Created by POM AL

PEMETARIA ORGANIKE

Pemërritësit në mbarë botën po rrisin përdorimin e sistemeve të prodhimit organik dhe të integruar si reagim ndaj parapëlqimeve të konsumatorit dhe domosdoshmërisë mjedisore. Kjo ka ardhur si rezultat i kufizimit gjithnjë e më shumë të produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe plehrave të sintetizuara por edhe si pasojë e një kërkese gjithnjë e më të lartë të konsumatorit për cilësi shumë të lartë, veçanërisht për frutat që konsumohen të freskëta. Në këtë kontekst, edhe pemërritësit shqiptarë kanë filluar të ngrenë pemëtoret e para organike, duke vendosur kërkimin shkencor dhe arsimin e lartë përpara një detyrimi për të formuar specialistë të pemëtarisë organike. Kjo ka qenë edhe shtysa në përgatitjen e këtij cikli leksionesh për studentët që kryejnë specializim në hortikulturë. Shpresojmë që t’u vlejë njëkohësisht edhe vetë pemërritësve. Mirepresim komente ne pomologjia@gmail.com