MIGRACIONET

Migrimi është dukuri që ndodhë kohë dhe hapësirë.  Çdo ndërrim i vendbanimit paraqet dy ngjarje;  zhvendosjen ±shkuarjen (emigrimin),dhe  vendosjen-ardhjen (imigrimin)«  Per çdo territor-vendbanim ekziston bilanci I migrimeve«  Përgjithësi migrimet bëhën nga arsye ekonomike,sociale,politike etj. 

Zakonisht rrugët e migrimeve qojnë prej vendeve të pazhvilluara kah ato të zhvilluara, prej fshatrave kah qytetët, prej regjioneve rurale kah ato urbane, prej zonave kodrinoro-malore kah ato fushore etj.  Praktika ka treguar se migrime do të ketë perderisa të ekzistojnë dallimet dhe diferencat në shkallën e zhvillimit ekonomik.. 

Migrimet shpesh here ndodhin edhe për shkak të mungesës se lirisë..  Intensiteti,dinamika dhe vëllimi i migrimeve rritet me rritjen e dallimeve të shkalles se zhvillimit ekonomik,social,arsimor,shëndetësor etj. 

Shfaqen dy grupe faktorësh me ndikim në migrime;  Faktorët e jashtëm (ekzogjen),dhe faktorët e brëndshëm (endogjen)  Të paret zakonisht janë tërheqës ±atraktiv (pull faktors), ndërsa të dytët janë shtytësdëbues (push factors)..  Pra, në mes të hapësirave në të cilat dominojnë faktorët e parë dhe të dytë bëhën lëvizjet-migrimet,pra edhe të fuqisë punëtore.. 

MIGRIMET NDERKOMBETARE DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Çështjet teorike të migrimeve)  Migrimet ndërkombëtare ekonomike kryesisht janë shkaktuar nga faktorë historik dhe sisteme përkatëse të veqanta..  Edhe migrimi i kosovarëve ka mjaft ngjashmëri me migrime ndërkombëtare por megjithate ka specifika të veqanta. 

Migrimet masive të fuqisë punëtore.  ¶¶Me zhvillimin ekonomik shoqëror bashkëkohes parakuptojmë rritjen e prodhimtarisë dhe transformimin e strukturave prodhuese dhe shoqërore të cilat janë pasojë e ndryshimeve të mëdha teknologjike qe zakonisht quhen industrializim¶¶.  Industrializimi në fakt është arritje e lartë e produktivitetit,mbivlerë e lartë dhe akumulim. 

Migrimet masive të fuqisë punëtore.  ¶¶Me zhvillimin ekonomik shoqëror bashkëkohes parakuptojmë rritjen e prodhimtarisë dhe transformimin e strukturave prodhuese dhe shoqërore të cilat janë pasojë e ndryshimeve të mëdha teknologjike qe zakonisht quhen industrializim¶¶.  Industrializimi në fakt është arritje e lartë e produktivitetit,mbivlerë e lartë dhe akumulim. 

Shkencëtaret qe kan tajtuar më shumë çështjen e migrimeve janë; Nikolinakos, Carlos Almeida,Baiçiq,etj.  Të dhënat e Konfeencë Botërore për punësim të mbajtur me 1968,dëshmojnë se; Migrimi ndërkombëtar në fakt është një tansferim i pabarabartë, i pakthyeshem i resurseve,dhe se vendet emigruese kërkojnë një fond ndërkombëtar për kompensim material në të holla.  Pra ekziston një debalans mes kapitalit dhe punës. 

³Industrializimi është një proces i krijimit të parreshtur të kombinimeve të reja investuese dhe efekteve prodhuese,prodhimeve të reja,si dhe formave të organizimit shoqëror ´.  Vendet e ndryshme kete shkallë të zhvillimit e kan arrijtë në periudha të ndryshme kohore,ndërsa më vonë procesi i industrializimit është zhvilluar në shkallë botërore, natyrisht me perjashtime të ndryshme 

Industrializimi ka sjellë ndryshime të mëdha deri edhe radikale,duke krijuar kushte dhe rrethana të reja të zhvillimit te popujt dhe vendet e ndryshme,dhe njëkohësisht faktor i rëndësishem migrimeve ndërkombëtare.  Megjithate, migrimet kanë qenë pjesërisht të njohura edhe para industrializimit. 

Pra zhvillimi ekonomik është shkak edhe pasojë e migrimit,i cili krijon kushte më të mira zhvillimore.  Migrimet e fuqisë punëtore;nëBritaninë e Madhe; në gjysmen e parë e shek.XIX, nëGjermani nga mesi i shek.XIX, në Suedi nga fundi i shek.XIX dhe pataj në Itali,Spanjë e Greqi dhe në disa vende tjer në vitet e 60,ta si dh valet e migrimeve ekonomike në rajonët e ish Jugosllavisë. 

Në një aspekt industrializimi perveq rritjes se kapitali shkakton edhe teprica pune.  Emigracioni drejt vendeve tej oqeanike ka bërë qe gjendja sociale e Evropes në atë kohë të shpetojë nga një krizë sociale edhe më e rëndë.  Pozita e rëndë e klases punëtore ishte zbutë pjesërisht me emigrimin në vendet tej oqeanike.  

Lufta e parë Botërore shënon zvoglimin e migrimeve të mëdha ndërkombëtare,ku shkaqet ishin ; rënja e natalitetit të lartë në Europen perëndimore,fillimi I zbatimit të politikave sociale,nderprerjet e migrimeve nga ish BRSS,ja,etj.

Pas Luftes së Dytë Botërore,prap kemi një rritje të migrimeve ndërkombëtare qe koincidon me hovin e ri të zhvillimit global industrial,sidomos nga vendet e Evropes jugore e lindore,dhe Turqia drejt vendeve atraktive të Evropes perëndimore,Amerikës veriore dhe Australisë.  Vendet prej nga emigronte fuqia punëtore nuk I kunderviheshin këtij trendi sepse zbutej papunësia, krizat sociale,dhe problemet . 

Efektet ekonomike të migrimeve  Per shkaqët dhe pasojat e migrimeve janë bërë hulumtime si ne vendet emigruese ashtu edhe në ato imigruese.  Rezulton se migrimet në afate të shkurtëra janë të mirëseardhura dhe me interes ekonomik per vendët dhe vet punëtoret,ndërsa migrimet afatgjata janë kryesisht me pasoja negative. 

Anët negative të vendeve që ofrojnë punëtorë janë humbjet per shkak të shkuarjes se të rinjve,largimit të kuadrave profesionale etj.ndërsa dobitë janë; valuta e huaj,zvoglimi I strukturës se papunësisë etj.  Per punëtoret kosovar emigrant pergjithësisht, migrimet ishin të dobishme per vet punëtoret dhe familjet e tyre,perkunder pasojave. 

Punëtorët me punë të perkohshme në boten e jashtme paraqesin potencialresurs te rëndesishem njerëzor dhe financiar per zhvillimin bashkëkohor.  Mjetet devizore të punëtorëve paraqesin efektet më pozitive të migrimeve ,ndersa në anen tjetër janë pasojat negative;socile,psiqike etj,  

Shembull;sipas Qëndres per hulumtim të migrimeve në Zagreb,prej vitit1963 deri në vitin 1982 nga punëtotët nga ish Jugosllavia me punë në Evropen veriperendimore kishin realizuar të ardhura në vlerë prej 87.5 miliard dollarësh.

Disa nga efektet negative të migrimeve;  Sipas konferencës boterore të punësimit janë;  transferimi i resurseve humane jasht vendit  kijues të mirëqënjes në vende të huaja,  trajtimi jo i barabart në vendet imigruese,  mosrespektimi i identitetit kombëtar,dhe të migrantit,  mos kthimi në vendin emigrues dhe asimilimi sidomos në brezin dytë.  

Si rezultat i zhvillimeve nga vitet e 90,ta e këndej del se;nese ky trend vazhdon në pesëmbëdhjet vitet e ardhshme 1/3 e fëmijve në Europë do të jenë fëmijë të punëtorëve të huaj. 

Situata e rëndë e vitëve të 90,ta dhe mësymja e masave milionëshe nga vendet ish komuniste drejt Evropës perëndimore e veriore e me theks të veqantë shqiptarëve nga Kosova (nga represioni serb,me largimet masive nga puna), si dhe gjëndja e rëndë ekonomike,por edhe nga Shqipëria,bënë që të krihohet një situatë e re e migrimit.

Migrimet ndërkombëtare zhvillohen në mënyrë ciklike apo rrethore;; 1. fillimi i rrethit apo shkuarja,dhe punësimi në Botën e jashtme, 2. Faza e e dytë e rrethit puna-,jeta dhe qendrimi, 3. Pjesa më kryesore kthimi apo ri-integrimi në atdhe (riatdhesimi).  Pa u realizuar pjesa e tretë,pa u realizuar riatdhesimi migrimi shëndrrohet në mërgatë.  

EFEKTET EKONOMIKE NDERKOMBETARE 

Ekonomia; është term qe rrjedh nga greqishtja e vjetër,nga fjalet oikos,që do të thotë; shtepi,tempull,kamp,dhe nomos që do të thotë; zakon,rregull,pra ³rregull shtepiak´.

Ekonomia është shkencë shoqërore qe merret me studimin e prodhimit,shpërndarjes dhe konsumit te të mirave dhe shërbimeve.  Ndryshe ekonomia njihet edhe si shkencë e cila studion tëgjitha marrdhënjet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik ,qofshin ato mes qenieve njerëzore, mes qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.  

Ekonomia është fushë apo lëmi studimore dinamike,e cila gjithënjë e më shumë zgjërohet, kështuqe rrethi i saj sa vjen e rritet dhe per studim më të lehtë ndahet në pjesë,varësisht nga këndvështrimi apo pikënisja;

Sipas perfshirjes,ndahet në;  mikroekonomia studjon njësi të veqanta siq janë familjet, ndërmarrjet  makroekonomia,e cila merret me studimin e funksionimit të ekonomisë ne kuptim të gjërë,treguesit ekonomik si prodhimi I Brëndshem Bruto dhe ciklet ekonomike,papunësia,inflacioni, konsumi,investimet,politikat fiskale dhe monetare trgtia ndërkombëtare,bilanci i pagesave etj.  

Makroekonomia si fushë konsiderohet se zanafillen e ka në veprën e John Maynard Keynes,-it ³Teoria e përgjithshme e punësimit,kamatës dhe parave¶¶,botuar me 1936.

Sipas aktivitetit ekonomia ndahet në;  -ekonomi shumë degëshe, bujqësore,industriale,blegtorale, pyjore,,ujore,etj.  Sipas perfshirjes teritoriale ndahet në; 

ekonominë Botërore (nderkombëtare), kontinentale, ekonominë shtetërore, regjionale, komunale etj. 

Ndarje tjetër është edhe ndarja në; ekonominë socialiste,kapitaliste,feudale etj.

Efektet ekonomike ndërkombëtare mund të jenë; efekte pozitive dhe efekte negative.  Efektet pozitive nënkuptojnë;  ndikimet pozitive në shkallë ndërkombëtare të vendeve të ndryshme,permes rritjes së shkalles se produktivitetit,rritjes se vendeve të punes dhe bizneseve, reformave ekonomike dhe pergjithësisht rritjes ekonomike dhe perballimit të krizave te ndryshme ekonomike. 

Efektet negative ne ekonominë ndërkombëtare,nuk janë të rralla dhe kushtëzohen nga shumë faktorë.  Efektet negative në shkallë ndërkombëtare shkaktohen nga turbulencat dhe krizat financiare dhe ekonomike të tregjeve ndërkombëtare etj.  

Por megjithë krizat financiare dhe ndikimit të tyre ekonomia në shkallë botërore ose ndërkombëtare vazhdon të rritet por per dallim tani jo në vendet industriale por në vendet me ekspanzion të lartë siq janë Kina,India,Rusia dhe vende tjera në Afrikë,por megjithëkete këto vende mbesin prapa vendeve të zhvilluara industriale 

Ndërkohë,pra falë rritjes dhe ndikimit në shkallë nderkombëtare të vendeve në ekspanzion ekonomia botërore do të ketë rritje të ndjeshme,ndërsa disa vende tjera te zhvilluara do të kenë stagnim e disa edhe rënje deri në nivel krizash.

Shembull; nese rritja ekonomike botërore ngadalësohet, eksportet gjermane do të bien sepse rritja ekonomike e Gjermanisë mbështetet në masë të madhe nga eksportet.  Aktualisht efekti më negativ në ekonominë ndërkombëtare është nga kriza globale.  Dhe per dalje nga kriza nevojiten masa të nevojshme;një strategji unike nderkombëtare dhe e koordinuar.