REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI SEVASTI DHE PARASHQEVI QIRIAZI FAKULTETI EKONOMIK DEGA….

ESE
TEMA___________________

PUNOI EMRI MBIEMRI

PRANOI EMRI MBIEMRI

TIRANE 2010

PERMBAJTJA
1. HYRJE 2. PERMBLEDHJE 3. DISKUTIM
a. b. CESHTJA 1 I. NENCESHTJA 1 II. NENCESHTJA 2 CESHTJA 2 I. NENCESHTJA 1 II. NENCESHTJA 2

4. KONKLUZIONE 5. REKOMANDIME 6. ANEKSE 7. LITERATURA Në tabelën e përmbajtjes vendosen sipas radhës së faqeve titujt e çështjeve që trajton teza.

HYRJA Hyrja, e cila paraqet tezën, jep informacione bazë të nevojshme për të kuptuar atë ç’ka diskutohet, kufizon lexuesin brenda parametrave të çështjes rreth së cilës shkruhet. Zakonisht hyrja përmban dy paragrafe. Hyrja përmban edhe qëllimin e autorit, këndvështrimin e tij, burimet që janë përdorur për shtjellimin e çështjes, etj. Që hyrja të jetë interesante ajo duhet të fillojë me një statistikë apo fakt të pazakontë, një shembull real, një përshkrim, një deklaratë, një citim apo pjesë dialogu, një pyetje, një analogji, një anekdodë, etj. Hyrja shkruhet pasi kesh bërë të paktën draftin e parë dhe më mirë është që ajo të shkruhet pasi të kesh bërë disa rishikime të shkrimit.

PERMBLEDHJE (ABSTRAKT)
Abstrakti shkruhet në fund pasi është realizuar teza. Abstrakti duhet të jetë një distilimi i tezës, përshkrim konçiz i problemit të cilit i adresohet teza, përshkrim i objektit, synimit, metodës për zgjidhjen e problemit, përmbledhje e rezultateve dhe konkluzioneve. e objektit, synimit, metodës, rezultateve dhe konkluzioneve të tezës, duke përfshirë rekomandimet, por duhet evituar kopjimi i tyre nga teksti që kemi përgatitur. Në abstrakt renditen elementet më të rëndësishme të tezës. Në fund të abstraktit duhet të theksohet se çilat janë vlerat e kërkimit, a ka interes dhe a hap dritare ky kërkim për punime të ardhëshme, a ka rrugë, mjete dhe mënyra për të përmirësuar punimet e të tjerëve me tezën e realizuar në fjalë, cilat janë implikimet praktike dhe teorike të punimit në fjalë, etj.

DISKUTIM
Në trup apo në diskutim paragrafet organizohen në lidhje midis tyre dhe idetë jepën në to në mënyrë të qartë e të detajuar, në mënyrë që të jepen argumentet dhe të dhënat. Argumentet e shtruara zhvillohen më tej duke hedhur ide, duke prezantuar pikëpamje, etj. Argumenti duhet të deklarohet patjetër në fillim dhe pastaj gradualisht me shtjellimin e tezës duhet që ky argument të shtjellohet pak më gjerë. Jepet problemi me të cilin merresh në shkrimin akademik. Subjekti dhe qëllimi duhet të jepen mjaft të qartë dhe sa më konçizë që të jetë e mundur, zakonisht në një fjali që quhet tezë. Diskutimi është pjesa më e rëndësishme e shkrimit akademik. Diskutimi merr shumë forma. Bazat e tij janë metoda, gjetjet (rezultatet), vlerësimi (analiza). Në një raport që tregon progresin e punës dhe që jep shanse që puna të vazhdojë më tej, qoftë edhe nga kërkues të tjerë, predominojnë metoda dhe gjetjet, ndërsa në një raport përfundimtar, në të cilin nuk parashikohet që të bëhen studime të tjera në një kohë të afërt, dominojnë vlerësimi dhe analiza.

KONKLUZIONE
Në konkluzione jepet kahu i përfundimit të çështjes dhe ritheksohet ideja kyesore. Konkluzionet tregojnë se ç’farë njohurish janë renditur në shkrimin akademik të përgatitur. Konkluzionet duhet që të jenë sqaruara më parë gjatë shkrimit. Në konkluzione lejohet edhe ndonjë përsëritje e rrallë e tyre, por jo kopjim. Konkluzionet duhet të jenë të qarta, të shkurtëra, konçize. Ato mund të jepen në formë fjalish apo edhe në formë paragrafesh.

REKOMANDIME
Rekomandimet janë këshillat që jepen në lidhje me veprimet që duhen ndërmarrë në mënyrë që gjendja të përmirësohet. Ato duhet të jenë të lidhura ngushtë me rezultatet dhe konkluzionet e shkrimit. Ky seksion mund të përfshijë edhe planet për kërkime të mëtejshme dhe se si duhet të procedohet më tej.

ANEKSE
GRAFIKE TABELA DIAGRAMA FIGURA LISTA

LITERATURA
Çdo ese, pa përjashtim, duhet të mbyllet me një listë të librave dhe artikujve të përdorur sipas një radhe të elementeve dhe informacionit që mbajnë librat dhe artikujt dhe sipas një radhe të caktuar nga standartet që përdor universiteti, në të cilat është e përcaktuar se në cilën pjesë të çdo reference, në fillim, në mes apo në fund të saj, do vihet emri i autorit, titulli, viti i botimit, etj.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful