Punim Seminarik

Lënda: Teoria dhe Praktika Parlamentare
Tema: Kosova nga Tranzicioni drejt Bashkimit Europian

Profesori /sha:
Mr. Fortuna Haxhikadrija Punuan Studentët: Durim Berisha Flamur Sallahu Prishtinë 2010

Përmbatja Hyrje Kreu I Kosova në periudhën e tranzicionit dhe fillet e parlamentarizmit (19902006) 1.Sistemi Parlamentar në ish-jogusllavi 1.1. Fillet e parlamentarizmit dhe tranzicionit në Kosovë 2. Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë 2.1. Kuvendi 2.2. Kryetari i Kosovës 2.3. Qeveria 3. Tranzicioni 3.1. Raporti i Grupit Ndërkombëtarë të Krizave për Kosovën (17.02.2006) 3.2. Standardet 3.3. Tranzicioni Ekonomik dhe Institucionet ekonomike në Kosovë 3.4. Tranzicioni dhe Organet e Sigurisë (Policia) Kreu II Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian mbi gjendjen aktuale në Kosovë (14.10.2009) 1.Kriteret Politike 1.1. Demokracia dhe Sundimi i Ligjit 1.2. Të drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja e pakicave 2. Kriteret Ekonomike 2.1. Ekzistimi i një ekonomie funksionale të orientuar në treg 2.2. Punësimi dhe Politikat Sociale 2.3. Politikat Sektoriale 3. Drejtësia, Liria dhe Siguria 3.1. Policia Kreu III KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN 1. Sundimi i Ligjit 1.2. Sundimi i Ligjit për Integrim në BE dhe Zhvillim Ekonomik 1.3. Procesi i integrimit dhe instrumentet e përdorur 2. Procesi i Stabilizim Asociimit 2.1. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit 2.2. Prioritetet e integrimit në fushën e drejtësisë 3.0.Procesi i integrimit të Kosovës në BE

Hyrje

2

“Ashtu sikurse Paraja që matë vlerën e të mirave materiale, parlamentarizmi matë vlerat e një Shoqërie”

Parlamentarizmi është një sistem i qeverisjes i cili bazohet në ndarjen e pushtetit shtetërorë. Fillet e parlamentarizmit (perendimorë) i gjejmë në Angli, më sakëtësisht origjina e parlamentit të Anglisë daton qysh nga koha e aktit e parë të nënshkruar më 1215, Magna Carta Libertatum, në të cilën kohë u formua Këshilli i Madh i cili më vonë do të kalojë një rrugë të gjatë evolutive, për t’u cilësuar si Parlament nga Viti 1265, në Kohën e Simon de Monforit. (Prof. Dr. Hilmi Ismaili dhe Prof. Dr. Fatmir Sejdiu
“Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore” Prishtinë, 2009 F.295).

Gjithashtu duhet të theksohet se kemi edhe formën tjetër të Parlamentarizmit (Lindor-Islamik) fillet e të cilit i gjejmë qysh në shek. VI-VII përmes funksionalizimit apo institucionalizimit të Kuvendit të Dijetarëve i cili në terminologjinë Islame quhet “Shur’a”. Parlamentarizmi “oriental” ka pësuar disa ndryshime në aspektin e zjedhjes së anëtarëve të tij por funksionet dhe përgjegjësitë e tij kanë ndryshuar shumë pak në krahasim me atoqë i kishte qysh në kohën e zanafillës së tij.

Kreu I
Kosova në periudhën e tranzicionit dhe fillet e parlamentarizmit (1990-2006)

3

Dr. Arsim Bajrami “Demokracia Parlamentare” Prishtinë.Sistemi Parlamentar në ish-Jugosllavi Fillimi i procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në fund të viteve të 80-ta i dha fund kësaj krijese artificiale të bazuar në hegjomoninë serbe dhe hapi rrugën për realizimin e së drejtës në vetëvendosje të kombeve dhe krijimin e shteteve të reja të pavarura. 2. kur shqiptarët e Kosovës. 258 Kushtetuta e Kosovës . UNMIK-u udhëhiqej nga Autoriteti i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së . Këto si procese ishin rrjedhojë logjike e proceseve demokratike në rajon dhe një frymë demokratike. Organizimi paralel i institucioneve më tepër paraqiste një tentativë për ndërtimin e pavarur të sturkturave shtetërore. sesa paraqiste një funksion të mirëfilltë të pushtetit4. Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë.Prof.Neni . 1 2 3 4 Prof. Dr. Fillet e parlamentarizmit dhe tranzicionit në Kosovë Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre. Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë Kosova.292 4 .Edhe pse gjatë periudhës së okupimit. Arsim Bajrami “Demokracia Parlamentare” Prishtinë. Hapi i parë në procesin e shpërbërjes së ish federatës Jugosllave ishte rrënimi kundërshtues i pozitës së Kosovës të përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974 dhe pas vitit 1990 okupimi i Kosovës nga Serbia 1.1. sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë2. 2005 f.1. 2005 f. Kosova gjatë kësaj periudhe ballafaqohej me sfidën e mbijetesës së okupimit nga Serbia. Arsim Bajrami “Demokracia Parlamentare” Prishtinë. Dr. 291 Prof. braktisën sistemin monist jugosllav dhe bënë hapat e parë drejt pluralizmit politik dhe organizimit demokratik3. krahas deklarimit të pavarësisë. në bazë të Rezolutës 1244 ishte nën Protektoratin e Këshillit Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara. 2005 f. 1. e cila shënoi fundin e diktaturave socialiste dhe të politikave hegjemoniste në rajon. çka nënkuptonte Administrimin e përkohshëm të Kosovës nga kjo organizatë e cila këtë e bënte me Misionin e saj në Kosovë të njohur me shkurtesën UNMIK. në Kosovë janë mbajtur dy cikle të zgjedhjeve parlamentare nuk mundet të flitet për një fillim të parlamentarizmit dhe tranzicionit demokratik të shoqërisë në Kosovë. Fillet e tranzicionit demokratik në kosovë e hasim në fillim të vitit 1990 në kohën e shpërbërjes së Federatës Jugosllave.

dhe Qeverinë e Kosovës. Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit. ishte i përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Komisionet dhe Grupet parlamentare). Parlamentin e Kosovës (të përbërë nga 120 ulëse. egjiptas. UNMIK-u kishte për detyrë të i ndihmonte vendorët në krijimin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ). rom etj. 100 ulëse për deputetët e zgjedhur nga vota e lirë. pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe numrit të fituar të votave.org/wiki/Kuvendi_i_Kosovës 5 . dokument i cili ishte miratuar me konsensus në mes të strukturave ndërkombëtare dhe UNMIK-ut në njërën anë dhe atyre vendore të KPA-së. 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq. 2. ndërsa. sipas Rezolutës 1244. Kuvendi Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës gjatë kohës së pas luftës.wikipedia. Kuvendi i Kosovës ngrihet në nivel ndërkombëtar dhe merr të gjitha përgjegjësitë legjislative në territorin e Kosovës6.1. Sipas dispozitave kushtetuese.org/wiki/Institucionet_e_Përkohëshme_Vetqeverisëse_të_Kosovës http://sq. http://sq. në të cilin ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë në atë kohë. Në vitin 2001 nxirret Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Kuvendi kishte disa përgjegjësi të caktuara nga UNMIK-u të cilat në shumicën e rasteve binin në pajtim me kuvendet lokale të Kosovës. së pari u formua Këshillit Përkohshëm Administrativ-(KPA). Funksionarët e këtyre institucioneve janë zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe. njëkohësisht. 5 6 . Nga dita e shpalljes së Repulikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. pranoheshin nga UNMIK-u5. Ndërkombëtarët i njihnin të drejtat për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse.). Kuvendi i Kosovës ishte institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës. ministrat dhe zëvendës ministrat). ashkali. (Kryeministri. përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit. me kalimin e kohës. Si i tillë.Mirëpo.wikipedia. Në bazë të Kornizës Kushtetuese fillojë ndërtimi i institucioneve vendore nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe vendorët fitojnë të drejtën që të ketë Presidentin e Kosovës (me Kabinetin e Presidentit). boshnjak. si ato qendrore ashtu edhe lokale.

Numri i ministrave caktohet me ligj të veçantë. në votimin e tretë kryetari zgjedhet me shuicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Arsim Bajrami “Demokracia Parlamentare” Prishtinë. Qeveria përbëhet nga Kryeministri dhe Ministra. 307 Prof. Dr. Si organ ekzekutiv qeveria merret me zbatimin e dretjëpërdrejt të ligjeve të Kuvendit dhe të politikës së përcaktuar na ai. 308 6 . 2005 f.1. 3. kjo qeveri zgjedhet dhe mbikqyret nga kuvendi. Kryetari Zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës. Funksionet e Kryetarit të Kosovës janë mjat të reduktuara dhe të kufizuara me autoritetin e PSSP-së. nuk arrihet shumica prej 2/3.2006) 7 8 9 Prof. Nëse pas dy votimesh.2.02. Raporti i Grupit Ndërkombëtarë të Krizave për Kosovën (17. me votim të fshehtë me një shumicë të kualifikuar prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit. Arsim Bajrami “Demokracia Parlamentare” Prishtinë. Kryetari i Kosovës Kryetari i Kosovës është organ i veçantë që përfaqëson unitetin e popullit dhe garanton funksionimin demokratik të institucioneve të përkohshmë vetëqeverisjes. 2. Korniza Kushtetuese ka caktuar se në përbërjen e qeverisë. Dr. 2005 f. i cili rezervon për vete funksionet reprezentative politike. 308 Prof. Këto shtete pas viteve 90-ta braktisën sistemet e tyre moniste dhe aplikuan pluralizmin politik të bazuar në formimin e lirë të partive politike dhe në zgjedhjet shumëpartiake parlamentare9. Bazuar në paramin e ndarjes së pushteteve dhe modelit parlamentar të qeverisjes të përcaktuar në Kornizën Kushtetuese. të paktën dy ministra janë gjithmonë nga komunitetet tjera përveç komunitetit që ka shumicën në kuvend. Kryeministri dhe ministrat zgjedhën nga kuvendi me shumicën e votave të deputetëve në Kuvend8. 2005 f. të cilat në shtetet tjera janë tipike per shefin e shtetit7. Tranzicioni Pas përmbysjes së ideologjisë komuniste. 3. Kjo do të thotë se.2. shumica e shteteve socialiste pësuan ndryshime të thella politike të cilat karakterizohen me demokratizimin e tyre dhe aplikin e parimeve të demokracisë parlamentare. Arsim Bajrami “Demokracia Parlamentare” Prishtinë. Dr. formohet dhe funksionon sipas modelit të qeverisë parlamentare.3. Qeveria Qeveria është organ i pushtetit ekzekutiv që zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi brenda fushës së përgjegjësive të institucioneve të vetëqeverisjes së përkohshme. qeveria në Kosovë.

Këta duhet të ofrojnë një paketë të drejtash për serbët e Kosovës dhe pakicat tjera në së paku tri sfera: përfaqësimin në institucionet qendrore. pa marrë parasysh se sa e kufizuar apo e kushtëzuar të jetë. pa marrë parasysh se nga ana diplomatike. Detajet e përfshirjes dhe përfaqësimit në institucionet kryesore qeverise. 17 shkurt 2006 7 . me gjashtë grupet punuese. sa të pengojë gërryerjen e institucioneve nga korrupsioni dhe 10 Kosova: Sfida e tranzicionit Raport për Evropë i Grupit të Krizave numër 170. që në instancën e parë. Bashkësia ndërkombëtare. Programi nuk është mjaft i thellë. Ndonëse. e sidomos Emisari Special i OKB-së i angazhuar të udhëheqë procesin e statusit. Standardet Politika e standardeve. me 109 pikat vepruese. drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës10. decentralizimin dhe trashëgiminë fetare e kulturore. do të mund të implementohej më pas nën mbiqkyrjen ndërkombëtare në një afat trevjeçar. arsimi e ndoshta edhe sfera tjera. duhet të jenë gati ta imponojnë paketën e pavarësisë së Kosovës. 3. i detajizuar dhe efikas.2. poashtu. duhet të negociohen jo vetëm me pakicën serbe në Kosovë por edhe me turqit. Por.Çështja kryesore në procesin e përcaktimit të statusit është krijimi i një Kosove që do të ketë gjasat më të mëdha për të pasur stabilitet dhe zhvillim. Grupi i Kontaktit duhet të tregojë gatishmërinë e vet që të ndëmarrë hapa të bashkërenduar. kusht ky i nevojshëm për të pasur një zgjidhje që do të sjellë stabilitet afatgjatë. boshnjakët dhe të tjerët. teoretikisht. me aranzhmane për inkudrimin e vendeve amë gjegjëse në sferat siç janë kultura. Një marrëveshje për decentralizimin. siç është bërë me Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni. formal. pajtimi mes Beogradit dhe Prishtinës mbeteti dëshirueshëm. apo me një zgjidhje tjetër ku elementet kryesore do të lihen për t’u sqaruar më vonë. do të arrihet nga Ahtisaari dhe ekipi i tij. Negociatorët e Prishtinës. Asnjë nga këto nuk e heq përgjegjësinë e shumicës shqiptare në Kosovë. mund të jetë i rëndë ky hap. e jo të shpresojnë se do të zhduken dallimet në mes Prishtinës e Beogradit për një zgjidhje ambiguoze (të paqartë. vështirë se qeveria serbe do ta pranojë vullnetarisht ndonjë formë të pavarësisë. është mjet për ta inkurajuar dhe shtyrë Kosovën drejt qeverisjes funksionale dhe akomodimit ndër-etnik. duhet që menjëherë të fillojnë negociatat e drejtpërdrejta me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë rreth një pakete me aranzhmane (mekanizma) për mbrojtjen e saj dhe pronës së saj. Martti Ahtisaari. Vetëm kur kjo punë tëjetë kryer në terren. shiquar në një afat të shkurtë. me vlerësimet rresht-përrresht tremujorëshe. do të ishte gabim të besohet se kjo politikë mund të arrijë këtë. me shume kuptimësi).

Koncipimi i sistemit të ri juridik dhe ekonomik – sistemi juridik dhe ekonomik i ish-shteteve socialiste ishte i projektuar dhe funksiononte në baza krejtësisht të tjera në krahasim me legjislacionin e ekonomive të tregut. Ndërtimi i rrjetit të sigurisë sociale – tranzicioni është proces në të cilin nuk mund të arrihet deri tek rezultatet edhe aq të shpejta. sidomos kur shumica e serbëve të Kosovës refuzojnë të angazhohen. por nga ana tjetër duhet theksuar se nuk ekziston model i përgjithshëm që do të garantoj sukses të plotë. 11 12 13 Kosova: Sfida e tranzicionit Raport për Evropë i Grupit të Krizave numër 170. 2006 8 . Liberalizimi i rrjedhave të tregtisë së jashtme – zbatimi i modelit të ekonomisë së hapur të tregut. Transforimimi pronësor dhe privatizimi – privatizimi dhet të jetë proces përcjellës i procesit të tranzicionit. 3. standardet nuk janë ilaç për mardhëniet në mes të shqiptarëve e serbëve në Kosovë. 3. 17 shkurt 2006 Prof. Dr. 4. Mejdi Bektashi dhe Mr. pa të cilin program zakonisht nuk lejohet as ndihma e huaj financiare gjatë procesit të tranzicionit. 5. Dr. Masat parësore që duhet të ndërmerren gjatë periudhës së tranzicionit 1. Tranzicioni Ekonomik dhe Institucionet ekonomike në Kosovë Tranzicioni bashkëkohor është transformim radikal dhe largëpamës i sistemit shoqëroro-ekonomik të ekonomisë së caktuar kombëtare. Mejdi Bektashi dhe Mr. Nysret Gacaferri “Ekonomia” – Prishtinë. Kapacitetet qeverisëse në nivelin qendror dhe në atë lokal mbeten të dobëta. 2. tranzicioni mund të definohet si kalim nga shoqëria post-etatiste me regjime autoritative në sistemin demokratik si dhe kalimi nga ekonomia e planit në atë të tregut12. ndërtimi i institucioneve kërkon më shumë se sa lyerja e numrave me ngjyra.krimi i organizuar. 2006 Prof.3. Çdo model të mundshëm duhet analizuar në radhë të parë13. sikur edhe lidhjet mes tyre dhe elektoratit. Rivendosja e tregut – rivendosja e tregut integral është një nga parakushtet parësore për suksesein e tranzicionit të ekonomisë. Në kuptimin më të gjerë. Përparim real do të ketë vetëm atëherë kur edhe në terren do të ketë vullnet politik që të përvetësohet agjenda e vënë nga jashtë11. Poashtu. Nysret Gacaferri “Ekonomia” – Prishtinë. 6. Masat e përshtatjes makroekonomike stabilizmit dhe liberalizimit – në këtë fazë duhet përpiluar programin stabilizues.

e që do t’i raportoj atij dhe ministrit të ri të brendshëmSHPK-ja bën punë të mirë në kryerjen e detyrave themelore policore dhe mund të jetë forca policore më pak e korruptuar në rajon. thotë një përfaqësues i Bankës Botërore16. janë shumë faktorë që e pengojnë Kosovën. Inovacionet afariste dhe tregu i brendshëm do të mbeten të shkreta nëse nuk do të përmirësohet arsimi. 17 shkurt Intervistë e Grupit të Krizave me Kanthan Shankar. mund të dalë të jetë standardi i ulët në arsim dhe izolimi gjeografik. Megjithatë. me 7. që ishte pjesa më e pazhvilluar dhe më e varfër e Jugosllavisë. Natyrisht. Por. 3. Femrat përbëjnë 15 për qind të SHPK-së e poashtu edhe jo-shqiptarët (dy të tretat e tyre serbë) përbëjnë 15 për qind të forcës. Të diplomuarit në Universitetin e Prishtinës. Shërbimi Policor i Kosovës. Numri i madh i të rinjëve mund të jetë përparësi por vetëm nëse këta kanë arsim të mirë. alternativa tjera nuk ka. Mungojnë aftësitë profesionale që kërkojnë një dekadë apo më tepër përvojë në detyrë. Të gjitha stacionet rajonale. Nuk ka integrim të studentëve shqiptarë e serbë: ekzistojnë dy sisteme paralele. 20 dhjetor 2005 2006 15 2006 16 9 .000 policë. e cila po zvogëlohet gradualisht. tani po dërgohen të shërbejnë në të gjitha stacionet policore komunale. “Ne kemi nevojë për një sistem arsimor që do të krijojë edhe punëdhënës. Megjithatë. përfshirë këtu edhe indiferencën e menaxhmentit ekonomik të UNMIK-ut dhe mungesën e “personalitetit” legal ndërkombëtar14. 17 shkurt Kosova: Sfida e tranzicionit Raport për Evropë i Grupit të Krizave numër 170. ajo pëson nga niveli i ultë i arsimit dhe mungesa e përvojës. 14 Kosova: Sfida e tranzicionit Raport për Evropë i Grupit të Krizave numër 170. Oficerët nga komunitet që janë pakica në komuna. jo vetëm punëtorë”. ndërsa këtu kjo mungon. nuk do të mund të ketë ekonomi të qëndrueshme si shtet i pavarur. Prishtinë. Kosova.4. Tranzicioni dhe Organet e Sigurisë (Policia) Edhe pse UNMIK-u mban të rezervuara përgjegjësitë për policinë dhe drejtësinë. atë të drejtësisë dhe të punëve të brenshme të cilave gradualisht do t’ua delegojë përgjegjësitë. në dhjetor 2005. ndërsa komisioneri i policë së UNMIK-ut është duke u përgatitur që para mesit të vitit 2006 të emërojë një oficer të lartë të SHPK-së që do të marrë kontrollin operacional. dhe të gjitha stacionet nëpër komuna janë vënë nën kontrollin e SHPK-së.Sipas disave.400 oficerë të trajnuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka marrë mbi vete të gjitha detyrat e rëndomta nga duart e Policisë së UNMIKut që tani ka 2. pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik. nuk janë të përgatitur mirë për punësim dhe nuk janë të kalibrit të duhur për të udhëhequr me institucionet shtetërore15. i ri në moshë. krijoi bërthamat e ministrive të reja. përveç në Mitrovicë.

marrëdhëniet e mira me vendet në zgjerim si dhe vendet anëtare dhe respektimin e obligimeve ndërkombëtare. të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve.Kriteret Politike Ky seksion shqyrton progresin e Kosovës drejt arritjes së kritereve politike të Kopenhagës. të cilat kërkojnë stabilitet të institucioneve për të garantuar demokracinë.10. sundimin e ligjit. 1. të drejtat e njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. 17 shkurt 2006 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën.1. Ai po ashtu monitoron bashkëpunimin regjional. siç është bashkëpunimi me Tribunalin Ndërkombëtar për Krime për ish Jugosllavinë18. sundimin e ligjit.Transferimi i policisë në kontrollin kryesisht shqiptar do të jetë sfidë edhe në kuptim të ruajtjes së standardeve dhe integritetit si dhe të mbajtjes së oficerëve serbë të shërbejnë në kuadër të kësaj force17. Gjate periudhës raportuese kuvendi ka zhvilluar përgjegjësitë ex ante për sa i përket buxhetit. të cilat kërkojnë stabilitet institucional duke garantuar demokracinë.10.2009) 1. Ka intervenuar për të ruajtur fondet e 17 18 Kosova: Sfida e tranzicionit Raport për Evropë i Grupit të Krizave numër 170. Sigurimi i plotë për respektimin e sundimit të ligjit.2009 19 Vendim i Këshillit Europian 2008/213 KE 10 . Demokracia dhe Sundimi i Ligjit Kushtetuta Kushtetuta e Kosovës është në përputhje me Standardet Evropiane. Kreu II Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian mbi gjendjen aktuale në Kosovë (14. Parlamenti Plani vjetor i punës së Kuvendit për vitin 2009 është miratuar dhe është në përputhje me strategjinë legjislative të qeverisë. të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve janë prioritete kyçe të Partneritetit Evropian të datës 18 shkurt 200819. 14.

Duhen përforcuar kapacitetet për të shqyrtuar draft legjislacionin dhe për të monitoruar implementimin pas miratimit. Megjithatë mbikëqyrja demokratike e sektorit të sigurisë së Kosovës duhet forcuar më tej. Në maj qeveria ka organizuar forumin e nivelit të lartë në marrjen e shënimeve mbi progresin e bërë që nga Konferenca e Donatorëve për Kosovën nga qershori 2008.. Ndërveprimi në mes kuvendit dhe shoqërisë civile është përmirësuar. si dhe ka rishikuar raportet për shpenzimet e tyre ex post.10. 14. Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. si dhe në informimin e donatorëve mbi implementimin e reformave. Këshillin e Sigurisë së Kosovës si dhe Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës. Në janar qeveria ka paraqitur para kuvendit raportin e saj vjetor. Shumica e pozitave të larta janë plotësuar me emërimin e zëvendësministrave Tregti. Megjithatë dialogu në mes kuvendit dhe shoqërisë civile nuk është zhvilluar sa duhet. Mbikëqyrja parlamentare e qeverisë duhet të rritet20. Punë të Jashtme dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ka pasur progres në reformën e qeverisë lokale. Në përgjithësi kuvendi ka shënuar progres në një numër fushash. Qeveria Strukturat kryesore të qeverisë janë themeluar dhe funksionojnë në përputhje me dispozitat kushtetuese relevante. Janë adoptuar ligji mbi Shërbimin e Jashtëm si dhe ligji mbi Shërbimet Konsullore të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore. Implementimi efektiv i decentralizimit në të mire të të gjitha komuniteteve mbetet sfida kryesore.2009 11 . Në përgjithësi strukturat e qeverisë të themeluara rishtazi funksionojnë dhe stabiliteti politik është ruajtur. Stabiliteti politik është mbajtur.10. Qeveria ka konsoliduar kapacitetet e saj duke themeluar Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. veçanërisht sa i përket renditjes së procedurave të punës. Sistemi Gjyqësor 20 21 . Koordinimi ndërministror ka nevojë për forcim të mëtutjeshëm.alokuara për institucionet. 14. Ndërhyrjet politike në emërime të larta mbeten çështje shqetësuese21. Kuvendi ka emëruar Ombudsmanin në qershor 2009.2009 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. Progres i limituar është arritur sa i përket adoptimit tëlegjislacionit dhe ndërtimit të kapaciteteve.

sidomos në komunat me shumicë serbe. Serbët e Kosovës gjithashtu duhet të marrin hapa proaktivë dhe konstruktivë në lidhje me këtë. 1. në dhjetor 2008 qeveria ka aprovuar strategjinë dhe planin e veprimit për të drejtat e njeriut për periudhën 2009-2010. MD. sidomos në miratimin e strategjisë për të 22 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. përfshirë dy përfaqësues nga komunitetet. Disa njësi komunale për të drejta të njeriut nuk janë funksionale. mekanizmat për implementimin e tyre ende nuk ekzistojnë. Ka një numër të madh të rasteve të pazgjidhura. janë emëruar në maj nga kuvendi i Kosovës dhe janë aprovuar në qershor nga Presidenti i Kosovës. Sistemi i drejtësisë mbetet i dobët.Ligji mbi Gjykatën Kushtetuese është miratuar. mbi Prokurorinë dhe Këshillin Prokurorial. MAP) të mandatuara për implementimin e rekomandimeve të Ombudspersonit nuk janë plotësisht operacionale. mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës. që refuzojnë të bashkëpunojnë me nivelin qendror. Gjashtë gjyqtarët kosovarë. Megjithatë. Si pasojë. Problemet strukturore të shërbimeve të prokurorive të Kosovës duhet të adresohen. Sidoqoftë. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar po ashtu ka emëruar tre gjyqtarë në qershor. qytetarët e Kosovës nuk e kanë mundësinë e padisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndaj institucioneve të Kosovës.10. 14. Sigurimi i respektimit të plotë të sundimit të ligjit është prioritet kyç i partneritetit evropian22. Në tërësi Kosova është në një fazë të hershme në adresimin e prioriteteve në fushën e drejtësisë. Në tërësi. Ombudspersoni ka një mbikëqyrje të kufizuar sa i përket strukturave paralele serbe. i cenueshëm nga intervenimi politik dhe joefikas.2009 12 . Gjyqësori i Kosovës është ende në nevojë të reformave të mëdha dhe qeveria duhet të sigurojë pjesëmarrjen e komunitetit serb të Kosovës në këtë proces. KGJK nuk funksionon me efikasitet. Kosova ende duhet të miratojë pakon e katër ligjeve reformuese: mbi Gjykatat. ka pasur pak progres në këtë fushë.2. Sa i përket promovimit të forcimit të të drejtave të njeriut. Njësitë për të drejtat e njeriut në nivelin qendror (p.sh. Të drejtat e Njeriut dhe Mbrojtja e pakicave Bashkëpunimi i Kosovës me mekanizmat e të drejtave të njeriut është i kufizuar pasi që Kosova nuk është pjesëtare e OKB ose e Këshillit të Evropës.

