You are on page 1of 16

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011

DYGJUHËSIA E HIMARËS DHE INTERPRETIME TË REJA
Llambro RUCI Arra gungë apo nyja e koklavitur dhe e pazgjidhur e historisë së Himarës është greqishtja, që përdoret në Palasë, Dhërmi, Himarë. Në literaturën e bollshme të shkruar për këtë krahinë, nuk ka marrë dot përgjigje, dhe, kur janë parashtruar hipoteza, nuk ka qenë e mundur të argumentohet bindshëm si e kur ka hyrë ajo, çfarë shtrirjeje ka patur, pse është ruajtur vetëm në këtë areal-enklavë, krahas shqipes, pavarësisht nga presioni politik-administrativ e gjuhësor i shumicës shqipfolëse përreth në rrjedhë të shekujve, presion i drejtpërdrejtë apo i tërthortë si rrjedhojë e epërsisë numerike dhe politike. 1. Gjuha amtare e himarjotëve Ndër përcaktimet e bëra në studimet e disa autorëve, që janë marrë posaçërisht me Himarën dhe gjuhët e përdorura në të, përcaktojnë si gjuhë amtare të Himarës shqipen, ndonëse pranojnë edhe ekzistencën e greqishtes; R. Memushaj: “...Banorët vendës të Himarës, Dhërmiut dhe Palasës janë dygjuhësh, me gjuhë amtare shqipen dhe greqishten”1, Sh. Demiraj: “...Gjuhë amtare e familjes është shqipja; vetëm në Himarë, Dhërmi e Palasë, krahas shqipes, përdoret edhe greqishtja”2, gjer te F. Bixhili: “Himara ka vetëm një gjuhë amtare, gjuhën shqipe, që kanë folur të parët e saj rrënjës dhe që ushtrohet nga pjesa dërmuese e banorëve të krahinës...”3. Por Himara, pavarësisht këtyre përcaktimeve, ka një ndarje historike në tre fshatra greqishtfolëse (me gjuhë amtare greqishten: Palasë, Dhërmi, Himarë) dhe katër fshatra shqipfolëse (me gjuhë amtare shqipen:Vuno, Pilur, Kudhës, Qeparo), të cilat respektivisht kanë përdorur shqipen dhe greqishten si gjuhë komunikimi me të tjerët. Gjeto Kola duke risjellë të gjalla mbresat e viteve kur ka qenë Kryemësues në Himarë (1926-1927): “Sikurse thamë ma parë Himara perbahet prej shtatë katundesh: Palasë, Dhermi, Vuno, Himarë, Pilur, Qeparo, e Kudhës. Prej ktyne, tre katunde: Palasa, Dhermi dhe Himara janë grekofolse, të tjerat shqipofolse.”4 Studiuesit e Himarës, kanë përdorur si argumente për shqiptarësinë dhe rrjedhimisht gjuhën amtare shqipe, edhe raportet apo letrat e misionarëve të Romës, që lëvruan arsimin dhe meshimin ortodoks në krahinë në shekujt XVI-XVIII. Shaban Demiraj (po dhe studiues të tjerë) citon misionarët bazilianë: grekun Neofito Rodino, një prift tjetër me origjinë greke Giovanni Giuseppe De Camillis, si dhe arbëreshin Giuseppe Schiro. Nga Rodinosi përmend një ndodhi të përdorur nga gjithë historishkruesit e Himarës: përkthimin në shqip të Katekizmit nga Papa Dhimitri: “...Fakti që një misionar me origjinë greke e ndjeu të nevojshme që për të krishterët e krahinës së Himarës të përkthehej Katekizmi në gjuhën shqipe, është një dëshmi e qartë që tregon se të krishterët e asaj krahine ishin shqipfolës.”5 Në këtë arsyetim besoj se nuk është mbajtur parasysh një shkollë misionare ku nxënësit janë të trazuar të krishterë e myslimanë (“ed i Figliuoli ancora de Turchi”, pra të myslimanëve, raporton Schirói), vendas dhe të ardhur nga vise të ndryshme. Dhe dihet që

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 ardhësit dinin vetëm shqip. Pra, problemi i gjuhës së shkollës, sidomos në Dhërmi apo në Himarë etj., nuk duhet identifikuar me gjuhën e shtëpisë; misionarët pranonin nxënës nga tërë provinca, jo vetëm p.sh. nga Dukati, Tragjasi, madje dhe nga disa (pesë) ditë udhë larg, mjafton që të arrinin qëllimin e përhapjes së fesë romane, ku shkolla, siç e thonë dhe vetë, është një mjet themelor për ngulitjen e besimit katolik. Th. Papadhopulos shkruan për shkollën e Rodinosë: “Priste nxënës dhe nga vende të tjera, Delvinë, Vlorë, madje dhe nga Korfuzi (nga ku madje siç informon, e ftonin të hapte shkollë).”6 Ndërsa Imzot Stanila, shprehet për punën e at De Camillisit në Himarë, ku hapi shkollë me një numër të madh nxënësish: “...Vepra e at De Camillis në fushën e mësimdhënies ishte kaq shumë e frytshme dhe e efektshme, sa emri dhe zotësia e tij si mësues u përhap mjaft shpejt në të gjithë rajonin dhe “kështu erdhën shumë të rinj nga Santi Quaranta (Dyzet Shenjtorët, Saranda), Vlicorresei, Nivizza (Nivica), nga Bicherni (Piqerasi), nga S. Basilio (Shën Vasili), Lucuvo (Lukovë), Crizzei, da Cuideti, që janë fshatra kryesore të kësaj province...”7 Padyshim që kur vjen puna për gjuhët, që përdoreshin në Himarë (shtatë fshatrat historikë të saj), është nevojshme të vlerësojmë dëshmitë e murgjve bazilianë, që vepruan për rreth dy shekuj në këtë krahinë, duke patur rezidencën, shkollat dhe kishat kryesisht në Dhërmi e Himarë, po dhe në Palasë, Vuno, Nivicë etj. Ja një fragment nga raporti i misonarit Silvester Konstantin Sladi, i cili u shqyrtua në mbledhjen e Propagandës Fide më 15.9.1760: “Krahina e Himarës e ka marrë emrin nga përrenjtë (himárus, χειμάρους) e shumtë, që e përshkojnë. Është një krahinë ku u zhvillua një qytetërim i lashtë, gjë që dëshmohet edhe sot nga monedhat shumë të vjetra, që zbulojnë banorët kur lërojnë arat e tyre... Njerëzit e bregdetit flasin greqishten e re dhe shqip, në brendësi shqip. Meshimi i tyre bëhet në greqishte të lashtë... Misionarët i vlerësojnë sepse nxënë fëmijët e tyre. I çmojnë edhe ata që përcaktohen për klerikë sepse pa misionarët nuk mund të shugurohen analfabetë. Me banorët e krahinave malore nuk bëhet gjë se nuk gjendet askush që t’i mësojë (t’u japë mësim).”8 Në studimin e historianit Kristo Frashëri për Himarën, njoftimi i Aravantinosë për gjuhët e fshatrave të Himarës, konsiderohet i pasaktë, njëherësh edhe me njoftimin e misionarit arbëresh P. Skiro në një relacion dërguar Propagandës Fide.9 Në tabelën e P. Aravantinos ka disa të dhëna përmbledhëse për krahinën e Himarës, e cila përfshihet në qendrën administrative të Delvinës. Në radhën e fshatrave të krishterë himarjotë, që nis me Qeparoin dhe mbaron me Palasën, shënohet se nuk ka asnjë familje turke (myslimane), se emrat e këtyre vendbanimeve, përveç Kudhësit, që ka prejardhje nga shqipja, gjithë të tjerat kanë origjinë nga greqishtja. Në Qeparo, Vuno, Himarë dhe Dhërmi (Dhrimadhes), përveç kishave, ruhen dhe manastire. Qeparoi me 200 shtëpi, Kudhësi me 30 shtëpi, Piluri me 30 shtëpi, Vunoi me 150 shtëpi, përdorin gjuhët greqishte e shqipe. Ndërsa Himara 180 shtëpi, Dhërmiu 200 shtëpi, Palasa 80 shtëpi, përdorin gjuhën greke.10

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 Por le të shkëputemi nga Aravantinosi dhe t’u referohemi të dhënave të librit të Nilo Borgias. Ndër të tjera, në pyetësorin e mëposhtëm, flitet edhe për gjuhët e nevojshme, që duhet të njihnin misionarët për të kryer veprën e tyre didaskalike dhe meshtare në provincën e Himarës, greqishten dhe shqipen, sepse ishin gjuhët e “popujve” vendas, siç është paraqitur në tekstin e mëposhtëm: Relacioni i dytë  i P. Zassit Relacion  mbi  misionin  e  Himarës  në Epir  bërë   prej  P.  Zassit  i  Urdhrit  të S.  R.  M.  Vikar  Apostolik i Provincës në fjalë, zgjedhur Kryep. i Durrësit prej vitit 1694 gjer në  vitin 1699. .................................... Sundimi dhe gjuha Nr. 7. Janë nënshtetas të turkut për shkak të sundimit, por jetojnë të pakufizuar, pa ndonjë  qeveritar të të quajturit turk. Nr. 8. Gjuha e nevojshme për këta popuj janë greqishtja dhe shqipja.  Nr. 10. Vendet më të përshtatshme dhe kryesore për Misionin janë qytetet e Himarës dhe të  Drimades.10   Dhe nëse ndër gjuhët e nevojshme për komunikim, greqishtja vendoset para shqipes, kjo duhet të merret parasysh kur studiohet periudha në fjalë me gjendjen politike, sociale, kishtare dhe gjuhësore që zotëronte në Himarë, Dhërmi etj. Ndërsa po nga ky libër po shkëputim një pasazh nga relacioni i parë i misionarit arbëresh P. Skiro, i cili, paraqet gjendjen (etno)gjuhësore dhe politike të provincës së Himarës (bregdetare) Palasë-Lëkurës, që pas myslimanizmit të pjesës tjetër, është mbledhur tashmë në 14 fshatra: “Fillimisht kjo provincë, e cila motit ishte shumë e populluar me të krishterë, tani nuk ka më shumë se katërmbëdhjetë fshatra, që ushtrojnë ligjin e Krishtit në ritin grek (lindor): domethënë: Cimara (Himara) kryeqendra e provincës, Drimades (Dhërmiu) dhe Balasa (Palasa) të kombësisë greke (di natione greci); Egliates (Iliates, Ilias,), Vuno (Vuno), Caloghirates (Kallarati), Piluri (Pilur), Clapero (Qeparo), Pichierasi (Piqeras), Lúculo (Lukovë), S. Basili (Shën Vasil), Gudezzona (Hundëcova), Nivizza (Nivica) e Licunisi (Lëkurësi) të kombësisë shqiptare (di natione albanesi). 11 Por dhe në dy Relacione pasuese, sipas botimit në revistën “Roma e l’Oriente” (1912, 1913), Schirói përsërit njoftimin e mësipërm tashmë më 172912 dhe 173513. Siç shihet e dhëna e Aravantinosë, cituar nga Kristo Frashëri, ka pararendës dhe përputhje të plotë me relacionin (raportimin) e Skirosë cituar nga Nilo Borgia. Dy njoftime identike, që ndahen nga një largësi kohe prej 127 vjetësh. Nëse janinjoti Aravantinos kishte prirje të greqizonte këto tre fshatra, misionari katolik Skiro, kishte mision të kundërt, sepse në këtë terren të vështirë përplaseshin interesat e dy kishave kundërshtare, asaj perëndimore me atë të lindjes, katolicizmit me ortodoksinë, Papatit me Patrikanën. Aq më shumë që at Skiroi

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 është arbëresh, që ka studiuar në manastirin e Mezojusos në Sicili dhe di mirë shqipen, italishten dhe greqishten. Dhe jo vetëm kaq, Skiroi, në 14 fshatrat e mbetura të krishtera të provincës së Himarës (nga fshatrat e mëposhtëm sot nuk ekzistojnë Hundëcova dhe Lëkurësi), bën një ndarje, që i ka rezistuar kohës gjer më 1990, mes fshatrave të Himarës aso kohe, 3 greqishtfolëse: Palasës (Balasa), Dhërmiut (Drimades), Himarës (Cimarra), dhe 11 fshatrave të tjerë shqipfolëse: Iliasi (Egliates), Vunoi (Vuno), Kallarati (Caloghirates), Piluri (Piluri), Qeparoi (Clapero), Piqerasi (Pichierasi), Lukova (Lúculo), Shën Vasili (S. Basili), Hundëcova (Gudezzona), Nivica (Nivizza) e Lëkurësi (Licunisi). E theksoj: gjer në vitin 1990, sepse me eksodin në masë në Greqi dhe ndryshimet e thella shpopulluese dhe populluese me ardhacakë, edhe në rajonin e Bregdetit, ka një gjendje që pas disa dekadash do të shikohet se ç’po ndodh në të vërtetë. Kur shtrohet çeshtja e gjuhës në Himarë, autorë të ndryshëm përdorin argumentin e vetëm, një citim nga Liku, që në udhëtimin e tij në Himarë (u prit në shtëpinë e Zahojorgjit, të parit të fshatit («Ο πρώτος του χωρίου»), më 11 janar 1805 në orën tre e gjysmë dhe të nesërmen “pas mëngjesit homerik” është larguar me barkë nga Palermoja në orën dy pasdite), në vend të na thotë se me ç’gjuhë bisedoi me himarjotët, përmend ç’i ka thënë një farë kont a Koto Gjikas në Korfuz.”14 Ky kontekst e lëkund mbështetjen mbi të cilën ngrihen arsyetimet e R. Memushaj, K. Frashërit, Sh. Demiraj etj., të cilët e shkëputin thënien e Likut nga vizita në më pak se 24 orë në Himarë dhe e paraqesin si dëshmi historike të pakundërshtueshme se greqishtja në kohën e tij nuk ishte gjuhë e familjes. Duket që Liku përdor në tekst thënien e Gjikës, në mungesë të kontakteve të drejtpërdrejta me banorët e fshatrave të tjera himarjote, për shkaqet, që i përshkruan ai vetë, si: “...politika e dyshimtë dhe qytetërimi i banorëve të Kerauneve, nuk do të më lejonin që unë të eksploroja më tej Himarën...”15 Liku vërtet nuk na thotë se ç’gjuhë flitej në Himarë, por na ka lënë një gjë të çmuar, përshkrimin e farave, fratrive kryesore (“pesë vëllazëri kryesore, që quhen parentie në italisht, ndërsa në greqisht fratries-φρατρίαις, një fjalë klasike që unë vështirë prisja ta gjeja në Shqipëri”), që përbënin Himarën e vitit 1805, të cilat emërtohen në greqisht: Liganates Λυγανάτες; Cakanates - Τζακανάτες; Koykades - Κωγυκάδες (Kokygades - Κωκυγάδες, sipas K. Haxhiantoniut); Mazates- Μαζάτες; Kurkutadhes - Κουρκουτάδες (sipas K. Haxhiantoniut, ndërsa në botimin shqip të “Udhëtimeve...” shënohet vetëm emri në greqisht Κακουρτάδες, Kakurtadhes). Po ashtu edhe disa emra prijësish në “Udhëtime...”, fq. 97, 99, 100): Zaho Jorgji - në shënim paraqitet, sipas origjinalit: Ζαχαριας Γεοργιου [Zaharias Jeorjiu]; Zaharia Andruci, në shënim: - Ζαχαριας Ανδρούτζου [Zaharias Andrucu]; Gjon Tragini, në shënim: Tragynus - Ιωάνης Τραγύνους [Ioanis Trajynus]; Andrea Polo, në shënim: Polus - Ανδρέας Πόλους [Andreas Polus]. Pikërisht kjo tablo gjuhësore onomastike në greqisht, shkruar në tekstin origjinal në trajtën e emrave si më sipër, të nxjerr në dy përfundime të rëndësishme, që nuk mund të interpretohen ndryshe: se biseda dhe shënimet e Likut janë bërë në greqisht, dhe greqishtja ishte një gjuhë familjare në Himarë. Eduard Liri, në ditarin e vet (1848-1849), rreth 43 vjet pas Likut, gjatë udhëtimit vajtjeardhje në Himarë përmes Akrokerauneve, na sjell edhe një pasqyrë të përjetimit të drejtpërdrejt të gjuhës, që përdornin vendasit. Është një realitet tjetër nga sa përshkruhet nga

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 Liku dhe vetëm në aq pak vjet sa për të shndërruar perceptimin e arealit gjuhësor. Gjendja e rrënuar social-ekonomike e fshatrave pas pushtimit të Aliut, nuk mund të sillte as karave me mallra tregtare, as emigracion, as ndikimin e shkollës dhe të kishave të gërmadhuara. Dhe ai arrin në përfundimin: “Për një person që e njeh mirë greqishten e re (të cilën këtu e flasin, ose të paktën e kuptojnë pothuaj të gjithë), do të ishte shumë interesante të udhëtonte nëpër Himarë dhe, duke qëndruar atje për një farë kohe, e duke grumbulluar histori të hollësishme të zakoneve të jetës së këtyre njerëzve primitivë. Ndërsa unë mund të kapja vetëm copëza informacioni përmes italishtes, që e flasin shumë burra vuniotë.” (Nënvizimi im, Ll.R.).16 Po ashtu Liri paraqet edhe një dëshmi në gur e jo nëpër raporte konsujsh dhe agjentësh të fuqive të huaja: “Në majë të rrëpirës ishte një shkëmb i veçuar, i mbuluar me shkrime në greqishte; e kam fjalën, me emra të kohëve tona të shkruara me alfabetin e greqishtes së re. “Tutti scrivono,” tha Anastasi, “scrivete anche voi!” , dhe meqë ky veprim nuk ishte se do t’ia prishte bukurinë shkëmbit, e shkrova dhe unë emrin tim në librin e vizitorëve të Qafës së Himarës, i vetmi anglez aty, dhe i vetëm do të mbetet për shumë kohë përpara se të ketë edhe të tjerë.”17 Por vihet re çuditërisht se përgjithësisht në studimet për Himarën, kur flitet për gjuhën apo etninë e himarjotëve, vetëm një citim i Likut me kontin e famshëm Gjika nga Dhërmiu, bën xhiron e të gjithë shkrimologëve, ndërsa dëshmive dhe shënimeve të Lirit u shmangen. Kur duhet të ndodhte e kundërta, mbasi E. Liri ka një përvojë personale në rrugën VlorëHimarë, ka bujtur në Tragjas, në Dukat, në Palasë, dhe në Vuno, si dhe ka drekuar në Dhërmi e Himarë, duke takuar e duke dëgjuar shumë njerëz të vendit dhe padyshim, nga nevoja e komunikimit, ka bërë edhe shtjellime për gjuhët, që përdoren në Himarë. Gjeto Kola në një studim të gjatë “Himara”, që përfshin histori dhe tradita, etnologjinë, etimologjinë dhe gjuhën e shkollat e krahinës, lidhur me gjuhët që përdorin himarjotët shkruan: “Kemi thanë ma parë se tre prej ktyne katundevet janë grekofolse e janë Dhermi, Himarrë e Palasë... Katundet Vuno, Qeparo, Pilur e Kudhës flasin nji gjuhë të kullueme; sidomos janë me famë Vunjotasit të cillët e flasin me nji elegancë të tejçuditshme. Dhjalekti i ktyne afrohet me ate të Gegnis. Porse edhe kta të fundit e dijnë greqishten, sikurse edhe ata të parët shqypen. Folë pergjithsisht, aty mund të gjejsh gjind qi flasin Anglisht, Frengisht, Italisht, Turqisht, Arabisht, e Rumanisht etj. etj.”18 Një tjetër studiues nga Vunoi, Leonida Ndrenika, tre vjet përpara autorit të mësipërm, trajton po këtë problem kështu: “Vetëm 3 fshatra flasin një dialekt doriko-shqiptar (qyteti i Himarës, Dhërmiu e Palasa, emra që siç duket të Lelegëve, tribu pelasgjike. Në këto fshatra në çaste gëzimi këndohet në gjuhën shqipe dhe në çaste zie vajtohet duke thurur elegji (ligje) shqipe. Karakteri pelasgjik i gjithë rajonit është i qartë) ... Vërtet dialekti dorik i pranishëm në Himarë po themi se edhe toponimisht është dorik, por mbizotëron pellazgjishtja e pastër (shqiptare). Emra dorikë janë Pagá, Rodiná, Gjypé, Qeparó, Karé, Vísha, por emra shqiptarë janë me mijëra.” 19 2. Si është gjendur greqishtja në Himarë?

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 Sesi është gjendur greqishtja në Himarë, në fshatrat greqishtfolëse Palasë, Dhërmi, Himarë, janë rrekur ta zgjidhin në mënyrë shteruese mjaft autorë, si K. Frashëri, Sh. Demiraj, K. Prifti, R. Memushaj, Sh. Sinani, L. Malltezi, F. Bixhili, etj., që krahas historisë së krahinës, janë marrë enkas me këtë problem. Por duke përgjithësuar dhe duke vlerësuar këto kontribute në studimin e të kaluarës, jetës materiale e shpirtërore të krahinës, vihet re se qerthulli i literaturës dhe i dëshmive është i kufizuar e jo bindës. Dhe në mungesë të argumenteve e fakteve, bëhen hamendësime, madje kur realiteti gjuhësor dëshmon ndryshe. Hamendja e parë: Përmes punësimit të përkohshëm në territoret greke në kontinent apo nëpër ishujt jonianë . “Nuk përjashtohet mundësia, - shkruan Foto Bixhili, - që të jetë folur greqishtja, për arsyet që njohëm, edhe në Himarë, si dhe në zona të tjera të Iperit. Popujt e këtyre zonave kanë qenë në lidhje të vazhdueshme e të paprera me fqinjët jugorë dhe të ishujve të Jonit. Shumë himariotë, siç dëshmohet, jo vetëm për shkëmbim shkonin deri në Selanik, Atikë e Kretë, se Korfunë, Levkadhën dhe Qefaloninë i kishin afër, por dhe si punëtorë stinorë, ashtu siç vinin edhe prej tyre në Himarë...” Por nëse ky fakt do të ishte i vërtetë dhe jo detaj letrar, do të duhej që në këtë rast brenda fshatrave të Himarës të kishte një përzgjedhje të sofistikuar, ku nga mbledhja e ullinjve apo punimet e tjera bujqësore të mërgimit sezonal, të përjashtoheshin Vunoi, Iliasi, Qeparoi dhe më tej Nivica, Shën Vasili etj., kur pozita gjeografike dhe ekonomia për gjithë Bregdetin himarjot është pothuaj e njëjtë. Por ndodhte dhe ndryshe. Në librin e Aleko Rapos për historinë e Himarës, jepet një karakteristikë e shtegtimeve himarjote për të përballuar varfërinë dhe sigurimin e mjeteve të jetesës: “Në raportet e tij, Pano Bixhili, nga pozita e konsullit rus në Vlorë, shkruante në relacionet drejtuar Ministrisë së Jashtme Ruse se, mbi 500 himariotë të varfër, u detyruan të vijnë në bahçet e ullinjve të bejlerëve të Kaninës për t’ua mbledhur për një mëditje të ulët; një masë po aq e madhe syresh shkonin në Korfuz, po në sezonin e mbledhjes së ullinjve.”20 Po ashtu Eduard Liri në ditarin e tij të udhëtimeve përmend po të njëjtin fakt: “Pak më poshtë në faqe të malit, takuam një grup udhëtarësh himarjotë; s’ka njerëz që lëvizin kaq shumë sa himarjotët. Ishin nja tetëdhjetë a njëqind gra të ngarkuara si s’kisha parë askund tjetër, së bashku me të afërmit e tyre meshkuj, të cilët e ngjitnin malin për qejf të tyre, kurse gratë ishin ngarkuar me guna, foshnja e bohçe. ...Grupi ishte nisur për në Vlorë për të punuar në ullishta gjatë dimrit.”21 Mirë që në çdo lloj emigrimi shkonin himarjotët, por që të vinin në Bregdet grekë për punët e stinës, edhe nëse ka ndodhur, siç përmend Pukëvili, ishte gjë e rrallë; krahina ishte me burime të kufizuara ekonomike, që mezi mjaftonin për të siguruar mbijetesën dhe diçka për shkëmbim. Por nëse këtu nënkuptohen ca bucelarë e vozëtarë, kallajxhinj dhe lundërbërës, apo ata, që punonin në çifligjet e Aliut (kjo është një e dhënë pas pushtimit të Bregdetit të Poshtëm më 1798, kur ai i ktheu në çifligje të veta Nivicën, Ajio (Shën) Vasilin, Ondacovon (Hundëcovën), Likursin), çdo argument bie vetiu. Mjafton t’u referohemi akteve origjinale që ndodhen në Arkivin Shtetëror të Vjenës:

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 “Burimi ushqimor kryesor i popullatës, - shkruan kapiteni Dedoviç në relacionin drejtuar perandorit Franc Josef në korrik 1787 - është blegtoria si dhe prerja e lëndës pyjore, prodhimet e të cilave shkëmbehen në Shqipëri kundrejt drithërave, dhe në Korfuz kundrejt pëlhurave dhe nevojave të tjera. Porse tregti atje nuk bëhet.”22 Hamëndja e dytë: Përmes shkëmbimeve tregtare me bregdetin dhe ishujt jonianë Po të marrim parasysh të dhënat e udhëtarëve të ndryshëm, që kaluan nëpër bregun himarjot, sidomos të misionarëve unitë, të cilët jetuan në Dhërmi, Himarë, Palasë, Vuno, për një periudhë shtrirë rreth në një shekull e gjysmë, do të shënojmë se vendi kishte një prodhim kryesisht për nevojat e veta (në kohë paqeje e të korrash të mbara), si dhe disa produkte që mund të shkëmbeheshin me Korfuzin si pikëmbërritje më e lehtë dhe më e afërt. Këto dëshmojnë disa vëzhgime (Letra e Joan Kamillit 1668; Raporti Dedoviç për krahinën e Himarës, 1787), po edhe përshkrimet e Likut, mysafir i kapedan Zahojorgjit në qytezën e Himarës (1805) etj. Detaria himarjote është përdorur për të mbështetur tezën për mbartjen e greqishtes përmes punësimit stinor në territoret greke në kontinent apo nëpër ishujt jonianë, si dhe përmes shkëmbimeve tregtare me to, apo me largimet e përkohshme për t’i shpëtuar inkursioneve apo fushatave të pushtuesve turq... Madje K. Frashëri23, F. Bixhili24 etj. për të bërë dallimet mes greqishtfolësve (Palasa, Dhërmi dhe Himarë) e shqipfolësve (Vuno, Qeparo, Kudhës dhe Pilur), të parët i bëjën detarë, apo me fshatra-liman në kontakt me botën greke, të dytët të përjashtuar nga kjo mundësi etj. Por ndarja e banorëve të fshatrave të Himarës bregdetare në dy njësi, kryesisht në blegtorë dhe kryesisht në detarë, është hipotetike dhe e pasaktë, sepse nuk mbështetet në të dhëna konkrete, as në traditën popullore të Bregut. Kleanth Andoni shkruan: “Dihet që himariotët kanë qenë detarë të zotë... Armatorë të tillë të suksesshëm ka pasur sidomos nga Vunoi, nga Dhërmiu, nga Himara e nga Qeparoi.”25 Dr. Natasha Sotiri: “Mjeshtria më e parapëlqyer për burrat e Qeparoit, ashtu si për gjithë krahinën e Himarës, ka qenë lundrimi e tregtia, që fillimisht gërshetohej me piraterinë. Me mjete lundrimi të thjeshta (barka, që në këtë të folme quhen felluka) e moderne, ata i binin Mesdheut kryq e tërthor për të transportuar bagëti e kripë nga një vend në tjetrin dhe për të plaçkitur anijet e huaja. Nga fundi i shekullit të XIX, ata filluan ta lënë piraterinë dhe të merren vetëm me tregti, që e bënin me firma tregtare në Korfuz, Trieste, Napoli, Aleksandri, Britani të Madhe etj.”26 Gjeto Kola ka një pasazh edhe për marinën himarjote: “Himara si thame ma parë asht e vendueme nder shpate malesh në breg të detit, të cillët gadi të gjith ulen pingul në det. Prej natyret ky popull asht detarë sidomos Dhermijasit, Vunjotasit e Qeparjotasit.”27 Hamëndja e tretë: Liturgjia dhe roli i klerit në përhapjen e greqishtes në Himarë Liturgjia, sigurisht që mund të ndikojë në një rreth të caktuar shërbenjësish të kishës, ndër klerikët, por s’është e mundur të kallë gjuhën në vatrat familjare, që punët e zotit i linin në kishë dhe merreshin me punët e tyre të përditshme.

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 Por edhe klerikët çfarë formimi kishin dhe a mund të ndikonin ata në futjen e greqishtes në familje? Siç kemi thënë, Misionari i parë i Romës, që ka shkelur shtigjet himarjote, ka qenë qiprioti Neofit Rodinos, i cili shkruan për manastire himarjote: “...Nuk ka manastir që të ketë ndonjë njeri të arsimuar, te i cili të rrëfehen dhe të ruajnë përcaktimet e kishës... të rrëfejnë të keqen që kanë dhe ta ndreqin nuk duan...”28 Në një letër dërguar nga Himara, Nilo Katalanoja shkruan: “Tani për tani predikimi konsiston te Testamenti i vjetër dhe i Ri dhe te Etërit e Shenjtë; as që mund të arrihet në çështje të veçanta të Koncilit të Firences për shkak të paaftësisë së subjekteve: nuk ka persona të arsimuar. Priftërinjtë mezi dinë të lexojnë, as që kuptojnë shumë atë (që lexojnë); pjesërisht ngaqë merren me punë të mundimshme (materiale); pjesërisht për mungesë udhërrëfimi.”29 Hamëndja e katërt: Shkollat në gjuhë greke Himara është një krahinë, që e ka kërkuar shkollën njëlloj si dritën, bukën, armën, lirinë. Madje edhe duke sakrifikuar apo “mëkatuar” me besimin e saj ortodoks, duke pranuar murgjit bazilianë-emisarë të Romës katolike, vetëm e vetëm që të hapnin shkolla, që këto vatra të dijes të mbeteshin të ndezura për të ndriçuar mendjen dhe udhën e fëmijëve, për priftërinj, ushtarakë dhe njerëz të ditur... Dhe kjo prirje ishte e natyrshme për një popull, që ndiqte udhët e deteve e përtejdeteve, me etjen e njohjes së botëve, gjuhëve dhe kulturave të tjera. Por edhe pse shkollat (ashtu si dhe liturgjia) zhvilloheshin në gjuhën greke (Schiroi raporton më 1729 se u mësonte fëmijëve dhe të rinjve shkrim-këndim greqisht e latinisht30), duhen patur parasysh që institucione të tilla gjatë sundimit osman, nën kujdesin e kishës ortodokse, ishin përhapur gjerësisht në Shqipëri, në Berat, Vlorë, Korçë, Përmet, Kolonjë etj., por nuk ndodhi që greqishtja të kthehej në gjuhë familjare. Në një studim të Apost. P. Papatheodhoru (“Arsimi në Epirin e Veriut pas ‘21”), përmenden shkollat greke të hapura në Shqipëri sipas krahinave. Autori thekson se Himara, me luftërat e vazhdueshme arriti dhe mbajti gjatë gjithë periudhës së sundimit osman pronome (privilegje) të rëndësishme, si dhe realizoi shkolla të organizuara greke me shtysën kryesisht të Shën Kozma Etoliasit (1775): Himarë, Dhrymadhes, Ajios Vasilios, Likursi, Pikerni. Delvina kishte shkollë greke që në kohë të Venedikut (1537), nën Turqinë që më 1749, shkollë vajzash që më 1874. Vlora përmendet për shkollë greke që më 1741... Ndërsa më 1902 në rajonin e saj vepronin rreth 10 shkolla greke me 66 mësues dhe 435 nxënës. Në Berat shkolla greke vepronin të paktën që në shek. 17-të, por më 1902 ishin hapur 73 shkolla greke...31 Por historia e shkollave në Himarë, sipas të dhënave të gjertanishme, fillon me misionarët e Romës, pra nuk është themeluar nga kisha ortodokse; ajo është më e vjetër dhe më e ndryshme nga të dhënat e tabelës së Papatheodhorut, dhe për më tepër në to mësimi është zhvilluar dhe në greqisht, latinisht, po dhe në shqip, gjë që përbën një rast të rrallë për atë kohë në Shqipëri. Nga ana tjetër, gjuha e shkollës dhe e kishës, nuk mbështetej në të folmen e popullit, por në greqishten arkaike, pra ishte krejt e pakuptueshme për njerëzit e thjeshtë dhe kësisoj edhe ndikimi ishte i papërfillshëm. Dihet që gjuha e përbashkët fiton forcë dhe përhapje kur ka

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 në bazë gjuhën e folur të popullit dhe nuk është një krijesë, që u shërben një pakice të diturish dhe të shkolluarish. Po edhe me një grusht shkollarësh, nëse jetësohej kjo hipotezë, në Himarë duhej të flitej më herët italisht sesa greqisht. Himarjotët në letrën e 1759-ës për Elisaveta Petrovnën theksojnë se “...Në shumë krahina të gjithë të mësuarit flasin greqisht. Familjet e arkondëve (e shquara) flasin dhe italisht, për shkak të shumë oficerëve, që shërbejnë në shtete të huaja dhe të rinjve, të cilët studiojnë në seminaret (shkolla priftërore) e Padovës dhe të Napolit.” Duke analizuar hipotezat e depërtimit të greqishtes në familje në Palasë, Dhërmi, Himarë, nëpërmjet faktorëve të pretenduar, që u shqyrtuan më lart, vetvetiu lind pyetja: përse nuk ndodhi kjo edhe në Ilias, Vuno, Pilur, Kudhës, Qeparo, apo më tutje në Lukovë, Nivicë, Shën Vasil, Lëkurës etj. ku kanë vepruar të njëjtët faktorë politikë, socialë dhe ekonomikë, pra mesha në greqisht dhe priftërinjtë, shkolla, shkëmbimet tregtare, punësimi e largimi i përkohshëm, mërgimi? Ja çfarë thotë lidhur me këto ide dr. Natasha Sotiri (E folmja dhe toponimia e Qeparoit, Konica 2001, fq. 11) : “Edhe pse të arsimuar në gjuhën greke, edhe pse shërbesat fetare kryheshin greqisht, qeparotësit flisnin, këndonin e qanin me ligje shqip. Në kishë dhe në shkollë ata e pranonin greqishten, sepse e shikonin si një mbështetje në luftën kundër islamizimit dhe si një mjet për zgjerimin e horizontit të tyre kulturor e për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me vende të tjera, kryesisht me Greqinë. Jashtë këtyre dy sferave përdorej vetëm gjuha shqipe në variantin e së folmes së Qeparoit, e cila është ruajtur me konservatorizëm deri në ditët tona.”32 Hamëndja e pestë: Martesat e përziera me vajza greke Padyshim ky element do të ishte i rëndësishëm dhe serioz për të përligjur dygjuhësinë, pra shqipen e babait dhe greqishten e nënës, apo ndërfutjen e greqishtes në fshatrat Palasë, Dhërmi, Himarë. Por mjerisht, ky detaj i përdorur nga Foto Bixhili33 e Shaban Sinani, është sa i pavërtetë aq dhe antihistorik, sepse martesat si rregull bëheshin brenda fshatrave dhe me raste mes fshatrave fqinje të krahinës, duke ruajtur miqësinë në hapësirën e besimit ortodoks. Kështu Liku përmend se himarjotët shpesh bëjnë martesa me vunjotësit. Ndërsa krushqitë e largëta ishin përjashtime, që nuk mund të ndikonin kurrsesi në arsenalin gjuhësor të fshatit apo të krahinës. Madje studiuesi Sh. Sinani, në botimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave për Himarën, për të përligjur greqishten në familje në Palasë, Dhërmi e Himarë përdor faktin e njohur që Ali Pasha internoi kundërshtarët e tij himarjotë: “U kthyen disa qindra prej tyre pas tri dekadash. Sipas rrëfimeve të më të moshuarve të fshatrave të Bregdetit, “brezi i ri që u riatdhesua pruri në Bregdet edhe gjuhën greke, pasi të rinjtë ishin martuar me vajza greke dhe vetë ishin rritur në këtë mjedis gjuhësor.”34 Nuk është aspak e vërtetë se himarjotët e internuar nga pashai dorëgjatë i Janinës u kthyen pas tri dekadash. Pushtimi përfundimtar i Himarës (bashkë me Vunoin dhe Dhërmiun), historikisht ka ndodhur më 1810, ndërsa rënia e Aliut më 1822, pra vetëm 12 vjet, që nuk mund të përligjin as ndërkalljen e greqishtes, as martesat e përfolura, as hamendje të tjera patriotike. Kosta N. Dede shkruan se nga Dhërmiu në kohën e Ali Pashës u internuan në Salaorë 2500 banorë dhe u kthyen vetëm 700, të tjerët vdiqën nga vuajtjet dhe nga

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 malaria.35 Ndërsa në librin e Nik. Ziagkut, autori duke iu referuar Aravantinos, përsërit një fakt tjetër: “Më 1814 Ali Pasha mbarti në Salahorë 100 familje himarjote. Por u shfarosën nga malarja dhe sa mbetën gjallë ikën pas izolimit të Ali Pashës në Janinë më 1820.”36 Hamendja e gjashtë: Greqishtja “e mbartur” nga vullnetarët himarjotë të Revolucionit grek? Kristo Frashëri në librin e tij për Himarën, në kreun 10: “Himara dhe revolucioni çlirimtar grek”, shqyrton marrëdhëniet e himarjotëve me kryengritjen e Greqisë të 1821së dhe, si pasojë, përhapjen e greqishtes në krahinë. Në argumentet përkatëse, kësaj here, nuk ka referime ndër autorë të tjerë dhe, gjykimet, siç duket, janë më shumë ndjesi personale sesa fryt i shqyrtimit të fakteve dhe të dhënave historike. Emri më i shquar himarjot në këtë ndërmarrje është padyshim Spiromiloja, për të cilin thuhet: “Një nga oficerët e regjimentit ishte kapiteni Spiro Milo, një himariot i shkolluar në Akademinë Ushtarake të Napolit, i cili nuk e kishte mësuar ende mirë greqishten. Spiro Milo me disa qindra vullnetarë himariotë, dhërmiotë, palasiotë dhe të tjerë kaluan menjëherë në Greqi dhe morën pjesë në kryengritjen çlirimtare deri në përfundimin e saj”.37 Veç argumenteve që përdoren rëndom për hyrjen e greqishtes në tre fshatrat greqishtfolëse të Himarës, - detaria, mërgimet e përkohshme, shkolla dhe kisha në gjuhën greke, - siç duket të pamjaftueshme për të shpjeguar përdorimin e greqishtes në familjet e palasiotëve, dhërmiasve, himarjotëve, së fundi del në dritë edhe ai i mbartjes së saj nga vullnetarët himarjotë pas përfundimit të luftës (e 1821-së) për pavarësinë e Greqisë: “Shumica u kthyen, së bashku me dekoratat dhe greqishten, në vendlindjet e tyre. Kështu për disa kohë Himara u bë krahinë me banorë me tre gjuhë - shqipen, si gjuhë amtare, italishten dhe greqishten si gjuhë të dytë.”38 Pra, po të pranojmë arsyetimin e K. Frashërit, greqishtja, megjithëse ishte gjuha e vërtetë amtare (Himarë, Dhërmi, Palasë) e jo shqipja, krahas italishtes, u bë gjuhë e kafenesë! Ky perceptim është i pambështetur në fakte historike, sepse dekorata dhe greqishten i morën edhe shumë shqiptarë të tjerë të Shqipërisë së Jugut, apo epirotë, që luftuan trimërisht kundër turqve duke menduar se luftonin edhe për lirinë e tyre. Por për çudi nuk shpjegohet pse pse s’ia dolën mbanë ta kallnin në familje në Vuno, në Qeparo, në Pilur, Nivicë etj. Kur K. Frashëri shkruan “Spiro Milo me disa qindra vullnetarë himariotë, dhërmiotë, palasiotë dhe të tjerë”, te këta “të tjerë”, që ai nuk do t’i përmend se janë edhe himarjotët shqipfolës (madje dhe shumë nga Bregdeti etj.), por që fshatrat e tyre nuk flasin greqisht. Kështu Kleanth Andoni përmend një nga kontributet e vunjotasve: “për trimat e epopesë së Mesolongjit, ku vetëm nga Vunoi u vranë 18 burra, ja disa vargje të një valleje të rëndë: Në Mesolongje të madhe,/Mbenë taborretë tabje,/N’ato tabje plot llagëma, Ç’kishin pjellë ato mëma,/ Ato kauretë frenga, Kishin pjell’ e bërë drëra, Luftojn’ e s’u dridhej këmba.”39 Gjendja gjuhësore e krahinës së Himarës, ku bashkëjeton idioma e greqishtes me atë të shqipes, nuk është aspak rrjedhim i faktorit të pjesëmarrjes së 300 himarjotëve në Revolucionin grek. Spiromiloja zbriti në revolucionin grek me 200 himarjotë, ku nuk kishte luftëtarë vetëm nga tre fshatrat greqishtfolëse, por dhe nga Vunoi, Qeparoi e më gjerë,

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 ndërsa Kostas Haxhiantoniu, thotë se “në betejën fundit në Petra më 1829 luftojnë dhe 300 himarjotë”.40 Vasali Krapsiti41 jep një katalog me emra të luftëtarëve himarjotë në Revolucionin Grek, ku siç duket ka luftëtarë nga fshatrat greqishtfolëse ashtu dhe shqipfolëse: Siç dëshmojnë murgjit basilianë, që raportojnë nga Himara, dhe dokumentet e Vatikanit (përveç atyre që përmendëm më sipër), greqishtja ishte një fenomen i ngulitur dhe i trashëguar kush e di qyshkur në Himarë. Kjo hipotezë mbi hyrjen e greqishtes është paralele e sajesës së martesave të himarjotëve (të tre fshatrave greqishtfolëse) me vajza greke. Sepse të mos harrojmë që nëse do të mund të ngulitej ndonjë gjuhë tjetër në familjet himarjote përmes kësaj rruge, pra luftëtarëve në troje të tjera, kjo do të ishte italishtja, ngaqë tradita e stradiotëve në Venedik e Napoli, është disa shekullore dhe nis që me vdekjen e Skënderbeut, aleat të të cilit ishin dhe himarjotët. Madje për disa shekuj një pjesë e konsiderueshme familjesh janë mbajtur me pensionet, që merrnin nga perëndimi. Kështu p.sh. ja çfarë shkruan Liku (Uilliam Martin Lik, Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Migjeni 2008, fq. 101) për mikpritësin tij në Himarë, kapiten Zahariasin, të birin e Jorgjit (Ζαχαριας Γεοργιου): “Ka rreth 100 pensionistë të mbretit të Napolit në qytet, duke përfshirë edhe oficerë që paguhen nga Kapiten Zahua. Për këtë qëllim ai viziton Korfuzin çdo vit, që të marrë pagesën nga konsulli i Napolit, duke qenë përfaqësues i tij. Ai merr një pension prej dymbëdhjetë dukatesh në vit për shërbimin ushtarak që ka kryer, katër të tjerë për konsullatën ose përfaqësinë, si dhe tetë dukate për të venë e një djali që ka rënë duke kryer shërbimin.” Edhe përfundimi i K. Frashërit se greqishtja ishte “gjuha... që flitej nga disa familje të Himarës, Dhërmiut dhe Palasës”, apo se disa prej tyre banorëve të kësaj krahine e njohin greqishten, të cilën e kanë mësuar gjatë mërgimeve periodike në viset greke dhe e kanë konsoliduar gjatë arsimimit në shkollat greqishte, janë gjithashtu të pambështetura në të dhëna historike, apo dëshmi të tjera, qoftë dhe të tërthorta, e si të tilla nuk qëndrojnë, përballë realitetit historiko-social të Himarës, por edhe përballë toponimisë, onomastikës dhe vetë idiomës së greqishtes – gjuhë familjare në Palasë, Dhërmi, Himarë. Po ashtu është nevojshme të kuptohet se greqishtja, edhe pa revolucionin grek, në shtetin e Ali Pashës ishte gjuhë e komunikimit dhe e administratës për ortodoksë e myslimanë, shqiptarë e grekë, pa dallim. Dhe dëshmitë i kemi dhënë nga Arkivi i Aliut, ku nuk ndeshen dokumente të shkruar shqip qoftë dhe me germa greke.

3. Kënga himarjote shqipe dhe ajo greqisht
Studiuesit tanë që janë marrë me historinë e Himarës, nuk e pranojnë ekzistencën e këngës në gjuhën greke në këtë krahinë. Duke rimarrë vërejtjen e studiuesit Rami Memushaj, i cili thekson mungesën e kësaj lloj kënge: “Është e vërtetë se në fshatrat dygjuhëse të Himarës këndohet edhe greqisht. Mirëpo këtu nuk është fjala për këngë dhe melodi greke, po për përkthime të teksteve shqip të këngëve, të cilat këndohen “labçe himarjote””. librave greqisht të dy himarjotëve, Llambro Spiros dhe Kosta Dedes (nga Dhërmiu).” Në librin e vunjotasit Llambro Spiro, gjendet kënga “Rrimarrja e kalasë nga himarjotët”, të cilën autori e përcjell me këtë shënim: “Por për rimarrjen e Kalasë së Panormos nga himarjotët, ekziston dhe himni vijues popullor për rrethimin, që u ruajt, dhe të cilin trimat

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 himariotë nën komandën e Karaiskaqit, e këndonin me në krye Kristo Begën nga Vunoi, që gjeti vdekje heroike bashkë me prijësin e vet gjatë luftës së Akropolit, dhe varri i tij gjendet në N. Faliro.”42 Kjo këngë, në strukturën ritmike dhe figurative, nuk ngjan të jetë përkthim i ndonjë kënge shqipe “labo-himarjote”, por është këngë tipike epirote, me një rezonancë të vrullshme të rezistencës antiturke, besoj me tingëllimat e ciklit të këngëve të armatolëve dhe kleftëve kundër pushtuesve osmanë. Po kjo ngjarje heroike e dramatike, është pasqyruar dhe në një këngë shqipe “Pashkëtë s’na zunë mirë”43, botuar nga Fane Veizi Është e habitshme, por kemi perceptimin e një ngjarjeje të vërtetë, nën dy këndvështrime artistike, ku spikat fryma e pathyer luftarake dhe e qëndresës, si dhe vizatimi epik i personazheve të përbashkët: Pilos, Spiros, Llambros, Fotos, Jorgos kalorës – kavalier Jorgua, Zahon trumbetar - Lala Zahon me burinë etj., që ndeshen me trumbat e Ali Pashës. Të dy këto këngë kanë ndryshime të dukshme në arsenalin krijues, në mjetet shprehëse, vargun, ritmin etj., duke dëshmuar se këngët greqisht si e mësipërmja “Rrimarrja e kalasë nga himarjotët”, nuk janë përkthime nga shqipja, por krijime me një teknikë tjetër artistike. Por edhe në librin e përmendur të Kosta Dedes për Dhërmiun e Himarës (bot. v. 1978, fq. 259-261), gjenden disa këngë greqisht, që autori i quan “Këngë popullore vendase nga poetë anonimë”. Në dallim nga vjersha e mësipërme (marrë nga Ll. Spiro), që ka karakter të theksuar epik dhe luftarak, ku elementët e legjendës i japin krijimit një sfond homerik, krijimet e përzgjedhura nga Kosta Dede shquhen për ndjeshmërinë e tyre lirike dhe për lidhjen me peizazhin himarjot. Këto vjersha janë ngjizur në jetën e përditshme, me mallin e fshehtë për një syzezë të shtrenjtë, që i përngjan pemës së limonit, lemonesë, siç thotë populli, me ëndrrën e martesës për t’u bërë zonjë shtëpie, tradhtinë në dashuri etj. Gjithë ditën Gjithë ditën dhe mbrëma-mbrëma,/ dhe mbrëma-mbrëma diellin thërret, /dil diell, dil, dil një copë e vogël,/ që të shëtisim nëpër kopsht,/ ku janë syzezat dhe vetullgajtanet/ dil diell, dil, dil një copë e vogël,/ që të pyes në ke parë Himarën,/ Spilenë, Jalin edhe Jaliskarin. Tre vajza mesëholla (valle) Tre vajza mesholla, mesholla/ shkuan në fusha vetëm, vetëm./ Njëra tjetrës i thoshte, i thoshte:/ -Eh, këtu ku ne vemi, ku ne vemi,/ sikur të dilte dikush, more dikush,/ të na merrte të tria, të tria,/ tre vajza mesholla, mesholla.

Në fshatrat greqishtfolëse himarjote është karakteristike se këndohet dhe vajtohet shqip, duke mos përjashtuar sidomos këngën lirike në greqisht në raste gëzimesh familjare dhe festash të komunitetit, sepse nëse gjuha është mjet komunikimi dhe shprehje të gjendjes shpirtërore të njerëzve, s’ka sesi që të mos këndohej dhe të thureshin këngë edhe në gjuhën e përditshme. Madje E. Liri shkruan për Anastasin, shoqëruesin e tij vunjotas në rrugëtimin e

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 Himarës: “Ndonjëherë këndonte pa pushim e me sa kishte në kokë një këngë greke, të cilës i shtonte variacione me krisma pistolete në intervale të parregullta.”44 Edhe në fushën e toponimisë dhe onomastikës ka një prirje për t’i shpjeguar gjërat sipas parapëlqimit, madje duke mënjanuar variantet e tjera që bien ndesh me pasionet dhe bindjet e autorëve. Madje ka patur edhe një përpjekje për të ndërruar emrat e fshatarve. Sipas rrëfimit të cituar të Gjeto Kolës për Himarën, në sythin “Etimologji”, pasi analizon prejardhjen e emrave të fshatrave himarjote, “nga librat dhe nga goja e popullit”, që dalin kryesisht me origjinë nga greqishtja, thotë: “Nji komisjon që u pat mbledhë me 16 Mars 1927 perba prej të gjithë arsimtarve të krahines e parsis së vendit, pjestar e sekretar i të cillit pata kenë un, mbas sa bisedimesh pat vendosë që katundi Himarë të pagzohet me emnin “Vetëtimë” tuj kenë se ndollet buzë malevet t’ Akrocherau-nit që shqyp d.m.th. “Malet e Rrfenavet” = Vetëtimavet.” Po ashtu Vunoi “koha e ma teper propaganda e huej tuj dashtë me i helenizue deri emnat e katundevet, e me zhdukë çdo shej kombsije shqiptare, ka sjellë fjalen Bunon në Vuno që d. m. th. Mal.”në “Mjegllosh”; Dhërmiu: “Per të njallë ndjenjat kombtare n’at popull e në kujtim të nji ndolljes historike, komisjoni pat vendosë që aj katund të pagzohej me emnin e lagjes Gjin-Lekë, që thuhet bark i ardhun prej Krujet kur percollen Gjonin e II Skanderbe n’ikjen e tij per Itali si u tha ma siper”; Palasë: “Komisjoni, mbassi e shqyrtoj mirë punen, pat vendue që ma, mirë të thirrej katundi ÇIKA tuj kenë se fshati gjindet në faqe të ktij mali”; Qeparo: “Komisjoni pat vendosë të quhet me emnin e malit të tij Gjin-Vlash”; Kudhës: “Komisjoni pat thanë që të qendronte emni i maparëshëm pse fjeshtë shqip”; Piluri: “Komisjoni, tuj marrë parasyshë jeten fjeshtë malsore që çojnë banorët e ktij fshati e mbassi asht edhe krejt i veçuem tjerësh, mendoj me e thirrë Malsi ase të mbetet fjala Pilur”; emri i krahinës: “Prandej komisjoni, i mbshtetun edhe dishirit të shum vendasvet e tuj marrë parasyshë edhe kto që thamë ma siper se himarjott nëgojohen si bregas, e pa t’arsyeshme të thirret Nënprefektura e Bregdetit.” Ç’është e vërteta pikërisht ky “komision” vendosi t’u ndërronte emrat fshatrave të Himarës nga ato me origjinë greke në emërtime malesh e grykash, për t’i këputur kësisoj çdo lidhje me lashtësinë e vet kaone dhe epirote. Por himarjotët, siç kishin bërë jetë e mot me arbitraritetin dhe dhunën e shtetit apo të pushtetit perandorak, nuk mund të pranonin një vulgaritet administrativ, që i privonte nga kujtesa historike: “Në popull, - shkruan Viron Koka - shkaktoi pakënaqësi të madhe edhe vendimi qeveritar i vitit 1927 për ndryshimin e emrave të fshatrave me pretekstin se ato ishin emra grekë dhe duheshin zëvendësuar me emra shqiptarë. Ky vendim u zbatua vetëm nga administrata, por jo nga populli.”45 *** Nga analiza dhe kundërshtia e interpretimeve të mësipërme për futjen e greqishtes nga faktorë jashtëhimarjotë të kohës së Ali Pashë Tepelënës dhe Shën Kozmait, si: kisha e shkolla në greqisht, migrimi e punësimi i përkohshëm në territore greke, detaria, martesat më vajza greke, apo mbartja e greqishtes nga luftëtarët himarjotë të Revolucionit grek, mund të arrihet përfundimi se kemi të bëjmë me faktorë anësorë, që nuk mund të ngulitin një gjuhë tjetër në familje, apo ta bëjnë gjuhë të nënës.

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 Do të ishte e udhës dhe serioze për çdo studiues që ndërfutet në labirintin kulturor dhe gjuhësor të Himarës, të paktën të merrte në konsideratë rezervën e shprehur nga historiani i shquar Kristo Frashëri lidhur me gjuhët e folura në këtë trevë: “Sot në përgjithësi edhe historiografia shqiptare pranon se banorët e këtyre tre fshatrave, ndonëse jo të gjithë, e njohin greqishten. Por origjinën e saj historianët shqiptarë e shpjegojnë me ndikimin që ka ushtruar kisha greko-fanariote në Shqipëri dhe pjesërisht me kontaktet tregtare që këto fshatra kanë patur me qendra tregtare të afërta greke, kryesisht me Korfuzin dhe me ishujt e tjerë jonianë. Por, nëse është e vërtetë se greqishtja përdorej në familje edhe nga gratë, këta dy faktorë nuk janë bindës. E para se kisha fanariote dhe shkolla greke kanë vepruar jo vetëm në këta tre fshatra greqishtfolës të Himarës, por edhe në fshatrat e tjerë me banorë ortodoksë të Shqipërisë Jugore, kurse popullsia mbeti vetëm shqipfolëse. E dyta, se kontaktet tregtare të himarjotëve me grekët, mund të shpjegojnë depërtimin e greqishtes te burrat, por jo te gratë. Por këto shpjegime janë të pamjaftueshme.”46 Njëherësh del në pah mungesa e studimeve të thelluara për shumë aspekte të historisë dhe të kulturës himarjote, si në fushën e dygjuhësisë së trevës, mungesa e gërmimeve arkeologjike dhe ajo e njohjes së drejtpërdrejtë me dokumentet kishtare, diplomatike dhe ushtarake të Romës, Lecces, Otrantos, Korfuzit, Napolit, dhe veçanërisht të Venedikut, që kanë të bëjnë me Himarën. Besoj se përmes tyre do të mund të ndriçoheshin më mirë jo vetëm zakonet dhe tradita e vetëqeverisjes himarjote, por edhe elemente të tilla siç është dygjuhësia e krahinës. Nga studiuesit shqiptarë, Dhori Q. Qirjazi (Universiteti i Selanikut), në një punim interesant “Rreth marrëdhënieve të së folmes greke të Himarës me të folmet e tjera të greqishtes së re”, ka përvijuar jo vetëm historikun e teorive dhe hipotezave mbi mënyrën dhe kohën e krijimit të kësaj enklave greqishtfolëse, por edhe jetëgjatësinë dhe tiparet thelbësore të kësaj idiome. Nga ky studim janë zgjedhur fragmentet e mëposhtme: “Pra, çfarë janë himarjotët? Janë vendas apo erdhën prej brigjeve përballë të Italisë, nga Mani, Kreta, Ponti? Apo mos vallë janë që të dyja, d.m.th. një bërthamë anase elementi greqishtfolës me mbishtresime të kohëpaskohshme ardhësish homoglotë dhe heteroglotë? Pro versionit të parë (“anas”) duket se është Μ. Dhendhias47, ndërsa zgjidhja e mesme (“anas” dhe “ardhës”) pranohet prej Dh. Vajakakos-it48, që e sheh me rezerva vendosjen e mundshme të banorëve të Manit në Himarë: “Për vërtetimin e traditës gojore nuk disponojmë sigurisht dëshmi historike”49. Qëndrimi negativ i Dhendhias-it ndaj traditës gojore bazohet në faktin se nuk ekzistojnë konkordanca specifike mes Manit dhe Himarës, por edhe ngaqë “Ka shumë gjasë … që tradita gojore të ketë buruar nga ngjashmëria që paraqiste, sidomos në raport me turqit, gjendja e himarjotëve dhe e banorëve të Manit”50. ...Por le t’i rikthehemi pyetjes sonë të parë: Anas apo ardhës himarjotët? Në librin e tij interesant për Dhërmiun (gr. Δρυμάδες), autori K. N. Dhedhes (Κ. Ν. Δέδες) shkruan ndër të tjera: “Tre fshatrat e Himarës, Himara, Dhërmiu, Palasa, e ruajtën të paprekur gjuhën e tyre greke. .... Tani, nëse në çdo fshat hasen një numër veçorish gjuhësore, kjo mbase buron prej shkaqesh dhe ndikimesh, të përftuara prej lëvizjes së popullsive. Ky kapitull është e nevojshme të studiohet posaçërisht prej gjuhëtarëve”51.

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 Dhe vërtet, konstatimi ynë i parë është se, tej ndryshimeve që paraqesin të folmet lokale52 të Himarës-fshat dhe të Dhërmiut-Palasës (palatalizim në Himarë, vokalizëm gjysmëverior në dy fshatrat e tjerë), ekziston një substrat i përbashkët, që lidhet ose me faza më të hershme të greqishtes ose me zhvillime të cilat nuk i gjejmë (ose nuk i gjejmë me të njëjtën shtrirje) në vatra të tjera të arealit të greqishtes. Pra, nëse ekzistonte një përbashkësi, është logjike që lëvizjet e grupeve të popullsisë të lidhen së pari me shfaqjen e karakteristikave që çuan në divergim gjuhësor. ... Nëse biem dakord që e folmja greqisht e Himarës ka elemente mëvetësie që burojnë prej veçantive glotogjeografike të kësaj pike, do të duhet të shqyrtojmë edhe shtrirjen në kohë të saj. Substrati i pasur dorik i të folmes himarjote (emër φάγας në Himarë, khs. dorisht φαγός ‘dru dushku’, toponime si Φαγέος në Palasë dhe Παγά ‘burim’ (khs. πηγή) në tri pika të ndryshme, Καπόρι në Dhërmi, khs. dorisht κάπος ‘kopsht’, etj.) dhe arkaizmat leksikorë (αgίδα < gr.vj. ακίς ‘sasi e vogël’, κυβέρτι < gr.vj. κυβέρτιον ‘koshere bletësh’, καθαίρω < gr.vj. καθαίρω ‘pastroj’, όρθα < gr.vj. όρνις ‘pulë’, kallëzore όρνιθα, etj.)53 dëshmojnë praninë diakronike të greqishtes në rajonin më të gjerë. Toponimet greke të shpërhapura përgjatë bregdetit flasin për prani emërvënësish që, duke qenë anas apo kalimtarë, japin e marrin me detin, njohin pikat e mbrojtura të tij (Λιμνιώνας, Πάνορμος, Γιαλισκάρι, Βαθυμιώνας, Αυλών, Καραβοστάσι etj.), dhe kur e shohin të egërsuar, e marrin me të mirë duke gdhendur fjalë lutëse në shkëmbenj (shih toponimin στα Γράμματα, në VP të Palasës). Janë të interesuar gjithashtu për vendkalimet (Πόρος, Διαπόρι) si dhe për veçoritë e relievit të brezit bregdetar (Εφτάβρυσος, Πρίνος, Δραλέος, Ρωπλέος, etj.). Argumentet për praninë diakronike të greqishtes në këto vise bëhen edhe më solide po të marrim parasysh shkallën e ndikimit të saj në mjedisin rrethues shqipfolës. Ekzistenca, f. v., në të folmen greke të Himarës e një çerdheje emrash më –έα është e mundur të lidhet me praninë në gjuhën shqipe të huazimeve greke të llojit folé –(j)a (<φωλέα), mirgalé –(j)a (<αμυγδαλέα) etj. Gjithashtu, gjasat që greqishtja e Himarës të ketë ndërmjetësuar për depërtimin në shqipen të një numri fjalësh nga greqishtja e Italisë së Jugut, nuk duken të pathemelta po të nisemi nga fjala shqipe puhí –a, që pas mendimit tonë lidhet bindshëm me gr. It. jugut pujía < απογεία (αύρα) ‘fllad që vjen nga toka’54. Në lëndën e pasur dialektore të së folmes shqipe të Qeparoit55, fshat i vendosur disa kilometra në jug të Himarës, gjejmë një sërë fjalësh që datohen në faza më të hershme të greqishtes. E tillë është dhékë –a ‘pjesë, copë e madhe’, e krahasueshme me gr.vj. δάκος (το) ‘kafshim’ [< gr.vj. δάκνω ‘kafshoj’]56, me metafoninë e njohur a > e të shqipes. Fjala haset edhe në arbëreshët e Greqisë si dhákë-a ‘kafshatë’ (Andros, Eube)57 dhe ‘ashkël druri’ (Salaminë)58. Ka interes të thuhet se edhe në shqip fjala kafshátë vjen prej foljes kafshój. Krahas fjalëve grúzë -a dhe krúzë –a të Qeparoit (‘bimë njëvjeçare … që përdoret si ushqim për njëthundrakët’), trajtave të ndryshme të saj në Epir (γρούζο, γρούζα), Korfuz (κρούζα) dhe në Italinë e Jugut (kliza, kriza, klisa), të cilat burojnë prej gr.vj. κνύζα59, në Vunoin shqipfolës të Himarës, ndodhur mes Himarës-fshat dhe Dhërmiut, dëshmohet fjala onogrúzë-a60, që mund të lidhet me gr. *ονογρούζα < *ονοκνύζα. Ekzistenca e fjalës greke të padëshmuar tjetërkund mund të konsiderohet e sigurt jo vetëm ngaqë kemi fitonime të tjera të lashta me përbërës të parë të kompozitës

Konfernca e tretë panhimarjote –Dhërmi- Qershor 2011 elementin ονο- (ονόπορδον, ονόπυξος, ονοκάρδιον)61, por edhe sepse krahas fjalës tashmë të rrallë onogrúzë haset në fshatrat e Himarës edhe sinonimi i saj gruzëgomáre62. Pas këtij rishqyrtimi të përmbledhur të çështjes, mund të arrijmë në përfundimin se e folmja greke e Himarës nuk ka tipare afrie specifike apo ekskluzive me asnjërën prej të folmeve të tjera të greqishtes së re, të tilla që të na bindin për prejardhjen apo bartjen e saj prej një pike tjetër të arealit greqishtfolës (Manit, etj.). Faktet gjuhësore të parashtruara dëshmojnë për një prani të hershme të greqishtes në këtë pikë të bregdetit të Jonit. Njohja më e mirë e greqishtes së Himarës dhe e tablosë komplekse të dialekteve të greqishtes së re besojmë se do ta pasurojë më tej vargun e argumenteve që parashtruam.” 63 Përmbledhje. Shtrimi i hamëndjeve mbi shpjegimin e së folurës greqisht në tre fshatrat e krahinës së Himarës (Palasë, Dhërmi dhe Himarë) si gjuhë kryesore (ndryshe nga fshatrat e tjera të krahinës dhe ato që e rrethojnë) është fokusi i punimit. Përmes një analize të detajuar autori merr në shqyrtim dhe argumenton mbi këto hamëndje sikurse janë futja përmes punësimit në ishujt grekë, lidhjeve tregëtare me ishujt, martesave me vajza greke , qëndrimit në vëndet e huaja sidomos nga stratiotët, predikimeve në gjuhën greke si dhe pranisë së shkollave greke. Të dhënat e paraqitur nga autorë himariotë, shqiptarë sikundër edhe grekë japin diapazonin e këtyre hamëndjeve që shpesh nuk bazohen në realitetin. Kënga Himariote në shqip dhe greqisht përbën një temë që sillet ne një këndvështrim të ri sikurse edhe individualiteti të folurës së greke në Himarë. Summary The exposure of different hypothesis on the introduction of the Greek language as main language in three villages of the region of Himara (Palasa, Drimadhes and Himara different from other villages of the same region and the neghbouring villages is the focus of the paper. Through a detail analysis the author discuss and argues these hypothesis such as from the temporary employment and trade relations with Greek islands, marriages with Greek women, residence in foreign countries especially from stradiotes; use of Greek preaching by clergy, and presence of Greek schools. Findings from Himariote, Albanian as well as Greek sources refer to a situation which in most of the cases are not based on the reality on the ground. The Himariote songs in Albanian and Greek and the pecularities of the Greek spoken language in these three villages of Himara is another topic discussed.