You are on page 1of 12

Liberalizmi Social-Demokracia

Liberalizmi Liberalizmi eshte edhe doktrine politike edhe doktrine ekonomike; Si doktrine politike, liberalizmi kerkon barazi ndermjet qytetareve dhe rrespektim te lirive individaule, mirepo eshte liri qe duhet te arritet pa intervenimin e shtetit. Lirite politike nenkuptojne lirine e ndergjegjjes, liria per te zgjedhur ndermjet disa mundesive, per tu shprehur lirshem, per te vepruar lirshem, per te levizur, per te pasu prona etj. Origjinen e ka ne shekullin 18. Ky shekull eshte shekulli i kontrateve sociale. Lirite individuale jane konceptuar si rezultat i te drejtave natyrore te cdo individi te cilat ai i ka me lindje. Kulminacioni i idealizimit te ketyre lirive eshte Deklarata e te Drejtave te Njeriut dhe Qytetarit: njerzit lindin dhe mbeten te lire dhe te barabarte persa u perket te drejtave (artikulli 1);

Ku e ka liberalizmi politik legjitimitetin? Kjo teori afirmohet per faktin se nga fillimi i njerzimit, disa njerez ja u kane refuzuar te tjereve te drejtat, i kane nenshtruar ata. Nevoja per institucione publike Liberalizmi nuk eshte ideologji anarkiste sepse ai nuk e refuzon rregulin dhe rrespektimin e ligjeve. Perkundrazi, liberalizmi kerkon qe shoqeria te jete e organizuar dhe e strukturuar me institucione. Kjo per faktin se qellimi i cdo shoqerie njerzore eshte tu furnizoje anetareve te saj sherbime si siguri, arsim, drejtesi, solidaritet sherbime qe supozojne egzistimin e institucioneve te pranuara nga te gjithe qytetaret. Liberalizmi njeh nevojen per: 1) Nje Qeveri qe ushtron autoritet suprem ne emer te popullit; 2) Ligje qe kufizojne lirite individuale dhe pengojne me te fuqishmit qe ti tiranizojne te pafuqishmit; 3) Nje Drejtesi dhe Polici per te zbatuar keto ligje. 4) Njeh nevojen e tatimeve per te finansuar sherbimet publike etj.

Liberalizmi dhe principi i Subzidiaritetit Sipas doktrines liberale, edhe pse intersi i pergjithshem eshte primar ndaj interesit te individit, Shteti nuk duhet ti kete te gjitha te drejtat, nuk duhet te abuzoje me fuqine e tij per tu bere tiranik. Ai duhet te intervenoje vetem atehere kur asnje person ose grup personash me i afert me nje ceshtje te caktuar nuk mund ta beje. Kjo eshte ajo qe quhet principi i subzidiaritetit. Psh. Shteti nuk duhet te marre vendime ne vend te qytetareve te nje qytetit te vogel, per nje ceshtje qe i takon atij qyteti. Limiti i principit te subzidiaritetit Ky princip nuk mund te rrespektohet kur niveli i ulet nuk mundet ta beje detyren e vet ne menyre efikase dhe kur interesi publik e kerkon. Psh; kur nje Banke e madhe nuk arrite te refinancohet per shkak te mungeses se fondeve te mjaftueshme, (kriza e fundit), atehere interesi publik kerkon qe megjithete, Banka ne pyetje te vazhdoje te jape kredi per mos ti lene ne veshtiresi firmat qe u nevoitet krediti per te funksionuar. Ne kete rast, Shteti duhet ti ndihmoje bankat. Shembull tjeter, kur ne vitin 1976, nje firme amerikane e trenave bankroton, shteti e financon deficitin e saj me qellim qe te siguroje trenasportin a madherave dhe personave.

Pluralizmi, barazia dhe demokracia Liberalizmi i njeh cdo individi te drejten qe te jete i ndryshem nga te tjeret ; E njeh pra pluralitetin e mendimeve. E njeh kundershtimin. Ai mbron barazine e njerezve para ligjit i cili aplikohet per te gjithe; Cdo person ka te njejtat te drejta dhe te njejtat obligima para te tjereve dhe para shtetit. Keto principe e bejne liberalizmin sinonim me demokracine sepse konsiderohet si sistem politik i bazuar mbi mundesine per te gjithe te shprehin opinionin e tyre politik dhe te jene te barabarte me te tjeret ne kete te drejte.

Neoliberalizmi Bazohet tek nje tersi analizash multidimensionale me inspirim liberal ose te supozuara si te tilla te cilat i kane te perbashketa nje teresi ideshe. Ne menyre kritike, kritikohet Shteti i mireqenies (Welfare State) pas Luftes se Dyte Boterore dhe intervenimi masiv i shtetit ne ekonomi. Ne menyre pozitive: neoliberalizmi promovon eknomine e tregut ne emer te lirise se individit dhe te efikasitetit ekonomik. Kuptimi i fjales neoliberalizem ka ndryshuar shume. Ne vitin 1844, kur permendet per here te pare, ku term ka nenkuptuar nje forme te liberalizmit i cili pranon nje intervenim te kufizuar te shtetit ne ekonomi. Ne vitet 1930, liberalet Manchesterian e perdorin si model qeverises i cili ne aspekt ekonomik ose social mund te jete me i mire se dirigjizmi ose ekonomia e planifikuar (koha e mega planeve). Nga vitet 1950-1970, ka nje kuptim te afert me social-liberalizmin. Nga social-liberalistat, John Maynard Keynes eshte teoricienti me i njohur (Keynesianism).

Liberalizmi eshte kunder disa politikave Eshte kunder ligjeve dhe rregullave qe obligojne : imponimit te cmimeve, procedurave te punesimit te obliguara , orare pune te obliguar etj. Eshte kunder monopleve te shtetve dhe kunder firmave qe jane prone e shtetiti (konkurenca jolojale). Liberalizmi ekonomik dhe moral Liberalizmi ekonomik nuk implikon asnje rregull morale. Nuk thote se cka eshte e mire ose e keqe, e lejuar ose e obliguar. Mbron idene e nje regjimi politik ku shteti favorizon aktivitetin ekonomik duke siguruar lirite individuale, rrespektimin e ligjit, demokracine dhe konkurencen e lire. Per te kuptuar artikulimin ndermjet liberalizmit dhe moralit, duhet paraprakisht te kuptojme nocionin e rregullit;

Tre urdherat e rregullave Ashtu sikur shkruan Mill-i (1848) rregullat morale nuk duhet te jene pjese e rregullit ekonomik as te rregullit juridik dhe politik . Rregullat morale jane pjese e nje rregulli me te larte se keto te fundit dhe duhet te figurojne ne legjislacion (shprendarja e pasurise, shteti i mireqenjes etj.). Politika dhe Drejtesia i takojne te njejtit rregull. Ligjet dhe perdorurat juridike vine nga politika. Ne te kunderten, ekonomia i takon nje rregulli tjeter, atij qe udheheqe aktivitetin krijues te pasurise, kembimin e tyre dhe konsumimin. Rregulla morale Nje veprim njerzor eshte ekonomikisht i mundur dhe juridikisht legal edhe nese eshte jomoral: nje pakice njerzish ka mundesi te pasurohet dhe ti leje te tjeret (shumicen ) ne varferi pa i shkelur ligjet ekonomike ose juridike; Eshte e mundur por e pamoralshme. Vetem rregullat morale pengojne veprimet egoiste, duke i shty njerzit ti adoptojne dhe ti rrespektojne.

Social demokracia Eshte nocion qe nenkupton njekohesisht edhe emrin e perdorur nga disa parti te majta ose te qendres dhe formen e organizimit te tyre. Eshte edhe levizje ideologjike edhe praktike politike. Historikisht, emri social-demokrat ka qene i perdorur gjithmone nga partite socialiste ne shtete te ndryshme si ne Gjermani, ne shtete Skandinave etj. Historikisht, social-demokracia ka pershkruar nje levizje edhe reformiste edhe revolucionare. Sot kjo formule e ka me shume kuptimin e nje socializmi reformist. Social-demokracia ka qene shume e influencuar nga marksizmi. Ndarja e marksisteve ne reformist dhe ne revolucionar ka bere qe pas Luftes se Pare Boterore, nje pjese e kuadrave militant ndahen dhe krijojne parti komuniste. Pas Luftes e Dyte Boterore, Partite social-demokrate evropiane i largojne nga doktrinat e tyre, referencat marksiste dhe aspirimet revolucionare. Sot termi social-demokraci pershkruan nje rryme politike te majte, reformiste qe pranon ekonomine e tregut.

Diferencimi socializem-social-demokraci eshte i veshtire. Fillimisht, termi social-demokraci eshte perdorur per te pershkruar nje model preciz te organizimit politik socialist qe eshte paraqitur ne Gjermani per here te pare. Ky model bazohet tek nje parti politike shume e strukturuar me shume anetar dhe me organizata qe i takojne, si per shembull sindikatat e fuqishme qe i japin soliditet te fuqishem partise. Kjo ndryshej quhet edhe kunder-shoqeri e hapur me rrenje tek nje shoqeri punetore. Fuqia e kesaj partie behet me nje aleance ndermjet partise dhe sindikatave. Me kohe, social-demokracia evoluon qarte dhe ka per qellim te percaktoje strategjine politike te partive qe revandikohen socialiste, mirepo, te cilat jane te bindura se eliminimi i kapitalizmit eshte i pamundur. Kjo sipas social-demokrateve ben qe kapitalizmit duhet ti integrohen disa permiresime sociale ne kontekst te nje ekonomie te perzier. Ne kete aspekt, ka nje diference me socializmin sepse socialistat, edhe nese jane reformist, mbeten per shkeputje me kapitalizmin dhe potencojne nje shoqeri te bazuar tek ekonomia e dirigjuar.

Ky evolucion semantik ben qe social-demokracia shume shpesh te kete nje konotacion negativ duke e asimiluar ate me nje forme te zbehte te reformizmit i cili i len pas dore qellimet e socializmit. Ne Shtetet skandinave (Suedi) termi social-demokraci pershkruan krijimin dhe ruajtjen e shtetit te mireqenies (welfare state) dhe te solidaritetit ndermjet klasave sociale ; Modeli skandinav i socialdemokracise bazohet ne nje kapitalizem ndermarres, duke siguruar nje sistem te mbrojtjes sociale. Sot, social-demokracia mund te definohet si sistem politik me nje kompromis te dyfishte ndermjet Shtetiti dhe Tregut ne njeren ane dhe Patronatit dhe sindikatave ne ane tjeter.

Evolucioni i fundit Pas ramjes se komunizmit, e majta evropiane ka eliminuar nga programet e saj objektivat revolucionar dhe referencat marksiste. Social-demokracia perfshin sot shume parti te qendres se majte te konvertuara ne liberalizem ekonomik dhe ne ekonomi te tregut. Ramja e partive komuniste e ka shpejtuar ripozicionimin politik te shumices se partive socialiste evropiane. Socializmi demokratik eshte nocion me i gjere se social-demokracia sepse mbron demokracine si model qeverises dhe eshte kunder konceptit te socializmit autoritar.. Historikisht, shprehja socializem demokratik eshte perdorur nga levizjet socialiste revolucionare anti-staliniane. Joseph Schumpeter ne vitin 1941 publikon librin Capitalism, Socialism, Democracy ku thote se shoqerite liberale demokratike jane duke evoluar nga nje kapitalizem liberal kah nje socializem demokratik me fillimin e udheheqjes se punetoreve nga punetoret, me zhvillimin e demokracise indistriale dhe me vendosjen e rregullave.

You might also like