e konsumit publik në 3%. Në përgjithësi.2009 25 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. Kriteret Ekonomike Komisioni Evropian i është qasur analizës së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës duke i përdorur konkluzionet e Këshillit Evropian të Kopenhagës të qershorit të vitit 1993.10. aktivitetet ekonomike në vitin 2008 dhe në gjysmën e parë të vitit 2009 janë udhëhequr në masë të madhe me rritjen e shpenzimit të kapitalit publik.2009 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën.2%. Sidoqoftë. ky dokument nuk është përdorur si dokument për planifikimin e politikave. të cilat thonë. Rritja vjetore në konsumin privat qëndroi në 11.10. Sigurimi i respektit të plotë për të drejtat e njeriut është prioritet kyç në partneritetin evropian23. Kjo e fundit ka ndodhur për shkak të rënies së Investimeve të Huaja Direkte (IHD) si dhe të 23 24 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. “anëtarësimi në Bashkim Evropian kërkon një ekonomi funksionale dhe të orientuar nga tregu. e aftë për t’u ballafaquar me kapacitetet konkurruese dhe me forcat e tregut në Kuadër të Bashkimit Evropian24.3%.1. Ndryshe nga viti 2007 ku dinamizmi i sektorit privat ishte burim kryesor i zhvillimit ekonomik.0% sa ishte vitin 2007.10. 2.drejtat e njeriut dhe planit të veprimit. vazhdohet të pranohen në qeveri. përderisa investimet publike u rritën për 194%.2009 13 . Sundimi i dobët iligjit vazhdon që të mbetet pengesë kryesore për zhvillimin socio-ekonomik25. Kursi i paraqitur në KASH për balancimin fiskal dhe atij të jashtëm duket të jetë i vështire për tu mbajtur dhe së në të njëjtën kohë Letra e Bardhë lidhur me politikat sociale nuk është përfshirë fare edhe përkundër premtimit të marrë nga autoritetet me 2008 në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve. investimet e sektorit privat kanë pësuar rënie prej 10. Stabiliteti Makroekonomik Rritja reale e BPV në vitin 2008 ka qene 5. 2. 14. ligjet e reja të cilat nuk ndërlidhen me KASH apo me ndonjë dokument tjetër kornize afatmesëm. 14. 14. korniza institucionale për respektimin e normave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Kosovë duhet të forcohet në mënyrë domethënëse. Ekzistimi i një ekonomie funksionale të orientuar në treg Bazat e Politikave Ekonomike Qeveria e Kosovës ke aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të katërt me radhe e cila mbulon periudhën kohore prej 2010 -2012. Sidoqoftë.4% krahasuar me 5.

Sektori informal mbetet një sfidë e rëndësishme. 35 sindikata sektoriale dhe 5 26 . duketheksuar në të njëjtën kohe numrin dhe kualitetin jo të mjaftueshëm të hulumtimeve ekzistuese të cilat dotë mundësonin implementimin e suksesshëm të kontabilitetit kombëtare bazuar në standardeve ESA 95 27 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. Për më tepër. Mungesa e pajisjeve teknike pengon punën e Inspektoratit të punës. sundimi i dobët i ligjit dhe pasiguria mbi të drejtat e pronësisë mbeten pengesë e madhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.2009 14 . ndodhë shpesh që gjobat të mos paguhen. Si pasojë.10. meqë ai zvogëlon bazën tatimore dhe efikasitetin e politikave ekonomike. Inspektorati i punës nuk ka bazë të të dhënave për kontrollimin shëndetësor të të punësuarve apo për numrin e të punësuarve në sektorin privat. Është bërë progres minimal në fushën e dialogut social. dhe duke pasuar nga UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës që atëherë. 14. 2. dhe disa zona nuk janë të mbuluara nga gjykatat përkatëse. duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. dobësia e sistemit statistikor nuk lejon një vlerësim me të përgjithshëm të situatës ekonomike në Kosovë26. Punësimi dhe Politikat Sociale Në Kosovë nuk ka ligj të punës dhe nuk ka gjykata të specializuara për çështjet e punës.ngecjes të procesit të privatizimit. Qasja e kufizuar e Kosovës në Ekonominë Globale si dhe sektori financiar i qëndrueshëm i cili ka përcjellë strategjitë konservative. sistemi ligjor i Kosovës ka një përzierje komplekse e akteve të ndryshme ligjore të prodhuara nga administrata jugosllave para vitit 1999. ku kjo situate ka shkaktuar paqartësi. legjislacioni pas 1999 ka qenë shumë përkrahës i ekonomisë së lire të tregut. Sundimi i Ligjit Nevoja e forcimit të kuadrit ligjor është një prioritet kyç në partneritet Evropian 2008.2. metodat informale të zbatimit të kontratës vazhdojnë të jenë të përhapura. Legjislacioni në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë është jo adekuat. Nuk të dhëna statistikore për numrin e gjobave të shqiptuara nga Inspektorati. Inspektorati i Punës ka kapacitete të kufizuara për të implementuar Ligjin mbi Sigurinë. Si rregull kryesore. ka ndikuar që të shmanget përkohësisht ndikimi i krizës globale. eksportet kane filluar që të pakësohen. Zbatimi i vështirë dhe i kushtueshëm i kontratave ligjore ka penguar qasjen në financa dhe vazhdon të pengojë seriozisht mjedisin e biznesit27. si dhe në zbatimin e ligjit. Shëndetin në Punë dhe Ambientin e Punës. Enti Statistikor i Kosovës (ESK) ka publikuar të dhënat nominale të BPV për vitin 20042007. Sistemi ligjor ka vazhduar që të shfaqë një afrueshmëri dhe efikasitet të dobët. Si pasojë e krizës globale ekonomike që nga fundi i vitit 2008. Sektor i madh informal është mbushur nga dobësitë e taksave dhe politikat e shpenzimeve. Në përgjithësi.

shoqata janë të regjistruara në Kosovë.10. Bujqësia dhe peshkataria 28 29 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. Në shtator të këtij viti.2009 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. Punonjësit shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë ofruar shërbime të përkujdesjes shtëpiake për persona të prekur nga çrregullimet mendore dhe psikiatrike. Nën autoritetin e Ministrisë së Shëndetësisë janë hapur nëntë shtëpi të komunitetit për shëndet mendor dhe shtatë shtëpi rezidente. Roli i partnerëve social në vendimmarrje është i limituar.2009 15 . rehabilitimi i personave me aftësi të kufizuara fizike vazhdon të menaxhohet vetëm nga OJQ-të. Megjithatë. 14.10. Ai udhëheq themelimin. 25 kompani. nuk ka ligj për grevat. operacionalizimin dhe mbikëqyrjen e zonave ekonomike. 14. Në prill. Gjithashtu është mbajtur edhe një grevë e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. punonjësit gjyqësor dhe punonjësit në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë hyrë në grevë gjatë periudhës raportuese. Puna rreth infrastrukturës së këtij projekti pothuajse ka përfunduar29. Kontrata Kolektive e cila është nënshkruar në vitin 2004 për pagat minimale. kanë aplikuar për prona në parkun e biznesit në Drenas. Këshilli Trepalësh Konsultativ është ri emëruar si Këshilli Ekonomiko Social dhe ka realizuar takimin e parë në korrik. Ka mungesë të objekteve rehabilituese. që ka për qëllim stimulimin e zhvillimit të sektorit privat me theks të veçantë në zhvillimin e NVM-ve. Kosova ka miratuar një plan veprimi për personat me aftësi të kufizuara në muajin prill.3. duke përfshirë katër kompani ndërkombëtare. Mos pasja qasje në ndërtesat dhe shërbimet publike për personat me aftësi të kufizuara është një çështje me të vërtetë shqetësuese28. Ligji për sindikatat është miratuar në Gusht. Kosova ka filluar një fushatë promovuese për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara. ende nuk është duke u implementuar. Parlamenti ka adoptuar Ligjin për Zonat Ekonomike. Në fushën e përfshirjes sociale. Sa i përket mjedisit biznesor. Politikat Sektoriale Industria dhe NVM-të Progres i kufizuar është arritur në fushën e Industrisë dhe NVM-ve. one-stop-shop dhe regjistrimi on-line dhe shërbimet e licencim të ofruara nga Agjensioni për Regjistrimin e Bizneseve akoma nuk janë tërësisht funksionale. 2.

Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar këshillat komunale për sigurinë e komuniteteve për fuqizuar raportet ndërmjet policisë. që kanë lënë shërbimin pas deklarimit të pavarësisë. Ministria e punëve të brendshme ka një numër të udhëzimeve administrative lidhur me armët e vogla.10. policia gjithashtu ka ngritur infrastrukturën e komunikimit. përmirësimi i menaxhimit të burimeve natyrore në zonat rurale. Policia Kosova ka bërë progres të pjesërishëm sa i përket fushës së policisë. Ai siguron një kornizë për praktikat e zhvillimit rural dhe bujqësor në Kosovë dhe krijon bazën ligjore për azhurnimin e planit për zhvillim rural dhe bujqësor për periudhën 20092013 dhe planit shoqërues të veprimit. Kosova ka miratuar Ligjin mbi armët. Ministria e Bujqësisë. më përbërje të 25 30 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. Policia e Kosovës ka menaxhuar shumë mirë funksionet e mbajtjes së rendit publik. policia krijoi në njësi të përzier në Mitrovicën veriore.2009 16 . Në janar të vitit 2009. Shumica e zyrtarëve të policisë nga ana e komunitetit serb të Kosovës në jug të lumit Ibër.Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural që adoptuar në korrik. rritja e konkurrencës dhe diversifikimit të fermave dhe rritja e cilësisë së ushqimit. Këto përpjekje janë mbështetur nga një rritje prej 40% në shpenzimet qeveritare për sektorin e bujqësisë në 2009-ën krahasuar me 2008-ën. Në shtator. 14.1. Po ashtu është planifikuar një sistem i granteve. Ligji është në harmoni me legjislacionin përkatës të BE-së dhe përfshinë dispozitat e duhura ndëshkuese. Është vendosur korniza bazike legjislative. 3. Liria dhe Siguria 3. u janë kthyer punës në stacionet e tyre. Drejtësia. Policia ka vazhduar në zbatimin e planit të saj strategjik 2008-2010. Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i ka përshpejtuar përpjekjet e saj për reforma në fushat sikurse konsolidimi dhe rehabilitimi i tokës bujqësore. Në janar. autoriteteve komunale dhe komuniteteve lokale. kryesisht për të mbështetur masat strukturore reformuese më tepër sesa për të ofruar pagesa direkte për prodhimin30.

EULEX-it duhet t’i lejohet qasje në të gjitha bazat e të dhënave relevante31.zyrtarëve të policisë (serbë. Aktivitetet e njësisë kanë rezultuar me reduktimin e krimit në zonat e mbuluar. Në Mitrovicën veriore. Policia ka mandat patrullues dhe hetues.2009 17 . Kapacitetet hetuese duhet të përforcohen dhe policia e inteligjencës të prezantohen dhe të zbatohet dhe mbrojtja e evidencave të adresohet. sikurse pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë dhe të prekshme të BE-së”. 14. Kreu III KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN 1. Për një anëtarësim të tillë duhet të kalohet pragu i përcaktuar në nenin 49 dhe 6 të Traktatit të Bashkimit Evropian. shumica e zyrtarëve policorë të komunitetit serb poshtë lumit Ibër. Në Komunikatën e vet të fundit për Parlamentin dhe Këshillin Evropian.1 Objektivi i fundit i një perspektive të tillë të BE-së. Sidoqoftë. që kufizon efektivitetin e luftimit të krimit të organizuar dhe ndërmarrjen e operacioneve sekrete në këtë zonë.10. Përshkrimet e punës për menaxhmentin e lartë duhet të finalizohen urgjentisht dhe stafi përkatës të rekrutohet. shqiptarë dhe boshnjakë të Kosovës). Kosova ka iniciuar proceset rreth adresimit të prioriteteve në këtë fushë. janë kthyer në stacionet e tyre dhe në punë dhe punojnë nën zinxhirin e zakonshëm komandues. Në përgjithësi. përkatësisht. të cilët kanë lëshuar shërbimin pas shpalljes së pavarësisë. Kosova 31 Raporti i Progresit nga Komisioni i Komunitetit Europian për Kosovën. me siguri do të ishte anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian. kjo është adresuar dhe me caktimin e zyrtarëve të lartë policorë të komunitetit serb në strukturat rajonale komanduese në Mitrovicë bashkëpunimi është përmirësuar. katër stacione policore nuk i raportojnë drejtpërdrejt Prishtinës. Komisioni i Komuniteteve Evropiane në mënyrë eksplicite ka deklaruar se “Kosova. Në qershor.

sundimi i 18 . parimi i sundimit të ligjitkërkon që autoritetet publike të mos kenë privilegje të panevojshme ose që për ta në ligjine zakonshëm të ketë përjashtime. Në bazëtë nenit 6(1) të Traktatit të Bashkimit Evropian. të cilët janë të pavarur nga ekzekutivi. që përndryshedo të ishte i gabuar ose që do të shkelte të drejtat e dikujt. Traktati i Bashkimit Evropian nuk përkufizon se çfarë nënkuptohet me parimin e sundimit të ligjit. përkatësisht. përfshijnë në mes tjerash edhe parimin e sundimit të ligjit32.7 Në fushën e së drejtës penale. 2 Mirëpo. të cilat duhet t’i plotësoj çdo shtet kandidat. si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sundimi i Ligjit Sundimi i ligjit. me qëllim të parandalimit të shpërdorimit të një pushteti të tillë.3 Pikë së pari. duhet të jetë në gjendje që tëarsyetoj veprimet e veta si të autorizuara sipas ligjit (parimi i ligjshmërisë) 4. por që të gjitha autoritetet publike duhet t’i nënshtrohentë gjitha obligimeve dhe përgjegjësive ligjore normale. Parimi i sundimit të ligjit rideklarohet edhe në të ashtuquajturat “Kritere të Kopenhagës” të vitit 1993. kanë kuptimin e përgjithshëm se. parimet fundamentale mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian dhe të cilat duhet t’i respektoj çdo anëtar i ri. si një prej parimeve fundamentale të së Drejtës publike evropiane. ka një numër kuptimesh dhe përfundimesh të ndryshme.6 Për më tepër. të cilat nuk janë në mospërputhjeme funksionet e tyre qeveritare. çdo autoritet publik. 1. për mospajtimet lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të autoriteteve publike duhet të vendosingjykatësit. të cilat kufizojnë pushtetin e lirisë së veprimit(diskrecionit).duhet të jetë shtet evropian i cili respekton parimet e përcaktuara në nenin 6(1). Konstatimi idytë i parimit të sundimit të ligjit është se autoriteti publik duhet të udhëhiqet brendakornizës së rregullave dhe parimeve. ose “Rechtsstaat” ose “Etat de Droit” si ekuivalentë nga e Drejta kushtetuese gjermane dhe franceze. Kjo shpie deri te konstatimi i parimit të sundimit të ligjit. ky parim. 5Asnjë autoritet publik nuk mund të funksionoj pa ndonjë shkallë të lirisë së pushtetit të veprimit. Në të vërtetë. që domethënë se. kjo do të thotë se gjithçka duhet të bëhetsipas ligjit. i cili kryen ndonjë veprim. Megjithatë. mirëpo një pushtet i tillë duhet të ushtrohet brenda kufijve të ligjit dhe duhett’i nënshtrohet shqyrtimit të pavarur gjyqësor33. duhet të ekzistoj njëqeveri e ligjit dhe jo e njerëzve. përmbajtja e këtij parimi mund të nxirret përmes një analize krahasuese të kushtetutave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.1.

p. f.parimi i sundimit të ligjit deri në një masë ende mbetet i paqartë.ligjit kërkon që askush të mos ndëshkohet. 170. Marbury v. ekzekutivit dhe gjyqësorit. 32 Komisioni i Komuniteteve Evropiane: Komunikatë e komisionit për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Ballkani Perëndimor: Përmirësimi i Perspektivës Evropiane. 20-21. siç është e përcaktuar në nenin 49 dhe 6(1) të Traktatit të Bashkimit Evropian36. gjithashtu përbën një pjesë esenciale të sundimit të ligjit. Heidelberg: 2000. datë 5 mars 2008 (COM(2008) 127 final). p.2. with reference to US Supreme Court. Në rastin e pranimit në Bashkimin Evropian. të drejta të njeriut dhe respektim dhe mbrojtje të pakicave”. Një sistem i kontrollimeve dhe i balancimeve përmes ndarjes së kompetencave ndërmjet legjislativit. I përket Gjykatës Kushtetuese në nivel kombëtar që të përcaktoj nëse dhe deri në çfarë mase ky parim merret parasysh dhe realizohet sa duhet. Sundimi i Ligjit për Integrim në BE dhe Zhvillim Ekonomik 19 . 2 L. Madison. 33 Shtetet kandidate duhet të kenë institucione “stabile të cilat garantojnë demokraci. respekti për pritjet legjitime. u përket edhe institucioneve relevante të BE-së që të përcaktojnë nëse një shtet kandidat I plotëson të gjitha kërkesat lidhur me sundimin e ligjit. Për shkak të natyrës së përgjithshme dhe përkundër disa rafinimeve të paraqitura më lart. 1 Cranch 137. sundim të ligjit . mos diskriminimi dhe transparenca janë elemente të tjera të parimit të sundimit të ligjit. të njohura në mënyrë të qartë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. 1. si pjesë e parimeve të përgjithshme të së Drejtës së Komuniteteve Evropiane34. pp.Ed. si një ligj në veprim dhe jo thjesht si një ligj që ekziston vetëm në letër35. 7. 60 (1803). Të gjitha këto elemente të sundimit të ligjit duhet të manifestohen në ndonjë mënyrë në legjislacionin kombëtar dhe kornizën institucionale. si një mekanizëm për parandalimin e keqpërdorimit të autoritetit publik. të drejtat fundamentale dhe parimi I proporcionalitetit. Siguria juridike. 20. të drejtat nuk duhet të shkelen përmes legjislacionit të së kaluarës dhe qasja në drejtësi nuk duhet të jetë tepër e ngadalshme ose tepër e shtrenjtë. 35 William Wade/ Christopher Forsyth: Administrative Law. Oxford: 2004. 36 William Wade/ Christopher Forsyth. 34 Karl Doehring: Allgemeine Staatslehre. përveç rasteve të krimeve që janë të përcaktuara me ligj. të cilat lejojnë interpretime të ndryshme lidhur me fushën dhe shkallën e veprimit.

