e pandërprerë do t’u sjellë shumë diellore. Me shitjet vjetore që kapin një total prej 737 fitime. Që tani sektori po shndërrohet me shpejtësi milionë dollarësh, kompania gjermane “Q-Cells” ka në një industri shumëmiliardëshe, duke u dhënë ko- përfunduar së fundmi ndërtimin e impiantit më të mpanive mundësinë të rrisin marshet e fitimit dhe madh diellor në jug të Spanjës dhe prodhuesi dannë të njëjtën kohë, duke u dhënë një dorë për të ez i turbinave të erës, “Vestas”, me një fitim prej 279 luftuar ndryshimin e klimës. Duke përfituar nga ky milionë dollarësh në vitin 2006, ka lënë pas kompani revolucion investimesh, një valë të tilla si “General Electric”, duke firmash evropiane i kanë hapur u bërë kështu furnizuesi numër rrugën teknologjisë së energjisë Komisioni Evropian është i një në botë i turbinave të erës. alternative për ta bërë Evropën “Industria po rritet me shpejtësi, angazhuar në politika që si gjeografikisht, ashtu edhe liderin botëror në reduktimin e lëshimeve të karbonit në atmosthotë përfshijnë subvencione për teknologjikisht”,Stefanzëdhënëferë. Lufta kundër ndryshimit të si i “Q-Cells”-it, Dietrich. klimës është kthyer tashmë në “Duhet të zgjerohesh në nivel energji alternative dhe një biznes të madh. Sipas firmës ndërkombëtar, sepse ka aq nxisin investime në kërkimore me qendër në Londër, shumë aktorë të rinj që hyjnë në “New Carbon Finance”, investreg”. Për momentin, energjia e teknologji të reja timet publike dhe private në sekerës dhe ajo diellore mbeten torin global të energjisë së rinoteknologjitë më të zbatueshme vueshme do të arrijnë shifrën 90 nga pikëpamja komerciale, por miliardë dollarë deri në fund të vitit 2007, një rritje kompani të tjera po përpiqen që të përfitojnë nga me 27% në krahasim me një vit më parë. rritja e interesit në sektor për të zhvilluar mënyra të Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP) bën të reja për prodhimin e energjisë elektrike të rinoditur se Evropa mbetet vendi kryesor i investimeve, vueshme. Një kompani e tillë është “Marine Current duke marrë 27.1 miliardë në vitin 2006, ndërkohë Turbines” (MCT), me qendër në jug të Anglisë. Ajo që SHBA-ja vjen e dyta, me 22.5 miliardë. Një shumë ka krijuar një makineri që shfrytëzon energjinë e prej 27.9 miliardë dollarësh u hoq mënjanë vitin e dallgëve për të prodhuar energji të favorshme për kaluar për financimin e projekteve energjetikë të en- mjedisin dhe kompania pret që “impianti i parë i ergjisë së rinovueshme në të gjithë botën dhe afro dallgëve” të nisë të prodhohet në fillim të vitit 2008. 18 miliardë dollarë në 180 fonde investimesh janë Sipas drejtorit teknik të MCT-së, Peter Fraenkel, sot fokusuar tashmë në energjinë e qëndrueshme. Me është shumë më lehtë të gjesh financime për kaq shumë para që vërshojnë përreth, kompani të teknologji të reja. “Kur ne ishim në fillimet tona, qe shumta private dhe publike evropiane kanë nxitu- shumë e vështirë, por tani qeveritë dhe investitorët po hedhin para në shumë projekte të ndryshme”, thotë ai. Prapa pjesës më të madhe të këtij interesimi në energjitë alternative qëndron politika e Komisionit Evropian. KE-ja bëri planet në fillim të këtij

S

viti, për të prodhuar 20% të energjisë së BE-së nga la në Kinë janë rritur me një shifër të frikshme, burime të rinovueshme, kjo deri më 2020-ën. Një 2033%, duke arritur vlerën 6.1 miliardë dollarë, gjatë siguri e tillë rregullatore ka ndihmuar për të riga- të njëjtës periudhë. Së bashku me tregjet e huaja, rantuar investitorët, të cilët ende përballen me kompanitë evropiane kanë një furnizim të qënshumë rreziqe tek zhvillojnë lloje të reja drueshëm për projekte në vendet e tyre. Aktualisht, teknologjish energjetike. Sipas kryeredaktorit të më shumë se 25000 impiante me energjinë e erës po “New Carbon Finance”, Angus McCrone, subven- veprojnë në të gjithë Evropën dhe kapaciteti pritet cionet e qeverive evropiane e kanë bërë BE-në des- të dyfishohet deri në vitin 2015. tinacionin numër një të investimeve në këtë sekSipas “European Wind Energy Association”, intor, ndonëse vende të tjera, sidustria do të kapë një vlerë 109 domos SHBA-ja, po ecin gjithmiliardë dollarë deri në vitin ashtu me shpejtësi. Pavarësisht Aktualisht, më shumë se 2020. Po kështu, kapaciteti i pankërcënimit në rritje prej konkureleve diellore në Gjermani, tregu 25000 impiante me rentëve, kompanitë evropiane më i madh në botë me shitje vjembeten në vijën e parë për moshumë energjinë e erës po veprojnë tore prej mëpritet tëse 5 miliardë mentin dhe shpresojnë të qëndollarësh, arrijë 4500 drojnë të parat duke u fokusuar megavat deri në vitin 2010, ekuivnë të gjithë Evropën dhe në rritjen aktuale në tregjet alent i thuajse gjashtë centraleve kapaciteti pritet të dyfishohet që furnizohen me qymyrgur. ndërkombëtare. “Ocean Power Delivery”, një Subvencionet qeveritare dhe deri në vitin 2015 kompani skoceze, e cila ka protarifat e favorshme të energjisë jektuar një turbinë që punon me elektrike po e bëjnë gjithashtu energjinë e dallgëve, ka vënë në gjithnjë e më shumë efektive nga shënjestër Amerikën e Veriut si një fushëbetejë të pikëpamja e kostos, energjinë e përfituar prej detit rëndësishme. Rritja në SHBA, sipas drejtorit të dhe biomasës. Rritja e shpejtë e investimeve gjatë Zhvillimit të Biznesit në këtë kompani, Max Car- viteve të fundit ka bërë të mundur përparime të tilcas, mund ta çojë sektorin e energjisë së valëve në la. Sepse, po ashtu sikurse imagjinata e publikut një industri 10 miliardë dollarëshe në vit, deri në është mbërthyer prej luftës kundër ndryshimit të vitin 2012. Po kështu, “Q-Cells”, që ka përparuar klimës, po kështu kompanitë evropiane janë mbërnga punësimi i 19 vetave në vitin 2000, në një thyer prej normave të larta të fitimit që ofron sektori parashikim për të punësuar 5000 veta në vitin 2010, i energjisë së rinovueshme. Askush nuk do të thotë po përpiqet të realizojë diversifikim në tregjet azi- se kompanitë po bëjnë investime thjesht për të atike, që pritet të arrijnë një vlerë 35.1 miliardë shpëtuar planetin, por, nëse ky është një nëndollarë deri në vitin 2010. Për shumë kompani, rrit- produkt i rritjes së investimeve në sektorin e enja e ndërgjegjësimit dhe rritja e konkurrencës për ergjisë alternative, atëherë aq më mirë. energjinë alternative është gjë e mirë për biznesin, Marrë nga “BusinessWeek” duke i parë si tregje në rritje për shanse tregtie. Investimet në energjinë e qëndrueshme në Indi, për shembull, janë rritur me 160% gjatë tri viteve të fundit, ndërkohë që financimet për projekte të til-

E DIEL, 19 GUSHT 2007

KOSOVE

SHQIP 13

INTERVISTA
M
ë 30 gusht, Treshja ndërm jetësuese ndërkombëtare për Kosovën do të ketë takime të ndara me ekipet serbe dhe shqiptare të bisedimeve. Sipas përfaqësuesit amerikan, Frank Uisner, sapo të dyja palët të paraqesin idetë për të cilat vlerësojnë se janë bazë për bisedat ballë për ballë, do të organizohet dialogu i drejtpërdrejtë midis Beogradit e Prishtinës. "Edhe pse nga natyra jam optimist, dyshoj se është i mundur afrimi i qëndrimeve të Beogradit e Prishtinës, as deri më 30 gusht, as për 120 ditë, as për 120 muaj", shprehet ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. "Por, nëse ndarja vihet në tavolinë, duhet të jetë e qartë se nuk do të pranojmë dhënie territoresh, por vetëm kompensim, sipas parimit të reciprocitetit. Pra, Veriu i Kosovës në këmbim të luginës së Preshevës. Megjithëse e përsëris, Prishtina nuk është për këtë skenar…", ka shtuar ai. Treshja po pret iniciativat e reja të Beogradit e Prishtinës? Ne nuk kemi çfarë të reje të ofrojmë. I përmbahemi platformës sonë të mëparshme, sipas së cilës, plani i Ahtisarit është i pranueshëm për ne, edhe pse nuk e mendojmë si zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ne lëvizim në kuadër të tij. Beogradi xhonglon dhe sillet në rreth, duke e ashpërsuar pozicionin në lidhje me bisedimet e mëparshme. Duke përmbledhur vizitën e Treshes në Prishtinë, diplomati gjerman Volfgang Ishinger, me qëllim ose rastësisht, lajmëroi se mund të shkohet te ndarja e Kosovës, nëse për të binin dakord të dyja palët? Nuk jemi për ndarjen dhe u qëndrojmë fort parimeve të Grupit të Kontaktit se nuk ka ndarje të Kosovës; nuk ka kthim në gjendjen e para vitit 1999 dhe nuk ka bashkim të Kosovës me territore fqinje. Por, nëse ndarja vihet në tavolinë, duhet të jetë e

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi: Propozimi im, nëse ndarja e Kosovës do të shtrohet në tavolinë

“Lugina e Preshevës në këmbim të Veriut”
qartë se nuk do të pranojmë dhënie territoresh, por vetëm kompensim, sipas parimit të reciprocitetit. Pra, Veriu i Kosovës në këmbim të luginës së Preshevës. Megjithëse e përsëris, Prishtina nuk është për këtë skenar. A është biseduar në këtë kontekst, me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Jug të Serbisë? Nuk kemi biseduar për këtë, as nuk mendojmë se ka shkaqe për ta bërë një gjë të tillë, sepse theksojmë se nuk e mbështesim konceptin e ndarjes. Por, nëse do të jemi të detyruar, atëherë duhet të mendojmë edhe për këtë. Vlerësimi i përgjithshëm është se, nëse Kosova merr pavarësinë veriu i saj nuk do të pranojë të jetë pjesë e këtij shteti? Së pari, kjo është teza e përhapur si presion mbi bashkësinë ndërkombëtare, që të mos pranojë pavarësinë e Kosovës. Veriu duhet të jetë administrativisht pjesë e Kosovës, megjithëse e kemi të qartë faktin se integrimi i tij do të jetë shumë i vështirë. Prandaj, procesi duhet të ecë ngadalë, jo me dhunë. Është e qartë se do të kalojnë vite, deri sa të arrihet kjo. Por, institucionet qendrore duhet të funksionojnë edhe atje, pa marrë parasysh se sa do të jetë shkalla e autonomisë së komunave të veriut. Këshilli Nacional Serb i Veriut të Kosovës ka kërkuar kthimin e ush-

REXHEPI
"Nëse ndarja vihet në tavolinë, duhet të jetë e qartë se nuk do të pranojmë dhënie territoresh, por vetëm kompensim, sipas parimit të reciprocitetit. Pra, Veriu i Kosovës në këmbim të luginës së Preshevës

trisë e policisë serbe në këtë zonë? Së pari, duhet të them se ky opsion ashtu siç e mendon Këshilli Nacional Serb, nuk është parashikuar me Rezolutën 1244. Pra, kthimi i një numri të kufizuar pjesëtarësh të ushtrisë e policisë serbe është i mundshëm vetëm nëse bien dakord për këtë, forcat ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, pra NATO. Por ajo (NATO) nuk e ka kërkuar kurrë dhe nuk ka si të realizohet. Këto ide janë dëshira. Nëse dikujt i shkon në mendje ideja e marrë, që këtë opsion ta përforcojë, atëherë do të çojë pashmangshmërisht në konflikt të ri. Komandanti i KFOR-it, Roland Kater, paralajmëroi për "mundësinë e përkeqësimit të situatës së sigurisë", nëse ndërmjetësuesit ndërkombëtarë nuk arrijnë t'i bindin shqiptarët e Kosovës dhe Serbinë të arrijnë marrëveshje për të ardhmen e krahinës? Situata tani është e qëndrueshme. Por është pritur gjatë për zgjidhjen e statusit, më shumë se tetë vite. Është koha t'i vendoset pika kësaj historie. Kjo është më e mirë dhe për Kosovën edhe për Serbinë. Si fqinj, duhet të bashkëpunojmë, por më parë duhet të ndahemi. Por, nëse akoma do të vazhdojë zgjatja, atëherë me të vërtetë mund të zhvillohet çfarëdo skenari. A ka elita politike e Kosovës forca për të penguar shpërthimin e mundshëm të trazirave, nëse statusi nuk do të jetë i përcaktuar deri në fund të vitit? Nuk besoj. Është humbur mjaft në popullaritet dhe mendoj se këto 120 ditë bisedimesh do të konsumojnë mundësinë e fundit, që gjendja në terren të mbetet nën kontroll, si përgjigje ndaj zgjidhjes së çështjeve të statusit. Marrë nga "Dnevnik" e Novi Sadit Përgatiti: Ardit Shehu

REAGIMI

Bushati: Çdo projekt për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm

REAGIMET

PDK, kundër ndarjes së Kosovës
emokristianët e kanë kundër shtuar dje idenë e ndarjes së Kosovës. Partia Demokristiane, nëpërmjet sekretarit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Zef Bushati, ka reaguar për çështjen e statusit të Kosovës. "Ideja për ndarjen e Kosovës të jep përshtypjen e gabuar, që në Ballkan mund të funksionojnë vetëm shtetet etnikisht të pastra", tha Bushati. Sipas tij, çdo projekt për ndarjen e Kosovës është tërësisht i papranueshëm për Partinë Demokristiane. Partia Demokristiane deklaron se Kosova e pavarur, e lirë dhe demokratike, është kusht për paqe dhe stabilitet në Evropën Juglindore. "Tashmë ka ardhur plotësisht koha që populli i Kosovës ta ketë të qartë të ardhmen e tij. Pavarësia e Kosovës i shërben më tej forcimit dhe qëndrueshmërisë rajonale, përshpejton përparimin e Kosovës, Serbisë dhe shteteve të tjera fqinje drejt integrimit euroatlantik", tha Bushati. PDK-ja shpreh shqetësimin e saj, duke i quajtur të rrezikshme vonesat në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. "I bëjmë thirrje Grupit të Kontaktit dhe Bashkimit Evropian që të qëndrojnë me vendosmëri në respektimin e plotë të kufijve aktualë ndërkombëtarë të Ballkanit, përfshi këtu kufijtë e Kosovës, si dhe të paketës Ahtisari", tha ai. Sipas Bushatit, zvarritja e mëtejshme e statusit përfundimtar të Kosovës ndërlikon në një nivel tepër delikat situatën dhe stabilitetin e Kosovës e të rajonit. "Çdo projekt për ndarjen e Kosovës është për demokristianët e Shqipërisë dhe popullin shqiptar tërësisht i papran-

D

Partitë në Kosovë, kundër deklaratës së Rexhepit
eklarata e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, për shkëmbim territoresh, në rast se opsioni i ndarjes së Veriut të vendit hedhet në tavolinën e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, kundërshtohet prerë nga përfaqësuesit e partive politike në vend. Një pazar i tillë me territore duket të jetë i papranueshëm për të gjithë. Madje, edhe për kolegët e ish-kryeministrit Rexhepi nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK. Njëri ndër anëtarët e Ekipit Negociator, Lideri i ORA-s, Veton Surroi, ka deklaruar se, nëse opsioni i ndarjes hidhet në tavolinë - kosovarët do të largohen nga negociatat. Pak a shumë të njëjtin qëndrim ka edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Eqrem Kryeziu, nënkryetar i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës deklaratën e ish-kryeministrit Rexhepi thotë se e ka kuptuar thjesht si një revoltë ndaj deklaratave të përfaqësuesve të Beogradit. Sipas tij, synimet për ndarje janë shumë më të dëmshme se sa thjesht shkëmbim territoresh, pasi që do të thyheshin parimet e multietnicitetit që i ka kultivuar bota e qytetëruar tash e disa vjet. Pala kosovare, sipas tij, nuk guxon të hyjë në pazare të tilla në 120 ditët e negociatave që pritet të fillojnë në fund të këtij muaji. Të njëjtin mendim ka edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi. Kosova, sipas tij, nuk do të pranojë asnjëherë t'i hyjë kësaj loje. "Nuk pranojmë që Kosova të ndahet dhe e shohim si të dëmshëm propozimin e tillë", deklaroi Isufi. Ndërsa Bexhet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ndërkaq, e ka quajtur një aventurë të keqe idenë e ish-kryeministrit Rexhepi për shkëmbim territoresh. "Nuk jemi të mendimit që të shkëmbehen territore. Kjo është një aventurë e keqe, që ne nuk duhet ta marrim si opsion kurrsesi", ka deklaruar Pacolli.

PDK-ja shpreh shqetësimin e saj, duke i quajtur të rrezikshme vonesat në lidhje me statusin e Kosovës
ueshëm. Me këto shtyrje e vonesa, rreziqet janë të mëdha, sepse në Beograd ende mbizotëron fantazma e Serbisë së Madhe. Ideja për ndarjen e Kosovës, ndarjen e një vendi me 90 për qind shqiptarë dhe 10 për qind minoritete, është një ide tepër e rrezikshme, sepse jep përshtypjen e gabuar që në Ballkan mund të funksionojnë vetëm shtetet etnikisht të pastra", tha Bushati.

D

Zef Bushati

Kompanite Deka dhe Olim, kerkojne staf te ri ne pozicionin MANAXHER SHITJESH per qytetet Tirane, Durres, Gjirokaster, Korce, Fier, Shkoder. Kandidatet duhet: 123456te kene mbaruar arsimin e larte ne deget Manaxhim ose Marketing te kene experience ne shitje apo ne fusha te ngjashme te kete patente te kete njohuri te gjuheve te huaja, minimalisht anglisht te jene te komunikueshem te kene aftesi dhe deshire per te punuar ne grup

NATO:

Jo kthimit të forcave serbe në Kosovë
"NATO nuk do të lejojë kthimin e forcave serbe në Kosovë", deklaroi dje paradite zëdhënësi i KFOR-it, koloneli gjerman Michael Knop. "KFOR-i është përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe nuk do të autorizojë asnjë vendim për kthimin e trupave serbe", tha Knop. Ndërkaq, zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama, e ka cilësuar "absurde" kërkesën e Serbisë për dërgimin e një numri trupash në Kosovë. Sipas Beogradit, kjo kërkesë është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

SHQIP 14

E K O N O M I

E DIEL, 19 GUSHT 2007

Kërkesa

Qeveria synon të dyfishojë çmimin për ato biznese që furnizohen direkt nga tensioni i lartë nga 45 në 87 lekë për kv

Energjia, biznesi: Nuk paguajmë për humbjet
Kërkohet që çmimi për bizneset të mbetet i pandryshuar
KLODIAN TOMORRI

B

iznesi i ka sugjeruar qever isë dhe institucioneve përgjegjëse që përpara se të vendosin për të rritur çmimet e energjisë të analizojnë pasojat që kjo mund të sjellë në ekonominë e vendit. “Përcaktimi i çmimit të energjisë elektrike duhet në çdo rast të ketë parasysh çmimet dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike në vendet konkurrente të Bashkimit Evropian e rajonit, si dhe ndikimin e saj në kostot e prodhimeve dhe shërbimeve vendore. Çdo veprim i kundërt do të ishte edhe një goditje e rëndë ndaj konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare në raport me prodhimet dhe shërbimet e huaja, aq shumë i ndjeshëm sidomos në kushtet e pasojave të MSA”, thuhet në njoftimit zyrtar të Konfindustrias. Madje, për këtë industrialistët i kanë ofruar bashkëpunim qeverisë, KESH-it dhe ERE-s për të shkëmbyer të gjithë informacionin e nevojshëm në llogaritjen e pasojave të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në kostot për industritë dhe pasojat në prodhimet vendore. Grupimi i industrialistëve ka kërkuar, që procesi i përcaktimit të çmimeve të jetë transparent për të mos ndëshkuar sipërmarrjen, që e paguan 100 për qind energjinë e faturuar. “Kostot përcaktuese të çmimit të energjisë elektrike, që i ofrohet industrive, duhet të jenë të çliruara nga kostot e humbjeve teknike dhe jo teknike, që ende sot, me

Industrialistët kërkojnë Kostot përcaktuese të që procesi i përcaktimit çmimit, që i ofrohet të çmimeve të biznesit, të jenë të çliruara jetë transparent nga kostot e humbjeve

Kontrata

TREGU I BANESAVE

USAID, ndihmë për privatizimin e KESH
Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, ka marrë përsipër të paguajë një kontratë dyvjeçare një kompanie amerikane, e cila do të asistojë teknikisht qeverinë shqiptare të përmirësojë sistemin e shpërndarjes së energjisë në vend. USAID bëri të ditur se kostoja totale e kontratës është rreth 1 milion dollarë. Sipas mediave amerikane, Shqipëria është duke u përballur me një krizë të rëndë energjetike, për shkak të thatësirës që ka përfshirë gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo ka bërë që qeveria të përballet me vështirësi serioze financiare nga kostot e larta të importit të energjisë, nivelit të ulët të arkëtimeve dhe ineficensës së rrjetit elektrik. “Për të normalizuar këtë situatë, qeveria shqiptare, citojnë mediat amerikane, po përpiqet të privatizojë sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike”. Pikërisht këtë synon dhe kontrata e USAID, e cila do të fokusohet në përmirësimet ligjore, ato rregullatore dhe strukturën e tregut, që janë kritike për suksesin e privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes në KESH. Kompania amerikane, “Advanced Engineering Associates International”, që u përzgjodh nga USAID për të asistuar teknikisht qeverinë tonë, do të punojë së bashku me ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë dhe bordin e privatizimit, që përbëhet nga specialistët e IFC, Bankës Botërore dhe BERZH-it.

Një kompani amerikane do asistojë qeverinë për të privatizuar “Shpërndarjen”

Të huajt dynden në Kroaci
Në fshatrat dhe qytezat e vogla piktoreske të Kroacisë, që shtrihen përgjatë bregdetit të Adriatikut, e njohin të gjithë njëri-tjetrin. Të gjithë banorët e dinë nëse dikush do të shesë shtëpinë, se kujt do t’ia shesë e kështu me radhë. Ndryshe është puna me shtetin. Organet e tij nuk e dinë me saktësi se sa të huaj kanë blerë pasuri të patundshme në Kroaci. Sipas të dhënave zyrtare, ky numër është rreth 70000, por të gjithë e dinë se në realitet kjo shifër është më e lartë. Në Kroaci nuk ekziston ende ndonjë ligj gjithëpërfshirës për rregullimin e tregut të pasurive të patundshme. Për miratimin e një ligji të tillë ka vite që flitet, por ai vazhdon të jetë ende në fazën e përpunimit. Ekspertët thonë se rreth 90% e pasurive të patundshme në Kroaci shiten në tregun e zi, jashtë institucioneve dhe pa dokumente legale. Dokumentet për shtëpitë që u shiten të huajve në bregdetin kroat janë shpesh jo të plota, ka raste që ato kanë probleme me pronarët, në raste të tjera mungon infrastruktura, sheshet e parkimit e kështu me radhë, edhe pse këto janë elemente, që sipas ligjeve evropiane duhet të jenë standarde. Aktualisht, çmimet në tregun kroat shkojnë nga 1.500 euro për metër katror për një banesë normale deri në 2.000 euro për metër katror për një banesë luksoze. Një shtëpi e vjetër dhe gati e shkatërruar në bregdetin dalmat kushton rreth 50000 euro, kurse në Istri çmimet fillojnë nga 100000 euro e lart. Zhvillimin e tregut në të ardhmen s’mund ta parashikojë askush. Ajo që dihet është se shumica e blerësve vijnë nga Gjermania, Austria, Zvicra, Hungaria dhe pjesërisht edhe nga Holanda dhe Italia. Aktualisht po shtohet edhe interesi i blerësve nga Anglia. Marrë nga DW

gjithë përmirësimet e bëra së fundmi nga KESH-i në total, kapin shifra krejt të papranueshme. Barra e keqmenaxhimit të KESH-it nuk duhet në asnjë mënyrë t’u shkarkohet konsumatorëve të mëdhenj, që paguajnë 100% të energjisë elektrike të përdorur, sikurse janë bizneset e mëdha prodhuese”, tha Stefan Pinguli, kryetar i Këshillit Drejtues të Konfindustrias. Çmimi Konfindustria e ka cilësuar si të papërshtatshëm momentin kur

propozohet kjo rritje e çmimeve, që përkon me periudhën e kufizimeve masive, duke e quajtur kërkesën e KESH-it si të papranueshme moralisht. Por, megjithatë, industrialistët kanë kërkuar që çmimi i energjisë për biznesin të mbetet i pandryshuar. “Ne kërkojmë në çdo rast ruajtjen e diferencimit pozitiv të çmimit të furnizimit të industrive krahasimisht me të furnizimit të familjarëve, sikurse ndodh në të gjitha vendet e BE-së dhe rajonit. Madje, për këtë qëllim jemi të gatshëm që të pranojmë që edhe rrjetet

tregtare të shpërndarjes, të cilat zotërohen nga industritë tona, t’u nënshtrohen çmimeve të njëjta, sikurse konsumatorët familjarë, por furnizimi i bizneseve prodhuese duhet të jetë i garantuar dhe me çmim më të ulët sesa familjarët”, përfundoi Pinguli. Qeveria Gjithsesi, Kryeministri Berisha ka premtuar se do t’i mbajë të pandryshuara çmimet e energjisë për biznesin në tërësi, me përjashtim të një grupi të vogël sipërmarrjesh. Këto janë ato fabrika që furnizo-

hen nga tensioni i lartë, të cilat përbëjnë vetëm 1 për qind të biznesit. Për këto industri, çmimi i energjisë aktualisht është vetëm 45 lekë për kilovat orë, ndërkohë që KESH-i në skemën e re ka propozuar që ky çmim të shkojë në 87 lekë, ose pothuajse gati të dyfishohet. Në këtë pikë ka qenë dakord edhe Kryeministri Berisha, i cili ka lënë të kuptohet se do ta miratojë këtë rritje të çmimit për këta konsumatorë, pasi, sipas tij, kjo diferencë e tyre me pjesën tjetër të biznesit ka sjellë një çrregullim madhor në tregun e energjisë në vend.

PROPOZIMI

ZMQ paraqet platformën e saj për zbutjen e krizës energjetike

Z

yra për Mbrojtjen e Qytetarëve ka paraqitur variantin e saj për zbutjen e krizës energjetike në vend, duke i propozuar qeverisë një paketë masash, të cilat synojnë përdorimin masiv të energjive alternative, e sidomos asaj diellore. Sipas ZMQ-së, këto masa do të kursenin të paktën 30 për qind të energjisë elektrike, që konsumohet sot në vend. “Ne kërkojmë të rregullohet me ligj përdorimi i energjisë diellore në të gjitha objektet joprodhuese. Të gjitha objektet publike, si spitalet, shkollat dhe institucionet e tjera alternative të projektohen dhe zbatohen me ngrohje diellore. Për të implementuar këtë projekt, qeveria dhe pushteti lokal duhet të marrë masat e nevojshme”, tha Kliton Zguri, koordinator pranë ZMQsë. Sipas tij, bashkitë dhe komunat si dhe KRRTRSH nuk duhet të

“Jo legalizim banesash pa panele diellore”

japin më asnjë leje ndërtimi për objektet në të cilat nuk është parashikuar përdorimi dhe shfrytëzimi i energjive alternative. Madje, ZMQ-ja ka kërkuar edhe të ndërpritet legalizimi i çdo banese pa këto burime. Por, ndryshe nga sa pritej, ZMQ-ja nuk ka bërë oponencë ndaj propozimeve të fundit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për rritjen e çmimit të energjisë, duke e cilësuar këtë kërkesë si të pashmangshme për kushtet në të cilat ndodhet aktualisht KESH-i. “Rritja e çmimit të energjisë diktohet drejtpërdrejtë nga çmimet e këtij malli në tregjet ndërkombëtare”, tha Zguri. Kriza energjetike, përveç shoqatave të biznesit, ka filluar të shqetësojë edhe grupimet dhe organizatat joqeveritare, për shkak të efekteve të mëdha sociale që shkakton kjo krizë.

SHQIP 16

AKTUALITET

E DIEL, 19 GUSHT 2007

EKSKLUZIVE/ "Shqip" zbulon statistikat e fitimit të nënshtetësisë britanike nga emigrantët për periudhën 2003-2006

Britani e Madhe, 80 mijë shqiptarë të palegalizuar
NGA LONDRA MUHAMED VELIU

STATISTIKA
Viti 2004
315 totali personave që kanë fituar nënshtetësinë britanike 150 si rezidentë 140 fëmijë 25 për arsye të tjera

P

ër vetë komunitetin sh qiptar në Britaninë e Mad he, familjet e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, gjithmonë ka qenë mister sa është numri i shqiptarëve të emigruar në këtë vend. Po aq mister përbën edhe numri i atyre që u ka buzëqeshur fati për të përfituar leje qëndrimi përgjithmonë (IRL) dhe më pas nënshtetësinë e ëndërruar britanike. Për herë të parë, gazeta "Shqip", ekskluzivisht dhe përmes një studimi të hollësishëm, i jep përgjigje pyetjes se sa është numri i shqiptarëve me nënshtetësi britanike të garantuar deri në vitin 2006. Në anën tjetër, zbulon se hendeku mes të legalizuarve dhe atyre që ndodhen ilegalisht në Angli apo nuk kanë ende një përgjigje për aplikimet e azilit, është shumë i thellë.

Viti 2005
780 totali personave që kanë fituar nënshtetësinë britanike 345 si rezidentë 150 të martuar me partnere britanike ose nga EU 155 fëmijë 130 për arsye të tjera

Viti 2006
885 totali personave që kanë fituar nënshtetësinë britanike 410 si rezidentë 185 të martuar me partnere britanike ose nga Bashkimi Evropian 290 fëmijë (Burimi: "Research, Development and Statistics Directorate - Home Office"

Shifrat Por, për të arritur në një përfundim të saktë, nuk mund të anashkalohej edhe studimi i fitimit të nënshtetësisë për ata shqiptarë që kanë përfituar fillimisht azilin si shqiptarë nga Kosova dhe që rezultojnë si shtetas me nacionalitet të Serbisë e Malit të Zi. Të dhënat e përdorura janë marrë nga Departamenti i "Research, Development and Statistics" (RDS) pranë Ministrisë së Brendshme britanike "Home Office". Në tre vjet 1988 shqiptarë, të cilët kanë kërkuar azil si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, kanë përfituar qytetarinë britanike. Një shifër tejet e vogël për komunitetin shqiptar, të përbërë nga më shumë 100 mijë veta. Kjo shifër konsiderohet aspak reale, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve nga halli për të përfituar më shpejt leje-qëndrimin në Angli kanë kërkuar azil si shqiptarë nga Kosova. Një metodë e vjetër, por e suksesshme, e përdorur nga vetë shqiptarët e Kosovës gjatë regjimit komunist në Shqipëri, të cilët kur shkonin në Evropë përdornin formulën "si të persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës". Po të vërehen me kujdes shifrat për Serbinë dhe Malin e Zi, ku përfshihen edhe shqiptarët nga Kosova, rezulton se gjatë periudhës 2004-2006 kanë përfituar qytetarinë britanike 17355 persona. Në vitin 2004, vetëm pesë persona u bënë shtetas britanikë. Kjo shifër do të ishte mijëra herë me e madhe në vitin 2005, kur 9800 persona përfituan certifikatën e natyralizimit, një dokument që më pas përdoret për të marrë pasaportën britanike. Ndërsa më 2006-ën, numri i aplikimeve të suksesshme, krahasuar me një vit më parë, do të ulej. 7550 persona patën fatin të përfitonin nënshtetësinë britanike. Ky numër rekord aplikimesh të suksesshme gjatë viteve 20042005 shpjegohet me faktin se pjesa më e madhe e atyre që aplikuan ishin familjarë. Ata përfituan nga "amnistia e familjeve" në vitin 2003, dekretuar nga ministri i atëhershëm, David Blanket. Si pasojë e kësaj amnistie, mijëra familje azilantësh në Britani, mes tyre shumë shqiptare, përfituan lejen e qëndrimit përgjithmonë në Britani, një kusht paraprak për të pasur mundësi aplikimi për qytetarinë britanike. Duke kryer një mbledhje matematikore të totalit të aplikimeve të shtetasve nga Republika e Shqipërisë, si dhe ato të atyre nga Mali i Zi dhe

Emigrantë shqiptarë, duke festuar Ditën e Verës në lindje të Londrës

Serbia rezulton se 19.343 prej tyre tashmë gëzojnë privilegjin e të qenit shtetas së Mbretërisë së Bashkuar. Kësaj shifre mund t'i hiqet një përqindje shumë e vogël e atyre personave që realisht i

përkasin Mali të Zi dhe Serbisë. Mungesa e statistikave për vitin 2007 (ato publikohen në maj të vitit të ardhshëm) bën që shifra reale e atyre që kanë në xhep pasaportat britanike të jetë ako-

ma më e madhe. Megjithatë, këto shifra nuk janë aspak të favorshme për emigracionin e ri shqiptar në vendin-ishull, duke pasur parasysh shifrën e 100 mijë shqiptarëve, të cilët kanë

zgjedhur këtë vend për të emigruar. Pjesa më e madhe e atyre që kanë fituar lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe janë familjarë, ndërsa pjesa tjetër "single" (beqarë) dhe që janë "armata e

madhe e të palegalizuarve". Ata qëndrojnë përditë përpara ekraneve të televizorit, me shpresën e dëgjimit të ndonjë lajmi për legalizimin e tyre të mundshëm.

SITUATA

Azili, emigrantët nuk janë optimistë
A
spak optimiste për emigrantët shqiptarë në Angli para qitet tabloja e atyre që kanë përfituar azilin, por edhe që janë dëbuar nga vendi forcërisht për tremujorin e parë të këtij viti. Në tabelën treguese për 10 vendet me numrin më të madh të azilantëve të dëbuar, për të tretin vit radhazi është Serbia dhe Mali i Zi. Të dëbuarit në këtë vend, përmes aeroportit të Prishtinës, të cilët janë shtetas shqiptarë, të regjistruar si azilantë kosovarë për periudhën janar-mars 2007, ishin 270 persona. Duke u renditur kështu në vendin e tretë me numrin më të madh të dëbuarve, pas Afganistanit me 290 persona dhe Turqisë me 370. Në krahasim me të njëjtën periudhë të STATISTIKA një viti më parë, kur kërkuan azil 155 Janar - Mars 2007 persona, është ulur 270 të dëbuar forcërisht nga Anglia numri i aplikimeve 90 të larguar me dëshirë për azil nga qyte- 40 kërkesa për azil tarë të Republikës 5 fëmijë të pashoqëruar kërkuan azil së Shqipërisë. Në 20 kërkesa azili të refuzuara nga tremujorin e parë "Home Office" të 2007-ës ap- 15 apelime në Gjykatën e Emigracionit likuan për azil ve- 10 apele të humbura tëm 40 shqiptarë, 5 të fituara prej të cilëve pesë 15 të ndaluar në Qendrat e Detencionit ishin fëmijë të pa(Burimi: "Research, Development shoqëruar. and Statistics Directorate - Home Nga 40 aplikime të Office" shtetasve shqiptarë për azil në "Eldoradon" e tyre e quajtur Angli, 20 prej u refuzuan, një shifër aspak surprizë, e krahasuar me vitin 2006, nga ku prej totalit të 130 aplikimesh 95 pesë morën një "Jo" britanike për arsye nga më të ndryshmet. Edhe gjykatat e apeleve nuk kanë qenë në krahun e shqiptarëve. Në pesëmbëdhjetë apelimet e tyre gjatë muajve janar-mars 2007, dhjetë u refuzuan, ndërsa vetëm pesë personave iu dha e drejta e azilit. Një situatë aspak ndryshe me vitin 2006, ku nga 90 apele 65 u refuzuan. Shifrat e largimit vullnetar të shqiptarëve nga Anglia, si edhe vitin e shkuar janë një tregues interesant më vete, që reflekton klimën aspak të përshtatshme për ta në vendin që dikur e kishin ëndërr të emigronin. Kështu, në 2006-ën e lanë Anglinë 580 shqiptarë, ndërsa për në tre muajt e fundit të vitit 2007, ky numër është 90. Qendrat e Detencionit ku izolohen emigrantët sipas "Aktit të Emigracionit" patën 15 vizitorë shqiptarë, të cilët qëndrojnë atje deri sa të dëbohen.

E DIEL, 19 GUSHT 2007

SHQIP 17

DOSSIER

KANDIDIMI

"Përleshjet" e ministrit të Financave të Zogut me gazetën "Vatra". Gjithçka për debatin mes dy botuesve
NE FAQET 18-19

"Hilari" e Argjentinës përgatitet për garën presidenciale. Dy histori të ngjashme të një kontinenti
NE FAQET 20-21

Mekanizmat psikologjikë dhe fizikë që na bëjnë të parefuzueshëm ndaj atyre që na rrethojnë

PERSONAZHET E KUZHINËS

Po-ja që duam, ja si mund ta marrim
Ka shumë "hile" dhe mes përdoruesve kryesorë renditen politikanët
ë bindësh bashkëshortin të çojë fëmijët për të bërë not, të gjesh momentin e duhur për t’i kërkuar një rritje rroge shefit..., gjithçka ka metodën e vet, nëse kërkoni përgjigje pozitive. Të bindësh të tjerët të thonë “Po” është çështje strategjie: zgjedhja e momentit të duhur, mënyra se si flasim dhe mesazhi me të cilin bindim më lehtë të tjerët. Si të bëhemi bindës? Ja disa truke dhe strategji bindëse që mund të jenë shumë efikase. Një teknikë e mirë për të bërë për vete diçka, teknikë e cila funksionon kryesisht te komshinjtë. Në këtë mënyrë vihet në punë një princip reciprok: “Të bësh një nder, edhe pse të pa kërkuar, sjell si pasojë një detyrim për atë që e merr”, shpjegon Nicoletta Cavazza, pedagoge e psikologjisë sociale në Universitetin e Modenas. Kjo shtytje është kaq e thellë, sepse bazohet në organizimin social, vë në lëvizje një mekanizëm bashkëpunimi, i cili ka qenë shumë fitimprurës për zhvillimin tonë. “Rritet mundësia e të bërit favore miqve ose familjarëve për komshinjtë, duke blerë diçka për ta në supermarket. Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe ata për ne”, nënvizon Robert Cialdini, nga Universiteti i Arizonës. Reciprociteti duhet të shfrytëzohet me mjeshtëri edhe për ata të cilët duan të shesin diçka. Shumë teknika të bindjes bazohen në koherencën e njerëzve. “Nevoja psikologjike për të qenë koherentë është e fortë. Koherenca është një vlerë shoqërore, e cila vlerësohet pozitivisht”, shpjegon Nicoletta Cavazza. I gjithë truku qëndron në të thënët “po”-në e parë. “Një teknikë tjetër e njohur...
NE FAQET 22-23

T

FOTO KONTRAST
Njerëz të zhveshur, përballë natyrës së zhveshur. Këta vullnetarë lakuriqë janë pjesë e një fushate të fundit të "Greenpeace" për ndërgjegjësimin e qenieve njerëzore ndaj rrezikut me të cilin do të përballen nëse nuk kujdesen për natyrën dhe ambientin. Kjo vendosje ballë përballë është një lloj llogaridhënieje që banorët e planetit do t'i japin një ditë shtëpisë së tyre.

Molla, fruti "mëkatar" i Edenit
ë kuqe, të verdha, jeshile, të ëmbla apo të athëta, por mbi të gjitha të bukura dhe shumë të shëndetshme. Të pranishme në çdo stinë dhe plot cilësi. Nuk thonë kot se "një mollë në ditë mban mjekun larg nesh". Për mjekët dhe dietologët duhet të jenë të pandashme nga tavolina, ndërsa çdo ditë specialistët e ushqimit dhe kërkuesit arrijnë t'i atribuojnë nga një cilësi. Plot histori, legjenda dhe simbolizma, molla është fryt me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore dhe Perëndimore, që menjëherë na sjell ndër mend veprimin e Evës dhe Adamit. Egjiptianët e vjetër dhe romakët e çmonin shumë dhe ishin pikërisht këta të fundit që e çuan atë edhe në Britaninë e Madhe. Ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse, ndërsa janë një thesar i vërtetë proteinash, sasie të madhe uji, sheqernash të llojeve të ndryshme si fruktozë, glukozë, sakarozë, kripërash minerale, kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi, hekuri, jodi, zinku dhe silici, vitaminash C, PP, B1, B2, A dhe acidi malik. Konsiderohet si fryti që u jep energji indeve dhe ndihmon për të mbajtur fizikun në formë të mirë, pasi është shumë...
NE FAQET 22-23

T

Hidhni në letër me fjalë e ngjyra atë ç'ka iu vjen ndër mend dhe bota përreth jush do të ndryshojë

Të stresuar në kulm? Shkruani e vizatoni
S
ipas një studimi që është kryer kohët e fundit, studiuesit mendojnë se të shkruash një shkrim pa kuptim, të vizatosh një figurë abstrakte, apo të bësh një zhgarravinë, ndihmon në çlirimin e stresit. Duke shkruar atë që ndodh përreth nesh, duke ndjekur gjurmët e emocioneve dhe të mendimeve, mund të bëhemi shumë të ndërgjegjshëm për veten dhe kjo të na ndihmojë për të zgjidhur disa probleme të shkaktuara nga traumat dhe pakënaqësitë e përditshme. Kjo është një teknikë e re, e propozuar nga shkencëtarët, që ndihmon në uljen e stresit, e cila konsiston pak a shumë në ruajtjen e gjithçkaje në një bllok shënimesh. Mjafton një fletore dhe një kuti ngjyrash për t'ju vënë punës. Është e udhës të mos përdorni as kompjuterin, por vetëm bojërat dhe fletën, sepse mund të ndodhë që kompjuteri të prishet shumë shpejt, duke rrezikuar... NE FAQEN 30

SHQIP 18

N D R Y S H E

E DIEL, 19 GUSHT 2007

DO

SSIER

Për herë të parë gazeta “Shqip” publikon konfliktin e ashpër dhe të panjohur që u zhvillua në shtypin e Monarkisë së Zogut në mesin e viteve ‘30 ndërmjet drejtorit të gazetës “Vatra”, Timo Dilo dhe Abdurrahman Dibrës, ish-ministrit të Financave, që në atë kohë kishte në pronësi edhe gazetën “Besa”. Të gjitha akuzat e ndërsjella në mes dy botuesve, të cilat patën një jehonë të madhe asokohe në qarqet politike dhe ato intelektuale, si dhe prononcimi i publicistit të njohur, Nebil Cika, që mbajti anën e kolegut të tij, Dilo

Kur ministri i Financave të Zogut “përleshej” me gazetën “Vatra”
DASHNOR KALOÇI

G

jatë viteve të periudhës së Monarkisë së Zogut (1925-1939) regjimi në fuqi i asaj kohe kishte implementuar dhe adoptuar një legjislacion tepër modern për kohën, i cili nuk u linte asgjë mangët edhe legjislacioneve të shteteve më të përparuara të Perëndimit, që kishin një demokraci të konsoliduar prej dhjetëra dekadash. Një nga ato ligje të Monarkisë së Zogut ishte dhe ai i shtypit, i cili funksiononte më së miri duke sanksionuar dhe garantuar lirinë e shprehjes së fjalës për

këdo shtetas shqiptar apo të huaj, gjë e cila ekzistonte jo vetëm në letër (në Kushtetutën e Mbretërisë), por edhe në fakt në jetën e përditshme. Nisur nga ajo liri e plotë shtypi (ligji bënte përjashtim vetëm për familjen mbretërore, e cila nuk mund të atakohej në shtyp), në gazetat e asaj kohe kishte mjaft artikuj, peticione dhe shkrime të ndryshme që atakonin direkt zyrtarët më të lartë të shtetit, duke filluar nga Kryeministri, kryetari i Parlamentit, deputetët, prefektët, e deri te nëpunësit më të thjeshtë të administratës vendore të mbretërisë. Në ato shkrime, zyrtarët e lartë të shtetit, apo ministrat

dhe deputetët, akuzoheshin hapur për marrje ryshfetesh, përfitime të paligjshme dhe abuzime të ndryshme që ata bënin me financat e shtetit, apo me postet që mbanin dhe kishin mbajtur dikur gjatë viteve të regjimit të Monarkisë së Zogut. Pjesa më e madhe e këtyre shkrimeve, që atakonin direkt zyrtarët e lartë, bëheshin kryesisht nga gazetarët dhe botuesit e gazetave, të cilët ishin në kontakte të përditshme me njerëzit e jetës politike e publike. Një nga ato debatet e ashpra që u zhvilluan në shtypin e atyre viteve ishte ai ndërmjet drejtorit të gazetës “Vatra”, Timo Dilo (me origjinë nga Labova e

Gjirokastrës) dhe pronarit të gazetës “Besa”, Abdurrahman Dibra, i cili gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut ishte dhe deputet i Parlamentit dhe anëtar i disa kabineteve ministrore, duke mbajtur portofolat e Financave, Arsimit e Kulturës. Pa pretenduar të mbajmë anën e njërit apo tjetrit në atë debat që u zhvillua asokohe në mes tyre, por me qëllimin e vetëm për pasur një ide më të plotë për atë liri shtypi dhe shkallë emancipimi që ekzistonte në Shqipërinë e atyre viteve, një pjesë të asaj polemike ne po e japim të plotë dhe pa i ndryshuar asgjë, duke e konsideruar atë si një realitet të shoqërisë shqiptare të asaj kohe.

Ministri i Financave, Abdurahman Dibra (në rreth), gjatë një seance parlamentare në vitet ‘30 Faksimile e artikullit të gazetës “Besa” me artikullin kundër Timo Dilos, drejtorit të gazetës “Vatra”

Turpi fle, i zoti s’e lë... rej ditës që Dilo-ja bëri metamor fozën e tij të shpejtë fët e fët, u tund e u shkund, ndërroj lëkurë e fytyrë, si gjarpri që ndërron lëkurën e tij, nuk kemi dashur, na ka ardhur ndohtë dhe të vjellët, t’a prekim këtë kërmë të fëlliqur të shtrirë në këmbët e atij e këtij dhe të çdo personi që i ka ofruar diçka më tepër. Përpara kësaj kërme të shtrirë kështu plot krimba e plot erë të qelbur, kemi zënë hundën me dorë, dhe me ndohtësi dhe me të vjellë jemi larguar me revoltimin e zorëve të barkut t’onë. Kemi plot tre muaj që këtë kërmë të shtrirë në mes t’onë e nëpër turpin t’onë me erën që na kundërmoj po e durojmë, po shohim dhe po heshtim pse përpara kërmës përveç ndohtësisë as gjë nuk mund të thuhet, as gjë nuk mund të çfaqet pse kërma e ngordhur dhe e kalbur as prekje duron as thikë pranon. Kjo e vetëm kjo ka qenë arsyeja e heshtjes s’onë e cila në qoftë se sot po zgjohet, fajin nuk e kemi ne se – si thotë populli: “Kur turpi fle, i zoti nuk e lë”, e pra po vazhdojmë. Mos i hiq petën se i del gjella... Kështu këshillon populli dhe me plot arsye... se po t’i heqim petën lakrorit do të shohim se përfaqësonjësi i vetëquajtur i “Djalëris Shqiptare”, i dinamizmës, i liberalizmës, i oksidentalizmës etj. Etj., nuk është gjë tjetër veçse një këlysh greku i rritur dhe i ushqyer me thërrime e kocka greku dhe gati për çdo shërbim. Dhe ja se si: Timo Dilo-ja, drejtor i “Vatrës”, nuk ka asnjë lidhje, as një verigë, as një marrëdhënije me Shqipërinë t’onë, se pse këtu ka ardh vetëm për tregti, vetëm për spekulim, vetëm për shantazh, vetëm për çkatërrim dhe, pasi t’a plotësojë këtë mision të shenjtë (!) me plot sukses, do të kthehet atje ku e pret me krahë hapur i vëllaj, Rako Dilo-ja, prokuror i Greqisë dhe në shërbim permanent të kësaj për të kulur dhe gurin e fundit të Shqipërisë. Timo Dilo-n me vëndin t’onë nuk e lidh asgjë prej gjëje, se ky këlysh i rritur me kocka greku në Labovën e poshtme të Gjinokastrës, përveç të vëllait të tij Rakos, që e ka në shërbim dhe në dispozicionin grek, nuk ka njeri tjetër në Shqipëri, e pra për këtë çkatër-

POLEMIKA

P

Artikulli i ish-ministrit të Financave, Abdurrahman Dibra, në gazetën “Besa”

Jeta plot njolla dhe tradhëti e Timo Dilos
rimi, paralizmi, përçarja dhe fundi përmbysja janë ideale të shenjta për t’u realizuar. Cili është Diloja? Petën e lakrorit e hoqi vet Timo-ja dhe nën atë petë u duk një gjellë e lloj-llojshme e me shtat qind gjëra brenda; shihni pra: I vëllaj Rako Dilos – prokuror, agjent e çdo gjë në Greqi – Timo Dilo-ja i rrugëve, i imoraliteteve, pa asnjë kulturë, që i vogël, për të fituar bukën e gojës, ma parë lustraxhi, dhe ma vonë si shërbëtor shërbente në zyrën e z. Vasil Dilos e pastaj në shtypshkronjën “Omonia”, ku Timoja sefte kthente rrotën e makinës së shtypshkronjës e pastaj u bë rradhonjës i “Omonia”-s, në gjuhën greke. Shërbëtori i “Omonia”-s, Timo-ja, pas okupimit të Gjinokastrës prej italianëve, me bursën e këtij shteti u dërgua në Milano, në Institutin Boçoni ku nuk qëndroi më tepër se gjashtë muaj dhe për imoralitet u çpor nga ky institut dhe hyri në shërbim të Greqisë, në një nga konsullatat e kësaj prej ku për falsifikime, për imoralitet, u nxuar nga penxherja e jo nga dera. Dhe pastaj Timo-ja i këtyre aventurave e i këtyre imoraliteteve bën si bën dhe hyn në Ministrinë e Financave të Shqipërisë s’onë prej ku, pas pak kohe, demaskohet dhe flaket në mes të baltës së gatuar prej tij. Pas kësaj shuplakeje të fortë të nacionalizmës shqiptare, kur Timo-ja po vinte vërdallë i shushatur e i mahnitur po ushtronte profesionin e tij të hershëm, erdhi Banka Greke në Durrës e cila njëherësh e mori në gjirin e saj dhe e mbajti me pekulet dhe përkëdhelit e meritueshme gjer sa kjo mbylli dyert e saj. Pas perëndimit të kësaj ëndërreje, Timo-ja u hoth në piqini e atij e këtij dhe më në fund vendosi e u bë çiraku, shegerti, bashkëpunëtori i pandarë i Cekrezit të famshëm me të cilin bashkëpunoj, bashkëveproj si jashtë edhe brenda në burg, edhe pas lirimit të këtij, edhe kur ky u nis për të përgatitur tragjedinë komike të Fierit. Timoja i Cekrezit dhe kujdo tjetër që i tregon lëpushka e para, mbajti ison e qeveris së parë dhe u tregua nga “Papa..., më Papë...”, gjer sa iu ble shtypshkronja, gjer sa iu dhanë me mijra e me mijra franga ari, për të ngrehur shtëpinë e tij e gjer sa paguhesh subvencioni e sipër këtyre edhe uzoja, edhe mastika greke edhe mezeja e artikujve plot elozhe, plot lëvdata, plot tituj e plot epitete në çdo rast. Dhe me të vërtetë këto i çpërbleu e qëndroj besnik... Pra ka plotësisht të drejtë sot fletën ta kthej nga ana tjetër... mjaft më... ja ky është Timo Dilo-ja, sot e të shohim nesër... Këtu mbillet, jashtë korret... Në qoftë se ky Dilo i këtyre turpeve, i këtyre tadhëtive, i këtyre llucave sot e tre muaj po shkumbëzon jargë pa pushim, këtë nuk po e bën as për të mirën e “Djalërisë Shqiptare”, as për të mbrojtur Qeverinë e sotme, as për të luftuar ata që i kanë mbushur xhepat... as për gjë tjetër, por vetëm e vetëm për të diskretituar Shqipërinë, për të çnderuar shqiptarët dhe për të vërtetuar mos kapacitetin t’onë për një jetë të lirë dhe indipendente, pikërisht ashtu siç e duan dhe e ëndërrojnë armiqtë t’anë. Pra, përçarjet epitetet, adjektivet, çpifjet e lloj-llojshme që po mbjell këtu Dilo-ja, pa tjetër mundohet t’i korrë përtej kufijve, sepse për të Tirana është njerkë dhe vënd i premtuar nënë. Dhe pikërisht ky besim, ky mentalitet e shtyn Dilon në numrin e pardieshëm të lëveres së tij (gazetës së tij, shënimi ynë), të bëjë një krahësim në mes Stambollit dhe Tiranës dhe në vëndin t’onë siç e cilësojnë gjith armiqtë t’anë – ta quaj një Turqi të vogël, por gabohet se ata që ay mundohet t’i diskretitojë nuk i ngjajnë Dilos e kompanisë së tij që mbiellin këtu për të korrur gjetkë. Nuk e katafere (!) dot Qir Dilo! Rrëmuja që ka krijuar trimi i këtyre turpeve dhe i këtyre njollave të zeza rreth personit të Abdurrahman Dibrës, është një furtunë brenda një kupe uji, sepse Timo-ja sipas zakonit të tij për shantazh e mashtrim, pik së pari me fraza t’errta e me nënkuptime tha se Z. Salih Vuçiterni kishte në dorë një letër të drejtuar për Z-it A. Dibra dhe në këtë e denoncoi duke pyetur se ç’ishte teksti i saj. Kësaj gënjeshtre kaq groteske menjëherësh iu përgjegj Z. Vuçiterni i cili gënjeshtrën ia përplasi në fytyrë dhe i tha: shpif se as më ka dërguar as kam ndonjë letër të këtillë. Pra llustraxhiu Timo – si thotë vetë – nuk e kataferoi (përtypi), dot këtë punë dhe prandaj u hoth në një degë tjatër: përftoj prej harresës së z. Vuçiterni dhe ia nisi avazit krejt ndryshe, por prap nuk e kataferi dot sepse informata mbi letrën, gjoja e dërguar prej Z. A, Dibrës, të afërmeve të tij e që Z. Vuçiterni e kallzon se e paska dëgjuar nga z. Sul Shehu dhe ky i bazuar në dëgjimin e të tjerëve nuk i përshtatet së vërtetës: Z. Vuçiterni ka qenë Prefekt në Dibër më 1921-922 dhe më 22 Dhjetor 1922, pas rrëzimit të deputetëve të Drinit, bashkë me Zz. Abdyl Sula, Fazlli Frashërin, Fiqri Rusin, Mehmed Pilkun, Rexhep Matin, është zgjedhur deputet i Dibrës dhe në këto zgjedhje Z. A. Dibra nuk ka qenë kandidat. Në zgjedhjet e filluara më 26 nëntor 1923 për Asamblenë Konstituante Z. Vuçiterni nuk ka qenë prefekt në Dibër. Dhe vetëm në këto zgjedhje të Asamblesë, kur zëv. Prefekt në

Dibër ka qenë Z. Qazim Matraxhiu, populli i atjeshëm ka vënë kandidaturën e Z. A. Dibrës, i cili me unanimitet është zgjedhur miss (deputet) i Kuvendit Kushtetues dhe që n’ë atë kohë ka ardhur në Shqipëri, jo në mënyrë provizore si nënpunës i Turqisë, por si përfaqësonjës i popullit shqiptar duke çkëputur çdo marrëdhënije edhe me të vogël me Turqinë, ku ka pasur nënpunësira në gradë Prefekti, dhe qysh atëherë është vendosur definitivisht këtë me gjithë familjen. Guri i madh mbi të voglin Por për krimbin e verdhë mbi kohë të zezë që ngjitet kudo e rron me se do nuk kanë ndonjë rëndësi kto: Timoja ka një mision: t’i vërë pishën edhe njëherë tjetër Shqipërisë, pikërisht ashtu siç ia vunë të afërmit e shokët e tij më 1914 dhe për këtë ideal po përpiqet dhe për këtë qëllim një këmbë e ka këtu e tjetrën gjetkë, dhe prandaj ndan e përçan, dhe prandaj ndez zjarr e shtyn urat... Dhe sikur nuk mjaftonin urat e ndezura gjer më sot prej tij në kërthizën e Shqipërisë dhe për të përvëluar ekzistencën e kësaj, po ja edhe një zjarr tjetër: Dibranizma... E nën këtë fshehur kantonizma me drejtim për n’Epirotizmë për Timon e kompani, gur i math mbi të voglin, vetëm shkreti e vetëm çkatërrim dhe për këtë benzin e spica... Në qoftë se Z. A. Dibra ka mbrojtur e ka përkrahur dibranët, brenda caqeve të ligjeve, tradhti paska bërë, dibranizmë paska ngjallur? Po Dibranët, këta fatzezë të djegur, të shkretuar, të masakruar sa e sa herë prej tipeve të Timos nuk kanë të drejtë ekzistence në këtë Shqipërin e ngrehur edhe me kockat edhe me eshtrat edhe me gjakun e tyre. Apo Timoja shqiptarëve pa distenksion krahine e klase ua mohon të drejtën e rrojtjes e të përfitimit legal në Shqipërin e lirë pikërisht si ua mohuan këtyre këtë të drejtë shokët e tij më 1914 në Jugë dhe më 1912 në Dibër e në Kosovë? Ay që nuk e ka humbur ndërgjegjen përpara këtyre krimbave të propagandës së huaj revolton dhe me tërbim thërret: Hosht, zagar e mos leh më..., për hesapin e atyre që të hedhin kocka vetëm për diskreditimin e çkatërrimin e Atdheut t’onë.

E DIEL, 19 GUSHT 2007

N D R Y S H E
PRONONCIMI

SHQIP 19

Komentet e shtypit për polemikën e Abdurrahman Dibrës me Timo Dilon

Publicisti Nebil Cika: Ministri Dibra abuzoi me financat
K
përgënjeshtroi një nga një akuzat që nxorri në shesh shpifjet, dhe me këtë mënyrë i ktheu prapa të gjitha ataket e “Besës”. Në dyluftimin e ashpër mbeti e plagosur “Besa” dhe Timo Dilua dolli triumfues, n’opinionin publik, duke pritur që të dalë faqebardhë edhe nënë strehën e Drejtësisë. Letra e tij drejtuar drejtorit përgjegjës të “Besës”, është ironi dramatike për këtë gazetë apashe! Sedra me të cilën i u-përgjegj Dilua sulmit barbar, ishte shuplaka më tronditëse që mund t’i jepej “Besës” në një rast të tillë. Dilua s’dëftohet edhe tmerrësisht gjak-ftohtë në këtë luftë, sulmon pa sulmuar, vret pa goditur: -Urdhëro të t’i paguaj shpenzimet, dërgo njeri ku të duash dhe sill një dokument për akuzat që më bën!...- I thotë “Besës” dhe më në fund i jep edhe një mësim të lart: puna nuk është turp. Nëse kam qenë shërbëtor dhe llustro, kjo tregon se kam jetuar me djersën t’ime. Ajo që është turp, është të bëhesh i pasur e të ngrehësh pallate pa punuar. Nga ana tjetër revelacionet e Dilos mbi pagesat e arkës së përgjithshme që bëheshin nën kontrollin e zotit Dibra, kur ky ishte Ministër i Financave, janë mjaft interesante. Tregon se z. Dibra e shfrytëzonte mjaft pushtetin që kishte në dorë. Të shohim se ç’përgjigje do t’i jap kësaj “Besa”, organ i shoqërisë së bukur! Se i kemi për t’i bërë edhe ne një pyetje zotit A. Dibra, nesër ose pasnesër. Dhe Faksimile e gazetës “Vatra” të Timo Dilos me përgjigjen ndaj akuzave të Dibrës opinioni do të vendosë! N.C. onflikti i acaruar ndërmjet drejtorit e pronarit të gazetës “Besa”, Timo Dilos dhe drejtorit të gazetës “Vatra”, Abdurrahman Dibrës, (asokohe ishte edhe deputet i Parlamentit shqiptar dhe njëkohësisht kishte mbajtur disa poste ministrore në kabinetet e ndryshme qeveritare të Monarkisë së Zogut), i cili zgjati disa muaj me radhë me debate të ashpra në shtyp, pati mjaft reagime dhe një jehonë të madhe si në qarqet politike të asaj kohe, ashtu dhe në shtypin e atyre viteve. Një ndër ata publicistë dhe botues të njohur të asaj periudhe, i cili u prononcua hapur për konfliktin midis Dilos e Dibrës, ishte dhe Nebil Cika, që natyrshëm mbajti krahun e kolegut të tij, Timo Dilo, dhe atakoi ish-ministrin e Financave, Abdurrahman Dibra, duke e akuzuar atë për përfitime të paligjshme në dikasterin që drejtonte dikur. Në reagimin e publicistit Nebil Cika, e cila u botua e plotë edhe nga gazeta “Vatra”, thuhej: “Zoti Nebil Cika duke komentuar përshtypjen që bëri në opinionin e përgjithshëm polemika që rrodhi tash së fundi midis gazetës “Besa” dhe “Vatra”, nën titullin “Bravo, Dilo”, boton në gazetën e djeshme artikullin që po botojmë këtu më poshtë: Opinioni e vendosi! Pa dyshim “Besa” është dukur me ngjyrën e saj më reale n’atakun që i bëri Timo Dilos ca ditë më parë: Është dukur shumë e vogël, pa skrupul, sulmuese në mënyrën e apashëve të Parisit ose qylhanbej-ve të Stambollit. Përkundrazi, “el gant” dhe i lartë u dëftua Timo Dilo në përgjigjen e tij. Dhe mbi të gjitha i matur, objektiv dhe realist. I

Deputetë të Monarkisë përpara godinës së Parlamentit në vitet ‘20

REAGIMI

Përgjigjja e drejtorit të gazetës “Vatra”, Timo Dilo

Letër e hapët z. Abdurahman Dibra, pronar i gazetës “Besa”
oti Dibra. E kënduam artikullin, e reklamuar me mjeshtëri kundrejt drejtorit t’onë që botuat në gazetën juaj pardje më të Shtunë. Kur i lind njeriu në mëndje se ju, që pohoni një fjalor si ay që keni përdorur ose keni lejuar të përdoret botërisht në gazetën tuaj, keni pas qenë dikur Ministër i Arsimit që ka për qëllim edukimin dhe moralin e brezit të ri të Shqipërisë, nuk është e mundur që të mos tundij kokën për disa minuta, dhe të lërë vështrimin të lirë nga sy gjysëm të mbyllur për t’u shëpërndarë pastaj në hapësirë... Na ndan një distance e madhe z. Dibra, një epokë, një botë e tërë. Ne nuk zbresim, dhe nuk mund të zbresim në atë nivel që u ulët zotnia juaj me artikullin e pardjeshëm. Shumë arsye na pengojnë për të ndjekur këngën tuaj. Le të përmëndim vetëm dy. E para: edukasjoni. Respekti kundrejt publikut e dyta. As atje tutje në Turqinë e vjetër atje ku keni jetuar sa u bëtë 11 vjeç, më i vogël nga çka jeni sot, nuk besojmë që të kenë vënd në gazeta me botue artikuj me ato fraza të ndyra që servirët të Shtunë mbrëma e-rinis shqiptare e cila priste përkundrazi dhe me të drejtë , tue dhënë kredi premtimi juaj, me zbulime sensacionale tradhtie kundër një gazetari që ushtron profesionin gadi për 10 vjet rresht dhe i cili gjer atë ditë nëse s’njifej për patriot por s’diktohej prej kurrkujt për tradhëtor. Ne ju atakuam z. Dibra vetëm për jetën politike dhe nëse përmëndëm akraballëkun tuaj, e bëmë se kishim qenë shtërnguar për t’ju provuar faktet mbi të cilat mbështetnim atakimet t’ona. Në jetën private nuk ju prekëm. Nuk përdorëm fjalë të dobta. Kemi qenë sa ish-

Z

te më e mundur, korrekt. Ndonjëherë kemi qenë të rreptë, simbas gjykimit tuaj. Por edhe rreptësia justifikohet ku ju paraqiteni si shampjon (kampion, shënimi ynë), i patriotismës, kur ju keni pretendime që të paraqiteni si tradhëtorë të Atdheut ata që s’bashkohen me mejtimet e juaja, kur ju investoni një mijë e një çpifje dhe bëni shantazhe kundër atyre që ju favorizojnë situatën e sotme e cila u pranua me entuziasmë nga i gjithë populli shqiptar. Se ju z. Dibra keni nga të gjithë më pakë të drejtë të paraqiteni si i tillë dhe të veproni dhe të shkruani sa keni shkruar. Zoti Dibra, ju erdhët me kushte në Shqipëri në 1923 Ju u kthyet në Shqipëri vetëm në vitin 1923, ahere kur kishin kaluar të gjitha rreziqet që u paraqitën gjer në atë kohë dhe që vënin në dyshim ekzistencën e shtetit shqiptar, ahere kur përpjekjet heroike të shqiptarëve në moshën tuaj kishin përfunduar me sukses, ahere kur Shqipëria ishte më e njoftuar zyrtarisht dhe solemnisht nga të gjitha shtetet e botës. Ahere u kthyet ju z. Dibra. Dhe ahere që u kthyet, u kthyet përsëri me konditë. Një patriot i vjetër, Salih Vuçiterni, që s’iu a kishte dëgjuar kurrë emrin gjer në minutën që u kthyet në Shqipëri, vërteton se ju po të mos zgjidheshit deputet, do të ktheheshit përsëri në Turqi për të vazhduar detyrën tuaj si kryetar i Bashkisë së një lagjeje të Stambollit. Dhe një personi që kthehet me të tilla kondita dhe një personi që kthehet në këtë kohë, ne kemi plotësisht të drejtë që t’i kontestojmë pretendimin se munt të ketë një pozitë më të ç’quar nga ata që atakohen sot. Por ne ju atakuam

Ministri A. Dibra gjatë një dreke me Zogun

Dhe ahere që u kthyet, u kthyet përsëri me konditë. Një patriot i vjetër, Salih Vuçiterni, që s’iu a kishte dëgjuar kurrë emrin gjer në minutën që u kthyet në Shqipëri, vërteton se ju po të mos zgjidheshit deputet, do të ktheheshit përsëri në Turqi për të vazhduar detyrën tuaj si kryetar i Bashkisë së një lagjeje të Stambollit

dhe kontestojmë këtë pretendim edhe për arsyet që ju thamë pardje dhe që i përsërisim edhe sot. Zoti Dibra, ju si ministër i Financave keni abuzuar Kur drejtonit dikasterin e Financave, kini ndihmuar në mënyrë skandaloze rrethin tuaj. Muart kunatin tuaj që shërbente në një dikaster tjetër dhe e emëruat Arkëtar të Përgjithshëm pa eksperiencën e duhur. E emëruat pa respektuar as ligjin që cakton se transferimi i një nënpunësi të një dikasteri në tjetrin duhet bërë me pëlqimin e të parit. E emëruat tue shkelur skandalozisht të drejtat e kaq nënpunsave të karrierës me të gjith cilësitë për të zënë vëndin vakant të Arkëtarit të Përgjithshëm. E emëruat tue përbuzur të gjithë opinionin publik që u revoltue me këtë emrim. Dhe kur ju z. Dibra emëruat kunatin tuaj në këtë vënd, dhe kur asnjë pagesë s’bëhej pa kaluar nga kontrolli juaj dhe me autorizimin tuaj, me njëherë filloj një referim pagesash në personat që kishin akraba (akraballëqe, këtu ka kuptimin: të korruptuar), kaq sa ky referim ishte bërë objekt bisedimi plot animozitet midis kaq e kaq kreditorëve të tjerë të Arkës Shtetnore të cilët kishin prioritetin. Ndofta ju do të bëni buzën në gaz kur do të këndoni rradhët e fundme. Se jini i pasur me gjithë që punën e përbuzni, siç e vërtetoni edhe një artikullin tuaj kundër drejtorin t’onë. Kini një vilë që ua kanë zili – por jo smirë,- gjithë sa ju njohin. S’kini patur pra nevojë të prisni me padurim pagesën e ndonjë mandati. Po ju sigurojmë se revoltohet me të vërtetë shpirti kur njerit i paguhet mandati me

njëherë – kemi shumë raste që paguheshin me mijra franga ari brenda në 24 orë mbas paraqitjes së mandatit – dhe tjatrit që ka litarin në grykë i shtyhet pagesa për kohra të gjata, kur edhe ky ishte bir i këtij vatani. Revoltohet, revoltohet shpirti z. Dibra dhe kur u larguat ju nga Ministria e Financave, gjithë ajo botë jo e preferuar dhe bashkë me të një popull i tërë, u gëzua pa masë se të atilla referime janë të dëmëshme dhe sjellin përçarje. Prandaj edhe ne, interpret i këtij opinioni, e ndjejtëm për detyrë, me rastin e parë, që t’jua atakojmë edhe personalisht – po në jetën politike – se sa dëshirojmë që të mos ktheheni më në fuqi, që të mos kini më në dorë asgjë, se na pranuat se kur dispononi nonjë mjet e përdorni për përçarje. Mbaruam, zoti Dibra. Ndofta vetëm për sot. Ju ndofta do t’i hidhni prapa krahëve sa ju thamë më sipër, ndofta dhe do të guxoni t’i përgënjeshtroni, nuk përjashtohet dyshimi se ndofta edhe munt të na përgjigjeni me mënyrën e pardjeshme se, -të gjitha bëhen, - ay fjalor munt të mos ketë mbaruar vetëm me aq dhe ta kini akoma dhe më të pasur. Mbaruam, dhe siç e shihni, s’u ndoqëm dot në rrugën e juaj. Ju siguruam që më parë: na ndan një botë e tërë me gjith që dikur keni qenë edhe Ministër i Arsimit që ka qëllim edukimin dhe moralin e brezit të ri të Shqipërisë. Dhe kini qenë, në mos gabohemi dy herë. Dy herë, ahere, duhet tundur koka për disa minuta dhe të lihet vështrimi i lirë nga sytë gjysëm të mbyllur për t’u shpërndarë pastaj në hapësirë... “VATRA”

SHQIP 20

NDRYSHE

E DIEL, 19 GUSHT 2007

Gra

& politikë

Zonja e Parë e Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirshner, synon të bëhet Presidentja e ardhshme e vendit. Si bashkëshorte e Presidentit aktual, ka shumë gjëra të përbashkëta me Hilari Klinton: që të dyja kanë bërë karrierë politike nëpër provinca, që të dyja janë juriste dhe janë të ndërgjegjshme për fuqinë që kanë në duar

EVITA E RE E ARGJENTINES
"Hilari Klinton" e Buenos Aires përgatitet për garën presidenciale
ugo Çavez, Presidenti bujar i Ven ezuelës, di të jetë jashtëzakonisht i këndshëm, kjo ndodh kur është me orë të mira. Gjatë një vizite javës që shkoi në Rio de la Plata, i thuri lavde "të mrekullueshmit Buenos Aires", tha fjalë të bukura për "Argjentinën, atdheun e bukur" dhe përkëdheli "shokun e mirë dhe shtetarin e madh Nestor Kirshner". Por interesin më të madh e shprehu në raport me Zonjën e Parë të Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirshner. "Kristina do jetë Presidentja e ardhshme", tha Çavez gjatë vizitës. E përkëdhelura ia tregoi mirënjohjen me të njëjtën monedhë. Për nder të vizitorit të rrallë nga Venezuela, Kristina kishte veshur një xhaketë me prerje të mrekullueshme flakë të kuqe gjatë një pritjeje në pallatin presidencial. Zonja e Parë e Argjentinës, me kuptimin e plotë të fjalës, shkëlqente teksa i kthente komplimentet "qytetarit të parë, Presidentit dhe Komandantit të Republikës bolivariane të Venezuelës". Mëngjesin tjetër, Çavez tha se "Fernandez foli më shumë se i shoqi", gjatë një darke në rezidencën presidenciale, duke shtuar: "Por mendoj se kështu ndodh gjithnjë". Konkluzionet e Çavezit janë më shumë se fjalë të diktuara nga mirësjellja e tepruar që vërehet gjatë të tilla takimeve. Në Argjentinë spekulohet prej muajsh për faktin nëse Presidenti Kirshner do të vendosë të rikandidojë për mandatin e dytë në krye të shtetit, apo do t'ia lerë vendin bashkëshortes në këtë garë. Tani nuk janë më spekulime, por diçka e konfirmuar. Fernandez do t'i hyjë sfidës së zgjedhjeve presidenciale të Argjentinës, që do mbahen në fund të tetorit të këtij viti, zhvillim që nuk përbën kurrfarë risie për pjesën më të madhe të argjentinasve. Është krijuar prej kohësh përshtypja se është bashkëshortja e Presidentit ajo që në të vërtetë drejton vendin, sidomos kur vjen fjala te politika e jashtme. Së fundmi u takua me biznesmenë spanjollë për të diskutuar politikat ekonomike argjentinase, ndërsa gjatë një vizite zyrtare në Meksikë ajo u foli qeveritarëve konservatorë meksikanë për mundësitë e afrimit të dy vendeve. "Mbretëresha Kristina" Edhe pse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, peronistët e zonave rurale që tani kanë shtrënguar radhët

H

Gjatë një vizite javës që shkoi në Rio de la Plata, Çavez i thuri lavde "të mrekullueshmit Buenos Aires", tha fjalë të bukura për "Argjentinën, atdheun e bukur" dhe përkëdheli "shokun e mirë dhe shtetarin e madh Nestor Kirshner". Por interesin më të madh e shprehu në raport me Zonjën e Parë të Argjentinës. "Kristina do jetë Presidentja e ardhshme", tha Çavez

rreth Mbretëreshës Kristina. U trajtua si të ishte ndonjë nga yjet e muzikës gjatë ceremonisë së hapjes së një qendre tregtare në Kordoba. E veshur me çizme të gjata e të larta, me pallto lëkure të zezë, marshoi përgjatë korridoreve teksa guvernatori dhe politikanët lokalë me vështirësi ndiqnin hapin e saj. "Është grua me pantallona", tha një prej admiruesve. Duket se Fernandez ka lindur me dhuntinë për t'u bërë Presidente. Mban fjalime bindëse, duke lexuar shënimet përpara teleprompterave televizivë dhe ia del të lëvizë mjaft mirë në qarqet diplomatike. "Profili i saj politik është i pavarur nga ai i të shoqit", thotë autori dhe publicisti Horacio Verbitski. Dhe në fakt, Kristina ishte më e njohur se bashkëshorti, deri para se ky të zgjidhej President. Sipas Verbitskit, njerëzit pyesnin: "Cili është bashkëshorti i saj"? Fernandez vjen nga një familje e shtresës së mesme të La Platës, qytet universitar. Me Kirshnerin u njoh teksa ndiqte studimet universitare në degën e jurisprudencës. Që të dy ishin aktivë në lëvizjet e majta, qarqet peroniste që dominonin jetën politike të universiteteve në atë kohë. Pas grushtit të shtetit në vitin 1976, çifti u zhvendos në Santa Kruz, provinca ku Kirshner kishte lindur, në Patagoni, ku bënë mjaft përpara falë një zyre avokati dhe aktivitetit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Kirshner u zgjodh guvernator, ndërsa e shoqja u bë anëtare e Parlamentit lokal. Sot është senatore e provincës së Buenos Aires. Kristinës i pëlqen që të gjithë bëjnë paralelizma mes asaj e Nestorit dhe çiftit që deri para pak vitesh qëndronte në shtëpinë e Bardhë, Bill dhe Hilari Klinton. Si edhe Klintonët, Kirshnerët vijnë nga qytete provinciale dhe janë po aq ambiciozë e të ndërgjegjshëm për fuqinë e tyre. Çifti e sheh postin presidencial si një tjetër degë të bizneseve të familjes. Por Nestori nuk është ndjerë asnjëherë rehat në kryeqytetin kozmopolitan të Argjentinës. "Pinguini", siç i pëlqen ta quajë veten me humor e pak ironi brenda, është njeri i mbyllur e disi i ashpër. Administratën e lartë e mbushi me mbështetës të besuar nga provinca e tij. Kur Kirshner u ul në postin e Presidentit vite më parë, kryeqytetasit vinin bast se nuk do ta zgjaste dot më shumë se dy

E DIEL, 19 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 21

KRAHASIMI
Asnjë nga bashkëshortet e Presidentëve të mëparshëm nuk ka arritur influencë të tillë që nga koha e të famshmes Evita Peron. Por Kristinës nuk i pëlqen ta krahasojnë me thuajse mitiken "engjëlli i të varfërve". Ka thënë së fundmi, më shumë vetja do i dukej "një Evita me dorë të hekurt"

FILLIMET
Fernandez vjen nga një familje e shtresës së mesme të La Platës, qytet universitar. Me Kirshnerin u njoh teksa ndiqte studimet universitare në degën e jurisprudencës. Që të dy ishin aktivë në lëvizjet e majta, qarqet peroniste që dominonin jetën politike të universiteteve në atë kohë

PRESIDENCIALET
Kristinës i pëlqen që të gjithë bëjnë paralelizma mes asaj e Nestorit dhe çiftit që deri para pak vitesh qëndronte në shtëpinë e Bardhë, Bill dhe Hilari Klinton. Si edhe Klintonët, Kirshnerët vijnë nga qytete provinciale dhe janë po aq ambiciozë e të ndërgjegjshëm për fuqinë e tyre. Çifti e sheh postin presidencial si një tjetër degë të bizneseve të familjes

vjet. I fitoi zgjedhjet në një çast kur vendi qe bërë pre e kaosit. Ekonomia ishte rrënuar, sistemi financiar kishte falimentuar dhe pesë Presidentë kishin hyrë dhe dalë nga zyra në hapësirën dyjavore. Por u pa qartë se kryeqytetasit e kishin nënvleftësuar burrin nga Patagonia, i cili me qetësi punoi për ta nxjerrë Argjentinën nga ajo gjendje në prag të katastrofës. Ia doli të stabilizonte kursin e monedhës vendase dhe të ringrinte industrinë. Ia doli gjithashtu t'u mbyllte edhe gojët kundërshtarëve politikë brenda radhëve të partisë peroniste. Presidenti i tranzicionit Ekonomia ka shënuar vetëm rritje gjatë katër viteve të fundit dhe Buenos Aires po lulëzon thuajse me shkëlqimin e dikurshëm. "Ferrin e kemi lënë prapa, thotë Alberto Fernandez, shefi i kabinetit të Presidentit. Tani jemi në purgator". Argjentina e ka pasur të vështirë të sigurojë hua në tregun financiar ndërkombëtar, që nga çasti kur ndali së paguari borxhet. Ka të ngjarë që vendi të jetë duke shkuar përballë një tjetër krize financiare, duke i lënë shumë argjentinas skeptikë për bumin aktual. Përveç kësaj, një krizë energjetike, skandale korruptive dhe inflacioni në rritje, kanë dobësuar pozitat e Kirshnerit në këtë fund mandati. Që tani qeveria po e quan Kirshnerin "President tranzicioni", duke nënvizuar se do jetë Kristina ajo që do kompletojë procesin e modernizmit të vendit. Asnjë nga bashkëshortet e Presidentëve të mëparshëm nuk ka arritur influencë të tillë që nga koha e të famshmes Evita Peron. Por Kristinës nuk i pëlqen ta krahasojnë me thuajse mitiken "engjëlli i të varfërve", duke preferuar imazhin e gruas moderne. Në rast se do ishte e detyruar ta krahasonte figurën e saj me Evitën, ka thënë së fundmi, më shumë vetja do i dukej "një Evita me dorë të hekurt". Evita nuk ndihet rehat mes njerëzve dhe shpesh i pëlqen të mbajë distancë nga masat. Ambienti ku gjendet më rehat është ai i debateve politike, në konferenca apo takime të rëndësishme. Tashmë ka fituar famë si oratore në kongres, por njëherësh konsiderohet edhe arrogante e me humor të luhatshëm. Banorët e kryeqytetit më së shumti e adhurojnë për bizhuteritë e shtrenjta me të cilat mbulohet dhe për pantallonat e ngushta, për

Është krijuar prej kohësh përshtypja se është bashkëshortja e Presidentit ajo që në të vërtetë drejton vendin, sidomos kur vjen fjala te politika e jashtme. Edhe pse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, peronistët e zonave rurale që tani kanë shtrënguar radhët rreth Zonjës së Parë të Argjentinës, “Mbretëreshës Kristina”

Ngjashmëria

Kristina dhe përballja me mitin e Evitës
ë fushatën e vitit 2005, për një vend në Senatin e Buenos Aires, të cilin e fitoi, ajo shfaqej shpesh me fotot e Evitës në sfond. Gjatë muajve të fundit, vetë Presidenti Kirshner shpesh ka evokuar figurën e Evitës teksa fliste për të shoqen. Nga ana e saj, zonja Kirshner ka luajtur rol të rëndësishëm pas perdeve të mëndafshta të Shtëpisë së Purpurt, duke zënë një vend të veçantë në qarkun e ngushtë të këshilltarëve të të shoqit. Së bashku kanë polemizuar fort me median, duke tërhequr mbi vete kritika për sjellje autokratike. Disa analistë mendojnë se Kristina nuk duhet nënvleftësuar në asnjë mënyrë dhe se në fund të vitit të gjithë do të shohin bashkëshorten e numrit një të shtetit në postin e Presidentit të vendit. Ka të ngjarë që sipas llogaritjeve të Kirshner, e shoqja do të mundë të tërheqë mbi vete votat e argjentinasve pikërisht në çastin kur ylli i tij ka nisur të zbehet. Dhe si Zotëri (Burrë) i Parë ai do të ketë më shumë kohë në dispozicion

N

për t'i krijuar së shoqes lehtësira e për të përforcuar mbështetjen e partisë së tij, "Fronti për Fitore". Në rast se Kristina fiton kësaj here, zoti Kirshner do të ketë mundësi të rikandidojë në vitin 2011, ndërkohë që ajo mund ta bëjë këtë katër

vite më pas. Një lëvizje e tillë do t'i garantonte çiftit plot 16 vjet në postin më të lartë të shtetit. Për shumë analistë, 54-vjeçarja Kirshner mund të jetë duke u përpjekur të ngjajë me Evita Peron, por figurat e secilës zor se mund të quhen të ngjashme me njëra-tjetrën. Evita e fitoi statusin e shenjtores pjesërisht për shkak të origjinës më se të thjeshtë. Nga ana tjetër, pavarësisht pushtetit që kishte në duar, kurrë nuk mbuloi ndonjë post të zgjedhur me vota dhe sigurisht jo atë të Presidentit të vendit. Ndërkohë që Zonja e Parë aktuale është senatore e zgjedhur nga votuesit, rrjedh nga një familje e pasur dhe nuk mund të quhet aspak grua me shije modeste e të pakushtueshme. Me pamjen e një spikere televizive, gardëroba e saj përbëhet nga veshje me etiketa të emrave më të mëdhenj të modës botërore, aq sa në shumë zona të kryeqytetit njihet me nofkën Imelda (Imelda Marcos, bashkëshortja e ish-diktatorit të Filipineve, e njohur për luksin e shfrenuar në të cilin jetonte).

operacionet plastike, për buzët e fryra artificialisht dhe për makijazhin e rëndë. "Le të vijë Kristina në pushtet, atëherë peronistët më në fund do heqin dorë së fajësuari të tjerët për gabimet e tyre", thotë Markos Aguinis, autor dhe ishministër i Kulturës. Diplomate e aftë Por argjentinasit do ta kuptojnë Kristinën po ashtu siç kuptuan Nestorin përpara katër vjetësh. Tashmë ka dhënë prova se është politikane me aftësi të spikatura diplomatike. Gjatë vizitës së Çavezit, për shembull, tregoi se ishte e aftë të ruante balancat mes Karakasit dhe Uashingtonit, sfida më e vështirë politike për të gjithë politikanët e lartë të Amerikës Latine. Kirshner është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Çavezit në rajon dhe Argjentina përfiton nga ndihma që i ofron Presidenti venezuelian. Duke përdorur paratë e fituara nga shitja e naftës, Çavez ka blerë bono qeveritare të qeverisë argjentinase, me vlerë 5 miliardë dollarë, ndërkohë që javës që shkoi shpenzoi edhe 500 milionë dollarë të tjerë po për këtë qëllim. Gjithashtu po planifikon ta furnizojë Argjentinën me gaz natyror. "Kur vjen fjala te burimet e energjisë, Venezuela është po aq e rëndësishme për Amerikën Latine, sa ç'është Rusia për Evropën", ka thënë së fundmi Fernandez. Por teksa mban me të ngrohta Çavezin, Kristina ka marrë masat e duhura për të çuar përpara marrëdhëniet me Uashingtonin, të cilat kanë parë ditë të vështira gjatë presidencës së të shoqit. Përgjatë përgatitjeve për "Këshillin e Amerikave", një takim i elitave ekonomike nga Shtetet e Bashkuara dhe të Amerikës Latine, ajo e vlerësoi javës që shkoi Argjentinën si target mjaft interesant për investitorët. "Mund të fitoni para me thasë në Argjentinë", u tha atyre që nesër mund të investojnë në Argjentinë. Të bëjë për vete evropianët do jetë pika e ardhshme e axhendës së Kristinës. Planifikon të bëjë debutimin në Berlin, në fillim të shtatorit, si edhe të shfaqet në Klubin e Parisit, një grup elitë kredituesish nga kombet më të pasura. Kristina mendon se ka ardhur koha që Argjentina të hapet edhe një herë tjetër karshi botës. Dhe këtë ka ndër mend ta bëjë me të njëjtin stil e këmbëngulje me atë të modeleve të saj, Hilari Klinton e Angela Merkel.

SHQIP 22

NDRYSHE

E DIEL, 19 GUSHT 2007

sjellje

&psikologji

Teknikat për të bindur njerëzit që na rrethojnë. Përdoren nga pjesa më e madhe e shitësve dhe politikanëve ekspertë, mund të shfrytëzohen edhe në jetën e përditshme. Më poshtë do të lexoni mekanizmat psikologjike në të cilat ato bazohen

Bindja
Si të marrim “Po”-në e dëshiruar?
ë bindësh bashkëshortin të çojë fëmijët për të bërë not, të gjesh momentin e duhur për t’i kërkuar një rritje rroge shefit..., gjithçka ka metodën e vet, nëse kërkoni përgjigje pozitive. Të bindësh të tjerët të thonë “Po” është çështje strategjie: zgjedhja e momentit të duhur, mënyra se si flasim dhe mesazhi me të cilin bindim më lehtë të tjerët. Si të bëhemi bindës? Ja disa truke dhe strategji bindëse që mund të jenë shumë efikase. Ta dhuroj, por ma ke borxh Një teknikë e mirë për të bërë për vete diçka, teknikë e cila funksionon kryesisht te komshinjtë. Në këtë mënyrë vihet në punë një princip reciprok: “Të bësh një nder, edhe pse të pa kërkuar, sjell si pasojë një detyrim për atë që e merr”, shpjegon Nicoletta Cavazza, pedagoge e psikologjisë sociale në Universitetin e Modenas. Kjo shtytje është kaq e thellë, sepse bazohet në organizimin social, vë në lëvizje një mekanizëm bashkëpunimi, i cili ka qenë shumë fitimprurës për zhvillimin tonë. “Rritet mundësia e të bërit favore miqve ose familjarëve për komshinjtë, duke blerë diçka për ta në supermarket. Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe ata për ne”, nënvizon Robert Cialdini, nga Universiteti i Arizonës. Reciprociteti duhet të shfrytëzohet me mjeshtëri edhe për ata të cilët duan të shesin diçka. Të tradhtuar nga detyrimet Shumë teknika të bindjes bazohen në koherencën e njerëzve. “Nevoja psikologjike për të qenë koherentë është e fortë. Koherenca është një vlerë shoqërore, e cila vlerësohet pozitivisht”, shpjegon Nicoletta Cavazza. I gjithë truku qëndron në të thënët “po”-në e parë. “Një teknikë tjetër e njohur është: fillimisht kërkohet një gjë e vogël, më pas një më e madhe. Nëse ndjeni që personi që keni në krah sillet mirë me ju, mund të kaloni menjëherë në kërkesën tuaj të dytë. Sa çmim i lirë! “Bëhet një propozim, i cili mund t’ju duket i leverdisshëm dhe ju nuk ngurroni për të thënë po”, nënvizon Cavazza. Ky është truku që zakonisht përdoret në ofertat e udhëtimeve low cost (me çmim të ulët). Përditë në televizion dëgjojmë oferta fantastike për sa u përket udhëtimeve ajrore. Ajo që na josh më shumë është çmimi i ulët. Edhe pse bileta e avionit fillon nga 9 euro, së bashku me taksat mund të shkojë rreth 150 ose 200, ne sërish jemi të tërhequr nga çmimi i parë. Për të marrë përgjigjen e kërkuar është mirë të dimë të zgjedhim edhe momentin e duhur, domethënë kur personi që i kërkojmë diçka të jetë në humor. “Kush ka humor të mirë, përqendrohet tek elementët pozitivë dhe i shikon gjërat me optimizëm. Kush është me humor të prishur, ka tendencën që t’ju prishë punë, domethënë të mos merrni përgjigjen e dëshiruar”, shpjegon Cavazza. Nëse duam të flasim me fëmijën, për ta bindur të mësojë, është më mirë të zgjedhim momentin kur është i gëzuar: do mendojë se studimi do t’i sjellë gjëra pozitive. Nëse është me humor jo të mirë, atëherë nuk do ju dëgjojë dhe do mendojë për gjëra të tipit (“Shokët e mi janë në det, unë po studioj”). Edhe frika se mos humbim diçka që nuk mund ta kemi më është një motivim i fortë, i cili na bën të vendosim. Hyn në lojë fakti i pamundësisë për të zgjedhur në të ardhme, si dhe konkurrenca. Ja pse jemi kaq të tërhequr pas ofertave të tipit: “Deri në...”, ose kur vendosim menjëherë të blejmë diçka nëse reklamat na japin lajmin e çmimit të fundit të uljes.

T

Për të marrë përgjigjen “po” hyn në lojë edhe kontakti fizik: t’i vësh tjetrit dorën në shpatull ose në krah, e bën kërkesën më personale dhe shton mundësitë për të marrë një përgjigje pozitive. Ka të bëjë shumë edhe formulimi i pyetjes: arsyeja duhet të jetë e fortë dhe të bindë

Darkë... dhe kafe Dëshironi të bindni dikë, apo të merrni diçka prej saj/tij? Ftojeni për darkë dhe njiheni me kërkesat tuaja. Deri në vitet ‘30, psikologu Gregory Razran nënvizonte “teknikën e zotërimit”: njerëzit kanë tendencën të jenë më të mirë, nëse i shprehin kërkesat tuaja teksa hani. Ja sepse funksionojnë darkat për të mbledhur fonde, apo për të prezantuar një iniciativë. Mekanizmi ku bazohet sigurisht që është ushqimi (nëse është i shijshëm, mundësitë për të marrë përgjigje pozitive rriten). Kështu hyn në lojë principi shoqëror. Pas darke, nëse dëshironi të shkëmbeni mendimet tuaja, provoni t’i ofroni një kafe. Sipas studimeve të realizuara nga Pearl Martin, i Universitetit të Queensland (Australi), kjo teknikë funksionon. Në një eksperiment, disa pjesëmarrësve iu jepej një pije që përmbante kafeinë, ndërsa të tjerëve pije që nuk përmbanin kafeinë. Pas gjysmë ore atyre iu jepeshin dokumente të cilat binin ndesh me mendimet e tyre. Ata që kishin pirë pije që përmbante kafeinë, ndryshonin më lehtësisht këndvështrimin. Sipas autorëve të studimit, kjo gjë ndodh sepse kafeina rrit përqendrimin dhe performancën konjiktive. Gjatë eksperimentit u provua se pjesëmarrësit ndryshonin mendim nëse dikush do t’i shkëpuste gjatë leximit. Të veshur mirë, për të bindur Për të marrë përgjigjen po, vlen shumë edhe veshja. Të jesh i besueshëm në atë të thua dhe të prezantohesh denjësisht, sigurisht që përbën avantazh. Nëse shikojmë një mjek me uniformën e tij (këmishët e bardha), i cili na tregon mbi shëndetin tonë, atëherë priremi t’i besojmë. Ndodh shpesh t’i besojmë një shitësi, i cili na thotë: “Këto domatet nuk janë shumë të freskëta sot, merr këto këtu se janë shumë të shijshme...”. Këtu ka një tjetër truk, që e bën një këshillë shumë bindëse: referimi i eksperiencës personale. Të thënët “po” është çështje simpatie. “Në pjesën më të madhe të rasteve u themi ‘po’ njerëzve që janë të ngjashëm me ne, atyre të cilët kanë të njëjtat interesa me ne”, tregon Cavazza. Kur bëhet një njohje e re, diskutimi merr një rrjedhë tjetër: pyetet në lidhje me shkollën e frekuentuar, në lidhje me interesat dhe pëlqimet, nxjerrin në sipërfaqe gjërat e përbashkëta. Një tjetër metodë për të bindur dikë është “konsensusi shoqëror”. Për shembull, nëse dëshironi të bindni familjen tuaj për të ikur për pushime në X vend, bëni një analogji, si për shembull: edhe familje të tjera si e jona preferojnë këtë vend. Nuk duhet të nënvlerësojmë pushtetin që të fal bukuria. Studime të ndryshme kanë treguar se shumë persona kanë tendencën të thonë “po” kur kërkesat bëhen nga njerëz tërheqës. Kontakti Për të marrë përgjigjen “po” hyn në lojë edhe kontakti fizik: t’i vësh tjetrit dorën në shpatull ose në krah, e bën kërkesën më personale dhe shton mundësitë për të marrë një përgjigje pozitive. Ka të bëjë shumë edhe formulimi i pyetjes: arsyeja duhet të jetë e fortë dhe të bindë. Ellen Langer, pedagoge e psikologjisë sociale, ka shpjeguar se sa e rëndësishme është dhënia e një shpjegimi, “kushdo qoftë ai”. Testi i saj kishte të bënte me hyrjen pa radhë për të fotokopjuar me kërkesën e vetme (“Kam vetëm pesë faqe, mund të futem para?”). 60% e njerëzve pranuan, por përqindja rritej në 95, nëse jepej një shpjegim (për shembull: Jam me shumë shpejtësi, mundem?). Përgatiti: Delina Cici

JEP DOREN, MERR KRAHUN
Ja se si funksionon: fillimisht i kërkohet dikujt një favor, që sigurisht do të pranohet nga personi. Në atë pikë rritet edhe kërkesa për të marrë përsipër një gjë më impenjative. Është vështirë që personi në fjalë ta tërheqë atë që ka thënë më parë... Një djalë i kërkon shokut të tij t’i bëjë një xhiro me makinë. “Duke qenë se je rrugës, këtu afër ndodhet një dyqan ku duhet të marr një mobilie për dhomën time. Mund të më japësh një dorë”? Miku do të ndihet në një farë mënyre i detyruar për të pranuar.

E DIEL, 19 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 23

PER TE ZGJIDHUR PROBLEMIN? DUHET TE TE BESOJE NE PELLEMBE TE DORES
Partnerin, miqtë, kolegët, klientët: të gjithë janë “viktima” të mundshme të aftësive tona bindëse Edhe struktura e komunikimit ndikon shumë. Për shembull, mesazhet politike përfundojnë gjithmonë me thënien: “Kjo gjë do të zgjidhë problemin”. Nëse fjalët janë bindëse, atëherë politikani në fjalë do të ketë besimin tonë të plotë. Për të bindur dikë, mesazhi duhet të ketë një strukturë të tillë që argumentet të të bindin, si dhe të jenë të forta nga fillimi në fund.

ATE QE JEP, MERR RECIPROCITETI
Principi i reciprocitetit, sipas të cilit, kush merr një dhuratë ose një nder, ndihet në detyrim të bëjë ose të dhurojë diçka si shkëmbim dhe kjo gjë mund të shfrytëzohet në avantazhin tonë. Nëse bëjmë diçka për komshiun tonë, si për shembull duke i dhuruar një kek të bërë në shtëpi, ky do të ndihet i detyruar për të shkëmbyer “nderin”. Kjo gjë mund të vlejë nëse do t’i çojmë që të na mbajë macen e shtëpisë.

SA TE NGJASHEM JEMI NE TE DY UNE SI AJO
Preferojmë ata të cilët janë të ngjashëm me ne dhe ky është një fakt i njohur. Mbi këtë mekanizëm psikologjik bazohet teknika “edhe unë si ajo”, shumë e përdorur nga shitësit amerikanë të makinave.

OKAZIONE QE NUK DUHEN HUMBUR: O TANI, O KURRE! PROPOZIM UNIK
“Është një rast unik, i papërsëritshëm”... Kjo është një teknikë e përdorur nga shumë shitës, domethënia e së cilës është: “Blijeni këtë që ju ofrojmë, se në të ardhme nuk do të gjeni më si kjo ofertë”. Frika që mund ta humbim këtë rast, na çon drejt blerjes së menjëhershme. Nëse nuk do ta bëjmë ne, dikush tjetër do e bëjë, ndaj hidhemi në sulm. I njëjti mekanizëm mund të funksionojë për të joshur.

FTESE PER DY
Një djalë fton shoqen e tij simpatike për të kaluar një fundjavë në jaht: ftesa vjen nga një mik dhe është e vlefshme vetëm për një fundjavë. Nëse ajo do të refuzojë, djali do t’ia bëjë një tjetër vajze ftesën... Vështirë të kundërshtosh.

OFERTAT IDEALE... ATY KU THEMI MENJEHERE “PO”
Është një nga teknikat e bindjes më efikase dhe ka përdorim të madh tek ata që shesin. Një shembull: një klienti i prezantohet një ofertë speciale, si për shembull një makinë, ose një udhëtim përrallor me çmim shumë të leverdishëm. Menjëherë të shkon në mendje plazhi, deti, rëra, relaksi dhe nuk mendojmë dy herë për të thënë po. Por sa keq...! Në këtë pikë del e paparashikueshmja. Për fat të keq, ajo tarifë nuk është më, vjen e shumëfishuar. Por edhe kjo përbën avantazh. Klienti, i cili e imagjinonte veten në atë makinë luksoze, apo duke bërë pushime përrallore, e ka të vështirë të refuzojë propozimin e ri.

SHQIP 24

PROGRAMI

DITOR

I

DIGITALB

E DIEL, 19 GUSHT 2007

SOT NE DIGITALB MOS HUMBISNI:
FILM PROFIL (TOM HANKS) SPORT GJEOGRAFI/ UDHËTIME

"AJO QE ME PELQEN TEK TY"
ORA 17 00
Aktorët: Xheni Garth, Amanda Bains, Uesli Xhonathan. Holli dhe Valeri, janë dy motra tërheqëse, dy shoqe të mira që zhvendosen për të jetuar në Nju Jork. Humor, të papritura, aventura të panumërta sjellin situata gazmore.

NJE LETER PER TY
ORA: 21:30
Regjia: Nora Ephron. Aktoret: Tom Hanks, Meg Ryan. Dy rivale ne biznes e urrejne njeri-tjetrin ne jeten e perditshme, por bien ne dashuri ne saje te internetit. I emeruar per globin e arte dhe fitues i disa cmimeve kinematografike.

HISTORIA E PORSCHE DHE JAGUAR
Ora 21:00
Porsche dhe Jaguar, dy nga makinat më legjendare të krijuara nga njeriu. Porsche i njohur si simboli i makinave sportive dhe të shpejta, ndërsa Jaguar vodhi zemrat e shumë adhuruesve të rrugës dhe u konsiderua si makina më joshëse dhe romantike e të gjitha kohërave.

ISHUJ ME QIRA
Ora 22:00
Nëse po kërkoni maksimumin e intimitetit, luksit dhe romancës, pse nuk merrni me qira një ishull të tërë? Mund të duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por parajsa nga Amerika Qendrore deri në Paqësorin Jugor mund të bëhet e juaja kundrejt një çmimi.

SPEKTAKEL SPEKTAKEL

DRAMË/ BIOGRAFI

KOMEDI ROMANTIKE

AKSION

DOSJA PORTOKALLI 8

ORA 20.45

FAMËKEQI
Ora ora 21:00
Regjia: Douglas Mograth Aktorë: Toby Jones, Sandra Bullock, Daniel Craig, Gwyneth Paltrow etj. Kjo është historia e Truman Capote dhe e hetimit të tij për vrasjen e një familjeje të pasur në Kansas në vitin 1959. Kjo është historia e marrëdhënieve të ngushta që i lidhën bashkë Capote-n dhe dy vrasësit Dick Hickock dhe Perry Smith, gjatë kohës kur gazetari ambicioz punonte për atë që më vonë do të konsiderohej si kryevepër e letërsisë moderne amerikane "Me gjak të ftohtë".

MUZIKË NGA NJË TJETËR DHOMË
Ora 21:30
Regjia: Charlie Peters Aktorët: Jude Law, Gretchen Mol Përmbajtja: Deni beson se fati i tij është të martohet me vajzën të cilën ai ndihmoi të vinte në jetë kur ishte 5 vjeç. Pas 25 vjetësh, ai rikthehet në qytetin e tij dhe takon Anën të cilës s'mund t'i rezistojë. Ndërkohë që përpiqet t'i fitojë zemrën ai njihet me të gjithë anëtarët e familjes së saj të çuditshme.

DESPERADO
ORA 21:30
Regjia: Robert Rodriguez Aktoret: Antonio Banderas, Salma Hayek Permbajtja: Në një qytet të vogël meksikan, një muzikant endet rrugëve duke kërkuar punë. Do ta ngatërrojnë me një vrasës me pagesë, do të takohet me një grua të bukur dhe të dy do të bëhen bashkëpunëtorë në një hakmarrje të ashpër ndaj njeriut që i shkatërroi jetën.

Nje program i jashtezakonshem ku per shikuesit te gjitha te fshehtat e te pathenat e show-t me te suksesshem do te dalin ne pah. Eshte koha qe te gjitha thashethemet te marrin pergjigje, koha per te kuptuar si kane mundur ata te jene mbreterit e cdo te diele. Ne kete program do te argetoheni me intervista me personazhe e show "Portokalli" dhe krijuesit e saj; Backstage ku do te vije ndryshe puna e tyre qe finalizohet ne skene; dhe te gjitha keto do te mbeshteten me pjeset me te mira te perzgjedhura te "Portokalli" ne vite.

06.30 07.30 08:00 08.59 09.00 09.15 09.18 09.25 09.55 10.30 11.58 12.00 12.15 12.20 13.18 14.58 15.00 15.30 15.35 17.29 17.30 17.50 17.55 18.30 19.28 19.30 20.00 20.05 20.45 23.00 23.45 23.50 00.15 01.00 01.35 03.30 03.45

Lajme, Flesh, Moti, Horoskopi Info Reality Show ritr. "Top Gear" pj.44 (sez.8/3) Programi i dites Lajme Moti Horoskopi Film serial vizatimor "SpongeBob" pj.12 Film vizatimor ritr. "Perrallat me te bukura ne bote - Pata e arte" pj.12 E diela Select (Mixer) Programi i dites Lajme Moti Reality Show ritr. "Extreme" Film serial ritr. "Shtepiake te deshperuara" pj.40, 41 (sez.2/17, 18) Programi i dites Lajme Moti Film artistik Ritr. "Ceku" LV, 113 mins Programi i dites Lajme Moti Film Serial (sitcom) Pr. "Friends" pj.100 (sez.5/3) Film Serial per te rinj Premiere "Smallville" pj.46 (sez.3/3) Programi i dites Lajme Moti Reportazh Ritr. "Exclusive - Udhetimi i fundit i Gjeneralit Zhukov" DOSJA PORTOKALLI 8 Lajme Moti Newsroom Film Serial "Sopranot" pj.9 (sez.4) Lajme e moti E diela Select (Mixer) Lajme e moti Muzike

HOROSKOPI
Dashi – Pjesa e parë e ditës do të jetë aktive, por e mbushur dhe me tension. Pjesa e dytë paraqitet më e mirë, me më pak tension, ndaj organizoni një mbrëmje të këndshme, nën shoqërinë e dikujt. Do të ndiheni shumë më të lehtësuar.

DASHI DEMI

Peshorja – Në fillim të ditës do gëzoni ende të mirat e Hënës në shenjë, por më pas do kujdeseni më shumë se si të organizoni ditën tuaj. Shpenzime e fitime, jepni e merrni dhurata, kjo ju bën të ndiheni mirë. Bëni diçka për bukurinë e formën tuaj.

PESHORJA AKREPI

Demi – Gjatë treçerekut të ditës gjithçka do jetë në rregull dhe ju do ndiheni në formë të shkëlqyer. Në mbrëmje do të keni shumë pak dëshirë për të dalë e për t’u argëtuar. Mos u jepni shumë rëndësi disa keqkuptimeve sipërfaqësore, shikoni më tej.

AKREPI - Mos kërkoni shumë nga vetja, por mundohuni të tregoheni më elastikë. Mos u mundoni t’i zmadhoni problemet që ju dalin gjatë punës, sepse gjithçka shkon mirë. Jeni njeri që kujdeseni shumë për shëndetin tuaj. Vazhdoni të jeni i tillë.

Binjakët – Nëse i rezistoni edhe dashurisë, atëherë jeni vërtet kokëfortë. Përfitoni nga këto ditë të mbushura me magji për të lënë të lirë zemrën. Pasione të lindura rastësisht do të konsolidohen ngadalë.

BINJAKET

SHIGJETARI - Sekreti i lidhjes tuaj në dashuri qëndron te serioziteti juaj. Sigurisht është një ditë mjaft impenjative, por pa ndonjë rëndësi të veçantë. Kujdes me gjërat që prekni, pasi jeni shumë të përhumbur. Mos e humbni toruan.

SHIGJETARI BRICJAPI UJORI

Gaforrja – Që nga mëngjesi i sotëm ndiheni përsëri në formë, pasi Hëna hyn në elementin tuaj dhe stabilizon humorin dhe intuitën, të domosdoshme për mbijetesën tuaj. Merreni mëngjesin si të vijë, përfitoni nga çdo moment i lirë për t’u çlodhur dhe për t’iu dedikuar vetes.

GAFORRJA LUANI

BRICJAPI - Mos ndiqni instinktin që ju shtyn për të bërë fjalë sot me personat që ju rrethojnë. Duhet të punoni më shumë për të rregulluar një program pune. Keni nevojë për më shumë pushim. Disa ditë jashtë qytetit do ju bënin shumë mirë.

Luani – Një ditë pozitive, e mbushur me energji, si pasojë e katër planetëve në shenjën tuaj. Mos qëndroni vetëm dhe do të ndiheni më mirë, më të mbushur me stimuj, më të gjallë. Dashuria bën pjesë plotësisht në këtë rilindje tuajën.

UJORI - Përpiquni të fitoni kohë, pasi dashuria e re e jetës tuaj nuk ju përshtatet. Nëse gjërat në punë nuk ju kënaqin shumë, duhet të ndryshoni patjetër diçka. Bëni një kontroll te dentisti, pasi nuk ndiheni mirë nga dhëmbët.

VIRGJERESHA
Virgjëresha – Mëngjesin dedikojani zgjidhjes së diçkaje praktike. Një organizim më i mirë i kohës do ju bëjë të ndiheni më mirë. Do të ndjeni nevojën të qëndroni në shoqëri dhe t’u shprehni ndjenjat të tjerëve. Dalloheni për mjaft intuitë.

PESHQIT
PESHQIT - Partneri mund të humbasë durimin për gjërat që po programoni. Duhet të merrni një vendim të shpejtë për një çështje delikate. Mos u bëni të padurueshëm, dikush mund të mërzitet me ju seriozisht. Jini më të qetë.

SHQIP 26

NDRYSHE

E DIEL, 19 GUSHT 2007

Këto foto na ftojnë të reflektojmë mbi simbiozën shekullore midis njeriut dhe kafshës më fisnike, kalit, një bashkudhëtar tashmë i braktisur

Kali, miku që kemi humbur
Ç
dolloj kafshe është gjithmonë shumë më interesante dhe më in teligjente nga ç'kujtonim para se ta njihnim mirë. Sigurisht nëse është një kafshë e zbutur. E kishte nuhatur shkrimtari Xhonatan Suift, që në romanin "Udhëtimet e Guliverit" u kishte atribuuar kuajve- të pazotë për të gënjyer, armiq të luftës dhe të dhunës -një sjellje të përbërë nga ndjenja delikate dhe një zgjuarsi që shpesh i mungon njeriut. Midis kuajve fisnikë dhe njerëzve "të egër" ekziston një ndryshim i madh dhe shenja më e dallueshme e këtij ndryshimi fizik dhe të moralshëm qëndron në ecjen me katër këmbë të kuajve, shumë herë më e fuqishme, e sigurt dhe dinjitoze, përkarshi ecjes së mundimshme njerëzore në dy këmbë. Së fundmi, një ekip shkencëtarësh u detyrua të heqë dorë nga krijimi i një roboti me katër këmbë, i cili mendohej të ecte si një kalë. Arsyeja? Ishte e pamundur të riprodhohej kompleksiteti ekstrem i ecjes së kuajve, ku çdo hap llogaritet nga sensorë që analizojnë terrenin, elasticitetin, praninë e sendeve ose objekteve të rastit, informacione të cilat duheshin transmetuar menjëherë në të qindtën e sekondës drejt komandës qendrore, duke e kthyer një kalërim të thjeshtë në një performancë të një teknologjie të lartë. Në vitet 1600, marrëdhënia kalë-njeri nuk ishte ndërprerë ende, sikurse ndodhi në fillimet e viteve 1900 me shpikjen e automobilit. Kjo e fundit ishte një ngjarje aq e madhe, sa revolucionarizoi të gjithë rruzullin tokësor. Një poet britanik shkroi në atë kohë: "Njeriu e humbi kalin dhe tashmë është i humbur vetë". Në botën e zymtë dhe komplekse të miteve, krijuar prej njeriut, asnjë kafshe tjetër nuk i ishte dhënë më parë një pozicion aq i privilegjuar si puna e kalit të luftës, i cili krijonte një diferencë të madhe mes atyre që shërbenin dhe atyre që shkonin në këmbë. Për të gjithë popujt e stepave, vetëm kavalierët kishin të drejtën për t'u quajtur njerëzorë, ndërsa këmbësorët ishin më pak se asgjë, jo njerëzorë, por qenie të fëlliqura. Gengis Khan, menjëherë pasi pushtoi Kinën, dha një urdhër për të shkatërruar të gjitha tokat ku kultivohej orizi, pasi kultivimi i tij pengonte pasurimin e kullotave me bimë barishtore të ndryshme, të cilat shërbenin si ushqim i bollshëm për kuajt e ushtrisë, duke e dënuar traditën kineze të kultivimit të orizit me një shkatërrim të plotë. Por ky urdhër nuk u ekzekutua kurrë, pasi këshilltarët e Khan i kishin bërë të qartë atij se nga orizi do të fitonte më shumë flori se nga sa mund të fitohej prej të gjitha drithërave të tjera në gjithë botën. Vargjet më të vjetra që njihen për një kalë janë shkruar 12 shekuj më parë nga një prej atyre kapove të tribuve, që udhëtonin shpesh në distanca të mëdha. Ajo që të bën përshtypje në këtë poemë të shkurtër është se autori i drejtohet kalit si një shoku të vërtetë lufte, duke sjellë ndër mend të gjitha momentet e vështira që kishin kaluar së bashku, rreziqet, gjuetinë e arinjve dhe ujqërve, sulmet e fshatrave etje. Nomadët u flisnin kuajve të tyre, sepse e dinin që ishin të varur totalisht nga ata, si peshkatarët maorë (kalonin oqeanin Paqësor me kanoe të modifikuara me vela të vogla, duke arritur ishujt Hauaji) u flisnin peshqve për të marrë informacion mbi erërat dhe rrymat detare. Duhej të njihje gjuhën e duhur. Skeptikëve u kujtojmë se kur njerëzit kanë arritur të transmetojnë imazhe nga një cep në cepin tjetër të botës, vetëm me anë të kabllove, madje dhe pa nevojën e tyre, nuk mund të dyshohet se kultura të tjera kishin njohje dhe dituri që tashmë ne na duken magjike, por që janë më të kuptueshme se televizioni. Kjo marrëdhënie midis kuajve dhe njeriut, që ekzistonte kryesisht te popujt që e kishin kafshën një mjet mbijetese, ishte aq e ngushtë, saqë të dyshoje për zgjuarsinë e kuajve, për nomadët ishte sikur të dyshoje për vetë zgjuarsinë e njeriut. Asnjë nuk priste ose pretendonte prej tyre një sjellje të imituar nga njeriu dhe që niveli i kapacitetit të tyre njohës mund të ishte konfuz me një llogaritje që natyra nuk e kishte parashikuar. Megjithatë, shumë teste që bëhen me kafshët vazhdojnë të thyejnë rekordet e kapacitetit imitues, si provë absolute për të gjykuar aftësinë e intelektit te kafshët, duke kërkuar një përafrim me sjelljen njerëzore që nga këndvështrimi shkencor nuk ka as kokë e as bisht. Një nga këto prova konsiston në vënien e dy kovave me ushqim përpara një kali. Një nga kovat e ushqimit është mjaft në dukje, ndërsa kova tjetër është e mbuluar me një rrobë. Mosinteresimi i kalit për eksperimentin dhe paaftësia e tij për të dalluar kovat është marrë si provë e inteligjencës së tij modeste,

E DIEL, 19 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 27

NDARJA
Në vitet 1600, marrëdhënia kalë-njeri nuk ishte ndërprerë ende, sikurse ndodhi në fillimet e viteve 1900 me shpikjen e automobilit. Kjo e fundit ishte një ngjarje aq e madhe, sa revolucionarizoi të gjithë rruzullin tokësor. Një poet britanik shkroi në atë kohë: "Njeriu e humbi kalin dhe tashmë është i humbur vetë"

shumë ndryshe nga ajo e një qeni çfarëdo, i cili jo vetëm që i dallon kovat me ushqim, por merr një prej tyre dhe largohet, ashtu siç do të bënte një njeri. Por kjo nuk ndodh jo sepse qeni ka një inteligjencë superiore nga ajo e kalit, por sepse qeni bën pjesë në familjen e mishngrënësve dhe ata janë të lindur e të stërvitur për të mbijetuar dhe nuk mund të lënë t'u ikë prej duarsh ndonjë rast për të ngrënë një vakt të mirë. Ndërsa ushqimi i barngrënësve është gjithmonë aty, në dispozicion, nuk i nxit për t'u ngutur, pret vetëm të përtypet dhe të gëlltitet. Një tjetër legjendë që i përndjek kuajt është paburrëria e tyre. Kali na qenka një kafshë frikacake, sepse nuk i ka përvetësuar kurrë ato kodet e nderit që njeriu i merr me vete në luftë, gati për të vdekur, duke shkuar drejt saj pa e ditur mirë sepse-në. Kujtojmë betejën e madhe të Vaterlosë në Belgjikë, kur ushtria e Napoleonit u shkatërrua totalisht nga përballja

me trupat prusiane, ruse, austriake dhe britanike më 18 korrik të vitit 1815. Të gjithë trupat e kavalerisë franceze u lëshuan pa kriter dhe pa mbrojtjen e artilerisë dhe këmbësorisë drejt lartësirave të "Shën Zhan", ku ishin vendosur trupat e drejtuara nga Uellington, të pajisura me bajoneta dhe shtiza. Menjëherë kuajt u tmerruan nga majat e mprehta dhe terrori që ato krijojnë kur janë aq të shpeshta, saqë duken si një tapet i hekurt që qëndron në këmbë. Por kuajt nuk ishin as frikacakë dhe as kurajozë, kishin thjesht vetëm një memorie të mirë. Ata kujtonin mjaft mirë që në situata të ngjashme me atë, ato shtiza të gjata e të mprehta kishin vrarë shumë prej tyre. Në mungesë motivimi kërkonin vetëm të mos përfundonin si shokët e tyre. Në kohën e fashizmit, një prej njohësve më të mirë të kuajve, Amedeo Guillet, i famshëm për aksionet e tij gjatë natës në Etiopi në krye të bandave Amhara kundër

kampeve angleze, iu ngarkua për të gjetur disa kuaj të përshtatshëm për Duçen, që donte të shkonte patjetër në Tripoli të Libisë, për të zhveshur shpatën e Islamit, duke kryer një paradë sipër kuajve. Ishte një ndërmarrje delikate, sepse Duçja nuk ishte një kalërues i mirë. Guillet shkoi në Evropë për të zgjedhur një sërë kuajsh, të cilët duhet të ishin të fuqishëm, por të qetë, me sy të mprehtë dhe lëvizje të zgjuara. I çoi në Tripoli dhe i sistemoi në një stallë. Çdo natë Guillet gjuante me mitraloz mbrapa stallës. Pas minutash të tëra gjuajtjeje shkonte brenda në stallë dhe u jepte kuajve të hanin ushqimin më të mirë. Në këtë mënyrë ata do të përshtateshin me zhurmën e armëve dhe në rast të ndonjë atentati, me memorien e fortë që ata kanë do të qëndronin të qetë. Për perëndimorët- të rritur brenda kulturash që qenien njerëzore si vlerë supreme e kanë vënë gjithmonë në qendër të universit dhe të ndjeshme në botën

mistike, që nuk ka të tjera të barabarta me të -ka qenë gjithmonë e vështirë të krijojnë një marrëdhënie me kalin, e cila ta tejkalonte prezencën e kafshës, edhe pse cilësitë e kalit ishin mitike kur bëhej fjalë për fisnikërinë e kalorësve. Kushdo që ka pasur familjaritet me një kalë, duhet ta ketë kuptuar që ata nuk i durojnë dot të gjuajturat nga mbrapa. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se edhe duke e kthyer kokën majtas apo djathtas, nuk arrijnë të shohin se çfarë po ndodh nga pjesët e bishtit, një zonë shumë delikate dhe e ndjeshme, që madje zgjidhet nga predatorët, ose nga mashkulli dominues i tufës për të sulmuar. Pra, çdo ndërhyrje e jashtme e kryer nga ato anë manifestohet me irritim ekstrem. Kjo dhe shumë sjellje të tjera njihen mirë nga rritësit e kuajve, por nuk respektohen kurrë, ashtu siç bëhet me sjelljen njerëzore. Midis librave të pafund që flasin për kuajt, ekziston edhe një teori e shkruar

nga një njohës i mirë i tyre, sigurisht anglez. Bëhet fjalë për zbutjen e kuajve. Autori nuk është shumë i bindur se kuajt i ka zbutur dora e njeriut, siç tregojnë manualet për fillimin e periudhës së neolitit. Sipas tij, ka shumë mundësi që kali të jetë zbutur vetë, duke u futur të bëjë pjesë në familjen e njerëzve, sikurse edhe qentë, macet, delet dhe pulat. "Për çdo kalë të vrarë dhe të ngrënë, për çdo lopë e pulë, shumë të tjerë gjetën te njeriu strehë dhe mbrojte kundër grabitqarëve, ushqim të bollshëm dhe trajtim akoma më të mirë se ai që do të gjenin nga kafshët e tjera". Me inteligjencën që i karakterizon, kafshët që ne i konsiderojmë si të zbutura bënë zgjedhjen më të mirë. Nëse nuk do të donin, nuk do të kishte kujdestar që do të arrinte t'i zbuste. Madje akoma edhe sot nuk ka arritur askush të zbusë një kafshë që ka bërë një zgjedhje të kundërt me atë të kalit: zebrën e pamposhtur. Përgatiti: Endrit Veleshnja

Midis kuajve fisnikë dhe njerëzve "të egër" ekzistonte një diferencë e madhe dhe shenja më e dallueshme e këtij ndryshimi fizik dhe të moralshëm qëndron në ecjen mekatër këmbë të kuajve, shumë herë më e fuqishme

SHQIP 28

NDRYSHE

E DIEL, 19 GUSHT 2007

personazhet

e kuzhinës

E lidhur ngushtë me historinë e njerëzimit, molla është një frut që forcon shëndetin dhe zgjat jetën në sajë të përbërësve shumë të vlefshëm që përmban. Jo më kot thonë: një mollë në ditë mban mjekun larg nesh

Është fruti më i dashur për diabetikët, ndërsa banjat me lëng molle na ndihmojnë të largojmë stresin kur jemi të lodhur

VLERAT Një rol të pazëvendësueshëm ajo luan edhe në pastrimin e organizmit nga helmet e krijuara gjatë procesit jetësor. Në mënyrë të posaçme ul sasinë e kolesterinës në gjak, helm ky që favorizon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe sëmundjeve nervore. Shumë mjekë këshillojnë: Bëhuni konsumatorë të rregullt të tyre, në qoftë se dëshironi t’i shmangeni infarktit të miokardit

Mollët
GOLDEN DELICIOUS
Me origjinë amerikane, përfaqëson thuajse gjysmën e prodhimit evropian. E verdhë, e madhe dhe me lëkurë të hollë, përmban sasi të madhe sheqeri dhe mund të konservohet për një kohë të gjatë

Të ëmbla dhe të mrekullueshme
ë kuqe, të verdha, jeshile, të ëmbla apo të athëta, por mbi të gjitha të bukura dhe shumë të shëndetshme. Të pranishme në çdo stinë dhe plot cilësi. Nuk thonë kot se “një mollë në ditë mban mjekun larg nesh”. Për mjekët dhe dietologët duhet të jenë të pandashme nga tavolina, ndërsa çdo ditë specialistët e ushqimit dhe kërkuesit arrijnë t’i atribuojnë nga një cilësi. Plot histori, legjenda dhe simbolizma, molla është frut me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore dhe Perëndimore, që menjëherë na sjell ndër mend veprimin e Evës dhe Adamit. Egjiptianët e vjetër dhe romakët e çmonin shumë dhe ishin pikërisht këta të fundit që e çuan atë edhe në Britaninë e Madhe. Ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse, ndërsa janë një thesar i vërtetë proteinash, sasie të madhe uji, sheqernash të llojeve të ndryshme si fruktozë, glukozë, sakarozë, kripërash minerale, kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi, hekuri, jodi, zinku dhe silici, vitaminash C, PP, B1, B2, A dhe acidi malik. Konsiderohet si fruti që u jep energji indeve dhe ndihmon për të mbajtur fizikun në formë të mirë, pasi është shumë i pasur me fibra që ndihmojnë për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit në gjak. Për këtë mjafton të mendosh se një mollë e vetme në ditë siguron 20 për qind të fibrave për të cilat kemi nevojë çdo ditë për të qenë mirë. Është fruti më i dashur për diabetikët, ndërsa na ndihmon të largojmë stresin kur jemi të lodhur. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, falë prezencës së madhe të antioksiduesve. Por virtytet e saj nuk mbarojnë këtu. Për shkak të cilësive ka filluar të përdoret gjerësisht në produktet kozmetike, duke garantuar vetëm kujdes dhe mbrojtje për lëkurën. Po ti shohësh të gjithë me kujdes, atëherë del se shprehja “një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh” është plotësisht e vërtetë. Sa me fat jemi që këtë mrekulli të vogël mund ta gjejmë në çdo stinë të vitit!

T

GALA
“E lindur” në Zelandën e Re, ka formë paksa të zgjatur dhe ngjyrë të kuqe. Renditet me varietete të hershme, pasi piqet në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit

Konsiderohet si fruti që u jep energji indeve dhe ndihmon për të mbajtur fizikun në formë të mirë, pasi është shumë i pasur me fibra që ndihmojnë për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit në gjak

PINK LADY
Me përmbajtje të ulët sheqeri, e kuqe e hapur dhe pak e athët, është një shartim mes llojeve Lady William dhe Golden Delicious. Ky varietet zakonisht piqet në fund të tetorit

ELSTAR
Aromatike dhe me shumë lëng, por jo shumë e ëmbël. Është një varietet i përftuar nga Golden Delicious dhe Ingrid Marie në vitin 1955. Piqet në fund të gushtit dhe reziston deri në fund të shkurtit

E DIEL, 19 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 29

vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
rutet e mollës së butë përdoren të freskëta, të thata, konservohen në gjendje të freskët, përpunohen në komposto, marmelatë, reçel, lëng molle, bëhen verë, raki, uthull, si dhe një lloj pije e këndshme joalkoolike me emrin Sidro. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik. Janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe

F

zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar kollën, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë.

7000
Janë varietetet ekzistuese të mollëve

20 kg
Është konsumi për person i mollëve gjatë një viti

2 milionë
Tonelatë prodhohen gjatë një viti në vendet ku kultivohet

Nga kopshti i Edenit, te lufta Bitëlls-Stiv Xhobs
GRANNY SMITH
Molla jeshile e ka origjinën nga Australia. Maria Ann Smith e zbuloi në vitin 1896 në kopshtin e tyre në Sydney dhe ia dedikoi nënës. Ka një përqindje shumë të vogël sheqeri dhe piqet në fillim të tetorit

JONAGOLD

N

STARK DELICIOUS
Ka formë të zgjatur, shije të ëmbël, pak aciditet dhe shumë lëng. Ka ngjyrë të kuqe të ndezur. Konservohet gjatë, nga 4 deri në tetë muaj

ë Greqinë e lashtë, një burrë e tregonte interesin e tij për një femër duke i hedhur një kokërr mollë: nëse ajo e priste, atëherë kjo tregonte se ishte e gatshme për të nisur një lidhje me të, në të kundërt tregonte refuzimin. Edhe në Gjermaninë mesjetare burri e hante mollën, pasi gruaja që dashuronte e kishte mbajtur nën jastëk gjithë natës. Sa shumë histori për të. Nga Eva te Paridi, nga Borëbardha te Njutoni, mund të thuhet pa asnjë dyshim se historia e njerëzimit lindi nga molla e ndaluar. E njohim të gjithë historinë mbi kopshtin e Edenit, ku ndodhej pema e njohurisë së të mirës dhe të keqes, nga e cila Adami dhe Eva e kishin të ndaluar të hanin fruta. Por fatkeqësisht, molla ishte shumë joshëse për t’i rezistuar. Po ashtu, sipas legjendës, në një dasmë hyjnish, Hyjnesha e Grindjes, nga zemërimi që nuk e kishin ftuar, hodhi në mes të dasmës një mollë të artë me mbishkrimin “Më të bukurës”. Nisi sherri midis tri hyjneshave; Afërditës, Herës e Atenës, për të ndarë se kujt i takonte molla. Për të zgjidhur grindjen, ato iu drejtuan princit trojan, Paridit, i cili i joshur nga premtimi i Afërditës se do t’i jepte gruan më të bukur në botë, Helenën, ia dha mollën Afërditës. Këndej ka mbetur shprehja “molla e sherrit”. Po Borëbardha? Historia e trishtueshme e saj me mollën e ëmbël dhe të kuqe që shtriga e keqe i dha, na mbante të gozhduar pas ekranit. E në fund, nëse të vendosësh një mollë në kokë, mund të bëjë që të vijnë në mendje ide gjeniale, ashtu siç bënte Njutoni, ideja e madhe rreth mollës është në gjendje të shpërthejë luftë edhe në ditët tona. E kemi fjalën për dy gjigandët e komunikimit, “Apple Corps”, etiketa mitike e Bitëllsave dhe “Apple Computers” të Stiv Xhobs, gjigandit të informatikës. Që prej 1976, odiseja mbi logon vazhdon akoma, sigurisht pa e ditur fundin.

E ëmbël, shumë aromatike dhe jo me shumë lëng. Është një varietet i përftuar nga kryqëzimi mes Golden Delicious dhe Jonathan në vitin 1953. Piqet në mes të shtatorit

KANADEZE
E njohur që nga vitet 700, preferon klimën e ashpër. Është shumë aromatike dhe ndër më të dashurat për kuzhinierët dhe pastiçierët. Është përbërësi kryesor për strudelet

SHQIP 30

NDRYSHE

E DIEL, 19 GUSHT 2007

Studiuesit propozojnë një metodë të re për të larguar shqetësimet nervore dhe monotoninë e ditës: vizatojini ose shkruajini ngjarjet e ditës në një letër dhe do të kuptoni se shumë shpejt gjithçka do të jetë ndryshe dhe më e lehtë

LARGOJENI STRESIN duke shkruar dhe duke vizatuar
Mjafton një fletore dhe një kuti ngjyrash për t'ju vënë punës
ipas një studimi që është kryer kohët e fundit, studiuesit men dojnë se të shkruash një shkrim pa kuptim, të vizatosh një figurë abstrakte, apo të bësh një zhgarravinë, ndihmon në çlirimin e stresit. Duke shkruar atë që ndodh përreth nesh, duke ndjekur gjurmët e emocioneve dhe të mendimeve, mund të bëhemi shumë të ndërgjegjshëm për veten dhe kjo të na ndihmojë për të zgjidhur disa probleme të shkaktuara nga traumat dhe pakënaqësitë e përditshme. Kjo është një teknikë e re, e propozuar nga shkencëtarët, që ndihmon në uljen e stresit, e cila konsiston pak a shumë në ruajtjen e gjithçkaje në një bllok shënimesh. Mjafton një fletore dhe një kuti ngjyrash për t'ju vënë punës. Është e udhës të mos përdorni as kompjuterin, por vetëm bojërat dhe fletën, sepse mund të ndodhë që kompjuteri të prishet shumë shpejt, duke rrezikuar edhe humbjen e disa veçorive shumë të rëndësishme. Natyrisht që nuk jeni të detyruar që të mbani një listë të pafundme të gjërave që ndodhin gjatë një dite të zakonshme, mjafton të shprehni diçka më shumë, duke përshkruar edhe ndjenjat, përshtypjet, si dhe dyshimet që ju lindin gjatë aktivitetit tuaj të përditshëm, duke i hedhur ato mbi një fletë me ngjyra të ndryshme. Shumë prej jush i dinë mjaft mirë detajet, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat (të çfarë do lloji qofshin ato), dhe në këtë rast shumë më i madh do të jetë efekti i përshkrimit dhe atyre që ju keni për të hedhur në letër. Kjo teknikë e realizuar në mënyrë konstante mund të shërbejë për të qartësuar shumë mirë të gjitha ndjenjat, apo edhe mendimet, madje është edhe një instrument shumë i mirë për të zgjidhur pakënaqësitë, që duke i parë në letër marrin një formë shumë të ndryshme. Dhe pikërisht për këtë motiv kjo teknikë është përdorur shumë shpesh me studentët, për të zgjidhur problemet e tyre personale, por edhe ato në grup. Procesi i shkrimit, sidomos kur gjatë ditës ju zbuloni dhe identifikoni ngjarje traumatike, i afrohet edhe më shumë instrumenteve dhe ndjenjave në këto momente, duke lejuar eksplorimin brenda situatës: ta

S

‘‘

pranosh atë, apo ndoshta edhe të mund ta zgjidhësh, sigurisht nëse një gjë e tillë është e mundur për t'u bërë. Mendimet dhe shkrimet arrijnë të bashkojnë së bashku të dyja hemisferat dhe pikërisht ky bashkëpunim mes tyre bën të mundur një proces shumë konstruktiv. Kjo metodë ka efekte shumë pozitive mbi stresin, por në ndryshim nga teknikat që njiheshin më parë, të cilat kalojnë nëpërmjet veprimeve fizike (siç janë për shembull jogat apo masazhet e shumta), nuk ka për t'ju çliruar menjëherë nga tensionet nervoze që mund të ketë trupi juaj. Veprimi është i përqendruar te mendimet dhe tek emocionet dhe rrugëtimi është pikërisht në kërkimin e një ekuilibri, një rruge që duhet kryer dhe që lejon të jesh gjithnjë shumë i çlirët nga nervat, por edhe në nivel muskulor. Është shumë e natyrshme që një kurë e tillë për stresin nuk është e adoptueshme nga të gjithë. Perfeksionistët për shembull do të ishin shumë më të shqetësuar për mënyrën e formulimit të shkrimit nga vazhdimësia e frazave të shkruara, apo të ndonjë tjetër detaji, që do të bënte të harronim përqendrimin te mendimet dhe te emocionet e nevojshme për të dalë nga gjendjet te të cilat jeni mbërthyer. Dikush edhe mund të trembet teksa i sheh të mbledhura të gjitha mendimet e tij më të thella vetëm në një copëz letër. Për shumë të tjerë, ripërjetimi i një evenimenti traumatik, i diçkaje shumë intensive, mund të jetë shumë më i fuqishëm se kapaciteti i shkrimit. I rëndësishëm për të gjithë është anashkalimi i gjërave të këqija, në mënyrë që gjatë shkrimit apo vizatimit ai moment të mos përjetohet me një tjetër stres, gjë e cila nuk do të përmirësonte aspak situatën. Mes atyre që shkruhen apo vizatohen, përveç nënvijëzimit të gjërave shqetësuese apo problematike, tregohen dhe gjëra pozitive, suksese dhe mbi të gjitha propozimet e mëdha apo të vogla që ju shkojnë në mendje. Dhe kjo është një këshillë e vlefshme për të gjithë, të cilën mund ta provojë kush të dëshirojë, të paktën për një periudhë dyjavore dhe vërtet keni për të mbetur të mahnitur nga rezultatet që do të arrini. Do të keni shumë më qartësi në mendime, më shumë qetësi dhe sigurisht më pak dhimbje koke.

STUDIMI Sipas një studimi që është kryer kohët e fundit, shkencëtarët mendojnë se të shkruash një shkrim pa kuptim, të vizatosh një figurë abstrakte, apo të bësh një zhgarravinë, ndihmon në çlirimin e stresit

Kjo teknikë e realizuar në mënyrë konstante mund të shërbejë për të qartësuar shumë mirë të gjitha ndjenjat, apo edhe mendimet, madje është edhe një instrument shumë i mirë për të zgjidhur pakënaqësitë, që duke i parë në letër marrin një formë shumë të ndryshme. Dhe pikërisht për këtë motiv kjo teknikë është përdorur shumë shpesh me studentët, për të zgjidhur problemet e tyre personale, por edhe ato në grup

TERAPIA Mes atyre që shkruhen apo vizatohen, përveç nënvijëzimit të gjërave shqetësuese apo problematike, tregohen dhe gjëra pozitive, suksese dhe mbi të gjitha propozimet e mëdha apo të vogla që kalojnë në mendje

E DIEL, 19 GUSHT 2007

NDRYSHE

SHQIP 31

PASTRIMI
Kur lani dhëmbët duhet të lani edhe gjuhën, veçanërisht pjesën posteriore, që me nxehtësinë e saj është një strehë e sigurt për çdo lloj bakteri. Kini kujdes, përdoreni furçën me ngadalë, që të mos provokoni të vjella

PRODUKTET
Mos u lodhni duke përdorur pasta e produkte që nuk japin rezultate, por provoni ta parandaloni ose ta zvogëloni efektin e erës së rëndë përmes metodave më delikate dhe mbi të gjitha natyrale

USHQIMI
Goja e thatë mund të sjellë më lehtë erën e keqe dhe për këtë arsye është e rëndësishme që gjithnjë të hamë ushqime të lëngshme, siç janë për shembull shalqiri dhe kastraveci dhe të konsumojmë shumë ujë

Ja si të kemi gjithnjë gojë të freskët me produkte natyrale
F
reskia e gojës dhe një buzëqeshje vezulluese janë padyshim një armë e fortë dhe e rëndësishme për të gjithë, prandaj shumë njerëz mundohen të kujdesen për to me shpikjet e fundit të teknikës së avancuar, duke përdorur produkte për mirëmbajtjen e tyre: çamçakëzë, zbardhues, aromatizues e shumë produkte të tjera. Por gjithnjë këto produkte kanë një "vendlindje", prandaj është e këshillueshme që për një higjienë orale, t'i besojmë më shumë një metode natyrale, e cila mund ta zgjidhë më mirë dhe për një periudhë më të gjatë problemin e erës së pakëndshme të gojës. Shumë produkte për të luftuar erën e keqe të gojës dhe veçanërisht ato që përmbajnë alkool, mund ta përkeqësojnë frymën, sepse kanë një efekt dehidratues, që e bën edhe më të theksuar erën e keqe. Mos u lodhni duke përdorur pasta e produkte që nuk japin rezultate, por provoni ta parandaloni ose ta zvogëloni efektin e erës së rëndë përmes metodave më delikate dhe mbi të gjitha natyrale. Para së gjithash, mos harroni se, kur lani dhëmbët duhet të lani edhe gjuhën, veçanërisht pjesën posteriore, që me nxehtësinë e saj është një strehë e sigurt për çdo lloj bakteri. Larja e saj nuk kërkon aspak

Vera është stina e festave, takimeve dhe flirteve
filozofi, mjafton furça që përdorni për dhëmbët. Kini kujdes, përdoreni furçën me ngadalë, që të mos provokoni të vjella. Gjithashtu mund të përdorni një pastrues për gjuhën, i cili quhet "pastro gjuhën", siç bëjnë në Indi dhe në Kinë. Këtë produkt mund ta gjeni në dyqanet që shesin ushqime biologjike dhe aparatura natyrale për kurimin e trupit, ose në internet. Në Lindje pastruesi i gjuhës është shumë i përhapur dhe njerëzit e përdorin me të njëjtin interes siç përdorin furçën e dhëmbëve dhe nëse keni probleme me erën e keqe të gojës, ky produkt mund të bëhet miku juaj më besnik. Freskia e gojës ka rol shumë të rëndësishëm. Goja e thatë mund të sjellë më lehtë erën e keqe dhe për këtë arsye është e rëndësishme që gjithnjë të hamë ushqime të lëngshme, siç janë për shembull shalqiri dhe kastraveci dhe të konsumojmë shumë ujë. Doza e rekomanduar është njësoj me atë që rekomandojnë mjekët,

tetë gota ujë në ditë, duke shtuar edhe fruta dhe zarzavate, që në stinën e verës shërbejnë për mirëqenien e organizmit. Për të rifreskuar gojën, më shumë se me produkte artificiale, provoni të përdorni elemente natyrale. Për shembull, pasi keni ngrënë, pastrojeni gojën duke përtypur një çamçakëz. Ai ka veti mjaft të mira për të shmangur aromën e pakëndshme. Një mënyrë tjetër për të mbajtur freskët gojën është edhe përdorimi pas çdo vakti i disa gjetheve mbi dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve. Para vendosjes së gjetheve dhëmbët duhet të jenë të larë. Do të shihni që rezultati do të jetë i shkëlqyer, aroma e gojës suaj do të jetë shumë e freskët dhe padyshim efekti do të zgjasë me shumë në krahasim me një çamçakëz. Era e keqe e gojës mund të provokohet edhe nga ftohja alergjike që shkakton humbje të vazhdueshme të mykut drejt sipërfaqes, por edhe drejt kavitetit oral. Nëse është ky problemi, atëherë ju duhet t'i drejtoheni menjëherë doktorit. Së fundmi nuk duhet të harroni se shkaktarë të tjerë për erën e keqe të gojës janë konsumi i tepërt i alkoolit dhe duhanit. Nëse gjendeni në një darkë romantike, nuk duhet ta ekzagjeroni as me njërën e as me tjetrën.

BUKURIA

N

ë këtë stinë të nxehtë vere, di elli, era, kripa dhe klori mund të dëmtojnë dhe të shkatërrojnë lëkurën dhe flokët. Në treg ekzistojnë shumë produkte për të parandaluar dhe kuruar efektet kolaterale, për të shijuar stinën e nxehtë në det ose në pishinë, por natyra na ofron një zgjidhje të thjeshtë për të risjellë në formë flokët dhe për të pasur një lëkurë të butë e ngjyrë kadifeje. Bëhet fjalë për dyllin "Jojoba", i njohur më mirë si vaji i "Jojoba"-s, substancë që përftohet nga frutat e një bime që kohë më parë indianët e Amerikës e përdornin për kujdesin e trupit të tyre. Ky dyllë, në ndryshim nga shumë vajra të tjerë, edhe ato natyralë, ka në vetvete veti jo të yndyrshme dhe kështu, kur përdoret, poret e trupit nuk mbyllen, duke e lejuar këtë të fundit të vazhdojë ajrosjen dhe djersitjen në mënyrë natyrale, duke funksionuar normalisht. Dylli i "Jojoba"-s ndihmon në kthimin në gjendjen e mëparshme të pH natyral të trupit dhe pikërisht falë aftësisë së tij riekuilibruese mund të përdoret si nga ata që kanë lëkurë të thatë, ashtu edhe nga ata që kanë lëkurë të yndyrshme. Ai ka veti ushqyese dhe i jep trupit shumë shkëlqim. Vaji i "Jojoba"-s është edhe një zbutës i shkëlqyer, hidraton dhe parandalon ndërrimin e lëkurës, që ndodh më me

Për një kujdes maksimal të lëkurës dhe flokëve përdorni vajin "Jojoba"
lehtësi pikërisht kur ajo është e nxirë nga dielli, apo e tharë nga kripa, era dhe klori. Për më tepër, ky vaj përdoret për të kuruar djegiet, ku shpesh është edhe elementi bazë i kremrave dhe pomadave të përdorura për këtë qëllim. Një përdorimi i përditshëm i këtij vaji (jo ekonomik, por paksa më i lirë në krahasim me shumë produkte kozmetike të përhapura në treg), i jep lëkurës elasticitet dhe butësi. Provoni ta aplikoni mbi trup pas dushit të darkës, kur ai është ende i lagur dhe pasi ta pasi ta keni provuar, do të vini re se lëkura juaj do të jetë më e butë dhe më e hidratuar. Nëse tashmë jeni të nxirë nga plazhi, vaji i "jojoba"-s do t'ju nevojitet edhe në plazh, sepse

Vaji i “Jojoba”-s përveç funksionit aromatizues dhe mbrojtjes së trupit, ai zotëron një mbrojtje të lartë diellore dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave të shkaktuara nga dielli

Ky produkt përdoret gjatë stinës së verës për t’u kthyer shkëlqimin dhe volumin flokëve të tharë nga dielli dhe era. Gjithashtu është ideal për t’i mbrojtur si në plazh, ashtu dhe në pishinë

përveç funksionit aromatizues dhe mbrojtjes së trupit, ai zotëron gjithashtu një mbrojtje të lartë diellore (me faktor 3-4) dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave të shkaktuara nga dielli. Nëse përdoret me qëndrueshmëri, dylli i "Jojoba"-s arrin të zbusë rrudhat e pranishme në trup. Pikërisht kjo është edhe një nga arsyet kryesore që kjo substancë ndodhet në shumë produkte kozmetike kundër moshës. Vetitë e vajit "Jojoba" janë të dobishme edhe në kurën e flokëve. Duke qenë se është i ngjashëm me kurat mjekësore, ndihmon në mbajtjen pastër të kokës dhe forcon rrënjët e flokëve. Është e këshillueshme që ky produkt të përdoret gjatë stinës së verës për t'u kthyer shkëlqimin dhe volumin flokëve të tharë nga dielli dhe era. Gjithashtu është ideal për t'i mbrojtur si në plazh, ashtu dhe në pishinë. Për një kompresë rigjeneruese, masazhojini fije për fije flokët me vajin, lërini në qetësi për disa minuta dhe më pas lajini ato me një shampo delikate. Për t'i mbrojtur nga dielli dhe klori, hidhni pak vaj mbi flokë edhe nëse ato janë të tharë, lajini në mbrëmje me një shampo për flokë normalë. Falë vetive të tij riekuilibruese, vaji i "Jojoba"-s mund të përdoret edhe për parandalimin e zbokthit dhe rënien e flokëve.

SHQIP 32

E DIEL, 19 GUSHT 2007

ZGJIDHNI FJALEKRYQIN DHE FITONI KARTE
LUANI KETU PER TE FITUAR NJE ABONIM NJEMUJOR NE DIGITALB
Pasi të keni zgjidhur fjalëkryqin e mëposhtëm, shkronjat që dalin nga kutitë e ngjyrosura me gri dhe që u përgjigjen numrave të një karte riabonimi njëmujor digitalb konvertoini sipas kodit poshtë fajalëkryqit. Janë dhënë dhjetë nga dymbëdhjetë numrat që përmban karta. Me ta zgjidhur fjalkryqin duhet të telefononi në numrat 04 272 565; 068 (9) 20 35 300. Telefonatat për fituesit priten nga ora 1000 -1030. Nëse numrat që do t'i tregoni ju janë të saktë atëherë do t'ju jepen edhe dy numrat e fundit dhe do të bëni rimbushjen me një SMS. Kujdes! Fiton ai që e zgjidh më shpejt dhe telefonon i pari.

ZGJIDHNI FJALEKRYQIN DHE FITONI KARTE

PERGJIGJET E SHKUARA

HORIZONTAL
2. Kush ka… i vjen zor. 6. Kufizojnë një panik. 9. Tri të parat në kampiont. 12. Një ekip... anglez. 15. Një grim... mashtrim. 17. Në krye të armatës. 18. U vra i pari. 20. Jessica aktore. 21. Një gjigant me ski. 24. Eshtë shteti pa… kishën. 25. Marple e Agatha Christie. 27. Sheen aktor. 28. Mbajtësa e topit në golf. 29. Nota e diapazonit. 30. Ishte gruaja e Menelik-ut II. 32. Ëelles i Pushteti i katërt. 35. Qe një kërcim i famshëm dikur. 38. Emri i Diderot. 40. Kishin priftërinj druidë. 42. Të parat në stadium. 43. Bronson që qe aktor 45. Frank, piktor amerikan. 48. Ai dhe ajo.

A = 7. E = 4. L = 6. O = 3. R = 2. S = 0. VENDOSI NUMRAT KETU
49. Të parat në Europë. 50. Kështu tregohet… tutkuni. 51. Me irae në liturgji. 52. U tradhtua nga Betsabea. 53. Fillojnë tatëpjetrën. 54. Eshtë për medaljen e parë. 55. Nuk mund të shuhej nga Tantali. 8. Inicialet e Adjani aktore. 9. Diane aktore. 10. Kështu quheshin psikiatrët dikur. 11. Nichols regjisor. 12. Fillojnë takimin. 13. Gabim pa ekstreme. 14. Gjysma e maskës. 16. Maria Brandauer aktor. 19. Të parat në bllok. 22. Në krye të armatës. 23. Patacca, maska e Romës. 26. Eshtë strehë… kuajsh. 27. E para është më e mirë. 29. Qe argonauti symprehtë. 31. Kërkojnë talent të tilla. 33. Inicialet e Donadoni-t. 34. Një djalë i Noes. 35. Centrale Kërkimore Autonome. 36. Pak hermetike. 37. Një ushtarak i ulët. 39. Qe policia sekrete e Gjermanisë Lindore. 41. Një Paul, piktor zviceran. 44. Ben i interpretuar nga Charleton Heston. 45. I ka të ndryshme Siria. 46. Besim pa kufij. 47. Lodh në kufij. 48. Zanore për makina. 51. Në kokë kë djallit.

VERTIKAL
1. Björk në Dancing in the dark. 3. Ughi violinist. 4. Inicialet e Redford. 5. Një lokal... në bashki. 6. Hiqet... në pranverë njëe tillë. 7. Eshtë burim.

E DIEL, 19 GUSHT 2007

SHQIP 33

AKADEMIA E SHKENCAVE

Pritet që qeveria të miratojë ndryshimet përfundimtare për ristrukturimin e instituteve

SOCIALE
Reforma synon që këto institute të bëhen më fleksibël. Po shohim hapësirat ligjore sesi mund të organizohet puna më mirë
janë jetike për shqiptarët”, theksoi Gjonaj. Sipas saj, mendohet që në mbledhjen e radhës që do të ketë qeveria do të shqyrtohet edhe ligji i rishikuar nga Ministria e Arsimit për riorganizimin e Instituteve Kërkimore. Ndërkaq, akademikët kërkojnë që nga 56 Institutet Kërkimore ato që janë të nivelit akademik të mbeten nën varësinë e Akademisë së Shkencës.

AKADEMIA E SHKENCAVE

“Po rishikojmë vendimin për Akademinë e Shkencave”
Gjonaj: Shkrirja në departamente e bën punën më efikase
LORINA MIXHA

ava e kaluar ka qenë periudhë me rëndësi lidhur me fatin përfundimtar të kërkimit shkencor të Instituteve të Akademisë së Shkencës. Specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë punuar gjatë kësaj jave për vendimin përfundimtar dhe për rishikimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Zv/ ministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj, ka deklaruar se gjatë kësaj kohe ka pasur edhe bisedime me disa nga drejtuesit e këtyre instituteve. Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por ligji është rishikuar nga Ministria e Arsimit. Ligji bashkë me relacionin përkatës ka mbërritur në Këshillin e Ministrave. Pritet që këtë javë, vendim të jetë për miratim në rendin e ditës. Një ditë më parë, në gazetën “Shqip”, akademiku Eduard Sulstarova, me anë të një letre të hapur dha disa propozime për Akademinë e Shkencës. Të gjitha propozimet e tij i drejtoheshin për mbështetje ministrit të Arsimit, Genc Pollo. Më datën 4 prill të këtij viti, qeveria mori vendimin për: “Marrjen e masave për zbatimin e studimit të reformës së kërkimit shkencor, pjesë e rrjetit të instituteve të Akademisë së Shkencave. Pas kundërshtive të shumta të akademikëve dhe kthimit mbrapsht të disa prej neneve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, qeveria ngarkoi Ministrinë e Arsimit të përgatisë për miratim në Këshillin e Ministrave paketën për riorganizimin institucional të instituteve të kërkimit, që janë në vartësi të Akademisë së Shkencave. Megjithëse disa ditë më parë është zhvilluar një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave, përsëri për disa nene akademikët nuk kanë rënë dakord edhe me ligjin e korrigjuar. Thelbi i ligjit të rishikuar është që Institutet kërkimore të kthehen në departamente dhe të jenë nën varësinë e Ministrisë së Arsimit. Por akademikët nuk bien dakord në këtë pikë, pasi sipas tyre disa prej instituteve duhet të mbeten të tilla dhe të vazhdojnë të jenë nën varësinë e Akademisë së Shkencave. Sipas Sulstarovës: “Shndërrimi i instituteve në departamente do t’i kthente ato thuajse në inekzistente dhe do ta bënte të vështirë funksionimin e tyre në raport me detyrat që kanë”. Ndërkohë që zv/ministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj ka sqaruar se ideja e reformës nuk do të cenojë institutet, por do t’i kalojë ato nga varësia e Akademisë së Shkencave në varësinë e Ministrisë së Arsimit. “Reforma synon që këto institute të bëhen më fleksibël. Po shohim hapësirat ligjore sesi mund të organizohet puna më mirë. Institute të tilla të arsimit në botë janë të ristrukturuara”, theksoi zv/ministrja Gjonaj. Sipas saj, ristrukturimi në formën e labo-

J

ratorëve dhe departamenteve do ta bëjë punën kërkimore më efikase. Po ashtu Ministria e Arsimit e ka marrë parasysh të gjithë rëndësinë e qendrës ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike, por ka edhe probleme të tjera. “Shqipëria aktualisht ka edhe probleme të tjera, përveç nostalgjisë, probleme këto të rëndësishme që duhet të marrin zgjidhje, pasi

mbledhja
Këtë javë, në Ministrinë e Arsimit është zhvilluar një mbledhje, ku janë diskutuar ndryshimet e kthyera mbrapsht nga Kushtetuesja
TE DHENA

thelbi
I ligjit të korrigjuar është që Institutet të kthehen në departamente ose laboratore dhe të vendosen si pjesë e universiteteve.

kthimi
I instituteve në departamente, sipas Arsimit nuk cenon akademikët, por do të bëjë punën kërkimore më efikase.

EDUKIM

Pjesë nga propozimet e akademikut Sulstarova
Më lejoni të paraqes disa mendime për mënyrën e riorganizimit të disa institucioneve shkencore të sistemit të Akademisë së Shkencave. Në fushën e shkencave natyrore e teknike 1. Në kuadër të reformës është planifikuar të krijohet pranë Universitetit Politeknik “Qendra Kërkimore Universitare e Gjeoshkencave”: • Ky institut është ngritur si bërthamë në vitin 1968, është një institucion unikal në vend i ngarkuar për monitorimin e dukurive sizmike (tërmete, shpërthime bërthamore etj.) dhe studimeve multidisiplinore sizmologjike (sizmologji fondamentale, sizmologji inxhinierike, inxhinieri e tërmeteve). Nisur nga sa më sipër, ju propozoj që në Qendrën Kërkimore Universitare të Gjeoshkencave pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Instituti i Sizmologjisë të integrohet si institut më vete dhe në kuadër të reformës të emërtohet Instituti i Sizmologjisë dhe Inxhinierisë së Tërmeteve.

Austria, bursa të plota dhe të pjesshme për moshat nga 11-18 vjeç

Shkolla: Duam nxënës me rezultate të mira në shkencë, art, sport N
xënësit e talentuar e me rezultate të shkëlqyera u jepet mundësia për të mësuar në një nga shkollat më të afirmuara të Austrisë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi dje, se shkolla ndërkombëtare “St. Gilgen” në Austri (St. Gilgen International School) ofron bursa të pjesshme dhe të plota për të gjithë nxënësit e talentuar dhe të shkëlqyer nga mosha 11-18 vjeç. Aplikimet përfundojnë në fund të muajit gusht 2007 dhe kryhen online në website-in http:// www.stgilgen-international-school.at. Shkolla u ofron shanse mjaft të mira për studim nxënësve të motivuar. Mësimdhënia zhvillohet në anglisht, por mund të zgjidhen edhe gjermanishtja, spanjishtja, frëngjishtja dhe gjuhë të tjera. Universiteti dhe konviktet janë ndërtuar në një park

buzë liqenit, në qendër të Fshatit Mozart në “St. Gilgen”, shumë pak larg Salzburgut. “Ne presim nga aplikuesit një pasion në arritjen e një përsosmërie të shkëlqyer në shkenca, arte, muzikë, sporte ose çfarëdolloj lënde që ata vlerësojnë”, lexohet në faqet e website-it të kësaj shkolle. E ngjashme me “Kolegjet e Botës së Bashkuar” shkolla “St. Gilgen International School” është themeluar në 1968-ën dhe numëron gjithsej 1600 shkolla në 122 shtete të botës. Shkolla ndërkombëtare “St. Gilgen” i kushton një vëmendje të veçantë edhe arsimit të komunikimit dhe medias. Me qëllim që të gjenden dhe shpërblehen talentet dhe të theksohet rëndësia e transferimit të dijes, shkolla ndërkombëtare “St. Gilgen” organizon konkurse të shumta në fushën e komunikimit. Lo.Mi.

FIER

2. Në Universitetin Politeknik është planifikuar të ngrihet, në kuadër të reformës, Qendra Kërkimore Universitare e Ujit, Energjisë dhe Mjedisit. • Për sa më sipër, do t’Ju propozoja që Instituti i Hidrometeorologjisë të ruhet si një i tërë (duke përfshirë edhe rrjetet), sigurisht i ristrukturuar dhe në të të përfshihet edhe Qendra e Kërkimeve Hidraulike, të cilat realizojnë detyrat që parashikohen të kryhen në Qendrën Kërkimore Universitare të Ujit, Energjisë dhe Mjedisit pranë UPT

Emigrantët, në radhë para dyerve të institucioneve shtetërore

3. Në kuadër të reformimit të Institutit të Fizikës Bërthamore të ASH, është parashikuar ngritja e Autoritetit Kombëtar Atomik në vartësi të MASH-it dhe një pjesë e tij të integrohet në Departamentin e Fizikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. • Në skemën e re të kërkimit shkencor IFB propozojmë të vendoset pranë Universitetit të Tiranës, si institucion më vete, me emërtimin Qendra e Fizikës Atomike

migrantët në radha. Të gjitha zyrat e gjendjeve civile, zyrat e legalizimeve në prefekturë, si dhe sportelet e drejtorisë së shfrytëzimit të automjeteve në Fier janë “pushtuar” nga emigrantët. Fluksi i madh i emigrantëve të ardhur kryesisht nga Greqia dhe Italia për pushime në këtë sezon, ka bërë që shumë sportele të shërbimeve të ndryshme në rang qarku të jenë të mbipopulluara. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e punës, si pasojë e kërkesave të larta për plotësimin e dokumenteve. Të kontaktuar nga gazeta “Shqip”, një pjesë e mirë e gjendjeve civile të rrethit të Fierit, Lushnjës e Mallakastrës kanë konfirmuar se “deri në orët e pasdites kërkesat e emigrantëve për certifikata dhe dokumente të ndryshme janë të larta”. Më i madh numri

Gjendjet civile, zyrat e legalizimeve me fluks të madh emigrantësh E

i emigrantëve është regjistruar në Fier, ku të katërta gjendjet civile të qytetit plotësojnë brenda 8 orëve rreth 1450 certifikata. Në Lushnjë e Mallakastër, numri i certifikatave që nxjerrin gjendjet civile arrin në 600 të tilla, duke bërë që punonjësit e gjendjeve civile të jenë të bllokuara. E njëjta situatë është edhe në zyrën e legalizimit në Prefekturën e Fierit, si dhe të dy nënprefekturave të Lushnjës e Mallakastrës. Në këto zyra numërohen afro 300 emigrantë në radhë, të cilët qëndrojnë për shumë orë në pritje të legalizimit të dokumenteve. Nga ana tjetër, në tre sportelet e faturimit të pasaportave në Drejtorinë e Policisë Fier ka shumë nga ata emigrantë, të cilët qëndrojnë në radhë për të faturuar pasaportë për më shumë se tre ditë. Ma.Tr.

E DIEL, 19 GUSHT 2007

SOCIALE
BATHORE

SHQIP 35

Autoriteti Shëndetësor Rajonal: Procedurat e tenderimit do të hapen në muajin shtator

Privatizimi i urgjencave, në dhjetor
Pjesë e koncesionit do të jetë transporti dhe shërbimi mjekësor
bimit mjekësor të urgjencës dhe më ncës do t’u ofrojë qytetarëve shërpas dhënia e shërbimeve shëndetë- bim të shpejtë më cilësor, por që nuk rgjenca do të privatizohet sore me koncesion do të prekë edhe do të ndikojë në rritjen e shpenzipërfundimisht në muajin pjesë të tjera të sistemit, të cilat, ak- meve ekonomike të tyre. “Rritja e dhjetor. Procedurat për tualisht, kanë nevojë për ndërhyrje. shkallës së shfrytëzimit të shërbimit hapjen e procedurave Privatizimi i shërbimit të urgje- të urgjencave mjekësore, cilësisë së tenderiale do të bëhet në muajin shtator. Gjatë këtij procesi, firmat do të konkurrojnë mes tyre se cila do të jetë më e gatshme të reformojë këtë shërbim. Riorganizimi i këtij shërbimi do të nisë që nga transporti, shërbimi apo edhe pajisja e infrastrukturës, siç është pjesa e autoambulancave. Reformimi i sistemit të urgjencës është projekti i hedhur tre muaj më parë nga ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, i cili më pas caktoi me detyrë specialistët për të përllogaritur kostot e këtij proDEKLARATA jekti. Autoriteti Shëndetësor Rajonal “Ideja e një ka sqaruar se privatizimi i shërbimit spitali bashkiak të urgjencës do të konkretizohet në fillim të dhjetorit dhe brenda muajit po bëhet gjithnjë e më tepër e të ardhshëm do të shpallen procedurat e tenderimit. Gjatë kësaj kohe, domosdoshme” është në fazat e diskutimit mundësia e ngritjes së një spitali rajonal në kryeqytet, spital i cili do të ndikojë në uljen e fluksit të pacientëve në spitalin “Nënë Tereza”. Zhvillimi i projektit Pas hedhjes së idesë së privatizimit të sistemit të urgjencave, grupi i okumenti i strategjisë mbi reformën e sistemit të urgjencës punës përllogariti kostot e kësaj mjekësore në Shqipëri u publikua pak kohë më parë. strategjie dhe grupi punës ka dekStrategjia përshkruante qëllimet, objektivat, standarde për relaruar se afati përfundimtar i realizformimin e këtyre shërbimeve kryesore në shëndetësi, kërkesa imit të këtij projekti është dhjetori. për pajisje, hapësirat që nevojiten, ilaçet kryesore, kërkesat orDo të privatizohet transporti i shërganizative, përgjegjësitë. Por jo vetëm kaq. Çfarë duhet të ketë
LORINA MIXHA

U

dokumenti

Strategjia e urgjencave për privatët

D

shërbimit në departamentin e urgjencave dhe ndryshimi i sistemit shtetëror të urgjencës, do të përcaktojë shërbimin e garantuar falas për pacientët”, ka deklaruar dje kreu i Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Mëhill Gecaj. Ministria e Shëndetësisë ka konsultuar këtë projekt me modele të funksionimit të urgjencës mjekësore në sistemet shëndetësore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Shërbimi i urgjencës Aktualisht, në Tiranë funksionojnë pranë urgjencës 12 autoambulanca me 4 ekipe në shërbim 24 orësh. Vetëm dy vjet më parë u ndanë në të gjithë vendin nga Ministria e Shëndetësisë 100 autoambulanca të reja. “Ky shërbim do të jetë përparësia jonë, aty ku është dhe kontakti i parë i qytetarëve me bluzat e bardha. Do të ketë një përmirësim rrënjësor të urgjencës, duke filluar nga shërbimi i transportit, i autoambulancave, të cilat për fat të keq vetëm në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve nuk janë në modelin që ne kemi sot”, tha ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, në ditën e tij të parë të punës. Sipas tij, duke analizuar numrin e pacientëve të panumërt që i drejtohen QSUT-së për problemet e tyre shëndetësore, Ndoka tha se “ideja e një spitali bashkiak po bëhet gjithnjë e më tepër e domosdoshme”.

Kontrollet: Këto barnatore drejtohen nga jofarmacistë

Tre farmaci të palicencuara shesin barna për pacientët
lot tre farmaci në zonën e Bathores ushtrojnë aktivitet të paligjshëm. Pronarët apo drejtuesit e aktivitetit nuk janë të profesionit të farmacistit dhe Qendra e Kontrollit të Barnave nuk mund të ushtrojë dot kontrolle apo të penalizojë këto subjekte, pasi nuk i ka kompetencat e nevojshme. Këto farmaci, duke mos qenë pjesë e entit të Urdhrit të Farmacistëve nuk janë të regjistruara e si rrjedhojë edhe strukturat e kontrollit të barnave nuk mund të marrin kurrfarë mase për to. Konkretisht, Urdhri i Farmacistëve në inspektimet e kryera ka evidentuar se në tre barnatoret e zonës nuk punojnë farmacistë dhe aktiviteti drejtohet nga infermier apo punonjës të profesioneve të tjera. Sipas urdhrit, kjo është e dëmshme për pacientët dhe në të njëjtën kohë është edhe shkelje e Kodit të Etikës së Farmacistëve. “Ka farmaci të cilave edhe pse iu hiqet licenca ata vazhdojnë ta ushtrojnë aktivitetin, pasi organet e tatimeve dhe të krimit ekonomik që kanë të drejtë t’i mbyllin këto aktivitete nuk kanë vepruar”, sqaroi kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari. Sipas tij, për organet e kontrollit, siç janë tatimorët apo edhe punonjësit e krimit ekonomik, ka mjaftuar vetëm fakti që subjektet në fjalë, edhe pse të palicencuara, vazhdojnë të derdhin tatim taksat pranë autoriteteve vendore. “Edhe sot në Tiranë vazhdojnë aktivitetin e tyre disa farmaci që janë të palicencuara, të cilat drejtohen nga jo profesionistë, farmacistë. Ato nuk kanë licencë, por nuk mbyllen nga subjektet sepse paguajnë rregullisht taksat”, theksoi presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Jaupllari.

P

Qendra e Kontrollit të Barnave nuk merr masa, pasi subjekti nuk është i regjistruar

ambulanca, shërbimi i shpëtimit, numrat e telefonit, Qendra Kombëtare e Traumës, indikatorët e paraqitjes së shërbimeve. Të gjitha këto janë detajuar në dokumentin më të ri të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, atë të urgjencave mjekësore.

FIER

Afro 40 medikamente nuk kanë ardhur nga muaji maj në spital dhe shumica e tyre mungojnë

P

rej ditësh nuk ka gjilpëra për Korpusin Spitalor të Fierit, ndërkohë ilaçet që vijnë për përdorim spitalor konkurrohen për nga cilësia me farmacitë private. Ky fakt konfirmohet zyrtarisht prej shefit të farmacisë së spitalit rajonal të Fierit, Goxho Hasko. Ndërsa pacientët e shtruar në të gjitha pavijonet e spitalit rajonal të Fierit krejt të painformuar mbi efektin e medikamenteve që përdorin, kanë pohuar se nuk ka mungesa të ilaçeve në spital, e ndërsa e njëjta gjë konfirmohet edhe nga shefat e pavijoneve, cilësia dhe efekti i menjëhershëm apo i vonë i medikamentit që përdoret nga spitali i Fieri përflitet prej vetë kryefarmacistit Goxho Hasko. Shefi i farmacisë, Hasko, ka pohuar se “medikamentet që tenderohen prej Ministrisë së Shëndetësisë për përdorim spitalor ‘vuajnë’ për nga fortësia dhe efektshmëria e menjëhershme e tyre”. “Pacientët kërkojnë ilaçe që japin efekt të menjëhershëm, ndaj u drejtohen farmacive private, ku dhe i gjejnë. Ne marrim sinonime të atyre medikamenteve. Edhe në periudhën e gjashtë viteve më parë, kur tenderat për ilaçet kryheshin nga vetë drejtoritë, spitali i Fierit, si dhe ata në mbarë vendin, kanë qenë të prirur të marrin ato medikamente që kushtojnë më pak dhe që kanë efekt më të vonshëm. Konkretisht, një kokërr medikamenti që në farmacitë private mund të blihet 60 deri në 120 lekë, asnjëherë nuk është blerë prej depos së spitalit”, ka thënë Goxho Hasko për

Shefi i farmacisë denoncon cilësinë e ulët të ilaçeve në spital
Depoja e ilaçeve është ndërtuar në 1974-ën dhe prej atëherë ky mjedis nuk është lyer asnjëherë Ndër pavijonet më të prekura nga mungesa e medikamenteve është pavijoni i patologjisë

Fier

Makina me shpejtësi përplaset me xhamin e spitalit
anë shpëtuar me mrekulli në orët e para të mëngjesit një grup mjekësh dhe disa qytetarë që ndodheshin në hyrje të spitalit të Fierit. Një automjet i tipit “Mercedez Benz” me targa FR0256C ka qenë duke sjellë në urgjencën e Spitalin Rajonal të Fierit një të plagosur. Shpejtësia e madhe, si dhe mungesa e frenave ka bërë që automjeti të depërtojë brenda në spital, duke thyer krejtësisht xhamin kryesor të tij. Në momentin e beftë të futjes së mjetit brenda spitalit, të gjithë të pranishmit në ambientet e hyrjes së tij, i janë shmangur këtij aksidenti, që mund të ishte me pasoja të rënda, duke ulëritur e duke u prekur fare pak prej copave të xhamit, si dhe të

K

suvasë që u rrëzua nga goditja e mjetit. Ferrik Hysa, pronar i mjetit, i ka besuar drejtimin e automjetit nipit të tij dhe së bashku sollën me urgjencë në spital për ndihmë të shpejtë djalin e tij të quajtur Selman Hysa, 33 vjeç. Ky i fundit në punë e sipër në fshatin Siqecë, ku dhe banon, kishte pësuar një aksident, pasi kishte marrë plagë të rënda pas rrëzimit të karrocës. Burimet e policisë së qarkullimit thonë se edhe gjatë përshkimit të rrugës së gjatë automjeti i ka shkelur shpeshherë rregullat e qarkullimit, por për fat të mirë nuk ka shënuar asnjë përplasje gjatë rrugës, derisa është përplasur me xhamin e urgjencës. M.T.

gazetën “Shqip”. Gjithashtu, shefi i farmacisë së spitalit rajonal ka pohuar se mungesa e disa medikamenteve nuk ndihet si shkak i zëvendësimit të tyre “sinonime” të së njëjtës gjeneratë, që ndoshta mund të jetë edhe ilaç i shkallës së tretë. Shefja e pavijonit të kirurgjisë në spitalin rajonal të Fierit Leona Shpataraku, ka sqaruar se “kirurgjia është më pak e prekur prej mungesës së medikamenteve, më shumë “ndëshkohet” patologjia apo dhe pediatria. Konkretisht, në repartin që unë drejtoj një medikament që mungon zëvendësohet me një tjetër të së njëjtës klasë, por që për nga efekti mund të jetë me pak gradë më i ngadalshëm. Aktualisht, nga 93 medikamente që janë tenderuar në muajin maj të vitit 2007 në Ministrinë e Shëndetësisë vetëm 50 prej tyre kanë ardhur dhe pjesa tjetër prej 43 medikamentesh “kanë mbetur rrugës”. Por, ajo që mungon totalisht si në depon e farmacisë dhe në pavijonet përkatëse është vigona (gjilpëra që përdoret për serumet). Furnizimi i fundit me këtë material mjekësor ka ardhur në muajin prill. Shefi i farmacisë nuk jep zgjidhje apo afat për këtë mungesë dhe pohon se është Ministria e Shëndetësisë ajo që duhet t’i shpejtojë procedurat e dërgimit drejt Fierit të këtij materiali mjekësor. Goxho Hasko ka thënë se sasia e vigonave që ka ardhur deri në muajin prill është shpërdoruar prej infermierëve të paspecializuar. M . Tro k a

SHQIP 36

R E P O R T A Z H

E DIEL, 19 GUSHT 2007

PUSHIMET Përbuzja që kushton lekë
BERAT BUZHALA

Imagjinojeni skenën kur një familje ka vendosur që paratë e pushimit t’i shpenzojë në Shqipëri, por ende pa mbërritur në plazh, ndiqet nga atje prej vetë shqiptarëve. Ka prej nesh që ende dëshirojnë të besojnë se pushimet mund të kalohen edhe duke qenë të përbuzur

P

asi e pa letërnjoftimin ngriti kokën e më tha: “Pse ore ti nuk e ke emrin Prishtinë, por e ke Berat”. Gjëja e fundit që prisja ishte që një polic i shtetit shqiptar, me një dozë të rëndë të përbuzjes, të ma bënte pikërisht këtë pyetje në pikën kufitare që e lidh Kosovën me Shqipërinë. U ndjeva i detyruar t’i thosha se, “me pasë qenë punët si duhet, t’i shoku polic është dashur ta kesh emrin Prishtinë, e unë Berat”. Nuk i bëri aspak përshtypje kjo që i thashë. Vazhdoi të shkruante në defterin e tij. Dhe imagjinojeni, kjo bisedë zhvillohej në pikë të territ, në ora 4 të mëngjesit në Qafë të Morinës. Kisha kaluar anën e Kosovës që dorën në zemër ishte shumë reprezentative.

që të fillosh të gjuash gurë në ujin e liqenit për tetë orë; të ndash mendjen që të ulesh në restorantin më katastrofal në botë, që ndodhet aty pranë, e ku nëse kërkon një teke raki, të sjell një lëng, që më shumë i ngjason ujit dhe një kafe që do të ishte e denjë për lëng të gështenjave; ose t’u rrekesh grykave të rrëpinjta të atyre bjeshkëve të thata, në kërkim të arushave. Është pra, vendi më i papërshtatshëm për ta kaluar gjithë atë kohë. Ndëshkimi i turistëve Kur je duke pritur në radhë për t’u futur në traget, të gjitha këto pasoja duhet t’i llogaritësh nëse dështon ta zësh radhën. Vetura që unë po udhëtoja ishte e 57-a në rend. Pyeta nëse ka mundësi teorike që brenda në traget të futen të 57-at. Mora përgjigje pozitive. Derisa të gjithë ne po prisnim, një polic e mbante rendin me një filikaq në gojë. Gjëja që më së shumti të bie në sy kur e sheh një polic shqiptar, është revolja. Ata ende shteti i tyre nuk i ka pajisur me kallëp revolesh. Armët i mbajnë në rripin e pantallonave, kurse pantallonat askush s’i ka të njëjta. Zakonisht janë të parruar dhe të paqethur. Flokët i kanë aq të mëdha dhe të çrregullta, sa kapelat u qëndrojnë si në kokë të huaj. Saktësisht kështu dukej edhe ai polici që e ruante rendin atë ditë te trageti. Ende pa filluar ngarkimi i veturave, polici u aktivizua. Filloi të fishkëllente me bilbilin e tij, duke na mbështetur të gjithë në skajin e epërm të rrugës, në të cilën prisnim. Këto lëvizje të policit fillova t’i shikoj me dyshim. Kisha udhëtuar edhe herë të tjera me këtë mjet lundrues dhe nuk më kishte ndodhur diçka e tillë. Ishte edhe punë veturash. Rruga ishte aq e ngushtë, sa secila lëvizje në njërin apo krahun tjetër të rrugës, nuk mund të shpëtonte pa e fërkuar automobilin për ndonjë gur apo ndonjë degë lisi. Polici e bëri të veten. Na palosi si tullat. Kur e kreu misionin, shkoi personalisht dhe u ul në makinën e fundit që priste në radhë dhe filloi ta ngiste. Nuk mund të besoja që gjithë atë hallakamë ky polic e bëri vetëm e vetëm për ta futur pa rend një “Mercedes” shkatarraq. Ai voziste e unë skuqesha. A thua sa lekë i kishte marrë për ta bërë këtë turp kaq publikisht? Polici e solli në krye të kolonës veturën që kishte ardhur e fundit nga qyteti i Bajram Currit. Pjesa dërmuese e udhëtarëve që po prisnin, ishin nga qytetet e Kosovës. Ata ishin zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit për ta zënë rendin, kurse para hundëve të tyre ai që supozohet të jetë i thirrur për ta mbajtur rendin, po e bënte shkeljen më të rëndë të mundshme. Të gjithë u stepën. Nga frika se mos po u thotë dikush diçka, kosovarët nuk e komentonin zëshëm këtë veprim. Kuptoheshin duke u shikuar në sy. Përndryshe, një tjetër kosovar e pagoi shtrenjtë çmimin e ngritjes së zërit. Pronari i tragetit e zbriti atë dhe veturën nga trageti, vetëm pse ky i tha atij se, “për çdo vit po i ndryshoni çmimet, dikush po vjedh këtu”. Kaq u desh që atë ta zbresin poshtë dhe ta ndëshkojnë me privimin nga mundësia që të udhëtonte as në tragetin e dytë. I thanë se ti nuk do të udhëtosh kurrë më me traget. Kthehu në Kosovë. Ndërkohë, ia godisnin edhe veturën me grushte. Ishte skenë shumë e rëndë. Imagjinojeni se çfarë tretmani mori ajo familje që kishte vendosur që paret e pushimit t’i shpenzonte në Shqipëri,

kurse vetë ata po e ndiqnin. Ky zhvillim po bëhej në prezencën e policit, i cili e aprovonte me kokë agresivitetin e pronarit të tragetit. Fati e deshi që as unë të mos mund të fusja veturën në lundër. Për dy vetura mbeta poshtë. Njëra ishte ajo që e futi polici pa radhë. Dhe një tjetër më kishte tejkaluar disa kilometra pa mbërritur te stacioni. Mund të them se më shumë sesa tejkalim, ai ishte një fluturim kamikazësh. Kështu, bashkë edhe me disa turistë të tjerë mbetëm në orën 08.00 të mëngjesit në Fierzë, për të pritur udhëtimin që do të bëhej në ora 14.30 pasdite. Për ta zënë udhëtimin e paradites isha zgjuar në 02.30 të natës, por kot. Tash duhej të prisja edhe rreth 8 orë të tjera, që gjithsej bënin 12 orë maltretim intensiv. Malësori i Manhatanit dhe studentët nga Çekia Mbeta bashkë me familjen duke pritur turnin tjetër. Aty afër ishin edhe taksistët e Bajram Currit, që gjithashtu prisnin ndonjë udhëtar që mund të vinte me varka nga brigjet e liqenit. Komplet ai rajon i liqenit të Komanit funksionin në atë mënyrë. Malësorët lidhjen e vetme me pjesën tjetër të botës e realizojnë përmes varkave, që janë dukshëm më të vogla se trageti. Këto varka duket të jenë të punuara te ndonjë kovaç lokal. Në atë kiamet, duke pritur, të qeshet kur e sheh se si brenda në varkë është salduar një autobus. Pronari i varkës e ka marrë komplet autobusin dhe e ka futur brenda kornizave që ia lejon mjeti lundrues, ndërsa brenda në autobusin varkë ulen udhëtarët. Ata shkojnë prej njërit breg në tjetrin. Ka prej tyre që me ndihmën e këtyre mjeteve të çuditshme të udhëtimit, i bartin edhe delet apo dhitë. Me një fjalë, i ngarkojnë dhitë në njërin breg të liqenit dhe i çojnë për të kullotur në bregun tjetër, ku ndodh që natyra është më e butë. Me to udhëtojnë edhe disa turistë të huaj. Këta janë më të preferuarit e taksistëve. Atë ditë, erdhën në bregun e Fierzës dy të rinj nga Çekia, që përnjëherë u rrethuan nga taksistët. Turistët që bartnin me vete një barrë të rëndë – sigurisht kampshtëpizat – dëshironin të arrinin disi deri në Kukës. Njëri prej banorëve të asaj ane, tha se kishte jetuar në Manhaten disa vjet dhe ishte personi më adekuat për të biseduar me dy të huajt. Filloi të fliste anglisht me ta. U tha se Kukësi prej Fierzës ishte larg nja 150 kilometra dhe se udhëtimi kushtonte vetëm 150 euro. Kjo ishte e papërballueshme për studentët e Çekisë, të cilët për taksistët konsideroheshin të ishin anglezë të pasur për ta paguar këtë çmim. E ai që dinte anglisht, u thoshte taksistëve se nëse arrin të goditet me këta të huajt, do të merrte përqindjen, prandaj i luste që të mos i përziheshin. “Tash ua fus sa krahu unë këtyre. Se këta kanë pare...”, thoshte përkthyesi i anglishtes, duke i bërë të gajaseshin gjithë turmën e mbledhur aty. Dy të rinjtë e shikonin hartën e Shqipërisë. Ata shqip nuk dinin, por dinin ta lexonin hartën. E dinin që prej aty deri në Kukës nuk ka më shumë se 30 ose 40 kilometra. Ishin momente gazmore ato. Përkthyesi në pamundësi për t’i bindur të huajt për të paguar shumën e kërkuar, filloi t’u flasë atyre pak edhe për politikë. U tregoi se në Shqipëri para disa kohësh ka qenë GeorgeW. Bush. U tha se Bush e ka në zemër

Ndriçimi i policisë me llambë Djemtë e SHPK-së me çunat e policisë shqiptare fizikisht i kanë në mes vetëm disa metra, por për nga standardet, mund të jena disa dekada larg. Në anën shqiptare të kufirit, nëse ti nuk e di që aty duhet të jetë një kufi, edhe mund të frikësohesh. Është errësirë e plotë dhe kur dikush të del përpara nga ai terr, më shumë të shkon mendja mos është ndonjë grup cubash sesa policia e shtetit. Nuk ka asnjë reflektor të vetëm që jep pakëz dritë. Ndërsa polici që interesohej për emrin tim, kur iu ofrova te kabina, ma la në dorë një llambë të vogël dhe më urdhëroi që t’ia drejtoja në fletoren e tij. Pra, unë po i shërbeja atij me ndriçim, e ai po i hidhte në letër numrat e lejeve të njoftimit të familjes sime. Dhe kështu, kur unë shkova, ia dhashë atij tjetrit që priste pas meje llambën në dorë, në mënyrë që t’ia zdritte vendin shokut polic. Kjo përcillej si stafetë. Në Shqipëri i kam kaluar pushimet e verës tri vitet e fundit. Por gjithmonë më ndodh i njëjti problem. Më shumë sesa me pushim, preokupohem duke medituar për dhe rreth atij vendi, atyre njerëzve dhe atij mentaliteti. Sa herë shkoj për pushime atje, dëshpërimi rritet. Dhe rritet me arsye. Madje kjo rritje e dëshpërimit ka vlerën e disa mijëra eurove. Dëshpërim që e paguaj nga xhepi im. Si mund të jesh indiferent përballë atij polici? Si mund të jesh indiferent përballë atij postblloku dhe atij trajtimi? Si mund të jesh indiferent përballë aq shumë deformimeve? E lashë prapa kufirin, hundë e buzë bashkë, dhe u nisa – duke folur vetë me vete - për ta zënë tragetin tek ujërat e liqenit të Fierzës. Ajo çfarë ndodh te trageti është dramë më vete. Paramendojeni situatën kur për t’u futur në tragetin e vjetër disa dekada, presin rreth 80 vetura. Aty vend ka vetëm për 50 sosh. Mund të ngarkohen edhe deri në 55, nëse pronari vendos t’i palosë ato në kapakët e tragetit. Ata që mbesin, pa udhëtuar me tragetin e mëngjesit, mund të konsiderohen pa dyshim si personat më fatkëqij të asaj dite në mbarë trevat shqiptare. Dënim më të rëndë – përveç burgut – zor që mund t’i japësh dikujt. Të presësh tetë orë në mes të kurrëçkafes, bashkë me fëmijët e vegjël, është kiamet i madh. Detyrohesh ta kalosh atë ditë nën shoqërinë e taksistëve të Bajram Currit dhe të Tropojës, që presin për të bartur udhëtarët poshtë e lart. E vetmja mundësi për ta mbushur kohën e lirë është

E DIEL, 19 GUSHT 2007

R E P O R T A Z H

SHQIP 37

Nga përgjigjja befasuese te zhurma e turbofolkut

Velipoja, qyteza pa plan urbanistik
Velipoja përndryshe është një qytezë që nuk ka ndonjë plan urbanistik. Viteve të fundit aty janë bërë disa ndërtime të reja dhe të bukura, që pranë tyre kanë disa relikte të kohës së komunizmit. Plazhi vazhdon të jetë i papastër. Ata më të fortit e qytezës vazhdojnë t’i okupojnë pjesët e tij, me vendosjen e ca çadrave, të cilat i shesin nga 2 euro. Madje, ata shesin më shumë se sa i kanë kapacitetet. Kështu, gjatë gjithë kohës sa qëndrova atje, gjithmonë ndodhte që dikush, edhe pse kishte parapaguar, të mbeste jashtë çadrave. Ishte fascinuese se me sa lehtësi i tejkalonte këto situata menaxheri i plazhit të okupuar. “Ca t’boj tash unë”, thoshte dhe ikte. Ditën e parë kur dola në plazh, bleva nga shitësit ambulantë të gazetave, “Shqipin”, “Panoramën”, “Shqiptaren”, “Shekullin” dhe “Koha e Jonë”. Në shumicën prej tyre kryelajm ishte një vrasje që një natë më parë kishte ndodhur pikërisht në Velipojë. Një i ri e kishte vrarë shokun e tij më të ngushtë, sepse ai gjatë natës e kishte shoqëruar në diskotekë ish-gruan e tij. E kishte ekzekutuar midis rrugës me disa plumba. Meqë vetë jam gazetar, pjesa më e madhe e kohës në plazh më shkonte duke lexuar shtypin e atjeshëm. Dikur nuk mund ta besoja që gjendja e krimit është aq alarmante në Shqipëri. Madje nuk ishte çështja vetëm te numri i vrasjes, sa ishte te mënyra e kryerjes së krimeve. Fillova të mendoj seriozisht për shkaqet që kanë ndikuar që të ketë krime të kësaj natyre në një vend. Sa kohë qëndrova atje, për çdo ditë kam lexuar për krime të llahtarshme që të stepin në vend. Një ditë kam lexuar se si një i ri, i sapokthyer nga Italia, e kishte mbytur në Durrës nënën e tij, me sëpatë. Motivi, sipas mediave, ishte jashtëzakonisht banal: mosmarrëveshje për zërin e televizionit. Ditën tjetër kryelajm ishte një rrëfim tronditës diku në Malësi. Një burrë kishte shkuar që të dhunojë kunatën e tij, sepse kishte kuptuar që burri i saj nuk ndodhej në shtëpi. Kunata e shkathët kishte arritur që t’ia rrëmbejë kallashnikovin dhunuesit nga dora dhe ia kishte mbushur barkun me 15 plumba. U gëzova. Mandej një ditë tjetër shkruhej për një të ri, të cilit administratori i një kompanie nuk ia ka paguar një muaj pagën, e ai kishte vendosur që këtë problem ta zgjidhë në mënyrë krejt të pazakonshme. Ka shkuar në punishten e firmës që i ka mbetur borxh me një granatë të dorës. Në kacafytje e sipër ka shpërthyer granata dhe i ka lënë të plagosur në vend të ngjarjes katër persona – dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Shtypin shqiptar, gjatë kohës sa unë isha atje, një ditë e eklipsoi fshati Lazarat. Ky fshat – që nëse do të vendoste ndonjëherë të vëllazërohej me ndonjë qytet të huaj, atëherë më së miri do t’i shkonte që këtë ta bënte me Bogotën – e kishte sulmuar një natë qytetin e Gjirokastrës. Autoritetet ua kanë ndaluar rrymën që nuk e kanë paguar fshatarëve të Lazaratit, e këta në shenjë revolte i kanë kthyer tytat e armëve të tyre në drejtim të qytetit. Kanë sulmuar pa hak pa hile banorët e qytetit, derisa po flinin në gjumë. Ndërsa shteti në këtë rast më shumë sesa rolin e garantuesit të rendit dhe qetësisë, kishte rolin e konstatuesit të dëmeve të ndodhura pas këtij agresioni të banorëve të fshatit të pathyeshëm deri më tash. Janë të panumërta rastet e krimeve që ndodhën brenda një kohe kaq të shkurtër. Në Vlorë, me silenciator, dikush e kishte ekzekutuar një plak 70-vjeçar, derisa ai po kulloste delet. Kjo vrasje dukej humane, krahasuar me rastet e tjera, por prapa saj fshihej një holokaust i vërtetë. Një djalë i plakut të ekzekutuar, kohë më parë i kishte ekzekutuar tre vëllezër brenda një dite. Për hakmarrje, një vëlla i tre vëllezërve të ekzekutuar mandej i kishte vrarë tre djem të plakut. Dhe tash në fund radha i kishte ardhur edhe 70vjeçarit, për të cilin nuk dihej saktësisht se kush mund ta kishte vrarë, sepse djemtë e tij paskan qenë të njohur si zullumqarë të pashoq në rajonin e Vlorës. Për shtypin shqiptar vdekjet në aksidente të komunikacionit duket të mos jenë më as lajme. Ato ndrydhen në skaj të gazetave, përballë kësaj llahtarie. Nuk arrija ta kuptoja indiferencën shoqërore, duke pasur parasysh këtë monstruozitet të krimeve. Mendja ma thoshte se diçka e madhe do ta ketë goditur një shoqëri, e cila mund ta tolerojë një gjendje të tillë. Nuk është puna te numri i viktimave, sa është te morbiditeti i kryerjes së tyre. Për këtë, një pjesë të fajit duket ta kenë edhe vetë mediat, ndonëse jo aq sa ka edhe shteti. Më irritonte raportimi që bëhej për kriminelët. Zakonisht në shtypin shqiptar personat që kanë kryer më së shumti krime kualifikohen si “persona të fortë”. Kështu, për shembull, kapoja i bandës së Durrësit, e cila qenka e njohur për vrasje të panumërta, quhet si i “Forti i Durrësit”. Madje, cilësimi i Forti nuk futet as në thonjëza. Shtrohet pyetja, a është i fortë apo i ligë ai që kryen vrasje? Kështu, të shumtën duke biseduar vetë me vete, më kaloi edhe pushimi 10 ditor, në ujërat shumë të pasura me jod, në plazhin e Velipojës. Nuk kam nevojë të tregoj për kthimin drejt Kosovës. Ai ishte aq i gjatë dhe me po aq peripeci, sa edhe ardhja në Shqipëri. Nuk po ma mban të them që më nuk do t’i kaloj pushimet në bregdetin shqiptar. Por jam më se i bindur se plazhin e Velipojës nuk do ta shoh së paku edhe për një dekadë. Përveç të tjerash, nuk jam edhe aq i interesuar që të shurdhohem gjatë gjithë natës duke dëgjuar turbofolkun primitiv serb në tokat shqiptare. Kur të më bjerë malli për muzikën serbe, atëherë do të shkoj t’i shpenzoj eurot e mia në Budva.

Shqipërinë, që Kosova do të bëhet e pavarur dhe se kryetari i Rusisë është një bir bushtre. Krejt ky muhabet dramatik zhvillohej në brigjet e liqenit të Fierzës. Kurse çekët e rinj, haber nuk kishin se çka u fut tash përnjëherë në lojë Putini, Bushi dhe çështja shqiptare. E panë se ishte e vështirë të merreshin vesh për çmim dhe vendosën të shkonin deri në Kukës, duke ecur. Kështu edhe taksistët, edhe përkthyesi mbeten pa marrë asnjë cent. Le të presim tragetin e pasdites... Po bëheshin rrafsh 12 orë prej kur isha nisur nga Kosova për të mbërritur në bregdetin shqiptar. E unë edhe më tutje ndodhesha në Fierzë, që është vetëm rreth 30 kilometra larg prej Gjakovës. Për kaq kohë me një vozitje standarde do të kisha mundur të mbërrija në secilën pikë të Malit të Zi, Greqisë dhe Kroacisë. Kurse unë ndodhesha edhe më tutje, në mes të bjeshkëve, duke pritur tragetin e mbrëmjes. Të njëjtin që më kishte ikur tetë orë më parë. Tash isha i pari në radhë, mirëpo prezenca e policit që sorollatej në parkingun e veturave disi me frikësonte se mos rastësisht po mbes edhe

kësaj here poshtë. Kur jemi te parkingu i veturave pranë liqenit të Fierzës nuk ke se si ta harrosh një djalosh rreth të 16-tave që secilës prej veturave që qëndron aty u afrohet dhe u kërkon nga 2 euro “taksë parkingu”. Ky tagrambledhës i mitur pretendon se ne që presim tragetin afër liqenit kemi shkelur në pronën e tij dhe kjo është e mjaftueshme që ai të na gjobisë radhë me radhë. Nuk e kuptoj aspak këtë logjikë. Si mund ta ndëshkosh tjetrin me këtë gjobë – sado minimale që të jetë ajo – kur ti je duke ndjekur një rrugë nacionale që të çon në bregdetin shqiptar, e ndarë në mes nga një liqen. Ose pse për shembull në anën e Fierzës taksa është 2 euro, kurse në anën e Komanit ajo është 50 centë. Apo ndoshta niveli i kësaj plaçke caktohet prej nevojave financiare të tagrambledhësit. Në fund të fundit, në tre vitet e fundit sa udhëtoj me traget, asnjëherë nuk e kam paguar çmimin e njëjtë as për veturën që e ngarkoj aty. Çdo vit është ndryshe. Nuk e di kush e cakton as këtë çmim, i cili do të duhej të ishte i kontrolluar nga shteti për vetë faktin se mjeti lundrues ecën mbi një pasuri publike, siç është uji i liqenit. Këto absurditete në fakt ishin të mirëseardhura për të menduar rreth tyre në

mënyrë që ta kaloja disi kohën, të cilën e kisha me bollëk. Cila kulturë? Rreth orës 14.30 trageti u shfaq në ujërat e liqenit. Ashtu rrëmbyeshëm u ngarkuam disi brenda tij. Mbeten në breg të liqenit edhe disa vetura të tjera, për të cilat nuk pati vend. Ne që ishim më me shumë fat përfundimisht u nisëm drejt destinimit final. Rrugëtimi me traget zgjat rreth 2 orë. Për ata që e kanë për herë të parë këtë rrugëtim, është një kënaqësi e vërtetë. Lundrimi përmes alpeve shqiptare është një përjetim i papërshkrueshëm. Në platenë e tragetit, e cila gjendet në pjesën e sipërme të tij, kosovarët fillojnë t’u bëjnë pyetje të panumërta shqiptarëve që udhëtojnë bashkë me ta, e të cilët me gjasë tash janë mërzitur duke shuar këto kureshtje. Gjëja më e shpeshtë që preokupon kosovarët është mënyra se si arrijnë të jetojnë në atë rajon disa familje, shtëpitë e të cilëve ndodhen diku në majë të bjeshkëve. Mandej pashmangshëm fillojnë bisedat për Enver Hoxhën, i cili çmohet për faktin se e paska dërguar rrymën edhe në këto shtëpi që ndodhën pas shpinës së Zotit. Flitet shumë edhe për Sali Berishën, sepse është e pamundur që në

traget të mos jenë nja dy a tre kushërinj të tij nga Tropoja, që krenohen me faktin që Sala arriti edhe njëherë ta kapi piramidën e shtetit shqiptar. Mua më rastisi të kisha pranë një tropojan, por që për befasi është me të majtën shqiptare. Nuk isha i disponuar që ta zgjasja shumë me muhabet. Isha shumë i lodhur e i mërzitur nga ky rrugëtim. Mirëpo Isaku, kështu quhej tropojani, si për inat ma lëshoi një fjalë që ma ngriti adrenalinën. Tha se shqiptarët e Shqipërisë janë më të kulturuar se ju të Kosovës. Kaq më mjaftoi që mandej unë ta pyesja këtë inxhinier të bujqësisë se çka na qenka kultura për të. Dëshiroja që përmes tij t’u jepja një përgjigje të gjithë atyre shqiptarëve që kaq për qejf e kanë këtë klishe të pambështetur në ndonjë argument të qëndrueshëm. E pyeta nëse kur po fliste për kulturën e arrirë shqiptare, a mos po mendonte atë policin që e bëri lëmsh gjithë kolonën e veturave që po prisnin në radhë, vetëm për të futur një tjetër në mënyrë klandestine; apo ndoshta për këtë djaloshin tagrambledhës që ua grabit nga 2 euro secilës veturë; apo ndoshta për pronarin e tragetit që asnjëherë nuk na vë çmim të njëjtë. Cila prej tyre, i thashë, të bën të mburresh? U zu pak në befasi Isaku, sepse ai kur paska folur për kulturën, paska pas menduar për një segment krejt tjetër. Për të, e me gjasë edhe për shumë shqiptarë të tjerë, kultura interpretohet si diçka shumë më e ngushtë. Sipas të gjitha gjasave, për ta kulturë është Festivali i Këngës Magjike, humori i Zef Dedës, apo edhe Festivali i Këngës i organizuar nga TVSH-ja, të cilit po të ishin vetëm pak më të kulturuar organizatorët, moti do të duhej t’ia kishin vënë drynin. Ndoshta i rashë kot në qafë këtij Isakut, por ndieja nevojë që të shfryhesha pas gjithë këtij maltretimi maratonik. Mandej ishte edhe një mundësi e mirë për ta shtyrë pak kohën, derisa të mbërrinim në Koman, prej ku mandej nevojiten së paku edhe dy orë udhëtim me veturë për ta prekur plazhin e Velipojës. Në Koman trageti u parkua fiks në orën 16.30. Aty zbarkuam të gjithë. Përmes një vrime të bërë në një bjeshkë, të cilës i thonë tunel, dolëm në pjesën finale të rrugëtimit tonë. Rruga prej Komanit deri te Vau i Dejës gjithashtu është shumë e mundimshme. Nuk ka ndryshuar fare. Në ato shtigje fillon një garë e vërtetë formulash. Nëse nuk përfundojnë diku në humnerë, të shumtën e herëve në ato brigje të thepisura fitues dalin vozitësit e Shqipërisë. Sa herë i shoh tejkalimet që ata i bëjnë, e kuptoj pse ka aq shumë përmendore anash rrugëve. Kjo sfidë zgjat deri te Vau i Dejës. Prej aty e

tutje vërehet një punë jashtëzakonisht e mirë e bërë në vitet e fundit prej shtetit shqiptar. Kualiteti i rrugëve të shtruara është jashtëzakonisht më i mirë se sa i atyre të Kosovës. Dallimet mund të vërehen për çdo vit. E tillë është edhe rruga e re që është ndërtuar për në Velipojë, e cila herën e fundit kur kam qenë ishte në përpunim e sipër. Tash është krejtësisht e përfunduar. 19 orë deri në Velipojë Në Velipojë mbërrita rreth orës 19.30. Tashmë ishin bërë 17 orë prej kur isha nisur nga Kosova. Për kaq kohë, me një vozitje standarde, do të kisha mundur të shkoj diku thellë në vendet e Evropës Qendrore. Ndërsa për kaq kohë unë mbërrita në Velipojë, e cila prej pikës ku isha nisur unë nuk kishte më shumë se sa 170 kilometra. E çka është edhe më keq ende nuk e kisha të zgjidhur problemin. Kisha menduar se nëVelipojë do të mbërrija kah mesdita, por meqë më iku trageti i mëngjesit, atje arrita në mbrëmje. Si pikë e parë e humba një ditë të plazhit dhe si pikë e dytë nuk kisha ide se ku do të flija atë natë. Nuk e din prej kah ka lindur një praktikë në Shqipëri, por në secilën derë të hotelit që trokita më thanë se kisha shkuar në kohë të keqe. Ishin të lidhur ngushtë për një 15 ditësh, që sipas tyre, kaq po u dashka të zgjasë një pushim normal. Pra, sipas kësaj praktike, pushimi u dashka të fillojë më datën 1 të muajit dhe të zgjasë deri më datën 15. Ata që vendosen më datën 15 qëndrojnë në pushim deri në datën 30. E unë, që kisha shkuar me datën 4, gati sa nuk u trajtova si delikuent. Përveç që isha i lodhur dhe që fëmijët qanin, detyrohesha që të dëgjoja edhe pak ligjërata edukative mbi pushimet, kohëzgjatjet e tyre dhe kohën kur duhet filluar dhe mbaruar. Pasi e shëtita gjithë Velipojën dhe trokita thuajse në të gjitha dyert, arrita që në fund, afër orës 21.00 të gjeja një strehë, në një hotel rreth 1 kilometër larg prej plazhit. Mund ta merrni me mend se çfarë pozitë negociuese rreth çmimit të dhomave kisha me pronarin e hotelit, kur ai e kuptoi se nga Kosova isha nisur para 19 orëve, ndërsa në veturë po qanin fëmijët e rraskapitur. Më kërkoi që lekët t’ia paguaja që në natën e parë. Të nesërmen në plazh e kuptova se kam paguar dyfish më shumë se sa ishte çmimi i tregut. Sa herë kthehesha në mbrëmje nga plazhi e shikoja drejt në sy pronarin e hotelit dhe thosha nëse ky tash e din që unë e kam kuptuar se ma kishte futur “sa krahu”. Apo ndoshta edhe kjo është kulturë. berat.buzhala@gazetaexpress.com Velipojë, Gusht

E DIEL, 19 GUSHT 2007

SOCIALE
REAGIMI

SHQIP 39

Prej vitesh e blejnë dhe e mbledhin në burimet natyrore. Mungojnë fondet për ujësjellës

B

anorët e Komunës Topojë të rrethit Fier kanë zhvilluar një protestë për mungesën e ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre. Ata kanë kërcënuar me përshkallëzim të saj, ndërsa të kryesuar edhe nga kryetari i komunës kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Këshilli i Qarkut si dhe Drejtoria për Pushtetin Vendor. Më shumë se 400 banorë të Komunës Topojë, 14 kilometra larg nga Fieri, janë mbledhur për të protestuar në ish-vendin që më parë njihej si Ujësjellësi i komunës, e që tani i ka mbetur vetëm një Kullë, e cila tregon se një objekt shtetëror ka ekzistuar dikur. Afro 50 banorë nga të 400 protestuesit kanë zgjedhur një formë krejt të veçantë për të demonstruar protestën e tyre. Ata kanë marrë karrocat me kafshë si dhe mjetet bujqësore dhe i kanë mbushur ato me bidonë dhe enë që shërbejnë për depozitimin e ujit në mungesë të tij nga çezmat. Në parullat e pakta të tyre, për shkak të infrastrukturës logjistike që kanë fshatrat e kësaj komune

400 banorë në protestë për ujë me bidonë në dorë
Banorët janë mbledhur për të protestuar në ish-vendin që më parë njihej si Ujësjellësi i komunës
myzeqare shprehej hapur kërkesa e vetme, ajo e sigurimit të ujit nga rrjeti i furnizimit që ekziston në fshat. Një prej protestuesve Gjergji Vlashi ka pohuar për gazetën se “kemi më shumë se 6 vjet që vuajmë mungesën e ujit. Madje, ende pa përfunduar shtrimi i rrjetit të ujit të pijshëm ne si banorë kemi paguar, por asnjëherë nuk pikoi çezma në banesat tona”. “E sigurojmë ujin me të blerë nga autobotet që vijnë dy herë në

“Protesta jonë sa paqësore sot do të përshkallëzohet deri në bllokim të aksit kryesor të rrugës”
ditë në fshat, si dhe duke iu drejtuar burimeve natyrore”, ka thënë Niko Vila, një tjetër protestues. “Protesta jonë sa paqësore sot do të përshkallëzohet deri në bllokim të aksit kryesor të rrugës, si dhe deri në hyrjen në grevë urie. Nuk ka rrugë tjetër”, kërcënon një tjetër protestues. Në krye të protestuesve qëndronte kryetari i Komunës Topojë Sokrat Zarka. Ai ka shpjeguar jo vetëm te protestuesit, por edhe për

mediat pjesëmarrëse, se 7 vite më parë është lëshuar një fond për rikonstruksionin pothuaj total të Ujësjellësit të komunës. “Punimet e Ujësjellësit nuk përfunduan asnjëherë, duke bërë që të thahen ende pa u njomur tubacionet e shtrira në 10 fshatra të komunës. Edhe këtë vit, në buxhetin e lënë në dispozicion si dhe nga investimet që janë siguruar nga Këshilli i Qarkut Fier nuk është përfshirë Ujësjellësi”, ka thënë Zarka. Ndërkohë që banorët tregojnë se do ta vijojnë edhe më ashpër protestën. Ndërsa në këshillin e qarkut askush nuk të jep shpjegime. Kryetari i këshillit Luan Muçaj, si dhe vartësit e tij, janë mjaftuar duke shprehur se një situatë e ngjashme pa ujë është në të gjitha zonat rurale të qarkut dhe më gjerë. M . T.

Pas ISHP-së, reagon Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve: Uji nuk është i ndotur, mund të konsumohet

ndotjet
ISHP
Plot 18 pika në kryeqytet rezultojnë të ndotura mbi normalen. Shkaku është çarja e tubacioneveapo amortizimi i rrjetit.

Tiranë, uji i pijshëm përplas institucionet
ISHP: 18 pika janë të ndotura, DSHP: Jo, janë vetëm 4
LORINA MIXHA

DSHP
Vetëm 4 pika në kryeqytet rezultojnë të ndotura mikrobakteriologjikisht. Shkaku , mungesa e ujit në tubacione.

UJESJELLESI
Ndotje si pasojë e amortizimit kishte vetëm në një pallat në rrugën “Ali Demi” dhe në një tjetër te rruga “Mihal Grameno”.

ji i pijshëm është bërë molla e sherrit mes tre institucioneve që kanë në përgjegjësi kontrollin e ujit të pijshëm. Monitorimi i ujit nga Drejtoria e Shëndetit Publik njoftoi se gjatë monitorimit të ujit në muajin korrik, në 4 zona rezultuan se uji ishte i ndotur mbi normat e lejuara. Dy ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik, deklaroi se nga monitorimet që ka kryer ky sektor kanë rezultuar të ndotura mbi normalen 18 pika dhe jo 4. Sakaq, dje, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka qetësuar qytetarët, duke thënë se uji në Tiranë nuk është i ndotur dhe mund të konsumohet pa frikë nga të gjithë qytetarët. Pas publikimit të monitorimit të ujit nga ISHP-ja, Drejtoria e Ujësjellësit sqaroi për qytetarët e kryeqytetit se: “raporti i ISHP-së përfshin rezultatet e muajit korrik, ku ndotje ka pasur si pasojë e amortizimit të rrjetit vetëm në një pallat në rrugën “Ali Demi” dhe një tjetër të rruga “Mihal Grameno”. Në të dy rastet janë dërguar në terren brigadat e mirëmbajtjes dhe po vazhdon puna për riparimin e rrjetit”. Edhe Drejtoria e Ujësjellësit, ashtu si dy sektorët e tjerë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, kryen rregullisht analiza të kampionëve të ujit dhe monitoron cilësinë e tij nëpërmjet laboratorit bakteriologjik që ndërmarrja ka në dispozicion. Monitorimi i fundit i ujit i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se 18 pika të kryeqytetit janë të ndotura me ngarkesë mikro-bakteriologjike mbi masën normale. Konkretisht, disa nga këto zona ku uji nuk është i pastër përmendet, “Zogu i Parë”, kthesa e Kamzës, rruga e “Durrësit”, apo zona te Qyteti i Nxënësve. Kontrolli më i fundit që është raportuar ka qenë i muajit korrik. Sipas ISHP-së, në 18 zonat ku janë gjetur ndotje të ujit mbi normën e lejuar, përbëjnë rrezik për infeksione apo shqetësime gastrointestinale. Konkretisht, te disa nga banorët e zonës që kanë konsumuar ujin janë konstatuar

U

shqetësime. Ndotjet në këto zona nuk janë evidentuar për herë të parë gjatë muajit korrik. Në shumicën e 18 pikave të ndotura, që ka ekzaminuar ISHP-ja, kanë rezultuar të ndotura edhe gjatë muajve të

tjerë. Analizat e Institutit të Shëndetit Publik janë kampione të ujit në disa zona të vendit. Por nga kontrollet e Drejtorisë së Shëndetit Publik në muajin korrik, ka rezultuar se uji është i ndotur

vetëm në katër pika në Tiranë. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik, këto ndotje kanë ardhur si pasojë e amortizimit të rrjetit të Ujësjellësit, por edhe e mungesës së rrjedhshmërisë së ujit në tubacione.

PROBLEMI

Nis protesta e banorëve të zonës

Liqeni i Pogradecit “pushtohet” nga inertet
dotja e liqenit i ka nxitur banorët e fshatit Tushemisht që të hidhen në protesta, pasi sipas tyre pushteti vendor nuk merr asnjë masë kundër ndotjes së bregut të liqenit nga hedhja e materialeve

N

SITUATA

Prej 3 ditësh është urdhëruar dhe planifikuar nga ora 10:00-12:00 për gjithë qytetin të ketë kufizime

Saranda, qyteti plot me turistë, “black out” dy orë në ditë
lektriku ka dhënë sinjalet e para të asaj që e pret konsumatorin e energjisë elektrike pas mbarimit të turit të fundit të pushimeve verore. Banorët vendas janë psikologjikisht të përgatitur që ta vuajnë dyfish privilegjin e 24 orëve energji pa ndërprerje në muajt e verës. Ata e kanë fare të qartë se me KESH-in thënia “bashkë me gushtin ikën edhe vapa”, bëhet “ikën dhe korrenti”. Por elektriku ka dy-tri ditë që u ka thënë “ja ku jam” qytetarëve dhe klientëve të vet me orët e para të errësirës. Fshatrat që nuk përfshihen në zonën bregdetare, si dhe qyteti i Delvinës dhe ai i Konispolit bashkëjetojnë prej muajsh me kufizimet në energji elektrike, duke “vuajtur” largësinë nga deti. Por ditët e fundit errësira ka mbërritur edhe në qytetin e Sarandës si dhe në Ksamil. Ndërprerja me 2 orë në ditë po bëhet rregull prej tri ditësh,

E

duke trembur pushuesit e 15-ditorit të dytë të gushtit. Javë më parë Saranda është përballur me një errësirë që ka zgjatur rreth një orë dhe ka përfshirë të gjitha lagjet njëherësh. Sidomos në Ksamil, mbingarkesa ka qenë shumë më e shprehur se në qytetin e Sarandës dhe kjo ka kërkuar “ftohjen” e linjës për një kohë përtej 1-orëshit. Kjo ka qenë një masë e detyrueshme për të zbutur mbingarkesën në rrjet të ardhur në pikun e sezonit nga futja në rrjet e më shumë konsumatorëve dhe me punën e tyre në kapacitet maksimal. Por ndërsa atëherë ajo është shpjeguar me mbingarkesën e papërballueshme nga rrjeti, punonjës nga nënstacioni elektrik thanë dje për “Shqip” se ndërprerja e nisur prej tri ditësh është e urdhëruar dhe e parashikuar të jetë nga ora 10:00-12:00 për gjithë qytetin, në të njëjtën orë. Th.Nika

inerte. Rrugës për të shkuar në Tushemisht pasi ke lënë Pogradecin has në pirgje të mëdhenj me inerte që hidhen nga firmat e ndërtimit. Një situatë e tillë ka sjellë edhe reagimin e banorëve të fshatit, të cilët së fundmi të pakënaqur nga kjo gjendje, kanë kërkuar ndërhyrjen e Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Një ekip pune i kësaj agjencie ka qenë i pranishëm në Pogradec për të parë gjendjen nga afër dhe përfundimi ka qenë se gjendja e ndotjes së liqenit të Pogradecit nga hedhja e materialeve inerte po arin në përmasa shqetësuese. Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Paqësor Cane, për ndotjen e liqenit dhe shkarkimin e kamionëve me inerte në afërsi të fshatit Tushemisht, është përgjegjëse Komuna e Buçimasit. Ai tha se është lënë një afat që ajo të pastrojë grumbujt me inerte apo t’i largojë ato nga bregu, e ndërkaq të ndalojë hedhjen e mëtejshme të tyre. Në rast të kundërt, komuna dhe drejtuesit e saj janë paralajmëruar për gjoba . Hedhja e inerteve në bregun e liqenit, jo vetëm ka sjellë ndotje të ujit, por është shqetësim për banorët, sepse pengon frekuentimin e plazhit në sezonin e verës, e si rrjedhim aktivitetet e ndryshme private të atyre që lidhen detyrimisht me ardhjen e qëndrimin e pushuesve. Një sërë lokalesh private si restorante dhe hotele, të ngritura në fshatin Tushemisht e ndiejnë si vështirësi të aktivitetit të tyre mungesën e pushuesve për shkak të gjendjes jo të mirë të plazhit nga hedhja e inerteve, por gjithashtu problem ka edhe turizmi familjar në familjet e Tushemishtit.

E DIEL, 19 GUSHT 2007

SHQIP 41

BOTE
Grabitjet e avionëve nuk janë diçka e panjohur dhe e paprovuar në Turqi, ku operojnë një numër jo i vogël grupesh radikale Avioni u mor peng, ndërsa po transportonte të 136 pasagjerët nga Qiproja në aeroportin e Stambollit
Turqi

TURQI / Dy persona të armatosur i ndërruan destinacionin fluturimit

Grabitet avioni, lirohen pasagjerët
K
a përfunduar për fat të mirë dhe pa pasoja të rënda grabitja e fundit e një avioni me 136 pasagjerë në bord. Dy persona kanë marrë peng një avion, destinacioni i të cilit ishte Stambolli. Avioni po ngrihej nga aeroporti i Qipros. Edhe pse frika e përjetuar nga pasagjerët ka qenë e madhe dhe situata e tensionuar gjithçka ka marrë fund me dorëzimin e pengmarrësit, i cili i ka lënë të lirë edhe pengjet e tij, pasi e detyroi avionin që të ulej në jug të Turqisë. Menjëherë pasi avioni në të cilin ishte përqendruar vëmendja e të gjithëve është ulur në pistë, pasagjerët kanë zbritur nga ai nga daljet e emergjencës, duke u zvarritur nëpër krahët dhe trupin e mjetit transportues për të prekur kështu tokën. Edhe pilotët kanë ndjekur të njëjtën mënyrë ikjeje nga avioni, ndërkaq që katër pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u mbajtën peng nga pengmarrësit, ndërkohë që nisi negocimi. Ministri i Brendshëm turk, Osman Gunes deklaroi se grabitësi kryesor ishte nënshtetas turk, ndërkohë që personi i dytë kishte pasaportë siriane, por ka shumë mundësi që të jetë palestinez. Shkaku i veprimit të tyre mbetet ende për t’u hetuar. Po sipas ministrit, njëri prej pengmarrësve i kërkoi të falur popullit turk, pas dramës e cila ka zgjatur plot 4 orë. Gjithçka nisi 15 minuta pasi avioni u ngrit nga pista e Qipros. Njëri nga grabitësit tentoi që të hapte me forcë derën e kabinës së pilotëve, ndërkohë që tjetri u tha pasagjerëve se ai ishte anëtar i “Al Kaedas”. Në përfundim, policia i vuri prangat edhe një pasagjeri, mbi të cilin bien dyshimet se kishte lidhje me pengmarrësit dhe me veprimin e tyre. Sipas dëshmisë së disa pasagjerëve, pengmarrësit kishin deklaruar se ishin të pajisur me bomba, por që nuk kishin ndërmend që t’i përdornin. “Avioni bëri disa manovra ajrore fillimisht dhe ne menduam se nga momenti në moment ai do të përplasej në tokë”, ka treguar një pasagjer. Disa prej tyre kishin pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të mungesës së oksigjenit brenda në avion, duke qenë se sistemi i ajrosjes nuk ishte në punë. Po sipas dëshmitarëve, pengmarrësit ishin shumë të tensionuar dhe nervozë gjatë gjithë kohës që nisën aksionin e tyre. Për pasagjerët, 4 orët e pengmarrjes kanë qenë një përvojë shumë e tmerrshme. Avioni u morr peng, ndërsa po transportonte të 136 pasagjerët nga Qiproja në aeroportin e Stambollit. Shefi i linjës “Atlas Airline” tha se avioni kishte bërë ulje të detyruar, pasi nuk kishte mjaftueshëm karburant për t’u ulur në Teheran, sikundër kërkuan grabitësit. Grabitjet e avionëve nuk janë diçka e panjohur dhe e paprovuar në Turqi, ku operojnë një numër jo i vogël grupesh radikale, që nga kurdët e deri te militantët e ekstremit të majtë. Edhe vitin e kaluar ka pasur një sërë incidentesh, të cilat nuk kanë përfunduar në mënyrë tragjike.

Pengmarrjet më të bujshme
KORRIK 1990 – Dy persona u përpoqën që të grabisnin një avion të Aeroflotit që po shkonte në Rusi. Grabitësit kërcënuan me bomba, por pas një negocimi avioni përfundoi në destinacionin fillestar NËNTOR 1991 – Një tjetër fluturim i Aeroflotit u shqetësua nga kërcënimi i disa personave të armatosur, ndërsa u ngrit nga aeroporti i Groznit, në Çeçeni. Pas një sorollatjeje në ajër, pasagjerët u lanë të lirë me të zbritur në një aeroport turk SHKURT 2001 – Policia hyri me forcë në një avion të linjës “Turkish Airline” në aeroportin Ataturk dhe arrestoi një person pas deklaratave të tij se ishte i pajisur me një bombë dhe donte të hidhte në erë avionin. MARS 2001 – Një avion rus, i cili po fluturonte drejt Stambollit nga Moska, u mor peng nga dy persona që kërkonin dhënien fund të luftës në Çeçeni. Një nga pasagjerët mbeti i vrarë. MARS 2003 – Pengmarrja e një avioni turk përfundoi pa viktima në një aeroport të Athinës. Një 19-vjeçar e mbajti për 24 orë situatën të bllokuar dhe të tensionuar në një avion me 194 pasagjerë.

Kundërpërgjigjja
Pas mundësisë për t’u konsideruar terroristë nga Uashingtoni

Risia
Për të ulur sasinë alarmante të smogut në rrugë

Trupat elitë reagojnë: Do ta godasim ashpër SHBA-në
E

Kina ndalon qarkullimin e makinave me targë teke
shtë bërë shumë alar mante situata në Pekin, ku smogu i shkaktuar nga makinat dhe ndërtimet e shumta, sidomos ato që kanë të bëjnë me olimpiadën, ka arritur nivele jashtëzakonisht të larta. Rrugët automobilistike që janë bërë më të vogla nga numri i jashtëzakonshëm i makinave që qarkullojnë në to, të paktën për një ditë kanë gjetur pak paqe. Për herë të parë në metropolin shumëmilionësh është aplikuar dita e targave tek. Pra, automjetet që kanë targat tek nuk janë lejuar që të dalin, duke lënë në qarkullim vetëm ato me targat çift. Është kjo masë që në vende të tjera të Perëndimit aplikohet jo rrallë, për të ulur sadopak përqindjen e lartë të dioksidit të karbonit, të shkaktuar nga makinat. Nga kjo masë e marrë në kryeqytetin kinez janë ndjerë menjëherë efektet. Së pari, qarkullimi ka qenë

hefi i Gardës Revolucionare iranian i trupave elitë të ushtrisë së vendit islamik, kërcënoi dje Shtetet e Bashkuara që do të kundërpërgjigjeshin ashpër ndaj një vendimi të mundshëm të Uashingtonit për ta konsideruar Gardën si organizatë terroriste, e për ta renditur atë në listën e këtyre organizatave. Sipas një të përditshmeje iraniane, shefi i Gardës bëri të qartë se trupat elitë nuk do të nënshtrohen nga presionet amerikane dhe se do të venë kundër Amerikës të gjithë arsenalin e tyre ushtarak. Shefi i Gardës ka mbajtur një fjalim para trupave të tij, men-

S

jëherë pas lajmit të mundësisë së futjes së Gardës në listën e organizatave terroriste të botës, çka mund t’i krijonte probleme financiare këtij segmenti të kualifikuar të ushtrisë iraniane. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë kjo do të përbente rastin e parë që në listë do të futeshin trupat elitë të një shteti sovran dhe sigurisht një rast të paprecedentë. SHBA dhe Irani i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1979, pas revolucionit islamik iranian dhe aktualisht ndodhen në një moment krize në lidhje me ambicien bërthamore të Iranit.

shumë më i lehtë se i ditëve të zakonshme dhe së dyti, ajri ka qenë më i pastër. Nga kjo masë nuk dolën për një ditë rreth 1 milion automjete. Fillimisht, eksperimenti do të zgjasë vetëm një ditë, por do të përsëritet shumë shpejt, pasi rezultatet ishin shumë të mira. Pikërisht, ndotja e ambientit është një nga problemet më të mëdha që Pekini duhet të përballet përgjithësisht, por edhe gjatë ditëve të olimpiadës së vitit të ardhshëm, kur në vend do

të mbërrijnë shumë skuadra të huaja e padyshim shumë turistë që do ta ngrenë dukshëm numrin e makinave. Në rast se situata brenda muajve të ardhshëm nuk do të ndreqet në metropol, atëherë para olimpiadës Organizata Botërore e Shëndetësisë do të lajmërojë të gjithë të ardhurit për olimpiadën, për rrezikun e madh për jetën që paraqet një qytet me ajër të ndotur mbi normalen si ai i Pekinit.

SHQIP 42

KU LTURE

E DIEL, 19 GUSHT 2007

E diela
e librit

IMRE KERTÉSZ
ALDA BARDHYLI

L

ANONIME NGA VJENA
"DITARI I NJË VAJZE" BOTIMET "IDEART" (600 LEKË)

"Besoj se asnjëherë më parë nuk është shkruar diçka e tillë, një gjë që të lejon të depërtosh kaq qartësisht në atë që ndodh gjatë viteve të pubertetit në shpirtin e një vajze që i përket klasës sonë shoqërore dhe sferës sonë kulturore. Shohim se si ndjenjat dalin nga egoizmi i thjeshtë fëmijëror dhe shndërrohen në pjekuri; shohim se si marrin formë marrëdhëniet me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes dhe si ato pasurohen ngadalë me seriozitet dhe intimitet; shohim tek lindin dhe shkatërrohen miqësitë. Jemi të pranishëm në lindjen e dashurisë së parë, e cila është ende në kërkim të një objekti ku kërkon të mishërohet", shkruan Frojdi në parathënien e këtij libri.

FRANZ BABINGER
"FUNDI I ARIANITËVE" BOTIMET "PLEJAD" (450 LEKË)

Për herë të parë në shqip një libër mbi pinjollin e fundit të familjes së arianitëve. Në rastin e Konstandin Arianitit është fjala për një personalitet, që nga të gjithë studiuesit e deritanishëm të historisë së mesjetës së vonë gjermane, si dhe të papatit, është nënvlerësuar ose nuk është trajtuar denjësisht. Sadopak të merreshin parasysh bëmat e tij, aq shumë dhe veprimet dhe intrigat e tij të errëta, "pratiche", me siguri që këto merita do të sillnin menjëherë nxjerrjen e tij në dritën e historisë. Libri ka vlera dhe për këndvështrimin shkencor të studimit të një subjekti historik.

etërsia dhe shkrimtarët e vendeve komuniste vazhdojnë të jenë më të lexuarit sot në botë. Nuk është vetëm jeta nën diktaturë që tërheq pjesën tjetër të botës, e cila nuk mund ta perceptojë këtë lloj sistemi, por dhe një mister që vazhdon të fshihet te jeta dhe mënyra e të shkruarit të këtyre shkrimtarëve që kanë mundur të mbijetojnë, edhe pse nën skuta të tilla. Imre Kertesz ende vazhdon ta ruajë atë fuqinë e brendshme për t'i jetuar gjërat vetëm brenda tij. Hungaria e dikurshme i shfaqet edhe tashmë, kur në apartamentin ku ndan jetën me Magdën në Gjermani mundohet të bëjë një letërsi tjetër. Në intervista të ndryshme, shkrimtari mundohet të shpjegojë jetën e tij mes dy sistemeve, duke thënë se vazhdon të mbetet i njëjti dhe se fshehja e tij për vite të tëra nga arena letrare hungareze nuk ka qenë dhe aq e trishtë. Në ato vite ai merrej me përkthime nga letërsia gjermane dhe ndoshta kjo është arsyeja përse pushimet dhe periudhën më të gjatë të vitit atij i pëlqen ta jetojë në Gjermani. Magda shprehet se Gjermania është një vend ku ndihen shumë të lirë dhe Kertesz mund të shkruajë tepër gjatë. Gruaja, pas të cilës shkrimtari u dashurua vite më parë, duke i dhënë fund më pas martesës së parë, është njeriu më i afërt i Kertesz. Ajo mund të flasë pafund për librat që ai ka shkruar, apo dhe ato që ka në mendje. "Kjo grua e paimagjinueshme", ashtu siç shkruajnë mediat hungareze, është një adhuruese e madhe e letërsisë dhe dikur ka ëndërruar të ishte një shkrimtare. Ajo është larguar nga Hungaria në vitin 1956 dhe për gati 33 vjet ka jetuar në Çikago. Lidhja me Imre Kertesz është një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj dhe që nga ai moment ajo i ka dhënë fund udhëtimeve (të cilat i bënte shpesh para se të njihej me burrin e saj të ardhshëm). Duket se Magdës tashmë i pëlqen të jetë kujdestarja e vetme e të shoqit, aq më tepër tashmë pas kurorëzimit të tij me çmimin "Nobel", që e ka kthyer në qendër të gjithë botës. Në apartamentin e Kerteszve mund të gjesh gjithçka. Miqtë shkojnë për vizita pasditeve, ndërsa në lagjen ku jetojnë kanë dhe kafen ku ulen shpesh. Imre, burri me një fytyrë disi të mbushur dhe me qeshjen e zakonshme për një hungarez, këto kohë është duke i hedhur dhe një sy kujtimeve të tij. Gjithçka në jetën e një prej personazheve më të njohur të letërsisë hungareze, që nga koha kur vetëm tetë vjeç shkroi rrëfimin e parë në ditar dhe deri në fjalimin gjatë marrjes së çmimit "Nobel" do të mund ta lexojmë më vonë në kujtimet e hedhura nga vetë shkrimtari. Ai nuk beson se disa shkrime apo disa libra mund të rrëfejnë historinë. I pasionuar pas ditarëve apo rrëfimeve të gjata, ai e sheh këtë përpjekje si një pasqyrim të gjatë, që do të mund të zbardhte shumë pikëpyetje nga e shkuara. Kjo e fundit nuk mund të jetë asnjëherë e tillë, për sa kohë që njerëzit kërkojnë të dinë mbi mënyrën e ekzistencës së saj. Po cila ka qenë jeta e Kertesz deri para marrjes së çmimit "Nobel" në vitin 2002? Ai ka lindur në Budapest në një familje disidente. Rinia e tij është e ngjashme me

“Të shkruash për komunizmin”

atë të gjithë hungarezëve që iu desh të jetonin sistemin nazist. Kertesz u internua bashkë me 7000 (çifutë) hungarezë nga Budapesti në Auschwitz dhe prej andej në Buchenwald. "Jam një jezuit i pabesueshëm", ka thënë Kertesz në një intervistë. "Sidoqoftë unë u mora në Auschwitz si jezuit". Në fabrikën e vdekjes, Kertesz aksidentalisht kuptoi se ai mund të vritej kudo në çdo kohë. Ky moment ekzistencialist u bë vendimtar për atë si shkrimtar. Në vitin 1945, pas përplasjeve të shumta, Kertesz nis të punojë si gazetar në Világosság në Budapest. Por, shumë shpejt gazeta do të kishte frymë të ideologjisë komuniste, çka e bëri Kertesz të largohet nga shtypi. Nga vitet 1951-1953 ai shërbeu në ushtri dhe pastaj do t'i përkushtohej tërësisht të shkruarit. Por kjo gjendje për vite të tëra do të ishte vetëm brenda tij, pasi pakkush e njihte në atë kohë atë si shkrimtar. Deri në vitin 1963 jeta letrare në Hungari ishte pothuajse e vdekur dhe pak kush mund ta kishte mendjen te letërsia. Ashtu si pjesa më e madhe e shkrimtarëve që kanë jetuar gjatë sistemit komunist, ai u detyrua të bënte jetën e një përkthyesi, apo një eseisti dhe t'i fshihte krijimet e veta. Ai do të përqendrohej për vite me radhë në hulumtimet e letërsisë gjermane, sidomos te shkrimtarë si Hugo von Hofmannsthal, Elias Canetti, Joseph Roth, Arthur Schnitzler, apo filozofë si Friedrich Nietzsche, Sigmund Freud, Ludwig Wittgenstein. Ai do të shkruante pjesë për teatër muzikor, edhe pse kohë më vonë do të pranonte se nuk është se kishte talent për muzikë. "Por u desh të kisha vetëm një penë për të shkruar dhe gjithçka më pas shndërrohej në atë çfarë teatri kishte nevojë". Si përkthyes dhe njeri i letrave në një vend komunist ai do të kishte një sërë privilegjesh. Bashkë me gruan e tij të parë ai do të jetonte në një apartament të bollshëm, ku kishte mundësi të merrej me letërsinë. "Më pëlqen të kthehem shpesh në atë kohë, në apartamentin që e doja aq shumë", do të rrëfehej më pas shkrimtari. Për më shumë se 40 vjet aty ai do të ndante ëndrrat e një burri për të shkruarin dhe leximet natën të autorëve të preferuar si Albert Kamy. Kertesz do të botonte librin e tij të parë pas moshës 40 vjeç, por kjo nuk e pengoi të bëhej një nga njerëzit më të njohur në fushën e letrave. Libri i tij i parë flet për një pesëmbëdhjetëvjeçar në kampet e përqendrimit. Edhe pse kritikët kanë rendur ta quajnë këtë vepër si një rrëfim autobiografik, vetë Kertesz është shprehur se nuk ka dashur asnjëherë të rrëfejë jetën e tij. Ky libër ka ndenjur për gati dhjetë vjet i pabotuar për vetë subjektin që mbarte. Holokausti është një nga pikat delikate që shkrimtari mundohet të rrëfejë në këtë libër, që nuk e quan autobiografik. Por, kaq vite më vonë vetë Kertesz pranon se letërsia e tij nuk mund të jetë e shkëputur nga historia e Hungarisë. Edhe pse ka nisur të botohet vonë, për të është ende herët për të shkruar për gjithë ata njerëz që ai i ka parë me sytë e tij në kampet e vdekjes. Gjermania ku tashmë po pushon, nuk mund t'ia fashisë kujtimet. Përtej suksesit, thellë brenda tij fshihet njeriu i trishtuar për një jetë që tepër vonë ia dha lirinë.

EEVA KILPI
"TAMARA" BOTIMET "DITURIA" (700 LEKË)

Nëpërmjet rrëfimit të aventurave sentimentale të Tamarës, lexuesi kupton në mënyrë dinamike që kjo histori nuk është përshkrimi i pastër dhe i thjeshtë i jetës së një gruaje të trallisur për dashuri fizike, por edhe shprehja e një vullneti të egër për emancipimin e psikes femërore. Me këtë roman të nxehtë të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon jo pa humor puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndihesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.

ANATOLI TOSS
"FANTAZITË E NJË GRUAJE" BOTIMET "OMSCA -1" (1000 LEKË)

Shkrimtari bashkëkohor rus, Anatoli Toss, ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijë kopje. Njëkohësisht është përkthyer e bërë bestseller në shumë vende të botës. "Gjuhë e bukur, prozë e mençur... Ç'duhet tjetër për të qenë kaq interesant", shkruan "Business Class". Ndërsa Knizhnoje Obozrenije shkruan se "Anatoli Toss bën për vete edhe shtëpiaken, edhe intelektualin, edhe studenten tekanjoze".

GUIDO FASSO
"HISTORIA E FILOZOFISË SË TË DREJTËS" BOTIMET "LUARASI" (5 EURO)

Një vepër e kulturës juridike që ka bërë Norberto Bobbio-n të shprehet: "Më në fund në Itali do të kemi një filozofi të së drejtës, jo thjesht shkollore e shprehëse vetëm e nocioneve, por për më tepër e plotë". Në të lexuesi do të gjejë një paraqitje të zhdërvjellët, e njëkohësisht qartësisht të ravijëzuar të historisë së filozofisë të së drejtës perëndimore. Për kërkuesin mund të shërbejë si pikënisje për një punë kërkimore te thelluar.

E DIEL, 19 GUSHT 2007

KU LTURE

SHQIP 43

ESSE

MONIKA STAFA

do ditë para kamerave që përcjellin drejtpërsëdrejti ngjarjet më të rëndësishme të vendit, politike a kulturore qofshin, burrat shqiptarë puthen e s'pushojnë së puthuri me njëritjetrin. Ja, një këngëtar shumë i njohur duke e falënderuar me puthje të zjarrta, para syrit magjik, autorin e teksteve të këngëve të tij. Puthet trajnieri me zëvendësin e tij, ose me futbollistin që bëri golin. Puthet doktori me pacientin që po e përcjell. Pa shih! Është Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë që puthet vendçe me Kryeministrin! Pastaj dhe me kryetarët e partive aleate doemos. Edhe me anëtarët e komisionit të votimit. Pse jo, edhe me ndonjë prej të zgjedhurve të krahut tjetër. Puthen burrat shqiptarë me njëritjetrin kudo dhe pa dallim, të njohur e anonimë, në rrugë e në studio, larg dhe afër syve të botës. Ashtu siç puthej Enveri me Hrushovin dhe Çu En Lain; ashtu siç putheshin e përjargeshin të gjithë të tjerët që vinin pas tij me miqtë e lartë të ardhur nga larg. Dhe sot, krejt gabim, na duken si pamje qesharake. Krejt gabim themi, sepse nuk ka ndryshuar asgjë. Ja ku po përmbyllet një kronikë televizive që bën fjalë për një festival teatri. Është një festival ndërkombëtar. Siç e do puna, në fund duhet të jepen dhe çmimet. Puthen shqeto, me këtë rast, burrat e jurisë dhe ata që paraqesin shfaqjen, me të gjithë ata që u thirret emri për të marrë ndonjë çmim. Mirë vendësit, por si mund ta ndiejë veten ky bullgari apo rumuni i shkretë, që duhet të puthet me një apo me disa burra! Të respektojë traditën e vendit, apo të tërhiqet me marifet si ndonjë çupë e drojtur? Jo, jo, s'bën, duhet përballuar ky "serial kisser", s'ka zgjidhje tjetër për sa kohë nuk është as brenda ritualit fetar të tyre (sepse ortodoksët duhet të dimë se puthen tri herë në raste përmallimesh apo kungurimesh, por vetëm në këto raste ama). Janë të njëjtët burra: paraqitës spektaklesh, njerëz të skenës e të jetës publike, burra shteti, prej atyre më namuzqarëve, deri te më liberalët; prej sojllinjve të hershëm e të rinj, deri te sojsëzët e përhershëm, që, ndërsa kalojnë njëri-tjetrin në revistë puthjesh të pafundme, ngrijnë si përmendore të lashta antike përpara dorës së një zonje. Por, mos e shkoni ndër mend! Ky është vendi i një mijë e një prapësive e mbrapshtive, e mos prisni që këta burra që puthin kaq me "endje" njëri-tjetrin, të jenë një ditë, apo një çast, aq të mirësjellë, sa të dinë se ka një puthje shoqërore që s'ka pse t'u marrë erzin, nëse ia dhurojnë një zonje. A thua do të tronditej bota shqiptare me moral të fortë, nëse Presidenti i ri i vendit do t'i kishte dhuruar një puthje po aq "friend" sa gjithë të tjerëve edhe Arta Dades, Ermelinda Meksit ose Jozefina Topallit, kësaj të fundit edhe për faktin e thjeshtë se e përcolli deri tek oborri i jashtëm i ndërtesës së Parlamentit. Shumë gjëra mund t'i mendojë njeriu ndryshe, por nuk mund të gjykohet askush gabim, nëse themi se një burrë që puthet me një varg burrash njëri pas tjetrit, nuk do të gjykohej aspak për keq prej atyre që e shohin nëse do të bënte të njëjtën gjë edhe me një grua. Shoqëria shqiptare nuk PUTHJA E JUDES është kaq e pagdhendur sa të shkojë me mendësinë se është më mirë të puthen burrat me njëri-tjetrin, se të puthen burrat me gratë! Për të mos thënë, se është pa dyshim pjesë e kodit të mirësjelljes që një burrë të puthë dorën e një gruaje. Kuptimin pejorativ që ka marrë në shqip fjala "puthador", e përdorur pa mëshirë për qëllime politike, do ta vonojë edhe ca këtë. Por s'ka Hyj të ma mbushë mendjen se është më e lejueshme një shoqëri ku burrat puthin njëritjetrin, se ajo shoqëria me mirësjellje të fisme. Kryetari i ri i shtetit, me një specialist të njohur të protokollit përkrah, me siguri do ta ndreqë këtë sjellje - shpresojmë të mos mbërrijë megjithatë te nderimi ushtarak i paraardhësit të tij. Po kush do t'i instruktojë këngëtarët, artistët, njerëzit publikë në përgjithësi, për të përshtatur sjellje të tjera? Dhe ky është problemi! E ne ankohemi për ditë e më se Shqipëria na qenkërka një vend i mbrapshmiqësinë e Orestit me Hektorin, miqësinë e Hamtë. Por kur mbrapshtia fillon që te përmbysja e letit me Laertin, megjithëse ata as puthen, as rregullit më të thjeshtë të sjelljes publike, si mund përqafohen. Thjesht janë pak si shumë miq. Në të pritet që të mos ketë mbrapshti të tjera? këtë copë mëmëdheu ku na ka rënë fati të jetojmë Kjo botë ku jetojmë ka shekuj që përgojon nuk e dimë se sa miq janë burrat me njëri-tjetrin, ama për t'u puthur nuk lënë kusur. Dhe po të njëjtët fshehin kryet nën shpatulla dhe nuk dinë nga t'ia mbajnë, nëse sjellja publike ua kërkon të dinë të nderojnë një zonjë. Kjo shkon deri në një

Ç

KËTU, KU BURRAT PUTHIN NJËRI-TJETRIN!

Shoqëria shqiptare nuk është kaq e pagdhendur sa të shkojë me mendësinë se është më mirë të puthen burrat me njëri-tjetrin, se të puthen burrat me gratë! Për të mos thënë, se është pa dyshim pjesë e kodit të mirësjelljes që një burrë të puthë dorën e një gruaje

nuk ua mban goja fjalën "zonja"! Dikur, në mirësjelljen etnografike, "përshëndoshja" e burrave do të thoshte një prekje e lehtë krye më krye dhe këmbim i formulave klishe të rastit. Nga doli kjo puthje burrash një çështje tradite apo namuzi në shoqërinë shqiptare? Kjo pyetje nuk është pa përgjigje, sido që përgjigjja është e ashpër: kjo gjë e thjeshtë, ky rregull shqiptar i përmbysur, nuk është aspak çështje tradite, por shprehje e një shoqërie që pret të urbanizohet. Si mund të quhet ndryshe një shoqëri e tillë në të cilën burrat dëshmojnë emancipim duke puthur njëritjetrin, në të njëjtën kohë që edhe grave të tyre, para kamerave televizive u drejtohen me "kjo", ose "ajo", pa bërë fjalë që të bëjnë një veprim dëshmues të gjendjes së shëndoshë në familje? E dëgjojmë më pas të thonë se shkalla e përparimit të një shoqërie matet me shkallën e respektimit të zonjave. Po ashtu, thuhet se puthjet e dashurisë dallohen prej puthjeve të tjerave, se puthjet e dashurisë janë më këmbë. Mos e shkoni ndër mend! As në filmat shqiptarë nuk do ta gjeni një gjë të tillë, jo më në kronikat politike dhe kulturore që njoftohen për ditë përmes ekraneve dhe që shumë prej nesh mbeten të ngrirë para pamjeve që na paraqiten! "Vetëm skandal të mos ketë", shkruante Migjeni, poeti që themeloi qytetarinë në letërsinë shqipe. Nëse do të kërkohej një diçiturë për provincializmin nuk do të gjendej një më e saktë se kjo. Kjo shoqëri provinciale, dhe këta individë që e përfaqësojnë, nuk do të pajtoheshin nëse do të vërenin të njëjtën sjellje me një zonjë. Sepse kjo është ende një shoqëri e thashethemit dhe jo e lajmit. Ka thashetheme? OK, këtu ne jemi në rregull ! Le të hedhim vetëm një hap të vockël më tej. Kur një koleg i shkruan një letër një kolegeje, s'e ka aspak të vështirë ta përmbyllë letrën me "të fala". Ama "përqafime" nuk guxojnë ta shkruajnë! Jo, jo, sepse kjo është kompromentuese! Si mund t'i dërgohen përqafime "asaj", që është tjetërsoj?! Po të ishte për një koleg, këto përqafime mund të ishin "të përzemërta", "shoqërore", ndoshta dhe "të zjarrta". Mirëpo këta kolegë të ngratë nuk e dinë ndoshta se fjala "të fala" do të thotë "të falura", që do të thotë më tej të falesh me dikënd, domethën shqip fare të përqafohesh me dike, sepse të falurat nuk bëhen ndryshe. Sepse ja ç'na qenka! Të fala do të thotë përqafime. Dhe përqafime mund t'i dërgohen vetëm një shoku. Se këtu e njohim të gjithë njëri-tjetrin, jemi një shoqëri që mbetet peng e kushërirllëkut ("consanguinitas"). Meqë jemi te përqafimet, për ditë kalojnë para syve të mi imazhe që paraqesin takime të burrave të shtetit me mysafirë të huaj. Burrat shqiptarë, edhe si burra shteti, ndërsa të zgjasin dorën, përgatiten për përqafimin. Kujtoni për shembull pritjen e Bushit. Këta burra namuzllinj, që përdorin shprehjet më vulgare për zonjat shqiptare që kanë me vete përpara mikrofonëve të aulave perëndimore, dhe bëjnë sikur nuk e dinë se "charming lady" ka edhe një kuptim pejorativ, s'e kanë për gjë fare ta tërheJulia Stankova qin burrin e botës, me shkas nga dhënia e dorës, edhe përpara kamerave, madje edhe në çastin e rezervuar për reporterët, për ta përqafuar. Dhe s'duan t'ia dinë aspak se s'ka përqafim, nëse jepet dora. Përqafimi u përjashtua, pra! Dhe burri i shtetit tjetër tërhiqet me zor për t'i treguar një lloj afërsie të dyshimtë! Ti e bën për respect, por hajde dhe shpjegoja atij. Gjithmonë më është dashur të jap shpjegime për ca miq të huaj për këtë lloj përshëndetje tonën të veçantë, natyrisht jotradicionale. Kjo është Shqipëria! Vendi ku burrat puthin njëri-tjetrin, por kurrsesi gratë, madje as gratë e tyre! Sepse jemi shoqëri namuzqare, gjysmë fshat dhe gjysmë qytet, si në ato përrallat me gjysmagjel. Prindërit nga provinca dhe brezi më i ri nga metropoli, një shartim fanatikësh dhe levantinësh, që në një anë përqeshin Enverin që puthet me Hrushovin e me Çu En Lain dhe, në anën tjetër, përjargen me njëri-tjetrin. Thonë se kështu shkohet më shpejt drejt Evropës, sepse është liri e pikë të tillë që, me vështrimin e një të huaji, do të njeriut që burri të sillet si grua me burrin dhe burri vinte fare natyrshëm pyetja: të jetë punë mirësjellsi "burrë zamani" me një zonjë! Ç'përligjje e pamjeje, apo mos vallë në të vërtetë u pëlqen të puthen erituar! me njëri-tjetrin?! E si mund të besosh më tej se këta burra që puthen me pasion me njëri-tjetrin e kanë me gjithë mend kur thonë se do ta vënë kusht që të paktën një e treta e të zgjedhurve prej bashkësive që përfaqësojnë do të jenë femra! Po, nuk kam gabuar aspak. "Femra" thonë, sepse shëëëëttttt,

SHQIP 44

E DIEL, 19 GUSHT 2007

KULTURE
FESTIVALI
ERMIR HOXHA

Pushimedhe S folklorburimor nëFiniq

P

ushime dhe folklor burimor në këto ditë gushti. Kryeqendër e tregimit të kësaj pasurie shpirtërore nga treva e minoritetit etnik grek në jugun shqiptar, është bërë Finiqi, duke rimarrë një pjesë të "statusit" të kryeqendrës së Epirit të shekullit të dytë para erës sonë. Në majin e këtij viti, sprova e parë e kthimit te pasuria folklorike e kësaj pakice kombëtare është dhënë në Zapio të Athinës. Është kujdesur forumi i minoritarëve grekë në emigracion dhe shoqata e artistëve me qendër në Athinë për këtë takim të parë me folklorin. Ndërsa tani, në gusht, banorëve të palëvizur dhe emigrantëve u është kujtuar kjo si pjesë e identitetit kulturor, përmes pjesëmarrjes në një festival këngësh e vallesh burimore. Mbrëmja e së premtes shpalosi në një skenë të hapur në Finiq pasuri këngësh, vallesh dhe kostumesh me vlera autentike. Ziso Lluci, kryetar i komunës dhe një nga protagonistët e kësaj sipërmarrjeje në fushën e kulturës shpirtërore, thotë se për Festivalin Folklorik të minoritetit etnik grek ka pasur bashkëpunim edhe nga komunat e tjera të minoritetit. Pjesëmarrësit në të vinin nga Finiqi pritës, si dhe nga Himara e Narta e Vlorës, nga fshatrat e Dropullit të Sipërm e të Poshtëm në Gjirokastër. Drithërima e zërit të këngëtares himarjote, Katina Bejleri, u pasua nga kërcimet e dropulliteve shamibardha me medaljonët e florinjtë për nën ballë, për të vijuar me perlat që solli grupi i rindërtuar i Finiqit nën kujdesin profesional dhe pjesëmarrjes në të të këngëtares Irini Qirjako. "Edhe një herë u ndjeva e përtërirë nga folku i vendlindjes sime në Finiq", tha për "Shqip" këngëtarja, që në këto anë e quajnë diva e polifonisë shqiptare. Në intermexo të festivalit u shfaq edhe një dokumentar panoramik mbi vlerat arkeologjike të Finiqit si kryeqendër e Epirit, duke bërë publike shumë nga zbulimet e realizuara në sitin arkeologjik të Finiqit, me teatrin antik 15 mijë vendesh etj., dhe ambiciet e drejtuesve të pushtetit vendor që projektojnë kthimin e tij në një qendër të vizitueshme nga flukset turistike, ku folklori do të jetë pjesë e asaj që Finiqi ka për të treguar edhe si produkt turistik. Për herë të parë, një festival i këtij lloji krijoi mundësinë e regjistrimit dhe mosharrimit të pasurisë shpirtërore nga vetë komuniteti i minoritetit grek. Synohet që organizimi i aktiviteteve me përmasa dhe pretendime të tilla të kthehet në një traditë të përvitshme, e qarkullueshme sa në Dropull aq edhe në Himarë e Nartë. Th.Nika

ikur asnjë varg dhe asnjë frazë të mos kishte shkruar, personaliteti i Teodor Kekos nuk do të mund të mbetej kurrë në hije. Dori mbetet i papërsëritshëm bash për këtë arsye; ngaqë nuk iu dallua dot kufiri mes një poeti e shkrimtari dhe një njeriu që e kishte 24-orëshin e jetës aq të skalitur artistikisht, që nga pamja, sharmi, mënyra se si hidhte hapat, e deri tek aftësia për të mos qenë kurrë rutinor në marrëdhënie me njerëzit. Me gjuhë artistike, Dori ishte i tëri një shfaqje, ku gërshetohej fjala, arti i të thënit të saj; drama e komedia e luajtur aq mjeshtërisht nga frazat e përzgjedhura dhe të latuara me kujdes, nga vështrimi i tij shigjetues, buruar nga dy sy të përshkëndijshëm, si dhe në fund, fabula që mbetej pas, si në të gjitha ato krijimet në letër që zunë fill në fund të viteve '70-të. Nuk ka diskutim (pati të paktën fatin që vepra të mos i bëhej artificialisht e madhe pas vdekjes), që Teodor Keko mbetet një ndër emrat më të shquar në historinë e letërsisë shqipe të shekullit të kaluar, një mjeshtër i tregimit të shkurtër dhe një poet, cilësisht i pangjashëm për nga çiltërsia. Në fund të viteve '80-të, Teodor Keko u klasifikua si ndër autorët më të lexuar, me një pëlqyeshmëri nga ana e atij brezi që tentonte gjithnjë fluturimin nën diktaturë, ku me anë të muzikës, e ku me anë të letërsisë, dhe te Dori, siç shprehet një ndër ish-miqtë e tij më të ngushtë, Fatos Baxhaku, ishte valvula e hapjes, e atij shpërthimi që kulmoi në vitet '90-të. Edhe sot, Teodor Keko është ndër autorët më të lexuar shqiptarë dhe për më tepër pa dallim moshe. Madje, Dorin mund ta shijojë pa problem edhe halla pa shkollë të lartë e kolegut Baxhaku, e cila i shërben këtij të fundit si etalon për cilësinë e shkrimeve të një gazete dhe kuptueshmërinë e tyre në shërbim të qytetarëve. Dhe si një udhë për ta kujtuar më të plotë Dorin në aspektin jashtë letrar të tij (fizikisht dhe jo ndjeshmërisht), që aq shumë dominon në krijimtari, si një gërmues i palodhur i çdo skute të misterit njerëzor, vjen një intervistë me një nga ish-miqtë e tij më të zgjedhur, gazetarin e njohur Edmond Laçin. Për ata që kanë njohur Dorin dhe që njohin Mond Laçin, kjo intervistë është vetëm një lloj nostalgjie për një kohë të ikur plot gazmend, e siç thuhet rëndom, gallata që nuk vijnë më. Ndërsa për ata që vetëm kanë dëgjuar për Dor Kekon, kanë rastin të njohin një ndër qoshkat e personalitetit të tij, që ishte tek e fundit, një qoshk plot dritë, nga rrezet e së cilës, çdo kush mund të mësojë ta jetojë jetën artistikisht, edhe nëse është i paaftë të shkruajë libra. Mondi, si ka qenë njohja juaj me Dorin, momentet e para? Atëherë Tirana ishte shumë e vogël, aq sa për të mos u njohur me Dorin e vogël. Pastaj mbrëmjet do të na "përplasnin" patjetër te shkallët përpara Pallatit të Madh të Kulturës, te guri, apo te "Progresi", përbri Lidhjes së Shkrimtarëve. Por nga fundi i viteve '80 nisëm të "përplaseshim" edhe natën, Dori punonte si redaktor në gazetën "Drita", ndërsa unë në Shtypshkronjën e Shtypit Periodik, ku edhe përgatitej kjo gazetë. Që nga ajo kohë kemi pritur shumë "gimçe" bashkë, siç i thoshim me përkëdheli agimit (mëngjesit). Ju, por dhe Dori, jeni njohur për shkathtësi në sajimin e batutave të aty për atyshme. A kishit ndonjë prej tyre si kod përshëndetjeje mes jush dhe na tregoni disa histori prej nga ku dilnin batuta? Xhuli (bashkëshortja) më thoshte se Dori qeshte edhe në gjumë. Në ato kohë ishte për të qeshur dhe për të qarë, por Dori ishte kampion për t'i kthyer të gjitha në humor. Atëherë gazetarët sapo kishin shpikur pyetjen "kush është ëndrra juaj në sirtar?". Përgjigjja që kishim përgatitur ishte "të kem një sirtar". Për shumë kohë, sa herë takoheshim, pyetja e parë ishte "ç'a bëre për sirtarin?", ndërkohë që pak e kuptonin përse e kishim fjalën. Në tavolinat e mëdha të Dorit të vogël, janë thënë me miliona batuta, shumica e të cilave përfundonin në pecetat e lokalit, të cilat vetëm ai mund t'i zbardhte e më pas t'i hidhte në librat e tij.

Krijimet e Dorit më ngjajnë si ato filmat që i shikon pasi ke lexuar më parë librin. Madje shumë herë jam vënë në siklet nga fansa të Dorit të cilët duke ditur miqësinë tonë, më thonë përmendësh ato që kanë lexuar nëpër librat e tij

Në fotot: (lart) Teodor Keko me Robert Shvarcin dhe Pandi Carapulin, (poshtë) Keko me Xhevahir Spahiun

MALL PËR
Po ashtu, ju njiheshit për një natyrë thumbuese. Cilat ishin ato aspekte të jetës që përfshiheshin në gjah dhe objektiv gjuajtjeje me anë të thumbave? Gjahu i Dorit? Shumë herë edhe unë. Dori kishte shumë dëshirë të merrej me "barkun e shtëpisë", jo vetëm sepse miqtë e tij e kuptonin ende pa hapur gojën, por ngaqë mezi priste "hakmarrjen" e tyre. Kur ishte në formë, edhe peshku duhej të kishte frikë të vinte mbi tavolinë, sepse do t'i sajohej ndonjë gjë aty për aty. I lexonit ju krijimet e Dorit, apo mjaftoheshit me krijimtarinë e tij në tavolinë? Krijimet e Dorit më ngjajnë si ato filmat që i shikon pasi ke lexuar më parë librin. Madje shumë herë jam vënë në siklet nga fansa të Dorit, të cilët duke ditur miqësinë tonë, më thonë përmendësh ato që kanë lexuar nëpër librat e tij. Megjithatë, them se jam me fat që kam "lexuar" më parë Dorin, se sa librat e tij. Kur merrja dy kopjet e çdo libri nga Martini ose Elio (djemtë), me humor i

Dy miqtë, Edmond Laçi dhe Teodor Kek

Mbaj mend një tren me siklete. Dori kishte shkuar në Holandë, ndërsa unë me pushime. Dy ditë më parë, i ndodhur në një qytet të vogël (s'po e them emrin që të mos mërziten berberët), shkoj të qethem. Gjeta hapur vetëm një, i cili për fat s'kishte gërshërë, por vetëm një makinë, edhe ajo pa korrent...
thosha Dorit se kisha blerë gabimisht librin e vjetër, jo atë të fundit. Në fakt, ai vërtetë ishte i vjetër, Dori ndërkohë kishte nisur tjetrin. Më thoni një varg, poezi a ndonjë frazë nga prozat e tij që iu është ngulitur në mendje? Kam një poezi të vjetër. Është me shkrimin e Dorit, të shkruar vetëm për mua. Besoj, e meritoj ta kem vetëm për vete…(qesh) Zakonisht kush paguante? Po të ishte martuar Dori me "para", do t'i kishte kaluar jeta gjyqeve nga

E DIEL, 19 GUSHT 2007

KU LTURE

SHQIP 45

Nesër mbushen plot 5 vjet, që Dor Keko u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë. Shkrimtar cilësor, apo qytetar model? Vështirë të bëhet dallimi mes të dyjave, ndërkohë që uniteti i tyre e bënte aq simpatik. Gazetari i njohur Edmond Laçi, një ndër ish-miqtë e tij më të ngushtë (paradoksi më i madh i kësaj bote do të ishte që ata të mos njiheshin), rrëfen për raportet e tij me Dorin, duke zgjedhur natyrshëm fjalën mall për të…

Keko dhe Spahiu në Fierzë në vitet ‘80

Te kafe “Europa”, ish-rezidenca e Dorit
ko

DORIN
kërkesat për divorc. Problemi ishte kur dhe ku do takoheshim. Me refrenin: "s'ka gazetar të pasur në këtë botë!", shumë abazhurë, lavatriçe, deri edhe dhoma gjumi, pa folur për veshjet e trupit, janë konvertuar në "takime pune", siç thoshte Dori. Një herë, madje kemi "ngrënë" edhe një libër të Dorit. Pas tre muajsh për fat ai doli dhe Xhuli filloi të na flasë sërish. I keni marrë ndonjëherë lekë borxh njëri-tjetrit? Borxhi që mbaj mend janë dy mijë lekë të vjetra. Atë nuk e harroj, jo vetëm se ishin të taksisë që do më kthente në shtëpi, por se të nesërmen më dha 200 USD. Një muaj rresht e kam thirrur "Sude". Kë donte më shumë Dori? Ty, Tos Baxhakun apo Tor Pustinën? Dori e kishte zemrën me shtatë barkushe. Aty kishte vend për të gjithë, pse jo dhe për Baxhakun dhe Pustinën… (shaka) Çfarë menduat kur morët vesh se Dori vuante nga një sëmundje e rëndë (dhe si e morët vesh)? Natyrisht nga Dori. Më pëlqen shumë lamtumira e Mustafajt për Dorin: "Unë tani përfitoj nga heshtja jote e detyrueshme dhe do të them çfarë të dua. Ti s'më ndërpret dot me të tallur, siç bëje zakonisht…". Dhe vërtet, ai tallej me sëmundjen e tij, aq sa për shumë kohë na bëri të besojmë se gjithçka do të kalonte mirë. I vetmi që mund të na e largonte dëshpërimin, ishte vetë ai. Ditët në Tiranë, pas kthimit nga Greqia ku kurohej gjysmën e javës, i kalonim duke pirë kafe "Lavazza", të cilën e mbante me vete dhe ia jepte kujtdo banakieri që kishte turnin. Edhe aty me humor, "A lejohet me pije me vete te ky lokali?". Por më pas kur mësuat se Dori u nda nga jeta, si u ndjetë? M'i përshkruani ato momente... Mbaj mend një tren me siklete. Dori kishte shkuar në Holandë, ndërsa unë me pushime. Dy ditë më parë, i ndodhur në një qytet të vogël (s'po e them emrin që të mos mërziten berberët), shkoj të

Poeti Xhevair Spahiu, një tjetër klient me "patentë" i "Europës", kujton bisedën e fundit më Teodor Kekon, në tavolinën ku nuk preferon të ulet më
qethem. Gjeta hapur vetëm një, i cili për fat s'kishte gërshërë, por vetëm një makinë, edhe ajo pa korrent. Vendosa ta provoj, por aventura përfundoi me kokën tullac. Në fillim qesha, por pastaj…dy ditë më vonë, prisja që Dori (i cili do të udhëtonte nga Holanda në Greqi) të më telefononte së bashku me dy gazetarë shqiptarë, që nxirrnin një revistë në Selanik. Por Dori më gënjeu, nuk më telefonoi më. Pak orë më vonë, mamaja ime pësoi dy infarkte në zemër dhe për tre muaj me radhë fjeta nëpër spitale. Një vit i çmendur… Sot, pas 5 vjetësh që nuk jeton më, ç'emër ka malli juaj për Dorin? Malli për Dorin…Unë kam një tjetër mall, si ai për dikë që e di shumë mirë se do ta takosh sërish. Vendin dhe orën edhe këtë herë le ta caktojë Dori i vogël. Ç'do i thoshit sikur të rikthehej në jetë vetëm për 5 minuta? Prapë do qeshnim. Prapë do t'i thosha se "s'kam sirtar" dhe sërish do të më merrte malli…

afe "Europa" ishte rezidenca zyrtare dhe jo zyrtare e Dor Kekos; aty i shkonin lajmërimet, ftesat e gjithë ajo mori letrash e shkresash, ku do të shkruhej: Merr Teodor Keko, Kafe Europa", tavolina 2, 3, 5… Poeti Xhevair Spahiu, i cili njësoj si Dori, ka gëzuar statusin e një klienti model aty, tregon sot një tavolinë, ku për herë të fundit është ulur së bashku me ishbeniaminin e tij, pak ditë para së të udhëtonte drejt Holandës 5 vjet më parë, nga ku do të vinte i pajetë. "Në atë tavolinë unë nuk ulem më", thotë Xhevoja i përlotur dhe vijon të flasë për Dorin. "Këtu në kafe 'Europa', kishte një shtëpi të dytë. Ishte për të një stacion çlodhjeje përpara se të shkonte në punë, a kur kthehej nga puna". Atë ditë që e takova për herë të fundit, unë do të nisesha për në Berat, prisja të më vinte makina që të më merrte. Mirëpo, si për rastësi, të cilat mua nuk më duken se janë thjesht rastësi, makina nuk erdhi, e unë mbeta rreth 2 orë duke biseduar me Dorin. Ishte pra, takimi i fundit mes nesh. Biseduam për çështje të ndryshme. Dori kishte atë rrëfimin e tij të veçantë, që e shoqëronte gjithnjë me të qeshur. Më kujtohet porteti i dashur i Dorit. Ishte një njeri me zemër të madhe, njeri që përhapte dashuri, nuk vuante nga smira dhe nga shpirtngushtësia. Me Dorin, njeriu e ndiente veten të lirë, mund të flisje si të doje dhe kur ai nuk ishte i të njëjtit mendim me ty, i këpuste një të qeshur…. "Sikur nuk është kështu thoshte", e prapë me të qeshur. Ishte tragjike që iku aq i ri.

K

Ai e la këngën përgjysmë. Krijimtaria e tij ishte një këngë e këputur. Dhe kjo pa dyshim krijon një dhembje, megjithëse kanë kaluar kaq kohë. Unë e njoha Dorin para 30 vjetësh. Njihja që më parë të atin, Endrin, i cili po ashtu ishte njeri me zemër të madhe. Edhe të ëmën gjithashtu, Xhanfizen, e cila aty nga viti 1978, më tha një ditë: të të jap ca poezi të djalit, të m'i lexosh? I lexova gjatë natës dhe të nesërmen, nga një telefon që ndodhej në derën hyrëse të Lidhjes së Shkrimtarëve, e mora Xhanfizen dhe thashë: Të jesh e lumtur, se ke lindur një poet të talentuar. "Xhevo vertet ashtu thua?", më tha Xhanfizja. Po, i thashë, ta them me gjithë zemër. Sepse vetëm një poet mund ta thotë këtë varg: pika e vesës si bebja e zyrit. Më pas, unë do isha redaktori i librave me poezi të Dorit dhe miqësia jonë u bë aq e ngushtë sa, nuk e di, por ndiheshim si vëllezër. Kafe "Europës", i mungon shumë Dori. Edhe mua. Edhe letrave shqipe. Të gjithëve".

SHQIP 46

E DIEL, 19 GUSHT 2007

Sport
Kombëtarja
Vëzhgimi
Bariç do të jetë sot në tribunën e stadiumit “Qemal Stafa” për të ndjekur ndeshjen e Superkupës mes Tiranës dhe Besës, ku do të vëzhgojë në aksion disa prej futbollistëve të grumbulluar nga ai në kombëtare

Trajneri pohon se nuk ka dashur ta mbingarkojë Canën. Mosaktivizimi i Lalës dhe Bulkut është problemi kryesor i kroatit

“Holanda? Mua më shqetëson gjyqtari!”
Bariç i trembet një gjykimi si në ndeshjen e parë kundër “tulipanëve”
ERMAL KUKA

GJYQTARI JEFET
Gjyqtari izraelit ishte kundërshtari kryesor i kuqezinjve në ndeshjen e parë ndaj Holandës, që përfundoi 2-1 për “tulipanët”. Ai nuk akordoi tre 11-metërsha të dukshëm në favor të skuadrës tonë

MESFUSHORI CANA
Bariç ka konfirmuar se Cana është i mbingarkuar me skuadrën e tij dhe se aktivizimi ndaj Maltës nuk do të kishte shumë vlera, pasi ai e njihte mirë lojën e mesfushorit të Olimpikut të Marsejës

SULMUESI V. NISTELROI
Bariç e sheh si një të keqe më shumë kthimin e goleadorit në Kombëtaren holandeze. Gjithsesi, ai nuk ka dashur të bëjë dallime, pasi i ka cilësuar të gjithë futbollistët e Holandës si lojtarë të mëdhenj

rajneri i përfaqësueses sh qiptare Oto Bariç ka mbërri tur dje në vendin tonë për të filluar grumbullimin për ndeshjen miqësore të ditës së mërkurë kundër Maltës. Por që në fjalët e tij të para në vendin tonë, ai ka treguar se po mendon që tani për takimin e shtatorit kundër Holandës. Kroati ka saktësuar se miqësorja e 22 gushtit është thjesht për të testuar lojtarët para një sfide më të rëndësishme, ndërsa është shprehur i shqetësuar rreth mosaktivizimit të Altin Lalës dhe Ervin Bulkut me ekipet respektive. Megjithatë, kroati ka gjetur një mënyrë origjinale për të treguar se nuk e ka frikë Holandën, duke u “lutur” që këtë radhë gjykimi të mos jetë i njëanshëm. Sapo keni mbërritur në Tiranë dhe ndeshja me Maltën është shumë afër... Po, është e vërtetë. Ndeshja me Maltën është ditën e mërkurë dhe unë kam grumbulluar ata lojtarë që dua të shoh në këtë ndeshje, ku do të përdor të gjithë futbollistët që kam në dispozicion për të parë

T

gjendjen e tyre. Në veçanti dua të shoh dy prej tyre që janë aktivizuar më pak deri tani. Më parë dua të grumbulloj të gjithë informacionin e nevojshëm për ta dhe më pas do të bisedoj individualisht me çdo lojtar për këtë takim dhe atë kundër Holandës. Do të mundohemi të

marrim një rezultat pozitiv ndaj Maltës, një ndeshje miqësore pas pushimeve. A do ta shfrytëzoni ardhjen tuaj për të folur me presidentin Duka rreth rinovimit të kontratës? E kam thënë edhe një herë tjetër

që nuk duhet të jem unë ai që duhet të flasë për këtë çështje. Duhet të pyesni zotin Duka. Unë thjesht jam në pritje të asaj që do të bëjë federata. Pra nuk mund të them asgjë, pasi jam thjesht një punonjës. Në kombëtaren holan-

deze është kthyer Van Nistelroi... Nuk kam çfarë të them për këtë. Kjo është një e keqe më shumë për ne. Ai është një lojtar i madh, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë të Holandës. Gjithsesi, ne kemi luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj

dhe nuk kemi frikë. E rëndësishme është që të luajmë mirë dhe të marrim një rezultat shumë të mirë edhe për tifozët. Do të isha i lumtur sikur gjyqtari i ndeshjes të ishte i mirë, ndryshe nga ai në Holandë. Përse nuk do të jetë Lorik Cana në miqësoren me Maltën? Është e vërtetë që nuk është grumbulluar Lorik Cana. Lojtari më ka kërkuar që të mos grumbullohet, pasi ka probleme të mbingarkesës së ndeshjeve. Duke e parë të arsyeshme këtë fakt e kam lënë jashtë ndeshjes. Për më tepër, nuk kemi çfarë të vëzhgojmë tek ai futbollist. Ne duhet të shohim lojtarë si Lala dhe Bulku të cilët kanë luajtur pak. Për mua kjo është e rëndësishme. Ndërsa Cana do të jetë me Holandën. Ju keni grumbulluar Ervin Skelën. Ai nuk do të jetë me Holandën... E di shumë mirë që ai nuk do të jetë në takimin me Holandën. Por ai nuk ka luajtur gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi unë dua ta ndjej që ai është pjesë e Kombëtares sonë, prandaj e kam grumbulluar në këtë ndeshje miqësore.

SUPERKUPA

legjionarët
Mesfushori kuqezi është kthyer përsëri mes titullarëve

Presidenti i kavajasve i bën thirrje skuadrës të fitojë trofeun për të harruar Liteksin

Starova kërkon hakmarrje për Kupën e humbur ndaj Besës
irana dhe Besa do të luajnë sot në stadiumin “Qemal Stafa” për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Shqipërisë. Të dyja palët duan ta fitojnë këtë sfidë, ndoshta edhe për të harruar paksa zhgënjimet e fundit në arenën ndërkombëtare. Por te bardheblutë, dëshira për fitore në këtë sfidë ka shijen e hakmarrjes, sepse në radhët e ekipit kampion janë trajneri Starova dhe futbollistët Vrapi e Xhafaj që kanë humbur në finalen e Kupës së Shqipërisë pikërisht ndaj ekipit kavajas. Vetë trajneri i Tiranës tregon se ky do të jetë një motiv më shumë për të kërkuar suksesin përballë kavajasve. “Normalisht, e gjithë skuadra është e motivuar për të dhënë maksimumin në fushë për të fituar një trofe të cilin ne e vlerësojmë. Kemi punuar gjatë kësaj kohe për të qenë të gatshëm për këtë sfidë dhe mendoj se të gjithë do të japin maksimumin për të sig-

Trajneri lavdëron Lalën “Bëri gjithçka mirë”
uket se Dietmar Heking e ka kuptuar se Altin Lala vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishëm për Hanoverin. Provën më të mirë ai e ka marrë në sfidën kundër Karlsruhes, ku Lala ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje të përsosur, si në detyrat mbrojtëse, ashtu edhe në ato sulmuese. Vetë Heking kishte bërë të ditur para fillimit të sezonit se Lala nuk ishte pjesë e planeve të tij për formacionin titullar, por ka mjaftuar humbja me Hamburgun për ta bërë të ndryshojë përfundimisht mendje. Si rrjedhojë, pas sfidës me Karlsruhen, trajneri e ka falënderuar publikisht mesfushorin kuqezi, duke folur me fjalët më të mira, ashtu si i gjithë shtypi sportiv gjerman që e ka vlerësuar maksimalisht. “Jam shumë i kënaqur nga Altin Lala. Atij i kishim lënë një detyrë për të bërë dhe duam ta falënderojmë, pasi e ka bërë në mënyrën më të mirë. I kemi kërkuar që mos t’i lërë asnjë mundësi rrezikimi mesfushorit të Karlsruhes, Hajnal, dhe ai e ka bërë këtë, duke qenë një ndihmë e madhe për skuadrën. Meriton komplimente”, ishte deklarata e Heking në gazetën “Neue Presse”. Duket se kjo do të mjaftojë që Lala ta shohë veten përsëri si një titullar në formacionin e Hanoverit, ndonëse nuk do të ketë më në krah shiritin e kapitenit. Në këtë mënyrë, është zgjidhur edhe një prej problemeve të Kombëtares Shqiptare, ku mosaktivizimi i Altin Lalës në ndeshjet e para të sezonit kishte shqetësuar dukshëm trajnerin Oto Bariç. e. kuka

D

T

uruar kupën e parë të sezonit, ku dihet se objektivat e Tiranës janë të fitojmë në çdo kompeticion. Personalisht, këtë e shoh edhe si një hakmarrje për finalen e Kupës së Shqipërisë, ku u mundëm nga Besa. Besoj se do të jetë një motivim

më shumë edhe për lojtarët si Vrapi e Xhafaj, që kanë qenë në atë sfidë”, u shpreh dje trajneri i bardhebluve. Por nga ana tjetër, edhe kavajasit nuk heqin dorë lehtë nga një torfe që nuk e kanë fituar asnjëherë më parë. Presidenti Bizhdili u ka bërë

thirrje lojtarëve të impenjohen maksimalisht, edhe për të harruar shijen e hidhur që la humbja ndaj Liteksit në Kupën UEFA. “E dimë mirë që Tirana nuk është një skuadër e lehtë, por do të bëjmë maksimumin që të fitojmë këtë trofe. Për këtë i bëj thirrje të gjithë skuadrës të japë maksimumin, për t’u shfaqur sa më mirë dhe për të sjellë Superkupën në Kavajë, ashtu siç sollën edhe Kupën e Shqipërisë. Për më tepër, ne do të jemi më të motivuar në këtë sfidë, pasi dëshirojmë që të lëmë pas rezultatin zhgënjyes me Liteksin në Kupën UEFA. Një fitore ndaj Tiranës do të kthejë besimin te tifozeria jonë, dhe do t’i tregojë asaj që nuk e fillojmë këtë sezon pa pretendime”, u shpreh presidenti i Besës. Pritet që këtë takim ta ndjekë një numër i konsiderueshëm tifozësh nga Kavaja, të cilët nuk e kanë braktisur ekipin edhe pas humbjes në Kupën UEFA. e. kuka

E DIEL, 19 GUSHT 2007

SPORT

SHQIP 47

Moto GP
Një tjetër sukses i australianit në Çmimin e Madh të Çekisë do t’i jepte atij sigurinë në luftën për titullin kampion

Stoner është i pakapshëm, edhe në Brno niset i pari
Valentino Rosi arrin të renditet vetëm i gjashti në prova

K

ejsi Stoner duket se nuk ka rivalë në këtë sezon të Moto GP. Piloti australian i Dukatit që kryeson renditjen, ka arritur të sigurojë “pole-position” edhe në pistën e Brnos, në Republikën Çeke, duke treguar se dëshiron një fitore për të siguruar sa më parë titullin kampion. Stoner ka zhvilluar vetëm 13 xhiro në pistë, thuajse gjysmën e atyre që kanë zhvilluar kundërshtarët e tij, por ka qenë i vetmi që është ulur nën kufirin e 1’57". Në fakt, ai ka regjistruar një kohë të jashtëzakonshme prej 1’56"884, duke lënë pas me 280 të mijtat kampionin e botës në fuqi, Niki Hejden. Progresi i vazhdueshëm i Hondës gjatë garave të fundit është konfirmuar edhe nga Pedroza, i cili do të niset në vendin e tretë në startin e garës së sotme. Në vështirësi të dukshme është shfaqur përsëri Valentino Rosi, i cili do të niset nga vendi i gjashtë, ndonëse kjo cilësohet si një nga pistat e tij më të preferuara. Në fillim dukej sikur Stoner do ta kishte të vështirë të siguronte një kohë të shpejtë në këtë pistë, pasi motori i tij shfaqi disa probleme mekanike. Por australiani vendosi të qëndronte në bokse derisa ky problem të rregullohej, duke mos përdorur motorin rezervë. Kjo taktikë rezultoi e suksesshme, pasi Stoner u shfaq menjëherë shumë i shpejtë, duke regjistruar një kohë të shpejtë. Niki Hejden ishte i vetmi që arriti të thyente përkohësisht kohën e shpejtë të Stonerit, por ky i fundit u kthye në pistë dhe, vetëm 4 minuta para fundit të provave, regjistroi një kohë të pakapshme për të gjithë të tjerët. Hejden dhe Pedroza plotësuan vendet në vijën e parë të nisjes, duke treguar se mund të rivalizojnë, të paktën për një vend në podium, në këtë pjesë të dytë të sezonit. Xhon Hopkins me Suzukin u rendit i katërti, ndërsa Rendi De Punie me Kavasaki do të niset përkrah tij. Valentino Rosi do të jetë vetëm i gjashti, duke bërë një tjetër nisje problematike të garës, pasi do ta gjejë veten në mesin e grupit gjatë xhirove të para. Duke u gjendur 44 pikë pas Stonerit, italianit do t’i duhet të japë maksimumin e tij në

këtë garë për të shpresuar që të rikuperojë në ato pasardhëset. Stoner duket i pakapshëm dhe në rast të një fitoreje tjetër, do të duheshin dy gara pa pikë të australianit që Rosi të vazhdojë të pretendojë për titullin. Problemet jashtë pistës, me akuzat për evazion

fiskal, duket se e kanë bërë edhe më të vështirë situatën për italianin, që duhet të mendojë edhe si të gjejë një mënyrë për të bërë të funksionojë motori dhe gomat, të cilat nuk janë shfaqur në nivelin e kundërshtarëve. Ndërkohë, në garën e sotme do të mungojë Mar-

ko Melandri, i cili është dorëzuar para dhimbjeve në shpatull dhe ka preferuar të mos rrezikojë. Por në pistë do të jetë Toni Elias, i cili është kthyer pas dy garash mungesë, për shkak të një dëmtimi të marrë gjatë një aksidenti në Çmimin e Madh të Holandës.

Zbulimi

ANGLI PREMIERSHIP

Materaci tregon sharjen që “tërboi” Zidanin
nigma është zgjidhur më në fund. Marko Materaci ka treguar në një intervistë ekskluzive për revistën “TV Sorrisi e Canzoni” fjalët ekzakte që ai i ka thënë Zinedin Zidanit gjatë finales së Kupës së Botës 2006. Ato fjalë sollën një reagim të çuditshëm të francezit, i cili e goditi me kokë mbrojtësin italian, duke u ndëshkuar me karton të kuq, për ta lënë skuadrën me 10 lojtarë në fushë. Për më shumë se një vit, thuajse të gjitha mediat botërore janë përpjekur të zbulojnë se çfarë kishte qenë që “tërboi” idhullin francez, ndërsa e vetmja gjë që u mësua ishte pjesa e parë e dialogut dhe fakti që provokimi i Materacit kishte lidhje me motrën e numrit 10 të Francës. Por tani, më në fund e vërteta ka dalë në shesh dhe të gjithë mund ta interpretojnë në mënyrën e tyre ngjarjen, ashtu siç ka ndodhur realisht. “Preferoj

NDESHJET
Portsmuth-Bolton 3-1 Kanu 16’, Utaka 30’, Teilor 88’ (11m) / Anelka 12’ Birmingem-U. Hem 0-1 Nobël 70’ (11m) Fulhem-M’sbrou 1-2 MekBraid 16’ / Mido 55’, Katërmol 88’ Riding-Everton 1-0 Hant 44’ Totenhem-Derbi 4-0 Malbrenk 2’, 6’, Xhenas 14’, Bent 80’ Uigan-Sandërlend 3-0 Heski 16’, Landzat 62’ (11m), Sibierski 69’ (11m) Njukasëll-A. Vila 0-0 SOT Man Siti-Man Utd Bllekbërn-Arsenal Liverpul-Çelsi KLASIFIKIMI Uigan Man Siti Çelsi Everton Portsmuth Njukasëll Riding Sandërlend Totenhem Arsenal Bllekbërn Liverpul Fulhem M’sbrou U. Hem Man Utd A. Vila Birmingem Derbi Bolton Nd. 3 2 2 3 3 2 3 3 3 1 1 1 3 3 2 2 2 3 3 3 P 6 6 6 6 5 4 4 4 3 3 3 3 3 3 3 2 1 1 1 0

E

më mirë atë k... e motrës tënde”, ka qenë fraza me të cilën Materaci i është drejtuar Zidanit, kur ky i fundit po i ofronte bluzën mbrojtësit që po e tërhiqte nga fanella në një aksion në zonë. “TV Sorrisi e Canzoni” ka vendosur të publikojë frazën më enigmatike në botën e sportit, megjithëse tregojnë një gjest të ulët të futbollistit italian. Kjo u bë për shkak se spekulimet rreth frazës enigmatike kishin arritur kulmin, duke filluar nga pikëpamjet racore e fetare, deri tek ato politike. Vetë Materaci ka premtuar se do të jetë më “i butë” në fushën e lojës gjatë viteve të ardhshme. “Jam munduar të mësoj nga gabimet e mia, ose nga disa “teprime” të së kaluarës sime. Kam kërkuar falje për gjithçka që kam bërë, pasi tani jam një njeri më i mbledhur”, u shpreh ai në intervistën e plotë që do të publikohet të hënën.

PROVOKIMI

Futbollisti tha se para fundit të gushtit do të kalonte në Spanjë, pavarësisht dëshirës së Hamburgut

Van Der Vart zgjedh Valencian “As” publikon foto me bluzën
esfushori holandez, Rafael Van Der Vart, duket i bindur se në sezo nin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Valencias. Futbollisti e ka konfirmuar publikisht dëshirën e tij për t’u larguar nga Hamburgu gjatë merkatos verore, duke kritikuar njëkohësisht edhe drejtuesit e klubit gjerman, që nuk i kishin mbajtur premtimet. “Presidenti më konfirmoi para merkatos se në rast të një oferte të mirë, sidomos nga Spanja, do të më linte të largohesha. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndonëse Valencia ka bërë një ofertë konkrete, shumë të kënaqshme për Hamburgun. Ata duhet të mbajnë premtimin dhe të fillojnë të diskutojnë seriozisht me Valencian, e cila është e gatshme të më blejë”, u shpreh futbollisti në një intervistë për gazetën spanjolle “As”. Van Der Vart duket se e ka ndarë mendjen për të luajtur te Valencia, pasi ka pranuar të bëjë edhe foto me fanellën e kësaj skuadre në dorë, ndonëse vazhdon të jetë pjesë e Hamburgut. “Mendoj se duhet të ma bëjnë gati një të tillë, që të luaj menjëherë. Shpresoj që kjo të jetë sa më shpejt bluza ime, dhe do të luftoj për ta bërë realitet këtë gjë. Por kjo fanellë që më dhatë duhet të jetë e Zigiçit, pasi është shumë e madhe për mua”, u shpreh me humor mesfushori para gazetarëve të “As”.

M

GJERMANI BUNDESLIGA

NDESHJET
Bielefeld-Frankfurt 2-2 Kuçera 68’, Vishniarek 80’ / Maier 86’, Rus 89’ Duisburg-Volfsburg 1-3 Lavriç 88’ / Marselinjo 41’, Madlung 51’, Radu 72’ Hansa-Nyrenberg 1-2 Orestes 62’ / Galashek 17’, Kluge 26’ Herta-Shtutgart 3-1 Shahed 51’ (11m), Fati 64’, Okoronkuo 80’ / Hitzlsperger 16’ Shalke-Dortmund 4-1 Bordon 11’, Pander 32’, Asamoah 59’, Kuranji 78’ / Valdez 66’ Verder-Bajern 0-4 Riberi 31’ (11m), Toni 50’, Altintop 79’, Otl 88’ SOT Kotbus-Bohum Hamburg-Leverkusen

NBA

Sulmuesi

Donahi, gati të paditë 20 gjyqtarë

Dy mijë tifozë presin Kasanon

G

jyqtari i korruptuar Tim Donahi, është i gatshëm të tregojë emrat e kolegëve të tij që vënë baste në garat e basketbollit amerikan. Pasi ka mësuar se rrezikon deri në 25 vjet burg, Donahi ka kërkuar një ulje të kërkesës së prokurorëve, nëse ai tregon emrat e 20 gjyqtarëve të tjerë, të cilët vepronin në të njëjtën mënyrë si ai, duke vënë baste në ndeshje. Ka qenë rrjeti sportiv “ESPN” ai që ka bërë të ditur lajmin e bujshëm, që rrezikon të shkatërrojë përfundimisht besueshmërinë e këtij sporti në SHBA. Shefi i shoqatës së gjyqtarëve të NBA-së ka reaguar menjëherë, duke mbrojtur të gjithë gjyqtarët. “Me aq sa jemi në dijeni, vetëm një person ka vepruar në mënyrë jokorrekte. Do të mendojmë kështu, derisa të kemi një provë që vërteton të kundërtën. Do të shqyrtojmë çdo provë që na ofron Donahi, por deri tani e vetmja provë që kemi është se ai ka vepruar në mënyrë jokorrekte”. Nëse Donahi ka vënë baste edhe në ndeshjet që ka gjykuar vetë, mendohet se gjyqtarët e tjerë nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

T

ifozeria e Sampdorias ka pritur me entuziazëm Anto nio Kasanon, në ditën e prezantimit të tij me fanellën e kësaj skuadre. “Mirë se erdhe në parajsë”, ishte banderola gjigante e përgatitur nga më shumë se 2 mijë tifozë që kishin dalë për ta përshëndetur në sheshin para klubit. Vetë futbollisti është shfaqur i qeshur, por edhe i ndërgjegjshëm që tashmë kishte ardhur koha për të ndryshuar dhe për të qenë më serioz. “Te Reali shkoi gjithçka keq, në 70% ishte faji im, por ka pasur edhe shumë rrethana negative. Kam zgjedhur Sampdorian, pasi ishte klubi më serioz, pastaj edhe Montela më kishte folur mirë për këtë skuadër. Jam i sigurt se mund të rilind, pasi ëndrra ime ishte të kthehesha në Itali. Këtu kam zgjedhur fanellën me numrin 99, në nderim të mikut tim Ronaldo. Tani duhet të përgatitem mirë fizikisht, do të jem në dispozicion të skuadrës, kur të ma konfirmojnë një gjë të tillë trajneri dhe përgatitësit atletikë. Nuk kam çfarë t’i bëj, ndeshja e fundit që kam luajtur ishte shumë kohë më parë”, tha Kasano.

KLASIFIKIMI
Bajern Shalke Bielefeld Frankfurt Herta Karlsruhe Hamburg Duisburg Volfsburg Hanover Nyrenberg Bohum Kotbus Leverkusen Shtutgart Verder Hansa Dortmund Nd. 2 2 2 2 2 2 1 2 2 2 2 1 1 1 2 2 2 2 P 6 4 4 4 3 3 3 3 3 3 3 1 1 1 1 1 0 0