Politika Ekonomike

Artor Nuhiu, Doktorant
Email:artornuhiu@gmail.com
Web: www.artornuhiu.com

10 mars 2015

Qëllimet e studimit të
lëndës

“Politika ekonomike” ka për qëllim të ju ofrojë studentëve njohuri mbi
konceptet kryesore lidhur me funksionimin e ekonomisë kombëtare dhe
ndërkombëtare dhe politikave ekonomike në zbatim.
Studimi i lëndës “Politika Ekonomike” studentëve ju mundësonë zgjerimin
e njohurive dhe analizën e kategorive më të rëndesishme
makroekonomike siç janë: GDP, investimet, konsumi, inflacioni, punësimi,
papunësia, ciklet ekonomike, financat publike, sektori i jashtëm,
funksionimi i sistemit bankar, shtimi dhe zhvillimi ekonomik, politikat dhe
instrumentet e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, integrimet e ndryshme
ekonomike, globalizimi.

Përfitimet nga lënda



Të formojnë opinionin e tyre në lidhje me situatën ekonomike në vend dhe
problemet e rritjes ekonomike duke përdorur treguesit makroekonomik.
Të vlerësojnë efektin e politikave fiskale dhe monetare në situata të
caktuara.
Të prezantojnë opinionet e tyre mbi situatat apo problemet ekonomike
dhe si funksionon ekonomia bashkëkohore.
Te njihen dhe kuptojne proceset globale të ekonomisë.

org •Fondi Monetar Nderkombetar: http://www. Jacques Silvano. . 2004. Tiranë. 2008. Selman Selmanaj – Tranzicioni dhe Globalizimi. 2009.org Literatura shtesë: •Nicola Acocella: Bazat e Politikës ekonomike – vlerat dhe teknikat (përkthimi në gjuhën kroate).org •OECD. Tiranë.net •Banka Qendrore e Kosovës: http://www. Koleksioni Evropa. Materiale nga institucionet nderkombetare dhe vendore •Oraganizata Botërore e Tergtisë: http://www. •N.Literatura Literatura bazë •Hivzi Sojeva: Ekonomia e aplikueshme (Ligjerata të autorizuara).org •Misnitria e Financave e Kosovës: http://mf. •Versioni i konsoliduar i Traktateve të Bashkimit Evropian dhe Karta e të Drejtave Themelore të bashkimit Evropian. Zagreb 2005. MATE. Taylor: EKONOMIKSI. Ministria e Integrimeve. 2006.oecd.imf. Robert Soin: Evropa ekonomike dhe e ardhmja e saj. Prishtinë. Gregory Mankiw dhe Mark P.worldbank.bqk-kos. Fakulteti Juridik. •Jean – Yves Letessier. UETPres. Prishtinë.org •Banka Boterore: http://www. Papirus. http://www. •Dr. Tiranë 2010. Rinvest.wto.rks-gov.

. Politika ekonomike i referohet akcioneve/masave që qeveria i ndërmerr në fushën ekonomike.privatizimit.Politika monetare. . Këto akcione/masa mund të ndërmerren në shumë drejtime si: në përcaktimin e shkallëve të tatimeve. pronën si dhe aplikohet edhe fushat tjera të intervenimit të shtetit në ekonomi.ka të bëj me akcionet e qeverisë të lidhur me ofertën e parasë dhe normat e intersit. dhe institucionet që qeverisin me to.Politika fiskale e cila ka të bëj me akcionet e qeverisë sa i përket tatimeve dhe shpenzimeve. gjithashtu tregun e punës. politikat devizore e tjera. konkurrencës. buxhetin e qeverisë.Politikat tjera sektoriale. Disa nga politikat kryesore ekonomike janë: .Kuptimi i politikës ekonomike (I) Politika ekonomike është pjesë e politikës shtetërore e cila merret me raportet ne mes shtetit dhe ekonomisë. . ofertën e parave dhe normave të interesit. .Politika tregtare.e cila ju referohet tarifave dhe marrëvshjeve tregtare.

tregut të punës.  Shteti është bartës i politikave ekonomike (nivelin makro) dhe ndërmarrjet janë bartës të politikave të tyre afariste (nivelin – mikro).Kuptimi i politikës ekonomike  (II) Politika ekonomike dhe sistemi ekonomik përbëjnë bazat themelore institucionale për kryerjen e aktiviteteve ekonomike si dhe vendosjnë dhe mbajtjën e një numri të madh të lidhjeve dhe raporteve në mes subjekteve ekonomike në shtet (ndërmarrjeve dhe amvisërive).  Në rregullimet e tilla institucionale politika ekonomike zënë vend të konsiderueshëm. . tregut të kapitalit.  Subjektet ekonomike afarojnë në kuadër të ambientit të caktuara institicional të organizuar. etj.  Politika ekonomike e shtetit orjenton sjelljën e subjekteve mikro ekonomike dhe përcakton formimin e politikave të tyre afariste me arritjën e qëllimeve afariste. tregut të mallrave.). Fjala është për lloje të ndryshme të tregjeve (tregut të parave.

bartësit e politikës ekonomike vazhdimisht janë të ekspozuar kontrollit dhe verifikimit . . masave dhe mekanizmave të cilat shteti i shfrytëzon me qëllim të realizoj qëllimet ekonomike të parashtruara. dhe janë të detyruara të përshtasin masat dhe mjetet për realizimin e qëllimeve ekonomike. mund të definohet si përmbledhje e masave me të cilat pjesëmarrësit e afarizmit orjentohen në sjelljen afariste të cilat shpien realizimit të qëllimeve të parashtruara.Kuptimi i politikës ekonomike (III) • Politika ekonomike në kushtet e afarizmit të tregut. politika ekonomike nënkupton veprimin e shtetit në aktivitete ekonomike në harmoni me qëllimet e parashtruara. • Në shoqeritë e bazuara në raportet e tregut dhe sistemit politik të demokracise parlamentare. që do të duhet të kontriboj në zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë dhe ne vijën e fundit në rritjen e mirëqenies ekonomike. • Në të vërtetë. • Politika ekonomike ka karakter makroekonomik sepse bartësi kryesor i saj është shteti. • Politika ekonomike është përmbledhje e instrumenteve.

• Politikat rregullatore. pronës dhe shëndetit (mirëqenies). . politikat anti-trust. politikat industriale e tjera.Llojet e politikave ekonomike • Politikat makro-ekonomike stabilizuese • Politikat e dizejnuara për krijimin e rritjës ekonomike – Politikat të orientuara në ekonomitë në zhvillim • Politikat që kanë të bëjne me rishpërndarjen e të ardhurave.

Taylor. (Burimi: N. Parimi 6: Tregjet janë zakonisht mënyra më e mirë për të organizuar aktivitetin ekonomik. Si bashkëveprojnë individët Parimi 5: Tregëtia mund ta vërë këdo në pozitë më të mirë. fq. Si funksionon ekonomia në tërësi Parimi 8: Standardi jetësor i individëve të një shteti varet nga aftësia për të prodhuar të mira dhe shërbime. Parimi 4: Individët reagojnë ndaj ndryshimeve dhe stimujve. si për dobinë ashtu edhe për kostot marxhinale. 39-57) . Parimi 3: Individet racional mendojnë në marxhinë (vlerat kufitare). Gregory Mankiw dhe Mark P. Parimi 9: Çmimet rriten kur shteti shtyp (emiton) më shumë kartëmonedha (para). Parimi 7: Qeveritë nganjëherë janë në gjendje që të përmirësojnë rezultatet dhe efektet e tregut. Parimi 10: Çdo shoqëri në afat të shkurtër përballet me zgjedhjen në mes inflacionit dhe papunësisë.Dhjetë parimet e shkencës ekonomike Si i marrin individët vendimet e tyre Parimi 1: Individët gjithëherë përballen me zgjedhjen/kompromise. Parimi 2: Kostoja e diçkaje është ajo prej të cilës hiqni dorë për ta siguruar (Kosto oportune).

• Çdo individ racional ballafaqohet me dilemën: se a të plotësojë më shumë një kërkesë.Parimi 1: Individët gjithëherë përballen me zgjedhjen (I) • Rrallësia i detyron individët që të bëjnë zgjedhje. . respektivisht të plotësojë më pakë kërkesën tjetër. individët patjetër duhet të bëjnë zgjedhjen në mes të një produkti (një të mire) të dobishëm dhe atij më pakë të dobishëm. Në rastet kur një resurs është i rrallë.

Parimi 1: Individët gjithëherë përballen me zgjedhjen (II) • • • • Shpërndarja e kohës së lirë. • Shpërndarja e barrës tatimore në qytetar/firmë (tatimi linear apo ai proporcional) • Dhënja e prioritetit efikasitetit apo drejtësisë . Shpërndarja e buxhetit për marketing. Shpërndarja e buxhetit të amvisërisë. Shpërndarja e të ardhurave kombëtare për t’i shpenzuar për armatim ose për të mira konsumuese.

• Gjatë zgjedhjes së alternativave të ndryshme ne bëjmë krahasimin e shpenzimit dhe dobisë të çdo alternative të mundshme (a është dobia e zgjedhjes së një alternative e vlefshme ndaj shpenzimit të plotë oportun). ne bëjmë sakrifikimin e mundësisë së lëshuar.Parimi 2: Kostot (Shpenzimet) oportune (I) • Duke bërë zgjedhjen në mes të dy mundësive alternative. • Vlera e të së mirës apo shërbimit të sakrifikuar quhet kostoja oportune. .

Parimi 2: Kostot (Shpenzimet) oportune (II) • Të regjistrohemi në fakultet apo jo. • Të zgjedhim profesionin X apo Y. • Shembulli: blerja e dy të mirave – sa do të sakrifikojmë njësi të së mirës A. për të rritur konsumin (shpenzimin) e të së mirës B për një njësi. .

pasi që studenti nëse do të punonte në një punë të caktuar. por në realitet 30. duke përfshirë edhe shpenzimet për literaturë dhe udhëtime.000$ është kostoja oportune e studentit. Fitimi i sakrifikuar (lëshuar) prej 16.000$. nëse përfshihen edhe kostot oportune. në vend që të studionte do të mund të fitonte 16. Në këtë shumë nuk janë të përfshira kostot oportune.000$ në vit.000$. Kostoja reale e studimit për një vit nuk janë 14.000$ në vit.Parimi 2: Kostot (Shpenzimet) oportune (III) SHEMBULL: • Kostoja mesatare e studimit në SHBA në vitin 1994 ishte 14. .

a duhet blerë edhe 1 njësi të së mirës A apo jo. vendimin e merrë vetëm në rast se dobia e tij marxhinale tejkalonë (ose është më e madhe) se kostot e tija marxhinale.Parimi 3: Individët racional mendojnë për vlerat kufitare (marxhinale). a duhet rritur vëllimin e prodhimit edhe për 1 njësi.? • Ndryshimet marxhinale nënkuptojnë procesin e përhershëm të përshtatjeve të vogla për planet tona ekzistuese të veprimit. • Çdo marrës racional i vendimeve. etj. . si për dobinë ashtu dhe për kostot marxhinale • A duhet t’i vazhdojë studimet edhe për 2 vite në studimet master apo jo.

.th.t. • Ndikimi i ndryshimit të çmimit në kërkesën ose ofertën e një të mire. • Politika e sigurisë në komunikacionë. d.Parimi 4: Individët reagojnë ndaj ndryshimeve dhe stimulseve • Individët ndryshojnë sjelljen e tyre me ndryshimin e raporteve në mes dobisë dhe kostove. • Ndikimi i rritjes së çmimit në shpenzimin e derivateve të naftës. Se ata reagojnë ndaj ndyshimeve. përdorimi i rrypave të sigurisë osë shpejtësia.

rasti i SHBA-ve dhe Kinës etj. . • Ky parim shpjegon edhe arsyen pse shtetet tregtojnë njeri me tjetrin. • Nëse tregtohet edhe me të tjerët. konsumatorëve ju mundësohet që të blejnë më shumë të mira dhe shërbime me çmime më të lira.Parimi 5: Tregtia mund ta vërë këdo në pozitë më të mirë • Tregtia i mundësonë individëve. respektivisht në ato veprimtari ku mund të kenë përparësi komparative. firmave apo shteteve që të specializohen për ate që më së miri mund ta prodhojnë.

• Firmat marrin vendime se çfarë do të prodhojnë dhe kë do ta punësojnë. .Parimi 6: Tregjet zakoniksht janë mënyra më e mirë për organizimin e aktiviteteve ekonomike (I) • Tregu alokonë resurset përmes vendimeve të decentralizuara të shumë firmave dhe amvisërive në procesin e veprimit të ndërlidhur në tregun e mallrave dhe shërbimeve. • Amvisëritë marrin vendimet se çfarë do të blejnë dhe për kë do të punojnë.

• Çmimet që lirshëm formohen në tregun e caktuar pasqyrojnë edhe vlerën e ndonjë të mire apo shërbimi për shoqërinë. por dhe koston që e bartë shoqëria për të prodhuar atë të mirë ose shërbim.Parimi 6: Tregjet zakoniksht janë mënyra më e mirë për organizimin e aktiviteteve ekonomike (II) • Çmimet janë një instrument shumë i rëndësishëm përmes të cilës dora e padukshme i orientonë aktivitetet ekonomike. . • Ndikimi i tatimit në alokimin e resurseve. • Ndikimi i çmimeve të kontrolluara në alokimin e resurseve.

Mungesat e tregut janë: • Eksternalitë – ndikimi i veprimit të një individi në mirëqenjën e individit tjetër. me ç’rast dobitë ose kostot e personave të tretë nuk janë të përfshira në çmimin prodhues.Parimi 6: Tregjet zakoniksht janë mënyra më e mirë për organizimin e aktiviteteve ekonomike (III) • Aftësia e individit ose grupit të caktuar të individëve që të bëjnë ndikim të theksuar në çmimet e tregut. • Shpërndarja më e drejtë dhe humane e mirëqenjës ekonomike. .

.Parimi 6: Tregjet zakoniksht janë mënyra më e mirë për organizimin e aktiviteteve ekonomike (IV) • Të mirat publike – janë të mira që janë të parapara për konsum final. pa marrë parasysh se a paguanë ose nuk paguanë për përdorimin e tyre. ngritja e çmimeve. me ç’ë rast çdo kush mund ti shfrytëzojë në sasi të njejta. ku mund të na paraqitet. ulja e cilësisë etj. zvogëlimi i sasisë së ofruar të të mirave ose shërbimeve. • Monopolet (Monopsonet) – shitësi ose blerësi i vetëm në tregun e caktuar.

kompenzimi i dëmit. respektohen obligimet kontraktuese. • Sistemi stabil juridik dhe rregullativa efikase ligjore – është tërësia e rregullave të harmonizuara me të cilat përcaktohen detyrat dhe përgjegjësit e subjekteve ekonomike. procedura e falimentimit etj.Parimi 7: Qeveritë nganjëherë janë në gjendje që të përmirësojnë rezultatet dhe efektet e tregut • Pse është e domosdoshme intervenimi i shtetit në treg? Për të mbrojtur dorën e padukshme. • Tregjet funkcionojnë vetëm nëse me ligje ose akte tjera nënligjore mbrohen të drejtat pronësore. .

Parimi 8: Standardi jetësor i individëve të një shteti varet nga aftësia për të prodhuar të mira dhe shërbime • Standardi jetësor në një shtet varet nga shkalla – niveli i produktivitetit të punës. • Produktiviteti i punës nuk është gjithçka. dhe • Duke krahasuar vlerën e tërësishme të tregut të prodhimit kombëtar (GDP) . Standardi jetësor mund të matet në mënyra të ndryshme: • Me krahasimin e pagave. por në afat të gjatë ai është gjithçka (Paul Krugman). • Produktiviteti i punës është sasia e të mirave dhe shërbimeve të prodhuara për një njësi të kohës së punës.

vie deri tek inflacioni. që paraqet rritjen e tërësishme të nivelit të çmimeve në atë shtet.Parimi 9: Çmimet rriten kur shteti shtyp (emiton) më shumë kartëmonedha (para) • Në rastet kur shteti shtyp më tepër kartëmonedha. • Shkaku parësor i paraqitjes së inflacionit është rritja e sasisë së parasë në shtetin e caktuar. .

Parimi 10: Çdo shoqëri në afat të shkurtër ballafaqohet me zgjedhjen në mes inflacionit dhe papunësisë • Në rastet kur rritet sasia e parasë në qarkullim. por në afat të shkurtër deri tek zvogëlimi i papunësisë (Lakorja e Filipsit). vie deri tek ngritja e përgjithshme e çmimeve – inflacioni. Inflacioni Papunësia .

Ju faleminderit! .