Si prioritet kyç. polici dhe dogana (i ashtuquajturi sundim i zgjeruar i ligjit. të lira nga ndikimet politike. përdorimin dhe ndërtimin e objekteve.”39 Pasiguria lidhur me ligjin në fuqi. Kosova duhet të respektoj plotësisht sundimin e ligjit dhe të ndjek një politikë të zero tolerancës kundër korrupsionit. • Të fuqizoj Prokurorinë publike38. Prioritetet kyçe sipas Partneritetit Evropian përkitazi me sundimin e ligjit janë obligim i Kosovës që : • Të siguroj gjykata efektive dhe të paanshme. mungesa e zbatimit të kontratave. Mirëpo. Përcaktimi për sundim të ligjit nuk është me relevancë vetëm për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian. • Të zhvilloj më tej arsimimin dhe trajnimin ligjor. datë 22 mars 2004 dhe Vendimi pasues i Këshillit i datës 30 janar 2006 (2006/56/EC) siguron orientimet dhe veprimin që duhet të ndërmerret nga Kosova lidhur me sundimin ne ligjit. parashohin një prezencë të fuqishme evropiane në fushën e drejtësisë. sundimi i ligjit nuk kufizohet vetëm në sektorin e gjyqësorit. duke përfshirë këtu edhe shumëllojshmërinë e burimeve të ligjit. • Të zvogëloj numrin e lëndëve të grumbulluara të seancave gjyqësore dhe të siguroj zbatimin e vendimeve të gjykatave civile. Partneriteti Evropian ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës i themeluar në bazë të Rregullores së Këshillit(EC) No. • Të luftoj zaptimin e jashtëligjshëm. është nën presion për t’u marrë me lëndët ekzistuese dhe prandaj nuk është në gjendje që të administroj me drejtësinë në mënyrë efikase. transparencës dhe përgjegjësisë. të cilat kanë ndikim jo të favorshëm në mbrojtjen e të drejtave pronësore… Sistemi gjyqësor ka burime të mangëta. Ai shtrihet edhe në ligjvënie dhe në administratë publike. Këto prioritete tashmë tregojnë se ku qëndrojnë problemet kyçe në rrafshin e sundimit të ligjit. 533/2004. në mënyrë që të ndihmohet integrimi i Kosovës në BE brenda kornizës së Procesit të Stabilizim-Asocimit37. titujt e paqartë të 20 . krimit të organizuar dhe krimit financiar. në veçanti kur është e domosdoshme të sigurohet respektim i plotë i parimeve të ligjshmërisë. Fakti se Propozimi për një Zgjidhje Gjithëpërfshirëse të Statusit Politik të Kosovës dhe Veprimi i Përbashkët 2008/124/CFSP mbi themelimin e EULEX-it. Sipas Bankës Botërore: “…sundimi i ligjit në Kosovë dëmtohet nga dobësitë serioze.Për sa i përket rrugës së Kosovës drejt integrimit në BE. meqë përfshinë edhe doganat) tregon se Kosova perceptohet të jetë ende shumë larg nga një standard i pranueshëm i sundimit të ligjit.

i cili nuk mund të përmbushet (përkatësisht. e jo me fjalë. Ndërsa. sigurisht që nuk janë aq të qëndrueshme sa për të tërhequr kapitalin privat dhe mbështetjen e ndërmarrësisë. nëse është e nevojshme edhe me përkrahjen e policisë. në mënyrë që të ketë mjete financiare për ndërmarrjen e investimeve për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së veprimtarisë së vet. Problemet e KEK-ut janë simptomatikë e problemeve të bizneseve të Kosovës dhe të komunitetit investues. si dhe mundësia për t’u përballur me presionin e konkurrencës dhe veprimin e forcave të tregut brenda BEsë). Pa një sistem efektiv të gjykatave. Procesi i integrimit dhe instrumentet e përdorur BE-ja është një organizatë dinamike e cila ka kaluar shpesh në procese transformimi dhe reformimi institucional dhe ligjor. jo vetëm që paraqitet rreziku i shtuar për jostabilitet social e politik. ekonomia e tregut funksional. asnjë bankë nuk do të dëshironte që të vazhdoj kredinë me një kamatë të arsyeshme dhe kurs të maturimit.pronave dhe sistemi i dobët gjyqësor. ndërkohë që në pritje për t’u bërë pjesë e tij janë vendet e Ballkanit Perëndimor (shih tabelën 1).2. Një regjistër jo i përshtatshëm për të drejtat pronësore i kombinuar me një sistem të pazhvilluar të të drejtave pronësore private nuk mundëson zhvillimin e letrave me vlerë. por ai është edhe një nga Kriteret kyçe të Kopenhagës për pranim në Bashkimin Evropian. të arriturat e Qeverisë së Kosovës do të mund të maten me vepra të saj. Krahas këtyre proceseve të cilat kanë mundësuar dimensionin e gjerë që ka marrë sot BE-ja. i cili zbaton obligime kontraktuale. 1. që janë instrumente të domosdoshme të zhvillimit ekonomik. pa një zhvillim ekonomik. Sot ai përbehet nga 27 shtete anëtare. 21 . Korporata Energjetike e Kosovës kurrë nuk do të jetë në gjendje që të rris shkallën e inkasimit. ndërsa një kredi e tillë do të ishte e nevojshme për nxitje të zhvillimit ekonomik40. 11 Mirëpo. Qeveria është zotuar për një përkushtim të pakushtëzuar të sigurimit dhe të respektimit të plotë të sundimit të ligjit. Mungesa e një sistemi juridik efektiv paraqet pengesën kryesore për investim dhe zhvillim ekonomik. Pa një adresim adekuat të letrave me vlerë. kjo e fundit është zgjeruar vazhdimisht me anëtarë të rinj.

qëllimi i të cilit është që të vendosë paqe. Ibidem. 41 International Development Association: Interim Strategy Note for Kosovo for the Period FY08. Për të siguruar zbatimin e kësaj politike BE-ja ka hartuar një sërë instrumentesh të cilat do të trajtohen me hollësisht në vazhdim.Mali i Zi 7. Kandidat potencial MSA-ja në fuqi MSA-ja në fuqi MSA-ja. Shqipëria 4. nënshkruar MSA-ja në negociata MSA-ja në negociata .këshillime për politikat.Stadi i integrimit të vendeve të PSA-së 41 . pp. p.Tabela 1.Kosova 37 38 Vend kandidat Vend kandidat Kandidat potencial Kandidat potencial Kandidat potencial Kandidat potencial . si dhe të krijojë një vizion afatgjatë për anëtarësimin e vendeve ballkanike në BE. p. 24. 5. Procesi i Stabilizim Asociimit PSA-ja është strategji e ndjekur nga BE-ja. p. STM-it janë mekanizmat për të matur progresin e PSA-së. monitorim i standardeve dhe i liberalizimit të tregtisë asistencë Statusi 1. 2. Maqedonia 3. 371 – 395. Kroacia 2.. Oxford: 2003. MSA-ja e nënshkruar PSA-ja STMit Ibidem.Bosnja & Hercegovina 6. 22 . Serbia 5. 40 Paul Craig/ Grainne de Burca: EU Law. stabilitet dhe zhvillim ekonomik në rajonin ballkanik. konkretisht financiare. dated 8 October 2007. Përditësuar deri më prill 2007. 23. 39 Ibidem.

si edhe krijimin e një ekonomie tregu funksionale nëpërmjet përafrimit gradual të legjislacionit komunitar në të drejtën e tyre të brendshme.  sundimit të së drejtës. veprimet të përbashkëta dhe procedura të posaçme për palët e marrëveshjes43. Përveç këtyre kritereve. Vendet pjesëmarrëse në PSA u nënshtrohen reformave transformuese me qëllim konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. MSA-ja është marrëveshje mikse (e përzier). dhe respektimi i të drejtave të njeriut Kriteri ekonomik: funksionimi i një ekonomie tregu  Pranimi i acquis communautaire: aftësia për të plotësuar  detyrimet e anëtarësimit dukë përfshirë ndjekjen e qëllimeve politike.Marrëdhëniet kontraktuake midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. PSA-ja vendos disa qëllime të përbashkëta politike dhe ekonomike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. dhe monetare të BE-së. garantim i demokracisë. Duke qenë se qëllimi përfundimtar i vendeve që lidhin MSA-në me BEnë është anëtarësimi në BE. ndërkohë që vendet përfitojnë nga ndihma financiare e teknike e BE-së në formën e projekteve CARDS-it42. bazohen në nenin 310 të Traktatit të Komunitetit Evropian të vitit 1957 (Traktati i KE-së8). por progresi i bërë nga çdo vend në kuadër të këtij procesi matet individualisht. ekonomike. por edhe nga shtetet anëtare sipas rregullave 23 . çka do të thotë që ajo nënshkruhet dhe duhet të ratifikohet jo vetëm në emër të Komuniteteve. në kuadërtë PSA-së realizohen nëpërmjet MSA-së.1 Marrëveshja e Stabilizim Asociimit MSA-të e lidhura midis Komuniteteve Evropiane dhe disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. atë të forcimit të kapacitete administrative dhe atyre gjyqësore të vendeve aspirante. Ky nen përcakton se Komuniteti mund të lidhë marrëveshje që krijojnë asociim i cili përmban të drejta dhe detyrime të ndërsjella. çdo MSA parashikon edhe një kriter tjetër po aq të rëndësishëm. MSA-ja reflektojnë të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit9. që përmbledhin kushtet për anëtarësimin në BE si vijojnë Kriteri politik: stabilitet institucional. 2. Këto kapacitete janë të domosdoshme për zbatimin e MSA-së dhe përmbushjen e qëllimit përfundimtar: atë të anëtarësimit në BE.

Palët mund t’i drejtojnë Këshillit mosmarrëveshjet që mund të lindin nga zbatimi i MSA-së.Prandaj me të drejtë ish-Presidenti i Komisionit Evropian Walter Hallstein deklaronte në mënyrë të përsëritur se asociimi i vendosur me anë të këtyre marrëveshjeve mund të jetë “çdo gjë ndërmjet anëtarësimit të plotë minus 1% dhe marrëveshje tregtare dhe bashkëpunimi plus 1%. ato të politikave sociale dhe mjedisit. IPA do të zbatohet për periudhën 2007-2013. çështjet e zonës së lirisë dhe sigurisë. e cila monitoron zbatimin e saj dhe çështjet që dalin nga ky zbatim. IPA) të miratuar me Rregulloren e Këshillit.” Në kuadër të MSA-së ngrihet struktura përkatëse. asistohet nga Komiteti i Stabilizim Asociimit. ndërkohë që bashkëpunimi dhe detyrimet e palëve shtrihet edhe për fusha të tjera të cilat përmbahen në tre shtyllat e Bashkimit Evropian: çështjet e tregut të brendshëm. Vendimet e këtij Këshilli janë të detyrueshme për palët. CARDS-i është programi komunitar i asistencës për rindërtim.kushtetuese të tyre. Ky liberalizim arrihet nëpërmjet krijimit gradual të zonës së tregtisë së lirë. Këshilli i Stabilizimit Asociimit në veprimtarinë e tij. 43 Për strukturën e Komuniteteve dhe traktateve që i kanë themeluar ato. i cili përbëhet nga përfaqësues të Këshillit dhe Komisionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të shtetit i asociuar44. i cili ka për detyrë të diskutojë çështje të ndryshme që lidhen me procesin e integrimit të atij shteti në BE. Ky organizëm monitorues njihet si Këshilli i Stabilizim Asociimit. shih Broshurën I. e korrikut 2006. si edhe mund të kërkojnë interpretim të neneve të saj. MSA-ja parashikon dhe krijimin e Komitetit Parlamentar për StabilizimAsociimin.Së fundmi. Këshilli i Stabilizim Asociimit mund të krijojë komitete dhe organe të tjera për të ndihmuar atë gjatë përmbushjes së detyrave. i përbërë nga deputetë të Parlamentit të shtetit të asociuar dhe Parlamentit Evropian. 1085/2006. dhe përbëhet nga përfaqësues të dy palëve. CARDSi është zëvendësuar me një program të ri asistence teknike dhe financiare të quajtur Instrumentet e Para Hyrjes (Instrument for Pre-Accession. MSA-ja ka në themel të saj liberalizimin e tregtisë nëpërmjet palëve. 44 Walter Hallstein (1901-1982) me kombësi gjermane ka qenë presidenti i parë i Komisionit Evropian në vitet 1958-1967 42 24 . 9 Këto kritere u vendosën në një mbledhje të Këshillit Evropian të mbajtur në Kopenhagen në vitin 1993. zhvillim dhe stabilizim.

Prioritetet e Partneritetit Evropian dhe të MSA-së të pasqyruara në rekomandimet e Grupit Konsultativ i Përbashkët BE-Shqipëri (Consultative Task Force) (CTF). Që në fillim duhet thënë se MSA-ja përcakton angazhime të përgjithshme për sa u përket reformave në fushën e drejtësisë. lidhur me reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë mund të përmblidhen si më poshtë: • rritje e transparencës në procesin gjyqësor penal dhe civil • sigurimi i pavarësisë së gjyqtarëve dhe mbrojte e të drejtave të tyre kushtetuese • përmirësimi i statusit të administratës së gjyqësorit nëpërmjet dhënies së tyre të statusit të nëpunësit civil • garantimi i rregullave transparente për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me anë të konkurseve • rritja e bashkëpunimit midis organeve të policisë dhe prokurore • trajnimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën e të drejtave të njeriut dhe për fushat e mbuluara nga MSA48.dhe forcimit të institucioneve në të gjitha nivelet në fushën e administratës në përgjithësi si edhezbatimit të ligjeve si dhe administrimit të drejtësisë në veçanti. dhe ato përbëjnë një nga fushat kryesore në të cilën duhet të përqendrohen reformat më qëllim përmbushjen e angazhimeve që ka ndërmarrë Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit45. të policisë dhe prokurorisë më qëllim rritjen e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë çështjet të rëndësishme të cilat duhet të adresohen gjatë zbatimit të MSA-së dhe në kuadër të procesit të integrimit46.14 Megjithatë del e qartë në gjuhën e përdorur në të se forcimi i pavarësisë së gjyqësorit. në përmirësimin efunksionimit të policisë dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjeve duke siguruar trajnime të mjaftueshme dhe duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”47. 14 Neni 78 i MSA-së parashikon se “Në bashkëpunimin e tyre në fushën e drejtësisë dheçështjeve të brendshme Palët i kushtojnë rëndësi të veçantë forcimit të sundimit të së drejtës. Çështjet e drejtësisë janë diktuar gjerësisht në Takimet e Përbashkëta Konsultative që janë zhvilluar me përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesit e BE-së dhe në rekomandimet e dala nga këto takime bazuar në kërkesat e MSA-së dhe të Partneritetit Evropian. Bashkëpunimi synon veçanërishtnë fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në përmirësimin e efikasitetit të tij. 25 . përmirësimi i efikasitetit të tij.2.2 Prioritetet e integrimit në fushën e drejtësisë Çështjet e drejtësisë janë prioritare për BE-në.

26 .state.Këto trajnimeduhet të realizohen nga strukturat përkatëse. source: http://www. lidhur me identifikimin e çështjeve për krimet e rënda duke përcaktuar se sa prej tyre janë në hetim dhe sa janë dërguar në gjykatë. 45 US State Department: 2006 Investment Climate Statement – Kosovo. dhe sa është numri i të dënuarve49. rritja dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal të strukturave përkatëse si  prokuroria dhe policia. • rritja e numrit të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore. • ofrimi i statistikave të sakta Komisionit Evropian.gov/e/eeb/ifd/2006/62006. në luftën kundër krimit të organizuar. dhe një vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të Shkollës së Magjistraturës në këtë proces trajnimi. nga autoritetet shqiptare dy herë në vit.htm.

0. 47 Human Rights Watch: Të arriturat e të Drejtës penale në Kosovëd. f. f. 20. Praktika e vendeve të cilat sot janë pjesë e Bashkimit ka treguar se që vendi të bëhetanëtare i BE duhet të kalojë nëpër disa etapa të pashmangshme. Kosova aktualisht ndodhet në fazën e parë përgatitjen e një raporti paraprak nga Komisioni Evropian për vlerësimin të kapaciteteve reale integruese të vendit aspirant për në BE. Hyrjen në fuqi e Marrëveshjes së Ndërmjetme. nisur edhe nga eksperienca e vendeve të tjera ky proces mund të zgjasë disa vjet. Në çdo rast mbyllja me sukses e negociatave për nënshkrimin e MSA-së dhe fillimi i zbatimit me sukses të MSA-së janë një tregues i mirë për të matur gatishmërinë e një vendi për të hyrë në fazën tjetër të procesit. Prishtina: 2007. 12.1. 3. datë 6 nëntor 2007. datë 6 nëntor 2007.Procesi i integrimit të Kosovës në BE Procesi i integrimit deri në anëtarësim në BE është një proces i gjatë dhe i vështirë. atë të marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim51. 9 – 49 Komisioni i Komuniteteve Evropiane: Kosova sipas RKSKB 1244 – 2007 Raport mbi progresin (COM(2007) 663 final). Kushtet e Anëtarësimit 27 . Ratifikimin dhe hyrja në fuqi e MSA-së Kërkesa për anëtarësim Fitimi i statusit të vendit kandidat Hapjen e negociatave për anëtarësim Traktati i Anëtarësimit. 3. çka do të thotë që Kosova mundet që në çdo kohë pas nënshkrimit të MSAsë të bëjë kërkesë për t’u anëtarësuar në BE. 48 Kosovo Judicial Council: Strategic Plan for the Kosovo Judiciary 2007 – 2012. Megjithatë. Duhet theksuar që kërkesa për anëtarësim nuk pengohet nga momenti i hyrjes në fuqi të MSA-së. Në mënyrë tëpërmbledhur procesi i integrimit deri në anëtarësimin e plotë kërkon50: • • • • • • • • • • Përgatitjen e një raporti paraprak nga Komisioni Evropian për vlerësimin të kapaciteteve reale integruese të vendit aspirant për në BE Hapjen e negociatave dhe negocimi i MSA-së Nënshkrimin e MSA-së dhe i Marrëveshjes së Ndërmjetme.1. 2(D). No. pp. f. Vol. 13. mars 2008.46 Komisioni i Komuniteteve Evropiane: Kosova sipas RKSKB 1244 – 2007 Raport mbi progresin (COM(2007) 663 final).

dhe në raport progresin vjetor që ai përgatit çdo vit për secilin vend pjesëmarrës në procesin e integrimit. në Opinionin e tij të posaçëm për këtë qëllim. që një shtet të bëhet anëtar i BE-së. Vlerësimi për nivelin e përmbushjes së këtyre kritereve bëhet përsëri nga Komisioni. Negociatat e anëtarësimit zhvillohen mbi bazën e kapitujve të acquis të cilat s’janë gjë tjetër veçse fushat e legjislacionit evropian të ndara në kapituj.Kushtet për tu bërë anëtar i BE-së janë përcaktuar në nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian (Traktati i BE-së) i vitit 1992. Këshilli vendos për hapjes ose jo të negociatave dhe për kohën se kur do të hapen ato në rast të një vendimi pozitiv. lirisë dhe demokracisë. Këshilli miraton formatin pasi ka marrë rekomandimet e Komisionit. bazuar dhe në Opinionin e Komisionit. Megjithatëanëtarësimi nuk është automatik pasi edhe ky Traktat duhet të hyjë në fuqi sipas procedurave kushtetuese të shteteve anëtare të BE në një datë të caktuar paraprakisht. si edhe një tregues i rrugës së tij drejt anëtarësimit. i cili nga ana e tij përcakton se. i cili parashikon se: vendet që dëshirojnë anëtarësimin në BE duhet të përmbushin kriteret e parashikuara në nenin 6(1) të Traktatit të BE-së. ai duhet të jetë shtet i vendosur në Evropë. Duke u nisur nga sa më sipër mund të themi që është e vështirë të parashikohet një datë për anëtarësimin e Kosovës në BE. mbahet një konferencë ndërqeveritare për formatin e negocimit. Bazuar nëeksperiencat e mëparshme. të gjitha rezultatet e tyre pasqyrohen në Traktatin e Anëtarësimit53. parlamentet e të gjitha vendeve anëtare dhe parlamenti i vendit që do të anëtarësohet në BE. Marrja e statusit të vendit kandidat nuk është e mjaftueshme për vendosjen e hapjes së negociatave për anëtarësim. Pas paraqitjes së kërkesës për anëtarësim. Negociatat mbyllen pasi të jenë diskutuar të gjitha fushat e acquis dhe pasi Komisionin Evropian të ketë bërë procesin e kontrollit të nivelit të adoptimit të acquis për vendin kandidat nga. Për të vendosur hapjen e negociatave për anëtarësim vendi duhet të tregojë që ka arritur një nivel të lartë të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit për anëtarësim. Në këtë rast Këshilli vendos me unanimitet. ky proces mund të zgjasë disa vjet. Ky status është një lloj njohje politike e marrëdhënieve me të ngushta që ka ky vend me BE-në. Kjo duket 28 . Me mbylljen e negociatave për anëtarësim. Pjesë e këtyre procedurave janë ratifikimet nga Parlamenti Evropian. si edhe ai duhet të garantojë respektimin e parimit të sundimit të së drejtës. BE-ja mund të vendosë në dhënien e statusit të vendit kandidat shtetit i cili ka paraqitur kërkesën. si edhe respektimin e të drejtave të njeriut52. Bazuar në këtë vlerësim të Komisionit. Ky Traktat lejon anëtarësimin e vendit në BE. Pasi është marrë vendimi.

cec. Në këtë periudhe Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes së Kosovës të mbikëqyrura nga Institucionet Ndërkombëtare ishin të ngarkuara me detyrën e përgatitjes së proceseve të mëtutjeshme të cilat si rezultat do të kishin përgatitjen e vendit që të arrij kushtin të jetë pjesë e tranzicionit Ballkano-Europian.ear.qartë edhe në strategjinë e fundit për zgjerimin në të cilën BE hoqi dorë nga përcaktimi i datave.eu Agjencioni Evropian për Rindërtim: www.eupt-kosovo.eu Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë: www. U pa se edhe Kosova si pjese e kësaj strukture u detyrua të kalojë nëpër disa procese të cilat fatkeqësisht për dallim nga shtete tjera ishte shumë më e vështirë.eumm.delprn.apo parimi i ndarjes me dhunë-luftë) pastaj edhe proceset në të cilat realisht u administrua nga faktori ndërkombëtar. Fillimisht nga procesi i përgjakshëm i ndarjes së saj nga Serbia (Ky proces i ndarjes sipas të drejtës ndërkombëtare njihet si proces i Sukcedimit. Megjithatë asgjë nuk mund të pengojë Kosovën të përshpejtojë reformat dhe të vendosë afate për përmbushjen e objektivave të nevojshëm për procesin e integrimit evropian54.eu Misioni Monitorues i Bashkimit Evropian: www. Edhe pse nuk mund të bëhet fjalë për një demokraci të standardeve të shteteve perëndimore ky është një hap gjigant drejt formësimit të shtetit ligjor dhe rendit juridik.eu.int Bashkimi Evropian: www.org 51 52 53 54 Përfundimi Duke marrë parasysh që parlamentarizmi parqet një frymë të re. demokratike e cila ishte sfida kryesore e të gjitha shteteve ishsocialiste ndërsa ne në trajtim të veçantë kishim shtetet e ishJugosllavisë të cilat kanë arrijë ta prekin parlamentarizmin gjë e cila i mundëson zhvillimin e një sistemi demokratik por për zhvillimin e këtij sistemi duhet të kalohet nëpër një periudhë (fazë) të vështirë e cila quhet Tranzicion.europa. 50 Ekipi Planifikues i BE-së: www. Me krijimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës (pas shpalljes së Pavarësisë) u kalua nga sistemi i regjimit politik monist në demokraci parlamentare. Këto dyja njëkohësisht paraqesin sfidën kryesore përkrah asaj ekonomike për integrim në strukturat Europiane.europa. 29 .

E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian me vet faktin se Kosova gjindet nën vëzhgimin e rreptë te Misioneve Europiane të cilat kanë si synim mbikëqyrjen e evoluimit të proceseve ekonomike. Dr. Paul Craig/ Grainne de Burca: EU Law. Me theks të veçantë ndaj kësaj të fundit. Nysret Gacaferri – “Ekonomia”. Literatura dhe burimet e cituara: 1. Prishtina: 2006 10. Mejdi Bektashi dhe Mr. International Development Association: Interim Strategy Note for Kosovo for the Period FY08. Dr. Arsim Bajrami – “Demokracia parlamentare”. juridike. Prishtina: 2007 30 . Hilmi Ismaili dhe Prof. si në aspektin e integrimit ashtu edhe të liberalizimit të vizave. Ministry of Justice: Strategic Plan 2006 – 2011. Kosovës i është bërë një diskriminim në krahasim me shtetet fqinje konkretisht Serbisë i është dhënë mundësia për liberalizmin e vizave ku dihet se ky shtet ka qenë faktor i destabilitetit dhe aktor i krimeve dhe gjenocidit ne shtetet e Ballkanit Perëndimorë. Organization for Security and Co-operation in Europe: Report on the Administrative Justice System in Kosovo. Oxford: 2003 8. Oxford: 2004 7. Commission of the European Communities: Communication from the Commission to the European Parliament and the Council – Western Balkans: Enhancing the European Perspective.“Historia e Institucioneve Juridike dhe Shtetërore”. Prishtinë 2009 2. Prof. politike. Fatmir Sejdiu . Heidelberg: 2000 6. dated 8 October 2007 9. Prof. Prishtinë 2005 4. arsimore etj. Prof. Dr. Prishtinë 2005 3. shëndetësore.Procesi i integrimit të saj në strukturat evropiane do të varet nga ajo se si do të plotësohen standardet dhe procedurat e parapara me ligjet e bashkimit Europian. Dr. William Wade/ Christopher Forsyth: Administrative Law. Karl Doehring: Allgemeine Staatslehre. dated 5 March 2008 (COM(2008) 127 final) 5. Duhet theksuar se Kosova është në fazën e procesit të StabilizimAsocimit ku për dallim nga shtetet e rajonit është më mbrapa.

Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo: Implementation of Kosovo Assembly Laws by the Executive Branch of the 14.wikipedia. Organization for Security and Co-operation in Kosovo: First Review of the Civil Justice System.11. US State Department: 2006 Investment Climate Statement – Kosovo. source: 12. www. Prishtina: 2006 17.eu 20. Bashkimi Evropian: www. Prishtina: 2006 16. http://www. Prishtina: 2003 15.gov/e/eeb/ifd/2006/62006. Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo: Expropriations in Kosovo.state.org 31 . Provisional Institutions of Self-Government – Review Period: Laws Promulgated in 2002 – 2003.htm. International Crisis Group – working to prevent to conflict worldwide 18. 13. Raporti i Progresit per vitin 2009 19.europa.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful