Bekim BALIQI 

Permbledhje Analizash dhe  Refleksionesh Politike

1

PERMBAJTJA

2

Banorët dhe Qytetarët
„Pa shtet nuk ka qytetari, pa qytetari nuk ka demokraci” 1 

Mbi demokracinë, si koncept dhe doktrinë politike, ekzistojnë përkufizime te shumta  dhe të ndryshme, mirëpo për të gjitha këto është e përbashkët roli i patjetërsueshëm i  qytetarëve.  Sigurisht  se  demokracia dhe  zhvillimi  i  mirëfillte  shoqërorë  nuk  arrihet  vetëm   me   fjalë   romantike   dhe   me   fjalime   politike.   Një   parakusht   qenësor   për  zhvillimin, apo thjesht funksionimin demokratik të një shteti (siç le të kuptohet nga  citati i mësipërm) është formimi i vetëdijes se ngritur qytetare si dhe përgjegjësia që  ka çdo qytetar në shkallë të barabartë si anëtar i atij komuniteti në shfrytëzimin dhe  mbrojtjen e principeve demokratike. Si shembull i fundit dhe me konkret, mund te  merret referendumi francez dhe holandez për kushtetutën e BE­se, që flet shumë  qartë   për   “dënimin”   që   i   bën   këta   qytetare   institucioneve   (burokratike)   evropiane.  Nëse   asnjë   shembull   tjetër   deri   tani   se   paku   ky   do   të   duhej   të   ishte   leksion   i  mjaftueshëm, si për stafin e UNMIK­ut ashtu edhe për pretendentet tanë politike, se  vendimet e rëndësishme politike duhet te vijnë nga qytetaret dhe te përputhen me  interesat   e   tyre.   Mirëpo   fatkeqësisht,   si   nga   bashkësia   ndërkombëtare   (te   cilët  vetdefinohen si “International´s”) ashtu edhe nga politikanet vendore (që nga të parët  me cinizmin latent kolonialist emërohen si “Local´s”) konsiderohen kosovarët banorë  
1

“Without a state, there can be no citizenship; without citizenship, there can be no democracy“ ne: Juan J. Linz/Alfred Stepan(Hrsg.): Problems of Democratic Transition and Consolidation. Southern Europe, South America and Post- Communist Europe, Baltimore, 1996 fq. 28 cituar ne Wofgang Merkel: Systemtransformation. Eine Einführung in die Theorie und Empirie der Transformationsforschung, Opladen, Leske+Budrich, 1999 fq.383

3

e në asnjë mënyrë si  qytetarë  të Kosovës. Në këtë mënyrë roli i qytetareve (pra i  banoreve) kosovar kufizohet e me këtë perceptohet vetëm si përcjellës ­ spektator të  rrjedhave shoqërore­politike, e në asnjë mënyrë si pjesëmarrës­ legjitimues të këtyre  proceseve. Dhe kjo çështje është pika thelbësore e çdo demokracie, që si rrjedhim  ka dështimin e një nomenklature politike, në rastin tonë të politikes  UNMIKiane  të  “internacionalëve” dhe “lokalëve”.   Po të e shqyrtojmë këtë fenomen edhe nga një prizëm tjetër, del se në politiken dhe  marrëdhëniet   ndërkombëtare,   kur   flitet   për   popujt   ose   kombet   në   rend   të   pare  nënkuptohen nënshtetasit respektivisht qytetarët. Gjithashtu në dokumentet zyrtare të  OKB­së dhe të  BE­së, termi nationality (kombësi) paraqitet si sinonim për citizenship   (qytetari) dhe ngërthen kështu në vete anëtarin e një subjekti te caktuar politik.  Ne  përputhje   me   këtë   logjik   po   edhe   sipas   së   drejtës   ndërkombëtare   kosovareve   iu  mungon përfaqësimi dhe ushtrimi politik si ne rrafshin ndërkombëtare e në mënyre  paradoksale edhe në atë të brendshëm. Edhe pse politikanët por edhe disa kuauzi­ intelektuale tanë dhe te huaj do të na përgjigjeshin se kjo çështje lidhet me statusin e  Kosovës,   prapëseprapë   nuk   do   te   mund   te   na   kënaqin   me   këso   lloj   shpjegime  sipërfaqësore. Sepse gjatë gjithë këtyre viteve “Statusi” i qytetarit është lënë anash,  duke e  anashkaluar  me  qëllim   nga diskursi  politik  dhe  publik.  Formimi  i  identitetit  kosovar që në fakt do të duhej të ishte formues dhe bartës i shtetit u bë pjesë e lojës  së egër  partiake  dhe klanore. Kalohej  dhe  ende  kalohet, sipas  nevojës së trendit  propagandistik nga një debat dhe diskurs i hapur si p.sh: mbi rezolutën 1244, pastaj  mbi standardet, tash mbi statusin etj., në tjetrin, duke mos pasur në asnjërën nga  këto   ndonjë   ndikim   serioz   e   aq   më   pak   sukses,   por   më   shumë   një   kalkulim  parazgjedhor.   Por   oponentët   politik   e   kanë   atë   hapësirë   (mediale)   që   të   u   japin  “argumenteve” të tyre karakterin ose formën e dëshiruar për përfitime vetjake dhe  partiake.   Ata   ne   fund   te   fundit­   ne   frazën   hegeliane­,   bien   vete   pre   e   këtyre 

4

mashtrimeve.    Por edhe banori kosovar detyrohet të e durojë ketë gjendje mizore, ai  ne fakt ka të drejtë të shqetësohet për skandale të përditshme, për korrupsionin, për  nepotizmin, për padrejtësitë që i bëhen në çdo hap dhe vend por ankesa e tij nuk do  te jete konsekuente sepse të drejtat e tij janë drejta të një banori e jo te qytetari.  Ngase   puna   e   qytetarit   (ne   kundërshtim   prej   banorit)   është   që   të   ju   mos   krijoj  audience   dhe   mundësi   që   mashtrime   të   tilla   të   bëhen   në   emër   të   tyre   apo   të  interesave të tyre. Andaj demokracia në Kosove do të jetë vetëm atëherë funksionale  kur të gjithë NE të akceptohemi dhe të veprojmë si QYTETARE me të gjitha të drejtat,  liritë por edhe obligimet dhe detyrimet që kemi ndaj shoqërisë dhe vendit tonë. 01.09.2005 (botuar ne nr. 7 te gazetes “Vetevendosje!“)

In medias res?

Atë rëndësi që e kishin dikur juristët në politikë dhe në udhëheqjen e shtetit, sidomos  gjatë dy shekujve të fundit në Evropën perëndimore­, siç na e dëshmon këtë edhe  sociologu   Max   Weber­i   në   ligjëratën   e   tij   te   famshme   >Politika   si   profesion<,   sot  mund   të   themi   lirishte   se   këtë   rol   e   kanë   përvetësuar   gazetarët,   ani   pse   në   një  dimension   dhe   nga   një   pozicion   tjetër   i   veprimit.   Dhe   asgjë   të   keqe   në   këtë  transformim profesionesh nuk do të kishte, sikur gazetarët të e kryenin detyrën e tyre  si duhet. Mirëpo çka është në te vërtetë puna e gazetarit? Ajo është në fakt për një  shoqëri aq e rëndësishme dhe e gjerë saqë në një shkrim të këtillë s´do te mund te  5

përkufizohej dot. Ndoshta më mirë do të ishte sikur të përgjigjemi në atë se çka s ´duhet të jetë gazetari. Në rend të parë gazetari s´duhet assesi të jetë lajmërues,  kasnec apo me një theks banal të themi vetëm “spiker”. Por në kuptimin e gjerë të  fjalës   informues   i   opinionit,   i   cili   gjatë   pasqyrimit   të   realitetit   të   jetë   në   gjendje  përmbajtjen e saj edhe ta verifikoj, gjë që në gazetarin e sotme kosovare shumë rrallë  ndodhë. Gjithashtu gazetarët gjate intervistave nuk duhet në asnjë mënyre te jenë  vetëm në pozitën e bartësve të mikrofonit apo kamerës, por që të intervistuarin në  mënyre   permanente   e   përballin   me   fakte   objektive   dhe     reale.   Edhe   nga   kjo  simptomë vuan gazetaria jonë.  Një pjesë e madhe e gazetarëve kosovarë, në vend të opinionit krijojnë “myshteri” të  tyre, në vend të lexuesit kane “shfletues”, në vend se të jenë kritikë dhe hulumtues  ata janë më shume oportunistë dhe konformistë, në vend se të jenë garant të fjalës  së lirë ata bëhen servil të mendimit njëdimensional. Dhe për fatkeqësi më të madhe  ata vihen (thuaja vullnetarisht) në shërbim të politikës ditore, të ndonjë partie apo te  grupi të caktuar interesash. Për një vend në transicion demokratik, siç është Kosova,  kjo gjë është e mjerë dhe njëkohësisht tragjike.  Formula e njohur e shkencëtarit amerikan Harold D. Lasswell nga viti 1948; “Kush  thotë çka, në cilin kanal (medium), kujt dhe me çfarë efekti”, e cila përkundër kritikës  për   mungesë   të   një   feedback­u   nga   recipientët,   përbën   akoma   bazën   e   analizës  komunikatave, sot tek ne kjo është reduktuar në vetëm “Kush dhe çka tha”. Për të e  argumentuar   këtë  pohim,   ia   vlen   që   të   i   analizoni   gazetat   e   shumta   ditore   e   të   i  ndjekeni lajmet e medieve elektronike dhe do te bindeni se kemi të bëjmë me tituj gati  identik   që   kanë   burimin   e   njëjte   informate   dhe   që   fokusohen   vetëm   në   deklarata  personash. Kështu mediumet e ndryshme ( të vetëquajturat; të pavarura) e humbin  rolin dhe funksionin e tyre përcaktues duke u bërë në këtë mënyrë zëdhënëse të  qarqeve  të  caktuara  interesash,   qofshin  politike,  ekonomike  apo   klanore.  Gazetari  6

nuk e kryen punen vetem nese arrin tek informata, por me rendesi eshte qe edhe  transmetimin dhe interpretimin  e permbajtjes te e kryeje si duhet, te i jep pra nje  kuptim. Mirëpo në anën tjetër, edhe aktoret politik kalojnë shumë më shumë kohë  nëpër Konferenca për shtyp dhe i kushtojnë rëndësi më të madhe deklaratave për  media sesa të punojnë në përmbushjen e obligimeve të duhura­, për shembull në  shqyrtime   ligjesh,   tatimesh,   në   programe   apo   koncepte   politike.   Ky   fenomen   i  simbiozës   reciproke  ndërmjet  Politikes  dhe   Medieve   është   definuar  nga   politologu  gjerman Thomas Meyer si “Mediokraci”, mirëpo në hipotezat e tij bëhet shumë më  pak fjalë për një “blerje” ose instrumentalizim të gazetarëve nga politikanet, sesa për  shtimin   e   prezencës   se   politikaneve   ne   media   dhe   varësisë   mediale   të   politikës.  Megjithëse kjo nuk do të thotë se gazetaria e humb rolin e saj objektiv dhe kritik që e  ka ne shoqëri. Duke e imituar këtë tendencë globale të profesionalizmit medial të  politikës, qoftë përmes PR­ stafit, zyrave për informim apo veshjes dhe paraqitjes sa  me “artistike” para kamerave, politikanët kosovare jo vetëm që dalin në këtë mënyre  si   gjynahqar   por   bëjnë   kot   edhe   harxhime   të   dyfishte.   Sepse   janë   gazetaret   e  medieve   të   “pavarura”   që   do   kryenin   këto   pune   dhe   te   propagandonin   për   të  lartpërmendurit   edhe   falas.   Duhet   thënë   se   jo   vetëm   në   regjime   totalitare   dhe  autoritare, por edhe në ketë demokracinë tonë të brishtë gazetari ka filluar gjithnjë e  më tepër të bëhet një lloj postieri i politikes dhe politikaneve. Nëse vazhdohet me  këto tendenca, të rrezikshme për demokraci, koha kur do të na imponohen mendimet  politike nga një politikë dhe gazetari e tillë nuk do te jete edhe aq e largët. Nuk do të  ishte   gjithashtu   larg   mendsh   se   do   të   mund   të   mbanim   ditar   të   fshehtë   sikur  personazhi fiktiv Winston Smith në satirën e njohur “1984” te Georg Orwellit. (Botuar ne Express me 17. Prill. 2007)

7

Demokracia e Rrejshme

8

Kushdo që merret përnjëmend me studime politike, mund të vërtetoj se sa vështirë  është të përkufizohet demokracia. Aq më tepër, sa vështirë është të jetësohet ajo.  Përveç tjerash, edhe për arsyen se ajo perceptohet nga vendi në vend ndryshe dhe  praktikohet nga politikanët në forma të ndryshme. Veçanërisht vendet në tranzicion, e  kane   shumë   vështirë   të   konsolidojnë   demokracinë,   e   sidomos   atëherë   kur   klasa  politike nuk është aq e përgjegjshme dhe e zellshme. Për të mos teoretizuar dhe  elaboruar më gjerësisht në këtë teme aq komplekse, na duhet veç një vështrim i  shkurtë analitik i kampanjës parazgjedhore. Kjo fushatë ilustron më së miri nivelin e  demokracisë sonë kosovare. 

9

Le te kuptohemi, fushata parazgjedhore kudo ne bote është një lloj cirkusi politik me  shumë inskenime, vetëlavdërime dhe show­a partiake. Por në krahasim prej tyre, kjo  në   Kosovë   ka   “ëmbëlsira”   parazgjedhore   që   janë   vetëm   te   imagjinuara   dhe   me  premtime të hiperbolizuara. Kandidatët premtojnë thuaja njëzëri, çudira ekonomike,  ulje radikale të papunësisë, rrugë nga më të modernet, arsim shumë të avancuar etj.  Por askush prej tyre nuk sqaron konkretisht dhe në mënyre të besueshme se si vallë  do   ti   arrinin   të   gjitha   këto.   Si   do   ta   financonin   infrastrukturën   rrugore   në   vlerë  miliardësh,   aq   me   tepër   si   do   ta   luftonin   korrupsionin   ata   që   ndërtuan   vila  marramendëse   brenda   një   mandati   të   vetëm!   Këto   dhe   shume   dilema   të   tjera  neveritëse,   kane   rezultuar   nga   një   mendësi   hipokrizie   dhe   nga   një   demokraci   e  rrejshme në protektoratin e quajtur Kosovë. Se me çfarë ofertash kane hyrë partitë  politike në këto zgjedhje flasin vet sloganet e tyre më së miri. Pjesa më e madhe e  parullave dhe thirrjeve të tyre janë jo vetëm futuristike, por edhe shumë ironike për  vendin më të varfër në Evropë, siç është Kosova. Bile disa parti, e shohin veten në  një lloj misionimi kuazi­hyjnor, kur na dëftojnë se cila është rruga e drejtë dhe se sa  afër parajsës  do jemi me ta. Me ata qe po e sjellin dalëngadalë ketë vend para një  lufte qytetare, do te jemi në fakt me afër ferrit. Të tjerët, mundohen që t´ia kthejnë  krenarin  një   shoqërie   e   cila   edhe   këtë   vit   mbetet   pa   pavarësinë   aq   shume   të  premtuar, një shoqërie të lodhur nga një politik shterpe, një shoqërie të gërditur nga  atdheu   i   vet   sherri   i   një   politike   të   keqe.   Partitë   tjera   gjithashtu   demonstrojnë  kreativitetin e tyre artistik duke thurur vargje me dëshira të panumërta dhe ëndrra të  ëmbla për qytetarët. Gjëra që nga perspektiva e tashme (pa rrymë, ujë dhe ndoshta  edhe pa bukë) mbetet një sarkazëm i llojit të vet. 

10

Derisa ajo pjesë e së ashtuquajturës   “shoqëri civile”, u shit për ndonjë  pozitë të  premtuar, për inate të ngushta politike apo thjeshte për lakmi të pushtetit. Pjesa tjetër  po ballafaqohet ende me dilemën e bojkotit apo pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe  po demonstron pafuqinë reale të saj për të përmirësuar politikën në vend dhe për  demokratizimin   e   shoqërisë.   Sepse   varësia   e   tyre   nga   donatorët,   frika   nga  “pozicionimi” i gabueshëm dhe dominimi i medieve nga partitë politike, e ngulfaten  gati çdo iniciative të mirëfillte deri në margjina qesharake. Sidoqoftë, çka na duhet  vërtete neve sot, nuk janë parajsat e premtuara, as dyfishime buxheti ne letër, por  ofertë të realizueshme dhe me plan konkret siç bëhet gjithkund në botën normale. Të  debatohet   e   diskutohet   me   argumente   për   ngritje­ulje   tatimore,   për   reforma  administrative, për sistemin gjyqësorë, për politiken sociale etj. Dhe vetëm atëherë  mund te flitet për një fillim te demokracisë dhe për zhvillim të mirëfilltë të politikbërjes.  Sepse, nëse demokracia nënkupton sundimin e popullit, deri sot këta politikan kane  ikur prej tij si prej dreqit. E neve na mbetet vetëm të shpresojmë se afërsia dhe hapja  e partive nuk do të ndodh veç gjatë fushatave parazgjedhore. Dhe se vota jonë do të  e ndryshoj vërtete këtë trend negativ të deritashëm në politik.    (Botuar ne Express me 31.Tetor. 2007)

11

                          Rënia e maskave politike.

Tashmë dihet botërisht se zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës janë shtyrë nga  komuniteti  ndërkombëtar, për  aq  kohë  sa  ishin  ata  të  sigurt  se  partitë  politike  ose  thënë  më  mirë  partia   e   moderuar­   e   për  këtë  merrej  LDK­   ja,   mund  të  fitonte  shumicën e votave në zgjedhjet e lira. Dhe LDK­ja jo vetëm që doli e para por i bëri  zgjedhjet e   ardhshme   si  një  lloj  rutine  periodike, ku  vërtetohej  mandati  i  tyre   ose  zgjedheshin   me   pak   mund  përsëri.  LDK­ja   e   tashme   nuk   është   më   lëvizje   e  disidenteve,   me   frymë   intelektuale   dhe   me   maturi   të   respektueshme   politike.  Sot  ajoështë   më   tepër  një  parti  populliste   (po   jo   popullore!)   pa   ndonje  platformë  programore   apo  pikënisje  ideologjike.   Krejt  çka  i   bashkon  anëtaret  e   saj  është  dëshira e tyre e flakët për pushtet.  Në  këto  zgjedhje LDK­ja hyn jo  vetëm pa  Ikonën e vet dhe garantuesin e fitores së  saj, por edhe me shumë më pak vetëbesim dhe orientim të duhur..   Gjëra të cilat  shihen qartazi nëpër këto fushata parazgjedhore, ku në mungese të ndonjë oferte  reale,   premtimi   te   besueshëm   ose   thjeshtë   të   ndonjë   arsye   të   arsyeshëm   për   ri­ votimin e tyre, ata akuzojnë me paragjykime më të ulëta rivalet e tjerë politik. Kjo në  një demokraci të vërtete nuk do të duhej të ndodhte assesi. Por, frika nga e ardhmja  dhe pasiguria qon domosdo në neurozë, madje në kontekstin kosovar deri edhe në  agresivitet. Kjo duhet të jetë shkaku kyç pse anëtaret e tashëm dhe ata të dikurshëm  të LDK­së i kanë humbur nervat dhe përdorin një diskurs të ashpër. Arsyeja tjetër e  12

kësaj pakorrektësia politike qëndron gjithashtu në faktin se humbja e pushtetit do të  mund të qonte LDK­në në opozitë, që për një pjesë të qeverisë së sotme do të ishte  politikisht   fatale,   sepse   në  mungesë   të  ndonjë   profesionit,   atyre   do  t´iu   rrezikohej  edhe mundësia e punësimit. Sigurisht, gjate këtyre viteve në pushtet një pjese e tyre  e ka “siguruar” të ardhmen edhe për një kohe të pacaktuar, kështu që ndonjë motel  apo restorant luksoz do te mund te zbukuronte Prishtinën në një të ardhme jo fort të  largët. Kurse ata që ishin dikur në LDK­e dhe sot veprojnë në partitë e tjera, bëhen të  zhurmshëm dhe padurueshëm pasi këto zgjedhje paraqesin shansin e fundit për një  Comeback të tyre, andaj ata me çdo kusht donë të jenë pjese e lojës politike. Si një  satisfaksion i egos së tyre dhe nga inati politik ndaj ish­kolegeve.  Sidoqoftë,   frustrimi   parazgjedhor   në   këtë   Parti   e   ka   bazën   edhe   në   kalkulimet   e  ndryshme   elektorale,   pasi   qe   po   hetohet   atmosfera   jo   fort   e   kënaqshme   për   ta.  Llogaritjet se një parti tjetër do të mund të ishte e para dhe se ajo eventualisht do të  mund të bënte koalicion me ndonjë parti tjetër i lëne shumë anëtarë të LDK­së pa  gjumë,   e   ndoshta   shpejt   edhe   pa   karrierë   politike.   Të   gjitha   partitë   e   mëdha   në  vendet   Paskomuniste,   kane   pas   nga   një   humbje   që   rrjedh   në   mungesë   të  dezorientimit total dhe mos­reflektimit të tyre. A do të ndodhë kjo me LDK­në, nuk  mund   te   thuhet   saktësisht   akoma.   Por   dihet   fare   mire   që   kjo   parti,   dikur   e  pathyeshme, ka nevojë shumë të madhe të ndërmerr patjetër reforma rrënjësore dhe  të hapet për forca të reja, sepse me këtë konservim ajo është ndryshkë krejtësisht.  Prandaj,   ndoshta   dalja   në   opozitë   do   te   iu   bënte   pak   mirë   atyre   zotërinjve   të  nervozuar në LDK­ë që të marrin kohë për një fazë meditim. Atyre iu duhet vërtet një  periudhë   që   të   mendojnë   për   lëshimet,   të   metat   dhe   gabimet   e   bëra,   si   dhe   te  mbledhin energji për një ri­konsolidim të radhëve, ideve dhe vizioneve të reja. Tash  radhën e kanë partitë tjera, të cilat nuk guxojnë të përsërisin gabimet e partive ne  pushtetin e sotshme. Sepse, pushteti nuk është i përjetshëm e edhe vota e merituar  mund të jetë e dhimbshme.     13

(Botuar ne Express me 4. Nentor. 2007)

Demokraci light
Pasi   në   demokraci   është   qenësore   se   sovraniteti   vjen   nga   populli,   ekziston   ajo  rregulla e lojës që pas çdo periudhe të caktuar kohore ky popull del në votime për të  zgjedh   përfaqësuesit   e   vet   politik.   Në   këtë   mënyrë   forcat   politike   që   qeverisin   iu  nënshtrohen   një  lloj  notimi.  Zgjedhjet e  lira  dhe   demokratike  janë  në  thelb  për  të  legjitimuar   një   pushtet   qeverisës,   apo   thënë   më   mirë   për   të   vlerësuar   strukturat  14

politike si në nivelin lokal edhe në atë qendror. Mirëpo në një vend ku më pak se  gjysma   e   popullit   nuk   e   shprehin   vullnetin   e   vet   e   me   këtë   as   nuk   zgjedhin   të  deleguarit e tyre, atëherë këtu ka një krizë të thellë demokratike. Për një vend pa  traditë të duhur institucionale, kjo është krizë e dyfishtë. Pasi përveç mungesës së  legjitimitetit   të   mirëfilltë   politik,   kjo   dëshmon   se   Kosova   po   mbjell   farën   e   shtet­ dështimit ende pa u bërë shtet. Arsyetimi se edhe në vendet tjera ka mjaft abstenime  gjatë zgjedhjeve, nuk qëndron krejtësisht. E para pasi ato vende nuk krahasohen me  Kosovën gati në asnjë aspekt, dhe e dyta sepse mosinteresimi dhe mospjesëmarrja  në ato zgjedhje  nuk kishte rrënje kaq drastike. Shumica  e vendeve paskomuniste  kishin probleme të ngjashme në periudha të vështira transitore. Të shqetësuar nga  kjo dukuri të gjitha vendet kishin bërë çmos që të i gjejnë shkaqet për këtë dhe të i  evitojnë   gabimet.  Ndërsa   në  Kosovë,  kjo   duket se   nuk  e   shqetëson   askënd,   pasi  edhe   zgjedhjet   e   kaluara   nuk   kishin   përfshi   gati   gjysmën   e   popullatës.   Bile   për  pjesëmarrjen e diasporës apo të shpërngulurve as që bëhet fjalë fare. Duke harruar  se edhe numerikisht por edhe në aspektin demokratik është shumë me rendësi që  çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh vendbanimin, duhet të ketë të drejta të  barabarta.   Ku   janë   gjithë   ato   alamet   organizata   ndërkombëtare   e   lokale   që  promovojnë demokracinë ne Kosove me vite? A mos nënkupton demokracia se dalja  në zgjedhje është diçka krejt relative dhe se participimi i ulët i qytetareve është pjesë  përbërëse e saj? Këto zgjedhje ishin përveç tjerash shpullë gojës edhe për të huajt  vendimmarrës në Kosovë. Abstenimi i lartë në këto zgjedhje është indikatori më i  qartë i mjerimit politik e shoqëror.  Në   anën   tjetër,   partitë   politike   të   cilat   humbin   në   këtë   mënyrë   përkrahjen   dhe  elektoratin e tyre vazhdimisht, nuk e shohin të arsyeshme t´i analizojnë shkaqet për  këtë dhe t´i korrigjojnë gabimet. Kjo çka i ndodhi LDK­së tash mund fare lehtë t´i  ndodhë edhe partive tjera në zgjedhjet tjera nëse nuk ballafaqohen si duhet dhe me  kohë me gabimet e veta. E në rend të pare janë arroganca, korrupsioni dhe nepotizmi  15

që ishin bërë sikur kriter kyç partiak, duke lënë anash shumë figura te çmuara dhe  kompetente. Çka është edhe më e keqe, as shoqëria jo­partiake (mos të themi civile)  nuk paraqiti akoma ndonjë interesim të veçantë të angazhohet në këtë aspekt apo se  paku problemin e pjesëmarrjes së ultë të e diskutoj.  Ne këtë mënyrë nga “shkyçja” e më shumë se gjysmës së elektoratit, nuk humbin  vetëm   partitë,   por   humb   shtylla   kryesore   e   një   shteti,   e   kjo   është   participimi   i  qytetarëve në institucione shtetërore dhe në sferën publike. Me më pak se gjysmën e  popullsisë   këto   zgjedhje   sikurse   edhe   ato   te   kaluara   ishin   definitivisht   gjysmake,  prandaj kjo është demokraci e rrejshme, një demokraci light.  (Botuar ne gazeta JAVA me 14. Dhjetor. 2007)

    

16

  Mungesa e  modernizimit dhe korrupsioni politik

Gjatë  transformimit   të  shteteve  ish­komuniste  dhe   veçanërisht   gjatë   kalimit   nga  një  gjendje lufte në atë stabilizuese e prosperuese, një ndër sfidat më të mëdha ka qene  procesi i modernizimit të formave shoqërore si dhe demokratizimi i strukturave politike.  Mënyra   tradicionale   e   jetesës   dhe   përpjekja   e   institucioneve   shtetërore,   që   këto  strukura të i modernizoj dhe të i instuticionalizoj, është dëshmuar si një vështirësi e  madhe që shkakton edhe fërkime të shumëllojshem brenda shoqërisë. Në anën tjetër  edhe procesi i demokratizimit, që varet në mase të madhe nga forma dhe përbërja e  strukures sociale, është ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme. Shkalla e  ulet   e   zhvillimt   ekonomik,   shkencor   dhe   teknologjik   bëri   që   në   shumicën   e   këtyre  vendeve   shëndrimi   i   shoqërise   nga   ajo   tradicionale   në   atë   moderne   dhe   nga   një  popullate rurale në atë urbane të jetë i pjesërishem apo edhe minimal.  Kosova   në   këtë   kontekst,   ka   specifikat   e   veta   të   pakrahasueshme   për   shkak   të  kaluarës së saj të hidhur dhe të problemeve të trasheguara nga kjo e kaluar. Mungesa  e institucioneve vetanake politike e publike është një ndër shkaqet e legjitimitetit të tyre  të dobët. Por, edhe mungesa e përvojes dhe traditës institucionale është arsyeja tjetër  e   kredibilitetit   të  tyre   të   manget   karshi   qytetarëve.   Pushtetarët   dhe   elita   politike   në  Kosovë   këtyre   problemeve   qenësore,   jo   vetem   që   nuk   iu   ndesh   me   seriozitet   dhe  17

përkushtueshmeri   të   plotë,   por   thuaja   se   vetëm   i   thelloj   edhe   më   tepër   këtë   krize  sociale. Duke mos pasur strategji të duhur për zgjidhjen e tyre dhe duke mos orfuar, së  paku një vizion të qartë për të ardhmën, krijuan kështu një depresion kolektiv dhe krizë  morale që reflektohet sot në të gjitha sferat e jetës. Dhe kjo duket të jetë vetëm fillimi i  korruptimit të tyre etik e qytetar. Pjesa më e errët e tërë kësaj është se krijuan bindjën  e arsyeshme tek qytetaret se „politika është mënyra më mirë dhe e shpejtë e pasurimit  vetjak“.  Çka është edhe më ironike „modernizimi“ i tyre përmes xhipave zyrtar, villave,  celularëve dhe veshjës është madje tepër i avancuar për një vend ku një denim i ulët i  policisë së trafikut rrugor është sa një penzion mujor dhe ku në spitale publike mjetet  elementare mungojnë.  Aq   më   tepër,   ekziston   një   frike   reale   që   kriza   ekonomike   e   sociale,   si   rezulatat   i  paaftësise   qeveritare   dhe   keqpërdorimit   të   mjeteve   shtetërore,   vetëm   sa   shkon   e  thellohët më tepër. Dhe se në kombinim me deshpërimin nga shtyrja e pambarueshme  e  statusit  politik,   fare   lehtë   mund   të  gjeneroj   në   eskalim   të  situatës.  Dalja   nga  një  qorrsokak i këtillë politik e social, kërkon një frymë dhe vizion të ri politik që ka aftësi  dhe mundësi të përballet me sfidat e reja, që ia kthen dinjitetin qytetarëve të vet dhe  ofron shanse të reja për një zhvillim të gjithëmbarshem shoqëror. Stagnimit të procesit  të   zhvillimit,   repektivishte   të   modernizimit   dhe   demokratizimit   në   Kosovë,   i   duhet  kundërvenë një udhëheqësi që shohin me larg se hundët e tyre dhe që punojnë për  nevojat   e   qytetarëve   e   jo   të   interesave   të   tyre   të   ngushtë.   Vetëm   atëhere   shteti   i  Kosovës do të ishte i denjë për ekzistence dhe do të kishte një vlere e kuptim për të  gjithë ata që sakrifikuan aq shumë për lirinë e këtij vendi. Dhe kjo do të ishte fillimi i një  Kosove të re, një Kosove që s`do të ishte shembull i korruptimit dhe abuzimesh te  shumta.     

18

Sa shumë politikë durohet?!
Shumica e qytetarëve sot në Kosovë mezi presin që fushata e zhurmshme dhe për  rrethana kosovare bile edhe shtrenjtë të mbaron më në fund. Një pjesë e së cilëve të  indinjuar nga monotonia e vetëlavdërimeve, nga poshtërsia e sharjeve të ndërsjella  19

dhe nga shumë premtime fantazme, me gjasë as që do të dalin fare në zgjedhje. Kjo  fushatë, nuk po i ngjason aspak një gare të mirëfilltë demokratike, në fakt po duket si  ato ndeshjet e ligës futbollistike ku nuk dihet a fitoj një ekip për shkak lojës së mirë,  ose për arsye se ekipi kundërshtar ishte tejet i dobët apo edhe sepse loja ishte e  shitur paraprakisht. Ndoshta ky krahasim është pak banal, por me siguri jo edhe sa  këto zgjedhje! Pyetjes; pse kjo shoqëri është bërë politikisht e dezorientuar dhe e kontaminuar nga  partitë,   nuk   është   aspak   lehtë   t´iu   përgjigjët.   Sepse   ne   këtë   pyetje   ka   shume  përgjigje, secila  e arsyeshme në mënyrë të vet. Sigurisht për një shpjegim më të  denjë, do te duheshin studime të thella shkencore, por zakonisht përgjigjet më të  thjeshta janë edhe ato më të shpeshtat e nganjëherë edhe më të drejtat. Kështu, me  se   shpeshti   dëgjohet   indinjata   politike   përmes   fjalisë,   se   të   gjithë   politikanët   janë  njësoj dhe se s´ka kurrfarë zgjedhje, apo pak më sqaruese se s´ka kandidat dinjitoz  dhe   kompetent   për   të   cilët   ia   vlen   votuar.   Natyrisht   këso   lloj   mendime   të  gjeneralizuara   ngërthejnë   në   vete   shumë   paragjykime.   Mirëpo,   sido   që   të   jetë  arsyetimi i dëshpërimit, një gjë shumë të rëndësishme e venë qartë në pah kjo. Se  politika në Kosovën e sotme është zhveshur nga përmbajtja dhe qëllimi i ekzistencës  së vet. E kjo do të duhej të ishte mirëqenia dhe zhvillimi shoqëror, pastaj siguria,  barazia dhe të drejtat qytetare. Por si të i arrin këto qëllime bazike politika kosovare,  kur nuk ka as suaza për këtë, pra s´ka shtet ende por protektorat. A nuk janë këta  politikan ata që sa here dalin në zgjedhje premtojnë se janë “krushqit” e pavarësisë?  Politikani tradicional në Kosovë e ka humbur kapitalin kryesor që e ka, prej së cilit  varet edhe çdo politikan në mbarë rruzullin tokësor, pra kredibilitetin e tij. Përkundër  kësaj, kjo klasë politikanësh vazhdojnë karrierën e tyre politike edhe pas zgjedhjeve,  me apo pa shumë ndryshime në vota. Dhe kjo është ai përçudnimi tipik kosovar i  politikës që askund në literaturën shkencore si e tillë dhe gati në asnjë vend tjetër të  botes në këtë formë nuk gjendet.  20

Çka duhet të jetë shkaktar i kësaj “abnormaliteti demokratik”?  Në   rend   të   parë   duhet   vështruar   konstelacionin   e   sistemit   politik   kosovar,  respektivisht politikbërjen e partive politike. Programet e pjesës dërmuese së cilëve  nuk dallojnë edhe shumë nga fushatat e tyre elektorale. Ato janë gjithëpërfshirëse, pa  ndonjë veçanti organizative apo pa diskurs të theksuar politik. Përkundër emërtimeve  të tyre përkëdhelëse, ato në esence s´janë edhe aq demokratike. Vetëm formalisht  janë ato demokratike, sepse secila prej tyre nuk ka pas zhvillim të duhur politiko­ ideologjik.   Pa   hyrë   në   detaje   të   historikut   të   tyre,   atyre   iu   mungon   thjesht   tradita  demokratike, ngase nuk janë formuar në bazë të  vlerave apo botëkuptimeve politike,  të ndonjë ideologjie ose pikëpamje të veçante por në bazë të vullnetit, dëshirës dhe  interesave të kryetarit të saj apo edhe grupit të ngushte përreth tij. Ky Lider është i  plotfuqishëm dhe në një mënyrë pronar i partisë me të drejta të pakufizuara. Mandati  i   tij   zakonisht   nuk   rregullohet   sipas   statutit   të   partisë   apo   ndonjë   akti   juridik   por  vazhdohet sikur në kongreset komuniste, në mënyrë të votimeve unanime me një apo  asnjë votë kundër, sa here që ka nevojë formale për këtë. Gjithashtu kritikat kundër  politikës   së   tij     i   kushtojnë   secilit   anëtar   të   partisë   me   përjashtime   ose   në   raste  optimale me degradim pozite. Fakti që u deshtë me u rrahë dhe me u sha gjatë “testit  demokratik”, vetëm sepse kishte fraksione që mendonin ndryshe brenda partisë e  sqaron   perceptimin   “demokratik”   të   politikaneve   kosovar.   Që   nëse   do   të   e  parafrazonim Weberin në kontekstin tonë, ky lloj i politikanit do të duhej të ishte një  Super­despot. Ky sistem partiak dhe mënyra e mobilizimit të tyre ka ndikuar në anën  tjetër, që edhe pjesa e tjetër e shoqërisë, përtej asaj që te ne quhet gabimisht elita  politike, të rreshtohet dhe të vrapoj pas tyre qoftë në formën e kinse­“spin doktorëve”  si këshilltar, zëdhënës pa zë , si “diçka qaty” apo edhe të e provojnë fatin e tyre me  ndonjë kandidaturë. Prandaj ky lëmsh, ku çdokush është pas dikujt dhe pa e ditur  mirë pse e në çfarë cilësie ka shkaktuar një deformim të shoqërisë, duke ia larguar 

21

mundësinë e kritikes objektive dhe të votimit racional pa e “shitur” votën për premtime  dhe shpresa të përfitimit personal e familjar. Dhe fakti i tretë që kontribuon në hutimin e zgjedhësit janë mediet, që kanë influencë  të madhe në vendimin e elektoratit dhe në krijim e atmosferës pro­ dhe kundër­ një  ose më shumë subjekteve politike. Afërsia apo edhe varësia e tyre­ qoftë e hapur  qoftë latente, me ndonjë parti ose me grupe të interesit qe i përkasin një partie të  caktuar ka quar në favorizimin apo disfavorizimin e një spektri politik apo edhe deri  në fanatizmin partiak. Bile edhe sondazhet elektorale janë bërë sikur me parapagim  dhe vështirë se mund të jenë objektive në këtë vend ku çdo gjë shitet dhe blihet me  pare.  Këto  rrjedha   të  brendshme   politike   e  sidomos   tash   para   zgjedhjeve   kanë   bërë   të  qartë   shumë   anomali   në   këtë   shoqëri   dhe   e   kanë   degraduar   politikën   deri   në  demagogji të thatë. Kjo jo veç që tregon më së miri për mjerimin politik por ilustron  qartë   se   politika   e   tanishme   kosovare   në   fakt   është   një   parapolitikë   dhe   se   kjo  shoqëri deri në vetëdijesimin e saj të plotë dhe emancipimin demokratik do të duron  ende këtë lloj (para­) politike.  (Botuar ne Express me 12. Nentor. 2007)

22

Shtetëformimi fiktiv.
Shumë vite kanë kaluar prej që Kosova përcjellët nga të njëjtët figura dhe të njëjta  probleme politike, që dominojnë edhe diskursin e gjerë shoqërorë. Sikurse te disa  programe kompjuterike ku për çdo vit del nga një version i ri i produktit të njëjtë, edhe  në skenën tonë politike fati i vendit merr çdo vit nga një variant tjetër e tjetër. Me fjalë  të tjera politika kosovare në vend që t´i krijon parakushtet për tranzicion të mirëfilltë,  ajo dilte kohe pas kohe me ideja që përkufizoheshin si vendimtare për fatin e vendit.  Dhe kështu për një kohë bukur të gjatë, idetë e importuara dhe të imponuara nga  23

jashtë   bëheshin   busull   e   procesit   politik,   me   të   cilat   “programe”   pretendohej   të  inskenoheshin të arriturat dhe sukseset politike. Si të tilla ato bëheshin paradigma  dhe   tema   dominuese   të   diskursit   publik   në   tërësi,   qoftë   në   media,   në   muhabete  kafenesh apo edhe në punime të pakta nga ndonjë OJQ­ë. Të pagëzuar me tituj modern, këto “programe”, duke filluar nga standardet e Steinerit,  Holkerit,   Petersenit,   pastaj   me   privatizim,   me   decentralizim   dhe   deri   ne   këto  negociata nuk sollën për këtë shoqëri asgjë me shume sesa varfërim, harxhim të  kotë të energjisë dhe largim të vëmendjes nga problemet qenësore. Nevojat e vendit  u  përqendruan  qëllimisht   në  gjera  dhe   fusha   të cilat   tekembramja  as  që  ishin  në  kompetenca   vendimmarrëse   të   tyre.   Shumë   më   lehtë   ishte   të   mbaheshin   p.sh.  mbledhje të panumërta për decentralizim sesa të gjendej një zgjidhje te aplikueshme,  bie fjala, për reformat e njëmendta universitare. Në këtë mënyrë politikanët bëheshin  kinse po punojnë  diçka për vendin, kurse pjesa tjetër e shoqërisë se po diskuton për  veprime jetike.  Duke u habitur kështu se veprime vendimtare mund të merren vetëm atëherë kur  ekziston   një   hapësire   e   lirë   për   këtë.   Gjë   që   as   legalisht   por   as   politikisht   këto  institucione dhe kjo politikë e “Përkohshme” nuk është në gjendje akoma të e arrije.  Një sistem i këtillë politik vështirë e ka t´i zgjidhe problemet e rënda sociale (si në  shëndetësi,   arsim,   infrastrukturë   etj.)   e   që   janë   domosdo   dhe   nevojë   imediate   e  veprimeve konsekuente politike. Sfidat e tilla një qeveri e ardhshme jo që s´do të  mund të i zgjidhe si duhet por as që do të mundohet të ballafaqohet seriozisht me  këto. Ndoshta edhe do t´i fut në “listën e prioriteteve” dhe të i potencoj në programin  qeveritar. Mbase edhe do të i promovoj, nën petkun e modernizimit, si angazhim i  qeverisë sa herë që mundet. Mirëpo, në realitet vetëm se do t´i akumulojnë problemet  e shtuara sepse me një qasje të deritashme politike është e pamundur të gjendet një  strategji   që   lufton   efektivishte   korrupsionin,   krimin   e   organizuar   dhe   pabarazinë.  Është e pamundshme një gjë e tillë, ngase sistemi udhëhiqet nga strukturat klanore,  24

grupet   e   ngushta   interesi   dhe   pjesërisht   nga   nëntoka.   Prandaj   këto   formacione  parapolitike   s´janë   të   interesuara   për   diçka   të   tillë,   përkundrazi   veçse   do   t´i  çimentojnë këto trende.  Sigurisht   që   tingëllojnë   ashpër   këto   tone   kritike,   por   kritika   e   mirëfilltë   kurrë   s ´ledhaton, ajo si një vlerësim i cilësisë dhe mangësisë, s´na lejon kurrsesi të jemi fort  optimist   në   Kosovën   e   tashme.   Të   dhënat   e   fundit   statistikore   nga   raporti   i  paralajmërimeve të hershme, si në rrafshin e mosbesimit ndaj institucioneve ashtu  edhe ato ekonomike janë jo veç shqetësuese, por na bëjnë qartë me dije se në këtë  vend diçka vërtetë po kundërmon. Edhe atë jo vetëm në politikë. Po kundërmon në  shëndetësi,   ku   spitalet   dhe   ambulancat   janë   bërë   që   të   krahasohen   me   kampe  përqendrimi   dhe   ku   disa   mjeke   pa   kurrfarë   kontrolle   vazhdojnë   të   i   furnizojnë  ordinancat e tyre private. Po kundërmon në arsim, ku po shkatërrohen gjenerata të  tera dhe ku universitetet private janë bërë shtypshkronja diplomash të pavlera dhe pa  merita. Gjithashtu rënd kundërmon i tërë procesi i privatizimit, gjyqësia, doganat dhe  të gjitha ato Agjensione administrative ku bëhen malverzime nga më të ndryshmet.  Në   përgjithësi   politika   e   qeverive   të   deritanishme   përveç   që   ka   dëshmuar   se   ka  keqqeverisje, e ka bërë të qartë se sistemi politik pa një konceptim të shëndosh ndaj  shtetit si e mirë publike e qytetarëve dhe garanci e drejtësisë, barazisë dhe sigurisë  vetëm se do ta thellojë krizën ekonomike e shoqërore dhe do ta minojë ardhmërinë e  këtij vendit tërësisht.  Shetetëformimi i deritashëm ishte një fiksion politik i kësaj udhëheqësie, që nuk din  më si të kthehet në realitetin e përditshmërisë se hidhur kosovare, pa e fituar epitetin  si “triumfuesit e pavarësisë”! Mirëpo për këtë historia kurdoherë më së miri do të flasë  vet. Cila do parti që del e para pas zgjedhjeve dhe çfarëdo qeverie që formohet, do të  përballet me sfida nga më të ndryshmet. Me rendësi krruciale do të jetë që pasiviteti,  gabimet dhe keqpërdorimet eventuale të mos kufizohen vetëm si artikuj skandaloz  25

gazetash, e as si “lista të padenjëve” për kandidime të ardhshme, por të jenë edhe  veprime aktive e të guximta qytetare. Sepse shtetëformimi nuk është diçka që i takon  vetëm një strukture politikanësh (p.sh. Ekipit të Unitetit) por të gjithë qytetarëve. Ose  duhet jetësuar vërtetë atë idenë e revolucionarëve amerikanë se ; “S´ka tatim pa  përfaqësim” ( të interesave dhe drejtave të qytetarëve) në kuptimin kosovar se s´ka  shtetformim nëse s´ka drejtesi dhe barazi për të gjithë qytetarët.  Në sistemet demokratike s´duhet pritur që “denimi” të jetë vetëm gjatë zgjedhjeve dhe  veç   përmes   votës,  por  përfshin   forma   dhe   mundësi  të  ndryshme   të  shprehjes   së  pakënaqësisë, e që ne rrethana tona  mund të ketë lehtë implikime edhe të dhunës.  Prandaj, sido që të punoj qeveria e ardhshme duhet të ketë përherë para sysh faktin,  se populli kësaj here ndoshta s´duron më deri në zgjedhjet tjera!     (Express, 19. Nentor.2007)

26

Votimet dhe Zgjedhjet 
Kushdo që ka votuar së paku njëherë në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë nuk ka  se si të mos jetë i zhgënjyer nga dalja në to, nga partitë dhe kandidatët e votuar dhe  definitivisht i  dëshpëruar  nga premtimet e harruara  menjëherë  pas votës së marrë.  Nëse   nuk   ju   kujtohen   të   gjitha   ato   premtime   s´është   aspak   çudi.   Ngase   na   janë  premtuar shume, gati edhe sa mrekullira hyjnore. Realishtë mjafton veç të e pyesim  vetën;   A   kemi   më   shumë   rrymë,   më   shumë   vende   pune,   më   shumë   shëndetesi,  shkencë dhe kulturë sesa me parë, apo mos kemi më pak gropa ne rrugë, më pak  ndërtime të egra, më pak korupsion dhe nepotizëm sesa para zgjedhjeve të fundit?  Përgjigja e sinqertë do të jetë sigurishtë dhe kategorikishtë mohuese. Në lidhje me  demagogjine   për   pavarësinë   e   monotonshme,   as   që   ia   vlenë   të   diskutohet   më  gjerësisht,   sepse   në   “njohjen   formale”   të   saj,   më   nuk   besojnë   as   vetë   ata   që   e  propagandonin këtë ditë e natë. 

27

Nëse tashti lidershipi kosovar arsyetohet se institucioneve iu duhet legjitimiteti dhe kjo  arrihet përmes zgjedhjeve, atëherë vërtetë politika kësaj here ia kalon edhe parodisë  më të rëndë. Është kjo një farsë e llojit të vet. Edhe një zhvleftësim tjetër i jetës  politike   në   Kosovë.   Pyetja   qenësore   është;  çka   mund  të   ofrojnë   kandidatët   e  propozuar konkretisht për këtë elektorat të stërlodhur nga arroganca e pushtetarëve?  Dhe,   në   fakt;   sa   do   të   ishin   reale   dhe   të  realizueshme   premtimet   e   tyre.   Këta  pushtetarë e kane diskualifikuar vetvetën nga mundësia e rizgjedhjës dhe nga një  votim i merituar. Abstenimi shumë i lartë i elektoratit në zgjedhjët e kaluara është  indikator i qartë se partitë politike në Kosovë kanë probleme serioze me kredibilitetin  e tyre karshi shoqërisë kosovare, me kandidatët e futur në liste në baza jaranie dhe  servilzmi, si dhe probleme me konfuzitetin programorë e ideologjik. Aq më shumë kur  populli reduktohët në elektorat të dëgjueshëm dhe në votues lojal, në menyrë që pas  zgjedhjeve të shendrohet prapë në spektator pasivë të një politike të keqe. Ishin ata  pak   zgjedhës  deri   tani,   që   votonin   por   nuk   zgjedhnin   askënd.  Ishin   ata  partizanë  besnik që  sybullur votonin për partinë (lexo: klanin) e "tyre". Në esencë zgjedhjet s´janë thjeshte për të legjitimuar institucionet e as vetëm për të  zgjedhur   parlamentin   e   ri,   siç   spjegohet  shpesh   në   media   nga   përfaqesuesit   ose  “analistët”   politik.   Zgjedhjet   jane   me   shume,   qe   permes   votebesimit   nje   politike   e  caktuar­ zakonishte e perfaqesuar nga ndonje parti ose koalicion partiak, të i ofrohet  mundesia   për   realizimin   e   projekt­propozimeve   dhe   programeve   të   ardhshme  qeveritare   brenda   mandatit   të   dhënë.   Dhe   në   anën   tjetër   zgjedhjet   janë   një  mekanizëm demokratik që mundëson qytetarëve zgjedhjën e përfaqesuesit të tyre  politik me qëllim që ky i fundit t´i mbroj dhe përfaqëson interesat e tyre. Thënë edhe  ndryshe,   zgjedhësit   përmes   votës  zgjedhin   të   deleguarit   që   do   të   ishin   pastaj   në  shërbim të qytetarëve. Mirëpo për fat të keq, në rastin tonë zgjedhjet ishin deri tani vetëm zgjatje e afatit  kohor   për   malverzime   dhe   keqpërdorime   të   mëtutjeshme   si   dhe   përseritje   të   nje  28

politike të dështuar.  Përkundër   të   gjitha   këtyre   fakteve,   krahasuar   me   votimet   e   mëparshme,   një   risi  ofrojnë   këto   zgjedhje   megjithatë,   një   grimcë   shprese   se   megjithatë   mund   të  ndryshojmë   diçka   me   votën   tonë,   se   zgjedhja   jonë   është   një   mundësi   për   një  ndryshim pozitiv. Ndoshta ky optimizëm është edhe naivitet i imi, por ia vlenë që të  dilet në këto zgjedhje dhe të votohet për atë dhe ata kandidatë i cili respektivisht të  cilët e meriton/ meritojne vërtetë për të iu dhënë një shansë e re. Edhe pse lista e  kandidatëve nuk ndryshon aq shumë prej zgjedhjeve të tjera, e me këtë edhe politika  s´do   të   ndryshojë   sa   dhe   siç   duhet,   megjithatë   këto   zgjedhje   mund   të   ndikojne  pozitivishte në zbutjen e gjendjës së rënd socio­ekonomike dhe të e dinamizoj sado  pak   ketë   amulli   politike   në   Kosovë.   Për   fat   të   keq   shumë   opsione   s´kemi   në  dispozicion; ose të mendojme mirë kë do ta zgjedhim, duke shpresuar se kësaj here  politikanet s´do të shëndrohen në kriminele ordinere me kravata. Apo mos të dalim  fare në votime dhe të presim ndonje çudi që të ndodhë vetvetiu në këtë vend ku dita­ ditës nëntoka mafiose merr pushtet gjithnjë e më të fuqishëm. Shumë alternativa për ndryshime nuk kemi, ose përmirësim të politikbërjes përmes  zgjedhjeve demokratike ose përmbysje të pushtetit përmes revoltës së dhunshme.  Për vete, me shpresë se kësaj here në vend të Votimit me të vërtete do të Zgjedhim,  preferoj të parën. 

Pse Prishtinës do t´i mungoj një “Edi Rama”?

29

Kryebashkiaku i Tiranës ka krijuar një lloj dhe format të ri politikani, i cili është i njohur  për këtë edhe përtej kufijve shqiptarë. Vendosmëria e tij politike, guximi qytetar dhe  kreativiteti i tij urbanistik prej një artisti, ka bërë që Edi Rama t´ia jep Tiranës pamjen  e një qyteti modern  evropian.  Megjithëse edhe  politika e  tij  s´është  krejtësisht  pa  gabime,   pretenduesit   për   kryetar   të   Komunës   së   Prishtinës,   mund   vetëm   të   i  fantazojnë dhe ëndërrojnë të arriturat e tij në Tiranë.  Arsyeja e parë dhe kryesore për këtë është se kandidatet e Prishtinës, por edhe të  Komunave tjera, janë dhe do të jene të influencuar e madje edhe të dirigjuar nga  shefat   e   tyre   partiak   si   dhe   nga   grupet  e   interesave   brenda   partisë,   sa   që   asnjë  vendim s´do të mund të arrihet pa “konsultime” me këta të fundit. Do të thotë, se  Kryetari i ardhshëm do të varet për çdo gjë dhe gjatë tërë mandatit të tij nga interesat  politiko­ekonomike jashtë komunale, e kjo s´do të lejoj as që të kryej punën si duhet e  as sa duhet, prandaj s´do të mund të jetë në shërbim të qytetareve por grupeve të  caktuara.  Çështja tjetër pse Prishtina s´do të ketë Kryetar të duhur, është se duke qenë me  duar të lidhura nga partia, ai s´do të mund të fokusohet në evitimin e gabimeve të  deritashme (lexo: kaosit urbanistik) dhe të veproje fuqishëm në këtë drejtim, pa pasur  nevojë që paraprakisht të i balancoj kërkesat dhe interesat e njerëzve që e sollën aty.  Kështu   që   politika   komunale   do   të   jete   qysh   në   start   e   hendikepuar   dhe   e  instrumentalizuar nga qarqet e ndryshme partiake e të biznesit. Qarqe të cilat realisht  janë   pushtetmbajtës   të   padukshëm   në   Kosovë   dhe   janë   bërë   si   të   tillë   të  pakapërcyeshme edhe për faktorin ndërkombëtar.  Kandidatet   për   Prishtinë   nuk   kanë   guxim   e   as   do   të   kenë   vendosmëri   për   të   u  përballur me dukuritë negative që po e fundosin një qytet të tërë. Ata deri tani aspak  s´kane   dëshmuar   se   mund   të   kundërshtojnë   gjëra   të   tilla,   së   paku   ajo   pjesë   e  kandidatëve   që   kishte   hapësirë   politike   për   të   ndërmarrë   diçka   në   këtë   drejtim.  Problemet e akumuluara  në  qytet vite me  radhë  kërkojnë veprime  të  shpejta   dhe  30

vendime   të   duhura.   Këta   kandidat   s´ta   mbushin   fort   syrin   se   kanë   atë   aftësi  menagjeriale  që  të koordinojnë  punët  dhe  të  bashkëpunojnë  me  të gjithë  faktorët  relevant. Kalkulimet politike që do të i bëjnë në të ardhmen s´do të ia mundësojnë një  gjë të tillë. Kjo s´do të thotë assesi se këta s´janë të aftë apo se nuk e meritojnë për  të qenë Kryetar komune, por vetëm që hapësira e veprimit të tyre politik do të jetë e  kufizuar, gjë e cila do të ndikoj shumë në punën e tij të ardhshme. Kurse Prishtinës i  duhet më shumë se gjithçka tjetër një Udhëheqës komunal në shërbim të qytetarëve  dhe që është punëtor e i guximshëm në veprime të drejta. E në asnjë mënyrë aso  Kryetarësh që do të i kënaqin interesat e partive dhe miqve të vet. Prishtina s´ka  nevoje   për   rruge   graniti,   së   paku   jo   tash   kur   uji,   rryma,   trotuaret,   dritat,   parqet,  nevojtoret­publike dhe çdo gjë tjetër qe e përbën një qytet na mungojnë.  (Express 06.10.2007)

31

Korrupsioni dhe lutja kundër korrupsionit.
Është   mjaft   ironike,   bile   në   fushën   e   marrëdhënies   me   publikun   edhe  kontraproduktive, përkujtimi i ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, nga  drejtori i një Agjensioni, vendi i së cilit është ndër më të korruptuarit në  botë. Edhe  atë vetëm një ditë pas publikimit të shifrave alarmante për këtë fenomen famëkeq.  Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit nuk ka aspak shkas të kremtoj ose përkujtoj  këtë   ditë.   Përkundrazi,   më   shume   do   të   duhej   vajtuar   për   pamundësinë   apo  paaftësinë e saj që të e përmirësoj gjendjen në këtë aspekt. Nuk e di si definohet  suksesi sipas kësaj Agjensioni, por kur 67% të anketuarve kosovar kanë deklaruar se  kanë dhënë ryshfet apo janë ndeshur me raste të korruptimit, kjo do të duhej patjetër  t´   i   brengoste   agjentet   e   Antikorrupsionit.   Gjithashtu,   kur   sektoret   publike   si  Administrata, Shëndetësia, Gjyqësia etj. marrin notën më të dobët (si në shkolle 1­ e  pamjaftueshme!) sipas hulumtimeve te fundit te “Transpareny International”, atëherë  32

del   paksa   cinike   vet   ekzistenca   e   një   mekanizmi   të   tillë,   që   sipas   rezultateve   të  deritashme del se ka për detyrë vetëm të mbikëqyr korrupsionin nga distanca ose  edhe të shpërndaj çmime gazetareske.  Bilanci i korrupsioni është tejet negativ, skandalet dhe rastet e korrupsionit janë bërë  një dukuri e përditshme dhe e pandashme e jetës shoqërore, kurse pikërisht Organi  që duhet ta luftoj atë më së shumti del dhe apelon në opinion. Sikur ajo të ishte një  OJQ­ë apo iniciativë qytetare, e jo një institucion shtetëror që paguhet nga tatimi ynë.  Korrupsioni sikurse edhe krimi nuk luftohen me apele, e as me fjalime patetike. Apo  mos   ndoshta   edhe   AKK­ja   është   në   pritje   të  pavarësisë,   në   mënyrë   që   pastaj   të  zhduket vetvetiu ky  virus  e  kancer  shoqëror. Rezultatet flasin për vete më se mire,  ndërsa 9. Dhjetori në Kosovë do të duhej të ishte festë e dështimit në luftën kundër  korrupsionit. Deri në festën tjetër mos harroni ju të nderuar nga Agjensioni, se veç  edhe tre vende na duhen që të bëhemi kampion botëror. Shumëçka varet nga ju, se a  do të jemi më të korruptuarit në botë deri atëherë! Dëshmoni më rezultate pra. (Redaksia e Expressit nuk e botoi kete shkrim, nga frika, rreziku apo mosinteresimi,   mbetet e panjohur ende pasi nuk dhane asnjë përgjigje)

Partitë pa ideologji?
Një (ish­)kryeministër dëshiron të formoj parti të vetën dhe mund të thuhet lirisht se s ´ka   asgjë   të   keqe   në   këtë   dhe   se   është   pjesë   përbërëse   e   demokracisë.   Mirëpo  shtrohet pyetja a ka në të vërtetë nevojë Kosova për parti të reja? Të shohim nga një  prizëm  tjetër këtë  problematikë.  Kosova ka  në  përgjithësi një  të kaluar traumatike  33

sidomos në aspektin politik, gjë që vështirësoj tej mase, mos të themi pamundësoj  zhvillimin e mirëfilltë të një tradite dhe kulture pluraliste politike. Për këtë arsye edhe  spektri politik ishte pak a shumë homogjene, si për kah qëllimi poashtu edhe për kah  drejtimi e qëndrimi. Zgjedhjet e fundit e ilustrojnë një hendikep të këtillë demokratik,  ku   të   gjitha   partitë   tingëllonin   njësoj   si   të   ishin   një   kakofoni   e   pandalshme.   Në  mungesë të shtetit duket se gara elektorale ishte njëlloj performanse artistike që pretendonte dëshmimin e një pjekurie demokratike para faktorit ndërkombëtar. Por  në fakt kjo ishte më shumë një garë   në mes të establishmentit politik respektivisht  kryetarëve partiak e jo ndërmjet programeve dhe ofertave konkrete. Prandaj skena  politike ka nevojë për profilizim shoqëror dhe orientim ideologjik, në mënyrë që krizën  e   legjitimitetit   dhe   të     identitetit   mos   të     thellojë     më   shumë.   Në   perceptimin   e  shumicës së  kosovarëve ideologjia ka konotacione negative, ajo nënkuptohet si një  nostalgji   komuniste   apo   si   diçka   që   është   e   panjohur,   e   rrjedhimisht   edhe   e  panevojshme   për   këtë   vend.   Sigurisht   që     ideologjia   vazhdon   të     ekzistoj   edhe  atëherë kur shoqëria kosovare nuk është e vetëdijshëm për këtë, dhe s´ka preferenca  të qarta ideologjike. Prandaj kur dikush deklaron se partia e tij s´është ideologjike dhe ai s´ka kurrfarë  ideologjie, bën gabim të dyfishtë. E para sepse çdo politikë niset  a priori  nga një  ideologji,   si   grumbull   idesh   me   qëllime   të   caktuara,   dhe   e   dyta   sepse   me   këtë  dëshmon se ai nuk e përfill esencën e vet politikës. Përfaqësuesit politik por edhe  partizanët e ndryshëm mendojnë se të jesh demokrat mjafton, prandaj demokracia  zëvendëson çfarëdo ideologjie. Edhe kjo është gabim i radhës, edhe atë i dyfishtë,  pasi që demokracia nuk është baras me ideologjinë dhe e dyta sepse ata as që  janë  vërtetë demokratë. Ndoshta deklarativisht, por sipas teorisë politike e aq më  pak në  bazë të praktikës ata janë shumë larg demokracisë.  Në çka dallohen partitë politike sot në Kosovë, janë vetëm kryetarët e ndryshëm. Sa i  përket  konkurrencës ato kanë vlera snobiste dhe tërësisht formale. Kjo do të thotë,  34

se ajo parti cila ka më shume të holla e ka edhe fuqinë realpolitike më të madhe. Për  këtë ekziston një qark i çuditshme, ku vota qon partinë ose partitë e caktuara në  pushtet, pushteti i qon disa në pasurim të shpejtë material, e kjo në fuqi dominuese  dhe   gjithëpërfshirëse   mbi   shoqërinë.   Partitë   që     hyjnë   në   koalicion,   nuk   i   ndajnë  vetëm   ministritë,   programet   dhe   postet   zyrtare,   por   i   ndajnë   qartë   edhe   sferat   e  interesit   ekonomik.   Kështu   bie   fjala   një   parti   kontrollon   me     partizanët   e   vet   një  ndërmarrje shtetërore fitimprurëse, ndërsa tjetra parti një degë të tërë biznesi. Kjo  është   çka   momentalisht   i   bashkon   në   thelb   secilën   parti   dhe   çka   është   qëllimi   i  përbashkët i tyre.  Votimi si një instrument demokratik nuk përbën legjitimitetin final e as të vetëm politik.  Prandaj është e nevojshme që  partitë politike në Kosovë të  reformohen përkatësisht  vërtetë   të   demokratizohen.   Pikë   së   pari   dhe   urgjentisht   partitë   duhet   bërë  përmirësime   kualitative   në     kuadrot   dhe   strukturat   e   tyre   udhëheqëse,   pastaj   të  marrin orientime të qarta ideologjike dhe të përpunojnë programet e tyre partiake  në  atë   mënyrë   që     do   të     korrespondonin   me   atë   pjesë     të   shoqërisë   për   të   cilën  veprojnë dhe nga e cila e marrin votëbesimin për përfaqësim politik. Në anën tjetër  edhe në shoqëri do të duhej të kishte një vetëdijesim më  të  ngritur, për atë se cila  parti çka përfaqëson. Në   mënyrë që aderimi politik dhe votimi mos të bëhet sipas  tekave momentale e as simpative/antipative ndaj kryetareve partiak. Nuk është aspak iluzore të arrihet një gjendje e tillë. Kjo vetëm do të dëshmonte se  politikisht jemi të pjekur dhe se zgjedhjet tjera s´do të jenë “lojë   matematikore” pa  sens   politik   si   këto   të   fundit.   Me   këtë   do   të     krijohej   një   hapësirë   e   veprimit   të  njëmend politik e demokratik. Me çka edhe roli dhe funksioni i saj do të përmirësohej  dukshëm.   S´do   të   votohej   për   kultin   e   liderit   (lexo   pronarit)   të   partisë   por   për  përmbajtjen dhe ofertën, s´do te shikohej në numër por në substancë . Kjo edhe do  të   konsolidonte   identitetin   e   vërtetë   të   partisë   e   jo   të   kenë   imazhin   përherë   të 

35

ndryshueshëm. Do të mundësonte që   partitë të krijojnë traditë politike, e jo që për  çdo palë zgjedhje të formohen parti të reja apo të ndahen të vjetrat.  Politika pa ideologji është sikur autobusi pa relacion, prandaj edhe votimi për partitë  pa preferenca të dallueshme programi dhe pa një orientim të qartë ideologjik, do të  thotë   se   kemi   prerë   biletën   për   një   udhëtim   që   s´ka   destinim.   Prandaj   ata   që  mendojnë se partitë s´kanë  nevojë për ideologji, do të duhej të kenë të qartë që me  arritjen e pavarësisë secilës parti në  Kosovë do të iu zhvlerësohet programi partiak  dhe   se   do   të   detyrohen   të   gjejnë   vetën   në     kuadër   të   spektrit   djathtë   ­majtë   e  konservativ­social.   Partitë   do   të   hyjnë   herët   a   vonë   në   këtë   proces.   Kështu   që  profilizimi ideologjik sa më herët të arrihet aq më mirë do të jete për demokracinë,  sistemin politik dhe sigurisht për elektoratin kosovar. Me këtë liderizmi, klientelizmi  dhe servilizmi në partitë dhe në politikën kosovare do të mund të merrnin fund. Dhe  kjo do të ishte fillimi i një demokracie të vërtetë, ku me siguri më shumë se gjysma e  popullatës do të shprehnin vullnetin e tyre politik në zgjedhjet e ardhshme. (Express 29.12.2007)

36

Miti i Pavaresise dhe ideja e shtetit.

Është e dhimbshme fakti, që Winston Churchill­ it duhet të japim të drejtë kur pohonte  se Ballkani më shume ka histori sesa që mund ta përpunoj. Madje me qenë edhe më  alegorik dhe më aktual, Ballkani ka mbete një depo e madhe mbeturinash historike,  ku çdokush i mbledhë veç ato stereotipa ndaj tjerëve. E kaluara ndërsa behet një  fontan deshirash kolektive dhe e tashmja reprize permanente e saj. Cka eshte me e  keqja, kujtesa kolektive mbetet senile dhe ndergjegja e shoqerise e kritika racionale e  intelektulave   behen   po   aq   komformiste   sikur     pafytyresia   e   atyre   qe   luajne   me  pervojat e hidhura dhe sakrificat e dhimbshme te ketyre popujve. Fjalimet politike i  37

ikin realitetit   te tashem, qe eshte  i  mjere per  te  u  ballafaquar, ne menyre  per te  glorifikuar te kaluren, per shtremberimin e historise dhe per mitizimin e ardhmerise.  Miti paraqitet si nje besim i parsyeshem kolektiv qe s´ka nevoje te argumentohet e as  te vërtetohet. Ai ekziston sikur nje tregim, realiteti i se ciles eshte ceshtje perhere e  hapur. Duke u bazuar ne kete sqarim shtrohet pyetja; A ka mit ma te perhapshem dhe me te  embel ne Kosove se ai i  pavaresise? Jo pavaresia si nje vullnet i popullit, por ajo  pavaresi  si enderr perallore,   si kompleks psikologjik i udheheqjes politike kosovare  dhe si nje shperlarje truri masiv prej gjeneratash.  Fillimisht ajo ishte nje eufemizem per liri dhe per demokraci. Pavaresia eshte   nje  politike abstrakte qe meton krijimin e nje utopie, te nje vendi qe i takon banoreve (e jo  qytetareve) te vet amorfe. Pavaresia s´eshte apo s´paraqet nje projekt kombetar te  rilindasve surreal kosovar, por eshte nje kuazi­ besim, nje pritje dhe nje deshire e  flakte   per   nje   gjendje   dhe   kohe   te   perkryer,   ku   cdo   durim   cdo   sakrifice   do   te  shpaguhet. Ajo ne esencen e vet nuk shihet si nje vetevendosje politike dhe jetesim i  vullnetit te popullit, madje as qe perceptohet si vendim per shtetesim ne kuader te  shperperjes se nje ish­federate ose si lufte per sovranitet. Jo pavaresia, paraqet me  shume, ajo merr permasa transdencentale sa here qe shqiptohet ngaq goja e ndonje  politikani. Madje ajo nga monotonia kaloj ne fascinim. Ata nuk munden pa te, sepse  ajo eshte vete pasioni i tyre. Analiza e diskursit te perditshem politik flet mjaft per  kete. Sa here qe mbahet ndonje fjalim nuk mungon fjala pavaresi sikurse cfaredo  mbledhje qe mbahet ne fakt mendohet qe te realizohet pas paveresise. A nuk duket  perverze   ligjerimi   mbi   pavaresine   gjate   vizitave   neper   arra,   derisa   asnjelloj  subvencioni s´ekziston per bujqesi? A nuk duket ironike shpjegimi per frutat e emebla  te pavaresise para nje rinie, gjysma me shume e te cileve behen gati me emigru nga  ketu.? Keso absurditeti ke ne cdo sfere te jetes dhe ne cdo skute te Kosoves, sa here 

38

qe   fjala   pavaresi   permendet.   Jo   vetem   ne   kuptimin   semantik   del   e   pakuptimte  pavaresia kur per shembull kemi nje privatizim total te cdo ndermarrje shoqerore, pa i  shqyrtu konsekuencat sociale dhe ekonomike, paveresia merr trajten urdheruese, ajo  behet nje lloj pushteti superliberal qe qet ne ankand dhe shet krejt cka mundet. Madje  as radikalet me neoliberal nuk e zhveshin shtetin kaq lakuriq sic behet kjo tek ne.  Ndoshta pikerishte per arsyen se ketu mungon shteti teresishte dhe ne vend te saj  kemi nje protektorat ne pritje te kahmotshme per pavaresise. Dhe prape pavaresia  del si nje lloj mesim teologjik, ku arsyeja e dyshimi behen   lajthitje. Per te sqaruar  keto masakrime ekonomike qe i behet prones shoqerore, mjafton te sqarohet se me  pavaresi do te ndryshohet kjo teresishte. As  atehere kur cdo parti politike ne rend te  pare e bazon forcen dhe vullnetin e vet ne te huajt, qe perkufizihen si aleat, nuk  mungon fjala magjike; pavaresi.  Kultura dhe mendesia politike ne keto dy dekadat e fundit ka qene jo vec e dominuar  nga tema e pavaresise por cdo veprim dhe deklarim eshte nisur nga ajo apo bere ne  baze te saj. Prandaj edukimi politik s´ishte asgje tjeter pos nje  pavaresimim  duke u  perkrahur nga postulatet mbi demokracine dhe lirine. Prandaj paversia ne fakt nuk  perben ate cka na duhet me se shumti, pra lirine. Bile ne thelb ajo s´permban as  demokracine, ajo eshte dicka me teper. Ishte nje mit i vertete me te gjitha elementet  qe e percjellin ate. Me sakrifice, me krenari, me ri­kthimin e lavdishme te ideales.  Pavaresia   duhej   te   ishte   nje   shanse   qe   do   te   na   shpiente   drejte   lavdise   dhe  kenaqesise. Do te na mundesonte te gjithe durimin dhe sakrificen para dhe pas luftes  te e kompenzojme me nje begati te lakmueshme. Per ne nuk kishte neser, kishte vec  pavaresi, sepse pavaresia ishte vet ardhmeria. Dhe mitet e kane nje karaktersitik ne  pergjithesi,   se   e   kaluara,   e   tashmja   dhe   e   ardhmja   behen   te   pakuptimta.   Ato  shendrohen ne gjendje ambivalente ku koha dhe hapesira jane ne sherbim te qellimit,  e qellimi arsyeton cdogje tjeter.

39

Miti vazhdon te ekzistoj per aq kohe sa realiteti behet virtuel dhe i pakapshem per  shumicen, dhe nuk ballafaqohet mungesen e rezultateve momentale. Sepse miti i  pavareisise i ik me aq mjeshtri perballjes me perditshmerine e mjere kosovare. Ajo  nuk flet per shtetin, e as nevojat dhe funksionet e saj. Perkundrazi miti i pavaresise i  ik idese se vertete te shtetit. Ata qe propagojne ate nuk kane ide e as botekuptime  per shtetin, ata e njohin vec pavaresine. Tekefundit kur paten me perjetu ata shtetin,  se paku jo ate shtet qe e projektonin ne ligjermin publik tere kohen. Nese historikisht  shiquar,   shtetet   krijoheshin   nga   elitat   intelektuale   e   politike   qe   kishin   „huazuar“   e  pershtatur idene e shtetit nga perandoria apo shteti pushtues i meprashem. Elita jone  as s´ka kontinuitet te tille e as qe ka ndonje se duhet dukur dhe vepruar shteti. Duke  iu munguar nje konceptim i tille shteteformues iu mungon edhe perceptimi i shendosh  mbi qytetarin. Qytetari ne syte e tyre paraqet ne forme latente asgje me shume se  elektorat, tatimpagues dhe banor. Perndryshe do ta respektonin vertete qytetarin dhe  nuk do ta perulnin aq shume cdo dite e me teper. Tash   kur   cdo   gje   eshte   thene   mbi   dhe   per   pavaresine   dhe   ajo   prape   mbetet   aq  mistike   dhe   e   pakapshme   si   ne   momentim   kur   inspironte   ideatoret   e   rezistences  paqesore  dhe  clirimitaret e  rinj  te  transfomuar  ne  negociator  gati  professional,  na  duhet te largohemi nga kompleksi kolektiv i Pavaresise. Ishte LDK­ja me Rugoven ne  krye, qe e ngriti nje mit te ketille, qe ishte natyrishte vullnet i popullit. Mirepo sot kur  as   Presidenti   por   as   LDK   nuk   perfaqesojne   politiken   kosovare,   eshte   koha   qe   te  Estabishmenti i ri te ngul kembe ne shtetezimin e vendit. KJo nuk eshte vetem ceshtje termesh dhe eufemizem, por ceshtje e qasjeve realiste  dhe te efektshme. Pasi dihet boterisht se Pavaresia kurdo qe te ndodhe, do te jete si  ne aspektin e te drejtes nderkombetare ashtu edhe per sigurine dhe ne sfera te tjera  tejet e kufizuar. Keshtu qe realishte, pavaresimi mund te ishte vec nga Beogradi por  jo edhe nga fuqite dhe organizatat nderkombetare. E me kete edhe sovraniteti do te  ishte   participativ,   duke   e   ndare   me   faktor   te   huaj.   Pavaresia   s´ka   ndonje   rendesi  40

esenciale   pos   si   nje   termin   tjeter   per   shtetformim.   Por   kjo   bllokon   qasjen   ndaj  projektimit dhe konceptimit te shtetit funksional. Nese ajo ishte fjale tjeter per liri, si e  tille ajo as sot nuk nënkupton siguri, barazi, mirëqenie e te gjitha ato elemente politike  e shoqerore tjera qe perbejne shtetin. Populli i Kosoves s´ka nevoje per ide abstrakte sic eshte pavaresia, por per kushte  dhe standard normal jetesore, ndersa keto mund t´i mundesoj vetem shteti. Prandaj  eshte shume me rendesi qe qasja ndaj shtetit te jete e tille qe do te ishte ne te mire  dhe   ne   sherbim   te   qytetarit   e   jo   si   nje   repertoar   permanent   politiko­diplomatik.  Rrjedhimisht,   mitit   te   pavaresise   duhet   dhene   fund   per   t´i   hapur   rrugen   idese   se  shtetit.  (Gazeta Express 26.Janar. 2008)

Nevoja e demokratizimit të partive politike
Demokracia   në   Kosovë   është   një   shembull,   apo   një   rast   adekuat   për   studimin   e  anomalive   të   shumta   që   kanë   shoqëritë   në   tranzicion.   Në   këtë   kontekst   sidomos  sistemi   politik,   që   dominohet   nga   subjektet   hibride   politike   dhe   partitë   totalisht  oportuniste, është një rast që demonstron mangësitë evidente të kësaj demokracie  formale.  Për  mungesën  e orientimeve ideologjike  dhe vizioneve  programore të së  cilave   parti   ka   kohë   që   flitet   e   debatohet   në   dhe   nga   qarqet   e   shoqërisë   civile.  Kërkesa të cilat jo që s´përfillen si duhet por as që diskutohen seriozisht nëpër partitë  e  shumta   kosovare. Bile  as  në  media  që  dirigjohen  shpesh   nga  vetë partitë,  nuk  ofrohet hapësirë sa duhet për një debatim të tillë. Arsyet për bllokimin e procesit të  transformimit ideologjik  apo  profilizimit  të partive  siç  emërohet shpesh,  janë sa të  shumta aq edhe banale. Por në esencë klanizimi apo klientelizmi i tyre nga njëra anë  dhe nga ana tjetër komformizmi dhe oportunizmi i funksionarëve të lartë partiak janë 

41

barrierat   kryesore   të   një   procesi   të   tillë.   Madje   nganjëherë   flitet   për   “reforma”  brendapartiake,   që   në   fakt   në   mungesë   të   botëkuptimeve   dhe   konceptimeve  demokratike   në   këto   parti,   më   shumë   do   të   ishte   një   farsë   sesa   reformim   real.  Gjithashtu   çdo   lloj   i   profilizimit   të   spektrit   politik   që   nuk   përcillet   me   ndryshime  cilësore kadrovike dhe me përcaktime të qarta të qëndrimeve dhe qëllimeve politike,  është   më   shumë   deklarativ   sesa   afatgjatë   e   përmbajtjesor.  Nuk   ia   vlen   të   thuhet  vetëm:   Partia   i   takon   “qendrës”   së   majtë   apo   “qendrës”   së   djathtë   (sic!),   një  pozicionim eventual politik e ideologjik të tillë duhet edhe jetësuar. Kjo dëshmohet në  praktike më pak duke shkruar manifeste apo rishkruar programet partiake por duke  ndjekur politika të caktuara në fushat dhe temat përkatëse politik e shoqëror. Bie fjala  në qëndrimet për politikat sociale, fiskale apo për politik të jashtme. Tash kur procesi i  shtetëformimit   ka   hyrë   në   fazën   e   konsolidimit   të   brendshëm,   është   e   nevojës  imediate që partitë mos të fshihen pas arsyetimeve të paqëndrueshëm dhe të bëjnë  politikë folkloristike­populliste duke u bazuar në figura të mitizuara. As partia s´duhet  të jetë pronë private apo kompani politike e kryetarit të saj. Duke e perceptuar partinë  si “pronë” të kryetarit të caktuar i cili e sjell dhe e largon nga partia këdo dhe kurdo,  reduktohet skena politike në një grusht të ngushtë akterësh, nga vullneti i të cilëve varet organizimi i jetës politike në vend. Për disa njerëz në Kosovë, politika dhe fusha  e veprimit të saj paraqet njëlloj sporti kolektiv ku partia barazohet me klubin sportiv  dhe   selektori   apo   trajneri   me   kryetarin   e   partisë,   i   cili   si   i   tillë   zgjedhë   ekipin   e  lojtarëve dhe e menaxhon lojën. Mirëpo çka s´përfillet fare në këtë thjeshtësim dhe stereotipizim është masa e spektatorëve, publiku që nuk krahasohet në asnjë mënyre  me funksionin dhe rolin e qytetarëve në një sistem demokratik. Sepse politikani nuk  është lojtar por përfaqësues dhe s´është qytetari një fans pasiv që e përcjell thjeshtë  lojën. Prandaj demokratizimi i partive duhet të i paraprijë çfarëdo profilizimi ideologjik,  sepse do t´ishte e kotë ndarja në të djathtë apo të majtë pa pasur një qasje më të  42

shëndosh ndaj partisë dhe ndaj politikës në përgjithësi. Kjo do të thotë se si kryetar  ashtu edhe kryesia e partisë duhet të jenë më të hapura, më vetëkritik dhe pozita të  jenë në bazë të punës dhe rezultateve të dëshmuara, jo në bazë të lojaliteteve të  verbra   klanore   apo   lidhjeve   nëntokësore.   Gjithashtu   edhe   qytetarët   duhet   të   e  braktisin   mendësinë   politike   ku   simpatia   apo   antipatia   personale   përzihet   me  votëbesimin dhe preferencat politike. Kjo me siguri s´do të ndodhë brenda natës por  është   një   proces   i   domosdoshëm   që   do   të   forconte   shtetin   tonë   të   ri   dhe   do   të  favorizonte   qytetarin   kosovar   karshi   politikës   dhe   politikanëve   oportuniste.   Seps  parakusht   i   demokracisë   është   që   politikbërësit   të   jenë   së   pari   vetë   demokrat   të  vërtetë. E kjo do të thotë, që të ketë përgjegjësi të lartë, profesionalizëm dhe sukses  në punë, si dhe forca e tij politike të matet me forcën e elektoratit, pra të votës së lirë. Se sa dhe kur do të ndodhe vërtete, varet në këtë aspekt edhe nga kontributi jonë se  çfarë politike dëshirojmë dhe si e konceptojmë atë, si lojë sportive apo si mundësi për  rregullim shoqëror. (Express, 25 Prill. 2008) 

43

Për një Politikë të hapur
Në kohën kur në politikën kosovare tash e sa muaj dominon një temë e vetme, ajo se  si do të duket statusi i ardhshëm i Kosovës, opinioni i gjerë publik çdo ditë e më  shumë   i   është   ekspozuar   një   hipokrizie   të   thellë.   Dhe   një   krize   të   rëndë   socio­ ekonomike, që  buron nga një udhëheqësi, të cilët lëshimet e tyre dhe keqpërdorimet  e   shumta   me   pretekstin   e   përqendrimit   në   çështjen   e   statusit,   mundohen   t’   i  arsyetojnë.   Po,   çka   kanë   lidhje,   bie   fjala,   zyrtarët   komunal   apo   përgjegjësit   e  ministrisë së shëndetësisë, që krijuan një kaos të vërtetë, me negociata për status?  Dhe, deri kur do të na shitet kjo përrallë monotone?  Përgjigja në këto pyetje do ishte  sa e thjeshtë aq edhe banale, pra deri sa vetë qytetarët nuk ngopen nga këta bartës  institucional dhe nga kjo situatë politike. Se në çfarë mënyre dhe si do të mund të  reagojnë masat popullore, mbetët të shihet në të ardhmen jo fort të largët. Mirëpo  forma më e dëshirueshme dhe me optimale, do te ishte natyrisht ajo demokratike, pra  me forcën e votës.       Në   mënyrë   që   të   kuptojmë   më   mirë   shmangien   nga   një   gjendje   e   këtillë   dhe   e  padurueshme,  do  të ishte  mirë që  të  iu  referohemi  koncepteve politike  të Karl  R.  Popperit, një mendimtari të madh, që me idetë dhe veprat e tij ndikoj dukshëm në  mendimin politik bashkëkohor. Sikurse, që kontribuoj mjaft në rrëzimin e regjimeve  dhe mendësise totalitare. Reflektimet e tij politike ishin produkt i kohës në të cilen ai  jetoj. Si deshmitarë i gjallë i dy luftërave botërore dhe i “luftës së ftohtë” shkruan  kryevepren “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” rëndesia e së cilës në filozofine  politike është e pakontestueshme. Ai kishte një bindje të thellë, se që nga Platoni si  një ndër filozofet e parë politik e deri më sot, bëhet një gabim esencial politik, që  shpeshë shoqërohet me pasoja shumë të rënda për shoqërinë.   Kështu   dilema   dhe   njëkohësisht   brenga   “Kush   duhet   qeverisur?”,   është   në   fakt  konceptualisht e gabuar, sepse neve shumë më tepër duhet të na intereson çështja  “Si të qeveriset një shoqëri, dhe veçanërisht si të shmanget një qeverisje e keqe?”. Asnjë parti, grupim apo lëvizje politike sado që të jetë e legjitimuar apo e besuar tek  përkrahesit e tyre apo tek masa e gjerë nuk mund të jetë  në gjendje, që jetën e  qytetarëve në atë masë të e përmirësojnë, siç munden individët si subjekte vepruese  me   vetëdije   të   lartë   dhe   përgjegjësi   kolektive   këtë  vetë   të  arrijnë.   Poashtu,   çdo  ideologji politike që pretendon njerëzit apo shoqerine përmes programeve të caktuara  (gjë që s` do të thote assesi se nuk duhet pasur plane politike) t` i bëjë të lumtur  është   i   gjykuar   të   dështoj,   ishte   i   bindur   Popperi.   Të   cilën   pohim   dështimi   i  44

“Standardeve për Kosovën” mjaft mirë e argumentonë. Ngase funksionimi i sistemit  shoqerore është tepër kompleks e shumëdimensional,  andaj është e pamundur nga  aspekti vertikal të planifikohet zhvillimi  i gjithëmbarshëm shoqëror. Përkundrazi, çdo  politikë demokratike si dhe çdo strategji zhvillimi duhet të mbështetet në nevojat dhe  kerkesat themelore të shoqërise, të cilës kjo politikë duhet t`i shërbejë. Më shumë se  për  një  shoqëri  të  hapur,   për   të   cilën   apelonte  vetë  Popperi,   si   një   premisë   për  demokraci,  Kosova para  së  gjithash,  ka nevojë imediate  për  një  politikë  të hapur.  Sepse kjo politikë e deritanishme, është aq larg qytetarëve dhe aq e konzervuar, sa  që ndryshku i saj çdo ditë e më shumë po e helmon këtë shoqëri.

45

PER NJE DEMOKRACI SOCIALE
Ne  perceptimin  e  shumices  se kosovareve ideologjia ka konotacione negative, ajo  nenkuptohet   si   nje   nje   nostalgji   komuniste   apo   si   dicka   qe   eshte   e   panjohur,   e  rrjedhimishte   edhe   e   paduhur   per   kete   vend.   Sigurishte   qe   ideologjia   vazhdin   te  ekzistoj edhe atehere kur shoqeria njerezore nuk  eshte i vetedijshem per kete, dhe s ´ka preferenca te qarta ideologjike. Prandaj   kur   dikush   deklaron   se   partia   e   tij   s´eshte   ideologjike,   ai   ben   gabim   te  dyfishte. E para sepse cdo politike niset a priori nga nje ideologji, si grumbull idesh  me qellime te caktuara, dhe e dyta sepse me kete deshmon se nuk njeh esencen e  politikes. Perfaqesuesit politik por edhe partizanet e ndryshem mendojne se te jesh  demokrat   mjafton,   prandaj   demokracia   zevendeson   cfaredo   ideologjie.   Edhe   kjo  eshte gabim i rradhes, edhe ate i dyfishte, pasi qe demokracia nuk eshte baraz me  ideologjine   dhe   e   dyta   sepse   ata   as   qe   jane   vertete   demokrate.   Ndoshta  deklarativisht, por sipas teorise politike e aq me pak ne baze te praktikes ata jane  larg demokracise shume.  Ne cka dallohen partite politike sot ne Kosove, jane vetem kryetaret e ndryshem.  Sa i  perket   konkurences ato kane vlera snobiste. Kjo do te thote, se cila parti ka me  46

shume   te   holla   ka   edhe   fuqi   reale   me   te   madhe.   Per   kete   ekziston   nje   qark   i  cuditshem, ku vota qon partine ose partite e ckatura ne pushtet, pushteti ne pasurim  te shpejte material, e kjo ne fuqi dominuese dhe gjetheperfisherese mbi shoqerine.  Partite qe hyjne ne koalicion, nuk i ndajne vetem ministrite dhe postet zyrtare, por i  ndajne qarte edhe sferat e interesit ekonomik. Keshtu bie fjala nje parti kontrollon me  partizanet e vet nje ndermarje shteterore fitimprurese, ndersa tjetra parti nje dege te  tere biznesi.  Kjo eshte cka momentalishte i bashkon ne thelb secilen parti dhe cka  eshte qellimi i perbashket i tyre.  Votimi   si   nje   instrument   demokratik   nuk   perben   legjitminitetin   final   e   as   te   vetem  politik.   Prandaj   eshte   e   nevojshme   qe   partite   politike   ne   Kosove   te   reformohen  perkatesishte vertete te demokratizohen. Se pari dhe urgjentishte partite duhet bere permiresime kualitative  ne   kuadrin   e   vet  udheheqes,   pastaj   te   marrin   orientime   te   tilla   ideologjike   dhe   te  perpunjne   progarmet   partiake   ashtu   qe   do   te   korrespondinin   me   ate   pjese   te  shoqerise per te cilen veprojne dhe nga e cila e marrin votebesimin per perfaqesim  politik. Ne anen tjeter edhe ne shoqeri duhet te kishte nje vetedijesim me te ngritur,  per ate se cila parti cka perfaqeson. Nuk eshte aspak iluzore te arrihet nje gjendje e tille. Kjo vetem se do te deshmonte  se politikisht jemi te pjekur dhe se zgjedhjet tjera s´do te jene monotone si keto te  fundit. Me kete do te krijohej nje hapesire e veprimit te njemendt politik e demokratik.  Me cka edhe roli dhe funksioni i saj do te permiresohej dukshem. S´do te votohej per  kultin   e   liderit   (lexo   pronarit)   te   partise   por   ne   permbajtjen,   jo   ne   numer   por   ne  substance. Kjo edhe do te konsolidonte identitetin e vertete te partise e jo imazhin e  ndryshueshem. Do te mundesonte qe partite te krojojne tradite politike, e jo qe per  cdo zgjedhje te formohen parti te reja apo te ndahen te vjetrat. 

47

Politika pa idelogji eshte sikur autobusi pa relacion, prandaj edhe votimi per partite pa  preferenca te dallueshme programi dhe pa nje orientim ideologjik, do te thote se kemi  prere bileten per nje nje udhetim qe s´ka destinim. Kosova ka ne pergjithesi ka nje te kaluare traumatike sidomos ne aspektin politik, gje  qe veshtiresoj tej mase, mos te themi pamundesoj zhvillimin e mirefillte te nje tradite  dhe   kulture  politike  plurale.  Pe  kete   arsye   edhe   spektri   politik   ishte   pak   a   shume  homogjene, si per ka qellimi poashtu edhe drejtimi e qendrimi. Zgjedjet e fundit e  ilustrojne   nje   hendikep   te   ketille,   ku   ato   ishin   si   nje   kakfoni   e   pandalshme.   Ne  mungese te shtetit duket se gara elektorale ishte nje performanse qe pretendonte  deshmimin   e   pjekurise   demokratike.   Por   ishte   nje   gare   ne   mes   te   estabishmentit  politik   respektivishte   kryetareve   partiak   e   jo   ndermjet   programeve   dhe   ofertave  konkrete.   Prandaj   skena   poltike   ka   nevoje   per   profilizim   shoqeror   dhe   orientim  ideologjik ne menyre   qe krizen e legjitimitetit dhe te identitetit mos te thelloje me  shume. E me shume se kete Kosova ka nevoje qe ne mesin e spektrit partiak te kete  parti   qe   kane   program,   qasje   dhe   anagazhim   social,   ne   menyre   qe   te   mbrojne  shtresen me te rrezikuar shoqerore dhe te jene ne sherbim te kosovarit te „thjeshte“. 

Frika irracionale
48

Pyetjës se çka i bashkon njerëzit, thuhet se Napolen Bonaparta iu ishte përgjigjur  njëherë shkurtë dhe konkret; se vetëm frika dhe interesi e bashkon një popull. Duke  pasur në të kalurën një pervojë mjaft të hidhur, ku frika nga persekutimi, diskriminimi  dhe rrezikimi ekzistences ishin të pandashme nga jeta e këtyre njerëzve, dukej se  populli i Kosovës ishte më i bashkuar dhe më solidar si rrallë ndonjë popull tjetër.  Fundi i luftës, paraqiste edhe fundin e nje unifikimi dhe solidariteti të tillë, por jo edhe  të vet frikës. Frika kishte tash një rol tjetër dhe ishte zëvendësuar nga personazhe  tjerë.   Frika   s´ishte   e   nxitur   aq   shumë   nga   dallimet   etniko­nacionale,   sa   nga   ato  partiake e politike si dhe nga përfaqësimi i „vlerave“ të reja. Por frontet dhe armiku  ishte tashti i padukshëm, ishte gjithëmonë ai tjetri. Në diskursin politik “lufta” s´kishte  mbaruar akoma dhe me të lidhej edhe një lloj kapitali politik që akumulohej në suaza  te   mbrojtjës   së   këtyre   "vlerave".   E   që   bënin   të   heshte   shpeshhere   arsyeja   e  shëndoshë e shoqërisë, e me të edhe morali edhe drejtësia. Me këtë u formua një lloj  mendësie politike që demokracinë e përcepton gati totalisht në sensin darwinian, ku i  forti e han të ligun.  Dhe u formua një klasë politike e cila përjetoj një transformim  marramendës politik e ideologjik.  Ajo nomenklaturë e re mirëpo kishte pushtet më  shumë   virtual   sesa   real.   Këta   në   fakt   ishin   një   zëvendësim   i   qeverisjës,   e   cila   i  takonte   juridikisht   dhe   faktikisht   UNMIK­ut   dhe   zyrave   të   huaja.   Derisa   politika  rrjedhimisht reduktohej në deklarata dhe takime diplomatike, drejtësia gjatë këtyre  viteve   ishte   gati   veç   formalisht   prezente   duke   u   ngatëruar   shpesh   me   të  ashtuquajturën   “sundim   i   ligjit”,   që   në   fakt   varej   më   shumë   nga   përfitimet   dhe  konvenimet   politike,   sesa   nga   obligimet   ligjore   apo   kërkesat   reale   të   qyteterave.  Gjithashtu në vend të llogaridhënies dhe luftës efektive kundër korrupsionit bartësit e  pushtetit­ si lokal ashtu edhe qëndror, ishin përnjëherë njëzëri të gjithë “transparent”.  Edhe   pse   pikerisht   organizata   Transparency   e   rendit   Kosovën   në   rendin   e   dhjetë  vendeve   më  te   korruptura   në   botë.  Në   anën   tjetër  për   zgjidhjen  e   problemeve   të  shumta  shoqërore dhe ekonomike  ishin  këta  pushtetarë  vazhdimisht  një adresë e  49

gabuar, duke u arsyetuar me mungesë kompetencash. Sidoqoftë, me kalimin e kohës  frika nga luftimi i padrejtësive të shumta­ që nga mega­korrupsioni, dallaveret me  tendera, plagjiaturat  e vet profesorëve, abuzimet e llojllojshme e deri te ozurpimet e  ndryshme, ­ u përshkuan nga një apati dhe indiferencë e thellë e opinionit dhe e asaj  që çuditërisht quhet tek ne shoqeri civile. Një nga arsyet e shumta për këtë gjendje  është se zgjidhja e statusit ishte ajo  Pritja e Madhe  dhe shpresa se edhe ngjyra e  gjetheve do të ndryshon me ardhjen e pavarësisë.  Arsyeja e dytë e unifikimit sipas Napoleonit është pra interesi i përbashkët, e që në  shumicën   e   rasteve   rezulton   me   shkallën   e   ngritur   të   legjitimitetit.   Qysh   dijetari   i  shquar Jean­Jacques Rousseau ishte i mendimit se participimit aktiv të qytetarit nuk  as   shtete   as   atdhedashuri.   Gjithashtu   edhe   në   kuptimin   Weberian   legjitimiteti   i  autoritetit shtetëror përmes qytetarëve është i rendesisë jetike. Shpallja   e   pavarësisë   do   të   duhej   të   përbënte   një   kthesë   paradigmatike   në   këtë  drejtim.   Me   shtetësimin   e   Kosovës   do   të   duhej   pra   që   kjo   shoqëri   më   shumë   të  sajohet përmes interesit për një mirëqenie dhe jetë më të mirë sociale, ekonomike  dhe politike sesa nga frika për këto. Kjo frikë shkakton edhe mungesën e vetedijës së  duhur   qytetetare   dhe   të   legjitimetit   të   instituticioneve   shtetërore.   Shteti   nuk   është  vetëm shuma e institucioneve administrative, ajo në masë të madhe varet se sa i  konsiderojnë   qytetarët   këto   organe   si   të   vetat   dhe   i   përkrahin   ato   aktivisht.  Legjitimiteti   por   edhe   lojaliteti   si   elementet   përbërëse   dhe   të   pakontestueshme   të  shtetit deri më tash kanë qenë në Kosovë diçka inekzistente. Qytetarët kishin prandaj  raporte ambivalente ndaj instituticioneve sepse ato de fakto ishin ose institucione të  huaja ose të përkohshme. Përzihej popullariteti ose simpatia e një udhëheqësi me  vet instituticionin, e që ngritej dhe binte edhe ashtu për çdo sondazh. Kështu shteti i ri  kosovar vazhdon paradoksalisht ende të personifikohet me një apo disa udhehëqes  të lartë qeveritar.  50

Kosova   tashti   jo   vetëm   që   ka   probleme   sovraniteti   e   legjitimiteti   në   një   pjesë   të  konsiderushme të territorit dhe nga një numër i qytetarëve të vet, që e kundërshtojnë  këtë në çdo mënyrë. Por për shkak të strukturës së krijuar sociale, ky shtet do të ketë  telashe të mëdhaja që të legjitimohet nga ato shtresa shoqerore që janë shpërfillë  krejtësisht   nga   institucionet   kosovare.   Legjitimiteti   nënkupton   edhe   marrjen   e  obligimeve ligjore dhe tatimore dhe respektimin e organeve shtetërore. Legjitimiteti i  pushtetit merr tre forma të ndryshme; një në atë juridike, (sa i përmbahen pushtetarët  dhe qytetarët procedurave ligjore dhe kushtetutës së vendit)  pastaj ajo subjektive (ku  preferencat   individuale   dhe   ato   politike   e   definojn   raportin   e   personit   apo   grupit  përkates karshi shtetit) dhe së fundi ajo demokratike (ku përfaqësuesit politik përmes  zgjedhjeve   të   lira   mandatohen   apo   edhe   në   rast   abuzimeve   të   vërtetuara   nga  pakënaqësia e qytetarëve detyrohen shkarkohen nga postet zyrtare, pra e bazuar në  konsensin e gjërë popullor).  Se sa dhe si do të përforcohet legjitimiteti i duhur në Kosovë, mbetet të shihet në te  ardhmen. Por, është e qartë se me 15 qershor, kur edhe hyn në fuqi kushtetuta dhe  mbaron faza tranzitore, ndikimi dhe kontrolli nga ana e shtetit do të jetë i cungur mjaft  shumë. Gjë që s´është vetëm çështje imazhi negativ apo zhgënjimi politik, por edhe  problem qenësor që kërkon zgjidhje rrënjësore. Në të kundërten Kosova ahtisaariane  edhe për një kohë bukut te mirë do të qëndrojë në një inkubator, që drejtohet nga  kushedi   çfarë   organizate   ndërkombëtare.   Prandaj   legjitimiteti   ka   të   bëjë   me   vet  funksionalitetin e institucioneve dhe organeve shtetërore; sa më efektiv dhe stabil që  është shteti aq më i pranueshem dhe i respektueshem edhe tek populli, sikurse edhe  e kundërta; sa më shumë që kanë besim dhe përkushtim qytetarët ndaj shtetit aq më  i forcuar del edhe shteti. Gjera të vetkuptueshme janë ndoshta këto, por të cilat në  fakt deri tani i mungojnë shumë këtij shteti.  (Express 8. Qershor. 2008)

51

Sovraniteti i kontestueshëm
Këto ditë kur pritet që kushtetuta të fuqizohet dhe me këtë edhe zyrtarisht të starton  jetësimin e vet Republika e Kosovës si shtet i pavarur, po lindin edhe dilemat serioze:  se a   mundet vërtetë Prishtina autoritetin e vet shtetëror të e shtrijë dhe forcojë në  tërë territorin dhe për tërë popullatën e vendit. Kështu sovraniteti i Kosovës qysh në  fillim të zhvillimit vihet në sprovën e parë dhe mjaft të rënd.   Para se të e shqyrtojme këtë dilemë, duhet parë evoluimin e qasjës ndaj konceptit të  sovranitetit.   Sovraniteti   siguron   mbrojtjen   e  qytetarëve   brenda   dhe  përfaqësimin   e  interesave jashtë  vendit. Sidomos  tashti  në  kohën  e globalizimit,  kur mallërat dhe  kultura   i   tejkalojnë   kufijtë   nacional,   duket   se   roli   i   shtetit   bëhet   çdoherë   më   i  rëndesishëm.   Marrëdhëniet   ndërkombëtare   bazohen   në   prinicipin   e   shteteve  sovrane, sovraniteti i të cilëve varet nga njohja e shteteve tjera. Kështu sovraniteti  52

përkufizohet edhe si pranim nga akteret e jashtëm dhe të brendshëm, që shteti në  fjalë paraqet autoritetin më të lartë dhe të vetëm brenda kufijve të territorit të vet.  Mirëpo   karakteri   absolut   i   shtetit   ka   pësuar   ndryshime   të   mëdha   gjatë   kohës.  Koncepti   i   sovranitetit   është   një   koncept   dinamik   që   iu   përshtatet   rrethanave  shoqërore­politike   dhe   kështu   vazhdimisht   pëson   ndryshime.   Sipas   Roland   Parisit  transformimi   i   nocionit   të   sovranitetit   fillon   qysh   me   revolucionet   franqeze   dhe  amerikane në shekullin e XVIII­të, dhe pas Luftës së Parë Botërore mbështetet në të  drejtën   për   vetëvendosje   ndërsa   sot   sovraniteti   bazohet   në   legjitimimin   përmes  përqafimit   të   vlerave   liberalo­demokratike.   Kështu   sovraniteti   nuk   nënkupton   veç  kontrollë dhe pushtet të pakufizuar por edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet dhe  karshi bashkësisë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se p.sh. të drejtat e njeriut s´janë  veç çështje e brendshme e një shteti për një obligim e lidhur me norma dhe kriterie  ndërkombëtare. Në kontekst të ndryshimeve radikale pas fundit të “luftës së ftohtë”  dhe bipolaritetit, e veçanërishte pas sulmeve terroriste të 11. Shtatorit kundër Sh.B.A­ ve u bë një rikonceptim definitiv i nocionit të sovranitetit, si shkak i sigurisë globale  dhe nacionale. Kështu në ketë kontekst politologu amerikan Stephen Krasner sqaron  se   një   ndryshimi   radikal   i   përceptimit   të   shtetit   kërkon   që   edhe   zgjidhja   të   jete  esenciale, duke ofruar vetë formulën e quajtur “sovraniteti i ndarë” (Krasner: 2004).  Kjo do të nënkuptonte involvimin e shteteve të huaja në strukturat e shtetit të caktuar  dhe në qeverisjën e saj për një kohë të pacaktuar. Një  rast i tillë dhe klasik i “ndarjës”  së   sovranitetit   është   edhe   Kosova.   Madje   sovraniteti   është   jo   vetëm   ndërmjet  vendorëve dhe ndërkombëtaëeve pra në dy, por në fakt tash me praninë e më shumë  aktereve të jashtëm (Eulex dhe ICO) madje  edhe në tre e duke llogaritur Serbinë  edhe në katër pjesë i ndarë. Pra një sallatë sovranitetesh, që në esencë e konteston  sovranitetin e Kosovës. Ndërsa sovraniteti s´mundet kurrë të jetë  i kontestuar, ai ose  pranohet ose luftohet. Ose mund të jesh pronar ( apo edhe qiraxhi) ose mund të  jesh  uzurpator, sidoqoftë zoti i shtëpise duhet të dihet.  53

Duke qenë për rreth nëntë vjet një Protektorat i UNMIK­ut dhe duke mos pasur gjatë  gjithë kësaj kohe kurrfare ndikimi në pjesën veriore të vendit, Kosova ka vështirësi të  përcaktoj faktikisht se cfarë shteti është dhe deri ku shtrihet sovraniteti i saj. Nëse nuk  arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët brenda një kohe të shkurtër,  Kosova jo vetëm që mbetet “konflikt i ngrirë”, por me kontestimin e sovranitetit dhe  rrezikimin e qeniës së saj, humb kuptimin intergriteteti territorial e me këtë edhe vet  shteti i Kosovës. Kështu që qeverisë do të i duhet të dëshmohet me veprim aktiv para  opinionit   se   a   janë   udheheqës   të   merituar   shtetëror,   a   mund   të   shpëtojn   vërtetë  Kosovën nga një shkëputje apo janë vetëm burokrat fjalëplot që do t´i gjykoj historia.  Sidoqoftë,   koha   është   që   të   ndërrmerret   diçka   konkrete,   se   të   gjithë   po   dijnë   të  këndojnë   për   Mitrovicën,   por   si   të   bashkojnë   atë,   deri   tash   asnjëri.   Kontestimi   i  sovranitetit prandaj është nje provim i lidershipit kosovar se a do të rrumbullakojnë  procesin e shtetëformimit apo me injorimin e këtij problemi do të na sjellin para një  konflikt të përgjakshëm. Edhe pse këtu ndikojnë shumë faktor, në rend të parë mbetet  në   aftesitë   dhe   mundësite   e   tyre,   se   a   do   të   zgjidhin   dhe   si   do   ta   zgjidhin   këtë  hendikep, përndryshe Kosova do të mbetet e paralizuar tërësisht.  ( Express 12. Qershor. 2008)

54

Politika si punësim!
Kur sociologu i njohur gjerman Max Weber, më 1919 në Universitetin e Mynihut mbajti  ligjeratën e shkëlqyeshme, të emëruar „Politika si profesion“ , u vunë në pah disa  njohuri   dhe   koncepte   të   reja   mbi   organizimin   e   shtetit.   Kështu   ai   identifikoi   disa  kriterie bazë, që e karakterizojnë shtetin modern. Përveç sovranitetit dhe legjtimitetit  brenda një teritori të caktuar (që ai e përshkruante edhe si monopol i dhunës fizike),  element   tjetër   përbërës   i   shtetit   është   edhe   burokracia­   term   i   cili   për   të   i   ikë  konotacionit negativ, sot zakonisht quhet administratë publike. Administrata sipas tij  ishte   bartës   kyq   i   shtetit,   dhe   ajo   duhej   të   ishte   profesionale   dhe   politikisht   e  paanshme. Tash, gati 90­vejt më vonë, kur disa shtete tashmë janë duke aplikuar të  ashtuquajturën “e­qeverisje” (pra administrim dhe shërbime administrative qytetareve  përmes teknologjisë informative), administrata shteterore merr formë dhe funksion të  ri.   Mirëpo   në   vendet   sikur   Kosova,   ku   shteti   është   ende   në   fazën   fillestare,   roli   i  adminstratës   është   i   rëndesis   së   veçantë,   sepse   pasqyron   vet   funksionimin   apo  mosfunksionimin e një shteti. Weberi   e   përshkruan   administraten   në   përgjithësi   si   një   organizim   me   rregulla  specifike   dhe   e   specializuar   ne   njësi   të   veçanta   dhe   detyra   te   caktura.   Personeli  administrativ është i ndarë nga  qeveritarët  politik. Autoriteti politik është vertikal,  i  organizuar   në   një   hiearki   dhe   e   rekrutuar   nga   pozita,   merita   ose   forca   politike.  Ndërkaq   zyrtarët   e   administratës   zgjedhen   zakonisht   në   formë   të   hapur,   përmes  konkurseve dhe në bazë të ekspertizës (përvojës dhe përgaditjes profesionale). Keta  të fundit s´janë vendimmarrës por i zbatojnë vendimet dhe uredherat e marra nga  institucionet shteterore.  Pjesa   dërmuese   e   administratës   në   shumicën   e   shteteve   perendimore   është  krejtsisht e profesionalizuar dhe e zhveshur nga përkatesia partiake. Një praktike e  cila nganjëherë përshkruhet edhe si teknokraci. Problemi qenësor i së ciles qëndron  55

në dilemën, se kush e kontrollon kë, dhe me çfarë motivesh. Një dilemë e cila u  potencua në Kosovë në formë të zbehtë, vetëm në rastin e formimimt të Shërbimit të  Intelegjencës. Në fakt administrata duhet të mbikqyret nga instancat e larta, por jo të  sundohet dhe të varet nga interesat e pushtetit.  Në shtetet me traditë të dobët demokratike siç është Kosova administrata është e  politizuar skajshmërisht, duke iu nënshtruar autoritetit politik verbësisht, dhe para së  gjithash duke iu shërbyer interesave partiake e klanore. Ky fenomen socio­politik jo  vetëm që është i dëmshëm për demokracitë fillestare por mund të jetë për një shtet  edhe faktor vendimtar për zhvillimin si dhe për vet ekzistencen e mëtutjeshme. Për  shembull   shtetet   e   dështuara,   lëngojne   në   masë   të   madhe   nga   uzurpimi   dhe  keqpërdorimi   i   institucioneve   shtetërore   nga   ana   e   grupeve   të   ngushta   politiko­ ushtarake.  Një klientelizëm i këtillë pamundëson zhvillimin e mirëfilltë shoqëror e politik, pasi  puna e shërbyesve civil më shumë duhet të përputhet me interesat e partisë dhe  klaneve të ndryshme sesa me detyrat e deleguara apo nevojat e duhura. Kjo tashmë  është   bërë   një   traditë   e   keqe   në   politikën   ballkanase,   që   për   pasojë   ka   një  administrim të tmershëm në nivele dhe struktura të ndryshme. Nëse administrata,  njejtë sikur gjyqësia, vazhdon të jetë komplet e varur nga interesat e ngushta partiake  dhe të jetë në shërbim të tyre, atëherë do të jetë tejet vështirë që të konsolidohet  demokracia dhe ky shtet të jetë stabil e funksional. Gjithashtu, nëse nuk çrrënjoset  një trend i tillë, duhet të presim që pas çdo zgjedhjesh do të kemi edhe nga një  administratë të re. Një administratë e përbërë kryesisht nga partizan dhe aktivista  partiak,   aftesitë   profesionale   dhe   eksperienca   e   të   cilëve   veç   se   mund   të  paramendohet. Andaj s´duhet të çuditemi, pse për çdo palë zgjedhje aq shumë bie  nurmi i votuesve, dhe pse dita­ditës qytetarët po zhgënjehen nga shteti i tyre.  ( Express 6. Korrik 2008)

56

„Shtet i poshtër­ shtet pasiv!“:  Qasjet postmoderne mbi  shtetin kosovar. 
Shteti është shumë i rëndësishëm dhe mjaft i ndërlikuar që t´i lihet vetëm në duart e  politikanëve, prandaj historia e mendimit politik është po aq e lashtë sa edhe vet  organizimet e para shoqërore. Bie fjala, Platoni shkruante për shtetin qysh në kohën  antike dhe pjesa dërmuese e mendimtarëve evropian që nga koha e iluminizmit e  këndej nuk mund t´i shmangeshin kësaj teme dot. Nësë do të bënim një krahasim  alegorik   mund   të   thuhet   se,   shteti   për   shkencat   humane   e   sidomos   ato   politike  nënkupton atë  çka trupi perfaqëson per mjekësin; pra edhe një objekt studimi por  njëkohesisht edhe një burim dilemash e problemesh që duhet zgjidhur.  Për një kohë të gjatë rëndesia e teoretizimeve mbi shtetin ishte margjinalizuar, duke  konsideruar pjesëriste se për shtetin është thënë në shekujt e kaluar mjaft, dhe se  tani,   forma   e   organizimi   i   tij   mbetet   në   esencë   pa   ndryshime   të   mëdha.   Pasi   që  ekzistonin   studime,   libra,   ese   dhe   përkufizime   të   bollshme,   supozohej   se   tashmë  57

dihet çka është, si funksion dhe si duhet të funksionoj një shtet i vërtete. Në fillim të  viteve 1980 David  Easton  pohonte  se  ekzisojnë  mbi  140  definicione   shkencore të  ndryshme për shtetin.  Por shpjegimet Weberiane sipas të cilit shteti, është shuma e  instituticioneve publike brenda një teritori të caktuar më qellim te formimit të rendit  publik,   duke   poseduar   monopolin   e   forcës   fizike,   është   një   ndër   kuptimet   më   të  shpeshta dhe më të diskutueshme mbi shtetin. Në këtë kontekts sidomos legjitimiteti  si   dhe   sovraniteti   i   brendshëm   dhe   i   jashtëm   bëhen   parakushte   të   stabilitetit   dhe  zhvillimit të shtetit.  Megjithese teorite e zhvillimeve te shoqerise kah mesi i shekullit te kaluar ishin te  shumta dhe te ndryshme, pjesa e madhe e tyre anashkalonin ne kete kontekst rolin  dhe rendesin e shtetit. Por  qështja me relevante nder studiesit, ne rend te pare tek  politologet, qendronte ne dilemen; Pse disa shtete jane me te zhvilluara se tjerat, kur  dihej se madhesia gjeografike dhe masa demografike nuk jane vendimtare per nje  gje te tille. Ne vitet 50­ta dhe 60­ta, ishte forcuar teza se modernizimi i shoqerise e  forcon shtetin sikurse edhe qe konsolidimi i strukturave shteterore e shtyen shoqerin  kah   modernizimi.   Kalimi   prej   nje   shoqerie   tradicionale   ne   ate   moderne   do   te  mundesohej, sipas teorise se modernizimit, permes industrializimit dhe urbanizimit.  Kjo dhe mjaft teorie tjera nuk mund te i rezistonin ndikimeve ideologjike te kohes se  >Luftes   se   ftohte<.   Derisa   shtetet   komuniste   pretendonin   me   forcimin   e   shtetit  „njeriun e ri socialist“ te e formonin, shtetet perendimore e perdornin forcimin e shtetit  ne sensin liberalo­kapitalist si nje doktrine sigurie dhe strategj te politikes se jashtme  per   te  parandaluar  influencen  komuniste   dhe  shtrire  interesat   e  tyre  nacionale  ne  vendet e se ashtuquajteres botes se trete.2 

2

Keshtu argumenton historiani amerikani qe qeverite e atehershme amerikane kishin zhvilluar politike te jashtme dhe Strategji te tille qe te iu ndihmohet qeverite te vendeve afrikane dhe lationoamerikane ne perpjekjet e tyre per modernizim e demokratizim. Shihe. Michael. M. Latham: Modernisation as Ideology. American Social Science and “Nation-Building“ in the Kennedy Era. University of North Carolina Press, Chapel Hill- London, 2000

58

Perkunder epokes se dekolonizimit dhe krijimit te shteteve te reja, shteti dhe raport i  shtetit   me   shoqerine   nuk   ishte   ne   qender   te   vemendjes   akademike   e   as   politike.  Anipse   shkencat   politike   ne   rend   te   pare   jane   te   interesuara   qe   te   studiojne  marredheniet   e   shoqerise   me   autoritetin   dhe   pushtetin   politik,   qe   ne   fakt   paraqet  shtetin, kishte perqendrim te interesit me shume ndaj sistemit politik dhe idelogjise.  Derisa ne lindje mesohej per socializmin dhe komunizmin si nje sistem ideal politiko­ shoqeror qe duhej mbrojtur edhe teoritikisht ne cdo menyre, perkundrazi ne perendim  ishte   demokracia   teme   e   studimit   dhe   diskusit   qendror   ne   lemit   e   ndryshme  shkencore.   Keshtu antagonizmi mes dy fuqive te atehershme boterore kishte venë  per nje kohe debatin per institucionet dhe politiken shteterore ne rend te dyte duke i  japur asaj ngjyrime ideologjike. Me renien e bipolaritetit jo vetem qe u krijua nje rend  boteror   unipolar   qe   qoj   ne   fenomenin   kompeks   te   njohur   me   vone   me   tremin  pergjithesues­   globalizim,   por   u   krijuan   edhe   vatra   te   reja   krizash   qe   sollen   edhe  rreziqe   te   shumta   ne   sigurine   nderkombtare.   Keshtu   lufterat   dhe   konfliktet   e  armatosura nuk zhvilloheshin aq shume ndermjet shteteve, sa perbrenda shtetit dhe  ndermjet   aktereve   dhe   me   motive   te   ndryshme.   Keto   luftera   karakterizohen   me  zhdukjen e monopolit te pushtetit dhe kontrollit teritorial nga ana e shtetit. Tendencat  e privatizimit te shtetit nga individe (te njohur edhe si „Warlord“) apo grupe te ngushta  klanore   jane   fenomene   qe   perhapen   kah   vitet   1990­ta,   sidomos   ne   disa   vende  afrikane.3  Qe nga Paqja e Vestfalise nga viti 1648 e qe fuqizohet edhe permes Konventes se  Montevideos nga viti 1933, percaktohen elementet qe perbejne shtetin, e ato jane  territori i perkufizuar, populli i caktuar dhe pushteti i centralizuar. Nese njera nga keto  elemente si dhe funksionet qe dalin nga keto si: siguria, mireqenia dhe legjitimiteti 

3

Filmat e fundit si „Mbreti i fundit i Skotlandes“, dhe „Diamantet e pergjakur“ paraqesin nje pjese te ketyre problemeve, edhe pse natyra e ketyre fenomeneve eshte shume me komplekse sesa qe mund nje film holivudian te i ve ne pah.

59

mungojne   atehere   shteti   behet   faktikisht   shtet   i   deshtuar.4   Sidomos   pas   sulmeve  terroriste te 11 Shtatorit doli ne pah edhe aspekti i sigurise globale, si rezultat i kesaj  problematike. Mungesa e nje autoriteti shteteror mundeson grupimeve te ndryshme  terroriste qe aktivitetet e tyre te i shtrijne lirshem brenda nje territori te pakontrolluar.5 Keshtu brenda nje kohe te shkurter qeshtja e “shteteve te deshtuara” u be interesante  dhe e pashmangshme per qarqe te ndryshme anembane  rruzullit tokesor. Shume  studies e analiste politike­ sidomos ata amerikane, kerkonin nje konceptualizim te ri  ndaj shtetit. Gjithashtu shkeljet e rende te drejtave te njeriut, vecanerisht pastrimet  etnike dhe gjenocidet paraqisnin nevojen qe qasja ndaj shtetit te ndryshoje dukshem  ne bashkesine nderkombetare. Shteti behet si pjese e problemit ashtu edhe si enisje  e   zgjidhjes   se   saj.   Keshtu   ne   kete   kontekst   politologu   amerikan   Stephen   Krasner  sqaron se nje ndryshimi radikal i perceptimit te shtetit kerkon qe edhe zgjidhja te jete  esenciale,   duke   ofruar   vete   formulen   e   quajtur   “sovraniteti   participativ”:   Kjo   do   te  nenkuptonte involvimin e aktereve te jashtem ne strukturat e shteti te caktura dhe  qeverisjen e saj per nje kohe te pacaktuar.6 Nje rast i tille i “ndarjes” se sovranitetit eshte edhe Kosova. Madje sovraniteti eshte jo  vetem   ndermjet   vendoreve   dhe   nderkombetareve   pra   ne   dy,   por   ne   fakt   tash   me  pranine e me shume aktereve te huaj madje edhe ne tre e kater pjese i ndare. Duke  qene per rreth nente vjet nje Protektorat i UNMIK­ut, Kosova ka ende veshtiresi te  percaktoj teresisht se cfare shteti eshte dhe deri ku shtrihet sovraniteti i saj. Vete fakti  se Kosova eshte nje rast sui generis ne te drejten nderkombetare dhe qe si shtet u  krijua ne rrethana unike e sigurisht te paperseritshme, eshte veshtire te klasifikohet  ne rendin e atyre shteteve postkomuniste qe kaluan tranzicionin apo jane akoma ne 
4

Shihe per me shume. Ulrich Schneckener: States at Risk. Fragile Staaten als Sicherheits- und Entwicklungsproblem,Diskussionspapier, Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP) Berlin 2004 5 Krahaso. Stuart Eizenstat/John Edward Porter/ Jeremy Weinstein: Rebuilding Weak States, ne: Foreign Affairs, Vol. 84, No. 1, 2005 6 Stephen D. Krasner: Sharing Sovereignty. New Institutions for Collapsed and Failing States, in: International Security. Vol. 29, No. 2 : 2004 fq. 108

60

ate   proces.   Pervec   problemeve   te   natyres   legale   dhe   funksionale   me   te   cilat  ballafaqohet   ky   vend,   eshte   edhe   qeshtja   e   legjitimiteit   te   institucioneve,  respektivishte perceptimi “postmodern” i shtetit nga ana e qytetareve ajo qe e ben  kete shtet te ri, si nje femije te padeshiruar, ku secili grupim dhe entitet politik e don  per vete dhe ndryshe nga te tjeret.  Keshtu derisa serbet e kane veshtire te ndahen  nga  e  kaluara  kur  sundonin   si   kolonizator ne   gjendje  gati apartheidi,  shqiptaret e  kane   gjithashtu   veshtire   te   pajtohen   me   ate   se   a   duhet   dhe   si   munden   te   e  shendrojne nacionalizmin etnik ne patriotizem shteteror apo patriotizem kushtetues  sic e quan Jürgen Habermas. Shpesh pohohet ne shtypin e vendit se vetedija qytetare eshte e ulet ne Kosove, se  raport i shendosh ndermjet strukturave shteterore dhe shoqerise nuk ekziston si i tille  dhe se shteti personifikohet me shume me pushtetmbajtesit dhe politikberesit sesa  me vlera te ghera shoqerore.  Por cka mungonte deri tash ne kete spekter sqarimesh ishte ekzistenca reale dhe  faktike   e   shtetit.   Tash   kur   edhe   formalishte   ne   cdo   dokument   zyrtar   figuron  nenshetesia kosovare, pastaj edhe te gjitha atributet nominale te nje shteti te pavarur,  shtrohet pyetja si qendron kosovari karshi institucioneve, si e sheh shtetin e vet dhe  cfare ndjenja ka ne kete kontekst? Megjithese shteti perfaqeson edhe idealet e nje  shoqeri  per liri, ne Kosove kjo shume lehte mund te behet nje “burg kolektiv”, ku  skamja   ekonomike   e   sociale,   presionet   psikologjike   nga   kaosi   urbanistik,  komunikacioni   i   sterngarkuar,   nga   mungesa   dhjetevjeqare   e   rrymes   dhe   drites,  padrejtesite dhe abuzimet e shumta te nomenklatures dhe shume mjerime te tjera e  shtyen njeriun te zhveshet nga perkatesia dhe obligimet qytetare, dhe kete shtet fillon  te e urrej. Nje urrejtje e lindur nga zhgenjimi dhe perzierjie e politikes ditore me vet  shtetin. Nje banalizim i lirise qe ven sprova te reja, sprova qe jo ralle behen deshtime  te renda. 61

Ne nje vend ku pushteti ishte aparat i dhunes dhe ku shteti ne gjuhen popullorçe  quhej ose hyqymet (nga turqishtja) apo  edhe drzhava ( nga serbishtja),  pasqyron  shume qarte se cfare raporte kishte kjo shoqeri me nje shtet te cilin jo vetem qe e  njihte si te huaj por edhe bukvalishte e pershkruante si te tille.  Prandaj shtetit kosovar do te i duhet bukur kohe dhe mund qe te fitoj besim te plote  tek   qytetaret   e   vet.   Sikurse   edhe   permes   nje   pune   me   te   intesifikuar   te   krijoj  identifikimin   e   kosovarit   me   shtetin.   Por   per   ndodhe   kjo   duhet   qe   se   pari   vet  udheheqesit te perceptojne veten si kosovare, gje te cilen deri tani jo aq shume dhe  aq shpeshe mund te verehej nga ana e tyre. Sigurisht kjo s´do te jete hapi i vetem  dhe i duhur, jane dhe nje mori faktoresh tjere qe ndikojne ne perceptimin pozitiv te  shtetit. Duke u nisur qe nga standarti jetesor, shkalla e punesimit, raportit te politikes  me   shoqerine   dhe   deri   te   situtata   e   sigurise   jane   faktore   te   rendesishen   ne  percaktimin se sa neser do te jemi krenar ne shtetin dhe shtetesine tone kosovare.  Nga ana tjeter perderisa gati nje e katerta e territorit nuk kontrollohet nga Prishtina  sovraniteti eshte jo vetem i kontestueshem por ne fakt eshte sovranitet nominal, pasi  shteti mbetet i kufizuar dhe i hendikepuar ne kontrollin e plote brenda kufijve te vet.  Kjo mangesi reflektohet ne syte e qytetareve pa medyshje negativisht dhe le pasoja  serioze ne qeshtjen e legjitimitetit.  Nëse   shteti   përkufizohet  ne   baze   te   territorit,   popullit   dhe   pushtetit  atëherë   duhet  pyetur;  a  mjaftojnë   vetëm këto  kritere  qe  një   shtet ne  këtë  kohe  te   globalizmit  te  ekzistoj. Përgjigja është sigurisht se jo! Shteti duhet te ofroj edhe një perspektive për  qytetaret e vet, e  cila  nënkupton një  ardhmëri  te sigurte.   Përkundrazi sarkazmi  i  humoristëve tanë, se kemi një shtet të poshtër dhe pasiv, do të përkojë vërtet dita­ ditës më shumë me realitetin në Kosovë. (Express 13. Korrik. 2008) 

62

Sfidat e vërteta të shtetit.
Gjatë   viteve   të   kaluara,   çështja   e   sovranitetit   ishte   temë   diskutimi   në   qarqe   të  ndryshme,   veçanërisht   në   ato   shkencore.   Sidomos,   në   kontekts   të   shteteve   të  dështura, adresimi i problematikës së kontrollit efektiv të hapesirës shtetërore dhe  kapacitetit   të   ushtrimit   dhe   shtrirjës   së   pushtetit,   sfidonte   drejtpërdrejt   qasjen   dhe  kuptimin e deri atëhershëm të sovranitetit. Madje, u zbuluan një grumbull konceptesh  e   nocionesh,   të   cilat   kishin   për   detyrë   të   përshkruanin   fenomenin   me   të   cilin  ballafaqohej   shteti.   Kështu   disa   situatën   në   të   cilën   gjendej   tashmë   shteti   e  karakterizonin   me   termin   post­sovraniteti.   Në   këtë   perfundim   arrinin   sidomos   në  baze të indikacioneve që tregonin shumë shtete anembanë botës, shtete të cilat jo  63

vetëm   që   nuk   përmbushnin   kërkesat   e   nevojat   e   qytetarëve   për   një   mirëqenie  ekonomiko­sociale dhe administrim të duhur, por nuk arrinin as lirinë dhe sigurinë  fizike të ju ofronin.  Duke   u   këndellur   dalëngadalë   nga   euforia   e   proklamimit   të   pavarësisë,   duket   se  shoqëria   kosovare   gjithnjë   e   më   shumë   po   kalon   në   ekstremin   tjetër,   në   atë   të  depresionit   dhe   defetizmit   kolektiv.   Për   çka   institucionet   shtetërore   jo   vetëm   që  kritikohen, por thuaja ritualishtë demonizohen, njekohesisht duke bërë tradicionalisht  gabimin e ngatërrimit të institucioneve me bartësit e tyre, që gjithësesi kanë mandat  të kufizuar kohor. Në anen tjetër, qeveritarët dhe politikanët e të gjitha ngjyrave, në  vend   që   të   fokusohen   në   zgjidhjen   e   vërtetë   të   problemeve   evidente   merren   me  opinionet publike duke komunikuar me qytetarin shpeshë me frazeologjine e thatë  për kohën e ardhshme të dëshirueshme.  Mirëpo,   sfidat   me   të   cilat   konfrontohet   Kosova   sot   janë   të   shumëanshme   dhe   të  rënda, duke mos lejuar kështu fort kohë e hapësire për shpenzim të energjisë në  çështje të cilat nuk do të kishin momentalisht ndonjë prioritet të veçantë. Kontrolli apo  thënë më qartë, monopoli i dhunës fizike brenda territorit shtetëror përbën bërthamën  e sovranitetit, pa të cilën gjë Kosova mund të hyjë fare lehtë në listën e atyre shteteve  të dështura që zakonisht janë shtete afrikane.  Prandaj nuk duhet të çuditemi shumë;  pse aq « pak » shtete na njohën deri tash ose pse nuk po emërohet ndonjë ministër  apo zyrtar, shumë më shumë duhet të na brengos fakti; pse akoma nuk kemi pika  kufitare dhe dogana në tërë vendin, pse nuk jemi në gjendje të furnizojmë me ujë  banorët   e   fshatërave   të   Mitrovicës   apo   pse   kontrabanda   e   krimi   i   organizuar   po  lulëzojne anembanë? Përkundër të gjitha këtyre problemeve e sfidave, që në shikim të parë mund edhe të  ta humbin optimizmin, duhet theksuar se zgjidhja e tyre është dhe tekefundit duhet të  jetë e mundshme. Por zgjidhja e tyre në fakt nuk varet vetëm nga qeveria, por me  64

anzgazhimin   e   vet   secili   nga   ne   mund   të   kontribuojmë   në   tejkalimin   e   këtyre  sprovave. Sprova që mund të vulosin përfundimisht fatin e këtij shteti, si në aspektin  e zhvillimit të gjithëmbarshëm ashtu edhe në aspektin e dështimit, që detyrimisht do  të hapte kapituj të ri të tragjedive ballkanase.  ( Express 5.Gusht.2008)

65

Politika e jashtme kosovare- realitet apo mit?
Politika kosovare në dy dekadat e fundit ka qenë në parim improvizuese, me më  shumë veprim taktik sesa strategjik. Prandaj edhe ajo çka mund të e quajmë me këtë  rast   politikë   e   jashtme,   ishte   rezultat   i   rrethanave   të   jashtëzakonshme   që  mbizotëronin në të kaluarën. Duke u nisur nga fakti se një ndër prioritet e politikës  sonë gjatë viteve 1990­ta ishte internacionalizimi i çështjës së Kosovës, politika e  jashtme   ishte   a   priori   politikë   e   brendshme   dhe   anasjelltas.   Në   fakt   politika   e  “jashtme” zhvillohej  në Prishtinë  dhe “diplomatët” kosovarë vepronin nga Prishtina  duke takuar delegacione dhe zyrtarë të huaj, të çfarëdo niveli dhe vendi. Kështu që  një dallim esencial mes këtyre dy fushave të veprimit në fakt s´kishte hiç. Kjo dukuri  kaloi në një ­ kushtimisht thënë, traditë të pashkruar në politikën e vendit, duke patur  për   pasojë   mungesën   e   zhvillimit   të   mirëfilltë   të   diplomacisë   dhe   të   politikës   së  jashtme në përgjithësi. Ajo çka deri para periudhës së luftës me frazën “sensibilizim”  të opinionit botëror për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përshkruhej, tani përkthehet  me termin “lobim” për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në të dyja rastet, formimi  dhe fuqizimi i politikës së jashtme nuk përceptohej respektivisht nuk shihet ende si  një   sferë   e   veçantë   politike   dhe   të   një   rëndesie   jetike   për   afirmimin   e   interesave  nacionale në sistemin ndërkombëtarë të shteteve sovrane. Politika e jashtme është  pjesë përberëse e politikës së përgjithshme të një shteti, por reduktimi i saj në “pritje­ përcjellje”   të   diplomatëve   dhe   zyrtarëve   të   huaj   apo   edhe   vetëm   në   lobim,  pamundëson   krijimin   dhe   zhvillimin   e   kapaciteteve,   strategjive   dhe   traditës  diplomatike për një politikë vërtete të jashtme. Sa për ilustrim, departamenti amerikan 

66

i   shtetit   i   kishte   në   kohën   e   themelimit   vetëm   pesë   bashkëpunëtor,   megjithekëtë  kishte një strategji të hartuar të politikes së jashtme amerikane.  Nëse   përfaqësimi   i   duhur   i   interesave   të   vendit   në   arenën   ndërkombëtare   ishte  penguar për shkak të rrethanave specifike politike, kushteve të kufizuara materiale  apo çfarëdo arsye tjetër, tash kur konturat e shtetformimit kanë marrë formën finale,  ky lloj i deritashëm i politikbërjës së jashtme dhe kjo lloj diplomacie duhen të i takojnë  përfundimisht së kaluarës. Përndryshe ministria e jashtme dhe ambasadat e para  mbesin sa për sy e faqe nëse vazhdohet me një konceptim të tillë të   politikës së  jashtme.  Ministria e punëve të jashtme s´duhet të jetë sikur agjension për marrëdhënie me  publikun që propagon te oponentet e huaj për kuazën tonë­ pra njohjën e Kosovës  përmes asaj që po quhet lobim. Por detyrë primare e ministrisë së jashtme është  përpilimi i politikes se jashtme dhe zbatimi i saj, duke identifikuar interesat vitale dhe  qëllimet   parësore   si   dhe   mënyrën   e   jetësimit   të   tyre.   Në   anën   tjetër   mirëpo   lind  dilema: Cilet aktorë dhe faktorë vendosin dhe si vendosin për përpilimin e politikës së  jashtme? Në çka bazohen këto vendime dhe kush i vlerëson apo konrollon ato? Këto  janë   disa   nga   dilemat   që   duhet   vështruar   jashtë   politikës   ditore   dhe   interesave  partiake e klanore. Sepse, koha e humbur me politik të jashtme improvizuese s´do të  kompensohet, aq më keq, rrezikohet trashegimia e një tradite diplomatike e karakterit  protokolar, ku ekspertizat, studimet shkencore­hulumtuese, vlerësimet kompetente e  profesionale dhe planifikimet afatgjata nuk ekzistonin thuaja fare.  Dhe këto çeshtje  nuk janë as detyrë e as fushë veprimi i shoqërise civile ose mediave por e shtetit.  Nëse politikës së jashtme kosovare nuk i vihen themelet e shëndosha tani, duke mos  e politizuar dhe nepotizuar por profesionalizuar dhe funksionalizuar atë, vështire do  të   jetë   që   në   të   ardhmen   do   të   mburremi   me   ambasadat   dhe   perfaqësimin   tonë  jashtë vendit, vështire do të jetë që investimet e huaja të i fitojme për vete, vështirë  67

do të jetë që të kemi shkëmbim studentësh, shkenctarësh, artistësh apo punëtoresh,  vështirë do të jetë që të kemi eksportim te shtuar mallrash dhe shumë vështirë do të  jetë që të dihet se a ka Kosova në të vërtetë politike të jashtme.   ( Express 22.Shtator. 2008)

Beteja diplomatike
Epidemisë së bastoreve në Kosovë iu është shtuar edhe një dimension i ri, ajo me  lojën e numrit të shteteve që e njohin Republikën më të re në botë. Në këtë bastore  kolektive bëhen spekulime dhe kalkulime të llojllojshme se cili shtet dhe kur do të na  pranojë. Largë kësaj loje kolektive virtuale në arenën ndërkombëtare lëvizin gjërat  ndryshe dhe me një dinamizëm tjetër. Në këtë kontekst, anëtarësimi i Kosovës në  OKB paraqet një sfidë të vërtetë për Kosovën dhe veçanërisht për politiken e saj të  jashtme, ngase një pranim i tillë nuk varet vetëm, siç supozohet gabimisht, nga numri  68

i   shteteve   që   e   pranojnë   atë,   por   edhe   nga   disponimi   i   anëtarëve   të   Këshillit   të  Sigurimit.   Implikimet   politike   në   të   drejtën   ndërkombëtare,   respektivisht   në  anëtarësimin e një shteti të ri zakonisht janë determinuese në këtë aspekt.   Neni   i   4­të   i   Kartës   së   Kombeve   të   Bashkuara   e   rregullon   pranimin   e   anëtarëve  respektivisht  shteteve  të  reja  në  këtë  Organizatë   botërore, gjë  që   automatikisht   e  legjitimon atë si shtet sovran dhe të pranuar ndërkombëtarisht. Sipas paragrafit të  dytë të këtij neni, anëtare i ri i OKB­së mund të bëhen ato shtete, propozimi për të  cilën vjen nga Këshilli i Sigurimit dhe e cila miratohet me 2/3 të votave nga Asambleja  e   përgjithshme.   Problemi   i   cili   del   me   këtë   rast,   e   që   nuk   tematizohet   fare   në  opinionin   kosovar,   është   se   pranimi   bëhet   vetëm   nëse   që   të   pesë   anëtaret   e  përhershëm   pajtohen   dhe   së   paku   nëntë   nga   15   anëtarët   e   Këshillit   të   Sigurimit  votojnë për një anëtarësim të tillë ( Neni 27, Paragrafi 3). Kështu   që   anëtarësimi  i  Kosovës  në  këtë  organizatë  është  një   sfidë  jo  vetëm   në  rrafshin   e   të   drejtës   ndërkombëtare   sa   është   në   dimensionin   politik,   duke   marrë  parasysh faktin që në Këshillin e Sigurimit janë të përfaqësuara përveç Federatës  Ruse   dhe   Kinës   (me   të   drejte   veto)   edhe   shtetet   si   Meksika,   Uganda,   Libia   dhe  Vietnami   të   cilat   nuk   e   kanë   pranuar   Kosovën   si   shtet.   Prandaj   përllogaritjet   e  shpeshta që bëhen në „analizat politike“, duhet te kenë të qartë se as 2/3 e shteteve  sa duhet në Asamblenë e Përgjithshme për pranimin e një shteti të ri, nuk mund të  hyjnë në punë, pa u propozuar paraprakisht nga Këshilli i Sigurimit, i cili siç u cek,  mund të bllokohet nga e drejta e vetos nga njera prej anëtarëve të përhershëm apo  thjeshtë   nëse   nuk   votohet   nga   shumica   e   thjeshtë.   Përbërja   e   KS­së   nga   shtetet  anëtare prandaj ka ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje dhe me këtë në fatin e  këtij vendi.  Një   shansë   e   mirë  iu   eshte  ofruar   Kosovës   megjithatë   këto  ditë,   me   zgjedhjen   e  anëtarëve të ri në Këshillin e Sigurimit për dy vjetet e ardhshme si; Turqia, Austria,  Japonia të cilat e kanë njohur, si dhe Uganden dhe Meksikon të cilat se kanë njohur  69

Kosovën por një gjë të tille nuk e përjashtojnë decidivisht. Mirëpo, problemi kryesor  qëndron te qëndrimi i dy shteteve, anëtare të rregullta me të drejtë vetoje, të cilat  edhe e kanë kundërshtuar kategorisht shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Edhe pse  qëndrimi i tyre ka pësuar nje evoluim që nga koha e pavarësimit duke u bërë me  elastik dhe komform realpolitikës, është vështirë të pritet një ndryshim i kursit karshi  çështjes së Kosovës. Në fakt, që nga invazioni ushtarak i Rusisë në Gjeorgji diskursi  zyrtar ka pësuar ndryshime të dukshme. Tonet e ashpra ruse kundër „shkeljes se të  drejtave ndërkombëtare“ siç propagoheshin me rastin e Kosovës, tash ndërlidhen me  interesat   e   tyre   në   Osetinë   Jugore   dhe   Abkazinë.   Përkundër   mosnjohjës   Moskva  vazhdon të ketë përfaqësim diplomatik në Prishtinë, anipse jo në nivel ambasade,  prania e saj nënkupton se Prishtina zyrtare është megjithatë një pikë referuese për  Rusinë. Kështu që një abstenim eventual i Rusisë në KS të OKB­së do të varet nga  raporti   i   shteteve   perendimore   në   lidhje   me   çështjen   e   Gjeorgjisë,   por   edhe   të  Ingushisë dhe Çeçenisë si dhe  me kompromisin gjeopolitik me NATO­n. Në anën tjetër Kina e cila e kundërshtonte shtetësinë e Kosovës duke e ndërlidhur  me rrezikun nga shkëputja e provincës së Tibetit, e ka kuptuar tashmë se Kosova s ´është Tibet e as që Kina s´është Jugosllavia. Mirëpo pozicionimi i tyre për Kosovën  do të varet në masë të madhe nga interesat e saj ekonomike, sidomos në relacion  me Bashkimin Evropian dhe Sh.B.A­të.  Megjithëse njohja nga këto dy shtete të fuqishme nuk duhet pritur në një kohë të  afërt,   levizja   e   qëndrimeve   të   tyre   dhe   eventualisht   pozicionimi   neutral   karshi  Kosovës nuk duhet përjashtuar krejtësisht. Kjo natyrisht do të mbetet diçka hipotetike  nëse   politika   e   jashtme   kosovare   nuk   lufton   fuqishëm   në   betejën   e   pambaruar  diplomatike   e   politike   ku   pala   serbe   është   jashtëzakonisht   aktive   madje   edhe  agresive.  Njohja   e   shtetit   është   hapi   i   parë   i   legjitimitetit   ndërkombëtarë,   interesat   vitale   të  shtetit mirëpo nuk mbarojnë por ato fillojnë aty. Prandaj politika e jashtme kosovare  70

duhet të ketë të qartë, se bashkësia ndërkombëtare, e para së gjithash organizata  më   e   rëndesishme   botërore   OKB­ja,   është   më   shumë   se   numri   i   përgjithshëm   i  shteteve sovrane dhe në këtë sens, secilin shtet duhet të e trajtojë si partnerë dhe  përkrahës të mundshëm në këtë betejë. (Express 24.Tetor. 2008)

Si do të ndryshojë me Obamën edhe politika e jashtme amerikane?
Pasi planet e detajuara dhe strategjitë konkrete të politikes së jashtme, të administratës së ardhshme të presidentit të sapozgjedhur amerikan Barack Obama nuk janë ende të njohura, është definitivisht vështirë të parashihet se cfare ndryshimesh do te pesoj politika e jashtme amerikane. Por sipas programit elektoral dihet botërisht se në politiken dhe sigurinë e jashtme janë paralajmëruar ndryshime të ndjeshëm të kursit, si në rrafshin ushtarak, diplomatik ashtu edhe në raportet bilaterale me disa nga shtetet jo aq miqësore (si p.sh dialogu me Iranin, rikonfigurimi i forcave ushtarake ne Irak dhe përforcimi ne Afganistan etj.). Megjithëse Presidenti nuk është i vetmi faktor qe përcakton politiken e jashtme, një rol jashtëzakonisht te madh luan Kongresi, përzgjedhja e stafit nga ana e tij supozon se ai është vendimtar ne këtë aspekt. Politika e jashtme amerikane në përgjithësi karakterizohet me dy faza kryesore: me ate unilaterale- qe nënkupton përqendrim me te madh ne forca dhe interesa vetjake, si dhe me multilateralizem- pra tendenca te shtura te partneritetit dhe bashkëpunimit me aleatet tjerë. Gjithashtu, dallohen dy doktrina kryesore ne te cilat bazohen politika e jashtme amerikane: e para është shkolla teorike e realizmit dhe ajo e neokonzervatizmit. Nw tw dy rastet interesi kombëtar është pikënisja e politikbërjes se jashtme, dallimi qendron mirëpo ne përkufizimin e saj dhe ne mënyrën e jetësimit tw ketyre interesave. Politika e jashtme e viteve te kaluara ishte ne frymën e neokonzervatizmit, ndersa ajo e ish-presidentit Kllinton veçohej me një multilateralizem me te larte dhe konceptimit me te gjere te interesave kombëtare amerikane. Prandaj fakti se bashkëpunëtoret dhe këshilltarët për politike të jashtme të Obames vijnë në kryesisht nga administrata e mëparshme e presidentit demokratit Bill Klinton sugjeron, që parimisht politika e jashtme e ardhshme do të pësojë ndryshime si ne qasje ashtu ne mënyrën e veprimit. Mirëpo, ne Ballkan dhe ne veçanti për Kosovën kjo s´do te ndikoj dukshëm ose do të ketë reflektim pak e hiç, ngase qe nga presidenti Klinton e deri me tani ekziston një kontinuitet dhe qartësi e preferencave te politikes se jashtme amerikane. Tendencat eventuale 71

mund te jene, siç edhe vërehen qe një kohë, qe ky regjion te ketë me shume nen mbikëqyrje nga BE-ja dhe te jete nen ndikimin me te madh te evropianeve. Një zhvillim i cili shihet ne Kosove me skepticizëm dhe me një frike te theksuar, pasi qe BE-ja nuk flet me zë te përbashkët dhe nuk ndjek një politike të jashtme konsekuente, siç edhe demonstron edhe dezorientimi dhe pafuqia e misionit të saj Eulex. A eshte frika e kosovareve e arsyeshme apo jo, do te mund te konstatohet tek pas këtij viti, kur fillon mandati katervjecar i presidentit Obama. Gjithesesi politika e jashtme e Obames pritet te fokusohet sidomos ne lindjen e mesme, ne ceshtjen e Iranit, Afganistanit eventualisht edhe Pakistanit, ne konventat ndërkombëtare si e Kjotos, etj. Por, ne anën tjetër ne Ballkan do te ketë sigurisht edhe një “rikthim” te qasjes si dhe stafit nga koha e Klintonit, te cilët janë njohës te mire te rrethanave këtu dhe ne ceshtjen e Kosovës kane qene mjaft aktiv. Kështu mbetet te shpresohet se i ardhshmi sekretar i jashtëm amerikan, do te jete njeri nga ata te cilët e shpëtuan dhe e përkrahin fuqimisht Kosovën gjate kohës së administratës të Klintonit.

72

Mandati i misionit dhe çështja e sovranitetit.
I. Mandati kundërthënës thelbi i problemit.

Ditëve   të   kaluara   është   shkruar   e   përfolur   mjaft   rreth   gjashtëpikëshit,   duke  anashkaluar  jo   rrallë   vet  mision   e  ardhshëm   që  do   të  jetë  një   lloj  mutacioni   mes  UNMIK­ut   dhe   Eulex­it.   Kështu   jo   veç   në   Kosovë   por   në   përgjithësi,   misionet  ndërkombëtare,   të   njohura   edhe   si   misione   paqeruajtëse,   kanë   një   histori   të  çuditshme,   që   rrjedh   nga   një   objektivë   humane   për   shmangie   të   konflikteve   të  armatosura, por që në fakt zgjidhjen dhe mënjanimin e shkaqeve të tyre pak e hiç  arrijnë t´i realizojnë. Të krijuara si rrjedhojë e pasojave të tmerrshme dhe çështjeve të  pazgjidhura nga Lufta e Parë Botërore, ato synonin arritjen e një kompromisi mes  palëve   kontestuese   për   territore   me   kufij   dhe   status   të   papërcaktuar.   Lidhja   e  Kombeve kishte marrë përsipër idenë që rastet dhe vendet e kontestuara t´i zgjidhë  përmes  ndërmjetësimit dhe  krijimit  të ashtuquajturave  protektorate  ndërkombëtare,  duke filluar që nga qytetet Dancig, Villna e deri te rajoni i Leticies mes Perusë dhe  Kolumbisë. Mirëpo, ky lloj intervenimi ishtë dëshmuar së shpejti si i dështuar, për të  vazhduar pas Luftës së Dytë Botërore me misionet paqësore në kuadër të Kombeve  të Bashkuara, koncepti i së cilët ishte që palët në konflikt të ndahen përmes zonës së  demilitarizuar me shpresë se me kalimin e kohës do të arrihet ndonjë marrëveshje  paqësore. Që nga ajo kohe këto misione janë zhvilluar si në aspektin operacional  73

ashtu edhe në atë konceptual, duke iu përshtatur rrethanave të krijuara dhe rasteve  të reja.  Misioni i UNMIK­ut dhe pak muaj më vone ajo e Timorit Lindor (UNTAET) shënojnë  edhe   “gjeneratën”   e   re   të   misioneve,   duke   administruar   këto   vende   për   një   kohë  transitore.  Qëllimi   parësor  ishte  arritja  e  paqes  përmes  konsolidimit  te  strukturave  shtetërore qe do te garantonin një paqe te qëndrueshme. Mirëpo, përderisa në rastin  e Timorit Lindor mandati ishte i qartë­ formimi i parakushteve për një referendum  rreth statusit­ pra shtetformimi, në Kosovë, në pamundësi që të arrihet një kompromis  në Këshillin e Sigurimit, ajo me rezolutën 1244 e la gjendjen qëllimisht të paqartë,  duke lënë për pasojë një konfuzitet juridik e politik, që sot e kësaj dite nuk po mund të  mënjanohet. Prandaj, bashkësia ndërkombëtare e në rend të parë UNMIK­u , sado  që te kenë bere përparime në institucionalizimin e përgjithshëm dhe avancime në  sfera të ndryshme për Kosovën, vete diskrepanca mes mandatit të tyre dhe realitetit  në terren, iu ka pamundësuar atyre që të kenë suksese të qëndrueshme. Ky mandat  me një fjalë nuk përfill parimet demokratike dhe është anakronik. Kundërthënia mes  qëllimit   apo   mandatit   te   saj   dhe   zhvillimeve   politike   gjatë   nëntë   viteve   paraqesin  esencën e problemit, në të cilën gjendet sot Kosova. 

II.

Sfidat e sovranitetit.

Kur bashkësia ndërkombëtare hyri në Kosovë, ajo de jure ia pezulloi Jugosllavisë se  mbetur sovranitetin por në anën tjetër ia garantoj asaj integritetin territorial. Kosova  megjithatë u bë shtet i pavarur. Gjithashtu, sot kur “rikonfigurohet” Misioni i UNMIK­ut,  duke   e   ndryshuar   akronimin   por   jo   edhe   mandatin,   sigurohet  tërësia   territoriale   e  Kosovës por nuk respektohet edhe sovraniteti i saj. Kështu pohohet se Eulex­i do ta  mbroj sovranitetin tonë, gjë që le të kuptohet se shteti kosovar s´qenka sovran pasi  sovranitetin duhet t´ia mbroj dikush tjetër. E kjo s´do të ishte ndoshta aq tragjike sikur  74

misioni   i   ri   të   kishte   mandatin   e   qartë   qe   strukturat   paralele   serbe   dhe   pjesën   e  Kosovës të pakontrolluar nga qeveria ne Prishtinë, vërtetë të e integroj në një sistem  të vetëm shtetëror. Siç ishte për shembull mandati i administrimit të përkohshëm të  Sllavonisë   lindore,   Baranjës   dhe   Sremit   perëndimor   gjatë   viteve   1996­1998   nga  misioni   i   Kombeve   të   Bashkuara   (UNTAES),   për   ribashkim   te   këtyre   trevave   në  Kroaci.   Por   pikërisht   nga   kjo   paqartësi  e   mandatit   lind  edhe   frika,   se   në   vend   të  integrimit dhe konsolidimit të tërësishëm shtetëror, serbët do të aspironin krijimin e dy  njësive politike e administrative në Kosovë përmes ndonjë lloj federalizmi (që njihet  nga Beogradi edhe si plani i Kantonizimit) apo do të synonin shkëputjen e kësaj pjese  nga Kosova (duke ndjekur strategjinë e së ashtuquajturës ndarje funksionale). Prandaj Kosova duhet që të funksionalizohet sa më shpejt si shtet, duke ngritur dhe  forcuar   kapacitetet   institucionale.   Pastaj   duhet   të   ketë   raporte   të   qarta   dhe  konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Eulex­in, si dhe duhet që sa më  energjik   të   luftojë   në   betejën   diplomatike   me   qëllim   që   sa   më   parë   të   kyçet   në  organizmat   ndërkombëtare   ku   do   të   mund   të   mbronte   interesat   dhe   qëndrimet  kombëtare.   Sfida   e   politikes   dhe   diplomacisë   kosovare   duhet   të   jetë   shfuqizimi   i  rezolutës 1244 dhe jetësimi i sovranitetit te saj ne tere Kosovën. Sepse çdo vonim  apo dështim në këtë aspekt do të thotë edhe një zhgënjim kolektiv më tepër dhe një  hap më afër destabilitetit të tërë rajonit.  

75

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful