You are on page 1of 6

Ndërmarrsi

1

Ndërmarrsi

1

JETMIR SHALA, GL Design

Ndërmarrësia është një proces dinamik i ndryshimit të vazhdueshëm të structures ekonomike dhe të efektivitetit të saj, në të cilën individët marrin përsipër rrezikun për rezultatet e afarizmit. Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge “franchir”, që do të thotë “të lirohet”. Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit-kontratë që blerësit (franshizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (franshizorit). E drejta tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësishtë të subjekteve ekonomike përgjithësishtë. E drejta tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprocikishtë subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike. Tregtari – si nocion është përfshirë në sistemin juridik kroat me nxjerrjen e Ligjit mbi shoqëritë tregtare dhe nënkupton emërtimin përmbledhës për personin juridik ose fizik i cili ushtron një veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit Ortakëria – është një formë e organizimit të veprimtarisë që nuk është person i pavarur juridik, e as një formë e shoqërisë, por një mardhënie kontraktuese në kuadër të së cilës dy ose më shumë persona bashkojnë punën dhe pasurinë e vetë për realizimin e një ndërmarrje. Zejtaria – nënkupton ushtrimin e veprimtarisë ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit. Shoqëria tregtare është personi juridik që krijohet me aktin mbi themelimin ose me kontratën ndërmjet dy ose më shumë themeluesve të shoqërisë, që bashkojnë kapitalin me qëllim që në kuadër të të njëjtës firmë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit.. Shoqëritë e personave – janë shoqëri tregtare në të cilat anëtarët i lidhin veçoritë dhe puna e tyre. Shoqëritë e kapitalit – janë shoqëri tregtare që si bazë të bashkimit e kanë kapitalin, te cilin thmeluesit e bashkojnë në para, sende ose të drejta.

kurse ky detyrohet ta paguajë qiranë. nevojat dhe dëshirat në hapsirën dhe kohën e veprimit të ndërmarrësit. zakonet dhe shprehitë. përkatësishtë të punëve publike. Ortakëria është një formë e organizimit të veprimtarisë ekonomike në të cilën obligohen në mënyrë të ndërsjellë dy ose më shumë persona që për realizimin e një qëllimi të përbashkët të bashkojnë punën dhe/ose pasurinë e vet. kultura. nga të cilët së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë në mënyrë solidare dhe të pakufizuar me tërë pasurinë e vetë(komplementarit). qarkullimit dhe ofrimit të shërbimeve në treg. Me kontratën mbi qiranë qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit t’ia dorëzojë sendin e caktuar për përdorim. JETMIR SHALA. Kontrata është veprim i dyanshëm juridik që lindë me shprehjen e lirë të vullnetit të palëve kontraktuese (me konsensusin e palëve) ose me shitjen e sendeve. Shoqëria aksionare është shoqëri tregtare e kapitalit. Mjedisin shoqëror e përbëjnë sistemi i vlerave. konkurentët dhe tregu i punës. sekondar. Infrastruktura është një tërësi e degëve dhe e veprimtarive me objektet dhe parimet përkatëse që mundësojnë zhvillimin normal të sektorit primar. terciar dhe të aktiviteteve me interes të përgjithshëm shoqëror. GL Design 2 . dhe sipas kësaj baze marrin pjesë në kapitalin themelor.Ndërmarrsi 2 Shoqëria tregtare publike – është shoqëria në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët. furnitorët. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është shoqëri tregtare e kapitalit që e themelojnë një ose më shumë persona fizikë dhe juridikë me anën e deklaratës për themelimin ose më marrëveshjen shoqërore në bazë të së cilës në shoqëri derdhin kuotat e kapitalit themelor në shuma të ndryshme. stili i jetesës. Shoqëria komandite – është shoqëri e personave në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët. Me kontratën mbi veprën detyrohet kryesi i punëve(ndërmarrësi) të kryejë një punë të caktuar (fizike intelektuale). kurse blerësi detyrohet që për këtë ta pagujë shpërblimin e caktuar. qëndrimet dhe bindjet. në të cilën anëtarët e shoqërisë (aksionarët) marrin pjesë më kuotat e kapitalit themelor të ndarë në aksione. kurse huamarrësi detyrohet që pas një kohe të caktuar t’ia kthejë të njëjtën shumë të parave ose të njëjtën sasi apo llojin e njëjtë të sendit. ngase blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin e caktuar. arsimimi. ndërkaq së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë deri në shumën e kuotës së kapitalit të vetë që e ka derdhur në shoqëri(komanditori). kurse secili anëtar i shoqërisë u përgjigjet kredituesve të shoqërisë në mënyrë të pakufizuar dhe solidare me tërë pasurinë e vetë. Zejtari është person fizik i cili ushtron në mënyrë të pavarur dhe të përhershme një ose më shumë veprimtari ekonomike plotësuese me qëllim të realizimit të fitimit në kuadër të prodhimit. Kontrata mbi shitjen është kontratë me të cilën shitësi zotohet se sendin që e shet do t’ia dorëzojë blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij. Mjedisin ekonomik të ndërmarrësve ë përbëjnë: blerësit. Me kontratën mbi huanë huadhënësi detyrohet që huamarrësit t’ia dorëzojë shumën e caktuar të parasë ose sasinë e caktuar të sendeve tjera të zëvëndësueshme.

në të cilat ndërmarrësi mundë të ketë ndikim më të vogël ose më të madh. Mikromjedisin e ndërmarrësit e përbëjnë pjesmarrësit dhe ndikimet e mjedisit të afërt të ndërmarrësit. Çmimi është instrument i shitjes me të cilin ai harmonizohet me kërkesat e blerësve nëpërmjet politikës së çmimeve(të larta ose të ulëta) që përfshinë lëshimet. por duhet t’u përshtatet.(Fhilip Kotler) Tregu është një mekanizëm nëpërmjet të cilit. i menaxhimit të potencialeve njerëzore dhe shërbimi i punëve të përgjithshme. blerësit dhe konsumatorët. si dhe i mënyrave dhe mjeteve me anën e të cilave do të realizojë qëllimin e përcaktuar duke e aplikuar konceptin e marketingut. Procesi i marketingut nënkupton vazhdimin e veprimtarisë së marketingut nga ofertuesi (prodhuesi ose shitësi) deri te blerësi dhe konsumatori. Procesi i marketingut përbëhet nga këto faza: Hulumtimi i rrethanave të volitshme në treg. por në të cilët ndërmarrësi nuk mundë të ndikojë. i kërkimeve dhe i zhvillimit. i kontrollingut. Shërbimi informatik është sot shërbimi më dominues dhe më me ndikim Zona afariste është një hapësirë e kufizuar me një infrastrukturë të rregulluar për nevojat e ndërmarrësit brenda së cilës zhvillohet aktiviteti i caktuar ekonomik Marketingu nuk është arti i kërkimit të mënyrës për të plasuar atë që e ke prodhuar. GL Design 3 . me ndërveprimin e tyrë caktohen çmimet e mallrave e të shërbimeve dhe sasia e tyre. JETMIR SHALA. Qëllimet sekondare – nënkuptojnë plotësimin e nevojave personale dhe të nevojave të mjedisit dhe vetë komunikimin me mjedisin. Strategjia e marketingut është planifikim i qëllimeve dhe detyrave afatxhata që ndërmarrësi ia ka parashtruar vetes. shitjen me këste. konkurrenca. por është arti i krijimit të vlerës unike për blerësin. Makromjedisin e përbëjnë të gjithë pjesmarrësit dhe faktorët e rëndësishëm për afarizmin e ndërmarrësit. ndërmjetësit në marketing. Tregu shpeshherë konsiderohet si vend ku takohen shitësit e blerësit dhe i shkëmbejnë mallrat dhe shërbimet e tyre me para. i organizimit. Planifikimi i miksit të marketingut. i auditimit.Ndërmarrsi 3 Qëllimet primare – nënkuptojnë realizimin e detyrave themelore të afarizmit dhe përcaktimin e vizionit të zhvillimit të ndërmarrësit. Segmentimi i tregut nënkupton ndarjen e tregut në grupe të kosumatorëve ose në pjesë të tregut. Veprimi operativ dhe Mbikëqyrja dhe kontrolli. Zgjedhja dhe definimi i strategjisë optimale. Në mikromjedisin e ndërmarrësit bëjnë pjesë: Furnitorët. e më qëllim të plotësimit të nevojave reciproke të blerësve dhe shitësve. opinioni. si dhe planifikimin e qëllimeve afariste dhe zgjedhjen e strategjisë për realizimin e tyre. i kontabilitetit. përkatësisht me kredi. Në afarizmin modern dhe të organizuar në mënyrë cilësore më së shpeshti organizohen këto shërbime të infrastrukturës: i informatikës. Shkembimi është një proces i ndërrimit të pronësisë.

veçmas të atyre fillestare. Struktura financiare vertikale përfshin strukturën e aktives dhe të pasives së bilancit pasuror të ndërmarrësit. GL Design . bashkërishtë e bartin rrezikun e afarizmit dhe e shpërndajnë fitimin Kreditë bankare afatshkurtëra – janë një formë e shpeshtë e burimeve të huaja të financimit Financimi afatgjatë i ndërmarrësve nga burimet e huaja nënkupton investimet ne blerjen e pasurisë afatgjate. Bilanci është një pasqyrë sistemore e kontabilitetit lidhur me gjendjen e pasurisë. borxheve (detyrimeve) të shoqërisë dhe të kryegjësë së pronarit në ditën e caktuar. Kontabiliteti nga aspekti i veprimtarisë kontabël – nga aspekti i veprimtarisë kontabël. Financimi fillestar – duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të kapitalit fillestar për themelimin dhe fillimin e punës së ndërmarrësit gjë që nënkupton sigurimin e burimeve afatgjata për financimin e investimeve fillestare në mjetet afatgjata dhe në mjetet e përhershme të xhiros. blerjen e paisjes. kur ata nuk posedojnë burime të mjaftueshme vetjake dhe të huaja kredituese. gjë që nënkupton financimin e mjeteve të nevojshme të xhiros për mbështetjen e afarizmit të tij cilësor dhe për ruajtjen e bonitetit dhe të likuiditetit të ndërmarrësit. të stabilimenteve dhe të pasurisë tjetër afatgjate. Pasuria është vlera totale e resurseve ose e të drejtave që i disponon ndërmarrësi dhe që i shfrytëzon për realizimin e aktivitetit ekonomik nga i cili pret një fitim të caktuar. e nganjëherë edhe e vetme e financimit të ndërmarrësve. Franshizingu është një formë e rëndësishme e financimit të ndërmarrjeve të vogla. ndërkaq përfshijnë kapitalin e huaj që ndërmarrësi e ka marrë nga të tjerët në munggesë të kapitalit të vetë. Detyrimet janë borxhe. Lizingu (qiraja) është një formë e shpeshtë. vijuese dhe financimi zhvillimor i ndërmarrësit. sepse për themelimin e ndërmarrjes dhe fillimin e punës nuk nevojitet kapital i madh. mbikëqyrjen kontabël dhe analizën kontabël. përkatësisht sipas kriterit se ai i përfshinë të gjitha ose vetëm disa pjesë të procesit të afarizmit të kontabiliteti i ndërmarrësit kryesisht ndahet në: Kontabiliteti financiar. pra investimet në ndërtime. Struktura financiare horizontale është një lidhmëri e afatizuar ndërmjet aktives dhe pasives së bilancit. sipas rregullit është edhe menaxher. 4 JETMIR SHALA. Kontabiliteti nga aspekti i afarizmit – nga ky aspekt. përkatësisht për zhvillim dhe rritje. Kontabiliteti i shpenzimeve. Shoqëria tregtare në pronësi të një personi ku pronari. kurse rreziku është më i vogël në krahasim me forma të tjera të veprimtarisë. kontabiliteti i ndërmarrësit përfshinë planifikimin kontabël. Financimi zhvillimor – duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve shtesë afatgjata për financimin e investimeve të reja. Financimi vijues – duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve afatshkurtëra për financimin e nevojave të përditshme afatshkurtëra të ndërmarrësit. Vetëm ai e bartë rrezikun për afarizmin Shoqëria tregtare në pronësi të më shumë pronarëve është formë e organizimit në të cilën partnerët e menaxhojnë bashkërisht shoqërinë.Ndërmarrsi 4 Format e financimit Dallohen tri forma kryesore të financimit: fillestare.

GL Design Kryegjëja është synonim për kapitalin vetjak. elementet. Kambiali vetjak i xhiruar – është kambiali në të cilin trasanti dhe trasati janë i njëjti person. sigurimin dhe ruajtjen e të hyrave afariste dhe të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ushtrimin e veprimtarisë Kontabiliteti është pjesë e sistemit të informacionit dhe të kontrollit të ndërmarrësit Kontrollingu përfshin procesin e harmonizimit të planifikimit të kontabilitetit dhe të kontrollit të sistemit llogaritar me planifikimin dhe kontrollin e afarizmit. Të dalat afariste janë të gjitha të mirat e ndërmarrësit të dala gjatë periudhes tatimore në lidhje me fitimin.asignantit. shërbimet etj). Përfshin investimet totale të ndërmarrësit në një aktivitet ekonomik.Ndërmarrsi 5 5 JETMIR SHALA. shpenzimet monetare dhe saldoja Pagesat pa para të gatshme nënkuptojnë kalimin e parave nga llogaria e paguesit në llogarinë e marrësit Pagesa me para të gatshme nënkupton dorëzimin e drejtpërdrejtë të parasë së gatshme ndërmjet pjesmarrësve në qarkullimin e pagesave. më efikase dhe më e lirë e pagesave llogaritare në të cilën llogaritet kërkesa kundrejt kërkesës dhe borxhi kundrejt borxhit. përkatësishtë arkëtimin e kërkesave monetare.asignatin. Kontabiliteti i zejtarit -Për dallim nga ndërmarrësit e organizuar si shoqëri e cila është e detyruar të paguajë tatimin mbi fitimin. Të hyra afariste janë të gjitha të mirat(paraja. Kambiali është një letër rreptësisht formale me një vlerë për një shumë të caktuar parash. përkatësishtë të pronarëve. dorëzimin e parasë së gatshme në llogari dhe pagimin e parasë së gatshme nga llogaria. përkatësishtë vet emetuesi i kambialit është njëkohësishë edhe debitori kryesor sipas kambialit dhe ai detyrohet që pas maturimit të kërkesës t’ia paguajë reminentit shumën e shënuar në kambial. Kambiali i xhiruar – është ai kambial për të cilin emetuesi(trasanti) e thërret debitorin kryesor(trasatin) që shumën e shënuar në kambial t’ia kryejë ditën e faturimit kreditorit(reminentit). kurse këtë e autorizon që veprimin e kryer ta pranojë në emrin e tij. Qarkullimi i pagesave nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera për pagimin e borxheve në para. Asignacioni është një lloj i pagesës kompensuese e cila bëhet në bazë të deklaratës së njërit person. Doganat – janë tatime që paguhen me rastin e importit. kalimi dhe realizimi i së cilës janë rregulluar me dispozitat e së drejtës mbi veprimtarinë kambiale. të drejtat materiale. ndërmarrësit e organizuar si zejtarë janë të detyruar ta paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Tatimet – janë dhënie në para dhe të hyrat e bilancit me të cilat mbulohen shpenzimet publike. që në favor të tij t’ia kryejë një veprim të personit të tretë asignatorit. që realizohen në periudhën tatimore në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë zejtare. . me të cilin ai e autorizon personin tjetër. Cedimi realizohet me lidhjen e një kontrate të dyanshme joformale mbi cedimin ndërmjet cedentit dhe sesionarit. Kompensimi (barazimi) është forma më e shpeshtë. sendet. Cedimi është një lloj i pagesave kompensuese me anën e të cilit kreditori i vjetër – cedenti ia kalon kërkesën e vet nga debitori – cesusi në kreditorin – cesionarin e ri. Me llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave kuptohen transaksionet nga llogaritë në të cilat evidentohen të hyrat monetare.

Bilanci i fitimeve dhe i humbjeve. Kontributet – janë dhënie më para që paguhen për përdorimin e shërbimeve të caktuara ose për realizimin e të drejtave(kontributi për sigurimin pensional dhe sigurimin shëndetësor). Ndërmarrësi – sipas këtij ligji është çdo person juridikë ose fizik. Tatimet shtetërore përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimet e veçanta. Tatimpaguesi – është personi i cili në bazë të akteve normative(ligjeve dhe dispozitave tjera juridike) është i detyruar të paguajë tatimin. ose personat e bashkuar që e ushtrojnë veprimtarinë ekonomike në mënyrë të pavarur dhe të përherëshme për realizimin e të hyrave. Zotësia tatimore. të cilën e drejton administratori që e emëron Qeveria sipas propozimit të ministrit të financave. fitimit ose të dobive të tjera ekonomike të vlerësueshme.është prodhimi final në planin e punës. Baza tatimore shprehet në njësi adekuate matëse dhe shërben si bazë për llogaritjen e tatimit. të ardhurave.është një nocion i cili nënkupton mundësinë e tatimpaguesit që ta paguajë tatimin(ndryshe quhet edhe aftësi ose kapacitet tatimor). Baza tatimore – është baza për llogaritjen e tatimit. GL Design . Policia financiare është organizatë administrative në kuadër të Ministrisë së Financave. Bilanci i shpenzimeve të afarizmit është një pasqyrë gjithëpërfshirëse e strukturës së afarizmit. ndërkaq duhet bërë përpjekje me planin e punës të përfshihen sa më saktësisht. Norma tatimore – janë pjesë të bazës tatimore të shprehura në përqindje ose promilë që duhet ti ndajmë për të paguar tatimin.Ndërmarrsi 6 Taksat – janë dhënie në para që paguhen për veprimin e caktuar ose për përdorimin e të mirave publike. 6 JETMIR SHALA.