Dhuna ne shkolle eshte nje dukuri shoqerore mjaft shqetesuese.

Dhuna eshte nje sjellje aresive me synimin qe te shkaktoj demtim fizik ose psikik tek tjetri. Dhuna ne shkolle merr forma dhe trajta te ndryshme. Dhuna ne shkolle perfshine shum me teper se vetem perdorimin e armeve. Ajo gjithashtu perfshin ndeshjen (goditjen) ne koridore : thirrje te emrave qe shpiejne ne fuftim ne tribuna lojerash Brenda shkolle : frikesimi dhe rrembimi i parave te viktimave , vetvrasja e cila mund te shkatroj jo vetem individualisht dhe familjen e tij ose saj por edhe shkollen sit e tere : forma te ngacmimit seksual qe disa mesimdhenes dhe administrator nuk I kan vrejture ose I kan pranuare si natyrale sjelljet ne mes te femive dhe adoloshenteve : dhe shuna sistematike e misheruar ne politikat shternguese te shkolles. Njerezit qe shkaktojne sjellje agresive, duke perfshire ne veqanti te rinjet ne shkolla e bejne si arsye per te shpenzuare nje energji te akumuluar nga rrethana te ndryshme socioekonomike dhe personale ne formen e shkaktimit te sjelljeve te dhunshme Brenda grupit. Studiuesi I njohur I psikologjis sociale David Mayers permend disa arsye te shkaktimit te sjelljeve agresive. Nje nga ato ai permend shperblimin qe sjelle agresiviteti duke aluduare ne perfitimet e mundshme qe mund ti nxjerr shkaktuesi I sjlljve te dhunshme Brenda shoqeris si frikesimin e te tjereve per realizimin e qellimeve te cktuara madje edhe demtimin fizik ose psikik. Mayers, në këtë
rast përmend tre faktorë që ndikojnë në këtë sjellje të fëmijëve: familja, subkultura dhe masmedia. Të rinjët shpesh janë në mesin e tre kulturave të ndryshme ose kodesh të të sjellurit, asaj të shtëpisë, asaj të rrugës dhe asaj të shkollës. ³Përfundimisht rruga ka një imazh mistik që fëmijëve u pëlqen, ata e dinë që kjo kulturë do t¶i çojë drejt vdekjes, por në të njejtën kohë ajo i pajisë me një ndjenjë mirëqenie psikologjike dhe sociale. Stresi sipas Mayers, është një nga pikëpamjet më me

ndikim në nxitjen dhe manifestimin e sjelljeve agresive krahas asaj Instinktive dhe Mësimit Shoqërorë Qëndrimet e shprehura të nxënësve në formën orgjinale:
zakonisht konfliktet fillojnë për shkaqe të uleta xhelozie (përshkak të femrave) kur kjo ndodhë ndërmjet meshkujve. Sikur që janë paraqitur edhe raste të kundërta, kur femrat janë aktere dhune përshkak të meshkujeve. - mundësia e lehtë e përdorimit të narkotikeve në shkolla nga nxënësit. Vet efekti i përdorimit të tyre ndikon në sjelljen jo normale të nxënësve, derisa mungesa e tyre për një kohë e rritë edhe më tepër këtë devijim të sjelljes. - mundësia e lehtë e hyrjes së çdo kujt në oborre dhe brenda objektit të shkollës, si dhe ambient fizik jo përshtatshëm. - manifestim i joprofesionalizmit, sjelljeve jo pedagogjike, dhe jo përkushtimit nga ana e profesorëve mësimdhënës dhe stafit tjetër të institucionit arsimor. - struktura të ofrimit të sigurisë jo të kënaqshme, në shkollat që tashmë eksiztojnë këto trupa, pasi që ato nuk janë profesionale, dhe shpesh bien nën nivelin e detyrës për të cilën janë të thirrur (p.sh. shoqërimi i pjesëtarëve të Policisë me nxënës agresiv, të dhunëshëm, jo të dëgjuesëhm ndaj rregullave të shkollës, jo cilësorë në procesin e mësimdhënies etj., zakonisht për interesa personale, dhe jo për procesin e përgjithëshëm të mirëvajtjes së procesit mësimorë dhe të sigurisë.) - rregulli dhe diciplina jo adekuate në shkolla, fajtore stafi udhëheqës dhe professional nuk janë të përgjegjshëm. - rregullorja e shkollës është vetëm sipërfaqësisht prezente apo vetëm në letër, ajo nuk respektohet nga askush. Derisa për nxënësit ajo është e njohur vetëm sa i përket të drejtave që i gëzojnë nxënësit, por jo edhe sa i përkëtë përgjegjësive. - hapsira të ngushta shkollore, numri i madh i nxënësve në një klasë deri në 47/klasë dhe - mungesë e aktiviteteve të mirëfillta shkollore, të inicuar nga vet nxënësit ose mësimdhësnësit Andaj në bëjmë thirrje që të krijohet një qasje e përgjegjshme institucionale dhe joinstitucionale, mëmënyrë që gjendja të jetë nën kontroll të vazhdueshëm, nën monitorim profesional, dhe nën përkujdesje të mirëfilltë në aspektin e krijimit të sigurisë shkollore.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful